LIGJI NR. 04/L-003 PËR GJENDJEN CIVILE

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 22 KORRIK 2011, PRISHTINË


LIGJI Nr. 04/L-003
PËR GJENDJEN CIVILE


Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton


LIGJ PËR GJENDJEN CIVILE


KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi i ligjit

Ky ligj rregullon kuptimin dhe përbërësit e gjendjes civile të shtetasve të Kosovës, shtetasve të huaj dhe
të personave pa shtetësi, me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Kosovës,
përcaktimin e rregullave për krijimin, ruajtjen dhe ndryshimin e tyre, si dhe organizimin dhe funksionimin
e shërbimit të gjendjes civile në Republikën e Kosovës.

Neni 2
Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

1.1. Gjendja civile - tërësia e të dhënave personale të shtetasve të Kosovës, shtetasve të
huaj, si dhe të personave pa shtetësi, që janë me banim të përkohshëm apo të përhershëm në
Republikën e Kosovës, të cilat regjistrohen dhe mbahen në regjistrin e gjendjes civile dhe që
vërtetojnë lindjen, statusin familjar, vdekjen, marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe çdo ndryshim që
ndodh në këto marrëdhënie.

1.2. Akt - dokumenti zyrtar i lëshuar nga Zyra e gjendjes civile, që vërteton se një veprim i
caktuar është kryer sipas detyrës zyrtare.

1.3. Fakt - veprimi i cili ka ndodhur dhe me të cilin krijohet një gjendje civile si lindja, martesa
dhe vdekja.

1.4. Regjistri qendror i gjendjes civile - dokumenti shtetëror unik, i mbajtur në formën
elektronike dhe fizike ku pasqyrohen përbërësit e gjendjes civile të çdo shtetasi të Kosovës,
shtetasi të huaj dhe çdo personi pa shtetësi, me banim të përkohshëm apo të përhershëm në
Republikën e Kosovës.

1.5. Regjistri themeltar i gjendjes civile - libri i gjendjes civile ku pasqyrohen të gjithë
përbërësit e gjendjes civile, për çdo shtetas të Kosovës, shtetas të huaj dhe çdo person pa
shtetësi, me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Kosovës. Ky libër ruhet
në arkivin e Zyrës së gjendjes civile në komunë.

1.6. Përbërës të gjendjes civile - të dhënat e përcaktuara në këtë ligj, që shërbejnë për
2
përcaktimin e identitetit të çdo shtetasi të Kosovës, shtetasi të huaj apo çdo personi pa shtetësi
me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Kosovës.

1.7. Përbërës të prezumuar - përbërësit e gjendjes civile, të cilët vlerësohen të pranueshëm
deri në çastin, që vërtetohet ndryshe.

1.8. Dokumente të arkivuara - gjithë dokumentacioni, që mbahet dhe përdoret nga zyra e
gjendjes civile.

1.9. Broshura familjare - libri i veçantë që u jepet bashkëshortëve me rastin e lidhjes së
martesës e që lëshohet nga Zyra e gjendjes civile në komuna.

1.10. Përtëritja e regjistrave themeltar - krijimi i regjistrave të rinj për zëvendësimin e
regjistrave të zhdukur/asgjësuar ose dëmtuar;

1.11. Zyra e gjendjes civile –zyra e gjendjes civile në territorin amë apo në komunën
përkatëse ku regjistrohen faktet e lindjeve, martesave dhe vdekjeve.

1.12. Beqar/e - shtetasi i cili nuk ka lidhur martesë.

1.13. I/e martuar - shtetasi që ka lidhur martesë.

1.14. I/e ve - shtetasi që i ka vdekur bashkëshortja/bashkëshorti.

1.15. I/e shkurorëzuar – shtetasi, martesa e të cilit është zgjidhur me vendim gjyqësor.
1.16. Ministër –Ministri i punëve të brendshme.

1.17. Ministria - Ministria e punëve te brendshme.

1.18. Agjencia - Agjencia e regjistrimit civil.

1.19. Regjistrimi i mëvonshëm - regjistrimi i lindjeve ose vdekjeve që bëhet pasi të kenë
kaluar 30 ditë nga data e lindjes ose e vdekjes.

1.20. Riregjistrimi - regjistrimi i lindjeve, martesave ose vdekjeve që më parë kanë qenë të
regjistruara në regjistrin e gjendjes civile në komuna kur subjekti është në gjendje të dëshmojë
regjistrimin e mëparshëm në bazë të dokumenteve të lëshuara nga Zyra e gjendjes civile,
Ministria e punëve të brendshme apo çdo dokument tjetër që dëshmon ndonjë përbërës të
gjendjes civile.

1.21. Numri personal - numri i veçantë që i jepet nga Zyra e gjendjes civile secilit individ me
rastin e regjistrimit të lindjes.

1.22. Emri personal – emri dhe mbiemri i qytetarit të Kosovës.

1.23. Person pa shtetësi- personi i cili nuk konsiderohet shtetas i asnjë shteti në kuadër të
fushëveprimit të ligjit të atij shteti.

1.24. Zyrtari i gjendjes civile - personi i cili kryen regjistrimin e gjendjes civile dhe është i
kualifikuar në pajtim me këtë ligj. Zyrtari diplomatik ose ai konsullor i cili e ka kryer me sukses
provimin për zyrtar të gjendjes civile, po ashtu pranohet si zyrtar i gjendjes civile.

1.25. Të dhëna personale- çdo informacion në lidhje me një person fizik të identifikuar ose të
identifikueshëm (subjekt i të dhënave); person i identifikueshëm është personi i cili mund të
identifikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në veçanti në bazë të një numri të
identifikimit ose të një e më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij ose saj fizik,
3
psikologjik, mendor, ekonomik, kulturor ose shoqëror.

Neni 3
Parimet e regjistrimit të gjendjes civile

1. Të gjitha aktivitet që lidhen me gjendjen civile duhet të ndërmerren në pajtueshmëri të plotë me ligjet
dhe aktet nënligjore.

2. Shënimi i ngjarjeve të regjistruara në regjistrin e gjendjes civile nga autoritetet kompetente, është i
detyrueshëm dhe duhet të realizohet brenda afatit ligjor nga personat kompetent të përcaktuar me këtë
ligj.

3. Subjektet e të dhënave duhet të regjistrojnë aktivisht çdo ndryshim që ndikon në gjendjen civile në
përputhje me procedurat e parapara me këtë ligj.

4. Të dhënat e grumbulluara dhe të regjistruara në lidhje me gjendjen civile përdoren në përputhje me
legjislacionin në fuqi.

Neni 4
Karakteri personal i të dhënave

1. Të dhënat, individuale e familjare, të përbërësve të gjendjes civile kanë karakter personal. Aktet, të
dhënat dhe konfirmimet shkresore për gjendjen civile i jepen vetëm personit, që i përkasin këto të
dhëna, anëtarit të familjes, kujdestarit, përfaqësuesit ligjor ose, me prokurë dhe pas vdekjes, atyre, që
kanë legjitimitetin e kërkimit të trashëgimisë ligjore ose trashëgimtarëve testamentarë.

2. Të dhënat individuale e familjare të përbërësve të gjendjes civile mund të kërkohen dhe të merren
nga institucionet e organet, të cilave kjo e drejtë u njihet me ligj të veçantë. Këto subjekte, që kërkojnë
dhe marrin të dhëna të gjendjes civile, drejtpërdrejt nga shërbimi i gjendjes civile, i përdorin ato vetëm
për qëllimin për të cilin janë marrë, duke u kufizuar në përhapjen e tyre, përveçse kur autorizohen me
ligj.

3. Kryeshefi i Agjencisë së regjistrimit civil autorizon dhënien e të dhënave të kërkuara prej
institucioneve dhe organeve të ndryshme, në përputhje me udhëzuesin e miratuar prej tij dhe Këshillit
të agjencisë shtetërore për mbrojtjen e të dhënave personale. Udhëzuesi përcakton llojin dhe sasinë e
informacionit, që mund t’u jepet institucioneve dhe organeve kërkuese, duke pasur parasysh ligjet, që
rregullojnë organizimin dhe funksionimin e tyre, si dhe legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave
personale.

Neni 5
Vlefshmëria juridike e të dhënave

1. Të dhënat e gjendjes civile janë të vlefshme vetëm nëse lëshohen nga zyrtari i shërbimit të gjendjes
civile, në mënyrën dhe formën e parashikuar në këtë ligj dhe në aktet nënligjore, të dala në zbatim të tij.

2. Për çdo akt dhe dokument të protokoluar, që u jepet shtetasve, institucioneve dhe organeve të
autorizuara me ligj, zyrtari i zyrës së gjendjes civile shënon, në mënyrë të plotë, emrin, mbiemrin,
nënshkrimin e vet dhe përdor vulën zyrtare të shërbimit të gjendjes civile.

Neni 6
Mbledhja dhe këmbimi i të dhënave të gjendjes civile me palët e treta

1. Institucionet tjera shtetërore ose private që mbledhin dhe administrojnë baza të dhënash të
personave që përmbajnë të dhëna, lidhur me gjendjen civile duhet t’i ofrojnë të dhënat në fjalë në bazë
të kërkesës së Agjencisë dhe në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

4
2. Institucionet e përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni janë të detyruara që t’i sigurojnë qasje të
menjëhershme e të papenguar Agjencisë, në bazat përkatëse të të dhënave, ose t’i dërgojnë asaj
informacionin e kërkuar jo më vonë se dhjetë (10) ditë nga marrja e kërkesës.

3. Agjencia i përdor të dhënat e siguruara në zbatim të këtij neni, për aq sa është e nevojshme për të
verifikuar dhe siguruar saktësinë e të dhënave të Regjistrit qendror të gjendjes civile. Të dhënat e
siguruara nga baza alternative të dhënash nuk përbëjnë burim të drejtpërdrejtë dhe të vetëm të
dhënash, në lidhje me përbërësit e gjendjes civile të shtetasve. Agjencia i përdor të dhënat në
përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

4. Shërbimi i gjendjes civile bashkëpunon me institucionet qendrore jashtë sektorit të regjistrimit dhe
me sektorin privat për këmbimin e të dhënave në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave
personale.

Neni 7
Mbrojtja e të drejtave

1. Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të personave që u regjistrohen të dhënat, e drejta e qasjes në
regjistra dhe korrigjimi i të dhënave bëhet në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

2. Palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë kundër vendimit të Zyrës së gjendjes civile. Ankesa
parashtrohet në Agjenci.

3. Lidhur me afatin e parashtrimit të ankesës, shqyrtimin e saj si dhe çështjet tjera procedurale,
aplikohen dispozitat e Ligjit për procedurën administrative.

4. Agjencia- themelon komision të veçantë për shqyrtimin e ankesave nga paragrafi 2. i këtij neni dhe
puna e këtij komisioni rregullohet me akt nënligjor nga Ministri.

5. Të dhënat personale në Regjistrat themeltar të gjendjes civile dhe në dokumentet e lëshuara nga
gjendja civile, shënohen në pajtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

6. Regjistrat themeltar të gjendjes civile dhe dokumentet e lëshuara nga gjendja civile shtypen në pajtim
me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Neni 8
Papajtueshmëria e veprimeve

Zyrtari i gjendjes civile nuk mund të kryejë veprime të gjendjes civile aty ku është caktuar, kur këto i
përkasin atij vetë, bashkëshortit, fëmijëve të tij, prindërve, gjyshit, gjyshes, vëllezërve, motrave, vjehrrit
ose vjehrrës. Në këtë rast veprimet kryhen nga një zyrtar tjetër i shërbimit të gjendjes civile.


KREU II
GJENDJA CIVILE

Neni 9
Përbërësit dhe veçoritë e gjendjes civile të shtetasve

1. Përbërësit e gjendjes civile janë: emri personal, numri personal, datëlindja, vendlindja, gjinia,
shtetësia, raportet e atësisë e amësisë, gjendja martesore, vdekja, vendbanimi, vendqëndrimi dhe fakte
të tjera, të përcaktuara me ligj.

2. Shtetësia e Kosovës, si përbërës i gjendjes civile, është elementi i vetëm dallues nga shtetasit e huaj
dhe personat pa shtetësi.

5
3. Elementet përbërëse në dokumentet e shërbimit të gjendjes civile kanë përparësi ndaj të njëjtave
elemente të çdo akti tjetër, shtetëror ose privat dhe janë të detyrueshme të respektohen.
Neni 10
Veçoritë e disa përbërësve të gjendjes civile

Lindja, gjinia, emri personal, raportet e atësisë, amësisë dhe shtetësia njihen përkatësisht mund të
hiqen, të shuhen, të ndryshojnë ose t’u kalojnë të tjerëve vetëm në rastet e në mënyrën e përcaktuar
shprehimisht në këtë ligj apo në çdo ligj tjetër specifik.

Neni 11
Përbërës të rrjedhur nga ngjarje natyrore

Lindja, koha e lindjes, gjinia, amësia dhe vdekja, vërtetohen rregullisht si fakte juridike, nga personat
dhe organet të cilëve iu njihet kjo e drejtë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Neni 12
Përbërës të prezumuar ose të rrjedhur nga veprimet e vetë personit

Fakte juridike të prezumuara me ligj ose të rrjedhura nga veprimet e vetë personit, që vërtetohen, janë
raportet e atësisë, amësisë dhe familja.

Neni 13
Përbërës të rrjedhur nga aktet e organeve të tjera

Birësimi, shtetësia, heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar, si përbërës kryesorë të gjendjes civile,
burojnë dhe pasqyrohen vetëm në mbështetje e në përputhje me aktin e organit përgjegjës shtetëror,
sipas ligjit. Prej tyre përcaktohen edhe përbërësit e tjerë kryesorë të gjendjes civile, kur ndryshohen
sipas ligjit.

Neni 14
Përbërës që vërtetohen nga burime të tjera

Përbërësit e tjerë vërtetohen sipas ligjit nga organet dhe institucionet shtetërore, subjektet juridike,
shtetërore e private, ose drejtpërdrejt nga ligji i veçantë dhe marrin cilësinë e përbërësit, kur
pasqyrohen në dokumentet e gjendjes civile.

Neni 15
Gjendja martesore

1. Gjendja martesore e një personi mund të jetë:

1.1 beqar/e;

1.2 i/e martuar;

1.3 i/e ve;

1.4 i/e shkurorëzuar.

Neni 16
Gjendja civile e shtetasve të huaj dhe e personave pa shtetësi

1. Shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi, me banim të përkohshëm apo të përhershëm në
Republikën e Kosovës, si edhe shtetasit e huaj, që kanë përfituar azil në Republikën e Kosovës,
gëzojnë të gjitha të drejtat, sipas këtij ligji, me përjashtim të të drejtave, të cilat lidhen ngushtë me
shtetësinë e Kosovës dhe të veçorive në mënyrën e dokumentimit.
6

2. Gjendja civile e shtetasit të huaj me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e
Kosovës dhe personave pa shtetësi përcaktohet me dokumente relevante shtetërore. Gjendja civile e
shtetasve të huaj, që kanë fituar azil në Republikën e Kosovës, vërtetohet nga të dhënat e organit
përkatës për azil brenda Ministrisë së punëve të brendshme.

3. Shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi, me banim të përkohshëm/të përhershëm, vizitorë ose që
janë transit në Kosovë, kanë të drejtë që, nëpërmjet shërbimit të gjendjes civile, të evidentojnë dhe të
vërtetojnë faktet juridike të tyre, të ndodhura në territorin e Republikës së Kosovës, sikurse çdo shtetas
i Kosovës, përveçse kur ka pengesë ose një procedurë të veçantë, të përcaktuar me ligj apo
marrëveshje ndërkombëtare.


KREU III
NATYRA DHE DOKUMENTIMI I PËRBËRËSVE TË GJENDJES CIVILE

Neni 17
Llojet dhe veçoritë e përgjithshme të dokumenteve

1. Përbërësit e gjendjes civile të shtetasve të Kosovës, të shtetasve të huaj dhe të personave pa
shtetësi, me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Kosovës, vërtetohen në
dokumentet bazë të gjendjes civile.

2. Dokumentet nga paragrafi 1. i këtij neni hartohen nga shërbimi i gjendjes civile, në bazë të veprimeve
të kryera nga zyrtarët e këtij shërbimi ose dokumentet bazë, të ardhura nga personat e tretë, sipas ligjit.

Neni 18
Dokumentet e gjendjes civile

Llojet, forma, elementet përbërëse, mënyra e mbajtjes, afati i përdorimit të dokumenteve, që mbahen
dhe lëshohen nga shërbimi i gjendjes civile, si dhe rregullat e lëshimit të këtyre dokumenteve
përcaktohen me akt nënligjor nga Ministri.

Neni 19
Broshura familjare

1. Broshura familjare, është libër i veçantë, i cili i jepet bashkëshortëve me rastin e lidhjes së martesës,
sipas vendit të lidhjes së martesës, në të cilin pasqyrohen të dhënat familjare të gjendjes civile për
martesën e bashkëshortëve, për lindjen e fëmijëve nga martesa, për vdekjen e bashkëshortëve dhe të
fëmijëve, dhe ndryshimet që ndodhin.

2. Me rastin e lidhjes së martesës, zyrtari i gjendjes civile do t’u japë bashkëshortëve broshurën
familjare dhe një certifikatë, si dëshmi se martesa është lidhur.

3. Të dhënat e shënuara në broshurën familjare duhet të jenë të njëjta me të dhënat e shënuara në
regjistrat themeltarë. Pala duhet t`i verifikojë të dhënat dhe pastaj duhet të vulosen dhe të nënshkruhen
nga zyrtari i autorizuar i gjendjes civile, i cili i ka plotësuar ato të dhëna.

4. Përmbajtja e broshurës familjare të regjistrit është e pavlefshme kur përbërësi i përket periudhës
para krijimit të regjistrit dhe nuk ka dorëshkrimin e plotësuesit të parë të asaj flete ose, pavarësisht nga
periudha që i përket, nuk mbështetet në një libër aktesh apo dokument bazë, të pasqyruar si burim
edhe në faqen përkatëse të broshurës familjare.

5. Forma, përmbajtja dhe procedurat e tjera lidhur me broshurën familjare përcaktohen me akt nënligjor
nga Ministri.

7

Neni 20
Aktet për lindjet, martesat dhe vdekjet

1. Aktet e lindjes, të martesës dhe të vdekjes plotësohen e pasqyrohen në akte të veçanta, në formë
elektronike dhe të shtypura vetëm nga zyrtari i shërbimit të gjendjes civile, pasi ka administruar,
drejtpërdrejt, dokumentet bazë ose ka pranuar personalisht deklarimet për faktin e lindjes, lidhjen e
martesës ose vdekjen, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi. Këto akte mbahen, për çdo
rast, të renditura kronologjikisht.

2. Aktet e lindjes, të martesës dhe të vdekjes për shtetasit e huaj dhe personave pa shtetësi, me
banim të përhershëm në Republikën e Kosovës, mbahen në Zyrën e gjendjes civile. Këto akte mbahen
nga përgjegjësi i Zyrës së gjendjes civile dhe pasqyrohen në Regjistrin qendror të gjendjes civile.

3. Aktet e lindjes, të martesës e të vdekjes, të mbajtura jashtë shtetit, në shërbimin diplomatik apo
konsullor të Republikës së Kosovës, për shtetasit e Republikës së Kosovës apo dhe për shtetasit e
huaj ose personat pa shtetësi, me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Kosovës,
përcillen nëpërmjet Ministrisë së punëve të jashtme në Agjenci, deri me datën 20 janar të vitit të
ardhshëm.

Neni 21
Nënshkrimi i akteve

1. Zyrtari i gjendjes civile, pala e interesuar si dhe personat e autorizuar, kur përcaktohet nga ky ligj,
nënshkruajnë me të njëjtin mjet, si dhe shënojnë emrin e mbiemrin. Nënshkrimi i zyrtarit të gjendjes
civile, në çdo rast, shoqërohet me vulën e Zyrës së gjendjes civile, në të kundërt veprimi është i
pavlefshëm.

2. Kur personi nuk di ose nuk është në gjendje fizike të nënshkruajë, në akt shënohen shkaqet, të
vërtetuara me nënshkrim të veçantë të përgjegjësit të Zyrës së gjendjes civile, të zyrtarit dhe të
pjesëmarrësve të tjerë, të pranishëm në veprim.

Neni 22
Dokumentet e tjera bazë

1. Dokumente të tjera janë aktet zyrtare, shtetërore ose jo shtetërore, të cilat, sipas ligjit, vërtetojnë ose
ndryshojnë faktet juridike, të vërtetuara me aktet e gjendjes civile. Përmbajtja e tyre, kur pasqyrohet në
Regjistrin e gjendjes civile, shndërrohet në përbërës të gjendjes civile të shtetasit.

2. Dokumentet e tjera bazë, si dhe i gjithë dokumentacioni tjetër, me karakter administrativ, plotësohen
e administrohen, në përputhje me kriteret ligjore përkatëse, sipas llojit të dokumentit.

Neni 23
Korrigjimet dhe plotësimet në dokumentet e arkivuara

1. Korrigjimet dhe plotësimet në dokumentet e arkivuara bëhen me vendim gjyqësor të formës së prerë
apo me vendim të lëshuar nga Zyra e gjendjes civile. Kopja e vendimit i bashkëngjitet dokumentit dhe
çdo dokument i lëshuar në bazë të tij përmban elementet e përcaktuara në vendimin e lartcekur.

2. Korrigjimet nga paragrafi 1. i këtij neni përcaktohen me akt nënligjor nga Agjencia.

Neni 24
Detyrimet e organeve të tjera

Të gjitha organet, të cilat, në mbështetje të këtij ligji apo sipas një ligji të veçantë, janë përgjegjëse për
caktimin, vërtetimin ose ndryshimin e një përbërësi të gjendjes civile, detyrohen të dërgojnë, zyrtarisht e
8
drejtpërdrejt, një kopje të aktit, vendimit, në Zyrën e gjendjes civile, ku personi figuron i regjistruar,
brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga data e lëshimit të aktit ose nga marrja e vendimit të formës së
prerë .


KREU IV
REGJISTRAT E GJENDJES CIVILE

Neni 25
Regjistrat e gjendjes civile

1. Regjistrat e gjendjes civile janë:

1.1. Regjistri qendror i gjendjes civile;

1.2. Regjistrat themeltarë të gjendjes civile.

Neni 26
Regjistri qendror i gjendjes civile

1. Regjistri qendror i gjendjes civile është dokumenti unik shtetëror, ku pasqyrohen përbërësit e
gjendjes civile për çdo shtetas të Kosovës, për shtetasit e huaj dhe për personat pa shtetësi, kur kanë
banim të përkohshëm apo të përhershëm në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe për shtetasit e
huaj, të cilët kanë përfituar azil në Republikën e Kosovës.

2. Administrimi i Regjistrit qendror të gjendjes civile bëhet nga Agjencia. Përditësimi i të dhënave të
regjistrit bëhet nga zyrtarët e shërbimit të gjendjes civile në zyrat e gjendjes civile apo zyrtarët në
përfaqësitë diplomatike dhe konsullore.

3. Regjistri qendror i gjendjes Civile mbahet në formën elektronike dhe fizike.

4. Mënyra e krijimit të Regjistrit qendror të gjendjes civile dhe rregullat për shfrytëzimin e teknologjisë
informative që do të përdoren për këtë regjistër, përcaktohen me akt nënligjor nga Ministri.

Neni 27
Veprimet në Regjistrin qendror të gjendjes civile

Shënimet në Regjistrin qendror të gjendjes civile kryhen vetëm nga zyrtari i shërbimit të gjendjes civile
në komuna dhe nga zyrtari në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, pasi ka administruar,
drejtpërdrejt, dokumentet bazë, në përputhje me kërkesat e këtij ligji.

Neni 28
Regjistrimi në Regjistrin qendror të gjendjes civile

Përbërësit e gjendjes civile pasqyrohen në faqen individuale të Regjistrit qendror të gjendjes civile për
shtetasit e Kosovës, shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi, me qëndrim të përkohshëm apo të
përhershëm në Republikën e Kosovës, si edhe për shtetasit e huaj, të cilët kanë përfituar azil në
Republikën e Kosovës.

Neni 29
Korrigjimi dhe plotësimi në Regjistrin qendror të gjendjes civile

1. Kur në Regjistrin qendror gjendjes civile vërehen gabime materiale ose gjendet rubrikë, që nuk
pasqyron përbërësin përkatës, përgjegjësi i Zyrës së gjendjes civile bën korrigjimin ose plotësimin, kur:

1.1. përbërësi figuron në librat e akteve, në regjistrat themeltarë të mëparshëm të asaj zyre
9
ose të vendit prej nga ka ardhur, me ndryshim të vendbanimit, për çdo shkak;
1.2. i interesuari paraqet dokumentin bazë nga burimi përgjegjës, sipas ligjit;

1.3. vërtetohet, në të gjitha rastet e tjera, me vendim gjykate.

Neni 30
Verifikimi dhe plotësimi në rast mungese të së dhënës

1. Kur e dhëna, që kërkohet për aktin e lindjes dhe të vdekjes, është e pamjaftueshme ose nuk
vërtetohet nga deklaruesi, verifikohet pjesa përkatëse pranë organit që ka dijeni për faktin juridik,
përveç rasteve të shënimeve të përkohshme, sipas këtij ligji.

2. Me vërtetimin e së dhënës apo caktimin përfundimtar, bëhet plotësimi vetëm në Regjistrin qendror të
gjendjes civile.

Neni 31
Regjistri Themeltar i gjendjes civile

1. Regjistrat themeltarë të gjendjes civile janë dokumente, të cilat i përmbledhin të gjithë përbërësit e
gjendjes civile, sipas vendit ku ka ndodhur fakti i përbërësve të gjendjes civile.

2. Regjistrat themeltar të gjendjes civile janë:

2.1. regjistri i të lindurve;

2.2. regjistri i të martuarve;

2.3. regjistri i të vdekurve.

3. Zyra e gjendjes civile mban regjistrat themeltar të gjendjes civile, ne formë të shkruar dhe
elektronike.

4. Llojet, forma, përmbajtja, futja e të dhënave, mënyra dhe afati i mbajtjes së regjistrave themeltar të
gjendjes civile si dhe Regjistrave të veçantë nga neni 35 i këtij ligji, përcaktohen me akt nënligjor nga
Ministri.


KREU V
REGJISTRIMI I LINDJES

Neni 32
Dokumentet bazë të lindjes

1. Lindjet si fakt, kohë, vend, gjinia dhe amësia vërtetohen me raport mjekësor ose procesverbal, të
hartuar në kohën e lindjes, i cili vërtetohet nga personeli mjekësor i pranishëm, si dhe përgjegjësi i
trenit, kapiteni i anijes ose i aeroplanit në udhëtim, drejtuesi i burgut, organi i rendit publik, apo zyrtarë
të përfaqësive diplomatike jashtë shtetit, në mungesë të personelit mjekësor.

2. Në mungesë të dokumentacionit të përmendur në paragrafin 1. të këtij neni, vërtetimi i faktit të
lindjes mund të provohet edhe nëpërmjet Zyrës së gjendjes civile.

3. Kur organet gjenitale të fëmijës kanë çrregullime, gjinia përcaktohet me konstatim të mjekut.

4. Kur lindin binjakë siamezë, të gjallë, ata regjistrohen të lindur veç e veç.

5. Dokumentet e mësipërme shërbejnë për plotësimin e aktit të lindjes.
10

Neni 33
Dokumentet bazë të personave të gjetur

1. Fëmija me prindër të panjohur prezumohet i lindur në vendin ku është gjetur dhe në kohën që
përcaktohet me raport mjekësor.

2. Fëmija me prindër të panjohur pajiset me procesverbal nga policia dhe raport mjekësor të lëshuar
nga mjeku i zonës ku është gjetur.

3. Me kërkesë të shërbimit të gjendjes civile, me miratimin e organit të kujdestarisë ku është gjetur
fëmija, atij i caktohet emri personal si dhe emra prindërish imagjinarë, që mund të ndryshojnë me
kërkesë të vetë fëmijës, kur bëhet madhor, ose me vërtetimin ligjërisht të prindërve.

4. Rregullat e mësipërme vlejnë edhe për fëmijët me prindër të panjohur, që kanë humbur kujtesën ose
janë të paaftë mendërisht dhe që nuk identifikohen. Fëmijës së gjetur mund t'i ndryshojë kjo gjendje, në
rastet kur i kthehet kujtesa, kur shërohet mendërisht ose identifikohet me një mënyrë tjetër.

5. Në të gjitha rastet e parashikuara në këtë nen, fëmija i gjetur regjistrohet në vendin ku është gjetur
përfshirë edhe të gjeturin madhor, që flet vetëm gjuhë të huaj e që regjistrohet si person pa shtetësi.

6. Kriteret e përcaktuara në këtë nen zbatohen edhe për personin madhor, që ka humbur kujtesën, që
është i paaftë mendërisht e që nuk i dihen prindërit, është gjetur me prindër të vdekur, të paidentifikuar,
përveç rastit, kur ky person flet vetëm gjuhë të huaj. Në këtë rast ai trajtohet si person pa shtetësi.

Neni 34
Deklarimi i lindjes

1. Lindja e fëmijës deklarohet te zyrtari i gjendjes civile nga prindërit, pjesëtarët madhorë të familjes,
përfaqësuesit ligjorë ose kujdestarët, dhe në pamundësi ose në mungesë të tyre, nga personat, që
kanë të drejtë të vërtetojnë lindjen. Deklarimi mund të bëhet edhe nga përfaqësues të nënës, me
prokurë të posaçme.

2. Deklarimi i lindjes së fëmijës së gjetur, të cilit nuk i dihen prindërit, bëhet nga organi i kujdestarisë,
policia, në juridiksionin e të cilit ndodhet vendi i gjetjes, në bazë të procesverbalit të mbajtur në kohën e
gjetjes së fëmijës.

3. Në rast dyshimi për faktet e lindjes zyrtari i gjendjes civile duhet ta shikojë fizikisht të lindurin para
regjistrimit të lindjes, veprim ky i cili regjistrohet në dosje.

4. Kërkesa për regjistrimin e lindjes, në regjistrin themeltar, duhet të bëhet brenda pesëmbëdhjetë (15)
ditëve nga momenti i lindjes dhe, në raste të veçanta, jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga dita e
lindjes.

Neni 35
Regjistrimi i lindjes

1. Regjistrimi i lindjes së fëmijës bëhet në zyrën e gjendjes civile në vendin ku ka ndodhur lindja.

2. Për fëmijën e gjetur, të cilit nuk i dihen prindërit, regjistrimi bëhet në Zyrën e gjendjes civile të vendit
ku është gjetur.

3. Për fëmijët e lindur jashtë territorit të Republikës së Kosovës nga shtetas të Kosovës, me banim të
përhershëm në Kosovë, regjistrimi i lindjes së fëmijës bëhet në përfaqësitë diplomatike ose konsullore
të Republikës së Kosovës, në vendin ku ka lindur. Kur kjo është e pamundur, regjistrimi mund të bëhet
edhe në shërbimin e gjendjes civile të atij vendi.
11

4. Regjistrimi i shtetasve të Kosovës të lindur jashtë kufijve të Kosovës, duhet të mbahet në libër të
veçantë të mbajtur nga Zyra e gjendjes civile.

5. Personat e lindur jashtë territorit të Republikës së Kosovës që i përmbushin kushtet për marrjen e
shtetësisë sipas nenit 29 të Ligjit për shtetësinë, regjistrohen në regjistrat e posaçëm të gjendjes civile,
të paraparë në paragrafin 4. të këtij neni, me rastin e regjistrimit në regjistrin e shtetësisë.

6. Të gjitha subjektet shëndetësore, shtetërore dhe private, që kanë të drejtë të vërtetojnë lindjen, janë
të detyruara, që çdo ditë të hënë, të dërgojnë në Zyrat e gjendjes civile, ku ka ndodhur lindja, njoftimin
për lindjet e ndodhura pranë institucioneve të tyre.

7. Zyra e gjendjes civile, konstaton dhe konfirmon, në rrugë zyrtare, rastet e lindjeve dhe regjistrimin e
tyre nga personat e parashikuar në paragrafin 2. të nenit 34 të këtij ligji.

Neni 36
Akti i lindjes

1. Akti i lindjes vërteton ligjërisht lindjen e personit.

2. Akti i lindjes është procesverbali, që mbahet për çdo të lindur, i nënshkruar nga zyrtari i gjendjes
civile në komuna dhe deklaruesi.

3. Akti i lindjes përmban:

3.1. numrin rendor, datën e mbajtjes së procesverbalit dhe zyrën e gjendjes civile;

3.2. datën e plotë dhe orën e lindjes;

3.3. vendin e lindjes;

3.4. emrin personal, të caktuar sipas dispozitave ligjore në fuqi;

3.5. numrin personal të fëmijës;

3.6. gjininë;

3.7. shtetësinë,nëse ka;

3.8. faktin nëse ka lindur normal, binjak apo siamez;

3.9. emrin personal dhe numrin personal të nënës, nëse dihet;

3.10. emrin personal dhe numrin personal të babait, kur njihet, sipas dispozitave ligjore në
fuqi;

3.11. emrin personal, numrin personal dhe cilësinë e deklaruesit;

3.12. emrin personal dhe numrin personal të përkthyesit, nëse ka.

Neni 37
Vlefshmëria dhe kundërshtimi i aktit të lindjes

1. Akti i lindjes është absolutisht i pavlefshëm, kur nuk është mbajtur nga zyrtari i shërbimit të gjendjes
civile, ose kur nuk është nënshkruar qoftë edhe nga njëri prej personave të paraparë në paragrafin 2. të
nenit 36 të këtij ligji. Në raste të tjera, akti i lindjes është relativisht i pavlefshëm.
12

2. Nuk mund të konfirmohet përmbajtje tjetër nga ajo e aktit të lindjes pa u vërtetuar pavlefshmëria
absolute ose relative, pasaktësia ose pretendimi se akti përkatës është falsifikuar.
3. Shtetasi, përfaqësuesi ligjor ose kujdestari, si dhe çdo person tjetër, që pretendon se i është cenuar
një e drejtë ose është privuar nga pasoja juridike të caktuara, pretendimet për pavlefshmëri, pasaktësi e
falsitet mund t’i parashtrojnë në procedurë gjyqësore.,

4. Njohja ose kundërshtimi i atësisë e i amësisë, bëhen sipas Ligjit për familjen i Kosovës.

Neni 38
Ndryshimi i së dhënës së aktit të lindjes

Përmbajtja e aktit të lindjes, e pasqyruar në Regjistrin qendror të gjendjes civile, mund të ndryshohet
drejtpërdrejt nga zyrtari i gjendjes civile në rastet e përcaktuara shprehimisht në këtë ligj dhe ligjet tjera
ne fuqi.

Neni 39
Plotësimi i të dhënave të aktit të lindjes

1. Në Regjistrin qendror të gjendjes civile pasqyrohen të dhënat sikurse janë e për aq sa përmban akti i
lindjes, shoqëruar me shënimin për të dhënat e përkohshme.

2. Kur në aktin e lindjes është caktuar emri i përkohshëm mund të bëhet plotësimi, në çdo kohë,
kundrejt deklarimit e nënshkrimit të përbashkët të prindërve ose me vendim gjykate. Kur fëmija bëhet
madhor, kjo e drejtë mund të ushtrohet vetëm prej tij, përveç rastit kur i është hequr ose kufizuar
zotësia për të vepruar.

3. Plotësimi i të dhënave në Regjistrin qendror të gjendjes civile, kur në aktin e lindjes ka rubrika të
paplotësuara, bëhet, sipas rastit, me vendim gjykate apo me vendim të lëshuar nga Zyra e gjendjes
civile.

4. Kur data dhe vendi i lindjes nuk mund të përcaktohen, shënohen si të tilla koha e vendi i takimit të
deklaruesit me nënën, e cila ka vdekur më pas, ose koha e vendi i gjetjes së fëmijës.

Neni 40
Numri personal

1. Numri personal lëshohet me regjistrimin e lindjes.

2. Lëshimi i numrit personal për të gjithë personat që nuk janë të pajisur me ketë numër deri në hyrjen
në fuqi të këtij ligji, përfshirë edhe fëmijët nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare, bëhet brenda
një (1) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

3. Kriteret dhe procedurat rregullohen me akt nënligjor nga Ministri.


KREU VI
REGJISTRIMI I AKTIT TË MARTESËS

Neni 41
Forma e aktit të lidhjes së martesës

1. Lidhja e martesës shënohet në procesverbal, të mbajtur nga Zyrtari i zyrës së gjendjes civile në
komunë, ku pasqyrohet vullneti i përbashkët i bashkëshortëve të ardhshëm, i shprehur në prani të
zyrtarit të gjendjes civile, sipas legjislacionit në fuqi.

13
2. Kur nuk janë plotësuar kushtet për lidhjen e martesës, ka vend për dyshime ose vihen re pengesa
ligjore për lidhje martese apo parregullsi në dokumentet e identitetit të palëve, në raste të tilla
procedura e lidhjes së martesës ndërpritet dhe për këtë informohet përgjegjësi i shërbimit të gjendjes
civile. Kur është e mundur behet verifikimi i menjëhershëm, dhe kur rrezohen shkaqet që sollën
ndërprerjen e procedurës, pas miratimit të përgjegjësit të shërbimit të gjendjes civile vazhdon procedura
e ndërprerë, i cili e nënshkruan procesverbalin e martesës.

Neni 42
Mënyra e mbajtjes së aktit dhe dokumentacioni i kërkuar

1. Akti i lidhjes së martesës nënshkruhet nga bashkëshortët, në prani të jo më pak se dy dëshmitarëve.
Kur bashkëshortët nuk dinë shkrim lexim ose nuk janë në gjendje fizike të nënshkruajnë, ky fakt
konstatohet në procesverbal.

2. Martesa konsiderohet e lidhur kur zyrtari i gjendjes civile vërteton identitetin e secilit prej
bashkëshortëve pasi ka përfunduar procedura e shpalljes së martesës, sipas Ligjit për familjen i
Kosovës.

3. Martesa e shtetasit të huaj, që banon jashtë shtetit ose është banues i përkohshëm në Republikën e
Kosovës, me shtetas të Kosovës lidhet sipas dokumenteve të shtetit, shtetas i të cilit është ose ku ka
banimin e përhershëm, të lëshuar jo më parë se tre muaj nga data që kërkohet të lidhet martesa,
përveç rasteve kur ka mënyra dhe një afat tjetër, të përcaktuar në marrëveshje shumëpalëshe ose
dypalëshe.

4. Për të huajt të cilët kanë përfituar azil në Republikën e Kosovës ose janë refugjatë si dhe personat
pa shtetësi akti i martesës bazohet në dokumentet personale, të vërtetuara brenda pesëmbëdhjetë (15)
ditëve nga organi përkatës brenda Ministrisë së punëve të brendshme ose drejtpërdrejt nga të dhënat e
këtij organi.

5. Shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi, me qëndrim të përkohshëm në Republikën e Kosovës,
mund të lidhin martesë ndërmjet tyre në një zyrë të gjendjes civile, me dëshirën e vet. Gjithashtu,
martesa mund të lidhet kur njëri ose të dy janë të burgosur në Republikën e Kosovës, kur në vendin e
tyre nuk mund të lidhin martesë ose nuk mund të shkohet për shkaqe objektive.
6. Agjencia me akt nënligjor nxjerrë rregullat për veprimet, që do të kryejnë zyrtarët e shërbimit të
gjendjes civile, për dokumentacionin dhe procedurën që do të ndiqet.

Neni 43
Përmbajtja e aktit të martesës

1. Në aktin e martesës pasqyrohen treguesit e mëposhtëm:

1.1. zyra e gjendjes civile, ku kryhet akti i martesës;

1.2. numri dhe data e mbajtjes së aktit të martesës;

1.3. numri dhe data e shpalljes së martesës;

1.4. numri dhe data e vendimit të gjykatës për përfundimin e martesës së kaluar nëse ekziston;

1.5. vendi i lidhjes së martesës dhe ora;

1.6. emri personal, numri personal i secilit prej bashkëshortëve të ardhshëm;

1.7. vendbanimi apo vendqëndrimi para martesës;

1.8. vendbanimi pas martesës;
14

1.9. mbiemri që do të mbajë pas lidhjes së martesës secili nga bashkëshortët;

1.10. njohja e atësisë ose amësisë së fëmijëve të bashkëshortëve, të lindur para martesës;

1.11. regjimi pasuror martesor i bashkëshortëve;

1.12. emri personal, numri personal dhe vendbanimi i dëshmitarëve;

1.13. emri personal, numri personal i përkthyesit, nëse ekziston;

1.14. emri personal dhe nënshkrimi i zyrtarit të gjendjes civile.

Neni 44
Vërtetimi i martesës

Fakti juridik i martesës themelohet dhe vërtetohet me dokumentin që hartohet në përputhje me
dispozitat ligjore në fuqi, e që pasqyron vullnetin e personave, në prani të zyrtarit të gjendjes civile dhe
të dy dëshmitarëve.
Neni 45
Veprimet me rastin e lidhjes së martesës

1. Akti i lidhjes së martesës regjistrohet në regjistrin themeltar të lindjes të secilit bashkëshort, kur ata e
kanë regjistrin në të njëjtën zyrë. Kur njëri ose të dytë e kanë regjistrin themeltar në një zyrë tjetër,
atëherë zyrtari i gjendjes civile i autorizuar e bën njoftimin tek zyra/zyrat përkatëse për të dhënat që
përmban akti i martesës.

2. Kur zyra e gjendjes civile në regjistrin e një martese të lidhur jashtë kësaj zyre vëren se gjatë
hartimit të aktit të martesës nuk janë marrë parasysh pengesat ligjore, nuk është zbatuar ose është
vepruar në kundërshtim me ligjin, dokumentet i kthen zyrës dërguese, pa veprim, me sqarimet
përkatëse.

3. Akti i martesës, i përkthyer dhe i vërtetuar, i dërgohet nëpërmjet përfaqësisë diplomatike dhe
konsullore organit kompetent të shtetit, ku është i regjistruar në regjistrin themeltar njëri ose të dy
bashkëshortët.

4. Nëse nuk ekzistojnë kushtet për regjistrim sipas paragrafit 3. të këtij neni, atëherë regjistrimi bëhet
drejtpërdrejt në shërbimin e gjendjes civile sipas vendbanimit.

5. Martesat religjioze nuk mund të regjistrohen në regjistrat themeltarë sipas këtij ligji. Çdo dispozitë
tjetër, që është në kundërshtim me këtë nen, konsiderohet e pavlefshme.


KREU VII
REGJISTRIMI I AKTIT TË VDEKJES

Neni 46
Akti i vdekjes

1. Akti i vdekjes vërteton ligjërisht vdekjen e personit.

2. Akti i vdekjes është procesverbali, që mbahet për çdo të vdekur, i nënshkruar nga zyrtari i gjendjes
civile dhe deklaruesi.

3. Akti i vdekjes përmban:

15
3.1. zyrën e gjendjes civile, ku mbahet akti i vdekjes;
3.2. numrin dhe datën e mbajtjes së aktit të vdekjes;

3.3. vendin e vdekjes dhe orën;

3.4. shkakun e vdekjes, sipas raportit mjekësor;

3.5. identitetin dhe numrin personal të të vdekurit, ose konfirmimin e të ngarkuarit të posaçëm,
për kufomat e gjetura e pa identitet;

3.6. numrin personal, emrin personal te mjekut ose të ekspertit ligjor, që ka lëshuar raportin;

3.7. numrin personal, emrin personal te deklaruesit;

3.8. numrin datën e shkresës së prokurorisë, që ka autorizuar veprimin për rastet e
përcaktuara në këtë ligj;

3.9. emrin personal, te zyrtarit të gjendjes civile.

Neni 47
Deklarimi i vdekjes

1. Deklarimi i vdekjes bëhet nga çdo pjesëtar madhor i familjes ose nga personat më të afërt të familjes
dhe, në mungesë të tyre ose për personat pa të afërm, nga zyrtari i autorizuar në zyrën e gjendjes
civile, ku shtetasi ka vendbanimin/vendqëndrimin ose ku është gjetur kufoma.

2. Deklarimet janë të vlefshme, kur shoqërohen me raport mjekësor.

3. Deklarimi i vdekjes bëhet brenda tridhjetë (30) ditëve nga vdekja ose gjetja e kufomës dhe brenda
gjashtëdhjetë (60) ditëve, kur vdekja ka ndodhur jashtë shtetit.

4. Drejtuesit e spitaleve, të burgjeve, të institucioneve të riedukimit dhe të institucioneve të tjera
detyrohen të njoftojnë me shkresë Zyrën e gjendjes civile më të afërt, brenda pesë (5) ditëve, për
vdekjet e ndodhura në institucionet e tyre.

5. Kur vdekja ndodh ditëve të pushimeve dhe nuk mund të sigurohet leja e varrimit, përgjegjësi i
shërbimit të varrimit kërkon dokumentet, që vërtetojnë vdekjen dhe me këto dokumente bën deklarimin
e vdekjes në Zyrën e gjendjes civile, në ditën e parë të punës.

6. Me deklarimin e vdekjes, Zyra e gjendjes civile jep edhe lejen e varrimit.

7. Zyra e gjendjes civile, kur merr njoftimin për vdekje, sipas paragrafit 4. të këtij neni dhe për ato raste
kur nuk paraqiten të afërm të viktimës për të bërë deklarimin, kërkon të bëhet verifikimi nga
përfaqësuesit e pushtetit vendor. Në rast se konfirmohet vdekja, atëherë mban aktin e vdekjes, për të
cilin duhet të firmosin, sipas rastit, përfaqësues të pushtetit lokal,ose përfaqësuesi i shërbimit të
varrimit, si palë e interesuar.

8. Shërbimi i gjendjes civile, kur ka të dhëna se persona të vdekur vazhdojnë të qëndrojnë të regjistruar
në Regjistrin e gjendjes civile, mund të bëjë padi në gjykatë kundër subjekteve që janë të obliguara të
bëjnë kërkesë për të vërtetuar vdekjen, pasi të ketë shterur të gjitha mjetet juridike në procedurën
administrative.

9. Agjencia është e detyruar që për çdo muaj të gjenerojë nga Regjistri i gjendjes civile, listën e
shtetasve që kanë mbushur moshën njëqind (100) vjeçare dhe për çdo datë 5 të muajit të ardhshëm
shpërndan listën, sipas Zyrës së gjendjes civile.

16



Neni 48
Vërtetimi i faktit juridik të vdekjes

1. Shtetasi konsiderohet se ka vdekur, në fakt kur vërtetohet me raport mjekësor, ku saktësohen
identiteti, fakti, koha, vendi dhe shkaku i vdekjes së tij.

2. Shtetasi shpallet i vdekur edhe për rastet kur personi dhe organi i interesuar bëjnë vërtetimin faktik,
në rrugë gjyqësore sipas Ligjit për procedurën jokontestimore.

3. Kur kufoma nuk mund të identifikohet, vihen re shenja ose dyshohet të jetë vdekje e dhunshme,
raporti lëshohet nga eksperti mjeko-ligjor. Në këto raste, pavarësisht nga fillimi ose jo i ndjekjes penale,
veprimet në gjendjen civile kryhen vetëm me lejen e prokurorit.

4. Vendimi i gjykatës, që shpall shtetasin të vdekur, regjistrohet në Regjistrin e gjendjes civile, në
kolonën e vërejtjeve, pa u mbajtur akti i vdekjes.

5. Vdekjet jashtë shtetit vërtetohen sipas ligjit të vendit, ku ka ndodhur vdekja, me përjashtim të rasteve
kur vdekja ndodh në territorin e përfaqësive diplomatike, në aeroplan, anije në udhëtim, në zonat
ndërkombëtare, për të cilat zbatohet ky ligj.

Neni 49
Vërtetimi i vdekjes

Vdekja vërtetohet nga mjeku kompetent, ku ka ndodhur vdekja (mjekë, qendër e mjekësisë familjare,
spital, emergjencë etj.). Kur kufomës i bëhet autopsia vdekja vërtetohet nga mjeku që e ka bërë
autopsinë. Për vdekjet e shkaktuara nga përdorimi i dhunës ose për vdekjet e dyshimta, si dhe për
vdekjet në vendet e vuajtjes së dënimeve me burgim, vërtetimi është i vlefshëm vetëm kur lëshohet nga
eksperti mjeko-ligjor dhe urdhrin e dhënë nga gjykata.

Neni 50
Leja e varrimit

1. Varrimi mund të bëhet vetëm pas marrjes së lejes nga Zyra e gjendjes civile.

2. Në rastet kur nuk mund të veprohet sipas paragrafit 1. të këtij neni, atëherë duhet të bëhet njoftimi
për varrimin në Zyrën e gjendjes civile brenda tri (3) ditëve të punës.

3. Dokumentet që vërtetojnë vdekjen me rastin e paraqitjes së kërkesës për regjistrim në regjistrin
themeltar, janë edhe dëshmitë sipas paragrafit 1. të këtij neni.

4. Leja për varrim nuk duhet të lëshohet pa vërtetim të mjekut që konfirmon vdekjen apo pa urdhër të
gjykatës siç është përcaktuar në Ligjin për mjekësinë ligjore.

5. Për rastet kur varrimi nuk bëhet në vendin, ku i vdekuri ka regjistrin themeltar dhe leja e varrimit jepet
nga subjektet e përcaktuara me këtë ligj nga një zyrë tjetër e gjendjes civile, zyra që e lëshon lejen e
varrimit njofton për lejen e lëshuar zyrën e gjendjes civile, që mban regjistrin themeltar të qytetarit të
vdekur.

Neni 51
Pavlefshmëria e aktit të vdekjes

1. Akti i vdekjes është absolutisht i pavlefshëm kur personi, në fakt, nuk ka vdekur, gjë që vërtetohet me
paraqitjen e tij fizike ose ekzistencën pas datës së aktit të vdekjes, në çdo rast me mungesë kufome
17
apo kufomë të një personi tjetër.

2. Akti i vdekjes është i pavlefshëm kur ka vdekur një person tjetër nga ai që përmban akti dhe, në këtë
rast, është i detyrueshëm të mbahet akt i veçantë për të vdekurin në fakt.

3. Akti i vdekjes shpallet relativisht i pavlefshëm kur nuk i përgjigjet realitetit, për sa i përket kohës,
shkakut e vendit të vdekjes.

4. Pavlefshmëria, sipas paragrafit 1. të këtij neni, konstatohet nga gjykata, pas kërkesës së paraqitur,
në çdo kohë, nga personi, për të cilin është mbajtur akti i vdekjes. Kur personi është i mitur, i është
hequr apo kufizuar zotësia për të vepruar ose nuk është në gjendje mendore apo fizike, këtë të drejtë e
kanë përfaqësuesit ligjorë ose kujdestarët e tij dhe, kur nuk ka të tillë apo kur kjo e drejtë nuk ushtrohet
prej tyre, të drejtën e ka edhe prokurori.

5. Në rastin nga paragrafi 2. i këtij neni, përveç personit, që rezulton i gjallë, pavlefshmëria kërkohet
edhe nga personat, të cilët kanë pasoja juridike nga mungesa e aktit të të vdekurit në fakt. Kur këta
janë të mitur, u është hequr zotësia për të vepruar ose nuk janë në gjendje mendore apo fizike dhe nuk
paraqitet kërkesë nga përfaqësuesi ligjor apo kujdestari, ose kur nuk ka të tillë, si dhe kur pasojat
rëndojnë mbi shtetin, kërkesa paraqitet nga prokurori.

6. Prokurori paraqet kërkesë edhe kur personi, që rezulton i gjallë, ndonëse i ka mundësitë, nuk bën
kërkesë ose shmanget qëllimisht.

7. Në rastin nga paragrafi 2. i këtij neni, kur nuk mund të përcaktohet identiteti i personit të vdekur
realisht, çështja shqyrtohet më vete, duke bërë identifikimin ose jo, por, në çdo rast, duke mbajtur një
akt tjetër vdekjeje.

8. Pavlefshmëria, sipas paragrafit 3. të këtij neni, kërkohet nga të interesuarit, që kanë zotësi juridike
ose nga prokurori, kur pasojat rëndojnë mbi të miturit, personat madhorë, që u është hequr ose kufizuar
zotësia për të vepruar, kur:

8.1. kjo nuk ushtrohet nga përfaqësuesit ligjorë ose kujdestari;

8.2. nuk ka të tillë;

8.3. pasojat lidhen me shtetin.

9. Me shpalljen e pavlefshmërisë së aktit të vdekjes me vendim gjyqësor, shënimet në Regjistrin
Themeltar të gjendjes civile anulohen ose ndryshohen dhe ky veprim pasqyrohet në rubrikën e
vërejtjeve dhe në vetë aktin e vdekjes.

Neni 52
Regjistrimi i vdekjes së një shtetasi kosovar me vendbanim jashtë Kosovës

1. Regjistrimi i vdekjes së shtetasit të Kosovës që ka ndodhur jashtë vendit, bëhet në regjistrin
themeltar ku ata e kanë pasur vendbanimin në Kosovë.

2. Regjistrimi i vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë vendit, bëhet përmes shërbimit të gjendjes civile
të përfaqësisë diplomatike të Kosovës në atë shtet, duke sjellë këto dëshmi: certifikatën ndërkombëtare
të vdekjes, ose certifikatën e vdekjes të lëshuar nga regjistri civil i vendit të vdekjes të përkthyer në
gjuhët zyrtare të Kosovës, të vërtetuar, dokumentacionin e shtetësisë ose të vendbanimit, me të cilin
dëshmohet vendbanimi ose shtetësia kosovare, letërnjoftimin ose pasaportën.

3. Nëse nuk ekzistojnë kushtet për regjistrim sipas paragrafit 2. të këtij neni, atëherë regjistrimi bëhet
drejtpërdrejt në shërbimin e regjistrit civil.

18



Neni 53
Regjistrimi i vdekjes së një shtetasi të huaj në Kosovë

Në rastet kur shtetasi i huaj vdes në Kosovë informata duhet të jepet Ministrisë së punëve të jashtme,
përmes Ministrisë së punëve të brendshme, për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për informimin e të
afërmve dhe organizimin e varrimit. Vdekja duhet të regjistrohet në komunën ku ka ndodhur vdekja dhe
një kopje i dërgohet organit kompetent për çështjet e të huajve brenda Ministrisë së punëve të
brendshme.


KREU VIII
REGJISTRIMI I MËVONSHËM DHE RIREGJISTRIMI

Neni 54
Regjistrimi i mëvonshëm

1. Në rastet kur lindja apo vdekja nuk paraqitet brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh atëherë
regjistrimi bëhet me vendim të Zyrës së gjendjes civile.

2. Kriteret, forma, mënyra dhe procedura e regjistrimit të mëvonshëm rregullohet me akt nënligjor nga
Ministri.

3. Dispozitat e këtij neni vlejnë edhe për personat e lindur në territorin e Republikës së Kosovës, që
mbushin kushtet për të marrë shtetësinë sipas nenit 29 të Ligjit për shtetësinë dhe të cilët nuk janë
regjistruar kurrë në regjistrat e gjendjes civile.

Neni 55
Riregjistrimi

1. Çdo regjistrim i lindjeve, vdekjeve dhe/ose martesave, i cili paraprakisht është regjistruar në librat e
regjistrit të gjendjes civile në komunë riregjistrohet nëse aplikanti është në gjendje të vërtetojë
regjistrimin paraprak në bazë të dokumenteve të lëshuara nga regjistri themeltar i gjendjes civile
dhe/ose regjistrit qendror të gjendjes civile apo dokumentet e lëshuara nga Ministria e punëve të
brendshme, të cilat përmbajnë regjistrimin origjinal dhe të cilat më vonë kanë humbur dhe/ose janë
shkatërruar.

2. Kriteret, forma, mënyra dhe procedura e riregjistrimit rregullohet me akt nënligjor nga Ministri.

3. Dispozitat e këtij neni vlejnë edhe për personat e lindur në territorin e Republikës së Kosovës, të cilët
plotësojnë kushtet për të marrë shtetësinë sipas nenit 29 të Ligjit për shtetësinë dhe të cilët kanë qenë
të regjistruar më parë në regjistrat e gjendjes civile.


KREU IX
SHËRBIMI I GJENDJES CIVILE

Neni 56
Natyra dhe funksioni

Shërbimi i gjendjes civile është shërbim unik shtetëror. Ky shërbim, në kuptim të këtij ligji, ushtrohet si
funksion i deleguar edhe nga organet e qeverisjes lokale. Ai plotëson, përditëson dhe administron
Regjistrat e gjendjes civile, mban aktet e gjendjes civile, lëshon certifikata, sipas përcaktimeve të këtij
ligji, si dhe kryen shërbime të tjera, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
19

Neni 57
Organizimi i shërbimit të gjendjes civile

1. Shërbimi i gjendjes civile është i organizuar në:

1.1. nivelin qendror të shërbimit të gjendjes civile, respektivisht Agjencinë;

1.2. nivelin lokal të shërbimit të gjendjes civile, respektivisht Zyrat e gjendjes civile;

1.3. shërbimi i gjendjes civile në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Kosovës.

Neni 58
Agjencia e regjistrimit civil

1. Agjencia e regjistrimit civil është organi më i lartë i shërbimit të gjendjes civile.

2. Organizimi, strukturimi, mbikëqyrja, udhëheqja dhe autorizimet e përgjithshme të ARC-së
rregullohen me ligj të veçantë.

Neni 59
Detyrat e Zyrave të Gjendjes Civile

1. Zyrat e gjendjes civile kanë këto detyra:

1.1. përditësojnë regjistrin qendror të gjendjes civile;

1.2. mbajnë aktet e lindjeve, të martesave dhe të vdekjeve;

1.3. lëshojnë numrin personal, certifikatat e lindjes, ato familjare, të martesës dhe të vdekjes,
sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;

1.4. kryejnë veprime të shërbimit të gjendjes civile, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj dhe
në aktet nënligjore në fuqi.

Neni 60
Detyrat e shërbimit të gjendjes civile në përfaqësitë diplomatike
dhe konsullore

Veprimet, të cilat kryhen nga zyrtarët e shërbimit konsullor, që mbulojnë çështjet e shërbimit të gjendjes
civile në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Kosovës, duhet të përmbushin kriteret e përcaktuara
nga ligji në fuqi. Këta zyrtar janë zyrtar të gjendjes civile dhe e kanë të dhënë provimin profesional të
përcaktuar me paragrafin 2. të nenit 61 të këtij ligji. Ata administrojnë dokumentacionin dhe kryejnë
veprime në Regjistrin e gjendjes civile për shtetasit e Kosovës, që janë me banim të përhershëm jashtë
Kosovës, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj dhe në dispozitat e tjera ligjore.

Neni 61
Zyrtari i shërbimit të gjendjes civile

1. Të drejtat dhe përgjegjësitë për kryerjen e veprimeve në regjistrat e gjendjes civile, sipas këtij ligji, i
ka vetëm zyrtari i shërbimit të gjendjes civile, ndërsa për përfaqësitë diplomatike e konsullore, vetëm
zyrtari i trajnuar për këtë qëllim.

2. Për të punuar në shërbimin e gjendjes civile duhet të jepet provimi profesional për zyrtar të gjendjes
civile. Kushtet dhe procedura për dhënien e këtij provimi do të përcaktohen me akt nënligjor nga
Ministri.
20


Neni 62
Mbikëqyrja dhe inspektimi

1. Mbikëqyrjen dhe inspektimin për zbatimin e këtij ligji nga Zyrat e gjendjes civile e bën Inspektorati.

2. Inspektorati nga paragrafi 1. i këtij neni është pjesë e strukturës organizative e Agjencisë.

3. Detyrat dhe përgjegjësitë e Inspektoratit përcaktohen me akt nënligjor nga Kryeshefi i Agjencisë.


KREU X
DISPOZITAT NDËSHKUESE

Neni 63
Gjobat

1. Me gjobë dënohet personi për këto shkelje:
1.1. prej njëzet (20) deri pesëdhjetë (50) Euro kur nuk paraqet lindjen e fëmijës në afatin e
paraparë me këtë ligj;

1.2. prej pesëdhjetë (50) deri njëqind (100) Euro kur nuk e lajmëron vdekjen në afatin e
caktuar sipas këtij ligji;

1.3. prej njëzet (20) deri pesëdhjetë (50) Euro kush kryen varrimin pa leje.

2. Me gjobë do të dënohet për mos raportim të ndërsjellë në mes të organeve të përcaktuara me këtë
ligj:

2.1. prej pesëdhjetë (50) deri njëqind (100) Euro do të dënohet zyrtari kompetent;

2.2. prej njëqind (100) deri dyqind (200) Euro institucioni kompetent.

3. Për shkeljen e dispozitave të këtij ligji nga zyrtari kompetent i shërbimit të gjendjes civile mund të
iniciohet edhe procedurë disiplinore, ose procedurë penale në çdo rast kur dyshohet se ka bazë për
këtë, në bazë të ligjeve përkatëse.

4. Njoftimin për shkeljen e dispozitave të këtij ligji mund ta bëjë secili që ka informata për këtë shkelje
duke përfshirë por pa u kufizuar në zyrtarët përgjegjës të Agjencisë, mbikëqyrësi i zyrtarit të gjendjes
civile, pala.


KREU XI
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 64
Procedura administrative

Për çështjet tjera lidhur me procedurën administrative që nuk është paraparë në këtë ligj, zbatohet Ligji
për Procedurën Administrative.




21

Neni 65
Shfuqizimet

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr. 2004/46 për Regjistrat e gjendjes civile dhe Ligji nr.
02/l-126 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 2004/46 për Regjistrat e gjendjes civile si, dhe të
gjitha dispozitat tjera në lidhje me gjendjen civile në kundërshtim me këtë ligj.

Neni 66
Nxjerrja e akteve nënligjore

1. Për zbatimin e këtij ligji do të nxirren aktet e mëposhtme nënligjore në afatin kohor brenda gjashtë (6)
muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

2. Ministri nxjerrë aktet nënligjore për:

2.1. punën e komisionit të veçantë për shqyrtimin e ankesave të përcaktuar në nenin 7 të këtij
ligji;

2.2. llojet, formën, elementet përbërëse, mënyrën e mbajtjes, afatin e përdorimit të
dokumenteve, që mbahen dhe lëshohen nga shërbimi e gjendjes civile, si dhe rregullat e
lëshimit të këtyre dokumenteve;

2.3. formën, përmbajtjen dhe procedurat e tjera lidhur me broshurën familjare;

2.4. mënyrën e themelimit të Regjistrit qendror të gjendjes civile dhe rregullat për shfrytëzimin
e teknologjisë informative që do të përdoren për këtë regjistër;

2.5. llojet, formën, përmbajtjen, futjen e të dhënave, mënyrën dhe afatin e mbajtjes së
regjistrave themeltar të gjendjes civile si dhe Regjistrave të veçantë nga neni 35 i këtij ligji;

2.6. kriteret dhe procedurat për lëshimin e numrit personal;

2.7. kriteret, formën, mënyrën dhe procedurën e regjistrimit të mëvonshëm;

2.8. kriteret, formën, mënyrën dhe procedurën e riregjistrimit;

2.9. kushtet dhe procedura për dhënien e provimit profesional për zyrtar të gjendjes civile;

3. Agjencia nxjerrë akt nënligjor për:

3.1. korrigjimet e parapara në nenin 23 të këtij ligji;

3.2. rregullat për veprimet që do të kryejnë zyrtarët e shërbimit të gjendjes civile, për
dokumentacionin dhe procedurën që do të ndiqet;

3.3. detyrat dhe përgjegjësitë e Inspektoratit nga neni 62 i këtij ligji.

4. Kryeshefi i Agjencisë së regjistrimit civil në bashkëpunim me Këshillin e Agjencisë shtetërore për
mbrojtjen e të dhënave personale nxjerrë akt nënligjor për llojin dhe sasinë e informacionit, që mund tu
jepet institucioneve dhe organeve kërkuese siç është përcaktuar në nenin 4 të këtij ligji.

5. Për zbatimin e këtij ligji, Ministri mund të nxjerrë edhe akte të tjera nënligjore.



22

Neni 67
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së
Kosovës.


Ligji Nr. 04/ L-003
23 qershor 2011

Shpallur me dekretin Nr.DL-007-2011, datë 08.07.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës
Atifete Jahjaga.