1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 KORRIK 2011, PRISHTINË
Ligji Nr. 04/L-005
PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/18 PËR TREGTINË E BRENDSHME
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton
LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/18 PËR TREGTINË E BRENDSHME
Neni 1
1. Neni 2 i ligjit bazik, përkufizimi “Konsumator” riformulohet si vijon:
“Konsumator” - nënkupton çdo person fizik që blen dhe përdor mallra ose shërbime për
plotësimin e nevojave të veta dhe jo për qëllime tregtare.
2. Neni 2 i ligjit bazik, përkufizimi “Ministri” riformulohet si vijon:
“Ministri” - nënkupton Ministrinë e tregtisë dhe industrisë.
3. Neni 2 i ligjit bazik, përkufizimi “Shitës apo furnizues”, fshihet në tërësi dhe riformulohen dy
përkufizime të reja me tekstin si vijon:
“Shitës” - nënkupton personin fizik dhe/apo juridik që shet mallra apo i kryen shërbim
konsumatorit.
“Furnizues” - nënkupton personin fizik dhe/apo juridik që ofron mallra tek shitësi në përputhje
me veprimtarinë tregtare apo profesionin e tij.
4. Neni 2 i ligjit bazik, pas përkufizimit “Influenca e padrejtë”, shtohet një përkufizim i ri si vijon:
“Komisioni” - nënkupton pjesën e fitimit që e merr agjenti si rezultat i realizimit të një
transaksioni.
Neni 2
Neni 16 i ligjit bazik, fshihet nga teksti i ligjit dhe në tërë tekstin e ligji fshihen fjalët “leja e punës”.
Neni 3
Neni 20 i ligjit bazik paragrafi 20.2 pika c. fjala “principali“ zëvëndësohet me fjalën „urdhërdhënësi“,
ndërsa pjesa tjetër e tekstit mbetet e njëjtë.
Neni 4
Neni 35 dhe neni 37 i ligjit bazik fshihet nga teksti i ligjit.
Neni 5
2
Neni 38 i ligjit bazik, paragrafët 38.3, 38.4, 38.5, 38.6, 38.7 dhe 38.8 fshihen nga teksti i ligjit.
Neni 6
Neni 39 i ligjit bazik fshihet nga teksti i ligjit.
Neni 7
Neni 45 i ligjit bazik, pikat h. dhe i. fshihen nga teksti i ligjit.
Neni 8
1. Neni 55 i ligjit bazik, paragrafi 55.1 riformulohet si vijon:
55.1. Inspektori me vendim ndalon përkohësisht veprimtarinë e tregtarit nëse gjatë inspektimit
konstaton se:
2. Pikat e paragrafit 55.1 te ligjit mbesin mbesin të pa ndryshuara.
3. Neni 55 i ligjit bazik, paragrafi 55.2. fshihet nga teksti i ligjit.
Neni 9
Neni 57 i ligjit bazik, paragrafi 57.1. riformulohet si vijon:
57.1. Nëse inspektori i autorizuar gjatë inspektimit konstaton që personi nuk i plotëson kushtet
e përcaktuara me nenin 38 të këtij ligji ose tregtari nuk respekton orarin e përcaktuar të punës
të paraparë në nenin 40 të këtij ligji, me vendim, i ndalon tregtarit afarizmin në kundërshtim me
orarin e përcaktuar të punës.
Neni 10
Neni 58 i ligjit bazik, riformulohet si vijon:
58.1. Ankesa kundër vendimit të inspektorit në bazë të neneve 53, 54, 55, 56, dhe 57 të këtij
ligji i drejtohet Kryeinspektorit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në afat prej tetë (8) ditësh.
58.2. Kryeinspektori vendos në lidhje me ankesën e ushtruar në afat prej tridhjetë (30) ditësh
nga dita e parashtrimit të ankesës.
58.3. Kundër vendimit të Kryeinspektorit mund të parashtrohet padi në gjykatën kompetente në
afat prej tridhjetë (30) ditësh.
Neni 11
1. Neni 60 i ligjit bazik, paragrafi 60.1. riformulohet si vijon:
60.1. Me gjobe ne shume prej njëmijë (1000) deri tremijë (3000) Euro ndëshkohet personi
juridik, ndërsa ne shume prej dyqind (200) deri pesëqind (500) Euro personi fizik.
2. Neni 60 i ligjit bazik, paragrafi 60.1. pikat e këtij paragrafi mbesin të pandryshuara, përpos pikës h. e
cila fshihet nga teksti i ligjit.
3. Neni 60 i ligjit bazik, paragrafi 60.2. pas fjalëve “personi përgjegjës” shtohen fjalët “i personit
juridik”.
3
Neni 12
Neni 61 i ligjit bazik, riformulohet si vijon:
61.1. Me gjobë në shumë prej dymijë (2.000) deri gjashtëmijë (6.000) Euro ndëshkohet personi
juridik i cili shet mallëra në ambient të hapur, dhe nuk është i regjistruar, respektivisht nuk ka
leje për ushtrimin e veprimtarisë së tregtisë ose shitjen e mallërave të cilat nuk mund të shiten
në ambient të hapur.
61.2. Me gjobë në shumë prej dyqind (200) deri gjashtëqind (600) Euro ndëshkohet personi
përgjegjës i personit juridik sipas paragrafit 1. të këtij neni.
61.3. Me gjobë në shumë prej pesëqind (500) deri njëmijë (1.000) Euro ndëshkohet personi
fizik i cili shet mallra në ambient të hapur dhe nuk është i regjistruar, respektivisht nuk ka leje
për ushtrimin e veprimtarisë së tregtisë ose shitjen e mallrave të cilat nuk mund të shiten në
ambient të hapur.
61.4. Me gjobe në shume prej katërmijë (4.000) deri tetëmijë (8.000) Euro ndëshkohet personi
juridik për kundërvajtje për shkak të shitjes në ambient të hapur, pas shqiptimit të gjobës së
parë sipas paragrafit 1. të këtij neni.
61.5. Me gjobe në shumë prej pesëqind (500) deri njëmijepesëqind (1.500) Euro ndëshkohet
personi përgjegjës i personit juridik sipas paragrafit 4. të këtij neni.
61.6. Me gjobe në shumë prej tremijë (3.000) deri nëntëmijë (9.000) Euro ndëshkohet personi
fizik i cili shet në ambient të hapur edhe pas paralajmërimit të inspektorit.
61.7. Me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) deri tremijë (3.000) Euro ndëshkohet personi
juridik nëse gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij tregtar nuk i përmbahet orarit të punës bazuar në
nenin 40 të këtij ligji.
61.8. Me gjobë në shumë prej dyqind (200) deri gjashtëqind (600) Euro ndëshkohet personi
përgjegjës i personit juridik sipas paragrafit 7. të këtij neni.
61.9. Me gjobë në shumë prej treqind (300) deri njëmijë (1.000) Euro ndëshkohet personi fizik
nëse gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij tregtar nuk i përmbahet orarit të punës bazuar në nenin 40
të këtij ligji.
Neni 13
Hyrja në Fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikë së Kosovës.
Ligji Nr. 04/ L-005
23 qershor 2011
Shpallur me dekretin Nr.DL-004-2011, datë 08.07.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës
Atifete Jahjaga.