1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 89 / 30 NËNTOR 2010
LIGJI Nr. 03/L-244
PËR REZERVAT SHTETËRORE TË MALLRAVE
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR REZERVAT SHTETËRORE TË MALLRAVE
Neni 1
Qëllimi
Me këtë ligj përcaktohet procedura e krijimit, sigurimit, financimit, deponimit, ruajtjes, përdorimit,
menaxhimit, përtëritjes, freskimit dhe shpërndarjes së rezervave shtetërore të mallrave në Republikën e
Kosovës.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Rezervat shtetërore të mallrave krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë,
ekonomisë në rast të çrregullimit të tregut, mbrojtjes së vendit, në situata të gjendjes së
jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile, veprimeve terroriste, veprimeve ushtarake në gjendje
lufte, të cilat sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën, shëndetin e popullatës, gjësë së gjallë,
pasurisë, trashëgimisë kulturore, mjedisin si dhe për dhënien e ndihmave humanitare, në përputhje me
normat e së drejtës ndërkombëtare.
Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime:
1.1. Rezerva shtetërore të mallrave – lënda e parë, produktet e gatshme, materialet, prodhimet
dhe mjetet e tjera të domosdoshme;
1.2. Ministria –Ministria e Tregtisë dhe Industrisë;
1.3. Ministër –Ministri i Tregtisë dhe Industrisë;
1.4. Administrim – shpërndarja, këmbimi, freskimi, plotësimi, ruajtja ose mirëmbajtja, heqja apo
seleksionimi, huadhënia, blerja, shitja dhe çdo veprim tjetër që mund të kryhet me rezervat
shtetërore të mallrave;
1.5. Shpërndarja – dhënia falas ose me pagesë të rezervave shtetërore të mallrave;
1.6. Këmbim – zëvendësimi i vlerës në cilësinë e kërkuar dhe në sasinë përkatëse, në varësi të
vlerës monetare;
2
1.7. Përtëritje – zëvendësimi i sasisë fizike të rezervave shtetërore pas çdo intervenimi
emergjent;
1.8. Freskim - zëvendësimi i rezervave shtetërore të mallrave për produktet, listën esenciale të
barnave që janë para afatit të skadencës;
1.9. Ruajtje apo mirëmbajtje - ndërmarrja e të gjithë veprimeve të administratës së rezervës
dhe të personave juridik gjatë përkujdesjes për rezervat shtetërore të mallrave;
1.10. Kufiri minimal i artikullit të rezervave shtetërore të mallrave – sasia e caktuar të
shprehur në njësi matëse, nën të cilën nuk duhet të bjerë sasia e rezervave të shtetit;
1.11. Plotësim - plotësimi i rezervave shtetërore të mallrave deri në kufijtë maksimale;
1.12. Agjent ekonomikë – personat juridikë, fizik, të cilëve u besohet ruajtja dhe mirëmbajtja e
rezervave të shtetit që kërkojnë kushte të veçanta ruajtjeje;
1.13. Huadhënie - dhënia në përdorim të përkohshëm të mallrave dhe kthimin brenda afatit të
caktuar;
1.14. Departament i rezervave – departamenti i rezervave shtetërore të mallrave në Ministrinë e
Tregtisë dhe Industrisë;
1.15. Depo e rezervave shtetërore – hapësira për ruajtjen e rezervave shtetërore e cila
plotëson kushtet e veçanta për ruajtjen e mallrave;
1.16. Sasia e rezervave – sasia e domosdoshme e cila ruhet dhe shfrytëzohet për rezerva
shtetërore;
1.17. Mallra humanitare - mallrat që i jepen shtetit të Kosovës si ndihmë humanitare nga shtetet,
donatorët dhe individët, për rastet e situatave të përcaktuara me këtë ligj;
1.18. Mallra të konfiskuara - mjetet e punës, lëndët e para, materialet, karburantet, produktet e
gatshme, vlerat e tjera materiale dhe të gjitha sendet, që kalojnë në pronësi të shtetit, me vendim
të formës së prerë të organit kompetent, si rrjedhojë e veprave kundërvajtës administrative dhe
veprave penale apo si pasojë e parandalimit dhe goditjes së krimit të organizuar që janë të
destinuara për rezerva shtetërore të mallrave.
Neni 4
Plani strategjik dhe programi vjetor për rezerva shtetërore të mallrave
Rezervat shtetërore të mallrave janë me interes të veçantë për Republikën e Kosovës dhe sigurohen në
bazë të Planit Strategjik afatmesëm tri (3) vjeçar dhe Programit vjetor.
Neni 5
Administrimi me rezervat shtetërore
Departamenti i Rezervave Shtetërore të mallrave (në tekstin e mëtejmë Departamenti), është përgjegjës
për administrimin e rezervave në pajtim me këtë ligj.
Neni 6
Aprovimi i planit
Plani strategjik dhe Programi vjetor për rezerva shtetërore të mallrave aprovohen nga Qeveria e Kosovës
në propozim të MTI-së pas harmonizimit me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, Ministrinë e
Shëndetësisë, Ministrinë e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit
Rural,- Agjencia për Veterinari dhe Ushqim Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Energjisë dhe
Minierave dhe Ministrinë e Transportit dhe Post Telekomunikacionit
3
Neni 7
Raporti vjetor
Qeveria e Kosovës, përmes Ministrit, së paku një herë në vit i raporton Kuvendit të Kosovës për gjendjen
dhe administrimin me rezerva shtetërore të mallrave.
Neni 8
Përcaktimi dhe ruajtja e rezervave
1. Me Planin Strategjik të rezervave shtetërore të mallrave përcaktohet:
1.1. krijimi;
1.2. furnizimi;
1.3. ripërtrirja;
1.4. freskimi;
1.5. përdorimi;
1.6. shpërndarja;
1.7. shitja;
1.8. këmbimi;
1.9. dhurimi; dhe
1.10. shfrytëzimi .
2. Me Planin Strategjik bëhet sigurimi i depove për vendosje dhe ruajtje të rezervave shtetërore të
mallrave.
3. Programi vjetor për rezervat shtetërore të mallrave përpilohet në përputhje me Planin Strategjik.
Neni 9
Vendndodhja e rezervave shtetërore
Plani Strategjik dhe programi vjetor si dhe vendndodhja e rezervave shtetërore të mallrave konsiderohen
sekret shtetëror.
Neni 10
Përmbajtja e programit vjetor
1. Programi vjetor i rezervave shtetërore të mallrave, duhet të përmbaj:
1.1. llojin, sasinë dhe vlerën e rezervave shtetërore të mallrave;
1.2. burimin e mjeteve financiare dhe shpërndarjen e tyre sipas destinimit;
1.3. shumën e mjeteve financiare të deponuara;
1.4. shpërndarjen territoriale të rezervave shtetërore të mallrave të bazuar në parimin e mbrojtjes
dhe nevojave të furnizimit;
4
1.5. sasia e mallit për rifreskim;
1.6. sasia minimale e mallrave – sipas llojit e cila duhet të jetë gjithnjë në disponim për nevoja të
furnizimit në raste të fatkeqësive natyrore dhe tjera të nivelit të lart dhe luftës apo rrezikut nga
lufta, si dhe numri i ditëve për furnizim me këto sasi;
1.7. listën e produkteve medicinale, ilaçet sipas listës esenciale;
1.8. kushtet nën të cilat llojet dhe sasitë e caktuara të rezervave shtetërore të mallrave jepen në
deponim.
Neni 11
Përherëshmëria e rezervave shtetërore
Rezervat shtetërore të mallrave formohen si rezerva të përhershme të mallrave.
Neni 12
Përbërja e rezervave shtetërore te mallrave
1. Rezervat shtetërore të mallrave përbëhen prej:
1.1. prodhimeve themelore bujqësore, duke përfshirë edhe mishin në kafshë të gjalla dhe
prodhimet ushqimore industriale;
1.2. prodhimet e caktuara jo ushqimore industriale-lëndët e para, materiale reprodukuese, naftës
dhe derivate të saj, barnat, material sanitar, dhe mjete medicino-veterinare të domosdoshëm për
transport-bartje të mallrave me interes të posaçëm për mbrojtje të shtetit;
1.3. mjetet monetare dhe
1.4. makineri si dhe pajisje tjera për intervenime emergjente.
Neni 13
Krijimi i rezervave shtetërore
1. Rezervat shtetërore të mallrave krijohen nga:
1.1. buxheti i Republikës së Kosovës;
1.2. mallrat që vijnë si ndihmë humanitare;
1.3. donacionet në mallra dhe ndihma financiare;
1.4. mallrat e konfiskuara që kalojnë në pronësi të shtetit nga veprat kundërvajtjese,
administrative dhe kryerja e veprave penale e që janë të destinuara për rezervat shtetërore te
mallrave.
Neni 14
Shfrytëzimi rezervave shtetërore
1. Rezervat shtetërore të mallrave, shfrytëzohen për nevoja të furnizimit në raste:
1.1. të luftës apo rrezikut të drejtpërdrejt nga lufta;
1.2. të fatkeqësive natyrore të përmasave të mëdha dhe katastrofave tekniko- teknologjike dhe
ekologjike;
1.3. të dhënies së ndihmave emergjente shteteve tjera të goditura sikurse në nën-paragrafin 1.2
të këtij paragrafi.
5
Neni 15
Ushtrimi i kompetencës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme
1. Ne pajtim me Kushtetutën e Republikës se Kosovës në kohë të gjendjes së luftës apo rrezikut të
drejtpërdrejt të integritetit territorial të Republikës së Kosovës, Qeveria suspendon kompetencat e
Departamentit lidhur me rezervat shtetërore të mallrave dhe ia bart Grupit ndërministror Qeveritar.
2. Grupi ndërministror Qeveritar kryesohet nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, në përbërje të cilit janë
edhe Ministrat nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Forcave të
Sigurisë së Kosovës, Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Agjencia për veterinari dhe
Ushqim, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Energjisë dhe Minierave dhe Ministria e Transportit
dhe Post Telekomunikacionit.
Neni 16
Detyrimet e prodhuesve në kohë rreziku
Qeveria e Kosovës detyron personat fizik dhe juridik të cilët ushtrojnë veprimtari prodhuese, respektivisht
të cilët merren me qarkullimin e llojeve të caktuara të mallrave të cilat konsiderohen si rezerva shtetërore
të mallrave, që në kohë lufte apo rrezikut të drejtpërdrejt të integritetit shtetëror, të prodhojnë,
respektivisht të shesin atë lloj të mallit me qëllim të plotësimit, respektivisht përtëritjes së rezervave
shtetërore të mallrave.
Neni 17
Departamenti për rezervat shtetërore të mallrave
1. Departamenti udhëhiqet nga drejtori i Departamentit te rezervave shtetërore të mallrave.
2. Struktura funksionale dhe organizative e Departamentit rregullohet me akt nënligjor të cilën e nxjerrë
Ministria.
Neni 18
Drejtori i departamentit
1. Në kuadër të funksioneve dhe detyrave të Departamentit, drejtori i Departamentit ushtron kompetencat
si më poshtë:
1.1. përfaqëson Departamentin me autorizim të Ministrit;
1.2. përgatit projekt buxhetin për vitin e ardhshëm të cilin ia përcjell Ministrit;
1.3. planifikon dhe administron buxhetin e miratuar të Departamentit, në përputhje me
legjislacionin në fuqi;
1.4. i propozon Ministrit nxjerrjen e udhëzimeve për veprimtarinë e strukturave të saj, në nivel
qendror dhe lokal, në fushën e rezervave shtetërore të mallrave;
1.5. administron fondin e planifikuar të buxhetit vjetor, në përputhje me kriteret e përcaktuara në
aktet nënligjore;
1.6. bashkërendon veprimtarinë e Departamentit me organet qendrore dhe organet e tjera
shtetërore në nivel qendror dhe lokal;
1.7. në pëlqim paraprak me Ministrin përcakton vendosjen e Rezervave Shtetërore te mallrave;
1.8. siguron krijimin dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave, në përputhje me
qëllimin dhe kërkesat e këtij ligji dhe planin strategjik dhe programin vjetor.
6
2. Për artikujt e rezervave shtetërore të mallrave, që kërkojnë kushte të veçanta mirëmbajtjeje, në bazë të
ligjit për prokurim publik drejtori i Departamentit mund të kontraktojë për depozitimin e tyre me agjent
ekonomik apo subjekt tjetër juridik, të cilët plotësojnë kushtet teknike, të nevojshme dhe të
domosdoshme, për të siguruar pandryshueshmërinë e gjendjes cilësore dhe vëllimore të mallrave
rezervë.
3. Drejtori i Departamentit një herë në vit i raporton Ministrit për gjendjen e rezervave shtetërore të
mallrave, por sipas kërkesës së Ministrit edhe me shpesh.
4. Ministri mund të kërkoj raport nga drejtori i Departamentit për gjendjen e rezervave shtetërore në çdo
situate.
5. Drejtori i Departamentit, duhet:
5.1. të ketë diplomë universitare qe përputhet me veprimtarinë e departamentit;
5.2. të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune në punë menaxhuese;
6. Drejtori i Departamentit zgjidhet përmes procedurës së konkursit në pajtim me Ligjin për Shërbyes
Civil.
Neni 19
Procedurat e furnizimit më mallra
Departamenti i rezervave shtetërore të mallrave përmes procedurave të prokurimit publik bëjnë furnizimin
me mallra të cilat janë paraparë me programin një (1) vjeçar.
Neni 20
Blerja, shitja dhe huazimi i rezervave shtetërore të mallrave
Blerja e çdo artikulli të rezervave shtetërore të mallrave sipas këtij ligji duhet të parashihet në mënyrë
specifike në ligjin përkatës vjetor për ndarjet buxhetore. Përveç kësaj, çdo aktivitet i prokurimit për blerjen
e këtyre artikujve duhet të bëhet përmes procedurave të hapura të prokurimit të përcaktuara në Ligjin për
Prokurim Publik. Nëse kontrata e prokurimit është me vlerë të madhe, njoftimi i kontratës publikohet në
pajtim me Ligjin për Prokurim Publik, dhe në gjuhën Angleze në një gazetë ose revistë prestigjioze
ndërkombëtare.
Neni 21
Vendimi për shitblerje
Për blerjen apo shitjen e mallrave për nevoja të rezervave shtetërore, në përputhje me programin vjetor,
me propozim të ministrit vendos Qeveria.
Neni 22
Të ardhurat nga shitja
Të ardhurat që krijohen nga shitja e mallrave rezervë derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës.
Neni 23
Ripërtëritja e mallrave rezervë
Ripërtëritja e mallrave rezervë bëhet nëpërmjet këmbimit, blerjes ose huamarrjes me anë të
marrëveshjeve të lidhura me institucione që financohen nga Buxheti i Shtetit apo persona tjerë juridik, që
kanë kontrata të ngjashme furnizimi për këto mallra.
Neni 24
Mallrat e skaduara
7
1. Ripërtëritja, këmbimi, zëvendësimi, huadhënia ose shitja e mallrave rezervë bëhen duke ruajtur kufirin
minimal të tyre.
2. Kufiri minimal i rezervave shtetërore të mallrave caktohet me programin vjetor.
Neni 25
Mallrat e tepërta
1. Departamenti nuk merr në posedim mallrat me afat të skaduar ose në prag të skadimit të afatit.
2. Mënyra e marrjes në posedim e mallrave nga Departamenti dhe pragu i skadimit do të përcaktohet me
akt nënligjor të miratuar nga Qeveria.
Neni 26
Shitja, huadhënia ose këmbimi i rezervave shtetërore të mallrave
Kur sasia e artikullit rezervë shtetëror të mallrave tejkalon sasinë e përcaktuar për këtë artikull atëherë
sasia e tejkaluar mund të përdoret për qëllime shitje, huadhënie ose këmbimi.
Neni 27
Vendosja dhe ruajtja e rezervave shtetërore të mallrave
Me qëllim të shfrytëzimit të aseteve te lira- depot, makineritë të cilat përkohësisht nuk shfrytëzohen për
nevoja të Departamentit me një vendim të drejtorit të Departamentit me pëlqimin paraprak të Ministrit, ato
mundë tu jepen në shfrytëzim të përkohshëm personave tjerë juridik me kompensim sipas vlerës reale të
tregut të lirë duke përfillur procedurat e prokurimit publik sipas një kontrate në mes departamentit dhe
palës.
Neni 28
Dispozitat ndëshkuese
Mosveprimi sipas vendimit të përcaktuar nga Qeveria sipas nenit 16 të këtij ligji, konsiderohet vepër
penale dhe për të njëjtën personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik mund të dënohet me burg
prej një (1) vjet deri në pesë (5) vjet,
Neni 29
Disponimi dhe ndërrimi i mallit pa autorizim
Personi fizik dhe personi juridik të cilët kanë lidhur kontratë për deponimin e mallrave të rezervave
shtetërore, dhe të cilit janë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, nëse pa autorizim disponojnë apo
ndërrojnë destinimin e mallrave, mund të dënohet me burg prej një (1) deri ne tre (3) vjet.
Neni 30
Ndërrimi i vendit të mallit pa autorizim
1. Me gjobë në shumë prej dhjetëmijë (10.000) deri tridhjetëmijë (30.000) Euro dënohet për delikt
ekonomik, agjenti ekonomik apo subjekti tjetër me të cilin Departamenti ka lidhur kontratën për ruajtjen
apo deponimin e materialit apo mjeteve të rezervave shtetërore, i cili atë mall apo ato mjete, pa autorizim
iu ndërron vendin e deponimit pa pëlqimin paraprak të drejtorit të Departamentit.
2. Për deliktin nga paragrafi 1. i këtij neni do të dënohet edhe personi përgjegjës i agjentit ekonomik me
gjobë në shumë prej pesëmijë (5.000) deri dhjetëmijë (10.000) Euro.
Neni 31
Mbajtja e evidencës
1. Me gjobë në shumë prej pesëmijë (5.000) deri dhjetëmijë (10.000) Euro do të dënohet agjenti
ekonomik apo subjekti tjetër juridik, i cili nuk mban evidencë për mallrat e dhëna në ruajtje dhe deponim
dhe atë evidencë nuk ja jep në shikim drejtorit të Departamentit apo personit të autorizuar nga ai.
8
2. Me gjobë nga paragrafi 1. i këtij neni do të dënohet edhe personi përgjegjës i agjentit ekonomik në
shumë prej njëmijë (1.000) deri pesëmijë (5.000) Euro.
Neni 32
Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare
1. Kompetent për zbatimin e këtij ligji është Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Departamenti i
Rezervave Shtetërore të Mallrave.
2. Qeveria detyrohet që në afat prej gjashtë (6) muaj nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji që të nxjerr aktet
nënligjore me qëllim të zbatimit të këtij ligji.
3. Ky ligj do të zbatohet në përputhje me alokimin e buxhetit për vitin përkatës.
Neni 33
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Ligji Nr. 03/ L-244
28 tetor 2010
Shpallur me dekretin Nr. DL-071-2010, datë 09.11.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së
Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi