LIGJI NR. 03/L-233 PËR MBROJTJEN E NATYRES

1

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 85 / 09 NËNTOR 2010

LIGJI Nr. 03/L-233


LIGJIN PËR MBROJTJEN E NATYRES


Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton:


LIGJIN PËR MBROJTJEN E NATYRES


KREU I
DISPOZITAT E PERGJITHSHME

Neni 1
Lënda

1. Me ketë ligj rregullohet sistemi i mbrojtjes dhe ruajtjes së përgjithshme të natyrës dhe vlerave të sajë.

2. Natyra në kuptim të këtij ligji paraqet gjithë larminë biologjike dhe peizazhore.

Neni 2
Qëllimi

1. Ky ligj rregullon mbrojtjen e natyrës, shfrytëzimin e qëndrueshëm të sajë dhe veçanërisht:
1.1. mbrojtjen, ruajtjen, përtëritjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore, në
gjendje të baraspeshës natyrore;

1.2. përtëritja e natyrës në zonat e dëmtuara ose pjesëve të tyre dhe kompensimi për dëmet e
shkaktuara;

1.3. vendosjen e rrjetit të zonave të mbrojtura, sistemit për planifikim, udhëheqje, inventarizim,
monitorim, informim dhe financim me qëllim të mbrojtjes së natyrës;

1.4. pengimin e shfrytëzimit të tepërt, rrezikimit të llojeve të florës dhe faunës e sidomos i atyre
me rëndësi të veçantë, të rralla dhe të rrezikuara, si dhe vendbanimeve të tyre;

1.5. sigurimin e të drejtës së publikut për informim për gjendjen e natyrës dhe pjesëmarrje në
vendim marrje për mbrojtjen e natyrës;

1.6. sigurimin e ushtrimit e të drejtës së qytetarëve për jetesë të shëndoshë, pushim dhe
rekreacion në natyrë;

1.7. parandalimin e veprimeve të dëmshme të personave juridik dhe fizik në natyrë si pasojë e
aktiviteteve ekonomike;

1.8. mirëmbajtjen ose sanimin në statusin e favorshëm të ruajtjes të vendbanimeve natyrore dhe
llojeve me interes për Kosovën sipas standardeve të BE-së;

1.9. ruajtjen e të gjitha llojeve të zogjve te cilët natyrshëm jetojnë në gjendje të egër (zogjtë, vezët
e tyre, çerdhet dhe vendbanimet e tyre).
2



Neni 3
Zbatimi

1. Ky ligj zbatohet në Republikën e Kosovës për të gjithë personat juridik, fizik dhe institucionet të cilat
janë bartës i të drejtave dhe detyrimeve që dalin nga ky ligj.

2. Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen në rastet e evitimit të rrezikut të drejtpërdrejt për jetën, shëndetin e
njeriut apo pasurisë, shpëtimit të njerëzve ose pasurisë si dhe kryerjes së aktiviteteve për mbrojtjen e
Republikës së Kosovës.

3. Dispozitat nga paragrafi 2. i këtij neni, zbatohen vetëm gjatë kohës, sa zgjasin rrethanat e cituara.

Neni 4
Interesi i përgjithshëm për mbrojtjen e natyrës

Natyra dhe vlerat e trashëgimisë natyrore janë me interes për Republikën e Kosovës dhe gëzojnë
mbrojtje të veçantë.

Neni 5
Parimet e Mbrojtjes së Natyrës

1. Mbrojtja dhe ruajtja e natyrës bazohet në parimet:

1.1. Parimi i përkujdesjes – kur bazuar në njohurit shkencore dhe tekniko- teknologjike konstatohet
se një aktivitet i veçantë ose veprim mund të dëmtoj natyrën, masat dhe aktivitetet e domosdoshme
duhet të ndërmerren përpara se dëmet mund të ndodhin.

1.2. Parimi i integrimit – masat dhe aktivitetet për mbrojtjen e natyrës duhet të integrohen në të gjitha
planet zhvillimore strategjike, dokumentet dhe programet e planifikimit hapësinor, planet zhvillimore
hapësinore si dhe planet për menaxhimin dhe shfrytëzimin e të mirave të natyrës.

1.3. Parimi shfrytëzuesi paguan – kur shfrytëzon natyrën shfrytëzuesi është i detyruar që të paguaj
për lartësinë e shpenzimeve të mirëmbajtjes së baraspeshës natyrore dhe shfrytëzimin e
trashëgimisë natyrore si dhe të sanoj dëmtimin e natyrës që ka ndodhur gjatë shfrytëzimit të natyrës
dhe trashëgimisë natyrore.

1.4. Parimi i proporcionalitetit - të mirat natyrore të pa përtëritshme duhet shfrytëzuar në mënyrë
racionale, ndërsa ato të ripërtëritshme në mënyrë të qëndrueshme.

1.5. Parimi i pjesëmarrjes së publikut - publiku ka të drejt për qasje në informatat për gjendjen e
natyrës, të drejt ne informimin me kohë për dëmet në natyrë, masat e ndërmarra për eliminimin e
dëmeve të shkaktuara, si dhe të drejtën dhe mundësin e pjesëmarrjes në vendim marrje për natyrën.

1.6. Parimi i përgjegjësisë subsidiare - në rastet kur përgjegjësia për dëmin nuk dihet atëherë
përballimin e kostos së rehabilitimit dhe zvogëlimit dëmit në natyrë e bartin institucionet shtetërore.

1.7. Parimi i parandalimit – është e drejtë dhe detyrim i çdo personi juridik a fizik që të ndërmerr
masat dhe aktivitetet për mbrojtjen e natyrës përpara se dëmi të ndodh.

1.8. Parimi i bashkëpunimit - në shfrytëzimin e të mirave të natyrës dhe planifikimin e hapësirës
personat juridik dhe fizik detyrohen tu përmbahen parimeve, masave dhe kushteve të mbrojtjes së
natyrës.

2. Në mbrojtjen dhe përparimin e natyrës do të zbatohen parimet themelore për mbrojtjen e mjedisit në
pajtim me ligjin.

3



Neni 6
Zbatimit i mbrojtjes së natyrës

1. Mbrojtja e natyrës zbatohet përmes ruajtjes se larmisë biologjike, peizazhore dhe vlerave të natyrës.

2. Mbrojtja e natyrës zbatohet veçanërisht përmes:

2.1. përcaktimit dhe vlerësimit të gjendjes së përbërësve të larmisë biologjike dhe peizazhore;

2.2. zbatimit të masave të mbrojtjes së natyrës;

2.3. vendosjes së kushteve dhe masave të mbrojtjes së natyrës në dokumentet e planifikimit
hapësinor dhe planet e menaxhimit me të mirat e natyrës në veprimtarit e xehetarisë, bujqësisë,
pylltarisë, gjuetisë, peshkatarisë, hidro-ekonomisë si dhe veprimtarive tjera me ndikim në natyrë;

2.4. hartimit të raporteve për gjendjen e natyrës, nxjerrjen dhe zbatimin e strategjisë, programeve,
planeve të veprimit dhe planeve të menaxhimit;

2.5. përcaktimit të vlerave të natyrës dhe vlerave të mbrojtura të natyrës;

2.6. themelimit të sistemit për administrim me vlerat e natyrës dhe vlerat e mbrojtura të natyrës;

2.7. lidhjes dhe harmonizimit të sistemit shtetëror me sistemin ndërkombëtar për mbrojtjen e
natyrës;

2.8. inkurajimit të hulumtimeve shkencore në lëmin e mbrojtjes së natyrës;

2.9. njoftimit të publikut me gjendjen e natyrës dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim marrje për
mbrojtjen e natyrës;

2.10. inkurajimit dhe mbështetjes të mbrojtjes së natyrës përmes ngritjes së vetëdijes së publikut,
posaçërisht përmes procesit të arsimimit.

Neni 7
Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

1.1. Baraspesha natyrore - gjendje e relacioneve të harmonizuara të organizmave të gjallë në
mes veti dhe vendbanimet e tyre. Prishja e baraspeshës natyrore është shkaktuar kur ndryshon
struktura kuantitative dhe kualitative e bashkësive jetësore, dëmtohet ose shkatërrohet
vendbanimi, shkatërrohet ose ndryshon aftësia e veprimit të ekosistemit, ndërpritet lidhshmëria
ndërmjet ekosistemeve dhe/ose është shkaktuar izolim i konsiderueshëm ndërmjet
popullacioneve të caktuara;

1.2. Dëmtim i natyrës – gjendje e natyrës kur aktivitetet e njeriut i kanë ndryshuar proceset
natyrore në atë masë sa që baraspesha natyrore është çrregulluar, ose janë shkatërruar vlerat e
natyrës;

1.3. Derivat – produkt organik ose inorganik i organizmave të gjallë;

1.4. Ekosistem – kompleks dinamik pak a shumë i kufizuar hapësinor i biocenozave dhe
mjedisit abiotik i cili bashkëvepron si tërësi funksionale;

1.5. Fosile – tërësi të ruajtura të pjesëve, ose gjurmëve të organizmave të vdekur dhe
aktiviteteve të tyre jetësore;
4

1.6. Futja në natyrë – introduktimi - përhapja e qëllimshme ose e paqëllimshme e llojeve ose
nënllojeve në ekosistemin e ndonjë zone në të cilin kurrë më parë nuk kanë jetuar;

1.7. Interesi publik - interesa të ndërlidhura me mirëqenien e shoqërisë;

1.8. Kadastra speleologjike – pjesë të bazës së të dhënave për objektet speleologjike dhe
pjesë përbërëse e bazës së të dhënave të vlerave të trashëguara të natyrës;

1.9. Korridoret ekologjike – komponentë ekologjike ose lidhje e disa komponentëve te cilat
mundësojnë lëvizje të lirë të organizmave të gjallë nga një lokalitet në tjetrin dhe përbëjnë pjesë
të rrjetit ekologjik;

1.10. Kurtha – mjet i destinuar për mbajtjen ose kapjen e kafshës me të cilin pengohet lëvizja e
lirë e saj;

1.11. Larmia biologjike – biodiverziteti – llojshmëria e organizmave të gjallë përfshin
llojshmërinë brenda llojit dhe ndërmjet llojeve të ndryshme, larmia gjenetike si dhe llojshmërinë e
ekosistemeve;

1.12. Larmia gjenetike – llojllojshmëria e gjeneve në mes të individëve, popullacioneve, llojeve
dhe kategorive të larta taksonomike;

1.13. Larmia peizazhore - territor me karakteristika të veçanta të reliefit, formuar nga një
kompleks ekosistemesh të integruar në mënyrë funksionale përfshirë edhe elementet e
qytetërimit;

1.14. Ligatinat - paraqesin zona të kënetave, moçaleve, tokave torfike, ujërave natyrore ose
artificiale, të përhershëm ose të përkohshëm, me ujëra të rrjedhshëm ose amull dhe të freskët ku
thellësia e rrjedhës së poshtme nuk kalon gjashtë (6) metra.

1.15. Lloj - njësi taksonomike, ku bëjnë pjesë bimë, kërpudha, kafshë ose mikroorganizma
taksone më të ulëta ose popullacionet e tyre, e në këtë Ligj ka të bëjë me llojet dhe nënllojet e
tyre;

1.16. Llojet e egra – të gjitha llojet dhe nënllojet e bimëve, kërpudhave dhe kafshëve të cilat nuk
janë krijuar me ndikimin e njeriut si shkak i seleksionimit artificial - seleksionim ose mbarështim
me qellim të përfitimit të racave të kafshëve shtëpiake dhe llojeve të bimëve të kultivuara ose
modifikimit gjenetik të materialit trashëgues me teknikat bio - teknologjisë moderne;

1.17. Lloj vendor i zbutur - lloj që në procesin e evolutiv të tij ka ndikuar njeriu për t`i
përmbushë nevojat e tij;

1.18. Lloje vendore - autoktone - lloj vendor i cili jeton natyrshëm në ekosistemin e caktuar të
ndonjë territori;

1.19. Lloje endemike - lloj ose nënlloj shtrirja e të cilit është e kufizuar në territorin e caktuar;

1.20. Lloje të huaja - alohtone – llojin e huaj, popullacioni dhe shtrirja e të cilit nuk ka ekzistuar
më parë në ekosistemin e caktuar të ndonjë zone, por në atë zonë ka ardhur me sjelljen me ose
pa qëllim;

1.21. Lloje të egra të kërcënuara – lloje të cilat ballafaqohen me një besueshmëri të lartë se do
të zhduket në kushtet natyrore në një të ardhme të afërt;

1.22. Llojet me interes për Komunitetin – llojet të cilat gjinden në territorin e Republikës se
Kosovës dhe që jan listuar ose mund të jenë të listuara në Aneksin II, IV dhe V të Direktives së
BE për vendbanimet;

5
1.23. Llojet me prioritet - llojet me interes për Komunitetin për të cilat komuniteti ka përgjegjësi
të veçantë për statusin e ruajtjes në përpjesëtim me shtrirjen natyrore. Këto lloje me prioritet janë
të shënjuara me një yll (*) në Aneksin II të Direktivës së vendbanimeve;

1.24. Mbrojtja e natyrës – çdo procedurë në sistemin e masave që kryhen me qëllim të
mbrojtjes së larmisë biologjike dhe peizazhore si dhe mbrojtjes së trashëgimisë natyrore;

1.25. Mineralet - janë elemente kimike të vetë krijuara homogjene të strukturës formës
dhe përbërjes. Mineralet në kuptim të këtij ligji nuk janë lëndët minerale;

1.26. Ministri - ministri në Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;

1.27. Ministria - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;

1.28. Instituti – Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës.

1.29. Natyra e krijuar - pjesë të natyrës të cilën njeriu e ka krijuar me qellim të edukimit,
arsimimit, formësimit të elementeve peizazhore ose për qëllime të tjera që janë të rëndësishme
për ruajtjen e larmisë biologjike dhe peizazhore - dru radhitjet, parqet, kopshtet botanike,
arboretumet;

1.30. Natyra – e gjithë biosfera duke përfshirë komponentët e larmisë biologjike, vendbanimet,
formacionet gjeologjike, mineralet dhe fosilet, si dhe fenomenet tjera fizike dhe gjeografike në
tokë;

1.31. Ndërhyrjet në natyrë – çdo plan ose projekt i cili nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me
menaxhimin e zonës, por të cilat kanë ose mund të kenë ndikim të dukshëm në ZVM dhe ZVR
vetëm ose së bashku me planet dhe projektet tjera do të janë subjekt i një vlerësimi të ndërhyrjes;

1.32. Objektet speleologjike - zgavër/hapësirë nëntokësore më e gjatë se pesë (5) metra e
krijuar në kushte natyrore nën veprimin e faktorëve me origjinë joorganike dhe në të cilat mund të
hyj njeriu;

1.33. Organi i administratës - të gjitha institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e natyrës
përjashtuar ato në nivel komunal;

1.34. Organi kompetent i komunës - institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e natyrës në nivel
komunal;

1.35. Peizazh - pjesë e territorit me karakteristika të veçanta të relievit, formuar nga një
kompleks ekosistemesh të integruar në mënyrë funksionale, përfshirë edhe elementet e
qytetërimit;

1.36. Përbërësit e natyrës – të gjithë përbërësit burimor të natyrës: bima, kërpudha, kafsha,
minerali, fosili, shkëmbinjtë, uji, ajri, toka etj;

1.37. Përcjellja e gjendjes - monitorimi - përcjellje e planifikuar e gjendjes së natyrës,
përkatësisht e përbërësve të larmisë biologjike dhe peizazhore;

1.38. Përtëritja e natyrës - sanimi - një varg të masave me të cilat gjendja e prishur e larmisë
biologjike dhe peizazhore kthehet në gjendjen e përafërt burimore;

1.39. Plani i menaxhimit për zonat e mbrojtura – dokument të planifikimit ku autoriteti
përgjegjës për menaxhim me zonën e mbrojtur planifikon masat dhe aktivitetet për mbrojtjen e
trashëgimisë natyrore;

1.40. Planet e ekonomizimit me të mirat e natyrës – në bazë të ligjeve të veçanta përcaktohen
bazat ekonomike për menaxhimin, ekonomizimin dhe shfrytëzimin e të mirave të natyrës për
qëllime ekonomike, sociale dhe ekologjike. Ky plan dhe program nënkupton secilin plan ose
6
program i cili i nënshtrohet përgatitjes dhe/ose miratimit ne nivel shtetëror ose lokal, ose të cilin
organi ekzekutiv e ka përgatitur për nxjerrje në procedurë ligjore në Kuvendin e Republikës së
Kosovës ose Qeverinë dhe i cili është i paraparë me ligj ose akt ligjor, duke përfshi edhe planet
dhe programet për ndryshimin dhe plotësimet e atyre planeve dhe programeve;

1.41. Popullacioni – bashkësinë e individëve të llojit të njëjtë të lidhur në hapësirë dhe kohë, në
të cilën ato shumohen në mes veti;

1.42. Ri futja - ripopullimi – ripopullim i ndonjë lloji në territorin nga i cili më herët është
zhdukur, kurse në ekosistem ende janë kushtet e përafërta ekologjike si dhe më herët para
zhdukjes;

1.43. Ruajtja e natyrës– një sërë e masave të duhura për mirëmbajtjen ose restaurimin e
vendbanimeve natyrore dhe popullacioneve të llojeve të egra të florës dhe faunës në një status të
favorshëm;

1.44. Rrjeti ekologjik - sistem i zonave të rëndësishme ekologjike të lidhura ndërmjet veti, te
cilat me shtrirjen e balancuar biogjeografike dukshëm kontribuojnë në ruajtjen e vendbanimeve,
llojeve dhe larmisë biologjike të cilën e bëjnë zonat e rëndësishme ekologjike për Republikën e
Kosovës dhe janë përfshirë në Rrjetin e Zonave të Rëndësishme Ekologjike të BE “NATURA
2000”;

1.45. Shfrytëzim i qëndrueshëm – përdorim i përbërësve të larmisë biologjike në një mënyrë
dhe një vëllim që nuk ndikon në zvogëlimin afatgjatë të larmisë biologjike, duke mirëmbajtur
potencialin e saj, për të plotësuar nevojat dhe aspiratat e brezave, të sotëm dhe të ardhshëm;

1.46. Shkëmb – formë unike e relievit me karakteristika të veçanta hidrogjeologjike dhe
gjeomorfologjike;

1.47. Shtresimet – paraqesin shtresime të mineraleve në hapësirat nëntokësore të formave të
ndryshme - stalaktitet, stalagmitet, stalagnatet, helektitet etj.;

1.48. Statusi i ruajtjes së llojeve - tërësia e ndikimeve vepruese në lloje të cilat mundë të
ndikojnë në shpërndarjen afatgjatë dhe begatinë e popullacioneve të tyre brenda territorit të
Republikës së Kosovës;

1.49. Statusi i ruajtjes së vendbanimeve natyrore – tërësia e ndikimeve vepruese në
vendbanimin natyror dhe llojet e tij specifike që mundë të ndikojnë në shpërndarjen e tyre
natyrore afatgjatë strukturën dhe funksionet si dhe mbijetesën afatgjatë të llojeve të tyre tipike;

1.50. Të mirat e natyrës - resurset natyrore – të gjithë përbërësit e natyrës të cilat njeriu i
shfrytëzon për qëllime ekonomike. Të mirat e natyrës mund të jenë të papërsëritshme - lëndët
minerale dhe të përsëritshme - të mirat biologjike, ujërat, toka e përsëritshme;

1.51. Vendbanim i një lloji – mjedis i definuar nga faktorët specifik biotik dhe abiotik, në të cilin
llojet jetojnë në të gjitha fazat e ciklit të tyre biologjik;

1.52. Tipat e vendbanimeve natyrore me interes për Komunitetin - ato vendbanime natyrore
të cilat gjinden në Republikën e Kosovës dhe janë ose mund të jenë të listuara në Direktivën e
Habitateve në Aneksin e I;

1.53. Tipat e vendbanimeve natyrore me prioritet - tipat e vendbanimeve natyrore në rrezik
zhdukje, të cilët janë prezent në Republikën e Kosovës për ruajtjen e të cilave ajo ka përgjegjësi
të veçantë në raport me shkallën e zvogëlimit natyror në territorin e caktuar të këtij lloji të
vendbanimeve natyrore me prioritet janë të shënjuara me një yll (*) në Aneksin I;

1.54. Tregtia - shitja dhe blerja, posedimi për qëllime komerciale, ekspozimi publikut,
shfrytëzimin me qëllim të përfitimit material, mbajtja, shitja, ose transporti me qëllim shitjeje si dhe
qiraja ose ndërrimi i llojeve të egra të bimëve dhe shtazëve të mbrojtura;
7

1.55. Vend strehim – hapësirë e dedikuar për qëndrim të përkohshëm, përkatësisht për
shërimin e shtazëve të sëmura ose të lënduara, për të vegjlit e braktisur të cilët vetë nuk munden
të mbijetojnë në natyrë, shtazët të cilat i janë marr pronarit për shkak të mbajtjes së
kundërligjshme në internim, tregtisë jo të lejuar, eksportimit, importimit dhe arsyeve tjera të
përcaktuara me ligj;

1.56. Vendbanim natyror - habitat – zonë tokësore ose ujore e karakterizuar nga tiparet
gjeografike, abiotike dhe biotike, plotësisht natyrore ose gjysmë natyrore;

1.57. Vlera e mbrojtur e natyrës - vlerë e natyrës e mbrojtur nga organi i përcaktuar me këtë
Ligj dhe i regjistruar në Regjistrin e vlerave të mbrojtura të natyrës dhe ka të bëjë me zonat e
mbrojtura: rezervati strikt i natyrës, parku kombëtar, zona e veçantë, parku i natyrës, monumenti i
natyrës, peizazhi i mbrojtur dhe monument i arkitekturës së parkut, llojet e mbrojtura të bimëve,
kërpudhave dhe shtazëve përfshirë ekzemplarët e ngordhur të llojeve të egra të mbrojtura në
bazë të këtij Ligji dhe akteve ndërkombëtare, pjesëve dhe derivateve të tyre si dhe mineraleve,
fosileve dhe shtresimeve të mbrojtura;

1.58. vlerat e natyrës - pjesë të natyrës të cilat meritojnë mbrojtje të veçantë me qëllim të
ruajtjes të larmisë biologjike dhe peizazhore për shkak të ndjeshmërisë së tyre ose për shkak
interesit shkencor, kulturor, estetik, arsimor, ekonomik dhe interesave tjera publike;

1.59. Zonë – një territor gjeografik të definuar shtrirja e të cilit qartë është përvijuar;

1.60. Zonë e rëndësishme ekologjike- territor i cili dukshëm kontribuon në ruajtjen e larmisë
biologjike në Republikën e Kosovës;

1.61. Zona e veçantë – zonë e veçantë e mbrojtur ose zonë e veçantë e ruajtjes;

1.62. Zonë e Veçantë e Mbrojtur - ZVM - zonën e shpallur sipas Direktivës së BE-së për zogjtë
e egër, zonat më të përshtatshme për kah madhësia dhe numri për ruajtjen e llojeve të listuara ne
Aneksin I dhe për llojet që rregullisht migrojnë;

1.63. Zonë e Veçantë e Ruajtur - ZVR - zonën e rëndësishme për Komunitetin e shpallur
përmes masave ligjore, administrative dhe/ose aktit të kontratës kur masat e ruajtjes së
domosdoshme janë zbatuar për mirëmbajtjen ose restaurimin në statusin e favorshëm të ruajtjes
të vendbanimit natyror dhe/ose popullacionit të llojit për të cilin zona është shpallur.


KREU II
VLERAT E MBROJTURA TE NATYRES

Neni 8

1. Vlerat e mbrojtura të natyrës sipas këtij ligji janë:

1.1. zonat e mbrojtura:

1.1.1. rezervati strikt i natyrës;

1.1.2. parku kombëtar;

1.1.3. zonë e veçantë – ZVM dhe ZVR;

1.1.4. park natyre;

1.1.5. monument natyre;

1.1.6. peizazh i mbrojtur;
8
1.1.7. monument i arkitekturës së parkut.

1.2. llojet e mbrojtura:

1.2.1. lloj i egër strikt i mbrojtur;

1.2.2. lloj i egër i mbrojtur;

1.2.3. lloj i zbutur vendor i mbrojtur.

1.3. mineralet, shtresimet dhe fosilet e mbrojtura.

2. Vlerat e mbrojtura të natyrës renditen në shkallë të rëndësisë:

2.1. ndërkombëtare;

2.2. kombëtare;

2.3. lokale.

3. Radhitja sipas shkallëve nga paragrafi 2. i këtij neni, përcaktohet me akt nën ligjor nga Ministria në
bazë të vlerësimit profesional të vlerës së mbrojtur të natyrës.

Neni 9
Zonat e Mbrojtura Ndërkufitare

1. Zonat e mbrojtura mund të lidhen me zonat e mbrojtura të shtetit tjetër.

2. Plani i menaxhimit dhe masat e mbrojtjes të zonave të mbrojtura ndërkufitare, me marrëveshje
përcaktohen me organin kompetent të shtetit në të cilin ndodhet pjesa e zonës së mbrojtur ndërkufitare.

Neni 10
Rezervati strikt i natyrës

1. Rezervati strikt i natyrës është zonë e tokës dhe/ose ujit e pandryshuar ose shumë pak e ndryshuar
dhe është i dedikuar ekskluzivisht për ruajtjen e natyrës së paprekur, hulumtime shkencore të larmisë
biologjike, përcjelljen e gjendjes së natyrës si dhe arsimimit nëse nuk rrezikojnë zhvillimin e lirshëm të
proceseve natyrore.

2. Për hulumtime dhe vizita arsimore në rezervatin strikt duhet të merret leja nga Ministria.

3. Në rezervatin strikt ndalohet kryerja e veprimtarive ekonomike dhe veprimtarive të tjera.

Neni 11
Parku kombëtar

1. Parku kombëtar është zonë e gjerë e tokës dhe/ose ujit, me vlera të jashtëzakonshme dhe të
shumëllojshme natyrore, përfshin një ose më shumë ekosisteme natyrore të ruajtura ose pak të
ndryshuara dhe kryesisht dedikohet për ruajtjen e vlerave burimore të natyrës.

2. Parku kombëtar ka rëndësi shkencore, kulturore, edukativo arsimore dhe rekreative.

3. Në parkun kombëtar lejohen punët dhe veprimtaritë me të cilat nuk rrezikohet natyra burimore.

4. Në parkun kombëtar ndalohet shfrytëzimi ekonomik i të mirave të natyrës.

5. Në parkun kombëtar lejohen veprimtaritë hoteliere – turistike dhe rekreative të cilat janë në funksion të
vizitave, arsimimit, të nevojave shëndetësore – rekreative dhe turistike, bujqësia ekstensive tradicionale,
9
peshkataria nëse nuk rrezikohet ekzistenca e llojeve dhe baraspesha natyrore në pajtim me këtë Ligj dhe
planin e menaxhimit.

6. Veprimtaritë nga paragrafi 5. të këtij neni mund të kufizohen për të ruajtur natyrën burimore të parkut
kombëtar.

Neni 12
Zona e veçantë e mbrojtur

1. Zona e veçantë e mbrojtur është zonë e tokës dhe/ose ujit me rëndësi të veçantë për shkak se është
unike, e rrallë - reprezentative, ose është vendbanim i llojeve të egra dhe veçanërisht është i
rëndësishëm për hulumtime shkencore.

2. Zona e veçantë mundet me qenë: bimore, mikologjike, e vegjetacionit pyjor, zoologjike - ornitologjike,
ihtiologjike, gjeologjike, paleontologjike, hidrogjeologjike, hidrologjike etj.

3. Në zonën e veçantë nuk lejohen ndërhyrjet, punët dhe veprimtaritë të cilat munden me ia prishë
veçoritë për shkak të cilave është shpallë zonë e veçantë - grumbullimi dhe shkatërrimi i bimëve,
shqetësimi, kapja dhe vrasja e shtazëve, futja e llojeve të reja biologjike, ndërhyrjet melioruse, llojet e
ndryshme të ekonomizimit dhe shfrytëzimi tjetër e të ngjashme.

4. Në zonën e veçantë janë të lejuara ndërhyrjet, punët dhe veprimtaritë me të cilat mbahen ose
përmirësohen kushtet të rëndësishme për ruajtjen e veçorive për shkak të cilave është shpallë zona.

5. Vizita dhe shikimi i zonës së veçantë mund të ndalohet ose të kufizohet me masat e mbrojtjes.

6. Me aktin ligjor për shpalljen e zonës së veçantë njëkohësisht mund të mbrohen vlera të ndryshme për
shkak të së cilave shpallet zona ornitologjike – ihtiologjike, gjeologjiko – hidrologjike etj.

Neni 13
Parku i natyrës

1. Parku i natyrës paraqet zonë të madhe natyrore ose pjesërisht artificiale të tokës dhe ose ujit me
karakteristika ekologjik të rëndësisë kombëtare e ndërkombëtare me vlera të theksuara të larmisë
peizazhore, edukative-arsimore, kulturo – historike dhe turistike – rekreative.

2. Në parkun e natyrës lejohen veprimtarit ekonomike dhe aktivitetet tjera me të cilat nuk rrezikohet roli
dhe karakteristikat e rëndësishme të tij.

3. Mënyra e kryerjes se aktiviteteve ekonomike dhe shfrytëzimi i të mirave të natyrës në parkun e natyrës
përcaktohen me kushtet për mbrojtjen e natyrës.

Neni 14
Monumenti i natyrës

1. Monumenti i natyrës është pjesë ose tërësi e pjesëve të pandryshuara të natyrës së gjallë ose të
vdekur i cili ka vlerë ekologjike, shkencore, estetike ose kulturo-historike dhe/ose vlera turistike.

2. Monumenti i natyrës mundet me qenë gjeologjik - paleontologjik, mineralogjik, hidrologjik, strukturë
gjeologjike, sediment etj, gjeomorfologjik - shpella, humnera, muret shkëmbore, hidrologjik - burime, ujë
rrjedhë, ujëvarë, liqe, botanik - ekzemplarë të rrallë ose të rëndësishëm të botës bimore për një lokalitet,
lokalitet i vogël botanik ose zoologjik i rëndësishëm për vlerat e tij shkencore.

3. Në monumentin e natyrës dhe në afërsi të drejtpërdrejt të tij që është pjesë përbërëse e zonës së
mbrojtur nuk lejohen veprimtaritë të cilat rrezikojnë karakteristikat dhe vlerat e tij.




10


Neni 15
Peizazhi i mbrojtur

1. Peizazhi i mbrojtur është zonë natyrore ose artificiale me vlerë të madhe peizazhore dhe larmi
biologjike ose me vlerë kulturo-historike, ose peizazh me veçori të ruajtura unikale karakteristike për
zonën e caktuar i dedikuar për pushim dhe rekreacion.

2. Në peizazhin e mbrojtur nuk lejohen ndërhyrjet dhe punët të cilat prishin karakteristikat për shkak të
cilit është shpallë i mbrojtur.

Neni 16
Monument i arkitekturës së parkut

1. Monumenti i arkitekturës së parkut është hapësirë e krijuar artificialisht - kopshti botanik, arboretumi,
parku i qytetit, dru radhitjet, si dhe format tjera të kopshteve dhe parqeve, përkatësisht trungje individuale
ose grupe trungjesh që kanë vlerë të madhe estetike, kulturo-historike, ekologjike ose shkencore.

2. Në monumentin e arkitekturës së parkut dhe në afërsi të drejtpërdrejt të tij e cila është pjesë përbërëse
e zonës së mbrojtur nuk janë të lejuara veprimtaritë ose punët të cilat mund të ndryshojnë ose të prishin
vlerat për shkak të cilave është mbrojtur.

Neni 17
Llojet e mbrojtura

1. Llojet e egra të cilat janë të rrezikuara dhe të rralla mbrohen si lloje strikt të mbrojtura dhe lloje të
mbrojtura.

2. Lloji strikt i mbrojtur mund të përcaktohet nëse:

2.1. lloji i egër është i kërcënuar të zhduket nga territori i Republikës së Kosovës;

2.2. është lloj endemik i përhapur në një territor të kufizuar;

2.3. lloj i egër i mbrojtur në bazë të akteve ndërkombëtare.

3. Lloji i mbrojtur mund të përcaktohet nëse:

3.1. lloji i egër vendor është i ndjeshëm ose i rrallë dhe nuk kërcënohet të zhduket nga territori i
Republikës së Kosovës;

3.2. lloji i egër i cili nuk është i kërcënuar por për shkak dukjes së tij lehtë mund të ngatërrohet
me llojin e egër të kërcënuar;

3.3. lloji egër sipas akteve ndërkombëtare në fuqi.

4. Lloj vendor i zbutur i mbrojtur mund të përcaktohet ajo racë/varietet autokton i bimës ose e shtazës e
cila është zhvilluar si pasojë e kultivimit tradicional dhe paraqet vlerë të trashëgimisë natyrore.

5. Për çështjet për të cilat mbrojtja e llojeve të egra të mbrojtura dhe llojeve vendore të zbutura nuk
është rregulluar me këtë ligj zbatohen dispozitat e veçanta të legjislacionit ne fuqi.

Neni 18
Mineralet, shtresimet dhe fosilet e mbrojtura

1. Mineral i mbrojtur mund të përcaktohet ai mineral, grupime mineralesh apo shtresime të cilët janë të
rrallë, i madhësisë ose pamjes së veçantë, ose me rëndësi të jashtëzakonshme shkencore që në kuptim
të këtij ligji paraqet vlerë natyrore.
11

2. Fosil i mbrojtur mund të përcaktohet ai fosil i cili është i rrallë, i madhësisë ose pamjes së veçantë ose
me rëndësi të jashtëzakonshme shkencore, që në kuptim të këtij ligji paraqet vlerë natyrore.

3. Mineralet, shtresimet dhe fosilet janë pronë e Republikës së Kosovës.

4. Ndalohet shkatërrimi i mineraleve, shtresimeve dhe fosileve të mbrojtura si dhe vend gjetjeve të tyre.


KREU III
PROCEDURAT E SHPALLJES SE VLERAVE TE MBROJTURA TE NATYRES

Neni 19
Zonat e mbrojtura

1. Parkun kombëtar me ligj e shpallë Kuvendi i Republikës së Kosovës - këtu e tutje: Kuvendi.

2. Rezervatin strikt, zonën e veçantë - ZVM dhe ZVR , parkun e natyrës dhe monumentin e natyrës me
rëndësi te veçantë i shpallë Qeveria Republikës së Kosovës - këtu e tutje: Qeveria.

3. Monumentin e natyrës, peizazhin e mbrojtur dhe monumentin e arkitekturës së parqeve, i shpallë
kuvendi i komunës në territorin e së cilës gjendet, pas marrjes paraprake të pëlqimit nga Ministria.

4. Zonat e mbrojtura nga paragrafi 3. i këtij neni të cilat shtrihen në territorin e dy (2) ose më shumë
komunave me propozim të Ministrisë i shpallë Qeveria.

5. Nëse mbrojtjen nga paragrafi 3. i këtij neni e propozon Ministria, kurse kuvendi i komunës në afat prej
tre muajsh nga dita e pranimit të propozimit nuk e nxjerr aktin për mbrojtje, atë vlerë të natyrës e shpallë
Qeveria.

Neni 20
Përmbajtja e propozimit për shpallje

1. Propozimi i aktit për shpallje bazohet në propozimin profesional të cilin e harton Instituti i Kosovës për
Mbrojtjen e Natyrës - këtu e tutje Instituti, me të cilin përcaktohen vlerat e zonës e cila propozohet të
mbrohet, mënyra e administrimit me atë zonë, si dhe propozimi i organit i cili nxjerr aktin për shpallje për
sigurimin e mjeteve për administrimin me zonën e mbrojtur.

2. Baza profesionale nga paragrafi 1. i këtij neni përmban përshkrimin detal të veçorive të vlerave të
zonës e cila mbrohet, vlerësimi i gjendjes së asaj zone, pasojat që dalin nga nxjerrja e aktit për shpallje,
veçanërisht në të drejtën e pronësisë dhe veprimtaria ekonomike e hasur, si dhe vlerësimi i mjeteve të
duhura për zbatimin e aktit për shpallje të zonës së mbrojtur.

3. Për propozimin e shpalljes së zonës së mbrojtur informohet publiku. Me informim të publikut
nënkuptohet qasja publike në aktin e propozuar për shpalljen e zonës së mbrojtur dhe bazën
profesionale me dokumentacionin hartografik.

4. Procedurën e qasjes publike në shpalljen e parqeve kombëtare, parqeve të natyrës, rezervatit strikt
dhe zonën e veçantë i organizon dhe e udhëheqë Ministria, kurse procedurën e qasjes publike për
shpalljen e zonave tjera të mbrojtura: - monumentin e natyrës, peizazhin e mbrojtur dhe monumentin e
arkitekturës së parqeve e organizon dhe e udhëheqë kuvendi komunal.

5. Qasja e publikut nga paragrafi 4. i këtij neni zgjatë më së paku tridhjetë (30) ditë.

6. Propozuesi i aktit për shpalljen e zonës së mbrojtur ka detyrim që të deklarohet për propozimet që
kanë dalë nga qasja e publikut, kurse vërejtjet e parashtruara nga debati bëhen pjesë përbërëse e
dokumentacionit në të cilin bazohet propozimi për shpallje.

12
7. Lajmërimi për qasjen publike shpallet në mjetet e informimit publik dhe në ueb faqen e Ministrisë dhe
përmban shënimet, dokumentacionin hartografik dhe dokumentacion tjetër lidhur me zonën e propozuar
për vënie në mbrojtje, afatin kohor për shqyrtim, datën e përfundimit të pranimit të komenteve dhe
referencat e organit i cili i pranon komentet.

Neni 21
Përmbajtja e aktit të shpalljes

1. Akti për shpalljen e zonës së mbrojtur përmban:

1.1. emrin dhe kategorinë e zonës së mbrojtur;

1.2. kufijtë hapësinor të zonës së mbrojtur;

1.3. shenjen e përmasës se paraqitjes hartografike, gjegjësisht shenja tjetër të lokacionit;

1.4. paraqitjen hartografike për zonën e veçantë në përmasë më së paku 1 : 5000, kurse zonat tjera
të mbrojtura 1 : 25.000 me kufij të vijëzuar, gjegjësisht me shenjen e lokacionit, të cilat janë pjesë
përbërëse e aktit për shpallje.

2. Me qellim të pengimit të rrezikimit të zonës së mbrojtur me aktin e shpalljes mund të përcaktohet zona
e ndikimit e cila është jashtë zonës së mbrojtur dhe përshkruhen masat e mbrojtjes së sajë.

Neni 22
Akti për shpallje

1. Akti për shpalljen e zonës së mbrojtur nga neni 21 të këtij ligji shpallet në Gazetën Zyrtare të
Republikës së Kosovës.

2. Pasqyrën hartografike me kufijtë e vijëzuar, përkatësisht me shenjën e lokacionit e ruan organi i cili e
ka nxjerr aktin, kurse një kopje të aktit dhe shenjen e lokacionit është i detyruar t`ia dërgoj Ministrisë dhe
Institutit.

Neni 23
Humbja e statusit të zonës së mbrojtur

Nëse zona e mbrojtur e shpallur nga Komuna i humbë vlerat për të cilat është mbrojt, organi i cili e ka
nxjerr aktin për mbrojtje, nxjerr aktin për ndërprerjen e mbrojtjes pas marrjes paraprake të pëlqimit të
Ministrisë, e cila nuk nevojitet kur akti për ndërprerjen e mbrojtjes nxirret me ligj ose me akt nënligjor të
Qeverisë.

Neni 24
Mbrojtja paraprake

1. Për zonat për të cilat Instituti në bazë të arsyetimit profesional përcakton se ka karakteristikat e zonës
së mbrojtur dhe/ose është filluar procedura për marrjen nën mbrojtje, përcaktohet se është nën mbrojtje
paraprake me nxjerrjen e vendimit për mbrojtjen paraprake. Vendimin për mbrojtjen paraprake e nxjerr
Ministria.

2.. Me vendimin për mbrojtjen paraprake përcaktohet zona e mbrojtur, masat dhe kushtet e mbrojtjes
dhe përcaktimi i afatit i cili nuk mundet të jetë më i gjatë se dy (2) vjet nga dita e nxjerrjes.

3. Për kohën sa zgjat mbrojtja paraprake e vlerës së natyrës aplikohen dispozitat e këtij ligji.

Neni 25
Llojet e mbrojtura

13
1. Llojet e egra të cilat në kuptim të këtij ligji janë të kërcënuara, Ministria në propozim të Institutit i shpall
me akt nënligjor si lloje të mbrojtura ose strikt të mbrojtura në bazë të vlerësimit të shkalles së kërcënimit
të llojeve të caktuara dhe detyrimeve që dalin nga aktet ndërkombëtare.

2. Akti nga paragrafi 1. i këtij neni nxirret në bazë të listës të kuqe të cilën e harton Instituti.

Neni 26
Llojet vendore të zbutura

1. Llojet vendore të zbutura të cilat janë të kërcënuara në kuptim të këtij ligji në propozim të Institutit,
ministri i përcakton dhe i shpallë me akt nën ligjor si lloje vendore të zbutura të mbrojtura.

2. Me akt nën ligjor nga paragrafi 1. i këtij neni përcaktohen qëllimit e kultivimit, rregullat e kultivimit dhe
ruajtja e bazave të pastra dhe të shëndosha gjenetike, si dhe mënyra e shfrytëzimit të llojeve të
rrezikuara vendore të zbutura të cilat nuk janë përcaktuar me ligj të veçantë.

Neni 27
Shpallja e mineraleve, shtresimeve dhe fosileve të mbrojtura

Mineralet, shtresimet dhe fosilet i përcakton dhe shpall të mbrojtura, ministri në propozim të Institutit.

Neni 28
Regjistri i vlerave të mbrojtura të natyrës

1. Vlerat e mbrojtura të natyrës regjistrohen në Regjistrin e vlerave të mbrojtura të natyrës.

2. Regjistrin e vlerave të mbrojtura të natyrës e mban Ministria.

3. Regjistrimi dhe fshirja e vlerave të mbrojtura të natyrës nga Regjistri bëhet në bazë të aktit për
përcaktimin, përkatësisht shpalljen, ose aktin për ndërprerjen e mbrojtjes.

4. Përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes të Regjistrit për vlerat e mbrojtura të natyrës e përcakton ministri
me akt nën ligjor.

5. Shënimet nga Regjistri i vlerave të mbrojtura të natyrës janë publike, përveç nëse përcaktohet që
shënimet për shtrirjen e vlerës së mbrojtur të natyrës, janë fshehtësi për të ruajtur atë.

6. Shënimet në Regjistër, ndryshimet dhe shlyerja nga ai shpallen ne “Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës”.


KREU IV
ZBATIMI I MBROJTJES DHE RUAJTJES SE NATYRES

Neni 29
Masat e përgjithshme për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës

1. Pronarët dhe përdoruesit e ligjshëm të përbërësve të natyrës janë të detyruar t`ju lejojnë
përfaqësuesve të organeve për kryerjen e punëve administrative dhe/ose profesionale në mbrojtjen e
natyrës - këtu e tutje: organet kompetente - dhe personave të autorizuar nga ata të vizitojnë dhe të
shikojnë ato me qëllim të hulumtimit, mbledhjes të dhënave profesionale si dhe të mbikëqyrin zbatimin e
masave dhe kushteve të përcaktuara për mbrojtjen e natyrës.

2. Dispozitat nga paragrafi 1. i këtij ligji vlejnë edhe për vlerat e mbrojtura të natyrës.

Neni 30
Organizimi i vozitjeve dhe parkimi

14
1. Për organizimin e vozitjes, vozitjen dhe parkimin e automjeteve motorike - test vozitja, kros vozitja,
vozitja jashtë rrugëve, vozitjet sportive, vozitje garuese dhe promovuese e ngjashëm, jashtë çdo lloji të
rrugëve, në rrugët fushore dhe stazat e rregulluara duhet të merret leja e Ministrisë me pëlqimin e organit
kompetent për punët e bujqësisë dhe pylltarisë.

2. Në rastet e kryerjes të detyrës zyrtare, të veprimtarive në bujqësi, pylltari ose veprimtarit tjera të
lejuara, kur kjo është në pajtim me këtë Ligj dhe dispozitat e tjera, leja nuk nevojitet.

Neni 31
Ndërrimi i destinimit të tokës

Në zonën e mbrojtur ndalohet ndërrimi i destinimit të tokës, e cila nuk është në pajtim me dokumentin e
planifikimit hapësinor dhe Ligjit për Tokën Bujqësore.

Neni 32
Plehrat dhe pesticidet

1. Mjetet për mbrojtjen e bimëve dhe plehrat minerale mund të përdoren në bazë të vlerësimit profesional
dhe rezultateve të verifikimit të gjendjes së përgjithshme në llojet e mbrojtura, në mënyrë të pranueshme
për natyrën në pajtim me legjislacionin ne fuqi.

2. Në rast të dyshimit të bazuar se me përdorimin e mjeteve për mbrojtjen e bimëve ose plehrave
minerale, rrezikohet larmia biologjike ose vlera e natyrës, përkatësisht përdorimi nuk është e pranueshme
nga aspekti ekologjik, ministri pas marrjes paraprake të mendimit të organit kompetent për bujqësi e
pylltari, përkohësisht me urdhëresë kufizon ose bënë ndalimin e përhershëm të përdorimit të mjeteve për
mbrojtjen e bimëve ose plehrave minerale me të cilat rrezikohet larmia biologjike ose vlera e natyrës.

Neni 33
Ndërhyrjet në natyrë

1. Vlerësimi i pranueshmerisë për rrjetin ekologjik është proces i detyrueshëm me të cilin vlerësohet se a
ekziston besueshmëria se zbatimi i planit, programit ose ndërhyrjes në zonën e rrjetit ekologjik, vet ose
së bashku me planet tjera, programet ose ndërhyrjet, mund të ketë ndikim të dukshëm në qëllimet e
ruajtjes dhe tërësisë se zonës të rrjetit ekologjik bazuar në strukturën dhe funksionalitetin e saj.

2. Vlerësimi i pranueshmerisë për rrjetin ekologjik nuk kërkohet nëse plani, programi apo ndërhyrja është
drejtpërdrejt i lidhur me menaxhimin e zonës të rrjetit ekologjik.

Neni 34

1. Për ndërhyrjen e planifikuar në zonën e rrjetit ekologjik, e cila vet ose bashkë me ndërhyrjet tjera mund
të këtë ndikim të dukshëm në qëllimet e ruajtjes dhe tërësinë e zonës së rrjetit ekologjik, shqyrtohet
pranueshmeria për rrjetën ekologjik në pajtim me ketë ligj.

2. Për ndërhyrjen për të cilin me ligj të veçantë me të cilin rregullohet Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis -VNM-
kërkohet vlerësimi i ndikimit të ndërhyrjes si dhe për ndërhyrjen për të cilin nevoja e vlerësimit është
përcaktuar gjatë procedurës së shqyrtimit të vlerësimit, shqyrtimi kryesor mbi pranueshmerinë e
ndërhyrjes për rrjetën ekologjik në raport me qëllimet e ruajtjes së tërësisë të rrjetit ekologjik kryhet në
kuadër të procedurës së detyruar për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

3. Për planet dhe programet zbatimi i të cilave mund të këtë ndikim të rëndësishëm në qëllimet e ruajtjes
dhe tërësinë e rrjetit ekologjik detyrimisht zbatohet shqyrtimi i pranueshmerisë për rrjetin ekologjik.

4. Për planet dhe programet, për të cilat me ligjin me të cilin rregullohet mbrojtja e mjedisit parashihet
detyrimi i vlerësimit strategjik mjedisor si dhe për planet dhe programet për të cilat nevoja e vlerësimit
strategjik është vërtetuar në procesin e shqyrtimit të atij vlerësimi, shqyrtimi kryesor mbi pranueshmerinë
e planit dhe programit për rrjetën ekologjik në raport me qëllimet e ruajtjes dhe tërësinë e zonës së rrjetit
ekologjik kryhet në kuadër të procedurës së detyruar për vlerësimin strategjik të planit dhe programit.

15
5. Përmbajtjen, afatin dhe mënyrën e zbatimit të procedurës së vlerësimit të pranueshmerisë për rrjetën
ekologjike në raport me qëllimet e ruajtjes dhe tërësinë e zonës së rrjetit, si dhe mënyrën e njoftimit të
publikut, ministri e rregullon me akt nën ligjor.


Neni 35

1. Procedura e vlerësimit të pranueshmerisë për zonën e rrjetit ekologjik përbehet nga: vlerësimi paraprak
i pranueshmerisë - në tekstin e mëtejmë: vlerësimi paraprak, shqyrtimi kryesor i vlerësimit për
pranueshmerinë me shqyrtimin e alternativave tjera të përshtatshme - në tekstin e mëtejmë: vlerësimi
kryesor, përcaktimi i interesit publik madhor dhe kushteve të kompensimit.

2. Nëse gjatë procedurës së vlerësimit paraprak të planit ose projektit dyshohet se ai ka ndikim të
dukshëm negativ do të refuzohet.

Neni 36

1. Ministria zbaton shqyrtimin paraprak për zonën e rrjetit ekologjik nëse ajo njëkohësisht është edhe
zonë e mbrojtur në kategori të parkut kombëtar, parkut të natyrës, zonën e veçantë, monumentin e
natyrës si dhe për ndërhyrjet për të cilat organi kompetent i administratës për çështjet mjedisore dhe të
planifikimit hapësinor zbaton procedurën e VNM-së dhe procedurën për vlerësimin e nevojës së VNM-së
sipas aktit të veçantë.

2. Organi kompetent i komunës përgjegjës për punët e mbrojtjes së natyrës -këtu e tutje: organi
kompetent -, në territorin e së cilës ndodhet zona e rrjetit ekologjik, zbaton shqyrtimin paraprak për zonën
e rrjetit ekologjik e cila përfshin zonën e mbrojtur në kategoritë e peizazhit të mbrojtur dhe monumentit të
arkitekturës së parkut, si dhe për ndërhyrjet në zonën e cila nuk është veçanërisht e mbrojtur dhe për te
cilën organi kompetent i administratës e zbaton VNM - në dhe procedurën e shqyrtimit për nevojën e
VNM-së sipas aktit të veçantë. Gjatë procedurës të shqyrtimit paraprak organi i aministratës është i
detyruar të kërkoj mendimin paraprak të Institutit.

3. Nëse gjatë procedurës së shqyrtimit paraprak nga paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni vërtetohet se
ndërhyrja e planifikuar nuk ka ndikim të dukshëm në zonën e rrjetit ekologjik, Ministria gjegjësisht organi i
administratës lëshon vërtetimin mbi pranueshmerinë e ndërhyrjes. Nëse vërtetohet se ndërhyrja mund të
ketë ndikim të dukshëm në zonën e rrjetit ekologjik, Ministria gjegjësisht organi i administratës do ta
refuzoj dhënien e autorizimit në fazën e parë.

4. Vendimi nga paragrafi 3. i këtij neni nuk do te nxirret në rastin kur me aktin e veçantë nga lëmi i
mbrojtjes së mjedisit për ndërhyrje zbatohet procedura e VNM-së gjegjësisht shqyrtimi mbi nevojën e
vlerësimit. Ne atë rast Ministria gjegjësisht organi i administratës në vend të vendimit do të jap mendim
për detyrimin e zbatimit te procedurës të shqyrtimit kryesor. Në procedurën e cila do të zbatohet sipas
aktit të veçantë nga lëmi i mbrojtjes së mjedisit, ky mendim është i detyrueshëm gjatë nxjerrjes së
vendimit mbi nevojën e shqyrtimit të vlerësimit të ndikimit të ndërhyrjes në mjedis.

5. Përmbajtja e përafërt e aktit nga ky nen përcaktohet në aktin nën ligjor nga paragrafi 5. neni 34 i këtij
ligji.

Neni 37

1. Shqyrtimin kryesor e zbaton Ministria gjegjësisht organi i administratës komunale.

2. Nëse me shqyrtimin kryesor vërtetohet se ndërhyrja e planifikuar nuk ka ndikim të dëmshëm në
qëllimet e ruajtjes dhe tërësisë së zonës së rrjetit ekologjik, Ministria gjegjësisht organi i administratës,
nxjerr vendimin për lejimin e ndërhyrjes. Me vendim përcaktohen masat për zbutjen e pasojave të
dëmshme në zonë.

3. Gjatë shqyrtimit kryesor organi i administratës ose organi kompetent i komunës duhet të kërkoj
mendimin paraprak të Institutit, ndërsa vendimin nga paragrafi 2. e këtij nenit, t’ia parashtrojë Ministrisë.

16
4. Nëse me shqyrtimin mbi pranushmerinë e ndërhyrjes në rrjetën ekologjik vërtetohet se ndërhyrja e
planifikuar ka ndikim të dëmshëm në qëllimet e ruajtjes dhe tërësinë e zonës së rrjetit, Ministria,
gjegjësisht organi i administratës, nxjerr vendimin me të cilin refuzohet kërkesa për zbatimin e ndërhyrjes.
Organi i administratës vendimin e vet ja parashtron Ministrisë.

5. Kur shqyrtimi kryesor zbatohet ne procedurën e VNM-së në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit,
shqyrtimi kryesor nuk do të zbatohet si procedurë e ndarë sipas këtij ligji. Ne atë rast në procedurën e
VNM-së, studimi duhet të përmbaj të gjitha shënimet e parapara për shqyrtimin kryesor të
pranueshmerisë për rrjetën ekologjike, në harmoni me aktin nga neni 34 paragrafi 5. i këtij ligji.

6. Vendimi nga paragrafi 2. dhe 4. i këtij neni nuk do të nxirret në rastet kur sipas dispozitave të veçanta
nga lëmi i mbrojtjes së mjedisit zbatohet vlerësimi i ndikimit të ndërhyrjes në mjedis. Në atë rast vendimi
mbi pranueshmerinë e ndërhyrjes në mjedis do të përmbajë edhe shqyrtimin e pranueshmerisë për
rrjetën ekologjik në harmoni me ketë ligj.

Neni 38

1. Nëse gjatë shqyrtimit të pranueshmerisë të ndërhyrjes në zonën e rrjetit ekologjik vërtetohet se
ndërhyrja e planifikuar ka ndikim të dëmshëm në rrjetë dhe nuk ka zgjedhje tjera të përshtatshme pa
ndikim të dukshëm, ndërhyrja megjithatë mund të ndërmerret nëse për ketë ekzistojnë arsye imperativi të
interesit publik madhor, duke përfshirë atë social dhe ekonomik.

2. Pala në procedurë, ose pala e interesuar, mundet Ministrisë ti parashtroj kërkesën për fillimin e
procedurës për përcaktimin e interesit publik madhor dhe kushteve të kompensimit.

3. Nëse vërtetohet ekzistimi i interesit publik madhor nga paragrafi 1. i këtij neni, Ministria nxjerr vendimin
për lejimin e zbatimit të ndërhyrjes së planifikuar. Me vendim përcaktohen kushtet e kompensimit me
qëllim të ruajtjes së lidhshmërisë së përgjithshme të rrjetit ekologjik.

4. Nëse nuk vërtetohet ekzistimi i interesit publik madhor, Ministria me vendim do ta refuzoi kërkesën për
zbatimin e ndërhyrjes.

5. Përjashtimisht, nëse në zonën e rrjetit ekologjik gjendet tipi i vendbanimit dhe/ose lloji nga Regjistri i
vendbanimeve të rëndësishme dhe llojeve veçanërisht të rrezikuara, interesi publik madhor për shkak të
cilit ndërhyrja e planifikuar lejohet vetëm në rast kur lidhshmëria ka të bëjë me shëndetin e popullatës dhe
sigurinë publike, ose në vendosjen e kushteve dukshëm më të volitshme mjedisore, ose arsyet tjera të
interesit publik madhor për të cilat vendimin e nxjerr Qeveria me pjesëmarrjen e publikut. Me vendim
përcaktohen kushtet e kompensimit, kushtet me qellim të ruajtjes së lidhshmërisë së rrjetit ekologjik.

6. Përjashtimisht, në rastet kur me aktet e veçanta nga lëmi i mbrojtjes së mjedisit për ndërhyrje zbatohet
procedura e vlerësimit të ndikimit të ndërhyrjes në mjedis, për interesin publik madhor dhe kushtet e
kompensimit organet kompetente nga paragrafët 3., 4,. dhe 5. të këtij neni nuk nxjerrin vendim në
harmoni me ketë ligj, por japin mendime të cilat janë detyruese në procedurën e vlerësimit të ndikimit të
ndërhyrjes në mjedis.

7. Regjistrin nga paragrafi 5. të këtij neni e nxjerr ministri.

Neni 39

1. Për planet dhe programet për të cilat sipas ligjit me të cilin rregullohet mbrojtja e mjedisit nuk është i
detyruar Vlerësimi Strategjik Mjedisor –VSM apo shqyrtimi për nevojën e VSM, dhe zbatimi i të cilave
mund të ketë ndikim të rëndësishëm në qëllimet e ruajtjes dhe tërësisë të zonës të rrjetit ekologjik,
procedurën e shqyrtimit të pranueshmerisë për rrjetën e zbaton Ministria.

2. Për planet dhe programet nga paragrafi 1. i këtij neni shqyrtimi i pranueshmerisë për rrjetin ekologjik
zbatohet në procedurën e dhënies së kushteve, masave dhe pëlqimit paraprak në harmoni me nenet 124,
125 dhe 126 të këtij ligji.

17
3. Shqyrtimi i pranueshmerisë për rrjetin ekologjik në raport me qëllimet e ruajtjes dhe tërësisë së zonës
së rrjetit, për planet dhe programet për të cilat me ligjin i cili rregullon mbrojtjen e mjedisit është paraparë
detyrimi për vlerësim strategjik mjedisor shqyrtimi mbi nevojën e vlerësimit strategjik, zbatohet në harmoni
me nenin 34 paragrafi 4. dhe nenin 40 të këtij ligji.


Neni 40

1. Për planet dhe programet nga neni 39 paragrafi 3. të këtij ligji, për të cilat është përcaktuar detyrimi i
vlerësimit strategjik mjedisor, shqyrtimin paraprak për zonën e rrjetit ekologjik e zbaton Ministria.

2. Për planet dhe programet nga neni 39 paragrafi 3. të këtij ligji, për të cilat me Ligjin për mbrojtjen e
mjedisit është përcaktuar detyrimi për shqyrtimin e vlerësimit strategjik mjedisor, shqyrtimi paraprak për
zonën e rrjetit ekologjik zbatohet në kuadër të procedurës së shqyrtimit të vlerësimit strategjik sipas
dispozitave nga lëmi i mbrojtjes së mjedisit.

3. Nëse me vlerësimin paraprak për planin dhe programin nga paragrafi 1. dhe 2. të këtij neni vërtetohet
që ai mund të ketë ndikim të dukshëm në zonën e rrjetit ekologjik, Ministria jep mendimin me të cilin
përcakton nevojën e zbatimit të vlerësimit kryesor për rrjetën ekologjik.

4. Shqyrtimi kryesor për zonën e rrjetit ekologjik zbatohet në kuadër të procedurës për vlerësim strategjik
mjedisor sipas dispozitave të veçanta nga lëmi i mbrojtjes së mjedisit.

Neni 41

1. Nëse bartësi i ndërhyrjes nuk i ndërmerr masat e zbutjes nga neni 37 paragrafi 2. dhe kushtet e
kompensimit nga neni 38 paragrafi 3. dhe 5. të këtij ligji, ato do ti zbatoj organi i administratës ose organi
kompetent i komunës me shpenzime të tij.

2. Organi i administratës ose organi kompetent i komunës me vendim përcakton detyrimin e bartësit të
ndërhyrjes për bartjen e shpenzimeve dhe lartësinë e shpenzimeve te ekzekutimit.

3. Ankesa ne vendim nga paragrafi 2. i këtij neni nuk e shtyn ekzekutimin e vendimit.

Neni 42

1. Ndërhyrjet në natyrë planifikohen në atë mënyrë që të shmangen dhe të bihen në masën më të ulët
dëmtimet e natyrës.

2. Gjatë zbatimit të ndërhyrjes bartësi i ndërhyrjes është i detyruar që të veproj në mënyrë që sa më pak
ta dëmtoj natyrën, e pas mbarimit të ndërhyrjes është i detyruar që në zonën e ndikimit të ndërhyrjes të
vendos gjendjen e njëjtë ose përafërsisht të njëjtë e cila ishte para ndërhyrjes gjegjësisht të bëjë
përtëritjen e natyrës.

Neni 43
Autoritetet përgjegjës për vendimmarrje

1. Ministria i përcakton kushtet e veçanta për mbrojtjen e natyrës në procedurën e dhënies të lejes së
lokacionit për ndërtim dhe kryerje të punëve dhe ndërhyrjeve në territorin e parkut kombëtar, zonën e
veçantë, parkun e natyrës, monumentin e natyrës, si dhe jashtë kufirit të zonës për ndërtim për objektet
me rendësi për Republikën e Kosovës të përcaktuara me akt të veçantë.

2. Leja nga paragrafi 1. i këtij neni lëshohet vetëm nëse ndërtimi i objekteve është i paraparë me Planin
hapësinor të zonës së mbrojtur dhe janë zbatuar procedurat e VNM- së dhe pranueshmerisë për natyrën.

3. Organi kompetent i komunës gjatë procedurës të dhënies së lejes së lokacionit për ndërtim dhe kryerje
të punëve ndërtimore dhe ndërhyrjeve në territorin e peizazhit të mbrojtur, monumentin e arkitekturës së
parqeve, si dhe jashtë kufirit të zonës ndërtimore, përcakton kushte e veçanta për mbrojtjen e natyrës.

18






Neni 44
Kompensimi për dëmet e shkaktuara në natyrë

1. Kushtet e kompensimit përcaktohen varësisht nga dëmtimi i paraparë ose i shkaktuar në zonën rrjetit
ekologjik si dhe mundësia e kthimit në gjendje të përafërt burimore.

2. Gjatë zgjedhjes së kushteve të kompensimit përparësi ka kompensimi me zonën e cila i ka
karakteristika e njëjta ose të ngjashme si zona e dëmtuar e rrjetit ekologjik për të cilën zbatohet
kompensimi, dhe me të cilin sigurohet lidhshmëria dhe tërësia e rrjetit ekologjik.

3. Llojet e kushteve të kompensimit janë:

3.1. krijimi i zonës së kompensimit e cila ka veti të njëjta ose të ngjashme si zona e dëmtuar e
rrjetit ekologjik;

3.2. krijimi i zonës tjetër të rrjetit ekologjik;
3.3. pagesa e shumës në para në vlerën e dëmit të shkaktuar zonës së rrjetit ekologjik në rast kur
nuk munden të realizohen kushtet e kompensimit;

3.4. nëse dëmi nuk mund të kompensohet, ndërhyrja ndalohet.

4. Për zonën e rëndësishme ekologjik të “NATURA 2000”, kusht i kompensimit mund të jetë vetëm krijimi i
zonës me karakteristika të njëjta ose të ngjashme të cilat i ka pasur zona e rrjetit së dëmtuar, bazuar në
qëllimet e ruajtjes, strukturën dhe funksionalitetin e zonës së rrjetit ekologjik.

5. Ministria i përcakton kushtet e kompensimit. Shuma në para në emër të kompensimit paguhet në
Buxhetin e Republikës së Kosovës.

Neni 45
Detyrimet e shkaktarit të dëmit

1. Nëse ndërhyrja në natyrë ose shfrytëzimi i të mirave të natyrës kryhet pa kushtet e përcaktuara për
mbrojtjen e natyrës ose në kundërshtim me kushtet e dhëna për mbrojtjen e natyrës dhe për këtë
paraqiten dëmtime në natyrë, bartësi i ndërhyrjes, përkatësisht shfrytëzuesi i të mirave të natyrës është i
detyruar që pa shtyrje dhe në shpenzime të veta t`i mënjanoj pasojat e dëmshme të krijuara nga veprimi i
vetë.

2. Nëse bartësi i ndërhyrjes në natyrë, përkatësisht shfrytëzuesi i të mirave të natyrës nuk i mënjanon
pasojat e dëmshme në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni, të njëjtat do ti mënjanoi organi i administratës
ose organi kompetent i komunës me shpenzime të bartësit të ndërhyrjes.

3. Organi i administratës ose organi kompetent i komunës me vendim e përcakton detyrimet e bartësit të
ndërhyrjes në natyrë, përkatësisht shfrytëzimin e të mirave të natyrës, për kompensim të shpenzimeve
dhe lartësinë e shpenzimeve të ekzekutimit.

4. Ankesa ne vendim nga paragrafi 3. i këtij neni nuk e shtyn ekzekutimin e vendimit.

Neni 46
Mbrojtja e ekosistemeve

1. Mbrojtja e ekosistemeve realizohet përmes zbatimit të masave të ruajtjes të larmisë biologjike në
shfrytëzimin e të mirave të natyrës dhe rregullimin e hapësirës si dhe me mbrojtjen e tipave të
vendbanimeve.
19

2. Instituti mbanë kadastrën e ekosistemeve dhe bashkërisht me personin i cili menaxhon me të mirën e
natyrës e përcjell gjendjen - monitorimin e ekosistemeve të veçanta dhe të kërcënuara, gjegjësisht të
tipave të vendbanimeve në pajtim me këtë ligj.



Neni 47
Mbrojtja e ekosistemeve pyjore

1. Ruajtja e larmisë biologjike të ekosistemeve pyjore bëhet në pajtim me këtë ligj dhe legjislacionin ne
fuqi.

2. Ruajtja e larmisë biologjike të pyjeve dhe ekonomizimi me pyje bazohet në parimet e zhvillimit të
qëndrueshëm dhe mbajtjen e sistemit natyror të llojeve dhe përtëritjen e tyre natyrore.

3. Ekonomizimi me pyje në kuptim të paragrafit 2. të këtij neni bëhet sipas parimeve të certifikimit të
pyjeve dhe sipas dispozitave të veçanta.

4. Për zonat e mbrojtura në të cilat nuk lejohet shfrytëzimi ekonomik i të mirave të natyrës, në bazë të
përcjelljes së gjendjes, nxirret programi i mbrojtjes të ekosistemeve pyjore i cili përmban masat e
mbrojtjes dhe përparimit të tyre.

5. Programin e mbrojtjes se ekosistemeve pyjore nga paragrafi 4. i këtij neni e harton dhe zbaton
Drejtoria e cila administron me zonën e mbrojtur, dhe nxirret në pajtim me dispozitat e veçanta për
rregullimin e pyjeve, me pëlqimin e Ministrisë.

Neni 48
Pyllëzimi

1. Pyllëzimi në vendet ku këtë e lejojnë kushtet e vendbanimeve, bëhet me llojet vendore të drunjve me
llojet që shprehin përbërjen natyrore, duke shfrytëzuar metodat e përshtatshme natyrore me lejen e
Ministrisë.

2. Pyllëzimi i sipërfaqeve jo pyjore bëhet nëse me këtë nuk rrezikohet tipat e vendbanimeve të rrallë dhe
jo pyjor.

3. Tipat e vendbanimeve të kërcënuara dhe të rralla përfshihen në planet e ekonomizimit me pyje të
zonës së caktuar në bazë të kartës të tipave të vendbanimeve nga neni 62 i këtij ligji.

Neni 49
Ruajtja e ekosistemeve pyjore me masa biologjike dhe bioteknike

1. Për të ruajtur larminë biologjike të pyjeve, lejohet përdorimi i mjeteve biologjike dhe bioteknike për
mbrojtjen e bimëve.

2. Nëse paraqitet shkaktari i cili mund të shkaktoj dëme të mëdha ekonomike dhe nuk ekziston mjet
përkatës biologjik ose bioteknik, mund të përdoren mjete kimike pas marrjes së lejes të organit kompetent
për punët e bujqësisë dhe pylltarisë dhe pëlqimit të Ministrisë.

Neni 50
Ruajtja e larmisë biologjike gjatë prerjes së pyjeve

1. Për të ruajtur larminë biologjike në të gjitha pyjet duhet siguruar mbetjen e një përqindjeje të drunjëve
që kanë arrit pjekurinë, të vjetër dhe të tharë, veçanërisht drunjtë me zgavra, sipas kushteve për
mbrojtjen e natyrës të cilat janë pjesë përbërëse e planeve menaxhuese.

2. Kushtet e mbrojtjes së natyrës përcaktohen për ndonjë tip të pyllit ekologjik-ekonomik ose shkallë
rregulluese dhe janë pjesë përbërëse e planeve menaxhuese.
20

3. Gjatë kryerjes të prerjes të sipërfaqeve të mëdha pyjore sipas planeve menaxhuese, duhet të lihet një
pjesë e vogël e pa prerë e cila do të mundësojë ruajtjen e larmisë biologjike.

4. Për të pasuruar larminë biologjike dhe peizazhore në menaxhimin me pyjet, duhet që në masë sa më
të madhe të ruhen pjesët pa drunj të pyjeve: livadhet, kullotat si dhe skajet e pyjeve.

Neni 51
Ekosistemet shkëmbore

1. Ekosistemet shkëmbore paraqesin vlera natyrore të rëndësisë kombëtare dhe ndërkombëtare sipas
këtij ligji.

2. Me planet e menaxhimit me të mirat e natyrës në zonat shkëmbore, përcaktohet ndikimi i mundshëm
në ekosistemin shkëmbor pas marrjes paraprake të pëlqimit të Ministrisë.

Neni 52
Objektet speleologjike

1. Objektet speleologjike janë pronë e Republikës së Kosovës.

2. Për objektet speleologjike Instituti e harton dhe e mbanë kadastrën speleologjike si pjesë e Regjistrit të
Vlerave të mbrojtura të Natyrës.

3. Për çdo objekt të zbuluar speleologjik ose pjesë e tij duhet të informohet Ministria në afat prej
pesëmbëdhjetë (15) ditësh.

4. Për objektin e zbuluar speleologjik Ministria pas marrjes të mendimit nga Instituti në afat prej tridhjetë
(30) ditësh nga dita e njoftimit për zbulimin e objektit speleologjik nxjerr vendim me të cilin përcaktohet
procedura e veprimit në vazhdim.

5. Nëse Ministria nuk nxjerr vendim në afatin nga paragrafi 4. i këtij neni, konsiderohet se hulumtimi dhe
mbrojtja e objektit të zbuluar nuk nevojitet, dhe personi juridik ose fizik mund ti vazhdoje punët ose
veprimtaritë në pajtim me aktin e veçantë.

Neni 53
Ndalesat në objektet speleologjike

1. Ndalohet dëmtimi, shkatërrimi bartja e shtresimeve të mineraleve ose fosileve, bota e gjallë e objektit
speleologjik, gjetjet arkeologjike, fosileve dhe gjetjeve tjera, ndryshimi i kushteve të vendbanimit në
objekt, mbi të dhe në afërsi të drejtpërdrejt të tij.

2. Për të gjitha aktivitetet në objektin speleologjik duhet të merret leja nga Ministria e veçanërisht për:

2.1. shfrytëzimi dhe rregullimi i objektit speleologjik dhe pjesëve të tij;

2.2. hapja dhe/ose mbyllja e hyrjes/daljes në objektin speleologjik, si dhe për ndërtimin,
përtëritjen ose sanimin e çdo objekti nëntokësor;

2.3. kryerja e hulumtimeve shkencore dhe profesionale;

2.4. zhytja në objekt speleologjik;

2.5. xhirimi i filmave në objektet e speleologjike;

2.6. punët dhe veprimtaritë të cilat ndikojnë në veçoritë themelore, në kushtet dhe florën e
faunën natyrore në objektin speleologjik ose në mbi sipërfaqen e tij.

21
2.7. vizitat e organizuara dhe fotografimi në objektet speleologjike bëhet me lejen e administratës
së objektit speleologjik.

3. Për kryerjen e hulumtimeve shkencore dhe profesionale, shoqatave speleologjike mund të lëshohet
leja një (1) vjeçare.

4. Vendimi për leje përmban edhe kushtet për mbrojtjen e natyrës.

Neni 54
Të drejtat e pronarit të tokës ku gjendet objekti speleologjik

1. Pronari ose bartësi i së drejtës të tokës në të cilën gjendet objekti speleologjik nuk guxon të rrezikoj
ose dëmtoj objektin speleologjik, të mbyllë hyrjen, të pengojë shfrytëzimin e tij për aq sa është e lejuar si
dhe është i detyruar të mundësoj qasje dhe vizita në atë objekt vetëm për qëllime të lejuara.

2. Pronari ose bartësi i të drejtës në tokën në të cilën gjendet objekti speleologjik ka të drejtën e
përparësisë në ndarjen e koncesionit ose të drejtën e kompensimit për kufizimet të cilat i janë bërë për
shkak të shfrytëzimit të objektit speleologjik përpjesëtimisht prej shkallës së zvogëlimit. Lartësia e
kompensimit përcaktohet me marrëveshje, në rast të konfliktit vendosë gjykata kompetente. Kompensimi
paguhet nga mjetet e Buxhetit të Kosovës.

3. Nëse për shfrytëzimin e objektit speleologjik jepet koncesioni, bartësi i koncesionit për kufizimet të cilat
i janë bërë pronarit i paguan kompensimin në pajtim me paragrafin 2. të këtij neni.

Neni 55
Mbrojtja e ligatinave

1. Ligatinat përfshirë edhe ujërat, në kuptim të këtij ligji paraqesin vlera natyrore dhe për këtë duhet të
ruhen në gjendje natyrore ose të përafërt natyrore.

2. Në çështjet e mbrojtjes të ligatinave, përfshirë ujërat të cilat nuk janë rregulluar me këtë ligj, zbatohen
dispozitat e akteve të veçanta.

3. Të gjithë liqenet dhe kënetat natyrale, pranë brigjeve më të mëdha se 0,01 ha, moçalet natyrale dhe
artificiale më të mëdha se 0,25 ha, burimet dhe përroskat me brezin bregor prej dy (2) metrash, në kuptim
të këtij ligji paraqesin zonë të rëndësishme ekologjike.

Neni 56
Ndalesat në ligatinë

1. Në ligatina nuk lejohet ndarja e ujë rrjedhjes, tharja, mbyllja ose ndryshimi i burimit, nëse me këtë
rrezikohet ekzistenca e vlerave të natyrës dhe ruajtja e larmisë biologjike.

2. Sasinë e ujit në ligatina nga paragrafi 1. i këtij neni e cila është e domosdoshme për ekzistencën e
vlerave natyrore dhe ruajtjen e larmisë biologjike, e përcakton Ministria në bazë të studimit të cilin e
harton Instituti për sasitë e nevojshme të rezervave ujore në ligatina në bashkëpunim me personin juridik i
cili menaxhon me ujëra.

3. Organet e administratës ose organet kompetente të komunës në kuadër të fushë veprimtarisë së vetë,
si dhe personat juridik e fizik në kryerjen e veprimtarisë janë të detyruar të sigurojnë minimumin biologjik
të ujit në ligatina.

Neni 57
Minimumi biologjik

1. Me qëllim të mbrojtjes të mbi jetesës, natyrës së shëndoshë dhe ruajtjes së larmisë biologjike dhe
peizazhore në vendbanimet ujore, ndarjen e rrjedhave ujore në drejtim që kontribuon degradimin e
vendbanimit ujor , zvogëlimin e sasisë së ujit nën minimum biologjik, ndalohet tharja dhe pengimi i
burimeve, moçaleve dhe vendbanimeve tjera ujore.
22

2. Minimumi biologjik është sasia më e ulët e ujit sipërfaqësor e cili mundë të sigurohet gjatë vitit, me
përjashtim të rasteve kur rrjedha natyrore është më e ulët se minimumi biologjik i përcaktuar, i cili
mundëson ruajtjen e baraspeshës natyrore të vendbanimeve ujore si dhe karakteristikave peizazhore të
rrjedhës ujore dhe nuk zvogëlon gjendjen e parametrave mjedisor të ujërave sipërfaqësor.

3. Sasia e ujit në vendbanimet ujore sipas paragrafit 2. të këtij neni, i nevojshëm për mbi jetesë të llojeve
të tyre të egra, si dhe për ruajtjen e larmisë biologjike dhe peizazhore përcaktohen sipas metodologjisë të
nxjerr në bazë të dispozitave të Ligjit për ujërat.

Neni 58
Parandalimi i ndotjes së ligatinave

1. Me qëllim të ruajtjes së larmisë biologjike dhe peizazhore të ligatinave, masat dhe aktivitetet që duhet
të ndërmerren për parandalim të ndotjes së ligatinave dhe shkarkimin e ujërave në ligatina, rregullohen
në bazë të dispozitave të këtij ligji ose akteve tjera.

2. Organi administratës ose organi kompetent i komunës në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive
të veta, si dhe personat juridik dhe fizik të cilët zhvillojnë aktivitete ekonomike ose tjera duhet të bëjnë
trajtimin e ujërave komunale dhe industriale të cilat i shkarkojnë në ujërat e ligatinave.

Neni 59
Ruajtja e kullosave

Për të ruajtur larminë biologjike, kullosat menaxhohen përmes kullotjes së bagëtive dhe kositjes,
përshtatjes të llojit të barit dhe shfrytëzimit të pranueshëm të mjeteve për mbrojtjen e bimëve dhe
plehrave minerale.

Neni 60
Ruajtja e peizazhit bujqësor

1. Për ta ruajtur larminë biologjike dhe peizazhore të tokave të punueshme duhet ruajtur skajet e
vlefshme të vendbanimeve të rrezikuara: gardhiqet, trungje individuale, grup trungjesh, moçale dhe skajet
e livadheve.

2. Gjatë planifikimit të zgjerimit të tokës bujqësore, duhet që në masë sa më të madhe të ruhen
vendbanimet ekzistuese ose të krijohen vendbanime të reja nga paragrafi 1. i këtij neni si dhe të
planifikohet orari dhe madhësia në mënyrën e cila do të siguroj vlerat më të mëdha të vendbanimeve për
larminë biologjike dhe peizazhore.

Neni 61
Ruajtja e rrjetit ekologjik

1. Me ruajtjen e rrjetit ekologjik sigurohet ruajtja e tipave të vendbanimeve në gjendje të favorshme,
përkatësisht përtëritja e vendbanimeve të cilat nuk janë në gjendje të favorshme.

2. Tipi i vendbanimit është në gjendje të favorshme nëse:

2.1. zona natyrore e shtrirjes së tij dhe sipërfaqja të cilën e mbulon është stabile ose është duke
u rritur;

2.2. ekziston, dhe në një të ardhme të afërt do të mbahet struktura dhe funksioni i domosdoshëm
për ekzistencën e tij afatgjatë;

2.3. është e garantuar gjendja e favorshme e llojeve të rëndësishme biologjike.

Neni 62

23
1. Tipat e vendbanimeve dokumentohen me kartën e vendbanimeve si dhe përcillet gjendja sa ato janë të
kërcënuara.

2. Tipat e vendbanimeve janë të kërcënuara, nëse nuk janë në gjendje të favorshme dhe/ose kërcënohen
nga zhdukja.

3. Zonat e tipave të vendbanimeve të rralla dhe të kërcënuara janë zona të rëndësishme ekologjik në
kuptim të këtij ligji.

4. Llojet e tipave të vendbanimeve, hartat e vendbanimeve, tipat e vendbanimeve të rralla dhe të
kërcënuara si dhe masat për mbrojtjen dhe ruajtjen e tipave të vendbanimeve ministri i përcakton me akt
nen ligjor.

5. Përcjelljen e gjendjes së sa është kërcënuar një vendbanim e bënë Instituti.

Neni 63
Zonat e rëndësishme ekologjike

1. Zonat e rëndësishme ekologjike janë:

1.1. zonat të cilat janë të veçanta, të shumëllojshme ose të ruajtura mirë, dhe të cilat janë të
rëndësisë ndërkombëtare;

1.2. zonat të cilat dukshëm kontribuojnë në ruajtjen e larmisë biologjike dhe peizazhore në
Republikën e Kosovës;

1.3. zonat e tipave të vendbanimeve të cilat janë të kërcënuara në shkallë botërore, evropiane
dhe shtetërore;

1.4. llojet e vendbanimeve të cilat janë të kërcënuara në shkallë botërore, evropiane dhe
shtetërore;

1.5. vendbanimet e llojeve endemike në Republikën e Kosovës;

1.6. zonat të cilat dukshëm kontribuojnë në lidhshmërinë gjenetike të popullacioneve të llojeve
biologjike - korridoret ekologjik;

1.7. rrugët migruese të shtazëve;

1.8. komplekse të ruajtura pyjore.

2. Sistemi i zonave të rëndësishme ekologjike të lidhura ose të afërta ndërmjet veti të cilat me shtrirje të
baraspeshuar bio gjeografike dukshëm kontribuojnë në ruajtjen e baraspeshës natyrore dhe larmisë
biologjike krijojnë rrjetin ekologjik. Brenda rrjetit ekologjik pjesët e saj lidhen me korridore ekologjik
natyrore ose artificiale.

3. Rrjetin ekologjik me sistemin e zonave të rëndësishme ekologjike dhe korridoreve ekologjike në
propozim të Ministrisë me akt nën ligjor e shpallë Qeveria.

4. Ndalohen veprimet të cilat mund të ndikojnë ne shkatërrimin ose dëmtimin e dukshëm dhe të
përhershëm të zonës së rëndësishme ekologjike.

Neni 64

1. Zonë e rëndësishme ekologjike “NATURA 2000”, është ajo zonë, e rëndësishme për llojet e zogjve të
egër dhe llojet e kafshëve te egra, bimëve, vendbanimeve të tyre dhe llojet e vendbanimeve, të cilat ne
mbështetje të standardeve ndërkombëtare i përcakton me vendim Qeveria e Republikës së Kosovës, në
pajtim me dispozitat e këtij ligji. Me vendim përcaktohen edhe qëllimet e ruajtjes të zonës së rëndësishme
ekologjike, kahet për ruajtjen ose arritjen e statusit të favorshëm të llojeve të egra, vendbanimeve të tyre
24
dhe tipave të vendbanimeve, mënyra e menaxhimit, përcjellja - monitorimi si dhe rregullat tjera të
veprimit, të domosdoshëm për ruajtjen e zonës se rëndësishme ekologjike.

2. Kriteret për zgjedhjen e zonave “NATURA 2000” janë të njëjta si në Aneksin III të Direktivës së
Habitateve dhe për territoret më të përshtatshme në numër dhe madhësi të Direktivës për Zogjtë e Egër.

3. Menaxhimi me zonat e rëndësishme ekologjike nga paragrafi 1. i këtij neni sigurohet me masat e
ruajtjes dhe përmirësimin e vetive të tyre të cilat janë të rëndësishme për ruajtjen në gjendje të volitshme
të vendbanimeve natyrore dhe llojeve me interes për BE dhe autoritetet duhet të sigurojnë ndërmarrjen e
masave për të shmangur përkeqësimin jo vetëm nga veprimet e njeriut por edhe nga dukurit natyrore.

4. Për të ruajtur zonat e rëndësishme ekologjike “NATURA 2000” dhe përmirësimin e lidhshmërisë të
rrjetit ekologjik, ruhen dhe zhvillohen veçoritë të cilat janë më të rëndësishme për ruajtjen e gjendjes së
volitshme të llojit të mbrojtur në bazë të akteve ndërkombëtare.

5. Nuk lejohen veprimtaritë dhe zhvillimet të cilat munden me sjellë deri te shkatërrimi ose ndonjë dëmtim
i dukshëm ose i përhershëm në zonat e rëndësishme ekologjike “NATURA 2000”.

6. Për planin, programin dhe/ose ndërhyrjen të cilin vetëm ose së bashku me plan tjetër, program
dhe/ose ndërhyrjen e cila mund të ketë ndikim të rëndësishëm në qëllimet e ruajtjes dhe tërësinë e zonës
së rëndësishme ekologjike nga paragrafi 1. i këtij neni, zbatohet shqyrtimi i pranueshmerisë për rrjetin
ekologjik, në pajtim me nenet 34 deri 41 të këtij ligji.

Neni 65
Masat nxitëse për ruajtjen dhe mbrojtjen e larmisë biologjike

1. Ruajtja e llojeve të egra të kërcënuara, llojeve vendore të zbutura dhe tipave të rrezikuara të
vendbanimeve mbështetet me mjete financiare dhe kompensime si dhe me kredi të volitshme për punët
në mbrojtje.

2. Mbështetja financiare dhe masat tjera mbështetëse janë të destinuara edhe mbrojtjes dhe ruajtjes së
larmisë biologjike dhe peizazhore, e veçanërisht nxitjen e ekonomisë që respekton dhe zbaton masat e
ruajtjes të larmisë biologjike dhe peizazhore, të cilat nuk janë të dëmshme për natyrën si dhe për dhënien
e kompensimeve personave juridik e fizik të cilët për shkak të mbrojtjes së larmisë biologjike dhe
peizazhore pësojnë kufizime ose dëme të caktuara.

3. Mbështetja financiare dhe kompensimi nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni përcaktohen me akte nen
ligjore.

Neni 66
Ruajtja e larmisë gjenetike

1. Materiali gjenetik shfrytëzohet në pajtim me këtë ligj dhe aktet tjera ligjore.

2. Marrja e materialit gjenetik nga natyra për shfrytëzim nuk bën të rrezikoj ekzistencën e ekosistemit dhe
popullacionet të llojeve në vendbanimet e tyre.

Neni 67
Qasja në burime gjenetike

1. Qasja në burimet gjenetike u lejohet të gjithëve sipas kushteve të njëjta të përcaktuara me këtë ligj dhe
aktet nënligjore.

2. Rezultatet e hulumtimeve dhe zhvillimeve të dala nga shfrytëzimi i burimeve gjenetike shfrytëzohen në
bazë të ligjit në pajtim me aktet e veçanta.

3. Askush nuk mundet të bëhet pronarë i materialit gjenetik të krijuar në bazë të materialit gjenetik të
llojeve të egra.

25
Neni 68
Banka e gjeneve

1. Në bankat e gjeneve ruhet materiali gjenetik, popullacioni i mbikëqyrur ose i kultivuar ose pjesë të
shtazëve, kërpudhave ose bimëve, veçanërisht farat, sporet, qelizat gjinore dhe materiali tjetër gjenetik, i
cili administrohet me qëllim të ruajtjes së llojeve, përkatësisht të begative të tyre gjenetike. Kushtet për
punën e bankave të gjeneve i përcakton organi i administratës shtetërore për shkencë me pëlqimin e
Ministrive përkatëse.

2. Me bankat e gjeneve administrojnë personat juridik ose fizik të autorizuar në bazë të këtij ligji ose
akteve të veçanta.

3. Autorizimin nga paragrafi 2. i këtij neni e lëshon organi i administratës shtetërore kompetent për
shkencë me pëlqimin e Ministrisë.

Neni 69
Inventarizimi, hulumtimi dhe përcjellja e gjendjes

1. Instituti ka për detyrë të bëjë inventarizimin e të gjithë përbërësve të larmisë biologjike, gjeologjike e
peizazhore - llojet, tipat e vendbanimeve, gjeolokaliteteve dhe tipave të peizazheve paraqitjen
hartografike të llojeve të kërcënuara, gjeolokaliteteve dhe tipat e vendbanimeve si dhe plotësimin e
përhershëm dhe me kohë të tyre.

2. Shënimet për inventarizim mbahen në Ministri. Shënimet janë publike, përveç në rastet kur mbrojtja e
llojeve të egra ose vendbanimeve shpallen sekrete.

Neni 70

1. Instituti monitoron dhe organizon përcjelljen e statusit të ruajtjes së natyrës.

2. Përcjellja e gjendjes të ruajtjes së natyrës përfshinë:

2.1. përcjelljen dhe vlerësimin e gjendjes të llojeve biologjike, vendbanimeve të tyre, tipave të
vendbanimeve, zonave të rëndësishme ekologjik, ekosistemeve, rrjetit ekologjik dhe tipave të
peizazheve;

2.2. përcjelljen e ndryshimeve të vlerave gjeologjike - dukuritë e rrëshqitjeve, shembjeve,
burimeve të reja , që përfshinë hartimin e hartave të veçanta gjeologjike si bazë për hulumtime
dhe përcjellje të vazhdueshme;

2.3. përcjelljen e gjendjes të vlerave të mbrojtura të natyrës.

3. Shënimet për përcjelljen e gjendjes për ruajtjen e natyrës, monitorimin i dorëzohen Ministrisë.
Shënimet janë publike, përveç në rastet kur mbrojtja llojeve të egra ose vendbanimeve shpallen sekrete.

Neni 71
Hulumtimi i zonave të mbrojtura

1. Hulumtimet e vlerave të mbrojtura të natyrës dhe objekteve speleologjike mund të kryhen në
mbështetje të vendimit të Ministrisë. Vendimi me të cilin lejohet hulumtimi, përmban kushtet nën të cilat
ato mund të kryhen.

2. Pronari ose bartësi i të drejtës së shfrytëzimit të tokës ose sipërfaqes ujore, duhet të mundësoi
hulumtimin e vlerave të mbrojtura të natyrës personit i cili ka lejen nga paragrafi 1. i këtij neni. Për
kufizimet pronari nuk ka të drejtë në kompensim, përveç nëse argumenton se për shkak të kësaj ka
pësuar dëm material.

3. Personi i cili ka kryer hulumtimet është i detyruar që me rezultatet e hulumtimeve ta njoftoi Ministrinë
dhe Institutin në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e përfundimit të hulumtimeve.
26

4. Nxjerrja e llojeve të egra dhe pjesëve të tyre nga territori i Republikës së Kosovës për qëllime
shkencore të cilat nuk janë vlera të mbrojtura të natyrës në kuptim të këtij ligji mund të bëhet vetëm në
bazë të vendimit të Ministrisë.


Neni 72

Instituti mban sistemin informativ e të dhënave të mbrojtjes së natyrës si pjesë e sistemit të përbashkët
informativ të Ministrisë, sipas standardeve dhe detyrimeve ndërkombëtare të pranuara.


KREU V
MASAT E VEÇANTA PËR MBROJTJEN DHE RUAJTJEN E NATYRES

Neni 73
Zbatimi i mbrojtjes në zonat e mbrojtura

1. Rregullimi i hapësirës, mënyra e shfrytëzimit, rregullimit dhe mbrojtjes të hapësirës në parkun
kombëtar rregullohet sipas bazave të të dhënave profesionale të cilën e harton Ministria dhe planit
hapësinor të zonave me karakteristika të veçanta.

2. Planin hapësinor të parkut kombëtar e miraton Kuvendi

Neni 74

1. Masat e mbrojtjes të zonave të mbrojtura janë pjesë përbërëse e dokumenteve të planifikimit
hapësinor, planeve të administrimit, planeve të menaxhimit si dhe dispozitave të tjera në bazë të këtij ligji
të cilat rregullojnë çështjet e mbrojtjes, ruajtjes, përparimit dhe shfrytëzimit të parkut kombëtar, parkut të
natyrës dhe zonave tjera të mbrojtura.

2. Masat e mbrojtjes nga paragrafi 1. i këtij neni kanë të bëjnë me ndalesat ose kufizimet e ndërhyrjeve
në hapësirë: ndërtimi e objekteve të infrastrukturës, ndërtimi i objekteve të reja transite, komunale,
energjetike, telekomunikacionit dhe rrugëve, mihja ose mbulimi i terrenit, mihja dhe nxjerrja e gurëve,
mineraleve, shtresimeve ose fosileve, deponimi i mbeturinave dhe lëshimi i ujërave të ndotura, ndryshimi i
regjimit të ujërave, evitimi i përmbytjeve, përdorimi i të mirave të natyrës për qëllime ekonomike, kryerja e
veprimtarive përmirësuese, mënjanimi i mureve të gjalla dhe përbërësve tjerë të natyrës, mbjellja e
monokulturave, grumbullimi i kërpudhave, bimëve dhe pjesëve të tyre, shqetësimi, vrasja ose kapja e
shtazëve, gjuetia, peshkimi, veprimtaritë rekreative - sportive, vendosja e reklamave dhe shenjave të
tjera, vizita dhe shikimi si dhe aktivitetet tjera të cilat munden me rrezikuar vlerën e mbrojtur të natyrës.

3. Në zonat e mbrojtura ndalohet kryerja e ushtrimeve dhe aktiviteteve të tjera ushtarake të cilat mund t’i
rrezikojnë vlerat e natyrës.

Neni 75

1. Në rezervatin strikt, parkun kombëtar, zonën e veçantë, parkun e natyrës, peizazhin e mbrojtur, dhe në
monumentin e arkitekturës së parkut ndalohet:

1.1. të kryhen aktivitete nënujore pa lejen e Ministrisë, gjegjësisht organit të administratës ose
organit kompetent të komunës;

1.2. të ankerohen dhe/ose lidhen lundrat jashtë vendit të caktuar me plan hapësinor;

1.3. peshkimi rekreativ pa leje ose në kundërshtim me kushtet e dhëna në leje;

1.4. dëmtimi dhe/ose shkatërrimi i shenjës dhe/ose tabelës informuese;

27
1.5. ndezja e zjarrit jashtë vendbanimeve dhe/ose vendeve që për ketë qellim janë të shënjuara
dhe të caktuara;

1.6. xhirimi ose fotografimi për qëllime komerciale pa lejen e Ministrisë, gjegjësisht organit të
administratës ose organit kompetent të komunës;

1.7. fluturimi me fluturake ultra të lehtë pa lejen e Ministrisë gjegjësisht organit të administratës
ose organit kompetent të komunës;

1.8. vendosja e pllakave informative, panove reklamuese ose tjera pa lejen e Ministrisë,
gjegjësisht organit të administratës ose organit kompetent të komunës;

1.9. vizita dhe/ose shikimi pa biletë kur ajo është e detyruar;

1.10. hedhja e mbeturinave jashtë vendit të paraparë për këtë;

1.11. larja jashtë vendeve të caktuara nga drejtoria e cila administron me zonën.

Neni 76
Rregullorja për rendin e brendshëm

1. Me rregulloren për rendin e brendshëm më hollësisht rregullohen çështjet dhe përcaktohen masat e
mbrojtjes, ruajtjes, përparimit dhe shfrytëzimit të parkut kombëtar dhe parkut të natyrës, zonave të
mbrojtura dhe vlerave tjera të mbrojtura të natyrës.

2. Rregulloren nga paragrafi 1. i këtij neni e nxjerr Ministri pas marrjes tsë pëlqimit nga Ministria e
Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kur resurset bazë janë pyjet.

3. Rregulloret për rendin e brendshëm të parqeve kombëtare dhe parqeve të natyrës si dhe zonave tjera
të mbrojtura të natyrës shpallen në Gazetën Zyrtare të Republikës se Kosovës.

Neni 77
Administrimi me zonën e mbrojtur

1. Me zonat e mbrojtura administrojnë drejtoritë.

2. Drejtoritë për administrimin me parkun kombëtar, parkun e natyrës, monumentin e natyrës me rëndësi
të veçantë me vendim i themelon Ministria.

3. Drejtoritë për administrimin me zonat tjera të mbrojtura ose vlerat tjera të mbrojtura të natyrës i
themelojnë kuvendet e komunave me pëlqim të Ministrisë .

4. Zonat e mbrojtura të shpallura nga Qeveria, që shtrihen në territorin e parkut kombëtar ose parkun e
natyrës, kufizohen me to ose gjenden drejtpërdrejt afër kufirit të tyre i administron drejtoria e cila
administron me parkun kombëtar ose parkun e natyrës.

Neni 78

1. Drejtoritë nga neni 77 i këtij ligji kryejnë veprimtarinë e mbrojtjes, mirëmbajtjes dhe përparimit të zonës
së mbrojtur me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes të natyrës burimore, sigurimin e papenguar të proceseve
natyrore dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të mirave të natyrës si dhe mbikëqyrin zbatimin e kushteve
dhe masave të mbrojtjes të natyrës në zonën të cilin e administrojnë.

2. Drejtoritë të cilat administrojnë me parqet e natyrës mbikëqyrin edhe mënyrën e kryerjes së
veprimtarive të lejuara ekonomike me qëllim të sigurimit të shfrytëzimit racional dhe të qëndrueshëm të
mirave të natyrës.

3. Drejtoria mundet të kryejë edhe veprimtari të tjera të përcaktuara me aktin për themelim kur ato
shërbejnë për kryerjen e veprimtarive nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni.
28

Neni 79

1. Mjetet për punë të drejtorisë dhe kryerjen e veprimtarive nga neni 78 të këtij ligji sigurohen nga:

1.1. buxheti i Republikës së Kosovës ose buxheti i komunës;

1.2. të hyrat nga shfrytëzimi i vlerave të mbrojtura të natyrës;

1.3. të hyrat nga kompensimi;

1.4. të hyrat tjera të përcaktuara me këtë ligj dhe dispozitat e veçanta.

Neni 80

1. Mbikëqyrjen e ligjshmërisë të punës dhe akteve nënligjore të drejtorisë që administron me zonat e
mbrojtura të cilat i themelon Kuvendi ose Qeveria e Republikës së Kosovës e kryen Ministria.

2. Mbikëqyrjen e ligjshmërisë të punës dhe akteve nënligjore të drejtorive të cilat administrojnë me zonat
e mbrojtura të cilat i themelojnë komunat e kryejnë organet kompetente të komunës.

3. Mbikëqyrjen e punës profesionale të drejtorive nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni e kryen Ministria.

Neni 81
Plani i menaxhimit me zonën e mbrojtur

1. Menaxhimi me rezervatin strikt, parkun kombëtar, parkun e natyrës, zonën e veçantë, peizazhin e
mbrojtur kryhet në bazë të planit të menaxhimit.

2. Plani i menaxhimit nxirret në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vjetësh.

3. Plani i menaxhimit përcakton kahet e zhvillimit, mënyrën e kryerjes të mbrojtjes, shfrytëzimit dhe
menaxhimit me zonën e mbrojtur, dhe kahet më të përafërta për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave të
natyrës në zonën e mbrojtur duke pas në konsideratë nevojat e komunitetit lokal.

4. Personat juridik dhe fizikë të cilët kryejnë veprimtarinë e mbrojtjes të zonës së mbrojtur janë të detyruar
t`i përmbahen planit të menaxhimit.

5. Pas kalimit të periudhës prej pesë (5) vjetësh, bëhet analiza e zbatimit të planit të menaxhimit dhe
rezultatet e arritura dhe sipas nevojës bëhet revidimi i planit të menaxhimit sipas mënyrës dhe
procedurës të përcaktuar për nxjerrjen e tij.

Neni 82

1. Plani i menaxhimit i zonës së mbrojtur nga neni 81 paragrafi 1. i këtij ligji përmban:

1.1. qëllimet dhe politikën e menaxhimit të zonës së mbrojtur me përbërësit:

1.1.1. vizionin, misionin dhe qëllimet e zonës së mbrojtur;

1.1.2. politikën e menaxhimit me zonën e mbrojtur.

1.2. kahet e mbrojtjes të zonës së mbrojtur, me përbërësit:

1.2.1. vlerësimi i gjendjes të zonës të mbrojtur dhe të ndikuar;

1.2.2. koncepti i mbrojtjes i tërë zonës dhe pjesëve të caktuara të sajë;

1.2.3. përcjellja e gjendjes të zonës të mbrojtura dhe vlerave të sajë;
29

1.2.4. mbrojtja dhe menaxhimi i vlerave të natyrës dhe të kulturës si dhe të mirave të
natyrës në zonën e mbrojtur;

1.2.5. zhvillimi veprimtarive të lejuara në zonën e mbrojtur;

1.2.6. vizita në zonën e mbrojtur - programi i vizitave, interpretimit;

1.2.7. lidhja e zonës së mbrojtur me zonat në fqinjësi;

1.2.8. ndikim në mjedis dhe kompleksi ekonomiko-shoqëror.

1.3. zbatimi i planit me përbërësit:

1.3.1. kahet për lidhjet me planet sektoriale;

1.3.2. aktivitetet për zbatimin planeve;

1.3.3. mbikëqyrjen për zbatimin e planit;

1.3.4. shpenzimet për zbatimin e planit;

1.3.5. mënyrat dhe burimet e financimit të planit;

1.3.6. struktura institucionale dhe bartësit e aktiviteteve në menaxhimin e zonës së
mbrojtur.

2. Plani i menaxhimit zbatohet sipas programit vjetor të mbrojtjes, ruajtjes, shfrytëzimit dhe përparimit të
zonës së mbrojtur.

3. Propozimin e planit të menaxhimit, drejtoria është e detyruar ta japë në shikim publik në pajtim me
nenin 151 të këtij ligji.

Neni 83
Objektet speleologjike

1. Nëse objekti speleologjik gjendet në zonën e mbrojtur ose zonën e veçantë të mbrojtur me atë objekt
menaxhon drejtoria e cila administron me zonën në pajtim me dispozitat e këtij ligji.

2. Nëse objekti speleologjik ndodhet jashtë zonës së mbrojtur ose nuk është i veçanërisht i mbrojtur,
kryerja e veprimtarisë së vizitave dhe shikimit mund ti besohet personit fizik dhe juridik në bazë të
koncesionit.

Neni 84
Mbrojtja e peizazheve

Në planifikimin e rregullimit të hapësirës si dhe në planifikimin e shfrytëzimit të mirave të natyrës duhet të
sigurohet ruajtja e veçorive karakteristike të peizazheve si dhe mirëmbajtja e vlerave biologjike,
gjeologjike dhe kulturore të cilat e përcaktojnë rëndësinë dhe përjetimin estetik të tij.

Neni 85

1. Peizazhet sipas rëndësisë, karakteristikave dhe veçorive të tyre ndahen në tipa të peizazheve të cilat
shprehin larminë e trashëgimisë natyrore dhe kulturore.

2. Me karakteristika të rëndësishme të veçorive të peizazheve në kuptim të këtij Ligji nënkuptohen pjesët
e natyrës karakteristike për tipat e caktuar të peizazheve ose përbërësve artificial të peizazheve të cilat
kanë vlerë natyrore, historike, kulturore, shkencore dhe estetike.

30
3. Tipat e peizazheve dhe peizazhet veçanërisht të vlefshme si vlera të mbrojtura të natyrës në propozim
të Institutit i përcakton Ministria, me pjesëmarrjen e publikut, organit kompetent të komunës dhe
personave juridik e fizik të cilët kanë interes në përcaktimin e vlerës të peizazhit.

4. Përcjelljen e gjendjes të veçorive të rëndësishme dhe karakteristike të peizazheve e bëjnë komunat në
bashkëpunim me Institutin dhe personat tjerë juridik të autorizuar.

Neni 86
Mbrojtja dhe ruajtja e llojeve të egra

1. Llojet e egra paraqesin:

1.1. ekzemplarët e bimëve që kanë mbirë vetë, kërpudhat dhe shtazët që jetojnë të lira si dhe
ekzemplarët e tyre për kultivim;

1.2. format e tyre zhvillimore - vezët, larvat, krizalidët, farërat, frytet, micelet;

1.3. pjesët dhe derivatet e tyre;

1.4. prodhimet e fituara nga to që lehtë dallohen.

2. Nuk lejohet pa arsye të justifikuar shtazët e egra të shqetësohen, të kapen, të lëndohen, të zvogëlohet
numri i popullacionit të llojeve të tyre - vrasja, mënjanimi, shkatërrimi ose dëmtimi i vendbanimeve të tyre
si dhe ndryshimi i kushteve jetësore të tyre në masën në të cilën lloji do të kërcënohet. Arsyen e
justifikuar e përcakton Ministria.

3. Nuk lejohet zhdukja e llojeve të egra vendore.

4. Gjendja e favorshme e llojeve të egra sigurohet me mbrojtjen e vendbanimeve të tyre dhe ndërmarrjen
e masave mbrojtëse për disa lloje sipas dispozitave të këtij ligji.

5. Gjendja e favorshme e llojit të egër është atëherë kur shtrirja dhe numri i atij popullacioni është në
suaza të luhatjes natyrore dhe nuk tregon trend afatgjatë të zvogëlimit, si dhe nëse vendbanimet janë
mjaft të mëdha që sigurojnë ruajtje afatgjatë të popullacionit.

Neni 87

1. Gjatë kryerjes së ndërhyrjeve në natyrë dhe shfrytëzimi i të mirave të natyrës me të cilat ndikohen
vendbanimet e llojeve të egra, zbatohen masat, metodat dhe mjetet teknike të cilat kontribuojnë në
ruajtjen e gjendjes së mirë të llojeve, përkatësisht të cilat më së paku pengojnë llojet e egra ose
vendbanimet e popullacioneve të tyre, si dhe mund të kufizohen ndërhyrjet në vendbanimet e
popullacioneve të llojeve të shtazëve të cilat përputhen me periudhat e tyre të rëndësishme jetësore.

2. Ruajtja e llojeve të egra dhe vendbanimeve të tyre nga paragrafi 1. i këtij neni, është pjesë përbërëse e
masave dhe kushteve për mbrojtjen e natyrës nga neni 124 i këtij ligji.

Neni 88

1. Rrugët publike, rrugët ose ndërtimet tjera të cilat kalojnë përmes rrugëve të njohura migruese të
shtazëve të egra, ndërtohen në mënyrën e cila mundëson kalimin e sigurt të shtazëve të egra në largësi
hapësinore përkatëse.

2. Korridoret ekologjike të ndërtuara të cilat sigurojnë kalim të sigurt dhe të papenguar të shtazëve të egra
gëzojnë mbrojtje si vlera të natyrës.

3. Masat e mbrojtjes, detyruesit e mbrojtjes dhe mënyra e mirëmbajtjes të vendkalimeve nga paragrafi 2. i
këtij neni, ministri e përcakton me akt nën ligjor me pëlqim të organit kompetent për transport.

Neni 89
31

1. Shtyllat dhe komponentët teknike të largpërçuesve të mesëm ndërtohen në mënyrën e cila i mbron
zogjtë nga goditja e rrymës.

2. Shtyllat dhe komponentët teknike të ndërtuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe të cilën në shkallë të
lartë rrezikojnë zogjtë, në afat prej pesë (5) vjet nga hyrja në fuqi të këtij ligji duhet të ndërmerren masat e
domosdoshme për mbrojtjen e zogjve nga goditja e rrymës.

3. Dispozitat nga paragrafi 1. dhe 2. të këtij neni nuk zbatohen për përçuesit e hekurudhave.

Neni 90
Grumbullimi i bimëve, kërpudhave dhe pjesëve të tyre si dhe kapja ose vrasja e shtazëve

1. Grumbullimi i bimëve, kërpudhave dhe pjesëve të tyre si dhe kapja ose vrasja e shtazëve të cilat i
përkasin kategorisë të llojeve të egra të mbrojtura nga neni 17 i këtij ligji, me qëllim të përpunimit, tregtisë
dhe qarkullimit tjetër, nëse me këtë ligj ose ligj tjetër nuk është përcaktuar ndryshe, nevojitet marrja e
lejes nga Ministria. Leja lëshohet me vendim.

2. Veprimet nga paragrafi 1. i këtij neni mund të kryhen me pëlqimin e pronarit ose bartësit të së drejtës
në të mirat e natyrës.

Neni 91
Futja e llojeve te egra

1. Ndalohet futja e llojeve të egra të huaja në natyrë në territorin e Republikës së Kosovës dhe në
ekosistemet në të cilat ato natyrshëm nuk jetojnë.

2. Ndalohet futja e llojeve të huaja të peshqve në ujërat natyrale dhe gjysmë natyrale si dhe bartja e atyre
llojeve në hurdha të peshqve dhe në ligatina të tjera.

3. Me përjashtim nga paragrafi 1. i këtij neni lejohet futja nëse është bazuar në aspektin shkencor dhe
profesional dhe është i pranueshëm në aspektin e mbrojtjes së natyrës dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm.
4. Vendimin nga paragrafi 3. e këtij neni e nxjerr Ministria duke u bazuar në studimin për vlerësimin e
rrezikut të futjes në natyrë, pas marrjes paraprake të pëlqimit nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe
Zhvillimit Rural.

5. Shpenzimet e hartimit të studimit dhe zbatimi i procedurës të vlerësimit të rrezikut të futjes në natyrë i
bartë personi juridik ose fizik i cili ka parashtruar kërkesën për lëshimin e lejes.

6. Nuk konsiderohet futje, kultivim i llojeve egra të huaja në kushtet e kontrolluara të cilat pa mundësojnë
përhapjen e tyre në natyrë.

7. Mënyra e zbatimit të vlerësimit të rrezikut dhe hartimi i studimit të vlerësimit të rrezikut nga futja, ri futja
dhe kultivimi, procedurën e lëshimit të lejes si dhe mënyrën e marrjes së mendimit të publikut, ministri e
rregullon me akt nën ligjor.

Neni 92
Futja pa qellim

Nëse vjen deri të futja e llojeve të huaja pa qellim në territorin e Republikës së Kosovës, ose nëse
ekziston dyshimi i bazuar se do të vijë deri t`e futja e tillë, ministri me urdhëresë i përcakton masat e
veprimit me qëllim të asgjësimit ose pengimit të përhapjes së mëtutjeshme të llojeve të huaja të futura.

Neni 93
Rifutja e llojeve të egra

1. Rifutja e llojeve të egra të zhdukura në mjedisin natyror në territorin e Republikës së Kosovës, mund
të bëhet me lejen e Ministrisë, e cila lëshohet në bazë të studimit të vlerësimit të rrezikut nga rifutja në
natyrë, pas marrjes të pëlqimit paraprak të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
32

2. Shpenzimet e hartimin e studimit dhe zbatimin e procedurës për vlerësimin e ndikimit të ri futjes në
natyrë i bartë personi juridik ose fizik i cili e ka bërë kërkesën për dhënien e lejes.

Neni 94
Mënyra e shfrytëzimit të llojeve të egra të mbrojtura

1. Shfrytëzimi i llojeve të egra të mbrojtura lejohet në mënyrën dhe sasinë që popullacioni i tyre në shkallë
shtetërore ose lokale mos të rrezikohet.

2. Ministri dhe ministri kompetent për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, secili në fushën e vetë të
veprimtarisë, përcaktojnë masat për mbrojtjen e llojeve të egra të mbrojtura të cilat përmbajnë:

2.1. ndalesën sezonale për shfrytëzimin dhe kufizimet tjera për shfrytëzimin e popullacioneve;

2.2. ndalesën e përkohshme ose lokale e shfrytëzimit me qëllim të përtëritjes të popullacioneve
në shkallë të mjaftueshme;

2.3. rregullimin e tregtimit, mbajtjen dhe transportin e ekzemplarëve të gjallë dhe të vdekur për
qëllim tregtie.

3. Ministria mbanë evidencën për mënyrën dhe sasinë e shfrytëzimit të llojeve të egra të mbrojtura për të
përcaktuar përcjelljen e gjendjes të popullacionit. Nëse vërtetohet se për shkak të shfrytëzimit, lloji i egër i
mbrojtur është kërcënuar, ministri mundet të nxjerrë vendim me të cilën ndalohet ose kufizohet
shfrytëzimi i atij lloji.

Neni 95

1. Ndalohet përdorimi i mjeteve për kapjen dhe vrasjen e llojeve të egra si dhe shfrytëzimi i të gjitha
mjeteve të cilat munden me shkaktuar zhdukjen lokale ose shqetësime serioze të popullacioneve të atyre
llojeve e posaçërisht:

1.1. kurthet;

1.2. shigjetat;

1.3. pajisjet elektrike vrasëse ose joshëse;

1.4. pajisjet artificiale ndriçuese;

1.5. pajisjet tjera zhurmuese ose verbuese;

1.6. transmetues të zërit - magnetofoni, kasetofoni, të cilët emitojnë zëra të thirrjes, dhembjes ose
të lajmërimit;

1.7. pajisjet për ndriçimin e cakut;

1.8. shënjestrat optike për gjueti natën me mundësi të rritjes elektronike ose paraqitjes të
fotografisë;

1.9. eksplozivet;

1.10. helmet ose karremat helmues;

1.11. armët automatike ose gjysmë automatike me karikatorin i cili mund të zërë me shumës se
dy (2) fishekë;

1.12. fluturaket;

33
1.13. mjetet motorike në lëvizje;

1.14. dhe mjetet tjera të përcaktuara me konventa ndërkombëtare.

Neni 96
Llojet e egra strikt të mbrojtura

1. Disa lloje të egra mund të jenë strikt të mbrojtura në tërë territorin e Republikës së Kosovës ose në
ndonjë pjesë të saj.

2. Masat për mbrojtjen e llojeve të egra strikt të mbrojtura dhe masat për mbrojtjen e vendbanimeve të
tyre Ministria i përcakton me planin e menaxhimit dhe planin e veprimit.

3. Nëse ndonjë zonë është vendbanim i përkohshëm i llojit të egër strikt të mbrojtur, kurse mbrojtja e tij
nuk mund të sigurohet në ndonjë mënyrë tjetër, ministri mundet me vendim, pas marrjes të mendimit nga
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ta shpall at zonë ose ndonjë pjesë të tij përkohësisht
të mbrojtur por jo më gjatë se gjashtë (6) muaj.

Neni 97

1. Ndalohet vjelja, mbledhja, shkatërrimi, prerja ose shkulja e bimëve dhe kërpudhave strikt të mbrojtura
të cilat mbijnë vetë.

2. Ndalohet mbajtja dhe tregtia me llojet e bimëve dhe kërpudhave strikt të mbrojtura të cilat mbijnë vetë.

3. Kafshët strikt të mbrojtura që lirshëm jetojnë në natyrë ndalohet:

3.1. të merren nga natyra;

3.2. të kapen dhe/ose vriten me qëllim;

3.3. të dëmtohen dhe/ose shkatërrohen me qëllim format e zhvillimit, çerdhet ose strofkat, si dhe
zonat e shumëzimit dhe pushimit të tyre;

3.4. të shqetësohen me qëllim, posaçërisht gjatë kohës së shumëzimit, rritjes së të vegjëlve,
migrimit dhe dimërimit, nëse shqetësimi do të jetë i rëndësishëm në raport me qëllimet e
mbrojtjes;

3.5. me qellim të shkatërrohen dhe/ose të merren vezët nga natyra ose të mbahen vezët e
zbraztë;

3.6. të dëmtohen ose shkatërrohen zonat e tyre të shumëzimit ose pushimit;

3.7. të fshehën, mbahen, kultivohen, tregtohen, importohen, eksportohen, transportohen dhe
tjetërsohen ose në çfarëdo mënyre të përvetësohen dhe preparohen.

4. Mbrojtje gëzojnë edhe bimët e kërpudhat që mbijnë vetë, si dhe shtazët e egra të cilat gjenden në
parkun kombëtar, rezervatin strikt, si dhe në zonën e veçantë, kur kemi të bëjmë me bimët dhe
kërpudhat që mbijnë vetë si dhe shtazët e egra për shkak të cilave zona është marr nën mbrojtje si dhe
të gjitha shtazët nëntokësore edhe nëse nuk janë të mbrojtura si lloje individuale, nëse me aktin për
mbrojtje të asaj zone për ndonjë lloj të posaçëm nuk është përcaktuar ndryshe.

5. Për kapjen e paqëllim dhe/ose vrasjen e llojeve të shtazëve strikt të mbrojtura informohet Ministria.
Ministria mbanë evidencë për kapjen dhe/ose vrasjen paqëllimtë të shtazëve strikt të mbrojtura si dhe
vendosë për masat e mbrojtjes me qëllim të pengimit të ndikimit negativ në disa lloje.

Neni 98

34
1. Me përjashtim nga dispozitave nga neni 97 të këtij ligji, në rast të mos ekzistimit të mundësive tjera të
përshtatshme dhe nëse përjashtimi nuk dëmton ekzistencën e popullacionit të caktuar, Ministria mund të
lejoj veprimet me qellim të:

1.1. mbrojtjes së bimëve, kërpudhave dhe shtazëve, si dhe mbrojtjen e vendbanimeve natyrore;

1.2. parandalimit të dëmeve të mëdha në kultura, në bagëti, në pyje, në fermat e peshqve, në
ujëra e në forma të tjera të pronësisë;

1.3. mbrojtjes së shëndetit publik dhe të sigurisë, të sigurisë të fluturimeve ajrore ose të
interesave të tjera parësore publike;

1.4. hulumtimit dhe arsimimit, ripopullimit, ri futjes dhe riprodhimit të domosdoshëm.

2. Për të mbajtur gjendjen e favorshme të llojit Ministria në bazë selektive dhe të kufizuar mund të lejoj
marrjen, kapjen deri në njëfarë mase, mbajtjen ose çdo shfrytëzim tjetër të arsyeshëm të ndonjë lloji strikt
të mbrojtur në sasi të vogla dhe në kushte të mbikëqyrjes strikte.

Neni 99

1. Disa ekzemplar të llojeve të shtazëve të egra strikt të mbrojtura mund të mbahen në internim, të
kultivohen, të shiten dhe blihen me lejen e Ministrisë me kusht që:

1.1. ekzemplarët sipas ligjit janë të importuar në Republikën e Kosovës dhe e kanë pronarin;
1.2. ekzemplarët ligjërisht janë fituar në Republikën e Kosovës;

1.3. pronësia për ekzemplarët është fituar para se lloji është mbrojt me ligj;

1.4. është rasti nga neni 98 i këtij ligji.

2. Përjashtimisht nga neni 97 i këtij ligji, disa lloje të shtazëve, kërpudhave dhe bimëve strikt të mbrojtura
mund të vihen në qarkullim, përkatësisht të eksportohen dhe importohen me qëllim të tregtisë, me lejen e
Ministrisë si dhe të eksportohen e importohen për qëllime shkencore, për shkëmbime, ekspozita e të
ngjashme, në bazë të lejes së Ministrisë.

3. Gjetësi i shtazës është i detyruar të informoj institucionin më të afërt të veterinarisë dhe Ministrinë për:

3.1. gjetjen e ekzemplarit të ngordhur të llojit strikt të mbrojtur të shtazëve;

3.2. ekzemplarët e llojeve strikt të mbrojtur të shtazëve të egra të cilët janë të sëmurë ose të
lënduar në atë masë që nuk janë në gjendje të mbijetojnë vet në natyrë.

4. Institucioni veterinar është i detyruar të përcaktoj shkaqet e ngordhjes të shtazëve të egra të gjetura
strikt të mbrojtura. Shpenzimet e procedurës i bartë Ministria.

5. Ministria mundet që me kërkesës të gjetësit të shtazës së sëmurë ose të lënduar nëse ai posedon
njohuri të mjaftueshme dhe kushte, t’i lejoj të mbajë atë shtazë në internim për shërim dhe përmirësim.
Shpenzimet e arsyeshme të krijuara për shërimin dhe përmirësimin të shtazës i bartë Ministria.

6. Ministria mund të bëjë përjashtime nga ndalesat dhe mbajtja në internim dhe shitjen e llojeve të
shtazëve të egra strikt të mbrojtura, nëse bëhet fjalë për ekzemplarët e sekuestruar ose të konfiskuar
dhe nëse kjo nuk është në kundërshtim me dispozitat tjera dhe konventat ndërkombëtare.

7. Të gjithë ekzemplarët e llojeve të egra strikt të mbrojtura të shtazëve nga paragrafi 6. i këtij neni duhet
të shenjëzohen në formë të caktuar.

8. Lejet nga paragrafi 1., 2., 5., dhe 6. të këtij neni lëshohen me vendim.

Neni 100
35

1. Hulumtimi i llojeve strikt të mbrojtura mund të bëhet pas marrjes të lejes sipas kushteve të përcaktuara
me këtë ligj.

2. Rezultatet e hulumtimeve i dërgohen Ministrisë dhe Institutit në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita
e përfundimit të hulumtimit.

Neni 101
Qarkullimi ndërkufitar i llojeve të egra të mbrojtura

1. Ministria nxjerr vendimin për futjen, nxjerrjen, eksportin ose importin, si dhe vërtetimin për rieksport të
llojeve të egra, pjesëve dhe derivateve të tyre të mbrojtura në mbështetje të këtij lgji.

2. Vendimi dhe vërtetimi nga paragrafi 1. i këtij neni, lëshohet vetëm nëse nuk rrezikohet popullacioni i
shtazëve të egra, kërpudhave ose bimëve për të cilat lëshohet.

3. Vendimi dhe vërtetimi nga paragrafi 1. i këtij neni duhet të merret edhe kur bëhet fjalë për ekzemplarin
e kryqëzuar, të cilit njeri ose dy prindërit i takojnë llojit të egër të mbrojtur.

4. Llojet për të cilat nxjerrët vendimi ose jepet vërtetimi nga paragrafi 1. i këtij neni, procedurën dhe
kushtet e nxjerrjes të vendimit dhe dhënies së vërtetimit, përmbajtjen dhe mënyrën e dorëzimit të
kërkesës, përmbajtjen dhe mënyrën e dorëzimit të lajmërimit për importin, kufizimet e përgjithshme dhe të
veçanta gjatë importit, mënyrën e shenjëzimit të kafshëve ose dërgesave, mënyrën e përkujdesjes për
ekzemplarët e konfiskuar, organet kompetente për zbatim dhe mbikëqyrje, mënyrën e zbatimit te
mbikëqyrjes, mbajtjen e evidencës, hartimin e raportit si dhe kushtet tjera të nevojshme për mbarëvajtjen
e qarkullimit ndërkufitar me llojet e egra në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare, ministri e përcakton
me akt nën ligjor.

5. Gjatë aktiviteteve nga paragrafi 1. i këtij neni dhe/ose gjatë transportit të kafshës së gjallë, për të cilat
është rregulluar me aktin nga paragrafi 4. i këtij neni, duhet të transportohen dhe të përkujdesen në
mënyrën që mundësia e lëndimit, kërcënimit të shëndetit, ose veprimit jo human të jetë në masën më të
vogël të mundshme në pajtim me aktet e veçanta.

6. Përjashtimisht nga dispozita e paragrafit 1. të këtij neni për llojet e egra për të cilat është përcaktuar
me akt nën ligjor nga paragrafi 4. i këtij neni, nuk nevojitet leja për import, por për import njoftohet organi
kompetent.

7. Vendimet, vërtetimet dhe aktet tjera të nxjerra në bazë të këtij ligji me qëllim të qarkullimit ndërkufitar
me llojet e egra të mbrojtura, mund të shfrytëzohen vetëm për ekzemplarët për të cilët janë dhënë.

8. Kalimi transit i llojeve të mbrojtura përmes territorit të Republikës së Kosovës bëhet në bazë të aktit të
vlefshëm për eksport apo rieksport të cilin e ka nxjerr organi kompetent i vendit eksportues ose vendit
rieksportues.

Neni 102

1. Importimi, eksportimi dhe kalimi transit si dhe futja ose nxjerrja e llojeve të mbrojtura, pjesëve të tyre
dhe derivateve të tyre, detyrimisht lajmërohet në njësinë e shërbimit doganor, në pajtim me dispozitat e
këtij ligji dhe dispozitave për zbatimin e tij si dhe dispozitave për doganën.

2. Kontrolli veterinar dhe kontrolli i dërgesave nga paragrafi 1. i këtij neni për të cilat është kompetent
Inspektorati kufitar i veterinarisë, kryhet në pajtim me legjislacionin në fuqi.

3. Llojet e egra të mbrojtura, pjesët e tyre ose derivatet munden të importohen, eksportohen, të kalojnë
transit, të futen ose të nxirren vetëm përmes vendkalimeve kufitare të përcaktuara në të cilat janë
inspektorët kufitar veterinar dhe fitosanitar.

4. Shërbimi doganor ka detyrim që gjatë importimit, eksportimit ose rieksportimit nga neni 101 paragrafi 1.
i këtij Ligji të kontrolloj lejen përkatëse varësisht nga mbrojtja e përcaktuar e llojeve të egra si dhe të
36
regjistroi/vërtetoi kalimin e kufirit në rubrikën e paraparë të formularit për lejim. Në rast eksportit një kopje
e formularit përkatës të lejes me shenjën “për vendin e eksportit”, shërbimi doganor të vërtetuar ja dërgon
Ministrisë, një kopje e formularit të lejes me shenjen “për doganën” mbahet në evidencën e doganës. Në
rast të importit, shërbimi doganor e vërteton origjinalin e lejes dhe kopjen e parë për paraqitësin e
kërkesës, kopjen e parë ja kthen paraqitësit të kërkesës ndërsa origjinalin e lejes ja dërgon Ministrisë.

Neni 103

1. Nëse gjatë importimit, eksportimit ose kalimit transit, shërbimi doganor nuk mundet me vërtetuar se
llojet e shtazëve, kërpudhave dhe bimëve i përkasin llojeve, importimi ose eksportimi i të cilave i
nënshtrohet kufizimeve ose ndalesave, mundet që:

1.1. në shpenzime të deklaruesit në doganë ose pranuesit përkatësisht dërguesit të mallit, vetë të
kujdeset ose t`ja jap ndokujt në ruajtje deri sa të verifikohet se a i takojnë llojeve të cilat eksporti,
importi ose kalimi transit i nënshtrohet kufizimeve;

1.2. t`ja lejoj ato deklaruesit në doganë ose pranuesit përkatësisht dërguesit të mallit deri te
përfundimi i procedurës, ose ndalesës të posedimit.

2. Shërbimi doganor mundet që nga deklaruesi në doganë ose marrësi, përkatësisht dërguesi të kërkoj
të prezantoj vërtetimin se lloji i deklaruar nuk është nën mbrojtje.

3. Llojet për të cilat shërbimi doganor përcakton se importohen, eksportohen ose kalojnë transit pa lejet
përkatëse ose dokumentet tjerë, sekuestrohen deri në përfundimin e procedurës. Për llojet e
sekuestruara lëshohet vërtetimi. Llojet e konfiskuara i dorëzohen personit të autorizuar juridik ose fizik
nga regjistri i Ministrisë, kurse mund t`i lihen në ruajtje deklaruesit në doganë ose pranuesit përkatësisht
dërguesit me ndalesë të posedimit. Nëse leja e vlefshme ose ndonjë dokument tjetër i kërkuar nuk i
dorëzohet në afat prej një (1) muaj pas konfiskimit ose në afatin e vazhduar i cili mundë jetë më së
shumti dy (2) muaj, shërbimi doganor merr vendim për konfiskimin e tyre.
4. Nëse gjatë shqyrtimit doganor verifikohet se bëhet fjalë për llojet për të cilat nuk ka leje për importim
ose eksportim, konfiskohen dhe për llojet e konfiskuara lëshohet vërtetimi.

5. Në rastet nga paragrafi 3. dhe 4. i këtij neni shërbimi doganor është i detyruar që në afat sa më të
shkurtë të lajmëroj Ministrinë e cila vendosë për përkujdesjen e përkohshme ose të përhershme e llojeve
të konfiskuara, duke pas parasysh dispozitat e akteve të veçanta dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

6. Kur llojet sekuestrohen ose konfiskohen dhe me këtë shkaktohen shpenzime - shpenzimet e ushqimit,
strehimit, transportit, kthimit ka detyrim t’i mbuloi deklaruesi në doganë ose marrësi, përkatësisht
dërguesi. Nëse nuk është verifikuar deklaruesi ose marrësi në doganë, shpenzimet është i detyruar t`i
mbuloj dërguesi, transportuesi ose porositësi.

Neni 104
Mbajtja, kultivimi dhe tregtia me lloje të egra

1. Ndalohet mbajtja e shtazëve të egra në internim në kushte jo të volitshme dhe pa përkujdesje të
duhur.

2. Personat fizik ose juridik të cilët bëhen pronarë të shtazëve të mbrojtura me qëllim të mbajtjes së tyre
në internim, duhet për këtë të njoftojnë Ministrinë në afat prej tridhjetë (30) ditësh pas fitimit të pronësisë
të atyre shtazëve.

3. Shtazët nga paragrafi 2. i këtij neni të cilat gëzojnë mbrojtje të përhershme dhe të pandryshuar
shenjëzohen në mënyrë të përcaktuar.

4. Kushtet e mbajtjes, mënyrën e shenjëzimit dhe evidentimit nga paragrafi 2. i këtij neni ministri i
përcakton me akt nën ligjor.

Neni 105

37
1. Personi fizik ose juridik i cili ka për qellim të mbajë në internim llojet shtazëve të egra vendore ose të
huaja të mbrojtura në bazë të ligjit, për qellim shfaqjeje për publikun në kopshte zoologjike, akuariume,
terrariume ose në hapësira të ngjashme, është i detyruar të marr lejen e Ministrisë. Leja lëshohet me
vendim.

2. Leja nga paragrafi 1. i këtij neni lëshohet nëse paraqitësi i kërkesës dëshmon se janë përmbush
kushtet e përcaktuara si dhe shtazët do të ekspozohet në mjediset të cilat janë të përafërta me kushtet
natyrore të vendbanimit të tyre dhe që nuk shtrembërojnë njohuritë për biologjinë e llojit.

Neni 106

1. Personi fizik ose juridik i cili planifikon të kultivojë lloje të egra vendore ose të huaja është i detyruar të
merr lejen në pajtim me këtë ligj ose legjislacionin ne fuqi.

2. Nëse në procedurën e lëshimit të lejes vërtetohet se ekziston rreziku ekologjik, Ministria mundet të
kërkoj nga paraqitësi i kërkesës që para lëshimit të lejes të hartoj studimin paraprak për vlerësimin e
rrezikut për të mbikëqyr ndikimet negative në ekosistemet dhe llojet vendore.

3. Për shtazët nga paragrafi 1. i këtij neni, Ministria mundet të caktojë shenjëzimin e përhershëm dhe të
pandryshueshëm.

4. Pronari nga paragrafi 1. i këtij neni ka për detyrë të siguroj kushtet që shtaza mos të arratiset në natyrë
si dhe është përgjegjës për dëmin që e shkakton ajo.

Neni 107

1. Personi juridik dhe fizik, i cili tregton me llojet e mbrojtura të egra vendore ose të huaja për të cilat
është përcaktuar me aktin e veçantë nga paragrafi 4. i këtij neni, detyrohet të siguroi vërtetimin e
Ministrisë. Në rast të refuzimit të kërkesës, nxjerrët vendimi.

2. Tregtia mundë të bëhet vetëm me ekzemplaret e kultivuar dhe të lajmëruar ose ekzemplaret të cilët
kanë dokumentin për origjinën, me kusht që ekzemplari ose dërgesa të jetë e shënjuar sipas rregullave.

3. Gjatë tregtisë me shtazët e mbrojtura, shitësi përkatësisht pronari është i detyruar të:

3.1. siguroi kushtet e përshtatshme për mbajtjen e shtazëve në pajtim me ketë ligj dhe aktet
tjera;

3.2. mbaj evidencën për tregtinë me shtazët;

3.3. jep vërtetimin pronarit të ri për origjinën e shtazës.

4. Kushtet për tregtimin dhe lëshimin e vërtetimit për tregtim, përmbajtjen e kërkesës dhe të vërtetimit,
mbajtjen e evidencës për tregtim dhe mbikëqyrje, ministri i rregullon me aktin nën ligjor nga neni 101
paragrafi 4. i këtij ligji.

5. Vërtetimet dhe aktet tjera të nxjerra në bazë të këtij ligji për qëllim të tregtimit me lloje të mbrojtura,
mund të shfrytëzohen vetëm për ekzemplarët për të cilët janë dhënë.

Neni 108

1. Ekzemplarët e llojeve të egra të mbrojtura të cilat në mënyrë jo të lejuar mbahen në internim,
kultivohen ose me të cilat bëhet tregtimi i palejuar, i konfiskon inspektori kompetent dhe për këtë lëshon
vërtetimin.

2. Ekzemplarët e konfiskuar nga paragrafi 1. i këtij neni vihen nën përkujdesje të përkohshme ose të
përhershme nga personat e autorizuar fizik ose juridik në shpenzime të Ministrisë.


38


Neni 109

1. Dispozitat dhe kushtet e përcaktuara me lejet, vërtetimet dhe aktet tjera te cilat i nxjerr Ministria lidhur
me futjen, nxjerrjen, eksportin, importin, rieksportin, tregtimin dhe veprimet tjera me llojet të egra, pjesëve
të tyre dhe derivateve, të mbrojtura në bazë të këtij ligji dhe akteve ndërkombëtare mjedisore, duhet të
përmbushen gjatë gjithë kohës së përcaktuar në leje, vërtetim dhe akte të tjera.

2. Bartësi i lejes, vërtetimit ose aktit tjetër nga paragrafi 1. i këtij neni është i detyruar pa vonesë ta
lajmëroj Ministrinë për të gjitha ndryshimet dhe rrethanat e reja të cilat ndikojnë ose mund të ndikojnë në
afatin e vlefshmërisë së lejes, e veçanërisht nëse bëhet fjalë për:

2.1. mos përmbushjen e kushteve në bazë të së cilave është nxjerr leja, vërtetimi ose akti tjetër;

2.2. ngordhjen e ekzemplarit të llojit të shtazës dhe/ose bimës;

2.3. shkatërrimin e ekzemplarit të llojit të shtazës dhe/ose bimës;

2.4. arratisjen e ekzemplarit të llojit të shtazës;

2.5. rrethanat tjera për shkak të së cilave përmbajtja e lejes, vërtetimit ose aktit tjetër, dallon nga
gjendja faktike.

3. Përmbushja e kushteve të përcaktuara në leje, vërtetim ose aktin tjetër nga paragrafi 1. i këtij neni si
dhe ndryshimet dhe rrethanat tjera nga paragrafi 2. i këtij neni, i verifikon Ministria gjatë gjithë kohës të
vlefshmërisë së lejes ose vërtetimit.

Neni 110
Mbrojtja e mineraleve, fosileve dhe shtresimeve të tyre

1. Mineralet, fosilet dhe shtresimet të cilat janë të shpallura vlera të mbrojtura të natyrës ruhen në vendin
e gjetjes, kurse vend gjetja gëzon mbrojtje si vlerë e mbrojtur e natyrës.

2. Nëse mineralet, fosilet dhe shtresimet, nuk ka mundësi të mbrohen në vendin e gjetjes, ato epen në
ruajtje personit juridik ose fizik i cili e bënë sigurimin e mbrojtjes profesionale dhe mundëson përdorimin e
tyre për qëllime të arsimimit, veprimtarisë muzeore, shkencore dhe mbrojtjes së natyrës.

3. Kushtet nën të cilat mineralet, fosilet dhe shtresimet mund t`i epen personit juridik ose fizik në mbrojtje
dhe ruajtje me akt nën ligjor i përcakton Ministria.

4. Kushtet për hulumtimin e vend gjetjes, mënyra e mbrojtjes e mineraleve, fosileve dhe shtresimeve në
vend gjetje, mënyrën e mbrojtjes së vend gjetjes, si dhe përmbajtjen, mënyrën dhe kushtet e mbrojtjes
profesionale të mineraleve, fosileve dhe shtresimeve të cilat ruhen jashtë vend gjetjes i përcakton
Ministria, pas marrjes paraprake të mendimit të organit kompetent për shkencë.

Neni 111

1. Ndalohet marrja nga natyra e mineraleve, fosileve dhe shtresimeve të cilat janë të shpallura vlera
natyrore ose gjenden në vend gjetjen e mbrojtur.
2. Përjashtimisht, Ministria mundet me lejuar marrjen nga natyra të mineraleve, fosileve dhe shtresimeve
të cilat janë të shpallura të mbrojtura si vlera natyrore ose gjenden në vend gjetjen e mbrojtur, për qëllim
hulumtimi shkencor dhe profesional, arsimim, ekspozim etj.

Neni 112

1. Zbulimin e mineraleve, fosileve dhe shtresimeve të cilët mund të paraqesin vlerë të mbrojtur të natyrës
nga neni 111 i këtij ligji, gjetësi është i detyruar të lajmëroj Ministrinë në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e
gjetjes, si dhe të ndërmerr masat e duhura të mbrojtjes nga shkatërrimi, dëmtimi ose vjedhja.
39

2. Ministria vendosë për hulumtimin e vend gjetjes të mineraleve, fosileve dhe shtresimeve më së largu
në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e lajmërimit të vend gjetjes. Në vendimin për hulumtim
përcaktohen edhe masat për mbrojtjen e natyrës.

3. Nëse Ministria nuk përcakton ndryshe, gjetësi nuk guxon që në vend gjetje të kryejë çfarëdo
veprimtarie e cila do mund të sjell deri te shkatërrimi ose dëmtimi i vend gjetjes, përveç masave të
mbrojtjes.

4. Pronari ose bartësi i të drejtës së tokës në të cilën janë gjetur mineralet, fosilet dhe shtresimet është i
detyruar të mundësojë hulumtimin e vend gjetjes në pajtim me vendimin e Ministrisë.

5. Hulumtimin e vend gjetjes e kryen personi juridik ose fizik në bazë të lejes të Ministrisë.

6. Personi juridik ose fizik është i detyruar që në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e kryerjes të
hulumtimeve, t`i dërgoj Ministrisë raportin për hulumtimin e kryer me shënimet për gjendjen e vend
gjetjes, mundësinë e rrezikimit të vend gjetjes, si dhe hulumtimet plotësuese dhe masat tjera shtesë të
mbrojtjes.

Neni 113
Kufizimet në qarkullimin juridik dhe e drejta e parablerësit

1. Pronari i patundshmërisë i cili ka për qëllim me e shitë patundshmërinë brenda parkut kombëtar, parkut
të natyrës, rezervatit strikt dhe zonës së veçantë është i detyruar që më par t`ja ofroj Republikës së
Kosovës, pastaj komunës në territorin e së cilës gjendet patundshmëria, kurse pronari i patundshmërisë
në zonat tjera të mbrojtura i cili ka për qëllim me e shitë atë patundshmëri është i detyruar që së pari t’ia
ofroi komunës në territorin e së cilës gjendet patundshmëria e më pas Republikës së Kosovës.

2. Pronari i patundshmërisë brenda zonës së mbrojtur është i detyruar që në ofertë të caktoj çmimin dhe
kushtet e shitjes.

3. Republika e Kosovës, ose komuna janë të detyruara që ofertën t`a shqyrtojnë në afat prej
gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e marrjes të ofertës në formë të shkruar.

4. Nëse oferta nuk pranohet brenda afatit të përcaktuar, pronari mundet me e shitë patundshmërinë nën
kushtet e njëjta ose më të volitshme nga ato që janë dhënë në ofertë.

5. Nëse pronari e ka shitë patundshmërinë në zonën e mbrojtur, kurse nuk ka vepruar në pajtim me
paragrafi 1. dhe 4. të këtij neni , Republika e Kosovës, ose komuna kanë të drejtë që me padi kundër
shitësit dhe blerësit të kërkojnë anulimin e kontratës në afat prej nëntëdhjetë (90) ditësh nga dita e të
kuptuarit për lidhjen e asaj kontrate, por më së largu në afat prej pesë (5) viteve nga dita e lidhjes të
kontratës për shitblerje.

6. Republika e Kosovës mundet që në afatin nga paragrafi 5. të këtij neni të kërkoj që të verifikohet
anulimi i kontratës për shitblerje të patundshmërisë në zonën e mbrojtur edhe nëse ajo kontratë është
lidhë në formë të dhuratës, ose kur lartësia e çmimit ose kushtet e shitjes janë fiktive, kurse çmimi real
dhe kushtet e kontratës janë më të favorshme për blerësin.

Neni 114

1. Pronësia në patundshmëri në zonat e mbrojtura mund të fitohet sipas kushteve të përcaktuara me këtë
ligj dhe ligjet tjera.

2. Personat e huaj juridik ose fizik nuk mund të fitojnë të drejtën e pronësinë së patundshmërive në
rezervatin strikt, parkun kombëtar, zonën e veçantë, parkun e natyrës, monumentin e natyrës, peizazhin
e mbrojtur dhe monumentin e arkitekturës së parqeve, përveç rasteve kur me kontrata ndërkombëtare
nuk është caktuar ndryshe.


40

Neni 115
Shpronësimi dhe kufizimi i të drejtës pronësore

1. Kur është e domosdoshme për shkak të zbatimit të mbrojtjes dhe ruajtjes të vlerave të mbrojtura të
natyrës, konsiderohet se ekziston interesi i Republikës së Kosovës për shpronësim ose kufizim të
pronësisë dhe të drejtave të tjera sendore në patundshmëritë në zonën e mbrojtur.

2. Procedura e shpronësimit e të drejtës në patundshmëri zbatohet në bazë të ligjit të veçantë.

Neni 116

1. Organi i administratës ose organi kompetent komunal është i detyruar që në kërkesën e pronarit të
patundshmërisë në zonën e mbrojtur të cilën e ka shpallë Kuvendi ose Qeveria, sipas çmimit të tregut t`a
blejë patundshmërinë ose të ofroj patundshmëri tjetër me vlerë të njëjtë, të cilën për arsye të kufizimeve
dhe ndalesave nga ky ligj nuk mund të përdoret për veprimtari e cila është përdorë para mbrojtjes, ose
mund të përdoret në një masë të vogël.

2. Organi i administratës ose organi kompetent të komunës është i detyruar që në kërkesë të pronarit të
patundshmërisë në zonën e mbrojtur të cilën e kanë shpallë të mbrojtur në bazë të këtij ligji, me çmim të
tregut t`a blejë patundshmërinë ose të ofroj patundshmëri tjetër me vlerë të njëjtë, të cilën për shkak të
kufizimeve ose ndalesave sipas këtij ligji nuk është e mundur të përdorët për veprimtaritë të cilat janë
kryer në të para mbrojtjes, ose mund të përdoret në një masë të vogël.

3. Pronari i patundshmërisë ka të drejtë të ofroj atë sipas kushteve të këtij neni në afat prej dy (2) vjet nga
dita e hyrjes në fuqi të aktit i cili ka shkaktuar kufizime dhe ndalesa në patundshmëri.

Neni 117
Kompensimi i dëmit

1. Personi juridik ose fizik i cili për shkak të kufizimeve ose ndalesave nga ky ligj ose në bazë të aktit
për mbrojtje, dukshëm i janë keqësuar kushtet ekzistuese për fitimin e të hyrave dhe nuk ka mundësi të
kompensohet me veprimtarinë e lejuar në suaza të regjimit të mbrojtjes në zonën e mbrojtur, ka të drejtë
në kompensim për kufizimet të cilat ju ka nënshtruar.

2. Kompensimi nga paragrafi 1. i këtij neni mund të paguhet nëse organi kompetent shtetëror
paraprakisht vërteton se personi juridik ose fizik i cili është prekur - ndikuar nga kufizimet zbaton kushtet
e përcaktuara për mbrojtjen e natyrës.

3. Lartësia e kompensimit përcaktohet me marrëveshje, por në rast të kontestit për lartësinë e
kompensimit vendos gjykata kompetente.

4. Kompensimi nga paragrafi 1. i këtij neni paguhet nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

Neni 118

Republika e Kosovës nuk përgjigjet për dëmet që shkaktojnë llojet e egra, përveç në rastet e përcaktuara
me ligj.

Neni 119

1. Personit juridik ose fizik të cilit llojet e shtazëve strikt të mbrojtura munden me i shkaktuar dëme
ekonomike ose ndonjë dëm tjetër, këtu e tutje: - i dëmtuari - është i detyruar që me përkujdesje dhe në
shpenzime të veta t`i kryej të gjitha veprimet dhe ndërhyrjet e lejuara për të parandaluar shkaktimin e
dëmit.

2. Me veprim ose ndërhyrje në kuptim të paragrafit 1. të këtij neni nënkuptohet rrethoja efikase, ruajtja e
të mirës të caktuar dhe ndjekjen e llojeve strikt të mbrojtura të shtazëve.

41

Neni 120

1. I dëmtuari ka të drejtë në kompensim të dëmit në lartësi të dëmit real të cilin e shkaktojnë llojet e egra
të shtazëve strikt të mbrojtura nëse ai i ka ndërmarr veprimet dhe masat e parapara.

2. I dëmtuari është i detyruar që Ministrisë ose ekspertit të cilin e ka caktuar ministri pa vonesë t`i paraqes
ndodhjen e dëmit të shkaktuar dhe më së largu në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e ndodhjes së dëmit të
shkaktuar, përkatësisht më së voni në afat prej tre (3) ditësh nga dita e ndodhjes së dëmit të cilin e kanë
shkaktuar egërsirat e mëdha strikt të mbrojtura në kafshët shtëpiake.

3. I dëmtuari dhe eksperti përcaktojnë në vendin e ndodhjes së dëmit, faktet të cilat janë me rëndësi për
konstatimin e dëmit të shkaktuar, shkaktarin dhe lartësinë e dëmit dhe për këtë eksperti harton
procesverbalin.

4. Nëse i dëmtuari me kohë e lajmëron dëmin, kurse eksperti nuk e bënë vend shikimin në afat prej tre (3)
ditësh nga dita e pranimit të lajmërimit, i dëmtuari mundet që në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh të
ardhshme kërkesën për kompensim t`ia i dorëzoj Ministrisë.

5. Veprimet dhe ndërhyrjet nga neni 119 të këtij ligji, mënyra e punës dhe veprimit të ekspertit në
procedurën e përcaktimit të dëmit si dhe lartësinë e kompensimit të dëmit - çmimoren, përkatësisht
kriteret për llogaritjen e dëmit ministri e përcakton me akt nën ligjor.

6. Në rast të kontestit për kompensim dëmi, vendos gjykata kompetente.

7. Regjistri i ekspertëve publikohet në ueb faqen e ministrisë.

Neni 121

1. Nëse personi juridik ose fizik fillon veprimtarinë ose kryerjen e punëve në hapësirën e cila është
vendbanim natyror i llojit të egër strikt të mbrojtur dhe në të cilin ajo jeton dhe eksiton rreziku i
parashikuar i dëmit nga lloji strikt i mbrojtur, zvogëlohet lartësia e kompensimit për rrezikun e paraparë.

2. Rrezikun e paraparë nga paragrafi 1. i këtij neni e përcakton Ministria në bazë të mendimit profesional
të organit të administratës ose personit profesional të autorizuar.

Neni 122

1. Personat juridik dhe fizik janë të detyruar të kompensojnë dëmin të cilin e shkaktojnë me shkeljen e
këtij ligji.

2. Kompensimi i dëmit i shkaktuar me veprimet e palejuara lidhur me disa ekzemplarë të shtazëve të egra
strikt të mbrojtura, përcaktohet sipas ekspertizës të personit të cilin e ka autorizuar ministri.

3. Kompensimi i dëmit të shkaktuar me veprimet e palejuara në raport me vlerat tjera të mbrojtura të
natyrës përcaktohet në bazë të ekspertizës të personit të cilin e ka autorizuar Ministria.

4. Mjetet e realizuara nga kompensimi i dëmit nga paragrafi 1., 2., dhe 3. të këtij neni janë të hyra të
Buxhetit të Kosovës.


KREU VI
SHFRYTEZIMI I TE MIRAVE TË NATYRES

Neni 123

1. Shfrytëzimi i të mirave të natyrës bëhet në bazë të planeve të ekonomizimit dhe dokumenteve të
planifikimit hapësinor, duke pasur parasysh ruajtjen e larmisë biologjike dhe peizazhore.

42
2. Ndalohet shfrytëzimi i të mirave të natyrës në mënyrën e cila shkakton:

2.1. dëmtimin dhe humbjen e pjellshmërisë natyrore të tokës;

2.2. dëmtimin e vlerave sipërfaqësore ose nëntokësore gjeologjike, hidrologjike dhe gjeo-
morfologjike;

2.3. varfërimin e botës natyrore të bimëve, kërpudhave dhe shtazëve;

2.4. zvogëlimin e larmisë biologjike dhe peizazhore;

2.5. ndotjen e ujit dhe rrezikimin e shfrytëzimit të tij.

Neni 124

1. Planet e menaxhimit me të mirat e natyrës përmbajnë masat dhe kushtet për mbrojtjen e natyrës.

2. Masat dhe kushtet për mbrojtjen e natyrës nga paragrafi 1. i këtij neni përmbajnë:

2.1. pasqyrën e vlerave të mbrojtura dhe të evidentuara të natyrës, zonave të rëndësishme
ekologjik, të peizazheve posaçërisht të rëndësishme me veçoritë e tyre dhe vlerësimin e
gjendjes;

2.2. pasqyrën e zonave në të cilat supozohet se ekzistojnë vlera të natyrës, si dhe rekomandimet
për përkujdesjen pas zbulimit të atyre vlerave ose shpallja e mbrojtjes së tyre;

2.3. masat e mbrojtjes dhe kahet zhvillimore për vlerat e mbrojtura të natyrës, zonave të
rëndësishme ekologjike dhe peizazhet e posaçërisht të rëndësishme;

2.4. masat për ruajtjen e larmisë biologjike, veçanërisht masat për ruajtjen e tipave të
vendbanimeve;

2.5. pasqyra hartografike e tipave të vendbanimeve.

3. Para hartimit të planeve për menaxhim me të mirat e natyrës, pronarët dhe përdoruesit e ligjshëm janë
të detyruar që nga Ministria të marrin kushtet e mbrojtjes së natyrës. Ministria detyrohet të caktojë kushtet
e mbrojtjes së natyrës në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e paraqitjes të kërkesës së rregullt
për lëshimin e kushteve. Nëse Ministria në afatin e përcaktuar nuk i cakton kushtet për mbrojtjen e
natyrës, konsiderohet se pajtohet me planin e propozuar për menaxhim.

Neni 125

1. Gjatë procedurës së hartimit te planit hapësinor për zonën me karakteristika të veçanta dhe planit
hapësinor të komunave, Ministria ia përcakton bartësit e hartimit të planit hapësinor kërkesat për hartimin
e planit hapësinor - shënimet, kahet e planifikimit, dokumentet e parapara, kushtet dhe masat për
mbrojtjen e natyrës, kahet për ruajtjen e zonës të rrjetit ekologjik me paraqitje hartografike.

2. Gjatë procedurës të hartimit të planeve urbanistike rregulluese dhe planeve detale rregulluese në
zonën e parkut kombëtar dhe parkut të natyrës, Ministria ia cakton bartësit të hartimit te planit kërkesat
për hartimin e planit hapësinor - shënimet, kahet e planifikimit, dokumentet e parapara, kushte dhe masat
për mbrojtjen e natyrës, kahet për ruajtjen e zonës të rrjetit ekologjik me paraqitje hartografike.

3. Dokumentet e rregullimit hapësinor nga paragrafi 1. i këtij neni të cilat përfshijnë zonën e mbrojtur,
zbatimi i te cilit mund të ketë ndikim te rëndësishëm në qëllimet e ruajtjes së tërësisë së zonës së rrjetit
ekologjik, nxirren me pëlqimin paraprak të Ministrisë.




43

Neni 126

Planet e menaxhimit me të mirat të cilat përfshijnë zonën e mbrojtur, zbatimi i të cilave mund të ketë
ndikim të rëndësishëm në qëllimet e ruajtjes dhe tërësinë e zonës së rrjetit ekologjik, nxirren me pëlqimin
paraprak e Ministrisë.

Neni 127

1. Kur mënyra dhe vëllimi i shfrytëzimit të mirave të natyrës drejtpërdrejt kërcënon gjendjen e favorshme
të ndonjë lloji ose tipi të vendbanimit, ministri me vendim mundet me e kufizuar shfrytëzimin ose
përkohësisht me e ndaluar atë deri sa të ekzistoj kërcënimi.

2. Për kufizimet e bëra në bazë të vendimit nga paragrafi 1. i këtij neni, pronarët ose përdoruesit e
ligjshëm, kanë të drejtë në kompensim në proporcion me të hyrat e zvogëluara.

3. Lartësia e kompensimit përcaktohet me marrëveshje, kurse në rast të konfliktit për lartësinë e
kompensimit vendos gjykata kompetente. Kompensimi paguhet nga mjetet e Buxhetit të Kosovës.

4. Pronari ose përdoruesi i ligjshëm i cili nuk vepron sipas vendimit nga paragrafi 1. i këtij neni, përgjigjet
për dëmin e shkaktuar në llojin ose tipin e vendbanimit i cili është shkaktuar pas nxjerrjes të vendimit

Neni 128
Ndërhyrjet në zonën e mbrojtur

1. Në zonën e mbrojtur lejohen ato ndërhyrje dhe punë të cilat nuk i dëmtojnë dhe nuk i ndryshojnë
veçoritë për shkak të cilave zona është shpallur e mbrojtur.

2. Për punët dhe ndërhyrjet në zonën e mbrojtur për të cilat sipas dispozitës së veçantë nuk nevojitet
marrja e lejes për lokacion, përkatësisht të zbatohet procedura e vlerësimit që sa është e pranueshme një
veprimtari në natyrë lëshohet leja.

3. Lejen për ndërhyrjet dhe punët në rezervatin strikt, zonën e veçantë, parkun kombëtar, parkun e
natyrës dhe monumentin e natyrës e lëshon Ministria.

4. Lejen për punët dhe ndërhyrjet në peizazhin e mbrojtur dhe monumentin e arkitekturës së parqeve e
lëshon organi i administratës ose organi kompetent i komunës.

5. Leja lëshohet me vendim. Ankesa në vendimin e organit të administratës ose organit kompetent të
komunës mund t`i paraqitet Ministrisë.

6. Për punët dhe ndërhyrjet të cilat kryhen në bazë të planeve për menaxhim në pylltari, gjueti ekonominë
e ujërave, peshkatari dhe xehetari, nuk nevojitet leja paraprake në rastet kur planet e menaxhimit
përmbajnë kushtet për mbrojtjen e natyrës.

7. Nëse planet e menaxhimit nga paragrafi 6. i këtij neni nuk përmbajnë kushtet për mbrojtjen e natyrës,
lejen e lëshon Ministria.

8. Leja nga paragrafi 3., 4. dhe 7. i këtij neni përmban edhe kushtet për mbrojtjen e natyrës.

Neni 129

1. Zonat e mbrojtura të natyrës mund të vizitohen dhe shikohen në mënyrën e cila nuk kërcënon vlerat e
tyre dhe nuk pengohet zbatimi i mbrojtjes.

2. Vizita dhe shikimi i zonës së mbrojtur dhe vlerave tjera të mbrojtura të natyrës është e lejuar për të
gjithë në kushte të njëjta në pajtim me këtë ligj dhe dispozitat të nxjerra në bazë të tij.

44
3. Nëse vizita dhe shikimi i zonave të mbrojtura mund të shkaktoj kërcënim për ruajtjen e tyre, mund të
ndalohet ose të kufizohet vizita dhe shikimi i zonave të mbrojtura ose pjesëve të tyre.

Neni 130

1. Pronari ose përdoruesi i ligjshëm i zonës së mbrojtur është i detyruar të lejoj qasje në vlerën e caktuar
natyrore, duke pas parasysh qëllimin e mbrojtjes dhe rëndësinë e asaj vlere të natyrës për të
përmbushur nevojat shkencore, arsimore, estetike, kulturore dhe rekreative sipas mënyrës dhe kushteve
të përcaktuara me vendim të ministrit.

2. Në vendimin nga paragrafi 1. i këtij neni pronarit ose përdoruesit të ligjshëm i caktohet kompensimi për
kufizimet eventuale të cilat i janë shkaktuar.

Neni 131

1. Nëse përdorimi dhe shfrytëzimi i zonës të mbrojtur për qëllimet e caktuara është kufizuar ose ndaluar,
pronari ose përdoruesi i ligjshëm i asaj zone të mbrojtur ka të drejtë në kompensim për kufizimet të cilat i
janë bërë.

2. Lartësia e kompensimit përcaktohet me marrëveshje. Në rast të konfliktit vendos gjykata kompetente.

3. Kompensimi paguhet në barrë të Buxhetit të Kosovës, përkatësisht komunal.

Neni 132

1. Përkujdesja për vlerën e natyrës në zonën e mbrojtur mund t`i besohet pronarit ose përdoruesit të
ligjshëm të patundshmërisë përmes kontratës së lidhur me të cilën rregullohen të drejtat dhe detyrimet
reciproke nga autoriteti i cili administron me vlerën e mbrojtur të natyrës dhe pronarin ose përdoruesin e
ligjshëm të patundshmërisë. Nëse vlerë e natyrës është pylli, për lidhjen e kontratës nevojitet marrja
paraprake e pëlqimit të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

2. Në kontratën nga paragrafi 1. i këtij neni përcaktohet:

2.1. vlera e natyrës e cila është objekt i kontratës;

2.2. masat e mbrojtjes të cilat pronari ose përdoruesi i ligjshëm duhet t`i ndërmerr gjatë kohës sa
është në fuqi kontrata;

2.3. lartësia e kompensimit për zbatimin e masave të mbrojtjes të përcaktuara dhe kontraktuara;

2.4. të drejtat dhe detyrimet tjera reciproke për përkujdesjen për vlerën e natyrës.

3. Nëse vlera e natyrës nga paragrafi 1. i këtij neni është lloji i egër i mbrojtur, kontratën e lidhë Ministria.

Neni 133

1. Vlera e mbrojtur e natyrës në zonën e mbrojtur, përmes ankandit publik mundet t`i jepet personit i cili
nuk është pronar ose përdorues i ligjshëm i tij, sipas kushteve të kontratës për përkujdesje të cilat i
përcakton Ministria. Ankandin e zbaton drejtoria e cila menaxhon me zonën e mbrojtur në të cilën gjendet
vlera e natyrës.

2. Personi i cili i plotëson kushtet e përcaktuara dhe lidh kontratë me autoritetin nga paragrafi 1. i këtij
neni bëhet kujdestar i vlerës së natyrës.

3. Me kontratën nga paragrafi 1. i këtij neni rregullohen çështjet nga neni 132 i këtij ligji.

Neni 134

45
Nëse ndonjë veprimtari ose shfrytëzim i vlerës së natyrës ose patundshmërisë në zonën e mbrojtur në
mënyrë të caktuar ose për qëllime të caktuara është kufizuar ose ndaluar dhe për këtë pronari ose
përdoruesi i ligjshëm është dëmtuar në atë vlerë të natyrës ose në patundshmërinë ka të drejtë
kompensimi për kufizimet të cilat i janë bërë sipas dispozitave të këtij ligji.

Neni 135
Koncesioni

1. Me koncesion fitohet e drejta për shfrytëzimin ekonomik të mirave të natyrës ose e drejta për kryerjen e
veprimtarive me interes për Republikën e Kosovës, sipas dispozitave të Ligjit për partneritetet publiko
private dhe koncesionet në infrastrukturë dhe procedurat për dhënien e tyre.

2. Koncesioni lejohet në parkun kombëtar në zonën e tretë në harmoni me planin hapësinor të parkut
kombëtar.

3. Për zonat tjera të mbrojtura koncesioni jepet sipas kritereve të përcaktuara në ligj nga organi i cili e ka
shpallë zonën e mbrojtur.

Neni 136

Koncesioni nuk mund të jepet në Rezervatin strikt , zonën e parë, dhe në zonën e dytë të Parkut
Kombëtar.

Neni 137
Shfrytëzimi i mineraleve, fosileve dhe shtresimeve

1. Personi fizik për koleksion të vetë personal mundë të merr mineralet , shtresimet ose fosilet nga natyra
të cilat nuk janë të shpallura të mbrojtura si vlera të natyrës.

2. Personi juridik mund të merr mineralet, shtresimet ose fosilet nga natyra të cilat nuk janë të shpallura
si vlera të natyrës me qellim të kryerjes të veprimtarisë shkencore, arsimore ose muzeore.

3. Personi juridik dhe fizik mund t`i merr mineralet, shtresimet ose fosilet nga natyra për tregtim pas
marrjes të lejes të Ministrisë. Leja lëshohet me vendim.

4. Personi juridik dhe fizik i cili i qet mineralet, shtresimet dhe fosilet në treg, është i detyruar që për
secilin mineral, shtresim ose fosil që posedon të ketë provë për prejardhjen e tyre, përkatësisht leje për
marrjen e tyre nga natyra. Prova ose leja i jepet blerësit.

5. Personi juridik dhe fizik nga paragrafi 4. i këtij neni është i detyruar të mbajnë evidencë për qitjen në
treg të mineraleve, shtresimeve dhe fosileve.

Neni 138

1. Gjatë marrjes të mineraleve, shtresimeve ose fosileve nga natyra ndalohet përdorimi i makinave,
eksplozivit, gazrave me presion ose mjeteve tjera kimike.

2. Ministria mund të bëjë përjashtim dhe të lejoj përdorimin e mjeteve nga paragrafi 1. i këtij neni nëse
marrja e mineraleve, shtresimeve dhe fosileve bëhet për qëllime shkencore ose arsimore.

Neni 139

1. Personi juridik ose fizik i cili ka për qellim të eksportoj minerale, shtresime ose fosile është i detyruar
që nga Ministria të kërkoj leje për eksport. Leja jepet me vendim.

2. Nuk lejohet eksportimi i mineraleve, shtresimeve ose fosileve të cilat janë të shpallura vlera të
mbrojtura të natyrës.

46
3. Me përjashtim Ministria mund të lejoj eksportimin e mineraleve, shtresimeve ose fosileve të cilat janë
të shpallura vlera të mbrojtura natyrore me qëllim hulumtimi shkencor, arsimor dhe për ekspozita. Në leje
përcaktohen kushtet e eksportit të mineraleve, shtresimeve ose fosileve.

KREU VII
PLANIFIKIMI DHE ORGANIZIMI I MBROJTJES SE NATYRES

Neni 140
Dokumentet bazë për mbrojtjen e natyrës

1. Dokumentet bazë për mbrojtjes e natyrës janë Strategjia dhe Plani i Veprimit për Biodiversitetin - këtu
e tutje: Strategjia - të cilën e nxjerr Qeveria e Republikës së Kosovës me propozim të Ministrisë dhe e
aprovon Kuvendi i Republikës së Kosovës.

2. Komunat detyrohen që të nxjerrin programet për mbrojtjen e natyrës për territorin e vet.

3. Programet duhet të harmonizohen me Strategjinë.

Neni 141

1. Strategjia i përcakton qëllimet dhe synimet afatgjata të ruajtjes të larmisë biologjike dhe peizazhore dhe
vlerave të mbrojtura të natyrës, mënyrën e zbatimit të tyre, në pajtim me zhvillimin e përgjithshëm
ekonomik, shoqëror e kulturor të Republikës së Kosovës.

2. Strategjia hartohet në bazë të raporteve për gjendjen e natyrës dhe mbrojtjen e natyrës këtu e tutje: -
raporti për gjendjen e natyrës - dhe kryesisht përmban:

2.1. qëllimet e përgjithshme strategjike;

2.2. synimet për ruajtjen e peizazheve, ekosistemeve, tipave të vendbanimit, llojeve të egra dhe
llojeve vendore të zbutura;

2.3. synimet për vlerat e mbrojtura të natyrës;

2.4. synimet për hulumtimet dhe përcjelljen e gjendjes të natyrës;

2.5. synimet për përfshirjen e mbrojtjes së natyrës në sektorët tjerë;

2.6. synimet për kornizën legjislative dhe institucionale;

2.7. synimet për edukim dhe arsimim me qëllim të promovimit dhe ruajtjes së larmisë biologjike
dhe peizazhore;

2.8. synimet për informimin e publikut dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim marrje për natyrën;

2.9. planet e veprimit për zbatimin e kaheve, me theksimin e prioriteteve dhe burimet e
mundshme financiare;

2.10. mënyra e përmbushjes të detyrimeve ndërkombëtare në mbrojtjen e natyrës;

2.11. shtojcën hartografike e cila në hapësirë tregon masat e mbrojtjes të larmisë biologjike dhe
peizazhore dhe mbrojtjen e vlerave të natyrës.

3. Synimet e përcaktuara në Strategji zbatohen gjatë hartimit të dokumenteve të rregullimit hapësinor
dhe planet e menaxhimit me të mirat e natyrës.

4. Bazën profesionale për hartimin e Strategjisë e harton Instituti.

47
5. Çdo pesë (5) vjet bëhet analiza e qëllimeve dhe synimeve të përcaktuara në Strategji, si dhe analiza e
zbatimit të planeve të veprimit si dhe sipas nevojës bëhet rishikimi i Strategjisë.


Neni 142

1. Për nevojat e realizimit të Strategjisë dhe programit të mbrojtjes së natyrës dhe dokumenteve tjera me
të cilat rregullohen disa çështje për mbrojtjen e natyrës, hartohet raporti për gjendjen e natyrës në
Republikën e Kosovës të cilin e miraton Qeveria dhe informohet Kuvendi.

2. Raportin për gjendjen e natyrës hartohet për periudhe së paku dy (2) vjeçare dhe kryesisht përmban:

2.1. shënimet për gjendjen e peizazheve, ekosistemeve, tipave të vendbanimit, llojeve të egra
dhe shtazëve të kultivuara me analizë për rrezikshmërinë si dhe arsyet e rrezikshmërisë dhe
problemeve për mbrojtjen e natyrës;

2.2. shënimet për ndikimet nga shfrytëzimi i të mirave të natyrës në larminë biologjike dhe
peizazhore;

2.3. shënimet për ndikimet e disa ndërhyrjeve në natyrë;

2.4. shqyrtimin e masave të ndërmarra në ruajtjen e larmisë biologjike dhe peizazhore si dhe
vlerave të mbrojtura të natyrës;

2.5. analizën e zbatimit të Strategjisë dhe dokumenteve tjera të rëndësishme për mbrojtjen e
natyrës;

2.6. shqyrtimin e zbatimit të mbikëqyrjes;

2.7. shënimet për shfrytëzimin e mjeteve financiare për mbrojtjen e natyrës;

2.8. vlerësimin e nevojave të hartimit të dokumenteve të reja ose plotësimi i tyre si dhe shënimet
tjera të rëndësishme për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës.

3. Propozimin e raportit për gjendjen e natyrës e harton Instituti dhe e vërteton Ministria.

4. Kuvendet komunale miratojnë raportet përkatëse për gjendjen e mbrojtjes së natyrës për territorin e
vet.

Neni 143
Kryerja e punëve administrative dhe profesionale në mbrojtjen e natyrës

1. Punët administrative dhe profesionale në mbrojtjen e natyrës i kryen Ministria, përveç atyre punëve të
cilat me këtë ligj ose ligj tjetër ju kanë besuar organit kompetent drejtues, Institutit ose komunës.

2. Komunat në pajtim me këtë ligj, Strategjinë, programin e mbrojtjes së natyrës dhe dokumentet e
rregullimit hapësinor janë të detyruara që të:

2.1. kujdesen për ruajtjen e larmisë biologjike dhe peizazhore për territorin e vet;

2.2. shpallin zonat e mbrojtura për të cilat janë kompetente;

2.3. sigurojnë kushtet për mbrojtjen dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura për të cilat janë
kompetente;
2.4. marrin pjesë në procedurën e shpalljes të zonave të mbrojtura të cilat i shpallë Qeveria ose
Kuvendi;

2.5. marrin pjesë në hartimin e planeve të menaxhimit me zonat e mbrojtura për të cilat janë
kompetente;
48

2.6. kujdesen për promovimin e mbrojtjes së natyrës dhe japin mbështetje dhe kujdesen për
shoqatat, veprimtaria e të cilave është mbrojtja e natyrës;

2.7. përcjellin gjendjen e ruajtjes së natyrës dhe për atë Ministrisë dhe Institutit i paraqesin
raport;

2.8. mbajnë regjistrat për shënimet të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës;

2.9. informojnë publikun për gjendjen e natyrës në territorin e vetë dhe për masat e ndërmarra
për mbrojtjen dhe ruajtjen e sajë;

2.10. ofrojnë ndihmë profesionale dhe ndihmë tjetër organeve të pushtetit lokal në mbrojtjen e
natyrës në territorin e vetë

2.11. kryejnë dhe punë të tjera të përcaktuara me këtë ligj dhe aktet nen ligjore të nxjerra prej tij.

Neni 144

1. Ankesa nuk lejohet për vendimet të cilat i nxjerr Ministria në bazë të këtij ligji, por mund të iniciohet
kontest administrativ.

2. Në vendimet të cilat i nxjerr organi kompetent i administratës në bazë të këtij ligji, ankesa mund t`i
parashtrohet Ministrisë në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e dorëzimit të vendimit.

Neni 145
Kryerja e punëve profesionale në mbrojtjen e natyrës

1. Punët profesionale për mbrojtjen e natyrës për Republikën e Kosovës i kryen Instituti i Kosovës për
Mbrojtjen e Natyrës.

2. Instituti veprimtarinë e vetë e kryen në kuadër të Ministrisë.

Neni 146

1. Instituti në kuadër të veprimtarisë së vetë kryen punët profesionale në mbrojtjen e natyrës që kanë të
bëjnë me:

1.1. mbledhjen dhe përpunimin e shënimeve të mbledhura lidhur me mbrojtjen e natyrës;

1.2. hartimin e bazave afatgjata për llojet e bimëve, kërpudhave dhe shtazëve, tipave të
vendbanimeve, ekosistemeve dhe peizazheve;

1.3. monitorimin e gjendjes së larmisë biologjike dhe peizazhore dhe propozon masat për
mbrojtjen e tyre;

1.4. përgatitjen e bazave profesionale për mbrojtjen dhe ruajtjen e pjesëve të natyrës,
përkatësisht vlerave të natyrës;

1.5. hartimin e bazave profesionale për nevojat e përcaktimit të kushteve për mbrojtjen e natyrës,
menaxhimin me zonat e mbrojtura dhe shfrytëzimi i të mirave të natyrës;

1.6. kryerjen e analizave statistikore, unifikimin e rezultateve dhe hartimin e raportit për gjendjen
dhe mbrojtjen e natyrës;

1.7. pjesëmarrjen në zbatimin e akteve ndërkombëtare në mbrojtjen e natyrës;

1.8. kryerjen e punëve të tjera të përcaktuara me këtë ligj.

49
2. Instituti punët nga paragrafi 1. i këtij neni i kryen në pajtim me programin e punës një vjeçare dhe
shumëvjeçare.

3. Programi një vjeçar dhe shumëvjeçar i punës nga paragrafi 2. i këtij neni nxirret pas marrjes të pëlqimit
të Ministrisë.

4. Për realizimin e programit të punës njëvjeçar dhe shumëvjeçar, Instituti i paraqet raport Ministrisë
sipas mënyrës së përcaktuar në statutin e Institutit.

5. Organet dhe institucionet kompetente janë të detyruara që shënimet për gjendjen e natyrës të cilat
grumbullohen në pajtim me këtë ligj t`i dorëzohen Institutit.

6. Mjetet për kryerjen e veprimtarisë së Institutit të përcaktuara me këtë ligj sigurohen nga Buxheti i
Kosovës dhe burimet tjera në pajtim me ligj.

Neni 147

Mbikëqyrjen e ligjshmërisë të punës së Institutit e kryen Ministria.



KREU VIII
QASJA NË INFORMACION DHE PJESMARRJA E PUBLIKUT

Neni 148
Informimi i publikut

1. Ministria, Instituti, organi i administratës, organi kompetent i komunës dhe drejtoritë që menaxhojnë me
vlerat e mbrojtura të natyrës, janë të detyruara të sigurojnë informimin e publikut për gjendjen e mbrojtjes
së natyrës, përveç nëse me ligj të veçantë ose aktin e organit kompetent nuk janë përcaktuar si
fshehtësi.

2. Organet e administratës, organet kompetente të komunës dhe personat juridik nga paragrafi 1. i këtij
neni janë të detyruar të mbajnë evidencën për të dhënat për gjendjen e mbrojtjes së natyrës, kurse në
rastet e dëmtimit të natyrës janë të detyruara për këtë ta informojnë publikun me udhëzimet për veprimet
të cilat duhet të ndërmerren për mbrojtjen dhe ruajtjen e saj. Në rastet të çfarëdo kërcënimi për natyrën
dhe shëndetin e popullatës, publiku informohet për masat e ndërmarra dhe veprimet e duhura me qëllim
të pengimit ose zbutjes të dëmeve të cilat mund të dalin nga ai rrezik.

3. Informatat duhet të jepen me kohë dhe të jenë të sakta.

Neni 149

1. Ministria, Instituti, organi i administratës, organi kompetent i komunës, drejtoritë të cilat menaxhojnë me
zonat e mbrojtura, kanë detyrim që përmes mjeteve të informimit publik, kërkuesve t`ju ofrojnë
informacione për gjendjen e mbrojtjes së natyrës, për kryerjen e punëve të mbrojtjes së natyrës dhe t`ju
mundësojnë qasje në dokumentacionin përkatës.

2. Informacioni për gjendjen e mbrojtjes së natyrës sipas parimit jepet në formë të shkruar.

3. Qeverisë i dorëzohet raporti për gjendjen e mbrojtjes së natyrës në kërkesë të tyre dhe sipas mënyrës
së përcaktuar me këtë ligj.

4. Kuvendet komunale janë të detyruara që çdo dy (2) vjet t`i dërgojnë raport Ministrisë për gjendjen e
mbrojtjes së natyrës si dhe në çdo kohë tjetër nëse atë e kërkon Ministria.

Neni 150

50
Secili person i cili konsideron se kërkesa e tij për informacion është neglizhuar ose pa të drejtë është
refuzuar, çoftë pjesërisht, çoftë në tërësi, ka të drejtë në mbrojtën e të drejtës së tij para gjykatës ose
organeve tjera kompetente.

Neni 151
Pjesëmarrja e publikut në vendim marrje

1. Gjatë hartimit të akteve ligjore, përkatësisht akteve për shpalljen e vlerave të mbrojtura të natyrës,
planeve të menaxhimit me zonat e mbrojtura dhe planeve për shfrytëzimin e të mirave të natyrës si dhe
dispozitave të përgjithshme ligjore të zbatueshme dhe të detyrueshme dhe dokumenteve në fushën e
mbrojtjes së natyrës, duhet të sigurohet pjesëmarrja e publikut.

2. Publiku duhet të informohet për procedurën nga paragrafi 1. i këtij neni përmes lajmërimit publik.

Neni 152
Ruajtja dhe shfrytëzimi i shënimeve

Dokumentacioni dhe shënimet për inventarizimin e të gjithë përbërësve të larmisë biologjike dhe
peizazhore si dhe përcjellja e gjendjes të ruajtjes së natyrës e veçanërisht shënimet për vlerat e mbrojtura
të natyrës mblidhen dhe ruhen në Institut dhe Ministri.


KREU IX
SHENJA E MBROJTJES SЁ NATYRЁS

Neni 153

1. Për të promovuar mbrojtjen e natyrës dhe identifikimin e personit zyrtar në procedurën e mbikëqyrjes
dhe ndërmarrjes së masave për mbrojtjen e natyrës përdoret shenja për mbrojtjen e natyrës.

2. Pamjen e shenjës, procedurën dhe kushtet për përdorimin e sajë e përcakton ministri me akt nën ligjor.


KREU X
INKURAJIMI I EDUKIMIT DHE ARSIMIMIT PËR MBROJTJEN E NATYRËS

Neni 154

1. Organi kompetent i komunës për punët e arsimit është i detyruar t’i siguroi kushtet për inkurajimin,
edukimin dhe arsimimin lidhur me mbrojtjen e natyrës.
2. Ministria, komunat dhe personat juridik me autorizime publike janë të detyruar të inkurajojnë dhe
sensibilizojnë dhe informojnë publikun për mbrojtjen e natyrës dhe ruajtjen e sajë përmes mediumeve,
ligjëratave dhe veprimtarisë botuese si dhe të informojnë për vlerat e natyrës më qëllim të vizitës së tyre,
për qëllime arsimore dhe rekreative.

Neni 155

1. Me qëllim të promovimit të mbrojtjes së natyrës për çdo vjet shënohet Dita e mbrojtjes së natyrës.

2. Në Ditën e mbrojtjes së natyrës organizohen aktivitete edukative, arsimore, rekreative, profesionale etj.
me të cilat nxitet promovimi i mbrojtjes së natyrës.

3. Dita e mbrojtjes së natyrës shënohet çdo vjet me 22. maj. në Ditën ndërkombëtare të larmisë
biologjike.


KREU XI
MIRËNJOHJET DHE SHPERBLIMET PËR ARRITJET NË MBROJTJËN E NATYRES

51
Neni 156

1. Mirënjohjet dhe shpërblimet ndahen për të arriturat në lëmin e mbrojtjes së natyrës e veçanërisht për:

1.1. rezultatet e arritura në nxitjen dhe promovimin e mbrojtjes së natyrës;

1.2. rezultatet e arritura të punës në realizimin e projekteve dhe programeve për mbrojtjen e
natyrës;

1.3. zhvillimin e sistemit të arsimimit për mbrojtjen e natyrës në edukim dhe arsimim;

1.4. kontributin individual për zhvillimin dhe përparimin e mbrojtjes së natyrës në nivel vendor dhe
ndërkombëtar;

1.5. kontributet e institucioneve profesionale dhe shoqatave tjera në zhvillimin dhe përparimin e
mbrojtjes së natyrës.

2. Mirënjohjet dhe shpërblimet i ndan Ministria.

3. Llojin, dukjen, procedurën dhe mënyrën e ndarjes të mirënjohjeve dhe shpërblimeve e përcakton
ministri me akt nën ligjor.

KREU XII
FINANCIMI I MBROJTJES SË NATYRES

Neni 157

1. Nga Buxheti i Kosovës sigurohen mjetet për mbrojtjen e vlerave të natyrës me rendësi kombëtare dhe
ndërkombëtare si dhe për ato vlera të natyrës të cilat i përcakton Ministria, për mbështetje financiare dhe
mbështetje të tjera të përcaktuara me këtë ligj, për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga shtazët strikt të
mbrojtura, për realizimin e të drejtës së parablerësit të Republikës së Kosovës, për kompensimin e
pronarëve ose bartësve të së drejtës në patundshmëri, për kufizimet të cilave u janë nënshtruar nga
mbrojtja e vlerave të natyrës me rëndësi ndërkombëtare dhe shtetërore si dhe për qëllime të tjera të
përcaktuara me ketë ligj.

2. Nga buxheti i komunës sigurohen mjetet për mbrojtjen e vlerave të natyrës të cilat ajo i shpall, për
mbështetje financiare dhe mbështetje tjera të përcaktuara me këtë ligj si dhe për realizimin e të drejtës së
blerësit të parë dhe kompensimin e pronarëve dhe bartësve të së drejtës në patundshmëri për kufizimet
të cilave u janë nënshtruar në ato vlera të mbrojtura të natyrës.

3. Mjetet për financimin e mbrojtjes së natyrës sigurohen nga shfrytëzimi i të mirave të natyrës dhe
vlerave të mbrojtura të natyrës nëse me këtë ligj ose me ndonjë ligj të veçantë nuk është përcaktuar
ndryshe, kompensimet nga dhënia me koncesion dhe nga burime tjera të përcaktuara me ligj ose
dispozitat e nxjerra në bazë të ligjit.


KREU XIII
MBIKËQYRJA

Neni 158
Mbikëqyrja administrative

Mbikëqyrjen administrative për zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe dispozitave të nxjerra në bazë të tij
e kryen Ministria.

Neni 159
Mbikëqyrja e drejtpërdrejt në zonat e mbrojtura

52
1. Mbikëqyrjen e drejtpërdrejt në zonat e mbrojtura e kryejnë mbikëqyrësit e drejtorisë e cila menaxhon
me zonën e mbrojtur.

2. Mbikëqyrës mund të emërohet personi i cili ka më së paku përgatitjen e mesme profesionale, një (1) vit
përvojë pune në profesion dhe ka të dhënë provimin profesional.




3..Mbikëqyrësi identitetin e vet e legjitimojnë me kartën identifikuese.

4. Mbikëqyrësi gjatë kohës së kryerjes të detyrës mbajn uniformen zyrtare, shenjën e mbrojtjes së natyrës
dhe shenjën e drejtorisë e cila menaxhon zonën.

5. Mënyrën e lëshimit së kartës identifikuese si dhe dukjen e uniformës, ministri e përcakton me akt nën
ligjor.

Neni 160

1. Nëse mbikëqyrësi gjatë zbatimit të mbikëqyrjes në zonën e mbrojtur has personin duke kryer veprime
për të cilat është përcaktuar kundërvajtja sipas dispozitave nga neni 165, 166, 167 dhe 168 të këtij ligji,
ka të drejtë dhe është i detyruar që nga ai:

1.1. të kërkoi letërnjoftimin ose ndonjë dokument tjetër me të cilin do të verifikoj identitetin e
personit;

1.2. të kontrolloj valixhen, mjetin transportues ose lundrues;

1.3. përkohësisht të kufizoj lëvizjet në territorin e caktuar;

1.4. të lëshojë urdhëresë për kundërvajtje ndaj të pandehurit për të paguar gjobën, dënimin në
para, dëmin ose shpenzimet e shkaktuara nga kryerësi i kundërvajtjes;

1.5. të konfiskojë përkohësisht të merr pjesën e botës së gjallë ose jo të gjallë të fituar në mënyrë
jo ligjore që i takon zonës së mbrojtur si dhe mjetet me të cilat është kryer përvetësimi i kundër
ligjshëm;

1.6. të kërkoj rikthimin e gjendjes si ka qenë më herët, përkatësisht të urdhëroj marrjen e masave
për pengimin dhe mënjanimin e pasojave të dëmshme;

1.7. të shqiptoj masën administrative;

1.8. të parashtroj fletëparaqitje për kundërvajtje ose penale.

2. Sipas fletëparaqitjes nga nën-paragrafi 1.4. i këtij neni, mundë të shqiptohet dënimi për kundërvajtje në
lartësinë më të ulët për atë kundërvajtje ose të urdhëroj masën mbrojtëse, kurse gjoba nga nën-paragrafi
1.5. i këtij neni paguhet në lartësi prej tridhjetë (30) Euro për personat fizik , kurse për personat juridik
pesëqind (500) Euro

3. Mjetet e paguara nga nën-paragrafi 1.5. i këtij neni janë të hyra të buxhetit të Kosovës.

4. Mbikëqyrësi mundë të kryej edhe punët e rojtarit të natyrës.

Neni 161

1. Mbrojtjen e drejtpërdrejt dhe punët e ruajtjes dhe promovimit të zonës së mbrojtur e kryejnë rojtaret e
natyrës e veçanërisht:

53
1.1. planifikimin, organizimin dhe kryerjen e shëtitjeve për qëllime mësimore në zonën e
mbrojtur;

1.2. edukimin mjedisor të vizitorëve për zonën e mbrojtur dhe komunitetit lokal;

1.3. kujdesin për sigurinë e vizitorëve dhe ndërmarrjen e masave për shpëtim;

1.4. vëzhgimin dhe përcjelljen e gjendjes të llojeve të bimëve, kërpudhave dhe shtazëve si dhe
vlerave të tjera në zonën e mbrojtur;

1.5. bashkëpunimin me udhëheqësit e projekteve hulumtuese dhe projekteve tjera të lejuara në
zonën e mbrojtur;

1.6. bashkëpunimin me pronarët dhe përdoruesit e ligjshëm të patundshmërive në zonat e
mbrojtura me qëllim të mbrojtjes së natyrës;

1.7. mbikëqyrjen e kryerjes së veprimtarive dhe punëve të lejuara në zonën e mbrojtur;

1.8. kujdesin për mirëmbajtjen e infrastrukturës në objektet të cilat gjinden në zonën e mbrojtur;

1.9. kryerjen e punëve të mbikëqyrësit në bazë të autorizimit të veçantë.

2. Rojtarët e natyrës janë punëtor të drejtorisë e cila administron me zonën e mbrojtur.

3. Mënyrën dhe kushtet për kryerjen e punëve të rojtarëve të natyrës ministri e përcakton me akt nen
ligjor.

Neni 162
Mbikëqyrja inspektuese

1. Mbikëqyrjen inspektuese për zbatimin e këtij ligji dhe dispozitave të nxjerra në bazë të tij e kryen
inspektori i mbrojtjes së natyrës, në kuadër të inspektoratit mjedisor.

2. Përmbajtjen, formën dhe mënyrën e dhënies të kartës dhe shenjës zyrtare ministri e përcakton me akt
nen ligjor.

Neni 163

1. Në zbatimin e mbikëqyrjes të vlerave të mbrojtura të natyrës dhe në pjesët tjera të natyrës për të cilat
është përcaktuar me këtë ligj, inspektori mbikëqyr:

1.1. gjendjen e kualitetit të natyrës;

1.2. shfrytëzimin dhe përdorimin e vlerave të mbrojtura të natyrës dhe pjesëve tjera të natyrës;

1.3. zbatimin e masave dhe kushteve të mbrojtjes së natyrës si dhe akteve tjera të nxjerra në
bazë të këtij Ligji;

1.4. zbatimin e kushteve për kompensim;

1.5. zbatimin e planeve të menaxhimit me të mirat e natyrës në pjesët që kanë të bëjnë me masat
dhe kushtet e mbrojtjes së natyrës;

1.6. zbatimin e planit për menaxhim dhe programin e mbrojtjes, të ruajtjes, shfrytëzimit dhe
përparimit të vlerës së mbrojtur të natyrës;

1.7. veprimet të cilat mund të shkaktojnë ndryshime dhe dëmtime në vlerën e mbrojtur të natyrës
ose në pjesën tjetër të natyrës;

54
1.8. zbatimin e drejtpërdrejt të mbrojtjes, ruajtjes, shfrytëzimit dhe përparimit të vlerës së mbrojtur
të natyrës;

1.9. zbatimin e masave për mbrojtjen e llojeve të bimëve, kërpudhave dhe shtazëve si dhe
vlerave tjera të mbrojtura të natyrës;

1.10. eksportimin, importimin dhe kalimin transit të bimëve, kërpudhave dhe shtazëve nëse ato
janë të kufizuara ose të ndaluara me këtë ligj, ose akteve të nxjerra në bazë të tij;

1.11. futjen dhe ri futjen e llojeve të egra në natyrë;

1.12. informimin e publikut për gjendjen e natyrës;

1.13. zbatimin e kushteve dhe masave tjera të përcaktuara me këtë ligj dhe akteve të nxjerra në
bazë të tij për mbrojtjen e larmisë biologjike dhe peizazhore.


KREU XIV
DISPOZITAT NDESHKIMORE

Neni 164

1. Me gjobë, në vlerë së paku dhjetëmijë (10.000) gjer në dyzetmijë (40.000) Euro do të dënohet për
kundërvajtje personi juridik nëse:

1.1. kryen ndërhyrjen ose veprimin i cili mund të asgjësoj ose shkaktoj dëm të madh ose të
përhershëm në zonën e rëndësishme ekologjike (neni 63 paragrafi 4. dhe neni 64 paragrafi 4. të
këtij ligji);

1.2. zhdukë llojin e egër autokton (neni 86 paragrafi 3. të këtij ligji).

2. Me gjobë, në vlerë së paku njëmijë (1.000) gjer në katërmijë (4.000) Euro do të dënohet për
kundërvajtje nga paragrafi 1. i këtij neni personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik.

Neni 165

1. Me gjobë, në vlerë së paku katërmijë (4.000) gjer në tridhjetëmijë (30.000) Euro do të dënohet për
kundërvajtje personi juridik nëse:

1.1. kryen ndërhyrjen për të cilën nuk është marr shqyrtimi për pranueshmerinë për natyrën ose
është në kundërshtim me shqyrtimin e marr (neni 34 paragrafi 1. dhe 3. i këtij ligji);

1.2. vepron në kundërshtim të masave për mbrojtjen, ruajtjen, përparimin dhe shfrytëzimin e
zonave të mbrojtura dhe vlerave tjera të mbrojtura të natyrës të pacaktuara me Rregulloren për
rendin e brendshëm (neni 76 i këtij ligji);

1.3. futë llojin e egër të huaj në natyrë në territorin e Republikës të Kosovës (neni 91 i këtij ligji),

1.4. bënë ri-futjen e llojeve të egra të zhdukura në natyrë në territorin e Republikës të Kosovës pa
lejen e Ministrisë (neni 93 i këtij ligji).

2. Me gjobë, në vlerë së paku katërqind (400) gjer në tremijë (3.000) Euro do të dënohet për
kundërvajtje nga paragrafi 1. i këtij neni personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik.

Neni 166

1. Me gjobë, në vlerë së paku njëmijë (1.000) gjer në dhjetëmijë (10.000) Euro do të dënohet për
kundërvajtje personi juridik nëse:

55
1.1. në rezervatin strikt kryen veprime të cilat nuk janë të lejuara (neni 10 i këtij ligji);

1.2. shfrytëzon të mirat e natyrës që nuk lejohen për qëllime ekonomike ose kryen ndonjë
veprimtari e cila nuk është e lejuar në parkun kombëtar (neni 11 i këtij ligji);

1.3. kryen ndërhyrje dhe punë jo të lejuara të cilat munden me i prishë veçoritë për shkak të
cilave është shpallë zona e veçantë (neni 12 paragrafi 3. i këtij ligji);

1.4. kryen veprimtarit të i cilat rrezikojnë veçoritë dhe rolin e rëndësishëm në parkun e natyrës,
ose kryen veprimtari ekonomike dhe shfrytëzimin e të mirave të natyrës pa sigurimin e kushteve
për mbrojtjen e natyrës (neni 13. i këtij ligji);

1.5. në monumentin e natyrës dhe në afërsi të drejtpërdrejt të tij kryen punë të cilat rrezikojnë
veçoritë dhe vlerat e tij (neni 14 paragrafi 3. i këtij ligji);

1.6. kryen punë dhe veprimtari të cilat prishin veçoritë për shkak të cilave është shpallë peizazhi i
mbrojtur (neni 15 paragrafi 2. i këtij ligji);

1.7. kryen veprimtari dhe punë të cilat ndryshojnë ose prishin vlerat për shkak të cilave është
mbrojt monumenti i arkitekturës së parkut (neni 16 paragrafi 2. i këtij ligji);

1.8. pa arsye të justifikuar shkatërron mineralet, fosilet, shtresimet e mbrojtura dhe vend gjetjet e
tyre (neni 18 paragrafi 4. i këtij ligji);

1.9. nuk i mbron llojet vendore të zbutura në mënyrë të përcaktuar ( neni 26 i këtij ligji);

1.10. organizon vozitje me automjete jashtë vendbanimeve, në të gjitha llojet e rrugëve, rrugëve
fushore, stazave dhe poligoneve të rregulluara pa marrjen e lejes të Ministrisë (neni 30 i këtij ligji);

1.11. lëshon në treg dhe përdorë mjete për mbrojtjen e bimëve dhe plehra artificiale në mënyrën
e cila nuk është e lejuar (neni 32 i këtij ligji);

1.12. nuk kryen kushtet e kompensimit sipas mënyrës së përcaktuar (neni 38 paragrafi 3. dhe 5. i
këtij ligji);

1.13. pas ndërhyrjes nuk vendos gjendjen e njëjtë ose përafërsisht të njëjtë e cila ishte para
ndërhyrjes.” (neni 42 paragrafi 2. i këtij ligji).

1.14. si bartës i ndërhyrjes ose shfrytëzues i të mirave të natyrës pa vonesë nuk mënjanon
pasojat e dëmshme ( neni 45 i këtij ligji);

1.15. shfrytëzon dhe ekonomizon pyjet në kundërshtim me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm
dhe parimeve të certifikimit të pyjeve (neni 47 paragrafi 2. dhe 3. i këtij ligji);

1.16. kryen pyllëzimin atje ku nuk është e arsyeshme dhe në mënyrën e cila kërcënon tipin e
vendbanimit jo pyjor, të rrallë dhe të kërcënuar (neni 48 i këtij ligji);

1.17. përdor mjete kimike për mbrojtjen e bimëve në pyje pa marrjen e lejes (neni 49 i këtij ligji);

1.18. nuk siguron mbetjen e një përqindjeje të lisave që kanë arrit pjekurinë, të vjetër dhe të tharë
sipas kushteve për mbrojtjen e natyrës (neni 50 paragrafi 1. i këtij ligji);

1.19. nuk e len një pjesë të pa prerë të sipërfaqes të përcaktuar me bazat ekonomiko-pyjore,
përkatësisht me kushtet e mbrojtjes së natyrës (neni 50 paragrafi 3. i këtij ligji);

1.20. nuk ekonomizon në mënyrën e cila në masën më të madhe ruan pjesët pa drunjte dhe
skajet e pyjeve ( neni 50 paragrafi 4. i këtij ligji);

56
1.21. dëmton, shkatërron ose bartë botën e gjallë nëntokësore në objektin speleologjik (neni 53
paragrafi 1. i këtij ligji);

1.22. ndryshon kushtet e vendbanimit në objektin speleologjik duke hedhur mbeturina ose mbetje
biologjike, ndez zjarre ose ndonjë mënyrë tjetër (neni 53 paragrafi 1. i këtij ligji);

1.23. kryen aktivitete ose veprime në objektin speleologjik pa marrjen paraprake të lejes nga
Ministria (neni 53 paragrafi 2. i këtij ligji);

1.24. bënë ndarjen e ujë rrjedhës, tharjes të burimit, i mbulon burimet, moçalet etj. dhe me këtë
kërcënon vlerat e natyrës dhe larminë biologjike (neni 56 paragrafi 1. i këtij ligji);

1.25. menaxhon me e kullosave në mënyrën e cila nuk lejohet (neni 59 i këtij ligji);

1.26. nuk i ruan pjesët skajeve të tokës së punueshme si vendbanime (neni 60 paragrafi 1. i këtij
ligji);

1.27. nuk zbaton masat e përcaktuara për ruajtjen e tipave të vendbanimeve në gjendje të
favorshme (neni 61 paragrafi 1. i këtij ligji);

1.28. kryen hulumtime pa marrjen e lejes të organit kompetent dhe/ose nuk i dorëzon rezultatet e
hulumtimit organit kompetent (neni 71 paragrafi 1. dhe 3. i këtij ligji);
1.29. shqetëson, kap dhe i lëndon shtazët e egra, zvogëlon numrin e popullacionit të llojit të
egër, shkatërron ose dëmton vendbanimin e tyre pa ndonjë arsye të justifikuar (neni 86 paragrafi
2. i këtij ligji);

1.30. nuk zbaton masat, metodat dhe mjetet teknike të cilat më së paku pengojnë llojet egra ose
vendbanimet e popullacioneve të tyre (neni 87 paragrafi 1. i këtij ligji);

1.31. nuk i ndërmerr masat e përcaktuara të mbrojtjes dhe nuk i mirëmban korridoret ekologjik
për shtazët e egra (neni 88 paragrafi 3. i këtij ligji);

1.32. vendos shtylla dhe komponentë teknike në larg përçues të mesëm në mënyrën e cila nuk
lejohet (neni 89 i këtij ligji);

1.33. mbledhë bimë, kërpudha dhe pjesë të tyre, si dhe kap dhe vranë shtazë me qëllim të
përpunimit, tregtisë, dhe ndonjë qarkullimi tjetër pa marrjen e lejes të Ministrisë si dhe masave të
tjera të përcaktuara (neni 90 i këtij ligji);

1.34. shfrytëzon llojet e egra të mbrojtura me kushtet e përcaktuara (neni 94 i këtij ligji);

1.35. përdor mjetet për kapje dhe vrasje të shtazëve të mbrojtura, mjete të cilat munden me
shkaktuar zhdukje lokale ose shqetësimin serioz të popullacionit të llojit (neni 95 i këtij ligji);

1.36. bënë tregti me bimët dhe kërpudhat strikt të mbrojtura të cilat mbijnë vet (neni 97 paragrafi
2. i këtij ligji);

1.37. me qëllim i kap, i mbanë dhe i mbytë llojet e shtazëve strikt të mbrojtura, i dëmton ose i
shkatërron format e tyre zhvillimore, çerdhet ose strofkat, si dhe zonat në të cilat shtohen dhe
pushojnë, i shqetësojnë në kohën e shumimit, rritjes së të vegjëlve, migrimit dhe dimërimit, po
ashtu me qëllim shkatërron ose merr vezët nga natyra ose mbanë vezët e zbrazura (neni 97
paragrafi 3. nën-paragrafi 3.1., 3.2., 3.3., 3.4., 3.5. dhe 3.6. i këtij ligji);

1.38. fshehë, mbanë, kultivon, bënë tregti, i tjetërson ose në cilën do formë i merr bimët,
kërpudhat dhe shtazët, si dhe i preparon llojet e shtazëve strikt të mbrojtura (neni 97 paragrafi 3.
nën-paragrafi 3.7. i këtij ligji);

57
1.39. vepron në kundërshtim me dispozitat për bimët të cilat mbijnë vet, kërpudhat dhe shtazët të
cilat gjenden në rezervatin strikt, parkun kombëtar dhe zonën e veçantë si dhe në shtazët
nëntokësore (neni 97 paragrafi 4. i këtij ligji);

1.40. mbanë në internim, kultivon, blenë, dhe shet llojet egra strikt të mbrojtura në kundërshtim
me dispozitat e përcaktuara (neni 99 i këtij ligji);

1.41. eksporton ose importon llojet strikt të mbrojtura pa marrjen e lejes të Ministrisë neni 99
paragrafi 2. i këtij ligji);

1.42. bënë nxjerrjen, futjen, eksportimin, importimin dhe kalimin transit të bimëve, kërpudhave
dhe shtazëve të cilat janë të mbrojtura në bazë të këtij ligji ose konventave ndërkombëtare,
pjesëve ose derivateve të tyre pa leje dhe në kundërshtim me kushtet e përcaktuara me ligj dhe
dispozitat për zbatimin e tij (neni 101 i këtij ligji);

1.43. bënë nxjerrjen, futjen, eksportimin, importimin dhe kalimin transit të bimëve, kërpudhave
dhe shtazëve të cilat janë të mbrojtura në bazë të këtij ligji ose konventave ndërkombëtare,
pjesëve ose derivateve të tyre pa leje përkatëse ose vërtetim të lëshuar nga Ministria dhe aktit të
organit të administratës të eksportit ose ri eksportit ose me dokumente të rrejshme, leje ose
vërtetim jo të vlefshëm, ose me leje ose vërtetim e cila është ndryshuar pa pëlqimin e Ministrisë
ose të vendit të eksportit ose ri eksportit (neni 101 paragrafi 1. i këtij ligji);

1.44. përdor lejen, vërtetimin ose aktin tjetër të nxjerr në bazë të këtij ligji, me qëllim të kryerjes të
qarkullimit ndërkufitar dhe tregtisë me lloje të egra, për çfarëdo ekzemplar të llojit të egër për të
cilën nuk është lëshuar leja , vërtetimi ose akti tjetër (neni 101 paragrafi 7. dhe/ose neni 107
paragrafi 5. i këtij ligji);

1.45. në kërkesën për lëshimin e lejes për futjen, nxjerrjen, eksportin, importin, vërtetimin për ri
eksport, lejeve ose vërtetimeve për tregti përdoret deklarata të rreme ose me qëllim ofron
informata të rrejshme për të marr lejen ose vërtetimin (neni 101 paragrafi 1. dhe 4., dhe neni 107
paragrafi 1. i këtij ligji);

1.46. kryen kalimin transit të llojeve të egra të mbrojtura në bazë të këtij ligji, pjesëve të tyre ose
derivateve pa lejen eksportuese të vlefshme ose vërtetimin mbi ri eksportin të lëshuar nga organit
të administratës të eksportit ose ri eksportit (neni 101 paragrafi 8. i këtij ligji);

1.47. kryen tregti me lloje të egra të mbrojtura vendore ose të huaj në bazë të ligjit ose
marrëveshjeve ndërkombëtare në kundërshtim me kushtet e përcaktuara me ligj dhe akteve të
përcaktuar në bazë të tij (neni 107 i këtij ligji);

1.48. falsifikon ose ndryshon lejen ose vërtetimin dhe nuk ju përmbahet urdhrave dhe kushteve të
cituar në vërtetimin për tregti me llojet e egra vendore ose të huaja të mbrojtura në bazë të ligjit (
neni 107 paragrafi 1. dhe 4. i këtij ligji);

1.49. nëse pa vonesë nuk e lajmëron Ministrinë mbi të gjitha ndryshimet dhe kushtet e reja të cilat
ndikojnë ose mund të ndikojnë në vlefshmërinë e lejes ose vërtetimit me qëllim te qarkullimit
ndërkufitar ose tregtisë me lloje të egra të mbrojtura, të nxjerra në pajtim me këtë ligji dhe akteve
të nxjerra në bazë të tij ( neni 109 paragrafi 2. i këtij ligji);

1.50. nuk jep ofertën për shitjen e patundshmërisë sipas të drejtës së blerësit të parë sipas
mënyrës të përcaktuar me këtë ligj (neni 113 paragrafi 1. dhe 2. i këtij ligji);

1.51. shet patundshmërinë e cila gjendet në zonën e mbrojtur të natyrës personit tjetër me çmim
i cili është më i ulët nga çmimi i cili është dhënë në ofertë të autorizuarve të drejtës së blerësit të
parë (neni 113 paragrafi 4. i këtij ligji);

1.52. shfrytëzon të mirat e natyrës në mënyrë të pa lejuar dhe me pasoja të dëmshme (neni 123 i
këtij ligji);

58
1.53. nxjerr planin për ekonomizim me të mirat e natyrës pa pëlqimin e Ministrisë (neni 124 i këtij
ligji);

1.54. kryen ndërhyrje dhe punë në vlerën e mbrojtur të natyrës pa leje ose në kundërshtim me
kushtet e përcaktuara për mbrojtjen e natyrës (neni 128 i këtij ligji)

1.55. lëshon në treg mineralet, shtresimet dhe fosilet pa leje (neni 137 paragrafi 3. i këtij ligji);

1.56. eksporton mineralet, shtresimet ose fosilet të cilat janë të mbrojtura si vlera të natyrës (neni
139 paragrafi 2. i këtij ligji).

2. Me gjobë, në vlerë së paku treqind (300) gjer në dymijë (2.000) Euro do të dënohet për kundërvajtje
nga paragrafi 1. i këtij neni personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik.

Neni 167

1. Me gjobë, në vlerë së paku pesëqind (500) gjer në njëmijë (1.000) Euro do të dënohet për kundërvajtje
personi juridik nëse:

1.1. nuk zbaton masat e mbrojtjes së natyrës të përcaktuara me ligj deri sa vlera e natyrës është
nën mbrojtjen paraprake (neni 24 i këtij ligji);

1.2. nuk lejon vizitën dhe shikimin e natyrës (neni 29 i këtij ligji);

1.3. nuk lajmëron zbulimin e objektit speleologjik ose pjesëve të tij në afatin e përcaktuar (neni 52
paragrafi 3. i këtij ligji);

1.4. kryen hulumtime pa pëlqimin e Ministrisë (neni 67 i këtij ligji);

1.5. nuk vepron në pajtim me planin e menaxhimit e zonës së mbrojtur (neni 81 paragrafi 4. dhe
neni 82 i këtij ligji)

1.6. pa arsye të justifikuar kap, lëndon ose vret shtazët e egra (neni 86 paragrafi 2. i këtij ligji);

1.7. pa arsye të justifikuar mënjanon llojet e egra - bimët dhe kërpudhat - nga vendbanimi i tyre,
zvogëlon popullacionin e tyre ose i shkatërron (neni 86 paragrafi 3. i këtij ligji);

1.8. mbledhë, grumbullon, shkatërron, pret ose nxjerr bimët ose kërpudhat strikt të mbrojtura të
cilat mbijnë vetë (neni 97 paragrafi 1. i këtij ligji);

1.9. mbanë bimët dhe kërpudhat strikt të mbrojtura (neni 97 paragrafi 2. i këtij ligji);

1.10. kryen hulumtime në llojin strikt të mbrojtur pa lejen e Ministrisë (neni 100 paragrafi 1. i këtij
ligji);

1.11. mbanë në internim në kushte të papërshtatshme dhe pa kujdes të duhur, përkatësisht në
kundërshtim me kushtet e përcaktuara për shtazët e egra (neni 104 paragrafi 1. i këtij ligji);

1.12. i ekspozon ne kopshte zoologjike, akuariume, terrariume, ose në hapësirat e ngjashme
shtazët e egra vendore apo te huaja të mbrojtura në bazë të ligjit pa lejen e Ministrisë (neni 105
paragrafi 1. i këtij ligji);

1.13. kultivon llojet vendore të egra ose të huaja pa lejen e Ministrisë (neni 106 paragrafi 1. dhe 2.
i këtij ligji);

1.14. llojet e egra të kultivuara nuk i shënjon në mënyrë të përcaktuar (neni 106 paragrafi 3. i këtij
ligji);

59
1.15. nuk bënë sigurimin që shtaza e kultivuar mos të iki në natyrë dhe të shkaktoj dëme (neni
106 paragrafi 4. i këtij ligji);

1.16. kryen hulumtim në vend gjetje që mund të shkaktoj asgjësimin ose dëmtimin e vend gjetjes
të mineralit, shtresimit ose fosilit (neni 112 paragrafi 3. i këtij ligji);

1.17. kryen hulumtime në vend gjetjen e mineraleve, shtresimeve ose fosileve pa lejen e
Ministrisë (neni 112 paragrafi 5. i këtij ligji);

1.18. organizon vizita dhe shikime të vlerave të mbrojtura të natyrës në kundërshtim me ndalesat
ose kufizimet (neni 129 i këtij ligji);

1.19. nuk lejon qasje në vlerën e mbrojtur të natyrës sipas kushteve të përcaktuara (neni 130
paragrafi 1. i këtij ligji);

1.20. përkujdeset përkatësisht mbron vlerën e mbrojtur të natyrës në zonën e mbrojtur pa
kontratë ose në kundërshtim me kushtet nga kontrata (neni 132 dhe 133 i këtij ligji);

1.21. gjatë marrjes të mineraleve, shtresimeve dhe fosileve përdor makineri ose mjete tjera të
palejuara (neni 138 paragrafi 1. i këtij ligji);

1.22. nuk mundëson pjesëmarrjen e publikut në hartimin e dispozitave, përkatësisht akteve për
shpalljen e vlerave të mbrojtura të natyrës, dokumente e rregullimit hapësinor, planeve të
menaxhimit dhe shfrytëzimit të zonave të mbrojtura dhe të mirave të natyrës (neni 151 i këtij
ligji).

2. Me gjobë, në vlerë së paku njëqind (100) gjer në pesëqind (500) do të dënohet për kundërvajtje nga
paragrafi 1. i këtij neni personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik.

Neni 168

1. Me gjobë, në vlerë së paku pesëqind (500) gjer në njëmijë (1.000) Euro do të dënohet për kundërvajtje
personi juridik nëse:

1.1. hulumton dhe viziton rezervatin strikt pa lejen e Ministrisë (neni 10 paragrafi 2. i këtij ligji);

1.2. mbledh bimë, kërpudha dhe pjesë të tyre, si dhe kap ose vret shtazë me qëllim të përpunimit,
tregtisë dhe qarkullimit tjetër pa lejen e pronarit dhe përdoruesit të ligjshëm (neni 90 paragrafi 2. i
këtij ligji);

1.3. nxjerr jashtë Republikës së Kosovës për qëllime shkencore llojet e egra dhe pjesët e tyre të
cilat nuk janë vlera te mbrojtura të natyrës në kuptim të këtij ligji pa lejen e Ministrisë (neni 71
paragrafi 4. i këtij ligji);

1.4. nuk e lajmëron Ministrinë dhe shërbimin e veterinës për llojet strikt të mbrojtura të
ngordhura, të sëmura ose të lënduara (neni 99 paragrafi 3. i këtij ligji);

1.5. nuk i paraqet Ministrisë dhe Institutit shënimet për rezultatet e hulumtimit në afatin e
përcaktuar (neni 100 paragrafi 2. i këtij ligji);

1.6. nuk paraqet importimin ose eksportimin e shtazëve, kërpudhave dhe bimëve në shërbimin
kompetent të doganës (neni 102 i këtij ligji);

1.7. nuk informon në afatin e përcaktuar Ministrinë për fitimin e pronësisë në shtazët e mbrojtura
(neni 104 paragrafi 2. i këtij ligji);

1.8. nuk i lëshon vërtetim dhe faturë pronarit të ri për origjinën e shtazës dhe faturën (neni 107
paragrafi 3. i këtij ligji);

60
1.9. nuk përkujdeset dhe nuk i mbron mineralet, shtresimet dhe fosilet sipas formës së përcaktuar
(neni 110 paragrafi 2. dhe 3. i këtij ligji);

1.10. nuk e lajmëron Ministrinë në afatin e përcaktuar zbulimin e mineraleve, fosileve dhe
shtresimeve ose nuk ndërmerr masat e domosdoshme për mbrojtjen nga shkatërrimi, dëmtimi
ose vjedhja (neni 112 paragrafi 1. i këtij ligji);

1.11. nuk mundëson hulumtimin e vend gjetjes së mineraleve, fosileve dhe shtresimeve në pajtim
me vendimin e lëshuar nga Ministria (neni 112 paragrafi 4. i këtij ligji);

1.12. merr nga natyra minerale, fosile ose shtresime për dedikime të cilat nuk janë përcaktuar me
këtë ligj (neni 137 paragrafi 2. i këtij ligji),

1.13. merr nga natyra minerale, fosile ose shtresime me qëllim të shitjes pa lejen e Ministrisë
(neni 137 paragrafi 3. i këtij ligji);

1.14. nuk disponon me prova për prejardhjen e mineraleve, fosileve ose shtresimeve,
përkatësisht për lejen për t`i marr nga natyra (neni 137 paragrafi 4. i këtij ligji);

1.15. nuk mbanë evidencë për lëshimin në treg të mineraleve, fosileve ose shtresimeve sipas
mënyrës së përcaktuar (neni 137 paragrafi 5. i këtij ligji);

1.16. eksporton minerale, fosile ose shtresime pa lejen e Ministrisë (neni 139 paragrafi 1. i këtij
ligji);

1.17. e shfrytëzon shenjen për mbrojtjen e natyrës në kundërshtim me formën e përcaktuar (neni
153 paragrafi 2. i këtij ligji).

2. Me gjobë, në vlerë së paku dyqind (200) gjer në pesëqind (500) Euro do të dënohet për kundërvajtje
nga paragrafi 1. i këtij neni personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik.

Neni 169

1. Me gjobë, në vlerë prej njëqind (100) Euro do të dënohet për kundërvajtje personi fizik nëse në parkun
kombëtar, parkun e natyrës dhe monumentin e arkitekturës së parkut :

1.1. kryen aktivitet nënujor pa lejen e Ministrisë, përkatësisht organit të administratës ose organit
kompetent të komunës (neni 75 paragrafi 1. nën-paragrafi 1.1. i këtij ligji);

1.2. të ankoroj dhe/ose lidh lundrën jashtë vendit të përcaktuar me plan hapësinor (neni 75
paragrafi 1. nën-paragrafi 1.2. i këtij ligji);

1.3. kryen peshkim rekreativ pa leje ose në kundërshtim me kushtet e dhëna me leje (neni 75
paragrafi 1. nën-paragrafi 1.3 i këtij ligji);

1.4. dëmton dhe/ose shkatërron shenjen dhe/ose tabelën informuese (neni 75 paragrafi 1. nën-
paragrafi 1.4. i këtij ligji);

1.5. ndezë zjarr jashtë vendbanimit dhe/ose vendeve që për ketë qellim janë të shënjuara dhe të
caktuara (neni 75 paragrafi 1. nën paragrafi 1.5 i këtij ligji);

1.6. xhiron ose fotografon për qëllime komerciale pa lejen e Ministrisë, përkatësisht organit të
administratës ose organit kompetent të komunës (neni 75 paragrafi 1. nënparagrafi 1.6. i këtij
ligji);

1.7. fluturon me mjete fluturuese pa lejen e Ministrisë përkatësisht organit të administratës ose
organit kompetent të komunës (neni 75 paragrafi 1. nënparagrafi 1.7. i këtij ligji);

61
1.8. vendos pllakën informative, panove reklamuese ose tjera pa lejen e Ministrisë, gjegjësisht
organit të administratës ose organit kompetent të komunës (neni 75 paragrafi 1. nënparagrafi
1.8. i këtij ligji).

Neni 170

1. Me gjobë, në vlerë prej tridhjetë (30) Euro do të dënohet për kundërvajtje personi fizik nëse:

1.1. vizita dhe/ose shikimi pa biletë kur ajo është e detyruar; (neni 75 paragrafi 1. nën paragrafi
1.9. i këtij ligji).

1.2. hedhë mbeturina në vendin i cili nuk është paraparë dhe shënjuar për to (neni 75 paragrafi
1. nën-paragrafi 1.10 i këtij ligji);

1.3. lahet jashtë vendeve të cilat i ka përcaktuar drejtoria (neni 75 paragrafi 1. nën-paragrafi 1.11 i
këtij ligji).


KREU XV
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PERFUNDIMTARE

Neni 171

1. Vlerat natyrore të mbrojtura deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, mbeten të mbrojtura, kurse pronarët dhe
përdoruesit e ligjshëm të atyre vlerave të mbrojtura të natyrës i kanë të drejtat dhe detyrimet e
përcaktuara me këtë ligj.

2. Regjistrimi i vlerave të mbrojtura të natyrës në Regjistrin do të harmonizohet me dispozitat e këtij ligji
në afat prej dy (2) vjet nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 172

1. Personat juridik që menaxhojnë me pyje janë të detyruara t`i harmonizojnë bazat ekonomiko-pyjore me
dispozitat e këtij ligji gjatë ndryshimit të tyre ose revizionit të parë.

2. Bartësit e të drejtës së gjuetisë janë të detyruar t`i harmonizojnë bazat ekonomike të gjuetisë me
dispozitat e këtij ligji gjatë ndryshimit të tyre ose revizionit të parë.

3. Personat juridik të cilët menaxhojnë me ujëra janë të detyruar që planet e menaxhimit t`i harmonizojnë
me dispozitat e këtij ligji në afat prej dy (2) vjetësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

4. Personat tjerë juridik dhe fizik të cilët menaxhojnë me të mirat e natyrës janë të detyruar që planet e
shfrytëzimit t`i harmonizojnë me dispozitat e këtij ligji në afat prej një (1) viti nga dita e hyrjes në fuqi të
këtij ligji.

5. Personat juridik dhe fizik të cilët kryejnë veprimtari tregtare nga neni 111 i këtij ligji, janë të detyruar të
harmonizojnë afarizmin e vet me dispozitat e këtij ligji në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e hyrjes
në fuqi të këtij ligji.

6. Drejtoritë ose organet e administratës ose organet kompetente të komunës të cilat kujdesen për vlerat
e mbrojtura të natyrës ose ato ju kanë dhënë në përkujdesje personave juridik dhe fizik në bazë të
kontratës para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë të detyruar t`i harmonizojnë ato kontrata me dispozitat e
këtij ligji në afat prej tre (3) muaj nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 173

1. Instituti dhe drejtoritë të cilat menaxhojnë me zonat e mbrojtura vazhdojnë punën sipas dispozitave të
këtij ligji.

62
2. Instituti dhe drejtoritë janë të detyruara të harmonizojnë organizimin, veprimtaritë dhe aktet nënligjore
me dispozitat e këtij ligji në afat prej nëntëdhjetë (90) ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

3. Komunat të cilat në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji nuk kanë themeluar drejtoritë për menaxhimin me
zonat e mbrojtura sipas dispozitave të ligjit për mbrojtjen e natyrës Nr. 02./L-18 /Rregullorja 2006/22, janë
të detyruara t`i themelojnë në afat prej një (1) viti nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.


Neni 174

Zonat ekologjike me rëndësi ndërkombëtare nga neni 64 i këtij ligji janë pjesë përbërëse e rrjetit ekologjik
evropian “NATURA 2000”.

Neni 175

1. Qeveria dhe ministri në afat prej një (1) viti nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji duhet t`i nxjerrin
dispozitat për të cilat janë të autorizuara me këtë ligj.

2. Deri në hyrjen në fuqi të dispozitave të zbatueshme të përcaktuara me këtë ligj, mbeten në fuqi
dispozita e zbatueshme në lëmin e mbrojtjes së natyrës të cilat janë në fuqi deri në hyrjen në fuqi të këtij
ligji dhe/ose janë nxjerr në bazë të Ligjit për mbrojtjen e natyrës Nr. 02./L-18 /Rregullorja 2006/22, përveç
nëse nuk janë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.

3. Masat e mbrojtjes të cilat i kanë nxjerr organet kompetente të komunave për pjesët e natyrës në zonat
e tyre në bazë të dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e natyrës Nr.02/L-18/ Rregullorja 2006/22, mbeten në
fuqi deri në nxjerrjen e dispozitave të zbatueshme për masat e mbrojtjes së natyrës për ato vlera të
mbrojtura të natyrës në pajtim me dispozitat e këtij ligji, përpos nëse nuk janë në kundërshtim me
dispozitat e këtij ligji.

Neni 176

1. Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji pushon të vlejë Ligji për Mbrojtjen e Natyrës Nr.02/L-18 dhe
Rregullorja 2006/22 për shpalljen e Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës.

2. Procedurat e filluara sipas dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës Nr. 02/L-18/Rregullorja 2006/22,
kryhen sipas dispozitave të këtij Ligji.

3. Procedurat për kundërvajtje të filluara sipas dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës Nr. 02/L-
18/Rregullorja 2006/22, deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji vazhdojnë në gjykatën kompetente.

Neni 177
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimt në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 03/ L-233
30 shtator 2010

Shpallur me dekretin Nr. DL-054-2010, datë 18.10.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së
Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi.