LIGJI NR. 03/L-223 PËR KËSHILLIN GJYQËSOR TË KOSOVËS

1

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 84 / 03 NËNTOR 2010

LIGJI Nr. 03/L-223


PËR KËSHILLIN GJYQËSOR TË KOSOVËS


Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton:


LIGJ PËR KËSHILLIN GJYQËSOR TË KOSOVËS


KREU I
DISPOZITAT THEMELORE

Neni 1
Qëllimi dhe fushëveprimi i ligjit

Ky ligj rregullon organizimin dhe funksionet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) duke përfshirë
procedurat për rekrutim, emërime, riemërime, transferime, disiplinë, vlerësim, ngritje në detyrë dhe trajnim
të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë; për menaxhimin dhe administrimin e gjykatave, për zhvillimin dhe
mbikëqyrjen e buxhetit të gjyqësorit; dhe themelimin e gjykatave dhe degëve të reja.

Neni 2
Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

1.1. Kushtetuta – Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

1.2. Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit - Propozimi Gjithëpërfshirës për
Zgjidhjen e Statusit të Kosovës së 26 mars 2007.

1.3. Këshilli - Këshilli Gjyqësor i Kosovës si një institucion i pavarur përgjegjës për administrimin
e gjykatave siç ceket me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me këtë ligj.

1.4. Ditë - ditët kalendarike.

1.5. Gjyqësori - gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë.

1.6. Kryesues – personi i zgjedhur nga anëtarësia e Këshillit Gjyqësor të Kosovës sipas
Kushtetutës si kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe i cili shërben si zyrtar kryesor
administrative i gjyqësorit të Kosovës.

1.7. Presidenti – Presidenti i Republikës së Kosovës.

1.8. Sekretariati - njësinë e themeluar brenda Këshillit Gjyqësor më qëllim të ofrimit të
mbështetjes administrative për Këshillin dhe gjykatat.

1.9. Drejtor i Sekretariatit - kreun e Sekretariatit.

1.10. Instituti - Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK).

2
1.11. Këshilli i Përkohshëm - Këshilli i themeluar me anë të ligjit mbi Përbërjen e Përkohshme
të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, 2008/03-L-123.

1.12. Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) – trupi i themeluar sipas nenit 110 të Kushtetutës
dhe të rregulluar me Ligjin mbi Këshillin Prokurorial të Kosovës të Republikës së Kosovës.



KREU II
KOMPETENCAT, PËRGJEGJËSITE DHE PËRBËRJA E KËSHILLIT

Neni 3
Pavarësia e Këshillit

Këshilli është plotësisht i pavarur në kryerjen e funksioneve të veta me qëllim të sigurimit të një sistemi të
drejtësisë të pavarur, të drejtë, apolitik, të qasshëm, profesional dhe të paanshëm i cili pasqyron natyrën
shumë etnike të Republikës së Kosovës dhe zbaton Kushtetutën si dhe parimet e pranuara
ndërkombëtarisht për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore.

Neni 4
Kompetencat dhe përgjegjësitë

1. Përgjegjësitë e Këshillit përfshijnë, por nuk kufizohen, në:

1.1. sigurimin e pavarësisë dhe paanshmërisë së sistemit gjyqësor;

1.2. rekrutimin dhe propozimin e kandidatëve për emërimin dhe riemërimin e gjyqtarëve, përfshirë
kandidatët nga komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë;

1.3. në mënyrë që të sigurohet se gjykatat pasqyrojnë përbërjen etnike të zonës së tyre të
juridiksionit në përputhje me nenin 104(3) të Kushtetutës dhe Shtojcën IV, neni 2.2 të Propozimit
Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit, Këshilli do të ketë në konsiderim plotësimin e vendeve të
lira të punës apo të ulëseve të rezervuara për anëtarët e komuniteteve të cilët nuk janë shumicë
në Kosovë;

1.4. propozimin te Presidenti për emërimin, riemërimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve në pajtim me
Kushtetutën dhe me ligjin;

1.5. shpalljen e rregulloreve mbi transferimin dhe procedurën disiplinore për gjyqtarë;

1.6. propozimin tek Presidenti për Emërimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës;

1.7. propozimin për emërimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit, të kryetarëve të Gjykatave
Themelore dhe emërimin e gjyqtareve mbikëqyrës në përputhje me ligjin për gjykatat;

1.8. organizimin dhe mbikëqyrjen e funksionimit të duhur të gjykatave;

1.9. sigurimin e vlerësimeve të rregullta periodike mbi ngarkesën e lëndëve të gjykatave
ashtu që të sigurohet funksionimi efikas i gjykatave;

1.10. mbikëqyrjen e inspektimit gjyqësor, administrimit gjyqësor dhe nxjerrjen e rregulloreve
të brendshme për gjykatat në përputhje me ligjit ekzistues;

1.11. përgatitjen, dërgimin dhe mbikëqyrjen e buxhetit të gjyqësorit për të sigurua funksionimin
efikas të gjykatës dhe llogaritjen e përdorimit të burimeve fiskale;

1.12. shpalljen e konkursit publik Për gjyqtarë dhe gjyqtarë porotë;

1.13. përcaktimin e numrit të Gjyqtarëve në secilën gjykatë dhe degë dhe mbikëqyrjen e
administratorëve të gjykatave;
3

1.14. rekomandimin tek Kuvendi për themelimin e gjykatave të reja dhe degëve të reja;

1.15. administrimin e gjyqësorit dhe personelit të tij si dhe nxjerrjen e rregulloreve dhe akteve
nën-ligjore në përputhje me kompetencat e veta;

1.16. shpalljen e Kodit të Etikës Profesionale për anëtarët Këshillit, shkelja e të cilës është bazë
për sanksione, përfshirë shkarkimin nga Këshilli;

1.17. shpallen e kodit të etikës profesionale për gjyqtarë dhe gjyqtarë porotë, shkelja e së
cilës paraqet bazën për sanksione, përfshirë shkarkimin nga zyra;

1.18. shpalljen e kodit të etikës për punonjësit mbështetës të gjykatës, shkelja e të cilit paraqet
bazë për sanksione, përfshirë shkarkimin nga puna;

1.19. në bashkëpunim me Institutin organizon provimin përgatitor për kualifikimet e kandidatëve
për gjyqtarë;

1.20. përcaktimin e politikave, standardeve dhe udhëzimeve lidhur me trajnimin e gjyqtarëve,
gjyqtarëve porotë dhe personelit tjetër gjyqësorë dhe mbikëqyrjen e zbatimit të trajnimit
profesional të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë nga Instituti dhe nga shoqatat dhe organizatat
e tjera trajnuese;

1.21. sigurimin e informacioneve dhe të dhënave statistikore mbi sistemin gjyqësor;

1.22. bashkëpunimin me individë dhe organizata përgjegjëse për monitorim të pavarur të sistemit
të drejtësisë;

1.23. shpalljen e akteve nën-ligjore në përputhje me ligjet për Informimin publik që kanë të bëjnë
Me menaxhimin dhe zbulimin e informacionit që ruhet nga gjyqësori i Kosovës;

1.24. miratimin e rregullave të punës për funksionimin e Këshillit dhe Komisioneve të tij, si dhe
për zgjedhjen e atyre anëtarëve gjyqësore të përzgjedhur nga kolegët e tyre, rregulla të cilat do të
jenë në dispozicion publik;

1.25. raportimin tek Kuvendi i Kosovës, Presidenti dhe publiku mbi punën e Këshillit dhe të
gjyqësorit në përgjithësi;

1.26. përgatitja e raportit vjetor mbi veprimtaritë e gjykatave dhe shpenzimet e Këshillit;

1.27. shpallja e një skeme uniforme të taksave gjyqësore të zbatueshme në mbarë Republikën
e Kosovës.

Neni 5
Përbërja dhe përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit

1. Këshilli përbëhet nga trembëdhjetë (13) anëtarë siç ceket në Kushtetutë duke pasur kualifikimet dhe
ekspertizën e nevojshme profesionale.

2. Pesë (5) anëtarët gjyqësorë të Këshillit të zgjedhur sipas nenit 65(10) dhe nenit 108.6 (1) të
Kushtetutës janë si në vijim:

2.1. dy (2) gjyqtarë të Gjykatës Supreme, të zgjedhur nga gjyqtarët e Gjykatës Supreme;

2.2. një (1) gjyqtar i Gjykatës së Apelit, i zgjedhur nga gjyqtarët e Gjykatës së Apelit; dhe

2.3. dy (2) gjyqtarë të Gjykatave Themelore,të zgjedhur nga gjyqtarët e Gjykatës Themelore.

3. Anëtarët e tjerë të Këshillit zgjedhën në përputhje me nenin 65 dhe nenin 108.6, pika 2,3 dhe 4 të
Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
4

4. Anëtarë të Këshillit mund të jenë edhe personat që nuk janë gjyqtarë ose prokurorë, por që janë juristë
të jashtëm, profesorë të universitetit ose profesionistë me përvojë relevante, së paku prej dhjetë (10)
vjetësh dhe të cilët kanë njohuri për gjyqësorin e Kosovës. Profesionistët mund të emërohen edhe jashtë
fushës juridike dhe mund të përfshijnë persona me ekspertizë në menaxhment, financa, teknologji
informative ose shkenca sociale.

Neni 6
Kryesuesi dhe zëvendës-kryesuesi i Këshillit

1. Kryesuesi dhe Zëvendës- kryesuesi zgjidhën nga anëtarët e Këshillit siç ceket në Nenin 108(7) të
Kushtetutës. Zgjedhja si Kryesues dhe Zëvendës-kryesues nuk zgjat mandatin e një anëtari të Këshillit.

2. Kryesuesi i Këshillit shërben si anëtar i Këshillit me kohë të plotë. Nëse Kryesuesi është Gjyqtar, ai
nuk do të humbasë statusin e tij apo saj si gjyqtar dhe ka të drejtë t’i kthehet shërbimit si gjyqtar i gjykatës
në të cilën është caktuar me përfundimin e mandatit. Kryesuesi ka këto autorizime:

2.1. kryeson të gjitha takime e Këshillit;

2.2. miraton përgatitjen e të gjithë rendeve të ditës dhe pikave që do t’i dërgohen Këshillit për
konsiderim dhe vendim;

2.3. përfaqëson Këshillin para publikut, agjencive qeveritare dhe organeve të tjera publike;
2.4. mbikëqyr dhe menaxhon punën e Këshillit dhe komisioneve të tij;

3. I propozon Ministrisë së Financave dhe Kuvendit të Kosovës buxhetin e propozuar të Këshillit për
shpenzimet e veprimeve dhe të personelit të Këshillit dhe të gjykatave;

4. Paraqitet, së paku një herë në vit, para Kuvendit të Kosovës dhe raporton mbi performansën, veprimet,
shpenzimet dhe nevojat e gjyqësorit të Kosovës;

5. Me pëlqimin e Këshillit, cakton anëtarët e komisioneve të përhershme siç ceket me këtë ligj, dhe
ndërmerr detyra të tjera sipas udhëzimit të Këshillit.

6. Zëvendës-kryesuesi plotëson përgjegjësitë dhe detyrat e Kryesuesit kur ai apo ajo mungon.
Zëvendës-kryesuesi ka autoritet të plotë për të vepruar në emër të Këshillit në rast të mungesës apo
paaftësisë së Kryesuesit.

7. Gjatë mandatit të tyre, Kryesuesi dhe Nën-kryesuesi pranojnë kompensimin si më poshtë:

7.1. kryesuesi pranon rrogë si ajo e Kryetarit të Gjykatës Supreme.

7.2. nën-kryesuesi pranon rrogë si ajo e Kryetarit të Gjykatës së Apelit.

8. Gjatë mandatit të tyre Kryesuesi dhe Zëvendës-kryesuesi pranojnë vetëm pagën e parashtruar në këtë
nen, përveç për rimbursime të shpenzimeve të arsyeshme dhe të nevojshme që ndërlidhet me ushtrimin
e detyrave të tyre dhe nuk do të pranojë kompensim shtesë nga cilido burim tjetër për detyrat apo
punësimin tjetër. Nëse Kryesuesi apo Zëvendës-kryesuesi është gjyqtar, me skadimin e shërbimit të tyre
do të pranojnë kompensimin që lidhet me pozitën fillestare gjyqësore në të cilën këta do të kthehen.

Neni 7
Mandati i anëtarëve të Këshillit

Përveç siç parashtrohet në nenin 151 të Kushtetutës dhe Planit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit,
Shtojca IV, neni 4.2, anëtarët e Këshillit zgjidhen me një mandate pesë (5) vjeçar, siç ceket në nenin
108(6) të Kushtetutës dhe këtij ligji. Anëtari mund të zgjidhet për një mandat shtesë jo vijues pesë (5)
vjeçar.

Neni 8
Përfundimi i mandatit
5

1. Mandati i një anëtari të Këshillit përfundon me:

1.1. vdekje;

1.2. humbje e zotësisë për veprim për më shumë se tre (3) muaj për shkaqe mjekësore të
vërtetuara;

1.3. me dështimin e vazhduar për të marrë pjesë në veprimtaritë e Këshillit për më gjatë se tre
(3) muaj, nëse emërimi bazohet në një status të caktuar, me pushimin e statusit mbi të cilin
bazohet emërimi;

1.4. me dorëheqje duke i ofruar Këshillit njoftim paraprak prej tridhjetë (30) ditësh.

2. Kur dënohet nga gjykata për vepër penale, me përjashtim të veprës së kundërvajtjes siç përkufizohet
me ligj.

3. Përveç siç parashtrohet në nenin 151, vendi i lirë i punës në Këshill plotësohet në mënyrën e
parashtruar në nenin 108 të Kushtetutës dhe sipas këtij ligji. Nëse në Këshill lirohet një vend i punës para
përfundimit të mandatit, kjo pozitë e lirë plotësohet sipas kritereve që gjenden në nenin 108 të
Kushtetutës dhe sipas këtij ligji. Personi që përzgjidhet të plotësojnë një vend të lirë punë në Këshill do të
emërohet për një mandate të plotë pesë (5) vjeçar.

Neni 9
Komisionet e Këshillit

1. Këshilli ka komisionet e veta të përhershme si në vijim:

1.1. Komisioni për Çështje Normative;

1.2. Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel;

1.3. Komisioni për Administrimin e Gjykatave;

1.4. Komisioni Disiplinor.

2. Këshilli mund të themelojë edhe komisione të tjera të përkohshme ose të përhershme, sipas nevojës.

Neni 10
Pavarësia dhe paanshmëria e anëtarëve të Këshillit

Anëtarët e Këshillit ushtrojnë detyrat e tyre në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.

Neni 11
Mospërputhshmëria mbi anëtarësinë

1. Brenda kuptimit të nenit 108 (5) dhe (6) të Kushtetutës, anëtarësia në Këshill është në mospërputhje
kur:

1.1. një (1) gjyqtar apo prokuror nuk është emëruar në detyrë;

1.2. personi i cili është dënuar për vepër penale, më përjashtim të kundërvajtjes, siç përkufizohet
me ligj;

1.3. është anëtar në Qeverinë e Republikës së Kosovës apo cilido kryetar komune; anëtar në
Kuvendin e Republikës së Kosovës apo në cilindo kuvend komunal;

1.4. personi që ushtron funksionin apo kryen çfarëdo detyre në cilëndo parti politike apo cilëndo
shoqatë apo fondacion të lidhur me ndonjë parti politike; ose

6
1.5. personi që punon për administratën, përfshirë personat që kryejnë detyra në Qeverinë e
Republikës së Kosovës apo në organet administrative apo nën- administrative të themeluara me
Kushtetutë apo të krijuara përmes legjislacionit.

1.6 një (1) anëtar i zgjedhur i Këshillit shkarkohet nga Këshilli nëse ky nuk jep dorëheqje nga një
pozitë që është në mospërputhje para emërimit si anëtar i Këshillit.

Neni 12
Imuniteti i anëtarëve të Këshillit

1. Anëtarët e Këshillit gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile apo shkarkimi për veprimet e
marrura, vendimet e marrura apo për shprehjen e mendimeve që janë brenda fushëveprimit të
përgjegjësive të tyre si anëtar të Këshillit.

2. Anëtarët e Këshillit nuk gëzojnë imunitet sipas paragrafit 1. të këtij neni dhe mund të shkarkohen nga
zyra nëse këta kanë kryer shkelje me dashje të ligjit.

3. Kryesuesi i Këshillit duhet të njoftohet sa më parë në rast kur ndaj një anëtari të Këshillit ngitet
aktakuzë apo kur ky arrestohet.

Neni 13
Procedurat disiplinore për anëtarët e Këshillit

1. Këshilli përcakton rregullat për zbatimin e procedurës disiplinore ndaj anëtarëve të vet duke përfshirë
procedurat që rregullojnë hetimin, pezullimin ose rekomandimin për shkarkim të cilit do anëtar të Këshillit.

2. Një (1) komision i përbërë nga tre (3) anëtarë i themeluar nga kryesuesi vendos për masat disiplinore
dhe për sanksione, përfshirë pezullimin dhe shkarkimin e cilit do anëtar të Këshillit.

3. Një (1) anëtar i cili është pezulluar nga komisionin gëzon të drejtën e ankesës para këshillit brenda
pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga vendimi për pezullim.

4. Me rekomandimin e komisionit, një anëtar i Këshillit mund të shkarkohet me anë të dy të tretave (2/3)
të votave të anëtarëve të Këshillit.

5. Një (1) anëtar i Këshillit i cili është shkarkuar gëzon të drejtën të ankohet kundër vendimit
drejtpërsëdrejti në Gjykatën Supreme brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga vendimi për shkarkim.

Neni 14
Natyra publike e takimeve dhe selia e Këshillit

1. Të gjitha takimet e Këshillit janë të hapura për publikun. Rendi i ditës së Këshillit do të jetë publikisht i
hapur së paku njëzet e katër (24) orë para takimit. Këshilli mund të vendos të mbajë takim të mbyllur për
publikun me shumicën e votave të anëtarëve për çështjet si në vijim:
1.1. një sekret shtetëror zyrtar zbulimi i të cilit do të ishte shkelje e ligjit;
1.2. çështje e personelit që kanë të bëjnë me gjyqtarë apo punonjës të gjyqësorit, përpos
takimit të Këshillit ku merret një vendim përfundimtar disiplinor kundër një gjyqtari;
1.3. informacioni jo publik apo zbulimi i të dhënave që do të rrezikonin jetën apo sigurinë e
cilitdo person;
1.4. një hetim në vazhdim për sjellje të pahijshme apo veprimtari kriminale zbulimi i së cilës në
masë të arsyeshme do të rrezikonte objektivitetin dhe efikasitetin e hetimit;
1.5. vlerësimi i performansës se gjyqtarëve dhe nëpunësve administrative siç ceket në nenin 19
të këtij ligji;
7
1.6. informacioni pronësor zbulimi i së cilës mund të paragjykonte interesat e cilësdo palë që
konkurron për një tender qeveritar
1.7. informacione, të dhëna, procese apo kode kompjuterike të biznesit pronësor të cilat janë
konfidenciale sipas marrëveshjes kontraktuese apo marrëveshjes për mos zbulim ndërmjet
tregtarit dhe Këshillit; dhe

1.8. cilido informacion tjetër zbulimi i të cilit do të përbënte shkelje të ligjit.

2. Për çdo takim të mbyllur nga Këshilli, Kryesuesi do të deklarojë për shënimet zyrtare arsyen apo arsyet
e përgjithshme për takimin e mbyllur dhe do të regjistrojë votën e anëtarëve të pranishëm të Këshillit.
Pasi që Këshilli ka mbyllur takimin asnjë anëtar i Këshillit apo asnjë person pjesëmarrës në takim nuk
diskuton mbi natyrën, përmbajtjen apo rezultatin e takimit përpos nëse me ligj është paraparë ndryshe.

3. Këshilli mund të thërrasë takim urgjent për të adresuar çështjet që lidhen me sigurinë e godinave ose
personelit të gjykatës apo kur rrethana të veçanta kërkojnë veprim të menjëhershëm. Këshilli mund të
mblidhet për seancë urgjente me thirrjen e Kryesuesit, apo nëse ky mungon, më thirrjen e Zëvendës
kryesuesit. Obligimi për njoftim prej dyzetetetë (48) orësh i cekur në paragrafin e parë të këtij Neni hiqet
kur bëhet fjalë për seancat emergjente të Këshillit. Brenda njëzetekatër (24) orësh pas përfundimit të
seancës emergjente Kryesuesi i zbulon publikut natyrën e emergjencës si dhe pikat e diskutuara në
takim, përveç nëse zbulimi përjashtohet me paragrafin 1. të këtij neni.
4. Kuorumi i Këshillit formohet me nëntë (9) anëtarë, dhe vendimet e Këshillit merren me shumicë të
thjeshtë votash të anëtarëve të pranishëm, përveç nëse ligji parasheh ndryshe.
5. Selia e Këshillit është në Prishtinë.
Neni15
Propozimi i buxhetit vjetor

1. Në konsultim me Kryetarët e Gjykatave, Këshilli propozon buxhetin vjetor operues të Këshillit dhe të
gjykatave. Këshilli i dërgon buxhetin drejtpërsëdrejti qeverisë siç ceket me ligj. Nëse ministri i Ekonomisë
dhe Financave dërgon një buxhet për Këshillit dhe gjykatat i cili ndryshon nga ai që është propozuar nga
Këshilli, ministri i Ekonomisë dhe Financave po ashtu do t’i dërgojë për konsiderim Kuvendit të Kosovës
buxhetin e rekomanduar në fillim nga Këshilli dhe çfarëdo komenti mbi këtë.

2. Këshilli menaxhon buxhetin vjetor për Këshillin dhe gjykatat në mënyrë të pavarur dhe mban
përgjegjësi për mbikëqyrjen e shpenzimeve, alokimit të fondeve dhe mirëmbajtjen e llogarive të sakta dhe
aktuale dhe kryerjen e auditimeve financiare.


KREU III
REKRUTIMI, EMËRIMI DHE CAKTIMI I GJYQTARËVE

Neni 16
Rekrutimi i Gjyqtarëve dhe Gjyqtarëve Porotë

1. Këshilli, përmes një njoftimi publik fton të gjithë profesionistët e kualifikuar ligjorë që të aplikojnë për
kandidatë për emërime gjyqësore dhe cilindo person të kualifikuar që të aplikojë për kandidat për
emërime për gjyqtarë porotë.

2. Këshilli zhvillon dhe zbaton procedurat për rekurutimin dhe emërimin e kandidatëve për t’u emëruar si
gjyqtarë dhe gjyqtarë porotë të cilat janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e zbatueshme.

3. Në përputhje me nenin 104(3) të Kushtetutës dhe Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit,
Shtojca IV, neni 2.2, Këshilli zbaton fushata dhe masa të tjera të qëllimshme rekrutimi që cilat i
konsideron si të nevojshme dhe të përshtatshme për të siguruar se një gjykatë apo degë e gjykatës
pasqyron përbërjen etnike në zonën e tyre të juridiksionit.

8



Neni 17
Propozimi për emërim dhe riemërim

1. Këshilli Gjyqësor i Kosovës ndërmerr masa të atilla të nevojshme për të rritur numrin e gjyqtarëve që
nuk janë shumicë në Kosovë nga radha e gjyqtarëve që shërbejnë në Kosovë apo në cilëndo pjesë të
saj. Për të përmbushur përgjegjësitë e veta, Këshilli, ndër të tjera, nga radha e aplikueseve me kualifikime
të barabarta për shërbimin e gjyqtarit, do të ketë preferencë ndaj anëtarëve nga komunitetet që nuk janë
shumicë në Kosovë siç parashtrohet në nenin 108 të Kushtetutës dhe në Propozimin Gjithëpërfshirës për
Zgjidhjen e Statusit, Shtojca IV, neni 2.

2. Me përfundimin e secilit regjistrim popullsie së paku çdo pesë (5) vjet, Këshilli studion përbërjen etnike
të Gjykatave Themelore dhe kërkon nga Kuvendi fond të atillë që është i nevojshëm për të rritur numrin e
gjyqtarëve nga radha e komuniteteve të nuk janë shumicë në Kosovë për të siguruar se gjykatat
pasqyrojnë përbërjen etnike në zonën e tyre të juridiksionit.

3. Para dërgimit të një propozimi për emërimin ose riemërimin e një gjyqtari, Këshilli do të ketë në
konsiderim opinionin e gjykatës përkatëse, në të cilën propozohet kandidati.

4. Këshilli, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, i dërgon Presidentit të Republikës së Kosovës me
shkrim propozimet e kandidatëve për t’u emëruar gjyqtarë dhe gjyqtarë porotë. Me rastin e emërimit të
një kandidati për emërim apo riemërim, Këshilli, në mes tjerash do të marrë parasysh kriteret në vijim:

4.1. njohurinë profesionale, përvojën e punës dhe performansën, përfshirë të njohurit dhe
respektimin e të drejtave të njeriut;

4.2. kapacitetin për arsyetime ligjore siç të jetë dëshmuar përmes veprimtarive profesionale në
fushën e drejtësisë, përfshirë këtu si gjyqtar, prokuror apo avokat, punë akademike apo
veprimtari tjetër profesionale;

4.3. aftësinë profesionale bazuar në rezultat a karrierës së mëparshme, përfshirë pjesëmarrjen
në forma të organizuara të trajnimit ku është vlerësuar performansa;

4.4. aftësinë dhe kapacitetin në analizimin e problemeve ligjore;
4.5. aftësinë për të kryer detyrat e zyrës në mënyrë të paanshme, të vetëdijshme, të zellshme, të
vendosur dhe të përgjegjshme;

4.6. aftësinë komunikuese;

4.7. sjelljen jashtë zyrës; dhe

4.8. integritetin personal.

5. Të gjitha propozimet për emërime dhe riemërime të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë duhet të jenë të
arsyetuara me shkrim.

Neni 18
Emërimi dhe riemërimi i Gjyqtarëve dhe Gjyqtarëve Porotë

1. Presidenti emëron dhe riemëron gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë bazuar në propozimet e Këshillit dhe në
përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

2. Nëse Presidenti i Kosovës refuzon të emërojë apo riemërojë cilindo kandidat, Presidenti siguron
brenda afatit gjashtëdhjetë (60) ditor arsyet e refuzimit të tij ndaj Këshillit. Këshilli mund ta paraqesë edhe
një herë tjetër kandidatin e refuzuar para Presidentit së bashku me arsyetimin në formë të shkruar, ose
Këshilli mund të propozojë një kandidat tjetër.


9



KREU IV
VLERËSIMI, NGRITJA NË DETYRË DHE TRANSFERIMI I GJYQTARËVE DHE GJYQTARËVE
POROTË

Neni 19
Vlerësimi i performansës së Gjyqtarëve

1. Mënyra dhe procedura për vlerësimin e performansës së gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë themelohet
me anë të rregulloreve dhe rregullave të zhvilluara dhe të nxjerra nga Këshilli.

2. Këshilli themelon kritere për vlerësimin dhe ngritjen në detyrë të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë ku
përfshihen por nuk kufizohen në:

2.1. njohurinë profesionale, përvojën e punës dhe performansën, përfshirë të njohurit dhe
respektimin e të drejtave të njeriut;

2.2. kapacitetin për arsyetime ligjore;

2.3. aftësinë profesionale bazuar në rezultat a karrierës së mëparshme, përfshirë pjesëmarrjen
në forma të organizuara të trajnimit ku është vlerësuar performansa;

2.4. aftësinë dhe kapacitetin në analizimin e problemeve ligjore;

2.5. aftësinë për të kryer detyrat e zyrës në mënyrë të paanshme, të vetëdijshme, të zellshme, të
vendosur dhe të përgjegjshme;

2.6. aftësinë komunikuese;

2.7. sjelljen jashtë zyrës; dhe

2.8. integritetin personal.

3. Nëse performansa e një gjyqtari apo gjyqtari porotë i cili është anëtar i Këshillit është në vlerësim e
sipër, gjyqtari apo gjyqtari porotë nuk mund të marrë pjesë në shqyrtimet apo votimet e Këshillit.

4. Çdo gjyqtar apo gjyqtar porotë i vlerësuar pranon rezultatet e vlerësimit dhe për cilindo konkluzion apo
gjetje mund të paraqet mospajtimet me shkrim.

Neni 20
Transferimi i Gjyqtarëve

1. Me miratimin e Kryetarëve përkatës të Gjykatave, Këshilli mund të transferojë një gjyqtar në një gjykatë
tjetër për një periudhë kohore, por jo më gjatë se gjashtë (6) muaj për një herë të vetme.

2. Transferimi sipas paragrafit 1. të këtij neni mund të kryhet në rastet kur gjykata tjetër ka numër të
pamjaftueshëm të gjyqtarëve për dëgjimin e një lëndë të caktuar nën kompetencën e saj.

3. Kryesuesi i Këshillit, në rrethana të jashtëzakonshme, mund të transferojë përkohësisht një gjyqtar në
një gjykatë apo degë tjetër të gjykatës. Cilido transfer brenda kësaj dispozite nuk do të tejkalojë tridhjetë
(30) ditë përveç nëse një kohë më e gjatë miratohet nga Këshilli.

4. Gjyqtarët në asnjë rast nuk mund të transferohen në cilëndo gjykatë tjetër kundër vullnetit të tyre,
përveç kur është e nevojshme të sigurohet funksionimi efikas i gjykatave apo për të adresuar rrethana të
jashtëzakonshme.

5. Gjyqtarët mund të aplikojnë pranë Këshillit për transferim të përhershëm në një gjykatë tjetër.

10
6. Gjyqtarët kanë të drejtë në ankesë drejtpërsëdrejti në Gjykatën Supreme kundër një vendimi të
Këshillin për zhvendosje të përhershme apo transfer që tejkalon periudhën gjashtë (6) mujore. Këshilli
shpallë rregullat dhe rregulloret që themelojnë standardet dhe procedurat që qeverisnin ankesat.

7. Kur kryhet një transferim i përhershëm apo që tejkalon periudhën gjashtë (6) mujore, Këshilli do të
përpiqet të sigurohet se zhvendosja apo transferimi nuk do të ndryshojë përbërjen etnike të gjykatës e
cila preket nga zhvendosja apo transferi.


KREU V
ADMINISTRIMI I GJYKATAVE

Neni 21
Funksionimi i Gjykatave

Këshilli mbikëqyr funksionimin e gjykatave të Republikës së Kosovës dhe përcakton politikat dhe
strategjitë për funksionimin efikas dhe efektiv të gjykatave. Kryesuesi i Këshillit është zyrtari kryesor
administrativ i gjykatave dhe së bashku me Këshillin do të jetë përgjegjës për punën efektive dhe efikase
të gjykatave. Kryesuesi mund të kryejë delegime të përshtatshme të pushtetit.

Neni 22
Emërimi i Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës

1. Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës do të emërohet siç ceket në nenin 103 (4) të Kushtetutës.

2. Kryetarët e Gjykatave emërohen nga Këshilli në konsultim me gjyqtarët e gjykatave përkatëse. Në
emërimin e Kryetarëve të Gjykatave, Këshilli do të marrë në konsiderim trajnimin e specializuar
menaxheria apo përvojën.

3. Këshilli, në konsultim me Kryetarin e Gjykatës Themelore emëron Gjyqtarin Mbikëqyrës të secilës degë
të Gjykatës Themelore.

4. Këshilli, në konsultim me Kryetarin e Gjykatës Themelore mund të caktojë një nën kryetar gjykate i cili
do të ndihmojë në menaxhimin e gjykatës dhe në mungesë të Kryetarit të Gjykatës ky shërben si
ushtrues detyre i Kryetarit të Gjykatës.

5. Kryetarët e Gjykatave emërohen me një mandat katër (4) vjeçar, me mundësinë e riemërimit për një (1)
mandat shtesë. Pas përfundimit të mandatit si Kryetar i Gjykatës, gjyqtari do të vijojë të shërbejë si gjyqtar
në të njëjtën gjykatë në të cilat ishin emëruar fillimisht.

6. Gjyqtarët Mbikëqyrës emërohen me një mandat katër (4) vjeçar, me mundësinë e riemërimit për një (1)
mandat shtesë. Pas përfundimit të mandatit si Gjyqtar Mbikëqyrës, gjyqtari do të vijojë të shërbejë si
gjyqtar në të njëjtën gjykatë në të cilat ishin emëruar fillimisht.

7. Nëse një kandidat i propozuar për Kryetar Gjykate njëkohësisht është edhe anëtar i Këshillit, ky anëtar
nuk mund të marrë pjesë në shqyrtimet apo votimet mbi emërimin e tij apo të saj si Kryetar apo Kryetare
e Gjykatës

8. Në mënyrë që të sigurohet se gjykatat pasqyrojnë natyrën shumetnike të Kosovës, Këshilli do të
përpiqet të sigurojë se anëtarët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë të emërohen në role
menaxhuese në gjyqësor, përfshirë këtu si Kryetarë Gjykatë dhe gjyqtarë Mbikëqyrës.

Neni 23
Shkarkimi i Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës

1. Përveç siç parashtrohet në nenin 103(4) të Kushtetutës, Këshilli mund të largojë nga pozita një Kryetar
të Gjykatës apo Gjyqtar Mbikëqyrës me rastin e gjetjes së sjelljes kriminale, keq menaxhimit, paaftësisë
apo dështimit në përmbushjen e detyrave të zyrës. Këshilli do të marrë në konsideratë mendimin e
gjyqtarëve të gjykatës apo degës së gjykatës përkatëse. Largimi i Kryetarit të Gjykatës apo Gjyqtarit
Mbikëqyrës nuk përbën shkarkim nga zyra gjyqësore.
11

2. Këshilli mund të pezullojë një Kryetar Gjykate apo Gjyqtar Mbikëqyrës nga kjo pozitë gjatë periudhës
së hetimin për akuza të sjelljes kriminale, keq menaxhimit, paaftësisë apo dështimit në përmbushjen e
detyrave të tyre, pezullim i cili nuk përbën pezullim nga zyra gjyqësore. Në rastin kur Këshilli pezullon një
Kryetar Gjykate, nën-Kryetari i Gjykatës bëhet ushtrues detyre i Kryetarit të Gjykatës deri në kohën kur
Këshilli të tërheqë pezullimin apo deri në emërimin e një Kryetari të ri të Gjykatës. Në rastin kur Këshilli
pezullon një Gjyqtar Mbikëqyrës, Kryetari i Gjykatës Themelore emëron një ushtrues detyre të Gjyqtarit
Mbikëqyrës deri në kohën kur Këshilli të tërheqë pezullimin apo deri në emërimin e një Gjyqtari të ri
Mbikëqyrës.

Neni 24
Përgjegjësitë e Kryetarit të Gjykatës

1. Kryetari i secilës Gjykatë Themelore dhe i Gjykatës së Apelit është përgjegjës për administrimin ditor të
gjykatës në përputhje me rregullat dhe procedurat e themeluara nga Këshilli. Kryetari i Gjykatës
organizon dhe bashkërendon funksionimin e gjykatës; mbikëqyr veprimtaritë financiare të gjykatës; dhe
ndërmerr aso veprimtarish siç ceken me rregullat, procedurat apo urdhëresat e themeluara nga Këshilli.

2. Kryetarët e Gjykatave Themelore mund të autorizojnë punësimin, masat disiplinore dhe përfundimin e
personelit jo gjyqësor në përputhje me rregulloret e zbatueshme për personelin.
3. Kryetari i një Gjykate Themelore ka autoritet të përgjithshme administrative dhe do të sigurojë
administrimin efikas dhe efektiv të drejtësisë nga të gjitha degët, departamentet dhe divizionet e gjykatës.
Kryetari i Gjykatës, në bashkëpunim me gjyqtarët e gjykatës, zhvillon planin vjetor për menaxhimin e
lëndëve dhe cakton lëndët tek departamentet dhe gjyqtarët në atë mënyrë që të sigurojë zgjidhjen efikase
të lëndëve. Kryetari i Gjykatës Themelore në baza vjetore i dërgon Këshillit një raport mbi suksesin e
zbatimit të planin të mëparshëm vjetor për menaxhimin e lëndëve. Kryetari i Gjykatës Themelore i dërgon
Këshillit raport tremujor me shkrim që adreson punën e gjykatës, identifikon çfarëdo probleme me të cilat
ballafaqohet gjykata, si dhe propozon hapa riparues për të adresuar probleme të tilla. Kryetari i Gjykatës,
brenda rregullave dhe urdhëresave të Këshillit, do të ndërmarrë hapa të tjerë të atillë sipas nevojës për të
siguruar menaxhim efektiv të gjykatës dhe burimeve të saja si dhe gjykimin e lëndëve brenda kohës.
Kryetari i Gjykatës mund të kryejë delegime të përshtatshme të autoritetit.
4. Kryetari i Gjykatës është përgjegjës për të siguruar se gjykata dhe proceset e saja janë të hapura dhe
transparente për publikun. Pas shqyrtimit dhe pranimit nga Këshilli, raportet tremujore dhe vjetore mbi
planin për menaxhimin e lëndëve do të bëhen publike.
5. Kryetari i Gjykatës është përgjegjës për të siguruar qasjen e publikut në gjykata, përfshirë qasjen e
personave nga komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë.
6. Kryetari i Gjykatës thërret takimin vjetor të të gjithë gjyqtarëve në atë gjykatë për këshillime mbi
administrimin e drejtësisë brenda asaj gjykate; për të studiuar organizimin e gjykatës; për të shqyrtuar
dhe propozuar ndryshime në procedura dhe praktika; për të ekzaminuar punën e arritur nga gjykata; dhe
për të adresuar çfarëdo problemi të administratës më të cilin ballafaqohet gjykata. Kryetari i Gjykatës
brenda nëntëdhjetë (90) ditësh i dërgon Këshillit një raport mbi rezultatet e takimit vjetor të gjyqtarëve.
7. Kryetari i gjykatës mund të delegojë kompetenca të caktuara.
Neni 25
Përgjegjësitë e Gjyqtarëve mbikëqyrës të Gjykatave Themelore

1. Kryetari Mbikëqyrës i një dege të Gjykatës Themelore ka autoritet të përgjithshëm administrative mbi
mbarë personelin gjyqësor dhe administrative brenda degës. Gjyqtari Mbikëqyrës brenda degës zbaton
rregullat dhe urdhëresat e Këshillit si dhe urdhëresat e Kryetarit të Gjykatës Themelore. Gjyqtari
Mbikëqyrës i raporton Kryetarit të Gjykatës në baza tremujorë mbi nevojat dhe veprimet e degës.

2. Gjyqtari Mbikëqyrës mund të kryejë delegime të përshtatshme të autoritetit.


12





Neni 26
Asambleja e Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës

1. Këshilli themelon një organ këshillëdhënës të quajtur Asambleja e Kryetarëve të Gjykatave dhe
Gjyqtarëve Mbikëqyrës për të këshilluar Këshillin mbi çështjen që ndërlidhen me veprimet e gjykatave.

2. Asambleja përbëhet nga Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryetari i Gjykatës së Apelit, Kryetarët e
Gjykatave Themelore dhe një Gjyqtar Mbikëqyrës nga secila Gjykatë Themelore që caktohet nga Këshilli.

3. Asambleja ushtron vetëm pushtet këshillëdhënës që i nënshtrohet rregulloreve të nxjerra nga Këshilli.
Këshilli mund të ftojë Kuvendin apo anëtarët individualë të Asamblesë për pjesëmarrje në takimet e
Këshillit kur Këshilli vendos, me diskrecionin e vet ekskluziv, që pjesëmarrja e tillë do të ishte ndihmuese
për Këshillin.

Neni 27
Sekretariati i Këshillit

1. Sekretariati themelohet për të ndihmuar Këshillin dhe për të zbatuar rregullat, rregulloret dhe politikat e
Këshillit lidhur menaxhimin, buxhetin dhe administrimin e gjykatave.

2. Sekretariati zhvillon dhe propozon rregulla administrative që janë të nevojshme për zbatimin e
urdhëresave të Këshillit. Të gjitha rregullat e tilla do t’i dërgohen Këshillit për miratim.

3. Sekretariati i propozon Këshillit politika të reja, rregulla dhe rregullore kurdoherë që është e nevojshme
për administrimin efikas dhe efektiv të gjykatave.

4. Sekretariati i raporton rregullisht Këshillit mbi punën e gjykatave dhe ofron rekomandime për
përmirësime.

5. Sipas udhëzimeve të Këshillit dhe të Komisionit të tij për Buxhet, Financa dhe Personel, Sekretariati
përgatitë një buxhet të konsoliduar për gjyqësorin dhe administron buxhetin e miratuar të gjyqësorit.

6. Sipas udhëzimeve të Këshillit dhe të Komisionit të tij për Buxhet, Financa dhe Personel, Sekretariati
menaxhon me personelin administrativ dhe mbështetës të gjyqësorit përfshirë këtu alokimin e personelit
administrativ dhe mbështetës në gjykata bazuar në ngarkesën me punë, mirëmbajtjen e regjistrave të
personelit, themelimin e sistemit të vlerësimit të performansës, sigurimin i disiplinimit të duhur të
punonjësve të gjykatës si dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të punësimit.

7. Bazuar në kufizimet buxhetore dhe në udhëzimet e Këshillit, Sekretariati sigurohet që gjykatat kanë
furnizim të duhur me materialet e nevojshme për funksionimin efikas dhe efektiv të gjykatave.

8. Sekretariati ofron mbështetje administrative për Këshillin dhe komisionet e veta dhe ndërmerr detyra
dhe autoritete të tjera sipas udhëzimeve të Këshillit.

9. Këshilli zhvillon dhe miraton rregullore që ndërlidhen me strukturën organizative dhe funksionimin e
Sekretariatit.

Neni 28
Drejtori i Sekretariatit

1. Drejtori përzgjidhet, emërohet dhe shkarkohet nga Këshilli në përputhje me procedurat, kriteret dhe
kualifikimet që zhvillohen dhe miratohen nga ana e Këshillit përmes rregulloreve të cilat janë në përputhje
me detyrimet Kushtetuese si dhe detyrimet nga rregulloret e zbatueshme të personelit.

13
2. Drejtori është përgjegjës ndaj Këshillit për administrimin efikas dhe efektiv të Sekretariatit dhe të
gjykatave. Drejtori i raporton drejtpërsëdrejti Kryesuesit të Këshillit. Drejtori do merr pjesë në të gjitha
takimet e Këshillit dhe i përgjigjet të gjitha kërkesave të Këshillit për informacion.

3. Këshilli cakton pagën e Drejtorit të Sekretariatit. Drejtori nuk do të pranojë kompensim shtesë për
çfarëdo detyre apo punësimi nga cilido burim tjetër përpos rimbursimit për shpenzime të arsyeshme dhe
të nevojshme.

Neni 29
Njësia për shqyrtimin e performansës së Gjyqësorit

1. Sipas udhëzimit të Këshillit dhe Komisioneve të saj për Administrimin e Gjykatave, Njësia për
Shqyrtimin e Përformansës së Gjyqësorit vlerëson punën e gjykatave dhe i propozon Këshillit politika apo
udhëzime për reformimin apo përmirësimin e punës së gjykatave.

2. Këshilli zhvillon dhe miraton rregullore që kanë të bëjnë me strukturën organizative dhe funksionimin e
Njësisë për Shqyrtim.

3. Njësia për Shqyrtimin e Përformansës së Gjyqësorit ka një buxhet të veçantë brenda buxhetit të
konsoliduar të gjyqësorit dhe në mënyrë të pavarur i raporton Këshillit mbi shpenzimet e veta. Sekretariati
i ofron Njësisë për Shqyrtim të Performansës Gjyqësore mbështetje buxhetore sipas udhëzimeve të
Këshillit.

Neni 30
Drejtori i njësisë për shqyrtimin e performansës së Gjyqësorit

1. Drejtori i Njësisë për Shqyrtimin e Performansës së Gjyqësorit përzgjidhet, emërohet dhe shkarkohet
nga Këshilli në përputhje me procedurat, kriteret dhe kualifikimet që zhvillohen dhe miratohen nga ana e
Këshillit përmes rregulloreve të cilat janë në përputhje me detyrimet Kushtetuese si dhe detyrimet nga
rregulloret e zbatueshme të personelit. Vendi i lirë i punës plotësohet pas shpalljes publike të pozitës dhe
bazohet në një proces konkurrues, të bazuar në merita dhe të hapur

2. Drejtori është përgjegjës ndaj Këshillit për administrimin efikas dhe efektiv të Njësisë për Shqyrtim të
Performansës Gjyqësore. Drejtori i raporton drejtpërsëdrejti Kryesuesit të Këshillit. Drejtori i përgjigjet të
gjitha kërkesave të Këshillit për informacion.

3. Këshilli cakton pagën e Drejtorit të Njësisë për Shqyrtimin e Performansës së Gjyqësorit. Drejtori nuk
do të pranojë kompensim shtesë për çfarëdo detyre apo punësimi nga cilido burim tjetër përpos
rimbursimit për shpenzime të arsyeshme dhe të nevojshme

Neni 31
Administratorët e Gjykatave

1. Administratorët e gjykatave zgjidhen dhe shkarkohen në pajtim me ligjin për shërbimin civil, në
konsultim me kryetarin e gjykatës përkatëse ose të gjyqtarit mbikëqyrës të degës, ku do të shërbej
administratori. Të gjitha vendet e lira të punës për administratorët të gjykatave do të plotësohen përmes
një procesi konkurrues pas shpalljes publike të pozitës, në pajtim me ligjin për shërbimin civil.

2. Administratorët do të shkarkohen përmes një procesi të përcaktuar me rregullat e ligjit për shërbimin
civil.

3. Sipas udhëzimit të Kryetarit të Gjykatës themelore apo të Gjyqtarit Mbikëqyrës së një degë, nëse është
e aplikueshme, dhe sipas rregullave, rregulloreve dhe urdhëresave të Këshillit për politikat,
Administratorët e Gjykatave menaxhojnë funksionet administrative të gjykatës, duke përfshirë:

3.1. regjistrimin, hartimin dhe monitorimin e statistikave dhe raporteve të gjykatës;

3.2. regjistrimin dhe arkivimin e dosjeve të gjykatës dhe lëndëve të mbyllura;

3.3. mirëmbajtjen e plotë dhe të saktë të dosjeve të gjykatës;
14

3.4. sigurinë e gjykatës;

3.5. menaxhimin e stafit administrative të gjykatës;

3.6. zbatimin dhe të siguruarit e zbatueshmërisë së rregulloreve për personelin e gjyqësorit;

3.7. mirëmbajtja e saktë e llogarive financiare;

3.8. të sigurojë qasjen e publikut në regjistrat e gjykatës dhe informacionin që mund të zbulohet
për publikun;

3.9. caktimi sipas nevojës i stafit administrativ në detyra për të siguruar veprime efektive dhe
efikase të gjykatës;

3.10. të sigurojë zbatimin dhe përputhshmërine me rregullat dhe procedurat e themeluara nga
Këshilli;

3.11. ndërmarrja e detyrave dhe përgjegjësive të tjera siç mund të caktohen nga Kryetari i
gjykatës apo Gjyqtari Mbikëqyrës.

Neni 32
Komisioni Administrativ i Gjykatës Themelore

1. Secila Gjykatë Themelore ka një Komision Administrativ të përbërë nga Kryetari i Gjykatës Themelore
dhe Gjyqtari Mbikëqyrës nga secila degë e saj. Kryesues i Komisionit Administrativ është Kryetari i
Gjykatës Themelore.

2. Komisioni Administrativ takohet rregullisht dhe jo më pak se katër (4) herë gjatë vitit me thirrjen nga
Kryetari i Gjykatës për të vlerësuar punën e gjykatës dhe për ndërmarrjen e veprimeve riparuese në
përputhje me rregullat dhe udhëzimet e Këshillit që janë të nevojshme për përmirësimin e veprimeve
administrative të gjykatës.

3. Administratori i Gjykatës Themelore shërben si sekretar i Komisionit Menaxhues.


KREU VI
PROCEDURAT DISIPLINORE

Neni 33
Komisioni Disiplinor i Këshillit

Komisioni Disiplinor përbëhet nga tre (3) anëtarë të Këshillit dy (2) nga të cilët duhet të jenë gjyqtarë.
Kryesuesi i Komisionit është gjyqtar. Gjyqtarët emërohen nga Këshilli.

Neni 34
Sjellja e pahijshme

1. Për qëllimet e këtij ligji, sjellje të pahijshme nga gjyqtari apo gjyqtari porotë përbën:

1.1. dënimi përfundimtar për një vepër penale,përpos kundërvajtjeve siç përkufizohet me ligj;

1.2. neglizhencë në kryerjen, dështimin për të kryer apo abuzimin e funksioneve gjyqësore;

1.3. të dështuarit e kryerjes së funksioneve gjyqësore në mënyrë të pavarur dhe të paanshme;

1.4. shkelja e kodeve të zbatueshme të etikës.

2. Komisioni Disiplinor mund të pezullojë gjyqtarin apo gjyqtarin porotë me pagesë gjatë cilësdo fazë të
hetimit apo gjatë procedurës disiplinore.
15

3. Këshilli Gjyqësor nxjerr rregullore që përcakton sjelljet e pahijshme.


Neni 35
Inicimi i procedurave disiplinore

1. Zyra e Këshillit Disiplinor i rekomandon Komisionit Disiplinor të Këshillit mbi inicimin e procedurave
disiplinore kundër një gjyqtari apo gjyqtari porotë mbi bazën e hetimit të zhvilluar.

2. Me rekomandimin e inicimit të procedurës disiplinore, Këshilli Disiplinor do të njoftoj me shkrim
Komisionin, Këshillin dhe gjyqtarin apo gjyqtarin porotë nën hetim.

Neni 36
Seancat disiplinore

1. Pasi që Komisioni Disiplinor ka marrë vendimin për inicimin e procedurës disiplinore, gjyqtari apo
gjyqtari porotë nën hetim do të njoftohen për bazën e procedurës disiplinore dhe do të ftohen nga
Komisioni Disiplinor që të paraqiten personalisht në një seancë të mbyllur e cila do të zhvillohet brenda
tridhjetë (30) ditëve të punës nga data e njoftimit.

2. Një këshilltar disiplinor apo drejtori i Zyrës së Këshillit Disiplinor paraqet para Komisionit Disiplinor
rekomandimin për veprim disiplinor dhe provat e nxjerra gjatë hetimit të cilat mbështesin gjetjen e sjelljes
së pahijshme si dhe sanksionet disiplinore.

3. Gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë kanë të drejtën e vet-përfaqësimit apo të caktimit të një avokati të
autorizuar për mbrojtjen e tyre dhe kanë qasje në të gjitha provat e fituara gjatë hetimit dhe në të gjitha
shkresat e lëndës.

4. Vendimi i Komisionit mbi atë nëse sjellja e pahijshme ka ngjarë dhe nëse do të vendosen sanksione
merret në përputhje me rregullat dhe procedurat që do shpallen nga Këshilli për qeverisjen e zhvillimit të
procedurave disiplinore dhe bëhet me shkrim si dhe përmban arsyetimin. Një kopje e vendimit do t’i jepet
gjyqtarit apo gjyqtarit porotë të akuzuar në procedurë si dhe Zyrës së Këshillit Disiplinor.

Neni 37
Masat disiplinore

1. Komisioni Disiplinor mund të vendosë sanksionet disiplinore si në vijim:

1.1. qortim;

1.2. qortim me udhëzim për ndërmarrjen e veprimeve korrigjuese;

1.3. ulje të përkohshme të rrogës deri në pesëdhjetë përqind (50%) duke pasur parasysh natyrën
e sjelljes së pahijshme; ose

1.4. propozim për largimin nga zyra të gjyqtarit apo gjyqtarit porotë.

2. Komisioni vendos një sanksion i cili është në përputhje me rrethanat, nivelin e përgjegjësisë si dhe
pasojat e sjelljes së pahijshme.

3. Komisioni, siç ceket në këtë ligj, i dërgon Këshillit një rekomandim në formë të shkruar për shkarkimin
nga detyra të një gjyqtari.

4. Nëse gjyqtari apo gjyqtari porotë pas përfundimit të procedurës disiplinore lirohet nga akuzat, ai apo
ajo, me vendim të Këshillit, kthehet në zyrën e tij apo saj të mëparshme.

Neni 38
Shkarkimi i Gjyqtarëve dhe Gjyqtarëve Porotë

16
1. Bazuar në procedurat disiplinore, Këshilli vendos nëse sjellja e pahijshme e gjyqtarit apo gjyqtarit
porotë justifikon shkarkimin. Çdo rekomandim i Këshillit për shkarkimin e një gjyqtari apo gjyqtari porotë
përfshin arsyet me shkrim për rekomandimet e tilla si dhe konkluzionet themelore të Komisionit.

2. Rekomandimi i Këshillit për shkarkim, siç parashihet në paragrafin 1. të këtij neni, i dërgohet brenda
pesëmbëdhjetë (15) ditësh Presidentit dhe gjyqtarit apo gjyqtarit porotë në fjalë.

3. Presidenti i Republikës së Kosovës vendos për rekomandimin e Këshillit për shkarkim në përputhje
me Kushtetutën e Republikës së Kosovë dhe me këtë ligj.

4. Lidhur me vendimin e Presidentit të Kosovës mbi miratimin apo refuzimin për shkarkim, gjyqtarët dhe
gjyqtarët porotë njoftohen zyrtarisht nga Këshilli para se një vendim i tillë të zbatohet.

Neni 39
Ankimi ndaj vendimeve disiplinore

1. Ankesat kundër vendimeve të Komisionit Disiplinor mund t’i dërgohen Këshillit. Në procesin e
ankimues nuk mund të marrë pjesë anëtari i Këshillit i cili ka qenë i pranishëm në seancat e Komisionit.

2. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga pranimi i vendimit përfundimtar, gjyqtari apo gjyqtari porotë i
cili është subjekt i vendimeve si dhe Zyra e Këshillit Disiplinor mund të ushtrojnë pranë Këshillit ankesë
kundër vendimit të Komisionit.

3. Afati për ankesë në këtë paragraf mund të vazhdohet me kusht që kërkesa për zgjatje të kohës është
paraqitur pranë Këshillit brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve në dispozicion. Këshilli nuk do të mundësojë
asnjë vazhdim të kohës për ankesën e parashtruar pas pesëmbëdhjetë (15) ditësh, përpos paraqitjes së
rrethanave të jashtëzakonshme apo katastrofale.

4. Ankesa e ushtruar brenda këtyre afateve kohore pezullon ekzekutimin e vendimit disiplinor.

Neni 40
Arsyet për ankesë

1. Ankesa mund të ushtrohet nën rrethanat si në vijim:

1.1. shkelja e ligjit apo akteve nen-ligjore që janë të zbatueshme për gjyqtarët dhe gjyqtarët
porotë;

1.2. provat e gabuara apo jo të plota apo vërtetimi i situatës faktike;

1.3. shkelja e procedurave disiplinore.

2. Ankesa dërgohet me shkrim pranë Këshillit brenda afateve kohore të cekura në nenin 39 të këtij ligji.

3. Ankesa përmban:

3.1. identifikimin e ankimuesit;

3.2. vendimi ndaj të cilit ankimohet;

3.3. data e pranimit të vendimit; dhe

3.4. baza specifike e ankesës.

Neni 41
Afati për dëgjimin e ankesës

Këshilli dëgjon dhe vendos mbi cilëndo ankesë nga veprimet e Komisionit Disiplinor brenda tre (3) muajsh
nga data e paraqitjes se anekses.

17




Neni 42
Refuzimi i ankesës

1. Këshilli mund të refuzojë një ankesë, pa zhvilluar seancë dëgjimore, brenda pesë (5) ditëve të punës,
nëse përcaktohet se:

1.1. Ankimuesi nuk është një nga palët që ka të drejtë të ankimojë vendimin;

1.2. Ankesa nuk përmban një apo më shumë arsye që kërkojnë paraqitjen e ankesës;

1.3. Ankesa nuk është zhvilluar brenda kohës së përcaktuar.


KREU VII
ZYRA E PROKURORIT DISIPLINOR

Neni 43
Zyra e Prokurorit Disiplinor

Zyra e Prokurorit Disiplinor themelohet si organ i ndarë dhe i pavarur që i shërben si Këshillit Gjyqësor të
Kosovës ashtu edhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. Sa i përket sistemit gjyqësor, Këshilli është
përgjegjës për hetimin e supozimeve për sjellje të pahijshme të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë dhe
paraqitjen e provave dhe lëndës pranë Komisionit Disiplinor në mbështetje të veprimeve disiplinore për
sjelljen e pahijshme.

Neni 44
Pavarësia dhe Paanshmëria e zyrës së Prokurorit Disiplinor

1. Zyra e Prokurorit Disiplinor në administrimin e funksioneve të saja vepron në mënyrë të pavarur dhe të
paanshme.

2. Sipas dispozitave të paragrafit 3. të nenit 36 të këtij ligji, asnjë person nuk ka të drejtë të ushtrojë
ndikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, apo të përpiqet të ushtrojë ndikim mbi funksionet e Prokurorit
Disiplinor sa i përket çfarëdo hetimi, rekomandimi apo paraqitjes së një lënde pranë Komisionit Disiplinor.

Neni 45
Përgjegjësitë e zyrës së Prokurorit Disiplinor

1. Zyra e Prokurorit Disiplinor është përgjegjëse për inicimin e hetimeve ndaj gjyqtarëve apo gjyqtarëve
porotë aty ku ekziston bazë e arsyeshme për të besuar që sjellja e pahijshme mund të ketë ndodhur si
dhe për ofrimin e rekomandimeve dhe paraqitjes pranë Komisionit Disiplinor të provave në mbështetje të
veprimit disiplinor.

2. Zyra e Prokurorit Disiplinor inicion hetime në rastet kur:

2.1. pranë Zyrës së Prokurorit Disiplinor ekziston ankesa e paraqitur nga cilido person fizik apo
juridik;

2.2. me vet iniciativë, kur ekziston bazë e arsyeshme për të besuar se një gjyqtar apo gjyqtar
porotë mund të jetë përfshirë në sjellje të pahijshme.

3. Të gjitha ankesat, pavarësisht origjinës së tyre, dërgohen për hetim në Zyrën e Prokurorit Disiplinor.

4. Zyra e Prokurorit disiplinor heton hollësisht të gjitha çështjet që i referohen, vendos nëse
rekomandimet për veprime disiplinorë duhet t’i paraqiten Komisionit Disiplinor si dhe njofton me shkrim
Komisionin Disiplinor dhe gjyqtarët apo gjyqtarët porotë të dyshuar lidhur me rezultatin e hetimit.
18

5. Zyra e Prokurorit Disiplinor ka të drejtë të thërrasë dëshmitarët si dhe dokumentet e nevojshme për
hetim dhe të përcaktojë nëse rekomandimet për veprim disiplinor duhet të paraqiten tek Komisioni
Disiplinor.

6. Zyra e Prokurorit Disiplinor i paraqet Komisionit Disiplinor rekomandimet për veprime disiplinore si dhe
provat në mbështetje të veprimit disiplinor për sjelljen e pahijshme.

Neni 46
Drejtori i zyrës së Prokurorit Disiplinor

1. Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor zgjidhet nga dy të tretat (2/3) e anëtarësisë së përbashkët nga
Këshilli Gjyqësor i Kosovës si dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës në përputhje me rregulloren për
personelin. Vendi i lirë i punës plotësohet pas shpalljes publike të njoftimit, në bazë të procesit
konkurrues.

2. Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor është përgjegjës si për Këshillin Gjyqësor të Kosovës ashtu
edhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës mbi administrimin efikas dhe efektiv të Zyrës së Këshillit
Disiplinor dhe ushtron përgjegjësitë e veta përkitazi me rregullat dhe rregulloret e shpallura nga të dy
këshillat.

3. Drejtori i Zyrës së Këshillit Disiplinor pranon pagë ekuivalente me atë të një gjyqtari të Gjykatës së
Apelit. Drejtori nuk do të pranojë kompensim shtesë për çfarëdo detyrë apo punësimi tjetër nga cilido
burim tjetër përveç për shpenzime të arsyeshme dhe të nevojshme.

Neni 47
Kualifikimet e drejtorit të zyrës së Prokurorit Disiplinor

1. Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor duhet të përmbushë kualifikimet si në vijim:

1.1. të jetë qytetar dhe banor i Kosovës;

1.2. të ketë diplomë të vlefshme universitare të juridikut, administrimit policor apo në një fushë të
ngjashme në përputhje me ligjet e Kosovës;

1.3. të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune relevante si avokat, gjyqtar apo zyrtar policie,
prokuror apo në një fushë të ngjashme në zbatimin e ligjit apo të administrimit të së drejtës
penale;

1.4. të ketë reputacion profesional pozitiv dhe integritet moral;

1.5. të kenë përfunduar me sukses cilindo trajnim të kërkuar për pozitën e mandatuar së bashku
nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës;

1.6. Të mos ketë qenë i dënuar për vepra penale, me përjashtim të kundërvajtjes siç përcaktohet
me ligj.

Neni 48
Përzgjedhja dhe kualifikimet e personelit të zyrës së Prokurorit Disiplinor

1. Zyra e Prokurorit Disiplinor, në konsultim me Këshillin dhe sipas kritereve kualifikuese të cekura në
këtë nen, autorizohet të përzgjedhë, emërojë dhe shkarkojë këshilltarët disiplinorë. Zyra ndihmon në
paraqitjen e rekomandimeve pranë Komisionit Disiplinor për veprime disiplinore kundër gjyqtarëve dhe
gjyqtarëve porotë si dhe provat në mbështetje të veprimin disiplinor. Të gjitha vendet e lira të punës
plotësohen pas shpalljes publike të njoftimit, në bazë të procesit konkurrues, të bazuar në mërita dhe të
hapur publik

2. Anëtarët e Prokurorit Disiplinor duhet të përmbushim kualifikimet si në vijim:

2.1. të jenë shtetas dhe banorë të Kosovës;
19

2.2. të kenë diplomë universitare në juridik, drejtësinë penale, administrim të policisë apo në një
fushë të ngjashme sipas ligjit të Kosovës;

2.3. të ketë së paku tre (3) vite përvojë relevante pune si avokat, gjyqtar, zyrtar policor, prokuror
apo të një fushe të ngjashme në zbatimin e ligjit apo administrimin e së drejtës penale.

2.4. të kenë reputacion pozitiv profesional dhe integritet moral;

2.5. të ketë përfunduar me sukses cilindo trajnim të kërkuar për pozitën e përbashkët nga
Këshillit Gjyqësor i Kosovës dhe Këshillit Prokurorial i Kosovës;

2.6. të mos ketë qenë i dënuar për vepra penale, me përjashtim të kundërvajtjeve siç
përkufizohet me ligj.

3. Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor autorizohet, sipas kritereve të përzgjedhjes të përcaktuara në
këtë nen, që të përzgjedhë, emërojë dhe shkarkojë inspektorët që ndihmojnë në zhvillimit të hetimeve
për të cilat është përgjegjës Prokurori Disiplinor.

4. Inspektori i Prokurorit Disiplinor duhet të përmbushë kualifikimet si në vijim:

4.1. të jetë shtetas dhe banor i Kosovës;

4.2. të ketë së paku tre (3) vjet përvojë relevante pune në fushën e zbatimit të ligjit, punë policore,
administrim të së drejtës penale apo në një fushë të ngjashme;

4.3. të ketë reputacion pozitiv në shoqëri;

4.4. të ketë mbaruar me sukses cilindo trajnim të kërkuar për këtë pozitë të mandatuar së bashku
nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës;

4.5. të mos ketë qenë i dënuar për vepra penale, me përjashtim të kundërvajtjeve.

5. Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor po ashtu autorizohet që sipas nevojës, të përzgjedhë, emërojë
dhe shkarkojë, në përputhje me kërkesat Kushtetuese dhe kërkesat e rregulloreve të zbatueshme për
personelin, administratën dhe personelin mbështetës që ofron mbështetje administrative për funksionet e
personelit të drejtorit, këshilltarëve disiplinorë dhe inspektorëve të Zyrës së Prokurorit Disiplinor.

Neni 49
Buxheti për zyrën e Prokurorit Disiplinor

Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor çdo vit i dërgon Kuvendit në mënyrë të drejtpërdrejtë një buxhet të
ndarë për financimin e pagave të personelit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor, përfshirë drejtorin,
këshilltarët disiplinorë, inspektorët dhe personelin administrativ dhe mbështetës si dhe shpenzimet e tjera
operative të Zyrës së Këshillit Disiplinor. Buxheti për Prokurorin Disiplinor, me udhëzimin dhe certifikimin
e drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor, administrohet nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk do të ketë pushtet të kufizojë apo të drejtojë në ndonjë mënyrë tjetër
shpenzimet e Zyrës së Prokurorit Disiplinor dhe po ashtu Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka pushtet të
rialokojë buxhetin e Prokurorit të Zyrës Disiplinore apo të përdorë fondet e caktuara për Zyrën e
Prokurorit Disiplinor për çfarëdo qëllimi tjetër. Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor në baza vjetore do të
raportojë para një seance të përbashkët të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të
Kosovës mbi veprimtaritë dhe shpenzimet e Zyrës së Prokurorit Disiplinor.


KREU VIII
TRAJNIMI GJYQËSOR

Neni 50
Politikat e trajnimit, standardet dhe udhëzimet

20
Këshilli në bashkërendim me Institutin Gjyqësor të Kosovës përcakton politikat, standardet dhe udhëzimet
për rregullimin e trajnimit të gjyqtarëve, gjyqtarëve porotë dhe stafit tjetër gjyqësor.


Neni 51
Delegimi i përgjegjësive për trajnim gjyqësor

1. Këshilli mund të bashkëpunojë me shoqata ose organizata të tjera me qëllim të ngritjes profesionale të
gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë.

2. Këshilli mund të kërkojë rishikimin e cilitdo program trajnimi në mënyrë që të sigurohet zbatimi i
politikave dhe standardeve për trajnimin profesional të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë.


KREU IX
DISPOZITAT PËRFUNDIMATRE

Neni 52
Përbërja e përkohshme e Këshillit

1. Deri në mbarimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të zbatimit të Propozimit mbi Marrëveshjen
Gjithëpërfshirëse për Zgjidhjen e Statusit për Kosovën, Këshilli përbëhet siç parashihet me nenin 151 të
Kushtetutës.

2. Deri në mbarimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të zbatimit të Propozimit mbi Marrëveshjen
Gjithëpërfshirëse për Zgjidhjen e Statusit për Kosovën, dy (2) nga katër (4) anëtarët e zgjedhur nga
deputetët që mbajnë ulëset e caktuara gjatë shpërndarjes së përgjithshme të ulëseve do të jenë anëtarë
ndërkombëtarë të përzgjedhur nga Zyra e Përfaqësuesit Ndërkombëtar mbi propozimin e EULEX-it në
përputhje me nenin 151(2) të Kushtetutës. Njëri nga anëtarët ndërkombëtarë është gjyqtar.

Neni 53
Tranzicioni i Këshillit Prokurorial

1. Deri në themelimin e Këshillit Prokurorial të cekur në nenin 110 të Kushtetutës, detyrat dhe funksionet
e Këshillit lidhur me prokurorinë publike ushtrohen nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

2. Prokurorët të cilët janë anëtarë të Këshillit në të njëjtën kohë që themelohet Këshilli Prokurorial
transferohet tek Këshilli Prokurorial dhe mbeten aty deri në skadimin e natyrshëm të mandatit të tyre.

3. Vendi i lirë i punës në Këshill i shkaktuar nga transferimi i cilitdo prokuror apo prokurorë në Këshillin
Prokurorial që në atë kohë ka qenë duke shërbyer në Këshill do të plotësohet siç parashihet me këtë ligj
apo nenin 151(1) të Kushtetutës.

Neni 54
Vlefshmëria e veprimeve të mëparshme të Këshillit themeluar sipas Rregullores Administrative të
UNMIK-ut 2005/52 dhe Ligjit mbi përbërjen e përkohshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

1. Të gjitha veprimet e mëparshme administrative të Këshillit të marra nën Rregulloren Administrative të
UNMIK-ut 2005/52 apo në bazë të Ligjit mbi Përbërjen e Përkohshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
përfshirë shpalljen e cilitdo rregull, rregullore, tarifë, direktivë apo veprimi tjetër zyrtar, do të mbetet i
vlefshëm dhe në fuqi përpos nëse shfuqizohet me këtë ligj apo deri në një kohë kur veprimet e tilla
Këshilli do t’i ndryshojë, shfuqizojë apo sqarojë.

2. Të gjitha veprimet e mëparshme të Këshillit lidhur me riemërimin, transferimin apo disiplinën e
gjyqtarëve mbetet i vlefshëm dhe në fuqi përpos nëse shfuqizohet përmes këtij ligji apo akti pasues ligjor.

3. Të gjitha veprimet e mëparshme të Këshillit për personelin sa i përket emërimit, ngritjes në detyrë,
transferimit apo ndërprerjes së punës së punonjësve administrativ mbetet i vlefshëm dhe në fuqi përpos
nëse shfuqizohet me këtë ligj apo me veprim pasues të Këshillit.

21





Neni 55
Shfuqizimi

Ky ligj shfuqizon dhe zëvendëson Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2005/52 si dhe të gjitha dispozitat tjera
ligjore të cilat bien ndesh me të.

Neni 56
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi gjashtë (6) muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.


Ligji Nr. 03/ L-223
30 shtator 2010

Shpallur me dekretin Nr. DL-053-2010, datë 18.10.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së
Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi.