LIGJI NR. 03/L-230 PЁR VLERËSIMIN STRATEGJIK MJEDISOR

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 83 / 29 TETOR 2010

LIGJI Nr. 03/L-230

PЁR VLERËSIMIN STRATEGJIK MJEDISOR



Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton:


LIGJ PЁR VLERËSIMIN STRATEGJIK MJEDISOR


KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi

1. Qëllimi i këtij ligji është që me vlerësim strategjik mjedisor të planeve dhe programeve, të sigurojë
shkallë të lartë të mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit të njeriut.

2. Ky ligj përcakton kushtet, mënyrën dhe procedurat e vlerësimit të ndikimit në mjedis, të planeve dhe
programeve të caktuara, (në tekstin e mëtutjeshëm VSM) përmes integrimit të parimeve të mbrojtjes së
mjedisit në procedurën e përgatitjes, miratimit dhe realizimit të planeve dhe programeve, me synim të
promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm.

Neni 2
Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

1.1. Planet dhe programet - planet dhe programet, duke përfshirë edhe ato të bashkë
financuara nga Bashkimi Evropian ose nga institucionet tjera ndërkombëtare si edhe ndonjë
modifikim të tyre, të cilat janë subjekt i përgatitjes ose miratimit (ose që të dyjave), nga ndonjë
autoritet në nivel qendror, rajonal apo lokal, ose që janë përgatitur nga ndonjë autoritet për
miratim përmes një procedure legjislative, rregullatore dhe administrative nga ana e Parlamentit
ose Qeverisë;

1.2. Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) - përgatitja e një raporti të VSM, mbajtjen e
konsultimeve, marrjen parasysh të këtij raporti dhe të rezultateve të konsultimeve në
vendimmarrje si dhe ofrimin e informacioneve lidhur me vendimin në pajtim me këtë ligj;

1.3. Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjedisor (Raporti VSM) - një pjesë të dokumentacionit të
planit ose programit i cili përmban informacionet e kërkuara me këtë ligj;

1.4. Publiku - një ose më shumë persona fizik ose juridik, si dhe shoqatat, organizatat ose
grupet e ndryshme;

1.5 Komisioni - trupi i propozuar nga ministri dhe të miratuar nga Qeveria, në rastet kur vet
Ministria është autoritet përgjegjës i planit ose programit;

1.6. Trupat konsultativ - Ministrinë, ose në rastet kur Ministria është vet autoritet përgjegjës,
atëherë Komisionin; dhe cilindo trup tjetër të përcaktuar me ligj i cili ka përgjegjësi specifike për
2
mjedisin dhe për të cilin Ministria konsideron se mund të shqetësohet për planin ose programin e
propozuar;

1.7. Autoriteti përgjegjës - autoriteti nga i cili, ose për të cilin, është përgatitur plani ose
programi;

1.8. Ministria – Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor;

1.9. Ministri - Ministrin e Ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor.



KREU II
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR PËR PLANET DHE PROGRAMET

Neni 3
Fushëveprimi

1. VSM për planet dhe programet bëhet atëherë kur ekziston mundësia që realizimi i tyre të shkaktojë
dëme të konsiderueshme në mjedis.

2. Hartimi i raportit për VSM është i detyrueshëm për planet dhe programet nga fusha e planifikimit
hapësinor dhe urbanistik, në shfrytëzimin e tokës, bujqësisë, pylltarisë, peshkatarisë, energjetikës,
industrisë, minierave, komunikacionit, menaxhimin e mbeturinave, menaxhimin e ujërave,
telekomunikacionit, turizmit, të cilat japin kornizën për zhvillimin e ardhshëm të projekteve të cilat i
nënshtrohen vlerësimit të ndikimit në mjedis në përputhje me Ligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis si
dhe për planet dhe programet të cilat, duke marrë parasysh lokacionin në të cilin realizohen, mund të
ndikojnë në zonat e mbrojtura, në habitatet natyrore dhe në florën e faunën e egër.

3. Për planet dhe programet nga paragrafi 1. i këtij neni, me të cilat parashihet edhe shfrytëzimi i
sipërfaqeve të vogla në nivel lokal ose në rastet e modifikimeve të vogla të planeve ose programeve, të
cilat nuk kërkojnë procedurë të rregullt për miratim si dhe për planet ose programet të cilat nuk janë të
cekura në paragrafin 2. të këtij neni, vendimin për VSM e merr autoriteti përgjegjës i planit ose programit,
nëse sipas kritereve të përcaktuara në këtë ligj, vërteton se ekziston mundësia e ndikimit të theksuar në
mjedis.

4. VSM nuk bëhet për planet dhe programet të cilat i dedikohen mbrojtjes së vendit, evitimit të pasojave
nga katastrofat natyrore dhe për planet financiare dhe buxhetore.

Neni 4
Detyrimet e përgjithshme

1. Planet, programet dhe modifikimet për të cilat kërkohet vlerësimi strategjik mjedisor në pajtim me nenin
3 të këtij ligji, nuk do të miratohen ose nuk do t’i nënshtrohen ndonjë procedure legjislative për miratim,
derisa autoriteti përgjegjës:

1.1. të mos ketë kryer një vlerësim strategjik mjedisor në pajtim me këtë ligj;

1.2. të ketë marrë parasysh raportin e VSM për planin ose programin edhe rezultatet e konsultimeve,
të në nenet 9, 10 dhe 11 të këtij ligji; dhe

1.3. të ketë përmbushur kushtet e përcaktuara nga Ministria, ose, në rastet kur vetë Ministria është
autoritet përgjegjës, atëherë Komisioni i themeluar në pajtim me paragrafin 5. të këtij neni, vlerëson
që, raporti i VSM i përmbush kushtet e parapara me këtë ligj, për të marrë pëlqimin që autorizon
adoptimin ose dorëzimin në procedurë legjislative të planit ose programit.
2. VSM në pajtim me këtë ligj, do të kryhet gjatë procedurës së përgatitjes së një plani ose programi dhe
para miratimit të tij. e paraparë për miratim.

3. Autoriteti përgjegjës të planeve dhe programeve janë organet e nivelit qendror dhe lokal.
3

4. Autoriteti kompetent për shqyrtimin e raportit për VSM është Ministria, përveç në raste si që është e
paraparë në paragrafin 5. të këtij neni.

5. Në rastet kur për një plan ose program të caktuar, Ministria është vetë autoritet përgjegjës, pas
përgatitjes së draftit të parë të planit ose programit, Komisioni i themeluar do të kryej funksione
mbikëqyrëse dhe funksione të tjera, të cilat përndryshe do të kryheshin nga ana e Ministrisë.

6. Anëtarët e Komisionit të themeluar në pajtim me paragrafin 5. të këtij neni, duhet të posedojnë
shkathtësi, njohuri dhe përvojë për planin ose programin në fjalë, të tillë çfarë kërkohet nga Ministri.

7. VSM i kërkuar sipas këtij ligji për një plan ose program të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian,
duhet të bëhet nga autoriteti përgjegjës në pajtueshmëri me dispozitat e veçanta të legjislacionit relevant
të Bashkimit Evropian.

8. VSM i kërkuar sipas këtij ligji nuk do të jetë paragjykues ndaj kërkesave të Ligjit për VNM dhe të
ndonjë ligji tjetër që i japin fuqi ligjore kërkesave të legjislacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e
Kosovës.

Neni 5
Përcaktimi i nevojës për VSM

1. Autoriteti përgjegjës duhet që të përcaktoj nga hulumtimi i secilit rast veç e veç, mbështetur në kriteret
e Shtojcës 1, për planet ose programet referuar në nenin 3, paragrafi 3. dhe 4. i këtij ligji, se a kanë
ndikim të theksuar në mjedis në mënyrë që ti nënshtrohen VSM.

2. Para përcaktimit të bërë në paragrafin 1. të këtij neni, autoritet përgjegjësi do të konsultohet me trupat
konsultativ.

3. Në rastet kur autoriteti përgjegjës përcakton që plani, programi ose modifikimi nuk ka gjasë të ketë
efekte të theksuara në mjedis (kështu që nuk kërkon një VSM), ai do të përgatis një deklaratë me shkrim
për arsyetimin e përcaktimit të bërë, duke përfshirë kriteret nga paragrafi 1. i këtij neni.

4. Ministri mund të kërkojë në çfarëdo kohe nga autoriteti përgjegjës ti dërgojë atij një kopje të përcaktimit
të bërë nga paragrafi 1. i këtij neni; planin, programin ose modifikimin me të cilin ka të bëj përcaktimi; dhe
çfarëdo deklarate që është përgatitur në pajtueshmëri me paragrafin 3. të këtij neni.
5. Autoriteti përgjegjës duhet që brenda shtatë (7) ditëve të zbatoj kërkesat e parashtruara në paragrafin
4. të këtij neni.

6. Ministri, mund të udhëzoj që plani, programi ose modifikimi mund të ketë efekte të theksuar në mjedis,
pavarësisht se a i është dërguar atij një kopje apo jo si përgjigje ndaj kërkesës së paragrafit 1. të këtij
neni dhe nëse i është dërguar një kopje e tillë, ai i përgjigjet brenda dhjetë (10) ditësh .

7. Para dhënies së ndonjë udhëzimi, në paragrafin 6. të këtij neni, Ministri do të merr parasysh kriteret e
specifikuara në Shtojcën I të këtij ligji dhe merr mendimin e trupit konsultativ.

8. Pas dhënies së udhëzimeve, Ministri do t’i dërgojë autoritetit përgjegjës dhe secilit trup konsultativ një
kopje të udhëzimit së bashku me një deklaratë të arsyeve të tij për dhënien e udhëzimit.

9. Kur Ministri të ketë dhënë Udhëzimin për një plan, program ose modifikim, të gjitha përkufizimet e nenit
5 paragrafi 1. të planit, programit ose modifikimit pushon të vlejë; dhe në qoftë se nuk është bërë ndonjë
përcaktim sipas nenit 5 paragrafi 1. në lidhje me planin, programin ose modifikimin, atëherë autoritet
përgjegjës pushon së funksionuari nga detyra që ngarkohet nga ai nen.






4
Neni 6
Njoftimi për përcaktimet dhe udhëzimet

1. Në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga përcaktimi i bërë, sipas nenit 5, paragrafit 1. të këtij ligji, autoriteti
përgjegjës do t’i dërgojë secilit trup konsultativ:

1.1. një kopje për përcaktimin e bërë; dhe

1.2. në rastet kur autoriteti përgjegjës konstaton se plani ose programi nuk kërkon një VSM,
lëshon deklaratën e arsyeve, për këtë përcaktim.

2. Autoriteti përgjegjës:

2.1. mban një kopje të përcaktimit dhe çdo deklaratë përcjellëse të arsyeve dhe vë në
dispozicion në zyrën e tij kryesore për qasje nga publiku në afate kohore të arsyeshme dhe pa
pagesë; dhe

2.2. informon publikun përmes ueb faqes së ministrisë dhe shpalljeve publike brenda tridhjetë
(30) ditësh nga dita e përcaktimit. Informata për publikun duhet të përmbaj:

2.2.1. për titullin e planit, programit ose modifikimit të cilit i përgjigjet përcaktimi;

2.2.2. se autoriteti përgjegjës ka përcaktuar që plani, programi ose modifikimi do të ketë,
ose nuk do të ketë efekte të theksuar në mjedis, dhe në këtë mënyrë VSM kërkohet ose
nuk kërkohet për planin, programin ose modifikimin; dhe

2.2.3. adresën e ueb faqes së ministrisë, ku mund të ketë qasje ose të merret kopja për
përcaktimin dhe çdo deklaratë përcjellëse e arsyeve.

3. Në rastet kur autoriteti përgjegjës merr udhëzimin sipas nenit 5 paragrafi 6. ai duhet të:

3.1. mbaj një kopje të udhëzimit të Ministrit dhe të deklaratës së arsyeve të tij dhe ti vë në
dispozicion për publikun në afat kohor të arsyeshëm i cili afat varet nga specifikat e planit apo
programit, dhe pa pagesë; dhe

3.2. informon publikun përmes ueb faqes së ministrisë dhe shpalljeve publike brenda tridhjetë
(30) ditësh nga pranimi i udhëzimit;

3.2.1. për titullin e planit, programit ose modifikimit të cilit i përgjigjet udhëzimi;

3.2.2. se Ministri ka udhëzuar që plani, programi ose modifikimi ka gjasë që të ketë
efekte të theksuara në mjedis, kështu që kërkohet VSM; dhe

3.2.3. adresën e ueb faqes së ministrisë, ku mund të ketë qasje ose të merret kopja për
përcaktimin dhe çdo deklaratë përcjellëse e arsyeve.

4. Autoriteti përgjegjës, kopjen e udhëzimit të Ministrit së bashku me deklaratën e arsyeve e jep pa
pagesë.


KREU III
RAPORTI I VSM DHE PROCEDURAT E KONSULTIMIT

Neni 7
Përgatitja e raportit të VSM

1. Në rastet kur kërkohet një VSM, sipas nenit 3, të këtij ligji, autoriteti përgjegjës do të përgatis një raport
të VSM-së, në pajtim me paragrafët 2. dhe 3. të këtij neni.

5
2. Raporti identifikon, përshkruan dhe vlerëson efektet e mundshme të theksuara në mjedis

2.1. nga implementimi i planit ose programit; dhe

2.2. alternativat e arsyeshme, që marrin parasysh objektivat dhe fushëveprimin gjeografik të
planit ose programit.
3. Raporti i VSM duhet të përmbajë edhe informacionet e referuara në Shtojcën II të këtij ligj, duke marrë
parasysh edhe:

3.1. njohuritë aktuale dhe metodat e vlerësimit;

3.2. përmbajtjen dhe nivelin e detajeve në plan ose në program;

3.3. fazën e planit ose programit në procesin e vendimmarrjes, shkallën në të cilën çështjet e
caktuara vlerësohen në nivele të ndryshme të atij procesi për të shmangur vlerësimin e dyfishtë.

4. Informacioni për efektet e planeve dhe programeve në mjedis, i marrë nga nivelet tjera vendimmarrëse
ose nëpërmjet legjislacioneve të tjera, mund të përdoret në hartimin e raportit për VSM.

5. Gjatë vendosjes për sfondin dhe nivelin e detajeve të informacioneve të cilat duhet të përfshihen në
raport, autoriteti përgjegjës do të konsultojë trupat konsultues. Trupi konsultues, vepron brenda pesë (5)
javësh duke filluar nga data kur merr ftesën e autoritetit përgjegjës për tu kyçur në konsultime.

Neni 8
Procedurat e konsultimit

1. Çdo draft plan ose program për të cilin është përgatitur një raport i VSM-së në pajtim me nenin 8 të
këtij ligji dhe dokumentet relevante shoqëruese të këtij raporti të VSM-së do të jetë në dispozicion për
qëllime të konsultimit në pajtim me këtë nen.

2. Sa më parë që të jetë e mundur, pas përgatitjes së dokumenteve relevante, autoriteti përgjegjës:

2.1. dërgon secilit trup konsultativ nga një kopje të atyre dokumenteve;

2.2. ndërmerr hapa të cilët i konsideron si të përshtatshëm për të sjellë përgatitjen e
dokumenteve relevante në vëmendjen e personave të cilët, janë të ndikuar ose me gjasë mund të
ndikohen, ose që kanë interes në vendimet e përfshira në vlerësimin dhe miratimin e planit ose
programit në fjalë;

2.3. informon publikun lidhur me adresën e cila përfshinë ueb faqen e vet dhe ueb faqen e
ministrisë, ku mund të shikohet pa pagesë ose ku mund të sigurohet kopja e dokumenteve
përkatëse;

2.4. fton trupat konsultues dhe publikun për të shprehur mendimin e tyre lidhur me dokumentet
relevante, duke specifikuar adresën si dhe periudhën brenda të cilës duhen dërguar mendimet.

3. Afati kohor i referuar në nën-paragrafin 2.4 të paragrafit 2. të këtij neni në këtë nen duhet të jetë i
mjaftueshëm për të siguruar që trupave konsultativ dhe publikut u është dhënë mundësia efektive për të
shprehur mendimin e tyre lidhur me dokumentet relevante dhe në çfarëdo rasti nuk duhet të jetë më pak
se tridhjetë (30) ditë.

4. Autoriteti përgjegjës vë në dispozicion një kopje të dokumenteve relevante publikut në kohën e
arsyeshme në pajtim me dispozitat e parapara në Konventën e Arhusit dhe Ligjit për qasje në
dokumentet publike.





6
Neni 9
Debati publik

1. Autoriteti përgjegjës do të aranzhojë që draft plani ose programi si dhe draft raporti i VSM-së t’i
nënshtrohet debatit publik.

2. Autoriteti përgjegjës informon Ministrinë, autoritetet konsultative dhe publikun lidhur me aranzhimet e
detajuara për debat jo më pak se pesëmbëdhjetë (15) ditë para debatit publik.

3. Aranzhimet të cilat duhen njoftuar në përputhje me paragrafin 2. përfshijnë:

3.1. adresën në të cilin mund të ketë qasje në kopjen e draft planit ose programit si dhe draft
raportit të VSM-së si dhe çfarëdo informacion tjetër mjedisor tashmë në dispozicion, nga ana e
publikut dhe kohën kur ata mund të kenë qasje;

3.2. adresën ku mund të merren kopjet e draft planit, programit ose raportit ;

3.3. adresën në të cilën mund të dërgohet ndonjë koment me shkrim si dhe datën deri kur ato
pranohen;

3.4. adresën, datën, kohën si dhe agjendën e debatit publik.

Neni 10
Konsultimet ndërshtetërore

1. Në rastet kur autoritet përgjegjës i planit apo programit, me përjashtim të Ministrit, ka mendimin që
ndonjë plan ose program për të cilën ai është autoritet përgjegjës mund të ketë efekte të theksuara në
mjedisin e shtetit tjetër, po sa të jetë i zbatueshëm pas dhënies së atij mendimi, ai do të:

1.1. njoftojë Ministrin lidhur me opinionin e tij dhe lidhur me arsyet për të; dhe

1.2. ofrojë Ministrit një kopje të planit ose programit në fjalë, bashkë me raportin e VSM-së.

2. Në rastet kur Ministri është njoftuar sipas nën-paragrafit 1.1, paragrafi 1. i këtij neni autoritet
përgjegjës, do t’i ofrojë Ministrit informacione lidhur me planin ose programin ose lidhur me raportin e
VSM-së, ashtu siç mund të kërkohet nga ana e vet Ministrit në formë të shkruar në mënyrë të arsyeshme
brenda periudhës së tillë siç do të specifikohet nga ana e Ministrit, me shkrim,

3. Në rastet kur:

3.1. Ministri, qoftë si pasojë e njoftimit nga nën paragrafi 1.1 ose në forma të tjera, konsideron se
implementimi i një plani ose programi në ndonjë pjesë të Republikës së Kosovës mund të ketë
efekte të theksuara në mjedis të ndonjë shteti tjetër; ose

3.2. shteti i cili ka gjasa që të mund të ndikohet në mënyrë të dukshme nga implementimi i një
plani ose programi, Ministri, para miratimit të planit ose programit përcjellë një kopje të këtij plani
ose programi si dhe të raportit të VSM-së shtetit në fjalë.

4. Në rastet kur ministri pranon nga ndonjë shtet tjetër ndonjë kërkesë për të hyr në konsultime para
miratimit, të një plani ose programi të dërguar tek ai në pajtim me paragrafin 3. të këtij neni, Ministri do të:

4.1. konsultohet me shtetin për aranzhimet e detajuara, përfshirë kohën e arsyeshme për
kohëzgjatjen e konsultimeve, për t’u siguruar se: autoritetet mjedisore, publiku, dhe organizatat
joqeveritare mjedisore në vendin i cili ka gjasë që të ndikohet dukshëm, janë informuar dhe u
është dhënë mundësia për të shprehur mendimin e tyre brenda një afti kohor të arsyeshëm; dhe

4.2. të hyjnë në konsultime me shtetin e prekur në lidhje me:

7
4.2.1. efektet e mundshme ndërkufitare mjedisore nga implementimi i planit ose
programit;

4.2.2. masat e parapara për zvogëlimin ose eliminimin e efekteve të tilla; dhe

4.2.3. në rastet kur ai nuk është bartës, të udhëzojë autoritetin përgjegjës të atij plani ose
programi se nuk do të miratojë planin ose programin, ose ta përcjellë atë në procedurë
legjislative për miratim, derisa të jenë përmbyllur konsultimet me atë shtet.

5. Në rastet kur konsultimet zënë vend në pajtim me paragrafin 4., Ministri:

5.1. njofton trupat konsultativ lidhur me këtë fakt po sa të bëhet i zbatueshëm pas fillimit të
konsultimeve; dhe

5.2. njofton trupat konsultativ dhe, në rastet kur ai nuk është autoritet përgjegjës, autoritetin
përgjegjës, lidhur me rezultatet e konsultimeve.

6. Gjatë interpretimit dhe zbatimit të këtij neni, autoritetet relevante bëjnë zbatimin e parimeve të kërkuara
sipas Konventës ESPOO.

Neni 11
Planet dhe programet e shteteve të tjera

1. Në rastet kur Ministri pranon nga ndonjë shtet tjetër një kopje të një draft plani ose programi:

1.1. i cili është duke u përgatitur në atë shtet; dhe

1.2. implementimi i të cilit mund të ketë efekte të dukshme në mjedisin e ndonjë pjese të
Republikës së Kosovës.

2. Ministri do të inicioj me shtetin përkatës që Republika e Kosovës dëshiron të hyjë në konsultime në
lidhje me ndikimet mjedisore ndër kufitare përkatës për:

2.1. efektet e mundshme nga implementimi i planit ose programit; dhe

2.2. masat e parapara për zvogëlimin ose eliminimin e efekteve të tilla.

2.3. në rastet kur Ministri dakordohet në lidhje me aranzhimet e detajuara për ato konsultime
brenda një kohe të arsyeshme për kohëzgjatjen e konsultimeve

3. Në rastet kur konsultimet e tilla fillojnë, Ministri:

3.1. informon trupat konsultativ lidhur me pranimin e një draft plani ose programi dhe ofron
kopjen e draft planit ose programit dhe raportit relevant të VSM-së;

3.2. ndërmerr hapa të tillë të cilat ai i konsideron si të përshtatshme, për të sjellë draft planit ose
programit tek vëmendja e personave që ndikohen ose me gjasë mund të ndikohen ose kanë një
interes të përfshirjes në vendimet e vlerësimit dhe miratimin e planit ose programit në fjalë;

3.3. informon të konsultuarit ndërshtetëror lidhur me adresën ku mund të qasen ose sigurohet
një kopje të draft planit ose programit dhe raportit përkatës të VSM-së; dhe

3.4. fton trupat konsultativ dhe të konsultuarit ndërshtetëror t’i përcjellin tek ai mendimet e tyre
brenda periudhës së specifikuar, jo më vonë se tridhjetë tridhjetë (30) ditë para periudhës për të
cilën Ministri është dakorduar me shtetin përkatës.




8
Neni 12
Vlerësimi i raportit të VSM-së

1. Autoriteti përgjegjës , në rast kur ky nuk është Ministria, do të dërgojë një kopje të draft planit ose
programit, draft raportin e VSM-së, raportin e pjesëmarrjes së publikut dhe trupave konsultues dhe të
debatit publik, si dhe ndonjë dokumentacion tjetër përcjellës te Ministria, për marrjen e pëlqimit për
raportin e VSM-së.

2. Në rastin kur Ministria është autoriteti përgjegjës, ajo do të dërgojë dokumentet e referuara në
paragrafin 1. të këtij neni, tek Komisioni i themeluar në pajtim me nenin 4 paragrafi 5 të këtij ligji.

3. Në pranim të raportit të referuar në paragrafin 1. të këtij neni, Ministri mund të kërkojë këshilla ose
informacione shtesë nga autoriteti përgjegjës ose nga organizatat tjera të autorizuara ose nga personat
profesional nëse kjo është e nevojshme për t’i mundësuar atij të marrë vendimin.

4. Gjatë vlerësimit të raportit të VSM-së të referuar në paragrafin 1. të këtij neni, trupi përgjegjës i
Ministrisë apo Komisioni, do të vë në përdorim kriteret e përcaktuara në shtojcën 3 të këtij ligji:

5. Në bazë të vlerësimit, Propozim-vendimi nga trupi përgjegjës i Ministrisë apo Komisioni, përgatitet në
afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e pranimit të Raportit të VSM-së.

Neni 13
Vendimi për Pëlqim mjedisor për raportin e VSM-së

1. Në bazë të vlerësimit nga neni 13 i këtij ligji, trupi përgjegjës i Ministrisë ose Komisioni përgatit
propozim vendimin, të cilin ia prezanton me shkrim Ministrit.

2. Brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, nga dita e pranimit të propozim-vendimit nga trupi
përgjegjës i Ministrisë, Ministri vendosë për aprovim ose për refuzim të pëlqimit për raportin e VSM-së
dhe e njofton me shkrim autoritetin përgjegjës Qeverinë dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës për
vendimin e marrë.

3. Ministri mund të mos pranojë propozim-vendimi e trupit përgjegjës të Ministrisë, apo ta ndryshojë atë
vetëm në bazë të arsyeve të domosdoshme të interesave thelbësore publike, përfshirë arsyet e natyrë
ekonomike, sociale apo mjedisore. Në këtë rast, vendimi i tij duhet të i dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit,
për konfirmim, në përputhje me paragrafët në vijim;

3.1. Ministri njofton në formë të shkruar Qeverinë dhe Kuvendin për vendimin e marrë, për të
pranuar ose ndryshuar propozim-vendimin. Njoftimi i Ministrit duhet të përmbajë arsyet, për
vendimin propozuar;

3.2. Qeveria dhe Kuvendi do ta shqyrtojnë vendimin , të cilin mund ta miratoj, refuzojë ose
ndryshojë vendimin e Ministrit, brenda tridhjetë (30) ditësh, nga dita e pranimit;

3.3. nëse Kuvendi nuk vendos brenda tridhjetë (30) ditësh nga njoftimi mbi vendimin e Ministrit,
duke u bazuar në paragrafi. 3 paragrafi 2 të këtij neni, do të konsiderohet që Kuvendi e miraton
vendimin e Ministrit.

Nen 14
Miratimi i planit apo programit

Autoriteti përgjegjës, merr parasysh raportin e VSM, rezultatet e konsultimeve përfshirë edhe konsultimet
ndërshtetërore, gjatë përgatitjes së planit apo programit dhe para aprovimit.

Neni 15
Informacion për vendimin

1. Pas miratimit të një plani ose programi, për të cilin është kryer një vlerësim strategjik mjedisor,
autoriteti përgjegjës do të informojë trupat konsultativ, publikun, personat të cilët kanë qenë të konsultuar,
9
nga neni 9 nën-paragrafi 2.2. dhe Ministrin që plani ose programi është miratuar, datën e miratimit të tij,
adresën - e cila mund të përfshijë një ueb faqe se ku mund të shihet ose sigurohet kopja e tij dhe e
raportit të VSM.

2. Ministri do të informojë shtetin me të cilin janë zhvilluar konsultimet lidhur me planin ose programit për
çështjet e referuara në paragrafin 1. të këtij neni.

3. Detajet e referuara në paragrafin 1. të këtij neni janë:

3.1. si janë integruar çështjet mjedisore në plan ose në program;

3.2. si është marrë parasysh raporti i VSM-së;

3.3. si janë marrë parasysh mendimet nga autoritetet konsultuese dhe publikut, përfshirë edhe
konsultimet e publikut dhe ndonjë pikëpamje si rezultat i konsultimeve ndër shtetërore

3.4. arsyet për zgjedhjen e planit apo programit të miratuara nga shqyrtimi i alternativave të tjera
të arsyeshme; dhe

3.5. masat që do të merren për monitorimin e efekteve të dukshme mjedisore nga implementimi i
planit ose programit.


Neni 16
Monitorimi

1. Autoriteti përgjegjës do të monitorojë efektet e mundshme mjedisore të secilit plan apo program, me
qëllim të identifikimit të efekteve të kundërta, të paparashikuara, në një fazë më të hershme që të mund të
ndërmerr veprime të menjëhershme rehabilituese.

2. Aranzhimet e monitorimit të autoritetit përgjegjës mund të përfshijë aranzhimet e përcaktuara në
mënyra të tjera me qëllim të respektimit të paragrafit 1 të këtij neni.


KREU IV
MBIKËQYRJA

Neni 17

1. Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji, në kuadër të kompetencave të përcaktuara me këtë ligj, e kryen
Ministria.

2. Detyrat për të mbikëqyrur zbatimin e këtij ligji do ti kryej inspektorati i ministrisë, në përputhje me ligjin.

3. Raportin për zbatimin e këtij ligji e përgatit Ministria tre (3) vjet pas hyrjes në fuqi të tij, ndërsa në
periudhën vijuese çdo pesë (5) vite.


KREU V
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 18

1. VSM i planeve dhe programeve për të cilat akti i parë formal përgatitor është para datës së hyrjes në
fuqi të këtij ligji, do të kryhen në pajtim me dispozitat e Ligjit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor Nr.03/L-
015 të Republikës së Kosovës.

2. Pjesë përbërëse të këtij ligji janë edhe shtojcat prej një (1) deri tre (3).

10
Neni 19

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji , shfuqizohet Ligji për Vlerësimin Strategjik Mjedisor nr.03/L-015 të
Republikës së Kosovës.

Neni 20

Ky ligji do të hyjë në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.


Ligji Nr. 03/ L-230
30 shtator 2010

Shpallur me dekretin Nr. DL-050-2010, datë 18.10.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së
Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi.









SHTOJCA 1


KRITERET PËR PËRCAKTIMIN E EFEKTEVE TË MUNDËSHME TË PARASHIKUARA NË NENIN 5


1. Karakteristikat e planeve dhe të programeve, duke pasur parasysh në veçanti

1.1. shkallën në të cilën një plan ose program përcakton kuadrin e projekteve dhe të
aktiviteteve të tjera, ose lidhja e tyre me vendndodhjen, natyrën, madhësinë dhe kushtet
operuese ose me burimet e përcaktuara,

1.2. shkallën në të cilën plani ose programi influencon plane dhe programe të përfshira dhe ato
në hierarki,

1.3. lidhjen e planit ose programit për integrimin e konsideratave mjedisore në veçanti në lidhje
me promovimin e një zhvillimi të qëndrueshëm,

1.4. probleme mjedisore që lidhen me planin ose programin,

1.5. përputhshmërinë e një plani ose programi për zbatimin e legjislacionit të Komunitetit mbi
mjedisin (p.sh planet dhe programet e lidhura me menaxhimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e ujit).

2. Karakteristika të efekteve dhe të zonave që ka të ngjarë të ndikohen, duke pasur parasysh, në
veçanti;

2.1. probabilitetin, kohëzgjatjen, frekuencën dhe natyrën e efekteve,

2.2. natyrën kumulative të efekteve,

2.3. natyrën ndërkufitare të efekteve,

2.4. rrezikun e shëndetit të njeriut mbi mjedis (psh si shkak i aksidenteve),

11
2.5. shkallën dhe shtrirjen hapsinore të efekteve (zona gjeografike dhe madhësia e popullsisë
që mund të preken),

2.6. vlerën dhe cënueshmërinë e zonës që ka të ngjarë të ndikohet si rezultat i:

2.6.1. karakteristikave të veçanta natyrore ose trashëgimisë kulturore,

2.6.2. standardeve mjedisore të tepërta dhe vlerave limit,

2.6.3. përdorimit intensiv të tokës.

2.7. efektet mbi zonat ose sipërfaqet që kanë një status të njohur kombëtar, Komunitar ose
ndërkombëtar mbrojtës.




SHTOJCA 2

INFORMACIONET QË DUHET PËRFSHIRË NË RAPORTIN E VSM, NENI 7


1. Një përshkrim i përmbajtjeve, objektivave kryesore të planit ose programit dhe marrëdhënieve me
plane ose programe të tjera;

2. Aspektet përkatëse të gjendjes aktuale të mjedisit zhvillimi i ngjashëm për zbatimin e planit ose
programit;

3. Karakteristikat mjedisore të zonave që mund të preken konsiderueshëm;

4. Problemet ekzistuese mjedisore që lidhen me planin ose programin, duke përfshirë në veçanti
problemet që lidhen me zona të një rëndësie të veçantë mjedisore, si për shembull zonat e projektuara
sipas Direktivave 79/409/EEC dhe 92/43/EEC;

5. Objektivat për mbrojtjen e mjedisit të përcaktuara në shkallë ndërkombëtare, nivel Komuniteti ose
Shteti Anëtar, të cilat lidhen me planin ose programin dhe mënyra në të cilën këto objektiva ose
konsiderata mjedisore janë marrë parasysh gjatë përgatitjes së planeve dhe programeve;

6. Efektet më të rëndësishme të mundshme mbi mjedis, duke përfshirë dhe çështje të tjera si
biodiversiteti, popullsia, shëndeti i njerëzve, fauna, flora, toka, uji, ajri, faktorët klimaterikë, asetet
materiale, trashëgimia kulturore duke përfshirë trashëgiminë arkitekturore dhe arkeologjike, pamjen dhe
ndërlidhjen ndërmjet faktorëve të mësipërm;

7. Masat e parashikuara për të shmangur, ulur dhe për të zhdukur sa më shumë të jetë e mundur efektet
domethënëse negative mbi mjedis gjatë zbatimit të planit ose programit;

8. Një përshkrim të arsyeve për përzgjedhjen e alternativave të trajtuara, dhe një përshkrim të mënyrës
sesi u realizua vlerësimi, duke përfshirë vështirësitë (si për shembull mangësitë teknike ose mungesa e
njohurive teknike) të hasura gjatë
përgatitjes së informacionit të kërkuar;

9. Një përshkrim të masave të parashikuara për monitorimin, sipas nenit15 të këtij ligji;

10. Një përmbledhje jo teknike të informacionit të dhënë nën kategoritë e mësipërme.





12




SHTOJCA 3

KRITERET PËR VLERËSIMIN E RAPORTIT TË VSM, NENI 12 PARAGRAFI 5


1. plani dhe programi:

1.1. janë pasqyruar qartë qëllimet dhe përmbajtja e planit dhe programit, zona për të cilën
përgatitet plani dhe programi, përfshirja hapësinore dhe horizonti kohor;

1.2. çështjet e mbrojtjes së mjedisit të cilat janë të përfaqësuara në përgatitjen e qëllimeve të
planit dhe programit;

1.3. janë pasqyruar lidhjet mes planeve dhe programeve tjera relevante.

2. gjendja e mjedisit:

2.1. është paraqitur gjendja e tashme dhe e ardhme e mjedisit;

2.2. përshkrimi i gjendjes së mjedisit është përshtatur me qëllimet dhe indikatorët për VSM-së;

2.3. janë prezantuar burimet e informacioneve për gjendjen e mjedisit dhe metodologjitë të cilat
janë përshtatur me shkallën e ndërlikueshmërisë së VSM-së.

3. Zgjidhjet alternative;

3.1. është paraqitur mënyra me të cilën janë përgatitur dhe shqyrtuar zgjidhjet alternative për
çështjet dhe problemet lidhur me mjedisin;

3.2. është përgatitur zgjidhja alternative e mosrealizimit të planit ose programit dhe zgjidhja
alternative më e përshtatshme, nga aspekti i mbrojtjes së mjedisit;

3.3. janë vlerësuar ndikimet e zgjidhjeve alternative në mjedis dhe është bërë krahasimi;

3.4. janë argumentuar arsyet për zgjidhjen e alternativës më të përshtatshme nga aspekti i
mbrojtjes së mjedisit.

4. Vlerësimi i ndikimit në mjedis

4.1. është paraqitë mënyra me të cilën janë përcaktuar dhe vlerësuar ndikimet e rëndësishme
të planit dhe programit në mjedis;

4.2. gjatë vlerësimit të ndikimit në mjedis janë përfshirë përbërësit: ajri, uji, toka, klima, bota
bimore dhe shtazore, habitatet natyrore, llojllojshmëria biologjike, vlerat e kulturës, natyrës dhe
atyre historike, popullata dhe shëndeti, qytetet dhe vendbanimet tjera, objektet e infrastrukturës,
industrisë dhe objektet tjera dhe vlerat tjera të krijuara;

4.3. gjatë vlerësimit të ndikimit në mjedis janë marrë parasysh, këto karakteristika të ndikimeve:
probabiliteti, intensiteti, ndërlikueshmëria / reverzibiliteti, dimensioni kohor: frekuenca, përsëritja,
dimensioni hapësinor: lokacioni, zona gjeografike, numri i njerëzve të ekspozuar, natyra e
ndikimit ndërkufitar, natyra kumulative dhe sinergjike e ndikimit, karakteristikat tjera të ndikimit;

4.4. përcaktimi dhe vlerësimi i ndikimeve të rëndësishme është në përputhshmëri me standardet
e përcaktuara, rregullat dhe vlerat kufitare;

13
4.5. është e përshkruar metodologjia e përdorur.

5. Masat dhe programi i monitorimit të mjedisit:

5.1. janë paraparë masat për pengimin dhe kufizimin e ndikimeve negative, gjegjësisht rritjen e
ndikimeve pozitive në mjedis për çdo ndikim të vlerësuar;

5.2. është paraqitur mënyra me të cilën janë përgatitë kahjet për hartimin e vlerësimit të ndikimit
të projekteve në mjedis dhe vlerësimeve tjera strategjike;

5.3. është përgatitur programi i përcjelljes së gjendjes së mjedisit gjatë realizimit të planit ose
programit.

6. Raporti për VSM-në:

6.1. qartë është i definuar roli i organeve kompetente për hartimin e raportit të VSM-së;

6.2. raporti për VSM është i përgatitur në mënyrë të qartë dhe të përpiktë;

6.3. j anë përpunuar të gjitha elementet e raportit për VSM-në, të përcaktuara në nenin 13 të
këtij ligji dhe janë dhënë burimet e informacioneve duke përfshirë edhe mendimet profesionale;

6.4. është paraqitur mënyra e përfshirjes së çështjeve mjedisore në plan ose në program,
mënyra e vendimmarrjes dhe janë përshkruar shkaqet vendimtare për përzgjedhjen e planit ose
programit të propozuar nga aspekti i zgjidhjeve alternative të cilat janë shqyrtuar;

6.5. konkluzat në raportin e hartuar të VSM-së, janë paraqitur në mënyrë të kuptueshme për
publikun.

7. Pjesëmarrja e organeve, organizatave dhe publikut:

7.1. komentet nga trupat konsultues, publikut dhe të ndonjë shteti të cilat janë konsultuar janë
përfshirë dhe mënyrën si janë marrë në konsideratë janë përshkruara në vendim.



Ligji Nr. 03/ L-230
30 shtator 2010

Shpallur me dekretin Nr. DL-050-2010, datë 18.10.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së
Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi.