1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 83 / 29 TETOR 2010
LIGJI Nr. 03/L-214
PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS
KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
1. Qëllimi i këtij ligji është parandalimi ose zvogëlimi i ndikimeve negative të projekteve të propozuara
publike dhe private dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit, mbrojtjen e
shëndetit të njeriut si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
2. Ky ligj përcakton rregullimin e procedurave për identifikimin, vlerësimin dhe raportimin e ndikimeve të
projekteve të caktuara në mjedis dhe për procedurat shoqëruese administrative, gjatë procesit të
vendimmarrjes nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për lëshimin e Pëlqimit
Mjedisor, dhe siguron që të gjitha informatat relevante lidhur me mjedisin janë ofruar dhe janë marrë
parasysh.
Neni 2
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:
1.1. Projekti - ekzekutimi i punëve ndërtimore, të instalimeve ose skemave të tjera, largimin ose
çmontimin e instalimeve ose skemave, intervenimet e tjera në rrethinën e natyrës dhe në peisazh
përfshirë nxjerrjen e resurseve minerale dhe atyre që kërkojnë punë rehabilitimi.
1.2. Aplikuesi - personi fizik ose juridik, vendor apo i huaj, i cili është bartës i kërkesës për
marrjen e Pëlqimit mjedisor për realizimin e një projekti.
1.3. Pëlqimi mjedisor - vendimi me shkrim i nxjerrë nga Ministria në pajtim me ligj, si parakusht
për fillimin e realizimit të projektit.
1.4. Ministria - Ministria kompetente për çështjet e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
1.5. Ministri - Ministri kompetent për çështjet e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
1.6. Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (në tekstin e mëtejmë: VNM) - identifikimi dhe vlerësimi i
ndikimeve të mundshme të projektit në mjedis, konsultimin e autoriteteve mjedisore dhe të
publikut, duke marrë parasysh raportin e VNM dhe rezultatet e konsultimeve në vendimmarrje,
përcaktimin e metodës për parandalimin, shmangien, zbutjen ose rehabilitimin e ndikimeve të
dëmshme në mjedisin dhe shëndetin e njeriut, si dhe dhënien e informatave mbi vendimin.
2
1.7. Raporti i VNM - rezultati i një vlerësimi të ndikimit në mjedis.
1.8. Përzgjedhja - procesi, gjatë të cilit përcaktohet nëse do të jetë i nevojshëm ose jo një VNM
për projekte të caktuara.
1.9. Vendimi i Përzgjedhjes - vendimi se a është i nevojshëm ose jo VNM për një projekt të
veçantë.
1.10. Studimi - procesi i identifikimit të informatave minimale që kërkohen për një raport të VNM-
së mbi ndikimet e mundshme mjedisore të një projekti të propozuar bazuar në informatat për
projektin, si dhe në lokacionin dhe rrethinën e tij.
1.11. Njoftimi i Studimit - një deklaratë me shkrim e lëshuar nga ana e Ministrisë, e cila
përmban një mendim mbi informatat lidhur me ndikimet e pritura që duhet të parashtrohen në një
Raport të VNM-së.
1.12. Përmbledhja jo-teknike - dokumenti i shkurtër, i ndarë nga dokumentet tjera, që paraqet
rezultatet e rëndësishme të raportit të VNM, të shprehura në një format më të thjeshtë dhe më të
kuptueshëm për debate publike.
1.13. Publiku - një ose më shumë persona fizik apo juridik, shoqatat, organizatat ose grupet e
tyre.
1.14. Publiku i interesuar - publiku i prekur apo që ka të ngjarë për t'u prekur, ose i cili ka
interes, në procedurat vendimmarrëse mjedisore të cilat referohen në këtë ligj. Për qëllim të këtij
përkufizimi, organizatat jo-qeveritare të cilat promovojnë mbrojtjen e mjedisit dhe që përmbushin
kërkesat e parashtruara sipas ligjit vendor do të konsiderohen si organizata që kanë interes.
1.15. Ditë - ditë pune.
1.16. Informim Lokal - publikimi i një njoftimi në një gazetë e cila qarkullon në lokalitetin në të
cilin do të realizohet projekti i propozuar, në ueb faqe të komunës ku do të realizohet projekti i
propozuar dhe në ueb faqen e Ministrisë.
Neni 3
Fushëveprimi
1. Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis -VNM, identifikon, përshkruan dhe vlerëson në mënyrë të duhur
rrethanat e secilit rast individual, efektet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta të ndonjë projekti në:
1.1. njeriun, botën bimore dhe shtazore;
1.2. tokë, ujë, ajër, klimë dhe peisazh;
1.3. të mirat materiale dhe trashëgiminë kulturore;
1.4. ndikimet e ndërsjella të elementeve të cekura në nën-paragrafët 1.1., 1.2. dhe 1.3. të këtij
paragrafi.
Neni 4
Autoriteti kompetent
Ministria është autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së VNM-së.
3
Neni 5
Autoritetet për Mjedis
1. Autoritetet për Mjedis janë:
1.1. komuna ose komunat në zonën e të cilave synohet të realizohet projekti i propozuar;
1.2. autoritetet të cilat përpilojnë dhe mirëmbajnë të dhënat lidhur me gjendjen e mjedisit në
Kosovë dhe mbi emisionet në mjedis, dhe
1.3. cilido organ tjetër i përcaktuar me ligj me përgjegjësi specifike për mjedisin dhe për të cilin
Ministria konsideron se mund të përfshihet ne proces për projektin e propozuar;
Neni 6
Kufizimet në interesin publik dhe individual
1. Dispozitat e këtij ligji nuk e pengojnë Ministrinë ose ndonjë autoritet tjetër për të respektuar ato
kufizime që kanë të bëjnë me konfidencialitetin komercial dhe industrial, përfshirë pronën intelektuale dhe
ruajtjen e interesit publik dhe individual, të përcaktuara në legjislacionin e Republikës së Kosovës.
2. Paragrafi 1. i këtij neni, nuk zbatohet për të dhënat mbi emetimin e materieve të rrezikshme, rreziqet
nga aksidentet, si dhe rezultatet e monitorimit dhe të gjeturat e inspektoratit.
KREU II
PROJEKTET QË I NËNSHTROHEN VNM-së
Neni 7
Obligimi për Pëlqim Mjedisor
1. Një Pëlqim Mjedisor do të kërkohet për secilin projekt publik ose privat të renditur në Shtojcën I ose
Shtojcën II të këtij ligji, i cili mund të ketë efekte të theksuara në mjedis për arsye të, inter alia, natyrës së
tij, madhësisë ose lokacionit.
2. Të gjitha projektet e përcaktuara në Shtojcën I, janë të obliguara t’i nënshtrohen VNM-së.
3. Projektet e renditura në Shtojcën II, do të ekzaminohen, rast për rast dhe në pajtim me kriteret e
cekura në Shtojcën III, për të përcaktuar, nëse ata duhet ti nënshtrohen VNM-së.
4. Ministria nuk do të lëshoj Pëlqimin Mjedisor, të referuar sipas paragrafit 1., të këtij neni, derisa të mos
jetë bërë Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për projektin.
5. Aplikuesit nuk i lëshohet leja për ndërtim ose ndonjë leje tjetër, për ndonjë projekt të referuar në
paragrafët 1. dhe 2., të këtij neni dhe ai nuk mund të filloj ekzekutimin e projektit, përderisa të mos i
lëshohet Pëlqimi Mjedisor nga ana e Ministrisë.
6. Ministria mund të lejoj për rastet e veçanta moskryerjen e VNM për projekte me qëllim të mbrojtjes
nacionale, me vendim të Qeverisë.
Neni 8
Transferi i Pëlqimit Mjedisor
1. Në rast se aplikuesi për pëlqim mjedisor, ose poseduesi i një pëlqimi mjedisor të cilit i referohet neni 7
i këtij ligji, planifikon të transferojë atë kërkesë ose pëlqim te ndonjë person tjetër, -trashëguesi, aplikuesi
për pëlqim mjedisor ose poseduesi i atij pëlqimi dhe trashëguesi duhet të paraqesin një kërkesë të
përbashkët në Ministri lidhur me atë transferim.
4
2. Kërkesës për transfer i bashkëngjitet pëlqimi mjedisor origjinal ose, në rast të aplikimit për pëlqim,
kopjen e kërkesës për pëlqim mjedisor. Kërkesës për transfer duhet t’i bashkëngjiten:
2.1. emrin, adresën dhe numrin e biznesit, numrin e telefonit të aplikuesit për bartje të pëlqimit
mjedisor;
2.2. emrin, adresën dhe numrin e biznesit, numrin e telefonit të trashëguesit;
2.3. kontratën për blerjen apo marrjen me qira të pronës përkatëse.
3. Ministria e miraton kërkesën për transferim të pëlqimit mjedisor ose kërkesën për pëlqim mjedisor dhe
obligon trashëguesin që të merr parasysh të gjitha kushtet e parapara në Raportin e VNM dhe në
Pëlqimin mjedisor.
4. Kur Ministria miraton apo refuzon transferimin e pëlqimit mjedisor, njofton aplikuesin në formë të
shkruar brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve.
Neni 9
Obligimi i Ministrisë dhe autoriteteve tjera ndaj aplikuesit
1. Ministria dhe cilido autoritet tjetër përkatës, me kërkesë të aplikuesit, ofron të dhënat dhe informatat
të cilat ajo i posedon, e që konsiderohen si të rëndësishme për identifikimin dhe vlerësimin e ndikimeve
direkte dhe indirekte të projektit në mjedis dhe ndërveprimin e tyre.
2. Ministria ose ndonjë autoritet tjetër obligohet që të ofrojë të dhënat dhe informatat që ka në
dispozicion, aplikuesit, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të kërkesës.
3. Nëse Ministria ose ndonjë autoritet tjetër nuk përmban të dhënat dhe informatat e kërkuara, atëherë,
aplikuesi, informohet me shkrim brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të kërkesës.
KREU III
PROCEDURAT E VNM-së
Nen 10
Fazat e procedurës së VNM-së
1. Në procedurën e VNM-së përfshihen këto faza:
1.1. përzgjedhja;
1.2. studimi;
1.3. shqyrtimi i Raportit të VNM-së.
Neni 11
Kërkesa për fillimin e VNM-së
1. Kërkesën për fillimin e procedurës së VNM-së, bashkë me dokumentacionin shoqërues, aplikuesi e
paraqet në Ministri.
2. Kërkesa përmban emrin, adresën, statusin juridik të aplikuesit dhe emrin e projektit.
3. Kërkesës nga paragrafi 1. i këtij neni, aplikuesi ia bashkangjet:
3.1. dokumentet e përcaktuara nga ana e Ministrisë, sipas llojit dhe natyrës së projekteve ose
aktiviteteve për të cilat do të paraqitet aplikacioni; dhe
5
3.2. pyetësorin e plotësuar të përcaktuar nga Ministria, për ndikimet në mjedis nga projekti i
propozuar, përshkrimin e lokacionit, përshkrimin e projektit, përshkrimin e ndikimeve të
rëndësishme të mundshme të projektit në mjedis.
Neni 12
Vendimi i përzgjedhjes
1. Bazuar në informatat e prezantuara bashkë me kërkesën dhe bazuar në kriteret e përcaktuara në
Shtojcën III, Ministria përcakton nëse projekti i propozuar mund të ketë efekte të theksuara në mjedis
dhe, brenda dhjetë (10) ditësh nga dita e pranimit të kërkesës, informon aplikuesin me shkrim lidhur me
vendimin, nëse kërkohet Raporti i VNM-së ose jo.
2. Nëse dokumentacioni, i cili shoqëron kërkesën është jo i plotë, Ministria kërkon nga aplikuesi
informata dhe dokumentacion shtesë si dhe cakton datën deri kur duhet të dorëzohen.
3. Nëse aplikuesi nuk i dorëzon informatat dhe dokumentacionin shtesë, në afatin e caktuar, Ministria
hedh poshtë kërkesën.
4. Nëse, në pajtim me paragrafin 1., të këtij neni, nuk kërkohet Raporti i VNM-së, Komuna e caktuar
mund të fillojë procedurën për dhënien e Lejes Mjedisore Komunale.
5. Nëse aplikuesi nuk pajtohet me vendimin e marrë nga Ministria, ai ka të drejtë të parashtrojë ankesë
brenda afatit kohor prej tetë (8) ditësh, filluar nga data kur ai pranon vendimin nga Ministria. Ankesa
shqyrtohet nga ana e Ministrisë.
Neni 13
Njoftimi i Studimit
1. Aplikuesi mund të kërkoj që Ministria ta njoftojë me shkrim lidhur me informatat mbi ndikimin mjedisor
që duhet të përfshihen në Raportin e VNM-së - Njoftimin e Studimit.
2. Kërkesa e bërë në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni përfshinë:
2.1. përshkrimin e alternativave të mundshme;
2.2. përshkrimin e ndikimeve të mundshme në mjedis;
2.3. arsyet për identifikimin e këtyre ndikimeve;
2.4. përshkrimin e masave mbrojtëse që parashihen për shmangie, zvogëlim dhe nëse është e
mundur përmirësim të efekteve të theksuara të dëmshme në mjedis.
3. Aplikuesi ia paraqet këto informata Ministrisë, në një raport të shkurtër studimi, i cili nuk i kalon tri (3)
faqe.
4. Para se të japë mendimin e vet, Ministria do të konsultojë aplikuesin dhe autoritetet mjedisore.
Ministria i shqyrton këto informata dhe harton Njoftimin e Studimit, i cili i përcillet aplikuesit, në afat prej
tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të kërkesës.
5. Lëshimi i Njoftimit të Studimit nuk e pengon Ministrinë për të kërkuar informata shtesë më vonë.
Neni 14
Studimi
1. Aplikuesi e harton Raportin e Studimit, i cili do të përfshijë informatat e përcaktuara në paragrafin 2. të
nenit 13 të këtij ligji. Raporti i Studimit i bashkëngjitet Raportit të VNM-së, si shtojcë në Përmbledhjen Jo-
Teknike.
6
Neni 15
Përmbajtja e Raportit të VNM-së
1. Raporti i VNM-së përmban:
1.1. përshkrimin e projektit, përfshirë në veçanti:
1.1.1. përshkrimin e karakteristikave fizike të projektit si tërësi dhe kushteve për përdorim
të tokës, gjatë fazës së ndërtimit dhe të operimit;
1.1.2. përshkrimin e karakteristikave kryesore të procesit të prodhimit;
1.1.3. vlerësimin e përafërt, sipas llojit dhe sasisë së mbetjeve dhe emisioneve - ndotja e
ujit, ajrit, tokës, zhurma, vibrimi, drita, nxehtësia, rrezatimi jonizues dhe jo-jonizues, etj.-
që rezultojnë nga projekti i propozuar.
1.2. paraqitja e alternativave kryesore të identifikuara nga ana e aplikuesit dhe dhënia e arsyeve
kryesore për zgjidhjen e njërës prej tyre, duke i marrë parasysh efektet mjedisore;
1.3. një përshkrim të aspekteve mjedisore për të cilat ekziston mundësia e ndikimeve të
theksuara negative nga projekti i propozuar, përfshirë, para së gjithash, popullatën, botën bimore
dhe shtazore, tokën, ujin, ajrin, faktorët klimatik, vlerat materiale duke përfshirë trashëgiminë
kulturore, arkitektonike dhe arkeologjike, peizazhin dhe raportet e ndërmjetme në mes të
faktorëve të lartshënuar;
1.4. një përshkrim të ndikimeve të mundshme të theksuara të projektit të propozuar në mjedis si:
ndikimet e drejtpërdrejta dhe çfarëdo ndikimi i tërthortë, sekondar, kumulativ, afatshkurtër,
afatmesëm dhe afatgjatë, i përhershëm dhe i përkohshëm, pozitiv dhe negativ, që rezultojnë nga:
1.4.1. realizimi i projektit;
1.4.2. shfrytëzimi i resurseve natyrore;
1.4.3. emisionet e ndotësve, krijimi i shqetësimeve tjera dhe eliminimi i mbeturinave;
1.4.4. përshkrimi nga ana e aplikuesit të metodave parashikuese të përdorura për të
vlerësuar ndikimet në mjedis. Këto ndikime duhet të përfshijnë ato që rezultojnë nga
ndërtimet ose ekzekutimi i ndonjë projekti si dhe atyre që rezultojnë nga ekzistenca ose
operacioni i projektit, pasi ai të jetë përfunduar.
1.5. një përshkrim, se si mund të ndikoj ose të ndikohet projekti i propozuar nga deponimi
gjeologjik i CO2 në zonat e deponimit
1.6. përshkrimi i masave të parapara për të parandaluar, zvogëluar dhe aty ku është e mundur
mënjanimin e çfarëdo ndikimi të theksuar në mjedis;
1.7. Përmbledhjen Jo-Teknike të informatave të përshkruara më lartë;
1.8. shënimi i çfarëdo vështirësie - mangësive teknike ose mungesës së njohurive, në të cilat has
aplikuesi gjatë hartimit të informatave të kërkuara.
2. Ministria nxjerr Udhëzues për mënyrën e hartimit dhe shqyrtimit të Raportit të VNM-së.
Neni 16
Përpiluesi i Raportit të VNM-së
1. Raporti i VNM-së hartohet nga personi fizik dhe juridik i licencuar.
2. Ministria përcakton me akt nënligjor procedurat dhe kriteret për licencim në pajtim me paragrafin 1., të
këtij neni.
7
3. Raporti i VNM-së duhet të përmbaj emrin, mbiemrin dhe nënshkrimin e hartuesit dhe aplikuesit.
4. Hartuesi i Raportit të VNM-së dhe aplikuesi, janë përgjegjës për saktësinë e të gjitha informatave dhe
të dhënave, të përfshira në Raportin e VNM-së.
Neni 17
Dorëzimi i Raportit të VNM-së
1. Aplikuesi duhet t`i dorëzoj katër (4) kopje të Raportit të VMN-së në formë të shkruar dhe një (1) kopje
në formë elektronike në Ministri.
2. Me dorëzimin e Raportit të VNM-së, aplikuesi dorëzon edhe dëshminë për pagesën e bërë.
3. Aplikuesi ofron Raportin e VNM-së në dispozicion te publiku në pajtim me dispozitat e këtij ligji.
Neni 18
Shqyrtimi i Raportit të VNM-së
1. Në afat prej pesë (5) ditësh nga pranimi i Raportit të VNM-së, tri (3) kopje të Raportit të VMN-së në
formë të shkruar dhe një (1) kopje në formë elektronike i dërgohen organit përgjegjës për shqyrtimin e
raportit të VNM-së në Ministri.
2. Ministria shqyrton Raportin e VNM-së duke u bazuar në kriteret vijuese:
2.1. saktësinë e përshkrimit të projektit përfshirë zgjidhjet alternative ashtu si kërkohen;
2.2. saktësinë e identifikimit dhe vlerësimit të ndikimeve në mjedis;
2.3. përshtatshmërinë e masave të ndërmarra për zbutjen e ndikimeve të theksuara negative,
përfshirë rehabilitimin e zonave të ndikuara nga eksplatimi i resurseve natyrore, aktivitetet për
menaxhimin e mbeturinave, apo ndonjë aktiviteti të ngjashëm;
2.4. përshtatshmërinë e skemave të propozuara monitoruese;
2.5. kritere të tjera që konsiderohen të jenë me rëndësi për rrethana të veçanta.
3. Gjatë shqyrtimit të raporteve të VNM, për projektet specifike, Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit e
Kosovës , do të ofroj të gjitha informatat e nevojshme që i ka dhe të cilat janë të nevojshme për atë
shqyrtim.
4. Ministria, pasi të ketë shqyrtuar Raportin e VNM-së, duke marr parasysh rezultatet e konsultimeve te
mbajtura me autoritetet mjedisore harton Propozim-Vendimin, të cilin ia prezanton me shkrim aplikuesit.
Neni 19
Shqyrtimi nga ekspertët e jashtëm
1. Për shqyrtimin e raportit të VNM, Ministria sipas nevojës mund të kontraktojë ekspert të jashtëm, të
cilët kanë përvojë të dëshmuar në VNM.
2. Ekspertët e jashtëm paraqesin mendimet e tyre, me shkrim, të cilat i dorëzohen Ministrisë, në afatin e
caktuar nga Ministria.
3. Ekspertët e përfshirë në hartimin e një Raportit të VNM-së nuk mund të marrin pjesë në shqyrtimin e të
njëjtit Raport të VNM-së.
8
Neni 20
Debati publik për Raportin e VNM-së
1. Konkludimet dhe rekomandimet kryesore, të përfshira në Raportin e VNM-së, si dhe Propozim-Vendimi
për pëlqim mjedisor i nënshtrohet debatit publik.
2. Plani dhe organizimi i debatit është përgjegjësi e aplikuesit i cili do të:
2.1. përgatitë një plan, i cili do t’i dërgohet Ministrisë për pëlqim, ku caktohet lokacioni, data e
debatit publik, mekanizmat dhe kohën e informimit publik si dhe lokacionet ku ekspozohen
Raporti i VNM, përmbledhja jo-teknike e raportit të VNM dhe propozimi i vendimit. Debati publik
nuk mbahet përderisa aplikuesi nuk ka marr pëlqimin e Ministrisë, me shkrim;
2.2. informojë publikun, nëpërmes mjeteve të informimit, ku përfshihet shpallja më së paku në
një gazetë ditore, për datën, lokacionin, kohën e debatit publik dhe sigurimin e dokumenteve te
parapara ne nën-paragrafin 2.1 te këtij paragrafi.
3. Debati publik mbahet në afat prej njëzet (20) deri tridhjetë (30) ditësh pas informimit të autoriteteve
mjedisore dhe publikut të interesuar.
4. Rregullat e detajuara mbi organizimin e debatit publik dhe për trajtimin e ndonjë informacioni tjetër
relevant i cili ofrohet në dispozicion rregullohet me aktin nënligjor nga Ministria.
Neni 21
Rezultati i shqyrtimit të Raportit të VNM-së
1. Ministria në afat prej dhjetë (10) ditësh nga dita e mbajtjes së debatit publik, shqyrton vërejtjet dhe
mendimet e dala nga debati publik.
2. Ministria mund të kërkojë nga aplikuesi të ndryshojë ose të plotësoj elemente të caktuara të Raportit të
VNM-së, i cili është dorëzuar.
3. Aplikuesi bënë ndryshimet e kërkuara në përputhje me paragrafin 2. të këtij neni dhe dorëzon Raportin
e VNM-së, të ndryshuar dhe të kompletuar, deri në datën e përcaktuar nga ana e Ministrisë.
4. Nëse aplikuesi nuk vepron sipas kërkesës nga paragrafët 2. dhe 3. i këtij neni, Ministria e ndërpret
procedurën e shqyrtimit.
Neni 22
Vendimi për Pëlqim Mjedisor
1. Rezultatet e konsultimeve dhe informatat e mbledhura në pajtim me dispozitat e këtij ligji, merren në
shqyrtim gjatë marrjes së vendimit për Pëlqim Mjedisor.
2. Propozim - Vendimi për Pëlqimin Mjedisor përgatitet nga ana e organit përgjegjës të Ministrisë
brenda shtatëdhjetë (70) ditësh nga pranimi i Raportit të VNM-së, duke përjashtuar ndonjë periudhë
kohore të përcaktuar në paragrafët 2. dhe 3. të nenit 21 të këtij ligji.
3. Ne afat prej dhjetë (10) ditësh nga prezantimi i Propozim -Vendimit për Pëlqimin Mjedisor, Ministria
vendos nëse lejon ose refuzon Pëlqimin Mjedisor dhe i njofton me shkrim për vendimin e marr, aplikuesin
dhe Komunën/ Komunat në të cilën/cilat do të zbatohet projekti
4. Pas marrjes së vendimit për lejimin ose refuzimin e Pëlqimit Mjedisor, Ministria informon publikun me
vendimin, përmes një njoftimi lokal dhe e vë në dispozicion për inspektim publik një deklaratë e cila
përmban:
4.1. përmbajtjen e vendimit dhe kushtet tjera eventuale te përcaktuara;
4.2. arsyet kryesore dhe elementet mbi të cilat është bazuar vendimi përfshirë edhe nëse është
9
relevante, informatat lidhur me pjesëmarrjen e publikut;
4.3. një përshkrim, aty ku është e nevojshme, të masave kryesore për shmangien, reduktimin dhe
nëse është e mundur, mënjanimin e ndikimeve të theksuara të dëmshme;
4.4. këshillat juridike për mjetet e rregullta për ankimim për vlefshmërinë e vendimit dhe
procedurat.
5. Kur ndonjë shtet i prekur është konsultuar në pajtim me nenin 28 të këtij ligji, Ministria informon atë
shtet lidhur me vendimin dhe ia përcjellë informacionin e referuar në nën-paragrafët 4.1, 4.2. dhe 4.3. të
këtij neni.
Neni 23
E drejta për ankesë
1. Aplikuesi ka të drejtë të parashtrojë ankesë në Gjykatën kompetente kunder vendimit të ankimuar, në
pajtim me ligjin, brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e publikimit të Vendimit për Pëlqimin Mjedisor.
2. Ministria është e obliguar ti vë në dispozicion aplikuesit, dokumentacionin lidhur me procedurën e
VNM-së, nëse është kërkuar me shkrim. Informacioni i kërkuar në këtë mënyrë i vihet në dispozicion
brenda tetë (8) ditësh, nga dita e pranimit të kërkesës.
Neni 24
Qasja në drejtësi
1. Palët e interesuara që kanë interes të mjaftueshëm për projektin, do të kenë qasje në shqyrtimin e
procedurave , para gjykatës në kundërshtimin apo ligjshmërinë procedurale të vendimeve, akteve ose
mos nxjerrjes së aktit që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e publikut në pajtim me dispozitat e këtij ligji.
2. Për qëllimet e paragrafit 1., të këtij neni, çdo organizatë jo-qeveritare për mbrojtjen e mjedisit që
përmbush kërkesat ligjore sipas legjislacionit ne fuqi, konsiderohet se ka interes të mjaftueshëm.
3. Kërkesat për të kundërshtuar ndonjë vendim, akt ose mos nxjerrje të aktit gjatë procedurës së VNM-së,
bëhet pasi të jetë lëshuar Vendimi për Pëlqimin Mjedisor brenda tridhjetë (30) ditësh, nga dita e pranimit
të Vendimit për Pëlqim Mjedisor. Ankesat e tilla do të bëhen në ministri dhe gjykatën kompetente për të
kundërshtuar vendimet administrative.
4. Pavarësisht nga paragrafi 4. i nenit 22 të këtij ligji, Ministria do të publikoj informacione praktike lidhur
me procedurat e shqyrtimit gjyqësor të paraparë sipas këtij neni dhe duhet ta vë në dispozicion lirshëm,
për të rritur më tej efektshmërinë e këtyre procedurave.
5. Çdo procedurë e tillë duhet të jetë e barabartë, e drejtë, në kohë dhe jo aq e shtrenjtë sa të pengoj
ushtrimin e sajë
Neni 25
Ndërprerja e vlefshmërisë së Vendimit për Pëlqim Mjedisor
1. Vlefshmëria e Vendimit për Pëlqim Mjedisor ndërpritet nëse, brenda dy (2) vitesh nga data e pranimit
të Vendimit për Pëlqimin Mjedisor:
1.1. aplikuesi nuk siguron lejen për ndërtim ose aprovimin për realizimin e projektit; ose
1.2. lokacioni ku projekti duhet realizuar nuk është përgatitur e as nuk është nisur ndonjë
aktivitetet operativ.
2. Nëse vlefshmëria e Vendimit për Pëlqim Mjedisor është ndërprerë në pajtim me paragrafin 1., të këtij
neni., aplikuesi ose trashëguesi i tij nuk mund të fillojnë punimet në lokacionin pa aplikuar në Ministri për
një Pëlqim Mjedisor të ri.
10
Neni 26
Tërheqja e kërkesës për Pëlqim Mjedisor
1. Aplikuesi, mund të tërheq kërkesën për Pëlqim Mjedisor, në çfarëdo kohe dhe në çfarëdo faze të
procesit duke e njoftuar me shkrim Ministrinë.
2. Kur aplikuesi tërheq kërkesën e tij për Pëlqim Mjedisor, Ministria ndërpret procedurën e shqyrtimit dhe
i tërë dokumentacioni arkivohet dhe dokumentacioni nuk kthehet.
3. Pagesa, në rast të tërheqjes së kërkesës, nuk kthehet.
Neni 27
Bartësi i shpenzimeve
1. Shpenzimet e hartimit të Raportit të VNM-së, të debatit publik, të shqyrtimit dhe këshillimit, i bartë
aplikuesi.
2. Shpenzimet e bëra nga Ministria për shqyrtimin e kërkesës, marrjen e vendimit dhe shërbimet tjera të
lidhura me procesin e VNM-së, vlerësohen si tarifë shërbimi.
3. Ministri me akt të veçantë, përcakton vlerën e tarifës nga paragrafi 2. i këtij neni.
4. Aplikuesi paguan tarifën, kur dorëzon kërkesën për shqyrtim. Kërkesa nuk merret në shqyrtim nëse
aplikuesi nuk ka bërë pagesën.
5. Tarifa e paguar është e pakthyeshme, pavarësisht nga fakti nëse kërkesa miratohet ose jo me
vendimin përfundimtar.
KREU IV
INFORMIMI, QASJA NË DOKUMENTACION DHE
NDIKIMET NDËRKUFITARE
Neni 28
Informimi dhe pjesëmarrja e publikut
1. Ministria, duhet të sigurohet se publiku është informuar për projektin e caktuar përmes së paku një
gazete lokale ditore e cila del në lokalitetin i cili do të jetë i përfshirë nga ndikimi i projektit të planifikuar, si
edhe me anë të mjeteve elektronike të informimit.
2. Publikut të interesuar do t’i jepet mundësia në një fazë të hershme dhe të efektshme për të marrë
pjesë në të gjitha fazat e procedurës së VNM-së, përfshirë procesin e vendimmarrjes.
3. Aranzhimet e detajuara të procedurës së VNM-së, në ofrimin e informatës dhe pjesëmarrjen e publikut
të ndikuar dhe shteteve të ndikuara nga projekti, rregullohen me akt nënligjor sipas paragrafit 4. të nenit
20 të këtij ligji.
Neni 29
Ndikimet ndërkufitare
1. Nëse gjatë shqyrtimit të Raportit të VNM-së, vërtetohet se projekti i propozuar ka gjasa të shkaktojë
ndikime të theksuara negative mjedisore ndërkufitare, atëherë Ministria, e informon shtetin/shtetet fqinjë,
brenda afateve të informimit publik të përcaktuara në paragrafin 3. të nenit 28 të këtij ligji.
2. Shteti/shtetet fqinje ku mund të shfaqen ndikime, mund të japin mendimin dhe komentet e tyre për
projektin dhe mund të përfaqësohen në debate publike në lidhje me projektin.
3. Komentet e shtetit/shteteve në fjalë duhet të merren parasysh gjatë vendimmarrjes në lidhje me
Vendimin për Pëlqim mjedisor. Nëse është e nevojshme për të siguruar efektshmërinë e këtij konsultimi,
11
kufijtë e kohës normale të cekur në këtë Ligj për administrimin e procedurave relevante të VNM-së mund
të zgjaten për ndonjë rast të veçantë nga ana e Ministrisë në negociata me shtetin/shtetet e prekura.
4. Ministria informon autoritetet mjedisore dhe publikun e interesuar në Republikën e Kosovës, lidhur me
informatat e siguruara nga shtetet e prekura për efektet ndërkufitare të ndonjë projekti të propozuar në
pajtim me procedurat e përcaktuara në paragrafin 4. të nenit 20 dhe në paragrafin 3. të nenit 28 të këtij
ligji.
5. Gjatë interpretimit dhe zbatimit të këtij neni, autoritetet relevante bëjnë zbatimin e parimeve të kërkuara
sipas Konventës ESPOO (1991).
Neni 30
Arkivimi i dokumentacionit
Ministria arkivon tërë dokumentacionin e procedurës së VNM-së. Arkivimi i tij bëhet sipas Ligjit për lëndën
arkivore dhe Arkivat.
Neni 31
Qasja në dokumentacion
1. Ministria është e obliguar që palëve të interesuara dhe publikut t’iu vë në dispozicion dokumentacionin
për procedurën e bërë të VNM-së, në bazë të kërkesës së paraqitur në formë të shkruar, në afat prej tetë
ditësh nga dita e pranimit të kërkesës.
2. Cilido person mund të kërkojë nga Ministria kopje të dokumentacionit ose pjesëve të tij përmes
kërkesës me shkrim. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga data e pranimit të kërkesës. Ministria ose do
të ofrojë informacionin e kërkuar, ose do t’i përgjigjet me shkrim, personit që ka paraqitur kërkesën. Për
këtë shërbim, aplikuesi bën pagesë, në pajtim me aktin e përcaktuar në paragrafin 3. të nenit 27 të këtij
ligji.
3. Ministria nuk vë në dispozicion dokumentacionin i cili është i mbrojtur në bazë të nenit 6 të këtij ligji.
Neni 32
Respektimi i kushteve mjedisore nga Raporti i VNM-së
1. Aplikuesi është i obliguar që ti realizojë masat mbrojtëse, të parapara në Raportin e VNM-së dhe
kushtet e caktuara në Vendimin për Pëlqim Mjedisor.
2. Për projektet që është dhënë Vendimi për Pëlqim mjedisor, Ministria mbikëqyrë se a janë realizuar të
gjitha masat mbrojtëse të parapara në Raportin e VNM-së dhe kushtet e përcaktuara në Vendimin për
Pëlqim mjedisor.
3. Ministria anulon me procedurë të rregullt, Vendimin për Pëlqim mjedisor, në rast se vërteton që nuk
janë realizuar të gjitha masat e parapara në Raportin e VNM-së dhe kushtet e përcaktuara në Vendimin
për Pëlqim Mjedisor.
KREU V
MBIKËQYRJA
Neni 33
Mbikëqyrja administrative
Mbikëqyrjen administrative për zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerra nga ky
ligj, e bënë Ministria.
12
Neni 34
Mbikëqyrja inspektuese
Ministria nëpërmjet inspektoratit të mbrojtjes së mjedisit është përgjegjëse për të gjitha inspektimet e
projektit dhe zbatimit të dispozitave të këtij ligji.
Neni 35
Te drejtat dhe detyrat
1. Në kryerjen e mbikëqyrjes inspektive, inspektori i mbrojtjes së mjedisit ka të drejtë dhe detyrë si në
vijim:
1.1. të konstatojë se a është plotësuar obligimi i parashtrimit të kërkesës për sigurimin e Pëlqimit
Mjedisor për projektet që kërkojnë Vlerësim të Ndikimit në Mjedis, në pajtim me nenin 7 dhe 8 të
këtij ligji.
1.2. në rast se konstatohet se janë shkelur dispozitat e këtij ligji, me qëllim të zbatimit të
dispozitave të tij, inspektori për mbrojtjen e mjedisit është i obliguar që të parashtroi fletëparaqitje
pranë organit kompetent për shkeljen e dispozitave të këtij ligji.
Neni 36
Autorizimet e inspektorit për mbrojtjen e mjedisit
1. Në kryerjen e punëve të mbikëqyrjes inspektuese, inspektori i mbrojtjes së mjedisit është i autorizuar
që:
1.1. të urdhëroj që operatori ta filloj procedurën e VNM-së, brenda afatit prej tridhjetë (30) ditëve.
1.2. të ndaloj ekzekutimin e punëve dhe operimit deri sa nuk të pajiset me Pëlqim mjedisor, nga
Ministria.
1.3. të urdhëroj në përmbushjen e plotë të kushteve dhe zbatimin e masave të përcaktuara në
Vendimin për Pëlqim mjedisor, të lëshuar nga Ministria
1.4. të ndaloj kryerjen e aktivitetit të operuesit deri në përmbushjen e plotë të kushteve të
përcaktuara në Vendimin për Pëlqim mjedisor.
Neni 37
Aktvendimi i inspektorit
1. Inspektori do të përpiloj procesverbalin në të cilin futen konstatimet për gjendjen dhe masat e
propozuara. Në bazë të konstatimit Inspektori nxjerr vendim me të cilat ngarkohet personi juridik në
përputhje me këtë ligj, për ndërmarrjen e masave.
2. Kundër aktvendimit të Inspektorit, mund të paraqitet ankesë në Ministri, brenda afatit prej
pesëmbëdhjetë (15) ditësh.
3. Ankesa i parashtrohet, shkallës së dytë, në Ministri, ku duhet të shqyrtohet në afat prej tridhjetë (30)
ditësh, nga dita e pranimit të ankesës.
4. Kundër vendimit të shkallës së dytë, pala e pakënaqur, ka të drejt të parashtroi padi për kontest
administrativ, në Gjykatën kompetente, në afat prej tridhjetë (30) ditësh, nga dita e pranimit të
aktvendimit.
5. Ankesa e paraqitur, kundër aktvendimit të inspektorit, nuk e shtyn ekzekutimin e aktvendimit, përveç
nëse nuk është paraparë ndryshe në aktvendim.
KREU VI
DISPOZITAT NDËSHKUESE
13
Neni 38
Ndëshkimet për shkeljet e këtij ligji
1. Të gjithë personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji ose me aktet e nxjerra në
bazë të këtij ligji, do të dënohet për kundërvajtje, dhe atë personi fizik prej njëmijë (1.000) deri pesëmijë
(5.000) Euro, ndërsa personi juridik prej dhjetëmijë (10.000) deri në pesëdhjetëmijë (50.000) Euro, nëse:
1.1. realizimi i projektit të planifikuar është nisur pa kryerjen e VNM-së dhe sigurimin e Vendimit
për Pëlqim Mjedisor sipas paragrafit 1. të nenit 7 të këtij ligji;
1.2. jepen të dhëna, deklarata të pavërteta, falsifikim i dokumenteve ose informata të rreme dhe
dezinformuese gjatë të gjitha fazave të procedurës së VNM-së sipas nenit paragrafit 4. të nenit
16 të këtij ligji.
1.3. aplikuesi nuk përmbushë obligimet për masat mbrojtëse, të parapara në Raportin e VNM-
së dhe kushtet e caktuara në Vendimin për Pëlqim Mjedisor sipas paragrafit 1. të nenit 32 të këtij
ligji.
2. Hartuesi i raportit të VNM, i cili jep të dhëna, deklarata të pavërteta dhe informata të rreme, i merret
licenca, për hartimin e raporteve të VNM.
3. Me gjobë prej dhjetëmijë (10.000) deri në gjashtëdhjetëmijë (60.000) Euro, dënohen personat të cilët
edhe pas gjobitjes nga paragrafi 1 i këtij neni nuk kanë përmbush kushtet nga paragrafi 1. i nenit 7,
paragrafi 4. i nenit 16 dhe sipas paragrafit 1. të nenit 32 të këtij ligji.
4. Nëse aplikuesi edhe pas gjobitjes nga paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni nuk përmbush kushtet, do të
veprohet sipas paragrafit 3. të nenit 32 të këtij ligji.
KREU VII
DISPOZITAT KALIMTARE
Neni 39
Aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji do të nxirren në afat prej gjashtë (6) muajsh, nga dita e hyrjes në
fuqi të këtij ligji.
Neni 40
Kërkesat e paraqitura para fillimit të zbatimit të këtij ligji, kryhen në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit
Nr. 03/L-025 dhe Ligjit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis Nr. 03/L- 024.
Neni 41
1. Nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis Nr. 03/L- 024.
2. Pjesë përbërëse të këtij ligji janë edhe shtojcat prej një (1) deri tre (3).
Neni 42
Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Ligji Nr. 03/ L-214
23 shtator 2010
Shpallur me dekretin Nr. DL-048-2010, datë 14.10.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së
Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi.
14
SHTOJCA 1
1. Prodhimi dhe procesimi i metaleve
1. Fabrika për pjekjen ose sinterimin e mineraleve metalike (duke përfshirë mineralet që përmbajnë
squfur).
2. Fabrika për derdhjen e gizës dhe çelikut (bashkimi primar ose sekondar), duke përfshirë derdhjen e
vazhdueshme.
3. Fabrika/fonderi për përpunimin e metaleve të zeza:
3.1. farkëtore me çekanë, energjia e të cilave i kalon pesëdhjetë (50) KJ për çekanë, ndërsa
fuqia kalorike e përdorur i kalon njëzet (20) KW;
3.2. aplikimi i mveshjeve mbrojtëse me metal të përzier me një kapacitet që i kalon 1 ton të
çelikut bruto në orë.
3.3. fonderi të metaleve të zeza me një kapacitet prodhimi mbi njëqind (100) tonë/ditë.
4. Fabrika/fonderi për:
4.1. prodhimin e metaleve me ngjyrë nga mineralet, koncentratet ose lëndët dytësore të proceseve
metalurgjike, kimike, elektrolitike;
4.2. shkrirjen, përfshirë legurimin, përfshirë produktet e rikuperuara (rafinimi, derdhja në fonderi, etj.)
me një kapacitet shkrirjeje që i kalon një (1) ton në ditë për plumbin dhe kadmiumin ose dhjetë (10)
tonë në ditë për të gjitha metalet tjera.
5. Fabrika për trajtim sipërfaqësor të metaleve dhe materialeve plastike, duke përdorur një proces
elektrolitik ose kimik në të cilin vëllimi i vaskës për trajtim i kalon dhjetë (10) m
3
.
6. Impiant për trajtimin sipërfaqësor të substancave, objekteve ose prodhimeve, që përdorin tretës
organik, në veçanti për mveshje, shtypje, mbiveshje, çyndyrësim, kundër depërtimit të ujit, ngjyrosje,
pastrim ose ngjeshje me një kapacitet më të madh se njëqind (100) tonë/vit.
7. Prodhimi dhe përpunimi i legurave nga metalet me ngjyrë që përmbajnë arsen, merkur dhe plumb
me kapacitet më të lartë se njëmijë (1000) ton në vit.
2. Industria e mineraleve
8. Fabrika për prodhimin e çimentos në furra rrotulluese (pjekje dhe tharje) me një kapacitet prodhues që
i kalon treqind (300) tonë në ditë ose për prodhimin e gëlqeres në furra rrotulluese me një kapacitet
prodhues që i kalon tridhjetë (30) tonë në ditë ose në furrnalta të tjera me një kapacitet prodhues që i
kalon tridhjetë (30) tonë në ditë.
9. Fabrika për prodhimin të materialeve me procesin e kalcinimit dhe pjekjes së mineraleve që
përmbajnë elemente toksike si merkur, arsen dhe kadmium.
10. Fabrika për prodhimin e qelqit, përfshirë fibrat e qelqit me një kapacitet shkrirjeje që i kalon dhjetë
(10) tonë në ditë.
11. Fonderi për shkrirjen e substancave minerale, përfshirë prodhimin e fibrave minerale me kapacitet që
i kalon dhjetë (10) tonë në ditë.
15
12. Fabrika për prodhimin e prodhimeve qeramike me anë të zjarrit e në veçanti tjegulla, tulla, tulla
refraktare ose porcelani, me një kapacitet prodhues që i kalon tridhjetë (30) tonë në ditë.
13. Repartet për nxjerrjen e asbestit dhe për përpunimin dhe transformimin e asbestit dhe të prodhimeve
që përmbajnë asbest: për produktet asbest-çimento, me një prodhim vjetor prej më shumë se pesëmijë
(5000) tonë të prodhimeve finale, për materialet fërkuese, me një prodhim vjetor prej pesëdhjetë (50)
tonë të produkteve finale, dhe për përdorimet tjera të asbestit, sasia e prodhimit e të cilave kalon dyqind
(200) tonë në vit.
14. Fabrika për pjekjen dhe sinterimin e mineraleve jometalike me kapacitet të prodhimit që i tejkalon
tridhjetë (30) tonë/ditë.
3. Industria ekstraktuese
15. Gurore dhe miniera të hapura, në sipërfaqe më të madhe se pesë (5) ha, ose nxjerrje të torfës, në
sipërfaqe më të madhe se dhjetë (10) ha ose nxjerrja e më tepër se pesëmbëdhjetëmijë (15.000) ton/vit.
16. Nxjerrja dhe përpunimi (me përjashtim të lëngëzimit dhe gazifikimit) i qymyrit, i linjitit dhe i mineraleve
bitumene me kapacitete më të larta se pesëdhjetëmijë (50.000) tonë në vit.
4. Industria kimike
17. Aktivitete të integruara për prodhimin në shkallë industriale të substancave ose grupeve të
substancave të cekura në nën- paragrafët 17.1 deri në 17.7 me anë të proceseve kimike:
17.1. Për prodhimin e kimikateve organike themelore, si:
17.1.1. hidrokarbure të thjeshta (lineare ose ciklike, të ngopura ose të pangopura,
alifatike ose aromatike);
17.1.2. hidrokarbure që përmbajnë oksigjen, si: alkoole, aldehide, ketone, acide
karboksilike, etere, perokside, rrëshira epoksi;
17.1.3. hidrokarbure që përmbajnë sulfur;
17.1.4. hidrokarbure që përmbajnë azot, si: amine, amide, nitro komponime, komponime
nitratesh, nitrile, cianure, izocianate;
17.1.5. hidrokarbure që përmbajnë fosfor;
17.1.6. hidrokarbure halogjene;
17.1.7. komponime organometalike;
17.1.8. materiale plastike bazë, (fibra sintetike polimerike dhe fibra me bazë celuloze);
17.1.9. goma sintetike;
17.1.10. ngjyra dhe pigmente;
17.1.11. agjentë aktivë sipërfaqësor.
17.2. Për prodhimin e kimikateve inorganike themelore, si:
17.2.1. gaze si: amonjaku, klori ose gazi klorhidrik, fluori ose gazi fluorhidrik, dioksidi i
karbonit, përbërësit e squfurit, dioksidi i squfurit, hidrogjeni, kloruri i karbonilit;
16
17.2.2. acide si: acidi kromik, acidi fluorhidrik, acidi fosforik, acidi nitrik, acidi klorhidrik,
acidi sulfurik, oleumi dhe acidi sulfuror;
17.2.3. baza si: hidroksidi i amonit, hidroksidi i kaliumit, hidroksidi i natriumit;
17.2.4. kripërat si:karbonati i kaliumit, karbonati i natriumit, perboratet, nitarti i argjendit;
17.2.5. jo metale, okside të metaleve ose komponime të tjera inorganike si karburi i
kalciumit, silici, karburi i silicit.
17.3. për prodhimin e plehrave kimike me bazë fosfatike, azotike ose të kaliumit (plehra kimike
të thjeshta ose të përbëra);
17.4. për prodhimin e prodhimeve themelore për mbrojtjen e bimëve dhe të biocideve;
17.5. impiante që përdorin proceset kimike ose biologjike për prodhimin e produkteve me bazë
farmaceutike, ngjyrave dhe pesticideve;
17.6. për prodhimin e lëndëve shpërthyese;
17.7. për prodhimin e shtesave ushqimore proteinike, fermente dhe substanca të tjera proteinike
me rrugë kimike ose biologjike.
5. Industria energjetike
18. Termocentrale për prodhim të energjisë dhe impiante të tjera për djegies me prodhim të energjisë më
të lartë se pesëdhjetë (50) MW.
19. Centrale të energjisë nukleare,
20. Ndërtimi i linjave elektrike të tensionit të lartë, me një voltazh minimumi dyqindenjëzet (220) KV dhe
me një gjatësi më të madhe se dhjetë (10) km.
21. Rafineritë e naftës dhe gazit, pajisjet për lëngëzim dhe gazifikim të qymyrit dhe rërave bituminoze,
impiante për rigjenerimin e vajrave të përdorur me sasi më të lartë se njëqindmijë (100.000) tonë/vit.
22. Depo për ruajtjen dhe depozitimin e naftës, produkteve të saj, produkteve kimike dhe petrokimike me
kapacitet më të lartë ose të barabartë me njëqindmijë (100.000) tonë
23. Depo për ruajtjen dhe depozitimin e materieve radioaktive.
6. Infrastruktura e transportit
24. Ndërtimi i linjave për trafikun hekurudhor në distancë të gjatë dhe për aeroporte me rrugë kalimi bazë
më të madhe ose të barabartë me dymijenjëqind (2100) m.
25. Ndërtimi i një rruge të re me dy ose më shumë shirita, ose zgjerimi i një rruge ekzistuese me dy ose
më pak shirita ku do të sigurohen dy ose më shumë shirita, ku kjo rrugë e re ose pjesa e zgjeruar e
rrugës do të jetë pesë (5) km ose më shumë në vazhdimësi.
26. Tubacionet me diametër prej pesëqind (500) mm ose mbi këtë vlerë dhe një gjatësi prej dhjetë (10)
km ose mbi këtë vlerë për transportin e:
26.1. gazit natyror, produkteve të naftës, ose kimikateve;
17
26.2. dioksidit të karbonit (CO2) për qëllime të deponimit gjeologjik, përfshirë edhe stacionet
shoqëruese të pompimit.
27. Tubacionet me diametër më të madh se tetëqind (800) mm dhe një gjatësi më të madhe se dyzetë
(40) km për transportin e dioksidit të karbonit (CO2) për qëllime të deponimit gjeologjik, përfshirë edhe
stacionet shoqëruese të pompimit.
7. Industria ushqimore
28. Trajtimi dhe përpunimi i synuar për prodhimin e produkteve ushqimore nga:
28.1. lëndët e para me origjinë shtazore (përveç qumështit) me kapacitet të prodhimit final më të
madh se tridhjetë (30) tonë/ditë;
28.2. lëndët e para bimore me kapacitet të prodhimit final më të madh se dyqindepesëdhjetë
(250) tonë/ditë;
28.3. trajtimi dhe përpunimi i qumështit, në sasi prej njëqind (100) tonë/ditë (vlera mesatare mbi
bazë vjetore);
8. Trajtimi i mbeturinave dhe ujërave të shkarkuar
29. Impiante për djegie, rikuperim, trajtim kimik, ose deponim të mbeturinave të rrezikshme.
30. Impiante për djegien e mbeturinave urbane me kapacitet më të madh se një (1) tonë/orë.
31. Deponitë e mbeturinave urbane me kapacitet më të madh se tridhjetë (30) tonë/ditë.
32. Impiantet e trajtimit të ujërave urbane të shkarkuara me kapacitet ekuivalent ose më të madh, për
njëqindmijë (100.000) banorë;
33. Impiantet e trajtimit të ujërave industriale të shkarkuara.
9. Projektet për depozitim, transport dhe furnizim të ujit
34. Nxjerrja e ujërave nëntokësor ose skemat artificiale të ringarkimit të ujërave nëntokësor, ku vëllimi
vjetor i ujit të nxjerr ose të rimbushur (ringarkuar) është i barabartë ose më i madh se pesë (5) milion m3.
35. 1. Punime për transferimin e burimeve ujore nga basenet e lumenjve, ku transferimi synon te
rrugëkalimet e shkurtuara parandaluese të ujërave dhe ku sasia e ujërave të transferuara është
më e madhe se tridhjetë (30) milion m3/vit.
35. 2. Në të gjitha rastet, punimet për transferimin e burimeve ujore nga basenet e lumenjve ku
rrjedha shumëvjeçare e basenit është më e madhe se gjashtëqind (600) milion m3/vit dhe ku
sasia e ujërave të transferuara është më e madhe se 5 për qind e kësaj rrjedhjeje. Në të dyja
rastet përjashtohet transferimi i ujit të pijshëm me tubacione.
36. Pendat dhe rezervuaret e tjera të projektuara për grumbullimin ose depozitimin e ujit, ku sasia shtesë
e ujit është më e madhe se pesë (5) milionë m3.
10. Industria e letrës, e drurit, e tekstilit, dhe e lëkurës
37. Prodhimi i fibrave të kartonit mbi njëqindmijë (100.000) m2/vit.
38. Impiante industriale për:
18
38.1. prodhimin e pulpës nga druri ose fibrave të tjera të ngjashme;
38.2. prodhimin e letrës dhe kartonëve me kapacitet prodhues më të madh se pesëdhjetë (50)
tonë/ditë.
39. Prodhimi i mobileve me kapacitete mbi dhjetëmijë (10.000) m3/vit, lëndë e parë.
40. Impiantet për trajtimin paraprak (operacione të tilla si larja, zbardhja, mercerizimi), ose ngjyrosjen e
fibrave dhe tekstileve.
41. Fabrika për trajtimin dhe përpunimin e lëkurës.
11. Bujqësia intensive
42. Impiantet për rritjen intensive të shpendëve, derrave dhe bagëtive të imëta që kanë më shumë se:
42.1. dhjetëmijë (10.000) shpendë;
42.2. pesëqind (500) derra;
42.3. njëqind (100) gjedhë
42.4. njëmijë (1000) bagëti të imëta;
12. Projekte të tjera
43. Impiant për depozitimin ose trajtimin e mbeturinave të kafshëve dhe të skeleteve të kafshëve;
44. Zonat e deponimit për deponim gjeologjik të dioksidit të karbonit.
45. Instalime për kapje të vrushkujve të CO2 për qëllime të deponimit gjeologjik nga instalimet e përfshira
nga kjo Shtojcë, ose në rastet kur kapja e përgjithshme vjetore e CO2
është 1,5 megatonë ose mbi këtë
vlerë.
46. Çdo ndryshim ose zgjatje e ndonjë projekti të paraqitur në këtë Shtojcë, kur ndryshimi ose zgjatja e
tillë e arrinë pragun e caktuar në këtë Shtojcë, nëse një i tillë është i përfshirë.
SHTOJCA 2
1. Bujqësia, pylltaria dhe peshkataria
1.1. Projekte për përdorimin e tokave jobujqësore ose zonave gjysmë natyrore për qëllime të
bujqësisë intensive;
1.2. Projekte të menaxhimit të ujërave për nevoja bujqësore duke përfshirë projektet e ujitjes dhe
drenazhimit të tokës;
1.3. Pyllëzimi dhe shpyllëzimi për qëllimet e ndryshimit të destinacionit të përdorimit të tokës;
1.4. Fermat intensive të peshkut.
2. Industria ekstraktuese
2.1. Gurore, gurthyes, miniera të hapura dhe nxjerrje torfe përfshirë këtu vendet e identifikuara
për punime të zejeve (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
19
2.2. Minime nëntokësore;
2.3. Nxjerrja, thërmimi dhe seperimi e mineral-inerteve nga drenazhimi lumor;
2.4. shpimet e thella, në veçanti:
2.4.1. shpimet gjeotermike;
2.4.2. shpimet për furnizimet me ujë, duke përjashtuar shpimet për të kontrolluar
qëndrueshmërinë e tokës;
2.5. objekte sipërfaqësore industriale për nxjerrjen e qymyrit, linjitit dhe materialeve bituminoze
(projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1).
3. Industria energjetike
3.1. impiantet industriale për prodhimin e energjisë elektrike, avullit dhe ujit të nxehtë (projekte
që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
3.2. impiante industriale për mbajtjen e gazit, avullit, ujit të nxehtë; për transmetimin e energjisë
elektrike me anë kabllosh (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
3.3. ruajtja në sipërfaqe e gazit natyror;
3.4. ruajtja nën tokë e gazeve të djegshme;
3.5. ruajtja në dhe nën sipërfaqe të tokës e lëndëve të djegshme të lëngëta (projekte që nuk
përfshihen në Shtojcën 1) dhe ruajta në sipërfaqe të tokës e karburanteve fosil;
3.6. briketimi industrial i qymyrit dhe i linjitit;
3.7. hidrocentrale (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
3.8. pajisjet për shfrytëzimin e fuqisë së erës për prodhim të energjisë;
3.9. Burimet rrezatuese të vazhdueshme (jonizuese dhe jojonizuese);
3.10. Instalime për kapje të vrushkujve të CO2 për qëllime të deponimit gjeologjik (instalime që
nuk përfshihen në Shtojcën 1);
4. Prodhimi dhe përpunimi i metaleve
4.1. Prodhimi i hekurit dhe çelikut me derdhje të vazhdueshme;
4.2. Impiant për përpunimin e metaleve të zeza (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
4.3. Fonderi të metaleve të zeza (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
4.4. Impiant për shkrirjen, përfshirë legurimin e metaleve me ngjyrë, me përjashtim të metaleve
të çmuara, duke përfshirë produktet e rikuperuara (rafinimi, derdhja në fonderi, etj.), (projekte që
nuk përfshihen në Shtojcën 1);
4.5. Impiant për trajtim sipërfaqësor të metaleve dhe materialeve plastike (projekte që nuk
përfshihen në Shtojcën 1);
4.6. Prodhimi dhe montimi i automjeteve dhe prodhimi i motorëve për automjete;
4.7. Impiante për pjekjen dhe sinterimin e mineraleve metalike.
20
4.8. Instalimet për ndërtimin dhe riparimin e aeroplanëve;
4.9. Prodhimi i pajisjeve hekurudhore;
4.10. Copëtimi me eksplozivë.
5. Industria e mineraleve
5.1. Furrat e koksit (distilim i thatë i qymyrit);
5.2. Fabrika për prodhimin e çimentos (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1) ;
5.3. Fabrika për prodhimin e azbestit dhe për përpunimin e produkteve të azbestit (projekte që
nuk përfshihen në Shtojcën 1);
5.4. Fabrika për prodhimin e qelqit dhe të fibrave të qelqit (projekte që nuk përfshihen në
Shtojcën 1);
5.5. Fonderi për shkrirjen e substancave minerale që përfshinë edhe fibrat minerale (projekte që
nuk përfshihen në Shtojcën 1);
5.6. Prodhimi i produkteve qeramike me anë të djegies, në veçanti tjegulla çatie, tulla, tulla
refraktare, tjegulla, veshje guri ose porcelani (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1)
5.7. Fabrika për prodhimin e asfaltit;
5.8. Fabrika për prodhimin e betonit.
6. Industria kimike
6.1. trajtimi i mes produkteve dhe prodhimi i kimikateve;
6.2. prodhimi i pesticideve dhe produkteve farmaceutike, ngjyrave dhe varakut, elastomereve
dhe peroksideve (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
6.3. objektet e magazinimit për qëllime tregtimi apo ruajtjeje të naftës, produktet e naftës dhe
produktet kimike.
7. Industria ushqimore
7.1. Prodhimi i vajrave dhe yndyrave shtazore dhe bimore (projekte që nuk përfshihen në
Shtojcën 1);
7.2. Paketimi dhe ambalazhimi i produkteve bimore dhe shtazore;
7.3. Prodhimi i produkteve bulmetore (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
7.4. Prodhimi i birrës dhe maltimi (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
7.5. Prodhimi i shurupeve dhe ëmbëlsirave (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
7.6. Instalimet për therjen e kafshëve;
7.7. Instalime industriale për prodhimin e niseshtesë;
7.8. fabrikat e sheqerit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1).
21
8. Industria tekstilit, lëkurës, drurit dhe letrës
8.1. Fabrikat për prodhimin e letrës dhe kartuçit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
8.2. Impiante për paratrajtimin (larja, zbardhja, mercerizimi) ose lyerja e fibrave dhe tekstileve
(projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
8.3. Impiante për regjjen e gëzofit dhe lëkurës;
8.4. Impiante për përpunimin dhe prodhimin e celulozës;
9. Industria e gomës
9.1. Prodhimi dhe trajtimi i produkteve me bazë elastomeri.
10. Projektet e infrastrukturës
10.1. Projekte të zhvillimit industrial;
10.2. Projekte të zhvillimit urban, duke përfshirë ndërtimin e qendrave tregtare dhe parkingjeve
të automjeteve;
10.3. Ndërtimi i hekurudhave, pajisjeve intermodale të transportit dhe terminaleve intermodale
(projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
10.4. Ndërtimi i aeroporteve dhe fushave për aeroplanë të vegjël (projekte që nuk përfshihen në
Shtojcën 1);
10.5. Ndërtimi i rrugëve (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
10.6. Ndërtimi, konstruktimi ose modifikimi i kanaleve ujore në tokë, projekte për kanale dhe
preventim të rrjedhjes;
10.7. Projekte për parandalim të përmbytjeve përfshirë modifikimin e kanaleve të lumenjve
(projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
10.8. Pendët ose instalime të tjera të projektuara për të mbajtur ujë ose për ta ruajtur atë për një
kohë të gjatë (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
10.9. Konstruktimi ose modifikimi i binarëve të tramvajeve, i ashensorëve ose hekurudhave
nëntokësore, që përdoren vetëm ose kryesisht për pasagjerë.
10.10. Instalime tubacioni për naftë dhe gaz dhe tubacione për transport të vrushkujve të CO2
për qëllime të deponimit gjeologjik (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
10.11. Nxjerrja e ujërave nëntokësorë dhe skemat e rimbushjes artificiale të ujërave nëntokësore
(projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
10.12. Puna për transferimin e burimeve ujore midis baseneve të lumenjve (projekte që nuk
përfshihen në Shtojcën 1);
11. Turizmi dhe koha e lirë
11.1. Shtigje skijimi, teleferikë, makina me kabllo dhe zhvillime të shoqëruara me këto lloj
veprimtarish;
11.2. Fshatra turistike dhe komplekset e hoteleve jashtë zonave urbane dhe objekteve të
shoqëruara me këto lloj veprimtarish;
22
11.3. Vende (zona) të karvanëve dhe kampeve;
11.4. Parqe zbavitëse;
11.5. Objektet e infrastrukturës në zonat e mbrojtura që nuk janë të përfshira në planin
hapësinor.
12. Projekte të tjera
12.1. Rrugë permanente që përdoren për testimin dhe garat e mjeteve të motorizuara;
12.2. Instalime për eliminimin e plehrave (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
12.3. Impiante për trajtimin e ujërave të ndotura (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
12.4. Instalime për grumbullimin e llumit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
12.5. Depo për ruajtjen e mbeturinave të hekurit dhe të metaleve të tjera, duke përfshirë skeletet
metalike të makinave të dala jashtë përdorimit;
12.6. Instalime për prodhimin e fibrave minerale artificiale (projekte që nuk përfshihen në
Shtojcën 1);
12.7. Instalime për rikuperimin ose shkatërrimin e substancave eksplozive;
12.8. Vende për depozitim të mbetjeve industriale jo të rrezikshme;
12.9. Vende që përdoren për grumbullimin-depozitimin e kafshëve të ngordhura ose të
padëshirueshme (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
12.10. Industri ushqimore (projekte që nuk bëjnë pjesë në Shtojcën 1 ose në seksionin 7 më
lartë)
12.11. Çdo ndryshim ose zgjerim i projekteve të dhëna në Shtojcën I ose Shtojcën II, të cilat
janë të lejuara, të realizuara ose në proces të realizimit, të cilat ndryshime ose zgjerime mund të
kenë ndikime të theksuar jo të favorshme në mjedis (ndryshimi ose zgjerimi që nuk është
përfshirë në Shtojcën 1);
12.12. Projektet në Shtojcën I, të ndërmarra ekskluzivisht ose kryesisht për zhvillim ose testim
të metodave ose produkteve të reja dhe që nuk janë përdorur për më tepër se dy (2) vite.
SHTOJCA 3
KRITERET E PËRZGJEDHJES SË PROJEKTEVE
1. Karakteristikat e projektit
1.1. Karakteristikat e projektit duhet të merren në konsideratë, veçanërisht këto që vijojnë:
1.1.1. madhësia e projektit;
1.1.2. ndikimi i kombinuar në mjedis me projekte ekzistuese dhe ose të ardhshme;
1.1.3. përdorimi i burimeve natyrore;
1.1.4. gjenerimi i mbeturinave;
23
1.1.5. ndotja dhe shqetësimi;
1.1.6. rreziku për aksidente, bazuar në substancat dhe teknologjitë e përdorura.
2. Vendndodhja e zbatimit të projektit
2.1. Ndjeshmëria mjedisore e zonave gjeografike që mund të ndikohen nga projekti duhen marrë
në konsideratë, veçanërisht në:
2.1.1. përdorimi ekzistues i tokës;
2.1.2. sasia, cilësia dhe kapaciteti regjenerues i burimeve natyrore në zonë;
2.1.3. kapaciteti absorbues i mjedisit natyror duke i kushtuar vëmendje të veçantë
zonave të mëposhtme:
2.1.3.1. ligatinat (tokat e lagëta);
2.1.3.2. zonat malore dhe pyjore;
2.1.3.3. parqet dhe rezervatet natyrore;
2.1.3.4. zona veçanërisht të mbrojtura;
2.1.3.5. zona në të cilat standardet e cilësisë në mjedise kombëtare dhe të BE-
së janë tejkaluar;
2.1.3.6. zona me popullsi të dendur;
2.1.3.7. peizazhe me rëndësi kulturore, arkeologjike dhe historike.
3. Karakteristikat e ndikimit të mundshëm
3.1. ndikimet e mundshme të projekteve duhen shqyrtuar në përputhje më kriteret 1 dhe 2 të
lartpërmendura, por duke u bazuar veçanërisht në:
3.1.1. shtrirja e ndikimit (zona gjeografike dhe shtrirja në distancë e popullatës së
ndikuar);
3.1.2. natyra ndërkufitare e ndikimit;
3.1.3. madhësia dhe kompleksiciteti i ndikimit;
3.1.4. gjasat e ushtrimit të ndikimit;
3.1.5. zgjatja, shpeshtësia dhe kthyeshmëria e ndikimit.
Ligji Nr. 03/ L-214
23 shtator 2010
Shpallur me dekretin Nr. DL-048-2010, datë 14.10.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së
Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi.