1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 80 / 27 GUSHT 2010
LIGJI Nr. 03/L-163
PËR MINIERAT DHE MINERALET
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton :
LIGJIN PËR MINIERAT DHE MINERALET
PJESA I
QËLLIMI, FUSHËVEPRIMI DHE PËRKUFIZIMET
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është promovimi në përputhshmëri me standardet e pranuara mjedisore, i hulumtimit,
nxjerrjes dhe pasurimit të Mineraleve përmes rregullimit dhe mbikëqyrjes së personave të angazhuar në
industrinë minerare, lehtësimi dhe mbështetja e një pjesëmarrje dhe konkurrence më të madhe të sektorit
privat në industrinë minerare, maksimalizimi i hulumtimit dhe shfrytëzimit të Mineraleve, si dhe rregullimi i
mbledhjes, menaxhimit dhe arkivimit të të dhënave gjeo-shkencore për të mirën e Republikës së
Kosovës.
Neni 2
Fushëveprimi
1. Ky ligj zbatohet për të gjitha aktivitetet që përfshijnë hulumtimin, shfrytëzimin dhe/ose pasurimin e
lëndëve Minerale në Republikën e Kosovës.
2. Resurset minerale, pavarësisht nga prejardhja e tyre, forma ose gjendja fizike, që gjenden në brendësi
të tokës apo në sipërfaqe të saj dhe brenda territorit të Republikës së Kosovës, janë pronë e Republikës
së Kosovës. Resurset minerale, të cilat nxirren nga një Bartës i Licencës për Shfrytëzim të lëshuar në
përputhje me këtë ligj ose që është në fushëveprimin e nenit 85 të këtij ligji, kalojnë në pronësi të Bartësit
të Licencës për Shfrytëzim në kohën e nxjerrjes dhe deponimit të tyre në sipërfaqe.
Neni 3
Përkufizimet
1. Kurdo që përdoren në këtë ligj, secili nga termet në vijim ka kuptimin e dhënë më poshtë, përveç nëse
konteksti në të cilin këto terme përdoren, qartësisht ka kuptim tjetër.
1.1. Zonë me Interes të Veçantë - një zonë fizike/gjeografike e cila ligjërisht është përcaktuar
si e tillë në përputhje me nenin 18 të këtij ligji.
1.2. Shfrytëzim zejtar - nxjerrjen e Mineraleve Ndërtimore në shkallë të ulët nga individë privat,
me dorë, me përdorimin e pajisjeve tradicionale si dhe traktorëve të lehtë ose automjeteve të tjera
të vogla për transportim, pa lëndë plasëse, gërmues mekanik, thyerës, shirita transportues ose
makineri tjetër të rëndë.
1.3. Licencë për shfrytëzim zejtar - Licencën e lëshuar nga KPMM-ja sipas Pjesës VII të këtij
Ligji.
2
1.4. Programi i shfrytëzimit zejtar - ka kuptimin e përcaktuar në nenin 44 paragrafi 3. nën-
paragrafi 3.8 i këtij ligji.
1.5. Zonë e shfrytëzimit zejtar - një zonë e cila është përcaktuar si zonë për shfrytëzim zejtar
sipas Pjesës VII të këtij ligji.
1.6. Shoqëri tregtare - të gjitha shoqëritë tregtare të themeluara dhe aktualisht të regjistruara
sipas ligjit të Kosovës.
1.7. Kufiri operativ i parave të gatshme - shumën e fituar pas zbritjes së shpenzimeve
operative nga të hyrat:
1.8. shpenzimet operative - shpenzimet e paguara ose të bëra nga Bartësi i Licencës për
ushtrimin e aktiviteteve të shfrytëzimit dhe/ose përpunimit të mineraleve përkatëse pas fillimit të
prodhimit nga Zona Minerare; me kusht që pikat dhe shpenzimet në vijim nuk do të përfshihen
gjatë llogaritjes së shpenzimeve operative:
- shpenzimeve kapitale mbi pesëmijë (5.000) Euro;
- zhvleftësimi; dhe
- ngarkesat financiare, duke përfshirë kamatën, tarifat dhe ngarkesat e ndërlidhura; dhe
1.9. Të hyrat - vlerën bruto të të gjitha shumave të pranuara ose të maturuara dhe që duhen
paguar bartësit të Licencës si rezultat i shitjes ose transferimit të të drejtave mbi një mineral ose
burim Mineralesh në çfarëdo forme ose lokacioni, të nxjerra ose të përpunuara; me kusht që
llogaritja e të hyrave në asnjë rast nuk mund të bazohet në çmime që janë nën çmimin e
aplikueshëm të tregut në kohën e shitjes ose transferit, edhe nëse ky çmim më i ulët është
përcaktuar në një kontratë të Bartësit të Licencës
1.10. Eksplozive Komerciale - të gjithë eksplozivët, detonatorët dhe/ose mjetet tjera kimike ose
teknike të cilat përdoren ose kanë për qëllim të përdoren për ushtrimin e aktiviteteve plasëse në
lidhje me çfarëdo veprimtarie të hulumtimit, shfrytëzimit, aktiviteteve të përpunimit të gurit ose
aktiviteteve të veçanta.
1.11. Gjykata Kompetente - Gjykatën Supreme të Republikë së Kosovës.
1.12. Mineralet Ndërtimore - ka kuptimin e përcaktuar në paragrafin 2. te këtij neni.
1.13. KPMM nënkupton Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, të përshkruar në Pjesën
X të këtij ligji.
1.14. Licencë në Interes të Publikut nënkupton një Licencë e cila i lëshohet një ndërmarrje
publike ose ndërmarrje në pronësi shoqërore në përputhje me Pjesën VIII të këtij ligji.
1.15. Leje në Interes të Publikut - nënkupton një Leje e cila i lëshohet një ndërmarrje publike
ose ndërmarrje në pronësi shoqërore në përputhje me pjesën VIII të këtij ligji.
1.16. Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor nënkupton një vlerësim për të konstatuar pasojat e
mundshme mjedisore të aktiviteteve që ndërlidhen me hulumtimin dhe shfrytëzimin, siç është
përcaktuar në Ligjin Nr. 03/L-024 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis.
1.17. Mineralet Energjetike ka kuptimin e përcaktuar në paragrafin 2 te këtij neni.
1.18. Hulumtim nënkupton aktivitetet që kanë për qëllim konstatimi e ekzistencës, sasisë dhe
vlerës së pritur të resurseve minerale.
1.19. Zonë Hulumtimi - nënkupton zonën për të cilën vlen Licenca e Hulumtimit.
3
1.20. Licencë për Hulumtim nënkupton autorizimin zyrtar të lëshuar me shkrim nga KPMM
sipas Pjesës III të këtij Ligji.
1.21. Aktivitetet e Hulumtimit” nënkupton aktivitetet që përfshijnë hartografinë gjeologjike,
marrjen e mostrave të dheut dhe shkëmbit, hapjen e transheve, shpimet, matjet gjeo-fizike dhe
aktivitetet e ngjashme që ndërmerren për qëllime të hulumtimit ose qëllime tjera.
1.22. Program i Hulumtimit - ka kuptimin e përcaktuar në nenin 22 paragrafi 1 nën-paragrafi
1.5 të këtij Ligji.
1.23. Ligji Mjedisor - Ligjin Nr. 03/L-025 për Mbrojtjen e Mjedisit.
1.24. Ligji mbi Qasjen në Dokumente Zyrtare - Ligjin Nr. 2003/12 të 16 tetorit 2003, “Ligji mbi
Qasjen në Dokumente Zyrtare”.
1.25. Ligji i Kosovës ose “ligji i aplikueshëm” nënkupton:
- Kushtetutën e Republikës së Kosovës,
- të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare të lidhura në mënyrë të ligjshme nga një autoritet
publik i Republikës së Kosovë;
- të gjitha ligjet ose aktet nënligjore të miratuara ose nxjerra në mënyrë të ligjshme nga
një autoritet publik i Republikës së Kosovës; dhe
- të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, rregulloret, ligjet ose aktet nënligjore që janë nën
fushëveprimin e nenit 145 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
1.26. Mineralet Industriale - ka kuptimin e përcaktuar në paragrafin 2 te këtij neni.
1.27. Strategjia Minerare - ka kuptimin e përshkruar në nenin 73 te këtij ligji
1.28. Licencë - Licencën për hulumtim, Licencën për mbajtje, Licencën për shfrytëzim ose
Licencën për shfrytëzim zejtar.
1.29. Zonë e Licencës - zonën fizike/gjeografike të caktuar në Licencë ku mund të ushtrohen
aktivitet e autorizuara me atë Licencë.
1.30. Zonë e Lejes - zonën fizike/gjeografike të caktuar në leje ku mund të ushtrohen aktivitet e
autorizuara me atë leje.
1.31. Bartës i Licencës - personin ose personat e emëruar dhe të autorizuar në bazë të
Licencës.
1.32. Mineralet Metalore - ka kuptimin e përcaktuar në paragrafin 2 te këtij neni
1.33. Minierë - çdo vend ose zonë ku nxirret një resurs minerar, duke përshirë të gjitha
ndërtesat, strukturat, makineritë, deponitë, rrugë ose objekte të tjera të vendosura në një vend
ose zonë të tillë, të cilat përdoren ose kanë si qëllim të përdoren për përfitimin, shfrytëzimin ose
përpunimin e një minerali.
1.34. Mineral - çdo substancë të dobishme në gjendje të ngurtë, të lënget ose të gaztë, që
ndodhet në trajtë natyrore mbi ose nën toke, në ose nën ujë, në sterile dhe që është formuar prej
pjesëve gjeologjike, duke përjashtuar këtu naftën dhe gazin natyror.
1.35. Resurs Mineral - çfarëdo minerali metalik, industrial, ndërtimor, gurë të çmuar ose gjysmë
të çmuar, mineral energjetik ose ujë që ka vlerë potenciale ekonomike.
1.36. Grup i Burimeve Minerale - term i përgjithshëm që i referohet njërit nga grupet e veçanta
të burimeve Minerale të përkufizuara në paragrafin 2 te këtij neni
4
1.37. Shpenzimet minimale të hulumtimit - shumën minimale që bartësi i Licencës për
Hulumtim, duhet të shpenzojë në Aktivitete të Hulumtimit, sipas nenit 24 paragrafi 2 nën-paragrafi
2.2 të këtij ligji.
1.38. Zonë e shfrytëzimit - zonë për të cilën vlen Licenca e shfrytëzimit.
1.39. Licencë për shfrytëzim -Licencën e lëshuar nga KPMM-ja sipas Pjesës V të këtij Ligji.
1.40. Aktivitetet e shfrytëzimit - të gjitha aktivitetet e ndërmarra me qëllim të gërmimit ose
shfrytëzimit të një resursi mineral.
1.41. Programi i shfrytëzimit - ka kuptimin e paraparë në nenin 31 paragrafi 1. nën-paragrafi
1.9 të këtij ligji.
1.42. Ministër - Ministrin e Energjisë dhe Minierave.
1.43. Ministria - Ministrinë e Energjisë dhe Minierave.
1.44. Muzeu - Muzeun Shtetëror të Kristaleve dhe Mineraleve të themeluar nga Ministria në
përputhje me nenin 78 të këtij ligji.
1.45. Posedues i Lejes - personin e përcaktuar në leje, për ushtrimin e aktiviteteve të
autorizuara nga ajo leje.
1.46. Person - një personin fizik ose një ndërmarrje.
1.47. Gurët e çmuar dhe gjysmë të çmuar - ka kuptimin e përcaktuar në paragrafin 2 te këtij
neni.
1.48. Përpunimi - çfarëdo trajtimi të mineraleve ose xeheve të nxjerra duke përfshirë ndarjen
ose pasurimin e mineraleve përmes proceseve fizike, teknologjike ose kimike.
1.49. Aktivitetet e veçanta - nënkupton:
- aktivitetet e hulumtimit që përfshijnë: shpimin, gërmimin, marrjen e mostrave në sasi të
nevojshme, matjet gjeofizike, duke përfshirë shfrytëzimin e aeroplanëve ose metodave
elektrike me voltazh të lart, operimin e makinerisë ose pajisjeve, dhe aktivitetet e
ndërlidhura që ushtrohen më qëllim të hulumtimit dhe që fizikisht e ndryshojnë ose
çrregullojnë sipërfaqen e tokës,
- shfrytëzimin e eksplozivëve për qëllime të shfrytëzimit ose hulumtimit të mineraleve;
- fillimin e aktiviteteve të shfrytëzimit ose shfrytëzimit zejtar,
- aktivitetet Minerale që përfshijnë; përdorimin ose operimin e makinerisë dhe pajisjeve,
aktivitete të tjera që janë caktuar nga KPMM-ja; dhe
- trajtimin, deponimin ose përpunimin e mineraleve duke përfshirë: përdorimin ose
operimin e makinerisë dhe pajisjeve, përdorimin e reagensëve kimik dhe të tjerë,
aktivitete të tjera që mund të përcaktohen nga KPMM-ja.
1.50. Programi i aktiviteteve të veçanta - ka kuptimin e përcaktuar në nenin 38, paragrafi 1,
nën-paragrafi 1.9 të këtij ligji.
1.51. Leje - autorizimin zyrtar me shkrim të lëshuar nga KPMM-ja për ushtrimin e aktiviteteve të
veçanta.
1.52. Autoritet publik - çdo autoritet ekzekutiv Qeveritar, organ publik, ministri, departament,
agjenci, ose autoritete të tjera që ushtrojnë funksione ekzekutive, legjislative, rregullative,
5
administrative publike ose gjyqësore. Termi “Autoritet Publik” përfshin gjithashtu edhe organizatat
private ose ndërmarrjet që ushtrojnë ndonjërën nga funksionet e lartpërmendura në bazë të
autorizimit që u është dhënë me ndonjë akt normativ ose nën-ligjor ose në bazë të autoritetit që u
është dhënë nga ndonjë autoritet tjetër publik.
1.53. Vlerësimi i resurseve -dokumentin e përgatitur konform standardeve evropiane, për
raportimin e rezultateve të hulumtimit, resurseve minerale dhe rezervave Minerale (Kodi i
raportimit).
1.54. Licenca për mbajtjen e të drejtave minerare - licencën e lëshuar nga KPMM-ja sipas
Pjesës IV të këtij Ligji.
1.55. Pronar i rëndësishëm - një person i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mban
ose kontrollon pesë përqind (5%) ose më shumë të të drejtave pronësore në një ndërmarrje.
1.56. Marrëveshja për të drejtat sipërfaqësore - një marrëveshje:
- ndërmjet një aplikuesi, bartësi të Licencës ose Lejes dhe një pale të tretë që ka të drejta
pronësore të regjistruara në mënyrë të ligjshme, që parashtruesi i kërkesës, bartësi i
Licencës ose Lejes propozon ti shfrytëzojë ose është duke i shfrytëzuar për ushtrimin e
aktiviteteve të autorizuara me këtë ligj
- që e autorizon parashtruesin e kërkesës, bartësin e Licencës ose Lejes për ushtrimin e
aktiviteteve në fjalë.
1.57. Ndërmarrje - nënkupton:
- çdo ndërmarrje, ortakëri, bashkë ndërmarrje, person juridik, shoqatë, projekt, degë,
zyrë ose organizatë(pavarësisht pronësisë, vendndodhjes ose vendit ku kryen
veprimtarinë e vet ose ku është themeluar),
- çdo Autoritet publik, dhe/ose
- çdo person fizik që vepron në emër të cilësdo nga të lartpërmendurat.
1.58. Praktikat e panevojshme - praktikat të cilat nuk janë në përputhje me praktikat e mira
komerciale minerare në shfrytëzim në BE ose që kërkohen nga BE ose standardet
ndërkombëtare.
1.59. Ujë - ujin që gjendet mbi ose nën sipërfaqen e tokës që është
- i përshtatshëm për paketim për shitje ose
- që mund të shfrytëzohet si burim i energjisë termale ose hidroelektrike.
2. Për qëllime të këtij ligji, mineralet ndahen në këto grupe:
Grupi 1 – Mineralet Energjetike. “Mineralet Energjetike” nënkupton të gjitha llojet e
hidrokarbureve të ngurta, hidrokarburet e lëngëta dhe gazta, shkëmbinjtë bituminoz dhe
materialet radioaktive. “Hidrokarburet e ngurta” nënkupton lignitin, thëngjillin e murrmë, thëngjillin,
antracitet dhe materialet e tjera të karbonizuara në gjendje të ngurtë. “Hidrokarburet e lëngëta
dhe të gazta” nënkupton çfarëdo përbërje organike, në gjendje të lëngët ose të gaztë, që
kryesisht përmban karbon dhe hidrogjen, mirëpo nuk nënkupton dhe nuk përfshin naftën dhe
gazin natyror.
Grupi 2 – Mineralet Metalore. “Mineralet Metalore” do të thotë mineralet që përmbajnë metalet
si në vijim: alumin, atimon, arsenik, berilium, bismut, boron, kadmium, çesiumi, kromiti, çinabari,
kobalti, bakri, galena, galiumi, germaniumi, ari, hafniumi, ilmeniti, indiumi, hekuri, oksidet e
hekurit, plumbi, litiumi, magnezi, mangani, merkuri, molibdeni, nikeli, niobi, metalet e grupit të
platinit (MGP: ruthenium, rodium, palladium, osmium, iridium, planinium), piritet, radiumi,
mineralet e tokave të rralla (latanidet dhe aktinidet), renium, rubidium, skandium, selenium,
6
argjendi, stroncium, tantalum, tellurium, thallium, torium, kallaji, titaniumi, tungsteni dhe xehet e
tij, vanadiumi, vulfeniti, itriumi, zinku dhe zirkoni.
Grupi 3 – Mineralet Jo-Metalore. “Mineralet Jo-Metalore” përfshinë të gjitha mineralet jo-
metalore që përdoren për qëllime industriale. “Mineralet Jo-Metalore” përfshijnë: “Mineralet
industriale” nënkupton mineralet jo-metalore të cilat përdoren kryesisht për qëllime industriale,
duke përfshirë grafitin, mikat, vermikuliti, feldshpati, volastoniti, asbesti, talku, pirofiliti, magneziti,
brusiti, fluoriti, bariti, zeolitet, olivinitet, ultrabazitet e serpentinizuara, Kuarci (kuarci optik).
1.60. Mineralet Kimike - mineralet jo-metalore të cilat përdoren kryesisht në fushën e kimisë,
agrokimisë dhe llaqeve me ngjyra. Këtu përfshihen apatiti, fosforitet, squfuri, kripërat minerale,
bromi, jodi, bori, glaukoniti, pigmentet natyrore (ngjyruesit mineral).
1.61. Mineralet Teknike - mineralet jo-metalore të cilat përdoren kryesisht për qëllime teknike.
Këtu përfshihen kaolina, argjilat, bentonitet, lëndët e para kuarcore (kuarci, kuarcitet, rërat
kuarcore, ranorët kuarcor), shkëmbinjtë silicor (diatomitet, trepelet, radiolaritet,), shkëmbinjtë
karbonatikë (gëlqerorët, travertinat, shkumësi), dolomitet, gjipsi, anhidriti, perliti); dhe
1.62. Mineralet Ndërtimore - të gjitha mineralet dhe materialet tjera të ndërlidhura që
shfrytëzohen me qëllim të përdorimit në industrinë e ndërtimtarisë,përfshirë, rërën, zhavorrin,
gurin gëlqeror (dhe gurët tjerë sedimentar) granitin (dhe gurët tjerë magmatik) dhe mermeri (dhe
gurët tjerë metamorfik) përfshirë argjilitet, mergelet, gëlqeren e shuar, shapin, andezitet, bazaltin,
dunitet, diabazën, tufin, rreshpet, rreshpet argjilore, gurë rrasash, ranoret, rërën kuarcore,
agregatet dhe gurët ndërtimor, serpentini, perioditi, duniti, dioriti, diabazi, bazalti, gabro, sieniti,
gnejset dhe kuarcitet.
Grupi 4 - Gurët e çmueshëm dhe gjysmë të çmueshëm. “Gurët e çmueshëm dhe gjysmë të
çmueshëm” nenkuptojnë dhe përfshijnë: korundi, diamanti, smeraldi, rubini, safiri, amazoniti,
aventurini, berilini, krisoberili, krisokolla, kordieritet, dioptaset, garneti, kuarci (duke përfshirë
ametistin, citrine, kristali, agatet, karnelian, kalkedoni, krisopraset, kuarci i kuq, hialitet, opali, sy
tigri), sodalitet, topazi, turmalinet dhe bruzi, nefriti, rodoniti dhe zhadeiti.
Grupi 5 – Ujërat Minerale dhe Gjeotermale – “Ujërat Minerale” nënkupton ujin që gjendet në
mënyrë natyrore mbi ose nën sipërfaqen e tokës që përmban sasi të mjaftueshme të elementeve
kimike që kanë vlerë industriale, duke përfshirë të gjitha ujërat që kanë me shumë se një (1) gram
mbetje të thatë në një (1) litër. “Ujërat Gjeotermale” janë ujëra nëntokësore, zakonisht nga një
burim ose gejzer, temperatura e të cilëve është më e lartë se sa temperatura mesatare vjetore e
ajrit.
3. Ministria në konsultim me KPMM përmes një akti nënligjor mund të përkufizojnë më hollësisht termet e
përdorura në këtë ligj si dhe të përkufizojnë terme të reja; me kusht që, përkufizimet në fjalë dhe
përkufizimet e termeve të tjera të mos e ndalojnë ose pengojnë zbatimin cilësdo nga dispozitat e këtij ligji.
4. Në këtë ligj njëjësi përfshin shumësin dhe shumësi përfshin njëjësin, dhe kudo që përmendet “neni” ka
të bëjë me nenet e këtij ligji, përveç nëse nuk është paraparë ndryshe.
5. Përemri “ai” dhe mbiemri “i tij” vlejnë në mënyrë të barabartë për secilën gjini dhe po ashtu i referohen
një ndërmarrje aty ku kjo kërkohet nga konteksti.
6. Përveç nëse konteksti qartësisht kërkon një interpretim tjetër, të gjitha referencat në këtë ligj ndaj
ligjeve, rregulloreve ose akteve të tjera nënligjore ose cilësdo dispozitë të caktuar të tyre duhet të
interpretohen për të përfshirë të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e tyre. Nëse ligji, rregullorja ose akti
nënligjor është shfuqizuar dhe zëvendësuar me akte të reja që rregullojnë fushën e njëjtë, referencat në
këtë ligj duhet të interpretohen për t’i përfshirë këto akte të reja dhe, sipas rastit, dispozitat gjegjëse në to.
PJESA II
7
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 4
Autorizimi i nevojshëm për hulumtim ose shfrytëzim
1. Përveç siç është përcaktuar në paragrafin 2 te këtij neni, ky ligj zbatohet për të gjitha aktivitetet e
hulumtimit, shfrytëzimit dhe/ose përpunimit të resurseve minerale në Kosovë. Asnjë Person nuk mund të
ushtrojë aktivitete të hulumtimit, shfrytëzimit dhe/ose përpunimit të resurseve minerale ose çfarëdo
aktiviteti tjetër pa licencë ose leje të lëshuar nga KPMM në përputhje me këtë ligj.
2. Shprehimisht përcaktohet se ky ligj nuk i rregullon aktivitetet e shfrytëzimit të Ujërave Minerale ose
Ujërave Gjeotermale për qëllime shëndetësore ose të pijes.
Neni 5
Llojet e Licencave dhe Lejeve
1. KPMM-ja mund të lëshojë këto Licenca dhe Leje pas përmbushjes së kushteve për lëshimin e këtyre
Licencave dhe Lejeve në bazë të këtij ligji:
1.1. Licenca për hulumtim, sipas Pjesës III të këtij ligji,
1.2. Licenca për mbajtjen e të drejtave, sipas Pjesës IV të këtij ligji,
1.3. Licenca për shfrytëzim, sipas Pjesës V të këtij ligji,
1.4. Leja për ushtrimin e aktiviteteve të veçanta, sipas Pjesës VI të këtij ligji;
1.5. Licenca për shfrytëzim zejtar, sipas Pjesës VII të këtij ligji; dhe
1.6. Licenca ose Leja në Interes të Publikut, sipas Pjesës VIII të këtij ligji.
Neni 6
Kriteret e kualifikimit
1. Personi që dëshiron të marrë ose mbajë një Licencë ose Leje, ose ta vazhdojë ose të pranojë një
bartje të një Licence ose Leje ekzistuese, ka të drejtë ta marrë atë nëse:
1.1. personi është një shoqëri tregtare ku së paku njëri nga udhëheqësit e lartë teknik, përgjegjës
për veprimtaritë e përditshme teknike të shoqërisë tregtare, ka për qëllim në mirëbesim të jetë
fizikisht i pranishëm në Kosovë; dhe
1.2. as personi dhe asnjëri nga drejtuesit, udhëheqësit, drejtorët ose pronarët e rëndësishëm, në
dhjetë (10) vitet e kaluara:
1.2.1. nuk është vërtetuar nga një gjykatë kompetente se ka kryer vepër penale në
Kosovë ose jashtë Kosovës që përfshin dhunën, kërcënime të dhunës praktikimin e
korrupsionit, shpëlarjes së parave, mito ose ryshfet ose çfarëdo vepre tjetër penale që
dënohet me gjashtë (6) muaj burgim sipas ligjit përkatës në fuqi për atë vepër penale;
1.2.2.. nuk është deklaruar i papërshtatshëm, për shkak të arsyeve të përmendura më
lartë, nga një institucion qeveritar ose organizatë kompetente ndërkombëtare që ofron
fonde zhvillimore, investime publike ose rindërtim;
1.2.3. nuk është vërtetuar nga një gjykatë kompetente se ka kryer vepër të rëndë penale
përmes pjesëmarrjes në aktivitetet e një organizate kriminale, që përndryshe përkufizohet
si shoqëri e strukturuar e themeluar brenda një kohë të caktuar dhe që vepron në mënyrë
të organizuar për arritjen e përfitimeve financiare përmes ushtrimit të aktiviteteve
kriminale ose që konsiderohen si ilegale në vendin ku ato ndodhin,
8
1.2.4. nuk është vërtetuar nga një gjykatë kompetente se ka kryer një vepër mashtrimi
ose ekuivalente me mashtrimin; ose
1.2.5. nuk është gjobitur ose dënuar nga një Autoritet publik se qëllimisht ka paraqitur
fakte të rrejshme në dokumentet ose deklaratat e dorëzuara Autoritetit të tillë publik,
përveç kur gjoba ose dënimi në fjalë të jetë zhvleftësuar ose anuluar nga ndonjë gjykatë
kompetente;dhe
1.3. Personi:
1.3.1. nuk është vërtetuar nga një gjykatë kompetente në dy (2) vitet e kaluara se është i
bankrotuar ose i paaftë për pagesë,
1.3.2. nuk është duke u ri-strukturuar ose administruar nga një gjykatë kompetente,
1.3.3. aktualisht nuk ka ndonjë marrëveshje ose aranzhim me kreditorët e tij për shtyrjen
ose reduktimin e pagesave për shkak se aplikuesi më parë nuk ka qenë në gjendje që
me kohë ti përmbushë detyrimet
1.3.4. aktualisht nuk i nënshtrohet ndonjë urdhri gjyqësor ose administrativ që i
suspendon ose anulon pagesat nga ose për aplikuesin, gjë kjo që rezulton në humbjen e
pjesshme ose të plotë të të drejtave të aplikuesit për administrimin ose tjetërsimin e
pasurisë së tij;
1.3.5. aktualisht nuk është palë e një procedure gjyqësore ose administrative e cila mund
të rezultojnë në një vendim gjyqësor ose administrativ ose një gjykim apo marrëveshje të
përshkruar në nën- paragrafët 1.3.1 – 1.3.4 të këtij paragrafi;
1.3.6. nuk është konstatuar në tri (3) vitet e fundit, nga një gjykatë kompetente, se ka
shkelur ndonjë kontratë me ndonjë njësi publike, autoritet publik ose ndërmarrje publike
në Kosovë ose në ndonjë vend tjetër; os
1.3.7. nuk është neglizhent në pagimin ose dorëzimin e tatimeve, detyrimeve,
kontributeve, pagesave ose tarifave që duhet ti paguhen një autoriteti publik ose
ndërmarrje publike; dhe
1.4. Personi:
1.4.1. i posedon burimet financiare dhe është teknikisht i kualifikuar dhe me përvojë për
ushtrimin e aktiviteteve sipas Licencës ose Lejes, dhe për zbatimin e detyrimeve të
parapara në Licencën ose Lejen në fjalë;
1.4.2. posedon sigurimin për “të gjitha rreziqet” ndaj palëve të treta, që vlen përgjatë
gjithë afatit të Licencës ose Lejes, në shumën e arsyeshme minimale të caktuar nga
KPMM-ja;
1.4.3. paraprakisht nuk i është revokuar ose suspenduar ndonjë Licencë ose Leje nga
ana e KPMM-së, përveç kur veprimi i këtillë është zhvleftësuar ose anuluar nga ndonjë
gjykatë kompetente; dhe
1.4.4. nëse aplikuesi nuk ka dështuar në përmbushjen e punëve të autorizuara me
ndonjë Licencë ose Leje; me kusht që, KPMM-ja të mos e refuzojë një kërkesë duke u
bazuar në dështimin ne fjalë, përveç nëse aplikuesi:
1.4.4.1. është informuar hollësisht lidhur me dështimin dhe ai nuk ka arritur që t’a
përmirësojë atë brenda afatit të caktuar nga KPMM-ja, ose
1.4.4.2. në rast se dështimi nuk ka qenë i përmirësueshëm dhe aplikuesi nuk ka
ofruar ose paguar kompensim për atë; dhe
1.5. Lëndën e Licencës ose Lejes për të cilën aplikuesi ka aplikuar:
9
1.5.1. nuk bie ndesh me lëndën e ndonjë Licence ose Leje tjetër që i është lëshuar një
pale të tretë;
1.5.2. nuk bie ndesh me lëndën e një kërkese paraprake nga ndonjë aplikues tjetër që ka
prioritet;
1.5.3. nuk përfshin ndonjë Resurs Mineral që mbulohet nga një Licencë që u nënshtrohet
procedurave të tenderimit; dhe
1.5.4. nuk përfshin ndonjë zonë në të cilën aktivitetet përkatëse janë të ndaluara me
ndonjë ligji që është në fuqi në Kosovë; dhe
1.6. nuk ka paraqitur fakte materialisht të rrejshme në kërkesën e tij.
Neni 7
Procedurat e përgjithshme
1. KPMM-ja do të nxjerrë procedura dhe formularë standard për procedurën e aplikimit për licencë dhe
për dhënien e Licencave dhe Lejeve, si dhe për zgjatjen, modifikimin, bartjen, pezullimin ose anulimin e
tyre.
2. Çdo Licencë dhe Leje duhet të përfshijë kushte që kërkojnë:
2.1. për përputhshmëri me ligje, rregulla, kode dhe standarde të caktuara;
2.2. raportimin e aksidenteve;
2.3. marrjen e masave për mbrojtjen e punëtorëve dhe sigurisë ose shëndetit publik; dhe
2.4. marrjen e masave për mbrojtjen e mjedisit;
3. KPMM-ja do të nxjerrë një listë që e përcakton shumën e taksës që duhet paguar për paraqitjen e
kërkesës që duhet të dorëzohet së bashku me secilin lloj të kërkesës. Shuma e taksave në fjalë duhet të
jetë në pajtim me praktikat më të mira ndërkombëtare. Çdo aplikues duhet të paguajë shumën e kërkuar
në KPMM njëkohësisht me paraqitjen e kërkesës. Të gjitha taksat në fjalë janë të pakthyeshme.
4. KPMM-ja i’a konfirmon aplikuesit kohën dhe datën e pranimit të çdo kërkese, dhe regjistron emrin e
aplikuesit, të dhënat tjera kontaktuese si dhe llojin e kërkesës.
5. KPMM-ja mund të kërkojë nga aplikuesi që të paraqesë të dhëna shtesë aq sa KPMM-ja këtë e
konsideron të nevojshme për verifikimin e të dhënave të dorëzuara më parë nga aplikuesi dhe/ose
përputhshmërinë e tij me këtë ligj.
6. KPMM-ja mban shënime të plota dhe të sakta mbi të gjitha kërkesat në lidhje më një Licencë ose Leje
si dhe mbi të gjitha mbledhjet e Bordit të KPMM-së që janë mbajtur për shqyrtimin e kërkesave të tilla;
shënimet në fjalë përfshijnë, mes tjerash, të gjitha vendimet e marra dhe arsyet për ato vendime.
7. Të dhënat në fjalë janë në dispozicion për inspektim nga publiku në përputhje me Ligjin për Qasje në
Dokumentet Zyrtare.
Neni 8
Dorëzimi i Zonës së Licencës
1. Bartësi i Licencës për hulumtim, për mbajtjen e të drejtave ose Licencës për shfrytëzim, i cili dëshiron
që plotësisht ose pjesërisht të dorëzojë Zonën e Licencës, duhet të paraqesë kërkesë në KPMM për një
certifikatë dorëzimi, jo më pak se një muaj (1) para datës në të cilën ai dëshiron që dorëzimi të hyjë në
fuqi.
10
2. Pa cenuar paragrafin 4. te këtij neni KPMM-ja i lëshon aplikuesit certifikatën e kërkuar ose në mënyrë
të pakushtëzuar ose nën kushtet e përcaktuara nga KPMM-ja që kanë të bëjnë me zonën e dorëzuar, siç
mund të përcaktohet në mënyrë të arsyeshme nga KPMM.
3. Kërkesa e paraqitur sipas këtij neni duhet:
3.1. të identifikojë zonën që do të dorëzohet dhe, nëse kërkesa vlen vetëm për një pjesë të
Zonës së Licencës, të përfshijë një plan që qartësisht e identifikon pjesën e zonës që duhet
dorëzuar dhe pjesën që do të mbahet;
3.2. të cekin datën në të cilën aplikuesi dëshiron që dorëzimi të hyjë në fuqi;
3.3. të jep hollësi mbi aktivitetet që janë ushtruar në bazë të Licencës në zonën që duhet
dorëzuar; dhe
3.4. të mbështetet me të dhëna dhe raporte lidhur me veprimtaritë e kryera të cilat mund ti
kërkojë KPMM-ja në mënyrë të arsyeshme.
4. KPMM-ja nuk lëshon certifikatën e dorëzimit nëse KPMM konstaton se aplikuesi nuk ka vepruar në
pajtim me planin e mbylljes së minierës dhe programin e rehabilitimit të kërkuar sipas paragrafit 1, nën-
paragrafi 1.9 të nenit 31 te këtij ligji ose do ta lërë zonën në gjendje të pasigurt dhe jo në përputhshmëri
me praktikat e mira të shfrytëzimit minerar dhe të mjedisit.
5. Certifikata e dorëzimit hyn në fuqi në ditën në të cilën ajo i jepet aplikuesit. Në raste kur çertifikata
lëshohet për tërë Zonën e Licencës, Licenca duhet të anulohet në po atë ditë; në të gjitha rastet e tjera,
Licenca modifikohet për të marrë parasysh dorëzimin.
6. Në rast të dorëzimit të plotë ose të pjesshëm të një Zone të Licencës, Bartësi i Licencës vazhdon të
mbajë përgjegjësi për të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë të cilat rrjedhin si rezultat i aktiviteteve të
ushtruara nga Bartësi i Licencës në bazë të Licencës përkatëse në zonën e dorëzuar.
Neni 9
Pezullimi ose Anulimi i Licencës ose Lejes për mos-përputhshmëri
1. Nëse një Bartësi i Licencës ose Lejes nuk arrin ta ruajë kualifikimin e tij sipas nenit 6 te këtij ligji ose
nuk i ka përmbushur kërkesat materiale të këtij ligji ose cilësdo Licencë, Leje, marrëveshje ose instrument
tjetër të nxjerrë dhe/ose zbatuar në pajtim me këtë Ligj, KPMM-ja do t’i dërgojë bartësit të Licencës ose
Lejes një “Njoftimit të dështimit për përmbushje” me shkrim. Njoftimi në fjalë duhet:
1.1. të specifikojë natyrën e dështimit;
1.2. t’i japë Bartësit të Licencës/Lejes një periudhë kohore të arsyeshme për të përmirësuar
dështimin në fjalë, periudha e tillë kohore duhet të jetë së paku gjashtëdhjetë (60) ditë por jo më
shumë se njëqindenjëzet (120) ditë përveç nëse dështimi në fjalë ka krijuar ose kërcënon të krijon
një gjendje seriozisht të rrezikshme dhe KPMM konstaton se dështimi i tillë duhet patjetër të
përmirësohet brenda një periudhe më të shkurtër;
1.3. të përcaktojë masat të cilat Bartësi i Licencës/Lejes kërkohet t’i marrë për të përmirësuar atë
dështim, e cila mund të përfshin pagesën e gjobës nga Bartësi i Licencës/Lejes, nëse dështimi ka
shkaktuar një gjendje seriozisht të rrezikshme;
1.4. të bashkëngjisë, një Urdhëresë për Pezullim duke informuar Bartësin e Licencës/Lejes se
Licenca apo Leja në fjalë pezullohet deri atëherë kur Bartësi i Licencës/Lejes, brenda periudhës
kohore të specifikuar nga KPMM, të ketë:
1.4.1. rregulluar plotësisht dështimin;
1.4.2. nëse KPMM ashtu vendos, aspektet më serioze të rregulluara siç është përcaktuar
nga KPMM; dhe
11
1.5. ta informojë Bartësin e Licencës ose Lejes se nëse dështimi vazhdon edhe pas periudhës
kohore të përcaktuar në njoftim, KPMM është e obliguar me ligj që të ndërmarrë masat
ndëshkuese dhe/ose detyruese të përcaktuara në këtë Ligj, , duke përfshirë anulimin e Licencës
apo Lejes në fjalë sipas paragrafi 2 te këtij neni ;
2. Nëse konstatohet se Bartësi i Licencës ose Lejes nuk ka vepruar në përputhje me njoftimin brenda aftit
të përcaktuar në njoftim, KPMM do ta anulojë Licencën ose Lejen përkatëse me nxjerrjen e një “Vendimi
për Anulim” me të cilin e:
2.1. informon Bartësin e Licencës ose Lejes se Licenca apo Leja në fjalë është anuluar;
2.2. urdhëron Bartësin e Licencës ose Lejes që menjëherë të ndërpresë të gjitha aktivitetet e
autorizuara nga Licenca ose Leja në fjalë;
2.3. urdhëron Bartësin e Licencës ose Lejes që të ndërmarrë të gjitha masat të cilat KPMM i
konsideron të nevojshme për të siguruar ndërprerjen e rregullt dhe të sigurt të veprimtarisë si dhe
për të siguruar që zona në të cilën është ushtruar ajo veprimtari të mos lihet në një gjendje e cila
është ose ekziston rreziku se do të shndërrohet në rrezik për mjedisin ose shëndetin apo jetën
njerëzore, shtazore apo bimore.
2.4. urdhëron Bartësin e Licencës/Lejes që menjëherë të paguan të gjitha rentat minerare të
akumuluara por të pa paguara; dhe/ose
2.5. urdhëron Bartësin e Licencës/Lejes të paguan një gjobë nëse KPMM konsideron se dështimi
ishte me paramendim ose ka shkaktuar një gjendje seriozisht të rrezikshme.
3. Anulimi i një Licence ose Leje sipas sipas paragrafit 2. te këtij neni hyn në fuqi me rastin e dërgimit të
“Vendimit për Anulim” me shkrim te Bartësi i Licencës/Lejes.
4. Çdo paralajmërim apo urdhëresë që i dërgohet Bartësit të Licencës / Lejes sipas paragrafit 1. dhe 2. te
këtij neni duhet të përmbajë një
4.1. sqarim me shkrim i arsyeve të KPMM për lëshimin e një paralajmërimi apo urdhërese, dhe
4.2. informata me shkrim në lidhje me të drejtat ligjore të apelit dhe shqyrtimit gjyqësor të Bartësit
të Licencës/Lejes në lidhje me çështjet e përcaktuara në paralajmërim apo urdhëresë.
5. Në rast të pezullimit ose anulimit të Licencës ose Lejes, Bartësi i Licencës ose Lejes vazhdon të mbajë
përgjegjësi për të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë që janë shfaqur si rrjedhojë e aktiviteteve të ushtruara
nga Bartësi i Licencës ose Lejes në bazë të Licencës ose Lejes ose në përputhje me një njoftim ose
vendim të lëshuar në sipas paragrafit 1. dhe 2. te këtij neni.
Neni 10
Transferimi dhe Lënia Peng e Licencave dhe Lejeve
1. Përveç nëse nuk parashihet ndryshe në këtë nen, asnjë Licencë ose Leje nuk mund të transferohet, të
lihet peng ose të ngarkohet më çfarëdo barre tjetër ligjore, qoftë me marrëveshje ose përmes detyrimit të
ligjit.
2. Nëse bartësi i Licencës për Hulumtim ose Licencës për shfrytëzim ose bartësi i një Leje dëshiron të
bëjë bartjen e Licencës ose Lejes në fjalë, Bartësi i kësaj Licence ose Leje dhe pranuesi i propozuar i saj
duhet që bashkërisht të dorëzojnë në KPMM-së një kërkesë të plotësuar në formën e paraparë së bashku
me taksën e paraparë. Kësaj kërkese duhet t’i bashkëngjiten të dhënat në vijim:
2.1. një (1) kopje e Licencës dhe/ose Lejes përkatëse, të marrëveshjes së propozuar për
transferim si dhe të gjitha dokumentet tjera përkatëse;
2.2. një (1) deklaratë nga Bartësi i Licencës ose Lejes që i parashtron arsyet për transferimin e
propozuar;
12
2.3. të dhënat që vërtetojnë se pranuesi i transferimit sipas këtij ligji do të kishte të drejtë që të
marrë Licencën ose Lejen në fjalë, nëse pranuesi i transferimit do të kishte aplikuar për atë
Licencë ose Leje;
2.4. një (1) azhurnim të Programit të Hulumtimit, Veprimtarive të Veçanta dhe/ose Shfrytëzimit si
dhe një deklaratë të lëshuar nga pranuesi i propozuar për përmbushjen e programeve të
miratuara nga KPMM; dhe
2.5. një (1) deklaratë me shkrim nga ana e pranuesit të transferimit të propozuar që i pranon dhe
do t’i përmbushë të gjitha detyrimet e mbetura të bartësit të Licencës ose Lejes – pavarësisht
nëse këto detyrime lindin nga Licenca, Leja, ky ligj ose ndonjë element tjetër i Ligjit të Kosovës –
nga data e hyrjes në fuqi transferimit.
3. KPMM-ja lejon transferimin e Licencës ose Lejes pas paraqitjes së kërkesës në bazë të paragrafit 2.
te këtij nenit, nëse në datën e paraqitjes së kësaj kërkese, bartësi i licencës i përmbush kushtet e
përcaktuara në paragrafin 2. te këtij neni dhe kushtet e përgjithshme për dhënien e licencës ose lejes
përkatëse sipas këtij ligji.
4. Pas miratimit të transferimit nga KPMM, pranuesi Licencës ose Lejes është i detyruar t’i përmbushë të
gjitha detyrimet që dalin nga nën-paragrafi 2.5 i paragrafit 2. të këtij neni .
5. Licenca ose Leja mund të shërbejë si kolateral për një peng për të siguruar detyrimet e bartësit të
licencës ose lejes. Në rast të krijimit të një pengu, pengdhënësi dhe pengmarrësi bashkërisht do të
dorëzojnë një njoftim në KPMM i cili duhet të përmbajë të dhënat në vijim:
5.1. emrin e pengmarrësit;
5.2. emrat dhe adresat e pronarëve të rëndësishëm dhe drejtorëve të pengmarrësit, nëse ka të
këtillë;
5.3. adresën zyrtare të regjistruar të pengmarrësit në Kosovë;
5.4. një përshkrim të hollësishëm të kushteve materiale të pengut.
6. Pas pranimit të njoftimit i cili i përmbush kushtet e përcaktuara në paragrafin 5 te këtij nenin, KPMM e
regjistron pengun në Kadastrën e Licencave/Lejeve i cili mbahet nga KPMM.
7. Vendosja e një pengu në një Licencë ose Leje nuk konsiderohet si lirim i bartësit të licencës ose lejes
nga detyrimet e tij për përmbushjen e kushteve të Licencës ose Lejes e cila është objekt i pengut.
8. Pengmarrësi menjëherë duhet ta njoftojë KPMM-në mbi të gjitha masat e ndërmarra për ekzekutimin e
pengut. Pengmarrësi menjëherë duhet ta informojë KPMM-në nëse këto masa të ekzekutimit rezultojnë
në marrjen e posedimit të Licencës ose Lejes përkatëse nga pengmarrësi ose në marrjen e një urdhri ose
aktgjykimi të një gjykate ose organi të arbitrazhit i cili e detyron pengdhënësin që t’ia bartë pengmarrësit
posedimin e Licencës ose Lejes ose nëse ky urdhër ose aktgjykim në mënyrë të qartë e vërteton të
drejtën e pengmarrësit për marrjen e posedimit të Licencës ose Lejes në fjalë. Nëse pengmarrësi merr
një urdhër ose aktgjykim të këtillë, atëherë ai duhet t’ia dorëzojë KPMM-së origjinalin e këtij urdhri ose
aktgjykimi për shqyrtim dhe kopjim. KPMM menjëherë i’a kthen pengmarrësit origjinalin. KPMM pastaj
merr të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e urdhrit ose gjykimit.
9. në rast se pengmarrësi merr posedimin e Licencën ose Lejes përkatëse:
9.1. pengmarrësi nuk ka të drejtë që të zhvillojë veprimtarinë e përcaktuar në Licencë ose Leje
përderisa ai të këtë siguruar të dhënat të cilat kërkohen nga një pranues i propozuar i bartjes
sipas nën-paragrafëve 2.3, 2.4 dhe 2.5 të paragrafit 2 te këtij neni;
9.2. pengmarrësi mund t’ia bartë licencën ose lejen një pale të tretë nëse pengmarrësi dhe
pranuesi i propozuar i kësaj bartje i përmbushin të gjitha kushtet e përcaktuara në paragrafin 2. te
këtij neni; në këtë rast, të gjitha referencat në paragrafin 2. te këtij neni ndaj “Bartësit të Licencës”
13
ose “Bartësit të Lejes” e nënkuptojnë pengmarrësin; dhe
9.3. pengdhënësi është rreptësishtë i detyruar që t’i ofrojë pengmarrësit ose pranuesit të
propozuar të bartjes të gjithë ndihmën e arsyeshme e cila mund të kërkohet nga këta të fundit për
përmbushjen e kushteve të përcaktuara në paragrafin 2. te këtij neni, - veçanërisht – por pa u
kufizuar – në përgatitjen dhe dorëzimin e një Programi të azhurnuar të Hulumtimit, Veprimtarive
të Veçanta dhe/ose Shfrytëzimit, siç kërkohet nga nën-paragrafi 2.4. te paragrafit 2. te këtij neni.
10. Nëse një barrë vendoset si rezultat i veprimit të ligjit në Kosovë në përgjithësi në asetet e Bartësit të
Licencës ose Lejes, barrëmarrësi mund të ndërmarrë çfarëdo masa të ligjshme të ekzekutimit të licat
barrëmarrësi i konsideron të nevojshme ose të përshtatshme për ekzekutimin e barrës kundër aseteve të
Bartësit të Licencës ose Lejes, duke përfshirë çfarëdo Licence ose Leje në posedim të Bartësit. Në raste
të këtilla, dispozitat e paragrafit 8. dhe 9. te këtij neni do të zbatohen dhe referencat në ato dispozita ndaj
“pengut” dhe “pengmarrësit” do të nënkuptojnë “barrën” dhe “barrëmarrësin”.
11. Nëse një Licencë ose Leje është objekt i një pengu ose barre, kjo në asnjë mënyrë nuk e pengon dhe
nuk ndikon në autoritetin e KPMM-së për anulimin ose pezullimin e Licencës ose Lejes në përputhje me
dispozitat e këtij ligji dhe/ose kushteve dhe konditave të Licencës ose Lejes. Megjithatë, nëse bartësi i një
pengu ose barre (pengmarrësi) e ekzekuton atë peng ose barrë atëherë ai, sipas zgjedhjes së tij mund t’i
përmbushë kërkesat e përcaktuara në paragrafët 2.3.-2.5. të këtij neni për pranuesit e transferove ose të
dorëzojë kërkesë për transferimin e Licencës ose Lejes një pale tjetër në përputhje me kërkesat e
paragrafit 2. të këtij neni, me ç’rast pengmarrësi konsiderohet Bartësi i Licencës ose Lejes për qëllime të
këtij neni. Të gjitha kërkesat dhe kushtet operacionale të përcaktuara në Licencë ose Leje do të
pezullohen deri në përmbushjen e kërkesave të përcaktuara në paragrafin 2. nga pengmarrësi;
megjithatë, pengmarrësi është përgjegjës për të siguruar që vendi përkatës të mirëmbahet në përputhje
me kërkesat e aplikueshme mjedisore dhe të sigurisë.
Neni 11
Bartja e kontrollit
1. Çdo propozim për ndryshimin e një Pronari të Rëndësishëm të një Bartësi të Licencës ose Lejes duhet
të miratohet nga KPMM. KPMM mund ta refuzojë miratimin e ndryshimit nëse pronari i ri i rëndësishëm
nuk i përmbush kriteret e kualifikimit të përcaktuara në nën-paragrafin 1.2., paragrafin 1 të nenit 6 te këtij
ligji ose nëse ndryshimi i propozuar do të rezultojë në humbjen e të drejtave të Bartësit të Licencës ose
Lejes sipas cilës do dispozitë tjetër të nenit 6 te këtij ligji
2. Gjatë dorëzimit të kërkesës për miratim, sipas këtij neni 11, KPMM mund të kërkojë dorëzimin e të
gjitha të dhënave të cilat KPMM me arsye i konsideron të nevojshme.
Neni 12
Të drejtat e përgjithshme komerciale të bartësve të Licencave ose Lejeve
1. Në lidhje me aktivitetet e autorizuara nga Licenca ose Leja përkatëse, bartësi i Licencës ose i Lejes ka:
1.1. detyrimin që të zhvillojë veprimtarinë afariste në përputhje me ligjin, praktikat e mira
komerciale minerare dhe me standardet e BE-së dhe ndërkombëtare;
1.2. të drejtën që të zhvillojë veprimtarinë afariste i lirë nga ndërhyrja e paarsyeshme ose e
paligjshme nga cilitdo person ose autoritet publik;
1.3. detyrimin që të mbajë në Kosovë, libra të plotë dhe të saktë të kontabilitetit dhe regjistra
financiar në Euro;
1.4. të drejtë të hapë dhe të shfrytëzojë xhirollogari bankare brenda dhe jashtë Kosovës;
1.5. të drejtë të importojë mallrat dhe pajisjet e nevojshme drejtpërsëdrejti nga furnizuesi i tij;
14
1.6. të drejtë të pranojë ose deponojë jashtë vendit të ardhurat nga shitjet e eksportit; me kusht
që të gjitha këto të ardhura të regjistrohen dhe të figurojnë në librat e kontabilitetit dhe regjistrat
financiar të cilat duhet të mbahen në Kosovë sipas nën-paragrafit 1.3 te këtij neni.
Neni 13
Aktivitetet e kufizuara
1. Bartësi i Licencës ose Lejes për Shfrytëzim nuk do të ushtrojnë asnjë veprimtari në ndonjë sipërfaqe
që:
1.1. ndodhet më afër se dyqind (200) metra nga kufiri i një fshati, qyteze, qyteti apo vendbanimi
tjetër;
1.2. ndodhet brenda një zone prej njëqind (100) metra prej ndonjë shtëpie ose ndërtese të banuar
ose përkohësisht të pabanuar;
1.3. ndodhet brenda dyzetepesë (45) metrave prej ndonjë toke që është pastruar ose lëvruar,
ose në mënyrë tjetër të përgatitur për mbjelljen e farërave bujqësore ose mbi të cilën janë duke u
rritur të mbjella bujqësore, përveç kur Bartësi i Licencës ose Lejes ka fituar të drejtat
sipërfaqësore mbi këtë tokë;
1.4. është shfrytëzuar gjatë dymbëdhjetë (12) muajve të kaluar për rritjen ose korrjen e të
mbjellave bujqësore, përveç kur Bartësi i Licencës ose Lejes ka fituar të drejtat sipërfaqësore mbi
këtë tokë;
1.5. është brenda dyqind (200) metra prej ndonjë pende ose rezervuari;
1.6. është vend i ndonjë termocentrali, largpërçuesi ose lumi ose është jo më larg se njëqind e
pesëdhjetë (150) metra prej tyre;
1.7. është më afër se gjashtëdhjetë (60) metra prej ndonjë rruge ose magjistrale;
1.8. është e rezervuar për hekurudhë ose është më afër se gjashtëdhjetë (60) metra prej ndonjë
hekurudhe ose toke të rezervuar për hekurudhë;
1.9. është e caktuar si vend për varreza;
1.10. është vendi i ndonjë monumenti antik ose monumenti kombëtar i caktuar me ligj dhe
zyrtarisht;
1.11. është pjesë e një aeroporti privat apo publik ose zone sigurie të aviacionit në afërsi të
aeroportit;
1.12. është brenda një zone të caktuar me ligj dhe zyrtarisht si park nacional ose komunal; ose
1.13. në rast se përdoret eksplozivi dhe është me afër se pesëqind (500) metra nga ndërtesat
ose objektet e banimit dhe infrastrukturës
2. Nëse bartësi i licencës ose lejes dëshiron të ushtrojë veprimtari që janë të përfshira në Licencë ose
Leje në ndonjë zonë e cila është e ndaluar në bazë të paragrafit 1 te këtij neni bartësi i licencës ose lejes
mund të paraqesë kërkesë pranë KPMM për përjashtim nga ndalesat në fjalë. KPMM konsultohet me ato
autoritete publike dhe persona privat të cilët kanë një interes legjitim dhe që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë
me zbatimin e ndalesës. KPMM mund ta bëjë përjashtimin e kërkuar vetëm deri në atë masë sa është
pajtuar me këto Autoritete Publike.
15
Neni 14
Ushtrimi i të Drejtave
Të drejtat që jepen me licencë ose leje duhet të ushtrohen me kujdes të arsyeshëm. Çfarëdo dëmi i
shkaktuar në interesat e ligjshme të një pale të tretë si pasojë e ushtrimit të veprimtarive të autorizuara
me anë të licencës ose lejes do të kompensohen në përputhje me ligjin në fuqi mbi detyrimet në Kosovë.
Neni 15
Praktikat e Panevojshme
1. Asnjë Bartës i Licencës ose Lejes nuk duhet të angazhohet në praktika të panevojshme.
2. Nëse në bazë provave të sakta dhe objektive të ofruara nga Inspektorati ose një burim tjetër, KPMM
konstaton se Bartësi i Licencës ose Lejes është duke u angazhuar në praktika të panevojshme, KPMM
do t’i japë bartësit të Licencës ose Lejes njoftim me shkrim mbi këtë konstatim. Njoftimi duhet të
përcaktojë natyrën e praktikave që kundërshtohen dhe duhet të kërkojë nga bartësi përkatës i Licencës
ose Lejes që brenda tridhjetë (30) ditëve, ose të mohojë se është duke u angazhuar në praktika të këtilla
ose të ofrojë një shpjegim se pse këto punë i konsideron të nevojshme.
3. Nëse KPMM nuk është e kënaqur me përgjigjen e marrë ose nëse nuk është marrë përgjigja brenda
periudhës së sipër cekur tridhjetë (30) ditore, KPMM nxjerrë një “Njoftim të Dështimit” sipas nenit 9 me të
cilin e urdhëron bartësin përkatës të Licencës ose Lejes që të ndalojë përdorimin e këtyre praktikave. Ky
urdhër përcakton në hollësi praktikat e panevojshme për të cilat është lëshuar urdhri. Nëse Bartësi i
Licencës ose Lejes nuk vepron në përputhje me urdhrin, KPMM do të ndërmarrë masat e përcaktuara në
paragrafin 2. të nenit 9 te këtij ligji.
Neni 16
Mbajtja e zyrës në Kosovë
Çdo Bartës i Licencës, Aplikues dhe Bartës i Lejes duhet të mbajë një zyrë në Kosovë ku do të dërgohen
shkresat nga autoritetet publike. Çdo bartës i Licencës ose Lejes duhet ta njoftojë KPMM-në për adresën
e kësaj zyre dhe menjëherë duhet ta njoftojë KPMM-në lidhur me ndonjë ndryshim të kësaj adrese.
Neni 17
Raportet, shënimet dhe informatat
Secili bartës i Licencës ose Lejes duhet të mbajë në zyrën e përcaktuar në Nenin 16 te këtij ligji, të gjitha
shënimet dhe dokumentet e kërkuara me këtë ligj. Mostrat fizike të cilat kërkohen sipas këtij ligji po ashtu
do të mbahen në këtë zyrë, përveç nëse një dispozitë e këtij ligji shprehimisht lejon që këto mostra të
mbahen në një lokacion tjetër brenda Kosovës.
Neni 18
Licencat që i Nënshtrohen Dhënies me Proces Konkurrues
1. Përveç siç është përcaktuar në paragrafin 8. te këtij neni, të gjitha Licencat për Hulumtim ose
Shfrytëzim të një Minerali Energjetik ose një minerali i cili ndodhet në një zonë e cila është përcaktuar si
“Zonë me Interes të Veçantë” në përputhje me paragrafin 2. të këtij neni do të jepen vetëm pas ushtrimit
të një procesi të hapur, transparent dhe konkurrues të tenderimit.
2. Qeveria me propozim te Ministrit mund ta përcaktojë një zonë në Kosovë si “Zonë me Interes të
Veçantë” nëse :
2.1. është e dokumentuar se ajo zonë përmban vendburime të mineraleve të vlefshme metalore,
industriale dhe/ose gurë të çmuar ose gjysmë të çmuar në atë sasi dhe me ato karakteristika që
me arsye pritet se do të tërheqë interesin e tre ose më shumë ndërmarrjeve minerare me përvojë
dhe me burime të shëndosha financiare; dhe
2.2. ky përcaktim nuk është në kundërshtim ose mospërputhshmëri me të drejtat e cilitdo Bartësi
të Licencës sipas një licence ekzistuese;
16
2.3. Qeveria e cakton një zonë si “Zonë me Interes të Veçantë”, Qeveria menjëherë do ta anulojë
këtë caktim në rast të shfaqjes së provave të cilat dëshmojnë se zona nuk i plotëson kriteret e
përcaktuara në nën-paragrafin 2.1. dhe 2.2.
3. Procesi konkurrues i tenderimit i paraparë në paragrafin 1 te këtij neni – përveç siç është përcaktuar në
paragrafin 4. te këtij neni – do të ushtrohet nga një komision i tenderimit që përbëhet nga:
3.1. Ministri i Energjisë dhe Minierave, i cili është kryesues i komisionit;
3.2. Ministri i Ekonomisë dhe Financave;
3.3. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë;
3.4. Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;
3.5. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale; dhe
3.6. në rast të barazimit të votave për një çështje ose propozim të caktuar, Ministri i Energjisë
dhe Minierave ka të drejtë të vendos mbi çështjen. Secili nga anëtarët e sipërpërmendur mund të
caktojë një person tjetër për të shërbyer si përfaqësues i tij/saj në mbledhjen ose mbledhjet e
komisionit tenderues. Komisioni tenderues konsiderohet sa ka kuorum në mbledhjet e tij nëse së
paku tre (3) anëtarë dhe/ose përfaqësues të tyre janë të pranishëm. Ministri i Energjisë dhe
Minierave është përgjegjës për t’i siguruar komisionit tenderues ekspertizën e nevojshme ligjore
dhe teknike për të siguruar ushtrimin e ligjshëm, të rregullt dhe profesional të procesit të
tenderimit. Të gjithë personat e caktuar ose angazhuar nga Ministria e Energjisë dhe Minierave
për të mbështetur punën e komisionit tenderues do t’i ushtrojnë detyrat dhe funksionet e tyre
përputhje të plotë me ligjin, dhe i përgjigjen dhe i marrin udhëzimet e tyre ekskluzivisht nga
komisioni tenderues gjatë ushtrimit të këtyre detyrave dhe funksioneve. Të gjitha autoritetet
publike, duke përfshirë KPMM-në, do t’i ofrojnë komisionit tenderues të gjithë ndihmën, këshillat
dhe informatat të cilat komisioni tenderues mund të kërkojë për ushtrimin e rregullt të procesit të
tenderimit.
4. Komisioni tenderues sipas paragrafit 3. te këtij neni nuk është i autorizuar që të tenderojë apo të japë
një Licencë për një Mineral Energjetik nëse:
4.1. dhënia e kësaj Licence (ose e drejta për marrjen e Licencës) i nënshtrohet një procesit tjetër
konkurrues të tenderimit i cili është duke u ushtruar ose do të ushtrohet nga një organ ose
autoritet tjetër publik i themeluar në bazë të dispozitave të një marrëveshje ndërkombëtare ose
një ligji tjetër,
4.2. procesi tjetër i tenderimit ka për qëllim kryesor dhënien e një kontrate për ndërtimin e
kapaciteteve të reja të rëndësishme për prodhimin e energjisë; dhe
4.3. organi ose autoriteti publik përgjegjës për ushtrimin e atij procesi tenderues me arsye ka
konkluduar se dhënia e Licencës (ose e drejta për marrjen e Licencës) në kuadër të këtij procesi
të tenderimit është e nevojshme për të siguruar interesimin e tenderuesve potencial.
4.4. pas përmbushjes së këtyre kushteve, organi ose autoriteti publik përgjegjës për ushtrimin e
procesit të tenderimit ka të drejtën ekskluzive për tenderimin dhe dhënien e kësaj Licence (ose të
drejtës për marrjen e Licencës); me kusht që ky organ ose autoritet publik nuk do të ketë të drejtë
që të japë këtë Licencë (ose të drejtën për marrjen e Licencës) një tenderuesi i cili nuk i
përmbush kushtet e kualifikimit të themeluar me këtë ligj, dhe po ashtu me kusht që ky Licencues
t’i jetë në përputhje me dispozitat e aplikueshme të këtij ligji.
5. Asnjë person nuk mund të dorëzojë një tender ose të marrë një Licencë të këtillë nëse personi nuk i
përmbush të gjitha kushtet e kualifikimit të themeluar me këtë ligj. Organi përgjegjës i tenderimit, siç është
përcaktuar në paragrafët 3. dhe 4. te këtij neni, mund të vendosë kushte shtesë të kualifikimit; me kusht
që të gjitha këto kushte shtesë të kualifikimit të kenë shprehimisht për qëllim të sigurojnë që tenderuesit
të kenë përvojë dhe aftësi të mjaftueshme financiare për ushtrimin e veprimtarisë të autorizuar nga
Licenca.
17
6. Çdo Licencë e dhënë nga organi përkatës i tenderimit në përputhje me dispozitat e mësipërme të këtij
neni duhet të jetë në përputhje me kushtet e aplikueshme të këtij ligji. KPMM ka detyrimin që të lëshojë
këto Licenca brenda tridhjetë (30) ditëve pas dhënies së të drejtës për marrjen e licencës nga organi i
tenderimit.
7. Pavarësisht nga dispozitat e mësipërme të këtij neni, shprehimisht përcaktohet se kërkesa për proces
konkurrues të tenderimit sipas paragrafit 1. te këtij neni nuk do të aplikohet për një Licencë për një
Mineral Energjetik nëse, për shkaqe që ndërlidhen drejtpërdrejtë me nevojën për të siguruar sigurinë e
furnizimit energjetik në Kosovë Qeveria nxjerr vendim me te cilin konstaton se ka interes te rëndësishëm
publik në lëshimin e kësaj Licencë për :
7.1. një shoqëri të caktuar tregtare e cila operon me kapacitete të rëndësishme të prodhimit
energjetik në Kosovë ose
7.2. një shoqërie të caktuar tregtare e cila është furnizuesi kryesor i Mineraleve Energjetike për
këto kapacitete.
8. Nëse Qeveria nxjerr vendimin e lartpërmendur, KPMM do të ketë të drejtën për lëshimin e kësaj
Licence shoqërisë përkatëse tregtare. KPMM duhet të sigurojë që kushtet e kësaj Licence të jenë të
përputhje me dispozitat e aplikueshme të këtij ligji; megjithatë, pavarësisht nga dispozitat tjera të këtij ligji,
KPMM duhet - për Licencat për Minerale Energjetike të lëshuara në mënyrë jo-konkurruese sipas këtij
paragrafi – të kufizojë kohëzgjatjen dhe/ose fushëveprimin me qëllim që të sigurojë që këto Licenca të
kufizohen vetëm në kohëzgjatjen dhe fushëveprimin e nevojshëm për të siguruar sigurinë e furnizimit
energjetik në Kosovë.
9. Nëse, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, KPMM ka dhënë në mënyrë të ligjshme me proces jo konkurrues
një Licencë e cila tashmë do ti nënshtrohej një procesi konkurrues të tenderimit sipas këtij neni, kjo
Licencë do të vazhdojë të jetë e vlefshme deri në skadimin e saj ose anulimin e rregullt sipas kushteve
dhe dispozitave të aplikueshme të ligjit sipas të cilit është dhënë ajo licencë. Pavarësisht nga e
mësipërmja, asnjë autoritet tjetër publik nuk do të ushtrojë autoritetin e tij diskrecional me qëllim të
zgjerimit ose zgjatjes, ose që rezulton në zgjerimin ose zgjatjen, e fushëveprimit ose kohëzgjatjes së një
licence të këtillë.
Neni 19
Kushtet Themelore të Procedurës Konkurruese për Dhënien e Licencave
1. Nëse sipas nenit 18 te këtij ligji kërkohet që një Licencë (ose e drejta për marrjen e Licencës) të epet
dhe lëshohet vetëm pas ushtrimit të një procesi të hapur, transparent dhe konkurrues të tenderimit, ky
proces do të:
1.1. ushtrohet në kohën dhe mënyrën që është në përputhje me Strategjinë Minerare,
1.2. ushtrohet nga organi përkatës tenderues siç është përcaktuar në paragrafët 3. dhe 4. të
nenit 18 këtij ligji.
1.3. do të ushtrohet në përputhje të plotë me kërkesat procedurale të Ligjin mbi Procedurën për
Dhënien e Koncesioneve;
1.4. kërkojë nga ofertuesit që t’i përmbushin, në minimum, kushtet e kualifikimit të përcaktuara
në nenin 6 të këtij ligji; dhe
1.5. kërkojë nga ofertuesit që të dorëzojë oferta të cilat, në minimum, përmbajnë të dhënat dhe
dokumentet e kërkuara nga neni 22 i këtij ligji për Licencën për Hulumtim dhe neni 31 i këtij ligji
për Licencën për Shfrytëzim.
18
Neni 20
Regjistri i Licencave për Shfrytëzim
KPMM-ja mban një regjistër të Licencave dhe një Kadastër të Licencave, që i vihet në dispozicion
publikut në përputhshmëri me Ligjin mbi qasjen në dokumentet zyrtare.
PJESA III
LICENCAT PËR HULUMTIM
Neni 21
Fushëveprimi dhe kohëzgjatja
1. Licenca e Hulumtimit për Minerale Ndërtimore:
1.1. ka afat prej jo më shumë se dy (2) viteve;
1.2. vlen për një zonë që nuk është më e madhe se dyqind e pesëdhjetë (250) hektarë, dhe
1.3. mund të vazhdohet vetëm një herë për një periudhë maksimale prej dy (2) viteve.
2. Licenca e hulumtimit për të gjitha mineralet e tjera:
2.1. ka afat prej jo më shumë se tri (3) viteve;
2.2. vlen për një zonë që nuk është më e madhe se një qind (100) kilometra katror, dhe
2.3. përveç nëse është e ndaluar sipas paragrafit 9. të nenit 18 te këtij ligji, mund të vazhdohet
deri në tri (3) herë, ku secili vazhdim nuk mund të jetë më i gjatë se dy (2) vite; me kusht që, në
rast të çdo vazhdimi të tillë, zona për të cilën Licenca e hulumtimit pastaj vlen, do të reduktohet
për së paku pesëdhjetë përqind (50%).
3. KPMM-ja e përcakton zonën e reduktuar të përmendur më lartë pasi që të ketë marrë parasysh
propozimin e aplikuesit. Propozimi në fjalë duhet të bazohet në rezultatet e të gjitha aktiviteteve të
hulumtimit të kryera deri atëherë. KPMM-ja duhet të bëjë përpjekje të arsyeshme për përcaktimin e zonës
së reduktuar në mënyrë që të lehtësohet hulumtimi i mëtejmë në zonën e hulumtimit që nuk është e
përfshirë më.
4. Asnjë person në asnjë kohë nuk mund të mbajë Licenca të shumëfishta për Hulumtimin e Mineraleve
ndërtimore që mbulojnë në përgjithësi më shumë se dhjetë (10) kilometra katror.
5. Asnjë person në asnjë kohë nuk mund të mbajë Licenca të shumëfishta për Hulumtimin e Mineraleve
tjera që mbulojnë në përgjithësi më shumë se treqind (300) kilometra katror.
Neni 22
Kërkesat
1. Personi i cili dëshiron të kryej aktivitete të hulumtimit në Kosovë duhet t’i paraqesë KPMM-së një
kërkesë të plotësuar për dhënien e Licencës për hulumtim të grupit përkatës të Mineraleve brenda zonës
së specifikuar. Kërkesa e tillë bëhet në formën e paraparë së bashku me pagesën e taksës së paraparë,
dhe do të bashkëngjiten:
1.1. emrat dhe adresat e pronarëve të rëndësishëm dhe drejtorëve të aplikuesit, nëse ka të tillë;
1.2. adresën zyrtare të regjistruar të aplikuesit në Kosovë;
1.3. një përshkrim të aftësive teknike, profesionale dhe menaxheriale të personelit që është
kryesisht përgjegjës për zbatimin e Programit të Hulumtimit, duke përfshirë edhe kopjet të CV-ve
(biografive) të tyre dhe, nëse kërkohet më arsye nga KPMM të gjitha diplomat, licencat dhe
certifikatat përkatëse;
19
1.4. një ose më shumë harta që tregojnë:
1.4.1. zonën për të cilën paraqitet kërkesa, e definuar me koordinata,
1.4.2. lokacionin e çdo ndërtese, infrastrukture, aktiviteti bujqësor, apo të çdo
përmirësimi domethënës artificial apo veçorie sipërfaqësore në atë zonë, ose që është
brenda një kilometri distancë nga kufijtë e saj,
1.4.3. hyrja në këtë zonë e propozuar nga aplikuesi; dhe
1.4.4. kufijtë e secilës Komunë përkatëse,
1.5. përshkrim i hollësishëm i programit për hulumtim që është propozuar nga aplikuesi, duke
përfshirë këtu:
1.5.1. një përshkrim të grupit të resurseve Minerale që duhet të përfshihet nga Licenca,
së bashku me të gjitha raportet gjeologjike ose të tjera ose dëshmi tjera,
1.5.2. një përshkrim teknik të metodës së hulumtimit dhe pajisjeve që do të përdoren;
dhe
1.5.3. dokumente ose informata të tjera të cilat kërkohen me arsye nga KPMM-ja.
Neni 23
Kriteret e dhënies
1. Përveç nëse nuk është paraparë ndryshe në nenin 18 te këtij ligji, KPMM-ja i lëshon aplikuesit
përkatës një Licencë për hulumtimin e resursit Mineral në zonën e Licencës nëse:
1.1. janë përmbushur kërkesat e nenit 22, paragrafi 1 të këtij ligji;
1.2. programi për hulumtim i propozuar nga aplikuesi bazohet në praktikat e mira të hulumtimit,
shfrytëzimit, dhe mbrojtjes së mjedisit;
1.3. zona për të cilën kërkohet Licenca dhe kohëzgjatja e propozuar e Licencës nuk janë më të
mëdha se zona dhe kohëzgjatja e cila është e nevojshme për zbatimin e programit të hulumtimit;
1.4. aplikuesi:
1.4.1. i ka burimet financiare që në masë të arsyeshme kërkohen për ta zbatuar
programin e propozuar për hulumtim; dhe
1.4.2. nuk përjashtohet sipas nenit 6 te këtij ligji;
1.5. kërkesa dhe aplikuesi janë në përputhshmëri me të gjitha dispozitat e këtij ligji; dhe
1.6. dhënia e licencës brenda periudhës tre (3) mujore menjëherë pas datës së paraqitjes së
kërkesës është në përputhshmëri me zbatimin e Strategjisë Minerare.
2. Brenda tre (3) muajve nga pranimi i kërkesës së plotë nga një aplikues i kualifikuar, KPMM-ja ose e
lëshon Licencën e kërkuar ose i dërgon aplikuesit:
2.1. vendimin e KPMM-së për refuzimin e lëshimit të Licencës,
2.2. një shpjegim me shkrim për arsyet e marrjes së këtij vendimi nga KPMM, dhe
2.3. një njoftim me shkrim mbi të drejtën e aplikuesit të kërkesës për ankesë dhe për t’iu drejtuar
organeve gjyqësore lidhur me vendimin.
20
3. Nëse KPMM-së i nevojitet më shumë kohë për shqyrtimin e kërkesës, KPMM, para skadimit të
periudhës së përcaktuar tre (3) mujore, do t’i dërgojë aplikuesit të kërkesës një njoftim me të cilin
informohet mbi nevojën e KPMM-së për më shumë kohë; në raste të këtilla, KPMM ka dy (2) muaj shtesë
që ose ta lëshojë Licencën ose t’i dërgojë aplikuesit të kërkesës vendimin e saj për refuzimin e kërkesës
për licencë, së bashku me shpjegimin dhe njoftimin e kërkuar sipas paragrafit 2. te këtij neni.
4. Në rast se dy (2) ose më tepër kërkesa që janë në përputhshmëri sipas paragrafit 1. te këtij neni janë
paraqitur nga persona të ndryshëm për dhënien e një Licence për hulumtimin e të njëjtit mineral dhe
zonën e njëjtë, kërkesa e aplikuesit e cila është regjistruar e para nga KPMM-ja ka prioritet.
Neni 24
Të drejtat dhe detyrimet e Licencës për hulumtim
1. Licenca për hulumtim i jep bartësit të Licencës të drejtën ekskluzive, - në përputhje me kushtet dhe
dispozitat e Licencës për Hulumtim, dispozitat e këtij ligji (duke përfshirë të cilindo akt nënligjor të nxjerrë
sipas autorizimit të këtij ligji) dhe çfarëdo Marrëveshje Relevante për të Drejtat Sipërfaqësore ose të
drejtat sipërfaqësore të cilat i janë dhënë Bartësit të Licencës nga KPMM - që të kryej aktivitetet e
specifikuara hulumtuese.
2 Bartësi i Licencës për hulumtim:
2.1. ka për detyrë që ti fillojë aktivitetet hulumtuese brenda tre (3) muajve që nga data lëshimit të
Licencës, përveç nëse në Licencë nuk është paraparë ndryshe;
2.2. ka për detyrë të shpenzojë në aktivitetet e specifikuara të hulumtimit jo më pak se shumën e
përcaktuar nga KPMM-ja (“Shpenzimet minimale të hulumtimit”);
2.3. nuk do t’i largojë resurset minerale nga Zona e Hulumtimit përveç nëse kjo autorizohet
shprehimisht me shkrim nga KPMM; me kusht që, KPMM do ta autorizojë Bartësin e Licencës që
të bëjë largimin e mostrave të resurseve Minerale vetëm me qëllim të analizimit ose testimit të
këtyre mostrave; dhe
2.4. nuk do të ushtrojë çfarëdo veprimtarie të hulumtimit në apo mbi çfarëdo toke ose prone pa
marrjen e lejes paraprake nga:
2.4.1. pronari i tokës ose pronës përkatëse, kur toka ose prona është në pronësi private,
ose
2.4.2. nëse toka ose prona është në pronësi publike; nga personi i cili ka të drejtën e
ligjshme të shfrytëzimit të tokës ose pronës; ose nëse asnjë person nuk e ka të drejtë ne
shfrytëzimit, atëherë nga autoriteti publik i cili është pronar ose ka autoritetin kryesor
administrativ mbi tokën ose pronën në fjalë.
3. Vetëm shpenzimet të cilat i atribuohen drejtpërdrejt aktiviteteve përkatëse të hulumtimit konsiderohen
si Shpenzime Minimale te Hulumtimit sipas nën-paragrafit 2.2 të këtij neni. Në rast se shuma e shpenzuar
për aktivitetet hulumtuese është më e vogël se shpenzimet e përcaktuara minimale të hulumtimit në bazë
të Licencës, atëherë diferenca konsiderohet si borxh ndaj KPMM-së që duhet të paguhet menjëherë nga
Bartësi i Licencës.
4. Bartësi i Licencës për hulumtim do të:
4.1. mbajë shënime të plota dhe të sakta mbi:
4.1.1. shpimet;
4.1.2. shtresat e shpuara të tokës, me shënime të hollësishme mbi to;
4.1.3. resurset e Mineraleve të identifikuara;
4.1.4. rezultatet e të gjitha studimeve gjeokimike ose gjeofizike;
21
4.1.5. rezultatet e të gjitha analizave ose identifikimeve të mineraleve;
4.1.6. interpretimin gjeologjik të të dhënave të mbajtura sipas pikës 4.1.1. deri 4.1.5. të
këtij neni;
4.1.7. numri i personave fizik të punësuar ose të kontraktuar;
4.1.8. punë tjera të kryera nga ose në emër të bartësit të Licencës;
4.1.9. shpenzimet e bëra; dhe
4.1.10. aktivitetet tjera që ushtrohen nga Bartësi i Licencës në lidhje me Programin e
Hulumtimit.
4.2 do të ruajë dhe të mbajë nën kushte të mira në Kosovë, të gjitha mostrat e marra nga ai në
mënyrë që qartazi identifikon datën dhe vendin e nxjerrjes së tyre; mostrat e tilla mund të mbahen
në një adresë tjetër në Kosovë nga ajo qe specifikohet në nenin 16 te këtij ligji nëse KPMM-ja
është njoftuar për një adresë të tillë.
4.3. t’i dorëzojë KPMM-së, brenda dy (2) muajve pas përfundimit të çdo viti kalendarik:
4.3.1. një raport vjetor për atë vit kalendarik, që përshkruan të gjitha aktivitetet e
hulumtimit të ndërmarra, duke identifikuar vendndodhjen e dokumenteve dhe shënimeve
të mostrave fizike, dhe vlerësimin e të gjitha resurseve Minerale të identifikuara,
ilustruara me plane dhe seksione në shkallë të përshtatshme; dhe.
4.3.2. deklaratat vjetore për atë vit kalendarik mbi shpenzimet, aksidentet dhe mbrojtjen
në punë dhe aktivitetet e rekultivimit; dhe
4.4. t’i dorëzojë KPMM-së, jo më vonë se me 30 Shtator të çdo viti kalendarik, një program të
hulumtimit për vitin vijues kalendarik.
5. KPMM mund të shqiptojë një gjobë administrative ose mjet tjetër në përputhje me Pjesën XIII të këtij
ligji ndaj cilit do Bartësi të Licencës për Hulumtim për shkak të mos përputhjes me dispozitat e
paragrafëve 2. deri 4. te këtij neni.
6. Bartësi i Licencës për Hulumtim mund të dorëzojë një kërkesë në KPMM me të cilën kërkohet
përjashtimi nga një ose më shumë kërkesa për mbajtjen e shënimeve ose raportim të përcaktuara në
paragrafin 4. te këtij neni KPMM mund ta miratojë këtë kërkesë vetëm nëse ka arsye të mira për të.
Vendimi i KPMM-së duhet të jetë me shkrim dhe të japë një shpjegim të hollësishëm mbi arsyet për
marrjen e vendimit. KPMM nxjerr vendimin për Bartësin e Licencës për Hulumtim brenda gjashtëdhjetë
(60) ditëve pas pranimit të kërkesës.
7. Gjatë kohëzgjatjes së Licencës së Hulumtimit dhe çfarëdo Licence për Shfrytëzim ose Mbajtje të
lëshuar në vijim. KPMM-ja do ti mbajë në mënyrë konfidenciale të dhënat e cekura në paragrafin 4. te
këtij neni dhe ato të pranuara nga Bartësi i Licencës për Hulumtim, përveç nëse qasja në to lejohet në
mënyrë specifike nga Ligji mbi qasjen në dokumentet zyrtare ose një urdhri gjyqësor.
8. Bartësi i Licencës për hulumtim ka të drejtë që të kërkojë dhe të marrë një Licencë për shfrytëzim për
resursin përkatës Mineral në rajonin e Licencës nëse i përmbush kushtet e parapara në Pjesën V të këtij
Ligji.
9. Gjatë ushtrimit të aktiviteteve të autorizuara nga Licenca e Hulumtimit, Bartësi i Licencës së
Hulumtimit në rast se zbulon struktura kristalore ose struktura me përmbajtje kristalore me strukturë të
atillë që besohet në mënyrë të arsyeshme nga Bartësi i Licencës së Hulumtimit se kanë vlerë unike
estetike dhe që janë përshkruar në aktin nënligjor të miratuar nga Ministria në përputhje me paragrafin 5.
të nenit 78 të këtij Ligji, Bartësi i Licencës për Hulumtim është i obliguar që ti mbledhje dhe ruajë këto
struktura në një vend të sigurt dhe menjëherë të njoftojë Muzeun me shkrim. Muzeu do të dërgojë një
përfaqësues në vendin në të cilin janë ruajtur këto struktura për t’i marrë në posedim ato. Të gjitha
22
strukturat e këtilla janë pronë e Republikës së Kosovës dhe Drejtori i Muzeut dhe përfaqësuesit e tij do të
sigurojnë që këto struktura të merren në posedim të përhershëm nga Muzeu, i cili më pas i fotografon dhe
regjistron ato si dhe shënon vendin në të cilin janë zbuluar, datën e zbulimit dhe emrin e Bartësit të
Licencës përkatëse të Hulumtimit.
10. Brenda tridhjetë (30) ditëve pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji, KPMM do të njoftojë të gjithë Bartësit
ekzistues të Licencave për Hulumtim lidhur me kërkesat e përcaktuara në paragrafin 6. KPMM gjithashtu
do t’i ndryshojë të gjitha Licencat ekzistuese të Hulumtimit për përfshirjen e këtyre kërkesave si dhe do t’i
përfshijë këto kërkesa në të gjitha Licencat për Hulumtim të lëshuara pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 25
Vazhdimi i Licencës së hulumtimit
1. Bartësi i Licencës së hulumtimit që dëshiron vazhdimin e Licencës së tij, duhet ti dorëzojë KPMM-së
një kërkesë të plotë për vazhdim në formën e paraparë dhe së bashku me taksën e paguar, të cilës i
bashkëngjet si vijon:
1.1. një kopje të Licencës për hulumtim që duhet të vazhdohet, dhe çfarëdo leje;
1.2. një hartë që tregon zonën për të cilën vlen kërkesa, e definuar me koordinata,
1.3. një përshkrim të hollësishëm të aktiviteteve të hulumtimit të ushtruara deri në atë kohë;
1.4. një program të aktualizuar të hulumtimit.
2. KPMM-ja mund të bëjë vazhdimin e Licencës për hulumtim nëse bartësi përkatës i Licencës e ka
dorëzuar kërkesën përkatëse në formën përkatëse dhe së bashku me pagesën e taksës së caktuar, dhe
që nga data e parashtrimit të kërkesës në fjalë:
2.1. kushtet e parapara në paragrafin1 të këtij neni janë përmbushur;
2.2. programi i aktualizuar i hulumtimit i dorëzuar nga aplikuesi bazohet në standardet përkatëse
të hulumtimit, shfrytëzimit dhe mbrojtjes së mjedisit.
2.3. zona për të cilën kërkohet vazhdimi, nuk është më e madhe se zona e cila nevojitet për
zbatimin e programit të aktualizuar të hulumtimit, dhe se është në përputhshmëri me dispozitat e
nenit 21 te këtij ligji;
2.4. aplikuesi i kërkesës ka dëshmuar se i posedon burimet e nevojshme financiare që nevojiten
për zbatimin e Programit të propozuar të hulumtimit; dhe
2.5. aplikuesi nuk përjashtohet në bazë të nenit 6 të këtij ligji, dhe
2.6. aplikuesi është në përputhshmëri me dispozitat e këtij ligji; dhe
2.7. vazhdimi nuk është i ndaluar sipas paragrafit 9. të nenit 18 te këtij ligji.
3. Brenda tre (3) muajve nga pranimi i kërkesës së plotë për vazhdim nga aplikuesi i kualifikuar, KPMM-
ja ose do të miratojë vazhdimin në fjalë ose do ti dërgojë aplikuesit:
3.1. vendimin e KPMM-së për refuzimin e kërkesës për vazhdim;
3.2. një shpjegim me shkrim mbi arsyet për marrjen e këtij vendimi; dhe
3.3. një njoftim me shkrim me anë të të cilit njoftohet Bartësi i Licencës mbi të drejtën e tij për
ankesë dhe shqyrtim gjyqësor të vendimit.
23
PJESA IV
LICENCA PËR MBAJTJEN E TË DREJTAVE
Neni 26
Fushëveprimi dhe kohëzgjatja
1. KPMM mund t’i lëshojë një Licencë për Mbajtjen e të Drejtave një personi i cili mban një Licencë
aktuale dhe të vlefshme të Hulumtimit nëse dispozitat e kësaj Pjese IV e lejojnë këtë. Çdo Licencë për
Mbajtjen e të Drejtave:
1.1. nëse i lëshohet një bartësi të Licencës për hulumtimin e mineraleve ndërtimore, ka
kohëzgjatje maksimale prej një (1) viti që nga skadimi i Licencës së tillë të hulumtimit;
1.2. nëse i lëshohet një bartësi të Licencës për hulumtimin e ndonjë minerali tjetër, ka
kohëzgjatje maksimale prej pesë (5) viteve që nga skadimi i Licencës së tillë të hulumtimit;
1.3. nuk mund të vazhdohet; dhe
1.4. duhet përcaktojë bazën sipas të cilës është lëshuar.
2. Licenca për Mbajtjen e të Drejtave ka efektin e zgjatjes së kohëzgjatjes së një Licence për hulumtim.
Asnjë Licencë për Mbajtjen e të Drejtave nuk do të lëshohet nëse kjo është e ndaluar sipas paragrafit 9 të
nenit 18 te këtij ligji.
3. Çdo Licencë për mbajtjen e të drejtave që ka kohëzgjatje prej më shumë se një (1) viti u nënshtrohet
procedurave të shqyrtimit vjetor nga KPMM-ja. Gjatë shqyrtimit vjetor në fjalë, bartësi i Licencës duhet t’i
sigurojë KPMM-së më versione të aktualizuara të studimeve dhe vlerësimeve që kërkohen në paragrafin
2. të nenit 27 te këtij ligji.
4. Nëse, gjatë shqyrtimit në fjalë, KPMM-ja përcakton me shkrim se kushtet e tregut përkatës dhe/ose
faktorët e tjerë ekonomik kanë ndryshuar deri në atë masë saqë baza për Licencën për mbajtjen e të
drejtave nuk ekziston më, KPMM-ja mundet të anulojë Licencën për mbajtjen e të drejtave nëntëdhjetë
(90) ditë pasi KPMM t’i ketë dërguar Bartësit të Licencës një njoftim me shkrim për qëllimin e saj për
anulimin e Licencës për mbajtjen e të drejtave.
Neni 27
Kërkesat
1. Bartësi i Licencës për hulumtim mund të paraqesë një kërkesë KPMM-së për marrjen e Licencës për
mbajtjen e të drejtave nëse:
1.1. ai ka identifikuar një resurs Mineral ashtu siç dokumentohet nga një vlerësim i resurseve
Minerale brenda zonës së hulumtimit, resurs ky që ka vlerë potenciale ekonomike; dhe
1.2. Resursi Mineral nuk mund të zhvillohet menjëherë për shkak të kushteve të pafavorshme të
tregut ose faktorëve të tjerë ekonomik, që me arsye konsiderohet se janë të natyrës së
përkohshme.
2. Kërkesës për Licencën e ruajtjes së të drejtave duhet ti bashkëngjiten studime dhe vlerësime nga
ekspertë të kualifikuar mbi:
2.1 përmasat, perspektivën për përmirësimin e gjendjes dhe rëndësinë komerciale të resursit
Mineral si dhe kushtet e tregut përkatës dhe trendët e faktorët e tjerë ekonomik; dhe
2.2. si dhe informatat e tjera të cilat mund ti kërkojë me arsye KPMM-ja mbi propozimet e
aplikuesve për ruajtjen dhe zhvillimin e resursit Mineral.
24
Neni 28
Kriteret e dhënies
1. Nëse KPMM-ja vie në përfundim se zhvillimi komercial i resursit përkatës Mineral nuk është aktualisht
fitimprurës, por se mund të bëhet i tillë brenda pesë (5) viteve, KPMM mund t’i lëshojë bartësit të
Licencës për hulumtim, një Licencë për mbajtjen e të drejtave për atë zonë të hulumtimit që KPMM-ja,
pas konsultimit me bartësin e Licencës për hulumtim me arsye beson se do të jetë e nevojshme për
shfrytëzimin e resursit Mineral.
2. Brenda tre (3) muajve pas pranimit të një kërkesë të plotësuar nga bartësi i Licencës për hulumtim,
KPMM-ja ose do të lëshojë Licencë përkatëse për mbajtjen e të drejtave ose do t’i sigurojë bartësit të
Licencës për hulumtim:
2.1. vendimin e KPMM-së për refuzimin e licencës për mbajtjen e të drejtave,
2.2. një shpjegim me shkrim mbi arsyet për marrjen e këtij vendimi, dhe
2.3. një njoftim me shkrim me anë të të cilit njoftohet aplikuesi mbi të drejtën e tij për ankesë dhe
shqyrtim gjyqësor të vendimi
Neni 29
Të drejtat dhe detyrimet
1. Gjatë periudhës së vlefshmërisë së Licencës për mbajtjen e të drejtave, kjo Licencë e autorizon
bartësin e saj që të paraqesë kërkesë për një Licencë shfrytëzimi për resursin përkatës Mineral brenda
zonës së Licencës. Kur kërkesa e tillë të jetë paraqitur në kohën e duhur, dispozitat e këtij Ligji mbi
dhënien e Licencave për Shfrytëzim do të zbatohen sikur Bartësi i Licencës për Mbajtjen e të Drejtave të
ishte Bartës i Licencës për Hulumtim për atë zonë.
2. KPMM-ja mund të kushtëzojë lëshimin e Licencës për mbajtjen e të drejtave të drejtave me pranimin e
detyrimeve të caktuara nga ana e bartesit te licences per hulumtim, siç janë:
2.1. detyrimi për vazhdimin e disa aktiviteteve të caktuara të hulumtimit dhe/ose
2.2. detyrimi për ndërmarrjen e disa masave të caktuara për mbrojtjen e mjedisit. Kushtet në fjalë
përcaktohen në Licencën për mbajtjen e të drejtave.
PJESA V
LICENCA PËR SHFRYTËZIM
Neni 30
Fushëveprimi dhe kohëzgjatja
1. Licenca për shfrytëzim për të gjitha mineralet, përveç mineraleve energjetike:
1.1. ka kohëzgjatje maksimale prej njëzet e pesë (25) viteve,
1.2. zbatohet për zonën që nevojitet për shfrytëzimin e resursit përkatës Mineral; dhe
1.3. mund të vazhdohet për një periudhë shtesë deri në njëzet e pesë (25) vite.
2. Licenca për shfrytëzim për mineralet energjetike:
2.1. ka kohëzgjatje maksimale prej tridhjetë (30) viteve,
2.2. zbatohet për zonën që nevojitet për shfrytëzimin e resursit përkatës Mineral; dhe
2.3. mund të vazhdohet për një periudhë shtesë prej pesëmbëdhjetë (15) viteve.
25
Neni 31
Kërkesat (Aplikacionet)
1. Personi i cili dëshiron të ndërmarrë aktivitete të shfrytëzimit ose eksploatimit të burimeve Minerale në
Kosovë duhet t’i paraqesë KPMM-së një kërkesë të plotë për dhënien e Licencës për shfrytëzimin e
resursit përkatës Mineral dhe brenda zonës përkatëse. Kërkesa e tillë dorëzohet në formën e paraparë
dhe pagesën e taksës përkatëse, dhe bashkangjitur duhet te ketë:
1.1. emrat dhe adresat e pronarëve të rëndësishëm dhe drejtorëve të aplikuesit, nëse ka të tillë;
1.2. adresën zyrtare të regjistruar të aplikuesit në Kosovë;
1.3. një përshkrim të aftësive teknike, profesionale dhe menaxheriale të personelit kryesisht
përgjegjës për zbatimin e Programit të minierave, duke përfshirë edhe kopje të CV-ve të tyre dhe
nëse kërkohet me arsye nga KPMM, të gjitha diplomat, licencat dhe certifikatat përkatëse;
1.4. një ose më shumë harta që tregojnë:
1.4.1. zonën për të cilën paraqitet kërkesa, e definuar me koordinata
1.4.2. lokacionin e çdo ndërtese, infrastrukture, aktiviteti bujqësor, apo të çdo
përmirësimi domethënës artificial apo veçorie sipërfaqësore në atë zonë, ose që është
brenda një kilometri distancë nga kufijtë e saj, dhe
1.4.3. hyrja në këtë zonë e propozuar nga aplikuesi; dhe
1.4.4. kufijtë e secilës Komunë përkatëse,
1.5. të gjithë dokumentacionin kadastral të caktuar nga KPMM-ja;
1.6. pëlqimin mjedisor të lëshuar nga MMPH dhe çfarëdo miratime nga Autoritete tjera Publike të
cilat kërkohen sipas ligjit të Kosovës;
1.7. marrëveshje(t) mbi të drejtat sipërfaqësore, që kanë kohëzgjatje jo më të shkurtër se të
Licencës së propozuar për shfrytëzim, mes aplikuesit dhe çdo pale të tretë që disponon mbi një
të drejtë pronësore të regjistruar në mënyrë të ligjshme mbi sipërfaqen tokësore të cilën aplikuesi
propozon të shfrytëzojë gjatë kryerjes së aktiviteteve përkatëse shfrytëzuese; ose dëshmi që pala
e tillë e tretë ka refuzuar ose në mënyrë tjetër nuk ka pranuar të lidhë një marrëveshje të tillë,
edhe pse kjo e fundit ka qenë në baza të arsyeshme;
1.8. programi për shfrytëzim që propozohet të zbatohet nga aplikuesi, duhet të përfshij:
1.8.1. një vlerësim të aktualizuar të burimeve Minerale për të cilën do të vlejë Licenca si
dhe një vlerësim të jetë zgjatjes së minierës, duke u bazuar në rezultatet e aktiviteteve
hulumtuese të kryera në bazë të Licencës për hulumtim dhe të dhënave dhe raporteve të
tjera përkatëse që mund të kërkohen nga KPMM-ja;
1.8.2. një përshkrim të minierës dhe të aktiviteteve të planifikuara për zhvillimin e saj; të
gjitha aktivitetet e tjera zhvillimore të planifikuara, nëse ka të tilla;
1.8.3. një përshkrim të lokacionit të propozuar, përmasave dhe kohëzgjatjes së
aktiviteteve të shfrytëzimit pas dorëzimit të minierës dhe ushtrimit të aktiviteteve
zhvillimore, duke përfshirë edhe metodat, teknikën dhe pajisjet që do të shfrytëzohen,
lokacionet e propozuara të aktiviteteve shfrytëzuese, një vlerësim të prodhimit vjetor të
paraparë gjatë periudhës së Licencës dhe aranzhmane marketingu dhe përfaqësimi,
nëse ka të tilla; dhe
26
1.8.4. një vlerësim i vlerës së skontuar të rrjedhjes së parave të gatshme gjatë
kohëzgjatjes së Licencës që përcakton konstatimin e aftësisë jetësore financiare dhe
ekonomike të programit të shfrytëzimit.
1.9. një plan të mbylljes së Minierës dhe një program për rehabilitim të përgatitur në çdo rast nga
ekspertë të kualifikuar dhe me përvojë, duke përfshirë edhe vlerësimin e kostos për
implementimin e këtij plani;
1.10. nëse kërkohet nga Strategjia Minerare e Kosovës dhe duke marrë në konsideratë sasinë
dhe vlerën e burimeve minerale, gjithashtu edhe një studim të implikimeve sociale të programit të
propozuar të shfrytëzimit, të përgatitur nga ekspertë të kualifikuar dhe me përvojë;
1.11. garancinë për përmbushjen e detyrimeve në formën e përcaktuar nga KPMM, që garanton
fonde të mjaftueshme për realizimin, në kohën dhe sipas nevojës, të planit për mbylljen e
minierës dhe programin e rehabilitimit, garancia në fjalë duhet të jetë i barabartë ose më e madhe
se çmimi i përllogaritur i programeve dhe planeve në fjalë, duke përfshirë edhe shpenzimet e
paparashikuara;
1.12. një kopje të Licencës për Hulumtim dhe, nëse është e aplikueshme, Licencës për Mbajtjen
e të Drejtave në posedim të aplikuesit; dhe
1.13. dokumente ose të dhëna të tjera që kërkohen me arsye nga KPMM-ja.
Neni 32
Shqyrtimi i kërkesave
1. Pas pranimit të kërkesës për Licencën për Shfrytëzim nga një aplikues i kualifikuar, KPMM menjëherë
do ta shqyrtojë kërkesën në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
2. Brenda tre (3) muajve nga pranimi i kërkesës së plotë për Licencën e shfrytëzimit nga një aplikues i
kualifikuar, KPMM-ja ose do ta lëshojë Licencën në fjalë ose ti dërgojë aplikuesit:
2.1. vendimin e KPMM-së për refuzimin e licencës për shfrytëzim,
2.2. një shpjegim me shkrim mbi arsyet për marrjen e këtij vendimi, dhe
2.3. një njoftim me shkrim me anë të të cilit njoftohet aplikuesi i kërkesës mbi të drejtën e tij për
ankesë dhe shqyrtim gjyqësor të vendimit.
3. Nëse KPMM-së i nevojitet më shumë kohë për shqyrtimin e kërkesës, KPMM, para skadimit të
periudhës së përcaktuar tre mujore në paragrafin 2. te këtij neni, do t’i dërgojë aplikuesit të kërkesës një
njoftim me të cilin informohet mbi nevojën e KPMM-së për më shumë kohë; në raste të këtilla, KPMM ka
një (1) muaj shtesë që ose ta lëshojë Licencën ose t’i dërgojë aplikuesit të kërkesës vendimin e saj për
refuzimin e kërkesës për licencë, së bashku me shpjegimin dhe njoftimin e kërkuar sipas paragrafit 2. te
këtij neni.
Neni 33
Kriteret e dhënies
1. KPMM e lëshon Licencën për shfrytëzim nëse kriteret në vijim janë plotësuar:
1.1. kushtet sipas paragrafit 1 te nenit 31 janë përmbushur;
1.2. aplikuesi paraqet fakte të arsyeshme se ka rezerva të mjaftueshme të mineraleve për
justifikimin e programit të propozuar të shfrytëzimit;
1.3. programi i propozuar i shfrytëzimit, është i bazuar në praktikat më të mira të shfrytëzimit dhe
mbrojtjes së mjedisit, dhe siguron përdorimin efikas dhe fitimprurës të burimeve Minerale të
zonës për të cilën kërkohet Licenca;
27
1.4. zona për të cilën kërkohet Licenca si dhe kohëzgjatja e propozuar e Licencës nuk janë më të
mëdha se zona dhe kohëzgjatja e cila me arsye nevojitet për realizimin e programit të shfrytëzimit
të propozuar nga aplikuesi;
1.5. aplikuesi:
1.5.1. ka dëshmuar se i posedon burimet e arsyeshme financiare të nevojshme për
realizimin e programit të shfrytëzimit, dhe
1.5.2. nuk është i përjashtuar në bazë të nenit 6 te këtij ligji,
1.6. kërkesa dhe aplikuesi janë në pajtim me dispozitat e këtij Ligji;
1.7. lëshimi i Licencës brenda katër (4) muajve pas datës së paraqitjes së kërkesës është në
përputhje me zbatimin e Strategjisë Minerare;
1.8. lëshimi i licencës nuk është i ndaluar sipas paragrafit 9. të nenit 18 të këtij ligji;
1.9. secili autoritet publik nga i cili kërkohet lëshimi i një miratimi sipas ligjit të aplikueshëm në
Kosovë ose e ka lëshuar miratimin në fjalë ose afati për lëshimin e tij ka skaduar dhe autoriteti
publik nuk ka ndërmarrë veprimin e nevojshëm;
1.10 të drejtat sipërfaqësore që nuk mbulohen nga marrëveshje mbi të drejtat sipërfaqësore janë
përvetësuar nga aplikuesi ose janë shpronësuar ligjërisht dhe i janë bartur aplikuesit në përputhje
me paragrafin 2. të këtij nenit.
2. Nëse, sipas paragrafit 1, nën-paragrafit 1.7 të nenit 31 te këtij ligji, parashtruesi i kërkesës ka siguruar
dëshmi se një palë e tretë ka refuzuar ose ka dështuar të hyn në një Marrëveshje mbi të Drejtat
Sipërfaqësore e cila mbulon të drejtat sipërfaqësore që në mënyrë të arsyeshme kërkohen nga
parashtruesi i kërkesës për të ushtruar Programin e vet të Shfrytëzimit, KPMM i parashtron kërkesë – në
pajtim me dispozitat e ligjit të aplikueshëm mbi shpronësimin – Qeverisë për shpronësimin e të drejtave të
kërkuara sipërfaqësore dhe Qeveria do t’i shpronësojë këto të drejta. Pas përfundimit të procesit të
shpronësimit, Qeveria i’a bart të drejtat sipërfaqësore parashtruesit të kërkesës për Licencë kur
parashtruesi i kërkesës të ketë paguar shpenzimet e shpronësimit.
Neni 34
Të drejtat dhe detyrimet e Licencës për shfrytëzim
1. Në përputhje me kushtet dhe dispozitat e Licencës për Shfrytëzim, dispozitat e këtij ligji (duke përfshirë
cilindo akt nënligjor të nxjerrë sipas autorizimit të këtij ligji), dhe cilësdo Marrëveshje mbi të Drejtat
sipërfaqësore ose të drejtat sipërfaqësore që i janë dhënë Bartësit të Licencës në përputhje me
paragrafin 2. të nenit 33 te këtij ligji - Licenca për shfrytëzim i jep bartësit të Licencës të drejtën ekskluzive
që të kryejë aktivitetet e specifikuara të shfrytëzimit dhe aktivitetet përkatëse të hulumtimit, duke përfshirë
por pa u kufizuar, në të drejtën për:
1.1. të hyrë në zonën e Licencës dhe të merr të gjitha masat e arsyeshme mbi apo nën sipërfaqe
me qëllim të zbatimit të programit të shfrytëzimit të autorizuar në Licencë;
1.2. të ngritur makinerinë, objektet dhe ndërtesat e nevojshme për qëllime të shfrytëzimit,
transportimit ose përpunimit të mineraleve të nxjerra;
1.3. të shitur ose për të bartur në mënyrë tjetër të drejtat ndaj mineraleve të nxjerra,
1.4. të deponuar ose hedhur mineralet, mbeturinat ose produktet e ndërmjetme të cilat janë në
pritje të pasurimit në vendburim ashtu siç është paraparë në programin e shfrytëzimit të bartësit
të Licencës.
2. Bartësi i Licencës për shfrytëzim:
2.1. i fillon aktivitetet e shfrytëzimit brenda tre (3) muajve nga data marrjes së licencës, përveç
nëse është paraparë ndryshe në Licencë,
28
2.2. zhvillon zonën e Licencës dhe kryen aktivitete të shfrytëzimit në përputhshmëri me
Programin e Minierave i cili i është dorëzuar dhe është pranuar nga KPMM; dhe
2.3. shënon dhe mban të shënuar zonën e shfrytëzimit në mënyrën e paraparë dhe në
përputhshmëri me kërkesat e arsyeshme të KPMM-së.
3. Bartësi i Licencës për shfrytëzim mban:
3.1. shënime të plota dhe të sakta teknike mbi aktiviteteve e tij në zonën e shfrytëzimit;
3.2. kopjet të të gjitha hartave, raporteve gjeologjike, duke përfshirë këtu interpretimet, analizat e
Mineraleve, aero-fotografitë, shënimet e xeheve, analizat dhe testet, dhe të gjitha shënimet tjera
të marra dhe të përpiluara nga bartësi në lidhje me zonën e shfrytëzimit; dhe
3.3. shënime të sakta dhe sistematike financiare në lidhje me aktivitetet në zonën e shfrytëzimit,
si dhe librat ose shënimet e tjera të kontabilitetit që mund t’i kërkojë me arsye KPMM-ja; dhe nëse
bartësi i Licencës është i angazhuar edhe në aktivitete tjera që nuk janë të lidhura me aktivitetet e
shfrytëzimit, ai duhet që librat e kontabilitetit dhe shënimet për aktivitetet e shfrytëzimit t’i mbajë
ndaras.
4. Bartësi i Licencës për shfrytëzim do t’i dorëzojë KPMM-së:
4.1. brenda tridhjetë (30) ditëve nga përfundimi i çdo çereku kalendarik:
4.1.1. një raport të vëllimit/tonazhit të mineraleve të prodhuara gjatë atij çerek viti,
4.1.2. një deklaratë që tregon shumën e rentës minerare të cilën bartësi i licencës e
llogarit si të pagueshme për atë çerek viti, së bashku me të gjitha informatat dhe
llogaritjet që kanë të bëjnë me këtë; dhe
4.1.3. dëshmi me shkrim se rentat minerare në fjalë janë paguar në shumën dhe
mënyrën e paraparë në Pjesën IX.
4.2 brenda njëqind e njëzetë (120) ditëve nga përfundimit i çdo viti kalendarik:
4.2.1. një raport për vitin përkatës kalendarik që siguron: një përmbledhje të të gjitha
rezultateve të aktiviteteve të shfrytëzimit; detaje të sakta për tonazhin, vëllimin, përbërjen,
shkallën dhe vlerën e mineraleve të prodhuara; detaje mbi tonazhin dhe vëllimin e
mbeturinave të larguara dhe mënyra se si ato janë hedhur; një deklaratë të hollësishme
mbi shpenzimet, kostot dhe personat e punësuar; si dhe një vlerësimin të rezervave të
mbetura minerale, të ilustruar me plane dhe seksione në përmasat e duhura, mbi
aksidentet dhe sigurinë në vendin e ushtrimit të veprimtarisë dhe mbi aktivitetet e
rikultivimit;
4.2.2. deklaratat e auditurara për atë vit kalendarik mbi shpenzimet;
4.2.3. një deklaratë të audituar që tregon shumën e rentës minerare që duhet paguar për
këtë vit kalendarik, së bashku me të gjitha informatat dhe llogaritjet e tyre, dhe të gjitha
ndryshimet dhe shpjegimet e nevojshme për harmonizimin e deklaratës vjetore me të
gjitha deklaratat e dorëzuara më parë në bazë të paragrafit 4 nënparagrafi 4.1 pikes 4.1.1
te këtij neni dhe
4.2.4. një raport të audituar financiar që tregon përfitimet dhe humbjet si dhe gjendjen
financiare të bartësit të Licencës në fund të atij viti kalendarik,
4.3. jo më vonë se me 30 Shtator të çdo viti kalendarik, një program të aktualizuar të shfrytëzimit
për vitin vijues kalendarik; dhe
4.4. raporte, shënime ose informata të tjera shtesë që mund ti kërkojë me arsye KPMM-ja.
29
5. Gjatë kohëzgjatjes së Licencës së Shfrytëzimit, KPMM mban raportet dhe deklaratat e përcaktuara
nën-paragrafin 4.2, paragrafi 4. i këtij neni në mënyrë konfidenciale, përveç nëse qasja publike në to
kërkohet sipas Ligjit mbi Qasjen në Dokumentet zyrtare ose një urdhri gjyqësor.
6. Gjatë ushtrimit të aktiviteteve të autorizuara nga Licenca e Shfrytëzimit, Bartësi i Licencës së
Shfrytëzimi në rast se zbulon struktura kristalore ose struktura me përmbajtje kristalore me strukturë të
atillë që besohet në mënyrë të arsyeshme nga Bartësi i Licencës së Shqyrtimit se kanë vlerë unike
estetike dhe që janë përshkruar në aktin nënligjor të miratuar nga Ministria në përputhje me paragrafin 5.
të nenit 78 të këtij ligji, Bartësi i Licencës për Shfrytëzim është i obliguar që ti mbledhje dhe ruajë këto
struktura në një vend të sigurt dhe menjëherë të njoftojë Muzeun me shkrim. Muzeu do të dërgojë një
përfaqësues në vendin në të cilin janë ruajtur këto struktura për t’i marrë në posedim ato. Të gjitha
strukturat e këtilla janë pronë e Republikës së Kosovës dhe Drejtori i Muzeut dhe përfaqësuesit e tij do të
sigurojnë që këto struktura të merren në posedim të përhershëm nga Muzeu, i cili më pas i fotografon dhe
regjistron ato si dhe shënon vendin në të cilin janë zbuluar, datën e zbulimit dhe emrin e Bartësit të
Licencës përkatëse të Shfrytëzimit.
7. Brenda tridhjetë (30) ditëve pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji, KPMM do të njoftojë të gjithë Bartësit
ekzistues të Licencave për Shfrytëzim lidhur me kërkesat e përcaktuara në paragrafin 6. KPMM gjithashtu
do t’i ndryshojë të gjitha Licencat ekzistuese për Shfrytëzim për përfshirjen e këtyre kërkesave si dhe do
t’i përfshijë këto kërkesa në të gjitha Licencat për Shfrytëzim të lëshuara pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 35
Pezullimi i prodhimit
1. Bartësi i Licencës për shfrytëzim e njofton me shkrim KPMM-në, tre (3) muaj paraprakisht, nëse ai
dëshiron të pezullojë ose të reduktojë në masë substanciale prodhimin e tij. Njoftimi në fjalë përmban një
arsyetim të hollësishëm lidhur me pezullimin ose reduktimin në fjalë.
2. Bartësi i Licencës për shfrytëzim e njofton menjëherë KPMM-në për pezullimin ose zvogëlimin e
prodhimit që ndodhë nga shkaqe jashtë kontrollit të tij.
Neni 36
Vazhdimi i Licencës për Shfrytëzim
1. Bartësi i Licencës për Shfrytëzim që dëshiron vazhdimin e Licencës së tij, do ti dorëzojë KPMM-së një
kërkesë të plotësuar për vazhdim, në formën dhe taksën e paraparë, dhe do të ia bashkëngjisë si vijon:
1.1. një kopje të Licencës për shfrytëzim për të cilën kërkohet vazhdimi si dhe të çdo leje për
ushtrimin e aktiviteteve të veçanta,
1.2. një program të aktualizuar të shfrytëzimit:
1.3. versione të aktualizuara të dokumenteve të kërkuara nga nën-paragrafët 1.8, 1.9, 1.10 dhe
1.11 të paragrafit 1 të nenit 31 të këtij ligji dhe.
1.4. dokumentacionin ose të dhënat e tjera që mund të kërkohen me arsye nga KPMM-ja.
2. KPMM e vazhdon Licencën nëse Bartësi i Licencës në fjalë ka dorëzuar kërkesën, pagesën dhe
dokumentet e kërkuara nga paragrafi 1 te këtij neni dhe, në datën e parashtrimit të kërkesës:
2.1. janë përmbushur kushtet e përcaktuara në nenin 33 te këtij ligji, siç aplikohen te Programi i
reviduar i Shfrytëzimit;
2.2. parashtruesi i kërkesës kualifikohet në bazë të nenit 6 te këtij ligji;
2.3. parashtruesi i kërkesës është në përputhje me Licencën, këtë Ligj dhe me çdo Marrëveshje
mbi të Drejtat Sipërfaqësore ose të drejtat sipërfaqësore që i janë caktuar ose dhënë Bartësit të
Licencës nga një autoritet publik, dhe
2.4. nëse vazhdimi i tillë nuk ndalohet nga paragrafi 9. i nenit 18 të këtij ligji.
30
3. Brenda tre (3) muajve nga pranimi i kërkesës së plotë për vazhdim nga aplikuesi i kualifikuar, KPMM-ja
ose e miraton vazhdimin në fjalë ose i dërgon aplikuesit
3.1. vendimin e KPMM-së për refuzimin e vazhdimit;
3.2. një shpjegim me shkrim mbi arsyet për marrjen e këtij vendimi; dhe
3.3. një njoftim me shkrim me anë të të cilit njoftohet aplikuesi i kërkesës mbi të drejtën e tij për
ankesë dhe shqyrtim gjyqësor të vendimit.
4. Në çdo kohë para skadimit të periudhës tre (3) mujore të përmendur në paragrafin 3. të këtij neni,
KPMM-ja mundet - në rrethana të veçanta dhe në ushtrimin e diskresionit të tij të arsyeshëm - të
vazhdojë , periudhën në fjalë për një periudhë shtesë prej tre (3) muajve. Në raste të tilla, KPMM-ja
menjëherë do të njoftojë aplikuesin më shkrim mbi vazhdimin në fjalë dhe arsyet për të.
PJESA VI
LEJA PËR AKTIVITETET E VEÇANTA
Neni 37
Kohëzgjatja dhe fushëveprimi
1. Kohëzgjatja dhe fushëveprimi i çdo Leje përcaktohet nga KPMM-ja në mënyrë të arsyeshme dhe të
drejtpërdrejtë dhe racionale në lidhje me ushtrimin e aktiviteteve të veçanta të autorizuara me Lejen në
fjalë.
2. Personi që është i autorizuar me Licencë për kryerjen e një aktiviteti të veçantë nuk ka nevojë të
paraqesë kërkesë për marrjen e një Leje për ushtrimin e aktiviteteve të veçanta në fjalë.
Neni 38
Kërkesa
1. Personi që kërkon të ndërmarrë aktivitete të veçanta duhet t’i dorëzojë KPMM-së një kërkesë të plotë
për lëshimin e Lejes për kryerjen e aktiviteteve të veçanta në fjalë. Kërkesa duhet të dorëzohet në formën
e paraparë dhe me taksën e paguar, dhe asaj i bashkëngjitet:
1.1. një kopje të Licencës së aplikuesit, me të cilin lidhet aktiviteti i veçantë;
1.2. emrat dhe adresat e pronarëve të rëndësishëm dhe drejtorëve të aplikuesit, nëse ka të tillë;
1.3. adresa zyrtare e regjistruar e aplikuesit në Kosovë,:
1.4. një përshkrim i aftësive teknike, profesionale dhe menaxheriale të personelit që është
kryesisht përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve të veçanta, duke përfshirë edhe kopjet të CV-ve të
tyre dhe nëse kërkohet me arsye nga KPMM, të gjitha diplomat, licencat dhe certifikatat
përkatëse:
1.5. një ose më shumë harta që tregojnë:
1.5.1. zonën për të cilën paraqitet kërkesa, e definuar me koordinata,
1.5.2. lokacionin e çdo ndërtese, infrastrukture, aktiviteti bujqësor, apo të çdo
përmirësimi domethënës artificial apo veçorie sipërfaqësore në atë zonë, ose që është
brenda një kilometri distancë nga kufijtë e saj,
1.5.3. hyrja në këtë zonë e propozuar nga aplikuesi, dhe
1.5.4. kufijtë e secilës Komunë përkatëse,
31
1.6. të gjithë dokumentacionin kadastral të caktuar nga KPMM-ja:
1.7. pëlqimin mjedisor të lëshuar nga MMPH dhe çfarëdo miratime tjera nga Autoritete tjera
Publike të cilat kërkohen sipas ligjit të Kosovës;
1.8. Marrëveshje(t) mbi të drejtat sipërfaqësore, që kanë kohëzgjatje jo më të shkurtë se të Lejes
së propozuar, mes aplikuesit dhe të gjitha palëve të treta që disponojnë mbi një të drejtë
pronësore të regjistruar në mënyrë të ligjshme mbi sipërfaqen tokësore të cilën aplikuesi
propozon të shfrytëzojë gjatë kryerjes së aktiviteteve të veçanta; ose dëshmi që pala e tillë e tretë
ka refuzuar ose në mënyrë tjetër nuk ka pranuar të lidhë një marrëveshje të tillë, edhe pse kjo e
fundit ka qenë në baza të arsyeshme;
1.9. programi për aktivitetet e veçanta që propozohet të realizohet nga aplikuesi dhe që përfshin:
1.9.1. një përshkrim të lokacionit, përmasave dhe kohëzgjatjes së programit të propozuar
dhe të metodave, teknikave dhe pajisjeve që do të përdoren; dhe
1.9.2. një program pune dhe një vlerësim të kostos;
1.10. një program për rehabilitim të përgatitur në çdo rast nga ekspertë të kualifikuar dhe me
përvojë;
1.11. garancinë për përmbushjen e detyrimeve, në formën e përcaktuar nga KPMM, që garanton
fonde të mjaftueshme për realizimin në kohën dhe sipas nevojës, të programit të rehabilitimit,
garancia në fjalë duhet të jetë e barabartë ose më i madh se çmimi i përllogaritur i programit në
fjalë duke përfshirë edhe shpenzimet e paparashikuara; dhe
1.12. dokumente të tjera që kërkohen me arsye nga KPMM-ja.
Neni 39
Shqyrtimi i kërkesave
1. Brenda tre (3) muajve pas pranimit të kërkesës së plotë për Leje nga një aplikues i kualifikuar që
plotëson të gjitha kërkesat që dalin nga neni 38, KPMM-ja ose do ta lëshojë Lejen në fjalë ose ti dërgojë
aplikuesit:
1.1. vendimin e KPMM-së për refuzimin e lejes,
1.2. një shpjegim me shkrim mbi arsyet për marrjen e këtij vendimi, dhe
1.3. një njoftim me shkrim me anë të të cilit njoftohet aplikuesi i kërkesës mbi të drejtën e tij për
ankesë dhe shqyrtim gjyqësor të vendimit.
2. Në çdo kohë para skadimit të periudhës kohore prej tre (3) muajsh të përcaktuar në paragrafin 1 te këtij
neni, KPMM në rrethana të jashtëzakonshme dhe në ushtrimin e diskrecionit të vet të arsyeshëm – mund
të zgjat atë periudhë kohore edhe për një (1) muaj shtesë. Në rastin e tillë, KPMM menjëherë e njofton
parashtruesin e kërkesës me shkrim për zgjatjen e tillë dhe arsyet për një gjë të tillë.
Neni 40
Kriteret e dhënies
1. KPMM-ja e lëshon Lejen përkatëse nëse kriteret në vijim janë plotësuar:
1.1. kushtet e paragrafit 1. te nenit 38 te këtij ligji janë përmbushur;
1.2. programi i aktiviteteve të veçanta është i bazuar në praktikat më të mira;
1.3. aplikuesi:
32
1.3.1. ka burimet financiare të nevojshme për realizimin e programit të aktiviteteve të
veçanta, dhe
1.3.2. nuk është i përjashtuar në bazë të nenit 6 te këtij ligji,
1.4. kërkesa dhe aplikuesi janë në pajtim me dispozitat e këtij ligji;
1.5. secili autoritet publik nga i cili kërkohet lëshimi i një miratimi sipas ligjit të Kosovës ose e ka
lëshuar miratimin në fjalë ose afati për lëshimin e tij ka skaduar dhe autoriteti publik nuk ka
ndërmarrë veprimin e nevojshëm;
1.6. aplikuesi i kërkesës është pajtuar me shkrim që t’i paguajë Qeverisë
1.6.1. çfarëdo kompensimi të shpronësimit i cili mund të kërkohet si rezultat i një procesi
të shpronësimit të iniciuar nga KPMM sipas paragrafit 2 te këtij nenit; dhe
1.6.2. çfarëdo shpenzime të arsyeshme të bëra nga Qeveria në lidhje me atë proces;
dhe
1.7. të drejtat sipërfaqësore që nuk mbulohen nga marrëveshje mbi të drejtat sipërfaqësore janë
përvetësuar nga aplikuesi i kërkesës ose janë shpronësuar ligjërisht dhe i janë dhënë aplikuesit
të kërkesës në pajtim me paragrafin 2 te këtij neni..
2. Nëse, sipas paragrafit 1 nën-paragrafit 1.8 te nenit 38 te këtij ligji, parashtruesi i kërkesës ka siguruar
dëshmi se një palë e tretë ka refuzuar ose ka dështuar të hyn në një Marrëveshje mbi të Drejtat
Sipërfaqësore e cila mbulon të drejtat sipërfaqësore që në mënyrë të arsyeshme kërkohen nga
parashtruesi i kërkesës për të ushtruar Programin e vet të Aktiviteteve të Veçanta, KPMM mund t’i
parashtron një kërkesë – në përputhje me dispozitat e Ligjit për Shpronësim – Qeverisë për shpronësimin
e të drejtave të kërkuara sipërfaqësore dhe Qeveria do t’i shpronësojë këto të drejta. Pas përfundimit të
procesit të shpronësimit, Qeveria i’a bart të drejtat sipërfaqësore parashtruesit të kërkesës për Leje pasi
të ketë paguar shumat e përcaktuara në paragrafin 1 nën-paragrafi 1.6. te këtij neni.
Neni 41
Të drejtat dhe detyrimet nga Leja e veçantë
1. Leja i jep Bartësit të Lejes të drejtën ekskluzive – duke iu nënshtruar kushteve dhe dispozitave të asaj
Leje, këtij Ligji duke përfshirë cilindo akt nënligjor të nxjerrë sipas këtij ligji, dhe çdo Marrëveshje
relevante mbi të Drejtat Sipërfaqësore ose të drejtat sipërfaqësore që i caktohen Bartësit të Licencës nga
Qeveria – të ushtron Aktivitete të Veçanta, duke përfshirë, por pa u kufizuar në të drejtën për të:
1.1. të hyrë në Zonën e Lejes dhe të merr të gjitha masat e nevojshme mbi apo nën sipërfaqe me
qëllim të zbatimit të programit të aktiviteteve të veçanta të autorizuara nga Leja;
1.2. të ngritur makinerinë, objektet dhe ndërtesat e nevojshme për qëllime të transportimit ose
përpunimit të mineralit përkatës;
1.3. të shitur ose për të bartur në mënyrë tjetër të drejtat ndaj mineralit përkatës ose prodhimit,
dhe
1.4. të deponuar ose hedhur mineralet ose mbeturinat e tyre ashtu siç është paraparë në
programin e aktiviteteve të veçanta të autorizuar nga Leja.
2. Bartësi i Lejes:
2.1. i fillon aktivitetet e veçanta brenda tre (3) muajve që nga data e lëshimit të Lejes, përveç
nëse nuk është paraparë ndryshe në Leje;
2.2. shënon dhe mban të shënuar Zonën e Lejes në mënyrën e paraparë dhe sipas kërkesave të
arsyeshme të KPMM-së.
33
1. Bartësi i Lejes duhet të mban:
3.1. shënime të plota dhe të sakta teknike mbi aktiviteteve e tij të veçanta;
3.2. nëse janë përgatitur, kopjet e të gjitha hartave, raporteve gjeologjike, duke përfshirë këtu
interpretimet, analizat e Mineraleve, aero-fotografitë, shënimet e xeheve, analizat dhe testet, dhe
të dhënat tjera të mbledhura dhe të përpiluara nga bartësi i Lejes në lidhje me aktiviteteve e tij të
veçanta; dhe
3.3 shënime të sakta dhe sistematike financiare në lidhje me aktivitetet në Zonën e aktiviteteve të
veçanta, si dhe librat ose shënimet e tjera të kontabilitetit që mund t’i kërkojë me arsye KPMM-ja;
dhe nëse bartësi i Lejes është i angazhuar edhe në aktivitete tjera që nuk janë të lidhura me
aktiviteteve e tij të veçanta, ai duhet të mbajë ndaras libra të veçantë të kontabilitetit dhe shënime
lidhur me Aktivitetet e Veçanta.
2. Bartësi i Lejes duhet t’i dorëzojë KPMM-së:
4.1. brenda tridhjetë (30) ditëve nga përfundimi i çdo çereku kalendarik, një raport të
vëllimit/tonazhit të mineraleve të përpunuara gjatë atij çerek viti;
4.2. brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga përfundimit i çdo viti kalendarik:
4.2.1. një raport vjetor për vitin përkatës kalendarik që siguron: një përmbledhje të të
gjitha rezultateve të aktiviteteve të veçanta; detaje të sakta për tonazhin, vëllimin,
përbërjen, shkallën dhe vlerën e mineraleve të përpunuara; detaje mbi tonazhin dhe
vëllimin e mbeturinave të larguara dhe mënyra se si ato janë hedhur; një deklaratë të
hollësishme mbi shpenzimet, kostot dhe personat e punësuar; dhe
4.2.2. deklaratat vjetore për atë vit kalendarik mbi shpenzimet, aksidentet dhe mbrojtjen
në punë si dhe aktivitetet e rekultivimit; dhe
4.2.3. një raport vjetor financiar që tregon përfitimet dhe humbjet si dhe gjendjen
financiare të bartësit të Licencës në fund të atij viti kalendarik,
4.3. jo më vonë se me 30 Shtator të çdo viti kalendarik, një Program të aktualizuar të aktiviteteve
të veçanta për vitin vijues kalendarik;
4.4. raporte, shënime ose informata të tjera shtesë që mund ti kërkojë KPMM-ja.
3. Gjatë kohëzgjatjes së Lejes, KPMM-ja do ti mbajë raportet dhe deklaratat e përcaktuara në nën-
paragrafin 4.2. të paragrafit 4 të këtij neni në mënyrë konfidenciale, me kusht që qasja publike në to të
lejohet sipas Ligjit mbi qasjen në dokumentet zyrtare ose një urdhri gjyqësor.
Neni 42
Pezullimi i aktiviteteve
1. Bartësi i Lejes për ushtrimin e aktiviteteve të vazhdueshme të përpunimit e njofton me shkrim KPMM-
së tre (3) muaj paraprakisht, nëse dëshiron të pezullojë ose në masë substanciale të reduktojë
përpunimin e tillë. Njoftimi në fjalë përmban një deklaratë të hollësishme të arsyeve që e justifikojnë
pezullimin ose reduktimin në fjalë.
2. Bartësi i Lejes duhet të njofton menjëherë KPMM-në nëse nuk është në gjendje që të kryejë një
Aktivitet të Veçantë të autorizuar për arsye të forcave madhore.
34
PJESA VII
SHFRYTËZIMI ZEJTAR NË SHKALLË TË ULËT
Neni 43
Afati dhe Fushëveprimi
Licenca për shfrytëzimin zejtar u nënshtrohet dispozitave të njëjta mbi fushëveprimin dhe kohëzgjatjes
sikurse Licenca për shfrytëzimin e Mineraleve ndërtimore sipas nenit 30 te këtij ligji Sidoqoftë, asnjë
Licencë për shfrytëzim zejtar nuk mund të autorizojë shfrytëzimin e më shumë se 12,000 metra kub
minerale ndërtimore në një vit kalendarik.
Neni 44
Kërkesat
1. Licenca për shfrytëzim zejtar mund ti lëshohet vetëm Komunës. Komuna e cila aplikon për një Licencë
për Shfrytëzim Zejtar nuk u nënshtrohet kërkesave të nenit 6 te këtij ligji
2. Komuna që dëshiron të ndërmarrë aktivitete të shfrytëzimit zejtar do t’i dorëzojë KPMM-së një kërkesë
të plotë për dhënien e Licencës për shfrytëzimin zejtar. Kërkesa në fjalë duhet të përcaktojë Mineralet
ndërtimore dhe zonën për të cilën kërkohet Licenca. Zona për të cilën kërkohet Licenca duhet
2.1. të gjendet tërësisht brenda Komunës, dhe
2.2. të përfshijë ose ndikojë në tokën ose pronën që administrohet drejtpërdrejt dhe në mënyrë të
ligjshme nga Komuna.
3. Komuna e dorëzon kërkesën e tillë në formën e paraparë së bashku me pagesën e kryer, dhe i
bashkëngjit këto të dhëna:
3.1. emrin e Zyrtarit të Lartë Administrativ të Komunës;
3.2. adresën Zyrtare të Zyrtarit të Lartë Administrativ të Komunës; dhe
3.3. një përshkrim të aftësive teknike, profesionale dhe menaxheriale të personelit që është
kryesisht përgjegjës për zbatimin e programit të shfrytëzimit zejtar, duke përfshirë edhe kopjet të
CV-ve të tyre dhe nëse kërkohet me arsye nga KPMM, të gjitha diplomat, licencat dhe certifikatat
përkatëse;
3.4. një ose më shumë harta që tregojnë:
3.4.1. zonën për të cilën paraqitet kërkesa, e definuar me koordinata;
3.4.2. lokacionin e çdo ndërtese, infrastrukture, aktiviteti bujqësor, apo të çdo
përmirësimi të rëndësishme artificial apo veçorie sipërfaqësore në atë zonë, ose që është
brenda një kilometri nga kufijtë e saj;
3.4.3. hyrja në këtë zonë e propozuar nga aplikuesi; dhe
3.4.4. kufijtë e parcelave, nëse ka të tilla në të cilat zona është ndarë ose do të ndahet.
3.5. të gjithë dokumentacionin kadastral të caktuar nga KPMM-ja;
3.6. pëlqimin mjedisor të lëshuar nga MMPH dhe çfarëdo miratime nga Autoritete tjera Publike të
cilat kërkohen sipas ligjit të Kosovës;
3.7. Marrëveshje(t) mbi të drejtat sipërfaqësore, që kanë kohëzgjatje jo më të shkurtë se të
Licencës për shfrytëzim zejtar, mes aplikuesit dhe çdo pale të tretë që disponon mbi një të drejtë
pronësore të regjistruar në mënyrë të ligjshme mbi sipërfaqen tokësore të cilën aplikuesi
propozon të shfrytëzojë gjatë kryerjes së aktiviteteve përkatëse shfrytëzuese zejtare; ose prova
35
se Komuna i ka shpronësuar në mënyrë të ligjshme këto të drejta në përputhje me Ligjin për
Shpronësim me qëllim të krijimit të një zone për Shfrytëzim Zejtar;
3.8. Programi për shfrytëzim zejtar që propozohet të zbatohet nga aplikuesi në zonën e caktuar, i
cili duhet të përfshij:
3.8.1. një vlerësim të aktualizuar të burimeve Minerale ndërtimore për të cilën do të vlejë
Licenca si dhe një vlerësim të jetë zgjatjes së minierës dhe të dhënave dhe raporteve të
tjera përkatëse që mund të kërkohen nga KPMM-ja;
3.8.2. të specifikojë numrin maksimal të personave fizik që do tu lejohet shfrytëzimi i
lokacionit;
3.8.3. do të përfshijë një program të hollësishëm të masave që Komuna obligohet të
ndërmerr për të eliminuar të gjitha veprimet ilegale të shfrytëzimit zejtar brenda
Komunës, dhe
3.8.4. një llogaritje të kostove vjetore të Komunës për krijimin, mirëmbajtjen dhe
përdorimin e lokacionit të propozuar për shfrytëzim zejtar si dhe për ndalimin e të gjitha
aktiviteteve ilegale për shfrytëzim zejtar brenda Komunës.
3.9. një plan të mbylljes së minierës dhe një program për rehabilitim të përgatitur në çdo rast nga
ekspertë të kualifikuar dhe me përvojë; dhe
3.10. dokumente dhe të dhëna të tjera që kërkohen me arsye nga KPMM-ja.
Neni 45
Shqyrtimi i kërkesave
1. Brenda tre (3) muajve nga pranimi i kërkesës së plotë për Licencën e Shfrytëzimit Zejtar nga një
Komunë, KPMM-ja ose do ta lëshojë Licencën në fjalë ose ti dërgojë Komunës:
1.1. vendimin e KPMM-së për refuzimin e licencës,
1.2. një shpjegim me shkrim mbi arsyet për marrjen e këtij vendimi, dhe
1.3. një njoftim me shkrim me anë të të cilit njoftohet komuna përkatëse mbi të drejtën e saj për
ankesë dhe shqyrtim gjyqësor të vendimit.
2. Në çdo kohë para skadimit të periudhës tre (3) mujore të paraparë në paragrafin 1 te këtij neni,
KPMM-ja mundet në rrethana të veçanta të vazhdojë, periudhën në fjalë për një periudhë shtesë prej një
(1) muaji. Në raste të tilla, KPMM-ja menjëherë do ta njoftojë komunën me shkrim mbi vazhdimin në fjalë
dhe arsyet për të.
Neni 46
Kriteret e dhënies
1. Pas pranimit të një kërkese të plotë për Licencën e shfrytëzimit zejtar nga një Komunë, KPMM-ja e
lëshon Licencën në fjalë nëse kriteret në vijim janë plotësuar:
1.1. kushtet e nenit 44 te këtij ligji janë përmbushur;
1.2. komuna ka dhënë dëshmi të arsyeshme për ekzistencën e depoziteve ose rezervave të
mjaftueshme të mineraleve ndërtimore që justifikojnë programin e propozuar të shfrytëzimit
zejtar;
1.3. zona dhe kohëzgjatja për të cilën kërkohet Licenca nuk janë më të mëdha se zona dhe
kohëzgjatja e nevojshme për të realizuar programin e propozuar për shfrytëzim zejtar;
1.4. kërkesa dhe parashtruesi i kërkesës janë në pajtim me dispozitat e këtij ligji; dhe
36
1.5. të drejtat sipërfaqësore që nuk mbulohen nga një marrëveshje mbi të drejtat sipërfaqësore
janë përvetësuar nga Komuna ose janë shpronësuar nga Komuna në përputhje me Ligjin për
Shpronësim.
Neni 47
Të drejtat dhe detyrimet komunale
1. Komuna nuk do të lejojë ose autorizojë aktivitete të shfrytëzimit zejtar brenda kufijve të saj nëse
aktivitetet në fjalë nuk janë në përputhshmëri me kushtet e parapara në Licencën për shfrytëzim zejtar që
i është dhënë Komunës në fjalë nga KPMM-ja. Çdo Komunë që ka marrë Licencë për shfrytëzim zejtar
është përgjegjëse për zbatimin e kushteve të asaj Licence dhe kushteve të këtij Ligji (duke përfshirë
cilindo akt nënligjor të nxjerrë sipas autorizimit të këtij ligji) si dhe përmbushjen e të gjitha zotimeve të
bëra në kërkesën për lëshimin e Licencës në fjalë. Çdo zonë e shfrytëzimit zejtar do të mbahet dhe
përdoret nga Komuna nën mbikëqyrjen dhe në përputhje me udhëzimet e ligjshme të nxjerra nga KPMM-
ja.
2. Përveç kushteve të parapara në paragrafin 1 te këtij neni, Komuna të cilës i është dhënë Licenca për
shfrytëzim zejtar duhet të:
2.1. shpallë tarifën fikse ditore që paguhet nga secili person fizik që dëshiron të shfrytëzojë
zonën, tarifa në fjalë vendoset nga Komuna në atë mënyrë që t’ia mbulojë shpenzimet e saj
vjetore për themelimin, mirëmbajtjen, dhe operimin e zonave për shfrytëzim zejtar; për këtë qëllim
Komuna do ta shqyrtojë rregullisht dhe nëse është nevoja edhe ta ndërrojë shumën e tillë,
2.2. grumbullojë paraprakisht tarifat e aplikueshme fikse nga secili shfrytëzues, këto shuma do të
jenë “para publike” dhe “të ardhurat vetanake” të komunës dhe do të trajtohen në përputhje me
Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
2.3. të vendosë kufizimet për shfrytëzimit e zonës të përcaktuara në Licencën për shfrytëzim
zejtar;
2.4. kufizojë shfrytëzimin e zonës për shfrytëzim zejtar për personat fizik të cilët i kanë paguar
tarifat e nevojshme dhe që janë në përputhshmëri me kufizimet për shfrytëzimin e zonës;
2.5 sigurojë që prodhimi i përgjithshëm mujor i lokacionit dhe prodhimi ditor i shfrytëzuesve
individual të mineraleve dhe materialeve përkatëse nuk i kalon kufizimet e caktuara nga KPMM-
ja;
2.6. sigurojë që në përfundim të çdo dite, secili shfrytëzues i lokacionit t’i largojë nga zona të
gjitha mineralet dhe materialet e prodhuara nga ai gjatë asaj dite; në të kundërtën këto do të
shndërrohen në pronë Komunale;
2.7. sigurojë që pesha apo vëllimi i të gjitha mineraleve dhe materialeve të prodhuara nga secili
shfrytëzues i zonës për çdo ditë të matet dhe të shënohet me shkrim, ku një kopje e tillë e
shënimeve të tilla i shkon shfrytëzuesit të lokacionit;
2.8. sigurojë shërbime dhe objekte të miratuara nga KPMM-ja në mënyrë efikase, të sigurt, dhe
me çmim të volitshëm;
2.9. zbatoj në mënyrë efikase dhe të kujdesshme programin e masave për eliminimin e
shfrytëzimeve zejtare ilegale që komuna është zotuar ta ndërmarrë gjatë paraqitjes së kërkesës
për Licencë;
2.10. mbajë librat dhe shënimet të plota dhe të sakta që duhet të jenë të gatshme në çdo kohë
për inspektim nga KPMM-ja, që tregojnë:
2.10.1. shpenzimet kapitale dhe operuese të bëra nga Komuna për themelimin,
mirëmbajtjen, dhe operimin e zonave Komunale për shfrytëzim zejtar, dhe për zbatimin e
programit të saj për eliminimin e shfrytëzimeve zejtare ilegale,
37
2.10.2. tarifat fikse të vjelura nga shfrytëzuesit e lokacioneve, dhe çdo të hyrë tjetër që
rrjedhë nga lokacionet e tilla,
2.11. menaxhojë në përgjithësi zonat Komunale për shfrytëzim zejtar dhe qasjet në to dhe
programin për eliminimin e shfrytëzimeve zejtare ilegale në pajtim me standardet e aplikueshme
minerare, të sigurisë dhe të mjedisit, dhe në bazë të kushteve të Licencës dhe
2.12. paguaj rentat minerare KPMM-së në përputhje me dispozitat e këtij Ligji.
3. Brenda tre (3) muajve pas përfundimit të vitit kalendarik, çdo Komunë që ka pasur Licencë për
shfrytëzim zejtar brenda atij viti kalendarik do ti dorëzojë KPMM-së një raport vjetor për atë vit kalendarik,
i cili do të:
3.1. përfshijë llogaritë e audituara për atë vit kalendarik;
3.2. përshkruan aktivitetet e shfrytëzimit zejtar që janë ndërmarre në secilën zonë të mbuluar
nga Licenca, duke përfshirë prodhimin individual dhe të përgjithshëm të çdo minerali të
shfrytëzuar në atë lokacion;
3.3. vlerëson ndikimin në mjedis të shfrytëzimit të tillë zejtar në atë lokacion;
3.4. përmban propozimet, nëse ka, për formimin e lokacioneve të reja dhe ndryshimet e kufijve
ekzistues të zonës ose parcelës në fjalë;
3.5. paraqet hollësisht hapat që janë ndërmarrë për zbatimin e programit për eliminimin e
aktiviteteve ilegale të shfrytëzimit zejtar;
3.6. jep llogari për të gjitha shpenzimet e bëra ose të ardhurat e pranuara ose të mbledhura në
lidhje me operimin e zonave për shfrytëzimin zejtar.
4. Komuna nuk mund të ndërmarrë apo të ketë interesa ekonomike ose tjera në, aktivitete të shfrytëzimit
zejtare, përveç nëse nuk është paraparë shprehimisht në Pjesën VII.
Neni 48
Autorizimi për përjashtimin e shfrytëzuesve
Pa cenuar paragrafin 1 te nenit 47 te këtij ligji KPMM-ja është e autorizuar të nxjerrë vendim për
përjashtimin e cilitdo person nga zona për shfrytëzim zejtar nëse personi në fjalë në fjalë vazhdimisht ose
qëllimisht vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij Ligji ose urdhrat e ligjshme të KPMM-së. Komuna
duhet të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të siguruar që vendimet në fjalë të zbatohen në
mënyrë të rregullt dhe efektive.
PJESA VIII
LICENCAT DHE LEJET NË INTERES TË PUBLIKUT
Neni 49
Lëshimi i Licencës në Interes të Publikut dhe/ose Lejes në Interes të Publikut një Ndërmarrje
Publike ose Ndërmarrje në Pronësi Shoqërore
1. Licencat dhe Lejet në Interes të Publikut sipas kësaj Pjese VIII mund t’i lëshohen vetëm:
1.1. një “ndërmarrje publike” të identifikuar si NP Qendrore në përputhje me Ligjin për
Ndërmarrjet Publike, përveç nëse të gjitha interesat pronësore ose shumica e interesave
pronësore në këtë ndërmarrje i janë transferuar një ose më shumë Personave privat; ose
1.2. një “ndërmarrje në pronësi shoqërore”, siç është përkufizuar ky term në Ligjin për Agjencinë
Kosovare të Privatizimit”, përveç nëse të gjitha interesat pronësore ose shumica e interesave
pronësore në këtë ndërmarrje i janë transferuar një ose më shumë Personave privat.
38
2. Nëse:
2.1. një ndërmarrje e cila i plotëson kriteret e përcaktuara në paragrafin 1 më sipër dëshiron të
marrë ose mbajë një Licencë ose Leje, mirëpo kjo ndërmarrje nuk ka të drejtë të marrë ose mbajë
këtë Licencë ose Leje vetëm për shkak se kjo ndërmarrje nuk i plotëson, ose më nuk i plotëson,
njërin ose më shumë nga kriteret e përcaktuara në nën-paragrafët 1.3. dhe 1.4. te nenit 6 te këtij
ligji; dhe
2.2. KPMM kërkon dhe merr një vendim nga Qeveria me të cilin konfirmohet se ka arsye të forta
dhe objektive për të konkluduar se lëshimi i kësaj Licence ose Leje në Interes të Publikut për
ushtrimin e disa ose të gjitha aktiviteteve përkatëse do të ishte në interesin e përgjithshëm publik
të Kosovës;
2.3. atëherë KPMM mund të lëshojë Licencën në Interes të Publikut dhe/ose Lejen në Interes të
Publikut për ndërmarrjen në fjalë, mirëpo vetëm pasi që KPMM dhe Qeveria t’i kenë përmbushur
kërkesat e përcaktuara në paragrafët 3., 4. dhe 5. te këtij neni.
3. Nëse ndërmarrja mban çfarëdo Licence ose Leje tjetër, KPMM duhet, nëse vetëm nuk e ka bërë këtë,
të marrë masat e parapara në nenin 9 për anulimin e kësaj Licence ose Leje.
4. KPMM dhe Qeveria duhet të përcaktojnë në hollësi dhe me shkrim arsyet për konkludimin e tyre se
lëshimi i Licencës ose Lejes në Interes të Publikut për ndërmarrjen në fjalë është në interesin e
përgjithshëm publik të Kosovës.
5. Kushtet dhe konditat e Licencës ose Lejes në Interes të Publikut duhet të jenë në përputhje me këtë
ligj; me kusht që Licenca ose Leja në Interes të Publikut:
5.1. të përmbajë të gjitha kufizimet dhe kushtet shtesë të cilat KPMM i konsideron të arsyeshme
dhe në interes të publikut sipas rrethanave;
5.2. nuk është e transferueshme dhe nuk mund të jetë objekt i pengut në asnjë rrethanë, prandaj
neni 10 i këtij ligji nuk zbatohet për këtë lloj të Licencave dhe Lejeve,
5.3. ka kohëzgjatje prej jo më shumë se dy (2) viteve; dhe
5.4. të përjashtojë ndërmarrjen nga kërkesat e këtij ligji për deponimin e garancisë së
ekzekutimit.
6. Gjatë periudhës nëntëdhjetë (90) ditore para skadimit të kohëzgjatjes së Licencës ose Lejes në
Interes të Publikut, ndërmarrja përkatëse ka të drejtë – përveç nëse kjo është e ndaluar sipas paragrafit 7
te këtij neni – që të kërkojë një zgjatje të afatit të Licencës ose Lejes në Interes të Publikut. KPMM dhe
Qeveria duhet t’i zbatojnë kërkesat e paragrafëve 1-5 te këtij neni, gjatë marrjes së vendimit për
aprovimin apo jo të kësaj kërkese. Nëse kërkesa aprovohet, kohëzgjatja maksimale e zgjatjes do të jetë
dy (2) vite.
7. Nëse, në cilëndo kohë, një ndërmarrje e cila mban një Licencë ose Leje në Interes të Publikut
kualifikohet plotësisht sipas nenin 6 për marrjen e një Licence ose Leje të rregullt për aktivitetet
përkatëse, kjo ndërmarrje menjëherë mund të aplikojë për marrjen e Licencës ose Lejes së rregullt. Kur
ndërmarrja aplikon për Licencë të rregullt, kjo ndërmarrje do të ketë – gjatë kohës sa Licenca në Interes
të Publikut është aktuale dhe vlefshme – të drejtën e përparësisë ndaj të gjithë Personave tjerë për të
aplikuar dhe marrë një Licencë të rregullt për mineralin(et) përkatëse që ndodhen në zonën përkatëse,
përveç nëse dhënia e licencës së rregullt do të ishte në kundërshtim me paragrafin 9. nenit 18 te këtij ligji.
8. Nëse një ndërmarrje mban një Licencë aktuale dhe të vlefshme në Interes të Publikut dhe gjatë
kohëzgjatjes së kësaj licence, të gjitha ose shumica e interesave pronësore në atë ndërmarrje blihen nga
një ose më shumë Persona privat, Licenca në Interes të Publikut ndërpritet menjëherë; megjithatë,
ndërmarrja në fjalë pastaj ka të drejtën e prioritetit, e cila mund të ushtrohet brenda një periudhë gjashtë
mujore pas blerjes së interesave pronësore që të aplikojë dhe – nëse i plotëson kushtet – të marrë një
Licencë të rregullt për mineralet përkatëse në zonën përkatëse e cila mbulohej nga Licenca në Interes të
Publikut e cila është ndërprerë në përputhje me këtë paragraf.
39
9. Nëse një ndërmarrje mban një Licencë të vlefshme dhe aktuale në Interes të Publikut dhe të gjitha
ose një pjesë e konsiderueshme e aseteve të cilat shfrytëzohen nga kjo ndërmarrje për ushtrimin e
veprimtarisë sipas Licencës në Interes të Publikut blihen nga një Person tjetër, Licenca në Interes të
Publikut ndërpritet menjëherë.
PJESA IX
RENTAT MINERARE DHE TAKSAT
Neni 50
Rentat minerare
1. Ministria e Energjisë dhe Minierave dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave, pas konsultimit dhe
marrjes së pikëpamjeve të KPMM-së dhe palëve tjera të interesuara, duke përfshirë Bartësit ekzistues të
Licencave ose përfaqësuesit e tyre, bashkërisht përgatisin dhe nxjerrin një propozim listë të rentave
minerare që bartësit e Licencave duhet t’i paguajnë për ushtrimin e aktiviteteve të licencuara të
shfrytëzimit të resurseve minerale në Kosovë. Propozim-lista në fjalë, do të përcaktojë në hollësi formulat
që duhet shfrytëzuar për llogaritjen e shumës së rentave minerare. Pasi që lista të jetë përgatitur nga dy
ministritë përkatëse, ato bashkërisht i’a dorëzojnë listën e propozuar Qeverisë për miratimin e saj. Pas
miratimit, Qeveria i’a dorëzon listën për aprovim Kuvendit.
2. Pas pranimit të listës së propozuar, Kuvendi konsultohet dhe merr pikëpamjet e palëve tjera të
interesuara, duke përfshirë Bartësit ekzistues të Licencave ose përfaqësuesit e tyre, bën ndonjë ndryshim
në listë që Kuvendi e sheh të domosdoshme apo të përshtatshme, dhe e aprovon atë listë.
3. Pas aprovimit nga Kuvendit, lista e rentave minerare hyn në fuqi në ditën e parë të vitit të ardhshëm
kalendarik; me kusht që, nëse Kuvendi e aprovon listën në gjysmën e dytë të një viti kalendarik, atëherë
ajo listë hyn në fuqi në ditën e parë të tremujorit të tretë të vitit të ardhshëm kalendarik.
4. Deri në hyrjen në fuqi të listës së rentave minerare, do të mbetet në fuqi lista paraprake e shpallur në
mënyrë të ligjshme.
5. Propozim ndryshimet në një listë paraprakisht të aprovuar dhe nxjerrë nga Kuvendi sipas paragrafit 3.
te këtij neni mund t’i dorëzohen Kuvendit nga Qeveria në përputhje me paragrafin 1. te këtij neni , ose të
paktën nga gjashtë (6) anëtarë të Kuvendit..
6. KPMM është organi përgjegjës për vlerësimin dhe arkëtimin e rentave minerare në pajtim me listën e
aprovuar.
7. Nëse KPMM me arsye përcakton që një Bartës i Licencës me neglizhencë apo me qëllim ka bërë keq
prezantime materiale sa i përket informatave të dhëna KPMM-së në lidhje me përcaktimin e Kufirit të
Shpenzimeve të Parave të Gatshme të Bartësit të Licencës, KPMM i lëshon Bartësit të Licencës një
Njoftim të Dështimit në bazë të Nenit 9 të këtij Ligji dhe ndërmerr çfarëdo mase të domosdoshme që
autorizohet nga ai nen apo ndonjë dispozitë tjetër e këtij ligji.
Neni 51
Shtyrjet dhe përjashtimet
1. Rentat minerare nuk paguhen për mostrat e mineraleve të nxjerra me qëllim të kryerjes së analizave
kimike ose teknologjike.
2. Bartësi i Licencës për shfrytëzim mund të aplikojë tek KPMM-ja për një autorizim për shtyrjen e
pagesës së një rente minerare, nëse para përfundimit të periudhës për të cilën duhet paguar rentën
minerare, kufiri operativ i parave të gatshme është nën zero. Nëse KPMM-ja konstaton se Kufiri operativ i
parave të gatshme është në fakt më pak se zero në përfundim të periudhës përkatëse, KPMM-ja mundet
ta autorizojë shtyrjen e rentës minerare, plotësisht ose pjesërisht, në përputhje me këtë Nen. Nëse
KPMM-ja e jep autorizimin e tillë, shuma e rentës minerare të pagueshme menjëherë për periudhën
përkatëse do të reduktohet deri në masën e nevojshme për ngritjen e kufiri operativ në para të gatshme
deri në zero, dhe pagesa e bilancit do të shtyhet.
40
3. Kur pagimi i rentës minerare shtyhet:
3.1. shuma e rentës së shtyrë do të akumulohet së bashku me të gjitha pagesat e tjera të
mëparshme të rentës minerare;
3.2. shuma e akumuluar do të paguhet në periudhën e ardhshme të planifikuar për pagimin e
rentës minerare;
Neni 52
Pagimi i rentës minerare të përllogaritur
1. Nëse për ndonjë arsye nuk është i mundur përcaktimi i shumës së rentës minerare, KPMM-ja mund të
kërkoj nga bartësi i Licencës që të paguajë, një rentë minerare të përllogaritur.
2. Nëse shuma faktike e rentës minerare përcaktohet më vonë, bartësi i Licencës ka për detyrë që të
paguajë diferencën negative të rentës minerare së përllogaritur. Nëse shuma e përllogaritur e tejkalon
shumën faktike, Bartësi i Licencës ka të drejtë të kërkojë kthimin e diferencës ose diferenca barazohet në
kohën e pagimit të rentës minerare të ardhshme.
Neni 53
Mospagimi i Rentës minerare
1. Nëse bartësi i Licencës nuk e paguan rentën minerare në afat, KPMM-ja do të nxjerrë një “Njoftim për
Dështim” në përputhje me nenin 9 dhe do të ndërmarrë masat e parapara me këtë ligj.
2. KPMM mund të lëshojë urdhër me shkrim, me anë të të cilit ndalohet bartësi i Licencës që të shes ose
tjetërsoj mineralet ose prodhimet në fjalë, përderisa të gjitha rentat minerare të jenë paguar ose përderisa
të arrihet deri te një marrëveshje e pranueshme për KPMM-në për pagimin e rentave minerare.
Neni 54
Taksat Administrative
1. KPMM-ja gjithashtu mund të caktojë taksa të cilat KPMM-ja i konsideron të arsyeshme për paraqitjen e
kërkesave për Licenca ose Leje, ose për sigurimin e çfarëdo informate të kërkuar gjeo-shkencore ose
shërbimi të kërkuar. KPMM-ja do të siguroj që taksat në fjalë të:
1.1. jenë në një shumë të arsyeshme për kompensimin e shpenzimeve të KPMM-së për
shqyrtimin e kërkesës ose sigurimit të shërbimeve, dhe
1.2. jetë në pajtim me praktikat më të mira.
PJESA X
KOMISIONI I PAVARUR PËR MINIERA DHE MINERALE
KREU 1
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale: Themelimi, Funksionet dhe Organizimi
Neni 55
Themelimi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale
1. Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale fillimisht i themeluar me Rregulloren e Nr. 2005/2 të 21
Janarit 21 2005 (të ndryshuar me Rregulloren e Nr. 2005/38 të 29 Korrikut 2005 dhe Ligjin Nr. 03/L-81 të
datës 13 Qershor 2008) përcaktohet si agjenci e pavarur në përputhje me nenin 119 paragrafi 5. dhe 142
të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nga hyrja në fuqi e këtij ligji do të veprojë në përputhje me
këtë ligj dhe në bazë të këtij ligji.
2. KPMM rregullon aktivitetet minerare në Kosovë në përputhje me këtë ligj, aktet nënligjore të nxjerra në
përputhje me këtë ligj, dhe Strategjinë Minerare.
41
3. KPMM vepron në interes të publikut dhe i ushtron në mënyrë të pavarur kompetencat dhe funksionet të
cilat i janë dhënë sipas këtij ligji.
4. KPMM zbaton Ligjin për Qasjen në Dokumentet Zyrtare, Ligjin për Prokurim Publik, Ligjin për
Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe të gjitha ligjet tjera që rregullojnë veprimtarinë
dhe menaxhimin e autoriteteve publike në Kosovë.
5. Paraqet vepër penale dhe shkelje e këtij ligji nëse një person ushtron ose tenton të ushtrojë ndikim
politik, administrativ, financiar ose ndikim tjetër në KPMM-në, personelin ose menaxhmentin e saj;
megjithatë, kjo ndalesë nuk aplikohet për komunikimet ose përpjekjet që ndërmerren me qëllim të nxitjes
së KPMM-së që të zbatojë në mënyrë të rregullt dhe të respektojë këtë ligj ose një ligj tjetër, duke
përfshirë aktet nënligjore të nxjerra në përputhje me këtë ligj ose një ligj tjetër.
Neni 56
Kompetencat dhe Përgjegjësitë e KPMM
1. KPMM ka autoritetin e përgjithshëm dhe përgjegjësinë për të siguruar:
1.1. hulumtimin dhe shfrytëzimin e rregullt të resurseve minerale në Kosovë dhe shfrytëzimin
optimal të resurseve minerale në të gjitha veprimtaritë minerare në përputhje me këtë ligj dhe
Strategjinë Minerare;
1.2. përputhjen e përgjithshme të veprimtarive minerare me këtë ligj, aktet nënligjore të nxjerra
në përputhje me këtë ligj, dhe kushtet e Licencave, dhe Lejeve të lëshuara nga KPMM në
përputhje me këtë ligj.
2. KPMM ka kompetencën për ushtrimin e funksioneve në vijim, në përputhje me këtë ligj:
2.1. lëshimin, transferimin, vazhdimin, pezullimin dhe revokimin e Licencave dhe Lejeve;
2.2. themelimin dhe mirëmbajtjen e një kadastre të minierave dhe një baze të të dhënave GIS që
përmban të dhëna gjeografike, gjeologjike dhe të dhëna të tjera relevante ekonomike si dhe të
gjithë titujt ekzistues të mineraleve dhe të drejtave minerare; dhe
2.3. nxjerrjen e rregullave për organizimin dhe veprimtarinë e brendshme të KPMM-së;
3. KPMM i ofron asistencë teknike Qeverisë në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me minierat dhe
mineralet në Kosovë nëse një gjë e tillë kërkohet nga Qeveria.
Neni 57
Rregulloret për zbatimin e këtij ligji
KPMM është e obliguar të zbatojë të gjitha aktet nënligjore të nxjerra nga Ministria në përputhje me
Pjesën XII të këtij ligji
Neni 58
Raportimi
1. Brenda nëntëdhjetë (90) ditësh nga përfundimi i çdo viti kalendarik, KPMM do të përgatisë, publikojë
në faqen zyrtare dhe dorëzojë Kuvendit një raport vjetor i cili:
1.1. analizon gjendjen e industrisë minerare në Kosovë; dhe
1.2. bën një përmbledhje të të gjitha masave rregullatore, hetuese dhe zbatuese të marra nga
KPMM gjatë vitit përkatës kalendarik; megjithatë, ky raport nuk duhet të përmbajë të dhëna lidhur
me hetime të cilat janë në vazhdim e sipër, nëse këto të dhëna do të kërcënonin sekretin legjitim
të hetimit.
42
KREU II
BORDI I KPMM-SË :THEMELIMI, FUNKSIONET DHE ORGANIZIMI
Neni 59
Bordi i KPMM
1. KPMM drejtohet nga Bordi (“Bordi i KPMM”) i cili përbëhet prej pesë (5) anëtarëve. Të gjitha
kompetencat e KPMM ushtrohen nga Bordi. Çdo vendim i cili sipas këtij ligji kërkohet të merret nga
KPMM duhet të merret nga vetë Bordi i KPMM.
2. Anëtarët e Bordit të KPMM nuk e kanë statusin e shërbyesit civil. Gjatë ushtrimit të detyrave dhe
përgjegjësive të tyre sipas këtij ligji, anëtarët e Bordit të KPMM do të veprojnë ekskluzivisht në interes të
publikut dhe me mirëbesim.
3. Çdo anëtar i Bordit të KPMM që mban mandatin në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji do të vazhdojë të
shërbejë në atë pozitë deri në skadimin e mandatit të tij/saj ose deri në dorëheqjen e tij/saj të mëhershme
ose largimin e ligjshëm nga ajo pozitë. Pasardhësit e anëtarëve të bordit do të emërohen nga Kuvendi i
Kosovës në përputhje me paragrafët 4 deri 7 të këtij neni.
4. Kandidatët duhet të jenë persona të cilët përzgjidhen nga një komision ad hoc i themeluar me vendim
të Qeverisë. Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të rezultateve të një konkurrimi të hapur dhe
të pavarur të zhvilluar në bazë të kritereve objektive dhe përgatitjes adekuate profesionale. Kandidatët
zgjidhen dhe propozohen vetëm në bazë të ekspertizës dhe përvojës së tyre profesionale si dhe meritës
dhe integritetit moral.
5. Me vendim të Qeverisë, Sekretar i Përhershëm i Zyrës së Kryeministrit obligohet që brenda shtatë (7)
ditësh të publikojë shpalljen për pozitat e lira në Bordin e KPMM. Njoftimi duhet të kërkojë dorëzimin e
aplikacioneve në administratën e Qeverisë brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e publikimit të shpalljes.
Administrata e Qeverisë u’a dërgon të gjitha aplikacionet e pranuara secilit anëtar të komisionit ad hoc të
themeluar me vendimin e Qeverisë. Për secilën pozitë në Bordin e KPMM, komisioni ad hoc përzgjedh të
paktën dy nga kandidatët më të kualifikuar dhe i dorëzon emrat e tyre në Qeveri; Qeveria më pas
menjëherë i dorëzon këta emra në Kuvend. Kuvendi ose e emëron njërin nga kandidatët në pozitën
përkatëse ose i refuzon të gjithë kandidatët për pozitën përkatëse; nëse kuvendi i refuzon të gjithë
kandidatët për pozitën përkatëse, Qeveria menjëherë e ri-inicion procesin e përzgjedhjes dhe dërgon në
Kuvend emrat e të paktën dy kandidatëve të rinj të kualifikuar.
6. Asnjë person nuk mund të emërohet nga Kuvendi i Kosovës ose të vazhdojë të shërbejë si anëtar i
Bordit të KPMM nëse ai/ajo:
6.1. Ka ndonjë interes te drejtpërdrejt ose te tërthortë pronësor ose komercial ose interesa tjera
monetare në një person i cili angazhohet, apo qe ka për qellim te angazhohet ne një aktivitet te
rregulluar me ketë ligj;
6.2. ka ndonjë marrëdhënie të punësimit, kontraktuese, afariste, ose familjare me ndonjë Person i
cili është i angazhuar, apo që ka për qëllim të angazhohet në ndonjë aktivitet që rregullohet me
këtë ligj;
6.3. është menaxher, drejtor apo pronar i rëndësishëm i një ndërmarrje, e cila është e angazhuar,
apo që ka për qëllim të angazhohet ne ndonjë aktivitet që rregullohet me këtë ligj, ose është i
afërm i personit të sipërcekur;
6.4. ka konflikte tjera të interesit që në mënyrë të arsyeshme pritet se do të pengojnë aftësitë e
tij/saj në ushtrimin e detyrave në Bordin e KPMM-së në mënyrë të rregullt, objektive dhe të
paanshme;
6.5. është përcaktuar nga një gjykatë kompetente se në dhjetë vitet e fundit para propozimit të
tij/saj, ka kryer vepër penale sipas ligjit të Kosovës ose ligjit të cilitdo shtet ose juridiksion tjetër;
43
6.6. është përcaktuar nga një gjykatë kompetente, agjenci administrative apo organizate
përgjegjëse për zbatimin e standardeve të sjelljes profesionale se në dhjetë vitet e fundit para
propozimit të tij/saj, është angazhuar në sjellje joprofesionale;
6.7. është zyrtar i emëruar publik, ose
6.8. është anëtar aktiv i ndonjë partie politike, mban një mandat/pozitë të lartë brenda një partie
politike ose ndonjë pozitë tjetër të lartë politike brenda një autoriteti publik.
7. Çdo anëtar i Bordit të KPMM duhet të posedojë një diplomë të vlefshme universitare nga një
Universitet i Akredituar dhe së paku pesë (5) vite përvojë të punës cilësore profesionale në gjeologji,
xehetari, inxhinieri, ekonomi të tregut, menaxhment, kontabilitet apo juridik. Së paku tre (3) anëtarë të
Bordit të KPMM-së duhet të kenë përvojë të konsiderueshme në gjeologji ose xehetari.
8. Mandati i anëtarëve fillestar të Bordit të KPMM të emëruar në përputhje me këtë ligj është si vijon: një
anëtar ka mandat 4 vjeçar, dy anëtar kanë mandat tre (3) vjeçar, dhe dy (2) anëtar kanë mandat dy (2)
vjeçar. Mandatet e të gjithë pasardhësve të anëtarëve fillestar janë katër (4) vjet. Asnjë person nuk mund
të shërbejë në Bordin e KPMM më shumë se dy (2) mandate.
9. Nëntëdhjetë (90) ditë para përfundimit të mandatit të një anëtari të Bordit të KPMM-së, Qeveria do të
iniciojë procedurën e përcaktuar në paragrafin 5. të këtij neni për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën
përkatëse. Anëtari, mandati i të cilit është në përfundim, mund të aplikojë për pozitën përkatëse nëse ri-
emërimi i tij/saj nuk ndalohet nga fjalia e fundit e paragrafit 8. të këtij neni.
10. Kur mandati i një anëtari të Bordit të KPMM ka skaduar dhe pasardhësi i tij/saj nuk është emëruar
ende, ky anëtar do të vazhdojë të qëndrojë në Bordin e KPMM deri në emërimin e pasardhësit të tij/saj
ose për një periudhë gjashtë (6) mujore nga skadimi i mandatit të tij saj, cilado që ndodh më herët.
Neni 60
Shkarkimi i Anëtarëve të Bordit
1. Anëtari i Bordit shkarkohet nga Kuvendi nëse konstatohet se anëtari në fjalë:
1.1. nuk i ka plotësuar kriteret e përcaktuara në paragrafin 6. të nenit 59 i këtij ligji në kohën e
emërimit; ose
1.2. më nuk i plotëson kriteret e përcaktuara në paragrafin 6. të nenit 59 te këtij ligji ose
1.3. qëllimisht ose me pakujdesi të rëndë bën shkeljen e një dispozite të nenit 61 të këtij ligji.
2. Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e një anëtari të Bordit duhet të jetë me shkrim dhe të përmbajë
arsyetimin për marrjen e këtij vendimi nga Kuvendi.
3. Anëtari përkatës i Bordit mund ta kundërshtojë vendimin e Kuvendit në përputhje me ligjin e Kosovës
përkonfliktin administrativ. Në rast të paraqitjes së një ankese të këtillë, anëtari përkatës i Bordit
pezullohet deri në nxjerrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Supreme e Kosovës lidhur me faktin
nëse vendimi i Kuvendit ka qenë në përputhje me paragrafin 1 dhe 2 te këtij neni.
4. Gjatë kohëzgjatjes së pezullimit, anëtari i Bordit vazhdon të marrë pagën e tij/saj; megjithatë, ai/ajo:
4.1. nuk merr pjesë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në çfarëdo çështje, veprimtarie
ose procesi vendimmarrës të KPMM ose Bordit të KPMM,
4.2. nuk diskuton, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çfarëdo çështje, veprimtarie ose
procesi të tillë me asnjë Person
4.3. nuk i lejohet hyrja në zyrat ose objektet tjera të KPMM dhe
4.4. nuk i lejohet qasje në asnjë të dhënë të KPMM-së ose të dhëna që ndodhen në zyrat e
KPMM-së, përveç nëse urdhërohet nga Gjykata Supreme e Kosovës.
44
Neni 61
Konflikti i Interesave
1. Gjatë shërbimit në cilësinë e anëtarit të Bordit të KPMM-së ose në cilësinë e Drejtorit të KPMM-së dhe
gjatë periudhës 12 mujore pas ndërprerjes së shërbimit në këtë cilësi, anëtari i Bordit të KPMM ose
Drejtori nuk do të:
1.1. pranojë, kërkojë, diskutojë ose marrë parasysh çfarëdo punësimi, angazhimi, kompensimi
ose oferte nga cilido Person i cili ka marrëdhënie afariste ose marrëdhënie tjetër me KPMM ose
ka pasur marrëdhënie të këtilla me KPMM gjatë kohës sa ai/ajo ka shërbyer në atë cilësi, dhe
1.2. përfaqësojë ndonjë person lidhur me një çështje e cila është në shqyrtim nga KPMM.
2. Nëse një person është i përfshire në shkeljen e paragrafit 1 te këtij neni, KPMM ndërmerr njërën ose
më shumë nga masat në vijim kundër këtij Personi:
2.1. refuzimin e kërkesës për Leje ose Licencë nga ky Person,
2.2. anulimin e Lejes ose Licencës në zotërim të këtij Personi; dhe/ose
2.3. shqiptimi i një gjobe administrative këtij Personi në shumën prej njëqind e pesëdhjetëmijë
(150,000) Euro.
3. Nëse drejtori i KPMM bën shkelje të paragrafit 1 të këtij neni, Bordi i KPMM duhet ta shkarkojë atë në
mënyre imediate. Nëse një nga anëtaret e Bordit te KPMM bën shkelje të paragrafit 1. atëherë secili nga
anëtarët tjerë të Bordit ka obligim ligjor dhe personal që shkeljen e tillë të ia raportoj Kuvendit dhe
Kuvendi e shkarkon atë anëtar nëse verifikohet se raportimi është faktik.
4. Nëse një anëtar i Bordit të KPMM-së nuk ndërmerr masa aktive për zbatimin e masave të kërkuara nga
paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, ky anëtar i nënshtrohet shkarkimit të menjëhershëm nga Kuvendi dhe
kjo konsiderohet bazë e mjaftueshme për shkarkim.
5. Personi i cili ndikohet negativisht nga një vendim i Bordit të KPMM sipas këtij neni, mund ta
kundërshtojë vendimin në përputhje me ligjin e Kosovës mbi konfliktin administrativ ose nëse Personi në
fjalë është Drejtori i KPMM-së Ligjin për Shërbimin Civil.
Neni 62
Organizimi dhe Votimi
1. Kryesuesi udhëheq dhe organizon punën e Bordit të KPMM-së.
2. Kryesuesi thërret mbledhjet e Bordit të KPMM-së kur dhe siç ai/ajo e sheh të domosdoshme ose kur
kërkohet nga dy (2) anëtarë tjerë të Bordit të KPMM-së.
3. Kuorumi për mbledhjet e Bordit të KPMM-së është tre (3) anëtarë.
4. Kryesuesi kryeson mbledhjet e Bordit të KPMM-së. Në raste të jashtëzakonshme kur është e
domosdoshme për Bordin e KPMM-së të takohet në mungesë të Kryesuesit, Kryesuesi autorizon një nga
anëtarët tjerë të Bordit të KPMM-së të kryeson mbledhjen.
5. Për çdo vendim të Bordit të KPMM-së kërkohet vota afirmative e të paktën tre (3) anëtarëve të Bordit.
6. Bordi i KPMM-së mund të vendosë, siç e sheh të nevojshme, rregulla procedura shtesë për ushtrimin e
veprimtarisë së tij ose të KPMM-së. Të gjitha këto rregulla procedurale miratohen përmes një vendimi me
shkrim të Bordit të KPMM-së në përputhje me dispozitat paraprake të këtij neni. Të gjitha këto rregulla
shpallen në Gazetën Zyrtare dhe në faqen zyrare të KPMM-së. Asnjë rregull e këtillë procedurale nuk hyn
45
në fuqi dhe nuk zbatohet deri sa së paku tetë (8) ditë kalendarike të kenë kaluar nga data e shpalljes në
përputhje me këtë ligj.
Neni 63
Drejtori
1. KPMM ka një Drejtor i cili emërohet nga Bordi i KPMM-së.
2. Drejtori emërohet nga Bordi i KPMM-së në bazë të rezultateve të një konkurrimi të hapur dhe
transparent të kryer në bazë të kritereve objektive. Kandidatët do të zgjidhen dhe emërohen vetëm në
bazë të ekspertizës dhe përvojës së tyre profesionale, meritës dhe integritetit moral. Drejtori gjithashtu
duhet t’i plotësojë dhe vazhdimisht t’i mbajë kushtet e kualifikimit të përcaktuara për anëtar të bordit në
paragrafin 6. të nenit 59 të këtij ligji.
3. Drejtori i KPMM është përgjegjës për si më poshtë:
3.1. ushtrimin e të gjitha funksioneve të deleguara atij nga Bordi i KPMM-së;
3.2. udhëheqjen e punës së zakonshme të KPMM-së në pajtim me vendimet dhe udhëzimet e
lëshuara nga Bordi i KPMM-së dhe në përputhje me legjislacionin përkatës;
3.3. organizimin, emërimin dhe shkarkimin e personelit të KPMM-së në pajtim me vendimet e
marra nga Bordi; dhe
3.4. përgatitjen e mbledhjeve të Bordit dhe sigurimin e zbatimit të duhur të vendimeve të marra
nga Bordi.
4. Gjatë mungesës së Drejtorit ose gjatë cilësdo periudhë kohore gjatë të cilës Drejtori nuk është në
gjendje që të kryejë detyrat e tij, Bordi mund t’ia caktojë këto detyra një zyrtari të lartë të KPMM.
5. Drejtori mund të merr pjesë në mbledhjet e Bordit pa të drejtë vote.
6. Drejtori mund të shkarkohet nga Bordi nëse ka arsye të mira dhe të rëndësishme për shkarkimin e
tij/saj. Bordi e shkarkon Drejtorin nëse konstatohet se ai/ajo:
6.1 nuk i ka plotësuar kriteret e përcaktuara në paragrafin 6. nenit 59 te këtij ligji në kohën e
emërimit;
6.2 më nuk i plotëson kriteret e përcaktuara në paragrafin 6. nenit 59 te këtij ligji; ose
6.3. qëllimisht ose me pakujdesi të rëndë bën shkeljen e dispozitave të nenit 61 të këtij ligji.
7. Vendimi i Bordit për shkarkimin e Drejtorit duhet të jetë me shkrim dhe të përmbajë arsyetimin për
marrjen e vendimit. Drejtori i shkarkuar ka të drejtë të kundërshtojë këtë vendim në përputhje me Ligjin
për Shërbimin Civil.
Neni 64
Buxheti dhe Financat
1. KPMM u nënshtrohet dhe zbaton dispozitat e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe
Përgjegjësitë që kanë të bëjnë me buxhetin dhe financat e agjencive të pavarura.
2. Pagat e anëtarëve te Bordit dhe Drejtorit të KPMM do të përcaktohen nga Komisioni për Buxhet dhe
Financa i Kuvendit në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe
ligjet tjera të aplikueshme.
3. Në përputhje të plotë me Ligjin për Prokurim Publik, Bordi i KPMM-së mund të angazhojë konsulentë
profesional të pavarur dhe me kualifikime të larta të cilët nevojiten për t’i ndihmuar KPMM në punën e vet.
Çdo konsulent i tillë duhet patjetër të:
46
3.1. plotësojë kushtet e kualifikimit të përcaktuara në paragrafin 6. të nenit 59 te këtij ligji gjatë
tërë kohëzgjatjes së angazhimit të tij/saj; dhe
3.2. të posedojë shkollim dhe përvojë të konsiderueshme profesionale në fushën përkatëse.
Neni 65
Të hyrat e dedikuara
1. Me përjashtim të rentave minerare, të hyrat e mbledhura nga KPMM në formë të taksave të licencave
dhe tarifave tjera të mbledhura në përputhje me këtë ligj janë “të hyra të dedikuara” të KPMM-së. Fondet
e donatorëve të siguruara veçanërisht për mbështetjen e KPMM-së po ashtu konsiderohen si “të hyra të
dedikuara” të KPMM-së. Të gjitha këto mjete do të depozitohen në buxhetin e Republikës se Kosovës
dhe do të ndahen për qëllimet e autorizuara të KPMM-së në bazë të kategorisë përkatëse buxhetore dhe
në përputhje me procesin buxhetor të themeluar nga Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe
Përgjegjësitë.
2. Rentat minerare të mbledhura nga KPMM nuk janë “të hyra të dedikuara” të KPMM-së por janë hyra të
përgjithshme të Republikës së Kosovës. Rentat minerare do të derdhen si të tilla në buxhetin e
Republikës se Kosovës.
Neni 66
Konfidencialiteti
1. Të gjithë anëtarët e Bordit të KPMM-së dhe të gjithë të punësuarit, personeli dhe konsulentët e KPMM-
së kërkohen të marrin të gjitha masat e duhura për t’i akorduar një nivel të lartë të mbrojtjes të gjitha
informatave që nuk janë në dispozicion të publikut të cilat janë pranuar nga KPMM nga Shoqëritë
Tregtare ose Personat Privat. Masat e tilla duhet të jenë të mjaftueshme për të siguruar që këto informata
të mbrohen nga zbulimi i qëllimshëm dhe/ose nga pakujdesia.
2. KPMM dhe Bordi i KPMM-së nuk cakton apo mban si konfidenciale asnjë informatë, zbulimi, publikimi,
apo qasja publike në të cilat kërkohet me Ligjin për Qasje në Dokumentet Zyrtare.
3. Çdo shkelje e qëllimshme apo shkelje e vazhdueshme nga pakujdesia e detyrës së konfidencialitetit të
përcaktuar ne këtë Nen shërben si bazë e mjaftueshme për shkarkim të anëtarit në fjalë apo ndërprerjen
e marrëdhënies së punës me punonjësin, personelin ose konsulentin përkatës.
PJESA XI
INSPEKTORATI I MINIERAVE
Neni 67
Inspektorati i Minierave
1. Inspektorati i Minierave funksionon si Departament në kuadër të KPMM-së dhe ushtron funksionet e
besuara në pajtim me këtë ligj.
2. Inspektorët e Inspektoratit të Minierave veprojnë në mënyre të pavarur dhe në pajtim me dispozitat
ligjore dhe konsiderohet vepër penale dhe shkelje e këtij ligji nëse një person- ushtron ose tenton të
ushtrojë ndikim politik, administrativ, financiar ose ndikim tjetër në Inspektoratin e Minierave, personelin
ose menaxhmentin e tij.
Kjo ndalesë nuk aplikohet për komunikimet ose përpjekjet që ndërmerren me qëllim të nxitjes së
Inspektoratit të Minierave që të zbatojë në mënyrë të rregullt dhe të respektojë këtë ligj ose një ligj tjetër,
duke përfshirë aktet nënligjore të nxjerra në përputhje me këtë ligj ose një ligj tjetër.
Neni 68
Kryeinspektori
1. Me Inspektoratin e Minierave udhëheqë Kryeinspektori. Qeveria e emëron Kryeinspektorin. Si Ministri
ashtu edhe Qeveria duhet të sigurojnë që personi në fjalë:
47
1.1. të ketë përgatitje superiore shkollore në drejtimin e xehtarisë;
1.2. të ketë së paku dhjetë (10) vite përvojë profesionale nga fusha e xehtarisë;
1.3. të mos ketë qenë i dënuar për një vepër penale,
1.4. të mos ketë pozitë udhëheqëse ose funksion tjetër të rëndësishëm në ndonjë parti politike,
dhe
1.5. të ketë karakter të përshtatshëm moral dhe përgatitje profesionale.
2. Kryeinspektori ka mandat pesë (5) vjeçar. Kryeinspektori mund të riemërohet për një ose më shumë
mandate tjera pesë (5) vjeçare. Qeveria mund ta shkarkojë Kryeinspektorin para përfundimit të mandatit
pesë vjeçar nëse ka arsye të mira dhe bindëse për shkarkim. Këto arse përfshijnë, por nuk kufizohen
vetëm në këto:
2.1. Kryeinspektori vazhdimisht ka treguar se atij/asaj i mungon aftësia e nevojshme profesionale
për udhëheqjen e Inspektoratit të Minierave;
2.2. Kryeinspektori në mënyrë të përsëritur ka dështuar të ushtrojë kujdes të arsyeshëm
profesional për të siguruar që veprimet e tij/saj dhe të personelit të Inspektoratit të Minierave të
ushtrohen në përputhje me këtë ligj dhe kërkesat e aplikueshme të ligjeve tjera;
2.3. Kryeinspektori në mënyrë të përsëritur nuk i ka ushtruar detyrat e tij/saj ose nuk ka vepruar
në përputhje me detyrimet e tij/saj sipas këtij ligji;
2.4. Kryeinspektori është angazhuar në aktivitete që përbëjnë konflikt interesi, sjellje
diskriminuese ose shpërdorim të detyrës; ose
2.5. Kryeinspektori ka lejuar që një punonjës tjetër i Inspektoratit të Minierave të angazhohet në
aktivitete të cilat Kryeinspektori ka qenë në njohuri, ose nëse do të kishte ushtruar kujdes të
arsyeshëm profesional do të kishte qenë në njohuri, së përbëjnë konflikt interesi, diskriminim ose
shpërdorim të detyrës.
3. Nëse Qeveria shkarkon Kryeinspektorin, Qeveria i siguron personit të shkarkuar një shpjegim me
shkrim të arsyeve për shkarkim së bashku me vendimin për shkarkim. Nëse personi i shkarkuar beson se
shkarkimi nuk ka bazë ligjore ai/ajo mund ta kundërshtojë këtë përmes paraqitjes së një ankese pranë
Gjykatës Supreme të Kosovës, dhe kjo gjykatë është e autorizuar të marrë çfarëdo masa korrigjuese të
cilat i konsideron të ligjshme dhe të përshtatshme.
4. Kryeinspektori nuk angazhohet në aktivitete politike dhe do të qëndrojë i paanshëm në të gjitha
çështjet politike.
5. Kryeinspektori përgatit dhe dorëzon raporte të hollësishme tremujore për Ministrin dhe KPMM lidhur
me veprimtarinë dhe masat zbatuese të Inspektoratit të Minierave. Kryeinspektori u përgjigjet menjëherë
të gjitha kërkesave specifike nga Ministri ose KPMM për informata lidhur me një çështje të caktuar që ka
të bëjë me veprimtarinë ose masat e ndërmarra nga Inspektorati i Minierave.
6. Kryeinspektori përgatit dhe dorëzon Ministrit, KPMM-së, Kuvendit dhe Qeverisë një raport të
hollësishëm vjetor lidhur me veprimtarinë, masat dhe vendimet e Inspektoratit të Minierave. Raporti për
një vit të caktuar kalendarik dorëzohet deri me 28 Shkurt të vitit të ardhshëm kalendarik.
Neni 69
Autorizimet e Përgjithshme të Inspektorëve të Minierave
1. Inspektorët e autorizuar të Minierave kanë kompetencën e përgjithshme për të inspektuar aktivitetet e
hulumtimit, shfrytëzimit dhe aktivitetet e veçanta të cilitdo person, për të konstatuar:
1.1. nëse Personi i cili ushtron ato aktivitete posedon Licencë ose Leje të dhënë nga KPMM;
48
1.2. nëse personi posedon Licencë ose Leje, për të konstatuar nëse aktivitetet janë duke u
ushtruar në përputhje me Licencën ose Lejen përkatëse dhe rregulloret zbatuese të sigurisë dhe
mjedisore të nxjerra nga Ministri në përputhje me këtë ligj.
Neni 70
Aktivitetet e jashtëligjshme të hulumtimit, shfrytëzimit dhe aktivitetet e veçanta
1. Nëse një inspektor i autorizuar ka arsye të mira për të besuar se një person është duke ushtruar
aktivitete të hulumtimit, shfrytëzimit ose aktivitete të veçanta dhe se ky person nuk posedon Licencë ose
Leje nga KPMM, inspektori menjëherë e informon Policinë e Kosovës e cila menjëherë dërgon së paku
dy zyrtar policor në vendin e ngjarjes.
2. Pas arritjes së zyrtarëve të policisë dhe me ndihmën e tyre, inspektori verifikon identitetin e personave
të përfshirë në këto aktivitete dhe konstaton nëse këta persona ose punëdhënësi i tyre, (nëse kanë
punëdhënës), posedojnë Licencë ose Leje nga KPMM.
3. Nëse asnjëri nga këta persona ose punëdhënësi i tyre(nëse kanë punëdhënës) nuk posedojnë Licencë
ose Leje nga KPMM, zyrtarët e policisë i arrestojnë Personat në fjalë të cilëve më pas u shqiptohet gjoba
administrative e përcaktuar në paragrafin 2 te nenit 79 te këtij ligji dhe dënimet penale sipas Nenit 80 të
këtij ligji. Përveç kësaj, inspektori konfiskon të gjitha mjetet punuese dhe mineralet e nxjerra që gjenden
në vendin e rastit.
4. Nëse këta Persona ose punëdhënësi i tyre posedojnë Licencë ose Leje nga KPMM, por aktivitet
përkatëse të shfrytëzimit ose hulumtimit nuk janë të autorizuara me atë Licencë ose leje, inspektori
menjëherë i raporton këto aktivitete të paautorizuara në KPMM dhe KPMM i shqipton Bartësit të Licencës
ose Lejes masat e përcaktuara në Nenin 9 te këtij ligji.
Neni 71
Autorizimi për zbatimin e dispozitave ligjore për mbrojtjen e mjedisit dhe sigurisë
1. Nëse një inspektor i autorizuar i Inspektoratit të Minierave ka arsye të mira për të besuar se një Person
i cili zotëron një Licencë ose Leje të dhënë nga KPMM është duke i ushtruar aktivitetet e shfrytëzimit ose
hulumtimit në kundërshtim me rregulloret e sigurisë ose për mbrojtjen e mjedisit të nxjerra nga Ministri në
përputhje me këtë ligj, inspektori është i autorizuar që:
1.1. të lëshojë urdhër për Bartësin e Licencës ose Lejes me të cilin kërkohet korrigjimi i shkeljes
brenda tridhjetë (30) ditëve nëse shkelja nuk paraqet rrezik të menjëhershëm për mjedisin ose
shëndetin e njerëzve ose shtazëve; ose
1.2. të lëshojë urdhër për Bartësin e Licencës ose Lejes që menjëherë të ndërmarrë të gjitha
masat e nevojshme për eliminimin e shkeljes sa më shpejt që të jetë e mundshme dhe të
ndërpresë të gjitha aktivitet të cilat kanë shkaktuar ose ndikuar në shkeljen deri në marrjes e
masave korrigjuese, nëse shkelja paraqet rrezik të menjëhershëm për shëndetin e njerëzve ose
shtazëve.
2. Të gjitha masat e ndërmarra nga një inspektor sipas këtij Neni menjëherë duhet t’i raportohen Bordit të
KPMM-së.
Neni 72
Kompetencat Hetuese të Inspektoratit të Minierave
1. Inspektorati i Minierave është i autorizuar dhe ka përgjegjësinë që të kryejë një hetim të plotë për të
gjetur shkaktarët në këto raste:
1.1. vdekjes ose lëndimit të rëndë të një personi në një vend të shfrytëzimit ose hulumtimit;
1.2. vdekjes ose lëndimit të rëndë të nj Personi nëse kjo besohet me arsye se ka ardhur si
rezultat i një Aktiviteti të Veçantë; dhe
1.3. një aksident të rëndë mjedisor ose dëmtim i pronës i cili me arsye besohet se ka ardhur si
49
rezultat i një aktivitet të shfrytëzimit ose hulumtimit ose një Aktiviteti të Veçantë.
2. Gjithashtu, Inspektorati i Minierave brenda kohës më të shkurtër të mundshme i dorëzon Bordit të
KPMM-së një raport i cili parashtron opinionin e Inspektoratit lidhur me shkaktarët e ngjarjes.
3. Nëse Inspektorati i Minierave konstaton se ngjarja ka ndodhur si rezultat i një shkelje të rregulloreve të
sigurisë ose për mbrojtjen e mjedisit të nxjerra nga Ministri në përputhje me këtë ligj, inspektori merr
masat e përcaktuara në nenet 71 dhe 72 të këtij ligji.
4. Inspektorati i Minierave menjëherë i dërgon Bordit të KPMM-së një njoftim me shkrim lidhur me një
hetim të iniciuar sipas këtij neni. Inspektorati e përmbyll hetimin sa më shpejt që të jetë e mundshme
brenda rrethanave. Pas përfundimit të hetimit, Inspektorati i Minierave i dërgon një raport të plotë me
shkrim mbi hetimin Bordit të KPMM-së dhe Personave të hetuar.
PJESA XII
MINISTRIA E ENERGJISË DHE MINIERAVE
KREU I
STRATEGJIA MINERARE DHE PLANI PËR MENAXHIMIN E RESURSEVE MINERALE
Neni 73
Strategjia Minerare
1. Ministria, në bashkëpunim me KPMM dhe Institutin Gjeologjik të Kosovës, do të përgatisë dhe dorëzojë
për miratim nga Qeveria një Projekt-strategji Minerare që i parashtron synimet dhe planin e zbatimit të
rekomanduar nga Ministria për hulumtimin e koordinuar dhe të qëndrueshëm të Resurseve Minerale në
Kosovë, duke marrë parasysh karakteristikat dhe kushtet specifike për secilin rajon, vendburimet e
Resurseve te caktuara Minerale si dhe kushtet për hulumtimin si dhe shfrytëzimin komercial dhe
industrial.
2. Pas pranimit të Projekt-Strategjisë Minerare nga Ministria, Qeveria shqyrton, ndryshon nëse e sheh të
arsyeshme, miraton dhe i’a dorëzon Strategjinë Minerare Kuvendit. Pas pranimit të strategjisë së miratuar
nga Qeveria, Kuvendi e shqyrton, ndryshon nëse e sheh të arsyeshme, miraton dhe nxjerr Strategjinë
Minerare. Ministria çdo tri (3) vjet e shqyrton Strategjinë Minerare dhe zbatimin e saj, dhe kur është e
nevojshme dhe e arsyeshme i bën rekomandime Qeverisë dhe Kuvendit lidhur me ndryshimin ose
zbatimin e saj.
3. Gjatë përgatitjes dhe zbatimit të planeve hapësinore dhe urbanistike, të gjitha Autoritetet Publike duhet
që të marrin parasysh plotësisht dhe të veprojnë në përputhje me Strategjinë Minerare të shpallur nga
Kuvendi. Strategji Minerare ka përparësi mbi çdo plan hapësinor ose urbanistik që nuk është në përputhje
me të.
4. Gjatë periudhës para shpalljes nga Kuvendi të Strategjisë Minerare, asnjë Autoritet Publik nuk mund të
miratojë ose zbatojë ndonjë plan hapësinor ose urbanistik pa pëlqimin e Qeverisë. Para dhënies së këtij
pëlqimi, Qeveria duhet të këshillohet me Ministrinë. Qeveria duhet ta japë pëlqimin në fjalë përveç nëse
Ministria i dorëzon Qeverisë një shpjegim me shkrim i cili në mënyrë të qartë tregon se zbatimi i një plani
të tillë do të ndërhyjë në masë të konsiderueshme me hulumtimin e koordinuar dhe të qëndrueshëm të
Resurseve Minerale në Kosovë.
Neni 74
Menaxhimi i resurseve minerale
1. Gjatë tre (3) mujorit të fundit të secilit vit kalendarik, KPMM dhe Instituti Gjeologjik përgatitin dhe i
dorëzojnë Ministrisë së Energjisë dhe Minierave Projekt-Planin për Menaxhimin e Resurseve Minerale
për vitin vijues. Ky plan duhet të jetë në përputhje me Strategjinë Minerare të Kosovës. Projekt-Plani
përcakton objektivat e rekomanduara të KPMM dhe Institutit Gjeologjik dhe planin e zbatimit për një
shfrytëzim të përgjithshëm të bashkërenduar dhe të qëndrueshëm të Resurseve Minerale në Kosovë.
50
2. Ministria e Energjisë dhe Minierave, në afatin prej tridhjetë (30) ditëve nga data e pranimit, shqyrton,
ndryshon nëse e sheh të arsyeshme. miraton dhe shpall Planin për Menaxhimin e Resurseve Minerale.
KPMM dhe Instituti Gjeologjik zbatojnë planin e tillë dhe ne rast nevoje, bën rekomandime Ministrisë për
Energji dhe Miniera përkitazi me modifikimin apo zbatimin e tij.
KREU II
SIGURIA MINERARE DHE MBROJTJA E MJEDISIT
Neni 75
Rregulloret për Sigurinë Minerare
1. Ministria e Energjisë dhe Minierave në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale
dhe në konsultim me KPMM-në është e autorizuar dhe përgjegjëse për shpalljen dhe publikimin e
rregulloreve për sigurinë minerare të cilat zbatohen nga të gjithë Bartësit e Licencave dhe Lejeve.
Rregulloret për sigurinë minerare:
1.1. përmbajnë rregullat e arsyeshme dhe të nevojshme për të siguruar që veprimtaria e
Bartësve të Licencave dhe Lejeve të ushtrohet në një mënyrë që eliminon rrezikun e
paarsyeshëm për shëndetin dhe sigurinë njerëzore;
1.2. duhet të jenë në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare; dhe
1.3. duhet të jenë në përputhje me kërkesat e acquis communautaire të BE-së.
Neni 76
Rregulloret për Mbrojtjen e Mjedisit
1. Ministria e Energjisë dhe Minierave në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit
Hapësinor dhe në konsultim me KPMM është e autorizuar dhe përgjegjëse për shpalljen dhe publikimin e
rregulloreve për mbrojtjen e mjedisit të cilat zbatohen nga të gjithë Bartësit e Licencave dhe Lejeve. Këto
rregullore
1.1. përmbajnë rregullat e arsyeshme dhe të nevojshme për të siguruar që veprimtaria e
Bartësve të Licencave dhe Lejeve të ushtrohet në një mënyrë që eliminon rrezikun e
paarsyeshëm për mjedisin;
1.2. duhet të jenë në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare; dhe
1.3. duhet të jenë në përputhje me kërkesat e aplikueshme të acquis communautaire të BE-së.
KREU III
INSTITUTI GJEOLOGJIK I KOSOVËS
Neni 77
Instituti Gjeologjik i Kosovës: Themelimi dhe Funksionet
1. Instituti Gjeologjik i Kosovës (IGJK) themelohet si agjenci në kuadër të Ministrisë së Energjisë dhe
Minierave.
2. IHGJK ushtron kompetencat dhe përgjegjësitë në vijim:
2.1. mirëmban një studim gjeologjik të territorit të Kosovës deri në një shkallë në proporcion prej
një me pesëdhjetëmijë (1:50,000);
2.2. krijon, mirëmban dhe zgjeron bazën shtetërore të të dhënave gjeologjike, një arkiv gjeologjik
dhe të dhëna tjera gjeologjike
2.3. i siguron Kadastrës Minerare dhe GIS-it të KPMM-së të dhëna të azhurnuara nga baza
51
shtetërore e të dhënave gjeologjike, arkiva gjeologjike dhe të dhëna tjera gjeologjike të marra nga
IGJK;
2.4. në bashkëpunim me KPMM i ofron autoriteteve publike dhe sektorit privat hartografim
gjeologjik dhe të dhëna të ndërlidhura, në mbështetje të planeve shtetërore, regjionale dhe lokale
zhvillimore;
2.5. ofron analiza objektive dhe të paanshme për autoritetet publike dhe organizatat e sektorit
privat brenda fushës së ekspertizës së IGJK;
2.6. ushtron aktivitete të hulumtimit gjeologjik; dhe
2.7. bashkëpunon me KPMM dhe autoritetet tjera publike, sipas nevojës, për ushtrimin e
funksioneve të IGJK-së.
KREU IV
MUZEU SHTETËROR I KRISTALEVE DHE MINERALEVE
Neni 78
Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve
1. Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve (“Muzeu”) themelohet si institut i Ministrisë.
2. Muzeu ushtron funksionet në vijim:
2.1. përgatit dhe mban ekspozita të hapura për publikun lidhur me trashëgiminë gjeologjike dhe
minerare të Kosovës;
2.2. ruan dhe ekspozon strukturat kristalore dhe strukturat me përmbajtje kristalore të pranuara
nga Bartësit e Licencave të Hulumtimit dhe Shfrytëzimit në pajtim me paragrafin 9. të nenit 24
dhe paragrafin 6. të nenit 34 të këtij ligji;
3. Muzeu udhëhiqet nga Drejtori i Muzeut i cili i raporton Ministrit. Drejtori i Muzeut emërohet nga një
komision përzgjedhës ad hoc që themelohet nga Ministri. Komisioni ad hoc bën përzgjedhjen e
kandidatëve në bazë të një konkurrimi të hapur dhe transparent dhe në bazë të kritereve objektive duke
përfshirë kualifikimet profesionale të kandidatëve, ekspertizën dhe përvojën profesionale si dhe meritën
dhe integritetin moral. Ministria do të shpallë një njoftim për dorëzimin e aplikacioneve për pozitën e
Drejtorit të Muzeut. Ky njoftim do të kërkojë dorëzimin e aplikacioneve në Ministri brenda tridhjetë (30)
ditëve nga data e publikimit të njoftimit.
4. Kandidatët për pozitën e Drejtorit të Muzeut duhet të plotësojnë kushtet e përcaktuara në paragrafin 6
të Nenit 59 të këtij ligji si dhe duhet të kenë përvojë të konsiderueshme menaxhuese si dhe të posedojnë
gradë shkencore në gjeologji ose shkenca teknike minerare nga një Universitet i akredituar brenda ose
jashtë Kosovës.
5. Ministria në konsultim me Drejtorin e Muzeut do të nxjerrë një akt nënligjor i cili përshkruan llojet
specifike të strukturave kristalore dhe strukturave me përmbajtje kristalore të cilat Bartësit e Licencave
për Hulumtim dhe Shfrytëzim janë të detyruar si mbledhin, ruajnë dhe dorëzojnë në Muze. Akti nënligjor
në fjalë duhet të përshkruajë vetëm strukturat të cilat kanë vlerë unike estetike që e arsyeton ekspozimin
e tyre publik në Muze. Ministria gjithashtu duhet të sigurojë që në këtë akt nënligjor të mos vendosë barrë
materiale në aftësinë e Bartësve të Licencave për Hulumtim dhe Shfrytëzim për ushtrimin e aktiviteteve të
tyre të përkatëse të hulumtimit dhe shfrytëzimit.
52
PJESA XIII
DISPOZITAT NDËSHKIMORE DHE MJETET JURIDIKE
Neni 79
Shqiptimi i Gjobave Administrative dhe Mjetet tjera Juridike
1. Nëse një person i cili është bartës i një licence ose leje ka bërë shkeljen e një dispozite materiale të
këtij Ligji apo të një dispozite të një Licence ose Leje të dhënë nga KPMM, ose të një akti nënligjor të
nxjerrë nga Ministria sipas autorizimit të këtij ligji, KPMM do të ndërmarrë masat e përcaktuara në nenin 9
të këtij ligji.
2. Nëse një Person shkel një dispozitë materiale të këtij ligji, pavarësisht nëse ky person është Bartës i
një Licence ose Leje, KPMM do të nxjerrë një urdhër:
2.1. që vendos një gjobë administrative deri në njëmijë (1.000) Euro për çdo ditë sa shkelja
vazhdon mbi secilin person fizik që, nga pakujdesia ose qëllimisht është përgjegjës për veprimet
ose lëshimet që e përbëjnë ose në mënyrë të drejtpërdrejtë e kanë shkaktuar shkeljen në fjalë;
2.2. që vendos një gjobë administrative deri në dhjetëmijë (10.000) Euro për çdo ditë sa shkelja
vazhdon mbi secilën Ndërmarrje që është e përfshirë në shkeljen në fjalë; dhe
2.3. që kërkon që Personi(at) në fjalë të riparojnë të gjitha dëmet mjedisore ose dëmet tjera të
shkaktuara nga Personi(at) në fjalë ose të paguajnë një shumë e cila me arsye vlerësohet se
është e nevojshme për kryerjen e këtyre riparimeve në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe
profesionale. Nëse urdhri në fjalë lëshohet për më shumë se një Person, atëherë personat në
fjalë kanë përgjegjësi individuale dhe kolektive për përmbushjen e urdhrit.
3. Nëse një Person shfrytëzon ose eksploaton minerale në mënyrë të paligjshme, KPMM do ti shqiptojë
këtij personi një gjobë që është e barabartë me trefishin e shumës së rentave minerare të cilat duhet të
paguhen për mineralet e shfrytëzuara ose eksploatuara. KPMM do të krijojë një metodologji të arsyeshme
për përllogaritjen e sasisë së mineraleve të shfrytëzuara ose eksploatuara në mënyrë të paligjshme dhe
do ta caktojë gjobën e lartpërmendur në përputhje me këtë metodologji.
4. Nëse një person zhvillon aktivitete të hulumtimit, shfrytëzimit ose aktivitete të veçanta pa poseduar
Licencën ose Lejen e nevojshme, KPMM do të nxjerrë urdhër përmes të cilit i shqipton këtij Personi një
gjobë në shumën prej pesëmijë (5000) Euro për secilin aktivitet të këtillë.
5. Gjobat monetare dhe mjetet juridike të përcaktuara në këtë nen janë kumulative (grumbulluese) dhe
KPMM do të nxjerrë të gjitha urdhrat e nevojshme për shqiptimin ndaj Personit(ave) përkatës të të gjitha
gjobave dhe mjeteve juridike të zbatueshme.
6. Sa i përket gjobave të përcaktuara në nën-paragrafët 2.1. dhe 2.2. më lartë, KPMM do të përgatisë
dhe publikojë një listë në të cilën përcakton llojet dhe shkallët e shkeljeve të ndryshme dhe shumat e
gjobave për secilën shkelje.
Neni 80
Dënimet Penale për Aktivitet e Jashtëligjshme Minerare
1. Çdo personi i cili angazhohet ose i cili inkurajon ose punëson persona tjerë për t’u angazhuar në
aktivitete të shfrytëzimit ose hulumtimit të mineraleve pa posedimin e një Licence ose Leje nga KPMM, i
shqiptohet gjoba administrative e përcaktuar në paragrafin 2. nën-paragrafi 2.1. të nenit 79 të këtij ligji
dhe një masë burgimi deri në gjashtë (6) muaj.
2. Çdo ndërmarrje e cila punëson ose inkurajon persona fizik që të angazhohen në aktivitete të
shfrytëzimit ose hulumtimit të mineraleve - dhe kjo ndërmarrje nuk zotëron një Licencë ose Leje të marrë
nga KPMM - i shqiptohet gjoba administrative e përcaktuar paragrafin 2. nën-paragrafi 2.2. të nenit 79 te
këtij ligji. Përveç kësaj, çdo udhëheqës i lartë i ndërmarrjes i cili ka pasur njohuri mbi këto aktivitete të
shfrytëzimit ose hulumtimit – ose nëse do të kishte ushtruar kujdes të arsyeshëm menaxherial do të
kishte qenë në njohuri mbi këto aktivitete të shqyrtimit ose hulumtimit – i shqiptohen masat administrative
dhe penale të përcaktuara në paragrafin 1 te këtij neni
53
Neni 81
Dënimet për moszbatimin e një urdhri të KPMM-së ose një Inspektori të Minierave
1. Çdo person fizik që dështon ose refuzon të përputhet në tërësi dhe me ndershmëri me një urdhër të
lëshuar nga KPMM-ja ose një Inspektor i Minierave sipas këtij ligji do të ndiqet penalisht në bazë të të
gjitha dispozitave të aplikueshme të kodit penal për atë dështim ose refuzim. Nëse një ndërmarrje nuk e
zbaton urdhrin në fjalë, personat fizik përgjegjës për dështimin e tillë do të ndiqen penalisht për këtë
dështim sipas dispozitave të aplikueshme të Kodit Penal.
2. Çdo person fizik që ndërhyn ose tenton të ndërhyjë në punën e KPMM-së ose një Inspektori të
Minierave gjatë ushtrimit të detyrave dhe autorizimeve të saj zyrtare sipas këtij ligji, do të përgjigjet sipas
dispozitave të zbatueshme të Kodit Penal për atë ndërhyrje.
3. Çdo person i dënuar sipas kodit penal për një shkelje të përcaktuar në paragrafin 1. dhe 2. te këtij
neni, përveç gjobave ose dënimeve të përcaktuara me Kodin Penal, gjithashtu i nënshtrohet një gjobe
administrative deri njëqindmijë (100.000) Euro.
Neni 82
Kërkesat për Dëmshpërblim, Urdhri Gjyqësor dhe Mjetet tjera Juridike
1. Nëse një personi bën shkelje të dispozitave të një Licence, Leje, këtij Ligji, një akti nënligjor të nxjerrë
në bazë të këtij ligji, ose një vendimi ose urdhri të KPMM-së ose një urdhri të një Inspektori të Minierave
të nxjerrë në bazë të këtij Ligji, dhe shkelja e tillë shkakton ose rrezikon të shkaktojë dëm të
konsiderueshëm ekonomik (duke përfshirë humbjen e fitimit) ose dëm tjetër ndaj një personi të tretë, pala
e dëmtuar ka të drejtë të parashtrojë ankesë në Gjykatën kompetente dhe të kërkojë nga kjo gjykatë që të
nxjerrë varësisht nga rrethanat, një urdhër:
1.1. që kërkon nga shkelësi të kompensojë dëmin e tillë;
1.2. që kërkon nga shkelësi të ndërpresë zbatimin e aktivitetin të ndaluar;
1.3. që kërkon nga shkelësi të ndërmarr masa për korrigjimin e shkeljes; dhe/ose
1.4. që vendosë mjete të tjera juridike të arsyeshme sipas rrethanave.
PJESA XIV
DISPOZITAT E PËRKOHSHME DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 83
Bashkëpunimi ndërmjet Autoriteteve Publike
Ministria e Energjisë dhe Minierave dhe KPMM do të bashkëpunojnë me njëri tjetrin dhe me Autoritete
tjera Publike brenda ose jashtë Kosovës lidhur me çështje të minierave dhe mineraleve, deri në masën e
nevojshme për ushtrimin e funksioneve dhe përgjegjësive të tyre të përcaktuara me këtë ligj.
Neni 84
Shqyrtimi Administrativ dhe Gjyqësor dhe Ankesat
Çdo vendim apo veprim i KPMM-së, Ministrisë ose cilitdo Autoritet tjetër publik i cili është marrë në bazë
të autorizimit të këtij ligji i nënshtrohet edhe shqyrtimit administrativ dhe atij gjyqësor si dhe ankesës, në
përputhje me kushtet dhe procedurat e parapara në Ligjin për Procedurën Administrative.
54
Neni 85
Shpallja e Akteve Nënligjore
Te gjitha rregulloret, rregullat dhe aktet tjera nënligjore të çfarëdo lloji të cilat miratohen nga Ministria ose
një autoritet tjerr publik lidhur me këtë ligj, menjëherë duhet të publikohen në Gazetën Zyrtare. Një kopje
e cilësdo rregullore, rregulli ose akti të këtillë nënligjor duhet t’i sigurohet menjëherë cilitdo person i cili e
kërkon atë.
Neni 86
Licencat Ekzistuese
1. Një Licencë ose Leje e lëshuar para hyrjes në fuqi të këtij ligji, vazhdon të mbetet në fuqi, nëse:
1.1. është lëshuar në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat ishin në fuqi në datën e lëshimit;
dhe
1.2. Licenca ose Leja në fjalë nuk ka skaduar ose nuk është ndërprerë në mënyrë të vlefshme
dhe të ligjshme nga KPMM ose një autoritet tjetër kompetent publik në përputhje me kushtet dhe
konditat e Licencës ose Lejes në fjalë.
2. Të gjitha kërkesat për lëshimin e Licencave ose Lejeve që janë dorëzuar para datës së hyrjes në fuqi
të këtij Ligji dhe që nuk kanë rezultuar në lëshimin e Licencës ose Lejes së kërkuar, do të trajtohen në
përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Neni 87
Paratë Publike
Të gjitha rentat minerare, taksat dhe pagesat e tjera që i janë paguar ose që janë pranuar nga një
autoritet publik sipas këtij Ligji, shndërrohen në “para publike” sipas Ligjit mbi Menaxhimin e Financave
Publike dhe Përgjegjësitë, dhe do të trajtohen në përputhje me dispozitat e atij ligji.
Neni 88
Shfuqizimi i Legjislacionit Paraprak
Ky ligj shfuqizon dhe zëvendëson Rregulloret e UNMIK-ut 2005/2 dhe 2005/3 dhe të gjitha ndryshim
plotësimet e tyre, dhe Ligjin Nr. 03/L-81. Dispozitat e këtij ligji gjithashtu i zëvendësojnë të gjitha
dispozitat ose aspektet e Ligjit të Kosovës që nuk janë në përputhje ose që janë në konflikt me të.
Neni 89
Hyrja në Fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës,
Ligji Nr. 03/ L-163
22 korrik 2010
Shpallur me dekretin Nr. DL-042-2010, datë 09.08.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës,
Dr. Fatmir Sejdiu.