LIGJI NR. 03/L-199 PËR GJYKATAT

1


GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 79 / 24 GUSHT 2010

LIGJI Nr. 03/L-199



PËR GJYKATAT


Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton



LIGJ PËR GJYKATAT


KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1
Fushëveprimi i Ligjit

Ky ligj rregullon organizimin, funksionimin dhe jurisdikcionin e gjykatave në Republikën e Kosovës.


Neni 2
Përkufizimet


1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime:

1.1. Procesi i Emërimit - proces i verifikimit gjithë përfshirës në mbarë Kosovën të
përshtatshmërisë së të gjithë aplikantëve për emërime të përhershme, deri ë moshën e
pensionimit të përcaktuar me ligj, në postin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës i cili
zhvillohet në përputhje me Urdhëresën Administrative të UNMIK-ut 2008/02 dhe nenin 150 të
Kushtetutës.

1.2. Gjykata Themelore - gjykatë e shkallës së parë, me seli në shtatë qendra rajonale
gjeografike të themeluara me këtë ligj.

1.3. Dega - nën-ndarja gjeografike e një Gjykate Themelore.

1.4. Gjykata e Apelit - gjykata e shkallës së dytë, e themeluar me këtë ligj.

1.5. Departament - nën-komponentë e gjykatës e themeluar me këtë ligj me qëllim të caktimit të
lëndëve sipas natyrës së tyre në mënyrë që të rritet efikasiteti i gjykatës.

1.6. Divizion - nën-komponentë i Departamentit të Përgjithshëm të një gjykate e themeluar me
qëllim të caktimit të lëndëve sipas natyrës së tyre me në mënyrë që të rritet efikasiteti i gjykatës.

1.7. Këshilli Gjyqësor i Kosovës - institucioni i pavarur siç parashihet me Nenin 108 të
Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

1.8. Kryetar i Gjykatës - gjyqtari përgjegjës për menaxhimin dhe veprimet e një gjykate të
paraparë me këtë ligj;
2

1.9. Gjyqtari Mbikëqyrës - gjyqtari në krye të degës të Gjykatës Themelore, i cili për veprimet e
asaj dege i përgjigjet Kryetarit të Gjykatës Themelore.

1.10. Instituti Gjyqësor - organ i pavarur, që vepron në bashkëpunim me KGJPK-në dhe me
institucionet, të cilat i trashëgojnë përgjegjësitë e tij për koordinimin e nevojave për aftësimin
profesional të gjyqtarëve dhe të prokurorëve të Kosovës, për aftësimin e kandidatëve për gjyqtarë
dhe prokurorë, si dhe për çështje të tjera në pajtim me ligjin.


KREU II
PARIMET E PËRGJITHSHM

Neni 3
Pavarësia dhe paanshmëria e Gjykatave

1. Gjykatat e themeluara me këtë ligj gjykojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

2. Gjyqtarët gjatë ushtrimit të funksionit dhe marrjes së vendimeve janë të pavarur, të paanshëm, të
pandikuar në çfarëdo mënyre nga asnjë person fizik apo juridik, përfshirë edhe organet publike.

Neni 4
Ushtrimi i Pushtetit Gjyqësor

Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovës ushtrohet nga gjykatat e themeluara me këtë ligj. Gjykatat e
themeluara me këtë ligj janë: Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme.


Neni 5
Përbërja e Gjyqësorit

1. Përbërja e gjyqësorit pasqyron shumëllojshmërinë etnike të Republikës së Kosovës, në pajtim me
Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe parimet e njohura ndërkombëtarisht për barazi gjinore.

2. Përbërja e gjyqësorit pasqyron përbërjen etnike të juridiksionit territorial të secilës gjykatë.

Neni 6
Vendimet e Gjykatës

1. Vendimet e gjykatës hartohen në formë të shkruar, në përputhje me ligjin.

2. Vendimet e gjykatës janë të detyrueshme për të gjithë personat fizik dhe juridik.

Neni 7
Qasja në Gjykata

1. Gjykatat trajtojnë të gjithë personat në mënyrë të barabartë askush nuk mund të diskriminohet në bazë
të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a
shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes,
aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

2. Çdo person ka qasje të barabartë në gjykata dhe askujt nuk i mohohet e drejta në gjykim të drejtë në
përputhje me procedurën e rregullt ligjore ose të drejtë në mbrojtje të barabartë me ligj. Çdo person fizik
apo juridik ka të drejtë në gjykim të drejtë dhe brenda afatit të arsyeshëm kohor.

3. Çdo person ka të drejtë t’í drejtohet gjykatës për të kërkuar mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të tij të
ligjshme. Çdo person ka të drejtë të përdor mjetet juridike kundër një vendimi gjyqësor apo administrativ
që cenon të drejtën apo interesat e tij në mënyrën e caktuar me ligj.

4. Të gjitha seancat gjyqësore do të jenë të hapura për publikun përpos nëse ligji e përcakton ndryshe.

3
5. Të gjitha gjykatat duhet të funksionojnë në mënyrë të shpejtë dhe efikase për të siguruar zgjidhjen e
shpejtë të lëndëve.



KREU III
STRUKTURA ORGANIZATIVE DHE KOMPETENCAT E GJYKATAVE

Neni 8
Struktura organizative

1. Sistemi i gjykatave i Republikës së Kosovës përbëhet nga: Gjykatat Themelore, Gjykata e Apelit dhe
Gjykata Supreme.

2. Degët themelohen brenda territorit të një Gjykate Themelore.

3. Me qëllim të veprimeve më efikase të gjykatës përkatëse, brenda Gjykatës së Apelit dhe Gjykatave
Themelore mund të themelohen Departamente dhe Divizione.

Neni 9
Gjykatat Themelore

1. Gjykatat Themelore janë gjykata të shkallës së parë në territorin e Republikës së Kosovës.

2. Shtatë (7) Gjykata Themelore themelohen si në vijim:

2.1. Gjykata Themelore e Prishtinës me seli në Prishtinë themelohet për territorin e Komunës së
Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës, Gllogovcit dhe të Graçanicës;

2.2. Gjykata Themelore e Gjilanit me seli në Gjilan themelohet për territorin e Komunës së
Gjilanit, Kamenices, Novobërdës, Ranillugut. Parteshit, Vitisë, Kllokotit dhe Vërbocit;

2.3. Gjykata Themelore e Prizrenit me seli në Prizren themelohet për territorin e Komunës së
Prizrenit, Dragashit, Suharekës dhe Mamushës;

2.4. Gjykata Themelore në Gjakovë me seli në Gjakovë themelohet për territorin e Komunës së
Gjakovës, Malishevës, dhe Rahovecit;

2.5. Gjykata Themelore e Pejës me seli në Pejë themelohet për territorin e Komunës së Pejës,
Deçanit, Junikut, Istogut dhe Klinës;

2.6. Gjykata Themelore e Ferizajit me seli në Ferizaj themelohet për territorin e Komunës së
Ferizajit, Kaçanikut, Shtimes, Shtërpcës dhe Hanit të Elezit;

2.7. Gjykata Themelore e Mitrovicës me seli në Mitrovicë themelohet për territorin e Komunës së
Mitrovicës Jug dhe Mitrovicës Veri, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajit dhe
Vushtrrisë.


Neni 10
Degët e Gjykatave Themelore

1. Përveç selisë kryesore, secila Gjykatë Themelore ka degët e veta të themeluara me këtë ligj.

2. Gjykata Themelore e Prishtinës ka këto degë:

2.1. dega në Podujevë për komunën e Podujevës;

2.2. dega në Graçanicë për komunën e Gracanicës;

2.3. dega në Lipjan për komunën e Lipjanit;
4

2.4. dega në Gllogoc për komunën e Gllogovcit.

3. Gjykata Themelore e Gjilanit ka këto degë:

3.1. dega në Kamenicë, për komunën e Kamenicës dhe komunën e Ranillugut;

3.2. dega në Viti, për komunën e Vitisë dhe komunën e Kllokotit;

3.3. dega Novobërdës për komunën e Novobërdës.

4. Gjykata Themelore e Prizrenit ka këto degë:

4.1. Dega në Dragash për komunën e Dragash;

4.2. Dega në Suharekës për komunën e Suharekës.

5. Gjykata Themelore e Mitrovicës ka këto degë:

5.1. dega në Leposaviq për komunën e Leposaviq;

5.2. dega në Vushtrri për komunën e Vushtrrisë;

5.3. dega në Zubin Potok për komunën e Zubin Potok-ut;

5.4. dega në Skenderaj për komunën e Skenderajt.

6. Gjykata Themelore e Gjakovës ka këto degë:

6.1. dega në Malishevë për komunën e Malishevës;

6.2. dega në Rahovec për komunën e Rahovecit.

7. Gjykata Themelore e Pejës ka këto degë:

7.1. dega në Istog për komunën e Istogut;

7.2. dega në Klinë për komunën e Klinës;

7.3. dega në Deçan, për komunën e Deçanit dhe komunën e Junikut.

8. Gjykata Themelore e Ferizajit ka këto degë:

8.1. dega Kaçanik, për komunën Kaçanikut dhe komunën e Hanit të Elezit;

8.2. dega e në Shtërpcë për komunën e Shtërpcës.

9. Në qoftë se në territorin e një komune nuk ekziston ndonjë degë, atëherë lëndët nga kjo komunë do të
bien nën juridiksionin e selisë kryesore të Gjykatës Themelore.

10. Nëse në territorin e një komunë nuk ekziston një degë e Gjykatës Themelore, atëherë kjo komunë
mundet që, me vendim të Kuvendit Komunal, të kërkojë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të themelojë
një degë brenda territorit të saj ose që kjo të përfshihet në juridiksionin e Gjykatës Themelore apo të
degës së gjykatës më të afërt gjeografikisht.

11. Këshilli Gjyqësor i Kosovës përpilon dhe shpallë rregulloret për arritjen e përputhshmërisë së këtij
nenin 1.3 të Aneksit IV të Propozimit gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit.

Neni 11
Jurisdikcioni i Gjykatës Themelore sipas Lëndës

5
1. Gjykatat Themelore janë kompetente për të gjykuar në shkallë të parë gjitha çështjet, përpos nëse
me ligj parashihet ndryshe.

2. Gjykatat themelore janë kompetente për të dhënë ndihmë juridike ndërkombëtare dhe për të
vendosur për pranimin e vendimeve të gjykatave të huaja.

3. Çështjet administrative dhe ekonomike janë kompetencë ekskluzive të Gjykatës Themelore të
Prishtinës.

Neni 12
Organizimi i Brendshëm i Gjykatës Themelore

1. Departamentet në vijim themelohen brenda Gjykatave Themelore me qëllim të ndarjes së çështjeve
sipas natyrës së tyre:

1.1. departamenti për Çështjet Ekonomike që vepron në Gjykatën Themelore në Prishtinës, për
gjithë territorin e Republikës së Kosovës;

1.2. departamenti për Çështjet Administrative që vepron në Gjykatën Themelore në Prishtinës,
për gjithë territorin e Republikës së Kosovës;

1.3. departamenti për Krimet e Rënda që vepron në selinë e secilës Gjykatë Themelore;

1.4. departamenti i Përgjithshëm që vepron në selinë e secilës Gjykatë Themelore, si dhe në
secilën degë të Gjykatës Themelore;

1.5. departamenti për të Mitur, që vepron në kuadër të gjykatave themelore.

2. Secila Gjykatë Themelore ka Kryetarin e Gjykatës, i cili është përgjegjës për menaxhimin dhe punën e
Gjykatës Themelore. Secila degë e Gjykatave Themelore ka një (1) Gjyqtar Mbikëqyrës që i përgjigjet
Kryetarit të Gjykatës Themelore përkatëse për punën e degës.

3. Kryetari i Gjykatës Themelore cakton të gjithë gjyqtarët, përfshirë edhe Gjyqtarin Mbikëqyrës, për punë
në degët e Gjykatës Themelore përkatëse. Me rastin e caktimit të gjyqtarëve në degët, brenda
mundësive, Kryetari i Gjykatës Themelore do të ketë në konsiderim përbërjen etnike të jurisdikcionit
territorial të asaj dege. Gjatë caktimit të Gjyqtarëve Mbikëqyrës, Kryetari i Gjykatës do të këshillohet me
Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

4. Kryetari i Gjykatës Themelore i cakton gjyqtarët në departamente për të siguruar gjykimin efikas të
lëndëve dhe përkohësisht mund të ri-caktojë gjyqtarët ndërmjet degëve dhe departamenteve sipas
nevojës, që të adresohen konfliktet, të zgjidhen lëndët e prapambetura apo të sigurojë shqyrtimin me
kohë të çështjeve.

5. Caktimi i lëndëve në departamente përkatëse, brenda gjykatës, bëhet në përputhje me rregulloren e
Këshillit Gjyqësor të Kosovës, sipas kompetencës së departamenteve.

Neni 13
Departamenti për Çështje Ekonomike i Gjykatës Themelore

1. Departamenti për Çështje Ekonomike i Gjykatës Themelore është kompetent për çështjet në vijim:

1.1. kontestet ndërmjet personave juridik vendor dhe të huaj lidhur me çështjet e tyre afariste;

1.2. riorganizim, falimentim dhe shuarjen e personave juridik, nëse me ligj nuk përcaktohet
ndryshe;

1.3. kontestet lidhur me pengimin e posedimit, me përjashtim të pronës së paluajtshme, ndërmjet
palëve të cekura në nën-paragrafi 1.1 të këtij paragrafi;

1.4. kontestet lidhur me cenimin e konkurrencës, keqpërdorim apo monopolizim dhe pozitën
dominuese në treg si dhe marrëveshjet monopoliste;
6

1.5. mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe të pronës intelektuale.

1.6. kontestet midis kompanive të aviacionit, për të cilat zbatohet Ligji mbi Kompanitë e
Aviacionit, duke përjashtuar kontestet lidhur me të drejtat e udhëtarëve;

1.6. çështje të tjera të parapara me ligj.

2. Të gjitha çështjet në Departamentin për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore gjykohen nga një
(1) gjyqtar profesionist, përpos nëse me ligj nuk parashihet ndryshe.

Neni 14
Departamenti për çështje Administrative i Gjykatës Themelore

1. Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës Themelore gjykon dhe vendos në konfliktet
administrative sipas padive kundër akteve administrative përfundimtare dhe për çështjet e tjera të
përcaktuara me ligj.

2. Të gjitha çështjet në Departamentin për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore gjykohen nga
një (1) gjyqtar profesionist, përpos nëse me ligj nuk parashihet ndryshe.

Neni 15
Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore

1. Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore i gjykon veprat penale në vijim, të parapara
me Kodin penal të Kosovës:

1.1. angazhimi në aktet terroriste duke e mos e përjashtuar edhe përfshirjen në në ndihmesën,
mundësimin, organizimin apo mbështetjen ndaj terrorizmit apo grupeve terroriste;

1.2. veprat penale kundër së drejtës ndërkombëtare që përfshin por nuk kufizohet në gjenocid,
krimet kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës;
1.3. rrezikimi i sigurisë së aviacionit civil.;

1.4. themelimi i skllavërisë, kushteve skllavërore dhe punës së detyruar;

1.5. trafikimi i emigrantëve;

1.6. trafikimi i njerëzve;

1.7. rrezikimi i personave të mbrojtur ndërkombëtarisht;

1.8. pengëmarrja;

1.9. pronësimi i paligjshëm, përdorimi, transferimi apo posedimi i materialit nuklear;

1.10. kërcënimi për përdorimin apo kryerjen e plaçkitjes së materialit nuklear;

1.11. vrasje e rëndë;

1.12. rrëmbimi;

1.13. tortura;

1.14. mashtrimi zgjedhor dhe shkatërrimi i dokumenteve të votimit;

1.15. dhunimi;

1.16. prodhimi, shpërndarja apo përpunimi i paautorizuar i drogave narkotike të rrezikshme dhe
substancave hipnotike;

7
1.17. falsifikimi i parave;

1.18. krimi i organizuar, përfshirë kanosjen gjatë procedurave penale për krim të organizuar;

1.19. veprat penale kundër detyrës zyrtare duke mos e përjashtuar, keqpërdorimin e detyrës apo
autoritetit zyrtar, shpërdorimi në zyrë, mashtrimi, pranimi i mitove si dhe shkëmbimi i ndikimit apo
një sjellje të një ngjashme;

1.20. çfarëdo krimi që nuk gjendet i listuar në këtë nen i cili bie nën kompetencën ekskluzive apo
vartëse të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës siç përcaktohet në Ligjit mbi Zyrën e
Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës Nr. 03/L-52 (13 Mars 2008).

1.21. çfarëdo krimi tjetër i dënueshëm me dhjetë (10) ose me shume vite siç parashihet me ligj.
2. Të gjitha çështjet në Departamentin për Krime të Renda të Gjykatës Themelore gjykohen nga trupi
gjykues prej tre (3) gjyqtarëve profesionist, nga të cilët njëri duhet të jetë kryesues i trupit gjykues.

Neni 16
Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore

1. Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore gjykon në shkallë të parë gjitha çështjet, përveç
nëse kjo është në kompetencë e një Departamenti tjetër të Gjykatës Themelore.

2. Të gjitha lëndët e paraqitura pranë Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore do të
gjykohen nga një (1) gjyqtar profesionalë, përveç nëse me ligj nuk parashihet ndryshe.

Neni 17
Gjykata e apelit

1. Gjykata e Apelit themelohet si gjykatë e shkallës së dytë, me jursdikcion territorial në gjithë Republikën
e Kosovës.

2. Selia e Gjykatës së Apelit është në Prishtinë.

3. Përbërja e Gjykatës së Apelit pasqyron shumëllojshmërinë etnike të Republikës së Kosovës dhe
parimet ndërkombëtare të barazisë gjinore. Në përputhje me dispozitat relevante të Propozimit
Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe
për të siguruar pjesëmarrjen e komunitetit në gjyqësor, pesëmbëdhjetë përqind (15%) e numrit të
tërësishëm së ulëseve në Gjykatën e Apelit, por në asnjë rast më pak se dhjetë ulëse, janë të garantuara
për gjyqtarët nga radha e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Neni 18
Kompetencat e Gjykatës së Apelit

1. Gjykata e Apelit është kompetente të shqyrtojë:

1.1. të gjitha ankesat e ushtruara kundër vendimeve të Gjykatave Themelore;

1.2. të vendosë në shkallë të tretë, sipas ankesës që është lejuar me ligj dhe për konfliktin e
juridiksionit ndërmjet gjykatave themelore;

1.3. të vendos për konfliktin e jurisdikcionit ndërmjet Gjykatave Themelore;

1.4. çështjet tjera të parapara me ligj.

Neni 19
Shqyrtimi i lëndëve në Gjykatën e Apelit

1. Gjykata e Apelit shqyrton dhe gjykon lëndët në kolegj prej tre (3) gjyqtarëve profesionistë, përveç nëse
me ligj parashihet ndryshe.

8
2. Vendimet e Gjykatës së Apelit janë dokumente publike. Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron publikimin
e vendimeve të Gjykatës së Apelit. Vendimet, të paktën duhet të publikohen në faqen e internetit të
Këshillit Gjyqësor të Kosovës, apo në përputhje me Rregulloren e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.


Neni 20
Organizimi i Brendshëm i Gjykatës së Apelit

1. Gjykata e Apelit organizohet në departamentet si në vijim:

1.1.. Departamenti i Përgjithshëm;

1.2. Departamenti për Krime të Rënda;

1.3. Departamenti për Çështje Ekonomike;

1.4. Departamenti për Çështje Administrative;

1.5. Departamenti për të Mitur

2. Gjykata e Apelit ka Kryetarin i cili është përgjegjës për menaxhimin dhe punën e gjykatës.

3. Bazuar në rregulloret e përcaktuara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Kryetari i Gjykatës së Apelit:

3.1. cakton gjyqtarët në departamente për të siguruar gjykim efikas të lëndëve, dhe sipas
nevojës, mund të ri caktojë gjyqtarët përkohësisht ndërmjet Departamenteve për zgjedhjen e
lëndëve të pazgjidhura apo për të siguruar zgjidhjen e lëndëve me kohë;

3.2. të caktojë, sipas nevojës, udhëheqësit e Departamenteve për të siguruar veprime efikase të
gjykatës, dhe

3.3. të sigurojë që secila lëndë e parashtruar në Gjykatën e Apelit i caktohet një kolegj prej tre (3)
gjyqtarëve dhe do të caktojë gjyqtarin kryesues të këtij kolegji.

Neni 21
Gjykata Supreme

1. Gjykata Supreme e Kosovës është instanca më e lartë gjyqësore në Kosovë dhe ka jurisdikcion në
gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

2. Gjykata Supreme përfshin kolegjin e apelit të Agjencionit Kosovar të Pronës si dhe Dhomën e
Posaçme të Gjykatës Supreme, gjyqtarët e së cilës janë pjesë e Gjykatës Supreme.

3. Përbërja e Gjykatës Supreme pasqyron përbërjen etnike të popullatës së Kosovës. Së paku
pesëmbëdhjetë (15%) të Gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, por asnjëherë më pak se tre (3) gjyqtarë vijnë
nga radhët e komunitetit që nuk është shumicë në Kosovë.

4. Selia e Gjykatës Supreme është në Prishtinë.

5. Gjykata Supreme ka Kryetarin siç parashihet në nenin 103 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kryetari po ashtu mund të kryejë edhe detyra të tjera të parapara me ligj.

6. Gjykata Supreme shqyrton dhe gjykon lëndët në kolegj me nga tre (3) gjyqtarë profesionistë, më
përjashtim kur me ligj parashihet një numër më i madh i gjyqtarëve.

7. Bazuar në rregulloret e përcaktuara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Kryetari:

7.1. është përgjegjës për menaxhimin dhe punët e Gjykatës Supreme;

7.2. sipas nevojës, cakton gjyqtarët për të siguruar gjykimin efikas të lëndëve;

9
7.3. sigurohet që secila lëndë e paraqitur në Gjykatën Supreme caktohet tek një kolegj adekuat i
gjyqtarëve dhe cakton gjyqtarin kryesues të atij kolegji.


Neni 22
Kompetencat e Gjykatës Supreme

1. Gjykata Supreme është kompetente të vendosë lidhur me:

1.1. kërkesën për mjetet e jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve të formës së prerë të
gjykatave të Republikës së Kosovës, siç është paraparë me ligj;

1.2. revizionin kundër vendimeve të shkallës së dytë të gjykatave në çështjet kontestimore, siç
është paraparë me ligj;

1.3. përcakton qëndrimet parimore dhe mendimet juridike për çështjet që kanë rëndësi për
zbatimin unik të ligjeve nga gjykatat në territorin e Kosovës;

1.4. lëndët e Agjencisë Kosovare të Pronave, siç parashihet me ligj;

1.5. në Dhomën e Posaçme, lëndët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit ose të Agjencisë
Kosovare të Mirëbesimit, siç parashihet me ligj;

1.6 çështje të tjera të parapara me ligj.

Neni 23
Seanca e përgjithëshme e Gjykatës Supreme

1. Gjykata Supreme mund të thërrasë një Seancë të përgjithëshme të të gjithë gjyqtarëve të saj për
nxjerrjen e vendimeve që promovojnë zbatimin unik të ligjeve.

2. Këshilli Gjyqësor i Kosovës përcakton me rregulloret e nevojshme punimet e Seancave të
përgjithëshme të gjykatës.

Neni 24
Publikimi i Vendimeve të Gjykatës Supreme

Vendimet e Gjykatës Supreme janë dokumente publike. Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron publikimin e
vendimeve të Gjykatës Supreme. Vendimet e tilla publikohen së paku në faqen e internetit të Këshillit
Gjyqësor të Kosovës, apo në përputhje me rregulloret e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Neni 25
Rregulloret për Organizimin e Brendshëm të Gjykatave

Këshilli Gjyqësor i Kosovës miraton rregullore për organizimin e brendshëm të gjykatave.

KREU IV
KUALIFIKIMET, TË DREJTAT DHE DETYRIMET E GJYQTARVE DHE TË GJYQTARVE POROTË

Neni 26
Kualifikimi i Gjyqtarëve

1. Kandidatët për tu emëruar si gjykatës siç parashihet në nenin 104 të Kushtetutës së Republikës së
Kosovës duhet të posedojnë kualifikimet e përcaktuara me rregullat dhe sipas procedurave të Këshillit
Gjyqësor të Kosovës, por të paktën duhet t’i plotësojnë këto kushte:
1.1. të jetë shtetas Kosovar

1.2. të ketë më se paku njëzet e pesë (25) vite;

10
1.3. të kenë diplomë të vlefshme universitare të juristit, të pranuar me ligjet e Kosovës;

1.4. të ketë dhënë provimin e jurisprudencës;

1.5. ta ketë dhënë provimin për gjyqtar në pajtim me Ligjin për Institutin Gjyqësor;

1.6. të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet moral;

1.7. të mos jetë i dënuar për vepër penale të përcaktuar me ligjin në fuqi;

1.8. të ketë së paku tre (3) vite përvojë pune juridike;

1.9. të ketë kaluar me sukses procesin e vlerësimit në bazë të rregullave dhe të procedurave
të përcaktuara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

2. Përveç kulafikimeve minimale të përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni, kualifikimet vijuese janë të
kërkuara:

2.1. që të ushtroj funksionin e gjyqtarit në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës
Themelore, kandidati duhet të ketë së paku tri (3) vite përvojë si gjyqtarë në Departamentin e
Përgjithshëm të Gjykatës Themelore dhe së paku gjashtë (6) vite përvojë në fushën juridike duke
përfshirë edhe përvojën në lëmin penal;

2.2. që të ushtroj funksionin e gjyqtarit ne Departamentin e Çështjeve Administrative ose
Departamentin e Çështjeve Ekonomike te Gjykatës Themelore, kandidati duhet të ketë së paku
gjashte (6) vite përvojë ne fushën juridike duke përfshirë edhe përvojën ne çështjet administrative
dhe ekonomike, respektivisht;

2.3. që të ushtroj funksionin e gjyqtarit ne Gjykatën e Apelit, kandidati duhet të ketë së paku
dhjete (10) vite përvojë si gjyqtar,

2.4. që të ushtroj funksionin e gjyqtarit ne Gjykatën Supreme, kandidati duhet të ketë së paku
pesëmbëdhjetë (15) vite përvojë si gjyqtar,

3. Për qëllime të kualifikimeve shtesë të përcaktuara në paragrafin 2. të këtij neni, përvoja në fushën
juridike përfshin përvojën si prokurorë, gjyqtarë, avokat ose përvojën në fushën akademike.

Neni 27
Kualifikimet plotësuese për Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme të zbatueshme
deri më 1 Janar, 2020

1. Pavarësisht dispozitave në paragrafin 2. të neni 26 të këtij ligji, gjyqtarët e emëruar të Gjykatës së
Apelit apo Gjykatës Supreme ndërmjet 1 Janarit 2013 dhe 1 Janarit 2015 mund të kenë kualifikimet
shtesë si në vijim:

1.1. për emërim në Gjykatën e Apelit, dhjetë (10) vite përvojë juridike.

1.2. për emërim në Gjykatën Supreme, pesëmbëdhjetë (15) vite përvojë juridike.

2. Të gjitha kriteret e tjera, ashtu siç parashihen në nenin 26 të këtij ligji, mbesin të pandryshuara.

3. Pavarësisht dispozitave në në paragrafin 2. të neni 26 të këtij ligji, gjyqtarët e emëruar të Gjykatës së
Apelit apo Gjykatës Supreme ndërmjet 1 Janarit 2015 dhe 1 Janarit 1017 mund të kenë kualifikimet
shtesë si në vijim:

3.1. për emërim në Gjykatën e Apelit, dhjetë (10) vite përvojë juridike nga të cilat tre (3) vite si
gjyqtar.

3.2. për emërim në Gjykatën Supreme, pesëmbëdhjetë (15) vite përvojë juridike nga të cilat
pesë (5) vite si gjyqtar.

11
3.3. të gjitha kriteret e tjera, ashtu siç parashihen në nenin 26 të këtij ligji, mbesin të
pandryshuara.

4. Pavarësisht dispozitave në paragrafin 2. të neni 26 të këtij ligji gjyqtarët e emëruar të Gjykatës së
Apelit apo Gjykatës Supreme ndërmjet 1 Janarit 2017 dhe 1 Janarit 1020 mund të kenë kualifikimet
shtesë si në vijim:

4.1. për emërim në Gjykatën e Apelit, dhjetë (10) vite përvojë juridike nga të cilat pesë (5) vite si
gjyqtar.

4.2. për emërime në Gjykatën Supreme, pesëmbëdhjetë (15) vite përvojë juridike nga e cila
shtatë (7) vite si gjyqtar.

4.3. të gjitha kriteret e tjera, ashtu siç parashihen në nenin 26 të këtij ligji, mbesin të
pandryshuara.

5. Pavarësisht cilësdo dispozitë në të kundërtën, mandati i të gjithë gjyqtarëve të emëruar në bazë të
paragrafin 1. të nenit 150 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës është deri në moshën e pensionimit
të paraparë me ligj përpos nëse kjo hiqet në përputhje me ligjin. Këshilli Gjyqësor i Kosovës mund të
konsiderojë përvojën e tërësishme të gjyqtarëve në fjalë gjatë transferimit dhe ri caktimit të tyre në
gjykatat e themeluara me këtë ligj.

Neni 28
Gjyqtarët porotë

1. Gjyqtarët porotë do të shërbejnë vetëm kur kërkohet me ligj.

2. Për t’u emëruar gjyqtarë porotë duhet të përmbushen kualifikimet si në vijim:

2.1. të jenë shtetas dhe banorë të Kosovës;

2.2. të kenë më se paku njëzetepesë (25) vite;

2.3. të kenë përfunduar me sukses trajnimin e kërkuar me ligj që të shërbej në kapacitetin e
kërkuar;

2.4. të kenë përmbushur kriteret e kërkuara nga rregulloret relevante të Këshillit Gjyqësor i
Kosovës;

2.5. të mos jenë të dënuar për vepra penale me përjashtim të kundërvajtjeve;

2.6. të kenë reputacion të lartë moral në shoqëri.

3. Gjyqtarët porotë do të shpërblehen për shërbimet e tyre sipas një plani të kompensimi i cili
përcaktohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Neni 29
Paga dhe kompensimi gjyqësor

1. Gjatë mandatit të tyre në detyrë gjyqtarët do të pranojnë pagat si në vijim:

1.1. Kryetari i Gjykatës Supreme do të pranojë një pagë ekuivalente me atë të Kryeministrit të
Republikës së Kosovës.

1.2. të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Supreme do të pranojnë një pagë ekuivalente me atë të një
ministri në Qeveri.

1.3. Kryetari i Gjykatës së Apelit do të pranojë një pagë ekuivalente me atë të gjyqtarëve të
Gjykatës Supreme të Kosovës.

12
1.4. të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Apelit do të pranojnë një pagë ekuivalente prej nëntëdhjetë
(90) % të Kryetarit të Gjykatës së Apelit.

1.5. Kryetari i Gjykatës Themelore do të pranojë një pagë ekuivalente me atë të gjyqtarit të
Gjykatës së Apelit.

1.6. gjyqtari mbikëqyrës i një dege të Gjykatës themelore do të pranojë një pagë ekuivalente me
nëntëdhjetepesë (95) % të Kryetarit të Gjykatës Themelore.

1.7. çdo gjyqtar i Gjykatës Themelore do të pranojë një pagë bazë jo më pak se shtatëdhjetë
(70)% të pagës së Kryetarit të Gjykatës Themelore. Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të shpallë një
plan për kompensime shtesë të cilat njohin përgjegjësinë unike të gjyqtarëve të cilët shërbejnë në
departamentet për krimet e rënda, Çështjet Ekonomike apo Administrative; por shuma e pagës
bazë dhe kompensimeve shtesë në asnjë rast nuk do të tejkalojë nëntëdhjetë (90) % të pagës së
Kryetarit të Gjykatës Themelore.

2. Paga e një gjyqtari nuk do të zvogëlohet gjatë mandatit në të cilin gjyqtari është emëruar, përveç
sanksionimit disiplinor të vendosur nën autoritetin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

3. Gjyqtarët gëzojnë të drejtën e pushimit vjetor prej njëzet (20) ditë pune, me pagesë.

Neni 30
Mbrojtja

Gjyqtarët kanë të drejtë që nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të kërkojnë masa të veçanta mbrojtëse për
veten dhe për familjet e tyre atëherë kur një kërcënimi ndaj jetës së tyre, apo jetës së një anëtari të
familjes, vjen nga apo është rezultati i përgjegjësive të tyre gjyqësore.

Neni 31
Imuniteti

Gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë gëzojnë të drejtën e imunitetit siç parashikohet me Kushtetutë.

Neni 32
Veprimtaritë Profesionale

1. Gjyqtarët mund të marrin pjesë në organizata profesionale të cilat promovojnë pavarësinë e gjyqësorit,
zgjerojnë arsimimin profesional dhe inkurajojnë efikasitetin e gjykatave.

2. Gjyqtarët mund të marrin pjesë në takime profesionale dhe shkencore, ligjërata dhe trajnime, apo në
projekte të tjera juridike dhe mund të pranojnë kompensim për veprimtari të tilla, në rast se këto
kompensime nuk paraqesin konflikt interesi dhe nëse nuk janë në kundërshti me ligjin, Kodin e etikës
gjyqësore apo të akteve tjera nën-ligjore.
3. Gjyqtarët mund të merren me shkrime profesionale apo shkencore, por nuk guxojnë të përdorin apo
zbulojnë përmbajtjen e shqyrtimeve gjyqësore, apo informacionin e grumbulluar gjatë procesit gjyqësor i
cili nuk ka qenë i përfshirë në vendimin e shkruar.

4. Gjyqtarët që pranojnë shpërblim për pjesëmarrje në veprimtaritë e parapara sipas këtij neni, për këtë
shpërblim do ta njoftojnë Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Neni 33
Bashkëpunëtorët profesionalë dhe praktikantët

Bashkëpunëtorët profesionalë dhe praktikantët gjyqësorë përcaktohen me rregulloren e Këshillit Gjyqësor
të Kosovës

Neni 34
Detyrat e gjyqtarëve

1. Gjyqtarët veprojnë në mënyrë objektive, të paanshme dhe të pavarur.

13
2. Gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, gjyqtarët demonstrojnë disponueshmërinë, respektin për palët dhe
dëshmitarëve si dhe vigjilencë në ruajtjen e shkallës më të lartë të kompetencës.

3. Gjatë ushtrimit të funksioneve gjyqësore, gjyqtarët mbrojnë konfidencialitetin e çdo informacioni jo-
publik.

4. Gjyqtarët nuk komentojnë në media përmbajtjen, provat dhe vendimet e cilësdo lëndë. Gjyqtarët nuk
përfshihen në çfarëdo komunikimi ex-parte me askënd lidhur me lëndët.

5. Gjyqtarët duhet të përfshihen në arsimimin e vazhdueshëm ligjor në përputhje me rregulloret e
shpallura nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Neni 35
Ndalesat mbi Sjelljen e Gjyqtarëve

1. Gjyqtarët nuk kryejnë asnjë detyrë apo shërbim që mundet apo mund të perceptohet si ndërhyrje me
pavarësinë dhe paanshmërinë e tyre apo që përndryshe nuk është në përputhje me detyrat e një gjyqtari
apo dispozite të Kodit të Mirësjelljes për Gjyqtarë.

2. Gjyqtarët nuk janë pjesëtarë të një partie politike, lëvizjeje apo çfarëdo organizate tjetër politike e as të
marrë pjesë në çfarëdo lloj veprimtarie politike. Gjyqtarët nuk do të kërkojnë e as nuk do mbajnë asnjë lloj
të zyrës politike.


KREU V
DISPOZITAT KALIMTARE

Neni 36
Fazat kalimtare

1. Ky ligj do të zbatohet sipas planit kohor në vijim:

1.1. faza planifikuese: nga data 1 janar 2011 deri më 31 dhjetor 2011 Këshilli Gjyqësor i Kosovës
do të përgatisë fazën zbatuese për të mundësuar kalimin nga struktura e tanishme e gjykatave
tek struktura e gjykatave që themelohen me këtë ligj. Këshilli Gjyqësor i Kosovës deri më 1
dhjetor 2011 do të postojë planin e zbatimit në faqen e vet të internetit

1.2. faza e zbatimit: nga data 1 janar 2012 deri më 31 dhjetor 2012 Këshilli Gjyqësor i Kosovës
do të realizojë planin e vet zbatimit.

2. Neni 29 do të zbatohet nga 1 janari 2011 dhe gjyqtarët deri në reformimin gjyqësorit do t’i marrin pagat
si në vijim:

2.1. Gjyqtarët e Gjykatës së Qarkut do të marrin pagë të barabartë me atë të gjyqtarit të Gjykatës
së Apelit,

2.2. Gjyqtarët e Gjykatës Komunale do të marrin pagë të barabartë me atë të gjyqtarit të Gjykatës
Themelore dhe

2.3. Gjyqtarët e Gjykatës për Kundërvajtje do të marrin pagë prej nëntëdhjetë perqind (90%), të
barabartë me gjyqtarët e Gjykatës Komunale.

Neni 37
Autoriteti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës gjatë fazës planifikuese dhe fazës zbatuese

1. Gjatë Fazës Planifikuese, Këshilli Gjyqësor i Kosovës shpall rregullore që referojnë drejt çështjeve si
kalimtare edhe operative që rrjedhin si domosdoshmëri nga ky ligj.

2. Gjatë Fazës Planifikuese, Këshilli Gjyqësor i Kosovës po ashtu zhvillon një plan të detajuar për zbatim
që përfshin, por nuk kufizohet në:

14
2.1. riklasifikimin e lëndëve dhe të numrave të tyre, për ta përshtatur me strukturën e gjykatave
të themeluara me këtë ligj;

2.2. transferimin e lëndëve në gjykatën apo degën e duhur;

2.3. sistemimin e personelit;

2.4. transferimin e aseteve fizike ndërmjet gjykatave;

2.5. caktimin dhe ricaktimin e lëndëve dhe gjyqtarëve në Departamentet kompetente Gjykatës
Themelore;

2.6. transferimin e gjyqtarëve në pozitat e duhura siç është e paraparë me këtë ligj duke pasur
parasysh dhe duke respektuar emërimet dhe vendimet e marrura gjatë Procesit të vetëm të
Emërimit; dhe

2.7. të gjitha çështjet tjera që ndërlidhën me kalimin e gjykatave në strukturën e paraparë me
këtë ligj, si dhe funksionimin efikas të gjykatave në të ardhmen.

3. Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për planifikimin dhe zbatimin
e plotë të dispozitave të këtij ligji dhe për të siguruar tranzicion të lehtë tek struktura e re e gjykatave.

Neni 38
Transferimi dhe Ricaktimi i Gjyqtarëve

1. Këshilli Gjyqësor i Kosovës transferon dhe ricakton gjyqtarët në gjykatat e themeluara me këtë ligj
duke marrë parasysh dhe respektuar:

1.1. emërimet, veçanërisht emërimet e Kryetarëve të Gjykatave, të kryera gjatë Procesit të
Emërimit siç ceket në paragrafin 1. të nenit 150 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; dhe

1.2. integritetin, përvojën, kapacitetin dhe aftësitë menaxheriale sipas vlerësimit gjatë Procesit të
Riemërimit siç ceket në paragrafin 1. të nenit 150 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

1.3. transferimi nuk mund të bëhet kundër vullnetit të tyre.

Neni 39
Zgjidhja e lëndëve të pakryera

1. Të gjitha lëndët të cilat më 31 dhjetor të vitit 2012 janë lëndë të shkallës së dytë të Gjykatës Supreme,
Gjykatës së Qarkut apo Gjykatës së Lartë për Kundërvajtje dhe nuk janë zgjidhur me një vendim të
formës së prerë, më 1 janar të vitit 2013 trajtohen si lëndë të Gjykatës së Apelit.

2. Të gjitha lëndët të cilat më 31 dhjetor të vitit 2012 janë lëndë të shkallës së parë të Gjykatës Supreme,
Gjykatës së Qarkut, Gjykatës Ekonomike të Qarkut, Gjykatës Komunale apo Gjykatave Komunale për
Kundërvajtje dhe nuk janë zgjidhur me një vendim të formës së prerë, më 1 janar të vitit 2013 trajtohen si
lëndë të Gjykatës Themelore e cila ka juridiksionin territorial përkatës.

Neni 40
Vlefshmëria e Vendimeve të Mëparshme të Formës së Prerë dhe e Drejta në Ankesë

Të gjitha vendimet e formës së prerë të Gjykatës Supreme, Gjykatës së Qarkut, Gjykatës Ekonomike të
Qarkut, Gjykatës Komunale, Gjykatës së Lartë për Kundërvajtje, të nxjerra para transferimit të
kompetencave tek gjykatat e themeluara me këtë ligj do të kenë fuqi dhe efekt të plotë.

Neni 41
Buxheti

Për zbatimin e plotë të këtij ligji Qeveria e Kosovës siguron fonde të nevojshme nga Buxheti i Republikës
së Kosovës.
15


KREU VI
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 42
Shfuqizimi i Ligjeve të Tjera

1. Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji, shfuqizohen Ligji për gjykatat e rregullta të KSAK-së, rregulloret e
UNMIK-ut dhe Ligji për kundërvajtje.

2. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, çfarëdo referimi në cilindo ligj, rregullore, urdhëresë, rregull apo ndonjë
akt tjetër që i mvesh juridiksion të shkallës së parë Gjykatës për Kundërvajtje, Gjykatës Komunale,
Gjykatës së Qarkut, Gjykatës Ekonomike, apo Gjykatës Supreme, do të formulohet asisoji që të
nënkuptojë Gjykatën Themelore. Çfarëdo referimi në cilindo ligj, rregullore, urdhëresë apo rregull që i
mvesh juridiksion të shkallës së dytë Gjykatës së Lartë për Kundërvajtje, Gjykatës së Qarkut apo
Gjykatës Supreme do të formulohet asisoji që të nënkuptojë Gjykatën e Apelit.

Neni 43
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi më 1 janar 2011 për nenet 29, 35, 36, 38 dhe 40, kurse për nenet e tjera fillon të
zbatohet nga 1 janari 2013.


Ligji Nr. 03/ L-199
22 korrik 2010

Shpallur me dekretin Nr. DL-047-2010, datë 09.08.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës,
Dr. Fatmir Sejdiu.