LIGJI NR. 03/L-209 PËR BANKËN QENDRORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 77 / 16 GUSHT 2010

LIGJI Nr. 03/L-209


PËR BANKËN QENDRORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS


Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në mbështetje të nenit 65 (1) dhe nenit 140 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton


LIGJ PËR BANKËN QENDRORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS


KREU I
PËRKUFIZIMET


Neni 1
Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime:

1.1. Bankë - një subjekt i përcaktuar me Ligjin Bankar ;

1.2. Banka Qendrore - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës;

13. Kushtetutë - Kushtetuta e Republikës së Kosovës;

1.4. Valutë - njësia monetare e një shteti;

1.5. Institucione financiare - subjekte si banka, zyra të këmbimit valutor, kompani të
sigurimeve, fonde pensionale si dhe subjekte të tjera që ushtrojnë aktivitete financiare, siç
përcaktohet në ligje relevante për qëllimet e këtij ligji, për të cilat Bankës Qendrore i është
dhënë autoritet mbikëqyrës me ligj;

1.6. Agjent fiskal - Banka Qendrore pa paragjykuar nenin 33 të këtij ligji, mund të kryejë
transaksione, duke përfshirë dërgimin dhe pranimin e pagesave, që kanë të bëjnë me llogaritë
e një subjekti në Bankën Qendrore, si dhe mund të emetojë , të riblejë dhe të servisojë bono
dhe letra të tjera me vlerë të subjektit të tillë;

1.7. Qeveria - Qeveria e Republikës së Kosovës;

18. Udhëzim - rekomandim me shkrim i lëshuar nga Bordi Ekzekutiv;

1.9. Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar - standardet më të fundit
ndërkombëtare të nxjerra nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit;

1.10. Rezervat ndërkombëtare - rezervat zyrtare devizore dhe rezervat e arit;

1.11. Standardet Ndërkombëtare të Auditimit - standardet më të fundit ndërkombëtare të
auditimit të nxjerra nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve;

1.12. Ministër - Ministri i Ekonomisë dhe Financave në Qeveri;
2

1.13. Ministri - Ministria e Ekonomisë dhe Financave e Qeverisë ;

1.14. Urdhër - direktiva e shkruar zyrtare të lëshuar nga Bordi Ekzekutiv për implementimin e
Rregullores të miratuar nga Bordi i Bankës Qendrore;

1.15. Presidenti - kryetari i shtetit i zgjedhur sipas Kapitullit të V të Kushtetutës së Republikës
së Kosovës;

1.16. Kryeministër - Kryeministri i Qeverisë;

1.17. Rregullore - akt nënligjor të miratuar nga Bordi i Bankës Qendrore;


KREU II


Neni 2
Baza ligjore

1. Duke u mbështetur në nenin 11 të Kushtetutës, në Kosovë është themeluar banka qendrore e
emërtuar Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, të cilës më tutje do ti referohemi si “Banka
Qendrore”. Banka Qendrore është pasardhëse e Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës.

2. Sipas këtij ligji, Banka Qendrore është subjekt juridik publik bazuar në nenet 11 dhe 140 të
Kushtetutës dhe të dispozitave të këtij ligji, që ka autonomi administrative, financiare dhe
menaxhuese. Banka Qendrore nuk do të regjistrohet në regjistrin e bizneseve.

3. Banka Qendrore i ka të gjitha kompetencat e nevojshme për t’i arritur objektivat dhe për t’i zbatuar
detyrat e përcaktuara me këtë ligj.


Neni 3
Kapaciteti ligjor

1. Banka Qendrore është subjekt juridik me kompetencë të plotë.

2. Banka Qendrore ka kompetenca të veçanta, të:

2.1. hyjë në marrëdhënie kontraktore;

2.2. ndërmarrë procedura ligjore dhe të jetë subjekt i këtyre procedurave; dhe

2.3. fitoi, administrojë, mbajë dhe disponoj pronë të luajtshme dhe të paluajtshme.

3. Banka Qendrore për aktivitetin e saj zyrtar i shfrytëzon dhe i administron tokën dhe objektet, duke
e përfshirë pronën e tundshme dhe të patundshme, që gjendet në rrugën “Garibaldi”, nr. 33, Prishtinë.


Neni 4
Lokacioni

1. Zyra qendrore e Bankës Qendrore është në Prishtinë.

2. Banka Qendrore mund të hapë zyra dhe objekte operimi në ato vende ku konsiderohet e
nevojshme.


3

Neni 5
Kapitali

1. Kapitali i autorizuar i Bankës Qendrore, i regjistruar dhe i paguar tërësisht do të jetë një shumë
ekuivalente me tridhjetë (30) milionë euro.

2. Fondi i kapitalit të autorizuar të Bankës Qendrore do të mbahet vetëm nga shteti dhe nuk do të jetë
i transferueshëm apo subjekt detyrimi.

3. Kapitali i autorizuar i Bankës Qendrore mund të rritet për një shumë të propozuar nga Banka
Qendrore dhe të aprovuar nga Qeveria. Asnjëherë nuk do të lejohet reduktimi i kapitalit të autorizuar.


Neni 6
Pavarësia dhe autonomia

Banka Qendrore, anëtarët e organeve vendimmarrëse ose personeli i Bankës Qendrore, nuk do të
marrin udhëzime nga ndonjë person apo subjekt tjetër, duke përfshirë subjektet qeveritare. Pavarësia
dhe autonomia e Bankës Qendrore respektohet në çdo kohë dhe asnjë person apo subjekt nuk do të
provojë të ndikoj anëtarët e organeve vendimmarrëse apo të personelit të Bankës Qendrore në
realizimin e detyrave të tyre apo të ndërhyjë në aktivitetet e Bankës Qendrore.


KREU III
OBJEKTIVAT DHE DETYRAT


Neni 7
Objektivat

1. Objektivi parësor i Bankës Qendrore është të nxisë dhe të mbajë një sistem financiar stabil, duke
përfshirë një sistem të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave.

2. Objektiv shtesë i Bankës Qendrore i cili i nënshtrohet objektivit parësor të saj, është të kontribuojë
në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve vendore.

3. Pa paragjykuar arritjen e këtyre objektivave, Banka Qendrore mbështet politikat e përgjithshme
ekonomike të Qeverisë.

4. Banka Qendrore vepron në pajtim me parimin e ekonomisë së tregu të hapur me konkurrencë të
lirë, duke favorizuar shpërndarjen efikase të resurseve.


Neni 8
Detyrat

1. Detyrat e Bankës Qendrore në përmbushjen e objektivave të përcaktuara në nenin 7 dhe në
dispozitat e tjera të këtij ligji, përfshijnë:

1.1. përcaktimin dhe zbatimin e politikave të një sistemi financiar stabil duke përfshirë
mbikëqyrjen e një skeme të sigurimit të depozitave, kryerjen e operacioneve të tregut, si
dhe ofrimin e likuiditetit emergjent;

1.2. rregullimin,licencimin, regjistrimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve financiare ashtu si
specifikohet më tej në këtë ligj apo ndonjë ligj tjetër;

4
1.3. promovimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve të sigurta, të qëndrueshme dhe efikase të
pagesave, të kliringut dhe të shlyerjes së letrave me vlerë;

1.4. sigurimin e një furnizimi të duhur të kartëmonedhave dhe monedhave në Kosovë;

1.5. mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave ndërkombëtare;

1.6. mbledhjen dhe publikimin e statistikave;

1.7. kontribuon në arritjen dhe mbajtjen e stabilitetit të çmimeve vendore;

1.8. informimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë dhe publikut të gjerë rreth
politikave, detyrave dhe operacioneve të saj ashtu siç përcaktohet më tej në këtë ligj;

1.9. veprimin si bankier, këshilltar financiar dhe agjent fiskal për Qeverinë dhe çdo organ
publik dhe organizatë publike të Kosovës;

1.10. bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në këshillat dhe organizatat ndërkombëtare
përkitazi me çështje brenda fushës së saj të kompetencave; dhe

1.11. realizimin e çdo aktiviteti ndihmës që rrjedhë nga ushtrimi i detyrave të saj sipas këtij
ligji apo ndonjë ligji tjetër.


KREU IV
OPERACIONET E BANKËS QENDRORE


Neni 9
Hapja e llogarive

1. Që t’i realizojë qëllimet e saj, Banka Qendrore mund të hapë dhe të mbajë në librat e saj llogari të
parave dhe letrave me vlerë për:

1.1. bankat dhe institucionet të tjera financiare, si dhe subjektet publike;

1.2. bankat e huaja, bankat qendrore; institucionet financiare ndërkombëtare dhe sipas
kërkesës qeveritë e huaja, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat donatore.

2. Pa i paragjykuar paragrafin 1 të këtij neni dhe paragrafin 1 të nenit 10 të këtij ligji, Banka Qendrore
nuk do të hapë llogari në librat e saj për institucionet jo financiare apo personat fizikë.

3. Banka Qendrore përcakton kushtet për hapjen e llogarive në librat e saj.

4. Banka Qendrore mund të hapë dhe të mbajë llogari të parave të gatshme dhe letrave me vlerë në
librat e:

4.1. bankave dhe institucioneve financiare të tjera;

4.2. bankave qendrore, bankave të huaja, institucioneve depozitare dhe organizatave
ndërkombëtare.






Neni 10
5
Shërbimet e ruajtjes

1. Kundrejt pagesës së tarifave të arsyeshme, Banka Qendrore mund të ofrojë institucioneve
financiare si dhe publikut të gjerë shërbime të ruajtjes për kartëmonedha dhe monedha, të
denominuara në valutat që ajo përcakton, si dhe për letra me vlerë, metale të çmuara dhe asete të
tjera me vlerë siç mund të përcaktohet nga Bordit ekzekutiv.

2. Bordi Ekzekutiv mund të përcaktojë kushtet për ofrimin e shërbimeve të ruajtjes.


Neni 11
Operacionet e tregut

1. Në mënyrë që të arrijë objektivat dhe të përmbushë detyrat e veta, Banka Qendrore mund të:

1.1. veprojë në tregjet financiare me blerje dhe shitje të njëhershme, me çmim të tanishëm
ose të ardhshëm apo nën marrëveshje riblerjeje, si dhe me huadhënie ose huamarrje të të
drejtave dhe të instrumenteve të tregtueshme, si dhe të metaleve të çmuara;

1.2. kryej operacione kreditore me bankat dhe pjesëmarrësit e tjerë të tregut që veprojnë
në Kosovë, me huadhënie të mbështetur me kolateral adekuat.

2. Bordi ekzekutiv, me urdhëresë, do të përcaktojë llojet e kolateraleve, instrumenteve dhe aktiviteteve
për t’u përdorur për operacionet e Bankës Qendrore; si dhe do të deklarojë kushtet nën të cilat Banka
Qendrore është e gatshme të marrë pjesë në transaksione të tilla.



Neni 12
Rezervat minimale

1. Banka Qendrore mund të kërkojë nga bankat në Kosovë të mbajnë rezerva minimale në llogari
depozitash në Bankën Qendrore në përmbushje të objektivave të veta të caktuara në nenin 7 të këtij
ligji. Me përjashtim të një veprimi të përkohshëm përmirësues të marr në përputhje me nenin 36
paragrafi l të këtij ligji, këto rezerva duhet të jenë të njëjta për të gjitha bankat për çdo kategori të
detyrimeve për të cilat mund të paguhet normë e caktuar interesi.

2. Me propozimin e Bordit Ekzekutiv, Bordi i Bankës Qendrore miraton rregullore që përcakton
kategoritë e detyrimeve të referuara në paragrafin 1 të nenit 12 si dhe të cakton metodën për
llogaritjen dhe përcaktimin e rezervave minimale të kërkuara për t’u mbajtur sipas paragrafit 1 të këtij
neni dhe kompensimit të tyre.

3. Në rast të mos përmbushjes së kërkesave të nxjerra me rregullore sipas paragrafit paraprak, Bordi
Ekzekutiv nxjerr urdhëresa dhe ka autoritet të shqiptoj interes ndëshkues ose të shqiptoj ndëshkime
administrative, në pajtim me nenin 67, paragrafi 2 të këtij ligji, me efekt të krahasueshëm.


Neni 13
Instrumentet e kontrollit kreditor

Bordi Ekzekutiv, mund të vendosë për përdorimin e metodave operacionale të kontrollit kreditor ashtu
siç e sheh të përshtatshme.



Neni 14
Mbështetja emergjente për likuiditet

6
1. Në rrethana të jashtëzakonshme, Banka Qendrore mundet, sipas gjykimit të saj dhe sipas kushteve
dhe kritereve të përcaktuara nga Bordi i Bankës Qendrore, të veprojë si kreditor i instancës së fundit
për një bankë të licencuar. Një mbështetje e tillë mund të ofrohet duke i dhënë mbështetje financiare
bankës, ose për përfitim të bankës, me norma të interesit të lidhura me gjobën që janë më të larta se
norma aktuale e tregut, si rishikohet dhe përcaktohet periodikisht nga Bordi i Bankës Qendrore dhe
për periudha kohore që nuk i tejkalojnë nëntëdhjetenjë (91) ditë kalendarike por që mund të
ripërtërihen nga ana e Bordit të Bankës Qendrore, në bazë të një programi të miratuar nga Bordi
Ekzekutiv që specifikon masat përmirësuese që banka përkatëse do t’i ndërmarrë, me kusht që,
sidoqoftë, asnjë zotim i tillë nuk do të bëhet nga Bordi i Bankës Qendrore përveç nëse:

1.1. banka, sipas opinionit të Bordit Ekzekutiv, është solvente dhe mund të ofrojë kolateral
të duhur për të mbuluar huan, si dhe kërkesa për asistencë financiare është bazuar në
nevojën për të përmirësuar likuiditetin; ose

1.2. një mbështetje e tillë është e nevojshme për ta ruajtur stabilitetin e sistemit financiar.

2. Bordi Ekzekutiv do të përcaktojë vlerën maksimale kreditore të kolateralit të depozituar për të
siguruar çdo operacion të kredisë të parashtruar në paragrafin 1 të këtij neni.

3. Bordi Ekzekutiv ia propozon Bordit të Bankës Qendrore për miratim një rregullore të mbështetjes
emergjente për likuiditetin.

4. Mbështetja emergjente e likuiditetit nuk mund të kalojë shumën totale të rezervave të BQK-së dhe
Fondin Special të Rezervave të themeluar nga Thesari për këtë qëllim.

5. Nëse Banka Qendrore konstaton se banka e mbështetur nuk i ka zbatuar masat përmirësuese të
specifikuara në paragrafin 1 të këtij neni, apo që këto masa nuk kanë sjellë rezultatet e synuara, Bordi
Ekzekutiv do të ndërmarrë masat e duhura.


KREU V
MENAXHIMI ME REZERVA NDËRKOMBËTARE


Neni 15
Menaxhimi me rezerva ndërkombëtare

1. Banka Qendrore realizon transaksione në rezervat ndërkombëtare dhe t’i menaxhojë këto rezerva
në pajtim me praktikat më të mira ndërkombëtare si dhe në varësi të objektivave të veta të
përcaktuara në nenin 7 të këtij ligji, duke respektuar prioritetin e sigurisë, likuiditetit dhe të ardhurat.

2. Banka Qendrore mund të mbajë në portofolin e saj të rezervave ndërkombëtare ndonjë apo të
gjitha asetet e mëposhtme:

2.1. ari dhe metalet e tjera të çmuara të mbajtur nga, ose për llogari të Bankës Qendrore,
duke përfshirë bilancet kreditore që përfaqësojnë arin dhe metale të tjera të çmuara.

2.2. kartëmonedhat dhe monedhat e denominuara në valuta lehtë të konvertueshme të
mbajtura nga ose për llogari të Bankës Qendrore;

2.3. bilancet kreditore dhe depozitat ndërbankare të cilat janë të pagueshme me kërkesë
ose brenda një afati të shkurtër, që janë të denominuara në valuta lehtë të konvertueshme
të mbajtura në llogari të Bankës Qendrore në librat e bankave të huaja, bankave qendrore
apo institucioneve financiare ndërkombëtare;

2.4. letrat me vlerë të borxhit të tregtueshme lehtësisht dhe të denominuara në valuta lehtë
të konvertueshme, që janë të emetuara nga, ose të mbështetura nga, garanci të plotë të
qeverive të huaja, bankave qendrore të huaja apo institucioneve financiare ndërkombëtare;
7

2.5. kërkesat ndaj institucioneve financiare ndërkombëtare të cilat rezultojnë nga
marrëveshjet e riblerjes, transaksionet e shitjes dhe të riblerjes si dhe marrëveshjet për
huadhënie të letrave me vlerë përkitazi me letrat me vlerë të borxhit të referuara në nën-
paragrafin 2.4. të këtij neni;

2.6. të Drejtat Speciale të Tërheqjes (SDR) të mbajtura në llogarinë e Kosovës në Fondin
Monetar Ndërkombëtar;

2.7. pozicioni rezervë i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe organizata të
tjera ndërkombëtare financiare të ngjashme;

2.8. çdo aset tjetër i tregtueshëm lehtësisht dhe i denominuar në valuta lehtë të
konvertueshme siç përcaktohet nga Bordi ekzekutiv.

3. Në rast se rezervat ndërkombëtare zvogëlohen, ose sipas opinionit të Bankës Qendrore mund të
zvogëlohen, ose arrijnë në nivele të cilat do të rrezikonin politikat e Bankës Qendrore, dhe Banka
Qendrore nuk është në gjendje të korrigjojë këtë rënie, Banka Qendrore do t’i rekomandojë Ministrit
një politikë për të dalë nga kjo situatë. Rekomandimi i Bankës Qendrore duhet të bazohet në një
raport ku përfshihen shkaqet që sollën rënien në rezerva.


KREU VI
VALUTA


Neni 16
Emetimi i valutës

1. Valuta e Kosovës do të përcaktohet me ligj në përputhje me nenin 11 të Kushtetutës.

2. Asnjë person juridik apo fizik përveç Bankës Qendrore nuk ka të drejtë të emetojë kartëmonedha
dhe monedha.

3. Banka Qendrore do të jetë përgjegjëse për furnizimin e duhur me kartëmonedha dhe monedha në
Kosovë.


Neni 17
Këmbimi i kartëmonedhave dhe monedhave të euros

Sipas kërkesës, Banka Qendrore do të këmbejë kartëmonedhat dhe monedhat e euros.


Neni 18
Kartëmonedhat dhe monedhat e euros të dëmtuara

1. Kartëmonedhat dhe monedhat e euros të dëmtuara që depozitohen në Bankën Qendrore nga
institucionet financiare do të zëvendësohen nga Banka Qendrore me kartëmonedha ose monedha të
euros.

2. Banka Qendrore mund të refuzojë të ndërrojë kartëmonedha ose monedha të tilla në rast se
dizajnet e tyre janë të palexueshme, të deformuara, ose të shpuara, ose nëse mungon më shumë se
dyzet përqind (40%) e sipërfaqes së tyre.

3. Bankës Qendrore nuk do t’i kërkohet të ofrojë asnjë kompensim për kartëmonedhat ose monedhat
e humbura, të vjedhura apo të shkatërruara, dhe ajo mund të konfiskojë pa kompensim çdo
kartëmonedhë të cilës i është ndryshuar pamja e saj e jashtme, duke përfshirë në veçanti
8
kartëmonedhat në të cilat është shkruar, vizatuar, shtypur, vulosur ose bërë ndonjë vrimë apo të
cilave u është vënë materie ngjitëse.


Neni 19
Valuta false

1. Çdo person i cili për qëllime mashtrimi krijon, kopjon, imiton ose ndryshon ndonjë kartëmonedhë
ose monedhë, a ndonjë çek, letër me vlerë ose kartë pagese; apo posedon, transporton ose vë në
qarkullim ndonjë kartëmonedhë, monedhë, çek, letër me vlerë ose kartë pagese të tillë duke qenë në
dijeni se është e krijuar, e kopjuar, e imituar ose e ndryshuar a e fabrikuar për qëllime mashtrimi; apo
posedon ose transporton ndonjë pllakë, gur, letër, vegël ose objekt a substancë tjetër duke qenë në
dijeni se është e destinuar për t’u përdorur në krijimin, kopjimin, imitimin ose ndryshimin për qëllime
mashtrimi të ndonjë kartëmonedhe, monedhe, çeku, letre me vlerë ose karte pagese të tillë, do të jetë
fajtor për vepër penale.

2. Kartëmonedhat dhe monedhat e paraqitura te institucionet financiare, që dyshohen të jenë false,
qoftë të paraqitura në bankat dhe institucione financiare të regjistruara apo në subjekte të tjera të
autorizuara për të realizuar këmbime valutore, duhet të nxirren nga qarkullimi dhe menjëherë t’u
dërgohen autoriteteve të caktuara për këtë qëllim sipas rregulloreve të Bankës Qendrore dhe në
përputhje me çdo dispozitë tjetër ligjore.

3. Bordi Ekzekutiv mund të nxjerrë urdhëresa për të zbatuar dispozitat e këtij neni.

4. Banka Qendrore do të mbaj të gjitha kartëmonedhat dhe monedhat që i paraqiten asaj dhe që
dyshohen të jenë imitime, kopje apo me ndryshime në vlerë, dhe menjëherë do të përgatisë një
shkresë mbi identifikimin e kartëmonedhave dhe monedhave, bartësin e tyre, si dhe arsyet e Bankës
Qendrore për dyshim. Kjo shkresë do t’u dërgohet autoriteteve kompetente për zbatimin e ligjit për
hetim dhe veprim të mëtejmë përkatës siç mund të kërkohet.

5. Banka Qendrore mund të kërkojë resurset e autoriteteve tjera për ndihmë në realizimin e qëllimeve
të këtij neni.


Neni 20
Reprodukimi i valutës

1. Çdo reprodukim i kartëmonedhave dhe monedhave, si dhe krijimi i çdo objekti që nga dizajni imiton
ndonjë kartëmonedhë apo monedhë, do të kërkojë autorizim paraprak me shkrim nga Banka
Qendrore.

2. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, Banka Qendrore mund të nxjerrë rregullore
për autorizim të publikimit të reprodukimit të valutës.

3. Personi i cili shkel dispozitat e këtij neni mund t’i nënshtrohet gjobitjes siç përcaktohet në rregulloret
e nxjerra nga Bordi i Bankës Qendrore.

KREU VII
DETYRAT E SISTEMIT TË PAGESAVE


Neni 21
Shërbimet

1. Banka Qendrore mund të ofrojë shërbime, duke përfshirë kredi brenda-ditore të kolateralizuara me
letra me vlerë të negociueshme të Qeverisë, për sisteme të pagesave, të kliringut dhe të shlyerjes së
letrave me vlerë, si dhe për pjesëmarrësit në to, për të garantuar sigurinë, qëndrueshmërinë dhe
efikasitetin e sistemeve të tilla.
9

2. Banka Qendrore është e autorizuar të organizojë, të posedojë, të marrë pjesë dhe të operojë
sistemet e referuara në paragrafin 1. të këtij neni.


Neni 22
Detyrat mbikëqyrëse

1. Banka Qendrore është ekskluzivisht përgjegjëse për rregullimin, licencimin, regjistrimin dhe
mbikëqyrjen e sistemeve të pagesave, të kliringut dhe të shlyerjes së letrave me vlerë ashtu siç
specifikohet më tej me ligjet përkatëse. Një përgjegjësi e tillë do të përfshijë shqiptimin e ndëshkimeve
administrative të parapara në nenin 67, paragrafi 2 të këtij ligji.

2. Bordi i Bankës Qendrore me miratimin e rregulloreve të parapara në nenin 65, paragrafi 2 të këtij
ligji, mund që:

2.1. të kërkojë regjistrimin apo licencimin e çdo sistemi të pagesave, të kliringut dhe të
shlyerjes së letrave me vlerë, apo operatori të sistemit të tillë;

2.2. të kërkojë nga çdo sistem të pagesave, të kliringut dhe të shlyerjes së letrave me vlerë
apo operator i sistemit të tillë që të respektohen kushtet dhe kërkesat siç mund të caktohen
nga Bordi Ekzekutiv; dhe

2.3. të rregullojë dhe të mbikëqyrë vënien në qarkullim dhe cilësinë e instrumenteve të
pagesave.

3. Personeli i Bankës Qendrore, dhe çdo person tjetër i kualifikuar i caktuar nga Bordi Ekzekutiv,
mund të vizitojë zyrat e sistemeve të pagesave, të kliringut dhe të shlyerjes së letrave me vlerë, si dhe
të pjesëmarrësve të tyre, për të kontrolluar llogaritë, librat, dokumentet dhe evidencat e tjera, për të
marrë informacione dhe evidenca nga to, si dhe për të marrë çdo masë tjetër që do të konsiderohet e
nevojshme apo e këshillueshme nga Banka Qendrore.

4. Sistemet e pagesave, të kliringut dhe të shlyerjes së letrave me vlerë, si dhe pjesëmarrësit e tyre
do t’i sigurojnë Bankës Qendrore informacione dhe evidenca siç mund të kërkojë Banka Qendrore.

5. Banka Qendrore mund të shpalosë informacionin dhe të dhënat e pranuara sipas paragrafit 4. të
këtij neni tërësisht ose pjesërisht në formë të agreguar, apo në përputhje me nenin 74, paragrafi 2 të
këtij ligji.


KREU VIII
MBIKËQYRJA E INSTITUCIONEVE FINANCIARE


Neni 23
Detyrat e mbikëqyrjes

1. Banka Qendrore është ekskluzivisht përgjegjëse për licencimin, regjistrimin, mbikëqyrjen dhe
rregullimin e bankave dhe institucioneve të tjera financiare ashtu siç përcaktohet me ligjet përkatëse.
Një përgjegjësi e tillë përfshin shqiptimin e ndëshkimeve administrative të parapara me nenin 67
paragrafi 2 të këtij ligji.

2. Personeli i Bankës Qendrore, dhe çdo person tjetër i kualifikuar i caktuar nga Bordi Ekzekutiv,
viziton zyrat e institucioneve financiare për të kontrolluar llogaritë, librat, dokumentet dhe evidencat e
tjera, për të marrë informacione dhe evidenca nga to si dhe për të marrë çdo veprim tjetër
konsiderohet e nevojshme apo e këshillueshme nga Banka Qendrore.

10
3. Institucionet financiare do t’i sigurojnë Bankës Qendrore informacione dhe evidenca lidhur me
veprimtarinë e tyre si dhe gjendjen financiare, siç mund të kërkojë Banka Qendrore.

4. Banka Qendrore mund të shpalosë informacionin dhe të dhënat e pranuara sipas paragrafit 3. të
këtij neni tërësisht ose pjesërisht në formë të agreguar për klasat e institucioneve financiare të
përcaktuara në përputhje me natyrën e biznesit të tyre, apo në përputhje me nenin 74, paragrafi 2 të
këtij ligji.


KREU IX
SISTEMI I INFORMACIONIT TË KREDIVE


Neni 24
Sistemi i informacionit të kredive

1. Banka Qendrore mund të operojë, të rregullojë, të licencojë, të regjistrojë dhe të mbikëqyrë
sistemet e informacionit të kredive me qëllim të mbledhjes dhe shpërndarjes së informacionit të
kredive mes institucioneve financiare si dhe mund të nxjerrë rregullore për zbatimin përkatës.

2. Informacioni i mbledhur dhe i mbajtur në sistemet e informacionit të kredive të referuara në
paragrafin 1. të këtij neni do të përdoret vetëm për qëllime të përmirësimit të cilësisë së kredive
bankare si dhe të mbikëqyrjes së institucioneve financiare nga Banka Qendrore.


KREU X
STATISTIKAT DHE INFORMACIONI


Neni 25
Mbledhja e statistikave dhe informacionit

1. Banka Qendrore, në përmbushje të objektivave të përcaktuara në nenin 7 dhe ashtu si përshkruhen
më tej në këtë ligj do të:

1.1. mbledhë, përpilojë, analizojë, përmbledhë dhe publikojë statistika dhe informacione të
nevojshme për realizimin e detyrave të veta;

1.2. Bordi i bankës Qendrore do të përkufizojë, me anë të rregulloreve, informacionin
statistikor të kërkuar si dhe formën në të cilën ky informacion do t’i sigurohet Bankës
Qendrore, personat fizikë dhe juridikë që iu nënshtrohen kërkesave të raportimit, regjimin e
aplikuar të konfidencialitetit si dhe ndëshkimet administrative, në përputhje me nenin 67,
paragrafi 2 të këtij ligji, që mund t’u shqiptohen personave fizikë dhe juridikë që veprojnë në
shkelje të këtyre kërkesave statistikore;

1.3. bashkëpunojë me ministritë dhe agjencitë qeveritare në mbledhjen, përpilimin dhe
publikimin e statistikave dhe informacioneve të tjera relevante;

1.4. koordinojë me agjenci bilaterale dhe multilaterale adaptimin e standardeve
ndërkombëtare të shpërndarjes së të dhënave me qëllim të arritjes së konsistencës dhe
efikasitetit në organizimin e statistikave dhe informacionit.


Neni 26
Sigurimi i statistikave dhe informacionit

11
Personat fizikë dhe juridik prej të cilëve kërkohet që të ofrojnë të dhëna statistikore ashtu siç
përkufizohen në rregulloret e përmendura në nenin 25 të këtij ligji obligohen t’ia sigurojnë Bankës
Qendrore informacionin e kërkuar.


Neni 27
Shpërndarja e statistikave dhe informacionit

1. Banka Qendrore do të shpalosë:

1.1. statistikat dhe informacionet në varësi të rregulloreve mbi regjimin e konfidencialitetit
ashtu siç përmendet në nenin 25 të këtij ligji;

1.2. dokumentacionin mbi metodologjinë e aplikuar për përpilim; dhe

1.3. të dhënat dhe konceptet statistikore relevante që do të lejojnë verifikimin e jashtëm të
statistikave të publikuara nga Banka Qendrore.


Neni 28
Publikime të tjera

1. Të paktën një herë në vit, si dhe varësisht prej nevojës edhe më shpesh, Banka Qendrore do të
informojë Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe publikun në lidhje me realizimin e politikave të saj,
arritjet e objektivave të saj, si dhe këndvështrimet e saj në lidhje me treguesit real të ekonomisë.

2. Brenda gjashtë muajve pas mbylljes së vitit financiar, Banka Qendrore do t’i dorëzojë zyrtarisht
Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ministrit si dhe do të publikoj një apo më shumë raporte të
aprovuara nga Bordi i Bankës Qendrore mbi gjendjen e ekonomisë gjatë vitit financiar të
porsapërfunduar, duke përfshirë një parashikim mbi ekonominë e vitit në vijim, arritjen e objektivave të
politikave të saj dhe gjendjen e sistemit financiar të Kosovës. Raporti duhet gjithashtu të përmbajnë
një rishikim dhe vlerësim të politikave të Bankës Qendrore të ndjekura gjatë vitit financiar të kaluar, si
dhe një përshkrim dhe shpjegim të politikave për t’u ndjekur gjatë vitit financiar në vijim.


KREU XI
MARRËDHËNIET ME KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, QEVERINË DHE SHTETIN


Neni 29
Përgjegjësia para Kuvendit të Republikës së Kosovës

Duke e përfillur si duhet nenin 6 të këtij ligji, guvernatori me kërkesë të Kuvendit të Republikës së
Kosovës ose me nismën e vet, së paku një here në vit, dëgjohet nga Kuvendi i Republikës së
Kosovës dhe nga komisionet e tij për objektivat e Bankës Qendrore të parashtruar në nenin 7 të këtij
ligji.


Neni 30
Bankier, këshilltar financiar dhe agjent fiskal për Qeverinë

1. Banka Qendrore vepron si bankier dhe si këshilltar financiar për Qeverinë.

2. Banka Qendrore mund, për dhe në emër të Qeverisë, të pranojë huazime të jashtme, të menaxhojë
dhe të administrojë borxhe të tilla, si dhe të shlyejë të drejtat dhe detyrimet financiare të Shtetit ndaj
palëve të jashtme.

12
3. Banka Qendrore mund, sipas kushteve për të cilat do të merret vesh me Qeverinë, të veprojë si
agjent fiskal për llogari të Qeverisë ose për agjenci tjetër publike të përcaktuar nga Qeveria.

4. Banka Qendrore mund të operojë me regjistër të letrave me vlerë të emetuara nga Shteti.


Neni 31
Depozitar dhe arkëtar për Qeverinë

1. Banka Qendrore merr depozita në çdo valutë prej Qeverisë, ose në emër të saj, ose prej çdo
agjencie tjetër publike. Si depozitar, Banka Qendrore merr dhe paguan fondet, mban llogari për to, si
dhe ofron shërbime të tjera financiare për to.

2. Banka Qendrore do të paguajë deri te limitet e shumave të depozituara kundrejt urdhërpagesave
në lidhje me llogaritë përkatëse.

3. Banka Qendrore mund të paguajë interes në depozitat e tilla deri në normat e tregut.


Neni 32
Bashkëpunimi me institucionet qendrore të shtetit

1. Duke ndjekur në mënyrë të duhur nenin 6 të këtij ligji, si dhe në përmbushje të objektivave dhe
detyrave të veta të përcaktuar nga neni 7, paragrafët 1 dhe 2 të këtij ligji, Banka Qendrore do të:

1.1. bashkëpunojë me Qeverinë dhe çdo subjekt tjetër publik; dhe

1.2. mbajë mbledhje të rregullta me Ministrinë për çështje të interesit të përbashkët.

2. Banka Qendrore dhe Ministria do të informojnë njëra-tjetrën plotësisht për të gjitha çështjet që
prekin bashkërisht Bankën Qendrore dhe Ministrinë.

3. Banka Qendrore mund t’i ofrojë këshilla Qeverisë për çdo çështje e cila në opinionin e saj ka
mundësi të ndikojë në përmbushjen e objektivave të Bankës Qendrore.

4. Me kërkesë të Qeverisë, Banka Qendrore do t’i ofrojë asaj informacione në lidhje me detyrat e veta;
informacione specifike në lidhje me subjektet e mbikëqyrura mund të ofrohen me kufizime për të
ruajtur konfidencialitetin ashtu si Banka Qendrore i konsideron të duhura.

5. Me kërkesë të Qeverisë, Banka Qendrore do t’i ofrojë Qeverisë të dhënat përkatëse në lidhje me
pranimin e fondeve nga ana e Bankës Qendrore prej çdo burimi.

6. Me kërkesë të Bankës Qendrore, Qeveria do t’i ofrojë Bankës Qendrore informacione dhe
dokumente që mund të kërkohen nga ana e Bankës Qendrore për qëllim të realizimit të detyrave të
saj.

7. Banka Qendrore do të konsultohet nga Qeveria për çdo projektligj që ka të bëjë me çështjet që
lidhen me objektivat e Bankës Qendrore ose që janë brenda fushave të kompetencës së saj, para se
këto ligje t’i dorëzohen Kuvendit të Republikës së Kosovës. Qeveria bashkë me projektligjin do të
dorëzojë në Kuvend të Republikës së Kosovës edhe këndvështrimet e Bankës Qendrore.

8. Kërkesat që dalin nga dispozitat e këtij neni do të përmbushen në afatin e përcaktuar kohor.


Neni 33
Ndalimi i kreditimit të Qeverisë

13
1. Banka Qendrore nuk do të lejojë asnjë kredi direkte apo indirekte për Qeverinë apo ndonjë agjenci
tjetër publike ose subjekt tjetër në pronësi të Shtetit, me përjashtim të kredive brenda-ditore për të
siguruar funksionimin e rregullt të sistemit të pagesave. Kreditë e tilla brenda-ditore do të jenë të
kolateralizuara me letra me vlerë të tregtueshme të Qeverisë dhe do të kthehen tërësisht para fundit
të së njëjtës ditë.

2. Kufizimet e paragrafit 1. të këtij neni në lidhje me ofrimin e kredive direkte apo indirekte për
Qeverinë, nuk do të aplikohen ndaj bankave në pronësi publike, të cilat do të trajtohen njësoj si bankat
në pronësi private.

3. Banka Qendrore mund të blejë letra me vlerë të tregtueshme të Qeverisë me kusht që këto blerje të
bëhen vetëm në tregun sekondar.


KREU XII
QEVERISJA DHEORGANIZIMI


PJESA 1
ORGANET VENDIMMARRËSE


Neni 34
Bordi i Bankës Qendrore, Bordi Ekzekutiv dhe Guvernatori

1. Organet vendimmarrëse të Bankës Qendrore do të jenë Bordi i Bankës Qendrore, Bordi Ekzekutiv
dhe Guvernatori.

2. Bordi i Bankës Qendrore do të përbëhet nga Guvernatori, Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit në
përputhje me nenin 79, paragrafi 2 të këtij ligji dhe tre (3) anëtarë joekzekutivë, të cilët do të
ngarkohen me detyrën e aprovimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të politikave si dhe mbikëqyrjen e
administrativit dhe të aktiviteteve të Bankës Qendrore. Anëtarët jo-ekzekutivë të Bordit të Bankës
Qendrore nuk do të jenë anëtarë të personelit të Bankës Qendrore.

3. Bordi Ekzekutiv përbëhet nga guvernatori, i cili do të jetë kryesues, si dhe nga
zëvendësguvernatorët dhe do të jetë i ngarkuar me zbatimin e politikave të Bankës Qendrore dhe të
operacioneve të saj. Për numrin e zëvendësguvernatorëve vendos Bordi i Bankës Qendrore, në bazë
të propozimit të guvernatorit.

4. Guvernatori do të shërbejë si kryeshef ekzekutiv i Bankës Qendrore i ngarkuar me operacionet e
përditshme të Bankës Qendrore. Zëvendësguvernatorët do të ndihmojnë Guvernatorin në realizimin e
operacioneve të përditshme të Bankës Qendrore.


Neni 35
Kompetencat dhe detyrat e Bordit të Bankës Qendrore

1. Bazuar në nenin 7, nenin 8, nenin 34 të këtij ligji si dhe në cilindo nen tjetër të këtij Ligji, Bordi i
Bankës Qendrore ka kompetencat dhe detyrat në vijim:

1.1. miraton të gjitha rregulloret e Bankës Qendrore dhe të mbikëqyrë zbatimin e politikave
si dhe përmbushjen e detyrave të Bankës Qendrore;

1.2. miraton rregulloren në lidhje me masat emergjente të likuiditetit, të propozuar nga
Bordi Ekzekutiv sipas nenit 36, 1.8 të këtij ligji;

1.3. miraton emërimin e Shefit të Auditimit të Brendshëm me rekomandim të Guvernatorit;

14
1.4. emëron zëvendësguvernatorët me propozim të Guvernatorit;

1.5. emëron Sekretarin e Bordit të Bankës Qendrore me propozim të Guvernatorit;

1.6. miraton buxhetin vjetor të Bankës Qendrore i cili në mënyrë specifike duhet gjithashtu
të përfshijë miratimin e një plani të kompensimit vjetor për të gjithë punonjësit;

1.7. përcakton politikat kontabël të Bankës Qendrore dhe të aprovojë raportin vjetor si dhe
raporte të tjera dhe deklarata financiare të Bankës Qendrore;

1.8. emëron Auditorin e Jashtëm të Bankës Qendrore;

1.9. vendos nëse Banka Qendrore duhet të marrë hua dhe i përcakton kushtet për hua të
tilla;

1.10. sipas rekomandimit të Bordit Ekzekutiv, përcakton strukturën organizative të Bankës
Qendrore, përfshirë themelimin dhe lokacionin e zyrave dhe objekteve të operimit;

1.11. miraton rregullat për procedurat e Bordit të Bankës Qendrore; dhe

1.12. ushtron detyra dhe kompetenca të tilla të cilat i jepen nga ky ligj apo ndonjë ligj tjetër.


Neni 36
Kompetencat dhe detyrat e Bordit Ekzekutiv

1. Bazuar në nenin 7, në nenin 8, në nenin 34, si dhe në çdo nen tjetër të këtij ligji, Bordi Ekzekutiv
do t’i ketë kompetencat dhe detyrat e caktuara në vijim:

1.1. t’i përcaktojë dhe t’i miratojë politikat e Bankës Qendrore për ta nxitur dhe për ta mbajtur
stabil sistemin financiar, si dhe një sistem të sigurt, të shëndoshë dhe efikas të pagesave;

1.2. t’i përcaktojë dhe t’i miratojë politikat e Bankës Qendrore për të kontribuar në arritjen dhe
në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve vendore;

1.3. të përcaktojë dhe të miratojë politika të tjera të Bankës Qendrore, që kanë të bëjnë me
zbatimin e detyrave të saj, si dhe të miratojë sipas nevojës rregulla të brendshme për zbatimin
e tyre;

1.4. t’i përcaktojë politikat e përgjithshme dhe t’i miratojë statutin dhe rregullat brendshme të
zbatueshme për administrimin dhe veprimtarinë e Bankës Qendrore;

1.5. t’i rekomandojë Bordit të Bankës Qendrore ta përcaktojë strukturën organizative të
Bankës Qendrore, duke i përfshirë themelimin dhe lokacionin e zyrave dhe të objekteve të
operimit;

1.6. t’i miratojë emërimet e drejtorëve të departamenteve dhe të divizioneve;

1.7. t’i ushtrojë pushtetin dhe detyrat e Bankës Qendrore të përcaktuara në nenet 12, 15,
paragrafi 3, në nenin 19, paragrafi 3, në nenet 22 dhe 30, paragrafi 3, të këtij ligji;

1.8. t’i përcaktojë kategoritë e aseteve, që do t’i përbëjnë rezervat ndërkombëtare;

1.9. t’i përcaktojë kategoritë e aseteve të përshtatshme për investime të resurseve financiare
të Bankës Qendrore;

1.10. ta miratojë ose ta refuzojë dhënien e licencave dhe të lejeve për sistemet e pagesave,
të kliringut dhe të shlyerjes së letrave me vlerë dhe t’i revokojë këto licenca dhe leje;
15

1.11. ta miratojë ose ta refuzojë dhënien e licencave ose të lejeve për institucionet financiare,
si dhe t’i revokojë këto licenca dhe leje;

1.12. të ndërmarrë masa detyruese, duke e përfshirë udhëzimin e çdo banke të mbikëqyrur
ose të institucioneve financiare dhe të çdo sistemi të pagesave, të kliringut dhe të shlyerjes së
letrave me vlerë; të ndërmarrë veprime përmirësimi, ose duke e emëruar një likuidator për
entitete të tilla, ose duke shqiptuar gjoba administrative, ashtu siç i përcakton ky ligj ose
ndonjë ligj tjetër dhe pastaj t’i raportojë Bordit të Bankës Qendrore për çdo veprim të tillë;

1.13. të themelojë një ose më shumë organe këshilluese, t’i përcaktojë rregullat dhe kushtet
për emërimin e anëtarëve të tyre, si dhe t’i përcaktojë termat e referencës për organe të tilla;

1.14. t’i vlerësojë rreziqet dhe të hartojë plane, që në rast të papriturash në të ardhmen, të
sigurohen vazhdimësia e veprimtarive dhe siguria e Bankës Qendrore;

1.15. t’i propozojë Bordit të Bankës Qendrore rregullore për mbështetjen emergjente të
likuiditetit;

1.16. t’i miratojë rregullat e procedurave për Bordin Ekzekutiv; dhe

1.17. detyrat dhe kompetencat e tilla të tjera, që përcaktohen qartë me këtë ligj ose me
ndonjë ligj tjetër.


Neni 37
Kompetencat dhe detyrat e Guvernatorit

1. Guvernatori propozon dhe zbaton politikat e Bankës Qendrore për të realizuar objektivat e
parashtruara në nenin 7 të këtij ligji. Guvernatori mund të delegojë, me shkrim, secilën nga
kompetencat apo detyrat e tij/saj tek njëri prej Zëvendësguvernatorëve apo tek anëtarë të tjerë të lartë
të personelit.

2. Guvernatori do të përcakton renditjen me të cilën Zëvendësguvernatorët do ta zëvendësojnë atë
gjatë çdo periudhe të mungesës apo paaftësisë së tij/saj për punë.

3. Guvernatori është përgjegjës ndaj Bordit të Bankës Qendrore për ekzekutimin e politikave të
Bankës Qendrore si dhe për drejtimin dhe kontrollin e administrimit dhe operacioneve të Bankës
Qendrore.

4. Të gjitha kompetencat, sipas këtij ligji, që nuk janë rezervuar në mënyrë specifike për Bordin e
Bankës Qendrore ose për Bordin Ekzekutiv, do t’i ngarkohen guvernatorit. Brenda kufizimeve të
kompetencave të tij, guvernatori do të ketë autoritet t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për
administrimin ose për operacionet e Bankës Qendrore, duke i përfshirë pa kufizime prokurimin e
mallrave dhe të shërbimeve, realizimin e zotimeve kontraktuese në emër të Bankës Qendrore,
emërimin e anëtarëve të personelit dhe të agjentëve të Bankës Qendrore, si dhe përfaqësimin e
përgjithshëm të Bankës Qendrore, duke e përfshirë përfaqësimin para organeve të drejtësisë.

5. Guvernatori i raporton Bordit të Bankës Qendrore jo më pak se dhjetë herë në vit mbi realizimin e
operacioneve dhe politikave të Bankës Qendrore, mbi qëndrueshmërinë e sistemit financiar, si dhe
mbi gjendjen e tregjeve të parasë, të kapitalit dhe të valutave, duke përfshirë të gjitha ngjarjet dhe
kushtet që kanë ose pritet të kenë ndikim domethënës në administrimin apo operacionet e Bankës
Qendrore, në realizimin e politikave të saj, në sistemin financiar, apo në tregjet e përmendura më lart.


Neni 38
Emërimet

16
1. Guvernatori dhe anëtarët jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore emërohen për një mandat prej
pesë (5) vitesh. Këto mandate do të mbesin të shkallëzuara. Asnjë anëtar i Bordit të Bankës
Qendrore apo i Bordit Ekzekutiv nuk do të shërbejë për më shumë së dhjetë (10) vjet në këto Borde
përkatëse; përveç në rast se një zëvendës guvernator emërohet si Guvernator, atëherë ai person do
të ketë të drejtë për të shërbyer dy (2) mandate nga pesë (5) vjet si Guvernator.

2. Kurdo që paraqitet boshllëku i Guvernatorit apo i ndonjërit nga anëtarët jo ekzekutiv të Bordit të
Bankës Qendrore, do të konstituohet një panel i përbërë nga anëtarët e tjerë të Bordit të Bankës
Qendrore dhe Guvernatori, ku asnjëri prej tyre nuk kërkon riemërim. Ky panel do të publikojë një
njoftim në gazetat që kanë një qarkullim të përgjithshëm në Kosovë për një periudhë prej së paku dy
(2) javësh. Pas kësaj paneli do të shqyrtojë të gjitha kërkesat dhe rezymetë. Paneli do t’i përzgjedh të
gjithë aplikantët në baze te kualifikimeve dhe performancave gjatë intervistimit dhe do të jap shpjegim
me shkrim për një përzgjedhje te tillë. Lista me radhitjen e të gjithë aplikanëve që konsiderohen nga
paneli se kanë përmbushur kriteret do të dërgohet në Kuvend të Republikës së Kosovës dhe
Qeveri, e cila mund t’i jap një mendim Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kusht që ky mendim të
dërgohet në Kuvend të Republikës së Kosovës brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve. Nga ajo listë,
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të përzgjedhë një individ për secilën pozitë në Bordin e Bankës
Qendrore që duhet të plotësohet. Pasi qe Kuvendi i Republikës së Kosovës të ketë bere përzgjedhjen
e fundit do t’ia përcjellë presidentit këto propozime,i cili pastaj do të miratojë dhe do të emërojë një
person për të plotësuar pozitën e lirë.

3. Zëvendësguvernatorët do të emërohen nga Bordi i Bankës Qendrore me propozim të Guvernatorit.

4. Përzgjedhja, nominimi dhe emërimi i anëtarëve të organeve vendimmarrëse të Bankës Qendrore
do të jetë transparent dhe në përputhje me nenin 40 dhe nenin 41 të këtij ligji.

5. Përbërja e organeve vendimmarrëse të Bankës Qendrore do të reflektojë fushat e ekspertizës të
referuara në nenin 40 paragrafi 1. të këtij ligji.

6. Procedurat e emërimit të referuara në paragrafët 1 deri 5 të këtij neni përfundojnë brenda
dyzetepesë (45) ditëve kalendarike para përfundimit të mandatit të anëtarit përkatës të Bordit të
Bankës Qendrore apo Bordit Ekzekutiv.


Neni 39
Kompensimi

1. Kompensimi i anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore dhe Bordit Ekzekutiv duhet të përmbushë
interesat e Bankës Qendrore dhe duhet të jetë e tillë që të rekrutohen dhe të mbahen ekspertët dhe
zyrtarët e kualifikuar.

2. Kompensimi total vjetor për anëtarët e Bordit të Bankës Qendrore dhe ata të Bordit Ekzekutiv duhet
të aprovohet si pjesë e buxhetit të Bankës Qendrore, siç përcaktohet me nenin 35 paragraf 1 nën-
paragrafi 1.6. i këtij ligji dhe të shpaloset në raport siç i referohet neni 59 të këtij ligji.

3. Asnjë s Kompensimi i paguar në Bankën Qendrore nuk mund të bazohet në fitimet e Bankës apo të
ardhurave të tjera. Çdo pagesë apo kompensim përveç asaj që përmendëm në paragrafin 2. të këtij
neni duhet të shpaloset në raportin të cilit i referohet neni 59, paragrafi 2, nën-paragrafi 2.2 të këtij
ligji.


Neni 40
E drejta për t’u zgjedhur

1. Personat që kualifikohen për t’u zgjedhur që të shërbejnë në organet vendimmarrëse të Bankës
Qendrore duhet të jenë me integritet dhe të kenë diplomë universitare si dhe të kenë të paktën dhjetë
(10) vjet përvojë profesionale apo akademike në fushat e ekonomisë, financave, bankave,
kontabilitetit apo çështjeve juridike.
17

2. Asnjë person nuk do të kualifikohet për t’u zgjedhur që të shërbejë në organet vendimmarrëse të
Bankës Qendrore nëse ai/ajo:

2.1. ka qenë i dënuar për shkelje ligji që mbart një dënim, si vepër penale, përjashtimisht në
kundërvajtje.

2.2. ka qenë debitor në një procedurë të falimentimit apo josolvencës.

2.3. për arsye të sjelljes personale jo të mirë, ka qenë diskualifikuar apo suspenduar nga një
autoritet kompetent për ushtrimin e profesionit ose nuk ka qenë lejuar të jetë drejtor apo zyrtar
i një institucioni financiar.

3. Asnjë person nuk do të shërbejë në organet vendimmarrëse të Bankës Qendrore përderisa është
anëtar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i Qeverisë, zyrtar i një ministrie të Qeverisë ose i ndonjë
entiteti publik tjetër, ose zyrtar a punëtor i një institucioni financiar, i cili vepron me zyrat e tij në
Kosovë, ose është pronar i drejtpërdrejtë ose pronar aktual i pesë për qind (5%) të shumës së
interesit të ekuitetit në një institucion financiar të tillë.

4. Përjashtimisht nga paragrafi 3 i këtij neni një zyrtar apo punëtor i një universiteti apo ndonjë
organizate apo institucioni që ka pavarësi operacionale nga Qeveria nuk do të konsiderohet të jetë
zyrtar apo punëtor i Qeverisë apo i një ministrie të Qeverisë.


Neni 41
Diskualifikimi dhe shkarkimi nga Bordi i Bankës Qendrore

1. Guvernatori apo çdo anëtar joekzekutiv i Bordit të Bankës Qendrore, do të shkarkohet prej postit
nga Presidenti, bazuar në rekomandimin e shumicës së anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore dhe
pas votimit të shumicës ne Kuvend të Republikës së Kosovës kur këta anëtarë të Bordit të Bankës
Qendrore dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës vijnë në përfundim se cilado nga arsyet e dhëna në
nenin 40, paragrafët 1,2 dhe 3 të këtij ligji aplikohet ndaj anëtarit në fjalë të Bordit të Bankës
Qendrore.

2. Përveç dispozitave në paragrafin 1. të këtij neni, Guvernatori apo çdo anëtar joekzekutivë i Bordit të
Bankës Qendrore mund të shkarkohet prej postit nga Presidenti, bazuar në rekomandimin e shumicës
së anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore dhe votimit të shumicës në Kuvend të Republikës së
Kosovës, kur këta anëtarë të Bordit të Bankës Qendrore dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës dalin
në përfundim se anëtari në fjalë i Bordit të Bankës Qendrore:

2.1. nuk është në gjendje të përmbushë funksionet e atij posti për shkak të një sëmundjeje
trupore apo mendore që ka zgjatur për më shumë së tre (3) muaj; ose

2.2. ka dështuar në realizimin e detyrave të tij/saj për një periudhë të pandërprerë prej më
shumë se tre (3) muajve pa aprovim nga Bordi i Bankës Qendrore; ose

2.3. ka marrë pjesë aktive në aktivitete politike pasi që është emëruar si anëtar i Bordit të
Bankës Qendrore .

3. Nëse Presidenti apo shumica e thjesht e anëtareve të Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë
arsye të mjaftueshme për të besuar se Bordi i Bankës Qendrore ka dështuar të veprojë sipas
kërkesave në bazë të arsyeve të referuara në paragrafin 1. të këtij neni, Presidenti apo Kuvendi i
Republikës së Kosovës, përkatësisht, do të emërojë një panel të përbërë nga një (1) kryesues i cili
mban apo ka mbajtur post të lartë gjyqësor, dhe jo më pak se dy (2) persona të tjerë, njëri prej të
cilëve do të ketë ekspertizë në punët bankare apo financiare, të cilët do të hetojnë mbi çështjen dhe
do t’i raportojnë Presidentit dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës me një rekomandim. Më pas,
Kuvendi i Republikës së Kosovës me shumicë te thjesht votash do të vendos mbi çështjen në
përputhje me paragrafin 1. apo 2. të këtij neni dhe do të dërgoj propozimin për shkarkim tek
18
Presidenti. Presidenti mund ta aprovoj ose mos ta aprovoj propozimin e Kuvendit për shkarkim të
Guvernatorit apo cilit do anëtar të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.

4. Asnjë anëtar i Bordit të Bankës Qendrore nuk mund të shkarkohet prej postit për arsye të tjera nga
ato të përcaktuara në paragrafët 1. 2. dhe 3. të këtij neni.


Neni 42
Diskualifikimi dhe shkarkimi nga Bordi Ekzekutiv

1. Bordi i Bankës Qendrore do të shkarkojë prej postit një Zëvendësguvernator, bazuar në
rekomandimin e Guvernatorit, kur ai/ajo del në përfundim se cilado nga arsyet e dhëna në nenin 40
paragrafët 1., 2. dhe 3. të këtij ligji, aplikohet ndaj Zëvendësguvernatorit në fjalë.

2. Përveç dispozitave të përshkruara në paragrafin 1. të këtij neni, Zëvendësguvernatori mund të
shkarkohet prej postit nga Bordi i Bankës Qendrore, bazuar në rekomandimin nga Guvernatori, kur
ai/ajo del në përfundim se Zëvendësguvernatori në fjalë:

2.1. nuk është në gjendje të përmbushë funksionet e atij posti për shkak të një sëmundjeje
trupore apo mendore që ka zgjatur për më shumë se tre (3) muaj; ose

2.2. ka dështuar në realizimin e detyrave të tij ose të saj për një periudhë të pandërprerë prej
më shumë së tre (3) muajve pa aprovim nga Bordi Ekzekutiv; ose

2.3. ka marrë pjesë aktive në aktivitete politike pasi që është emëruar si anëtar i Bordit
Ekzekutiv.

3. Nëse Bordi i Bankës Qendrore ka arsye të mjaftueshme të besojë se Guvernatori ka dështuar të
veprojë sipas kërkesave në bazë të arsyeve të referuara në paragrafin 1. ose paragrafin 2. të këtij
neni, Bordi i Bankës Qendrore do të emërojë një panel të përbërë nga një kryesues i cili mban apo ka
mbajtur post të lartë gjyqësor, dhe jo më pak se dy (2) persona të tjerë, njëri prej të cilëve do të ketë
ekspertizë në punët bankare apo financiare, të cilët do të hetojnë mbi çështjen dhe do t’i raportojnë
Bordit të Bankës Qendrore me një rekomandim. Më pas, Bordi i Bankës Qendrore do të vendosë mbi
çështjen në përputhje me paragrafin 1. apo paragrafin 2. të këtij neni.

4. Asnjë zëvendësguvernator nuk mund të shkarkohet prej postit për arsye të tjera nga ato të
përcaktuara në paragrafët paraprakë të këtij neni.

5. Zëvendësguvernatori i cili shkarkohet prej postit ka të drejtë të ankohet në Gjykatën Supreme
brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve kalendarike nga data e vendimit.


Neni 43
Dorëheqja

1. Guvernatori dhe Zëvendësguvernatorët mund të japin dorëheqje duke njoftuar me shkrim
Presidentin ose Bordin e Bankës Qendrore, përkatësisht, të paktën tre (3) muaj përpara.

2. Anëtarët joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore mund të japin dorëheqje duke njoftuar me
shkrim Presidentin dhe Bordin e Bankës Qendrore të paktën dy (2) muaj përpara.


Neni 44
Kufizimet në funksionet pasuese

1. Ish-anëtarët e Bordit të Bankës Qendrore apo të Bordit Ekzekutiv nuk do të shërbejnë në asnjë lloj
cilësie në një bankë apo institucion financiar tjetër në Kosovë për një periudhë një (1) viti pas largimit
nga Banka Qendrore.
19

2. Gjatë periudhës së kufizimit të përcaktuar në paragrafin përcaktuar 1. të këtij neni, Bordi i Bankës
Qendrore mund të përcaktojë një nivel të duhur kompensimi për t’u paguar ndaj këtyre ish-anëtarëve
të Bordit të Bankës Qendrore dhe Bordit Ekzekutiv.


Neni 45
Postet e lira

Çdo post i lirë në Bordin e Bankës Qendrore apo Bordin Ekzekutiv do të plotësohet brenda
gjashtëdhjetë (60) ditëve kalendarike me emërimin e një anëtari të ri të Bordit të Bankës Qendrore
apo të Bordit Ekzekutiv, për të plotësuar mandatin e mbetur të anëtarit të mëparshëm.


Neni 46
Mungesa apo pamundësia relativisht afatgjate për të vepruar e Bordit Ekzekutiv

1. Në rast rrethanash të jashtëzakonshme dhe nëse të gjithë anëtarët e Bordit Ekzekutiv mungojnë
apo nuk janë në gjendje të veprojnë, posti i Guvernatorit do të merret përkohësisht nga Kryetari i
Bordit të Bankës Qendrore. Dy (2) anëtarët joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore që janë më së
gjati në post të tillë si dhe në dispozicion do të marrin përkohësisht postet e Zëvendësguvernatorëve.

2. Në rast se mungesa ose paaftësia për të vepruar e të gjithë anëtarëve të Bordit Ekzekutiv vazhdon
për një periudhë prej tre (3) muaj, duhet të krijohen vendet e lira dhe do të zbatohen procedurat për
emërim sipas nenit 38 të këtij ligji.


PJESA 2
MBLEDHJE DHE PROCEDIMET E BORDIT TË BANKËS QENDRORE


Neni 47
Mbledhjet

1. Mbledhjet e Bordit të Bankës Qendrore do të kryesohen nga Kryetari, i cili do të zgjidhet prej Bordit
të Bankës Qendrore nga radhët e anëtarëve joekzekutivë të tij. Në mungesë të Kryetarit, mbledhjet
do të kryesohen nga anëtari joekzekutiv i Bordit të Bankës Qendrore që është më së gjati në post të
tillë.

2. Bordi i Bankës Qendrore do të mblidhet aq shpesh sa do të kërkohet nga veprimtaria e Bankës
Qendrore por jo më pak se dhjetë (10) herë për vit kalendarik.

3. Mbledhjet e Bordit të Bankës Qendrore do të thirren nga Kryetari apo Guvernatori dhe gjithashtu
mund të thirren me kërkesë me shkrim të cilido nga dy (2) anëtarë të tjerë të Bordit të Bankës
Qendrore.

4. Mbledhjet e Bordit të Bankës Qendrore do të thirren duke komunikuar kohën, vendin si dhe
agjendën e mbledhjes te të gjithë anëtarët e Bordit të Bankës Qendrore ashtu si përcaktohet në
rregullat e punës së Bordit të Bankës Qendrore.

5. Kuorumi për punë në çdo mbledhje të Bordit të Bankës Qendrore do të përbëhet nga të paktën tri të
pestat (3/5) e anëtarëve të Bordit, njëri prej të cilëve është Guvernatori.

6. Nëse kuorumi mungon, Kryetari, apo në mungesë të tij/saj, anëtari joekzekutiv i Bordit të Bankës
Qendrore që është më së gjati në post të tillë, mund të thërrasë mbledhje të jashtëzakonshme në të
cilën mund të merren vendime pa marrë parasysh ekzistimin e kuorumit; vendimet e tilla duhet të
ratifikohen në mbledhjen e rregullt të radhës së Bordit të Bankës Qendrore në mënyrë që të mbesin
në fuqi.
20

7. Çdo anëtar i Bordit të Bankës Qendrore do të ketë një (1) votë dhe në rast votash të barabarta,
vota e personit që kryeson mbledhjen e përcakton rezultatin e votimit.

8. Përveç kur përcaktohet ndryshe në këtë ligj, vendimet e Bordit të Bankës Qendrore do të miratohen
me shumicë votash të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

9. Zëvendësguvernatorët mund të jenë të pranishëm në mbledhjet e Bordit të Bankës Qendrore dhe
të marrin pjesë në diskutimet e tij pa të drejtë vote. Ndonjëherë, Kryesuesi mund të vendosë që
mbledhjet e Bordit të Bankës Qendrore të mbahen pa Zëvendësguvernatorët.

10. Rregullat e punës së Bordit të Bankës Qendrore mund të lejojnë mbledhje dhe votime me anë të
telekonferencës ose, në rrethana të jashtëzakonshme, me anë të mjeteve të verifikuara të
komunikimit me shkrim apo elektronik.

11. Me kusht të plotësimit të kërkesës për kuorum të paragrafit 5 të këtij neni, asnjë akt apo procedim
i Bordit të Bankës Qendrore nuk do të shfuqizohet duke u arsyetuar vetëm me ekzistencën e një apo
më shumë posteve të lira në Bordin e Bankës Qendrore.

12. Të gjitha veprimet e çdo anëtari të Bordit të Bankës Qendrore do të mbeten valide, pavarësisht
nëse zbulohet ndonjë parregullsi në emërimin, kualifikimin për t’u zgjedhur apo kualifikimet e
përgjithshme të atij anëtari.


Neni 48
Procedimet

1. Procedimet e mbledhjeve të Bordit të Bankës Qendrore do të jenë konfidenciale. Bordi i Bankës
Qendrore mund të vendosë të bëjë publik rezultatin e diskutimeve për çdo çështje.

2. Procesverbali i çdo mbledhjeje të Bordit të Bankës Qendrore do të nënshkruhet nga personi që
kryeson mbledhjen si dhe Sekretari i Bordit të Bankës Qendrore.

3. Sekretari i Bordit te Bankës Qendrore do të emërohet nga Bordi i Bankës Qendrore me propozim të
Guvernatorit. Sekretari do të jetë anëtar i personelit të Bankës Qendrore.


PJESA 3
MBLEDHJET DHE PROCEDIMET E BORDIT EKZEKUTIV


Neni 49
Mbledhjet

1. Mbledhjet e Bordit Ekzekutiv do të kryesohen nga Guvernatori apo nga Zëvendësguvernatori i parë
në përputhje me vendimin mbi zëvendësimin të bërë sipas nenit 37, paragrafi 2 të këtij ligji.

2. Bordi Ekzekutiv do të mblidhet aq shpesh sa do të kërkohet nga veprimtaria e Bankës Qendrore
por jo më pak se dy (2) herë në muaj.

3. Mbledhjet e Bordit Ekzekutiv do të thirren nga Guvernatori dhe gjithashtu mund të thirren me
kërkesë me shkrim të përbashkët të Zëvendësguvernatorëve.

4. Mbledhjet e Bordit Ekzekutiv do të thirren duke komunikuar kohën, vendin si dhe agjendën e
mbledhjes te të gjithë anëtarët e Bordit Ekzekutiv sipas rregullave të procedurës të Bordit Ekzekutiv.

5. Kuorumi për punë në çdo mbledhje të Bordit Ekzekutiv do të përbëhet nga të paktën dy të tretat
(2/3) e anëtarëve të Bordit Ekzekutiv.
21

6. Nëse kuorumi mungon, personi që kryeson mbledhjen mund të thërrasë mbledhje të
jashtëzakonshme në të cilën mund të merren vendime pa marrë parasysh ekzistimin e kuorumit;
vendimet e tilla duhet te ratifikohen ne mbledhjen e rregullt të radhës të Bordit Ekzekutiv në mënyrë
që të mbesin në fuqi.

7. Çdo anëtar i Bordit Ekzekutiv do të ketë një votë dhe në rast votash të barabarta, vota e personit që
kryeson mbledhjen e përcakton rezultatin e votimit.

8. Përveç kur përcaktohet ndryshe në këtë ligj, vendimet e Bordit Ekzekutiv do të miratohen nga
shumica e anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

9. Rregullat e punës së Bordit Ekzekutiv mund të lejojnë mbledhje dhe votime me anë të
telekonferencës ose, në rrethana të jashtëzakonshme, me anë të mjeteve të verifikuara të
komunikimit me shkrim apo elektronik.

10. Me kusht të plotësimit të kërkesës për kuorum të paragrafit 5 të këtij neni, asnjë akt apo procedim
i Bordit Ekzekutiv nuk do të shfuqizohet duke u arsyetuar vetëm me ekzistencën e një apo më shumë
posteve të lira në Bordin Ekzekutiv.

11. Të gjitha veprimet e çdo anëtari të Bordit Ekzekutiv do të mbeten valide, pavarësisht nëse
zbulohet ndonjë parregullsi në emërimin, kualifikimin për t’u zgjedhur apo kualifikimet e përgjithshme
të atij anëtari.


Neni 50
Procedimet

1. Procedimet e mbledhjeve të Bordit Ekzekutiv do të jenë konfidenciale. Bordi Ekzekutiv mund të
vendosë të bëjë publik rezultatin e bisedimeve për çdo çështje. Do t’i publikojë menjëherë vendimet e
veta sipas nenit 36, nën-paragrafët 1.1., 1.2. dhe 1.3 të këtij ligji.

2. Procesverbali i çdo mbledhjeje të Bordit Ekzekutiv do të nënshkruhet nga personi që kryeson
mbledhjen si dhe Sekretari i Bordit Ekzekutiv.

3. Sekretari i Bordit Ekzekutiv do të emërohet nga Bordi Ekzekutiv me propozim të Guvernatorit.
Sekretari do të jetë anëtar i personelit të Bankës Qendrore.


PJESA 4
PERSONELI


Neni 51
Dispozitat e përgjithshme

1. Anëtarët e personelit do t’ia kushtojnë të gjitha shërbimet e tyre profesionale Bankës Qendrore, dhe
nuk do të kenë post apo punësim tjetër, qoftë me apo pa pagesë, përveç si të emëruar të Bankës
Qendrore apo për angazhime arsimore dhe civile me kusht që këto nuk pengojnë aftësinë për t’i
shërbyer Bankës Qendrore, sidoqoftë, Bordi Ekzekutiv mund të vendosë të kufizojë apo ndalojë
pjesëmarrjen në aktivitete të tilla të jashtme.

2. Bordi Ekzekutiv mund të miratoj politika dhe rregulla që devijojnë nga paragrafi paraprak, me qëllim
të lehtësimit të emërimeve në pozita të punës me kohë të pjesshme.

3. Në punësim të personelit, Banka Qendrore do të aplikojë politikat të personelit të cilat nuk janë
diskriminuese për sa i përket racës, etnisë, gjinisë apo religjionit.

22

Neni 52
Punësimi dhe përfundimi i marrëdhënies së punës

1. Guvernatori do të caktojë dhe ndërpresë punësimin e anëtarëve të personelit, të agjentëve dhe të
korrespondentëve të Bankës Qendrore, brenda kufizimeve të, dhe në përputhje me, kushtet e
përgjithshme për punësim, duke përfshirë edhe politikën e kompensimit, të miratuar nga Bordi
Ekzekutiv.

2. Kompensimi që merret nga anëtarët e personelit të Bankës Qendrore do të avancojë interesat e
Bankës Qendrore dhe do të jetë i tillë që të mund të rekrutohen dhe të mbahen anëtarë personeli të
kualifikuar dhe me ekspertizë.

3. Asnjë kompensim i paguar nga Banka Qendrore nuk do të bazohet në fitimet apo në ndonjë të hyrë
të Bankës Qendrore.


KREU XIII
DISPOZITAT FINANCIARE


Neni 53
Njësia përllogaritëse

Njësia përllogaritëse për përgatitje të buxhetit të Bankës Qendrore, si dhe të pasqyrave financiare dhe
të raportit të saj të referuar në nenin 59 të këtij ligji, do të jetë euro.


Neni 54
Llogaritë e rezervave

1. Banka Qendrore do të hapë dhe të mbajë një llogari të rezervave të përgjithshme. Llogaria e
rezervave të përgjithshme nuk mund të përdoret përveçse për të mbuluar humbjet e pësuara nga
Banka Qendrore.

2. Banka Qendrore do të hapë llogari të rezervave të rivlerësuara të parealizuara për të llogaritur
fitimet dhe humbjet e parealizuara nga pozicionet e saja në valuta të huaja, ari, instrumente
financiare dhe asete të tjera.

3. Banka Qendrore, pas konsultimit me Ministrin, mund të hapë llogari të rezervave speciale për
shpenzime specifike të pritshme.


Neni 55
Fitimet, humbjet dhe të ardhurat e ndashme

1. Fitimet apo humbjet neto të Bankës Qendrore do të përcaktohen konform Standardeve
Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe Ligjit për Raportimet Financiare.

2. Të ardhurat në dispozicion për t’u ndarë sipas nenit 56 të këtij ligji do të përcaktohen si vijon:

2.1. duke zbritur nga fitimi neto shumën e gjithsejtë të fitimit të parealizuara nga rivlerësimet,
dhe duke alokuar një shumë ekuivalente në llogarinë përkatëse të rezervave të rivlerësuara të
parealizuara.

2.2. duke zbritur nga llogaria përkatëse e rezervave të rivlerësuara të parealizuara dhe duke
ua shtuar të ardhurave të ndashme të përcaktuara në nën-paragrafin 2.1. të këtij paragrafi
23
shumën e çdo fitimi të parealizuar që është zbritur nga fitimi neto të një apo më shumë viteve
paraprake dhe është realizuar gjatë vitit financiar në fjalë.

3. Humbjet e parealizuara nga rivlerësimi do të transferohen në llogaritë përkatëse të rezervave të
parealizuara nga rivlerësimi deri atëherë kur këto llogari ta arrijnë saldon zero, më pastaj këto humbje
do të mbulohen nga fitimi i vitit në fjalë, më pas nga llogaria e rezervave të përgjithshme dhe më pas
nga llogaria e kapitalit të autorizuar.


Neni 56
Alokimi i të ardhurave të ndashme

1. Brenda tridhjetë (30) ditëve pas publikimit të pasqyrave financiare të referuara në nenin 59,
paragrafi 2, nën-paragrafi 2.1. të këtij ligji, Banka Qendrore do të alokoj fitimin e ndashëm si vijon:

1.1. të gjitha të ardhurat e ndashme do të grumbullohen në llogarinë e rezervave të
përgjithshme deri atëherë kur shuma e përgjithshme e kapitalit fillestar dhe rezervave të
përgjithshme do të jetë barazi me pesë për qind (5%) të detyrimeve monetare të Bankës
Qendrore;

1.2. më pastaj pesëdhjetë për qind (50%) e të ardhurave të ndashme do të transferohen në
Ministri si të hyra për buxhetin e Shtetit dhe pesëdhjetë për qind (50%) do të alokohet në
fondin e rezervave të përgjithshme të Bankës Qendrore.

2. Asnjë ndarje nuk do të bëhet nga të hyrat aktuale të Bankës Qendrore përveç siç lejohet sipas
paragrafit paraprak.

3. Nëse në ndonjë vit financiar Banka Qendrore realizon të ardhura të ndashme negative, këto të
ardhura së pari do mbulohen nga llogaria e rezervave të përgjithshme dhe më pastaj do të zbatohen
ndaj llogarisë së kapitalit të autorizuar.


Neni 57
Mbulimi i rënies së kapitalit

1. Në rast se në pasqyrat financiare vjetore të audituara të Bankës Qendrore, vlera e aseteve të saj
bie nën shumën e detyrimeve të saj dhe të kapitalit të autorizuar të pacenuar të saj, atëherë:

1.1. Bordi Ekzekutiv, me këshillim të auditorit të jashtëm të Bankës Qendrore, do të vlerësojë
situatën dhe të përgatisë një raport mbi shkaqet dhe shkallën e rënies së kapitalit si dhe do të
vlerësojë situatën brenda një periudhe jo më të gjatë se tridhjetë (30) ditë kalendarike;

1.2. në rast se Bordi i Bankës Qendrore e miraton raportin e përmendur më lart, Banka
Qendrore do të kërkojë nga Ministri për një kontribut kapitali të bërë nga ana e Shtetit për të
mbuluar deficitin; dhe

1.3. pas pranimit të kësaj kërkese Shteti, brenda një periudhe jo më të gjatë se tridhjetë (30)
ditë kalendarike, do t’i transferojë Bankës Qendrore shumën e nevojshme në para apo në
instrumente të negociueshme të borxhit me një maturitet të specifikuar dhe të emetuara me
norma interesi të lidhura me tregun.


Neni 58
Standardet e kontabilitetit

1. Banka Qendrore do t’i mbajë llogaritë dhe evidencat kontabël në përputhje me Standardet
Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe Ligjit për Raportimet financiare për të pasqyruar
operacionet dhe gjendjen financiare të saj.
24

2. Viti financiar i Bankës Qendrore do të fillojë në ditën e parë kalendarike të janarit dhe do të
përfundojë në ditën e fundit kalendarike të dhjetorit.


Neni 59
Pasqyrat financiare dhe raportet vjetore

1. Banka Qendrore duhet të përgatisë pasqyrat financiare për vitin e saj financiar.

2. Brenda gjashtë muajve pas mbylljes së çdo viti të saj financiar, Banka Qendrore duhet t’i dorëzoj
Kuvendit të Republikës së Kosovës si dhe Ministrit një kopje të:

2.1. pasqyrave financiare, të miratuara nga Bordi i Bankës Qendrore, të nënshkruara nga
Guvernatori dhe të certifikuara nga auditori i jashtëm; dhe

2.2. një raport, të miratuar nga Bordi i Bankës Qendrore, lidhur me operacionet dhe punët e
Bankës Qendrore gjatë vitit financiar që sapo ka përfunduar, posaçërisht në lidhje me
objektivat e politikave të saj dhe ngjarjet që kanë ndikuar në ekonominë e Kosovës.

3. Pas përfundimit të tyre, Banka Qendrore do të publikojë pasqyrat financiare dhe raportin e referuar
në paragrafin 2. të këtij neni.

4. Banka Qendrore do të përgatisë dhe të publikojë pasqyrat financiare përmbledhëse tremujore.

5. Banka Qendrore do të përgatisë dhe të publikojë bilancin mujor pro forma të gjendjes në fund të
çdo muaji. Kopje të bilanceve të tilla të gjendjes do të publikohen dhe t’i dërgohen Ministrit.


Neni 60
Emërimi i Shefit të Auditimit të Brendshëm

1. Shefi i Auditimit të Brendshëm të Bankës Qendrore do të emërohet nga Guvernatori me miratimin e
Bordit të Bankës Qendrore.

2. Shefi i Auditimit të Brendshëm do të jetë një person me përvojë të gjerë profesionale në fushën e
kontabilitetit ose auditimit. Në emërimin e Shefit të Auditorit të Brendshëm do të aplikohen kriteret e
dhëna në nenin 40 dhe nenin 41 të këtij ligji.

3. Shefi i Auditimit të Brendshëm do të emërohet për një mandat prej gjashtë (6) vjetësh, që mund të
përsëritet. Asnjë person nuk mund të shërbejë si Shef i Auditimit të Brendshëm për më shumë së
dymbëdhjetë (12) vjet.

4. Shefi i Auditimit të Brendshëm mund të japë dorëheqje duke e njoftuar për këtë Guvernatorin jo më
pak se tre muaj para dorëheqjes.

5. Shefi i Auditimit të Brendshëm do të shkarkohet nga posti nëse Bordi i Bankës Qendrore vjen në
përfundim se kushtet e referuara në nenin 41, paragrafi 1. të këtij ligji, në lidhje me diskualifikimin dhe
shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore, janë përmbushur në lidhje me Shefin e
Auditimit të Brendshëm. Po ashtu, Shefi i Auditimit të Brendshëm mund të shkarkohet me vendim të
Bordit të Bankës Qendrore nëse Bordi i Bankës Qendrore vjen në përfundim se ai ose ajo ka
plotësuar një apo më shumë nga kriteret për shkarkim të anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore për
arsye të përmendura në nenin 41, paragrafi 2 të këtij ligji.

6. Bordi i Bankës Qendrore do të përkufizojë fushëveprimin dhe kushtet dhe kriteret e auditimit të
brendshëm në Statutin e Auditimit të Bankës Qendrore.


25
Neni 61
Detyrat e Shefit të Auditimit të Brendshëm

1. Detyrat e Shefit të Auditimit të Brendshëm, në rast nevoje i ndihmuar nga auditorët tjerë të
brendshëm do të përfshijnë:

1.1. rishikime dhe rekomandime për Bordin e Bankës Qendrore, Bordin Ekzekutiv dhe
Komitetin e Auditimit, rreth procedurave dhe praktikave për menaxhimin e duhur të rrezikut
dhe, pasi këto procedura dhe praktika të jenë përcaktuar, edhe mbikëqyrje të zbatimit të tyre
në baza të vazhdueshme;

1.2. realizim të auditimeve periodike të administrimit dhe operacioneve të Bankës Qendrore
për të siguruar respektimin e mbikëqyrjes së duhur nga Banka Qendrore të ligjeve si dhe të
vendimeve të organeve vendimmarrëse të Bankës Qendrore që janë të aplikueshme për të;

1.3. rishikim të pasqyrave financiare periodike të referuara në nenin 59, paragrafët 2 dhe 4 të
këtij ligji, si dhe të dokumenteve të Bankës Qendrore që kanë të bëjnë me to;

1.4. përgatitje dhe dorëzime në Bordin e Bankës Qendrore, kurdo që konsiderohet e duhur
nga Bordi i Bankës Qendrore apo Komiteti i Auditimit, por të paktën një herë në çdo tremujor,
të raporteve dhe rekomandimeve që kanë të bëjnë me evidencat dhe pasqyrat financiare,
procedurat buxhetore dhe kontabël, menaxhimin e rrezikut dhe kontrolleve të tjera të zbatuara
nga Banka Qendrore, të efikasitetit dhe rentabilitetit me të cilët vepron Banka Qendrore, si
dhe të çdo çështjeje tjetër brenda kompetencave dhe fushës së përgjegjësive për të cilën një
raport mund të kërkohet nga Bordi i Bankës Qendrore, Bordi Ekzekutiv apo Komiteti i
Auditimit;

1.5. këshillim të Guvernatorit në rekrutimin e auditorëve të brendshëm;

1.6. çdo detyrë tjetër e cila mund kërkohet nga Bordi i Bankës Qendrore apo Komiteti i
Auditimit, me kusht që këto detyra të mos pengojnë në detyrat kryesore të parashtruara këtu;
dhe

1.7. komunikim dhe mbajtje kontakti me auditorët e jashtëm të Bankës Qendrore.


Neni 62
Komiteti i Auditimit

1. Bordi i Bankës Qendrore do të emëroj Komitetin e Auditimit prej tre (3) anëtarësh.

2. Bordi i Bankës Qendrore i zgjedh dy (2) anëtarë joekzekutivë nga radhët e veta, ndërsa anëtari i
tretë (3) i Komitetit të Auditimit do të jetë ekspert i jashtëm kompetent në fushën e kontabilitetit ose të
auditimit.

3. Anëtari i referuar në paragrafin 2. të këtij neni do të shkarkohet nga posti nëse Bordi i Bankës
Qendrore del në përfundim se kushtet e përcaktuara në nenin 41, paragrafi 1, në lidhje me
diskualifikimin dhe shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore, janë përmbushur lidhur me
këtë anëtar të Komitetit të Auditimit. Po ashtu, ky anëtar i Komitetit të Auditimit mund të shkarkohet
me vendim të Bordit të Bankës Qendrore nëse Bordi i Bankës Qendrore del në përfundim se ai ose
ajo ka plotësuar një apo më shumë nga kriteret për shkarkim të anëtarëve të Bordit të Bankës
Qendrore për shkaqet e përcaktuara në nenin 41, paragrafi 2 të këtij ligji.

4. Me ftesë të Komitetit të Auditimit, njëri nga anëtarët e Bordit Ekzekutiv apo anëtarët e personelit
mund të marrin pjesë në mbledhjen e komitetit, pa të drejtë vote.

5. Përgjegjësitë e Komitetit të Auditimit duhet të përfshijnë:

26
5.1. mbikëqyrja e funksionimit të auditimit të brendshëm;

5.2. rekomandime lidhur me caktimin e auditorëve të jashtëm dhe fushë veprimtarinë e
auditimeve të jashtme dhe shërbimeve të tjera;

5.3. takime me auditorët për të diskutuar rezultatet e tyre; ose

5.4. rishikime me auditorët e jashtëm të pasqyrave financiare të fund vitit.

6. Bordi i Bankës Qendrore do të përcaktojë përbërjen, përgjegjësitë dhe detyrat e mëtejme të
Komitetit të Auditimit në statutin e Komitetit të Auditimit të Bankës Qendrore.

7. Komiteti i Auditimit do t’i raportojë periodikisht Bordit të Bankës Qendrore.

8. Komiteti i Auditimit mund t’i rregullojë veprimtarinë e vetë, duke iu përmbajtur çdo kërkese të këtij
ligji dhe çdo urdhërese që i jepet atij nga Bordi i Bankës Qendrore.


Neni 63
Auditimi i jashtëm

1. Llogaritë, evidencat dhe pasqyrat financiare të Bankës Qendrore, të paktën një herë në vit, do të
auditohen në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit nga auditorë të jashtëm të pavarur
ndërkombëtar të cilët duhet të kenë reputacion të mirë dhe përvojë ndërkombëtare të njohur në
auditimin e institucioneve të mëdha financiare ndërkombëtare.

2. Bordi i Bankës Qendrore do të emëroj auditorët e jashtëm pas aprovimit nga Komisioni për
Mbikëqyrjen e Financave Publike. Asnjë auditor i jashtëm nuk do të emërohet në vazhdimësi për një
periudhë të vazhdueshme më të gjatë se pesë (5) vjet, pas kësaj periudhe firma e auditimit duhet të
ndërrohet.

3. Bordi i Bankës Qendrore mund të përjashtojë auditorët e jashtëm të Bankës për shkaqe të
arsyeshme pas konsultimeve me Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike duke theksuar
shkaqet e arsyeshme që përbëjnë bazën e përjashtimit.

4. Auditori i jashtëm do t’i raportojë Komitetit të Auditimit për çështjet kyçe që dalin nga auditimi dhe
në veçanti për mangësitë materiale në kontrollet e brendshme në lidhje me procesin e raportimit
financiar.

5. Auditorët e jashtëm do të kenë kompetencë të plotë për të inspektuar nga afër të gjitha librat dhe
llogaritë e Bankës Qendrore dhe për të marrë të gjitha informacionet për transaksionet e saj.

6. Raporti i auditorëve të jashtëm do të publikohet.


Neni 64
Buxheti

1. Banka Qendrore do të përgatisë buxhetin e saj vjetor , i cili do të miratohet nga Bordi i Bankës
Qendrore, para fillimit të çdo viti financiar.

2. Të gjitha të hyrat dhe të ardhurat e projektuara për t’u gjeneruar nga Banka Qendrore apo për t’iu
dhënë Bankës Qendrore nga cilido burim bashkë me shpenzimet e projektuara, duke përfshirë
zhvlerësimin dhe provizionet për humbje, do të përfshihen në buxhetin vjetor.

3. Buxheti vjetor i miratuar do t’i komunikohet për qëllim informimi Ministrit të Financave.

27
4. Bordi Ekzekutiv do të miratojë urdhëresa të brendshme për zbatimin e buxhetit të Bankës
Qendrore.


KREU XIV
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME


Neni 65
Instrumentet rregullatore

1. Banka Qendrore do të ketë kompetencë të nxjerrë Rregullore, Udhëzime, dhe Urdhra ashtu si do të
jetë e nevojshme për realizimin e detyrave që i janë besuar Bankës Qendrore me këtë ligj apo ndonjë
ligj tjetër.

2. Rregulloret dhe Udhëzimet e nxjerra nga Banka Qendrore do të kenë aplikim të përgjithshëm. Ato
do të jenë të detyrueshme në tërësinë e tyre dhe drejtpërdrejt të aplikueshme.

3. Një Urdhër i nxjerrë nga Banka Qendrore do të jetë i detyrueshëm për personin të cilit i adresohet.

4. Organet vendimmarrëse të Bankës Qendrore do të miratojnë të gjitha instrumentet e nevojshme
rregullatore që kanë të bëjnë me çështjet brenda fushave përkatëse të kompetencës së tyre.


Neni 66
Publikimi i instrumenteve rregullatore

1. Rregulloret e nxjerra nga Banka Qendrore do të publikohen në ueb faqen e saj dhe do të hyjnë në
fuqi në datën e publikimit të tillë apo në ndonjë datë të mëvonshme ashtu si përcaktohet në vetë
Rregulloren.

2. Udhëzimet e nxjerra nga Banka Qendrore do të publikohen në ueb faqen e saj dhe do të hyjnë në
fuqi në datën e përcaktuar në vetë Udhëzimin.

3. Bordi i Bankës Qendrore mund të vendosë për publikimin e Urdhrave.

4. Banka Qendrore do të mbajë një regjistër publik të Rregulloreve dhe Udhëzimeve të saj të
publikuara.


Neni 67
Ndëshkimet administrative

1. Bordi Ekzekutiv, me anë të vendimeve, mund të shqiptoj ndëshkime administrative ndaj të gjithë
personave juridikë apo fizikë që veprojnë në kundërshtim me këtë ligj.

2. Ndëshkimet administrative përfshijnë ndëshkimet monetare si dhe masa të tjera administrative, si
vërejtjet apo urdhrat me shkrim, suspendimet dhe largimet e administratorëve të institucioneve
financiare të mbikëqyrura, revokimet e licencave si dhe masa të tjera ashtu si përcaktohen në këtë ligj
apo ndonjë ligj tjetër.

3. Ndëshkimet monetare mund të shqiptohen, sipas gjykimit të Bankës Qendrore, në shumat deri në
pesëmbëdhjetëmijë (15,000) euro për shkelje, përderisa nuk përcaktohet ndryshe në ndonjë ligj tjetër.
Ato mund të shqiptohen në baza ditore për çdo ditë që shkelja vazhdon derisa Banka Qendrore të
përcaktojë se pajtueshmëria e kërkuar është arritur.

4. Para së të shqiptojë ndëshkime administrative, Bordi Ekzekutiv do të ofrojë një deklaratë të
detajuar ndaj personit të cilit do t’i shqiptohet ndëshkimi duke përshkruar faktet dhe ligjin që
28
mbështesin ekzistencën e shkeljes, dhe do t’i japë këtij personi mundësi të plotë të ofrojë fakte dhe
argumente se pse ndëshkimi nuk do të duhej t’i shqiptohej.

5. Bordi Ekzekutiv nuk kërkohet të zbatojë paragrafin 4. të këtij neni kur përcakton ndëshkimet e
përmendura në nenin 12, paragrafi 3, nenin 23, paragrafi 1 dhe nenin 25 të këtij ligji.

6. Bordi i Bankës Qendrore do të nxjerrë rregullore në të cilën parashtron procedurat që do të ndjekë
në lidhje me shqiptimin e ndëshkimeve administrative.

7. Në përcaktimin lidhur me shqiptimin e ndëshkimeve administrative, si dhe në përcaktimin e shkallës
së ndëshkimit të tillë, Bordi Ekzekutiv do të marrë në konsideratë: seriozitetin e shkeljes; nëse ajo
është përsëritur ose jo; nëse nga ajo depozituesit apo personat e tjerë janë dëmtuar; nëse nga
veprimi në fjalë personi ndaj të cilit ndëshkimi shqiptohet ka përfituar ose jo; resurset financiare të këtij
personi; çdo faktor lehtësues; dhe çdo faktor tjetër që, sipas gjykimit të Bankës Qendrore, besohet të
jetë relevant.

8. Shqiptimi nga Bordi Ekzekutiv i ndëshkimeve administrative të përcaktuara në këtë nen nuk do të
përjashtojë shqiptimin e çdo përgjegjësie civile apo penale sipas dispozitave të çdo ligji.


Neni 68
Standardet e administrimit të mirë

1. Bordi i Bankës Qendrore dhe Bordi Ekzekutiv do të ushtrojë kompetencat që u janë dhënë në
mënyrë të barabartë dhe të njëtrajtshme si dhe në përputhje me praktikat e qëndrueshme
administrative. Ata nuk do të ushtrojnë asnjë kompetencë të tillë në shërbim të ndonjë objektivi për të
cilin ajo kompetencë nuk u është dhënë ose të tejkalojnë ushtrimin e një kompetencë në arritjen e
objektivit për të cilin ajo kompetencë u është dhënë.

2. Vendimet e Bordit të Bankës Qendrore dhe Bordit Ekzekutiv do të jenë të paanshme dhe të
motivuara vetëm nga konsideratat objektive dhe racionale. Ato do të zbatohen me arsyeshmëri dhe
maturi.


Neni 69
Konflikti i interesit dhe detyrat e mirëbesimit

1. Anëtarët e organeve vendimmarrëse dhe personeli i Bankës Qendrore kanë detyrë mirëbesimi ndaj
Bankës Qendrore dhe ndaj klientëve të saj për të vënë interesat e Bankës Qendrore dhe interesat e
klientëve të saj para interesave të veta.

2. Anëtarët e organeve vendimmarrëse dhe personelit të Bankës Qendrore do të shmangin çdo
situatë që ka të ngjarë të çojë në një konflikt të interesit. Një konflikt i interesi lind kur anëtarët e
organeve vendimmarrëse dhe personeli i Bankës Qendrore kanë interesa private apo personale që
mund të ndikojnë apo duken të ndikojnë në realizimin e paanshëm dhe objektiv të detyrave të tyre.
Interesat private apo personale të anëtarëve të organeve vendimmarrëse dhe personelit të Bankës
Qendrore nënkuptojnë çdo avantazh të mundshëm për veten e tyre, familjen e tyre, të afërmeve të
tyre deri në rendin e dytë apo rrethin e tyre të miqve dhe të njohurve. Nëse një (1) anëtar i Bordit të
Bankës Qendrore ose Bordit Ekzekutiv e gjejnë veten në një situatë ku ka gjasa të sjellin një konflikt
të interesit kërkohet që menjëherë të njoftoj anëtarët e tjerë dhe të largoj veten nga çdo diskutim apo
vendim që ka të bëj me ndonjë çështje ose konflikt të interesit.

3. Guvernatori dhe Zëvendësguvernatorët do të realizojnë detyrat e tyre me orar të plotë. Asnjë nga
anëtarët e Bordit Ekzekutiv nuk do të angazhohet në ndonjë punë tjetër, qoftë fitimprurëse ose jo,
përveç në ato raste të jashtëzakonshme kur Bordi i Bankës Qendrore lejon një përjashtim nga ky
kufizim.

29
4. Asnjë anëtar i organeve vendimmarrëse dhe personelit të Bankës Qendrore nuk do të marrë apo të
pajtohet të marrë nga ndonjë burim ndonjë përfitim, kompensim apo dhuratë që tejkalon një shumë të
rëndomtë apo të parëndësishme, qoftë financiare apo jofinanciare, në rastin kur ky përfitim,
kompensim apo dhuratë është e lidhur në çfarëdo mënyre me aktivitetet e tyre brenda Bankës
Qendrore.

5. Anëtarët e organeve vendimmarrëse dhe personeli i Bankës Qendrore nuk do të përdorin
informacion konfidencial në të cilin ata kanë qasje për qëllim të realizimit të transaksioneve financiare
private, qoftë direkt apo indirekt nëpërmjet palëve të treta, apo qoftë me rrezik dhe për llogari të vet
apo me rrezik dhe për llogari të një pale të tretë.

6. Anëtarët e organeve vendimmarrëse të Bankës Qendrore çdo vit para ditës së fundit të janarit do t’i
shpalosin plotësisht Bordit të Bankës Qendrore interesat e rëndësishëm financiar që ai vet apo çdo
person me të cilin ai ka lidhje familjare, afariste, apo financiare mundet të posedojë direkt apo indirekt,
dhe një shpalosje e tillë do të bëhen në pajtim me çdo rregull të brendshëm të aprovuar nga Bordi i
Bankës Qendrore për çështje të tilla.

7. Sa herë që një çështje e lidhur me interes të tillë apo interes tjetër personal që çon apo mund të
çojë në konflikt të interesit paraqitet para Bordit të Bankës Qendrore apo Bordit Ekzekutiv, anëtari
përkatës do të shpalosë interesin e vet në fillim të diskutimit dhe nuk do të marrë pjesë në diskutim
dhe marrjen e vendimit për këtë çështje; sidoqoftë, prania e tij ose e saj do të vlejë për qëllim të
konstituimit të kuorumit.

8. Thyerja e dispozitave të këtij neni nga një anëtar i organeve vendimmarrëse apo personelit të
Bankës Qendrore përbën sjellje të keqe serioze. Kur ka të bëjë me një anëtar të organeve
vendimmarrëse të Bankës Qendrore, sjellja e tillë përbën një sjellje të keqe serioze brenda kuptimit të
nenit 40, paragrafi 2, nën-paragrafi 2.4 të këtij ligji. Një sjellje e tillë e keqe kur ka të bëjë me një
anëtar të personelit, sipas gjykimit të Guvernatorit, mundet të përbëjë bazën për masa disiplinore.

9. Bordi i Bankës Qendrore mund të përcaktojë rregulla të brendshme për të zbatuar kërkesat e
përmendura në paragrafët paraprakë.


Neni 70
Tarifat dhe ngarkesat

Banka Qendrore mund të caktojë tarifa dhe ngarkesa të arsyeshme për shërbimet që ofron dhe
detyrat që kryen. Këto tarifa dhe ngarkesa do të publikohen.


Neni 71
Aktivitetet e ndaluara

1. Përveç nëse me ligj në mënyrë specifike autorizohet ndryshe, Banka Qendrore nuk do:

1.1. të japë ndonjë kredi apo të jap ndonjë dhuratë domethënëse monetare apo financiare;

1.2. të merret me tregti, të blejë aksionet e ndonjë korporate, duke përfshirë aksionet e ndonjë
institucioni financiar, apo në mënyrë tjetër të ketë interes pronësor në ndonjë ndërmarrje
financiare, komerciale, bujqësore, industriale apo tjetër; ose

1.3. të fitojë me anë të blerjes, marrjes me qira apo ndonjë mënyre tjetër ndonjë të drejtë në
pronë të paluajtshme, përveç kur e konsideron të nevojshme ose të përshtatshme për
sigurimin e objekteve për realizimin e administrimit dhe operacioneve të saj ose për kërkesa
të ngjashme që dalin nga kryerja e detyrave të saj.

2. Pavarësisht nga dispozitat paraprake të këtij neni, Banka Qendrore mund;

30
2.1. të japë kredi të siguruara në mënyrë adekuate për, ose të ketë aksione pronësie ose
ndryshe të marrë pjesë në, ndonjë organizatë që është e angazhuar në aktivitete që kërkohen
apo janë të dobishme për realizimin e duhur të detyrave dhe përgjegjësive të Bankës
Qendrore;

2.2. të fitojë, në procesin e shlyerjes së borxheve ndaj saj, çdo interes apo të drejtë të referuar
në këtë nen; me kusht që, sidoqoftë, të gjitha interesat apo të drejtat e fituara në këtë mënyrë
do të shiten në momentin e parë më të përshtatshëm; dhe

2.3. themelojë fonde pensionale për personelin apo aranzhmane të ngjashme për përfitim apo
mbrojtje të personelit, dhe menaxhojë fondet dhe aranzhmanet e tilla.

3. Çdo aktivitet i tillë i përmendur në paragrafin 2 do të publikohet nga Banka Qendrore në raportin e
referuar në nenin 59, paragrafi 2, nën-paragrafi 2.2. të këtij ligji


Neni 72
Imuniteti ndaj të tatuarit

1. Banka Qendrore do të përjashtohet nga të gjitha tatimet në të ardhurat e saj si dhe nga të gjitha
doganat, akcizat dhe detyrimet e tjera mbi importin dhe furnizimin vendor të arit, kartëmonedhave dhe
monedhave.

2. Banka Qendrore do të përjashtohet nga të gjitha tatimet, doganat dhe detyrimet e tjera prej të cilave
ministritë e Qeverisë dhe agjencitë e tjera publike janë të përjashtuara me ligj.

Neni 73
Mjedisi ligjor

1. Në rast se dispozitat e këtij Ligji bien ndesh me ato të ligjeve të tjera, atëherë dispozitat e këtij Ligji
do të mbizotërojnë.

2. Banka Qendrore nuk do t’i nënshtrohet asnjë dispozite ligjore që do të vështirësonte arritjen e
objektivave të Bankës Qendrore, të referuara në nenin 7, paragrafët 1 dhe 2 të këtij ligji, si dhe
realizimin e detyrave të saj të lidhura me to. Në veçanti, Banka Qendrore nuk do t’i nënshtrohet
ligjeve në vijim: Ligji mbi Shërbimin Civil, Ligji mbi Prokurimin Publik, Ligji mbi Auditimin e Brendshëm,
dhe Ligji mbi themelimin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës dhe Zyrën e Auditorit të
Kosovës.

3. Dispozitat e këtij ligji nuk do të revokohen, anulohen, ndryshohen apo zëvendësohen, tërësisht ose
pjesërisht, nga ligje të tjera, përveç nëse legjislacioni i pastajmë ndryshon në mënyrë specifike këtë
ligj, dhe çdo ndryshim i tillë do të kërkojë konsultime paraprake me Bankën Qendrore.


Neni 74
Konfidencialiteti

1. Asnjë person që shërben ose ka shërbyer si anëtar i Bordit të Bankës Qendrore, Bordit Ekzekutiv,
apo personelit të Bankës Qendrore, përveç kur paraqitet nevoja për të përmbushur ndonjë detyrë ose
detyrim të imponuar nga ky ligj apo ndonjë ligj tjetër, nuk do të lejojë qasje në, të shpalosë apo të
publikojë informacionin jopublik që ai/ajo e ka marrë gjatë realizimit të detyrave të punës apo ta
përdorë këtë informacion a të lejojë këtë informacion të përdoret për përfitim personal.

2. Pavarësisht nga paragrafi 1. i këtij neni personat e tillë mund të shpalosin informacionin jopublik
jashtë Bankës Qendrore, në përputhje me procedurat e përcaktuara nga Bordi Ekzekutiv, nëse
shpalosja e tillë:

31
2.1. bëhet në përputhje me pëlqimin e qartë të personit fizik apo juridik me të cilin ka të bëjë
informacioni;

2.2. përmbush një detyrim për zbulimin e përcaktuar sipas ligjit penal, duke përfshirë
ndihmësen për zbatimin e ligjit penal ose me urdhër të gjykatës që ka të bëjë me raste
penale;

2.3. bëhet për auditorët e jashtëm të Bankës Qendrore;

2.4. jepet për autoritetet rregullatore dhe mbikëqyrëse ose institucionet publike financiare
ndërkombëtare, për realizim të detyrave të tyre zyrtare; ose

2.5. nevojitet për interesa të vetë Bankës Qendrore në procedurë gjyqësore që kërkon
shpalosje.

3. Bordi Ekzekutiv në përputhje me nenin 36, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.4. të këtij ligji, duhet të
përcaktojë klasifikimin dhe qasjen në dokumentet e mbajtur apo të hartuar nga Banka Qendrore.


Neni 75
E drejta e përparësisë

1. Banka Qendrore do të ketë të drejtë përparësie të prioritetit parësor të pakushtëzuar për
përmbushjen e të gjitha kërkesave të saj që dalin nga ekzekutimi i detyrave të saj prej çdo saldo të
parave, letrave me vlerë të borxhit dhe aseteve të cilat ajo i mban për llogari të debitorit në fjalë, qoftë
si kolateral për të siguruar kërkesat e saj ose në mënyrë tjetër, në çastin kur këto të kërkesa bëhen të
detyrueshme dhe të pagueshme.

2. Banka Qendrore mund të ushtrojë të drejtën e përparësisë të saj vetëm përmes përvetësimit të
saldos së parave përmes kompensimit dhe përmes shitjes së letrave me vlerë dhe aseteve të tjera pa
vonesa të pajustifikueshme në një mënyrë komercialisht të arsyeshme dhe pagimit të vetës nga
mjetet prej shitjes pasi të ketë zbritur nga to kostot e lidhura me shitjen.

3. Asnjë veprim i gjykatës apo veprim i ndonjë subjekti publik nuk do të kërkohet, dhe asnjë e drejtë
konkurruese nuk do të lejohet, për të shtyrë ushtrimin nga Banka Qendrore të së drejtës së saj të
përparësisë në përputhje me dispozitat e këtij neni.


Neni 76
Imuniteti ndaj caktimit të masës së përkohshme gjyqësore

1. Asnjë ndalesë apo ekzekutim nuk mund të shqiptohet ndaj Bankës Qendrore apo pronës së saj,
duke përfshirë arin, të drejtat e veçanta të tërheqjes, paratë e gatshme, paratë në llogari, depozitat
ose letrat me vlerë, si dhe çdo të ardhur nga to, para shqiptimit të vendimit përfundimtar në çdo
veprim ligjor të parashtruar para gjykatave të Kosovës.

2. Banka Qendrore mundet, plotësisht ose pjesërisht, të heqë dorë nga kjo mbrojtje, në mënyrë të
qartë dhe me shkrim, me përjashtim të arit dhe të Drejtat e Veçanta të Tërheqjes që mbahen në
llogarinë e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar.


Neni 77
Shqyrtimet gjyqësore

1. Në çfarëdo procedure gjyqësore apo të arbitrazhit kundër Bankës Qendrore, një anëtari të
organeve vendimmarrëse apo personelit të Bankës Qendrore apo një agjent i Bankës Qendrore, në
lidhje më realizimin e detyrave të tyre ndaj Bankës Qendrore:

32
1.1. gjykata ose paneli i arbitrazhit në marrjen e vendimit të tij mund të shqyrtojë nëse i
pandehuri ka vepruar në kundërshtim me ligjin ose në mënyrë arbitrare apo kapricoze duke
marrë në konsideratë faktet dhe ligjet dhe rregulloret relevante;

1.2. një anëtar i organeve vendimmarrëse apo personelit të Bankës Qendrore, apo një agjent
i Bankës Qendrore, duke përfshirë një person i cili dikur ka qenë në një pozitë të tillë, nuk do
të jetë përgjegjës për dëme apo përgjegjës për vepra a lëshime që kanë ndodhur bazuar në
dhe në proces të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive në emër të Bankës Qendrore përveç
nëse provohet që këto vepra a lëshime përbejnë sjellje të paligjshme me dashje apo
neglizhencë serioze;

1.3. procedura në fjalë do të vazhdoj pa kufizime gjatë periudhës së një ankese si dhe çdo
ankesë të mëtejmë apo procedura të tjera gjyqësore që kanë të bëjnë me ankesë; dhe

1.4. gjykata apo paneli i arbitrazhit do të jetë i autorizuar, në rastet e duhura, të caktojë
dëmshpërblime monetare për palën e dëmtuar, por nuk do të ndalojë, të pezullojë, të
suspendojë apo të shfuqizojë veprimet e marra nga Banka Qendrore.


Neni 78
Dëmshpërblimi për shpenzimet e procedurave gjyqësore

Banka Qendrore do të dëmshpërblejë një anëtar të organeve vendimmarrëse të Bankës Qendrore
apo personelit të saj, apo një agjent të saj për shpenzimet e shkaktuara në mbrojtje të një veprimi
ligjor të ngritur kundër këtij personi në lidhje me kryerjen apo kryerjen e supozuar të detyrave zyrtare
brenda lëmit të punësimit apo angazhimit të tij sipas këtij ligji, me kusht që një dëmshpërblim i tillë të
mos aplikohet nëse ky person është dënuar për një krim që del nga aktivitetet e mbuluara me këtë
veprim ligjor.


KREU XV
DISPOZITAT KALIMTARE


Neni 79
Emërimi i anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore

1. Në datën kur ky ligj hyn në fuqi, Guvernatori dhe anëtarë të tjerë të Bordit Drejtues të themeluar
sipas Ligjit nr 03/L-074 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, do të konsiderohen të jenë
emëruar si anëtarë të Bordit të Bankës Qendrore në përputhje me këtë Ligj dhe do të vazhdojnë të
shërbejnë gjatë mandateve përkatëse.

2. Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit do të shërbej një mandat të vetëm prej pesë (5) vitesh nga dita e
miratimit të këtij ligji. Më pastaj, Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit do të pushoj të jetë anëtar i Bordit të
Bankës Qendrore. Pasi që Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit pushon të jetë anëtar do të emërohet një
anëtar shtesë jo-ekzekutiv në Bordin e Bankës Qendrore.

3. Në fund të mandateve të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni, çdo emërim i ri do të bëhet në
përputhje me nenin 38 të këtij ligji.

4. Në të njëjtën datë të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni, Zëvendësguvernatorët e emëruar
sipas Ligjit Nr 03/L-074 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës do të konsiderohen të jenë
emëruar si anëtarë të Bordit Ekzekutiv në përputhje me këtë Ligj dhe do të vazhdojnë të shërbejnë
gjatë mandateve përkatëse të mbetura. Emërimet pasuese do të bëhen në përputhje me nenin 38 të
këtij ligji.

5. Në të njëjtën datë të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni, Inspektori i Përgjithshëm i emëruar
sipas Ligjit nr 03/L-074 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës do të konsiderohet të jetë
33
emëruar si Shef i Auditimit të Brendshëm në përputhje me këtë ligj dhe do të vazhdojë të shërbejë
gjatë mandatit të tij të mbetur. Emërimet pasuese do të bëhen në përputhje me nenin 60 të këtij ligji.


KREU XVI
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 80
Ndikimi në dispozitat e mëparshme ligjore

1. Në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Ligji nr. 03/L-074 për Bankën Qendrore të Republikës së
Kosovës do të revokohet.

2. Rregullat dhe instrumentet e tjera rregullatore në fuqi sipas Ligjit nr. 03/L-074 për Bankën Qendrore
të Republikës së Kosovës do të mbeten në fuqi derisa ato të zëvendësohen nga Rregullore dhe
Instruksione të miratuara në përputhje me këtë ligj.


Neni 81
Hyrja në fuqi

Ky ligj hynë në fuqi ditën e shpalljes nga Presidenti i Republikës së Kosovës.


Ligji Nr. 03/ L-209
22 korrik 2010



Shpallur më Vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 03-V-392, datë 27 korrik 2010.