1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 76 / 10 GUSHT 2010
LIGJI Nr. 03/L-178
PËR KLASIFIKIMIN E INFORMACIONEVE DHE VERIFIKIMIN E SIGURISË
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton
LIGJ PËR KLASIFIKIMIN E INFORMACIONEVE DHE VERIFIKIMIN E SIGURISË
KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është themelimi i një sistemi unik për klasifikimin dhe ruajtjen e informacioneve
që kanë të bëjnë me interesat e sigurisë së Kosovës si dhe për verifikimin e sigurisë së personave
që kanë qasje në këto informacione.
Neni 2
Fushëveprimi
1. Ky ligj zbatohet ndaj të gjitha institucioneve publike që ushtrojnë kompetenca ekzekutive,
legjislative dhe gjyqësore dhe ndaj Presidencës se Kosovës.
2. Ky ligj zbatohet edhe ndaj personave fizik dhe juridik të cilët në çfarëdo forme mund të kenë
qasje në informacionet e klasifikuara.
Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime:
1.1. Qasje - aftësinë apo mundësinë për të marrë njohuri rreth informacioneve të
klasifikuara.
1.2. Shoqëri Tregtare - e ka kuptimin siç është definuar në Ligjin për Shoqëritë Tregtare nr.
02/L-123.
1.3. Klasifikim - aktin apo procesin përmes të cilit informacionet përcaktohen si
informacione të klasifikuara.
1.4. Autoritet i Klasifikimit - çdo person i përcaktuar në nenin 7 të këtij ligji që ka
kompetencë origjinere apo të deleguar për të klasifikuar informacione.
2
1.5. Informacion i klasifikuar - çdo informacion dhe material, publikimi i paautorizuar i të
cilave do të cenonte në shkallë të ndryshme interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës.
1.6. Kontratë e klasifikuar - çdo kontratë të lidhur nga një institucion publik që përmban
informacione të klasifikuara sipas këtij ligji.
1.7. Deklasifikim - ndryshimin e autorizuar të statusit të informacioneve nga informacioni i
klasifikuar në informacion të paklasifikuar.
1.8. Dokument - çdo mjet fizik apo elektronik mbi të cilin është regjistruar informacioni.
1.9. Degradim - vendimin që informacioni i klasifikuar dhe i ruajtur në një nivel të përcaktuar
klasifikohet dhe ruhet në nivel më të ulët klasifikimi.
1.10. Informacion i Qeverisë së huaj nënkupton:
1.10.1. informacioni i dhënë Republikës së Kosovës nga një qeveri e huaj apo
organizatë qeveritare ndërkombëtare;
1.10.2. informacioni i prodhuar nga Republika e Kosovës në pajtim me, apo si
rezultat i një marrëveshje të përbashkët me një qeveri të huaj apo organizatë
qeveritare ndërkombëtare me pritjen apo kërkesën që një informacion, marrëveshje
e tillë apo të dyja të mbahen sekret.
1.11. Informacion - njohurinë që mund të komunikohet në çfarëdo forme.
1.12. Material - dokumente si dhe çdo makineri, pajisje ose armatim që është prodhuar apo
që është në prodhim e sipër.
1.13. Përpunim - çdo veprim apo sërë veprimesh që bëhen ndaj të dhënave personale, me
apo pa mjete automatike, siç është mbledhja, regjistrimi, organizimi, ruajtja, adaptimi apo
ndryshimi, kërkimi, konsultimi, shfrytëzimi, publikimi me transmetim, përhapja apo çdo formë
tjetër e vënies në dispozicion, rreshtimit apo kombinimit, bllokimit, shlyerjes apo asgjësimit.
1.14. Institucion publik - të gjitha institucionet dhe organet e përcaktuara në nenin 2.1 të
këtij ligji.
1.15. Interesat e sigurisë - i referohet mbrojtjes, veprimtarive të zbatimit te ligjit dhe
zbulimit, marrëdhënieve me jashtë apo të sigurisë të Republikës së Kosovës, përfshirë
integritetin e saj territorial, integritetin e institucioneve të saja, rregullin kushtetues si dhe
stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik.
1.16. Bashkëshort/e - çdo marrëdhënie të krijuar përmes martesës së ligjshme dhe për
nevojat e këtij ligji përfshinë edhe çdo marrëdhënie jashtëmartesore midis dy personave
fizikë.
1.17. Agjenci - Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
1.18 Drejtues i institucionit publik - zyrtarin më të lartë të Shërbimit Civil të një organi
publik në nivelin e Sekretarit të Përhershëm, Shefit Ekzekutiv apo cilësdo pozitë tjetër të
barazvlefshme me këto.
1.19. Nevoja për njohuri - vendimin i marrë nga një bartës i autorizuar i informacionit të
klasifikuar se pranuesit të ardhshëm i duhet qasje në informacionin specifik të klasifikuar për
të punuar ose ndihmuar në një funksion të ligjshëm dhe të autorizuar qeveritar, detyrë
zyrtare ose funksion publik.
3
1.20. Bartësit e autorizuar të informacioneve të klasifikuara - personi i cili ka në posedim
informacionin e klasifikuar, ka leje të vlefshme të sigurisë dhe i plotëson kushtet tjera që
lejojnë qasjen në informacionin e klasifikuar, përveç nëse përcaktohet ndryshe me ligj.
KREU II
KLASIFIKIMI I INFORMACIONEVE
Neni 4
Kriteret e Klasifikimit
1. Informacionet klasifikohen vetëm nëse është e nevojshme dhe nëse
1.1. klasifikimi bëhet nga autoriteti kompetent i klasifikimit siç është përcaktuar me këtë ligj;
1.2. informacionet zotërohen, prodhohen nga apo për, ose janë nën kontroll të Republikës së
Kosovës;
1.3. informacionet bien brenda një apo më shumë prej këtyre kategorive:
1.3.1. siguri publike;
1.3.2. mbrojtje, plane ushtarake, sisteme armësh, apo operacione;
1.3.3. informacione për marrëdhëniet me jashtë dhe qeveritë e jashtme, përfshirë
burimet konfidenciale;
1.3.4. veprimtari zbulimi dhe të zbatimit të ligjit, përfshirë metoda dhe burime të
zbulimit;
1.3.5. sisteme, instalime, infrastruktura, projekte, plane apo shërbime të mbrojtjes që
lidhen me interesat e sigurisë të Republikës së Kosovës;
1.3.6. veprimtari shkencore, teknologjike, ekonomike, financiare që lidhen me
interesat thelbësore të sigurisë së Republikës së Kosovës;
1.4. Autoriteti i Klasifikimit vendosë për nivelin e klasifikimit të informacionit varësisht prej
shkallës së dëmit që do të kishte publikimi i paautorizuar i tij në interesat e sigurisë në
Republikën e Kosovës.
Neni 5
Ndalimi i Klasifikimit
1. Ndalohet klasifikimi i informacioneve për të:
1.1. fshehur shkeljet e ligjit, abuzimin e autoritetit, mos efikasitetin apo gabimin administrativ;
1.2. parandaluar turpërimin e një personi, autoriteti publik apo organizate;
1.3. ndaluar konkurrencën; apo
1.4. parandaluar apo vonuar publikimin e një informacioni, e cila qartazi nuk ka të bëjë me
çështje të sigurisë.
Neni 6
4
Nivelet e Klasifikimit
1. Informacioni mund të klasifikohet në njërin nga këto nivele:
1.1. “TEPËR SEKRET”, zbatohet për informacionet, hapja e paautorizuar e të cilave sipas
vlerësimit të arsyeshëm do të shkaktonte dëm jashtëzakonisht të rëndë për interesat e
sigurisë së Republikës së Kosovës;
1.2. “SEKRET”, zbatohet për informacionet, hapja e paautorizuar e të cilave do t’i dëmtonte
seriozisht interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës;
1.3. “KONFIDENCIALE”, zbatohet për informacionet, hapja e paautorizuar e të cilave do të
mund t’i dëmtonte interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës;
1.4. “E KUFIZUAR”, zbatohet për informacionet, hapja e paautorizuar e të cilave do të ishte e
pafavorshme për interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës.
Neni 7
Kompetenca për Klasifikim
1. Pavarësisht nga paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, kompetencën për klasifikim e ka vetëm institucioni
publik i cili e ka prodhuar informacionin.
2. Kompetencën origjinale për klasifikim në nivelin “TEPËR SEKRET” e kanë:
2.1. Presidenti i Kosovës,
2.2 Kryetari i Kuvendit të Kosovës,
2.3. Kryeministri,
2.4. Kryesuesi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës;
2.5. Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë;
2.6. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës;
2.7. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës;
3. Personat e përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni kanë të drejtë që t’ia delegojnë kompetencën për
klasifikim vartësve të tyre të drejtpërdrejt.
4. Kompetencën origjinale të klasifikimit në nivelin “SEKRET”, “KONFIDENCIALE” dhe “E KUFIZUAR”
e kanë sekretarët e përhershëm, kryeshefat ekzekutivë apo drejtorët ekzekutivë të institucioneve
publike dhe pozicionet e barasvlershme me ta, përveç nëse ata ia delegojnë këtë kompetencë
zyrtarëve të lartë vartës.
5. Zyrtarët e autorizuar për klasifikimin e informacioneve në një nivel të përcaktuar kanë të drejtë t’i
klasifikojnë informacionet edhe në nivel më të ulët.
6. Delegimi i kompetencës për klasifikim kufizohen në minimumin e kërkuar për ta zbatuar këtë ligj.
Institucionet publike të përcaktuara në paragrafët 2. dhe 4. të këtij neni , janë përgjegjës që të
sigurojnë se çdo delegim i kompetencës për klasifikim te zyrtarët vartës revokohet nëse nuk ka nevojë
të qartë dhe të vazhdueshme që zyrtarët të ushtrojnë kompetencë të tillë klasifikimi. Kompetenca për
klasifikim e deleguar te zyrtarët në pajtim me paragrafët 2. dhe 4. të këtij neni, nuk i delegohet më
tutje ndonjë personi tjetër.
5
7. Çdo delegim i kompetencës për klasifikim bëhet me shkrim dhe e identifikon qartë zyrtarin me emër
dhe titull të pozitës si dhe nivelin e klasifikimit.
8. Agjencia harton, mirë mbanë dhe rregullisht e azhurnon një regjistër me emrat e zyrtarëve që kanë
kompetencë klasifikimi në nivelet “TEPËR SEKRET”, “SEKRET” dhe “KONFIDENCIAL”.
9. Kur një zyrtar, punonjës apo kontraktues i një institucioni publik, që nuk ka kompetencë origjinere
apo të deleguar për klasifikim, prodhon një informacion, e cila sipas mendimit të atij personi kërkon
klasifikim, ai/ajo e mbron atë informacion në mënyrën e paraparë me këtë ligj dhe menjëherë ia
transmeton informacionin zyrtarit, i cili e ka kompetencën e duhur për klasifikim dhe që është
përgjegjës për çështjen. Personi me kompetencë për klasifikim dhe përgjegjësi vendosë brenda tetë
(8) ditësh nëse ky informacion duhet klasifikuar.
Neni 8
Vendimi për Klasifikim
1. Autoriteti i Klasifikimit vendosë nëse informacioni duhet klasifikuar dhe përcakton nivelin e
klasifikimit të informacionit që në momentin kur prodhohet informacioni.
2. Vendimi nëse duhet klasifikuar informacioni dhe përcaktimi i nivelit të klasifikimit bazohet në një
vlerësim të pasojave të dëmshme që mund të rezultojnë për interesat e sigurisë së Republikës së
Kosovës nga hapja e paautorizuar e informacionit të tillë. Vlerësimi bëhet me shkrim dhe i
bashkëngjitet si shtojcë dokumentit që përmban informacionin e klasifikuar.
3. Autoriteti i Klasifikimit i shmanget klasifikimit të tepërt të informacioneve dhe atyre u cakton vetëm
nivel të tillë të klasifikimit që është i nevojshëm për ta ruajtur interesat e Republikës së Kosovës.
Neni 9
Klasifikimi i Pjesëve të Dokumenteve dhe të Dokumenteve të Ndara
1. Faqe të caktuara, paragrafë, pjesë, shtojca, bashkëngjitje dhe materiale të bashkë mbyllura të një
dokumenti të caktuar, që kërkojnë klasifikime të ndryshme, shënjohen sipas klasifikimit të vet.
Klasifikimi i dokumentit si tërësi bëhet në nivelin më të lartë të klasifikimit që e kanë pjesët e tij.
2. Klasifikimi i një shkrese apo shënimi që mbulon materialet e bashkëngjitura është aq i lartë sa niveli
më i lartë i klasifikimit të materialit të tij të bashkëngjitur. Autoriteti i Klasifikimit tregon qartë se në
çfarë niveli duhet klasifikuar shkresa apo shënimi nëse shkëputet nga materiali i bashkëmbyllur.
3. Autoriteti i Klasifikimit mund t’i klasifikojë informacionet që gjenden në dokumente të ndara, që në
mënyrë të ndarë nuk konsiderohen se kërkojnë klasifikim, por që kur kombinohen si tërësi kërkojnë
mbrojtje nga hapja e paautorizuar.
Neni 10
Shënjimi
1. Të gjitha dokumentet që përmbajnë informacione të klasifikuara, në ballinë mbajnë këtë shënjim:
1.1. nivelin e klasifikimit;
1.2. datën e klasifikimit
1.3. emrin dhe titullin e pozitës së autoritetit të klasifikimit;
1.4. institucionin publik të prejardhjes;
6
1.5. listën e shpërndarjes, nëse ka; dhe
1.6. informacionin mbi deklasifikimin.
2. Shënjimet aplikohen si në vijim:
2.1. mbi dokumentet “E KUFIZUARA”, me mjete mekanike apo elektronike;
2.2. mbi dokumentet “KONFIDENCIALE”, me mjete mekanike dhe me dorë apo duke shtypur
mbi letrën e regjistruar të vulosur që përpara;
2.3. mbi dokumentet e “SEKRET” dhe “TEPËR SEKRET”, me mjete mekanike dhe me dorë.
3. Nëse nuk është parashikuar ndryshe me traktat, në të cilin Republika e Kosovës është palë, apo
me ndonjë instrument tjetër ndërkombëtar të detyrueshëm, shënjimi i një dokumenti të një qeverie të
huaj apo organizate ndërkombëtare që përmban informacione të klasifikuara mbanë shënjimet
origjinere të klasifikimit apo mund t’i caktohet klasifikim sipas legjislacionit të Kosovës që parasheh
shkallën e mbrojtjes të paktën të barabartë me atë që kërkohet nga institucioni që ka sjellë
informacione.
Neni 11
Kohëzgjatja e Klasifikimit
1. Informacioni qëndron i klasifikuar vetëm gjersa kërkon mbrojtje. Përveç nëse Autoriteti i Klasifikimit
e ka caktuar një datë ose ngjarje të veçantë për deklasifikim duke marrë parasysh kohëzgjatjen e
ndjeshmërisë së informacionit afatet në vijim vlejnë për deklasifikim automatik:
1.1. informacionet e klasifikuara si “TË KUFIZUARA” deklasifikohen një (1) vit pas datës së
vendimit për klasifikim;
1.2. informacionet e klasifikuara si “KONFIDENCIALE” deklasifikohen pesë (5) vite pas datës
së vendimit për klasifikim;
1.3. informacionet e klasifikuara si “SEKRET” deklasifikohen pesëmbëdhjetë (15) vite pas
datës së vendimit për klasifikim; dhe
1.4. informacionet e klasifikuara si “TEPËR SEKRET” deklasifikohen njëzetepesë (25) vite
pas datës së vendimit për klasifikim.
2. Në rast se Autoriteti Klasifikues konsideron se informacioni duhet të mbrohet më gjatë se sa që
është paraparë në paragrafin 1., ai nxjerr vendim të ri për klasifikim në pajtim me nenin 8 të këtij ligji.
Vendimi i tillë nuk guxon të merret më herët se gjashtë (6) muaj para datës së paraparë për
deklasifikim sipas paragrafit 1. të këtij neni.
Neni 12
Deklasifikimi
1. Informacioni deklasifikohet atëherë kur nuk ka më nevojë për mbrojtje dhe nuk i përmbushë kriteret
për klasifikim të informacionit në pajtim me këtë ligj.
2. Autoriteti i Klasifikimit, nga i cili informacioni i klasifikuar e ka origjinën, e bën deklasifikimin e saj.
3. Vendimi për deklasifikimin e informacionit bëhet me shkrim dhe jepen arsyet për deklasifikim.
Vendimi u komunikohet menjëherë nga institucioni i klasifikimit të gjitha institucioneve publike dhe të
adresuarve të tjerë, të cilëve iu është dërguar dokumenti apo një kopje e tij.
7
4. Autoriteti i Klasifikimit që ka prodhuar informacione të klasifikuara e bën një rishikim çdo pesë (5)
vite për të verifikuar nëse informacionet e klasifikuara vazhdojnë të kërkojë mbrojtje në pajtim me
kriteret e klasifikimit të përcaktuara me këtë ligj. Nëse autoriteti i klasifikimit vjen në përfundim se
informacioni i klasifikuar nuk i përmbush kërkesat e klasifikimit, ajo menjëherë lëshon vendimin për
deklasifikim.
5. Pavarësisht kërkesës për rishikim të detyrueshëm në pajtim me paragrafin 4. të këtij neni, autoriteti
i klasifikimit i përcaktuar në paragrafin 2. të këtij neni, menjëherë e deklasifikon informacionin nëse
njoftohet me fakte që tregojnë qartë se informacioni nuk kërkon mbrojtje sipas kritereve të klasifikimit
të përcaktuara me këtë ligj.
6. Informacionet e klasifikuara të qeverive së huaja mund të deklasifikohen nga institucionet e
Kosovës vetëm nëse informacionet e tilla janë deklasifikuar nga autoriteti i huaj i klasifikimit që i ka
klasifikuar informacionet.
Neni 13
Degradimi dhe Ngritja e Nivelit të Klasifikimit
1. Autoriteti i klasifikimit, nga i cili e ka origjinën informacioni i klasifikuar, është përgjegjës për
degradimin e nivelit të klasifikimit të një informacioni të tillë.
2. Autoriteti kompetent i klasifikimit e degradon nivelin e klasifikimit nëse njoftohet për fakte që
tregojnë qartë që informacioni i klasifikuar nuk kërkon nivelin e mbrojtjes i cili akordohet në nivelin
ekzistues të klasifikimit.
3. Paragrafët 3. dhe 4. të nenit 12 të këtij ligji zbatohen përshtashmërisht ndaj degradimit të niveleve
të klasifikimit të informacionit të klasifikuar.
4. Informacionet e klasifikuara të qeverive të huaja mund të degradohen nga institucionet e Kosovës
vetëm nëse dhe deri në atë masë që autoriteti i jashtëm i klasifikimit, që ka kompetencën për ta
degraduar informacionet në fjalë, e ka degraduar nivelin e klasifikimit të informacioneve të tilla.
5. Autoriteti i Klasifikimit, i cili e ka prodhuar informacionin e klasifikuar, mund ta ngrit nivelin e
klasifikimit të informacionit të klasifikuar nëse një ngritje e tillë e klasifikimit është e nevojshme për të
mbrojtur interesat e sigurisë të Republikës së Kosovës dhe nëse i përmbushë kriteret e përcaktuara
në nenin 6 të këtij ligji për nivelin përkatës të klasifikimit, në nivelin e të cilit do të ngritët klasifikimi.
Neni 14
Kontestimi i Klasifikimit
1. Bartësit e autorizuar të informacioneve të klasifikuara, të cilët,në mirëbesim, besojnë se statusi i
tyre i klasifikimit nuk është i duhur apo nuk është i justifikuar sipas ligjit, mund ti propozojnë autoritetit
të klasifikimit që e ka prodhuar informacionin e klasifikuar, që të rishikojë statusin e klasifikimit dhe
sipas nevojës ta deklasifikojë informacionin apo ta degradojë nivelin e klasifikimit.
2. Autoriteti i klasifikimit e shqyrton propozimin dhe brenda tetë (8) ditëve nga pranimi i propozimit dhe
e informon me shkrim bartësin e tillë të autorizuar për vendimin.
3. Personat, të cilëve u është mohuar qasja në informacione të klasifikuara, mund ta kontestojnë
vendimin e klasifikimit duke paraqitur kërkesë për rishikim pranë autoritetit të klasifikimit që e ka
prodhuar informacionin e klasifikuar. Një kërkesë e tillë për rishikim paraqitet brenda tre (3) ditëve nga
data e pranimit të vendimit të qasjes në informacionet e klasifikuara. Në këtë rast zbatohen dispozitat
mbi rishikimin administrativ sipas Ligjit për Procedurën Administrative dhe nuk ka efekt suspenziv.
Neni 15
8
Klasifikimi Derivativ
1. Bartësit e autorizuar të informacioneve të klasifikuara të cilët riprodhojnë, nxjerrin pjesë të
shkëputura, përmbledhin, inkorporojnë, parafrazojnë, rishpallin apo krijojnë në formë të re
informacioneve të klasifikuara, zbatojnë shënjimet e klasifikimit në përputhje me shënjimet e
klasifikimit që zbatohen ndaj informacionit origjiner.
2. Bartësit e autorizuar të informacioneve të klasifikuara të cilët përdorin shënjime të klasifikimit
derivativ kanë për detyrë të
2.1. respektojnë vendimet origjinere të klasifikimit; dhe
2.2. të bartin shënjimet përkatëse të klasifikimit te cilido dokument të sapo krijuar.
3. Për informacionet e klasifikuara në mënyrë derivative të bazuara në burime të shumëfishta,
klasifikuesi derivativ bartë
3.1. nivelin më të lartë të klasifikimit të cilitdo nga burimet e shumëfishta;
3.2. datën apo ngjarjen e deklasifikimit që korrespondon me periudhën më të gjatë të
klasifikimit midis burimeve; dhe
3.3. listën e këtyre burimeve mbi apo të bashkëngjitur me dosjen zyrtare apo kopje të
regjistruar.
Neni 16
Përgatitja dhe Përkthimi i Informacioneve të Klasifikuara
Dokumentet që përmbajnë informacione të klasifikuara si “KONFIDENCIALE” apo në nivel më të lartë,
shkruhen, përkthehen, ruhen, kopjohen apo në çfarëdo forme tjetër riprodhohen vetëm nga personat
të cilët kanë leje të vlefshme mbi sigurinë për nivelin e klasifikimit të dokumentit përkatës.
Neni 17
Shpërndarja e Informacioneve të Klasifikuara
1. Dokumentet që përmbajnë informacione të klasifikuara si “KONFIDENCIALE” apo të nivelit më të
lartë i shpërndahen vetëm personave të cilët kanë leje përkatës të sigurisë dhe kanë nevojë për
njohuri rreth atyre informacioneve.
2. Shpërndarja fillestare e informacioneve të klasifikuara specifikohet nga institucioni që e ka krijuar
informacionin.
3. Standardet e sigurisë që duhen zbatuar me qëllim të shpërndarjes së informacioneve të
klasifikuara, përcaktohen përmes akteve nënligjore.
Neni 18
Transferimi i Informatave të Klasifikuara
1. Informacionet e Klasifikuara nuk largohen nga objektet zyrtare dhe në asnjë mënyrë tjetër nuk
transferohen te institucionet tjera publike nëse autoriteti i klasifikimit origjiner nuk e autorizon një gjë të
tillë. Institucioni publik që pranon informacione të klasifikuara nuk lejon hapjen e atyre informacioneve
pa aprovimin e autoritetit që i ka krijuar ato.
2. Informacionet e klasifikuara i transferohen vetëm institucioneve publike
9
2.1. që përmbushin standardet e sigurisë së informacioneve siç përcaktohet me këtë ligj apo
me akte tjera nënligjore; dhe
2.2. personeli i të cilave ka kaluar me sukses verifikimin e duhur të sigurisë, dhe ka nevojë
për të marrë njohuri rreth atyre informacioneve.
3. Institucioni publik që transferon informacione të klasifikuara i regjistron të gjitha dokumentet e
transferuara si dhe institucionet publike që i pranojnë ato dokumente.
4. Në rast të transferimit të informacioneve të klasifikuara bashkë me bartjen e funksioneve,
institucioni publik që i pranon ato konsiderohet si institucioni që i ka krijuar ato informacione. Kjo nuk
vlen në rast se informacionet e klasifikuara transferohen te një institucion tjetër publik vetëm për
qëllime të ruajtjes.
5. Në rast se institucioni publik që i ka krijuar ato informacione nuk ekziston më dhe nuk është bërë
transferimi te ndonjë institucion trashëgues në pajtim me paragrafin 4. të këtij neni, institucioni publik
që i posedon ato informacione të klasifikuara konsiderohet si institucioni prej nga ato e kanë origjinën.
6. Standardet e sigurisë që zbatohen për qëllime të bartjes së informacioneve të klasifikuara,
përcaktohen përmes akteve nënligjore.
Neni 19
Siguria Fizike dhe Siguria e Informacioneve
Të gjitha institucionet publike garantojnë sigurinë fizike dhe sigurinë e informacioneve lidhur me
informacionet e klasifikuara në pajtim me standardet dhe procedurat e përcaktuara përmes akteve
nënligjore, i cili është në përputhje me standardet relevante të përcaktuara nga Organizata e Traktatit
të Atlantikut të Veriut dhe rregulloret mbi sigurinë të Bashkimit Evropian.
Neni 20
Humbja e Informacioneve të Klasifikuara
1. Për çfarëdo humbje, humbje të dyshuar, thyerje apo thyerje të dyshuar të sigurisë së
informacioneve të klasifikuara, si dhe për çfarëdo qasje aktuale apo të dyshuar të paautorizuar në
informacione të klasifikuara, të gjithë bartësit e autorizuar të informacioneve të klasifikuara menjëherë
i raportojnë për këtë institucionit të tyre përkatës publik si dhe Agjencisë. Autoriteti përkatës publik
menjëherë i merr të gjitha masat e nevojshme për të:
1.1. hetuar rastin,
1.2. identifikuar shkakun e humbjes,
1.3. gjurmuar ndonjë hapje nga persona të paautorizuar për tu qasur në informacioneve të
tilla,
1.4. larguar ndonjë efekt të dëmshëm dhe për të parandaluar humbje të mëtejme të
informacioneve të klasifikuara,
1.5. iniciuar procedura disiplinore, penale dhe procedura tjera ligjore në dispozicion ndaj
personave të cilët kanë shkaktuar humbjen e informacioneve të klasifikuara dhe të cilët kanë
pranuar informacione të tilla pa autorizim.
KREU III
10
SIGURIA E PERSONELIT
Neni 21
Dispozita të Përgjithshme
1. Çdo person ka për detyrë të mbrojë informacionet e klasifikuara sipas këtij ligji, pavarësisht se si i
është dhënë qasja në to apo se si e ka pranuar, apo në çfarëdo forme tjetër, ka arritur të posedojë
informacione të klasifikuara.
2. Me rastin e largimit nga institucioni publik, shkëputjes së marrëdhënies së punës apo të ndonjë
marrëdhënie tjetër kontraktore, zyrtarit apo personit të kontraktuar i ndalohet të largojë informacionet
e klasifikuara nga kontrolli i institucionit publik.
Neni 22
Rregulla të Përgjithshme mbi Qasjen në Informacione të Klasifikuara
1. Një person mund të ketë qasje në informacione të klasifikuara si “KONFIDENCIALE”, “SEKRET’
ose “TEPËR SEKRET” me kusht që ai person:
1.1. të ketë leje të vlefshme mbi sigurinë;
1.2. të ketë nevojë për të qenë në dijeni të këtyre informacioneve që ta kryejë misionin apo
detyrën e tij/saj zyrtare; dhe
1.3. të ketë nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit.
2. Vetëm Presidenti i Republikës së Kosovës, Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Kryeministri janë të
autorizuar të kenë qasje në informacionet e klasifikuara me qëllim të kryerjes së detyrave zyrtare të
tyre pa i përmbushur kërkesat e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, me kusht që të kenë nevojë
për të qenë në dijeni të këtyre informacioneve.
3. Të gjithë personat e autorizuar për të pasur qasje në informacionet e klasifikuara në pajtim me
paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni nënshkruajnë deklaratën e konfidencialitetit që dëshmon se ata
3.1. kanë qasje dhe shfrytëzojnë informacionet e klasifikuara vetëm me qëllim të kryerjes së
detyrave të tyre zyrtare,
3.2. i njohin dispozitat e këtij ligji dhe të legjislacionit tjetër relevant që ka të bëjë me qasjen në
informacione dhe ruajtjen e informacioneve të klasifikuara si dhe sanksionet përkatëse ligjore
për mosrespektimin e tyre,
3.3. do të përdorin informacionet e klasifikuara që i kanë në posedim strikt në pajtim me
dispozitat e këtij ligji dhe çdo legjislacioni tjetër relevant.
3.4. Nuk do të publikojnë informacionet e klasifikuara që i kanë në posedim si dhe ndonjë
njohuri tjetër që kanë lidhur me ato informacione gjatë dhe pas periudhës sa të jenë në detyrë
para ndonjë personi të paautorizuar.
4. Qasja në informacionin e klasifikuar si “E KUFIZUAR” i lejohet pa leje të sigurisë të gjithë zyrtarëve
dhe personave të kontraktuar të cilët
4.1. kanë nevojë që të jenë në dijeni të këtyre informacioneve që të kryejnë misionin apo
detyrën e tyre zyrtare; dhe
4.2. kanë nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit të përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni
.
11
Neni 23
Kërkesa për Qasje në Informacione të Klasifikuara
1. Drejtuesi i institucionit publik, ku krijohen, përpunohen, ruhen, pranohen apo transmetohen
informacionet e klasifikuara, ka për detyrë që të sigurohet se të gjithë personat që kanë qasje në
informacione të klasifikuara t’i përmbushin kushtet e përcaktuara në nenin 22 të këtij ligji sipas të
cilave lejohet qasja në informacione të klasifikuara.
2. Drejtuesi i institucionit publik i përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni, ka për detyrë që të
sigurohet se janë marrë të gjitha masat e sigurisë nga institucioni publik, siç kërkohet me këtë ligj dhe
me çdo akt nënligjor që lejon apo ndalon qasjen ndaj informacioneve të klasifikuara në pajtim me këtë
ligj.
3. Çdo institucion publik respekton vendimin e autoritetit verifikues dhe nuk lejon qasje në
informacione të klasifikuara një personi të cilit i është refuzuar certifikata e sigurisë.
4. Drejtuesi i institucionit publik, gjersa mbanë përgjegjësi përfundimtare, mund t’ia delegojë
përgjegjësinë për të marrë vendim për lejimin e qasjes së informacione të klasifikuara dhe për
administrimin e informacioneve të klasifikuara sipas këtij ligji një zyrtari të lartë të institucionit publik i
cili e ka verifikimin e nevojshëm të sigurisë dhe ka kualifikimin dhe përvojën adekuate për të ushtruar
përgjegjësinë e deleguar.
Neni 24
Autoriteti Verifikues
1. Agjencia e Kosovës për Inteligjencë është Autoriteti Verifikues që ka përgjegjësi për të zhvilluar
procedura të verifikimit të sigurisë, siç është përcaktuar me këtë ligj, për të gjitha institucionet publike
të Republikës së Kosovës dhe kontraktuesve të tyre.
2. Agjencia e Kosovës për Inteligjencë themelon një departament të veçantë verifikimi që është
ekskluzivisht përgjegjës për të zbatuar procedurat e verifikimit të sigurisë. Departamenti i Verifikimit të
Sigurisë dhe të gjithë të punësuarit dhe personeli i angazhuar në të duhet të jetë politikisht i
paanshëm, profesional, pa paragjykime në gjykimin e tyre dhe të veprojnë vetëm në pajtim me ligjin
dhe që nuk marrin udhëzime nga ndonjë person apo institucion.
3. Kërkesat për të kryer procedura verifikimi i paraqiten udhëheqësit të Departamentit të Verifikimit të
Sigurisë me shkrim nga drejtuesi përkatës i institucionit publik, duke specifikuar nivelin e klasifikimit
për të cilin kërkohet verifikimi i sigurisë.
Neni 25
Leja e Sigurisë
1. Autoriteti Verifikues ia lëshon lejen mbi sigurinë vetëm atij personi, i cili pas kryerjes të një
procedure të verifikimit të sigurisë në pajtim me këtë ligj është përcaktuar si rrezik i pranueshëm për
sigurinë.
2. Leja e sigurisë tregon qartë nivelin e informacionit të klasifikuar, në të cilën personi që e ka kaluar
procedurën e verifikimit të sigurisë mund të ketë qasje. Leje e sigurisë për një nivel të caktuar të
klasifikimit i jep bartësit qasje edhe në informacionet me nivel më të ulët të klasifikimit.
3. Çdo institucion publik i bindet vendimit të Autoritetit Verifikues dhe nuk i jep qasje në informacione
të klasifikuara një personi të cilit i është refuzuar leja e sigurisë.
12
Neni 26
Rreziku i Papranueshëm për Sigurinë
1. Një person përbën rrezik të papranueshëm për sigurinë nëse ekzistojnë tregues të qartë se ai/ajo
1.1. nuk është lojal ndaj Republikës së Kosovës dhe rendit dhe vlerave të saj kushtetuese;
1.2. ka preferenca ose mund të manipulohet, nxitet ose shantazhohet për të ndihmuar një
grup, ndonjë person, organizatë ose qeveri të huaj në mënyrë të dëmshme për interesat e
sigurisë së Republikës së Kosovës; ose
1.3. sillet në një mënyrë që tregon personalitet me çrregullime emocionale apo mendore,
mungesë gjykimi ose dëshire, mos-sinqeriteti, vet-kontrolli ose mungesë të vullnetit për t’iu
bindur rregullave në mënyrë që ngritë dyshime rreth përgjegjshmërisë së atij personi,
besueshmërisë dhe aftësisë për t’i mbrojtur informacionet e klasifikuara.
2. Një person mund të konsiderohet si rrezik i papranueshëm për sigurinë nëse bashkëshorti/ja i/e
tij/saj e përmbushë një ose më shumë nga kriteret e paraqitura në nën-paragrafët 1.1. deri 1.3. të
këtij neni.
Neni 27
Rregulla të Përgjithshme mbi Procedurat e Verifikimit të Sigurisë
1. Qëllimi i procedurës së verifikimit të sigurisë është që të zbulojë nëse një person paraqet rrezik të
papranueshëm për sigurinë siç është përcaktuar në nenin 26 të këtij ligji.
2. Refuzimi për të marrë pjesë në procedurën e verifikimit të sigurisë automatikisht përbën rrezik të
papranueshëm për sigurinë.
3. Kur të zhvillohet procedura e verifikimit të sigurisë dhe kur të vendoset nëse një person përbën
rrezik të papranueshëm për sigurinë, autoriteti verifikues i kushton vëmendjen e duhur atij personi në
tërësi dhe i vlerëson informacionet mbi sjelljen e atij personi sipas këtyre faktorëve:
3.1. natyrës, masës, dhe seriozitetit të sjelljes;
3.2. rrethanat që e përcjellin atë sjellje;
3.3. shpeshtësinë dhe rastet e fundit të asaj sjelljeje;
3.4. moshën dhe pjekurinë e personit në kohën e asaj sjelljeje;
3.5. deri në ç’masë ka qenë e vullnetshme pjesëmarrja në këtë sjellje;
3.6. prania apo mungesa e rehabilitimit dhe ndryshimeve tjera të sjelljeve të përhershme;
3.7. motivimi për atë sjellje;
3.8. potenciali për presion, detyrim, shfrytëzimit ose kërcënimit; dhe
3.9. mundësinë e vazhdimit apo shfaqjes së sërishme të kësaj sjellje.
4. Çdo dyshim, për sa i përket një personi që i nënshtrohet verifikimit, zgjidhet në dobi të interesave të
sigurisë së Kosovës.
5. Çdo procedurë e verifikimit të sigurisë zhvillohet me pajtimin e personit përkatës, përveç nëse është
përcaktuar ndryshe me ligj. Pajtimi jepet me shkrim por jo në formë elektronike. Personat që i
13
nënshtrohen procedurave të verifikimit të sigurisë duhet të jenë tetëmbëdhjetë (18) vjeç apo më të
vjetër.
6. Procedura e verifikimit të sigurisë së bashkëshortit/es, siç mund të kërkohet nga paragrafi 3 i nenit
32 të këtij ligji, zhvillohet vetëm me pajtimin e bashkëshortit/es. Paragrafi 5. i këtij neni zbatohet
përshtatshmërish. Refuzimi i bashkëshortit/es për të marrë pjesë në procedurën e verifikimit të
sigurisë mund të rezultojë me mosdhënie të lejes së sigurisë.
7. Mos marrja e lejes së sigurisë rezulton me transferimin e personit zyrtarit në një pozitë tjetër të
baras vlefshme për të cilën nuk nevojitet verifikimi i sigurisë. Nëse kjo nuk është e mundur atëherë
mos marrja e lejes së sigurisë rezulton në largim nga puna apo me përfundim të kontratës mbi vepër
ose shërbime në raport me autoritetin publik nëse posedimi i lejes së vlefshme të sigurisë është
kërkesë e domosdoshme për punësimin apo shërbimin përkatës.
Neni 28
Të Drejtat e Personit që i Nënshtrohet Verifikimit të Sigurisë
1. Në rast se procedura e verifikimit të sigurisë jep arsye të besohet që personi paraqet rrezik të
papranueshëm për sigurinë, atij personi i jepet rasti të dëgjohet para se të merret vendimi. Ai person
mund të ndihmohet nga një person i autorizuar gjatë dëgjimit të tillë.
2. Procedura dëgjimore zhvillohet në atë mënyrë që t’i mbrojë të drejtat dhe interesat e privatësisë
legjitime të atij personi.
3. Procedurë dëgjimore nuk mbahet nëse mbajtja e një dëgjimi të tillë do të ishte e dëmshme për
interesat legjitime politike apo të sigurisë së Republikës së Kosovës.
4. Një personi të konsideruar si rrezik të papranueshëm për sigurinë i lëshohet vendim me shkrim i
cili ia mohon lëshimin e lejes së sigurisë. Ai person mund të paraqesë ankesë ndaj një vendimi të tillë
brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita kur ai/ajo është njoftuar për vendimin. Ankesa paraqitet
dhe përpunohet në pajtim me Ligjin mbi Procedurën Administrative dhe nuk ka efekt suspenziv.
Neni 29
Pyetësori i Sigurisë
1. Të gjithë personat që i nënshtrohen verifikimit të sigurisë plotësojnë një pyetësor të verifikimit të
sigurisë që në minimum përmban këto të dhëna:
1.1. emrin, mbiemrin, përfshirë emrat dhe mbiemrat e mëparshëm;
1.2. data dhe vendi i lindjes;
1.3. shtetësia, përfshirë atë të mëparshmen dhe shtetësitë tjera;
1.4. statusi civil;
1.5. vendbanimi brenda dhe jashtë Kosovës;
1.6. profesioni aktual;
1.7. të dhënat e kontaktit të punëdhënësit dhe punëdhënësve të mëparshëm;
1.8. numri i fëmijëve;
1.9. emri, mbiemri, vendi dhe data e lindjes, shtetësia dhe vendi i banimit të personave që
jetojnë në bashkësinë familjare;
14
1.10. emri, mbiemri, vendi dhe data e lindjes, shtetësia dhe vendi i banimit të prindërve,
njerkëve, prindërve birësues apo kujdestarëve;
1.11. arsimimi dhe historiku i punësimit;
1.12. shërbimi ushtarak;
1.13. të gjitha dokumentet e identifikimit dhe dokumentet e udhëtimit si dhe numrat e tyre;
1.14. informata rreth falimentimit apo procedurave të likuidimit ose zbatimit të masave
ekzekutive që janë marrë në dhjetë (10) vjetët e fundit;
1.15. informacione mbi gjendjen aktuale financiare, përfshirë borxhet dhe obligimet tjera
financiare;
1.16. kontaktet me shërbimet e jashtme të zbulimit, mediumet vendore dhe të jashtme dhe
partitë politike;
1.17. kontaktet me organizatat që veprojnë në kundërshtim me rendin kushtetues të
Republikës së Kosovës;
1.18. të dhëna mbi vepra penale, kundërvajtje dhe procedura penale në zhvillim e sipër;
1.19. masat e ndërmarra disiplinore;
1.20. përdorimi i alkoolit dhe drogës;
1.21. çrregullimet mendore apo emocionale, si dhe gjendja shëndetësore aktuale;
1.22. informacione mbi të afërmit e familjes jashtë shtetit apo lidhjet tjera me shtetet e huaja;
1.23. verifikimet e mëparshme të sigurisë;
1.24. dy referenca.
2. Pyetësori përmban një deklaratë që duhet nënshkruar nga personi që i nënshtrohet verifikimit të
sigurisë që e autorizon Autoritetin Verifikues për tu qasur në të dhënat private të cilat i mbajnë
institucionet financiare, shëndetësore dhe institucionet tjera që kanë të bëjnë me këtë person me
qëllim të verifikimit të informatave të paraqitura në pyetësorin e sigurisë. Paragrafi 2 i nenit 27 të këtij
ligji zbatohet përshtatshmërish në rast se personi refuzon të nënshkruajë një deklaratë të tillë.
Neni 30
Procedura e Thjeshtë e Verifikimit të Sigurisë
1. Procedura e thjeshtë e verifikimit të sigurisë zbatohet ndaj personave të cilët duhet të kenë qasje
në informacionet e klasifikuara si “KONFIDENCIALE”.
2. Autoriteti verifikues verifikon nëse informacionet e dhëna në pyetësorin e sigurisë janë të plota dhe
të sakta. Për këtë qëllim, autoriteti verifikues inspekton regjistrat e statusit civil, dosjet mbi veprat
penale dhe çfarëdo regjistri apo bazë të të dhënave tjetër zyrtare kombëtare apo ndërkombëtare.
3. Procedura e thjeshtë e verifikimit të sigurisë përfundon brenda tre (3) muajve nga dita e fillimit të
kësaj procedure.
Neni 31
15
Procedura e Zgjatur e Verifikimit të Sigurisë
1. Procedura e zgjatur e verifikimit të sigurisë zbatohet ndaj personave të cilët duhet të kenë qasje në
informacione të klasifikuara të nivelit jo më të lartë se “SEKRET”.
2. Me qëllim të zhvillimit të procedurës së zgjatur të verifikimit të sigurisë, autoriteti verifikues merr të
gjitha veprimet për të cilat është i autorizuar në pajtim me paragrafin 2. të nenit 30 të këtij ligji dhe
përveç kësaj:
2.1. urdhëron kontrollimin shëndetësor nëse kjo konsiderohet e nevojshme për të verifikuar
informacionet lidhur me përdorimin, varësive të alkoolit dhe drogës, ose ndonjë çrregullimi
mendor apo emocional;
2.2. kërkon informacione nga institucionet e sigurisë të Kosovës nëse kjo konsiderohet e
nevojshme për të verifikuar informacionet lidhur me kontaktet me qeveritë e huaja si dhe
shërbimet e huaja të zbulimit dhe informacione të ngjashme;
2.3. hyn në bilancet e llogarive bankare dhe kërkon nga bankat dhe institucionet tjera bankare
informacione lidhur me borxhet;
2.4. bën intervista me fqinjët në vendin e banimit dhe me punëdhënësit aktualë dhe të
mëparshëm.
3. Procedura e zgjatur e verifikimit të sigurisë përfundon brenda gjashtë (6) muajve nga dita e fillimit të
procedurës.
Neni 32
Procedura e Veçantë e Verifikimit të Sigurisë
1. Procedura e veçantë e verifikimit të sigurisë zbatohet ndaj personave të cilët duhet të kenë qasje
në informacionet e klasifikuara si “TEPËR SEKRET”.
2. Me qëllim të zhvillimit të procedurës së veçantë të verifikimit të sigurisë, autoriteti verifikues merr të
gjitha veprimet për të cilat është i autorizuar sipas paragrafit 2 të nenit 30 dhe paragrafit 2 të nenit 31
të këtij ligji dhe kërkon nga bashkëshorti/ja të plotësojë një pyetësor të sigurisë. Përveç kësaj, ai
zhvillon intervista me personin që i nënshtrohet verifikimit të sigurisë, me bashkëshortin/en dhe
personat e paraqitur në listë si referencë.
3. Procedura e veçantë e verifikimit të sigurisë përfundon brenda nëntë muajsh nga dita e fillimit të
procedurës.
Neni 33
Zgjatja e Afatit Kohor për Verifikime të Sigurisë
Në rast se Autoriteti Verifikues nuk ka mundësi të mbledhë dhe përpunojë të gjitha informacionet e
kërkuara që të kryhet verifikimi i sigurisë brenda afateve kohore të përcaktuara në nenet 30, 31, dhe
32 të këtij ligji me vendim me shkrim që i dërgohet personit që i nënshtrohet verifikimit të sigurisë
autoriteti verifikues mund të zgjasë afatin kohor për një periudhë jo më të gjatë se tre (3) muaj.
Neni 34
Bashkëpunimi Gjatë Verifikimit të Sigurisë
1. Gjatë zhvillimit të procedurës së verifikimit të sigurisë, autoriteti verifikues mund të bashkëpunojë
me agjencitë e qeverive të huaja apo organizatat qeveritare ndërkombëtare që kanë përgjegjësi për
verifikimin e sigurisë siç mund të jetë e përcaktuar me traktatet ndërkombëtare, në të cilat Republika e
16
Kosovës është palë nënshkruese, apo me instrumentet tjera relevante ndërkombëtare të
detyrueshme. Në këtë rast, autoriteti verifikues respekton legjislacionin relevant mbi mbrojtjen e të
dhënave.
2. Gjatë zhvillimit të procedurës së verifikimit të sigurisë, autoriteti verifikues mund të bashkëpunojë
me institucionet tjera publike sipas nevojës. Institucionet tjera publike japin ndihmë sipas kërkesës.
Neni 35
Përsëritja e Verifikimit të Sigurisë
1. Personat të cilëve u është lëshuar leja e sigurisë i nënshtrohen një verifikimi të ri të sigurisë në
intervalet e rregullta si në vijim:
1.1. çdo dhjetë (10) vjet për personat me le të sigurisë që u lejon atyre qasje në informacionet
e klasifikuara si “KONFIDENCIALE”; dhe
1.2. çdo pesë (5) vjet për personat me leje të sigurisë që u lejon atyre qasje në informacionet
e klasifikuara si “SEKRET” ose “TEPËR SEKRET”.
2. Autoriteti Verifikues apo drejtuesi i institucionit publik, ku personi i verifikuar është i punësuar,
mund t’i kërkojë këtij personi që t’i nënshtrohet një procedure të re të verifikimit të sigurisë madje edhe
para skadimit të vlefshmërisë së lejes së sigurisë nëse ai/ajo ka indikacione që kanë ndodhur ngjarje
apo janë paraqitur rrethana që ngrisin dyshim nëse personi i verifikuar ende përbën rrezik të
pranueshëm për sigurinë.
Neni 36
Revokimi i Lejes së Sigurisë
1. Autoriteti Verifikues e revokon lejen e sigurisë para skadimit të vlefshmërisë së tij nëse:
1.1. një procedurë e re e verifikimit të sigurisë ka rezultuar në vendimin se personi që i është
nënshtruar verifikimit nuk përbën më rrezik të pranueshëm për sigurinë;
1.2. personi që i është nënshtruar verifikimit ka dhënë dorëheqje apo është transferuar në një
detyrë apo mision të ri ku ai/ajo nuk ka nevojë të ketë qasje në informacione të klasifikuara;
1.3. personi që i është nënshtruar verifikimit është gjetur fajtor për vepër penale apo masë
disiplinore, e cila është aq serioze sa që ai person duhet konsideruar rrezik i papranueshëm
për sigurinë.
2. Në rast të fillimit të një procedure të verifikimit të sigurisë në pajtim me paragrafin 2. të nenit 35 të
këtij ligji, Autoriteti Verifikues mund të pezullojë vlefshmërinë e lejes së sigurisë deri në përfundimin e
procedurës së verifikimit të sigurisë.
3. Revokimi i lejes së sigurisë rezulton me largimin nga puna të personit apo me përfundimin e
kontratës mbi vepër apo shërbime me autoritetin publik përkatës nëse posedimi i lejes së vlefshme të
sigurisë është kërkesë e domosdoshme për punësimin apo shërbimin përkatës.
Neni 37
Qasja e Përkohshme në informacionet e Klasifikuara
1. Në rastet që përbëjnë përjashtim, kur ekziston nevojë detyruese zyrtare për të pasur qasje në
informacionet e klasifikuara, drejtuesi i institucionit publik mund t’i japë leje një personi i cili nuk e ka
17
verifikimin e sigurisë që kërkohet për qasje në nivelin e klasifikimit të informacionit, pasi që t’i ketë
dhënë autoritetit verifikues njoftim paraprak me kusht që:
1.1. personi të ketë leje të vlefshme të sigurisë mirëpo jo për nivelin e klasifikimit për të cilin
kërkohet qasja;
1.2. autoriteti verifikues të mos kundërshtojë me shkrim brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh
nga pranimi i njoftimit.
2. Leja për qasje të përkohshme në informacione të klasifikuara është e vlefshme për periudhë të pa
ripërtërishme që nuk tejkalon gjashtë muaj.
3. Nuk lejohet qasje e përkohshme në informacionet e klasifikuara si “TEPËR SEKRET”.
4. Drejtuesi i institucionit publik mbanë shënim mbi emrin, mbiemrin, titullin dhe rangun e të gjithë
personave të cilëve u është dhënë leje për qasje të përkohshme në informacione të klasifikuara,
përfshirë dokumentet që ata kanë inspektuar apo shfrytëzuar dhe për këtë menjëherë e informon
Autoritetin Verifikues.
Neni 38
Qasja Urgjente në Informatat e Klasifikuara
1. Në gjendje urgjence ose gjatë operacioneve të jashtëzakonshme, drejtuesi i institucionit publik
mund t’u lejojë me shkrim qasje në informacione të klasifikuara personave të cilët nuk kanë verifikim
të sigurisë me kusht që
1.1. të ekzistojë nevojë absolutisht zyrtare që ai person të ketë qasje në informacione të
klasifikuara;
1.2. të mos ketë dyshime të arsyeshme rreth lojalitetit, besnikërisë dhe përgjegjshmërisë së
atij personi.
2. Drejtuesi i institucionit publik mbanë shënim mbi emrin, mbiemrin, titullin dhe rangun e të gjithë
personave të cilëve u është dhënë leje për qasje të përkohshme ndaj informacioneve të klasifikuara,
përfshirë dokumentet që ata kanë inspektuar apo shfrytëzuar dhe për këtë menjëherë e informon
Autoritetin Verifikues.
Neni 39
Takimet dhe konferencat
Drejtuesi i institucionit publik garanton që të gjithë zyrtarët ose personat e kontraktuar që marrin pjesë
në një mbledhje apo konferencë ku paraqiten apo shpërndahen informacionet e klasifikuara, të kenë
verifikimin e duhur të sigurisë dhe të jenë të autorizuar për të marrë pjesë në një mbledhje apo
konferencë të tillë.
Neni 40
Regjistri i sigurisë
1. Çdo drejtues i një institucioni publik krijon dhe përditëson rregullisht një regjistër të sigurisë, i cili
përmban informacione rreth emrit, mbiemrit, pozitës dhe rangut të personave të autorizuar për të
pasur qasje në informacionet e klasifikuara që mbahen në institucionin publik përkatës.
2. Autoriteti Verifikues mbanë një regjistër qendror të emrit, mbiemrit, pozitës dhe rangut të të gjithë
personave në Kosovë të autorizuar për të pasur qasje në informacionet e klasifikuara si
“KONFIDENCIALE”, “SEKRET” apo “TEPËR SEKRET”.
18
KREU IV
MBROJTJA E DOSJEVE DHE TË DHËNAVE
Neni 41
Dosja e Sigurisë
1. Leja e sigurisë, pyetësori i plotësuar i sigurisë dhe të gjitha dokumentet dhe materialet tjera
relevante që kanë të bëjnë me verifikimin e sigurisë, mbahen nga Autoriteti Verifikues në dosjen e
sigurisë.
2. Përveç të dhënave të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, dosja e sigurisë përmban edhe
informacione mbi ndryshimet e mëvonshme lidhur me informacionet e paraqitura në pyetësorin e
sigurisë.
3. Drejtuesi i institucionit publik dhe personi i verifikuar kanë detyrë që ta informojnë menjëherë
Autoritetin Verifikues për çdo zhvillim, ngjarje apo rrethanë të re që mund të rezultojnë në ndryshimin
e informacioneve të dhëna në pyetësorin e sigurisë apo që në një mënyrë tjetër mund të ndikojnë
negativisht në verifikimin e sigurisë të personit përkatës.
4. Autoriteti Verifikues klasifikon dhe mbanë dosjen e sigurisë në mënyrë që i jep dosjes së sigurisë
nivelin e klasifikimit dhe të mbrojtjes të cilin Autoriteti Verifikues e konsideron të nevojshëm për t’i
ruajtur interesat e sigurisë të Kosovës.
Neni 42
Fshirja e Dosjes së Sigurisë
Dosja e sigurisë fshihet dhjetë vjet pas ditës kur personit që i është nënshtruar verifikimit i ka skaduar
leja e vlefshme e sigurisë, përveç nëse personi i verifikuar pajtohet me një periudhë më të gjatë
kohore apo nëse një periudhë më e gjatë kohore e mbajtjes së dosjes është në interes të Republikës
së Kosovës.
Neni 43
Përpunimi i të Dhënave
1. Autoriteti Verifikues mund të përpunojë të dhënat personale të personit të verifikuar që gjenden në
dosjen e sigurisë vetëm me qëllim të ushtrimit të funksioneve dhe përgjegjësive të tij të përcaktuara
me këtë ligj.
2. Autoriteti Verifikues nuk ia transferon institucioneve tjera publike të dhënat personale që gjenden
në dosjen e sigurisë, përveç nëse ekziston një interes publik me prioritet pa i rrezikuar interesat e
sigurisë të Republikës së Kosovës dhe vetëm për nevojat e:
2.1. veprimtarive lidhur me zbatimin e ligjit;
2.2. veprimtarive lidhur me zbulimin;
2.3. hetimet parlamentare.
3. Institucioni publik që i pranon të dhënat e tilla mund ti shfrytëzojë dhe përpunojë ato vetëm nëse kjo
është absolutisht e nevojshme dhe për qëllime të specifikuara në paragrafin 2. të këtij neni dhe duhet
ti sigurojë mbrojtje nga publikimi i paautorizuar që kërkohet për nivelin përkatës të klasifikimit.
4. Agjencitë e zbatimit të ligjit mund ti shfrytëzojnë dhe përpunojnë të dhënat të përcaktuara në
paragrafin 2. të këtij neni për nevojat e ndjekjes penale vetëm si mjetin e fundit kur të dhënat e tilla
19
nuk mund të mblidhen në forma tjera apo nëse ndjekja penale do të pengohej seriozisht në mungesë
të qasjes në të dhënat e tilla.
Neni 44
Informacionet mbi të Dhënat Personale
1. Personi i cili më parë apo aktualisht i nënshtrohet verifikimit ka të drejtë që të informohet nga
autoriteti verifikues për të gjitha të dhënat personale të mbledhura dhe të ruajtura gjatë procedurës së
verifikimit të sigurisë. Informacionet mbi të dhënat e tilla personale jepen nga autoriteti verifikues në
bazë të një kërkese me shkrim të paraqitur nga personi i verifikuar.
2. Autoriteti verifikues e refuzon kërkesën nëse
2.1. publikimi i informacionit të kërkuar do të dëmtonte sigurinë publike apo interesat e
sigurisë të Republikës të Kosovës; ose
2.2. informacioni duhet të mbahet konfidencial në mënyrë që të mbrohen të drejtat legjitime
dhe interesat e personit të tretë apo burime të inteligjencës.
3. Në rast të refuzimit të kërkesës, personi që e kërkon informacionin mund të paraqesë kërkesë për
rishikim administrativ pranë autoritetit verifikues në pajtim me Ligjin mbi Procedurën Administrative.
KREU V
SIGURIA INDUSTRIALE
Neni 45
Dispozitat e Përgjithshme mbi Qasjen në Informacione të Klasifikuara
1. Pronarët, menaxhuesit dhe punonjësit e shoqërive tregtare dhe nën-kontraktuesit e tyre, të cilët
janë të ftuar për të bërë ofertë, për të negociuar apo përmbushur një kontratë të klasifikuar apo që në
një formë tjetër mund të ju jepet qasje në informacione të klasifikuara, kanë qasje në informacione të
tilla të klasifikuara me kusht që të kenë leje të vlefshme të sigurisë të lëshuar nga Autoriteti Verifikues
dhe që të kenë nevojë që të jenë në dijeni për këto informacione.
2. Informacioni i klasifikuar i jepet një shoqërie tregtare vetëm me pëlqimin e institucionit publik nga i
cili e ka origjinën ky informacion.
Neni 46
Siguria e Objekteve Afariste
1. Shoqëritë tregtare dhe nën-kontraktuesit e tyre, pronarëve, menaxhuesve apo punonjësve të të
cilëve u është dhënë në mënyrë të ligjshme qasje në informacione të klasifikuara garantojnë që
objektet e tyre afariste, ku përdoren informacionet e tilla, i përmbushin standardet e sigurisë siç është
përcaktuar me këtë ligj dhe me aktet nënligjore. Autoriteti Verifikues i inspekton objektet e tilla dhe e
ndalon qasjen në informacione të klasifikuara nëse objektet afariste nuk i përmbushin standardet e
sigurisë të përcaktuara në këtë ligj dhe me aktet nënligjore përkatëse.
2. Autoriteti Verifikues, kohë pas kohe dhe pa njoftim paraprak inspekton objektet e shoqërive tregtare
të cilat kanë qasje në informacione të klasifikuara.
Neni 47
Përfundimi i Negociatave apo Kontratave
20
1. Mosrespektimi i standardeve të sigurisë nga ana e një shoqërie tregtare është arsye që menjëherë
të ndërpriten negociatat apo të shkëputet kontrata ekzistuese pa obligim kompensimi të çfarëdo dëmi
apo fitimi të humbur të shoqërisë tregtare përkatëse.
2. Paragrafi 1 i nenit 46 të këtij ligji, nuk cenon kërkesat e institucionit publik ndaj shoqërisë tregtare
përkatëse për kompensim të dëmit të shkaktuar nga ndërprerja e negociatave apo shkëputjes së
kontratës.
3. Paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni zbatohen përshtatshmërisht nëse një pronar, menaxhues apo
punonjës i shoqërisë tregtare përkatëse, i cili ka apo duhet të ketë qasje në informacione të
klasifikuara, nuk posedon lejen e vlefshme të sigurisë për nivelin përkatës së klasifikimit.
Neni 48
Dosja e Sigurisë dhe Mbrojtja e të Dhënave
Autoriteti Verifikues ka për detyrë që të mbajë dosje të sigurisë për çdo pronar, menaxhues apo
punonjës i cili ka qasje të ligjshme në informacione të klasifikuara. Dispozitat e Kapitullit IV zbatohen
përshtatshmërisht ndaj të dhënave personale të pronarëve, menaxhuesve apo punonjësve të tillë.
KREU VI
ADMINISTRIMI I SISTEMIT TË KLASIFIKIMIT DHE VERIFIKIMIT TË SIGURISË
Neni 49
Përgjegjësitë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në fushën e Klasifikimit të
Informacioneve dhe Verifikimit të Sigurisë
1. Me qëllim të zbatimit të këtij ligji Agjencia ka funksionet dhe përgjegjësitë vijuese:
1.1. kryen procedurat e verifikimit të sigurisë dhe funksionet e tjera të përcaktuara me këtë
ligj;
1.2. monitoron dhe koordinon zhvillimet në fushën e ruajtjes së informacioneve të
klasifikuara;
1.3. propozon marrjen e masave, përfshirë përgatitjen e politikave dhe legjislacionit për të
përmirësuar mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara;
1.4. përgatit aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji për miratim nga Qeveria e Kosovës
1.5. nxjerr udhëzime dhe instruksione me qëllim të zbatimit të çështjeve administrative dhe
teknike të këtij ligji;
1.6. siguron zhvillimin dhe zbatimin e standardeve fizike, organizative dhe teknike për
mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara;
1.7. mbikëqyrë zbatimin e traktateve apo instrumenteve ndërkombëtare mbi mbrojtjen e
informacioneve të klasifikuara dhe propozon marrjen e masave lidhur me këtë;
1.8. bashkëpunon dhe koordinon me institucionet përkatëse në shtetet tjera dhe organizata
ndërkombëtare në çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara;
1.9. jep trajnime dhe ngritë kapacitete rregullisht në fushën e mbrojtjes së informacioneve të
klasifikuara.
21
KREU VII
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE
Neni 50
Sanksionet Penale
1. Personi i cili pa autorizim publikon informacionin e klasifikuar sipas këtij ligji si ”KONFIDENCIALE”
dhe cilido bartës i autorizuar i informacionit të tillë të klasifikuar i cili nuk e mbron informacionin e
klasifikuar siç kërkohet me këtë ligj, kryen vepër penale dhe dënohet me burgim prej një deri pesë (5)
vite.
2. Personi i cili publikon pa autorizim informacionin e klasifikuar sipas këtij ligji si “SEKRET”, dhe cilido
bartës i autorizuar i informacionit të tillë të klasifikuar nuk e mbron informacionin e klasifikuar siç
kërkohet me këtë ligj, kryen vepër penale dhe dënohet me burgim prej tri deri dhjetë vite.
3. Personi i cili publikon pa autorizim informacionin e klasifikuar sipas këtij ligji si “TEPËR SEKRET”,
dhe cilido bartës i autorizuar i informacionit të tillë të klasifikuar i cili nuk e mbron informacionin e
klasifikuar siç kërkohet me këtë ligj, kryen vepër penale dhe dënohet me burgim prej pesë (5) deri
dymbëdhjetë (12) vite.
Neni 51
Aktet nënligjore
Qeveria miraton aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji brenda një (1) viti nga hyrja e tij në fuqi
Neni 52
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në gazetën zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 03/ L-178
1 korrik 2010
Shpallur me dekretin Nr. DL-035-2010, datë 15.07.2010 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.