1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 75 / 02 GUSHT 2010
LIGJI Nr. 03/L-222
PЁR ADMINISTRATËN TATIMORE DHE PROCEDURAT
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton
LIGJ PЁR ADMINISTRATËN TATIMORE DHE PROCEDURAT
Neni 1
Perkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime:
1.1. Aktivitet ekonomik- çdo aktivitet te prodhuesve, tregtarëve ose personave që
furnizojnë mallra dhe shërbime, duke përfshirë aktivitetet e minierave dhe ato bujqësore, si
dhe aktivitetet e profesioneve. Eksploatimi në baza të vazhdueshme i pasurive të prekshme
ose të pa prekshme me qëllim të sigurimit të të ardhurave në veçanti duhet të konsiderohet
si një aktivitet ekonomik.
1.2. ATK- Administrata Tatimore e Republikës së Kosovës.
1.3. Autoritet publik- një autoritet qendror, rajonal, komunal apo lokal, organ publik,
ministri, departament apo autoritet tjetër që ushtron pushtet publik ekzekutiv, legjislativ,
rregullator, administrativ apo juridik.
1.4. Barrë- të drejtën e Administratës Tatimore të Kosovës të marrë dhe të mbajë pasurinë
e tatimpaguesit si siguri për pagesën e çdo tatimi dhe të drejtën për të shitur pasurinë e tillë
dhe për të përdorur paratë e shitjes për pagesën e atij tatimi.
1.5. Bilanci i mbylljes - pasqyrën financiare të ndërprerjes së veprimtarisë afariste.
1.6. Bordi i Pavarur i Rishqyrtimit - Bordin e themeluar sipas këtij ligji për të shqyrtuar
ankesat e tatimpaguesve lidhur me tatimet.
1.7. BQK- Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës të themeluar me Ligjin 03/L-074 mbi
Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.
1.8. Pasqyrë informatash - nënkupton:
1.8.1. një pasqyrë vjetore barazimi e tatimit në të ardhura të mbajtur në burim
1.8.2. një raport tremujor për kontribute pensionesh të mbajtura në burim dhe të
paguara;
1.8.3. një pasqyrë vjetore e blerjeve me shumë se pesëqind (500) euro nga
furnizuesit e vetëm;
2
1.8.4. një formular aplikacioni për të autorizuar përdorimin e një pajisje elektronike
fiskale;
1.8.5. një kupon i lëshuar nga një pajisje elektronike fiskale;
1.8.6. një faturë tatimore që kërkohet sipas ligjeve të Kosovës që lidhen me TVSh-
në;
1.8.7. një faturë/kupon i përgatitur me dorë (që nuk plotësohet përmes një pajisje
elektronike fiskale);
1.8.8. raporti periodik që kërkohet të dorëzohet në administratën tatimore nga një
pajisje elektronike fiskale; dhe
1.8.9. çdo formular i caktuar nga Drejtori i Përgjithshëm për qëllimin e personave që
aplikojnë për numra identifikues tatimor dhe që regjistrohen për qëllime tatimore.
1.9. Deklaratë tatimore- nënkupton:
1.9.1. një deklaratë të tatimit mbi të ardhurat personale;
1.9.2. një deklaratë e tatimit mbi fitimin;
1.9.3. një deklaratë e tatimit të parashikuar:
1.9.4. një deklaratë e TVSh-së;
1.9.5. një deklaratë e tatimit mbi shërbimet hoteliere dhe ato në ushqime e pije;
1.9.6. një deklaratë e kontributeve të pensioneve; dhe
1.9.7. një deklaratë e tatimit në të ardhurat e korporatave
1.10. Dokument tatimor - dokumentin e lëshuar nga ATK-ja gjatë ushtrimit të detyrave të
përcaktuara me ligj.
1.11. Dorëzim - dorëzimin e një dokumenti përkatës tatimpaguesit duke:
1.11.1. ia dhënë në dorë dokumentin tatimpaguesit, përfaqësuesit të tatimpaguesit,
një anëtari të familjes së tatimpaguesit, apo një zyrtari, Drejtori i Përgjithshëm apo të
punësuarit të tatimpaguesit (një veprim i tillë quhet i kryer pavarësisht nëse personi
pranon të marrë dokumentin apo jo);
1.11.2. e lënë dokumentin në vendbanimin e tatimpaguesit ose në vendin e
zakonshëm të biznesit; ose
1.11.3. e dërguar dokumentin nëpërmjet postës në adresën e fundit të njohur të
tatimpaguesit.
1.12. Drejtor i Përgjithshëm - Drejtorin e Përgjithshëm e Administratës Tatimore të
Kosovës.
1.13. Entitet- ka të njëjtin kuptim sikurse termi i përkufizuar në Ligjin 03/L-161 mbi Tatimin
në të Ardhurat Personale.
1.14. Jorezident- çdo person që nuk është rezident.
1.15. Këshilltar tatimor- një person i cili jep këshilla tatimore gjatë një procedure tatimore.
3
1.16. Mallrat e pa dokumentuara - mallra për të cilat poseduesi i tyre nuk përmban zotëron
dokumentet mbi prejardhjen e tyre (nga kush personi i ka blerë mallrat apo nga kush personi
i ka marrë mallrat në këmbim për mallra apo shërbime tjera ose nga kush personi i ka
importuar mallrat).
1.17. Masë për konfiskim pasurie - konfiskim ose masën tjetër të pasurisë për të paguar
çdo tatim që i detyrohet Administratës Tatimore të Kosovës.
1.18. Ministër - Ministrin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (MEF).
1.19. Ndërmarrje afariste personale - një person fizik i angazhuar në aktivitet ekonomik i
cili nuk është agjent apo i punësuar i një aktiviteti tjetër ekonomik.
1.20. Njësi e përhershme - ka të njëjtin kuptim sikurse termi i përkufizuar në Ligjin 03/L-162
mbi Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.
1.21. Ortakëri – ortakëria e përgjithshme, ortakërinë e kufizuar apo marrëveshje tjetër të
ngjashme që e kalon detyrimin nga ortakëria tek ortakët, e që nuk është person juridik sipas
Ligjit 02/L-123 “Mbi Shoqërit Tregtare” dhe që në mënyrë të përpjesshme ndan pjesët e
kapitalit, të të ardhurave, fitimit dhe humbjeve në mes të ortakëve të saj.
1.22. Pajisje Elektronike Fiskale - e njohur si PEF apo arka fiskale, do të thotë një pajisje
apo sistem elektronik i kompjuterizuar, që përdoret për regjistrim të sigurt dhe lëshim të
kuponëve tatimor për transaksionet me pakicë apo me shumicë në të cilat nuk ka nevojë të
lëshohet fature në pajtim me legjislacion e aplikueshëm. Termi “Pajisje Elektronike Fiskale”
përfshinë ato pajisje elektronike siç janë arkat fiskale elektronike, printerët fiskal, pajisjet
fiskale për nënshkrim elektronik dhe pajisje të ngjashme.
1.23. Parimet e përgjithshme të pranueshme të Kontabilitetit - marrëveshja e pranuar
apo përkrahjen e vërtetë autoritative në kuadër të një vendi në një kohë të caktuar në lidhje
me atë se cilat mjete dhe detyrime duhet të regjistrohen në aktivë dhe pasivë. Cilat ndërrime
në aktivë dhe pasivë duhet të regjistrohen, si duhet të maten aktivi dhe pasivi si dhe
ndërrimet në to, cilat informata duhet të zbulohen dhe mënyrat se si zbulohen ato dhe cilat
raporte financiare duhet të përgatiten.
1.24. Periudhë tatimore - periudha kohore me të cilën lidhet një detyrim i caktuar tatimor i
vendosur sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë.
1.25. Pasuri e paprekshme - patentat, të drejtat e autorit, licencat, të drejtat ekskluzive dhe
lloj tjetër pronësie që përbëhet vetëm nga të drejtat, por që nuk ka formë fizike.
1.26. Person - për qëllime të këtij ligji do të përfshijë:
1.26.1. një person fizik; dhe
1.26.2. një personin juridik i cili në një term të përgjithshëm nënkupton çdo
organizatë, përfshirë çdo organizatë afariste që ka, në lidhje me ligjin, një identitet
juridik që është i ndarë dhe dallon nga anëtarët, pronarët, apo aksionarët e vetë,
sikurse janë, por nuk është e kufizuar në, Shoqëri Aksionare dhe Shoqëri me
Përgjegjësi të Kufizuar;
1.26.3. një Ortakëri që nënkupton një Ortakëri të përgjithshme, Ortakëri të kufizuar
apo përmes marrëveshjeve të ngjashme që nuk është person juridik dhe që në
mënyrë proporcionale ndanë pjesët e kapitalit, të të ardhurave dhe humbjes në mes
të ortakëve; dhe
4
1.26.4. një grupim apo shoqëri të personave, përfshirë Konzorciumet, por duke i
përjashtuar Ortakëritë, të themeluara për një qëllim të përbashkët të një aktiviteti
ekonomik të veçantë. Një Shoqëri është dy (2) apo më shumë individë, kompani,
organizata, apo qeveri (apo çdo kombinim i këtyre entiteteve) me qëllim të
pjesëmarrjes në një aktivitet të përbashkët apo grupim i burimeve të tyre për arritjen
e një qëllimi të përbashkët. Secili pjesëmarrës mban statusin juridik të vetin të ndarë
dhe kontrolli i shoqërisë mbi secilin pjesëmarrës është përgjithësisht i kufizuar në
aktivitetet që përfshin përpjekjen e përbashkët, në veçanti ndarjen e fitimeve. Një
shoqëri është e formuar me kontratë, e cila përcakton të drejtat dhe obligimet e
secilit anëtarë.
1.27. Persona të lidhur - personat që kanë marrëdhënie të veçanta që mund të ndikojnë
materialisht në rezultatet ekonomike të transaksioneve mes tyre. Marrëdhëniet e veçanta
përfshijnë:
1.27.1. personat që janë zyrtarë apo drejtorë të biznesit të njëri-tjetrit;
1.27.2. personat që janë ortakë në biznes;
1.27.3. personat që janë në një marrëdhënie punëdhënës-i punësuar;
1.27.4. një person që mban apo kontrollon pesëdhjetë përqind (50%) apo më tepër
të aksioneve apo të drejtave të votimit në personin tjetër juridik;
1.27.5. një person që drejtpërdrejt apo tërthorazi kontrollon personin tjetër;
1.27.6. të dy personat drejtpërdrejt apo tërthorazi janë të kontrolluar nga një person i
tretë; apo
1.27.7. personat janë burrë e grua, apo të afërm të brezit të tretë, apo familjarët e
brezit të dytë të bashkëshortit apo bashkëshortes.
1.28. Person i vetëpunësuar - çdo person fizik i cili punon për përfitim personal, në para të
holla apo natyrë, i cili nuk përfshihet me përkufizimin e një punonjësi sipas këtij ligji. Një
person i vetëpunësuar përfshin ndërmarrje personale biznesi dhe ortak të angazhuar në
aktivitet ekonomik.
1.29. Person juridik - një shoqëri ose organizatë tjetër biznesi që ka statusin e një personi
juridik sipas Ligjit 02/L-123 “Mbi Shoqëritë Tregtare” dhe çdo legjislacion tjetër i aplikueshëm
në Kosovë.
1.30. Person i tatueshëm - ka të njëjtin kuptim si termi i përcaktuar në Ligjin 03/L-146 “Mbi
Tatimin e Vlerës së Shtuar”.
1.31. Përfaqësues fiskal - një person shtetas i Republikës së Kosovës, i emëruar të
veprojnë interes të një personi jo-rezident i tatueshëm në Republikën e Kosovës, i cili nuk ka
biznes në Republikën e Kosovës apo vend tjetër të fiksuar të biznesit në Republikën e
Kosovës.
1.32. PNC - Përfaqësuesin Ndërkombëtar Civil.
1.33. Punëdhënës - do të ketë të njëjtin kuptim sikurse termi i përkufizuar në Ligjin 03/L-
161mbi Tatimin në të Ardhurat Personale.
1.34. I Punësuar - një person fizik i cili kryen punë kundrejt pagesës sipas urdhrit dhe nën
kontrollin e një punëdhënësi, pa marrë parasysh nëse puna është kryer në bazë të
kontratës, ndonjë marrëveshje të formës tjetër , qoftë me shkrim apo e pashkruar. I
5
punësuari përfshin të gjithë zyrtarët publikë dhe anëtarët e organit ekzekutiv, organet
përfaqësuese dhe gjyqësore.
1.35. Pronar përfitues - individin apo etnitetin juridik i cili gëzon përfitimet nga një aset në
pronësi (pasuri e lëvizshme apo e palëvizshme) pa marrë parasysh në emër të kujt është
titulli i pasurisë si dhe individin, apo entitetin juridik, i cili ka dominim dhe kontroll mbi një
aset.
1.36. Përfaqësuesi i tatimpaguesit- çdo person që përfaqëson një tatimpagues gjatë një
procedure tatimore sipas termave të një autorizimi me shkrim.
1.37. Rezidencë kryesore - ka të njëjtin kuptim sikurse termi i përkufizuar në Ligjin 03/L-
161 mbi Tatimin në të Ardhurat Personale;
1.38. Rezident -nënkupton:
1.38.1. një person fizik i cili ka një vendqëndrim kryesor në Kosovë ose fizikisht
është i pranishëm në Kosovë për njëqindetetëdhjetetre (183) ditë apo më tepër në
çdo periudhë kohore dymbëdhjetë (12) mujore; apo
1.38.2. një entitet, ndërmarrje afariste personale, ortakëri, apo shoqëri e personave
e cila është themeluar në Kosovë ose ka vendin e menaxhimit të tij efektiv në
Kosovë.
1.39. SIGTAS - Standard Integrated Government Tax Administration System (Sistemi
Standard i Integruar Qeveritar për Administratën Tatimore), që është sistemi i përpunimit të
të dhënave të administratës tatimore.
1.40. Tatim - çdo tatim, kontribut ose shumë tjetër që i paguhet ATK-së sipas legjislacionit
të zbatueshëm në Kosovë.
1.41. Tatimpagues - çdo person që kërkohet të përmbushë obligimet e vëna sipas
legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë, dhe përfshin një person të tatueshëm.
1.42. Transferimi i aseteve - çdo transaksion më të cilin pronësia e pasurisë së luajtshme
apo të paluajtshme është ndryshuar apo bartur nga një person tek personi tjetër.
1.43. Vepër penale në fushën e tatimeve - janë ato që përmenden në nenin 63 të këtij ligji.
1.44. Vlerësim – përcaktimi i detyrimit të tatimpaguesit për një tatim specifik dhe një
periudhë specifike tatimore. Në rast të dorëzimit të deklaratës së vetë-vlerësuar nga
tatimpaguesi, vlerësim nënkupton futjen në regjistrimet e administratës tatimore faktin e
deklarimit, përfshirë një borxh tatimor, nëse aplikohet.
1.45. Vlerë e tregut - çmimi me të cilin mallrat dhe shërbimet e ngjashme të të njëjtës cilësi
dhe sasi do të mund të shiteshin në një transaksion tregtar të paanshëm.
2. Në këtë ligj, përveçse kur konteksti dikton ndryshe, njëjësi përfshin shumësin dhe shumësi
përfshinë njëjësin.
3. Referencat lidhur me pjesët dhe nenet në këtë ligj janë referenca që lidhen me pjesët dhe nenet
e këtij ligji, përveç rastit kur shprehimisht thuhet ndryshe.
Neni 2
Administrata Tatimore e Kosovës.
6
1. Administrata Tatimore e Kosovës (më tutje “ATK”), do të ketë statusin e një Autoritet Ekzekutiv,
e cila do të funksionojë me autonomi të plotë operacionale përbrenda Ministrisë së Ekonomisë dhe
Financave.
2. ATK do të jetë përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të këtij ligji, Ligjin mbi Tatimin në të
Ardhurat Personale, Ligjin mbi Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, Ligjin mbi Tatimin në Vlerën
e Shtuar dhe çdo legjislacioni tjetër të zbatueshëm në Kosovë e që i ngarkon detyrën të
administrojë çdo lloj tatimi.
3. Për të plotësuar përgjegjësinë e saj sipas paragrafit 2. të këtij neni do të jetë detyrë e ATK-së të
mbledhë gjatë kohës të hyrat që janë praktike përbrenda ligjit duke pas parasysh:
3.1. burimet në dispozicion për ATK-në
3.2. rëndësinë e ngritjes së përmbushjes, veçanërisht përmbushjes vullnetare, të
legjislacionit tatimor të Kosovës nga të gjithë tatimpaguesit; dhe
3.3. shpenzimet e përmbushjes të dala nga tatimpaguesit.
Neni 3
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së
1. ATK do të drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm që do të emërohet nga Kryeministri i Qeverisë
Republikës së Kosovës bazuar në rekomandimin e dorëzuar nga Ministri i Ekonomisë dhe
Financave. Rekomandime të tilla duhet të bëhen pas kompletimit të procesit të rekrutimit që
iniciohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave i kryer në pajtim me dispozitat e legjislacionit
dhe rregulloreve në fuqi që lidhen me shërbimin civil të Kosovës.
2. Drejtor i Përgjithshëm mund të largohet nga Kryeministri për shkak të paaftësisë ose sjelljes së
keqe ose pasi të jetë shpallur fajtor për vepër penale dhe të jetë dënuar të qëndrojë në burg për
gjashtë (6) muaj e më tepër.
3. Drejtor i Përgjithshëm do të ketë:
3.1. detyrë të zbatojë dispozitat e këtij ligji;
3.2. detyrë të mbledhë të gjitha tatimet e vendosura sipas legjislacionit të zbatueshëm në
Kosovë që autorizon ATK-në të administrojë tatimin e tillë;
3.3. detyrë të përgatisë shpalljet, njoftimet dhe komunikimet tjera për të siguruar se të gjithë
personat i kuptojnë detyrimet dhe të drejtat e tyre sipas këtij ligji;
3.4. detyrë të sigurojë zbatim të njëtrajtshëm të rregulloreve tatimore në Kosovë;
3.5. kompetenca të emërojë personat të tillë sipas nevojës për të zbatuar dispozitat e këtij
ligji në përputhje me rregullat e Shërbimit Civil të Kosovës; dhe
3.6. kompetenca të ngrejë një strukturë organizative brenda ATK-së të përshtatshme për
funksionet e saj.
3.7. të zbatojë autorizimet dhe detyrat tjera të deleguara nga Ministri për Ekonomi dhe
Financa të cilat janë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3.8. autorizimin për të hyrë në marrëveshje me Ndërmarrjet Publike Qendrore dhe Lokale,
duke iu nënshtruar kushteve të vendosura nga një akt nënligjor, me anën e së cilit
Administrata Tatimore do të shtyjë mbledhjen e detyrueshme të tatimeve obligim nga
Ndërmarrjet Publike, me qëllim që për ndonjë proces privatizimi të ecë përpara në një
7
mënyrë të rregullt, apo me qëllim për të ofruar një operim të vazhdueshëm për këto
ndërmarrje duke parë rëndësinë e tyre strategjike për mirëqenien e Republikës së Kosovës,
3.9. autorizimin t’u kërkojë të gjithëve, apo disa, të punësuarve, menaxherëve, apo
menaxherëve të Lartë të administratës tatimore të ofrojnë deklaratat e paraqitjes financiare
(deklarimi i pasurisë) në një formularë dhe format të përpiluar nga administrata tatimore të
cilat do t’i nënshtrohen verifikimit nga Zyra e Standardeve Profesionale e administratës
tatimore. Informatat e dhënë në formular duhet të jenë të vërteta dhe të sakta sipas besimit
dhe njohurive më të mira nga përpiluesi i saj. Dhënia e informatave të rreme, mashtruese,
apo informative qëllimisht të pasakta janë arsye për ndërprerjen (pushimin) e marrëdhënies
punës nga administrata tatimore; dhe
3.10. autorizim për t’u angazhuar ekspertë sipas nevojës, duke iu nënshtruar dispozitave të
këtij ligji, për të dhënë asistencë teknike në fushat e ndërlikuara që ndikojnë në
administratën tatimore për të cilat administrata tatimore nuk ka ekspertizë.
Neni 4
Zëvendës Drejtorët e Përgjithshëm
1. Drejtori i Përgjithshëm do të ndihmohet nga Zëvendës Drejtorët e Përgjithshëm, dhe /ose
Drejtorët. Zëvendës Drejtorët e Përgjithshëm dhe Drejtorët do të propozohen nga një panel i
formuar në përputhje me legjislacionin relevant apo rregulloret në fuqi“Mbi Shërbimin Civil të
Kosovës” dhe do të udhëhiqet nga Drejtori i Përgjithshëm. Drejtori i Përgjithshëm do të marrë
vendimin përfundimtar mbi emërimin e Zëvendës Drejtorëve, bazuar në rezultatet e intervistave
dhe procesit të emërimit të Shërbimit Civil të Kosovës.
2. Zëvendës Drejtorët e Përgjithshëm dhe Drejtorët do të jenë përgjegjës për funksionet që u
caktohen atyre dhe do të ndihmojnë Drejtorin e Përgjithshëm lidhur me këto funksione. Drejtori i
Përgjithshëm do të përcaktojë nivelin e koeficientit për secilën prej këtyre pozitave në përputhje me
ligjin apo aktin nënligjor të zbatueshëm.
3. Zëvendës Drejtorët e Përgjithshëm dhe Drejtorët mund të shkarkohen vetëm për shkak të
korrupsionit, shpërdorimit të detyrës ose paaftësisë. Për të shkarkuar një Zëvendës Drejtor të
Përgjithshëm apo Drejtor, propozimi duhet t’i paraqitet një komisioni disiplinor të emëruar nga
Drejtori i Përgjithshëm. Drejtori i Përgjithshëm do të marrë vendimin përfundimtar mbi shkarkimin,
në përputhje me procesimin e largimit të Shërbimit Civil të Kosovës.
Neni 5
Menaxherët kryesorë
1. Menaxherët e Zyrave Qendrore dhe Regjionale do të propozohen nga një panel i formuar në
përputhje me legjislacionin relevant apo rregulloret në fuqi “Mbi Shërbimin Civil të Kosovës.”
Drejtori i Përgjithshëm do të marrë vendimin përfundimtar në emërimin e Menaxherëve të Zyrave
Qendrore dhe Rajonale.
2. Menaxherët e Zyrave Qendrore dhe Rajonale do të jenë përgjegjës për funksionet që u janë
caktuar atyre dhe do të ndihmojnë Drejtorin e Përgjithshëm dhe Zëvendës Drejtorët e
Përgjithshëm ose Drejtorët lidhur me këto funksione.
3. Menaxherët e Zyrave Qendrore dhe Rajonale mund të shkarkohen vetëm për shkak të
korrupsionit, shpërdorimit të detyrës ose paaftësisë. Për të shkarkuar një Menaxher të Zyrave
Qendrore apo Rajonale, propozimi duhet t’i paraqitet një komisioni disiplinor të emëruar nga
Drejtori i Përgjithshëm. Drejtori i Përgjithshëm do të marrë vendimin përfundimtar mbi shkarkimin.
Neni 6
8
Zyrtarët e tatimeve
1. Në kuadrin e rregullave të vendosura legjislacionin relevant apo rregulloret në fuqi“Mbi
Shërbimin Civil të Kosovës,” Drejtori i Përgjithshëm do të:
1.1. do të ketë kompetencë të punësojë persona të tillë sipas nevojave të arsyeshme, duke
pasur parasysh kufizimet buxhetore të ATK;
1.2. do të hartojë procedurat sipas të cilave zyrtarët tatimor do të ngrihen në pozitë vetëm
në baza të shërbimeve të meritueshme dhe mundësisë për të kryer punën në pozitën të
cilën ata janë ngritur në përgjegjësi;
1.3. kërkojë nga zyrtarët tatimorë të përdorin në mënyrë të dukshme dhe mbajnë kartën
identifikuese të ATK gjatë kryerjes së detyrës dhe të tregojnë kartën sipas kërkesës.
2. Me qëllim të zbulimit dhe parandalimit të veprave penale në fushën e tatimeve Drejtori i
Përgjithshëm do të ketë autorizimin të themelojë Njësinë e Hetimeve Tatimore.
3. Pavarësisht nga referimi në paragrafin 1 të këtij Neni për legjislacionin në fuqi mbi Shërbimin
Civil të Kosovës, Ministri mundet, përmes aktit nënligjor:
3.1. të vendosë standarde minimale të rekrutimit që duhet të plotësohen nga të gjithë
zyrtarët tatimor të ardhshëm me qëllim që të sigurohet që ATK të zhvillojë dhe të mbajë një
staf profesional me standarde të larta të integritetit. Standardet e vendosura duhet të
sigurojnë se procesi i përzgjedhjes është transparent dhe përzgjedhjet janë bazuar në
kritere objektive, përfshirë testimin e kandidatëve nëse konsiderohet me vend.
3.2. të vendosë një shkallë të pagesës që është i ndarë dhe dallon nga shkalla e pagesës e
vendosur sipas legjislacionit përkatës në fuqi mbi Shërbimin Civil të Kosovës, i cili pranon
ndërlikueshmërinë dhe rëndësinë strategjike të punës që kërkohet nga ATK; afërsisht
paralel me rrogat e ofruara për të punësuarit privat në profesione të ngjashme; dhe pranon
nevojën për të mbajtur një staf profesional të trajnuar shumë mirë.
3.3. të vendosë procedura për të shkarkuar nga puna zyrtarët tatimorë të cilët nuk kryejnë
punën e tyre sipas standardeve të kërkueshme ose kryejnë detyrën në forma të tjera të
parregullta;
3.4. të hartojë procedura për zyrtarët tatimorë që të kërkojnë rregullimin për ankesat që
lidhen me ngritjet në pozitë, shkarkimet nga puna, dhe çështje të lidhura me to;
Neni 7
Kompetenca delegimi
1. Drejtori i Përgjithshëm mund t’i delegojë çdo zyrtari të ATK çdo lloj kompetence ose detyre që i
është dhënë ose vënë Drejtorit të Përgjithshëm sipas këtij ligji përveç kësaj kompetence delegimi.
2. Drejtori i Përgjithshëm mund të delegojë kompetenca, aq sa është e nevojshme për administratë
tatimore eficiente, anëtarëve të Shërbimit Doganor të Kosovës me pajtim në mes të Drejtorit të
Përgjithshëm të ATK-së dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave.
3. Drejtori i Përgjithshëm mund të revokojë çdo kompetencë ose detyrë të deleguar sipas
paragrafit 1 ose 2 të këtij neni në çdo kohë.
Neni 8
Raportimi
9
1. Drejtori i Përgjithshëm do të paraqesë raporte periodike mbi veprimtarinë dhe rezultatet e ATK
tek Ministri i Ekonomisë dhe. Financave.
2. Drejtori i Përgjithshëm do të përgatisë një raport vjetor mbi veprimtarinë e ATK dhe do t’i
dorëzojë raportin Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Qeverisë së Kosovës, dhe PNC sipas
kërkesës brenda tre (3) muajve pas përfundimit të secilit vit kalendarik.
3. Raporti vjetor i ATK do të përfshijë:
3.1. detaje mbi buxhetin e ATK;
3.2. detaje mbi numrin dhe nivelin e stafit të ATK;
3.3. detaje mbi të ardhurat e mbledhura nga ATK duke treguar hollësitë e shumave të të
ardhurave për secilin lloj të tatimit dhe për secilin regjion si dhe hollësi të tjera të tilla që
mund të kërkohen nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave;
3.4. parashikimet e kostos së mbledhjes për secilin lloj të të ardhurave nga tatimet që janë
mbledhur;
3.5. detaje mbi të gjitha detyrimet tatimore të anuluara sipas nenit 36, përfshirë emrat e
personave detyrimi i të cilëve është anuluar dhe shumën e anuluar;
3.6. detaje mbi të gjitha ndjekjet penale për vepër penale në fushën e tatimeve , kur hetimi
është iniciuar nga administrata tatimore, përfshirë emrin e secilit person i cili është dënuar,
dënimi i shqiptuar dhe shumën e tatimit të përfshirë; dhe
3.7. informatat në përdorimin e kompetencave të autorizuara me nenin 14 të këtij ligji,
përfshirë numrin dhe natyrën e çdo ankimi rreth përdorimit të atyre kompetencave, por duke
mos përmendë emrat e personave të përfshirë.
Neni 9
Vendimet shpjeguese publike
1. Drejtori i Përgjithshëm mund të nxjerrë vendime shpjeguese publike për të sqaruar se si ATK do
të interpretojë dhe zbatojë dispozitat e legjislacionit që administron me qëllim që t’u sigurojë
udhëzime personave që kërkohet të paguajnë tatimin ose t’u mbahet tatimi në burim.
2. Vendimet shpjeguese publike do t’i bëhen të njohura publikut dhe do t’u bëhen të ditura
personave që preken nga ato vendime shpjeguese.
3. Një vendim shpjegues publik i lëshuar sipas këtij neni ka efekt detyrues për Drejtorin e
Përgjithshëm lidhur me çdo detyrim tatimor që lind në një periudhë tatimore përpara kohës kur një
vendim i tillë është revokuar nga ATK.
4. Një vendim shpjegues publik nuk është detyrues për personin i cili është i detyruar të paguajë
tatime në bazë të legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë.
Neni 10
Vendimet shpjeguese individuale
1. Drejtori i Përgjithshëm mund t’i lëshojë një vendim shpjegues një personi të caktuar duke i
sqaruar se si ATK do të interpretojë dhe zbatojë dispozitat e këtij legjislacionit tatimor që e
administron atë ashtu siç zbatohet për një transaksionin të caktuar apo marrëveshje të planifikuar
nga personi i cili kërkon vendimin shpjegues.
10
2. Në qoftë se tatimpaguesi ka bërë një deklarim të tërësishme dhe të vërtetë të natyrës të të gjitha
aspekteve të transaksionit që ka vlerë për vendimin shpjegues, dhe transaksioni kryhet në të gjitha
pikëpamjet materiale ashtu siç është përshkruar në kërkesën e tatimpaguesit për vendim
shpjegues, vendimi shpjegues do të jetë detyrues për ATK dhe tatimpaguesin në lidhje me
zbatimin e ligjit siç parashikohej në kohën e nxjerrjes së vendimit shpjegues.
3. Ministri do të nxjerrë një akt nënligjor për të përshkruar kërkesat për të kërkuar një vendim
shpjegues individual; përfshirë dokumentet që kërkohen, informatat që duhet përmbajtur në
kërkesë, afatet kohore për të kërkuar dhe lëshuar vendime shpjeguese dhe pagesat që kërkohen
për të kërkuar një vendim shpjegues individual.
Neni 11
Numri Fiskal dhe pajisja me Certifikatë Fiskale
1. Çdo person i cili i nënshtrohet ndonjë lloj tatimi të administruar nga ATK do të regjistrohet në
ATK dhe do të marrë një numër fiskal para se të angazhohet në ndonjë veprimtari ekonomike.
2. Procedurat dhe kriteret që duhet ndjekur, përfshirë formularët që do të përdoren dhe informatat
që do të jepen, si nga tatimpaguesi ashtu edhe nga ATK për lëshimin e numrit fiskal do të
rregullohet me një akt nënligjor që do të lëshohet nga ministri i MEF-it. Akti nën-ligjor do të
përfshijë kushtet nën të cilat administrata tatimore mund të refuzojë të lëshojë një numër fiskal apo
në bazë të së cilës administrata tatimore e ka të drejtën të çregjistrojë një tatimpagues të përfshirë
në aktivitete ekonomike nga regjistri i tij aktiv kur ka histori të dobët të përmbushjes apo ka dyshim
të arsyeshëm për vepër penale në fushën e tatimeve dhe kur mundet në mënyrë të arsyeshme të
pritet bazuar në faktet e rastit se tatimpaguesi apo personi përgjegjës nuk synon apo nuk do të jetë
në gjendje t’i përmbahet detyrave të tij të bashkëpunimit për tatime.
3. ATK mund të mohojë regjistrimin e çdo entiteti që përfshinë në listën e zyrtarëve apo drejtorëve
(përfshirë drejtorin menaxhues), përfaqësues përgjegjës sikurse është përshkruar në nenin 16 të
këtij ligji që ka një histori të mos-përmbushjes (mos-dorëzimin e deklaratave apo mos-pagesën e
obligimeve tatimore) në çdo entitet të mëhershëm për të cilin ai ose ajo ka qenë ortak, pronar,
drejtor menaxhues, apo përfaqësues tjetër përgjegjës. Ministri do të nxjerr një akt nënligjor për të
përshkruar bazën për përcaktimin se një person ka një histori të mos-përmbushjes dhe bazën
sipas së cilës mund të mohohet regjistrimi.
4. Çdo person rezident i cili do të zhvillon afarizëm apo do të drejtoj ndonjë projekt ose program në
Republikën e Kosovës, përmes një personi jo-rezident do të ofrojë një deklaratë informatash në
ATK përpara se personi jo-rezident të fillojë veprimtarinë në Republikën e Kosovës. Forma e
deklaratës dhe kriteret për parashtrimin e deklaratës së informatave do të përcaktohen me akt
nënligjor sipas paragrafit 2. të këtij neni.
5. Çdo person jo-rezident i cili i nënshtrohet çfarëdo tatimi në Republikën e Kosovës në pajtim me
legjislacionin tatimor të Republikës së Kosovës, do të caktojë një përfaqësues fiskal përpara se të
fillojë ndonjë veprimtari ekonomike në Republikën e Kosovës. Përfaqësuesi fiskal do të regjistrohet
në ATK brenda pesë (5) ditëve pasi të jetë emëruar. Forma e regjistrimit dhe procedurat e
regjistrimit do të përshkruhen në aktin nën-ligjor që do të lëshohet sipas paragrafit 2. të këtij neni.
6. Çdo person që ndryshon një formë të biznesit, e cila rezulton në ndryshim të statusit juridik të
biznesit, e tillë si, por duke mos u kufizuar, ndryshim nga ndërmarrje individuale në Shoqëri me
Përgjegjësi të Kufizuar, duhet të marrë numër fiskal për biznesin e ri. Nëse ndryshimi është një
riorganizim apo shkrirje, sikurse parashihet në ligjet e tatimeve në të ardhurat e korporatave dhe
personale të Kosovës, riorganizimi apo shkrirja duhet të përfundohet në përputhje me dispozitat e
aplikueshme të këtyre ligjeve. Çdo transferim i biznesit, apo ndryshim në formën e biznesit, që nuk
është në përputhje me dispozitat e këtij paragrafi, apo nuk mbështetet me kontrata të aplikueshme
ose evidencë tjetër e pranueshme në një shitje të vërtetë, do të konsiderohet të jetë një vazhdim i
biznesit të mëhershëm, me të gjitha pasojat nga kjo.
11
Neni 12
Çregjistrimi i Tatimpaguesve
1. Tatimpaguesit kanë të drejtë të kërkojnë të çregjistrohen vetëm pasi të kenë paguar të gjitha
detyrimet tatimore dhe pasi të kenë paraqitur bilancin e mbylljes.
2. ATK-ja, brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh nga data e kërkesës për çregjistrim, është e detyruar
të verifikojë situatën tatimore dhe kur është e nevojshme të ushtrojë kontrollin e veprimtarisë së
tatimpaguesit.
3. Brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga data e kërkesës për çregjistrim, nëse ATK vlerëson se
tatimpaguesi nuk i plotëson kushtet për çregjistrim sipas paragrafit 1 të këtij neni, do të përgatisë
njoftimin e saj me shkrim i cili i dorëzohet tatimpaguesit.
4. ATK-ja është e detyruar të tërheqë njoftimin nga paragrafi 3. i këtij neni vetëm pasi tatimpaguesi
të ketë paguar të gjitha detyrimet tatimore të cilat i janë njoftuar me shkrim nga ATK.
5. Në rast së brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga data e marrjes së kërkesës për çregjistrim nga
tatimpaguesi, ATK-ja nuk ka njoftuar tatimpaguesin sipas paragrafit 3. i këtij neni, tatimpaguesi do
të konsiderohet të jetë i çregjistruar.
6 ATK-ja, ka të drejtë të çregjistrojë nga regjistri i saj aktiv çdo tatimpagues kur provohet se ai për
çfarëdo arsye në vitin e fundit fiskal nuk ka ushtruar veprimtari. Në këtë rast, këta tatimpagues do
të vihen në një regjistër të veçantë te tatimpagueseve joaktiv dhe ATK-ja do ta njoftojë Agjencinë e
Regjistrimit të Biznesit në lidhje me atë regjistër.
7. Çregjistrimi në pajtueshmëri me paragrafin 1. deri te 5. të këtij neni dhe çregjistrimi nga regjistri
aktiv sikur që është definuar në paragrafin 6. të këtij neni nuk i eliminon detyrimet tatimore. Në
rastet e tilla, ATK-ja duhet të sigurojë mbledhjen e tatimit në pajtueshmëri me të gjitha mjetet
relevante të mbledhjes që mundë të zbatohen te tatimpaguesi sipas ligjit.
Neni 13
Krijimi dhe mbajtja e regjistrave
1. Tatimpaguesit janë të detyruar të mbajnë librat dhe regjistrat në pajtim me legjislacionin tatimor”
pjesa tjetër e tekstit mbetet e pandryshuar. Një person i cili ka detyrim të paguajë ose të mbajë
tatimin nga paga do të krijojë regjistra të llogarive me shkrim ose në formë elektronike të cilat
përcaktojnë detyrimin e tyre për pagesë ose tatimin e mbajtur nga paga. Librat dhe regjistrat e
posaçëm që do të kërkohen për t’u përgatitur dhe mbajtur do të jenë të njëjtë me ata të
parashikuar në legjislacionin dhe udhëzimet administrative përkatëse. ATK mund të kërkojë nga
tatimpaguesi të përkthejë çdo regjistrim që nuk është paraqitur në njërën nga gjuhët zyrtare të
Kosovës.
2. Pavarësisht nga kërkesat për mbajtjen e regjistrave të parashikuara në legjislacionet dhe
udhëzimet e tjera administrative tatimore:
2.1. një person i cili ka detyrë të krijojë regjistra sipas këtij ligji do t’i mbajë ato regjistra për
një periudhë prej së paku gjashtë vjet pas përfundimit të periudhës tatimore kur ka lindur një
detyrim i tillë tatimor përkatës;
2.2. ATK mund t’i lejojë tatimpaguesit, kundrejt kërkesës së tij, të ruajë regjistrat origjinalë në
mikrofilm apo mjet tjetër për ruajtje të dhënash, dhe regjistrat e tilla do të trajtohen sikur të
ishin regjistrat origjinalë duke iu nënshtruar të gjitha kushteve të specifikuara nga ATK;
2.3. regjistrat e kërkuara për t’u krijuar dhe mbajtur sipas këtij Neni do të lidhen me
periudhat tatimore të specifikuara në legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë. Drejtori i
12
Përgjithshëm mund t’u lejojë tatimpaguesve të mbajnë regjistra për periudha të ndryshme
tatimore aty ku ai ose ajo beson se kjo është e nevojshme për operimin e tyre efikas, dhe
në rast të tillë ai ose ajo do të specifikojë zbatimin e atyre ligjeve në ato raste për të siguruar
që as ATK dhe as Fondi i Kursimeve të Pensioneve të Kosovës nuk janë cenuar
negativisht.
3. Librat dhe regjistrimet për bizneset me qarkullim vjetor mbi pesëdhjetëmijë (50.000) euro duhet
të mbahen në përputhje me parimet e përgjithshme të pranueshme të kontabilitetit të Kosovës që
janë plotësuar me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar
4. Çdo tatimpagues pa marrë parasysh qarkullimin vjetor, përveç mbajtjes së librave dhe
regjistrimeve të parapara me ligj, kërkohet të bëjë dhe mbajë regjistrimin e mallrave në stoqe në
fund të vitit kalendarik. Regjistrimet e parapara sipas këtij paragrafi duhet të jenë të gatshme më
apo para 10 janarit të vitit vijues.
5. Mallrat që posedon tatimpaguesi duhet të dokumentohen me dokumente mbi origjinën.
6. ATK mund të kërkojë që të gjitha furnizimet e bëra nga të gjithë apo lloj i caktuar i personave të
regjistrohen në mënyra elektronike (pajisje elektronike fiskale) dhe mund të vendosë specifikime
për llojet e makinave elektronike që do të përdoren për regjistrimin e tillë. Në rast të furnizimeve të
bëra nga persona të caktuar të tatueshëm duke përfshirë transaksionet të cilat nuk janë regjistruar
nga mënyrat elektronike, ATK mund të kërkojë që personat e tillë të tatueshëm të lëshojnë kuponë
në mënyrën e parashkruar nga ATK. Të gjitha bizneset e përfshira në aktivitete ekomomike të
cilave ju kërkohet të instalojnë pajisjet elektronike fiskale për regjistrimin e transaksioneve që
lidhen me aktivitetin e tyre ekonomik duhet t’i lëshojnë kupon klientit që i përmbahet specifikimeve
teknike të kuponëve siç është e përshkruar në udhëzimet e aplikueshme administrative.
7. Çdo transaksion mbi pesëqind (500) euro, i bërë në mes të personave të përfshirë në aktivitet
ekonomik, pas 1 janarit te vitit 2009 kërkohet të bëhet përmes llogarisë bankare.
8. Për detaje të mëtutjeshme do të nxirret një akt nënligjor lidhur me implementimin e këtij neni.
Neni 14
Qasja në libra, regjistrime, kompjuterë dhe pajisje të tjera për ruajtjen e regjistrave
1. Duke iu nënshtruar kufizimeve të këtij Neni, Drejtori i Përgjithshëm ose ndonjë zyrtar i autorizuar
nga Drejtori i Përgjithshëm me shkrim për këtë qëllim të veçantë, në çdo kohë dhe me njoftim
paraprak,përveç nëse me mendimin e Drejtorit të Përgjithshëm rrethanat e përjashtueshme e
kërkojnë ndryshe, do të ketë qasje të plotë dhe të lirë në çdo objekt ku kryhet biznes, apo aty ku
gjenden libra, regjistrime, kompjuter ose pajisje të ngjashme për ruajtjen e regjistrave aty ku ka
shkaqe të arsyeshme për të konkluduar se qasja mund t’i sigurojë Drejtorit të Përgjithshëm
materiale përkatëse lidhur me çdo lloj detyrimi tatimor. Pavarësisht nga fjalia e mëparshme,
Drejtori i Përgjithshëm, apo çdo zyrtar i autorizuar nga Drejtori i Përgjithshëm mund të bëjë vizita,
nuk përfshihen kontrollet, për të konfirmuar përmbushjen me ligjet tatimore në fuqi, për të marrë
informatat përkatëse për aktivitete të mëvonshme kontrolli dhe për të mbledhur borxhet tatimore
obligative të kaluara që konsiderohen të nevojshme pa njoftim paraprak për tatimpaguesin. Mos-
dhënia e qasjes në përputhje me nenin 14. dhe 15. të këtij ligji do prek personin i cili refuzon
qasjen sipas dispozitave të paragrafit 5. të nenit 53 të këtij ligji.
2. Informacionet e përmendura në paragrafit një. 1 të këtij neni do të jenë të qasshme pa marrë
parasysh nëse i takojnë tatimpaguesit, një personi i cili ka pasur lidhje financiare me
tatimpaguesin, një punëdhënësi, të punësuari, personi të vetëpunësuar, ose çdo personi tjetër i cili
ka informata që mund të çojnë në verifikimin e detyrimit të tatimpaguesit.
3. Drejtori i Përgjithshëm ose zyrtari i autorizuar nga Drejtori i Përgjithshëm me shkrim sipas këtij
neni mundet:
13
3.1. të bëjë një ekstrakt ose kopje nga secili libër, regjistrim, kompjuter ose pajisje e
ngjashme për ruajtjen e regjistrave për të cilat është siguruar qasja;
3.2. të kërkojë transferin e posedimit të çdo libri ose regjistri që, për mendimin e Drejtorit të
Përgjithshëm ose zyrtarit të autorizuar, siguron provë e cila mund të jetë materiale në
përcaktimin e detyrimit të personit sipas legjislacionit tatimor në Kosovë;
3.3. të mbajë çdo libër ose regjistrim të tillë për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të
përcaktuar detyrimin e personit ose për çdo veprim sipas këtij ligji;
3.4. të kërkojë dhënien e fjalëkalimit që mbron informatat në kompjuter ose pajisje e
ngjashme për ruajtjen e regjistrimeve;
3.5. aty ku kopja në letër, disk kompjuterik ose pajisje e ngjashme për ruajtjen e regjistrave
nuk është siguruar, të kërkojë transferin e posedimit dhe të mbajë kompjuterin për aq kohë
sa të jetë e nevojshme për të kopjuar informatat e kërkuara;
3.6. të bëjë verifikime në aktivin dhe pasivin e një personi aty ku verifikimet e tilla, për
mendimin e Drejtorit të Përgjithshëm ose zyrtarit të autorizuar, japin provë e cila mund të
jetë materiale në përcaktimin e detyrimit të një personi sipas legjislacionit tatimor të
Kosovës;
4. Autorizimet sipas këtij neni do të ushtrohen vetëm gjatë orëve të zakonshme të punës, përveç
kur Drejtori i Përgjithshëm përcakton se mbledhja e tatimit është në rrezik dhe autorizimet e tilla
duhet të vihen në veprim jashtë orëve të zakonshme të punës me qëllim për të mbrojtur mbledhjen
e tatimit.
5. Një zyrtar i cili synon të ushtrojë një autorizim sipas këtij neni nuk do të këtë të drejtë të hyjë ose
të qëndrojë në ndonjë objekt, nëse pas kërkesës së banuesit, zyrtari nuk paraqet autorizim me
shkrim nga Drejtori i Përgjithshëm që tregon se zyrtari është i autorizuar të ushtrojë autorizimin e
tillë sipas këtij neni.
6. Duke iu nënshtruar të drejtës për të mbajtur një dokument si provë për vepër penale, Drejtori i
Përgjithshëm ose zyrtari i autorizuar i cili merr dhe mban regjistrat sipas këtij neni do të bëjë një
kopje të regjistrit dhe do të kthejë origjinalin në kohën më të shkurtër nga ana praktike.
7. Nëse një tatimpagues nuk dorëzon informatat e kërkuara brenda afatit kohor të vendosur sipas
paragrafit 1. të nenit 15 të këtij ligji, ai/ajo mund ta bëjë atë deri në datën në të cilën është dorëzuar
raporti përfundimtar i vlerësimit nëse ai/ajo është në gjendje të demonstrojë se dokumentet e
kërkuara nuk kanë mundur të dorëzohen me kohë për shkak arsyeve të cilat janë përtej kontrollit të
tij/saj.
8. Çdo dokument i ofruar jashtë afatit të paraparë në paragrafin 7. të këtij neni, nuk do të merret në
shqyrtim nga Departamenti i Ankesave në çdo ankesë të mëvonshme të paraqitur nga
tatimpaguesi, nëse dokumenti ka qen ekzistues në momentin e lindjes kontestit apo ndonjë nivel i
ankesave në dispozicion sikurse është Bordi i Pavarur për Rishqyrtime apo gjykatë kompetente,
nëse i është dërguar tatimpaguesit një kërkesë specifike me shkrim për informata e cila
përshkruan deri në siguri të arsyeshme informatat apo dokumentet e kërkuara dhe njoftim
përfshinë një paralajmërim për tatimpaguesin lidhur me dispozitat e këtij paragrafi.
9. Çdo kontroll i kryer nga ATK sipas autorizimit të dhënë në këtë nen do të bazohet në një metodë
të përzgjedhjes së rasteve që minimizon mundësinë për shpërdorim të autorizimit të administratës
tatimore. Një kontroll do të paraprihet nga njoftimi për tatimpaguesin për kontrollin në pritje sikurse
është paraparë në paragrafin 1. të këtij neni, i cili do të përfshijë një deklaratë të të drejtave dhe
obligimeve të tatimpaguesit në lidhje me një kontroll. Ministri do të lëshojë një akt nënligjor për të
përshkruar procedurat që duhet ndjekur në fillimin, kryerjen dhe përfundimin e një kontrolli. Akti
nënligjor i tillë do të përshkruajë, në mes tjerash: kush mund të kontrollohet; fushë-veprimi i
kontrolleve (tatimet dhe vitet); njoftimi dhe përmbajtja e shënimeve; dallimet në mes të kontrolleve
14
të plota; kontrollit të pjesshëm; verifikimeve përmbushëse, vizitave informative, verifikimeve në
vend dhe verifikimet e regjistruesve të parasë së gatshme; vendin e kontrollit; detyrat dhe obligimet
e stafit të kontrollit gjatë një kontrollit; të drejtat, përfshirë të drejtën për të dëgjuar rastin para
nxjerrjes së një vendimi përfundimtar, dhe obligimet e tatimpaguesit; kushtet sipas së cilave mund
të shtohen entitete dhe persona tjerë, apo të përfshihen në një kontroll; veprimet që do të
ndërmerren para lëshimit të raportit përfundimtar tatimpaguesit; dhe përmbajtja e raportit
përfundimtar dhe njoftimi i tatimpaguesit me raportin përfundimtar.
Neni 15
Mbledhja e informatave ose provave
1. Duke iu nënshtruar paragrafit 4 të këtij neni, Drejtori i Përgjithshëm, me anë të njoftimit me
shkrim, mund të kërkojë qoftë nga një person i detyruar të paguajë tatim apo nga një person që
nuk ka detyrim të tillë, të:
1.1. përgatisë dokumente të caktuara të kërkuara me njoftim brenda shtatë ditëve pas
dorëzimit të njoftimit, apo periudhë kohore të tillë të gjatë siç mund të pajtohet në mes të
ATK-së dhe personit nga i cili janë kërkuar dokumentet. Nëse dokumentet janë kërkuar nga
një vend jashtë Kosovës, periudha për dërgimin e dokumenteve do të zgjatet në përputhje
me një periudhë minimale prej së paku tridhjetë (30) ditë kalendarike, e cila mund të zgjatet
bazuar në rrethanat e rastit aktual .
1.2. marrë pjesë në kohën dhe vendin e shënuar në njoftim (që duhet të jetë së paku
dyzetetetë (48) orë pas dorëzimit të njoftimit) për t’u pyetur nën betim përpara Drejtorit të
Përgjithshëm ose ndonjë zyrtari të autorizuar nga Drejtori i Përgjithshëm për këtë qëllim, sa
i përket detyrimit tatimor të atij personi ose ndonjë personi tjetër, ose ndonjë libri, regjistri,
informate të ruajtur në kompjuter që është nën kontrollin e atij personi.
2. Aty ku njoftimi kërkon përgatitjen e dokumenteve ose regjistrimeve tjera, dokumentet ose
regjistrat e tilla duhet të përshkruhen me një siguri të arsyeshme.
3. Çdo person i cili nuk paraqitet në kohën dhe vendin e specifikuar, apo për të dhënë informatat,
në përgjigje të kërkesave për informata të përshkruara në paragrafin 1 të këtij Neni, do t’i
nënshtrohen gjobës pesëqind (500) euro.
4. Ky nen nuk do të zbatohet për informatat e përmbajtura në komunikimet që mund të jenë të
privilegjuara sipas ligjit të zbatueshëm.
5. Paragrafi 4. i këtij neni, apo ndonjë dispozite tjetër që lidhet me konfidecialitetin bankar, i nuk
aplikohet në bankat dhe institucionet tjera financiare, të cilat kërkohet të njoftojnë ATK-n në lidhje
me llogaritë bankare dhe dokumentet për hapjen e saj; transaksionet bankare, përfshirë transferet
dhe depozitat bankare; dokumentet për hua; dhe informata tjera të specifikuara bankare me
kërkesë nga ATK.
Neni 16
Obligimet e përfaqësuesve juridik dhe menaxherëve të pasurisë
1. Përfaqësuesit përgjegjës të personave fizik, juridik, ortakërive dhe menaxherët apo drejtorët e
shoqatave të pa inkorporuara apo organizatave, duhet t’i përmbushin obligimet tatimore për
personat, ortakëritë dhe shoqatat apo organizatat që ata i përfaqësojnë ose i menaxhojnë. Nëse
shoqatat apo organizatat nuk kanë menaxher apo drejtorë, anëtarët e tyre apo partnerët duhet t’i
përmbushin obligimet sipas fjalisë 1-rë të këtij paragrafi. Posaçërisht, ata duhet të sigurohen se
tatimet janë paguar nga fondet që i menaxhojnë.
15
2. Obligimi i paragrafit 1 të këtij neni gjithashtu zbatohet te çdo person që dominim apo/dhe
kontroll operativ mbi një biznes apo një pasurie dhe në të vërtetë përdor kompetencat e
përfaqësuesve përgjegjës siç është përmendur në paragrafin 1. të këtij Neni.
3. Ndërprerja e autorizimit për të përfaqësuar apo për të menaxhuar si dhe anulimi i dominimit
dhe/apo kontrollit operativ siç është definuar në paragrafin 2. të këtij neni nuk do të ndikojë në
obligimet e paraqitura në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni derisa këto obligime vlejnë për periudhat
në cilat ky autorizim për të përfaqësuar dhe menaxhuar ka qenë i vlefshëm apo dominimi dhe
kontrolli janë ushtruar.
4. Obligimet e përfaqësuesve ligjor dhe menaxherëve të pasurisë të vënë me këtë nen nuk i liron
personat fizik, ortakët e ortakërisë, apo anëtarët e shoqërive nga obligimi i tyre që më saktësi dhe
me kohë të raportojnë dhe paguajnë shumën e tyre të saktë të tatimit.
Neni 17
Deklaratat tatimore
1. Çdo person që i nënshtrohet çdo lloji tatimi sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë do të
dorëzojë në ATK ose tek agjenti i saj një deklaratë të plotësuar sipas kërkesave të këtij ligji.
2. Kur rrethanat tregojnë se një person duhet të dorëzojë një deklaratë tatimore, por nuk e ka bërë
atë, ATK do të ketë autorizim të kërkojë që personi i tillë të dorëzojë një deklaratë tatimore. Kur
kërkesa e tillë nuk është plotësuar, ATK mundet të ushtrojë autorizimin e paraparë në nenin 19 të
këtij ligji,.
3. Deklarata tatimore do të dorëzohet në formën e përgatitur nga ATK, e cila nuk duhet të jetë e
rënduar në mënyrë të tepruar për tatimpaguesin dhe e cila është e përcjellë me udhëzimet
përkatëse.
4. Deklarata tatimore do të përfshijë numrin identifikues të tatimpaguesit (numri fiskal),, llogaritjen e
detyrimit tatimor, dhe të gjitha informatat tjera sipas legjislacionit të zbatueshëm ose udhëzimeve
administrative të lëshuara në përputhje me legjislacionin e tillë.
5. Deklarata tatimore do të nënshkruhet nga tatimpaguesi ose përfaqësuesi i tatimpaguesit nën
ndëshkimin me përgjegjësi penale për dhënie të informatave të rreme lidhur me këtë. Nëse
deklarata tatimore është përgatitur nga një këshilltar tatimor, këshilltari tatimor po ashtu do të
nënshkruajë deklaratën dhe do të japë numrin e tij identifikues të tatimpaguesit (numri fiskal).
Përveç ndjekjes së mundshme penale për dhënien e informatave false në një deklaratë tatimore,
ATK mund të mos përfill çdo kreditim të TVSh-së së zbritshme i cili nuk është mbështetur me
fatura të vërteta dhe të sakta. Ngjashëm, ATK mund të mos përfill, për qëllime të tatimeve në të
ardhura, çdo shpenzim nga blerjet që lidhen me mallrat apo shërbimet të cilat nuk mund të
mbështeten me fatura apo kontrata të vërteta dhe të sakta.
6. Data për dorëzimin e një deklarate tatimore do të përshkruhet në legjislacionin e lidhur me tatim
vënien.
7. Në qoftë se data e deklarimit e përshkruar në legjislacion nuk është ditë pune në Kosovë, data e
deklarimit do të jetë dita e parë e punës paskëtaj.
Neni 18
Vetë-vlerësimi
1. Aty ku një person dorëzon një deklaratë tatimore të kërkuar sipas legjislacionit të zbatueshëm,
tatimi i deklaruar si detyrim, nëse ka të tillë, në formularin tatimor do të trajtohet si vetë-vlerësim i
tatimpaguesit për detyrimin tatimor të pagueshëm dhe të saktë.
16
2. Një tatimpagues mundet të dorëzojë një ndryshim deklarate tatimore nëse ai ose ajo më vonë
zbulon gabim në deklaratën tatimore të cilën e ka dorëzuar tashmë. Afati për të dorëzuar një
ndryshim deklarate është jo më vonë se gjashtë (6) vjet pas datës obligative kur deklarata është
dorëzuar fillimisht.
3. Kur tatimpaguesi kupton më vonë para kalimit të periudhës së vlerësimit se një deklaratë e
dërguar nga ai apo ajo ose për atë është e pasaktë apo e pakompletuar dhe kjo mund të shpije
apo vetëm e ka shpjerë në nën-deklarim të tatimit apo mbi-deklarim të rimbursimit të tatimeve dhe
kredive, ai apo ajo është i obliguar të deklarojë këtë pa vonesë dhe të bëjë korrigjimet e
nevojshme. Ky obligim bie edhe mbi pasardhësin e përgjithshëm të tatimpaguesit dhe personat që
veprojnë për pasardhësin e përgjithshëm apo tatimpaguesin në bazë të nenit 16 të këtij ligji.
Obligimi për njoftim më tutje do të aplikohet kur kushtet për lirim nga tatimet, zvogëlime tatimore
apo privilegje tjera tatimore pushojnë së ekzistuari, qoftë plotësisht apo pjesërisht
4. Ndryshimi i deklaratës duhet të shoqërohet me çdo detyrim tatimor shtesë ose, nëse është i
zbatueshëm, me një kërkesë për kreditim kundrejt detyrimit tjetër (të tanishëm ose të ardhshëm),
ose me një rikthim për tatimin e paguar tepër.
5. Përveç nga ajo e paraparë në paragrafin 1. të nenit 62 të këtij ligji,, për qëllime të përcaktimit të
sanksioneve nën Pjesën I të këtij ligji, asnjë deklaratë tatimore ndryshuese për një periudhë
tatimore nuk do të ketë asnjë efekt pasi Drejtori i Përgjithshëm ose zyrtari i autorizuar nga Drejtori i
Përgjithshëm të ketë ushtruar kompetencën e tij sipas nenit 14. ose 15. të këtij ligji në lidhje me atë
periudhë tatimore dhe të ketë filluar një hetim tatimor lidhur me periudhën tatimore.
6. Në rastet kur punëdhënësi nuk kërkohet e mbajë në burim tatimin apo kontributin pensional,
atëherë i punësuari duhet të dorëzojë një deklaratë dhe të paguajë në fund të vitit.
Neni 19
Vlerësimi i Drejtorit të Përgjithshëm për Tatimin
1. Aty ku Drejtori i Përgjithshëm beson se informatat e siguruara nga një person në deklaratën
tatimore nuk paraqesin në mënyrë të saktë detyrimin e tij tatimor, ose kur tatimpaguesi nuk ka
dorëzuar deklaratën e kërkuar me këtë ligj, Drejtori i Përgjithshëm mund të bëjë një vlerësim të
detyrimit të tij tatimor, përfshirë, por duke mos u kufizuar në, vlerësimet që rezultojnë nga
përdorimi i faturave apo transaksioneve false. Përveç për rastet që përfshijnë vepra penale në
fushën e tatimeve apo kur shuma e obligimit tatimor mund të përcaktohet deri në siguri të
arsyeshme, vlerësimet sipas këtij paragrafi do të bëhen pas fillimit të procedurave të kontrollit
sikurse janë përshkruar në nenin 14 të këtij ligji,, nëse procedurat e tilla kërkohen. Kufizimi i vënë
me këtë paragraf nuk do të aplikohet në dispozitat e nenit 21 të këtij ligji,.
2. Vlerësimi i Drejtorit të Përgjithshëm do të bëhet sipas gjykimit të tij ose saj më të mirë dhe do të
bazohet në të gjitha provat që ai ose ajo ka në dispozicion, përfshirë:
2.1. librat, regjistrimet, kuponët, faturat, ose informatat tjera përkatëse të tatimpaguesit;
2.2. librat, regjistrimet, kuponët, faturat, ose informatat tjera përkatëse të personave të tretë;
2.3. informatat nga personat të cilët mund të verifikojnë saktësinë e deklaratave, librave dhe
regjistrimeve të tatimpaguesit,
2.4. informata të tjera objektive rreth të ardhurave ose shitblerjeve të tatimpaguesit lidhur me
detyrimin e tij.
2.5. informatat e siguruara gjatë vizitave tek tatimpaguesit sikurse është paraparë në
paragrafin 1 të nenit 14 të këtij ligji;
17
2.6. aplikimin e këtij Ligji dhe/apo ligjet e aplikueshme të tatimeve në të ardhura apo TVSh
në Kosovë.
3. Në qoftë se librat dhe regjistrimet e tatimpaguesit kanë humbur apo janë shkatërruar ose
ekzistojnë rrethana tjera që bëjnë të pamundur përcaktimin e detyrimit tatimor, Drejtori i
Përgjithshëm do të bëjë një vlerësim bazuar në një parashikim. Parashikimi duhet të bazohet në
mjetet, të ardhurat qarkulluese, shpenzimet e prodhimit, shpenzimet krahasuese, dhe metodat
tjera direkte dhe indirekte që lidhen me llogaritjen e detyrimit tatimor.
4. Në qoftë se regjistrimet e një personi të vetë-punësuar kanë humbur apo janë shkatërruar ose
ekzistojnë rrethana tjera që bëjnë të pamundur përcaktimin e shumës së kontributeve për pension
të detyrueshme, Drejtori i Përgjithshëm mund të bëjë një vlerësim të kontributeve për pension të
barabartë me nivelin e detyrimit të kontributeve për periudhën e mëparshme mujore ose tremujore.
5. Vlerësimi për tatimet e mbajtura nga paga do të bëhet në të njëjtën mënyrë dhe do t’i
nënshtrohet dispozitave dhe kufizimeve të njëjta që janë të zbatueshme për tatimet të cilat nuk
janë mbajtur nga paga.
6. Tatimpaguesi ka barrën e provës lidhur me të provuarit se kryerja e ndonjë vlerësimi nga
Drejtori i Përgjithshëm është e gabuar dhe barrën për të provuar se shuma e ndonjë vlerësimi të
tillë është e pasaktë.
7. Aty ku të dhënat e ATK-së përmbajnë informata të mjaftueshme mbi një detyrim të padeklaruar
për një periudhë tatimore, ATK bazuar në këto të dhëna mund të bëjë një vlerësim të
menjëhershëm. Procedurat që duhet të ndiqen në lidhje me zbatimin e këtij neni do të rregullohen
me akt nënligjor. Kur një individ deklaron një shumë të të ardhurave të cilat janë t pamjaftueshme
të mbështesin shpenzimet e tij apo saj të dala për konsumum personal, ATK mund të rillogarisë të
ardhurat e individëve bazuar ën shpenzimet e dala nga individi, duke marrë parasysh të ardhurat e
periudhave të kaluara.
8. Për përcaktimin e të ardhurave të tatueshme, tatimpaguesit i lejohet zbritje nga të ardhurat bruto
për shpenzimet e bëra dhe të paguar brenda ose jashtë vendit, nëse ato janë bërë gjatë periudhës
tatimore në tërësi dhe ekskluzivisht përkitazi me veprimtarinë e tij ekonomike dhe nëse ato janë të
dokumentuara si shpenzime dhe pagesa të bëra.
9. Kur një tatimpagues çregjistrohet (vullnetarisht apo ndryshe), regjistrimi është refuzuar nga ATK
shkaku se tatimpaguesi nuk ka mundur ta gjendet, apo regjistrimi i tatimpaguesit është anuluar në
pajtim me dispozitat e nenit 23 të këtij ligji, çregjistrim i tillë, refuzim regjistrimi, apo anulim
regjistrimi duhet të publikohet nga ATK duke shpall njoftim në mediat e shkruara ditore në Kosovë
si dhe në faqen zyrtare të internetit të ATK-së. Çdo shpenzim i aplikueshëm në të ardhurat
tatimore, apo kreditim i zbritshëm i TVSH-së, që i atribuohet transaksioneve që përdorin numrin
fiskal të këtyre bizneseve që janë çregjistruar, i është refuzuar regjistrimi, apo regjistrimi i tyre
është anuluar nuk do të njihen nga ATK dhe deklaratat tatimore do të rregullohen në përputhje me
to në kontroll apo nga zbulimi i ATK-së.
10. Për përcaktimin e detyrimeve tatimore, në rastin e prishjes, shkatërrimit dhe djegies së mallit
për tu pranuar si shpenzime të veprimtarisë ekonomike, tatimpaguesi mungesën e mallit kërkohet
ta dokumentoj me fakte të besueshme të lëshuara nga organet kompetente. Nëse sipas kërkesës
së ATK-së, tatimpaguesi nuk dokumenton mungesën e mallrave, atëherë mallrat e tilla do të
konsiderohen si mallra të shitura.
11. Administrata Tatimore nuk do të ri-kontrollojë një periudhë tatimore që përfshinë llojin e njëjtë
të tatimit që më herët është kontrolluar e për të cilën është lëshuar një njoftim vlerësim nga
administrata tatimore, ku ri-kontrolli i tillë do të rezultojë në një rezultat të pafavorshëm për
tatimpaguesin, përveç në rrethanat vijuese:
18
11.1. kur të jenë zbuluar faktet e reja nga administrata tatimore të cilat nuk janë ditur dhe
nuk kanë mundur arsyeshëm të dihen, në kohën e kontrollit dhe mos-hapja e rastit do të
ishte mungesë serioze administrative;
11.2. kur ka evidencë për mashtrim, shpërdorim, marrëveshje të fshehtë, fshehje e provave
apo keqinterpretim i fakteve materiale;
11.3. rasti i mbyllur që përmban një gabim të definuar qartë e material i bazuar në një pozitë
të vendosur të administratës tatimore i cili ka ekzistuar në kohën e kontrollit. Çdo rihapje e
një kontrolli të mbyllur i nënshtrohet miratimit nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së bazuar në
evidencë të dokumentuar duke mbështetur bazën për rihapje.
12. Në kuptim të vlerësimit të detyrimeve tatimore, kriteret dhe dokumentet që kërkohen për
pranimin e shpenzimeve nga paragrafët 8. dhe 9. të këtij neni, si dhe kushtet për ndryshimet e
vlerësimeve të Drejtorit të Përgjithshëm dhe hipjes së kontrolleve të mbyllura, do të rregullohen më
akt nënligjor.
Neni 20
Kufizimet kohore për vlerësimet
1. Duke iu nënshtruar paragrafit 2. të këtij neni, të gjitha tatimet duhet të vlerësohen brenda
gjashtë viteve nga data kur deklarata tatimore me të cilën lidhet vlerësimi ka qenë obligues, apo
datën kur është paraqitur deklarata, cilado qoftë më e vona.
2. Drejtori i Përgjithshëm mund të bëjë vlerësimin në çdo kohë në rastin kur:
2.1. një person, nuk ka dorëzuar deklaratën tatimore
2.2. një person, me synim të shmangies së tatimeve, ka dorëzuar një formular tatimor; apo
2.3. sjellje mashtruese e një personi të tretë ka çuar në nën-raportimin e tatimit apo mbi-
raportimin e kreditimeve.
Neni 21
Vlerësimet në rast rreziku
1. Drejtori i Përgjithshëm mund të bëjë një vlerësim tatimesh në rast rreziku në rastin kur Drejtori i
Përgjithshëm konsideron se mbledhja e tatimit apo ndëshkimit që bëhet detyrim i pagueshëm
është në rrezik sepse personi po përgatitet të shmangë tatimin duke braktisur Kosovën, transferuar
mjetet, ndërprerë biznesin ose duke ndërmarrë veprime tjera që do të rrezikojnë mbledhjen e
tatimit nëse nuk bëhet një vlerësim rreziku. Një vlerësim në rast rreziku mundet të bëhet po ashtu
në rast të konfiskimit të mallrave pa origjinë sikurse është paraparë në nenin 59 të këtij ligji, mund
të ngrihet ankesë e drejtpërdrejtë në Bordin e Pavarur për Rishqyrtim.
2. Supozohet ligjërisht se mbledhja e tatimit që bëhet detyrim i pagueshëm është në rrezik, nëse
ekziston dyshim i arsyeshëm se tatimi ishte, apo do të, shmanget dhe nëse rrethanat e kësaj
shmangieje tregojnë se detyrimi tatimor nuk do të zgjidhet.
3. Një ankesë kundër vlerësimit në rrezik të bërë nga Drejtori i Përgjithshëm nuk shtyn ekzekutimin
e vlerësimit sipas paragrafit 4. të nenit 22 të këtij ligji,
Neni 22
Njoftim vlerësimi
19
1. Në qoftë se Drejtori i Përgjithshëm bën një vlerësim të tatimit, ose një vetë-vlerësim nga
tatimpaguesi nuk është i shoqëruar me shumën e tërësishme të detyrimit tatimor, Drejtori i
Përgjithshëm do t’i lëshojë një Njoftim Vlerësim personit i cili ka detyrim tatimor.
2. Njoftimi i Vlerësimit po ashtu do të përmbajë informatat vijuese:
2.1. emrin e tatimpaguesit;
2.2. numrin identifikues të tatimpaguesit;
2.3. datën e njoftimit;
2.4. lëndën dhe periudhën tatimore ose periudhat me të cilat lidhet njoftimi;
2.5. shumën e tatimit të vlerësuar, sanksionet dhe interesin;
2.6. një sqarim të shkurtër të vlerësimit;
2.7. kërkesën për pagesë të shumës që përbën detyrim;
2.8. vendin dhe mënyrën e pagesës së shumës që përbën detyrim; dhe
2.9. procedurat e ankesës.
3. Tatimpaguesi, brenda dhjetë (10) ditëve pasi të jetë dorëzuar njoftimi, do të paguajë shumën që
përbën detyrim në vendin e cekur në njoftim. Shumat për pagesë do të përfshijnë tatimin,
sanksionet dhe interesin e shtuar deri në ditën dhe përfshirë ditën e pagesës.
4. Në rast të vlerësimit në rast rreziku sipas nenit 21 të këtij ligji,, Drejtori i Përgjithshëm mund të
kërkojë pagesën e menjëhershme të tatimit dhe të ndërmarrë menjëherë mbledhjen e
detyrueshme për të siguruar pagesën e detyrimit tatimor të pagueshëm.
Neni 23
Anulimi i dokumenteve tatimore
1. Drejtori i Përgjithshëm mund të anuloj dokumentet tatimore të lëshuar nga ATK në qoftë se
konstatohet së janë bërë shkelje të legjislacionit tatimor
2. Drejtori i Përgjithshëm mund të publikojë një njoftim në gazetat e përgjithshme ditore dhe në
faqen e internetit të administratës tatimore kur është tërhequr certifikata e një tatimpaguesi ashtu
që bizneset tjera të jenë në dijeni për tërheqjen dhe ndikimin e saj në mundësinë e tyre për të hyrë
në transaksione ligjore me atë biznes. Mundësia për të publikuar njoftime të tilla gjithashtu do të
përfshijë autorizimin për të publikuar njoftimin për mos-lëshim të një numri fiskal siç është paraparë
në nenin 11 të këtij ligji,, nëse administrata tatimore nuk ka qenë në gjendje të verifikojë
ekzistencën apo adresën e një entiteti i cili ka dorëzuar dokumentet e regjistrimit në Agjencinë për
Regjistrimin e Bizneseve.
3. Për zbatim të paragrafit 1 të këtij neni Ministri për Ekonomi dhe Financa nxjerr akt nënligjor për
përcaktimin e kushteve dhe mënyrën e anulimit të dokumenteve tatimore dhe lëshimi i
dokumenteve publike.
Neni 24
Detyrimi në rastet e veprës penale në fushën e tatimeve
20
Kushdo që kryen vepër penale në fushën e tatimeve apo merr pjesë në atë mënyrë të
bashkëkryerjes, shtytjes apo ndihmës do të jenë bashkërisht dhe individualisht i detyruar për ikje të
tatimeve. Detyrimi po ashtu do të përfshijë interesin në përputhje me nenin 28 të këtij ligji,.
Neni 25
Detyrimi i personave përgjegjës
Personat e përmendur në paragrafët 1. dhe 2. të nenit 16 të këtij ligji, do të jenë bashkërisht dhe
veçmas të detyrueshëm në lidhje me ato obligime tatimore që nuk janë plotësuar, për shkak të
shkeljes me dashje apo nga pakujdesia e madhe e shkeljes së detyrimeve të caktuara mbi ta duke
rezultuar në tatime që, nuk janë vlerësuar ose nuk janë paguar apo nuk janë vlerësuar ose nuk
janë paguar me kohë. E njëjta do të zbatohet në rastet kur kreditimet dhe rimbursimet tatimore të
paguara pa baza ligjore sipas kushteve të fjalisë së parë të këtij neni. Detyrimi po ashtu do të
përfshijë interesin në përputhje me nenin 28 të këtij ligji,.
Neni 26
Vlerësimi i detyrimit të personit të tretë ose për personat e tretë
1. Drejtori i Përgjithshëm mund të kryej një vlerësim të detyrimeve të personit të tretë sipas neneve
24 ,dhe 25 të këtij ligji, si dhe kundër personave përgjegjës të përshkruar në paragrafët 4 dhe 5 të
këtij neni. Nenet 19, 20, 21 dhe 22 të këtij ligji do të aplikohen mutatis mutandis.
2. Barra e provës për vlerësim të drejtë dhe për arsyetimin e detyrimeve të personit të tretë do të
jetë mbi Drejtorin e Përgjithshëm.
3. Pagesa e shumës së detyrimit të personit të tretë mund të kërkohet vetëm kur mbledhja e
detyrueshme ndaj pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të tatimpaguesit nuk ka qenë e
suksesshme apo kur mund të supozohet në mënyrë të arsyeshme se mbledhja e detyrueshme
ndaj pasurisë së luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesit nuk do të shpije në zgjidhje të
detyrimeve tatimore. Ky kufizim nuk do të zbatohet kur detyrimi është i bazuar në kryerjen e veprës
penale në fushën e tatimeve nga personi, apo kur detyrimi i personit për tatim ka rezultuar nga
mos-mbledhja, mos-mbajtja në burim apo mos-pagesa e tatimeve të tilla sikurse është paraparë
në paragrafët 4. dhe 5. të këtij neni.
4. Kur një entitet juridik, apo çdo organizatë ndryshe nga një ndërmarrje afariste personale, nuk ka
mbajtur në burim, nuk ka mbledhur apo nuk ka paguar tatimin e mbajtur në burim apo tatimin e
mbledhur, çdo person përgjegjës për mbajtje në burim, mbledhje apo pagim të tatimit të tillë dhe i
cili me paramendim nuk mban në burim, nuk mbledh apo nuk paguan atë tatim, do të jetë
personalisht i detyrueshëm nga pasuritë e tij apo saj për shumën e tatimit të mos-mbajtur, të mos-
mbledhur apo të mos-paguar. Për qëllime të këtij paragrafi, paramendim do të përcaktohet nëse
personi(at) gjykohet (konsiderohet) të jetë përgjegjës për të paguar, i autorizuar për të paguar, i
urdhëruar për të paguar, apo i lejuar për të paguar kreditorët tjerë kur ai person e ka ditur, apo
është dashur ta dijë se mbajtja në burim e tatimit apo mbledhja e tatimit nuk është mbledhur,
mbajtur në burim apo paguar.
5. Kur një entitet juridik, apo çdo organizatë ndryshe nga një ndërmarrje afariste personale, nuk ka
mbajtur në burim, nuk ka mbledhur apo nuk ka paguar një kontribut pensional, çdo person
përgjegjës për mbajtje në burim dhe pagesë në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës të
kontributeve të tilla pensionale, dhe i cili me paramendim nuk mban në burim, nuk mbledh apo nuk
paguan çdo kontribut të tillë, do të jetë personalisht i detyrueshëm nga pasuritë e tij apo saj për
shumën e kontributeve të mos-mbajtur, të mos-mbledhur apo të mos-paguar në Trust. Për qëllime
të këtij paragrafi, paramendim do të përcaktohet nëse personi(at) gjykohet (konsiderohet) të jetë
përgjegjës për të paguar, i autorizuar për të paguar, i urdhëruar për të paguar, apo i lejuar për të
paguar kreditorët tjerë kur ai person e ka ditur, apo është dashur ta dijë se kontributeve pensionale
nuk janë mbledhur, mbajtur në burim apo paguar.
21
6. Shuma e detyrimit të paraparë në paragrafët 4. dhe 5. të këtij neni është e kufizuar në shumën e
tatimit të pa mbledhur, të pa mbajtur në burim apo të papaguar. Nëse, pas vlerësimit të detyrimit
kundër personave përgjegjës, entiteti juridik, apo organizata ndryshe nga një ndërmarrje afariste
personale, paguan atë tatim që ka qenë obligues për të mbledhur, mbajtur në burim apo paguar,
shuma e vlerësuar kundër personave përgjegjës do të hiqet dhe çdo barrë e dorëzuar do të lirohet.
Sikurse është përkufizuar në këtë ligj, termi ’tatim’ përfshinë tatimin dhe kontributet e pagueshme
në ATK.
7. Shuma e detyrimit të paraparë në paragrafët 4. dhe 5. të këtij neni mund të vlerësohet kundër
një apo më shumë personave që gjykohet të jenë përgjegjës për dështimin e entiteti juridik apo
organizatës tjetër për të mbledhur, mbajtur në burim apo për të papaguar tatimin e mbajtur në
burim apo të mbledhur. Megjithatë, shuma totale e tatimit të mos-mbajtur në burim të mos-
mbledhur apo të mos-paguar mund të mblidhet vetëm një herë. Kur shuma e tatimit të plotë të jetë
paguar nga ndonjë entitet, organizatë, person përgjegjës, apo kombinim i këtyre, çdo shumë e
mbetur e ndëshkimit obliguese nga personat përgjegjës do të hiqet dhe çdo barrë e dorëzuar do të
lirohet. Sikurse është përkufizuar në këtë ligj, termi ’tatim’ përfshinë tatimin dhe kontributet e
pagueshme në ATK
8. Ministri do të nxjerr një akt nënligjor për të përshkruar aplikimin e këtij neni dhe procedurave që
do të ndiqen në vendosjen e detyrimit për palën e tretë.
Neni 27
Pagesat
1. Çdo tatim që përbën detyrim dhe që duhet t’i paguhet ATK-së është një borxh ndaj ATK.
2. Çdo person që ka detyrë t’i paguajë tatime ATK-së sipas legjislacionit të zbatueshëm në
Kosovë, do të paguajë tatimin e tillë në kohën dhe vendin e specifikuar në legjislacionin e tillë ose
rregullat e zbatimit, pa njoftim ose kërkesë nga ana e ATK-së.
3. Çdo person i cili është bërë përgjegjës nga tatimpaguesi të mbajë në burim , të llogarisë dhe të
paguajë çdo tatim në emër të atij tatimpaguesi sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë, pa
njoftim apo kërkesë nga ATK, do të paguajë tatimet e tilla në kohën dhe vendin e caktuar në
legjislacionin e tillë ose rregullat e zbatimit.
4. Secili punëdhënës i cili ka detyrë të japë kontribute pensioni në emër të të punësuarve të tij dhe
të mbajë nga paga kontributet e pensionit nga të punësuarit e tij në përputhje me legjislacionin në
fuqi me lidhje me mbi pensionet në Kosovë do t’i paguajë kontributet e tilla në afatin e përcaktuar
në legjislacionin e tillë ose rregullat e zbatimit.
5. Personat e vetë-punësuar të cilët kërkohet të kryejnë kontributet për pension në përputhje me
legjislacionin në fuqi me lidhje me mbi pensionet në Kosovë do të paguajnë si kontributet e
punëdhënësit ashtu edhe kontributet e të punësuarit në afatin e përcaktuar në legjislacionin e tillë
ose rregullat e zbatimit.
6. Përveç rastit kur parashikohet e kundërta në udhëzimet administrative, të gjitha tatimet do të
paguhen në bankën apo institucione tjera financiare, të licencuara nga Banka Qendrore e
Republikës Kosovës (BQK).
7. Pavarësisht nga çdo dispozitë tjetër në këtë Nen ose në këtë ligj, aty ku shuma e tatimit për
pagesë sipas një deklarate tatimore është tre (3) Euro ose më pak, ose shumë tjetër të tillë të
vogël e përcaktuar nga Drejtori i Përgjithshëm, ATK do të trajtojë tatimin e pagueshëm si vlerë
zero.
8. Përveç rastit kur përcaktohet ndryshe me shkrim nga Drejtori i Përgjithshëm, zyrtarët tatimorë e
kanë të ndaluar të marrin çfarëdo lloj pagese që lidhet me ndonjë tatim.
22
Neni 28
Interesi
1. Në qoftë se çfarëdolloj shume e ndonjë tatimi e administruar nga ATK sipas legjislacionit të
zbatueshëm në Kosovë nuk është paguar deri në datën e fundit të përcaktuar për pagesë,
tatimpaguesi do jetë i detyruar të paguajë interes.
2. Interesi gjithashtu mund të llogaritet për ato shuma të ndëshkimit që bazohen në shumën e
tatimit bazë sipas kushteve që do të përshkruhen në aktin nënligjor që do të lëshohet nga Ministri.
Çdo interes që duhet të llogaritet nuk bën të fillojë së paku deri në njëqindenjëzet (120) ditë pasi
që tatimi në të cilin aplikohen ndëshkimet është vlerësuar dhe se tatimpaguesi është njoftuar se
interesi do të fillojë të rrjedh mbi ndëshkimet në qoftë se bilanci tatimor mbetet i papaguar. Interesi
i tillë do të vazhdojë nga i pari i muajit që pason periudhën njëqindenjëzet (120) ditore, dhe i pari i
secilit muaj paskëtaj, derisa ndëshkimet për të cilat aplikohet interesi janë paguar.
3. Interesi do të llogaritet në bazë mujore, për çdo muaj apo pjesë të muajit nga data kur tatimi
është bërë i detyrueshëm për pagesë deri në datën dhe përfshirë datën kur tatimi paguhet.
4. Shkalla e interesit do të bazohet në, por do të jetë pak më i lartë se, shkalla e interesit të
bankave tregtare të huadhënies në Kosovë dhe do të përcaktohet nga Ministria e Ekonomisë dhe
Financave së paku një herë për vit kalendarik dhe do të publikohet nga ATK.
5. Çdo interes i detyrueshëm për pagim dhe i pagueshëm mund të mblidhet në të njëjtën mënyrë
dhe me të njëjta masa detyruese sikurse tatimi mbi të cilin është bazuar. Urdhër-Pagesat
6 Përjashtimisht nga paragrafi 1 të këtij neni, në rastet kur tatimpaguesit paraqesin në ATK,
kërkesë për pagesë të tatimit me marrëveshje me këste, interesi nuk do të rrjedh nga muaji që
pason muajin në të cilin marrëveshja është vendosur deri sa është respektuar tërësisht.
7. Mosrespektimi i marrëveshjes nga tatimpaguesi do të ketë pasojë rivendosjen e interesit. Në
rast të kërkesës për marrëveshje vijuese për të njëjtin detyrim tatimor dispozitat e paragrafit 6. të
këtij neni nuk do te aplikohen. Procedurat dhe kohëzgjatja e marrëveshjes sipas paragrafit 6. të
këtij neni rregullohen me akt nënligjor.
Neni 29
Rendi i pagesave
1. Shuma e ndonjë tatimi e paguar në përputhje me këtë ligj do të shpërndahet sipas rendit vijues:
1.1. shpenzimet e mbledhjes;
1.2. shuma e çdo obligimi tatimor;
1.3. sanksionet dhe pagesat ndëshkuese; dhe
1.4. interesi.
2. Në qoftë se tatimpaguesi nuk cakton tatimin specifik dhe periudhën tatimore specifike me të
cilën lidhet pagesa, pagesa do të shpërndahet fillimisht për të përmbushur detyrimet më të
hershme dhe ku është e nevojshme sipas radhës së detajuar në paragrafin 1 të këtij neni.
3. Çdo pagesë e pranuar nga mjetet e aktivitetit të mbledhjes së detyrueshme (të tilla si urdhër-
vjelja/marrje masës së pasurisë në llogaritë bankare, shitja e pasurisë së konfiskuar, etj.), mund të
aplikohen në një rend që do të konsiderohej të jetë përparësi e mirë për Qeverinë e Kosovës,
pavarësisht dispozitave të paragrafit 1. apo 2. të këtij neni.
23
Neni 30
Kreditimet dhe rimbursimet
1. Çdo shumë e tatimit e paguar mbi shumën e detyrimit tatimor, me kërkesën e tatimpaguesit do
të kreditohet ndaj detyrimit aktual të tatimpaguesit për çdo detyrim tjetër tatimor dhe kontribute
pensionale. ATK-ja do t’i dorëzojë tatimpaguesit njoftim më shkrim aty ku pagesa e tepërt është
përdorur për mbulimin e një detyrimit tjetër, duke e informuar tatimpaguesin për shumën e
kreditimit të aplikuar, tatimin dhe periudhën tatimore.
2. Në rastin kur tatimpaguesi nuk ka detyrime tjera ndaj ATK-së, ose kur ka mbetur një shumë
tepricë nga tatimi i mbi paguar, pasi teprica e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni është
përdorur për të shlyer detyrimet e tjera tatimore, tatimpaguesi ka të drejtë t’i kërkojë ATK-së
rimbursimin e shumës së mbetur.
3. Kërkesa për kreditim ose rimbursimi për një pagesë të tepërt të çfarëdo lloji të tatimit mund të
dorëzohet brenda gjashtë (6) vitesh nga data kur është paguar tatimi. Procedura për aplikim të
rimbursimit të tatimit do të rregullohet me akt nënligjor.
4. ATK-ja do të veprojë lidhur me kërkesën e lejueshme për rimbursim brenda gjashtëdhjetë (60)
ditëve nga data kur ka pranuar kërkesën nga tatimpaguesi, duke siguruar që detajet e shumës për
rimbursim i janë përcjellë me kohë Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave ose me rastin e
kontributeve pensionale, në Trustin e Kursimeve për Pensione të Kosovës.
5. Në rastin kur tatimpaguesi ka të drejtë në rimbursim sipas paragrafit 2. të këtij neni dhe ky
rimbursim nuk është zbatuar brenda kohës së paraparë në paragrafin 4 po të këtij neni, ATK-ja do
t’i paguajë tatimpaguesit, përveç shumës së përcaktuar nga ATK për rimbursim edhe interesin në
shkallën e përcaktuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave. Kur ATK të përcaktojë se nuk
duhet të lëshohet një rimbursim, apo duhet të mbahet për arsye administrative në përputhje me
ligjin e aplikueshëm, interesi nuk do të jetë obligim në shumën që nuk është lëshuar apo nuk është
mbajtur.
6. Interesi sipas paragrafit 5. të këtij neni, do të filloj të rrjedh nga dita e gjashtëdhjetenjë (61) nga
data e parashtrimit të kërkesës për rimbursim.
Neni 31
Përdorimi i bankave dhe Institucioneve tjera të Licencuara Financiare
1. Me aprovimin e divizionit të Thesarit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ATK mundet të
hyjë në marrëveshje me BQK dhe bankat tjera apo institucionet financiare të licencuara nga BQK
në mënyrë që bankat apo institucionet tjera financiare të licencuara të pranojnë deklaratat tatimore
dhe pagesat tatimore.
2. Sipas marrëveshjes së tillë, bankat apo institucionet tjera financiare do të jenë të obliguara:
2.1. të dërgojnë pagesat e tatimit në BQK brenda afatit të caktuar kohor;
2.2. të dërgojnë deklaratat tatimore dhe dokumentet tjera në ATK brenda afatit të caktuar
kohor;
2.3. të grupojnë dokumentet në tufa me një përmbledhje që tregon për secilën tufë numrin;
2.4 . të bëjnë bilancin e të ardhurave ditore me një dokument kontroll bilanci.
Neni 32
Tatimi që është i detyrueshëm dhe i pagueshëm
24
1. Tatimi që nuk është paguar kur është bërë i detyrueshëm dhe i pagueshëm, Drejtori i
Përgjithshëm në emrin e tij zyrtar, mund të ngrejë padi dhe të kërkojë pagesën në gjykatën e
juridiksionit kompetent, kur kërkohet nga rrethanat e rastit.
2. Në çdo procedure të ngritur sipas këtij neni, lëshimi i një certifikate të nënshkruar nga Drejtori i
Përgjithshëm ku jepet emri dhe adresa e të paditurit dhe shuma e tatimit, dhe e sanksioneve dhe e
interesit të pagueshëm, nëse ka të tillë, do të përbëjë provë të mjaftueshme të asaj shume të
tatimit, sanksioneve dhe interesit në mënyrë që gjykata të japë gjykimin për atë shumë.
Neni 33
Barra
1. Nëse një person i cili është i detyruar t’i paguajë ndonjë tatim ndaj ATK-së sipas legjislacionit të
zbatueshëm në Kosovë shpërfill apo refuzon të paguajë atë tatim brenda dhjetë (10) ditëve pas
dorëzimit të njoftim-vlerësimit, sikurse është paraparë në nenin 22 të këtij ligji, do të lind një barrë
në atë pasuri, apo të drejtat për pasurinë që i përket atij personi (qoftë e luajtshme apo e
paluajtshme, e trupëzuar apo e patrupëzuar) në një shumë të barabartë me tatimin e papaguar,
plus interesin, pagesën, ndëshkimet dhe shpenzimet e mbledhjes.
2. Barra e përshkruar në paragrafin 1. të këtij neni vendoset në orën 17.00 në datën kur tatimi
vlerësohet dhe do të vazhdojë të ekzistojë derisa detyrimi të jetë shlyer ose bëhet i pazbatueshëm.
3. Barra e përshkruar në paragrafin 1. të këtij neni duhet të regjistrohet në zyrën komunale
kadastrale të Agjencinë Kadastrale të Kosovës në lidhje me pronën e paluajtshme dhe çdo zyrë
tjetër përgjegjëse për regjistrimin e pronës, apo interesa të siguruara në pronë, në Kosovë me
qëllim që barra të ketë përparësi kundrejt të gjitha barrëve të regjistruara më vonë ose interesave
të siguruara në lidhje me pasurinë e tillë. Për qëllime të këtij ligji, akti i regjistrimit të barrës nuk
duhet konsiderohet si veprim për mbledhjen e detyrueshme të tatimit.
4. Një person mund të bëjë ankesë në ATK për lirim nga barra duke pretenduar gabim në
dorëzimin e një barre të tillë. Nëse ATK përcakton se dorëzimi i barrës është bërë gabimisht, ajo
do të lëshojë menjëherë një certifikatë për lirim nga barra e tillë.
5. Drejtori i Përgjithshëm mundet të ngrejë një padi civile në gjykatën që ka kompetence
juridiksioni për të zbatuar barrën e vënë sipas këtij neni.
6. Në rast të pagimit të borxhit ndaj ATK, barra do të hiqet.
7. Barra e përshkruar në paragrafin 1 të këtij neni, gjithashtu përvetëson të gjitha pronat që i
takojnë palës së tretë për të cilin është konstatuar së është pronar përfitues i biznesit i cili ka
krijuar detyrime tatimore, edhe pse biznesi është regjistruar në emër tjetër dhe detyrimi tatimor
është krijuar në emrin tjetër. Në rrethanat e tilla, barra tatimore do të përfshijë përshkrimin që do të
tregoi se nuk përvetëson vetëm pasurinë e tatimpaguesit në emrin e të cilit është regjistruar
biznesi, mirëpo gjithashtu përvetëson edhe pasurinë e pronarit përfitues të biznesit në të cilin është
krijuar borxhi tatimor.
8. Barra e përshkruar në paragrafin 1. të këtij neni gjithashtu përvetëson çdo pronë të
tatimpaguesit që mbahet nga personi i tretë i cili është konstatuar se mban pronën si i emëruar i
tatimpaguesit. Në rrethanat e tilla, barra tatimore do të përfshijë të dhënat se ajo përfshinë jo
vetëm pronën e tatimpaguesit, mirëpo gjithashtu përvetëson edhe pronën e veçantë që mbahet
nga personi tjetër si i emëruar nga tatimpaguesi.
9 Çdo barrë tatimore sipas paragrafëve 7. dhe 8. të këtij neni e regjistruar, do të jetë e
detyrueshme në të njëjtën mënyrë si çdo barrë tjetër tatimore e paraparë në paragrafin1 të këtij
neni. Me akt nënligjor do të përcaktohet procedura e cila duhet të zbatohet dhe kriteret bazë për të
konstatuar personat e përmendur ne paragrafët 7. dhe 8. të këtij neni.
25
10. ATK mund të lëshojë një certifikatë për lirim të çdo pjese të pasurisë që i nënshtrohet barrës
tatimore nëse :
10.1. i është paguar ATK-së pjesërisht detyrimi i siguruar me barrë, në një shumë të
përcaktuar nga ATK, e cila nuk do të jetë më pak se vlera e përcaktuar nga ATK;
10.2. Pjesa e tillë e pasurisë është shitur në pajtim me një marrëveshje me Administratën
Tatimore. Mjetet nga shitja e tillë do të mbahen si një fond që i nënshtrohet barrëve dhe
kërkesave të Administratës Tatimore, në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin prioritet ashtu
sikur barrët dhe kërkesat e tilla të kenë qenë në lidhje me pasurinë e liruar. Për qëllime të
këtij neni, fondi i likuidimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit do të konsiderohet të jetë një
fond sikurse ai term i përdorë në këtë akt nën-paragraf.
10.3. çfarëdo shpenzime të arsyeshme dhe të nevojshme të lindura në lidhje me shitjen e
pasurisë sipas nën-paragrafit 10.2. të këtij paragrafi dhe administrimin e mjeteve të shitjes,
do të paguhen nga aplikuesi apo nga mjetet e shitjes përpara plotësimit të çdo barre apo
kërkese të ATK-së. Përveç kësaj, çdo pagesë mandatare që do të bëhet nga fondi i
likuidimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit e cila me ligj ka përparësi mbi kërkesat e
kreditorëve të siguruar do të paguhet nga mjetet e shitjes para plotësimit të ndonjë barre
apo kërkesë të ATK-së
11. Në lidhje me borxhet tatimore të ndërmarrjeve shoqërore:
11.1. në mënyrë të veçantë parashihet që, në lidhje me borxhet tatimore të Ndërmarrjeve
Shoqërore të cilat janë në aktivitet administrativ të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP),
Administrata Tatimore do të regjistrojë barrët në lidhje me ato borxhe tatimore sikurse janë
përshkruar në paragrafët 3. të këtij neni;
11.2. ATK nuk do të marrë veprime tjera të mbledhjes së detyrueshme, përveç shërbimit të
Njoftimit mbi Masën e Marrjes së Pasurisë tek personat e tretë në lidhje me ato borxhe
tatimore të NSh-ve, e as nuk do të ndërmarrë veprime për të zbatuar barrët e regjistruara,
pavarësisht dispozitave tjera të këtij ligji ATK do të ketë të drejtë të mbrojë kërkesën e vet të
siguruar për borxhin tatimor që ndodhet kundrejt mjeteve të marra nga AKP pas shitjes së
aseteve të NSh-ve nga AKP; Në rastet në të cilat ATK e ka regjistruar barrën e cila e
pengon shitjen e pronës së NSh-së, ATK duhet të shfrytëzojë procedurat e parashikuara në
paragrafin 10 të këtij neni për shkarkimin e pronës nga barra në mënyrë që të mbroj
kërkesën e siguruar kundër mjeteve të pranuara nga AKP pas shitjes së pasurive të NSH
nga AKP. Barra e ATK-së do t’i bashkëngjitet mjeteve të shitjes se pronës së cilës i është
bashkëngjitur me të njëjtin prioritet sikurse e ka pasur në vet pronën, të cila ti nënshtrohen
rregullave të vendosur në Ligin 03/L-067 mbi Privatizimin, apo pasuesin e tij, i cili rregullon
prioritetin e kërkesave në ato mjete të likuidimit.
11.3. Aty ku një NSh ka një borxh tatimor, ndalesa kundër ATK-së të detyruar kërkesën e
barrës mbi asetet e asaj NSh do të skadojë në mesnatë të 31 Dhjetorit 2010. Pas asaj date,
ATK ka për detyrë të konfiskojë asetet e NSh-së të cilat nuk janë shitur nga AKP.
12. Barra tatimore e përshkruar në paragrafin 1. të këtij neni përfundon gjashtë (6) vite nga data e
vlerësimit dhe obligimi tatimor më nuk do të jetë i mbledhshëm pas asaj date, me përjashtim të
rrethanave si në vijim:
12.1. tatimpaguesi dorëzon një ankesë mbi vlerësimin tatimor, në të cilin rast periudha
gjashtë vjeçare zgjatet për periudhën e kohës nga data kur pranohet rasti në Departamentin
e Ankesave në ATK derisa Departamenti i Ankesave në ATK lëshon vendimin e saj
përfundimtar ose periudha e lejuar për shqyrtimin e Ankesës ka kaluar, plus gjashtë muaj
shtesë;
26
12.2. borxhi tatimor ose vlerësimi është vendosur nën juridiksionin e gjyqit kompetent apo
Bordi i Pavarur për Rishqyrtime për ndonjë arsye, në të cilin rast periudha gjashtë vjetore
zgjatet për periudhën kohore prej datës kur pranohet rasti në gjyq (apo Bordi i Pavarur për
Rishqyrtime) deri kur të merret vendimi i gjyqit, plus gjashtë muaj shtesë;
12.3. tatimpaguesi është një Ndërmarrje Shoqërore (NSh) që i nënshtrohet privatizimit nga
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), në të cilin rast periudha gjashtë vjeçare shtyhet
pakufi dhe barra nuk skadon deri në gjashtë (6) muaj pasi llogaria përfundimtare për
shpërndarjen e mjeteve që rezultojnë nga privatizimi të jetë miratuar nga organi kompetent;
12.4. tatimpaguesi është Ndërmarrje Qendrore Publike apo Ndërmarrje Lokale Publike, në
të cilin rast periudha gjashtë vjeçare shtyhet pakufi dhe barra nuk skadon deri sa detyrimet e
NP të jenë shlyer tërësisht;
12.5. nëse tatimpaguesi është jashtë Republikës së Kosovës për periudhën kohore më të
gjatë se tre muaj, në ç’rast periudha gjashtë vjeçare zgjatet për aq kohë që tatimpaguesi
është jashtë Republikës së Kosovës dhe për gjashtë (6) muaj të tjerë pas kthimit të tij apo
saj në Republikën e Kosovës;
12.6. tatimpaguesi është një organizatë buxhetore e qeverisjes qendrore apo komunale, në
t cilin rast periudha gjashtë vjeçare është zgjatur pafundësisht dhe barra nuk skadon deri sa
detyrimet e organizatës buxhetore të paguhen;
12.7. tatimpaguesi dhe ATK-ja merren vesh që të zgjasin periudhën e kohës për mbledhje
me anë të marrëveshjes me shkrim, kohëzgjatja e të cilës ndryshon varësisht nga rrethanat
e tatimpaguesit, mirëpo në përgjithësi nuk duhet të tejkaloj njëzetekatër (24) muaj të tjera;
apo
12.8. data e vlerësimit për llogaritjen e periudhës gjashtë (6) vjeçare të mbledhjes do të jetë
data e njoftim vlerësimit e lëshuar sipas nenit 22 të këtij ligji, .
Neni 34
Masë për marrje pasurie
1. Në qoftë se një person i cili është i detyruar të paguajë një lloj tatimi nuk paguan ose refuzon të
paguajë brenda dhjetë (10) ditëve pas dorëzimit të një njoftimi për vlerësim, Drejtori i Përgjithshëm
ose zyrtari i autorizuar me shkrim nga Drejtori i Përgjithshëm ka të drejtë të ligjshme të mbledhë
shumën e tillë (dhe shuma të tjera që janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e masës për
marrje pasurie) me masën për konfiskimit pasurie që i përket personit të tillë (qoftë në pronësi
fizike të tatimpaguesit ose një personi të tretë).
2. Me qëllim që të ekzekutimit të masës për konfiskim pasurie, një zyrtar i autorizuar do t’i dorëzojë
njoftimin për konfiskim personit (përfshirë, por jo e kufizuar për, punëdhënësit, bankave,
institucioneve të tjera financiare apo autoriteteve publike) që ka kontroll ose posedim të pasurisë
që i përket tatimpaguesit (qoftë e tundshme, patundshme, e prekshme ose e paprekshme) ose ai i
cili i ka një detyrim tatimpaguesit në kohën kur është nxjerrë masa për marrje pasurie. Një masë
për marrje pasurie e ushtruar sipas autoritetit të këtij nën-paragrafi do të konsiderohet të jetë një
masë për marrje pasurie e vazhdueshme, në kohën kur është ushtruar (shërbyer), që është e
shoqëruar me një kopje nga barra tatimore e regjistruar në Regjistrin e Pengut, apo e një regjistri
të tillë që mund të jetë pasuese e Regjistrit të Pengut, dhe marrësi i masës së marrjes së pasurisë
këshillohet me shkrim që masa për marrje pasurie do të konsiderohet të jetë një masë e
vazhdueshme e marrjes së pasurisë qe zgjatet nga data kur është ushtruar për së pari herë masa
e marrjes së pasurisë deri në datën në të cilën tatimi dhe të gjitha shtesat dhe aktualitetet
(përllogaritjet), paguhen plotësisht, ose masa për marrje pasurie është lëshuar, cilado që është më
herët.
27
3. Në rast se pasuria përbëhet prej rrogës ose pagave të paguara, zyrtari i autorizuar do t’i
dorëzojë një njoftim për konfiskim zyrtarit ose punëdhënësit i cili ka për detyrë të paguajë rrogën
ose pagat.
4. Njoftimi për konfiskim do të përmbajë:
4.1. tatimpaguesin të cilit i është konfiskuar pasuria;
4.2. vendndodhjen e pasurisë;
4.3. llojin e detyrimit;
4.4. periudhën tatimore për të cilën ka lindur detyrimi; dhe
4.5. shumën e tatimit të vlerësuar.
5. Duke iu nënshtruar paragrafëve 2. dhe 3. të nenit 82 të këtij ligji çdo pasuri që i nënshtrohet
njoftimit për konfiskim mund të konfiskohet nga zyrtari i autorizuar, ose të drejtat e përdorimit të
kësaj pasurie nga çdo person mund të kufizohen që këtej e tutje (në mënyrë që ky person mund të
shfrytëzojë pasurinë nën mbikëqyrjen e ATK-së, por nuk mund të tjetërsojë pasurinë), me kusht që
në secilin rast pasuria e tillë nuk mund (përveç kur pasuria mund të prishet) të shitet ose të
tjetërsohet brenda tridhjetë (30) ditë ky afat fillon të rrjedh nga data e konfiskimit të pasurisë deri
në datën e shitjes së kësaj pasurie.
6. Në qoftë se zyrtari i autorizuar arrin në përcaktimin se mbledhja e tatimit është në rrezik, ky
zyrtar mund të bëjë njoftimin dhe kërkesën për pagesë të menjëhershme të tatimit dhe, në rast të
mospagesës ose refuzimit për të paguar tatimin, mbledhja e tatimit në bazë të masës për marrje
pasurie e përmendur hyn në fuqi pa respektuar periudhën dhjetë (10) ditore të përmendur në
paragrafin 1, periudhën tridhjetë (30) ditore të përmendur në paragrafin 5. të këtij neni dhe kufijtë
kohor të detajuar në paragrafëve 2. dhe 3. të nenit 82 të këtij ligji.
7. Pavarësisht dispozitave të paragrafit 2. të këtij neni, masa për marrje rroge ose page që duhet ti
paguhet ose që i është paguar tatimpaguesit do të jetë e vazhdueshme dhe do të shtrihet nga data
kur kjo masë është vendosur për herë të parë deri në datën kur detyrimi për të cilin lindi masa e
marrjes të jetë plotësuar ose të jetë bërë e pabazë.
8. Në rastet kur pasuria mbi të cilën është vendosur masa e marrjes nuk është e mjaftueshme për
të plotësuar pretendimin për të cilën u vendos masa e marrjes, zyrtari i autorizuar mundet, më pas,
dhe sa herë të jetë e nevojshme, të vazhdojë të vendosë masa marrjeje mbi pasuri të tjera që
mund t’i nënshtrohen masës së marrjes derisa të jetë paguar tërësisht shuma e detyrimit nga
personi në fjalë, së bashku me të gjitha shpenzimet.
Neni 35
Zbatimi me përmbarim i masës së marrjes
1. Çdo person në posedim të (ose që ka detyrim në lidhje me) pasurisë që i nënshtrohet masës së
marrjes dhe mbi të cilën është vendosur masa e marrjes, me kërkesë të një zyrtari të autorizuar,
do t’ia dorëzojë pasurinë e tillë zyrtarit të autorizuar (ose do të shkarkojë një detyrim i tillë), përveç
asaj pjese të pasurisë e cila në kohën e bërjes së kërkese, i nënshtrohet ekzekutimit sipas një
procesi gjyqësor.
2. Çdo person i cili kundërshton ose refuzon të dorëzojë pasurinë që i nënshtrohet masës së
marrjes kundrejt kërkesës së zyrtarit të caktuar, mban përgjegjësi personale në formën e një
detyrimi ndaj qeverisë në shumën e barabartë me vlerën e pasurisë që nuk është dorëzuar, por
nuk tejkalon shumën e tatimit për të cilën është vendosur masa e marrjes (së bashku me interesin,
sanksionet dhe shpenzimet), sikur të ishte nën-deklarim i tatimeve. Vendosja e këtij sanksioni nuk
e liron personin për të cilin është ushtruar masa e marrjes për detyrimet e tyre për të dorëzuar
28
pronën që do t’i nënshtrohet masës së marrjes së pasurisë që është ushtruar tek ai person në
përputhje me paragrafin 1 të këtij neni.
3. Përveç detyrimit personal të vënë me paragrafin 5. këtij neni, nëse mosdorëzimi ose refuzimi
për të dorëzuar bëhet pa shkak të arsyeshëm, personi në fjalë do t’i nënshtrohet një sanksioni
sipas paragrafit 1. të nenit 55 të këtij ligji.
Neni 36
Shitja në ankand publik
1. ATK mundet të shesë në ankand publik çdo pasuri të konfiskuar në përputhje me këtë ligj.
2. Procedura e shitjes së pasurisë në ankand publik do të rregullohen më akt të veçantë nënligjor.
Neni 37
Kufizimet mbi mbledhjen e detyrueshme
1. Vetëm pasuria e cila është e nevojshme dhe e mjaftueshme për të plotësuar detyrimet aktuale
tatimore të tatimpaguesit mund t’i nënshtrohen veprimit të marrjes me detyrim.
2. Format vijuese të pasurisë së tatimpaguesit do të përjashtohen nga masa e marrjes dhe
konfiskimet:
2.1. pagesa ushqimore për fëmijë dhe pagesat e asistencës sociale;
2.2. veshmbathja themelore;
2.3. ushqimi bazë;
2.4. mobiliet bazë;
2.5. plaçkat personale bazë, duke përjashtuar artikujt luksoz;
2.6. çdo pasuri tjetër e specifikuar në një udhëzim administrativ.
3. Veprimet për të mbledhur borxhin tatimor duhet të ndërmerren brenda periudhës së paraparë
me ligj, gjatë së cilës barra tatimore është e vlefshme sikur që është paraparë në nenin 33 të këtij
ligji. Nëse aksioni i mbledhjes, përveç regjistrimit të barrës, është iniciuar ndaj një aseti specifik,
ATK është e autorizuar ta përfundojë atë aksion të mbledhjes edhe pse mund të zgjatet përtej
periudhës 6 vjeçare të paraparë me ligj ose periudha e zgjatur e mbledhjes sipas paragrafit 12. të
nenit 33 të këtij ligji.
4. Pa paragjykim në të gjitha dispozitat tjera të këtij Ligji, zyrtarët e autorizuar të Administratës
Tatimore mund të kërkojnë nga një tatimpagues, apo përfaqësuesi i tij apo saj i autorizuar, që të
japë deklaratë nën betim për pasuritë në kohën dhe vendin dhe vendin e caktuar nga administrata
tatimore. Deklarimi i tillë i pasurisë do të përfshijë me sa vijon:
4.1. të gjitha pasuritë që aktualisht janë në pronësi të tatimpaguesit, qoftë drejtpërdrejt apo
tërthorazi;
4.2. të gjitha pasuritë në të cilat tatimpaguesi ka interes pronësie;
4.3. të gjithë pasuritë e shitura nga tatimpaguesi brenda gjashtë (6) muajve para datës së
deklarimit, përfshirë personin të cilit i është transferuar pasuria, marrëdhënia me
tatimpaguesin e personit të cilit i është transferuar pasuria, data e transferimit, shuma e
kompensimit për të cilën është transferuar pasuria;
29
4.4. përshkrimi i të gjitha detyrimeve borxh kundrejt pasurive të përshkruara në deklarim dhe
koha e vendi i regjistrimit të çdo interesi të siguruar në çdo pasuri;
4.5. të gjitha burimet e të ardhurave aktuale, të tilla si punëdhënësit, llogaritë bankare,
llogaritë e arkëtueshme, etj.
5. Pa paragjykim në të gjitha dispozitat tjera të këtij ligji, zyrtarët e autorizuar të Administratës
Tatimore mund të kërkojnë nga çdo person që besohet të ketë informata që lidhen me mbledhjen e
një borxhi tatimor që të japë deklaratë nën betim lidhur me mbledhjen e borxhit të tillë tatimor në
kohën dhe vendin e caktuar nga administrata tatimore.
6. Zbatimi i paragrafëve 4. dhe 5. të këtij neni do të jenë përmes prezantimit të fakteve dhe
rrethanave për një gjyq kompetent, i cili mund të nxjerrë një urdhër që do të detyronte paraqitjen
dhe dëshmimin e atyre personave të përshkruar në paragrafin 4. të këtij neni. Çdo person i cili nuk
paraqitet në kohën dhe vendin e specifikuar, apo për të dhënë informatat, në përgjigje të
kërkesave për informata të përshkruara në paragrafët 5. dhe 6. të këtij neni, do t’i nënshtrohet
gjobës apo sanksioneve tjera (përfshirë burgimin) të tilla siç mund të përshkruhen nga gjyqi
kompetent. Gjoba apo ndëshkimi i tillë nuk do të jetë më i vogël së pesëqind (500) Euro.
Neni 38
Mbledhja e tatimit nga ortakët dhe anëtarët e shoqatave të painkorporuara
Drejtori i Përgjithshëm mund të mbledhë nga çdonjëri prej ortakëve të ortakërisë së përgjithshme
çdo tatim së bashku me interes, sanksione dhe shpenzime, që janë obligim nga ortakëria, sikurse
është paraparë në Ligjin mbi Organizatat Afariste (Shoqëritë Tregtare)
Neni 39
Urdhrat për raste rrezikimi
1. Në rastin kur Drejtori i Përgjithshëm konsideron se pagesa e tatimit që do të bëhet e
detyrueshme për pagesë është në rrezik sepse personi po përgatitet të braktisë Kosovën, të
ndërpresë biznesin ose të transferojë pasurinë, ose është në rrezik për arsye tjera, Drejtori i
Përgjithshëm mundet të njoftojë çdo person:
1.1. që i detyrohet në para personit i cili ka detyrimin të paguajë tatimin;
1.2. që mban para për personin i cili ka detyrimin të paguajë tatimin;
1.3. që ka autoritet nga ndonjë person tjetër për t’i paguajë para personit i cili ka detyrimin
të paguajë tatimin;
1.4. të lërë mënjanë paratë deri në kohën kur Drejtori i Përgjithshëm lëshon një njoftim
sipas paragrafin 1. të këtij neni ose kur ai tërheq njoftimin e lëshuar sipas këtij neni.
2. Çdo person i cili nuk lë mënjanë paratë sipas kërkesës së paragrafin 1. të këtij neni, ngarkohet
me një sanksion të përcaktuar në paragrafin 2. të nenit 55 të këtij ligji.
Neni 40
Embargo në importe dhe eksporte
1. Në çdo rast kur një person i cili është i detyruar të paguaj ndonjë tatim shpërfill ose refuzon të
paguajë brenda dhjetë (10) ditëve pas dorëzimit të njoftim-vlerësimit ose kur Drejtori i Përgjithshëm
konsideron se pagesa e tatimit është në rrezik sipas nenit 39 të këtij ligji, do të jetë e ligjshme për
Drejtorin e Përgjithshëm ose për një zyrtar të autorizuar me shkrim nga Drejtori i Përgjithshëm, të
30
kërkojë me shkrim nga Drejtori i Përgjithshëm Gjeneral i Shërbimit Doganor që të vendosë
embargo në kalimet e çdo importi apo eksporti nga ai person.
2. Çdo kërkesë e bërë tek Drejtori Gjeneral i Doganave të Kosovës sipas paragrafit 1. të këtij neni
do të mbetet e vlefshme derisa Drejtori i Përgjithshëm të informojë Drejtorin Gjeneral me shkrim
për vendimin e përfundimit të kërkesës.
Neni 41
Ndalesat për largim
1. Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së mund të kërkojë që Policia Kufitare e Kosovës ose autoritet tjera
të ndërmarrë hapa të tillë sipas nevojës për të parandalojë një person të lëshojë Kosovën sipas
kushteve vijuese:
1.1. Drejtori i Përgjithshëm duhet të ketë arsye të besojë se personi është gati për t’u larguar
nga Kosova dhe largimi i tillë paraqet një rrezik të menjëhershëm për buxhetin e Kosovës
sepse personi nuk ka paguar borxhet tatimore më shumë se pesëmijë (5,000) Euro apo nuk
ka dorëzuar një a më shumë deklarata tatimore të kërkuara që paraqesin një shumë të
panjohur të detyrimit tatimor;
1.2. Drejtori i Përgjithshëm duhet t’i dorëzojë një kërkesë më shkrim Kryesuesit të Policisë
Kufitare duke arsyetuar kërkesën për të parandaluar personin të largohet nga Kosova; dhe
1.3. Pa vonesë të tepruar pas kërkesës për Kryesuesin e Policisë Kufitare, Drejtori i
Përgjithshëm i ATK-së mund të kërkojë një seancë dëgjimore para një gjyqi kompetent me
juridiksion mbi çështje të tilla dhe t’i kërkoj gjyqit të autorizojë Policinë Kufitare të
parandalojë largimin e personit sipas kushteve të përshkruara në urdhrin e gjyqit.
2. Me pranimin e kërkesës të përshkruar në nën-paragrafin 1.2 të këtij neni, Kryesuesi i Policisë
Kufitare do të ndërmarrë hapa të tillë sipas nevojës për të parandaluar personin e nënshkruar të
largohet nga Kosova duke u varur nga nxjerrja e një urdhri nga gjyqi kompetent sikurse është
paraparë në nën-paragrafin 1.3 të këtij neni. Nëse urdhri i tillë është nxjerrë brenda dyzetetetë
(48) orëve nga koha kur fillimisht personi i nënshtruar është parandaluar të largohet nga Kosova,
personi do të lejohet të largohet nga Kosova pa ndonjë veprim të mëtutjeshëm nga Policia
Kufitare.
3. Me pranimin e një urdhri nga një gjyq kompetentet, i cili autorizon Policinë Kufitare të
parandalojë largimin e një personi, Policia Kufitare do të ndërmarrë hapat sipas nevojës për të
parandaluar personin të lëshojë Kosovën derisa të plotësohen kushtet e përshkruara në urdhër.
4. Nëse përpara skadimit të periudhës kohore të autorizuar nga gjyqtari apo prokurori për
parandalimin e personit të lëshojë Kosovën, personi mund të lejohet të lëshojë Kosovën nëse ai
person:
4.1. kryen pagesën në tërësi; apo
4.2. dorëzon të gjitha deklaratat obliguese të kaluara me pagesë të tërësishme;
4.3. bën një marrëveshje të kënaqshme për Drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së për pagesë
të tatimit apo dorëzim dhe pagesë të të gjitha deklaratave obligative të kaluara; apo
4.4. ofron një deklarim të plotë të pasurive, nën betim, sikurse është paraparë në paragrafin
4 të nenit 37 të këtij ligji, i cili tregon se personi nuk është në gjendje të paguajë borxhin
tatimor, apo pasuritë nga të cilat mund të mblidhet tatimi.
5. Kur personi t’i ketë plotësuar kushtet për largim sikurse janë paraparë në urdhrin e gjyqit, ATK
duhet të informojë Policinë Kufitare pa ndonjë vonesë të madhe.
31
Neni 42
Transferimi i Aseteve
1. ATK do të ketë autoritetin që të transferoj një vlerësim të tatimit tek entiteti tjetër pas transferimit
të aseteve (të tundshme dhe të patundshme) në rrethanat si në vijim:
1.1. tatimpaguesi ka transferuar mjetet tek entiteti tjetër qoftë në parashikimin e krijimit të
borxhit tatimor ose pas krijimit të borxhit tatimor;
1.2. transferimi i mjeteve ka qenë më i vogël se vlera e hapur e tregut të aseteve;
1.3. transferimi i aseteve e ka lënë tatimpaguesin pa aftësi për të paguar borxhin tatimor;
dhe
1.4. ATK ka njoftuar tatimpaguesin dhe entitetin tjetër, për përcaktimin, se transferimi i
aseteve do të rezultojë në një vlerësim ndaj palës së tretë dhe duke ju ofruar palës së tretë
të drejtën për tu ankuar.
2. Shuma e tatimit që duhet të vlerësohet tek entiteti tjetër, do të jetë më e vogël se obligimi tatimor
i tatimpaguesit ose vlera e pasurisë së transferuar.
3. Transferimi i bërë brenda tre (3) muajve të krijimit të borxhit tatimor duhet të konsiderohet që
është bërë në parashikimin e krijimit të borxhit tatimor.
4. Nëse transferimi i pasurive (të luajtshme apo të paluajtshme) është bërë pasi që barra tatimore
e ATK-së sikur që parashihet në nenin 27 të këtij ligji, është regjistruar në regjistrin përkatës pa e
shlyer borxhin tatimor për të cilin është aplikuar barra tatimore, barra tatimore do të konsiderohet
që përvetëson pasurinë e transferuar dhe pasuria e transferuar do ti nënshtrohet procedurave të
urdhër-vjeljes që parashihen në nenin 34 të këtij ligji.
5. Procedurat që duhet të zbatohen në caktimin e një vlerësimi ndaj palës së tretë, pranuese e
aseteve të transferuara, do të përcaktohen me akt nënligjor.
Neni 43
Borxhet tatimore të pambledhshme
1. ATK mund të transferojë një borxh tatimor në një dosje pasive për ta larguar atë nga baza e të
dhënave aktive të mbledhjes kur është përcaktuar përmes përpjekjeve të dokumentuara se tatimi
nuk është i mbledhshëm në kohën e përcaktimit. Përcaktimi i tillë mund të bëhet në rastet të tilla si,
por duke mos u kufizuar në to, pamundësia për ta gjetur tatimpaguesin apo asetet e tij/saj;
operimet afariste kanë pushuar pa lënë asete; një tatimpagues i vdekur kur nuk ka transferime të
aseteve nga të cilat mund të mblidhet tatimi; një biznes që është shpallur i falimentuar dhe të gjitha
masat e mbledhjes janë ndërmarrë; një tatimpagues që nuk ka mundësi të paguajë borxhin tatimor
bazuar në një analizë komplete të gjendjes financiare të tatimpaguesit; dhe përcaktime të natyrës
së ngjashme.
2. Vendosja e borxhit tatimor në një dosje pasive nuk e liron borxhin tatimor apo çrregullojë
prioritetin e barrës së ATK-së. Nëse burimet e reja të mbledhjes bëhen të ditura, ATK do të kthejë
borxhin tatimor në gjendjen aktive të mbledhjes. Në raportimin e shumave të borxhit tatimor të
pashlyer, ATK do të raportoj vetëm atë shumë të borxhit tatimor që është në një gjendje aktive t
mbledhjes, duke mbajtur mundësinë e raportimit të shumës së borxhit pasiv me kërkesë nga një
zyrtar i autorizuar i qeverisë.
3. Kur vlerësimi tatimor bëhet i pa mbledhshëm si rezultat i skadimit të kohës së mbledhjes sikur
që është paraparë në nenin 33, ATK mund t’i shlyej këto detyrime nga shënimet e saja dhe do të
32
anulojë borxhin tatimor, kur dispozitat e nenit 33 dhe paragrafit 3. të nenit 37 të këtij ligji janë
plotësuar pa autorizim të mëtutjeshëm. ATK do të përfshijë në raportin e saj vjetor për ministrin
dhe organin kompetent, vlerën e borxheve të shlyera si rrjedhojë e kësaj dispozite.
Neni 44
Të ardhurat e paligjshme
1. Të ardhurat do t’i nënshtrohen tatimit në rastet kur fitimi i të ardhurave është konsideruar i
paligjshëm sipas çdo legjislacioni relevant në fuqi në Kosovë.
2. Dhënia për nxitje për të marrë apo mbajtur afarizimin, apo forma tjera të përparësisë e dhe
shpenzimet që lidhen me to nuk do të trajtohen si shpenzime të lejueshme, nëse dhia e nxitjeve
apo përparësisë përbën një akt të paligjshëm të mbuluar me një dispozitë të Kodit Penal të
Kosovës.
3. Çdo zyrtar i ATK-së do të informojë zyrën e prokurorit publik përmes kanaleve zyrtare te
Kryesuesi i Njësisë së Hetimeve Tatimore pa ndonjë vonesë të tepër rreth të gjitha gjetjeve për një
veprim të dyshuar joligjor në pajtim me paragrafin 2. të këtij neni. Megjithatë, zyrtarët e Zyrës së
Standardeve Profesionale të ATK-së do të ndjekin kanalet e veta për raportimin e informatave të
tilla tek zyra e prokurorit publik.
4. Zyra e prokurorit publik do të informojë ATK-në rreth evidencës dhe rezultateve të procedurës
penale në rastet e paragrafit 2. të këtij neni.
5. Çdo zyrtar i çdo autoriteti publik (qendror apo komunal), i cili gjatë ushtrimit të detyrave të veta
zyrtare, ka rënë në dijeni të fakteve që sugjerojnë se është kryer një shkelje tatimore, është i
obliguar t’i raportoj ato fakte tek autoritetet e ATK-së që janë përgjegjëse për procedim tatimor
penal përmes kanaleve zyrtare të atij autoriteti publik.
Neni 45
Drejtori i Përgjithshëm mundet të ri-karakterizojë marrëveshjet
1. Me qëllim të përcaktimit të detyrimit tatimor sipas legjislacionit të zbatueshëm tatimor në
Kosovë, Drejtori i Përgjithshëm mund të kryejë si më poshtë:
1.1. të mos marrë parasysh një transaksion që nuk ka efekt substancial ekonomik;
1.2. të ri-karakterizojë një transaksion në rastin kur forma e transaksionit nuk reflekton
thelbin e tij ekonomik; apo
1.3. të ri-karakterizojë një element të një transaksionit që është kryer si pjesë e një skeme
për të shmangur detyrimin tatimor.
2. Drejtori i Përgjithshëm do të njoftojë tatimpaguesin për çdo mos marrje parasysh ose ri-
karakterizim sipas paragrafin 1. të këtij neni.
Neni 46
Transaksionet mes personave të lidhur
1. Në rastin e çdo transaksioni mes personave të lidhur, Drejtori i Përgjithshëm mund të rregullojë
apo caktojë të ardhura ose zbritje në mes personave të tillë sipas nevojës për të reflektuar të
ardhurat e tatueshme të cilat do të kishin rezultuar nga transaksioni nëse personat nuk do të ishin
të lidhur.
33
2. Në transaksionet tregtare ose financiare në mes të personave të lidhur, Drejtori i Përgjithshëm
mund të përshtatë çmimin e shitjes mes të personave të tillë për të reflektuar vlerën e tregut që do
të ndodhte nëse personat nuk do të ishin të lidhur.
Neni 47
Shkëmbimi i transaksioneve dhe raportimi i informatave nga palët e treta
1. Transaksionet e këmbimit do të konsiderohen si shitje e mallrave ose rezultat i punës apo
shërbimit të bëra me vlerë tregu.
2. Faturat tatimore duhet të lëshohen për transaksionet e këmbimit në mënyrë të njëjtë sikur të
jenë lëshuar për transaksione me para në dorë. Nëse vlera e transaksionit me këmbim e paraqitur
në faturën tatimore është vlerë e zvogëluar, Drejtori i Përgjithshëm mund të rregullojë vlerën e
transaksionit për të reflektuar vlerat e tregut. Nën-deklarimi i të ardhurave dhe arkëtimet e
shmangura
3. Të gjithë personat e angazhuar në tregti ose afarizëm të cilët tatohen në bazë të të hyrave reale
dhe që bëjnë blerje të mallrave ose shërbimeve (apo marrin mallra ose shërbime në një barter
transaksion) nga personi tjetër i tatueshëm në gjithsejtë pesëqind (500) Euro e më shumë në çdo
vit të tatueshëm, duhet të paraqesin deklaratë të vërtetë dhe të saktë duke raportuar blerjet e tilla
tek ATK-ja. Blerjet e bëra nga Qeveria dhe komunat e Republikës së Kosovës gjithashtu i
nënshtrohen këtyre kërkesave për raportim. Deklaratat vjetore obliguese me këtë nen do të
dorëzohen në ATK, por jo më larg se 31 Mars të vitit vijues.
4. Kur është e nevojshme të bëhen efektive dispozitat e këtij neni, emri, adresa dhe Numri
Identifikues i Tatimpaguesit (numri fiskal) të shitësit të mallrave apo shërbimeve do të jepen me
kërkesën e blerësit.
5. Secili entitet, përveç entitetit qeveritar apo komunal, nga i cili sipas këtij neni kërkohet të
dorëzojë deklaratat informuese dhe nuk dorëzon atë, do ti nënshtrohet ndëshkimit deri në
pesëqind (500) Euro.
6. Ministri do të lëshojë një akt nënligjor për te përcaktuar formatin në të cilin duhet të dorëzohen
raportet e deklaratave në ATK-ë, duke përfshirë mundësinë e caktimit të kushteve nën të cilat
duhet të dorëzohen format në një format të pranueshëm elektronik.
Neni 48
Nën-deklarimi i të ardhurave dhe arkëtimet e devijuara
Në rastin kur një individ deklaron një shumë të të ardhurave që është e pamjaftueshme për të
mbështetur shpenzimet e tij apo saj të kryera për konsum personal, ATK mundet të rillogarisë të
ardhurat e individit në bazë të shpenzimeve të kryera nga individi, apo ndonjë metodë tjetër
indirekte e duhur për rrethanat, duke marrë në konsiderate të ardhurat e periudhave të
mëhershme.
Neni 49
Sanksionet për mospërmbushje
Çdo sanksion i vënë sipas nenit 50 deri 61 të këtij ligji do të konsiderohet si detyrim ndaj ATK-së.
Neni 50
Ndëshkimi administrativ lidhur me Certifikatën Fiskale
34
1. Çdo person i cili kryen një veprimtari pa marrë një certifikatë fiskale apo pa qenë i regjistruar në
ATK, sipas kritereve të përkufizuara në nenin 11. të këtij ligji do t’i nënshtrohet një ndëshkimi
administrativ në shumë të barabartë me pesëqind (500) Euro.
2. Kur është konstatuar së një person kryen një veprimtari pa numër fiskal, atëherë ATK do të
lëshojë një numër fiskal dhe do të aplikojë ndëshkimin siç është paraparë në paragrafin 1. të këtij
neni.
3. Përveç kësaj ATK do t’i bartë Agjencisë për regjistrim të bizneseve detajet për biznesin e
paregjistruar.
Neni 51
Ndëshkimet Administrative lidhur me mos deklarim dhe mos pagesë
1. Kur një person kërkohet të dorëzojë një deklaratë tatimore sipas legjislacionit të aplikueshëm në
Republikën e Kosovës, nuk e dorëzon këtë deri në datën e kërkuar, personi i tillë do t’i nënshtrohet
një ndëshkimi administrativ prej pesë përqind (5%) të tatimit të papaguar për secilin muaj apo
pjesë të muajit për të cilin është vonuar, me një ndëshkim maksimal administrativ për pagesë prej
njëzetepesë përqind (25%) të obligimit tatimor.
2. Kur një person kërkohet të paguajë një tatim sipas legjislacionit të aplikueshëm në Republikën e
Kosovës, nuk paguan tërë apo një pjesë të tatimit të tillë deri në datën e kërkuar, personi i tillë do
t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej një përqind (1%) të obligimit tatimor për secilin muaj
apo pjesë të muajit për të cilën ajo pagesë është vonuar, deri në maksimum dymbëdhjetë (12)
muaj.
3. Ndëshkimi administrativ i paraparë në paragrafin 2. të këtij neni nuk do të aplikohet për asnjë
muaj apo pjesë të muajit gjatë së cilit ndëshkimi administrativ i paraparë në paragrafin 1. të këtij
neni është aplikuar.
Neni 52
Ndëshkimet administrative lidhur me nën deklarimin e tatimit dhe mbi deklarimin e
rimbursimeve tatimore
1. Kur nga një person kërkohet të plotësojë një deklaratë tatimore sipas legjislacionit të
zbatueshëm në Kosovë nën-deklaron shumën korrekte të obligimit tatimor apo mbi-deklaron
shumën korrekte të një rimbursimi tatimor për të cilin ata kanë të drejt, personi i tillë do t’i
nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej:
1.1. pesëmbëdhjetë përqind (15%) të diferencës mes shumës korrekte të tatimeve që duhet
të deklarohet dhe shumës që në të vërtetë është deklaruar aty ku ndodh që nën-deklarimi i
tillë ose mbi-deklarimi është deri në 10% apo me pak; ose
1.2. njëzetepesë përqind (25%) e ndryshimit mes shumës korrekte të tatimit që duhet të
ishte deklaruar dhe shumës që në të vërtetë është deklaruar aty ku ndodh që nën-deklarimi i
tillë ose mbi-deklarimi sipas nën-paragrafit 1.1. të këtij paragrafi është me shumë se dhjetë
përlind (10%) e shumës korrekte të tatimit;
2. Për qëllime të paragrafit 1. të këtij neni, tatimpaguesi i cili kërkohet të plotësojë deklaratën
tatimore për një periudhë tatimore dhe nuk dorëzon deklaratën e tillë, konsiderohet se ka deklaruar
se shuma e detyrimit tatimor të detyruar nga ai ose ajo për atë periudhë tatimore ka qenë zero.
Neni 53
Mosdorëzimi, mos krijimi ose mos paraqitja e të dhënave
35
1. Përveç nëse parashihet ndryshe, çdo person nga i cili kërkohet të dorëzojë një pasqyrë
informatash në ATK dhe i cili nuk e bën këtë deri në datën obliguese apo i cili dorëzon një pasqyrë
të pasaktë ose jo komplete do t’i nënshtrohet një sanksioni prej njëqindenjëzetepesë (125) Euro
për secilën pasqyrë të pa dorëzuar, për secilën pasqyrë të pasaktë apo të pakompletuar, deri në
maksimum prej dymijepesëqind (2,500) Euro.
2. Çdo person i nga i cili kërkohet të krijojë ose mbajë regjistrime, përfshirë kërkesën për të
vendosur numrin fiskal të biznesit në të gjithë kuponët dhe faturat e lëshuara, sipas legjislacionit të
zbatueshëm në Republikën e Kosovës dhe i cili nuk e kryen këtë do t’i nënshtrohet një ndëshkimi
administrativ si vijon:
2.1. tatimpaguesi me qarkullim vjetor deri tridhjetëmijë (30,000) Euro, ndëshkim
administrativ prej njëqindenjëzetepesë (125) Euro,
2.2. tatimpaguesi me qarkullim vjetor nga tridhjetëmijë (30,000) deri dyqindëmijë (200,000)
Euro –ndëshkim administrativ prej dyqindepesëdhjetë (250) Euro;
2.3. tatimpaguesi me qarkullim vjetor nga dyqindmijë (200,000) deri pesëqindmijë (500,000)
Euro – ndëshkim administrativ prej pesëqind (500) Euro; ose
2.4. tatimpaguesi me qarkullim vjetor prej pesëqindmijë (500,000) dhe më shumë –
ndëshkim administrativ prej njëmijë (1,000) Euro.
3. Baza për llogaritjen e ndëshkimit administrativ të paraparë në paragrafin 2. të këtij neni është
qarkullimi i vitit të kaluar fiskal. Për bizneset e reja, bazë është qarkullimi real i vitit aktual.
4. Rregullat procedurale për vendosjen e kohës brenda së cilës transaksionet duhet të futen në
librat e kontabilitetit për qëllime të ndëshkimit të paraparë në paragrafin 2 të këtij neni do të
rregullohet me akt nënligjor.
5. Çdo person i cili ka detyrë të sigurojë qasje në librat ose regjistrimet ose përndryshe të
përmbushë nenet 14 dhe 15 të ligjit e të cilët nuk e kryejnë këtë, do t’i nënshtrohen një sanksioni
prej njëqind (100) Euro për secilën ditë të mosparaqitjes pas afatit të caktuar nga ATK. Në raste të
tilla, ATK mund po ashtu të kërkojë një autorizim të gjykatës për të autorizuar hyrjen ose qasjen e
parashikuar sipas nenit 14 dhe 15 të këtij ligji.
6. Çdo person i cili kërkohet të vonesë një pajisje elektronike fiskale për regjistrimin e
transaksioneve të bëra gjatë aktivitetit të tyre ekonomik dhe i cili nuk i lëshon klientit të vet kupon
nga pajisja e tillë e fiskalizuar, do të detyrohet për një gjobë e përcaktuar në përputhje me
dispozitat e paragrafit 2. të këtij neni. Në rast të dështimit të pajisjes apo rrymës, duhet të lëshohen
kuponët e shkruar me dorë të cilët janë miratuar nga administrata tatimore në vend të kuponit të
lëshuar nga një pajisje elektronike fiskale, që i nënshtrohet ndëshkim të përshkruar në këtë
paragraf.
7. Të gjithë konsumatorët që kryejnë blerje të mallrave apo shërbimeve kërkohet të kërkojnë një
kupon të lëshuar nga një pajisje elektronike fiskale sikurse është përshkruar në paragrafin 6. të
këtij neni. Administrata tatimore ka autorizim të verifikojë përmbushjen e klientit me këtë kërkesë.
Çdo konsumator i cili largohet nga objektet e biznesit pas blerjes së mallrave apo shërbimeve pa
kërkuar kupon duke reflektuar blerjen e atyre mallrave apo shërbimeve do t’i nënshtrohet një gjobe
prej njëzet (20) Euro.
8. Ministri do të nxjerrë një akt nënligjor për të përshkruar procedurat përmes së cilave do të
implementohen dispozitat e paragrafëve 6. dhe 7. të këtij neni. Ministri mund të vendosë lehtësime
të tilla për konsumatorë sipas nevojës për të stimuluar përmbushjen e konsumatorit me këto
dispozita.
Neni 54
36
Ndëshkimet për mos-mbajte të tatimit në burim
1. Çdo tatimpagues i cili nuk ka mbajtur në burim apo nuk ka paguar tatimin e mbajtur në burim do
t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej njëzetepesë përqind (25%) në dallimin në mes të
shumës së saktë të tatimit që kërkohet të paguhet dhe shumës së tatimit që në të vërtetë është
paguar.
2. Çdo tatimpagues i cili nuk ka mbajtur në burim apo nuk ka paguar kontributet pensionale në
Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej
njëzetepesë përqind (25%) në dallimin në mes të shumës së saktë të tatimit që kërkohet të
paguhet dhe shumës së tatimit që në të vërtetë është paguar.
Neni 55
Mosdorëzimi i pasurisë që i nënshtrohet masës së marrjes së dhe lënia mënjanë e parave
1. Çdo person që nuk e dorëzon apo refuzon të dorëzon pasurinë që i nënshtrohet Konfiskimit së
marrjes sipas paragrafit 3. të nenit 35 të këtij ligji do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ që
është i barabartë me pesëdhjetë përqind (50%) të shumës së zbuluar sipas paragrafit 2. të nenit
35 të këtij ligji.
2. Çdo person që nuk i lë mënjanë paratë siç kërkohet sipas paragrafit 1. të nenit 39 të këtij ligji do
t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ të barabartë me shumën e parave në fjalë.
Neni 56
Ndëshkimi Administrativ për gabime nga përfaqësuesit e Tatimpaguesve, Këshilltarët
atimor, apo personat tjerë në emër të tatimpaguesit.
Çdo person i cili nënshkruan një deklaratë tatimore në emër të një personi tjetër, i cili bën një
gabim në atë deklaratë, do të paguajë një ndëshkim administrativ prej njëqindenjëzetepesë (125)
Euro. Ndëshkimi do të vendoset vetëm nëse gabimi është rezultat i neglizhencës apo
paramendimit nga ana e personit që nënshkruan deklaratën tatimore.
Neni 57
Ndëshkimi Administrativ për mos përdorim të Pajisjeve Elektronike Fiskale për mos
regjistrim të transaksioneve
1. Çdo person që që i kërkohet të përdor pajisjen elektronike fiskale (PEF) për regjistrimin e të
gjitha transaksioneve të bëra gjatë aktivitetit të tij ekonomik, i cili nuk ka instaluar pajisjen e tillë
elektronike, do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej njëmijë (1.000) euro për çdo shkelje
të tillë.
2. Nëse një personi i është kërkuar vazhdimisht instalimi i PEF, pasi që është gjobitur tre ose më
shumë herë për mos instalim të PEF, nuk instalon PEF, administrata tatimore do të autorizohet të
ndërmarrë hapa të tillë sipas nevojës për të anuluar numrin fiskal të tatimpaguesit dhe certifikatën
e TVSh-së, nëse aplikohet, duke u pasuar me kërkesën për të çregjistruar biznesin nga Agjencia
për Regjistrimin e Biznesit.
3. Nëse një person i përshkruar në paragrafin 1 të këtij Neni përpiqet ta manipulojë PEF, apo
ndërhyn në programimin e PEF apo të dhënat që duhet të futen në PEF, me qëllim që të regjistrojë
të dhëna të pasakta në PEF, personi i tillë do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrative në
shumë prej njëmijë (1,000) Euro.
Neni 58
Ndëshkimet administrative lidhur me TVSH
37
1. Një tatimpagues i cili kryen shitje të tatueshme pa qenë i regjistruar për TVSh do t’i nënshtrohet
obligimit të TVSh-së mbi ato shitje plus një ndëshkim administrativ prej:
1.1. pesëmbëdhjetë përqind (15%) të obligimit të TVSh-së për ato furnizime nëse mos
regjistrimi ka ndodh për shkak të pakujdesisë së personit që kryen shitje të tatueshme me
pak se dhjetëmijë (10,000) Euro; apo
1.2. njëzetepesë përqind (25%) të obligimit të TVSh-së për ato furnizime nëse mos
regjistrimi ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së personit që kryen shitje të tatueshme prej
dhjetëmijë (10,000) Euro apo më tepër;
2. Një person i tatueshëm i cili dështon të lëshojë një faturë të TVSh-së, ose dokument tjetër që
shërben si faturë apo i cili lëshon një faturë të pasaktë që rezulton në një ulje të dukshme të
shumës së TVSh-së obligative apo në një rritje të dukshme të kreditimit të kërkueshëm do të jetë i
detyrueshëm për atë ulje në shumën obligative apo atë rritje në shumën e kreditimit të kërkueshëm
në lidhje faturën apo transaksionin, plus një ndëshkim administrativ prej:
2.1. pesëmbëdhjetë përqind (15%) të uljes apo rritjes së dukshme të shumës së TVSh-së
obligative ku mos lëshimi i një fature të TVSh-së apo lëshimi i një fature të pasaktë ka qenë
për shkak të pakujdesisë së personit të tatueshëm apo;
2.2. njëzetepesë përqind (25%) të uljes apo rritjes së dukshme të shumës së TVSh-së
obligative ku mos-lëshimi i një fature të TVSh-së apo lëshimi i një fature të pasaktë ka qenë
për shkak të mospërfilljes së madhe mos-lëshimi i faturës për një furnizim të tatueshëm
është më shumë se njëmijë (1,000) Euro apo lëshimi i një fature të pasaktë që është më
shumë se pesëqind (500) Euro mbi ose nën shumën që është dashur të përfshihet në
faturë)të personit të tatueshëm.
3. Një tatimpagues i cili kryen ndonjë prej shkeljeve vijuese në lidhje me TVSH-në do t’i
nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej dyqindepesëdhjetë (250) Euro për secilën shkelje:
3.1. mos aplikimi për regjistrim të TVSH-së me arritjen e pragut të kërkuar sipas Ligjit të
TVSH-së apo mos aplikimi për t’u fshirë nga regjistri kur diçka e tillë kërkohet sipas ligjit të
zbatueshëm; apo
3.2. mos paraqitja e një kopje të certifikatës TVSH-së së regjistrimit në mënyrën si kërkohet
me ligjin e zbatueshëm.
4. Një tatimpagues i regjistruar për TVSH i cili i lejon një personi tjetër të përdorë certifikatën e tij
unike të TVSH-së, do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej pesëmijë (5.000) Euro. I njëjti
ndëshkim aplikohet edhe ndaj personit i cili përdorë një certifikatë të TVSh-së që i përket dikujt
tjetër. Përveç ndëshkimit administrativ rastet e tilla do të paraqiten nga Njësia e Hetimeve Tatimore
tek Prokurori Publik kompetent për ndjekje penale nga Njësia për Hetime Tatimore.
Neni 59
Ndëshkimi administrativ për mallrat pa origjinë
Kur një person i angazhuar në aktivitet ekonomik posedon mallra pa origjinë ai person do t’i
nënshtrohet ndëshkimit administrative me njëzetepesë përqind (25%) të vlerës së tregut së
mallrave. Ato mallra mund të merren dhe të mbahen në kujdestari të ATK-së me qëllim të caktimit
të detyrimit penal. Në këtë rast, do të ndiqen procedurat për vlerësim për rrezik në nenin 21 të këtij
ligji, dhe procedurat e marrjes së mallit dhe shitja e tyre do të rregullohet me dispozitat e neneve
34, 35 dhe 36 të këtij ligji. Drejtori i Përgjithshëm mund të lëshojë një urdhër për rrezik sikurse
është paraparë në nenin 39 të këtij ligji.
38
Neni 60
Ndëshkimi për mashtrim civil
1. Kur Prokurori Publik të hedhë ndjekjen për shkak të kufizimeve ligjore kohore, ATK, bazuar në
autorizimin që i është dhënë Drejtorit të Përgjithshëm, mundet të vlerësojë se a ekziston bazë për
ndëshkim administrativ personin(at) janë të obliguar në shumën prej pesëdhjetë përqind (50%) të
tatimit që është shmangur. Vlerësimi do të bëhet vetëm pas një përcaktim të bërë nga Zyra Ligjore
e ATK-së se ka bazë për të besuar se tatimpaguesi ka shmangur me dashje tatimin i cila ishte
objekt i referimit për tek prokurori.
2. Përcaktimi i Zyrës Ligjore sipas paragrafit 1. të këtij neni, do të bartet në Departamentin e
Kontrollit të ATK-së për përdorim në vlerësimin e tatimit të shmangur.
Neni 61
Sanksionet shtesë
Ministria e Ekonomisë dhe Financave mund të nxjerrë udhëzime administrative që vendosin
sanksione shtesë për shkeljet tatimore, ku sanksionet e tilla nuk tejkalojnë një total prej pesëqind
(500) Euro dhe sanksionet e tilla shtesë nuk dyfishojnë sanksionet që tashmë janë paraparë me
këtë ligj. Vënia e sanksioneve shtesë duhet të shoqërohet nga një deklaratë që justifikon nevojën
për sanksion(e) shtesë.
Neni 62
Zbritja e sanksioneve
1. Në rastin kur tatimpaguesi i cili i nënshtrohet një ose më tepër sanksioneve të parashikuara në
nenet 50 deri 61 të këtij ligji, vullnetarisht informon ATK për detyrimin e tij, përpara se së pari të
jetë njoftuar për një inspektim tatimor të mundshëm nga ATK, i cili do të mund zbulohej nga ATK,
sanksioni maksimal financiar i mundshëm do të jetë njëzetepesë përqind (25%) i sanksionit që do
të zbatohej përndryshe. Në rastin kur tatimpaguesi informon vullnetarisht ATK-në pasi
tatimpaguesi së pari njoftohet lidhur me një inspektim tatimor të mundshëm, por përpara se ATK të
fillojë këtë inspektim, sanksioni maksimal financiar do të jetë në masën pesëdhjetë përqind (50%)
të sanksionit që do zbatohej përndryshe.
2. Aty ku tatimpaguesi me detyrim tatimor të pashlyer:
2.1. hyn në marrëveshje me shkrim për të paguar tatimin e pashlyer me dy ose më tepër
këste;
2.2. i përmbush kushtet e marrëveshjes me shkrim; dhe
2.3. i kryen në kohë të gjitha detyrimet e tjera tatimore gjatë kohës së asaj marrëveshjeje;
sanksioni financiar që do të zbatoheshin përndryshe në lidhje me dorëzimin dhe pagesën e
vonuar sipas nenit 51 të këtij ligji do të zbriten në masën dy përqind (2%) të detyrimit tatimor
dhe interesi i përcaktuar sipas nenit 28 të këtij ligji do të mbetet i pagueshëm, përveç në
aplikohen dispozitat e paragrafit 6. të nenit 28 të këtij ligji.
3. Nëse personi obligues për ndonjë tatim dëshmon shkaqe të arsyeshme, besim të mirë,
vështirësi të madhe ose arsye të tjera të cilat do të ngritin efektivitetin e ATK-së, ATK-ja mund të
zvogëlojë ose heq çdo ndëshkim të vlerësuar, apo propozuar, në baza sipas rastit.
4. Drejtori i Përgjithshëm, apo i(të) deleguari(t) e tij/saj shqyrton kërkesat për uljen e ndëshkimeve
dhe merr vendim bazuar në rishqyrtimin e fakteve dhe rrethanave.
5. Për zbatim të këtij neni Ministri do të nxjerrë akt nënligjor.
39
Neni 63
Veprat penale në fushën e tatimeve
1. Kushdo, me qëllimin që ai ose ajo apo personi tjetër t’i shmanget, pjesërisht apo tërësisht,
pagimit të tatimit apo kontributit pensional të paraparë me ligj, apo i shmanget tatimit duke përfituar
reimbursimet tatimore apo kreditë tatimore të pajustifikuara, jep të dhëna të pavërteta për të
ardhurat apo nuk i përfshin informatat lidhur me të ardhurat e tij, gjendjen ekonomike apo fakte të
tjera relevante për vlerësimin e obligimeve të tilla apo ofron të informata false në lidhje me
mbledhjen e tatimeve do të dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet.
2. Në veçanti kur kemi të bëjmë me raste serioze, atëherë duhet të shqiptohet dënimi prej gjashtë
muaj deri në dhjetë (10) vjet burgim. Rast i veçantë serioz duhet të konsiderohet kur kryesi:
2.1. ka kryer ndonjë veprim që kalon shumën prej njëzetmijë (20.000) Euro për obligim dhe
periudhë tatimore,
2.2. keqpërdor autoritetin apo pozitën e tij apo saj si zyrtar publik,
2.3. përdor ndihmën e zyrtarit publik, i cili keqpërdor autoritetin apo pozitën e tij apo saj,
2.4. vazhdimisht kryen veprat nga paragrafi i 1. i këtij neni duke përdorur dokumente të
falsifikuara, të rreme apo fiktive,
2.5. vepron si pjesëtar i një grupi i cili në mënyrë të vazhdueshme mundohet t’i shmanget
tatimit, apo
2.6. përpara vazhdimisht ka manipuluar operacionin e saktë tw pajisjes elektronike fiskale.
3. Për veprat penale në fushën e tatimeve të paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni duhet të zbatohen
dispozitat e përgjithshme të Kodit Penal të Kosovës.
4. Kjo dispozitë duhet ti paraprijë nenit 249 të Kodit Penal të Kosovës në lidhje me veprat penale
në fushën e tatimeve apo shmangien e kontributeve pensionale.
Neni 64
Paraqitja vullnetare e veprave penale në fushën e tatimeve
1. Kushdo nga rastet e nenit 63 të këtij ligji tërësisht korrigjon apo plotëson informatat e pasakta
apo të pakompletuara apo siguron informata të harruara më herët për vlerësimin e tatimeve dhe
kontributeve pensionale nuk do të dënohet për sa i përket informatave të tilla të pasakta, të
pakompletuara apo të harrura .
2. Paragrafi 1. i këtij neni nuk zbatohet kur:
2.1. para korrigjimit, plotësimit apo futjes së të dhënave që më parë nuk janë paraqitur:
2.1.1. zyrtari i tatimeve veç është paraqitur për të filluar kontrollin tatimor apo për të
nisur hetimin e rastit të dyshuar të veprës penale në fushën e tatimeve, apo
2.2.2 kryesi apo përfaqësuesi i tij është njoftuar për nisjen e hetimit tatimor; apo
2.2. kryerja e veprës penale në fushën e tatimeve është zbuluar tërësisht apo pjesërisht
gjatë kohës së korrigjimit, plotësimit apo plotësimit të informatave që nuk janë paraqitur më
herët dhe kryesi ka qenë në dijeni të kësaj apo duhej të priste një gjë të tillë.
40
3. Heqja e ndëshkimit sipas paragrafit 1 të këtij Neni mund të aplikohet vetëm atëherë kur
shmangia e tatimit dhe kontributeve pensionale është bërë në të mirë të kryesit dhe ndëshkimi me
njëzetepesë përqind (25%) të diferencës së shumës së saktë që kërkohet të deklarohet për tatim
ose kontribute pensionale dhe shumën e tatimit ose kontributeve pensionale që realisht është
deklaruar dhe paguar që janë paguar gjatë një afati të arsyeshëm kohor duke mos kaluar gjashtë
(6) muaj nga paraqitja vullnetare e informatave.
4. Vendimet për periudhën e pagesës dhe heqja e ndëshkimit sipas paragrafit 1. të këtij Neni do të
ndërmerren nga Drejtori i Zyrës Ligjore të ATK-së bazuar në marrëveshjen me zyrën e Prokurorit.
Në mungesë të ndonjë marrëveshje në mes të ATK-së dhe zyrës së Prokurorit, vendimi do të
merret nga zyra e Prokurorit.
Neni 65
Mos raportimi i veprave penale në fushën e tatimeve
1. Çdo zyrtar i tatimeve i cili nuk e raporton veprën penale tatimore, të cilën ai ose ajo e ka zbuluar
gjatë ushtrimit të detyrës së tij apo saj , do t’i nënshtrohet dënimit deri në pesë vjet burgim sipas
dispozitave të aplikueshme të Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit Penal të Kosovës.
2. Zyrtarët tatimor, të cilët nuk janë pjesëtarë të Njësitit të Hetimeve Tatimore, konsiderohet se
pajtohen me obligimet e tyre raportuese, nëse i kanë raportuar rezultatet e tyre me shkrim pa
vonesë të paarsyeshme përmes udhëheqësit të ekipit apo menaxherit regjional që i drejtohen
Udhëheqësit së Njësitit të Hetimeve Tatimore.
Neni 66
Zbatimi i Kodit të Procedurës Penale
Vetëm nëse është përcaktuar ndryshe në këtë ligj, ndjekjet penale për vepra penale në fushën e
tatimeve do të rregullohen sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.
Neni 67
Pezullimi i procedurës penale për veprat penale
Prokurori publik mund të pezullon, pushon apo shmang ndjekjen e veprës penale në fushën e
tatimeve sipas paragrafit 1. të nenit 63 të këtij ligji sipas kushteve të përcaktuara në kapitullin e
aplikueshëm të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, pas konsultimeve me një përfaqësues të
autorizuar të ATK-së.
Neni 68
Ndjekjet penale dhe procedurat tatimore
1. Nëse informatat e siguruara gjatë procedurës së vlersimit tatimit krijojnë dyshim të bazuar për
dyshime se një person i caktuar ka kryer vepër penale në fushën e tatimeve, ai person duhet të
trajtohet si i pandehur dhe duhet t’i shqiptohen të drejtat e të pandehurit sipas Kodit të Procedurës
Penale të Kosovës. edhe në qoftë se hetimet formale nuk kanë filluar ende.
2. Data dhe koha kur është siguruar informata duhet të regjistrohet në dosjen zyrtare të ATK-së pa
asnjë vonesë.
3. I dyshuari duhet të informohet për të drejtat e tij/saj më së voni kur ai/ajo është thirrur për të
nxjerr në shesh faktet apo dokumentet shtesë të cilat kanë të bëjnë me veprën penale në fushën e
tatimeve për të cilin ai është i dyshuar.
41
4. Të drejtat dhe obligimet e tatimpaguesit dhe ATK-së në procedurat e tatimore dhe në procedurat
penale do të përcaktohen sipas rregulloreve të cilat aplikohen në bazë të rasteve të caktuara.
Obligimet e tatimpaguesit për bashkëpunim ndaj procedurave të tatimore nuk pezullohen, nëse
fillohet procedura penale. Sidoqoftë, masat detyruese ndaj tatimpaguesit duhet të ndalohen në rast
se ato masa e ngarkojnë atë të fajësojë vetveten për kryerjen e veprës penale në fushën e
tatimeve. Kjo do të aplikohet pa ndryshim kur fillohet një hetim apo ndjekje penale e filluar kundër
tij apo saj për atë lloj vepre të tillë cilado qoftë më e hershme. Tatimpaguesi duhet të këshillohet
për këtë gjë kur të jetë e nevojshme.
5. Kur Prokurori Publik apo gjykata gjatë procedurave penale pranon një informatë nga dosjet
tatimore, të cilat tatimpaguesi i ka bërë të njohura në përputhje me obligimet e tij/saj tatimore
përpara se t’i shqiptohen të drejtat e të pandehurit sipas paragrafi 1 i këtij neni, kjo informatë nuk
duhet të përdoret kundër tij/saj për ndjekje të veprës penale që nuk është vepër penale në fushën
e tatimeve sipas nenit 63 të këtij ligji. Kjo nuk zbatohet për kundërvajtjet e paraqitura në paragrafin
2. të neni 84 të këtij ligji.
Neni 69
Kohëzgjatja e hetimit të veprave penale në fushën e tatimeve
Periudha për përfundimin e hetimeve ndaj veprës penale tatimore është një vit me mundësi të
zgjatjes së mëtutjeshme të kohës së tillë shtesë të nevojshme dhe e jusitifkuar me
ndërlikueshmërinë e rastit me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake.
Neni 70
Juridiksioni territorial
Juridiksioni territorial duhet t’i jepet gjykatës brenda territorit ku është vendosur sipas legjislacionit
në fuqi.
Neni 71
Pjesëmarrja e ATK-së në procedurë paraprake
1. Atje ku prokurorët publik apo autoritetet policore kryejnë hetimet rreth veprave penale në fushën
e tatimeve, zyrtarët e Njësitit të Hetimeve Tatimore do të kenë të drejtë të marrin pjesë.
Udhëheqësi i Njësisë duhet të njoftohet me kohë për vendin dhe kohën e veprimeve hetuese.
Zyrtarit të caktuar të Njësitit të Hetimeve Tatimore do t’i lejohet t’i parashtroj pyetje personave të
dyshuar, dëshmitarëve dhe ekspertëve.
2. Paragrafi 1. i këtij neni duhet të zbatohet “mutatis mutandis” në seancat gjyqësore.
3. Përfaqësuesi i autorizuar i ATK-së duhet të informohet për çfarëdo ngritje të aktakuzës dhe
çfarëdo kërkese për urdhër dënues
4. Kur Prokurori Publik konsideron pushimin e hetimit (neni 224, apo pasuesit të aplikueshëm, i
Kodit të Procedurës Penale të Kosovës), apo pezullon, pushon apo shmang ndjekjen nga ndjekja
penale sipas Kapitullit 26, apo kapitullit pasues të aplikueshëm të Kodit të Procedurës Penale të
Kosovës) ai apo ajo duhet të informoj autoritetin përfaqësues të ATK-së.
Neni 72
Pjesëmarrja e ATK-së në procedurat gjyqësore
1. Gjykata duhet t’i jap përfaqësuesit të autorizuar të ATK-së mundësinë të paraqes të aspektet të
cilat sipas tij janë të rëndësishme për marrjen e vendimit. ATK-ja duhet të informohet për datën e
shqyrtimit gjyqësor dhe datën për mundësinë e hetimeve të jashtëzakonshme sipas nenit 238, apo
42
nenin pasues të aplikueshëm të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Në gjykimin kryesor,
përfaqësuesi i autorizuar i ATK-së ka të drejtë të propozojë prova, t’i bëjë pyetje të pandehurit,
dëshmitarit dhe ekspertëve, të bëjë vërejtje dhe të jap shpjegime sa i përket dëshmive të tyre dhe
të jap deklarata dhe të paraqes propozime të tjera. Në pajtim me dispozitat e Kodit të Procedurës
Penale të Kosovës, përfaqësuesi i autorizuar i ATK-së ka të drejtë t’i shikojë procesverbalet,
shkresat dhe gjërat që shërbejnë si provë.
2. Një kopje e certifikuar e vendimit gjyqësor dhe vendimeve tjera që mbyllin procedurën duhet t’i
dërgohet ATK-së.
Neni 73
Pezullimi i Procedurave
1. Nëse një Prokuror Publik apo gjykatë e juridiksionit nuk është në gjendje të përcaktojë nëse një
akt i ka plotësuar kushtet ligjore të dispozitës tatimore që lidhet me aplikimin e nenit 63 të këtij ligji,
procedura penale mund të pezullohet deri atëherë kur procedura e tatimit të mbyllet dhe nuk mund
të ushtrohet më ankesë.
2. Gjatë zhvillimit të procedurës paraprake prokurori kompetent publik duhet të vendosë për
pezullimin. Në qoftë se aktakuza është ngritur nga prokurori publik, gjykata kompetente duhet të
vendosë për pezullim.
3. Periudha e parashkrimit dhe kohëzgjatja e hetimit sipas nenit 69 të këtij ligji, nuk zhvillohet gjatë
kohës kur procedurat penale janë pezulluar.
Neni 74
Njësiti i Hetimeve Tatimore
1. Njësiti i Hetimeve Tatimore duhet të jetë një njësit i specializuar i ATK-së përgjegjës për:
1.1. hetimin e veprave penale në fushën e tatimeve,
1.2. përcaktimin e bazave tatimore dhe kryerjen e vlerësimeve në rastet e veprës penale në
fushën e tatimeve;
1.3. hetimin e rastit të dhënies së ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale në
fushën e tatimeve sipas nenit 305 apo nenit pasues të aplikueshëm, të Kodit Penal të
Kosovës, dhe
1.4. zbulimin dhe hetimin e rasteve të panjohura të tatimeve para përcaktimit se ka bazë
për dyshime se është kryer një vepër penale në fushën e tatimeve.
2. Përveç kësaj, kompetencat e dhëna sipas nenit 75, pjesëtarët e Njësitit të Hetimeve Tatimore
duhet ti kenë kompetencat dhe përgjegjësinë që i posedon cilido zyrtar tatimor i autorizuar nga
Drejtori i Përgjithshëm sa i përket procedurave tatimore, siç janë:
2.1. qasje në libra, regjistrime, kompjuterë dhe pajisje tjera regjistrash siç janë dhënë në
nenin 14 të këtij ligji;
2.2. mbledhja e informatave apo dëshmive siç janë dhënë në nenin 15 të këtij ligji;
2.3. përgatitja e vlerësimeve në rast rreziku sipas nenit 21 të këtij ligji;
2.4. përgatitja e kërkesave për embargo të importit dhe eksportit sipas nenit 40 të këtij ligji;
43
2.5. përgatitja e informatave me shkrim për Policinë Kufitare për ndalesat për largim sipas
nenit 41 të këtij ligji;
2.6. të kenë qasje direkte në Shërbimet Doganore të Kosovës gjatë vlerësim-zhdoganimit të
mallrave të tatimpaguesve.
3. Do të zbatohet neni 68 i këtij ligji.
4. Drejtori i Përgjithshëm mund të caktoj apo delegoj përgjegjësi tjera Njësitit të Hetimeve Tatimore
si dhe mund të caktojë apo delegojë përgjegjësitë për Njësinë e Hetimeve Tatimore sipas nën-
paragrafit 1.2. të këtij neni për zyrtarët tatimor të njësisë së inspektimit nën mbikëqyrjen e
Udhëheqësit të Njësisë së Hetimeve Tatimore.
Neni 75
Kompetencat e njësisë së hetimeve të tatimore gjatë procedurës penale
1. Çdo pjesëtar i Njësisë së Hetimeve Tatimore do të ketë të njëjtat kompetenca dhe përgjegjësi
siç i kanë policët të cilët janë të autorizuar të zhvillojnë hetime dhe funksione të ngjashme nën
mbikëqyrjen e prokurorit publik (Policia Gjyqësore). Çdo pjesëtar i Njësisë së Hetimeve Tatimore
duhet të veprojë në rastet e dyshuara të veprave penale në fushën e tatimeve në përputhje me
Kodin e Procedurës Penale të Kosovës. Ata kanë të drejtë të bëjnë referime direkte tek Prokurori
Publik kompetent.
2. Një urdhër bastisje duhet të ekzekutohet nga Njësia e Hetimeve Tatimore, dhe ku kërkohet, me
ndihmë e nevojshme të zyrtarëve policor, përgjithësisht brenda dyzet e tetë orëve prej lëshimit të
urdhëresës. Sidoqoftë, në bazë të kërkesës së Prokurorit Publik kompetent, gjyqtari i procedurës
paraprake mund të autorizojë zgjatjen e periudhës së ekzekutimit deri në katër javë, nëse kjo
justifikohet me kompleksitetin e rastit.
Neni 76
Përgjegjësitë e zyrtarëve tatimor
1. Nëse ka arsye për dyshim të kryerjes së veprës penale në fushën e tatimeve , çdo zyrtar tatimor
që merret me rastin ka për detyrë që menjëherë të kontaktojë Njësinë e Hetimeve Tatimore dhe të
ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm që të ruaj gjurmët dhe dëshmitë tjera të veprës penale në
fushën e tatimeve, si dhe objektet tjera që mund të shfrytëzohen si dëshmi. Zyrtarët tatimor janë të
obliguar t’i ndjekin udhëzimet e Udhëheqësit për Njësisë së Hetimeve Tatimore sa i përket hapave
të mëtutjeshëm që do të ndërmerren derisa të merren përfundimisht procedurat nga Njësia e
Hetimeve Tatimore.
2. Në rast të rrezikut të menjëhershëm të fshehjes, shkatërrimit apo çfarëdo ngatërrimi të ndonjë
dokumenti apo sendi që mund të përdoret si dëshmi për ndjekje penale të veprës penale në
fushën e tatimeve, zyrtari i tatimeve mund ta marr një dokument të tillë në posedim të përkohshëm.
3. Gjatë kohës kur zyrtari i tatimeve merr një dokument apo send në zotërim ai duhet ta
përshkruajë këto objekte në regjistër dhe të lëshojë menjëherë një vërtetim i cili e specifikon
dokumentin apo sendin e marrë. Me këtë rast, menjëherë duhet të lëshohet një njoftim dhe të
dërgohet përmes Njësitit të Hetimeve Tatimore tek Prokurori Publik ashtu që ai apo ajo të fillojnë
ndjekjen penale. Objektet e marra në pronësi duhet të kthehen menjëherë nëse prokurori publik
përcakton se nuk ka bazë për procedurë penale.
Neni 77
Ankesat në Administratën Tatimore
44
1. Drejtori i Përgjithshëm do të themelojë brenda ATK-së një Departament të Ankesave që ka
detyrë të marrë në konsideratë ankesat nga personat të cilët kundërshtojnë një vlerësim ose
vendim të Drejtorit të Përgjithshëm sipas legjislacionit të administruar nga ATK.
2. Një person i cili kundërshton vlerësimin e tatimeve ose përcaktim zyrtar të ATK mund të
paraqesë ankesë në Departamentin e Ankesave për të ri-shqyrtuar përcaktimin zyrtar. Ankesa
duhet të dorëzohet brenda tridhjetë (30) ditëve nga data kur tatimpaguesi ka pranuar njoftimin e
vlerësimit ose përcaktim tjetër zyrtar. Ankesa do të jetë me shkrim dhe duhet të përmbajë arsyet
dhe dokumentet mbi të cilat tatimpaguesi e bazon ankesën. Ministri do të nxjerrë një akt nënligjor
për të përkufizuar ata persona të cilët mund të dorëzojnë ankesë në Departamentin e Ankesave; të
drejtat për ankesë në rast të një vlerësimi të tatimit me zero; efektet detyruese të një vendimi në
tatimpaguesit tjerë që mund të preken nga vendimet; pezullimin dhe shtyrjen e procedurave;
formën, përmbajtjen dhe kërkesat e njoftimit të departamentit të ankesave; rrethanat nën të cilat
departamenti i ankesave është i obliguar të komunikojë me tatimpaguesin apo përfaqësuesin e
tatimpaguesit; formati i dokumentit të vendimit i nxjerrë nga departamenti i ankesave në përfundim
të procesit të ankesave; dhe e drejta për të marrë pjesë në procesin e ankesave nga personat të
cilët nuk janë tatimpagues direkt, por mund të ndikohen nga vendimi i ankesave.
3. Periudha kohore për ankesë kundër ndonjë vendimi zyrtar të ATK-së e përcaktuar në paragrafin
1 të këtij neni mund të zgjatet nëse gjatë kësaj periudhe kanë ekzistuar rrethanat e arsyeshme të
cilat e kanë penguar personin në respektimin e afatit ligjor e të cilat rrethana janë jashtë kontrollit
të tatimpaguesit ose janë të atilla që nëse nuk lejohet rivendosje e afatit do të rezultonin me
padrejtësi ndaj personit. Zgjatja e aftit bëhet në pajtim me Ligjin nr. 02/L-28 Mbi Procedurën
Administrative.
4. Departamenti i Ankesave do të marrë në konsideratë ankesën e tatimpaguesit dhe do të lëshojë
një vendim për këtë. Vendimi do t’i dorëzohet me shkrim personit i cili ka paraqitur ankesën sa më
shpejt që të jetë e realizueshme, por jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë pas datës së ankesës.
5. Vendimi i Departamentit të Ankesave, i nxjerrë në përputhje me autorizimin që i është deleguar,
do të jetë vendimi i fundit i Drejtorit të Përgjithshëm dhe do të jetë detyrues për ATK. Nëse pas një
vendimi nga Ankesat bëhen me dije fakte të reja, ato fakte mund të përdoren nga ATK në bërjen e
një vlerësimi të ndonjë tatimi shtesë i cili mund të jetë obligim.
6. Personi i cili nuk pajtohet me një vendim të Departamentit të Ankesave mundet të paraqesë
ankesë në Bordin e Pavarur për Rishqyrtim brenda tridhjetë (30) ditëve pasi është marrë njoftimi i
vendimit të Departamentit të Ankesave.
7. Nëse Departamenti i Ankesave nuk është në gjendje të merr vendim mbi rastin, bazuar në
informatat e dhëna qoftë nga tatimpaguesi apo nga ATK, Departamenti i Ankesave mund të kërkoj
sqarime shtesë nga tatimpaguesi apo nga ATK-ja ose nga të dyja. Afatet kohore përbrenda së
cilave Departamenti i Ankesave merr vendim mbi rastin, do të suspendohen nga data kur sqarimet
shtesë janë kërkuar deri në datën kur sqarimet shtesë janë marrë.
8. Në rastin kur Departamenti i Ankesave nuk dorëzon vendimin brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve
nga dita kur është dorëzuar ankesa, tatimpaguesi mundet të paraqesë ankesë për vlerësimin ose
vendimin tjetër zyrtar drejtpërdrejt në Bordin e Pavarur për Rishqyrtim.
Neni 78
Themelimi i Bordit të Pavarur për Rishqyrtime
1. Me ketë ligj themelohet Bordi i pavarur për rishqyrtime.
2. Anëtarët e Bordit do të propozohen nga Qeveria vetëm mbi bazën e aftësisë së tyre për të kryer
funksionet dhe do të caktohen nga Kuvendi. Afati për secilin anëtar do të jetë dy vjet. Gjysma e
anëtarëve do të zëvendësohet në fund të çdo viti kalendarik.
45
3. Bordi do të përbëhet prej një Anëtari Kryesues dhe gjashtëmbëdhjetë (16) anëtarëve të tjerë, ku
të gjithë prej tyre janë të pavarur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Së paku shtatë (7)
prej anëtarëve do të jenë nga komuniteti biznesor i Kosovës.
4. Bordi do të paguajë shuma të tilla për punën e anëtarëve për ditët ose gjysmat e ditëve që ata
kryejnë punën e anëtarëve.
5. Kuvendi mund të largojë një ose më tepër anëtarë të Bordit me këshillën e Qeverisë, nëse ai
ose ajo përcakton se anëtari është i papërshtatshëm të plotësojë funksionet e tij ose është në
pozitë të konfliktit të interesit.
6. Bordi është i autorizuar të marrë në punë personel të kualifikuar, të blejë pajisje të nevojshme
për të kryer funksionet e tij dhe të ngrejë zyra prej ku do veprojë.
Neni79
Roli i Bordit
1. Bordi ka juridiksion të pranojë ankesat kundër:
1.1. vendimit të Departamentit të Ankesave;
1.2. vlerësimit në gjendje rreziku sipas nenit 21 të këtij ligji;
1.3. vlerësimit ose përcaktimit tjetër zyrtar të Drejtorit të Përgjithshëm në rastin kur
Departamenti i ankesave nuk ka dorëzuar vendimin brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve sipas
paragrafit 8. të nenit 77 të këtij ligji;
1.4. vendimeve zyrtare sipas legjislacionit tjetër në Kosovë që parashikon ankesat para këtij
Bordi.
2. Personi që paraqet ankesë në Bord ka barrën të provojë që vendimi, vlerësimi dhe përcaktimi
kundër të cilit ka ngritur ankesë është i pasaktë.
3. Në shqyrtimin e vendimeve, vlerësimeve dhe përcaktimeve sipas paragrafit 1 të këtij Neni,
Bordi, duke iu nënshtruar paragrafëve 4. dhe 5. të këtij neni, do të shqyrtojë dëshmitë, dokumentet
dhe provat e tjera të paraqitura nga personi që ankohet në Bord dhe nga ATK. Bordi pastaj do të
bëjë gjetjet e veta të fakteve dhe konkluzionet e veta të ligjit.
4. Dëshmitë, dokumentet dhe provat e tjera të paraqitura nga personi që ankohet në Bord dhe nga
ATK do të kufizohet në të njëjtën sasi provash që është siguruar në lidhje me vendimin, vlerësimin
dhe përcaktimin e mëparshëm kundër të cilave është bërë ankesë sipas paragrafit 1. të këtij neni.
Bordi nuk do të marrë parasysh ndonjë evidencë apo dokument që është në kundërshtim me
dispozitën e paragrafit 8. të nenit 14 të këtij ligji.
5. Vendimi i Bordit do të lëshohet me shkrim dhe do të jetë detyrues si për personin që është
ankuar në Bord ashtu edhe për Drejtorin e Përgjithshëm derisa nuk ndryshohet ose anulohet nga
Gjykata. Një vendim i Bordit të Pavarur për Rishqyrtime për lëndën në ankesë është vendim
përfundimtar. Çdo ankesë e mëtutjeshme duhet të bëhet në një gjyq të juridiksionit kompetent
përbrenda kohës së specifikuar në nenin 81 të këtij ligji. Nëse pas një vendimi nga Bordi i Pavarur
për Rishqyrtime bëhen me dije fakte të reja, ato fakte mund të përdoren nga ATK në bërjen e një
vlerësimi të ndonjë tatimi shtesë i cili mund të jetë obligim.
Neni 80
Procedurat për Bord
46
1. Ministri i Ekonomisë dhe Financave mundet me kërkesën e Bordit të vendosë një pagesë
përdorimi për personat që paraqesin ankesa në Bord.
2. Anëtari Kryesues do të emërojë një panel ankimimi i përbërë deri në tre (3) anëtarë për dëgjuar
ankesën e sjellë përpara tij. Rastet do të caktohen në mënyrë të rastësishme dhe anëtarët e secilit
panel do të lëvizen. Secili panel do të përbëhet prej një (1) anëtari nga komuniteti i biznesit, një (1)
anëtar me kualifikim juridik, dhe një (1) anëtar me kualifikime ekonomik/kontabilitet/auditim.
3. Në rast se, për shkak të zvogëlimit numrit të anëtarëve, nuk ka numër të duhur të anëtarëve për
të vendosur një panel të ankesave nga mesi i kategorive të anëtarëve, Anëtari Kryesues do të jetë
i autorizuar të vendosë një panel të ankesave me më pak se tre (3) anëtarë, por jo më pak se dy
(2) anëtar, secili prej të cilëve duhet të jetë anëtar nga kategori e ndryshme.
4. Koha dhe vendi i seancave të Bordit do të përcaktohen nga Anëtari Kryesues me qëllim për t’i
siguruar një mundësi të arsyeshme personit që do të paraqitet para Bordit me sa më pak
shqetësime dhe shpenzime që të jetë e mundur.
5. Përbrenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga data e pranimit të ankesës, duhet të emërohet një
panel i ankesave dhe duhet të rishikojë dokumentacionin sikurse është paraparë në paragrafin 3.
të nenit 79 të këtij ligji, përfshirë mbajtjen e çdo seance të nevojshme për të marrë parasysh
lëndën nën ankesë. Paneli i ankesave do të nxjerr vendimin e vet jo më larg se tridhjetë (30) ditë
nga data kur është mbajtur ndonjë seancë shqyrtuese, por jo më larg se nëntëdhjetë (90) ditë pasi
të jetë pranuar ankesa nga Bordi. Nëse një vendimi i Bordit nuk është bërë brenda periudhës
nëntëdhjetë (90) ditore të paraparë me këtë paragraf, ankuesi mund të paraqes një ankesë
drejtpërdrejt në gjyqin kompetent përmes dispozitave të konfliktit administrativ..
6. Dispozitat e paragrafit 5 të këtij neni aplikohen vetëm në rastet e pranuara pas datës efektive të
këtij ligji. Rastet, në ekzistencë ne Bord në datën që ky ligj ka ardhur në efekt, do të merren dhe
mbyllen sa më shpejt të jetë e mundur. Të gjitha rastet në ekzistencë në Bord në datën kur ky ligj
hyn në efekt duhet të zgjidhen jo më larg se 1 Shtator 2011.
7. Anëtari nuk do të marrë pjesë në panelin e ankesave në rast kur ka mundësi për konflikt të
interesit në sajë të marrëdhënieve familjare, marrëdhënieve biznesore ose ndonjë faktori tjetër.
8. Anëtarët e Bordit do të ruajnë konfidencialitetin për të gjitha informatat dhe të dhënat e
tatimpaguesit të marra. Ky obligim do të vazhdojë madje edhe pasi të ketë përfunduar afati i tyre i
emërimit.
Neni 81
Rishqyrtimi juridik
1. Kundër vendimeve të Bordit mund të bëhet ankesë në gjykatë të juridiksionit kompetent me
kusht që ankesat e tilla të jenë pranuar brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga pranimi i njoftimit të
vendimit të Bordit. Një vendim i gjyqit të juridiksionit kompetent lidhur me lëndën nën ankesë është
vendim përfundimtar. Nëse fakte të reja bëhen të ditura pas një vendimi të gjyqit, ato fakte mund të
përdoren nga ATK të bëjë një vlerësim të ndonjë tatimi shtesë që mund të jetë obligim.
2. Në diskrecionin e gjykatës, nëse duket se ankesa në gjyq nuk është e arsyeshme, apo ka pak
bazë apo nuk ka bazë, Gjyqi mund të kërkojë nga personi që e parashtron ankesën të vendosë një
garanci bankare, apo ndonjë formë tjetër të garancie, para se Ankesa të merret parasysh nga
Gjyqi. Nëse Gjyqi është i kënaqur se ankesa ka bazë juridike të arsyeshme, nuk do të kërkohet
pagesë apo garanci
Neni 82
Detyrimi për të paguar gjatë procedurës së ankesave
47
1. Pavarësisht nëse personi ka paraqitur apo jo ankesë në Departamentin e Ankesave ose Bordin
e pavarur për Rishqyrtime, detyrimi tatimor sipas këtij ligji do të mbetet detyrim dhe i pagueshëm.
2. Pavarësisht nga paragrafit 1, të këtij neni, mbledhja e detyrueshme e tatimit përmes masës për
marrjen e pasurisë është e ndaluar në pasurinë e paluajtshme deri në kohën brenda së cilës një
tatimpagues mund të ankohet në Bordin e Pavarur për rishqyrtime sipas paragrafit 6. të nenit 77 të
këtij ligji, apo deri kur Bordi i Pavarur për Rishqyrtime ka marrë vendim sipas paragrafit 5. të nenit
80 të këtij ligji, cilado qoftë më i voni. Çdo tatimpagues që dëshiron të parandalojë veprimin e
mbledhjes para se të bëjë ankesë të mëtutjeshme në Bordin e Pavarur për Rishqyrtime, mund të
dorëzojë një garanci bankare, apo formë tjetër të sigurisë e pranueshme për administratën
tatimore, në një shumë të mjaftueshme për të mbuluar tatimin, ndëshkimin dhe interesin obligues
në kohën e sigurimit të garancisë bankare, plus tatimi, ndëshkimi dhe interesi i tillë shtesë që
mund të rrjedh gjatë ndonjë procesi pasues.
3. Përveç rastit kur pasuria e konfiskuar është e tillë që prishet, pasuria e konfiskuar nga ATK nuk
do të shitet ose përndryshe të tjetërsohet deri në kalimin e periudhës tridhjetë (30) ditore pas
dorëzimit të njoftimit për konfiskim sipas paragrafit 5. të nenit 34 të këtij ligji ose deri në
përfundimin e procedurave të ankesave (përveç rastit të nenit 81 të këtij ligji) të parashikuara në
këtë ligj, cilido qoftë afati më i fundit. Aty ku pasuria e konfiskuar është shitur ose përndryshe është
tjetërsuar, të gjitha paratë do të mbahen nga ATK për kreditim të tatimpaguesit derisa të jetë
zgjidhur përfundimisht çështja për të cilën është ngritur ankesa, në të cilën kohë do të bëhet
rimbursimi i tatimpaguesit sipas paragrafit 4. të këtij neni ose do të bëhet ulja nga shuma e
pashlyer sipas paragrafit 5. të këtij neni, sipas rastit.
4. Në qoftë se lënda për të cilën është bërë ankesë, është zgjidhur përfundimisht në favor të
tatimpaguesit, ATK do t’i kthejë çdo tatim të paguar tepër, së bashku me interesin e llogaritur në
shkallën e përcaktuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave në lidhje me secilin muaj
kalendarik në mes të datës së pagesës nga tatimpaguesi dhe datën kur ATK i referon për pagesë
rimbursimin Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
5. Në qoftë se lënda për të cilën është bërë ankesa është zgjidhur përfundimisht në favor të ATK,
tatimpaguesi do të paguajë tatimin e pashlyer, sanksionet dhe interesin që ka lindur deri kur është
zgjidhur lënda.
Neni 83
Përfaqësuesit e tatimpaguesit
1. Tatimpaguesit mund të marrin pjesë në secilin aspekt të një procedure tatimesh përmes një
përfaqësuesi të tatimpaguesit.
2. Në rastin e personave juridikë, përfaqësuesit e tatimpaguesit mund të përfshijnë pronarin e një
veprimtarie të biznesit, kryetarin, Drejtorin e Përgjithshëm, menaxherin, ose administratorin e një
personi juridik, përfaqësuesin e falimentimit të një organizate në likuidim, kujdestarin e mallrave
për një biznes në gjendje insolvente, administratorin ose trashëgimtarët e një pasurie dhe çdo
person tjetër me autorizim me shkrim për të përfaqësuar tatimpaguesin.
3. Në rastin e personave fizikë, përfaqësuesit e tatimpaguesit mund të jenë një avokat, kontabilist
me certifikatë ose agjent tjetër me autorizim me shkrim për të përfaqësuar tatimpaguesin.
4. Kompetenca dhe detyrat e një përfaqësuesi të tatimpaguesit do të jenë të kufizuara brenda
termave të marrëveshjes me shkrim.
5. Pjesëmarrja e një përfaqësuesi të tatimpaguesit në çdo procedurë tatimore nuk e zhvesh
tatimpaguesin nga të drejtat e tij ose saj personale për të marrë pjesë në këtë procedure dhe nuk i
heq të drejtën ATK-së për të pasur qasje tek tatimpaguesi.
48
6. Një person i cili është tatimpagues jo-rezident sipas legjislacionit të zbatueshëm tatimor duhet të
informojë ATK për përfaqësuesit e tij brenda tri javëve pasi të ketë filluar të sigurojë të ardhura ose
të ketë blerë pasuri në Kosovë.
Neni 84
Konfidecialiteti i informatave tatimore
1. Çdo zyrtar ose person tjetër i cili, në përmbarimin e detyrave të tija apo saja zyrtare, ka qasje
tek informatat e tatimpaguesit i ndalohet t’ia zbulojë informata e tilla ndonjë personi tjetër përveç
rastit kur kjo gjë është e nevojshme në procedurat tatimore, në procedurat penale të krimeve në
fushën e tatimeve, ose është parashikuar përndryshe në këtë nen. Përveç sanksioneve tjera që
mund të vendosen, personi i tillë do të dënohet në përputhje me dispozitat e aplikueshme të Kodit
Penal të Kosovës.
2. Pavarësisht nga paragrafit 1. të këtij neni, një zyrtar tatimor mund zbulojë informata për
tatimpaguesin personave vijues:
2.1. Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, aty ku ato informata janë të nevojshme për
qëllime zyrtare të Ministrisë. Informatat e tilla të tatimpaguesit do t’i nënshtrohen kërkesave
dhe sanksioneve të njëjta të konfidencialitetit sikurse janë vendosur në këtë nen;
2.2. Zyrës së Statistikave të Kosovës për shfrytëzim në përpilimin e statistikave ose për
qëllime tjera analitike me kusht që informatat e zbuluara nga procedurat tatimore janë në një
formë që nuk identifikon tatimpaguesit në veçanti. Nëse, me urdhër të Ministrit, informacioni
do t’i jepet Entit të Statistikës të Kosovës që përfshin identifikimin e informatave të
tatimpaguesit, Enti Statistikor i Kosovës duhet të japë një vërtetim me shkrim që identiteti
individual i tatimpaguesve nuk do të zbulohet në asnjë raport të lëshuar dhe se informatat
në lidhje me tatimpaguesit individual nuk do të përdoren për ndonjë qëllim ndryshe nga
analizat statistikore. Zyra e Statistikave të Kosovës duhet të përfshijë në certifikatën e vet
pranimin se kërkesat dhe sanksionet për konfidencialitet të parapara në paragrafin 1 të këtij
neni aplikohen në zyrtarët e asaj zyre në lidhje me informatat e dhëna për tatimpaguesi.
Nëse është përcaktuar se informatat individuale të dhëna Entit të Statistikës së Kosovës
janë abuzuar, ATK mund të refuzojë të japë këto informata në vitet e ardhshme.
2.3. Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës për një qëllim të autorizuar nga legjislacioni
dhe rregulloret në fuqi lidhur me pensionet në Kosovë”;
2.4. Institucionin e Ombudspersonit të themeluar sipas legjislacionit dhe rregulloreve në fuqi
lidhur me Themelimin e Institucionit të Ombudspersonit në Kosovë, për përdorim në
zgjidhjen e ankesave të tatimpaguesit;
2.5. Zyra e prokurorisë publike apo agjencitë kompetente për zbatimin e ligjit në ndjekjen
penale apo hetimin e rasteve të dyshuara për shpëlarje të parasë apo financim të terrorizmit
dhe, përveç sikurse është paraparë në nën-paragrafët 2.12. dhe 2.13 dhe 2.14 të këtij
paragrafi për hetimin e veprave tjera penale në Kosovë kur është siguruar miratimi paraprak
nga gjyqi ;
2.6. Gjykatat për përdorim në rastet e lidhura me tatimet;
2.7. Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve për mirëmbajtjen e regjistrit të bizneseve. ATK
mund t’ia zbulojë informatat për identifikimin individual Regjistrit të Bizneseve të Kosovës
për qëllime të çregjistrimit ose për qëllime të informimit të Regjistrit të Bizneseve të Kosovës
për informatat e tatimpaguesit i cili nuk ka mundur të vërtetohet përmes vizitës personale.
Zbulimi për Regjistrin e Bizneseve të Kosovës po ashtu është i autorizuar sipas nevojës për
të verifikuar të dhënat e regjistrimit të bizneseve të regjistruara me Regjistrin e Bizneseve të
Kosovës
49
2.8. Zyrën e Revizionit të Kosovës për qëllim të revizionit të ATK në përputhje me nga
legjislacionin dhe rregulloret në fuqi lidhur me, Revizionin e Përgjithshëm në Kosovë”;
2.9. agjentët e tjerë ose të punësuarit e ATK gjatë dhe për qëllim të kryerjes së detyrave të
tyre zyrtare;
2.10. autoritetet tatimore të një vendi të huaj në përputhje me traktatet ose marrëveshjet
ndërkombëtare;
2.11. autoritetet doganore, për qëllime të administrimit të legjislacionit doganor;
2.12. çdo person, kur tatimpaguesi është dënuar për mashtrim ose kur informatat përmbajnë
një listë të personave të regjistruar për TVSh me qëllim që personat të verifikojnë nëse janë
duke bërë biznes me një person të regjistruar për TVSh; apo çdo person, kur informatat
përmbajnë një listë të personave, përfshirë numrat e tyre fiskal, të regjistruar në
administratën tatimore me qëllim për të kryer veprimtari ekonomike.
2.13..zyra prokurorisë publike apo agjencitë kompetente për zbatimin e ligjit në ndjekjet
penale të veprave penale përveç atyre që lidhen me veprat penale në fushën e tatimeve,
nëse një informatë e tillë merret gjatë kohës së procedurave të shmangies së tatimit apo
kundërvajtjeve tatimore. Sidoqoftë, kjo nuk zbatohet për informacionet e tilla të cilat i ka
zbuluar tatimpaguesi në bazë të obligimeve të bashkëpunimit para që i është bërë shqiptimi
i të drejtave të të pandehurit sipas nenit 69 të këtij ligji përveç veprave penale të dyshuara
që janë përmendur në nën-paragrafët 2.5 dhe 2.13 të këtij paragrafi.
2.14. zyra e prokurorisë publike apo agjencitë kompetente të zbatimit të ligjit për ndjekjet
penale të veprave penale përveç atyre të shmangies së tatimeve që ndëshkohen me burgim
me së paku pesë (5) vjet apo me burgim afatgjatë apo për ndonjë krim ekonomik që në
bazë të mënyrës së kryerjes apo nga shkalla e dëmit të shkaktuar ka gjasa të ketë
shkaktuar seriozisht prishje të rregullit ekonomik të Kosovës apo ka gjasa të rrezikojë
seriozisht besueshmërinë e përgjithshme apo integritetin e biznesit apo autoritetin e rregullt
funksional dhe institucionet publike.
2.15. zyra e prokurorit publik apo agjencia kompetente ekzekutuese me zyrtarë e Zyrës së
Standardeve Profesionale sipas nevojës në realizimin e përgjegjësive dhe autorizimeve të
tyre sikurse është vendosur nën nenin 85 të këtij ligji.
2.16. publikut kur është i nevojshëm zbulimi për të përmirësuar faktet të cilat janë
shpërndarë në publikisht në mënyrë të pasaktë të cilat munden seriozisht të rrezikojnë
besueshmërinë në administrimin e ATK-së. Vendimi për zbulimin e këtyre të dhënave mund
të merret nga ATK pasi që është dëgjuar tatimpaguesi.
2.17. publiku kur është e nevojshme të jepen informatat në lidhje me çregjistrimin, mohimin
e regjistrimit, heqjen e regjistrimit, apo vendosjen në gjendjen joaktive të çdo tatimpaguesi
apo ish tatimpaguesi sikurse parashihet në këtë ligj.
3. Tatimpaguesi mund të lirojë çdo person nga detyrimi i konfidecialitetit. Lirimi i tillë duhet të jetë
me shkrim dhe mund të kufizohet në dhënien e informatave të caktuara ose t’i shfrytëzojë për një
qëllim të veçantë.
Neni 85
Ruajtja e integritet të ATK-së dhe Kundër korrupsioni
1. Zyra për standarde profesionale (ZSP) brenda ATK-së do të ketë autoritetin të hetojë të gjitha
pohimet për sjellje të keqe të të punësuarve të ATK, të gjitha pohimet për përpjekje të brendshme
dhe të jashtme për të korruptuar zyrtarët tatimor (përfshirë përpjekjet për mito), të gjitha shkeljet e
50
pohuara të Kodit të Mirësjelljes së ATK-së dhe veprimtari tjera të të punësuarve apo qytetarëve që
kërcënojnë sigurinë apo integritetin e ATK-së apo të punësuarve të saj.
2. Ndër autorizimet tjera për zbatimin e paragrafit 1 të këtij neni, ZSP do të ketë ato autorizime të
dhëna zyrtarëve tatimor sipas nenit 14 dhe 15 të këtij ligji krahas autorizimeve:
2.1. të intervistojë dëshmitarët si brenda ashtu edhe jashtë ATK-së;
2.2. të intervistojë çdo person të tretë i cili mund të ketë informata që do të ndihmojnë në
hetime;
2..3. të kërkoj dëshmi, apo informata tjera që do të ndihmojë në një hetim të autorizuar,
përfshirë nxjerrjen e regjistrimeve bankare;
2.4. të përgatisë raportet e hetimeve me rekomandimet për ndjekje penale në rastet e
duhura dhe të dorëzojë ato raporte përmes zyrës ligjore të ATK-së tek Zyra e Prokurorit
Publik;
2.5. të përcaktojë nëse çështja nën hetime a duhet të vihet në procedurë administrative apo
në procedurë penale;
2.6. të ndihmojë në arrestimin e individëve që mendohet të jenë të fajshëm për ndonjë akt
që mbulohet nga ky nen, pasi veprimi i tillë është autorizuar nga prokurori publik;
2.7. të kërkojë informata nga policia, gjyqet, regjistrat, komunat dhe organet tjera për të
verifikuar të dhënat e aplikimit për punësim, gjendjen financiare dhe pasuritë, dhe qëllime
tjera që lidhen me hetimet kundër-korrupsionit dhe siguri të brendshme të ATK-së;
2.8. të kryejë hetime nën mbikëqyrjen e Prokurorit Publik që gëzon të statusin dhe
autorizimet e dhëna për policinë gjyqësore dhe të kryejë hetime të përbashkëta me policinë
dhe agjencitë tjera që zbatojnë ligjin në çështjet që lidhen me sigurinë e brendshme,
akuzimet për sjellje të keqe te të punësuarve dhe veprimtari tjera te të punësuarve dhe
qytetarëve që mund të rrezikojnë integritetin apo sigurinë e Administratës Tatimore;
2.9. të ndihmojë policinë dhe agjencitë tjera që zbatojnë ligjin në hetimet të cilat ata i kanë
ndërmarrë e që lidhen me shkeljet e supozuara të kodit penal nga të punësuarit e ATK-së;
2.10. të ndërlidhë dhe shkëmbejë informata me policinë dhe agjencitë për zbatimin e ligjit
me qëllim që të sigurojnë integritet dhe siguri të Administratës Tatimore.
3. Në rast të parandalimit qoftë nga një i punësuar apo nga ndonjë person tjetër në kryerjen e
autorizimeve siç janë përcaktuar me paragrafin 2. të këtij neni, ZSP mund të kërkojë autorizim për
ndihmë nga Prokurori Publik kompetent.
4. Çdo zyrtar i ZSP i cili ndërmerr hetime apo akte në lidhje me një vepër penale sipas këtij neni do
të kryejë hetime në përputhje me dispozitat e zbatueshme të Kodit të Procedurës Penale të
Kosovës, apo pasuesin e tij, Zyrtarët e ZSP janë të autorizuar të hetojnë ato shkelje të renditura në
Kapitullin 29 (Shkeljet Penale kundrejt Detyrës Publike) të Kodit Penal të Kosovës, apo pasuesen
e saj.
5. Zyra e Standardeve Profesionale do të ketë autorizim të kryej hetime administrative për
biografinë e të punësuarve të ardhshëm dhe të tanishëm të administratës tatimore për të verifikuar
informatat në aplikacionin e tyre për punë, të tilla si, por pa u kufizuar në, gjendjen e tyre arsimore,
nëse ata kanë një dosje penale, apo jo; përvojën e mëparshme, për të përfshirë kontaktet me
punëdhënësit e mëparshëm; aktivitete të tjera të punësimit ose vetë-punësim dhe verifikime tjera
të tilla që konsiderohen të përshtatshme. Hetimet e tilla administrative janë të autorizuara qoftë
edhe nëse ka dyshim se a është kryer krimi, apo jo. Hetimet e tilla mund të ndërmerren pa
autorizimin e prokurorit, deri kur hetuesi zhvillon një dyshim se a ka ndodhur një krim. Nëse hetimi
51
përcakton se punonjësi ka dhënë informacion të pasaktë ose të rremë, Zyra e Standardeve
Profesionale do t’i raportojë faktet dhe rrethanat tek Komisioni Disiplinor i ATK-së për veprimet si
ata ta gjykojnë të nevojshme.
6. ZSP do të ketë autoritetin të shqyrtojë pasqyrat e deklarimit të pasurisë së punonjësve të ATK-
së, përveç Drejtorit të Përgjithshëm dhe të bëjë pyetje të tilla sipas nevojës për të konfirmuar
informatat në pasqyrë. Pyetjet e tilla do të konsiderohen të jenë të natyrës administrative, përveç
nëse ZSP ka arsye të besojë se informacioni i dhënë është i rremë, ose qëllimisht është deklaruar
keq, në të cilin rast dyshimet e tyre duhet të raportohen te Prokurori Publik dhe pyetjet e
mëvonshme do të bëhen sipas udhëzimit të Prokurorit Publik. Informatat e siguruara nga ZSP
gjatë zbatimit të tyre të këtij paragrafi do të jenë konfidenciale dhe nuk do t’i nënshtrohen
paraqitjes para ndonjë personi, përveç nëse është e nevojshme për qëllime disiplinore apo ndjekje
penale. Paraqitja e paautorizuar do të jetë e dënueshme me burgim që nuk do të tejkalojë pesë (5)
vjet.
7. Procedurat dhe funksionet e ZSP do të rregullohen me një akt nën-ligjor.
Neni 86
Masat e përkohshme Ndërkombëtare
1. Aty ku ligjet ekzistuese të Kosovës për tatime lidhen me tatuarjen ndërkombëtare nuk e
adresojnë tatuarjen e transaksioneve ndërkombëtare, ato mund të plotësohen me zbatimin e
parimeve të Modelit të Konventës Tatimore për të Ardhurat dhe Kapitalin të OECD (Organizata për
Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik).
2. Aty ku ligjet ekzistuese tatimore që lidhen me tatuarjen e dyfishtë ndërkombëtare juridike te të
ardhurave dhe kapitalit të personave në Republikën e Kosovës nuk adresojnë tatuarjen e tillë, do
të zbatohen parimet e Modelit të Konventës Tatimore mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin të OECD
me qëllim të shmangies së tatuarjes së dyfishtë te të ardhurave dhe kapitalit të tillë.
3. Kur ka pyetje lidhur me interpretimin e ligjit të Kosovës mbi Tatimin në Vlerën e Shtuar, ligji do t
interpretohet në harmoni me parimet e Direktivave të Sistemit të TVSh-së së Bashkimit Evropian
dhe gjykimeve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
4. Në përputhje me nenin 9 të këtij ligji, Drejtori i Përgjithshëm mund të lëshojë vendime
shpjeguese publike, qoftë në përgjithësi apo rast për rast, për të plotësuar dispozitat e ligjeve
ekzistuese mbi tatimet në të ardhura apo TVSH në përputhje me paragrafët 1. deri 3. të këtij neni
më sipër. Me hyrjen në një konventë tatimore të ndërsjellë me një shtet kontraktues, vendimet
shpjeguese sipas këtij neni për transaksionet në mes të Republikës së Kosovës dhe atij shteti
kontraktues nuk do të jenë më të autorizuara.
Neni 87
Udhëzimet Administrative
Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të ketë autorizimin të shpallë, me shkrim, rregullore
zbatuese (akte nënligjore) për zbatim të përgjithshëm e që mund të jenë të nevojshme dhe të
duhura më tutje për interpretim dhe zbatim të përshtatshëm, të arsyeshëm dhe uniform të këtij ligji.
Zbatimi i tillë i rregulloreve do të administrohet dhe zbatohet nga ATK. Asnjë nga rregulloret e tilla
zbatuese nuk do të ketë apo nuk do të ketë ndonjë efekt ligjor deri sa të publikohet si duhet në
Gazetën Zyrtare të Kosovës dhe përndryshe është bërë publike nga ATK në përputhje me Ligjin
mbi Qasjen ne Dokumentet Zyrtare.
Neni 88
Propozimi, Emërimi dhe Aprovimi i Drejtorit te Përgjithshëm të ATK-se me
pëlqimin e Përfaqësuesit Civil ndërkombëtare
52
1. Procedura për emërimin e Drejtorit Përgjithshëm te ATK-se, deri në fund të mbikëqyrjes
ndërkombëtare të zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të
datës 26 mars 2007, duhet të jetë si në vijim:
2. Drejtorin Përgjithshëm te ATK-se e propozon Ministri i Ekonomisë dhe Financave, bazuar ne
rekomandimet e komisionit te formuar, emëron Kryeministri i Qeveris Republikës se Kosovës, me
pëlqimin e Përfaqësuesit Civil ndërkombëtar
( PCN)
3. Qeveria ka te drejtën e shkarkimit, suspendimit apo te kthimit ne detyre te Drejtorit
Përgjithshëm, me pëlqimin e Përfaqësuesit Civil ndërkombëtar ( PCN).
Neni 89
Ligji i aplikueshëm
1. Ky ligj do të zëvendësojë Ligjin 2004/48 i ndryshuar me Ligjin 03/L-071 mbi Administratën
Tatimore dhe Procedurat dhe do të nxjerrë nga përdorimi çdo dispozitë në ligjin në fuqi që është
në kundërshtim me të.
2. Dispozitat e ligjit mbi Administratën Tatimore dhe procedurat do të kenë prioritet mbi dispozitat e
Ligjit mbi Procedurat Administrative për aq sa procedurat janë të rregulluara me Ligjin mbi
Administratën Tatimore dhe Procedurat.
Neni 90
Hyrja në fuqi
Ky ligj hynë në fuqi ditën e shpalljes nga Presidenti i Republikës së Kosovës.
Ligji Nr. 03/ L-222
12 korrik 2010
Shpallur me dekretin Nr. DL-032-2010, datë 15.07.2010 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.