1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 75 / 02 GUSHT 2010
LIGJI Nr. 03/L-220
PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-112 PËR TATIMIN E NORMËS SË
AKCIZËS NË KOSOVË
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Me qëllim të ndryshimit të pjesërishëm të normës së akcizës për produktet e caktuara,
Miraton
LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-112 PËR TATIMIN E NORMËS SË
AKCIZËS NË KOSOVË
Neni 1
Qëllimi
Me këtë ligj rregullohen normat e tatimit të akcizës për mallrat e paraqitura në Aneksin A të këtij
ligji, të cilat në territorin e Republikës Kosovës lëshohen në qarkullim të lirë.
Neni 2
Lirimi nga Norma e Akcizës
1. Gazet e naftës dhe hidrokarbure tjera gazoike nën kodin tarifor 2711 i paraqitur në Aneksin A të
këtij ligji, i cili përdoret për qëllime prodhimi do të jetë i liruara nga norma e tatimit të akcizës.
2. Lirimet nga tatimi i Akcizës sipas paragrafit parë të këtij neni duhet aprovohet paraprakisht nga
Dogana për qëllime të nenit 236 të Kodit doganor dhe të Akcizave në Kosovë i cili do të vlejë edhe për
tarifat e veçanta të mallrave të prodhuara në Kosovë.
Neni 3
Ndryshimi
1. Qeveria e Republikës së Kosovës në konsultim me Komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit
të Republikës së Kosovës mund të ndryshojë normën e tatimit te akcizës ne Aneksin A të
bashkangjitur me këtë ligj.
2. Në raste te veçanta Qeveria e Republikës Kosovës në konsultim me Komisionin për Buxhet dhe
Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës, mund të shtojë listën e mallrave në Aneksin A të këtij
ligji, që do ti nënshtrohen normës së tatimit të Akcizës.
Neni 4
Shfuqizimet
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Aneksi A i bashkangjitur me këtë ligje shfuqizon Aneksin A të Ligjit
Nr. 03/L-112 për Tatimin e Normës së Akcizës në Kosovë.
2
Neni 5
Hyrja në fuqi
Ky ligj hynë në fuqi ditën e shpalljes nga Presidenti i Republikës së Kosovës.
Ligji Nr. 03/ L-220
12 korrik 2010
Shpallur me dekretin Nr. DL-031-2010, datë 15.07.2010 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
3
ANEKSI A
MALLRAT QË I NËNSHTROHEN AKCIZAVE DHE TARIFAT PËRKATËSE
Përshkrimi i mallit
Shifra
Tarifa e taksës
Ujërat, duke përfshirë ujërat minerale dhe të ajrizuara të
cilat përmbajnë sheqer të shtuar apo ndonjë materie tjetër
ëmbëlsuese apo që janë me shije, si dhe pijet e tjera
joalkoolike, duke mos përfshirë lëngjet e frutave apo të
perimeve nga kaptina 2009.
2202
0,045 €/kg
Birra e prodhuar nga malti 2203
500 €/Hl
abs.alk.100% vol
në 20oC(1)
Verërat nga rrushi i freskët, duke përfshirë verërat me
përmbajtje të shtuar të alkoolit; mushti i rrushit, përpos atij
nga kapitulli 2009
2204
500 €/Hl
abs.alk.100%vol
në 20oC(1)
Vermuti dhe verërat e tjera nga rrushi i freskët me shije të
bimëve apo të substancave aromatike
2205
500 €/Hl
abs.alk.100%vol
në 20oC(1)
Pijet e tjera të fermentuara (për shembull mushti i
mollës apo i dardhës, pijet alkoolike nga fermentimi i
mjaltës); përzierjet e pijeve të fermentuara dhe përzierjet e
pijeve të fermentuara e të pijeve joalkoolike të cilat nuk janë
cekur ose nuk janë përfshirë diku tjetër
2206
500 €/Hl
abs.alk.100%vol
në 20oC(1)
Etil alkooli i padenatyrizuar me përqindje të alkoolitprej 80%
apo më të lartë; etil alkooli dhe pijet e tjera alkoolike të
denatyrizuara të cilësdo përqindje alkoolike
2207
500 €/Hl
abs.alk.100%vol
në 20oC(1)
Etil alkool i padenatyrizuar me përqindje të alkoolit prej më
pak se 80%; pijet alkoolike, likeret dhe pijet e tjera alkoolike
2208
500 €/Hl
abs.alk.100%vol
në 20oC(1)
Cigaret, cigaret e prera dhe cigarillosët të cilat
përmbajnë duhan
2402 1000 1,00 € për një
njësi
konvencionale (2)
Cigaret që përmbajnë duhan 2402 20
25,00 € për një
njësi
konvencionale
(2)
Prodhimet e tjera të përpunuara të duhanit dhe
zëvendësimet e përpunuara të duhanit; duhani
i“homegjenizuar” apo “i ribërë përmes
përpunimit”;ekstraktet dhe esencat e duhanit
2403
25,00 € për një
njësi
konvencionale
(2)
4
Gazet e naftës dhe hidrokarbure tjera gazoike
2711 0.1€/lit
Vajrat dhe prodhimet e tjera të distilimit të katranit të
thëngjillit në temperatura të larta; produktet e ngjashme në
të cilët pesha e përbërësve aromatikë është më e madhe
se e përbërësve jo aromatikë
2707
0,325 €/lit
1. Vajrat e petroleumit dhe vajrat e përfituara nga mineralet
bituminoze (përpos naftës së papërpunuar) produktet që
nuk janë cekur apo përfshirë tjetërkund, të cilat përmbajnë
në peshë 70% apo më shumë vajra të petroleumit apo vajra
të përfituara nga mineralet bituminoze, ku këto vajra janë
përbërësit kryesorë të produktit (përpos vajrave të
përdorura).
2710 11 dhe
2710 19
0,325 €/lit
Vajra te gazit ( Naftë )
Alkooli për motorë ( Benzina), karburantet e llojit te alkoolit
për motorët reaktive dhe vajrat e tjera te lehta
2710 1931
deri
2710 1949
27101131deri
27101190
0,36 €/l
0,385 €/lit
Hidrokarburet aciklike 2901
0,36 €/lit
Hidrokarburet ciklike
2902
0,36 €/lit
Produktet kundërdetonuese, inhibitorët e oksidimit,
inhibitorët e ngjitjes, përmirësuesit e viskozitetit,
produktet antikorozive dhe aditivët e tjerë të prodhuar
për vajrat minerale (duke përfshirë benzinën) apo për
lëngjet e tjera të cilat përdoren për qëllime të njëjta si
vajrat minerale
3811
0,36 €/lit
Tretësit kompozit organik dhe holluesit të cilët nuk
janë cekur a përfshirë diku tjetër; holluesit e prodhuar
të ngjyrës apo të llakut
3814
0,36 €/lit
Alkilbenzenët e përzier dhe alkilnaftalenët e përzier,
përpos atyre nga kaptina 2707 apo 2902
3817
0,36 €/lit
Veturat dhe automjetet e tjera motorike parimisht të
disenjuara për transport të personave (përpos atyre nga
kaptina 8702), duke përfshirë veturat karvan dhe veturat
për gara.
8703
500 € për çdo
automjet
(1) Përkufizimi i “njësisë konvencionale” për këto pika gjendet në nenin 1 të Rregullores së UNMIK -
ut nr. 2003/23 për akcizat në prodhimet e duhanit në Kosovë të datës 25 qershor2003.
Ligji Nr. 03/ L-220
12 korrik 2010
Shpallur me dekretin Nr. DL-031-2010, datë 15.07.2010 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.