LIGJI NR. 03/L-111 PËR TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E DEPUTETIT

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 74 / 20 KORRIK 2010

LIGJI Nr. 03/L-111

PËR TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E DEPUTETIT

Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton

LIGJ PËR TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E DEPUTETIT

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi i ligjit

Me këtë ligj rregullohen të drejtat, përgjegjësitë, imuniteti dhe kompensimi i deputetit të Kuvendit të
Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë deputeti) para, gjatë dhe pas mandatit të tij.

Neni 2
Statusi i deputetit

1. Deputeti gëzon status të veçantë gjatë periudhës së ushtrimit të mandatit të deputetit në pajtim me
dispozitat kushtetuese, me Ligjin për zgjedhjet dhe me këtë ligj.

2. Me status të veçantë të deputetit kuptohet pozicioni që ka ai në marrëdhëniet me organet shtetërore,
me organet e qeverisjes lokale, si dhe të drejtat dhe detyrimet materiale dhe protokollare.

Neni 3
Mandati i lirë

1. Deputeti është përfaqësues i qytetarëve dhe gjatë mandatit të tij i nënshtrohet vetëm ndërgjegjes së
tij.

2. Deputeti i ushtron detyrat e tij në pajtim me dispozitat kushtetuese, ligjin dhe me Rregulloren e punës
së Kuvendit.

KREU II
KANDIDIMI DHE PËRFUNDIMI I MANDATIT TË DEPUTETIT

Neni 4
Kandidimi për mandat të deputetit

Askush nuk mund të pengohet që të kandidohet ose të ushtrojë mandatin e deputetit, përveç në rastet e
parapara me ligj.

2

Neni 5
Mandati i deputetit

1. Mandati i deputetit buron nga vota e lirë e qytetarëve dhe fillon nga momenti i certifikimit të mandatit
në pajtim me ligjin në fuqi.

2. Mandati i deputetit fillon që nga momenti i certifikimit të mandatit nga ana e autoritetit kompetent në
përputhje me ligjin. Mandati i deputetëve të përbërjes paraprake të Kuvendit përfundon po të njëjtën
ditë.

3. Deputeti i cili ushtron marrëdhënie pune të rregullt në sektorin publik, obligohet të deklarojë me
shkrim pagën primare dhe atë sekondare brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh prej ditës së certifikimit të
mandatit.

Neni 6
Mospërputhshmëria me funksionin e ekzekutivit

1. Deputeti njëkohësisht nuk mund të jetë kryeministër, zëvendëskryeministër, ministër ose
zëvendësministër.

2. Me rastin e emërimit të një deputeti në funksionet e parapara në paragrafin 1 të këtij neni, mandati i tij
përfundon në ditën e emërimit të tij si anëtar i qeverisë nga paragrafi 1 i këtij neni.

Neni 7
Mospërputhshmëria me Aktivitetet ekonomike

1. Deputeti nuk mund të jetë anëtar i Bordit në ndonjë kompani private ose publike.

2. Deputeti, gjatë mandatit të tij, nuk mund të veprojë në cilësinë e këshilltarit apo përfaqësuesit ligjor i
asnjë kompanie ose biznesit.

3. Deputeti nuk mund të jetë kryeredaktor apo zëvendëskryeredaktor në media të shkruara apo
elektronike, me përjashtim të atyre partiake.

4. Deputeti, gjatë mandatit të tij, nuk mund të ushtrojë veprimtarinë e avokatit.

5. Deputeti nuk mund të kryejë aktivitete ekonomike që krijojnë konflikt të interesit.

Neni 8
Përfundimi i Mandatit

1. Mandati i Deputetit/es përfundon para kohe:

1.1. nëse deputeti/ja nuk e bën betimin në seancën inauguruese ose në seancën e radhës, në
të cilën ai/ ajo fizikisht është në gjendje ta bëjë betimin;

1.2. pas dorëheqjes së tij/saj;

1.3. nëse deputeti/ja bëhet anëtar/e i Qeverisë së Kosovës;

1.4. nëse deputeti/ja bëhet i/e paaftë për ta ushtruar funksionin e tij/saj;

3
1.5. nëse deputeti/ja për 6 muaj nuk merr pjesë në sesionet plenare të Kuvendit ose në
mbledhjet e komisioneve, ku është anëtar/e. Në raste të veçanta, Kuvendi mund të vendosë
ndryshe;

1.6. nëse me vendimin e formës së prerë të gjykatës dënohet për vepër penale me vuajtje të
dënimit për një ose më shumë vjet burg;

1.7. me vdekjen e tij/saj..

2. Për rastet nga nën-paragrafët 1.4 dhe 1.5. të paragrafit 1 të këtij neni vendimin për përfundimin e
mandatit të deputetit e nxjerr Kuvendi, me dy te tretat (2/3) e votave të deputeteve të pranishëm, të cilët
votojnë sipas propozimit të Komisionit për Mandate dhe Imunitet.

KREU III
IMUNITETI

Neni 9
Imuniteti i deputetit

1. Deputetët e Kuvendit gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, nga paditë civile ose nga shkarkimi për
veprimet e tyre brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendit. Imuniteti nuk e
pengon ndjekjen penale të deputetëve të Kuvendit për veprimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të
përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendi.

2. Deputeti i Kuvendit nuk mund të arrestohet dhe as të ndalohet përderisa është duke i kryer detyrat e
tij/saj si deputet i Kuvendit, pa pëlqimin e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit.

3. Kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit e bën vetëm Prokurori i Përgjithshëm i Kosovës. Vetëm
në rastet kur ndaj deputetit është ngritur padia private sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës,
kërkesën për suspendimin e imunitetit të deputetit mund ta paraqet gjykata e cila e ka rastin në hetim.

4. Kërkesa për heqjen e imuniteti i drejtohet kryetarit të Kuvendit i cili menjëherë ia dërgon Komisionit
për Mandate dhe Imunitete, i cili e shqyrton dhe përgatit rekomandimin për seancën e radhës të
Kuvendit.

5. Komisioni për Mandate dhe Imunitete, brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të kërkesës nga
kryetari i Kuvendit, e përgatit rekomandimin për Kuvendin.

6. Kuvendi pa debat do të vendosë lidhur me heqjen e imunitetit, mirëpo deputeti mund t’i parashtrojë
pikëpamjet e tij lidhur me rastin.

7. Për heqjen e imunitetit të deputetit janë të nevojshme shumica e votave të të gjithë deputetëve të
Kuvendit të Republikës së Kosovës.

8. Deputetit të cilit i është hequr imuniteti ka të drejtë ankimi në gjykatën kompetente në afat prej
tridhjetë (30) ditësh. Ankesa e deputetit nuk e suspendon vendimin e Kuvendit.

9. Përjashtimisht nga paragrafi 2 i këtij neni, masa e paraburgimit mund të ndërmerret ndaj deputetit pa
pëlqimin paraprak të Kuvendit, në rastin kur ai ose ajo kapet në kryerje e sipër (in flagranti) të një vepre
të rëndë penale, që është e dënueshme me pesë (5) ose më shumë vjet burgim.

Neni 10
Fillimi dhe respektimi i imunitetit

1. Deputeti gëzon imunitet parlamentar që nga data e certifikimit të mandatit të tij.
4

2. Imuniteti i deputetit duhet të respektohet nga të gjithë, pa dallim funksioni.

3. Deputeti mund ta njoftojë kryetarin e Kuvendit për çdo shkelje të imunitetit të tij. Kryetari i Kuvendit
është i obliguar të ndërmarrë masa të nevojshme pa asnjë vonesë.

Neni 11
Qasja në institucionet publike

1. Kartela e identitetit e lëshuar për deputet garanton hyrje të lirë në të gjitha organet e shtetërore dhe të
administratës publike. Në përputhje me rregulloret e lëshuara nga ministritë kompetente të Qeverisë,
deputeti mund të jetë, gjithashtu, i autorizuar të hyjë në zonat e shërbimit të forcave të armatosura
vendore, shërbimet e sigurisë, policisë dhe forcave të policisë të Kosovës.

2. Organet e administratës publike janë të obliguara që të sigurojnë ndihmë për deputetin në
përmbushjen e mandatit dhe të japin informacionin e duhur që kërkohet për punën e tyre.

KREU IV
MARRËDHËNIET ME ORGANET QENDRORE DHE LOKALE

Neni 12
Pjesëmarrja e deputetit në politikat e qeverisjes lokale

1. Deputeti ka të drejtë pranie në mbledhjet që organizohen nga organet e qeverisjes lokale.

2. Organet e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni, në fillim të çdo muaji vënë në dispozicion
deputetëve pranë zyrave të tyre kalendarin e mbledhjeve, duke përfshirë ndryshimet e mundshme që
mund t’i bëhen atij.

Neni 13
Të drejtat në relacion me organet qendrore ekzekutive

1. Drejtuesit kryesorë të ministrive dhe të institucioneve të tjera qendrore janë të obliguar të presin me
përparësi deputetin sa herë që ky kërkon takim për problemet që lidhen me ushtrimin e detyrës së tyre.

2. Deputeti ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së
tij, të ministrave ose të drejtuesve të institucioneve të tjera qendrore, si dhe të çdo institucioni tjetër në
administratën shtetërore të qeverisjes lokale. Drejtuesit ose stafet e tyre janë të detyruar t’i përgjigjen
deputetit brenda shtatë ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.

3. Për shkeljet procedurave nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni njoftohet me shkrim Kabineti i Kryeministrit
dhe Komisioni për mandate dhe imunitete për të nxjerrë përgjegjësitë përkatëse.

4. Deputetit i bëhet ftesë dhe mund të marrë pjesë në mbledhjet e Qeverisë, në ministri ose në
institucione të tjera qendrore, kur në to shqyrtohen probleme të ngritura prej tij.

5. Organet dhe institucionet publike janë të obliguara të marrin në shqyrtim kërkesat, ankesat dhe
propozimet e bëra nga zgjedhësit nëpërmjet deputetit dhe brenda tridhjetë (30) ditësh, nga data e
paraqitjes së tyre, detyrohen të njoftojnë deputetin për mënyrën e trajtimit të tyre.

6. Kur deputeti vlerëson se një akt nënligjor i nxjerrë nga Qeveria, institucionet qendrore, organet e
qeverisjes lokale, është i kontestueshëm, propozon me shkrim pranë organit përkatës rishikimin ose
shfuqizimin e tij, duke njoftuar për këtë Kabinetin e Kryeministrit ose komunën. Organet drejtuese
5
përkatëse janë të obliguara të shqyrtojnë propozimin e bërë nga deputeti në mbledhjen më të afërt të
radhës dhe brenda shtatë ditëve ta njoftojnë me shkrim për përfundimin e shqyrtimit.

7. Deputeti, kur konstaton se nëpunës të emëruar të administratës publike shkelin ligjet, ka të drejtë të
kërkojë pranë organit përkatës të merren masa në përputhje me legjislacionin përkatës. Bartësit e
këtyre organeve janë të detyruar t’i shqyrtojnë menjëherë propozimet e bëra dhe brenda tridhjetë (30)
ditëve të marrin vendimin përkatës duke njoftuar deputetin.

KREU V
KOMPENSIMI, SHPENZIMET DHE PËRFITIMET E TJERA TË DEPUTETIT

Neni 14
Përfitimet financiare dhe materiale të deputetit

1. Deputeti gjatë ushtrimit të mandatit të tij ka të drejtë kompensimi për:

1.1. pagë bazë;

1.2. pagë kalimtare pas përfundimit të mandatit;

1.3. kompensimi për pjesëmarrje në seanca dhe në takime të komisioneve;

1.4. kompensim për funksionet parlamentare;

1.5. kompensimi i shpenzimeve mujore;

1.6. pensionet suplementare; dhe

1.7. të drejtat e tjera të përcaktuara me këtë ligj.

Neni 15
Kompensimi i deputetit

Paga bazë e deputetit do të përcaktohet me dispozitat e Ligjit për pagat e funksionarëve publikë .

Neni 16
Kompensimi kalimtar

Deri në fillimin e realizimit të të hyrave financiare nga ndonjë burim tjetër, ose nga realizimi i pensionit,
që nga dita e përfundimit të mandatit deputeti/ja ka të drejtë në pagë bazë për dymbëdhjetë (12) muaj.

Neni 17
Shpenzimet mujore

Deputeti ka të drejtë në kompensim të shpenzimeve mujore lidhur me punën në Kuvend.

Neni 18
Kompensimi për funksion

1. Deputeti që mban funksion parlamentar, me propozim të Komisionit për Buxhet dhe Financa merr
kompensim, shtesë mujore, që përcaktohet me vendimin e Kuvendit.

6
2. Kompensimi për funksion i nënshtrohet tatimit dhe kontributit pensional.

3. Deputeti nga paragrafi 1 i këtij neni ka të drejtë kompensimin shtesë vetëm për një funksion
udhëheqës.

Neni 19
Ndalesa e kompensimit

Për mospjesëmarrje, për shkaqe të paarsyeshme, të deputetit në seancë plenare, në komisione ose në
funksione të tjera parlamentare, në të cilat është emëruar, pason ndalesa e kompensimit nga nën-
paragrafët 1.3. dhe 1.5. paragrafi 1 i nenit 14 të këtij ligj, sipas një akti të veçantë të Kryesisë së
Kuvendit.

Neni 20
Përcaktimi i lartësisë së kompensimeve

Lartësia e kompensimit për funksione dhe shpenzime mujore, përcaktohet me propozim të Komisionit
për Buxhet dhe Financa dhe vendim të Kryetarit të Kuvendit.

Neni 21
Mëditjet për udhëtime zyrtare

1. Deputeti që shkon në shërbim jashtë Kosovës nga Kuvendi përfiton mëditje ditore dhe kompensim të
transportit, sipas akteve të miratuara nga Kuvendi.

2. Deputeti në rastet kur caktohet të marrë pjesë në delegacionet e Qeverisë ose të institucioneve të
tjera, shpenzimet përballohen nga institucioni që e ka ftuar, duke përfituar mëditjen sipas akteve të
miratuara nga Qeveria.

3. Deputeti, për ushtrimin e funksionit të tij parlamentar, ka të drejtë në shërbim adekuat transporti ose
kompensim adekuat për shpenzimet e udhëtimit, sipas kuotave dhe procedurave të përcaktuara me akt
të veçanta të Kuvendit.

Neni 22
Pensioni suplementar

1. Deputeti, pas përfundimit të mandatit, ka të drejtë për pension suplementar, nëse detyrën e deputetit
e ka ushtruar së paku një mandat dhe e ka mbushur moshën pesëdhjetepesë (55) vjeç.

2. Deputeti që i plotëson kushtet e caktuara me paragrafin 1 të këtij neni, e realizon pensionin
suplementar në lartësi prej pesëdhjetë perqind (50 %) të pagës bazë të deputetit. Deputeti që ka
shërbyer në dy (2) mandate në kushtet e përcaktuara nga paragrafi 1 i këtij neni e realizon pensionin
suplementar në vlerë prej gjashtëdhjetë perqind (60 %) të pagës bazë dhe ai që ka shërbyer në tri (3) e
më shumë mandate në lartësi prej shtatëdhjetë perqind (70 %) të pagës bazë.

Neni 23

1. Të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, të përcaktuara me këtë ligj, fillojnë të rrjedhin nga viti 2001,
me certifikimin e mandatit të deputetit.

2. Statusi i deputetit të legjislaturës 1990 - 2000 rregullohet me ligj të veçantë.

Neni 24
7
Baza e pensionit

1. Si bazë për përcaktimin e pensionit suplementar shërben paga bazë aktuale e deputetit që realizohet
në Kuvend.

2. Shuma e përgjithshme e pensionit suplementar nuk mund të jetë më e madhe se shtatëdhjetë
përqind (70 %) e pagës bazë të deputetit.

Neni 25
Pensionimi për shkak të paaftësisë

1. Deputeti, të cilit për shkak të lëndimit gjatë ushtrimit të detyrës së tij, iu ka shkaktuar paaftësia e
përgjithshme për punë, ka të drejtë për pension suplementar pa marrë parasysh stazhin pensional,
moshën dhe kohën e kryerjes së detyrave të deputetit.

2. Pensioni nga paragrafi 1 i këtij neni caktohet në shumën prej shtatëdhjetë përqind (70 %) të pagës
bazë.

Neni 26
Rrethanat e veçanta

Kriter për realizimin dhe përcaktimin e lartësisë së pensionit, është stazhi i përgjithshëm pensional i
realizuar në vend dhe jashtë vendit.

Neni 27
Pensioni familjar

1. Anëtarëve të familjes së shfrytëzuesit të pensionit suplementar që ka vdekur, pensioni familjar u
përcaktohet në shumën prej shtatëdhjetë përqind (70 %) të atij pensioni në ditën e vdekjes.

2. E drejta për pension familjar nga paragrafi 1 i këtij neni vlen për të gjitha rastet, duke filluar nga
legjislatura e vitit 2001.

3. Procedurat e parapara për realizimin e të drejtave të pensionit të rregullt janë të aplikueshme edhe
për realizimin e pensionit suplementar.

4. Të drejtë për pensionin familjar e kanë bashkëshorti/ja dhe fëmijët deri në moshën tetëmbëdhjetë
(18) vjeçare, përkatësisht deri në moshën njëzetedy (22) vjeçare, nëse vazhdojnë shkollimin e lartë.

Neni 28
Sigurimi i mjeteve

Mjetet financiare për kompensim të përcaktuar në nenin 14 të këtij ligji, sigurohen nga Buxheti i
Republikës së Kosovës.

KREU VI
TË DREJTAT E TJERA TË DEPUTETËVE

Neni 29
Pushimi vjetor

8
Deputetit i njihet e drejta e pushimit vjetor jo me shumë së tridhjetë (30) ditë kalendarike brenda sesionit
vjetor të punimeve të Kuvendit.

Neni 30
Kompensimi për pushim vjetor

Deputeti ka të drejtën e kompensimit në pagën bazë për periudhën kur Kuvendi përcakton pushimin
vjetor.

Neni 31
Statusi diplomatik

1. Deputetit i njihet e drejta e pajisjes me pasaportë diplomatike gjatë kohës së kryerjes së mandatit, si
dhe një (1) vjet pas mbarimit të tij.

2. Bashkëshortit/es së deputetit, për realizimin e vizitës së përbashkët zyrtare i mundësohen lehtësira
lidhur me pajisje me viza udhëtimi.

3. Imuniteti diplomatik i deputetit garantohet me marrëveshje në mes shteteve dhe sipas detyrimeve që
rrjedhin nga konventat ndërkombëtare.

Neni 32
Stazhi i punës

1. Periudha e ushtrimit të mandatit të deputetit llogaritet në stazhin e punësimit aktiv.

2. Gjatë ushtrimit të mandatit të tij, deputeti duhet të pajiset me sigurim shëndetësor dhe pensional në
pajtim me ligjin.

Neni 33
Mjetet e punës

1. Komisioneve dhe grupeve parlamentare u sigurohen zyrat në Kuvend dhe stafi ndihmës.

2. Deputetët pajisen me zyrat e tyre në Kuvend.

3. Gjithashtu, pranë çdo zonë elektorale, organet e qeverisjes lokale hapin zyra të veçanta pune për
deputetët. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, me pëlqimin e deputetëve, emëron në shërbim të deputetëve
në këto zyra një sekretar, si rregull me arsim të lartë juridik, i cili pajiset me mjetet e nevojshme të
punës.

4. Fondet për nevojat e mësipërme përballohen nga buxheti i Kuvendit.

Neni 34
Përfitime e tjera

Deputeti përfiton falas “Fletoren Zyrtare”, Buletinin e Kuvendit ose të institucioneve të tjera qendrore,
aktet nënligjore të Qeverisë si dhe të organeve të komunës, ku është zgjedhur.

Neni 35
Siguria e deputetit

9
1. Deputetit i sigurohet mbrojtje e veçantë nga organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pajtim
me procedurën për mbrojtje të veçantë me rastet kur ai e kërkon këtë.

2. Përkitazi me kërkesën e deputetit, për sigurimin e mbrojtjes së veçantë vendos Ministria e Punëve të
Brendshme në procedurë të përshpejtuar.

Neni 36
Dokumenti identifikues

1. Deputeti pajiset nga Kuvendi me dokument identifikues, që është i vlefshëm deri në mbarimin e
mandatit të tij. Ky dokument zëvendëson çdo leje tjetër lëshuar nga organet publike, civile ose
ushtarake, për të hyrë në vende dhe objekte të ndryshme, me përjashtim të atyre vendeve dhe
objekteve, hyrja në të cilat ndalohet me ligj.

2. Pas përfundimit të mandatit, deputetit i lëshohet dokumenti identifikues në të cilin shënohet data e
fillimit dhe e përfundimit të mandatit të deputetit.

Neni 37
Kontributet jo tatimore

1. Rregullat e sigurimit shëndetësor dhe të sigurimit pensional të aplikueshme për nëpunës civilë janë të
aplikueshme edhe për deputet.

2. Deputeti, për qëllim të paragrafit 1 të këtij neni, do të konsiderohet si i punësuar për periudhën e
kohëzgjatjes se mandatit të tij, pas pushimit të mandatit, në pajtim me nenin 16 të këtij ligji.

Neni 38
Kthimi në vendin e punës

Deputeti që para fitimit të mandatit ka qenë i punësuar në sektorin publik ose në institucionin që
financohet me mjete publike, ka të drejtë vazhdimin e funksionit në pozitën e tij të njëjtë ose në pozitë të
rangut të njëjtë pas përfundimit të mandatit të deputetit. Për ketë qëllim deputeti duhet t’ia parashtrojë
kërkesën e tij punëdhënësit brenda gjashtë (6) muajve pas përfundimit të mandatit.

KREU VII
KODI I MIRËSJELLJES DHE KONFLIKTI I INETERESAVE

Neni 39
Parimet

1. Deputeti është i obliguar t’u përmbahet dispozitave kushtetuese dhe ligjit dhe në të gjitha rastet të
veprojë në pajtim me besimin që i është i dhënë si dhe tu përmbahet këtyre parimeve:

1.1. Vetëmohimi - Deputeti merr qëndrim apo voton për çështjet që janë vetëm me interes
publik. Ai nuk mund të marrë pjese në marrjen e vendimeve për përfitime financiare apo
përfitime të tjera materiale për vete, për familjen e tij apo për miqtë.

1.2. Integriteti moral - Deputeti nuk mund të ketë detyrime financiare ndaj individëve apo
organizatave që mund të ndikojnë në ushtrimin e detyrave të tij zyrtare.

1.3. Objektiviteti - Deputeti duhet të vendosë vetëm në bazë të meritave dhe të interesit publik
gjatë ushtrimit së funksioneve publike, duke përfshirë edhe emërimet publike, shpalljen e fituesit
të kontratave ose rekomandimin e individëve për shpërblime dhe subvencione.
10

1.4. Përgjegjësia - Deputeti mbanë përgjegjësi për vendimin e tij dhe i nënshtrohet një
vetëkontrolli të kujdesshëm që i përgjigjet funksionit të tij.

1.5. Sinqeriteti - Deputeti duhet të jetë i sinqertë për të gjitha vendimet dhe veprimet që i
ndërmerr.

1.6. Ndershmëria - Deputeti është i detyruar të deklarojë interesin privat që mund të jetë
relevant për detyrat e tij publike dhe duhet të ndërmarrë veprime për zgjidhjen e konflikteve
eventuale për të mbrojtur interesin publik.

1.7. Aftësia udhëheqëse - Deputeti me udhëheqje dhe shembuj konkretë duhet të sigurojë
mbështetjen e këtyre parimeve.

Neni 40
Detyrimet

1. Deputeti është i detyruar të marrë pjesë në seancat plenare dhe në mbledhjet e organeve ndihmëse
të Kuvendit, në të cilat ai është anëtar.

2. Organet ndihmëse të Kuvendit nga paragrafi 1 i këtij neni janë të gjitha organet e përhershme ose ad
hoc që formohen me vendim të Kuvendit.

3. Deputeti, që nuk mund të marrë pjesë në seancat e Kuvendit ose në mbledhjet e organeve ndihmëse
të Kuvendit në të cilat ai është anëtar duhet ta njoftojë më kohë kryetarin e Kuvendit, përkatësisht
kryetarin, zëvendëskryetarin e atij organi ndihmës, duke prezantuar edhe arsyet për mungesën e tij.

Neni 41
Mos përmbushja e detyrimeve

1. Nëse deputeti nuk merr pjesë në punimet e seancës plenare ose të organeve ndihmese të Kuvendit,
ku ai është anëtar, paga bazë dhe kompensimi shtesë reduktohen. Nga ky reduktim përjashtohen rastet
kur deputeti gjendet në detyrë zyrtare në funksionin e tij parlamentar.

2. Rregullat e tjera për pjesëmarrjen e deputetit në punime dhe sanksionet e tjera përcaktohen me
Rregulloren e Kuvendit ose me një Rregullore të brendshme të Kuvendit.

Neni 42
Obligimet parlamentare

Deputeti nuk mund të refuzojë anëtarësinë apo pjesëmarrjen në trupat punuese të Kuvendit pa arsye
objektive të pranueshme.

Neni 43
Konfidencialiteti

Deputeti është i detyruar ta ruajë konfidencialitetin e informatave dhe të dokumenteve zyrtare në pajtim
me ligjin.

Neni 44
Konflikti i interesave

11
Deputeti nuk ka të drejtë të votojë për një çështje për të cilën vendimi mund të rezultojë me përfitim
financiar për të dhe i njëjti as që do të pranohej nga një kategori e gjerë e njerëzve që nuk janë deputetë
të Kuvendit ose nga të afërmit e deputetëve të Kuvendit.

Neni 45
Regjistri i interesave

Deputetët duhet të regjistrojnë në Regjistrin e Interesave të gjitha interesat relevante të përcaktuara me
aneksin e këtij ligji.

Neni 46
Dhuratat

1. Deputeti gjatë mandatit të tij mund të pranojë dhurata, në pajtim me ligjin përkatës në fuqi.

2. Kufizimet e parapara me paragrafin 1 të këtij neni, nuk kanë të bëjnë me shumën e mjeteve apo të
gjërave të pranuara nga deputeti për përdorimin e mjeteve gratis të siguruara nga Kuvendi, partia e tij,
grupi i deputetëve dhe nga ndonjë fondacion që mbështet legjislativin ose që është në lidhje të ngushtë
me këtë. Shuma të këtilla dhe gjëra për përdorim gratis, duhet të regjistrohen nga deputeti si pjesë e
deklaratës së tyre mbi pasurinë, të ardhurat dhe interesat e ekonomike sipas shtojcës nr. 1 të këtij ligji.
Deputeti, në përfundim të mandatit, gjërat e pranuara për përdorim gratis, nuk duhet t’i mbajë në pronësi
ose në përdorim të mëtejshëm të tij apo të ndonjë person i afërt i tij.

Neni 47
Deklarimi i pasurisë

1. Deputeti është i obliguar, që brenda tridhjetë ditëve tridhjetë (30) nga certifikimi i mandatit të deputetit
dhe pas 1 janarit të çdo viti, si dhe pas tridhjetë ditëve nga pushimi i detyrës së tij, të bëjë një deklaratë
rreth pasurisë, të ardhurave dhe interesave ekonomike të tij, të kryetari i Kuvendit, në përputhje me
Shtojcën e këtij ligji.

2. Deputeti duhet t’ia bashkëngjisë deklaratës së tij personale edhe deklaratën e pasurisë të
bashkëshortit/es ose partnerit të jetës, si edhe fëmijës që jeton në të njëjtën familje në përputhje me
shtojcën e këtij ligji.

KREU VIII
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 48

Kuvendi, brenda gjashtë (6) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, do ta nxjerrë Ligjin për pagat e
funksionarëve publik.

Neni 49
Aktet nënligjore

Ngarkohen Qeveria dhe Kuvendi, që në afat prej gjashtë (6) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, t’i
nxjerrin aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji.

12

Neni 50
Pacenueshmëria e të drejtave

Të drejtat që përfitojnë deputetët nga ky ligj, nuk mund të cenohen.

Neni 51
Hyrja ne fuqi

Ky ligj publikohet në Gazetën Zyrtare dhe fillon të zbatohet më 1 janar të vitit 2011.

Ligji Nr. 03/ L-111
4 qershor 2010

Shpallur me Dekretin DL-029-2010, datë 05.07.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr.
Fatmir Sejdiu

13
Shtojcë
Deklarata për pasurinë, të ardhurat dhe interesat ekonomik të Deputetit, për bashkëshortin/en e
tij/saj në jetë dhe fëmijën (ët) që jetojnë bashkë me të
Personi deklarues
1. Deklaruesi:
a. Deputeti
b. Bashkëshorti/ja e jetës, i/e cili/a jeton së bashku me Deputetin (prej këtu e tutje: bashkëshorti/ja
e jetës)
c. Fëmija/ët që jetojnë bashkë me Deputetin (prej këtu e tutje: fëmija)
2. Emri i Deputetit: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
3. Emri i bashkëshortit/es të jetës: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
4. Emri i fëmijës/jëve: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Pjesa A)
DEKLARIMI I PRONËS
I.
Patundshmëria
1.
a. Emri i vendbanimit ku gjendet patundshmëria:
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
b. Hapësira ku gjendet ajo patundshmëri: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. .
c. Sektori i punësimit (apo emri i sektorit nga i cili është larguar):
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
d. Karakteri i ndërtesës sipas qëllimit të saj kryesor që ka (ndërtesë banimi, ndërtesë pushimi,
objekt afarizmi, etj.), hapësira qendrore e ndërtesës: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . .
e. Karakteri ligjor i patundshmërisë: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
f. Statusi ligjor i deklaruesit (pronar, qiramarrës, etj.): . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . .
g. Në rast të një bashkëpronësie, tregoni pjesën tuaj në pronë: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
h. Titulli dhe data e përvetësimit (fillimi i statusit ligjor): . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
2.

14

3.

4.

15
II.
Pronë personale të nivelit të lartë
1. Vetura
a. Mjet udhëtarësh:. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . lloji
data dhe titulli ligjor i përvetësimit : . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. lloji
data dhe titulli ligjor i përvetësimit: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. lloji
data dhe titulli ligjor i përvetësimit: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
.
b. Furgon, autobus: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . lloji
data dhe titulli ligjor i përvetësimit: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. lloji
data dhe titulli ligjor i përvetësimit: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. lloji
data dhe titulli ligjor i përvetësimit: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
.
c. Motoçikletë: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . lloji data dhe titulli
ligjor i përvetësimit: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . lloji
data dhe titulli ligjor i përvetësimit: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. lloji
data dhe titulli ligjor i përvetësimit: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
.

2. Mjeti i cili qarkullon në det apo ajër:
a. karakteri: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
lloji: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
data dhe titulli ligjor i përvetësimit: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
.
karakteri: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
lloji: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
data dhe titulli ligjor i përvetësimit: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .. . . . . . . . . . .
3. Punimet artistike, koleksionet e caktuara:
a. Punime individuale artistike: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
përshkrimi . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . veprat
data dhe titulli ligjor i përvetësimit . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
përshkrimi . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . veprat

data dhe titulli ligjor i përvetësimit. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
b. koleksioni: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . përshkrimi . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . veprat
data dhe titulli ligjor i përvetësimit . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
përshkrimi . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . veprat
data dhe titulli ligjor i përvetësimit . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
përshkrimi . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . veprat
data dhe titulli ligjor i përvetësimit . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
16

4. Pronë tjetër personale vlera e të cilës (vepër, koleksione) e kalon pagesën themelore aktuale gjashtë
mujore të Deputetit:
a. përshkrimi: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
data dhe titulli ligjor i përvetësimit . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
b. përshkrimi: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
data dhe titulli ligjor i përvetësimit . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
c. përshkrimi: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
data dhe titulli ligjor i përvetësimit . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
d. përshkrimi: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
data dhe titulli ligjor i përvetësimit . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
e. përshkrimi: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
data dhe titulli ligjor i përvetësimit . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
5. Kursimet e depozituara në fonde (aksione, obligacione, njësi investimi, sigurimi me një shumë të
madhe të siguruar etj.):
përshkrimi: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
vlera normale, shuma e siguruar:. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

6. Kursimet në depozitat e kursimeve: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
7. Parat e gatshme që kalojnë shumën e kompensimit aktuale gjashtë mujor të deputetit: . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
8. Bilanci përkatës i llogarisë bankare apo ndonjë kërkese tjetër për përfitime në bazë të ndonjë kontrate
tjetër e cila e kalon në tërësi shumën e kompensimit gjashtë mujorë të Deputetit:
a. bilanci i llogarisë përkatëse bankare
në Forintë: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
në këmbimin ndërkombëtarë (kundër vlera e forintit): . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . .
b. shumë përkatëse parash në bazë të një kontrate tjetër: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . .
9. Pronat tjera të një vlere të konsiderueshme nëse shuma e tyre e përbashkët e tejkalon shumën e
kompensimit gjashtë mujorë të Deputetit:
përshkrimi: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
përshkrimi: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
përshkrimi: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
përshkrimi: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
përshkrimi: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

17
III.
Borxhet
Luteni që në këtë pjesë të shënoni çfarëdo borxhi përkatës si borxh publik apo të institutive financiare
apo personave privat.
1. Borxhe publike (tatime, dogana, obligimet, Kontributi për SS (Sigurim Social, etj.): . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
2. Borxhe ndaj instituteve financiare (kreditë, hua, etj.): . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . .
3. Borxhe ndaj personave privat: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
IV.
Informacione tjera
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

Pjesa B) *
DEKLARATA MBI BURIMET E TË ARDHURAVE
(burime të ardhurash të tatueshëm të tjera këto nga kompensimi i Deputetit)
1. Profesioni: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Pozita: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Profesioni i ndërprerë: po

jo
Të ardhura mujore (bruto) nga profesioni: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
18
2. Të gjitha aktivitetet tjera përveç në profesionin e përmendur në pikën 1 të cilat sigurojnë të ardhura të
tatueshme:
a/ Përshkrimi i aktivitetit: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
b/ Personi pagues (përveç aktivitetet nën fushën e obligimeve të fshehta të theksuara nga rregullat
ligjore): . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
c/ Shpeshtësia e fitimit të të ardhurave (mujore, intervale tjera, sipas rastit, kalimtare):
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
d/ Shuma e të ardhurave (bruto): . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

Pjesa C)
DEKLARIMET E INTERESAVE EKONOMIK
Pozita apo interesi në një ndërmarrje ekonomike:
I
1. Emri i ndërmarrjes ekonomike: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
2. Forma e korporatës: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
3. Forma e interesit (pronarë, palë në interes, në rast se është anëtarë i brendshëm apo i jashtëm i
kompanisë së bashkëpunëtorëve, etj.): . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
4. Palë në interes (aksionist) në një ndërmarrje me interes pronësorë: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . %
19
5. Aksionet e mbajtura për momentin: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .%
6. Pozita në ndërmarrjen ekonomike: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
II
1. Emri i ndërmarrjes ekonomike: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

III

IV

20
V

Pjesa D) *
DEKLARIMI
rreth ndihmës financiare dhe gjërave të dhuruara për shfrytëzim të pranuara nga Deputeti nga
Parlamenti, partisë të cilës i përket apo Grupit të Deputetit dhe/apo fondacionit i cili mbështetë aktivitetin
legjislativ, i nevojshëm ky për të kryer punën e Deputetit apo në lidhje të ngushtë me këtë
(prej këtu e tutje ndihma financiare)
Data e caktimit (ndarjes) Emërtimi i ndihmës financiare Vlera e ndihmës financiare

21

Pjesa E) *
DEKLARIMI
për dhuratat e pranuar nga Deputetët në lidhje me mandatin e tij si Deputet dhe ndihma e dhuruar
financiare tjetër nga ajo e përshkruar në pikën (D) të këtij deklarimi (prej këtu e tutje: dhurata)
Data e pranimit të dhuratës Emërtimi i dhuratës Vlera e dhuratës

***

22
Me datën: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . ., (muaji) . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . (dita) (viti)
Me këtë deklaratë, e kam përmbyllur deklarimin (et) për bashkëshortin/en tim/e të jetës . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
si dhe për fëmijë (ët) e mi i/të cili/ët jetojnë bashkë me mua: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . .
Ky deklarim është bërë nga bashkëshorti/ja e jetës dhe prindi i fëmijës/ve i/të cili/ët jeton/jnë së bashku
me
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . Deputet.
Nënshkrimi