LIGJI NR. 03/L-183 PËR ZBATIMIN E SANKSIONEVE NDËRKOMBËTARE

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 69 / 20 MAJ 2010

LIGJI Nr. 03/L-183



PËR ZBATIMIN E SANKSIONEVE NDËRKOMBËTARE


Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton


LIGJ PËR ZBATIMIN E SANKSIONEVE NDËRKOMBËTARE


KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi i ligjit

1. Qëllimi i Ligjit për Zbatimin e Sanksioneve Ndërkombëtare (në vijim:LZSN), është:

1.1. sigurimi i implementimit të obligimeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës;

1.2. krijimi i kushteve për Republikën e Kosovës për të kontribuuar me efikasitet dhe efektivitet në
dhe për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare;

1.3. luftimi i terrorizmit ndërkombëtarë;

1.4. luftimi i shkeljeve të të drejtave dhe lirive të njeriut;

1.5. zgjidhja paqësore e konflikteve territoriale ndërmjet shteteve të ndryshme si dhe;

1.6. realizimi i interesave të sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.

2. Ky ligj përcakton procedurën për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare jo-ushtarake në Republikën e
Kosovës, të vendosura nga Kombet e Bashkuara ose nga organizata të tjera ndërkombëtare. Zbatimi i
sanksioneve ndërkombëtare përfshinë vendosjen, ndryshimin dhe mbarimin e sanksioneve
ndërkombëtare.

Neni 2
Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime:

1.1 Entitet - personi juridik-shteti, zona me status të veçantë, cila do organizatë e regjistruar dhe
e licencuar për ushtrim të aktivitetit legal si dhe personi fizik

1.2. Sanksioni ndërkombëtarë - kufizimi apo obligimi i caktuar me rezolutë, konventë,
kovenantë, deklaratë apo ndonjë me akt të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ose të
organizatës ndërkombëtare të caktuar. Sanksionet ndërkombëtare mund të jenë të natyrës
ekonomike, financiare, politike, të komunikimit, publike, si dhe që kanë për qëllim kufizime dhe
obligime të tjera.

2
1.3. Sanksionet ekonomike - kufizimet në import, eksport, ri-eksport dhe transit, duke përfshirë
ndërmjetësimin e mallrave për nevoja të qytetarëve, artikuj me destinim të dyfishtë, pajisje
ushtarake, shërbime dhe teknologji, kufizime në tregti me entitetet ndaj të cilave zbatohen
sanksionet ndërkombëtare, kufizimet në aktivitete ekonomike të personave fizik apo juridik të
Republikës së Kosovës në një shtet ose territor për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare;
kufizime në aktivitetet ekonomike në territorin e Republikës së Kosovës të entiteteve ndaj cilave
zbatohen sanksionet ndërkombëtare.

1.4. Sanksionet financiare - kufizimet në të drejtat e entiteteve ndaj të cilave zbatohen
sanksionet ndërkombëtare, për të menaxhuar, përdorur apo disponuar paratë e gatshme,
sigurimet, mallrat, të drejtat e tjera të aseteve të pronës; kufizimet e pagesës për entitetet ndaj të
cilave zbatohen sanksionet ndërkombëtare; kufizimet e tjera mbi aktivitetet financiare.

1.5. Sanksionet politike - kufizimet e vizitave zyrtare, kufizimet për të hyrë brenda apo për të
kaluar përmes një shteti a territori, përkitazi me ato vende ndaj të cilave zbatohen sanksione
ndërkombëtare; kufizimet për të hyrë brenda apo për të kaluar përmes territorit të Republikës së
Kosovës, për persona ndaj të cilëve zbatohen sanksionet ndërkombëtare; kufizimet në
marrëdhëniet diplomatike, si dhe masa të tjera me ndikim politik dhe diplomatik.

1.6. Sanksionet në fushën e komunikacionit - kufizimet në transport hekurudhor, rrugor, ujor,
ajror, postar, elektronik dhe/ose komunikim tjetër me entitetet ndaj të cilave zbatohen sanksionet
ndërkombëtare.

1.7. Sanksionet publike - kufizimet në marrëdhëniet kulturore, shkencore, arsimore, sportive, si
dhe marrëdhëniet tjera publike me entitetet ndaj të cilave zbatohen sanksionet ndërkombëtare.

Neni 3
Kushtet e përgjithshme të zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare

1. Zbatimi i sanksioneve ndërkombëtare specifikohet dhe ndryshohet me vendim të Qeverisë së
Republikës së Kosovës, me përjashtim të rastit që i referohet paragrafi 1 të nenit 8 të këtij ligji.

1.1. vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës përcaktojnë se cilat sanksione zbatohen,
kufizimet kohore për zbatimin sanksioneve të tilla, kushtet, heqjen e mundshme dhe entitetet ndaj
të cilave zbatohen sanksionet ndërkombëtare;

1.2. një datë e skadimit të sanksioneve ndërkombëtare caktohet duke llogaritur datën e skadimit
të paraqitur me vendimet e organizatave ndërkombëtare që kanë vënë sanksionet
ndërkombëtare;

1.3. afatet kohore për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare në Republikën e Kosovës nuk
përcaktohen, nëse një organizatë ndërkombëtare, e cila ka vendosur afatet e tilla, e parasheh
mundësinë për ripërtëritjen e zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare pas rishikimit i cili bëhet në
rastin e skadimit të afateve kohore për zbatimin e sanksioneve të përmendura.

2. Nëse vendimet e organizatave ndërkombëtare vendosin që sanksionet ndërkombëtare të shfuqizohen
ose zbatimi i tyre të mos zgjatet, zbatimi i sanksioneve ndërkombëtare në Republikën e Kosovës
përfundon me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

3. Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare
përcakton se çfarë lloj veprimesh personat fizik dhe juridik të Republikës së Kosovës duhet të bëjnë ose
janë të ndaluar të bëjnë gjatë zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare.

4. Dispozitat e këtij ligji aplikohen ndaj personave fizik dhe juridik të Republikës së Kosovës në territoret e
shteteve të huaja, pavarësisht faktit nëse shtetet e huaja zbatojnë apo jo sanksionet ndërkombëtare të
cilat zbatohen nga Republika e Kosovës.




3




Neni 4
Përjashtimet nga zbatimi i sanksioneve ndërkombëtare

1. Nëse vendimet e organizatave ndërkombëtare të cilat kanë vënë sanksionet ndërkombëtare lejojnë
përjashtime në zbatimin e tyre për qëllime humanitare, nevojat që lidhen me dispozitat e misioneve
paqeruajtëse ose në rastet e tjera të veçanta, zbatimi i përjashtimeve nga sanksionet në Republikën e
Kosovës vendoset me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me përjashtim të rastit të cilit i
referohet paragrafi 1 i nenit 8 të këtij ligji.

2. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e
përjashtimeve të përcaktuara.

2.1. entitetet ndaj të cilëve zbatohen sanksionet ndërkombëtare ose personat fizik a juridik të
Republikës së Kosovës, me përjashtim të institucioneve financiare, që kërkojnë të shfrytëzojnë
mundësinë e përjashtimit aplikojnë tek një institucion që bën mbikëqyrjen e zbatimit të
sanksioneve ndërkombëtare, i cili është i paraqitur në nenin 12 të këtij ligji, dhe institucioni i
lartpërmendur ose institucioni financiar aplikon në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës
së Kosovës për sa i përket zbatimit të një përjashtimi në bazë të kriterit rast pas rasti dhe zbaton
përjashtimin vetëm me pëlqimin e Ministrisë së lartpërmendur.

2.2. në ato raste kur Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është institucioni i cili bën
mbikëqyrjen e sanksioneve ndërkombëtare, entitetet ose personat fizik apo juridik ndaj të cilëve
zbatohen sanksionet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, me qëllim të shfrytëzimit të
mundësisë së përjashtimeve, duhet të aplikojnë drejtpërsëdrejti në Ministrinë e Punëve të
Jashtme të Republikës së Kosovës


KREU II
NIVELI I ZBATIMIT TË SANKSIONEVE NDËRKOMBËTARE

Neni 5
Niveli i zbatimit të sanksioneve të detyrueshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
dhe vendimeve të organizatave të tjera ndërkombëtare


Sanksionet ndërkombëtare të përcaktuara në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
dhe vendimet e organizatave të tjera ndërkombëtare për sanksionet ndërkombëtare, të cilat janë të
detyrueshme sipas obligimeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës zbatohen plotësisht në mënyrën
e përcaktuar në nenin 3 të këtij ligji.


Neni 6
Niveli i zbatimit të vendimeve rekomanduese të organizatave ndërkombëtare

Vendimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Organizatës për Siguri dhe
Bashkëpunim në Evropë, organizatave të tjera ndërkombëtare anëtare e të cilave është Republika e
Kosovës ose në të cilat Republika e Kosovës është pjesëmarrëse, të cilat rekomandojnë vënien e
sanksioneve ndërkombëtare për entitetet e veçanta, zbatohen nga Republika e Kosovës në mënyrën e
përcaktuar në nenin 3 të këtij ligji.

Neni 7
Zbatimi i vendimeve të organizatave ndërkombëtare

Vendimet e organizatave ndërkombëtare në lidhje me vënien e sanksioneve ndërkombëtare kundrejt
shteteve të huaja zbatohen me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

4





KREU III
NDIKIMI I SANKSIONEVE NDËRKOMBËTARE TË ZBATUARA NË REPUBLIKËN E KOSOVËS MBI
OBLIGIMET DHE TRANSAKCIONET

Neni 8
Përmbushja e obligimeve pas vendosjes së zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare

1. Ndalohet kryerja e veprimeve, përfundimi i të cilave është i ndaluar me sanksionet ndërkombëtare të
zbatuara në Republikën e Kosovës. Veprimet, si përfundim përpara se të bëhet vendosja e zbatimit të
sanksioneve ndërkombëtare në Republikën e Kosovës përfundojnë në mënyrë të njëanshme ose përmes
marrëveshjes në mes të palëve. Ekzekutimi i tyre ndërpritet gjatë kohëzgjatjes së zbatimit të sanksioneve
ndërkombëtare.

2. Ndalohet kryerja e transaksioneve, ekzekutimi i të cilave është në kundërshtim me sanksionet
ndërkombëtare të zbatuara në Republikën e Kosovës. Transaksionet e tilla të kryera pas vendosjes së
zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare në Republikën e Kosovës në mënyrën e përcaktuar sipas këtij ligji
konsiderohen të anuluara, të shfuqizuara dhe jo valide.

3. Përmbushja e obligimeve të cilat paraqiten përpara se të vendoset për zbatimin e sanksioneve
ndërkombëtare në Republikën e Kosovës, përfundon ose pezullohet menjëherë gjatë kohëzgjatjes së
zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare. Ndalohet të merren obligime të reja, përmbushja e të cilave është
kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare të zbatuara në Republikën e Kosovës.

4. Në kufizimin e vlefshmërisë së llogarive të entiteteve, ndaj të cilave zbatohen sanksionet
ndërkombëtare, shpenzimet që ndërlidhen me mbajtjen rutinore të llogarive të tilla, mund t’u hiqet edhe
interesi, si edhe pagesat e caktuara nën transaksione, të kryera para fillimit të zbatimit të sanksioneve
ndërkombëtare, mund të shtohen vetëm nëse çfarëdo ndalese ose shtese nuk duhet të vihet në
dispozicion të entitetit, ndaj të cilit zbatohen sanksionet financiare.

Neni 9
Pasojat ligjore për mos përmbushjen e obligimeve

1. Përgjegjësia ligjore civile nuk aplikohet tek personat fizik ose juridik të Republikës së Kosovës për mos
përmbushjen e obligimeve që ndërlidhen me zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, ose personat e tillë
lirohen nga përgjegjësia ligjore e lartpërmendur në pajtim me legjislacionin në fuqi.

2 Shpenzimet e shkaktuara nga personat fizik dhe juridik gjatë zbatimit të këtij ligji nuk kompensohen.


KKRE IV
ADMNINISTRIMI DHE MBIKËQYRJA E ZBATIMIT TË SANKSIONEVE NDËRKOMBËTARE

Neni 10
Administrimi i zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare

1. Ministria e Punëve të Jashtme bashkërendon zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare në Republikën e
Kosovës dhe siguron personat fizik dhe juridik me informacione rreth çështjeve relevante për zbatimin e
sanksioneve ndërkombëtare.

2. Ministria e lartë përmendur u siguron organizatave të tjera ndërkombëtare informacione për zbatimin e
sanksioneve ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara.

Neni 11
Institucionet e Republikës së Kosovës të cilat mbikëqyrin zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare

5
1. Brenda kufijve të kompetencave të tyre, institucionet përgjegjëse për zbatimin e sanksioneve
ndërkombëtare janë:

1.1. Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Ekonomisë dhe Financave;

1.2. për mbikëqyrjen e zbatimit të sanksioneve financiare, institucione përgjegjëse janë; Ministria
e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës nën koordinimin e Ministrisë së Brendshme dhe
Ministria e Ekonomisë dhe Financave;

1.3. për mbikëqyrjen e zbatimit të sanksioneve politike, institucione përgjegjëse janë; Ministria e
Punëve të Brendshme, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe të gjitha Ministritë tjera
përgjegjëse sipas fushë veprimtarisë së tyre;

1.4. për mbikëqyrjen e zbatimit te sanksioneve të komunikacionit, institucione përgjegjëse janë;
Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Punëve të Jashtme, Autoriteti
Rregullativ i Telekomunikacionit, Autoriteti Rregullativ i Aviacionit Civil;

1.5. për mbikëqyrjen e zbatimit të sanksioneve publike, institucione përgjegjëse janë: Ministria e
Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, nën koordinimin e
Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

2. Sipas nevojës, Qeveria me vendim cakton institucione të tjera, të cilat janë përgjegjëse për
mbikëqyrjen e zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare të caktuara me vendim.

Neni 12
Mbikëqyrja e zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare

1. Procedura për mbikëqyrjen e zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare përkufizohet me vendim të
Qeverisë së Republikës së Kosovës. Personat fizik dhe juridik duhet të dorëzojnë të gjitha dokumentet e
nevojshme për të ushtruar mbikëqyrje te institucionet që kryejnë zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare.

2. Institucionet përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare, si dhe institucionet
financiare sigurojnë informacione për Ministrinë e Punëve të Jashtme rreth zbatimit të sanksioneve
ndërkombëtare, shkeljet e tyre dhe rastet nën gjykim.

3. Dispozitat e informacionit të specifikuar në këtë ligj, ndaj institucioneve të referuara në paragrafët 1 dhe
2 të këtij neni, nuk paraqesin zbulimin e informacionit zyrtar, industrial, komercial, sekret bankar ose
informata konfidenciale. Të dhënat që përmbajnë ndonjë sekret shtetëror ose zyrtar do tu jepen
institucioneve si dhe te grumbullohen edhe të ruhen në institucione në përputhje me procedurat e
përcaktuara me ligjet në fuqi.



KREU V
PËRGJEGJËSIA PËR SHKELJE TË SANKSIONEVE NDËRKOMBËTARE

Neni 13
Përgjegjësia për Shkelje të ligjit

Personat fizik dhe juridik mbajnë përgjegjësi për shkeljet e këtij ligji, në përputhshmëri me procedurat e
përcaktuara me ligje të Republikës së Kosovës.









6




KREU VI
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 14
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 03/ L-183
15 prill 2010

Shpallur me dekretin Nr. DL-018-2010, datë 04.05.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës,
Dr. Fatmir Sejdiu.