LIGJI NR. 03/L-153 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2003/3 PËR PYJET E KOSOVËS

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 67 / 29 MARS 2010

LIGJI Nr. 03/L-153



PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2003/3 PËR PYJET E KOSOVËS


Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Në mbështetje të nenit 65 (1), të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

Miraton



LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2003/3 PËR PYJET E KOSOVËS


Neni 1

Neni 2, paragrafi 2.1, fshihet pika a).

Neni 2, paragrafi 2.1, nën- paragrafi b) definicioni pyll riformulohet si vijon:

“Pyll” është sipërfaqja e tokës e mbuluar me druj pyjor në formë të grumbullit pyjor që përfshinë edhe
bashkësitë bioekologjike, me sipërfaqe më të madhe se dhjetë (10) ari.

Neni 2, paragrafi 2.1, nën paragrafi b), pika 2, riformulohet si vijon:

“Pyje” nuk konsiderohen: bulevardet, fidanishtet pyjore, brezat mbrojtës pyjor, parqet në vendbanime dhe
grupet e drunjëve pyjor në sipërfaqe deri në 10 ari.

Neni 2, paragrafi 2.1 nën-paragrafi d) riformulohet si vijon:

“Agjencia Pyjore” është institucion ekzekutiv për pyje publike të Kosovës i themeluar si Agjencia Pyjore e
Kosovës.

Neni 2, paragrafi 2.1 nën-paragrafi j) fshihet pjesa e tekstit pas fjalës “pronësi shtetërore”.

Neni 2, paragrafi 2.1 fshihet nën paragrafi k) dhe l).

Neni 2

Neni 4, paragrafi 4.1, nën-paragrafi a), në fund të fjalisë shtohet teksti: “me pëlqim të Ministrisë”.

Neni 3

Neni 7, i shtohet paragraf i ri 7.4, me tekstin si në vijim:

7.4. Pyjet dhe tokat pyjore publike, janë pronë e Shtetit të Kosovës.

Neni 4

Neni 8, paragrafi 8.2, nën-paragrafi c), fshihet fjala “shefi” dhe zëvendësohet me fjalën
“Kryeshefi Ekzekutiv” fjalia në vazhdim mbetet e njëjtë.

Neni 8, paragrafit 8.3, riformulohet si vijon:

“Fondi pyjor financohet nga:
2
Buxheti i Kosovës, Donacione të ndryshme, të hyrat nga subjektet juridike dhe institucionet të cilat merren
me veprimtari të cilat ndotin mjedisin – elektroekonomia, komunikacioni, industria, hidroekonomia dhe të
gjitha objektet afariste që veprojnë në toka pyjore në vlerë prej 0.05% nga fitimi neto i tyre”.


Neni 5

Neni 11 në titull fshihet fjala “përgjithshme” dhe teksti në vazhdim mbetet i njëjtë.

Neni 6

Neni 17, paragrafi 17.4, nën paragrafi b), në fillim të fjalisë fshihet teksti: “Shërbimi pyjor” dhe ndryshohet
në tekstin “Agjencia Pyjore” ndërsa teksti në vazhdim mbetet i njëjtë.

Neni 7

Neni 18, paragrafi 18.1, nën paragrafi a), fshihet fjala “Komuna”.

Neni 8

Neni 21, paragrafi 21.3, fshihet.

Neni 21, paragrafi 21.4, fillimi i fjalisë “Qeveria me propozim të Ministrisë” ndryshohet me tekstin “Ministria
me propozim të APK-se” teksti në vazhdim mbetet e njëjtë.

Neni 21, paragrafi 21.5 në dy nën-paragrafët a) dhe b) fjalia “Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës”
zëvendësohet me fjalinë “Buxhetin e Republikës së Kosovës”.

Neni 21 paragrafi 21.5, nën-paragrafi b) përqindja 20% ndryshohet në përqindjen 30%.

Neni 9

Neni 23, paragrafi 23.1, nën-paragrafi a), teksti “Agjencia Pyjore nxjerr rregulla” ndryshohet në tekstin
“Ministria nxjerr rregulla”.

Neni 10

Neni 25, paragrafi 25.1 nën-paragrafi a) riformulohet si vijon:

a) Personi i cili transporton produktet e drurit duhet të ketë fletë përcjellëse nga Autoriteti kompetent.

Neni 25, paragrafi 25.1 nën-paragrafi b) fjala “vulën” zëvendësohet me fjalinë “damkën e transportit”.

Neni 25, paragrafi 25.2 fjala “leje” zëvendësohet me fjalinë “fletë përcjellëse”.

Neni 25, pas paragrafit 25.4 shtohen tre paragrafë të rinj 25.5, 25.6 dhe 25.7 si vijon:

25.5. Dispozitat e nenit 25.1 dhe 25.2 vlejnë për çdo sasi drunore pa marrë parasysh prejardhjen e drurit
dhe vendin e prerjes, dhe nga sipërfaqet që nuk konsiderohen pyll, sipas nenit 1 të këtij ligji.

25.6. Ndalohet pranimi, stivosja dhe përpunimi i masës drunore, pa fletë përcjellëse dhe damkë transporti.

25.7. Dispozita e këtij paragrafi vlen për sharrat që përpunojnë drurin dhe të gjithë personat fizik dhe
juridik.

Neni 11

Neni 26 titulli “Mbrojtja nga zjarri” ndryshohet në titullin “Mbrojtja e pyjeve”.

Nenit 26, i shtohen katër paragrafë të rinj 26.5, 26.6, 26.7 dhe 26.8 me tekstin si në vijim:

26.5. Pronaret, shfrytezuesit dhe menaxhuesit e pyejve, janë të obliguar qe te marrin masat e duhura për
mbrojtjen e pyjeve dhe tokave pyjore nga semundjet dhe dëmtuesit.
3

26.6. Për mbrojtjen e pyjeve mund të përdorën vetëm pesticidet e regjistruara në MBPZHR për eliminimin
e dëmtuesve të pyjeve. Pëlqimin për përdorimin e pesticideve në pyje e jep Ministria me kërkesën e
pronarëve dhe menaxhuesit të pyjeve.

26.7. Në rastet e jashtëzakonshme, Ministria cakton ndërmarrjen e masave përkatëse për mbrojtjen e
pyjeve te cilat duhët ti zbatojë institucioni kompetent, pronaret dhe shfrytëzuesit e pyjeve.

26.8 Në rastet e prishjes së barazpeshës biologjike dhe dëmeve serioze në ekosistemin pyjor, Ministria
përcakton masat e nevojshme për sanimin e gjendjes në pyje.

Neni 12

Neni 29 shtohen shtatë paragrafë të rinj 29.7, 29.8, 29.9, 29.10, 29.11, 29.12 dhe 29.13 me tekstin si në
vijim:

29.7. Mbrojtja e pyjeve dhe dhënia e licencave për prerjen e drunjtëve në territorin e komunës
përcaktohet si kompetencë e deleguar sipas nenit 18 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale”.

29.8. Ministria me akt nënligjor i përcakton rregullat organizimin dhe funksionimin e mbrojtjes së pyjeve si
kompetencë e deleguar në territorin e komunës”.

29.9. Mbikëqyrjen administrative në zbatimin e këtij ligji dhe akteve nënligjore e bën Ministria përmes
organit kompetent”.

29.10. Mbikëqyrjen inspektuese të këtij ligji dhe akteve nënligjore i kryen inspekcioni i pylltarisë i
Ministrisë.

29.11. Mbikëqyrjen inspektuese të asortimenteve drusore te cilat vihen në qarkullim- lëvizje i kryen
inspekcioni i tregut në bashkëveprim me inspektoret e pylltarisë.

29.12. Mbrojtja e pyjeve si kompetencë delegohet nëpër komuna:

a) shërbimi i mbrojtjes së pyjeve në tërësi në pajtim me nenin 29.1, 29.2, dhe 29.3 të kapitullit VIII
të ligjit për Pyjet e Kosovës kalojnë si kompetencë komunale,

b) konfiskimi i masës drusore nga shërbimi i mbrojtjes së pyjeve në komuna, është e hyrë e
komunës dhe procedohet në pajtim me dispozitat e ligjit të prokurimit publik të Kosovës,

c) komunat janë të obliguara që së paku një herë në vit të kryejnë regjistrimin e terreneve dhe të
dërgojnë raport me shkrim autoritetit kompetent që menaxhon me pyje,

d) shërbimi komunal i mbrojtjes së pyjeve është i obliguar që autoritetit kompetent që menaxhon
me pyje, t’i dërgojë raporte mujore në fushveprimtarinë e këtij shërbimi,

e) APK është e obliguar të furnizojë me uniforma shërbimin e mbrojtjes së pyjeve në mënyrë që të
janë unike për tërë territorin e Kosovës si dhe me formular unik për mënyrën e raportimit.

29.13 Dhënia e lejeve për shfrytëzimin e masës drusore si kompetencë delegohet nëpër komuna. Gjatë
dhënies së lejeve komunat detyrimisht u përmbahen kritereve në vijim:

a) në bazë të planeve vjetore operaci onale të menaxhimit me pyje, në pajtim me nenin 18 të
Ligjit për Pyjet e Kosovës,

b) procedurat e dhënies së lejeve duhet të jenë në harmoni me udhëzimet administrative në
pajtim me këtë ligj, që rregullojnë këtë çështje të miratuar nga ministria,

c) inkasimi i të hyrave nga dhënia e lejeve në pajtim me paragrafin a) të këtij neni, derdhen në
Buxhetin e Kosovës përmes kodit të veçantë komunal i cili përcakton këtë të hyrë si e hyrë nga
realizimi i masës drusore,

4
d) komunat do të kryejnë shërbimet për përcjelljen e masës drusore, i cili dokumentacion do të
sigurohet nga APK me kode të veçanta për secilin komunë. Dizajni dhe forma e këtij
dokumentacioni do të jetë unik për tërë territorin e Kosovës,

e) monitorimi i udhëheqjes së të gjitha këtyre procedurave në pajtim me paragrafët e këtij neni,
do të bëhen nga APK.


Neni 13

Neni 32, parapgrafi 32.1 fshihen nën paragrafet d) dhe e).

Neni 14

Neni 36, titulli i nenit plotësohet si në vijim: “Gjobat dhe Kundërvajtjet”.

Neni 36 paragrafi 36.1 riformulohet si vijon:

36.1. Me dënim me gjobë prej dymijë (2.000) deri në njëzet e pesë mijë (25.000) Euro dënohet personi
fizik, përkatësisht personi juridik për veprimet e poshtëshënuara në pyjet e mbrojtura” teksti tjetër mbetet i
njëjtë.

Neni 36 paragrafi 36.2 riformulohet si vijon:

36.2. Me dënim me gjobë prej pesëqind (500) deri në pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro dënohet për
kundërvajtje, personi fizik, personi juridik dhe personi përgjegjës i personit juridik” teksti tjetër mbetet i
njëjtë.

Neni 36 paragrafi 36.3 riformulohet si vijon:

36.3. Me dënim me gjobë prej katërqind (400) deri në pesëmijë (5.000) Euro dënohet për kundërvajtje
personi fizik, përkatësisht personi juridik” dhe teksti tjetër mbetet i njëjtë.

Neni 36, paragrafi 36.3 shtohet nën paragrafi b) si vijon:

b) Pranimi, stivosja dhe përpunimi i drurit.

Neni 36 paragrafi 36.4 riformulohet si vijon:

36.4. Me dënim me gjobë prej dyqind (200) deri në pesëmijë (5.000) Euro për kundërvajtje dënohet
personi” dhe teksti i pikave mbetet i njëjtë.

Neni 36 paragrafi 36.5 riformulohet si vijon:

36.5. Me dënim me gjobë prej pesëqind (500) deri në pesëmijë (5.000) Euro për kundërvajtje dënohet
personi” dhe teksti i pikave mbetet i njëjtë.

Neni 36 paragrafi 36.6 riformulohet si vijon:

36.6. Me dënim me gjobë prej dyqind (200) deri në tremijë (3.000) Euro për kundërvajtje dënohet prindi
nëse një fëmijë i mitur kryen një shkelje që është e dënueshme sipas këtij ligji.

Neni 36 paragrafi 36.7, riformulohet si vijon:

36.7. Me dënim me gjobë prej njëqind (100) deri në dymijë (2.000) për kundërvajtje dënohet personi për
çfarëdo shkelje të këtij ligji.

Pas nenit 36.7 shtohet paragraf i ri 36.8, si vijon:

36.8. Me dënim me gjobë për kundërvajtje prej pesëqind (500) deri në pesëmijë (5.000) Euro dënohet
personi përgjegjës i personit juridik për çfarëdo shkelje të nenit 36 të këtij ligji.


5







Neni 15

Neni 38 dhe 39 fshihen nga teksti i ligjit.





Neni 16

Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.




Ligji Nr. 03/ L-153
25 shkurt 2010


Shpallur me dekretin Nr. DL-011-2010, datë 12.03.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës,
Dr. Fatmir Sejdiu.