LIGJI NR. 03/L–170 PËR MASAT DOGANORE PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 64 / 01 SHKURT 2010

Ligji Nr. 03/L - 170

PËR MASAT DOGANORE PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE


Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,


Miraton


LIGJ PËR MASAT DOGANORE PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË PRONËSISË
INTELEKTUALE

Neni 1
Qëllimi

1. Ky ligj rregullon procedurat për veprim nga Dogana për mallrat të cilat janë të dyshimta për shkelje të
të drejtave të pronësisë intelektuale në situatat kur mallrat janë:

1.1. Të deklaruara për lirim për qarkullim të lirë, eksport ose ri-eksport në pajtim me dispozitat e
Kodit Doganor dhe të Akcizave;

1.2. Gjetur gjatë kontrollit të mallrave duke hyrë ose duke dalë nga territori i Doganave të
Republikës së Kosovës, të vendosura nën procedurën e transitit, procedurat e magazinimit
Doganor, procedurave të përpunimit te brendshëm, përpunimi nën mbikëqyrjen Doganore,
importit të përkohshëm, të vendosur në zonë të lirë, në depo të lirë doganore në pajtim me
dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave.

2. Ky ligj po ashtu përcakton masat për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale që merren nga
Dogana kur mallrat që i referohen paragrafit 1 të këtij neni janë gjetur se shkelin të drejtat e pronësisë
intelektuale.

Neni 2
Përkufizimet

1. Për qëllime të këtij ligji, çfarëdo përkufizimi apo rregulle e interpretimit nga neni 4 i Kodit Doganor dhe
të Akcizave të Republikës së Kosovës, do të zbatohet edhe në këtë Ligj

2. Përveç paragrafit 1 të këtij neni, dhe përveç nëse në bazë të kontekstit parashihet ndryshe për këtë ligj
vlejnë përkufizimet si vijon:

2.1. E drejta e pronësisë intelektuale - e drejtë e pronësisë industriale dhe intelektuale e
përcaktuara me legjislacionin në fuqi në Kosovë.

2.2. Mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale - nënkuptojnë:

2.2.1. Mallrat e falsifikuara:

2.2.1.1. mallrat, duke përfshirë paketimin, mbajtjen pa autorizim të bartësit të së drejtës
të markës identike tregtare që është e regjistruar në mënyrë valide përkitazi me të
njëjtin lloj të mallrave, apo marke tregtare që nuk mund të dallohen në aspektin
thelbësor nga ajo markë tregtare, dhe e cila i shkel të drejtat e bartësit të markës
tregtare në bazë të ligjit në fuqi në Kosovë;

2
2.2.1.2. çdo simbol i markës tregtare (duke përfshire shenjen dalluese, fjalët, shkronjat,
figurat, fotot, vizatimet, kombinimet e ngjyrave, format tridimenzionale, format e
mallrave dhe paketimet e tyre; kombinimet e simboleve të lartpërmendura, etiketës,
afishes, broshurës, udhëzime për përdorim ose dokument që garanton mbajtjen e një
simboli të tillë), edhe nëse paraqitet ndarazi nga mallrat, në të njëjtat kushte ashtu sikur
mallrat që i referohen pikës së parë si më lartë;

2.2.1.3. paketimi i materialeve që mban markën tregtare të mallrave të falsifikuara,
edhe nëse paraqiten ndarazi nga mallrat, nën të njëjtat kushte sikurse mallrat që i
referohen pikës së parë si me lartë.

2.2.2. Mallrat e piraterisë - mallra të cilat janë ose përmbajnë kopje të bëra pa miratimin e
bartësit të së drejtës së autorit ose të drejtës së ndërlidhur me të, kur bërja e këtyre kopjeve
do të paraqiste shkelje të bartësit të së drejtës se autorit ose të drejtës së ndërlidhur me të në
bazë të legjislacionit në fuqi në Kosovë;

2.2.3. mallrat që shkelin patentën, dizajnin industrial, të drejtën e emërtimit të prejardhjes ose
të drejtën e emërtimit të mbrojtur gjeografik, certifikata për mbrojtje shtesë, e drejta e varitetit
të bimës, përcaktimin e të drejtave dhe mbrojtjen topografike të qarqeve të integruara në
pajtim me Legjislacionin në fuqi në Kosovë.

2.2.4. çfarëdo modeli apo forme, e cila është në mënyrë specifike e dizajnuar apo e
përshtatur për prodhimin e mallrave që e shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale po ashtu
do të trajtohen si mallra që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, nëse përdorimi i
modeleve ose formave të tilla shkel të drejtën e bartësit të së drejtës në Republikën e
Kosovës, të tilla si pajisjet, produktet, pjesët përbërëse, kartat smart, dekoderet ose software,
swap sisteme ose sisteme për ndryshime tjera.

2.3. Bartësi i së drejtës:

2.3.1. çdo person vendas ose i huaj, Fizik ose Juridik, në pajtim me Ligjin e aplikueshëm në
Kosovë, mbajtës i së drejtës së patentës, të drejtës së dizajnit industrial, markës tregtare,
certifikata për mbrojtje shtesë, e drejta për varietetin e bimës, emërtimit të mbrojtur të
prejardhjes, emërtimit të mbrojtur gjeografik, të drejtës autoriale ose të drejtës së ndërlidhur
me të, përcaktimin e te drejtave dhe mbrojtjen topografike të qarqeve të integruara ose

2.3.2. çdo person vendas ose i huaj, Fizik ose Juridik i autorizuar të përdor çdo të drejtë
intelektuale të pronësisë të cekur në pikën e parë si me lartë, ose përfaqësues i bartësit të së
drejtës ose person i autorizuar që të përdor çdo të drejtë të pronësisë intelektuale.

2.4. Kodi Doganor dhe i Akcizave - Kodin Nr. 03/L-109 te datës 11 nëntor 2008, të Republikës
së Kosovës.

2.5. Doganë - Doganat e Republikës së Kosovës përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit
doganore.

2.6. Ministri – Ministrin e Ministrisë për Ekonomi dhe Financa.

Neni 3
Kërkesa për veprim nga Dogana
Masat paraprake për kërkesën për veprim nga Dogana
(procedura sipas detyrës zyrtare)

1. Dogana, në kursin e veprimit në një nga situatat që i referohen paragrafit 1 të nenit 1, të këtij Ligji dhe
para se kërkesa është parashtruar nga bartësi i së drejtës, kanë baza të mjaftueshme për të dyshuar se
mallrat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, atëherë mund të anulojë lirimin e mallrave ose t’i
ndalojnë ato.

3
2. Dogana njofton bartësin e së drejtës për masat që i referohen paragrafit 1 të këtij neni në mënyrë që ti
mundësojë bartësit të së drejtës të dorëzoj një kërkesë për veprimin në pajtim me nenin 4 të këtij Ligji.
Deklaruesi ose pronari i mallrave, do të njoftohen po ashtu.

3. Dogana mund po ashtu, pa publikuar asnjë të dhënë përveç sasisë aktuale apo të supozuar të
mallrave dhe natyrës e tyre dhe para se të informohet bartësi i së drejtës për ndonjë shkelje të
mundshme, të pyes bartësin e së drejtës që t’i pajis me çfarëdo të dhënë që do të ju nevojitet për të
konfirmuar dyshimet e tyre.

4. Brenda tre (3) ditëve të punës pas njoftimit, nëse bartësi i së drejtës nuk parashtron kërkesën për
veprimin në pajtim me nenin 4 të këtij Ligji, lejohet lirimi i mallrave apo ndërpritet periudha e ndalesës, me
kusht që të gjitha procedurat Doganore janë plotësuar.

Neni 4
Parashtrimi dhe procedimi i Kërkesës për Veprim nga Dogana

1. Bartësi i së drejtës mund të kërkoj me shkrim tek Dogana për veprim kur mallrat janë gjetur në njërën
nga situatat që i referohen paragrafit 1 të nenit 1 të këtij Ligji.

2. Kërkesa për veprim bëhet në një formular, të përcaktuar nga Drejtori Gjeneral i Doganës. Kërkesa
përmban të gjitha të dhënat e nevojshme për të mundësuar që mallrat në fjalë të njihen lehtësisht nga
Dogana, dhe në veçanti përmbajnë:

2.1. Përshkrimin teknik të detajuar dhe të saktë të mallrave;

2.2. Çdo të dhënë të veçantë që bartësi i së drejtës ka lidhur me llojin e shkeljes;

2.3. Emrin, mbiemrin dhe detajet e kontaktit të personit kontaktues të caktuar nga bartësi i së drejtës.

3. Kërkesa për veprim do të parashtrohet së bashku me deklaratën e përgjegjësisë nga parashtruesi i
kërkesës sipas neni 5 të këtij Ligji dhe dëshminë që parashtruesi i kërkesës mban të drejtat për mallrat në
fjalë.

4. Bartësi i së drejtës po ashtu mundet të përcjell çdo të dhënë që ai mund të ketë në lidhje me:

4.1. Vlerën doganore të mallrave origjinale në Republikën e Kosovës;

4.2. Lokacionin e mallrave ose destinacionin e paraparë të tyre;

4.3. Detajet që identifikojnë ngarkesën (dërgesën);

4.4. Arritjen e planifikuar ose datën e nisjes së mallrave;

4.5. Detajet e mjeteve të përdorura për transport;

4.6. Detajet e identitetit të importuesit, eksportuesit ose të bartësit të mallrave;

4.7. Vendi i prodhimit dhe rrugët qe përdoren për transport;

4.8. Ndryshimet teknike, nëse dihen, në mes të mallrave origjinale dhe mallrave që dyshohen se
shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

5. Përveç të dhënave që i referohen paragrafëve 2, 3 dhe 4 të këtij neni, po ashtu mund të kërkohen
detaje që janë specifike për llojin e të drejtës së pronësisë intelektuale.

6. Me pranimin e kërkesës për veprim, Dogana do të procedoj ketë kërkesë dhe të njoftojë me shkrim
parashtruesin e kërkesës për vendimin brenda tridhjetë (30) ditëve të punës pas pranimit të kërkesës për
veprim.

4
7. Dogana do të ngarkoj me taksë parashtruesin e kërkesës për të mbuluar shpenzimet me rastin e
procedimit të kërkesës. Shuma e taksës për parashtruesin e kërkesës do të përcaktohet nga Ministri me
akt nënligjor.

8. Nëse kërkesa për veprim nuk përmban informatat detyruese të parapara sipas këtij neni ose nëse të
dhënat nuk janë të mjaftueshme, Dogana refuzon kërkesën për veprim dhe në këtë rast duhet të jap
arsye me shkrim për këtë. Një kundërshtim i veçantë kundër një vendimi të tillë mund të paraqitet tek
Dogana brenda periudhës tridhjetë (30) ditësh nga data e pranimit së këtij vendimi.

Neni 5
Deklarata e Përgjegjësisë

1. Me deklarimin që i referohet paragrafit 3 të nenit 4 të këtij Ligji, bartësi i së drejtës duhet të marrë
përsipër përgjegjësinë ndaj personave të përfshirë në njërën nga situatat që i referohen paragrafit 1 të
nenit 1 të këtij Ligji, në rast kur:

1.1. procedura e iniciuar në pajtim me paragrafin 1 të nenit 8 të këtij Ligji nuk është vazhduar për
shkak të një veprimi apo dështimi nga bartësi i së drejtës,

1.2. për mallrat në fjalë janë konstatuar se nuk e shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.

2. Me një deklaratë të tillë, bartësi i së drejtës gjithashtu pajtohet që të mbart të gjitha harxhimet të
shkaktuara nga mbajtja e mallrave nën mbikëqyrjen e Doganës në pajtim me këtë Ligj.

Neni 6

Dispozitat e nenit 4 dhe 5 të këtij Ligji parashtrojnë kërkesën përshtatshmërisht për të kërkuar vazhdimin
e periudhës së referuar në nenit 7 të këtij Ligji.

Neni 7
Pranimi i kërkesës për veprim

1. Kur plotësohet kërkesa për veprim të përcaktuar në nenin 4 të këtij Ligji, Dogana do të specifikoj
periudhën gjatë së cilës veprimi duhet të ndërmerret. Kjo periudhe nuk do të kaloj 1 vit nga data e
pranimit të kërkesës për veprim. Së paku pesëmbëdhjetë (15) ditë para skadimit të periudhës në fjalë,
dhe paraprakisht duke ju nënshtruar shlyerjes së çfarëdo lloj borxhi të krijuar nga bartësi i së drejtës sipas
këtij ligji, bartësi i së drejtës mund të kërkojë për zgjatje të periudhës.

2. Dogana vendimin për aprovimin e kërkesës për veprim dhe vendimin për vazhdimin e periudhës e
dërgon menjëherë të gjitha zyrat doganore për veprim.

3. Bartësi i së drejtës në afat prej pesë (5) ditëve të punës njofton Doganën për skadimin e vlefshmërisë
të së drejtës se tij.

4. Nëse bartësi i së drejtës nuk e njofton Doganën sipas paragrafit 3 të këtij neni, aplikohet neni 18 i këtij
Ligji.

5. Sipas kërkesës së Doganës, parashtruesi i kërkesës siguron çdo të dhënë shtesë të nevojshme për
zbatimin e vendimit për aprovimin e kërkesës.

Neni 8
Kushtet që përcaktojnë veprimin nga Dogana

1. Nëse zyra doganore, së cilës i është përcjell vendimi aprovues i kërkesës për veprim, konsideron se
mallrat në njërën nga situatat e përcaktuara në paragrafin 1 të nenit 1 i këtij Ligji janë të dyshimta për
shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale të mbuluar nga ky vendim, do të anuloj lirimin e mallrave
ose të ndalojë ato nën mbikëqyrje Doganore. Zyra Doganore informon zyrën qendrore të Doganës.

5
2. Dogana do të informojë bartësin e së drejtës, deklaruesin, pronarin e mallrave për veprimet e saj dhe
është e autorizuar ti informojë ata për sasinë aktuale ose të vlerësuar dhe natyrën aktuale ose të
supozuar të mallrave, lirimi i të cilave është pezulluar ose të cilat janë ndalur dhe për mundësinë e
aplikimit të procedurës së thjeshtësuar sipas nenit 9 të këtij Ligji.

3. Me qëllim të përcaktimit se nëse e drejta e pronësisë intelektuale është shkelur sipas Ligjit, dhe në
pajtim me dispozitat e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, sekretit komercial dhe industrial,
Dogana mund të informojë bartësin e se drejtës, sipas kërkesës së tij, për emrat dhe adresat e marrësit
dhe dërguesit, deklaruesit ose pronarit të mallrave, origjina dhe prejardhja e mallrave të dyshuara për
shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale, nëse dihen.

4. Sipas kërkesës së bartësit të së drejtës dhe personave të përfshirë në çfarëdo situate te përcaktuara
në paragrafin 1 të këtij neni, Dogana do t’u japë atyre mundësinë të inspektojnë mallrat lirimi i të cilave
është pezulluar apo ndaluar. Dogana mund të marr mostra në pajtim me dispozitat e Kodit Doganor dhe
të Akcizave, dhe mund të lejoj bartësin e të drejtës ti inspektoj ato. Dogana mund po ashtu ti dërgoj
mostrat te bartësi i së drejtës në bazë të kërkesës se tij me shkrim dhe vetëm për qëllime të analizës dhe
të lehtësimit të procedurave që vijojnë. Mostrat duhet të kthehen pas kompletimit të analizës teknike, në
rastet ku janë të zbatueshme, dhe para se mallrat të lirohen apo ndalesa e tyre të ndërpritet.

Neni 9

1. Në rastet kur Dogana e ndalon ose e anulon lirimin e mallrave të cilat janë të dyshimta për shkelje të
së drejtës së pronësisë intelektuale në njërën nga situatat e përcaktuara në paragrafin 1 të nenit 1 të këtij
Ligji, të braktisura për shkatërrim, Dogana mund të autorizoj procedurë të thjeshtësuar, për tu përdorur
me marrëveshjen e bartësit të së drejtës, e cila i mundëson Doganës për të shkatërruar mallra të tilla nën
mbikëqyrje Doganore, pa pasur nevojë të përcaktoj nëse e drejta e pronësisë intelektuale është shkelur
sipas Ligjit, me kusht qe:

1.1. Bartësi i së drejtës informon me shkrim Doganën brenda tetë (8) ditëve të punës ose tre (3)
ditëve të punës në rastet kur mallrat janë të natyrës që prishen shpejt, pas njoftimit të dhënë sipas
nenit 8 të këtij Ligji, se mallrat në bazë të procedurës shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale dhe i
ofron Doganës marrëveshjen me shkrim të deklaruesit, bartësit ose pronarit të mallrave për të hequr
dorë, me qëllim të shkatërrimit të mallrave, dhe

1.2. Shkatërrimi kryhet me shpenzimet dhe nën përgjegjësinë e bartësit të së drejtës në pajtim me
dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave për shkatërrim të mallrave nën mbikëqyrje të Doganës,
paraprakisht duke marrë mostra për të pasur fakte të pranueshme në pajtim me dispozitat e Kodit
Doganor dhe të Akcizave.

2. Duke iu referuar nën-paragrafit 1.1 të këtij neni, deklaruesi, bartësi ose pronari i mallrave mund të ofroj
në mënyrë të drejtpërdrejt marrëveshjen për heqjen dorë nga mallrat për qëllime të shkatërrimit të tyre
nga Dogana. Duhet të konsiderohet se deklaruesi, bartësi ose pronari i mallrave ka ofruar marrëveshjen
për shkatërrim nëse ai në mënyrë specifike nuk e ka kundërshtuar këtë, për të cilin ka qenë i informuar
me herët brenda periudhës së përcaktuar. Kjo periudhë mund të vazhdohet për dhjetë (10) ditë pune të
tjera në raste të caktuara duke përjashtuar rastet kur mallrat janë të natyrës që prishen shpejt.

3. Dogana nuk do të jetë përgjegjëse për dëmtimet që mund të ndodhin gjatë shkatërrimit të mallrave në
pajtim me këtë nen.

4. Në çdo rast tjetër, ku kushtet e caktuara në paragrafin 2 të këtij neni nuk janë të harmonizuara, atëherë
procedura e përcaktuar në nenin 11 të këtij Ligji duhet të zbatohet.

Neni 10

1. Bartësi i së drejtës duhet të përdor të dhënat e cekura në paragrafin 3 të nenit 8 të këtij Ligji për
procedurën e përcaktimit se nëse është shkelur e drejta e pronësisë intelektuale, po ashtu edhe për
qëllimet e caktuara në nenin 9 dhe paragrafin 1 të nenit 11 të këtij Ligji.

6
2. Në rastin kur të dhënat janë përdorur në kundërshtim me paragrafin 1 të këtij neni, Dogana do të anuloj
vendimin për të pranuar kërkesën për veprim për periudhën e mbetur. Nëse bartësi i së drejtës nuk
vepron sipas këtij neni, aplikohet neni 19 i këtij Ligji.

3. Në rast të shkeljes se mëtutjeshme apo shkeljes me të rënde të dispozitave të paragrafit 1 të këtij neni,
Dogana mund të refuzojë vazhdimin e periudhës, të përcaktuar në nenin 7 të këtij Ligji.

Neni 11

1. Nëse, brenda dhjetë (10) ditëve të punës pas njoftimit për pezullimin, lirimin apo ndaljes, Dogana nuk
ka pranuar deklaratën me shkrim nga bartësi i së drejtës sipas nenit 12 dhe 13 të këtij Ligji, apo nëse nuk
ka pranuar marrëveshjen e bartësit të së drejtës të përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 9 të këtij Ligji,
Dogana do të liroj mallrat me kusht që të gjitha procedurat doganore të jenë përmbushur. Kjo periudhë
mund të zgjatet në maksimum dhjetë (10) ditë tjera pune, në rastet e caktuara.

2. Në rast së mallrat, që janë të natyrës që prishen shpejt, dyshohen se shkelin të drejtën e pronësisë
intelektuale, periudha e referuar në paragrafin 1 të këtij neni do të jetë tre (3) ditë pune dhe nuk mund të
vazhdohet.

Neni 12

1. Bartësi i së drejtës duhet të njoftojë Doganën brenda dhjetë (10) ditëve të punës së procedura për
përcaktimin e shkeljes së të drejtës së pronësisë intelektuale është iniciuar:

1.1. Me parashtrimin e kërkesës gjykatës kompetente për caktimin e masave të përkohshme, ose

1.2. Me parashtrimin e padisë gjykatës kompetente.

2. Me nisjen e procedurës së përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni periudha e pezullimit të lirimit të
mallrave ose ndaljes zgjatet deri sa gjykata të nxjerr vendim në lidhje me këto mallra.

Neni 13

1. Në rast kur mallrat dyshohet se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, pronari, bartësi, importuesi
ose dërguesi i mallrave mund të jetë në gjendje të sigurojnë lirimin e mallrave nën dispozitën e ruajtjes,
me kusht që:

1.1. Dogana është njoftuar, në pajtim me paragrafin 1 të nenit 11 të këtij Ligji, që procedura është
iniciuar për të provuar nëse e drejta e pronësisë intelektuale është shkelur sipas Ligjit;

1.2. Gjykata Kompetente për këtë qëllim nuk ka autorizuar masat për konfiskimin e mallrave para se
të skadojë periudha e paraparë në paragrafin 1 të nenit 11 të këtij Ligji dhe

1.3. Të gjitha procedurat Doganore janë përfunduar.

2. Siguria e dhënë në paragrafin 1 të këtij neni duhet të jetë e mjaftueshme të mbroj interesat e bartësit të
së drejtës. Pagesa e ruajtjes nuk duhet të ndikojë në kompensimet e tjera ligjore të disponueshme ndaj
bartësit të së drejtës.

3. Lloji, procedura, mënyra e pajisjes me garantues, mbledhja dhe lirimi duhet të rregullohen nga Ministri
me akt nënligjor.

Neni 14

1. Magazinimi i mallrave gjatë periudhës së anulimit të lirimit ose ndaljes zhvillohen në pajtim me
dispozitat e Kodit Doganor dhe Akcizave që parashohin magazinimin e përkohshëm të mallrave.

2. Shpenzimet për magazinimin dhe mirëmbajtjen e mallrave i mbart personi që e parashtron kërkesën
për veprim.
7





Neni 15
Mallrat e gjetura të cilat shkelin të Drejtën e Pronësisë Intelektuale

1. Mallrat e gjetur të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale në përfundim të procedurës, të
përcaktuar nga neni 8 i këtij Ligji, nuk do të:

1.1. lejohen të hyjnë në territorin Doganor të Republikës së Kosovës;

1.2. të lirohen për qarkullim të lirë;

1.3. të largohen nga territori Doganor i Republikës së Kosovës;

1.4. të eksportohen;

1.5. të ri-eksportohen;

1.6. të vendosen nën procedurë pezulluese; ose

1.7. të vendosen në zonë të lirë ose depo të lirë.

2. Nëse bartësi i së drejtës vepron në kundërshtim me këtë nen, aplikohet dispozita e nenit 20 të këtij
Ligji.

Neni 16

1. Nëse gjatë procedimit para autoritetit kompetent vendimi është miratuar për të shkatërruar ose
sistemuar jashtë kanaleve komerciale mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, Dogana
urdhëron që:

1.1. Mallrat nën mbikëqyrje Doganore duhet të shkatërrohen ose përndryshe të sistemohen jashtë
kanaleve komerciale, në këtë mënyrë që të parandaloj dëmtimin e bartësit të së drejtës, pa asnjë lloj
kompensimi dhe shpenzimi për Doganën.

1.2. Të merren masa tjera (përfshirë braktisjen e mallrave për qëllime humanitare) që në mënyrë
efikase të pengoj personat e interesuar që kanë tendencë për ndonjë përfitim ekonomik nga
transaksioni. Thjeshtë, heqja e markës tregtare e cila ka qenë e vendosur në mallrat e falsifikuara pa
autorizim, nuk duhet të konsiderohet si mënyrë efikase për pengimin e personave të interesuar për
ndonjë përfitim ekonomik nga transaksioni.

Neni 17
Përgjegjësia e Doganës dhe e Bartësit të së Drejtës

1. Pranimi i një kërkese nuk do t’i jap të drejtë për kompensim bartësit të së drejtës në rast se mallrat që
shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale nuk janë zbuluar nga Dogana dhe janë liruar ose nuk është
marrë ndonjë veprim për t’i ndaluar ato sipas paragrafit 1 të nenit 8 të këtij Ligji.

2. Zbatimi i kompetencave dhe veprimeve të marra nga Dogana në pajtim me këtë Ligj nuk nënkupton se
ajo është e detyruar të bëjë kompensim ndaj personave të përfshirë në situatat e referuara në paragrafin
1 të nenit 1 të këtij Ligji.

Neni 18
Dispozitat Kundërvajtëse

8
1. Për kundërvajtje gjoba në shumën prej 2.000 Euro do të caktohet kundër personit juridik për shkelje,
nëse vepron në kundërshtim me paragrafin 2 të nenit 7 të këtij Ligji, nëse nuk e njofton Doganën për
skadimin e të drejtës së tij brenda pesë (5) ditëve të punës.

2. Për kundërvajtje gjoba në shumë prej 500 Euro caktohet kundër personit fizik për veprimet e
përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni.

Neni 19

1. Për kundërvajtje gjoba në shumë prej 2.000 Euro do të caktohet kundër personit juridik, i cili vepron në
kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 10 të këtij Ligji, përdor informacionin e dhënë nga Dogana në
kuptim të nenit 9 dhe paragrafit 1 të nenit 11 të këtij Ligji jashtë procedurave dhe qëllimeve të përcaktimit
të shkeljes së pronësisë intelektuale.

2. Për kundërvajtje gjoba në shumë prej 500 Euro caktohet kundër personit fizik për veprimet e
përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni.

Neni 20

1. Për kundërvajtje gjoba në shumë prej 2.000 deri 5.000 Euro do të caktohet kundër personit juridik që
vepron në kundërshtim me nenin 15 të këtij Ligji, për paraqitje, lirim për qarkullim të lirë, dalje, eksportim,
vendosje nën procedurë të anulimit ose hyrje në zonë të lirë ose depo të lirë të mallrave për të cilat, në
procedurën e mëparshme të kompletuar në pajtim me nenin 8 të këtij Ligji, është përcaktuar së shkakton
shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale.

2. Për kundërvajtje gjoba në shumë prej 200 deri 400 Euro, do të caktohet kundër personit fizik për
veprimet e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni.

Neni 21
Dispozitat Përfundimtare dhe Përjashtimet

1. Ky ligj nuk aplikohet në:

1.1. Mallrat që mbajnë markën tregtare me miratimin e bartësit të markës tregtare ose të mallrave që
mbajnë emërtimin të mbrojtur të prejardhjes ose emërtim të mbrojtur gjeografik apo ato të cilat janë të
mbrojtura me patentë, certifikata për mbrojtje shtesë, e drejta e varitetit të bimës, nga e drejta e
autorit ose e drejtë e ndërlidhur me të ose nga një e drejtë e dizajnit industrial, për përcaktimin e të
drejtave dhe mbrojtjen e topografive të qarqeve të integruara dhe të cilat janë prodhuar me miratimin
e bartësit të së drejtës, në rastin kur ato janë të vendosura në njërën nga situatat që i referohen
paragrafit 1 të nenit 1 të këtij Ligji pa miratimin e bartësit të së drejtës sipas licencës.

1.2. Mallrat që i referohen paragrafit 1 të këtij neni të cilat janë prodhuar nën kushte tjera përveç atyre
me të cilat është pajtuar bartësi i së drejtës.

1.3. Mallrat pjesë e bagazhit personal të udhëtarit, gjëra të natyrës jo komerciale të vlerës minimale të
hyra se bashku me gjërat nga bagazhi personal i udhëtarit dhe gjërat të natyrës jo komerciale të
vlerës minimale të pranuara nga jashtë, kohë pas kohe dhe të liruara nga pagesa e importit në pajtim
me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave, me kusht që nuk ka baza të arsyeshme për të
dyshuar se mallrat janë pjesë e trafikut komercial.

Neni 22
Dispozitat Kalimtare

1. Po qe se nuk është paraparë ndryshe me këtë Ligj, Dogana që zbaton procedurën duhet të aplikoj
dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave. Dispozitat e Ligjit mbi Procedurën e Përgjithshme
Administrative aplikohen si përjashtim.

2. Dispozitat e këtij Ligji nuk do të bien ndesh me ligjet e aplikueshme në Kosovë që rregullojë mbrojtjen e
të drejtës së pronësisë industriale dhe intelektuale.
9






Neni 23
Aktet Nënligjore

Ministri në afat prej 6 (gjashtë) muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji nxjerr aktet nënligjore për
zbatimin e këtij ligji.

Neni 24

Neni 9 i këtij Ligji fillon të zbatohet 6 (gjashtë) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji.

Neni 25
Shfuqizimet

Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji shfuqizohet Rregullorja e UNMIK-ut 2008/22 e datës 6 maj 2008 dhe të
gjitha dispozitat tjera që janë në kundërshtim me këtë Ligj.

Neni 26
Hyrja ne fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.


Ligji Nr. 03/L – 170
29 dhjetor 2009

Shpallur me dekretin Nr. DL-004-2010, datë 08.01.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës,
Dr. Fatmir Sejdiu.