1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 51 / 15 PRILL 2009
LIGJI Nr. 03/L-091
PËR SHFRYTËZIMIN, ADMINISTRIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E NDËRTESËS NЁ BASHKËPRONËSI
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;
Me qëllim të hartimit të kornizës ligjore për shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesës në
bashkëpronësi, dhe krijimit të mekanizmave dhe kushteve të banimit sipas standardeve të Bashkimit
Evropian,
Miraton
LIGJIN PËR SHFRYTËZIMIN, ADMINISTRIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E NDËRTESËS NЁ
BASHKËPRONËSI
KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi dhe fusha e veprimit
1. Me këtë ligj rregullohen të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e pronarëve të njësive të ndërtesës në
lidhje me shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve të përbashkëta dhe pajisjeve të
ndërtesës - bashkëpronësinë në ndërtesë.
2. Ky ligj zbatohet për të gjitha ndërtesat, të cilat kanë disa njësi dhe shërbejnë për banim ose ushtrim të
aktiviteteve afariste si dhe që janë në pronësi të më shumë së një pronari (bashkëpronësi).
Neni 2
Përkufizimet
“Ndërtesë banimi në bashkëpronësi” është ndërtesa e pavarur me dy apo më shumë njësi të
përshtatshme dhe e parashikuar për banim, respektivisht për banim dhe ushtrim të aktiviteteve afariste e
që është në pronësi të më shumë së një pronari.
“Bashkëpronësi” janë pjesët e përbashkëta dhe pajisjet e ndërtesës të cilat i shërbejnë njësive të
ndërtesës dhe ndërtesës si tërësi, si dhe toka në të cilën është ndërtuar ndërtesa.
“Njësitë individuale në ndërtesë” janë njësitë e banimit, njësitë afariste, apo hapësirat tjera të pavarura
në ndërtesë në pronësi individuale.
“Pronarë” janë personat fizikë dhe juridikë të cilët janë bartës të së drejtës së pronësisë në njësinë e
ndërtesës.
“Sipërfaqe e shfrytëzueshme” është sipërfaqja e përgjithshme e dyshemesë së njësisë në ndërtesë,
duke mos përfshirë sipërfaqen që zënë muret e njësisë në ndërtesë.
Neni 3
2
Të Drejtat në Bashkëpronësinë e Ndërtesës
Pronarët e kanë të drejtën e bashkëpronësisë në pjesët e përbashkëta dhe pajisjet e ndërtesës të cilat i
shërbejnë njësive të ndërtesës dhe ndërtesës si tërësi.
Neni 4
Pjesët e Përbashkëta dhe Pajisjet e Ndërtesës
1. Në kuptim të këtij ligji, në pjesët e përbashkëta dhe pajisjet e ndërtesës, hyjnë:
1.1. konstruksioni mbajtës i ndërtesës (themelet, muret masive, shtyllat, konstruksioni mes
katesh, i kulmit/ kulmet e pjerrëta dhe të rrafshëta);
1.2. mbulesa e kulmit (izolimi, tjegullat, sallonit dhe të ngjashme);
1.3. kulmet e rrafshëta, të shfrytëzueshëm dhe të pashfrytëzueshëm;
1.4. fasadat e ndërtesës, dera hyrëse dhe dritaret e hapësirave të përbashkëta;
1.5. punimet e llamarinës së kulmit dhe punimet tjera (kanalet e ujit, vertikale dhe horizontale,
skajet/anësorët dhe të tjera);
1.6. oxhaqet, kanalet e ventilimit, hidranti, pajisjet për fikjen e zjarrit, gypat e ujit, kanali për
mbeturina dhe të ngjashme;
1.7. shkallët e përbashkëta, koridoret, rrethojat, daljet emergjente, ballkonet ose lozhat e
përbashkëta dhe të ngjashme;
1.8. ashensorët për bartjen e banorëve dhe gjësendeve, me instalimet komplete të tyre;
1.9. instalimet elektrike prej siguresës kryesore deri te pllaka shpërndarëse e njësisë së
ndërtesës;
1.10. instalimet e ujësjellësit prej matësit kryesor të ujit deri te konsumatori (të gjitha instalimet në
mure dhe në dysheme deri te kyçja me instalimet brenda njësisë së ndërtesës) si dhe sanimi
(riparimet) pas intervenimeve;
1.11. pajisjet sanitare të instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit në hapësirat e përbashkëta;
1.12. instalimet vertikale të kanalizimit nga gypat dalës të banesës deri te puset kryesore;
1.13. instalimet elektrike të ndriçimit të shkallëve (automatet, vendi i llambave dhe armaturave,
pllaka shpërndarëse, njehsori dhe ora e montuar);
1.14. pjesët e përbashkëta të instalimeve të ngrohjes qendrore nga lidhja me kallkan si dhe
trupat ngrohës në hapësirat e përbashkëta;
1.15. instalimi i telefonit deri te shpërndarësi në njësi të ndërtesës, instalimi i dyerve me dorëza
elektrike, interfon zilja, instalimet e rrufepritësit dhe të ngjashme;
1.16. pajisjet për furnizim me ujë (hidrofori dhe hidroflekset);
1.17. hapësirat dhe instalimet për largimin e mbeturinave, hapësirat për larjen e rrobave,
bodrumet dhe hapësirat e nën kulmit;
1.18. pastrimi i gropës septike të përbashkët dhe;
1.19. pjesët dhe pajisjet tjera të cilat i shërbejnë qëllimeve të përbashkëta.
3
Neni 5
Bashkëpronësitë në Ndërtesë të cilat u shërbejnë më shumë ndërtesave
1. Bashkëpronësitë në ndërtesë të cilat u shërbejnë pronarëve të disa ndërtesave janë bashkëpronësitë
në ndërtesë të cilat janë ndërtuar për këtë qëllim dhe nëse për ndërtimin e tyre kanë kontribuar pronarët e
më shumë ndërtesave.
2. Bashkëpronësitë në ndërtesë nga paragrafi 1, i këtij neni, përbëjnë bashkëpronësinë e të gjithë
pronarëve të njësive në ato ndërtesa. Për shfrytëzimin dhe administrimin e tyre proporcionalisht zbatohen
dispozitat e këtij ligji.
KREU II
SHFRYTËZIMI I BASHKËPRONËSISË DHE NJËSIVE NË NDËRTESË
Neni 6
Shfrytëzimi i Bashkëpronësisë dhe njësive në ndërtesë
1. Pronari është i detyruar të shfrytëzoj bashkëpronësinë në pajtim me destinimin dhe në masë e cila i
përgjigjet të drejtave të pronareve të tjerë.
2. Pronarët mund të marrin vendim për të gjitha punët në bashkëpronësi të cilat kanë për qëllim
përmirësimin e kushteve për përdorimin e saj.
Neni 7
Shfrytëzimi i njësive në ndërtesë
Çdo pronarë të drejtën e vet pronësore në njësitë e ndërtesës e realizon në atë mënyrë që mos t’i
pengojë pronarët tjerë në shfrytëzimin e njësive në pronësi të tyre, respektivisht shfrytëzimin dhe
përdorimin e pjesëve dhe pajisjeve të përbashkëta në ndërtesë .
Neni 8
Kryerja e Veprimtarive të lejuara në njësitë e ndërtesës
1. Në pajtim me dispozitat e këtij ligji, pronari nuk mund t’ia ndërrojë destinimin e njësisë së ndërtesës
nëse paraprakisht nuk i plotëson kushtet nga paragrafi 2 dhe 3 i këtij neni si dhe procedurat e kushtet
tjera të përcaktuara me akte të veçanta.
2. Në pajtim me paragrafin 1, të këtij neni, për ndryshimin e destinimit të njësisë së ndërtesës pronari
duhet të siguroj paraprakisht pëlqimin e pronarëve të tjerë, ku shuma e sipërfaqes së shfrytëzueshme të
njësive të tyre të veçanta, përbënë mbi pesëdhjetë (50) % të sipërfaqes së përgjithshme të
shfrytëzueshme të ndërtesës.
3. Pëlqimi i pronarëve duhet të jetë i verifikuar tek organet kompetente.
4. Administratori, respektivisht cilido pronarë tjetër mund të kërkojë që të ndërpriten punimet rreth
ndryshimeve, nëse ndryshimet në njësinë e ndërtesës apo të pjesëve janë në kundërshtim me paragrafin
1, 2 dhe 3 të këtij neni.
4
Neni 9
Përgjegjësitë për Dëmet
1. Pronari është përgjegjës për dëmin i cili është shkaktuar gjatë shfrytëzimit të njësisë së tij, dhe ndikon
në njësitë tjera të ndërtesës ose në bashkëpronësinë në ndërtesë, në pajtim me dispozitat e përgjithshme
ligjore.
2. Pronari, respektivisht qiramarrësi i njësisë së ndërtesës, është përgjegjës solidar me shkaktuesin e
dëmit kur atë e shkakton personi i tretë, si vizitor i ftuar i pronarit/qiramarrësit, në njësi të ndërtesës,
gjegjësisht në bashkëpronësi të ndërtesës.
Neni 10
Raportet e Qiramarrësit ndaj Bashkëpronësisë në ndërtesë
1. Nëse pronari e lëshon me qira njësinë në ndërtesë, atëherë me kontratën për qiranë, të gjitha të
drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë kalojnë në qiramarrësin, përveç të taksës në pronë.
2. Nëse kontrata për qiranë nuk rregullohet ndryshe, shpenzimet e zakonshme mbulohen nga
qiramarrësi, kurse shpenzimet tjera mbulohen nga pronari.
3. Në kuptim të paragrafit 2, të këtij neni, në shpenzime të zakonshme hyjnë të gjitha shpenzimet
rrjedhëse të cilat krijohen si pasojë e shfrytëzimit të rregullt të njësisë në ndërtesë, ku mund të hyjnë:
rryma, uji, ngrohja qendrore, shpenzimet e mirëmbajtjes, administrimit të bashkëpronësisë në ndërtesë.
4. Në rast të lidhjes së kontratës së qirasë, respektivisht ndryshimit të saj, pronari duhet menjëherë të
lajmërojë administratorin. Deri në momentin e lajmërimit, bartës i të gjitha detyrimeve në adresë të
administrimit të ndërtesës është pronari në njësinë e ndërtesës.
KREU III
ORGANET VENDIMMARRËSE NË NDËRTESAT E BANIMIT DHE NDARJA E PËRGJEGJËSIVE
Neni 11
Organet e vendimmarrjes
Për vendimmarrje dhe administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesë përgjegjës është Bashkësia e
pronarëve ose përfaqësuesit e pronarëve dhe organet e zgjedhura administruese si këshilli administrues
dhe administratori.
Neni 12
Kontrata për bashkëpronësi
Marrëdhëniet, të drejtat, detyrimet si dhe përqindjet në bashkëpronësi, pronarët i rregullojnë me
Kontratën për Bashkëpronësi që lidhet në mes të gjithë pronarëve.
Neni 13
Bashkësia e Pronarëve
1. Takimi i Bashkësisë së Pronarëve duhet të thirret nga pronarët të cilët së bashku e përbëjnë më së
paku 1/5 e pronareve të bashkëpronësisë, administratori ose Këshilli Administrues.
5
2. Administratori është i detyruar ta thërrasë mbledhjen e Bashkësisë së Pronarëve së paku një herë në
vit me ftesë të veçantë së paku dy javë para ditës së mbledhjes.
Neni 14
Udhëheqja dhe marrja e vendimeve në Bashkësinë e Pronarëve
1. Bashkësinë e Pronarëve zakonisht e udhëheq administratori, personi i cili përcaktohet me shumicë
votash nga pjesëmarrësit në Bashkësi ose ai i cili e ka ftuar Bashkësinë.
2. Në Bashkësinë e Pronarëve vendoset me shumicë votash të pronarëve, pjesa e të cilëve përbënë më
shumë se pesëdhjetë (50) % ,së pjesëve të bashkëpronësisë në ndërtesa.
3. Për funksionimin e Bashkësisë së Pronarëve kërkohet kuorumi të cilin e përbëjnë pronarët, pjesët e
bashkëpronësisë së të cilëve përbëjnë më shumë se pesëdhjetë (50) % të bashkëpronësisë në ndërtesë.
Në rast të mungesës së kuorumit, administratori cakton mbledhje të re.
4. Në mbledhjen e përsëritur të pronarëve mund të votohen propozim vendimet që kanë qenë të
paraqitura në ftesë dhe që përfshihen në administrimin e rregullt me shumicën e pronarëve të pranishëm,
sipas pjesëve në bashkëpronësi të ndërtesës.
5. Në Bashkësinë e Pronarëve administratori harton procesverbal, në të cilin evidentohen të gjitha
vendimet e mbledhjes dhe nga një kopje e të njëjtit u shpërndahet të gjithë pronarëve.
Neni 15
Këshilli Administrues
Nëse pronarët nuk vendosin ndryshe, Këshilli Administrues përbëhet prej tre anëtarëve të cilët e
mbikëqyrin punën e administratorit që rrjedh nga kontrata për kryerjen e punëve të administrimit, paraqet
propozim vendimet të cilat votohen me anë të nënshkrimit të listës si dhe i jep kompetenca
administratorit.
Neni 16
Administratori
1. Nëse ndërtesa i ka dy ose më shumë pronarë me më shumë se gjashtë njësi në ndërtesë, pronarët
duhet ta caktojnë administratorin.
2. Administratori është i autorizuar dhe i përfaqëson pronarët, si dhe kujdeset për përmbushjen e të
drejtave dhe detyrimeve të përcaktuara me ligjin në fuqi, respektivisht marrëdhëniet kontraktuese me
personat e tretë.
Neni 17
E drejta për të ushtruar veprimtarinë e administratorit
1. Administratori kryen punët e administrimit të rregullt.
2. Të drejtën për të ushtruar veprimtarinë e Administrimit kanë personat juridik të cilët duhen të
licencohen në MMPH.
3. Kriteret, normat dhe procedurat për Licencim do të detajohen me Udhëzimin Administrativ për
Licencimin e Administratorëve që do ta hartoj MMPH.
4. Nëse administratori nuk është i zgjedhur, çdo pronarë mund të propozojë që atë ta zgjedh gjykata në
procedurë gjyqësore.
6
Neni 18
Autorizimet e Administratorit
1. Administratori krahas autorizimeve të caktuara me ligjet ne fuqi ka edhe autorizime tjera si vijon:
1.1. harton planin e mirëmbajtjes së ndërtesës, kohën e realizimit dhe ekzekutimin e këtij plani;
1.2. mban llogarinë e shpenzimeve të administrimit;
1.3. informon pronarët për punën e tij/saj dhe ua cakton llogaritë mujore dhe vjetore;
1.4. përgatit faturat e pronarëve në bazë të llogarisë mujore dhe paguan detyrimet për kontratat
me personat e tretë;
1.5. paraqet raportin vjetor për administrimin e objektit;
1.6. përfaqëson pronarët para organeve përkatëse për dhënien e lejeve dhe shfrytëzimin e
shërbimeve komunale;
1.7. administratori kryen edhe punë tjera të përcaktuara me këtë ligj, me ligjet tjera ne fuqi ose
me marrëveshjen e pronarëve.
Neni 19
Kontrata për kryerjen e punëve të administrimit
1. Për kryerjen e punëve të administrimit, përveç autorizimeve nga neni 18 i këtij ligji, raportet në mes të
pronarëve dhe administratorit rregullohen me kontratë të veçantë.
2. Kontrata për kryerjen e punëve të administrimit është e vlefshme kur atë e nënshkruajnë administratori
dhe pronarët, numri i nevojshëm i të cilëve është i domosdoshëm për pranimin e vendimit për zgjedhjen e
administratorit.
3. Pronarët, krahas zgjedhjes së administratorit, mund të autorizojnë edhe një apo më shumë pronarë për
asistim në punët e administrimit. Në këtë rast, kontrata është e vlefshme kur atë e nënshkruajnë
administratori dhe të autorizuarit për realizimin e kontratës.
4. Në pajtim me paragrafin 2, të këtij neni, kontrata për kryerjen e punëve të administrimit është e
obligueshme edhe për pronarët të cilët nuk e kanë nënshkruar, gjegjësisht pronarët të cilët kanë votuar
kundër nënshkrimit të së njëjtës.
Neni 20
Përmbajtja e Kontratës për kryerjen e punëve të administrimit
1. Kontrata për kryerjen e punëve të administrimit përmban veçmas:
1.1. autorizimet, detyrimet dhe përgjegjësit e administratorit;
1.2. kompensimin për kryerjen e punëve të administratorit;
1.3. kohën për të cilën kontrata është e vlefshme.
Neni 21
E drejta e administratorit për zgjedhjen e personit të tretë
7
1. Administratori për kryerjen e punëve të veçanta, që bëjnë pjesë në kornizën e punëve të administrimit,
mund të autorizojë personat e tretë i cili duhet të jetë i licencuar sipas nenit 17 të këtij ligji. Për punët e
kryera nga personat e tretë përgjigjet administratori .
2. Kur administratori në kuadër të kryerjes së punëve të administrimit, kontrakton punët më personat e
tretë, për zgjedhjen e bërë u përgjigjet pronarëve.
3. Me kontratën për kryerjen e punëve të administrimit mund të vendoset që administratori para lidhjes së
kontratës me personin e tretë, propozimin e kontratës t’ia dërgoj pronarëve ose këshillit administrues për
marrjen e pëlqimit.
4. Procedura e përzgjedhjes së personave të tretë për kryerjen e punëve të veçanta përcaktohet nga
pronarët.
Neni 22
Shkëputja e kontratës për kryerjen e punëve të administrimit
1. Secila palë në kontratën për kryerjen e punëve të administrimit mund njëanshëm të heqë dorë nga
kontrata, me detyrimin e njoftimit të palës tjetër në afat prej më së paku tre (3) muaj, nga dita e
parashtrimit të njoftimit. Brenda këtij afati pronarët zgjedhin administratorin e ri.
2. Nëse administratori shkel autorizimet e ligjit ose detyrimet sipas kontratës për kryerjen e punëve të
administrimit, pronarët mund të mos e respektojnë afatin e dorëheqjes sipas paragrafit 1, të këtij neni.
3. Për heqje dorë nga kontrata, pronarët zbatojnë mënyrën e caktuar si për zgjedhjen e administratorit.
Neni 23
Detyrimet e Administratorit rreth dorëzimit të administrimit
1. Pas përfundimit të kontratës për kryerjen e punëve të administrimit, administratori duhet që tërë
dokumentacionin relevant rreth administrimit të ndërtesës t’ia dorëzojë administratorit të ri, si dhe t’i
njoftojë palët e treta për zëvendësimin e administratorit.
2. Pronarët caktojnë administrator të përkohshëm, në rastet e nevojshme, përderisa të mos caktohet
administratori i ri.
Neni 24
Mos përmbushja e Detyrimeve të Administratorit
1. Administratori duhet patjetër t’i përmbushë detyrimet financiare me personat e tretë nga kontratat e
administrimit të ndërtesës, sipas pagesave të pranuara nga çdo pronarë veç e veç.
2. Nëse ndonjë nga pronarët dështon në përmbushjen e detyrimeve të tij/saj ndaj personit të tretë,
administratori në afat prej tetë (8) ditësh, nga dita e pranimit të njoftimit nga personi i tretë, dorëzon të
dhënat e nevojshme për pronarin me qëllim të paraqitjes së kërkesë-padisë ndaj tij/saj.
Neni 25
Raportimi i Administratorit
1. Administratori së paku një herë në vit iu raporton pronarëve për punën e tij.
2. Pa marrë parasysh dispozitat e paragrafit 1, të këtij neni, administratori raporton sipas kërkesës së
shumicës së pronarëve ose vlerësimit të tij/saj.
8
Neni 26
1. Administratori duhet t’i mundësojë çdo pronari qasje në shikimin e kontratës së lidhur me personat e
tretë, librave të kontabilitetit që janë të evidentuara në bazë të kontratave dhe raporteve afariste të
administratorit me personat e tretë dhe të gjendjes së fondit rezervë nëse kërkesa është e arsyeshme .
2. Administratori, çdo pronari një herë në gjashtë (6) muaj, duhet t’ia paraqes llogarinë e shpenzimeve.
3. Në llogarinë e shpenzimeve administratori duhet ta paraqes ndaras çdo shpenzim të qarkullimit,
mirëmbajtjes, punëve të administrimit në përgjithësi, si dhe listën e çdo pronari, në të cilën është e
evidentuar llogaria, lartësia e parapagimit mujor në fondin rezervë, pagesat e tjera si dhe gjendjen e
fondit rezervë.
4. Administratori, çdo pronari me kërkesën e tij/saj i paraqet dëshminë e gjendjes së detyrimeve të
papaguara në ditën e caktuar.
5. Shpenzimi i nxjerrjes së dëshmive nga paragrafi 4, i këtij neni, nuk hyn në shpenzimet e kryerjes së
punëve të administrimit.
Neni 27
Kryerja e Veprimtarive në kundërshtim me lejen apo pa lejen e Organit kompetent
1. Nëse në banesë kanë filluar te kryhen veprimtari në kundërshtim me lejen e organit ose pa lejen e tij,
atëherë organi kompetent i Komunës me urdhëresë ndalon kryerjen e veprimtarisë deri në marrjen e lejes
për një veprim të tillë.
2. Nëse sipas paragrafit 1, të këtij neni, këtë veprimtari e kryen qiramarrësi i banesës, atëherë
administratori duhet ta njoftojë pronarin e banesës .
KREU IV
ADMINISTRIMI DHE MIRËMBAJTJA E BASHKËPRONËSISË NË NDËRTESË
Neni 28
Administrimi i Rregullt
1. Punë të administrimit të rregullt, të cilat janë me interes të të gjithë pronarëve të një njësie të
ndërtesës janë:
1.1. mirëmbajtja e higjienës në sipërfaqen e hapësirës së përbashkët;
1.2. mirëmbajtja e rregullt e instalimeve elektrike në pjesët e përbashkëta të ndërtesë;
1.3. mirëmbajtja e ndriçimit dhe pajisjeve tjera elektrike brenda dhe jashtë ndërtesës;
1.4. pagesa e shpenzimeve të energjisë elektrike në pjesët e përbashkëta dhe pajisjet e
ndërtesës;
1.5. ngjyrosja e mureve brenda dhe jashtë ndërtesës;
1.6. servisimi i rregullt i ashensorit;
1.7. servisimi i rregullt i instalimeve kundër zjarrit dhe aparatet kundër zjarrit në ndërtesë;
9
1.8. servisimi i rregullt i instalimit të ujësjellësit, kanalizimit, instalimeve elektrike dhe instalimeve
të makinerisë;
1.9. dezinsektimi dhe deratizimi i hapësirës së përbashkët të ndërtesës dhe pjesëve të veçanta
në tërë ndërtesën;
1.10. pastrimi i olluqeve, horizontal dhe vertikal, të ujit, si dhe rrjetave ujëmbledhsëve;
1.11. pastrimi i gropës septike;
1.12. mirëmbajtja dhe pastrimi i oxhaqeve;
1.13. mirëmbajtje dhe shërbime tjera për të cilat vendoset nga Bashkësia e Pronarëve.
Neni 29
Plani për mirëmbajtjen e rregullt te Ndërtesave
1. Planin për sigurimin e mirëmbajtjes së rregullt te ndërtesave e përgatit administratori për një kohë të
caktuar prej një (1), deri në pesë (5) vjet, të cilin e miratojnë pronarët.
2. Në planin për mirëmbajtje, pronarët caktojnë pjesët të cilat mirëmbahen dhe që do të administrohen
me mjetet financiare që sigurohen me parapagim në fondin rezerve.
3. Nëse cilido pronar mendon që plani i mirëmbajtjes nuk siguron ruajtjen e kushteve për banim,
respektivisht shfrytëzimin e njësisë në ndërtesë ose të ndërtesës si tërësi, mund të kërkojë që gjykata për
kundërvajtje me procedurë gjyqësore, të urdhërojë revidimin e përshtatshmërisë së planit të mirëmbajtjes.
Neni 30
Rendi Shtëpiak
Pronarët, të cilët e kanë më shumë se gjysmën e pjesëve në bashkëpronësi në ndërtesë, aprovojnë
rendin shtëpiak, në të cilin vendosen rregullat themelore të mirëkuptimit fqinjësor në ndërtesë.
Neni 31
Bartja e shpenzimeve të Administrimit
1. Pronarët detyrohen të mbulojnë të gjitha shpenzimet e administrimit sipas përqindjes në
bashkëpronësi të ndërtesës, nëse pronarët me kontratën me shkrim nuk pajtohen ndryshe.
2. Për mbulimin e shpenzimeve, që janë si pasojë e vendimeve të aprovuara, përgjigjen pronarët, pa
marrë parasysh faktin se kanë votuar për ose kundër vendimeve të aprovuara.
Neni 32
Punët të cilat e tejkalojnë kornizën e Administrimit të rregullt
1. Pronarët caktojnë punët të cilat tejkalojnë kornizat e administrimit të rregullt të ndërtesave, me pëlqimin
e të gjithë pronarëve.
2. Punët të cilat tejkalojnë kornizën e administrimit të rregullt, përfshijnë ndryshimet në bashkëpronësi të
ndërtesës, ndryshimet e përdorimit të bashkëpronësisë në ndërtesë dhe përmirësimet të cilat nuk hyjnë
në mirëmbajtjen e rregullt të ndërtesave.
3. Nëse pronarët nuk arrijnë marrëveshje lidhur me financimin e punëve nga paragrafi 2, i këtij neni,
atëherë pronarët të cilët i propozojnë këto punë mund t’i financojnë të njëjtat më shpenzime të veta, nëse
10
këto veprime nuk e cenojnë të drejtën e pronësisë së të tjerëve, respektivisht nuk cenojnë interesat e
pronarëve tjerë.
Neni 33
Parapagimi
Pronarët në planin e mirëmbajtjes caktojnë shumën e parapagimit mujor për fondin rezervë, ku
pjesëmarrja e gjithsecilit caktohet varësisht nga pjesa e tij/saj proporcionale në bashkëpronësinë e
ndërtesës, nëse palët me marrëveshje nuk merren vesh ndryshe.
Neni 34
Administrimi i mjeteve të fondit rezervë
1. Administratori duhet të sigurojë që të gjitha parapagimet e pronarëve të administrohen në llogari të
veçantë.
2. Nëse administratori administron më shumë se një ndërtesë, mjetet e fondit rezervë për ndërtesa të
ndryshme administrohen në llogari të veçanta.
3. Me mjetet financiare të fondit rezervë administron administratori.
4. Pronarët me kontratë i rregullojnë punët e administrimit .
Neni 35
Përdorimi i mjeteve nga Fondi rezervë
1. Mjetet e fondit rezervë lejohen të përdorën vetëm për mbulimin e shpenzimeve për mirëmbajtje të
ndërtesës në bashkëpronësi, riparimet e parapara në planin e miratuar të mirëmbajtjes dhe për mbulimin
e shpenzimeve për punët e detyruara të mirëmbajtjes.
2. Nëse pronari nuk paguan kontributin e vetë në fondin rezervë, atëherë administratori fton me shkrim
për pagimin e kontributit. Ftesa e administratorit është akt juridik sipas kuptimit të ligjit në fuqi.
KREU V
DISPOZITAT NDËSHKIMORE
Neni 36
1. Me gjobë prej pesëqind (500) deri tremijë (3000) Euro, dënohet për kundërvajtje pronari, nëse i cenon
dispozitat e nenit 31 të këtij ligji.
2. Me gjobë prej njëmijë (1000) deri pesëmijë (5000) Euro, dënohen për kundërvajtje personi juridik,
nëse i cenon dispozitat e nenit 34 të këtij ligji.
3. Me gjobë prej njëqind (100) deri pesëqind (500) Euro dënohet për kundërvajtje pronari nëse i cenon
dispozitat e nën-paragrafit 1.4. paragrafi 1 i nenit 11 të këtij ligji.
4. Me gjobë prej pesëqind (500) deri tremijë (3000) Euro dënohet për kundërvajtje Administratori, nëse i
cenon dispozitat e paragrafit 3. të nenit 26 dhe paragrafit 1. të nenit 35 të këtij ligji.
KREU VI
Neni 37
11
Zbatimi
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen dispozitat që e rregullojnë këtë fushë.
Neni 38
Hyrja në fuqi
Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Ligji Nr. 03/ L-091
12 mars 2009
Shpallur me dekretin Nr. DL-008-2009, datë 03.04.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës,
Dr. Fatmir Sejdiu.