LIGJI NR.03/L-134 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATAT JOQEVERITARE

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 49 / 25 MARS 2009

LIGJI Nr. 03/L-134



PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATAT JOQEVERITARE


Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Në mbështetje të nenit 65 (1) dhe nenit 44 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

Miraton



LIGJIN PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATAT JOQEVERITARE



KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME



Neni 1
Qëllimet dhe fushëveprimi i këtij ligji

1. Ky ligj rregullon themelimin, regjistrimin, udhëheqjen e brendshme, veprimtarinë, çregjistrimin dhe
shuarjen e personave juridik të organizuar si OJQ në Kosovë.

2. Ky ligj nuk vlen për parti politike, sindikata dhe organizata sindikale, e as për qendra të besimit fetar,
apo faltore dhe fusha tjera që rregullohen me ligje të veçanta.

Neni 2
Përkufizimet

“Organizatë Joqeveritare (OJQ)” nënkupton çdo shoqatë dhe fondacion të vendit, siç përkufizohet me
nenin 5 të këtij ligji, si dhe çdo organizatë të huaj dhe ndërkombëtare, siç përkufizohet me nenin 7 të këtij
ligji.

“Ministria” nënkupton Ministrinë përkatëse.

“Ministër” nënkupton Ministrin përkatës.

“Organ kompetent” nënkupton organin kompetent për regjistrim dhe çregjistrim.

“Mbikëqyrja” nënkupton mbikëqyrjen e veprimtarisë së OJQ-së nga organi kompetent, përfshirë edhe
raportimin e OJQ-së mbi bazë të ligjit.

“Person” nënkupton çdo person juridik apo fizik të vendit, ose të huaj.

“Përfaqësues i Autorizuar” nënkupton individin që banon në Kosovë, që ka moshë madhore dhe zotësi
të veprimit, që është i autorizuar për ta përfaqësuar një OJQ dhe për të pranuar njoftime dhe hetime
zyrtare.

"Anëtar i familjes" nënkupton :

- Bashkëshortin

- Prindërit dhe gjyshërit

2
- Fëmijët, nipat dhe mbesat

- Vëllezërit dhe motrat, fëmijët e tyre dhe bashkëshortët

- Anëtarët e familjes së ngushtë të bashkëshortit (vjehërrinë, kunetët dhe fëmijët e tyre).

“Situatat e jashtëzakonshme” duke përfshirë fatkeqësitë natyrore, që janë:

- përtej kontrollit të OJQ-së dhe

- në të vërtetë pamundësojnë OJQ-në nga kompletimi dhe dorëzimi i raportit siç parashihet me nenin 18 të
këtij ligji.


Neni 3
Liria e Asociimit

1. Çdo person në Kosovë gëzon të drejtën e plotë për t’u asociiuar dhe themeluar OJQ-në.

2. Asnjë person nuk obligohet që të asociohet kundër vullnetit të tij dhe asnjë person nuk diskriminohet në
asnjë mënyrë për shkak të vendimit për t’u asociuar apo për të mos u asociuar.


Neni 4
Mos shpërndarja e të ardhurave neto dhe fitimit dhe kufizimi i Përfitimeve Speciale

OJQ-ja nuk shpërndan të ardhura neto ose fitime për asnjë person. Pasuritë, të ardhurat dhe fitimet e një
OJQ-je përdoren për të mbështetur qëllimet jofitimprurëse të përcaktuara për organizatën dhe nuk
përdoren për të sjellë drejtpërdrejtë ose tërthorazi përfitime, për ndonjë themelues, drejtor, zyrtar, anëtar,
punonjës ose donatorë të OJQ-së. Ky nen nuk pengon pagesën apo kompensimin e arsyeshëm për
personat që kryejnë punë për organizatën.



KREU II
THEMELIMI I OJQ-SË


Neni 5
Nocioni i OJQ-së në Kosovë


1. OJQ-ja vendore është shoqatë ose fondacion i themeluar në Kosovë për realizimin e qëllimit bazuar në
ligj, për përfitim publik ose për interes të ndërsjellë.

2. Shoqata është një organizatë e anëtarësisë. Shoqatë mund ta themelojnë të paktën tre ose më shumë
persona, ku të paktën njëri prej tyre ka vendbanimin ose zyrën në Kosovë.

3. Fondacioni është organizatë pa anëtarësi, i krijuar për menaxhimin e pronave dhe pasurive. Një
fondacion mund të krijohet nga një ose më shumë persona, në rast se të paktën njëri prej tyre ka
vendbanimin ose zyrën në Kosovë.


Neni 6
Themelimi i Shoqatave dhe Fondacioneve në Kosovë

1. Shoqata ose fondacioni themelohet nëpërmjet aktit themelues që përmban të dhënat e mëposhtme:

1.1. emrin zyrtar, shkurtesën zyrtare si dhe simbolin zyrtar të organizatës;

1.2. formën organizative (shoqatë, fondacion);

1.3. adresën e organizatës;
3

1.4. qëllimet e organizatës dhe aktivitetet;

1.5. emrat dhe adresat e themeluesve; dhe

1.6. emrin, adresën dhe informata tjera kontaktimi të përfaqësuesit të autorizuar.

2. Fondacioni mund të themelohet edhe me testament, apo me lënie të trashëgimisë, në qoftë se ai
përmban informatat e përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni.

3. Shoqata ose fondacioni ka statutin i cili duhet t’i përmbajë të dhënat në vijim:

3.1. emrin e organizatës, selinë dhe simbolin e saj;

3.2. qëllimet e organizatës;

3.3. emrin e organit më të lartë udhëheqës;

3.4. nëse OJQ-ja është shoqatë, procedurat për zgjedhjen dhe largimin e anëtarëve, kushtet për
anëtarësim, dhe, nëse organizata vendos të ketë një Bord, procedurat për zgjedhjen dhe largimin e
anëtarëve të bordit dhe ndarjen e kompetencave dhe përgjegjësive ndërmjet Kuvendit të Përgjithshëm të
anëtarëve dhe Bordit;

3.5. nëse OJQ-ja është fondacion, procedurat për zgjedhjen dhe largimin e anëtarëve të Bordit;

3.6. kompetencat dhe përgjegjësitë e zyrtarëve, nëse ka;

3.7. mënyrën e marrjes së vendimeve;

3.8. rregullat dhe procedurat për:

3.8.1. ndryshimin e aktit themelues dhe statutit;

3.8.2. bashkimin, ndarjen ose shpërbërjen e organizatës; dhe

3.8.3. shpërndarjen e mjeteve që mbesin pas shpërbërjes.

4. Statuti mund të përmbajë çdo rregull, dispozitë apo procedure tjetër, që nuk është në kundërshtim me
kushtet e parapara me këtë ligj.

5. Rregullat dhe procedurat për udhëheqje të brendshme që i përmban statuti i OJQ – së, duhet të jenë
në pajtim me parimet demokratike.

6. Shoqata, fondacioni apo ka vetëm ato kompetenca dhe ka të drejtë angazhimi vetëm në ato aktivitete
dhe qëllime që janë në përputhje me aktin themelues dhe Statutin dhe që lejohen me ligj.


Neni 7
OJQ-të e vendit të huaj dhe ato ndërkombëtare

1. OJQ-ja e vendit të huaj dhe ajo ndërkombëtare janë persona juridik të themeluar jashtë Kosovës, sipas
legjislacionit që përmbush në thelb kushtet e parapara me nenin 4 të këtij ligji.

2. OJQ-të e huaja dhe ndërkombëtare i nënshtrohen dispozitave të neneve 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8,
paragrafëve 1-10 të nenit 9, nenit 10, paragrafëve 2.-5. të nenit 11, nenit 12, dhe neneve 13 - 26 të këtij
ligji.


Neni 8
Asociimi i Personave Juridik

4
Personat Juridik, duke përfshirë edhe OJQ-të, mund të themelojnë shoqata, fondacione për të përparuar
qëllimin e tyre të ligjshëm, qoftë për përfitim publik apo të ndërsjellë, në përputhje me nenin 5 dhe 6 të
këtij ligji.


Neni 9
Regjistrimi

1. Çdo person, pavarësisht nga përkatësia racore, kombëtare, fetare, gjinore etj. ka të drejtë të regjistrojë
OJQ në pajtim me kushtet dhe rrethanat e përcaktuara me këtë ligj. Asnjë person nuk ka nevojë të
regjistrojë OJQ-në për të ushtruar të drejtën e lirisë në asocim.

2. OJQ-ja regjistrohet pranë organit kompetent, në mënyrë që të veprojë si person juridik në Kosovë.

3. OJQ-ja, kërkesës për regjistrim duhet t’ia bashkëngjis një kërkesë – formular, aktin e themelimit dhe
statutin e tij.

4. OJQ-ja cakton me shkrim Përfaqësuesin e Autorizuar. Të gjitha fletë-kërkesat për regjistrim duhet t’i
nënshkruajë Përfaqësuesi i Autorizuar i OJQ-së. Aktin e themelimit e nënshkruajnë të tre themeluesit.

5. OJQ-ja e vendit të huaj dhe ajo ndërkombëtare regjistrohen duke i dorëzuar dokumentet e mëposhtme:

5.1. një kërkesë-formular;

5.2. dëshminë që është person juridik në një vend tjetër;

5.3. adresën e organizatës në Kosovë; dhe

5.4. një deklaratë me shkrim nga një përfaqësues i autorizuar OJQ-së, me autorizim për të dhënë një
deklaratë të këtillë, dhe që tregon:

5.4.1. qëllimet e OJQ-së;

5.4.2. një përshkrim të përgjithshëm të aktiviteteve që OJQ-ja planifikon t’i kryejë në Kosovë; dhe

5.4.3. emrin, adresën dhe kontakt-infomata tjera të përfaqësuesit të autorizuar.

6. Fletëkërkesat për regjistrimin e OJQ-ve i dorëzohen dhe pranohen nga organi kompetent. Vendimet në
lidhje me regjistrim si dhe numrat e regjistrimit i cakton organi kompetent.

7. Dokumentet që i dorëzon OJQ-ja në mbështetje të kërkesës për regjistrim duhet të jenë në gjuhët
përkatëse në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

8. Pavarësisht nga paragrafi 7. i këtij neni, dokumentet që i dorëzon OJQ-ja e huaj dhe ajo ndërkombëtare
për të dëshmuar se është person juridik në një shtet tjetër, duhet të jenë në gjuhën origjinale të atij vendi,
së bashku me përkthimin e dokumentacionit në gjuhët përkatëse në përputhje me Kushtetutën e
Republikës së Kosovës. Nëse përkthimi nuk është i vërtetuar, atëherë përfaqësuesi i autorizuar dorëzon
një deklaratë për vërtetimin e saktësisë së përkthimit. Çdo dallim përmbajtësor apo mashtrues ndërmjet
gjuhës së origjinalit dhe përkthimit jozyrtar është arsye për tërheqjen e regjistrimit të organizatës.
Përkthimi duhet të jetë nga përkthyesi, interpreti i autorizuar – licencuar.

9. Organi kompetent i lëshojnë OJQ-së certifikatën për regjistrim, ose një vendim me shkrim me të cilin
refuzohet regjistrimi brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e pranimit të kërkesës për regjistrim, përpos
nëse organi kompetent bën kërkesë me shkrim gjatë rrjedhës së afatit, për informata të mëtutjeshme, ose
për qartësim. Nëse regjistrimi refuzohet, organi kompetent përfshinë në vendimin për refuzim një arsyetim
të bazave ligjore në bazë të të cilave regjistrimi refuzohet.

10. Nëse organi kompetent bën kërkesë me shkrim për informacione plotësuese, ose për qartësim lidhur
me kërkesën për regjistrim, afati gjashtëdhjetë (60) ditor brenda të cilit organi kompetent duhet të lëshojë
Certifikatën për regjistrim, ose vendimin me shkrim me të cilin refuzohet regjistrimi ndalet së rrjedhuri nga
data e kërkesës me shkrim. Me pranimin e informacioneve plotësuese, ose të qartësimeve të kërkuara,
Organi kompetent lëshon Certifikatën për regjistrim, ose vendimin për refuzim të regjistrimit brenda afatit
prej:
5

10.1. numrit të ditëve të mbetura nga afati gjashtëdhjetë (60) ditësh për lëshimin e vendimit;

10.2. katërmbëdhjetë (14) ditësh nga pranimi i informatave plotësuese, ose qartësimit, cilido nga këto
afate të jetë më i gjatë.

11. OJQ-ja informon organin kompetent brenda tridhjetë (30) ditësh lidhur me çdo ndryshim që pësojnë
informatat që kërkohen sipas paragrafëve 1. dhe 3. të nenit 6 dhe paragrafit 5. të këtij neni. Ndryshimet në
regjistrim u nënshtrohen procedurave, standardeve dhe afateve të njëjta kohore sikur ato që janë zbatuar
me rast të regjistrimit fillestar. Ndryshimet që i pranon organi kompetent mbahen, regjistrohen dhe vihen
në dispozicion të publikut sipas nenit 12 të këtij ligji.


Neni 10
Refuzimi i regjistrimit

1. Organi kompetent refuzon një kërkesë në qoftë së:

1.1. dokumentet e regjistrimit janë në kundërshtim me kërkesat e këtij ligji;

1.2. në qoftë se statuti i OJQ-së shkelë dispozitat e ligjit në fuqi:

1.3. organizata që kërkon regjistrimin ka të njëjtin emër apo shkurtesë ose një emër shumë të ngjashëm
me OJQ-në e regjistruar ose të themeluar më parë, saqë mund të shkaktonte konfuzion.

1.4. nëse me statut dhe me program të OJQ-së promovohet pabarazia racore, etnike, fetare, gjinore.


Neni 11
Statusi Ligjor

1. OJQ-ja vendore ka statusin e personit juridik me regjistrim në përputhje me këtë ligj.

2. Me regjistrim, OJQ-të e vendit të huaj dhe ato ndërkombëtare janë të autorizuara të veprojnë si persona
juridik në Kosovë.

3. OJQ-të vendore, të vendit të huaj, dhe ato ndërkombëtare i nënshtrohen të gjitha ligjet në fuqi.

4. Çdo njoftim, letër, ftesë, apo akt tjetër ligjor konsiderohet se i është dorëzuar në mënyrë valide OJQ-së,
nëse i dorëzohet personalisht, ose me postë përfaqësuesit të autorizuar, ose në adresën e theksuar sipas
nën-paragrafit 1.3. paragrafi 1. i nenit 6 dhe nën-paragrafit 5.3. paragrafi 5. i nenit 9 të këtij ligji.

5. Zyrtarët, drejtorët dhe punëtorët e OJQ-së së regjistruar nuk janë personalisht përgjegjës për borxhet
apo obligimet e OJQ-së, por janë personalisht përgjegjës për shkeljet që shkaktohen me dashje, me
pakujdesi ose me moskryerje të detyrës.

Neni 12
Regjistri publik

Organi kompetent mbanë një regjistër të OJQ-ve. Regjistri domosdo duhet të përmbajë: emrin, adresën,
formën e organizimit dhe qëllimet e çdo OJQ-je, listën e anëtarëve deri në ditën e regjistrimit si edhe
emrin, adresën dhe informacionin tjetër të kontaktit të përfaqësuesit të autorizuar. Regjistri gjithashtu
duhet të tregojë nëse OJQ-ja ka status të përfituesit publik sipas nenit 17 të këtij ligji. Regjistri i vihet në
dispozicion publikut.


KREU III
ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I BRENDSHËM I OJQ-SË


Neni 13
Udhëheqja e brendshme e Shoqatave dhe Fondacioneve

6
1. Organi më i lartë drejtues i shoqatës është Kuvendi i OJQ-së i cili përbëhet nga të gjithë anëtarët e
shoqatës. Të gjithë anëtarët e shoqatës kanë të drejtë pjesëmarrjeje në takimet e Kuvendit.

2. Organi më i lartë drejtues i një fondacioni është Bordi i drejtorëve. Bordi i drejtorëve përbëhet nga të
paktën tre anëtarë.

3. Organi më i lartë drejtues ka përgjegjësi të plota për çështje të politikës dhe financave të organizatës
dhe takohet të paktën dy herë në vit, në mbledhjen ku shqyrtohet dhe miratohet raporti për mjetet,
detyrimet, të ardhurat, shpenzimet dhe programet e organizatës për vitin e kaluar, si dhe plani për mjetet e
detyrimet e parapara, të ardhurat, shpenzimet dhe programet e organizatës për vitin e ardhshëm.

4. Organi më i lartë drejtues i OJQ-së, nuk delegon:

4.1. detyrat sipas paragrafit 3. të këtij neni;

4.2. zgjedhjet e zyrtarëve të OJQ-së;

4.3. ndryshimet në aktin themelues apo Statut; dhe

4.4. vendimet për bashkimin, ndarjen apo shpërbërjen e OJQ-së.


Neni 14
Konflikti i interesave dhe detyrimi në lojalitet

1. Asnjë anëtari të organit drejtues nuk i lejohet të marrin pjesë në diskutim apo në marrjen e vendimit për
çështje ku ai ka interes direkt apo indirekt ekonomik. Anëtari i organit drejtues konsiderohet se ka interes
ekonomik nëse ai/ajo ose cilido anëtar i familjes së tij ka interes direkt apo indirekt ekonomik.

2. Çdo transaksion ndërmjet OJQ-së dhe një organizate tjetër të ndërlidhur, apo ndërmjet OJQ-së dhe
anëtarëve, zyrtarëve, anëtarëve të bordit ose punonjësve të saj ndalohet përveç nëse organi drejtues
vendosë, pas hetimeve të arsyeshme, se transaksioni është në interes, i drejtë dhe i arsyeshëm për OJQ-
në dhe se OJQ-ja nuk kishte mundur të sigurojë marrëveshje më të favorshme me përpjekje të arsyeshme
dhe brenda rrethanave ekzistuese.

3. Zyrtarët dhe anëtarët e bordit të një OJQ-je e kanë detyrë që të tregojnë lojalitet ndaj OJQ-së, të
mbrojnë fshehtësinë e informatave jo-publike të OJQ-së dhe interesat e OJQ-së, si dhe të ushtrojnë
përgjegjësitë e OJQ-së me mirëbesim dhe kujdes.


Neni 15
Ndalimi i mbledhjes së fondeve, fushatave dhe mbështetjes së
kandidatëve dhe partive politike

OJQ-të nuk mund të angazhohen në mbledhje fondesh ose në fushata për të mbështetur partitë politike
ose kandidatët për funksione politike dhe as nuk mund të propozojnë, regjistrojnë ose në ndonjë mënyrë
të mbështesin kandidatët për poste publike.


Neni 16
Pasuria dhe mjetet

1. Të ardhurat e OJQ-së përfshijnë: donacionet në të holla, të ardhurat nga sigurimet, kontributet në mall,
trashëgimitë, anëtarësia, dhuratat, grantet, pasuria e tundshme dhe e patundshme si dhe të ardhurat e
fituara përmes çfarëdo aktivitetesh të ligjshme të OJQ-së me pasurinë dhe mjetet e saja.

2. OJQ-ja mund të angazhohet në aktivitete ekonomike me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të saja
jofitimprurëse në pajtim me nenin 4 dhe me kusht që të ardhurat e realizuara nëpërmjet të aktiviteteve
ekonomike shfrytëzohen ekskluzivisht për të arritur qëllimet e theksuara në statutin e OJQ-së.

3. OJQ-ja mund të ketë dhe të menaxhojë pronë dhe pasuri për të realizuar qëllimet e veta jofitimprurëse.

7
4. Me ligj ndalohet financimi i organizatave, veprimtaria e të cilave nuk përkon me rendin juridik në
Republikën e Kosovës dhe të drejtën pozitive ndërkombëtare.



KREU IV
STATUSI I PËRFITUESIT PUBLIK I OJQ-së, RAPORTIMI FINANCIAR
DHE PEZULLIMI I TIJ


Neni 17
Statusi i Përfituesit Publik

1. OJQ-ja e regjistruar sipas këtij ligji mund të paraqesë kërkesë për status të përfituesit publik nëse OJQ-
ja është e organizuar dhe vepron për të ndërmarrë një apo më shumë aktivitete si aktivitete parësore si:
ndihmë dhe përkrahje humanitare, përkrahje personave me aftësi të kufizuara, aktivitete bamirëse, arsim,
shëndetësi, kulturë, ruajtje dhe përparim të mjedisit, rindërtim dhe zhvillim ekonomik, mbrojtje dhe
përparim të të drejtave të njeriut, mbështetje të praktikave demokratike dhe shoqërisë civile, apo çfarëdo
veprimtarie tjetër që është në funksion të së mirës së publikut.

2. Veprimtaria e OJQ-së përfshinë veprimtari për të mirën e publikut vetëm në rast se përfitime të
konsiderueshme sigurohen falas ose më lirë se vlera e tregut për grupe ose individë në kushte të
pavolitshme. Veprimtaria e OJQ-së për zhvillim ekonomik përfshinë veprimtari për të mirën e publikut
vetëm nëse ndërmerret në radhë të parë për të mirën e individëve dhe grupeve në kushte të pavolitshme

3. OJQ-ja mund të paraqes kërkesë për status të përfituesit publik me rastin e regjistrimit fillestar të OJQ-
së ose më vonë. Organi kompetent i lejon statusin e përfituesit publik OJQ-së, nëse dokumentet e
regjistrimit dëshmojnë se qëllimet dhe veprimtaria e OJQ-së i plotëson kërkesat e paragrafit 1. të këtij
neni.

4. Në pajtim me kushtet dhe procedurat e përfshira në legjislacionin në fuqi, OJQ-të me status të
përfituesit publik gëzojnë të drejtën për lirim nga tatimi dhe lehtësi tatimore dhe fiskale me përjashtim të
atyre që në esencë janë detyrime për shërbimet publike komunale.


Neni 18
Obligimet për raportim financiar dhe të aktivitetit për OJQ-të
me status të përfituesit publik

1. OJQ-ja të cilës i është lejuar statusi i përfituesit publik, duhet t’i paraqesë Organit kompetent çdo vit një
raport vjetor për veprimet dhe aktivitetet e saj në Kosovë. Raportet duhet të dorëzohen deri në fund të
muajit mars të secilit vit për vitin raportues që përfundon me 31 dhjetor të vitit paraprak.

2. Raporti vjetor duhet nënshkruar nga përfaqësuesi i autorizuar i OJQ-së. Përfaqësuesi i autorizuar është
përgjegjës për saktësinë dhe vërtetësinë e të dhënave që i përmban raporti.

3. Raporti vjetor domosdo përbëhet nga tri pjesët në vijim:

3.1. pjesa për menaxhment dhe administratë;

3.2. raporti për aktivitete dhe të arritura;

3.3. raportin financiar.

4. Pjesa për menaxhment dhe Administratë duhet të përmbaj:

4.1. emrin, shkurtesën (emërtimin me iniciale), adresën, numrin e telefonit, numrin e faksit dhe adresën
elektronike (e-mail) të OJQ-së;

4.2. emrin e zyrtarit kryesor ekzekutiv (p.sh. përgjegjës apo drejtor ekzekutiv);

4.3. emrat e anëtarëve të këshillit të drejtorëve (nëse ekziston), si dhe emrat e titujt e të gjithë zyrtarëve.

8
5. Raporti i aktiviteteve dhe të arriturave duhet të përmbaj:

5.1. një deklaratë për misionin dhe qëllimin mirëbërës shoqëror të OJQ-së;

5.2. identifikimin e programeve kryesore dhe aktiviteteve që kanë për qëllim realizimin e atyre
programeve. Deklarata duhet të jetë e mjaftueshme për të dëshmuar mënyrën si organizata i realizon
qëllimet e veta mirëbërëse shoqërore përmes aktiviteteve të veta;

5.3. një deklaratë për arritjet kryesore të programeve;

5.4. nëse OJQ-ja merr përsipër aktivitete të tjera përveç atyre që shkojnë në dobi të shoqërisë, siç është
përcaktuar me paragrafin 1. të nenit 15 të këtij ligji, një deklaratë e cila i përshkruan ato aktivitete;

5.5. një deklaratë se OJQ-ja nuk ka mbledhur fonde dhe nuk ka bërë fushatë për përkrahjen e partive
politike apo për emërimin dhe zgjedhjen e kandidatëve në detyra të ndryshme publike, apo për regjistrimin
dhe përkrahjen e kandidatëve të emëruar apo të zgjedhur në funksione publike gjatë periudhës për të
cilën raportohet;

5.6. OJQ-ja që është e angazhuar në aktivitete mirëbërëse shoqërore, në lëmin e arsimit apo të
shëndetësisë, dorëzon edhe një deklaratë për:

5.6.1. llojin e personave dhe grupeve të varfëra të cilët i shërben;

5.6.2. llojet e dobive që organizata u ofron personave dhe grupeve të njerëzve të varfër;

5.6.3. një deklaratë se ato dobi ofrohen falas apo së paku më lirë se vlera e tyre në treg;

5.7. OJQ-ja e cila angazhohet në aktivitete mirëbërëse shoqërore në sferën e zhvillimit ekonomik, dorëzon
edhe një deklaratë për llojin personave të varfër apo grupeve që u shërben;

6. Raportet financiare përgatiten në formularë të cilët i siguron organi kompetent, dhe të cilët përmbajnë,
së paku:

6.1. një fletë bilanc, ku shihen pasuria dhe përgjegjësitë financiare të organizatës;

6.2. një deklaratë për të hyrat ku shihen të hyrat dhe të dalat e OJQ-së.

7. Organi kompetent me kërkesën e OJQ-së mund ta caktojë një afat shtesë për dorëzimin e raportit
vjetor, nëse këtë e kanë imponuar rrethanat e jashtëzakonshme, por jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga
dita e kalimit të këtyre rrethanave.

8. Deklaratat financiare përgatitën deri më ditën e fundit të muajit mars për periudhën prej një viti, që
përfundon me datën 31 dhjetor të vitit paraprak.

9. Raportet financiare të përgatitura dhe të dorëzuara nga OJQ-të vendore, me të hyra vjetore ose me
shpenzime mbi njëqindmijë (100.000) Euro dhe nga OJQ-të ndërkombëtare me të hyra ose shpenzime
vjetore për veprimtarinë dhe aktivitetin e tyre brenda Kosovës mbi njëqindmijë (100.000) Euro, duhet të
përfshijë edhe një mendim të nënshkruar nga një revizor i pavarur, se a prezantojnë raportet e paraqitura
financiare në mënyrë të drejtë të gjitha aspektet materiale dhe pozitën financiare të organizatës për atë
periudhë raportimi.

10. Raporti vjetor duhet të përfshijë:

10.1. një deklaratë e cila i përfshinë të gjithë veprimtarinë si dhe pagesën e rrogave dhe fitimeve të
punonjësve të OJQ-së, siç janë zyrtarët, drejtorët, punonjësit, apo anëtarët e familjes së tyre, apo
organizatat anëtare të OJQ-së, duke përfshirë përshkrimin e personave të angazhuar në kryerjen e punës,
natyrën e punës dhe rrethanat e këmbyera ndërmjet OJQ-së dhe palës tjetër në kryerjen e asaj pune; ose

10.2. një vërtetim se OJQ-ja nuk ka zhvilluar veprimet e parapara sipas nën-paragrafit 10.1. të këtij
paragrafi, gjatë periudhës për të cilën raportohet.

11. Raportet e dorëzuara në pajtim me këtë nen, vihen në dispozicion publikut. OJQ-ja ka mundësi t’i
veçojë informatat apo pasurinë të cilën ajo e konsideron konfidenciale në raportin e saj dhe të kërkojë që
9
organi kompetent t’ia fshijë ato të dhëna para se raporti të bëhet publik. Informatat apo pasuria e cila
mund të konsiderohet konfidenciale për qëllime të këtij neni përfshinë informatat personale ose financiare
të punonjësve të organizatës. OJQ-ja duhet të paraqesë një kërkesë për mos publikim të informatave të
këtilla atëherë kur ia dorëzon raportin organit kompetent, si dhe duhet të paraqesë arsyet për trajtim
konfidencial të informacioneve. Përveç kësaj, OJQ-ja duhet të paraqesë informatën konfidenciale në
mënyrë të ndarë nga pjesa tjetër e raportit, dhe domosdo duhet që në mënyrë të qartë të theksojë se
raporti përfshinë kërkesën për mos publikim të informacionit. Organi kompetent i përgjigjet me shkrim
kërkesës për mos publikim brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pas dorëzimit të kërkesës.

12. Publikimi i paautorizuar dhe kundër ligjor, nga organi kompetent i cili disponon të dhënat përkatëse
ndëshkohet sipas dispozitave ligjore në fuqi.


Neni 19
Pezullimi i Statusit të Përfituesit publik

1. Organi kompetent pezullon statusin e përfituesit publik të një OJQ-je e cila nuk paraqet raport të plotë
vjetor, ashtu siç kërkohet me nenin 18. OJQ-ja që dështon të paraqesë raportin e kërkuar me këtë ligj
brenda afatit të paraparë me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji, ose paraqet raport jo të plotë, njoftohet
me shkrim për dështimin nga ana e organit kompetent. Njoftimi me shkrim udhëzon OJQ-në që të paraqes
raportin që mungon, ose atë jo të plotë brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga data e njoftimit, si dhe e
informon OJQ-në, që dështimi në përmbushjen e kësaj kërkese ka për pasojë pezullimin e statusit të
përfituesit publik dhe të gjitha përfitimeve që rrjedhin nga ai.

2. OJQ-ja që dështon të paraqes raport të plotë, siç kërkohet brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga
data e njoftimit me shkrim, në bazë të paragrafit 1. të këtij neni, njoftohet me shkrim nga organi kompetent
se statusi i saj i përfituesit publik, së bashku me të gjitha përfitimet që rrjedhin nga ai status janë pezulluar,
dhe se, nëse OJQ-ja dështon të sigurojë raportin brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh pas njoftimit, OJQ-ja i
nënshtrohet çregjistrimit, në pajtim nën-paragrafin 1.4. paragrafi 1. i nenit 20 të këtij ligji.

3. Organi kompetent mund të pezullojë statusin e përfituesit publik të një OJQ-je, nëse pas shqyrtimit të
raportit vjetor të dorëzuar nga OJQ-ja Organi kompetent verifikon se OJQ-ja nuk plotëson edhe më tutje
kërkesat për status të përfituesit publik të parapara me nenin 16. Pas një verifikimi të këtillë, Organi
kompetent jep njoftim me shkrim për arsyet për suspendim të statusit të përfituesit publik të OJQ-së dhe
përfitimeve që rrjedhin nga ai status. Njoftimi informon OJQ-në edhe për mundësinë që ajo ka që brenda
afatit prej tridhjetë (30) ditësh të sigurojë informata me shkrim që e mbështesin të drejtën e saj për status
të përfituesit publik. Pas dështimit të OJQ-së që të sigurojë informata të pranueshme brenda afatit të
paraparë, Organi kompetent informon OJQ-në me shkrim se regjistrimi i OJQ-së ndërpritet në bazë të
nën-paragrafin 1.5. paragrafi 1. i nenit 20 të këtij ligji.


Neni 20
Shuarja e OJQ-së

1. OJQ – ja shuhet:

1.1. me vendim vullnetar për shuarjen e OJQ-së të marrë nga organi më i lartë udhëheqës në pajtim me
statutin e saj;

1.2. kur OJQ-ja bëhet josolvente sipas ligjit në fuqi;

1.3. me kalimin e afatit për të cilin është themeluar.


Neni 21
Çregjistrimi i OJQ-së

1. OJQ - ja çregjistrohet:

1.1. në bazë të vendimit të organit kompetent nëse OJQ-ja dështon të paraqesë deklaratën tatimore
brenda afatit të paraparë për raportim. Në këtë rast organi kompetent tatimor merr masa tjera të parapara
me ligjet në fuqi;

10
1.2. në rast të mos përmbushjes së obligimeve që rrjedhin nga vendimi i pezullimit të OJQ-së.

1.3. në bazë të vendimit të plotfuqishëm gjyqësor;

2. Organi kompetent i jep OJQ-së njoftim me shkrim për arsyet e çregjistrimit si dhe mundësinë që të
përgjigjet para se të merret vendimi për çregjistrimin e OJQ-së në bazë të nenit nën-paragrafit 1.1.
paragrafi 1. i nenit 22 të këtij ligji.

3. Në rast të shuarjes ose çregjistrimit të OJQ-së e cila ka shfrytëzuar lehtësi tatimore ose fiskale,
donacione publike, ose grante nga qeveria, e gjithë pasuria e mbetur pas shlyerjes së borxheve të OJQ-
së i jepet OJQ-së tjetër me qëllime të njëjta apo të ngjashme. Kjo OJQ identifikohet në bazë të statutit të
OJQ-së, ose me propozim të organit më të lartë udhëheqës të OJQ-së me vendim të Organit kompetent.

4. Në të gjitha rastet tjera, çdo pasuri e mbetur pas pagesës së borxheve shpërndahet në bazë të statutit
apo të vendimit të organit më të lartë udhëheqës, dhe në të gjitha rastet në përputhshmëri me nenin 4 të
këtij ligji.

5. OJQ-ja me status të përfituesit publik që është shpërbërë, është çregjistruar, ose pushon së vepruari në
Kosovë brenda afatit të raportimit paraqet raport për atë periudhë, në përputhshmëri me nenin 4 dhe 18 të
këtij ligji. Në raportin e saj, OJQ-ja thekson datën e shpërndarjes, shuarjes, çregjistrimit, dispozitat për
përfundimin e punës së saj, si dhe shumën e mjeteve të mbetura pas përmbushjes së obligimeve,
mënyrën e planifikuar të disponimit me mjete, si dhe mënyrën në të cilën është marrë vendimi për
disponim me mjete (konkretisht, me dispozitë të përcaktuar në Statutin e organizatës, me vendim të
organit më të lartë udhëheqës, apo me vendim të organit kompetent).

6. Personi i autorizuar i organit kompetent të OJQ-së ka përgjegjësi juridike para organit kompetent për
regjistrim dhe organeve tjera.

7. Pas shterrjes së të gjitha të drejtave për ankesë dhe në bazë të vendimit për çregjistrim, organi
kompetent e heqë OJQ-në nga regjistri i OJQ-ve.


Neni 22

Institucionet e Republikës së Kosovës mbështesin dhe nxisin veprimtaritë e OJQ-ve, por nuk ndërhyjnë në
veprimtaritë e tyre.


Neni 23
Ankesat

1. Nëse OJQ-ja është e pakënaqur me vendimin pas ankesës në shkallë të parë ka të drejtë ti drejtohet
organit të shkallës së dytë.

2. Ankesa i drejtohet organit të shkallës së dytë përmes organit të shkallës së parë.

3. Ministria përkatëse themelon organin e shkallës së dytë, i cili organ duhet të jetë i pavarur.

4. Mënyra e krijimit dhe funksionimit të këtij organi rregullohet me rregullore të veçantë që e nxjerr
Ministria përkatëse.


KREU V
DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 24
Zbatimi

Ministria nxjerr akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji.


Neni 25
Ligji i aplikueshëm
11

Ky ligj shfuqizon ligjin e aplikueshëm për regjistrimin dhe veprimtarinë e OJQ-së në Kosovë dhe çdo
dispozitë tjetër që është në kundërshtim me të.


Neni 26
OJQ-të e regjistruara sipas Rregullores së UNMIK 1999/22

Çdo OJQ e regjistruar sipas Rregullores së UNMIK-ut nr.1999/22 për Regjistrimin dhe Veprimtarinë e
Organizatave Joqeveritare në Kosovë konsiderohet e regjistruar në Kosovë sipas këtij ligji.


Neni 27
Hyrja në Fuqi

Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.




Ligji Nr. 03/ L-134
12 shkurt 2009


Shpallur me dekretin Nr. DL-002-2009, datë 06.03.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës,
Dr. Fatmir Sejdiu.