LIGJI NR.03/L-016 PËR USHQIMIN

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 49 / 25 MARS 2009

LIGJI Nr. 03/L-016



PËR USHQIMIN


Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

Me qëllim të krijimit të bazës ligjore për rregullimin e kërkesave në fushën e ushqimit, mbrojtjes së
shëndetit publik dhe përcaktimit të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit,

Miraton :


LIGJ PËR USHQIMIN


KREU I

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME


Neni 1

1. Me këtë ligj rregullohen:

1.1. parimet e përgjithshme dhe kërkesat që kanë të bëjnë me higjienën e ushqimit dhe
ushqimin e sigurtë për njerëz si dhe ushqimin për kafshë;

1.2. obligimet e subjekteve që afarojnë me ushqim për njerëz dhe me ushqim për kafshë sa i
përket higjienës dhe ushqimit të sigurtë për njerëz dhe ushqimit për kafshë;

1.3. kërkesat e përgjithshme që kanë të bëjnë me deklarimin ose emërtimin e ushqimit për
njerëz dhe ushqimit për kafshë;

1.4. kushtet e përgjithshme për plasimin në treg të ushqimit për njerëz dhe ushqimit për kafshë,
si dhe të ushqimit i cili përmban organizma të modifikuar gjenetikisht ose përbëhen nga to;

1.5. sistemi i kontrollit zyrtar i ushqimit për njerëz dhe ushqimit për kafshë;

1.6. sistemi i laboratorëve të autorizuar testues dhe laboratorëve referent;

1.7. menaxhimi me krizat dhe me rastet emergjente;

1.8. themelimi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.


Neni 2

Ky ligj zbatohet në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit, depoimit dhe distribuimit të ushqimit për njerëz
dhe ushqimit për kafshë, përveç prodhimtarisë primare, përgatitjes, veprimit dhe depoimit të ushqimit në
ekonomitë familjare të cilët nuk janë të destinuara për shitje në treg.


2


Neni 3
Përkufizimi i ushqimit

1. Sipas këtij ligji,

1.1. „Ushqim ose produkt ushqimor“ është secila materie ose produkt i përpunuar, pjesërisht i
përpunuar ose i papërpunuar, i destinuar për konsum të njerëzve ose pritet që njerëzit ta
konsumojnë,

1.2. ''Ushqim” po ashtu nënkupton lëngjet për pije, çamçakëzat dhe çdo substancë e cila
qëllimisht shtohet gjatë procesit të prodhimit, përgatitjes dhe përpunimit.

2. Nocioni për «ushqim» përfshinë edhe ujin, si:

2.1. uji që shërben për furnizimin publik të qytetarëve si i pijshëm;

2.2. uji që përdoret ose e përbën ushqimin me rastin e prodhimit, përgatitjes dhe përpunimit të tij;

2.3. uji i paketuar në paketim origjinal si uji i pijshëm, uji mineral dhe uji i burimit.

3. Nocioni për «ushqimin» nuk përfshinë:

3.1. ushqimin për kafshë;

3.2. kafshët e gjalla, përveç nëse janë përgatitur për plasim në treg për konsum njerëzor;

3.3. bimët dhe frutat para korrjes, ose para vjeljes;

3.4. barnat dhe prodhimet mjekësore;

3.5. kozmetikën;

3.6. duhanin dhe produktet e tij;

3.7. materiet narkotike dhe psikotrope sipas Konventës së veçantë të Kombeve të Bashkuara mbi
Narkotikët, të vitit 1961, dhe Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Materiet Psikotrope të vitit
1971.

Neni 4
Përkufizimet tjera

1. Sipas këtij ligji disa nocione kanë kuptimet vijuese:

„Afarizmi me ushqim“ nënkupton çdo procedurë të afarizmit, pa marrë parasysh se a është bërë me
qëllim të krijimit të përfitimit apo jo, publik apo privat në kuadër të të cilit kryhen punët lidhur me cilëndo
fazë të prodhimit, përpunimit, depoimit, transportit apo distribuimit të ushqimit.

„Subjekti që afaron me ushqim për njerëz“ nënkupton personat fizik apo juridik, të regjistruar për
kryerjen e veprimtarive të caktuara lidhur me afarizmin me ushqim për njerëz, përgjegjës për sigurimin e
zbatimit të dispozitave ligjore dhe akteve nënligjore për ushqimin në kuadër të afarizmit me të cilin
menaxhon.

„Ushqimi për kafshë“ nënkupton çdo materie apo produkt, duke përfshirë edhe shtesat në ushqimin për
kafshë, i përpunuar, pjesërisht i përpunuar ose i papërpunuar i destinuar për ushqimin e kafshëve.

3
„Afarizmi me ushqimin për kafshë“, është procedurë afariste, pa marrë parasysh se a është ndërmarrë
me qëllim të krijimit të përfitimit apo jo, publik apo privat në kuadër të të cilit kryhen punët në prodhimin,
përpunimin, depoimin, transportin ose distribuimin e ushqimit të kafshëve në ekonomitë personale.

„Subjekti i afarizmit me ushqimin për kafshë“, është personi fizik apo juridik, i regjistruar për kryerjen
e aktiviteteve të caktuara lidhur me afarizmin me ushqimin për kafshë, e që është përgjegjës për
sigurimin e zbatimit të legjislacionit për ushqimin në kuadër të afarizmit të cilin e menaxhon.

„Shitja me pakicë“ është veprimi me ushqim, përpunimi i tij dhe depoimi në vend shitje ose shpërndarje
për shfrytëzuesin e fundit, duke përfshirë furnizimin me ushqim të përgatitur, furnizimin me ushqim të
institucioneve, spitalet, kopshtet e fëmijëve, shkollat, shtëpitë e pleqve dhe të ngjashme, kantinat e
fabrikave, objektet hoteliere ku shërbehet ushqimi, kiosqet stacionare dhe lëvizëse, vendet për përgatitje
dhe shitje të ushqimit, për shërbimin e ushqimit jashtë lokaleve, gjegjësisht vendeve për afarizëm me
ushqim, shitoret dhe vendet për shitje me shumicë dhe pakicë.

„Plasimi në treg“ mbajtja e ushqimit për njerëz dhe ushqimit për kafshë për nevoja të shitjes, duke
përfshirë ofertën për shitje, shitjen dhe çfarëdo mënyre të qarkullimit, pa marrë parasysh se a është me
pagesë apo jo, shitjen, distribuimin dhe mënyrat tjera të qarkullimit.

“Hazardi - Rrezikshmëria”, është faktori biologjik, kimik apo fizik në ushqimin për njerëz dhe ushqimin
për kafshë apo gjendja e ushqimit për njerëz dhe ushqimit për kafshë, me mundësi të ndikimit të
dëmshëm në shëndetin e njerëzve dhe kafshëve.

“Rreziku”, është pesha e mundshme e veprimit të dëmshëm të rrezikut për shëndetin e njerëzve,
shëndetin e kafshëve, pesha e efektit, si rrjedhojë e hazardit.

“Analiza e rrezikut”, është procesi i cili përbëhet nga tri komponente të ndërlidhura ndërmjet veti:
vlerësimi i rrezikut, menaxhimi i rrezikut dhe informimi mbi rrezikun.

“Vlerësimi i rrezikut” është një proces i bazuar shkencërisht i cili përbëhet nga katër faza: identifikimi i
rrezikut, kategorizimi i rrezikut, vlerësimi i eksponimit dhe kategorizimi i rrezikshmërisë.

“Menaxhimi i rrezikut”, është një proces nëpërmes të cilit bëhet krahasimi i mundësive të veprimit të
organeve kompetente lidhur me rrezikun në bashkëpunim me pjesëmarrësit e interesuar, duke marrë
parasysh vlerësimin e rrezikut dhe faktorët tjerë relevant e nëse është e nevojshme edhe procesin e
përzgjedhjes së masave preventive adekuate dhe mënyrat e kontrollit.

“Informimi mbi rrezikun”, është këmbimi interaktiv i informatave dhe mendimeve gjatë tërë procesit të
analizave mbi rrezikun, për faktorët dhe paralajmërimin e rrezikut, në mes të vlerësuesve të rrezikut,
organeve kompetente, konsumatorëve, prodhuesve të ushqimit për njerëz dhe ushqimit për kafshë,
ekspertëve profesional dhe palëve tjera të interesuara, duke i përfshirë edhe sqarimet dhe dëshmitë gjatë
vlerësimit të rrezikut, bazat për nxjerrjen e vendimeve gjatë menaxhimit të rrezikut.

“Hulumtimi”, është mundësia e hyrjes në gjurmë ushqimit për njerëz, ushqimit për kafshë, kafshës e cila
prodhon ushqim, gjegjësisht shërben për prodhimin e ushqimit, lëndës së parë apo materies e cila është
destinuar për prodhimin e ushqimit i cili pritet të futet në prodhim të ushqimit për njerëz dhe ushqimit për
kafshë, gjatë të gjitha fazave të prodhimit, përpunimit dhe distribuimit.

“Faza e prodhimit, përpunimit dhe distribuimit”, është cilado fazë, duke përfshirë importin dhe
prodhimtarinë primare, përpunimin, depoimin, transportimin, shitjen apo furnizimin e shfrytëzuesit të fundit
me ushqim për njerëz, gjithashtu edhe importin, prodhimin, përpunimin, depoimin, transportimin,
distribuimin, shitjen e ushqimit të kafshëve dhe furnizimin me ushqim për kafshë.

“Prodhimtaria primare” është prodhimi dhe shumëzimi primar i produkteve bujqësore, mbarështimi i
bimëve, blegtorisë, peshkatarisë, duke përfshirë edhe korrjen dhe vjeljen e frutave, mjeljen dhe
mbarështimin e kafshëve para therjes, gjuetisë dhe peshkimit, si dhe vjelja e frutave të bimëve të mbira
vetvetiu.

4
“Konsumatori”, është personi fizik i cili e përdor dhe e konsumon ushqimin për nevojat e veta personale
dhe nuk e shfrytëzon atë për asnjë fazë të afarizmit me ushqim.

“Kontrolli zyrtar”, është inspektimi i higjienës, rregullshmërisë shëndetësore dhe cilësisë së ushqimit
për njerëz dhe ushqimit për kafshë, më qëllim të vërtetimit se a është në pajtim me dispozitat ligjore mbi
ushqimin.

“Higjiena e ushqimit”, nënkupton masat dhe kushtet e nevojshme higjeno-sanitare të ushqimit për
kontrollin e hazardit dhe sigurimin e përshtatshmërisë së tij për konsum të njerëzve në pajtim me
destinimin e tij.

“Kontaminimi”, nënkupton prezencën e hazardeve.

“Mbetjet”, nënkupton mbetjet e materieve biologjike ose kimike të cilat lejohen të përdorën në sasi të
caktuara sipas standardeve të lejuara dhe në faza të caktuara në prodhimtarinë primare të ushqimit, sikur
edhe mbetja e metabolitëve të tyre dhe produktet e shkatërruara, kurse materiet e mbetura nuk
nënkuptojnë aditivet ushqimorë.

“Aditiv ushqimor”, është ajo substancë e cila pa marrë parasysh vlerën e saj ushqyese, nuk
shfrytëzohet si produkt ushqimor dhe nuk ka karakteristikat e një përbërje të tillë, por për shkaqe
teknologjike i shtohet më qëllim prodhimit ushqimor, gjatë procesit të prodhimit, përpunimit, përgatitjes,
paketimit, transportit ose ruajtjes, e me këtë rast vet ai, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekt, përmes
prodhuesve ndërmjetës, bëhet pjesë përbërëse e prodhimit ushqimor.

“Aditiv në ushqimin e kafshëve”, është secila materie e cila kur i shtohet ushqimit të kafshëve, mund të
ndikojë në cilësinë e ushqimit të kafshëve ose në mbarështimin e kafshëve të cilat prodhojnë ushqim ose
shërbejnë për prodhimin e ushqimit të destinuar për konsum të njerëzve.

“Deklarimi - emërtimi”, është vendosja e shenjave të shkruara, emërtimeve tregtare, shenjës mbrojtëse,
emri i markës, fotografisë, paraqitjes grafike ose e simboleve që kanë të bëjnë me ushqimin për njerëz
ose ushqimin për kafshë, të cilat vendosën mbi ambalazh, në etiketë ngjitëse apo të varur në ushqimin e
pa paketuar në vend të dukshëm për konsumatorin.

“Ushqim i sigurt”, është ai ushqim i cili nuk mund të ndikon dëmshëm në shëndetin e njerëzve i cili
është i përshtatshëm për nevojat e njerëzve.

“Ushqimi i ri”, është ushqimi dhe përbërësit e ushqimit të cilët gjerë tani nuk janë përdorë në sasira të
vogla për ushqimin e njerëzve në Kosovë.

“Organizmat të modifikuar gjenetikisht-OMGJ”, janë organizma - bimët, shtazët, mikroorganizmat dhe
pjesët e tyre, të krijuara përmes inxhinjeringut gjenetik, respektivisht modifikimeve gjenetike, siç definohet
me Direktivën e BE-së Nr. 2001/18.

“Ushqimi për nevojat e veçanta - ushqimet dietale”, është ushqim i përbërjes së veçantë ose i
prodhimit të veçantë, i ndryshëm nga ushqimi i zakonshëm për shkak të cilësive ushqyese, kurse mund të
dedikohet për ushqimin e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, personave të cilëve u është vështirësuar
procesi i tretjes ose metabolizmi sikurse edhe personave që janë në gjendje të veçantë fiziologjike, të
cilët kanë nevojë për arritjen e veprimit të marrjes së kontrolluar të materieve ushqyese.

“Codex Alimentarius” është trup ndërkombëtar që është themeluar nga FAO dhe WHO më qëllim që të
përcjellin programet të cilat bazohen në standardet e ushqimit, koleksion i standardeve ndërkombëtare
lidhur me rregullat për higjien të ushqimit, vlerën nutritive të ushqimit, normat mikrobiologjike, aditivët,
mbetjet e pesticideve dhe metaleve, kontaminuesit, etiketimet, metodat për marrjen e mostrave.

“HACCP” është Analiza e Hazardit dhe Pikat Kritike të Kontrollit - Hazard Analisis and critikal Control
Point.

“ISO” është Organizata Internacionale e Standardeve.

5
“Ministria e Bujqësisë” nënkupton Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Ministri i Bujqësisë”, është Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Ministri i Shëndetësisë”, është Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë.

“Agjencia”, nënkupton Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.


KREU II

PARIMET E PËRGJITHSHME

II. 1. PARIMET E ANALIZËS SË RREZIKUT


Neni 5
II. 1. 1 Analiza e rrezikut

1. Më qëllim të arritjes së objektivit kryesor, nivelit të lartë të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të njerëzve,
masat të cilat përdorën në harmoni me dispozitat ligjore mbi ushqimin, bazohen në analizat e rrezikut,
përveç kur nuk u përgjigjen rrethanave ose natyrës së masave.

2. Analiza e rrezikut bazohet në dëshmitë shkencore të lejuara dhe bëhet në mënyrë të pavarur, objektive
dhe transparente.

3. Menaxhimi i rrezikut duhet të merr parasysh rezultatet e analizës së rrezikut, posaçërisht mendimet e
këshillit shkencor nga neni 45 i këtij ligji dhe faktorët tjerë legjitim në kuptimin e principeve të
konsideruara parandaluese të përcaktuara me nenin 7 të këtij ligji.


Neni 6
II.1.2. Lajmërimi mbi rrezikun


1. Lajmërimin mbi rrezikun duhet ta bëjë Agjencia me qëllim që me kohë të siguroi informata objektive,
reale dhe të qarta lidhur me hazardin dhe rreziqet në ushqimin për njerëz dhe ushqimin për kafshë dhe
për këtë e njofton:

1.1. Bordin Drejtues të Agjencisë;

1.2. Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministria e Shëndetësisë;

1.3. subjektet e afarizmit me ushqim dhe subjektet e afarizmit me ushqim të kafshëve;

1.4. konsumatorët; si dhe

1.5. institucionet kompetente dhe palët e interesuara.


II.2. PARIMI I KUJDESIT

Neni 7

1. Nën rrethanat e veçanta, kur pas vlerësimit të informatave të ofruara, është identifikuar mundësia e
veprimit të dëmshëm të ushqimit për shëndetin e njerëzve, dhe ekzistojnë dyshimet shkencore, organet
kompetente duhet të ndërmarrin masat e përkohshme të menaxhimit të duhur të rrezikut, për sigurimin e
mbrojtjes së nivelit të lartë të shëndetit të njerëzve, derisa të sigurohen informatat e duhura të bazuara
shkencërisht për vlerësimin e tërësishëm të rrezikut.
6

2. Masat e ndërmarra nga paragrafi 1. i këtij neni, duhet të jenë të përshtatshme dhe të mos e kufizojnë
tregtinë më tepër se sa është e nevojshme më qëllim të arritjes së nivelit të lartë të mbrojtjes së shëndetit
publik, duke llogaritur në realizueshmërinë e tyre teknike dhe ekonomike të bazuar në gjendjen faktike.

3. Masat e ndërmarra duhet sërish të shqyrtohen në afatin e duhur, varësisht nga niveli i identifikimit të
rrezikut për jetë dhe shëndet të njerëzve dhe nga lloji i informatave të bazuara shkencërisht për sqarimin
e dyshimit shkencor, sikurse edhe për zbatimin e vlerësimit gjithëpërfshirës të hazardit.


II.3. PARIMI I TRANSPARENCËS

Neni 8

1. Konsultimet publike duhet të jenë të hapura dhe transparente, të drejtpërdrejta apo nëpërmes të
përfaqësuesve të konsumatorëve ose të grupeve të interesuara, gjatë përgatitjes, vlerësimit dhe rishikimit
të masave për menaxhimin e rrezikut, përveç kur rasti urgjent nuk lejon.

2. Nëse ekziston dyshimi i bazuar se ushqimi për njerëz apo ushqimi për kafshë mund të paraqes rrezik
për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve, varësisht nga natyra, serioziteti dhe vëllimi i rrezikut, Agjencia
merr masat për informim e opinionit publik mbi natyrën e rrezikut për shëndetin, duke e bërë identifikimin
e ushqimit për njerëz dhe ushqimit për kafshë, llojin e tyre dhe rrezikun që mund ta shkaktojnë ato, duke i
publikuar sa më shpejtë që është e mundur, masat që janë ndërmarrë ose që do të ndërmerren për
parandalimin, evitimin, zvogëlimin dhe eliminimin e atij rreziku.


II.4. MBROJTJA E INTERESIT TË KONSUMATORËVE

Neni 9

1. Interesi i konsumatorëve duhet të mbrohet në tërësi.

2. Dispozitat ligjore mbi ushqimin duhet të jenë të destinuara për mbrojtjen e konsumatorit dhe japin
bazën në saje të së cilës konsumatorët të jenë plotësisht të informuar mbi ushqimin të cilin e konsumojnë
dhe në atë mënyrë do të kenë mundësi të zgjedhin ushqimin.

3. Në kundërshtim me interesin e konsumatorëve është:

3.1. prodhimi dhe plasimi në treg i ushqimit të pasigurt dhe të papërshtatshëm në pikëpamje
shëndetësore;

3.2. mashtrimi i qëllimshëm në afarizmin me ushqim;

3.3. falsifikimi i ushqimit me anë të ndërrimit apo mungesa e përbërësve themelorë të cilët janë
të lidhur me një lloj të caktuar apo me një karakteristikë të caktuar të ushqimit;

3.4. mashtrimi i konsumatorit me anë të shënimeve të pasakta në deklaratë;

3.5. zbatimi i procedurave të cilat do t’a vënin në lajthitje konsumatorin, lajthitje kjo e shkaktuar
nga reklamimi i ushqimit.


KREU III

III. USHQIMI I SIGURTË

Neni 10
Kërkesat për ushqimin e sigurt

7
1. Ushqimi i sigurt është ai ushqim i cili nuk mund të ketë ndikim të dëmshëm në shëndetin e njerëzve,
nëse është prodhuar dhe konsumuar në pajtim me destinimin e tij.

2. Ushqimi nuk guxon të plasohet në treg nëse është jo i sigurt.

3. Ushqimi konsiderohet jo i sigurt nëse:

3.1. është i dëmshëm për shëndetin e njerëzve;

3.2. është i papërshtatshëm për konsumin e njerëzve.

4. Gjatë përcaktimit se a është një ushqim i sigurt, duhet të merren parasysh:

4.1. kushtet normale të përdorimit të ushqimit nga konsumatori në secilën fazë të prodhimit,
procesimit dhe distribuimit;

4.2. informatat të cilat i janë dhënë konsumatorit, duke përfshirë informatat mbi etiketimin ose
informatat që i përkasin të shmangurit të veprimeve specifike të ndonjë ushqimi apo të një
kategorie të ushqimit, të dëmshme për shëndetin e njerëzve.

5. Gjatë përcaktimit se a është një ushqim i dëmshëm për shëndetin e njerëzve, merren në konsideratë:

5.1. efektet e mundshme anësore direkte apo indirekte, afatshkurta apo afatgjata që ndikojnë që
ushqimi të jetë i dëmshëm për shëndetin e personit i cili e ka konsumuar e që ndikojnë në brezat
e ardhshëm,

5.2. veprimi i mundshëm kumulativ toksik;

5.3. ndjeshmëria e veçantë e një kategorie specifike të konsumatorëve në ushqimin e destinuar
për atë kategori të konsumatorëve.

6 Gjatë përcaktimit se a është një ushqim i sigurt për konsum të njerëzve, duhet të merret në konsideratë
se a është i papranuar ai ushqim për përdorim të destinuar për shkak kontaminimit të tij, nga shkaktarët e
jashtëm apo në një mënyrë tjetër, për shkak të kalbjes, prishjes ose shkatërrimit të tij.

7. Kur ushqimi përcaktohet se nuk është i sigurt në pikëpamje shëndetësore, apo një pjesë të një serie
prodhuese ose të dërgesës së llojit të njëjtë të ushqimit sipas kategorisë dhe përshkrimit, konsiderohet se
i gjithë ushqimi i asaj serie të prodhimit apo asaj dërgese, nuk është i sigurt në pikëpamje shëndetësore,
përveç nëse vërtetohet e kundërta.


Neni 11
Ushqimi jo i sigurt

1. Ushqim i dëmshëm jo i sigurt për njerëz konsiderohet nëse:

1.1. përmban mikroorganizma ose parazitë të rrezikshëm për shëndetin e njerëzve mbi kufirin e
lejuar;

1.2. përmban toksinë të bakterieve, mykotoksinë, ose substanca tjera toksike mbi kufirin e lejuar;

1.3. përmban mbetje të pesticideve, barnave veterinare, metale të rënda, dhe materie tjera të
dëmshme për shëndetin e njerëzve mbi kufirin e lejuar;

1.4. përmban aditiv ushqimor të cilët nuk lejohen të përdorën në një lloj të ushqimit ose përbërja
e aditivëve të përdorur në ushqim është mbi sasitë e lejuara;

1.5. përmban radionukleide mbi kufirin e lejuar ose është i rrezatuar mbi kufirin e lejuar;

8
1.6. ambalazhi përmban mikroorganizma dhe materie tjera të cilat mund të ndikojnë në rritjen e
materieve të dëmshme për shëndetin e njerëzve;

1.7. ka prejardhje nga shtazët e ngordhura ose nga shtazët të cilave për çfarëdo arsye nuk është
e lejuar therja .

2. Ushqim i papërshtatshëm për konsum të njerëzve konsiderohet nëse :

2.1. cilësitë organoleptike të ushqimit për shkak të proceseve fizike, kimike mikrobiologjike dhe
proceseve të tjera kanë ndryshuar karakteristikat tipike të atij lloji të ushqimit;

2.2. përmban materie apo lëndë të parë të cilat nuk janë të përshtatshme për konsum të
njerëzve;

2.3. përmban papastërti fizike dhe përzierje të cilat mund të jenë të dëmshme për shëndetin e
njerëzve.


Neni 12
Regjistrimi dhe lejimi i objekteve

1. Objektet në vijim, duhet të jenë të regjistruara në Agjenci:

1.1. objektet që shfrytëzohen për prodhim, përpunim, paketim, ripaketim dhe deponim të
ushqimit;

1.2. objektet që shfrytëzohen për përgatitjen dhe procesimin e ushqimit për shitje me pakicë
duke përfshirë edhe ato lëvizëse dhe hapësirat e përkohshme: kiosqet stacionare dhe lëvizëse të
ushqimit, vendet për shitje në treg dhe automjetet në të cilat shitet ushqimi.

2. Objektet në vijim, duhet të jenë të licencuara nga Agjencia:

2.1. objektet në të cilat prodhohet, procedohet, paketohet, ripaketohet dhe deponohet ushqimi
me origjinë shtazore dhe bimore.

3. Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Shëndetësisë varësisht nga fushë veprimtaria e tyre i përcaktojnë
me akt nënligjor kushtet për regjistrim dhe licencimin e objekteve nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni.

Neni 13
Importi

1. Ushqimi i cili importohet në Kosovë për plasim në treg, duhet t’i përmbushë dispozitat ligjore për
ushqimin,

2. Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Shëndetësisë, varësisht nga fushë veprimtaria e tyre i përcaktojnë
me akt nënligjor kushtet për importimin e ushqimit.

Neni 14
Eksporti

1. Ushqimi i cili eksportohet nga Kosova, për plasim në treg në ndonjë shtet tjetër, duhet t’i përmbush
dispozitat e këtij ligji.

2. Duke marrë parasysh paragrafin 1 të këtij neni, ushqimi i eksportuar nga Kosova duhet t’i plotësojë
kërkesat e përcaktuara nga ligjet të cilat janë në fuqi në shtetin importues.

3. Përjashtimisht nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni, me marrëveshje ndërkombëtare në mes të Kosovës
dhe shtetit importues, ushqimi i eksportuar nga Kosova duhet të përmbush kushtet e përcaktuara me
marrëveshje.
9

4. Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Shëndetësisë, varësisht nga fushë veprimtaria e tyre me propozim
të Agjencisë, i përcakton me akt nënligjor kushtet specifike për eksportin e ushqimit.

KREU IV

OBLIGIMET E SUBJEKTEVE QË AFAROJNË ME USHQIM

Neni 15
Kushtet e përgjithshme dhe specifike të higjienës së ushqimit


1. Subjektet të cilat afarojnë me ushqim duhet të sigurojnë zbatimin sistematik të kushteve të
përgjithshme dhe specifike të higjienës së ushqimit.

2. Ndalohet ekspozimi i produkteve ushqimore në vende të hapura të cilat i nënshtrohen temperaturave të
larta dhe rrezeve të diellit.


Neni 16
Përgjegjësia e subjekteve lidhur me ushqimin i cili nuk i përmbush kërkesat e përcaktuara me
dispozitat ligjore

1. Nëse subjekti që afaron me ushqim, e din ose dyshon në mënyrë të arsyeshme që ushqimi të cilin e ka
importuar, prodhuar, përpunuar, plasuar ne treg, se nuk i përmbush kushtet e ushqimit të sigurt, duhet
menjëherë të filloj tërheqjen e ushqimit nga tregu.

2. Subjektet që afarojnë me ushqim duhet të fillojnë menjëherë me tërheqjen e atij ushqimi nga tregu
edhe kur produkti nuk është nën kontrollin e tyre direkt. Agjencia duhet të informohet menjëherë për këto
veprime.

3. Në rast se ushqimi ka arritur te konsumatori, subjekti që afaron me ushqimin, duhet saktësisht të
informojë Agjencinë i cili do ta detyrojë subjektin që afaron me ushqim që ta tërheq ushqimin nga tregu
dhe të kërkojë nga konsumatorët që ta kthejnë ushqimin.

4. Subjekti që afaron me ushqim në shitje me pakicë ose që e ka veprimtari distribuimin e ushqimit, por
që nuk ka ndikim në ambalazhim dhe deklarim në ushqimin e sigurt, duhet të bëjë tërheqjen e ushqimit
nga tregu me të marrë të lajmërimit dhe vendimit për tërheqje dhe t’a asgjësojnë atë.

5. Subjekti që afaron me ushqim, duhet dhënë të gjitha informatat e nevojshme organeve kompetente për
hulumtimin e ushqimit.

6. Subjekti që afaron me ushqim, duhet të bashkëpunojë me organet kompetente dhe nuk duhet ta
pengojë personin tjetër që të bashkëpunojë me organet kompetente lidhur me ndërmarrjen e masave me
qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga ushqimi me të cilin e furnizon tregun.


Neni 17
Kërkesat lidhur me mundësinë e hulumtimit të ushqimit

1. Mundësia e hulumtimit duhet të jetë në të gjitha fazat e prodhimit, procesimit dhe distribuimit të
ushqimit, lëndës së parë me origjinë bimore dhe shtazore, të shtazëve të cilat prodhojnë ushqim dhe
shërbejnë për prodhimin e ushqimit, përfshirë edhe hulumtimin e çfarëdo materie tjetër e cila dedikohet
për përbërjen apo pritet të jetë pjesë përbërëse e ushqimit.

2. Subjekti që afaron me ushqim, është i obliguar të vendos sistemin e evidencës, gjegjësisht bazën e
shënimeve dhe sigurimin e procedurave të cilat ia mundësojnë që në çdo moment të identifikojë secilin
person fizik apo juridik i cili e ka furnizuar me ushqim, kafshë që prodhon ushqim dhe shërben për
10
prodhimin e ushqimit ose çfarëdo materie tjetër e cila është dedikuar për prodhim apo pritet të përdorën
për prodhimin e ushqimit.

3. Subjekti qe afaron me ushqim, është i obliguar të vendos bazën e shënimeve dhe ti sigurojë
procedurat të cilat do t’i mundësojnë që në çdo moment t’i identifikojë subjektet tjerë që afarojnë me
ushqimin, e të cilëve u ka shpërndarë ushqimin.

4. Subjekti që afaron me ushqim, është i obliguar që shënimet nga paragrafi 2 dhe 3 të këtij neni, ti ruajë
tri vjet dhe në bazë të kërkesës së Autorotetit kompetent t’ia ofrojë në çdo moment ato.

5. Ushqimi i cili është plasuar në treg ose do të plasohet në treg, duhet të jetë i deklaruar dhe në një
mënyrë tjetër i identifikuar nëpërmes të dokumentacionit gjegjës ose informatave tjera, për t’u mundësuar
hulumtimi i tij.


Neni 18
Kërkesat që kanë të bëjnë me sistemin e vetëkontrollit

1. Subjekti që afaron me ushqim, përveç nivelit të prodhimtarisë primare, është i obliguar të vendos dhe
të mbajë kontrollime të rregullta të kushteve higjienike të prodhimit në secilin objekt nën kontrollin e tij,
zbatimin e procedurës preventive të vetëkontrollit të zhvilluar në pajtim me parimet vijuese të sistemit të
analizës së hazardit dhe pikave kritike të kontrollit – HACCP për:

1.1. identifikimin e të gjitha hazardeve të cilat duhet të parandalohen, të mënjanohen ose të
zvogëlohen në nivelin e pranueshëm;

1.2. identifikimin e pikave kritike të kontrollit në vendet ku kontrollimi është i rëndësishëm për
parandalimin, mënjanimin ose zvogëlimin e hazardeve në nivel të pranueshëm;

1.3. përcaktimin e kufijve kritik në pikat kritike të kontrollit të cilat e ndajnë të pranueshmen nga e
papranueshmja për parandalimin mënjanimin ose zvogëlimin e hazardeve të identifikuara;

1.4. përcaktimin dhe zbatimin e masave të suksesshme të monitorimit sistematik të pikave kritike
të kontrollit;

1.5. përcaktimin e masave korrigjuese kur sistemi i monitorimit tërheq vërejtjen se pika kritike e
kontrollit nuk është nën kontrollë;

1.6. përcaktimin e masave të verifikimit më qëllim të vërtetimit të zbatimit të masave të parapara
në nën-paragrafët e mësipërm të këtij paragrafi. Procedurat e verifikimit duhet të zbatohen nga
objektet dhe inspektorët kompetent në objekte;

1.7. përcaktimin e dokumenteve dhe evidencave konform natyrës dhe vëllimit të punës të cilat do
të pasqyrojnë efektin e zbatimit të masave të parapara në nën-paragrafët e mësipërm të këtij
paragrafi.

2. Subjekti qe afaron me ushqimin në shkallë të prodhimtarisë primare, është i obliguar të vendos dhe të
zbatojë kontrollimet e rregullta të kushteve higjienike të prodhimit në secilin objekt nën kontroll të tij me
zbatimin e procedurës së vetëkontrollit, të zhvilluar në pajtim me praktikën e mirë prodhuese.

3. Verifikimin fillestar të përshtatshmërisë së planeve të HACCP për objekte nga paragrafi 1. i këtij neni, e
bënë Agjencia.

4. Nëse rezultatet e vetëkontrollit, të parapara në paragrafin 1. të këtij neni e zbulojnë ekzistencën e
rrezikut për shëndetin e njerëzve dhe nëse vërehet se ushqimi nuk i përmbush kërkesat për ushqim të
sigurt, atëherë subjekti qe afaron me ushqim, është i obliguar të zbatojë masa në pajtim me nenin 25 të
këtij ligji.

11
5. Kushtet për zbatimin e sistemit të vetëkontrollit në objekte nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni, i përcakton
Agjencia.

6. Agjencia për zbatimin e dispozitave nga paragrafi 5. i këtij neni, duhet të përcaktojë përjashtimin nga
dispozitat nga paragrafi 1. i këtij neni për disa objekte të subjekteve të cilët afarojnë me ushqimin,
veçanërisht për subjekte të vogla, kategoritë e veçanta në shitje me pakicë dhe në prodhimtarinë
tradicionale të produkteve, me kusht që të jetë e siguruar shkalla përkatëse e higjienës me zbatimin e
procedurës së vetë kontrollimit, të zhvilluar në pajtim me praktikat e mira të prodhimit.

KREU V

USHQIMI I RI DHE ORGANIZMAT TË MODIFIKUAR GJENETIKISHT OMGJ


Neni 19

1. Në ushqim të ri bëjnë pjesë këto kategori të ushqimit:

1.1. ushqimi dhe përbërësit e ushqimit të cilët përmbajnë organizma gjenetikisht të modifikuar ose
përbëhet nga ata;

1.2. ushqimi ose përbërësit e ushqimit, përveç aditivëve -aromave dhe enzimeve, të cilët janë
prodhuar nga OMGJ, por nuk përmbajnë OMGJ;

1.3. ushqimi ose përbërësit e ushqimit me strukturë të re primare ose me strukturë të re
molekulare të modifikuar qëllimisht;

1.4. ushqimi ose përbërësit e ushqimit të cilët përbëhen nga mikroorganizmat, kërpurdhat, algët
ose janë të izoluara nga ato;

1.5. ushqimi ose përbërësit e ushqimit të cilët përbëhen nga bimët, shtazët, materiet minerale dhe
sintetike ose janë të tajitur nga ato, përveç ushqimit dhe përbërësve të ushqimit të cilët janë
përfituar në mënyrën tradicionale të shumimit ose për të cilët dihet më herët se mund të
konsumohen;

1.6. ushqimi dhe përbërësit e ushqimit në të cilët është zbatuar procedura e prodhimit e cila tani
nuk shfrytëzohet, ndërsa në rastet kur ajo shkakton ndryshime të dukshme në përbërjen dhe
strukturën e ushqimit, në përbërësit e ushqimit, të cilët ndikojnë në vlerën e tyre ushqyese,
metabolizëm apo në shkallën e materieve të padëshiruara.

2. Kategoritë e ushqimit të ri sipas paragrafit 1 të këtij neni nuk duhet:

2.1. të jenë të rrezikshme për shëndetin e konsumatorit të fundit;

2.2. të shkaktojnë huti te konsumatori;

3. Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, me akte nënligjore i përcaktojnë
rregullat për prodhimin, procesimin dhe distribuimin e ushqimit të ri dhe ushqimit nga organizma të
modifikuar gjentikisht.

4. Ministria e Bujqësisë, nxjerr akte nënligjore për prodhimin, procesimin dhe distribuimin e ushqimit
tradicional dhe gjeografikisht të mbrojtur.



KREU VI

DEKLARIMI I USHQIMIT

12
Neni 20

1. Ushqimi i cili është plasuar në tregun e Kosovës duhet ta ketë deklaratën.

2. Deklarata nënkupton të gjitha shenjat e shkruara, emërtimin tregtar, shenjën mbrojtëse, emërtimin e
markës, paraqitjen e fotografive ose simbolin i cili i referohet ushqimit dhe vendoset në ambalazh,
etiketën ngjitëse ose të varur dhe informatat të cilat e përcjellin ose i referohen atij ushqimi.

3. Deklarata duhet të jetë e shkruar në mënyrë të dukshme, si dhe duhet të jetë e lexueshme dhe e
kuptueshme.

4. Deklarata duhet të përmbajë këto shënime:

4.1. emërtimin me të cilin ushqimi shitet;

4.2. listën mbi përshkrimin e përbërësve;

4.3. sasinë dhe kategorinë e përbërësve të caktuar;

4.4. sasinë neto për ushqimin e paketuar;

4.5. afatin e përdorimit;

4.6. kushtet e ruajtjes, kur ato munden të ndikojnë në skadencën e ushqimit;

4.7. emrin dhe adresën e prodhuesit ose emrin dhe adresën e atij që e paketon ose e plason në
treg,

5. Për produktet e importuara, krahas emrit dhe adresës së prodhuesit duhet të jetë i shënuar edhe emri,
adresa e selisë së importuesit dhe shteti i origjinës,

6. Të dhënat e vendit të origjinës së produktit, nëse mungesa e këtyre informatave do të shkaktonte
orientim të gabuar te konsumatori mbi origjinën e vërtetë të produktit,

6.1. udhëzimet për përdorim aty ku është e nevojshme më qëllim të shfrytëzimit të drejtë;

6.2. për pijet të cilat përmbajnë më tepër se 1,2% vol. alkool, fortësinë e alkoolit sipas vëllimit.

7. Ndalohet plasimi dhe shitja e ushqimit për njerëz dhe ushqimit për kafshë me afat të skaduar të
përdorimit.

Neni 21
Deklarimi dhe emërtimi i ushqimit

1. Shënimet në deklaratë dhe mënyra e deklarimit, emërtimit të ushqimit duhet të jetë e tillë që të mos
shkaktojë huti te konsumatori, e në veçanti:

1.1. për sa i përket karakteristikave të ushqimit, natyrës së tij, identitetit, cilësive, përbërjes,
sasisë, afatit të përdorimit, origjinës dhe metodave të prodhimit e të përpunimit të tij;

1.2. një raport mbi efektin e përshkruar të ushqimit të cilin ai nuk e ka;

1.3. krijimin e hutisë se ushqimi ka karakteristika të veçanta, derisa të gjitha ushqimet e
ngjashme i kanë po ato karakteristika.

2. Me deklarim dhe me mënyrën e deklarimit, nuk duhet t'i përshkruhen cilësitë asnjë ushqimi për
parandalimin e sëmundjes ose shërimin e saj apo me u thirrur në emër të atyre cilësive.

3. Ndalesat dhe kufizimet nga paragrafi 1. i këtij neni referohen në:
13

3.1. prezantim të ushqimit, veçanërisht të formës së tij, pamjes dhe ambalazhit të materialit që
përdoret për paketim, mënyra dhe vendi ku është bërë aranzhimi dhe eksponimi; dhe

3.2. reklamim të ushqimit.


Neni 22
Dispozitat për deklarimin e ushqimit

1. Ministria e Bujqësisë, me akt nënligjor rregullon mënyrën e deklarimit dhe emërtimit të ushqimit,
prezantimit dhe deklarimit të vlerave ushqyese të tij.

2. Ministria e Shëndetësisë me akt nënligjor rregullon emërtimin e ushqimit për nevojat e veçanta
ushqimore - ushqimet dietale në pajtim me këtë ligj.

3. Ministria e Bujqësisë, me akt nënligjor përcakton emërtim të veçantë të produkteve me origjinë
shtazore dhe bimore në pajtim me legjislacionin në fuqi.


KREU VII

KONTROLLI ZYRTAR I USHQIMIT TË SIGURTË DHE HIGJIENA E USHQIMIT


Neni 23

1. Kontrolli zyrtar i ushqimit të sigurt dhe higjienës së ushqimit përfshinë një a më tepër prej këtyre
veprimeve:

1.1. mbikëqyrjen inspektuese;

1.2. mostrimin dhe analizën;

1.3. mbikëqyrjen e deklaratës dhe dokumentacionit si dhe evidencat zyrtare;

1.4. mbikëqyrjen e evidencave nga neni 17 i këtij ligji;

1.5. mbikëqyrjen e zbatimit dhe të efikasitetit të sistemit të vetëkontrollit të objekteve në bazë të
verifikimit të evidencave dhe dokumentacionit të cekur në nenin 18 të këtij ligji.

Neni 24
VII.1 Dispozitat e përgjithshme që rregullojnë kontrollin zyrtar të ushqimit

1. Kontrollin zyrtar të ushqimit e bëjnë inspektoret e Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinarisë e që janë:

1.1. inspektori veterinar;

1.2. inspektori sanitar; dhe

1.3. inspektori fitosanitar - secili në pjesën e kompetencave të përcaktuara me këtë ligj dhe aktet
nënligjore.

2. Inspektorët zgjedhën nga Agjencia sipas procedurës së përcaktuar me legjislacionin në fuqi për
zgjedhjen e zyrtarëve të shërbimit civil.

3. Kur inspektori kompetent gjatë zbatimit të mbikëqyrjes së inspekcionit, zbulon ose dyshon se janë bërë
shkelje të dispozitave të legjislacionit për ushqimin, do të ndërmarrë masat e duhura më qëllim që
subjekti që afaron me ushqim të korrigjon parregullsitë e konstatuara.
14

4. Pronari, poseduesi, personi përgjegjës, nëpunësi në objekt ose personi tjetër i gjetur në objekt në të
cilin ka hyrë inspektori kompetent, duhet të mbështesë inspektorin me të gjitha informatat dhe ndihmën e
kërkuar.


Neni 25
VII.1.1 Autorizimet e inspektorit kompetent

1. Inspektori kompetent mundet:

1.1. në çdo kohë, të hyjë në të gjitha objektet ku prodhohet, përpunohet, paketohet ose
deponohet ushqimi dhe të kryejë mbikëqyrjen inspektuese, më qëllim të konstatimit të ekzistimit
të çfarëdo lloj afarizmi në lidhje me ushqimin;

1.2. të ndalojë përdorimin e lokalit, pajisjeve, stabilimenteve dhe veglave në objekt, nëse ato
përdoren në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji;

1.3. të inspektojë çfarëdo ushqimi në çfarëdo objekti për të cilin konsideron se i nënshtrohet
dispozitave ligjore për ushqimin, të marrë mostrat e ushqimit dhe të kontrollojë çdo gjë që
konsideron se është përdorur ose duhet të përdoret për prodhimin e ushqimit;

1.4. të ndalojë importin e ushqimit jo të sigurt dhe të përcaktojë procedurën e mëtejme për atë
ushqim;

1.5. të ndalë, kontrollojë dhe ndalojë automjetin transportues për të cilin konsideron se
transporton ushqim, të kontrollojë ushqimin dhe të marrë mostrat e tij;

1.6. të hapë dhe kontrollojë kontejnerin ose paketimin për të cilin konsideron se mbanë ushqim,
të hulumtojë përmbajtjen dhe të marrë mostrat;

1.7. të kërkojë shikimin e librave, dokumenteve dhe evidencave tjera të ruajtura në çfarëdo
mediumi për të cilat konsiderohet se posedojnë me çfarëdo informate të rëndësishme për
zbatimin e dispozitave të këtij ligji lidhur me çfarëdo ushqimi, të bëjë kopjet apo të marrë
ekstraktet e dokumentave;

1.8. të konfiskojë dhe të ndalojë ushqimin, nëse konsideron se janë shkelur dispozitat e këtij ligji
ose kushtet apo lejet e dhëna në bazë të këtij ligji;

1.9. të urdhërojë asgjësimin e ushqimit jo të sigurt;

1.10. të kryejë punë tjera për të cilat është kompetent sipas akteve të veçanta nënligjore.


Neni 26
VII.1.2 Përgjegjësitë e inspektorit kompetent

1. Asnjë informacion që ka të bëjë me afarizmin e subjekteve me ushqim, të i cili ka mbërri inspektori
kompetent gjatë kryerjes së kontrollit zyrtar ose që ka të bëjë me analizat mbi rrezikun, nuk guxon të
zbulohet pa pëlqimin e subjektit që afaron me ushqim, përveç:

1.1. kur ajo është e domosdoshme për zbatimin e këtij ligji dhe kur atë e aprovon Agjencia;

1.2. kur është e nevojshme për zbatimin e procedurës e cila mbahet sipas fletëparaqitjes së
ushtruar pas kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese.




15
Neni 27
VII.1.3 Programi i inspektimeve dhe raportet

1. Për zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese hartohen programet periodike dhe vjetore për kontrollin zyrtar
të cilat përmbajnë:

1.1. numrin dhe llojin e mbikëqyrjeve inspektuese të cilat planifikohen të kryhen;

1.2. numrin e mostrave që planifikohet të merren;

1.3. numrin dhe llojin e objekteve që përfshihen në mbikëqyrje inspektuese;

1.4. kriteret që duhet zbatuar për realizimin e programit;

1.5. mjetet financiare të nevojshme.

2. Për inspektimet e bëra hartohen raportet periodike dhe vjetore për kontrollimet të cilat përmbajnë:

2.1. numrin dhe llojin e mbikëqyrjeve inspektuese;

2.2. numrin dhe llojin e mostrave të marrura për inspektim;

2.3. numrin dhe llojin e objekteve në të cilat janë zbatuar mbikëqyrjet inspektuese;

2.4. shënimet për numrin e fletëparaqitjeve të ushtruara;

2.5. masat e ndërmarra në rastet e mos përmbushjes së kërkesave të përcaktuara me këtë ligj.

3. Programet dhe raportet nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni të cilët kanë të bëjnë me kontrollin zyrtar të
ushqimit të sigurt zbatohen nga ana e Agjencia.



KREU VIII

LABORATORËT E AUTORIZUAR PËR TESTIM DHE LABORATORËT REFERENT


Neni 28

Agjencia është përgjegjës për përcaktimin e laboratorëve që kanë të bëjnë me çështjet e ushqimit të
sigurt të njerëzve, shëndetit të kafshëve, shëndetit të bimëve dhe mbetjeve.


Neni 29
Laboratorët e autorizuar për testim

1. Analizat laboratorike të mostrave të marrura për qëllim të kontrollit zyrtar të ushqimit, duhet të bëhen
nga laboratori i autorizuar nga Agjencia.

2. Mostrat i merr inspektori kompetent.

3. Shpenzimet rreth kryerjes së analizave për ushqimin e prodhuar në Kosovë i bartë organi kompetent,
ndërsa kur ushqimi nuk i përmbush kërkesat e parapara në bazë të këtij ligji dhe të deklaratës,
shpenzimet i bartë subjekti që afaron me ushqim të cilin e prodhon ose e plason në treg.

4. Shpenzimet rreth kryerjes së analizave për ushqimin e importuar dhe eksportuar në Kosovë ose që
tentohet të importohet në Kosovë, i bartë subjekti që afaron me ushqimin.

16
Neni 30

1. Laboratori testues është i autorizuar për kryerjen e:

1.1. veprimtarisë themelore;

1.2. veprimtarive speciale;

1.3. veprimtarive speciale me mundësinë e lëshimit të certifikatave ndërkombëtare.

2. Laboratori testues i autorizuar për kryerjen e veprimtarisë themelore duhet t’i plotësojë kushtet e
përcaktuara me rregulla të Bashkimit Evropian.

3. Laboratori testues i autorizuar për kryerjen e veprimeve të specializuara duhet t’i plotësojë kushtet e
përcaktuara sipas standardeve dhe praktikës së mirë laboratorike.

4. Laboratori testues i autorizuar për kryerjen veprimeve të specializuara dhe lëshimin e certifikatave
ndërkombëtare duhet t’i plotësojë kushtet e parapara me normat përkatëse dhe duhet të jetë i akredituar
nga institucioni i pavarur sipas ISO standardeve.

5. Procedurën e vlerësimit dhe autorizimit të laboratorëve testues nga paragrafi 1. i këtij neni e rregullon
ministri kompetent me akt të veçantë nënligjor, në bazë të mendimit paraprak të Agjencia Për
Standardizim. Akreditimi, vlerësimi dhe autorizimi i laboratorëve testues iu referohet analizave të veçanta
dhe llojeve të veçanta të ushqimit.

6. Laboratorët e autorizuar për testim, janë të obliguar të marrin pjesë ne programet përkatëse të
verifikimit profesional.


Neni 31
Laboratorët referent

1 Për çdo analizë që bëhet përkitazi me kontrollin zyrtar të sigurisë ose cilësisë së ushqimit, Kryeshefi i
Agjencisë duhet të autorizojë një laborator si laborator referent për këto analiza.

2. Laboratori referent duhet të jetë referent për më shumë analiza.

3. Laboratorët referent duhet t’i plotësojnë kushtet e parapara me normat përkatëse dhe duhet të jenë të
akredituar nga Trupi Akreditues i Bashkimit Evropian.

4. Organi nga neni 40 paragrafi 3 i këtij ligji duhet të:

4.1. këshillojë Kryeshefin e Agjencisë për të autorizuar laboratorët të cilët janë të aftë për
kryerjen e analizave të kontrollit zyrtar;

4.2. koordinojë dhe të ofrojë mbështetje, duke përfshirë edhe aftësimin dhe shërbime tjera me
veprimtarinë e laboratorëve tjerë lidhur me standardet teknike dhe metodologjinë e analizave të
cilat i kryejnë;

4.3. organizojë teste krahasuese të mostrave të standardizuara dhe të merr pjesë në të në nivel
vendor dhe ndërkombëtar, më qëllim të përcjelljes së profesionalizimit të laboratorëve testues;

4.4. sigurojë që laboratorët të zbatojnë sistemin e cilësisë së punës që nënkupton vlerësimin e
metodës, mbajtjen e evidencës, depoimin e reagensëve, sigurimin dhe kalibrimin e pajisjeve.

5. Shpenzimet financiare të laboratorëve referent për kryerjen e punëve nga paragrafi 3 i këtij neni, i
bartë Agjencia.

17
6. Regjistri i laboratorëve referent, ku kryhen analizat laboratorike të ushqimit publikohet në Gazetën
Zyrtare, një herë në vit.

KREU IX

MENAXHIMI ME KRIZA DHE RASTE EMERGJENTE


Neni 32
Masat emergjente për sigurimin e ushqimit të sigurt

1. Në rast se ushqimi paraqet rrezik serioz për shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe mjedisit, dhe se ky
rrezik nuk mund të mënjanohet në mënyrë të duhur, atëherë Kryeshefi i Agjencisë, varësisht nga shkalla
e rrezikut, urdhëron ndërmarrjen e masave sipas paragrafit 2 dhe 3 të këtij neni dhe për këtë e informon
Qeverinë.

2. Nëse ushqimi është me origjinë vendore, masat nga paragrafi 1. i këtij neni duhet të jenë:

2.1. ndalimi i përkohshëm i plasimit në treg ose i përdorimit të ushqimit;

2.2. përcaktimi i kushteve të veçanta për ushqimin e cekur;

2.3. përcaktimi i masave për mënjanimin dhe asgjësimin e padëmshëm të ushqimit;

2.4. masat tjera gjegjëse të përkohshme.

3. Nëse ushqimi është nga importi, masat nga paragrafi 1. i këtij neni duhet të jenë:

3.1. ndalimi i përkohshëm i importimit të ushqimit nga shteti apo nga një pjesë e atij shteti ose
shtetit nëpër të cilin ushqimi kalon transit;

3.2. përcaktimi i kushteve të veçanta për ushqimin e importuar nga një shtet apo pjesë të atij
shteti ose shtetit nëpër të cilin ushqimi kalon transit;

3.3. përcaktimi i masave të mënjanimit dhe asgjësimit të padëmshëm të ushqimit të tillë;

3.4. masa tjera gjegjëse të përkohshme.


Neni 33
Plani i përgjithshëm për menaxhim të krizës

1. Agjencia, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë duhet të përpilojë
planin e përgjithshëm për menaxhim të krizës në fushën e ushqimit të sigurt.

2. Me planin nga paragrafi 1. i këtij neni të cilin e nxjerrë Qeveria e Kosovës përcaktohen llojet e rrezikut
të cilat rrjedhin nga ushqimi dhe mund të paraqesin rrezik direkt apo indirekt për shëndetin e njeriut e të
cilat nuk mund të mënjanohen apo zvogëlohen në shkallë të pranueshme ose që nuk mund të
menaxhohen në mënyrë të duhur me aplikimin e dispozitave të këtij ligji.

3. Me planin nga paragrafi 1 i këtij neni, përcaktohen procedurat e nevojshme praktike për menaxhim të
krizës, duke përfshirë edhe organizimin e njësisë së krizës në organet kompetente, plotësimin e saj me
personel duke përdorur parimin e transparencës dhe përcaktimin e strategjisë së komunikimit ndërmjet
Agjencisë, Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve tjera qeveritare dhe
institucioneve tjera përkatëse, konsumatorëve dhe subjekteve që afarojnë me ushqim.




18
KREU X

USHQIMI PËR KAFSHË


Neni 34
Kërkesat lidhur me ushqimin e sigurt për kafshë

1. Agjencia më qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe shëndetit të kafshëve, siguron plotësimin e
kërkesave lidhur me ushqimin e sigurt për kafshë, e që i referohen çështjeve të mëposhtme:

1.1. aditivëve për kafshë të cilët mund të inkorporohen në ushqimin për kafshë, përdorimit të
produkteve të caktuara dhe ndalimit të substancave të padëshiruara dhe produkteve të përdorura
në ushqimin e kafshëve;

1.2. metodave të mostrimit, analizave të ushqimit dhe vlerësimit të produkteve dhe aditivëve të
përdorur në ushqimin e kafshëve;

1.3. kushteve të ndalimit për përdorimin e ushqimit të medikuar;

1.4. inspektimeve në ushqimin për kafshë të prodhuar në vend dhe të importuar nga vendet tjera;

1.5. taksave që paguhen për shërbimet e ofruara nga Agjencia në lëmin e ushqimit për kafshë.

2. Në rast se verifikohet ndonjë parregullsi në lëmin e ushqimit për kafshë, Agjencia do t’a lajmërojë
Departamentin e Prodhimtarisë Blegtorale të Ministrisë së Bujqësisë.

3. Me propozimin e Agjencisë, Ministria e Bujqësisë, do të urdhërojë që ushqimi për kafshë i cili nuk është
në pajtim me kërkesat nga ky nen të tërhiqet, shkatërrohet, ripërpunohet ose të rieksportohet dhe
përkohësisht të ndalohet therrja e kafshëve për konsum të njerëzve e të cilat e kanë konsumuar atë
ushqim.

4. Ministria e Bujqësisë, do të nxjerr akt nënligjor për përdorimin e aditivëve për kafshë të cilët duhet të
inkorporohen në ushqimin për kafshë dhe tregtimin e enzimave dhe mikroorganizmave për qëllime të
ushqimit për kafshë si dhe duhet të ndalojë përdorimin e substancave të caktuara e që janë të
padëshiruara për t’u përdorur në ushqimin për kafshë.


Neni 35

Çështjet tjera në lidhje për ushqimin për kafshë i referohen dispozitave të neneve 12. 13, 14, 15, 16, 17,
18 të Ligjit për Blegtorinë e Kosovës Nr.2004/13 të shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut Nr.2004/39 të
dt.14 tetor 2004.



KREU XI

AGJENCIA E USHQIMIT DHE I VETERINARISË


Neni 36

Me këtë ligj, themelohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si Agjenci ekzekutive e Qeverisë
përkatësisht Zyrës së Kryeministrit.




19
Neni 37

Detyrë e Agjencisë është që të mbrojë jetën dhe shëndetin e njerëzve duke siguruar nivel të lartë të
ushqimit të sigurt, përfshirë edhe ushqimin e kafshëve, shëndetin e kafshëve, përkujdesjen ndaj kafshëve
si edhe cilësinë dhe sigurinë e ushqimit me prejardhje bimore dhe shtazore.


Neni 38

1. Për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e njerëzve, Agjencia është kompetent për kontrollimin, verifikimin
dhe inspektimin e ushqimit dhe lëndës së parë në të gjitha nivelet e zingjirit ushqimor si:

1.1. kontrollimi dhe inspektimi i prodhimit, procesimit, paketimit, ripaketimit, deponimit,
transportit, tregtimit, importit dhe eksportit të ushqimit dhe lëndës së parë;

1.2. lëshimi, pezullimi dhe tërheqja e regjistrimeve dhe miratimeve që janë të lidhura me detyrat
e tij;

1.3. integrimi dhe elaborimi i hulumtimit dhe sistemeve identifikuese në ushqim dhe lëndë të
parë;

1.4. mbikëqyrja e përputhshmërisë së legjislacionit në fuqi në zingjirin ushqimor;

1.5. këshillon organet tjera zyrtare në hartimin e legjislacionit dhe përmbushjen e standardeve
ndërkombëtare në fushën e ushqimit të sigurt;

1.6. kontakton me institucionet ndërkombëtare në lidhje me çështjet që rregullohen me këtë ligj.


Neni 39

1. Agjencia përbëhet nga shërbimet zyrtare të Qeverisë së Kosovës, për shëndetin publik, sigurinë e
ushqimit, shëndetin e kafshëve, përkujdesjen ndaj kafshëve, cilësinë dhe sigurinë e ushqimit me
prejardhje bimore dhe shtazore.

2. Në këtë Agjenci bashkohen :

2.1. Agjencia e Veterinarisë dhe e Ushqimit të Kosovës, i themeluar me Ligjin për Veterinarinë Nr.
2004/21, të shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2004/28 të dt. 30 korrik 2004;

2.2. Departamenti i Inspektoratit Sanitar të Kosovës, i themeluar me Ligjin për Inspektoratin
Sanitar të Kosovës Nr. 2003/22, të shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2003/39 të dt. 17
dhjetor 2003;

2.3. Inspektorati Fitosanitar i themeluar me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/03 të dt. 29 maj
2001;

2.4. Inspektorati Fitosanitarë Kufitar i themeluar me Rregulloren e UNMIK-ut Nr.2001/07 të dt.29
maj 2001; si dhe

2.5. Inspektoratet komunale të këtyre shërbimeve.


Neni 40
Organet drejtuese mbikëqyrëse dhe këshillëdhënëse të Agjencisë

1. Agjencia përbëhet nga organi drejtues mbikëqyrës dhe këshillëdhënës.

2. Organi drejtues është Kryeshefi i Agjencisë.
20

3. Organ mbikëqyrës të Agjencisë është Bordi Drejtues.

4. Organ këshillëdhënës i Agjencisë është Këshilli Shkencor.


Neni 41
Kryeshefi i Agjencisë

1. Kryeshefi i Agjencisë në koordinim me Bordin Drejtues udhëheq punët e Agjencisë.

2. Kryeshefi i Agjencisë zgjidhet nga Komisioni për emërime të larta (KELP) në pajtueshmëri me rregullat
për shërbimin civil në afat prej tri (3) viteve.

3. Kryeshefi i Agjencisë i përgjigjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

4. Kryeshefi i Agjencisë duhet të zgjidhet personi me përgatitje superiore profesionale, që ka së paku
pesë (5) vjet përvojë pune në fushat e teknologjisë së ushqimit dhe veterinarisë-drejtimi ushqimor,
shëndetësisë publike dhe bujqësisë.

5. Detyrat dhe përgjegjësitë e Kryeshefit të Agjencisë caktohen me akt nënligjor të veçantë.

6. Kryeshefi, çdo vit përgatitë dhe ia dorëzon për aprovimin e Bordit Drejtues këto dokumente:

6.1. projektbuxhetin e Agjencisë për vitin pasues;

6.2. raportin financiar për vitin që ka përfunduar;

6.3. raportin vjetor të punës;

6.4. raportin vjetor për aktivitetet e Agjencisë për vitin që ka përfunduar.

7. Kryeshefi i dërgon raportin vjetor financiar dhe të punës Bordit drejtues për miratim.


Neni 42
Bordi Drejtues

1. Bordi Drejtues i Agjencisë është përgjegjës për mbikëqyrjen e strategjisë afatgjate, të propozuar nga
Kryeshefi i Agjencisë, pas konsultimit me ministritë përkatëse dhe Këshillin shkencorë, duke siguruar që
politikat e përcaktuara për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit të jenë në përputhje me nevojat e qytetarëve
dhe standardet ndërkombëtare.

2. Bordi drejtues, miraton raportin vjetor të aktiviteteve të Agjencisë, propozim programet e punës,
raportin financiar të Agjencisë si dhe propozim buxhetin e Agjencisë.

3. Bordi Mbikëqyrës nuk duhet të involvohet në ndikimin e menaxhimit ditor të Agjencisë, por duhet të
merret me dhënien e këshillave Agjencia për një nivel më të lartë të sigurisë së ushqimit.

4. Bordi Mbikëqyrës i Agjencisë përbëhet prej shtatë anëtarëve të cilët i emëron Qeveria e Kosovës me
propozim të përbashkët të Ministrit të Bujqësisë dhe Ministrit të Shëndetësisë.

5. Bordi Mbikëqyrës i Agjencisë përbëhet nga dy anëtarë të caktuar nga Ministri i Bujqësisë, një anëtar i
caktuar nga Ministri i Shëndetësisë, një (1) anëtar i caktuar nga Instituti i Shëndetësisë Publike.

6. Tre (3) anëtarë të tjerë të Bordit Mbikëqyrës i cakton Qeveria e Kosovës sipas procedurave qeveritare.

7. Mandati i anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës është katër (4) vjet.

21
8. Kryesuesin e Bordit Mbikëqyrës e zgjedhin anëtarët e bordit nga radhët e veta dhe mandati i tij është
katër (4) vjet.


Neni 43
Themelimi dhe përbërja e Bordit Drejtues

1. Anëtarët e Bordit Drejtues emërohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës brenda nëntëdhjetë (90)
ditëve nga shpallja e këtij ligji, me propozim te organeve si vijon:

1.1. dy (2) anëtarë propozohen nga Ministria e Bujqësisë;

1.2. një (1) anëtarë propozohet nga Ministria e Shëndetësisë;

1.3. një (1) anëtarë propozohet nga Instituti i Shëndetësisë Publike;

1.4. një (1) anëtarë propozohet nga Shoqata për mbrojtjen e Konsumatorëve të Republikës së
Kosovës;

1..5. një (1) anëtarë propozohet nga Oda Ekonomike e Kosovës;

1.6. kryeshefi i Agjencisë sipas detyrës zyrtare.

2. Mandati i anëtareve të bordit është tri (3) vjet.

3 Çështjet e tjera përkitazi me organizmin dhe fushëveprimin e Bordit Drejtues përcaktohet me akt të
veçantë nënligjor, të nxjerr nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Neni 44
Dispozitat financiare

1 Agjencia i përcakton shpenzimet e tij operacionale dhe të hyrat e përafërta, një (1) vit përpara, në formë
të planit buxhetor të cilin ia propozon Qeverisë së Republikës së Kosovës për miratim . Plani buxhetor i
Agjencisë është pjesë e procesit buxhetor dhe mund të rishikohet rregullisht nga Agjencia, në pajtim me
kërkesat buxhetore.

2. Të hyrat që rrjedhin nga pagesat për licencë dhe nga pagesat tjera që mblidhen në pajtim me këtë ligj
ose akte tjera nënligjore nga ky ligj depozitohen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës dhe shfrytëzohen
për qëllime të autorizuara sipas kategorisë përkatëse buxhetore dhe në pajtim me procesin buxhetor.

3. Fondet e caktuara nga donatorët dedikuar Agjencisë derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës,
regjistrohen si të tilla në të dhënat e kontabilitetit të thesarit dhe konsiderohen si shpenzime të lejuara për
qëllimet e Agjencisë.

Neni 45
Këshilli Shkencor

1. Këshilli Shkencorë është organ profesional që ofron këshilla shkencore në kuadër të veprimtarisë së
Agjencisë.

2. Fushë veprimtaria dhe numri i anëtarëve të Këshillit Shkencor, procedura dhe mënyra e punës,
përcaktohen me akt nënligjor nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

3. Kompensimi i anëtarëve të Bordit Drejtues dhe Këshillit Shkencorë rregullohen me akt nënligjor të
veçantë të nxjerr nga Qeveria e Republikës së Kosovës.




22

KREU XII

DISPOZITAT NDËSHKIMORE

Neni 46

1. Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej pesëmijë (5.000) deri në pesëdhjetëmijë (50.000) Euro personi
që:

1.1. plason në treg ushqimin e ri për njerëz dhe ushqimin e ri për kafshë dhe e deklaron atë në
kundërshtim me dispozitat e nenit 19 të këtij ligji dhe të akteve nënligjore që do të nxirren për
ushqimin e ri dhe organizmave të modifikuar, gjenetikisht;

1.2. plason në treg ushqim jo të sigurt sipas nenit 10 të këtij ligji,

2. Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej tremijë (3.000) deri në njëzetmijë (20.000) Euro personi që:

2.1. importon ushqim në kundërshtim me dispozitat e nenit 13 të këtij ligji;

2.2. kryen veprimtari në objektin e paregjistruar në kundërshtim me nenin 12 të këtij ligji;

2.3. vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 16 të këtij ligji;

2.4. vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 18 të këtij ligji;

2.5. plason në treg ushqim të pasigurt për kafshë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për
Blegtorinë Nr. 2004/33 të shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut Nr.2004/39 të dt. 14 tetor 2004.

3. Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dymijë (2.000) deri në dhjetëmijë (10.000) Euro personi që:

3.1. deklaron ushqimin në kundërshtim me dispozitat e nenit 20 të këtij ligji, ose e shet ushqimin
të cilit i ka skaduar afati;

3.2. nuk i përmbush kushtet e përgjithshme dhe specifike të higjenës së ushqimit sipas nenit 15
dhe 16 të këtij ligji;

3.3. nuk i përmbush kërkesat e hulumtimit të ushqimit, sipas nenit 17 të këtij ligji.

4. Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej pesëqind (500) deri në tremijë (3.000) Euro personi që:

4.1. e pengon inspektorin kompetent në kryerjen e detyrave të tij nga neni 25 i këtij ligji dhe nuk i
zbaton urdhrat dhe vendimet e inspektorit të autorizuar.

4.2. ekspozon produktet ushqimore në kundërshtim me nenin 15 paragrafi 2 i këtij ligji.

5. Kur personi dënohet për shkelje të dispozitave të këtij ligji, gjykata, përveç dënimit që duhet ti
shqiptojë, duhet të urdhërojë që lëndët e përdorura gjatë kryerjes së shkeljes, përfshirë këtu edhe pajisjet
të konfiskohen dhe të shkatërrohen me vendim të gjykatës në bazë të mendimit të ekspertit.

6. Për shkelje të përsëritura të dispozitave të këtij ligji, Agjencia personit të shpallur fajtor ia konfiskon
licencën - lejen dhe ia ndalon regjistrimin e serishëm në periudhën gjashtë (6) muaj deri në tri (3) vjet.


Neni 47

Të gjitha pagesat që rrjedhin nga aplikimi i dispozitave ndëshkuese të këtij ligji si dhe të hyrat tjera nga
taksat derdhën në Buxhetin e Kosovës.

23


KREU XIII

DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 48

1. Për zbatimin e këtij ligji, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Shëndetësisë, varësisht nga kompetencat
e përcaktuara do të nxjerrin akte nënligjore.

2. Me qëllim të zbatimit të këtij ligji, Agjencia duhet të kërkojë ndihmë nga Shërbimi Policor i Kosovës dhe
organet tjera kompetente.


Neni 49

1. Pjesë përbërëse e këtij ligji është Aneksi 1 për përcaktimin e “Kodeve” të kontrollit.

2. Ky ligj shfuqizon çdo dispozitë të ligjeve dhe të akteve nënligjore në fuqi të cilat janë në kundërshtim
me dispozitat e tij.

3. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, në afat prej gjashtë (6) muajve, obligohet Qeveria e Republikës së
Kosovës të harmonizojë aktet nënligjore me dispozitat e këtij ligji.


Neni 50
Hyrja në fuqi

Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.


Ligji Nr. 03/ L-016
12 shkurt 2009

Shpallur me dekretin Nr. DL-004-2009, datë 06.03.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës,
Dr. Fatmir Sejdiu.