1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 45 / 12 JANAR 2009
LIGJI Nr. 03/L-007
PËR PROCEDURËN JOKONTESTIMORE
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;
Me qëllim të krijimit të dispozitave ligjore me të cilat caktohen rregullat sipas të cilave gjykatat veprojnë
dhe vendosin mbi të drejtat dhe interesat personale, familjare dhe pasurore që zgjidhen në procedurën
jokontestimore, si dhe;
Me qëllim të ndërtimit të një sistemi ligjor të zgjedhjes së çështjeve juridike në procedurën jokontestimore
civile në përputhje me standardet ndërkombëtare,
Miraton
LIGJ P Ë R PROCEDURËN JOKONTESTIMORE
PJESA E PARË
KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Përmbajtja e ligjit
Neni 1
1.1 Me këtë ligji caktohen rregullat sipas të cilave gjykatat veprojnë dhe vendosin mbi të drejtat dhe
interesat personale, familjare dhe të drejtave të tjera dhe interesave juridike dhe pasurore që zgjidhen në
procedurën jokontestimore.
1.2 Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe në çështjet tjera juridike për të cilat nuk është paraparë me ligj se
zgjidhen sipas rregullave të procedurës kontestimore.
Zbatimi i dispozitave të përbashkëta në procedurat e veçanta
Neni 2
Dispozitat e përgjithshme të këtij ligji zbatohen në procedurat e veçanta jokontestimore të rregulluara me
këtë ligj po qe se nuk është paraparë ndryshe, si dhe në çështjet tjera jokontestimore për të cilat me ligj të
veçantë nuk janë caktuar rregullat procedurale.
Zbatimi përshtatshmërisht i ligjit për procedurën Kontestimore
Neni 3
Në procedurën jokontestimore përshtatshmërisht zbatohen dispozitat e Ligjit për procedurën kontestimore,
po qe se me këtë ligj nuk është paraparë ndryshe.
Fillimi i procedurës jokontestimore
Neni 4
4.1 Procedura jokontestimore inicohet me anë të propozimit të personit fizik apo të personit juridik, ose me
anë të propozimit të organit shtetëror të caktuar me këtë ligj ose me ligj tjetër.
4.2 Procedurën jokontestimore e inicon gjykata sipas detyrës zyrtare vetëm në rastet dhe nën kushtet e
caktuara me këtë ligj apo me ndonjë ligj tjetër.
2
4.3 Në qoftë se procedura nuk është inicuar nga organi që është i autorizuar ta inicojë atë, gjykata pa
vonesë do ta informoj organin e tillë se procedurën e ka inicuar me propozimin e subjektit tjetër.
a) në rast të këtillë gjykata i cakton afat organit kompetent për paraqitjen e pjesëmarrjes në procedurën e
filluar.
b) deri në kalimin e afatit gjykata do të ndalet së vepruari, po qe se një gjë e këtillë është e nevojshme
për mbrojtjen e interesave të pjesëmarrësve në procedurë apo të interesit publik.
c) organi i kujdestarisë të drejtën e pjesëmarrjes në procedurën e inicuar nga subjekti tjetër mund ta
shfrytëzojë edhe pas kalimit të afatit nga paragrafi 3 këtij ligji.
Pjesëmarrësit në procedurë
Neni 5
5.1 Pjesëmarrës në procedurën jokontestimore quhet subjekti që e ka filluar procedurën, subjekti për
interesat dhe të drejtat subjektive të të cilit shqyrtohet dhe vendoset në procedurë, si dhe organi shtetëror i
cili merr pjesë në procedurë në bazë të autorizimit ligjor.
5.2 Organi shtetëror e ka cilësinë e pjesëmarrësit në procedurë edhe kur atë e ka inicuar personi tjetër i
autorizuar, kurse organi pasi që është njoftuar nga gjykata vendosë të merr pjesë në te.
5.3 Cilësinë e pjesëmarrësit në procedurë, me të drejtë veprimi në çështjen juridike konkrete, gjykata
mund t’ua njehë edhe formave të bashkimit që nuk e kanë statusin e personit juridik, nëse i plotësojnë
kushtet e parapara në Ligjin për procedurën kontestimore dhe po qe se çështja që është objekt gjykimi u
përket atyre drejtpërdrejtë.
5.4 Në kuptimin e këtij ligji propozues quhet personi, përkatësisht organi, me propozimin e të cilit është
inicuar procedura. Kundërshtar i propozuesit quhet personi ndaj të cilit realizohet e drejta subjektive apo
interesi juridik i propozuesit.
Personat që gëzojnë mbrojtje të posaçme
Neni 6
6.1 Në procedurën jokontestimore gjykata sipas detyrës zyrtare ndërmerr masa për mbrojtjen e të drejtave
subjektive dhe të interesave juridike të të miturve që nuk ndodhen nën kujdesin e prindërve, si dhe për
mbrojtjen e personave të tjerë që nuk kanë mundësi që vetë të kujdesen për mbrojtjen e të drejtave dhe
interesave të veta.
6.2 Në rastet në të cilat në procedurën jokontestimore shqyrtohen dhe zgjidhen çështjet e personave nën
mbrojtje të posaçme, gjykata do ta lajmërojë organin e kujdestarisë për procedurën e filluar, do ta thërras
atë për pjesëmarrje në seanca gjyqësore si dhe do t’ia dërgojë parashtresat e pjesëmarrësve në
procedurë dhe vendimet e dhëna kundër të cilave lejohet mjeti i goditjes. Gjykata vepron në këtë mënyrë
edhe kur organi i kujdestarisë nuk e ka inicuar procedurën dhe nuk e ka paraqitur pjesëmarrjen në të pas
marrjes së njoftimit nga gjykata për inicimin e procedurës nga personi tjetër.
Autorizimet e Organit të kujdestarisë
Neni 7
Organi i kujdestarisë, në procedurën jokontestimore të cilën nuk ka të drejtë ta inicojë, mund t’i kryejë të
gjitha veprimet procedurale me qëllim të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave juridike të të miturve dhe
personave nën mbrojtje të posaçme, dhe sidomos të paraqet fakte relevante të cilat nuk i kanë paraqitur
pjesëmarrësit e procedurës, të propozojë marrjen e provave dhe të përdorë mjete goditjeje të vendimeve.
Kryerja e veprimeve nga personi pa zotësi procedurale
Neni 8
3
Gjykata mund të lejoj që pjesëmarrësi në procedurë, edhe kur nuk e ka zotësinë për të vepruar, të kryej
veprime procedurale me qëllim të realizimit të të drejtave dhe interesave që i takojnë, po qe se është në
gjendje ta kuptojë domethënien dhe pasojat e veprimeve të tilla.
Veprimet disponibile në çështjet personale dhe familjare
Neni 9
9.1 Në çështjet juridike jokontestimore që kanë të bëjnë me gjendjen personale apo familjare të
pjesëmarrësit në procedurë, por edhe në çështjet tjera jokontestimore që kanë të bëjnë me të drejtat dhe
interesat juridike që pjesëmarrësit nuk mund të disponojnë në procedurë para gjykatës, pjesëmarrësi nuk
mund të heqë dorë nga kërkesa e vet, ta pranoj kërkesën e kundërshtarit e as të lidh ujdi gjyqësore.
9.2 Në procedurën nga paragrafi 1 i këtij neni gjykata sipas detyrës zyrtare ka tagër t’i vërtetoj faktet
relevante që nuk i kanë parashtruar pjesëmarrësit e procedurës, si dhe ti konstatoj faktet e tilla të cilat
ndërmjet tyre nuk janë kontestuese.
Parimi i publicitetit
Neni 10
10.1 Procedura jokontestimore është publike.
10.2 Në procedurën ku vendoset në lidhje me çështjet personale ose familjare publiciteti përjashtohet, me
përjashtim kur procedura zhvillohet për shpalljen për të vdekur ose për vdekjen e personit fizik.
Vendosja mbi çështjen jashtë seancës
Neni 11
11.1 Gjykata vendos për kërkesat e pjesëmarrësve në bazë të shqyrtimit në seancë vetëm në raste kur kjo
është caktuar me ligj, ose kur vlerëson se mbajtja e seancës është e nevojshme për sqarimin ose
konstatimin e fakteve vendimtare, ose kur mendon se për shkaqe të tjera mbajtja e seancës është e
arsyeshme.
11.2 Mosardhja e ndonjërit nga pjesëmarrësit në seancë nuk pengon gjykatën që të vazhdojë procedurën,
po qe se në rastet e caktuara me ligj nuk është caktuar ndryshe.
11.3 Marrja në pyetje e pjesëmarrësve në procedurë mund të bëhet edhe në mungesën e pjesëmarrësve
të tjerë po qe se me këtë ligj nuk është caktuar ndryshe.
Tërheqja e propozimit
Neni 12
12.1 Propozimi me të cilin është inicuar procedura mund të tërhiqet derisa të jepet aktvendimi i shkallës së
parë për zgjidhjen e çështjes.
12.2 Propozimi i paraqitur nga disa persona tërhiqet me deklaratën e përbashkët të tyre, po qe se me ligj
nuk është caktuar ndryshe.
12.3 Konsiderohet se propozuesi e ka tërhequr propozimin po qe se nuk vjen në seancën e parë për të
cilën është thirrur në mënyrë të rregullt. Kjo rregull nuk vlen në qoftë se ekzistojnë shkaqe të ditura
botërisht të cilat e kanë penguar propozuesin që të vijë në seancë.
12.4 Shkaqet e arsyeshme të mungesës së propozuesit gjykata mund t’i marrë në konsideratë edhe pa u
deklaruar pjesëmarrësit e tjerë të procedurës derisa mos t’u dërgohet aktvendimi për tërheqjen e
propozimit.
Tërheqja e propozimit pas dhënies së aktvendimit
Neni 13
4
13.1 Propozimi me të cilin është inicuar procedura jokontestimore mund të tërhiqet nga paraqitësi i tij edhe
pasi të jetë dhënë aktvendimi i shkallës së parë derisa mos të përfundojë ajo me vendim të formës së
prerë.
13.2 Tërheqja e propozimit në rastin nga paragrafi 1 i këtij neni mund të bëhet vetëm po qe se nuk
cenohen të drejtat e pjesëmarrësve të tjerë me të cilët ka të bëjë aktvendimi i shkallës së parë,
respektivisht vetëm po qe se ata e japin pëlqimin për tërheqjen e propozimit në fazën e përmendur të
procedurës.
13.3 Në qoftë se propozimi, me të cilin është inicuar procedura, është tërhequr pasi të jetë dhënë
aktvendimi i shkallës së parë, gjykata e shkallës së parë do ta prishë aktvendimin e tillë dhe do ta
përfundojë procedurën.
Kompetenca territoriale
Neni 14
14.1 Në procedurën në të cilën vendoset mbi gjendjet personale dhe familjare e kompetencës territoriale
është gjykata në territorin e të cilës e ka vendbanimin personi në interesin e të cilit zhvillohet procedura.
Kur personi i tillë nuk ka vendbanim, atëherë e kompetencës territoriale është gjykata në territorin e të
cilës ai e ka vendqëndrimin, po qe se me ligj nuk është paraparë ndryshe.
14.2 Në çështjet tjera jokontestimore e kompetencës territoriale për gjykim është gjykata në territorin e të
cilës propozuesi e ka vendbanimin apo vendqëndrimin, respektivisht selinë, nëse me ligj nuk është
paraparë ndryshe.
14.3 Kur në procedurën jokontestimore vendoset lidhur me sendet e paluajtshme, e kompetencës
territoriale ekskluzive është gjykata në territorin e të cilës ndodhet paluajtshmëria. Nëse paluajtshmëria
shtrihet në territorin e disa gjykatave, atëherë kompetente është secila nga to. Në këtë rast gjykata që e
fillon zhvillimin e procedurës nuk mund të shpallet më vonë jokompetente.
Neni 15
15.1 Në procedurën jokontestimore gjykata sipas detyrës zyrtare mund të shpallet territorialisht jo
kompetente jo më vonë se në seancën e parë, e nëse seanca nuk është mbajtur deri në momentin e
kryerjes së veprimit të parë procedural të cilin sipas thirrjes së gjykatës e ka kryer pjesëmarrësi në
procedurë.
15.2 Në qoftë se gjatë zhvillimit të procedurës ndryshojnë rrethanat mbi të cilat është mbështetur
kompetenca e gjykatës, atëherë gjykata që është duke zhvilluar procedurën mund t’ia dërgojë lëndën
gjykatës e cila sipas rrethanave të ndryshuara është bërë e kompetencës territoriale, po qe se duket qartë
se para kësaj gjykate procedura do të zhvillohet më lehtë, ose kur kjo është në interes të personit nën
mbrojtje të veçantë.
15.3 Kur lënda duhet dërguar gjykatës tjetër në interesin e personit nën mbrojtje të veçantë, gjykata që e
ka filluar procedurën para se ta dërgojë lëndën do ta thërrasë organin e kujdestarisë që brenda afatit të
caktuar të japë mendimin e vet për arsyeshmërinë e dërgimit. Nëse organi i kujdestarisë brenda afatit që i
është caktuar nuk e dërgon në gjykatë mendimin e vet, gjykata do të veprojë sipas rrethanave të rastit,
duke pasur kujdes për interesat e personit nën mbrojtjen e veçantë.
Rasti kur çështja duhet gjykuar në procedurë kontestimore
Neni 16
16.1 Në qoftë se gjykata gjatë zhvillimit të procedurës jokontestimore konstaton se procedura duhet të
zhvillohet sipas rregullave të procedurës kontestimore, ajo duhet të vendosë pezullimin e procedurës me
anë të aktvendimit.
16.2 Pasi të bëhet i formës së prerë aktvendimi nga paragrafi 1 i këtij neni procedura e mëtejme vazhdon
së zhvilluari sipas rregullave të procedurës kontestimore në gjykatën kompetente.
Forma e vendimeve
5
Neni 17
17.1 Në procedurën jokontestimore vendimet jepen në formë të aktvendimeve.
17.2 Aktvendimi kundër të cilit pjesëmarrësi i procedurës mund të bëjë ankim të veçantë dhe aktvendimi i
gjykatës së shkallës së dytë duhet të ketë arsyetimin.
Afati për ankim
Neni 18
Kundër aktvendimit të shkallës së parë ankesa mund të ushtrohet brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e
dorëzimit të aktvendimit, po qe se me ligj nuk është paraparë ndryshe.
Suspenziviteti i ankimit
Neni 19
19.1 Afati për paraqitjen e ankimit dhe ankimi i paraqitur e pengon vendimin në marrjen e formës së prerë
dhe ekzekutueshmërinë e tij.
19.2 Kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme gjykata e shkallës së parë mund të vendosë që ankimi mos ta
pengojë ekzekutimin e aktvendimit të goditur me ankim.
19.3 Në rastin nga paragrafi 2 i këtij neni, kur ka nevojë që të mbrohen të drejtat dhe interesat e të miturve
ose të personave të tjerë nën mbrojtje të veçantë, gjykata sipas detyrës zyrtare, kurse kur janë në pyetje
këta të dytët vetëm sipas propozimit të tyre, mund të caktojë që të depozitohet garancia në para të
gatshme. Kur rrethanat e rastit konkret kërkojnë dhënien e garancisë mund të caktohet edhe në formë
tjetër.
Prishja ose ndryshimi i aktvendimit nga gjykata që e ka dhënë
Neni 20
20.1 Gjykata e shkallës së parë lidhur me ankesën e paraqitur me kohë mund të ndryshojë apo prishë
aktvendimin e goditur. Këtë gjykata mund ta bëjë vetëm po qe se ankesa është e bazuar dhe vetëm kur
me një gjë të tillë nuk cenohen të drejtat e pjesëmarrësve të tjerë të përmbajtura në aktvendimin e goditur.
20.2 Në qoftë se gjykata e shkallës së parë nuk e ndryshon apo prishë vendimin e saj të goditur me
ankim, atëherë ajo ankesën bashkë me dosjen e lëndës ia dërgon gjykatës së shkallës së dytë për
vendosje pa marrë parasysh se a është bërë ankimi brenda afatit ligjor apo pas skadimit të tij.
20.3 Gjykata e shkallës së dytë mund të vendosë edhe për ankesën e paraqitur me vonesë dhe ta
aprovojë atë, po qe se me një gjë të tillë nuk cenohen të drejtat e pjesëmarrësve të tjerë në procedurë të
bazuara në aktvendimin e goditur.
Zgjidhja e çështjes paraprake
Neni 21
21.1 Kur dhënia e vendimit të shkallës së parë varet nga zgjidhja e çështjes paraprake (çështja
prejudiciale) që ka të bëjë me ekzistimin e ndonjë të drejte apo marrëdhënie juridike, për të cilën ende nuk
ka vendosur gjykata apo organi tjetër kompetent, gjykata e çështjes ka tagër që vet të vendosë për
çështjen e këtillë, po qe se me ligj nuk është paraparë ndryshe.
21.2 Vendimi i gjykatës së çështjes mbi çështjen paraprake ka efekt juridik vetëm në procedurën
jokontestimore në të cilën është zgjidhur kjo çështje.
Faktet kontestuese lidhur me çështjen paraprake
Neni 22
22.1 Në qoftë se ndërmjet pjesëmarrësve të procedurës jokontestimore janë kontestuese faktet lidhur me
zgjidhjen e çështjes paraprake, gjykata do t’i udhëzojë që brenda afatit të caktuar ta inicojnë procesin
6
kontestimor apo procesin para organit administrativ me qëllim të zgjidhjes së të drejtës apo marrëdhënies
kontestuese.
22.2 Gjykata do ta udhëzojë për ngritje të padisë në procedurën kontestimore, respektivisht për ta inicuar
procedurën para organit kompetent të administratës atë pjesëmarrës të drejtën e të cilit e konsideron më
pak të besueshme, po qe se me ligj nuk është thënë ndryshe.
Inicimi me kohë i procedurës për zgjidhjen e çështjes paraprake
Neni 23
23.1 Në qoftë se pjesëmarrësi i procedurës jokontestimore i udhëzuar për inicimin e procedurës
kontestimore, respektivisht të procedurës administrative brenda afatit të caktuar, i cili nuk mund të jetë më
i gjatë se 30 ditë, e inicon atë, atëherë gjykata do ta ndërpresë procedurën derisa të përfundoj procedura
në mënyrë të plotfuqishme, mos të bëhet i formës së prerë vendimi i dhënë mbi çështjen paraprake në
procedurën kontestimore, respektivisht administrative.
23.2 Procedurën kontestimore, respektivisht administrative me qëllim të zgjidhjes së çështjes paraprake
mund ta inicoj edhe pjesëmarrësi i procedurës jokontestimore të cilin gjykata nuk e ka udhëzuar për një
gjë të tillë.
23.3 Në qoftë se asnjëri nga pjesëmarrësit në procedurën jokontestimore nuk e inicon procedurën
kontestimore apo atë administrative deri në përfundimin e procedurës jokontestimore, gjykata do ta
përfundojë procedurën pa i marrë në konsideratë kërkesat lidhur me të cilat pjesëmarrësi i procedurës
jokontestimore është udhëzuar që ta inicojë procedurën kontestimore, respektivisht administrative.
Pasojat juridike të aktvendimit
Neni 24
24.1 Në qoftë se me aktvendimin e gjykatës jokontestimore ndryshohet gjendja personale apo familjare e
pjesëmarrësit në procedurë, ose ndryshohen të drejtat dhe detyrimet e tija, pasojat juridike të aktvendimit
lindin në momentin kur bëhet i formës së prerë.
24.2 Gjykata mund të vendosë që pasojat juridike të aktvendimit të lindin para se ai të bëhet i formës së
prerë, po qe se kjo nevojitet për mbrojtjen e të miturve ose të personave të tjerë nën mbrojtje të veçantë.
Dërgimi i aktvendimit organit administrativ kompetent
Neni 25
Aktvendimin e formës së prerë me të cilin ndryshohet gjendja personale apo familjare e pjesëmarrësit në
procedurën jokontestimore, gjykata pa vonesë ia dërgon organit administrativ kompetent për mbajtjen e
librit amzë të të lindurve për këtë pjesëmarrës.
Efekti i aktvendimit të formës së prerë
Neni 26
Aktvendimi i formës së prerë i dhënë në procedurën jokontestimore nuk është pengesë për pjesëmarrësin
që kërkesën e tij mbi të cilën është vendosur me aktvendimin e këtillë ta realizojë në procedurën
kontestimore ose në procesin para organit administrativ, kur kjo mundësi i është njohur me ligj.
Goditja e aktvendimit me revizion
Neni 27
27.1 Në procedurën jokontestimore në të cilën vendoset mbi çështjet statusore, banesore dhe lidhur me
kompensimin për paluajtshmërinë e eksproprijuar, mund të përdoret revizioni kundër aktvendimit të
shkallës së dytë që ka marrë formë të prerë.
27.2 Në çështjet juridike të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni revizioni lejohet nën kushtet e
caktuara me Ligjin për procedurën kontestimore, po qe se me ligj nuk është paraparë ndryshe.
7
Përsëritja e procedurës
Neni 28
28.1 Kundër aktvendimit meritor të formës së prerë nuk mund të paraqitet propozimi për përsëritjen e
procedurës po qe se pjesëmarrësit të procedurës jokontestimore me këtë ligj apo me ndonjë ligj tjetër i
është njohur e drejta që kërkesën e tij për të cilën është vendosur me aktvendim ta realizojë në
procedurën kontestimore apo në procesin përpara organit administrativ.
28.2 Në qoftë se ekzistojnë kushtet nga neni 20 i këtij ligji, gjykata do të veprojë sipas propozimit për
përsëritjen e procedurës sikurse të ishte fjala për ankesën e paraqitur pas skadimit të afatit ligjor për
ankim.
28.3 Në qoftë se gjykata e shkallës së dytë konstaton se nuk janë plotësuar kushtet e parapara në nenin
2o të këtij ligji, atëherë ajo do t’ia kthejë lëndën gjykatës së shkallës së parë për veprim të mëtejmë sipas
propozimit për përsëritjen e procedurës.
Shpenzimet procedurale
Neni 29
29.1 Në procedurën në të cilën vendoset për çështjet që kanë të bëjnë me gjendjen personale ose
familjare të pjesëmarrësit, për shpenzimet procedurale gjykata vendosë sipas vlerësimit të lirë duke i
marrë parasysh rrethanat e rastit dhe rezultatin e procedurës.
29.2 Sa u përket shpenzimeve procedurale që shkaktohen me pjesëmarrjen e organit të kujdestarisë,
zbatohen dispozitat e Ligjit për procedurën kontestimore.
29.3 Në çështjet jokontestimore që kanë të bëjnë me të drejtat pasurore të pjesëmarrësve, shpenzimet
procedurale u mbeten në ngarkim në pjesë të barabarta. Mirëpo, nëse ekzistojnë dallime të rëndësishme
të pjesëve që u takojnë pjesëmarrësve në të drejtën pasurore që është objekt vendosjeje, atëherë gjykata
varësisht nga madhësia e pjesëve në të do t’i caktojë pjesët e shpenzimeve që do t’i mbeten në ngarkim
secilit nga ta.
29.4 Në çështjet juridike nga paragrafi 3 i këtij neni gjykata mund të vendosë që të gjitha shpenzimet
procedurale t’i heqë pjesëmarrësi në interesin e të cilit zhvillohet procedura jokontestimore, respektivisht
pjesëmarrësi që ekskluzivisht me sjelljet e tij i ka dhënë shkas fillimit të procedurës.
Zbatimi i dispozitave të kësaj pjese të ligjit
Neni 30
Sipas dispozitave të përgjithshme të kësaj pjese të ligjit, veprohet në të gjitha çështjet të cilat nuk janë
rregulluar me dispozitat e veçanta të procedurave jokontestimore të përfshira me këtë ligj. Këto dispozita
të përgjithshme zbatohen edhe në çështjet jokontestimore për të cilat me ligj të veçantë nuk janë paraparë
fare rregullat për veprimet procedurale.
PJESA E DYTË
RREGULLIMI I GJENDJEVE PERSONALE DHE FAMILJARE
KREU II
I. Rregullimi i gjendjeve personale
1. Heqja dhe kthimi i zotësisë për të vepruar
Neni 31
31.1 Në procedurën e heqjes së zotësisë për të vepruar gjykata konstaton se a është personi i moshës
madhore, për shkak të paaftësisë së plotë apo të pjesshme për të gjykuar, në gjendje të kujdeset për të
drejtat dhe interesat e veta, dhe në pajtim me këtë plotësisht apo pjesërisht ia merr zotësinë për të
vepruar.
31.2 Në procedurën e kthimit të zotësisë për të vepruar gjykata plotësisht apo pjesërisht ia kthen personit
të moshës madhore zotësinë për të vepruar po qe se konstaton se kanë pushuar shkaqet të cilat kanë
ndikuar për marrjen e saj plotësisht apo pjesërisht.
8
31.3 Procedura nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të përfundojë sa më parë që është e mundur e jo me
vonë se 90 ditë, ndërsa procedura nga paragrafi 2 këtij neni duhet të përfundoj brenda afatit prej 30 ditësh
nga dita në të cilën ka arritur në gjykatë propozimi për kthimin e zotësisë për të vepruar.
Neni 32
Procedura për heqjen dhe kthimin e zotësisë për të vepruar fillohet sipas
propozimit të :
a) organit të kujdestarisë;
b) bashkëshortit, fëmijës dhe prindërve të personit tek i cili janë krijuar kushtet ligjore për heqjen,
respektivisht kthimin e zotësisë për të vepruar;
c) gjyshit, gjyshes, vëllait, motrës, nipit dhe personave të tjerë, po qe se këta persona vazhdimisht jetojnë
në të njëjtën bashkësi familjare me personin për të cilin propozohet heqja, respektivisht kthimi i zotësisë
për të vepruar;
d) personit tjetër të paraparë me ligj;
e) gjykatës;
f) organizatës shëndetësore për shërimin e sëmundjeve mendore tek e cila ndodhet për mjekim personi
të cilit duhet hequr apo kthyer zotësinë për të vepruar.
g) procedura për kthimin e zotësisë për të vepruar fillohet edhe me propozimin e personit të cilit i është
hequr zotësia e veprimit.
Neni 33
Për zhvillimin e procedurës sipas propozimit të subjektit të autorizuar është kompetente gjykata komunale
në territorin e së cilës e ka vendbanimin ose vendqëndrimin personi të cilit i merret apo kthehet zotësia për
të vepruar.
Neni 34
34.1 Propozimi me të cilin inicohet procedura duhet të përmbajë faktet në të cilat mbështetet, si dhe mjetet
provuese me të cilat këto fakte vërtetohen ose bëhen të besueshme.
34.2 Kur procedura nuk është inicuar sipas detyrës zyrtare ose në bazë të propozimit të organit të
kujdestarisë ose institucionit shëndetësore, propozimi duhet të përmbajë edhe të dhëna nga të cilat
rezulton autorizimi për inicimin e procedurës.
Neni 35
Në qoftë se personi të cilit i hiqet apo kthehet zotësia për të vepruar është pronar i sendeve të
paluajtshme, gjykata pa vonesë, me qëllim të shënimit të procedurës së inicuar, do ta njoftojë organin
kompetent për evidentimin e pasurive të paluajtshme.
Neni 36
Për procedurën e filluar gjykata e njofton shërbimin komunal kompetent për punët e mbajtjes së librave të
të lindurve në të cilin është i regjistruar personi të cilit i hiqet apo kthehet zotësia për të vepruar, me qëllim
të evidentimit të procedurës së filluar.
Neni 37
37.1 Në këtë procedurë gjykata vendos në seancë gjyqësore pas vlerësimit të provave.
37.2 Në të gjitha seancat për shqyrtimin e propozimit thirren propozuesi, kujdestari i personit të cilit i
merret apo kthehet zotësia për të vepruar, respektivisht përfaqësuesi i përkohshëm i tij dhe organi i
kujdestarisë.
9
37.3 Seanca gjyqësore mund të mbahet në mungesë të personit të cilit i hiqet zotësia për të vepruar
vetëm kur sipas vlerësimit të gjykatësit nuk është në gjendje t’i kuptojë rëndësinë dhe pasojat juridike të
pjesëmarrjes ose të mospjesëmarrjes së tij në seancë.
Neni 38
38.1 Për heqjen ose kthimin e zotësisë për të vepruar gjykata vendosë në bazë të fakteve të vërtetuar në
seanca gjyqësore.
38.2 Në qoftë se personi të cilit i hiqet, respektivisht kthehet zotësia për të vepruar është i vendosur në
institucionin që ushtron veprimtari shëndetësore, gjykata mund ta mbajë seancën gjyqësore në
institucionin e tillë dhe ta dëgjojë personin e tillë.
38.3 Gjykata do të vlerësojë se a do ta marrë në pyetje personin ndaj të cilit zhvillohet procedura në
praninë e mjekut që bënë mbikëqyrjen e gjendjes shëndetësore të tij derisa ai gjendet në institucionin
shëndetësore.
38.4 Gjykata mund të heqë dorë nga dëgjimi i personit ndaj të cilit zhvillohet procedura vetëm nëse një gjë
e tillë nuk është fare e mundshme duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore të këtij personi, me ç’rast
më parë sigurohet mendimi i mjekut që bën mbikëqyrjen e shëndetit të tij.
Neni 39
Gjykata ka për detyrë ta dëgjoj kujdestarin, përkatësisht përfaqësuesin e përkohshëm, propozuesin dhe
personat e tjerë që mund të japin njoftime për jetën dhe sjelljet e personit ndaj të cilit zhvillohet procedura.
Neni 40
40.1 Personin ndaj të cilit zhvillohet procedura duhet ta kontrollojnë tre ekspert shëndetësor të
specializimit përkatës i cili do ta japë konstatimin dhe mendimin me shkrim për gjendjen psikike dhe
aftësinë e këtij personi për të gjykuar.
40.2 Ekspertimi bëhet në praninë e gjykatësit, përveçse kur bëhet në institucionin shëndetësor. Në rastin e
dytë ekspertimi duhet të kryhet brenda afatit që e cakton gjykata dhe që nuk mund të jetë më i gjatë se
shtatë ditë.
Neni 41
41.1 Në qoftë se për konstatimin e gjendjes shëndetësore dhe aftësisë për të gjykuar të personit ndaj të
cilit zhvillohet procedura, sipas mendimit të ekspertit të profesionit mjekësor, është e domosdoshme që ai
të vendoset në institucionin shëndetësor gjykata mund të jep aktvendim me të cilin do të caktojë që ai
përkohësisht, por jo më shumë se deri në tre muaj, të vendoset në institucionin e tillë.
41.2 Në qoftë se institucioni shëndetësor nga paragrafi 1 i këtij neni ndodhet jashtë territorit të gjykatës së
çështjes, atëherë kjo gjykatë do t’i kryejë veprimet e nevojshme nëpërmjet gjykatës kompetente në
territorin e së cilës ndodhet institucioni i tillë.
41.3 Kundër aktvendimit nga paragrafi 1 i këtij neni lejohet ankimi. Ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e
aktvendimit të goditur. Ankesën mund ta paraqesin personi ndaj të cilit zhvillohet procedura, kujdestari dhe
përfaqësuesi i përkohshëm i personit të tillë.
41.4 Ankesa paraqitet brenda afatit prej tri ditësh nga dita e dorëzimit të aktvendimit. Ankesën bashkë me
dosjen e lëndës gjykata e çështjes do t’ia dërgojë menjëherë gjykatës së shkallës së dytë, e cila duhet të
vendosë brenda afatit prej tri ditësh nga dita që e merr ankesën.
Neni 42
42.1 Kur vërteton se ekzistojnë shkaqet për heqjen e zotësisë për të vepruar, gjykata personit ndaj të cilit
zhvillohet procedura do t’ia heqë zotësinë për të vepruar plotësisht ose pjesërisht.
10
42.2 Në aktvendimin me të cilin personit i hiqet pjesërisht zotësia për të vepruar, gjykata në bazë të
rezultatit të ekspertizës mjekësore mund ti caktojë veprimet konkrete juridike që ky person mund t’i kryejë
në mënyrë të pavarur.
42.3 Kundër aktvendimit për heqjen e zotësisë për të vepruar personi ndaj të cilit zhvillohet procedura
mund të paraqesë ankesë.
Neni 43
43.1 Gjykata mund të shtyjë dhënien e aktvendimit për heqjen e pjesërishme të zotësisë për të vepruar
për shkak të keqpërdorimit të alkoolit ose të mjeteve të tjera dehëse po qe se mund të pritet me arsye se
personi ndaj të cilit zhvillohet procedura do të përmbahet nga keqpërdorimi i alkoolit ose i mjeteve të tjera
dehëse.
43.2 Gjykata do ta shtyjë dhënien e vendimit nga paragrafi 1 i këtij neni nëse personi ndaj të cilit zhvillohet
procedura me iniciativën e vet ose me propozimin e gjykatës i shtrohet mjekimit në institucionit
shëndetësore. Dhënia e vendimit nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni shtyhet për kohën prej gjashtë deri në
dymbëdhjetë muaj.
43.3 Aktvendimi për shtyrjen do të revokohet po qe se personi ndaj të cilit zhvillohet procedura vazhdon ta
keqpërdorojë alkoolin ose mjetet tjera të dehjes brenda kohës për të cilën është shtyrë dhënia e vendimit
meritor.
Neni 44
Kur pushojnë së ekzistuari shkaqet për të cilat një personi i është hequr zotësia për të vepruar, gjykata
sipas detyrës zyrtare ose sipas propozimit të personave të autorizuar nga neni 32 të këtij ligji, do të zhvilloj
procedurën dhe varësisht nga rezultati i saj do të jep vendimin me të cilin personit të tillë plotësisht apo
pjesërisht i kthehet zotësia për të vepruar.
Neni 45
Në procedurën për kthimin e zotësisë për të vepruar zbatohen përshtatshmërisht dispozitat e këtij kreu
sipas të cilave bëhet heqja e zotësisë për të vepruar.
Neni 46
Kundër aktvendimit me të cilin hiqet ose kthehet zotësia për të vepruar kanë të drejtë ankimi personat që
kanë marrë pjesë në procedurë brenda afatit prej tri ditësh nga dita në të cilën u është dorëzuar
aktvendimi.
Neni 47
Aktvendimin e formës së prerë për heqjen ose kthimin e zotësisë për të vepruar gjykata do t’ia dërgojë
shërbimit komunal kompetent për mbajtjen e librit të të lindurve, si dhe organit kompetent për mbajtjen e
librave amzë për pasuritë e paluajtshme.
Neni 48
Shpenzimet procedurale të heqjes ose kthimit të zotësisë për të vepruar i ngarkohen propozuesit që e ka
inicuar procedurën.
2. Shpallja e zhdukjes ose e vdekjes së një personi dhe të provuarit e vdekjes
a) Shpallja e zhdukjes së një personi
Neni 49
49.1 Personi që mungon nga vendi i banimit ose i vendqëndrimit të fundit të tij dhe për të cilin nuk ka
informata për më shumë se dy vjet, me kërkesën e secilit person fizik ose juridik që për një gjë të tillë ka
interes juridik, mund të shpallet i zhdukur me vendim të gjykatës kompetente.
11
49.2 Kur dita e informatës së fundit nuk mund të caktohet, afati nga paragrafi 1 i këtij neni fillon nga dita e
parë e muajit pasardhës në të cilin janë marrë informatat e fundit. Kur muaji nuk mund të caktohet, afati
fillon nga dita 1 janar e vitit të mëparshëm.
Neni 50
50.1 Për shpalljen e zhdukjes së një personi është kompetente gjykata komunale në territorin e së cilës ai
e ka pasur vendbanimin e fundit, e po qe se nuk ka pasur vendbanim, atëherë gjykata në territorin e së
cilës ai e ka pasur vendqëndrimin e fundit.
50.2 Procedurën e zhvillon dhe vendimin meritor e jep gjykatësi i vetëm.
Neni 51
51.1 Propozimi për shpalljen e zhdukjes së një personi duhet të përmbajë sidomos:
a) emrin e gjykatës;
b) emrin dhe mbiemrin e personit që propozohet të shpallet i zhdukur;
c) ditën e lindjes dhe vendbanimin, përkatësisht vendqëndrimin e fundit të këtij personi;
d) faktet në të cilat mbështetet propozimi;
e) provat me të cilat konstatohen këto fakte;
f) interesin juridik të propozuesit për paraqitjen e propozimit;
g) emrin dhe mbiemrin e propozuesit dhe adresën e tij.
51.2 Bashkë me propozimin paraqitet certifikata nga libri amzë i të lindurve dhe numri personal për
personin me të cilin ka të bëjë propozimi.
Neni 52
52.1 Pasi ta marrë propozimin nga paragrafi 1 i nenit 51 të këtij ligji gjykata, në mënyrë të përshtatshme
verifikon se a janë plotësuar parakushtet themelore për fillimin e procedurës.
52.2 Kur është nevoja gjykata e dëgjon propozuesin dhe dëshmitarët, i mbledhë të dhënat e duhura dhe
kërkon nga organi i kujdestarisë që personit me të cilin ka të bëj propozimi t’ia emërojë kujdestarin.
52.3 Në qoftë se gjykata konstaton se nuk janë plotësuar kushtet për fillimin e procedurës, atëherë ajo me
aktvendim e hedhë poshtë propozimin.
Neni 53
53.1 Nëse gjykata vlerëson se janë plotësuar kushtet për fillimin e procedurës, boton shpalljen në
“Gazetën Zyrtare të Kosovës” me të cilën konstaton se ka filluar procedura.
53.2 Në shpalljen për fillimin e procedurës për shpalljen e zhdukjes së personit nga propozimi, tregohen
rrethanat qenësore mbi të cilat mbështetet propozimi, bëhet ftesa që ai të lajmërohet, kurse personat tjerë,
që kanë informata për të, ftohen që gjykatës brenda afatit tre mujor nga dita e shpalljes, t’ia parashtrojnë
ato.
53.3 Shpallja publikohet edhe në tabelën e shpalljeve të gjykatës, e do të publikohet në mënyrën e
zakonshme edhe në vendin në të cilin personi nga propozimi ka pasur vendbanimin, respektivisht
vendqëndrimin e fundit.
Neni 54
12
54.1 Pas skadimit të afatit në shpalljen e publikuar, gjykata do ta dëgjojë kujdestarin e personit nga
propozimi, e sipas nevojës edhe propozuesin, dhe pasi të marrë edhe prova të tjera vendosë meritorisht
mbi propozimin.
54.2 Nëse gjykata konstaton se nuk janë plotësuar kushtet që personi nga propozimit të shpallet i zhdukur,
jep aktvendim me të cilin refuzohet si i pathemeltë propozimi.
Neni 55
Kundër aktvendimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë ankesën mund ta paraqesin propozuesi dhe
kujdestari i personit të zhdukur.
Neni 56
56.1 Me shpalljen e zhdukjes së personit nga propozimi për administrimin e pasurisë së tij caktohet
kujdestari.
56.2 Vendimi i gjykatës me të cilin një person është shpallur i zhdukur botohet në Gazetën Zyrtare ose të
paktën në një gazetë të përditshme të caktuar prej gjykatës si dhe në tabelën e shpalljeve në gjykatë.
Neni 57
Vendimi i gjykatës, që e deklaron një person të zhdukur i dërgohet për regjistrim zyrës së gjendjes civile
në të cilën ai ka qenë i regjistruar, pasi të sigurohet se është bërë publikimi i tij sipas dispozitave të nenit
56 të këtij ligji, dhe se vendimi është bërë i formës së prerë.
Neni 58
58.1 Në qoftë se personi që është shpallur i zhdukur paraqitet në gjykatë me kërkesën që të anulohet
vendimi, gjykata pasi t’i bëjë verifikimin e identitetit të tij e prish vendimin në fjalë.
58.2 Vendimi nga paragrafi 1 i këtij neni publikohet në mënyrë të njëjtë me atë me të cilin është shpallur
zhdukja e personit nga propozimi.
b) Shpallja e vdekjes së një personi
Neni 59
59.1 Personi që është shpallur i zhdukur me vendim gjyqësor, me kërkesën e çdo personi të interesuar
mund të shpallet i vdekur me vendim të gjykatës, kur kanë kaluar pa pasur informata tri vjet nga dita që
është shpallur i zhdukur.
59.2 I vdekur mund të shpallet me vendim gjyqësor edhe personi:
a) për jetën e të cilit gjatë pesë vjetëve të fundit nuk ka pasur kurrfarë informata, kurse nga lindja e tij
kanë kaluar 65 vjet;
b) për jetën e të cilit gjatë pesë vjetëve të fundit nuk ka pasur kurrfarë informatash, kurse rrethanat në të
cilat është zhdukur bëjnë të besohet se nuk është më i gjallë;
c) që ka humbur gjatë luftës lidhur me veprimet luftarake dhe kjo vërtetohet nga organet kompetente
ushtarake, për jetën e të cilit nuk ka pasur kurrfarë informatash për një vit nga dita që ka hyrë në fuqi
marrëveshja e paqes, ose dy vjet nga mbarimi i veprimeve luftarake;
d) që ka humbur në një fatkeqësi komunikacioni, zjarri përmbytje, termet ose në ndonjë rrezik tjetër të
drejtpërdrejtë për jetën, kurse për jetën e tij nuk ka pasur kurrfarë informatash për gjashtë muaj nga dita e
heqjes së rrezikut.
13
Neni 60
Afatet nga pikat a) dhe b) të nenit 59 llogariten nga dita kur sipas informatave të fundit personi i humbur pa
dyshim ka qenë i gjallë, e nëse kjo ditë nuk mund të konstatohet me saktësi, këto afate llogariten me
mbarimin e muajit, përkatësisht të vitit, në të cilin personi i humbur sipas lajmeve të fundit ka qenë i gjallë.
Neni 61
Propozimin për shpalljen e vdekjes së një personi mund ta paraqesë çdo person që për këtë ka interes
juridik të drejtpërdrejtë, si dhe organi i kujdestarisë.
Neni 62
Propozimi për shpalljen e vdekjes së një personi duhet të përmbajë sidomos:
a) emrin e gjykatës të cilës i paraqitet,
b) emrin e mbiemrin e personit që duhet të shpallet i vdekur,
c) ditën e lindjes dhe vendbanimin ose vendqëndrimin e fundit,
d) rrethanat nëpërmjet të cilave bëhet e besueshme vdekja e tij,
e) provat me të cilat duhet të konstatohen këto rrethana,
f) emrin e mbiemrin e kujdestarit ose përfaqësuesit ligjor të tij, për rastet kur ka të tillë,
g) si dhe emrin e mbiemrin e personave që mund të jenë trashëgimtar.
Neni 63
Lidhur me shpalljen, seancat gjyqësore, dhe afatet përkatëse në procedurën e shpalljes së vdekjes së një
personi në mënyrë të përshtatshme zbatohen dispozitat për procedurën e shpalljes së zhdukjes së një
personi.
Neni 64
Në qoftë se konstatohet se është plotësuar ndonjë nga kushtet nga neni 59 i këtij ligji dhe se rezultatet e
procedurës së tërësishme venë në dukje në mënyrë të sigurt se personi i zhdukur nuk është i gjallë,
gjykata do të merr aktvendim me të cilin do të shpallet se ky person është i vdekur.
Neni 65
65.1 Në aktvendimin me të cilin shpallet vdekja e personit të zhdukur do të tregohet emri e mbiemri,
vendbanimi ose vendqëndrimi i fundit i tij, emri e mbiemri i prindërve të tij, dita, muaji, viti dhe vendi i
lindjes, pastaj të konstatohet dita, muaji dhe viti e brenda mundësive edhe ora që konsiderohet si kohë e
vdekjes së personit të zhdukur.
65.2 Si kohë e vdekjes do të konsiderohet dita për të cilën me anë të provave konstatohet se personi i
zhdukur ka vdekur, përkatësisht dita në të cilën personi i zhdukur me siguri nuk ka qenë i gjallë.
65.3 Në qoftë se nuk mund të konstatohet kjo ditë, konsiderohet se vdekja ka ndodhur ditën e parë pas
skadimit të afateve të përmendura në nenin 59 të këtij ligji.
Neni 66
Vendimi i formës së prerë mbi shpalljen e vdekjes së personit të zhdukur do t’i dërgohet shërbimit të
gjendjes civile për regjistrim në librin amzë, gjykatës kompetente për zhvillimin e procedurës trashëgimore,
14
organit të kujdestarisë dhe organit që mbanë librin e paluajtshmërive, po qe se personi që është shpallur i
vdekur ka pasur pasuri të paluajtshme.
Neni 67
67.1 Në qoftë se personi që është shpallur i vdekur i paraqitet personalisht gjykatës që e ka dhënë
vendimin meritor, gjykata, pasi të konstatojë identitetin e tij, pa procedurë të mëtejme, vendimin e këtillë e
prish me anë të aktvendimit të posaçëm.
67.2 Kundër aktvendimit nga paragrafi 1 i këtij neni mund të paraqesin ankesë subjektet që kanë marrë
pjesë në procedurën në të cilën është dhënë vendimi mbi shpalljen e vdekjes së personit të zhdukur.
Neni 68
68.1 Në qoftë se pas dhënies së vendimit për shpalljen e vdekjes së personit të zhdukur gjykata e çështjes
në çfarëdo mënyre informohet se ai është i gjallë, sipas detyrës zyrtare e zhvillon procedurën në të cilën e
prish vendimin e tillë.
68.2 Procedurën nga paragrafi 1 i këtij neni gjykata e zhvillon edhe sipas propozimit të organit të
kujdestarisë dhe personave nga neni 61 i këtij ligji.
Neni 69
Në qoftë se pas marrjes së aktvendimit për shpalljen e vdekjes së personit të zhdukur konstatohet se
personi i zhdukur ka vdekur një ditë tjetër, e jo në ditën që sipas vendimit meritor duhet të konsiderohet si
ditë e vdekjes, gjykata me propozimin e subjekteve nga neni 61 i këtij ligji e zhvillon procedurën e caktuar
dhe sa i përket datës së vdekjes do të ndryshojë vendimin e mëparshëm.
Neni 70
70.1 Për fillimin e procedurës për anulimin ose ndryshimin e vendimit për shpalljen e vdekjes së personit
të zhdukur, gjykata e njofton organin e kujdestarisë, nëse nuk e ka inicuar procedurën në fjalë, dhe
gjykatën trashëgimore para së cilës është duke u zhvilluar procedura për ndarjen e pasurisë së këtij
personi.
70.2 Procedura trashëgimore që është në zhvillim e sipër do të ndërpritet. Në qoftë se kjo procedurë ka
përfunduar me vendim të formës së prerë, dhe po qe se është bërë regjistrimi përkatës i paluajtshmërive
në librin e tokave, do të urdhërohet që në këtë libër të bëhet shënimi lidhur me procedurën për heqje nga
fuqia apo për ndryshimin e vendimit meritor mbi shpalljen e vdekjes së personit të zhdukur.
Neni 71
Në qoftë se gjykata në bazë të procedurës së zhvilluar vlerëson se nuk ka vend as për anulimin e as për
ndryshimin e vendimit të mëparshëm, vendimin e formës së prerë me konstatimin e tillë ia dërgon gjykatës
trashëgimore dhe organit kompetent me qëllim të fshirjes së shënimit në librin e paluajtshmërive.
Neni 72
Aktvendimi i formës së prerë mbi heqjen nga fuqia ose ndryshimin e vendimit për shpalljen e vdekjes së
personit të zhdukur i dërgohet shërbimit kompetent për mbajtjen e librave përkatëse, gjykatës
trashëgimore dhe organit të kujdestarisë.
c) Procedura e të provuarit të vdekjes së një personi
Neni 73
Në qoftë se vdekja faktike e një personi nuk mund të provohet me anë të dokumentit të parashikuar me
ligjin për librat amzë, çdo person që ka interes juridik të drejtpërdrejtë dhe organi i kujdestarisë mund t’i
paraqesin propozim gjykatës që me aktvendim të konstatojë vdekjen të këtij personi.
15
Neni 74
74.1 Në procedurën gjyqësore për provimin e vdekjes zbatohen në mënyrë të përshtatur dispozitat e këtij
kreu për shpalljen e vdekjes së personit të zhdukur.
74.2 Afatet përkatëse në procedurën e të provuarit të vdekjes nuk mund të jenë më të shkurta se 15 ditë e
as më të gjata se 30 ditë.
3. Vendosja dhe mbajtja e të sëmurit psikik në institucionin shëndetësor
Neni 75
75.1 Sipas rregullave të kësaj procedure gjykata me aktvendim vendosë për mbajtjen e personit të sëmurë
mendërisht (psikik) në institucionin shëndetësor, kur për shkak të natyrës së sëmundjes është e
domosdoshme që personi i këtillë të kufizohet në lirinë e lëvizjes dhe të komunikimit me njerëzit jashtë
institucionit në fjalë.
75.2 Sipas rregullave të kësaj procedure gjykata vendosë edhe për lirimin e të sëmurit psikik nga
institucioni shëndetësor kur pushojnë shkaqet për të cilat ai është vendosur apo ndalur në institucionin e
këtillë.
75.3 Procedura nga paragrafi 1 i këtij neni është e ngutshme dhe duhet të përfundojë sa më parë, e më së
voni brenda afatit prej shtatë ditësh.
Neni 76
76.1 Institucioni shëndetësor mund ta pranojë për shërim personin e sëmurë mendërisht me pëlqimin e tij,
në qoftë se natyra e sëmundjes së tij e lejon dhënien e pëlqimit të këtillë.
76.2 Pëlqimi nga paragrafi 1 i këtij neni jepet në formë të shkruar përpara organit të autorizuar të
institucionit shëndetësor, në praninë e dy personave të moshës madhore që kanë zotësi për të vepruar
dhe që dinë shkrim lexim.
76.3 Personat e përmendur në paragrafin 2 të këtij neni nuk mund të jenë kushëri të personit të pranuar
për shërim në vijë vertikale pa kufij, kurse në vijë horizontale deri në shkallën e katërt, e as gjini krushqie
deri në shkallën e dytë ose bashkëshort i tij. Në rolin e tyre nuk mund të paraqitet as personi që e ka sjell
të sëmurin mendërisht në institucionin shëndetësor.
Neni 77
Në qoftë se personit nga paragrafi 1 i nenit 76 i është kufizuar liria e lëvizjes apo e kontaktimit me
personat jashtë institucionit shëndetësor, atëherë institucioni shëndetësor ka për detyrë që brenda 24
orëve ta njoftojë gjykatën me shkrim për një gjë të tillë.
Neni 78
Kur institucioni shëndetësor e pranon për shërim personin e sëmurë mendërisht pa pëlqimin e tij dhe pa
vendim të gjykatës, ka për detyrë që për një gjë të këtillë ta njoftoj menjëherë me anë të një shkrese, e më
së voni brenda 24 orëve, gjykatën në territorin e së cilës ndodhet ky institucion.
Neni 79
Njoftimi me shkrim nga neni 78 i këtij ligji duhet t’i përmbajë të dhënat për personin e mbajtur në
institucion, si dhe për personin që e ka sjell atë në institucionin shëndetësor. Bashkë me shkresën
njoftuese institucioni shëndetësor, nëse ka mundësi, ia dërgon gjykatës edhe të dhënat lidhur me natyrën
dhe shkallën e sëmundjes me dokumentacionin mjekësor që disponon.
Neni 80
Institucioni shëndetësor ka për detyrë që në mënyrën nga neni 78 i këtij ligji të veprojë edhe kur personi që
është pranuar me vullnetin e vet në institucionin shëndetësor revokon pëlqimin e dhënë, kurse personi i
autorizuar ose organi i këtij institucioni shëndetësor konsideron se nevojitet mbajtja e mëtejshme e tij për
shërim. Afati për njoftimin e gjykatës fillon nga dita e revokimit të pëlqimit të dhënë.
16
Neni 81
Njoftimet nga nenet 78 dhe 80 të këtij ligji nuk ka nevojë t’i bëhen gjykatës në qoftë se personi i sëmurë
mendërisht është mbajtur në institucionin shëndetësor në bazë të vendimit të dhënë në procedurën për
heqjen e zotësisë për të vepruar apo në procedurën penale ose për kundravajtje.
Neni 82
Në qoftë se pranimi në institucionin shëndetësor nuk është bërë në bazë të vendimit të gjykatës
kompetente, gjykata në territorin e të cilës ndodhet institucioni shëndetësor ka për detyrë që menjëherë
pasi t’i arrijë njoftimi nga neni 78 ose 80 i këtij ligji, si dhe kur në mënyrë tjetër njoftohet për ndaljen e
personit të sëmurë mendërisht pa pëlqimin e tij në institucionin shëndetësor, sipas detyrës zyrtare ta filloj
procedurën për mbajtjen e tij të mëtejmë në institucionin shëndetësor.
Neni 83
Pas fillimit të procedurës për mbajtjen e personit të sëmurë mendërisht në institucionin shëndetësor,
gjykata do t’i merr të gjitha masat e nevojshme që personin e tillë ta kontrollojë menjëherë eksperti i
profesionit mjekësor me specializim adekuat, me qëllim që ky i fundit të përgatisë konstatimin dhe
mendimin për gjendjen shëndetësore dhe aftësinë për të gjykuar të personit të tillë.
Neni 84
84.1 Në procedurën për vendosjen e detyrueshme në institucionin shëndetësor gjykata vepron në seanca
me dyer të mbyllura.
84.2 Përjashtimi i publikut nuk i përket përfaqësuesit ligjor dhe avokatit të personit me sëmundje mendore.
84.3 Me vendim të gjykatës mund t’i lejohet prania në seancë personit që merret me shërimin ose
mbrojtjen e personave me sëmundje mendore, punëtorit shkencor, bashkëshortit dhe të afërmve të tjerë të
personit të vendosur në institucionin shëndetësor.
Neni 85
Me aktvendimin me të cilin fillohet procedura gjykata ia emëron personit të mbajtur në institucionin
shëndetësor përfaqësuesin nga radha e avokatëve për mbrojtjen e të drejtave të tij, po qe se vetë pala nuk
e ka bërë një gjë të tillë, respektivisht po qe se mbrojtja e të drejtave të tija nuk është siguruar në mënyrë
tjetër.
Neni 86
86.1 Gjykata ka për detyrë që t’i shqyrtojë dhe ekzaminojë të gjitha rrethanat që janë të rëndësishme për
dhënien e vendimit dhe t’i dëgjojë të gjithë personat që kanë dijeni lidhur me faktet qenësore.
86.2 Kur ekzistojnë mundësi gjykata e dëgjon edhe personin e sëmurë mendërisht po qe se një gjë e tillë
nuk ndikon negativisht në shëndetin e tij.
Neni 87
87.1 Para se të jep vendimin për vendosjen e detyrueshme ose për lirimin e personit të sëmurë
mendërisht, gjykata ka për detyrë ta marrë mendimin e shkruar të një psikiatri nga lista e ekspertëve
gjyqësor që nuk është i punësuar në institucionin shëndetësor në të cilin ndodhet personi i mbajtur
detyrimisht për atë se a është e domosdoshme mbajtja e tij në institucionin shëndetësor.
87.2 Kur duhet vendosur për mbajtje të detyrueshme të fëmijës, apo të personit të ri, gjykata ka për detyrë
që mendimin nga paragrafi 1 i këtij neni ta marrë nga psikiatri i specializuar për shërimin e fëmijëve dhe të
rinjve, respektivisht nga psikiatri që ka përvojë të gjatë pune me fëmijë dhe të rinj.
17
87.3 Psikiatri nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni ia jep gjykatës mendimin me shkrim për domosdoshmërinë
e vendosjes së personit të sëmurë mendërisht në institucionin shëndetësor pasi ta ketë kontrolluar
personalisht atë.
Neni 88
88.1 Pas përfundimit të procedurës gjykata ka për detyrë që menjëherë, e më së voni brenda afatit tre
ditor, të jep vendimin me të cilin do të vendosë se a duhet të mbetet në institucionin shëndetësor edhe më
tutje personi i mbajtur në të, apo duhet të lirohet nga ai.
88.2 Për vendimin e dhënë gjykata e njofton organin e kujdestarisë.
Neni 89
89.1 Në qoftë se gjykata vendosë që personi i sëmurë mendërisht të mbahet në institucioni shëndetësor,
ajo do ta caktojë edhe kohën e qëndrimit të tij në institucion, e cila kohë nuk mund të jetë më e gjatë se një
vit.
89.2 Institucioni shëndetësor ka për detyrë që gjykatës, t’i dërgojë raporte për ndryshimet në gjendjen
shëndetësore të personit të ndalur për shërim.
Neni 90
Në qoftë se institucioni shëndetësor vlerëson se personi i mbajtur duhet të mbetet në mjekim edhe pasi të
kalojë koha e caktuar në vendimin gjyqësor, ka për detyrë që deri në tridhjetë ditë para kalimit të kësaj
kohe t’i propozojë gjykatës zgjatjen e mbajtjes në institucion.
Neni 91
Aktvendimin për mbajtjen e detyrueshme të vazhduar gjykata e jep me të njëjtën procedurë me të cilën e
jep edhe aktvendimin e parë për mbajtje të detyrueshme. Gjykata ka për detyrë që aktvendimin mbi
mbajtjen e detyrueshme të vazhduar ta jep më së voni deri në ditën e skadimit të kohës së caktuar për
mbajtje në institucionin shëndetësor me aktvendimin e parë.
Neni 92
Aktvendimi i dorëzohet personit të mbajtur detyrimisht në institucionin shëndetësor, përfaqësuesit ligjor të
tij, kushëririt të afërm me të cilin jeton në familje të përbashkët, përfaqësuesit me prokurë, organit të
kujdestarisë dhe institucionit shëndetësor në të cilin është vendosur personi i mbajtur për shërim.
Neni 93
93.1 Kundër aktvendimit mbi mbajtjen në institucionin shëndetësor dhe kundër atij mbi lirimin nga ky
institucion ankesën mund ta paraqesin:
a) personi i mbajtur për shërim;
b) kujdestari i tij;
c) përfaqësuesi me prokurë;
d) organi i kujdestarisë; dhe
e) institucioni shëndetësor.
93.2 Afati për ankim është shtat ditor dhe fillon të ecë nga dita e dorëzimit të aktvendimit.
18
93.3 Ankesa nuk e pengon ekzekutimin e vendimit të goditur, po qe se gjykata nuk vendos ndryshe për
shkaqe të arsyeshme.
93.4 Gjykata e shkallës së parë ankesën, bashkë me dosjen e lëndës, pa shtyrje ia dërgon gjykatës së
shkallës së dytë, e cila ka për detyrë të jep vendim brenda afatit prej shtatë ditësh nga dita kur arrin
ankesa.
Neni 94
Personi i vendosur detyrimisht në institucionin shëndetësor lirohet nga institucioni menjëherë pas kalimit të
kohës për qëndrim të detyrueshëm të caktuar në vendimin e gjykatës kompetente.
Neni 95
95.1 Gjykata mundet, edhe para se të kalojë koha për mbajtje të detyrueshme në institucionin
shëndetësor, ta liroj personin e vendosur në të, sipas detyrës zyrtare, sipas propozimit të personit të
mbajtur, të kujdestarit të tij, përfaqësuesit apo të organit të kujdestarisë.
95.2 Vendimin për lirim të parakohshëm gjykata e jep po qe se konstaton se gjendja shëndetësore e
personit të mbajtur në institucionin shëndetësor është përmirësuar në masën që e bënë të panevojshme
mbajtjen e mëtejme të tij në institucion.
95.3 Lirimin para kohe të personit të mbajtur në institucionin shëndetësor gjykata e bënë me vendim të
veçantë.
Neni 96
Shpenzimet procedurale të ndaljes në institucionin shëndetësor i paguan komuna në territorin e së cilës
personi i ndaluar e ka vendbanimin nëse nuk i dihet vendbanimi atëherë vendqëndrimin e fundit të
personit të mbajtur për shërim.
KREU III
II. Rregullimi i marrëdhënieve familjare
1. Vazhdimi dhe pushimi i së drejtës prindërore
Neni 97
97.1 Në procedurën e vazhdimin dhe pushimit të së drejtës prindërore gjykata vendos për vazhdimin dhe
pushimin e së drejtës prindore kur kjo është paraparë me ligj.
97.2 Procedura nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të përfundojë sa më parë, e më së voni brenda afatit prej
15 ditësh nga dita e paraqitjes së propozimit të palës.
Neni 98
Propozimi për zgjatjen e së drejtës prindore paraqitet para se të bëhet fëmija i moshës madhore, por
gjykata mund të vazhdoj të drejtën prindore edhe në rastin kur propozimi nuk është paraqitur me kohë,
nëse në kohën në të cilën arrihet mosha madhore ekzistojnë shkaqet për vazhdimin e së drejtës
prindërore.
Neni 99
19
Procedura për vazhdimin e së drejtës prindërore fillon me propozimin e prindit, të adoptuesit apo të organit
të kujdestarisë.
Neni 100
Personin ndaj të cilit vazhdohet e drejta prindërore e përfaqëson kujdestari i posaçëm të cilin e cakton
organi i kujdestarisë, ose përfaqësuesi i përkohshëm, të cilin e cakton gjykata e cila e zhvillon procedurën
për vazhdimin e së drejtës prindërore.
Neni 101
Sipas propozimit për vazhdimin e së drejtës prindore gjykata vendos në bazë të materialit procedural të
konstatuar në seancë gjyqësore në të cilën thirren: propozuesi, organi i kujdestarisë dhe prindërit e fëmijës
pa marrë parasysh se kush e ka venë në veprim procedurën.
Neni 102
Në këtë procedurë gjykata sipas detyrës zyrtare konstaton gjendjen e shëndetit mendor dhe aftësinë e
fëmijës ndaj të cilit vazhdohet e drejta prindërore. Këtë gjendje dhe aftësi gjykata e konstaton në mënyrën
e paraparë në nenin 40 të këtij ligji.
Neni 103
Para se të merret vendimi meritor gjykata duhet t’i dëgjojë prindërit e fëmijës dhe përfaqësuesin e organit
të kujdestarisë, si dhe të merr mendimin nga ky organ për oportunitetin e vazhdimit të së drejtës
prindërore.
Neni 104
Në vendimin për vazhdimin e së drejtës prindërore gjykata do të caktojë se a është personi ndaj të cilit
është vazhduar e drejta prindore i barazuar me të miturin më të ri ose më të vjetër se 14 vjeç.
Neni 105
Kur nuk ekzistojnë më shkaqet për të cilat është vazhduar e drejta prindërore ndaj personit të moshës
madhore, gjykata me propozimin e këtij personi, të prindërve ose të organit të kujdestarisë do të jep
vendim për pushimin e së drejtës së vazhduar prindore.
Neni 106
Në procedurën për vazhdimin e së drejtës prindërore si dhe në procedurën për pushimin e së drejtës së
vazhduar prindërore zbatohen përshtatshmërisht dispozitat e këtij ligji për heqjen dhe kthimin e zotësisë
për të vepruar, po qe se me këtë ligj ose me ligj tjetër nuk është paraparë ndryshe.
2. Heqja dhe kthimi i së drejtës prindërore
Neni 107
107.1 Në procedurën e heqjes dhe të kthimit të së drejtës prindërore gjykata vendos për heqjen dhe
kthimin e së drejtës prindërore, kur për këtë ekzistojnë shkaqet e caktuara me ligj.
107.2 Procedura nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të përfundojë sa më parë, e më së voni brenda afatit
prej 15 ditësh nga dita e paraqitjes së propozimit në gjykatë.
Neni 108
Procedurën për heqjen dhe kthimin e së drejtës prindërore mund ta vejë në veprim prindi tjetër, adoptuesi
që ka të drejtë prindore ose organi i kujdestarisë, kurse procedurën për kthimin e së drejtës prindore mund
ta vej në veprim me anë të propozimit të vetë edhe prindi të cilit i është hequr kjo e drejtë.
20
Neni 109
Gjykata ka për detyrë që ta njoftojë menjëherë organin e kujdestarisë për fillimin e procedurës dhe ta
thërrasë që të marrë pjesë në procedurë edhe atëherë kur procedura nuk është filluar me propozimin e tij.
Neni 110
Gjykata ose organi i kujdestarisë fëmijës mund t’ia caktojë kujdestarin e veçantë për ta përfaqësuar në
këtë procedurë edhe atëherë kur prindi tjetër është i gjallë dhe ushtron të drejtën prindërore, po qe se
vlerëson se kjo nevojitet për mbrojtjen e interesave të fëmijës.
Neni 111
111.1 Gjykata sipas detyrës zyrtare i konstaton të gjitha faktet që janë qenësore për dhënien e vendimit
meritor.
111.2 Me qëllim të konstatimit të fakteve qenësore gjykata mbanë seancë në të cilën e thërret
propozuesin, organin e kujdestarisë, të dy prindërit dhe kujdestarin e personit të cilit i hiqet, përkatësisht
kthehet, e drejta prindërore.
111.3 Gjykata domosdo i dëgjon prindërit, kurse të miturin vetëm kur një gjë e tillë nuk është e dëmshme
për shëndetin mendor të tij. Me rastin e dhënies së vendimit për heqjen dhe kthimin e së drejtës prindërore
gjykata i merr parasysh edhe dëshirat e të miturit po qe se është i aftë t’i shprehë ato dhe nëse janë në
interes të tij.
Neni 112
Në procedurën e heqjes dhe të kthimit të së drejtës prindërore në mënyrë të përshtatur zbatohen
dispozitat e këtij ligji mbi heqjen dhe kthimin e zotësisë për të vepruar.
Neni 113
Aktvendimi për heqjen, kthimin, vazhdimin dhe pushimin e së drejtës prindërore do të shënohet në librin
amzë të të lindurve, e nëse ky person ka pasuri të paluajtshme, edhe në librin e paluajtshmërive.
3. Dhënia e lejes për lidhjen e martesës
Neni 114
Në procedurën e dhënies së lejes për lidhjen e martesës, gjykata vendos mbi propozimin për dhënien e
lejes për lidhjen e martesës ndërmjet personave të caktuar kur me anë të ligjit parashikohet se martesa
midis tyre mund të lidhet vetëm në bazë të lejes së gjykatës.
Neni 115
115.1 Procedura për dhënien e lejes për lidhjen e martesës fillohet me propozimin e personit që nuk
plotëson kushtet e përcaktuara me ligj për lidhjen e martesës së vlefshme.
115.2 Po qe se asnjëri nga dy personat që dëshirojnë të lidhin martesë nuk i plotësojnë kushtet e parapara
me ligj, procedura fillohet me propozimin e përbashkët të tyre.
Neni 116
Propozimi duhet të përmbajë të dhënat personale për personat që dëshirojnë të lidhin martesë, faktet në
të cilat mbështetet dhe provat për këto fakte. Në qoftë se propozuesi është i mitur, propozimi duhet të
përmbajë edhe të dhënat për prindërit e tij.
21
Neni 117
Kur propozimin e paraqet personi i mitur, gjykata në mënyrë të përshtatshme do t’i hetojë të gjitha
rrethanat që janë të rëndësishme për të konstatuar se a ekziston vullneti i lirë dhe dëshira e tij për të lidhur
martesë, si dhe a ka arritur ai pjekurinë trupore e shpirtërore të nevojshme për ushtrimin e të drejtave dhe
detyrave që dalin nga martesa.
Neni 118
Para se të jepet vendimi meritor gjykata do të marrë konstatimin dhe mendimin e institucionit shëndetësor
si dhe mendimin e organit të kujdestarisë. Përveç kësaj gjykata do të marrë në pyetje paraqitësin e
propozimit, prindërit ose kujdestarin e tij, përkatësisht adoptuesin, personin me të cilin i mituri ka
ndërmend të lidhë martesë, e sipas nevojës mund të shfrytëzojë edhe prova të tjera me qëllim të
konstatimit të fakteve qenësore.
Neni 119
119.1 Po qe se vlerëson se kjo është e nevojshme për t’i konstatuar faktet qenësore, gjykata të gjitha
provat ose disa nga to do t’i marrë në seancë gjyqësore.
119.2 Gjykata, në parim, do të marrë në pyetje të miturin pa praninë e pjesëmarrësve të tjerë të
procedurës.
119.3 Gjykata ka për detyrë t’i konstatojë edhe cilësitë personale, gjendjen pasurore dhe rrethanat e tjera
qenësore që kanë të bëjnë me personin me të cilin i mituri dëshiron të lidhë martesë.
Neni 120
Gjykata gjatë procedimit të çështjes, në mënyrë të përshtatshme do ta ekzaminoj arsyeshmërinë e
propozimit duke pasur kujdes për realizimin e qëllimeve të martesës dhe për mbrojtjen e familjes, si dhe
për botëkuptimet e mjedisit në të cilin jetojnë personat që dëshirojnë të lidhin martesë.
Neni 121
121.1 Në aktvendimin me të cilin lejohet lidhja e martesës gjykata do t’i shënojë emrat e personave të
cilëve u lejohet të lidhin martesë.
121.2 Aktvendimi për dhënien e lejes për lidhjen e martesës i dërgohet propozuesit dhe personit me të
cilin propozuesi dëshiron të lidhë martesë, prindërve, respektivisht kujdestarit të propozuesit dhe organit të
kujdestarisë.
121.3 Aktvendimi me të cilin refuzohet propozimi për dhënien e lejes për lidhjen e martesës i dërgohet
vetëm propozuesit.
Neni 122
122.1 Kundër aktvendimit me të cilin lejohet lidhja e martesës, ankesën mund ta paraqesin të gjithë
pjesëmarrësit e procedurës nga paragrafi 1 i nenit 121 i këtij ligji.
122.2 Ankesën kundër aktvendimit me të cilin refuzohet propozimi për dhënien e lejes për lidhjen e
martesës ka të drejtë ta paraqesë vetëm propozuesi.
Neni 123
Personat të cilëve u është dhënë leja për lidhjen e martesës nuk mund të lidhin martesë para se të bëhet i
formës së prerë aktvendimi mbi dhënien e lejes për lidhjen e martesës.
Neni 124
22
124.1 Propozimi për dhënien e lejes për lidhjen e martesës mund të tërhiqet derisa aktvendimi mbi
dhënien e lejes për lidhjen e martesës të bëhet i formës së prerë.
124.2 Do të konsiderohet se propozimi i përbashkët është tërhequr edhe kur atë e tërheqë vetëm njëri nga
propozuesit.
KREU IV
III. Rregullimi i marrëdhënieve pasurore
1. Shqyrtimi i pasurisë trashëgimore
a)Dispozitat e përbashkëta
Neni 125
Në procedurën për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore gjykata konstaton se kush janë trashëgimtarët e
personit të vdekur, ose të personit vdekja e të cilit është shpallur me vendim gjyqësor, cila pasuri përbën
pasurinë trashëgimore të tij, dhe cilat të drejta nga pasuria trashëgimore u takojnë trashëgimtarëve,
legatarëve dhe personave të tjerë.
Neni 126
Pjesëmarrës në procedurën e shqyrtimit të pasurisë trashëgimore konsiderohen trashëgimtarët dhe
legatarët, si dhe personi që realizon ndonjë të drejtë nga pasuria trashëgimore.
Neni 127
Procedura për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore vihet në veprim nga gjykata sipas detyrës zyrtare posa
gjykata të informohet se një person ka vdekur ose është shpallur i vdekur me vendim gjyqësor.
Neni 128
128.1 Për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore e kompetencës territoriale është gjykata në territorin e së
cilës trashëgimlënësi në momentin e vdekjes ka pasur vendbanimin. Në qoftë se trashëgimlënësi në
momentin e vdekjes nuk ka pasur vendbanim, kompetente është gjykata në territorin e të cilës ai e ka
pasur vendqëndrimin, po qe se me kontratë ndërkombëtare ose me ligj nuk është paraparë ndryshe.
128.2 Në qoftë se trashëgimlënësi në momentin e vdekjes nuk ka pasur as vendbanim e as vendqëndrim
në territorin e Kosovës, kompetente në pikëpamje territoriale është gjykata në territorin e së cilës gjendet
pasuria trashëgimore e tij ose pjesa më e madhe e saj.
128.3 Masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë trashëgimore mund t’i urdhërojë gjykata në territorin e
së cilës ka vdekur trashëgimlënësi, si dhe gjykata në territorin e së cilës ndodhet pasuria trashëgimore.
Neni 129
129.1 Për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore të shtetasit të Kosovës i cili në momentin e vdekjes e ka
pasur vendbanimin në Kosovë, në pikëpamje të pasurisë së paluajtshme e cila ndodhet në territorin e
Kosovës dhe në pikëpamje të pasurisë së luajtshme të tij, pa marrë parasysh se ku ndodhet, e
kompetencës ekskluzive është gjykata e Republikës së Kosovës.
129.2 Në qoftë se pasuria e paluajtshme e personit nga paragrafi 1 i këtij neni ndodhet jashtë vendit tonë,
gjykata e Kosovës do të jetë kompetente vetëm po qe se sipas ligjit të shtetit në të cilin ndodhet pasuria e
tillë nuk është kompetente gjykata e huaj.
Neni 130
23
Pjesëmarrësit e procedurës për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore nuk mund ta caktojnë me marrëveshje
as kompetencën lëndore e as kompetencën territoriale të gjykatës.
Neni 131
Marrjen e provave dhe të deklaratave për heqjen dorë nga trashëgimi e bënë gjykatësi bashkë me
procesmbajtësin. Deklaratat e tjera dhe propozimet e pjesëmarrësve në procedurë mund t’i marrin në
procesverbal edhe bashkëpunëtorët profesional.
Neni 132
132.1 Për veprimet e kryera gjatë procedurës gjykata përpilon procesverbal.
132.2 Për veprimet procedurale më pak të rëndësishme dhe për informatat që i mbledhë gjykata, në vend
të procesverbalit mund të bëhet vetëm shënimi në dosjen e lëndës. Procesverbalin e nënshkruajnë
pjesëmarrësit e seancës, gjykatësi dhe procesmbajtësi, përkatësisht bashkëpunëtori profesional që e ka
përpiluar atë. Shënimin në dosje e nënshkruan hartuesi i tij.
b) Veprimet procedurale paraprake
Neni 133
133.1 Kur një person vdes ose shpallet i vdekur me vendim gjyqësor, organi komunal i shërbimit
kompetent për mbajtjen e librit amzë të vdekjeve ka për detyrë që, brenda afatit prej 15 ditësh nga dita në
të cilën e ka regjistruar vdekjen, t’ia dërgojë aktvdekjen gjykatës trashëgimore.
133.2 Në qoftë se organi nga paragrafi 1 i këtij neni nuk ka mundësi të sigurojë të dhëna të nevojshme për
hartimin e aktvdekjes, do ta dërgojë aktvdekjen në gjykatë vetëm me ato të dhëna që disponon (aktvdekja
jo e plotë), duke i treguar shkaqet për të cilat nuk ka mundur ta përpilojë aktvdekjen e plotë dhe do t’i
paraqesë të dhënat që mund t’i shërbejnë gjykatës për të gjetur trashëgimtarët dhe pasurinë e
trashëgimlënësit.
133.3 Në qoftë se një person ka vdekur jashtë territorit të komunës në të cilën ka pasur vendbanimin ose
vendqëndrimin, organi kompetent për mbajtjen e librit të vdekjeve gjykatës trashëgimore do t’ia dërgojë
vetëm certifikatën nga libri i vdekjeve, si dhe të dhënat që disponon, e që mund të shërbejnë për hartimin
e aktvdekjes.
133.4 Aktvdekja përpilohet edhe po qe se personi i vdekur nuk ka lënë kurrfarë pasurie.
Neni 134
Aktvdekja hartohet në bazë të të dhënave që janë marrë nga kushërinjtë e personit të vdekur, nga
personat me të cilët ka bashkëjetuar i vdekuri, si dhe nga personat e tjerë që mund të japin të dhëna që
shënohen në aktvdekjen.
Neni 135
135.1 Në qoftë se gjykatës trashëgimore i është dërguar aktvdekja jo e plotë ose vetëm certifikata nga libri
amzë i vdekjeve, gjykata sipas rrethanave të rastit do ta plotësojë aktvdekjen ose do ta përpiloj atë vetë,
ose përpilimin e aktvdekjes do t’ia besoj organit kompetent për mbajtjen e librit amzë i vdekjeve.
135.2 Kur kjo është oportune, gjykata do ta përpilojë vetë aktvdekjen edhe jashtë rastit nga paragrafi 1 i
këtij neni, po qe se me certifikatën e librit amzë i vdekjeve ose me dokumentin publik tjetër është provuar
vdekja e trashëgimlënësit.
Neni 136
136.1 Në aktvdekjen shënohen këto të dhëna:
24
a) emri dhe mbiemri i të vdekurit dhe emrat e prindërve të tij, profesioni, data e lindjes dhe shtetësia e të
vdekurit, kurse për të vdekurin që ka qenë i martuar edhe mbiemri të cilin e ka pasur para se të martohet;
b) dita, muaji dhe viti, vendi dhe, sipas mundësisë, ora e vdekjes;
c) vendbanimin, respektivisht vendqëndrimin që e ka pasur trashëgimlënësi;
d) emri e mbiemri, data e lindjes, profesioni, vendbanimi respektivisht vendqëndrimi i bashkëshortit të
trashëgimlënësit dhe i fëmijëve të lindur nga martesa, jashtë martesës dhe i fëmijëve të adoptuar;
e) emri dhe mbiemri, data e lindjes, vendbanimi respektivisht vendqëndrimi i kushërinjve të tjerë që mund
të thirren në trashëgim në bazë të ligjit, si dhe të personave që kanë të drejtë trashëgimi në bazë të
testamentit;
f) vlera e përafërt e pasurisë së paluajtshme dhe veçanërisht vlera e përafërt e pasurisë së luajtshme të
trashëgimlënësit.
136.2 Në aktvdekjen, sipas mundësisë, duhet treguar edhe: vendi ku ndodhet pasuria që e ka lënë i
vdekuri, a ka pasuri për mbajtjen, ruajtjen, ose paraqitjen e së cilës ekzistojnë dispozita të posaçme, a ka
të holla të gatshme, letra me vlerë, gjëra të çmueshme, libreza të kursimit ose farë dokumentesh të tjera
me rëndësi, a ka lënë i vdekuri borxhe dhe sa, a ka lënë testament të shkruar ose kontratë për ushqim të
përjetshëm, ose marrëveshje për pjesëtimin e pasurisë për të gjallë dhe ku gjenden ato, e nëse i vdekuri
ka lënë testament gojor atëherë edhe emri e mbiemri, profesioni dhe vendbanimi i dëshmitarëve para të
cilëve është bërë testamenti gojor (verbal).
136.3 Në aktvdekjen duhet të tregohet veçanërisht se a pritet lindja e fëmijës së trashëgimlënësit.
136.4 Në qoftë se para trashëgimlënësit ka vdekur bashkëshorti i tij ose ndonjë nga fëmijët e tij, ose
ndonjë person tjetër që mund të trashëgojë trashëgimlënësin, në aktvdekjen do të shënohet data dhe
vendi i vdekjes së tyre.
Neni 137
Si anëtar të bashkësisë familjare në aktvdekjen shënohen edhe emrat e mbiemrat dhe adresat e
anëtarëve të moshës madhore të bashkësisë familjare si dhe të gjitha pasuritë e bashkësisë familjare.
Neni 138
138.1 Inventarizimi dhe vlerësimi i pasurisë së trashëgimlënësit bëhet sipas vendimit të gjykatës
trashëgimore kur nuk dihen trashëgimtarët apo vendbanimi i tyre, kur trashëgimtarë janë personat që për
shkak të moshës së mitur, sëmundjes mendore ose rrethanave të tjera nuk janë fare të aftë, ose nuk janë
plotësisht të aftë, që të kujdesen vetë për punët e veta, kur pasuria trashëgimore duhet t’i dorëzohet
komunës ose personit juridik tjetër, ose në rastet tjera të justifikueshme.
138.2 Gjykata do të urdhërojë që të bëhet inventarizimi dhe vlerësimi i pasurisë trashëgimore edhe në rast
se këtë e kërkojnë trashëgimtarët, legatarët ose kreditorët e trashëgimlënësit.
138.3 Inventarizimi dhe vlerësimi i pasurisë trashëgimore bëhet edhe pa vendimin e gjykatës me rastin e
përpilimit të aktvdekjes, po qe se këtë e kërkon ndonjëri nga trashëgimtarët ose legatarët.
Neni 139
139.1 Me anë të inventarizimit të pasurisë trashëgimore përfshihet e gjithë pasuria e luajtshme dhe e
paluajtshme që ka qenë në posedimin të trashëgimlënësit në momentin e vdekjes së tij.
139.2 Inventarizimi do të përfshij edhe pasurinë që i ka takuar të vdekurit, por që ndodhet tek personi
tjetër, me theksim se te kush ndodhet pasuria e këtillë dhe mbi cilën bazë juridike, si dhe pasurinë që e ka
poseduar i vdekuri, e për të cilën pretendohet se nuk është pronësi e tij.
25
139.3 Në inventarin e pasurisë trashëgimore duhet të shënohen kreditë dhe detyrimet e të vdekurit, e
veçanërisht tatimi i papaguar dhe kontributet tjera që i jepen shtetit.
Neni 140
140.1 Sendet e luajtshme inventarizohen sipas llojit, numrit, masës dhe peshës ose veç e veç.
140.2 Sendet e paluajtshme inventarizohen veç e veç duke shënuar vendin ku ndodhen, llojin dhe
përshkrimin e objektit, kulturën e tokës, dhe të dhënat e librit të paluajtshmërive, po qe se janë të njohura.
140.3 Me rastin e inventarizimit të pasurisë trashëgimore do të tregohet edhe vlera e sendeve të luajtshme
dhe të paluajtshme që e përbëjnë pasurinë trashëgimore.
Neni 141
141.1 Inventarizimin dhe vlerësimin e pasurisë e bënë shërbimi komunal kompetent.
141.2 Inventarizimin dhe vlerësimin e pasurisë mund ta bëjë zyrtari i gjykatës që e cakton gjykatësi.
141.3 Inventarizimin dhe vlerësimin i pasurisë bëhet me praninë e dy qytetarëve të moshës madhore, e
kur është e nevojshme edhe me pjesëmarrjen e ekspertit.
141.4 Gjatë inventarizimit dhe vlerësimit të pasurisë mund të jetë i pranishëm secili person i interesuar.
Neni 142
Organi kompetent i komunës i cili e ka bërë inventarizimin dhe vlerësimin e pasurisë, do t’ia dërgojë të
dhënat lidhur me inventarizimin dhe vlerësimin gjykatës trashëgimore.
Neni 143
Në qoftë se në pasurinë e trashëgim lënësit gjenden sende për mbajtjen, ruajtjen ose paraqitjen e të cilave
ekzistojnë dispozita të veçanta, me to pas inventarizimit dhe vlerësimit të kryer do të veprohet sipas këtyre
dispozitave.
Neni 144
144.1 Po qe se ka prapësime lidhur me inventarizimin apo vlerësimin e pasurisë, gjykata mund të vendos
që përmbaruesi gjyqësor përsëri ta bëjë inventarizimin ose vlerësimin e pasurisë.
144.2 Në qoftë se nuk është bërë inventarizimi i pasurisë, gjykata mund të konstatojë vetë se cila pasuri
hynë në pasurinë trashëgimore të trashëgimlënësit, në bazë të të dhënave të personave të interesuar.
Neni 145
145.1 Në qoftë se konstatohet se asnjëri nga trashëgimtarët e pranishëm nuk është i aftë të administrojë
pasurinë trashëgimore, e nuk ka përfaqësues ligjor, ose në rast se trashëgimtarët janë të panjohur apo
mungojnë, si dhe kur rrethanat tjera kërkojnë kujdes të posaçëm, shërbimi komunal kompetent, në raste të
ngutshme, do t’ia dorëzojë pasurinë, ose vetëm një pjesë të saj, për ruajtje personit të sigurt dhe për këtë
do ta njoftojë menjëherë gjykatën në territorin e të cilës gjendet kjo pasuri, e cila këtë masë mund ta
ndryshojë ose ta abrogojë.
145.2 Të hollat e gatshme, letrat me vlerë, sendet e çmueshme, librezat e kursimit dhe dokumentet tjera të
rëndësishme duhet, në rastin nga paragrafi 1 i këtij neni, dorëzuar për ruajtje gjykatës në territorin e së
cilës gjendet pasuria. Kjo gjykatë do ta njoftojë gjykatën trashëgimore për të gjitha masat e caktuar për
sigurimin e pasurisë trashëgimore.
26
Neni 146
146.1 Në rastet në të cilat sipas këtij ligji nevojitet emërtimi i përfaqësuesit të përkohshëm i pasurisë
trashëgimore, emërtimin do ta bëjë gjykata trashëgimore.
146.2 Para se ta emërtoj kujdestarin e përkohshëm gjykata, sipas mundësive për personalitetin e
kujdestarit do të kërkojë mendimin nga personat që paraqiten si trashëgimtar.
Neni 147
Masat për sigurimin e pasurisë trashëgimore gjykata trashëgimore mund t’i shqiptoj gjatë gjithë
procedurës për shqyrtimin e trashëgimisë.
c)Veprimet lidhur me testamentin
Neni 148
148.1 Organi i cili e përpilon aktvdekjen duhet të bëjë verifikime se a mos ka lënë i vdekuri testament të
shkruar, përkatësisht a ekziston dokumenti mbi testamentin oral verbal.
148.2 Testamenti që e ka lënë i vdekuri do t’i dërgohet gjykatës trashëgimore bashkë me aktvdekjen.
Neni 149
149.1 Kur gjykata konstaton se personi që ka lënë testament ka vdekur ose është shpallur i vdekur me
vendim gjyqësor, atëherë ajo do ta hapë atë, pa e dëmtuar vulën, dhe lexojë duke hartuar procesverbal
për një gjë të tillë. Në këtë mënyrë veprohet pa marrë parasysh se a është testamenti i vlefshëm sipas ligjit
dhe sa testamente ekzistojnë.
149.2 Hapja dhe leximi i testamentit bëhet në praninë e dy personave të moshës madhore që mund të
jenë edhe nga radha e trashëgimtarëve të mundshëm.
149.3 Me rastin e shpalljes së testamentit mund të jenë të pranishëm trashëgimtarët, legatarët dhe
personat e tjerë të interesuar dhe të kërkojnë kopjen e testamentit.
149.4 Gjykata tek e cila gjendet testamenti apo të cilës i dorëzohet ai, do ta hapë dhe lexojë testamentin
edhe kur për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore është kompetente gjykata tjetër apo organi i shtetit tjetër.
Neni 150
150.1 Procesverbali për shpalljen e testamentit të shkruar duhet të përmbajë të dhënat:
a) sa testamente janë gjetur, cilën datë e mbajnë dhe ku janë gjetur;
b) kush ia ka dorëzuar gjykatës testamentin apo përpiluesit të aktvdekjes;
c) a është dorëzuar testamenti i hapur apo i mbyllur, dhe me çfarë vule ka qenë i vulosur;
d) cilët dëshmitar kanë qenë të pranishëm kur është hapur dhe shpallur testamenti.
150.2 Po qe se me rastin e hapjes së testamentit është vërejtur se vula në të ka qenë e dëmtuar apo se
në testament është fshirë, vijëzuar apo ndrequr diç, apo nëse ndonjë gjë tjetër e dyshimtë konstatohet,
atëherë e gjithë kjo duhet theksuar në procesverbal.
150.3 Në testamentin e shpallur gjykata e venë vërtetimin për shpalljen e tij duke cekur datën e shpalljes,
si dhe numrin dhe datën e testamenteve të tjerë të gjetur të të njëjtit trashëgimlënës.
150.4 Procesverbalin e nënshkruan gjykatësi, procesmbajtësi dhe dëshmitarët.
Neni 151
27
151.1 Në qoftë se i vdekuri ka bërë testament gojor verbal dhe për këtë ekziston dokumenti, të cilin
dëshmitarët e kanë nënshkruar me dorën e vet, gjykata përmbajtjen e këtij dokumenti do ta shpallë sipas
dispozitave të cilat vlejnë për shpalljen e testamentit të shkruar nga testamentlënësi. Po qe se dokumenti i
tillë nuk ekzistojnë, dëshmitarët përpara të cilëve është bërë testamenti gojor verbal do të dëgjohen veç e
veç për përmbajtjen e testamentit, e sidomos lidhur me rrethanat nga të cilat varet vlefshmëria e tij, dhe
pas kësaj procesverbali i përpiluar me deklaratat e tilla do të shpallet sipas dispozitave që vlejnë për
shpalljen e testamentit të shkruar nga testamentlënësi.
151.2 Në qoftë se pjesëmarrësi i procedurës kërkon që dëshmitarët e testamentit gojor verbal të merren
në pyetje me betim, apo në qoftë se vetë gjykata vij në përfundim se është i nevojshëm dëgjimi i këtillë i
dëshmitarëve, atëherë ajo do të caktojë seancën për dëgjimin e dëshmitarëve për në të cilën thirret
propozuesi, kurse pjesëmarrësit e tjerë thirren vetëm po qe se një gjë e tillë nuk e zvarritë procedurën e
mëtejme.
Neni 152
152.1 Në qoftë se testamenti i shkruar nga testamentlënësi është humbur apo asgjësuar pa vullnetin e
testamentlënësit, kurse midis personave të interesuar nuk ka kontest për ekzistimin e testamentit të tillë,
për formën në të cilën është hartuar, për mënyrën e humbjes apo të asgjësimit, si dhe për përmbajtjen e
testamentit, atëherë gjykata trashëgimore lidhur me ekzistimin e testamentit do t’i dëgjojë të gjithë të
interesuarit dhe sipas propozimeve të tyre do të marrë prova, e pastaj procesverbalin e përpiluar do ta
shpallë sipas dispozitave që vlejnë për shpalljen e testamentit gojor verbal.
152.2 Po qe se pasuria trashëgimore, në rast të mosekzistimit të testamentit, do të bëhej pronë shtetërore,
marrëveshja e personave të interesuar për ekzistimin e mëhershëm të testamentit, për formën dhe
përmbajtjen e tij vlen vetëm me pëlqimin e përfaqësuesit të autorizuar të komunës. Po qe se midis
personave të interesuar ka të atillë që u mungon zotësia për të vepruar, atëherë marrëveshja në fjalë vlen
vetëm me pëlqimin e organit të kujdestarisë.
Neni 153
153.1 Procesverbali për shpalljen e testamentit bashkë me testamentin gojor verbal burimor, përkatësisht
bashkë me dokumentin mbi testamentin gojor apo procesverbali mbi dëgjimin e dëshmitarëve të
testamentit gojor, do t’i dërgohet gjykatës trashëgimore, e gjykata që e ka shpallur testamentin do ta
mbajë kopjen e tyre.
153.2 Testamenti i shkruar nga testamentlënësi burimor, dokumenti mbi testamentin gojor, procesverbali
mbi dëgjimin e dëshmitarëve të testamentit gojor , si dhe procesverbali mbi përmbajtjen e testamentit të
shkruar nga testamentlënësi të humbur apo të asgjësuar, do të ruhet në gjykatë ndaras nga dosjet e
lëndëve të tjera, kurse kopja e tyre e verifikuar i bashkëngjitet dosjes së lëndës.
153.3 Për testamentin e shpallur gjykata e njofton Regjistrin e testamenteve.
d) Procedura e gjykatës pas arritjes së aktvdekjes
Neni 154
154.1 Pasi t’i arrijë aktvdekja gjykata do të konstatojë se a është kompetente për shqyrtimin e pasurisë
trashëgimore, dhe nëse konstaton se nuk është kompetente do t’ia dërgojë dosjen e lëndës gjykatës për
të cilën mendon se është kompetente.
154.2 Po qe se gjykata të cilës i ka arritur aktvdekja konstaton se për shqyrtimin e çështjes trashëgimore
kompetent është organi i shtetit të huaj, me aktvendim do të shpallet jo kompetente dhe do të pezulloj
procedurën e filluar.
Neni 155
Në qoftë se trashëgimlënësi ka ngarkuar një person për të ekzekutuar testamentin, gjykata do ta njoftoj
për një gjë të tillë ekzekutorin e testamentit dhe e thërret që në afatin e caktuar të deklarojë se a e pranon
detyrën me të cilën është ngarkuar.
Neni 156
28
156.1 Në qoftë se pritet lindja e fëmijës që do të kishte të drejtë trashëgimi, gjykata trashëgimore do ta
njoftojë për këtë organin e kujdestarisë.
156.2 Në qoftë se organi i kujdestarisë nuk vepron ndryshe, atëherë për të drejtat e fëmijës të pa lindur do
të kujdeset njëri nga prindërit e tij.
Neni 157
157.1 Në qoftë se nga të dhënat e aktvdekjes shihet se trashëgimlënësi nuk ka lënë pasuri, apo se ka lënë
vetëm pasuri të luajtshme, e asnjëri nga trashëgimtarët nuk kërkon që të shqyrtohet çështja, atëherë
gjykata me aktvendim do të vendos që mos të shqyrtohet pasuria trashëgimore.
157.2 Kur gjykata vendosë që mos të shqyrtohet pasuria trashëgimore, kurse midis trashëgimtarëve ka të
atillë që nuk kanë zotësi për të vepruar,e as prindër që do të kujdeseshin për të drejtat dhe interesat e
tyre, atëherë gjykata për një gjë të tillë duhet ta lajmërojë organin e kujdestarisë.
157.3 Nëse gjykata ka vendosur që mos të bëhet shqyrtimi i çështjes për shkaqet nga paragrafi 2 i këtij
neni, personat që kanë të drejtë trashëgimi mund t’i realizojnë të drejtat e tyre që u takojnë si
trashëgimtarë duke inicuar procedurën trashëgimore.
Neni 158
Në rastet në të cilat sipas ligjit mund të kërkohet veçimi i pasurisë trashëgimore prej pasurisë së
trashëgimtarëve, gjykata, me propozimin e personave të autorizuar, e urdhëron veçimin e këtillë duke i
zbatuar dispozitat përkatëse të këtij ligji mbi masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë trashëgimore.
e) Shqyrtimi i pasurisë trashëgimore
Neni 159
159.1 Shqyrtimi i pasurisë trashëgimore bëhet në seancë gjyqësore.
159.2 Në letërthirrjen për në seancë gjykata personat e interesuar do t’i njoftojë për fillimin e procedurës
dhe për ekzistimin e testamentit po qe se ekziston, dhe do t’i thërrasë që menjëherë t’ia dërgojnë gjykatës
testamentin e shkruar përkatësisht dokumentin për testamentin gojor(verbal), po qe se gjendet te ata, ose
t’i tregojnë dëshmitarët e testamentit gojor.
159.3 Gjykata në letërthirrje do t’i paralajmërojë personat e interesuar se deri në përfundimin e procedurës
trashëgimore kanë të drejtë të japin deklaratë në gjykatë se a pranojnë trashëgimin apo heqin dorë prej
tij,e nëse nuk vijnë në seancë ose nuk japin deklaratën, se gjykata për të drejtën e tyre do të vendosë në
bazë të të dhënave që i ka në shkresat e lëndës.
Neni 160
160.1 Për fillimin e procedurës për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore, po qe se i vdekuri ka lënë
testament, gjykata do t’i njoftojë dhe do t’i thërrasë në seancë edhe ata persona të cilët sipas vet ligjit
mund të kishin të drejtë për trashëgim.
160.2 Në qoftë se i vdekuri ka caktuar ekzekutuesin e testamentit të tij, gjykata edhe atë do ta njoftojë për
procedurën e filluar.
Neni 161
161.1 Në qoftë se gjykata nuk ka dijeni se a ka trashëgimlënësi trashëgimtar, gjykata me anë të shpalljes
publike do t’i thërrasë personat që kanë të drejtë për trashëgim që t’i paraqiten gjykatës brenda afatit prej
gjashtë muajsh nga dita e publikimit të shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Kosovës”.
161.2 Shpallja do të ngjitet edhe në tabelën e shpalljeve të gjykatës, e në rast nevoje ajo do të publikohet
edhe në ndonjë mënyrë tjetër të përshtatshme.
29
161.3 Gjykata vepron sipas dispozitave të paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni edhe kur trashëgimtarit i është
emëruar përfaqësuesi i përkohshëm nga shkaku se atij nuk i dihet vendbanimi, apo nga shkaku se
trashëgimtari ose përfaqësuesi ligjor i tij, që nuk ka përfaqësues me prokurë, ndodhet në botën e jashtme,
kurse dërgimi i shkresave nuk ka mundur t’u bëhet sipas rregullave të Ligjit për Procedurën Kontestimore.
161.4 Pas skadimit të afatit nga paragrafi 1 i këtij neni, gjykata do ta zhvilloj procedurën trashëgimore në
bazë të deklaratës së kujdestarit të emëruar dhe të dhënave të cilat i ka në disponim gjykata.
Neni 162
162.1 Në seancën për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore gjykata do t’i shqyrtojë të gjitha çështjet që
kanë të bëjnë me pasurinë e trashëgimlënësit, e sidomos atë që i përket të drejtës së trashëgimit,
madhësisë së pjesës trashëgimore dhe të drejtës së legatarit.
162.2 Për të drejtat nga paragrafi 1 i këtij neni gjykata vendosë, në parim, pasi t’i ketë marrë deklaratat e
nevojshme nga personat e interesuar.
162.3 Për të drejtat e personave që nuk kanë ardhur në seancë, përkundrejt thirrjes së rregullt të tyre,
gjykata vendosë në bazë të të dhënave që i posedon dhe duke i marrë parasysh deklaratat e tyre me
shkrim që arrijnë deri në momentin e nxjerrjes së aktvendimit mbi trashëgiminë.
Neni 163
163.1 Gjatë zhvillimit të procedurës personat e interesuar mund të japin deklarata lidhur me trashëgiminë
edhe kur nuk janë të pranishëm personat e tjerë të interesuar, e as që ka nevojë që personave të tillë çdo
herë t’u jepet rasti që të deklarohen lidhur me deklaratat e personave të tjerë të interesuar.
163.2 Në qoftë se gjykata dyshon se personi që në bazë të vet ligjit ka të drejtë për trashëgim është i
vetmi kushëri ose kushëriri më i afërt i trashëgimlënësit, mund t’i dëgjojë edhe personat për të cilët
konsideron se mund të kishin të drejtë të njëjtë ose më të fuqishme për trashëgim. Personat e këtillë
gjykata mund t’i thërrasë edhe me anë të shpalljes sipas dispozitave të nenit 162 të këtij ligji.
Neni 164
164.1 Secili person është i autorizuar, por askush nuk është i detyruar, që të jep deklaratën për trashëgim.
164.2 Për personin që nuk ka dhënë deklaratën për heqjen dorë nga trashëgimi konsiderohet se dëshiron
të bëhet trashëgimtar.
164.3 Personi i cili vleftësisht e ka dhënë deklaratën me të cilën e ka pranuar trashëgimin, nuk ka të drejtë
që më vonë ta revokojë atë.
164.4 Në qoftë se trashëgimtari ka pranuar trashëgimin ose ka hequr dorë nga trashëgimi, deklaratën për
këtë duhet ta nënshkruajë ai vetë ose përfaqësuesi ligjor i tij. Në qoftë se këta nuk dinë shkrim lexim,
atëherë në deklaratën me shkrim e vejnë shenjën e gishtit tregues.
164.5 Në qoftë se trashëgimtari ose përfaqësuesi i tij nuk është në gjendje të nënshkruajë deklaratën
trashëgimore, mjafton që personit të autorizuar para të cilit e jep deklaratën, t’ia tregojë shkaqet për një gjë
të tillë, kurse ai shkaqet e tilla i shënon në procesverbal.
164.6 Nënshkrimi në dokumentin që e përmban deklaratën trashëgimore, si dhe nënshkrimi në prokurën
(autorizimin) për dhënien e deklaratës trashëgimore duhet të jenë të vërtetuar nga organi kompetent.
164.7 Në deklaratën trashëgimore duhet cekur se a e pranon, apo heqë dorë nga pjesa që i takon në bazë
të ligjit apo në bazë të testamentit, ose se ajo ka të bëjë me pjesën e domosdoshme. Kur mungon
specifikimi i përmendur, konsiderohet se deklarata i përket të gjitha bazave për trashëgim.
Neni 165
165.1 Deklaratën verbale për heqjen dorë nga trashëgimi, trashëgimtari mund ta japë në gjykatën
trashëgimore ose në ndonjë gjykatë tjetër kompetente.
30
165.2 Me rastin e dhënies së deklaratës për heqjen dorë nga trashëgimi, gjykata do ta njoftojë
trashëgimtarin me mundësinë që të heqë dorë vetëm në emër të vet apo edhe në emër të pasardhësve të
tij.
Neni 166
166.1 Gjykata trashëgimore e ndërpretë procedurën dhe i udhëzon trashëgimtarët që të fillojnë
procedurën kontestimore në gjykatë ose procedurën në organin administrativ po qe se ndërmjet tyre janë
kontestuese faktet nga të cilat varet ndonjë e drejtë e tyre lidhur me trashëgimin.
166.2 Në mënyrën e paraparë me dispozitën e paragrafit 1 të këtij neni gjykata do të veprojë sidomos kur
janë kontestuese :
a) faktet nga të cilat varet e drejta për trashëgim, e sidomos vlefshmëria ose përmbajtja e testamentit ose
marrëdhënia e trashëgimtarit dhe e trashëgimlënësit në bazë të së cilës bëhet trashëgimi sipas ligjit;
b) faktet nga të cilat varet themelësia e kërkesës së bashkëshortit pas jetues dhe pasardhësve të
trashëgimlënësit, që kanë bashkëjetuar me trashëgimlënësin në të njëjtën familje, që nga pasuria
trashëgimore t’u veçohen sendet e ekonomisë shtëpiake që shërbejnë për plotësimin e nevojave të
përditshme;
c) faktet nga të cilat varet madhësia e pjesës trashëgimore, vlera e pjesës së detyrueshme
(domosdoshme) e sidomos e pjesës që përfshihet (llogaritet) me pjesën trashëgimore;
d) faktet nga të cilat varet themelësia ligjore e përjashtimit të trashëgimtarëve nga trashëgimi, apo
ekzistimi i shkaqeve për padenjësi për të trashëguar pasurinë e trashëgimlënësit;
e) faktet lidhur me rrethanën se a ka hequr dorë ndonjë trashëgimtar nga e drejta e trashëgimit.
166.3 Në qoftë se në rastet e përmendura në paragrafin 2 të këtij neni nuk ekziston kontesti rreth fakteve,
por ndërmjet palëve ka konteste lidhur me zbatimin e së drejtës (normave juridike), gjykata trashëgimore
vetë i shqyrton çështjet e natyrës juridike në procedurën trashëgimore.
Neni 167
Gjykata nuk do të ndërpres procedurën trashëgimore në rastin nga paragrafi 1 të nenit 166 të këtij ligji po
qe se është fjala për kontestin rreth fakteve, ekzistimin e të cilave e prezumon vet ligji, rreth fakteve që
janë të ditura botërisht, si dhe kur janë kontestuese faktet që mund të konstatohen në bazë të
dokumenteve publike apo të dokumenteve private por të vërtetuara. Në këto raste gjykata në bazë të
bindjes së vet të lirë për ekzistimin e fakteve të përmendura, përkatësisht se përmbajtja e dokumenteve të
përmendura, e jep aktvendimin për trashëgim, kurse palën që e pretendon të kundërtën gjykata e udhëzon
që ta inicoj procedurën kontestimore, përkatësisht procedurën në organin administrativ.
Neni 168
168.1 Në qoftë se ndërmjet pjesëmarrësve të procedurës trashëgimore lindë kontesti rreth fakteve nga të
cilat varet e drejta e legatit të caktuar me testament, apo ndonjë e drejtë tjetër nga pasuria trashëgimore,
gjykata do t’i udhëzojë pjesëmarrësit që ta inicojnë procedurën kontestimore ose procedurën
administrative, por nuk do të ndërpresë procedurën trashëgimore.
168.2 Në qoftë se në rastin nga paragrafi 1 i këtij neni nuk ekziston kontesti rreth fakteve por vetëm lidhur
me zbatimin e së drejtës, gjykata trashëgimore çështjet e natyrës juridike do t’i shqyrtojë dhe zgjidhë në
procedurën trashëgimore.
Neni 169
169.1 Gjykata do të ndërpresë procedurën trashëgimore dhe do t’i udhëzojë palët që të inicojnë
procedurën kontestimore ose atë administrative në qoftë se ndërmjet tyre janë kontestuese faktet:
a) nga të cilat varet përbërja e pasurisë trashëgimore;
31
b) nga të cilat varet objekti i legatit.
169.2 Gjykata nuk e ndërpretë procedurën trashëgimore në rastin nga paragrafi 1 i këtij neni po qe se janë
kontestuese faktet të cilat mund t’i konstatojë në bazë të dokumenteve publike apo të dokumenteve
private por të vërtetuara zyrtarisht, veçse në bazë të bindjes së lirë se përmbajtja e dokumenteve të tilla
është e saktë, do të nxjerrë aktvendimin mbi trashëgimin, kurse personin që e pretendon të kundërtën e
udhëzon që në procedurë kontestimore, ose administrative, të vërtetojë saktësinë e pretendimit të vet.
169.3 Kur gjykata në rastin nga paragrafi 1 i këtij neni e ndërpretë procedurën trashëgimore, duhet të
konstatojë se a mos janë përmbushur prezumimet për nxjerrjen e akt-vendimit të pjesshëm mbi
trashëgimin, dhe po qe se janë përmbushur gjykata duhet ta nxjerrë atë.
169.4 Ndërprerja e procedurës nga paragrafi 1 i këtij neni nuk ka të bëjë me atë që është përfshirë me anë
të aktvendimit të pjesshëm mbi trashëgimin.
Neni 170
170.1 Gjykata do të udhëzoj për inicimin e procedurës kontestimore ose atë administrative palën të drejtën
e së cilës e konsideron më pak të besueshme.
170.2 Në qoftë se gjykata e ndërpret procedurën trashëgimore, atëherë ajo e cakton një afat, i cili nuk
mund të jetë më i gjatë se 3o ditë, brenda të cilit duhet të inicohet procedura kontestimore përkatësisht
procedura administrative në organin kompetent. Pjesëmarrësi në procedurën trashëgimore që është
udhëzuar për inicimin e procedurës kontestimore apo administrative ka për detyrë që ta njoftoj gjykatën se
a ka vepruar sipas udhëzimit të këtillë brenda afatit të caktuar.
170.3 Në qoftë se pala vepron sipas vendimit të gjykatës dhe e inicon brenda afatit të caktuar procedurën
kontestimore ose administrative, ndërprerja e procedurës trashëgimore zgjatë deri sa mos të përfundoj
procedura kontestimore ose ajo administrative me vendim të formës së prerë.
170.4 Në qoftë se pala brenda afatit të caktuar nuk vepron sipas vendimit të gjykatës, procedura e
ndërprerë do të vazhdohet dhe përfundoj pa u marrë parasysh kërkesa lidhur me të cilën pala është
udhëzuar të inicoj procedurën kontestimore ose administrative. Në rast të këtillë pala që ka qenë e
udhëzuar të inicojë procedurën kontestimore ose administrative të drejtën e saj mund ta realizojë në
procedurën për në të cilën ka qenë e udhëzuar.
170.5 Në qoftë se gjykata trashëgimore ka vepruar në pajtim me dispozitën e paragrafit 4 të këtij neni, por
edhe në rast se pasurinë trashëgimore e ka shqyrtuar përkundrejt faktit se është dashur ta udhëzojë
palën, që të inicoj procedurën kontestimore ose atë administrative, atëherë aktvendimi i saj i formës së
prerë nuk përbënë pengesë që për kërkesën e palës më vonë të inicohet procedura kontestimore ose ajo
administrative.
f) Aktvendimi për trashëgimin
Neni 171
171.1 Kur gjykata në procedurën trashëgimore konstaton se cilëve persona u takon e drejta për trashëgim,
do t’i shpall këta persona trashëgimtarë me anë të aktvendimit të vet për trashëgim.
171.2 Aktvendimi për trashëgimin duhet të përmbajë:
a) emrin dhe mbiemrin e të vdekurit dhe emrin e njërit nga prindërit e tij, datën e lindjes dhe shtetësinë e
të vdekurit, e sipas mundësisë numrin personal të qytetarit, kurse për personat e vdekur në martesë edhe
mbiemrin që e kanë pasur para lidhjes së martesës;
b) paluajtshmërinë me të dhënat nga librat publike të nevojshme për regjistrim, si dhe sendet e luajtshme
dhe të drejtat të tjera për të cilat gjykata ka konstatuar se bëjnë pjesë në pasurinë trashëgimore;
c) emrin dhe mbiemrin e trashëgimtarit, vendbanimin e tij, marrëdhënien e trashëgimtarit ndaj
trashëgimlënësit, a e trashëgon trashëgimlënësin në bazë të ligjit apo të testamentit, e po qe se janë më
tepër trashëgimtarë edhe pjesën trashëgimore të secilit, nga ta të shprehur me vijë thyese, e sipas
mundësisë numrin personal unik të trashëgimtarit;
d) a është kushtëzuar, afatizuar, kufizuar apo ngarkuar, dhe në dobi të kujt, e drejta e trashëgimtarit;
32
e) emrin e mbiemrin, vendbanimin e personave të cilëve u ka takuar në pasurinë trashëgimore e drejta e
legatit apo ndonjë e drejtë tjetër nga trashëgimia me shënimin e saktë të kësaj të drejte, dhe sipas
mundësisë numrin personal të tyre.
Neni 172
Në qoftë se në procedurën trashëgimore të gjithë trashëgimtarët dhe legatarët me marrëveshje i
propozojnë gjykatës ndarjen dhe mënyrën e ndarjes, gjykata marrëveshjen e këtillë e inkorporon në
aktvendimin për trashëgimin. Gjykata vepron kështu edhe kur ndarjen e pasurisë trashëgimore e bënë
duke e aprovuar kërkesën e trashëgimtarit që ka jetuar në bashkësi familjare me të vdekurin, që t’i lihen
sendet e caktuara që shërbejnë për nevoja të përditshme apo për ushtrimin e profesionit.
Neni 173
173.1 Aktvendimi për trashëgimin i dërgohet të gjithë trashëgimtarëve dhe legatarëve, si dhe personave
që gjatë zhvillimit të procedurës trashëgimore kanë paraqitur kërkesa për trashëgim.
173.2 Aktvendimi i formës së prerë për trashëgimin i dërgohet organit kompetent për tatime dhe mbajtje të
librave publike.
Neni 174
174.1 Në aktvendimin për trashëgimin gjykata urdhëron që pasi ai të bëhet i formës së prerë duhet të
bëhen regjistrimet e nevojshme në librin publik në pajtim me rregullat për librin e tillë.
174.2 Në aktvendimin për trashëgimin gjykata do të caktojë që pasi të bëhet i formës së prerë ai,
personave të autorizuar t’u dorëzohen sendet e luajtshme që kanë qenë të depozituara në gjykatë apo tek
personi i tretë.
174.3 Po qe se me anë të testamentit trashëgimtarit i është urdhëruar përmbushja apo sigurimi i detyrimit
në dobi të personit që nuk ka zotësi të kujdeset për interesat dhe të drejtat e tij, apo për realizimin e
ndonjë dobie publike, gjykata do t’i caktojë masat e nevojshme të sigurimit.
Neni 175
Kur e drejta e trashëgimtarit është kushtëzuar, afatizuar apo ngarkuar me urdhër, gjykata me propozimin e
personave të autorizuar do të caktojë masa të përkohshme të sigurimit.
Neni 176
176.1 Në qoftë se trashëgimtarët nuk e kontestojnë legatin, gjykata edhe para se të jep aktvendimin për
trashëgimin, me kërkesën e legatarëve, mund të jep aktvendim të veçantë për legatin.
176.2 Në rast të këtillë do të zbatohen në mënyrë të përshtatur dispozitat për regjistrimin në librin publik
dhe për dorëzimin e sendeve të luajtshme që ndodhen për ruajtje tek gjykata apo tek personi i tretë.
Neni 177
Kur përbërja e pasurisë trashëgimore vetëm pjesërisht është jokontestuese, gjykata, pasi të konstatojë
kush janë trashëgimtarët, respektivisht legatarët, do të jep aktvendim të pjesshëm për trashëgimin me të
cilin i cakton trashëgimtarët dhe legatarët dhe pjesën e pasurisë së pakontestueshme që hynë në pasurinë
trashëgimore.
Neni 178
178.1 Konsiderohet se me anë të aktvendimit për trashëgimin që ka marrë formë të prerë është konstatuar
se çka hynë në pasurinë trashëgimore, se kush është trashëgimtar i të vdekurit, sa është e madhe pjesa e
pasurisë që i takon, se a i është kufizuar apo ngarkuar e drejta e trashëgimit dhe në cilën mënyrë, si dhe
se a ekzistojnë dhe cilat të drejta të legatit ekzistojnë. E gjithë kjo vlen edhe për aktvendimin e pjesshëm
për trashëgim në pikëpamje të asaj që është konstatuar me anë të tij.
33
178.2 Ajo që është konstatuar me anë të aktvendimit të formës së prerë për trashëgimin mund të
kontestohet vetëm nga ai që nuk është i lidhur me aktvendimin e këtillë sipas dispozitave të këtij ligji. Ai
mund ta bëjë një gjë të tillë vetëm në procedurë kontestimore të inicuar kundër personave në dobi të të
cilëve shkon konstatimi që kontestohet me anë të padisë.
Neni 179
179.1 Me aktvendimin e formës së prerë nuk janë të lidhur personat që pretendojnë se u takon ndonjë e
drejtë lidhur me atë që është konstatuar se bënë pjesë në pasurinë trashëgimore, po qe se nuk kanë
marrë pjesë si palë në shqyrtimin e pasurisë trashëgimore, dhe nuk kanë qenë të thirrur personalisht dhe
rregullisht për pjesëmarrje në të.
179.2 Me aktvendimin e formës së prerë nuk janë të lidhur personat që pretendojnë se pas vdekjes së
trashëgimlënësit u ka takuar e drejta e trashëgimit në bazë të testamentit apo ligjit, apo se u ka takuar e
drejta e legatit, po qe se nuk kanë marrë pjesë si palë në shqyrtimin e pasurisë trashëgimore, dhe nuk
kanë qenë të ftuar personalisht dhe rregullisht për pjesëmarrje në të.
Neni 180
Me aktvendimin e formës së prerë janë të lidhur personat që si palë kanë marrë pjesë në shqyrtimin e
pasurisë trashëgimore apo që kanë qenë të ftuar për pjesëmarrje në te personalisht dhe rregullisht, por jo
edhe kur kem të bëjmë me:
a) të drejtat të cilat për ta dalin nga testamenti i gjetur pas përfundimit të procedurës trashëgimore;
b) të drejtën konstatimi i të cilës ka qenë i varur nga mënyra e zgjidhjes së ndonjë fakti kontestues në
procedurën kontestimore ose administrative për inicimin e të cilës ka ekzistuar udhëzimi i gjykatës, apo
është dashur të ekzistojë, po qe se kontesti nuk është zgjidhur para se të marrë formë të prerë aktvendimi
për trashëgimin;
c) në qoftë se janë plotësuar kushtet nën të cilat në procedurën kontestimore do të mund të propozohej
përsëritja e procedurës e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë.
Neni 181
181.1 Personi i cili me mirëbesim, me rastin e fitimit të së drejtës së pronësisë mbi ndonjë send apo të
drejtë që i takon trashëgimtarit, ka vepruar duke besuar në vërtetësinë e aktvendimit për trashëgimin që ka
marrë formë të prerë, duke mos ditur se konstatimi i tillë nuk është për personin nga i cili e ka fituar atë,
prapë se prapë është bërë pronar i sendit ose të drejtës së fituar siç do ta fitonte sikur tjetërsuesit me të
vërtetë do t’i takonte e drejta e trashëgimit ashtu siç është thënë në aktvendimin e formës së prerë për
trashëgimin.
181.2 Me këtë rregull nuk preken dispozitat për fitimin me besim në vërtetësinë dhe plotësinë e librit
publik, e as në dispozitat për fitimin e sendeve të luajtshme nga jo pronari.
g) Kërkesat e trashëgimtarëve pas marrjes së formës së prerë të aktvendimit për trashëgimin
Neni 182
182.1 Në qoftë se pasi të jetë bërë i formës së prerë aktvendimi për trashëgimin gjendet pasuria e cila nuk
është përfshirë me këtë aktvendim, gjykata nuk do të shqyrtojë përsëri pasurinë trashëgimore, por këtë
pasuri me një aktvendim të ri do ta pjesëtojë në mbështetje të aktvendimit të mëparshëm për trashëgimin.
Kjo rregull nuk vlen po qe se ndonjëri nga trashëgimtarët ka hequr dorë nga trashëgimi apo pjesën
trashëgimore i a ka dhënë bashkëtrashëgimtarit.
182.2 Në qoftë se më parë nuk është shqyrtuar pasuria trashëgimore, gjykata do ta shqyrtojë atë vetëm
në qoftë se pasuria e gjetur përbëhet nga sendet e paluajtshme apo nga të drejtat që barazohen me
sendet e këtilla.
34
182.3 Në qoftë se pasuria e gjetur përbëhet nga sendet e luajtshme apo nga të drejtat që barazohen me
sendet e tilla, gjykata do ta filloj procedurën për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore vetëm me kërkesën e
personave të interesuar.
Neni 183
183.1 Në qoftë se pasi të jetë bërë i formës së prerë aktvendimi për trashëgimin gjendet testamenti i
trashëgimlënësit, gjykata do ta shpallë atë, dhe procesverbalin për shpalljen dhe kopjen e testamentit do
t’ia dërgoj gjykatës trashëgimore, kurse origjinalin e mbanë për vete.
183.2 Në rastin nga paragrafi 1. i këtij neni gjykata trashëgimore nuk do ta shqyrtojë përsëri pasurinë
trashëgimore, por do t’i njoftojë personat e interesuar për testamentin e shpallur dhe do t’ua tërheqë
vërejtjen se të drejtat e veta në bazë të testamentit mund t’i realizojnë në procedurën kontestimore.
Neni 184
Personi të cilin nuk e lidhë aktvendimi për trashëgimin apo legatin, i cili mendon se i takojnë të drejtat e
trashëgimtarit apo legatarit, mund t’i realizojë të drejtat e tilla vetëm në procedurë kontestimore.
Neni 185
185.1 Pasi të bëhet i formës së prerë aktvendimi për trashëgimin apo për legatin, palët kanë të drejtë që,
brenda afateve dhe për shkaqet nga të cilat mund të kërkohet përsëritja e procedurës kontestimore, me
padi të inicojnë procedurën kontestimore dhe në të t’i realizojnë të drejtat e tyre.
185.2 Në procesin kontestimor nga paragrafi 1. i këtij neni gjykata, për ekzistimin e prezumimeve për
përsëritjen e procedurës, do të vendosë si për çështje paraprake (prejudiciale).
h) Procedura në rastin kur është kompetent organi i shtetit të huaj
Neni 186
186.1 Në qoftë se për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore është kompetent organi i huaj, gjykata në
territorin e të cilës ka vdekur trashëgimlënësi, pasi t’i arrijë aktvdekja, do të publikoj shpallje me të cilën do
t’i thërrasë të gjithë shtetasit e vendit të cilët pretendojnë se janë trashëgimtar, legatar apo kreditor të
trashëgimlënësit, që brenda afatit të caktuar në shpallje, i cili nuk mund të jetë më i shkurtër se 3o ditë e
as më i gjatë se gjashtë muaj, i cili fillon të ecë nga dita e publikimit të shpalljes në “Gazetën Zyrtare të
Kosovës, t’i paraqesin në gjykatë pretendimet e tilla. Me anë të shpalljes njoftohen ata që mund të kenë
pretendime se sendet e luajtshme të trashëgimlënësit do t’i dorëzohen organit kompetent të huaj ose
personit të cilin e autorizon organi i tillë, po qe nuk i paraqesin me kohë kërkesat që i kanë ndaj pasurisë
trashëgimore të të vdekurit.
186.2 Përveç se në “Gazetën Zyrtare të Kosovës” shpallja do të publikohet edhe në tabelën e shpalljeve të
gjykatës, e në rast nevoje edhe në ndonjë mënyrë tjetër të përshtatshme. Një ekzemplar i shpalljes i
dërgohet përfaqësuesit diplomatik apo konsullor të shtetit përkatës në vendin tonë.
186.3 Gjykata nuk do të publikoj shpallje po qe se pasuria trashëgimore e cila ndodhet në vendin tonë
është e vlerës së vogël.
186.4 Në qoftë se gjykata nuk publikon shpallje pasuria trashëgimore e të vdekurit do t’i dorëzohet organit
kompetent të huaj, ose personit të cilin e autorizon organi i tillë, vetëm pasi të kalojnë tre muaj nga dita e
vdekjes së shtetasit të huaj.
Neni 187
187.1 Në qoftë se ndonjë person që e konsideron veten trashëgimtar apo legatar të trashëgimlënësit
paraqet kërkesë në gjykatë, atëherë gjykata do ta mbajë pasurinë trashëgimore, respektivisht një pjesë të
saj, që është e nevojshme për mbulimin e kërkesës së tillë, deri sa mos të bëhet i formës së prerë vendimi
i organit të huaj lidhur me kërkesën e tillë.
35
187.2 Vendimin e formës së prerë të organit të huaj lidhur me kërkesën e pretenduar gjykata e jonë e
ekzekuton mbi pasuria trashëgimore ose pjesën e saj të mbajtur, kurse tepricën eventuale ia dërgon
organit të shtetit të huaj.
Neni 188
Në qoftë se ndonjë kreditor i trashëgimlënësit e paraqet në gjykatë kërkesën e tij që e ka ndaj
trashëgimlënësit, atëherë gjykata do t’i mbajë aq sende të luajtshme nga pasuria trashëgimore sa
mjaftojnë për mbulimin e kërkesës së këtillë. Sendet e këtilla do të mbahen deri sa mos të realizohet apo
sigurohet mjaftësisht kërkesa e kreditorit.
Neni 189
189.1 Në qoftë se për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore të shtetasit të huaj në pikëpamje të pasurisë së
luajtshme të tij është kompetent organi i huaj, gjykata, po qe se të gjithë trashëgimtarët që ndodhen në
Kosovë propozojnë që shqyrtimi i çështjes të bëhet në gjykatën tonë, do t’i thërras trashëgimtarët dhe
legatarët jashtë shtetit tonë që brenda afatit gjashtë mujor, nga dita e dorëzimit të letërthirrjes, të
paraqesin prapësimin e in kompetencës së gjykatës tonë, me kërcënim se shqyrtimin e pasurisë
trashëgimore do ta bëjë gjykata e jonë.
189.2 Trashëgimtarët e njohur të cilëve nuk u dihet vendbanimi do të thirren me anë të shpalljes që do të
publikohet në “Gazetën Zyrtare të Kosovës”, në tabelën e shpalljeve të gjykatës, e në rast nevoje edhe në
ndonjë mënyrë tjetër të përshtatshme. Një ekzemplar i shpalljes i dërgohet përfaqësuesit diplomatik apo
konsullor të shtetit përkatës që ndodhet në shtetin tonë.
189.3 Në qoftë se asnjëri nga trashëgimtarët ose legatarët jashtë shtetit tonë nuk parashtron prapësimin e
inkompetencës së gjykatës tonë, brenda afatit nga paragrafi 1 i këtij neni, gjykata e jonë pas skadimit të
këtij afati do ta bëjë shqyrtimin e pasurisë trashëgimore të shtetasit të huaj.
2) Administrimi dhe shfrytëzimi i sendeve të përbashkëta
Neni 190
Në procedurën e administrimit dhe të shfrytëzimit të sendeve të përbashkëta gjykata e rregullon mënyrën
e administrimit dhe shfrytëzimit të sendeve të përbashkëta të bashkëpronarëve, të bashkëshfrytëzuesve
dhe të bashkëposeduesve të tjerë të të njëjtit send.
Neni 191
191.1 Procedura për administrimin dhe shfrytëzimin e sendit të përbashkët inicohet me propozimin e
personit që mendon se është cenuar në të drejtën e tij për administrimin dhe shfrytëzimin e sendit të
përbashkët.
191.2 Propozimi duhet të përmbajë të dhëna për personat e interesuar dhe për sendin që është objekt
procedimi, si dhe shkaqet për të cilat inicohet procedura.
191.3 Propozimi i paraqitet gjykatës në territorin e së cilës ndodhet sendi, e po qe se ai shtrihet në
territorin e disa gjykatave, propozimi mund t’i paraqitet secilës nga gjykatat e tilla.
Neni 192
192.1 Pasi t’i arrijë propozimi gjykata do të caktojë seancë në të cilën do t’i thërras të gjithë personat e
interesuar, do t’ua vë në dukje mundësinë dhe do t’i ndihmoj që me marrëveshje të rregullojnë mënyrën e
administrimit, respektivisht të shfrytëzimit të sendit të përbashkët.
192.2 Marrëveshjen e personave të interesuar gjykata e konstaton në procesverbal si ujdi gjyqësore, pasi
t’i njoftoj ata për natyrën juridike dhe efektin dhe pasojat juridike të ujdisë gjyqësore.
Neni 193
36
193.1 Në qoftë se personat e interesuar nuk merren vesh, gjykata i merr provat e nevojshme dhe në bazë
të rezultatit të të gjithë procedurës e nxjerrë aktvendimin me të cilin do të rregullojë mënyrën e
administrimit dhe shfrytëzimit të sendit të përbashkët sipas dispozitave përkatëse të së drejtës materiale,
duke pasur kujdes për interesat e tyre të veçanta dhe të përbashkëta.
193.2 Në qoftë se me anë të propozimit kërkohet rregullimi i shfrytëzimit të banesës së përbashkët ose të
lokaleve afariste, gjykata posaçërisht do të rregullojë se cilat hapësira personat e interesuar do t’i
shfrytëzojnë veçanërisht e cilat bashkërisht, dhe si do të paguhen shpenzimet e shfrytëzimit të hapësirave.
Neni 194
194.1 Në qoftë se ndërmjet personave të interesuar është kontestuese e drejta mbi sendin që është objekt
procedimi ose është kontestues vëllimi i së drejtës, gjykata do ta udhëzojë propozuesin që brenda afatit
prej 15 ditësh të inicoj procesin kontestimor në gjykatë apo procesin administrativ në organin shtetëror me
qëllim të vendosjes për të drejtën ose për raportin e kontestuar. Gjatë këtij afati procedura jokontestimore
mbetet e ndërprerë.
194.2 Në qoftë se propozuesi nuk e inicon procedurën në afatin nga paragrafi 1 i këtij neni, konsiderohet
se propozimi është tërhequr.
194.3 Gjykata përkohësisht, derisa të nxjerrët vendimi i organit kompetent, mund t’i rregullojë
marrëdhëniet e personave të interesuar sa i përket administrimit dhe shfrytëzimit të sendit të përbashkët,
kur këtë e kërkojnë rrethanat e rastit konkret, e sidomos me qëllim që të pengohet dëmi, arbitrarizmi ose
padrejtësia e dukshme për ndonjërin nga personat e interesuar.
194.4 Dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni do të zbatohen edhe kur personat e interesuar janë bashkë
posedues të sendit, që nuk kanë prova për bazën e ligjshme të fitimit të posedimit.
Neni 195
Personat e interesuar kanë të drejtë që në procedurë kontestimore t’i realizojnë të drejtat e tyre në lidhje
me sendin për administrimin dhe shfrytëzimin e të cilit është vendosur me aktvendim të formës së prerë të
dhënë në këtë procedurë jokontestimore.
Neni 196
196.1 Dispozitat e këtij ligji mbi administrimin dhe shfrytëzimin e sendeve të përbashkëta zbatohen edhe
për pronarët dhe poseduesit e pjesëve të veçanta të ndërtesave në aspektin e administrimit dhe
shfrytëzimit të pjesëve të përbashkëta të ndërtesës që i shërbejnë ndërtesës si tërësi ose vetëm disa
pjesëve të posaçme të ndërtesës, në ç’rast persona të interesuar konsiderohen vetëm pronarët e pjesëve
të tilla të ndërtesës, po qe se me rregullimin e marrëdhënieve reciproke të tyre nuk preken të drejtat e
pronarëve të pjesëve të tjera të ndërtesës.
196.2 Marrëdhëniet midis pronarëve të pjesëve të veçanta të ndërtesës rregullohen në pajtim me të drejtat
mbi pjesët e posaçme të ndërtesës.
3) Ndarja e sendeve dhe paluajtshmërive në bashkëpronësi
Neni 197
Në këtë procedurë jokontestimore për ndarjen (pjesëtimin) e sendeve dhe paluajtshmërive në
bashkëpronësi gjykata vendosë për ndarjen dhe mënyrën e ndarjes së sendeve të tilla.
Neni 198
198.1 Procedurën e ndarjes së sendit dhe të paluajtshmërisë në bashkëpronësi mund ta inicoj me
propozimin e tij secili nga bashkëpronarët.
198.2 Propozimi i paraqitur në gjykatë duhet t’i përfshij të gjithë bashkëpronarët. Propozimi duhet t’i
përmbajë të dhënat për objektin e ndarjes, për madhësinë e pjesëve si dhe për të drejtat tjera sendore të
secilit bashkëpronarë. Për sendet e paluajtshme duhet cekur të dhënat kadastrale dhe ato nga libri i
37
paluajtshmërive. Propozimit duhet bashkangjitur provat mbi të drejtën e pronësisë, të drejtën e servitutit
dhe të drejtat e tjera sendore, si dhe për posedimin e paluajtshmërisë.
Neni 199
Propozimi për ndarjen e sendeve në bashkëpronësi i paraqitet gjykatës në territorin e të cilës ndodhet
sendi i tillë, e po qe se ai shtrihet në territorin e disa gjykatave, atëherë propozimi mund t’i paraqitet
cilësdo nga gjykatat e tilla.
Neni 200
200.1 Në qoftë se gjykata, duke vepruar sipas propozimit të një bashkëpronari, konstaton se ndërmjet
bashkëpronarëve kontestuese është e drejta mbi sendet që janë objekt ndarjeje ose madhësia e pjesëve
në sendet e përbashkëta, përkatësisht në pasurinë që është e përbashkët, ose kur konstaton se është
kontestuese rrethana se cilat sende, respektivisht cilat të drejta bëjnë pjesë në pasurinë e përbashkët,
atëherë ajo e ndërpretë procedurën dhe e udhëzon propozuesin që brenda afatit prej 15 ditësh me padi ta
inicojë procedurën kontestimore.
200.2 Në qoftë se propozuesi brenda afatit të caktuar nga gjykata nuk e ngritë padinë, do të konsiderohet
se e ka tërhequr propozimin e tij.
Neni 201
Gjykata pasi t’i arrijë propozimi e cakton seancën në të cilën i thërret të gjithë bashkëpronarët dhe
personat që mbi objektin e pjesëtimit kanë ndonjë të drejtë sendore.
Neni 202
Në qoftë se bashkëpronarët ose personat të cilët mbi objektin e pjesëtimit kanë ndonjë të drejtë sendore,
gjatë procedimit të çështjes arrijnë ujdinë lidhur me kushtet dhe mënyrën e pjesëtimit, gjykata ujdinë e
arritur e konstaton në procesverbal si ujdi gjyqësore.
Neni 203
203.1 Në qoftë se personat nga neni 2o2 i këtij ligji nuk arrijnë ujdi lidhur me kushtet dhe mënyrën e
pjesëtimit, gjykata do t’i dëgjojë ata dhe do të marrë prova, e kur ka nevojë do ta caktoj edhe ekspertimin,
dhe në bazë të rezultatit të shqyrtimit të tërësishëm të çështjes, në pajtim me dispozitat përkatëse
materialo-juridike, do të nxjerrë aktvendimin për pjesëtimin e sendeve ose të paluajtshmërive në
bashkëpronësi. Me rastin e dhënies së vendimit gjykata duhet t’i marrë parasysh kërkesat dhe interesat e
justifikueshme të bashkëpronarëve dhe personave të cilët në objektin e pjesëtimit e kanë ndonjë të drejtë
sendore.
203.2 Me rastin e vendosjes se cilit person duhet t’i takojë sendi i caktuar gjykata sidomos duhet të ketë
parasysh nevojat e posaçme të bashkëpronarit konkret që mund të jenë shkak që sendi duhet t’i takojë
këtij bashkëpronari.
203.3 Po qe se pjesëtimi i sendit duhet të bëhet me anë të shitjes së tij, shitja do të lejohet dhe kryhet
sipas dispozitave të Ligjit për Procedurën Përmbarimore.
Neni 204
204.1 Aktvendimi mbi pjesëtimin përmban: objektin, kushtet dhe mënyrën e pjesëtimit të dhënat për pjesët
fizike të sendit dhe për të drejtat të cilat i kanë takuar bashkëpronarëve, si dhe të drejtat dhe detyrimet e
bashkëpronarëve të konstatuara me anë të pjesëtimit.
204.2 Me aktvendimin për pjesëtimin gjykata vendosë edhe për mënyrën e realizimit të servitutit dhe të
drejtave tjera sendore në pjesët e sendit që është pjesëtuar fizikisht ndërmjet bashkëpronarëve.
Neni 205
Në procedurën e rregullimit të megjave ( kufijve të tokave) gjykata e rregullon megjën ndërmjet
paluajtshmërive fqinje kur shenjat e megjave janë asgjësuar, dëmtuar ose lëvizur.
38
Neni 206
206.1 Propozimin për rregullimin e megjave ndërmjet parcelave ngastrave fqinje të tokave ka të drejtë ta
paraqesë në gjykatë secili nga pronarët përkatësisht poseduesit e parcelave të tilla, e kur ligji e parasheh
një gjë të këtillë edhe organi i autorizuar mund të paraqesë propozim të këtillë.
206.2 Propozimi duhet të përmbajë të dhëna për pronarët, përkatësisht poseduesit e ngastrave fqinje, për
ngastrat e tokave ndërmjet të cilave duhet të rregullohet megja, me shenjat e ngastrave të tilla nga librat e
tokave dhe librat kadastrale, shkaqet për të cilat inicohet procedura, si dhe vlerën e sipërfaqes
kontestuese kufitare.
Neni 207
207.1 Pasi të marrë propozimin, gjykata mund të konvokojë seancën në gjykatë në të cilën do t’i thërrasë
pjesëmarrësit me qëllim të tentimit të rregullimit me marrëveshje të megjës.
207.2 Në qoftë se pjesëmarrësit nuk arrijnë marrëveshje, gjykata do të caktojë seancën në vendin e
ngjarjes, në të cilën, përveç pjesëmarrësve do të thërras ekspertin e profesionit të gjeodezisë apo të
profesionit përkatës tjetër, e sipas nevojës edhe dëshmitarët e propozuar.
207.3 Në letërthirrjen për në seancë gjyqësore pjesëmarrësit e procedurës udhëzohen që t’i sjellin të gjitha
dokumentet, skicat dhe provat tjera me rëndësi për rregullimin e megjës.
207.4 Në letërthirrje pjesëmarrësit paralajmërohen për pasojat procedurale të mosardhjes në seancën e
caktuar.
Neni 208
Në qoftë se pjesëmarrësi i procedurës që ka paraqitur propozimin për rregullimin e megjës nuk vjen në
seancë përkundrejt thirrjes së rregullt, seanca e caktuar do të mbahet po qe se një gjë të tillë e propozon
kundërshtari i tij. Po qe se kundërshtari i propozuesit nuk e propozon mbajtjen e seancës në rast të
mungesës së propozuesit, do të konsiderohet se propozimi është tërhequr.
Neni 209
209.1 Në qoftë se ndërmjet pjesëmarrësve të procedurës lind kontesti lidhur me sipërfaqen kufitare vlera e
të cilës nuk e kalon vlerën e kontestit të vlerës së vogël në procedurën kontestimore, gjykata do të caktojë
megjën në mbështetje të së drejtës më të fortë, e nëse kjo nuk është e mundshme, atëherë në mbështetje
të gjendjes së posedimit të fundit të qetë. Në qoftë se kontesti nuk mund të zgjidhet as në këtë mënyrë,
gjykata sipërfaqen kontestuese kufitare do ta pjesëtojë sipas parimit të drejtshmërisë.
209.2 Në qoftë se pjesëmarrësit në procedurë merren vesh më parë, gjykata mund ta rregulloj megjën në
mbështetje të planeve kadastrale në fuqi.
209.3 Gjykata mund ta rregulloj megjën sipas të drejtës më të fortë pa marrë parasysh vlerën e sipërfaqes
kontestuese kufitare, po qe se pjesëmarrësit e procedurës arrijnë marrëveshje paraprakisht për një gjë të
tillë.
Neni 210
Në qoftë se ndërmjet pjesëmarrësve në procedurë ekziston kontesti për sipërfaqen kufitare vlera e të cilës
e kalon vlerën e kontestit të vlerës së vogël në procedurën kontestimore, e nuk arrijnë marrëveshjen në
kuptimin e paragrafit 3. të nenit 209. të këtij ligji, gjykata do ta udhëzojë inicuesin e procedurës që me padi
të inicojë procedurën kontestimore me qëllim të zgjidhjes së kontestit. Në këtë rast procedura
jokontestimore përfundon pa vendim meritor.
Neni 211
211.1 Në seancën për rregullimin e megjës gjykata në vendin e ngjarjes do të caktoj megjën ndërmjet
parcelave të tokës së pjesëmarrësve dhe do ta shënojë me shenja kufiri të dukshme dhe të qëndrueshme.
39
211.2 Veprimet e kryera në seancën për rregullimin e megjës përpilohet procesverbali në të cilin sidomos
shënohet:
a) përshkrimi i gjendjes së gjetur;
b) përmbajtja e deklaratave të pjesëmarrësve në procedurë;
c) deklaratave të ekspertit dhe dëshmitarëve.
211.3 Procesverbalit i bashkëngjiten: skica e gjendjes së gjetur dhe skica e gjendjes së krijuar me
rregullimin e megjës.
Neni 212
Në dispozitivin e aktvendimin për rregullimin e megjës gjykata përshkruan megjën ndërmjet parcelave të
tokës së pjesëmarrësve, duke u mbështetur në skicën e gjendjes së krijuar e cila konsiderohet pjesë e
aktvendimit.
Neni 213
Gjykata nuk do ta rregulloj megjën në tokat ndërtimore në të cilat nuk ekziston e drejta e pronësisë, përveç
rastit kur nuk është bërë parcelimi i tokës sipas dispozitave të ligjit me të cilin është rregulluar rregullimi
hapësinor.
Neni 214
Ujdia për rregullimin e megjës që është arritur në seancë, mund të goditet me anë të padisë vetëm nëse
është lidhur në lajthim ose nën ndikimin e dhunës ose të mashtrimit të cilitdo nga pjesëmarrësit në
procedurë.
4) Caktimi i kompensimit për paluajtshmërinë e eksproprijuar
Neni 215
Në procedurën e caktimit të kompensimit për paluajtshmërinë e eksproprijuar gjykata e cakton lartësinë e
shpërblimit për paluajtshmërinë e eksproprijuar kur shfrytëzuesi i eksproprijimit dhe pronari i mëparshëm
para organit kompetent të administratës nuk kanë arritur marrëveshje për kompensimin për
paluajtshmërinë e eksproprijuar.
Neni 216
216.1 Në qoftë se pjesëmarrësit në procedurën e eksproprijimit nuk arrijnë marrëveshje për kompensimin
e paluajtshmërisë së eksproprijuar brenda afatit prej dy muajsh nga dita në të cilën ka marrë formë të
prerë aktvendimi për eksproprijimin organi kompetent administrativ ia dërgon aktvendimin për
eksproprijimin që ka marrë formë të prerë, bashkë me të gjitha shkresat dhe provat për pagimin e shumës
së ofruar të kompensimit pronarit ose për depozitimin e saj në gjykatë në territorin e të cilës ndodhet
paluajtshmëria e eksproprijuar, me qëllim të caktimit të kompensimit.
216.2 Organi nga paragrafi 1 i këtij neni mundet edhe para skadimit të afatit dy mujor të dërgojë
aktvendimin për eksproprijimin bashkë me shkresat gjykatës kompetente, nëse nga deklarata e ish
pronarit konstaton se nuk mund të arrihet marrëveshja për kompensimin.
216.3 Në qoftë se organi kompetent nuk vepron sipas dispozitave të paragrafit 1 të këtij neni, ish pronari
ka të drejtë që t’i paraqitet gjykatës kompetente drejtpërdrejtë me kërkesë që ti caktohet kompensimi për
paluajtshmërinë e eksproprijuar.
Neni 217
217.1 Procedurën për caktimin e kompensimit për paluajtshmërinë e eksproprijuar gjykata kompetente e
fillon dhe zhvillon sipas detyrës zyrtare po qe se i dërgohet lënda nga organi kompetent që e ka kryer
40
eksproprijimin. Në të kundërtën pa iniciativën e ish pronarit të paluajtshmërisë së eksproprijuar nuk fillon
procedura e caktimit të kompensimit.
217.2 Procedura nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të përfundohet sa më parë, e më së voni brenda afatit
prej 60 ditësh nga dita e fillimit të saj në gjykatë.
Neni 218
218.1 Gjykata do të caktojë seancë gjyqësore në të cilën do t’u jepet mundësia pjesëmarrësve të saj që të
deklarohen për formën dhe vëllimin, përkatësisht lartësinë e kompensimit, si dhe për provat për vlerën e
paluajtshmërisë së eksproprijuar, të cilat do të merren sipas detyrës zyrtare.
218.2 Në seancën gjyqësore gjykata do të shfrytëzojë edhe provat tjera të propozuara nga pjesëmarrësit e
procedurës, nëse konstaton se ato janë të rëndësishme për caktimin e kompensimit, e në rast nevojës
mund të caktohet edhe marrja e provës me anë të ekspertizës.
Neni 219
219.1 Në qoftë se pjesëmarrësit e procedurës lidhin marrëveshje që kompensimi për ndërtesën apo
banesën e eksproprijuar të caktohet në formë të dhënies së ndërtesës ose banesës tjetër, atëherë me anë
të saj duhet të caktohet edhe afati për përmbushjen e detyrimeve reciproke.
219.2. Në qoftë se afatin për përmbushjen e detyrimeve reciproke nuk e caktojnë vet pjesëmarrësit e
marrëveshjes, atëherë gjykata me aktvendimin për caktimin e kompensimit do ta caktojë afatin për
shpërngulje nga ndërtesa e eksproprijuar, përkatësisht nga banesa si pjesë e veçantë e ndërtesës, ashtu
siç është paraparë në ligjin për eksproprijimin e paluajtshmërive.
219.3. Dispozitat nga paragrafi 1 i këtij neni në mënyrë të përshtatur zbatohen edhe për bujkun, kur me
anë të marrëveshjes me shfrytëzuesin e eksproprijimit apo në bazë të kërkesës së tij, kompensimi për
tokën bujqësore të eksproprijuar i është caktuar me dhënie në pronësi të paluajtshmërisë tjetër.
Neni 220
220.1 Pasi t’i konstatojë faktet thelbësore gjykata e jep aktvendimin me të cilin e cakton formën dhe
vëllimin, përkatësisht lartësinë e kompensimit për paluajtshmërinë e eksproprijuar.
220.2 Në qoftë se pjesëmarrësit e procedurës lidhin marrëveshje për formën dhe vëllimin, përkatësisht
lartësinë e kompensimit, gjykata aktvendimin e saj e mbështet në marrëveshjen e tyre, po qe se konstaton
se marrëveshja nuk është në kundërshtim me dispozitat me të cilat janë rregulluar marrëdhëniet
pronësore mbi sendet e paluajtshme.
Neni 221
Dispozitat për procedurën e caktimit të kompensimit për paluajtshmërinë e eksproprijuar në mënyrë të
përshtatur zbatohen edhe në rastet tjera kur pronarit të mëparshëm sipas ligjit i njihet e drejta e
kompensimit për sendin e paluajtshëm në të cilin e ka humbur të drejtën e pronësisë ose ndonjë të drejtë
tjetër sendore.
Neni 222
Shpenzimet e procedurës për caktimin e kompensimit për paluajtshmërinë e eksproprijuar i bartë
shfrytëzuesi i eksproprijimit, përveç shpenzimeve të shkaktuara me veprime të pajustifikueshme të pronarit
të mëparshëm të paluajtshmërisë.
KREU V
IV. Rregullimi i çështjeve të tjera jokontestimore
1) Përpilimi dhe vërtetimi i përmbajtjes së dokumenteve
41
Neni 223
223.1 Në procedurën për përpilimin ose vërtetimin e përmbajtjes së dokumentit, gjykata përpilon dhe
vërteton dokumentin kur për krijimin e një të drejte apo të veprimit juridik të vlefshëm është i nevojshëm
ekzistimi i dokumentit publik.
223.2 Në pajtim me dispozitën e paragrafit të 1 të këtij neni përpilohet edhe testamenti gjyqësor.
Neni 224
224.1 Për përpilimin ose vërtetimin e dokumentit për kompetencë territoriale është secila nga gjykatat me
kompetencë lëndore.
224.2 Në rastet e parapara me ligj dokumentin e përpilon ose vërteton gjykatësi.
Neni 225
Dokumenti përpilohet në gjykatë, kurse jashtë gjykatës kur pjesëmarrësi i procedurës nuk është në gjendje
të vijë në gjykatë ose kur për këtë ekzistojnë shkaqe të justifikueshme.
Neni 226
Para se të fillojë përpilimin e dokumentit, gjykatësi konstaton identitetin e propozuesit. Kur gjykatësi nuk
njeh propozuesin personalisht, identitetin e tij e konstaton me anë të dokumentit publik me fotografi ose
me anë të deklaratës së një dëshmitari, identitetin e të cilit e konstaton me anë të dokumentit publik me
fotografi.
Neni 227
Në qoftë se propozuesi nuk dinë shkrim-lexim, ose kur ai është shurdh-memec apo i verbër, ose kur nuk e
dinë gjuhën zyrtare të gjykatës, përpilimi i dokumentit bëhet në praninë e dy dëshmitarëve të moshës
madhore të cilët i njehë gjykatësi personalisht ose identitetin e të cilëve e konstaton me anë të
dokumenteve publike me fotografi.
Neni 228
228.1 Në qoftë se propozuesi nuk di gjuhën në të cilën përpilohet dokumenti, gjykatësi do ta përpilojë
dokumentin me pjesëmarrjen e interpretit gjyqësor.
228.2 Po qe se propozuesi është shurdh-memec, gjykatësi do ta përpilojë dokumentin me pjesëmarrjen e
interpretit i cili me propozuesin mund të merret vesh.
Neni 229
Dëshmitarë me rastin e përpilimit të dokumentit mund të jenë personat që dinë shkrim-lexim dhe që e
njohin gjuhën zyrtare të gjykatës dhe gjuhën e propozuesit, e kur propozuesi është shurdh-memec
dëshmitarët duhet të dinë të merren vesh me të.
Neni 230
Kur konstaton se ekzistojnë kushtet nga neni 229 i këtij ligji, gjykatësi gjithashtu duhet të konstatoj se a
ekzistojnë vullneti i lirë për lidhjen e veprimit juridik. Gjykatësi ka për detyrë që pjesëmarrësve në
procedurë t’ua sqaroj kuptimin e veprimit juridik, t’i njoftojë me pasojat e veprimit të tillë si dhe të
ekzaminoj se a është i lejueshëm ai, respektivisht se nuk është në kundërshtim me dispozitat e
detyrueshme.
Neni 231
42
231.1 Po qe se gjykatësi konstaton se nuk janë plotësuar kushtet nga neni 230 i këtij ligji, atëherë ai me
aktvendim do të refuzojë përpilimin e dokumentit.
Neni 232
232.1 Për përpilimin e dokumentit mbahet procesverbali në të cilin tregohet edhe mënyra në të cilën është
konstatuar identiteti i pjesëmarrësit, dëshmitarit dhe interpreti që kanë qenë të pranishëm me rastin e
përpilimit të dokumentit.
232.2 Procesverbalin e nënshkruajnë pjesëmarrësit dhe dëshmitarët. Procesverbalit i bashkëngjitet një
ekzemplar i dokumentit të përpiluar dhe nënshkruar.
Neni 233
233.1 Kur duhet përpiluar testamenti gjyqësor, atëherë me rastin e përpilimit të tij nuk mund të jenë
dëshmitar:
a) pasardhësit e testament lënësit;
b) të adoptuarit e tij dhe pasardhësit e tyre;
c) paraardhësit e tij, duke i përfshire gjyshin dhe gjyshen e tij dhe pasardhësit e tyre të shkallës së parë;
d) kushërinjtë e tyre në vijë të tërthortë deri në shkallë të tretë;
e) bashkëshortët e të gjithë këtyre personave;
f) bashkëshorti i testament lënësit.
233.2 Dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni në mënyrë të përshtatshme zbatohen edhe lidhur me interpretin
gjyqësor.
Neni 234
234.1 Kur e dëgjon testament lënësin, gjykatësi deklaratën e tij do të shënojë besnikërisht në
procesverbal, mundësisht me fjalët e testament lënësit, duke pasur kujdes me atë rast që vullneti i
testament lënësit të shprehet në mënyrë të qartë.
234.2 Në procesverbal do të shënohen edhe të gjitha rrethanat që do të mund të ishin me rëndësi për
vlefshmërinë e testamentit. Kur kjo është e nevojshme, gjykatësi testament lënësit do t’ia shpjegojë
dispozitat ligjore që e kufizojnë disponimin me pasurinë e tij me anë të testamentit.
Neni 235
Pasi ta lexojë vetë testament lënësi procesverbalin mbi testamentin gjyqësor dhe të deklarojë se vullneti i
tij i fundit është shënuar në mënyrë plotësisht besnike, gjykatësi këtë do ta vërtetojë në vetë testamentin.
Neni 236
236.1 Në qoftë se testamenti është përpiluar në praninë e dy dëshmitarëve për shkak se testament lënësi
nuk di të lexojë, gjykatësi do t’ia lexojë testamentin, e mandej testament lënësi, pasi të deklarojë se ky
është testamenti i tij, në praninë e dëshmitarëve do ta nënshkruajë ose do ta ve në te shenjën e gishtit
tregues.
236.2 Në qoftë se testament lënësi nuk di gjuhën që është në përdorim zyrtar në gjykatë ose është
memec ose është i shurdhër, gjykatësi me anë të interpretit gjyqësor do të lexojë testamentin, kurse
testament lënësi nëpërmjet interpretit do të deklarojë se testamenti është i tij.
236.3 Dëshmitarët duhet të nënshkruhen në vetë testamentin, e gjykatësi në vetë testamentin do të
konstatojë se janë kryer të gjitha veprimet e përmendura në këtë nen.
43
Neni 237
237.1 Në qoftë se procesverbali për përpilimin e testamentit përbëhet prej disa fletëve këto do të
përshkohen me pe dhe të dy skajet e perit do të vulosen me vulën e gjykatës.
237.2 Secilën fletë të procesverbalit testament lënësi do ta nënshkruajë veç e veç, përkatësisht në to do të
vej gjurmën e gishtit tregues. Në fund të procesverbalit do të tregohet se prej sa fletësh përbëhet
testamenti.
Neni 238
Po qe se testamenti është përpiluar në gjykatën në territorin e së cilës testament lënësi nuk e ka
vendbanimin, gjykata ka për detyrë ta njoftojë menjëherë për këtë gjykatën në territorin e së cilës ai e ka
vendbanimin.
Neni 239
239.1 Në qoftë se testament lënësi e revokon testamentin e vet, atëherë lidhur me revokimin e testamentit
në mënyrë të përshtatshme do të zbatohen dispozitat mbi përpilimin e testamentit.
239.2 Revokimi i testamentit do të shënohet në vetë testamentin që ruhet në gjykatë.
Neni 240
240.1 Gjykata e bënë vërtetimin e përmbajtjes së dokumentit kur një gjë e tillë është paraparë me ligj.
240.2 Vërtetimi i përmbajtjes së dokumentit bëhet në vetë dokumentin me nënshkrimin e gjykatësit dhe
me vënien e vulës së gjykatës në dokument.
240.3 Pasi të bëhet vërtetimi i përmbajtjes së dokumentit, gjykata ia dorëzon pjesëmarrësit ekzemplarin
origjinal të dokumentit të vërtetuar.
2) Ruajtja e dokumenteve
Neni 241
Gjykata e ka për detyrë të pranojë për ruajtje dokumentin e caktuar kur kjo është e paraparë shprehimisht
me ligj për llojin e caktuar të dokumenteve ose kur një gjë e tillë është e nevojshme për sigurimin e të
drejtave pasurore të caktuara apo për të drejtat e natyrës tjetër.
Neni 242
Dokumenti mund t’i dorëzohet për ruajtje çdo gjykate të kompetencës lëndore, me kusht që identiteti i
dorëzuesit të konstatohet sipas dispozitave të nenit 226 të këtij ligji.
Neni 243
243.1 Për pranimin e dokumentit për ruajtje gjykata përpilon procesverbal në të cilin shënohet si është
konstatuar identiteti i dorëzuesit të dokumentit për ruajtje, lloji dhe titulli i dokumentit të pranuar për ruajtje.
243.2 Dokumenti i pranuar për ruajtje futet në një mbështjellës të veçantë, vuloset dhe ruhet i ndarë nga
shkresat e tjera.
Neni 244
244.1 Kur gjykatës i dorëzohet për ruajtje testamenti që nuk është përpiluar në gjykatë testament lënësi ia
dorëzon personalisht gjykatës në zarf të hapur ose të mbyllur.
244.2 Kur për ruajtje dorëzohet testamenti i hapur, gjykata do t’ia lexojë testament lënësit dhe do t’ia
tregojë të metat eventuale për të cilat testamenti nuk do të ishte i vlefshëm.
Neni 245
44
245.1 Në qoftë se dëshmitarët e testamentit gojor i kanë paraqitur gjykatës një shkresë që e përmban
vullnetin e testament lënësit, gjykata pranimin e shkresës së këtillë do ta konstatojë në procesverbal, do ta
futë ate në një zarf të veçantë dhe do ta vulosë.
245.2 Në mënyrën e paraparë në nenin 243 të këtij ligji gjykata do të veprojë edhe kur dëshmitarët e
testamentit gojor vijnë në gjykatë që gojarisht ta përsërisin deklaratën e testament lënësit.
245.3 Me rastin e marrjes së deklaratave të dëshmitarëve gjykata do të orvatet të konstatojë vullnetin e
shprehur të testament lënësit dhe rrethanat nga të cilat varet vlefshmëria e testamentit gojor.
Neni 246
Pasi ta pranojë dokumentin për ruajtje, dorëzuesit të tij gjykata i lëshon vërtetim në të cilin shënohet se për
cilin dokument është fjala.
Neni 247
Në qoftë se dokumenti për testamentin, përveç testamentit gjyqësor, i dorëzohet për ruajtje gjykatës në
territorin e së cilës testament lënësi nuk ka vendbanimin e vet, gjykata ka për detyrë që ta njoftojë
menjëherë për këtë gjykatën në territorin e së cilës testament lënësi e ka vendbanimin.
Neni 248
248.1 Dokumenti që ndodhet për ruajtje te gjykata, do t’i kthehet dorëzuesit të dokumentit me kërkesën e
tij, ose përfaqësuesit të tij me prokurë të vërtetuar. Nga prokura e përfaqësuesit duhet të shihet se është
fjala për autorizimin për tërheqjen e dokumentit të lënë për ruajtje në gjykatë.
248.2 Për kthimin e dokumentit do të përpilohet procesverbali në të cilin do të shënohet mënyra në të cilën
është konstatuar identiteti i personit të cilit i kthehet dokumenti. Në qoftë se dokumenti i kthehet
përfaqësuesit me prokurë, prokura i bashkëngjitet procesverbalit dhe ruhet në dosjen e lëndës.
3) Anulimi( amortizimi) i dokumentit
Neni 249
249.1 Në procedurën për anulimin e dokumentit të vendit mbi të cilin drejtpërdrejtë mbështetet ndonjë e
drejtë materiale dhe posedimi i të cilit është i nevojshëm për realizimin e të drejtës së tillë, do të shpallet
se dokumenti e ka humbur vlefshmërinë e vet po qe se është vjedhur, djegur apo në cilëndo mënyrë tjetër
është humbur ose asgjësuar, përveçse kur me ligj ndalohet anulimi i dokumentit të këtillë.
249.2 Nën kushtet nga paragrafi 1 i këtij neni mund të anulohet edhe dokumenti mbi të cilën mbështetet
ndonjë e drejtë jo materiale, kur nuk ekzistojnë të dhëna në bazë të të cilave organi kompetent mund të
lëshojë duplikatin e dokumentit të këtillë.
Neni 250
250.1 Për propozimin për anulimin e dokumentit të lëshuar nga organi administrativ, ose nga personi
juridik,vendosë gjykata në territorin e së cilës ndodhet selia e lëshuesit të dokumentit.
250.2 Për propozimin për anulimin e dokumentit, kur në dokumentin është cekur vendi i përmbushjes së
detyrimit, vendosë gjykata në territorin e së cilës ndodhet vendi i përmbushjes së detyrimit.
250.3 Në qoftë se për propozimet nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni nuk mund të caktohet gjykata
kompetente, atëherë për propozimin për anulimin e dokumentit vendosë gjykata në territorin e së cilës
ndodhet selia, vendbanimi apo vendqëndrimi i propozuesit.
Neni 251
45
251.1 Propozimin për anulimin e dokumentit mund ta paraqesë secili person që në bazë të dokumentit të
këtillë është i autorizuar të realizojë ndonjë të drejtë ose ka interes juridik që dokumenti i zhdukur të
anulohet.
251.2 Propozimi për anulimin e dokumentit duhet të përmbajë:
a) llojin e dokumentit;
b) emrin dhe selinë ose emrin dhe mbiemrin dhe vendbanimin e dhënësit të dokumentit;
c) shumën e detyrimit;
d) vendin dhe datën e lëshimit së dokumentit;
e) vendin e përmbushjes së detyrimit;
f) a është dhënë dokumenti në emër apo sipas prurësit, apo sipas urdhrit;
g) faktet nga të cilat del se propozuesi është i autorizuar për paraqitjen e propozimit;
h) si dhe të dhënat nga të cilat del besueshmëria se dokumenti është zhdukur ose asgjësuar.
251.3 Propozimit për anulimin e dokumentit i bashkëngjitet, nëse ekziston, kopja e dokumentit.
251.4 Një propozim të vetëm mund të kërkohet anulimi i disa dokumenteve me kusht që e njëjta gjykatë të
jetë e kompetencës territoriale.
Neni 252
252.1 Në qoftë se me rastin e shqyrtimit paraprak të propozimit nga neni 251 të këtij ligji, gjykata
konstaton se nuk janë plotësuar prezumimet për inicimin e procedurës, propozimi do të hedhet poshtë me
anë të aktvendimit.
252.2 Po qe se nuk e hedhë poshtë propozimin, gjykata do ta urdhërojë dhënësin e dokumentit dhe
kreditorin që brenda afatit të caktuar të deklarohen se a ka qenë i lëshuar dokumenti anulimin e të cilit e ka
kërkuar propozuesi dhe se a ekzistojnë dhe cilat pengesa ekzistojnë për zhvillimin e procedurës së
mëtejmë.
Neni 253
253.1 Pas arrijtjes së deklaratave të personave nga paragrafi 2 i nenit 251 të këtij ligji, gjykata me anë të
shpalljes e publikon fillimin e procedurës për anulimin e dokumentit.
253.2 Shpallja përmban sidomos:
a) elementet thelbësore të dokumentit të nevojshme për identifikimin e tij;
b) afatin brenda të cilit mund të paraqiten njoftimet ose prapësimet kundër propozimit;
c) thirrjen që dokumenti t’i tregohet gjykatës ose të njoftohet gjykata për personin dhe vendbanimin e
personit që mbanë dokumentin;
d) paralajmërimin se dokumenti do të anulohet me gjyq po qe se brenda afatit të shpalljes nuk i paraqitet
gjykatës bashkë me dokumentin në fjalë, ose nuk bënë prapësim kundër propozimit për anulimin e
dokumentit,
e) paralajmërimin se debitori në bazë të këtij dokumenti nuk mund të përmbushë në mënyrë të vlefshme
detyrimin e vet, as të përtërijë ose të zëvendësojë dokumentin, as të lëshojë kuponë ose lata të reja,
f) si dhe njoftimin se poseduesi nuk mund t’i kalojë të drejtat nga ky dokument.
Neni 254
46
254.1 Shpallja nga neni 253 i këtij neni do t’u dërgohet të gjithë personave të interesuar dhe do të
afishohet në tabelën e gjykatës dhe njëherë do të publikohet, me shpenzime të propozuesit, në “Gazetën
Zyrtare të Kosovës” ose në ndonjë mënyrë tjetër të përshtatshme.
254.2 Afati i shpalljes fillon nga dita e publikimit të shpalljes. Në qoftë se shpallja është publikuar në të dy
mënyrat nga paragrafi 1 i këtij neni, atëherë afati i shpalljes fillon nga dita e publikimit të saj në gazetën në
të cilën është publikuar më vonë.
Neni 255
255.1 Debitori nuk guxon të përmbush detyrimin nga dokumenti anulimi i të cilit është propozuar, as të
ndryshojë, ta përtërijë ose ta kaloj në personin tjetër, as të lëshojë për të kuponë ose lata të reja nga
momenti kur i është dorëzuar shpallja, ose kur në çfarëdo mënyre ka marrë dijeni për fillimin e procedurës
për anulimin e dokumentit.
255.2 Ndalimi nga paragrafi 1 i këtij neni zgjat derisa të bëhet i formës së prerë aktvendimi për anulimin e
dokumentit ose për përfundimin e procedurës. Debitori mund të lirohet nga detyrimi vetëm po qe se
shumën e borxhit e paguan në depozitën e gjykatës.
Neni 256
256.1 Debitori ka tagër që ta mbajë dokumentin anulimi i të cilit kërkohet, po qe se i paraqitet me qëllim të
përmbushjes së detyrimit, ose në qoftë se ai i ka rënë në dorë në ndonjë mënyrë tjetër.
256.2 Debitori ka për detyrë që dokumentin që i ka rënë në dorë menjëherë t’ia dorëzojë gjykatës tek e
cila është duke u zhvilluar procedura për anulim, duke treguar emrin dhe adresën e personit që ia ka
dorëzuar dokumentin.
Neni 257
Gjykata do ta ndalë procedurën për anulimin e dokumentit po qe se propozuesi e tërheqë propozimin ose
po qe se propozuesi brenda afatit të caktuar nga gjykata nuk e deponon në depozitën gjyqësore shumën e
nevojshme për publikimin e shpalljes ose nëse personi i tretë ia dorëzon gjykatës dokumentin apo provën
nga e cila shihet se ekziston dokumenti anulimin e të cilit e ka kërkuar propozuesi.
Neni 258
Para dhënies së aktvendimit gjykata ka për detyrë të njoftojë propozuesin për secilin lajmërim të personit
të tretë dhe se me kohë është bërë lajmërimi i tillë.
Neni 259
Kur gjykata konstaton se janë plotësuar kushtet për zhvillimin e mëtejmë të procedurës, atëherë ajo, pas
skadimit të afatit të shpalljes, e cakton seancën dhe e thërret propozuesin, dhënësin e dokumentit,
debitorin nga dokumenti dhe të gjithë personat që i janë paraqitur gjykatës apo kanë bërë prapësime
kundër propozimit për anulimin e dokumentit.
Neni 260
260.1 Pas seancës së mbajtur, e në bazë të rezultatit të shqyrtimit të çështjes gjykata e jep aktvendimin
me të cilin e pranon propozimin dhe e anulon dokumentin ose e refuzon propozimin si të pathemeltë.
260.2 Aktvendimi për anulimin e dokumentit përmban të dhënat për lëshuesin (dhënësin) e dokumentit
dhe propozuesin, si dhe elementet qenësore të dokumentit, duke treguar shumën e detyrimit po qe se ka
të bëjë me përmbushjen e detyrimit në të holla.
260.3 Aktvendimi u dërgohet të gjithë personave të interesuar.
47
Neni 261
261.1 Kundër aktvendimit me të cilin propozimi për anulimin e dokumentit hedhet poshtë ose refuzohet
apo me të cilin ndalet procedimi, ankesën mund ta paraqesë vetëm propozuesi.
261.2 Kundër aktvendimit për anulimin e dokumentit ankesën mund ta paraqes lëshuesi i dokumentit dhe
debitori nga dokumenti i tillë, si dhe personi i autorizuar në bazë të dokumentit, po qe se nuk është
propozues.
Neni 262
262.1 Aktvendimi i formës së prerë, me të cilin anulohet dokumenti,e zëvendëson dokumentin e anuluar,
derisa mos të lëshohet dokumenti i ri.
262.2 Në bazë të aktvendimit të formës së prerë për anulimin e dokumentit, propozuesi mund t’i realizojë
nga debitori të gjitha të drejtat që dalin nga dokumenti i tillë, ose që i takojnë në bazë të tij, e mund të
kërkojë që me shpenzimet e tij t’i lëshohet dokumenti i ri duke ia dorëzuar aktvendimin për anulimin
lëshuesit të tij.
4) Depozita gjyqësore
Neni 263
263.1 Në depozitën gjyqësore mund të dorëzohen të hollat, letrat me vlerë dhe dokumentet tjera që mund
të shndërrohen në të holla, metalet e çmueshme, sendet me vlerë të madhe dhe sendet tjera të krijuara
nga metali i çmueshëm, kur kjo është parashikuar me ligj ose me dispozita tjera juridike.
263.2 Gjykata ka për detyrë të pranojë në depozitë edhe sende të tjera kur është caktuar me ligj se
debitori sendin që e ka borxh mund ta depozitojë të gjykata për kreditorin.
Neni 264
Sendet nga neni 263 i këtij ligji mund t’i dorëzohen secilës gjykatë të kompetencës lëndore. Sendet e tilla i
dorëzohen gjykatës në vendin e përmbushjes së detyrimit përveç nëse arsyet e ekonomizimit ose natyra e
veprimit juridik kërkon që të depozitohen në gjykatën e vendit ku ndodhet sendi, e mund të dorëzohen
edhe në gjykatën tjetër kur kjo është caktuar me ligj.
Neni 265
265.1 Propozimi për dorëzimin e sendit përmban përshkrimin e sendit, vlerën e tij, shkaqet për të cilat
dorëzohet sendi, emrin dhe mbiemrin e personit në dobi të të cilit dorëzohet ai, si dhe kushtet nën të cilat
dorëzohet sendi.
265.2 Me anë të propozimit mund të propozohen edhe mjetet provuese përkatëse.
Neni 266
Gjykata do ta refuzojë me aktvendim propozimin po qe se vlerëson se nuk janë përmbushur kushtet për
pranimin e sendit në depozitë ose po qe se propozuesi brenda afatit prej 15 ditësh nuk i parapaguan
shpenzimet e ruajtjes së sendit.
Neni 267
Po qe se gjykata nuk e refuzon propozimin, ajo jep aktvendim për pranimin e sendit ose të të hollave në
depozitën gjyqësore, dhe e cakton mënyrën e ruajtjes së tij.
48
Neni 268
Në qoftë se depozitimi është bërë në dobi të një personi të caktuar, gjykata do ta thërrasë këtë person që
brenda afatit prej 15 ditësh ta marrë sendin nga depozita, po qe se i plotëson kushtet e caktuara për
marrjen e tij.
Neni 269
269.1 Në qoftë se objekt depozite janë të hollat ose valuta e huaj, gjykata e ka për detyrë që brenda afatit
prej tri ditësh nga dita e pranimit të të hollave, përkatësisht të valutës së huaj, t’i depozitojë në një llogari të
veçantë në bankën për qarkullimin e pagesave ose në bankën tjetër të autorizuar, po qe se me dispozita
të posaçme nuk është caktuar ndryshe.
269.2 Metalet fisnike, sendet e punuara nga metalet fisnike dhe gjërat e tjera të çmueshme, si dhe letrat
me vlerë, gjykata brenda afatit prej tri ditësh do t’ia dorëzojë bankës së autorizuar, po qe se me dispozita
të posaçme nuk është caktuar ndryshe.
Neni 270
270.1 Sendet tjera që nuk mund të ruhen në depozitën e gjykatës, gjykata me propozimin e palës do të
caktojë që të ruhen në depon publike ose te ndonjë person tjetër që merret me ruajtjen e sendeve.
270.2 Para se t’ia dorëzojë sendet e depozituara për ruajtje depos publike apo personit tjetër gjykata do të
bëjë inventarizimin dhe vlerësimin e sendeve dhe për këtë do të përpilojë procesverbalin.
Neni 271
Para se të marrë aktvendimin për pranimin në depozitë të sendeve gjykata do të urdhërojë palën që ta
paguaj një shumë të hollash për mbulimin e shpenzimeve për ruajtjen dhe administrimin me sendet e
depozituara.
Neni 272
272.1 Në qoftë se personi në dobi të të cilit është depozituar sendi deklaron se nuk e pranon atë, gjykata
për këtë do ta njoftojë palën që e ka depozituar sendin dhe do të kërkojë prej tij, që brenda afatit të
caktuar, të deklarohet lidhur me rrethanën e krijuar.
272.2 Në qoftë se personi në dobi të të cilit është pranuar sendi në depozitën gjyqësore nuk e merr atë në
afatin prej 15 ditësh, gjykata me aktvendim do të thërrasë depozituesin që ta marrë sendin e depozituar.
272.3 Sendet e pranuara në depozitën gjyqësore i jepen personit të autorizuar në bazë të aktvendimit të
gjykatës që e ka bërë pranimin e tyre në depozitën gjyqësore.
Neni 273
Në rastet në të cilat në depozitën gjyqësore dorëzohen sendet për të cilat depozituesi nuk di se cilit person
duhet t’i dorëzohen, apo nëse nuk di se cilat nga më shumë sende të depozituara duhet dorëzuar personit
të autorizuar, gjykata do të caktojë seancën në të cilën do t’i thërrasë depozituesin dhe të gjithë personat e
interesuar me qëllim të marrëveshjes se cilit person i takon sendi i depozituar.
Neni 274
274.1 Në qoftë se personat e interesuar të ftuar nga gjykata rregullisht nuk vijnë në seancën gjyqësore,
apo në qoftë se vijnë në seancë por nuk mund të merren vesh se cilit nga ta do t’i takojë sendi i
depozituar, gjykata me aktvendim do t’i udhëzoj që në procedurë kontestimore të realizojnë të drejtën për
marrjen e sendit të depozituar.
274.2 Në aktvendimin për udhëzim në procedurën kontestimore gjykata e cakton afatin për ngritjen e
padisë. Për këtë gjykata e çështjes jokontestimore do ta njoftojë palën që e ka depozituar sendin e
caktuar.
49
274.3 Në qoftë se inicohet procedura kontestimore, atëherë gjykata e çështjes jokontestimore e ndërpretë
procedurën jokontestimore dhe pret që të jepet aktgjykimi i formës së prerë.
274.4 Po qe se nuk iniciohet procedura kontestimore brenda afatit të caktuar gjykata me aktvendim do ta
ftojë palën që e ka depozituar sendin me qëllim që ta marrë atë nga depozita.
Neni 275
Aktvendimi me të cilin caktohet dhënia e një sendi nga depozita gjyqësore duhet të përmbajë:
a) emrin dhe mbiemrin e personit të autorizuar për marrjen e sendit nga depozita,
b) mandej mënyrën, afatin dhe kushtet për marrjen e sendeve të depozituara,
c) si dhe paralajmërimin për pasojat juridike po qe se ato nuk merren brenda afatit të caktuar nga gjykata,
ose brenda afatit në të cilin sipas ligjit parashkruhet e drejta për marrjen e sendeve të depozituara.
Neni 276
Me aktvendimin me të cilin caktohet dhënia e sendeve të depozituara caktohen shpenzimet e krijuara
lidhur me ruajtjen dhe administrimin e tyre si dhe i detyruari për pagimin e tyre.
Neni 277
Sendet e depozituara ruajtësi i caktuar nga gjykata mund t’ia jep personit të autorizuar vetëm në bazë të
aktvendimit të gjykatës dhe në mënyrën e caktuar nga gjykata.
Neni 278
Në qoftë se personi në dobi të të cilit është pranuar ndonjë send në depozitën gjyqësore ose depozituesi,
që është ftuar rregullisht për marrjen e sendit të depozituar, nuk e merr atë brenda afatit prej një viti nga
dita në të cilën i është dorëzuar letërthirrja, gjykata me aktvendim do të konstatoj se sendi i tillë është bërë
pronë e shtetit, përkatësisht se e drejta e disponimit të me të i takon komunës në territorin e së cilës
ndodhet selia e gjykatës.
Neni 279
279.1 Sendi i cili në bazë të aktvendimit të formës së prerë nga neni 278 i këtij ligji është bërë pronë e
shtetit i dorëzohet komunës në territorin e të cilës ndodhet selia e gjykatës në të cilën është depozituar ai.
279.2 Për dorëzimin e sendit nga paragrafi 1 i këtij neni gjykata përpilon procesverbal.
V. Dispozitat kalimtare dhe të fundit
Neni 280
Në qoftë se para fillimit të zbatimit të këtij ligji është dhënë aktvendimi me të cilin ka përfunduar procedura
e shkallës së parë, atëherë procedura e mëtejmë do të zhvillohet sipas dispozitave të këtij ligji.
Neni 281
Në ditën në të cilën ky ligj hyn në fuqi pushon së zbatuari Ligji për Procedurën jo-kontestimore ( “Gazeta
zyrtare e KSAK”, nr. 42/ 86 ).
Neni 282
Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Ligji Nr. 03/ L-007
20 Nëntor 2008
50
Shpallur me Dekretin Nr. DL-068-2008, datë 13.12.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës,
Dr. Fatmir Sejdiu.