KODI Nr. 03/L-109 DOGANOR DHE I AKCIZAVE NË KOSOVË

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 43 / 11 NËNTOR 2008

KODI Nr. 03/L-109

DOGANOR DHE I AKCIZAVE NË KOSOVË


Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

Miraton

KODIN DOGANOR DHE TE AKCIZAVE NË KOSOVË


KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME


KAPITULLI 1
FUSHËVEPRIMI DHE PËRKUFIZIMET BAZË

Neni 1

Legjislacioni Doganor përbëhet nga ky Kod dhe një Udhëzim Administrativ, i sjell nga Ministria e
Ekonomisë dhe Financave, për zbatimin e këtij Kodi. Kodi do të zbatohet, pa rënë ndesh me rregullat e
veçanta të parapara në fushat tjera për tregtinë ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera.


Neni 2

Ky Kod bën rregullimin e elementeve bazë të sistemit për mbrojtjen doganore të ekonomisë së
Republikës se Kosovës dhe të drejtat e obligimet e të gjithë pjesëmarrësve, në zbatimin e legjislacionit
doganor.

Neni 3

1. Legjislacioni doganor i Republikës se Kosovës do të zbatohet në mënyrë unike në tërë Kosovën.

2. Dispozita e caktuara të legjislacionit doganor të Republikës se Kosovës, po ashtu mund të zbatohen
jashtë Kosovës përbrenda kornizës ligjore që rregullon fushat e veçanta ose të konventave
ndërkombëtare.

Neni 4

Për qëllime të këtij Kodi do të aplikohen definicionet si në vijim:

(1) Person, nënkupton:

- Personin fizik,
- Personin juridik,
- Kur është paraparë mundësia sipas dispozitave ligjore në fuqi, bashkimi i personave të cilëve u
është njohur zotësia për kryerjen apo ndërmarrjen e veprimeve juridike, por nuk e kanë statusin e
personit juridik.

(2) Persona të vendosur në Kosovë, nënkupton:

- Në rast të personit fizik, cilido person që është banor i përhershëm i Kosovës,
2
- Në rast të personit juridik apo të shoqatave, cilido person që ka një zyrë të regjistruar në Kosovë,
zyrat qendrore apo një biznes të përhershëm të themeluar në Kosovë.

(3) Doganë nënkupton, Doganat e Republikës se Kosovës përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit
doganor.

(4) Zyra doganore nënkupton, çdo zyrë në të cilën mund të kryhen të gjitha apo disa formalitete që
parashikon legjislacioni doganor.

5) Vendim nënkupton, çdo akt zyrtar të Doganës që ka të bëjë me legjislacionin doganor që rregullon një
çështje të caktuar, kur një akt i tillë ka efekt ligjor ndaj një apo me shumë personave të caktuar ose të
identifikuar; kjo shprehje përfshinë, nder të tjera informatat e detyrueshme në vështrim të nenit 18.

(6) Status doganor, nënkupton statusin e mallrave si mallra Kosovare apo jo-kosovare.

(7) Mallra të Kosovës, nënkupton:

- Të përfituara tërësisht në Kosovë sipas kushteve të përcaktuara me nenin 27 dhe që nuk kanë në
përbërjen e tyre mallra të importuara nga vendet apo territoret jashtë Kosovës. Mallrat e
përfituara nga mallrat e vendosura nën regjimin e pezullimit nuk do të përcaktohen si mallra
Kosovare;

- Të importuara nga vende ose territore jashtë Kosovës, të cilat janë lëshuar në qarkullim të lirë;

- Të përfituara ose të prodhuara në Kosovë, qoftë vetëm nga mallrat e përmendura në
nënparagrafin e dytë, apo nga mallrat e përmendura në nënparagrafin e parë dhe të dytë.

(8) Mallra jo-kosovare, nënkupton mallrat që nuk përfshihen në nënparagrafin 7.
Mallrat e Kosovës do të humbin statusin e tyre si të tilla me rastin e largimit të tyre nga Kosova.

(9) Borxhi Doganor, nënkupton obligimin që ka një person për te paguar shumën e detyrimeve të importit
(borxh doganor në import) apo detyrimeve doganore të eksportit (borxh doganor në eksport), që zbatohen
për mallra të caktuara sipas dispozitave ligjore te Kosovës qe janë në fuqi.

(10) Detyrimet e importit, nënkupton të gjitha detyrimet doganore, duke përfshirë pagesat të cilat kanë
efekt të njëjtë me detyrimet doganore dhe taksat e pagueshme gjatë importimit te mallrave në Kosovë,
duke përjashtuar çdo tarifë apo pagesë për transport apo licencë.

(11) Detyrimet e eksportit, nënkupton të gjitha detyrimet doganore, duke përfshirë pagesat që kanë efekt
të njëjtë me detyrimet doganore dhe taksat e pagueshme me rastin e eksportimit të mallrave nga Kosova,
por duke përjashtuar çdo tarifë apo pagesë për transport apo licencë.

(12) Debitor, nënkupton çdo person përgjegjës për pagesën e një borxhi doganor.

(13) Mbikëqyrja Doganore, nënkupton veprimet e ndërmarra nga Dogana për të siguruar respektimin e
legjislacionit doganor dhe, kur është e nevojshme edhe të dispozitave të tjera të aplikueshme mbi mallrat
që i nënshtrohen mbikëqyrjes doganore dhe vëzhgimit.

(14) Kontroll nga Dogana, nënkupton kryerjen e veprimeve specifike si kontrollimi i mallrave, verifikimi i
autenticitetit të dokumenteve, kontrollimi i kontabilitetit dhe i të dhënave te tjera, kontrollimi i mjeteve të
transportit dhe pajisjeve të qarkullimit, kontrolli i bagazheve dhe mallrave të tjera që personat mbajnë ose
bartin, kryerja e verifikimeve dhe e veprimeve të tjera të ngjashme për të siguruar respektimin e
legjislacionit doganor dhe, kur është e nevojshme të dispozitave tjera të zbatueshme mbi mallrat që i
nënshtrohen mbikëqyrjes doganore dhe vëzhgimit.

(15) Trajtimi apo përdorimi i lejuar nga dogana për mallrat, nënkupton:

a) Vendosjen e mallrave nën një procedurë doganore;

3
b) Hyrja e tyre në një zonë të lirë apo depo të lirë;

c) Ri-eksportimi i tyre nga Kosova;

d) Asgjësimi i tyre;

e) Heqja dorë në dobi të autoritetit doganor.

(16) Procedurë doganore, nënkupton:

a) Lëshimi i mallit në qarkullim të lirë;

b) transiti;

c) magazinimi doganor;

d) përpunimi i brendshëm;

e) përpunimi nën kontroll doganor;

f) importi i përkohshëm;

g) përpunimi i jashtëm dhe

h) eksporti.

(17) Deklarata doganore, nënkupton aktin me të cilin një person shprehë, në format dhe mënyrat e
caktuara vullnetin për të vendosur mallrat nën një procedurë të caktuar doganore.

(18) Deklaruesi, nënkupton personin që parashtron deklaratën doganore në emër te vet ose personi në
emrin e të cilit bëhet deklarata doganore.

(19) Paraqitja e mallrave në doganë, nënkupton njoftimin e Doganës në mënyrën e paraparë, për arritjen
e mallrave në zyrën doganore ose në cilindo vend tjetër të caktuar ose të lejuar nga autoritetet doganore.

(20) Lëshimi i mallrave, nënkupton aktin me anën e të cilit Dogana e bën një mall të disponueshëm për
qëllimet e parapara në procedurën doganore nën të cilën janë vendosur.

(21) Shfrytëzues i procedurës doganore, nënkupton personin në emrin e të cilit është bërë deklarimi
doganor ose personin të cilit i janë bartur të drejtat dhe obligimet e personit të përmendur më lartë në
lidhje me një procedurë doganore.

(22) Shfrytëzues i autorizimit, nënkupton personin të cilit i është lëshuar autorizimi.

(23) Dispozitat në fuqi, nënkupton dispozitat ligjore të Kosovës.

(24) Rrezik, nënkupton mundësinë që të ndodhë një ngjarje në lidhje me hyrje-dalje, transitin dhe
përdorimin përfundimtar të mallrave që lëvizen ndërmjet Kosovës dhe një vendi tjetër, si dhe praninë e
mallrave që nuk kane status Kosovar, e që:

- Pengon zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore te Kosovës ose

- Komprometon interesat financiare të Kosovës ose

- Paraqet kërcënim për sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës, për shëndetin publik, për mjedisin apo
për konsumatorët.

(25) Menaxhimi i rrezikut, nënkupton identifikimin sistematik të rrezikut dhe zbatimin e të gjitha masave
për të kufizuar ekspozimin ndaj rrezikut. Kjo përfshinë aktivitetet siç janë: mbledhja e të dhënave dhe
4
informatave, analizimi dhe vlerësimi i rrezikut, përcaktimi dhe marrja e veprimeve dhe mbikëqyrja e
rregullt, si dhe rishqyrtimi i procesit bazuar në burime dhe strategji ndërkombëtare.



KAPITULLI 2
Organizimi i administratës doganore

Neni 5
Propozimi, Emërimi dhe Aprovimi i Drejtorit Gjeneral të Shërbimit Doganor

1. Drejtorin Gjeneral të Doganës të Republikës së Kosovës e propozon Ministri i Ekonomisë dhe
Financave, bazuar në rekomandimet e komisionit të formuar sipas paragrafit 4 të këtij neni, e emëron
Kryeministri i Qeverisë i Republikës së Kosovës.

2. Drejtori Gjeneral i raporton Ministrit të Ekonomisë dhe Financave.

3. Qeveria ka të drejtën e shkarkimit, suspendimit apo të kthimit në detyrë të Drejtorit Gjeneral.

4. Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të shpall konkurs të hapur për Drejtor Gjeneral të Doganës,
dhe do ta formon komisionin për përzgjedhje e kandidatit të rekomanduar siç është parapare me ligjet në
fuqi dhe praktikat më të mira për shërbyesit publik/ uniformuar.

Neni 6
Kompetencat e Drejtorit Gjeneral

1. Drejtori Gjeneral është kompetent:

(a) për të emëruar, Drejtorët, bazuar në rekomandimet e komisionit të formuar për këtë
cëshje si rezultat i një procesi të rekrutimit të brendshëm të doganës nëpërmjet konkursit transparent, siç
është parapare me ligjet në fuqi dhe praktikat me të mira për shërbyesit publik/ uniformuar.

(b) për të shkarkuar, suspenduar, për të ulur në pozitë apo për të rikthyer në
pozitë Drejtorët, bazuar në rekomandimet e komisionit formuar për këto cështje.

(c) për të avancuar në detyrë, shkarkuar, suspenduar, për të ulur në pozitë apo për të
rikthyer në pozitë cilindo oficer, sipas rekomandimit te komisionit te formuar për avancim si rezultat i një
procesi te rekrutimit te brendshëm te doganës nëpërmjet konkursit transparent apo për rikthim në pozitë,
përkatësisht për masa disiplinore.

(d) Drejtori i Gjeneral mund të largojë nga detyra para afatit të parapare me akt të vetin për
arsye të:
i. kërkesës se tij/saj;
ii. për shkak të paaftësisë shkaqe shëndetësore për ti kryer detyra;
iii. nëse është dënuar për vepër penal me vendim/aktgjykim gjyqësor të formës së prerë, dhe
iv. mund ta suspendoje për kohë kur oficeri apo drejtori është nën hetime për vepër penale.
pas shkarkimit, apo suspendimit, deri në momentin e emërimit oficerit të ri, nëse e kërkon grada
dhe pozita do të caktohet ushtruesi i detyrës.

2. Komisioni sipas paragrafit 1 pika a). dhe b). do të formohet nga Drejtori Gjeneral i Doganës në
konsultim me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave prej katër anëtareve dhe një kryetarit, i cili do të
përbëhet prej përfaqësuesit udhëheqës të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, përfaqësuesit
udhëheqës të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Përfaqësuesit të Këshillit për Mbrojtjen e të drejtave
të njeriut, një përfaqësuesit të doganave dhe një Gjyqtar.

(a) . Oficerët doganorë që kanë marrë pjesë në konkurs për Drejtor të pa kënaqur me rezultatet e
përzgjedhjes gëzojnë të drejtën e ushtrimit të Ankesës Ministrit të Ekonomisë dhe Financave. Akti i sjell
sipas Ankesës nga ana e Ministrit të Ekonomisë dhe Financave mund të kontestohet në Gjykatën
kompetente.
5

( b). Punët administrative lidhur me publikimin në shpallje të doganës për nevoja te emërimit të
Drejtoreve, rikthimit apo masave disiplinore, hapjen e dosjeve dhe ruajtjen e tyre pas përfundimit të
procedurave të lartshënuara do ta ketë sektori i burimeve njerëzore dhe sektori i standardeve
profesionale në Doganë.

3. Komisioni për cështje të paragrafit 1 pika c). do të formohet nga Drejtori Gjeneral i Doganave në
përbërje të oficereve doganore.

(a). Oficeret doganore që kanë marrë pjesë në konkurs të pa kënaqur me rezultatin e
përzgjedhjes gëzojnë të drejtën e ushtrimit të Ankesës Drejtorit Gjeneral të Doganës. Akti i sjell sipas
Ankesës nga ana e Drejtorit gjeneral të Doganës mund të kontestohet në Gjykatën kompetente.

4. Personeli i Doganës me përjashtim të personelit ndihmës civil, punësohet nëpërmjet konkurimit publik
sipas kushteve të caktuara të procedurës të përzgjedhjes nga Drejtori gjeneral pas konsultimit me
Ministrin e Ekonomisë dhe Financave.

(c) Numri i oficerëve, kushtet e pagesës dhe buxheti i veçante për pagimin e shpërblimeve, pagimin e
informatorëve, dhe pagimin e operacioneve te veçanta doganore, do të bëhen në marrëveshje me
Ministrin e Ekonomisë dhe Financave.

5. Personeli ndihmës civil punësohet nëpërmjet konkurrimit publik sipas procedurave te përcaktuara me
ligjin për shërbyesit civil.

6. Oficeret doganor të Doganës se Kosovës nuk janë Shërbyes Civil në Shërbimin Civil të Kosovës, por
të punësuar nga Dogana sipas dispozitave të Kodit Doganor dhe Akcizave.

7. Atëherë kur me këtë Kod, Drejtori Gjeneral ka për detyrë ose ka kompetenca për të ndërmarrë një
veprim sipas një Udhëzimi Administrativ, ai duhet ta regjistrojë atë Udhëzim dhe çdo veprim të ndërmarrë
për kryerjen e asaj detyre apo kompetence dhe do të:
(a) të ketë një kopje në dispozicion të inspektimit publik në Zyrën Qendrore të Doganës dhe
(b) të mbajë një kopje tjetër në formë elektronike që do të jetë në dispozicion të inspektimit publik.

8. Drejtori Gjeneral do t’i parashtrojë rregullat për administrimin e Doganës duke përfshirë:
(a) pas këshillimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, caktimin e vendeve ku do të
vendosen zyrat doganore apo zyrat për mbledhjen e taksave;
(b) pas këshillimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, të vendosë për orarin e punës për
secilën zyrë doganore apo zyrë për mbledhje të taksave si dhe kufizimet në punën që kryhet në to;
(c) Kodin e Mirësjelljes për oficerët;
(d) procedurat që duhet vijuar atëherë kur ndonjë oficer shkel Kodin e Mirësjelljes të përshkruar
në paragrafin 4 (c);
(e) pas këshillimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, për uniformën, ëmblemen, epoletat,
flamurin te cilat Aprovohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës që duhet të bartet nga oficerët;
(f) organizimin e doganës, gradat dhe funksionet e oficereve doganore.
(g) çfarëdo çështje tjetër të nevojshme për funksionimin efikas të Doganës.

9. Drejtori Gjeneral do të:

(a) kujdeset që të gjithë oficerët të kenë përshkrime të qarta të vendit të punës, ku përshkruhet
në mënyrë detaje puna që duhet të kryejnë ata dhe,
(b) Nëpërmjet një Udhëzimi Administrativ do të parashtrojë limitin e kompetencave dhe detyrave
të cilat i kryejnë oficerët, qoftë në bazë të gradës apo vendit të tij të punës apo ndonjë kriteri tjetër.

Neni 7
Kompetenca e Drejtorit Gjeneral për të deleguar funksionet e tij

1. Atëherë kur me këtë Ligj Drejtori Gjeneral ka për detyrë ose ka kompetencë të kryejë çfarëdo veprimi,
ai mund të delegojë atë detyrë apo kompetencë të një person i emëruar apo të një oficer i çfarëdo grade
6
që punon në një vend të caktuar dhe duhet të mbajë evidencë me shkrim për çdo veprim të ndërmarrë
për kryerjen e asaj detyre apo kompetence dhe duhet:
(a) të ketë një kopje në dispozicion për inspektimin publik në Zyrën Qendrore të Doganës dhe
(b) të mbajë një kopje tjetër në formë elektronike që do të jetë në dispozicion të inspektimin publik.

Neni 8
Uniforma, identifikimi dhe mbrojtja e oficerëve

1. Gjatë kryerjes së detyrës të gjithë oficerët doganor janë të obliguar të mbajnë uniformën e dallueshme
dhe kartelën identifikuese zyrtare të Doganës. Për operacionet e veçanta, kur e kërkon natyra e punës,
Drejtori Gjeneral mund të lejoj ndryshe.

2. Kur ai e sheh të nevojshme për mbrojtjen e një oficeri, Drejtori Gjeneral do të urdhërojë që ai oficer të
mbajë mjete të tilla mbrojtëse, që Drejtori Gjeneral konsideron se e kërkojnë rrethanat e rasteve specifike.

3. Kur një oficer e konsideron të nevojshme që automjeti i tij të identifikohet si automjet dogane, ai mund
të aktivizojë dritat e kaltra dhe sistemin e sinjalit me zë më të cilat është i pajisur ai automjet.

Neni 9
Autoriteti për kryerjen e funksioneve doganore dhe funksioneve tjera të dhëna

1 Dogana është i vetmi Institucion në Kosovë, i cili ka kompetencë për të kryer detyra doganore dhe
detyra tjera që i caktohen Doganës nga Qeveria e Kosovës.

2. Dogana do të vlerësojë, caktojë dhe të mbledhë të gjitha detyrimet doganore dhe taksat në importe
dhe eksporte, si dhe të ndërmerr çfarëdo funksioni tjetër që mund t’i caktohet Doganës. Të gjitha
detyrimet doganore dhe taksat e mbledhura nga Dogana do të depozitohen në Buxhetin e Kosovës.

3. Dogana e Kosovës ka subjektivitet Juridike.

4 Nëse një gjë e tillë kërkohet nga një oficer, atëherë çdo pjesëtar i Forcave Policore të Kosovës dhe
KFOR-it do ta kenë për detyrë që të ndihmojnë në zbatimin e ligjit në lidhje me çështjet doganore dhe për
çështjet tjera që i caktohen Doganës nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

5. Kur mallrat të cilat janë apo duket se nuk i janë nënshtruar dispozitave doganore gjenden të braktisura,
personi i cili i gjen këto mallra duhet të raportojë këtë ngjarje në Doganë.


KAPITULLI 3

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME QË KANË TË BËJNË, POSAÇËRISHT ME TË DREJTAT DHE
DETYRIMET E PERSONAVE, LIDHUR ME LEGJISLACIONIN DOGANOR

SEKSIONI 1
E drejta e përfaqësimit

Neni 10

1. Sipas kushteve të përcaktuara në nenin 68 (2) çdo person mund të caktojë një përfaqësues të vetin për
marrëdhënie me Doganën, për të kryer veprimet dhe formalitetet e parapara me legjislacion doganor.

2. Një përfaqësim i tillë mund të jetë:

- I drejtpërdrejtë, në rastet kur përfaqësuesi vepron në emër dhe për llogari të një personi tjetër ose

- I tërthortë, në rastet kur përfaqësuesi vepron në emrin e vet, mirëpo për llogari të një personi
tjetër.

7
3. Përveç rasteve të përmendura në nenin 68 (2) (b) dhe (3), përfaqësuesi duhet të jetë i vendosur në
Kosovë.

4. Përfaqësuesi duhet të deklarojë se vepron për llogari të personit të përfaqësuar dhe të specifikojë nëse
përfaqësimi është i drejtpërdrejtë ose i tërthortë si dhe të jetë i autorizuar me një akt si përfaqësues.

5. Personi i cili nuk deklaron se vepron në emër dhe në llogari të një personi tjetër ose i cili deklaron se
vepron në emër dhe në llogari të një personi tjetër, pa qenë i autorizuar për të bërë këtë, do të
konsiderohet se vepron në emër të tij personal dhe në llogari të tij personale.

6. Dogana mund t’ i kërkojë çdo personi që deklarohet se vepron në emër dhe për llogari të një personi
tjetër, të paraqet dëshmi për të drejtat e tij, që të veprojë si përfaqësues.

Neni 11

1. Për qëllime të nenit 10 si përfaqësues mund të veprojë vetëm personi juridik i regjistruar për
përfaqësues në Doganë.

2. Përfaqësuesi duhet të jetë posedues i licencës së lëshuar nga Dogana.

3. Personi që aplikon për licencën e përmendur në paragrafin 2 duhet të:

a) Të ketë së paku 6 muaj përvojë pune në fushën e çështjeve doganore;

b) Të ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme;

c) Të kalojë me sukses provimin profesional të organizuar nga Dogana për atë qëllim.

4. Regjistrimi dhe/ose licenca e përmendur në paragrafët 1 dhe 2 do të refuzohet ose revokohet nga
Dogana, nëse personi është shpallur fajtor për ndonjë vepër penale, duke përfshirë mashtrim në lidhje
me detyrimet doganore dhe duke përfshirë detyrimet që kanë efekte të njëjta me detyrimet doganore,
taksat, vjedhjet, pranim të mallrave të vjedhura, humbjen e besimit, ofrim i mitos zyrtarëve ose kanosje,
ose ka falimentuar ndonjëherë. Refuzimi apo revokimi i regjistrimit dhe/apo licencës do të komunikohet
në përputhje me nenet 12. deri në 15.

5. Regjistrimi apo licenca të cilës i jemi referuar në paragrafët 1 dhe 2 do t’u refuzohet të gjithë
doganierëve që janë pushuar nga puna apo janë pensionuar. Për oficerët doganor të pushuar nga puna,
refuzimi do të bëhet pa ndonjë kufizim kohor. Për doganierët të cilët janë pensionuar, regjistrimi dhe/apo
licenca mund të lejohet pas një periudhe trevjeçare pasi ata janë pensionuar.

Seksioni 2
Vendimet lidhur me aplikimin e legjislacionit doganor

Neni 12

1. Kur një person kërkon që Dogana të merr një vendim në lidhje me aplikimin e legjislacionit doganor, ai
person duhet të sigurojë të gjitha informatat dhe dokumentet që kërkohen nga Dogana, në mënyrë që të
merret një vendim.

2. Një vendim i tillë do të merret dhe do të njoftohet kërkuesi në përputhje me dispozitat e Ligjit mbi
Procedurën Administrative.

3. Vendimi i sjellë nga Dogana me shkrim, me të cilin refuzohet kërkesa ose është në dëm të personave
të cilëve iu është adresuar, do të arsyetojnë bazën në të cilën mbështetet ai vendim dhe do t’iu njohin të
drejtën për ankesë të paraparë sipas nenin 291.

4. Dogana mund të vendosë që dispozita e paragrafit 3 të zbatohet njësoj edhe për vendimet tjera.

8
5. Dispozitat e Ligjit mbi procedurën administrative aplikohen në procedurat, të cilat i zhvillon Dogana,
vetëm nëse nuk është paraparë ndryshe me dispozitat e këtij Kodi.

Neni 13

Me përjashtim të rasteve të parapara në nën-paragrafin e dytë të nenit 275, vendimet e sjella do të jenë
të zbatueshme menjëherë nga Dogana.

Neni 14

1. Një vendim në favor të kërkuesit do të anulohet në qoftë se është lëshuar duke u bazuar në të dhëna
të pasakta ose jo të plota dhe:

- Aplikuesi ka qenë në dijeni ose objektivisht duhej të ishte në dijeni se të dhënat e paraqitura janë
të pasakta ose jo të plota dhe,

- Një vendim i tillë nuk do të ishte marrë mbi bazën e të dhënave të sakta ose të plota.

2. Personit, të cilit i drejtohet vendimi duhet të njoftohet për anulimin e tij.

3. Anulimi do të ketë efekt që nga data e sjelljes së vendimit për anulim.

Neni 15

1. Një vendim në dobi të personit të interesuar, do të revokohet apo ndryshohet kur në rastet, përveç
atyre të përmendura në nenin 14, një ose disa prej kushteve të përcaktuara për marrjen e vendimit nuk
përmbushen më.

2. Një vendim në dobi të personit të interesuar mund të revokohet, kur personi të cilit i është adresuar
dështon në përmbushjen e obligimeve që lindin nga vendimi në fjalë.

3. Personit, të cilit i adresohet vendimi duhet të njoftohet për revokimin ose për ndryshimin e vendimit.

4. Revokimi apo ndryshimi i vendimit do të ketë efekt që nga data e njoftimit. Sidoqoftë, në raste të
veçanta, kur interesat e arsyeshme të personit, të cilit i drejtohet vendimi kërkojnë, Dogana mund të
shtyjë efektin e revokimit apo ndryshimit.

Neni 16

Neni 14 e 15 nuk do të paragjykojnë në legjislacionin e Kosovës që përcaktojnë se vendimet janë të
paligjshme ose do të bëhen të pavlefshme, për arsye që nuk kanë të bëjnë me legjislacionin doganor.

Seksioni 3
Informacioni

Neni 17

1. Çdo person mund të kërkojë nga Dogana informata në lidhje me aplikimin e legjislacionit doganor. Një
kërkesë e tillë mund të refuzohet kur nuk ka të bëjë me një import ose eksport te mallrave.

2. Informacioni do t’i sigurohet ushtruesit të kërkesës falas. Sidoqoftë, nëse lindin shpenzime të veçanta
për Doganën, posaçërisht si rezultat i analizave ose si rezultat i raporteve të ekspertëve për mallin ose
kthimin e mallrave te kërkuesi, atij mund t’i ngarkohet shuma relevante e shpenzimeve.

Neni 18

1. Dogana do të lëshojë informacion të detyrueshëm tarifor ose informacion të detyrueshëm të origjinës
në bazë të kërkesës me shkrim, duke vepruar në përputhje me dispozitat për zbatimin e këtij Kodi.

9
2. Informacioni tarifor i detyrueshëm ose informacioni i detyrueshëm i origjinës do të jetë detyrues për
Doganën ndaj personit të cilit i është lëshuar informacioni vetëm lidhur me klasifikimin tarifor ose
përcaktimin e origjinës së mallit.

Informacioni tarifor i detyrueshëm ose informacioni i detyrueshëm i origjinës është detyrues vetëm lidhur
me mallrat, për të cilat formalitetet doganore janë përfunduar pas datës në të cilën janë pajisur me
informata.

Në çështjen e origjinës, formalitetet në fjalë do të jenë ato që kanë të bëjnë me zbatimin e nenit 26 dhe
31.

3. Personit, të cilit i është lëshuar informata e këtillë duhet të jetë në gjendje të dëshmojë se:

- Për qëllime tarifore: mallrat e deklaruara korrespondojnë në çdo aspekt me ato të përshkruara në
informatë;

- Për qëllime të origjinës: që malli për të cilin është fjala dhe rrethanat që përcaktojnë kushtet për
fitimin e origjinës në çdo pikëpamje t’i përgjigjen mallit dhe rrethanave të përshkruara në
informatë.

4. Informatat e detyrueshme do të jenë të vlefshme nga data e lëshimit për një periudhë gjashtëvjeçare
në rastin e tarifës dhe për periudhën trevjeçare në rastin e origjinës. Në vështrim të nenit 14, informata do
të anulohet kur bazohet në të dhëna të pasakta ose jo të plota nga kërkuesi.

5. Informacioni i detyrueshëm pushon të vlejë:

a) Në rastet e informatave tarifore:

(i) Kur aprovohen dispozitat ligjore dhe informacioni nuk është më në përputhje me këto
dispozita;

(ii) Kur nuk përputhet më me interpretimin e tarifës doganore të Kosovës, për shkak të
ndryshimeve të rregullave të klasifikimit tarifor të mallrave në përputhje me nenin 24 (6);

(iii) Nëse revokohet ose ndryshohet në përputhje me nenin 15, me kusht që personit të cilit i
është lëshuar informata të njoftohet për revokimin ose ndryshimin.

Data kur informacioni detyrues pushon të vlejë për pikat nën (i) dhe (ii), do të jetë data e aplikimit të
masave të lartpërmendura.

b) Në rastet e informacionit të origjinës:

(i) Kur aprovohen dispozitat ligjore ose vendoset një marrëveshje në Kosovë dhe informacioni
nuk përputhet më me këto dispozita;

(ii) Kur nuk është më në pajtueshmëri me shënimet shpjeguese dhe pikëpamjet e aprovuara për
qëllimet e interpretimit të rregullave të origjinës;

(iii) Kur revokohet ose ndryshohet në përputhje me nenin 15, me kusht që personit, të cilit i është
lëshuar informata të njoftohet paraprakisht.

Data kur informacioni detyrues pushon të vlejë për pikat nën (i) dhe (ii), do të jetë data e paraqitur kur
masat e lartpërmendura aplikohen.

6. Personit, të cilit i është lëshuar informata e detyrueshme, e cila pushon të vlejë sipas paragrafit 5 (a) (ii)
ose (iii) ose (b) (ii) ose (iii), mund të përdorë atë informacion për një periudhë gjashtëmujore, nga data e
fillimit të aplikimit të masave të sjella me kusht që ai te ketë te lidhura kontratat detyruese për blerjen apo
shitjen e mallrave në fjalë, duke u bazuar në informacionin detyrues, para se të miratohen këto masa.

10
Në raste të paragrafit 5 (a) (i) dhe b (i), dispozitat ligjore apo marrëveshja mund të përcaktojë një afat
brenda të cilit do të aplikohet nën-paragrafi i parë.

7. Klasifikimi ose përcaktimi i origjinës në informacionin e detyrueshëm mund të aplikohet nën kushtet e
caktuara sipas paragrafit 6, vetëm me qëllim të caktimit të detyrimeve të importit apo të eksportit.

Seksioni 4
Dispozitat tjera

Neni 19

Dogana, në përputhje me kushtet e parapara me dispozitat ligjore në fuqi, mund të kryejë të gjitha
kontrollet, që ajo i konsideron të nevojshme, për t’u siguruar se legjislacioni doganor po aplikohet drejtë.

Neni 20

Më qëllim të zbatimit të legjislacionit doganor, çdo person i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të
tërthortë në veprimtarinë e tregtisë së mallrave, duhet t’ia paraqet Doganës të gjitha dokumentet e
kërkuara dhe të dhënat e nevojshme, pavarësisht nga mënyra e mbajtjes së tyre, si dhe të jep tërë
ndihmën e nevojshme të kërkuar prej tyre dhe brenda çfarëdo afati kohor të përcaktuar.

Neni 21

Çdo informacion i cili është i natyrës konfidenciale apo që është dhënë në bazë të konfidencës, do të
mbrohet nga detyrimi për ruajtjen e sekretit profesional. Këto lloj informacionesh nuk jepen nga Dogana,
pa lejen e shprehur qartë të personit ose të organit që i jep ato; dhënia e informacionit lejohet vetëm
atëherë kur Dogana është e obliguar ose e autorizuar të bëjë një gjë të tillë, sipas dispozitave në fuqi,
posaçërisht për sa i përket mbrojtjes së të dhënave apo në lidhje me procedura juridike.

Neni 22

1. Personat përkatës i ruajnë dokumentet e përmendura në nenin 20 për qëllime kontrolli nga Dogana,
për periudhën e caktuar me dispozitat në fuqi dhe për pesë vite kalendarike, pavarësisht nga mënyrat e
mbajtjes së tyre. Ky afat do të fillojë që nga fundi i vitit në të cilin:

a) Në rastin e mallrave të lëshuara në qarkullim të lirë nën kushte, përveç atyre të përmendura nën
(b) ose mallrat e deklaruara për eksport, prej fundit të vitit në të cilin deklaratat për lëshim në
qarkullim të lirë apo eksport janë pranuar;

b) Në rastin e mallrave të lëshuara në qarkullim të lirë me taksë të reduktuar apo zero të detyrimeve
të importit për qëllim të përdorimit të veçantë të tyre, prej fundit të vitit, në të cilin pushojnë të jenë
nën mbikëqyrje doganore;

c) Në rastin e mallrave të vendosura nën një procedurë tjetër doganore, prej fundit të vitit, në të cilin
procedura doganore përkatëse është kompletuar;

d) Në rastin e mallrave të vendosura në zonë të lirë apo depo të lirë, prej fundit të vitit, në të cilin
shfrytëzuesit e zonës së lirë apo depos së lirë i pushon statusi.

2. Pa rënë ndesh me dispozitat e nenit 219 (3), paragrafi i dytë, kur një çek i bartur nga Dogana në lidhje
me një borxh doganor tregon se hyrja relevante në llogari, duhet të korrigjohet, dokumentet do të mbahen
përtej limitit kohor të paraparë në paragrafin e parë, për një periudhë të mjaftueshme që lejon për t’u bërë
korrigjimet dhe kontrollimi.

Neni 23

Nëse një periudhë, datë ose afat kohor përcaktohet sipas legjislacionit doganor me qëllim të zbatimit të
legjislacionit, periudha e tillë nuk do të vazhdohet dhe data apo koha e tillë nuk do të shtyhet, përveç
nëse sillen dispozita të veçanta për ta rregulluar ndryshe këtë.
11



KREU II

FAKTORËT NË BAZËN E TË CILËVE APLIKOHEN DETYRIMET E IMPORTIT APO DETYRIMET E
EKSPORTIT DHE MASAT TJERA TË PARAPARA NË LIDHJE ME TREGTINË ME MALLRA

KAPITULLI I
TARIFA DOGANORE E KOSOVËS DHE KLASIFIKIMI TARIFOR I MALLRAVE

Neni 24

1. Detyrimet e importit për t’u paguar ligjshmërisht kur lind një borxh doganor, bazohen në nomenklaturën
e mallrave të TARIK-ut, Tarifës Doganore të Kosovës, ligjeve të zbatueshme në Kosovë dhe çdo
marrëveshje me një vend tjetër apo grup vendesh, ku hyn edhe Kosova kur merren masa për lejimin e
trajtimin preferencial tarifor.

2. Masat e tjera të parashikuara nga ligjet e zbatueshme në Kosovë që aplikohen për importimin dhe
eksportimin e mallrave do të zbatohen, kur është e nevojshme, sipas klasifikimit tarifor të këtyre mallrave
përbrenda TARIK-ut.

3. TARIK-u përfshin:

1 Nomenklaturën e mallrave ligjërisht të detyrueshme, bazuar në Konventën Ndërkombëtare mbi
Sistemin e Harmonizuar të Përshkrimit të artikujve dhe Kodimit dhe Nomenklaturën e Kombinuar të
Unionit Evropian;

2. Ligjet e Kosovës të shënuara me poshtë dhe marrëveshjet në të cilat ka hyrë Kosova, të cilat janë
në TARIK vetëm për qëllime të lehtësimit të referencave:

a) Cilido ligj i Kosovës i cili parasheh shkallët e detyrimeve doganore, taksave dhe formave
tjera të detyrimeve që zbatohen normalisht mbi mallrat e përfshira në TARIK;

b) Çdo masë tarifore preferenciale e përfshirë në Marrëveshjet e Tregtisë Preferenciale që
Kosova ka bërë me vendet e caktuara apo me grupe vendesh dhe të cilat parashohin
subvencion/lejim për trajtim preferencial tarifor;

c) Çdo masë sipas ligjeve të Kosovës që parasheh reduktimin apo përjashtimin nga
detyrimet e importit që duhet paguar për mallrat e caktuara dhe

d) Masa tjera tarifore të parashikuara me legjislacionin tjetër të Kosovës.

4. Masat e përmendura në kryeradhën e dytë dhe të tretë të paragrafit 3 (2) do të zbatohen me kërkesën
e deklaruesit në vend të atyre të parapara në kryeradhën e parë të paragrafit 3 (2), ku mallrat përkatëse
plotësojnë kushtet e parapara nga masat e parapara fillimisht. Më pas mund të paraqitet kërkesa me
kusht që të plotësohen kushtet relevante.

5. Kur zbatimi i masave të përmendura në kryeradhën e dytë dhe të tretë të paragrafit 3 (2) kufizohet në
një vëllim të caktuar importesh, pushon te vlejë:

a) Në raste të kuotave (kontingjenteve) tariforë, pos kur arrihet limiti i përcaktuar në vëllimin e
importeve;

b) Në raste të kufijve tarifor, sipas vendimit të autoritetit kompetent.

6. Klasifikimi tarifor i mallrave në nomenklaturën e mallrave në TARIK do të përcaktohet sipas rregullave
të përgjithshme për interpretim të nomenklaturës së mallrave, siç është publikuar në nomenklaturën e
kombinuar të Unionit Evropian, shënimet shtesë të TARIK-ut dhe Direktivës për interpretim të
12
nomenklaturës së mallrave ne TARIK, që përbehet nga shënimet sqaruese të sistemit të harmonizuar të
Organizatës Botërore të Doganave dhe të shënimeve sqaruese për Nomenklaturën e Kombinuar të
Unionit Evropian.

Neni 25

1. Trajtimi tarifor favorizues prej të cilit mund të përfitojnë disa mallra për shkak të natyrës së tyre ose të
përdorimit të tyre të veçantë, i nënshtrohet kushteve të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ në zbatim
të këtij Kodi. Kur kërkohet autorizim, zbatohen nenet 90 dhe 91.

2. Për qëllim të paragrafit 1, shprehja “trajtim tarifor favorizues” nënkupton reduktimin ose pezullimin e një
detyrimi doganor siç përmendet në nenin 4 (10), qoftë kjo edhe në kuadrin e një kuote tarifore.

KAPITULLI 2
ORIGJINA E MALLRAVE

Seksioni 1
Origjina jo preferenciale

Neni 26

Nenet prej 27 deri në 30 definojnë origjinën jo-preferenciale të mallrave për qëllime të:

a) Aplikimit të Tarifës Doganore të Kosovës me përjashtim të masave të përmendura në kryeradhën
e nenin 24 (3) (2);

b) Aplikimit të masave tjera nga ato tarifore të caktuara me dispozitat ligjore të Kosovës, që
rregullojnë fushat e veçanta që kanë të bëjnë me tregtinë me mallra;

c) Përgatitjes dhe lëshimit të certifikatave mbi origjinën e mallit.

Neni 27

1. Mallrat që kanë origjinën nga një vend do të jenë ato mallra të përfituara ose të prodhuara tërësisht në
atë vend.

2. Shprehja ‘mallra të përfituara tërësisht në një vend’ nënkupton:

a) Produktet minerale të nxjerra brenda atij vendi;

b) Produktet bimore të vjela apo të korrura në atë vend;

c) Kafshët e gjalla të lindura dhe të rritura në atë vend;

d) Produktet e përfituara nga kafshë të gjalla të rritura në atë vend;

e) Produktet e gjahut ose të peshkimit të kryer në atë vend;

f) Produktet e peshkimit dhe produktet tjera të detit të marra jashtë ujërave territoriale të atij vendi,
nga anijet e regjistruara ose të matrikuluara në atë vend dhe që mbajnë flamurin e atij vendi;

g) Mallrat e përfituara ose prodhuara në bordin e anijeve-fabrikë nga produktet e përmendura në
nën-paragrafin (f) me origjinë nga ai vend, me kusht që këto anije-fabrikë janë të regjistruara apo
evidentuara në atë vend dhe mbajnë flamurin e tij;

h) Produktet e marra nga shtrati i detit ose nëntoka poshtë shtratit të detit jashtë ujërave territoriale,
me kusht që ky vend të ketë të drejtën ekskluzive për shfrytëzimin e shtratit të detit ose të
nëntokës;

13
i) Hedhurinat, mbetjet që dalin nga veprimtaria e prodhimit, produktet jashtë përdorimit, nëse janë
mbledhur në atë vend dhe shërbejnë vetëm për përpunimin e lëndëve të para;

j) Mallrat e prodhuara tërësisht dhe vetëm prej mallrave të përmendura në nën-paragrafët (a) deri
(i) ose prej nënprodukteve të tyre, në cilëndo fazë të prodhimit.

3. Për qëllime të paragrafit 2 shprehja ‘vend’ përfshin edhe ujërat territoriale të atij vendi.

Neni 28

Malli, në prodhimin e të cilit është përfshirë më shumë se një vend, konsiderohet si mall me origjinë nga
vendi, ku malli i është nënshtruar përpunimit të fundit thelbësor, të arsyetuar ekonomikisht, i cili është
kryer në një ndërmarrje të pajisur për këtë qëllim dhe si rezultat i të cilit është prodhuar një produkt i ri ose
që përfaqëson një fazë të rëndësishme të prodhimit.

Neni 29

Përpunimi ose punimi i fundit thelbësor i mallrave të përmendura në nenin 28 nuk përfshin:

a) Paketimin ose ripaketimin e mallrave, pavarësisht se ku është prodhuar paketimi;
b) Ndarjen e sasive më të mëdha në më të vogla ose mbledhjen e sasive më të vogla në sasi më të
mëdha;
c) Ndarjen, klasifikimin, shoshitjen, larjen ose copëtimin ose vendosjen e produktit nëpër shishe;
d) Etiketimin dhe shënjimin e mallrave;
e) Veprimet e domosdoshme për t’u siguruar kushtet me rastin e transportit dhe strehimit të mallit
dhe
f) Bashkimin e thjeshtë te pjesëve të produktit në produkt të kompletuar.

Neni 30

1. Legjislacioni doganor ose legjislacionet tjera kosovare që rregullojnë fusha të veçanta mund të
parashikojnë paraqitjen e një dokumenti përkatës, i cili dëshmon origjinën e mallrave.

2. Pavarësisht nga paraqitja e këtij dokumenti, Dogana mund në rast të dyshimeve të arsyeshme të
kërkojë prova shtesë për t’u siguruar, që caktimi i origjinës është bërë në pajtim me kushtet e dhëna me
legjislacionin në fuqi në Kosovë.

Seksioni 2
Origjina preferenciale e mallrave

Neni 31

Rregullat mbi origjinën preferenciale do të caktojnë kushtet për fitimin e origjinës që duhet t’i plotësojnë
mallrat për të përfituar nga masat e përmendura në nenin 24 (3) (2).

Këto rregulla do të caktohen në marrëveshjet e përmendura me nenin 24 (3) (2).

KAPITULLI 3
VLERA E MALLRAVE PËR QËLLIME DOGANORE

Neni 32

Dispozitat e këtij kapitulli do të caktojnë vlerën doganore me qëllim të aplikimit të Tarifës Doganore të
Kosovës, si dhe masat jo tarifore të parapara me dispozita tjera të Kosovës, që rregullojnë fushat e
veçanta që kanë të bëjnë me tregtinë e mallrave.

Neni 33

14
1. Vlera doganore e mallrave të importuara është vlera e transaksionit, që paraqet çmimin vërtetë të
paguar ose të pagueshëm për mallrat e shitura për eksport në Kosovë, i përshtatur, sipas nevojës, në
përputhje me nenet 36 dhe 37, me kusht që:

a) Nuk ekzistojnë kufizime për disponimin ose shfrytëzimin e mallrave nga blerësi, përveç atyre
kufizimeve të cilat:

- Janë vendosur ose kërkohen me ligj prej autoriteteve publike në Kosovë,

- Kufizojnë hapësirën gjeografike në të cilën mallrat mund të rishiten ose

- Kryesisht nuk ndikojnë në vlerën e mallrave;

b) Shitja ose çmimi nuk janë objekt i disa kushteve apo shqyrtimeve të mëvonshme për shkak të të
cilave nuk mund të caktohet vlera lidhur me mallrat që vlerësohen;

c) Asnjë pjesë e të ardhurave të nxjerra nga çdo rishitje, posedim ose përdorim të mëvonshëm të
mallrave nga blerësi nuk i kthehet drejtpërdrejt ose tërthorazi shitësit, përveç rastit kur mund të
bëhet një përshtatje e nevojshme në përputhje me nenin 36, dhe

d) Blerësi dhe shitësi nuk janë në lidhje ose kur blerësi dhe shitësi janë në lidhje, vlera e
transaksionit do të jetë e pranueshme për qëllime doganore sipas paragrafit 2.

2. Për qëllime të paragrafit 1, vlen me sa vijon:

a) Për të përcaktuar nëse vlera e transaksionit është e pranueshme, fakti që blerësi dhe shitësi janë
në lidhje, nuk paraqet vetvetiu një arsye të mjaftueshme për të konsideruar vlerën e transaksionit
si të papranueshme. Sipas nevojës, shqyrtohen rrethanat e shitjes dhe pranohet vlera e
transaksionit, me kusht që lidhja ndërmjet tyre të mos ketë ndikuar në çmim. Nëse, në bazën e të
dhënave të ofruara nga deklaruesi ose të marra nga burimet e tjera, dogana ka arsye të dyshojë
se kjo lidhje ka ndikuar në çmim, ajo, ia komunikon arsyet deklaruesit, të cilit i jepet një mundësi
për t’u përgjigjur. Me kërkesë të deklaruesit, arsyet i komunikohen me shkrim.

b) Në një shitje ndërmjet personash në lidhje, vlera e transaksionit pranohet dhe mallrat vlerësohen
në përputhje me paragrafin 1, kur deklaruesi provon që kjo vlerë është e përafërt me njërën nga
vlerat e mëposhtme, që paraqiten në të njëjtën kohë apo përafërsisht në të njëjtën kohë:

(i) vlerës së transaksionit të mallrave identike ose të ngjashme të shitura për eksport në Kosovë
ndërmjet blerësve dhe shitësve që nuk janë në lidhje;

(ii) vlerës doganore të mallrave identike ose të ngjashme, siç përcaktohet me nenin 34 (2) (c);

(iii) vlerën doganore të mallrave identike ose të ngjashme, siç përcaktohet nën nenin 34 (2) (d).

Në zbatimin e kritereve të sipër përmendura, duhet pasur parasysh dallimet që shfaqen me nivelet
komerciale, nivelet sasiore, elementet e numëruara në nenin 36 dhe shpenzimet të cilat i bartë shitësi për
atë shitblerje, ku shitësi dhe blerësi nuk janë në lidhje dhe kur ato shpenzime nuk janë të bartura nga
shitësi në shitblerje në të cilën blerësi dhe shitësi janë në lidhje.

c) Kriteret e vendosura në nën-paragrafin (b) përdoren me kërkesë të deklaruesit dhe vetëm për
qëllime krahasimi. Nuk mund të vendosen vlera zëvendësuese sipas nën-paragrafit në fjalë.

3. Çmimi vërtetë i paguar apo i pagueshëm është pagesa e plotë e bërë ose që duhet bërë nga blerësi
për shitësin ose në dobi të këtij të fundit për mallin e importuar dhe që përfshin të gjitha pagesat e bëra
ose që duhen bërë, si kusht i shitjes së mallrave të importuara nga blerësi për shitësit, ose nga blerësi
për një palë të tretë për ta përmbushë obligimin ndaj shitësit. Pagesa mund të mos bëhet patjetër në
formën e transferit të parave. Pagesa mund të bëhet me anë të letrave të kredisë ose ndonjë mjeti tjetër
të dakorduar të pagesës dhe mund të bëhet drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë.

15
Veprimtaritë, duke përfshirë veprimtaritë e marketingut, të ndërmarra nga blerësi në llogari të vet, të tjera
nga ato për të cilat janë përmendur me nenin 36, që parashikojnë një përshtatje, nuk konsiderohen se
janë një pagesë e tërthortë, që i bëhet shitësit, edhe pse mund të konsiderohen se janë në dobi të shitësit
ose janë ndërmarrë në marrëveshje me shitësin dhe kostoja e tyre nuk do t’i shtohet çmimit vërtetë të
paguar ose të pagueshëm gjatë përcaktimit të vlerës doganore të mallrave të importuara.

Neni 34

1. Kur vlera doganore nuk mund të përcaktohet sipas nenit 33, ajo duhet të përcaktohet sipas renditjes
kronologjike të nën-paragrafëve (a), (b), (c) dhe (d) të paragrafit 2, duke filluar nga nën-paragrafi i parë
(metoda e dytë), që lejon përcaktimin e asaj vlere, me përjashtim të rasteve në të cilat radha e aplikimit të
nën-paragrafëve (c) dhe (d) mund të kapërcehet me kërkesën e deklaruesit;

Vetëm në rast kur vlera nuk mund të përcaktohet në bazë të një nën-paragrafi të caktuar, lejohet të
aplikohen dispozitat e nën-paragrafit që vjen me radhë menjëherë pas tij.

2. Vlera doganore e përcaktuar sipas këtij neni do të jetë:

a) Vlera e transaksionit të mallrave identike të shitura për eksport për Kosovë dhe të eksportuara në
te njëjtën kohë, ose përafërsisht, në të njëjtën kohë me mallrat që janë duke u vlerësuar;

b) Vlera e transaksionit të mallrave të ngjashme të shitura për eksport për Kosovë dhe të
eksportuara në të njëjtën kohë ose përafërsisht në të njëjtën kohë me mallrat qe janë duke u
vlerësuar;

c) Vlera e bazuar në çmimin për njësi, në të cilin mallrat e importuara që korrespondojnë me mallrat
identike ose të ngjashme të importuara dhe të shitura brenda Kosovës, në sasi të përgjithshme
më të madhe, personave qe nuk janë në lidhje me shitësin;

d) Vlera e llogaritur përbëhet nga shuma e:

- Kostos apo vlerës së materialeve dhe fabrikimit apo përpunimit tjetër për prodhimin e
mallrave të importuara,

- Shumës së fitimit dhe të shpenzimeve të përgjithshme, që ka bërë prodhuesi në vendin e
eksportit për t’i eksportuar në drejtim të Kosovës, të barabarta me shumat që zakonisht
reflektohen në shitjen e mallrave të së njëjtës kategori apo të e njëjtit lloj me mallrat të
cilat po vlerësohen,

- Kostos ose vlerës së elementeve të përmendur në nenin 36 (1) (e).

3. Rregullat apo kushtet e mëtutjeshme për zbatimin e paragrafit 2 të këtij neni do të përcaktohen në
Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi.

Neni 35

1. Kur vlera doganore e mallrave të importuara nuk mund të përcaktohet në bazë të nenit 33 ose 34, do
të përcaktohet në bazën e të dhënave të disponueshme në Kosovë, duke përdorë metoda të arsyeshme
në përputhje me parimet dhe dispozitat e përgjithshme:

- Marrëveshjen për implementimin e Nenit 7 të Marrëveshjes së Përgjithshme mbi Tarifat dhe
Tregtinë e vitit 1994;.
- Nenit 7 të Marrëveshjes së Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë e vitit 1994;

- Dispozitave të këtij kreu.

2. Në rastet kur zbatohet paragrafi 1 asnjë vlerë doganore nuk mund të përcaktohet mbi bazën e:

a) Çmimit të shitjes së mallrave të prodhuara në Kosovë;
16

b) Një sistemi i cili për qëllime doganore parashikon pranimin e vlerës më të lartë midis dy vlerave
alternative;

c) Çmimit të mallrave në tregun vendor të vendit eksportues;

d) Kostos së ndryshme të prodhimit nga vlerat e përllogaritura që janë përcaktuar për mallra identike
apo të ngjashme në përputhje me nenin 33 (2) (d);

e) Çmimeve për eksport në një vend tjetër nga ai i Kosovës;

f) Vlerave doganore minimale ose

g) Vlerave arbitrare ose fiktive.


Neni 36

1. Për përcaktimin e vlerës doganore në bazë të nenit 33, çmimit vërtetë të paguar ose të pagueshëm për
mallrat e importuar duhet shtuar:

a) Elementet e mëposhtme, deri në masën që ato kanë ngarkuar blerësin por nuk janë përfshirë në
çmimin vërtetë të paguar ose të pagueshëm për mallrat:

(i) komisionet dhe ndërmjetësimet e mëvonshme, me përjashtim te komisioneve të blerjes;

(ii) kostoja e kontejnerëve, të cilat për qëllime doganore, trajtohen si një tërësi e vetme me mallrat
në fjalë;

(iii) kostoja e ambalazhimit, qoftë për punë apo materialet;

b) Vlera e përpjesëtuar si e përshtatshme e mallrave dhe shërbimeve në vijim, kur këto mallra
furnizohen drejtpërdrejt ose tërthorazi nga blerësi, pa pagesë ose me pagesë të reduktuar, për t’u
përdorë në produktin dhe për shitjen për eksport të mallrave të importuara në atë masë që kjo
vlerë nuk është përfshirë në çmimin vërtetë të paguar ose të pagueshëm:

(i) materiale, pjesë përbërëse, pjesë dhe artikuj të ngjashëm të inkorporuar në mallrat e
importuara,

(ii) vegla, matrica, kallëpe e artikuj të ngjashëm të përdorur për prodhimin e mallrave të
importuara,

(iii) materiale të konsumuara për prodhimin e mallrave të importuara,

(iv) puna inxhinierike, zhvilluese, punimet artistike, dizajnimi, puna projektuese dhe skicimet e
kryera jashtë vendit dhe të nevojshme për prodhimin e mallrave të importuara;

c) Pagesat për të drejtën e autorit-pronësisë intelektuale dhe pagesat për të drejtën e licencës, që
lidhen me mallrat që po vlerësohen, që blerësi duhet t’i paguajë drejtpërdrejt apo tërthorazi, si
kusht i shitjes së mallrave që po vlerësohen deri në atë masë, që ato pagesa nuk janë përfshirë
në çmimin vërtetë të paguar apo të pagueshëm;

d) Vlera e çdo pjese të fitimit nga çdo rishitje, tjetërsimi apo përdorimi i mëvonshëm i mallrave të
importuara që i ngarkohet drejtpërdrejt apo tërthorazi shitësit;

e) (i) shpenzimet e transportit dhe sigurimit për mallrat e importuara dhe

(ii) shpenzimet e ngarkimit dhe trajtimit lidhur me transportimin e mallrave të importuara deri në
vendin e paraqitjes së tyre në Kosovë.
17

2. Shtesat në çmimin vërtetë të paguar ose të pagueshëm, sipas këtij neni, bëhen vetëm në bazën e të
dhënave objektive e të llogaritshme.

3. Gjatë përcaktimit të vlerës doganore nuk mund t’i bëhet asnjë shtesë çmimit vërtet të paguar ose të
pagueshëm, përveç elementeve të përmendura në këtë nen.

4. Në këtë kapitull, shprehja ‘komision blerjeje’ nënkupton pagesën që një importues i bën agjentit të tij
për shërbimin e përfaqësimit në blerjen e mallrave që vlerësohen.

5. Pavarësisht nga paragrafi 1 (c):

a) pagesat për të drejtën e riprodhimit të mallrave të importuara në Kosovë nuk i shtohen çmimit
vërtetë të paguar ose të pagueshëm gjatë përcaktimit të vlerës doganore për mallrat e
importuara.

b) pagesat e bëra nga blerësi për të drejtën e shpërndarjes ose të rishitjes se mallit të importuar,
nuk i shtohen çmimit vërtetë të paguar ose te pagueshëm për mallrat e importuara, nëse këto
pagesa nuk janë kusht për shitjen e mallrave për eksport në Kosovë.

Neni 37

1. Me kusht që të jenë të shprehura veçmas prej çmimit vërtetë të paguar ose të pagueshëm për mallrat e
importuara, në vlerën doganore nuk do të përfshihen elementet e mëposhtëm:

a) shpenzimet e transportit të mallrave pas arritjes së tyre në vendin e paraqitjes në Kosovë;

b) shpenzimet për ndërtimin, ngritjen, montimin, mirëmbajtjen ose ndihmën teknike, siç janë
komplekset industriale, makineritë apo pajisjet, të ndërmarra pas importimit të mallrave në
Kosovë;

c) pagesa interesi që lindin nga një marrëveshje financiare e bërë nga blerësi dhe që ka lidhje me
blerjen e mallrave të importuara, pavarësisht nëse financimi është bërë nga vetë shitësi apo
ndonjë person tjetër, me kusht që marrëveshja financiare të jetë përpiluar me shkrim dhe kur
kërkohet, blerësi të jetë në gjendje të dëshmojë se:

- këto mallra janë shitur vërtetë me çmimin e deklaruar si çmim vërtetë i paguar ose i
pagueshëm ose

- norma e pretenduar e interesit nuk e kalon normën mbizotëruese për transaksione të tilla,
në vendin dhe në çastin kur është siguruar financimi;

d) shpenzimet për të drejtën e riprodhimit të mallrave të importuara në Kosovë;

e) komisionet e blerjes;
f) detyrimet e importit ose pagesat tjera që duhet paguar në Kosovë për arsye të importimit apo
shitjes së mallrave.

Neni 38

Për përcaktimin e vlerës doganore të sistemeve bartëse që përdoren në pajisjet për përpunimin e të
dhënave dhe që përmbajnë të dhëna ose udhëzime, mund të përcaktohen rregulla të veçanta me
Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi.

Neni 39

Kur elementet e përdorura për përcaktimin e vlerës doganore të mallrave shprehen me valutë tjetër nga
ajo e euros, do të përdoret kursi i këmbimit i shpallur nga autoritetet kompetente për këtë çështje.

18
Neni 40

Dispozitat e këtij Kapitulli nuk bien ndesh me aplikimin e dispozitave të veçanta që kanë të bëjnë me
përcaktimin e vlerës së mallrave për qëllime doganore, të vendosura në qarkullim të lirë pasi iu është
caktuar një trajtim apo përdorim i lejuar doganor.

KREU III

DISPOZITAT E ZBATUESHME PËR MALLRAT E SJELLA NË KOSOVË DERISA TU CAKTOHET NJË
TRAJTIM APO PËRDORIM I LEJUAR NGA DOGANA

KAPITULI 1
HYRJA E MALLRAVE NË KOSOVË

Neni 41

1. Mallrat që sjellën në Kosovë, që nga momenti i hyrjes, do t’i nënshtrohen mbikëqyrjes doganore. Ato
mund t’i nënshtrohen kontrollit nga Dogana, në përputhje me dispozitat në fuqi.

2. Këto mallra mbesin nën mbikëqyrje doganore për aq kohë sa është e nevojshme për të caktuar
statusin e tyre doganor dhe në rastin e mallrave jo-kosovare dhe, pa rënë ndesh me nenin 86 (1), derisa
statusi doganor i këtyre mallrave të ndryshojë, ato futen në një zonë të lirë apo depo të lirë ose ri-
eksportohen ose asgjësohen në përputhje me nenin 180.

Neni 42

1. Mallrat e sjella në Kosovë, duhet të barten pa vonesë nga personi i cili i sjell ato në Kosovë, përmes
rrugës së specifikuar nga Dogana dhe në përputhje me udhëzimet e saj, nëse ka të tilla:

a) në zyrën doganore të caktuar nga Dogana, apo në cilindo vend tjetër të caktuar ose të aprovuar
prej tij ose,

b) në një zonë të lirë, nëse mallrat duhet të futen në atë zonë të lirë drejtpërdrejt:

- me rrugë ajrore ose

- me rrugë tokësore, pa kaluar përmes një pjesë tjetër të Kosovës, ku zona e lirë prek
kufirin tokësor ndërmjet Kosovës dhe një vendi tjetër.

2. Çdo person që merr përsipër përgjegjësinë e transportimit të mallrave, pas hyrjes së tyre në Kosovë,
ndërmjet tjerash, si rezultat i një ri-ngarkimi, është përgjegjës për përmbushjen e obligimeve të
parashikuara në paragrafin 1.

3. Paragrafi 1 (a) nuk përjashton aplikimin e çfarëdo dispozite në fuqi për trafikun turistik, trafikun
ndërkufitar, trafikun postar ose trafikun me rëndësi ekonomike të vogël, me kusht që mbikëqyrja dhe
kontrolli doganor të mos vihen në rrezik.

4. Paragrafi 1 nuk zbatohet për mallrat e bartura me mjete ajrore që kalojnë nëpër hapësirën ajrore të
Kosovës, pa pasur si pikë ndalese ndonjë aeroport të vendosur në Kosovë.

Neni 43

1. Kur, për shkak të rrethanave të paparashikueshme ose fuqisë madhore, obligimi i paraparë me nenin
42 (1) nuk mund të përmbushet, personi që ka obligim, ose çdo person tjetër që vepron në emër të tij,
duhet pa vonesë të informojë Doganën. Në rast se situata e paparashikuar apo fuqia madhore nuk
rezulton me humbjen e plotë të mallrave, Dogana duhet te informohet për vendndodhjen e saktë të
mallrave.

19
2. Kur për shkak të rrethanave të paparashikueshme ose fuqisë madhore një mjet ajror sipas nenit 42 (4)
detyrohet përkohësisht të aterojë në Kosovë dhe i cili nuk mund të përmbushë obligimin e paraparë me
nenin 42 (1), personi që sjell mjetin ajror në Kosovë, ose çdo person tjetër që vepron në vend të tij, duhet
pa vonesë të informojë Doganën mbi gjendjen.

3. Dogana përcakton masat që duhet të merren për të bërë të mundur mbikëqyrjen doganore të mallrave
të përmendura në paragrafin 1, si dhe të atyre në bordin e mjeteve ajrore në kushtet e specifikuara në
paragrafin 2 dhe të sigurojë, kur është e nevojshme, që këto mallra të transportohen më tutje në ndonjë
zyrë doganore ose ndonjë vend tjetër të përcaktuar apo aprovuar nga Dogana.

KAPITULLI 2
PARAQITJA E MALLRAVE NË DOGANË

Neni 44

Mallrat, të cilat sipas nenit 42 (1) (a), arrijnë në zyrën doganore ose në një vend tjetër të caktuar ose të
aprovuar nga Dogana, duhet të paraqiten në doganë nga personi që i ka sjellë këto mallra në Kosovë ose
nga personi që ka marrë përgjegjësinë e bartjes së mallrave pas hyrjes së tyre.

Neni 45

Neni 44 nuk përjashton aplikimin e dispozitave në fuqi në lidhje me mallrat të cilat:

a) sjellën nga udhëtarët;

b) janë vendosur në procedurë doganore, mirëpo nuk janë paraqitur në Doganë.

Neni 46

Mallrat, pasi të jenë paraqitur në doganë dhe me lejen e Doganës mund të kontrollohen ose mund të
merren mostra me qëllim që tu caktohet një trajtim apo përdorim i lejuar nga Dogana. Kjo lejohet në bazë
të kërkesës së shkruar të personit të autorizuar, në mënyrë që mallrave t’u caktohet një trajtim apo
përdorim i lejuar doganor.

KAPITULLI 3
DEKLARATA PËRMBLEDHËSE DHE SHKARKIMI I MALLRAVE TË PARAQITURA NË DOGANË

Neni 47

Pa rënë ndesh me dispozitat e nenit 49, për mallrat e paraqitura Doganës, në vështrim të nenit 44,
parashtrohet një deklaratë përmbledhëse.

Deklarata përmbledhëse parashtrohet pasi mallrat t’i paraqiten Doganës. Megjithatë, Dogana mund të
lejojë shtyrjen e afatit për parashtrimin e deklaratës, por jo më shume se në ditën e parë të punës që
pason pas paraqitjes së mallrave në doganë.

Neni 48

1. Deklarata përmbledhëse ka të bëjë me çfarëdo dokumenti tregtar apo zyrtar që përmban të dhënat e
nevojshme për identifikimin e mallrave.

2. Deklarata përmbledhëse duhet të parashtrohet nga:

a) personi që i ka sjellë mallrat në Kosovë, apo cilido person që merr përsipër përgjegjësinë për
bartjen e mallrave pas futjes së tyre në Kosovë ose

b) personi në emrin e të cilit kanë vepruar personat e përmendur në nën-paragrafin (a).

Neni 49
20

Pa rënë ndesh me dispozitat për mallrat e importuara nga udhëtarët dhe dërgesat postare dhe kolitë
postare, Dogana mund të mos kërkojë parashtrimin e një deklarate përmbledhëse, me kusht që kjo nuk
pengon mbikëqyrjen doganore të mallrave dhe që formalitetet e nevojshme për përcaktimin e një trajtimi
apo përdorimi të lejuar doganor të jenë kryer para skadimit të afatit të përmendur në nenin 47.

Neni 50

1. Mallrat do të shkarkohen apo transportohen nga mjetet e transportit me të cilat janë sjell vetëm me leje
të Doganës dhe në vendet e caktuara apo të aprovuara nga Dogana.

Megjithatë, një leje e tillë nuk do të jetë e nevojshme në rast rreziku të pashmangshëm, ku shkarkimi i
menjëhershëm i tërë mallit ose i një pjese të tij është i domosdoshëm. Në këtë rast Dogana duhet të
informohet menjëherë.

2. Me qëllim të kontrollimit të mallrave dhe mjeteve të transportit, më të cilat janë sjell ato, Dogana mund
të kërkojë në çdo kohë shkarkimin dhe ç’ paketimin e mallrave.

Neni 51

Mallrat nuk mund të zhvendosen nga vendi në të cilin gjenden pa lejen e Doganës.

KAPITULLI 4
OBLIGIMI PËR TU CAKTUAR NJË TRAJTIM APO PËRDORIM I LEJUAR DOGANOR PËR MALLRAT
E PARAQITURA NË DOGANË

Neni 52

Mallrave jo-kosovare të paraqitura në doganë duhet tu caktohet një trajtim apo përdorim i lejuar doganor.

Neni 53

1. Kur për mallrat është parashtruar një deklaratë përmbledhëse formalitetet e nevojshme për t’iu caktuar
atyre një trajtim apo përdorim i lejuar doganor, duhet të kryhen brenda 20 ditëve nga dita kur është
parashtruar deklarata përmbledhëse.

2. Për shkak të rrethanave, Dogana mund të caktojë një afat më të shkurtër apo të lejojë një shtyrje të
afatit të përmendur në paragrafin 1. Sidoqoftë, një shtyrje e tillë nuk duhet të tejkalojë nevojat reale që
arsyetohen nga rrethanat.

KAPITULLI 5
STREHIMI I PËRKOHSHËM I MALLRAVE

Neni 54

Deri në momentin e caktimit të trajtimit apo përdorimit të lejuar doganor për mallrat e paraqitura në
doganë, pas paraqitjes se tyre, do ta kenë statusin e mallrave në strehim të përkohshëm. Që tani e tutje
këto mallra do të përshkruhen si ‘mallra në strehim të përkohshëm’.

Neni 55

1. Mallrat në strehim të përkohshëm strehohen vetëm në vende të aprovuara nga Dogana sipas kushteve
të parapara.

2. Dogana mund të kërkojë nga zotëruesi i mallit të paraqet një garancion me qëllim që të sigurohet
pagesa e çdo borxh doganor, që mund të rezultojë sipas nenit 200 ose 201.

Neni 56

21
Pa rënë ndesh me dispozitat e nenit 46, mallrat në strehim të përkohshëm iu nënshtrohen vetëm atyre
formave të përdorimit, që synojnë sigurimin dhe ruajtjen e tyre në gjendje të pandryshuar, si për kah
pamja e jashtme ose karakteristikat teknike të tyre.

Neni 57

1. Dogana, pa humbur kohë, ndërmerr të gjitha masat e domosdoshme, duke përfshirë shitjen e mallrave,
për të rregulluar situatën e tyre në strehim të përkohshëm, në rastet kur formalitetet e nevojshme për t’iu
caktuar mallrave një trajtim apo përdorim të lejuar doganor nuk kanë filluar brenda afatit të përcaktuar në
përputhje me nenin 53.

2. Dogana mund të transferojë mallrat në një vend të veçantë që është nën mbikëqyrjen e saj, në rrezik
dhe shpenzime te mbajtësit të mallrave, derisa të rregullohet situata e tille.

KAPITULLI 6
DISPOZITAT TË CILAT APLIKOHEN PËR MALLRAT JO KOSOVARE QË KANË KALUAR NËN
PROCEDURËN E TRANSITIT

Neni 58

Posa të arrijnë destinacionin e tyre në Kosovë, mallrat jo-kosovare që kanë qarkulluar nën procedurën e
transitit dhe janë paraqitur në doganë, në përputhje me dispozitat që rregullojnë transitin, zbatohen nenet
prej 46 deri në 57.

KAPITULLI 7
DISPOZITAT TJERA

Neni 59

Kur e kërkojnë rrethanat, Dogana mund të shkatërrojë mallrat e paraqitura në doganë. Dogana do të
informojë për këtë, zotëruesin (poseduesin) e mallrave, i cili do t’i bartë shpenzimet e shkatërrimit të
mallit.

Neni 60

Kur Dogana konstaton se mallrat janë sjellë në Kosovë në mënyrë të paautorizuar ose i janë shmangur
mbikëqyrjes doganore, Dogana do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme, duke përfshirë edhe shitjen
e mallrave, në mënyrë që të rregullojë situatën e tyre.

Neni 61

1. Çdo autoritet juridik apo publik në Kosovë duhet të informojë Doganën për mallrat jo-kosovare, që janë
ndaluar apo konfiskuar nga ata, duke përfshirë edhe mjetet e tyre të transportit.

2. Kur mallrat që janë përmendur në paragrafin 1 transferohen te Dogana zbatohen dispozitat e nenit 60
me ndryshimet e nevojshme.

3. Çdo borxh doganor në lidhje me mallrat e përmendura në paragrafin 1 do të paguhet nga të ardhurat e
realizuara nga shitja e mallrave.

KREU IV
TRAJTIMI APO PËRDORIMI I LEJUAR DOGANOR

KAPITULLI 1
TË PËRGJITHSHME

Neni 62

22
1. Përveç se, kur është paraparë ndryshe, mallrave mund tu jepet në çdo kohë dhe sipas kushteve të
përcaktuara, një trajtim apo përdorim i lejuar doganor, pavarësisht nga lloji ose sasia, vendi i origjinës ose
destinacioni.

2. Paragrafi 1 nuk përjashton aplikimin e ndalesave ose kufizimeve të arsyeshme nga motive të moralit
publik, të interesave publike ose të sigurisë publike, të mbrojtjes së shëndetit e të jetës së njerëzve,
kafshëve dhe bimëve, të mbrojtjes së thesarit kombëtar me vlera artistike, historike ose arkeologjike ose
të mbrojtjes së pronësisë industriale e tregtare.

KAPITULLI 2
PROCEDURAT DOGANORE

Seksioni 1
Vendosja e mallrave nën një procedurë doganore

Neni 63

1. Për mallrat që duhen vendosur nën një procedurë doganore, duhet të paraqitet deklarata për këtë
procedurë doganore.

2. Mallrat kosovare të deklaruara për eksport, përpunim të jashtëm, transit apo procedurë të magazinimit
doganor i nënshtrohen mbikëqyrjes doganore nga çasti i pranimit të deklaratës doganore deri në kohën e
daljes nga Kosova, ose derisa të asgjësohen, ose deklarata doganore të bëhet e pavlefshme.

Neni 64

Dogana përcakton kompetencat e zyrave të ndryshme doganore nëpër Kosovë, duke marrë parasysh,
sipas nevojës, natyrën e mallrave dhe procedurën doganore nën të cilën ato duhet të vendosen.

Neni 65

Deklarata doganore paraqitet:

a) me shkrim ose

b) duke përdorur teknikën e përpunimit elektronik te të dhënave, kur një gjë e tillë parashikohet me
dispozita të veçanta ose

c) nëpërmjet një deklarimi gojor; ose përmes çdo veprimi tjetër me anën e të cilit personi përgjegjës
për mallrat shprehë dëshirën e tij, për t’i vendosur ato nën një procedurë doganore, nëse një
mundësi e tillë parashikohet me dispozitat e Udhëzimit Administrativ për zbatimin e këtij Kodi.

Deklarata me shkrim
I. Procedura e rregullt

Neni 66

1. Deklarata me shkrim përpilohet sipas një formulari që i përgjigjet modelit të caktuar me Udhëzimin
Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. Ajo duhet të nënshkruhet dhe të përmbajë të gjitha të dhënat e
nevojshme për aplikimin e dispozitave që rregullojnë procedurën doganore për të cilën janë deklaruar
mallrat.

2. Deklaratës i bashkëngjiten të gjitha dokumentet që kërkohen për aplikimin e dispozitave që rregullojnë
procedurën doganore për të cilën janë deklaruar mallrat.

Neni 67

Deklaratat që plotësojnë kushtet e parashikuara në nenin 66, do të pranohen menjëherë nga Dogana, me
kusht që mallrave të cilave ajo u referohet të jenë paraqitur në doganë.
23

Neni 68

1. Pa rënë ndesh me nenin 10, deklarata doganore mund të bëhet nga çdo person që është në gjendje të
paraqet ose që bën të mundur paraqitjen e mallrave pranë Doganës, së bashku me të gjitha dokumentet
e kërkuara për aplikimin e dispozitave mbi procedurën doganore për të cilën janë deklaruar mallrat.

2. Megjithatë,

a) kur pranimi i një deklarate doganore sjell obligime të veçanta për një person të caktuar, deklarata
duhet bërë nga vetë personi ose në llogari të tij;

b) deklaruesi duhet të jetë i vendosur në Kosovë.

Megjithatë, kushti që ka të bëjë me vendosjen në Kosovë nuk është i domosdoshëm për personat që:

- paraqesin deklaratë për import të përkohshëm;

- deklarojnë mallra kohë pas kohe me kusht që Dogana këtë e konsideron të arsyeshme.

3. Paragrafi 2 (b) nuk përjashton aplikimin e marrëveshjeve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe vendeve
tjera ose praktikave doganore që kanë ndikim të ngjashëm, sipas të cilave shtetasit e këtyre vendeve
mund të bëjnë deklarata doganore në Kosovë, sipas parimit të reciprocitetit.

Neni 69

1. Me kërkesën e tij, deklaruesit mund t’i lejohet nga Dogana të ndërrojë një ose më shumë të dhëna në
deklaratë, pasi ajo të jetë pranuar nga Dogana. Ndërrimi i të dhënave nuk do të ketë efekt që ta bëjë
deklaratën të zbatueshme për mallrat tjera nga ato që janë deklaruar fillimisht në të.

Megjithatë, asnjë ndërrim nuk lejohet kur kërkesa është ushtruar pasi Dogana:
a) ka njoftuar deklaruesin që do të kontrollojë mallrat ose,
b) ka arritur në përfundim se të dhënat në fjalë janë të pasakta ose,
c) ka liruar mallrat.

Neni 70

1. Dogana, me kërkesën e deklaruesit e shpall të anuluar deklaratën e pranuar doganore, kur deklaruesi
paraqet prova që mallrat janë deklaruar gabimisht për procedurën doganore të përfshirë me atë
deklaratë, ose kur për shkak të rrethanave të veçanta, nuk arsyetohet më tutje vendosja e mallrave nën
procedurën doganore të përfshirë në deklaratë.

Megjithatë, kur Dogana e ka informuar deklaruesin se do të kontrollojë mallrat, kërkesa për anulimin e
deklaratës nuk pranohet deri në përfundimin e kontrollit të mallrave.

2. Pasi të jenë liruar mallrat, deklarata nuk mund të anulohet me përjashtim të rasteve të parapara me
Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi.

3. Pavlefshmëria e deklaratës nuk bie ndesh me zbatimin e sanksioneve penale në fuqi.

Neni 71

Përveç rasteve kur parashihet ndryshe, data e pranimit të deklaratës nga Dogana përdoret si datë e
aplikimit e të gjitha dispozitave që lidhen me procedurat doganore për të cilat janë deklaruar mallrat.

Neni 72

Për të kryer verifikimin e deklaratave të pranuara, Dogana mund:

24
a) Të kontrollojë dokumentet që i janë bashkangjitur deklaratës dhe dokumentet shoqëruese.
Dogana mund të kërkojë nga deklaruesi të paraqet dokumente të tjera për të verifikuar saktësinë
e të dhënave nga deklarata;

b) Të kontrollojë mallrat dhe të merr mostra për analizë ose për ekzaminime më të hollësishme.

Neni 73

1. Transporti i mallrave në vendin ku do të kryhet kontrolli ose ku do të merren mostrat dhe ku kryhen të
gjitha trajtimet e nevojshme, për kontrolle ose marrjen e mostrave, bëhet nga deklaruesi ose në
përgjegjësinë e tij. Shpenzimet e tilla barten nga deklaruesi.

2. Deklaruesi gëzon të drejtën të jetë i pranishëm gjatë kontrollit të mallrave dhe marrjes së mostrave. Kur
e sheh të nevojshme, Dogana do të kërkojë nga deklaruesi të jetë i pranishëm ose të përfaqësohet gjatë
kontrollit të mallrave apo marrjes së mostrave ose për t’iu dhënë atyre ndihmën e nevojshme për
lehtësimin e procesit të kontrollimit apo marrjes së mostrave.

3. Nëse mostrat janë marrë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, Dogana nuk është përgjegjëse për
pagesën e çfarëdo kompensimi në lidhje me to, mirëpo do ti bartë shpenzimet e analizave apo kontrollit.

Neni 74

1. Kur mallrat e përfshira me deklaratë kontrollohen pjesërisht, rezultatet e kontrollit të pjesërishëm
konsiderohen se vlejnë për të gjitha mallrat e përfshira me këtë deklaratë.

Megjithatë, deklaruesi mund të kërkojë kontroll të mëtejshme të mallrave, nëse ai konsideron se rezultatet
e kontrollit të pjesërishëm nuk janë të vlefshme sa i përket pjesës tjetër të mallit.

2. Për qëllim të zbatimit të paragrafit 1, kur formulari i deklaratës përmban dy ose më shumë emërtime,
konsiderohet se të dhënat të cilat kanë të bëjnë me secilin emërtim paraqesin deklarim të veçantë.

Neni 75

1. Rezultatet e kontrollimit të deklaratës përdoren për qëllim të aplikimit të dispozitave ligjore që
rregullojnë procedurën doganore nën të cilën janë vendosur mallrat.

2. Nëse nuk është bërë kontrollimi i deklaratës do të zbatohen dispozitat e përmendura në paragrafin 1
duke u bazuar në të dhënat që i përmban deklarata.

Neni 76

1. Dogana merr masat e nevojshme për identifikimin e mallrave, kur një identifikim i tillë është i
nevojshëm për të garantuar respektimin e kushteve të procedurës doganore nën të cilën janë deklaruar
mallrat.

2. Shenjat identifikuese të vendosura mbi mallrat ose mjetet e transportit, mund të hiqen ose të
shkatërrohen vetëm nga Dogana ose me autorizimin e saj, me përjashtim të rastit kur si rezultat i
rrethanave të paparashikuara ose fuqisë madhore, heqja ose shkatërrimi i tyre është i domosdoshëm për
të siguruar mbrojtjen e mallrave apo mjeteve të transportit.

Neni 77

1. Pa rënë ndesh me nenin 78, kur kushtet për vendosjen e mallrave në procedurën përkatëse janë
plotësuar, dhe që mallrat nuk janë objekt i ndonjë mase ndaluese ose kufizuese, Dogana do të lirojë
mallrat posa të jenë kontrolluar të dhënat në deklaratë apo ato janë pranuar pa u kontrolluar. E njëjta vlen
kur një kontrollim i tillë nuk mund të kryhet brenda një afati kohor të arsyeshëm dhe nuk është e
nevojshme që mallrat të jenë prezente për qëllime kontrolli.

2. Të gjitha mallrat e përfshira me të njëjtën deklaratë do të lirohen në të njëjtën kohë.
25

Për qëllim të zbatimit të këtij paragrafi, kur një formular i deklaratës përfshinë me shumë se dy emërtime,
të dhënat lidhur me secilin emërtim do të konsiderohen si pjesë përbërëse e një deklarate të veçantë.

Neni 78

1. Kur nga pranimi i një deklarate doganore lind një borxh doganor, mallrat e përfshira me deklaratë nuk
do të lirohen derisa nuk është paguar ose garantuar borxhi doganor. Megjithatë, pa rënë ndesh me
paragrafin 2, kjo dispozitë nuk aplikohet për procedurën e importimit të përkohshëm me lirim të pjesshëm
nga taksat e importit.

2. Kur në vështrim të dispozitave që rregullojnë procedurën doganore, për të cilin mallrat janë deklaruar,
Dogana kërkon dhënien e një garancioni, mallrat nuk do te lirohen për atë procedurë doganore derisa të
mos jetë dhënë garancioni.

Neni 79

Të gjitha masat e nevojshme, duke përfshirë konfiskimin dhe shitjen, do të ndërmerren për mallrat që:

a) Nuk mund të lirohen, sepse:

- Nuk është bërë e mundur kryerja ose vazhdimi i kontrollit të mallrave brenda afateve të
parapara nga Dogana, për arsye që kanë të bëjnë me deklaruesin ose,

- Nuk janë paraqitur dokumentet të cilat është dashur të paraqiten para se mallrat të
vendosen në procedurën e kërkuar ose,

- Pagesa apo garancioni i cili është dashur të bëhet apo të sigurohet për detyrimet e
importit ose eksportit, nuk është zbatuar apo siguruar brenda afateve të parapara ose,

- Iu nënshtrohen masave ndaluese ose kufizuese;

b) Nuk janë tërhequr brenda dy ditëve pasi janë liruar.

II. Procedura e thjeshtësuar
Neni 80

1. Për të thjeshtësuar kompletimin e formaliteteve dhe procedurave sa më shumë që të jetë e mundur,
duke u siguruar për udhëheqjen e drejtë të procedurës, Dogana mund, sipas kushteve të parapara me
Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, të lejojë që:

a) Deklarata nga neni 66 të mos i përmbajë disa të dhëna të caktuara të parapara me paragrafin 1
të atij neni, ose disa dokumente të parapara me paragrafin 2 të atij neni të mos i bashkëngjitën
deklaratës;

b) Një dokument tregtar apo administrativ i cili përcillet me kërkesë që mallrat të vendosen nën
procedurën përkatëse doganore, të paraqitet në vend të deklaratës së paraparë në nenin 66;

c) Për vendosjen e mallrave në procedurën përkatëse me mënyrën e futjes se të dhënave në
evidencë; në këtë rast, Dogana mund të tërhiqet prej kërkesës për paraqitjen e mallit në doganë
nga ana e deklaruesit.

Deklarata e thjeshtësuar, dokumenti tregtar apo administrativ apo futja e të dhënave në evidencë duhet të
përmbajë së paku të dhënat e domosdoshme për identifikimin e mallrave. Kur të bëhet futja e të dhënave
në evidencë për mallrat, duhet përfshirë edhe data e futjes së të dhënave në evidencë.

2. Përveç rasteve që duhen përcaktuar me Udhëzimin administrativ për zbatimin e këtij Kodi, deklaruesi
duhet të sigurojë një deklaratë plotësuese që mund të jetë e natyrës së përgjithshme, periodike apo re
kapitulluese.
26

3. Deklarata plotësuese dhe deklaratat e thjeshtësuara të përmendura në nënparagrafët 1 (a), (b) dhe (c),
do të konsiderohen se përbëjnë një instrument të vetëm dhe te pandashëm, i cili bëhet i plotfuqishëm që
nga data e pranimit të deklaratës së thjeshtësuar; në rastet e përmendura në nënparagrafin 1 (c), futja e
të dhënave në evidencë, do të ketë të njëjtën fuqi ligjore, si edhe pranimi i deklaratës së përmendur në
nenin 66.

4. Procedurat e thjeshtëzuara të veçanta për procedurën e transitit mund të përcaktohen me Udhëzimin
Administrative për zbatimin e këtij Kodi.

Deklaratat tjera
Neni 81

1. Kur deklarata doganore bëhet përmes teknikës së përpunimit elektronik të dhënave për qëllimet e nenit
65 (b) ose përmes deklarimit gojor ose me ndonjë akt tjetër për qëllimet e nenit 65 (c), aplikohen nenet
prej 66 deri në 80, me ndryshimet e nevojshme pa rënë ndesh me parimet e shprehura në to.

2. Kur deklarata doganore bëhet përmes teknikës së përpunimit elektronik të të dhënave, Dogana mund
të lejojë të mos bëhet shoqërimi i dokumenteve përcjellëse të përmendura në nenin 66 (2) së bashku me
deklaratën. Në këtë rast, dokumentet do te mbahen në posedim të Doganës.

Kontrollimi i deklaratave pas zhdoganimit
Neni 82

1. Dogana sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të deklaruesit e rishqyrton deklaratën pas lirimit të mallit.

2. Dogana, pasi ta ketë lejuar lirimin e mallrave dhe më qëllim që të sigurohet për të dhënat e vërteta të
deklaruara, në deklaratën doganore, mund të kontrollojë dokumentet tregtare dhe të dhënat që kanë të
bëjnë me importin apo eksportin, si dhe veprimet pasuese (të mëvonshme) tregtare që kanë të bëjnë me
këto mallra. Ky kontroll mund të kryhet në ambientet e deklaruesit ose të çdo personi, drejtpërdrejt ose
tërthorazi të përfshirë në veprimet e mësipërme për arsye të veprimtarisë së tij ose të çdo personi tjetër
në posedimin e të cilit janë dokumentet e lartshënuara për qëllime tregtie. Dogana, po ashtu mund të
kontrollojë edhe mallrat kur paraqitja e tyre është ende e mundur.

3. Pa rënë ndesh me nenin 219.3 kur nga rishqyrtimi i deklaratës ose kontrollit pas zhdoganimit gjen se
dispozitat që rregullojnë procedurën doganore përkatëse janë zbatuar në bazën e të dhënave jo të sakta
apo jo të plota, Dogana, në përputhje me dispozitat në fuqi, do të ndërmerr masat e duhura për të
rregulluar situatën e krijuar, duke i marrë parasysh edhe informatat e reja që janë në dispozicion.

Seksioni 2
Vendosja në qarkullim të lirë

Neni 83

1. Me vendosjen e mallrave jo-kosovare në qarkullim të lirë, mallrat fitojnë statusin e mallrave kosovare.

2. Kjo sjell zbatimin e masave të politikës tregtare, kryerjen e formaliteteve tjera të parashikuara për
importimin e mallrave si dhe pagesën e detyrimeve të ligjshme.

Neni 84

1. Duke anashkaluar nenin 71, deklaruesi mund të kërkojë aplikimin e shkallës më të favorshme, me
kusht që detyrimi i importit që duhet paguar për mallrat është një nga detyrimet e përmendura në
paragrafin 10 të nenit 4. dhe se shkalla e detyrimeve reduktohet pas datës së pranimit të deklaratës për
lirimin në qarkullim të lirë, mirëpo para se mallrat të jenë liruar.

2. Paragrafi 1 nuk zbatohet kur nuk është e mundur të lirohen mallrat për arsyet e shkaktuara nga vetë
deklaruesi.

27

Neni 85

Kur një dërgesë përbëhet nga mallra me klasifikim të ndryshëm tarifor dhe procedimi me secilin prej atyre
mallrave, në pajtim me klasifikimin e duhur tarifor e me qëllim të përgatitjes së deklaratës, çka sjell si
pasojë një punë të madhe e shpenzime jo proporcionale në krahasim me detyrimet e importit që duhet
paguar Dogana, me kërkesë të deklaruesit, mund të pajtohet që detyrimet e importit të paguhen për tërë
ngarkesën në bazë të klasifikimit tarifor të mallrave që i nënshtrohen shkallës më të lartë të detyrimeve të
importit.

Neni 86

1. Mallrat e vendosura në qarkullim të lirë, me detyrime të importit të reduktuara ose zero, për arsye të
përdorimit të veçantë të tyre, mbesin nën mbikëqyrje doganore. Kjo mbikëqyrje përfundon kur kushtet për
përfitimin e detyrimeve të reduktuara ose zero pushojnë se ekzistuari, kur mallrat eksportohen ose
asgjësohen, ose kur lejohet përdorimi i mallrave për qëllime të ndryshme nga ato të përshkruara për
zbatimin e taksës së reduktuar ose zero, me kusht që të paguhen detyrimet përkatëse.

2. Nenet 93 dhe 95, me ndryshimet përkatëse do të aplikohen për mallrat e përmendura në paragrafin 1.

Neni 87

Mallrat e vendosura në qarkullim të lirë do ta humbin statusin e tyre doganor të mallrave kosovare, kur:

a) Deklarata për vendosjen në qarkullim të lirë anulohet pas lirimit të mallrave ose,

b) Detyrimet e importit që duhen paguar për këto mallra janë kthyer ose janë shuar:

- Nën procedurën e përpunimit aktiv, në formën e sistemit me kthim ose,

- Lidhur me mallrat me defekte apo mallrave që nuk u përgjigjen kushteve të kontratës
sipas nenit 229 ose,

- Në situatë si ato të përmendura në nenin 230, kur kthimi apo shuarja është e kushtëzuar
me eksportimin ose ri-eksportimin e mallrave ose nga dhënia e një trajtimi apo përdorimi i
lejuar doganor ekuivalent.

Seksioni 3
REGJIMET PEZULLUESE DHE PROCEDURAT ME NDIKIM EKONOMIK

A. DISPOZITAT E PËRBASHKËTA PËR DISA PROCEDURA

Neni 88

1. Në nenet 89 deri 95:

a) Për mallrat jo-kosovare shprehja ‘regjim pezullues’ zbatohet në procedurat e mëposhtme:

- transit;
- magazinim doganor;

- përpunim i brendshëm në formën e sistemit të pezullimit;

- përpunim nën kontroll doganor;

- import i përkohshëm;

b). shprehja ‘procedura doganore me ndikim ekonomik’ zbatohet për procedurat e mëposhtme:

28
- magazinim doganor;

- përpunim i brendshëm;

- përpunim nën kontroll doganore;

- import i përkohshëm;

- përpunim i jashtëm.

2. Me ‘mallra importi’ nënkuptohen mallrat e vendosura nën një procedurë pezulluese dhe mallrat të cilat,
duke qenë të vendosura nën regjimin e përpunimit të brendshëm në formën e sistemit me kthim, që i
kanë përmbushë formalitetet për vendosjen në qarkullim të lirë dhe formalitetet e parashikuara me nenin
129.

3. Me ‘mallra në gjendje të pandryshuar’ nënkuptohen mallrat të cilat, në kushtet e procedurës së
përpunimit të brendshëm ose të përpunimit nën kontroll doganore, nuk kanë pësuar asnjë formë
përpunimi.

Neni 89

Shfrytëzimi i cilësdo procedurë doganore me ndikim ekonomik kushtëzohet me lëshimin e autorizimit
përkatës nga Dogana.

Neni 90

1. Pa rënë ndesh me kushtet e veçanta shtesë që rregullojnë procedurën përkatëse, autorizimi i
përmendur në nenin 89 dhe ai në nenin 105 (1) do të jepet vetëm:

- për personat që ofrojnë të gjitha garancitë e nevojshme për zbatimin e drejtë të procedurave;

- kur Dogana mund të mbikëqyrë dhe monitorojë procedurën, pa pasur nevojë të aplikojë masa
administrative jo proporcionale me nevojat ekonomike, për të cilat bëhet fjalë.

Neni 91

1. Kushtet nën të cilat do të shfrytëzohet procedura përkatëse do të ceken në Autorizim.

2. Shfrytëzuesi i autorizimit duhet të informojë Doganën për të gjitha rrethanat që lindin pas lëshimit të
autorizimit, të cilat mund të ndikojnë në vazhdimësinë apo përmbajtjen e tij.

Neni 92

Në rastet e përmendura në nën-paragrafin e 2. të paragrafit 7. të nenit 4., të gjitha produktet apo mallrat e
fituara nga mallrat e vendosura nën regjim pezullues, konsiderohen se janë vënë nën të njëjtin regjim.

Neni 93

1. Dogana mund të kushtëzojë vendosjen e mallrave nën një regjim pezullues me depozitimin e një
garancie që të sigurojë se çdo borxh doganor që mund të lind në lidhje me ato mallra do të paguhet.

2. Dispozitat e posaçme që kanë të bëjnë me dhënien e një garancie për regjime pezulluese të caktuara
përcaktohen në aktet nënligjore për zbatimin e këtij Kodi.

Neni 94

1. Një regjim pezullues me ndikim ekonomik shkarkohet kur mallrave ose produkteve kompenzuese apo
të përpunuara, të vendosura nën këtë procedurë u jepet një trajtim apo përdorim i lejuar doganor.

29
2. Dogana merr të gjitha masat e nevojshme për të rregulluar situatën e mallrave lidhur më të cilat
procedura në fjalë nuk është mbyllur sipas kushteve të parashikuara.

Neni 95

Të drejtat dhe obligimet e shfrytëzuesit të procedurës doganore me ndikim ekonomik mund t’i barten, në
bazë të kushteve të vendosura nga Dogana, personave tjerë të cilët përmbushin të gjitha kushtet e
parapara për të përfituar nga procedura përkatëse.

B. Transiti
I. Dispozitat e përgjithshme

Neni 96

1. Procedura e transitit lejon lëvizjen nga një pikë në tjetrën brenda Kosovës për:

a) mallrat jo-kosovare, pa ia nënshtruar këto mallra detyrimeve të importit dhe detyrimeve tjera ose
masave të politikës tregtare;

b) mallrat kosovare, në rastet dhe sipas kushteve të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ për
zbatimin e këtij Kodi, për ta parandaluar shmangien apo përfitimin e paligjshëm nga masat e
eksportit për produktet që përfshihen apo përfitojnë nga masat e tilla.

2. Lëvizja, siç përmendet në paragrafin 1 kryhet:

a) nën procedurën e transitit ose

b) kur mbulohet nga një Carnet TIR (Konventa TIR) me kusht që kjo lëvizje:

(1) ka filluar ose duhet të përfundojë jashtë Kosovës ose

(2) lidhet me dërgesa mallrash që duhet shkarkuar në Kosovë dhe të cilat transportohen bashkë
me mallrat e destinuara për shkarkim në një vend tjetër ose

(3) është kryer ndërmjet dy pikave në Kosovë përmes territorit të një vendi tjetër;

c) kur mbulohet nga një Carnet ATA që përdoret si dokument transiti ose,

d) kur mbulohet nga çfarëdo dokumenti të përcaktuar me ndonjë Konventë të nënshkruar nga
Kosova ose,

e) me postë (duke përfshirë pakot postare).

3. Procedura e transitit zbatohet pa rënë ndesh me dispozitat e veçanta të zbatueshme për lëvizjen e
mallrave nën procedurë doganore me ndikim ekonomik.

Neni 97

1. Procedura e transitit përfundon dhe obligimet e shfrytëzuesit përmbushen kur mallrat dhe dokumentet
e kërkuara paraqiten në zyrën doganore të destinacionit, në përputhje me dispozitat e procedurës
përkatëse.

2. Dogana shkarkon procedurën kur është në gjendje të konstatojë se procedura ka përfunduar me
korrektësi në bazë të krahasimit të dhënave që ka në disponim zyra e nisjes dhe ato që ka në disponim
zyra doganore e destinacionit.

II. Dispozitat e veçanta lidhur me transitin
Neni 98

30
1. Procedura e transitit zbatohet për mallrat që kalojnë nëpër territorin e një vendi tjetër vetëm nëse:

a) një gjë e tillë është parashikuar me një marrëveshje ndërkombëtare ose

b) transportimi i mallrave nëpër atë vend mbulohet nga ndonjë dokument unik transporti të hartuar
në Kosovë; në rastin e këtillë realizimi i kësaj procedure pezullohet në territorin e vendit tjetër.

Neni 99

1. Personi përgjegjës duhet të depozitojë një garancion për të siguruar pagesën e çdo borxhi doganor
ose të detyrimeve tjera që mund të lindin në lidhje me mallrat.

2. Garancioni duhet të jetë:

a) Garancion individual, që përfshin një veprim të vetëm transiti ose,

b) Një garancion gjithë përmbledhës që mbulon një numër veprimesh të transitit, kur personi
përgjegjës të jetë autorizuar nga Dogana, për të përdor një garancion të tillë.

3. Autorizimi i përmendur në paragrafin 2 (b) iu lejohet vetëm personave të cilët:

a) Janë të vendosur në Kosovë;

b) Janë shfrytëzues të rregullt të procedurave të transitit apo që njihen nga Dogana si persona që
kanë kapacitet për përmbushjen e detyrimeve në lidhje me këto procedura dhe

c) Nuk kanë bërë shkelje serioze dhe të përsëritur të ligjeve doganore dhe tatimore.

4. Personat që dëshmojnë se përmbushin standardet më të larta të besueshmërisë, nga Dogana mund të
autorizohen për përdorimin e garancioneve gjithë përmbledhëse për një shumë më të vogël, apo t’i
mundësohet lirimi nga dispozitimi i garancionit. Kushtet për këto lloje të autorizimit përfshijnë:

a) Përdorimin e saktë të procedurave të transitit gjatë një periudhë të caktuar;

b) Bashkëpunimin me Doganën dhe

c) Në lidhje me lirimin nga depozitimi i garancionit, një status më të mirë financiar, që mjafton për
përmbushjen e detyrimeve të këtyre personave.

Rregullat e hollësishme për autorizimet e dhëna sipas këtij paragrafi do të përcaktohen me Udhëzimin
Administrativ për zbatimin e këtij Kodi.

5. Lirimi nga depozitimi i garancionit, i autorizuar në përputhje me paragrafin 4, nuk zbatohet për veprimet
e transitit që përfshijnë mallrat, të cilat, sipas kushteve të parapara në Udhëzimin Administrativ për
zbatimin e këtij Kodi, konsiderohen se paraqesin rrezik të madh.

6. Në përputhje me parimet e paragrafit 4, përdorimi i garancionit gjithë-përmbledhës në një shumë më të
vogël mund të ndalohet, përkohësisht, në rast transiti, siç është paraparë me Udhëzimin Administrativ për
zbatimin e këtij Kodi, si masë e jashtëzakonshme në kushte të veçanta.

7. Në përputhje me parimet e paragrafit 4, përdorimi i garancionit gjthë-përmbledhës në një shumë më të
vogël, mund të ndalohet përkohësisht, në rast transiti, siç është paraparë në Udhëzimin Administrativ për
zbatimin e këtij Kodi, në lidhje me mallra të cilat, nën garancion gjithë-përmbledhës, janë identifikuar si
objekt i mashtrimeve në shkallë të gjerë.

Neni 100

1. Përveç rasteve që përcaktohen, kur është e nevojshme me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e
këtij Kodi, nuk ka nevojë të depozitohet garancioni për:
31

a) Transportin ajror;

b) Qarkullimin nëpërmjet tubacioneve;

c) Veprimet e ndërmarra nga kompania hekurudhore e Kosovës.

Neni 101

1. Deklaruesi është shfrytëzues i procedurës së transitit. Ai është përgjegjës për:

a) Paraqitjen e mallrave të paprekura në zyrën doganore të destinacionit brenda afatit kohor të
përcaktuar dhe duke zbatuar masat e duhura të parapara nga Dogana për të siguruar
identifikimin;

b) Zbatimin e dispozitave të procedurës së transitit.

2. Pavarësisht nga obligimet e deklaruesit sipas paragrafit 1, transportuesi apo marrësi i mallrave, i cili i
pranon mallrat dhe është në dijeni që ato janë në lëvizje nën procedurën e transitit, po ashtu do të jetë
përgjegjës për paraqitjen e mallrave të paprekura në zyrën doganore të destinacionit brenda afatit kohor
të përcaktuar dhe duke zbatuar masat e duhura të parapara nga Dogana për të siguruar identifikimin;

Neni 102

Rregullat e hollësishme për veprimet e procedurës dhe të lirimeve përcaktohen me Udhëzimin
Administrativ për zbatimin e këtij Kodi.

C. Magazinimi doganor

Neni 103

1. Në procedurën e magazinimit doganor do të lejohet strehimi:

a) I mallrave jo-kosovare pa iu nënshtruar ato detyrimeve të importit ose masave të politikës
tregtare;

b) I mallrave kosovare, kur legjislacioni i Kosovës që rregullon fusha të veçanta parashikon që
vendosja e tyre në magazinë doganore kërkon zbatimin e masave që lidhen me eksportin e
këtyre mallrave.

2. Me magazinë doganore nënkuptohet çdo vend i aprovuar, i cili është nën mbikëqyrje nga Dogana, ku
mallrat mund të strehohen sipas kushteve të parapara.

3. Rastet kur mallrat e përmendura në paragrafin 1 mund të vendosen në procedurën e magazinimit
doganor, pa qenë të strehuara në magazinë doganore, përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për
zbatimin e këtij Kodi.

Neni 104

1. Një magazinë doganore mund të jetë magazine publike ose private.

a) Magazine publike, nënkuptohet një magazinë doganore që mund të përdoret nga çdo person për
magazinimin e mallrave;

b) Magazine private, nënkuptohet një magazinë doganore e rezervuar për magazinimin e mallrave
nga administruesi i magazinës.

2. Administruesi, është personi i autorizuar nga Dogana për të administruar me magazinën doganore.

32
3. Depozituesi është personi i cili mban të gjitha obligimet që rrjedhin nga deklarata doganore e
vendosjes se mallrave nën procedurën e magazinimit doganor ose personi në të cilin janë bartur të drejtat
dhe obligimet.

Neni 105

1. Administrimi në magazinë doganore është i kushtëzuar me lëshimin e autorizimit nga Dogana, me
përjashtim të rastit kur Dogana e administron vet magazinën doganore.

2. Çdo person që dëshiron të administrojë me magazinë doganore, duhet të bëjë një kërkesë me shkrim,
e cila përmban të dhëna të nevojshme për lëshimin e autorizimit, duke demonstruar se ekziston një
nevojë ekonomike për magazinë. Në autorizim përcaktohen kushtet për administrimin e magazinës
doganore.

3. Autorizimi iu lëshohet vetëm personave të vendosur në Kosovë.

Neni 106

Administruesi i magazinës është përgjegjës për:

a) Të siguruar që mallrat, gjatë kohës sa janë në magazinën doganore të mos i shmangen
mbikëqyrjes doganore;

b) T’i plotësojë obligimet që lindin nga magazinimi i mallrave që ndodhen nën regjimin e magazinimit
doganor dhe

c) Të respektojë të gjitha kushtet e specifikuara në autorizim.

Neni 107

1. Pa rënë ndesh me nenin 106, kur autorizimi ka të bëjë me një magazinë publike, në autorizim mund të
parashikohet që përgjegjësitë e përmendura në nenin 106 (a) dhe ose (b) i bartë në tërësi depozituesi.

2. Depozituesi është në çdo kohë përgjegjës për plotësimin e obligimeve që lindin nga vendosja e
mallrave nën procedurën e magazinimit doganor.

Neni 108

Të drejtat dhe obligimet e administruesit me aprovimin e Doganës mund ti barten një personi tjetër.

Neni 109

Pa rënë ndesh me nenin 93, Dogana mund të kërkojë nga administruesi të sigurojë garancionin lidhur me
përgjegjësitë e specifikuara në nenin 106.

Neni 110

1. Personi i caktuar nga Dogana duhet të mbajë evidencë për të gjitha mallrat e vendosura në procedurën
e magazinimit doganor, në mënyrën të cilën e cakton Dogana. Mbajtja e evidencës nuk është e
obligueshme nëse me magazinë doganore administron Dogana.

2. Varësisht nga aplikimin i nenit 90, Dogana mund të tërhiqet nga kërkesa për evidencë nëse
përgjegjësitë të cilave iu referohet neni 106 (a) ose (b) i bartë ekskluzivisht depozituesi dhe mallrat janë
vendosur në këtë procedurë bazuar në një deklaratë me shkrim që është pjesë përbërëse e procedurës
së rregullt, apo një dokument administrativ në përputhje me nenin 80 (1) (b).

Neni 111

33
1. Kur ekziston një nevojë ekonomike dhe nuk vihet në pyetje mbikëqyrja doganore, Dogana mund të
lejojë që:

a) Mallrat kosovare, përveç atyre të përmendura me nenin 103 (1) (b), të vendosen në ambientet e
magazinës doganore;

b) Mallrat jo-kosovare të përpunohen në ambientet e magazinës doganore, nën procedurën e
përpunimit të brendshëm, në përputhje me kushtet e parapara për këtë procedurë. Formalitetet
që nuk do të kryhen në magazinë doganore do të parashihen me Udhëzimin Administrativ për
zbatimin e këtij Kodi;

c) Mallrat jo-kosovare përpunohen në ambientet e Magazinës doganore në procedurën e përpunimit
nën kontroll doganore, në përputhje me kushtet e parapara për këtë procedurë. Formaliteti që
nuk do të kryhen në magazinë doganore do të parashihen me Udhëzimin Administrativ për
zbatimin e këtij Kodi.

2. Në rastin nga paragrafi 1, malli nuk i nënshtrohet procedurës së magazinimit doganor.

3. Dogana mund të kërkojë që mallrat nga paragrafi 1 të evidentohen në evidencën e paraparë sipas
nenit 110.

Neni 112

Mallrat e vendosura në procedurën e magazinimit doganor evidentohen në evidencat e magazinës sipas
nenit 110 menjëherë pasi që të sjellën në magazinë doganore.

Neni 113

Nuk ka kufizim në kuptim të periudhës kohore se sa mund të qëndrojnë mallrat nën procedurën e
magazinimit doganor.

Mirëpo, në raste të jashtëzakonshme, Dogana mund të caktojë një afat kohor pas të cilit depozituesi
duhet t’iu caktojë mallrave një trajtim apo përdorim të lejuar doganor.

Neni 114

1. Mallrat e importit mund të pësojnë trajtime të ndryshme me qëllim të ruajtjes, përmirësimit të pamjes së
jashtme ose përmirësimit të kualitetit tregtar të saj ose për t’u përgatitur ato për shpërndarje apo rishitje.

2. Mënyrat e trajtimit të përmendura në paragrafin 1 duhet të autorizohen që më parë nga Dogana, të cilat
përcaktojnë edhe kushtet nën të cilat ato mund të kryhen.

3. Listat e formave të trajtimit nga paragrafin 1 do të parashihet në Udhëzimin Administrativ për zbatimin
e këtij Kodi.

Neni 115

1. Kur e kërkojnë rrethanat, mallrat e vendosura nën procedurën e magazinimit doganor, mund të
largohen përkohësisht nga magazina doganore. Një largim i tillë duhet të autorizohet paraprakisht nga
Dogana, që përcakton kushtet nën të cilat mund të bëhet largimi.

2. Përderisa janë jashtë magazinës doganore, mallrat mund t’i nënshtrohen mënyrave të trajtimit të
përmendura në nenin 114, sipas kushteve të përcaktuara me këtë nen.

Neni 116

Dogana mund të lejojë që mallrat e vendosura nën procedurën e magazinimit doganor të barten nga një
magazinë doganore në tjetrën.

34


Neni 117

1. Kur lind një borxh doganor në lidhje me mallrat e importit dhe vlera doganore e këtyre mallrave
bazohet në çmimin vërtet të paguar ose të pagueshëm, i cili përfshinë shpenzimet e magazinimit dhe të
ruajtjes së mallrave gjatë vendosjes së tyre në magazinë, këto shpenzime nuk është e nevojshme të
përfshihen në vlerën doganore, në rast se janë treguar veçmas nga çmimi vërtetë i paguar ose i
pagueshëm për këto mallra.

2. Në rast se mallrat në fjalë iu janë nënshtruar mënyrave të zakonshme të trajtimit, në kuptim të nenit
114, lloji i mallrave, vlera doganore dhe sasia që merret parasysh për përcaktimin e shumës së taksave
të importit, me kërkesë së deklaruesit, janë ato që do të ishin marrë parasysh për mallrat në kohën e
përmendur me nenin 212, sikur të mos i ishin nënshtruar këtij trajtimi.
Megjithatë, përjashtimet nga kjo dispozitë mund të parashihen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e
këtij Kodi.

3. Kur mallrat e importit janë lëshuar në qarkullim të lirë në përputhje me nenin 80 (1) (c), natyra e
mallrave, vlera doganore dhe sasia që merret parasysh për qëllime të nenit 212 do të jenë ato që ishin të
aplikueshme për mallrat në kohën në të cilën ato janë vendosur në procedurën e magazinimit doganor.

4. Paragrafi 3 aplikohet me kusht që rregullat për vlerësim të cilat kanë të bëjnë me mallrat të jenë të
caktuara dhe të pranuara në momentin kur këto mallra janë vendosur në procedurat e magazinës
doganore, vetëm nëse deklaruesi nuk kërkon aplikimin e tyre në momentin e lindjes së borxhit doganor.

5. Paragrafi 3 zbatohet pa rënë ndesh me kontrollin pas-zhdoganimit për qëllime të nenit 82.

D. Përpunimi i brendshëm

I. Të përgjithshme

Neni 118

1. Pa rënë ndesh me nenin 119, procedura e përpunimit të brendshëm lejon që mallrat në vijim të
përdoren në Kosovë në një ose më shumë operacione të përpunimit:

a) Mallrat jo-kosovare të caktuara për t’u ri-eksportuar nga Kosova në formën e produkteve
kompensuese, pa iu nënshtruar detyrimeve të importit ose masave të politikës tregtare;

b) Mallrat e vendosura në qarkullim të lirë me kthim ose shuarje të detyrimeve të importit që duhen
paguar për këto mallra, nëse ato eksportohen nga Kosova në formë të produkteve kompensuese.

2. Shprehjet e mëposhtme nënkuptojnë:


a) Me Sistem të pezullimit, nënkuptojmë masat lehtësuese të procedurës së përpunimit të
brendshëm siç është parapare në paragrafin 1 (a);

b) Me Sistem kthimi, nënkuptojmë masat lehtësuese të procedurës së përpunimit të brendshëm siç
është paraparë në paragrafin 1 (b);

c) Me operacione përpunimi, nënkuptojmë

- Punimin e mallrave, duke përfshirë montimin, bashkimin ose përshtatjen me mallra tjera;

- Përpunimi i mallrave dhe

- Riparimi i mallrave, duke përfshirë ndreqjen e tyre dhe radhitjen e tyre;

35
- Përdorimi i disa mallrave, të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij
Kodi, që nuk gjenden në produktet kompensuese, por që lejojnë ose lehtësojnë
prodhimin e këtyre produkteve, edhe nëse ato janë përdor tërësisht apo pjesërisht gjatë
procesit;

d) Produkte kompensuese: të gjitha produktet që rezultojnë nga operacionet e përpunimit;

e) Mallra ekuivalente: Mallrat e Kosovës që përdoren në vend të mallrave të importit për prodhimin e
produkteve kompensuese;

f) Normativi i prodhimit: sasia ose përqindja e produkteve kompensuese e përfituar nga përpunimi i
një sasie të caktuar të mallrave të importit.

Neni 119

1. Me plotësimin e kushteve të përcaktuara në paragrafin 2 dhe varësisht nga paragrafi 4, Dogana lejon:

a) Që produktet kompensuese të përfitohen nga mallrat ekuivalente;

b) Produktet kompensuese të përfituara nga mallrat ekuivalente të eksportohen nga Kosova para
importimit të mallrave të importit.

2. Mallrat ekuivalente duhet të jenë të cilësisë së njëjtë dhe të kenë karakteristikat e njëjta me mallrat e
importit. Megjithatë, në raste të veçanta, të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij
Kodi, mallrat ekuivalente lejohet të jenë të një shkallë më të lartë prodhimi se sa mallrat e importit.

3. Kur zbatohet paragrafi 1, mallrat e importit për qëllime doganore do të konsiderohen si mallra
ekuivalente dhe këto të fundit si mallra të importit.

4. Masat që kanë për qëllim ndalimin, përcaktimin e kushteve të caktuara apo lehtësimin për paragrafin 1,
mund të përcaktohen me Udhëzimin Administrativ në zbatimin e këtij Kodi.

5. Kur aplikohet paragrafi 1 (b) dhe produktet kompensuese iu nënshtrohen detyrimeve të eksportit, nëse
ato nuk janë duke u eksportuar apo ri-eksportuar nën operacion të përpunimit të brendshëm, mbajtësi i
autorizimit do të sigurojë garancion për të mbuluar pagesën e këtyre detyrimeve, nëse mallrat e importit
nuk importohen brenda afatit të paraparë.

II. Dhënia e autorizimit
Neni 120

Autorizimi lëshohet me kërkesë të personit i cili kryen operacionet e përpunimit apo i cili bënë të mundur
kryerjen e tyre.

Neni 121

Autorizimi lëshohet vetëm:

a) Për personat e vendosur në Kosovë. Megjithatë, autorizimi mund t’iu lëshohet edhe personave të
vendosur jashtë Kosovës, për sa u përket importeve të natyrës jo tregtare;

b) Kur pa rënë ndesh me përdorimin e mallrave të përmendura në kreun e fundit të nenit 118 (2) (c),
mallrat e importit mund të identifikohen në produktet kompenzuese apo, në rastin e përmendur në
nenin 119, ku mund të verifikohet përputhja me kushtet e përcaktuara në lidhje me mallrat
ekuivalente;

c) Kur procedura e përpunimit të brendshëm ndihmon në krijimin e kushteve të favorshme për
eksport apo ri-eksport të produkteve kompensuese, me kusht që të mos cenohen interesat
thelbësore të prodhuesve kosovarë (kushtet ekonomike). Rastet kur konsiderohet se janë
plotësuar kushtet ekonomike përcaktohen në Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi.
36


III. Funksionimi i procedurës
Neni 122

1. Dogana përcakton afatin brenda të cilit produktet kompensuese duhet të jenë eksportuar ose
rieksportuar ose t’ iu jepet një trajtim apo përdorim tjetër i lejuar doganor. Ky afat duhet parapare kohën e
arsyeshme për kryerjen e veprimeve të përpunimit dhe të vënies në dispozicion të produkteve
kompensuese.

2. Afati fillon nga data kur mallrat jo-kosovare janë vendosur nën procedurën e përpunimit të brendshëm.
Dogana, me kërkesë të arsyetuar nga mbajtësi i autorizimit, mund të shtyjë këtë afat.

Me qëllim të thjeshtëzimit, mund të vendoset që afati që fillon gjatë një muaji kalendarik apo një tremujori
të përfundojë në ditën e fundit të muajit pasues kalendarik, përkatësisht të tremujorit pasues.

3. Kur zbatohet neni 119 (1) (b), Dogana përcakton afatin se kur mallrat jo-kosovare duhet të deklarohen
për procedurë. Ky afat fillon nga data e pranimit të deklaratës së eksportit, për produktet kompenzuese të
përfituara nga mallrat ekuivalente korresponduese.

4. Përkufizimet kohore mund të parashihen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi për
operacione të caktuara përpunimi apo për mallra të caktuara të importit.

Neni 123

1. Dogana do ta përcaktojë normativin e prodhimit për operacionin në fjalë ose kur kjo është e
nevojshme, mënyrën e përcaktimit të këtij normativi. Normativi i prodhimit përcaktohet në bazë të
rrethanave reale, në të cilat operacioni i përpunimit është kryer ose duhet të kryhet.

2. Kur e kërkojnë rrethanat dhe veçanërisht me rastin e operacioneve përpunuese që tradicionalisht
kryhen në kushte teknike të përcaktuara qartë, për mallrat me karakteristika të njëjta thelbësore dhe që
kanë si rezultat prodhimin e produkteve kompensuese me cilësi të njëjtë, me Udhëzimin Administrativ për
zbatimin e këtij Kodi, mund të përcaktohet norma e prodhimit në bazën e të dhënave reale të vërtetuara
më parë.

Neni 124

Rastet dhe kushtet në të cilat mallrat në gjendje të pandryshuar ose produktet kompensuese
konsiderohen se janë vendosur në qarkullim të lirë, mund të përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për
zbatimin e këtij Kodi.

Neni 125

1. Pa rënë ndesh me nenin 126, kur lind një borxh doganor, shuma e këtij borxhi përcaktohet në bazë të
elementeve të taksimit për mallrat e importit, në datën e pranimit të deklaratës për vendosjen e këtyre
mallrave nën procedurën e përpunimit të brendshëm.

2. Nëse, në datën e përmendur në paragrafin 1 mallrat e importit i plotësojnë kushtet e përcaktuara për
përfitimin e trajtimit tarifor preferencial brenda kuotave ose kufijve tarifor, ato përfitojnë çdo trajtim tarifor
preferencial për mallra identike që është në fuqi në datën e pranimit të deklaratës për vendosjes në
qarkullim të lirë.

Neni 126

Pa rënë ndesh me nenin 125, produktet kompensuese:

a) Iu nënshtrohen detyrimeve të importit, të cilat iu përgjigjen atyre mallrave, kur ato lirohen për
qarkullim të lirë dhe gjenden në listën e përcaktuar me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e
këtij Kodi, me kusht që janë në proporcion me pjesën e eksportuar të produkteve kompensuese,
37
që nuk janë përfshirë në atë listë. Megjithatë, shfrytëzuesi i autorizimit mund të kërkojë
përcaktimin e këtyre detyrimeve të parapare me nenin 125;

b) Iu nënshtrohen detyrimeve të importit të llogaritura në përputhje me dispozitat që aplikohen për
procedurën doganore në fjalë apo në zona të lira, kur janë vendosur në sistemin me pezullim apo
në zonë të lirë apo në depo të lirë;

Megjithatë,

- Personi i interesuar mund të kërkojë që detyrimet të caktohen në përputhje me nenin
125;

- Në rastet kur produkteve kompensuese u është caktuar një trajtim apo përdorim i lejuar
doganor i përmendur më sipër, i ndryshëm nga përpunimi nën kontroll doganor, shuma e
detyrimeve të pagueshme të importit duhet të jetë, së paku e barabarte me shumën e
llogaritur sipas nenit 125;

c) Mund të jenë të atilla që iu nënshtrohen dispozitave që rregullojnë caktimin e taksave të parapara
sipas procedurës së përpunimit nën kontroll doganor, kur malli i importuar mund të vendoset nën
atë procedurë.

d) Përfitojnë trajtim tarifor favorizues për shkak të përdorimit të veçantë për të cilin janë të
dedikuara, kur të sillen dispozitat për këtë trajtim, në rast të mallrave identike të importuara;

e) Përjashtohen nga detyrimet e importit, kur janë sjell dispozitat të tilla në rastin e mallrave identike
në përputhje me nenin 182. të këtij Kodi.

IV. Operacionet e përpunimit jashtë Kosovës

Neni 127

1. Disa apo të gjitha produktet kompensuese apo mallrat në gjendje të pandryshuar, mund të
eksportohen përkohësisht për qëllim të përpunimit të mëtutjeshëm jashtë Kosovës, nëse Dogana e
autorizon në përputhje me kushtet e përcaktuara me dispozitat e procedurës së përpunimit të jashtëm.

2. Kur lind një borxh doganor që ka të bëjë me produkte të ri-importuara, duhet të paguhen detyrimet e
mëposhtme:

(a) detyrimet e importit mbi produktet kompensuese apo mallrat në gjendje të pandryshuar të përmendura
në paragrafin 1, të llogaritura sipas nenit 125 dhe 126; dhe

(b) detyrimet e importit mbi produktet e ri-importuara pas përpunimit të tyre jashtë Kosovës, shuma e të
cilave llogaritet sipas dispozitave që lidhen me regjimin e përpunimit të jashtëm, më të njëjtat kushte që
do të ishin zbatuar sikur produktet e eksportuara nën këtë procedurë të ishin vendosur në qarkullim të
lirë, para se të kryhej ky eksportim.

V. Dispozitat e veçanta që kanë të bëjnë me sistemin me kthim

Neni 128

Sistemi me kthim mund të përdoret për të gjitha mallrat, me përjashtim të atyre që në momentin e
pranimit te deklaratës për vendosjen ne qarkullim të lirë:

- Mallrat e importit i nënshtrohet kufizimeve sasiore të importit,

- Masa tarifore brenda kuotave që aplikohen për mallrat e importit,

Neni 129

38
1. Deklarata për lëshimin në qarkullim të lirë, duhet të dëshmojë se është përdorë sistemi me kthim dhe
të jep hollësira për autorizimin.

2. Me kërkesë të Doganës, autorizimi i lartcekur i bashkëngjitet deklaratës për lëshimin e mallrave në
qarkullim të lirë.

Neni 130

Neni 119 (1) (b), (3) dhe (5), Neni 122 (3), Neni 124 dhe 125 si dhe Neni 126 (c) nuk zbatohen në
sistemin me kthim.

Neni 131

Eksportimi i përkohshëm i produkteve kompensuese i kryer sipas nenit 127 (1) nuk do të konsiderohet si
eksportim për qëllime të nenit 132, përveç kur produktet e tilla nuk ri-importohen në Kosovë brenda afatit
të caktuar.

Neni 132

1. Shfrytëzuesi i autorizimit mund të kërkojë kthimin ose shuarjen e detyrimeve të importit, në rast se ai
mund të dëshmojë pranë Doganës se mallrat e importit të lëshuara në qarkullim të lirë nën procedurën e
sistemit me kthim në forme të produkteve kompensuese ose në gjendje të pandryshuar janë;

- Eksportuar, ose

- Më qëllim të ri-eksportimit të mëvonshëm, janë vendosur nën procedurën e transitit, procedurën e
magazinimit doganor, nën procedurën e importimit të përkohshëm, nën procedurën e përpunimit
të brendshëm (sistemi me pezullim), në zonë të lirë apo depo të lirë, me kusht që të gjitha kushtet
për shfrytëzimin e procedurës janë plotësuar.

2. Për të t’iu caktuar një trajtim apo përdorim të lejuar doganor të përmendur nën paragrafin e dytë të
paragrafit 1, produktet kompensuese apo mallrat në gjendje të pandryshuar do të konsiderohen mallra jo-
kosovare.

3. Afati brenda të cilit duhet të ushtrohet kërkesa për kthim do të parashihet me Udhëzimin Administrativ
në zbatimin e këtij Kodi.

4. Pa rënë ndesh me pikën (b) të nenit 126, kur produktet kompensuese apo mallrat në gjendje të
pandryshuar të vendosura nën procedurë doganore, në zonë të lirë apo depo të lirë, në përputhje me
paragrafin 1 që janë lëshuar në qarkullim të lirë, shuma e detyrimeve të importit e kthyer apo e shuar do
të konsiderohet se përben shumën e borxhit doganor.

5. Më qëllim të caktimit të shumës së detyrimeve të importit që duhet kthyer apo shuar, zbatohet neni 126
(a) me ndryshimet e nevojshme.

E. Përpunimi nën kontroll doganor

Neni 133

Procedura e përpunimit nën kontroll doganore do të lejohet të shfrytëzohet në Kosovë për mallrat jo-
kosovare në operacionet që e ndryshojnë natyrën ose gjendjen e mallrave, pa iu nënshtruar detyrimeve
të importit ose masave të politikave tregtare dhe do të lejojë që produktet e fituara në atë operacion të
vendosen në qarkullim të lirë, sipas shkallës së detyrimeve të importit më të përshtatshme për këto
mallra. Produktet e këtilla quhen produkte të përpunuara.

Neni 134

Rastet dhe kushtet e veçanta nën të cilat mund të shfrytëzohet procedura për përpunim nën kontroll
doganore do të parashihen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi.
39

Neni 135

Autorizimi për përpunim nën kontroll doganore lëshohet me kërkesë të personit, i cili kryen përpunimin
ose që bën të mundur kryerjen e këtij përpunimi.

Neni 136

Autorizimi jepet vetëm për:

a) Persona të vendosur në Kosovë;

b) kur mund të identifikohen mallrat e importit në produktet e përpunuara;

c) Kur mallrat pas procedurës së përpunimit, në pikëpamje ekonomike, nuk mund të kthehen në
përshkrimin dhe gjendjen e tyre, në të cilën kanë qenë para se të vendosen nën këtë procedurë.

d) Kur përdorimi i procedurës nuk mund të sjellë si pasojë mosrespektimit të rregullave në lidhje me
origjinën dhe kufizimet sasiore të zbatueshme mbi mallrat e importuara;

e) Kur përmbushen kushtet e nevojshme (ekonomike) për procedurën që ndihmon krijimin ose
mbajtjen e një aktiviteti të përpunimit në Kosovë, që nuk është në kundërshtim me interesat e
prodhuesve kosovare të produkteve të ngjashme. Rastet kur mund të konsiderohet se janë
plotësuar kushtet ekonomike do të parashihen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij
Kodi.

Neni 137

Nenet 122 (1), (2) dhe (4) dhe neni 123 do të zbatohen me ndryshimet e nevojshme.

Neni 138

Në rastin kur ka lindur një borxh doganor në lidhje me mallrat në gjendje të pandryshuar apo prodhimet,
ose në lidhje me prodhimet, të cilat janë në fazën kalimtare të përpunimit, në krahasim me atë e cila
është paraparë me autorizim, shuma e atij borxhi përcaktohet në bazë të elementeve, të cilat i përgjigjen
mallit të importuar në momentin e pranimit të deklaratës për vendosjen e mallit në procedurën e
përpunimit nën kontroll doganor.

Neni 139

1. Kur malli i importit klasifikohet për trajtim preferencial tarifor me rastin e vendosjes nën procedurën për
përpunim nën kontroll doganor dhe një trajtim i tillë preferencial mund të zbatohet edhe për produktet
identike me produktet e përpunuara dhe të lëshuara në qarkullim të lirë, detyrimet doganore të cilave iu
nënshtrohet produkti i përpunuar, do të llogariten, duke aplikuar përqindjen e detyrimit, e cila mund të
aplikohet ndaj atij trajtimi preferencial.

2. Nëse, në pikëpamje të mallit të importuar trajtimi tarifor preferencial nga par. 1. varet nga kontingjentet
tarifore ose limiteve tarifore të larta, aplikimi i përqindjeve doganore nga par. 1., në pikëpamje të
prodhimeve të përpunuara, gjithashtu i nënshtrohet kushtit që trajtimi i përmendur tarifor preferencial
mund të aplikohet në mallin e importuar në momentin e pranimit të deklaratës për lëshimin e mallit në
qarkullim të lirë.

3. Në këtë rast, sasia e mallrave të importuara e cila objektivisht është shfrytëzuar në prodhimin e
produkteve të përpunuara të lëshuara në qarkullim të lirë, paguhet sipas kontingjenteve tarifore, apo
sipas limiteve të larta tarifore, të cilat janë në fuqi në momentin e pranimit të deklaratës për lëshim ne
qarkullim të lirë, ndërsa kurrfarë sasie nuk llogariten, sipas kontingjenteve tarifore ose limiteve të larta
tarifore, të caktuara në pikëpamje të prodhimeve që janë identike me prodhimet e përpunuara.

F. Importi i përkohshëm
40

Neni 140

Procedura e importit të përkohshëm do të lejon përdorimin në Kosovë të mallrave jo-kosovare të
destinuara për t’u rieksportuar pa pësuar ndryshime, përveç zhvleftësimit normal për shkak të përdorimit
të tyre, me lirim të plotë apo të pjesërishëm nga detyrimet e importit dhe pa iu nënshtruar masave të
politikave tregtare.

Neni 141

Autorizimi për import të përkohshëm lëshohet në bazë të kërkesës së personit që përdor mallrat ose që
organizon përdorimin e tyre.

Neni 142

1. Dogana refuzon lëshimin e autorizimit të importit të përkohshëm, nëse është e pamundur të sigurohet
identifikimi i mallrave të importura.

2. Sidoqoftë, Dogana mund të autorizojë shfrytëzimin e procedurës së importit të përkohshëm pa siguruar
identifikimin e mallrave atëherë kur, duke marrë parasysh llojin e mallrave ose natyrën e operacioneve që
duhet të kryhen, mungesa e masave identifikuese nuk sjell si pasojë asnjë formë të keqpërdorimit të
procedurës në fjalë.

Neni 143

1. Dogana përcakton afatin brenda të cilit mallrat e importit duhet të ri-eksportohen ose t’u caktohet një
trajtim apo përdorim i lejuar doganor. Ky afat duhet të jetë i arsyeshëm për periudhën kohore për arritjen
e qëllimit, për të cilin është lejuar importi i përkohshëm.

2. Pa rënë ndesh me afatet e veçanta të parapara me nenit 144, afati gjatë të cilit mallrat mund të
qëndrojnë nën procedurën e importit të përkohshëm është 24 muaj. Megjithatë, Dogana mund të caktojë
një afat më të shkurtër me pëlqimin e personit të interesuar.

3. Megjithatë, në rrethanat e veçanta, Dogana brenda kufijve kohor të arsyeshëm dhe me kërkesë të
personit të interesuar, mund ta zgjatë afatin e përmendur në paragrafin 1 dhe 2 për të lejuar shfrytëzimin
e autorizimit.

Neni 144

Rastet dhe kushtet e veçanta në të cilat mund të shfrytëzohet procedura e importit të përkohshëm me
lirim të plotë nga detyrimet e importit, përcaktohen me Udhëzimin Administrative për zbatimin e këtij Kodi.

Neni 145

1. Shfrytëzimi i procedurës së importit të përkohshëm me lirim të pjesshëm nga detyrimet e importit
lejohet për mallrat të cilat nuk janë të përfshira me dispozitat e nenin 144 apo të cilat përfshihen me këto
dispozita, mirëpo, nuk i plotësojnë të gjitha kushtet e përcaktuara për lejim të importit të përkohshëm me
lirim të plotë nga detyrimet.

2. Lista e mallrave, në lidhje me të cilat mund të mos përdoret procedura e importimit të përkohshëm me
lirim të pjesshëm nga detyrimet e importit, përcaktohet me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij
Kodi.

Neni 146

1. Shuma e detyrimeve të importit që duhet paguar për mallrat e vendosura nën procedurën e importit të
përkohshëm me lirim të pjesshëm nga detyrimet e importit do të jetë 3% në muaj apo pjesë të muajit, në
të cilin malli është vendosur nën procedurën e importit të përkohshëm me lirim të pjesshëm në shumën e
41
detyrimeve, të cilat do të ishin të pagueshme, sikur këto mallra të ishin lëshuar në qarkullim të lirë më
datën, në të cilën janë vendosur në procedurën e importit të përkohshëm.

2. Shuma e detyrimeve të importit që duhet paguar nuk duhet të kalojë atë shumë që do të ishte kërkuar,
nëse mallrat në fjalë do të ishin lëshuar në qarkullim të lirë, më datën që ato janë vendosur nën
procedurën e importit të përkohshëm, duke mos llogaritur kamatat që mund të zbatohen.

3. Bartja e të drejtave dhe obligimeve që rrjedhin nga procedura e importit të përkohshëm, sipas nenit 95,
nuk nënkupton se duhet të zbatohen të njëjtat masa përjashtimi për secilën nga periudhat e përdorimit që
duhen marrë parasysh.

4. Kur bartja e përmendur në paragrafin 3, bëhet me lirim të pjesshëm për të dy personat e autorizuar për
shfrytëzimin e procedurës gjatë të njëjtit muaj, mbajtësi i autorizimit fillestar është i obliguar të paguajë
shumën e detyrimeve të importit që duhen paguar për tërë muajin.

Neni 147

1. Kur lind një borxh doganor që ka të bëjë më mallra të importuara, shuma e këtij borxhi përcaktohet në
bazë të elementeve të taksimit në fuqi, për këto mallra, në kohën e pranimit të deklaratës për vendosjen e
tyre nën procedurën e importit të përkohshëm. Megjithatë, në rastet e parashikuara me dispozitat e nenit
144, shuma e borxhit përcaktohet në bazë të elementeve të taksimit në fuqi, për mallrat në fjalë, në afatin
e përmendur në nenin 219.

2. Kur borxhi doganor, për mallin e vendosur nën procedurën e importit të përkohshëm me lirim të
pjesshëm nga detyrimet e importit lind për shkaqe tjera e jo vendosjen e mallit nën procedurën e importit
të përkohshëm, shuma e këtij borxhi është e barabartë me ndryshimin ndërmjet shumës së detyrimeve të
llogaritura, sipas par. 1. dhe atij, që paguhet në pajtim me nenin 146.

G. Përpunimi i jashtëm

I. Të përgjithshme

Neni 148

1. Procedura e përpunimit të jashtëm, pa rënë ndesh me dispozitat që rregullojnë fushat e veçanta në
lidhje me sistemin e shkëmbimeve standarde të paraparë në nenet 157 deri në 162 apo me nenin 127,
lejon që mallrat kosovare të eksportohen përkohësisht nga Kosova me qëllim që t’iu nënshtrohen
operacioneve përpunuese dhe produktet që dalin si rezultat i këtyre operacioneve, të vendosen në
qarkullim të lirë, me përjashtim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet e importit.

2. Eksportimi i përkohshëm i mallrave kosovare sjell zbatimin e detyrimeve të eksportit, të masave të
politikës tregtare dhe të formaliteteve tjera për daljen e mallrave kosovare nga Kosova.

3. Shprehjet e mëposhtme nënkuptojnë:

a) Mallra në eksport të përkohshëm, nënkupton mallrat e vendosura nën procedurën e përpunimit të
jashtëm;

b) Operacionet e përpunimit, nënkupton operacionet e përmendura në nenin 118 (2) (c) në rastin e
parë, të dytë dhe të tretë;

c) Produkte kompensuese, nënkupton të gjitha produktet e përfituara si rezultat i operacioneve të
përpunimit;

d) Përqindja e përpunimit, nënkupton sasinë apo përqindjen e produkteve kompensuese të përfituar
nga përpunimi i një sasie të caktuar mallrash eksporti të përkohshëm.

Neni 149

42
1. Procedura e përpunimit të jashtëm nuk do të lejohet për mallrat kosovare:

a) Eksportimi i të cilave sjell si pasojë kthimin ose shuarjen e detyrimeve të importit,

b) Të cilat, para eksportit, janë lëshuar në qarkullim të lirë me përjashtim të plotë nga detyrimet e
importit, për arsye të përdorimit të tyre të veçantë, për aq kohë derisa të vazhdojnë të ekzistojnë
kushtet për dhënien e një përjashtimi në fjalë.

2. Megjithatë, përjashtimet nga paragrafi 1 (b) mund të parashihen me Udhëzimin Administrativ për
zbatimin e këtij Kodi.


II. Dhënia e autorizimit

Neni 150

Autorizimi për të shfrytëzuar procedurën e përpunimit të jashtëm lëshohet me kërkesë të personit që bën
organizimin dhe kryerjen e operacioneve të përpunimit.

Neni 151

Autorizimi jepet vetëm:

a) Për persona të vendosur në Kosovë;

b) Kur konsiderohet se është e mundur të konstatohet që produktet kompensuese janë përfituar nga
përpunimi i mallrave përkohësisht të eksportuara.
Rastet e përjashtimeve nga ky nënparagraf dhe kushtet në të cilat këto përjashtime zbatohen, do
të parashihen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi.

c) Kur autorizimi për shfrytëzimin e procedurës së përpunimit të jashtëm nuk ka për pasojë cenimin
e interesave thelbësore të përpunuesve kosovarë (kushtet ekonomike).

III. Funksionimi i procedurës

Neni 152

1. Dogana përcakton afatin brenda të cilit produktet kompensuese duhet të ri-importohen në Kosovë. Ky
autoritet mund ta vazhdojë këtë afat, me kërkesë të arsyetuar bindshëm nga ana e shfrytëzuesit të
autorizimit.

2. Dogana përcakton normën e përpunimit për këtë operacion ose kur është e nevojshme, metoda e
përcaktimit të kësaj norme.

Neni 153

1. Përjashtimi i plotë ose i pjesshëm nga detyrimet e importit i parashikuar me nenin 154 (1) jepet vetëm
kur produktet kompensuese që janë deklaruar për vendosje në qarkullim të lirë në emër ose për llogari të:

a) Shfrytëzuesit të autorizimit ose

b) Çdo personi tjetër të vendosur në Kosovë, me kusht që të ketë marrë pëlqimin e shfrytëzuesit të
autorizimit dhe kushtet e autorizimit të jenë plotësuar.

2. Përjashtimi i plotë ose i pjesshëm nga detyrimet e importit të parashikuara me nenin 154 nuk jepet kur
një nga kushtet apo obligimet lidhur me procedurën e përpunimit të jashtëm nuk është plotësuar, me
përjashtim të rastit kur konstatohet se këto mangësi nuk kanë pasoja domethënëse në funksionimin e
duhur të procedurës në fjalë.

43
Neni 154

1. Përjashtimi i plotë apo i pjesshëm nga detyrimet e importit, i parashikuar me nenin 148 zbatohet, duke
zbritur nga shuma e detyrimeve të importit që duhen paguar për produktet kompensuese të vendosura në
qarkullim të lirë, shumën e detyrimeve të importit që do të duhej të paguheshin në të njëjtën datë, mbi
mallrat përkohësisht të eksportuara, nëse ato do të ishin importuar në Kosovë, nga vendi ku i janë
nënshtruar përpunimit ose operacionit të fundit të përpunimit.

2. Shuma e zbritur sipas paragrafit 1, llogaritet në varësi të sasisë e te natyrës së mallrave në fjalë, në
datën e pranimit të deklaratës që i vendos ato nën procedurën e përpunimit të jashtëm dhe në bazë të
elementeve tjera të taksimit, të zbatueshme mbi këto mallra në datën e pranimit të deklaratës së
vendosjes në qarkullim të lirë të produkteve kompensuese.

3. Si vlerë e mallrave përkohësisht të eksportuara llogaritet ajo që merret parasysh për këto mallra për
përcaktimin e vlerës doganore të produkteve kompensuese në përputhje me nenin 36 (1) (b) (i) ose, nëse
vlera nuk mund të përcaktohet në këtë mënyrë, merret ndryshimi midis vlerës doganore të produkteve
kompensuese dhe shpenzimeve të përpunimit të përcaktuar me mjete të arsyeshme.

Megjithatë,

- Disa prej shpenzimeve të parapara me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, nuk
merren parasysh në llogaritjen e shumës që duhet zbatuar;

- Nëse, para se të vendosen në procedurën e përpunimit të jashtëm, mallrat e eksportit të
përkohshëm janë vendosur në qarkullim të lirë me tarifë të reduktuar, për arsye të përdorimit të
tyre të veçantë dhe për aq kohë sa vazhdojnë të ekzistojnë kushtet e dhënies së tarifës së
reduktuar, shuma që zbritet është shuma e detyrimeve të importit vërtetë të paguar me rastin e
vendosjes së mallrave në qarkullim të lirë.

4. Kur me rastin e lëshimit në qarkullim të lirë të mallit përkohësisht të eksportuar, mund të klasifikohet
me tarifë të reduktuar apo tarifë zero, me qellim të përdorimit të veçantë të tyre, kjo përqindje merret
parasysh me kusht që këto mallra i janë nënshtruar përpunimeve që përputhen me përdorimin e tyre të
veçantë në vendin ku është kryer procesi i përpunimit ose procesi i fundit i atij përpunimi.

5. Kur produktet kompensuese klasifikohen për masa tarifore preferenciale për qëllimet e nenit 24 (3) (c)
dhe këto masa aplikohen edhe për mallrat që klasifikohen në të njëjtin klasifikim tarifor si mallrat e
eksportuara përkohësisht, tarifa e detyrimeve të importit që duhet të merret parasysh për caktimin e
shumës që duhet zbritur sipas paragrafit 1, do të jetë ajo e cila do të ishte aplikuar, kur malli për eksport
të përkohshëm do t’i kishte plotësuar kushtet, nën të cilat kjo masë tarifore mund të aplikohet.

6. Ky nen nuk bie ndesh me zbatimin e dispozitave të zbatuara ose të zbatueshme në kontekst të tregtisë
ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera, të cilat parashikojnë përjashtimin prej detyrimeve të importit për
disa produkte kompensuese.

Neni 155

1. Kur operacionet e përpunimit kanë të bëjnë me riparimin e mallrave përkohësisht të eksportuara, këto
mallra vendosen në qarkullim të lirë me përjashtim të plotë nga detyrimet e importit, nëse Doganës i
dëshmohet se mallrat janë riparuar pa pagesë ose në bazë të një obligimi kontraktues ose obligimi ligjor,
që lind nga një garancion apo për shkak të ndonjë defekti të prodhimit.

2. Paragrafi 1 nuk zbatohet kur defekti është marrë parasysh në momentin e vendosjes se mallrave për
herë të parë në qarkullim të lirë.

Neni 156

1. Kur operacionet e përpunimit kanë të bëjnë me riparimin e mallrave, përkohësisht të eksportuara dhe
ky riparim kryhet me pagesë, përjashtimi i pjesshëm nga detyrimet e importit sipas nenit 148 jepet, duke
përcaktuar shumën e detyrimeve që zbatohen në bazë të elementeve të taksimit për produktet
44
kompensuese në çastin e pranimit të deklaratës për vendosjen në qarkullim të lirë të këtyre produkteve
dhe, duke marrë si vlerë doganore një shumë të barabartë me shpenzimet e riparimit, me kusht që këto
shpenzime të përbëjnë të vetmin shpenzim të kryer nga mbajtësi i autorizimit dhe të mos jenë ndikuar
nga ndonjë lidhje midis këtij të fundit dhe personit që kryen riparimin.


2. Pa rënë ndesh me nenin 154, Udhëzimi Administrativ për zbatimin e këtij Kodi mund të parasheh
kushtet e veçanta, në të cilat mallrat mund të vendosen në qarkullim të lirë pas një procedurë të
përpunimit të jashtëm, ku kostoja e përpunimit merret si bazë e vlerësimit, me qëllim të zbatimit të Tarifës
Doganore të Kosovës.

IV. Përpunimi i jashtëm me përdorim të sistemit të shkëmbimeve standarde

Neni 157

1. Sipas kushteve të përcaktuara në Seksionin IV të cilat zbatohen së bashku me dispozitat e lartcekura,
sistemi i shkëmbimeve standarde lejon që një mall i importuar, qe këtej e tutje i quajtur “produkt
zëvendësues” të zëvendësojë një produkt kompensues.

2. Dogana lejon përdorimin e këmbimeve standarde, kur operacioni i përpunimit ka të bëjë me riparimin e
mallrave kosovare.

3. Pa rënë ndesh me nenin 162, dispozitat e aplikueshme për produktet kompenzuese zbatohen edhe për
produktet zëvendësuese.

4. Dogana lejon që në kushtet e parashikuara nga vetë Dogana, produktet zëvendësuese të importohen
para se të eksportohen mallrat e eksportit të përkohshëm (importimi paraprak).

Importimi paraprak i një produkti zëvendësues kërkon dhënien e një garancie për të mbuluar shumën e
detyrimeve të importit.

Neni 158

1. Produktet zëvendësuese duhet të kenë të njëjtin klasifikim tarifor, cilësi tregtare dhe karakteristikat
teknike të njëjta me mallrat e eksportit, sikur këto të fundit t’iu ishin nënshtruar riparimeve në fjalë.

2. Kur mallrat e eksportit të përkohshëm janë përdor para eksportimit, edhe produktet zëvendësuese
duhet të jenë të përdorura dhe nuk mund të jenë produkte të reja.

Megjithatë, Dogana mund të bëjë përjashtim nga kjo rregull, nëse produkti zëvendësues është dhënë pa
pagesë, qoftë për arsye të obligimit kontraktues ose obligimit ligjor, qoftë për shkak të një defekti në
prodhim.

Neni 159

Këmbimet standarde autorizohen vetëm kur është e mundur të konstatohet se janë plotësuar kushtet e
parashtruara nga neni 158.

Neni 160

1. Në rastet e importimit paraprak, mallrat e eksportit duhet të eksportohen përkohësisht brenda afatit dy
mujor, duke filluar nga data e pranimit prej Doganës të deklaratës për vendosjen e mallrave
zëvendësuese në qarkullim të lirë.

2. Megjithatë, kur arsyetohet nga rrethanat e veçanta, Dogana me kërkesë të personit të interesuar,
mund ta zgjatë afatin e përmendur në paragrafin 1 brenda një periudhe kohore të arsyeshme.

Neni 161

45
Me rastin e importimit paraprak dhe kur aplikohet neni 154, shuma e cila duhet të zbritet përcaktohet në
bazë të elementeve për llogaritjen e detyrimeve, të cilat aplikohen mbi mallrat e eksportit të përkohshëm,
në datën e pranimit të deklaratës që i vendos këto mallra nën procedurë.

Neni 162

Neni 151 (b) nuk zbatohet në kontekst të sistemit të këmbimeve standarde.

Seksioni 4

Eksporti

Neni 163

1. Procedura e eksportit lejon që mallrat kosovare të largohen nga Kosova.

Eksportimi përfshinë aplikimin e formaliteteve të eksportit, duke përfshirë edhe masat e politikës tregtare
dhe, kur është e nevojshme detyrimet e eksportit.

2. Me përjashtim të mallrave të vendosura nën procedurën e përpunimit të jashtëm, të gjitha mallrat
kosovare të destinuara për eksport, vendosen nën procedurën e eksportit.

3. Rastet dhe kushtet në të cilat mallrat që largohen nga Kosova nuk i nënshtrohen një deklaratë eksporti,
do të përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi.

4. Deklarata e eksportit duhet të parashtrohet në zyrën doganore kompetent për mbikëqyrjen e vendit, ku
është vendosur eksportuesi ose ku mallrat janë paketuar ose ngarkuar për eksport.

Përjashtimet mund të përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi.

Neni 164

Lirimi i mallrave për eksport jepet me kusht që mallrat përkatëse të largohen nga Kosova në të njëjtën
gjendje që ato ishin në çastin e pranimit të deklaratës së eksportit.

KAPITULLI 3
LLOJET TJERA TË TRAJTIMIT APO PËRDORIMIT TE LEJUAR DOGANOR

Seksioni 1
Zonat e lira dhe depot e lira

A. Të përgjithshme
Neni 165

1. Zonat e lira dhe depot e lira janë pjesë të Kosovës apo ambiente të vendosura në Kosovë apo të
ndara nga pjesa tjetër, në të cilat:

a) Mallrat jo-kosovare, për qëllim të zbatimit të detyrimeve të importit dhe të masave të politikës
tregtare të importit, konsiderohen sikur nuk ndodhen në Kosovë, me kusht që të mos jenë
vendosur në qarkullim të lirë ose të mos jenë vendosur nën një procedurë tjetër doganore dhe
nuk janë përdorur apo konsumuar në kushte të ndryshme nga ato të parashikuara me
legjislacionin doganor;

b) Mallrat kosovare, për të cilat janë sjell dispozitat e veçanta sipas legjislacionit Kosovar, të cilat për
shkak të vendosjes në një zonë të lirë ose depo të lirë, përfitojnë nga masat që normalisht
shoqërojnë eksportimin e mallrave.

Neni 166

46
1. Qeveria e Republikës së Kosovës, në konsultim me Doganat, mund të caktojë pjesë të Kosovës, si
zona të lira apo të autorizojë themelimin e depove të lira.

2. Qeveria e Republikës së Kosovës, në konsultim me Doganën, përcakton sipërfaqen e mbuluar në
secilën zonë. Ambienti për tu përcaktuar si depo e lirë, duhet të aprovohet nga Dogana.

3. Zonat e lira, me përjashtim të atyre të përcaktuara me nenin 168, do të rrethohen. Dogana përcakton
pikat e hyrjes dhe të daljes për çdo zonë të lirë apo depo të lirë.
4. Ndërtimi i çfarëdo ndërtese në zonë të lire kërkon aprovim paraprak të Doganës.

Neni 167

1. Kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes nga zonat e lira dhe nga depot e lira, përveç atyre të përcaktuara në
përputhje me nenin 168 i nënshtrohen mbikëqyrjes doganore.

2. Personat dhe mjetet e transportit që hyjnë dhe dalin nga një zonë e lirë ose depo e lirë mund ti
nënshtrohen kontrollit doganor.

3. Qasja në zonë të lirë apo depon e lirë, mund t’iu ndalohet personave që nuk ofrojnë të gjitha garancitë
e nevojshme për respektimin e dispozitave të këtij Kodi.

4. Dogana mund të kontrollojë mallrat që futën, dalin apo qëndrojnë në zonë të lirë apo depo të lirë. Për
të mundësuar zbatimin e këtyre kontrolleve, një kopje e dokumentit të transportit që shoqëron mallrat që
futen apo dalin, do të dorëzohet apo mbahet në dispozicion të Doganës, nga cilido person që përcaktohet
për këtë qëllim nga Dogana. Kur është e nevojshme të kryhen kontrolle të tilla, mallrat vihen në
dispozicion të Doganës.

Neni 168

1. Dogana mund të përcaktojë zonat e lira, në të cilat zbatohen kontrollet doganore dhe formalitetet, si
dhe dispozitat në lidhje me borxhin doganor që aplikohen në përputhje me kërkesat e procedurës së
magazinimit doganor.

Nenet 170, 175 dhe 178, nuk do të aplikohen në zona të lira.

2. Referimet e zonave të lira në nenet 41, 42 dhe 202 nuk aplikohen për zonat e lira të përmendura në
paragrafin 1.


B. Vendosja e mallrave në zona të lira apo depo të lira
Neni 169

1. Si mallrat kosovare ashtu edhe ato jo-kosovare, mund të vendosen në zonë të lirë apo depo të lirë.

2. Megjithatë, Dogana mund të kërkojë që mallrat të cilat paraqesin rrezikshmëri ose që kanë mundësi të
dëmtojnë mallrat e tjera, ose të cilat për arsye tjera kërkojnë kushte të veçanta, të vendosen në hapësira
të pajisura posaçërisht për të përballuar këto kërkesa.

Neni 170

1. Pa rënë ndesh me nenin 167 (4), mallrat që hyjnë në zonë të lirë apo depo të lirë, nuk ka nevojë të
paraqiten pranë Doganës dhe nuk parashtrohet deklarata doganore.

2. Mallrat i paraqiten Doganës dhe i nënshtrohen formaliteteve doganore, të parashikuara vetëm kur ato:

a) Janë vendosur në procedurë doganore që shkarkohet, kur këto mallra hyjnë në një zonë të lirë
ose depo të lirë; megjithatë, kur procedura doganore përkatëse lejon lirimin nga obligimi i
paraqitjes së mallit, paraqitja e këtillë nuk do të kërkohet.

47
b) Janë vendosur në një zonë të lirë ose depo të lirë në zbatim të një vendimi, që lejon kthimin ose
shuarjen e detyrimeve të importit për to;

c) Përfitojnë nga masat e përmendura me nenin 165 (b).

3. Dogana mund të kërkojë të informohet për mallrat që i nënshtrohen detyrimeve të eksportit ose të
dispozitave tjera mbi eksportin.

4. Me kërkesë të palës se interesuar, Dogana vërteton statusin kosovar ose jo-kosovar të mallrave të
vendosura në një zonë të lirë ose depo të lirë.

C. Funksionimi i zonave të lira dhe depove të lira

Neni 171

Qëndrimi i mallrave në zona të lira ose depo të lira, nuk i nënshtrohet kufijve kohor.

Neni 172

1. Kryerja e çdo veprimtarie industriale, tregtare ose shërbyese në një zonë të lirë ose depo të lirë
autorizohet sipas kushteve të parashikuara në këtë Kod. Për kryerjen e këtyre veprimtarive, Dogana
duhet paraprakisht të informohet.

2. Dogana mund të vendos ndalime ose kufizime të caktuara të veprimtarive të përmendura në paragrafin
1 duke pasur parasysh llojin e mallrave në fjalë ose nevojat e mbikëqyrjes doganore.

3. Dogana mund t'iu ndalojë ushtrimin e aktivitetit në një zonë të lirë ose depo të lirë, personave që nuk i
paraqesin garancitë e nevojshme, për respektimin e normave të parashikuara në këtë Kod.

Neni 173

1. Mallrat jo-kosovare të vendosura në një zonë të lirë ose depo të lirë, gjatë kohës sa qëndrojnë në
zonën e lirë ose depon e lirë mund:

a) të vendosen në qarkullim të lirë sipas kushteve të parashikuara për këtë procedurë dhe nga neni 177;
b) t'i nënshtrohen formave të zakonshme të trajtimit, të përmendura në nenin 114(1) pa autorizim;
c) të vendosen nën procedurën e përpunimit të brendshëm, sipas kushteve të parashikuara për këtë
procedurë;
d) të vendosen nën procedurën e përpunimit nën kontroll doganor, sipas kushteve të parashikuara për
këtë procedurë;
e) të vendosen nën procedurën e importit të përkohshëm, sipas kushteve të parashikuara për këtë
procedurë;
f) të hiqet dorë në përputhje me nenin 180;
g) të asgjësohen, me kusht që personi përkatës ti ofrojë Doganës të gjitha informatat, të cilat ai i
konsideron të nevojshme.

2. Kur mallrat vendosen në njërën nga procedurat e përmendura në paragrafët (c), (d) ose (e), Dogana i
ndërmerr masat e parashikuara të kontrollit, për aq sa është e nevojshme që të njihen kushtet e veprimit
dhe të mbikëqyrjes doganore të zonave të lira apo depove të lira.

Neni 174

Kur nuk zbatohet Neni 173, mallrat jo-kosovare dhe mallrat kosovare të përmendura me nenin 165 (b),
nuk konsumohen dhe nuk përdoren në zonat e lira apo depot e lira.

Neni 175

1. Të gjithë personat që ushtrojnë një veprimtari që lidhet me ruajtjen, punimin, përpunimin, shitjen ose
blerjen e mallrave në një zonë të lirë ose depo të lirë, duhet të mbajnë evidencë me shënime, sipas
48
formës së aprovuar nga Dogana. Mallrat regjistrohen në evidencën e shënimeve posa të futen në
ambientin e këtij personi. Shënimet në evidencë duhet të jenë të atilla, që t’ia mundësojë Doganës,
identifikimin e mallrave dhe regjistrimin e lëvizjes së tyre.

2. Kur mallrat të ringarkohen brenda një zonë të lirë, dokumentet që lidhen me këtë ngarkesë, mbahen në
dispozicion të Doganës. Ruajtja afatshkurtër e mallrave për një ri-ngarkim të tillë quhet Pjesë përbërëse e
ngarkesës.

D. Lëvizja e mallrave nga zonat e lira apo depot e lira

Neni 176

1. Pa rënë ndesh me dispozitat e veçanta të sjella me legjislacionin doganor që rregullojnë fushat e
veçanta, mallrat që dalin nga një zonë e lire ose depo e lirë mund:

a) Të eksportohen apo të ri-eksportohen nga Kosova ose

b) Të sillen në një pjesë tjetër të Kosovës.

2. Dispozitat e Kreut III, me përjashtim të neneve 53 deri në 57, ku bëhet fjalë për mallrat kosovare, do të
aplikohen edhe për mallrat e sjella në pjesë të tjera të Kosovës, me përjashtim të mallrave që dalin nga
ajo zonë me rruge ajrore, pa u vënë nën procedurën e transitit apo nën një procedurë tjetër doganore.

Neni 177

1. Kur lind një borxh doganor që ka të bëjë me mallra jo-kosovare dhe vlera doganore e tyre bazohet në
një çmim vërtet të paguar ose të pagueshëm, i cili përfshin shpenzimet e magazinimit ose të ruajtjes së
mallrave, derisa ato qëndrojnë në një zonë të lirë ose në një depo të lirë, këto shpenzime nuk përfshihen
në vlerën doganore në rast se ato janë paraqitur veçmas nga çmimi vërtetë i paguar ose që duhet paguar
për ato mallra.

2. Kur mallrat e lartshënuara kanë kaluar në një zonë të lirë apo në depo të lirë, njëra nga format e
zakonshme të trajtimit për qëllimet e nenit 114 (1), natyra e mallit, vlera doganore dhe sasia e mallrave, të
cilën duhet pasur parasysh me rastin e caktimit të shumës së detyrimeve të importit, me kërkesë të
deklaruesit dhe me kusht që trajtimi të jetë i përfshirë me autorizimin e lëshuar në përputhje me
paragrafin 3 të atij neni, janë ato që do të merreshin parasysh në lidhje me mallrat e atilla në kohën e
përmendur me nenin 212, sikur ato të mos kishin pësuar trajtimin e përmendur më sipër. Megjithatë,
përjashtimet nga këto dispozita përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi.

Neni 178

1. Kur mallrat hyjnë apo kthehen në një pjesë tjetër të Kosovës ose vendosen nën një procedurë
doganore, certifikata e përmendur me nenin 170 (4) përdoret si provë e statusit kosovar ose jo- kosovar
të këtyre mallrave.

2. Kur nga certifikata ose me ndonjë mënyrë tjetër, nuk provohet që mallrat kanë status kosovar ose jo-
kosovar, mallrat konsiderohen si:

a) mallra kosovare për qëllime të aplikimit të detyrimeve të eksportit dhe licencave të eksportit ose
masave të eksportit të parashikuara me politikat tregtare;

b) mallra jo-kosovare në të gjitha rastet e tjera.

Neni 179

Dogana duhet të vërtetojë se dispozitat e aplikueshme në eksport apo ri-eksport janë respektuar, kur
malli është eksportuar ose ri-eksportuar prej zonës së lirë apo depos së lirë.


49
Seksioni 2
RI EKSPORTIMI, ASGJËSIMI APO HEQJA DORË NGA MALLI

Neni 180

1. Mallrat jo-kosovare mund:

- Të ri eksportohen nga Kosova;

- Të asgjësohen;

- Të heqin dorë nga malli në dobi të Doganës, kur parashihet me legjislacion;

2. Ri eksportimi sjell zbatimin e formaliteteve të parashikuara për largimin e mallrave, përfshirë këtu edhe
masat e politikës tregtare.

Rastet kur mallrat jo-kosovare mund të vendosen nën sistem pezullues me synim që të mos zbatohen
masat e politikes tregtare për eksportin, mund të përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e
këtij Kodi.

3. Përveç rasteve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, me rastin e ri
eksportimit ose asgjësimit, Dogana duhet të informohet paraprakisht.
Dogana ndalon ri-eksportimin, nëse kjo parashikohet nga formalitetet ose masat e përmendura në
nënparagrafin e parë të paragrafit 2. Kur mallrat e vendosura nën procedurat doganore me ndikim
ekonomik janë të destinuara për ri-eksport, duhet të parashtrohet deklarata doganore në kuptim të
neneve 63 deri 82. Në rastet e këtilla do të aplikohet neni 163 (3) dhe (4).

Heqja dorë nga malli bëhet në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

4. Shpenzimet e asgjësimit ose të heqjes dorë nga malli nuk barten nga Dogana.

5. Çdo mbetje ose hedhurinë që del nga asgjësimi do t’i caktohet një trajtim apo përdorim i lejuar
doganor që parashikohet për mallrat jo-kosovare.

Ato mbeten nën mbikëqyrje doganore deri në kohën e caktuar me nenin 41 (2).

KREU V
MALLRAT QË LARGOHEN NGA KOSOVA

Neni 181

Mallrat që largohen nga Kosova i nënshtrohen mbikëqyrjes doganore. Ato mund t’i nënshtrohen kontrollit
doganor nga Dogana në përputhje me dispozitat në fuqi. Ato largohen nga Kosova, kur është e
nevojshme përmes rrugëve të përcaktuara nga Dogana, në përputhje me procedurat e parashikuara, po
ashtu nga Dogana.


KAPITULLI 1
OPERACIONET E PRIVILEGJUARA

LIRIMET NGA DETYRIMET DOGANORE
Neni 182

Rastet në të cilat dhe kushtet nën të cilat, në rrethana të veçanta, lejohet lirimi nga detyrimet e importit
apo detyrimet e eksportit, kur mallrat janë liruar për qarkullim të lirë apo janë eksportuar, janë të
përcaktuar me Aneksin A dhe D në shtojcën e këtij Kodi.



50

KAPITULLI 2

MALLRAT E KTHYERA

Neni 183

1. Mallrat kosovare të cilat, pasi janë eksportuar nga territori doganor i Kosovës, rikthehen në Kosovë dhe
vendosen në qarkullim të lirë brenda një periudhe trevjeçare, me kërkesë të personit të interesuar,
përfitojnë përjashtim nga detyrimet e importit.

Megjithatë:

a) periudha trevjeçare mund të zgjatet, duke marrë parasysh kushtet e veçanta;

b) kur para eksportimit nga Kosova mallrat e rikthyera ishin vendosur në qarkullim të lirë me detyrimet e
reduktuara të importit ose zero për arsye të përdorimit të tyre të veçantë, përjashtimi nga detyrimet sipas
paragrafit 1 lejohet vetëm nëse mallrat do të ri-importohen për të njëjtin qëllim.

2. Kur ndryshon qëllimi për të cilin mallrat në fjalë do të importohen, shuma e detyrimeve të importit që
duhet paguar për këto mallra reduktohet, duke e zbritur çdo shumë të paguar për mallrat kur ato
vendosen në qarkullim të lirë për herë të parë. Nëse shuma e fundit është më e madhe se ajo e paguar
në çastin e vendosjes në qarkullim të lirë të mallrave që rikthehen, kthimi nuk lejohet.

3. Përjashtimi nga detyrimet doganore të përmendura në paragrafin 1 nuk do të lejohet për:

a) mallrat e eksportuara nga Kosova nën procedurën e përpunimit të jashtëm, me përjashtim të rastit,
kur këto mallra mbeten në të njëjtën gjendje në të cilën ishin eksportuar;

b)mallrat, të cilat i janë nënshtruar një mase që përfshinë eksportimin e tyre në një vend tjetër.
Rrethanat dhe kushtet, në të cilat kjo kërkesë mund të mos zbatohet, përcaktohen me Udhëzimin
Administrativ për zbatimin e këtij Kodi.

Neni 184

Përjashtimi nga detyrimet doganore i parashikuar me nenin 183, lejohet vetëm nëse mallrat janë ri-
importuar në gjendjen, në të cilën ishin eksportuar. Rrethanat dhe kushtet, në të cilat kjo kërkesë mund të
mos zbatohet, përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi.

Neni 185

1. Neni 183 dhe 184 do të aplikohen me ndryshimet përkatëse për produktet kompensuese, të cilat janë
eksportuar apo ri-eksportuar pas procedurës së përpunimit të brendshëm.

2. Shuma e detyrimeve doganore importuese ligjërisht të kërkuara, do të caktohet në bazë të dispozitave
të aplikueshme për procedurën e përpunimit të brendshëm, kështu që data e ri-eksportit, do të merret si
datë e lëshimit në qarkullim të lirë.


KREU VI
BORXHI DOGANOR

KAPITULLI 1
GARANCIONI PËR TË MBULUAR NJË BORXH DOGANOR

Neni 186

51
1. Kur, në përputhje me legjislacionin doganor, Dogana kërkon dhënien e një garancioni, me qëllim që të
sigurohet pagesa e një borxhi doganor, garancioni jepet nga personi i cili është përgjegjës ose që mund
të bëhet përgjegjës për atë borxh.

2. Dogana do të kërkojë që për një borxh doganor, të sigurohet një garancion.

3. Dogana mund të autorizojë që garancioni, të sigurohet nga një person tjetër, që nuk është personi të
cilit i është kërkuar garancioni.

4. Kur personi që ka apo që mund të ketë një borxh doganor, është autoritet publik, nuk kërkohet
garancioni.

5. Dogana mund të heqë dorë nga kërkesa për dhënie të garancionit kur shuma që duhet të garantohet
nuk është më e lartë se pesëqind (500) €.

Neni 187

1. Kur legjislacioni doganor parashikon që sigurimi i garancionit të jetë alternativ, Dogana kërkon
sigurimin e atij lloji të garancionit, kur të vlerësojë se nuk është e sigurt se borxhi doganor i lindur apo që
mund të lind do të shlyhet brenda afatit ligjor.

Kur garancioni i përmendur në fjalinë e mësipërme nuk kërkohet, Dogana, pavarësisht nga kjo mund ti
kërkojë personit të përmendur në nenin 186 (1), të deklarohet që do ti respektojë obligimet, të cilat
ligjërisht është i obliguar për t’i përmbushur.

2. Garancioni i përmendur në paragrafin e mësipërm kërkohet:

- në çastin e aplikimit të dispozitave që kërkojnë garancion ose

- në një çast të mëvonshëm, në qoftë se Dogana konstaton se shlyerja e borxhit doganor që ka
lindur ose mund të lindë, nuk është e sigurt se do të përmbushet brenda afatit të parashikuar.

Neni 188

Me kërkesën e personit të përmendur në nenin 186 (1) ose (3), Dogana do të lejojë dhënien e një
garancioni gjithëpërfshirës për të mbuluar dy ose me shumë operacione, për të cilat ka lindur ose mund
të lind një borxh doganor.

Neni 189

1. Kur legjislacioni doganor e bënë të detyrueshme dhënien e garancionit, Dogana cakton shumën e këtij
garancioni i cili është i njëjtë me:

- shumën e saktë të borxhit ose të borxheve doganore në fjalë, kur kjo shumë mund të përcaktohet
saktësisht në çastin kur kërkohet garancioni;

- në rastet e tjera, shumën maksimale, sipas vlerësimit të Doganës, të borxhit ose të borxheve
doganore që kanë lindur ose mund të lindin në rastet tjera.

Kur jepet garancioni gjithëpërfshirës për borxhet doganore, i cili ndryshon me kalimin e kohës, shuma e
këtij garancioni përcaktohet në nivelin që mundëson mbulimin e borxhit doganor në çdo kohë.

2. Kur legjislacioni doganor parasheh dhënien e garancionit fakultativ dhe dogana kërkon shenjen e
garancionit, shuma e garancionit përcaktohet nga Dogana, në mënyrë të atillë që të mos e tejkalojë
nivelin e përmendur në paragrafin 1.

3. Kushtet dhe rrethanat, në të cilat mund të sigurohet garancioni paushall, përcaktohet me Udhëzimin
Administrativ për zbatimin e këtij Kodi.

52



Neni 190

Garancioni mund të jepet në formë të:

- depozitës në të holla ose
- garantues.

Neni 191

1. Depozita në të holla duhet të bëhet në euro.

Janë të barasvlershme me një depozitë në të holla:

- dorëzimi i një çeku, pagesa e të cilit garantohet nga institucioni që ka lëshuar atë, në çdo mënyrë
që është e pranueshme për Doganën,

- dorëzimi i çdo instrumenti tjetër të njohur nga Dogana si mjet pagese.

2. Garancioni në formën e një depozite në të holla ose në çdo formë pagese të barasvlershme, duhet të
jepet në përputhje me dispozitat në fuqi në Kosovë.

Neni 192

1. Garantuesi obligohet me shkrim të paguajë në mënyrë solidare me debitorin apo personalisht shumën
e borxhit doganor të garantuar që duhet paguar.

2. Garantuesi duhet të jetë një person i tretë i vendosur në Kosove dhe i pranuar nga Dogana.

3. Dogana mund të refuzojë garantuesin ose llojin e garancionit të propozuar, kur është e sigurt se
garantuesi nuk do të garantojë pagesën e borxhit doganor brenda afatit të paraparë.

Neni 193

1. Personit, të cilit i kërkohet dhënia e garancionit është i lirë të zgjedhë midis llojeve të garancioneve të
parashikuara me nenin 190.

2. Megjithatë, Dogana mund të refuzojë pranimin e llojit të propozuar të garancionit, kur nuk është në
përputhje me rregullat e procedurës përkatëse doganore. E njëjta vlen edhe për garancionin e propozuar.
Dogana mund të kërkojë që lloji i garancionit të zgjedhur të mbahet për një periudhë të caktuar.

Neni 194

1. Kur është e paraparë me dispozitat e Udhëzimit Administrativ për zbatimin e këtij Kodi , Dogana mund
të pranojë lloje të tjera të garancioneve nga ato të përmendura me nenin 190, kur sigurohet që borxhi
doganor do të paguhet.

Dogana do të refuzojë garancionin e propozuar nga debitori, kur ajo konsideron që një garancion i këtillë
nuk siguron pagesën e borxhit doganor.

2. Me të njëjtat kufizime të përmendura në nënparagrafin e dytë të paragrafit 1, Dogana mund të pranojnë
një depozitë në të holla, pa u plotësuar kushtet me nenin 191 (1).

Neni 195

Kur Dogana konstaton se garancioni i ofruar nuk siguron, ose nuk është më i sigurt, ose i mjaftueshëm
për të siguruar pagesën e një borxhi doganor brenda afatit te caktuar, ajo kërkon nga personi i përmendur
53
me nenin 186 (1), sipas preferencës së këtij të fundit, të sigurojë një garancion shtesë ose të
zëvendësojë garancionin e mëparshëm me një garancion të ri.

Neni 196

1. Garancioni nuk shkarkohet për aq kohë sa borxhi doganor, për të cilin ky garancion është lëshuar, nuk
është shlyer ose kur nuk mund të lindë përsëri. Garancioni duhet të shkarkohet sapo borxhi doganor të
shlyhet ose nuk mund të lindë përsëri.

2. Kur borxhi doganor shlyhet pjesërisht ose mund të lindë vetëm në lidhje me një pjesë të shumës që
është siguruar, me kërkesë të personit të interesuar, shkarkohet vetëm pjesa përkatëse e garancionit, me
përjashtim të rastit kur shuma në fjalë nuk e arsyeton këtë veprim.

Neni 197

Përjashtimet e dispozitave nga ato të përfshira në këtë kapitull, do të parashihen sipas nevojës, me
Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, për tu marrë parasysh edhe konventat ndërkombëtare.

KAPITULLI 2
LINDJA E NJË BORXHI DOGANOR

Neni 198

1. Borxhi doganor i importit lind me rastin:

a) e vendosjes në qarkullim të lirë të mallrave që iu nënshtrohen detyrimeve të importit ose

b) e vendosjes së këtyre mallrave nën procedurën e importit të përkohshëm, me lirim të pjesshëm
nga detyrimet e importit.

2. Borxhi doganor lind në kohën e pranimit të deklaratës doganore përkatëse.

3. Debitor është deklaruesi. Në rast të përfaqësimit të tërthortë, personi në llogari te të cilit bëhet
deklarata doganore.

4. Kur deklarata doganore lidhur me një nga procedurat e përmendura në paragrafin 1 përpilohet në
bazën e të dhënave që tregojnë se një pjesë ose e tërë shuma e detyrimeve doganore që duhet paguar
nuk është vjelë, personat që kanë ofruar të dhënat e nevojshme për përpilimin e deklaratës dhe ata që
ishin në dijeni ose objektivisht duhej të ishin në dijeni se këto të dhëna janë të pasakta, mund të
konsiderohen, gjithashtu debitor në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Neni 199

1. Një borxh doganor në import lind nëpërmjet:

a) sjelljes së paligjshme të mallrave në Kosovë, të cilat i nënshtrohen obligimit të pagesës së
detyrimeve të importit ose,

b) sjelljes se paligjshme të mallrave të këtilla në një pjesë tjetër të Kosovës, që janë të vendosura në
një zonë të lirë apo depo të lirë.

Për qëllim të këtij neni, me sjellje të paligjshme nënkuptohet çdo sjellje e mallrave në kundërshtim me
dispozitat e neneve 42 deri 45 dhe 176 (b).

2. Borxhi doganor lind në momentin kur mallrat sjellën në mënyrë të paligjshme.

3. Debitor do të jetë:

a) personi që i sjellë këto mallra në mënyrë të paligjshme,
54

b) çdo person që ka marrë pjesë në sjelljen e paligjshme të mallrave dhe që ka dijeni ose
objektivisht, është dashur ta dijë, se kjo hyrje është e paligjshme dhe

c) çdo person që blen ose mban mallrat në fjalë dhe që në çastin e blerjes ose të mbajtjes se
mallrave, ishte në dijeni ose objektivisht, duhej ta dinte, që ato janë sjellë në mënyrë të
paligjshme.

Neni 200

1. Borxhi doganor në import lind me rastin e shmangies së paligjshme nga mbikëqyrja doganore e
mallrave, të cilat i nënshtrohen obligimit të pagesës së detyrimeve të importit.

2. Borxhi doganor lind në çastin kur mallrat i shmangen mbikëqyrjes doganore.

3. Debitor do të jetë:

a) personi që i largon mallrat nga mbikëqyrja doganore,

b) çdo person që merr pjesë në ketë largim dhe që është në dijeni ose objektivisht duhet të ishte në
dijeni se mallrat janë larguar nga mbikëqyrja doganore,

c) çdo person që blen ose i mban mallrat në fjalë dhe në çastin e blerjes ose të mbajtjes së mallrave
ishte në dijeni ose objektivisht duhej të ishte në dijeni, se ato mallra janë larguar nga mbikëqyrja
doganore dhe

d) kur është e nevojshme, personi nga i cili kërkohet të përmbushë obligimet që lindin nga strehimi i
përkohshëm i mallrave ose nga shfrytëzimi i procedurës doganore nën të cilën janë vendosur
mallrat.

Neni 201

1. Borxhi doganor i importit lind nëpërmjet:

a) mos përmbushjes së njërit prej obligimeve që lindin nga strehimi i përkohshëm ose nga
shfrytëzimi i procedurës doganore, nën të cilën janë vendosur mallrat që u nënshtrohen detyrimeve të
importit, apo

b) mos zbatimit te njërit prej kushteve të përcaktuara për vendosjen e mallrave nën ketë
procedurë ose për dhënien e të drejtës së pagesës së reduktuar ose zero të detyrimeve të importit, për
arsye të përdorimit të veçantë të mallrave, në rastet kur ato janë të ndryshme nga ato të përmendura me
nenin 200, përveç nëse konstatohet se këto mangësi nuk kanë pasur ndikim të madh në funksionimin e
procedurës së rregullt të strehimit të përkohshëm ose procedurës doganore përkatëse.

2. Borxhi doganor lind në momentin kur ndërpritet plotësimi i obligimit, mos përmbushja e të cilit sjellë deri
te lindja e borxhit doganor, ose ne momentin e vendosjes se mallit nën procedurën përkatëse doganore,
kur më vonë konstatohet se kushti më të cilin rregullohet vendosja e mallit në atë procedurë, ose lejimi i
taksës së reduktuar apo zero të detyrimeve importuese në bazë të përdorimit të tyre të veçantë, në të
vërtetë nuk ka qenë i plotësuar.

3. Debitor, është personi të cilit, sipas rrethanave të dhëna, është i obliguar të plotësojë obligimet që
lindin në lidhje me mallrat, të cilat i nënshtrohen pagesës së detyrimeve të importit, të cilat rrjedhin nga
strehimi i tyre i përkohshëm, ose për arsye të përdorimit të procedurës doganore, nën të cilën ato janë
vendos, ose të veprojë në pajtim me kushtet me të cilat parashihet vendosja e mallrave në atë procedurë.

Neni 202

55
1. Borxhi doganor në import lind nga konsumi ose përdorimi i mallrave në një zonë të lirë ose në një depo
të lirë që i nënshtrohet obligimit të pagesës së detyrimeve të importit, në kushte të ndryshme nga ato të
parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Kur mallrat zhduken dhe zhdukja e tyre nuk mund të arsyetohet në mënyrë bindëse pranë Doganës,
Dogana këto mallra mund ti konsideron si të hedhura për konsum, ose të përdorura në zonën e lirë apo
në depon e lirë.

2. Borxhi lind në momentin kur mallrat konsumohen ose përdoren për herë të parë në kushte të ndryshme
nga ato të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

3. Debitor, është personi që ka konsumuar ose i ka përdor mallrat dhe çdo person që ka marrë pjese në
këtë konsum ose përdorim, që e ka ditur, ose që objektivisht ka mund të dijë, se mallrat janë konsumuar
ose janë përdor në kushte të ndryshme nga ato të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.

4. Kur Dogana, mallrat e zhdukura i konsideron si të konsumuara ose të përdorura në zonën e lirë ose
depon e lirë, nuk është e mundur të zbatohet paragrafi i sipërm, personi që duhet të paguajë borxhin
doganor, është personi për të cilin Dogana e ka ditur se ka qenë i fundit në pronësi të këtyre mallrave.

Neni 203

1. Duke përjashtuar nenet 199 dhe 201 (1) (a), konsiderohet se nuk ka lindur asnjë borxh doganor në
import për mallrat e caktuara, kur personi i interesuar dëshmon se mospërmbushja e kushteve të cilat
lindin nga:

a) dispozitat e neneve 42 deri ne 45 dhe 176 (b) ose,

b) mbajtja e mallrave në fjalë në strehim të përkohshëm ose,

c) shfrytëzimi i procedurës doganore nën të cilën janë vendosur mallrat, rezulton nga asgjësimi i
plotë ose humbja e pakthyeshme e këtyre mallrave, për shkak të vet natyrës së mallrave ose të
rrethanave të paparashikuara ose fuqisë madhore, ose si pasojë e autorizimit të lëshuar nga
Dogana.

Për qëllimet e këtij paragrafi, mallrat quhen të humbura, në mënyrë të pakthyeshme, kur janë bërë të
papërdorshme për cilindo qoftë.

2. Gjithashtu, konsiderohet se nuk lind asnjë borxh doganor në import për mallrat e lëshuara në qarkullim
të lirë me detyrimet e reduktuara të importit ose zero për shkak të përdorimit të tyre të veçantë, kur këto
mallra eksportohen ose ri eksportohen me lejen e Doganës.

Neni 204

Kur, në përputhje me nenin 203 (1), konsiderohet se nuk ka lindur një borxh doganor për mallrat e
lëshuara në qarkullim të lirë, me detyrime të importit të reduktuara ose zero për shkak të përdorimit të tyre
të veçantë, çdo mbetje ose hedhurinë që rezulton nga ky asgjësim do të konsiderohen si mallra jo-
kosovare.

Neni 205

1. Kur në përputhje me nenin 200 apo 201 lind një borxh doganor për mallrat e vendosura në qarkullim të
lirë me detyrime importi të reduktuara për arsye të përdorimit të tyre të veçantë, shuma e paguar në
çastin e lëshimit të mallrave në qarkullim të lirë zbritet nga shuma e borxhit doganor.

2. Kjo dispozite me ndryshimet e nevojshme aplikohet në rastet kur borxhi doganor lind për mbetje ose
hedhurina, që dalin si pasojë e asgjësimit të këtyre mallrave.

Neni 206

56
1. Një borxh doganor në eksport lind me eksportimin jashtë Kosovës, i mbuluar me një deklaratë
doganore për mallrat që i nënshtrohen detyrimeve të eksportit.

2. Borxhi doganor lind në çastin kur pranohet deklarata doganore.

3. Debitor është deklaruesi. Në rast të përfaqësimit të tërthortë, Debitor është gjithashtu personi për
llogarinë e të cilit bëhet deklarata.


Neni 207

1. Borxhi doganor në eksport lind me largimin e mallrave nga Kosova, pa deklaratë doganore, të cilat i
nënshtrohen pagesës së detyrimeve të eksportit.

2. Borxhi doganor lind në çastin kur këto mallra efektivisht largohen nga Kosova.

3. Debitor është:

a) Personi që i largon mallrat dhe

b) Çdo person që ka marrë pjesë në këtë largim dhe që ka dijeni ose objektivisht, ka mund të dijë se
asnjë deklarate doganore nuk është parashtruar edhe pse është dashur të parashtrohet.

Neni 208

1. Borxhi doganor në eksport lind kur nuk respektohen kushtet në të cilat mallrat largohen nga Kosova me
përjashtim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet e eksportit.

2. Borxhi lind në çastin kur mallrat arrijnë në një destinacion të ndryshëm nga ai për të cilin janë lejuar të
largohen nga Kosova me përjashtim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet e eksportit, ose në rast se
Dogana nuk është në gjendje të përcaktojë afatin kohor kur përfundon afati i fundit i përcaktuar për të
dëshmuar, se janë plotësuar kushtet e parapara për të përfituar përjashtimin nga detyrimet.

3. Debitor, është deklaruesi, në rastin e përfaqësimit të tërthortë debitor është gjithashtu personi për
llogarinë e të cilit bëhet deklarata.

Neni 209

Borxhi doganor i përmendur në nenet 198 deri në 202 dhe 206 deri 208 lind edhe lidhet me mallrat që iu
nënshtrohen masave ndaluese ose kufizuese të çdo lloji në import ose eksport. Megjithatë, borxhi
doganor nuk lind me sjelljen e paligjshme në Kosovë të monedhave false ose të substancave narkotike
dhe psikotrope, të cilat nuk përfshihen në qarkun ekonomik të mbikëqyrë rreptësisht nga Dogana, duke
synuar përdorimin e tyre për qëllime mjekësore e shkencore. Për qëllimet e legjislacionit penal të
zbatueshëm në shkeljet doganore, borxhi doganor konsiderohet se ka lindur kur në një ligj penal,
detyrimet doganore përbëjnë bazën për përcaktimin e ndëshkimeve ose kur ekzistenca e borxhit doganor
është bazë për ndjekje penale.

Neni 210

Kur legjislacioni doganor parasheh trajtim favorizues tarifor të mallrave, për shkak të natyrës së tyre apo
përdorimit të veçantë apo përjashtimin, ose lirimin e plotë, ose të pjesshëm nga detyrimet e importit ose
të eksportit sipas neneve 25, 86, 148 ose 202 deri në 185, trajtimi i tillë favorizues tarifor, përjashtimi apo
lirimi, po ashtu zbatohet në rastet kur një borxh doganor lind sipas neneve 199 deri 202, 207 ose 208, me
kusht që sjellja e personit të interesuar, nuk përfshinë marrëveshje mashtruese (të pandershme) apo
neglizhencë evidente dhe siguron dëshmi, që kushtet tjera për zbatimin e trajtimit favorizues, përjashtimin
dhe lirimin janë plotësuar.

Neni 211

57
Kur disa persona janë përgjegjës për pagesën e një borxhi doganor, ata janë përgjegjës bashkërisht dhe
individualisht për pagesën e një borxhi të tillë.

Neni 212

1. Përveç rasteve të parashikuara shprehimisht nga ky Kod dhe pa rënë ndesh me paragrafin 2, shuma a
detyrimeve të importit ose e detyrimeve të eksportit të zbatueshme mbi mallra përcaktohet në bazë të
rregullave të taksimit, që iu përshtaten këtyre mallrave, në momentin kur lind borxhi përkatës doganor.

2. Kur nuk është e mundur të përcaktohet me saktësi se kur ka lindur borxhi doganor, momenti që merret
parasysh për përcaktimin e rregullave të taksimit, të përshtatshme për mallrat në fjalë, është momenti kur
Dogana arrin në përfundim se mallrat doganore janë në gjendje të atillë, për të cilat ka lindur borxhi
doganor.

3. Megjithatë, kur informacioni në dispozicion të Doganës i lejon atij të arrijë në përfundimin që borxhi
doganor ka lindur përpara se ai të arrin në këtë konstatim, shuma e detyrimeve të importit ose e
detyrimeve të eksportit e pagueshme për mallrat në fjalë, përcaktohet në bazë të elementeve të taksimit
të mallrave në çastin më të hershëm në kohë, të cilit mund t’i referohet borxhi doganor, në bazë të
informacioneve të disponueshme.

4. Interesat kompensues zbatohen në përputhje me normën e zbatueshme në tregun monetare kosovar
apo tregun financiar, për të parandaluar përfitime të padrejta financiare nëpërmjet shtyrjes së datës, në të
cilën lind borxhi doganor ose bëhet kontabilizimi.

Neni 213

1. Borxhi doganor lind:

a) Në vendin ku ndodhin punët për të cilat ai lind,

b) Kur nuk është e mundur të përcaktohet ky vend, borxhi doganor konsiderohet se ka lindur në
vendin ku Dogana arrin në përfundim, se mallrat janë në një situatë të tillë, ku lind borxhi
doganor,

c) Nëse mallrat kanë hyrë në një procedurë doganore e cila nuk është shkarkuar dhe vendi nuk
mund të përcaktohet sipas paragrafit (a) ose (b) brenda afatit kohor të paraparë, nëse është e
nevojshme, me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, do të parashihet se borxhi
doganor ka lindur në vendin, ku mallrat janë vendosur nën këtë procedurë ose në vendin, ku
mallrat hyjnë në Kosove nën këtë procedurë.

2. Kur të dhënat më të cilat disponon Dogana i mundësojnë që të përcaktojë se borxhi doganor, kishte
lindur kur mallrat ishin në një vend tjetër e me një datë të mëhershme, borxhi doganor konsiderohet se ka
lindur në vendin që mund të përcaktohet si vendndodhje e mallrave në çastin më të hershëm, kur mund
të përcaktohet ekzistenca e borxhit doganor.

Neni 214

1. Për rastet në të cilat marrëveshjet që ekzistojnë ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera parashikojnë
dhënien e trajtimit tarifor preferencial për import të mallrave me origjinë kosovare, sipas këtyre
marrëveshjeve, me kusht që, kur mallrat janë përfituar nën procedurën e përpunimit të brendshëm,
mallrat jo-kosovare të inkorporuara brenda mallrave në fjalë, iu nënshtrohen pagesës përkatëse të
detyrimeve të importit, vërtetimi i dokumenteve të nevojshme për të mundësuar këtë trajtim tarifor
preferencial, në këto vende shkakton lindjen e një borxhi doganor në import.

2. Borxhi doganor lind në momentin kur Dogana pranon deklaratën e eksportit për mallrat përkatëse.

3. Debitor është deklaruesi. Në rastin e përfaqësimit të tërthortë, debitor është personi për llogarinë e të
cilit bëhet deklarata.

58
4. Shuma e detyrimeve të importit që korrespondon me këtë borxh doganor, do të caktohet në të njëjtat
kushte sikur në rastin e borxhit doganor, që lind nga pranimi, në të njëjtën datë të deklaratës për lëshim
në qarkullim të lirë të mallrave përkatëse, me qëllim të mbylljes së procedurës për përpunim të
brendshëm.


KAPITULLI 3
PAGESA E SHUMËS SË BORXHIT DOGANOR

Seksioni 1
Kontabilizimi dhe komunikimi i shumës së detyrimeve debitorit

Neni 215

1. Çdo shumë individuale e detyrimeve të importit apo të eksportit që lind nga një borxh doganor, tani e
tutje do të quhet ‘shuma e detyrimeve’ dhe do të llogaritet nga Dogana posa të disponohet më të dhënat
e nevojshme dhe të regjistrohet në librat e kontabilitetit apo në çdo mjet tjetër të barazvlefshëm
(kontabilizimi).

Nen-paragrafi i pare nuk aplikohet:

(a) kur paraqitet një takse anti-dumping e përkohshme;

(b) kur shuma e detyrimeve që duhen paguar është me e madhe se ajo e përcaktuar në bazë të
informacionit të detyrueshëm;

(c) kur dispozitat e aprovuara në përputhje me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, kërkojnë
nga Dogana, të heqë dorë nga evidentimi i shumave të detyrimeve më të ulëta nga shuma e caktuar.

2. Dogana mund të zbret shumat e detyrimeve, të cilat sipas nenit 219 (3), nuk kanë mundur t’i
komunikohen debitorit, pas përfundimit të afatit të lejueshëm.

3. Dogana cakton procedurat praktike për evidentimin e shumave të detyrimeve doganore në kontabilitet.
Këto procedura mund të ndryshojnë varësisht nga ajo se a është, në pikëpamje të rrethanave në të cilat
ka lindur borxhi doganor, Dogana e sigurt se shumat e cekura do të paguhen, duke pasur parasysh
kushtet, në të cilat ka lindur borxhi doganor.

Neni 216

1. Kur një borxh doganor lind si pasojë e pranimit të deklaratës për vendosjen e mallrave nën një
procedurë doganore të caktuar, të ndryshme nga lejimi i importit të përkohshëm me lirim të pjesshëm nga
detyrimet e importit, ose nga çdo akt tjetër që ka efekt të njëjtë juridik me këtë pranim, shuma që i
korrespondon këtij borxhi doganor, do të evidentohet në kontabilitet sapo të jetë llogaritur, më së largu
deri në ditën e dytë nga dita e lëshimit të mallrave.

Megjithatë, me kusht që pagesa të jetë e siguruar, shuma e përgjithshme e detyrimeve për të gjitha
mallrat e liruara nga i njëjti person brenda një afati të caktuar nga Dogana, i cili nuk mund të jetë më i
gjatë se 31 ditë, mund të përfshihet me një evidentim, në fund të atij afati. Evidentimi në kontabilitet do të
bëhet në afat prej 5 ditësh, nga dita e skadimit të afatit të cekur.

2. Kur parashikohet që lirimi i mallrave mund të bëhet me kusht që t’ i plotësojë disa kushte të caktuara
me legjislacionin në fuqi, nga të cilat varet përcaktimi i shumës së borxhit ose evidentimi i tij në
kontabilitet që duhet të bëhet më së largu dy ditë nga dita, që është përcaktuar shuma e borxhit ose
pagesa e detyrimeve, që lindin nga ai borxh.

Megjithatë, kur borxhi doganor ka të bëjë me taksën e përkohshme anti-dumping, këto detyrime do të
evidentohen në kontabilitet brenda dy muajve pas publikimit të dispozitave që parashohin taksën
përfundimtare anti-dumping në Gazetën zyrtare të Kosovës.

59
3. Kur lind një borxh doganor në kushte të ndryshme nga ato të përmendura në paragrafin 1, shuma
përkatëse e detyrimeve, do të evidentohet në kontabilitet brenda afatit prej dy ditësh, nga data kur
Dogana do të ketë mundësi:

a) të llogaritë shumën e detyrimeve përkatëse dhe

b) të përcaktojë debitorin.

Neni 217

Afati ligjor për evidentim në kontabilitet, i parapare me nenin 216, mund të zgjatet kur rrethanat e veçanta
e pengojnë Doganën, për ta respektuar afatin e paraparë.

Neni 218

1. Kur shuma e detyrimeve që lindin nga një borxh doganor nuk është evidentuar në kontabilitet, në
përputhje me nenet 216 e 218 ose është evidentuar me një vlerë më të vogël sesa shuma e detyrimeve
të parapara me ligj, shuma e detyrimeve e cila duhet të paguhet, do të evidentohet në kontabilitet brenda
dy ditësh nga data kur Dogana është në dijeni për situatën dhe është në mundësi të llogarit shumën që
duhet paguar dhe të përcaktojë debitorin (kontabilizim i mëvonshëm). Ky afat kohor mund të zgjatet në
përputhje me nenin 217.

2. Me përjashtim të rasteve të parashikuara në nënparagrafin e dytë dhe të tretë të nenit 215(1),
kontabilizimi i mëvonshëm nuk kryhet në rastet kur:

a) vendimi fillestar për të mos i evidentuar në kontabilitet, detyrimet ose për t'i evidentuar, në një shumë
më të ulët sesa shuma e detyrimeve të parapara me ligj, i sjellë në bazë të dispozitave të përgjithshme,
të cilat më vonë janë anuluar me vendim të Gjykatës;

b) shuma e detyrimeve që duhet paguar nuk ka qenë e evidentuar në kontabilitet, si pasojë e gabimit nga
ana e vet Doganës, të cilin për shkaqet objektive, personi që duhet të paguajë nuk ka mund ta zbulojë,
me kusht që ky person ka vepruar me mirëbesim dhe ka respektuar të gjitha dispozitat e parashikuara me
legjislacionin në fuqi, për sa i përket deklaratës doganore;

- kur statusi preferencial i mallrave përcaktohet në bazë të një sistemi të bashkëpunimit administrativ me
Doganën e një vendi tjetër, lëshimi i një certifikate nga Dogana, nëse vërtetohet e pasaktë, paraqet një
gabim i cili objektivisht, nuk do të ishte zbuluar për qëllimet e nënparagrafit të parë.

- çështja e një certifikate të pasaktë, megjithatë, nuk paraqet një gabim kur ajo bazohet në fakte të
pasakta të treguara nga eksportuesi, përveç kur është e qartë se autoriteti që e ka lëshuar atë e ka ditur
apo është dashur të dijë, se mallrat nuk i kanë përmbush kushtet e përcaktuara për të fituar trajtim
preferencial.

- personi i cili i nënshtrohet obligimit të pagesës mund të mbrohet se ka vepruar me qëllim të mirë, kur
mund të dëshmojë se, gjatë kohës se kryerjes së punëve tregtare, është përkujdesur, që të sigurohet
përmbushja e të gjitha kushteve për trajtim preferencial.

Megjithatë, personi i cili i nënshtrohet obligimit të pagesës nuk mund të mbrohet me atë se ka vepruar me
qëllim të mirë, nëse në Gazetën Zyrtare të Kosovës, është shpallur se ekziston dyshimi i arsyeshëm në
lidhje me aplikimin e drejtë të trajtimit preferencial nga vendi përfitues.

c) Dispozitat e Udhëzimit Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, e lirojnë Doganën nga evidentimi i
mëvonshëm të shumës së detyrimeve, të cilat janë më të vogla nga shuma e caktuar.

Neni 219

1. Sapo të evidentohet shuma e detyrimeve në kontabilitet i komunikohet debitorit sipas procedurave
përkatëse.

60
2. Kur shuma e detyrimeve për t’u paguar është evidentuar në deklaratën doganore. Dogana mund të
shënojë në deklaratë, se nuk ka nevojë të bëhet komunikimi siç parashikohet në paragrafin 1, përveç
nëse shuma përkatëse e detyrimeve nuk përputhet me shumën e përcaktuar nga Dogana.

Pa rënë ndesh me zbatimin e nënparagrafit të dytë të nenit 216 (1), ku është shfrytëzuar mundësia e
parapare me nënparagrafin paraprak, lirimi i mallrave nga Dogana, ka efekt të njëjtë sikur komunikimi
ndaj obliguesit, mbi shumën e detyrimeve të evidentuara.

3. Komunikimi i shumës së borxhit doganor nuk mund t’i bëhet debitorit pas kalimit të afatit prej tre viteve,
nga data në të cilin lind borxhi doganor. Kjo periudhë ndërpritet me ushtrimin e ankesës, sipas Nenit 292,
si dhe për tërë kohën e zhvillimit të procedurës ankimore.

4. Kur borxhi doganor është rezultat i një akti, i cili, në kohën kur është bërë, do të duhej të sillte si pasojë
ndjekjen penale gjyqësore, sipas kushteve të përcaktuara nga dispozitat në fuqi, shuma mund t’i
komunikohet debitorit pas skadimit të afatit trevjeçar të përmendur në paragrafin 3.

Seksioni 2
Afatet dhe procedurat e pagimit të shumës së detyrimeve doganore

Neni 220

1. Shuma e detyrimeve të komunikuara sipas nenit 226 paguhet nga debitorët para se mallrat të lirohen.

2. Në rast të grumbullimit të shumave të detyrimeve të evidentuara në kontabilitet, sipas kushteve të
përcaktuara në nënparagrafin e dytë të nenit 216 (1), shumat e detyrimeve paguhen sapo t’i
komunikohen debitorit.

3. Zgjatja e afatit nënkuptohet, kur të vërtetohet se personi i caktuar e ka marrë njoftimin tepër vonë dhe
si pasojë e kësaj, nuk ka mundur të bëjë pagesën brenda afatit të caktuar.
Zgjatja e afatit, po ashtu mund të lejohet nga Dogana me kërkesë të debitorit, kur shuma e detyrimeve
për t’u paguar ka lind si pasojë e procedurës së pagesës së mëvonshme. Zgjatja e afatit të këtillë nuk
mund të tejkalojë kohën e arsyeshme, që i nevojitet debitorit për të ndërmarrë hapat e duhur për
përmbushjen e detyrimit.

4. Rastet dhe kushtet në të cilat pezullohet obligimi i debitorit për pagesën e detyrimeve mund të
përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi:

a) Kur bëhet një kërkesë për shlyerjen e detyrimeve në përputhje me nenet 227, 229 apo 230 ose,

b) Kur mallrat ndalen me qellim që të konfiskohen me vonë, në përputhje me nënparagrafët (c) apo
(d) të nenit 224 apo,

c) Kur borxhi doganor ka lind sipas nenit 200 dhe ekziston me shumë se një debitor.

Neni 221

Pagesa do të bëhet me para të gatshme ose me ndonjë mjet tjetër efektiv të ngjashëm për shlyerjen e
borxhit në përputhje me dispozitat në fuqi. Po ashtu mund të bëhet me paradhënie të balancit kreditor,
kur dispozitat në fuqi e lejojnë një gjë të tillë.

Neni 222

Shuma e detyrimeve mund të paguhet nga një person i tretë në vend të debitorit.

Neni 223

1. Kur shuma e detyrimeve që duhet paguar, nuk është shlyer brenda afatit të caktuar:

61
a) Dogana do të përdorë të gjitha opsionet sipas dispozitave në fuqi, për të siguruar pagesën e
kësaj shume; duke përfshirë konfiskimin dhe ndalimin e çdo malli, prone, automjeti etj.

Me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, mund të parashihen dispozita të veçanta,
në lidhje me garantuesit në procedurën e transitit.

b) Kamata e vonuar (interesi) paguhet mbi dhe përtej shumës së detyrimeve. Shkalla e interesit të
kamatës së vonuar (interesit), mund të jetë më e lartë sesa shkalla e interesit kreditor.

2. Dogana mund të heqë dorë nga pagesa e kamatës së vonuar (interesit):

a) Kur, për shkak të situatës së debitorit, ka mundësi të krijohen vështirësi serioze ekonomike apo
sociale;

b) Kur shuma nuk tejkalon nivelin e caktuar, sipas Udhëzimit Administrativ, për zbatimin e këtij Kodi
ose,

c) Detyrimet paguhen brenda pesë ditëve pas skadimit të afatit të caktuar për pagesë.

3. Dogana mund të përcaktojë:

a) Afatin minimal për llogaritjen e kamatës interesit;

b) Shumën minimale që duhen paguar si kamatë të vonuar (interesit).

KAPITULLI 4
SHUARJA E BORXHIT DOGANOR

Neni 224

1. Pa rënë ndesh me dispozitat në fuqi për sa i përket parashkrimit të borxhit doganor dhe
mospërmbushjes se një borxhi të këtillë, në rastin e paaftësisë së debitorit për të paguar, të dëshmuar me
vendim gjykatë, borxhi doganor shuhet:

a) kur paguhet shuma e detyrimeve;

b) kur shuhet shuma e detyrimeve;

c) kur lidhur me mallrat e deklaruara për një procedurë doganore, që sjell si pasojë obligimin për të
paguar detyrimet:

- deklarata doganore është shpallë e pavlefshme;

- kur mallrat para lirimit të tyre ndalen njëkohësisht ose me vonë konfiskohen, asgjësohen sipas
Udhëzimeve të Doganës, asgjësohen ose braktisen sipas nenit 180, asgjësohen ose humbin në mënyrë
të pakthyeshme për shkaqe që lidhen me vetë natyrën e tyre, ose me rrethana të paparashikueshme, ose
për shkak fuqisë madhore;

d) kur për mallrat për të cilat lind borxhi doganor, sipas nenit 199, ndalen pas hyrjes së paligjshme dhe
njëkohësisht ose më pas konfiskohen.

2. Në rast të ndalimit dhe konfiskimit, borxhi doganor, për nevojat e legjislacionit penal që zbatohet për
veprat penale doganore, konsiderohet se nuk është shuar, kur sipas Ligjit Penal të Kosovës, detyrimet
doganore paraqesin bazën e caktimit të sanksioneve ose borxhi doganor, është bazë për fillimin e
ndjekjes penale.

Neni 225

62
Borxhi doganor, siç përmendet në nenin 214, shuhet gjithashtu kur anulohen formalitetet e kryera për të
mundësuar trajtimin tarifor preferencial, që jepet sipas nenit 214.

KAPITULLI 5
KTHIMI DHE SHUARJA E DETYRIMEVE

Neni 226

Përkufizimet që vijojnë, kanë këtë domethënie:

a) Kthim - do të thotë kthimi i plotë ose i pjesshëm i detyrimeve të importit ose i detyrimeve të eksportit që
janë paguar;

b) Shuarje- nënkupton vendimin për të mos paguar të gjitha ose një pjesë të shumës së një borxhi
doganor, ose vendimin për të anuluar evidentimin e shumës, ose të një pjese të shumës së detyrimeve të
importit ose të detyrimeve të eksportit, që nuk janë paguar.

Neni 227

1. Detyrimet e importit ose detyrimet e eksportit kthehen kur konstatohet se me rastin e pagimit, kjo
shumë nuk është kërkuar me ligj ose kjo shumë është evidentuar në kundërshtim me nenin 218 (2).

Nga pagesa e detyrimeve të importit ose të eksportit hiqet dorë, kur të konstatohet se me rastin e
evidentimit të tyre në kontabilitet, shuma e këtillë nuk është kërkuar me ligj ose është evidentuar në
kontabilitet në kundërshtim me nenin 218 (2).

Nuk lejohet kthimi ose shuarja e detyrimeve në rast se provat të cilat kanë sjell deri të pagesa ose
evidentimi i shumës, e cila nuk ka qenë e kërkuar me ligj, është shkaktuar si pasojë e veprimit të
qëllimshëm të personit të interesuar.

2. Detyrimet e importit ose detyrimet e eksportit kthehen ose shuhen me ushtrimin e një kërkesë në zyrën
doganore kompetente, brenda afatit trevjeçar. Ky afat fillon të rrjedhë nga data kur shuma e këtyre
detyrimeve i është komunikuar debitorit.

Afati i lartshënuar do të zgjatet, nëse personi i interesuar dëshmon se ka qenë i penguar për ushtrimin e
kërkesës brenda afatit të caktuar, për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme ose fuqisë madhore.

Kur Dogana zbulon se brenda këtij afati ekziston njëra apo situata tjetër që i referohet nënparagrafit të
parë dhe të dytë të paragrafit të parë, ai me vetiniciative e bën kthimin apo heqë dorë me nismën e tyre.

Neni 228

Detyrimet e importit ose detyrimet e eksportit kthehen, kur deklarata doganore bëhet e pavlefshme derisa
janë paguar detyrimet. Kthimi lejohet vetëm me kërkesë të personit të interesuar brenda afateve, të
përcaktuara për ushtrimin e kërkesës për anulimin e deklaratës doganore.

Neni 229

1. Detyrimet e importit kthehen ose shuhen, kur të konstatohet se shuma e detyrimeve, e cila është
evidentuar në kontabilitet për mallrat e vendosura nën procedurën doganore përkatëse, të cilat importuesi
nuk i ka pranuar, sepse ne momentin e përmendur me nenin 71 ato janë me defekt ose nuk përputhen
me kushtet e kontratës, në bazë të se cilës janë importuar.

Me mallra me defekt, për qëllime të paragrafit të parë, konsiderohen edhe mallrat e dëmtuara para lirimit
të tyre.

2. Kthimi ose shuarja e detyrimeve të importit duhet të lejohet me kusht që:

63
a) mallrat të mos jenë përdorë, përveç përdorimit fillestar, që ka qenë i nevojshëm për të konstatuar
defektin ose nuk përputhen me kushtet e kontratës;

b). mallrat të eksportohen jashtë Kosovës.

Me kërkesë të personit të interesuar, Dogana lejon asgjësimin e mallrave ose vendosjen e tyre, me qëllim
ri-eksportimi, nën procedurën e transitit ose nën procedurën e magazinimit doganor ose në një zonë të
lirë apo depo të lirë, në vend që të eksportohen.

Për qëllim të caktimit të tyre për trajtim apo përdorim të lejuar doganor apo përdorim të cekur në
nënparagrafin e mëparshëm, mallrat konsiderohen jo-kosovare.

3. Detyrimet e importit nuk kthehen ose nuk shuhen për mallrat, të cilat para se të deklarohen, janë
importuar përkohësisht për t’u testuar, me përjashtim të rasteve kur konstatohet fakti se mallrat janë me
defekt ose nuk përputhen me kushtet e kontratës, që nuk mund të zbulohej normalisht gjatë testimeve.

4. Detyrimet e importit do të kthehen ose shuhen për arsyet e parapara me paragrafin 1, me ushtrimin e
kërkesës pranë zyrës doganore, kompetente brenda afatit prej 12 muajsh nga data kur shuma e këtyre
detyrimeve i është komunikuar debitorit.

Megjithatë, Dogana mund të lejojë zgjatjen e këtij afati për shkaqe të jashtëzakonshme të arsyetuara si
duhet.

Neni 230

1. Detyrimet e importit apo detyrimet e eksportit mund të kthehen ose shuhen në situatat e ndryshme nga
ato të përcaktuara me nenet 227, 228 dhe 229, kur:

- përcaktohet me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi;

- të cilat lindin si pasojë e rrethanave në të cilat kurrfarë mashtrimi ose neglizhenca e qartë, nuk
mund t’i vishet atij personi. Rrethanat në të cilat mund të zbatohet kjo dispozitë dhe procedurat
përkatëse që duhen ndjekur përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi.
Kthimi ose shuarja mund t’u nënshtrohen kushteve të veçanta.

2. Detyrimet do të kthehen ose shuhen për arsyet e cekura në paragrafin 1 pas ushtrimit të kërkesës në
zyrën doganore kompetente, brenda afatit prej 12 muajsh nga data kur shuma e detyrimeve i është
komunikuar debitorit.

Megjithatë, Dogana mund të lejojë zgjatjen e këtij afati për shkaqe të jashtëzakonshme të arsyetuara si
duhet.

Neni 231

Detyrimet e importit apo detyrimet e eksportit kthehen ose shuhen në kushtet e parapara në këtë kapitull,
vetëm nëse shuma për t’u kthyer apo shuar është më e madhe sesa shuma e përcaktuar me Udhëzimin
Administrativ për zbatimin e këtij Kodi.

Megjithatë, Dogana, po ashtu mund të lejojë kërkesën për kthim apo shuarje në lidhje me një shumë më
të ulët.

Neni 232

1. Kthimi i shumave të detyrimeve të importit ose detyrimeve të eksportit nga Dogana, si dhe kamatave të
vonuara, të inkasuara me rastin e pagesës së atyre detyrimeve, nuk sjell deri të pagesa e kamatës nga
Dogana

Megjithatë, kamata paguhet:

64
a) kur vendimi për aprovimin e kërkesës për kthim nuk është ekzekutuar në afat prej tre muajsh nga data
e marrjes se vendimit,

b) kur kërkohet me dispozitat e Kosovës.

Shuma e kësaj kamate llogaritet në atë mënyrë që të jetë e njëjtë me shumën, që do të paguhej për këtë
qëllim me valute te Kosovës ose në tregun financiar.

Neni 233

Kur gabimisht hiqet dore nga pagesa e borxhit, ose kur gabimisht bëhet kthimi i shumës se detyrimeve,
borxhi fillestar mbetet përsëri për t’u paguar. Kamatat e paguara sipas nenit 232 duhet të kthehen.

KREU VII
DISPOZITAT E PËRGJITHSME

KAPITULLI 1
Neni 234
Përshkrimi

Akciza është taksë e cila u ngarkohet produkteve me akcizë të lëshuar në qarkullim në Kosovë.

Neni 235
Interpretimi

Në këtë Kapitull:

(a) Regjistra të miratuar- janë regjistrat e miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm në bazë të
nenit 249,

(b) Tregtar i autorizuar i mallrave me akcizë- është ndonjë person fizik a juridik i
autorizuar nga Dogana sipas nenit 248, për të pranuar produkte me akcizë, nëse akciza është pezulluar
në bazë të marrëveshjes për pezullim, në mënyrë që ai të mund t’i shfrytëzojë këto produkte me akcizë
gjatë veprimtarisë së tij afariste,

(c) Depo e autorizuar e mallrave me akcizë- është objekti i autorizuar nga Dogana në
bazë të nenit 245, në të cilin në bazë të marrëveshjes për pezullim mund të prodhohen, të përpunohen, të
ruhen, të pranohen ose të dërgohen mallrat me akcizë nga ana e ndonjë depoisti të autorizuar të mallrave
me akcizë, në përputhje me kushtet të cilat mund t’i përcaktojë Dogana,

(d) Depoist i autorizuar i mallrave me akcizë- është ndonjë person fizik a juridik i
autorizuar nga Dogana sipas nenit 246 për të prodhuar, përpunuar, ruajtur, pranuar ose dërguar
produktet me akcizë në ndonjë depo të autorizuar të mallrave me akcizë, nëse akciza është pezulluar në
bazë të marrëveshjes për pezullim në përputhje me kushtet të cilat mund t’i përcaktojë Dogana,

(e) Banderolë- është një lloj i pullës fiskale që duhet ngjitur në produktin me akcizë, e cila
është paraparë të çahet gjatë hapjes së saj.

(f) Drejtor i Përgjithshëm- është Drejtori i Përgjithshëm i Doganës,


(g) Produkti me akcizë- është çdo produkt që i nënshtrohet akcizës,

(h) Eksport dhe eksportim- është bartja ose dërgimi i ndonjë produkti me akcizë prej
Kosovës në ndonjë shtet, rajon ose vend jashtë Kosove. Këto shprehje zbatohen në përputhje me nenin
235.1 (k),

(i) Pullë fiskale- është pulla e cila sipas nenit 242 kërkohet që ta ketë secili produkt me
akcizë, e cila mund t’i theksojë të gjitha ose ndonjë prej të mëposhtmeve:
65

(I) se është paguar akciza për produktin,
(II) tarifën e akcizës që është paguar për produktin,
(III) shumën e paguar të akcizës për produktin,
(IV) kur është paguar akciza për produktin dhe
(V) se shitja e produktit:
▪ është e lejuar vetëm në datën e theksuar në pullë,
▪ nuk është e lejuar pas asaj date, në apo pas datës së theksuar në pullë dhe
▪ nuk është e lejuar para asaj date në apo para datës së theksuar në pullë,

(j) Import dhe importim- është bartja ose dërgimi i ndonjë produkti me akcizë prej ndonjë
shteti, rajoni ose vendi jashtë Kosove për në Kosovë. Këto shprehje zbatohen në përputhje me nenin
235.1 (k),

(k) Kosovë, është territori i Republikës se Kosovës

(l) Bordi i pavarur për rishqyrtim- është Bordi i themeluar fillimisht me anë të Urdhëresës
Administrative të UNMIK-ut nr. 2000/7, të datës 12 prill 2000 për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut nr.
2000/20, të datës 12 prill 2000 mbi Administratën dhe procedurat tatimore, që tani rregullohet me anë të
Ligjit për administratën dhe procedurat tatimore të shpallur me anë të Rregullores së UNMIK-ut nr.
2005/17, të datës 9 prill 2005.

(m) Lëshim në qarkullim- përkitazi me produktet me akcizë do të thotë:

(I) largimi i tyre prej marrëveshjes për pezullim, duke e përfshirë largimin e
kundërligjshëm.
(II) prodhimin e tyre jashtë marrëveshjes për pezullim, duke e përfshirë prodhimin e
kundërligjshëm.
(III) importimin e tyre, nëse ai produkt nuk është në kuadër të marrëveshjes për pezullim,
duke e përfshirë importimin e kundërligjshëm.
(IV) nëse produkti me akcizë është përjashtuar prej akcizës në bazë të nenit 238.1 dhe
se produkti nuk përdoret për qëllimin për të cilin është përjashtuar,
(v) nëse akciza nuk paguhet nga ndonjë trup, organ, agjenci ose ndonjë organizatë tjetër
në bazë të nenit 238.2 dhe se, produkti me akcizë nuk përdoret për qëllimin, për të cilin
është përjashtuar nga pagesa dhe
(VI) nëse zbulohet mungesë sasie e cila i nënshtrohet akcizës në bazë të neneve 240.7,
246.6 dhe 247.6.

(n) Kthim i parave- është refundimi i plotë ose i pjesërishëm i akcizës së paguar,
(o) Shlyerje- është vendimi për të hequr krejt ose një pjesë të ndonjë shume të akcizës e
cila duhet të paguhet ose vendimi, për ta shpallur të pavlefshëm ndonjë deklarim në libra krejt ose një
pjese të ndonjë shumë të akcizës, e cila nuk është paguar,

(p) Zyrtar- është ndonjë zyrtar i Doganës,

(q) Garantim i mjaftueshëm- është garanca e pranueshme për Doganën për qëllimin, për
të cilin ofrohet ajo,

(r) Marrëveshje pezullimi- është marrëveshja tatimore e cila zbatohet për importin,
eksportin, prodhimin, përpunimin, ruajtjen dhe bartjen e produkteve me akcizë me anë të së cilës
pezullohet kërkesa për të paguar akcizën;

(s) Produkt i duhanit- është cilado prej të mëposhtmeve:

(i) cigare,
(ii) puro dhe cigarillosët,
(iii) prodhimet e tjera të përpunuara të duhanit, të cilat janë përpunuar në tërësi ose
pjesërisht, prej duhanit apo ndonjë substance, që përdoret si zëvendësim i duhanit, por
që nuk i përfshin produktet bimore për tymosje.
66

(t) Orari i punës- është cilado kohë në mes të orës 09.00 dhe 17.00 çdo të hënë, të
martë, të mërkurë, të enjte dhe të premte, përveç kur ajo ditë është festë publike.

Në këtë Kapitull, përveç rasteve kur konteksti e kërkon ndryshe:

(a) njëjësia e përfshin shumësin dhe shumësi e përfshin njëjësin dhe
(b) “ai” e përfshin “ajo” dhe “atij” e përfshin “asaj”.

Në këtë Kapitull, përveç rasteve kur konteksti e kërkon ndryshe, referencat në kapituj, nene dhe
paragrafe, janë referenca të këtyre pjesëve në këtë Kapitull.

Neni 236
Kontrolli dhe menaxhimi

1. Akciza kontrollohet dhe menaxhohet nga Dogana. Të gjitha taksat e akcizës të arkëtuara nga Dogana
depozitohen në Buxhetin e Kosovës.

2. Në rastet kur në këtë Kapitull ose në bazë të saj, Drejtori i Përgjithshëm e ka për detyrë ose është në
kompetencën e tij të ndërmarrë ndonjë veprim, këtë detyrë a kompetencë ai mund t’ia delegojë ndonjë
personi të caktuar ose ndonjë niveli të caktuar të zyrtarit, të ndonjë niveli të caktuar të zyrtarit, në ndonjë
vend të caktuar dhe këtë delegim e regjistron në një instrument me shkrim dhe:

(a) një kopje të këtij instrumenti të delegimit e len në dispozicion për inspektim publik në selinë e
Doganës dhe
(b) një kopje tjetër e mban në dispozicion për inspektim publik në mënyrë elektronike.


KAPITULLI 2
TAKSIMI I PRODUKTEVE ME AKCIZË

Neni 237
Caktimi i akcizës

1. Secilit produkt me akcizë i caktohet akciza në tarifën e cila vlen për të në datën dhe kohën kur produkti
lëshohet në qarkullim në Kosovë.

2. Kur caktohet akciza për produktin me akcizë, i cili lëshohet në qarkullim nëpërmjet largimit, prodhimit
apo importimit të kundërligjshëm, akciza duhet të paguhet menjëherë për atë produkt me akcizë dhe
derisa ajo të paguhet produkti i nënshtrohet ndalimit dhe konfiskimit.

3. Në qoftë se në kohën e lëshimit në qarkullim të ndonjë produkti me akcizë tashmë është paguar një
shumë e akcizës përkitazi me atë produkt për ndonjë pullë fiskale ose banderolë të ngjitur në të, akciza
caktohet vetëm aq sa është dallimi në mes të tarifës e cila vlen në kohën e lëshimit, në qarkullim dhe
shumës së paguar për pullën fiskale ose banderolën.

4. Kur caktohet akciza për importimin e ndonjë produkti me akcizë në bazë të vlerës së produktit, duke
përfshirë importimin e kundërligjshëm të tij, ajo caktohet në bazë të vlerës së produktit për qëllime të
importimit, bashkë me ndonjë obligim doganor që duhet të paguhet për importimin e atij produkti, por
duke e përjashtuar tatimin në vlerën e shtuar, që duhet të paguhet për importimin e këtij produkti.

5. Tarifat e tanishme të akcizës si dhe produktet që i nënshtrohen akcizës janë përcaktuar me
Legjislacion në fuqi.

Neni 238
Përjashtimet

1. Produktet me akcizë të përcaktuara në Aneksin B të këtij Kapitulli, përjashtohen prej akcizës.

67
2. Akcizën nuk e paguajnë trupat, organet, agjencitë dhe organizatat tjera të përcaktuara në Aneksi C të
këtij Kapitulli.

3. Qeveria e Republikës se Kosovës me anë të ndonjë Urdhërese administrative, mund t’i ndryshojë
Anekset B dhe C dhe, në raste të posaçme mund ta përjashtojë ndonjë produkt tjetër prej akcizës apo ta
përjashtojë ndonjë trup, organ, agjenci apo organizatë tjetër prej pagesës së akcizës, nëse këtë e
konsideron të përshtatshme.

Neni 239
Kthimi i parave dhe shlyerja

1. Varësisht prej kufizimeve të cilat mund ti caktojë Dogana, nëse Dogana vlerëson se ndonjë produkt
me akcizë, për të cilin është paguar akciza është përdorur për qëllime tjera nga ato për të cilat i ngarkohet
akciza apo, nëse ndonjë produkt me akcizë për të cilin është paguar akciza, është shkatërruar nën
mbikëqyrjen e doganës ose është eksportuar me kërkesë të personit, i cili e ka paguar akcizën, Dogana
mundet që në çdo do kohë, deri në 1 vit prej datës kur është paguar taksa, t’ia kthejë atij personi shumën
e paguar të akcizës.

2. Akciza nuk duhet të paguhet përkitazi me ndonjë produkt në kuadër të marrëveshjes për pezullim, i cili
është shkatërruar nën mbikëqyrjen e Doganës.

Neni 240
Bartja e produkteve me akcizë

1. Bartja e produkteve me akcizë në kuadër të marrëveshjes për pezullim lejohet vetëm:

(a) në mes të ndonjë depoje të autorizuar të mallrave me akcizë dhe një depoje tjetër, të
autorizuar të mallrave me akcizë ose ndonjë tregtari të autorizuar, të mallrave me akcizë,
(b) gjatë importit të drejtpërdrejtë të tyre deri te ndonjë depo e autorizuar e mallrave me akcizë
ose te ndonjë tregtar i autorizuar i mallrave me akcizë dhe
(c) gjatë eksportit të drejtpërdrejtë të tyre prej ndonjë depoje të autorizuar të mallrave me akcizë.

2. Përveç asaj siç është paraparë me paragrafin 3, të gjitha bartjet e produkteve me akcizë:

(a) në bazë të paragrafit 1 (a) dhe (c) duhet të mbulohen me garacion të mjaftueshëm, të siguruar
nga depoisti i autorizuar i mallrave me akcizë, për dërgimin dhe
(b) në bazë të paragrafit 1 (b) duhet të mbulohen me garacion të mjaftueshëm, të siguruar nga
depoisti ose tregtari i autorizuar i mallrave me akcizë, për pranimin.

3. Dogana, kur e vlerëson të përshtatshme, mund ta heqë kërkesën për garancion të mjaftueshëm, në
bazë të paragrafit 2 ose si alternativë të kërkesave, të atij neni:

(a) në rastet kur nuk kërkohet në bazë të paragrafit 2 (b), kërkon nga marrësi i dërgesës që të
sigurojë garancionin e mjaftueshëm për ta mbuluar bartjen e ndonjë produkti me akcizë dhe
(b) lejon;
(i) garancionin e mjaftueshëm që i obligon bashkë ose veçmas marrësin e dërgesës dhe
transportuesin për të mbuluar bartjen e ndonjë produkti me akcizë dhe
(ii) transportuesin ose pronarin e produkteve që të sigurojë garancionin e mjaftueshëm
për të mbuluar bartjen e ndonjë produkti me akcizë.

4. Përgjegjësia e personit, i cili e siguron garancionin përmbushet, vetëm me anë të dëshmisë, se marrësi
e ka marrë dërgesën e mallrave me akcizë ose se ato janë eksportuar.

5. Drejtori i përgjithshëm, pas konsultimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, me një Udhëzim
Administrative, i përcakton kushtet në bazën e të cilave, duhet të bëhet bartja e ndonjë produkti me
akcizë dhe dokumentet, të cilat duhet të shoqërojnë bartjen.

6. Nëse, produkti me akcizë ka humbur ose është shkatërruar si rezultat i ndonjë aksidenti ose force
madhore, ose kur ndodh humbja si pasojë e bartjes së ndonjë produkti të caktuar me akcizë, personi i cili
68
e siguron garancionin në lidhje me atë produkt e njofton menjëherë Doganën, lidhur me humbjen ose
shkatërrimin.

7. Nëse, Dogana vlerëson se humbja e produkteve me akcizë gjatë bartjes së mbuluar me garancion të
siguruar sipas këtij neni, nuk është shkaktuar nga ndonjë aksident a forcë madhore, ose nuk ka qenë
humbje si pasojë e natyrës së produkteve me akcizë, të cilat janë bartur, akciza konsiderohet se mund të
caktohet në produktet e humbura sipas tarifës që do të caktohej në datën e humbjes apo në datën e
zbulimit të humbjes, nëse kjo nuk mund të vërtetohet dhe duhet të paguhet nga personi i cili e siguron
garancionin.

Neni 241
Shmangia

1. Urdhri në bazë të këtij neni, është urdhër i Doganës, që personi i emërtuar në urdhër nuk duhet:
(a) të importojë ndonjë produkt me akcizë të emërtuar në urdhër dhe
(b) të largojë nga marrëveshja për pezullim ndonjë produkt me akcizë të emërtuar në
urdhër, nëse importimi ose largimi do të tejkalonin shumën mesatare të importuar ose të
larguar nga ai person gjatë nëntë (9) muajve paraprak (e cila do të jetë zero në rastin e
personit, i cili kurrë më parë nuk ka importuar, larguar ose kërkuar).

2. Nëse, Dogana konstaton se personi e propozon importin e ndonjë produkti me akcizë ose largimin e
ndonjë produkti me akcizë nga marrëveshja për pezullim me qëllim, që t’i shmanget rritjes së ardhshme të
mundshme të tarifës së akcizës, për atë produkt, Dogana mund ta nxjerrë urdhrin në bazë të këtij neni.

3. Urdhri në bazë të këtij neni i komunikohet me shkrim personit në fjalë:
(a) duke ia dorëzuar apo duke ia lënë ose duke dërguar me postë në adresën e tij të fundit të
ditur të biznesit apo shtëpisë ose
(b) nëse personi e ka adresën elektronike, i dërgohet në atë adresë elektronike.

4. Nxjerrja e urdhrit në bazë të këtij neni është çështje për të cilën mund të parashtrohet kërkesa për
rishqyrtim pranë Doganës.

Neni 242
Pullat fiskale

1. Nëse produkti me akcizë kërkohet ta ketë pullën fiskale, Drejtori i përgjithshëm, pas konsultimit me
Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, me anë të një Udhëzimi administrativ e përcakton:
(a) përmbajtjen e pullës;
(b) dukjen e pullës;
(c) vendin në paketimin e produktit me akcizë, ku duhet vendosur pulla fiskale dhe
(d) cila(t) shtresa duhet ta kenë pullën, nëse produkti me akcizë ka më shumë se një shtresë të
paketimit.

2. Nëse, ndonjë produkt me akcizë duhet të shënohet me shënues kimik në mënyrë që të lirohet prej
akcizës, Drejtori i përgjithshëm pas konsultimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, me anë të një
Udhëzimi Administrativ e përcakton:
(a) shënuesin kimik që duhet përdorur;
(b) përgjegjësinë për ta ndaluar dhe konfiskuar ndonjë produkt me akcizë të shënuar, i cili
përdoret për ndonjë qëllim, për të cilin nuk është liruar prej akcizës dhe
(c) ndonjë çështje tjetër të cilën Drejtori i përgjithshëm e konsideron të nevojshme për të siguruar
mbrojtjen e akcizës, e cila nuk i nënshtrohet lirimit.

Neni 243
Pagesa e akcizës

1. Akciza në import caktohet dhe paguhet sikur të ishte detyrë e doganave.

2. Në vartësi të paragrafit 3 dhe 4, asnjë produkt i cili nuk dërgohet në një depo tjetër të autorizuar për
mallra me akcizë, të ndonjë tregtar i autorizuar i mallrave me akcizë ose që nuk eksportohet, nuk mund të
69
largohet nga depoja e autorizuar e mallrave me akcizë, përveç nëse është paguar akciza që duhet të
paguhet për atë produkt nga depoisti i autorizuar i mallrave me akcizë i asaj depoje.

3. Nëse, Dogana vlerëson se akciza e cila duhet të paguhet është e garantuar, ai mund t’i lejojë ndonjë
depoisti të autorizuar të mallrave me akcizë, që akcizën të cilën duhet ta paguajë në bazë të nenit
paragrafit 2, ta paguajë me këste javore ose mujore.

4. Drejtori i përgjithshëm, pas konsultimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, me anë të Udhëzimit
Administrativ, i përcakton formularët, të cilët duhet të përdoren nga depoisti i autorizuar i mallrave me
akcizë, për ta paguar akcizën dhe regjistrat tjerë të cilët duhet të mbahen, si dhe kushtet tjera të cilat
mund të zbatohen ndaj depoistit të autorizuar të mallrave me akcizë, i cili e paguan akcizën në bazë të
dispozitave të nenit.

5. Nëse, akciza konsiderohet se duhet të paguhet sipas dispozitave të nenit 240.7, kurse nuk paguhet
brenda një muaji prej datës kur është zbuluar humbja, Dogana mund ta vlerësojë shumën e akcizës që
duhet të paguhet dhe e njofton personin, i cili e ka dhënë garancionin, për atë shumë dhe kjo shumë
konsiderohet si një shumë e akcizës, që duhet të paguhet menjëherë nga personi i cili e ka dhënë
garancionin, prandaj kërkohet të paguhet nga ai brenda 30 ditëve prej datës së njoftimit.

6. Nëse, akciza konsiderohet se duhet të paguhet sipas dispozitave të nenit 246.6, kurse nuk paguhet
brenda një muaji prej datës kur është zbuluar humbja, Dogana mund ta vlerësojë shumën e akcizës që
duhet të paguhet dhe e njofton depoistin e autorizuar të mallrave me akcizë, për atë shumë dhe kjo
shumë konsiderohet si një shumë e akcizës, që duhet të paguhet menjëherë nga depoisti i autorizuar i
mallrave me akcizë dhe kërkohet të paguhet nga ai brenda 30 ditëve, prej datës së njoftimit.

7. Nëse, akciza konsiderohet se duhet të paguhet sipas dispozitave të nenit 247.6, kurse nuk paguhet
brenda një muaji prej datës kur është zbuluar humbja, Dogana mund ta vlerësojë shumën e akcizës, që
duhet të paguhet dhe e njofton tregtarin e autorizuar të mallrave me akcizë, për atë shumë dhe kjo shumë
konsiderohet si një shumë e akcizës, që duhet të paguhet menjëherë nga tregtari i autorizuar i mallrave
me akcizë dhe kërkohet të paguhet nga ai brenda 30 ditëve, prej datës së njoftimit.

8. Kur bëhet vlerësimi në bazë të këtij neni, kamata caktohet sipas tarifës së tregut deri në datën e
vlerësimit prej datës së humbjes ose, nëse kjo nuk mund të vërtetohet, prej datës kur mallrat janë futur në
marrëveshjen më të fundit për pezullim, të cilës i janë nënshtruar.

9. Njoftimi për vlerësim:
(a) në bazë të paragrafit 5 konsiderohet se është bërë, nëse është dorëzuar ose është lënë në
adresën e përcaktuar në garancion të personit, i cili e ka dhënë atë garancion,
(b) në bazë të paragrafit 6 konsiderohet se është bërë, nëse është dorëzuar ose është lënë në
depon e autorizuar të mallrave me akcizë, për të cilën është caktuar depoisti i autorizuar i mallrave me
akcizë dhe
(c) në bazë të paragrafit 7 konsiderohet se është bërë, nëse është dorëzuar ose është lënë në
objektet rreth të cilave tregtari i autorizuar i mallrave me akcizë ka të drejtë, që të pranojë mallra me
akcizë në bazë të marrëveshjes për pezullim.

Neni 244
Kthimi i taksës

1. Nëse ekziston ndonjë borxh për akcizë, duke përfshirë akcizën që konsiderohet se duhet të paguhet, e
cila kërkohet të paguhet nga ndonjë deposit i autorizuar i mallrave me akcizë, nga ndonjë tregtar i
autorizuar i mallrave me akcizë ose nga ndonjë person, që e jep garancionin, i cili nuk është paguar deri
në datën në të cilën është dashur të paguhet, atëherë Dogana, përveç kësaj ose në vend se të kërkojë
pagesën sipas garancionit, mund:

(a) të autorizojë ndonjë zyrtar që të hyjë gjatë orarit të punës në ndonjë depo të autorizuar për
mallra me akcizë të depoistit të autorizuar të mallrave me akcizë ose në objektet e autorizuara, të ndonjë
tregtari të autorizuar të mallrave me akcizë dhe të ndalojë, a të konfiskojë ndonjë produkt me akcizë në
bazë të marrëveshjes për pezullim, që gjendet në këto objekte,
70
(b) të autorizojë ndonjë zyrtar që të hyjë gjatë orarit të punës në ndonjë depo të autorizuar për
mallra me akcizë të depoistit të autorizuar, të mallrave me akcizë ose në objektet e autorizuara të ndonjë
tregtari të autorizuar, të mallrave me akcizë dhe të ndalojë e të konfiskojë ndonjë pasuri, që i takon këtyre
personave, duke i përfshirë automjetet dhe
(c) të parandalojë depoistin e autorizuar të mallrave me akcizë ose tregtarin e autorizuar të
mallrave me akcizë, që të tregtojë me anë të ndonjë llogarie bankare afariste në emrin e tyre apo në emër
të biznesit të tyre.

2. Asnjë mall nuk mund të ndalohet dhe të konfiskohet në bazë të këtij neni, nëse vlera e mallrave tjera të
ndaluara dhe të konfiskuara, për të përmbushur shumën e borxhit të akcizës e tejkalon shumën e këtij
borxhi.

3. Dogana mund të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë në bazë të paragrafit .1(c), duke e njoftuar
bankën në të cilën mbahet llogaria lidhur me borxhin për akcizën dhe se pa lejen me shkrim të Doganës,
pronari nuk mund të tregtojë me këtë llogari.
KAPITULLI 3
AUTORIZIMET DHE MIRATIMET

Neni 245
Depot e autorizuara për mallrat me akcizë

1. Dogana i autorizon lokalet që do të shfrytëzohen për prodhimin, përpunimin, mbajtjen, pranimin ose
dërgimin e prodhimeve me akcizë sipas marrëveshjes për pezullim (depot e autorizuara për mallrat me
akcizë), në rastet kur ai është i kënaqur që cilado vlerë e akcizës, që do të vlejë për atë prodhim,
përpunim, mbajtje, pranim ose dërgim do të ruhet.

2. Në kërkesën që i drejtohet Doganës për të marrë autorizim për shfrytëzimin e lokaleve sipas paragrafit
1. përfshihen informatat vijuese:
(a) përshkrimi ose harta që tregon saktësisht ku gjenden ato lokale;
(b) përshkrimi ose plani i lokaleve që tregon saktësisht, nëse vetëm një pjesë e atyre lokaleve do
të shfrytëzohet për prodhimin, përpunimin, mbajtjen, pranimin ose dërgimin e prodhimeve me akcizë
sipas marrëveshjes për pezullim, në rastet kur ato prodhime do të prodhohen, përpunohen, mbahen,
pranohen apo dërgohen;
(c) përshkrimi i masave të vendosura apo që do të vendosen, për ta garantuar sigurinë e
prodhimeve me akcizë dhe
(d) përshkrimi lidhur me emërtimin dhe përshkrimin e tarifave, të prodhimeve me akcizë që sipas
marrëveshjes për pezullim do të prodhohen, përpunohen, mbahen, pranohen ose dërgohen në lokale dhe
shuma normale e maksimale e atyre prodhimeve;

3. Çdo autorizim nga Dogana sipas paragrafit 1. mund t’i nënshtrohet kushteve të tilla, të cilat ai i
konsideron të përshtatshme t’i caktojë për të siguruar, që çdo akcizë, që duhet paguar, të ruhet dhe e
përfshin kushtin, që depoisti i autorizuar për mallrat me akcizë të emërohet në lidhje me atë depo të
autorizuar për mallrat me akcizë.

Neni 246
Depoisti i autorizuar për mallrat me akcizë

1. Dogana e autorizon një person që të jetë depoist i autorizuar për mallrat me akcizë në ndonjë depo të
autorizuar për mallrat me akcizë, në rastet kur beson që ai person është i përshtatshëm për t’u siguruar,
që çdo akcizë, që duhet paguar, për ndonjë prodhim me akcizë i cili prodhohet, përpunohet, mbahet ose
dërgohet në atë depo të autorizuar për mallrat me akcizë, sipas marrëveshjes për pezullim do të ruhet.

2. Në kërkesën që i bëhet Doganës, në mënyrë që një person, të jetë depoist i autorizuar për mallrat me
akcizë rreth cilëndo depoje të autorizuar për mallrat me akcizë, sipas paragrafit 1 jepen informatat në
vijim lidhur me atë person, si:
(a) emri dhe adresa;
(b) hollësitë për xhirollogarinë bankare;
(c) gjendja financiare;
(d) e kaluara personale dhe tatimore;
71
(e) të dhënat që duhet të miratohen sipas nenit 249.1.

3. Çdo autorizim i lëshuar nga Dogana sipas paragrafit 1. mund t’i nënshtrohet kushteve të tilla që ai i
sheh të përshtatshme për t’i caktuar në mënyrë që të sigurojë ruajtjen e çdo akcize, që duhet paguar për
ndonjë prodhim me akcizë i cili mbahet në një depo të autorizuar për mallrat me akcizë sipas
marrëveshjes për pezullim, për të cilin emërohet depoisti i autorizuar për mallrat me akcizë.

4. Nga depoisti i autorizuar për mallrat me akcizë në lidhje me çdo depo të autorizuar për mallrat me
akcizë, në rastet kur ai është depoist i autorizuar për mallrat me akcizë kërkohet t’i kryejë gjërat në vijim:
(a) të ofrojë garanci të pranueshme, nëse është e nevojshme, për mbulimin e prodhimit,
përpunimit, mbajtjes dhe pranimit dhe një garanci të pranueshme të detyrueshme për ta mbuluar
dërgimin e prodhimeve me akcizë nga depoja e autorizuar për mallrat me akcizë;
(b) të veprojë në pajtim me kushtet e këtij Kodi;
(c) t’i mbajë shënimet e kërkuara në nenin 249.1;
(d) t’i paraqesë prodhimet me akcizë kurdo që këtë ia kërkon ndonjë zyrtar dhe
(e) të pajtohet që zyrtarët të bëjnë kontrollime dhe verifikime.

5. Kur një prodhim me akcizë humb ose shkatërrohet për shkak të ndonjë fatkeqësie a force madhore në
ndonjë depo të autorizuar për mallrat me akcizë, ose kur humbja ndodh gjatë lëvizjes deri në depon e
autorizuar për mallrat me akcizë apo prej asaj që është pasojë e lëvizjes së atij prodhimi të caktuar me
akcizë, çdo person që ofron garanci lidhur me atë prodhim e njofton menjëherë Doganën, lidhur me atë
humbje apo shkatërrim.

6. Kur Dogana sigurohet që humbja e prodhimeve me akcizë në një depo të autorizuar për mallrat me
akcizë ose gjatë transportimit deri në depon e autorizuar për mallrat me akcizë apo prej asaj depoje, për
të cilën nga depoisti i autorizuar për mallra me akcizë është kërkuar të ofrojë garanci, nuk është
shkaktuar nga ndonjë aksident ose forcë madhore ose nuk ka qenë humbje si pasojë e llojit të
prodhimeve, me akcizë të cilat janë transportuar, prodhuar, përpunuar, mbajtur, pranuar ose dërguar,
akciza konsiderohet se mund t’iu ngarkohet prodhimeve të humbura me akcizë sipas shkallës që do t’u
ngarkoheshin në datën e humbjes ose, po qe se, kjo nuk mund të përcaktohet, në datën e zbulimit të
humbjes dhe paguhet nga depoisti i autorizuar për mallrat me akcizë.

Neni 247
Tregtari i autorizuar për mallrat me akcizë

1. Dogana e autorizon një person të jetë tregtar i autorizuar për mallrat me akcizë në rastet kur është i
sigurt që ai person ka nevojë biznesi, për prodhimet me akcizë, që do të shfrytëzohen për një qëllim, që
nuk i nënshtrohet akcizës.

2. Autorizimi sipas këtij neni kufizohet në një grup të caktuar të lokaleve, në një lloj të posaçëm të
prodhimit me akcizë dhe në sasinë që mund të merret për një vit dhe mund ta kërkojë ofrimin e një
garancie të kënaqshme, për ta mbuluar shumën e akcizës të pezulluar në cilindo prodhim me akcizë në
ato lokale.

3. Në kërkesën që i drejtohet Doganës, në mënyrë që një person të bëhet tregtar i autorizuar i mallrave
me akcizë sipas paragrafit 1. përfshihen informatat në vijim lidhur me atë person:
(a) emri dhe adresa;
(b) hollësitë lidhur me xhirollogarinë bankare;
(c) gjendja financiare;
(d) e kaluara personale dhe tatimore;
(e) godinat në të cilat pranohen këto prodhime me akcizë;
(f) lloji i prodhimit me akcizë që pranohet;
(g) sasia e prodhimit me akcizë që pranohet për një vit;
(h) përdorimi i caktuar i atij prodhimi me akcizë dhe
(i) shënimet që nevojiten të miratohen sipas nenit 248.2.

4. Nga tregtari i autorizuar për mallrat me akcizë kërkohet:
(a) të veprojë në përputhje me kërkesat e këtij Kodi;
(b) t’i mbajë shënimet që kërkohen në nenin 248.2;
72
(c) t’i tregojë prodhimet me akcizë kurdo që këtë e kërkon zyrtari dhe
(d) të pajtohet për kontrollimin dhe verifikimin që e bëjnë zyrtarët.

5. Në rastet kur një prodhim me akcizë humb ose shkatërrohet për shkak të ndonjë fatkeqësie ose force
madhore, në lokalet e tregtarit të autorizuar për mallrat me akcizë ose në rastet kur humbja ndodh, gjatë
transportimit te tregtari i autorizuar për mallrat me akcizë, si pasojë e transportimit të atij prodhimi të
caktuar me akcizë tregtari i autorizuar për mallra me akcizë e njofton menjëherë Doganën, lidhur me atë
humbje apo shkatërrim.

6. Në rastet kur Dogana sigurohet që humbja e prodhimit me akcizë në lokalet e tregtarit të autorizuar për
mallra me akcizë ose gjatë transportimit deri te tregtari i autorizuar për mallrat me akcizë, për të cilin nga
tregtari i autorizuar për mallra me akcizë është kërkuar të ofrojë garanci, nuk është shkaktuar nga ndonjë
aksident ose forcë madhore ose nuk ka qenë humbje, si pasojë e llojit të prodhimeve me akcizë të cilat
janë transportuar, konsiderohet që akciza mund t’iu ngarkohet prodhimeve të humbura me akcizë sipas
shkallës, që do ta ngarkonte në datën e humbjes ose, po qe se, kjo nuk mund të përcaktohet, në datën e
zbulimit të humbjes dhe paguhet nga tregtari i autorizuar për mallrat me akcizë.

Neni 248
Miratimi i regjistrave

1. Përveç rasteve kur Dogana konsideron se nuk është e mjaftueshme për të siguruar që akciza që
duhet paguar ruhet, Dogana i miraton regjistrat komercialë të cilitdo depoisti të autorizuar për mallrat me
akcizë si regjistra, që duhet të mbahen për prodhimet me akcizë, që prodhohen, përpunohen, mbahen,
pranohen apo dërgohen sipas marrëveshjes për pezullim në depon e autorizuar për mallrat me akcizë,
për të cilën është emëruar depoisti i autorizuar për mallra me akcizë.

2. Përveç në rastet kur Dogana e konsideron se regjistrat komercialë janë të pamjaftueshëm për të
siguruar, që akciza që duhet paguar ruhet, Dogana i miraton ato të cilitdo tregtari të autorizuar për mallra
me akcizë si regjistra që do të mbahen për prodhimet me akcizë të pranuara nga ai sipas marrëveshjes
për pezullim.

3. Në rastet kur konsideron se është e domosdoshme të ruhet akciza që duhet të paguhet, Dogana mund
të kërkojë që shënimet të mbahen në llojin e posaçëm të regjistrit, me faqe në të cilat gjenden numrat dhe
faqet e të cilit nuk hiqen, të nënshkruar ose të vulosur nga Dogana, para se të përdoret ose në formë
elektronike, në mënyrën që garanton se shënimet nuk mund të ndryshohen ose të fshihen.

4. Në kërkesën që i dërgohet Dogana për t’i miratuar regjistrat sipas paragrafit 1 ose 2 përfshihen kopjet
e regjistrave, që janë mbajtur apo që duhet të mbahen, së bashku me shembujt e regjistrave të plotësuar
dhe përfshihen shënimet:

(a) lidhur me depon e autorizuar për mallrat me akcizë:
(i) vlerësimet e të ardhurave ose të prodhimit apo të përpunimit;
(ii) shënimet për stoqet që do të mbahen për lëndën e parë;
(iii) shënimet për stoqet që do të mbahen për prodhimet që janë, duke u prodhuar apo
përpunuar;
(iv) shënimet për stoqet që do të mbahen për prodhimet e përfunduara dhe
(v) shënimet që do të mbahen për të gjitha transportimet e stoqeve dhe të prodhimeve;
dhe

(b) në lidhje me tregtarin e autorizuar për mallra me akcizë, shënimet e të gjitha stoqeve të prodhimeve
me akcizë, që janë pranuar dhe që pritet të pranohen.

5. Çdo miratim nga ana e Dogana sipas paragrafit 1 ose 2 mund t’iu nënshtrohet kushteve, të cilat janë të
përshtatshme për t’i caktuar në mënyrë që të sigurohet ruajtja e akcizës e cila duhet paguar.

6. Nëse ndonjë depoist i autorizuar për mallrat me akcizë ose tregtar i autorizuar për mallrat me akcizë,
nuk vepron në përputhje me kushtin e caktuar sipas paragrafit 5, Dogana mund t’i shqiptojë atij ndëshkim
administrativ ndërmjet 500 dhe 10.000 eurove dhe përveç kësaj, ndëshkim tjetër administrativ ndërmjet
10 dhe 100 eurove për çdo ditë, që ai nuk vepron në përputhje me kushtet.
73


Neni 249
Refuzimi, revokimi dhe pezullimi i autorizimeve dhe miratimeve

1. Në rastet kur konsiderohet e domosdoshme të veprojë ashtu për ta ruajtur akcizën që paguhet apo
duhet paguar, Dogana mund ta refuzojë kërkesën për autorizim, miratim ose leje, që kërkohet sipas këtij
neni dhe ta revokojë ose pezullojë autorizimin, miratimin apo lejen e dhënë.

2. Çdo refuzim, revokim apo pezullim sipas paragrafit .1, është çështje për kërkesë për rishqyrtim në
Doganë sipas nenit 291 te këtij Kodi, sipas mjetit të rregullt juridik.

KAPITULLI 4
Kontrolli i personave dhe mallrave

Neni 250

Kontrolli i personave dhe i mallrave të tyre, në hyrje apo dalje nga Kosova

1. Çdo person që hyn në Kosovë, në vendin dhe mënyrën e caktuar nga Dogana apo Drejtori gjeneral
pas konsultimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave,nëpërmjet një Udhëzimi Administrativ, duhet të
deklarojë çdo gjësend që i përmban bagazhi i tij apo që i bart me vete, të cilat:
(a) ai i ka marrë jashtë Kosovës ose,
(b) duke qenë mallra që i nënshtrohen pagesës së detyrimeve apo taksave në Kosovë, ai i ka
marrë në Kosovë pa paguar të gjitha apo një pjesë të atyre detyrimeve apo taksave dhe, për të
cilat ai nuk ka të drejtë në lirim, nga detyrimet dhe taksat, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

2. Çdo person i cili hyn apo del nga Kosova, duhet t’iu përgjigjet pyetjeve që i parashtrohen nga një
oficer, në lidhje me bagazhin e tij dhe me gjerat që gjenden aty apo që i bart me vete, si dhe duhet, nëse
kërkohet nga oficeri, të paraqesë bagazhin dhe këto gjësende për ekzaminim, në vendin dhe mënyrën e
caktuar nga Dogana, sipas këtij Kodi.

3. Personi që nuk deklaron ndonjë gjësend apo nuk paraqet për kontroll ndonjë bagazh apo gjësend, siç
kërkohet nga ky seksion, do t’i nënshtrohet një gjobe administrative, deri në pesëfishin e vlerës së
detyrimit, që duhet paguar për gjësendin e padeklaruar ose për bagazhin apo gjësendin, që nuk është
paraqitur për kontroll, varësisht nga rasti dhe se, bagazhi apo ai gjësend do t’i nënshtrohen ndaljes dhe
konfiskimit.

Neni 251
Ndalja dhe konfiskimi i mallrave

1. Nëse një oficeri i duket se një gjësend, sipas ndonjë dispozite të këtij Kodi, i nënshtrohet ndaljes dhe
konfiskimit, ai mundet në zbatim të paragrafit .2 të ndalë atë gjë, për një periudhë maksimale prej 30
ditësh nga dita e ndaljes apo derisa të merret vendimi, nëse merret për një periudhë më të shkurtër, pa
vendosje të kushteve për kthimin apo moskthimin e atij gjësendi pronarit të saj, apo cilitdo personi që
paraqitet si pronar i saj, (në vazhdim i quajtur - Pronar).
2. Nëse Dogana konsideron se, varësisht nga rrethanat e një rasti specifik, afati maksimal kohor i dhënë
prej 30 ditësh në paragrafin 1. është i pamjaftueshëm për kryerjen e duhur të hetimeve, Dogana mund ta
zgjasë atë periudhë kohore, para skadimit të atyre 30 ditëve, edhe për 60 ditë të tjera, me ç’rast ai:
(a) duhet ta njoftojë pronarin për vazhdimin e afatit në atë mënyrë, siç është caktuar me
paragrafin 6 dhe
(b) njëkohësisht, duhet t’i shpjegojë pronarit arsyet, pse ai mendon se këto rrethana të
veçanta ekzistojnë.

3. Kur një gjësend është ndalur por nuk është konfiskuar ende:
(a) dhe, nëse është krijesë e gjallë ose sipas konstatimit të Doganës, është e një natyre delikate,
mund të shitet ose asgjësohet ose
(b) Dogana, varësisht nga kushtet e vendosura dhe pacenuar të drejtat që mund t’i ketë pronari,
ai mund t’ia kthejë ato pronarit.
74

4. Nëse, edhe pas kalimit të periudhës prej 30 ditësh të paraqitur në paragrafin 1, apo periudhës së
zgjatur deri në 90 ditë të paraqitur në paragrafin 2, nuk është marrë ende asnjë vendim për kthimin apo
moskthimin e gjësendeve të ndalura pronarit pa vendosjen e asnjë kushti, ato gjësende do të
konsiderohen të jenë të konfiskuara.
5. Nëse:
(a) brenda afateve të caktuara në paragrafin 1 dhe 2, është marrë vendimi për të mos ia kthyer
pronarit gjërat e ndalura, pa vendosur ndonjë kusht, oficeri duhet të konfiskojë gjësendet
përkatëse ose
(b) nëse, gjësendet konsiderohen të jenë të konfiskuara sipas paragrafit 4;
oficeri duhet ta njoftojë pronarin, për atë konfiskim dhe arsyet për të, në atë mënyrë që është paraparë
me paragrafin 6.

6. Njoftimi sipas këtij neni duhet të bëhet me shkrim dhe duhet ose:
(a) t’i dorëzohet personalisht pronarit apo të lihet ose të postohet në adresën e tij të fundit të
njohur;
(b) t’i dorëzohet personalisht apo t’i postohet ndonjë përfaqësuesi të pronarit; ose
(c) nëse, pronari ka adresë elektronike (e-mail), t’i dërgohet në atë adresë.

7. Dogana do të ekspozojë publikisht të gjitha njoftimet aktuale për konfiskimet e bëra, në Zyrën
Qendrore të Doganës dhe do të mbajë një kopje në formë elektronike të këtyre ekspozimeve.

8. Në paragrafin 7, “njoftimet aktuale të konfiskimeve” përfshin të gjitha lajmërimet për ato konfiskime, për
të cilat afati i kërkesës për rishqyrtim sipas nenit 291, nuk ka kaluar dhe për të cilat kërkesa për
rishqyrtim është dorëzuar, për të cilat çështja nuk është zgjidhur ende, qoftë nga Bordi i Pavarur për
Rishqyrtime ose nga Gjyqi, ose për shkak se afati për ankesë në secilën prej tyre nuk ka kaluar.

9. Nëse, diçka është konsideruar të jetë e konfiskuar sipas paragrafit 4 apo është konfiskuar sipas
paragrafit 5 dhe:
(a) nëse, koha e kërkesës për rishqyrtim nga ana e Doganës nën nenin 291, nuk ka kaluar
ose, nëse kërkesa për rishqyrtim është dorëzuar dhe çështja nuk është zgjidhur përfundimisht, qoftë
nga ana e Doganor, Bordit të Pavarur për Rishqyrtime apo nga Gjyqi, ose për shkak se afati për
ankesë ndaj këtyre të fundit nuk ka kaluar, atëherë Dogana mund t’ia kthejë gjësendin pronarit, pasi ai
person të paguajë në Doganë, atë shumë të cilën e përcakton Dogana, që nuk e tejkalon vlerën e
gjësendit, duke përfshirë edhe çfarëdo detyrimi doganor apo takse, me të cilën ngarkohet ai mall e që
nuk është paguar ose;
(b) nëse, koha e kërkesës për rishqyrtim nga ana e Doganës sipas nenit 291 ka kaluar dhe, nëse
nuk është dorëzuar kurrfarë kërkese për rishqyrtim ose, nëse kërkesa për rishqyrtim është
dorëzuar dhe çështja është zgjidhur përfundimisht, qoftë nga Dogana, Bordi i Pavarur për
Rishqyrtime apo Gjyqi dhe për shkak se afati për ankesë drejtuar ndonjërës nga këta të fundit ka
kaluar, atëherë Dogana mund:
(i) t’ia kthejë gjësendin pronarit, pasi ai person të paguajë në Doganë atë shumë të
caktuar nga Dogana, ajo shumë të mos e tejkalon vlerën e gjësendit, duke përfshirë edhe
çfarëdo detyrimi doganor apo takse, më të cilën ngarkohet ai mall e që nuk është paguar;
(ii) ta mbajë atë gjësend që të mund të përdoret nga oficerët gjatë kryerjes së
detyrave të tyre ose;
(iii) në çfarëdo kohe, ta mënjanojë atë me anë të shitjes apo asgjësimit.

10. Nëse një gjësend është shitur në bazë të kompetencave të dhëna me këtë nene, të ardhurat nga
shitja, do të derdhen në Buxhetin e Kosovës.

11. Nëse, diçka që i është nënshtruar ndaljes dhe konfiskimit sipas dispozitave te këtij Kodi:
(a) çfarëdo mjeti lundrues, mjeti ajror, automjet, shtazë, kontejner (përfshirë këtu çfarëdo
artikulli të bagazhit të udhëtarëve) ose çfarëdo gjësendi tjetër që është përdorur për bartje, shpërndarje,
ruajtje apo fshehje të atij gjësendi që i nënshtrohet ndaljes dhe konfiskimit; dhe
(b) çka do tjetër e përzier, e paketuar apo që zbulohet me atë gjësend që i nënshtrohet
ndaljes dhe konfiskimit; po ashtu mund t’i nënshtrohet ndaljes dhe konfiskimit.

75
12. Nëse ndonjë mjet lundrues, mjet ajror, automjet apo shtazë është bërë objekt i ndaljes dhe konfiskimit
me këtë Kod, qoftë sipas paragrafit 9 ose me ndonjë tjetër, po ashtu edhe gjësendet, pajisjet apo orenditë
që janë pjesë e tyre, do t’i nënshtrohen ndaljes dhe konfiskimit.

13. neni 291 do të zbatohet në lidhje me të gjitha ankesat, që kanë të bëjnë me gjërat e ndalura ose të
konfiskuara.

KAPITULLI 5
Kompetencat e oficerëve

Neni 252
E drejta e qasjes

1. Cilido oficer do të ketë të drejtën e qasjes, në çdo pjesë të cilitdo mjet ajror, në ndonjë aeroport dhe të
cilitdo mjet lundrues apo automjeti, në të cilat ka autorizimin për të hyrë në bord, sipas kësaj Rregulloreje,
dhe mund:
(a) të vendosë shenja në mallrat që gjenden brenda, para se ato të shkarkohen nga ai mjet
lundrues, mjet ajror apo automjet;
(b) të mbyllë, plumbojë, vendosë shenja apo në ndonjë mënyrë tjetër të sigurojë mallrat e
ngarkuara me detyrime, që nuk janë paguar, që barten në një mjet lundrues, mjet ajror apo
automjet apo çfarëdo vendi apo kontejneri, në të cilin ato barten ashtu dhe
(c) të thyejë për të hapur çfarëdo vendi apo kontejneri i cili është i mbyllur dhe çelësat e të cilit
nuk janë në dispozicion.


2. Nëse, ndonjë person largon, dëmton apo në ndonjë mënyrë tjetër ndryshon shenjat e vendosura nga
një oficer sipas këtij neni, apo nëse i heq apo thyen ndonjë nga pllombat apo drynat ose në ndonjë
mënyrë tjetër i heq format e sigurimit të mallrave, të vendosura me këtë nen, ai person i nënshtrohet
gjobës administrative, në shumën prej pesëqind (500) € deri dhjetëmijë (10,000) €.

Neni 253
Autorizimi për të kontrolluar mjetet ajrore, aeroportet, shënimet, etj.

1. Kapiteni i çdo mjeti ajror duhet të lejojë cilindo oficer që në çdo kohë të hyjë në bordin e mjetit ajror dhe
të kontrollojë:
(a) mjetin ajror dhe mallrat e ngarkuara në të; dhe
(b) të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me mjetin ajror apo me mallrat, apo personat që barten
në të;
si dhe oficeri do të këtë të drejtë qasjeje në çdo kohë, në cilindo vend ku kërkohet prezenca e tij, për
nevoja të një kontrolli të tillë.

2. Personi që është përgjegjës i një aeroporti, do të lejojë çdo oficer në çdo kohë që të hyjë dhe
kontrollojë aeroportin dhe të gjitha objektet, si dhe mallrat që gjenden aty.

3. Drejtori Gjeneral, pas këshillimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, me anë të një Udhëzimi
Administrativ, mund të kërkojë nga personi përgjegjës për aeroport që:
(a) të mbajë evidencë, në atë formë dhe mënyrë siç kërkon Drejtori Gjeneral, me anë të
Udhëzimit, për çdo mjet ajror që mbërrin apo niset nga aeroporti;

(b) të ketë të gatshëm atë evidencë dhe t’ia paraqes sipas kërkesës se ndonje oficeri, bashkë
me të gjitha dokumentet tjera që mbahen në aeroport, që kanë lidhje me qarkullimin e mjetit ajror
dhe
(c) të lejojë çdo oficer, që të bëjë kopje dhe të nxjerrë ekstrakte nga ato shënime apo dokumente.

4. Nëse, ndonjë person shkelë apo nuk u përmbahet dispozitave të këtij neni apo të ndonjë Udhëzimi
Administrativ, që del nga ky nen, përveç ndonjë gjobe administrative të cilës mund t’i nënshtrohet sipas
dispozitave kundërvajtëse të këtij Kodi, do t’i nënshtrohet po ashtu një gjobe të mëtutjeshme
administrative prej pesëdhjetë (50) €, për secilën ditë që shkelja apo mospërfillja vazhdon.

76

Neni 254
Autorizimi për të ndalur mjetet ajrore apo automjetet

1. Atëherë kur, në rastin e një mjeti ajror apo automjeti për të cilin është bërë raportimi i duhur, ende ka
mallra në bordin e atij mjeti ajror apo automjeti edhe pas kalimit të periudhës së caktuar, cilido oficer
mund të ndalojë atë mjet ajror apo automjet derisa të paguhen në Doganë:
(a) çfarëdo shpenzimesh të shkaktuara gjatë kohës së ruajtjes se mallrave, pas periudhës së
caktuar, përveç në rastin e mjetit ajror, në lidhje me ditën e lejes për të hyrë brenda dhe
(b) nëse, mallrat janë zhvendosur nga mjeti ajror apo automjeti në një depo të Doganës,
shpenzimet e një zhvendosjeje të tillë.

Në këtë nen:
Raportimi i duhur, nënkupton, në lidhje me mallrat e sjella në Kosovë:
(a) përmes rrugëve ajrore, paraqitjen e një manifesti siç është paraparë në nenin 42;
(b) përmes hekurudhës, deklaratën e kompanisë hekurudhore për mallrat e bartura me tren, siç
është paraparë me nenin 42 dhe
(c) përmes rrugëve tokësore, paraqitjen e mallrave një oficeri, siç është paraparë me nenin 42
dhe

Periudha e caktuar, nënkupton:
(a) në rastin e mjetit ajror, 7 ditë të plota nga data e raportimit të duhur për mjetin ajror apo ajo
periudhë më e gjatë e lejuar, për secilin rast nga Dogana dhe
(b) në rastin e automjetit, 21 ditë të plota nga data e raportimit të duhur për automjetin apo ajo
periudhe më e gjatë e lejuar nga Dogana, për secilin rast.

2. Kur, në rastin e mjetit ajror apo automjetit që vjen, sillet në Kosovë sipas procedurës së ligjshme, për
shkak të motit apo për arsye të sigurisë, është e nevojshme me qëllim të mbrojtjes së të hyrave, të
caktohet një oficer për të mbikëqyrur atë, qoftë në bord apo në ndonjë formë tjetër, oficeri mund të
ndalojë atë mjet ajror apo automjet derisa të paguhen shpenzimet e shkaktuara me këtë rast nga
Dogana.

Neni 255
Kompetencat për të parandaluar nisjen e mjetit ajror dhe automjeteve

1. Nëse i duket ndonjë oficeri se një mjet ajror apo një automjet është duke u nisur në një destinacion
jashtë Kosovës, para se të jepet leja e nisjes për jashtë, ai mund të jep instruksione të tilla dhe të
ndërmerr hapa të tillë, siç është ndalja apo ndonjë mënyrë tjetër, varësisht si i duket atij e nevojshme në
mënyrë që të parandalohet nisja.

2. Cilido person që nuk i përfill udhëzimet e paraqitura me paragrafin 1, do t’i nënshtrohet gjobës
administrative prej pesëqind (500) € deri dhjetëmijë (10,000) € dhe, në vazhdim, gjobës administrative
prej pesëdhjetë (50) € për secilën ditë që vazhdon mospërfillja, ndërsa mjeti ajror apo automjeti për të
cilat është dhënë instruksioni, do t’i nënshtrohen ndaljes dhe konfiskimit.

3. Nëse, një mjet ajror apo automjet niset në kundërshtim me udhëzimet e dhëna sipas paragrafit 1,
pronari dhe kapiteni apo vozitësi i tyre, pa lënë anash përgjegjësinë e ndonjë personi tjetër sipas
paragrafit 2, do t’i nënshtrohen gjobës administrative prej pesëqind (500) € deri dhjetëmijë (10,000) €
secili dhe, në vazhdim, një gjobe të mëtejshme administrative prej pesëdhjetë (50) € për secilën ditë të
vazhdimit të kundërshtimit, përveç nëse ai e dëshmon se nisja është bërë pa pajtimin apo pjesëmarrjen e
tij.

Neni 256
Kompetencat për të refuzuar apo anuluar autorizimin për nisje të mjetit ajror dhe automjeteve

1. Më qëllim të ndaljes së mjeteve për të zbatuar kompetencat apo detyrat e dhëna, apo të vendosura me
ndonjë akt ligjor, që ka të bëjë me importin apo eksportin e mallrave:
(a) secili oficer mundet që në çdo kohë të refuzojë dhënien e autorizimit, për nisje të ndonjë mjeti
ajror apo automjeti dhe
77
(b) nëse është dhënë autorizimi për nisje për një mjet ajror apo automjet, secili oficer mundet të
kërkojë, që ky autorizim t’i kthehet atij.

2. Çfarëdo kërkese sipas paragrafit 1, duhet të bëhen qoftë me gojë ose me shkrim dhe t’i drejtohet
pronarit apo kapitenit të mjetit ajror, apo pronarit ose vozitësit të automjetit dhe, nëse bëhen me shkrim
mund të dorëzohet:
(a) duke ia dërguar atij personalisht;
(b) duke ia lënë në vendbanimin apo adresën e fundit të ditur të afarizmit të tij; ose
(c) duke e lënë në bordin e mjetit ajror apo automjetit te personi, që duket se është përgjegjës për
të.

3. Nëse bëhet kërkesa për kthim të autorizimit sipas paragrafit 1, atëherë:
(a) autorizimi për nisje do të anulohet dhe

(b) nëse kërkesa nuk përfillet, atëherë kapiteni i mjetit ajror apo vozitësi i automjetit do t’i
nënshtrohen gjobës administrative prej pesëqind (500) € deri dhjetëmijë (10,000) € dhe, në
vazhdim, gjobës së mëtejshme administrative prej pesëdhjetë (50) € për secilën ditë të vazhdimit
të shkeljes, ndërsa mjeti ajror apo automjeti, së cilës i përket kërkesa, do t’i nënshtrohet ndaljes
dhe konfiskimit.

Neni 257
Kompetencat për të kërkuar informata

1. Secili person që është i përfshirë në importim apo eksportim të mallrave për të cilat kërkohet një
deklaratë doganore duhet që, nëse kërkohet nga ndonjë oficer, të prezantojë apo mundëson që të
prezantohen për inspektim nga ai oficer:
(a) në vendin bazë të afarizmit të personit, të cilit i bëhet kërkesa apo në atë vend që kërkohet
nga oficeri, në mënyrë të arsyeshme dhe
(b) në atë kohë që kërkohet me arsyeshmëri nga oficeri,
çfarëdo dokumente që kanë të bëjnë me mallrat apo me importin ose eksportin e tyre.

2. Atëherë kur, në mbështetje të paragrafit 1, cilido oficer ka kompetenca për të kërkuar prezantimin e
dokumenteve nga çfarëdo personi ashtu siç referohet në atë seksion, ai do të ketë kompetenca të njëjta
për të kërkuar prezantimin e dokumenteve në fjalë nga çdo person tjetër, që i duket oficerit të jetë në
posedim të tyre; por, nëse personi tjetër kërkon garancion për ndonjërin nga dokumentet e prezantuara
nga ai, prezantimi i tyre do të bëhet pa cenuar këtë garancion.

3. Çdo oficer mund të merr kopje të, apo të nxjerr ekstrakte nga çfarëdo dokumenti të prezantuar, sipas
paragrafit 1 ose 2.

4. Nëse, oficeri e sheh të nevojshme për të bërë, ai mundet që në një kohë të arsyeshme dhe për një
periudhë të arsyeshme, të largojë çfarëdo dokumenti të prezantuar sipas paragrafit 1 ose 2 dhe duhet,
nëse kërkohet, të jep një vërtetim për secilin dokument të larguar në atë mënyrë; dhe nëse, është kërkuar
garancion për dokumentin e prezantuar sipas paragrafit 2, largimi i dokumentit sipas këtij paragrafi, nuk do
të konsiderohet të jetë si thyerje e këtij garanci.

5. Nëse, dokumenti i larguar nga një oficer sipas paragrafit 4, nevojitet me të drejtë për udhëheqje të
afarizmit, oficeri duhet që sa më shpejt që është e mundur t’ia dorëzojë një kopje të dokumentit, pa
pagesë, personit i cili e ka prezantuar apo ka bërë të mundshëm prezantimin e atij dokumenti.

6. Çfarëdo dokumenti i larguar nga një oficer sipas paragrafit 4, duhet të kthehet sa më shpejt që është e
mundur, dhe duhet të kthehet menjëherë kur arsyet për mbajtjen e tij, nuk ekzistojnë më.

7. Nëse, dokumentet e larguara në bazë të kompetencave të dhëna me këtë seksion humben apo
dëmtohen, Dogana do të jetë e obliguar për të kompensuar pronarin e tyre, për çfarëdo shpenzime të
arsyeshme të shkaktuara nga ai gjatë zëvendësimit apo riparimit të dokumenteve.

78
8. Nëse një person nuk u përmbahet kërkesave të këtij neni, ai do t’i nënshtrohet gjobës administrative
prej prej pesëqind (500) € deri dhjetëmijë (10,000) € dhe në vazhdim, një gjobe të mëtejshme
administrative prej pesëdhjetë (50) €, për secilën ditë që kjo mospërfillje vazhdon.

Neni 258
Kompetencat për të kërkuar informata apo prezantimin e dokumenteve në lidhje me origjinën e
mallrave që eksportohen.

1. Kur me eksportimin e ndonjë malli nga Kosova është dhënë ndonjë certifikatë apo dëshmi tjetër, në
lidhje me origjinën e atyre mallrave, për pagesat e bëra apo për lirimin nga detyrimi që lejohet në cilindo
vend apo territor, atëherë me qëllim të verifikimit apo hulumtimit të asaj certifikate apo dëshmie, çdo oficer
mund të kërkojë nga eksportuesi apo nga ndonjë person tjetër, që sipas oficerit ka qenë i përfshirë në
ndonjë mënyrë me mallrat, apo me ato mallra nga të cilat ato, qoftë direkt apo indirekt, janë prodhuar apo
përpunuar, apo që ka qenë i përfshirë në marrjen apo dhënien e certifikatës apo dëshmisë:
(a) të paraqet informatat e tilla, në atë formë dhe brenda asaj kohe, varësisht siç caktohet në
kërkesën e oficerit apo
(b) të prezantojë për kontroll dhe të lejojë marrjen e kopjeve apo ekstrakteve nga faturat e tilla,
fletëngarkesat, librat apo dokumentet varësisht siç mund të specifikohen.

2. Çdo person i cili, pa ndonjë arsye me bazë, nuk i përmbahet detyrimit të parashtruar sipas paragrafit 1,
do t’i nënshtrohet gjobës administrative prej pesëqind (500) € deri dhjetëmijë (10,000) € dhe, në
vazhdim, gjobës së mëtejshme administrative prej pesëdhjetë (50) € për secilën ditë të vazhdimit të
mospërfilljes.

Neni 259
Kompetencat në lidhje me detyrimin e tatimpaguesve dhe të tjerëve, për të siguruar informata dhe
prezantuar dokumente

1. Drejtori Gjeneral, pas këshillimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, nëpërmjet një Udhëzimi
Administrativ, mund të kërkojë nga cilido tatimpagues që:
(a) të paraqet në Doganë, brenda asaj kohe dhe në atë mënyrë, që kërkohet në Udhëzim, ato
informata që kanë të bëjnë me:
(i) çfarëdo mallra apo shërbime të furnizuara nga ai apo që i janë dërguar atij, në lidhje
me një afarizëm;
(ii) çfarëdo mallra në importin apo eksportin e të cilave ai është i përfshirë, në lidhje me
një afarizëm apo
(iii) çfarëdo transaksioni apo aktiviteti të kryer apo që është duke u kryer si pjesë e një
afarizmi dhe

(b) në bazë të kërkesës së bërë nga një oficer, të prezantojë apo të mundësojë prezantimin, në
mënyrë që oficeri të kryen kontrollin:
(i) në vendin bazë të afarizmit të tatimpaguesit apo në ndonjë vend tjetër të arsyeshëm të
caktuar nga oficeri dhe
(ii) në atë kohë të arsyeshme që e cakton oficeri;
çfarëdo dokumenti që ka lidhje me mallrat ose shërbimet apo me furnizimin, importimin ose
eksportimin apo me transaksionin ose aktivitetin.

2. Atëherë kur, në bazë të paragrafit 1, oficeri ka të drejtë të kërkojë nga tatimpaguesi prezantimin e
çfarëdo dokumenteve:
(a) ai do të ketë po ashtu të drejtën për të kërkuar prezantimin e dokumenteve në fjalë nga cilido
person tjetër, që oficeri konsideron se mund t’i posedojë, por
(b) nëse, ai person tjetër kërkon garancion për dokumentet që i paraqet, atëherë prezantimi i tyre
do të bëhet pa e dëmtuar këtë garancion.

3. Për nevoja të këtij neni, dokumentet në lidhje me furnizimin me mallra apo me shërbime, apo me
importin apo eksportin e mallrave, në vijim të ndonjë biznesi, apo në lidhje me ndonjë transaksion apo
aktivitet të kryer apo që është në kryerje e sipër, në vijim të ndonjë biznesi, do të përfshijnë :
(a) çfarëdo raporti për fitimin apo humbjet si dhe bilancin dhe
(b) çfarëdo evidence të obligueshme për t’u mbajtur sipas ligjit;
79
që ka lidhje me atë afarizëm.

4. Oficeri mund të bëjë kopje apo të nxjerrë ekstrakte nga çdo dokument i prezantuar sipas paragrafit 1
ose 2.

5. Nëse, oficeri e sheh të nevojshme, ai mundet që në një kohë të arsyeshme dhe për një periudhë të
arsyeshme, të largojë çfarëdo dokumenti të prezantuar sipas paragrafit 1 ose 2 dhe duhet, sipas
kërkesës, të jep një vërtetim për çdo dokument të larguar në atë mënyrë.

6. Nëse, kërkohet garancion për ndonjërin nga dokumentet e prezantuara sipas paragrafit 2, largimi i
dokumentit sipas paragrafit 5, nuk do të konsiderohet si prishje e atij garancioni.

7. Nëse, dokumenti i larguar nga një oficer sipas paragrafit 5, nevojitet me të drejtë për udhëheqje të
afarizmit, oficeri duhet që sa më shpejt, që është e mundur t’ia dorëzojë një kopje të dokumentit, pa
pagesë, personit që i ka prezantuar dokumentet apo që ka mundësuar për të bërë prezantimin.

8. Çfarëdo dokumenti i larguar nga një oficer sipas paragrafit 5, duhet të kthehet sa më shpejt që është e
mundur dhe duhet të kthehet menjëherë, kur arsyet për mbajtjen e tij nuk ekzistojnë më.

9. Nëse, dokumentet e larguara në bazë të kompetencave të dhëna me këtë seksion humben apo
dëmtohen, Dogana do të jetë e obliguar për të kompensuar pronarin e tyre për çfarëdo shpenzime të
arsyeshme të shkaktuara nga ai gjatë zëvendësimit apo riparimit të dokumenteve.

10. Çdo person i cili, pa ndonjë arsye me bazë, nuk i përmbahet detyrimit të parashtruar sipas paragrafit
1, do t’i nënshtrohet gjobës administrative prej pesëqind (500) € deri dhjetëmijë (10,000) € dhe, në
vazhdim, gjobës së mëtejshme administrative prej pesëdhjetë (50) €, për secilën ditë të vazhdimit të
mospërfilljes.

Neni 260
Të drejtat për të siguruar mandatin për të pasur qasje në informata të regjistruara etj.

1. Nëse një Prokuror është i kënaqur me kërkesën e një oficeri, se ka bazë të arsyeshme për të besuar:
(a) se një vepër penale në kundërshtim me Kreut VIII të këtij Kodi është duke, ka qenë,
apo do të kryhet dhe
(b) se çfarëdo informate e regjistruar që mund të nevojitet si dëshmi për nevoja të një
procedure në lidhje me një vepër të tillë, është në posedim nga një person;
ai mund të lëshojë një urdhër sipas këtij neni.

2. Urdhri sipas këtij neni nënkupton urdhrin për personin, që sipas Prokurorit, është në posedim të
informatës së regjistruar, për të cilën është bërë kërkesa dhe i cili duhet, jo më vonë se shtatë ditë, duke
filluar nga data e urdhrit apo jo më vonë se ajo periudhë e specifikuar në urdhër, që të:
(a) lejojë oficerin të ketë qasje në të dhe
(b) lejojë oficerin të largojë dhe merr me vete çfarëdo informate të tillë, që ai me të drejtë e
konsideron si të nevojshme.

3. Referimi i bërë sipas paragrafit 2 (a) për t’i mundësuar oficerit qasjen në shfrytëzim të informatave të
regjistruara, për të cilat është bërë kërkesa, përfshinë edhe kompetencën që lejon oficerin, për të marrë
kopje të atyre apo për të nxjerrë ekstrakte nga ato.

4. Nëse ato informata gjenden në një kompjuter, urdhri sipas këtij neni do të ketë fuqinë e urdhrit për të
prezantuar atë informatë në një formë, që mund të shihet dhe lexohet dhe, nëse oficeri ka dëshirë të merr
me vete, në një formë që mundëson nxjerrjen e saj.

Neni 261
Autorizimi për të hyrë dhe kontrolluar ndërtesat

1. Për nevoja të ushtrimit të çfarëdo kompetence të dhënë me këtë Kod, një oficer që vepron brenda
kompetencave dhe detyrave të tij në pajtim me nenin 6, mund të hyjë në çfarëdo kohe, në objekte të cilat
janë të hapura dhe të cilat shfrytëzohen, për kryerjen e një afarizmi.
80

2. Atëherë, kur një oficer që vepron brenda kompetencave dhe detyrave të tij dhe në pajtim me nenin 6,
ka arsye për të besuar se ndonjë ndërtesë shfrytëzohet për furnizimin, importimin apo eksportimin e
mallrave të një kategorie apo përshkrimi që janë të ngarkuara me detyrime dhe se, ato mallra gjenden në
atë ndërtesë, ai mundet në çdo kohë, kur kjo ndërtesë është e hapur, të hyjë dhe kontrollojë atë dhe çdo
mall të gjetur në të.

Neni 262
Autorizimi për të hyrë në ndërtesat kryesore të tatimpaguesve dhe te tjera

1. Secili oficer që vepron brenda kompetencave dhe detyrave të tij dhe në pajtim me nenin 6.9, mundet
në çdo kohë, të hyjë në ndërtesat kryesore që janë pronë apo që shfrytëzohen nga një tatimpagues, për
qëllime të afarizmit të tij dhe mund të kontrollojë ndërtesën, si dhe të kërkojë, ekzaminojë dhe të marr
shënime për çdo makineri, automjet, mjet, vegla, mallra apo materiale që i përkasin apo janë në ndonjë
mënyrë të ndërlidhura me atë afarizëm.

2. Kur një oficer ka autorizimin për të kontrolluar ndërtesat sipas paragrafit 1, ndërsa pasi ai ka kërkuar
lejen për hyrje në ndërtesë dhe ka paraqitur emrin e tij dhe profesionin në hyrje të asaj ndërtese, nuk
lejohet menjëherë për të hyrë, ai oficer mund të thyejë për të hapur me forcë, çdo derë apo dritare të
ndërtesës apo të depërtojë nëpër çdo mur të saj, në mënyrë që të hyjë brenda.

3. Paragrafi 1 zbatohet për çdo mjet ajror apo automjet ose për çdo strukturë, në të cilën apo nga e cila,
produktet e duhanit apo pijet alkoolike të tatueshme shiten me pakicë apo trajtohen në ndonjë mënyrë
tjetër, varësisht si i përgjigjet asaj ndërtese.

Neni 263
Të drejtat për të marrë mandatin për kontroll të ndërtesave

1. Nëse një Prokuror është i pajtimit me kërkesën e një oficeri se ka baza të arsyeshme për të besuar se:
(a) një vepër penale sipas Kreut VIII te këtij Kodi, që duket të jetë e natyrës serioze është kryer,
është duke u kryer apo do të kryhet në ndonjë ndërtesë, apo nëse ka gjasa që aty të gjendet
ndonjë dëshmi për kryerjen e një vepre të tillë ose,


(b) diçka që i nënshtrohet ndaljes dhe konfiskimit mbahet apo fshihet në ndonjë objekt, ai mund të
lëshojë një mandat me shkrim me të cilin autorizon, varësisht nga paragrafi 3 dhe 4, cilindo oficer
për të hyrë në ato ndërtesa, nëse është nevoja edhe me forcë, në çdo kohë brenda periudhës
prej një muaji nga data e lëshimit të mandatit dhe të kontrollojë ato.

2. Secili oficer që hyn në ndërtesë me anë të autoritetit të mandatit të dhënë sipas paragrafit 1 mundet
që:
(a) të marrë me veti ata persona, të cilët ai i konsideron si të nevojshëm;
(b) të konfiskojë dhe largojë çfarëdo gjëje të gjetur në ndërtesë, për të cilat ai ka arsye për të
besuar se mund t’i nënshtrohet ndaljes dhe konfiskimit;
(c) të konfiskojë dhe largojë çdo dokument apo gjëra tjera të gjetura në ndërtesa, për të cilat ka
arsye të besojë se mund të duhen si dëshmi, për ndonjë vepër penale, sipas Kreut VIII të këtij
Kodi që ai e konsideron të natyrës serioze;
(d) të konfiskojë dhe largojë çdo dokument apo gjëra tjera të gjetura në ndërtesa për të cilat ka
arsye të besojë, se mund të jenë dëshmi të çfarëdo gjëje, që i nënshtrohet ndaljes dhe konfiskimit
dhe
(e) të kontrollojë apo ndikojë në kontrollimin e cilitdo person të gjetur në ndërtesë, për të cilin ka
arsye për te besuar se është në posedim të ndonjë dokumenti të tillë apo të gjërave tjera, me
kusht që personi që kryen kontrollin e një tjetri, sipas këtij nënparagrafi duhet t’i përket të njëjtës
gjini me personin të cilin e kontrollon.

3. Kompetencat e dhëna me anë të mandatit sipas këtij neni nuk duhet të ushtrohen:
(a) nga më tepër oficerë sesa është përmendur në mandat; e as
(b) jashtë orarit të caktuar në mandat.

81
4. Një oficer që kërkon të ushtrojë kompetencat e dhëna me mandat sipas paragrafit 1 apo, nëse ka më
tepër oficerë, atëherë njëri nga ata përgjegjës për kontrollin, duhet të sigurojë një kopje të mandatit të
vërtetuar me emrin e tij si në vijim:
(a) nëse personi i vendosur në ndërtesën në fjalë është prezent në momentin kur nis kontrolli,
kopja duhet t’i jepet atij;
(b) nëse personi i vendosur në ndërtesë në atë moment nuk është prezent por është një person
tjetër, i cili i duket oficerit se është përgjegjës për ndërtesën, kopja i jepet atij personi dhe
(c) nëse nuk janë të aplikueshme asnjëri nga paragrafi 4 (a) apo (b), kopja lihet në ndonjë vend të
dukshëm në ndërtese.

5. Nëse, për ndonjë arsye në çdo kohë të ditës apo natës, nuk është e mundshme të kontaktohet një
Prokuror për të marrë mandatin sipas këtij seksioni, Drejtori Gjeneral apo ndonjë nga Drejtorët e Doganës
, mund të autorizojnë me shkrim oficerin që ka baza të arsyeshme për të dyshuar se ndonjë nga çështjet
e përmendura në paragrafin 1(a) ose (b) janë plotësuar, për të hyrë në ndërtesat përkatëse, nëse është
nevoja edhe me forcë dhe për të kontrolluar, ndalur, konfiskuar apo për të larguar çdo gjë që i
nënshtrohet ndaljes dhe konfiskimit, ose nëse është fjala për dëshmi të një vepre penale sipas Kreut VIII
te këtij kodi, që duket të jetë e natyrës serioze ose për të parandaluar kryerjen e një vepre të tillë.

Neni 264
Kompetencat për të kontrolluar dhe për të marrë shënime për mallrat

1. Pa rënë ndesh me kompetencat tjera të dhëna me këtë Kod, cilido oficer mund të kontrollojë dhe të
mbajë shënime për çfarëdo mallra:
(a) të importuara;
(b) të cilat gjenden në ndonjë magazinë të lirë apo në magazinë doganore;
(c) të cilat gjenden në një zonë të lirë;
(d) të cilat janë të ngarkuara në ndonjë mjet ajror;
(e) të cilat janë futur për t’u eksportuar apo për t’u përdorur si rezerva;
(f) të cilat janë importuar në cilindo vend në Kosovë për eksportim apo si rezerva ose,
(g) për të cilat është bërë ndonjë kërkesë për rikthim, lejim, zbritje, lehtësim apo shlyerje të
detyrimeve;
prandaj për këtë qëllim mund të kërkojë, që çdo kontejner të hapet apo të ç’paketohet.

2. Çfarëdo ekzaminimi i mallrave nga një oficer do të bëhet në atë vend që e cakton për atë qëllim
Drejtori Gjeneral, pas këshillimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave me një Udhëzim Administrativ.

3. Atëherë kur Drejtori Gjeneral, përmes Udhëzimit Administrativ sipas paragrafit 2, ka udhëzuar që
mallrat e caktuara mund ti nënshtrohen formave të caktuara të trajtimit në hapësira të caktuara doganore,
oficeri mund të lejojë që mallrat të shpërndahen, sortohen, klasifikohen, paketohen apo ripaketohen para
se të bëhet evidentimi i tyre.

4. Çfarëdo hapje, ç’paketim, matje, ripaketim, shpërndarje, sortim, klasifikim, vendosje e shenjave,
numërtim, ngarkim, shkarkim, bartje e mallrave apo kontejnerëve, për nevoja të apo në rast të
ekzaminimit nga një oficer, heqja apo vendosja në depo të tyre dhe çfarëdo mjeti apo ndihme e duhur,
për një ekzaminim të tillë, do të sigurohet nga apo në llogari të pronarit të mallrave.

5. Nëse mallrat e importuara për të cilat një oficer ka të drejtë t’i ekzaminojë sipas këtij Kodi, largohen nga
përgjegjësia doganore para se të ekzaminohen, ato mallra do t’u nënshtrohen ndaljes dhe konfiskimit.

Neni 265
Kompetencat për marrje të mostrave

1. Secili oficer mundet që në çdo kohë të marrë mostra nga mallrat:
(a) për të cilat ai është i autorizuar me këtë Kod, t’i ekzaminojë;
(b) të cilat gjenden në ndërtesa, ku mallrat që janë të ngarkuara me çfarëdo detyrimi, prodhohen,
përgatiten apo i nënshtrohen ndonjë procesi ose;
(c) të cilat, duke qenë mallra të ngarkuara me detyrime, mbahen nga personi si mallra rezervë
për afarizmin e tij apo si materiale për prodhim apo përpunim.

82
2. Atëherë kur një oficer merr nga një kontejner, tubacion apo aparat në ndërtesat e ndonjërit nga
tatimpaguesit, mostra të çfarëdo produkti, apo çfarëdo materiali, të shfrytëzuar për prodhimtari nga ai
tatimpagues:
(a) tatimpaguesi, nëse dëshiron, mund të përziejë përmbajtjen e atij kontejneri, tubacioni apo
aparati para se të merret mostra dhe
(b) mostrat e marra nga oficeri do të konsiderohen si përfaqësuese të tërë përmbajtjes së atij
kontejneri, tubacioni apo aparati.

3. Çfarëdo mostre e marrë sipas paragrafit 1, do të trajtohet apo përllogaritet në atë mënyrë, varësisht siç
udhëzohet nga Drejtori Gjeneral, pas këshillimit me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, me anë të
Udhëzimit Administrativ.

4. Nëse, mostrat sipas paragrafit 1 janë marrë nga mallra të ngarkuara me detyrime doganore, pasi që
ato detyrime janë paguar, përveç se :
(a) mostrat e marra me hyrjen e mallrave të importuara apo
(b) mostrat e marra nga mallrat për të cilat është duke u bëre kërkesë për zbritje, lejim, rabat,
rikthim apo shlyerje të atij detyrimi;
dhe mostrat e marra në atë mënyrë nuk do të kthehen, oficeri që i ka marrë, nëse kërkohet nga personi
në posedim të mallrave, duhet të paguajë për mostrën, në emër të Doganës, atë shumë që paraqet
vlerën me shumicë të asaj mostre.

Neni 266
Autorizimi për të hyrë në hapësirën ku janë të vendosura tubacionet

Atëherë kur diçka që është e ngarkuar me taksë doganore e cila nuk është paguar transportohet përmes
tubacioneve, secili oficer mundet të hyjë në hapësirën në afërsi të tubacionit për të arritur deri tek ai
tubacion dhe për të ushtruar kompetencat e dhëna me këtë kod apo për të dalë nga tubacioni, pas
ushtrimit të një kompetence të tillë.

Neni 267
Autorizimi për të kontrolluar tubacione të fshehura etj.

1. Nëse ndonjë oficer ka baza të arsyeshme për të dyshuar se ndonjë tubacion i fshehur apo mjet tjetër
transportues, rubinet, kontejner apo aparat mbahet nga apo shfrytëzohet nga një tatimpagues, ai oficer
mundet në çdo kohë të hyjë me forcë në cilëndo pjesë të objekteve të atij tatimpaguesi dhe në atë masë
të arsyeshme të hyjë në terrenin e asaj ndërtese apo përreth saj apo të kontrollojë çfarëdo muri të saj, për
të kërkuar atë tubacion apo mjetet tjera të bartjes, rubinet, aparat apo kontejner.

2. Nëse, një oficer gjen një tubacion apo formë tjetër të bartjes që shkon në drejtim apo del nga ndërtesat
e tatimpaguesit, ai mund të hyjë në çfarëdo ndërtese tjetër, nga e cila apo prej së cilës, niset ai tubacion
dhe aq sa është e nevojshme, mund të thyejë për të hapur çfarëdo pjese të atyre ndërtesave, për të
gjurmuar drejtimin e tyre, si dhe mund ta presë apo të aktivizojë rubinetin e tyre, për të hulumtuar, nëse
barten apo fshihen mallrat e ngarkuara me detyrime ose lëndë, që shfrytëzohen për prodhimin e atyre
mallrave.

3. Çdo tubacion apo mjet tjetër për bartje, kontejner apo aparat i gjetur, si rezultat i kontrollit sipas
paragrafit 1 ose 2, si dhe të gjitha mallrat e ngarkuara me detyrime apo lëndët për prodhimin e mallrave
të tilla të gjetura aty, do t’i nënshtrohen ndaljes dhe konfiskimit.

4 Nëse, gjatë një kontrolli të tillë shkaktohet ndonjë dëm, ndërsa kontrolli rezulton i pasuksesshëm,
Dogana do të kompenson dëmin.

Neni 268
Kompetencat për të kontrolluar mjetet lundruese, mjetet ajrore dhe automjetet etj.

1 Secili oficer mund të ndalojë dhe të hyjë në:
(a) bordin e çfarëdo mjeti lundrues që gjendet në ujëra, që lidhen me një zonë jashtë Kosovës;
(b) çfarëdo mjeti ajror që gjendet në një aeroport dhe
(c) çfarëdo automjeti
83
si dhe mundet të qëndrojë brenda dhe të kontrollojë çfarëdo pjese të tij.

2. Kur ndalet dhe kontrollohet një mjet lundrues, mjet ajror apo automjet sipas këtij neni, oficeri duhet t’ia
tregojë kartelën e tij identifikuese personit përgjegjës për atë mjet lundrues, mjet ajror apo automjet.

3. Nëse, pas kërkesës së bëre nga oficeri, personi përgjegjës për mjetin lundrues, mjetin ajror apo
automjetin refuzon për t’u ndalur apo për të lejuar kontrollin, ai do t’i nënshtrohet një gjobe administrative
prej 500€ deri 10,000 €, ndërsa mjeti lundrues, mjeti ajror apo automjeti i nënshtrohet ndaljes dhe
konfiskimit.

4. Mallrat e ndaluara apo të kufizuara apo mallrat për të cilat nuk janë paguar detyrimet apo taksat e
duhura, të cilat gjenden të fshehura në bordin e një mjeti lundrues, mjeti ajror apo automjeti si rezultat i
një kontrolli të ushtruar në të, do t’i nënshtrohen ndaljes dhe konfiskimit.

5. Mjetet lundruese, mjetet ajrore apo automjetet të cilat pas kontrollit të ushtruar në to zbulohet se janë
përshtatur për të fshehur mallra të ndaluara apo të kufizuara, apo mallra për të cilat nuk janë paguar
detyrimet dhe taksat e duhura, do t’i nënshtrohen ndaljes dhe konfiskimit.

Neni 269
Kompetencat për të kontrolluar artikuj

1. Pa ndikuar në kompetencat tjera të dhëna me këtë Kod, nëse ka baza të arsyeshme për të besuar se
një person bart me vete apo në vendin ku gjendet ai, çfarëdo mallra për të cilat zbatohet ky nen, secili
oficer mund:
(a) të kërkojë nga ai person që të lejojë kontrollin e ndonjë artikulli, të cilin e bart me vete apo që
gjendet në atë vend dhe
(b) nëse ai nuk gjendet nën arrest, të ndalë atë dhe artikullin e tillë, për aq kohë sa të jetë e
nevojshme, për të kryer kontrollin.

2. Mallrat për të cilat zbatohet ky nen janë:
(a) çfarëdo mallra që u nënshtrohen detyrimeve doganore dhe
(b) çfarëdo mallra që i nënshtrohen ndaljes dhe konfiskimit.

Neni 270
Kompetencat për të kontrolluar personat

1. Atëherë, kur ka baza të arsyeshme për të besuar se një person është duke bartur ndonjë artikull:
(a) i cili ngarkohet me detyrime doganore, të cilat nuk janë paguar apo siguruar apo
(b) për importin apo eksportin e të cilit është në fuqi ndonjë ndalesë, apo kufizim sipas një akti
ligjor apo sipas ligjit në fuqi;
oficeri mund ta mbajë atë për aq kohë sa është e nevojshme dhe mund të kërkojë nga ai person, në
varësi nga paragrafi 2 dhe 3 të dorëzohet për kontroll trupor, qoftë ky kontroll me anë të prekjes,
zhveshjes apo kontroll intim, varësisht si e sheh të nevojshëm oficeri; por një kërkesë e tillë nuk mund të
bëhet, nëse oficeri nuk e njofton paraprakisht personin për të drejtat e tij, sipas paragrafit 2 ose 3.

2. Nëse, nga personi kërkohet që të dorëzohet për kontroll trupor me anë të prekjes, ai ka të drejtë të
kërkojë që të dërgohet para eprorit të oficerit në fjalë dhe eprori të shqyrton arsyet e dyshimit dhe të
vendos si rrjedhojë, nëse ky person duhet t’i dorëzohet kontrollit apo jo.

3. Nëse, nga personi kërkohet që të dorëzohet për kontroll intim apo me anë të zhveshjes, ai ka të drejtë
të kërkojë që të dërgohet para një Prokurori apo para eprorit të oficerit në fjalë; Prokurori apo eprori do të
shqyrtojnë arsyet e dyshimit dhe të vendosin si rrjedhojë, nëse ky person duhet t’i dorëzohet kontrollit apo
jo.

4. Kontrolli me anë të prekjes apo me anë të zhveshjes, duhet të kryhet vetëm nga personi, që i takon të
njëjtës gjini; ndërsa kontrolli intim duhet të kryhet vetëm nga personi me kualifikime të duhura.

5 Në këtë nen:

84
Kontroll intim, nënkupton atë kontroll që përfshin ekzaminimin fizik (do të thotë, një ekzaminim më tepër
se ekzaminimi me anë të shikimit), të vrimave të trupit të një personi;

Kontrolli me anë të prekjes, nënkupton kontrollin që nuk përbën as kontroll intim e as kontroll me anë të
zhveshjes;

Kontrolli me anë të zhveshjes, nënkupton çfarëdo kontrolli që nuk është kontroll intim, por që përfshin
heqjen e ndonjë artikulli të veshmbathjes i cili:
(a) është i veshur (pjesërisht apo tërësisht) në trup dhe
(b) është i veshur qoftë menjëherë mbi lëkurë apo mbi veshje të brendshme;

Person me kualifikime të duhura-nënkupton një mjek apo ndihmës medicinal të certifikuar.

Neni 271
Procedura e largimit të artikujve, dokumenteve etj.

1. Cilido oficer, i cili gjatë ushtrimit të kompetencave të dhëna me këtë Kod, largon ndonjë artikull, duhet
që:
(a) personit të vendosur në ndërtesën prej nga është larguar ai gjësend ose
(b) nëse ai person nuk është i pranishëm, personit që ka pasur mbikëqyrje apo kontroll, në atë
gjësend deri në momentin, kur ai gjësend është larguar;
t’ia dorëzojë regjistrin e gjërave që i ka larguar.

2. Oficeri duhet të sigurojë regjistrin e përmendur në paragrafin 1, brenda një kohë të arsyeshme nga
koha e largimit të artikullit.

3. Në varësi nga paragrafi 7, nëse kërkesa për marrjen e lejes për të pasur qasje në çfarëdo gjësendi që:
(a) është larguar nga një oficer dhe
(b) mbahet në Doganë për nevoja të hetimeve të një vepre penale sipas Kreut VIII të këtij Kodi
i drejtohet oficerit që është përgjegjës kryesor i hetimeve nga personi që ka pasur mbikëqyrje apo
kontroll mbi atë gjësend, menjëherë para se të largohej në atë mënyrë apo nga dikush që vepron
në emër të atij personi, oficeri duhet të lejojë personin që e ka bërë kërkesën të ketë qasje në të
nën mbikëqyrjen e një oficeri.

4. Në varësi nga paragrafi 7, nëse është bërë kërkesa për fotografim apo kopje të atij gjësendi oficerit
përgjegjës për hetime nga personi që ka pasur mbikëqyrje apo kontroll mbi atë gjësend deri në momentin
e largimit, në atë mënyrë apo nga dikush, që vepron në emër të atij personi, oficeri duhet:
(a) të lejojë personin që ka bërë kërkesën, të ketë qasje në të, nën mbikëqyrjen e një oficeri me
qëllim të fotografimit apo kopjimit të saj ose
(b) të fotografojë apo kopjojë atë gjësend, apo të kërkojë që ajo të fotografohet apo kopjohet.

5. Nëse diçka është fotografuar apo kopjuar sipas paragrafit 4 (b), fotografia apo kopja duhet t’i dërgohet
personit që ka bërë kërkesën.

6. Fotografia apo kopja duhet të dërgohet brenda një periudhe të arsyeshme nga bërja e kërkesës.

7. Nuk është obligim sipas këtij neni për t’i lejuar qasje në, apo për të furnizuar me fotografi apo kopje të
çfarëdo gjësendi, nëse oficeri në udhëheqje të hetimeve për nevojën e të cilave është larguar, ka baza të
arsyeshme për të besuar, se një gjë e tillë do të shkon në dëm:
(a) të atyre hetimeve;
(b) të hetimeve mbi një kundërvajtje tjetër nga kundërvajtja për të cilën ai gjësend është larguar
apo
(c) të çfarëdo procedure penale, e cila është hapur si rezultat i:
(I) hetimeve të kryesuara nga ai apo
(II) ndonjërës nga hetimet e përmendura në paragrafin 7 (b) më lart.

8 Çfarëdo referimi në këtë nen, që i bëhet oficerit që udhëheqë hetimet, është referim për personin, emri
dhe adresa e të cilit gjenden në ndonjë mandat apo urdhër përkatës, si oficer përgjegjës.

85
9. Atëherë, kur bëhet një kërkesë siç është përmendur në paragrafin 10, Prokurori bindet se një oficer
nuk i ka plotësuar kushtet e parapara me këtë nene, ai mund të urdhërojë atë oficer që t’i plotëson
kushtet brenda asaj periudhe dhe në atë mënyrë që specifikohet në urdhrin e Prokurorit.

10. Kërkesa sipas paragrafit 9 më lart bëhet:
(a) në rast të mosplotësimit të kushteve të parapara në paragrafin 1 dhe 2, nga ana e okupuesit
të objektit nga i cili është larguar gjësendi në fjalë, apo nga personi që ka qenë në mbikëqyrje apo
në kontroll të atij gjësendi, menjëherë para se të largohej në atë mënyrë dhe
(b) në çfarëdo rasti tjetër, nga personi që është në mbikëqyrje apo kontroll të tillë.

Neni 272
Shmangia nga Ndjekja për Vepra penale doganore

1. Dogana, me pëlqimin e Deklaruesit mund të mos ndërmarr ndjekje për shmangie mashtrues, duke
pasur parasysh rrethanat dhe rendësin e veprës, nëse Deklaruesi pajtohet që;
a). ti paguaj detyrimet e pa paguara
b).të paguaj një gjobë të shqiptuara sipas nenit 276 te këtij Kodi.
c). dhe çfarë do kompensimi apo masë tjetër lidhur me mallin doganor .

KREU VIII
SHKELJET NË FUSHËN DOGANORE

KAPITULLI 1
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 273


1. Shkeljet në fushën doganore nënkuptojnë Kundërvajtjet administrative doganore dhe veprat penale.

2. Duke përjashtuar rastet e fuqisë madhore, çdo veprim ose mosveprim, që bie ndesh me dispozitat e
parashikuara me këtë Kod, me aktet nënligjore për zbatimin e tij dhe me dispozitat tjera në fuqi në
Kosovë, quhet Kundërvajtje Administrative Doganore.

KAPITULLI 2
KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE DOGANORE

Neni 274

Personi juridik apo fizik:

a) Në qoftë se, Doganës nuk ia paraqesin mallrat narkotike apo lënda për prodhimin ose përpunimin
e tyre.

b) Në qoftë se, Doganës nuk ia paraqesin armët, mjetet shpërthyese dhe eksplozivët.

c). Në qoftë se, Doganës nuk ia paraqesin materialet e rrezikshme apo çdo mall i cili është i ndaluar për
t’u importuar ose eksportuar me legjislacionin, që është në fuqi në Kosovë,
do te gjobiten me te holla ne shume prej pesëmijë (5.000) deri në pesëmbëdhjetëmijë (15.000) €.

Neni 275

Personi juridik apo fizik:

a). Në qoftë se, e sjellë apo e nxjerrë në mënyrë të paautorizuar në Kosovë, përkatësisht tenton ta sjellë
ose ta nxjerrë mallin, në mënyrë të paautorizuar jashtë Kosovës, pas orarit të punës së zyrës përkatëse
doganore.

86
b). Në qoftë se, e sjellë apo tenton ta sjellë mallin, në mënyrë të fshehur në Kosovë, përkatësisht e
nxjerrë apo tenton ta nxjerrë mallin, në mënyrë të fshehur jashtë Kosovës,

c). Në qoftë se, nuk i paraqet të mirat kulturore apo natyrore, të cilat i sjellë apo i nxjerrë jashtë Kosovës,
do të gjobitet me të holla në shume prej pesëmijë (5.000) deri në dhjetëmijë (10.000) €.


Neni 276

Personi juridik apo fizik:

a). Në qoftë se, nuk e paraqet mallin:

b). Në qoftë se, nuk e parashtron brenda afatit ligjor deklaratën përmbledhëse.

c). Në qoftë se, e shkarkon ose e ringarkon mallin pa pëlqimin e Doganës ose në vendin që nuk është
caktuar apo lejuar për atë qëllim.

d). Në qoftë se, nuk e transporton mallin e sjellë rrugëve dhe në mënyrën e caktuar sipas autorizimeve të
Doganës.

e). Në qoftë se, e zhvendosë mallin nga vendi i caktuar pa pëlqimin e Doganës.

f). Në qoftë se, mallin e strehuar përkohësisht e përdorë në kundërshtim me kushtet e lejuara nga
Dogana ,

g). Në qoftë se, në procedurën e transitit nuk ia dorëzon mallin dhe dokumentet përcjellëse Doganës
destinuese në përputhje me dispozitat për atë procedurë.

h).Në qoftë se, Doganës nuk i ofron dokumentet, shënimet dhe sqarimet e nevojshme për zbatimin e
dispozitave doganore,

i). Në qoftë se, nuk i ruan dokumentet dhe shënimet në pajtim me afatin e caktuar me nenin 22 te këtij
Kodi.

j). Në qoftë se nuk e parashtron Deklaratën Unike Doganore për trajtim apo përdorimin e lejuar doganor
në pajtim me afatet e parapara me këtë Kod.

k). Në qoftë se, në Deklaratën Unike Doganore në mënyrë të rrejshme, të pasaktë apo jo të plotë shënon
sasinë, cilësinë, llojin, kodin tarifor, vlerën apo origjinën e mallit ose nuk e përfshin tërë mallin, që ka
rezultuar me llogaritjen ose pagesën e borxhit doganor në shumë më të vogël nga ajo reale.

l). Në qoftë se, në dokumentet e bashkangjitura deklaratës doganore për zbatimin e procedurës
doganore, është shënuar sasia, lloji, cilësia, vlera apo origjina tjetër e mallit.

m). Në qoftë se, me paraqitjen e rreme të fakteve realizon apo tenton të realizojë lirimin nga pagesa e
detyrimeve të importit ose aplikimin e detyrimeve më të volitshme të importit,

n). Në qoftë se, e pengon verifikimin e deklaratës së pranuar nga Dogana .

o). Në qoftë se, e përdor apo disponon me mallin para se Dogana të lejojë procedurën e kërkuar
doganore.

p). Në qoftë se, i largon, i dëmton ose i asgjëson shenjat doganore.

q). Në qoftë se, nuk e parashtron deklaratën plotësuese doganore brenda afatit të caktuar.

r). Në qoftë se, për mallin nuk e mban evidencën e rregullt të paraparë për procedurën e caktuar
doganore apo për formën tjetër të trajtimit apo përdorimit të lejuar doganor.
87

s). Në qoftë se, nuk e lajmëron autoritetin doganor mbi rrethanat e krijuara pas marrjes se autorizimit për
regjimet pezulluese apo për Procedurë doganore me ndikim ekonomik.


t). Në qoftë se, mallin e liruar nga pagesa e detyrimeve importuese ose të lëshuar me pagesën e
detyrimeve më të volitshme, para skadimit të afatit të caktuar, e shet, huazon, ia jep tjetërkujt në
përdorim, e deponon për peng ose jep në qesim, ose si sigurim për ndonjë detyrim tjetër, para se të
përmbushë borxhin doganor.

u). Në qoftë se, disponon me mallin para pagesës së borxhit të lindur doganor.

v). Në qoftë se, nuk vepron në përputhje me kushtet dhe obligimet e përcaktuara dhe autorizimet e
Doganës për regjim doganor me pezullim dhe Procedurë doganore me ndikim ekonomik.

w). Në qoftë se, pamundëson mbikëqyrjen doganore të afarizmit në zonën e lirë ose në depon e lirë
doganore.

x). Në qoftë se, në zonën e lirë ose depon e lirë doganore ushtron veprimtarinë në kundërshtim me
legjislacionin doganor ose pa pëlqimin e autoritetit doganor,

y). Në qoftë se, për mallin importi i të cilit është i ndaluar nuk e largon nga Kosova brenda afatit të caktuar
nga Dogana .

z). Në qoftë se, me paraqitjen e rreme të fakteve realizon apo tenton të realizojë kthimin apo shuarjen e
borxhit doganor,
do të gjobitet me gjobë në të holla në shumë prej pesëmijë (5.000) deri në dhjetëmijë (10.000) €.

Neni 277

Çdokush që e pranon mallin për të cilin e ka ditur, apo nga rrethanat e rastit, ka mund të dijë se më të
është kryer kundërvajtje nga neni 275, 276 dhe 277 të këtij Kodi, do të gjobitet, sikur vetë ta kishte kryer
kundërvajtjen, më të njëjtën gjobë të përcaktuar për kryesin e kundërvajtjes.

KAPITULLI 3
PROCEDURA KUNDËRVAJTËSE
A. PROCEDURA MANDATORE

Neni 278

1. Kur vlera e mallit nuk kalon 500.-€, do të gjobitet personi fizik me të holla në shumë prej 100.-€
për kundërvajtje administrative, të paraparë me nenin 277 të këtij Kodi.


2. Dogana ku është bërë shkelja e shqipton dhe e inkason gjobën e shqiptuar nga paragrafi 1. Në
qoftë se, kryesi i kundërvajtjes refuzon të paguajë gjobën, kundër tij, do të iniciohet procedura e
rregullt kundërvajtëse .

B. Procedura e Rregullt
Neni 279

1. Çdo shkelje administrative tjetër, të parapara me nenin 279, do të jenë objekt i procedurës së
rregullt, e cila do t’i iniciohet prej Doganës, ku është bërë shkelja administrative me procesverbal
zyrtar.

2. Procedura zhvillohet pranë Sektorit për kundërvajtje doganore në Doganë, vendimi do të merret
sipas nenit 12 të këtij Kodi.

KAPITULLI 4
88
Konfiskimi i mallit
Neni 280

1. Malli i cili është objekt i shkeljes administrative nga neni 275, 276 a), b) dhe 278 do te
konfiskohet.

2. Malli i cili është objekt i shkeljes administrative nga neni 276 c) dhe 278 mund të konfiskohet.

Neni 281

Malli që është objekt i shkeljes administrative doganore, do te konfiskohet edhe në qoftë se është pronë e
kryesit të kundërvajtjes doganore, i cili është i paarritshëm apo në qoftë se kryesi i kundërvajtjes është i
panjohur.

Neni 282

1. Nëse, malli nuk mund të konfiskohet, Dogana , do të inkasojë një vlerë të baras vlefshme me vlerën
doganore të mallit, të ngritur për detyrimet doganore të importit nga kryesi i shkeljes administrative
doganore.

2. Kryesit e shkeljeve administrative doganore do të përgjigjen në mënyrë individuale dhe solidare, për
shumën e parapare me paragrafin 1.

Neni 283

1. Mjeti bartës apo transportues, hapësirat e fshehta, të cilit janë shfrytëzuar për bartjen, përkatësisht
transportimin e mallit, në territorin e Kosovës dhe është objekt i kundërvajtjes nga neni 275 dhe 276 të
këtij Kodi, mund të konfiskohet, nëse vlera e mallit që është objekt i kundërvajtjeve e tejkalon një te treten
e vlerës së automjetit bartës apo transportues.

2. Mjeti bartës apo transportues, i cili është përdor për bartjen e mallit nga neni 275 dhe 276 të këtij Kodi
ose mjeti bartës apo transportues, në të cilin është krijuar hapësire e veçantë për fshehjen e mallit, mund
të konfiskohet edhe nëse vlera e mallit nuk e tejkalon 1/3 e vlerës së automjetit.

3. Mjeti bartës apo transportues mund të konfiskohet edhe në qoftë se nuk është pronë e kryesit të
kundërvajtjes, në qoftë se pronari i tij e ka ditur apo ka mund të dijë se ai është përdor për kryerjen e
kundërvajtjes nga neni 275. ose 276. të këtij Kodi.


KAPITULLI 5
Ndalimi i Mallit

Neni 284

1. Malli i cili është objekt i konfiskimit sipas dispozitave tjera në fuqi, mund të ndalet deri në përfundimin e
asaj procedure përkatëse.

2. Malli që është objekt i shkeljes administrative doganore, për të cilin është parapare konfiskimi i mallit,
do të ndalet deri në përfundimin e procedurës kundërvajtëse.

3. Dogana mund, në raste të arsyeshme, pas deponimit të garancionit në shumën e vlerës së mallit të
ndaluar, atë ta vendosë te personi përkatës me paralajmërim se mallin nuk guxon ta përdorë, ta shesë,
apo të disponojë me mallin, në mënyrë tjetër.

4. Me rastin e ndalimit të mallit përpilohet procesverbali me përshkrimin e hollësishëm të mallit. Një
ekzemplar i këtij procesverbali dhe vërtetimin mbi pranimin e mallit, Dogana duhet t’ia dorëzoje personit,
të cilit i është ndaluar malli.

89
5. Dogana mund, deri në përfundimin e procedurës doganore, ta ndalojë mallin i cili nuk është përfshirë
në paragrafin 2 të këtij neni, nëse ekziston dyshimi i arsyeshëm, se malli ka qene i përdorur ose i
destinuar për kryerjen e shkeljes administrative, përkatësisht është siguruar me shkelje administrative
doganore ose është fituar me ndërrim me mallin e siguruar me shkelje administrative doganore.


6. Nëse, ndalimi i mallit nuk është më i nevojshëm për procedurën e mëtutjeshme, malli duhet t’i kthehet
personit nga i cili është marrë.

7. Dogana mund të ndalojë mallin në pajtim me paragrafin 2 dhe 5 të këtij neni, pa marre parasysh të
drejtat e personave të tretë.

Neni 285

1. Në procedurë për shkelje administrative doganore, nuk mund të iniciohet pas kalimit të afatit prej tre
vitesh nga dita e kryerjes së shkeljes administrative.

2. Parashkrimi ndërpritet me çdo veprim të organit të autorizuar të ndërmarrë në drejtim të ndjekjes së
kryesit të kundërvajtjes. Pas çdo ndërprerje afati i parashkrimit fillon serish të rrjedhë, mirëpo procedura
për shkelje administrative doganore nuk mundet, në asnjë rast të iniciohet ose të zhvillohet më tutje, pas
skadimit të afatit prej 5 vitesh, nga dita e kryerjes se shkeljes administrative.

KAPITULLI 6
Kthimi i mallit të konfiskuar

Neni 286

Mallin e konfiskuar në procedurën e shkeljes administrative, Dogana mund t’ia kthejë pronarit apo kryesit
të shkeljes administrative doganore, sipas kërkesës, në qoftë se është fjala për mallin, për të cilin janë
plotësuar kushtet e importit dhe me kusht që paraqitësi i kërkesës paguan vlerën e mallit dhe detyrimet
importuese/eksportues.

Neni 287

Shuma e mjeteve të inkasuar nga gjobat, shumat e inkasuar nga shitja e mallit të konfiskuar dhe shuma e
inkasuar në emër të vlerës së atij malli do te të derdhen në buxhetin e Kosovës.

KAPITULLI 7

Shitja e mallit

Neni 288

1. Malli i konfiskuar në procedurën e shkeljes administrative doganore dhe malli, të cilin Dogana e ka
konfiskuar sipas dispozitave tjera të këtij Kodi, do t’i nënshtrohet shitjes.

2. Dogana mund menjëherë ta shesë mallin e ndjeshëm që i nënshtrohet prishjes dhe shtazët e ndaluara
në pajtim me nenin 285 (2).

Neni 289

1. Dogana do të shet mallin e konfiskuar nëpërmjet shitjes publike me ç’rast vepron në pajtim me
dispozitat e veçanta.

2. Në qoftë se, malli nuk mund t’i nënshtrohet shitjes publike për shkak të natyrës specifike të tij, Dogana
mund t’ia shesë mallin personit të autorizuar për të disponuar me atë mall.

90
3. Në qoftë se, kemi të bëjmë me mallin që nuk mund të shitet, përkatësisht të përdoret nga shkaqet
shëndetësore, veterinare, fito-patologjike, sigurisë apo për shkaqe tjera, Dogana do të disponojë me të,
përkatësisht çështjen e atij malli, do ta zgjidhë në pajtim me dispozitat e veçanta.

Neni 290

1. Mallrat jo-kosovare të cilat janë sekuestruar apo konfiskuar konsiderohet se janë vendosur në
procedurën e magazinimit doganor.

2. Mallrat e konfiskuara shiten me çmim që përfshin detyrimet e importit. Shitja konsiderohet si e baras
vlefshme me lirimin në qarkullim të lirë dhe Doganave të llogarisin detyrimet dhe bëjnë kontabilizimin.

3. Kur Dogana vendos të merret me mallrat e përmendura në paragrafin 1 me ndonjë metode ndryshe
nga shitja e tyre, ato duhet menjëherë të kryejnë formalitetet për t’ua caktuar atyre njërën nga trajtimet
apo përdorimet e lejuara doganore të përcaktuara nga Neni 4 (15) (a), (b), (c) dhe (d).

PROCEDURAT ANKIMORE

Neni 291

1. Çdo person ka të drejtën e ushtrimit të kërkesës për rishqyrtimin e vendimit të sjellë nga Dogana e, i cili
ka të bëjë me aplikim e legjislacionit doganor, i cili ka të bëjë me atë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të
tërthortë.

2. Kërkesa për rishqyrtim të vendimit ushtrohet pranë Doganës në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit
të vendimit.


3. Dogana gjatë vendosjes sipas kërkesës për rishqyrtim, mund ta:

- Lënin në fuqi të vendimit dhe rrëzimin e kërkesës.
- Shfuqizimi/revokimin e vendimit dhe pranimit të kërkesës.
- Ndryshimin e vendimit, duke pranuar pjesërisht kërkesën.

4. Dogana e në afat prej 30 ditësh do ta sjellë aktvendim sipas kërkesës për rishqyrtim e vendimit.

5. Kundër vendimit të sjellë sipas kërkesës për rishqyrtim pala ka të drejtën e ushtrimit të ankesës Bordit
të pavarur për ankesa (në vazhdim të quajtur Bordi ), i themeluar me Rregulloren e UNMIK – ut 2000/20.

6. Ankesa Bordit i ushtrohet në afat prej 30 ditësh, nga dita e pranimit të vendimit.

7. Kur Bordi mban seancë të mbyllur, Dogana e në afat prej 30 ditësh, nga dita e njoftimit lidhur me
ankesën, do të përgjigjet me shkrim Bordit.

8. Kur Bordi mban seancë të hapur, Doganës do të përfaqësohen nëpërmjet të autorizuarit të tyre.

9. Kundër vendimit të Bordit, pala e pakënaqur mund t’i drejtohen Gjykatës kompetente për konflikt
administrativ.

Neni 292

Në rast se çështja zgjidhet përfundimisht në instance të fundit sipas mjetit te ushtruar në favor:

(a) Të Doganës, apeluesi duhet të paguajë detyrimin e importit ose eksportit, gjobat dhe kamatën
e papaguar të akumuluar deri në momentin e zgjidhjes së kontestit dhe
(b) Të Apeluesit, Dogana duhet që:
(i) të rikthejë çdo detyrim të importit apo eksportit të paguar më tepër bashkë me
kamatën e grumbulluar deri në momentin e zgjidhjes së kontestit nëse është e
aplikueshme dhe
91
(ii) nëse diçka i është kthyer pronarit, është shitur ose asgjësuar:
(A) një shumë ekuivalente me shumën e paguar nga pronari për kthimin
e gjërave;
(B) nëse gjësendi është shitur, atëherë shumën ekuivalente me të
ardhurat nga shitja ose,
(C) nëse gjësendi është asgjësuar, shumën ekuivalente me vlerën e
tregut të atij gjësendi në momentin e konfiskimit.

KAPITULLI 8
Veprat Penale kundër Doganës së Kosovës

Neni 293
Përkufizimet

(1) Shprehja ”mjete ajror transporti” përfshinë aeroplanët, aerostatet, dhe helikopterët.

(2) Shprehja “banderolë” nënkupton një lloj të pullës fiskale, që duhet ngjitur në një produkt me
akcizë, e cila është paraparë të çahet gjatë hapjes së tij.

(3) Shprehja “Oficer doganor” nënkupton çdo person i punësuar në Doganë.

(4) Shprehja “Doganë” nënkupton Doganën e Kosovës.


(5) Shprehja “mall me akcizë” nënkupton çdo mall që i nënshtrohet akcizës.

(6) Shprehja “akcizë” nënkupton taksë e cila u ngarkohet mallrave të veçanta me akcizë të lëshuar
në qarkullim të lirë në Kosovë.

(7) Shprehja “pulla fiskale” nënkupton një pullë e cila sipas Kodit të Doganës dhe Akcizës në
Kosovë, kërkohet që ta ketë secili produkt me akcizë, e cila mund të theksojë të gjitha ose ndonjë
prej të mëposhtmeve:

1) se është paguar akciza për produktin,

2) tarifën e akcizës që është paguar për produktin,

3) shumën e paguar të akcizës për produktin,

4) kur është paguar akciza për produktin dhe

5) se shitja e produktit:

i) është e lejuar vetëm në datën e theksuar në pullë,

ii) nuk është e lejuar pas asaj date, në apo pas datës së theksuar në pullë
dhe
iii) nuk është e lejuar para asaj date në apo para datës së theksuar në pullë,
(8) Shprehja “mallra” përfshinë plaçkat, zahiretë dhe bagazhin.

(9) Shprehja “detyrime importi” nënkupton të gjitha detyrimet dhe taksat që ngarkohen me
importimin e mallrave për në Kosovë.

(10) Shprehja “mallra të ndaluara apo të kufizuara” nënkupton mallra të një lloji apo përshkrimi i
caktuar, importimi apo eksportimi i të cilave është i ndaluar apo i kufizuar me anë të ndonjë akti
ligjor, apo nga ligji në fuqi.


(11) Shprehja “Produkte duhani” nënkupton çdo produkt si në vijim:
92
1) Cigaret;

2) Cigaret puro dhe cigarillot dhe

3) llojet e tjera të duhanit,

që prodhohen tërësisht ose pjesërisht nga duhani apo nga ndonjë substancë tjetër që përdoret si
zëvendësim i duhanit, por që nuk i përfshin produktet barishtore për tymosje.

(12) Shprehja “automjet” nënkupton cilindo mjet transporti tokësor, duke përfshirë edhe trenat.


(13) Shprehja “Produkte pa shenja (pa-pullë)” nënkupton produktet e duhanit që nuk kanë banderolë.

Neni 294
Pengimi i marrjes, ndalimit ose konfiskimit të sendeve

Kush pengon apo tenton të pengojë kontrollimin e sendeve që i nënshtrohet marrjes, ndalimit apo
konfiskimit, që dëmton apo shkatërron pjesërisht apo tërësisht sendet, apo tenton të kryejë ndonjërën
nga veprat e lartpërmendura, do të dënohet me gjobë ose me burgim deri një vit.

Neni 295
Bartja e një Zyrtari Doganor

Personi zyrtar ose personi përgjegjës i ndonjë mjeti lundrues, ajror apo të mjetit tjetër transportues
(udhëtarësh), që niset nga ndonjë vend në Kosovë apo kushdo që është përgjegjës për ndonjë automjet
që kalon në një zonë jashtë Kosovës, duke bartur me vete ndonjë oficer doganor pa pëlqimin e tij/saj
dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Neni 296
Pengimi i lëvizjes së Automjeteve të Doganës

Kush, përveç me arsye dhe me qëllim të mirë, pengon në çfarëdo mënyre në ndonjë automjet, mjet
lundrues apo mjet ajror, që përdoret nga oficerët doganor gjatë kryerjes së
detyrës zyrtare, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri vjet.

Neni 297
Dhënia e deklaratës së pavërtetë

(1) Kush, bën, nënshkruan, apo ndikon në bërjen apo në nënshkrimin, apo dorëzon apo ndikon që një
oficeri doganor t’i dorëzohet çfarëdo deklarate, shënimi, certifikate apo ndonjë dokument tjetër i cili është i
pavërtetë në çfarëdo të dhënë materiale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri vjet.

(2) Kush, jep çfarëdo deklarate si përgjigje ndaj çfarëdo pyetjeje të shtruar nga ana e
zyrtarit doganor, e që paraqet një deklaratë të bërë për qëllime doganore, e cila është e pavërtetë në
çfarëdo të dhënë materiale, do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Neni 298
Shmangia Mashtruese nga Taksa e Importit dhe Akciza

(1) Kush në çfarëdo mënyre është i përfshirë në shmangie mashtruese nga taksa e importit apo akciza
që i nënshtrohen mallrat, dënohet:

(1) me gjobë dhe me burgim prej tre muaj deri në tri vjet atëherë kur shuma e
detyrimeve të shmangura nga taksa e importit apo akciza nuk e kalon 15.000 € dhe

(2) me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muajve deri në pesë vjet atëherë kur shuma e
detyrimeve të shmangura nga taksa e importit apo akciza e kalon 15.000 €.

93
(2) Çdo tentativë për të kryer vepër penale nga paragrafi 1 i këtij nenit gjithashtu është e dënueshme.


Neni 299
Shmangiet Mashtruese nga Zbatimi i Ndalesave dhe Kufizimeve mbi Mallra

(1) Kush në çfarëdo mënyre është i përfshirë në shmangie mashtruese nga zbatimi i ndonjë ndalese
apo kufizimi për importimin e mallit që është në fuqi, dënohet me gjobë ose me burgim nga tre
muaj deri në pesë vjet.

(2) Tentativa për të kryer vepër penale nga paragrafi 1 i këtij nenit gjithashtu është e
dënueshme.

Neni 300
Veprat penale në lidhje me Produktet me Akcizë

(1) Kush në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm në lidhje me akcizën dhe taksën doganore, shet, ofron
për shitje, ekspozon apo përndryshe merret me produkte të pa-shenjë (pa-pullë), dënohet me gjobë deri
në pesë herë të shumës së akcizës të paevidencuar apo të pa-papaguar, nëse shuma e akcizës nuk
kalon shumën prej 25.000 € dhe me burgim deri në shtatë vjet, nëse shuma e paevidentuar apo e pa-
paguar tejkalon shumën 25.000 €.

(2) Me dënim nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet edhe kush në kundërshtim me ligjin e zbatueshme në
lidhje me akcizën dhe taksën doganore, posedon, importon, eksporton apo transporton produkte pa-
shenjë.


(3) Kush lejon objektet të cilat janë nën kontrollin apo posedimin e tij apo të saj të shfrytëzohen për
shitje, apo për punë të tjera, që lidhen me mallrat pa-shenjë, dënohet me gjobë prej më të paktën
5.000 Euro apo dënim me burgim deri në tri vjet.

(4) Kush ndryshon, mbi shtyp, falsifikon apo sajon çfarëdo banderola të rrejshme, dënohet me gjobë
deri 50.000 Euro apo dënimi me burgim deri në shtatë vjet.

(5) Kush në kundërshtim me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/23 të datës 25 qershor 2003, të ndryshuar
në Ligje të vendit, prodhon ose importon produkte të duhanit në Kosovë dhe i cili nuk posedon një licencë
të vlefshme do të dënohet me gjobë e cila nuk mund ta kalojë dyfishin e vlerës së pagesës vjetore të
licencës apo dënim me burgim deri në tre muaj.


Neni 301
Ndryshimet


3.1 Neni 114 i Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/25, të datës 6 korrik 2003, të ndryshuar, mbi Kodin e
Përkohshëm Penal të Kosovës, do të ndryshohet si në vijim:

(a) Nënparagrafi 2 i nenit 114 (3) do të ndryshohet me këtë lexim:

2) “Gjatë kohës së arrestimit kryesi ik, përpiqet të ikë ose në ndonjë formë i reziston arrestimit nga policia,
KFOR-i ose Doganës së Kosovës ”

b) Në fund të paragrafit 3 të nenit 114, në nënparagrafin e pestë do të shtohet me formulimin e fjalëve në
vijim:

5) “Kryesi ka qenë gjatë kohës së kryerjes, apo ka qenë në orvatje për të kryer, një kundërvajtje siç është
e përcaktuar në nenin 297 apo 298 të këtij Kodi”.


94

KAPITULLI 9
Fuqitë e oficereve doganor për hetim te veprave penale doganore

Neni 302

(1) Polici gjyqësore sipas kuptimit te KPPK janë edhe oficeret doganor të cilët kane
kompetence, përgjegjësi dhe detyre për hetimin dhe zbulimin e veprave penale kundër
doganës Kosovës sipas kreut VIII te këtij Kodi, si dhe veprave tjera te parapara me Kodin
penal ku si pale e dëmtuar paraqitet Oficeri doganor. Në këtë rast zbatohen dispozitat e nenit
51.2, 200.3 dhe 221.4 te KPPK.

Neni 303

(1) Gjithashtu do të aplikohen dispozitat e Nenit 302 te këtij kodi ne rastet:

a) Kur është kryer vepra penale e parapare në nën paragrafin e pestë të nenit 114.3 te
Kodit penal Kosovës;

b) Kur vepra penale e parapare në nenet 153 (1) dhe (2), 154 (1), (2) dhe (3), 161 (1)
dhe (2), 316 (1) dhe (2), 317 (1),(2) dhe (3) të Kodit Penal Kosovës të jetë kryer ndaj oficeri
doganor gjatë kryerjes së detyrave të tij zyrtare;

c) Kur në lidhje me shkeljen penale të paraqitur në Nenin 332 (1) të Kodit Penal
Kosovës, dokumenti i është paraqitur oficerit doganor gjatë kryerjes së detyrave të tij zyrtare;

d) Kur në lidhje me shkeljen penale të paraqitur në nenin 334 (1) dhe (2) të Kodit Penal
Kosovës, autoritet kompetent është Dogana e Kosovës;

e) Kur shkelja penale e paraqitur në Nenin 343 (1) dhe (2) të Kodit Penal Kosovës është
kryer nga oficeri doganor gjatë kryerjes së detyrave të tij zyrtare;

f) Kur në lidhje me shkeljen penale të paraqitur në Neni 344 (1) dhe (2) të Kodit Penal
Kosovës, personi zyrtar është oficeri doganor.

Neni 304

Ndonjë oficer i punësuar nga Dogana i cili është duke hetuar shkeljen penale sipas Neneve
302 dhe 303 të këtij kodi do të konsiderohet si zyrtar i “policisë” dhe i “policisë gjyqësore” për
qëllimet e këtij Kodi.

KAPITULLI 10
Dispozitat kalimtare

Neni 305
Procedura Administrative doganore

Procedurat Administrative doganore te cilat kane filluar para hyrjes ne fuqi te këtij Kodi, do te
përfundojnë sipas dispozitave te cilat kane qene ne fuqi deri ne datën e hyrjes ne fuqi te këtij Kodi.

Neni 306
Procedura kundërvajtëse

1. Te gjitha procedurat kundërvajtjes te cilat kane filluar para aplikimit te këtij Kodi do te përfundojnë do
te përfundojnë sipas dispozitave te këtij Kodi nëse janë me te përshtatshme për palën.

2. te gjitha procedurat kundërvajtës te filluar para futjes ne fuqi te këtij Kodi, për vepra kundërvajtës te
cilat nuk janë te parapara me këtë Kod do te ndërpriten.

95
Neni 307
Procedurat me ndikim ekonomike

1. Të gjitha procedurat me ndikim ekonomike te filluara para futjes ne fuqi te këtij kodi, do te përfundojnë
brenda 6 ( gjashte) muajve nga dita e hyrjes ne fuqi te këtij Kodi, sipas dispozitave te cilat kane qene
ne fuqi deri ne hyrje ne fuqi te këtij Kodi.

2. Pas përfundimit te procedurës nga ana e Autorizim mbajtësit, mund menjëherë te inicioje procedurën e
autorizimit për procedure përkatës me ndikim ekonomike. sipas dispozitave te këtij kodi.

Neni 308
Akti zbatues ( nënligjor )

1. Aktit zbatues ( nënligjor ) për zbatimin e këtij Kodi, do te sillen ne afat prej 3 ( tre ) muajve nga dita e
futjes ne fuqi te këtij kodi.

2. Deri ne hyrjen ne fuqi te aktit te shënuar ne paragrafin 1 te këtij neni, do te aplikohen Udhëzimet
Administrative për zbatimin e Kodit Doganor dhe te Kodit mbi Akcizat qe janë ne fuqi.

Neni 309
Propozimi, Emërimi dhe Aprovimi i Drejtorit Gjeneral të Shërbimit Doganor me pëlqimin e
Përfaqësuesit Civil ndërkombëtare

Procedura për emërimin e Drejtorit Gjeneral të Doganës, deri në fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare të
zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të datës 26 mars 2007, duhet
të jetë si në vijim:

1. Drejtorin Gjeneral te Doganës se Republikës Kosovës e propozon Ministri i Ekonomisë dhe Financave,
bazuar ne rekomandimet e komisionit te formuar sipas paragrafit 4 te këtij neni, e emëron Kryeministri i
Qeveris Republikës se Kosovës, me pëlqimin e Përfaqësuesit Civil ndërkombëtar ( PCN)

2. Drejtori Gjeneral i raporton Ministrit te Ekonomisë dhe Financave.

3. Qeveria ka te drejtën e shkarkimit, suspendimit apo te kthimit ne detyre te Drejtorit Gjeneral, me
pëlqimin e Përfaqësuesit Civil ndërkombëtar ( PCN).

4. Ministri i Ekonomisë dhe Financave do te shpalle konkurs te hapur për Drejtor Gjeneral te Doganës,
dhe do ta formon komisionin për përzgjedhje e kandidatit te rekomanduar siç është parapare me ligjet
ne fuqi dhe praktikat me te mira për shërbyesit publik/ uniformuar.

Neni 310

EULEX-i duhet te kete kompetenca ne fushen e doganave te parapara sipas mjeteve perkatëse te
cilatdefinojne mandatin e tij”.

Neni 311

Pa marre parasysh nenet e këtij Kodi apo te ligjeve tjera, Dogana mund ti autorizoje palët e treta qe te
nderrmarin funksione, qe sipas këtij Kodi apo ligjeve tjera janë te parapara për te. Këto veprime u
nënshtrohen marrëveshjes ne mes te Qeverise Republikës Kosovës dhe këtyre palëve te treta.

Neni 312
Shfuqizimet

Me hyrjen ne fuqi te këtij Kodi shfuqizohen te gjitha dispozitat qe janë ne kundërshtim me këtë
Kod.

Neni 313
Hyrja ne Fuqi
96

Ky Kod hynë në fuqi ditën e publikimit të tij në Gazetën Zyrtare te Republikës se Kosovës.


Kodi Nr. 03/ L-109
10 Nëntor 2008

Shpallur me dekretin Nr. DL- 054- 2008, datë 10.11.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës,
Dr. Fatmir Sejdiu.


Kodi Nr. 03/L-109

ANEKSI A

Përcaktimin e rasteve dhe kushteve në të cilat lejohet përjashtimi nga detyrimet e importit dhe detyrimet e
eksportit, kur mallrat vendosen ne qarkullim të lirë apo eksportohen (neni 182 i Kodit Doganor dhe te
Akcizës të Kosovës)

Neni 1

1. Ky aneks përcakton ato raste në të cilat, për shkak të kushteve të veçanta, lejohet lirimi nga
detyrimet e importit dhe detyrimet e eksportit, përkatësisht kur mallrat vendosen në qarkullim të
lirë apo eksportohen nga Kosova.

2. Për qëllim të këtij aneksi

a) Pronë private- nënkupton tërë pronën e destinuar për përdorim personal nga personat
përkatës apo për plotësimin e nevojave shtëpiake të tyre.

‘Pronën private’ e përbëjnë:

- gjësendet shtëpiake,
- biçikletat dhe motoçikletat, automjetet private dhe rimorkiot, karavanët për kampin, mjetet për
argëtim dhe mjetet ajrore private;

Pajisjet e duhura të amvisërisë, të cilat i plotësojnë kërkesa normale familjare, kafshët shtëpiake manare
dhe kafshët me samar, si dhe instrumentet portale të arteve të aplikuara dhe të cilat i nevojiten personit
përkatës, për të ushtruar profesionin apo zanatin e tij, po ashtu bëjnë pjesë në ‘prone private’. Prona
private nuk duhet të jetë e tillë nga natyra apo sasia që nxitë dyshimin se është importuar për qëllime
tregtare.

b) Gjësendet shtëpiake, nënkupton gjësendet personale, ndërresat shtëpiake, orenditë, mobilet
dhe pajisjet e destinuara për përdorim personal nga personat përkatës apo për ti plotësuar
nevojat e tyre shtëpiake;

c) Produkte alkoolike- nënkupton produktet që klasifikohen në Kreun nr. 2203 dhe 2208 të
TARIK-ut (birrë, verë, aperitiv me bazë të verës dhe alkoolit, konjak, liker, apo pije alkoolike).

KAPITULLI I
LIRIMET NGA DETYRIMET E IMPORTIT

KREU I
PRONA PRIVATE QË U PËRKET PERSONAVE FIZIKË QË E BARTIN VENDBANIMIN E TYRE TË
PËRHERSHËM NGA NJË VEND TJETËR NË KOSOVË

Neni 2

97
Pa rënë ndesh me nenet 3 deri në 10, prona private që importohet nga persona fizikë që transferojnë
vendbanimin e tyre të zakonshëm nga një vend tjetër në Kosovë, lirohen nga detyrimet e importit.

Neni 3

Lirimi kufizohet në pronë private e cila:

(a) Kanë qenë në posedim, mallrat jo-të-konsumuara, përveç në raste të veçanta që
arsyetohet nga rrethanat, në vendbanimin e tij të mëparshëm, së paku gjashtë muaj, para
datës në të cilën ai e ndërprenë vendbanimin e tij, në një vend tjetër jashtë Kosovës;

(b) ka për qellim të përdoret për të njëjtat qëllime edhe në vendbanimin e ri,

Veç kësaj, Dogana mund të kushtëzojë lirimin e pronës së tillë në bartjen e detyrimeve fiskale dhe/ose
doganore, në vendin e origjinës apo në vendin e nisjes, të cilave u nënshtrohen normalisht.

Neni 4

Lirimi mund t’ju lejohet vetëm personave vendbanimi i të cilëve ka qenë jashtë Kosovës, për një periudhë
të pandërprerë më së paku 12 muaj;

Megjithatë, Dogana mund të lejojnë përjashtime nga kushti i paragrafit të parë, me kusht që qëllimi i
personit në fjalë ka qenë të banojë jashtë Kosovës, për një periudhë të pa ndërprerë prej se paku prej 12
muajsh.

Neni 5

Lirimi nuk lejohet për:

a) produkte alkoolike;

b) duhan apo produkte duhani;

c) mjete tregtare të transportit;

d) artikuj që përdoren për ushtrim të një zeje apo profesioni, përveç instrumenteve portabel të arteve
të aplikuara apo liberale.

Neni 6

1. Përveç në raste të veçanta, lirimi lejohet vetëm për atë pronë private, që ka hyrë në qarkullim të lirë
brenda 12 muajve nga data e vendosjes së personit përkatës me vendbanimi në Kosovë.

2. Prona private mund të lëshohet në qarkullim të lirë në disa dërgesa individuale brenda periudhës të
përmendur në paragrafin e mësipërm.

Neni 7

1. Prona private e cila është liruar nga detyrimet e importit, nuk mund të huazohet, të jepet si
garancion, të jepet në shfrytëzim apo të bartet, qoftë me pagesë apo pa pagesë në afat prej 12
muajsh nga data e cila është lëshuar në qarkullim të lirë, pa e njoftuar paraprakisht autoritetin
doganore.

2. Çfarëdo huazimi, dhënie si garancion, dhënie në shfrytëzim apo bartja para se të kalojë afati prej
12 muajsh, do të shkaktojë pagesën e detyrimeve përkatëse të importit mbi pronën në fjalë, me
normën doganore që i përgjigjet datës kur është bërë huazimi i tillë, dhënia si garancion, dhënia
në shfrytëzim apo bartja e tillë, në bazë të llojit të pronës dhe vlerës doganore të përcaktuar apo
pranuar në atë datë, nga Dogana .

98
Neni 8

1. Duke përjashtuar paragrafin e parë të nenit 6, lirimi mund të lejohet për pronën private të
vendosur në qarkullim të lirë para se personi përkatës të ketë vendosur vendbanim e tij në
Kosove, me kusht që deklarohet që do të vendoset këtu brenda një periudhe prej gjashtë muajsh.
Një akt i tille duhet të shoqërohet me një garancion, forma dhe shuma e të cilit përcaktohet nga
Dogana .

2. Kur janë shfrytëzuar dispozitat e paragrafit 1, periudha e përcaktuar në nenin 3 (a) llogaritet nga
data, në të cilën prona private është sjella në Kosovë.

Neni 9

1. Kur, për shkak të obligimeve profesionale, personi në fjalë lëshon vendin tjetër, ku e ka pasur
vendbanimin e përhershëm, pa u vendosur në vendbanimin e tij në Kosove, edhe pse qëllimi i tij
është të bëjë këtë, Dogana e mund t’i lejojë lirim nga detyrimet për pronën private të cilën e bartë
në Kosovë.

2. Lirimi nga detyrimet e importit për pronën private të përmendur në paragrafin 1 do të lejohet,
sipas kushteve të parapara me nenin 2 deri në nenin 7, me kusht që:

a) afati i përcaktuara me nenin 3 (a) dhe paragrafin e parë të nenit 6, do të llogaritet prej
datës në të cilën prona private është sjell në Kosovë;
b) afti i përmendur me nenin 7 (1) do të llogaritet nga data kur personi përkatës realisht
vendoset me vendbanim në Kosovë.

3. Lirimi nga detyrimet po ashtu varet nga deklarata e personit përkatës, se ai më të vërtetë do ta
bartë vendbanimin e tij në Kosovë, brenda një afati te caktuar nga Dogana e, duke i pasur
parasysh rrethanat. Dogana e mund të kërkojë që deklarimi të shoqërohet me një garancion,
forma dhe shuma e së cilës do të përcaktohet nga ky autoriteti.

Neni 10

Dogana mund ta anashkalojë dispozitat e neneve 3 (a) dhe (b), 5 (c) dhe (d) dhe 7, kur një person
duhet ta bartë vendbanimin e tij nga një vend tjetër në Kosovë, si rezultat i rrethanave politike të
veçanta.

KREU II

MALLRAT E IMPORTUARA NË RAST MARTESE

Neni 11

1. Varësisht nga nenet 12 deri 15, paja dhe gjësendet e amvisërisë, qoftë të reja apo jo, që i
përkasin një personi i cili transferon vendbanimin e tij nga një vend tjetër në Kosovë me rastin e
martesës së tij apo saj, do të lirohen nga detyrimet e importit.

2. Varësisht nga të njëjtat kushte, dhuratat që jepen zakonisht në rast martesë, të cilat pranohen
nga personi që i plotëson kushtet e parapara në paragrafin 1, të dhuruara nga personat që kanë
vendbanimin e tyre në një vend tjetër, po ashtu do të lirohen nga detyrimet e importit. Megjithatë,
vlera e secilës dhuratë të liruar nga detyrimet e importit nuk guxon të tejkalojë shumën prej
njëmijë (1000) €.

Neni 12

Lirimet e përmendura në nenin 11 mund t’iu lejohen vetëm personit:

a) Vendbanimi i përhershëm i të cilit ka qenë jashtë Kosovës për një periudhe të pandërprerë, prej
së paku 12 muajsh.
99

Megjithatë, mund të lejohen përjashtime nga kjo rregull, me kusht që qëllimi i personit përkatës ka
qenë qartë, që të banojë jashtë Kosovës për një periudhë të pandërprerë prej se paku 12 muajsh;

b) I cili paraqet dëshmi të martesës së tij.

Neni 13

Lirimi nuk lejohet për produkte alkooli, duhan apo produkte duhani.

Neni 14

1. Përveç rasteve të veçanta, lirimi lejohet vetëm për mallrat që janë vendosur për qarkullim të lirë:

a) jo me herët se dy muaj para datës së caktuar të martesës (në këtë rast lirimi varet nga
depozitimi i një garancionit të përshtatshëm, formën dhe shumën e të cilit e cakton Dogana e)
dhe
b) jo me vonë se katër muaj nga data e martesës.

2. Mallrat e përmendura në nenin 11 mund të lëshohen në qarkullim të lirë në disa dërgesa
individuale brenda periudhës së përmendur në paragrafin 1 më sipër.

Neni 15

1. Mallrat që janë liruar nga detyrimet e importit sipas nenin 11 nuk guxojnë të huazohen, të jepen si
garanci, të jepen në shfrytëzim apo të barten, qoftë me pagesë ose pa pagesë,brenda afatit prej
12 muajve nga data në të cilën është pranuar lëshimi i tyre për qarkullim të lirë, pa i njoftuar
paraprakisht Dogana .

2. Çfarëdo huazimi, dhënie si garanci, dhënie në shfrytëzim apo bartje para skadimit të afatit të
përmendur në paragrafin 1 shkakton pagesën e detyrimeve të importit për mallrat përkatëse, në
normën që i përgjigjet datës kur është bërë huazimi, dhënia si garanci, dhënia në shfrytëzim apo
bartja e tillë, në bazë të llojit të mallrave dhe vlerës doganore të përcaktuar apo pranuar në atë
datë nga Dogana .

KREU III

PRONA PRIVATE E FITUAR ME TRASHËGIMI

Neni 16

1. Varësisht nga nenet 17 deri ne 19, prona private e fituar me trashëgimi, nga një person fizik me
vendbanim në Kosovë, do të lirohet nga detyrimet e importit.

2. Për qëllime të paragrafit 1, ‘prona private’ nënkupton tërë pronën e përmendur në nenin 1 (2) (a),
që përben pronën e të ndjerit.

Neni 17

Lirimet nuk lejohen për:

a) Produkte të alkoolit;

b) Duhan dhe produkte të duhanit;

c) Mjete tregtare të transportit;

100
d) Artikuj që shfrytëzohen për ushtrimin e një zanati apo profesioni, të tjera nga instrumentet
portabel të arteve të aplikuara apo liberale, të cilat i nevojiteshin të ndjerit për ushtrimin e zanatit
apo profesionit;

e) Stoqet e lëndës së parë dhe produktet finale apo gjysmë-produkte;

f) Bagëti dhe stoqe produktesh bujqësore që tejkalojnë sasitë që u përshtaten nevojave normale
familjare.

Neni 18

1. Lirimi i lejohet vetëm për pronën private të vendosur në qarkullim të lirë, jo më vonë se dy vite
nga data, në të cilën personit përkatës i bartet e drejta mbi pronën (marrëveshja përfundimtare
mbi trashëgiminë).

Megjithatë, kjo periudhë mund të vazhdohet nga Dogana në raste të veçanta.

2. Prona private mund të importohet në disa dërgesa individuale brenda afatit të përmendur në
paragrafin 1.

Neni 19

Nenet 16 deri në 18, zbatohen me ndryshimet e nevojshme për pronën private të fituar me trashëgimi
nga personat ligjorë të angazhuar në aktivitete jo profitabile që janë vendosur në Kosovë.


KREU IV

GJËSENDET SHTËPIAKE PËR PAJISJEN E VENDBANIMIT TË DYTË

neni 20

Pa rënë ndesh me dispozitat e neneve 21 deri 24, gjësendet shtëpiake të importuara nga një person
fizik me vendbanim jashtë Kosovës, me qëllim të pajisjes të vendbanimit të dytë në Kosove, do të
lirohen nga detyrimet e importit.

Neni 21

Lirimi kufizohet në gjësendet shtëpiake të cilat:

(a) Përveç në raste të veçanta që arsyetohet nga rrethanat,kanë qenë pronë dhe janë përdor nga
personi përkatës për së paku gjashtë muaj para datës, në të cilën gjësendet shtëpiake në fjalë
janë eksportuar;

(b) I përgjigjen si për nga natyra ashtu edhe për nga sasia pajisjes normale të vendbanimit të dytë të
lartpërmendur.

Neni 22

Lirimi u lejohet vetëm personave të cilët:

a) Kanë qenë me vendbanim jashtë Kosovës, për një periudhë të pandërprerë për së paku 12 muaj;

b) Janë pronarë të vendbanimit të dytë në fjalë apo e kanë marrë me qira për një periudhë jo më
pak se dy vjet dhe

c) Deklarohen se nuk do t’ia lëshojnë vendbanimin e dytë palëve të treta, gjatë kohës kur ata dhe
familjet e tyre nuk ndodhen aty.

101
Lirimi mund të kufizohet për një rast për të njëjtin vendbanim të dytë.

Neni 23

E drejta e lirim mund të varet nga sigurimi i garancionit për të garantuara pagesën e çfarëdo borxhi
doganor që mund të lind sipas nenit 24.

Nenit 24

1. Dhënia me qira apo bartja e vendbanimit të dytë një personit të tretë para skadimit të afatit prej dy
viteve nga data e pranimit për lëshimin në qarkullim të lirë të gjësendeve shtëpiake, do të
shkaktojë obligimin për pagesën e detyrimet të importit për to, sipas normës që zbatohet në datën
kur është dhënë me qira apo është bartur, në bazë të llojit të gjësendit dhe vlerës doganore të
vërtetuar dhe pranuar në atë datë nga Dogana .

Megjithatë, lirimi vazhdon të aplikohet nëse gjësendet shtëpiake në fjalë përdoren për të pajisur
vendbanimin e ri të dytë, me kusht që janë respektuar dispozitat e nenit 22 (b) dhe (c).

2. Çdo huazim, dhënie si garancion, dhënia me qira apo bartja qoftë me pagesë apo pa pagese, e
gjësendeve shtëpiake një personi të tretë para kalimit të afatit prej dy vitesh nga data e pranimit
të lëshimit të tyre në qarkullim të lirë, po ashtu shkakton obligimit për pagesë të detyrimet të
importit nën të njëjtat kushte, si ato të përmendura në nënparagrafin e parë të paragrafit 1.

Kjo periudhë mund të zgjatet deri në 10 vite për gjësende shtëpiake të vlefshme.

KREU V

VESHJET SHKOLLORE, MATERIALET SHKOLLORE DHE GJËSENDET TJERA
SHKOLLORE

Neni 25

1. Do të jenë të liruara nga detyrimet e importit veshjet, materialet shkollore dhe gjësendet
shtëpiake që paraqesin një pajisje të zakonshme të një dhome studenti dhe që i përkasin
nxënësve apo studenteve të cilët vijnë në Kosovë, me qëllim të studimit të cilat nevojiten për
përdorim personal nga ata gjatë periudhës së studimeve.

2. Për qëllime të paragrafit 1:

a) Nxënës apo student- nënkupton çdo person i cili është regjistruar në një Institucion
arsimor për të ndjekur rregullisht mësimin që ofrohet aty;

b) Veshje- nënkupton veshmbathjet , ndërresat e brendshme, shtrojat shtëpiake qofshin të
reja apo jo;

c) Materiale shkollore- nënkupton gjësendet dhe instrumente (përfshirë kalkulatorët dhe
makinat e shkrimit), që zakonisht përdoren nga nxënësit apo studentët për nevoja të
studimeve të tyre.

Neni 26

Lirimi lejohet së paku njëherë brenda një viti shkollor.

KREU VI

DËRGESAT ME VLERA TË VOGLA

Neni 27

102
Varësisht nga neni 28, çfarëdo dërgese që përbëhet nga mallrat të një vlere jo të madhe e cila dërgohet
drejtpërdrejt nga një vend jashtë Kosovës, të një pranues brenda Kosovës, do t’i lejohet lirimi nga
detyrimet e importit.

Mallrat me vlere të vogël- nënkupton mallrat vlera e përgjithshme e të cilave nuk tejkalon shumën prej 22
€ për secilën dërgesë.

Neni 28

Lirimi nuk vlen për:

a) produkte alkoolike,
b) parfume dhe ujëra tualeti dhe
c) duhan e produkte duhani.

KREU VII

DËRGESA QË DËRGOHEN NGA PERSONI- NGA PERSONI TJETËR FIZIK

Neni 29

1. Pa rënë ndesh me nenet 30 dhe 31, mallrat që ndodhen në dërgesat që dërgohen nga personi
fizik jashtë Kosovës një personi fizik tjetër që jeton në Kosovë lirohen nga detyrimet e importit,
me kusht që ngarkesat e tilla nuk janë të natyrës komerciale.
2. mallrat e natyrës jo-komerciale për qëllime të paragrafit 1, janë këto që:

a) Kanë natyrë të rastit

b) Përmbajnë mallra që ekskluzivisht janë për përdorim personal të pranuesit të dërgesës
apo familjes se tij e të cilat sipas natyrës apo sasisë së tyre, nuk lënë dyshim se do të
përdoren për qëllime tregtare dhe

c) I dërgohen pranuesit nga dërguesi pa kurrfarë pagese.

Neni 30

Lirimi i paraparë me nenin 29 (1) do të lejohet për dërgesën shuma e të cilës është deri në 45 €, duke
përfshirë edhe vlerën e mallrave të përmendur në nenin 31.

Kur vlera e përgjithshme e dërgesës është më e lartë se në nënparagrafin e parë, ndërsa është e përberë
prej dy apo me tepër artikuj, lirimi do të lejohet deri në atë shumë sikur këta artikuj të ishin importuar
ndaras, duke marrë parasysh se vlera e një artikulli të vetëm nuk mund të ndahet.

Neni 31

Lirimi nga detyrimet doganore të parapara me nenin 29 (1) kufizohet në sasitë e dhëna për secilin nga
artikujt e radhitur më poshtë:

a) produkte të duhanit:
- 50 cigare ose,

- 25 cigarillos (puro e hollë e vogël me peshë maksimale deri në tri gramë secila), ose

- 10 cigare puro ose,

- 50 gramë duhan për tymosje, ose

- një përzgjedhje proporcionale nga këto produkte të ndryshme;

103
b) alkool dhe pije alkoolike:

- pije të distiluara alkoolike dhe alkool me përbërje alkooli mbi 22%; etil alkool i pa-denatyralizuar
me vëllim 80% e më tepër, 1liter ose

- pije të distiluara alkoolike dhe alkool, si dhe aperitivë me bazë vere apo alkooli. pije tafia, sake
apo pije të ngjashme alkoolike me përbërje alkooli deri në 22%; verëra shkumëzuese, verëra
likeri: një litër apo një përzierje proporcionale nga këto produkte të ndryshme dhe

- Verë e pa gazuar- dy litra;

c) Parfume- 50 gramë, ose ujë tualeti: 0,25 litra.

KREU VIII

MJETET THEMELORE TE PRODHIMIT DHE PAJISJET TJERA TË IMPORTUARA ME RASTIN E
BARTJES SË VEPRIMTARISË NGA NJË VEND TJETËR NË KOSOVË

Neni 32

1. Pa rënë ndesh me masat ligjore në fuqi në Kosovë me politikën industriale dhe ekonomike dhe
varësisht nga nenet 33 deri në 37, do të lirohen nga detyrimet e importit mjetet themelore dhe
pajisjet tjera që u përkasin ndërmarrjeve që definitivisht mbyllin veprimtarinë e tyre jashtë
Kosovës dhe zhvendosen në Kosovë, në mënyrë që të kryejnë një veprimtari të ngjashme.

Në rastet kur ndërmarrja e zhvendosur është investim bujqësor, atëherë edhe bagëtia e cila i
përket, po ashtu do të lirohet nga detyrimet e importit.

2. Për qëllime të paragrafit 1, ‘ndërmarrje’ nënkupton një njësi të pavarur ekonomike që merret me
veprimtari prodhuese ose shërbyese.

Neni 33

Lirimi nga detyrimet e importit do të kufizohet për mjetet themelore dhe pajisje tjera të cilat:

a) Përveç rasteve të veçanta që arsyetohet nga rrethanat, janë shfrytëzuar në ndërmarrje
më së paku 12 muaj deri në datën, kur ndërmarrja ka pushuar veprimtarinë jashtë
Kosovës;

b) Do të përdoren për të njëjtin qëllim pasi të zhvendosen;

c) I përshtaten natyrës dhe madhësisë së ndërmarrjes në fjalë.

Neni 34

Lirimi nuk jepet për ndërmarrjen, zhvendosja e të cilës në Kosovë vjen si rrjedhojë apo si rezultat i
bashkimit ose përvetësimit nga një ndërmarrje e vendosur në Kosovë, para se ka filluar veprimtarinë e re
në Kosovë.

Neni 35

Lirimi nuk do të lejohet për:

a) mjetet e transportit që nuk janë të natyrës së instrumenteve të prodhimit apo të industrisë
shërbyese;

b) furnizimet e çfarëdo lloji që janë të destinuara për konsum njerëzor apo për ushqim të kafshëve;

c) karburantet dhe rezerva të lëndës së parë apo të produkteve finale, apo gjysmë-produkteve;
104

d) bagëtinë që posedohet nga tregtarët.

Neni 36

Përveç në raste të veçanta që arsyetohen nga rrethanat, lirimi i parapara me nenin 32 do të lejohet vetëm
për mjetet themelore dhe pajisjet tjera, që janë vendosur në qarkullim të lirë para kalimit të afatit prej 12
muajve, nga data kur ndërmarrja ka shuar veprimtarinë në vendin e jashtëm prej nga vjen në Kosovë.

Neni 37

1. Mjetet themelore dhe pajisjet tjera të liruara nga detyrimet e importit nuk mund të huazohen, të
jepen si garancion, të jepen për përdorim apo të bartet, qoftë me pagesë apo pa pagesë, para kalimit të
afatit prej 12 muaj nga data kur është pranuar deklarata për lëshim në qarkullim të lirë, pa e informuar
paraprakisht autoritetin doganor.
Ky afat mund të zgjatet deri në 36 muaj, në rastet e dhënies për përdorim apo të bartet kur ka rrezik për
keqpërdorim.

2. Çfarëdo huazimi, dhënie si garancion, dhënie në përdorim apo bartje para kalimit të afatit të
përmendur në paragrafin 1 shkakton obligimin për të paguar detyrimet e importit për mallrat përkatëse,
sipas normës që zbatohet në datën e dhënies së huazimi, dhënies së garancionit, dhënies në përdorim
apo bartje, në bazë të llojit të mallrave dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë datë nga
Dogana .

Neni 38

Nenet 32 deri në 37 do të aplikohen me ndryshimet e nevojshme për mjetet themelore dhe pajisjet e tjera
që u përkasin personave të angazhuar në veprimtari të lirë dhe personave juridikë të angazhuar në
aktivitete jo-profitabile që e bartin këtë aktivitet nga një vend tjetër për në Kosovë.

KREU IX

PRODUKTET E FITUARA TE BUJQËVE KOSOVARË NGA TOKAT QË NDODHEN NË VENDE
TJERA

Neni 39

1. Varësisht nga nenet 40 dhe 41, do të lirohen nga detyrimet doganore për produktet bujqësore,
blegtorale, bletare, kopshtare dhe pylltare të përfituara nga prona që është në fqinjësi me Kosovën, e
cila drejtohet nga një prodhues bujqësor që ka ndërmarrjen e tij kryesore brenda Kosovës dhe i cili kryen
ketë veprimtari në tokën që është në fqinjësi me Kosovën, do t’u lejohet lirimi nga detyrimet e importit.
2. Për të përfituar nga dispozitat e paragrafit 1, produktet blegtorale duhet të fitohen nga shtazët që janë
me origjinë nga Kosova apo të cilat janë vendosur në qarkullim të lirë në Kosovë.

Neni 40

Lirimi kufizohet për produkte të cilat nuk i janë nënshtruar trajtimeve tjera përveç atyre që pasojnë
normalisht pas korrjes apo prodhimit të tyre.

Neni 41

Lirimi lejohet vetëm për produkte që janë sjell në Kosovë nga prodhuesi bujqësor apo në llogari të tij.

Neni 42

Nenet 39 deri 41 zbatohen me ndryshimet e nevojshme për produktet e peshkimit apo të veprimtarisë së
kultivimit të peshkut në liqeje apo lumeje, që ndodhen përskaj kufirit ndërmjet Kosovës dhe vendit tjetër
nga peshkatarë kosovarë apo edhe për produktet e veprimtarisë së gjuetisë, që zhvillohet në liqeje apo
lumeje të tille nga sportistët e Kosovës.
105

KREU X

FARËRAT, PLEHRAT DHE PRODUKTET PËR PUNIMIN E TOKËS DHE KULTURAVE BUJQËSORE
TË IMPORTUARA NGA PRODHUES BUJQËSORË NË VENDET TJERA PËR PËRDORIM NË TOKAT
QË KUFIZOHEN ME ATO VENDE

Neni 43

Në varësi nga neni 44, farërat, plehrat dhe produktet për punimin e tokës dhe kulturave bujqësore, që
destinohen për t’u përdor në pronën e cila gjendet në Kosovë në fqinjësi me një vend tjetër, e cila
punohet nga një prodhues bujqësor që veprimtarinë kryesore e ka përbrenda vendit të cekur në fqinjësi
me Kosovën, do të lirohen nga detyrimet e importit.

Neni 44

1. Lirimi do të kufizohet për ato sasi të farërave, plehrave dhe produkteve tjera që nevojiten për punimin
e pronës.
2. Lirimi lejohet vetëm për ato farëra, plehra apo produkte tjera të importuara drejtpërdrejt për në Kosovë
nga prodhuesi bujqësor apo dikush në llogari të tij.

3. Dogana mund të kushtëzojë lirimin në bazë reciprocitetit.

KREU XI

MALLRAT QË BARTEN NË BAGAZHIN PRIVAT TË UDHËTARËVE

Neni 45

1. Varësisht nga neni 46 deri 49, mallrat që barten në bagazhin personal të udhëtarëve që vijnë nga një
vend tjetër ju lejohet lirimi nga detyrimet e importit, me kusht që këto importe nuk janë të
natyrës tregtare.
2. Për qëllime të paragrafit 1:

a) Bagazh personal, nënkupton tërësinë e valixheve, të cilat udhëtari i paraqet para
autoritetit doganor me rastin e arritjes se tij në Kosovë, si dhe çdo valixhe që i paraqitet
këtij autoriteti në data të mëvonshme me kusht që kjo dëshmi të mund të sigurohet për të
dëshmuar se është regjistruar, me rastin e nisjes së udhëtarit, si bagazh shoqërues me
kompaninë që e ka transportuar në Kosovë nga vendi i nisjes.

Pa rënë ndesh me Nenin 112 (1) (b), kontejnerët portabël që mbajnë karburante nuk
bëjnë pjesë në bagazhin personal;

b) Importe të natyrës jo-tregtare, nënkupton importet të cilat:

- Kanë natyrë të rastit
- përbëhet ekskluzivisht nga mallra për përdorim personal të udhëtarëve apo të familjeve të tyre
apo të mallrave të destinuara për dhurata, natyra dhe sasia e të cilave nuk lënë dyshim, se janë
duke u importuar për qëllime tregtare.

Neni 46

1. Lirimi i përmendur në nenin 45 (1) për mallrat e shënuara më poshtë zbatohet varësisht nga kufijt
sasiorë për udhëtarë, me sa vijon:

a) produkte duhani:

- 200 cigare, ose
- 100 cigarillos (cigare që peshojnë më së shumti 3 gramë secila) ose
106
- 50 puro ose,
- 250 gramë duhan për tymosje ose,
- Një përzierje proporcionale e këtyre produkteve të ndryshme;

b) alkool dhe pije alkoolike:

- pije të distiluara dhe alkoolike me përbërje alkooli mbi 22%; alkool etilik i pa-denatyralizuar me
përbërje alkooli 70% e mbi: një litër ose
- pije të distiluara alkoolike dhe alkool, si dhe aperitivë me bazë vere apo alkooli, pije tafia, sake
apo pije të ngjashme alkoolike me përbërje alkooli deri ne 22%; verëra shkumëzuese, verëra
likeri: një litër apo një përzierje proporcionale nga këto produkte të ndryshme dhe
- Vere e pa gazuar: dy litra;
c) parfume: 50 gramë, ose ujë tualeti: 0,25 litra.
- Medikamente mjekësore: sasia e nevojshme që i përgjigjet nevojave personale të udhëtarit.

2. Lirimet për mallrat e përmendura në paragrafin 1 (a) dhe (b), nuk lejohen për udhëtarët nën
moshën 17 vjeçare.

Neni 47

Lirimet e përmendura në nenin 45 lejohen deri në shumën 175 € për çdo udhëtar për mallrat tjera përveç
atyre të shënuara në nenin 46.

Neni 48

Kur vlera e përgjithshme e dy a më shumë artikujve tejkalon shumën e përmendur në nenin 47, lirimi për
ato shuma lejohet njëjtë sikur këta artikuj të ishin importuar ndaras, duke marrë parasysh se vlera e një
artikulli të vetëm nuk mund të ndahet.

Neni 49

1. Dogana mund ta reduktojë vlerën dhe sasinë e mallrave që sjellin pa paguar detyrimet, nëse
importohen nga:
- persona që banojnë në zona kufitare
- punëtorë kufitar (që punojnë në kufij)
- stafi që operon mjetet e transportit në përdorim ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera.

Këto kufizime nuk zbatohen kur personat që banojnë në zonën kufitare dëshmojnë se nuk po kthehen
nga zona kufitare e vendit fqinj. Megjithatë, këto kufizime gjithsesi zbatohen për punëtorë që punojnë
në kufij dhe stafin që operojnë mjetet e transportit në përdorim ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera,
kur ata importojnë mallra derisa udhëtojnë gjatë punës së tyre.

2. Me qëllim të zbatimit të dispozitave të paragrafit 1:

- Zonë kufitare- nënkupton, pa rënë ndesh me konventat ekzistuese në këtë drejtim, një zonë e cila,
nuk shtrihet më tepër se 15 kilometra nga kufiri. Qarqet administrative lokale, një pjesë territoriale e të
cilave shtrihet përbrenda kësaj zone, po ashtu do të konsiderohen pjesë e kësaj zone kufitare.
Dogana mund të lejojë përjashtime prej kësaj;

- Punëtor kufitar (që punojnë në kufij) – nënkupton çdo person aktivitetet e zakonshme e të cilit
kërkojnë që ai të shkojë në anën tjetër të kufirit gjate ditëve të punës.

KREU XII

MATERIALET EDUKATIVE, SHKENCORE DHE KULTURORE; INSTRUMENTET DHE APARATET
SHKENCORE

Neni 50

107
Materialet edukative, shkencore dhe kulturore të radhitura në Shtojcën I, do të lirohen nga detyrime e
importit, pavarësisht se kush është pranuesi i dërgesës apo për çfarë përdorimi janë të dedikuara ato
materiale.

Neni 51

Materialet edukative, shkencore dhe kulturore të radhitura në Aneksin II, do të lejohen pa detyrime të
importit me kusht që ato dedikuara për:
- Institucione apo organizata publike edukative, shkencore apo kulturore ose
- Institucione apo organizata që i përkasin kategorive të specifikuara në kolonën e tret të aneksit në fjalë.

Neni 52

1. Varësisht nga nenet 53 deri në 57, instrumentet dhe aparatet shkencore, të cilat nuk janë përfshirë në
nenin 51, do të lirohen nga detyrimet e importit, atëherë ato importohen ekskluzivisht për qëllime jo-
komerciale.

2. Lirimi sipas këtij seksioni do të kufizohet për instrumentet dhe aparatet shkencore, të cilat dedikuara
për:
- Institucione publike që merren në radhë të parë me edukim apo hulumtime shkencore dhe për ato
departamente të institucioneve publike, që merren në radhë të parë me edukim apo hulumtime shkencore
ose
- Institucione private që merren në radhë të parë me edukime apo hulumtime shkencore.

Neni 53

Lirimi, po ashtu do të zbatohet për:
(a) Pjesët rezervë, pjesët përbërëse apo pjesët ndihmëse që enkas i përshtaten instrumenteve apo
aparateve shkencore, me kusht që këto pjesë rezervë, pjesë përbërëse apo pjesë ndihmëse importohen
në të njëjtën kohë, kur importohen edhe instrumentet apo aparatet e tilla ose, nëse ato importohen më
vonë, me kusht që ato të mund të identifikohen si pjesë që i përkasin dhe janë te destinuara për
instrumentet apo aparate:

- Të cilat më herët janë liruar pa detyrime importi, me kusht që këto instrumente apo aparate janë ende të
një natyre shkencore në momentin kur kërkohet lirimi për pjesët rezervë, pjesët përbërëse apo ato
ndihmëse specifike ose;
- Të cilat do të kishin të drejtë në lirim në momentin kur kërkohet një lirim i tillë për pjesët rezervë, pjesët
përbërëse apo ato ndihmëse specifike;

(b) Veglat që përdoren për mirëmbajtjen, kontrollin, kalibrimin apo riparimin e instrumenteve apo
aparateve shkencore, me kusht që këto vegla të importohen në të njëjtën kohë sikur instrumentet apo
aparatet e tilla ose, nëse ato importohen më vonë, me kusht që ato të mund të identifikohen si pjesë që i
përkasin dhe janë të destinuara për instrumentet apo aparatet:

- Të cilat më herët janë liruar nga detyrime e importi, me kusht që këto instrumente apo aparate janë
ende të një natyre shkencore në momentin kur kërkohet lirimi për veglat ose;
- Të cilat do të ishin të kualifikuar për lirim, në momentin kur bëhet kërkesa për lirim për veglat.

Neni 54

Për qëllime të nenit 52 dhe të nenit 53:

- Instrumente apo aparate shkencore- nënkupton çfarëdo instrumenti apo aparati. i cili për shkak të
karakteristikave teknike objektive të tij dhe për shkak të rezultateve që arrihen me të, është
kryesisht apo ekskluzivisht i përshtatshëm për veprimtari shkencore;
- Të importuara për qëllime jo komerciale- do t’i referohen instrumenteve apo aparateve shkencore
që destinohen për t’u përdorur për hulumtime shkencore apo qëllime edukative jo- profitabile.


108
Neni 55

Nëse është e nevojshme, instrumentet apo aparatet te caktuara mund të përjashtohen nga e drejta për
lirim, nëse vërtetohet se lirimi nga detyrimet e importit i dëmton interesat e industrisë së Kosovës, në
sektorin përkatës të prodhimit.

Neni 56

1. Artikujt e përmendur në nenin 51 dhe instrumentet apo aparatet shkencore, të cilat janë liruara nga
detyrimet e importi në pajtim me kushtet e parapara me nenin 53 deri 55, nuk mund të huazohen, të
jepen në shfrytëzim apo të barten, qoftë me apo pa pagesë, pa njoftuar paraprakisht autoritetin doganor.


2. Nëse, një artikull huazohet, jepet në shfrytëzim apo bartet në një institucion apo organizatë që
përfiton nga lirimi sipas nenit 51 ose 52, lirimi do të vazhdojë të jepet me kusht që institucioni apo
organizata e shfrytëzon atë artikull, instrument apo aparat për qëllime, për të cilat i lejohet e drejta për atë
lirim.

3. Në raste të tjera, huazimi, dhënia në përdorim apo bartja kërkon pagesën paraprake të detyrimeve të
importit, sipas normës që zbatohen në datën e huazimit, dhënies në përdorim apo bartjes, në bazë të llojit
të mallit dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë datë nga autoritetet doganore.

Neni 57

1. Institucionet apo organizatat e referuara në Neni 51 dhe 52, të cilat ndërpresin përmbushjen e
kushteve për fitimin e të drejtës në lirim, apo të cilat mendojnë t’i përdorin artikujt e liruar nga detyrimet e
importit, për qëllime tjera nga ato të parapara me ato nene duhet të njoftojnë autoritetin doganor.

2. Artikujt që mbesin në posedim të institucioneve apo organizatave të cilat ndërpresin përmbushjen e
kushteve për përfitimin e të drejtës në lirim, do t’i nënshtrohen detyrimeve përkatëse të importit sipas
normës që zbatohet në datën, në të cilën ndërpritet përmbushja e atyre kushteve, në bazë të llojit të
artikullit dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë datë nga autoritetet doganore.

3. Artikujt e shfrytëzuar nga institucionet ose organizatat përfituese të lirimit, për qëllime tjera nga ato të
parapare me nenin 51 dhe 52 do t’i nënshtrohen detyrimeve përkatëse të importit, që zbatohen në datën
kur ato janë vënë në një përdorim tjetër, në bazë të llojit të artikullit dhe vlerës doganore të vërtetuar apo
pranuar në atë datë nga autoritetet doganore.

Neni 58

Neni 55 deri 57 zbatohet me ndryshimet e nevojshme për produktet e përmendura në nenin 53.

Neni 59

1. Pajisjet e importuara për qëllime jo- komerciale nga apo në emër të një institucioni apo
organizate për hulumtime shkencore të vendosur jashtë Kosovës, do të lirohen nga
detyrimet e importit.

2. Lirimi do të lejohet me kusht që pajisjet:

(a) Janë të destinuara për t’u përdorur nga apo me pajtimin e pjesëtarëve ose përfaqësuesve të
institucioneve dhe organizatave të referuara në paragrafin 1 në kontekst dhe brenda kufijve të
marrëveshjeve për bashkëpunim shkencor, qëllimi i të cilave është që

(b) të kryhen programe ndërkombëtare të hulumtimeve shkencore në institucione për hulumtime
shkencore të bazuara dhe te vendosura në Kosovë.

(c) Mbesin pronë e personit fizik apo juridik me banim jashtë Kosovës, gjatë kohës së qëndrimit të
tyre në Kosovë.
109

3. Në kuptim të këtij Aneksi:

- Pajisje- nënkupton instrumente, aparate, makina dhe pjesët e tyre duke përfshirë pjesët rezervë
dhe veglat e dizajnuara enkas për mirëmbajtjen, kontrollimin, kalibrimin apo riparimin e tyre, që
përdoren për nevoja hulumtimit shkencor,

- Pajisjet e destinuara për t’u përdor për qëllime të hulumtimeve shkencore të kryera për arsye jo-
profitabile, konsiderohen se janë “të importuara për qëllime jo- komerciale”.

Neni 60

1. Pajisjet e përmendura në nenin 59 të liruara nga detyrimet e importi në pajtim me kushtet e
parapara me nenin e lartshënuar nuk mund të huazohen, të jepen për përdorim apo të barten, qoftë me
pagesë apo pa pagesë, pa lajmëruar paraprakisht autoritetin doganor.

2. Nëse pajisjet huazohen, jepen në shfrytëzim apo transferohen në një institucion apo organizatë
që përfiton nga lirimi sipas nenit 59, lirimi do të vazhdojë të jepet me kusht që institucioni apo organizata i
përdor pajisjet për qëllime, për të cilat fitohet e drejta për atë lirim.

Në raste të tjera dhe pa rënë ndesh me nenin 52 dhe 53, huazimi, dhënia në përdorim apo bartja i
nënshtrohen pagesës paraprake të detyrimeve të importit, sipas normës që zbatohet në datën e huazimit,
dhënies në përdorim apo bartjes, në bazë të llojit të pajisjeve dhe vlerës doganore të vërtetuar apo
pranuar në atë datë nga autoritetet doganore.

3. Institucionet apo organizatat e përmendura me neni 59 (1), të cilat nuk i përmbushin në
vazhdimësi kushtet për t’u kualifikuar për lirim, apo të cilat mendojnë që t’i përdorin pajisjet e liruara nga
detyrimet e importit për qëllime tjera nga ato të parapara nga ky nen, duhet të njoftojnë autoritetin
doganor në lidhje me këtë.

4. Pajisjet e përdorura nga institucionet ose organizatat të cilat nuk vazhdojnë të përmbushin
kushtet për të përfituar nga lirimi, do t’i nënshtrohen detyrimeve përkatëse të importit sipas normës që
zbatohet në datën kur ato kushte nuk vazhdojnë të përmbushen, në bazë të llojit të artikullit dhe vlerës
doganore të vërtetuar apo pranuar në atë datë nga autoritetet doganore.

5. Pa rënë ndesh me nenin 52 dhe 53, pajisjet e përdorura nga institucionet apo organizatat
përfituese nga lirimi për qëllime tjera nga ato të parapara me nenin 59 do t’i nënshtrohen detyrimeve
përkatëse të importit që zbatohen në datën në të cilën ato janë përdorur për një qëllim tjetër, në bazë të
llojit të pajisjes dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë datë nga autoritetet doganore.

KREU XIII

KAFSHËT LABORATORIKE DHE SUBSTANCAT BIOLOGJIKE APO KIMIKE TË
DESTINUARA PËR HULUMTIME

Neni 61

1. Lirimi nga detyrimet e importit lejohet për:

(a) shtazët e përgatitura enkas për shfrytëzim laboratorik dhe

(b) substance biologjike ose kimike të destinuara për hulumtime, të cilat importohen
ekskluzivisht për qëllime jo-komerciale.

2. Lirimi i paraparë me paragrafin 1 kufizohet për kafshë dhe substanca biologjike ose kimike, të
cilat destinohen për:

- Institucione publike që merren në radhë të parë me edukim apo hulumtime shkencore dhe për ato
departamente të institucioneve publike, që merren në radhë të parë me edukim apo hulumtime
110
shkencore ose

- Institucione private që merren në radhë të parë me edukim apo hulumtime shkencore.

3. Substancat e parapara me nënparagrafin 1 (b) mund të përfshijnë vetëm substancat biologjike
ose kimike, për të cilat nuk ekziston prodhimi ekuivalent në Kosovë dhe të cilat, për arsye të
specificitetit ose shkallës së pastërtisë, kryesisht ose ekskluzivisht janë të përshtatshme për
hulumtime shkencore.

KREU XIV

SUBSTANCA TERAPEUTIKE TË ORIGJINËS NJERËZORE DHE REAGENSËT PËR
PËRCAKTIMIN E GRUPEVE TË GJAKUT DHE PËR PËRCAKTIMIN E PËRBËRJES SË INDEVE

Neni 62

1. Varësisht nga neni 63, nga detyrimet e importit lirohen:

a) Substancat terapeutike të origjinës njerëzore;
b) Reagensët për përcaktimin e grupit të gjakut dhe
c) Reagensët për përcaktimin e përbërjes së indeve.

2. Për qëllime të paragrafit 1:

- “Substanca terapeutike të origjinës njerëzore”, do të thotë gjaku i njeriut dhe derivatet e tij (gjaku i njeriut
në gjendje të natyrshme, plazmë e tharë, albumina dhe solucione të qëndrueshme të proteinave
plazmatike njerëzore, imunoglobina dhe fibrinogjene njerëzore);

- “Reagensët për përcaktimin e grupit të gjakut”, nënkupton të gjitha reagensët, qoftë të origjinës
njerëzore, shtazore, bimore ose të ndonjë origjine tjetër, që përdoren për përcaktimin e grupit të gjakut
dhe për zbulimin e anomalive të gjakut dhe

- “Reagensët për përcaktimin e përbërjes së indeve”, nënkupton të gjithë reagensët qoftë të origjinës
njerëzore, shtazore, bimore apo të një origjine tjetër që përdoren për përcaktimin përbërjes së indeve të
njeriut.

Neni 63

Lirimi kufizohet për produkte të cilat:

a) Destinohen për institucione ose laboratorë të aprovuara për atë qëllim nga autoritetet kompetente, për
t’u përdorur ekskluzivisht për qëllime mjekësore ose shkencore jo- komerciale;

b) Shoqërohen nga një certifikatë e konfirmimit e lëshuar nga organi i autorizuar në vendin e nisjes;


c) Janë të vendosura në kontejnerë, duke bartur një etiketë speciale që i identifikon ato.

Neni 64

Lirimi përfshin paketimin special të domosdoshëm për transportin e substancave terapeutike me origjinë
njerëzore apo të reagensave për përcaktimin e grupeve të gjakut apo të përbërjes së indeve si dhe
tretësit dhe pjesët përcjellëse, që nevojiten për përdorimin e tyre që mund të jenë të përfshira si pjesë e
dërgesës.


KREU XV

INSTRUMENTET DHE APARATURAT E DESTINUARA PËR HULUMTIME MJEKËSORE, CAKTIMIN E
111
DIAGNOZËS MJEKËSORE APO PËR TRAJTIMET MJEKËSORE

Neni 65

1. Instrumentet dhe aparatet e destinuara për hulumtime mjekësore, caktimin e diagnozës mjekësore apo
për trajtimet mjekësore, të cilat një organizatë humanitare apo bamirëse ose një individ privat i ka
dhuruar autoriteteve shëndetësore, departamenteve spitalore apo institucioneve për hulumtime
mjekësore të aprovuara për atë qëllim nga autoritetet kompetente të Kosovës për të pranuar artikuj të tillë
pa detyrime importi, apo të cilat janë blerë nga ato autoritete shëndetësore, spitale apo institucione për
hulumtime mjekësore krejtësisht nga fonde të akorduara nga një organizatë humanitare apo bamirëse
apo me kontribute vullnetare, do të lejohen të liruara nga detyrimet e importit, gjithnjë me kusht që është
vërtetuar se:

a) Dhurimi i instrumenteve ose aparaturave nuk fsheh mbrapa ndonjë qëllim komercial nga ana e
donatorit dhe

b) Donatori nuk është në asnjë mënyrë ne lidhje me prodhuesin e instrumenteve ose aparaturave për të
cilat kërkohet lirimi.

2. Lirimi, do të aplikohet ne kushte të njëjta për:

a) Pjesët rezervë, pjesët përbërëse apo pjesët ndihmëse që në mënyrë të veçantë i përshtaten
instrumenteve apo aparateve, me kusht që këto pjesë rezervë, pjesë përbërëse apo pjesë ndihmëse
importohen në të njëjtën kohë me instrumentet apo aparaturat e tilla ose, nëse ato importohen më vonë,
me kusht që ato të mund të identifikohen si pjesë që i përkasin instrumenteve apo aparateve, të cilat më
herët janë liruar nga detyrimet e importit.

b) Veglat për t’u përdorur për mirëmbajtjen, kontrollin, kalibrimin apo riparimin e instrumenteve apo
aparateve, me kusht që këto vegla të importohen në të njëjtën kohë me instrumentet apo aparaturat e tilla
ose, nëse ato importohen më vonë, me kusht që ato të mund të identifikohen se i përkasin instrumenteve
apo aparateve të liruara më herët nga detyrimet e importit.

Neni 66

Për qëllim të nenit 65, dhe posaçërisht në lidhje me instrumentet apo aparatet dhe subjektet pranuese të
përmendura më lart, zbatohet neni 55 deri 57 me ndryshimet e nevojshme.


KREU XVI

SUBSTANCAT REFERUESE PËR KONTROLLIN E CILËSISË SË PRODUKTEVE MJEKËSORE

Neni 67

Dërgesat që përmbajnë mostra të substancave referuese të lejuara nga Organizata Botërore e
Shëndetësisë për kontrollin e cilësisë së lëndëve të përdorura në prodhimin e produkteve mjekësore dhe
të cilat i adresohen pranuesve të dërgesës, lejohen të liruar nga detyrimet e importit.

KREU XVII

PRODUKTET FARMACEUTIKE QË PËRDOREN NË MANIFESTIMET NDËRKOMBËTARE SPORTIVE

Neni 68

Produktet farmaceutike për përdorim mjekësor njerëzor apo veterinar nga personat apo shtazët që vijnë
nga vende tjera për të marrë pjesë në manifestimet ndërkombëtare sportive të organizuara në Kosovë, e
që nuk i tejkalojnë kufijtë e sasive që do të mjaftonin për plotësimin e nevojave gjatë tërë qëndrimit të tyre
në Kosovë, do të lejohen të liruara nga detyrimet e importit.

112
KREU XVIII

MALLRA PËR ORGANIZATA HUMANITARE OSE BAMIRËSE; MALLRA TË DESTINUAR PËR TË
VERBËRITË DHE PERSONAT TJERË TË HENDIKEPUAR

A. Për qëllime të përgjithshme

Neni 69

1. Varësisht nga nenet 71 dhe 72, mallrat që pasojnë do të lejohen të liruara nga detyrimet e importit,
përderisa një gjë e tillë të mos shkaktojë keqpërdorime apo çrregullime të mëdha të konkurrencës:

a) Gjërat elementare të importuara nga organizatat qeveritare apo organizatat tjera humanitare ose
bamirëse të regjistruara për këtë qëllim në Kosovë, të cilat do t’ju shpërndahen falas personave
nevojtarë;

b) Mallra të çfarëdo përshkrimi të dërguara falas nga një person apo organizatë e vendosur jashtë
Kosovës dhe pa ndonjë qëllim komercial nga ana e dërguesit, për organizatat qeveritare apo organizatat
tjera humanitare ose bamirëse të regjistruara për këtë qëllim në Kosovë, për t’u përdorur për mbledhje të
fondeve, me rastin e veprimtarive humanitare për të ndihmuar personat nevojtarë.

c) Pajisje dhe material për zyre të dërguara falas nga një person apo organizatë e vendosur jashtë
Kosovës dhe pa ndonjë qëllim komercial nga ana e dërguesit, për organizatat humanitare ose bamirëse
të regjistruara në Kosovë për këtë qëllim, të cilat do t’i përdorin vetëm me qëllim të plotësimit të nevojave
të punës së tyre apo për të realizuar qëllimet e tyre humanitare dhe bamirëse.

2. Për qëllime të paragrafit 1 (a), ‘gjëra elementare’ -nënkupton ato mallra që nevojiten për plotësimin e
nevojave elementare të njerëzve, për shembull ushqimi, barnat, veshmbathja dhe ndërresat e shtratit.

Neni 70

Lirimi nuk lejohet për:

a) produkte alkoolike,

b) duhan apo produkte duhani,

c) kafe dhe çaj,

d) automjete, me përjashtim të autoambulancave.

Neni 71

Lirimi do të lejohet vetëm për ato organizata që posedojnë procedura të atilla kontabiliteti, të cilat ia
mundësojnë Doganës të mbikëqyrin

veprimtarin e tyre dhe të cilat ofrojnë të gjitha garancitonet e nevojshme.

Neni 72

1. Një organizatë që përfiton nga lirimi nuk mund të huazojë, jep në shfrytëzim apo bart, qoftë me pagesë
apo pa pagesë, mallrat dhe pajisjet e përmendura në nenin 69 për qëllime tjera nga ato të parapara në
paragrafin 1 (a) dhe (b) të atij neni, pa i lajmëruar paraprakisht autoritetin doganor.

2. Nëse, mallrat dhe pajisjet huazohen, jepen në përdorim apo barten tek një organizatë që ka të drejtë të
përfitojë nga lirimi në pajtim me nenin 69 dhe 71, atëherë lirimi do të vazhdojë të jepet me kusht që kjo e
fundit i shfrytëzon mallrat dhe pajisjet për ato qëllime, për të cilat ato fitojnë të drejtën në lirim.

3. Në raste tjera huazimi, dhënia në përdorim apo bartja do t’i nënshtrohen pagesës paraprake të
113
detyrimeve të importit, sipas normës që zbatohet në ditën e huazimit, dhënies në përdorim apo bartjes,
në bazë të llojit të mallrave apo pajisjeve dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë ditë nga
autoritetet doganore.

Neni 73

1. Organizatat e përmendura në nenin 69 ,të cilat ndërpresin plotësimin e kushteve sipas të cilave kanë
përfituar nga lirimi, apo të cilat kanë për qëllim të shfrytëzojnë mallrat dhe pajisjet e liruara nga detyrimet
e importit për qëllime tjera nga ato të parapara me atë nen, duhet të njoftojnë për këtë autoritetin
doganor.

2. Mallrat dhe pajisjet që mbeten në posedim të organizatave që nuk vazhdojnë të përmbushin kushtet,
për të cilat i është dhënë lirimi, do t’i nënshtrohen detyrimeve përkatëse të importit, sipas normës që
zbatohet në datën kur ato kushte nuk vazhdojnë të përmbushen, në bazë të llojit të mallrave dhe pajisjeve
dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë datë nga autoritetet doganore.

3. Mallrat dhe pajisjet e përdorura nga organizatat që përfitojnë nga lirimi për qëllime tjera nga ato të
parapara me nenin 69 do t’i nënshtrohen detyrimeve përkatëse të importit sipas normës që zbatohet në
datën kur ato janë përdor për qëllime tjetër, në bazë të llojit të mallrave dhe pajisjeve dhe vlerës doganore
të vërtetuar apo pranuar në atë datë nga autoritetet doganore.

B. Në dobi të personave me nevoja të veçanta

1. Artikujt për përdorim nga personat e verbër

Neni 74

Artikujt e dizajnuar enkas për avancimin Arsimor, Shkencor apo Kulturor të personave të verbër, siç është
specifikuar në Shtojcën III, lirohen nga detyrimet e importit.

Neni 75

Artikujt e dizajnuar enkas për avancimin arsimor, shkencor apo kulturor të personave të verbër, siç është
specifikuar në Aneksin IV, do të lirohen nga detyrimet e importit, me kusht që ato importohen qoftë nga:
- Vetë personat e verbër për nevojat e veta ose

- Institucionet apo organizatat që merren me edukimin apo dhënien e ndihmës për persona të verbër, të
regjistruara për atë qëllim në Kosovë.

Lirimi sipas paragrafit të parë zbatohet edhe për pjesët rezervë, pjesët përbërëse apo pajisjet përcjellëse
enkas për artikujt në fjalë, dhe për veglat që do të shfrytëzohen për mirëmbajtjen, kontrollimin, kalibrimin
apo riparimin e këtyre artikujve, me kusht që këto pjesë rezervë, pjesë përbërëse, pajisje ndihmëse apo
vegla janë importuar në të njëjtën kohë me artikujt në fjalë ose, nëse janë importuar më vonë, me kusht
që ato mund të identifikohen se janë të destinuara për artikujt që janë lejuar më herët me lirim nga
detyrimet e importit, apo të cilat do të përfitonin nga lirim në momentin kur një lirim i tillë, kërkohet për
pjesët specifike rezervë, komponentët apo pajisjet ndihmëse dhe veglat në fjalë.

2. Artikujt për përdorim të personave të tjerë me nevoja të veçanta

Neni 76

1. Artikujt e dizajnuar enkas për avancimin arsimor, punësimin apo për avancim shoqëror të personave
me paaftësi fizike apo mentale, pa përfshirë personat e verbër, do të lirohen nga detyrimet e importit me
kusht që janë importuar qoftë nga:

- Vetë personat e hendikepuar për nevojat e tyre personale ose


- Institucionet apo organizatat që merren në radhë të parë me edukimin apo dhënien e ndihmës për
114
persona me nevoja të veçanta të regjistruara për atë qëllim në Kosovë.

2. Lirimi i referuar në paragrafin 1 do të aplikohet edhe për pjesët rezervë, pjesët përbërëse apo pajisjet
përcjellëse enkas për artikujt në fjalë dhe për veglat, që do të shfrytëzohen për mirëmbajtjen, kontrollimin,
kalibrimin apo riparimin e këtyre artikujve, me kusht që këto pjesë rezervë, pjesë përbërëse, pajisje
ndihmëse apo vegla qe janë importuar në të njëjtën kohë me artikujt në fjalë ose, nëse janë importuar më
vonë, me kusht që ato mund të identifikohen se janë të destinuara për artikujt që janë liruar më herët nga
detyrimet e importi, apo të cilat do të përfitonin nga lirim në momentin kur një lirim i tillë kërkohet për pjesë
rezervë, komponentë apo pajisje ndihmëse dhe vegla specifike në fjalë.

Neni 77

Sipas nevojës, disa artikuj të caktuar mund të përjashtohen nga e drejta për lirim, nëse vërtetohet se lirimi
i këtyre artikujve nga detyrimet është në dem të interesave të Industrisë së Kosovës për sektroin
prodhues te caktuar.

3. Dispozitat e përbashkëta
Neni 78

1. Dhënia e lirimit të drejtpërdrejtë nga dogana për personat e verbër apo për persona të tjerë të
hendikepuar, për shfrytëzim e tyre personal, siç është paraparë në paragrafin e parë të Nenit 75
dhe në paragrafin e parë të Nenit 76 (1), do t’i nënshtrohet kushti që:

a) dispozita në fuqi në Kosovë mundësojnë personat në fjalë që të rregullojnë statusin e tyre si
person i verbër apo person i hendikepuar të cilët kanë të drejtë në lirim të tillë nga dogana; dhe

b) mallrat e deklaruara me lirim nga dogana, janë të përshtatura në mënyrë të veçantë për nevojat e
personave në fjalë.

2. Automjetet apo mënyrat tjera të transportit posaçërisht të dizajnuara apo të përshtatura për
përdorim për personat të hendikepuar, të cilat janë pranuar me lirim nga taksat e importit mund
t’u nënshtrohen kontrollit post-doganor nga institucionet kompetente në Kosovë në lidhje si në
vijim:

a) pa paragjykim ndaj rrethanave të jashtëzakonshme (të veçanta), që lirimi nga dogana aplikohet
vetëm një herë në pesë vjet;


b) që dokumenti i regjistrimit të automjetit mbanë shënimet si në vijim:

- “Automjet për invalid”;

- “Nuk mund të huazohen, të jepen me qira apo të transferohen te personat e tjerë”;

- “Shfrytëzuesi i autorizuar i automjetit:... (emri, mbiemri dhe numri i patentë shoferit);

Neni 79

1. Artikujt e importuar pa detyrime importi nga një person i permendur në nenin 75 dhe 76 nuk mund të
huazohen, jepen në shfrytëzim apo të transferohen, qoftë me pagesë apo pa pagesë, pa i njoftuar
paraprakisht autoritetet doganore.

2. Nëse një artikull huazohet, jepet në përdorim apo transferohet tek një person, institucion apo
organizatë që ka të drejtë të përfitojë nga lirimi në pajtim me nenet 75 dhe 76, atëherë lirimi do të
vazhdojë të jepet me kusht që ai person, institucion apo organizatë e shfrytëzon artikullin për ato qëllime
për të cilat ajo fiton të drejtën për lirim të tillë.

3. Në raste tjera huazimi, dhënia në përdorim apo transferi do t’i nënshtrohen pagesës paraprake të
detyrimeve të importit, në normën që zbatohet në ditën e huazimit, dhënies në përdorim apo transferit, në
115
bazë të llojit të mallrave apo pajisjeve dhe vlerës doganore të vertetuar apo pranuar në atë ditë nga
autoritetet doganore.

Neni 80

1. Institucionet apo organizatat për mallrat e importuara që janë liruar në pajtim me kushtet e
parashtruara në nenin 75 dhe 76 mund të huazohen, jepen në shfrytëzim apo barten, qoftë me pagesë
apo pa pagesë, nga këto institucione apo organizata në baza jo- profitabile për persona të verbër dhe
persona tjerë të hendikepuar, me të cilët ata janë të angazhuar, pa i paguar detyrimet përkatëse
doganore.

2. Asnjë huazim, dhënie në shfrytëzim apo bartje nuk mund të bëhet nën kushte tjera nga ato të parapara
në paragrafin 1 pa i njoftuar paraprakisht autoritetet doganore.

3. Nëse, një artikull huazohet, jepet në shfrytëzim apo bartet te një person, institucion apo organizatë që
gëzon te drejtën për lirimi sipas nenit 75 ose Nenit 76 (1), lirimi do të vazhdojë të jepet me kusht që
personi, institucioni apo organizata do ta shfrytëzojë atë artikull për qëllime të tilla për të cilat fitohet e
drejta për lirim të tillë.


4. Në raste tjera, huazimi, dhënia në përdorim apo bartja do t’i nënshtrohen pagesës paraprake të
detyrimeve doganore, sipas normës që zbatohet në datën kur është bërë huazimi, dhënia në përdorim
apo bartja, në bazë të llojit të mallrave apo pajisjes dhe vlerës doganore të vërtetuar apo të pranuar në
atë datë nga autoritetet doganore.

Neni 81

1. Institucionet apo organizatat e përmendura në nenin 75 dhe 76, të cilat nuk vazhdojnë t’i plotësojnë
kushtet për fitimin e drejtës për lirim nga detyrimet e importit, apo të cilat mendojnë që t’i shfrytëzojnë
artikujt e lejuar të liruar nga detyrimet e importit për qëllime tjera nga ato që parashihen nga ato
nënparagrafë, duhet të njoftojnë për këtë autoritetet doganore.

2. Artikujt që mbeten në posedim të institucioneve apo organizatave të cilat nuk vazhdojnë t’i plotësojnë
kushtet për fitimin e të drejtës në lirim sipas këtij seksioni do t’u nënshtrohen detyrimeve përkatëse të
importit në normën që zbatohet në datën kur është ndërprerë përmbushja e kushteve, në bazë të llojit të
mallrave dhe vlerës doganore, të vërtetuar apo të pranuar në atë datë nga autoritetet doganore.

3. Artikujt e shfrytëzuar nga institucioni apo organizata përfituese nga lirimi për qëllime tjera nga ato të
parapara në nenet 75 dhe 76 do t’u nënshtrohen detyrimeve përkatëse të importit sipas normës që
zbatohet në datën kur ato shfrytëzohen për qëllime tjetër, në bazë të llojit të mallrave dhe vlerës
doganore të vërtetuar apo të pranuar në atë datë nga autoritetet doganore.

C. Në dobi të viktimave të fatkeqësive

Neni 82

1. Varësisht nga neni 83 deri ne 88, mallrat e importuara nga organizatat qeveritare apo organizatat
humanitare ose bamirëse të regjistruara në Kosovës, për atë qëllim do të lirohen nga detyrimet e importit,
nëse destinohen:

a) Për shpërndarje falas për viktimat e fatkeqësive që e kanë goditur Kosovën apo

b) Për t’u lënë në dispozicion pa kompensim viktimave të atyre fatkeqësive, përderisa mbeten pronë e
organizatave në fjalë

2. Mallrat e importuara për qarkullim të lirë nga agjencionet për ndihmë, në rast të fatkeqësive për t’i
përmbushur nevojat e tyre, gjatë kohës se aktivitetit të tyre, do të lejohen lirimet e përmendura në
paragrafin 1, duke iu nënshtruar kushteve të njëjta.

116
Neni 83

Lirimi nuk do të lejohet për lëndët dhe pajisjet, që destinohen për rindërtimin e rajoneve të goditura nga
fatkeqësitë.

Neni 84

Lejimi i lirimit varet nga vendimi qe sjell Qeveria. Ky vendim përcakton, sipas nevojës, fushëveprimin dhe
kushtet të cilave i nënshtrohen lirimet.

Neni 85

Lirimi do t’u lejohet vetëm organizatave që posedojnë procedura të tilla kontabiliteti, të cilat i mundësojnë
autoritetit kompetente të mbikëqyrin veprimet e tyre dhe të cilat ofrojnë të gjitha garancionet e nevojshme.

Neni 86

1. Organizatat që lirohen nuk mund të huazojnë, japin në shfrytëzim apo bartin, qoftë me pagesë apo pa
pagesë, mallrat e parapara nenin 82 (1) në kushte të tjera nga ato të parapara në atë nen, pa e lajmëruar
paraprakisht autoritetet doganore.

2. Nëse mallrat huazohen, jepen në përdorim apo barten tek një organizatë që ka të drejtë lirimi në pajtim
me nenin 82, atëherë lirimi do të vazhdojë të jepet me kusht që kjo organizatë i shfrytëzon mallrat për ato
qëllime, për të cilat ajo fiton të drejtën në lirim të tillë.

3. Në raste tjera huazimi, dhënia në përdorim apo bartja do t’i nënshtrohen pagesës paraprake të
detyrimeve të importit, sipas normës që zbatohet në ditën e huazimit, dhënies në përdorim apo bartjes,
në bazë të llojit të mallrave dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë ditë nga autoritetet
doganore.

Neni 87

1. Mallrat e cekura në nenin 82.1 (b), pasi që nuk përdoren më nga të dëmtuarit në katastrofa, nuk mund
të huazohen, të jepen me qira apo të barten qoftë me pagesë apo falas pa e njoftuar paraprakisht
Doganën.

2. Nëse mallrat i huazohen, i jepen me qira apo i barten organizatës e cila vetë ka të drejtë shfrytëzimi të
lirimit nga dogana sipas nenit 82, ose, nëse ka nevojë, organizatës me të drejtë shfrytëzimi të lirimit nga
dogana sipas nenit 69.1 (a), lirimi nga dogana vazhdon të vlejë me kusht që organizatat e tilla i përdorin
ato për qëllime të cilat ia japin të drejtën për lirim.

3. Në rastet të tjera, huazimi, dhënia me qira apo bartja i nënshtrohen pagesës paraprake të doganës
sipas tarifës që zbatohet në datën e

huazimit, dhënies me qira apo të bartjes në bazë të llojit të mallrave dhe të vlerës doganore të konstatuar
apo të pranuar në atë datë nga Dogana

Neni 88

1. Organizatat e përmendura në nenin 82, të cilat nuk vazhdojnë të përmbushin kushtet për të fituar të
drejtën në lirimi, apo të cilat mendojnë të përdorin mallrat e liruara nga detyrimet e importit për qëllime
tjera nga ato të parapara nga ai nen, duhet të njoftojnë për këtë autoritetet doganore.

2. Mallrat që mbeten në posedim të organizatave të cilat nuk vazhdojnë t’i plotësojnë kushtet për fitimin e
të drejtës në lirim, kur këto mallra barten tek një organizatë, e cila po ashtu e gëzon të drejtën e lirimi në
vështrim të nenit 82, ose, nëse paraqitet rasti, te një organizatë që gëzon të drejtën nga lirimi në vështrim
te nenin 69 (1) (a), atëherë lirimi do të lejohet të jepet me kusht që kjo organizatë i shfrytëzon mallrat për
ato qëllime për të cilat ajo gëzon të drejtën në lirim. Në raste tjera mallrat do t’i nënshtrohen pagesës së
detyrimeve përkatëse të importit, sipas normës që zbatohet në datën kur kushtet e tilla nuk vazhdojnë të
117
përmbushen, në bazë të llojit të mallrave dhe vlerës doganore, të vërtetuar apo pranuar në atë ditë nga
autoritetet doganore.

3. Mallrat që përdoren nga organizata që përfiton nga lirimi për qëllime tjera nga ato që parapara me
nenin 82 do t’i nënshtrohen detyrimeve përkatëse të importit sipas normës që zbatohet në datën në të
cilën ato përdoren për qëllim tjetër, në bazë të llojit të mallrave dhe vlerës doganore të vërtetuar apo
pranuar në atë datë nga autoritetet doganore.

KREU XIX

DEKORATA APO SHPËRBLIME NDERI

Neni 89

1. Me rastin e paraqitjes se evidencës tek Dogana nga personat përkatës dhe me kusht që veprimet e
përfshira, nuk janë në ndonjë mënyrë të karakterit tregtar, do të lejohen të liruara nga detyrimet e importit:

a) Dekoratat e akorduara nga qeveritë e huaja për ata persona vendbanimi i të cilëve është në Kosovë;

b) Kupat, medaljet dhe artikujt e ngjashëm të një natyre tejet simbolike të cilat i janë dhënë shpërblim
jashtë Kosovës, personave që janë banor të Kosovës, si shenjë nderi për veprimtarinë e tyre në fusha të
artit, shkencës, sportit apo shërbimeve publike apo si një mirënjohje për suksesin e arritur në një ngjarje
të veçantë, të cilat importohen në Kosovë nga vetë ata persona;


c) Kupat, medaljet dhe artikujt e ngjashëm të një natyre tejet simbolike të cilat jepen falas nga autoritete
apo persona jashtë Kosovës, për t’u prezantuar në Kosovë për të njëjtat qëllime si ato të përmendura në
paragrafin (b);

d) Shpërblime, trofeve dhe suvenire të një natyre simbolike dhe të një vlere të kufizuar, të cilat destinohen
për t’u shpërndarë falas personave me banim jashtë Kosovës në konferenca afariste apo ngjarje të
ngjashme ndërkombëtare; me ç’rast natyra, çmimi njësi apo tiparet tjera të tyre tregojnë se ato nuk janë
duke u importuar për qëllime tregtare.

KREU XX

DHURATA TE PRANUARA NE KONTEKST TE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE

neni 90

1. Pa rënë ndesh, kur është relevante, me nenin 45 deri 49, dhe në vështrim nga neni 91 dhe 92 me
poshtë, lejohet lirimi për këto mallrat:

(a) e importuara në Kosovë nga persona që kanë bërë një vizitë zyrtare jashtë Kosovës dhe të cilët i kanë
pranuar ato mallra si dhurata nga autoritetet mikpritëse;

(b) e importuara në Kosovë nga persona që vijnë në vizitë zyrtare në Kosovë, e të cilët kanë për qëllim të
ofrojnë mallrat si dhurata për autoritetet mikpritëse;

(c) e dërguara si dhurata, në shenjë miqësie apo vullneti të mirë, nga një organ zyrtar, autoritet publik apo
grup që kryen një veprimtari të një interesi publik e cila gjendet jashtë Kosovës, për një organ zyrtar,
autoritet publik apo grup që kryen një veprimtari të një interesi publik e cila gjendet përbrenda Kosovës
dhe e cila është aprovuar nga autoritetet kompetente, për të pranuar artikuj të tillë pa detyrime importi.

Neni 91

Lirimi nuk lejohet për produkte alkooli, duhan apo produkte duhani.


118
Neni 92

Lirimi lejohet vetëm:


- Nëse artikujt e destinuar si dhurata ofrohen me një rast të veçantë,
- Nëse ato nuk pasqyrojnë qoftë për nga natyra, vlera apo sasia se janë të një interesi komercial,
- Nëse nuk përdoren për qëllime komerciale.

KREU XXI

MALLRA PËR TU PËRDORUR NGA MONARKËT APO KRERËT E SHTETIT

Neni 93

Do të lirohen nga detyrimet e importit;

a) dhurata për monarkët në pushtet dhe për udhëheqësin e shtetit;

b) Artikuj për t’u përdorur apo konsumuar nga monarku në pushtet dhe udhëheqësi i shtetit të vendit
tjetër, apo nga personat që i përfaqësojnë zyrtarisht ata gjatë qëndrimit të tyre zyrtar në Kosovë. Lirimi
mund të kushtëzohet në mënyrë reciproke.

Dispozitat e paragrafit të mëparshëm po ashtu zbatohen për persona që gëzojnë privilegje me ligje
ndërkombëtare ngjashëm me ato që gëzojnë monarkët në pushtet apo udhëheqësit e shtetit.

KREU XXII

MALLRA TË IMPORTUARA PËR QËLLIME TË PROMOVIMIT TË TREGTISË

A. Mostra të mallrave me vlerë të vogël

Neni 94

1. Pa rënë ndesh me nenin 98 (1) (a), mostrat e mallrave të cilat janë të një vlere jo të madhe dhe të cilat
mund të përdoren vetëm për të nxitur porosinë e mallrave të llojit që ato përfaqësojnë, me qëllim të
importimit të tyre në Kosovë, do të lejohen të liruara nga detyrimet e importit.

2. Dogana mund të kërkojnë që disa artikuj, për t’u kualifikuar për lirim sipas këtij neni, të shpallen të
pashfrytëzueshme përgjithmonë, duke u copëtuar, grisur apo duke u vendosur shenja të qarta dhe të
pashlyeshme, ose me ndonjë proces tjetër, me kusht që këto veprime nuk i dëmtojnë karakteristikat e
tyre thelbësore të mostrave.

3. Për qëllime të paragrafit 1, ‘mostra të mallrave’- nënkupton çfarëdo artikulli që përfaqëson një lloj të
mallrave, që mënyra e prezantimit dhe sasia e të cilave, për mallra të njëjta ose cilësi njëjtë, nuk
mundëson përdorimin e tyre për asnjë qëllim tjetër pos asaj të nxitjes së porosive për atë mall.

B. Material i shtypur dhe ai reklamues

Neni 95

Varësisht nga neni 96, materialet e shtypura reklamuese siç janë katalogët, listat e çmimeve, udhëzimet
për përdorim apo broshurat do të lirohen nga detyrimet e importi, me kusht që ato kanë të bëjnë me:

a) Mallrat që janë në shitje apo në huazim ose

b) Shërbime të transportit, sigurimit komercial apo shërbime bankare që ofrohen nga një person i
vendosur jashtë Kosovës.

119
Neni 96

Lirimi i paraparë me nenin 95 do të kufizohet për materialet reklamuese të shtypura që i plotësojnë
kushtet në vijim:

a) Materiali i shtypur paraqet në mënyrë të qartë emrin e ndërmarrjes e cila prodhon, shet apo jep me qira
mallrat, apo e cila i ofron shërbimet të cilave u referohet;

b) Secila dërgesë nuk duhet të përmbajë më tepër se një dokument apo nëse përbëhet nga disa
dokumente, atëherë duhet të ketë vetëm nga një kopje të secilit dokument. Dërgesat që përmbajnë disa
kopje të njëjtit dokument, po ashtu mund t’iu jepet lirimi, nëse pesha e përgjithshme e tyre, nuk është më
e madhe se një kilogram;

c) Materiali i shtypur nuk është pjesë e dërgesave grupore nga i njëjti dërgues për të njëjtin pranues.

Neni 97

Artikujt për qëllime reklamuese, që nuk kanë një vlerë të vërtetë komerciale, e që dërgohen falas nga
furnitorët për klientët e tyre, të cilat, përveç funksionit reklamues nuk mund të shfrytëzohen për diçka
tjetër, po ashtu do të lirohen nga detyrimet e importi.

C. Produktet e përdorura apo të konsumuara në një panair tregtie apo në një ngjarje të ngjashme

Neni 98

1. Varësisht nga neni 99 deri 102, do të lirohen nga detyrimet e importit:

a) Mostra të vogla përfaqësuese të mallrave të prodhuara jashtë Kosovës, që destinohen për panaire
tregtie apo për ngjarje të ngjashme;

b) Mallrat e importuara vetëm për t’u demonstruara apo për t’i demonstruar makinat dhe aparatet e
prodhuara jashtë Kosovës dhe të ekspozuara në një panair tregtie apo në një ngjarje të ngjashme;

c) Lëndë të ndryshme të një vlere të vogël siç janë ngjyrat, llaqet, tapiceritë, etj., që përdoren për
ndërtimin, rregullimin dhe dekorimin e stendave, ku janë vendosur përfaqësuesit e huaj në një panair
tregtar apo një ngjarje të ngjashme, të cilat asgjësohen duke u përdorur;

d) Material i shtypur, katalogë, prospekte, lista çmimesh, afishe reklamimi, kalendarë, qoftë me ilustrime
apo jo, fotografi pa korniza si dhe artikuj tjerë të ofruar falas për reklamimin e mallrave të prodhuara
jashtë Kosovës dhe të ekspozuara në një panair tregtie apo në një ngjarje të ngjashme.

2. Për qëllime të paragrafit 1, ‘panair tregtie apo një ngjarje e ngjashme’- nënkupton:

a) Ekspozita, panaire, shfaqje dhe ngjarje të ngjashme që kanë të bëjnë me Tregti, Industri, Bujqësi apo
Zejtari;

b) Ekspozita dhe ngjarje që mbahen kryesisht për arsye bamirëse,
c) Ekspozita dhe ngjarje që mbahen kryesisht për arsye shkencore, teknike, zejtare, artistike, edukative
apo kulturore, apo sportive, për arsye fetare apo kulti, aktivitete të sindikatave apo për turizëm, apo me
qëllim të promovimit të njohjes ndërkombëtare;

d) Takime të përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare apo organeve kolektive;

e) Ceremoni dhe mbledhje zyrtare ose komemorative; mirëpo jo ekspozita për qëllime private në shitoret
apo objektet komerciale për të shitur mallra që vijnë nga vende jashtë Kosovës.

Neni 99

Lirimet e parapara me nenin 98 (1) (a) kufizohet në mostra të cilat:
120


a) Janë importuar pa pagesë si të tilla nga vende të tjera apo janë përfituar në ekspozitë nga mallra të
importuara me shumicë nga ato vende;

b) Të cilat ekskluzivisht shpërndahen falas për publikun nëpër ekspozita për përdorim apo konsumim nga
personat të cilëve u janë ofruar;

c) Janë të identifikueshme si mostra reklamuese të vlerës së ulët për njësi;

d) Nuk janë lehtë të tregtueshme dhe, kur paraqitet rasti, paketohen në atë mënyrë që sasia e artikullit
përkatës është më e ulët se sasia më e vogël e të njëjtit artikull që shitet në treg;

e) Në rastin e gjërave ushqimore dhe pijeve që nuk janë të paketuara në mënyrën e përmendur nën (d),
konsumohen aty për aty në ekspozitë;

f) Për nga vlera dhe sasia e përgjithshme të tyre, i përshtaten natyrës së ekspozitës, numrit të vizitorëve
dhe kapacitetit të pjesëmarrjes së ekspozuesit.

Neni 100

Lirimet e parapara me nenin 98 (1) ( b) do të kufizohen për mallrat të cilat:

a) Janë konsumuar apo asgjësuar në ekspozitë dhe

b) I përshtaten, për nga vlera totale dhe sasia, natyrës së ekspozitës, numrit të vizitorëve dhe kapacitetit
të pjesëmarrjes së ekspozuesit.

Neni 101

Lirimet e parapara me nenin 98 (1) (d) do të kufizohet për materialin e shtypur dhe artikujt për qëllime
reklamimi të cilat:
a) Ekskluzivisht kanë për qëllim që të shpërndahen falas për publikun në vendin ku mbahet ekspozita;

b) Për nga vlera dhe sasia e përgjithshme të tyre, i përshtaten natyrës së ekspozitës, numrit të vizitorëve
dhe kapacitetit të pjesëmarrjes së ekspozuesit.

Neni 102

Lirimet e përmendura në nenin 98 (1) (a) dhe (b) nuk lejohet për:

a) produkte alkooli,
b) duhan dhe produkte duhani,
c) karburante, qoftë në gjendje të ngurtë, lëngët apo të gaztë.


KREU XXIII

MALLRAT E IMPORTUARA PËR QËLLIME TË KONTROLLIT, ANALIZAVE APO PROVAVE

Neni 103

Varësisht nga neni 104 deri në 109, mallrat të cilat i nënshtrohen kontrolleve, analizave apo testeve për të
përcaktuar përbërjen, cilësinë apo karakteristikat tjera teknike të tyre për qëllime informimi apo për
hulumtime industriale ose komerciale do të lirohen nga detyrimet e importit.

Neni 104

Pa rënë ndesh me nenin 107, lirimet e parapara me nenin 103 do të lejohen vetëm me kusht që mallrat
121
që do të kontrollohen, analizohen apo testohen do të shfrytëzohen apo asgjësohen plotësisht gjatë
kontrollit, analizës apo testimit.

Neni 105

Mallrat e përdorura gjatë kontrollit, analizës apo testimit të cilat në vete paraqesin qëllimin e promovimit të
shitjes, nuk do të lirohen.

Neni 106

Lirimi do të lejohet vetëm për ato sasi të mallrave të cilat janë saktësisht të nevojshme për qëllimin për të
cilin importohen. Këto sasi do të përcaktohen për secilin rast nga autoritetet doganore, duke marrë
parasysh qëllimin në fjalë.

Neni 107

1. Lirimet e parapara me nenin 103 do të përfshijë mallrat të cilat nuk janë shpenzuar apo asgjësuar në
tërësi gjatë kontrollimit, analizës apo testimit, me kusht që produktet që mbesin, me marrëveshje dhe nën
mbikëqyrjen e autoriteteve doganor:

- Janë asgjësuar krejtësisht apo janë shpallur si pa të pavlefshme ne aspektin tregtarë me
përfundimin e kontrollit, analizës apo testimit;

- I janë dorëzuar autoritetit ne fjale pa shkaktuar ndonjë shpenzim;


- Janë eksportuar nga Kosova, në kushtet e arsyetuar siç duhet.

2. Për qëllime të paragrafit 1, ‘produktet e mbetura’ do të thotë produktet që rezultojnë nga kontrolli,
analiza apo testimi apo mallrat që nuk janë përdorur.


Neni 108

1. Me përjashtim kur zbatohet neni 107 (1), produktet që mbesin me përfundimin e kontrollit, analizës apo
testimit të përmendur me nenin 103 do të jenë objekt i detyrimeve përkatëse të importit sipas normës që
zbatohet në datën e përfundimit të kontrollit, analizës apo testimit, në bazë të llojit të mallrave dhe vlerës
doganore të vërtetuar dhe pranuar në atë ditë nga autoritetet doganore.

2. Megjithatë, pala e interesuar mund me marrëveshje dhe nën mbikëqyrjen e autoritetet doganor mund
t’i shndërrojë produktet e mbetura në mbeturina apo hedhurina. Në këtë rast, detyrimet e importit do të
jenë ato që zbatohen për ato mbeturina apo hedhurina në momentin e shndërrimit.

Neni 109

Periudha brenda të cilës duhet të kryhen kontrollet, analizat apo testet si dhe formalitetet administrative
që duhen plotësuar për t’u siguruar se mallrat janë duke u përdorur për qëllimet e destinuara do të
përcaktohet nga autoritetet doganore.

KREU XXIV

DËRGESAT E DESTINUARA PËR ORGANIZATAT QË MBROJNË TË DREJTAT E AUTORIT APO TË
DREJTAT E PATENTAVE INDUSTRIALE DHE TREGTARE

Neni 110

Markat tregtare, modelet apo dizajnët si dhe dokumentet shoqëruese të tyre, e po ashtu edhe kërkesat
për patente për zbulime apo të ngjashme, që i dorëzohen organeve kompetente për mbrojtën e të
drejtave të autorit apo për mbrojtjen e të drejtave te patentove industriale apo tregtare, do të lirohen nga
122
detyrimet e importit.

KREU XXV

LITERATURA APO MATERIALET INFORMATIVE TURISTIKE (BOTIMET INFORMATIVE TURISTIKE)

Neni 111

Pa rënë ndesh me nenin 50 deri 58, do të lirohen nga detyrimet e importit:

a) Dokumentacioni (fletushkat, broshurat, librat, revistat, udhërrëfyesit, afishet me apo pa kornizë,
fotografitë dhe fotot e zmadhuara pa korniza, hartat me apo pa ilustrime, ekspozimet e vitrinave dhe
kalendarët e ilustruar), që do të shpërndahen falas dhe qëllimi kryesor i të cilave është inkurajimi i
publikut për të vizituar vendet e huaja e sidomos për të marrë pjesë në takime apo ngjarje kulturore,
turistike, sportive, fetare apo profesionale, me kusht që kjo literaturë përmban jo më tepër se 25 %
reklamime private komerciale, duke përjashtuar të gjitha reklamat private komerciale për firmat në Kosovë
dhe se natyra e përgjithshme e qëllimeve promovuese të tyre është e dukshme;

b) Listat e hoteleve të huaja dhe vjetarët e botuar nga agjencionet zyrtare turistike, apo me ndihmën e
tyre, dhe oraret për shërbimet e huaja të transportit, atëherë kur një literaturë e tillë do të shpërndahet
falas dhe përmban jo më tepër se 25 % reklama private komerciale, me përjashtim të reklamave
komerciale private për firmat në Kosovë;

c) Material referues për furnizimin e përfaqësuesve apo korrespodentëve të akredituar të emëruar nga
agjencionet kombëtare zyrtare turistike dhe që nuk destinohen për shpërndarje, d.m.th. vjetarë, lista të
numrave të telefonit apo teleteksit, lista të hoteleve, katalogë të panaireve, mostra të punë-dorës me vlerë
të vogël dhe literaturë për muzetë, universitetet, qendrat termale apo institucionet tjera të ngjashme.

KREU XXVI

DOKUMENTE DHE ARTIKUJ TË NDRYSHËM

Neni 112

Do të lirohen nga detyrimet e importit:

(a) Dokumentet që u dërgohen falas shërbimeve publike të Kosovës;

(b) Publikime të Qeverive të huaja dhe publikime nga organe zyrtare ndërkombëtare, me qellim që
shpërndahen falas;

(c) Fletëvotime për zgjedhjet e organizuara nga organe të themeluara në vende tjera;

(d) Objekte që dorëzohen si prove apo për qëllime të ngjashme në gjykata apo në organe tjera zyrtare të
Kosovës;

(e) Ekzemplarë të nënshkrimeve dhe letra qarkore të shtypura që kanë lidhje me nënshkrimet e dërguara,
si pjesë e këmbimit të rregullt të informatave në mes të shërbimeve publike apo institucioneve bankare;

(f) Materiale zyrtare të shtypura që i dërgohen Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës;

(g) Raporte, deklarata, shënime, prospekte, fletë-aplikacione dhe dokumente tjera të përpiluara nga
kompani të regjistruara jashtë Kosovës dhe që i dërgohen bartësve apo nënshkruesve të letrave me vlerë
të lëshuara nga këto kompani;

(h) Mjete komunikimi të regjistruara (karta të përforcuara, incizues zëri, mikrofilma, etj.) që përdoren për
bartjen e informatave të dërguara falas tek i adresuari, deri në atë masë që lirimi pa detyrime importi nuk
shkakton keqpërdorim apo çrregullimeve të mëdha të konkurrencës;

123
(i) Dosje, arkiva, formularë të shtypur dhe dokumente tjera për t’u shfrytëzuar në mbledhje, konferenca
apo kongrese ndërkombëtare, si dhe raporte nga mbledhje të tilla;

(j) Plane, vizatime teknike, kopje të projekteve, përshkrime dhe dokumente tjera të ngjashme të
importuara me qëllim të përfitimit apo realizimit të porosive jashtë Kosovës apo për pjesëmarrje në një
konkurs që mbahet në Kosovë;


(k) Dokumente për t’u shfrytëzuar për hulumtime që mbahen në Kosovë nga institucione të themeluara
jashtë Kosovës;

(l) Formularë të shtypura për t’u përdorur si dokumente zyrtare në qarkullimin ndërkombëtar të
automjeteve apo mallrave, në kuadër të konventave ndërkombëtare;

(m) Formularë të shtypur, etiketa, bileta dhe dokumente të ngjashme të dërguara nga ndërmarrjet
transportuese apo hoteliere jashtë Kosovës për agjencitë e udhëtimit të themeluara në Kosovë;

(n) Formularë të shtypur dhe bileta, fletëngarkesa, fletë-dërgesa dhe dokumente tjera komerciale apo të
zyrës të cilat janë shfrytëzuar;

(o) Formularë zyrtarë të shtypur nga vende jashtë Kosovës apo autoritete ndërkombëtare dhe material i
shtypur që është në përputhje me standarde ndërkombëtare të dërguara për t’u shpërndarë nga shoqatat
e huaja për shoqatat korresponduese në Kosovë;

(p) Fotografi, sllajde dhe stereotip të fotografive, të titulluara apo jo, që i dërgohen agjencive të shtypit,
apo botuesve të revistave apo gazetave dhe

(q) Pulla takse apo të ngjashme, me të cilat dëshmohet pagesa e detyrimeve në vende tjera.

KREU XXVII

MATERIALE NDIHMËSE PËR DEPONIMIN DHE RUAJTJEN E MALLRAVE GJATË TRANSPORTIT

Neni 113

Materialet e ndryshme siç janë litari, kashta, pëlhura, letra dhe kartoni, druri dhe plastika që përdoren për
depozitim dhe ruajtje, si dhe mbrojtjen nga nxehtësia, për mallrat gjatë transportit të tyre nga një vend për
në Kosovë, që nuk mund të shfrytëzohen sërish, do të lirohet nga detyrimet e importi.

KREU XXVIII

SHTROJAT, USHQIMI DHE PAJISJET PËR KAFSHË GJATË TRANSPORTIT

Neni 114

Ushqime të ndryshme dhe pajisje të çfarëdo lloji të vendosura në bordin e mjeteve të transportit që
shfrytëzohen për bartjen e shtazëve

për në Kosovë, me qëllim të plotësimit të nevojave të shtazëve në fjalë gjatë udhëtimit, do të lejohen pa
detyrime importi.

KREU XXIX

KARBURANTET DHE VAJRAT LUBRIFIKUESE QË GJENDEN NË AUTOMJETET RRUGORE DHE
NË KONTEJNERË TË VEÇANTË

Neni 115

1. Varësisht nga dispozitat e neneve 116 deri 118:
124

a) Karburanti që gjendet në rezervuarin standard të:

- Automjeteve private dhe komerciale dhe motoçikletave;

- Kontejnerëve të veçantë,

që hyjnë në Kosovë;

b) Karburanti që gjendet në rezervuarët e bartshëm nëpër automjete private dhe motoçikleta, me një
maksimum prej 10 litra për automjet;

lirohen nga detyrimet e importit.

2. Për qëllime të paragrafit 1:

a) Automjet komercial- nënkupton çfarëdo automjeti motorik rrugor (duke përshirë traktorët me ose pa
rimorkio) i cili për nga lloji i konstruksionit dhe pajisjet e tij është i modeluar për transportim, qoftë me
pagesë apo pa pagesë:

- me tepër se nëntë personave, duke përfshirë edhe shoferin,
- mallrave,

- Çfarëdo automjeti rrugor për një qëllim specifik tjetër nga transporti;
b) Automjet privat- nënkupton çfarëdo automjeti që nuk përfshihet me përkufizimin ne paragrafin

c) rezervuar standard- nënkupton:

- Rezervuarët e përhershëm të vendosur nga prodhuesi në të gjitha automjetet e të njëjtit tip sikurse
automjeti në fjalë, me ç’rast ky instalim i përhershëm mundëson që karburanti të shpenzohet drejtpërdrejt,
me qëllim të vënies në lëvizje të automjetit e atëherë kur është e mundshme, edhe për aktivizimin e
sistemit ftohës dhe sistemeve tjera gjatë transportit.

Rezervuarët e gazit të montuar në automjete të dizajnuara për përdorim direkt të gazit si karburant si dhe
rezervuarë të montuar për sisteme tjera, me të cilat mund të jetë i pajisur automjeti po ashtu do të
konsiderohen të jenë rezervuarë standard,

- Rezervuarët e përhershëm të vendosur nga prodhuesi nëpër të gjithë kontejnerët e të njëjtit lloj sikurse
kontejneri në fjalë, instalimi i përhershëm i të cilit mundëson që karburanti të shfrytëzohet direkt për
aktivizimin e sistemit ftohës dhe sistemeve tjera me të cilat janë të pajisura kontejnerët e veçantë gjatë
transportit;

d) Kontejner i veçantë- nënkupton çfarëdo kontejneri të pajisur me aparaturë të dizajnuar enkas për
sistemet ftohëse, sistemet e oksigjenimit, sistemet termo izoluese apo sisteme tjera.

Neni 116

Sa i përket karburantit që gjendet në rezervuarët standard të automjeteve komerciale dhe kontejnerëve të
veçantë, lirimi do të lejohet për 200 litra për automjet, për çdo kontejnerë të veçantë dhe për një udhëtim.

Neni 117

Dogana mund të kufizojnë sasinë e derivateve të liruara nga detyrimet e importi në raste te:

- automjete komerciale të angazhuara në transport ndërkombëtar në zonën e tyre kufitare në
thellësi maksimale deri në 25 kilometra, me kusht që udhëtimet e tilla bëhen nga persona që
banojnë në zonën kufitare,

- automjete private që u takojnë personave që banojnë në zonën kufitare të specifikuar në nenin 49
125
(2).

Neni 118

Karburanti i liruar nga detyrimet e importi sipas neneve 115 deri 117, nuk mund të përdoret në një
automjet tjetër nga ai në të cilin është importuar e as të largohet nga ai automjet e të ruhet diku tjetër,
përveç gjatë riparimeve të nevojshme të atij automjeti, e as të bartet, me ose pa pagesë, nga personi që
përfiton nga lirimi.

Mos përmbajtja sipas paragrafit të parë do të shkakton obligimi, për të paguar detyrimet e importit për
mallin në fjalë, sipas normës që zbatohet në datën e një mos përmbajtjes së tillë, në bazë të llojit të mallit
dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë datë nga Dogana e.

Neni 119

Lirimi i paraparë me nenin 115 do të aplikohet po ashtu edhe për vajrat lubrifikues që gjenden në
automjete dhe që nevojiten për funksionimin e tyre normal gjatë udhëtimit në fjalë.

KREU XXX

MATERIALE PËR NDËRTIMIN, MIRËMBAJTJEN APO ZBUKURIMIN E PËRMENDOREVE APO
VARREZAVE TË VIKTIMAVE TË LUFTËS

Neni 120

Mallrat e çfarëdo përshkrimi, të importuara nga organizata që do të shfrytëzohen për ndërtimin,
mirëmbajtjen apo zbukurimin e varrezave dhe përmendoreve të viktimave të luftës, të cilit janë të vendeve
tjera e që janë të varrosur në Kosovë, do të lirohen nga detyrimet e importit.

KREU XXXI

ARKIVOLE, URNAT E PËRMORTSHME DHE ARTIKUJT DEKORATIV PËR FUNERALE

Neni 121

Do të lirohen nga detyrimet e importi:
(a) Arkivole që bartin kufoma dhe hinore që bartin hirin e personave të vdekur, si dhe lule, kurora lulesh
për funeral dhe objekte tjera dekorative që zakonisht i shoqërojnë ato dhe

(b) Lule, kurora lulesh dhe objekte tjera ornamentale të sjella nga persona që banojnë në vende tjera e të
cilët marrin pjesë në një ceremoni varrimi apo të cilët vijnë për të dekoruar varret në Kosovë, me kusht që
këto importime nuk reflektojnë arsyen që për nga natyra ose sasia e tyre janë për një qëllim komercial.

KAPITULLI II

LIRIMI NGA DETYRIMET E EKSPORTIT

KREU I

DËRGESAT ME VLERA TË VOGLA

Neni 122

Dërgesat që i nisen marrësit të ngarkesës me letër apo pako postare që përmbajnë mallra me vlere të
përgjithshme, që nuk tejkalon shumën prej 10 €, mund të eksportohen të liruar nga detyrimet e eksportit.

KREU II

KAFSHE TË ZBUTURA TË EKSPORTUARA GJATË KOHËS SË TRANSFERIT TË VEPRIMTARISË
126
BUJQËSORE NGA KOSOVA NË NJË VEND TJETËR

Neni 123

1. Kafshë të zbutura, që përbëjnë bagëtinë e një ndërmarrjeje bujqësore që ka pushuar se vepruari në
Kosovë dhe bartë veprimtarinë e saj në një vend tjetër, mund të eksportohen të liruar nga detyrimet e
eksportit.

2. Lirimi i paraparë në paragrafin 1 kufizohet për kafshët e zbutura që për nga numri i përshtaten natyrës
dhe madhësisë së ndërmarrjes bujqësore.

KREU III

PRODUKTE TË FITUARA NGA PRODHUES BUJQËSORË QË KULTIVOJNË NË TOKA QË
NDODHËN NË KOSOVË

Neni 124

1. Produkte bujqësore ose blegtorale të fituara në Kosovë në pronat në fqinjësi me një vendi tjetër, të
punuara në kapacitet të pronarit apo qiramarrësit, nga persona ndërmarrja kryesore e të cilëve është në
një vend tjetër në fqinjësi me Kosovën, mund të eksportohen të liruar nga detyrimet e eksportit.

2. Për ta gëzuar të drejtën e limit sipas paragrafit 1, produktet e fituara nga kafshët e zbutura duhet të
përfitohen nga kafshët me origjine nga vendi tjetër në fjalë apo që përmbushin kërkesat për qarkullim të
lirë atje.

Neni 125

Lirimi i parapara me nenin 124 (1) kufizohet në produkte që nuk i janë nënshtruar trajtimeve tjera përveç
atyre që pasojnë normalisht pas korrjes apo prodhimit të tyre.

Neni 126

Lirimi jepet vetëm për produkte të sjella në vendin tjetër në fjalë nga vetë prodhuesi bujqësor apo në
llogari të tij.

KREU IV

FARËRAT E EKSPORTUARA NGA PRODHUESIT BUJQËSORË PËR PËRDORIM
NË TOKA QË NDODHËN NË VENDE TË TJERA

Neni 127

Farërat për përdorim në toka që ndodhën në një vend tjetër në fqinjësi me Kosovën dhe që punohen, në
kapacitet të pronarit apo të qiramarrësit, nga persona që kanë ndërmarrjen e tyre kryesore në Kosovë në
fqinjësi me vendit në fjalë, mund te eksportohen duke u liruar nga detyrimet e importit.

Neni 128

Lirimi i paraparë me nenin 127 kufizohet në sasi të farërave, që kërkohen për qëllim të punimit të tokës.

Lejohet vetëm për farërat që eksportohen drejtpërsëdrejti nga Kosova nga prodhuesi bujqësor apo në
llogari të tij.

KREU V

USHQIME DHE PAJISJE PËR KAFSHË QË NEVOJITEN PËR KAFSHË GJATË EKSPORTIMIT TË
TYRE

127
Neni 129

Ushqimi dhe pajisjet për kafshë të çfarëdo përshkrimi të ngarkuara në mjetet e transportit që përdoren për
bartjen e kafshëve nga Kosova, në një vend tjetër me qëllim të transportimit të kafshëve gjatë udhëtimit,
mund të eksportohen duke u liruar nga detyrimet e eksportit.

KAPITULLI III

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 130

Dispozitat e kapitullit do të aplikohen për mallrat e deklaruara për qarkullim të lirë që vijnë drejtpërsëdrejti
nga vendet e tjera, si dhe për mallrat që janë deklaruar për qarkullim të lirë, pasi kanë qenë objekt i
ndonjë procedure tjetër doganore.

Neni 131

Dogana e do t’i ndërmarr të gjitha masat e duhura për të siguruar që mallrat e lëshuara në qarkullim të
lirë, ku lirimi nga detyrimet e importit është lejuar, me kusht që mallrat janë vendosur në përdorim të
veçantë nga pranuesi, nuk mund të përdoren për qëllime të tjera pa u paguar detyrimet importueses tjera
relevante, përveç nëse përdorimi alternative është konfrom me kushtet e përcaktuara nga ky Aneks.

Neni 132

Kur i njëjti person njëherësh plotëson kushtet e kërkuara për lirim nga detyrimet e importit apo eksportit,
sipas dispozitave të ndryshme të këtij aneksi, dispozitat në fjalë zbatohen në përputhshmëri reciproke.

Neni 133

Kur ky aneks parasheh që e drejta në lirim i nënshtrohet plotësimit të disa kushteve, personi përkatës
duhet sigurojë dëshmi për ta bindur autoritetin doganor se këto kushte janë plotësuar.

Neni 134

Asgjë në këtë aneks nuk pengon autoritetin doganor për të lejuar:

a) lirim sipas Konventës së Vjenës për lidhje diplomatike, të datës 18 prill 1961, Konventës së
Vjenës për lidhje konsullore të datës 24 prill 1963 apo konventa tjera konsullore, apo Konventës
së Nju Jorkut, të datës 16 dhjetor 1969 për misione të posaçme;

b) lirim sipas privilegjeve të zakonshme të akorduara me marrëveshje ndërkombëtare apo
marrëveshje të zyrave qendrore pale kontraktuese e të cilave është një vend apo organizate
ndërkombëtar, duke përfshirë lirimin e lejuar, me rastin e takimeve ndërkombëtare;

c) lirim sipas privilegjeve të zakonshme dhe imuniteteve të akorduara në kontekst të marrëveshjeve
për bashkëpunim kulturor, shkencor apo teknik të bëra me vendet e tjera;

d) lirim të veçantë të paraqitur sipas marrëveshjeve të arrira me vende të tjera dhe përcaktimin e
masave të përbashkëta për mbrojtjen e personave apo të ambientit;

e) lirim të veçantë të paraqitur sipas marrëveshjeve të bëra me shtetet fqinje, justifikuar nga natyra e
tregtisë së zonës kufitare me vendet në fjalë;

f) lirimet e lejuara me ligjet tjera në fuqi në Kosovë.

KAPITULLI IV

DISPOZITAT PËR ZBATIMIN E NENEVE 50 DERI NE 60, 65 DHE 66, SI DHE 74 DERI NË 81 TË
128
KËTIJ ANEKSI

KREU I

OBLIGIMI I INSTITUCIONIT APO ORGANIZATËS SË CILËS I ËSHTË DËRGUAR MALLI

Neni 135

1. Lirimi nga detyrimet e importit për materialin edukative, shkencore dhe kulturore të paraparë me
nenin 51, 52 (1) dhe 53 të këtij aneksi, të cilave tash e tutje u referohemi si ‘mallra’, rezultojnë me
obligimet në vijim për institucionit apo organizatës së cilës i janë dërguar mallrat:

- të dërgohen mallrat në fjalë drejtpërdrejt në vendin e deklaruar të destinacionit;

- te japin llogari për to në inventarizimin e tyre,

- të lehtësojnë çdo verifikim të cilin Dogana e e konsideron të nevojshëm, për të siguruar se
kushtet për lirim nga detyrimet e importit janë plotësuar, apo mbesin të plotësuara.

Veç kësaj, në rast të mallrave të përmendura në nenin 52 (1) dhe 53, do të lindë obligimi nga ana e
institucionit apo organizatës së cilës i janë dërguar mallrat për të përdorur mallrat e sipërpërmendura
vetëm për qëllime jo-komerciale, për qëllime të nënparagrafit të dytë të paragrafit parë të nenit 54 të këtij
aneksi.

2. Udhëheqësi i institucionit apo organizatës së cilës i janë dërgaur mallrat, apo përfaqësuesi i tij i
autorizuar, i dorëzon Doganësnjë deklaratë që deklaron se ai është i vetëdijshëm për obligimet e
ndryshme të shënuara në paragrafin 1 dhe, duke përfshirë një zotim për t’iu përmbajtur atyre.

Dogana mund të kërkojnë që deklarata e përmendur në paragrafin paraprak të paraqitet për secilin
import, apo për disa importe, apo për të gjitha importet për t’u kryer nga institucioni apo organizata së
cilës i janë dërguar mallrat.


KREU II

DISPOZITAT TE CILAT APLIKOHEN KUR MALLRAT HUAZOHEN, JEPEN ME QIRA
APO TJETERSOHEN

Neni 136

1. Kur dispozitat e nënparagrafit të parë të nenit 56 (2) apo të nënparagrafit të dytë të nenit 80 (2) të këtij
aneksi, janë aplikuar, institucioni apo organizata së cilës i janë huazuar, dhënë me qira apo bartur mallrat,
nga data e pranimit të mallrave, iu nënshtrohen obligimeve të njëjta siç janë përcaktuar në nenin 135.

2. Dispozitat e paragrafit 1 zbatohen me ndryshimet e nevojshme për huazimin, qiradhënien apo bartjen e
pjesëve rezervë, pjesëve përbërëse apo pjesëve ndihmëse për instrumente apo aparate shkencore, si
dhe të veglave për mirëmbajtjen, kontrollimin, kalibrimin dhe riparimin e instrumenteve apo aparateve
shkencore, të cilat janë liruar nga detyrimet e importit sipas nenit 53 të këtij aneksi.

KREU III

DISPOZITAT E VEÇANTA NË LIDHJE ME LEJIMIN PER LIRIM NGA DETYRIMET E IMPORTIT TË
MATERIALEVE EDUKATIVE, SHKENCORE DHE KULTURORE SIPAS NENIT 51 TË KËTIJ ANEKSI

Neni 137


1. Në mënyrë që mallrat të lirohen nga detyrimet e importit në përputhje me nenin 51 të këtij aneksi,
Udhëheqësi i institucionit apo organizatës së cilës i janë dërguar mallrat, apo përfaqësuesi i tij i
129
autorizuar, duhet të paraqesin një kërkesë tek autoritetet kompetente të Kosovës.

2. Kërkesa e tillë duhet të shoqërohet me të gjitha informatat, të cilat Dogana i konsideron të nevojshme
me qëllim që të vendoset, nëse janë plotësuar kushtet e parapara për lirim nga detyrimet e importit.

3. lirimi do lejohet me lëshimin e mallrave në qarkullim të lirë.


KREU IV

DISPOZITAT E VEÇANTA NË LIDHJE ME LEJIMIN PER LIRIM NGA DETYRIMET E IMPORTIT TË
INSTRUMENTEVE DHE APARATEVE SHKENCORE, SIPAS NENIT 52 DHE 54 TË KËTIJ ANEKSI

Neni 138

Për qëllime të nënparagrafit të parë të paragrafit të parë të nenit 54 të këtij Aneksi, karakteristikat teknike
objektive të instrumenteve apo aparateve shkencore, do të konsiderohen se kanë të njëjtat
karakteristika, që rezultojnë nga ndërtimi i atij instrumenti apo aparati, apo nga rregullimet e një
instrumenti apo aparati standard, që mundëson përfitimin e performancës së nivelit të lartë që tejkalojnë
kërkesat normale për përdorim industrial apo tregtar.

Kur nuk është e mundur të përcaktohet qartë në bazat e karakteristikave teknike objektive, nëse një
instrument apo aparat duhet te konsiderohet si instrument apo aparat shkencor, do të bëhen referenca
për përdorimin e instrumentit apo aparatit për të cilin kërkohet lirim nga detyrimet e importit. Nëse ky
kontroll tregon se instrumenti apo aparati në fjalë përdoret për qëllime shkencore, do te konsiderohet se
ka natyre shkencore.

Neni 139

1. Instrumentet apo aparatet shkencore për t’u liruar nga detyrimet e importit sipas nenit 52 (1) të këtij
Aneksi, Udhëheqësi i Institucionit apo organizatës së cilës i janë dërguar mallrat, apo përfaqësuesi i tij I
autorizuar, duhet të paraqesë deklaratën doganore të bashkangjitur me kërkesën.

2. Kërkesa e përmendur në paragrafin 1, duhet të përmbajë informatat në vijim në lidhje me instrumentin
apo aparatin në fjalë:

a) përshkrimin e saktë tregtar të instrumentit apo aparatit që përdoret nga prodhuesi, klasifikimin e
supozuar të nomenklaturën e kombinuar dhe karakteristikat teknike objektive, në bazën e të
cilave instrumenti apo aparati konsiderohet të jetë shkencor;

b) emrin apo emrin tregtar dhe adresën e prodhuesit dhe,nëse është i disponueshëm, të furnizuesit;

c) vendi I origjinës së instrumentit apo aparatit


d) vendi ku do të përdoret instrumenti apo aparati

e) përdorimin e saktë për të cilin instrumenti apo aparati dedikohet;


f) çmimin e instrumentit apo aparatit, apo vlerën e tij për qëllime doganore

g) sasinë e instrumentit apo aparatit në fjalë.

Prova të dokumentuara që sigurojnë të gjitha informatat relevante për karakteristikat dhe specifikimet
teknike të instrumentit apo aparatit, duhet të sigurohen bashkë me kërkesën.

3. Lirimi nga detyrimet e importit do të lejohet me lëshimin e mallrave në qarkullim të lirë.

130

KREU V

DISPOZITAT E VEÇANTA NË LIDHJE ME PËRJASHTIMIN NGA DETYRIMET E IMPORTIT PËR
PJESËT REZERVË, PËRBËRËSE, NDIHMESE DHE VEGLAT SIPAS NENIT 53 TË KËTIJ ANEKSI

Neni 140

Për qëllime të nenit 53 (a) të këtij Aneksi, ‘pjesë ndihmesë’ nënkupton ata artikuj të dizajnuar posaçërisht
për përdorim me një instrument apo aparat specifik shkencor, me qëllim të përmirësimit të performancës
dhe fushëveprimit të tij.

Neni 141

1. Në mënyrë që pjesët rezervë, përbërëse, ndihmese apo veglat të lirohen nga detyrimet e importit sipas
Nenit 53 të këtij Aneksi, Udhëheqësi i institucionit apo organizatës së cilës i janë dërguar mallrat, apo
përfaqësuesi i tij i autorizuar, duhet të paraqesë deklaratën doganore të bashkangjitur me një kërkesë
pranë autoritetit doganor.

2. Kjo kërkesë duhet të shoqërohet nga të gjitha të dhënat që konsiderohen të nevojshme nga Dogana,
që të mund të përcaktohet, nëse janë plotësuar kushtet e përcaktuara në nenin 53 të këtij Aneksi.

3. Lirimi nga detyrimet e importit do të lejohet me lëshimin në qarkullim të lirë të mallrave.


KREU VI

DISPOZITAT E VEÇANTA NË LIDHJE ME LIRIMIN NGA DETYRIMET E IMPORTIT TË
INSTRUMENTEVE APO APARATEVE MJEKËSORE SIPAS NENEVE 65 DHE 66 TË KËTIJ ANEKSI

Neni 142

1. Në mënyrë që instrumentet apo aparatet në nenet 65 dhe 66 të lirohen nga detyrimet e importit,
Udhëheqësi i Institucionit apo organizatës së cilës i janë dërguar mallrat, apo përfaqësuesi i tij i
autorizuar, duhet të paraqesë deklaratën doganore të bashkangjitur me kërkesë pranë autoritetit doganor.

2. Kërkesa e përmendur në paragrafin 1 duhet të përmbajë informatat në vijim në lidhje me instrumentet
apo aparatet në fjalë:

• përshkrimin e saktë tregtar të instrumentit apo aparatit që përdoret nga prodhuesi, dhe
klasifikimin e supozuar të nomenklaturën e kombinuar;

• emrin apo emrin tregtar dhe adresën e prodhuesit dhe, nëse është i disponueshëm, të
furnizuesit;

• vendi i origjinës së instrumentit apo aparatit


• vendi ku do të përdoret instrumenti apo aparati

• përdorimin e saktë për të cilin instrumenti apo aparati dedikohet;

3. Në rast se është donacion, kërkesa po ashtu duhet të përfshijë:

a) emrin apo emrin tregtar dhe adresën e donatorit;
b) një deklaratë nga kërkuesi që:

- dhurimi I instrumentit apo aparatit ne fjale nuk fsheh ndonjë qëllim komercial nga ana e donatorit;
- donatori nuk është në asnjë mënyrë i lidhur me prodhuesin e instrumenteve apo aparateve për të
131
cilat kërkohet përjashtim nga detyrimet.
c) dokumenti i cili konfirmon donacionin ( akt-dhurimi ).

4. lirimi nga detyrimet e importit do të lejohet me lëshimin në qarkullim të lirë të mallrave.

Neni 143

Dispozitat e nenit 142 zbatohen me ndryshimet e nevojshme për pjesët rezervë, përbërëse, ndihmëse
dhe veglat që përdoren për mirëmbajtje, kontroll, kalibrim dhe riparim të instrumenteve apo aparateve të
liruara nga detyrimet e importit sipas nenit 65 (2) (a) dhe (b) të këtij Aneksi.

KREU VII

DISPOZITAT E VEÇANTA NË LIDHJE ME PËRJASHTIMIN NGA DETYRIMET E IMPORTIT TË
PAJISJEVE SIPAS NENIT 59 DHE 60 TË KËTIJ ANEKSI

Neni 144

1. Në mënyrë që pajisjet sipas nenit 59 dhe 60 të këtij aneksi të lirohen nga detyrimet e importit,
Udhëheqësi i institucionit apo organizatës shkencore që ka bazën jashtë Kosovës, apo përfaqësuesi i tij i
autorizuar, duhet të paraqesë deklaratën doganore, të bashkangjitur me kërkesë pranë autoriteteve
doganore.

2. Kërkesa e përmendur në paragrafin 1 duhet të përmbajë informatat në vijim:

a) një kopje të marrëveshjes për bashkëpunim shkencor ndërmjet institucioneve shkencore në
Kosovë dhe në vendin përkatës;


b) përshkrimin tregtar të saktë të pajisjeve, si dhe sasinë dhe vlerën e tyre dhe sipas nevojës,
klasifikimin e supozuar në nomenklaturën e kombinuar;

c) vendin e origjinës dhe dërgesën e pajisjeve;

d) vendin ku do të përdoren pajisjet;


e) përdorimin për të cilin destinohen pajisjet dhe kohëzgjatjen e përdorimit

3. lirimi nga detyrimet e importit do të lejohet me lëshimin e mallrave në qarkullim të lirë.

KREU VIII

DISPOZITAT E VEÇANTA NË LIDHJE ME PËRJASHTIMIN NGA DETYRIMET E IMPORTIT TË
ARTIKUJVE TË PËRMENDUR NË NËNPARAGRAFIN E PARË TË NENIT 75 TË KËTIJ ANEKSI

Neni 145

1. Për të gëzuar të drejtën e lirimit nga detyrimet e importit të një artikulli për përdorim nga personat e
verbër në përputhje me nënparagrafin e parë të nenit 75 të këtij aneksi, Udhëheqësi i institucionit apo
organizatës së cilës i është dërguar artikulli, apo përfaqësuesi i tij i autorizuar, duhet të paraqesë
deklaratën doganore të bashkangjitur me kërkesën pranë autoritetit doganor.

2. Kërkesa e tillë duhet të shoqërohet nga të gjitha informatat të cilat Dogana i konsideron të nevojshme
për qëllim të vërtetimit, nëse janë përmbushur kushtet e parapara për lirim nga detyrimet e importit.

3. Lirimi nga detyrimet e importit do të lejohet me lëshimin e mallrave në qarkullim të lirë.


132

KREU IX

DISPOZITAT E VEÇANTA LIDHUR ME IMPORTIN PER LIRIM NGA DETYRIMET E IMPORTIT TË
ARTIKUJVE TË PËRMENDUR NË NENIN 76 (1) TË KËTIJ ANEKSI

Neni 146

1. Në mënyrë që të gëzohet e drejta në lirimi nga detyrimet e importit të një artikulli për përdorim nga
personat me nevoja të veçanta sipas dispozitave të nenit 76 (1) të këtij aneksi, udhëheqësi i institucionit
apo organizatës së cilës i është dërguar artikulli, apo përfaqësuesi i tij i autorizuar, duhet të paraqesë
deklaratën doganore të bashkangjitur me kërkesë pranë autoriteteve doganore.

2. Kërkesa e përmendur në paragrafin 1 përmban informatat në vijim që kanë të bëjnë me artikullin në
fjalë:

a) përshkrimin e saktë tregtar të artikullit, që përdoret nga prodhuesi, klasifikimin e supozuar në
nomenklaturën e kombinuar dhe karakteristikat objektive teknike që tregojnë se është dizajnuar
veçanërisht për edukimin, punësimin apo avancimin shoqëror (social) të personave me nevoja të
veçanta;

b) emrin apo emrin tregtar dhe adresën e prodhuesit (nëse është e disponueshme), adresën e furnizuesit;

c) vendin e origjinës së artikullit;

d) vendin e destinacionit të artikullit;

e) përdorimin e saktë për të cilin është destinuar artikulli

f) çmimin e artikullit apo vlerën e tij për qëllime doganore

g) sasinë e artikullit në fjalë

Prova të dokumentuara që sigurojnë të gjitha informatat relevante mbi karakteristikat dhe specifikimin
teknik të artikullit sigurohen bashkë me kërkesën.


KREU X

DISPOZITAT E VEÇANTA NË LIDHJE ME PËRJASHTIMIN NGA DETYRIMET E IMPORTIT PËR
PJESË REZERVE, PËRBËRËSE, NDIHMËSE APO VEGLA SIPAS NËNPARAGRAFIT TË DYTË TË
NENIT 75 DHE NENIT 76 (2) TË KËTIJ ANEKSI

Neni 147

Për qëllime të nënparagrafit të dytë të neneve 75 dhe 76 (2) të këtij aneksi, ‘pjesë ndihmëse’ nënkupton
mjete të dizajnuara veçanërisht për t’u përdorur me një artikull specifik, me qëllim të përmirësimit të
performancës dhe fushëveprimit të tij.

Neni 148

1. Në mënyrë që të gëzohet e drejta në lirimi nga detyrimet e importit të pjesëve rezervë, përbërëse,
ndihmëse apo veglave sipas nënparagrafit të dytë të nenit 75 apo 76 (2) të këtij aneksi, Udhëheqësi i
institucionit apo organizatës së cilës i është dërguar artikulli, apo përfaqësuesi i tij i autorizuar, duhet të
paraqesë deklaratën doganore të bashkangjitur me kërkesën pranë autoritetit doganor.

2. Kjo kërkesë duhet të shoqërohet më të gjitha të dhënat e nevojshme, që kërkohen nga autoritetet
kompetente për të konstatuar, nëse janë plotësuar kushtet e parapara me nënparagrafin e dytë të nenit
75 apo nenit 76 (2) të këtij Aneksi.
133

3. Lirimi nga detyrimet e importit lejohet me lëshimin e mallrave në qarkullim të lirë.

KREU XI

DISPOZITAT QE ZBATOHEN PËR IMPORTET QË BËHEN NGA PERSONA TË VERBËR DHE
PERSONA TË TJERË ME NEVOJA TË VEÇANTA

Neni 149

1. Në mënyrë që të gëzohet e drejta në lirimi nga detyrimet e importit për mallrat e parapara me
paragrafin e parë të nenit 75 dhe nënparagrafin e parë të nenit 76 (2) të këtij aneksi, personi përkatës,
duhet të paraqesë deklaratën doganore të bashkangjitur me kërkesën pranë autoritetit doganor.

2. Për qëllime të nenit 78 (1) të këtij Aneksi, kërkesa duhet t’i përmbajë të gjitha të dhënat, të cilat Dogana
i konsideron të nevojshme për të konstatuar se a janë plotësuar kushtet e parapara për lirim nga
detyrimet doganore të importit.

3. Lirimi nga detyrimet e importit lejohet me lëshimin e mallrave në qarkullim të lirë


SHTOJCA I

A. Libra, publikime dhe dokumente

Kodi ND Përshkrimi
3705 Pllaka dhe filma fotografik, të ekspozuara dhe zhvilluara, tjera nga filmat
kinematografik:
Ex 37052000 Mikrofilma të librave, libra me fotografi për fëmijë dhe libra me vizatime apo piktura,
fletore pune shkollore, libra me fjalëkryqe, gazeta dhe botime periodike, dokumente
të shtypura apo raporte të karakterit jo-komercial, fleta të ilustrimeve, faqe të
shtypura dhe kopje riprodhuese për botimin e librave
Ex 3705
1000
Filma riprodhues për botimin e librave
Ex 3705 90
10

Ex 3705 90
90

4903 00 00 Libra me fotografi, vizatime apo për ngjyrosje për fëmijë
4905 Harta dhe skica hidrografie ose të ngjashme e të gjitha llojeve, duke përfshirë
atllaset, hartat e murit, planet topografike dhe globet, të shtypura:
Të tjera:
Të tjera:
Ex 4905 99
00
- Harta, skica dhe diagrame në interesin e fushave të tilla shkencore si gjeologji,
zoologji, botanikë, mineralogji, paleontologji, arkeologji, etnologji, meteorologji,
klimatologji dhe gjeofizikë
Ex 4906 00
00
Plane dhe projekte arkitekturale, industriale apo inxhinierike dhe kopje të tyre
4911 Lëndë tjera të shtypura, duke përfshirë pikturat dhe fotografitë:
4911 10 Material për reklamim profesioni, katalogë tregtar e të ngjashëm:
Ex 4911 10
90
Të tjera:
- Katalogë të librave dhe publikimeve, qoftë libra dhe publikime të ofruara në
shitje nga botuesit apo nga librashitësit të vendosur jashtë Kosovës
- - Katalogë të filmave, materiale të incizuara apo materiale tjera pamore dhe
dëgjimore të një karakteri edukativ, shkencor apo kulturor
- - Afishe për promovim turizmi dhe publikime turistike, broshura, udhërrëfyes,
orare, pamflete dhe publikime të ngjashme, me ose pa ilustrime, duke
përfshirë ato të botuara nga kompani private, të bëra me qëllim të inkurajimit
134
të publikut për të udhëtuar jashtë Kosovës, duke përfshirë mikro-kopje të
këtyre artikujve
- - Material informativ bibliografik për shpërndarje falas (1)
- Të tjera:
4911 99 Të tjera
Ex 4911 99
90
Të tjera:
- Fleta të ilustruara, faqe të shtypura dhe kopje të riprodhuara për t’u përdorë
për botimin e librave, përfshirë edhe mikro-kopje të këtyre artikujve (1)
- - Mikrokopje të librave, librave me fotografi për fëmijë, librave për vizatim
apo ngjyrosje, fletore pune shkollore, librave me fjalëkryqe, gazetave dhe
botimeve periodike dhe të dokumenteve apo raporteve të karakterit jo-
komercial (1)
- - Publikime të bëra me qëllim të inkurajimit të publikut për të studiuar jashtë
Kosovës, përfshirë mikro-kopje të këtyre publikimeve (1)
- - Diagrame meteorologjike dhe gjeofizike
9023 00 Instrumente, aparatura dhe modele, të krijuara për qëllime demonstrative (për
shembull në arsim apo ekspozita), të papërshtatshme për përdorim tjetër:
Ex902300 90 Të tjera:
-Harta dhe skica në interesin e fushave të tilla shkencore si në gjeologji, zoologji,
botanikë, mineralogji, paleontologji, arkeologji, etnologji, meteorologji, klimatologji
dhe gjeofizikë

(1) Megjithatë, lirimi nuk vlen për artikuj në të cilët reklamat mbulojnë më tepër se 25 % të sipërfaqes. Në
rast të publikimeve dhe afisheve për promovim të turizmit, kjo përqindje ka të bëjë vetëm me reklama
private komerciale.

B. Materiale pamore dhe dëgjimore të një karakteri edukativ, shkencor apo kulturor

Artikujt e radhitur në Shtojcën III (A) të prodhuara nga Kombet e Bashkuara apo nga një nga agjencionet
e tyre të specializuara.


SHTOJCA II

B. Materiale pamore dhe dëgjimore të një karakteri edukativ, shkencor apo kulturor

Kodi ND Përshkrimi Institucioni
apo organizata
përfituese
370400 Pllaka fotografike, filma, letër, karton dhe tekstil, të
ekspozuara por jo të zhvilluara

Ex37040010 - Pllaka dhe filma: - Filma kinematografik, pozitivë, të një
karakteri edukativ, shkencor apo kulturor

Ex3705 Pllaka dhe filma fotografik, të ekspozuara dhe zhvilluara,
tjera nga filmat kinematografik: -Të një karakteri edukativ,
shkencor apo kulturor

3706 Filma kinematografik, të ekspozuar dhe zhvilluar,
pavarësisht me ose pa kolonë zanore ose që përbëhet
vetëm nga kolona zanore:

370610 Të një gjerësie prej 35 mm e më shumë: -
- Të tjera

Ex37061099 - Pozitivë tjerë: - Kronika (me ose pa kolonë zanore) ku
përshkruhen ngjarje me vlerë të lajmeve aktuale në
momentin e importimit, dhe të importuara deri në dy kopje
nga secila temë për qëllime kopjimi - Material të arkivit
filmike (me ose pa kolonë zanore) të destinuara për
përdorim në lidhje me kronika - Filma rekreativ veçanërisht
të përshtatura për fëmijë dhe të rinj - Filma tjerë të karakterit
Të gjitha
organizatat
(duke
përfshirë
organizatat
transmetuese
dhe
135
edukativ, shkencor ose kulturor - televizive),
institucionet
apo shoqatat e
aprovuara nga
autoritetet
kompetente
me qëllim të
lejimit të
këtyre
mallrave të
liruara nga
detyrimet e
importit
370690 Të tjera:
Të tjera:
- Pozitivë tjerë:

Ex37069051 Kronika (me ose pa kolonë zanore) ku përshkruhen ngjarje
me vlerë të lajmeve aktuale në momentin e importimit dhe të
importuara deri në dy kopje nga secila temë për qëllime
kopjimi

Ex37069091 Material të arkivit filmike (me ose pa kolonë zanore) të
destinuara për përdorim në lidhje me kronika

Ex37069099 - Filma rekreativ veçanërisht të përshtatura për fëmijë dhe të
rinj - tjerë të karakterit edukativ, shkencor ose kulturor

4911 tjera të shtypura, duke përfshirë piktura dhe fotografi të
shtypura:
-Të tjera

491199 Të tjera
Ex49119990 Të tjera: - Mikro-karta apo mjete tjera për ruajtje të
informatave që nevojiten në shërbimet e kompjuterizuara
informative dhe dokumentare të karakterit edukativ,
shkencor apo kulturor
- Harta të murit të dizajnuara vetëm për demonstrim dhe
edukim
Të gjitha
organizatat
(duke
përfshirë
organizatat
transmetuese
dhe
televizive),
institucionet
apo shoqatat e
aprovuara nga
autoritetet
kompetente,
me qëllim të
lejimit të
këtyre
mallrave të
liruara nga
detyrimet e
importit
Ex8524 Pllaka, kaseta dhe mjete tjera të incizuara të zërit apo
gjësende të ngjashme të incizuara, përfshirë matrica dhe
forma tjera për prodhim të pllakave, duke përjashtuar
produktet e Kapitullit 37:
- Me karakter edukativ, shkencor apo kulturor

Ex902300 Instrumente, aparatura dhe modele, të dizajnuara për
qëllime demonstrimi (për shembull, në Arsim apo në
ekspozita), të pa papërshtatshme për përdorime tjera:
- Mostra, modele dhe harta muri të karakterit
edukativ, shkencor apo kulturor, të dizajnuara vetëm
për demonstrim dhe edukim

136
- - Maket apo paraqitje figurative të koncepteve
abstrakte, siç janë strukturat molekulare apo
formulat matematikore
Të ndryshme Holo-grame për projektime laserike
Pajisje për multi-media
Materiale për udhëzime të programuara, duke përfshirë
materialet
në formë kompletesh me materialet e shtypura gjegjëse






B. Objekte të koleksionistëve dhe punime arti me karakter edukativ, shkencor apo kulturor

Kodi ND Përshkrimi Institucioni
apo organizata
përfituese
Të ndryshme Objekte të koleksionistëve dhe punime arti, që nuk janë në
shitje
Galeritë,
muzetë dhe
institucionet
tjera të
aprovuara nga
Ministria
perkates, me
qëllim të lejimit
të këtyre
mallrave pa
detyrime
importi

SHTOJCA III

Kodi ND Përshkrimi
4911 Lëndë tjera të shtypura, duke përfshirë piktura dhe fotografi të shtypura:
491110 - Material për reklamim të profesionit, katalogët komerciale dhe të
ngjashme:
Ex49111090 - - Të tjera:
- - Në ndihmë të personave të verbër dhe atyre me aftësi të
kufizuar në të pamurit
491191 - Të tjera:
- - - Piktura, vizatime dhe fotografi:
- - - - Të tjera:
Ex49119191 - Piktura dhe dizajnë
Në ndihmë të personave të verbër dhe atyre me aftësi të kufizuar në të
pamurit
Ex49119199 Fotografi
Në ndihmë të personave të verbër dhe atyre me aftësi të kufizuar në të
pamurit
491199 Të tjera
Ex49119990 Të tjera
Në ndihmë të personave të verbër dhe atyre me aftësi të kufizuar në të
pamurit


SHTOJCA IV

Kodi ND Përshkrimi
137
4802 Letër dhe karton i pa mbështjell, i llojit që përdoret për shkrime, stampim
apo qëllime tjera grafike, dhe letër-karton me vrima dhe shirita letre me
vrima, në rulon apo në fletë drejtkëndëshe (duke përfshirë edhe fletët
katrore) të çfarëdo madhësie, të ndryshme nga letra e kreut nr 4801 ose
4803; letër dhe karton të punuara me dorë:
- - Lloje tjera të letrës dhe kartonit, që nuk përmban fibra të përfituara nga
proceset mekanike apo kimiko-mekanike apo nga të cilat jo më tepër se
10% e peshës se përbërjes totale të fibrave janë fibra të tilla:
Ex48025200 - - Me peshë 40 g/m2 ose më tepër por jo më shumë se 150 g/m2
- Letër Braille (për të verbrit)
480253 - - Me peshë mbi 150 g/m2:
Ex 48025390 - Të tjera
- Letër Braille (për të verbrit)
4802 60 - Lloje tjera të letrës dhe kartonit nga të cilat më tepër se 10 % e peshës së
përbërjes totale të fibrave janë fibra të përfituara nga një proces mekanik:
Ex 48026090 Të tjera
- Letër Braille
4805 Letër dhe karton tjetër i pa mbështjell në rulon ose tabakë
4805 60 Lloje tjera të letrës dhe kartonit - Me peshë150 g/m2 e më pak:
Ex 48056090 - Të tjera: - - Letër Braille
4805 70 Lloje tjera të letrës dhe kartonit - Me peshë mbi 150 g/m2 por më pak se
225 g/m2:
Ex 48057090 Të tjera: - Letër Braille
4805 80 Lloje tjera të letrës dhe kartonit - Me peshë 225 g/m2 ose më shumë:
Ex 48 05 80 90 - Të tjera: - - Letër Braille
4823 Lloje tjera të letrës, kartonit, vatë celuloze dhe rrjeta të fijeve të celulozës, të
prera sipas madhësisë apo formës; artikujt tjerë të brumit të letrës, letrës,
kartonit, vatave të celulozës ose rrjetave të fijeve të celulozës:
- Lloje tjera të letrës dhe kartonit, të llojit që përdoret për shkrim, shtypje
apo qëllime tjera grafike:
482359 Të tjera:
Ex48235990 Të tjera: - Letër Braille
Ex66020000 Shkop për ecje, shkop për ulje, kamxhikë dhe të ngjashme:
- Shkop i bardhë për të verbrit dhe personat me aftësi të kufizuar në të
pamurit
Ex8469 Makina shkrimi dhe makina për procesimin e fjalëve:
Të përshtatura për t’u përdorë nga persona të verbër apo me aftësi të
kufizuar në të pamurit
Ex8471 Makina automatike për procesim të dhënash dhe njësi të tyre; lexues
magnetikë apo optikë, makina për transkriptim të të dhënave në mjete
komununikimi të të dhënave në formë të koduar dhe makina për procesim
të atyre të dhënave, që nuk janë specifikuar apo përfshirë dikund tjetër:
- Pajisje për prodhimin mekanik të materialit Braille dhe të regjistruar për të
verbrit
Ex8519 Gramafon, kasetofon dhe aparate tjera për riprodhim zëri, pa përfshirë
mekanizmin për regjistrim të zërit:
- Gramafon dhe kasetofon të dizajnuar apo përshtatur enkas për
persona të verbër dhe ata me aftësi të kufizuar në të pamurit.
Ex 8524 - Pllaka, kaseta dhe mjete tjera të incizuara të zërit apo gjësende të
ngjashme të incizuara, në shirit
- Kaseta përfshirë matrica dhe forma tjera për prodhim të pllakave, duke
përjashtuar produktet e Kapitullit 37:
- Librat e regjistruar magnetike dhe kaseta për prodhim të Braille dhe
të librave të regjistruara në shirit
9013 Mjete kristalore të lëngshme që nuk përmbajnë artikuj të paraqitur më
detalisht në krerët tjerë; laserë, të ndryshme nga diodat laserike; pajisje dhe
instrumente tjera optike, që nuk janë specifikuar apo përfshirë diku tjetër në
këtë kapitull:
138
Ex 90138000 - Pajisje, aparate dhe instrumente tjera:
- - Zmadhues televiziv për personat e verbër dhe me aftësi të
kufizuara në të pamurit
9021 Aparate ortopedike, përfshirë patericat, rripat dhe lidhëset kirurgjike; rripa
metalikë dhe pajisje tjera për fraktura; pjesë artificiale të trupit; aparate për
dëgjim dhe pajisje tjera të cilat barten në trup, ose të transplantuara në trup,
për të kompensuar ndonjë defekt apo paaftësi:
902190 - Të tjera:
Ex90219090 - Të tjera:
- - Orientues elektronik dhe aparate për zbulimin e pengesave për
personat e verbër dhe me aftësi të kufizuara në të pamurit
- - Zmadhues televiziv për personat e verbër dhe me aftësi të
kufizuara në të pamurit
- - Makina elektronike të leximit për personat e verbër dhe me
aftësi të kufizuara në të pamurit
902300 Instrumente, aparate dhe modele, të dizajnuara për qëllime demonstrimi
(për shembull, në arsim apo nëpër ekspozita), të papërshtatshme për
përdorime tjera:
Ex 9023 0090 - - Të tjera:
- mjete dhe aparate mësimore të dizajnuara enkas për t’u përdorur nga
personat e verbër dhe me aftësi të kufizuara në të pamurit
Ex 9102 Orë dore, orë xhepi dhe lloje të tjera të orëve, përfshirë edhe kronometrat,
të ndryshme nga ato të kreut nr 9101:
- Orë Braille (për të verbër) me kapakë që nuk janë nga metalet e
çmueshme
9504 Artikuj për parqe të lojërave, për lojëra të tavolinës dhe të dhomës, duke
përfshirë bilardo, tabelat speciale për lojërat kazino dhe pajisjet automatike
për lojën me birila:
950490 - - Të tjera:

Ex 95049090 - - Të tjera:
- Lojëra tavoline dhe pjesë ndihmëse për to të adaptuara enkas për t’u
përdorur nga personat e verbër dhe me aftësi të kufizuara në të pamurit
Të ndryshme Të gjithë artikujt tjerë të dizajnuar enkas për avancimin arsimor, shkencor
apo kulturor të personave të verbër dhe atyre me aftësi të kufizuara në të
pamurit






















139





ANEKSI B
PRODUKTET E LIRUARA NGA AKCIZA



Akzica nuk paguhet për:

(a) Lëndën e parë dhe lëndën ndihmëse e cila përndryshe do t’i nënshtrohej akcizës, të importuar në
Kosovë nga personat e pajisur me licencë të lëshuar nga Dogana e Kosovës, i cili autorizon importin e
tillë në rastin kur lënda e tillë do të përdoret në prodhimin e mallrave për eksport;

(b) Mallrat për të cilat drejtori i përgjithshëm i Doganës Kosovës përcakton se do të shfrytëzohen vetëm
për qëllime humanitare dhe se nuk do të ofrohen për shitje a për konsumim në Kosovë dhe

(c) Mallrat e financuara nga të hyrat e granteve të dhëna për Qeverinë e Republikës Kosovës nga
qeveritë, agjencitë qeveritare, organizatat qeveritare apo joqeveritare në përkrahje të programeve
humanitare dhe të rindërtimit, si dhe të projekteve në Kosovë


ANEKSI C
ORGANIZATAT DHE SUBJEKTET E TJERA QË NUK PAGUAJNË AKCIZË

Akciza nuk paguhet nga:

(a) Misionet e huaja diplomatike dhe konsulare;

(b) Kombet e Bashkuara apo cilido organ i saj, duke përfshirë UNMIK-un, agjencitë e specializuara të
Kombeve të Bashkuara, KFOR-in, organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare dhe agjencitë qeveritare
përkitazi me mallrat e përdorura për qëllime zyrtare;

(c) Kontraktorët e UNMIK-ut, agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara dhe të KFOR-it të cilët
importojnë mallra që do të përdoren nga ata kontraktorë vetëm përkitazi me përmbushjen e kontratave
për UNMIK-un, agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara dhe për KFOR-in dhe

(d) Organizatat e regjistruara joqeveritare me status të beneficuar publik siç parashihet me Rregulloren
nr. 1999/22 të datës 15 nëntor 1999 për mallrat e përdorura vetëm nga organizatat joqeveritare në
përmbushjen e qëllimeve të statusit të saj të beneficuar. Këto mallra janë si në vijim: benzina, kerozina,
nafta dhe etanoli

ANEKSI D
Lirimi nga taksat doganore përfshirë çfarëdo takse të akcizës që përkufizohet në këtë ligj për
Kishën Ortodokse Serbe dhe bashkësitë tjera fetare që përcaktohen me ligj


Neni 1
Bazat për lirimin

Ky Aneks parasheh lirime të veçanta të cilat përkufizohen në këtë Aneks e që i jepen Kishës Ortodokse
Serbe në Kosovë dhe bashkësive tjera fetare te parapara me ligj, në përputhje me Kushtetutën e
Republikës së Kosovës, nenin 2.2 të Aneksit V të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të
Kosovës të datës 26 mars 2007, dhe ligjeve tjera në fuqi.

Neni 2
Natyra e lirimit
140

1. Kisha Ortodokse Serbe dhe bashkësitë tjera fetare te parapara me ligj, pa marrë parasysh çfarëdo
dispozite që bie në kundërshtim me këtë ligj dhe përveç lirimeve tjera shtesë që i gëzojnë sipas
legjislacionit në fuqi, do të lirohen nga taksat doganore, përfshirë çfarëdo takse të akcizës që përcaktohet
në këtë ligj për aktivitetet ekonomike që janë specifike për qëndrueshmërinë e tyre financiare.

2. Aktivitetet ekonomike që janë specifike për qëndrueshmërinë financiare të bashkësive fetare, përfshirë
Kishën Ortodokse Serbe, përfshijnë aktivitetet siç janë prodhimi i qëndisjeve dhe veshjeve fetare, qirinjve,
pikturimi i ikonave, punimet e drurit dhe zdrukthëtaria dhe prodhimet tradicionale bujqësore.

3. Lirimi që parashihet siapas paragrafit 1 të nenit 2 të këtij Aneksi përfshin importimin dhe blerjen e
produkteve relevante, materialeve, makinerisë, veglave dhe bagëtisë.

4. Lirimi që parashihet sipas paragrafit 1 të nenit 2 të këtij Aneksi përfshinë eksportimin e produkteve që
rezultojnë nga aktivitetet ekonomike që përmenden në paragrafin 2 të nenit 2 të këtij Aneksi.


Neni 3
Mbikëqyrja nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave

1. Ministria e Ekonomisë dhe Financave duhet të nxjerrë një akt nënligjor me të cilin përkufizohet
mbikëqyrja dhe masat e kontrollit nga dogana, mekanizmat e mbajtjes së shënimeve dhe procedurat e
verifikimit që duhet të zbatohen për t’i dhënë efekt këtij Aneksi.

2. Mbikëqyrja dhe masat e kontrollit nga dogana, mekanizmat e mbajtjes së shënimeve dhe të verifikimit
që parashihen sipas paragrafit 1 të nenit 3 të këtij Aneksi nuk kanë efekt, as të drejtpërdrejtë e as të
tërthortë, në pengimin ose kufizimin e zbatimit të lirimeve që përcaktohen nga ky Aneks.


Kodi Nr. 02/ L-109
10 Nëntor 2008

Shpallur me dekretin Nr. DL- 054- 2008, datë 10.11.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës,
Dr. Fatmir Sejdiu.