LIGJI NR.03/L-106 PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR Nr.2003-14

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 42 / 25 NËNTOR 2008

LIGJI Nr. 03/L-106


PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR Nr. 2003-14



Kuvendi i Republikës së Kosovës,


Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

Duke marre parasysh aprovimin e Ligjit për Zonat e veçanta të Mbrojtura dhe nevojën për harmonizimin e
plotë me Ligjin për Planifikimin Hapësinor miraton si vijon:


Miraton


LIGJ PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR Nr. 2003-14


Neni 1

Neni 1 i Ligjit i nr. 2003/14 për Planifikimin Hapësinor (shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/30,
datë 10.09.2003) ndryshohet e plotësohet si vijon:

1.1. Me këtë ligj rregullohen: kushtet dhe mënyra e planifikimit, rregullimit dhe zhvillimit të hapësirës,
caktohen llojet dhe përmbajtja e planeve, hartimi dhe procedura për nxjerrjen e planeve, përcaktohen
kompetencat e organeve qendrore dhe organeve të administratës lokale për nxjerrjen dhe zbatimin e
dokumenteve të planifikimit hapësinor, mbikëqyrja e zbatimit të ligjit si dhe masat dhe aktivitetet me të
cilat sigurohet planifikimi dhe rregullimi i hapësirës së Kosovës.

1.2. Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë zhvillim hapësinor të planifikuar, balancuar, të qëndrueshëm,
qeverisje të mirë si dhe shfrytëzim dhe mbrojtje të hapësirës, si vlerë e përgjithshme nacionale.


Neni 2

Neni 2 te ndryshohet e plotësohet si vijon:

Fjalia e pare e nenit 2, e cila fillon me “Shprehjet kyçe” të fshihet.

“Plani hapësinor” nënkupton planin për rregullimin, shfrytëzimin dhe zhvillimin e hapësirës siç është:
territori i komunës, zonës së veçantë dhe territorit të Kosovës. Plani hapësinor sipas këtij ligji është Plani
Hapësinor i Kosovës, Planet Hapësinore për Zona të Veçanta dhe Plani Zhvillimor i Komunës. Ky plan
përshkruan afatet kohore dhe përfshinë projeksionet reale të investimeve.

“Plan Urbanistik” nënkupton Plani Zhvillimor Urban dhe Planet Rregulluese Urbane.

Pas përkufizimit “vendbanim” të shtohet përkufizimi “vendbanimet joformale” me këtë formulim:

“Vendbanimet joformale“ janë vendbanime njerëzore të cilat nuk u mundësojnë banorëve të gëzojnë të
drejtat e tyre për një standard të përshtatshëm të jetesës, në veçanti banim të përshtatshëm. Si të tilla,
vendbanimet joformale mund të kenë karakteristikat si në vijim:

a) zotërim joformal i pronësisë,
2

b) qasje joadekuate ose privim në shërbime elementare,

c) pjesëmarrje joadekuate ose mos pjesëmarrje në qeverisje dhe

d) rrezikshmëri e lartë.

Përkufizimet “Linja e Ndërtimit” dhe “Linja e Rregullimit”, zëvendësohen me përkufizimet “Vija e
ndërtimit” dhe “Vija e rregullimit”.

Përkufizimi i “Planit Zhvillimor Urbanistik” zëvendësohet me “Planin Zhvillimor Urban”.

Në përkufizimin “Ministria” fjala “Ambientit” zëvendësohet me fjalën “Mjedisit”.

Përkufizimi „Normativa urbanistike-teknike“ zëvendësohet me fjalët „Normat teknike urbanistike“.

Përkufizimi “Ngastër Ndërtimore” të zëvendësohet me fjalët “Parcela Ndërtimore”.

Përkufizimet: „Shfrytëzimi i tokës“, “Dokumentacioni urbanistik“, „Ngastra kadastrale“„Punët
përgatitore“ si dhe „Kushtet e ndërtimit“, fshihen.

Pas përkufizimit Zonë e Mbrojtur, shtohet përkufizimi i mëposhtëm:

“Zonë e Veçantë e Mbrojtur” janë themeluar nga Ligji për Zonat e Veçanta të Mbrojtura. Zonë e
Veçantë e Mbrojtur do të jetë një zonë e përcaktuar me hartë, ose me një zonë të përcaktuar që rrethon
një monument, ndërtesë, grup ndërtesash, tërësi, fshat, ose qendër historike të qytetit që mund të
mbrohet nga çdo zhvillim apo aktivitet i cili mund të dëmtojë kontekstin e tij historik, kulturor, arkitektural
apo arkeologjik, mjedisin natyror apo kuadrin vizual estetik.

Neni 3

Në Nenin 3, neni (a) pas fjalëve “burimet natyrore”, shtohen fjalët “trashëgiminë kulturore”.

Neni 4

Në nenin 5, titulli i nenit ”Zbatimi i planeve hapësinore” zëvendësohet me ”Përgjegjësitë e institucioneve
në planifikim hapësinor”.

Të shtohet paragrafi 5.4 si më poshtë:

Komunat themelojnë njësitë për planifikim hapësinor brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Neni 5

Në nenin 6 pas paragrafit 3, shtohen tre paragrafë:

6.4. Anëtarë të Këshillit nuk mund të jenë zyrtarët, menaxherët, pronarët ose të punësuarit të personat
juridik, të cilët gjatë kohës së hartimit të planit përkatës do të jenë të angazhuar në plan.

6.5. Këshilli i jep mendimet, propozimet dhe vërejtjet në dokumentet e planifikimit hapësinor dhe
dokumenteve të tjera të përcaktuara me këtë ligj, të cilat i miraton Kuvendi i Komunës.

6.6. Në mungesë të kuadrit përkatës për formimin e Këshillit të ekspertëve të planifikimit, disa komuna
mund të formojnë një Këshill të përbashkët të ekspertëve.

Neni 6

Të ndryshohet neni 7.3 si më poshtë:

3
7.3. Anëtarë të Këshillit nuk mund të jenë zyrtarët, menaxherët, pronarët ose të punësuarit të personat
juridik, të cilët gjatë kohës së hartimit të planit përkatës do të jenë të angazhuar në plan.
Neni 7

Neni 8, paragrafi 3 ndryshohet si vijon:

8.3 Provimit profesional në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban i nënshtrohen të gjithë personat të
cilët kanë kryer studimet përkatëse dhe kanë së paku dy vjet përvojë pune në fushën e planifikimit
hapësinor dhe urban.

Neni 8

Në nenin 12 shtohen 2 paragrafë si në vijim:

12.3 Si një përjashtim nga ky nen, Zonat e Veçanta të Mbrojtura të themeluara me ligjin mbi themelimin e
Zonave të Veçanta të Mbrojtura identifikohen në Planin Hapësinor të Kosovës.

12.4 Nëse ka Zona të Veçanta të Mbrojtura brenda zonave të veçanta, Planet Hapësinore për zona të
veçanta hartohen në pajtim me dispozitat e Ligjit mbi Themelimin e Zonave të Veçanta të Mbrojtura.

Në nenin 12, paragrafi 5 fshihet fjala „së paku“.

Neni 9

Neni 13 ndryshohet e plotësohet si vijon:

Në paragrafin 1, fshihen fjalët ”brendshëm të”, fjalët “fshatit brenda” zëvendësohen me fjalët “rurale të”;

13.2. Komunat, brenda të cilave ekzistojnë Zona të Veçanta të Mbrojtura, implementojnë dispozitat e
Ligjit për Zonat e Veçanta të Mbrojtura gjatë hartimit të Planeve të tyre Zhvillimore të Komunës.

Paragrafi 5, fshihet;

Në paragrafin 7, fshihen fjalët “së paku“;

Në paragrafin 9, “15 ditë” zëvendësohen me “30 ditë”;

Pas paragrafit 9 shtohet paragrafi 10 si vijon:

13.10 Në rast se Ministria nuk e jep pëlqimin sipas afatit të paraparë në nenin 13.9, duhet të jepet
arsyetim me shkrim për shkaqet e mosdhënies së pëlqimit.

Neni 10

Në nenin 14 pas paragrafit 14.1 shtohet paragrafi 14.2 me përmbajtje si vijon:

14.2. Komuna siguron se Plani Zhvillimor Urban është në pajtim me mbrojtjet/garancitë e ofruara për
Zonat e Veçanta të Mbrojtura sipas Ligjit mbi Themelimin e Zonave të Veçanta të Mbrojtura.

Paragrafi 7 fshihet dhe shtohen dy paragrafët e mëposhtëm:

14.8 Para finalizimit të Planit Zhvillimor Urban, Komuna e vë planin në dispozicion të publikut dhe
agjencive, departamenteve e organeve të tjera për shqyrtim dhe komente. Kohëzgjatja e shqyrtimit dhe
komenteve është tridhjetë (30) ditë.

14.9 Në përfundim të kohës për shqyrtim dhe komente, drafti dorëzohet në Kuvendin Komunal për
miratim përfundimtar, së bashku me një përmbledhje të shkurtër të komenteve të bëra gjatë debatit
publik.

4
Neni 11

Në Nenin 15 pas paragrafit 15.1 shtohen 3 paragrafë:

15.3 Para finalizimit të Planeve Rregulluese Urbane, Komuna e vë Projekt Planin në dispozicion të
publikut, agjencive, departamenteve dhe organeve të tjera për shqyrtim dhe komente. Kohëzgjatja e
shqyrtimit dhe komenteve është 30 ditë.

15.4 Në përfundim të kohës për shqyrtim dhe komente, projekt plani paraqitet në Kuvendin Komunal për
miratim final, së bashku me një përmbledhje të shkurtër të komenteve të bëra gjatë debatit publik.

15.5. Planet Rregulluese Urbane hartohen në pajtim me garancitë e ofruara për Zona të Veçanta të
Mbrojtura.

Neni 12

Neni 16.4, pika (a) të ndryshohet dhe të përmbajë:

(a) Ministria, për planet hapësinore, të cilat do të miratohen nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës;

Neni 18 – Baza e të dhënave të Planifikimit Hapësinor

Të shtohet:

18.5 Komuna themelon dhe mirëmban sistemin e planit hapësinor të komunës, i cili është i lidhur dhe në
harmoni me sistemin e të dhënave në vend.

Neni 13

Në nenin 21 shprehja “aq sa është e mundur do të bëhen përpjekje” fshihet dhe zëvendësohet me
shprehjen “ bëhen përpjekje” dhe paragrafi duket si më poshtë:

Ministria me Akt të Veçantë përcakton rregulla të veçanta dhe të domosdoshme për zbatimin e këtij ligji.
Me rregulla bëhen përpjekje për të ruajtur mjedisin dhe për të promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore e
natyrore në përputhje me parimet dhe qëllimet e këtij Ligji dhe Planin Hapësinor të Kosovës.

Neni 14

Në nenin 22 Të shtohet:

22.2 Në përcaktimin e zonave për ndërtim në qytet dhe vendbanime të tjera sipas Paragrafit 1 të këtij
Neni, në pajtim me Planin përkatës sipas këtij Ligji, vendbanimet joformale përfshihen dhe trajtohen me
qëllim të rregullimi të tyre.
Në nenin 22.3 fjalët ndërtime te zëvendësohen me fjalët ndërtesat.

Neni 22.3- Deri në miratimin e Planit Zhvillimor të Komunës, nuk mund të ndërtohet asnjë objekt që është
në kundërshtim me destinimin e tokës pjellore bujqësore.

Neni 15

Neni 23 te ndryshohet si në vijim:

Neni 23.6 - Nëse ndërtimi i propozuar i ndërtesës ose përmirësimi tjetër në parcelën e tokës nuk është në
pajtim me kërkesat e Planit Rregullues Urban në zbatim ose nuk ju përmbahet kushteve të përshtatshme
të lokacionit, personi që propozon ndërtimin duhet të marrë pëlqimin e lokacionit nga autoritetet komunale
së bashku me marrjen e lejes urbanistike sipas nenit 25. Procedurat për kërkimin e marrjes së pëlqimit
për lokacion përcaktohen nga Ministria me Akt të Veçantë dhe janë në pajtim me mbrojtjen e
trashëgimisë fetare dhe kulturore në Zonat e Veçanta të Mbrojtura.

5
Neni 16

Neni 24 ndryshohet si në vijim:
24.1 Në raste të veçanta, kur ende nuk është miratuar Plani Zhvillimor i Komunës dhe/ose Planit
Zhvillimor Urban dhe kur vonesat e mëtejshme në hartimin e Planit Zhvillimor Urban mund të çojnë në
zhvillime të pakontrolluara në kundërshtim me interesat e komunitetit, Kuvendi komunal mund të miratojë
kushtet e përkohshme për rregullimin hapësinor me vendim të motivuar dhe me pëlqimin e shprehur të
Ministrisë.

24.2 Për më tepër kushtet e përkohshme për rregullimin hapësinor në zona të veçanta marrin miratimin e
autoriteteve kompetente për plane hapësinore për zona të veçanta.


24.3 Këto kushte të përkohshme duhet të miratohen sipas kushteve të mëposhtme:

a) zona e konsideruar për zhvillim nuk është në mbrojtje nga ndonjë ligj tjetër dhe/ose për shkak të
vlerës së saj mjedisore, kulturore, historike, dhe/ose sociale.

b) nevoja për urbanizimin e zonës i përgjigjet fillimisht interesave ekonomike, sociale dhe kulturore të
komunitetit i cili është banor i përhershëm i asaj zone.

c) sapo të miratohen nga Kuvendi komunal, kushtet e përkohshme për urbanizim i nënshtrohen
shqyrtimit publik të komunitetit para finalizimit të tyre;

d) kushtet për shqyrtim dhe komentim publik të cilat janë në zbatim për planet hapësinore do të
zbatohen edhe ndaj vendimeve për kushte të përkohshme.

24.5 Me kushtet e përkohshme sipas paragrafit 1 të këtij neni përcaktohen forma dhe madhësia e
parcelës së ndërtimit, distancat mes linjave rregulluese, linjave të ndërtimit, infrastrukturës rrugore dhe
infrastrukturës tjetër me interes të përgjithshëm, vendosja e objekteve të ndërtimit në lidhje me objektet e
kufizuara me kufijtë e ngastrave fqinje të ndërtimit, kushtet e mbrojtjes mjedisore dhe metodat e qasjes
në infrastrukturën e nevojshme.

24.6 Ndërtimi i bërë në pajtim me kushtet e rregullimit hapësinor sipas Paragrafit 1 të këtij Neni,
përfshihen në Planin përkatës Rregullues Urban.

24.7 Ndryshimi i destinimit themelor të shfrytëzimit të objekteve ekzistuese mund të bëhet vetëm me lejen
e organit kompetent në fushën e urbanizmit, në pajtim me planin përkatës, me propozim të organit
përkatës për urbanizëm, të miratuar nga një vendim i Kuvendit Komunal.

Neni 17

Në nenin 26.1 fjala “ i komunës” të fshihet dhe neni do të duket si më poshtë:
26.1 Autoritetet duhet t’i lëshojë lejen urbanistike secilit aplikues derisa propozimi për ndërtim përputhet
me dispozitat e këtij ligji, ligjet tjera dhe planet zhvillimore komunale e planet rregulluese komunale.
Procedura e lëshimit të lejes urbanistike rregullohet me akt të veçantë të Ministrisë.

Të ndryshohen paragrafët e mëposhtëm si vijon:

26.2 Ministria e lëshon lejen urbanistike për objektet me rëndësi për vendin.


26.3 Ministria me akt të veçantë do të përcaktojë objektet me rëndësi për vendin për të cilat ajo e lëshon
lejen urbanistike.

26.4 Kundër vendimit mbi refuzimin e lejes urbanistike të cilën e lëshon Ministria, mund të ngrihet konflikt
administrativ.

6
Në paragrafin 3, fjala “komunal” zëvendësohet me fjalën “kompetent” dhe paragrafi do të duket si më
poshtë:

Me propozimin e personit sipas kërkesës së të cilit është lëshuar leja urbanistike, autoriteti kompetent
mund të ndryshojë apo plotësojë lejen sipas procedurës së përcaktuar për lëshimin e saj.

Neni 18

Neni 27 ndryshohet e plotësohet si vijon:

Titulli i nenit 27 “Refuzimi i propozimit për dhënien e lejes urbanistike“, zëvendësohet me “Refuzimi i
kërkesës për dhënien e lejes urbanistike“.


Në paragrafin 27.2 fshihet fjala „komunal“ në fillim, fjalët “lejes së ndërtimit” zëvendësohen me fjalët ”leje
urbanistike” dhe ”21 ditëve” zëvendësohet me “30 ditëve”. Neni 27.2 do të duket si më poshtë:

Organi kompetent ose do të lëshoj lejen urbanistike ose do ta refuzojë atë, duke përfshirë sqarimin me
shkrim të arsyeve të refuzimit, brenda30 ditëve nga dita e pranimit të kërkesës për lëshimin e lejes së
ndërtimit.

Neni 19

Neni 32 ndryshohet e plotësohet si vijon:

Subjektet e planifikimit hapësinor dhe urbanistik të komunës do të hartojnë planet hapësinore dhe
urbanistike brenda afatit prej 12 muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji si dhe akteve përcjellëse
nënligjore.

Neni 20

Neni 34 ndryshohet e plotësohet si vijon:

Qeveria e Kosovës dhe Ministria nxjerrin akte të veçanta dhe harmonizojë aktet ekzistuese, më së voni
brenda një afati prej gjashtë muajsh nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 21

Shtimi i një neni të ri si më poshtë:

Implementimi i nenit 14 të ndryshimeve dhe plotësimit të këtij ligji fillon pas sigurimit të mjeteve potenciale
buxhetore të donatorëve, në shumën e pasqyruar në deklaratën financiare të Departamentit të Buxhetit të
konsoliduar.

Neni 22

Ky Ligj hyn në fuqi ditën e publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.


Ligji Nr. 03/ L-106
10 Nëntor 2008

Shpallur me dekretin Nr. DL- 055- 2008, datë 17.11.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës,
Dr. Fatmir Sejdiu.





7