LIGJI NR. 02/L-109 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E SËMUNDJEVE NGJITËSE

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 40 / 15 TETOR 2008

LIGJI Nr. 02/L-109


PЁR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E SËMUNDJEVE NGJITËSE

Kuvendi i Kosovës

Në bazë të kreut 5.1(ë) dhe 9.1.26 (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në
Kosovës,

Miraton:

LIGJIN PЁR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E SËMUNDJEVE NGJITËSE

Kapitulli I

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi i ligjit

Me këtë ligj përcaktohen sëmundjet ngjitëse si dhe rregullohen aktivitetet për zbulimin në kohë,
evidencimin e shfaqjes, parandalimin, ndalimin e përhapjes dhe mjekimin e tyre.

Neni 2
Përkufizimet

Për qëllimet e këtij ligji vlejnë përkufizimet si vijon:.

Sëmundja ngjitëse- Sëmundja e cila shkaktohet nga mikroorganizma dhe parazitë sëmundje-shkaktues
që barten drejtpërdrejtë ose tërthorazi nga njeriu i sëmurë ose bartësi i shkaktarit tek njeriu i shëndoshë
dhe nga kafshët e prodhimet blegtorale tek njerëzit.

Njeriu i sëmurë– person i prekur nga ndonjë sëmundje ngjitëse.

Mikrobbartës personi apo kafsha që strehon dhe tajon shkaktarët e sëmundjes ngjitëse në mungesë të
shenjave klinike të sëmundjes dhe shërben si burim potencial i infeksionit.

Infeksion – depërtimi dhe shumimi i shkaktarë të ndryshëm mikrobik në organizmin e njeriut, pa zhvillim
të pasqyrës klinike të sëmundjes ngjitëse.

Inkubacion – Intervali kohor prej futjes së mikroorganizmave në organizmin e njeriut deri te paraqitja e
shenjave të sëmundjes.

Antropozonozë (zoonozë)– sëmundje ngjitëse të kafshëve të cilat në rrethana të veçanta prekin
organizmin e njeriut.

Vatër infeksioni– është territor që karakterizohet me praninë e burimit të infeksionit (njeriun apo kafshën)
dhe faktorët favorizues të mjedisit jetësor për përhapjen e infeksionit.

Sporadiciteti– paraqitje e rasteve të sëmundjeve ngjitëse të cilat nuk kanë lidhje në kohë dhe territor.

Epidemia– paraqitja e dy e më shumë rasteve të sëmundjeve ngjitëse të lidhura në kohë dhe territor apo
rritje enorme e numrit të rasteve të sëmundjes.

Endemia– prania konstante e sëmundjes ngjitëse ose agjensit infektiv në një rajon të caktuar gjeografik
ose në popullatë që në rrethana të veçanta shpërthen në epidemi.

Pandemia – përhapja masive e sëmundjes ngjitëse e cila i tejkalon kufijtë e një shteti duke përfshirë disa
shtete apo edhe kontinente.

Izolimi – masë kundërepidemike, qëllimi i të cilit është ndarja e personave të infektuar nga ata të
shëndoshë për të penguar përhapjen e infeksionit.
2

Karantina - kufizim i lirisë së lëvizjes së njerëzve të shëndoshë të cilët janë ekspozuar shkaktarëve të
rrezikshëm të sëmundjeve ngjitëse.

Dezinfektim – asgjësim i agjensëve infektiv jashtë organizmit të njeriut, përmes metodave mekanike,
fizike dhe kimike.

Dezinsektim – asgjësim i vektorëve (insekteve) bartës të shkaktarëve të sëmundjeve ngjitëse me
metodat fizike, kimike dhe biologjike.

Deratizim – asgjësim i brejtësve bartës të shkaktarëve të sëmundjeve ngjitëse me metodat mekanike,
kimike dhe biologjike.

Paraqitja e sëmundjeve ngjitëse – njoftim i autoriteteve shëndetësore përkatëse me rastin e paraqitjes
së sëmundjes ngjitëse.

Mbikëqyrja – është grumbullimi dhe evidentimi i vazhdueshëm i të dhënave, përpunim, analizë dhe
interpretim i tyre.

Profilaksa – parandalim i paraqitjes së sëmundjes ngjitëse përmes vaksinave, serumeve dhe barnave.

Imunoprofilaksa – parandalimi i sëmundjes ngjitëse përmes vaksinave.

Vaksina – preparat imunobiologjik që përmban shkaktarët e sëmundjes ngjitëse që pas injektimit nxisin
prodhimin e antitrupthave.

Seroprofilaksa - parandalimi i sëmundjes ngjitëse përmes serumeve.

Serumi – preparat imunobiologjike që përmban antitrupthat të gatshëm.

Kimioprofilaksa - parandalimi i sëmundjes ngjitëse përmes barnave.

ISK-Inspektorati Sanitar i Kosovës.

IKSHP– Instituti i Kosovës për Shëndetin Publik

Kapitulli II

Neni 3

3.1 Sëmundjet ngjitëse në kuptim të këtij ligji ku parandalimi dhe pengimi i tyre është në interes për
vendin janë :


Lista
e sëmundjeve ngjitëse (sipas KNS 10)
A00 Kolera
A01 Ethet  iroide dhe paratifoide

A02 Salmonellozat tjera
A03 Shigellozat
A04 Infeksionet tjera bakteriale të
zorrëve
A04.0–
A04.4 Infeksionet me E.Coli
A04.5 Infeksionet e zorrëve me
Campylobacter
A04.6 Infeksionet e zorrëve me
Yersinia enterocolitica
A04.9 Infeksionet bakteriale të
zorrëve të paspecifikuara
A05 Infeksionet tjera bakteriale
3
me ushqim
A06 Amebiaza
A07 Sëmundjet tjera të zorrëve
me protozoa
A08 Infeksionet virale dhe
infeksionet e tjera specifike
të zorrëve
A09 Diarreja dhe gastroenteritet
A15–A19 Tuberkulozi i traktit
respirator, e konfirmuar
bakteriologjikisht dhe
histologjikisht
A20 Murtaja
A21 Tularemia
A22 Antraksi
A23 Bruceloza
A24 Malleusi dhe melioidoza
A25 Ethet pas kafshimit të miut
A26 Erisipeloidi
A27 Leptospiroza
A28 Sëmundjet tjera bakteriale
zoonotike, të pa klasifikuara
A30 Lepra
A31 Infeksionet tjera
mikobakteriale

A32 Listerioza
A33–A35 Tetanusi
A36 Difteria
A37 Kolla e bardhë
A38 Skarlatina
A39 Infeksionet meningokoksike
A40 Septikemia streptokoksike
A41 Septikemitë tjera
A42 Aktinomikoza
A43 Nokardioza
A44 Bartonelloza
A46 Erizipella
A48 Sëmundjet tjera bakteriale të
paspecifikuara
A48.1 Legionelloza
A49 Infeksioni bakterial i pjesëve
të paspecifikuara
A50 Sifilizi kongjenital
A51 Sifilizi i hershëm
A52 Sifilizi i vonshëm
A53 Sifilizët tjerë dhe të
paspecifikuar
A54 Infeksioni gonokoksik
A55 Limfogranuloma venerike
A56 Sëmundjet tjera klamidiale të
përcjella në mënyrë seksuale

A57 Shankroidi
A58 Granuloma inguinale
A59 Trihomoniaza
A60 Infeksioni viral herpetik i
regjionit anogjenital
A63 Sëmundjet tjera të përcjella
kryesisht në mënyrë
seksuale, të pa klasifikuara
A64 Sëmundjet e paspecifikuara
4
të përcjella në mënyrë
seksuale
A65 Sifilizi jovenerik
A66 Frambezia
A67 Pinta
A68 Ethet rekurrente
A69 Infeksionet tjera spiroketale
A69.2 Sëmundja e Lajm
A70 Infeksioni klamidial-
klamidiaza-klamidia  iroid,
ornitoza, psitakoza, ethet
 iroid

A71 Trakoma
A74 Sëmundjet tjera të
shkaktuara nga klamidiet
A75 Ethet  iroide që barten
përmes morrave
A77 Ethet ekzantematike që
barten përmes rriqrave
A78 Ethet Q
A79 Rikeciozat tjera
A80 Paraliza akute e fëmijëve
A82 Tërbimi
A81 Infeksionet tjera të
ngadalshme SNQ të
shkaktuara nga virusët

A83 Encefaliti viral i bartur
përmes mushkonjave
A84 Encefaliti viral i bartur
përmes rriqrave
A85 Encefalitet tjera virale, të pa
klasifikuara
A86 Encefaliti viral i paspecifikuar
A87 Meningjiti viral
A88 Infeksionet tjera virale të
SNQ


A90 Ethet denge
A91 Ethet denge hemorragjike
A92 Ethet tjera virale të bartura
me mushkonja
A93 Ethet tjera virale të bartura
me insekte, ethet papataçi


A94 Ethet tjera virale të
paspecifikuara të bartura me
artropode
A95 Ethet e verdha
A96 Ethet hemorragjike të
shkaktuara me arenavirus
A98 Ethet tjera hemorragjike
virale, Crime Congo,
Sindromë renale, Ebola,
Marbourg,
A99 Ethet virale hemorragjike jo
specifike
B00 Infeksionet virale me herpes
B01 Variçella
B02 Herpes zosteri
5
B03 Variola vera
B05 Fruthi
B06 Rubella
B07 Veruket virale
B08 Infeksionet tjera virale me
dëmtim të lëkurës dhe
mukozës (moluscum
contagiosum)
B15 Hepatiti viral akut A
B16 Hepatiti viral akut B
B17 Hepatitet akute tjera të
shkaktuara me virus, hepatiti
C, E
B18 Hepatiti viral kronik
B19 Hepatiti viral I paspecifikuar
B20 –
B24 HIV infeksioni, AIDS
B25 Virozat me cytomegalovirus

B26 Parotiti
B27 Mononukleoza infektive
B30 Konjuktiviti viral
B33 Sëmundjet tjera virale,
Karditi viral, Poliartritet
epidemike
B34 Adenovirozat
B35 Dermatofitoza
B36 Mikozat tjera sipërfaqësore
B37 Kandidiaza
B38 Kokcidioidomikoza
B39 Histoplazmoza
B40 Blastomikoza
B41 Parakokcidioidomikoza
B42 Sporotrikoza
B43 Kromomikoza dhe abscesi
feomikotik
B44 Aspergilloza
B45 Kriptokokoza
B46 Zigomikoza
B47 Micetoma
B48 Mikozat e tjera
B49 Mikozat e paspecifikuara
B50 Malaria me plazmodium
falciparum
B51 Malaria me plazmodium
vivaks

B52 Malaria me plazmodium
malaria
B53 Malariet tjera të konfirmuara
në laborator
B54 Malaria e paspecifikuar
B55 Leishmaniaza
B56 Tripanozomiaza Afrikane
B57 Sëmundja Chagas
B58 Toksoplasmoza
B59 Pneumocistoza
B60 Sëmundjet tjera të
shkaktuara me protozoa
B64 Sëmundjet protozoare jo të
specifikuara
B65 Shistozomiaza
6
B66 Infeksionet tjera me
trematode

B67 Ekinokokoza
B68 Teniaza
B69 Cisticerkoza
B70 Difillobotriaza dhe
sparganoza
B71 Infeksionet tjera me cestode

B72 Drakunkuliaza
B73 Onkocerkiaza
B74 Filariaza
B75 Trikinelloza
B76 Ankilostomiaza
B77 Askariaza
B78 Strongiloidiaza
B79 Trihuriaza
B80 Enterobiaza
B81 Helmintiazat tjera të zorrëve
të pa klasifikuara
B82 Parazitozat e zorrëve të
paspecifikuara
B83 Helmintiazat tjera
B85 Pedikuloza dhe ftiriaza
B86 Zgjebja
B87 Miaza
B88 Infestimet lëkurore nga
artropodet
B89 Sëmundjet parazitare të
paspecifikuara
B90 Sekuellat e tuberkulozit
B91 Sekuellat e paralizës së
fëmijëve
B92 Sekuellat e lepers
B94 Sekuellat e sëmundjeve tjera
infektive dhe parazitare të
paspecifikuara
B95 Streptokoku dhe stafilokoku
si shkaktarë të sëmundjeve

B96.3 Haemophylus Influenzae
B97 Virusët si shkaktarë të
sëmundjeve
B99 Sëmundjet tjera ngjitëse dhe
të paspecifikuara
G00 Meningjiti viral
J10–J11 Gripi (përfshirë gripin e
shpendëve)
J12–J15,
J84
Pneumonitë virale dhe
bakteriale (përfshirë SARS-
in)
P35 Infeksionet virale
kongjenitale
P35.0 Rubella kongjenitale
P35.1 Infeksioni kongjenital me
Citomegalovirus

3.2 Po qe se paraqitet rreziku nga sëmundjet ngjitëse, të cilat nuk gjenden në listën nga paragrafi 1 i këtij
neni e që mund të rrezikojnë tërë vendin, Ministria e Shëndetësisë, në propozim të IKSHP përcakton
masat profilaktike dhe kundërepidemike, të përshkruara me këtë ligj, masat tjera në mbrojtjen e
popullsisë nga sëmundjet ngjitëse dhe masat e përshkruar si të obliguara sipas konventave
ndërkombëtare shëndetësore dhe aktet tjera ndërkombëtare.
7


Neni 4

4.1 Mbrojtja nga sëmundjet ngjitëse që rrezikojnë tërë vendin është detyrë e IKSHP-së, Inspektoratit
Sanitar të Kosovës, Inspektoratit Shëndetësorë të Kosovës, të gjithave institucioneve shëndetësore
publike dhe private, institucioneve jo shëndetësore, komunave dhe vet qytetarëve nën mbikëqyrjen e
Ministrisë së Shëndetësisë.

4.2 Masat për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse drejtpërdrejt i zbatojnë institucionet
shëndetësore dhe profesionistet shëndetësor konform këtij ligji.

Neni 5

Mbrojtja nga sëmundjet ngjitëse përfshin planifikimin, programimin, organizimin, zbatimin e masave për
parandalimin, luftimin, eliminimin, çrrënjosjen e sëmundjeve ngjitëse si dhe sigurimin e mjeteve materiale
dhe të tjera, e cila ka prioritet në krahasim me masat tjera të mbrojtës shëndetësore.

Neni 6

6.1 Masat për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse që mund të kalojnë nga kafshët në njerëz,
i zbatojnë institucionet shëndetësore, ISK në bashkëpunim me institucionet veterinare që kanë të bëjnë
me njoftimin reciprok për shfaqjen dhe përhapjen e këtyre sëmundjeve dhe me organizimin e zbatimin e
masave kundërepizootike, kundërepidemike, higjienike dhe masave tjera për parandalimin, përkatësisht
luftimin e sëmundjeve të veçanta sipas dispozitave të këtij ligji dhe Ligjit për inspektoratin sanitar të
Kosovës Nr. 2003/22.

6.2 IKSHP hulumton, studion dhe analizon situatën epidemiologjike të vendit dhe përcakton strategjinë
për përmirësimin e vazhduar të saj.

Neni 7

7.1 Shpallja e epidemisë së sëmundjeve ngjitëse në Kosovë bëhet në pajtim të nenin 112. paragrafi 4 të
Ligjit për Shëndetësi.

7.2 Ministria e Shëndetësisë propozon dhe kërkon nga Qeveria mbështetje financiare për raste të
jashtëzakonshme epidemike në bazë të nenit 114.1, të Ligjit për Shëndetësi të Kosovës.

7.3 Në rast të shfaqjes së ndonjërës nga sëmundjet ngjitëse të përshkruara në nenin 3. paragrafi 1 të këtij
ligji, organet kompetente për zbatimin e masave parandaluese dhe trajtimin e të sëmurëve kanë të drejtë
të hynë në çdo kohë në institucione shëndetësore publike e private, objekte banuese, ndërmarrje
punuese, reparte ushtarake për të bërë hulumtimin epidemiologjik, izolimin, hospitalizimin, mbikëqyrjen
shëndetësore të kontakteve, vaksinimin, depistimin, dezinfektimin, dezinsektim dhe deratizimin (në tekstin
e mëtejmë: DDD) dhe trajtimin profilaktik.

7.4 Kur punonjësit e mësipërm hasin në pengesa në kryerjen e detyrës kërkojnë mbështetjen e organeve
të gjyqësisë, prokurorisë dhe organeve të rendit publik.

Kapitulli III

MASAT PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E SËMUNDJEV E NGJITËSE

Neni 8

8.1 Mbrojtja nga sëmundjet ngjitëse është e obliguar dhe zbatohet në ndërmarrjen e masave të
përgjithshme dhe të veçanta.

8.2 Masat e përgjithshme për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse janë:

a) Sigurimi i ujit të pijshëm higjienik si dhe mbrojtja sanitare e burimeve, objekteve dhe rrjetit shpërndarës
për furnizimin publik me ujë të pijshëm;
b) Mënjanimi i ujërave të ndotura dhe hedhurinave sipas mënyrës dhe nën kushtet në te cilat sigurohet
mbrojtja nga ndotja e ujit dhe e tokës, si dhe mbrojtja nga shtimi i insekteve dhe i brejtësve ;
c) Ruajtja e kushteve tekniko sanitare dhe higjienike në ndërtesa publike, në mjetet e komunikacionit
publik dhe ne vendet publike;
8
d) Sigurimi i gjendjes se rregullt sanitare të artikujve ushqimore dhe te kushteve tekniko sanitare dhe
higjienike për prodhimin, qarkullimin dhe ruajtjen e tyre;
e) Kryerja e DDD parandalues në qendrat e banuara, në hapësirat publike, objektet për furnizimin me ujë
të pijshëm, në objektet dhe mjetet e komunikacionit publik, në objekte për prodhimin dhe qarkullimin
e artikujve ushqimor dhe në objekte të tjera publike;
f) Sigurimi i sasisë së mjaftueshme të mjeteve dezinfektuese dhe të mjeteve tjera për zbatimin e masave
nga pikat a) deri e), të këtij paragrafi;
g) Informimi i drejtë, komunikimi, promovimi i shëndetit dhe edukimi i vazhdueshëm shëndetësor i
personelit të organizatave shëndetësore dhe joshëndetësore si dhe i popullatës;

8.3 Masat e veçanta për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse janë :

a) Zbulimi me kohë i burimit të infeksionit dhe i rrugëve të bartjes së infeksionit;
b) Paraqitja e sëmundjeve ngjitëse;
c) Izolimi dhe karantina;
d) Transportimi;
e) Shërimi i personave të sëmurë;
f) DDD i obliguar;
g) Mbikëqyrja shëndetësore e personave të punësuar dhe personave tjerë bacilmbartës;
h) Imunoprofilaksa, seroprofilaksa dhe kimioprofilaksa;
i) Masat tjera të përcaktuara me këtë Ligj.

Neni 9

9.1 Masat e përgjithshme dhe masat e veçanta për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse
zbatohen në përputhje me programet vjetore, afat mesme dhe afat gjata që ne kuadrin e veprimtarive dhe
përgjegjësive të veta të hartuara nga IKSHP-ja me pëlqimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

9.2 Në programet nga paragrafi 1 i këtij neni, përcaktohen masat dhe caktohen implementuesit e
programeve, mjetet dhe afatet për zbatimin e këtyre programeve .

Neni 10

Zbulimi me kohë i burimeve te infeksionit dhe rrugëve te bartjes së infeksionit

Për të zbuluar me kohë burimet e infeksionit dhe rrugët e bartjes së infeksionit, institucionet shëndetësore
duhet të kryejnë:

a) Vrojtimin dhe vëzhgimin epidemiologjik të terrenit;
b) Hulumtimi epidemiologjik-anketa epidemiologjike, për sëmundjet ngjitëse sipas nenit 3. paragrafi
1 të këtij ligji;
c)Kontrolli shëndetësor i personave që janë trajtuar nga ethet tifoide, ethet paratifoide,
dizenteria bacilare dhe salmonellozat;
d) Ekzaminimi i pranisë së markerëve të hepatiteve B dhe C, virusit HIV dhe sifilizit, te dhënësit
vullnetar të gjakut;
e) Hulumtimi dhe ekzaminimi epidemiologjik, hulumtimi mikrobiologjik dhe kontrolli shëndetësorë i
personave që lëngojnë ose dyshohet se vuajnë nga sëmundjet ngjitëse shkaktarë i të cilave nuk
është i njohur.

Neni 11

11.1 Identifikimin e shkaktarëve të sëmundjeve ngjitëse me qëllim të konstatimit të diagnozës e bëjnë
IKSHPK dhe institucionet shëndetësore të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë.

11.2 Verifikimin e diagnozës së sëmundjeve të veçanta ngjitëse e bënë IKSHP.

Neni 12

IKSHPK i mban të dhënat për ekzaminimet laboratorike dhe jep raporte Ministria e Shëndetësisë për
shkaktarët e sëmundjeve ngjitëse të veçanta, në kushtet dhe mënyrën që janë parapara me këtë ligj.

Neni 13
Paraqitja e sëmundjeve ngjitëse

Paraqitjes së obliguar i nënshtrohen:
9

a) Çdo sëmundje ose vdekje nga ndonjë prej sëmundjeve ngjitëse të theksuara në nenin 3.paragrafi 1 të
këtij ligji;
b) Çdo dyshim që ekziston për sëmundjet: Kolera, Murtaja, Variola, Ethet e verdha, Tifoja e morrit, Ethet
hemorragjike virale, SARS, Gripi i shpendëve, Fruthi, Difteria, Paraliza e fëmijëve, Ethet tiofide,
Antraksi, Bruceloza, Lepra, Tërbimi, Meningjitet;
c) Çdo ndryshim i diagnozës fillestare të sëmundjes duhet të raportohet përsëri me emërtim të ri të
sëmundjes ngjitëse;
d) Çdo epidemi e ndonjë sëmundje ngjitëse nga neni 3. paragrafi 1 i këtij ligji, dhe epidemi nga shkaktarë
të panjohur;
e) Çdo shkaktar i sëmundjes ngjitëse nga neni 3. paragrafi 1 i këtij ligji, i përcaktuar me analizë
mikrobiologjike;
f) Çdo tajim i bacileve të tifos së zorrëve, salmonellozave, dizenteria bacilare;
g) Çdo bartje e antigjeneve të hepatitit B dhe C, antitrupthave në HIV dhe parazitëve shkaktarëve të
malaries;
h) Çdo lëndim nga ndonjë kafshë e tërbuar ose kafshë e cila dyshohet se është tërbuar;
i) Çdo lëndim që dyshohet në plagë tetanogjene;
j) Çdo kafshim nga gjarpërinjtë.

Neni 14

14.1 Nëse institucioni shëndetësor publik dhe privat konstaton sëmundjen ose vdekjen nga neni 13 pikat
a) deri i), ka për detyrë që këtë ta paraqes menjëherë në IKSHP, ISK dhe te organet tjera kompetente.

14.2 Sëmundja, dyshimin se ekziston sëmundja, lëndimin ose vdekjen e konstaton mjeku ose punëtori
tjetër i shëndetësisë jashtë kryerjes së detyrës në institucionin shëndetësore, ka për detyrë që lidhur me
këtë ta njoftoi menjëherë institucionin më të afërt shëndetësorë.

14.3 Paraqitja e sëmundjes ngjitëse bëhet në bazë të diagnozës klinike dhe rikonfirmohet pas diagnozës
laboratorike.

Neni 15

15.1 Për çdo sëmundje ngjitëse nga grupi i antropozoonozave institucioni shëndetësor i cili
konstaton sëmundjen ka për detyrë që ta njoftoi menjëherë IKSHP-në dhe ISK-në.

15.2 Shërbimi veterinar është i obliguar që menjëherë të paraqes çdo sëmundje ngjitëse nga paragrafi 1 i
këtij neni po qe se konstaton sëmundjen apo ngordhjen e kafshëve.

Neni 16

16.1 Mbikëqyrja dhe raportimi i sëmundjeve ngjitëse është obligim ligjor i të gjitha niveleve të sistemit të
kujdesit shëndetësorë të Kosovës, duke filluar prej punkteve të mjekësisë familjare deri në nivelin
tretësor. Të gjitha raportet nga niveli parësor dhe dytësor dërgohen në degët e IKSHP të cilat brenda një
jave i dërgojnë në IKSHP. Niveli tretësor i kujdesit shëndetësor raporton drejtpërdrejtë në IKSHP. IKSHP
raporton në mënyrë të rregullt në Ministrinë e Shëndetësisë.

16.2 Grupi i caktuar i sëmundjeve ngjitëse raportohet brenda 24 orëve.

16.3 Sëmundjet ngjitëse raportohen sipas formularit 1 dhe 2, të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë, me
propozim të IKSHP-së.

16.4 IKSHP përgatit raport përmbledhës për ecurinë e paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, për
të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësorë, çdo 6 muaj.

Neni 17
Izolimi, transporti dhe mjekimi

17.1 Personat për të cilët konstatohet se janë të sëmurë nga kolera, murtaja, variola vera, ethet
hemorragjike virale, legjionelloza, paraliza e fëmijëve, difteria, tifoja e morrit, ethet rekurente, tifoja e
zorrëve, ethet paratifoide A dhe B, bruceloza, malaria, tërbimi, tetanusi, antraksi, meningjitet, duhet të
izolohen dhe mjekohen në institucionet shëndetësore për trajtimin e sëmundjeve ngjitëse.

17.2 Të gjithë personat për të cilët dyshohet se vuajnë nga kolera, murtaja, variola vera, legjionelloza,
gripi i shpendëve, SARS dhe ethet hemorragjike virale duhet patjetër të hospitalizohen në Klinikën
10
Infektive të QKUK. Personat e sëmurë nga sëmundjet tjera ngjitëse shërohen në mënyrë spitalore ose në
shtëpi, nëse për këtë ekzistojnë kushtet .

Neni 18

Personat që sëmuren ose për të cilët ekziston dyshimi se janë sëmurë nga sëmundjet ngjitëse nga neni
17. paragrafët 1 dhe 2 të këtij ligji, mund të transportohen vetëm me mjete sanitare të transportit nën
kushtet që e bëjnë të pa mundshme përhapjen e infektimit.

Neni 19
Dezinfektimi, dezisektimi dhe deratizimi

Është i detyrueshëm dezinfektimi i tajimeve, i gjësendeve, dhomave dhe hapësirave në të cilat ka
qëndruar personi i sëmurë nga kolera, murtaja, variola vera, ethet hemorragjike virale, legjionelloza,
paraliza e fëmijëve, difteria, tifoja e morrit, ethet rekurente, ethet tifoide, ethet paratifoide A dhe B,
brucelloza, malaria, tërbimi, tetanusi, antraksi, meningjitet, tuberkulozi në periudhën e infektueshmërisë .

Neni 20

20.1 Është i detyrueshëm dezinfektimi parandalues i tajimeve, gjësendeve personale dhe sendeve tjera,
pajisjeve dhe i dhomave dhe hapësirave institucioneve shëndetësore, të shkollave dhe institucioneve
tjera për fëmijë dhe te rinj.

20.2 Në masat e përshkruara në nenin 8. të këtij ligji, përcaktohet mënyra e kryerjes së dezifektimit në
vështrim të paragrafit 1 të këtij neni.

Neni 21

Është i detyrueshëm dezinsektimi i personave dhe i gjësendeve personale, i hapësirave të banimit, i
hapësirave tjera, dhe i mjeteve të transportit me rastin e shfaqjes sëmundjeve: kolera, murtaja, ethet
hemorogjike virale, legjionelloza, tifoja e morrit, ethet rekurente, tifoja e zorrëve, ethet paratifoide A dhe B,
burceloza, malaria dhe meningjitet.

Neni 22

Është i detyrueshëm deratizimi në qendrat e banimit, në aeroporte, në mjetet e tjera të komunikacionit
publik, në depot dhe në lokalet tjera të punës, në rast të shfaqjes ose të rrezikut nga murtaja,
leptospiroza, ethet hemorragjike virale, tularemia apo të sëmundjeve tjera ngjitëse ku burimi i infektimit
janë brejtësit.

Neni 23

23.1 DDD mund të kryhen vetëm me preparate, efikasiteti i të cilëve është dëshmuar. Mënyra e aplikimit
e tyre duhet t’i përmbush kriteret për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse.

23.2 DDD, të përshkruara nga paragrafi 1 i këtij neni, mund ta kryejnë edhe institucionet e specializuara
nën mbikëqyrjen e ISK dhe në bazë të mendimit profesionale-shkencore nga IKSHP-së.

23.3 Konstatimi i efikasitetit të mjeteve për qëllimet nga paragrafi 1 i këtij neni, kryhet në bazë të
ekzaminimit: kimik, fizik dhe biologjik të preparateve nga institucionet kompetente.

Neni 24
Mbikëqyrja shëndetësore ndaj personave në prodhimin dhe
qarkullimin e artikujve ushqimor

Nën mbikëqyrjen shëndetësore për të parandaluar sëmundjet ngjitëse vihen:

a) Personat që punojnë në prodhimin ose qarkullimin e artikujve ushqimorë apo që punojnë në
furnizimin e popullsisë me ujë të pijshëm, të cilët në punët dhe detyrat e veta të punës vijnë në
kontakt të drejtpërdrejt me artikujt ushqimorë, përkatësisht me ujin e pijshëm;
b) Personat e zënë me punë në Institucionet parashkollore dhe çerdhet e fëmijëve;
c) Personat të cilët në institucionet shëndetësore merren me kontrollin, mjekimin, trajtimin dhe
kujdesin ndaj të sëmurëve dhe personat që punojnë në prodhime, me pajisjen dhe dhënien e
medikamenteve;
11
d) Personat qe punojnë në prodhimin, qarkullimin dhe dhënien e barnave ose që në mënyrë tjetër
gjatë punës vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me barnat;
e) Personat të cilët punojnë në institucione dhe në objektet për dhënien e kujdesit higjenik të
popullsisë: në banja publike, në rrojtore, në sallonin e frizerëve, në sallonin kozmetik si dhe
personat të cilët punojnë në prodhimin ose qarkullimin e preparateve kozmetike;
f) Personat të cilët vijnë në Kosovë nga vendet endemike me sëmundjet ngjitëse trajtohen sipas
konventave ndërkombëtare shëndetësore.

Neni 25

25.1 Mbikëqyrja shëndetësore përfshin kontrollin shëndetësor të personave para se të fillojnë të ushtrojnë
ndonjë veprimtari të caktuar të përshkruara në nenin 24. të këtij ligji.

25.2 Kontrolli shëndetësor i zbulimit të bacilmbartësve nga neni 24. paragrafi 1 i këtij ligji, bëhet çdo
gjashtë muaj.

25.3 Kontrolli shëndetësor i personave nga neni 24. pikat b) deri e) të këtij ligji, bëhet një herë në vit.

25.4 Kontrolli shëndetësor i këtyre personave bëhet edhe me rastin e shfaqjes së sëmundjeve ngjitëse në
vendin e punës apo në familjet e tyre, si edhe kur për këtë gjë ekzistojnë indikacionet epidemiologjike që i
konstaton organi kompetent i Inspektoratit Sanitar.

Neni 26

26.1 Në prodhimin dhe në qarkullimin e artikujve ushqimorë ose në furnizimin e popullsisë me ujë të
pijshëm nuk guxojnë të punojnë personat që vuajnë apo janë bartës të sëmundjeve ngjitëse dhe
parazitare të cilët mund të përhapin shkaktarët me artikuj ushqimorë, me ujë dhe me qelbëzim të lëkurës.

26.2 Në shkolla dhe në institucione të tjera për fëmijët dhe rininë nuk guxojnë të punojnë personat që
vuajnë nga turbekulozi aktiv dhe janë bartës të streptokokut B-hemolitik të grupit A,

26.3 Në institucionet parashkollore për kujdesin e fëmijëve nuk guxojnë të punojnë personat që vuajnë
nga turbekulozi aktiv, janë bartës të streptokokut B-hemolitik të grupit A dhe ata që tajojnë shkaktarë të
sëmundjeve ngjitëse të zorrëve.

26.4 Në institucionet dhe në vendet e përcaktuara për ofrimin e kujdesit higjenik të popullsisë nuk guxojnë
të punojnë personat që vuajnë nga turbekulozi aktiv, sëmundjet e qelbëzimit të lëkurës dhe sëmundjet
parazitare.

26.5 Personat nga paragrafi 3 i këtij neni, nuk mund të punojnë në punët e caktuara, në qoftë se vuajnë
nga tuberkulozi.

Neni 27

27.1 Personat që kanë vuajtur nga tifoja e zorrëve, dizenteria bacilare, salmonellozat si dhe personat për
të cilët dyshohet se janë mikrobbartës të këtyre sëmundjeve, i nënshtrohen kontrollit mjekësor gjithnjë
derisa në bazë të analizës bakteriologjike të konstatohet se nuk janë mikrobbartës.

27.2 Personat të cilët janë bartës të antigjeneve të hepatiteve B dhe C e HIV-it duhet të marrin informata
rigoroze profesionale për sjelljen dhe veprimet e tyre që të mos përhapin sëmundjen.

27.3 Personat që punojnë në prodhimin, qarkullimin dhe shpërndarjen e ushqimit duhet të posedojnë
njohuri themelore për normat higjienike-sanitare dhe mbajtjen e higjienës personale.

27.4 Mënyra e marrjes së këtyre njohurive themelore është e rregulluar me akt nënligjor të Ministrisë së
Shëndetësisë.

Neni 28
Imunoprofilaksa, seroprofilaksa dhe kimioprofilaksa

28.1 Vaksinoprofilaksa bëhet te:

a) Vaksinimi është i obliguar ndaj këtyre sëmundjeve ngjitëse: tuberkulozit, hepatitit B, kollës së bardhë,
difterisë, paralizës së fëmijëve, tetanosit, fruthit, parotitit dhe rubellës;
12
b) Vaksinimit nga pika a) e këtij neni i nënshtrohen të gjithë fëmijët e Kosovës të moshës prej 0 ditëve
deri në 19 vjeç, bazuar në kalendarin e vaksinimit;
c) Nëse për çfarëdo arsye qoftë, nuk është kompletuar statusi vaksinal me kohë, ajo mund të
fillohet/vazhdohet në çdo kohë pas konsultimit paraprak me mjekun familjar;
d) Vaksinimi është i obliguar për të gjithë personat e kafshuar nga kafsha e tërbuar apo e dyshimtë në
tërbim bazuar në doktrinën antirabike;
e) Vaksinimi kundër tetanosit është i obliguar për të gjithë personat që kanë plagë tetanogjene bazuar në
doktrinën antitetanike;
f) Personat që udhëtojnë jashtë Kosovës dhe janë vatra endemike për sëmundje ngjitëse të caktuara
duhet të vaksinohen me vaksina përkatëse varësisht nga situata epidemiologjike në atë vend;
g) Popullata e Kosovës duhet të mbrohet me vaksina kundër sëmundjeve të caktuara ngjitëse varësisht
nga situata epidemiologjike.

28.2 Hollësitë nga neni 28. paragrafi 1 pikat a) deri g) të këtij ligji, dhe detajet tjera do të përcaktohen me
akt nënligjor.

Neni 29

Me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHP mban të drejtën e futjes së vaksinave të reja në
kalendar të vaksinimit varësisht nga situata epidemiologjike.

Neni 30

Vaksinimin e bëjnë punëtorët shëndetësor me përgatitje të mesme apo të lartë mjekësore pas trajnimit
paraprak dhe atë vetëm nën mbikëqyrje të mjekut përgjegjës.

Neni 31

31.1 Seroprofilaksës së obligueshme i nënshtrohen:

a) Të gjithë personat e kafshuar nga kafsha e tërbuar apo e dyshimtë në tërbim bazuar në
doktrinën kundër tërbimit;
b) Të gjithë personat që kanë plagë tetanogjene bazuar në doktrinën kundër tetanosit;
c) Të gjithë personat e kafshuar nga gjarpërinjtë.

31.2 Paragrafi 1 i këtij neni, rregullohet me akt nënligjor, të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë.

Neni 32

32.1 Kimioprofilaksa/mbrojtja me barna është e obligueshme për të gjithë personat të cilëve iu kërcënohet
rreziku për t’u infektuar nga këto sëmundje: kolera, dizenteria bacilare, malaria, tuberkulozi, meningjiti
meningokoksik dhe anginës streptokoksike.

32.2 Paragrafi 1 i këtij neni rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë.

KARANTINA

Neni 33

33.1 Personat për të cilët vërtetohet ose dyshohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejt me personat e
sëmurë apo të dyshimtë në sëmundje nga murtaja, variola dhe ethet hemorragjike virale futen në
karantinë.

33.2 Kohëzgjatja e mbajtjes së personave nga paragrafi 1 i këtij neni, në karantinë varet nga periudha
maksimale e inkubacionit të sëmundjes përkatëse;

33.3 Personat nga paragrafi 1 i këtij neni, i nënshtrohen kontrollimeve mjekësore të vazhdueshme gjatë
gjithë kohës së karantinës;

33.4 Ministria e Shëndetësisë me propozim të IKSHPK merr vendim për futjen në karantinë të personave
nga paragrafi 1 i këtij neni;

33.5 Zbatimin e aktvendimit për futjen në karantinë të personave nga paragrafi 1 i këtij neni, e sigurojnë
organet kompetente në nivel të vendit.

13

MASAT TJERA PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E SËMUNDJEVE
NGJITËSE

Neni 34

Në rast të një epidemie më të madhe, si dhe në raste të fatkeqësive natyrore, aksidenteve të rënda në
miniera, komunikacion dhe në vend punishte, që mund të shkaktojnë sëmundje ngjitëse ose shpërthim
epidemik, ku përfshihen një numër i madh qytetarësh, IKSHP dhe ISK kanë për detyrë, që në
bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të ndërmarrin edhe këto masa për parandalimin dhe luftimin
e sëmundjeve ngjitëse: mobilizimin e punëtorëve shëndetësorë dhe të qytetarëve të tjerë; furnizimin me
pajisje, veshmbathje të posaçme, aparaturë përkatëse, medikamente dhe mjete të transportit; përdorimin
e përkohshëm të lokaleve të punës dhe të lokaleve të tjera për dhënien e ndihmës shëndetësore;
izolimin, mjekimin; si dhe caktimin e detyrave të posaçme për institucionet shëndetësore.

Neni 35

35.1 Nxjerrja nga varri dhe transportimi i personave të vdekur bëhet sipas mënyrës dhe sipas kushteve
që e bëjnë të pamundshme përhapjen e epidemisë.

35.2 Transportimi i të vdekurve nga bota e jashtme në Kosovë dhe nga Kosova mund të bëhet vetëm me
lejen e Inspektoratit Sanitar të Kosovës.

35.3 Dispozita e paragrafit 2 të këtij neni, nuk ka të bëjë transportin e personave që nuk kanë vdekur nga
sëmundjet ngjitëse dhe që nuk kanë qenë të varrosur.

Neni 36

36.1 Çdo person ka të drejtë t’i shfrytëzojë masat për mbrojtjen nga sëmundjet ngjitëse të parashikuara
me këtë ligj, ndërsa personat e sëmurë nga sëmundja ngjitëse kanë obligim që të mjekohen.

36.2 Çdo person dhe çdo institucion kanë për detyrë që t’i ndërmarrin dhe ti zbatojnë masat e caktuara
dhe të urdhëruara nga organi kompetent për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse, në pajtim me ligjin.

Neni 37

37.1 Personi i sëmurë nga sëmundja ngjitëse ka për detyrë që t’i respektojë masat dhe udhëzimet e
caktuara të institucioneve shëndetësore e cila i jep ndihmë mjekësore, sidomos lidhur me mbrojtjen e
mjedisit të tij nga infeksioni.

37.2 Detyrë e posaçme e personit i cili vazhdimisht ose kohë pas kohe tajon bacilet e ndonjë sëmundjeje
ngjitëse është që ti respektojë masat dhe udhëzimet e parashikuara që i cakton institucioni shëndetësore
ose punëtori shëndetësisë.

Neni 38

Personi që udhëton në vendin ku ekziston kolera, murtaja, lija e madhe, ethet hemorragjike, SARS, gripi i
shpendëve, ethet e verdha apo malaria, ose që kthehet nga vendi ku ekziston ndonjëra nga këto
sëmundje, përveç masave dhe detyrimeve ka për detyrë ti plotësojë edhe kushtet e posaçme sanitare
dhe kushtet të tjera të përfshira në këtë ligj.

Neni 39

39.1 Çdo institucion shëndetësor dhe çdo punëtor i shëndetësisë të cilit gjatë ushtrimit të veprimtarive të
veta të rregullta zbulojnë sëmundje ngjitëse, kanë për detyrë të marrin masa të caktuara për parandalimin
dhe luftimin e përhapjes së mëtejmë të infeksionit dhe masa më të domosdoshme kundër epidemike dhe
higjienike që kushtëzohen nga natyra e sëmundjes si dhe të bëjë analizat të personat e sëmurë dhe të
personat e tjerë nga ambienti i tyre për mënyrën e mbrojtjes nga ky infeksion.

39.2 Çdo institucion shëndetësor ka për detyrë ti sigurojë kushtet sanitare dhe kushtet e tjera dhe të
zbatojë masa përkatëse tekniko-sanitare, higjienike sanitare, organizative dhe përgjegjësit për mbrojtje
nga infektimi brenda institucionit.

14
39.3 Çdo institucion shëndetësor, me aktin e vet të përgjithshëm,në përputhje me dispozitat e miratuara
në bazë të këtij ligji, i përcakton masat, detyrimet dhe përgjegjësit për mbrojtjen nga infeksioni në
vështrim të paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni.

Neni 40

Çdo banorë, organizatë apo institucion tjetër kanë për detyrë që t’u mundësojnë organeve kompetente të
administratës, institucioneve shëndetësore dhe punëtorëve të shëndetësisë që ti ushtrojnë kontrollet e
paparashikuara sanitare të personave, kontrollet e ndërtesave dhe produkteve, të marrin material të
nevojshëm për kontroll dhe të ndërmarrin masa të tjera të parashikuara, përkatësisht të caktuara për
parandalimin ose për luftimin e sëmundjeve ngjitëse.

Kapitulli IV

MASAT E SIGURISË PËR MBROJTJEN E POPULLSISË NGA SËMUNDJET
NGJITËSE

Neni 41

41.1 Për ta mbrojtur vendin nga kolera, murtaja, variola vera, ethet hemorragjike virale, ethet e verdha,
SARS-i, gripi i shpendëve dhe sëmundjet tjera ngjitëse, merren masat e parashikuara me këtë ligj dhe me
konventa ndërkombëtare sanitare dhe me akte tjera ndërkombëtare.

41.2 Për ta parandaluar futjen dhe përhapjen e kolerës, murtajës, variola vera, etheve hemorragjike
virale, etheve të verdha, SARS-it, gripit të shpendëve dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse në tërë vendin,
Ministria e Shëndetësisë, me akte nënligjore përcakton masat e posaçme të jashtëzakonshme për
mbrojtje nga këto sëmundje, si vijon:

a) Ndalimi i udhëtimit në vendin ku është përhapur epidemia e ndonjërës nga këto
sëmundje;
b) Ndalimi i qarkullimit në rajonet e infektuara ose drejtpërsëdrejti të rrezikuara;
c) Kufizimi ose ndalimi i qarkullimit të llojeve të veçanta të mallrave dhe të produkteve;
d) Pjesëmarrja e detyrueshme e institucioneve shëndetësore, institucioneve të tjera dhe e
qytetarëve në luftimin e sëmundjes dhe në shfrytëzimin e objekteve, të pajisjes dhe të
mjeteve të transportit me qëllim të luftimit të sëmundjeve ngjitëse;

41.3 Për pjesëmarrjen në zbatimin e masave nga pikat a) deri d) të këtij neni, institucioneve
shëndetësore, organizatave të tjera dhe qytetarëve u takon kompensimi adekuat nga organi kompetent.

Neni 42

42.1 Për ta mbrojtur vendin nga futja e sëmundjeve ngjitëse, organizohet dhe ushtrohet kontrolli sanitar i
udhëtarëve dhe sendeve të tyre si dhe i mjeteve të transportit në qarkullimin ndërkombëtar që kryhet në
kufinjet e Kosovës.

42.2 Kontrollin sanitar në kufi e ushtron inspektori sanitar në bazë të Ligjit për Inspektoratin Sanitar të
Kosovës Nr. 2003/22

Neni 43

Për zbatimin e kontrollit sanitar në kufi, neni 41 paragrafi 2 dhe neni 42 paragrafi 1 dhe 2 të këtij ligji,
Inspektori Sanitar ka për obligim:

a) Të urdhërojë kontrollin sanitar të personave dhe të materialeve për konstatimin e sëmundjeve
ngjitëse;
b) Të ndalojë qarkullimin e personave për të cilët konstatohet ose dyshohet se mund të infektohen nga
kolera, murtaja, variola vera, ethet hemorragjike virale, ethet e verdha, SARS-it dhe gripit të
shpendëve;
c) Të urdhërojë marrjen e masave të tjera të parashikuara tekniko- sanitare dhe higjienike kundër
sëmundjeve ngjitëse, në përputhje me këtë ligj dhe me detyrimet në bazë të konventave
ndërkombëtare sanitare dhe të traktateve të tjera ndërkombëtare.


Neni 44

15
Për zbatimin e kontrollit të parandalimit dhe të luftimit të sëmundjeve ngjitëse, organet e ISK-së përveç
masave të theksuara në nenin 41 deri 43 të këtij ligji, kryen edhe këto detyra:

a) Personave të sëmurë nga sëmundjet e caktuara ngjitëse dhe të tajueseve të bacileve të këtyre
sëmundjeve (mikrob-bartësve) t’ua ndalojë veprimtarinë në punë dhe në detyra të caktuara,
përkatësisht në punët dhe në detyrat ku mund të rrezikojnë shëndetin e personave të tjerë;
b) Të ndalojnë qarkullimin e personave për të cilët konstatohet ose dyshohet se janë të sëmurë nga
sëmundjet e caktuara ngjitëse;
c) Të ndalojnë tubimin e personave në shkolla, në kinema, në lokalet publike dhe në vendet e tjera
publike, derisa të mos kalojë rreziku nga epidemia;
d) Të urdhërojnë dezinfektimin, dezinsektim dhe deratizimin me qëllim të parandalimit ose të luftimit të
sëmundjeve ngjitëse;
e) Të urdhërojnë izolimin e personave të sëmurë nga sëmundjet e caktuara ngjitëse dhe mjekimin e tyre;
f) Të urdhërojnë marrjen e masave të tjera të përgjithshme ose të posaçme të parashikuara tekniko–
sanitare dhe higjienike.

Neni 45

45.1 Masat nga nenet 41 deri 44 të këtij ligji, ndaj individëve dhe institucioneve urdhërohen me anë të
aktvendimit me procedurë administrative.

45.2 Nëse Inspektori Sanitar me inspektim konstaton se ekziston indikacione epidemiologjike që kërkon
të ndërmerren masa urgjente për evitimin e rrezikut për shëndetin e njeriut, urdhëron me gojë për
zbatimin masave pa shtyrje të vendimit.

Neni 46

46.1 Organet e komunale shëndetësore kanë për detyrë që Ministrisë së Shëndetësisë t’i dërgojnë
raportet lidhur me zbatimin e këtij ligji dhe të dispozitave të miratuara në bazë të tij, si dhe të dhënat lidhur
me shfaqjen dhe me masat e ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse.

46.2 Administrata komunale e Inspektoratit Sanitar, ka për detyrë që të dërgoi raportet e punës dhe të
dhënat lidhur me masat e ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse Inspektoratit
Sanitar të Kosovës.

46.3 Ministria e Shëndetësisë do të caktoi mënyrën dhe afatet e dërgimit të raporteve dhe të dhënave
nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni.

Neni 47

47.1 Ministria e Shëndetësisë është kompetent për zbatimin e këtij ligji dhe për miratimin e dispozitave të
parapara me të.

47.2 Në përputhje me përgjegjësitë nga paragrafi 1 i këtij neni, Ministria e Shëndetësisë ka të drejtë dhe
detyrë që:

a) Organeve kompetente të administratës të Kosovës, t’i japi instruksionet e detyrueshme kur kjo është
në interes të mbarë vendit dhe është e domosdoshme për aplikimin unik të dispozitave;
b) Në qoftë se organi kompetent i administratës në Kosovë nuk e kryen një punë të caktuar administrative
në bazë të autorizimit nga ky ligj, kurse moskryerja e kësaj pune mund të shkaktojë shfaqjen ose
përhapjen e epidemisë së ndonjë sëmundje ngjitëse, nëpërmjet raportit Ministria e Shëndetësisë e
njofton Qeverinë.


Kapitulli V

DISPOZITAT TJERA

Neni 48

Përveç të drejtave dhe detyrave të caktuara në nenet 41 deri 47 të këtij ligji, Ministria e Shëndetësisë:

a) Ndjek ecurinë e sëmundjeve ngjitëse në vend dhe në botën e jashtme dhe lidhur me këtë njofton
Qeverinë e Kosovës;
16
b) Miraton programin dhe cakton masat për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse që
rrezikojnë tërë vendin;
c) Organizon punën e organeve kompetente administrative, ministrive tjera që kyçen në çrrënjosjen e
sëmundjeve të caktuara ngjitëse dhe për zbatimin e masave të mbrojtjes nga sëmundjet ngjitëse-në rast
epidemie që rrezikon tërë vendin.

Neni 49

Në kuadër të mbrojtjes së popullsisë nga sëmundjet ngjitëse që rrezikojnë tërë vendin, Qeveria e
Kosovës, siguron mjete materiale shtesë për rastet emergjente:

a) Për ushtrimin e kontrollit sanitar në kufijtë e Kosovës dhe për zbatimin e masave lidhur me ushtrimin e
këtij kontrolli;

b) Për mbulimin e shpenzimeve të izolimit, të ekzaminimit dhe të mjekimit të personave të sëmurë dhe të
personave për të cilët dyshohet se vuajnë prej ndonjë nga këto sëmundje ngjitëse;

c) Për mbulimin e shpenzimeve të karantinës dhe të kontrollit sanitar të personave që kanë qenë në
kontakt me personat e sëmurë ose me personat për të cilët dyshohet se vuajnë prej ndonjërës nga këto
sëmundje ngjitëse;

d) Për sigurimin e rezervave të nevojshme të vaksinave dhe të preparateve të tjera për parandalimin e
përhapjes së këtyre sëmundjeve ngjitëse;

e) Për imunizimin e popullsisë dhe për zbatimin e masave të tjera të luftimit të këtyre sëmundjeve, kur një
gjë të këtillë urdhëron Ministria e Shëndetësisë.

Neni 50

Shërbimi Policor i Kosovës, në kuadër të të drejtave dhe të detyrave të veta bashkëpunon me organin
kompetent Inspektoratin Sanitar të Kosovës, në bashkëpunim me IKSHP kanë për detyrë t’i japin ndihmë
në procedurën e kufizimit ose të ndalimit të udhëtimit në vendin ku mbizotëron epidemia e ndonjë lloji të
sëmundjes ngjitëse, në procedurën e ndalimit, përkatësisht të kufizimit të qarkullimit të popullsisë në
rajonin e infektuar në procedurën e kufizimit ose ndalimin e qarkullimit të llojeve të veçanta të artikujve
ushqimor dhe me rastin e zbatimit të masave të tjera të parashikuara ose të urdhëruara në bazë të këtij
ligji.

Neni 51

Ministria e Shëndetësisë, formon Komisionin për mbrojtjen nga sëmundjet ngjitëse, si organ profesional
dhe konsultativ, të përbërë nga ekspertë të fushave përkatëse, me propozim të IKSHP-së.

Kapitulli VI

FINANCIMI

Neni 52

Financimi i aktiviteteve për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse realizohet sipas nenit 57. të
Ligjit të Shëndetësisë.

Kapitulli VII

DISPOZITA NDËSHKIMORE

Neni 53

Për kundërvajtje administrative sanitare të parashikuara në bazë të këtij ligji, shqiptohen dënime me
gjobë nga organet e Inspektoratit Sanitar të Kosovës, si vijon:

53.1 Personi fizik dënohet me gjobë prej 1.000€ deri 2.000 €, kurse personi juridik me gjobë prej 3.000€
deri 8.000€:

a) nëse konstaton dhe nuk paraqet sëmundjen, vdekjen nga sëmundja ngjitëse, epideminë, tajimin e
shkaktarëve të sëmundjeve të caktuara ngjitëse, bartjen viruseve të hepatitit B dhe C, bartjen e virusit
17
të HIV-it, bartjen e parazitëve të malarjes, lëndimin nga kafsha e tërbuar ose nga kafsha për të cilin
dyshohet se është e tërbuar; në pajtim me nenin 13 të këtij ligji;

b) nëse nuk e bën imunizimin, seroprofilaksën dhe kimioprofilaksën, në pajtim me nenet 28 deri 32, të
këtij ligji;

c) nëse nuk i merr masat e parashikuara për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së mëtejme të
infeksionit ose masat e tjera më të domosdoshme kundërepidemike dhe higjienike që kushtëzohen nga
natyra e sëmundjes;

d) nëse nuk i cakton masat, detyrat dhe përgjegjësitë për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse dhe nuk i
zbaton masat përkatëse tekniko-sanitare, higjienike dhe të tjera për mbrojtjen nga sëmundjet ngjitëse.

53.2 Personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë prej 500€ deri 1.500€, për kundravajtje nga
paragrafi 1 i këtij neni.

Neni 54

54.1 Personi fizik dënohet me gjobë prej 1.000€ deri 2.000 € , kurse personi juridik me gjobë prej 3.000€
deri 8.000€:

a) nëse nuk e zbaton masën e përgjithshme ose të posaçme për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse kur kjo
është e domosdoshme në bazë të programit të organit kompetent ose kur nuk e zbaton atë brenda afatit
të caktuar me këtë program;

b) nëse nuk e kryen DDD e detyrueshme, sipas neneve 19 deri 23, të këtij ligji;

c) nëse pranon në punë, përkatësisht mban në punë aktive personin për të cilin është konstatuar se
lëngon nga sëmundja e caktuar ngjitëse ose tajon bacile të sëmundjes së tillë, ose nëse nuk siguron
kontrollet periodike shëndetësore për personat që janë në punë e që ushtrojnë veprimtari të caktuara
sipas nenit 26 dhe 27, të këtij ligji;

d) nëse nuk ia bën të mundshme organit kompetent shëndetësorë, që t’i kryejë kontrollet e parashikuara
të personave, të ndërtesave dhe të produkteve, ose të marrë materialin e nevojshëm për kontroll, me
qëllim të parandalimit e të luftimit të sëmundjeve ngjitëse nga neni 38, i këtij ligji;

e) nëse nuk vepron në bazë të aktvendimit të ekzekutueshëm të organit kompetent për punët e kontrollit
sanitar me të cilin është dhënë urdhri për marrjen e masave të caktuara për mbrojtje nga sëmundjet
ngjitëse sipas nenit 39 dhe 42, të këtij ligji.

54.2 Me gjobë prej 500€ deri 1.500€ për veprimin nga paragrafi 1 i këtij neni, do të dënohet për
kundërvajtje edhe personi përgjegjës në institucionin përkatës.

Neni 55

55.1 Personi fizik dënohet me gjobë prej 250€ deri 1.000€, për kundërvajtje:

a) nëse refuzon të hospitalizohet dhe izolohet në institucionin shëndetësor, përkatësisht në objektin e
caktuar për këtë qëllim kur është sëmurë ose kur dyshohet se është sëmurë nga sëmundja e caktuar
ngjitëse sipas nenit 17, të këtij ligji;

b) nëse aplikon për punësim, përkatësisht vazhdon të punojë në mënyrë aktive ndonëse është informuar
se lëngon nga sëmundja e caktuar ngjitëse apo se tajon shkaktarin e sëmundjes ngjitëse; ose në qoftë se
nuk i përmbahet kontrolleve të obliguara shëndetësore për personat që kryejnë veprimtarin e caktuar
sipas neneve 24 deri 27, të këtij ligji;

c) nëse gjatë kohës së nën mbikëqyrjes shëndetësore, nuk i paraqitet çdo ditë institucionit të caktuar
shëndetësor ose nëse nuk i nënshtrohet kontrolleve të nevojshme shëndetësore sipas nenit 34, të këtij
ligji;

d) nëse nxjerrë nga varri ose transporton personin e vdekur në mënyrën dhe kushtet që mund të
përhapin sëmundjen ngjitëse, ose nëse bën transportin e kufomës pa leje të organit kompetent sipas
nenit 35, të këtij ligji;

18
e) nëse nuk i plotëson kushtet sanitare ose kushtet e tjera të caktuara me ligj, lidhu me udhëtimin në
vendet ku ekzistojnë sëmundjet ngjitëse, sipas nenit 38, të këtij ligji;

f) nëse nuk ia bën të mundshme organit kompetent, që të ushtrojë kontrollet e paparashikuara
shëndetësore të personave ose kontrollin e objekteve ose të prodhimeve ushqimore, ose të marr
materialin e nevojshëm për ta kontrolluar, ose të ndërmarr masa të tjera të parashikuara, përkatësisht të
caktuara për parandalimin ose luftimin e sëmundjeve ngjitëse sipas nenit 40, të këtij ligji;

g) nëse nuk vepron sipas aktvendimit të ekzekutueshëm të organit kompetent për punët e mbikëqyrjes
sanitare, me të cilin është dhënë urdhër për marrjen e masave të caktuara për mbrojtjen nga sëmundjet
ngjitëse sipas nenit 42 deri 45, të këtij ligji.

55.2 Me gjobë të parashikuara me këtë nen, dënohet prindi ose kujdestari kur vepron në kundërshtim me
paragrafin 1 të këtij neni.

Neni 56

56.1 Personi fizik dënohet me gjobë prej 500€ deri 1.000€, për kundërvajtje :

a) nëse ushtron veprimtari të caktuar pa kontrollin paraprak sanitar ose në qoftë se refuzon që t’i
nënshtrohet kontrollit sanitar gjatë ushtrimit të këtyre veprimtarive, ose në qoftë se me rastin e hyrjes në
Kosovë refuzon t’i nënshtrohet kontrollit sanitar atëherë kur është i detyrueshëm që ta bëjë këtë, sipas
neneve 24 deri 27, të këtij ligji;
b) nëse refuzon imunizimin, seroprofilaksën dhe kimioprofilaksën kundër sëmundjeve të caktuara
ngjitëse, sipas neneve 28 deri 32, të këtij ligji.

56.2 Me gjobë të parashikuara me këtë nen, dënohet prindi ose kujdestari kur vepron në kundërshtim me
paragrafin 1 të këtij neni.

Neni 57

Kur shkelja e këtij ligji përbën vepër penale, dënohet sipas Kodit Penal, kapitulli XXI.


Kapitulli VIII

DISPOZITA KALIMTARE

Neni 58

Ministria e Shëndetësisë, brenda gjashtë muajve nga data e hyrjes së këtij Ligji në fuqi, ka për detyrë të
nxjerrë aktet nënligjore lidhur me masat, detyrimet dhe përgjegjësitë për zbatimin e mbrojtjes dhe luftimin
e sëmundjeve ngjitëse.

Neni 59

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen të gjitha dispozitat që kanë rregulluar këtë fushë e të cilat janë
në kundërshtim me këtë ligj.

Neni 60

Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i
Sekretarit të Përgjithshëm.


UNMIK/REG/2008/23
15.05.2008