GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
1
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
LIGJI NR. 06/L - 114
PËR ZYRTARËT PUBLIKË
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR ZYRTARËT PUBLIKË
PJESA I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
KAPITULLI I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim krijimin e bazës ligjore për punësim të zyrtarëve publikë në institucionet
e Republikës së Kosovës, të bazuar në merita, integritet moral, paanësi dhe qëndrueshmëri.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Me këtë ligj rregullohet marrëdhënia juridike ndërmjet shtetit dhe zyrtarëve publikë.
2. Zyrtarë publikë janë:
2.1. nëpunësi i Shërbimit Civil (në tekstin në vijim: nëpunësi civil);
2.2. nëpunësi i Shërbimit Publik;
2.3. nëpunësi i Kabinetit; dhe
2.4. nëpunësi administrativ dhe mbështetës.
3. Nëpunës civil - është zyrtari publik në kuadër të Shërbimit Civil, i cili ushtron detyrën në
një pozitë, duke filluar nga zyrtari profesional deri në pozitën e sekretarit të përgjithshëm në
administratën e Presidentit, në administratën e Kuvendit, në Zyrën e Kryeministrit, në ministri, në
agjenci ekzekutive, në agjenci dhe në një degë lokale të tyre, në administratën e institucioneve
të sistemit të drejtësisë, në institucion të pavarur, në agjenci të pavarur, në administratën
komunale dhe çdo nëpunës i përcaktuar drejtpërdrejt me ligj të veçantë.
4. Nëpunës i Shërbimit Publik - është personeli i nivelit të lartë drejtues, drejtues, profesional
dhe i shërbimeve të brendshme në administratën e shërbimeve publike, pjesë e administratës
shtetërore apo në administratën e shërbimeve publike, pjesë e një komune të cilët ofrojnë
shërbime publike të drejtëpërdrejta për qytetarët në fushën e arsimit, shëndetësisë, kulturës,
artit si dhe shërbime tjera të ngjashme publike.
5. Nëpunës i Kabinetit - është zyrtari publik, që ushtron detyrën në Kabinetin e Presidentit,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
2
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
të Kryetarit të Kuvendit, të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, të Kryeministrit, të
Zëvendëskryeministrit, të Ministrit ose të titullarit të një institucioni të pavarur kushtetues dhe
të Kryetarit të Komunës. Statusin e nëpunësit të Kabinetit e kanë edhe nëpunësit të cilët
ushtrojnë detyrat për nën kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe për grupin parlamentar.
6. Nëpunës administrativo-teknik - dhe mbështetës është zyrtari publik, që kryen veprimtari
ndihmëse, të mirëmbajtjes, ruajtjes, vozitjes, si dhe veprimtari të tjera të ngjashme në
institucionet e administratës publike.
Neni 3
Përjashtime nga fusha e zbatimit të Ligjit
1. Ky ligj nuk zbatohet për:
1.1. funksionarët publikë;
1.2. funksionarët publikë me status të veçantë.
2. Funksionarë publikë, në kuptimin e nënparagrafit 1.1 të këtij neni, janë:
2.1. të zgjedhurit;
2.2. anëtarët e Qeverisë dhe zëvendësit e tyre;
2.3. funksionarët e emëruar nga Kuvendi apo nga Presidenti i Republikës dhe titullarët apo
anëtarët e organeve drejtuese kolegjiale të institucioneve të pavarura dhe të agjencive të
pavarura.
3. Funksionarë publikë me status të veçantë, në kuptimin e nënparagrafit 1.2 të këtij neni janë:
3.1. gjyqtarët dhe prokurorët;
3.2. personeli komandues dhe ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës apo të
organizatës tjetër pasardhëse;
3.3. zyrtarët policor të Kosovës dhe inspektorati policor i Kosovës;
3.4. zyrtarët doganor të Kosovës;
3.5. personeli drejtues dhe punonjësit e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
3.6. drejtori apo anëtarët e organit drejtues kolegjial të agjencive rregullatore.
4. Marrëdhënia ndërmjet shtetit dhe funksionarit publik me status të veçantë, të përcaktuar në
paragrafin 3 të këtij neni, rregullohet tërësisht me ligj të veçantë sektorial.
5. Ky ligj, gjithashtu, nuk zbatohet për personelin e ndërmarrjeve publike, në pronësi të Qeverisë
apo të një komune, për të cilat marrëdhënia e punës rregullohet me legjislacionin e punës.
Neni 4
Nëpunësit civilë me status të veçantë
1. Nëpunësit profesionalë të shërbimit diplomatik dhe shërbimi korrektues janë nëpunës civilë
me status të veçantë, të cilët rregullohen me këtë ligj dhe me ligj të veçantë.
2. Rregullimi me ligj të veçantë, sipas paragrafit 1 të këtij neni, duhet të jetë në pajtim me
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
3
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
parimet e përcaktuara me këtë ligj dhe mund t’i rregullojë ndryshe vetëm këto elemente të
marrëdhënies së punës:
2.1. kushte të veçanta apo shtesë për rekrutim;
2.2. të drejtat ose detyrimet specifike të tjera nga ato të parashikuara me këtë ligj;
2.3. rregullat e veçanta për zhvillimin e karrierës sipas sistemit të gradave;
2.4. zhvillimin profesional dhe nevojat për trajnime;
2.5. transferimin dhe sistematizimin e nëpunësve.
3. Nëpunësi i Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës është nëpunës civil me
status të veçantë, statusi i të cilit rregullohet me këtë ligj dhe me akt të veçantë të miratuar nga
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
4. Rregullimi me akt të veçantë, sipas paragrafit 4 të këtij neni, bëhet për:
4.1. Strukturën organizative të funksionimit, klasifikimin e pozitave;
4.2. Kushtet e veçanta për rekrutim;
4.3. Orarin e punës, i cili mund të tejkalojë kufirin e orarit të punës të përcaktuar me këtë
ligj, pushimin vjetor; dhe
4.4. Të drejtat dhe detyrimet specifike tjera nga ato të parashikuara me këtë ligj.
Neni 5
Përkufizime
1. Fjalët apo shprehjet e tjera, të përdorura në këtë ligj, kanë këtë kuptim:
1.1. Institucion i sistemit të drejtësisë - është gjykata, prokuroria, pavarësisht nga
shkalla, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe çdo institucion tjetër
i qeverisjes së drejtësisë i krijuar me ligj në Kosovë;
1.2. Institucion tjetër shtetëror - është administrata e Kuvendit, administrata e Presidentit,
administrata e një institucioni të sistemit të drejtësisë, e një institucioni të pavarur, e një
agjencie të pavarur apo e një komune;
1.3. Institucion publik - është një institucion i administratës shtetërore, një institucion
tjetër shtetëror dhe çdo institucion, që ushtron funksion publik në Republikën e Kosovës;
1.4. Institucion i administratës shtetërore - është Zyra e Kryeministrit, një ministri, një
agjenci ekzekutive, një agjenci rregullatore, duke përfshirë degët lokale të tyre;
1.5. Mbikëqyrës i drejtpërdrejtë është, sipas rastit:
1.5.1. titullari i institucionit për nëpunësit civilë të kategorisë së lartë drejtuese,
duke përfshirë dhe drejtorin ekzekutiv apo zv/drejtorin e agjencisë ekzekutive;
1.5.2. sekretari i përgjithshëm për drejtorët e departamenteve dhe drejtuesit e
degëve lokale të institucionit;
1.5.3. drejtori ekzekutiv i agjencive ekzekutive për drejtorët e departamenteve dhe
drejtuesit e degëve lokale të institucionit;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
4
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
1.5.4. drejtori i departamentit për udhëheqësit e divizioneve dhe udhëheqësi i
divizionit për të gjithë nëpunësit e pozicioneve të tjera.
1.6. Njësi përgjegjëse - është Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë, të
institucioneve të administratës shtetërore, përkatësisht Njësia për Menaxhimin e Burimeve
Njerëzore të institucionit dhe të institucioneve të tjera shtetërore.
2. Terminologjia e përdorur në këtë ligj, si : Zyra e Kryeministrit, ministri, agjenci ekzekutive,
agjenci rregullatore, degë lokale, administratat e shërbimeve publike, institucion i pavarur,
agjenci e pavarur, kabinet, kanë të njëjtin kuptim me atë të përcaktuar apo të rregulluar në Ligjin
për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të agjencive të pavarura.
PJESA II
PARIMET E PËRGJITHSHME DHE ADMINISTRIMI I PUNËSIMIT TË ZYRTARËVE
PUBLIKË
KAPITULLI I
PARIMET E PËRGJITHSHME
Neni 6
Parimet e pranimit të zyrtarëve publikë
1. Pranimi në detyrë i nëpunësit civil, nëpunësit të Shërbimit Publik dhe nëpunësit administrativo-
teknik dhe mbështetës, bazohet në parimet e mundësive të barabarta, meritës dhe integritetit,
mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të drejtë dhe proporcional gjinor dhe të komuniteteve.
2. Pranimi, sipas paragrafit 1 të këtij neni, kryhet nëpërmjet një procesi përzgjedhës
profesional, transparent e të drejtë, që garanton mundësi të barabarta për kushte të barabarta
dhe përzgjedhjen e kandidatëve më të kualifikuar për kryerjen e detyrave përkatëse, duke
garantuar përfaqësim minimal të komuniteteve dhe të gjinive.
3. Procesi përzgjedhës, sipas paragrafit 2 të këtij neni, bazohet në vlerësimin e njohurive,
aftësive dhe cilësive profesionale të kandidatëve, nëpërmjet një konkurrimi të përgjithshëm,
që përfshin një testim me shkrim dhe me gojë, si dhe çdo formë tjetër të përshtatshme të
vlerësimit.
4. Pranimi në detyrë i nëpunësit të kabinetit është i lirë dhe bazohet në raportet e tij me titullarin
e kabinetit përkatës.
Neni 7
Parimet e përgjithshme të menaxhimit të zyrtarëve publikë
1. Menaxhimi i marrëdhënies juridike me nëpunësit civilë, me nëpunësit e Shërbimit Publik
dhe me nëpunësit administrativo-teknikë dhe mbështetës, udhëhiqet nga ligji dhe bazohet,
gjithashtu, në parimin e mundësive të barabarta, meritës, transparencës, profesionalizmit dhe
paanësisë politike, mosdiskriminimit, përfaqësimit të drejtë gjinor dhe të komuniteteve dhe
synon garantimin e qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë në detyrë.
2. Menaxhimi i marrëdhënies juridike me nëpunësin e kabinetit bazohet në raportet e nëpunësit
me titullarin e kabinetit.
Neni 8
Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë
1. Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë janë:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
5
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
1.2. të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
1.3. të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
1.4. të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
1.5. të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me
dashje;
1.6. të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të
pushuar sipas këtij ligji.
2. Përveç kushteve që parashikohen në paragrafin 1 të këtij neni, kandidatët, për t’u pranuar si
nëpunës civilë, nëpunës të Shërbimit Publik dhe nëpunës administrativ dhe mbështetës, duhet
t’i plotësojnë edhe këto kërkesa:
2.1. të kenë nivelin e arsimit dhe përvojën e punës të kërkuar për pozitën, kategorinë, klasën
apo grupin përkatës; dhe
2.2. të kalojnë me sukses procedurat e pranimit, sipas këtij ligji.
Neni 9
Përfaqësimi i komuniteteve
Në institucionet publike qendrore, minimum 10% e vendeve të punës në të gjitha kategoritë e
zyrtarëve publikë duhet të plotësohen nga pjesëtarët e komuniteteve, të cilat nuk janë shumicë
në Kosovë dhe që përmbushin kriteret e pranimit, ndërsa në nivelin komunal, plotësimi i numrit
të vendeve të punës për pjesëtarët e komuniteteve bëhet në pajtim me përqindjen e popullatës
në atë komunë.
KAPITULLI II
ADMINISTRIMI
Neni 10
Qeveria
1. Qeveria:
1.1. miraton politikat e përgjithshme shtetërore për punësimin e zyrtarit publik;
1.2. miraton aktet nënligjore në bazë të këtij ligji;
1.3. publikon raportin vjetor për menaxhimin e burimeve njerëzore të zyrtarëve publikë.
2. Qeveria përcakton një nga anëtarët e saj për administrimin e përgjithshëm të politikave për
zyrtarët publikë (në vijim: ministri përgjegjës për administratën publike).
3. Qeveria e Republikës së Kosovës i raporton Kuvendit të Kosovës me raport për gjendjen në
shërbimin civil deri me 31 mars për çdo vit kalendarik.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
6
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
Neni 11
Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë
1. Në kuadër të ministrisë përgjegjëse për administratën publike krijohet dhe funksionon
Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë ( më tej: DMZP), i cili ka këto përgjegjësi:
1.1. përgatit dhe mbikëqyr zbatimin e politikave për zyrtarët publikë;
1.2. mbikëqyr zbatimin e legjislacionit për zyrtarët publikë në institucionet e administratës
shtetërore;
1.3. përgatit dhe mbikëqyr zbatimin e politikave për paga për zyrtarët publikë dhe
funksionarët publikë;
1.4. përgatit opinion për çdo projektakt të propozuar nga institucionet e tjera, që ka të
bëjë me marrëdhëniet e punësimit të zyrtarëve publikë;
1.5. miraton dhe mbikëqyr zbatimin e programeve të trajnimit për nëpunësit civilë;
1.6. së bashku me Ministrinë e Financave përfaqëson Qeverinë në negociatat dhe
konsultimet për kushtet e përgjithshme të punës të zyrtarëve publikë me sindikatat dhe
me përfaqësuesit e zyrtarëve publikë;
1.7. të kërkojë dhe të marrë nga institucionet e Republikës së Kosovës çdo informacion
të nevojshëm për përmbushjen e përgjegjësive të tyre;
1.8. të inspektojë çdo dosje apo dokument lidhur me një vendimmarrje mbi marrëdhëniet
e punës të zyrtarëve publikë në institucionet e administratës shtetërore;
1.9. administron dhe mirëmban Sistemin e Informatave për Menaxhimin e Burimeve
Njerëzore (SIMBNJ);
1.10. mbështet dhe siguron këshillimin e institucioneve në zbatim të këtij ligji;
1.11. përgatit udhëzime të përgjithshme dhe manuale për të garantuar zbatimin e
unifikuar të legjislacionit për zyrtarët publikë;
1.12. harton politikat e angazhimit të praktikantëve në administratën publike;
1.13. harton planin e përgjithshëm të personelit;
1.14. organizon procedurat e pranimit në pajtim me këtë ligj;
1.15. harton raportin vjetor për menaxhimin e burimeve njerëzore ;
1.16. ushtron çdo kompetencë të dhënë me këtë ligj.
2. Përgjegjësitë e përcaktuara në nënparagrafët 1.1 dhe 1.6 të këtij neni, për aq sa kanë të bëjnë
me nëpunësit administrativ dhe mbështetës, kryhen në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse
për çështjet e punës.
3. Përgjegjësitë e përcaktuara në nënparagrafët 1.1 dhe 1.7 të këtij neni, për aq sa kanë të
bëjnë me nëpunësin e Shërbimeve Publike, kryhen në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse
për politikat shtetërore për shërbimin përkatës publik.
4. Çdo institucion që merr në punë zyrtarë publikë, si dhe çdo funksionar publik dhe zyrtar
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
7
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
publik, që ka kompetenca menaxheriale vendimmarrëse, ose që ka informacione në këtë fushë,
është i detyruar të bashkëpunojnë me DMZP.
Neni 12
Instituti i Kosovës për Administratën Publike
1. Instituti i Kosovës për Administratë Publike (në vijim: IKAP) është përgjegjës për zbatimin
e politikave të trajnimit, hulumtimit, aftësimit profesional dhe zhvillimit të kapaciteteve për
nëpunësit civilë.
2. IKAP siguron trajnimin dhe aftësimin profesional fillestar, të vazhdueshëm, si dhe atë të
detyrueshëm dhe fakultativ, për të gjithë nëpunësit civilë në institucionet e administratës
shtetërore dhe në institucione të tjera shtetërore në Kosovë.
3. Organizimi i IKAP-it rregullohet në pajtim me Ligjin për organizimin e Administratës shtetërore,
ndërsa funksionimi dhe përgjegjësitë rregullohen me ligjin për IKAP-in.
Neni 13
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil
1. Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil është organ i pavarur, që i raporton Kuvendit
të Republikës së Kosovës.
2. Organizimi dhe funksionimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil rregullohen
me ligj të veçantë.
Neni 14
Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (NJMBNJ)
1. Çdo institucion, që punëson zyrtarë publikë në fushën e veprimit të këtij ligji, themelon Njësinë
për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.
2. Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, e themeluar sipas paragrafit 1 të këtij neni, do
të jetë në varësi të drejtpërdrejtë të udhëheqësit më të lartë administrativ të institucionit.
3. Qeveria, me propozim të ministrit përgjegjës për administratë publike, mund të vendosë që
disa institucione të administratës shtetërore të krijojnë një njësi të përbashkët të menaxhimit të
burimeve njerëzore apo që disa funksione të njësive të menaxhimit të burimeve njerëzore të një
agjencie ekzekutive të kryhen nga institucioni mbikëqyrës.
4. Institucioni, i cili nuk plotëson kriteret për krijimin e njësisë, në pajtim me legjislacionin
përkatës, që rregullon organizimin e brendshëm, përgjegjësinë e menaxhimit të burimeve
njerëzore e kryen zyrtari përkatës për menaxhimin e burimeve njerëzore.
5. Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore është e obliguar të mbajë raport vjetor për
menaxhimin e burimeve njerëzore për institucionin e saj dhe deri më 31 dhjetor të vitit aktual
ta dërgojë atë për aprovim te udhëheqësi më i lartë administrativ institucionit. Një kopje të këtij
raporti, pas aprovimit të udhëheqësi më i lartë administrativ, deri më 15 janar të vitit vijues,
duhet ta dërgojë në DMZP në ministrinë përgjegjëse për administratë publike
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
8
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
KAPITULLI III
PLANET E PERSONELIT DHE SISTEMI I MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE
Neni 15
Planet e zhvillimit të personelit
1. Çdo institucion, që merr në punë zyrtarë publikë, është i obliguar të përgatisë planin vjetor
dhe afatmesëm të personelit, në pajtim me procesin e planifikimit buxhetor.
2. Planifikimi i personelit bëhet me qëllim që të sigurohet personel adekuat, me njohuri, aftësi
dhe cilësi të nevojshme dhe të domosdoshme për funksionimin e vazhdueshëm të institucionit
dhe ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë.
3. Planet e personelit hartohen për të gjitha kategoritë e zyrtarëve publikë dhe duhet të
përmbajnë:
3.1. një analizë për nevojat e personelit, bazuar në karakteristikat aktuale të stafit dhe
prioriteteve të institucionit dhe të Qeverisë;
3.2. një analizë e mënyrave për përmbushjen e këtyre nevojave;
3.3. zhvillimin profesional të stafit ekzistues dhe nevojat për trajnim të personelit;
3.4. lëvizjen brenda kategorisë dhe ngritjen në detyrë;
3.5. krijimin e vendeve të reja, të lira, të punës, si dhe afatet e plotësimit të tyre.
4. Ministria përgjegjëse për administratë publike, në bazë të planeve të personelit të
institucioneve, harton dhe miraton Planin e përgjithshëm.
5. Planet e personelit bëhen publike përmes portalit shtetëror apo ueb faqes të institucionit dhe
me mjete të tjera të përshtatshme.
6. Procedurat e hollësishme për planifikimin e personelit, miratimin e planeve, përmbajtja e
planeve dhe publikimi i tyre, miratohen me akt nënligjor nga ministri përgjegjës për administratë
publike.
Neni 16
Dosja e personelit
1. Çdo institucion i administratës shtetërore dhe institucion tjetër krijon dhe administron dosjen
e personelit të çdo të punëtori në institucion (dosja individuale), në pajtim me ligjin përkatës për
mbrojtjen e të dhënave personale.
2. Dosja individuale përmban të dhënat personale dhe profesionale të zyrtarëve publikë dhe të
çdo punëtori tjetër, si dhe çdo të dhënë tjetër lidhur me marrëdhëniet e punës.
3. Rregullat e hollësishme për dosjen e personelit i miraton ministri përgjegjës për administratë
publike, me akt nënligjor.
Neni 17
Sistemi Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ)
1. DMZP krijon, mirëmban dhe administron Sistemin Informativ për Menaxhimin e Burimeve
Njerëzore (SIMBNJ).
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
9
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
2. SIMBNJ-ja është një sistem qendror elektronik për të gjitha institucionet publike të Kosovës.
3. SIMBNJ-ja përfshin:
3.1. bazën unike të të dhënave profesionale dhe të dhënave të tjera për marrëdhëniet e
punës për çdo punëtor të një institucioni publik, përfshirë këtu edhe historikun e tyre të
punësimit;
3.2. modulet aplikative për menaxhimin e burimeve njerëzore, duke përfshirë menaxhimin
e sistemit të pagave dhe shpërblimeve; dhe
3.3. ueb faqen unike të procedurave të konkurrimit dhe emërimit për nëpunësit civilë,
nëpunësit e shërbimeve publike dhe nëpunësit administrativ dhe mbështetës.
4. Çdo institucion është i obliguar që të gjitha proceset, veprimet dhe procedurat lidhur me
menaxhimin e burimeve njerëzore t’i kryejë përmes SIMBNJ.
5. Për efekt të realizimit të pagave dhe shpërblimeve, çdo institucion obligohet të përdorë
SIMBNJ për të gjithë përfituesit nga buxheti i shtetit.
6. Të dhënat nga Sistemi Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore mbrohen me
legjislacionin në fuqi.
7. Ministri përgjegjës për administratë publike, me akt nënligjor miraton rregullat për
përmbajtjen, administrimin dhe përdorimin e SIMBNJ-së.
PJESA III
TË DREJTAT DHE DETYRIMET E ZYRTARËVE PUBLIKË
NËNKAPITULLI 1
TË DREJTAT E ZYRTARIT PUBLIK
Neni 18
E drejta për kushte të përshtatshme të punës
1. Çdo institucion siguron një ambient të sigurt e të përshtatshëm pune për mbrojtjen e integritetit
fizik, moral dhe të dinjitetit të zyrtarit.
2. Institucioni i punësimit siguron mbrojtjen e punëtorit gjatë ushtrimit të detyrës apo në lidhje
me të, duke kërkuar, nëse është e nevojshme, mbështetjen e organeve të specializuara sipas
ligjit.
3. Orët e punës të zyrtarëve publikë rregullohen sipas legjislacionit të punës.
4. Pushimet e zyrtarëve publikë rregullohen sipas legjislacionit të punës.
5. Kriteret dhe kushtet e orarit të punës dhe të pushimeve përcaktohen nga Qeveria me akt
nënligjor, pas propozimit të ministrisë përgjegjëse për administratën publike dhe ministrisë
përgjegjëse për punë.
Neni 19
E drejta e pagës dhe shpërblimit të drejtë
Zyrtari publik ka të drejtë në pagë dhe shpërblim për punën e kryer, si dhe shtesa të përcaktuara
me Ligjin e Pagave.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
10
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
Neni 20
E drejta e inkuadrimit në sindikata dhe shoqata profesionale
1. Zyrtari publik ka të drejtë, por nuk është i detyruar, të krijojë dhe t’i bashkohet një sindikate
ose një shoqate profesionale, që punon në arritjen e objektivave e që janë në harmoni me
legjislacionin ekzistues.
2. Nëpunësi civil mund të jetë anëtar i trupave drejtues të organizatave të përcaktuara në
paragrafin 1 të këtij neni, me kusht që kjo pozitë të mos jetë në konflikt interesi me detyrat që i
janë përcaktuar nëpunësit civil sipas statusit të tij.
Neni 21
E drejta e grevës
Zyrtari publik ka të drejtën e grevës, në pajtim me Ligjin në fuqi për greva.
Neni 22
Të drejtat politike
1. Zyrtari publik ka të drejtë të marrë pjesë në aktivitete politike vetëm jashtë orarit zyrtar të
punës dhe jashtë ambienteve të institucioneve publike.
2. Nëpunësi i Shërbimit Publik dhe nëpunësi administrativ dhe mbështetës mund të jenë anëtarë
të partive politike dhe anëtarë të organeve drejtuese të një partie politike, me përjashtim të
nëpunësit të shërbimit publik të nivelit të lartë drejtues, të cilët mund të jene anëtarë të partive
politike, por nuk mund të jenë anëtarë të organeve drejtuese (qendrore dhe komunale) të një
partie politike.
3. Nëpunësit civilë, me përjashtim të nëpunësve të kategorisë së lartë drejtuese, mund të jenë
anëtarë të partive politike, por nuk mund të jenë anëtarë të organeve drejtuese (qendrore dhe
komunale) të një partie politike.
4. Zyrtari publik ka të drejtën të kandidojë dhe të zgjidhet në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës
së Kosovë apo për organet komunale, përveç kur përcaktohet ndryshe me ligj.
5. Zyrtarët publikë, të cilët kandidojnë për zgjedhjet qendrore ose lokale, duhet të pezullojnë
vendin e punës shtatë (7) ditë para periudhës së hapjes zyrtare të fushatës. Pezullimi përfundon
pesë (5) ditë pas mbylljes zyrtare të fushatës.
6. Në rast të zgjedhjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës, zyrtari publik, i cili pranon
mandatin, pezullon marrëdhënien e punës prej datës së certifikimit të zgjedhjes së kandidatit
deri në përfundim të mandatit përkatës, në pozitë ekuivalente.
7. Në rast të zgjedhjes në organet komunale, nëpunësi civil i komunës, ku ai punon dhe i cili
pranon mandatin, pezullon marrëdhënien e punës prej datës së certifikimit të zgjedhjes së
kandidatit deri në përfundim të mandatit përkatës.
8. Pas përfundimit të mandatit të zgjedhur, zyrtarit publik i garantohet marrëdhënia e punës në
institucionin ku ka qenë në marrëdhënie pune, në pajtim me përgatitjen profesionale të tij/saj.
9. Nëpunësit e kabinetit të kryetarëve të komunave nuk mund të jenë në të njëjtën kohë anëtarë
të kuvendeve komunale përkatëse.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
11
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
Neni 23
E drejta e formimit dhe aftësimit profesional
Nëpunësit civilë kanë të drejtën të përmirësojnë aftësitë profesionale për vendin e punës
nëpërmjet formimit profesional dhe trajnimeve të vazhdueshme të financuara nga fondet
publike, nga donatorë të huaj apo nga të ardhurat vetanake.
Neni 24
E drejta e informimit dhe ankimimit
1. Zyrtari publik ka të drejtën të informohet për fillimin e çdo procedure dhe çdo vendimmarrje,
që ka të bëjë me marrëdhënien e tij të punës.
2. Zyrtari publik ka të drejtë të qasjes në dosjen e tij personale dhe të kërkojë ndryshimin dhe
plotësimin e të dhënave të saj.
3. Nëpunësi civil ka të drejtë të paraqesë ankesë drejtpërdrejt në KPMSHC për çdo veprim
apo mosveprim, që i cenon të drejtat apo interesat e ligjshme, të drejta këto, që burojnë nga
marrëdhënia e Shërbimit Civil sipas këtij ligji. E drejta e ankimit në KPMSHC i njihet edhe
çdo kandidati në një procedurë pranimi në Shërbimin Civil. Pas shterimit të drejtës së ankimit
në KPMSHC, mund të iniciohet konflikt administrativ në gjykatën kompetente për çështjet
administrative.
4. Nëpunësi i Shërbimit Publik dhe nëpunësi administrativ dhe mbështetës kanë të drejtë të
ankohen sipas këtij ligji te punëdhënësi dhe më pas mund të fillojë kontest administrativ në
gjykatën kompetente.
NËNKAPITULLI 2
DETYRIMET E ZYRTARIT PUBLIK
Neni 25
Detyrimi i respektimit të ligjit, mbrojtjes të interesit të shtetit dhe të drejtave të njeriut
1. Zyrtari publik detyrohet të respektojë Kushtetutën dhe ligjin dhe të mbrojë interesin e shtetit
dhe të drejtat dhe liritë e njeriut.
2. Zyrtari publik ushtron detyrat e tij me profesionalizëm, paanësi, pa diskriminim, në kohë, pa
interes personal dhe në përputhje me ligjin dhe kodin e etikës.
3. Zyrtari publik duhet të veprojë në përputhje me parimet e përcaktuara me këtë ligj, kodin e
etikës dhe veprimet e tij duhet të jenë në funksion të themelimit dhe përforcimit të besimit të
ndërsjellë dhe bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe administratës publike.
Neni 26
Detyrimi i ekzekutimit të detyrave dhe urdhrave profesionalë dhe refuzimit të urdhrave
të paligjshëm
1. Zyrtari publik ka detyrimin të veprojë në përputhje me urdhrat e marrë nga mbikëqyrësit e tij,
sipas ligjit dhe rregullave të brendshme të institucionit.
2. Nëse zyrtari publik dyshon për paligjshmërinë e urdhrit të mbikëqyrësit, ai nuk e zbaton
urdhrin, por informon pa vonesë mbikëqyrësin e personit që ka dhënë urdhrin dhe kërkon
konfirmimin me shkrim nga ana e mbikëqyrësit.
3. Zyrtari publik ka detyrimin të zbatojë urdhrin e konfirmuar me shkrim, sipas paragrafit 2 të
këtij neni, me përjashtim të rastit kur zbatimi i tij përbën vepër penale.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
12
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
Neni 27
Detyrimi i administrimit të mirë të pasurisë shtetërore
1. Zyrtari publik është i obliguar të menaxhojë me kujdes pasurinë shtetërore, që i vihet në
detyrim për ushtrimin e detyrës dhe të përdorë atë vetëm për qëllimin e përcaktuar me ligj dhe
sipas rregullave të brendshme të institucionit.
2. Zyrtarit publik nuk i lejohet të shfrytëzojë pasurinë shtetërore si mjet për zhvillimin e
veprimtarisë personale ekonomike ose të aktiviteteve të paligjshme.
3. Zyrtari publik është i detyruar të shfrytëzojë orarin e punës me efiçencë dhe vetëm për
kryerjen e detyrave të tij të punës.
Neni 28
Detyrimi i përgjegjshmërisë
Zyrtari publik gjatë punës së tij duhet të jetë i përgjegjshëm dhe gjatë ushtrimit të detyrës mban
përgjegjësi të plotë sipas ligjit, për çdo veprim apo mosveprim të tij.
Neni 29
Detyrimi për deklarimin dhe shmangia e konfliktit të interesit
1. Zyrtari publik ka detyrimin të shmangë çdo konflikt ndërmjet interesit të tij privat dhe interesit
publik në ushtrimin e detyrës në pajtim me ligjin.
2. Zyrtari publik ka detyrimin të informojë pa vonesë mbikëqyrësin e tij, në rast dyshimi për një
konflikt interesi dhe të zbatojë urdhrat e institucionit për parandalimin e konfliktit të interesit.
3. Zyrtari publik ka detyrimin të informojë paraprakisht mbikëqyrësin e tij dhe njësinë e
menaxhimit të burimeve njerëzore për çdo veprimtari me pagesë, që kryen jashtë detyrës së tij
vetëm në pajtim me ligjin.
Neni 30
Detyrimi i transparencës dhe konfidencialitetit
1. Zyrtari publik ka detyrimin të ushtrojë detyrën e tij me transparencë dhe të sigurojë për
publikun çdo informacion të nevojshëm, me përjashtim të rasteve kur ai është informacion i
klasifikuar, sipas ligjit.
2. Zyrtari publik nuk duhet të përdorë informacionin e siguruar gjatë ushtrimit të detyrës për
qëllime të tjera jashtë atyre të përcaktuara me ligj.
3. Zyrtari publik ka detyrimin të sigurojë mbrojtjen dhe mospërhapjen e të dhënave personale
apo të dhënave afariste e profesionale të personave, të mbrojtura sipas ligjit dhe me të cilat
njihet gjatë ushtrimit të detyrës.
Neni 31
Detyrimi për zhvillimin profesional
1. Nëpunësi i shërbimeve publike ka obligimin të përmirësojë aftësitë profesionale nëpërmjet
formimit profesional dhe trajnimeve të vazhdueshme.
2. Nëpunësi civil ka obligimin të përmirësojë aftësitë profesionale nëpërmjet formimit profesional
dhe trajnimeve të vazhdueshme të financuara nga fondet publike.
3. Qeveria, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për administratë publike, me akt nënligjor,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
13
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
miraton modulet e detyrueshme të trajnimit për çdo kategori, klasë dhe grup të pozitave të
Shërbimit Civil.
4. Qeveria, me propozimin e ministrisë përgjegjese për shërbimin përkatës publik, me akt
nënligjor, miraton modulet e detyrueshme të trajnimit për nëpunësit e shërbimeve publike.
PJESA IV
SHËRBIMI CIVIL
KAPITULLI I
MARRËDHËNIA E PUNËS NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KLASIFIKIMI I POZITAVE TË
PUNËS
Neni 32
Marrëdhënia e punës në Shërbimin Civil
1. Marrëdhënia juridike ndërmjet shtetit dhe nëpunësit civil (në vijim: marrëdhënia e punës në
Shërbimin Civil) është marrëdhënie juridike e së drejtës administrative.
2. Marrëdhënia e punës në Shërbimin Civil themelohet me aktin e emërimit dhe, përveç kur
parashikohet ndryshe me këtë ligj, është e përhershme (me afat të pacaktuar).
3. Themelimi, ndryshimi apo përfundimi i marrëdhënies së punës në Shërbimin Civil bëhet
vetëm sipas këtij ligji.
4. Përjashtimisht, një pozitë e rregullt pune në Shërbimin Civil mund të plotësohet në rast të
nevojës të zëvendësimit apo mungesës së përkohshme të një nëpunësi civil varësisht nga rasti,
për një periudhë jo më të gjatë se 12 (dymbëdhjetë) muaj. Në këtë rast, procedurat e pranimit
zhvillohen nga Njësia e Burimeve Njerëzore, në pajtim me rregullat e përcaktuara me këtë ligj
për nëpunësin administrativ dhe mbështetës.
5. Qeveria, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për administratë publike, me akt nënligjor,
miraton rregullat për zbatimin e paragrafit 4 të këtij neni.
Neni 33
Klasifikimi i pozitave në Shërbimin Civil
1. Pozitat në Shërbimin Civil grupohen sipas kategorisë, klasës dhe natyrës së pozitës.
2. Pozitat në Shërbimin Civil ndahen në këto kategori:
2.1. Kategoria e lartë drejtuese, që përfshin këto pozita: sekretar i përgjithshëm, drejtor
ekzekutiv dhe zëvendësdrejtor i një agjencie ekzekutive, si dhe pozitat e barasvlershme;
2.2. Kategoria e mesme drejtuese, që përfshin këto pozita: drejtor i departamentit dhe
pozitat e barasvlershme me të;
2.3. Kategoria e ulët drejtuese, që përfshin këto pozita: shefi i divizionit dhe pozitat e
barasvlershme me të; dhe
2.4. Kategoria profesionale, që përfshin zyrtarët profesionalë.
3. Secila nga kategoritë e parashikuara në paragrafin 2 të këtij neni përfshin një apo më shumë
klasa, në bazë të nivelit të ndryshëm të kompleksit të punës dhe kërkesave të përgjithshme
(njohurive, aftësive dhe cilësive) të nevojshme për kryerjen e punës. Kompleksi i punës është
kombinim i rëndësisë, lirisë së vendimmarrjes, vështirësisë dhe rrezikshmërisë të kryerjes së
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
14
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
punës të një pozitë të caktuar. Çdo pozitë e Shërbimit Civil klasifikohet si pjesë e një klase të
caktuar në bazë të procesit të vlerësimit të punës.
4. Pozitat e kategorisë profesionale grupohen sipas natyrës së pozitës në:
4.1 Grupet e administrimit të veçantë, secili prej tyre përfshin pozitat e ngjashme, në një
apo më shumë institucione të Shërbimit Civil, që kanë të bëjnë me ushtrimin e përgjegjësive
specifike, kryerja me sukses e të cilave kërkon njohuri dhe aftësi të posaçme, të cilat
burojnë dhe lidhen domosdo me zotërimin e një apo disa profesioneve të ngjashme.
4.2. Grupi i pozitave të administrimit të përgjithshëm përfshin të gjitha pozitat, që nuk
janë pjesë e një grupi të administrimit të veçantë dhe që kanë të bëjnë me ushtrimin e
përgjegjësive të përgjithshme administrative, kryerja me sukses e të cilave kërkon njohuri
dhe aftësi të përgjithshme administrative, të cilat nuk burojnë apo lidhen domosdo me një
ose disa profesione të caktuara.
5. Qeveria, me propozim të ministrisë përgjegjëse të administratës publike, me akt nënligjor,
miraton:
5.1. klasat e zbatueshme për secilën kategori dhe emërtimet në çdo klasë;
5.2. grupet e administrimit të veçantë;
5.3. përshkrimin e përgjithshëm të punës për çdo kategori, klasë dhe grup, duke përfshirë
këtu kërkesat e përgjithshme për pranimin në çdo kategori, klasë dhe grup;
5.4. rregullat e hollësishme, procedurat, standardet dhe metodologjinë për vlerësimin dhe
klasifikimin e një pozite të caktuar në një klasë apo grup të caktuar, sipas këtij neni.
KAPITULLI II
PRANIMI DHE KARRIERA NË SHËRBIMIN CIVIL
NËNKAPITULLI 1
PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL
Neni 34
Procedura e pranimit në Shërbimin Civil
1. Përveçse kur parashikohet shprehimisht ndryshe në këtë ligj, pranimi në Shërbimin Civil
bëhet në kategorinë profesionale në grupin e administrimit të përgjithshëm dhe në secilin nga
grupet e administrimit të veçantë.
2. Pranimi në kategorinë profesionale bëhet nëpërmjet një konkurrimi të hapur dhe publik.
Konkurrimi organizohet në mënyrë periodike dhe sipas nevojave dhe së paku një herë në vit,
për grupin e administrimit të përgjithshëm dhe për secilin nga grupet e administrimit të veçantë.
3. Konkurrimi organizohet nga DMZP për institucionet e administratës shtetërore dhe nga
Njësia e Burimeve Njerëzore për çdo institucion tjetër (në tekstin në vijim: njësia përgjegjëse).
4. Njoftimi për hapjen e procedurës të konkurrimit shpallet në një afat jo më të shkurtër se 21
ditë, nga data e përcaktuar për paraqitjen e aplikimit, nga njësia përgjegjëse, në ueb faqen
unike të procedurave të konkurrimit të SIMBNJ dhe me mjete të tjera të përshtatshme. Afati për
pranimin e aplikacioneve nuk mund të jetë më i shkurtër se 8 dite dhe jo më i gjatë se 15 ditë
kalendarike.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
15
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
5. Shpallja e konkursit, sipas paragrafit 4 të këtij neni, përfshin përshkrimin e përgjithshëm
të punës për grupin përkatës, pozitat e punës të lira në grupin përkatës, kriteret që duhet t’i
plotësojnë kandidatët, afatin për aplikim, të dhënat e hollësishme për zhvillimin e procesit të
përzgjedhjes dhe dokumentacionin që duhet paraqitur për aplikim.
6. Konkurrimi zhvillohet në dy faza:
6.1. verifikimi paraprak, nëse kandidatët i plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe ato të
veçanta, sipas shpalljes së konkursit;
6.2. vlerësimi i njohurive dhe cilësive profesionale të kandidatëve.
7. Verifikimi paraprak kryhet nga Njësia e përgjegjëse, ndërsa vlerësimi i kandidatëve bëhet
nga Komisioni i pranimit (në vijim: Komisioni i pranimit), i krijuar për secilin grup të administrimit
të përgjithshëm apo administrimit të veçantë për të cilin zhvillohet konkurrimi.
8. Testimi, vlerësimi dhe publikimi i rezultatit bëhet në mënyrë elektronike dhe sigurohet
anonimiteti i konkurrentëve.
9. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve sipas paragrafit 8 të këtij neni është 100 pikë, të
cilat ndahen:
9.1. për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që ka të bëjë në vlerësimin e
arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, deri në 20 pikë;
9.2. për testin me shkrim, deri në 70 pikë
9.3. për intervistën me gojë, deri në 10 pikë;
10. Kandidatët të cilët nuk i fitojnë 60% të pikëve nuk ftohen në intervistën me gojë”.
11. Në përfundim të vlerësimit, kandidatët e vlerësuar me 70 për qind apo më shumë, të pikëve
totale të vlerësimit, konsiderohen kandidatë fitues dhe renditen nga Komisioni i pranimit, sipas
pikëve të marra, në listën e kandidatëve të suksesshëm (në vazhdim: Lista e kandidatëve), e
cila publikohet në ueb faqe.
12. Komisioni i pranimit përbëhet nga të paktën 5 persona, me këtë përbërje: një (1) përfaqësues
nga Njësia përgjegjëse; tre (3) nëpunës civilë të nivelit të mesëm apo të ulët, drejtues të
specializuar në fushën përkatëse sipas grupit për të cilin zhvillohet konkurrimi, dhe një (1)
ekspert i jashtëm në procesin e përzgjedhjes nga organizata të specializuara apo universitetet.
Në cilësinë e vëzhguesve një nga sindikata dhe një nga shoqëria civile.
13. Komisionet e pranimit kanë mandat dy (2) vjeçar dhe emërohen nga Qeveria, me propozim
të ministrit përgjegjës për administratën publike në rastin e institucioneve të administratës
shtetërore dhe titullari i institucionit për institucione të tjera shtetërore.
14. Anëtarët e Komisionit trajnohen për procesin dhe teknikat e vlerësimit dhe mund
të mbështeten në procesin e vlerësimit nga specialistë apo subjekte të specializuara në
përzgjedhjen e burimeve njerëzore.
15. Një institucion tjetër shtetëror, me marrëveshje, mund t’i kërkojë DMZP-së të veprojë si
njësi përgjegjëse e institucionit përkatës për një apo disa procedura pranimi të përcaktuara në
marrëveshje.
16. Qeveria, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për administratë publike, me akt nënligjor,
miraton rregullat e hollësishme për krijimin, përbërjen dhe veprimtarinë e Komisionit dhe për
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
16
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
pagesën e ekspertit të jashtëm, si dhe rregullat e hollësishme për procedurën e konkurrimit dhe
vlerësimin e kandidatëve.
Neni 35
Përzgjedhja e pozitës dhe emërimi
1. Kandidatët fitues, të përcaktuar sipas paragrafit 9 të nenit 34 të këtij ligji, sipas renditjes, duke
filluar nga ai me më shumë pikë, kanë të drejtën të përzgjedhin dhe të emërohen në çdo pozitë
të lirë të grupit, për të cilin është zhvilluar procedura e pranimit, si dhe në çdo pozitë tjetër të lirë
të të njëjtit grup, që krijohet i lirë gjatë kohës së vlefshmërisë së listës.
2. Njësia e përgjegjëse, brenda 7 ditëve nga shpallja e listës apo nga shfaqja e një pozitë të
lirë, organizon procesin e përzgjedhjes të pozitës sipas preferencës nga kandidatët dhe bën
emërimin e kandidatit në pozitën e përzgjedhur, sipas paragrafit 1 të këtij neni.
3. Kandidati që ka zgjedhur një pozitë dhe është emëruar në të nuk mund të riushtrojë të drejtën
e përzgjedhjes.
4. Çdo emërim në kundërshtim me këtë nen është i pavlefshëm.
5. Lista e kandidatëve të paemëruar sipas paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni, është e vlefshme
për një periudhë 1 (një) vjeçare nga shpallja e fituesve. Nëse gjatë kësaj periudhë organizohet
një procedure tjetër konkurrimi për të njëjtin grup, kandidatët e listës së mëparshme rirenditen
sipas rezultatit të të dyja listave.
6. Qeveria, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për administratë publike, me akt nënligjor,
miraton procedurat e hollësishme për emërimin në kategorinë profesionale.
Neni 36
Dispozitat e veçanta për emërimin
1. Kandidatët nga radhët e komuniteteve, të kategorisë me aftësi të kufizuara dhe të gjinisë
më pak të përfaqësuar, nëse i plotësojnë kushtet sipas paragrafit 9 të nenit 34, kanë përparësi
emërimi në pozitën e lirë, me qëllim të plotësimit të kuotës së përfaqësimit apo kuotës së
kërkuar me ligj.
2. Përfituesit nga skemat e bursave, që bazohen në marrëveshjen ndërkombëtare, përjashtohen
nga procedurat e pranimit sipas nenit 34 të këtij ligji, me kusht që gjatë përzgjedhjes për
skemat e bursave të zbatohen parimet e Shërbimit Civil. Rregullat për emërimin e bursistëve
në Shërbimin Civil, duke përfshire edhe detyrimet shtesë sipas marrëveshjes ndërkombëtare,
përcaktohen me akt nënligjor nga ministria përgjegjëse për administratë publike.
3. Qeveria, me propozim të ministrisë përgjegjëse për administratë publike, me akt nënligjor,
miraton rregullat e hollësishme për plotësimin e kuotës së përfaqësimit dhe mekanizmat për
përfaqësim proporcional të këtyre kategorive në procesin e emërimit.
Neni 37
Periudha e provës
1. Nëpunësi që emërohet për herë të parë në Shërbimin Civil i nënshtrohet një periudhe prove,
që zgjat një vit nga data e aktit të emërimit. Marrëdhënia e Shërbimit Civil për nëpunësin në
periudhë prove është marrëdhënie nën kushtin zgjedhës të konfirmimit në fund të periudhës së
provës
2. Qëllimi i periudhës së provës është përgatitja teorike dhe praktike e nëpunësit për kryerjen
me sukses të detyrave.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
17
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
3. Gjatë periudhës së provës, nëpunësi kryen veprimtaritë e detyrueshme të trajnimit dhe kryen
detyrat nën kujdesin e një nëpunësi civil të së njëjtës kategori, ose kategorie më të lartë, i cili
përcaktohet nga mbikëqyrësi.
4. Në fund të periudhës së provës, institucioni ku nëpunësi është i emëruar, mbështetur në
vlerësimin e përgatitjes dhe vlerësimin e rezultateve të punës të nëpunësit për të kryer detyrat
e pozitës të punë, vendos:
4.1. konfirmimin e marrëdhënies së punës në Shërbimin Civil të nëpunësit;
4.2. zgjatjen e periudhës së provës një herë të vetme, deri në 6 muaj të tjerë, nëse për
arsye të justifikuara ka qenë i pamundur vlerësimi i plotë i nëpunësit;
4.3. moskonfirmimin e nëpunësit dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës në Shërbimin
Civil.
5. Qeveria, me propozimin e ministrisë së administratës publike, me akt nënligjor, miraton te
drejtat dhe detyrimet e nëpunësit në periudhë prove sipas këtij neni.
NËNKAPITULLI 2
LËVIZJA BRENDA KATEGORISË DHE NGRITJA NË DETYRË
Neni 38
Lëvizja brenda kategorisë
1. Plotësimi i pozitave të lira në kategorinë profesionale, të ulët dhe të mesme drejtuese, bëhet
së pari nga nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, nëpërmjet procedurës së lëvizjes brenda
kategorisë.
2. Nëpunësit civilë të së njëjtës kategori në kuadër të Shërbimit Civil, që i plotësojnë kushtet
për lëvizjen brenda kategorisë dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë, mund të aplikojnë
për plotësimin e një vendi të lirë, nëpërmjet procedurës së lëvizjes, sipas paragrafit 1 të këtij
neni. Në procedurën e lëvizjes brenda kategorisë për kategorinë profesionale mund të aplikojnë
vetëm nëpunësit e kësaj kategorie, të konfirmuar sipas nënparagrafit 4.1 të nenit 37 të këtij ligji.
3. Fillimi i procedurës së konkurrimit shpallet në afat jo më të shkurtër se 15 ditë nga data e
caktuar për paraqitjen e aplikimit, në ueb faqen unike të procedurave të konkurrimit të SIMBNJ
dhe me mjete të tjera të përshtatshme.
4. Procedura e përzgjedhjes është një procedurë konkurruese dhe organizohet nga Njësia e
Burimeve Njerëzore e institucionit ku është pozita e lirë.
5. Vlerësimi i kandidatëve të interesuar kryhet nga një komision vlerësimi, i krijuar në çdo
institucion, bazuar në një intervistë me kandidatët. Komision përbëhet nga pesë anëtarë, njëri
nga të cilët është domosdo përfaqësues i Njësisë së Burimeve Njerëzore të institucionit.
6. Në përfundim të vlerësimit, Komisioni mund të vendosë:
6.1. përzgjedhjen e kandidatit më të suksesshëm për t’u emëruar në vendin e lirë, apo;
6.2. përfundimin e procedurës, pa asnjë të përzgjedhur, në rast se asnjë nga kandidatët e
interesuar nuk vlerësohet i suksesshëm për atë vend të lirë të punës.
7. Qeveria, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për administratë publike, me akt nënligjor,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
18
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
miraton kushtet që duhet t’i plotësojnë nëpunësit për lëvizjen brenda kategorisë dhe procedurat e
detajuara për lëvizjen brenda kategorisë, si dhe rregullat për krijimin dhe përbërjen e komisionit,
të parashikuara në paragrafin 3 të këtij neni.
Neni 39
Ngritja në detyrë
1. Nëse një pozitë e lirë e kategorisë së ulët apo e mesme drejtuese nuk është plotësuar sipas
nenit 38 të këtij ligji, ajo hapet për procedurën e ngritjes në detyrë.
2. Mund të aplikojnë për ngritje në detyrë, sipas paragrafit 1 të këtij neni, vetëm nëpunësit
civilë të një kategorie më të ulët, në marrëdhënie pune në të njëjtin apo në çdo institucion
tjetër të Shërbimit Civil, nëse plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta
për pozitën e lirë. Në procedurën e ngritjes në detyrë në kategorinë e ulët drejtuese mund të
aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të kategorisë profesionale të konfirmuar sipas nenit 37 të këtij
ligji.
3. Ngritja në detyrë realizohet nëpërmjet një procedure konkurruese të organizuar nga Njësia e
Burimeve Njerëzore të institucionit, që ka pozitën e lirë.
4. Përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë nen, për procedurën e ngritjes në detyrë zbatohen
dispozitat e paragrafëve 4 deri 9 të nenit 34 të këtij ligji.
5. Vlerësimi i kandidatëve bëhet nga një komision vlerësimi ad hoc i themeluar nga udhëheqësi
më i lartë administrativ i institucionit, me këtë përbërje:
5.1. një përfaqësues i Njësisë përgjegjëse;
5.2. dy (2) përfaqësues të institucionit, njëri nga të cilët nëpunës civil i kategorisë së lartë
drejtuese nga institucioni apo nga një institucion tjetër i Shërbimit Civil me përgatitje të
veçantë në procesin e përzgjedhjes dhe tjetri nëpunës i specializuar i Njësisë së Burimeve
Njerëzore të institucionit që ka vendin e lirë;
6. Kandidati fitues emërohet në detyrë nga Njësia e Burimeve Njerëzore.
7. Nëse vendi i lirë nuk plotësohet sipas procedurës së ngritjes në detyrë, mund të organizohet
një procedurë tjetër e lëvizjes brenda kategorisë.
8. Në rast të themelimit të institucioneve të reja pas dështimit të procedurës së lëvizjes brenda
kategorisë dhe ngritjes në detyrë, me miratimin e DMZP-së mund të lejohet që pozita të
plotësohet përmes procedurave të pranimit, në pajtim me nenin 34 të këtij ligji.
9. Deri në plotësimin përfundimtar të vendit të lirë, nëse është e nevojshme, mund të zbatohet
procedura e transferimit të përkohshëm të nëpunësit në interes të institucionit, të përcaktuar në
nenin 52 të këtij ligji.
10. Çdo nëpunës i ngritur në detyrë në një pozitë të kategorisë së mesme dhe të ulët drejtuese
është i obliguar që brenda 1 (një) viti nga ngritja në detyrë të ndjekë modulet e trajnimit të
obligueshëm për atë kategori nga IKAP.
11. Qeveria, me propozim të ministrisë përgjegjëse për administratë publike, me akt nënligjor,
miraton kushtet që duhet t’i plotësojnë nëpunësit për ngritjen në detyrë dhe procedurat e
detajuara të saj, si dhe modulet e trajnimit të obligueshëm.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
19
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
NËNKAPITULLI 3
EMËRIMI NË POZITAT E KATEGORISË SË LARTË DREJTUESE
Neni 40
Pranimi në një pozitë të kategorisë së lartë drejtuese
1. Pranimi në një pozitë të kategorisë së lartë drejtuese bëhet me konkurrim të organizuar për
çdo pozitë të lirë. Fillimisht, kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurrim vetëm nëpunësit civilë
ekzistues të kategorisë së lartë dhe të mesme drejtuese në të gjithë Shërbimin Civil.
2. Konkurrimi organizohet nga ministria përgjegjëse për administratën publike për institucionet
e administratës shtetërore dhe nga Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, për çdo
institucioni tjetër shtetëror (në vijim Njësia e Pranimit).
3. Hapja e procedurës së konkurrimit shpallet në një afat jo më të shkurtër se 30 ditë, përpara
datës të caktuar për paraqitjen e aplikimit, nga Njësia e Pranimit, në ueb faqen unike të
procedurave të konkurrimit të SIMBNJ dhe me mjete të tjera të përshtatshme.
4. Shpallja e konkurrimit, sipas paragrafit 3 të këtij neni, përfshin pozitën e punës për të cilën
zhvillohet konkurrimi, përshkrimi i punës, kërkesat e përgjithshme dhe të posaçme, që duhet t’i
plotësojnë kandidatët, të dhënat e hollësishme për zhvillimin e konkurrimit, dokumentacionin
që duhet paraqitur për aplikim dhe afatin për paraqitjen e aplikimit.
5. Konkurrimi zhvillohet në këto dy faza:
5.1. verifikimi paraprak, nëse kandidatët plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe ato të
posaçme, sipas shpalljes së konkurrimit, dhe
5.2. vlerësimi profesional, që përfshin vlerësimin e njohurive, aftësive dhe cilësive
profesionale të kandidatëve.
6. Verifikimi paraprak kryhet nga Njësia e Pranimit, ndërsa vlerësimi profesional kryhet nga
komisioni i pranimit për pozita të kategorisë së lartë drejtuese.
7. Vlerësimi profesional i kandidatëve, nga komision i pranimit për pozita të kategorisë së
lartë drejtuese, bëhet nëpërmjet një procedure vlerësimi, që përfshin një testim elektronik dhe
një testim me gojë. Në testimin me shkrim sigurohet anonimiteti i konkurrentëve. Komisioni i
vlerësimit mund të asistohet në procesin e vlerësimit nga subjekte të specializuara të fushës së
përzgjedhjes të burimeve njerëzore.
8. Jo më shumë se tre (3) kandidatët e vlerësuar, nga komisioni i pranimit, me pikët më të larta
dhe mbi pragun minimal të 70 për qind të pikëve të përgjithshme të vlerësimit, konsiderohen
kandidatë fitues dhe propozohen për përzgjedhjen përfundimtare nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë.
Me emrat e kandidatëve fitues njoftohet mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë dhe ata bëhen publik nga
Njësia e pranimit në ueb faqen unike të procedurave të konkurrimit të SIMBNJ-së dhe me mjete
të tjera të përshtatshme. Kandidatët që nuk janë fitues njoftohen personalisht dhe kanë të
drejtën e ankimit në KPMSHCK, në afat kohor 8 dite kalendarike.
9. Në rast se procedura e konkurrimit përfundon pa të paktën dy kandidatë fitues të vlerësuar
me më shumë se 70 për qind të pikëve të përgjithshme të vlerësimit, organizohet një procedurë
e dytë konkurrimi. Procedura e dytë e konkurrimit është e hapur dhe në të mund të marrë pjesë
çdo kandidat, që i plotëson kërkesat e përgjithshme për pranimin në kategorinë e lartë drejtuese
dhe kërkesat e posaçme për pozitën përkatëse nga brenda apo jashtë Shërbimit Civil.
10. Në rast se edhe procedura e dytë nuk sjell të paktën dy fitues, një procedurë e tretë
konkurrimi, gjithashtu e hapur, organizohet pas një periudhe 3 (tre) mujore.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
20
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
11. Pas dështimit të procedurës së dytë, deri në plotësimin e pozitës, detyrat e pozitës së lirë
kryhen nga nëpunësi i kategorisë së mesme drejtuese me përvojë më të gjatë në Shërbimin
Civil të institucionit përkatës.
12. Qeveria e Kosovës, me propozim të ministrit përgjegjës për administratën publike, miraton,
me akt nënligjor, rregullat e hollësishme për procedurën e konkurrimit dhe vlerësimin e
kandidatëve.
Neni 41
Komisioni i pranimit për kategorinë e lartë drejtuese
1. Vlerësimi profesional i kandidatëve për emërimin në një pozitë të kategorisë së lartë drejtuese
në administratën shtetërore bëhet nga Komisioni Shtetëror i Pranimit për pozita të kategorisë
së lartë drejtuese. Ndërsa vlerësimi profesional i kandidatëve për emërimin në një pozitë të
kategorisë së lartë drejtuese në një institucion tjetër shtetëror bëhet nga Komisioni i Pranimit
për pozita të kategorisë së lartë drejtuese, që themelohet në çdo institucion tjetër shtetëror.
2. Komisioni Shtetëror i Pranimit për pozita të kategorisë së lartë drejtuese përbëhet nga:
2.1. tre (3) nëpunës ekzistues me përvojë në pozitat e kategorisë së lartë drejtuese;
2.2. dy ekspert të jashtëm në procesin e përzgjedhjes nga organizata të specializuara.
3. Anëtarët e Komisioni Shtetëror të Pranimit për pozita të kategorisë së lartë drejtuese
emërohen nga Qeveria e Kosovës, me propozim të ministrit përgjegjës për administratë publike.
Përfaqësuesit e pavarur, sipas nënparagrafit 2.2 të këtij neni, përzgjidhen nga ministri përgjegjës
për administratë publike në bazë të një procedure transparente, publike dhe konkurruese.
4. Anëtarët e Komisioni Shtetëror të Pranimit për pozita të kategorisë së lartë drejtuese kanë
një mandat dy (2) vjeçar.
5. Komisioni i pranimit për pozita të kategorisë së lartë drejtuese, që themelohet në çdo
institucion tjetër shtetëror, është ad hoc. Ai themelohet nga titullari i institucionit dhe përbëhet
nga:
5.1. një përfaqësues i Njësisë përgjegjëse të institucionit:
5.2. dy nëpunës civilë të kategorisë së lartë drejtuese nga institucioni apo nga një institucion
tjetër i Shërbimit Civil me përgatitje të veçantë në procesin e përzgjedhjes;
5.3. dy ekspert të jashtëm në procesin e përzgjedhjes nga organizata të specializuara.
6. Qeveria e Kosovës, me propozim të ministrit përgjegjës për administratën publike, miraton,
me akt nënligjor:
6.1. rregullat për funksionimin dhe vendimmarrjen e komisioneve;
6.2. kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e anëtarëve të komisioneve;
6.3. pagesën e anëtarëve të komisioneve, që nuk janë nëpunës civilë.
Neni 42
Përzgjedhja përfundimtare dhe emërimi në pozitat e nivelit të lartë drejtues
1. Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë përzgjedh një nga kandidatët fitues të propozuar sipas paragrafit
8 të nenit 40 brenda një periudhe dhjetë (10) ditore nga shpallja e fituesve. Përzgjedhja duhet
të arsyetohet me shkrim.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
21
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
2. Në rast se mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë nuk shprehet brenda afatit të parashikuar në paragrafin
1 të këtij neni, kandidati fitues me pikët më të larta, në bazë të ligjit, konsiderohet i përzgjedhur
në detyrë.
3. Kandidati i përzgjedhur, sipas paragrafit 1 apo 2 të këtij neni, emërohet në detyrë nga
Qeveria për institucionet e administratës shtetërore apo nga Njësia e Burimeve Njerëzore për
institucione të tjera shtetërore.
4. Emërimi në një pozitë të kategorisë së lartë drejtuese, sipas paragrafit 1 të këtij neni, bëhet
për një kohëzgjatje 4-vjeçare me të drejtë një rizgjatje, për të njëjtën pozitë pune, vetëm një
herë dhe për të njëjtën kohëzgjatje.
5. Rizgjatja e mandatit, në rastin e institucioneve të administratës shtetërore, miratohet nga
Qeveria, me propozim të mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë, duke u bazuar në performancën e tij.
Propozimi bëhet të paktën 3 muaj para përfundimit të mandatit. Në rastin e institucioneve të
tjera shtetërore, vendimi për rivazhdimin e mandatit merret nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë.
6. Në vitin e parë të emërimit, nëpunësi i emëruar për herë të parë në një pozitë të kategorisë
së lartë drejtuese, detyrohet të ndjekë programin e veçantë të kualifikimit për nëpunësit e
kategorisë së lartë drejtuese, të organizuar nga IKAP.
7. Me mbarimin e mandatit sipas paragrafit 4 apo 5 të këtij neni, për kandidatët e emëruar
në kategorinë e nivelit drejtues nga Shërbimi Civil, Njësia e Pranimit detyrohet të emërojë
nëpunësin të cilit i mbaron mandati në një pozitë të kategorisë së mesme drejtuese dhe pastaj
në pozitë të kategorisë profesionale.
8. Deri në emërimin në një pozitë, sipas paragrafit 7 të këtij neni, nëpunësi vazhdon të gëzojë
të drejtën e pagës për pozitën e nivelit të lartë drejtues për një periudhë 3 mujore. Refuzimi
për t’u emëruar në pozitën e nivelit të mesëm drejtues ose profesional, të caktuar nga Njësia e
pranimit, liron nëpunësin nga Shërbimi Civil.
9. Gjatë periudhës 3 mujore në pritje të emërimit, nëpunësi mund të konkurrojë për çdo pozitë
të kategorisë së lartë drejtuese, përveç asaj për të cilën i ka mbaruar mandati.
10. Çdo emërim në një pozitë të kategorisë së lartë drejtuese në kundërshtim me këtë nen dhe
nenin 40 është i pavlefshëm.
11. Qeveria e Kosovës, me propozim të ministrit përgjegjës për administratën publike, miraton,
me akt nënligjor, rregullat e hollësishme për zbatimin e këtij neni.
KAPITULLI III
VLERËSIMI I REZULTATEVE NË PUNË
Neni 43
Vlerësimi i rezultateve në punë
1. Vlerësimi i rezultateve në punë është proces i përhershëm, që përfshin vlerësimin e
realizimit të objektivave të paracaktuar dhe vlerësimin e sjelljes profesionale të nëpunësit civil
në realizimin e objektivave. Periudha e vlerësimit zgjat 1 vit dhe fillon nga 1 janari dhe mbaron
më 31 dhjetor. Vlerësimi bëhet deri më 31 janar të vitit të ardhshëm, për vitin pasues.
2. Vlerësimi i rezultateve në punë bazohet në objektivat e përcaktuar në mënyrë individuale
për nëpunësin që vlerësohet, në përputhje me përshkrimin përkatës të punës dhe objektivat e
njësisë apo institucionit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
22
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
3. Objektivat përcaktohen me shkrim, në fillim të vitit, në muajin janar, së bashku me planin e
veprimtarive për arritjen e objektivave.
4. Objektivat përcaktohen nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë, në bashkëpunim me nëpunësin dhe
e bëjnë me dije atë.
5. Nëpunësi civil vlerësohet nga mbikëqyrësi i tij i drejtpërdrejtë. Në rastin e ndërrimit të
mbikëqyrësit përpara përfundimit të vlerësimit vjetor, ai vlerëson nëpunësin vetëm për periudhën
përkatëse.
6. Gjatë periudhës së vlerësimit, mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë zhvillon takime më nëpunësin
që vlerësohet, për të rishikuar progresin e bërë në arritjen e objektivave të planifikuar për të
shprehur mendime dhe për të dhënë sugjerime, si dhe për të bërë përmirësimet e nevojshme
në planin e hartuar me shkrim.
7. Në fund të periudhës së vlerësimit, mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë harton një raport vlerësimi.
8. Raporti i jepet punonjësit dhe ai diskutohet në një intervistë me të.
9. Pas intervistës, mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë miraton raportin përfundimtar të vlerësimit.
10. Nivelet e mundshme të vlerësimit të rezultateve në punë janë:
10.1. shkëlqyeshëm;
10.2. shumë mirë;
10.3. mirë;
10.4. kënaqshëm ose mjaftueshëm;
10.5. jo kënaqshëm ose jo mjaftueshëm.
11. Në rastin e vlerësimit në nivelet sipas nënparagrafëve 10.4 dhe 10.5 të këtij neni, për
përmirësimin e dobësive në sjelljen profesionale, mbikëqyrësi direkt, në bashkëpunim me
NJBNJ të institucionit, miraton edhe një listë të moduleve të detyrueshme të trajnimit, që
nëpunësi duhet t’i ndjekë vitin që vjen.
12. Në rastin e vlerësimit në nivelet sipas nënparagrafëve 10.4 dhe 10.5 të këtij neni, nëpunësi
civil nuk mund të aplikojë për lëvizje brenda kategorisë dhe për një konkurrim të mbyllur për një
pozitë të kategorisë së lartë drejtuese.
13. Qeveria, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për administratën publike, me akt nënligjor,
miraton metodologjinë dhe procedurën e hollësishme të vlerësimit të rezultateve në punë.
Neni 44
Vlerësimi i rezultateve në punë për nëpunësit e kategorisë së lartë drejtuese
1. Përveç kur parashikohet shprehimisht ndryshe në këtë nen, dispozitat e nenit 43 të këtij ligji
zbatohen edhe për nëpunësit e kategorisë së lartë drejtuese.
2. Vlerësimi i rezultateve në punë për nëpunësit e kategorisë së lartë drejtuese bëhet nga
mbikëqyrësi i tij i drejtpërdrejtë, në bazë të një procesi, që përfshin vetëvlerësimin e nëpunësit
dhe mendimin e kolegëve dhe vartëseve të tij, si dhe performancën e përgjithshme të institucionit.
Në rastin e vlerësimit të një drejtori ekzekutiv të agjencive ekzekutive, ministri merr paraprakisht
edhe vlerësimin nga sekretari i përgjithshëm.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
23
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
3. Mosmarrëveshjet ndërmjet mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë dhe nëpunësit të kategorisë së lartë
drejtuese, në institucionet e administratës shtetërore, për procesin apo rezultatet e vlerësimit,
zgjidhen nga Këshilli për Vlerësim dhe Disiplinë për pozita të larta drejtuese i themeluar sipas
nenit 49 të këtij ligji, i cili mund të ndryshojë raportin e vlerësimit të mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë.
4. Qeveria, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për administratën publike, me akt nënligjor,
miraton metodologjinë dhe procedurën e hollësishme të vlerësimit të rezultateve të punës për
nëpunësit civilë të kategorisë së lartë drejtuese dhe procedurën e zgjidhjes të mosmarrëveshjeve
sipas paragrafit 3 të këtij neni.
KAPITULLI IV
NDRYSHIMI I MARRËDHËNIES SË PUNËS NË SHËRBIMIN CIVIL
NËNKAPITULLI 1
DISIPLINA NË SHËRBIMIN CIVIL
Neni 45
Përgjegjësia disiplinore
1. Përgjegjësia disiplinore është moszbatimi apo zbatim jo i duhur i detyrave të punës dhe
detyrimeve të tjera ligjore, që përmban elementet si në vijim:
1.1. “ekzistimin e veprimit të paligjshëm apo mosveprimit;”
1.2. kryerjen e veprimit me faj apo mosveprimit;
1.3. ndodhja e pasojës
1.4. ndodhja e dëmit; dhe
1.5. lidhjen shkakësore ndërmjet veprimit të kryer dhe pasojës/dëmit.
Neni 46
Shkeljet disiplinore
1. Shkelje disiplinore konsiderohen shkelje të detyrave të punës dhe detyrimeve ligjore, duke
përfshirë mundësinë e shqiptimit të masave disiplinore.
2. Shkeljet disiplinore ndahen në:
2.1. shkelje të rënda;
2.2. shkelje të lehta.
3. Shkelje të rënda konsiderohen:
3.1. mospërmbushja e detyrave të punës;
3.2. mosrespektimi i afateve të caktuara në përmbushjen e detyrave, të cilat kanë sjellë
pasoja të rënda;
3.3. moszbatimi i dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale;
3.4. përfitimi në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dhuratave, favoreve,
premtimeve ose trajtimeve preferenciale, të cilat jepen për shkak të detyrës;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
24
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
3.5. braktisja e punës ose mungesa e paarsyeshme dhe e vijueshme për pesë (5) ditë
pune apo më shumë;
3.6. shkelje e përsëritur e rregullave të kodit të etikës në Shërbimin Civil;
3.7. dëmtimi i pasurisë shtetërore, përdorimi i saj jashtë përcaktimit zyrtar apo
keqpërdorimi i pasurisë shtetërore;
3.8. kryerja e përsëritur, brenda ose jashtë orarit zyrtar, të veprimeve që cenojnë
nëpunësit civilë, institucionin apo Shërbimin Civil në tërësi;
3.9. shkelja e rregullave për ruajtjen e informacionit të klasifikuar apo të mirëbesimit për
të dhënat e klasifikuara si të tilla;
3.10. shkelja e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj dhe në legjislacionin në fuqi;
3.11. përdorimi i narkotikëve dhe substancave të tjera psikotrope të ndaluara ose të
alkoolit në vend të punës dhe ardhja i dehur në punë.
4. Shkelje të lehta konsiderohen:
4.1. mungesa e paarsyeshme në punë deri në dy (2) ditë pune;
4.2. shkelja e rregullave të etikës;
4.3. sjellja e parregullt, gjatë kohës së punës, me mbikëqyrësit, kolegët, vartësit dhe me
publikun;
4.4. kryerja e veprimeve, që cenojnë nëpunësit civilë, institucionin apo Shërbimin Civil
në tërësi, brenda ose jashtë orarit zyrtar.
Neni 47
Masat disiplinore
1. Masat disiplinore, të cilat mund të zbatohen ndaj nëpunësit civil, janë:
1.1. vërejtje;
1.2. ndalimi nga 20% deri në 40% e pagës për një periudhë deri në gjashtë muaj;
1.3. ndalimi i ngritjes në detyrë, duke përfshirë këtu rritjen në shkallën e pagës për një
periudhë nga dy deri 5 vjet;
1.4. largimi nga Shërbimi Civil.
Neni 48
Kompetenca dhe procedura disiplinore
1. Masa disiplinore e parashikuar në paragrafin 1.1 të nenit 47 të këtij ligji jepet nga mbikëqyrësi
i drejtpërdrejtë.
2. Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë detyrohet të fillojë procedurën disiplinore mbi bazën e fakteve
konkrete dhe të provuara për shkeljen e detyrimeve nga nëpunësi civil.
3. Masat disiplinore të parashikuara në paragrafin 1.2 deri 1.4 të nenit 47 të këtij ligji, janë në
kompetencën e komisionit disiplinor.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
25
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
4. Komisioni disiplinor fillon procedurën:
4.1. me kërkesë të mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë të nëpunësit civil;
4.2. me rekomandim të çdo organi tjetër publik ose njësie me kompetenca kontrolli
administrativ, inspektimi financiar apo auditimi, ose të çdo zyrtari tjetër me detyra kontrolli
hierarkik mbi nëpunësin civil, si dhe me kërkesën e qytetarit;
4.3. me nismën e çdo anëtari të komisionit, bazuar në fakte konkrete të provueshme për
kryerjen e një shkeljeje disiplinore.
5. Nëse ka arsye të besohet se vazhdimi i ushtrimit të detyrës nga nëpunësi civil, ndaj të cilit
ka filluar një procedurë disiplinore, pengon hetimin disiplinor apo mund të cenojë ushtrimin e
përshtatshëm të detyrës së tij, komisioni disiplinor mund të vendosë pezullimin e nëpunësit civil
ose të marrë çdo masë tjetër të përshtatshme, deri në marrjen e vendimit përfundimtar.
6. Procedura administrative disiplinore garanton të drejtën e nëpunësit për t’u njoftuar lidhur me
fillimin e procedimit, për t’u informuar lidhur me shkeljen faktike të pretenduar dhe provat për
kryerjen e saj, të drejtën për t’u dëgjuar, për të paraqitur prova, të drejtën për të pasur qasje në
dokumente që lidhen me procedurën, për mbrojtje juridike dhe të drejtën për t’u asistuar, si dhe
të drejtën për t’u ankuar ndaj vendimit përfundimtar. Nëpunësi civil mund të ndihmohet gjatë
procedurave disiplinore nga një përfaqësues i sindikatës ku bën pjesë, nga një avokat apo nga
një përfaqësues i nëpunësve civilë të institucionit, nëse nuk është anëtar i një sindikate.
7. Procedura disiplinore fillon pa vonesë, me marrjen në dijeni për një shkelje disiplinore, por jo
më vonë se brenda një afati dyvjeçar (2) nga data e kryerjes së shkeljes. Në rastin e shkeljeve
të rënda, që mund të rezultojnë në marrjen e masës disiplinore të largimit nga Shërbimi Civil,
afati është tetë (8) vjet.
8. Masat disiplinore regjistrohen në dosjen personale të nëpunësit.
9. Qeveria, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për administratën publike, me akt nënligjor,
miraton procedurën e hollësishme disiplinore, ne përputhje me Ligjin për Procedurën e
Përgjithshme Administrative.
Neni 49
Krijimi dhe përbërja e komisionit disiplinor
1. Në çdo institucion, në fushën e veprimit të këtij ligji, themelohet një komision disiplinor me
mandat 3 vjeçar, që përfshin së paku një përfaqësues të njësisë përgjegjëse.
2. Kompetencat e komisionit disiplinor, për nëpunësit e kategorisë së lartë drejtuese në
institucionin e administratës shtetërore, ushtrohen nga Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe
Disiplinë.
3. Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë drejtohet nga ministri përgjegjës për administratën
publike dhe përbëhet nga këta anëtarë:
3.1 dy (2) nëpunës të kategorisë së lartë drejtuese;
3.2 dy (2) personalitete të pavarura me përvojë profesionale dhe integritet të mirënjohur,
përfaqësues të shoqërisë civile.
4. Anëtarët e Këshillit kanë mandat 5-vjeçar, me përjashtim të anëtarëve të parë, njëri prej të
cilëve, i zgjedhur me short, zëvendësohet çdo vit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
26
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
5. Emërimi i anëtarëve të Këshillit, sipas paragrafit 2 të këtij neni, bëhet nga Qeveria, me
propozim të ministrit përgjegjës për administratën publike. Anëtarët që propozohen, përzgjidhen
nga ministri përgjegjës për administratën publike në bazë të një procedure transparente, publike
dhe konkurruese.
6. Qeveria, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për administratën publike, me akt nënligjor,
miraton rregullat e hollësishme për themelimin, përbërjen, përzgjedhjen dhe vendimmarrjen në
komisionin disiplinor dhe në Këshillin Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë, në përputhje me
rregullat e përgjithshme të përcaktuara në Ligjin për Procedurat e Përgjithshme Administrative.
Neni 50
Parimet e individualizimit të masave disiplinore
1. Për përcaktimin e masës disiplinore të zbatueshme, mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë ose komisioni
disiplinor bazohet në:
1.1. shkaqet, rrethanat e kryerjes së shkeljes, rëndësinë dhe pasojat e saj;
1.2. shkallën e fajësisë;
1.3. ekzistencën e masave të tjera disiplinore të mëparshme të pashlyera, sipas nenit
47 të këtij ligji;
1.4. përpjekjet e mëparshme të nëpunësit për shmangien apo kufizimin e dëmit.
2. Masat disiplinore jepen në raport të drejtë me shkeljen e kryer.
3. Për shkeljet e rënda, jepen masat disiplinore të përcaktuara në paragrafët 1.2 deri 1.4 të nenit
47 të këtij ligji.
4. Për shkeljet e lehta, jepen masat disiplinore të përcaktuara në paragrafin 1.1 të nenit 47 të
këtij ligji.
5. Për çdo shkelje, jepet vetëm një masë disiplinore.
Neni 51
Shuarja e masave disiplinore
1. Masat disiplinore të shënuara në dosjen e personelit shuhen, pas kalimit të këtyre afateve:
1.1. dy (2) vjet nga njoftimi i masës së parashikuar në paragrafët 1.1 dhe 1.2 të nenit 47
të këtij ligji;
1.2. tre (3) vjet nga mbarimi i afatit, për të cilin është zbatuar masa e parashikuar në
paragrafin 1.3 të nenit 47 të këtij ligji;
1.3. pesë (5) vjet nga njoftimi i masës së parashikuar sipas nënparagrafit 1.4 të paragrafit
1 të nenit 47 të këtij ligji.
2. Deklarimi i shuarjes bëhet sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë, me vendim të njësisë
së burimeve njerëzore të institucionit. Masa fshihet nga dosja e personelit dhe nga regjistri
përkatës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
27
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
NËNKAPITULLI 2
TRANSFERIMI NË SHËRBIMIN CIVIL
Neni 52
Transferimi i përkohshëm
1. Nëpunësi civil mund të transferohet përkohësisht në një pozitë tjetër të Shërbimit Civil të së
njëjtës kategori, në këto raste:
1.1. kur është në interes të institucionit, deri në 6 muaj gjatë 2 vjetëve;
1.2. për përmirësimin e rezultateve të vetë nëpunësit, deri në 3 muaj gjatë 2 vjetëve;
1.3. për arsye të përkohshme shëndetësore në bazë të vendimit të komisionit kompetent,
sipas ligjit, për aq sa është e nevojshme, sipas vendimit të komisionit përkatës.
2. Transferimi mund të bëhet:
2.1. brenda institucionit ku është emëruar, duke përfshirë këtu edhe degët e tij lokale;
2.2. në një agjenci ekzekutive të institucionit ku është emëruar;
2.3. në një institucion tjetër të Shërbimit Civil.
3. Nëpunësi civil mund të refuzojë transferimin në këto raste:
3.1. kur gjendja e tij shëndetësore, provuar me vërtetim mjekësor, e bën transferimin të
pamundur;
3.2. nëse vendi ku transferohet gjendet më shumë së 100 km nga vendbanimi i nëpunësit
civil.
4. Nëpunësit civil, i cili transferohet në një vend tjetër pune me kërkesën e institucionit, në një
lokacion tjetër, i cili është më i largët se sa vendi i tij i punës, i kompensohen shpenzimet e
udhëtimit nga institucioni, i cili e transferon nëpunësin.
5. Nëpunësi civil, gjithashtu, mund të transferohet përkohësisht, për nevojat e institucionit apo
shtetit, në një organizatë ndërkombëtare, në të cilën Republika e Kosovës është anëtare apo
në një institucion ndërkombëtar.
6. Në përfundim të afatit të transferimit, nëpunësi civil kthehet në pozitën e mëparshme.
7. Qeveria, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për administratën publike, me akt nënligjor,
miraton rregullat e hollësishme për transferimin e përkohshëm sipas këtij neni.
Neni 53
Transferimi i përhershëm
1. Transferimi i përhershëm është caktimi i detyrueshëm i nëpunësit civil në një pozitë tjetër të
Shërbimit Civil, në rastet:
1.1. të paaftësisë shëndetësore për të kryer detyrat e pozitës së mëparshme;
1.2. e shmangies së një konflikti të vazhdueshëm interesi, të përcaktuar me ligj;
1.3. të përfundimit të pezullimit me kërkesë të nëpunësit civil kur ai nuk mund të kthehet
në pozitën e mëparshme të punës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
28
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
Neni 54
Transferimi në rast mbylljes apo ristrukturimit
1. Nëse për shkak të shuarjes apo ristrukturimit të institucionit, pozita e mëparshme e një
nëpunësi civil shuhet, ai mund të transferohet në një pozitë tjetër të Shërbimit Civil të së njëjtës
kategori.
2. Transferimi, sipas paragrafit 1 të këtij neni, mund të bëhet:
2.1. në të njëjtin institucion, ku nëpunësi civil është i emëruar;
2.2. në institucionin në të cilin është bashkuar, në institucionin që është ndarë apo në
institucionin që ka marrë funksionet që kryente më parë nëpunësi;
2.3. në agjencinë ekzekutive të institucionit të ristrukturuar;
2.4. në një institucion tjetër të Shërbimit Civil.
3. Në çdo rast shuarje apo ristrukturimi të institucionit krijohet një komision ristrukturimi, i cili
shqyrton mundësitë e sistemimit të çdo nëpunësi civil në vendet e lira ekzistuese dhe propozon
transferimin e nëpunësit në një pozitë të lirë, në të cilën ai i plotëson kërkesat e veçanta. Vendimi
përfundimtar i transferimit merret nga njësia e pranimit, në bazë të propozimit të komisionit.
4. Nëpunësi mund të refuzojë transferimin vetëm për arsyet e parashikuara në paragrafin 3
të nenit 52 të këtij ligji. Refuzimi i transferimit për arsye të tjera përbën shkak për lirimin nga
Shërbimi Civil.
5. Komisioni i ristrukturimit, i parashikuar në paragrafin 3 të këtij neni, drejtohet nga njësia e
pranimit dhe në të bëjnë pjesë përfaqësues të institucioneve të parashikuara në paragrafët 2.1,
2.2, 2.3 dhe 2.4 të këtij neni, sipas rastit.
6. Qeveria, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për administratën publike, me akt nënligjor,
miraton procedura të hollësishme për risistemimin e nëpunësve civilë, për shkak të shuarjes
apo ristrukturimit, si dhe përbërjes së hollësishme të komisionit.
NËNKAPITULLI 3
PEZULLIMI I MARRËDHËNIES SË PUNËS NË SHËRBIMIN CIVIL
Neni 55
Llojet e pezullimit
1. Pezullimi është ndërprerja e përkohshme e marrëdhënies së punës në Shërbimin Civil, i cili
bëhet:
1.1. sipas detyrës zyrtare; apo
1.2. me kërkesë të nëpunësit civil.
2. Gjatë periudhës së pezullimit, marrëdhënia e Shërbimit Civil nuk mund të përfundojë dhe
nuk mund të ndryshojë, përveçse me nismën e nëpunësit të pezulluar ose kur parashikohet
shprehimisht me këtë ligj.
Neni 56
Pezullimi sipas detyrës zyrtare nga organi përkatës i punëdhënësit
1. Nëpunësi civil pezullohet, sipas detyrës zyrtare të organit përkatës të punëdhënësit, në rastet
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
29
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
si në vijim:
1.1. në rastin e procedurës disiplinore sipas paragrafit 5 të nenit 48 të këtij ligji;
1.2. kur emërohet në një nga funksionet e parashikuara në paragrafët 1.1 dhe 1.2 të nenit
3 të këtij ligji, për periudhën përkatëse të emërimit;
1.3. transferohet, për nevoja të institucionit apo shtetit, në një organizatë ndërkombëtare,
qeveri të huaj apo në një institucion ndërkombëtar, për periudhën përkatëse;
1.4. kur gjykata vendos ndaj nëpunësit civil si masë parandaluese penale pezullimin e
ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik, sipas ligjit në fuqi;
1.5. deklarohet i zhdukur me vendim të formës së prerë të gjykatës, deri në shfaqjen e
personit apo deklarimit të vdekjes me vendim të formës së prerë të gjykatës;
1.6. regjistrohet, sipas ligjit, si kandidat për zgjedhjet qendrore e lokale, për periudhën nga
regjistrimi deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar apo deri në përfundim të mandatit;
1.7. nëse ndodhet në gjendje konflikti të vazhdueshëm interesi, që deklarohet nga vetë
nëpunësi, sipas ligjit të veçantë, deri në transferimin e tij në një pozite tjetër, në përputhje
me nenin 53 të këtij ligji;
1.8. gjatë ndjekjes së ndonjë programi arsimimi apo trajnimi për nevojat e institucionit për
periudhën që ndjek këtë program me shkëputje nga puna;
1.9. në raste të tjera, të parashikuara shprehimisht me ligj.
2. Përveç kur përcaktohet ndryshe me këtë ligj, konstatimi i shkakut të pezullimit bëhet nga:
2.1. Njësia e Burimeve Njerëzore të institucionit, ku nëpunësi ushtron detyrën;
2.2. ministria përgjegjëse për administratën publike për kategorinë e lartë- drejtues në
administratën shtetërore.
Neni 57
Pezullimi vullnetar
1. Pezullimi vullnetar bëhet me kërkesë të nëpunësit civil në rastet, si në vijim:
1.1. për kujdesin për të afërmit e moshuar ose të sëmurë (bashkëshorten/bashkëshortin,
prindin, fëmijën, motrën/vëllanë) për një periudhë deri në 1 vjet;
2. Kërkesa për pezullim paraqitet me shkrim, së paku 15 ditë para datës së kërkuar të pezullimit,
në Njësinë për Burimet Njerëzore të institucionit. Kërkesa miratohet nga udhëheqësi më i lartë
administrativ.
3. Pezullimi miratohet nga udhëheqësi më i lartë administrativ.
4. Kategoria e nivelit të lartë drejtues nuk kanë të drejtë në pezullimin vullnetar.
Neni 58
Efektet e pezullimit
1. Pas përfundimit të pezullimit, përveçse kur vendoset përfundimi i marrëdhënies së punës në
Shërbimin Civil, sipas këtij ligji, nëpunësi civil rikthehet në pozitën e mëparshme të punës ose
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
30
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
në rast se pozita e mëparshme është e plotësuar përfundimisht, ai transferohet në një vend
tjetër të së njëjtës kategori.
2. Në rastin e pezullimit për një afat deri në 3 muaj, pozita e mëparshme e punës nuk plotësohet
deri në përfundimin e pezullimit.
3. Periudha e pezullimit, në rastet e përcaktuara në paragrafët 1.1, 1.2, 1.3, 1.7 dhe 1.8 të nenit
56 dhe paragrafin 1.1. të nenit 57 të këtij ligji, llogaritet si përvojë në Shërbimin Civil.
4. Nëpunësi civil gjatë periudhës së pezullimit nuk përfiton pagë, me përjashtim në rastin e
përcaktuar në paragrafin 1.1 të nenit 56, në rast se procedura përfundon pa një masë disiplinore
dhe në rastin e përcaktuar në paragrafin 1.7 të nenit 56, nëpunësi përfiton 50 për qind të pagës
së plotë, duke përjashtuar çdo lloj shtese në pagë për një periudhë pezullimi deri në 6 muaj.
KAPITULLI V
PËRFUNDIMI I MARRËDHËNIES SË PUNËS NË SHËRBIMIN CIVIL
Neni 59
Përfundimi i marrëdhënies së punës në Shërbimin Civil
1. Marrëdhënia e punës në Shërbimin Civil përfundon, si në vijim:
1.1. për shkaqet e përcaktuara në neni 60 të këtij ligji;
1.2. me lirimin nga Shërbimi Civil sipas neneve 61 dhe 62 të këtij ligji; dhe
1.3. largimi nga Shërbimi Civil, si masë disiplinore në përputhje me këtë ligj.
Neni 60
Përfundimi në rastet e përcaktuara nga ligji
1. Marrëdhënia e punës në Shërbimin Civil përfundon për shkak të ligjit, kur:
1.1. nëpunësi vdes apo kur merr formë të prerë vendimi për deklarimin e vdekjes së tij;
1.2. nëpunësi humb shtetësinë apo merr formë të prerë vendimi i gjykatës për kufizimin apo
heqjen e zotësisë për të vepruar;
1.3. plotësohet mosha për pensionim;
1.4. konstatohet pavlefshmëria e aktit të emërimit;
1.5. dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
1.6. dënohet me vendim të formës së prerë për çfarëdo vepre penale, për mbajtjen e
burgut efektiv për tre (3) muaj e më tepër.
2. Mosha e pensionimit rregullohet me Ligjin e punës.
3. Nëpunësi civil informohet për përfundimin e marrëdhënies së punës për shkak të pensionimit
gjashtë (6) muaj para datës së pensionimit, nga njësia përgjegjëse për menaxhimin e burimeve
njerëzore të institucionit.
4. Përfundimi i marrëdhënies së punës në Shërbimin Civil, për shkak të ligjit, konstatohet jo më
vonë se brenda 5 ditëve nga ndodhja apo njohja e shkakut të përfundimit, nga:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
31
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
4.1. Njësia e Burimeve Njerëzore e institucionit, ku nëpunësi ushtron detyrën;
4.2. ministria përgjegjëse për administratën publike, për nëpunësit e kategorisë së lartë
drejtuese në institucionet e administratës shtetërore.
Neni 61
Lirimi nga Shërbimi Civil
1. Marrëdhënia e punës në Shërbimin Civil përfundon me lirimin nga Shërbimi Civil, në këto
raste:
1.1. për shkak të refuzimit të pajustifikuar të nëpunësit për të pranuar transferimin, sipas
neneve 53 dhe 54 të këtij ligji;
1.2. kur nëpunësi deklarohet i paaftë për punë nga komisioni kompetent mjekësor, sipas
ligjit;
1.3. pas dy vlerësimeve “jo kënaqshëm”, për dy vjet radhazi, të rezultateve në punë;
1.4. kur nëpunësi ushtron të drejtën për pensionin të parakohshëm, sipas këtij ligji;
1.5. kur nëpunësi civil gjendet në një situatë të konfliktit të vazhdueshëm të interesit, të
deklaruar nga vetë nëpunësi dhe, sipas ligjit, nuk merr masat e parashikuara për
shmangien e konfliktit të interesit brenda afatit të përcaktuar apo nëse transferimi
në një pozitë tjetër nuk do të mënjanonte gjendjen e konfliktit të vazhdueshëm të
interesit;
1.6. kur nëpunësi i kategorisë së lartë drejtuese anëtarësohet në një parti politike ose
kur nëpunësit e niveleve të tjera bëhen anëtarë të organeve drejtuese të një partie
politike;
1.7. në çdo rast tjetër, të parashikuar me ligj.
2. Përfundimi i marrëdhënies së punës në Shërbimin Civil, në rastin e parashikuar sipas
paragrafit 1.3 të këtij neni, konstatohet brenda 10 ditëve nga dhënia e vlerësimit të dytë “jo
kënaqshëm”, ndërsa në rastet e tjera konstatohet brenda të njëjtit afat nga njohja e shkakut të
lirimit.
3. Lirimi deklarohet me vendim të:
3.1. Njësisë së Burimeve Njerëzore të institucionit, ku nëpunësi ushtron detyrën;
3.2. Qeverisë, me propozim të ministrit përgjegjës për administratën publike, për nëpunësit
e kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e administratës shtetërore.
4. Qeveria, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për administratën publike, me akt nënligjor,
miraton procedurat e hollësishme të lirimit nga Shërbimi Civil.
Neni 62
Dorëheqja
1. Nëpunësi civil lirohet nga Shërbimi Civil edhe kur jep dorëheqjen nga detyra.
2. Nëpunësi civil njofton dorëheqjen me shkrim te Njësia e Burimeve Njerëzore të institucionit
ku ushtron detyrën, ose te njësia përgjegjëse në rastin e nëpunësve të kategorisë së lartë
drejtuese.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
32
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
3. Dorëheqja ka pasoja juridike 30 ditë nga data e paraqitjes.
4. Përjashtimisht nga paragrafi 2 i këtij neni, në raste të arsyetuara, me kërkesë të nëpunësit
dhe me miratimin e njësisë së përcaktuar sipas paragrafit 2 të këtij neni, dorëheqja ka pasoja
juridike përpara afatit 30 ditor nga njoftimi.
Neni 63
Pensionimi i parakohshëm
1. Nëpunësi civil mund të kërkojë pensionim të parakohshëm jo më shumë se dy (2) vjet para
afatit të përcaktuar për pensionimin e tij. Kërkesa për pensionim të parakohshëm duhet të
miratohet nga udhëheqësi më i lartë i institucionit.
2. Institucioni i administratës publike mund të përshpejtojë pensionimin në rast të reduktimit të
personelit pas një riorganizimi, bashkimit me një institucion tjetër ose mbylljes së institucionit ose
shuarjes së pozitave, për ata nëpunës civilë, të cilët kanë dy (2) vjet para datës së pensionimit.
3. Pagesa për pensionim të parakohshëm është 70% e pagës bazë deri në moshën e pensionimit.
4. Qeveria, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për administratën publike, me akt nënligjor,
miraton procedurat e hollësishme për pensionimin e parakohshëm.
PJESA V
NËPUNËSI I SHËRBIMIT PUBLIK
Neni 64
Regjimi juridik i punësimit për nëpunësin e Shërbimit Publik
1. Përveç sa parashikohet shprehimisht ndryshe në këtë pjesë të Ligjit, marrëdhënia e punësimit
për nëpunësin e Shërbimit Publik rregullohet sipas dispozitave të Ligjit të Punës.
2. Kjo pjesë e Ligjit përcakton rregullat për procedurën e konkurrimit, vlerësimin e punës,
disiplinën e nëpunësit të Shërbimit Publik, si dhe procedurën e ndërprerjes të marrëdhënies së
punës në rastet e vlerësimit “jo kënaqshëm” dhe shkeljeve disiplinore.
3. Një ligj i veçantë mund të parashikojë rregulla të ndryshme me këtë Ligj. Rregullimi me
ligj të veçantë mund të bëhet vetëm në përputhje me parimet e përgjithshme të pranimit dhe
menaxhimit të parashikuara në nenet 6 dhe 7 të këtij ligji.
Neni 65
Punëdhënësi dhe përfaqësuesi i tij
1. Përveç kur parashikohet ndryshe me ligj, punëdhënësi për nëpunësit e Shërbimit Publik
në administratat e shërbimeve publike, e cila është organizuar si njësi, në kompetencë të
administratës shtetërore është ministria përgjegjëse për atë shërbim, ndërsa për nëpunësit
e Shërbimit Publik të administratës së Shërbimit Publik në komunë është vetë komuna.
Punëdhënës për nëpunësin e shërbimit publik për administratat e shërbimeve publike kur kjo
organizohet si institucion i shërbimit publik është vetë institucioni.
2. Në rastin e administratave të shërbimeve publike kur organizohet si njësi, përfaqësues i
punëdhënësit është organi i përcaktuar me ligj të veçantë, si kompetent për themelimin dhe
ndërprerjen e marrëdhënies së punës me nëpunësit (në vijim: organi emërtues). Në rastin e
administratave të shërbimeve publike kur kjo organizohet si institucion i shërbimit publik, organ
emërtues është drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
33
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
Neni 66
Kohëzgjatja e marrëdhënies së punës
1. Përveç kur parashikohet shprehimisht ndryshe me ligj të veçantë, marrëdhënia e punës e
punëtorit të shërbimeve publike themelohet me kontratën e punës për një periudhë të pacaktuar.
2. Me ligj të veçantë mund të përcaktohet që marrëdhënia e punës për personelin drejtues apo
profesional të themelohet me kontratë pune për një periudhë të caktuar.
3. Përjashtimisht, marrëdhënia e punës themelohet me kontratë pune për një përudhë të caktuar
edhe në këto raste:
3.1. për zëvendësimin në rastet e mungesës të përkohshme të një nëpunësi të Shërbimit
Publik të përhershëm;
3.2. në rastet e ngarkesës të përkohshme të punës;
3.3. për projekte të caktuara me kohëzgjatje të përcaktuar.
4. Kontrata e punës për periudhë të caktuar, sipas paragrafit 3 të këtij neni, lidhet për aq sa
është e nevojshme sipas arsyes, por nuk mund të lidhet për një periudhë më të gjatë se një (1)
vit.
5. Në rastin e parashikuar nga nënparagrafi 3.1 të këtij neni, kontrata përfundon me automatizëm,
me kthimin e nëpunësit të shërbimit që zëvendësohet.
Neni 67
Organizimi i konkursit
1. Themelimi i marrëdhënies së punës për një nëpunës të Shërbimit Publik bëhet vetëm në
bazë të një konkursi publik dhe të hapur, të organizuar sipas këtij ligji.
2. Procedura e konkurrimit organizohet, në mënyrë periodike, për secilin grup pozitash, me
përshkrim dhe kërkesa pune të njëjta (në vijim: grup-pozita të njëjta).
3. Konkurrimi organizohet për grup-pozita të njëjta:
3.1. në secilën administratë të shërbimit publik;
3.2. në të gjitha administratat e Shërbimit Publik të së njëjtës natyrë në vartësi të të njëjtit
punëdhënës;
3.3. apo edhe për pozita të njëjta në administratat e Shërbimit Publik të natyrave të
ndryshme të të njëjtit punëdhënës.
4. Përjashtimisht, konkurrimi organizohet vetëm për një pozitë të caktuar, nëse parashikohet me
ligj të veçantë apo nëse pozita është unike. Në rastin e pozitave unike për fillimin e procedurës
së konkurrimit, kërkohet miratimi paraprak i ministrit përgjegjës për administratën publike.
5. Përveç kur parashikohet ndryshe me ligj të veçantë, procedura e konkurrimit organizohet nga
Njësia e Burimeve Njerëzore (në vijim: MBNJ) e organit emërtues.
6. Nëpunësit e shërbimit kategorizohen në personelin drejtues, në personelin profesional dhe
në personelin e brendshëm të shërbimeve të përbashkëta.
7. Personel profesional është personeli që kryen dhënien profesionale të shërbimit, si, p.sh.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
34
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
personeli mësimdhënës në institucionet e sistemit arsimor, personeli mjekësor në një institucion
të sistemit shëndetësor, etj.
8. Personel drejtues është personeli që kryen detyra drejtimi apo menaxhimi të personelit dhe
të punës profesionale.
9. Personel i shërbimeve të përbashkëta është personeli që kryen funksionet e menaxhimit të
burimeve njerëzore, financës, auditimit, kontabilitetit etj. që bën të mundur funksionimin normal
të administratës së shërbimit publik.
10. Pozitat e punës klasifikohen në klasa dhe grupe të njëjta, sipas përshkrimit dhe kërkesave
të punës.
11. Klasifikimi i personelit drejtues dhe personelit profesional për administratat e Shërbimit
Publik miratohet, me akt nënligjor, nga Qeveria, me propozim të ministrisë përgjegjëse për
administratën publike dhe ministrisë përgjegjëse për atë fushë.
Neni 68
Procedura e konkurrimit
1. Hapja e procedurës së konkurrimit shpallet nga NJBNJ, në ueb faqen e konkurrimeve të
SIMBNJ, të paktën 30 ditë para datës së planifikuar për paraqitjen e aplikimit nga kandidatët e
interesuar.
2. Shpallja e konkurrimit, sipas paragrafit 1 të këtij neni, përfshin përshkrimin e punës për
pozitën apo përshkrimin e përgjithshëm të punës për grupin përkatës, pozitën apo pozitat e
punës së lirë në grupin përkatës, kriteret e përgjithshme dhe të veçanta që duhet t’i plotësojnë
kandidatët dhe të dhëna të hollësishme për zhvillimin e procesit të konkurrimit, përzgjedhjes
dhe dokumentacionin që duhet paraqitur për aplikim.
3. Konkurrimi zhvillohet në këto dy faza:
3.1. verifikimi paraprak, nëse kandidatët i plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe ato të
posaçme, sipas shpalljes së konkurrimit;
3.2. vlerësimi i njohurive, aftësive dhe cilësive profesionale të kandidatëve.
4. Verifikimi paraprak kryhet nga NJBNJ, ndërsa vlerësimi i kandidatëve bëhet nga Komisioni
i përzgjedhjes (në vijim: Komisioni).
5. Vlerësimi bëhet nëpërmjet një testimi me shkrim apo teknike tjetër ekuivalente për vlerësimin
e njohurive, aftësive dhe cilësive profesionale dhe një interviste me gojë. Në testimin me shkrim
ruhet anonimiteti i kandidatëve.
6. Në përfundim të vlerësimit, kandidatët e vlerësuar me 60 për qind apo më shumë të pikëve
totale të vlerësimit, konsiderohen kandidatë fitues dhe renditen nga Komisioni, sipas pikëve të
marra, në listën e kandidatëve të suksesshëm (në vazhdim: lista e kandidatëve).
7. Komisioni i përzgjedhjes është ad hoc, themelohet nga organi emërtues dhe përbëhet nga
të paktën 5 persona, ku të paktën tre (3) prej tyre janë profesionistë të fushës në të cilën
bëhet vlerësimi i kandidatëve, një (1) është profesionist në fushën e përzgjedhjes të burimeve
njerëzore dhe një (1) tjetër është përfaqësues i NJBNJ. Komisioni i përzgjedhjes themelohet
për çdo grup apo pozitë për të cilën zhvillohet konkurrimi.
8. Qeveria, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për administratën publike, me akt nënligjor,
miraton rregullat e hollësishme mbi krijimin, përbërjen dhe veprimtarinë e komisioneve të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
35
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
përhershme të pranimit, rregullat e hollësishme për organizimin dhe zhvillimin e procedurës së
konkurrimit dhe për vlerësimin e kandidatëve.
Neni 69
Themelimi i marrëdhënies së punës
1. Në rastin e konkurrimit të organizuar për një pozitë të vetme, kandidati që ka marrë më
shumë pikë dhe është vlerësuar mbi nivelin minimal është kandidati fitues.
2. Në rastin e konkurrimit të organizuar për grup-pozita të njëjta, kandidatët e listës fituese,
sipas nenit 34 të këtij ligji, duke filluar nga ai me më shumë pikë, kanë të drejtën të zgjedhin
secilën pozitë të lirë të grupit për të cilin është zhvilluar konkurrimi.
3. NJBNJ përgatit kontratën e punës, që nënshkruhet nga organi emërtues dhe kandidati
fitues, sipas paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni.
Neni 70
Puna provuese
1. Përveçse kur në kontratën kolektive të punës parashikohet një kohëzgjatje më e vogël, puna
provuese zgjat :
1.1. 6 muaj për kontratat me periudhë të pacaktuar; dhe
1.2. 1/5 e kohëzgjatjes të kontratës me periudhë të caktuar.
2. Qëllimi i punës provuese është të konfirmohet se nëpunësi publik është i përshtatshëm për
të kryer detyrën dhe se mund të integrohet në kolektivin përkatës.
3. Gjatë punës provuese, punëtori është nën kujdesin e vazhdueshëm të një punonjësi tjetër të
vjetër, që caktohet nga organi emërtues dhe mbikëqyrësi direkt.
4. Në periudhën e punës provuese, nëpunësi publik vlerësohet për përshtatshmërinë nga
mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë, i cili në përfundim të saj përgatit një raport vlerësimi.
5. Në fund të periudhës të punës provuese, mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë harton një raport
vlerësimi të përshtatshmërisë.
6. Raporti i jepet nëpunësit dhe ai diskutohet në një intervistë me të.
7. Në fund të periudhës së provës, organi emërtues, mbështetur në raportin e vlerësimit të
përshtatshmërisë, vendos:
7.1. konfirmimin e vazhdimit të marrëdhënies së punës sipas kontratës;
7.2. zgjatjen e periudhës së provës një herë të vetme, deri në gjysmën e periudhës
provuese, nëse për arsye të justifikuara ka qenë i pamundur vlerësimi i plotë i nëpunësit;
7.3. ndërprerjen e kontratës së punës.
8. Qeveria, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për administratën publike, me akt nënligjor,
miraton rregullat e hollësishme për punën provuese.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
36
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
Neni 71
Vlerësimi i rezultateve të punës
1. Nëpunësi i shërbimit publik i nënshtrohet vlerësimit periodik të rezultateve të punës.
2. Periudha e vlerësimit periodik është:
2.1. një vit, në rastin e kontratës për një periudhë të pacaktuar; dhe
2.2. 1/6 e periudhës të vlefshmërisë të kontratës me periudhë të caktuar.
3. Paragrafët 1 deri 10 të nenit 43 të këtij ligji zbatohen edhe për vlerësimin e rezultateve të
punës të nëpunësit të shërbimit publik.
4. Në rastin e vlerësimit periodik të nëpunësit të shërbimit publik në nivelin “jo i kënaqshëm”
sipas nënparagrafit 10.5 të nenit 43 të këtij ligji, ai i nënshtrohet një vlerësimi të veçantë.
5. Periudha e vlerësimit të veçantë është sa gjysma e periudhës së vlerësimit periodik të
përcaktuar sipas paragrafit 2 të këtij neni.
6. Për vlerësimin e veçantë, sipas paragrafit 1 të këtij neni, zbatohen dispozitat e neneve 1 deri
10 të nenit 43 të këtij ligji.
7. Qeveria, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për administratën publike, me akt nënligjor,
miraton procedurën e hollësishme të vlerësimit të rezultateve të punës.
Neni 72
Përgjegjësia disiplinore
1. Nëpunësi i shërbimit publik është përgjegjës për keqsjelljen profesionale dhe shkeljen e
detyrimeve profesionale në pajtim me ligjin.
2. Dispozitat e neneve 45 deri 48 dhe 50, 51 të këtij ligji zbatohen edhe për disiplinën e nëpunësit
të Shërbimit Publik.
3. Përveç kur parashikohet ndryshe me ligj të veçantë, në çdo administratë të shërbimeve
publike krijohet një komision disiplinor.
4. Komisioni disiplinor përbëhet nga:
4.1. një përfaqësues i NJBNJ- së;
4.2. dy përfaqësues të organit emërtues;
4.3. një jurist i organit emërtues;
4.4. një përfaqësues i sindikatës apo i përfaqësuesve të nëpunësve të shërbimit publik
përkatës.
Neni 73
Ndërprerja e kontratës së punës për shkak të rezultateve të punës jo të kënaqshme apo
shkeljeve disiplinore
1. Organi emërtues ndërpret kontratën e punës me motivacionin e mospërmbushjes të
detyrave vetëm nëse në përfundim të vlerësimit të veçantë, sipas paragrafëve 4 dhe 5 të nenit
71 të këtij ligji, nëpunësi vlerësohet sërish në nivelin “jo-kënaqshëm”.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
37
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
2. Organi emërtues ndërpret kontratën e punës në bazë të vendimit të Komisionit disiplinor
për marrjen e masës së largimit nga detyra.
3. Ndërprerja e kontratës të punës sipas paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni bëhet pa periudhë
paralajmërimi.
Neni 74
Mbrojtja e nëpunësit të shërbimit publik
1. Zyrtari i shërbimit publik mund të ankohet te punëdhënësi kur pretendon se i janë shkelur të
drejtat në marrëdhënien e punës. Të drejtën e ankimit e kanë dhe kandidatët në procedurën e
konkurrimit.
2. Ankimi paraqitet brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga njoftimi i vendimit.
3. Shqyrtimi i ankesave është në kompetencën e Komisionit të Ankesave. Komisioni i Ankesave
krijohet:
3.1. në çdo administratë të institucionit të shërbimit publik;
3.2. në çdo ministri për administratën e njësisë të Shërbimit Publik në kompetencë të
administratës shtetërore; dhe
3.3. në çdo komunë për nëpunësit e administratës së njësisë së shërbimit publik në
kompetencë të komunës.
4. Ankesa shqyrtohet brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga paraqitja e saj.
5. Ankuesi, nëse nuk është i kënaqur me vendimin e organit të ankimit apo në rast se nuk merr
përgjigje brenda afatit të përcaktuar në pajtim me paragrafin 4 të këtij neni, në afatin vijues prej
pesëmbëdhjetë (15) ditëve, mund të iniciojë kontest pune në gjykatën kompetente.
6. Qeveria, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për administratën publike, me akt nënligjor,
miraton rregullat për krijimin dhe procedurën e punës të Komisionit të Ankesave.
Neni 75
Aktet nënligjore
Aktet nënligjore, të parashikuara në këtë pjesë të këtij ligji, miratohen nga Qeveria, me propozim
të ministrit përgjegjës, që mbulon Shërbimin Publik përkatës dhe pas pëlqimit të ministrisë
përgjegjëse për administratën publike.
PJESA VI
NËPUNËSI I KABINETIT
Neni 76
Nëpunësi i kabinetit
1. Marrëdhënia e punës e zyrtarit të kabinetit është marrëdhënie besimi me titullarin e kabinetit
të cilit i shërben zyrtari.
2. Punëdhënës në këtë marrëdhënie pune është shteti i përfaqësuar nëpërmjet titullarit të
kabinetit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
38
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
Neni 77
Emërimi i zyrtarit të kabinetit
1. Nëpunësi i kabinetit përzgjidhet dhe emërohet në detyrë, lirisht, nga titullari i kabinetit.
2. Akti i emërimit nënshkruhet nga titullari i kabinetit dhe udhëheqësi i Njësisë të Burimeve
Njerëzore të institucionit përkatës.
Neni 78
Lirimi nga detyra i zyrtarit të kabinetit
1. Nëpunësi i kabinetit lirohet nga detyra me automatizëm në këto raste:
1.1. me lirimin nga detyra e titullarit të kabinetit;
1.2. dhënien e dorëheqjes;
1.3. dënimit me vendim të formës së prere për kryerjen e një vepre penale;
1.4. humbjen e aftësisë për të vepruar me vendim të formës së prerë të gjykatës.
2. Kufizimet për moshën e pensionimit nuk vlejnë për zyrtarin e kabinetit.
PJESA VII
NËPUNËSI ADMINISTRATIV DHE MBËSHTETËS
Neni 79
Nëpunësit administrativ dhe mbështetës
1. Punëdhënës në marrëdhënien e punës të nëpunësit administrativ dhe mbështetës është
institucioni përkatës.
2. Përveç sa parashikohet shprehimisht ndryshe në këtë pjesë të Ligjit, marrëdhënia e punës
ndërmjet institucionit dhe nëpunësit administrativ dhe mbështetës rregullohet me legjislacionin
e punës.
3. Punëdhënës në këtë marrëdhënie pune është udhëheqësi më i lartë administrativ i
institucionit.
Neni 80
Konkurrimi
1. Themelimi i marrëdhënies së punës të nëpunësit administrative dhe mbështetës bëhet në
bazë të një procedure konkurruese të hapur dhe publike, të bazuar në parimet e shanseve të
barabarta, meritës dhe integritetit profesional, mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të drejtë dhe
proporcional të komuniteteve.
2. Procedura e konkurrimit organizohet për një apo disa pozita të ngjashme- të lira nga
institucioni që ka pozitën të lirë.
3. Vlerësimi i kandidatëve bëhet nëpërmjet një procedure vlerësimi, e përshtatshme për
verifikimin e njohurive, të aftësive dhe cilësive profesionale të kandidatëve.
4. Qeveria, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për administratën publike dhe të ministrisë
përgjegjëse për çështjet e punës, me akt nënligjor, miraton procedurat e hollësishme të
konkurrimit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
39
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
Neni 81
Kohëzgjatja e marrëdhënies së punës
1. Marrëdhënia e punës të nëpunësit administrativ dhe mbështetës është marrëdhënie për një
periudhë të pacaktuar.
2. Përjashtimisht, marrëdhënia e punës të nëpunësit administrativ dhe mbështetës mund të
jetë për një periudhë të caktuar, për këto shkaqe:
2.1. për zëvendësimin në rastet e mungesës së përkohshme të një nëpunësi administrativ
dhe mbështetës të përhershëm;
2.2. në rastet e ngarkesës të përkohshme të punës në institucion;
2.3. për projekte të caktuara me kohëzgjatje të përcaktuar të institucionit.
3. Marrëdhënia e punës për një periudhë të caktuar lidhet për periudhën sa vlerësohet se zgjat
shkaku, sipas paragrafit 2 të këtij neni, por nuk mund të jetë me shumë se 1 vit. Në rastin e
parashikuar nga nënparagrafi 2.1 të këtij neni, kontrata përfundon me automatizëm, me kthimin
e punonjësit administrativ dhe mbështetës që zëvendësohet.
Neni 82
Plotësimi me dispozitat e legjislacionit të punës
Përveç sa parashikohet shprehimisht ndryshe në nenet 79 deri 81 të këtij ligji, marrëdhënia e
punës e nëpunësit administrativ dhe mbështetës i nënshtrohet legjislacionit të punës.
PJESA VIII
DISPOZITAT TRANSITORE DHE TË FUNDIT
KAPITULLI I
DISPOZITAT TRANSITORE
Neni 83
Dispozitat transitore
1. Nëpunësi civil në marrëdhënie pune në Shërbimin Civil, në pajtim me Ligjin e Shërbimit
Civil (03/L-149) dhe që mban një pozitë ekuivalente me pozitat e nëpunësve civilë sa i përket
funksioneve dhe përgjegjësive, konsiderohet nëpunës civil sipas nenit 2, paragrafi 3 të këtij ligji,
në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
2. Një punonjës aktual, që nuk e ka statusin e nëpunësit civil sipas Ligjit të Shërbimit Civil
(03/L-149), por që e mban një pozitë, e cila është pozitë e Shërbimit Civil për nga funksionet
dhe përgjegjësitë sipas nenit 2, paragrafit 3 të këtij ligji, do të emërohet si nëpunës civil sipas
këtij ligji, nëse i plotëson këto kushte:
2.1. ka qenë në marrëdhënie pune në një institucion të administratës shtetërore apo në
një institucion tjetër shtetëror së paku dy vjetët e fundit para hyrjes në fuqi të këtij ligji ;
2.2. i plotëson kërkesat e nenit 8 të këtij ligji, dhe
2.3. është vlerësuar për rezultatet në punë në këto dy vjet të paktën “mirë”.
3. Në rast se legjislacioni, që është aplikuar më përpara për marrëdhëniet përkatëse të punësimit
nuk parasheh vlerësime të rregullta të rezultateve në punë, merret mendimi i mbikëqyrësit
aktual.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
40
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
4. Një punëtor aktual, që mban një pozitë, e cila është pozitë e Shërbimit Civil sipas këtij
ligji, por i cili nuk i përmbush kushtet e përcaktuara me nenin 8 të këtij ligji, do të jetë në
punë provuese dhe subjekt i dispozitave për punën provuese në pajtim me këtë ligj. Periudha
provuese do të fillojë në datën kur ky ligj hyn në fuqi.
5. Një person, që mban një pozitë të Shërbimit Civil sipas Ligjit të Shërbimit Civil (03/L-149),
e cila nuk është pozitë e Shërbimit Civil për nga funksionet dhe përgjegjësitë e saj sipas këtij
ligji, do të përshtatet (rregullohet) me statusin e duhur të punësimit të përcaktuar sipas këtij ligji
(punonjës i shërbimit publik, zyrtar i kabinetit, staf administrativ dhe mbështetës). Nëse personi
refuzon të hyjë në këto marrëdhënie të tjera të punësimit, do të lirohet, sipas ligjit, nga Shërbimi
Civil.
6. Një nëpunës civil i kategorisë së lartë drejtuese në një institucion të administratës shtetërore,
i emëruar në këtë pozitë sipas procedurës së Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës
së Kosovës, do të vazhdojë mandatin e tij/saj për kohën e mbetur të përcaktuar në Ligjin e
Shërbimit Civil nr. 03/L-149 të Republikës së Kosovës.
7. Një nëpunës civil i kategorisë së lartë drejtuese në një institucion të administratës shtetërore
ose në një institucion tjetër shtetëror, i cili nuk është emëruar në këtë pozitë sipas procedurave
të Ligjit të Shërbimit Civil nr. 03/L-149 të Republikës së Kosovës, do të vazhdojë mandatin sipas
ligjit të aplikueshëm në momentin e emërimit të tij/saj.
8. Për një nëpunës civil të kategorisë së lartë drejtuese, i emëruar sipas Ligjit të Shërbimit
Civil (03/L149), i cili është duke shërbyer në mandatin e tij/saj të parë, do të aplikohet neni 42,
paragrafi 2 i këtij ligji.
9. Institucionet publike do të sigurojnë përfundimin e konkursit të shpallur dhe procedurave të
tjera të nisura para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Procedurat që janë në vazhdim e sipër, kur ky
ligj hyn në fuqi, do të vazhdojnë sipas ligjit të ri. Për procedurat disiplinore në proces, nëse kjo
është më e favorshme për nëpunësin civil në fjalë, me kërkesën e tij, zbatohen procedurat e
ligjit të ri. E njëjta procedurë do të aplikohet për procedurat e ankesave dhe kontesteve.
10. Hyrja në fuqi e këtij ligji përbën shkak ligjor për përfundimin e marrëdhënieve të punës
me ushtruesit e përkohshëm të detyrës së zyrtarëve publikë. Ushtruesit e detyrës kthehen në
vendin punës.
11. Periudha provuese e nëpunësit civil, e kryer para hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të konsiderohet
si periudhë provuese e përcaktuar sipas këtij ligji.
12. Kohëzgjatja e shërbimit të zyrtarëve publikë do të konsiderohet se përfshin kohëzgjatjen e
shërbimit sipas Ligjit të Shërbimit Civil (03/L-149).
13. Dosjet e personelit dhe dokumentet e tjera me rëndësi për Shërbimin civil dhe punësimet
e tjera të krijuar sipas Ligjit të Shërbimit Civil (03/L-149) duhet të ruhen dhe të përfshihen në
dosjet e reja personale.
14. Dosja e vlerësimit të nëpunësit civil, e bërë sipas Ligjit të Shërbimit Civil (03/L-149), do të
mbahet.
15. Masat disiplinore, të marra para hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vazhdojnë edhe sipas këtij
ligji. Zbatimi dhe fshirja e masës do të bëhet sipas këtij ligji.
16. Deklarimi apo rregullimi i statusit të punësimit të çdo personi, sipas paragrafëve 1- 8 të
këtij neni, bëhet me propozim të institucionit dhe me miratimin e Njësisë përgjegjëse, brenda 2
muajve nga hyrja ne fuqi e këtij ligji. Procedura e deklarimit/rregullimit zhvillohet sipas Ligjit për
Procedurën Administrative.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
41
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
17. Ndaj vendimit për deklarimin/rregullimin e statusit të punësimit mund të paraqitet ankesë,
në pajtim me ligjin, në KPMSHC.
18. Qeveria, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për administratën publike, me akt nënligjor,
miraton rregullat dhe procedurat e hollësishme për zbatimin e këtij neni.
Neni 84
Marrëveshjet për shërbime të veçanta
Marrëveshjet për shërbime të veçanta, sipas paragrafit 4 të nenit 12 të Ligjit të Shërbimit
Civil nr. 03/L-149 të Republikës së Kosovës, të lidhura para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë të
vlefshme deri në afatin e përcaktuar në ato marrëveshje në pajtim me dispozitat e lartcekura.
Pas kësaj periudhe, marrëveshjet për shërbimet e veçanta lidhen sipas legjislacionit përkatës
të prokurimit publik.
Neni 85
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji për Shërbimin Civil nr. 03/L-149 i Republikës së
Kosovës dhe çdo dispozitë tjetër në kundërshtim me këtë ligj
Neni 86
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi gjashtë (6) muaj pas publikimit në “Gazetën Zyrtare”.
Ligji Nr. 06/L-114
2 shkurt 2019
Ligji shpallet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 80
paragrafi 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 11 MARS 2019, PRISHTINË
42
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË