LIGJI NR. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 38 / 20 SHTATOR 2008

LIGJI Nr. 03/L-006


PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE


Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Në bazë të nenit 65 pika (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Me qëllim të krijimit të dispozitave ligjore për zgjedhjen e kontesteve nga marrëdhëniet juridiko civile të
personave fizik dhe juridik nga ana e gjykatave civile, si dhe

Me qëllim të ndërtimit të një sistemi ligjor të zgjedhjes së kontesteve civile në përputhje me standardet
ndërkombëtare,

Miraton këtë

LIGJ PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

P J E S A E P A R Ë

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

KREU I

Neni l

Me Ligjin për procedurën kontestimore caktohen rregullat procedurale në bazë të të cilave gjykata i
shqyrton dhe i zgjidhë kontestet nga marrëdhëniet juridiko-civile të personave fizikë dhe juridikë, po që se
me ligj të posaçëm nuk është përcaktuar ndryshe.

Neni 2

2.1 Në procedurë kontestimore gjykata vendos brenda kufijve të kërkesave që janë parashtruar nga palët
ndërgjyqëse.

2.2 Gjykata i zbaton rregullat e të drejtës materiale sipas çmuarjes së saj dhe nuk është e lidhur me
thëniet e palëve që kanë të bëjnë me të drejtën materiale.

2.3 Gjykata nuk mund të refuzojë shqyrtimin dhe vendosjen mbi kërkesat që janë në kompetencën e saj.

2.4 Pala duhet të ketë interes juridik për padinë dhe për veprimet procedurale tjera që mund të kryhen në
procedurë.

Neni 3

3.1 Palët mund të disponojnë lirisht me kërkesat juridiko-civile që i kanë para-shtruar gjatë procedurës.

3.2 Palët mund të heqin dorë nga kërkesat e tyre, ta njohin kërkesën e palës kundërshtare si dhe të bëjnë
ujdi (pajtim) gjyqësorë lidhur me kontestin e tyre.

3.3 Gjykata nuk do t’i miratojë disponimet e palëve që janë në kundërshtim me:

a) rendin juridik;

b) dispozitat ligjore;

c) rregullat e moralit publik.

Neni 4
2

4.1 Gjykata vendos për kërkesëpadinë pas shqyrtimit të çështjes juridike në seancë të drejtpërdrejtë dhe
publike.

4.2 Ndryshe nga dispozita e paragrafit 1 të këtij neni, gjykata vendosë për kërkesëpadinë në bazë të
veprimeve procedurale te shkruara dhe provave të administruara në mënyrë jo të drejtpërdrejt, po që se
kjo përcaktohet me ligj.

4.3 Gjykata e shqyrton çështjen në seancë jopublike vetëm në rastet e përcaktuara me ligj.

Neni 5

5.1 Gjykata do t’i jep mundësi secilës palë që të deklarohet rreth kërkesave dhe thënieve të palës
kundërshtare.

5.2 Vetëm në rastet e përcaktuara me këtë ligj gjykata ka drejtë që të vendos mbi kërkesën për të cilën
palës kundërshtare nuk i është dhënë mundësia që të deklarohet.

Neni 6

6.1 Procedura kontestimore zhvillohet në gjuhën që është në përdorim zyrtar në gjykatë.

6.2 Palët dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë, të cilët nuk e kuptojnë apo nuk e flasin gjuhën që është
në përdorim zyrtar në gjykatë kanë të drejtë që të përdorin gjuhën e vet apo gjuhën që e kuptojnë.

Neni 7

7.1 Palët kanë për detyrë të paraqesin të gjitha faktet mbi të cilat i mbështesin kërkesat e veta dhe të
propozojnë prova me të cilat konstatohen faktet e tilla.

7.2 Gjykata është e autorizuar ti vërtetojë edhe faktet të cilat palët nuk i kanë paraqitur si dhe ti marrë
edhe provat të cilat palët nuk i kanë propozuar, vetëm po që se nga rezultati i shqyrtimit dhe i të provuarit
del përfundimi se palët kanë për qëllim disponimin me kërkesat me të cilat nuk mund te disponojnë lirisht
(të përcaktuar në nenin 3 paragrafi 3 të këtij ligji), në qoftë se me ligj nuk është përcaktuar ndryshe.

7.3 Gjykata nuk mund ta bazojë vendimin e vet në faktet dhe provat lidhur me të cilat palëve nuk u është
dhënë mundësia që të deklarohen.

Neni 8

8.1 Se cilat fakte do t’i konsiderojë të provuara e cilat jo, vendosë vetë gjykata në bazë të çmuarjes me
ndërgjegje, e të kujdesshme të provave, por edhe në bazë te rezultatit të gjithë procedimit.

8.2 Gjykata me ndërgjegje dhe me kujdes e çmon ç’do provë veç e veç dhe të gjitha provat së bashku.

Neni 9

Palët ndërgjyqëse, ndërhyrësit si dhe përfaqësuesit e tyre kanë për detyrë që para gjykatës të flasin të
vërtetën dhe t’i shfrytëzojnë me ndërgjegje të drejtat qe u janë njohur me këtë ligj.

Neni 10

10.1 Gjykata ka për detyrë të përpiqet që procedura të zhvillohet pa zvarritje dhe me sa më pak
shpenzime, si dhe të bëjë të pamundur çdo shpërdorim të së drejtave procedurale që u takojnë palëve
sipas këtij ligji.

10.2 Po që se palët, ndërhyrësit, përfaqësuesit ligjor apo me prokurë të tyre, me qëllim që t’i dëmtojnë të
tjerët, që është në kundërshtim me zakonet e mira, mirëbesimin dhe ndërgjegjen, i shpërdorojnë të drejtat
qe u janë njohur me këtë ligj, gjykata kundër tyre do të caktojë dënime me të holla ose masa të tjera
ligjore.

10.3 Nëse palët, ndërhyrësit, përfaqësuesit ligjorë ose përfaqësuesit e autorizuar vazhdimisht i shpërfillin
urdhrat e gjykatës, dështojnë të ofrojnë informacion sipas mandatit në këtë ose në ndonjë ligj tjetër në fuqi,
3
ose dështojnë të paraqiten në seancat e caktuara, me qëllim që ta vonojnë procedimin e lëndës, gjykata
mund të urdhërojë gjoba në të holla ose të zbatojë masa të tjera të përcaktuara me ligj.

Neni 11

11.1 Palën që nuk është e përfaqësuar nga avokati, gjykata e udhëzon se cilat veprime procedurale mund
t’i kryejë, sa herë që konstaton se ajo nga padijenia nuk i shfrytëzon të drejtat procedurale që i takojnë
sipas këtij ligji.

11.2 Gjykata duhet ta udhëzojë edhe palën qe është e përfaqësuar nga avokati për veprimet procedurale,
kur konsideron se përfaqësuesi nuk është duke e kryer punën në mënyrë profesionale.

Neni 12

Procedura e shkallës së parë, si rregull, përbëhet prej dy seancave gjyqësore:

a) seancës përgatitore;

b) seancës për shqyrtim kryesor të çështjes.

Neni 13

13.1 Kur vendimi i gjykatës varet nga zgjidhja paraprake e çështjes se a ekziston ndonjë e drejtë
subjektive apo marrëdhënie juridike, e lidhur me të ende nuk ka marrë vendim, gjykata apo organi tjetër
kompetent (çështja paraprake), atëherë gjykata ka tagër që vetë ta zgjidhë çështjen e tillë, në qoftë se me
dispozita të veçanta nuk është caktuar ndryshe.

13.2 Vendimi i gjykatës mbi çështjen paraprake ka efekt juridik vetëm në procedimin në të cilin është
zgjidhur çështja e këtillë.

Neni 14

Në procedurën kontestimore gjykata, në pikëpamje të ekzistimit të veprës penale dhe të përgjegjësisë
penale të kryerësit, është e lidhur me aktgjykimin e formës së prerë të gjykatës penale, me të cilin i
pandehuri është shpallur fajtor.

Neni 15

15.1 Në procedurën e shkallës së parë dhe procedurën sipas propozimit për përsëritjen e procedurës,
vepron gjyqtari individual (i vetëm).

15.2 Në procedurën e shkallës së dytë dhe procedurën sipas revizionit vepron trupi gjykues prej tre
gjykatësve.

15.3 Caktimin e kompetencës territoriale dhe zgjidhjen e konfliktit për kompetencë e bën trupi gjykues prej
tre gjykatësve.

Neni 16

Po që se për veprimet procedurale të caktuara nuk është përcaktuar me ligj forma në të cilën kryhen,
atëherë palët ndërgjyqëse i kryejnë ato me shkrim jashtë seancës ose gojarisht në seancë.

K REU II

KOMPETENCA E GJYKATËS

1. Dispozitat e përbashkëta

Neni 17

17.1 Gjykata sipas detyrës zyrtare, menjëherë pas marrjes së padisë, duhet të konstatojë se a është
kompetente për procedimin e çështjes që i është paraqitur.

4
17.2 Ky vlerësim i kompetencës bëhet në bazë te thënieve në padi dhe në bazë të fakteve që i ka të
njohura vetë gjykata.

17.3 Në qoftë se gjatë procedimit të çështjes ndryshohen rrethanat mbi të cilat është mbështetur
kompetenca e gjykatës, gjykata e cila ka qenë kompetente në momentin e paraqitjes së padisë mbetet
edhe më tutje kompetente, përkundrejt faktit se ndryshimet e tilla e bëjnë kompetente gjykatën tjetër të
llojit të njëjtë.

Neni 18

18.1 Gjykata, sipas detyrës zyrtare, gjatë gjithë procedurës kujdeset nëse zgjidhja e kontestit hynë ose jo
në kompetencën gjyqësore.

18.2 Kur gjykata gjatë procedimit të çështjes konstaton se për zgjidhjen e kontestit nuk është kompetente
gjykata veçse ndonjë organ shtetëror tjetër, do të shpallet inkompetente, do t’i shpallë të pavlefshme të
gjitha veprimet procedurale te kryera dhe do ta hedhë poshtë padinë që i është paraqitur.

18.3 Kur gjykata gjatë zhvillimit të procedurës konstaton se për zgjidhjen e kontestit nuk është kompetente
gjykata e vendit, do të shpallet inkompetente, do t’i anulojë veprimet procedurale të kryera dhe do ta
hedhë poshtë padinë. Mirëpo, gjykata nuk do të veprojë ashtu nëse kompetenca e gjykatës së vendit tonë
varet nga pëlqimi i të paditurit, e i padituri e ka dhënë pëlqimin e vet.

Neni 19

Secila gjykatë gjatë gjithë procedurës së shkallës së parë, sipas detyrës zyrtare kujdesët për
kompetencën e vet lëndore.

Neni 20

20.1 Po që se palët për zgjidhjen e kontestit të caktuar e kanë kontraktuar arbitrazhin, gjykata, të cilës i
është paraqitur padia për të njëjtin kontest midis palëve të njëjta, sipas prapësimit të palës së paditur do të
shpallet inkompetente, do t’i anulojë veprimet e kryera në procedurë dhe do ta hedhë poshtë padinë.
Gjykata nuk vepron kështu vetëm po që se konstaton se kontrata mbi arbitrazhin nuk është e vlefshme, se
ka pushuar vlefshmëria e saj apo se nuk mund të realizohet.

20.2 Prapësimi nga paragrafi l i këtij neni i padituri mund ta parashtrojë më së voni me anë të përgjigjjes
ne padi.

Neni 21

21.1 Deri sa të merret vendimi mbi çështjen kryesore gjykata me anë të aktvendimit do ta përfundoj
procedurën kontestimore, në qoftë se konstaton se procedura do të duhej te zhvillohej sipas rregullave të
procedurës jokontestimore. Pasi të bëhet i formës së prerë aktvendimi në fjalë, procedura do të vazhdojë
të zhvillohet sipas rregullave të procedurës jokontestimore në gjykatën kompetente.

21.2 Veprimet procedurale të kryera nga gjykata kontestimore (këqyrja direkt, ekspertiza, dëgjimi i
dëshmitareve etj.), si dhe vendimet që i ka marrë kjo gjykatë, nuk janë të pavlefshme vetëm sepse janë
kryer në procedimin kontestimor dhe nuk do te kryhen rishtas.

Neni 22

22.1 Gjykata mund të shpallet jokompetente në pikëpamje territoriale vetëm sipas prapësimit të palës së
paditur të parashtruar me anë të përgjegjës në padi.

22.2 Mbi prapësimin nga paragrafi l i këtij neni gjykata vendosë më së voni në seancën përgatitore,
përkatësisht në seancën e parë për shqyrtimin kryesor, po që se seanca përgatitore nuk është mbajtur.

22.3 Gjykata mund të shpallet inkompetente në pikëpamje territoriale, sipas detyrës zyrtare, vetëm kur
ekziston kompetenca territoriale ekskluzive e ndonjë gjykate tjetër, por me së voni deri ne momentin e
paraqitjes së përgjigjjes në padi.


Neni 23
5

23.1 Pasi të bëhet i formës së prerë aktvendimi mbi inkompetencën (nenet 20 dhe 22 të këtij ligji), gjykata
pa vonesë, e më së voni brenda afatit prej tri ditësh, do t’ia dërgoj lëndën gjykatës e cila sipas mendimit te
saj është kompetente.

23.2 Gjykata të cilës i është dërguar lënda do ta procedoj çështjen juridike sikurse procedimin ta kishte
filluar pranë saj.

23.3 Veprimet procedurale të kryera nga gjykata inkompetente (këqyrja në vend, ekspertimi, dëgjimi i
dëshmitarëve etj.) nuk janë të pavlefshme vetëm nga shkaku se i ka kryer gjykata inkompetente dhe nuk
ka nevojë që përsëri të kryhen.

Neni 24

24.1 Nëse qoftë se gjykata të cilës i është dërguar lënda konsideron se është kompetente pikërisht gjykata
që ia ka dërguar lëndën, ose ndonjë gjykatë tjetër, atëherë ajo do t’ia dërgoj lëndën, brenda afatit prej tri
ditësh, gjykatës që duhet ta zgjidhë këtë konflikt kompetence. Gjykata të cilës i është dërguar lënda nuk
vepron kështu vetëm kur konstaton se ajo i është dërguar për shkak të gabimit të hapur, kurse është
dashur t’i dërgohet ndonjë gjykate tjetër, në të cilin rast lëndën do t’ia dërgoj gjykatës tjetër dhe për ketë
gjë do ta njoftojë gjykatën që ia ka dërguar lëndën.

24.2 Në qoftë se sipas ankesës kundër aktvendimit të gjykatës së shkallës së parë, me të cilin ajo është
deklaruar e inkompetencës territoriale, vendimin e ka marrë gjykata e shkallës së dytë, atëherë ky vendim,
në pikëpamje të kompetencës e obligon edhe gjykatën të cilës i është dërguar lënda, në qoftë se gjykata e
shkallës se dytë, që e ka marrë vendimin sipas ankesës, është kompetente për të zgjidhur konfliktin lidhur
me kompetencën midis këtyre dy gjykatave.

24.3 Vendimi i gjykatës së shkallës së dytë mbi inkompetencën lëndore të gjykatës së shkallës së parë e
obligon çdo gjykatë të cilës i dërgohet më vonë lënda e njëjtë, në qoftë se gjykata e shkallës së dytë është
kompetente për zgjidhjen e konfliktit lidhur me kompetencën midis këtyre dy gjykatave.

Neni 25

25.1 Konfliktin lidhur me kompetencën midis gjykatave te llojit të njëjtë e zgjidhë gjykata që është më e
lartë dhe e përbashkët për gjykatat në konflikt.

25.2 Konfliktin lidhur me kompetencën midis gjykatave të llojit te ndryshëm e zgjidhë Gjykata Supreme e
Kosovës.

Neni 26

26.1 Mbi konfliktin lidhur me kompetencën mund të vendoset edhe kur palët nuk janë deklaruar me
përpara lidhur me kompetencën.

26.2 Për derisa të mos zgjidhet konflikti lidhur me kompetencën, gjykata të cilës i është dërguar lënda, ka
për detyrë t’i kryejë ato veprime procedurale për të cilat ekziston rreziku i shtyrjes.

26.3 Kundër aktvendimit me të cilin vendoset mbi konfliktin lidhur me kompetencën nuk lejohet ankimi.

Neni 27

Secila gjykatë kryen veprime procedurale brenda territorit te vet, por përjashtimisht, për shkaqe të
arsyeshme, gjykata mund të kryejë veprime të caktuara edhe në territorin e gjykatës tjetër. Për këtë gjë
njoftohet gjykata në territorin e së cilës do te kryhet veprimi apo është kryer veprimi.

2. Kompetenca e gjykatave në kontestet me element ndërkombëtar

Neni 28

28.1 Në pikëpamje të kompetencës së gjykatave tona për zgjidhjen e kontesteve të shtetasve të huaj, që
gëzojnë të drejtën e imunitetit dhe për zgjidhjen e kontesteve të shteteve të huaja dhe të organizatave
ndërkombëtare, vlejnë rregullat e së drejtës ndërkombëtare.

6
28.2 Gjykata e vendit është kompetente për zgjidhjen e kontestit kur kompetenca e saj në kontestin me
element ndërkombëtar është caktuar shprehimisht me anë të ligjit apo me anë të kontratës ndërkombëtare

28.3 Në qoftë se në ligjin tonë, apo në kontratën ndërkombëtare nuk ka dispozita decidive për
kompetencën e gjykatës së vendit për llojin e caktuar te kontesteve, gjykata e vendit është kompetente të
gjykojë në llojin e tillë të kontesteve edhe kur kompetenca e saj rezulton nga dispozitat e këtij ligji mbi
kompetencen territoriale te gjykatës së vendit.

3. Kompetenca lëndore

Neni 29

Në procedurë kontestimore gjykatat gjykojnë brenda kufijve të kompetencës së vet lëndore të caktuar me
ligj.


4. Përcaktimi i vlerës së objektit të kontestit

Neni 30

30.1 Paditësi ka për detyrë që, në kontestet pasurore-juridike, në padi ta përcaktoj vlerën e objektit të
kontestit. Si vlerë e objektit të kontestit merret parasysh vetëm vlera e kërkesës kryesore.

30.2 Kamatat, shpenzimet procedurale, penalitetet e kontraktuara dhe kërkesat tjera ankesore, nuk
merren parasysh në qoftë se nuk përbejnë kërkesë kryesore.

Neni 31

Në qoftë se kërkesa ka të bëjë me dhëniet e ardhshme që përsëriten, vlera e objektit të kontestit llogaritet
sipas shumës totale të tyre, por jo më tepër se deri në shumën që i përgjigjet shumës totale të dhënieve
për një kohë më së shumti prej pesë vjetësh.

Neni 32

32.1 Në qoftë se një padi e ngritur kundër një të padituri përfshihen disa kërkesa që mbështetën në të
njëjtën bazë faktike dhe juridike, atëherë vlera e objektit të kontestit caktohet sipas shumës së
përgjithshme të vlerës së të gjitha kërkesave.

32.1 Në qoftë se kërkesat në padi rezultojnë nga baza të ndryshme, apo në qoftë se janë ngritur kundër
disa të paditurve, vlera e objektit te kontestit caktohet sipas vlerës së secilës kërkesë veç e veç.

Neni 33

Kur kontesti ka të bëjë me ekzistimin e raportit të mëditjes apo të qirasë, ose me raportin e shfrytëzimit te
banesës apo të lokaleve të punës, vlera e kontestit llogaritet sipas shumës njëvjeçare të mëditjes,
respektivisht të qirasë, përveç në qoftë se është fjala për raportin e mëditjes apo të qirasë që vlen për
kohë më të shkurtër të kontraktuar.

Neni 34

Në qoftë se me padinë kërkohet vetëm dhënia e sigurisë për ndonjë kërkesë apo për vendosjen e së
drejtës së pengut, vlera e objektit të kontestit caktohet sipas shumës së kërkesës që duhet siguruar. Në
qoftë se objekti i pengut ka vlerë më të vogël se kërkesa që duhet siguruar, si vlerë e objektit të kontestit
do te merret vlera e objektit të pengut.

Neni 35

35.1 Në qoftë se kërkesëpadia nuk ka të bëjë me të holla, por paditësi në padinë e tij thekson se pranon
që në vend të përmbushjes së kërkesëpadisë të marrë shumën e caktuar të të hollave, atëherë si vlerë e
objektit të kontestit do te merret kjo shumë.

35.2 Në raste të tjera, kur kërkesëpadia nuk ka të bëjë me te holla, vendimtare do të jetë vlera e objektit
te kontestit të cilën e ka treguar paditësi në padinë e tij.
7

Neni 36

Në qoftë se paditësi nuk e ka përmendur fare vlerën e objektit të kontestit në padinë e paraqitur në
gjykatë, apo në qoftë se ai vlerën e tillë e ka caktuar tepër të lartë apo shumë më të vogël se që është ajo
realisht, atëherë gjykata sipas detyrës zyrtare, apo sipas prapësimit të palës së paditur, më së voni në
seancën përgatitore, e nëse kjo nuk është mbajtur, atëherë në seancën për shqyrtimin kryesor të çështjes
juridike, por para se të filloj shqyrtimi i çështjes kryesore, shpejtë dhe në mënyrë të përshtatshme do ta
caktoj, përkatësisht do ta verifikojë saktësinë e vlerës së treguar në padi nga paditësi. Në rast të këtillë
gjykata vendosë me aktvendim kundër të cilit nuk lejohet ankimi.

5. Kompetenca territoriale

a) Kompetenca e përgjithshme territoriale

Neni 37

37.1 Në qoftë se me ligj nuk është caktuar kompetenca ekskluzive territoriale e ndonjë gjykate tjetër, për
procedimin e çështjes është kompetente gjykata e kompetencës së përgjithshme për palën e paditur.

37.2 Në rastet e përcaktuara me këtë ligj, për procedimin e çështjes është kompetente, përpos gjykatës së
kompetencës së përgjithshme territoriale edhe gjykata tjetër e caktuar.

Neni 38

38.1 Për procedimin e çështjes juridike është e kompetencës së përgjithshme territoriale gjykata në
territorin e të cilës i padituri e ka vendbanimin.

38.2 Në qoftë se i padituri nuk ka vendbanim, e kompetencës së përgjithshme territoriale është gjykata në
territorin e të cilës i padituri e ka vendqëndrimin.

38.3 Në qoftë se i padituri, përpos vendbanimit e ka edhe vendqëndrimin në ndonjë vend tjetër, kurse
sipas rrethanave të rastit konkret mund të supozohet se këtu do te qëndrojë për një kohë të gjatë, e
kompetencës së përgjithshme territoriale është edhe gjykata e vendqëndrimit të palës së paditur.

Neni 39

39.1 Për gjykimin në kontestet kundër Kosovës, njësisë së vetëqeverisjes lokale, si dhe formave tjera të
organizimit territorial, e kompetencës së përgjithshme territoriale është gjykata në territorin e së cilës
ndodhet selia e kuvendit të saj.

39.2 Për gjykimin në kontestet kundër personave juridik të tjerë e kompetencës së përgjithshme territoriale
është gjykata në territorin e të cilës ndodhet selia e tyre e regjistruar.

Neni 40

Për gjykimin në kontestet kundër qytetarit të Kosovës që banon vazhdimisht në botën e jashtme, e
kompetencës së përgjithshme territoriale është gjykata e vendbanimit të tij të fundit në Kosovë.

b) Kompetenca e veçantë territoriale

b.1. Kompetenca territoriale ekskluzive

Kompetenca në kontestet lidhur me sendet e paluajtshme

Neni 41

41.1 Për gjykim në kontestet lidhur me pronësinë dhe të drejtat sendore të tjera mbi sendet e paluajtshme,
në kontestet për shkak të pengim posedimit mbi sendin e paluajtshëm, si dhe në kontestet nga raportet e
qiradhënies së paluajtshmërisë, ose nga kontratat për shfrytëzimin e banesave apo të lokaleve të punës,
është ekskluzivisht kompetente gjykata në territorin e të cilës ndodhet paluajtshmëria.

8
41.2 Po që se paluajtshmëria shtrihet në territorin e disa gjykatave, për procedim të çështjes është
kompetente çdonjëra nga to.

Kompetenca në kontestet lidhur me mjetin e fluturimit

Neni 42

42.1 Në qoftë se për procedimin e çështjes në kontestin lidhur me të drejtën e pronësisë apo të drejtave
sendore të tjera mbi mjetin e fluturimit si dhe në kontestet nga raporti i qiradhënies së mjetit të fluturimit
është kompetente gjykata e Kosovës, ekskluzivisht është kompetente në pikëpamje territoriale gjykata në
territorin e së cilës mbahet regjistri në të cilin është regjistruar mjeti i fluturimit.

42.2 Në qoftë se për kontestin për shkak të pengim posedimit në mjetin e fluturimit nga paragrafi l i këtij
neni është kompetente gjykata në Kosovë, e kompetencës territoriale, përveç gjykatës në territorin e të
cilës mbahet regjistri në të cilin është regjistruar mjeti i fluturimit, është edhe gjykata në territorin e së cilës
është bërë pengimi.

Kompetenca për kontestet në procedurën përmbaruese dhe të falimentimit

Neni 43

Për procedimin e kontesteve që lindin gjatë dhe lidhur me procedurën e përmbarimit gjyqësor apo
administrativ, gjegjësisht gjatë dhe lidhur me procedurën e falimentimit, në pikëpamje territoriale është
ekskluzivisht kompetente vetëm gjykata në territorin e së cilës ndodhet gjykata, e cila është duke zhvilluar
procedurën përmbaruese apo të falimentimit, gjegjësisht gjykata në territorin e së cilës është duke u kryer
përmbarimi administrativ.

b.2. Kompetenca territoriale e zgjedhur

Kompetenca në kontestet martesore

Neni 44

Për gjykim në kontestet për konstatimin e ekzistimit apo të mosekzistimit të martesës, për anulimin e
martesës apo zgjidhjen e saj, kompetente është, për-pos gjykatës së kompetencës së përgjithshme
territoriale, edhe gjykata në territorin e së cilës bashkëshortët kanë pasur vendbanimin e fundit të
përbashkët.

Kompetenca ne kontestet për vërtetimin apo kundërshtimin e atësisë apo amësisë

Neni 45

Në kontestet për vërtetimin ose kundërshtimin e atësisë apo amësisë fëmija mund të ngrejë padi qoftë në
gjykatën e kompetencës së përgjithshme territoriale qoftë në gjykatën në territorin e së cilës e ka
vendbanimin apo vendqëndrimin.

Kompetenca në kontestet për ushqimin ligjor

Neni 46

Për zgjidhjen e kontesteve lidhur me alimentacionin, po që se paditës është personi që kërkon
alimentacion, është kompetente, përpos gjykatës së kompetencës së përgjithshme territoriale, edhe
gjykata në territorin e së cilës paditësi e ka vendbanimin, gjegjësisht vendqëndrimin.

Kompetenca në kontestet për shpërblimin e dëmit

Neni 47

47.1 Për gjykim në kontestet lidhur me përgjegjësinë jokontraktuale për demin, përveç gjykatës së
kompetencës së përgjithshme territoriale, është kompetente edhe gjykata në territorin e së cilës është
kryer veprimi dëmtues apo gjykata në territorin e së cilës ka lindur pasoja e dëmtimit.

9
47.2 Në qoftë se dëmi është shkaktuar për shkak të vdekjes apo të lëndimit të rëndë trupor, kompetente
është, përpos gjykatës nga paragrafi l i këtij neni, edhe gjykata në territorin e së cilës paditësi e ka
vendbanimin, respektivisht vendqëndrimin e vet.

47.3 Dispozitat e paragrafëve l dhe 2 të këtij neni do të aplikohen edhe në kontestet sipas padive civile
kundër shoqërive të sigurimit për shpërblimin e dëmit personave të tretë në bazë të dispozitave mbi
përgjegjësinë direkte të tyre, kurse dispozita e paragrafit l të këtij neni edhe në kontestet lidhur me
kërkesat e regresit në bazë të shpërblimit të dëmit kundër debitorëve te regresit.

Kompetenca në kontestet për mbrojtjen e së drejtës në bazë të garancisë së prodhuesit

Neni 48

Për gjykim në kontestet për mbrojtjen e së drejtës në bazë të garancisë shkresore kundër prodhuesit që e
ka dhënë garancinë është kompetente, përpos gjykatës së kompetencës së përgjithshme territoriale për të
paditurin, edhe gjykata me kompetencë të përgjithshme territoriale për shitësin, i cili gjatë shitjes së sendit
ia ka dorëzuar blerësit garancinë shkresore të prodhuesit.

Kompetenca në kontestet nga marrëdhënia e punës

Neni 49

Në qoftë se në kontestin nga marrëdhënia e punës paditës është punëtori, për gjykim është kompetente,
përpos gjykatës së kompetencës së përgjithshme territoriale për të paditurin, edhe gjykata në territorin e
së cilës kryhet puna ose është kryer, respektivisht gjykata në territorin e së cilës puna është dashur të
kryhet, si dhe gjykata në territorin e së cilës është themeluar marrëdhënia e punës.


Kompetenca sipas vendit të pagesës

Neni 50

Për gjykim në kontestet e poseduesit të kambialit apo të çekut kundër nënshkruesit është kompetente,
përpos gjykatës së kompetencës së përgjithshme territoriale, edhe gjykata e vendit të pagesës.

Kompetenca sipas vendit ku ndodhet njësia e personit juridik

Neni 51

Për gjykimin e çështjes në kontestet kundër personit juridik, njësia e të cilit ndodhet jashtë selisë së tij, në
qoftë se kontesti rezulton nga marrëdhënia juridike e kësaj njësie të personit juridik, përpos gjykatës së
kompetencës së përgjithshme territoriale është kompetente edhe gjykata në territorin e së cilës ndodhet
ajo njësi e personit juridik.

Kompetenca në kontestet për shkak të pengim-posedimit mbi sendin e luajtshëm

Neni 52

Për zgjidhjen e kontesteve për shkak të pengim-posedimit mbi sendet e luajtshme është kompetente,
përpos gjykatës së kompetencës së përgjithshme territoriale, edhe gjykata në territorin e së cilës është
bërë pengimi.

Kompetenca në kontestet nga marrë dhëniet kontraktuese

Neni 53

Në kontestet për vërtetimin e ekzistimit apo mosekzistimit të kontratës, për përmbushjen apo zgjidhjen e
kontratës, si dhe në kontestet për zhdëmtime të shkaktuar nga mos përmbushja e kontratës, përpos
gjykatës së kompetencës së përgjithshme territoriale, e kompetencës territoriale është edhe gjykata e
vendit ku sipas marrëveshjes së palëve kontraktuese i padituri ka detyrë ta përmbushë kontratën.

Kompetenca në kontestet nga marrëdhëniet trashëgimore-juridike

10
Neni 54

Gjersa procedura trashëgimore të mos përfundojë me vendim të formës së prerë, për gjykim në kontestet
nga marrëdhëniet trashëgimore-juridike, si dhe në kontestet lidhur me kërkesat e kreditorëve ndaj
trashëgimlënësit, përpos gjykatës së kompetencës së përgjithshme territoriale, e kompetencës territoriale
është edhe gjykata në territorin e së cilës ndodhet gjykata që zbaton procedurën trashëgimore.

c). Kompetenca territoriale ndihmëse

Kompetenca për bashkëndërgjyqësit

Neni 55

Në qoftë se me një padi janë paditur disa persona (neni 265 paragrafi l i këtij ligji), kurse për ta nuk
ekziston kompetenca territoriale e së njëjtës gjykatë, kompetente është gjykata e cila është gjykatë e
çështjes me kompetencë territoriale për një nga të paditurit, e në qoftë se midis tyre ka obligues kryesor
dhe aksesor, gjykata që është e kompetencës territoriale për ndonjërin nga obliguesit kryesor.

Kompetenca në kontestet martesore

Neni 56

Po që se në kontestet martesore gjykata e vendit tonë është kompetente nga shkaku se bashkëshortët e
kanë pasur vendbanimin e fundit të përbashkët në Kosovë, gjegjësisht nga shkaku se paditësi e ka
vendbanimin në Kosovë, kompetente në pikëpamje territoriale është gjykata në territorin e së cilës
bashkëshortët e kanë pasur vendbanimin e fundit të përbashkët, përkatësisht gjykata në territorin e së
cilës paditësi e ka vendbanimin.

Kompetenca në raportet pasurore-juridike te bashkëshortëve

Neni 57

Po që se në kontestet lidhur me raportet pasurore-juridike të bashkëshortëve është kompetente gjykata e
vendit tonë nga shkaku se pasuria e bashkëshortëve ndodhet në Kosovë, ose nga shkaku se paditësi në
kohën e paraqitjes së padisë e ka vendbanimin apo vendqëndrimin në Kosovë, e kompetencës territoriale
është gjykata në territorin e të cilës paditësi e ka vendbanimin apo vendqëndrimin në kohën e paraqitjes
së padisë.

Kompetenca në kontestet për vërtetimin apo kundërshtimin e amësisë apo atësisë

Neni 58

Po që se në kontestet për vërtetimin e amësisë apo atësisë është kompetente gjykata e vendit tonë nga
shkaku se paditësi e ka vendbanimin në Kosovë, e kompetencës territoriale është gjykata në territorin e të
cilës paditësi e ka vendbanimin.

Kompetenca në kontestet për ushqimin ligjor

Neni 59

59.1 Po që se në kontestet me element ndërkombëtar për ushqimin ligjor gjykata e vendit tonë është
kompetente nga shkaku se paditësi e ka vendbanimin në Kosovë, e kompetencës territoriale është gjykata
në territorin e së cilës paditësi e ka vendbanimin.

59.2 Po që se kompetenca e gjykatës së vendit tonë ekziston nga shkaku se i padituri e ka pasurinë, nga
e cila mund të realizohet ushqimi ligjor në Kosovë, atëherë e kompetencës territoriale është gjykata në
territorin e së cilës ndodhet pasuria e të paditurit.


Kompetenca për personat për te cilët ne Kosovë nuk ekziston gjykate e kompetencës territoriale

Neni 60

11
60.1 Padia me kërkesa pasurore-juridike kundër personit për të cilin në vendin tonë nuk ka gjykatë të
kompetencës territoriale mund t’i paraqitet secilës gjykatë në territorin e së cilës ndodhet çfarëdo pasurie e
tij apo sendi që kërkohet me padi.

60.2 Po që se ekziston kompetenca e gjykatës së vendit tonë nga shkaku se detyrimi është krijuar gjatë
kohës së qëndrimit të të paditurit në Kosovë, atëherë e kompetencës territoriale është gjykata në territorin
e së cilës është krijuar detyrimi lidhur me të cilin ka lindur kontesti.

60.3 Në kontestet kundër personit për të cilin në Kosovë nuk ekziston gjykatë e kompetencës territoriale,
për detyrimet te cilat duhet përmbushur në vendin tonë, padia mund t’i paraqitet gjykatës në territorin e së
cilës duhet përmbushur detyrimin e tille.

Kompetenca sipas vendit ku ndodhet përfaqësia e personit të huaj në Kosovë

Neni 61

Për kontestet kundër personit fizik apo juridik që e ka vendbanimin respektivisht selinë jashtë vendit tonë,
në pikëpamje të detyrimeve që janë krijuar në Kosovë, apo që duhet të përmbushën në Kosovë, padia
mund t’i paraqitet gjykatës në territorin e së cilës ndodhët përfaqësia e përhershme e tij për Kosovën, apo
qendra e organit të cilit i është besuar kryerja e punëve të tija.

6. Caktimi i kompetencës territoriale për paditë kundër shtetasve te huaj

Neni 62

Po që se në shtetin e huaj shtetasi i jonë mund të paditet në gjykatën e cila sipas dispozitave të këtij ligji
nuk do te ishte e kompetencës territoriale, atëherë për të njëjtën çështje juridiko-civile e njëjta
kompetencë do të vlejë edhe për shtetasin e shtetit të tillë në gjykatën tone.

7. Caktimi i kompetencës territoriale nga gjykata e larte

Neni 63

Në qoftë se gjykata kompetente, nga shkaku i përjashtimit të gjyqtarëve apo nga ndonjë shkak tjetër nuk
mund të procedoj, atëherë ajo do ta njoftoj për këtë gjykatën e shkallës më të lartë me qëllim që ta caktoj
një gjykatë tjetër nga territori i vet, por që është e kompetencës lëndore për çështjen konkrete.

Neni 64

Gjykata supreme mundet, sipas propozimit të palës apo ta gjykatës kompetente, të caktojë një gjykatë
tjetër, por që është e kompetencës lëndore, që të veproj në lëndën konkrete, po që se është e qartë se
kështu me lehtë do të kryhet procedura apo kur për një gjë të këtillë ekzistojnë shkaqe tjera të
rëndësishme.

Neni 65

Po që se për zgjidhjen e çështjes është kompetente gjykata e vendit tonë, por sipas dispozitave të këtij ligji
nuk mund të konstatohet se cila gjykatë është e kompetencës territoriale, atëherë Gjykata Supreme, sipas
propozimit të palës e cila e ngritë padinë, do ta caktoj gjykatën e kompetencës territoriale.

8. Marrëveshja mbi kompetencën territoriale

Neni 66

66.1 Në qoftë se me ligj nuk është përcaktuar kompetenca territoriale ekskluzive e gjykatës për çështjen
konkrete, palët mund të merren vesh që në shkallë të parë të gjykojë gjykata që nuk është me
kompetencë territoriale, me kusht që kjo gjykatë të jetë me kompetencë lëndore.

66.2 Në qofte se me ligj është përcaktuar se për zgjidhjen e çështjes konkrete me kompetencë territoriale
janë dy ose më tepër gjykata të vendit tonë, palët mund të merren vesh që në shkallë të parë të gjykojë
një prej këtyre gjykatave ose ndonjë gjykatë tjetër që është e kompetencës lëndore.

12
66.3 Marrëveshja nga paragrafi 2 i këtij neni, vlen vetëm në qoftë se është hartuar me shkrim dhe
firmosur nga të dy palët, si dhe po që se ka të bëjë me kontestin konkret, ose me disa konteste, por që
rezultojnë nga një raport i caktuar materialo-juridik.

66.4 Dokumentin mbi marrëveshjen, paditësi duhet t’ia bashkangjes padisë.

66.5 Po që se padia nuk i është paraqitur gjykatës së caktuar me anë të marrëveshjes i padituri mund të
kërkojë që padia t’i dërgohet gjykatës se kontraktuar.

66.6 Kërkesën nga paragrafi 5 i këtij neni, i padituri mund ta parashtroj si përgjigje në padi dhe duke ia
bashkangjitur asaj dokumentin që e përmban marrëveshjen mbi kompetencën territoriale.

K REU III

PËRJASHTIMI I GJYQTARIT NGA GJYKIMI

Neni 67

Gjyqtari nuk mund ta procedojë çështjen juridike:

a) në qoftë se është vetë palë, përfaqësues ligjor apo me prokurë i palës, apo në qoftë se me palën është
bashkëkreditor apo bashkëdebitor ose i obliguar për regresim, apo në qoftë se në të njëjtën çështje është
dëgjuar si dëshmitar ose si ekspert;

b) në qoftë se pala ose përfaqësuesi ligjor apo me prokurë i saj është kushëri gjaku në vijën vertikale deri
në cilëndo shkallë, kurse në vijën horizontale deri në shkallë të katërt, apo në qoftë se është bashkëshort,
apo gjini e krushqisë deri në shkallë të dytë, pavarësisht nëse martesa ka pushuar ose jo;

c) në qoftë se është kujdestar, adoptues ose i adoptuar i palës, i përfaqësuesit të saj ligjor ose me
prokurë;

d) në qoftë se në të njëjtën çështje ka marrë pjese në dhënien e vendimit të gjykatës më të ulët, ose te
organit tjetër, ose në procedurën e ndërmjetësimit;

e) në qofte se ka vepruar në çështjen në të cilën është bërë ujdia gjyqësore, e me padinë e ngritur
kërkohet anulimi i ujdisë së këtillë;

f) në qoftë se është aksionar apo anëtar i shoqërisë tregtare që është palë në procedurën e iniciuar me
padi;

g) në qoftë se ekzistojnë rrethana të tjera që e vejnë në dyshim paanësinë e tij.

Neni 68

68.1 Pala e paraqet kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit posa të ketë mësuar se ekziston ndonjëri nga
shkaqet e përjashtimit, por më së voni deri në përfundim të shqyrtimit të çështjes, e nëse nuk ka pasur
shqyrtim të saj, atëherë deri në momentin e marrjes së vendimit meritor.

68.2 Pala mundet në mjetin e goditjes së vendimit përfundimtar apo në përgjigjen në mjetin e goditjes ta
emërtoj gjyqtarin që nuk do të mundej të marr pjesë në dhënien e vendimit për shkak te ekzistimit të
rrethanave nga neni 67 i këtij ligji.

68.3 Pala mund ta kërkoj përjashtimin e gjyqtarit të caktuar me emër dhe mbiemër që vepron në çështjen
konkrete, përkatësisht të kryetarit të gjykatës i cili duhet të vendosë mbi kërkesën për përjashtimin e
gjyqtarit.

68.4 Pala ka për detyrë që në kërkesën për përjashtim t’i cekë rrethanat nga të cilat përfundon se ekziston
ndonjë bazë ligjore për përjashtimin e gjyqtarit.

Neni 69

69.1 Nuk është e lejuar kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit:

13
a) me të cilën kërkohet përjashtimi i të gjithë gjyqtarëve të gjykatës që do të mund të gjykonin në një
kontest të caktuar;

b) për kërkesën për të cilën është vendosur njëherë;

c) në të cilën nuk është arsyetuar shkaku në bazë të të cilit kërkohet përjashtimi.

69.2 Kërkesën nga paragrafi l i këtij neni e hedhë poshtë gjyqtari që është duke proceduar çështjen.

69.3 Kundër aktvendimit nga paragrafi 2 i këtij neni nuk lejohet ankesë e posaçme.

Neni 70

70.1 Mbi kërkesën e palës për përjashtimin e gjyqtarit vendosë kryetari i gjykatës.

70.2 Në qoftë se pala e kërkon përjashtimin e kryetarit të gjykatës nga vendosja mbi kërkesën e saj,
vendimin për përjashtimin e merr kryetari i gjykatë për një shkallë më të lartë se ajo e çështjes.

70.3 Mbi kërkesën e palës për përjashtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës vendosë seanca e
përgjithshme e gjyqtarëve të saj.

70.4 Para nxjerrjes së aktvendimit mbi kërkesën për përjashtimin do të merret deklarata e gjyqtarit,
përjashtimi i të cilit kërkohet, e sipas nevoje, do të bëhen edhe ekzaminime tjera.

70.5 Kundër aktvendimit me të cilin aprovohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit nuk lejohet ankimi,
kurse kundër aktvendimit me të cilin refuzohet kërkesa e tillë nuk lejohet ankim i veçantë.

Neni 71

71.1 Gjykatësi posa ta kuptojë së është shtruar kërkesa për përjashtimin e tij ose ekzistojnë shkaqet për
përjashtimin e tij sipas nenit 67 të këtij ligji, është i detyruar ta ndërpresë procedimin dhe ta njoftojë
kryetarin e gjykatës.

71.2 Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, kur kërkesa për përjashtim është bazuar në nenin 67 pika g
, gjykatësi e njofton kryetarin e gjykatës dhe mund ta vazhdojë procedimin derisa të vendoset lidhur me
kërkesën për përjashtim, vetëm të atyre veprimeve që rrezikohen nga shtyrja

71.3 Kryetari i gjykatës, kur kërkohet përjashtimi i tij, e cakton zëvendësin nga radhët e gjykatësve të
gjykatës së çështjes, nëse një gjë e tillë nuk është e mundur, vepron sipas nenit 63 të këtij ligji.

Neni 72

72.1 Dispozitat e këtij ligji për përjashtimin e gjyqtarëve do të zbatohen në mënyrë të përshtatshme edhe
ndaj procesmbajtësve.

72.2 Për përjashtimin e procesmbajtësit vendos gjyqtari i çështjes.

K REU IV

PALËT DHE PERFAQESUESIT E TYRE

Neni 73

73.1 Palë në procedurë mund të jetë çdo person fizik dhe juridik.

73.2 Me dispozita të veçanta caktohet se kush tjetër, përpos personave fizik dhe juridik, mund të jetë palë
në procedurë.

73.3 Gjykata e çështjes mundet, përjashtimisht, me efekt juridik në çështjen konkrete, t’ua njohë cilësinë e
palës edhe atyre formave të bashkimit që nuk kanë zotësinë për të qenë palë sipas dispozitave të
paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni, po që se vërtetohet se, duke marrë parasysh objektin e kontestit, në
esencë i përmbushin kushtet esenciale për fitimin e zotësisë për të qenë palë, e sidomos në qoftë se
disponojnë me pasurinë në të cilën mund te kryhet procedura e ekzekutimit.
14

73.4 Kundër aktvendimit nga paragrafi 3 i këtij neni, me të cilin njihet cilësia e palës në çështjen konkrete
nuk lejohet ankim i veçantë.

Neni 74

74.1 Pala që është plotësisht e aftë për të vepruar mund të kryeje vetë veprime në procedurë (zotësia
procedurale).

74.2 Personi madhor të cilit i është kufizuar pjesërisht zotësia për të vepruar, ka zotësi procedurale brenda
kufijve të zotësisë së vet për të vepruar.

74.3 I mituri që nuk e ka fituar plotësisht zotësinë për të vepruar, ka zotësi procedurale brenda kufijve në
të cilët i njihet zotësia për të vepruar.

Neni 75

75.1 Palën e cila nuk e ka zotësinë procedurale e përfaqëson në procedurë përfaqësuesi i saj ligjor.

75.2 Përfaqësuesi ligjor caktohet me ligj ose me aktin e organit kompetent shtetëror, të dhënë në bazë të
ligjit.

75.3 Përfaqësuesi i personit juridik caktohet me ligj apo me aktin e përgjithshëm të personit juridik.

Neni 76

Gjatë tërë procedurës gjykata duhet të kujdeset, sipas detyrës zyrtare, nëse personi që paraqitet si palë
mund të jetë palë në procedurë dhe nëse është me zotësi procedurale, nëse palën me pazotësi
procedurale e përfaqëson përfaqësuesi i saj ligjor, dhe nëse përfaqësuesi ligjor ka autorizimin e veçantë,
kur ai është i nevojshëm.

Neni 77

77.1 Përfaqësuesi ligjor mundet, në emër të palës, t’i kryejë të gjitha veprimet në procedurë, por në qoftë
se për paraqitjen ose për tërheqjen e padisë për pohimin përkatësisht për heqjen dorë nga kërkesëpadia,
për përfundimin e ujdisë gjyqësore apo për kryerjen e veprimeve të tjera në procedurë, ne dispozita të
veçanta është përcaktuar që përfaqësuesi duhet të ketë autorizim të veçantë, ai mund t’i kryejë këto
veprime vetëm në qoftë se ka autorizim të tillë.

77.2 Personi që paraqitet si përfaqësues ligjor ka për detyrë që me kërkesën e gjykatës të provojë se
është përfaqësues ligjor i palës. Kur për kryerjen e veprimeve të caktuara procedurale nevojitet autorizimi i
veçantë, përfaqësuesi ligjor ka për detyrë të provojë se ka autorizim të tillë.

77.3 Kur gjykata konstaton se përfaqësuesi ligjor i personit nën kujdestari nuk tregon kujdes të duhur në
përfaqësim, do ta njoftojë për këtë gjë organin e kujdestarisë. Po që se për shkak të pakujdesisë së
përfaqësuesit do të mund të shkaktohej dëmi për personin nën kujdestari, gjykata do të ndalet së
proceduari dhe do të propozojë që të caktohet përfaqësuesi tjetër ligjor.

Neni 78

78.1 Kur gjykata konstaton se personi që paraqitet si palë nuk mund të jetë palë në procedurë, dhe se kjo
mungesë mund të evitohet, do ta ftojë paditësin që të bëjë ndreqje të nevojshme në padinë ose do të
ndërmarrë masa të tjera me qëllim që procedura të mund të vazhdohet me personin që mund të jetë palë
në procedurë.

78.2 Kur gjykata konstaton se pala nuk ka përfaqësues ligjor apo se përfaqësuesi ligjor nuk e ka
autorizimin e veçantë, kur ky nevojitet, do të kërkojë që organi kompetent i kujdestarisë t’ia caktoj
kujdestarin personit me pazotësi procedurale, respektivisht do të ftojë përfaqësuesin ligjor që të pajiset me
autorizim të veçantë ose do të ndërmarrë masa të tjera që nevojiten që pala me pazotësi procedurale të
përfaqësohet në mënyrë të drejtë.

15
78.3 Gjykata mund t’ia caktojë palës afatin për evitimin e të metave nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni.
Derisa të mos evitohen këto të meta në procedurë mund të kryhen vetëm ato veprime procedurale, për
shkak të shtyrjes të të cilave do të mund të lindnin pasoja të dëmshme për palën.

78.4 Po që se të metat e treguara nuk mund të mënjanohen, apo në qoftë se afati i caktuar nga gjykata
kalon pa sukses, gjykata me aktvendim i abrogon veprimet e kryera po që se janë përfshirë me të metat
në fjalë dhe do ta hedhë poshtë padinë, po që se të metat kanë natyrë të tillë që pengojnë procedimin e
mëtutjeshëm të çështjes.

78.5 Kundër aktvendimit me të cilin urdhërohen masat për mënjanimin e të metave nuk lejohet ankimi.

Neni 79

79.1 Po që se gjatë zhvillimit të procedurës në gjykatën e shkallës së parë tregohet se procedura e
zakonshme rreth caktimit të përfaqësuesit ligjor për të paditurin do të zgjaste shumë, kështu që për këtë
arsye do të mund të lindnin pasoja të dëmshme për njërën apo për të dy palët, gjykata do t’i caktojë të
paditurit përfaqësuesin e përkohshëm.

79.2 Nën kushtet nga paragrafi l i këtij neni, gjykata do t’i caktojë të paditurit përfaqësuesin e përkohshëm
sidomos në këto raste:

a) në qoftë se i padituri nuk e ka zotësinë procedurale, ndërsa nuk ka përfaqësuesin ligjor;

b) në qoftë se ekzistojnë interesat e kundërta të të paditurit dhe të përfaqësuesit ligjor të tij;

c) në qoftë se të dy palët ndërgjyqëse kanë të njëjtin përfaqësues ligjor.

79.3 Gjykata do t’i caktoj palës së paditur përfaqësuesin e përkohshëm edhe në këto raste :

a) në qoftë se vendqëndrimi i të paditurit është i panjohur, kurse i padituri nuk ka përfaqësues me
prokurë;

b) në qoftë se i padituri ose përfaqësuesi ligjor i tij, nuk kanë përfaqësues me prokurë, ndodhën jashtë
shtetit, kurse dërgimi i shkresave nuk ka mundur tu bëhet.

79.4 Për caktimin e përfaqësuesit të përkohshëm gjykata do ta njoftoj pa shtyrje organin e kujdestarisë, si
dhe palën kur kjo është e mundshme.

Neni 80

Gjykata ia cakton përfaqësuesin e përkohshëm edhe personit juridik duke i zbatuar në mënyre adekuate
dispozitat e nenit 79 të këtij ligji.

Neni 81

81.1 Gjykata e cakton përfaqësuesin e përkohshëm nga radha e avokatëve.

81.2 Në rastet nga paragrafi 2 i nenit 79 të këtij ligji i padituri ka për detyrë të deponoj shumën e të hollave
për pagimin e shpenzimeve të përfaqësuesit të përkohshëm, kurse në rastet nga paragrafi 3 i të njëjtit nen
shpenzimet i deponon paditësi.

Neni 82

82.1 Përfaqësuesi i përkohshëm i ka në procedurë, për të cilën është caktuar, të gjitha të drejtat dhe
detyrat e përfaqësuesit ligjor.

82.2 Përfaqësuesi i përkohshëm të drejtat dhe detyrat e përmendura i ushtron derisa të paraqiten në
gjykatë i padituri apo përfaqësuesi me prokurë i tij, gjegjësisht derisa organi i kujdestarisë ta njoftojë
gjykatën se e ka caktuar kujdestarin.


Neni 83

16
Ne qoftë se përfaqësuesi i përkohshëm i është caktuar të paditurit për shkaqe të treguara në nenin 79
paragrafi 3 pika a) dhe b) të këtij ligji, gjykata brenda afatit prej shtatë ditësh do të japë shpallje e cila do
të botohet në gazetën zyrtare dhe afishohet në tabelën e gjykatës së çështjes, sipas nevojës edhe në
ndonjë mënyre tjetër të përshtatshme.

Neni 84

Zotësia procedurale e palëve ndërgjyqëse në gjykatat tona vlerësohet sipas dispozitave ligjore të vendit
tonë.

K REU V

PERFAQESUESIT ME PROKURË

Neni 85

85.1 Palët mund të kryejnë veprime në procedurë personalisht ose me anë të përfaqësuesit me prokurë
(autorizim), por gjykata mund ta ftojë palën që ka përfaqësues që në gjykatë personalisht të deklarohet për
faktet që duhet vërtetuar në procedurën konkrete.

85.2 Pala e përfaqësuar mund të vijë në gjykatë kurdoherë dhe të japë deklarata krahas përfaqësuesit të
vet, por palën kundërshtare, dëshmitarët dhe ekspertët mund t’i marrë në pyetje vetëm nëpërmjet
përfaqësuesit, po që se ky është i pranishëm në seancën gjyqësorë.

Neni 86

86.1 Përfaqësues me prokurë i palës mund të jetë çdo person që ka zotësi të plotë për të vepruar.

86.2 Veprimet në procedurë të cilat i kryen përfaqësuesi i palës brenda kufijve te autorizimit kanë efekte
juridike sikur t’i ketë kryer vetë pala.

Neni 87

87.1 Pala mund ta ndryshojë ose ta revokojë deklaratën e përfaqësuesit në seancën në të cilën është
dhënë deklarata e tillë.

87.2 Në qoftë se përfaqësuesi i palës e ka pohuar ndonjë fakt në seancë në të cilën nuk ka qenë e
pranishme pala, apo në qoftë se ai e ka pohuar ndonjë fakt me anë të parashtresës, kurse pala me vonë e
ndryshon apo revokon pohimin e tillë, gjykata i vlerëson të dy deklaratat në pajtim me këtë ligj.

Neni 88

88.1 Në qoftë se gjykata konstaton se përfaqësuesi i palës, që nuk është avokat, nuk është i zoti ta kryej
këtë detyrë, atëherë ajo duhet ta njoftoj palën me pasojat e dëmshme që mund të lindin për shkak të
përfaqësimit të këtillë.

88.2 Po që se gjykata konstaton se përfaqësuesi që është avokat nuk e kryen detyrën në pajtim me Ligjin
mbi avokaturën, gjykata për një gjë të tillë e njofton Odën kompetente te Avokatëve.

Neni 89

Pala mund ta autorizojë përfaqësuesin e saj që t’i kryejë vetëm disa veprime të caktuara apo të gjitha
veprimet në një procedurë.

Neni 90

90.1 Vëllimin e autorizimeve të përfaqësuesit me prokurë e cakton vetë pala.

90.2 Në qoftë se pala ia ka dhënë prokurën për ndjekjen e çështjes në gjyq personit që është avokat, por
pa i caktuar më për së afërmi autorizimet e tij, avokati në bazë të prokurës së këtillë është i autorizuar që:

a) t’i kryejë të gjitha veprimet në procedurë, e sidomos të paraqes padinë, ta tërheqë atë, ta parashtrojë
përgjigjen në padi, ta pohojë kërkesëpadinë ose të heqë dorë nga kërkesëpadia, të lidhë pajtimin gjyqësor,
17
të parashtrojë mjetin e goditjes së vendimit si dhe të heqë dorë nga kjo e drejtë apo ta tërheqë mjetin e
tillë të parashtruar, por edhe të propozojë caktimin e masave të përkohshme të sigurimit të kërkesave;

b) të parashtrojë kërkesë për ekzekutimin ose sigurimin dhe të kryejë veprime të nevojshme lidhur me
kërkesën e tillë;

c) të pranojë prej palës kundërshtare shpenzimet procedurale të caktuara nga gjykata;

d) ta autorizojë avokatin tjetër me shkrim që të kryejë disa veprime të caktuara procedurale, por jo edhe
që të veproje në seancën për shqyrtimin kryesor të çështjes.

90.3 Për paraqitjen e propozimit për përsëritjen e procedurës avokatit i nevojitet prokurë e veçantë, në
qoftë se nga koha kur vendimi është bërë i formës se prerë kanë kaluar më tepër se gjashtë muaj.

90.4 Avokatin mund ta zëvendësojë praktikanti që është duke punuar tek ai, por vetëm para gjykatës së
shkallës së parë.

Neni 91

91.1 Në qoftë se pala në prokurë nuk ia ka caktuar me hollësisht autorizimet përfaqësuesit, përfaqësuesi
që nuk është avokat mundet në bazë të prokurës së tillë, t’i kryejë të gjitha veprimet procedurale, por
gjithmonë i nevojitet autorizim shprehimor për tërheqjen e padisë, për pohimin e kërkesëpadisë apo për
heqjen dorë nga ajo, për lidhjen e pajtimit gjyqësor, për heqjen dorë nga e drejta e paraqitjes së mjetit të
goditjes së vendimit, apo për tërheqjen e tij dhe për kalimin e prokurës një personi tjetër, si dhe për
paraqitjen e mjeteve të jashtëzakonshme të goditjes se vendimeve.

91.2 Përfaqësuesi me prokurë i palës që është person juridik edhe kur nuk është avokat, mund t’i kryejë të
gjitha veprimet nga paragrafi l i këtij neni pa pasur nevoje për autorizim shprehimor të saj.

Neni 92

92.1 Pala e jep autorizimin për përfaqësim në formë të shkruar ose gojarisht në procesverbal tek gjykata.

92.2 Pala që nuk di shkrim /lexim ose që nuk është në gjendje të nënshkruhet do të vejë në prokurën e
shkruar, shenjën e gishtit tregues. Në qoftë se në këtë rast prokura i jepet personit që nuk është avokat,
nevojitet prania e dy dëshmitarëve, të cilët do të nënshkruhen ne prokure.

92.3 Po që se dyshohet në vërtetësinë e prokurës, gjykata mund të vendosë me aktvendim që të paraqitet
prokura e verifikuar. Kundër këtij aktvendimi nuk lejohet ankimi.

Neni 93

93.1 I autorizuari për përfaqësim ka për detyrë që me rastin e kryerjes së veprimit të parë në procedurë ta
paraqes prokurën.

93.2 Gjykata mund të lejoj që veprimet në procedurë për palën përkohësisht t’i kryej personi që nuk e ka
paraqitur prokurën, por njëkohësisht do ta urdhëroj atë që brenda afatit të caktuar ta paraqesë prokurën
ose aprovimin e palës për veprimet procedurale të kryera.

93.3 Për derisa të mos kalojë afati për paraqitjen e prokurës, gjykata do ta shtyjë marrjen e vendimit
përfundimtar. Në qoftë se ky afat kalon pa sukses, gjykata do t’i anulojë veprimet procedurale të kryera
nga personi pa prokurë, dhe do të vazhdojë ta procedojë çështjen pa i marrë në konsideratë veprimet e
kryera nga ai.

93.4 Gjykata ka për detyrë që gjatë gjithë procedurës të kujdeset nëse personi që prezantohet si
përfaqësues është i autorizuar për përfaqësim. Po që se gjykata konstaton se personi që prezantohet si
përfaqësues nuk është i autorizuar nga pala për një gjë të tillë, do t’i anulojë veprimet procedurale të
kryera nga personi i tillë, po që se veprimet e tija pala nuk i ka pranuar më vonë.


Neni 94

18
94.1 Pala mund ta revokojë në çdo kohë prokurën, kurse përfaqësuesi mund ta denoncojë atë gjithashtu
në çdo kohë.

94.2 Revokimi, respektivisht denoncimi i prokurës duhet t’i komunikohet gjykatës në të cilën zhvillohet
procedura, me shkrim ose gojarisht në procesverbal.

94.3 Revokimi, respektivisht denoncimi i prokurës vlen për palën kundërshtare që nga momenti kur t’i jete
komunikuar.

94.4 Pas denoncimit të prokurës përfaqësuesi ka për detyrë që edhe 15 ditë të kryejë veprime procedurale
për palën që ia ka dhënë atë, po që se është nevoja që të evitohet ndonjë dëm që mund t’i shkaktohet
brenda kësaj kohe.

Neni 95

95.1 Me vdekjen e personit fizik, gjegjësisht me shuarjen e personit juridik shuhet edhe prokura të cilën ai
e ka dhënë.

95.2 Në rast të falimentimit prokura e dhënë nga debitori në falimentim shuhet në momentin në të cilin
sipas dispozitave në fuqi shkaktohen pasojat juridike të hapjes së procedurës për falimentimin.

K REU VI

GJUHA NE PROCEDURË

Neni 96

96.1 Palët dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë kanë të drejtë që në procedurën para gjykatës të
përdorin gjuhën e vet apo gjuhën të cilën e kuptojnë.

96.2 Në qoftë se procedura nuk zhvillohet në gjuhën e palës, gjegjësisht të pjesëmarrësve të tjerë në
procedurë, do të sigurohet sipas kërkesës së tyre përkthimi gojarisht në gjuhën e tyre apo në gjuhën që e
kuptojnë, i të gjitha parashtresave dhe provave shkresore, si dhe i asaj që parashtrohet në seancë
gjyqësore.

96.3 Palët dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë do të njoftohen me të drejtën që procedurën verbale ta
ndjekin ne gjuhën e tyre me anë të përkthyesit. Ato mund të heqin dorë nga e drejta e përkthimit, po që se
deklarojnë se e njohin gjuhën në të cilën zhvillohet procedura. Në procesverbal do të shënohet se u është
dhënë udhëzimi për të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre, si dhe deklaratat e palëve dhe të
pjesëmarrësve të tjerë lidhur me udhëzimin e dhënë nga gjykata.

96.4 Përkthimin e bëjnë përkthyesit.

96.5 Shpenzimet e përkthimit mbetën në ngarkim të buxhetit te gjykatës.

Neni 97

Letërthirrjet, vendimet dhe shkresat tjera gjyqësore u dërgohen palëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në
procedurë në gjuhën që është në përdorimin zyrtar në gjykatë.

Neni 98

Palët dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë i dërgojnë gjykatës paditë, ankesat dhe parashtresat e tjera
të tyre në gjuhën që është në përdorim zyrtar në gjykatë.

K REU VII

PARASHTRESAT

Neni 99

99.1 Padia, përgjigjja në padi, mjetet e goditjes së vendimit dhe deklaratat e tjera, propozimet dhe
njoftimet, që bëhen jashtë seancave gjyqësore, paraqiten me shkrim (parashtresat). Kushtin e formës së
19
shkruar e përmbushin edhe parashtresat e dërguara me anë të telegrafit, telefaksit apo postës elektronike.
Parashtresat e këtilla quhen të firmosura , po që se në to është treguar dërguesi.

99.2 Parashtresat duhet të jenë të kuptueshme dhe të përmbajnë çdo gjë që nevojitet dhe e mundëson
veprimin sipas tyre. Ato duhet të përmbajnë sidomos: emrin e gjykatës, emrin dhe mbiemrin (emërtimin e
personit juridik), vendbanimin apo vendqëndrimin (selinë e personit juridik) e palëve, të përfaqësuesve të
tyre ligjor apo me prokurë, po që se i kanë, objektin e kontestit, përmbajtjen e deklaratës dhe firmën e
parashtruesit.

99.3 Në qoftë se deklarata përmban ndonjë kërkesë, pala duhet në parashtresë t’i tregoj faktet mbi të cilat
e bazon kërkesën, si dhe provat kur është nevoja për një gjë të këtillë.

99.4 Parashtresat që dërgohen me anë të postës elektronike duhet të verifikohen me anë të firmës së
kualifikuar elektronike.

Neni 100

Parashtresat, dhe shkresat që i bashkëngjiten atyre, që duhet t’i dërgohen palës kundërshtare i
dorëzohen gjykatës në numër të mjaftueshëm ekzemplarësh për gjykatën dhe palën kundërshtare.

Neni 101

101.1 Dokumentet që i bashkëngjiten parashtresës dorëzohen në origjinal, të përshkruara apo të
fotokopjuara.

101.2 Po që se pala parashtresës ia bashkëngjit origjinalin e dokumentit, gjykata do ta mbajë këtë ne
dosjen e lëndës, kurse palës kundërshtare do t’i lejojë këqyrjen e tij. Pasi të pushoj nevoja që dokumenti
në origjinal të mbahet në gjykatë, ai i kthehet paraqitësit, me kërkesën e tij, por gjykata mund të kërkojë
nga paraqitësi që përshkrimi apo kopja e tij t’i bashkëngjitet dosjes së lëndës.

101.3 Po që se parashtresës i është bashkangjitur kopja apo përshkrimi i dokumentit, gjykata, me
kërkesën e palës kundërshtare, do ta ftojë parashtruesin që t’ia paraqesë gjykatës dokumentin në origjinal,
kurse palës kundërshtare do t’i lejojë këqyrjen. Kur nevojitet një gjë e tillë, gjykata do të caktojë afatin, në
të cilin duhet të dorëzohet dokumenti, respektivisht të këqyret ai.

101.4 Kundër aktvendimeve të nxjerra në bazë të paragrafëve të mësipërme të këtij neni nuk lejohet
ankimi.

Neni 102

102.1 Kur një parashtresë nuk arrin të jetë e kuptueshme dhe e plotë, siç kërkohet në paragrafin 2 të nenit
99, gjykata do ta thërrasë personin që e dërgon ta korrigjojë ose ta plotësojë parashtresën. Në një
rrethanë të tillë, gjykata e udhëzon palën për korrigjimet dhe për plotësimet që do të zënë vend dhe e
cakton një periudhe treditore për korrigjimin dhe për plotësimin e parashtresës.

102.2 Në qoftë se parashtresa e lidhur me afat korrigjohet, gjegjësisht plotësohet dhe i dorëzohet gjykatës
brenda afatit të caktuar për një gjë të tillë, do të konsiderohet se i është parashtruar gjykatës në ditën kur
është paraqitur për të parën herë.

102.3 Do të konsiderohet se është tërhequr parashtresa po që se nuk i kthehet gjykatës brenda afatit të
caktuar, e në qoftë se i kthehet pa u korrigjuar, gjegjësisht pa u plotësuar, parashtresa do të hidhet poshtë.

102.4 Në qoftë se parashtresat apo dokumentet që i bashkëngjiten nuk janë dorëzuar në numër të
mjaftueshëm ekzemplarësh, gjykata do ta ftojë parashtruesin që brenda afatit të caktuar t’i paraqes ato.
Po që se parashtruesi nuk vepron sipas këtij urdhri, gjykata do ta hedhë poshtë parashtresën e tij.


K REU VIII

DËRGIMI I SHKRESAVE

Mënyra e dërgimit

20
Neni 103

103.1 Shkresat dërgohen nëpërmjet postës, por mund të dërgohen edhe nëpërmjet punëtorit të autorizuar
të gjykatës, të personit juridik të regjistruar dhe autorizuar për kryerjen e punëve të komunikimit. Shkresat
mund t’i dorëzohen adresatit në gjykatë drejtpërsëdrejti apo në ndonjë mënyrë tjetër të përcaktuar me ligj.

103.2 Dërgimi mund të bëhet nëpërmjet postës elektronike. Në rast të këtillë, konsiderohet se është kryer
dorëzimi i shkresës ne momentin kur është dërguar nëpërmjet postës elektronike.

Neni 104

104.1 Dërgimi organeve shtetërore dhe personave juridik u bëhet duke iu dorëzuar shkresat personit të
autorizuar për pranimin e tyre apo të punësuarit që gjendet në zyrën, gjegjësisht në lokalin e punës.

104.2 Dërgimi personit juridik mund t’i bëhet edhe nëpërmjet njësisë së tij po që se kontesti ka lindur nga
raporti juridiko-civil i saj.

104.3 Dërgimi i shkresave sipas dispozitave të paragrafit 1 dhe 2 te këtij neni bëhet edhe kur palët e
përmendura në këta paragrafë e kanë caktuar për përfaqësues të vetë personin e punësuar, që është
punëtor i tyre.

104.4 Personave ushtarak, punëtorëve të policisë dhe punëtorëve të komunikacionit tokësor dhe ajror
dorëzimi i letërthirrjes mund tu bëhet edhe nëpërmjet komandës, përkatësisht eprorit të tyre direkt, e sipas
nevojës në këtë mënyrë mund t’u dërgohen edhe shkresat tjera.

Neni 105

105.1 Kur dorëzimi i shkresave duhet t’u bëhet personave ose institucioneve në botën e jashtme, apo të
huajve që gëzojnë të drejtën e imunitetit, dërgimi i tyre do të bëhet në rrugë diplomatike, në qoftë se në
kontratën ndërkombëtare, apo në këtë ligj nuk është përcaktuar mënyrë tjetër e komunikimit.

105.2 Dërgimi personit juridik që e ka selinë në botën e jashtme mund t’i bëhet edhe nëpërmjet
përfaqësisë së tij në Kosovë.

Neni 106

Personave të privuar nga liria dërgimi u bëhet me anë të drejtorisë së burgut, përkatësisht drejtorisë së
institucioneve për ekzekutimin e sanksioneve penale dhe për kundërvajtje.

Neni 107

107.1 Kur palën e përfaqëson përfaqësuesi i saj ligjor apo me prokurë, shkresa i dorëzohet përfaqësuesit
ligjor, përkatësisht përfaqësuesit me prokurë.

107.2 Po që se pala ka më tepër përfaqësues ligjor apo me prokurë, mjafton që shkresa t’i dorëzohet njërit
nga ta.

Neni l08

108.1 Dërgimi avokatit, që është përfaqësues i palës, i bëhet edhe duke iu dorëzuar shkresa personit që
është i punësuar në zyrën e tij.

108.2 Në qoftë se avokati e ushtron profesionin në banesën e vet, në mënyrë adekuate zbatohen
dispozitat e nenit 111 të këtij ligji.

Neni 109

109.1 Dërgimi i shkresave bëhet çdo ditë nga ora 7,00 – 20,00 në banesën apo në vendin e punës së
personit të cilit duhet dorëzuar ato, ose në lokalet e gjykatës kur ky person ndodhet në lokalet e gjykatës.

109.2 Në qoftë se dorëzimi i shkresës nuk mund të bëhet në adresën dhe kohën e përmendur në
paragrafin e mësipërm, atëherë ai mund te behet ne çdo kohe dhe vend tjetër.

21
Neni 110

110.1 Padia, përgjigjja në padi, letërthirrja për në seancë, urdhërpagesa, aktgjykimi dhe aktvendimi,
kundër të cilit lejohet ankim i veçantë, mjeti i goditjes së vendimit, i dorëzohet personalisht palës,
gjegjësisht përfaqësuesit ligjor apo përfaqësuesit me prokurë të saj. Shkresat e tjera do t’i dorëzohen
personalisht adresatit kur një gjë e këtillë shprehimisht parashihet me këtë ligj apo kur gjykata konkludon
se për shkak të dokumenteve origjinale që i janë bashkangjitur shkresës që duhet dorëzuar, ose nga
ndonjë shkak tjetër, nevojitet kujdes i shtuar.

110.2 Në qoftë se personi të cilit duhet dorëzuar personalisht shkresa nuk gjendet atje ku duhet bërë
dorëzimi, dorëzuesi do të njoftohet se kur dhe ku do të mund ta gjejë këtë person dhe do t’ia lejë ndonjë
personi të theksuar në nenin 111 paragrafi 1 dhe 2 të këtij ligji njoftimin me shkrim që për marrjen e
shkresës të jetë në ditën dhe në orën e caktuar në banesën e vet, përkatësisht në vendin e vet të punës.


110.3 Po që se edhe pas kësaj dorëzuesi i shkresës nuk e gjen personin të cilit duhet dorëzuar shkresa,
atëherë ai do të veprojë sipas dispozitave të nenit 111 të këtij ligji, dhe kështu dorëzimi do të konsiderohet
i kryer.

Neni 111

111.1 Po që se personi të cilit duhet bërë dorëzimi i shkresës nuk gjendet në banesën e vet, dorëzimi
bëhet duke iu dhënë shkresa ndonjë anëtari të rritur të familjes së tij, i cili ka për detyrë ta marrë shkresën
në dorëzim, e po që se as këta nuk gjendën në banesë, shkresa do t’i jepet fqinjit, po që se pajtohet me
një gjë të këtillë. Dorëzimi i kryer në këtë mënyrë konsiderohet i vlefshëm.

111.2 Po që se dërgimi bëhet në vendin e punës së personit të cilit duhet t’i jepet shkresa, kurse ky person
nuk gjendet aty, shkresa mund t’i dorëzohet personit që punon në të njëjtin vend, në qoftë se ai pajtohet
që ta marrë shkresën.

111.3 Nuk lejohet dorëzimi i shkresës personit i cili merr pjesë në procedurë si kundërshtar i personit të
cilit duhet dorëzuar shkresa.

111.4 Personat të cilëve u është bërë dorëzimi i shkresave sipas dispozitave të sipërme të këtij neni, në
vend se adresatit, kanë për detyrë që shkresën t’ia dorëzojnë këtij te fundit.

Neni 112

Kur personi të cilit i është dërguar shkresa, përkatësisht anëtari i rritur i familjes së tij, përkatësisht personi
i autorizuar ose i punësuari në organin shtetëror apo në personin juridik, pa ndonjë arsye të ligjshme
refuzon ta marrë në dorëzim shkresën, dorëzuesi do t’ia lejë në banesë ose në lokalet në të cilat punon
personi i tillë apo do t’ia bashkëngjis shkresën në derën e banesës apo lokalit të punës. Në fletë dërgesë
do të shënohet dita, ora dhe shkaku i refuzimit të marrjes si dhe vendi ku është lënë shkresa. Komunikimi i
kryer në këtë mënyrë quhet i ligjshëm.

Neni 113

Po që se konstatohet se personi të cilit duhet bërë dorëzimi i shkresës mungon dhe se personat e
përmendur në nenin 111 paragrafët 1 dhe 2 të këtij ligji nuk do të kenë mundësi që shkresën t’ia dorëzojnë
me kohë, shkresa do të kthehet në gjykatë me një shënim në fletë dorëzimin se ku ndodhet adresati.

Neni 114

Në qoftë se dorëzimi i shkresës subjektit të regjistruar në regjistrin publik nuk mund t’i bëhet në adresën e
treguar në regjistër, komunikimi bëhet duke u ngjitur shkresa në tabelën e shpalljeve të gjykatës, dorëzimi
konsiderohet i kryer pas skadimit të afatit prej shtatë ditësh nga dita e afishimit në tabelën e shpalljeve të
gjykatës.

Neni 115

115.1 Në qoftë se dorëzimi i shkresës personit fizik sipas dispozitave të nenit 110 dhe 113 të këtij ligji nuk
është i mundshëm, komunikuesi do ta kthejë shkresën në gjykatën e cila e ka urdhëruar dërgimin. Po që
se kemi të bëjmë me komunikimin nëpërmjet postës, shkresa i kthehet postës së vendbanimit të adresatit.
22
Në derën, përkatësisht në arkën postare të adresës së vendbanimit lehet njoftimi në të cilin tregohet vendi
ku ndodhet shkresa, afati prej pesëmbëdhjetë (l5) ditësh brenda të cilit adresati duhet ta marrë shkresën,
dita në të cilën lajmërimi i është dorëzuar personit që e ka pranuar dhe nënshkrimi i dorëzuesit. Në
shkresën e kthyer tregohet emri i komunikuesit, shkaku për veprimin në këtë mënyrë dhe dita në të cilën
lajmërimi i është lënë marrësit.

115.2 Po që se adresati nuk e merr shkresën brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh supozohet se
është kryer komunikimi në ditën kur në derën, përkatësisht në arkën postare është lënë njoftimi.

115.3 Për dërgimin e kryer në mënyrën e përcaktuar në këtë nën duhet njoftuar gjykatën që e ka
urdhëruar dërgimin e shkresës.

Ndërrimi i adresës

Neni 116

116.1 Në qoftë se pala ose përfaqësuesi i saj, gjatë zhvillimit të procedurës apo para se të kalojë afati prej
gjashtë muajsh pas përfundimit të procedurës me vendim të formës së prerë, e ndërrojnë adresën në të
cilën bëhet dorëzimi i shkresave kanë për detyrë që për këtë gjë ta njoftojnë menjëherë gjykatën.

116.2 Në qoftë se kundër vendimit të formës së prerë brenda afatit nga paragrafi 1 i këtij neni paraqitet
revizioni, afati i tillë zgjatet deri sa të kalojnë gjashtë muaj nga dorëzimi i vendimit i dhënë sipas revizionit,
me të cilin revizioni hidhet poshtë, refuzohet apo vendimi i goditur me revizion ndryshohet.

116.3 Në qoftë se kundër vendimit të formës së prerë para se të skadojë afati nga paragrafi 1 i këtij neni,
paraqitet propozimi për përsëritjen e procedurës, afati i tillë zgjatet deri sa të kalojë afati gjashtë mujor pas
marrjes së formës së prerë të vendimit të dhënë në procedurën e përsëritur, kundër të cilit nuk është
paraqitur ankesa, përkatësisht nga skadimi i afatit gjashtë mujor nga dita në të cilën palës i është dorëzuar
vendimi i shkallës së dytë.

116.4 Po që se në procedurën sipas mjetit te goditjes se jashtëzakonshme prishet vendimi i formës së
prerë dhe çështja kthehet në rigjykim, do të konsiderohet se afati nga paragrafi 1 i këtij neni as që ka filluar
të ecë.

116.5 Në qoftë se pala apo përfaqësuesi i saj nuk e njoftojnë menjëherë gjykatën për ndryshimin e
adresës, gjykata do të urdhërojë që dërgimet e mëtutjeshme të shkresave të bëhen me anë të afishimit të
tyre në tabelën e shpalljeve në gjykatë. Kjo mënyrë e komunikimit bëhet deri sa pala apo përfaqësuesi i
saj ta njoftojë gjykatën për adresën e re të saj.

116.6 Komunikimi nga paragrafi 5 i këtij neni konsiderohet i kryer pas kalimit të shtatë ditëve nga dita e
afishimit të shkresës në tabelën e shpalljeve të gjykatës.

116.7 Në qoftë se përfaqësuesi për pranimin e shkresave e ndërron adresën deri në skadimin e afateve
nga paragrafët 1-3 të këtij neni , e për një gjë të tillë nuk e njofton gjykatën, atëherë gjykata, me
shpenzimet e palës, ia cakton palës përfaqësuesin për pranimin e shkresave nëpërmjet të cilit do t’i
dorëzohen shkresat, derisa mos të njoftohet nga pala se ka caktuar përfaqësues të ri me prokurë.

Neni 117

Organi kompetent ka për detyrë që palës e cila ka interes juridik t’ia komunikojë adresën e personit të cilit
duhet bërë dorëzimi i shkresave. Interesi juridik provohet me certifikatën e gjykatës se çështjes për padinë
e ngritur apo për ekzistimin e gjyqëvarësisë.

Përfaqësuesi për pranimin e shkresave

Neni 118

118.1 Kur paditësi apo përfaqësuesi i tij ndodhët në botën e jashtme, e nuk kanë përfaqësues në Kosovë,
kanë për detyrë që me rastin e paraqitjes se padisë në gjykatë të emërojnë përfaqësuesin për pranimin e
shkresave. Po që se ata nuk veprojnë kështu, gjykata me shpenzimet e paditësit ia emëron këtij
përfaqësuesin për marrjen e shkresave dhe nëpërmjet tij thirret paditësi apo përfaqësuesi i tij, që brenda
afatit të caktuar ta emërojnë përfaqësuesin për marrjen e shkresave. Po që se pala apo përfaqësuesi i saj
nuk e cakton përfaqësuesin për marrjen e shkresave brenda afatit të caktuar, gjykata e hedhë poshtë
23
padinë me anë të aktvendimit të cilin ia dërgon paditësit, apo përfaqësuesit të tij, nëpërmjet përfaqësuesit
për marrjen e shkresave të emëruar nga ajo.

118.2 Paditësin apo përfaqësuesin e tij ligjor që ndodhët në botën e jashtme, që nuk kanë përfaqësues në
Kosovë, gjykata, që me rastin e dërgimit të shkresës së parë, i thërret që brenda afatit te caktuar të
emërojnë përfaqësuesin për marrjen e shkresave në Kosovë, me kërcënim se në të kundërtën gjykata
paditësit, me shpenzime të tij, do t’ia emëroj edhe përfaqësuesin për marrjen e shkresave nëpërmjet të cilit
do të lajmërohet paditësi, gjegjësisht përfaqësuesi i tij, për emërimin e bërë në këtë mënyrë.

118.3 Palës që e revokon përfaqësuesin për pranimin e shkresave, pa e caktuar një përfaqësues tjetër për
një gjë të tillë, gjykata ia komunikon shkresat duke i afishuar ato në tabelën e shpalljeve në gjykatë, derisa
pala e tillë ta caktojë përfaqësuesin tjetër për pranimin e shkresave.

118.4 Ne qofte se përfaqësuesi për pranimin e shkresave heqë dorë nga autorizimi, e pala nuk emëron
përfaqësues tjetër brenda afatit tridhjetë (30) ditor nga dita kur gjykata është njoftuar për heqjen dorë nga
autorizimi, gjykata palës, me shpenzimet e kësaj të dytës, ia emëron përfaqësuesin për pranimin e
shkresave dhe nëpërmjet këtij ia dërgon të gjitha shkresat derisa mos të marrë njoftim nga pala për
emërimin e përfaqësuesit të ri.

118.5 Shpenzimet për përfaqësuesin e emëruar të paditësit, apo të të paditurit, për pranimin e shkresave,
ka për detyrë t’i deponojë paditësi. Po që se paditësi nuk e bënë deponimin e duhur, padia do të hedhet
poshtë.

118.6 Dispozitat për emërimin e përfaqësuesit për pranimin e shkresave për palën e paditur
përshtatshmërisht do të aplikohen edhe për njoftimin e personit të tretë për procedurën e iniciuar, si dhe
për emërimin e para ardhësit juridik.

Neni 119

119.1 Po që se më tepër persona bashkërisht padisin, e nuk kanë përfaqësues ligjor të njëjtë, e as
përfaqësues të përbashkët me prokurë, gjykata mund t’i thërras që brenda afatit të caktuar ta emërojnë
përfaqësuesin e përbashkët për pranimin e shkresave. Njëkohësisht, gjykata do t’i njoftojë paditësit se cilin
nga ta gjykata do ta quajë përfaqësues të përbashkët për pranimin e shkresave, po që se ata vetë nuk e
emërojnë përfaqësuesin e tillë.

119.2 Dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni do të zbatohen edhe kur janë paditur disa persona si
bashkëndërgjyqës unik.

Dërgimi i shkresave nga vete palët

Neni 120

120.1 Dërgimi i shkresave palës kundërshtare, përveç shkresave që duhet dorëzuar personalisht, mund të
bëhet me pëlqimin e gjykatës, edhe nga vete pala.

120.2 Ne rastin nga paragrafi 1 i këtij neni, pala një ekzemplar do t’ia dërgojë palës kundërshtare në pajtim
me dispozitat e këtij ligji mbi komunikimin, kurse ekzemplarin tjetër gjykatës, me njoftim se palës tjetër i
është bërë dërgimi qe më parë.

120.3 Dërgimi i bërë në mënyrën e përcaktuar me paragrafin 2 të këtij neni konsiderohet se është mënyrë
e rregullt e komunikimit.


Fletë dërgesa

Neni 121

121.1 Vërtetimin mbi dorëzimin e bërë të shkresës (dëftesën e komunikimit) e nënshkruajnë marrësi dhe
dorëzuesi. Marrësi do ta shkruaje vetë me shkronja në dëftesën e komunikimit datën e marrjes së
shkresës.

24
121.2 Në qoftë se marrësi nuk di shkrim lexim, apo nuk është në gjendje të nënshkruhet, dorëzuesi do të
shkruajë emrin dhe mbiemrin e tij, e me shkronja ditën e marrjes së shkresës dhe do të vejë shënim për
ç’arsye marrësi nuk e ka firmosur vetë dëftesën e komunikimit.

121.3 Po që se marrësi refuzon ta firmosë dëftesën e komunikimit, komunikuesi do ta konstatojë një gjë të
tillë në dëftesën e komunikimit dhe do ta shkruajë me shkronja datën e dorëzimit dhe kështu konsiderohet
se është kryer dorëzimi i rregullt.

121.4 Nëse komunikimi është kryer sipas dispozitës së paragrafit 2 të nenit 110 të këtij ligji, në dëftesën e
komunikimit, përpos vërtetimit mbi marrjen e shkresës, do të shënohet se me parë është bërë njoftimi me
shkrim.

121.5 Në rast se sipas dispozitave të këtij ligji shkresa i është dorëzuar personit tjetër, e jo atij që është
dashur t’i dorëzohet shkresa, në dëftesën e komunikimit komunikuesi do të shënojë se në çfarë
marrëdhënie ndodhën këta dy persona.

121.6 Në qoftë se në dëftesën e komunikimit është shënuar gabimisht data e dorëzimit, do të konsiderohet
se dorëzimi është bërë atë ditë kur është dorëzuar shkresa faktikisht.

121.7 Po që se dëftesa e komunikimit është humbur, fakti i dorëzimit të shkresës mund të provohet edhe
në mënyrë tjetër.

Shikimi dhe përshkrimi i shkresave në dosjen e lëndës

Neni 122

122.1 Palët kanë të drejtë t’i shikojnë dhe t’i përshkruajnë shkresat e dosjes së lëndës së procedurës në të
cilën marrin pjesë.

122.2 Personave të tjerë, që kanë interes të arsyeshëm, mund t’u lejohet shikimi dhe përshkrimi i
shkresave të veçanta të dosjes së lëndës.

122.3 Kur procedura është në zhvillim e sipër, lejen për shikim dhe përshkrim e jep gjyqtari i lëndës, kurse
kur procedura ka përfunduar, kryetari i gjykatës, respektivisht punëtori në gjykatë të cilin e cakton ai.

K REU IX

SEANCAT DHE AFATET

Seancat

Neni 123

123.1 Seancën e cakton gjykata sa herë që një gjë të tillë e parashikon ligji ose kur e kërkojnë nevojat e
procedurës.
123.2 Kundër aktvendimit mbi caktimin e seancës nuk lejohet ankesa.

123.3 Gjykata i thërret për pjesëmarrje në seancë palët dhe personat e tjerë, praninë e të cilëve e
konsideron të nevojshme. Bashkë me letërthirrjen palës i dërgohet parashtresa që ka dhënë shkas për
caktimin e seancës, kurse në letërthirrje tregohet vendi, lokali dhe koha e mbajtjes së seancës. Në qoftë
se bashkë me letërthirrjen nuk dërgohet parashtresa, në letërthirrje do të tregohen palët ndërgjyqëse,
objekti i kontestit si dhe aktiviteti që do të ushtrohet në seance.

123.4 Gjykata posaçërisht, me anë të letërthirrjes, i paralajmëron palët dhe pjesëmarrësit e tjerë për
pasojat ligjore për mosardhje në seancë.

123.5 Pala që ka ardhur në seancë pas fillimit të saj nuk mund të kërkojë përsëritjen e veprimeve
procedurale të kryera në mungesën e saj.

Neni 124

124.1 Seanca zakonisht mbahet në ndërtesën e gjykatës.

25
124.2 Gjykata mund të vendosë që procesi të zhvillohet në një vend tjetër, jo në ndërtesën e gjykatës,
nëse kjo vlerësohet si e nevojshme, nëse kjo e lehtëson qasjen për cilëndo palë, ose nëse kjo kursen
kohë, përpjekje dhe shpenzime procedurale.

124.3 Kundër aktvendimit për mbajtjen e seancës jashtë ndërtesës së gjykatës nuk lejohet ankesa.

Afatet

Neni 125

125.1 Po që se afatet nuk janë caktuar nga ligji, ato i cakton gjykata, duke marrë parasysh rrethanat e
rastit konkret.

125.2 Afati të cilin e cakton gjykata mund të zgjatet me propozimin e personit të interesuar, po që se për
një gjë të tillë ekzistojnë shkaqet e arsyeshme.

125.3 Propozimi për zgjatjen e afatit duhet të paraqitet në gjykatën e çështjes para se të skadojë ai.

125.4 Kundër aktvendimit me të cilin pranohet apo refuzohet propozimi për zgjatjen e afatit gjyqësor nuk
lejohet ankesa.

Neni 126

126.1 Afatet llogariten me ditë, muaj dhe vite.

126.2 Në qofte se afati është caktuar me ditë, përjashtohet nga llogaritja dita në të cilën ka filluar ngjarja
ose koha nga e cila duhet të filloj afati, kështu që për fillim të afatit merret dita e parë e ardhshme.

126.3 Afati që është caktuar në muaj ose në vite mbaron me kalimin e asaj dite të muajit të fundit që ka të
njëjtin emër ose numër me atë të ditës që ka filluar afati.

126.4 Kur një ditë e tillë mungon në muajin e fundit, afati mbaron me kalimin e ditës së fundit të këtij muaji.

126.5 Kur dita e fundit e një afati bie në ditë feste shtetërore apo ditën e diel ose në ndonjë ditë tjetër kur
nuk punon gjykata, afati mbaron në ditën e punës, që vjen pas asaj të pushimit.

Neni 127

127.1 Kur parashtresa është e lidhur me afat, konsiderohet se është parashtruar me kohë, po që se i
është dorëzuar gjykatës para se të ketë mbaruar afati.

127.2 Në qoftë se parashtresa është dërguar me anë të postës me letër rekomande apo në rrugë
telegrafike, dita e dorëzimit në postë konsiderohet si ditë e dorëzimit në gjykatën të cilës i është drejtuar.
Po që se parashtresa është dërguar me anë të telefaksit si ditë e dorëzimit konsiderohet dita kur telefaksi
është pranuar në gjykatë.

127.3 Në qoftë se parashtresa është dërguar në rrugë telegrafike pa i përmbajtur të gjitha elementet e
domosdoshme për të vepruar sipas saj, konsiderohet se është parashtruar brenda afatit, vetëm po që se
brenda afatit tre ditor nga dita kur telegrami i është dorëzuar postës, në gjykatë dorëzohet parashtresa
drejtpërsëdrejti apo me anë të letrës rekomande.

127.4 Po që se parashtresa dërgohet me anë të postës elektronike, si kohë e dorëzimit në gjykatë
konsiderohet koha e treguar në verifikimin e nënshkrimit elektronik të kualifikuar.

127.5 Për personat që ndodhën në ushtri në shërbim të detyrueshëm ushtarak, dita e dorëzimit të
parashtresës në njësinë ushtarake, gjegjësisht në institucionin ushtarak konsiderohet si ditë e dorëzimit në
gjykatë. Kjo vlen edhe për personat e tjerë në ushtri që janë në shërbim në njësitë ushtarake, gjegjësisht
në institucionet ushtarake, në vendet në të cilat nuk ekziston posta e rregullt.

127.6 Për personat e privuar nga liria, dita e dorëzimit të parashtresës në drejtorinë e burgut konsiderohet
si ditë kur i është dorëzuar gjykatës.


26
Neni 128

128.1 Në qoftë se parashtresa që lidhet me afat i është dorëzuar apo dërguar gjykatës jokompetente
brenda afatit, kurse në gjykatën kompetente arrin pas skadimit te afatit, do të konsiderohet se është ruajtur
afati po që se paraqitja e saj në gjykatën jokompetente mund t’i vishet padijenisë apo gabimit të hapur të
parashtruesit.

128.2 Dispozitat e nenit 127 të këtij ligji zbatohen edhe lidhur me afatin brenda të cilit, sipas dispozitave të
posaçme, domosdo duhet të ngritët padia, si dhe lidhur me afatin për parashkrimin e kredive apo të ndonjë
të drejte tjetër.

KTHIMI NE GJENDJEN E MËPARSHME

Neni 129

129.1 Ne qoftë se pala nuk shkon në seancë fare apo e humbë afatin për kryerjen e ndonjë veprimi
procedural dhe për këtë shkak e humbë të drejtën që më vonë të kryejë veprimin procedural të lidhur me
afat, gjykata do t’i lejojë kësaj pale, me propozimin e saj, ta kryejë më vonë këtë veprim, po që se e
konstaton se ekzistojnë shkaqe të arsyeshme të cilat nuk kanë mundur të parashikohen e as të evitohen.

129.2 Kur lejohet kthimi në gjendje të mëparshme procesi kontestimor kthehet në atë gjendje në të cilën
ndodhej para mosveprimit dhe prishen te gjitha vendimet që i ka dhënë gjykata për shkak të mosveprimit.

Neni 130

130.1 Propozimi për kthimin në gjendje të mëparshme i paraqitet gjykatës në të cilën është dashur të
kryhet veprimi procedural i pakryer.

130.2 Propozimi duhet të paraqitet brenda afatit shtatë (7) ditor nga dita kur ka pushuar shkaku i
mosveprimit, e po që se pala më vonë ka mësuar për mosveprimin, atëherë afati llogaritet nga dita kur ka
mësuar për mosveprimin.

130.3 Pas kalimit të gjashtëdhjetë (60) ditëve nga dita e mosveprimit nuk mund të kërkohet kthimi në
gjendjen e mëparshme.

130.4 Po që se kthimi në gjendje të mëparshme kërkohet për shkak të mos ruajtjes së afatit për kryerjen e
veprimit procedural, propozuesi ka për detyrë që propozimit t’ia bashkëngjisë veprimin e shkruar
procedural të pakryer me kohë.

Neni 131

Nuk lejohet kthimi në gjendje të mëparshme nëse nuk është ruajtur afati për paraqitjen e propozimit për
kthimin në gjendje të mëparshme apo nëse pala nuk ka ardhur në seancën e caktuar për shqyrtimin e
propozimit për kthimin në gjendjen e mëparshme.

Neni 132

132.1 Propozimi për kthimin në gjendje të mëparshme zakonisht nuk ndikon në rrjedhën e procedimit, por
gjykata mund të vendos që procedimi të ndërpritet derisa të bëhet i formës së prerë aktvendimi mbi
propozimin.

132.2 Në qoftë se është paraqitur propozimi për kthimin në gjendjen e mëparshme gjatë zhvillimit të
procedurës së shkallës së dytë, gjykata e shkallës së parë duhet ta njoftojë për propozimin e paraqitur
gjykatën e shkallës së dytë.

Neni 133

133.1 Propozimin e paraqitur pas afatit, apo propozimin e palejueshëm për kthimin në gjendjen e
mëparshme gjykata e hedhë poshtë me anë të aktvendimit.

133.2 Lidhur me propozimin për kthimin në gjendjen e mëparshme gjykata cakton seancë vetëm kur një
gjë të tillë e propozon pala shprehimisht. Po që se faktet në të cilat mbështetet propozimi janë të ditura
botërisht (notore) gjykata nuk cakton seancë në asnjë rast. Po në këtë mënyrë gjykata vepron edhe kur
27
faktet në të cilat mbështetet propozimi janë qartë të pajustifikueshme, por edhe kur gjykata ka prova të
mjaftueshme në dosjen e lëndës për dhënien e vendimit sipas propozimit për kthimin në gjendjen e
mëparshme.

133.3 Kundër aktvendimit me të cilin aprovohet propozimi për kthimin në gjendje të mëparshme nuk
lejohet ankim i veçantë.

133.4 Kundër aktvendimit me të cilin refuzohet propozimi për kthimin në gjendje të mëparshme nuk lejohet
ankim i veçantë, përveç kur propozimi paraqitet nga shkaku i dhënies së aktgjykimit për shkak të
mungesës së palës së paditur nga seanca gjyqësore.

K REU X

PROCESVERBALET

Neni 134

134.1 Procesverbali përpilohet për veprimet e kryera në seancë gjyqësore.

134.2 Procesverbali përpilohet edhe mbi deklaratat dhe njoftimet e rëndësishme që i bëjnë palët ose
pjesëmarrësit e tjerë jashtë seancës. Për deklaratat dhe njoftimet më pak të rëndësishme nuk përpilohet
procesverbal, por vetëm do të vihet shënim zyrtar në mbështjellësin e lëndës.

134.3 Procesverbalin e shkruan procesmbajtësi.

Neni 135

135.1 Procesverbali duhet t’i përmbajë: emrin e gjykatës, vendin ku kryhet veprimi, ditën dhe orën kur
kryhet veprimi, objektin e kontestit dhe emrat e palëve të pranishme ose të personave të tjerë, si dhe të
përfaqësuesve ligjorë ose me prokurë të tyre.

135.2 Procesverbali duhet të përmbajë të dhëna esenciale për përmbajtjen e veprimit të kryer. Në
procesverbalin e seancës për shqyrtimin kryesor të çështjes duhet të përfshihet sidomos: nëse seanca
është mbajtur me dyer të hapura apo të mbyllura, përmbajtja e deklaratave të palëve, propozimet e tyre,
provat që i kanë ofruar, provat që janë shfrytëzuar, duke u treguar përmbajtja e thënieve të dëshmitarëve
dhe ekspertëve, vendimet e gjykatës të marra në seancë, por edhe vendimi burimor i dhënë pas
përfundimit të seancës për shqyrtimin kryesor të çështjes juridike.

Neni 136

Procesverbali duhet të mbahet rregullisht, në të nuk guxon te fshihet asgjë, të shtohet ose të ndryshohet.
Pjesët e tija të anuluara duhet të mbeten të lexueshme.

Neni 137

137.1 Procesverbali përpilohet duke i treguar gjyqtari procesmbajtësit me zë se çka do të shkruajë në
procesverbal. Me lejen e gjyqtarit, pjesëmarrësit në procedurë përmbajtjen e deklaratave të tyre mund ta
diktojnë në procesverbal nëpërmjet procesmbajtësit.

137.2 Palët kanë të drejtë ta lexojnë ose të kërkojnë që t’u lexohet procesverbali, si dhe të paraqesin
kundërshtimet e veta në përmbajtjen e procesverbalit. Këtë të drejtë e kanë edhe personat e tjerë,
deklarata e të cilëve është përfshirë në procesverbal, por vetëm sa i përket pjesës së procesverbalit që e
përmban deklaratën e tyre.

137.3 Korrigjimet apo shtesat lidhur me kundërshtimet e palëve apo të personave të tjerë në përmbajtjen e
procesverbalit, apo me iniciativën e gjyqtarit, bëhen në fundin e procesverbalit. Me kërkesën e subjekteve
të përmendura shkruhen në procesverbal edhe kundërshtimet e tyre të pa aprovuara nga gjyqtari.

Neni 138

138.1 Gjyqtari mund të vendosë që procesverbali të mbahet me anë të mjeteve teknike gjegjëse, apo me
anë të stenografimit.

28
138.2 Në pikëpamje të kundërshtimeve lidhur me përmbajtjen e procesverbalit nga paragrafi l i këtij neni
në mënyrë adekuate zbatohen dispozitat e nenit 137 paragrafëve 2 dhe 3 të këtij ligji.

138.3 Po që se procesverbali nuk është mbajtur në formë të shkruar, procesverbali i shkruar duhet të
përpilohet brenda afatit prej tri ditësh. Brenda tri ditëve te tjera palët kane te drejtë ta shikojnë dhe
kopjojnë procesverbalin e shkruar dhe të bëjnë kundërshtime lidhur me parregullsitë eventuale të tij.

138.4 Mbi kundërshtimin nga paragrafi 3 i këtij neni vendosë gjyqtari jashtë seance.

138.5 Shiriti i magnetofonit mund të shlyhet pas skadimit të afatit për kundërshtim, e nëse pala ka bërë
kundërshtim lidhur me saktësinë e procesverbalit, pasi të bëhet i formë së prerë vendimi mbi çështjen
kryesore.

Neni 139

139.1 Procesverbali nënshkruhet nga gjyqtari, procesmbajtësi, palët, përkatësisht nga përfaqësuesi ligjor
apo me prokurë i palës, si dhe nga interpreti.

139.2 Dëshmitari dhe eksperti e nënshkruajnë deklaratën e vet në procesverbal vetëm atëherë kur dëgjimi
i tyre bëhet në gjykatën e porositur.

139.3 Personi që nuk dinë shkrim dhe lexim ose personi që nuk mund të nënshkruhet do te vejë në
procesverbal shenjën e gishtit tregues, kurse procesmbajtësi e shkruan nën shenjën e gishtit emrin dhe
mbiemrin e tij.

139.4 Po që se pala, përfaqësuesi ligjor apo me prokurë i saj, dëshmitari apo eksperti largohet para se të
nënshkruhet në procesverbal apo refuzon të nënshkruhet, kjo rrethanë shënohet në procesverbal dhe
tregohet arsyeja e mos nënshkrimit.

Neni 140

140.1 Në qoftë se vendimi merret në trup gjykues, për këshillimin dhe votimin përpilohet procesverbal i
veçantë. Po që se në gjykatën e lartë, lidhur me mjetin e goditjes së vendimit, vendimi është marrë
unanimisht, nuk do të përpilohet procesverbal, por në vendimin burimor do të vihet shënim për këshillimin
dhe votimin.

140.2 Procesverbali mbi këshillimin dhe votimin duhet të përmbajë rrjedhën e votimit dhe vendimin që
është marrë. Procesverbalin e nënshkruajnë anëtarët e trupit gjykues dhe procesmbajtësi.

140.3 Procesverbali mbi këshillimin dhe votimin mbyllet në një zarf të veçantë.

140.4 Ky procesverbal mund të shikohet vetëm nga gjykata më e lartë kur vendos mbi mjetin juridik, e në
këtë rast procesverbali do të mbyllet përsëri në një kopertinë të veçantë në të cilën do të shënohet se
procesverbali është shikuar.

K REU XI

VENDIMET GJYQËSORE

Neni 141

141.1 Kur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut konstaton se është shkelur ndonjë e drejtë ose liri
themelore e njeriut e paraparë në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut
dhe në Protokollin plotësues të Konventës, pala brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita që ka
marrë formë të prerë vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mund të parashtrojë kërkesë
për ndryshimin e vendimit me të cilin është shkelur ajo.

141.2 Kërkesa parashtrohet në Gjykatën e Kosovës që ka vepruar në shkallë të parë, në procedurën në të
cilën është marrë vendimi, me të cilin është shkelur e drejta ose liria themelore e njeriut.

141.3 Në procedurën sipas kërkesës për ndryshimin e vendimit me të cilin është shkelur e drejta apo liria
e njeriut, në mënyrë të përshtatshme zbatohen dispozitat e këtij ligji për përsëritjen e procedurës.

29
141.4 Në procedurën e përsëritur gjykata është e detyruar që t’i marrë në konsideratë qëndrimet e
shprehura në vendimin e formës së prerë të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut me të cilin është
konstatuar shkelja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Neni 142

142.1 Gjykata jep vendime në seancë gjyqësore apo jashtë seance.

142.2 Vendimet e gjykatës jepen në formë të aktgjykimit apo të aktvendimit.

142.3 Mbi kërkesëpadinë gjykata vendos me aktgjykim, kurse në procedurën sipas padisë për shkak të
pengimit të posedimit me aktvendim.

142.4 Në procedurën e dhënies së urdhërpagesës aktvendimi me të cilin aprovohet kërkesëpadia jepet në
formë të urdhërpagesës.

142.5 Për të gjitha çështjet tjera gjykata vendos me anë të aktvendimit.

142.6 Vendimi mbi shpenzimet procedurale i përmbajtur në aktgjykim konsiderohet aktvendim.

A K T G J Y K I M I

Neni 143

143.1 Me aktgjykim gjykata vendos mbi kërkesën që ka të bëjë me çështjen kryesore dhe me kërkesat
aksesore.

143.2 Në qoftë se me një padi janë përfshirë disa kërkesëpadi, gjykata, zakonisht vendosë për të gjitha
me një aktgjykim te vetëm.

143.3 Në qoftë se gjykata i ka bashkuar disa procedime me qëllim të shqyrtimit të përbashkët të çështjeve,
kurse për vendosje përfundimtare është pjekur vetëm njëra nga to, mund të jepet aktgjykimi vetëm për
çështjen e tillë.

Neni 144

144.1 Gjykata mund ta urdhërojë palën e paditur që ta përmbushë premtimin e caktuar vetëm po që se
kërkesa e paditësit është bërë e realizueshme para se të përfundojë shqyrtimi kryesor i çështjes.

144.2 Po që se gjykata e aprovon kërkesën për ushqim ligjor apo për kompensimin e dëmit në formë të
rentës, për shkak të fitimit të humbur, apo të ardhurave tjera nga puna, i padituri mund të detyrohet edhe
për premtimet që ende nuk janë bërë të realizueshme.

144.3 Po që se premtimi që është objekt i kërkesëpadisë nuk është bërë i kërkueshëm deri në përfundimin
e shqyrtimit kryesor, gjykata e refuzon kërkesëpadinë si të parakohshme.

Neni 145

Në qoftë se paditësi ka kërkuar me padi që i padituri ta dorëzoj sendin e caktuar, duke deklaruar në padi,
apo deri në përfundimin e shqyrtimit kryesor se pranon që në vend të sendit të kërkuar, t’i paguhet një
shumë e të hollave, atëherë gjykata, nëse e aprovon kërkesëpadinë, në aktgjykim mund të konstatojë se i
padituri do të lirohet nga detyrimi i dorëzimit të sendit po që se e paguan shumën e tillë të të hollave.

Neni 146

146.1 Kur pala me aktgjykim urdhërohet që ta përmbushë ndonjë pretim, do të caktohet edhe afati brenda
te cilit duhet të përmbushet ai.

146.2 Po që se me dispozita të posaçme nuk është përcaktuar ndryshe, afati për përmbushjen e pretimit
është pesëmbëdhjetë (15) ditor, por për detyrimet që nuk përbëhen në të holla gjykata mund të caktoj afat
më të gjatë. Në kontestet nga marrëdhëniet në të cilat është dhënë kambiali apo çeku afati për
përmbushjen e detyrimit është shtatë (7) ditor.

30
146.3 Afati për përmbushjen e pretimit fillon të ecë ditën e parë pas dorëzimit të aktgjykimit palës së
urdhëruar për përmbushjen e pretimit.

a) Aktgjykimi i pjesshëm

Neni 147

147.1 Në qoftë se prej disa kërkesëpadive, për shkak të pohimit ose në bazë të shqyrtimit të mjaftueshëm,
njëra ose disa sosh, janë pjekur për vendim definitiv dhe meritor apo në qoftë se vetëm pjesa e një
kërkese është pjekur për vendim meritor, gjykata mundet, në pikëpamje të kërkesave të përgatitura,
përkatësisht të pjesës së kërkesës së përgatitur, ta përfundoj shqyrtimin dhe ta jep aktgjykimin (aktgjykimi
i pjesshëm).

147.2 Aktgjykimin e pjesshëm gjykata mund ta jep edhe kur është ngritur kundërpadia nga pala e paditur,
po që se për vendim është përgatitur vetëm kërkesa e padisë apo vetëm kërkesa e kundërpadisë.

147.3 Gjatë vlerësimit nëse duhet dhënë aktgjykimi i pjesshëm gjykata e merr ne konsideratë sidomos
madhësinë e kërkesës apo të pjesës së kërkesës që është përgatitur për vendim.

147.4 Në gjykimin në të cilin me padi apo kundërpadi janë përfshirë më tepër kërkesa nuk lejohet dhënia e
aktgjykimit të pjesshëm po që se për shkak të natyrës së raportit kontestues për themelësinë e kërkesave
të tilla mund të vendoset vetëm me anë të një aktgjykimi.

147.5 Në pikëpamje të mjeteve të goditjes dhe përmbarimit aktgjykimi i pjesshëm konsiderohet si vendim i
pavarur.

b) aktgjykimi ne baze te pohimit

Neni 148

148.1 Në qoftë se i padituri deri në përfundimin e shqyrtimit kryesor të çështjes e pohon kërkesëpadinë
pjesërisht apo tërësisht, gjykata e jep, pa shqyrtim të mëtejmë, aktgjykimin me të cilin e aprovon pjesën
apo gjithë kërkesëpadinë (aktgjykimi në bazë të pohimit).

148.2 Gjykata nuk e jep aktgjykimin në bazë të pohimit, edhe pse janë plotësuar kushtet e nevojshme, po
që se konstaton se është fjala për kërkesën me të cilën palët nuk mund të disponojnë lirisht (paragrafi 3 i
nenit 3 të këtij ligji).

148.3 Dhënia e aktgjykimit në bazë të pohimit mund të shtyhet për më vonë në qoftë se është e
nevojshme që për rrethanat nga paragrafi 2 i këtij neni të merren njoftimet e duhura.

148.4 Deklaratën mbi pohimin e kërkesëpadisë i padituri mund ta revokojë verbalisht në seancë
gjyqësore, apo me anë të parashtresës jashtë seancës gjyqësore, edhe pa pëlqimin e paditësit, deri në
momentin e dhënies së aktgjykimit.

c) aktgjykimi ne baze te heqjes dore nga kërkesëpadia

Neni 149

149.1 Në qoftë se paditësi, deri në përfundimin e seancës për shqyrtim kryesor të çështjes, heqë dorë nga
një pjesë e kërkesëpadisë apo nga e gjithë kërkesëpadia, gjykata pa shqyrtim të mëtejshëm e jep
aktgjykimin me të cilin e refuzon kërkesëpadinë në pjesën nga e cila paditësi ka hequr dorë apo në tërësi
(aktgjykimi në bazë të heqjes dorë

149.2 Për heqje dorë nga kërkesëpadia nuk nevojitet pëlqimi i palës së paditur.

149.3 Gjykata nuk e jep aktgjykimin në bazë të heqjes dorë nga kërkesëpadia edhe pse janë plotësuar
kushtet e nevojshme për një gjë të tillë, po që se konstaton se është fjala për kërkesën me të cilën palët
nuk kanë të drejtë të disponojnë lirisht (paragrafi 3 i nenit 3 të këtij ligji).

149.4 Dhënia e aktgjykimit në bazë të heqjes dorë nga kërkesëpadia shtyhet për më vonë po që se është
e nevojshme që të merren njoftime për rrethanat e paragrafit 3 të këtij neni.

31
149.5 Deklarata me të cilën është bërë heqja dorë nga kërkesëpadia gojarisht në seancë gjyqësore ose
me anë të parashtresës jashtë seancës gjyqësore, mund të revokohet nga pala paditëse edhe pa pëlqimin
e palës së paditur, deri në momentin e dhënies së aktgjykimit.

d) aktgjykimi për shkak të padëgjueshmerisë / mosbindjes

Neni 150

150.1 Në qoftë se i padituri, brenda afatit të përcaktuar me këtë ligj, nuk e paraqet në gjykatë përgjigjen në
padi, gjykata jep aktgjykim me të cilin e aprovon kërkesëpadinë (aktgjykimi për shkak të mosbindjes) po që
se janë plotësuar këto kushte:

a) po që se të paditurit i është dorëzuar rregullisht padia dhe thirrja për dhënien e përgjegjës në padi;

b) po që se themelësia e kërkesëpadisë del nga faktet e treguara në padi;

c) po që se faktet mbi të cilat mbështetet kërkesëpadia nuk janë në kundërshtim me provat që i ka
propozuar vet paditësi apo me faktet e ditura botërisht.

150.2 Nuk do të jepet aktgjykimi për shkak të mosbindjes përkundrejt plotësimit të kushteve nga paragrafi
1 i këtij neni, nëse gjykata konstaton se është fjala për kërkesën me të cilën palët nuk kanë të drejtë të
disponojnë lirisht (paragrafi 3 i nenit 3 të këtij ligji).

150.3 Dhënia e aktgjykimit kontumacional do të shtyhet në qoftë se ka nevojë që për rrethanat nga
paragrafi 2 i këtij neni të merren njoftime të duhura.

150.4 Në qoftë se nga faktet e treguara në padi nuk del themelësia e kërkesëpadisë, gjykata cakton
seancë përgatitore dhe po që se ne seancën e këtillë paditësi nuk e ndryshon padinë, jep aktgjykim me te
cilin e refuzon kërkesëpadinë.

150.5 Kundër aktvendimit të gjykatës me të cilin refuzohet propozimi i paditësit që të jepet aktgjykimi
kontumacional nuk lejohet ankimi.

150.6 Ne rastet nga paragrafi 3 i këtij neni aktgjykimi kontumacional mund të jepet edhe pa u dëgjuar
palët.

e) Aktgjykimi për shkak të mungesës

Neni 151

151.1 Kur të paditurit padia nuk i është dërguar për përgjigje, por vetëm bashkë me letërthirrje për në
seancë përgatitore, e ai nuk vjen në seancë deri në përfundimin e saj, apo në seancën e parë për
shqyrtim kryesor, nëse seanca përgatitore nuk është caktuar fare, gjykata me propozimin e paditësit apo
sipas detyrës zyrtare e jep aktgjykimin me të cilin aprovohet kërkesëpadia (aktgjykimi për shkak të
mungesës) po që se plotësohen këto kushte:

a) nëse i padituri është thirr rregullisht për në seancë;

b) nëse i padituri nuk e ka kontestuar kërkesëpadinë me anë të parashtresës;

c) nëse themelësia e kërkesëpadisë del nga faktet e treguara në padi;

d) nëse faktet në të cilat bazohet kërkesëpadia nuk janë në kundërshtim me provat e paraqitura nga vetë
paditësi apo me faktet e ditura botërisht;

e) nëse nuk ekzistojnë rrethana notore nga të cilat del përfundimi se e kanë penguar të paditurin shkaqe
të arsyeshme që të vijë në seancë.

151.2 Nuk do të jepet aktgjykimi për shkak të mungesës përkundrejt plotësimit të kushteve nga paragrafi 1
i këtij neni, po që se gjykata konstaton se është fjala për kërkesën me të cilën palët nuk kanë të drejtë të
disponojnë lirisht (paragrafi 3 neni 3 i këtij ligji).

32
151.3 Dhënia e aktgjykimit për shkak të mungesës shtyhet po që se ka nevojë që për rrethanat e
paragrafit 2 të këtij neni të merren njoftimet e duhura.

151.4 Në qoftë se nga faktet e treguara në padi nuk del themelësia e kërkesëpadisë, kurse padia në
seancën gjyqësore nuk është ndryshuar nga pala paditëse, gjykata do të jep aktgjykimin me të cilin
refuzohet kërkesëpadia si e pa themeltë.

151.5 Kundër aktvendimit me të cilin refuzohet propozimi i paditësit për dhënien e aktgjykimit për shkak të
mungesës nuk lejohet ankimi.

151.6 Në rastet e përcaktuara në paragrafin 3 të këtij neni aktgjykimin për shkak të mungesës gjykata
mund ta jap pa dëgjimin e palëve.

f) aktgjykimi pa shqyrtim kryesor te çështjes

Neni 152

Po që se i padituri me anë të përgjigjes në padi i ka pohuar faktet vendimtare, përkundrejt kontestimit të
kërkesëpadisë, gjykata mundet pa caktuar seance gjyqësore, të jep aktgjykim (neni 143 dhe 147 të këtij
ligji), nëse nuk ekzistojnë pengesa të tjera për dhënien e tij.

DHENIA, HARTIMI ME SHKRIM DHE DERGIMI I AKTGJYKIMIT

Neni 153

153.1 Gjykata e jep aktgjykimin më së voni brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e
përfundimit të shqyrtimit kryesor. Koha në të cilën jepet aktgjykimi quhet dita në të cilën ai hartohet me
shkrim.

153.2 Po që se gjyqtari e kalon afatin nga paragrafi 1 i këtij neni, ai ka për detyrë që me shkrim ta njoftoj
kryetarin e gjykatës për shkaqet e tejkalimit te tij.

Neni 154

154.1 Pas përfundimit të shqyrtimit kryesor gjykata i njofton palët e pranishme për ditën e dhënies së
aktgjykimit. Po që se ndonjëra nga palët nuk ka marrë pjesë në seancën për shqyrtimin kryesor, gjykata
me shkrim do të njoftoj atë për ditën e dhënies së aktgjykimit.

154.2 Në qoftë se palët janë njoftuar rregullisht për ditën e dhënies së aktgjykimit, afati për ankim kundër
aktgjykimit fillon te ecë ditën e nesërme pas dorëzimit të aktgjykimit.

Neni 155

155.1 Në rastet e jashtëzakonshme, gjykata mund të vendosë që dërgimi i aktgjykimit të bëhet edhe në
një mënyrë tjetër të përshtatshme, por jo në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.

155.2 Palës e cila nuk ka qen e njoftuar rregullisht për ditën e dhënies së aktgjykimit, gjykata detyrimisht ia
dërgon aktgjykimin në pajtim me dispozitat e këtij ligji për dërgimin e shkresave.

Neni 156

Aktgjykimi kontumacional, aktgjykimi për shkak të mungesës dhe aktgjykimi i gjykatës së shkallës së dytë i
dhënë pa u mbajtur seancë për shqyrtim të çështjes juridike, i dërgohet palëve ne pajtim me dispozitat e
këtij ligji për dërgimin e shkresave.

Neni 157

Në rastin nga neni 153 paragrafi 2 i këtij ligji, gjykata posa të konstatojë se do të shtyhet dita e dhënies së
aktgjykimit, do t’i njoftojë palët për një gjë të tillë, e aktgjykimi i dhënë do tu dërgohet palëve sipas
dispozitave të këtij ligji mbi dërgimin e shkresave.

Neni 158

33
Në rastet nga nenet 155,156 dhe 157 të këtij ligji afati për paraqitjen e mjetit të goditjes fillon të ecë nga
dita e nesërme në të cilën palës i dorëzohet aktgjykimi.

Neni 159

Aktgjykimin burimor e nënshkruan gjyqtari.

Neni 160

160.1 Aktgjykimi i përpiluar me shkrim duhet ta ketë: pjesën hyrëse, dispozitivin, arsyetimin dhe udhëzimin
mbi të drejtën e ankimit kundër aktgjykimit.

160.2 Pjesa hyrëse e aktgjykimit përmban: emrin e gjykatës, emrin dhe mbiemrin e gjyqtarit, emrin dhe
mbiemrin, vendbanimin, gjegjësisht vendqëndrimin e palëve, të përfaqësuesve të tyre ligjor dhe me
prokurë, tregimin e shkurtër të objektit të kontestit dhe vlerën e tij, ditën e përfundimit të shqyrtimit kryesor,
tregimin e palëve, të përfaqësuesve të tyre ligjor dhe me prokurë që kanë qenë të pranishëm në seancën
për shqyrtimin e tillë si dhe ditën kur është dhënë aktgjykimi.

160.3 Dispozitivi i aktgjykimit përmban: vendimin me të cilin aprovohen apo refuzohen kërkesat e veçanta
që kanë të bëjnë me çështjen kryesore dhe kërkesat aksesore, vendimin për ekzistimin apo mosekzistimin
e kërkesës së parashtruar me qëllim kompensimi të saj me kërkesëpadinë si dhe vendimin mbi
shpenzimet procedurale.

160.4 Arsyetimi i aktgjykimit përmban: kërkesat e palëve, faktet që i kanë parashtruar dhe provat që i kanë
propozuar, cilat nga faktet e tilla i ka vërtetuar, pse dhe si i ka vërtetuar ato fakte, e po që se i ka vërtetuar
me anë të provave, cilat prova i ka shfrytëzuar dhe si i ka vlerësuar ato.

160.5 Gjykata posaçërisht tregon se cilat dispozita të së drejtës materiale i ka zbatuar me rastin e
vendosjes mbi kërkesat e palëve. Kur është nevoja gjykata deklarohet edhe lidhur me qëndrimet e palëve
për bazën juridike të kontestit, si dhe për propozimet dhe prapësimet e tyre, për të cilat gjykata nuk ka
bërë arsyetime të vendimeve që i ka dhënë me herët gjatë procesit gjyqësor.

160.6 Në pjesën arsyetuese të aktgjykimit kontumacional, aktgjykimit në bazë të pohimit, aktgjykimit në
bazë të heqjes dorë nga kërkesëpadia, apo të aktgjykimit për shkak të mungesës, jepen vetëm arsyet që
e justifikojnë dhënien e aktgjykimeve të këtilla.

Neni 161

Po që se palët pas shpalljes së aktgjykimit kanë hequr dorë nga e drejta e ankimit, si dhe kur ato nuk kanë
kërkuar shprehimisht që aktgjykimi, që do tu dërgohet, ta përmbajë pjesën arsyetuese, gjykata nuk do ta
arsyetojë posaçërisht aktgjykimin e dhënë, por vetëm do të tregojë se palët kanë hequr dorë nga ankimi
dhe se nga ky shkak aktgjykimi nuk është arsyetuar.

Aktgjykimi plotësues

Neni 162

162.1 Po që se gjykata nuk ka vendosur mbi të gjitha kërkesat që është dashur të përfshihen me
aktgjykim, ose kur vetëm një pjesë e kërkesës ka mbetur pa u përfshirë me të, pala mundet brenda afatit
prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita kur i është dorëzuar aktgjykimi t’i propozojë gjykatës që të bëjë
plotësimin e tij.

162.2 Po që se pala nuk paraqet propozim për plotësimin e aktgjykimit do të konsiderohet se padia është
tërhequr në pjesën që ka mbetur pa u përfshirë me aktgjykimin e dhënë.

162.3 Propozimi i vonuar apo i pathemeltë për plotësimin e aktgjykimit, hidhet poshtë përkatësisht
refuzohet nga gjykata pa u caktuar seancë gjyqësore.

Neni 163

163.1 Kur gjykata konstaton se propozimi për plotësimin e aktgjykimit është i themeltë, e cakton seancën
për shqyrtim kryesor të çështjes, me qëllim të dhënies së aktgjykimit për pjesën e kërkesës që nuk është
zgjidhur (aktgjykimi plotësues).
34

163.2 Aktgjykimi plotësues mund të jepet edhe pa u hapur përsëri shqyrtimi kryesor, po që se këtë
aktgjykim e jep gjyqtari që e ka dhënë aktgjykimin e parë, por pas konstatimit se kërkesa për të cilën
propozohet plotësimi është i shqyrtuar mjaftueshëm.

163.3 Në qoftë se propozimi për plotësimin e aktgjykimit ka të bëjë vetëm me shpenzimet e procedurës,
aktvendimin mbi propozimin e jep gjykata pa caktuar seancë gjyqësore.

Neni 164

164.1 Në qoftë se, përpos propozimit për plotësimin e aktgjykimit, kundër tij është paraqitur edhe ankesa,
ajo nuk e dërgon ankesën në gjykatën e shkallës së dytë derisa të mos merret vendimi mbi propozimin për
plotësim, si dhe derisa të mos skadojë afati për goditjen e tij.

164.2 Po që se kundër vendimit mbi plotësimin e aktgjykimit ngrihet ankesa, kjo ankesë së bashku me
ankesën kundër aktgjykimit të parë, do t’i dërgohet gjykatës së shkallës së dytë.

164.3 Në qoftë se aktgjykimi goditet me anë të ankesës vetëm nga shkaku se gjykata nuk ka vendosur me
të për të gjitha kërkesat e palëve që janë objekt i procesit gjyqësor, ankesa do të konsiderohet si propozim
për dhënien e aktgjykimit plotësues.

Korrigjimi i aktgjykimit

Neni 165

165.1 Gabimet në emra dhe numra, si dhe gabimet tjera në shkrim dhe llogaritje, mungesat në aspektin e
formës së aktgjykimit dhe mospajtimi i kopjes me origjinalin e aktgjykimit, i korrigjon gjykata në çdo kohë.

165.2 Korrigjimi i gabimeve bëhet me aktvendim të posaçëm që shkruhet në fund të origjinalit të
aktgjykimit, kurse palëve u dërgohet kopja e aktvendimit të tillë.

165.3 Po që se midis origjinalit dhe kopjes së aktgjykimit ekziston mospajtimi në pikëpamje të ndonjë
vendimi të përmbajtur në dispozitivin e aktgjykimit, palëve do t’u dërgohet kopja e korrigjuar e aktgjykimit,
duke treguar se me këtë kopje të aktgjykimit zëvendësohet kopja e mëparshme e aktgjykimit. Në rast të
këtillë afati për ankim kundër pjesës së korrigjuar të aktgjykimit fillon të ecë nga dita e dorëzimit të kopjes
së korrigjuar të aktgjykimit.

165.4 Për korrigjimin e aktgjykimit gjykata vendosë pa dëgjimin e palëve.

Forma e prerë e aktgjykimit

Neni 166

166.1 Aktgjykimi i cili nuk mund të goditet me anë të ankesës bëhet i formës së prerë për aq sa është
vendosur me të mbi kërkesëpadinë apo të kundërpadisë.

166.2 Gjykata gjatë gjithë procedimit të çështjes kujdeset sipas detyrës zyrtare se a mos është gjë e
gjykuar çështja e ngritur me padi dhe nëse konstaton se procedura është iniciuar për kërkesën për të cilën
ekziston vendimi i formës së prerë, padia duhet të hedhet poshtë si e palejueshme.

166.3 Po që se në aktgjykim është vendosur mbi kërkesën të cilën i padituri e ka parashtruar me anë të
prapësimit me qëllim të kompensimit me kërkesën e padisë, atëherë vendimi për ekzistimin apo
mosekzistimin e kërkesës së tillë të të paditurit bëhet i formës së prerë.

Neni 167

167.1 Aktgjykimi i formës së prerë prodhon efekt juridik vetëm ndërmjet palëve ndërgjyqëse, përveç kur
nga shkaku i natyrës së raportit kontestues apo, sipas urdhrit të ligjit, prodhon efekt kundër personave të
tretë.

167.2 Forma e prerë e aktgjykimit lidhet për gjendjen e raportit juridik në kohën e përfundimit të shqyrtimit
kryesor të çështjes.

35



Neni 168

Në rast të gjykimit të mëvonshëm sipas padisë së palës të ngritur kundër ndërhyrësit që bashkë me të ka
marrë pjesë në procedurën e mëparshme, gjykata nuk mund të vendosë në kundërshtim me vendimin e
mëparshëm, përveç se kur e aprovon prapësimin për ndjekjen e çështjes në gjyq me pa ndërgjegje.

Neni 169

169.1 Gjykata është e lidhur për aktgjykimin e saj që nga momenti i dhënies së tij.

169.2 Aktgjykimi vepron ndaj palëve nga dita e dhënies, kurse në rastet nga nenet 155,156 dhe l57 të
këtij ligji, nga dita kur u është dorëzuar.


K REU XII

A K T V E N D I M I

Neni 170

170.1 Të gjitha aktvendimet që jepen në seancë gjyqësore i shpallë gjyqtari.

170.2 Aktvendimi i shpallur në seancën gjyqësore u dërgohet palëve në kopje të verifikuara vetëm nëse
mund të goditen me ankesë të posaçme, apo nëse në bazë të aktvendimit mund të kërkohet menjëherë
përmbarimi, apo nëse një gjë të tillë e kërkon drejtimi i procesit.

Neni 171

171.1 Gjykata është e lidhur për aktvendimet e saja, po që se ato nuk i përkasin drejtimit të procesit, apo
nëse me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe.

171.2 Në rastet në të cilat aktvendimi nuk i dërgohet palëve, ai ndaj tyre prodhon efekt posa të jetë
shpallur.

Neni 172

172.1 Aktvendimet të cilat gjykata i jep jashtë seancave gjyqësore u komunikohen palëve duke iu dërguar
kopja e vërtetuar e aktvendimit.

172.2 Po që se me anë të aktvendimit refuzohet propozimi i njërës nga palët, pa dëgjim paraprak të palës
kundërshtare, atëherë kësaj të dytës nuk i dërgohet aktvendimi i tillë.

Neni 173

Aktvendimi duhet ta ketë arsyetimin po që se kundër tij mund të bëhet ankim i veçantë, e mund të
përmbajë atë edhe në ndonjë rast tjetër kur gjykata e quan të nevojshme një gjë të tillë.

Neni 174

Aktvendimet e formës së prerë gjobat e shqiptuar sipas dispozitave të këtij ligji përmbarohen sipas
detyrës zyrtare.

Neni 175

Dispozitat e neneve 146, 153, 160 dhe 169 paragrafi 2 të këtij ligji në mënyrë të përshtatshme aplikohen
edhe kur kem të bëjmë me aktvendimet.

PROCEDURA SIPAS MJETEVE TË GODITJES

K REU XIII
36

Mjetet e zakonshme të goditjes

ANKESA KUNDEËR AKTGJYKIMIT

E drejta e ankimit

Neni 176

176.1 Kundër aktgjykimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë palët mund të bëjnë ankim brenda afatit
prej pesëmbëdhjetë ditësh (15) nga dita e dorëzimit të kopjes së aktgjykimit, po që se me këtë ligj nuk
është caktuar ndonjë afat tjetër. Në kontestet nga raportet në të cilat është dhënë aktgjykimi në bazë të
kambialit apo çekut, afati për ankim është shtatë (7) ditor.

176.2 Ankimi i bërë brenda afatit të përcaktuar me ligj pengon që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë në
pjesën e goditur me ankim.

176.3 Mbi ankimin kundër aktgjykimit vendosë gjykata e shkallës së dytë.

Neni 177

177.1 Pala mund të heqë dorë nga e drejta e ankimit që nga momenti kur i është dorëzuar aktgjykimi.

177.2 Deri ne momentin e dhënies së vendimit të gjykatës së shkallës së dytë pala mund ta tërheqë
ankesën e paraqitur.

177.3 Deklarata për heqjen dorë nga e drejta e ankimit dhe ajo për tërheqjen e ankesës nuk mund të
revokohet.

Përmbajtja e ankesës

Neni 178

Ankesa duhet të përmbajë:

a) tregimin e aktgjykimit kundër të cilit paraqitet ankimi;

b) deklaratën se aktgjykimi kundërshtohet në tërësi ose në pjesën e caktuar;

c) shkaqet e ankimit me arsyetim;

d) nënshkrimin e paraqitësit të ankimit.

Neni 179

179.1 Në qoftë se ankesa nuk i përmban elementet nga neni 178 i këtij ligji (ankesa jo e plotë), gjykata e
shkallës së parë me anë të aktvendimit, kundër të cilit nuk lejohet ankimi, e thërret ankuesin që brenda
afatit prej shtatë ditësh ta plotësojë ankesën e paraqitur.

179.2 Po që se ankuesi brenda afatit nga paragrafi 1 i këtij neni nuk vepron sipas kërkesës së gjykatës,
gjykata me aktvendim e hedhë poshtë ankesën si jo të plotë.

Neni 180

180.1 Në ankesë nuk mund të paraqiten fakte të reja dhe të propozohen prova të reja, përveç se kur
ankuesi jep prova se pa fajin e vet nuk ka mundur t’i paraqesë, përkatësisht t’i propozojë gjer në
përfundimin e shqyrtimit kryesor në gjykatën e shkallës së parë.

180.2 Duke i treguar faktet e reja, ankuesi ka për detyrë që t’i përmendë provat me të cilat faktet e tilla do
të vërtetoheshin, kurse duke i treguar provat e reja, ka për detyrë t’i përmendë faktet të cilat me provat e
tilla duhet vërtetuar.

37
180.3 Prapësimi i parashkrimit dhe prapësimi me qëllim kompensimi, që nuk janë paraqitur në gjykimin e
shkallës së parë, nuk mund të paraqiten me ankesë.

180.4 Po që se me paraqitjen e fakteve të reja dhe me propozimin e provave të reja, shkaktohen
shpenzime procedurale në procedurën e ankimit, shpenzimet e tilla i mbetën në ngarkim palës që i ka
paraqitur faktet e reja, përkatësisht që i ka propozuar provat e reja.

Shkaqet nga të cilat mund të goditet aktgjykimi

Neni 181

181.1 Aktgjykimi mund të goditet:

a) për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës kontestimore;

b) për shkak të konstatimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike;

c) për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.

181.2 Aktgjykimi në bazë të pohimit dhe aktgjykimi në bazë të heqjes dorë nga kërkesëpadia mund të
goditen për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës kontestimore, apo nga shkaku se deklarata e
pohimit, gjegjësisht e heqjes dorë nga kërkesëpadia, është dhënë në lajthitje apo nën ndikimin e dhunës
apo mashtrimit.

Neni 182

182.1 Shkelja thelbësore e dispozitave të procedurës kontestimore ekziston në çoftë se gjykata gjatë
procedurës nuk e ka zbatuar apo ka zbatuar në mënyrë jo të drejt ndonjë dispozitë të këtij ligji, kurse kjo
ka pasur apo ka mundë të ketë ndikim në nxjerrjen e aktgjykimit të ligjshëm e të drejtë.

182.2 Shkelja thelbësore e dispozitave të procedurës kontestimore ekziston gjithmonë:

a) në qoftë se gjykata është përbërë jo sipas dispozitave ose në çoftë se në nxjerrjen e aktgjykimit ka
marrë pjesë gjyqtari që nuk ka marrë pjesë në seancën kryesore;

b) në qoftë se është vendosur për kërkesën e cila nuk bënë pjesë në juridiksionin gjyqësor;

c) në çoftë se në nxjerrjen e aktgjykimit ka marrë pjesë gjyqtari i cili sipas ligjit duhet të përjashtohet,
respektivisht me vendim të gjykatës ka qenë i përjashtuar ose me rastin e dhënies se vendimit ka marrë
pjesë personi i cili nuk e ka cilësinë e gjyqtarit;

d) në çoftë se gjykata sipas prapsmit të palëve gabimisht ka vendosur se është e kompetencës lëndore;

e) në çoftë se është vendosur për kërkesën sipas padisë të ngritur pas afatit të përcaktuar me ligj;

f) në çoftë se gjykata ka vendosur për kërkesëpadinë për të cilën është me kompetencë lëndore gjykata
më e lartë e llojit të njëjtë, gjykata e llojit tjetër;

g) në çoftë se në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, gjykata e ka bazuar vendimin e vetë në disponimin
e palejueshëm të palëve, (neni 3 paragrafi 3 i këtij ligji);

h) në qoftë se në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, gjykata ka nxjerr aktgjykim për shkak të pohimit,
mosbindjes, mungesës, heqjes dorë nga kërkesëpadia, ose pa mbajtjen e shqyrtimit kryesor;

i) në qoftë se ndonjërës nga palët me veprimin e paligjshëm, e sidomos me mosdhënien e mundësisë për
shqyrtimin e çështjes në gjykatë;

j) në qoftë se në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, gjykata e ka refuzuar kërkesën e palës, që në
procedurë të përdorë gjuhën dhe shkrimin e vet e të ndjek procesin në gjuhën e vet, kurse për këtë arsye
ankohet;

k) në qoftë se në procedurë si paditës, ose i paditur, ka marrë pjesë personi që nuk mund të jetë palë në
procedurë, apo në qoftë se palën që është person juridik nuk e ka përfaqësuar personi i autorizuar, ose në
38
qoftë se palën me pazotësi procedurale nuk e ka përfaqësuar përfaqësuesi ligjor ose në qoftë se
përfaqësuesi ligjor, respektivisht përfaqësuesi me prokurë i palës nuk ka pasur autorizim të nevojshëm për
zhvillimin e procedurës apo për kryerjen e ndonjë veprimi në procedurë, në qoftë se zhvillimi i procedurës,
respektivisht ushtrimi i veprimeve te veçanta në procedurë nuk është lejuar më vonë;

l) në qoftë se është vendosur për kërkesën për të cilën vazhdon procedura apo për të cilën më parë është
nxjerr aktgjykimi i formës se prerë, ose prej të cilit paditësi njëherë ka hequr dorë ose për të cilin është
lidhur pajtimi gjyqësor;

m) në qoftë se, në kundërshtim me ligjin është përjashtuar publiku në seancën kryesore;

n) në qoftë se aktgjykimi ka të meta për shkak të të cilave nuk mund të ekzaminohen, e sidomos në qoftë
se dispozitivi i aktgjykimit është i pakuptueshëm apo kontradiktor me vetvete ose me arsyet e aktgjykimit,
apo nëse aktgjykimi nuk ka fare arsye apo në të nuk janë treguar fare arsyet për faktet vendimtare, ose
ato arsye janë të paqarta, ose kontradiktore, ose nëse për faktet vendimtare ekzistojnë kundërthënie midis
asaj që në arsyet e aktgjykimit thuhet për përmbajtje të dokumentit ose të procesverbalit për thëniet e
dhëna në procedurë dhe të vet atyre dokumenteve ose të procesverbalit;

o) në qoftë se me aktgjykim është tejkaluar kërkesëpadia.

Neni 183

183.1 Ekziston vërtetimi i gabuar apo jo i plotë i gjendjes faktike kur gjykata gabimisht e ka vërtetuar
ndonjë fakt vendimtar, përkatësisht kur faktin e tillë nuk e ka vërtetuar fare.

183.2 Ekziston konstatimi jo i plotë i gjendjes faktike edhe kur për këtë flasin faktet e reja apo provat e
reja.

Neni 184

Zbatimi i gabueshëm i së drejtës materiale ekziston kur gjykata nuk e ka zbatuar dispozitën e së drejtës
materiale qe është dashur ta zbatojë, apo kur dispozitën e tillë nuk e ka zbatuar në mënyrë të drejtë.

Procedura sipas ankesës

Neni 185

Ankesa i paraqitet gjykatës e cila e ka dhënë aktgjykimin e shkallës së parë, në një numër të mjaftueshem
ekzemplarësh për gjykatën dhe palën kundërshtare.

Neni 186

186.1 Ankesën e paraqitur tej afatit të parashikuar me ligj, atë jo të plotë, apo të palejueshme e hedhë
poshtë me aktvendim gjykata e shkallës së parë pa caktuar fare seancë gjyqësore.

186.2 Ankesa është e pa afatshme po që se është paraqitur pas skadimit të afatit ligjor për paraqitjen e
saj.

186.3 Ankesa është e palejueshme po që se e ka paraqitur personi që nuk është i autorizuar për
paraqitjen e saj, apo personi që ka hequr dorë nga e drejta e ankimit apo që e ka tërhequr ankesën e
paraqitur, apo në qoftë se personi që e ka paraqitur ankesën nuk ka interes juridik për paraqitjen e
ankesës.

Neni 187

187.1 Një ekzemplar të ankesës së paraqitur me kohë, të lejueshme dhe të plotë, gjykata e shkallës së
parë ia dërgon palës kundërshtare, e cila mundet, brenda afatit prej shtatë ditësh, të paraqesë po në këtë
gjykatë përgjigje në ankese.

187.2 Një ekzemplar të përgjigjes në ankesë gjykata e shkallës së parë ia dërgon ankuesit menjëherë, ose
më së voni brenda afatit shtatë ditor nga arritja e saj në gjykatë.

39
187.3 Përgjigja në ankesë e paraqitur pas afatit nuk do të merret në shqyrtim nga gjykata e shkallës së
dytë.

187.4 Parashtresat që mbërrijnë në gjykatë pas arritjes së përgjegjës në ankesë, apo pas skadimit të afatit
për përgjigje në ankesë nuk do të merren në shqyrtim, përpos kur gjykata nga pala shprehimisht kërkon
deklarata plotësuese.

Neni 188

188.1 Pas pranimit të përgjigjes në ankesë, apo pas skadimit të afatit për përgjigje në ankesë, gjykata e
shkallës së parë ankesën dhe përgjigjen në ankesë, nëse është paraqitur me të gjitha shkresat e lëndës ia
dërgon gjykatës së shkallës së dytë në afat prej shtatë ditësh më së shumti.

188.2 Po që se ankuesi pretendon se në procedurën e shkallës së parë janë shkelur dispozitat e
procedurës kontestimore, gjykata e shkallës së parë mund të jep shpjegime lidhur me thëniet në ankesë
që i përkasin shkeljeve të tilla, e sipas nevojës mund të bëjë hetime me qëllim të verifikimit të saktësisë së
thënieve përkatëse ne ankese.

Neni 189

189.1 Pasi të arrijë në gjykatën e shkallës së dytë dosja e lëndës, gjyqtari relator e përgatitë raportin me
qëllim të shqyrtimit të lëndës në gjykatën e ankimit, e cila gjykon me trup gjykues të përbërë nga tre
gjyqtar.

189.2 Gjyqtari relator, po që nevoja, nga gjykata e shkallës së parë mund të kërkojë raport për shkeljet e
dispozitave procedurale dhe mungesat tjera të përmendura në ankesë, si dhe të kërkojë që, me qëllim të
konstatimit të shkeljeve, përkatësisht mungesave të tilla, të bëhen hetimet e duhura.

Neni 190

190.1 Gjykata e shkallës së dytë vendosë për ankesën në seancë të trupit gjykues ose në bazë të
shqyrtimit të çështjes në seanca gjyqësore.

190.2 Gjykata e shkallës së dytë e cakton shqyrtimin e çështjes kur vlerëson se për konstatimin e gjendjes
faktike, saktësisht dhe plotësisht, duhet vërtetuar fakte të reja dhe marrë prova të reja nën kushtet e nenit
180 paragrafët 1 dhe 2 të këtij ligji.

190.3 Gjykata e shkallës së dytë do ta caktojë shqyrtimin e drejtpërdrejt të çështjes edhe po që se
aktgjykimi i shkallës së parë është anuluar dy herë dhe kur në seancën e kolegjit vlerëson se aktgjykimi
kundër të cilit është paraqitur ankimi është bazuar në shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës
kontestimore, apo në gjendjen faktike të konstatuar gabimisht apo në mënyrë jo të plotë.

190.4 Gjykata e shkallës së dytë mund ta caktojë shqyrtimin e çështjes edhe kur vlerëson se me qëllim të
konstatimit të drejtë të gjendjes faktike duhet përsëri të merren të gjitha ose disa nga provat e
administruara në gjykatën e shkallës së parë.

Neni 191

191.1 Për në seancën e shqyrtimit të çështjes drejtpërsëdrejti thirren palët, përkatësisht përfaqësuesit e
tyre ligjor apo me prokurë, si dhe dëshmitarët dhe ekspertët, dëgjimin e të cilëve e quan të nevojshëm
gjykata e ankimit.

191.2 Po që se nga seanca mungon ankuesi, shqyrtimi nuk bëhet, kurse vendimi do te merret në bazë të
thënieve të ankesës dhe të atyre në përgjigjen në ankesë.

191.3 Po që se në seancën e caktuar për shqyrtim të çështjes nuk vjen pala që nuk është ankues, gjykata
vepron në të dhe e jep vendimin meritor.

191.4 Në letërthirrjen për seancë pala njoftohet me pasojat procedurale të mosardhjes në shqyrtimin e
çështjes.

Neni 192

40
192.1 Shqyrtimi i çështjes para gjykatës së shkallës së dytë fillon me shpjegimet e thukta të relatorit lidhur
me çështjen, por pa e shprehur mendimin e tij rreth themelësisë së ankesës.

192.2 Pas kësaj lexohet aktgjykimi, apo pjesa e tij e goditur me ankesë, e kur është nevoja edhe
procesverbali mbi shqyrtimin kryesor para gjykatës së shkallës së parë. Mandej ankuesi e arsyeton
ankimin e vet, kurse pala kundërshtare përgjigjen në ankesë.

192.3 Po që se ndonjë mjet provues nuk mund të shfrytëzohet drejtpërdrejtë, gjykata e ankimit vendosë që
të lexohet procesverbali në pjesën që e përmban provën e tillë.

Neni 193

E gjithë ajo që është parashikuar me këtë ligj, për procedurën e shkallës së parë, në mënyrë adekuate do
të zbatohet edhe në procedurën para gjykatës së shkallës së dytë.

Kufijtë e ekzaminimit të aktgjykimit të shkallës së parë

Neni 194

Gjykata e ankimit ekzaminon aktgjykimin e shkallës së parë në atë pjesë në të cilën është goditur me
ankesë dhe atë brenda kufijve të shkaqeve të treguara në ankesë, duke u kujdesur sipas detyrës zyrtare
për zbatimin e së drejtës materiale si dhe për shkeljen e dispozitave të procedurës kontestimore nga neni
182 paragrafi 2, pika b), g), j), k) dhe m) të këtij ligji.

Vendimet e gjykatës së shkallës së dytë mbi ankesën

Neni 195

195.1 Gjykata e ankimit mundet, në seancën e kolegjit apo në bazë të shqyrtimit të çështjes të bërë
drejtpërdrejt para saj :

a) ta hedhë poshtë ankesën si të vonuar, jo të plotë apo të palejueshme;

b) ta prishë aktgjykimin e goditur dhe ta hedhë poshtë padinë;

c) ta prishë aktgjykimin e goditur dhe ta kthej çështjen në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë;

d) ta refuzoj ankesën si të pathemeltë dhe ta vërtetoj aktgjykimin e goditur;

e) ta ndryshoj aktgjykimin e shkallës së parë.

195.2 Gjykata e shkallës së dytë nuk është e lidhur për propozimin e parashtruar ne ankesë.

Neni 196

Ankesën e vonuar, jo të plotë, apo jo të lejueshme, e hedhë poshtë gjykata e shkallës së dytë
me aktvendim, po që se nuk e ka bërë një gjë të tillë gjykata e shkallës siç parashikuar në (nenin 186).

Neni 197

Gjykata e shkallës së dytë në seancën e kolegjit, apo në bazë të shqyrtimit të bërë të çështjes, me
aktvendim e prishë aktgjykimin e shkallës së parë dhe çështjen ia kthen për rigjykim të njëjtës gjykatë të
shkallës së parë, në qoftë se konstaton se ekziston njëri ndër këto shkaqe të përmendura në ankesë:

a) po që se në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji gjykata e ka dhënë aktgjykimin në bazë të pohimit,
apo aktgjykimin në bazë të heqjes dorë nga kërkesëpadia;

b) po qe se ndonjërës nga palët me veprim të kundërligjshëm, e sidomos për shkak të mos thirrjes në
mënyrë të rregullt, nuk i është dhënë mundësia që të marre pjese në shqyrtimin e çështjes, kurse veprimi i
tille ka pasur ndikim në dhënien e vendimit të ligjshëm dhe të drejtë;

c) po qe se gjykata e ka dhënë aktgjykimin pa e bërë shqyrtimin kryesor te çështjes juridike;

41
d) po që se në dhënien e aktgjykimit ka marrë pjesë gjyqtari i cili sipas vet ligjit duhet të përjashtohet nga
gjykimi.

Neni 198

198.1 Në qoftë se gjykata e shkallës së dytë konstaton se në gjykatën e shkallës së parë është vendosur
mbi kërkesën e cila nuk bënë pjese në kompetencën gjyqësore, apo për kërkesën për të cilën ekziston
gjyqëvarësia në gjykimin tjetër, apo për të cilën ekziston aktgjykimi i formës së prerë, apo nga e cila
paditësi ka hequr dorë, ose për të cilën ekziston pajtimi gjyqësor, atëherë ajo e prishë aktgjykimin e
shkallës së parë dhe e hedhë poshtë padinë.

198.2 Në qoftë se gjykata e shkallës së dytë konstaton se në procedurën e shkallës së parë ka vepruar, si
paditës apo i paditur, personi që nuk mund të jetë palë ndërgjyqëse, apo nëse palën që është person
juridik nuk e ka përfaqësuar personi i autorizuar, apo nëse palën me pazotësi procedurale nuk e ka
përfaqësuar përfaqësuesi ligjor, apo nëse përfaqësuesi ligjor, ose ai me prokurë, nuk i ka pasur
autorizimet e duhura për ndjekjen e çështjes në gjyq, apo për kryerjen e veprimeve procedurale të
veçanta, gjegjësisht nëse veprimet e caktuar të kryera në procedurë më vonë nuk i ka aprovuar vetë pala,
varësisht nga natyra e shkeljes konkrete të ligjit, e prishë aktgjykimin e shkallës së parë dhe ia kthen
çështjen gjykatës kompetente te shkallës së parë, apo e prishë aktgjykimin dhe e hedhë poshtë padinë.

198.3 Kur gjykata e shkallës së dytë e prishë aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë dhe çështjen ia
kthen të njëjtës gjykatë për rigjykim, ajo mund të urdhërojë që rishqyrtimi i çështjes të bëhet nga gjyqtari
tjetër.

198.4 Në pjesën arsyetuese të aktvendimit, me të cilin prishet aktgjykimi i shkallës së parë, duhet treguar
se cilat dispozita të procedurës kontestimore janë shkelur dhe çka e përbënë shkeljen e tillë.

Neni 199

Gjykata e çështjes ka për detyrë që menjëherë pasi t’i arrijë aktvendimi i gjykatës së shkallës së dytë, të
caktojë seancën përgatitore apo seancën për shqyrtimin kryesor të çështjes e cila duhet të mbahet më së
voni brenda afatit tridhjetë (30) ditor pas arritjes së aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë, si dhe t’i
kryejë të gjitha veprimet procedurale dhe t’i shqyrtojë të gjitha çështjet kontestuese që i ka ofruar gjykata e
shkallës së dytë në aktvendimin e saj.

Neni 200

Gjykata e shkallës së dytë me aktgjykim e refuzon ankesën si të pathemeltë dhe e vërteton aktgjykimin e
shkallës së parë nëse konstaton se nuk ekzistojnë shkaqet nga të cilat është goditur aktgjykimi, e as
shkaqet për të cilat ajo kujdeset sipas detyrës zyrtare.

Neni 201

Gjykata e shkallës së dytë në seancën e kolegjit, apo në bazë të shqyrtimit të çështjes kryesore
drejtpërsëdrejti, me aktgjykim e ndryshon aktgjykimin e shkallës së parë, po që se konstaton se ekziston
ndonjëri nga këto shkaqe të treguara në ankesë:

a) nëse ka konstatuar se ekziston shkelja e dispozitave të procedurës kontestimore, përpos atyre të
përmendura në nenin 197 të këtij ligji;

b) nëse në seancën e kolegjit, me anë të vlerësimit ndryshe të shkresave dhe provave të marra në mënyrë
indirekte, ka konstatuar gjendje tjetër faktike nga ajo e përmbajtur në aktgjykimin e shkallës së parë;

c) nëse pas shqyrtimit direkt të çështjes, në bazë të provave të reja, apo në bazë të marrjes rishtas të
provave të administruara nga gjykata e shkallës së parë, ka konstatuar gjendje tjetër faktike nga ajo e
përmbajtur në aktgjykimin e shkallës së parë;

d) nëse konsideron se gjendja faktike e përmbajtur në aktgjykimin e shkallës së parë është konstatuar
drejte, por e drejta materiale është zbatuar gabimisht nga gjykata e shkallës së parë;

e) nëse ka konstatuar se me aktgjykimin e shkallës së parë është tejkaluar kërkesëpadia ashtu që me të
është pranuar me tepër se që është kërkuar me padi.

42

Neni 202

Në qoftë se gjykata e ankimit, në seancën e kolegjit, konstaton se me aktgjykimin e shkallës së parë është
tejkaluar kërkesëpadia, ashtu që me të është vendosur për ndonjë çështje tjetër e jo për atë të ngritur me
padi, atëherë ajo me aktvendim e prishë aktgjykimin e shkallës së parë dhe e kthen çështjen për procedim
të serishëm.

Neni 203

Gjykata e shkallës së dytë nuk mund ta ndryshojë aktgjykimin e shkallës së parë në dëm të palës
ankuese, po që se vetëm ajo ka bërë ankim, e jo edhe pala kundërshtare.

Neni 204

Në arsyetimin e aktgjykimit, gjegjësisht të aktvendimit, gjykata e shkallës së dytë duhet t’i vlerësojë thëniet
në ankesë që kanë qenë të rëndësisë vendimtare për dhënien e vendimit të saj.

Neni 205

Gjykata e shkallës së dytë ia kthen të gjitha shkresat e lëndës gjykatës së shkallës së parë me një numër
të mjaftueshëm ekzemplarësh të vendimit të vet për t’ ua dërguar palëve dhe personave të interesuar, si
dhe një ekzemplar për gjykatën e shkalles së parë. Gjykata e shkallës së dytë e bënë një gjë të këtillë
brenda afatit tridhjetë (30) ditor nga dita e dhënies së vendimit të saj.

ANKESA KUNDËR AKTVENDIMIT

Neni 206

206.1 Kundër aktvendimit të gjykatës së shkallës së parë lejohet ankimi, në qofte se në këtë ligj nuk është
përcaktuar që ankimi nuk lejohet.

206.2 Po që se me këtë ligj parashihet shprehimisht se ankimi i veçantë nuk lejohet, aktvendimi i shkallës
së parë mund të goditet vetëm me anë të ankesës që paraqitet kundër vendimit me të cilin përfundon
procedimi i çështjes në gjykatën e shkallës së parë.

Neni 207

207.1 Ankesa e paraqitur brenda afatit ligjor e pengon përmbarimin e aktvendimit, në qoftë se me këtë ligj
nuk është parashikuar ndryshe.

207.2 Aktvendimi kundër të cilit nuk lejohet ankim i veçantë mund të përmbarohet menjëherë.

Procedura sipas ankesës dhe vendimet e gjykatës së shkallës së dytë

Neni 208

Në procedurën sipas ankesës së veçantë, të paraqitur kundër aktvendimit, në mënyrë adekuate do të
zbatohen dispozitat e këtij ligji që vlejnë për ankesën kundër aktgjykimit, përveç dispozitave me të cilat
parashihet mundësia e shqyrtimit të çështjes drejtpërsëdrejti nga gjykata e shkallës së dytë.

Neni 209

Duke vendosur për ankimin e veçantë, gjykata e shkallës së dytë mundë:

a) të hedhë poshtë ankesën si jo të kohëshme, jo të plotë, apo jo të lejueshme;

b) të refuzon ankesën si të pa themeltë dhe e vërteton aktvendimin e gjykatës së shkallës së parë;

c) të aprovon ankesën dhe të ndryshon aktvendimin e goditur;

d) të aprovojë ankesën dhe të anulojë aktvendimin e goditur, e kur është nevoja ta kthej çështjen në
procedim të serishëm.
43

Neni 210

Në procedurën e shkallës së dytë sipas ankesës jo të veçantë shkaku për të cilin është sulmuar
aktvendimi shërben si një nga shkaqet e goditjes së vendimit përfundimtar. Kur gjykata e shkallës së dytë
konstaton se ekziston parregullsia e pretenduar lidhur me aktvendimin e goditur me ankesë jo të veçantë
veprohet në ndonjërën nga mënyrat e përcaktuara në nenin 195 të këtij ligji.

K REU XIV

MJETET E JASHTËZAKONSHME TË GODITJES

REVIZIONI

Neni 211

211.1 Kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së dytë, palët mund të paraqesin revizion brenda afatit
prej tridhjetë (30) ditësh nga dita në të cilën u është dorëzuar aktgjykimi.

211.2 Revizioni nuk lejohet në kontestet pasurore-juridike në të cilat kërkesëpadia ka të bëjë me kërkesat
në të holla, me dorëzimin e sendit, ose me përmbushjen e ndonjë premtimi tjetër, po që se vlera e objektit
të kontestit në pjesën e goditur të aktgjykimit nuk i kalon 3.000 Euro.

211.3 Revizioni nuk lejohet në kontestet pasurore-juridike në të cilat kërkesëpadia nuk ka të bëjë me
kërkesat në para, me dorëzimin e sendit apo me përmbushjen e ndonjë premtimi tjetër, po që se vlera e
objektit të kontestit e treguar në padinë e paditësit nuk e kalon shumën prej 3.000 Euro.

211.4 Përjashtimisht edhe kur është fjala për kërkesëpadinë nga paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, revizioni
gjithmonë është i lejuar:

a) në kontestet për ushqim;

b) në kontestet për shpërblimin e dëmit për ushqimin e humbur, për shkak të vdekjes së dhënësit të
ushqimit;

c) në kontestet nga marrëdhëniet e punës të cilat i fillon i punësuari kundër vendimit për shuarjen e
marrëdhënies së punës.

Neni 212

Për revizionin vendos Gjykata Supreme e Kosovës.

Neni 213

Revizioni i paraqitur nuk është pengesë për përmbarimin e aktgjykimit të formës së prerë të goditur.

Neni 214

214.1 Revizioni mund të paraqitet:

a) për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës kontestimore nga neni 188 i këtij ligji e cila është
bërë në procedurën e gjykatës së shkallës së dytë;
b) për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale;

c) për shkak të tejkalimit të kërkesëpadisë, po që se kjo parregullsi është bërë në procedurën e zhvilluar
në gjykatën e shkallës së dytë.

214.2 Revizioni nuk mund të paraqitet për shkak të konstatimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes
faktike.

214.3 Kundër aktgjykimit të dhënë në procedurën e shkallës së dytë, me të cilin vërtetohet aktgjykimi ne
bazë të pohimit, revizioni mund të paraqitet vetëm nga shkaqet e përmendura në paragrafin 1 pika a) dhe
b) dhe paragrafin 2 të këtij neni.
44

214.4 Kundër aktgjykimit të shkallës së dytë me të cilin vërtetohet aktgjykimi i shkallës së parë, revizioni
nuk lejohet për shkak të shkeljes se dispozitave të procedurës kontestimore nga paragrafi l pika a) e këtij
neni, po që se ekzistimi i tyre nuk është përmendur fare në ankesë, përveç se kur është fjala për shkeljet
për të cilat kujdeset sipas detyrës zyrtare vet gjykata e shkallës së dytë dhe ajo e revizionit.

Neni 215

Gjykata e revizionit e shqyrton aktgjykimin e goditur vetëm në pjesën e tij të goditur me anë të revizionit
dhe vetëm brenda kufijve të shkaqeve të treguara në revizion, por duke u kujdesur sipas detyrës zyrtare
për zbatimin e drejtë të së drejtës materiale dhe për shkeljet e dispozitave të procedurës kontestimore që
kanë të bëjnë me zotësinë për të qenë palë dhe përfaqësimin e rregullt.

Neni 216

Palët mund të parashtrojnë me revizion fakte të reja dhe të propozojnë prova të reja vetëm nëse ato kanë
të bëjnë me shkeljet e dispozitave të procedurës kontestimore të bëra në procedurën e gjykatës së
shkallës së dytë.

Neni 217

Revizioni i dorëzohet gjykatës së shkallës së parë e cila e ka dhënë aktgjykimin e shkallës së parë, në
numër të mjaftueshëm për gjykatën dhe palën kundërshtare.

Neni 218

Revizionin e paraqitur pas skadimit të afatit ligjor, apo atë jo të plotë, me anë të aktvendimit e hedhë
poshtë gjykata e shkallës së parë, pa mbajtur seancë gjyqësore.

Neni 219

219.1 Një ekzemplar të revizionit të paraqitur me kohë dhe që është i plotë dhe i lejueshëm, gjykata e
shkallës së parë, brenda afatit shtatë ditor, ia dërgon palës kundërshtare.

219.2 Pala kundërshtare ka të drejtë që, brenda afatit shtatë ditor,nga dita në të cilën i është dorëzuar
revizioni, në gjykatën e shkallës së parë ta paraqes përgjigjen në revizion.

219.3 Pasi të arrijë përgjigja në revizion apo pas skadimit të afatit për përgjigje,revizionin dhe përgjigjen,
nëse është paraqitur, gjykata e shkallës së parë ia dërgon gjykatës së revizionit, bashkë me dosjen e
lëndës, brenda afatit shtatë ditor, nëpërmjet gjykatës së shkallës së dytë.

Neni 220

Gjykata Supreme vendosë mbi revizionin, vetëm në bazë të shkresave në dosjen e lëndës, në seancë të
trupit gjykues.

Neni 221

Revizionin e vonuar, jo të plotë dhe të palejueshëm me, aktvendim e hedhë poshtë gjykata e revizionit, po
që se një gjë të tillë nuk e ka bërë gjykata e shkallës së parë brenda kufijve të autorizimeve të saja (neni
218 i këtij ligji).

Neni 222

Gjykata Supreme e refuzon revizionin si të pathemeltë, me anë të aktgjykimit, po që se konstaton se nuk
ekzistojnë shkaqet e cekura në revizion.

Neni 223

223.1 Në qoftë se gjykata e revizionit konstaton se ekziston shkelja e dispozitave të procedurës
kontestimore për shkak të të cilave mund të paraqitet revizioni, përpos shkeljeve të caktuara në paragrafët
2 dhe 3 të këtij neni, atëherë ajo, duke marrë parasysh natyrën e shkeljes, me aktvendim e anulon
pjesërisht apo plotësisht aktgjykimin e shkallës së dytë dhe të parë, apo vetëm aktgjykimin e shkallës së
45
dytë dhe ia kthen çështjen për rigjykim gjyqtarit tjetër apo të njëjtë të gjykatës së shkallës së parë,
gjegjësisht kolegjit tjetër apo të njëjtë të gjykatës së shkallës së dytë, ose gjykatës tjetër kompetente.

223.2 Në qoftë se në procedurën e shkallës së parë apo të dytë është vendosur mbi kërkesën që nuk
bënë pjesë në kompetencën e gjykatave, apo që përbënë gjë të gjykuar, ose nga e cila paditësi ka hequr
dorë, apo për të cilën ekziston ujdia gjyqësore, gjykata e revizionit me aktvendim e anulon aktgjykimin e
goditur me anë të revizionit dhe e hedhë poshtë padinë si të palejueshme.

223.3 Po që se në procedurën e shkallës së parë apo të dytë, si palë paditëse apo e paditur ka marrë
pjesë personi me pazotësi për të qenë palë ndërgjyqëse, apo nëse palën që është person juridik nuk e ka
përfaqësuar personi i autorizuar, apo nëse palën pa zotësi procedurale nuk e ka përfaqësuar përfaqësuesi
ligjor i saj, apo në qoftë se përfaqësuesi ligjor apo me prokurë i palës nuk e ka pasur autorizimin e duhur
për ndjekjen e çështjes në gjyq ose për kryerjen e veprimeve procedurale konkrete, gjegjësisht po që se
ndjekjen e çështjes në gjyq apo kryerjen e veprimeve procedurale konkrete nuk e ka aprovuar pala më
vonë, atëherë gjykata e revizionit, varësisht nga natyra e shkeljeve procedurale ekzistuese, vepron sipas
dispozitave të paragrafit 1 apo 2 të këtij neni.

Neni 224

224.1 Në qoftë se gjykata e revizionit konstaton se e drejta materiale është zbatuar gabimisht, me
aktgjykim e aprovon revizionin e paraqitur dhe e ndryshon aktgjykimin e goditur.

224.2 Po që se gjykata e revizionit konstaton se për shkak të zbatimit të gabueshëm të së drejtës
materiale, apo për shkak të shkeljeve të rregullave procedurale, gjendja faktike nuk është vërtetuar
plotësisht dhe se për këtë arsye nuk ekzistojnë kushtet për ndryshimin e aktgjykimit të goditur, atëherë ajo
me aktvendim e aprovon revizionin dhe e anulon pjesërisht apo tërësisht aktgjykimin e shkallës së parë
dhe të dytë, apo vetëm aktgjykimin e shkallës së dytë, dhe çështjen ia dërgon për rigjykim gjyqtarëve të
njëjtë apo të tjerë të gjykatës të shkallës së parë apo të dytë.

Neni 225

Po që se konstaton se me aktgjykimin e formës së prerë të gjykatës së shkallës së dytë është tejkaluar
kërkesëpadia, gjykata e revizionit me aktgjykimin e saj e aprovon revizionin e palës dhe e ndryshon
aktgjykimin e goditur.

Neni 226

Vendimi i gjykatës së revizionit u dërgohet palëve nëpërmjet gjykatës së shkallës së dytë brenda afatit
tridhjetë (30) ditor.

Neni 227

Po që se me dispozitat e neneve të këtij kreu nuk parashikohet ndonjë gjë tjetër, në procedurën sipas
revizionit, në mënyrë adekuate zbatohen dispozitat e këtij ligji mbi ankesën kundër aktgjykimit, përveç
dispozitave me të cilat parashihet mundësia e mbajtjes së shqyrtimit të çështjes kryesore në gjykatën e
ankimit.

Revizioni kundër aktvendimit

Neni 228

228.1 Palët mund të paraqesin revizionin vetëm kundër aktvendimeve të formës së prerë me të cilat
përfundon procedura e gjykatës së shkallës së dytë.

228.2 Nuk lejohet revizioni kundër aktvendimeve nga paragrafi 1 i këtij neni në kontestet në të cilat nuk do
të ishte i lejuar revizioni kundër aktgjykimit.

Neni 229

2291 Revizioni është i lejueshëm kurdoherë kundër aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë me të cilin
ankesa e paraqitur kundër vendimit përfundimtar hidhet poshtë përkatësisht me të cilin vërtetohet
aktvendimi i shkallës së parë mbi hedhjen poshtë të revizionit të paraqitur kundër vendimit përfundimtar.

46
229.2 Revizioni është i lejueshëm edhe kundër aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë me të cilin
është vendosur mbi propozimin për përsëritjen e procedurës.

229.3 Revizioni nuk lejohet kundër aktvendimit mbi shpenzimet procedurale.

Neni 230

Në procedurën sipas revizionit kundër aktvendimit në mënyrë adekuate aplikohen dispozitat e këtij ligji mbi
revizionin kundër aktgjykimit.

Neni 231

Gjykata të cilës i kthehet për gjykim të ri çështja juridike është e lidhur për pikëpamjen juridike mbi të cilën
bazohet aktvendimi i gjykatës së revizionit me të cilin është anuluar aktgjykimi i shkallës së dytë.

PËRSËRITJA E PROCEDURËS

Neni 232

Procedura e përfunduar me aktgjykim dhe aktvendim të formës së prerë të gjykatës mund të përsëritet
sipas propozimit të palës:

a) në qoftë se palës me veprim të kundërligjshëm, e sidomos në rast të mos thirrjes për në seancë nuk i
jepet mundësia që të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes kryesore;

b) në qoftë se në procedurën e përfunduar ka marrë pjesë si paditës ose si i paditur personi që nuk mund
të jetë palë ndërgjyqëse, apo në qoftë se palën që është person juridik nuk e ka përfaqësuar personi i
autorizuar, ose po që se palën me pazotësi procedurale nuk e ka përfaqësuar përfaqësuesi ligjor i saj, ose
në qoftë se përfaqësuesi ligjor, respektivisht përfaqësuesi me prokurë i palës, nuk ka pasur autorizim të
duhur për ndjekjen e çështjes në gjyq apo për kryerjen e veprimeve procedurale të caktuara, po që se
ndjekja e çështjes në gjyq apo kryerja e veprimeve procedurale të caktuara nuk është lejuar me vonë nga
pala;

c) në qoftë se vendimi përfundimtar i gjykatës është bazuar në deklarata të rreme të dëshmitarëve apo të
ekspertëve ose në dokumentin që është falsifikuar apo në të cilin është verifikuar përmbajtja e pasaktë;

d) në qoftë se vendimi përfundimtar i formës së prerë është pasojë e veprës penale të gjyqtarit, të
përfaqësuesit ligjor apo me prokurë të palës, kundërshtare apo të personit të tretë;

e) në qoftë se pala fiton mundësinë ta përdorë vendimin e formës së prerë të gjykatës, i cili më parë, është
dhënë në procedurën e zhvilluar midis palëve të njëjta për të njëjtën kërkesëpadi;

f) në qoftë se vendimi përfundimtar i formës së prerë është bazuar në një vendim tjetër gjyqësor, ose në
vendimin e ndonjë organi tjetër, kurse ky vendim është ndryshuar, prishur apo anuluar në mënyrë të
prerë;

g) në qoftë se pala merr dijeni për fakte të reja ose gjen prova të reja, ose e fiton mundësinë që t’i përdorë
ato, në bazë të të cilave për palën do të mund të merrej vendim përfundimtar më i favorshëm, sikur faktet
dhe provat e tilla të ishin përdorur në procedurën e mëparshme.

Neni 233

233.1 Nga shkaqet e treguara në nenin 232 pika a) dhe b) të këtij ligji nuk mund të kërkohet përsëritja e
procedurës, po që se ato janë përdorur pa sukses në procedurën e mëhershme.

233.2 Nga shkaqet e treguara në nenin 232 pika g) e këtij ligji përsëritja e procedurës mund të kërkohet
vetëm po që se pala, pa fajin e saj, nuk ka mundur ti parashtroj këto rrethana para se të ketë marrë fund
procedura e mëparshme me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Neni 234

234.1 Propozimi për përsëritjen e procedurës paraqitet brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh, dhe atë:

47
a) në rastin nga neni 232, pika a) e këtij ligji, që nga dita kur palës i është dorëzuar vendimi i formës së
prerë;

b) në rastin nga neni 232, pika b) e këtij ligji në qoftë se në procedurë si paditës apo si i paditur ka vepruar
personi që nuk mund të jetë palë ndërgjyqëse nga dita në të cilën vendimi i është dorëzuar personit të tillë;

c) në qoftë se palën që është person juridik nuk e ka përfaqësuar personi i autorizuar, apo në qoftë se
palën me pazotësi procedurale nuk e ka përfaqësuar përfaqësuesi ligjor i saj nga dita në të cilën vendimi i
është dorëzuar palës, gjegjësisht përfaqësuesit ligjor të saj, e po që se përfaqësuesi ligjor, gjegjësisht me
prokurë i palës, nuk ka pasur autorizim të duhur për ndjekjen e çështjes në gjyq, apo për kryerjen e
veprimeve procedurale të caktuara, nga dita kur pala ka marrë dijeni për këtë shkak ;

d) në rastin nga neni 232, pika c) e këtij ligji – nga dita në të cilën pala ka marrë dijeni për aktgjykimin
penal të formës së prerë;

e) në rastin nga neni 232, pika d) e këtij ligji – nga dita në të cilën pala ka marrë dijeni për vendimin penal
të formës së prerë, e nëse procedura penale nuk mund të zhvillohet, atëherë nga dita kur ka marrë dijeni
për pezullimin e procedurës penale,apo për rrethanat për shkak të të cilave nuk mund të iniciohet
procedura penale;

f) në rastet nga neni 232, pika e) dhe f) të këtij ligji – nga dita në të cilën pala ka mundur ta përdorë
vendimin e formës së prerë që është shkak për përsëritjes së procedurës;

g) në rastin nga neni 232, pika g) të këtij ligji – nga dita në të cilën pala ka mundur t’i parashtrojë në
gjykatë faktet e reja, gjegjësisht mjetet provuese të reja.

234.2 Po që se afati i caktuar në paragrafin 1 të këtij neni do të fillonte të rrjedhë para së vendimi të ketë
marrë formë të prerë, ky afat do të llogaritet nga momenti në të cilin vendimi bëhet i formës së prerë, në
qoftë se kundër tij nuk është paraqitur ankesa, gjegjësisht nga dita e dorëzimit të vendimit të formës së
prerë të gjykatës së lartë të dhënë në shkallë të fundit.

234.3 Pas kalimit të afatit prej pesë vjetësh nga dita kur vendimi bëhet i formës së prerë, propozimi për
përsëritjen e procedurës nuk mund të paraqitet, përveçse kur përsëritja kërkohet nga shkaqet e
përmendura në nenin 232, pika a dhe b të këtij ligji.

Neni 235

Mbi propozimin për përsëritjen e procedurës vendosë gjykata e shkallës së dytë, dhe atë gjyqtari individual
i cili nuk ka marrë pjesë në dhënien e vendimit të shkallës së dytë në procedurën e mëparshme.

Neni 236

236.1 Propozimi për përsëritjen e procedurës i paraqitet gjithmonë gjykatës që e ka dhënë vendimin e
shkallës së parë.

236.2 Në propozim duhet treguar sidomos: baza ligjore në mbështetje të të cilës kërkohet përsëritja e
procedurës, rrethanat nga të cilat rezulton se propozimi është paraqitur në afatin ligjor dhe mjetet
provuese me të cilat arsyetohen thëniet e propozuesit.

Neni 237

237.1 Propozimin për përsëritjen e procedurës të paraqitur pas afatit ligjor, atë jo të plotë, apo të
palejueshëm, e hedhë poshtë gjykata e shkallës së parë me anë të aktvendimit pa mbajtur seancë
gjyqësore.

237.2 Po që se gjykata e shkallës së parë nuk e hedhë poshtë propozimin, një ekzemplar të tij ia dërgon
palës kundërshtare,e cila ka të drejtë që brenda afatit pesëmbëdhjetë (15) ditor të përgjigjet lidhur me të.

Neni 238

Pasi të arrijë përgjigja lidhur me propozimin, apo pasi të skadojë afati për përgjigje, gjykata propozimin,
bashkë me përgjigjen në të, po që se është paraqitur, me të gjitha shkresat e lëndës ia dërgon gjykatës së
shkallës së dytë brenda afatit prej tetë (8) ditësh.
48

Neni 239

239.1 Gjykata e shkallës së dytë vendosë mbi propozimin për përsëritjen e procedurës zakonisht jashtë
seance për shqyrtim kryesor.

239.2 Po që se gjykata vjen në përfundim se është i domosdoshëm shqyrtimi i tillë, ajo do të veprojë në
pajtim me dispozitat e neneve 191 dhe 193 të këtij ligji.

Neni 240

240.1 Gjykata e shkallës së dytë, pasi të jepe vendimin mbi propozimin për përsëritjen e procedurës,
gjykatës së shkallës së parë ia dërgon dosjen e lëndës me një numër të mjaftueshëm ekzemplarësh të
vendimit të saj.

240.2 Në aktvendimin me të cilin lejohet përsëritja e procedurës shqiptohet vendimi me të cilin anulohet ai
i dhënë në procedurën e mëparshme.

240.3 Kundër aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë me të cilin aprovohet propozimi për përsëritjen e
procedurës nuk lejohet ankimi.

240.4 Ankesa kundër aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë me të cilin refuzohet propozimi për
përsëritjen e procedurës i paraqitet të njëjtës gjykatë, e cila sipas ankesës vendosë në trup gjykues të
përbërë nga tre gjyqtar.

Neni 241

241.1 Në procedurën e përsëritur në gjykatën e shkallës së parë nuk mund të veproj gjyqtari që ka dhënë
vendimin në procedurën e mëparshme.

241.2 Gjykata e shkallës së parë e cakton seancën përgatitore menjëherë pasi t’i arrijë aktvendimi i
gjykatës së shkallës së dytë, e më se voni brenda afatit tetë (8) ditor.

RAPORTI MIDIS REVIZIONIT DHE PROPOZIMIT PËR
PËRSERITJEN E PROCEDURËS

Neni 242

242.1 Në qoftë se në afatin për paraqitjen e revizionit pala e paraqet propozimin për përsëritjen e
procedurës vetëm nga shkaqet për të cilat mund të paraqitet revizioni, do të konsiderohet se pala e ka
paraqitur revizionin.

242.2 Po që se pala paraqet revizionin për shkakun se në procedurën e shkallës së parë apo të shkallës
së dytë është vendosur mbi kërkesën për të cilën ka ekzistuar vendimi i formës së prerë, apo për kërkesën
nga e cila paditësi ka hequr dorë në një procedurë të mëhershme apo, për të cilën ekziston ujdia
gjyqësore, dhe në të njëjtën kohë, apo më, vonë paraqet propozimin për përsëritjen e procedurës, nga
cilido shkak i përmendur në nenin 232 të këtij ligji, gjykata e ndërprenë procedurën sipas propozimit për
përsëritjen e procedurës derisa të përfundoj procedura sipas revizionit.

242.3 Po që se pala paraqet revizionin nga cilido shkak, përveçse nga shkaqet e përmendura në
paragrafët e sipërm, dhe në të njëjtën kohë, apo më vonë, paraqet propozimin për përsëritjen e
procedurës, nga shkaqet e nenit 232 pika c) dhe d) të këtij ligji që janë argumentuar me anë të aktgjykimit
penal të formës së prerë, gjykata do ta ndërpresë procedurën sipas revizionit derisa mos të përfundojë
procedura lidhur me propozimin për përsëritjen e procedurës.

242.4 Në të gjitha rastet e tjera në të cilat pala paraqet revizionin, kurse në të njëjtën kohë apo me vonë e
paraqet propozimin për përsëritjen e procedurës, gjykata do të vendosë se cilën procedurë do ta vazhdojë
e cilën do ta ndërpresë, duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit, e sidomos shkaqet nga të cilat
janë paraqitur të dy mjetet e goditjes si dhe provat e propozuara nga palët.

Neni 243

49
243.1 Dispozitat e nenit 242 paragrafët 1 dhe 3 te këtij ligji do të aplikohen edhe kur pala se pari ka
paraqitur propozimin për përsëritjen e procedurës e pas kësaj e ka paraqitur revizionin.

243.2 Në të gjitha rastet tjera në të cilat pala e paraqet propozimin për përsëritjen e procedurës e pas
kësaj e paraqet revizionin gjykata, zakonisht, e ndërpretë procedurën sipas revizionit derisa mos të
përfundojë procedura sipas propozimit për përsëritjen e procedurës, përveçse kur konstaton se ekzistojnë
shkaqe të justifikueshme për veprim ndryshe.

Neni 244

244.1 Aktvendimin nga neni 242 të këtij ligji e jep gjyqtari i gjykatës së shkallës së parë po që se propozimi
për përsëritjen e procedurës arrin në gjykatën e shkallës së parë para se lënda sipas revizionit t’i jetë
dërguar gjykatës së revizionit.

244.2 Në qoftë se propozimi për përsëritjen e procedurës arrin pasi t’i jetë dërguar lënda gjykatës së
revizionit, aktvendimin nga neni 242 të këtij ligji e jep gjykata e revizionit.

244.3 Aktvendimin nga neni 242 të këtij ligji e jep gjyqtari i gjykatës së shkallës së parë, përveç kur lënda,
në kohën kur revizioni arrin në gjykatën e shkallës së parë, sipas propozimit për përsëritjen e procedurës i
është dërguar gjykatës së lartë për vendosje, në të cilin rast aktvendimin e jep gjykata e lartë.

244.4 Kundër aktvendimeve nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni nuk lejohet ankimi.

KЁRKESA PЁR MBROJTJEN E LIGJSHMЁRISЁ

Neni 245

245.1 Kundër vendimit gjyqësor të formës së prerë prokurori publik mund të ngrejë kërkesën për mbrojtjen
e ligjshmërisë brenda tre muajsh. Afati për ngritjen e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë nga paragrafi
1 i këtij neni llogaritet:

a) kundër vendimit të marrë në shkallë të parë, kundër të cilit nuk është bërë ankim prej ditës kur ky
vendim nuk ka mundur më të kundërshtohet me ankim;
b) kundër vendimit të marrë në shkallë të dytë, kundër të cilit nuk është deklaruar revizioni prej ditës kur
ky vendim i është dërguar asaj pale së cilës i është dërguar më së voni.

245.2 Kundër vendimit nga paragrafi 1 i këtij neni, të nxjerrë në shkallë të dytë, kundër të cilit palët kanë
deklaruar revizion, prokurori publik mund të ngrejë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë vetëm brenda
tridhjetë (30) ditësh nga data kur i është dërguar revizioni i asaj pale, revizioni i së cilës i është dërguar
me herët.

245.3 Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë nuk lejohet kundër vendimit që me rastin e revizionit ose te
kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë e ka marre gjykata me kompetencë për të vendosur për këto mjete
juridik”.

Neni 246

Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë kundër vendimit nga neni 245 i këtij ligji ngritët nga prokurori publik,
në pajtim me ligjin.

Neni 247

247.1 Prokurori publik mund ta ngrejë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë:

a) për shkak te shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës kontestimore, në qoftë se shkelja ka të
bëjë me kompetencën territoriale , po qe se gjykata e shkallës së parë e ka nxjerrë aktgjykimin pa seancë
kryesore, kurse e ka pasur detyrë ta mbajë seancën kryesore, po qe se është vendosur për kërkesën,
rreth së cilës kontestimi është në vazhdim, apo në qoftë se në kundërshtim me ligjin, është përjashtuar
publiku në seancën kryesore;

b) për shkak të aplikimit të gabueshëm të së drejtës materiale.

50
247.2 Prokurori publik nuk mundë të ngrejë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë për shkak të kapërcimit
të kërkesë-padisë dhe as për shkak të vërtetimit të gabueshëm apo jo të plotë të gjendjes faktike.

Neni 248

Sipas dispozitave te këtij ligji gjykata me kompetencë për të vendosur për kërkesën për mbrojtjen e
ligjshmërisë do të veprojë edhe kur vërteton se ekziston shkelja esenciale e dispozitave të procedurës
kontestimore që është bërë në procedurë para gjykatës të shkallës së parë.

Neni 249

Në qoftë se kundër të njëjtit vendim janë paraqitur si revizioni ashtu edhe kërkesa për mbrojtjen e
ligjshmërisë, gjykata kompetente do te vendos për mjetet juridike me një vendim.

Neni 250

Për seancën në të cilën gjykata do të vendose lidhur me kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë do të
njoftohet prokurori publik kompetent.

Neni 251

Kur vendos për kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, gjykata do të kufizohet vetëm në ekzaminimin e
shkeljeve që i thekson prokurori publik në kërkesën e vet.

P J E S A E D Y T Ë

GJYKIMI NË SHKALLË TË PARË

K REU XV

NGRITJA E PADISË

Neni 252

Gjykimi i një çështje në gjykatë fillon me paraqitjen e kërkesëpadisë me shkrim (padi detyrimi, vërtetimi
dhe ndryshimi).

Përmbajtja e padisë

Neni 253

253.1 Padia duhet të përmbajë:

a) kërkesën e caktuar në pikëpamje të çështjes kryesore dhe kërkesave aksesore;

b) faktet mbi të cilat paditësi e bazon kërkesën;

c) provat me të cilat vërtetohen faktet e tilla;

d) vlerën e kontestit;

e) bazën juridike dhe

f) të dhënat e tjera që duhet t’i ketë çdo parashtresë (neni 99 i këtij ligji).

253.2 Gjykata nuk është e lidhur me bazën juridike të kërkesëpadisë.

253.3 Gjykata do të veprojë sipas padisë edhe kur paditësi nuk e ka treguar bazën juridike të
kërkesëpadisë.

253.4 Paditësi ka për detyrë që padisë t’ia bashkangjis vërtetimin mbi taksën gjyqësore të paguar.

51
253.5 Në qoftë se paditësi nuk e paguan taksën gjyqësore të përcaktuar për padinë as pas vërejtjes së
dërguar nga gjykata, edhe pse nuk ekzistojnë konditat për lirim nga detyrimi i pagimit të taksës gjyqësore,
do të konsiderohet se padia është tërhequr.

Padi vërtetimi

Neni 254

254.1 Paditësi mund të kërkojë me padi që gjykata vetëm të konstatojë ekzistimin, përkatësisht
mosekzistimin,e një të drejte apo të një raporti juridik,ose vërtetësinë, gjegjësisht mos vërtetësinë e ndonjë
dokumenti.

254.2 Padia e këtillë mund të ngrihet kur kjo është përcaktuar me dispozita të posaçme, apo kur paditësi
ka interes juridik që gjykata të vërtetojë ekzistimin apo mosekzistimin e ndonjë të drejte apo të raportit
juridik, ose vërtetësinë, respektivisht mos vërtetësinë e ndonjë dokumenti para se të jetë bërë e
kërkueshme kërkesa për pretim nga raporti i njëjtë.

254.3 Po që se vendimi mbi kontestin varet nga fakti nëse ekziston ose nuk ekziston një e drejtë apo
raport juridik, i cili gjatë procedimit të padisë është kontestuar, paditësi mundet, krahas kërkesës
ekzistuese, ta parashtrojë edhe kërkesëpadinë me qëllim që gjykata të vërtetoj se raporti i tillë ekziston,
respektivisht se nuk ekziston, po që se gjykata para së cilës është duke u zhvilluar procedimi është
kompetente për kërkesën e tillë.

254.4 Parashtrimi i kërkesës sipas dispozitës së paragrafit 3 të këtij neni nuk do të konsiderohet si
ndryshim, i natyrës objektive, të padisë.

Përfshirja e disa kërkesëpadive në një padi

Neni 255

255.1 Në një padi paditësi mund t’i përfshij disa kërkesa kundër të njëjtës palë të paditur po që se ato të
gjitha janë të lidhura me të njëjtën bazë faktike dhe juridike.

255.2 Në qoftë se kërkesat nuk janë të lidhura me të njëjtën bazë faktike dhe juridike, ato mund të
përfshihen në një padi kundër të njëjtës palë të paditur vetëm po që se e njëjta gjykatë është e
kompetencës lëndore për secilën nga këto kërkesa dhe kur për të gjitha kërkesat është e përcaktuar i njëjti
lloj i procedurës, e gjykata vjen në përfundim se përfshirja e kërkesëpadive të tilla në një padi i kontribuon
ekonomisë së procedimit ( bashkimi kumulativ i kërkesëpadive). Po që se një gjë e tillë nuk i kontribuon
ekonomisë së procedimit, gjykata, më së voni në seancën përgatitore, sjellë aktvendim për ndarjen e
procedurës.

255.3 Paditësi mundet në një padi t’i përfshijë dy apo më tepër kërkesëpadi që janë të ndërlidhura midis
tyre, dhe të kërkojë që gjykata ta aprovojë të dytën me radhë vetëm po që se e para refuzohet ( bashkimi
eventual i kërkesëpadive).

255.4 Bashkimi i kërkesëpadive mund të bëhet sipas paragrafit 3 të këtij neni vetëm po që se gjykata
është e kompetencës lëndore për çdonjërën nga kërkesat e përfshira në një padi, dhe nëse për të gjitha
kërkesat është përcaktuar i njëjti lloj i procedurës.

255.5 Me aktgjykimin me të cilin aprovohet kërkesëpadia nën një shuhet gjyqëvarësia e krijuar lidhur me
kërkesëpadinë në numrin 2.

Kundërpadia

Neni 256

256.1 I padituri ka të drejtë të paraqesë kundërpadi derisa nuk ka përfunduar seanca përgatitore,
gjegjësisht seanca e parë për shqyrtimin kryesor, po që se seanca përgatitore nuk është mbajtur fare, në
qofte së :

a) kërkesa e kundërpadisë ka lidhje me atë të padisë (kundërpadia kodekse);

b) midis kërkesëpadisë dhe asaj të kundërpadisë mund të bëhet kompensimi (kundërpadia kompenzuse)
52

c) me kundërpadi kërkohet vërtetimi i ndonjë të drejte apo raporti juridik nga ekzistimi apo mosekzistimi i
të cilit varet tërësisht apo pjesërisht vendimi mbi kërkesën e paditësit (kundërpadia prejudiciale).

256.2 Pas mbajtjes së seancës nga paragrafi 1 i këtij neni, kundërpadia mund të ngrihet vetëm me
pëlqimin e paditësit.

256.3 Kundërpadia nuk mund të paraqitet po që se për procedimin e kërkesës nga kundërpadia është
kompetente gjykata e llojit tjetër.

256.4 Në rastin nga paragrafi 1 pika a) e këtij neni gjykata mund të vendosë ndarjen e procedimit sipas
kundërpadisë nga ai sipas padisë, po që se këtë e kërkojnë shkaqet e ekonomisë së gjykimit.

Ndryshimi i padisë

Neni 257

257.1 Ndryshim të padisë përbënë ndryshimi i njëjtësisë së kërkesëpadisë, zmadhimi i kërkesëpadisë apo
parashtrimi edhe i një kërkese tjetër krahas asaj ekzistuese.

257.2 Padia nuk quhet e ndryshuar po që se paditësi e ka ndryshuar bazën juridike të kërkesëpadisë, po
që se e ka zvogëluar kërkesëpadinë, apo po që se i ka ndryshuar, plotësuar apo përmirësuar, thëniet e
caktuara në padi.

Neni 258

258.1 Paditësi mund ta ndryshojë padinë më së voni deri në përfundimin e seancës përgatitore apo deri
në fillimin e seancës për shqyrtim kryesor të çështjes, po që se seanca përgatitore nuk është caktuar fare.
Në rast të këtillë gjykata të paditurit duhet t’i jep kohë të nevojshme që të përgatitet për shqyrtim të padisë
së ndryshuar.

258.2 Pas përfundimit të seancës përgatitore, e më së voni deri në mbylljen e seancës për shqyrtim
kryesor, gjykata mund ta lejoj ndryshimin e padisë vetëm po që se konstaton se ndryshimi nuk ka për
qëllim zvarritjen e gjykimit dhe po që se i padituri pajtohet me ndryshimin e padisë.

258.3 Konsiderohet se ekziston pëlqimi i të paditurit për ndryshimin e padisë po që se ai fillon të marrë
pjesë në shqyrtimin e çështjes së padisë të ndryshuar, pa e kundërshtuar më parë ndryshimin.

258.4 Gjykata në rastin e paragrafit 2 të këtij neni e lejon ndryshimin e padisë edhe po që se i padituri e
kundërshton ndryshimin në qoftë se plotësohen këto kondita:

a) paditësi, pa fajin e tij, nuk ka mundur më parë ta ndryshojë padinë;
b) i padituri ka mundësi të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes të ngritur me padinë e ndryshuar pa u
shtyre seanca kryesore.

258.5 Në qoftë se padia është ndryshuar në seancën në të cilën i padituri nuk është i pranishëm, gjykata
duhet ta shtyjë seancën dhe t’ia dërgojë të paditurit kopjen e procesverbalit nga seanca e këtillë.

258.6 Kundër aktvendimit me të cilin lejohet apo refuzohet ndryshimi i padisë nuk lejohet ankim i veçantë.

Neni 259

Në qoftë se paditësi e ndryshon padinë, duke kërkuar nga e njëjta bazë faktike sendin tjetër apo një
shumë të hollash, i padituri nuk mund ta kundërshtoj atë po që se ndryshimi është pasojë e rrethanave të
krijuara pas ngritjes së padisë.

Neni 260

260.1 Po që se plotësohen konditat e përcaktuara në nenin 258 paditësi mund ta ndryshojë padinë edhe
ashtu që në vend të të paditurit të parë ta padisë një person tjetër.

53
260.2 Për ndryshimin e padisë në mënyrën e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni është i nevojshëm
pëlqimi i personit që duhet të hyjë në gjykim në vend të të paditurit, e po që se i padituri ka filluar të marrë
pjesë në shqyrtimin e çështjes kryesore, nevojitet edhe pëlqimi i tij.

260.3 Personi i cili hynë në gjykim në vend të palës së paditur duhet ta pranojë atë në gjendjen në të cilën
ndodhet në momentin kur hyn në të.

Neni 261

261.1 Paditësi mund ta tërheqë padinë pa pëlqimin e të paditurit deri në momentin në të cilin i padituri e
paraqet në gjykatë përgjigjen në padi.

261.2 Padia mund të tërhiqet edhe më vonë, deri në përfundimin e shqyrtimit kryesor, në qoftë se i
padituri e jep pëlqimin për një gjë të tillë. Po që se i padituri brenda shtatë (7) ditësh nga dita e njoftimit
për tërheqjen e padisë nuk deklarohet për këtë gjë, do të konsiderohet se e ka dhënë pëlqimin për
tërheqjen e padisë.

261.3 Po që se padia është tërhequr, gjykata jep aktvendim me të cilin konstatohet se është tërhequr
padia. Ky aktvendim i dërgohet të paditurit vetëm po që se padia i është dorëzuar me parë.

261.4 Kundër aktvendimit me të cilin konstatohet se është tërhequr padia nuk lejohet ankimi.

261.5 Padia e tërhequr konsiderohet se nuk është paraqitur asnjëherë dhe mund të paraqitet në gjykatë
përsëri.

Ekzistimi i gjyqvarësisë (Litispendenca)

Neni 262

262.1 Gjyqvarësia krijohet që në momentin në të cilin të paditurit i dorëzohet padia.

262.2 Sa i përket kërkesës të cilën pala e ka parashtruar gjatë zhvillimit të procedurës, gjyqëvarësia
krijohet në momentin në të cilin është njoftuar pala kundërshtare për kërkesën e tillë.

262.3 Gjatë kohës së ekzistimit të gjyqvarësisë për të njëjtën kërkesëpadi nuk mund të iniciohet gjykim i ri
midis palëve të njëjta. Po që se, prapëseprapë,bëhet një gjë e tillë, gjykata e hedhë poshtë padinë.

262.4 Gjykata gjatë gjithë procedurës, sipas detyrës zyrtare, kujdeset nëse është në zhvillim e sipër
gjykimi tjetër për të njëjtën kërkesëpadi midis palëve të njëjta.

Neni 263

263.1 Në qoftë se ndonjëra nga palët e tjetërson, gjatë zhvillimit të procedurës sendin apo të drejtën e
kërkuar me padi, një gjë e tillë nuk pengon që procedimi të përfundojë midis palëve të njëjta.

263.2 Personi që e ka fituar sendin apo të drejtën gjatë zhvillimit të gjykimit mund të hyjë në procedurë, në
vend të paditësit apo të paditurit, vetëm me pëlqimin e të dy palëve ndërgjyqëse.

263.3 Ne rastin e paragrafit 1 të këtij neni aktgjykimi prodhon efekt edhe ndaj fituesit të sendit apo të
drejtës gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor.

K REU XVI

Bashkëndërgjyqësia

Neni 264

264.1 Padia mund të ngrihet bashkërisht nga shumë paditës ose kundër shume të pa diturve
(bashkëndërgjyqesia) në rast se:

a) në pikëpamje të objektit të kontestit janë në bashkësi juridike apo nëse të drejtat e tyre, përkatësisht
detyrimet, burojnë nga e njëjta bazë faktike apo juridike (bashkëndërgjyqësia materiale)

54
b) objekt kontesti janë kërkesat, përkatësisht detyrimet e të njëjtit lloj që mbështeten në bazën faktike dhe
juridike esencialisht të njëjtë dhe po që se ekziston kompetenca lëndore dhe territoriale e të njëjtës gjykatë
për secilën kërkesë dhe për secilin të paditur (bashkëndërgjyqësia formale);

c) një gjë e këtillë parashikohet me ndonjë ligj tjetër.

264.2 Deri ne përfundimin e seancës përgatitore, përkatësisht të seancës për shqyrtimin kryesor të
çështjes, po që se seanca përgatitore nuk është caktuar fare, paditësit mund t’i bashkohet, nën kushtet e
paragrafit 1 të këtij neni, edhe një paditës tjetër apo të zgjerohet padia edhe në një të paditur tjetër, duke u
marrë pëlqimi i këtij.

264.3 Personi që i bashkohet paditësit, përkatësisht personi në të cilin zgjerohet padia duhet ta pranoj
procedurën në gjendjen në të cilën ndodhet në momentin kur ai hyn në të.

Neni 265

265.1 Paditësi me padinë e tij mund të përfshijë dy ose më tepër të paditur edhe në mënyrë që të kërkojë
që kërkesëpadia të aprovohet ndaj të paditurit (te dytë) po që se refuzohet si e pa bazë ndaj të paditurit (të
parë) ( bashkëndërgjyqësia me të paditurin eventual).

265.2 Në mënyrën e përcaktuar në paragraf 1 të këtij neni paditësi mund t’i përfshijë me padi dy a më
tepër të paditur në qoftë se ndaj secilit nga ta e parashtron të njëjtën kërkesëpadi, apo nëse ndaj ndonjërit
nga ta parashtron kërkesëpadi tjetër por qe është në lidhje me kërkesëpadinë e parë, si dhe po që se për
secilën nga kërkesat e tilla është e kompetencës lëndore dhe territoriale e njëjta gjykatë.

Neni 266

266.1 Personi që tërësisht apo pjesërisht e kërkon sendin apo të drejtën lidhur me të cilën është në
zhvillim e sipër procedura midis dy palëve ndërgjyqëse, mundet që në gjykatën e çështjes t’i padisë ato
me padinë e tij deri në përfundimin e procedurës me vendim të formës së prerë (ndërhyrja kryesore)

266.2 Po që se gjykata vendosë, të ndalet së proceduari padinë e parë, atëherë aktgjykimi me të cilin
aprovohet kërkesëpadia e ndërhyrësit kryesor ka rëndësinë paraprake (prejudiciale) për gjykimin sipas
padisë së parë.

Neni 267

Debitori kryesor dhe dorëzani mund të paditen bashkërisht, në qoftë se kjo nuk është në kundërshtim me
përmbajtjen e kontratës mbi dorëzaninë

Neni 268

Secili bashkëndërgjyqës në procesin kontestimor është palë në vete dhe kryerja apo moskryerja e
veprimeve të tilla procedurale, as nuk i shkojnë në favor e as në dëm bashkëndërgjyqësve të tjerë.

Neni 269

269.1 Në qoftë se sipas ligjit ose për shkak të natyrës së raportit juridik kontesti mund të zgjidhet vetëm në
mënyrë të njëjtë ndaj të gjithë bashkëndërgjyqësve (bashkëndërgjyqësia unike), atëherë ata të gjithë
konsiderohen si një palë ndërgjyqëse e vetme, kështu që në rastin kur ndonjëri nga bashkëndërgjyqësit
nuk e kryen ndonjë veprim procedural, efekti i veprimeve procedurale të kryera nga bashkëndërgjyqësi
tjetër shtrihet edhe në ata që nuk i kanë kryer veprimet e tilla.

269.2 Po që se bashkëndërgjyqësit kryejnë veprime procedurale që dallohen mes tyre, atëherë gjykata e
merr në konsiderim atë veprim procedural që është për të gjithë ata më i favorshmi.

Neni 270

270.1 Po që se afatet për kryerjen e veprimit procedural të caktuar skadojnë në kohë të ndryshme për
bashkëndërgjyqësit në bashkëndërgjëqësi unike, atëherë veprimin e tillë procedural mund ta kryej secili
bashkëndërgjyqës derisa mos të skadojë afati i fundit i përcaktuar për kryerjen e tij.

55
270.2 Secili nga bashkëndërgjyqësit ka të drejtë që të bëjë propozime lidhur me drejtimin e procesit
gjyqësor.

K REU XVII

Pjesëmarrja e personave te trete ne procesin kontestimor

Neni 271

271.1 Kushdo mund të ndërhyjë në një proces kontestimor që zhvillohet ndërmjet personave të tjerë, kur
ka interes juridik për të mbështetur njërën ose tjetrën palë ndërgjyqëse, me të cilën bashkohet në gjykim
për ta ndihmuar atë.

271.2 Ndërhyrësi mund të hyjë në procesin gjyqësor gjatë gjithë procedurës që përfundon me marrjen e
formës së prerë të vendimit mbi kërkesëpadinë, si dhe gjatë procedurës që iniciohet me mjete goditjeje të
jashtëzakonshme.

271.3 Deklaratën për hyrje në procesin kontestimor ndërhyrësi mund ta bëjë me shkrim jashtë seance
apo verbalisht në seancë gjyqësore.

271.4 Parashtresa e ndërhyrësit i dërgohet të dy palëve ndërgjyqëse, e kur deklarata e ndërhyrësit është
dhënë në seance gjyqësore, atëherë pjesa përkatëse e procesverbalit i dërgohet vetëm palës që nuk ka
qenë e pranishme në seancë.

Neni 272

272.1 Secila nga dy palët ndërgjyqëse mund t’ia kontestojë ndërhyrësit të drejtën e ndërhyrjes në gjykim
dhe të propozojë refuzimin e tij.

272.2 Derisa aktvendimi, me të cilin është refuzuar pjesëmarrja e ndërhyrësit të ketë marrë formën e
prerë, ndërhyrësi mund të marrë pjesë në procedurë dhe veprimet e tia procedurale nuk mund të
përjashtohen.

272.3 Kundër aktvendimit të gjykatës me të cilin aprovohet pjesëmarrja e ndërhyresit nuk lejohet ankesa e
posaçme.

Neni 273

273.1 Ndërhyrësi ka për detyrë ta pranojë procesin kontestimor në atë gjendje në të cilën ndodhej në
momentin kur ka ndërhyrë në gjykim. Gjatë procedimit të mëtejme ndërhyrësi ka të drejtë të parashtrojë
propozime dhe të kryejë veprime procedurale tjera brenda afateve në të cilat këto veprime do të mund t’i
kryente pala të cilës i është bashkuar.

273.2 Po që se ndërhyrësi ka hyrë në procesin kontestimor deri në momentin kur vendimi mbi
kërkesëpadinë është bërë i formës së prerë, ai ka të drejtë ta paraqesë edhe mjetin e jashtëzakonshëm të
goditjes së vendimit të këtillë.

273.3 Po që se ndërhyrësi paraqet kundër vendimit mjetin e goditjes atëherë një ekzemplar i tij i dërgohet
edhe palës ndërgjyqëse të cilës i është bashkuar me qëllim që ta mbështesë gjatë gjykimit të çështjes.
273.4 Veprimet procedurale të kryera nga ndërhyrësi kanë për palën, të cilës i është bashkuar ai, efekt
juridik vetëm po që se nuk janë në kundërshtim me veprimet procedurale të saja.

273.5 Me pëlqimin e të dy palëve ndërgjyqëse personi i tretë që ka ndërhyrë në gjykim mund të zërë
vendin e palës për të cilën ka ndërhyrë dhe kjo e fundit të dalë jashtë gjykimit.

Neni 274

274.1 Në qoftë se efekti juridik i aktgjykimit duhet të shtrihet edhe në ndërhyrësin, atëherë ky i fundit e ka
në gjykimin kontestimor pozitën procedurale të bashkëndërgjyqësit unik me palën të cilën e ka mbështetur
gjatë procedimit të çështjes (neni 275 i këtij ligji).

56
274.2 Ndërhyrësi me pozitën procedurale të bashkëndërgjyqësit unik mund ta paraqesë mjetin e goditjes
së jashtëzakonshme edhe në procesin kontestimor në të cilin nuk ka marrë pjesë deri në momentin kur
vendimi mbi kërkesëpadinë ka marrë formë të prerë.

Emërimi i paraardhësit juridik

Neni 275

275.1 Personi që është paditur si posedues i një sendi apo si shfrytëzues i një të drejte pasurore dhe që
pretendon se sendin e posedon, respektivisht se të drejtën e shfrytëzon në emër të personit të tretë
mundet, më së voni në seancën përgatitore, e po që se kjo nuk është mbajtur, atëherë në seancën për
shqyrtim kryesor të çështjes, nëpërmjet gjykatës ta thërras atë person të tretë ( paraardhës juridik) që në
vend të tij të hyjë si palë e paditur në gjykim.

275.2 Pëlqimi i paditësit, që në vend të palës së paditur nga ai të hyjë në gjykim paraardhësi juridik,
nevojitet vetëm në qoftë se paditësi kundër të paditurit parashtron edhe kërkesa që nuk varen nga ajo se
a e mbanë në posedim ose jo sendin në emër të paraardhësit, respektivisht e ushtron ose jo të drejtën e
caktuar në emër të paraardhësit juridik.

275.3 Ne qoftë se paraardhësi juridik që është thirr rregullisht nuk vjen në seancë gjyqësore apo nuk
pranon që të hyjë në procesin kontestimor në vend të palës së paditur, atëherë ky i fundit nuk mund të
kundërshtojë pjesëmarrjen në shqyrtimin e çështjes së ngritur me padi kundër tij.

Njoftimi i personit të tretë për procesin gjyqësor

Neni 276

276.1 Secila palë mund të thërret në gjykimin e çështjes një person me të cilin mendon se e ka të
përbashkët çështjen, ose nga i cili mund të kërkohet një garanci ose shpërblim, që lidhet me përfundimin e
çështjes.

276.2 Personi i tretë thirret me kërkesë të shkruar që mund të paraqitet deri në përfundimin e gjykimit me
vendim të formës së prerë. Në shkresën e tillë, e cila personit të tretë i dërgohet nëpërmjet gjykatës së
çështjes, tregohet shkaku i thirrjes dhe gjendja në të cilën ndodhet procesi kontestimor.

276.3 Pala që e ka njoftuar personin e tretë për procesin gjyqësor nuk mund të kërkojë për këtë arsye
ndërprerjen e gjykimit, shtyrjen e seancës, apo zgjatjen e afateve për kryerjen e veprimeve procedurale.

K REU XVIII

Ndërprerja e gjykimit dhe pushimi i gjykimit

Neni 277

Procesi gjyqësor ndërpritet:

a) kur pala ndërgjyqëse vdes ose e humbë zotësinë procedurale, e nuk ka të caktuar përfaqësues me
prokurë në gjykim;

b) kur përfaqësuesi ligjor i palës vdesë ose shuhet autorizimi i tij për përfaqësim, e pala nuk ka të caktuar
përfaqësues me prokurë në gjykim;

c) kur pala që është person juridik pushon së ekzistuari, respektivisht kur organi kompetent jep vendim të
formës së prerë për ndalimin e punës tij ;

d) kur paraqitet propozimi për fillimin e procedurës së falimentimit në kontestet në të cilat i padituri është
debitor falimentues

e) kur për shkak të luftës ose për shkaqe të tjera pushon puna në gjykatë;

f) kur ndërprerja e gjykimin parashihet me ndonjë ligj tjetër.


57
Neni 278

278.1 Përveç rasteve të parashikuara me këtë ligj, gjykata e ndërpret gjykimin:

a) po që se ka vendosur që vetë të mos e zgjidhë çështjen paraprake (neni 13 i këtij ligji);

b) po që se pala ndodhet në zonën e cila, për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme (vërshimet, tërmeti
etj) është shkëputur nga gjykata.

278.2 Gjykata mund ta caktojë ndërprerjen e gjykimit në qoftë se vendimi mbi kërkesëpadinë varet nga
fakti nëse është kryer delikti ekonomik apo vepra penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare, kush është
kryerësi dhe nëse ai është i përgjegjshëm, e sidomos kur paraqitet dyshimi se dëshmitari ose eksperti ka
dhënë deklaratë të rreme, apo se dokumenti i përdorur si mjet provues është i rremë.

Neni 279

279.1 Si rezultat i ndërprerjes së gjykimit, afatet për zhvillimin e veprimeve procedurale, po ashtu
ndërpriten.

279.2 Gjatë kohës sa zgjatë ndërprerja e gjykimit, gjykata nuk mund të kryejë kurrfarë veprimesh
procedurale, por po që se ndërprerja është shkaktuar pas përfundimit të seancës për shqyrtim kryesor të
çështjes, gjykata mund të jep vendimin meritor në bazë të materialit procedural nga shqyrtimi i bërë.

279.3 Veprimet procedurale të kryera nga njëra palë gjatë kohës sa zgjatë ndërprerja e gjykimit nuk
prodhojnë kurrfarë efekti juridik ndaj palës kundërshtare. Efekti i tyre fillon vetëm pasi të vazhdojë procesi
gjyqësor i ndërprerë.

Neni 280

280.1 Procedura që është ndërprerë për shkaqe të treguara në nenin 277 paragrafi 1 pika a)–d) të këtij
ligji do të vazhdohet kur trashëgimtari, apo kujdestari i pasurisë trashëgimore, përfaqësuesi i ri ligjor,
administratori i falimentimit apo pasardhësi juridik i personit juridik, e marrin përsipër procedurën apo kur i
thërret gjykata ta bëjnë këtë, me propozimin e palës kundërshtare.

280.2 Procedura që është ndërprerë, nga shkaku i përmendur në nenin 277 paragrafi 1 pika e) të këtij
ligji, do të vazhdoj së zhvilluari pasi ta anulojë moratoriumin gjykata e falimentimit.

280.3 Po që se gjykata e ka ndërprerë gjykimin nga shkaqet e përmendura në nenin 278 paragrafi 1 pika
a) dhe paragrafi 2 të këtij ligji, gjykimi do të vazhdojë pasi të përfundojë procedura në formë të prerë tek
gjykata apo organi tjetër kompetent, apo kur gjykata e çështjes konstaton se nuk ekzistojnë më arsyet për
të pritur përfundimin e saj.

280.4 Në të gjitha rastet e tjera gjykimi i ndërprerë do të vazhdojë me propozimin e palës pasi të kenë
pushuar shkaqet e ndërprerjes.

280.5 Afatet të cilat për shkak të ndërprerjes së gjykimit kanë pushuar të rrjedhin, për palën e interesuar
fillojnë të rrjedhin rishtazi, nga dita kur gjykata ia dërgon aktvendimin mbi vazhdimin e gjykimit.

280.6 Palës që nuk e ka paraqitur propozimin për vazhdimin e gjykimit aktvendimi për vazhdimin e tij i
dërgohet sipas dispozitave të nenit 110 të këtij ligji.

Neni 281

281.1 Ankesa kundër aktvendimit me të cilin konstatohet (neni 277 i këtij ligji), apo caktohet (neni 278 i
këtij ligji) ndërprerja e procedurës, nuk e pengon ekzekutimin e aktvendimit.

281.2 Në qoftë se gjykata gjatë seancës gjyqësore e refuzon propozimin për ndërprerjen e gjykimit dhe
vendosë që gjykimi menjëherë të vazhdojë së zhvilluari, kundër këtij aktvendimi nuk lejohet ankesë e
posaçme.

Neni 282

58
282.1 Pushimi i gjykimit shkaktohet kur vdes pala,apo kur mbaron se ekzistuari, po që se objekt kontesti
janë të drejtat që nuk mund të kalojnë në trashëgimtarët e palës, përkatësisht në pasardhësin juridik të saj.

282.2 Në rastet nga paragrafi 1 të këtij neni aktvendimi për pushimin e gjykimit i dërgohet palës
kundërshtare, trashëgimtarëve, përkatësisht pasardhësit juridik të palës, pasi të jenë caktuar ata.

282.3 Trashëgimtarëve të palës së vdekur, sipas propozimit të palës kundërshtare apo sipas detyrës
zyrtare, gjykata ua cakton përfaqësuesin e përkohshëm të cilit ia dërgon aktvendimin mbi pushimin e
gjykimit, po që se konstaton se procedura trashëgimore mund të zgjasë shumë kohë.

282.4 Aktvendimi mbi pushimin e gjykimit i dhënë nga shkaku i mbarimit të personit juridik i dërgohet palës
kundërshtare dhe pasardhësit juridik të personit juridik, po që se ky i fundit ekziston.

282.5 Derisa të bëhet i formës së prerë aktvendimi mbi pushimin e gjykimit, lidhur me afatet për kryerjen e
veprimeve juridike, me të drejtat e palëve dhe veprimet e gjykatës në mënyrë adekuate zbatohen
dispozitat mbi ndërprerjen e gjykimit.

KREU XIX

Ndihma juridike

Neni 283

283.1 Gjykatat kanë për detyrë t’i japin njëra tjetrës ndihmë juridike në proceset kontestimore.

283.2 Në qoftë se gjykata e lutur nuk është kompetente për kryerjen e veprimit për të cilin është lutur, do
t’ia dërgoj lutjen gjykatës kompetente, respektivisht organit tjetër shtetëror, e për këtë gjë do ta njoftojë
gjykatën nga e cila i ka ardhur lutja. Po që se gjykatës se lutur nuk i është e njohur gjykata kompetente,
përkatësisht organi shtetëror tjetër, gjykata e lutur ia kthen lutjen gjykatës së çështjes.

Neni 284

284.1 Gjykatat u japin ndihmë juridike gjykatave të huaja në rastet e përcaktuara me anë të kontratave
ndërkombëtare, si dhe kur ekziston reciprociteti në dhënien e ndihmës juridike. Në rast dyshimi për
ekzistimin e reciprocitetit, njoftime jap Ministria përkatëse.

284.2 Gjykata nuk do t‘i jep ndihmë juridike gjykatës së huaj po që se kjo e fundit kërkon kryerjen e
veprimeve që janë në kundërshtim me rendin juridik. Në rast të tillë gjykata e lutur do t’ia dërgoj kryesisht
lutjen Gjykatës Supreme e cila jep vendim definitiv.

Neni 285

Gjykatat u japin ndihmë juridike gjykatave të huaja sipas mënyrës së parashikuar me ligjin e vendit.
Veprimi procedural që është objekt i lutjes së gjykatës së huaj mund të kryhet edhe në mënyrën që kërkon
gjykata e huaj, po që se procedura e tillë nuk është në kundërshtim me rendin juridik.

Neni 286

Në qoftë se me kontratë ndërkombëtare nuk është përcaktuar ndryshe, gjykatat do t’i marrin në procedim
lutjet për dhënien e ndihmës juridike të gjykatave të huaja vetëm po që se janë dërguar në rrugë
diplomatike dhe në qoftë se lutja dhe shkresat që i janë bashkangjitur janë hartuar në gjuhën që është në
përdorim zyrtar në gjykatë, apo në qoftë se është bashkangjitur përkthimi i tyre i legalizuar në atë gjuhë.

Neni 287

Po që se me kontratë ndërkombëtare nuk është përcaktuar ndryshe, lutjet e gjykatave të vendit për
ndihmë juridike u dërgohen gjykatave të huaja në rrugë diplomatike. Lutjet dhe shkresat tjera që i
bashkëngjiten duhet të hartohen në gjuhën e shtetit të lutur, ose duhet t’u bashkëngjitet përkthimi i tyre i
legalizuar në atë gjuhë.

KREU XX


59
Mosrespektimi i gjykatës

Neni 288

288.1 Gjykata gjatë zhvillimit të procedurës do ta dënojë me gjobë deri në 500 Euro palën, përfaqësuesin
ligjor, përfaqësuesin me prokurë, apo ndërhyrësin i cili me veprimet procedurale i ka keqpërdorur rëndë të
drejtat që i janë njohur me këtë ligj.

288.2 Po që se me anë të veprimit procedural nga paragrafi 1 i këtij neni ndonjërit nga pjesëmarrësit në
procedurë i është shkaktuar dëm i natyrës juridiko civile, me kërkesën e të dëmtuarit gjykata vendosë për
kompensimin e dëmit në të njëjtin proces gjyqësor.

Neni 289

289.1 Me dënim në të holla prej 100- 500 Euro gjykata e gjobitë palën apo pjesëmarrësin tjetër në
procedurë i cili me anë të parashtresës e fyen gjykatën.

289.2 Në qoftë se pjesëmarrësi në procedurë apo personi që është i pranishëm në vendin ku mbahet
seanca për shqyrtimin e çështjes e fyen gjykatën, apo pjesëmarrësit tjerë në procedurë, e pengojnë punën
apo nuk i respektojnë urdhrat e gjyqtarit për mbajtjen e rendit dhe qetësisë, gjykata do ta qortojë atë. Po
që se qortimi tregohet i pasuksesshëm, gjykata personin e qortuar do ta largojë nga vendi ku mbahet
seanca gjyqësore ose do ta dënoj me gjobë deri ne 500 Euro, kurse mundet edhe ta largojë edhe ta dënoj
me gjobë.

289.3 Në qoftë se pala apo përfaqësuesi me prokurë i saj largohet nga vendi i seancës, seanca do te
mbahet pa praninë e tyre. Po që se përfaqësuesi me prokurë i palës edhe gjatë zhvillimit të mëtutjeshëm
të procedurës bënë veprime të përcaktuara në paragrafin 1 dhe 2 te këtij neni, gjykata mund t’ia ndaloj
përfaqësimin e mëtutjeshëm të palës.

289.4 Kur gjykata e dënon me gjobë ose e largon nga vendi ku mbahet seanca gjyqësore avokatin apo
praktikantin e avokatit si përfaqësues me prokurë, do ta njoftojë për këtë Odën e Avokatëve.

Neni 290

Gjykata e dënon me gjobë deri ne 500 Euro përfaqësuesin për marrjen e shkresave i cili në kundërshtim
me dispozitat e nenit 118 të këtij ligji nuk e njofton gjykatën për ndërrimin e adresës. Përfaqësuesin e
këtillë, me kërkesën e palës, gjykata e detyron me shpenzimet e shkaktuara me mos njoftimin pa justifikim
për dyshimin e adresës.

Neni 291

291.1 Personin që pa arsye refuzon ta marrë shkresën, si dhe atë që në mënyrë tjetër e pengon dorëzimin
e shkresës, duke vështirësuar apo pamundësuar kështu zbatimin e dispozitave të këtij ligji mbi dorëzimin
e shkresave, gjykata e dënon me gjobe deri në 500 Euro.

291.2 Me kërkesë të palës gjykata e detyron personin nga paragrafi 1 i këtij neni që t’i paguaj shpenzimet
që i ka shkaktuar me qëndrimin e tij të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni.

Neni 292

292.1 Kur dëshmitari që është thirrur nuk paraqitet pa shkaqe të arsyeshme, ose pa leje apo shkak të
arsyeshëm largohet nga vendi ku duhet të dëgjohet, gjykata do të urdhërojë sjelljen e tij me detyrim dhe
pagimin e shpenzimeve të sjelljes me detyrim, si dhe do ta dënojë me gjobë deri në 500 EU.

292.2 Në qoftë se dëshmitari vjen në vendin e mbajtjes së seancës dhe përkundrejt paralajmërimit mbi
pasojat, refuzon të dëshmojë apo të përgjigjet në pyetjet konkrete, kurse gjykata shkaqet e refuzimit i quan
të pa arsyeshme, mund ta dënojë me gjobë deri në 500 Euro, e në qoftë se edhe pas kësaj refuzon të
dëshmojë, mund ta burgos. Burgimi zgjatë gjersa dëshmitari të mos pranojë të dëshmojë, apo gjersa
dëshmia e tij të mos bëhet e panevojshme, por jo më tepër se tridhjetë (30) ditë.

292.3 Me kërkesën e palës, gjykata do të vendos që dëshmitari e ka për detyrë t’i paguaj shpenzimet të
cilat i ka shkaktuar me mosardhjen e vet të paarsyeshme, respektivisht me refuzimin e pajustifikuar për të
dëshmuar.
60

292.4 Po që se dëshmitari më vonë e justifikon mungesën e vet, gjykata do ta revokojë aktvendimin mbi
dënimin, e mund ta lirojë krejtësisht dëshmitarin, apo pjesërisht, nga detyrimi i pagimit të shpenzimeve.
Gjykata mund ta revokojë aktvendimin e vet mbi dënimin edhe kur dëshmitari të ketë pranuar më vonë të
dëshmojë.

Neni 293

293.1 Gjykata mund ta dënoj me gjobë deri në 1000 Euro ekspertin që pa ndonjë shkak të arsyeshëm nuk
e dorëzon brenda afatit të caktuar konstatimin dhe mendimin e vet, apo që pa arsye nuk vjen në seancë
edhe pse është thirrur rregullisht.

293.2 Me dënim nga paragrafi 1 i këtij neni gjykata e dënon ekspertin që pa ndonjë arsye refuzon
ekspertimin.

293.3 Me kërkesën e palës, gjykata mund ta detyrojë ekspertin me pagimin e shpenzimeve të shkaktuara
me mos dërgimin e shkresës, që e përmban konstatimin dhe mendimin e tij, pa arsye, me mungesë të
paarsyeshme, respektivisht me refuzim të paarsyeshëm të ekspertimit.

293.4 Aktvendimin mbi dënimin e ekspertit gjykata mund ta revokojë nën kushtet e nenit 292 paragrafi 4
të këtij ligji.

293.5 Dispozitat e këtij neni në mënyrë të përshtatshme zbatohen edhe për interpretimin gjyqësor.


Neni 294

Po që se personi i dënuar me gjobë sipas dispozitave të këtij ligji nuk e paguan dënimin në afatin e
caktuar, ai do të zëvendësohet me dënim burgimi i cili e zgjatë atë në proporcion me lartësinë e gjobës së
shqiptuar, ashtu siç është përcaktuar me Kodin penal, por jo më shumë se një (1) muaj.

Neni 295

295.1 Ankesa kundër aktvendimit nga neni 288, 289, 290 paragrafi 1, neni 292 paragrafi 1 dhe neni 293
paragrafi 1 i këtij ligji nuk e shtyn ekzekutimin e aktvendimit.

295.2 Ankesa kundër aktvendimit nga neni 292 paragrafi 2 dhe neni 293 paragrafi 2 i këtij ligji nuk e
pengon ekzekutimin e aktvendimit, përveçse kur në ankesën e tillë sulmohet edhe vendimi i gjykatës me
të cilin nuk janë aprovuar arsyet e dëshmitarit për mosdhënien e deklaratës apo të përgjegjës në pyetjen
konkrete, përkatësisht arsyet e ekspertit për moskryerjen e ekspertimit.

K REU XXI

SIGURIMI I KËRKESËPADISË

Neni 296

296.1 Për vendosje mbi propozimin për sigurim të paraqitur para se të jetë ngritur padia për fillimin e
procedurës kontestimore, si dhe gjatë procedurës së tillë, është kompetente gjykata që vepron sipas
padisë. Vendimin mbi masën e sigurimit e jep gjykata që vepron në shkallë të parë, kurse gjykata më e
lartë atëherë kur propozimi për marrjen e saj është paraqitur pas dërgimit të dosjes së lëndës sipas
ankesës në këtë gjykatë.

296.2 Pasi të jetë bërë i formës së prerë aktgjykimi mbi kërkesëpadinë, për propozimin e sigurimit
vendosë gjykata që do të ishte kompetente për vendosje mbi kërkesëpadinë në shkallë të parë.

Neni 297

297.1 Masa e sigurimit mund të caktohet:

a) në qoftë se propozuesi i sigurimit e bënë të besueshme ekzistimin e kërkesës apo të së drejtës
subjektive të tij , dhe

61
b) në qoftë se ekziston rreziku se pa caktimin e masës së këtillë pala kundërshtare do të mund ta
pamundësonte apo vështirësonte dukshëm realizimin e kërkesës, sidomos me tjetërsimin e pasurisë së
vet, me fshehjen e saj, me ngarkimin apo me ndonjë mënyrë tjetër, me të cilën do ta ndryshonte gjendjen
ekzistuese të gjërave, ose në ndonjë mënyrë tjetër do të ndikonte negativisht në të drejtat e propozuesit të
sigurimit.

297.2 Po që se nuk është përcaktuar ndryshe me ligj, gjykata e cakton masën e sigurimit vetëm nën
kushtet që propozuesi i sigurimit, brenda afatit të caktuar nga gjykata, ashtu siç parashihet me Ligjin mbi
Procedurën Përmbarimore, jep garanci në masën dhe në llojin e caktuar nga gjykata, për dëmin që mund
t’i shkaktohet palës kundërshtare me caktimin dhe ekzekutimin e masës së sigurimit.

297.3 Po që se propozuesi nuk jep garanci brenda afatit të caktuar gjykata e refuzon propozimin për
caktimin e masës së sigurimit. Me kërkesën e propozuesit gjykata mund ta liroj atë nga detyrimi i dhënies
së garancisë po që se konstatohet se nuk ka mundësi financiare për një gjë të tillë.

297.4 Bashkësitë e pushtetit lokal janë të përjashtuara nga detyrimi i paragrafit 3 të këtij neni.

Neni 298

Garancia nga neni 297 i këtij ligji kthehet brenda afatit prej shtatë (7) ditësh nga dita në të cilën shuhet
masa e sigurimit. Po që se në ndërkohë propozuesi i sigurimit e ngritë padinë për kompensimin e dëmit,
gjykata kompetente për gjykimin e padisë do të vendosë për lënien në fuqi të masës së sigurimit.

Neni 299

299.1 Për sigurimin e kërkesës në të holla mund të caktohen këto masa të sigurimit:

a) ndalimi kundërshtarit të sigurimit që ta tjetërsojë, fshehë, ngarkojë ose disponojë me pasurinë e caktuar
me vlerë të mjaftueshme për sigurimin e kërkesës së propozuesit të sigurimit. Ky ndalim do të regjistrohet
në regjistrin publik përkatës;

b) ruajtja e pasurisë me të cilën ka të bëjë ndalimi nga pika e sipërme nga gjykata në depozitën e saj, kur
ka mundësi për një gjë të tillë, apo duke iu dhënë në posedim propozuesit të sigurimit apo personit të
tretë;

c) ndalimi debitorit të kundërshtarit të sigurimit që këtij të fundit t’i përmbushet kërkesa apo dorëzohet
sendi, si dhe ndalimi kundërshtarit të sigurimit që ta pranojë sendin, ta realizojë kërkesën apo të disponojë
me të;

d) parashënimi i së drejtës së pengut mbi sendin e paluajtshëm të kundërshtarit të sigurimit, apo mbi të
drejtën e regjistruar në sendin e paluajtshëm, gjerë në vleftën e kërkesës kryesore, me kamata dhe
shpenzime procedurale, për të cilën është dhënë aktgjykimi i cili ende nuk është bërë i ekzekutueshëm.

299.2 Aktvendimi me të cilin caktohet masa e sigurimit i dërgohet kundërshtarit të sigurimit, debitorit të
kundërshtarit të sigurimit, e kur është rasti edhe regjistrit publik përkatës. Masa e sigurimit konsiderohet e
zbatuar në momentin kur aktvendimi i dorëzohet kundërshtarit të sigurimit apo debitorit të tij, po që se i
është dorëzuar këtij të fundit, apo regjistrit publik përkatës, varësisht nga ajo se cila nga këto tri data të
dorëzimit është më e hershme në pikëpamje kohore.

299.3 Në rajonet në të cilat nuk ekzistojnë librat publike, masat e sigurimit nga ky nen do të zbatohen duke
u zbatuar rregullat procedurale adekuate të procedurës përmbarimore.

Neni 300

300.1 Për sigurimin e kërkesës së drejtuar kah sendi i caktuar apo kah një pjesë e tij mund të caktohen
këto masa sigurimi:

a) ndalimi kundërshtarit të sigurimit që ta tjetërsojë, fshehë, ngarkojë apo disponojë me pasurinë kah e cila
është drejtuar kërkesa. Ky ndalim do të evidentohet në regjistrin publik përkatës;

b) ruajtja e pasurisë të cilës i përket ndalimi nga pika a) e këtij paragrafi dhe atë duke u depozituar në
gjykatë, nëse kjo është e mundshme, apo duke iu dorëzuar në posedim propozuesit të sigurimit apo
personit të tretë;
62

c) ndalimi kundërshtarit të sigurimit që të kryejë veprime me të cilat mund të dëmtohet pjesa e pasurisë
kah e cila është drejtuar kërkesa, apo urdhri kundërshtarit të sigurimit që t’i kryejë veprimet e caktuara të
nevojshme për tu ruajtur pasuria apo për tu ruajtur gjendja ekzistuese e rrethanave;

d) autorizimi i propozuesit të sigurimit që t’i kryejë aktivitetet e caktuara.

300.2 Dispozitat e paragrafit 2 dhe 3 të nenit 299 të këtij ligji zbatohen edhe në rastin e sigurimit të
kërkesës së drejtuar kah sendi i caktuar apo kah një pjesë e tij.

300.3 Masat e sigurimit nga ky nen nuk guxojnë në tërësi ta përfshijnë kërkesën që sigurohet me anë të
tyre.

Neni 301

Për sigurimin e të drejtave tjera apo për ruajtjen e gjendjes ekzistuese të rrethanave, mund të caktohen
këto masa sigurimi:

a) ndalimi kundërshtarit të sigurimit që t’i kryejë aktivitetet e caktuara, po urdhri që t’i kryeje aktivitetet e
tilla, me qëllim të ruajtjes së gjendjes ekzistuese apo pengimit të dëmtimit të palës kundërshtare;

b) autorizimi i propozuesit të sigurimit që t’i ndërmarrë aktivitetet e caktuara;

c) lënia e pasurisë së caktuar të kundërshtarit të sigurimit për ruajtje dhe përkujdesje personit të tretë;

d) dhe masa tjera të cilat i cakton gjykata si të domosdoshme për sigurimin e kërkesëpadisë së
propozuesit të sigurimit.


Neni 302

302.1 Kundërshtari i sigurimit i cili vepron në kundërshtim të aktvendimit për ndalimin e tjetërsimit,
fshehjes, ngarkimit apo të disponimit me pasurinë përgjigjet sipas rregullave të së drejtës civile. Pas
parashënimit të ndalimit, e deri sa ai të jetë në fuqi, nuk është i mundshëm regjistrimi në regjistrin publik i
asnjë ndryshimi të të drejtave të krijuara në bazë të disponimit vullnetar të kundërshtarit të sigurimit.

302.2 Tjetërsimi apo ngarkimi në kundërshtim me urdhrin e gjykatës mbi ndalimin e tjetërsimit, fshehjes
apo disponimit me pasurinë nuk ka efekt juridik ndaj propozuesit, përpos kur ka vend për aplikimin e
rregullave mbi mbrojtjen e fituesit të ndershëm.

302.3 Dispozitat nga paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni në mënyrë të përshtatshme aplikohen edhe për rastin
e veprimit të personave në kundërshtim me vendimin e gjykatës mbi caktimin e masave tjera të sigurimit.

302.4 Me anë të masës së sigurimit nuk fitohet e drejta e pengut, përpos në rastin e justifikimit të
parashënimit të së drejtës së pengut nga pika d paragrafi 1 i nenit 299 të këtij ligji.

Neni 303

Gjykata mundet, duke i marrë parasysh rrethanat e rastit konkret, ti caktoj përnjëherë më tepër masa të
sigurimit, kur ka nevojë për një gjë të tillë.

Neni 304

304.1 Masa e sigurimit mund të propozohet para inicimit dhe gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor
kontestimor si dhe pas përfundimit të tij, derisa ekzekutimi të përfundojë plotësisht.

304.2 Propozimi paraqitet në formë të shkruar. Në qoftë se propozimi është i lidhur me procesin gjyqësor
që është në zhvillim e sipër, ai mund të paraqitet edhe gojarisht në seancë gjyqësore.

304.3 Në propozimin për caktimin e masave të sigurimit propozuesi i sigurimit duhet ta tregojë në të
kërkesën, për sigurimin e të cilës bënë propozim, masën e sigurimit që e propozon, mjetet dhe objektin e
masës të sigurimit. Në propozim duhet të tregohen edhe faktet mbi të cilat mbështetet kërkesëpadia, si
dhe të propozohen mjetet provuese me të cilat mund të provohen pretendimet e parashtruara në
63
propozim. Propozuesi i sigurimit ka për detyrë, po që se ka mundësi, që mjetet provuese t’ia bashkangjitë
propozimit.

304.4 Për propozimin mbi caktimin e masave të sigurimit të paraqitur gojarisht në mënyrë të përshtatshme
aplikohen dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni.

Neni 305

305.1 Përveçse në rastet e përcaktuara me këtë ligj, masa e sigurimit nuk mund të caktohet po që se
kundërshtari i sigurimit nuk ka pasur mundësinë që të deklarohet për propozimin e caktimit të saj.

305.2 Propozimin për caktimin e masave të sigurimit gjykata, bashkë me shkresat që i janë bashkangjitur,
ia dërgon kundërshtarit të sigurimit me njoftim se mund të paraqesë përgjigje të shkruar brenda afatit
shtatë (7) ditor.

Neni 306

306.1 Me propozim të propozuesit të sigurimit të paraqitur me propozim për caktimin e masës së sigurimit
gjykata mund ta caktojë masën e përkohshme të sigurimit pa njoftim dhe dëgjim paraprak të kundërshtarit
të sigurimit, po që se propozuesi i sigurimit e bënë të besueshëm pretendimin se masa e sigurimit është e
bazuar dhe urgjente dhe se me veprim ndryshe do të humbte qëllimi i masës së sigurimit.

306.2 Vendimin nga paragrafi 1 të këtij neni gjykata ia dërgon kundërshtarit të sigurimit menjëherë.
Kundërshtari i sigurimit brenda afatit prej tre (3) ditësh në përgjigjen e tij mund t’i kontestojë shkaqet për
caktimin e masës së përkohshme të sigurimit, e pas kësaj gjykata duhet të caktojë seancë në tri ditët e
ardhshme. Përgjigja e kundërshtarit të sigurimit duhet të përmbajë pjesën arsyetuese.

306.3 Pas mbajtjes së seancës nga paragrafi 2 e këtij neni gjykata me aktvendim të veçantë e anulon
aktvendimin me të cilin e ka caktuar masën e përkohshme ose e zëvendëson me një tjetër aktvendim mbi
caktimin e masës së sigurimit në pajtim me nenin 307 të këtij ligji. Kundër aktvendimit të ri për caktimin e
masës së sigurimit lejohet ankimi.

Neni 307

307.1 Në aktvendimin mbi caktimin e masës së sigurimit gjykata e përcakton llojin e masës, mjetet me të
cilat ajo do të realizohet dhunshëm dhe objektin e masës së sigurimit, duke i aplikuar përkatësisht rregullat
e procedurës gjyqësore përmbaruese. Gjykata sipas detyrës zyrtare ia dërgon aktvendimin mbi caktimin e
masës së sigurimit gjykatës përmbaruese kompetente me qëllim të ekzekutimit të tij të përdhunshëm dhe
regjistrit publik me qëllim të regjistrimit në të.

307.2 Po që se me qëllim të realizimit të urdhëresës apo ndalimit të caktuar duhet ndryshuar mjetet apo
objektet e sigurimit propozuesi i sigurimit mund të propozojë ndryshimin e tillë në të njëjtën procedurë dhe
në bazë të urdhëresës apo ndalimit ekzistues.

307.3 Aktvendimi me të cilin është caktuar masa e sigurimit ka efekt të aktvendimit mbi ekzekutimin nga
Ligji mbi procedurën përmbaruese. Masa e sigurimit i detyron palët e procesit, si dhe personat që janë në
ndërlidhje me to, por vetëm pasi të jenë lajmëruar për masën e sigurimit të caktuar me aktvendim.

307.4 Aktvendimet nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni duhet ta kenë pjesën arsyetuese.

307.5 Kur gjykata sipas detyrës zyrtare cakton masën e sigurimit, atëherë ajo i zbaton në mënyrë të
përshtatshme dispozitat e këtij neni.

Neni 308

308.1 Kur masa e sigurimit caktohet para se të jetë ngritur padia, me vendimin me të cilin caktohet masa e
sigurimit caktohet edhe afati jo më i shkurtër se tridhjetë (30) ditor brenda të cilit propozuesi i sigurimit
duhet të ngritë padinë.

308.2 Propozuesi i sigurimit duhet t’i paraqet gjykatës provën nga e cila shihet se ka vepruar në pajtim me
paragrafin 1 të këtij neni.


64
Neni 309

309.1 Masa e sigurimit e caktuar me vendim të gjykatës mbetet në fuqi deri sa mos të jepet vendim tjetër
mbi masën e sigurimit.

309.2 Po që se nuk aprovohet kërkesëpadia me aktgjykimin e shkallës së parë, gjykata kompetente mund
ta lejë në fuqi masën e sigurimit deri sa aktgjykimi i shkallës së parë të mos behët i formës së prerë.

309.3 Masa e sigurimit e caktuar mbetet në fuqi më së shumti deri në skadimin e afatit prej tridhjetë (30)
ditësh pas krijimit të kushteve për ekzekutim të detyrueshëm

309.4 Masën e sigurimit të regjistruar në librat publike gjykata e fshehë kryesisht.

Neni 310

310.1 Kundër aktvendimit të shkallës së parë mbi masën e sigurimit mund të paraqitet ankesa brenda
afatit prej shtatë (7) ditësh nga dita e dorëzimit të tij.

310.2 Ankesa i dërgohet kundërshtarit të sigurimit i cili brenda afatit prej tre (3) ditësh nga dorëzimi ka të
drejtë të paraqes në gjykatë përgjigjen në ankesë.

310.3 Mbi ankesën vendosë gjykata e shkallës së dytë brenda afatit pesëmbëdhjetë (15) ditor nga dita në
të cilën i arrin përgjigja në ankesë apo skadimit të afatit për paraqitjen e saj.

310.4 Ankesa nuk e shtyn ekzekutimin e aktvendimit nga paragrafi 1 të këtij neni.

310.5 Kundër aktvendimit mbi masën e përkohshme nuk lejohet ankimi.

Neni 311

311.1 Po që se janë caktuar masat e përcaktuara me nenin 299 paragrafi 1 pika a) dhe b) dhe nenin 306
paragrafi 1 me propozimin e kundërshtarit të propozuesit, apo të ruajtësit, gjykata vendosë që të shiten
sendet e luajtshme që prishen shpejtë apo nëse ekziston rreziku nga rënia e dukshme e çmimit të
sendeve të këtilla.

311.2 Shitja e sendeve nga paragrafi 1 i këtij neni bëhet sipas rregullave për ekzekutimin mbi sendet e
luajtshme.

311.3 Po që se është caktuar masa e sigurimit nga neni 300 paragraf 1 pika c) të këtij ligji gjykata mundet,
me propozimin e propozuesit të sigurimit apo të kundërshtarit të tij, me vendosë që propozuesit të sigurimit
t’i kalojë e drejta e realizimit të kërkesës, po që se ekziston rreziku i mos realizimit të saj, për shkak të
vonimit në realizimin e saj, apo rreziku i humbjes së të drejtës së regresit ndaj personit të tretë.

311.4 Shuma e të hollave e fituar me shitjen e sendeve të luajtshme apo me realizimin e kredisë ruhet në
depozitim gjyqësor deri në momentin e heqjes së masës së sigurimit apo deri në momentin e propozimit të
ekzekutimit të saj, por më së voni brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita në të cilën kredia bëhet e
arritur/kërkueshme. Dobitë e tjera të fituara me arritjen kërkueshmërinë e kredisë deponohen, po që se ka
mundësi, në depozitën gjyqësore, apo caktohet mënyrë tjetër e ruajtjes deri në momentin e heqjes së
masës së sigurimit, përkatësisht derisa propozuesi i sigurimit të propozojë ekzekutimin, por më së shumti
30 ditë nga dita kur kredia bëhet ekzekutive.

Neni 312

312.1 Propozuesi i sigurimit në propozimin e tij për caktimin e masës së sigurimit, ose më vonë, mund të
deklarojë se pajtohet që, në vend se të caktohet masa e sigurimit, do të ishte i kënaqur me dhënien e
pengut nga ana e kundërshtarit të tij.

312.2 Dhënia e pengut në vend të masës së sigurimit mund të caktohet edhe me propozimin e
kundërshtarit të sigurimit po që se me këtë pajtohet propozuesi i sigurimit.

Neni 313

65
313.1 Po që se propozuesi i sigurimit brenda afatit të caktuar me aktvendimin mbi caktimin e masës së
sigurimit nuk paraqet provën e përcaktuar në nenin 314 të këtij ligji gjykata do ta përfundojë procedurën
dhe i anulon veprimet e kryera.

313.2 Me propozim të kundërshtarit të sigurimit procedura e filluar do të përfundohet dhe veprimet e
kryera do të anulohen, po që se rrethanat për shkak të të cilave është caktuar masa e sigurimit, më vonë
kanë ndryshuar dhe e kanë bërë të pa nevojshme atë.

313.3 Gjykata sipas propozimit të kundërshtarit të sigurimit e përfundon procedurën dhe i anulon veprimet
e kryera edhe po që se:

a) kundërshtari i sigurimit e deponon në gjykatë shumën e detyruar të kërkesës që sigurohet, me kamata
dhe shpenzime;

b) kundërshtari i sigurimit e bënë të besueshëm pretendimin se kërkesa në momentin e dhënies së
aktvendimit mbi caktimin e masës së sigurimit është realizuar apo se ka qenë mjaftësisht e siguruar;

c) me vendim të formës së prerë është vërtetuar se kërkesa nuk është krijuar apo se është shuar.

313.4 Në rastet nga paragrafi 1 dhe 3 pika b) dhe c) të këtij neni, shpenzimet e krijuara me caktimin dhe
zbatimin e masës së sigurimit i ngarkohen propozuesit të sigurimit.

Neni 314

314.1 Shpenzimet e shkaktuara gjatë procedurës sigurimore paraprakisht i bartë propozuesi i sigurimit.

314.2 Po që se propozimi për caktimin e masës së sigurimit paraqitet gjatë zhvillimit të procedurës
kontestimore apo të ndonjë procedure tjetër gjyqësore, gjykata kompetente për vendosje mbi
kërkesëpadinë, apo mbi kërkesën tjetër, vendosë se cili i bartë shpenzimet e caktimit dhe zbatimit të
masës së sigurimit.

Neni 315

Propozuesi i sigurimit ka të drejtë, sipas rregullave të përgjithshme të së drejtës pasurore, që t’i
kompensohet dëmi që i është shkaktuar me mosrespektimin e aktvendimit mbi masën siguruese të
caktuar.

Neni 316

Kundërshtari i sigurimit ka të drejtë, sipas rregullave të përgjithshme të së drejtës pasurore, që t’i
kompensohet dëmi nga propozuesi i sigurimit i shkaktuar me masën e sigurimit për të cilën është vërtetuar
se ka qenë e pa bazë apo të cilën propozuesi i sigurimit nuk e ka justifikuar.

Neni 317

Kërkesat për shpërblimin e dëmit nga neni 315 dhe 316 të këtij ligji parashkruhen brenda afatit prej 1 viti
nga dita e mbarimit të efektit të aktvendimit me të cilin masa e sigurimit është caktuar.

Neni 318

Masat e sigurimit të kërkesëpadisë i zbaton gjykata që do të ishte kompetente për ekzekutimin e
aktgjykimit të formës së prerë.

KREU XXII

MJETET PROVUESE DHE MARRJA E PROVAVE

Dispozita të përgjithshme

Neni 319

319.1 Secila nga palët ndërgjyqëse ka për detyrë të provoje faktet mbi të cilat i bazon kërkimet dhe
pretendimet e veta.
66

319.2 Të provuarit përfshihen në të gjitha faktet që janë të rëndësishme për dhënien e vendimit.

319.3 Gjykata vendosë se cilat prova do të merren me qëllim të vërtetimit të fakteve vendimtare.

Neni 320

Gjykata është e autorizuar që t’i marrë edhe provat që nuk i kanë propozuar palët, po që se konstaton se
ato tentojnë të disponojnë me kërkesat me të cilat nuk kanë të drejtë të disponojnë (neni 3 paragrafi 3 i
këtij ligji).

Neni 321

321.1 Nuk ka nevojë të provohen faktet e ditura botërisht e as faktet që i ka vërtetuar gjykata në gjykimet e
mëhershme.

321.2 Nuk ka nevojë të provohen faktet të cilat pala i ka pohuar para gjykatës gjatë procesit gjyqësor.

321.3 Gjykata ka të drejtë të vlerësoje, duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit konkret, se a do ta
merr si të pohuar apo si të kontestuar faktin të cilin pala njëherë e ka pohuar e pastaj tërësisht apo
pjesërisht e ka kontestuar, apo e ka kufizuar pohimin duke shtuar fakte tjera.

321.4 Faktet, ekzistimin e të cilave e presupozon ligji, nuk duhet provuar, por mund të provohet
mosekzistimi i tyre, po që se me ligj nuk është përcaktuar diç tjetër.

Neni 322

322.1 Në qoftë se gjykata në bazë të provave të marra (neni 8 i këtij ligji) nuk mund të konstatojë me siguri
ndonjë fakt, për ekzistimin e faktit do të përfundojë duke i aplikuar rregullat mbi barrën e provës.

322.2 Pala që pretendon se i takon një e drejtë ka për detyrë të provojë faktin që është qenësor për
krijimin ose realizimin e saj, po që se ligji nuk parasheh diç tjetër.

322.3 Pala e cila e konteston ekzistimin e ndonjë të drejte e bartë barrën e të provuarit të faktit që e ka
penguar krijimin apo realizimin e saj, ose në bazë të të cilit ka pushuar se ekzistuari, po që se ligji nuk
parasheh diç tjetër.

Neni 323

Po që se vërtetohet se palës i takon e drejta që t’i shpërblehet dëmi me të holla apo me sende të
zëvendësueshme, por pa mundësi që të caktohet shuma e të hollave, apo sasia e sendeve të tilla, apo se
një gjë e tille do të mund të bëhej me vështirësi shumë të mëdha, gjykata për këtë do të vendosë sipas
çmuarjes së lirë.

Neni 324

324.1 Provat merren në seancën për shqyrtimin kryesor të çështjes.

324.2 Gjykata mund të vendos që prova e caktuar të merret përpara një gjykatë tjetër (gjykata e porositur).
Në rast të tillë procesverbali mbi provën e marrë lexohet në seancën për shqyrtimin kryesor të çështjes.

324.3 Kur gjykata vendosë që një provë të merret përpara gjykatës së porositur, në letër porosinë për
marrjen e provës përshkruhet gjendja e çështjes sipas të dhënave nga shkresat e lëndës dhe posaçërisht
do të theksohet se cilat rrethana duhet të kihen posaçërisht parasysh me rastin e marrjes së provës.

324.4 Për seancën e marrjes së provave para gjykatës së porositur duhet të njoftohen edhe palët
ndërgjyqëse.

324.5 Gjykata e porositur, me rastin e marrjes së provës, i ka të gjitha autorizimet të cilat i takojnë gjykatës
së çështjes me rastin e marrjes së provave në seancën për shqyrtimin kryesor të çështjes.

324.6 Kundër aktvendimit të gjykatës me të cilin marrja e provës i është besuar gjykatës së porositur nuk
lejohet ankim i veçantë.
67


Neni 325

Po që se sipas rrethanave të rastit mund të supozohet se një provë nuk do të mund të merret brenda një
afati të arsyeshëm apo në qoftë se prova duhet të merret jashtë shtetit, gjykata në aktvendimin mbi
marrjen e provave do ta caktojë një afat deri në të cilin do të pritet që prova të merret. Pas kalimit të afatit
të tillë shqyrtimi i çështjes do të bëhet pavarësisht se prova e tillë nuk është marrë.

KËQYRJA NE VEND

Neni 326

326.1 Këqyrja në vend ndërmerret sa herë që çmohet e nevojshme që për vërtetimin e ndonjë fakti, apo
për sqarimin e ndonjë rrethane, duhet të bëhet vrojtimi i drejtpërdrejt nga gjykata e çështjes.

326.2 Marrja e provës me anë të këqyrjes së drejtpërdrejt mund të bëhet edhe me bashkëveprimin e
ekspertit.

Neni 327

Po që se sendi që duhet këqyrë nuk mund të sjellët në gjykatë apo në qoftë se sjellja e tij do të shkaktonte
shpenzime të mëdha, gjykata e bënë këqyrjen e sendit në vendin ku ai ndodhet dhe me atë rast hartohet
procesverbali.

Neni 328

328.1 Në qoftë se duhet të këqyret sendi i cili ndodhet tek njëra nga palët ndërgjyqëse, apo tek personi i
tretë, atëherë në mënyre adekuate do të aplikohen dispozitat e këtij ligji me të cilat parashihet mënyra e
marrjes së shkresave prej palëve apo personave të tretë.

328.2 Po që se duhet të këqyret sendi që ndodhet tek organi shtetëror, ose personi juridik, të cilit i është
besuar ushtrimi i autorizimeve publike, për marrjen e tyre do të zbatohen dispozitat e këtij ligji me të cilat
është rregulluar mënyra e marrjes së dokumenteve nga këto organe apo persona juridik.

328.3 Për kryerjen e këqyrjes palët ndërgjyqëse njoftohen rregullisht.

SHKRESAT

Fuqia provuese e shkresave

Neni 329

329.1 Shkresa të cilën e ka hartuar në formën e caktuar organi shtetëror brenda kufijve të kompetencës së
vet, si dhe shkresa të cilën në formë të tillë e ka hartuar ndërmarrja apo organizata tjetër në ushtrimin e
autorizimeve publike që i janë besuar me ligj (dokumenti publik), provon saktësinë e asaj që konfirmohet
apo caktohet në të.

329.2 Të njëjtën fuqi provuese e kanë edhe shkresat tjera të cilat, me dispozita të veçanta, në pikëpamje
të fuqisë provuese janë barazuar me shkresat publike.

329.3 Lejohet që të provohet se në shkresën publike faktet janë konstatuar jo saktësisht apo se shkresa
është hartuar në mënyrë jo të rregullt.

329.4 Po që se gjykata dyshon në autenticitetin e shkresës, mund të kërkojë që për këtë të deklarohet
organi nga i cili shkresa duhet të jetë hartuar.

Neni 330

Po që se me kontratë ndërkombëtare nuk është përcaktuar ndryshe, shkresat publike të huaja të
legalizuara sipas ligjit, kanë, me kusht reciprociteti, të njëjtën fuqi provuese sikurse shkresa publike e
vendit.

68

Neni 331

331.1 Çdo palë ndërgjyqëse detyrohet kryesisht të paraqesë shkresat që ka përdorur për të provuar
thëniet e veta.

331.2 Së bashku me shkresën e hartuar në gjuhë të huaj paraqitet edhe përkthimi i legalizuar nga ana e
përkthyesit gjyqësor të përhershëm.

Neni 332

Po që se dokumenti ndodhet tek organi shtetëror, ose personi juridik, të cilit i është besuar ushtrimi i
autorizimeve publike, kurse pala vetë nuk është në gjendje ta dorëzojë apo tregojë atë, atëherë gjykata
sipas propozimit të palës do ta marrë sipas detyrës zyrtare këtë dokument.

Neni 333

333.1 Në qoftë se njëra palë i referohet një shkrese dhe pohon se ajo ndodhet tek pala kundërshtare,
gjykata me aktvendim do të thërras këtë të fundit që ta paraqes shkresën, duke ia caktuar për këtë një afat
të arsyeshëm.

333.2 Kundër aktvendimit nga paragrafi 1 i këtij neni nuk lejohet ankim i veçantë.

Neni 334

Pala nuk mund të refuzojë paraqitjen e dokumentit, po që se ajo vetë i është referuar dokumentit si mjet
provues për thëniet , apo në qoftë se është fjala për dokumentin të cilin sipas ligjit ka për detyrë ta
dorëzojë ose ta tregojë apo, në qoftë se dokumenti, duke marrë parasysh përmbajtjen e tij konsiderohet si
i përbashkët për të dy palët.

Neni 335

335.1 Në pikëpamje të së drejtës së palës për të refuzuar paraqitjen e dokumenteve të tjera, do të
zbatohen në mënyrë adekuate dispozitat e neneve 342 dhe 343 të këtij ligji.

335.2 Kur pala që është ftuar të paraqesë shkresën mohon se shkresa ndodhet tek ajo, atëherë për
konstatimin e këtij fakti gjykata mund të marrë prova.

Neni 336

Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit konkret, gjykata do të çmojë, sipas bindjes së vet, se çfarë
domethënie ka fakti se pala që e ka në posedim shkresën nuk është e gatshme ta dorëzoj atë në gjykatë.
Kjo vlen edhe për rastin kur pala nuk vepron sipas aktvendimit për dorëzimin e dokumentit, apo kur
mohon se ai ndodhet në posedimin e saj.

Neni 337

337.1 Sipas propozimit të palës gjykata mund ta urdhërojë personin e tretë që ta paraqesë dokumentin që
shërben si provë për vërtetimin e ndonjë fakti vendimtar

337.2 Personi i tretë mund të refuzojë dorëzimin e shkresës vetëm në pajtim me nenin 342 dhe 349 të këtij
ligji.

337.3 Para se të jep aktvendim me të cilin personi i tretë urdhërohet ta dorëzojë dokumentin, gjykata e
thërret atë që të deklarohet.

Neni 338

338.1 Kur personi i tretë e konteston detyrimin e dorëzimit të dokumentit që ndodhet tek ai, gjykata
vendosë se a është ai i detyruar ta dorëzoj atë ose jo.

338.2 Kur personi i tretë mohon se dokumenti ndodhet tek ai, gjykata mundet, ta vërtetojë këtë fakt, të
marrë prova.
69

338.3 Aktvendimi i formës së prerë për detyrimin e personit të tretë që ta dorëzoj dokumentin mund të
përmbarohet nëpërmjet gjykatës kompetente sipas rregullave të procedurës përmbaruese.

338.4 Personi i tretë ka të drejtë të kërkojë pagimin e shpenzimeve që i ka pasur lidhur me dorëzimin e
dokumentit. Edhe për këtë rast zbatohen në mënyrë të përshtatshme dispozitat e nenit 355 të këtij ligji.

DËSHMITARËT

Neni 339

339.1 Çdo person që thirret si dëshmitar ka për detyrë t’i përgjigjet thirrjes, e në qoftë se me këtë ligj nuk
është përcaktuar ndryshe, ka për detyrë edhe të dëshmojë.

339.2 Si dëshmitar mund të pyetën vetëm personat që kanë aftësi të japin informata mbi faktet që duhet
të provohen.

339.3 Të miturit nën katërmbëdhjetë vjeç mund të pyeten si dëshmitar vetëm kur thëniet e tyre janë të
domosdoshme për zgjidhjen e çështjes.

Neni 340

Pala e cila propozon që personi i caktuar të pyetet si dëshmitar duhet më parë të tregojë se për çfarë
duhet të dëshmoj ai, si dhe ta tregojë emrin, mbiemrin dhe vendbanimin e tij.

Neni 341

Nuk mund të dëgjohet si dëshmitar personi i cili me thëniet e tij do ta cenonte detyrën e ruajtjes së sekretit
zyrtar apo ushtarak, derisa organi kompetent të mos e lirojë nga kjo detyrë.

Neni 342

342.1 Dëshmitari mund të refuzojë të dëshmojë:

a) mbi atë që pala ndërgjyqëse ia ka besuar si përfaqësuesit të vetë me prokurë;

b) mbi atë që pala ose personi tjetër ia ka treguar dëshmitarit si rrëfyesit të vetë;

c) mbi faktet që i ka marrë në dijeni dëshmitari si avokat, si mjek ose në ushtrimin e ndonjë profesioni apo
veprimtarie tjetër, po që se ekziston detyrimi që të ruhet si sekret ajo që merr në dijeni gjatë ushtrimit të
profesionit apo të veprimtarisë së vet.

342.2 Personat e këtillë gjykata i njofton me të drejtën e refuzimit të dhënies së deklaratës së dëshmitarit.

Neni 343

343.1 Dëshmitari mund të refuzojë përgjigjen në pyetjet e caktuara, në qoftë se për këtë ekzistojnë arsye
të rëndësishme, e sidomos në qoftë se me përgjigjen në këto pyetje, do t’ia ekspozonte përgjegjësisë
penale vetës, apo të afërmit e tij të gjinisë së gjakut në vijë vertikale deri në cilëndo shkallë, e në vijë
horizontale deri në shkallën të tretë përfundimisht, bashkëshortin e vet, ose të afërmit e gjinisë së
krushqisë deri në shkallë të dytë përfundimisht, edhe po që se ka pushuar martesa, personin me të cilin
jeton në bashkësi jashtëmartesore, apo kujdestarin e vet, ose personin nën kujdestarinë e tij, adoptuesin
apo të adoptuarin e vet.

343.2 Gjykata ka për detyrë ta njoftojë dëshmitarin me të drejtën e refuzimit të përgjigjes në pyetjet e
natyrës së përmendur në paragrafin 1 të këtij neni.

Neni 344

Dëshmitari nuk ka të drejtë që, për shkak të rrezikut nga pësimi i dëmit pasuror, të refuzojë dëshmimin
lidhur me veprimet juridike të krijuara në praninë e tij si dëshmitar i ftuar, me veprimet që në pikëpamje të
raportit kontestues i ka kryer me cilësinë e paraardhësit juridik, apo të përfaqësuesit të njërës nga palët
ndërgjyqësore, me faktet që kanë të bëjnë me raportet pasurore të kushtëzuara me lidhjen familjare apo
70
martesore, me faktet që kanë të bëjnë me lindjen, vdekjen apo lidhjen e martesës, si dhe kur me dispozita
të posaçme ka për detyrë të jep deklaratë apo të bëjë njoftime.

Neni 345

345.1 Justifikueshmërinë e arsyeve për refuzimin e dëshmisë, apo të përgjigjes në pyetjet konkrete, e
çmon gjykata në të cilën dëshmitari duhet të dëgjohet. Kur është nevoja lidhur me këtë me parë mund të
dëgjohen palët ndërgjyqëse.

345.2 Kundër aktvendimit nga paragrafi 1 i këtij neni palët nuk kanë të drejtë ankimi të veçantë, kurse
dëshmitari këtë aktvendim mund ta sulmoj vetëm me anë të ankesës së paraqitur kundër aktvendimit me
të cilin është dënuar me gjobë, ose me burgim, nga shkaku se ka refuzuar të dëshmojë ose të japë
përgjigje në pyetjet konkrete ( neni 292 paragrafi 2 i këtij ligji).

Neni 346

346.1 Thirrja e dëshmitarit bëhet me anë të letërthirrjes në të cilën tregohet emri, mbiemri, profesioni,
vendi dhe koha e ardhjes, lënda lidhur me të cilën thirret, dhe theksimi se thirret në cilësinë e dëshmitarit.
Në letërthirrje dëshmitari paralajmërohet për pasojat e mosardhjes në gjykatë pa arsye, si dhe për të
drejtën që t’i paguhen shpenzimet.

346.2 Thirrja e dëshmitarit me moshe nën katërmbëdhjetë vjeç behet nëpërmjet prindërve ose kujdestarit
ligjor.

346.3 Dëshmitarët të cilët për shkak të moshës së shtyrë, sëmundjes ose të metave fizike nuk mund të
vijnë në gjykatë, do të dëgjohen në banesën e tyre apo në lokalet tjera në të cilat ndodhen.

Neni 347

347.1 Dëshmitarët dëgjohen veç e veç dhe pa praninë e dëshmitarëve që do të dëgjohen më vonë.
Dëshmitari ka për detyrë që përgjigjet t’i japë gojarisht.

347.2 Dëshmitari më parë njoftohet me detyrën që të flasë të vërtetën dh se asgjë nuk guxon ta lejë në
heshtje, pastaj do të paralajmërohet për pasojat e dhënies së deklaratës së rreme. Pas kësaj dëshmitari
pyetet për emrin, mbiemrin, emrin e babait, vendlindjen, moshën dhe për raportin e tij me palët
ndërgjyqëse.

Neni 348

348.1 Pas pyetjeve të përgjithshme, dëshmitarit i bënë pyetje pala që e ka propozuar thirrjen e tij, e pas
kësaj pala kundërshtare.

348.2 Gjykata në çdo moment mund t’i bëjë pyetje dëshmitarit

348.3 Dëshmitari gjithmonë pyetet si i ka marrë në dijeni gjërat për të cilat dëshmon.

Neni 349

Kur ndërmjet thënieve të dëshmitarëve ka mospërputhje të tilla që krijojnë vështirësi lidhur me konstatimin
e fakteve të rëndësishme, gjykata vetë, ose me kërkesën e palëve, bënë ballafaqimin e dëshmitarëve të
pyetur më parë. Te ballafaquarit do të pyeten për secilën rrethanë për të cilën nuk kanë dhënë deklarata të
njëjta, dhe përgjigjet e dhëna futën në procesverbal.

Neni 350

Pas mbarimit të dëshmisë dëshmitari mund të largohet me leje të gjykatës. Në rast nevoje të marrjes
prapë në pyetje, atëherë gjykata urdhëron që ai të qëndrojë në sallë pa kontaktuar me dëshmitarët e tjerë.

Neni 351

Pala që ka kërkuar thirrjen e një dëshmitari mund të kërkojë që ai të mos pyetet. Kërkesa merret parasysh
në rast se pala tjetër është dakord dhe kur gjykata çmon se pyetja e tij nuk do të jetë e nevojshme për
sqarimin e çështjes.
71

Neni 352

Kur gjatë gjykimit të çështjes rezultojnë të sqaruara faktet dhe pretendimet e palëve, gjykata vetë ose me
kërkesën e tyre, mund të heqë dorë nga pyetja e dëshmitarëve të tjerë të thirrur për këtë qëllim.

Neni 353

Gjykata mund të lejojë dëshmitarin që të përdorë shënime ose të dhëna të tjera të shkruara, kur flasin për
çështje që kanë të bëjnë me llogari e të dhëna që është vështirë të mbahen mend.

Neni 354

354.1 Dëshmitari që nuk e dinë gjuhën në të cilën zhvillohet procedura pyetet me anë të përkthyesit.

354.2 Në qoftë se dëshmitari është i shurdhër, pyetjet i bëhen me shkrim, e në qoftë se është memec, do
te ftohet që përgjigjet t’i japë me shkrim. Po që se pyetja e dëshmitarit nuk mund të bëhet në këtë mënyre,
do të ftohet interpreti i cili mund të merret vesh me dëshmitarin.

354.3 Gjykata e njofton interpretin për detyrën e transmetimit të saktë të pyetjeve që i bëhen dëshmitarit
dhe të përgjigjeve që do t’i japë dëshmitari.

Neni 355

355.1 Dëshmitari ka të drejtë kompensimi të shpenzimeve të udhëtimit, ushqimit e të fjetjes, si dhe për
kompensimin e fitimit të humbur.

355.2 Dëshmitari duhet ta kërkojë kompensimin menjëherë pasi të pyetet, në të kundërtën e humbë të
drejtën e kompensimit. Gjykata ka për detyrë ta njoftojë dëshmitarin për pasojën e këtillë.

355.3 Në aktvendimin me të cilin caktohen shpenzimet e dëshmitarit, caktohet edhe shuma e të hollave që
paguhen nga paradhënia e depozituar nga palët, e po që se paradhënia nuk është bërë, urdhërohet pala
që dëshmitarit t’ia paguajë shumën e caktuar brenda afatit prej shtatë (7) ditësh.

355.4 Ankesa kundër aktvendimit nga paragrafi 3 e këtij neni nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

E K S P E R T Ë T

Neni 356

Gjykata, me propozimin e palëve mundë të bëjë të provuarit me anë të ekspertizës, sa herë që për
vërtetimin apo sqarimin e fakteve, apo të rrethanave të caktuara nevojitet dijeni profesionale të cilën nuk e
ka gjyqtari i çështjes.

Neni 357

357.1 Pala e cila e propozon ekspertizën ka për detyrë që në propozimin e saj ta tregojë objektin dhe
vëllimin e ekspertizës dhe ta propozojë personin që do ta bëjë ekspertizën.

357.2 Palës kundërshtare duhet dhënë mundësia që të deklarohet lidhur me ekspertizën e propozuar.

357.3 Po që se palët nuk merren vesh për personin që do të bëjë ekspertizën si dhe për objektin dhe
vëllimin e tij, vendimin për këtë do ta jep gjykata.

Neni 358

358.1 Ekspertizën e kryen një ekspert.

358.2 Gjykata, me propozimin e palës, mund t’i caktojë më tepër ekspertë për lloje të ndryshme
ekspertizash.

358.3 Ekspertet caktohen, në radhë të parë, nga radha e ekspertëve të përhershëm të emëruar nga
gjykata për llojin e caktuar të ekspertimit.
72

358.4 Ekspertizat me të ndërlikuara i besohen në rend të parë institucioneve profesionale (spitaleve,
laboratorëve kimike, fakulteteve etj).

358.5 Po që se ekzistojnë institucionet e specializuara për llojet e caktuara ekspertizash (ekspertiza e
monedhave të falsifikuara, e dorëshkrimeve, mandej ekspertiza daktiloskopike etj), atëherë ekspertizat e
tilla do t’u besohen institucioneve të tilla.

Neni 359

359.1 Eksperti i caktuar ka për detyrë t’i përgjigjet thirrjes së gjykatës dhe të parashtrojnë konstatimin dhe
mendimin e tij.

359.2 Gjykata do ta lirojë ekspertin, me kërkesën e tij, nga detyra e ekspertimit nga shkaqet për të cilat
dëshmitari mund të refuzojë të dëshmojë, ose që të japë përgjigje në ndonjë pyetje konkrete.

259.3 Gjykata mund ta lirojë ekspertin, me kërkesën e tij, nga detyra e ekspertimit edhe për shkaqe të
tjera të justifikuara.

259.4 Lirimin nga detyra e ekspertimit mund ta kërkojë edhe personi i autorizuar i organit apo organizatës
në të cilin është i punësuar eksperti.

Neni 360

360.1 Eksperti i caktuar mund të përjashtohet nga detyra e ekspertimit po për ato shkaqe për të cilat
përjashtohet gjyqtari nga gjykimi, por për ekspertim mund të merret edhe personi që më parë është pyetur
si dëshmitar.

360.2 Pala mund ta paraqesë kërkesën për përjashtimin e ekspertit posa të merr dijeni për shkakun e
përjashtimit, por më së voni para fillimit të marrjes së provës me anë të ekspertimit.

360.3 Në kërkesën për përjashtimin e ekspertit pala ka për detyrë t’i tregojë rrethanat mbi të cilat e
mbështet kërkesën e saj për përjashtim.

360.4 Mbi kërkesën për përjashtimin e ekspertit vendosë gjykata e çështjes.

360.5 Kundër aktvendimit me të cilin aprovohet apo refuzohet kërkesa për përjashtimin e ekspertit nuk
lejohet ankim i veçantë.

360.6 Në qoftë se pala ka mësuar për shkakun e përjashtimit pasi të jetë kryer ekspertiza, dhe për këtë
arsye e bënë kundërshtimin e ekspertizës, atëherë gjykata vepron sikur në rastin kur kërkesa paraqitet
para se të jetë kryer ekspertimi.

Neni 361

Marrjen e provës me anë të ekspertizës gjykata e cakton me vendim i cili duhet të përmbajë:

a) emrin, mbiemrin dhe profesionin e ekspertit;

b) objektin e kontestit;

c) vëllimin dhe lëndën e ekspertimit;

d) afatin për paraqitjen me shkrim të konstatimit dhe mendimit.

Neni 362

362.1 Eksperti gjithmonë thirret në seancën për shqyrtimin kryesor të çështjes.

362.2 Kopjen e aktvendimit nga neni 359 të këtij ligji gjykata ia dërgon ekspertit bashkë me letërthirrjen për
në seancë kryesore.

73
362.3 Në letërthirrje gjykata i kujton ekspertit se mendimin e tij duhet ta paraqesë me nder dhe në pajtim
me rregullat e shkencës dhe profesionit, si dhe pasojat që i shkaktohen nga mosparaqitja e konstatimit
dhe mendimit brenda afatit të caktuar, përkatësisht nga mosardhja pa arsye në seancën gjyqësore. Po në
letërthirrje eksperti njoftohet me të drejtën për shpërblimin që i takon për punën e kryer si dhe me të
drejtën që t’i paguhen shpenzimet e bëra lidhur me ekspertizën.

Neni 363

363.1 Eksperti ka të drejtë të njihet me materialet e çështjes, të marrë pjesë në seancë gjyqësore, të bëjë
pyetje, të japë shpjegime dhe të kërkojë nga palët të marrë të dhëna si dhe nga të tretët brenda kufijve të
nevojshëm për kryerjen e detyrës.

363.2 Kur sipas vendimit të gjykatës për kryerjen e ekspertimit është e nevojshme që eksperti të njihet me
sende, evidenca, llogari e dokumente të tjera, palët mund të jenë të pranishme dhe mund t’i paraqesin
ekspertit me shkrim mendime, vërejtje të specialistëve të tyre, të cilët mund të pyetën me cilësinë e
dëshmitarit, ose kërkesa që lidhën me plotësimin e detyrës, por gjithnjë brenda kompetencave të caktuara
në aktvendimin e gjykatës.

Neni 364

364.1 Konstatimin dhe mendimin e tij me shkrim eksperti duhet t’ia dorëzojë gjykatës para së të filloj
seanca për shqyrtimin kryesor të çështjes, po që se gjykata nuk vendosë ndryshe.

364.2 Mendimi i ekspertit gjithmonë duhet të jete i arsyetuar.

Neni 365

Po që se eksperti nuk e paraqet konstatimin dhe mendimin brenda afatit të caktuar, gjykata, pasi të
skadojë afati të cilin ua lenë palëve për deklarim lidhur me moskryerjen e ekspertimit, e cakton ekspertin
tjetër.

Neni 366

366.1 Kur shihet se ekspertimi është i mangët ose i paqartë, si dhe kur ka ndryshim mendimesh midis
ekspertëve, gjykata, kryesisht ose me kërkesën e ndonjërës nga palët, mund të kërkojë sqarime
plotësuese. Në rast të këtillë ekspertit i caktohet një afat brenda të cilit duhet të dorëzohet konstatimi dhe
mendimi me shkrim.

366.2 Po që se eksperti as pas thirrjes së gjykatës nuk e paraqet konstatimin dhe mendimin e plotë dhe të
qartë, gjykata, pas deklarimit të bërë nga palët, cakton ekspertin tjetër për ekspertim.

Neni 367

Gjykata ua dërgon palëve konstatimin dhe mendimin e shkruar së paku tetë (8) ditë para se të filloj seanca
për shqyrtimin kryesor të çështjes.

Neni 368

Seanca për shqyrtimin kryesor mbahet edhe po që se eksperti nuk vjen në të. Përjashtimisht nga paragrafi
1 i këtij neni, gjykata ,sipas propozimit të palëve mund ta shtyjë shqyrtimin e çështjes dhe të caktojë
seancë të re, për në të cilën thirret eksperti po që se konstaton se prania e tij është e domosdoshme për
sqarimin apo plotësimin e konstatimit dhe mendimit të tij.

Neni 369

369.1 Kur janë caktuar më tepër se një ekspert, të gjithë ata mund ta paraqesin konstatimin dhe mendimin
e përbashkët po që se nuk ka dallime midis tyre. Në qoftë se ekzistojnë dallime në konstatimet dhe
mendimet e tyre, atëherë secili nga ta paraqet konstatim dhe mendim te veçantë.

369.2 Në qoftë se të dhënat e ekspertëve në konstatimin e ekspertëve dallohen esencialisht, apo nëse
konstatimi i tyre është i paqartë, jo i plotë apo kontradiktor me vete veten apo me rrethanat e shqyrtuara, e
këto të meta nuk mund të evitohen me dëgjimin e përsëritur të ekspertëve, do të përsëritet ekspertimi me
ekspertë të njëjtë apo me ekspertë të tjerë.
74


Neni 370

Kundër aktvendimeve nga neni 356, 360 dhe 364 të këtij ligji nuk lejohet ankimi.

Neni 371

Lidhur me marrjen e provës me anë të ekspertimit në mënyrë adekuate zbatohen dispozitat për pyetjen e
dëshmitarëve, po që se me dispozitat e këtij ligji nuk është përcaktuar ndryshe.

Neni 372

Dispozitat ligjore lidhur me ekspertimin në mënyrë të përshtatshme zbatohen edhe për interpretët
gjyqësor.

DËGJIMI I PALËVE

Neni 373

Me propozimin e palës, gjykata mund të vendosë që të merret prova me anë të dëgjimit të palëve.

Neni 374

Gjykata vendos që të pyetet vetëm njëra palë ndërgjyqëse, po që se pala tjetër refuzon të pyetet apo nuk
vepron sipas thirrjes së gjykatës.

Neni 375

375.1 Për palën e cila nuk e ka zotësinë procedurale pyetet përfaqësuesi ligjor i saj.

375.2 Gjykata mund të vendos që në vend, apo krahas përfaqësuesit ligjor të palës, të pyetet vetë pala, po
që se është i mundshëm dëgjimi i saj.

375.3 Për personin juridik që është palë ndërgjyqëse dëgjohet personi që është i caktuar për përfaqësimin
e tij me ligj ose me aktin e përgjithshëm të tij.

375.4 Po që se si palë ndërgjyqëse në njërën anë marrin pjesë disa persona, gjykata do të vendos se a do
të pyetën të gjithë ata apo vetëm disa sosh.

Neni 376

376.1 Letërthirrja për në seancë i dërgohet personalisht palës, apo personit që do të pyetet në vend të
palës.

376.2 Në letërthirrje theksohet se në seancë do të merret prova me dëgjimin e palëve dhe se pala që vjen
në seancë mund të pyetet në mungesë të palës tjetër.

Neni 377

Nuk mund të përdoret kurrfarë mase shtrëngimi ndaj palës që nuk i përgjigjet thirrjes së gjykatës për tu
pyetur, e as të detyrohet ajo për të dhënë deklaratë.

Neni 378

Dispozitat e këtij ligji me të cilat është rregulluar marrja e provës me anë të dëshmitarëve aplikohen edhe
me rastin e marrjes së provës me anë të dëgjimit të palëve, po që se për dëgjimin e palëve nuk është
parashikuar shprehimisht dhe posaçërisht diç tjetër.

SIGURIMI I PROVES (PARAPROVA)

Neni 379

75
379.1 Kur një provë, nga e cila varët zgjidhja e kontestit ose që ndikon në sqarimin e tij, ka rrezik të
zhduket ose të vështirësohet marrja e saj, me kërkesën e palës se interesuar mund të urdhërohet marrja
para kohë e saj, qoftë gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor qoftë para fillimit te tij.

379.2 Sigurimi i provës mund të kërkohet para dhe gjatë procedurës së iniciuar për përsëritjen e gjykimit të
përfunduar me vendim të formës së prerë.

Neni 380

Kërkesa për sigurimin e provës paraqitet ne gjykatën që është duke shqyrtuar çështjen dhe, ne rast se
padia nuk është ngritur ende, ne gjykatën e vendit ku ka banim personi qe do te pyetet ose ku ndodhet
sendi që duhet te këqyret. Ne rastet e ngutshme kërkesa për sigurimin e provës mund të paraqitet në
gjykatën e vendit ku ka banim personi që do të pyetet ose ku ndodhet sendi që duhet të këqyret,
përkundrejt faktit se padia është ngritur.

Neni 381

Në kërkesën për sigurimin e provës duhet të tregohen prova që do të merret, rrethanat dhe faktet për
vërtetimin e të cilave shërben ajo dhe arsyet që e justifikojnë marrjen e saj përpara se të vijë koha normale
për marrjen e provave. Në kërkesë duhet të tregohet emri dhe mbiemri i palës kundërshtare, përveç kur
ajo është e panjohur.

Neni 382

382.1 Kopja e kërkesës i komunikohet palës kundërshtare, përveç kur ajo nuk dihet ose kur marrja e
provës nuk lejon shtytje.

382.2 Aktvendimi me të cilin pranohet kërkesa për sigurimin e provës duhet të tregojë provën që do të
merret dhe mënyrën e marrjes së provës si dhe faktet apo rrethanat që duhet të provohen me të.

Neni 383

383.1 Në qoftë se palës kundërshtare nuk i është dërguar me parë kërkesa për sigurimin e provës,
atëherë ajo i dërgohet bashkë me aktvendimin me të cilin është pranuar dhe caktuar seanca për marrjen e
provës.

383.2 Palës kundërshtare të panjohur, apo të cilës nuk i dihet vendbanimi, gjykata mund t’ia emëroj
përfaqësuesin e përkohshëm me qëllim që të marrë pjesë në seancën e caktuar për marrjen e provës. Për
emërimin e përfaqësuesit të përkohshëm nuk ka nevojë të bëhet shpallje publike.

383.3 Në rastet e ngutshme gjykata mund të vendosë që prova të merret para se t’i dërgohet vendimi, me
të cilin është pranuar kërkesa për sigurimin e provës, palës kundërshtare.

383.4 Kundër aktvendimit të gjykatës, me të cilin pranohet propozimi për sigurimin e provës, si dhe kundër
aktvendimit me të cilin vendoset që marrja e provës të filloj para se aktvendimi t’i dërgohet palës
kundërshtare, nuk lejohet ankimi.

Neni 384

384.1 Mosparaqitja e palës që ka kërkuar sigurimin e provës në seancën për marrjen e provës sjell
refuzimin e propozimit, përveç kur marrjen e saj e kërkon pala kundërshtare ose kur gjykata çmon se kjo
është në dobi të procesit gjyqësor.

384.2 Për mënyrën e marrjes së provës dhe për fuqinë e saj provuese zbatohen rregullat e përgjithshme.

Neni 385

385.1 Po që se prova është marrë para se të jetë ngritur padia, procesverbali mbi marrjen e provës ruhet
në gjykatën në të cilën është përpiluar ai.

385.2 Po që se procedura sipas padisë është në zhvillim e sipër, e sigurimin e provës nuk e ka bërë
gjykata e çështjes, atëherë procesverbali i dërgohet asaj gjykate.

76



K REU XXIII

PËRGATITJA E SHQYRTIMIT KRYESOR

Dispozita të përgjithshme

Neni 386

386.1 Gjykata menjëherë pasi t’i arrij padia i fillon përgatitjet për shqyrtim kryesor të çështjes.

386.2 Përgatitjet e këtilla i përfshijnë ekzaminimin paraprak të padisë, dërgimin e padisë palës së paditur
për përgjigje të domosdoshme, mbajtjen e seancës përgatitore dhe caktimin e seancës për shqyrtim
kryesor të çështjes.

386.3 Gjatë përgatitjes së shqyrtimit kryesor palët mund të dërgojnë parashtresa në të cilat i tregojnë
faktet dhe provat të cilat mendojnë ti propozojnë për marrje.

Neni 387

387.1 Me qëllim që çështja të përgatitet sa më mirë për t’u zgjidhur shpejt e drejt, gjykata që nga momenti
i arritjes së padisë e deri në momentin e caktimit të seancës për shqyrtim kryesor të çështjes me
aktvendim vendosë për:

a) dhënien e përgjigjes në padi nga pala e paditur;

b) sigurimin e provës;

c) tërheqjen e padisë;

d) ndryshimin e padisë;

e) ndërprerjen e procedurës;

f) pjesëmarrjen e ndërhyrësit;

g) hyrjen e paraardhësit juridik në procesin gjyqësor;

h) veçimin apo bashkimin e dy proceseve gjyqësore;

i) caktimin apo zgjatjen e afateve gjyqësore;

j) caktimin apo shtytjen e seancave;

k) rivendosjen në gjendjen e mëparshme;

l) masat e përkohshme të sigurimit;

m) sigurimin e shpenzimeve procedurale;

n) lirimin e palës nga pagimi i shpenzimeve procedurale;

o) deponimin e paradhënies për shpenzimet e veprimeve procedurale;

p) caktimin e ekspertit;
q) emërimin e përfaqësuesit të përkohshëm;

r) dërgimin e shkresave gjyqësore;

s) masat për përmirësimin dhe plotësimin e parashtresave;

77
t) rregullsinë e përfaqësimit dhe të prokurës;

u) mos kompetencën e gjykatës;

v) bashkimin e padive;

w) pushimin e gjykimit kur hedhet poshtë padia apo kur tërhiqet ajo, si dhe të gjitha çështjeve tjera që
kanë të bëjnë me drejtimin e gjykimit.

387.2 Kundër aktvendimeve të dhëna gjatë përgatitjes së shqyrtimit kryesor që kanë të bëjnë me drejtimin
e gjykimit nuk lejohet ankimi.

Neni 388

Gjatë fazës së përgatitjes së shqyrtimit kryesor gjykata mund të japë aktgjykimin në bazë të pohimit,
aktgjykimin në bazë të heqjes dorë nga kërkesëpadia, aktgjykimin për mos bindje, aktgjykimin për shkak të
mungesës si dhe të miratojë ujdinë gjyqësore të palëve.

SHQYRTIMI PARAPRAK I PADISE

Neni 389

Pas shqyrtimit paraprak të padisë gjykata mund t’i nxjerrë të gjitha aktvendimet e përmendura në nenin
392 të këtij ligji, përveçse kur kemi të bëjmë me çështjet për të cilat për nga natyra e tyre, apo sipas
dispozitave të këtij ligji, aktvendimi mund të jepet vetëm në fazën e mëtutjeshme të procesit kontestimor.

Neni 390

Nëse gjykata konstaton se padia është e pakuptueshme apo jo e plotë, apo se ekzistojnë mungesa që
kanë të bëjnë me zotësinë e paditësit apo të paditurit që të bëhet palë ndërgjyqëse, apo me përfaqësimin
ligjor të tyre, apo mungesa që i përkasin autorizimit të përfaqësuesit që ta inicioj procedurën kontestimore,
kur autorizimi i tillë kërkohet me ligj, gjykata me qëllim të heqjes së mungesave të tilla i ndërmerr masat e
nevojshme të përcaktuara me këtë ligj (neni 79 dhe 102 i këtij ligji).

Neni 391

Pas shqyrtimit paraprak të padisë gjykata me aktvendim e hedh poshtë padinë si të palejueshme po që se
konstaton se:
a) çështja e ngritur me padi nuk hynë në kompetencën gjyqësore;

b) palët kanë lidhë kontratë për zgjidhjen e kontestit të tyre nga arbitrazhi;

c) për çështjen e ngritur me padi ekziston gjyqëvarësia (litispendenca);

d) çështja është gjë e gjykuar (res iudicata);

e) për objektin e kontestit është lidhur ujdia gjyqësore, se paditësi në gjykatë ka hequr dorë nga
kërkesëpadia, se nuk ekziston interesi juridik i paditësit për padi vërtetimi;

f) padia është paraqitur pas skadimit të afatit, po që se me dispozita të posaçme është parashikuar afati
për paraqitjen e saj;

g) paditësi brenda afatit të caktuar nga gjykata nuk i ka hequr mungesat nga neni 79 dhe 102 të këtij ligji.

Neni 392

Pas shqyrtimit paraprak të padisë gjykata me aktvendim shpallët jokompetente dhe lëndën ia dërgon
gjykatës për të cilën mendon se është kompetente për gjykimin e çështjes së ngritur me padi, po që se
konstaton:

a) se nuk është e kompetencës territoriale për gjykimin e çështjes;

b) se nuk është e kompetencës lëndore për gjykimin e çështjes.
78

Neni 393

Gjykata, në qoftë se konsideron se nuk ka material procedural të mjaftueshëm për dhënien e aktvendimit
mbi ndonjë çështje që është paraqitur gjatë shqyrtimit paraprak të padisë, do të vendosë lidhur me të pasi
të arrijë përgjigja në padi e të paditurit ose gjatë seancës përgatitore apo në seancën për shqyrtim kryesor
të çështjes, po që se nuk është mbajtur seanca përgatitore.

PËRGJIGJA NË PADI

Neni 394

Gjykata padinë, me shkresat e bashkangjitura, ia dërgon të paditurit për përgjigje brenda afatit prej
pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita kur është paraqitur në gjykatë padia e rregullt dhe e plotë.

Neni 395

395.1 I padituri, pasi t’i dorëzohet padia, me shkresat e bashkangjitura eventualisht, ka për detyrë, që
brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, të përgjigjet me shkrim në padi .

395.2 Me rastin e dërgimit të padisë gjykata do ta udhëzojë të paditurin për detyrimin nga paragrafi 1 i këtij
neni, për përmbajtjen që duhet ta ketë përgjigja në padi si dhe për pasojat procedurale në rast se nuk e
paraqet në gjykatë, brenda afatit të duhur, përgjigjen në padi.

Neni 396

396.1 Në përgjigje i padituri duhet t’i parashtrojë prapësimet procedurale eventuale dhe të deklarojë se a
e pohon apo e kundërshton kërkesëpadinë,si dhe të tregojë të dhënat që domosdo duhet t’i ketë çdo
parashtresë (neni 99 i këtij ligji).

396.2 Po që se i padituri e konteston kërkesëpadinë, përgjigja në padi duhet t’i përmbajë edhe faktet mbi
të cilat i padituri i mbështetë thëniet e tij dhe provat me të cilat provohen faktet e tilla.

Neni 397

Gjykata vepron sipas nenit 102 të këtij ligji, po që se konstaton se përgjigja në padi është e pakuptueshme
apo jo e plotë, me qëllim të heqjes së mungesave të këtilla.

Neni 398

Kur gjykata, pasi t’i arrijë përgjigja në padi, konstaton se ndërmjet palëve nuk është kontestuese gjendja
faktike, dhe se nuk ekzistojnë pengesa të tjera për dhënien e vendimit meritor, atëherë ajo, pa caktuar fare
seancë gjyqësore, mund ta jep aktgjykimin me të cilën e pranon si të themeltë kërkesëpadinë.

Neni 399

399.1 Kur gjykata, pasi t’i arrijë përgjigja në padi, konstaton se nga faktet e treguara në padi nuk del
themelësia e kërkesëpadisë, atëherë ajo do te jep vendimin meritor me të cilin refuzohet si e pathemeltë
kërkesëpadia.

399.2 Kërkesëpadia është e pathemeltë, në vështrim të paragrafit 1 të këtij neni, po që se qartazi është në
kundërthënie me faktet e treguara në padi, apo, po që se faktet mbi të cilat mbështetët kërkesëpadia
qartazi janë në kundërthënie me provat të cilat i ka propozuar paditësi, apo me faktet që janë botërisht të
ditura.


SEANCA PËRGATITORE

a) Dispozita të përgjithshme

Neni 400

400.1 Pasi të arrijë përgjigja në padi gjykata e konvokon seancën përgatitore.
79


400.2 Po që se i padituri nuk ka paraqitur përgjigje në padi, e nuk janë plotësuar kushtet për dhënien e
aktgjykimit kontumacional, gjykata do ta konvokojë seancën përgatitore pas skadimit të afatit ligjor për
paraqitjen e përgjigjes në padi.

400.3 Datën e mbajtjes së seancës përgatitore gjykata do ta caktojë, sa herë që është e mundur, pasi të
jetë konsultuar me palët ndërgjyqëse.

400.4 Seanca përgatitore mbahet, si rregull, më së voni brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita në
të cilën gjykatës i ka arritur përgjigja në padi e të paditurit.

Neni 401

Seanca përgatitore është e detyrueshme, përveçse në rastet në të cilat gjykata, pasi t’i këtë arritur
përgjigja në padi, konstaton se ndërmjet palëve nuk ka fakte kontestuese (neni 403 i këtij ligji) apo kur,
nga shkaku i pandërlikueshmërisë së kontestit, vjen në përfundim se nuk ka nevojë të konvokohet seanca
përgatitore.

Neni 402

402.1 Në letërthirrjen për në seancë përgatitore gjykata i njofton palët për pasojat e mosardhjes në
seancë, si dhe për detyrën që më së voni në seancën përgatitore duhet t’i parashtrojnë të gjitha faktet në
të cilat i mbështesin kërkesat e tyre, si dhe t’i propozojnë të gjitha provat që dëshirojnë të merren gjatë
procedurës, por edhe që në seancë t’i sjellin të gjitha shkresat dhe sendet që dëshirojnë t’i përdorin si
mjete provuese.

402.2 Letërthirrja për në seancë përgatitore, si rregull, u dërgohet palëve së paku shtatë (7) ditë para ditës
në të cilën mbahet ajo.

Neni 403

403.1 Seanca përgatitore fillon me shtjellimin e padisë në mënyre koncize nga paditësi, e pastaj i padituri
në të njëjtën mënyrë e parashtron përgjigjen në padi.

403.2 Kur është e nevojshme gjykata do të kërkojë nga palët sqarime lidhur me thëniet apo propozimet e
tyre.

Neni 404

404.1 Pas parashtrimit të pretendimeve të padisë dhe përgjegjës në padi kalohet në shqyrtimin e
çështjeve që kanë të bëjnë me pengesat për procedim të mëtejmë të çështjes juridike. Lidhur me
pengesat procedurale mund të merren prova po që nevoja për një gjë të tillë.

404.2 Gjykata, sipas prapësimit të palës apo sipas detyrës zyrtare, do të vendosë mbi çështjet nga neni
390 të këtij ligji, po që se me dispozitat e këtij ligji nuk është përcaktuar ndryshe.

404.3 Në qoftë se gjykata nuk e miraton prapësimin e palës, me të cilin pretendohet se ekziston ndonjëra
nga pengesat për procedimin e çështjes, vendimin mbi prapësimin do ta jep bashkë me vendimin mbi
çështjen kryesore, me përjashtim të prapësimit të kompetencës territoriale.

404.4 Kundër vendimit nga paragrafi 3 i këtij neni nuk lejohet ankim i veçantë.

Neni 405

Gjatë procedimit të mëtejmë në seancën përgatitore bisedohet për propozimet e palëve dhe për faktet mbi
të cilat mbështesin propozimet e tyre.

Neni 406

406.1 Varësisht nga rezultati i shqyrtimit në seancën përgatitore gjykata do të vendos se çka do të jetë
objekt shqyrtimi dhe cilat prova do të merren, në seancën për shqyrtimin kryesor të çështjes.

80
406.2 Propozimet të cilat nuk i konsideron esenciale për dhënien e vendimit meritor gjykata i refuzon dhe
në aktvendimin me të cilin e bënë një gjë të tillë ajo i tregon shkaqet e refuzimit.

406.3 Kundër aktvendimeve nga paragrafi 2 e këtij neni nuk lejohet ankim i posaçëm.

406.4 Gjatë procedimit të mëtejmë të çështjes gjykata nuk është e lidhur me vendimet e dhëna në bazë të
dispozitave të këtij neni.

Neni 407

407.1 Në qoftë se gjykata, me propozimin e palës, vendosë që të merret prova me anë të ekspertimit,
atëherë ajo e cakton edhe afatin brenda të cilit eksperti me shkrim duhet ta paraqesë konstatimin dhe
mendimin e vet.

407.2 Me rastin e caktimit të afatit të tillë gjykata duhet të ketë parasysh faktin se konstatimi dhe mendimi
i shkruar duhet dërguar palëve së paku shtatë (7) ditë para se të mbahet seanca për shqyrtimin kryesor.

Neni 408

408.1 Po që se në të njëjtën gjykatë janë në zhvillim e sipër dy apo më tepër gjykime ndërmjet personave
të njëjtë, apo në të cilat i njëjti person është kundërshtar i paditësve apo të paditurve të ndryshëm, gjykata
mund t’i bashkojë të gjitha ato me aktvendim me qëllim të shqyrtimit të përbashkët, nëse me një gjë të tillë
do të zvogëloheshin shpenzimet dhe do të përshpejtohej shqyrtimi i çështjeve. Për të gjitha gjykimet e
bashkuara jepet një aktgjykim i përbashkët.

408.2 Gjykata mund të vendos që të shqyrtohet në mënyrë të veçantë ndonjë kërkesë e një padie unike,
dhe pas shqyrtimit të tillë, të jep vendime të posaçme mbi kërkesat e padisë.

408.3 Për të vepruar sipas paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni nevojitet pëlqimi i palëve.

408.4 Aktvendimet nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni mund të jepen, si rregull, më së voni në seancën
përgatitore apo deri në fillimin e shqyrtimit kryesor, po që se seanca përgatitore nuk është caktuar fare.

408.5 Kundër aktvendimeve të dhëna në bazë të këtij neni nuk lejohet ankimi.

Neni 409

409.1 Në qoftë se në seancën përgatitore nuk vjen pala paditëse, edhe pse është thirrur rregullisht, padia
konsiderohet e tërhequr, përveç kur i padituri kërkon që seanca të mbahet.

409.2 Po që se në seancën përgatitore nuk vjen i padituri që është thirrur rregullisht shqyrtimi vazhdon të
bëhet me palën paditëse të pranishme.

Neni 410

Sa i përket drejtimit të procedurës, në seancën përgatitore gjykata i ka të gji-tha autorizimet që i takojnë
edhe në seancën për shqyrtimin kryesor të çështjes.

b)Ndërmjetësimi dhe pajtimi gjyqësor

Neni 411

411.1 Po që se gjykata e gjen të nevojshme një gjë të tillë, atëherë ajo më së voni në seancën përgatitore,
duke marrë parasysh natyrën e kontestit dhe rrethanat tjera, u propozon palëve ndërgjyqëse që kontestin
ta zgjidhin në procedurën e ndërmjetësimit të rregulluar me ligj të veçantë.

411.2 Zgjidhjen e kontestit me anë të ndërmjetësimit mund ta propozojnë edhe vetë palët me
marrëveshjen e tyre. Propozimin e këtillë palët mund ta bëjnë deri në përfundimin e seancës për
shqyrtimin kryesor të çështjes.

Neni 412

Palët mund ta zgjedhin kontestin e tyre me anë të pajtimit gjyqësor gjatë gjithë gjykimit (pajtimi gjyqësor).
81


Neni 413

413.1 Gjykata gjatë gjithë procedurës, e sidomos në seancën përgatitore, bënë të gjitha përpjekjet, por në
mënyrën që nuk e rrezikon paanësinë e saj, për të zgjidhur kontestin me pajtim, kur e lejon natyra e
çështjes.

413.2 Me qëllim që të kontribuojë në pajtimin gjyqësor gjykata mund t’ua bëjë palëve propozimin si të
arrijnë pajtimin, duke i marrë parasysh dëshirat e palëve, natyrën e kontestit, raportet midis tyre si dhe
rrethanat e tjera.

Neni 414

414.1 Me anë të pajtimit gjyqësor mund të përfshihet e gjithë kërkesëpadia apo vetëm një pjesë e saj.
Gjykata me anë të aktvendimit e miraton pajtimin gjyqësor.

414.2 Palët nuk mund të zgjidhin kontestin e tyre me anë të pajtimit gjyqësor kur kërkesëpadia ka të bëjë
me të drejtat me të cilat ato nuk mund të disponojnë lirisht (neni 3 paragrafi 3 i këtij ligji).

414.3 Kur gjykata merr vendim me të cilin nuk lejon pajtimin gjyqësor të palëve, atëherë ajo ndalet së
proceduari derisa mos të bëhet i formës së prerë vendimi.

414.4 Në rastin nga paragrafi 2 i këtij neni gjykata, prapëseprapë, marrëveshjen e palëve e futë në
procesverbal i cili i shërben gjykatës së ankimit për vlerësimin e lejueshmërisë së pajtimit të pa miratuar.

414.5 Kundër aktvendimit me të cilin refuzohet pajtimi lejohet ankimi i posaçëm.

Neni 415

415.1 Pajtimi gjyqësor bëhet, si rregull, përpara gjykatës së shkallës së parë.

415.2 Po që se në gjykatën e shkallës së dytë është duke u zhvilluar procedura sipas ankimit, gjykata e
shkallës së parë e njofton gjykatën e ankimit për pajtimin e bërë në këtë fazë të gjykimit. Pas këtij njoftimi
gjykata e ankimit e përfundon procedurën e ankimit me supozim se është tërhequr ankesa.

415.3 Pajtimi gjyqësor mund të bëhet edhe në gjykatën e shkallës së dytë gjatë shqyrtimit të drejtpërdrejtë
të çështjes.

415.4 Po që se pajtimi gjyqësor bëhet pas dhënies së aktgjykimit të shkallës së parë, atëherë gjykata me
aktvendim e anulon aktgjykimin e tillë. Aktgjykimi anulohet nga gjykata e shkallës së parë edhe kur pajtimi
është bërë gjatë zhvillimit të procedurës së shkallës së dytë.

415.5 Kundër aktvendimit nga paragrafi 4 i këtij neni nuk lejohet ankimi.

Neni 416

416.1 Marrëveshja e palëve mbi pajtimin përfshihet në procesverbalin gjyqësor.

416.2 Pajtimi gjyqësor quhet i përfunduar në momentin kur palët pasi ta lexojnë procesverbalin mbi
pajtimin e nënshkruajnë procesverbalin gjyqësor.

416.3 Palëve u jepet kopja e verifikuar e procesverbalit, ku është përfshirë pajtimi.

416.4 Pajtimi gjyqësor duhet të përmbajë edhe marrëveshjen mbi shpenzimet gjyqësore. Po që se palët
nuk merren vesh rreth shpenzimeve, ato mund të kërkojnë që vendimin mbi shpenzimet gjyqësore ta jep
gjykata e çështjes.

Neni 417

Gjykata gjatë gjithë procesit gjyqësor kujdeset kryesisht nëse ai është duke u zhvilluar lidhur me
kërkesëpadinë mbi të cilën më parë është bërë pajtimi gjyqësor, dhe po që se konstaton se ekziston ai, e
hedhë poshtë padinë e paraqitur.
82

Neni 418

418.1 Pajtimi gjyqësor mund të goditet vetëm me anë të padisë.

418.2 Pajtimi gjyqësor anulohet, në qoftë se është përfunduar nën ndikimin e lajthimit, mashtrimit apo
dhunës.

418.3 Pajtimi gjyqësor anulohet edhe po që se në përfundimin e tij ka marrë pjesë pala me pazotësi
procedurale, apo nëse palën e tillë nuk e ka përfaqësuar përfaqësuesi ligjor apo nëse palën e ka
përfaqësuar personi i pa autorizuar, ose personi që nuk ka pasur autorizimin e nevojshëm për kryerjen e
veprimeve procedurale të veçanta, përveç kur veprimet e tilla janë aprovuar më vonë nga vet pala.

418.4 Padia për anulimin e pajtimit gjyqësor nga paragrafi 2 dhe 3 të këtij neni mund të ngrihet brenda
afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e marrjes së dijenisë për shkakun e anulimit, e më së voni brenda
afatit prej një (1) viti nga dita e përfundimit të pajtimit gjyqësor.

Neni 419

419.1 Personi që ka ndërmend të ngrejë padi mundet, nëpërmjet gjykatës së shkallës së parë në territorin
e së cilës pala kundërshtare e ka vendbanimin, të përpiqet që të bëjë pajtimin gjyqësor.

419.2 Gjykata të cilës i është paraqitur propozimi i tillë do të thërras palën kundërshtare dhe do ta njoftojë
me propozimin për pajtimin gjyqësor.

419.3 Shpenzimet e kësaj procedure i bartë paraqitësi i propozimit.

c) Konvokimi i seancës për shqyrtimin kryesor të çështjes

Neni 420

420.1 Në seancën përgatitore gjykata me aktvendim e cakton:

a) ditën dhe orën e mbajtjes së seancës për shqyrtim kryesor të çështjes;

b) çështjet që do të shqyrtohen dhe bisedohen në seancën kryesore ;

c) provat që do të merren në seancën kryesore;

d) personat që do të thirren për në seancë kryesore.

420.2 Seanca kryesore do të mbahet, si rregull, më së voni brenda afatit tridhjetë (30) ditor nga dita në të
cilën është mbyllur seanca përgatitore.

420.3 Gjykata mund të vendosë që seanca për shqyrtim kryesor të çështjes të mbahet menjëherë pas asaj
përgatitore.

420.4 Po që se gjykata çmon se shqyrtimi kryesor do të zgjatë më tepër se një ditë, seanca do të
konvokohet për aq ditë me radhë sa është e domosdoshme që shqyrtimi të bëhet në vazhdimësi.

Neni 421

421.1 Me përmbajtjen e aktvendimit nga neni 420 paragrafi 1 të këtij ligji njoftohen palët e pranishme në
seancë përgatitore dhe atyre nuk do t’u dërgohet as aktvendimi e as letërthirrja për në seancë kryesore.
421.2 Gjykata i njofton palët e pranishme në seancë përgatitore edhe për pasojat procedurale të
mosardhjes në seancën për shqyrtim kryesor të çështjes.

Neni 422

422.1 Për në seancë kryesorë me letërthirrje thirren palët që nuk kanë qenë të pranishme në seancën
përgatitore, si dhe dëshmitarët dhe ekspertët që duhet të paraqiten sipas vendimit të gjykatës për marrjen
e provave.

83
422.2 Në letërthirrjen për në seancë kryesore gjykata i paralajmëron të ftuarit për pasojat e mosardhjes në
seancë.

422.3 Palës që nuk ka qenë e pranishme në seancën përgatitore, bashkë me letërthirrjen për në seancë
kryesore i dërgohet edhe kopja e procesverbalit të verifikuar nga seanca përgatitore.


KREU XXIV

SHQYRTIMI KRYESOR
1) Zhvillimi i shqyrtimit kryesor

Neni 423

423.1 Gjyqtari i çështjes e deklaron hapjen e seancës si dhe objektin e shqyrtimit
423.2 Pas kësaj gjykata verifikon paraqitjen e të ftuarve dhe heton shkaqet e mosparaqitjes në seancë si
dhe rregullsinë e thirrjeve të atyre që nuk kanë ardhur.

423.3 Në qoftë se paditësi nuk vjen në seancën kryesore, edhe pse është thirrur rregullisht, konsiderohet
se e ka tërhequr padinë, përveçse kur i padituri deklaron se kërkon që të zhvillohet shqyrtimi kryesor i
çështjes në mungesë të paditësit.

423.4 Po që se në seancën për shqyrtim kryesor nuk vjen i padituri që është thirrur rregullisht, atëherë
shqyrtimi kryesor i çështjes bëhet pa praninë e tij.

Neni 424

424.1 Gjykata, së pari, sipas prapësimit të palës apo sipas detyrës zyrtare, konstaton nëse ekzistojnë
pengesat procedurale për procedimin e mëtutjeshëm të çështjes, dhe vepron në pajtim me dispozitat e
nenit 388 të këtij ligji, po që se me dispozitat e këtij ligji nuk është parashikuar ndonjë gjë tjetër.

424.2 Në qoftë se gjykata nuk e miraton prapësimin nga paragrafi 1 i këtij neni, ajo, pa marrë parasysh se
a është shqyrtuar ai bashkërisht me çështjen kryesore apo ndaras nga ajo, vendimin mbi prapësimin e jep
bashkërisht me vendimin mbi çështjen kryesore.

424.3 Kundër vendimit me të cilin refuzohet prapësimi i palës nga paragrafi 1 i këtij neni nuk lejohet ankim
i veçantë.

Neni 425

425.1 Po që se më parë nuk është mbajtur seanca përgatitore, shqyrtimi kryesor i çështjes zhvillohet në
këtë mënyrë:

a) paditësi jep shpjegime të thukta rreth kërkesave të parashtruar në padi;

b) i padituri në mënyrë të thukt e paraqet përgjigjen në padi;

c) po që se është propozuar marrja e provës me anë të dëgjimit të palëve, së pari pyetet paditësi e
mandej i padituri;

d) merren në pyetje dëshmitarët, së pari ata të propozuar nga pala paditëse e mandej ata të propozuar
nga pala e paditu ;

e) merren provat e tjera, përfshirë edhe ekspertimin;

f) pas marrjes së të gjitha provave, të dy palët, por së pari paditësi e mandej i padituri, i drejtohen gjykatës
me shpjegimet përfundimtare, me të cilat i përmbledhin aspektet faktike dhe juridike të çështjes kryesore;

g) gjykata mund t’i lejoj paditësit që shkurtimisht të deklarohet lidhur me fjalën përfundimtare të palës së
paditur;

h) po që se paditësit i është lejuar deklarimi rreth fjalës së fundit të palës së paditur, atëherë edhe kësaj i
lejohet që shkurtimisht të deklarohet rreth thënieve të fundit të palës paditëse.
84

425.2 Përjashtimisht, gjykata mund të lejoj që veprimet procedurale të kryhen me renditje tjetër në
seancën për shqyrtim kryesor të çështjes.

425.3 Kundër aktvendimeve nga paragrafi 2 i këtij neni palët ndërgjyqëse nuk kanë të drejtë ankimi.

Neni 426

426.1 Gjykata kujdeset që shqyrtimi kryesor të zhvillohet në drejtimin e duhur dhe në mënyrë të rregullt, pa
shtyrje të panevojshme.

426.2 Gjykata gjatë shqyrtimit kryesor kujdeset për mbajtjen e rendit në sallën e gjykimit dhe për dinjitetin
e gjykatës.

426.3 Gjykata i ndërmerr masat ndaj personave që e prishin rendin në sallën e gjykimit apo e cenojnë
dinjitetin e gjykatës dhe të pjesëmarrësve tjerë në procedurë, në pajtim me dispozitat e këtij ligji mbi
mosrespektimin e gjykatës.

Neni 427

Procedura në shqyrtimin kryesor zhvillohet gojarisht, kurse provat merren drejtpërdrejtë përpara gjykatës,
po që se me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe.

Neni 428

428.1 Secila nga palët në shpjegimet e veta duhet t’i parashtrojë të gjitha faktet e nevojshme për
arsyetimin e propozimeve të veta, të ofroj prova të nevojshme për vërtetimin e thënieve të saja, si dhe të
deklarohet lidhur me thëniet dhe provat e ofruara nga pala kundërshtare.

428.2 Palët gjatë zhvillimit të shqyrtimit kryesor mund të paraqesin fakte të reja, dhe të propozojnë prova
të reja, vetëm po që se e bëjnë të besueshme rrethanën se pa fajin e tyre nuk kanë mundur t’i paraqesin,
respektivisht propozojnë në seancën përgatitore.

Neni 429

Palët mund t’i paraqesin edhe pikëpamjet juridike të tyre që kanë të bëjnë me objektin e gjykimit.

Neni 430

430.1 Me rastin e marrjes së provës me anë të dëgjimit të palëve, palën së pari e pyet përfaqësuesi me
prokurë i saj, e pastaj pala kundërshtare.

430.2 Po që se pala që dëgjohet nuk ka përfaqësues me prokurë, së pari e pyet gjykata.

Neni 431

431.1 Palët ndërgjyqëse u bëjnë pyetje dëshmitarëve dhe ekspertëve.

431.2 Gjyqtari së pari ia jep fjalën palës e cila e ka propozuar dëshmitarin apo ekspertin, mandej palës
kundërshtare, e me pastaj, po që se ka nevojë, përsëri palës që e ka propozuar.

Neni 432

Gjyqtari mund t’u bëjë pyetje palëve, dëshmitarëve apo ekspertëve në të gjitha fazat e marrjes në pyetje.

Neni 433

433.1 Gjykata nuk e lejon kryerjen e veprimeve procedurale të cilat nuk janë qenësore për procesin
gjyqësor.

433.2 Gjyqtari nuk lejon të bëhen pyetje në të cilat përmbahen sugjerimet se si duhet dhënë përgjigjja në
to (pyetjet sugjestive)
.
85
433.3 Gjyqtari nuk lejon të bëhen pyetje që janë të parëndësishme për çështjen dhe në të cilat janë dhënë
përgjigjet.

433.4 Me kërkesën e palës, në procesverbal regjistrohen pyetjet të cilat nuk i ka lejuar gjyqtari.

433.5 Gjyqtari nuk lejon fyerjen dhe shqetësimin e palëve, dëshmitarëve dhe ekspertëve me rastin e
marrjes në pyetje.

Neni 434

434.1 Në qoftë se gjyqtari e urdhëron një gjë të tillë, në sallën e gjykimit mbeten të qëndrojnë dëshmitarët
dhe ekspertët e pyetur.

434.2 Po që se pala kërkon, dëshmitari i pranishëm, që është pyetur më parë, mund të merret përsëri në
pyetje në të njëjtën seancë, kur një gjë të këtillë e lejon gjyqtari i çështjes.

Neni 435

435.1 Gjykata nuk është e lidhur me aktvendimet që kanë të bëjnë me drejtimin e shqyrtimit kryesor.

435.2 Kundër aktvendimeve që kanë të bëjnë me drejtimin e shqyrtimit kryesor nuk lejohet ankim i
veçantë.

Neni 436

436.1 Pasi të përfundojnë të gjitha fazat e shqyrtimit kryesor dhe pasi të jetë i gatshëm për zgjidhje
kontesti, gjykata e shpallë të mbyllur shqyrtimin kryesor.

436.2 Gjykata mund ta përfundojë shqyrtimin kryesor të çështjes edhe po që se nuk ka arritur ende ndonjë
shkresë që përmban prova të nevojshme për vendosje, si dhe procesverbali mbi provat e marra nga
gjykata e porositur, po që se palët heqin dorë nga bisedimi rreth provave të tilla, ose kur gjyqtari i çështjes
mendon se nuk ka nevojë për bisedimin e tillë.

2) Shtyrja dhe vazhdimi i seancës gjyqësore për shqyrtim kryesor

Neni 437

437.1 Gjykata mund ta shtyj seancën e konvokuar për shqyrtim kryesor para se të filloj ajo, po që se
konstaton se nuk janë plotësuar prezumimet ligjore për mbajtjen e saj, apo se provat e caktuara për marrje
nuk do të mund të bëhen të pranishme deri në fillimin e seancës.

437.2 Gjykata ka për detyrë që, më së voni shtatë (7) ditë para fillimit të seancës, që të bëjë verifikimin
nëse janë plotësuar kushtet nga paragrafi 1 i këtij neni.

437.3 Kur e shtyn seancën , gjykata, për kohën e mbajtjes së seancës së shtyrë menjëherë i njofton të
gjithë personat e thirrur më parë.

Neni 438

438.1 Me propozimin e palës gjykata mund ta shtyjë seancën e filluar vetëm nga këto shkaqe:

a) në qoftë se pa fajin e palës që e propozon shtyrjen e seancës nuk ka mundësi që të merret ndonjë
provë e caktuar për marrje, e që është e rëndësishme për dhënien e vendimit te ligjshëm ;

b) në qoftë se të dy palët bashkërisht e propozojnë shtyrjen e seancës me qëllim të zgjidhjes paqësore të
kontestit apo me qëllim të pajtimit gjyqësor.

438.2 Pala mund ta propozojë shtyrjen e seancës vetëm një herë nga shkaku i njëjtë.

438.3 Kur shtyhet seanca e filluar, gjykata menjëherë i njofton personat e pranishëm për vendin dhe
kohën e mbajtjes së seancës së re.

86
438.4 Gjykata nuk ka për detyrë që ta njoftojë për vendin dhe kohën e seancës së re palën që nuk ka
qenë e pranishme në seancën e shtyrë përkundrejt thirrjes së rregullt.

Neni 439

Po që se në seancë nuk ka mundësi të merret ndonjë provë e caktuar. Gjykata mund të vendosë që të
vazhdohet shqyrtimi i çështjes, por me kusht që me vonë, në seancë të re, të merret vetëm prova e tillë si
dhe të bisedohet rreth saj.

Neni 440

Në seancën e re të caktuar pas shtyrjes së shqyrtimit të çështjes, veprimet procedurale të kryera do të
kryhen përsëri vetëm po që se gjykata konsideron se një gjë e tillë është e domosdoshme për dhënien e
vendimit të ligjshëm.

Neni 441

441.1 Seanca për shqyrtimin kryesor të çështjes nuk mund të shtyhet për kohë të pa caktuar.

441.2 Seanca kryesore dëgjimore nuk mund të shtyhet më shumë se tridhjetë (30) ditë, përveç rasteve të
përcaktuara me ligj.

441.3 Gjyqtari ka për detyrë ta njoftojë kryetarin e gjykatës për secilën shtyrje të seancës. Ky i fundit
mbanë evidencë për shtyrjet e seancave për secilin gjyqtar.

441.4 Në qoftë se shtyhet seanca, gjyqtari ka për detyrë që t’i merr të gjitha masat e mundshme me qëllim
që të hiqen shkaqet që e kanë shkaktuar shtyrjen, si dhe me qëllim që në seancën e ardhshme të
përfundoj normalisht shqyrtimi i çështjes

441.5 Kundër aktvendimit të gjykatës me të cilin shtyhet seanca apo refuzohen propozimet e palëve për
shtyrjen e seancës, nuk lejohet ankim i posaçëm.

Neni 442

Po që se seanca e filluar nuk mund të përfundoj brenda të njëjtës ditë, gjyqtari do ta caktojë vazhdimin e
seancës për ditën e ardhshme të punës (vazhdimi i seancës).

Neni 443

Dispozitat e neneve 437-442 të këtij ligji, aplikohen në mënyre të përshtatshme edhe për seancën
përgatitore.

3) Mbajtja e seancës kryesore me dyer të hapura

Neni 444

444.1 Shqyrtimi kryesor i çështjes bëhet publikisht.

444.2 Në vendin ku mbahet seanca për shqyrtimin kryesor mund të jenë të pranishëm vetëm personat e
moshës madhorë.

444.3 Personat që janë të pranishëm në seancë nuk guxojnë të mbajnë armë apo mjete të rrezikshme.

444.4 Dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni nuk kanë të bëjnë me rojtarët e personave që marrin pjesë në
procesin gjyqësor.

Neni 445

Gjykata lejon, me vendim të arsyetuar, që gjykimi i çështjes tërësisht apo pjesërisht, të bëhet në seancë
me dyer të mbyllura/jo publike/, vetëm kur:

a) është e nevojshme të ruhet një sekret zyrtar dhe rendi publik;

87
b) përmendën sekrete tregtare, apo shpikjesh, nga publikimi i të cilave do të cenoheshin interesa që
mbrohen me ligj;

c) përmenden rrethana nga jeta intime private e palëve dhe e pjesëmarrësve të tjerë në proces.

Neni 446

446.1 Në gjykimin e çështjeve me dyer të mbyllura lejohen të qëndrojnë në sallën e gjyqit vetëm palët,
përfaqësuesit e tyre ligjor ose me prokurë dhe ndërhyrësit. Me lejen e gjykatës mund të qëndrojnë në
sallën e gjyqit personat zyrtar të caktuar, punëtorët publik dhe shkencor, po që se një gjë e tillë është me
interes për shërbimin e tyre, përkatësisht për veprimtarinë e tyre publike apo shkencore.

446.2 Gjyqtari do ti paralajmërojë personat që janë të pranishëm në seancë nga e cila është përjashtuar
publiku, se e kanë për detyrë ta ruajnë si fshehtësi çdo gjë që mësojnë në seancën e këtillë, si dhe për
pasojat e zbulimit të fshehtësisë.

Neni 447

447.1 Aktvendimin për zhvillimin e gjykimit me dyer të mbyllura gjykata duhet ta arsyetojë dhe ta shpallë
publikisht.

447.2 Kundër aktvendimit me të cilin vendoset zhvillimi i gjykimit me dyer të mbyllura nuk lejohet ankim i
veçantë.

Neni 448

Dispozitat për zhvillimin e gjykimit me dyer të hapura në mënyrë adekuate do të zbatohen për seancën
përgatitore dhe atë përpara gjykatës së porositur.

KREU XXV

SHPENZIMET PROCEDURALE

1) Përbërja e shpenzimeve procedurale

Neni 449

449.1 Shpenzimet procedurale përbëhen nga harxhimet e bëra gjatë dhe lidhur me procesin gjyqësor.

449.2 Shpenzimet procedurale përfshijnë edhe shpërblimet për punën e avokatit e të personave të tjerë të
cilëve ligji u jep të drejtën e shpërblimit.

Neni 450

Secila palë paraprakisht vetë i bartë harxhimet që i ka shkaktuar me veprimet procedurale të veta.
Neni 451

451.1 Shpenzimet për dëshmitarët, ekspertet dhe për këqyrjen e sendeve ose këqyrjen në vend
parapaguhen nga pala që i ka kërkuar, në shumën që ka caktuar gjykata me aktvendim.

451.2 Kur marrjen e provës e propozojnë të dy palët bashkërisht, atëherë gjykata vendos që shumën e
nevojshme për pagimin e shpenzimeve paraprakisht ta deponojnë të dy palët në pjesë të barabarta.

451.3 Gjykata do të heqë dorë nga marrja e provës në qoftë se shuma e nevojshme për mbulimin e
shpenzimeve nuk deponohet në afatin e caktuar nga gjykata.

451.4 Përjashtimisht nga dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni, në qoftë se gjykata cakton sipas detyrës
zyrtare marrjen e provave për vërtetimin e fakteve lidhur me zbatimin e nenit 3 paragrafi 3 të këtij ligji,
kurse palët nuk e deponojnë shumën e caktuar, atëherë shpenzimet për marrjen e provave do të paguhen
nga mjetet e gjykatës.

Neni 452

88
452.1 Pala e cila e humbë procesin gjyqësor tërësisht ka për detyrë që palës kundërshtare gjyqfituese,
dhe ndërhyrësit që i është bashkuar, t’ia shpërblej të gjitha shpenzimet gjyqësore.

452.2 Po që se paditësi vetëm pjesërisht ka sukses në procesin gjyqësor, atëherë gjykata mundet, duke
marrë parasysh suksesin e arritur, të caktojë që secila palë t’i bartë shpenzimet e veta apo që njëra palë
t’ia shpërblej tjetrës, dhe ndërhyrësit që i është bashkuar, pjesën proporcionale të shpenzimeve.
452.3 Gjykata mund të vendos që njëra palë t’i shpërblej të gjitha shpenzimet që kanë pasur pala
kundërshtare dhe ndërhyrësi që i është bashkuar, në qoftë se pala kundërshtare nuk ka pasur sukses
vetëm në pjesën proporcionalisht të pa rëndësishme të kërkesës së vet, kurse për shkak të kësaj pjese
nuk janë krijuar shpenzime të veçanta.

452.4 Varësisht nga rezultati i të provuarit gjykata do të vendos nëse shpenzimet nga neni 443 paragrafi. 4
të këtij ligji do t’i bartë njëra apo të dy palët, ose shpenzimet e tilla do të mbetën në ngarkim të mjeteve
financiare të gjykatës.

452.5 Kur kërkesëpadia ka të bëjë me të holla, e palën paditëse e përfaqëson avokati apo përfaqësuesi
ligjor të cilit me ligj të posaçëm i njihet e drejta që t’i shpërblehen shpenzimet, atëherë shpenzimet për
përfaqësim do të caktohen sipas lartësisë së kërkesës në të holla që është pranuar me aktgjykim.

Neni 453

453.1 Me rastin e vendosjes se cilat shpenzime do t’i shpërblehen palës, gjykata do të marrë parasysh
vetëm ato shpenzime që kanë qenë të nevojshme për ndjekjen e çështjes në gjyq. Se cilat shpenzime
kanë qenë të nevojshme, si dhe mbi shumën e shpenzimeve, vendos gjykata duke çmuar me kujdes të
gjitha rrethanat.

453.2 Po që se është parashikuar tarifa për shpërblimin e avokatëve, apo për shpenzimet tjera, atëherë
këto shpenzime do të matën sipas tarifës së tillë.

Neni 454

454.1 Pala ka për detyrë që, pavarësisht nga ajo se cili e ka fituar procesin gjyqësor, t’ia shpërblej palës
kundërshtare shpenzimet që ia ka shkaktuar me faj të vet ose me rastin që i ka ndodhur asaj.

454.2 Gjykata mund të vendos që përfaqësuesi ligjor apo me prokurë i palës t’ia shpërblej palës
kundërshtare shpenzimet që ia ka shkaktuar me faj të vet.

454.3 Për kërkesat për shpërblimin e shpenzimeve nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni gjykata duhet të
vendos me aktvendim pavarësisht nga vendimi mbi çështjen kryesore.

Neni 455

Në qoftë se i padituri nuk i ka dhënë shkas padisë, nga shkaku se e ka pohuar kërkesëpadinë dhe ka
qenë i gatshëm ta përmbushë detyrimin e vet, paditësi duhet t’ia shpërblej të paditurit shpenzimet e
procedurës.

Neni 456

456.1 Paditësi që e tërheqë padinë ka për detyrë që të paditurit t’ia shpërblej shpenzimet procedurale
përveçse kur tërheqjen e padisë e ka bërë menjëherë pas përmbushjes së detyrimit nga ana e të paditurit.

456.2 Pala që e tërheqë mjetin e goditjes së vendimit ka për detyrë që palës kundërshtare t’ia shpërblej
shpenzimet e krijuara lidhur me mjetin e goditjes.

Neni 457

457.1 Secila nga palët i bartë shpenzimet e veta në qoftë se procesi gjyqësor ka përfunduar me pajtim
gjyqësor me të cilin nuk është rregulluar çështja e shpenzimeve gjyqësore.

457.2 Shpenzimet e pajtimit gjyqësor të tentuar, por pa sukses, bëjnë pjesë në shpenzimet procedurale.

Neni 458

89
Në qoftë se në gjykimin sipas padisë për përjashtimin e sendeve nga ekzekutimi i detyrueshëm pranohet
kërkesëpadia, kurse gjykata konstaton se i padituri, si kreditor në procedurën përmbaruese ka pasur
shkaqe të justifikueshme të konsiderojë se nuk ekzistojnë të drejtat e personave të tretë mbi sendet e tilla,
atëherë gjykata do të vendosë që secila nga palët i bartë shpenzimet e veta.

Neni 459

459.1 Bashkëndërgjyqësit i bartin shpenzimet gjyqësore në pjesë të barabarta.

459.2 Po që se ekzistojnë dallime të rëndësishme në pikëpamje të pjesëve që u takojnë në objektin e
kontestit, gjykata do të caktojë, sipas përpjesëtimit të pjesëve të tilla, sa do të jetë pjesa e shpenzimeve të
cilën do ta shpërblej secili bashkëndërgjyqës veç e veç.

459.3 Bashkëndërgjyqësit që janë përgjegjës solidar në pikëpamje të çështjes kryesore, përgjigjen
solidarishtë edhe për shpenzimet që duhet paguar palës kundërshtarë gjyqfituese.

459.4 Për shpenzimet e shkaktuara me veprimet procedurale të veçanta të një bashkëndërgjyqësi,
bashkëndërgjyqësit e tjerë nuk janë përgjegjës.

Neni 460

Kur prokurori publik apo Ombudspersoni marrin pjesë në procesin kontestimor si palë ndërgjyqëse, atyre u
takon e drejta në shpenzimet procedural sipas dispozitave të këtij ligji, por jo edhe e drejta e shpërblimit
për punën e kryer.

Neni 461

Dispozitat mbi shpenzimet procedurale zbatohen edhe për palët që i përfaqëson përfaqësuesi publik. Në
rast të këtillë shpenzimet procedurale e përfshijnë edhe shumën që do t’i njihej palës në emër të
shpërblimit për avokatin si përfaqësues me prokurë.

Neni 462

462.1 Në qoftë se paraardhësi juridik i emëruar e merr përsipër rolin e të paditurit, i padituri paraprak nuk
mund ta paraqesë kërkesën që t’i paguhen shpenzimet procedurale të gjykimit nga i cili ka dalë jashtë.

462.2 Paraardhësi juridik i të paditurit, po që se del gjyqfitues, mund t’i kërkojë si pjesë e shpenzimeve të
t’ia edhe shpenzimet e të paditurit paraprak.

462.3 Po që se gjykimi mbaron në disfavor të të paditurit të ri, atëherë ky ka për detyrë që paditësit t’ia
paguaj shpenzimet të cilat me aktivitetin e tij i ka shkaktuar i padituri paraprak.

Neni 463

463.1 Për pagimin e shpenzimeve procedurale gjykata vendosë vetëm me kërkesën e specifikuar të palës,
pa bërë asnjë shqyrtim verbalisht lidhur me kërkesën.

463.2 Pala ka për detyrë që në kërkesën e saj në mënyrë të specifikuar t’i tregoj shpenzimet për të cilat
kërkon shpërblim, duke parashtruar prova për shpenzimet e bëra, po që se nuk ekzistojnë provat e tilla në
dosjen e lëndës.

463.3 Pala duhet ta paraqes kërkesën për pagimin e shpenzimeve më së voni deri në përfundimin e
shqyrtimit që i paraprinë vendosjes mbi shpenzimet, e po që se është fjala për dhënien e vendimit pa u
bërë shqyrtim paraprakisht, atëherë pala ka për detyrë që kërkesën për shpenzimet e procedurës ta
parashtrojë në propozimin mbi të cilin gjykata duhet të vendosë.

463.4 Për kërkesën e palës për pagimin e shpenzimeve të procedurës, gjykata do të vendos në
aktgjykimin ose aktvendimin me të cilin përfundon procedura përpara kësaj gjykate.

463.5 Gjatë zhvillimit të procedurës gjykata vendosë me aktvendim të veçantë për pagimin e shpenzimeve
të procedurës vetëm atëherë kur e drejta e shpërblimit nuk varet fare nga vendimi mbi çështjen kryesore.

90
463.6 Në rastin nga neni 456 të këtij ligji, në qoftë se tërheqja e padisë, apo e mjetit me të cilin është
goditur vendimi i shkallës së parë, nuk është bërë gjatë shqyrtimit direkt të çështjes nga gjykata e shkallës
së dytë, kërkesa për shpërblimin e shpenzimeve mund të paraqitet brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15)
ditësh pas marrjes së njoftimit për tërheqjen e padisë, përkatësisht mjetit të goditjes.

Neni 464

Me rastin e dhënies së aktgjykimit të pjesshëm gjykata mund të vendose që vendosjen mbi shpenzimet
procedurale ta lejë për vendimin përfundimtar.

Neni 465

465.1 Kur gjykata e hedhë poshtë ose e refuzon mjetin e goditjes së vendimit, atëherë ajo duhet të vendos
edhe për shpenzimet e krijuara në procedurën sipas mjetit të tillë të goditjes.

465.2 Kur gjykata e ndryshon vendimin sipas mjetit të goditjes, apo kur e anulon vendimin e goditur dhe e
hedhë poshtë padinë si të palejueshme, atëherë ajo duhet të vendosë për të gjitha shpenzimet e
procedurës.

465.3 Kur anulohet vendimi, kundër të cilit është paraqitur mjeti i goditjes dhe lënda kthehet për rigjykim,
do të lihet që për shpenzimet lidhur me procedurën sipas mjetit të goditjes të vendoset me vendimin
përfundimtar.

465.4 Gjykata mund të veprojë sipas dispozitës së nenit 3 të këtij neni edhe kur vendimin, kundër të cilit
është ngritur mjeti i goditjes, vetëm pjesërisht e anulon.

Neni 466

466.1 Vendimi mbi shpenzimet i përmbajtur në aktgjykim mund të goditet vetëm me ankesën kundër
aktvendimit, po që se njëkohësisht nuk goditet edhe vendimi mbi çështjen kryesore.

466.2 Dispozita e paragrafit të më sipërm zbatohet edhe kur vendimi, me të cilin përfundon procedura e
shkallës së parë, ose procedura sipas mjetit të goditjes, e ka formën e aktvendimit, e jo të aktgjykimit.

466.3 Po që se njëra palë e godet aktgjykimin vetëm në pikëpamje të shpenzimeve, e tjetra në pikëpamje
të çështjes kryesore, atëherë gjykata e shkallës së dytë do të vendosë me të njëjtin vendim mbi të dy
mjetet e goditjes.

2) Shpenzimet në procedurën e sigurimit të provës

Neni 467

467.1 Shpenzimet e procedurës për sigurimin e provave i bartë pala e cila e ka paraqitur kërkesën për
sigurimin e provës (paraprova). Ajo ka për detyrë që t’i paguaj edhe shpenzimet palës kundërshtare,
respektivisht përfaqësuesit të përkohshëm të emëruar të asaj.

467.2 Këto shpenzime propozuesi i sigurimit të provës mund t’i realizoj me vonë si shpenzime gjyqësore,
varësisht nga suksesi në procesin gjyqësor të mëvonshëm.

3) Lirimi nga pagimi i shpenzimeve gjyqësore

Neni 468

468.1 Gjykata e liron nga pagimi i shpenzimeve gjyqësore palën e cila, sipas gjendjes së vet të
përgjithshme pasurore është në pamundësi t’i përballojë ato shpenzime pa dëmtuar ushqimin e
domosdoshëm të vet dhe të familjes së ngushtë të saj.

468.2 Lirimi nga pagimi i shpenzimeve gjyqësore përfshin lirimin nga pagimi i taksave gjyqësore dhe
lirimin nga deponimi i paradhënies për shpenzimet e dëshmitarëve, të ekspertëve të këqyrjes në vend si
dhe të shpalljeve gjyqësore.

468.3 Gjykata mund ta lirojë palën vetëm nga taksat gjyqësore po që se me pagimin e tyre do të
pakësoheshin dukshëm mjetet për ushqimin e saj dhe të familjes së ngushtë të saj.
91

468.4 Me rastin e dhënies së aktvendimit mbi lirimin nga detyrimi i pagimit të shpenzimeve gjyqësore
gjykata duhet t’i çmojë me kujdes të gjitha rrethanat, e sidomos do ta marrë parasysh vlerën e objektit të
kontestit, numrin e anëtarëve të familjes dhe të ardhurat që i ka ajo dhe anëtarët e familjes së saj.

468.5 Vendimin mbi lirimin nga shpenzimet gjyqësore gjykata e jep brenda afatit prej shtatë (7) ditësh nga
dita e paraqitjes së kërkesës.

Neni 469

469.1 Vendimin mbi lirimin nga pagimi i shpenzimeve gjyqësore e jep gjykata e shkallës së parë me
propozimin e palës.

469.2 Pala ka për detyrë që, bashkë me propozimin, të paraqes certifikatën mbi gjendjen pasurore të
dhënë nga organi kompetent.

469.3 Kur kjo është e nevojshme edhe vet gjykata mund të marrë sipas detyrës zyrtare të dhëna të
domosdoshme dhe njoftime mbi gjendjen pasurore të palës që e kërkon lirimin, e për këtë gjë mund të
dëgjohet edhe pala kundërshtare.

469.4 Kundër aktvendimit me të cilin aprovohet propozimi nuk lejohet ankimi.

Neni 470

470.1 Kur pala është liruar nga pagimi i të gjitha shpenzimeve gjyqësore, gjykata e shkallës së parë, me
kërkesën e saj, vendos që ta përfaqësoj avokati, po që se kjo është e nevojshme për mbrojtjen e të
drejtave të saja.

470.2 Pala të cilës i është caktuar përfaqësuesi lirohet nga pagimi i harxhimeve faktike dhe i shpërblimit
të përfaqësuesit të caktuar.

470.3 Si përfaqësues i palës caktohet avokati të cilin e zgjedhë kryetari i gjykatës
.
470.4 Përfaqësuesi i emëruar mund të kërkojë, për shkaqe të arsyeshme, që të shkarkohet nga detyra e
përfaqësimit të palës. Mbi kërkesën e avokatit vendosë gjyqtari i çështjes.

470.5 Kundër aktvendimit mbi shkarkimin e avokatit nuk lejohet ankimi.

470.6 Kundër aktvendimit të kryetarit të gjykatës me të cilin pranohet kërkesa e palës për emërimin e
përfaqësuesit nuk lejohet ankimi.

Neni 471

Kur pala është liruar nga të gjitha shpenzimet gjyqësore, nga mjetet financiare të gjykatës bëhet
parapagimi për shpenzimet e dëshmitarëve, ekspertëve, këqyrjes direkte si dhe të publikimit të shpalljeve
gjyqësore dhe harxhimeve faktike të përfaqësuesit të caktuar.

Neni 472

472.1 Aktvendimi mbi lirimin nga pagimi i shpenzimeve gjyqësore dhe mbi emërimin e përfaqësuesit mund
të anulohet nga gjykata e shkallës së parë gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, po që se vërtetohet se pala
është në gjendje t’i bartë të gjitha shpenzimet procedurale. Në rast të këtillë gjykata duhet të vendos nëse
pala do t’i kompensojë krejtësisht apo pjesërisht shpenzimet dhe taksat gjyqësore nga të cilat është liruar
me parë, si dhe harxhimet faktike dhe shpërblimin për përfaqësuesin e emëruar nga gjykata.

472.2 Në rastin nga paragrafët e sipërme, së pari duhet kompensuar shumat e paguara nga mjetet
financiare të gjykatës.

Neni 473

473.1 Taksat dhe shpenzimet e paguara nga mjetet financiare të gjykatës, si dhe harxhimet faktike dhe
shpërblimi për përfaqësuesin e emëruar të palës përbëjnë pjesë të shpenzimeve gjyqësore.

92
473.2 Për pagimin e shpenzimeve të tilla nga pala kundërshtare, që e humb procesin gjyqësor, vendosë
gjykata në bazë të dispozitave ligjore mbi detyrimin me pagimin e shpenzimeve gjyqësore.

473.3 Taksat gjyqësore dhe shpenzimet e paguara nga mjetet financiare të gjykatës arkëtohen sipas
detyrës zyrtare nga gjykata e shkallës së parë prej palës së ngarkuar për pagimin e shpenzimeve të tilla.

473.4 Në qoftë se kundërshtari i palës së liruar nga pagimi i shpenzimeve gjyqësore është ngarkuar me
pagimin e shpenzimeve gjyqësore, kurse konstatohet se ai nuk është në gjendje t’i paguaj ato, gjykata pas
konstatimit të tillë mund të vendos që shpenzimet nga paragrafi 1 të këtij neni t’i paguajë tërësisht apo
pjesërisht pala e liruar, pikërisht nga objekti i kontestit që i takon si palë gjyqfituese. Me këtë detyrim të
palës gjyqfituese, të liruar më parë nga pagimi i shpenzimeve gjyqësore, nuk prekët e drejta e saj që t’i
paguhen nga pala kundërshtare gjyqhumbëse të gjitha shpenzimet gjyqësore sipas rregullave të
përgjithshme.

P J E S A E T R E T Ё

PROCEDURAT E POSAÇME KONTESTIMORE

KREU XXVI

PROCEDURA NE KONTESTET NGA MARREDHENIA E PUNES

Neni 474

Në qoftë se në këtë kapitull nuk ekzistojnë dispozita të posaçme, në kontestet nga marrëdhënia e punës
zbatohen dispozitat tjera të këtij ligji.

Neni 475

Në kontestet nga marrëdhënia e punës, e sidomos me rastin e caktimit të afateve dhe konvokimit të
seancave gjyqësore, gjykata gjithmonë do të ketë parasysh nevojën e zgjidhjes së ngutshme të
kontesteve nga marrëdhënia e punës.

Neni 476

Në aktgjykimin me të cilin urdhërohet përmbushja e ndonjë detyrimi gjykata cakton afat shtatë (7) ditor
(afati paritiv).

Neni 477

Afati për paraqitjen e ankesës kundër aktgjykimit apo kundër aktvendimit është shtatë (7) ditor.

KREU XXVII

PROCEDURA NË KONTESTET PËR SHKAK TË PENGIMIT TË POSEDIMIT

Neni 478

Po që se në këtë kapitull nuk ekzistojnë dispozita të posaçme, në kontestet për shkak të pengimit të
posedimit zbatohen dispozitat tjera të këtij ligji.

Neni 479

Me rastin e caktimit të afateve dhe konvokimit të seancave gjykata gjithmonë i kushton kujdes nevojës së
zgjidhjes së ngutshme të kontesteve për shkak të pengimit të posedimit, por duke marrë parasysh natyrën
e secilit rast konkret.

Neni 480

Shqyrtimi i çështjes sipas padisë për shkak të pengimit të posedimit do të kufizohet vetëm në konstatimin
dhe të provuarit e fakteve të gjendjes së fundit të posedimit dhe të pengimit të bërë. Përjashtohet
mundësia e shqyrtimit lidhur me të drejtën e posedimit, me bazën juridike, ndërgjegjshmërinë ose
pandërgjegjshmërinë e posedimit. Përjashtohet mundësia që në kontestet për shkak të pengimit të
93
posedimit të parashtrohet kërkesa për shpërblimin e dëmit të shkaktuar me anë të veprimeve me të cilat
është bërë pengimi i posedimit.

Neni 481

481.1 Afatin për përmbushjen e detyrimeve që u janë caktuar palëve gjykata e cakton varësisht nga
rrethanat e çdo rasti konkret.

482.2 Afati për paraqitjen e ankesës është shtatë (7) ditor.

483.3 Për shkaqe të rëndësishme gjykata mund të vendosë që ankesa mos ta pengojë përmbarimin e
aktvendimit.

483.4 Kundër aktvendimeve të dhëna në kontestet për shkak të pengimit të posedimit revizioni nuk është i
lejuar.

Neni 482

Paditësi e humbe të drejtën që në procedurën përmbaruese të përmbushë detyrimin e aktvendimit me të
cilin i padituri urdhërohet që ta përmbushë detyrimin e caktuar, po që se nuk e ka iniciuar procedurën
përmbaruese brenda afatit prej 30 ditësh pas skadimit të afatit paritiv.

Neni 483

Përsëritja e procedurës së përfunduar me vendim të formës së prerë në kon-testet për shkak të pengimit
të posedimit lejohet vetëm nga shkaqet e përcaktuara në nenin 232 pika a) dhe b) të këtij ligji, dhe vetëm
brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita në të cilën është bërë i formës së prerë aktvendimi
përfundimtar.

KREU XXVIII

PROCEDURA NE KONTESTET E VLERES SE VOGEL

Neni 484

Po që se në këtë kapitull nuk ekzistojnë dispozita të posaçme, në procesin gjyqësor për zgjidhjen e
kontesteve të vlerës së vogël zbatohen dispozitat tjera të këtij ligji.

Neni 485

485.1 Konteste të vlerës së vogël, në vështrim të dispozitave të këtij kreu, janë kontestet në të cilat
kërkesëpadia ka të bëjë me kërkesa në të holla, shuma e të cilave nuk është më e madhe se 500 Euro.

485.2 Si konteste të vlerës së vogël konsiderohen edhe kontestet në të cilat kërkesëpadia nuk ka të bëjë
me kërkesë në të holla, por në të cilat paditësi në padinë e tij ka theksuar se pranon që, në vend të
përmbushjes së kërkesës jo në të holla, t’i paguhet shuma e të hollave që nuk është me e madhe se 500
Euro.

485.3 Kontest i vlerës së vogël konsiderohet edhe ai në të cilin objekt i kërkesëpadisë nuk është shuma e
të hollave, por dorëzimi i sendit të luajtshëm vlera e të cilit, e treguar në padi nga paditësi, nuk e kalon
shumën prej 500 Euro.

Neni 486

Nuk konsiderohen konteste të vlerës së vogël, në kuptimin e dispozitave të këtij kreu, kontestet lidhur me
sendet e paluajtshme, kontestet nga marrëdhëniet e punës dhe kontestet për shkak të pengimit të
posedimit.

Neni 487

487.1 Në procedurën sipas padisë për zgjidhjen e kontestit më vlerë të vogël ankimi i veçantë lejohet
vetëm kundër aktvendimit me të cilin përfundon procesi gjyqësor i shkallës së parë.

94
487.2 Aktvendimet e tjera, kundër të cilave sipas këtij ligji lejohet ankimi i veçantë mund të goditën vetëm
me anë të ankesës kundër vendimit me të cilin përfundon procedura.

487.3 Aktvendimet nga paragrafi 2 e këtij neni nuk u dërgohen palëve posaçërisht, por shpallën në seancë
gjyqësorë dhe inkorporohen në vendimin përfundimtar.

Neni 488

Në procedurën për zgjidhjen e kontesteve me vlerë të vogël, procesverbali nga seanca për shqyrtimin
kryesor, përveç të dhënave nga neni 135 paragrafi 1 i këtij ligji, përmban:

a) deklaratat e palëve me rëndësi esenciale, e sidomos ato me të cilat tërësisht apo pjesërisht pohohet
kërkesëpadia, ose hiqet dorë nga kërkesëpadia, me të cilat ndryshohet apo tërhiqet padia, si dhe
deklarata mbi heqjen dorë nga e drejta e ankimit;

b) përmbajtjen esenciale të provave të marra;

c) vendimet kundër të cilave lejohet ankimi dhe që janë shpallur në seancën për shqyrtimin kryesor të
çështjes;

d) nëse palët kanë qenë të pranishme me rastin e shpalljes së aktgjykimit, e po që se kanë qenë të
pranishme, a janë udhëzuar në cilat kushte mund të bëjnë ankim.

Neni 489

489.1 Po që se pala paditëse e ndryshon kërkesëpadinë me anë të zmadhimit të saj duke kapërcyer
kështu kufirin prej 500 Euro, procedura e filluar do të vazhdohet dhe përfundohet sipas dispozitave për
procedurën kontestimore të përgjithshme të këtij ligji.

489.2 Po që se paditësi deri në përfundimin e seancës për shqyrtimin kryesor të çështjes që është duke u
zhvilluar sipas dispozitave mbi procedurën e përgjithshme kontestimore e zvogëlon kërkesëpadinë nën
shumën prej 500 Euro, procedura e mëtejme do të zhvillohet sipas rregullave të këtij ligji për procedurën
për zgjidhjen e kontesteve me vlerë të vogël.

Neni 490

490.1 Në qoftë se paditësi nuk vjen në seancën e parë të shqyrtimit kryesor të çështjes, përkundrejt
thirrjes së rregullt, do të konsiderohet se e ka tërhequr padinë, përveçse kur i padituri në seancën e tillë
kërkon që të vazhdohet me shqyrtimin e çështjes në mungesë të paditësit.

490.2 Po që se nga seanca e parë për shqyrtimin e çështjes kryesore mungojnë të dy palët ndërgjyqëse,
përkundrejt thirrjes së rregullt, do të konsiderohet se paditësi e ka tërhequr padinë.

Neni 491

491.1 Aktgjykimi ose aktvendimi me të cilin përfundohet procedura e zgjidhjes së kontestit me vlerë të
vogël mund të goditet me ankesë vetëm për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave mbi procedurën
kontestimore dhe për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.

491.2 Në aktgjykimin, përkatësisht aktvendimin nga paragrafi 1 të këtij neni ,gjykata ka për detyrë t’i
përmendë shkaqet në bazë të të cilave mund të bëhet ankimi.

491.3 Kundër aktgjykimit ose aktvendimit të shkallës së parë nga paragrafi 1 të këtij neni, palët mund të
ankohen brenda afatit prej shtatë (7) ditësh.

491.4 Në procedurën e zgjidhjes së kontesteve me vlerë të vogël afati paritiv për përmbushjen e premtimit
dhe ai për dhënien e vendimit plotësues është shtatë (7) ditor.

KREU XXIX

PROCEDURA E DHËNIES SË URDHËRPAGESËS

Neni 492
95

Në qoftë se në këtë kapitull nuk ekzistojnë dispozita të posaçme, në procedurën e dhënies së
urdhërpagesës zbatohen dispozitat e këtij ligji me të cilat është rregulluar procedura e përgjithshme
kontestimore.

Neni 493

493.1 Kur kërkesëpadia ka të bëjë me kërkesë në të holla që është bërë e realizueshme, e që provohet
me dokument të besueshëm që i është bashkangjitur padisë në origjinal apo kopje të legalizuar, atëherë
gjykata do ta urdhëroj të paditurin që ta përmbushë kërkesëpadinë (urdhërpagesa).

493.2 Dokumente të besueshme konsiderohen sidomos:

a) dokumentet publike;

b) dokumentet private, në të cilat nënshkrimin e debitorit e ka verifikuar organi kompetent për verifikime;

c) kambialet dhe çeqet me protestë dhe faturë kthyese, po që se janë të nevojshme për themelimin e
kërkesës;

d) ekstraktet e verifikuara nga librat afariste për pagesat e shërbimeve komunale të furnizimit me ujë,
energji elektrike dhe bartjen e mbeturinave;

e) faturat;

f) dokumentet që sipas dispozitave ligjore të posaçme kanë rëndësinë e dokumenteve publike.

493.3 Gjykata e jep urdhërpagesën, edhe kur paditësi nuk e kërkon një gjë të tillë, po që se i gjen të
plotësuara kushtet për dhënien e saj.

Neni 494

494.1 Në rastet në të cilat, sipas Ligjit mbi procedurën përmbaruese, mund të kërkohet ekzekutimi në bazë
të dokumentit të besueshëm, gjykata e jep urdhërpagesën vetëm po që se paditësi e bënë të besueshëm
ekzistimin e interesit juridik për dhënien e urdhërpagesës.

494.2 Po që se paditësi nuk e bënë të besueshëm ekzistimin e interesit juridik për dhënien e
urdhërpagesës, gjykata e hedhë poshtë padinë si të palejueshme.

494.3 Kur kërkesëpadia ka të bëjë me kërkesën në të holla që është bërë e realizueshme e që nuk është
më e madhe se 500 Euro, gjykata e jep urdhërpagesën kundër të paditurit edhe po që se padisë nuk i
është bashkangjitur dokumenti i besueshëm, por në padi është treguar baza juridike e kërkesës dhe
shuma e detyrimit si dhe provat me anë të të cilave mund të provohet vërtetësia e pretendimeve të
paditësit.

494.4 Urdhërpagesa nga paragrafi l e këtij neni mund të jepet vetëm kundër debitorit kryesor.

Neni 495

495.1 Urdhërpagesën gjykata e jep pa konvokuar kurrfarë seance gjyqësore dhe vetëm në bazë të
materialit procedural të përmbajtur në padi.

495.2 Në urdhërpagesë gjykata do të caktojë se i padituri ka për detyrë që brenda shtatë (7) ditësh, kurse
në kontestet lidhur me kambialin dhe çekun brenda tri (3) ditësh, pasi t’i dorëzohet urdhërpagesa me
shkrim ta përmbushë kërkesën e padisë bashkë me shpenzimet gjyqësore që i ka caktuar gjykata, ose që
brenda të njëjtit afat ta paraqesë prapësimin kundër urdhërpagesës. Në urdhërpagesë gjykata e
paralajmëron të paditurin se prapësimi i paraqitur me vonesë do të hedhet poshtë.

495.3 Urdhërpagesa u dërgohet të dy palëve ndërgjyqëse.

495.4 Bashkë me urdhërpagesën të paditurit i dërgohet edhe padia me shkresat që i janë bashkangjitur.


96
Neni 496

496.1 Në qoftë se gjykata nuk e aprovon propozimin për dhënien e urdhërpagesës, atëherë ajo do ta
vazhdojë procedurën e përgjithshme sipas padisë.

496.2 Kundër aktvendimit me të cilin nuk aprovohet propozimi për dhënien e urdhërpagesës nuk lejohet
ankimi.

Neni 497

497.1 I padituri mund ta goditë urdhërpagesën vetëm me anë të prapësimit.

497.2 Po që se urdhërpagesa goditet vetëm në pikëpamje të vendimit mbi shpenzimet procedurale,
atëherë vendimi i këtillë mund të goditet vetëm me anë të ankesës kundër aktvendimit.

497.3 Në pjesën në të cilën nuk është goditur me prapësim, urdhërpagesa bëhet e formës së prerë.

Neni 498

498.1 Prapësimin e vonuar, jo të plotë apo të palejueshëm gjykata e hedh poshtë pa mbajtur seancë
gjyqësore.

498.2 Në qoftë se prapësimi është paraqitur brenda afatit ligjor, gjykata do të vlerësojë nëse nevojitet më
parë të konvokojë seancë përgatitore apo menjëherë të konvokojë seancën për shqyrtim kryesor të
çështjes.

498.3 Gjatë seancës përgatitore palët mund të parashtrojnë fakte të reja dhe të propozojnë prova të reja,
kurse i padituri mund të bëjë kundërshtime të reja në pikëpamje të pjesës së goditur të urdhërpagesës.

Neni 499

Në aktgjykimin mbi çështjen kryesore gjykata do të vendosë nëse urdhërpagesa mbahet në fuqi tërësisht
apo pjesërisht ose anulohet.

Neni 500

500.1 Në qoftë se i padituri pretendon se nuk kanë qenë të plotësuara kushtet ligjore për dhënien e
urdhërpagesës (neni 493 dhe 494), apo se ekzistojnë pengesa procedurale për procedim të mëtejmë,
atëherë gjykata së pari do të vendos mbi këtë pretendim. Në qoftë se konstaton se pretendimi i tillë është i
bazuar, gjykata me aktvendim do ta prishë urdhërpagesën, dhe pasi të bëhet i formës së prerë ky
aktvendim do të filloj shqyrtimin e çështjes kryesore, po që se për një shqyrtim të këtillë ka vend.

500.2 Në qoftë se gjykata nuk e aprovon pretendimin e tillë, do të kalojë në shqyrtimin e çështjes kryesore,
kurse aktvendimi i gjykatës do të inkorporohet ne vendimin mbi çështjen kryesore.

Neni 501

Po që se lidhur me prapësimin, me të cilin pretendohet se kërkesëpadia ende nuk është bërë e
realizueshme, gjykata konstaton se ajo është bërë e realizueshme pas dhënies së urdhërpagesës, por
para së të ketë përfunduar shqyrtimi kryesor, gjykata do ta anulojë me aktgjykim urdhërpagesën dhe do të
vendos mbi kërkesëpadinë.

Neni 502

502.1 Në qoftë se gjykata pas dhënies së urdhërpagesës shpallet jokompetente në pikëpamje lëndore,
atëherë ajo e anulon urdhërpagesën dhe pasi të bëhet i formës së prerë aktvendimi mbi inkompetencën ia
dërgon lëndën gjykatës për të cilën mendon se është e kompetencës lëndore.

502.2 Po që se gjykata pas dhënies së urdhërpagesës konstaton se është inkompetente në pikëpamje
territoriale, ajo nuk do ta anulojë urdhërpagesën, por pasi të bëhet i formës së prerë aktvendimi mbi
inkompetencën do t’ia dërgoj lëndën gjykatës për të cilën mendon se është e kompetencës territoriale.

97
503.3 I padituri mund të pretendojë se gjykata që e ka dhënë urdhërpagesën është jokompetente në
pikëpamje territoriale vetëm në prapësimin e paraqitur kundër urdhërpagesës.

Neni 503

503.1 Gjykata mund të shpallet inkompetente në pikëpamje territoriale vetëm deri në momentin e dhënies
së urdhërpagesës.

503.2 I padituri mund të pretendojë se gjykata që e ka dhënë urdhërpagesën është jokompetente në
pikëpamje territoriale vetëm në prapësimin e paraqitur kundër urdhërpagesës.

Neni 504

504.1 Kur gjykata, në rastet e përcaktuara me këtë ligj, me aktvendim e hedhë poshtë padinë, atëherë ajo
me të njëherit e anulon edhe urdhërpagesën.

504.2 Paditësi mund ta tërheqë padinë pa pëlqimin e të paditurit vetëm deri në momentin e paraqitjes së
prapësimit. Po qe së paditësi e tërheqë padinë, gjykata me aktvendim e anulon urdhërpagesën e dhënë.

504.3 Po që se i padituri deri në momentin e mbylljes së seancës për shqyrtim kryesor të çështjes heqë
dorë nga të gjitha prapësimet e bëra, urdhërpagesa mbetet në fuqi.

KREU XXX

PROCEDURA NE KONTESTET TREGTARE

Neni 505

505.1 Në procedurën për zgjidhjen e kontesteve tregtare zbatohen dispozitat e këtij ligji për procedurën e
përgjithshme kontestimore, po që se në dispozitat e këtij kreu nuk është përcaktuar diç tjetër.

505.2 Rregullat procedurale për procedurën e zgjidhjes së kontesteve tregtare zbatohen në të gjitha
kontestet për të cilat sipas Ligjit mbi Gjykatat është kompetente gjykata tregtare, përveçse në kontestet
për të cilat është kompetente sipas tërheqjes (atraksionit) së kompetencës lëndore.

Neni 506

Faktet lidhur me qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve të cilin e shoqërojnë dokumentet standarde
afariste, si rregull, provohen me këto dokumente.

Neni 507

Gjyqtari është i autorizuar që në rastet e ngutshme të konvokojë seanca me anë të telefonit apo
telegramit.

Neni 508

Revizioni në kontestet tregtare nuk lejohet në qoftë se vlera e objektit të kontestit në pjesën e goditur të
aktgjykimit të formës së prerë nuk i kalon 10.000 Euro.

Neni 509

Në procedurën e zgjidhjes së kontesteve tregtare vlejnë këto afate:

a) afati prej shtatë (7) ditësh për përgjigje në padi;

b) afati prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh për paraqitjen e propozimit për kthimin në gjendjen e mëparshme
nga neni 130 paragrafi 3 i këtij ligji;

c) afati prej shtatë (7) ditësh për ankesën kundër aktgjykimit apo aktvendimit;

d) afati prej tri (3) ditësh për paraqitjen e përgjigjes në ankesë;

98
e) afati prej shtatë (7) ditësh (afati paritiv) për përmbushjen e detyrimit në të holla, e për përmbushjen e
premtimit jo në të holla gjykata mund të caktoj afat më të gjatë.

Neni 510

510.1 Në procedurën për zgjidhjen e kontesteve tregtare të vlerës së vogël konsiderohen vetëm ato
konteste në të cilat padia ka të bëjë me kërkesë në të holla e cila nuk e kalon shumën prej 3. 000 Euro.

510.2 Konsiderohen konteste të vlerës së vogël edhe kontestet në të cilat padia nuk ka të bëjë me kërkesë
në të holla, por paditësi në padinë e tij deklaron se pranon që, në vend të premtimit jo në të holla, t’i
paguhet shuma e të hollave që nuk e kalon atë prej 3.000 Euro.

510.3 Konsiderohet kontest i vlerës së vogël edhe kontesti në të cilin objekt kontesti nuk është shuma e të
hollave por dorëzimi i sendit të luajtshëm vlera e të cilit, e përmendur nga paditësi në padi, nuk e kalon
shumën prej 3.000 Euro.

KREU XXXI

PROCEDURA E GJYKIMEVE TE ARBITRAZHIT

Neni 511

511.1 Palët mund të merren vesh që zgjidhjen e kontestit, lidhur me të drejtat me të cilat mund të
disponojnë lirisht, t’ia besojnë arbitrazhit.

511.2 Marrëveshja për arbitrazh mund të bëhet nga palët për zgjidhjen e kontestit të caktuar apo për
zgjidhjen e kontesteve që mund të lindin midis tyre nga raporti materialo-juridik i caktuar. Marrëveshja për
arbitrazhin është e vlefshme vetëm po që se është lidhur në formë të shkruar.

511.3 Marrëveshja për arbitrazh konsiderohet e lidhur në formë të shkruar edhe kur është lidhur me
këmbimin e letrave, telegrameve, telekseve apo mjeteve tjera të telekomunikacionit që e mundësojnë
provën e shkruar mbi marrëveshjen e përfunduar.

511.4 Marrëveshja për arbitrazh konsiderohet e lidhur në formë të shkruar edhe po që se është lidhur
duke u këmbyer padia, në të cilën paditësi pretendon se ekziston marrëveshja dhe përgjigja në padi, në të
cilën i padituri nuk e mohon një gjë të tillë.

511.5 Marrëveshja për arbitrazh mund të provohet vetëm me anë të shkresave.

Neni 512

Marrëveshja për arbitrazh është e lidhur vlerësisht edhe kur dispozita mbi kompetencën e arbitrazhit
përmbahet në kushtet e përgjithshme për lidhjen e kon-tratave materialo-juridike.

Neni 513

513.1 Numri i arbitrave të arbitrazhit duhet të jetë gjithmonë tek.

513.2 Po që se me marrëveshjen e palëve nuk është caktuar numri i arbitrave, atëherë secila nga palët e
emëron nga një arbitër, kurse këta të dy bashkë e zgjedhin kryetarin e arbitrazhit.

Neni 514

514.1 Në qoftë se palët për zgjidhjen e kontestit të caktuar e kanë kontraktuar kompetencën e arbitrazhit,
gjykata të cilës i është paraqitur padia për zgjidhjen e të njëjtit kontest dhe midis palëve të njëjta, sipas
prapësimit të të paditurit shpallet jokompetente, i anulon veprimet procedurale të kryera dhe me aktvendim
e hedhë poshtë padinë si të palejueshme.

514.2 Prapësimin nga paragrafi 1 e këtij neni pala e paditur mund ta parashtrojë më së voni në momentin
e paraqitjes së përgjigjes në padi.

Neni 515

99
515.1 Palën e cila në bazë të marrëveshjes për arbitrazh duhet ta emëroj arbitrin mund ta ftojë pala
kundërshtare që brenda afatit pesëmbëdhjetë (15) ditor ta bëjë emërimin e tillë si dhe ta njoftojë për
emërimin e bërë.

515.2 Ftesa nga paragrafi 1 e këtij neni është e vlefshme vetëm po që se pala e cila e ka bërë atë e ka
emëruar arbitrin e vet dhe për një gjë të këtillë e ka njoftuar palën kundërshtare.

515.3 Kur në bazë të marrëveshjes për arbitrazh emërimin e arbitrave duhet ta bëjë personi i tretë,
çdonjëra nga palët mund t’ia bëjë ftesën nga paragrafi 2 i këtij neni personit të tillë.

515.4 Personi i ftuar që ta bëjë emërimin e arbitrit të arbitrazhit është i lidhur me emërimin e kryer posa të
njoftohet për emërimin pala kundërshtare, respektivisht njëra nga palët.

Neni 516

516.1 Ne qoftë se arbitri nuk emërohet në kohën e duhur, e nga marrëveshja nuk del diç tjetër, arbitrin e
propozon gjykata shtetërore sipas propozimit të palës.

516.2 Po që se arbitrat nuk mund të pajtohen rreth zgjedhjes së kryetarit, e nga marrëveshja e palëve për
arbitrazh nuk del diç tjetër, kryetarin e arbitrazhit, sipas propozimit të cilitdo arbitër apo të cilësdo palë, e
emëron gjykata shtetërore.

516.3 Për emërimin e arbitrit, përkatësisht të kryetarit të arbitrazhit është kompetente gjykata e shkallës së
parë e cila do të ishte kompetente për zgjidhjen e kontestit po të mos ekzistonte marrëveshja për
arbitrazh.

516.4 Kundër aktvendimit të gjykatës nuk lejohet ankimi.

516.5 Pala e cila nuk dëshiron t’i shfrytëzojë autorizimet nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni mund të
kërkojë me padi nga gjykata kompetente për emërimin e arbitrit apo të kryetarit të arbitrazhit që ta quaj të
pavlefshme marrëveshjen për arbitrazh.

Neni 517

517.1 Përveç rastit nga neni 516 i këtij ligji, secila nga palët mund të kërkojë me padi që gjykata shtetërore
ta shfuqizojë marrëveshjen për arbitrazh në qofte së:

a) palët brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga ftesa e parë për emërimin e arbitrit nuk mund të merren
vesh për zgjedhjen e arbitrit që do të duhej ta emëronin bashkërisht;

b) personi i cili në vete marrëveshjen për arbitrazh është emëruar arbitër nuk dëshiron apo nuk mund ta
ushtrojë misionin e besuar.

517.2 Mbi padinë e ngritur është kompetente të vendos gjykata e përmendur në nenin 516 paragrafi 3 të
këtij ligji.

517.3 Për në seancën për shqyrtimin e kërkesës së paditësit gjykata i fton të dy palët, por ajo mund të
merr vendim edhe kur palët e ftuara rregullisht nuk paraqitën në seancën e këtillë.

Neni 518

518.1 Deklaratën për pranimin e misionit që i është besuar arbitri duhet ta bëjë me shkrim. Një gjë të tillë
arbitri mund ta bëjë edhe ashtu që e nënshkruan marrëveshjen e palëve për arbitrazh.

518.2 Arbitri ka për detyrë ta kryej misionin që i është besuar në kohën e duhur dhe t’i kryejë veprimet në
procesin e arbitrazhit pa e zvarritur atë. Po që se palët nuk janë marrë vesh ndryshe, ato mund ta
shkarkojnë arbitrin i cili nuk i kryen ashtu siç duhet, dhe me kohë, detyrat nga misioni që i është besuar.

518.3 Arbitri ka të drejtë në pagimin e shpenzimeve dhe shpërblimin për punën e kryer. Palët në pjesë të
barabarta i bartin shpenzimet dhe shpërblimin që i takon arbitrit për punën e kryer.

Neni 519

100
519.1 Arbitri ka për detyrë të përjashtohet kur ekzistojnë shkaqet e përjashtimit të parashikuara për
përjashtimin e gjyqtarit të gjykatës shtetërore me këtë ligj.

519.2 Përjashtimi i arbitrit mund të kërkohet nga palët edhe atëherë kur arbitri nuk i ka kualifikimet e
duhura për të cilat ato janë marrë vesh, si dhe kur ai nuk i përmbushë detyrat.

519.3 Pala e cila vetë, apo bashkërisht me palën tjetër, e ka emëruar arbitrin mund ta kërkojë përjashtimin
e tij vetëm nëse shkaku i përjashtimit ka lindur, apo pala ka marrë dijeni për të, pasi të jetë emëruar arbitri.

519.4 Palët mund të merren vesh për procedurën e përjashtimit të arbitrit, por nuk mund ta evitojnë
zbatimin e dispozitave të paragrafit 7 të këtij neni.

519.5 Kur mungon marrëveshja nga paragrafi 4 e këtij neni, pala duhet t’ia paraqes kërkesën për
përjashtimin e arbitrit arbitrazhit brenda afatit pesëmbëdhjetë (15) ditor nga dita në të cilën ka marrë dijeni
për emërimin e arbitrit apo për cilëndo rrethanë nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni. Kërkesa për
përjashtimin e arbitrit duhet te jetë me shkrim dhe t’i përmbajë shkaqet e përjashtimit.

519.6 Po që se arbitri, përjashtimin e të cilit e ka kërkuar pala, nuk tërhiqet nga arbitrazhi, vendimin mbi
përjashtimin e merr gjykata e arbitrazhit në përbërjen e te cilës paraqitet edhe arbitri i tillë.

519.7 Në qoftë se kërkesa për përjashtimin e arbitrit mbetet e pasuksesshme, pala që e ka bërë kërkesën
e tillë mund t’i drejtohet gjykatës shtetërore nga neni 516, paragrafi 3 që ta merr vendimin për përjashtimin
e arbitrit. Këtë kërkesë pala duhet ta paraqesë brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita në të cilën i
është dorëzuar vendimi i arbitrazhit me të cilin është refuzuar kërkesa e saj për përjashtimin e arbitrit.

Neni 520

520.1 Gjykata e arbitrazhit ka të drejtë që të vendosë për kompetencën e vet, si dhe mbi prapësimet e
palëve lidhur me ekzistimin dhe vlefshmërinë e marrëveshjes për arbitrazh.

520.2 Prapësimin për inkompetencën e arbitrazhit i padituri duhet ta parashtrojë me anë të përgjigjes në
padi. Kur konstatohet se paraqitja me vonesë e prapësimit është e justifikueshme, arbitrazhi mund ta
marrë në konsideratë prapësimin e vonuar.

520.3 Po që se arbitrazhi e quan vendin kompetent për zgjidhjen e kontestit, secila nga palët mund të
kërkojë nga gjykata shtetërore e përmendur ne nenin 516 paragrafi 3 i këtij ligji që të vendosë lidhur me
problemin e lindur. Kërkesa duhet të paraqitet brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita në të cilën
palës i është dorëzuar vendimi i arbitrazhit.

Neni 521

Ne qoftë se palët nuk janë marrë vesh ndryshe, procedurën e arbitrazhit e cakton vetë arbitrazhi.

Neni 522

522.1 Ndaj dëshmitarëve, palëve dhe personave të tjerë që marrin pjesë në procesin e arbitrazhit,
arbitrazhi nuk mund të përdorë mjete shtrënguese e as të shqiptojë dënime.

522.2 Arbitrazhi mund të kërkojë nga gjykata shtetërore e kompetencës territoriale ndihmë juridike në
formë të marrjes së provave të cilat nuk mund t’i merr vet.

522.3 Në procedurën e marrjes së provave do të zbatohen dispozitat e këtij ligji mbi marrjen e provave
nga gjykata e porositur.

Neni 523

Arbitrazhi mund të jep aktgjykimin në mbështetje të parimit të ndershmërisë (ex aequo et bono) vetëm po
që se palët e kane autorizuar për një gjë të tillë.

Neni 524

524.1 Kur arbitrazhi përbëhet prej disa arbitrave, aktgjykimi merret me shumicën e votave, po që se me
marrëveshjen për arbitrazh nuk është përcaktuar diç tjetër.
101

524.2 Në qoftë se nuk mund të arrihet shumica e duhur e votave, arbitrazhi ka për detyrë që për një gjë të
këtillë t’i njoftojë palët.

524.3 Në qoftë se palët nuk janë marrë vesh ndryshe, në rastin e paragrafit 2 të këtij neni, çdonjëra nga
palët ka të drejtë që me padi të kërkojë nga gjykata shtetërore e përmendur në nenin 516 paragrafi 3
deklarimin e marrëveshjes për arbitrazh të pa vlefshme për të ardhmen.

Neni 525

525.1 Aktgjykimi i arbitrazhit duhet ta ketë pjesën arsyetuese vetëm kur palët nuk e kanë përcaktuar të
kundërtën.

525.2 Origjinalin e aktgjykimit dhe të gjitha kopjet e tij i firmosin të gjithë arbitrat.

525.3 Aktgjykimi quhet i vlefshëm edhe po që se ndonjëri nga arbitrat e refuzon firmosjen e tij, por vetëm
në qoftë se atë e kanë firmosur shumica e arbitrave. Në rast të këtillë në vetë aktgjykimin duhet konstatuar
faktin e refuzimit të firmosjes nga arbitri konkret.

525.4 Palëve u dorëzohen kopjet e aktgjykimit nëpërmjet gjykatës të përmendur në nenin 522 paragrafi 3
të këtij ligji.

Neni 526

Origjinali i aktgjykimit dhe dëftesat për dorëzimin e aktgjykimit palëve ruhen tek gjykata e përmendur në
nenin 516 paragraf i 3 të këtij ligji.

Neni 527

527.1 Aktgjykimi i arbitrazhit e ka ndaj palëve fuqinë e vendimit të formës së prerë po që se me
marrëveshjen për arbitrazh nuk është përcaktuar mundësia e goditjes së aktgjykimit në arbitrazhin e
shkallës së dytë.

527.2 Gjykata e përcaktuar në nenin 516 paragraf 3 i këtij ligji, me kërkesën e palëve, e vënë në kopjet e
aktgjykimit klauzolën (vërtetimin) mbi plotfuqishmërinë dhe ekzekutueshmërinë e aktgjykimit.

Neni 528

528.1 Aktgjykimi i arbitrazhit mund të anulohet sipas kërkesës së palës.

528.2 Për të vepruar sipas padisë është kompetente gjykata shtetërore e përmendur në nenin 516
paragrafi 3 i këtij ligji.

Neni 529

Anulimi i aktgjykimit të arbitrazhit mund të kërkohet:

a) në qoftë se fare nuk është lidhur marrëveshja për arbitrazh apo në qoftë se ajo është e pavlefshme;

b) në qoftë se në pikëpamje të përbërjes së arbitrazhit ose lidhur me dhënien e vendimit është shkelur
ndonjë dispozitë e këtij ligji apo e marrëveshjes për arbitrazh të palëve;


c) në qoftë se aktgjykimi nuk e ka pjesën arsyetuese sipas nenit 525 paragrafit 1 të këtij ligji, ose në qoftë
se origjinali apo kopjet e aktgjykimit të arbitrazhit nuk janë firmosur në mënyrën e caktuar në nenin 525
paragrafit 2 të këtij ligji;

d) në qoftë se gjykata e arbitrazhit e ka tejkaluar kufirin e detyrës së vet;

e) në qoftë se dispozitivi i aktgjykimit është i pakuptueshëm apo kontradiktor me vetveten;

f) ne qofte se gjykata konstaton se, edhe pse pala ndoshta nuk e përmend këtë shkak anulimi; aktgjykimi i
arbitrazhit është në kundërshtim me rendin juridik te vendit tone;
102

g) ne qofte se ekziston ndonjëri nga shkaqet për përsëritjen e procedurës kontestimore nga neni 232 i këtij
ligji.

Neni 530

530.1 Padia për anulimin e aktgjykimit të arbitrazhit mund të ngritet në gjykatën kompetente brenda afatit
prej tridhjetë (30) ditësh.

530.2 Po që se anulimi i aktgjykimit kërkohet nga shkaqet e treguara në nenin 529 pika a) – f) të këtij ligji,
afati tridhjetë (30) ditorë për padi llogaritet nga dita në të cilën aktgjykimi i është dorëzuar palës, por, po që
se pala për shkakun e anulimit ka marrë dijeni më vonë, afati llogaritet nga dita e marrjes së dijenisë për
të.

530.3 Në aspektin e llogaritjes së afatit kur anulimi kërkohet nga shkaku i përmendur në pikën g) të nenit
529 të këtij ligji, do të aplikohet dispozita adekuate e nenit 234 pika a) dhe b) të këtij ligji.

530.4 Pas kalimit të një (1) viti nga dita në të cilën aktgjykimi i arbitrazhit është bërë i formës së prerë nuk
mund të kërkohet anulimi i aktgjykimit.

Neni 531

Palët me marrëveshje te tyre nuk mund te heqin dore nga zbatimi i nenit 519 paragrafi 1 dhe 2, nenit 525
paragrafi 2 dhe 3, dhe neneve 528 – 531 të këtij ligji.

KREU XXXII

DISPOZITAT TRANZITORE DHE TË FUNDIT

Neni 532

532.1 Në qoftë se para hyrjes në fuqi të këtij ligji ka filluar të zhvillohet procesi gjyqësor në gjykatën e
shkallës së parë, atëherë procedura e mëtutjeshme do të zhvillohet sipas dispozitave të këtij ligji.

532.2 Ne çështjet juridike nga paragrafi 1 e këtij neni në të cilat është konvokuar seanca përgatitore ose
ajo kryesore, por para se të ketë filluar shqyrtimi kryesor, gjykata do ta revokojë aktvendimin me të cilin
është konvokuar seanca dhe do ta ftojë palën e paditur që ta paraqes me shkrim përgjigjen në padi sipas
këtij ligji.

532.3 Ne çështjet nga paragrafi 1 e këtij neni, në të cilat ka filluar shqyrtimi kryesor lidhur me to, gjykata ka
për detyrë që në seancën e ardhshme t’i kryeje të gjitha veprimet që duhet kryer sipas dispozitave të këtij
ligji në seancën përgatitore. Mbajtja e seancës së tillë do t’i krijojë të gjitha pasojat procedurale që i ka
seanca përgatitore e mbajtur sipas dispozitave të këtij ligji.

Neni 533

533.1 Në qoftë se para fillimit të zbatimit të këtij ligji është dhënë aktgjykimi i shkallës së parë, ose
aktvendimi me të cilin është përfunduar procedura në gjykatën e shkallës së parë, atëherë procedura e
mëtejme do të zhvillohet sipas dispozitave të deritanishme.

533.2 Ne qoftë se pas fillimit të zbatimit të këtij ligji anulohet vendimi i shkallës së parë nga paragrafi 1 e
këtij neni, atëherë procedura e mëtejme do të zhvillohet sipas këtij ligji.

533.3 Mbi revizionin e paraqitur kundër vendimit të shkallës së dytë që ka marrë formë të prerë, në
gjykimin e filluar para fillimit të zbatimit të këtij ligji, vendosët sipas rregullave të procedurës kontestimore
që kanë qenë në fuqi deri në ditën e fillimit të zbatimit të këtij ligji.

Neni 534

Po që se para fillimit të zbatimit të këtij ligji padia i është dorëzuar të paditurit, atëherë në procedurën e
mëtejme nuk zbatohen dispozitat e nenit 150 të këtij ligji, por kushtet për dhënien e aktgjykimit të
padëgjueshmërisë, do të vlerësohen sipas dispozitave të gjertanishme.

103

Neni 535

Prej ditës në të cilën ky ligj hyn në fuqi, procedura e pezulluar do të vazhdojë së zhvilluari sipas
dispozitave të këtij ligji.

Neni 536

Dispozitat e këtij ligji që kanë të bëjnë me procedurën e arbitrazhit do të zbatohen në arbitrazhin e
kontraktuar pas fillimit të zbatimit të këtij ligji.

Neni 537

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen: Ligji mbi Procedurën kontestimore (“Gazeta zyrtare e RSFJ” ,
Nr. 4/76, si dhe Ligjet mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi procedurën kontestimore të publikuara në
“Gazetën zyrtare të SFRJ”, Nr. 36/77, 36/80, 69/82, 58/84 dhe 74/87) si dhe dispozitat tjera të
mëvonshme.

Neni 538

Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.


Ligji Nr. 03/ L-006
30 qershor 2008

Shpallur me dekretin nr. DL-045-2008, datë 29.07.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës,
Dr. Fatmir Sejdiu.