1 
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 37 / 10 SHTATOR 2008 
 
LIGJI  NR. 03/L-022  
 
PËR PËRKRAHJE MATERIALE FAMILJEVE TË FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR TË 
PËRHERSHME 
 
 
Kuvendi i Republikës së Kosovës, 
     
Në mbështetje të kreut 5.1 (j) dhe 9.1.26 (a) të Kornizës Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohshme në 
Kosovë; 
 
Duke u nisur nga fakti se Kosova garanton të drejtat e përcaktuara me Konventën për të Drejtat e 
Fëmijëve; 
 
Duke u nisur nga fakti se në Kosovë ndalohet diskriminimi i fëmijëve në çfarëdo baze; 
 
Duke pasur parasysh rëndësinë, rolin dhe vështirësitë e familjes në mbrojtjen dhe kujdesin për fëmijët me 
aftësi të kufizuara të përhershme, 
 
 
Miraton këtë 
 
 
LIGJ PËR PËRKRAHJE MATERIALE FAMILJEVE TË FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR TË 
PËRHERSHME 
   
KREU  I 
 
Dispozitat themelore 
 
Neni 1 
 
 Me këtë ligj rregullohet e drejta për përkrahje materiale familjeve të cilët ruajnë dhe përkujdesen për 
fëmijët me aftësi të kufizuar të përhershme dhe mënyra e realizimit të kësaj përkrahje materiale.  
 
 
 
 
 
Neni 2 
Përkufizimet 
 
Shprehjet e përmendura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 
 
“Fëmijët me aftësi të kufizuar të përhershme fizike, mendore dhe shqisore” konsiderohen fëmijët nga 
lindja deri në moshën 18 vjeçare me vendbanim të përhershëm në Kosovë, të cilët janë plotësisht të 
paaftë të kryejnë aktivitetet e përditshme jetësore pa kujdesin e personit tjetër. 
 
“Parashtruesi i kërkesës për ndihmë materiale dhe kujdes” nënkupton personin që paraqet kërkesën 
për përkrahje materiale. 
 
“Autoriteti përkatës” nënkupton Departamentin e Mirëqenies Sociale ose ndonjë organ tjetër të cilin 
MPMS-ja e autorizon për administrimin e përkujdesjes . 
 
 “Përkujdesje”nënkupton një benificion që administrohet nga MPMS-ja, dhe shërben për të ofruar 
mbështetje materiale personave që e ofrojnë këtë ndihmë dhe kujdes.  
 
 “Përkrahje materiale” është benificion në formë të shumës financiare mujore ose formë tjetër e 
shpërblimit në të holla që administrohet nga MPMS-ja, për familje me fëmijë me aftësi të kufizuar të 
përhershme. 
 2 
 
“Komisioni mjekësor” nënkupton një grup të përbërë prej ekspertëve mjekësor, të emëruar nga MPMS-
ja për ta përcaktuar shkallën e gjendjes shëndetësore të fëmiut. 
 
“Ekspert” nënkupton personin që ka kryer specializimin nga fusha e mjekësisë dhe është i licencuar si 
ekspert. 
 
“Shuma mujore” nënkupton shumën e saktë të mjeteve materiale që duhet t’i paguhet familjes me fëmijë 
me aftësi të kufizuar të përhershme.  
 
“Bashkësia familjare” përkufizohet si një grup individësh që jetojnë bashkë nën një kulm dhe që 
bashkërisht ndajnë shpenzimet e jetesës. Sipas këtij Ligji, bashkësia familjare mund të përfshijë personat 
që nuk janë anëtarë të familjes në kuptimin e ngushtë. 
 
“Familja” është bashkësi e cila përbëhet nga paraqitësi i kërkesës dhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes 
që ndodhen në bashkësinë familjare: bashkëshorti ose partneri i cili jeton bashkë me të, prindërit dhe 
fëmijët duke përfshirë edhe fëmijët e adoptuar, fëmijët e vendosur në familje, ose fëmijët e njërit nga 
partnerët.  
 
“Vendim” është akti juridik të cilin e nxjerr autoriteti përkatës, Departamenti i Mirëqenies Sociale, për 
njohjen e të drejtës në ndihmë materiale familjes ose personit tjetër i cili kujdeset për fëmijën me aftësi të 
kufizuar. 
 
“Ekspertiza” nënkupton procedurën e vërtetimit të llojit, shkallës së dëmtimit fizik, mendor, shqisore apo 
të kombinuar.  
 
“Aftësia e kufizuar e përhershme” nënkupton gjendjen shëndetësore të fëmijës i cili plotësisht dhe 
përherë nuk mund të lëvizë ose të kryejë aktivitetet e përditshme jetësore pa ndihmën e personit tjetër.  
 
“Fëmijë” nënkuptohet çdo person nën moshën 18 vjeçare me përjashtim kur mosha madhore arrihet më 
përpara, në përputhje me legjislacionin të cilit ai i nënshtrohet. 
 
“MPMS” nënkupton Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale. 
 
Neni 3 
 
3.1   Me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve me aftësi të kufizuar të përhershme, Ministria e Punës dhe 
Mirëqenies Sociale përpilon strategjinë e vet për këtë kategori të fëmijëve. 
 
3.2  Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, siguron përkrahje materiale familjeve me fëmijë me aftësi 
të kufizuar të përhershme, në pajtim me mundësitë buxhetore të Kosovës.  
 
3.3   Ndihma materiale familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme, do të ofrohet nga Ministria 
e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes Departamentit të saj të Mirëqenies Sociale.  
 
3.4   Ndihma materiale mundëson fëmijët me aftësi të kufizuar të përhershme të bëjnë një jetë më normale 
në kushtet që garantojnë dinjitetin e tyre dhe lehtësojnë jetën e tyre.  
 
3.5  Ndihma materiale për fëmijën e me aftësi të kufizuar të përhershme paguhet në emër të prindit apo 
kujdestarit të fëmijës, përmes xhirollogarisë bankare.    
 
 
 
 
KREU II 
 
Realizimi i të drejtës në ndihmë materiale 
 
 
Neni 4 
 
 3 
4.1  E drejta në ndihmë materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme realizohet në 
formë të përkrahjes financiare në para. 
 
4.2  Këto mjete materiale i jepen familjes ose kujdestarit i cili e ofron ndihmën dhe kujdesin për fëmijën me 
aftësi të kufizuar të përhershëm për të cilin i është njohur kjo e drejtë. 
 
4.3  Lartësia dhe afatet për dhënien e ndihmës materiale përcaktohen me akte nënligjore të nxjerra nga 
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.  
 
 
 
Neni 5 
 
Ndihma dhe kujdesi për plotësimin e aktiviteteve të përditshme jetësore u takon fëmijëve më aftësi të 
kufizuar të përhershme të moshës 1-18 vjeçare, që janë banor të Kosovës dhe janë me aftësi të kufizuar 
të përhershme që në mënyrë të pavarur të lëvizin dhe t’i kryejnë aktivitetet e përditshme jetësore, ku për 
këta persona është i nevojshëm kujdesi i huaj 24 orësh.  
 
 
Neni 6 
     
Fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme konsiderohen: 
 
a) fëmijët 
 
b)  fëmijët e verbër si dhe, 
 
c) fëmijët të cilët për shkak të natyrës së sëmundjes apo sëmundjeve të përhershme, nuk janë të aftë që 
në mënyrë të pavarur të lëvizin vetë, në banesë, apo në vendet ku kanë nevojë, as në përdorimin e 
ndihmesave përkatëse, nuk janë në gjendje të ushqehen vetë, të zhvishen dhe të vishen, të kryejnë 
nevojat fiziologjike si dhe të mbajnë higjienën e domosdoshme personale. 
 
 
    
 
KREU III 
 
Komisioni vlerësues për përcaktimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar të përhershme 
 
  
 
Neni 7 
 
Komisioni vlerëson llojin, shkallën, dhe peshën e shëndetit fizik, mendor apo shqisor të dëmtuar të fëmijës 
me aftësi të kufizuar të përhershme. 
 
 
 
Neni 8 
 
8.1  Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, nxjerr vendim për themelimin e komisionit mjekësor për 
vlerësimin e shëndetit të fëmijëve me aftësi të kufizuar të cilët gëzojnë mbrojtjen e veçantë me këtë Ligj. 
 
8.2   Me  këtë  vendim përcaktohet kompetenca territoriale e komisionit mjekësor. 
 
8.3  MPMS-ja me aktvendim të veçantë themelon komisionin e shkallës së parë dhe komisionin mjekësor 
të shkallës së dytë. 
      
 
 
Neni 9 
Përbërja e komisionit mjekësor dhe procedurat e njohjes së të drejtës në ndihmë e kujdes 
 4 
 
9.1  Komisioni mjekësor përbëhet prej pesë (5) ekspertë. 
 
9.2 Komisioni mjekësor përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari i komisionit, dhe tre (3) anëtarë, dhe 
numër të njëjtë të zëvendësve të tyre.  
 
9.3  Për kryetar, zëvendëskryetar dhe anëtarë të komisionit, si dhe zëvendësit e tyre caktohen personat   
me specializim të kryer pas fakultetit dhe me së paku pesë (5) vite përvojë pune në lëmit e tyre. 
 
9.4  MPMS-ja në komision mund të caktojë edhe personin me kualifikim superior në lëmin e shkencave 
sociale, por jo më shumë se një (1) anëtar.  
 
9.5 Anëtari i komisionit të shkallës së parë nuk mund të jetë njëkohësisht edhe anëtar i komisionit të 
shkallës së dytë. 
 
 
 
Neni 10 
Komisioni i shkallës së parë 
 
10.1  Për  anëtar   të   Komisionit  caktohen siç është e përshtatshme për rrethanat e rastit: 
 
a)   nëpunës i shërbimeve sociale; 
 
b)   mjek specialist i pediatrisë; 
 
c)   mjek specialist i oftalmologjisë  - ORL; 
 
d)   mjek specialist fiziatër – ortoped; 
 
e)   mjek specialist i neurologjisë ose  neuropsikiatrisë; 
 
f)   mjek specialist i psikiatrisë .  
 
10.2   Çdo anëtari të Komisionit të shkallës së parë i caktohet zëvendës nga lëmi i njëjtë i specializimit. 
 
10.3   Për kryetar të Komisionit të shkallës së parë emërohet mjeku specialist i pediatrisë. 
 
    
 
Neni 11 
Komisioni i shkallës së dytë 
      
11.1  Për anëtar të Komisionit të shkallës së dytë caktohen siç është e përshtatshme për rrethanat e rastit: 
 
a)   nëpunës i shërbimeve sociale,  
 
b)   mjek specialist i pediatrisë, 
 
c)   mjek specialist i oftalmologjisë -ORL         
 
d)   mjek specialist  fiziatër  - ortoped, 
 
e)   mjek specialist i neurologjisë ose psikiatrisë. 
 
11.2   Çdo anëtari të Komisionit për ekspertizë në shkallë të dytë i caktohet zëvendësi nga lëmi i njëjtë i 
specializimit. 
 
11.3   Për kryetarë të Komisionit të shkallës së dytë caktohet mjeku specialist i pediatrisë. 
 
11.4   Kryetarit të Komisionit i caktohet zëvendësi, nga i njëjti specializim. 
 
 5 
 
KREU  IV 
 
Procedura për ekspertizë 
 
 
Neni 12 
 
12.1  Qendra për Punë Sociale, në vijim QPS, e cila zhvillon procedurën për njohjen e ndihmës materiale, 
familjes me fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme, nëse konsideron se duhet të bëhet ekspertiza, 
nxjerr konkluzë dhe ia dorëzon të gjithë dokumentacionin komisionit të shkallës së parë për ekspertizë. 
 
12.2   Në bazë të konkluzës së QPS-së dhe shënimeve të prezantuara, kryetari i Komisionit të shkallës së 
parë për çdo ekspertizë fton anëtarët e komisionit të cilët e japin mendimin me shkrim për rastin konkret, 
pasi të kenë shqyrtuar dokumentacionin dhe ta kenë ekzaminuar personin. 
 
12.3  Anëtarët e Komisionit mund të japin mendime të ndara për ekspertizën e bërë në rastin konkret, dhe 
pas analizës së të gjitha vlerësimeve të ekspertëve, përpilohet raporti i përbashkët me shkrim të cilin e 
nënshkruan kryetari i Komisionit si dhe të gjithë anëtarët e tjerë të cilët kanë marrë pjesë në ekspertizën e 
personit. 
 
 
 
Neni 13 
 
13.1  Komisioni i shkallës së parë është i obliguar që mendimin e vet lidhur me rastin ta dorëzojë më së 
voni në afatin prej njëzetenjë (21) ditëve nga dita e marrjes së përfundimit për kryerjen e ekspertizës. 
 
13.2  Komisioni i dorëzon QPS-së raportin me shkrim në dy (2) kopje dhe të gjitha shënimet e tjera 
përcjellëse lidhur me rastin konkret. 
 
13.3   Dokumentacioni lidhur me mendimin e dhënë në raport trajtohet si rreptësisht konfidencial në 
përputhje me nenin 4 të këtij Ligji. 
 
13.4   Raporti i Komisionit duhet të përmbajë: 
 
a)   shënimet personale të personit; 
 
b)   diagnozën shëndetësore të personit; 
 
c)   llojin, shkallën dhe peshën e dëmtimit fizik, mendor apo shqisor; 
 
d)   ekzistimin e nevojës për ndihmë dhe kujdes të përhershëm; 
 
e)   datën e raportit dhe nënshkrimit; dhe  
 
f)   rekomandimin e mjekut për vlerësimin e serishëm të gjendjes shëndetësore.  
 
 
 
 
 
Neni 14 
Procedurat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Komisionit të shkallës se dytë 
 
14.1  Pala e pakënaqur mund të paraqesë ankesë kundër vendimit të shkallës së parë të nxjerrë nga 
QPS-ja, vendim i cili është nxjerrë në bazë të raportit të Komisionit të shkallës së parë. QPS-ja të gjithë 
materialin ia dërgon Komisionit të shkallës së dytë për ekspertizë të re nëse kjo është e nevojshme për të 
vendosur në shkallën e dytë. Ankesa ushtrohet nëpërmjet organit i cili ka nxjerrë vendimin në shkallë të 
parë. 
 
 6 
14.2  Komisioni i ekspertëve i shkallës së dytë ka të drejtë në bazë të dokumentacionit ekzistues dhe atij 
plotësues për rastin konkret sipas ankesës ta aprovoj, refuzoj ose ta kthejë lëndën në rishqyrtim tek 
Komisioni i shkallës së parë. 
 
14.3  Raporti i Komisionit të shkallës së dytë jepet me shkrim në dy (2) kopje, i përmban të gjitha 
elementet si dhe raportin e Komisionit të shkallës së parë.   
 
      
 
 
Neni 15 
 
(1) Komisioni i cili kryen ekspertizën mban evidencën për punën e bërë administrative nga momenti i 
marrjes së konkluzës për kryerjen e ekspertizës, për dokumentet e marra, për seancat e mbajtura të 
Komisionit, për personat për të cilët është bërë ekspertiza.   
 
 
 
 
Neni 16 
 
16.1  Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për ekspertizë mund të kopenzohen në mënyrë të 
përshtatshme për kohën e tyre.  
 
16.2   Lartësia e kompensimit, mënyra e pagesës caktohet në përputhje me programin për paga të 
rregulluar nga Ministria e Punës dhe Mirëqeniës Sociale, Departamenti për mirëqenie sociale konform 
kohës dhe përpjekjeve të kushtuara. 
 
16.3   Mandati i Komisioneve për vlerësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar të përhershme zgjat dy (2) 
vjet. 
 
 
 
KREU V 
 
Procedurat Administrative të realizmit të të drejtave 
 
 
Neni 17 
 
Mjetet financiare për zbatimin e këtij Ligji sigurohen nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. 
 
                                                                   Neni 18 
 
18.1  Përkrahjen materiale mund ta realizojë personi gjegjësisht familja, pa marrë parasysh gjendjen 
materiale të ti/saj apo të familjes së tij/saj, nëse ka fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme. 
 
18.2  Kërkesa për përkrahje materiale i dërgohet QPS-së, në çdo kohë deri sa fëmija me aftësi të kufizuar 
të përhershme t’i mbushë 18 vjeç. 
 
18.3  Kërkesa paraqitet duke plotësuar formularin  të cilin e përgatitë Departamenti për  Mirëqenie  Sociale 
dhe të njëjtës i bashkëngjiten dokumentet që kërkohen nga MPMS – Departamenti për Mirëqenie Sociale. 
 
 
Neni 19 
 
Kërkesës për realizimin e përkrahjes materiale duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente: 
 
a)   fotokopje e letërnjoftimit të parashtruesit të kërkesës;  
 
b)   lajmërimin e vendbanimit të fëmijës me aftësi të kufizuar të përhershme; 
 7 
 
c)   certifikatën e lindjes,  për fëmijën; 
 
d)   aktvendimi për kujdestar, nëse kërkesën e parashtron kujdestari; 
 
e)   dokumentacioni mjekësor me epikriz. 
    
 
Neni 20 
 
Realizimi i kësaj të drejte nënkupton shtesën e posaçme me të holla, të cilën Ministria ua jep familjes ose 
biresuesit apo kujdestarit tjeter të fëmijës me aftësi të kufizuar, e të cilët për shkak të sëmundjes së rëndë 
fizike, mendore apo shqisore të lindur ose të paraqitur më vonë, të cilët për plotësimin e aktiviteteve të 
përditshme jetësore janë të kushtëzuar në ndihmën e personave të tjerë, për çka familja ka shpenzime të 
shtuara dhe të jashtëzakonshme. 
      
 
 
Neni 21 
 
21.1   Drejtori i QPS-së nxjerre vendim në bazë të: 
 
a)   kërkesës me shkrim, drejtuar QPS-së; 
 
b)   fotokopje të letërnjoftimit; 
 
c)   certifikatës së lindjes; 
 
d) raportit të Komisionit mjekësor për shëndetin e fëmijës me aftësi të kufizuar të përhershme, 
e)  shënimet për familjen apo personin i cili kujdeset për fëmijën me aftësi të kufizuara të përhershme. 
 
f)   informatat e vendbanimit të fëmijës me aftësi të kufizuara ‘’ . 
 
22.2  Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me akt të veçantë mund të kërkojë edhe dokumente të 
tjera , të cilat janë të domosdoshme për vlerësimin e rastit në përputhje me nenin 24 përveç atyre të 
parapara në nenin 19 dhe 21 të këtij Ligji. 
 
 
Neni 22 
                                           Parashtrimi i kërkesës dhe vendosja 
 
 
22.1  Prindi ose kujdestari   tjeter, bën kërkesë me shkrim, në QPS për njohjen e të drejtës për përkrahjen 
materiale për kujdesin e fëmijës me aftësi të kufizuar të përhershme. 
 
22.2  QPS-ja nxjerr aktvendimin me të cilin njihet e drejta për ndihmë materiale prindit ose kujdestarit me 
fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme. 
 
22.3  Aktvendimi përmban shënime për fëmijën i cili gëzon këtë të drejtë dhe shënimet për familjen, 
respektivisht personin i cili e realizon ndihmën materiale për kujdes, si dhe lartësinë dhe mënyrën e 
realizimit të përkrahjes (ndihmës) materiale. 
 
22.4  Lartësia e shumës mujore për përkrahje materiale familjes së fëmijës me aftësi të kufizuar të 
përhershme përcaktohet me akt nënligjor të cilin e nxjerr MPMS-ja.  
  
 
 
Neni 23 
E drejta e Ankimit 
 
23.1   Pala e pakënaqur me vendimin e QPS-së ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e 
marrjes se vendimit. 
 8 
 
23.2   Ankesa i drejtohet autoritetit përkatës, Departamentit të Mirëqenies Sociale, përmes QPS. 
 
23.3  MPMS-ja lidhur me ankesën e paraqitur nga pala, mund të vërtetojë: vendimin e Shkallës së parë, ta 
ndryshojë atë ose ta kthejë lëndën në rishqyrtim. 
 
23.4  MPMS-ja në afat prej 30 ditësh do të nxjerrë vendim të ri lidhur me ankesën kundër vendimit të 
organit të shkallës së parë. 
 
23.5  Vendimi i MPMS-së i shkallës së II është akt përfundimtar në procedurë administrative. 
 
23.6  Pala e pakënaqur me vendimin e shkallës së II të MPMS-së ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës 
Kompetente. 
 
 
Neni 24 
Konfidencialitetin e shënimeve personale të parashtruesve të kërkesave  
    
24.1  Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, garanton fshehtësinë për informatat personale, të cilat i 
kanë mbledhur prej parashtruesve të kërkesave, në përputhje me ligjin e zbatueshem në Kosovë duke 
përfshirë edhe ato që lidhen me mbrojtjën e të dhënave personale. 
 
24.2  Familja e cila realizon përkrahjen materiale për kujdes dhe ndihmë fëmijës me aftësi të kufizuar të 
përhershme është i obliguar të lajmërojë të gjitha ndryshimet që ndikojnë në realizimin e kësaj të drejte.  
 
24.3  Monitorimin e realizimit të kësaj të drejte e bën DMS-ja përmes QPS-së dhe i nënshtrohen raportimit 
të rregullt. 
  
 
KREU VI 
 
Dispozitat kalimtare 
 
Neni 25 
 
25.1  Për zbatimin e Ligjit, MPMS-ja mund të nxjerrë akte tjera nënligjore në afatin prej gjashtë muajsh 
nga dita e miratimit të këtij ligji, të cilat nuk mund të jenë në kundërshtim me këtë Ligj ose ligjet tjera në 
fuqi. 
 
25.2  Njohja e të drejtës për përkrahje materiale njihet nga data e aplikimit për këtë të drejtë. 
 
 
 
Neni 26 
 
26.1  Me hyrjen e këtij Ligji në fuqi shfuqizohet çdo dispozitë e ligjit të aplikueshëm në Kosovë e cila është 
në kundërshtim me këtë Ligj. 
 
26.2  Në mungesë të dispozitave të këtij Ligji, batohen përshtatshmërisht dispozitat e Ligjit për 
Shëndetësinë, Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare, Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e 
Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor, dhe ligjeve të tjera të aplikueshme në Kosovë. 
 
 
Neni 27 
Hyrja në fuqi 
 
Ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi 
Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 
 
    
UNMIK/REG /2008/ 33 
14.06.2008         
 9