LIGJI NR. 03/L-017 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR INSPEKTORATIN E PUNËS NR. 2002/9

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 37 / 10 SHTATOR 2008

LIGJI NR. 03/L-017


PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PЁR INSPEKTORATIN E PUNЁS NR. 2002/9



Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Në përputhje më Rregulloren Nr. 2001/9 të datës 25 maj mbi ’’Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të
Përkohshme në Kosovë;

Në mbështetje të Rregullores se UNMIK-ut Nr. 2001/27 mbi Ligjin Themelor të punës në Kosovë;

Duke marrë parasysh nevojën e formimit të Inspektoratit të Punës si një mekanizëm i rëndësishëm qe
mbikëqyr zbatimin e Ligjit të Punës dhe dispozitat e mbrojtjes në punë.
Më qëllim të evitimit të pengesave dhe vështirësive në zbatimin e Ligjit për Inspektoratin e punës,

Miraton këtë


LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PЁR INSPEKTORATIN E PUNЁS NR. 2002/9


Neni 1

Në nenin 1 paragrafi 1, në titullin e nenit 3 dhe në paragrafët 1, 2, 3 të këtij neni , në nenin 4 paragrafët 1,
5, 6 dhe në nenin 6 paragrafët 1 dhe 2 fjalët,, Autoritet i Inspektoratit të Punës’’ zëvendësohen me fjalët
,,Inspektorati i Punës “.



Neni 2

Neni 1 paragrafi 1 riformulohet si vijon:
,,Me këtë ligj themelohet Inspektorati i Punës si trup Ekzekutiv i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies
Sociale. Inspektorati i Punës mbikëqyrë zbatimin e dispozitave ligjore dhe nënligjore ne lëmin e punës në
mënyrë gjithë përfshirëse duke përfshinë marrëdhëniet e punës, sigurinë në punë, mbrojtjen e shëndetit të
punësuarve dhe ambientit të punës”.

Në paragrafin 2 të nenit 1 në rreshtin e dytë fshihen nga teksti fjalët “dhe jo qeveritare “.


Neni 3


Teksti të pika ,,a” e nenit 2 ,, kushtet e punës dhe mbrojtjen në punë, zëvendësohet më tekstin ,,Ligjit për
Siguri në Punë, Mbrojtje të Shëndetit të Punësuarve dhe Ambientit të Punës, si dhe dispozitave tjera të
aplikueshme nga fusha e punësimit dhe mbrojtjes në punë”.


Neni 4

Neni 3 paragrafi 1 riformulohet si vijon:

2
,, Inspektorati i Punës themelohet nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Social dhe është përgjegjës para
kësaj Ministrie në lidhje me koordinimin e veprimeve ekzekutive sa i përket Inspektoratit të Punës në
Kosovë”.

Në nenin 3 shtohet paragraf i ri me ketë tekst dhe përmbajtje:

3.3 ,,Inspektorati i Punës përbëhet nga Kryeinspektori i punës dhe inspektorët e punës të cilët ushtrojnë
funksionin e tyre kudo në territorin e Republikës së Kosovës’’.

Paragrafi 3 i nenit 3 kalon në paragrafin 4 të nenit 3 dhe në vend të fjalëve “inspekcionet tatimore,
inspekcionet shëndetësore” shkruhet “inspektoratet”.



Neni 5

Në piken (c) paragrafi 2 i nenit 5 pas fjalës,,punës” shtohet teksti : Ligjin për Siguri në Punë, Mbrojtje të
Shëndetit të Punësuarve dhe Ambientit të Punës dhe të dispozitave të tjera të aplikueshme.

Në piken (c) paragrafi 5 i nenit 5 riformulohet si vijon:
“ Shënojnë me anë të raportit zyrtar, mos respektimin apo shkeljen e dispozitave ligjore. Inspektori i punës
me vendim shqipton gjobën”.

Në piken (d) në rreshtin e dytë të paragrafit 5 të nenit 5 në vend te fjalës,, prodhimit’ shkruhet ,,punës’’ dhe
pas fjalës ,,punëtoreve’’ shtohet teksti ,,dhe personave të tretë si dhe në rastet kur punëdhënësi nuk
posedon leje të punës ”.

Neni 5 paragrafi 9 riformulohet si vijon:
“Inspektorët e punës me rastin e inspektimit duhet të kenë me vete ligjet e aplikueshme nga marrëdhënia
e punës dhe sigurisë në punë. Aktin zyrtar të cilin e lëshon Inspektori i Punës duhet të bëhet në njërën
nga gjuhët zyrtare në Kosovë”.


Neni 6

Në rreshtin e parë te paragrafit 1 të nenit 6 pas fjalës ,,punës” shtohen fjalët,, organ i shkallës së parë “
ndërsa në rreshtin e dytë paragrafi 1 të nenit 6 pas fjalës ,,punës” shtohet teksti ,,organ i shkallës së dytë”.



Neni 7

Në nenin 9 pas fjalës ,, fuqi” shtohet teksti: ,,pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe në ditën e shpalljes
nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ” .



UNMIK /REG/ 2008/34
14.06.2008