LIGJI NR. 2003/3 PËR PYJET E KOSOVËS

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 34 / 01 GUSHT 2008

LIGJI NR. 2003/3


PËR PYJET E KOSOVËS


Kuvendi i Kosovës,

Duke u bazuar në Rregulloren nr. 1999/1 të Misionit të Administratës së Përkohëshme të
Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) të dt. 25 korrik 1999,mbi autoritetin e Administratës
së Përkohshme në Kosovë, të ndryshuar,Duke marrë parasyshë Regulloren nr. 2001/9 (UNMIK)
mbi Kornizën Kushtetuese për Vetqeverisje të Përkohshme në Kosovë,Në mbështetje të
Rregullores nr. 2001/19 (UNMIK) të dt. 13 shtator 2001, mbi Degën e Ekzekutivit të Institucioneve
të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, Me qëllim të krijimit të bazës ligjore për Pyjet si
resurse kombëtare dhe për administrimin, mbrojtjen, ruajtjen, shtimin dhe zhvillimin e
qëndrueshëm të fondit të përgjithshëm pyjor të Kosovës dhe të prodhimeve të tjera pyjore
jodrunore,

Vendosi të shpallë si vijon:

KAPITULLI I

Dispozitat e përgjithshme

Neni 1

Ligji mbi Pyjet

1.1 Ky ligj mund të citohet si “Ligji për Pyjet e Kosovës”.

1.2 Pyjet e Kosovës janë resurse kombëtare. Do të udhëhiqen në atë mënyrë që të ofrojnë
rendimente me vlerë dhe në të njejtën kohë të ruhet biodiversiteti për të mirën e gjeneratave të
tashme dhe të ardhshme . Udhëheqja e pyjeve do të marrë parasysh gjithashtu edhe interesat të
tjera publike.

Neni 2

Definicionet e përgjithshme

Siç është përdorur në këtë ligj, përveç nëse nga konteksti kërkohet ndryshe;

(a) “Agjencia Ekzekutive “nënkupton entitetin e përmendur në nenin 3 të Rregullores
nr.2001/19 të UNMIK-ut mbi Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme të
Vetëqeverisjes në Kosovë të datës 13 shtator 2001.

(b) “Pyll” është sipërfaqja e tokës e mbuluar me bimësi drunore dhe si e tillë është e
regjistruar në regjistrin kadastral “.

1. “Tokë Pyjore” është sipërfaqja e tokës e cila shërben për prodhimin e drurit ose prodhimeve
të tjera pyjore respektivisht sipërfaqja e tokës e destinuar për kultivimin e pyjeve”.

2. Në “Tokë pyjore” nuk përfshihen:
-Pemishtet;
-Toka brenda kufijve të banuar të qyteteve, fshatrave, përfshirë parqet urbane;
-Parqet dhe zonat e tjera për mbrojtjen e resurseve natyrore të përcaktuara me ligje të
tjera përveç këtij ligji;
-Tokat ku drunjtë janë mbjellë në radhë parësisht për të kontrolluar erozionin, krijuar mburojë nga
era, për hije ose përmirësim të estetikës;
-Anët e rrugëve që janë mbjellë me drunj, dhe
-Toka ku parcela e përshtatshme për kultivimin e drunjëve është më e vogël se 0.1 hektar.

(c) “Produkte pyjore” nënkuptohen të gjitha produktet natyrore të pyjeve dhe tokave pyjore duke
përfshirë produktet drunore dhe produktet jodrunore.

(d) “Agjencia pyjore” nënkupton entitetin e themeluar si Autoritet Pyjor i Kosovës, sipas
direktivës Administrative të UNMIK-ut nr. 2000/23, siç është ndryshuar, që i është transferuar
Institucioneve të Vetëqeverisjes së Përkohshme (IPQV), dhe tash një Agjenci Ekzekutive e njohur
si Agjencia Pyjore e Kosovës (në tekstin e mëtejm APK).1. Në ato pjesë të këtij ligji, duke
përshkruar tani kompetencat të cilat Agjencia Pyjore mund t’i delegojë sipas nenit 22 të këtij ligji,
termi “Agjenci pyjore” i përfshinë ato me kompetenca të deleguara.

(e) “Ministër” është personi, portofoli i të cilit përfshinë pylltarinë.
(f) “Ministria” është, institucioni që ka jurisdiksion mbi pyjet.
(g) “Ngastër” është një pjesë e Pyllit dhe tokës pyjore me kufijtë e përcaktuar juridik”.
(h) “Personi” është personi fizik ose juridik, përveç nëse është përcaktuar ndryshe.
(i) “Pyje private” janë, pyjet dhe tokat pyjore që nuk janë pyje publike.
(j) “Pyje publike” janë, pyjet dhe tokat pyjore në pronësi shtetërore dhe shoqërore, edhe
ato nën kujdesin e UNMIK-ut, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të
Bashkuara.
(k) “Rregullorja” është akti normativ për zbatimin e ligjit të përgjithshëm siç janë vendimet dhe
udhëzimet administrative.
(l) “PSSP” (Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm) udhëheq Misionin e Kombeve të
Bashkuara në Kosovë.

Neni 3

Qëllimet dhe standardet e menaxhimit të pyjeve

3.1 Kosova do të menaxhojë pyjet e saj në pajtim me deklaratën e parimeve për koncensusin
global mbi menaxhimin, ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të të gjitha tipeve të pyjeve të
dhëna në aneksin III të raportit të Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin dhe
Zhvillimin (Rio de Zheneiro, 3-14 qershor 1992), përfshirë parimet vijuese:
(a) Parimi parandalues;
(b) Konservimi i diversitetit biologjik;
(c) Parimi i barazisë ndërbreznore, dhe
(d) Zhvillimi ekologjik i qëndrueshëm.

3.2 Sipas këtij ligji “Planet pyjore” janë planet menaxhuese për pyje private sipas nenit 12 të këtij
ligji, planet afatgjata menaxhuese për pyjet publike sipas nenit 18 të këtij ligji dhe planet vjetore
operacionale menaxhuese për pyjet publike sipas nenit 19 të këtij ligji.

3.3 Planet pyjore parashikojnë:
(a) Rritjen e re të pyllit pas prerjes përmes regjenerimit natyral ose kur regjenerimi natyral s’mund
të krijojë ose nuk ka krijuar rritjen e re përbrenda një kohe të caktuar, përmes mjeteve artificiale,
dhe
(b) Përmirësimi i grumbujve pyjorë me ripyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura, rrallimit dhe
aktiviteteve të tjera të domosdoshme të mirëmbajtjes.

3.4 Me planet pyjore të përcaktuara me këtë ligj do të bëhet menaxhimi shkencor, i bazuar në
punën kërkimore praktike, në eksperiencën dhe në gjykimin profesional.

3.5 Qëllimet e planeve pyjore përcaktojnë:
(a) Nevojat Komunale për resurse pyjore;
(b) Nevojat e Kosovës për resurse pyjore në përgjithësi; dhe
(c) Në rastet e pyjeve dhe tokave pyjore private, nevojat e pronarit të tokës.

3.6 Kur është në përputhshmëri me objektivat e menaxhimit, planet pyjore do të favorizojnë :
(a) Pyjet e larta (trungishte) janë ato pyje me drunjë që janë krijuar prej fidaneve dhe farërave dhe
struktura e tyre që është e paraparë për prodhime komerciale të lëndëve drunore me kualitet të
lartë;
(b) Pyjet e ulëta (cungishte) janë pyjet me prejardhje vegjetative të krijuara nga cungjet (filizat dhe
llastarët), rrënjët e cungjeve që janë paraparë për prodhimin e drunjëve për zjarr dhe produkte të
tjera të drurit me vlerë më të ulët;
(c) Llojet autoktone ndaj atyre të huaja (ekzotike).

3.7 Në një pjesë të Pyllit ose tokës pyjore të mbuluar me vegjetacion të pyjeve natyrore asnjë
person që i pretë trungjet s’mund të lë tokën me më pak se 40% të mbulesës pyjore, përveç
nëse:
(a) Prerja rrah është pjesë e programit menaxhues që është parashikuar për ringritjen përkatëse
të mbulesës pyjore dhe shtimin e pyllit në tokat me fonde të zvogëluara ose të degraduara;
(b) Prerja rrah bëhet për të mundësuar shfrytëzimin e tokës si depo për trungje, fidanishte,
ndërprerje të zjarrit, rrugë pyjore, rajon rekreacioni, rajon menaxhimi me kafshë të egra ose
përdorime të tjera të ndërlidhura me pyllin;
(c) Prerja rrah bëhet për të kontrolluar ose për të reaguar ndaj dëmeve të shkaktuara nga
insektet, sëmundjet ose dëmeve fizike ndaj pyllit;
(d) Prerja rrah bëhet me qëllim të ndërrimit të përdorimit të tokës në atë jopyjore dhe ndërrimi
bëhet me aprovim të autoriteteve kompetente.

3.8 Ministri mund të nxjerrë rregullore në pajtim me qëllimet dhe standardet e këtij neni që i
specifikon metodat dhe principet për menaxhim të pyllit, përfshirë ripyllëzimin dhe pyllëzimin,
përmirësimin e grumbujve pyjorë, prerjen, mbrojtjen e biodiversitetit kafshëve të egra dhe llojeve
të rrezikuara, vlerave rekreative dhe rezervave ujore.

KAPITULLI II

Gjendja e tokës, pronësia dhe përdorimi

Neni 4

Gjendja e tokës

Në rast të një kontesti mbi atë se një pronë përfshinë apo nuk përfshinë pyje dhe toka pyjore;
(a) Organi administrativ komunal që merret me çështjet e pronësisë mund të vendosë mbi
shtrirjen e kufijëve të pyjeve dhe tokave pyjore përbrenda komunave.
(b) Pala e dëmtuar mund të kërkojë nga Gjykata Komunale të rishqyrtojë një vendim të tillë dhe
gjyqi do të ndryshojë vendimin në qoftë se vendimi i tillë qartas kundërshtohet nga provat.

Neni 5

Pronësia mbi tokën dhe transferi

5.1 Përveç nëse me një ligj të veçantë është kërkuar ndryshe, ligjet të cilat regullojnë shitjen ose
bartjen e interesave mbi pasurinë e patundshme gjithashtu rregullojnë shitjet ose bartjet e
interesave në pyje dhe toka pyjore.

5.2 Përveç nëse me një ligj të veçantë është kërkuar ndryshe, ligjet që rregullojnë dhënien me
qira të tokave bujqësore, rregullojnë edhe dhënien me qira të pyjeve dhe tokave pyjore.

5.3 Asnjë person nuk mund të fitojë të drejtat pronësore mbi pyjet publike përmes posedimit.

Neni 6

Përdorimi i përkohshëm i tokave afër pyjeve

6.1
(a) Pronarët e tokave do të lejojnë transportin dhe deponimin e përkohshëm të prodhimeve pyjore
në tokat e tyre nëse nuk ekziston ndonjë alternativë më praktike dhe më e lirë.
b) E drejta e përkohshme e përdorimit të tokës së huaj për transport ose deponim të prodhimeve
pyjore sipas kësaj pike është një servitud mbi tokën.

6.2 Shfrytëzuesi i servitudit sipas kësaj pike do t’i paguajë kompensim pronarit të tokës.

6.3 Organi administrativ komunal që merret me çështjet pronësore mund të zgjedhë kontestet në
lidhje me servitudet sipas këtij neni, duke përfshirë kontestet mbi të drejtën për kërkim të
servitudit dhe kontestin mbi vlerën e kompensimit të duhur.
6.4 Nëse ushtrohet ankesë administrative në vendimin e organit administrativ Komunal mbi të
drejtën për të kërkuar servitud, vendimi fillestar i organit administrativ në pikën 6.03 do të mbetet
në fuqi derisa të shqyrtohet ankesa.

6.5 Kundër vendimeve mbi shumën e kompensimit nuk mund të bëhen ankesa nëadministratën
komunale, por pas marrjes së vendimit pala mund të kërkojë brenda një muaji caktimin e
kompenzimit nga gjyqi komunal në territorin e të cilës gjendet toka për servitud.

KAPITULLI III

Struktura e organeve qeveritare pyjore

Neni 7

Agjencia pyjore e Kosovës (APK)

7.1 Autoriteti Pyjor i Kosovës, i themeluar me Direktivën Administrative 2000/23 të UNMIK-ut, i
ndryshuar, i transferuar që vepron nën autoritetin e Ministrisë si një Agjenci Ekzekutive dhe i
riemëruar me këtë ligj në APK, e që është përgjegjës për çështjet e ndërlidhura në rregullimin e
pyjeve, tokave pyjore private, menaxhimin dhe administrimin e pyjeve dhe tokave pyjore publike
si dhe pyjeve në parqet
nacionale në Kosovë,
(a) Struktura e organeve të Agjencisë Pyjore do të rregullohet me rregulla të veçanta të cilat i
nxjerr Ministria përkatëse .
(b) APK do të ketë njësitë në Komunat e Kosovës të cilat do të jenë në përbërje të sajë.
(c) Të drejtat, detyrat dhe përgjegjësit të njësive së APK-së nëpër Komuna do të rregullohen me
rregullore të veçantë të cilën e nxjerr Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe zhvillim Rural.

7.2 Agjencia Pyjore bënë rekomandime përmes Sekretarit të Përhershëm të Ministrisë, te degët
përkatëse të qeverisë sa i përket për të gjitha çështjet që ndërlidhen me pyjet dhe pylltarinë.

7.3 Agjencia pyjore, nën drejtimin e Ministrisë do të implementojë legjislacionin përbrenda
fushëveprimit të autoritetit të saj.

Neni 8

Fondi për ripërtëritjen e pyjeve

8.1 Fondi për ripërtëritjen e pyjeve (“Fond”) i themeluar si Fond i dedikuar për qëllime të veçanta
brenda buxhetit të Ministrisë me qëllim që t’i mundësohet Ministrisë investimi dhe inkurajimi i të
tjerëve të investojnë në pylltari dhe të mbështesë shërbimet ose projekte të tjera të ndërlidhura
me tokat pyjore.

8.2 a) Bordi i fondit është përgjegjës që Ministrisë ti ofrojë këshilla mbi aktivitetet e Fondit.
b) Kompetencat specifike të Bordit të Fondit janë që të këshillojë Ministrinë mbi:
1. Përdorimin e fondit;
2. Përgaditjen e akteve nënligjore për udhëheqjen e aktiviteteve të fondit;
3. Përgaditjen dhe zbatimin e planeve menaxhuese të Fondit, planeve financiare dhe raporteve
vjetore.
4. Njoftimet për publikun dhe organet kompetente përkatëse që kanë të bëjnë me aktivitete të
Fondit ose mbështetjes së pylltarisë në Kosovë.
c) Shefi i Agjencisë Pyjore do të jetë anëtarë i Bordit dhe do të shërbejë si kryesues,
d) Qeveria do të emërojë katër anëtarë të tjerë të Bordit.

8.3 Fondi do të financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, miratuar nga Kuvendi dhe do të
përfshijë:
(a) Donacioneve prej personave juridik dhe fizikë vendorë ose të huaj,
(b) Të ardhurave të fituara prej investimeve në tokat pyjore,
(c) Një pjesë të të ardhurave prej shitjes së resurseve nga tokat pyjore publike siç është dhënë në
kapitullin IV të këtij ligji,
(d) Gjobave, dënimeve, ose mjeteve të grumbulluara si rezultat i shkeljeve dhe dëmeve në tokat
pyjore publike dhe,
(e) Buxhetit të përgjithshëm të Kosovës;

8.4 Resurset financiare të Fondit mund të përdoren vetëm për:
(a) Subvencione, investime ose hua për projekte të ndërlidhura me ripyllëzim, restaurim të tokave
pyjore, përmirësim të tokave pyjore ose mbrojtje të mjedisit,
(b) Subvencionet ose huatë për punën kërkimore ose edukimin ndërlidhur me pylltarinë,
(c) Subvencionet, huatë ose investimet në industritë e ndërlidhura me tokat pyjore në dobi të
zhvillimit ekonomik rural, dhe
(d) Aktivitete të tjera të lidhura me pyjet të caktuara nga Ministri.

Neni 9

Bordi Pyjor Këshillëdhënës

9.1
(a) Përmes këtij neni krijohet Bordi Pyjor Këshillëdhënës,
(b) Funksionet e Bordit Pyjor Këshillëdhënës janë:
1. Të mbikëqyrë dhe shqyrtojë administrimin dhe menaxhimin e pyjeve në Kosovë,
2. Të këshillojë Agjencinë Pyjore, dhe
3. T’i japë udhëzime publikut dhe autoriteteve përkatëse mbi përmirësimin e pyjeve në Kosovë.

9.2
a) Bordi Pyjor Këshillëdhënës do të përbëhet prej pesë ose shtatë anëtarëve të caktuar nga
Ministria.
b) Anëtari i Bordit Pyjor Këshillëdhënës duhet t’i plotësojë kushtet (kualifikimet) e mëposhtme:
1. Personi duhet të jetë person fizik që ka të drejtë vote në Kosovë,
2. Personi duhet të ketë njohuri profesionale në lëminë përkatëse për detyrat e
Bordit, siç është pylltaria, administrata publike, menaxhmenti financiar, zhvillimi rural, ligji ose
mbrojtja e mjedisit, dhe
3. Personi s’mund të jetë i punësuar i Ministrisë.
c) Ministri e emëron kryesuesin e Bordit.
d) Përbrenda suazave të arsyeshme, ministri do të emërojë anëtarë të Bordit të cilët paraqesin
diversitetin etnik në Kosovë.

9.3
a) Ministria do t’ua kompensojë anëtarëve të Bordit Pyjor Këshillëdhënës shpenzimet e
arsyeshme të ndërlidhura me aktivitetet e Bordit Pyjor Këshillëdhënës .
b) Ministria do t’u paguaj anëtarëve të Bordit Pyjor Këshillëdhënës një honorar për secilën ditë në
të cilën Bordi Pyjor Këshillëdhënës takohet dhe anëtari merr pjesë (punon) më së paku katër orë
pune.
c) Ministria do të pajisë Bordin Pyjor Këshillëdhënës me punëtorë dhe furnizime për të ndihmuar
Bordin Pyjor Këshillëdhënës në detyrat e tij.
d) Ministri do t’i japë një raport vjetor publik Qeverisë me detajet dhe vlerat që i janë paguar secilit
anëtar të Bordit Pyjor Këshillëdhënës sipas këtij neni gjatë vitit dhe koston totale për Ministrinë në
mbështetje të Bordit Pyjor Këshillëdhënës për një vit.

Neni 10

Administrimi i Bordit

10.1 Bordi Pyjor Këshillëdhënës do të miratojë akte nënligjore për të udhëhequr aktivitetet e tij,

10.2 Me ose pa akte nënligjore të tilla:
a) Kryesuesi i Bordit Pyjor Këshillëdhënës ka autoritetin të thërras takimet e Bordit ,
b) Të gjithë anëtarët e Bordit Pyjor Këshillëdhënës duhet të njoftohen për takimin së paku 24 orë
para kohës së takimit,
c) Për çdo ushtrim të autoritetit të Bordit pyjor Këshillëdhënës kërkohet aprovimi i shumicës së
anëtarëve të Bordit,
d) Bordi Pyjor Këshillëdhënës duhet të mbajë procesverbalet e takimeve të tij ku përshkruhen
çështjet që janë marrë në konsiderim nga Bordi Pyjor Këshillëdhënës, votat e fituara dhe si ka
votuar secili anëtarë, dhe
e) Të gjitha shënimet e tilla duhet të jenë në dispozicion për inspektim publik, jo më larg se një
javë pas përfundimit të secilit takim.

10.3 Ministri mund të caktojë mandatin e anëtarëve të caktuar dhe mund t’i largojë anëtarët e
emëruar të Bordit Pyjor Këshillëdhënës.

10.4 Çdo person, me shkrim, mund të kërkojë nga Bordi Pyjor Këshillëdhënës të hulumtojë një
çështje të ndërlidhur me funksionet e Bordit. Ky Bord duhet t’i përgjigjet me shkrim një kërkese të
tillë përbrenda 30 ditëve ose duke e refuzuar kërkesën, ose duke shpallur afatin kohor për
hulumtimin e kërkuar. Bordi Pyjor Këshillëdhënës duhet të bëjë publike përfundimet e arritura në
fund të hulumtimit të kërkuar.

KAPITULLI IV

Pyjet Private

Neni 11

Përgjegjësitë e përgjithshme të pronarëve të pyjeve private

Pronarët e pyjeve dhe tokave pyjore private do të :
a) Menaxhojnë pyjet dhe tokën pyjore në pajtim me këtë ligj dhe të gjitha rregullat e nxjerra sipas
këtij ligji;
b) I lejojnë të tjerëve qasje dhe lëvizje në tokë (përfshirë lejimin e grumbullimit jokomercial të
fruteve, arrave/lajthive/, këpurdhave, dhe bimëve mjekuese), përveç nëse një qasje e tillë do të
pengonte investimet komerciale ose përdorimin e tokës, si dhe
c) I lejojnë zyrtarët e qeverisë që në tokat e tyre t’i realizojnë detyrat e ndërlidhura me
menaxhimin e pyjeve, siç është inspektimi, studimi, matja e trungjeve dhe shënjimi i vijave
kufitare.

Neni 12

Menaxhimi i pyjeve private dhe prerja e trungjeve

12.1 a) Sa i përket menaxhimit të pyjeve private, Ministri mund të nxjerrë rregullore si vijon:
1. Standardet e përgjithshme të menaxhimit;
2. Kërkesat për të përgaditur ose rishikuar planet menaxhuese me këshillën dhe aprovimin e
Agjencisë pyjore për:
-Ngastra prej 3 ose më shumë hektarëve, ose për
-Ngastrat e cilësdo madhësie që paraqesin interes të veçantë menaxhimi, siç është definuar nga
Ministri në një rregullore;
3. Kërkesat për të respektuar planet menaxhuese pasi që ato janë aprovuar, dhe
4. Shkallën e taksave për shërbimet e qeverisë ofruar pronarëve të pyjeve private.
b) Rregulloret e miratuara sipas kësaj pike mund të vendosin standarde, kërkesa ose taksa të
ndryshme për pyjet e tipeve, madhësive ose lokacioneve të ndryshme.
c) Rregulloret e miratuara sipas kësaj pike do të reflektojnë qëllimet dhe standardet për
menaxhimin e pyjeve të vendosura në nenin 3 të këtij ligji.
d) Skemat e taksave të miratuara sipas kësaj pike:
1. Në përgjithësi do të reflektojë koston e dhënies së shërbimeve;
2. Mund të përfshijë reduktimet në favor të aftësisë së pronarëve të pronës për të paguar ose
kompenzuar për të administruar pyjet private në dobi të publikut;
3. Do të propozohen publikisht prej APK-së dhe do të rishikohen prej Bordit pyjor Këshillëdhënës
para se të dorëzohen nga Ministri në Qeveri për miratim.

12.2 a) Agjencia pyjore, pas njoftimit me shkrim të pronarëve, mund të trajtojë një grup të
ngastrave të ndara që janë në afërsi dhe ja në pronë e personave të njejtë ose janë pronë e një
grupi të pronarëve të ndërlidhur si një ngastër e vetme, kur të zbatohen standardet dhe kërkesat
e planifikimit.
b) Agjencia pyjore do të inkurajojë pronarët e ngastrave të vogla të bashkohen së bashku në
shoqata menaxhimi me pyllin dhe, me pajtimin e pronarëve të tillë, mund të trajtojë ngastrat e
shoqatave të tilla si një ngastër të vetme sipas kësaj pike.

12.3 Në pyjet dhe tokat pyjore private:
a) Asnjë person s’mund të presë dhe asnjë pronarë i ngastrës s’mund të lejohet të prejë dru,
përveç nëse një zyrtar i autorizuar i Agjencisë Pyjore i shënon trungjet para prerjes.
b) Zyrtarët mund t’i shënjojnë trungjet nëse prerja është konsistente me kërkesat e këtij ligji dhe
cilësdo rregulloreje të nxjerrë dhe planeve të bëra sipas këtij kapitulli.
c) Kur një pronar pylli kërkon nga Agjencia pyjore të shenojë trungjet për prerje :
1. Pas konsultimeve me pronarët e pyjeve, Agjencia pyjore mund të urdhërojë pronarët e pyjeve
të ndërmarrin aksione të domosdoshme për regjenerimin ose mbrojtjen e pyjeve.
2. Nëse rregulloret ose planet sipas këtij kapitulli vlejnë për pyjet, urdhëresat e tilla duhet të jenë
konsistente me ato rregullore dhe plane.
d) Ministria mund që me rregullore të vendosë taksat për shënimin e trungjeve sipas kësaj pike.
Neni 13

Ndërrimi i destinimit të pyjeve private

a) Komunat ose organet e tjera me kompetencë për të aprovuar shndërrimin e pyjeve dhe tokave
private për shfrytëzime jopyjore do të marrë pëlqim nga Ministria e cila do të konsultohet me
Agjencinë Pyjore para dhënies së një aprovimi të tillë;
b) Kur një aprovim i tillë të jetë dhënë, Agjencia Pyjore heq dorë nga kërkesat që drunjtë të
shënohen para prerjes dhe pronarit të pyllit do t’i jepet leja të transportojë tërë drunjët e prerë.

Neni 14

Transferi vullnetar i autoritetit menaxhues

a) Me pëlqimin e Agjencisë pyjore, një pronar mund ta bartë përgjegjësinë për menaxhim të
pyjeve private në Agjencinë Pyjore.
b) Nëse më shumë se një person e ndan pronësinë e një ngastre, vetëm pronari ose pronarët me
kompetencë për të shitur, që mbajnë garancion për pronën, me lehtësi mund të transferojnë
kompetencat nën pikën a).
c) Marrëveshja për një transfer të tillë duhet të jetë me shkrim ;
d) Marrëveshja mund të përfshijë kushtet dhe kufizimet kohore mbi transferin;
e) Një transfer i tillë do të veprojë si servitud mbi pronën dhe Agjencinë Pyjore dhe do
të arranzhojë që ta ketë atë të regjistruar (shënuar) në regjistrat përkatëse të pronës;
f) Agjencia Pyjore duhet të mbajë llogari të ndara për secilin transfer të tillë, në dispozicion për
inspektim prej pronarit;
g) Në çdo vit kalendarik, Agjencia Pyjore do të llogarisë profitet ose humbjet për secilën pronë të
transferuar, përfshirë zbritjen për koston e arsyeshme të menaxhimit siç është dhënë në
marrëveshjen e transferit;
h) në cilindo vit kur prona gjeneron profit, Agjencia Pyjore do t’i paguajë profitin pronarit.

Neni 15

Regjistrat (shënimet) e pylltarisë private

a) Agjencia Pyjore mund të bëjë inventarizimin dhe mirëmbajtjen e regjistrave (shënimeve) mbi
mbulimin me pyje dhe volumin në pyjet private.
b) Në kërkesë të Agjencisë Pyjore, agjencitë e tjera të Qeverisë që mirëmbajnë shënimet
kadastrale ose shënime të tjera mbi pronën do të kooperojnë me Agjencinë Pyjore në krijimin e
regjistrave të tilla.
c) Me kërkesë të Agjencisë Pyjore, pronarët e pronës private do t’i ofrojnë të dhëna që ata i kanë
mbi sipërfaqet pyjore, ose volumin në pronën e tyre.

KAPITULLI V

Pyjet publike

Neni 16

Inventarizimet e pyjeve publike

Agjencia Pyjore do të kryejë inventarizimet e pyjeve publike dhe do të grumbullojë të dhëna të
mjaftueshme mbi pyjet që të mundësojë planifikim racional menaxhues.

Neni 17

Planet menaxhuese afatgjata

17.1 a) Ministria do të miratojë planet menaxhuese afatgjata për të gjitha sipërfaqet e pyjeve
publike nën administrimin e Agjencisë Pyjore.
b) Planet e tilla do të parashikojnë:
1. Aktivitetet e parashikuara në pyje për së paku dhjetë vjet,
2. Shpjegimet për efektet e pritura në pyje.
3. Synimet dhe standardet për menaxhimin e pyjeve të dhëna në nenin 3 të këtij ligji, dhe
4. Sigurimin e qëndrueshmërisë së resurseve për një të ardhme të parashikueshme.
c) Agjencia Pyjore përgaditë vetë planet afatgjata menaxhuese ose shfrytëzon planet e
përgaditura nga të tjerët.

17.2
a) Për secilin plan të miratuar sipas këtij neni, Ministria së pari do të lëshojë versionin publik të
planit dhe do të shpallë se është në diskutim publik dhe i jepet shtypit dhe degëve të interesuara
të Qeverisë, Komunave me toka pyjore dhe pyje të përfshira me plan.
b) Ministria do të ftojë personat e interesuar që të komentojnë mbi projektplanin për së paku 60
ditë nga dita kur ai është vënë në dispozicion.
c) Pas mbylljes së periudhës së komentimeve, Ministri do të rishikojë komentet dhe do t’i bëjë
ndërrimet e justifikueshme të planit.
d) Sa herë që ndërrimet në plan involvojnë aktivitete tërësisht të reja të papërshkruara në draftin
paraprak, Ministri do të lëshojë planin e përmirësuar dhe do të ftojë për komente shtesë për së
paku 30 ditë.
e) Pasi të jenë bërë ndërrimet përfundimtare në plan, Ministri do të shpallë planin final.

17.3
a) Një plan afatgjatë është në fuqi prej kohës që Ministri e shpall atë përfundimisht ose kur
Ministria e zëvendëson atë me një plan të ri ose plan të ndryshuar apo kur Ministri e suspendon
planin sipas kësaj pike.
b) Ministria miraton një plan të ri për secilin rajon të pyjeve publike së paku një herë në 10 vjet.
c) Nëse plani bëhet i paaplikueshëm si rezultat i ndërrimeve të papritura të pyjeve, siç janë ato të
shkaktuara nga zjarri, sëmundjet, shtrëngatat ose prerjet ilegale apo ngase plani është i vjetëruar
dhe, as Agjencia Pyjore, as Ministria, nuk është në gjendje të hartojnë një plan të ri me kohë,
Ministri mund të shpallë planin e suspenduar.
d) Gjatë kohës në mes suspendimit të planit dhe miratimit të planit të ri afatgjatë, Agjencia Pyjore
do të miratojë planet vjetore menaxhuese operacionale për pyjet nën pikën 18.02 (b) , duke
vepruar si i tillë derisa nuk ka asnjë plan afatgjatë në fuqi.

17.4
a) Agjencia pyjore do ta vërë në dispozicion për publikun secilin plan afatgjatë gjatë kohës që
plani është në fuqi .
b) Shërbimi pyjor mund të lërë jashtë verzionit publik draftin dhe planet afatgjate finale dhe
cilëndo informatë, lëshimi i të cilës mund të vështirësojë (pengojë) zbatimin e ligjit ose të rrezikojë
resurset pyjore.

Neni 18

Planet vjetore operacionale të menaxhimit

18.1
a) Agjencia Pyjore në bashkëpunim me njësit e veta në Komuna do të miratojë planin vjetor
operacionel të menaxhimit për secilin grumbull pyjor të pyjeve publike nën administrim të saj,
b) Planet e menaxhimit operacional do të përshkruajnë aktivitetet e përmirësimit të pyjeve dhe
aktivitetet e prerjes.
c) Agjencia Pyjore mund të përgadisë vetë planet e tilla ose mund të shfrytëzoj planet e
përgaditura prej të tjerëve,
d) Agjencia Pyjore do të konsultohet me organet e interesuara komunale për miratimin e planeve
të tilla.
e) Agjencia Pyjore do t’i vërë planet e tilla në dispozicion për rishqyrtim prej publikut, përveç për
dispozitat në plan, lëshimi i të cilave mund të vështirsojë zbatimin e ligjeve ose të rrezikojë
resurset pyjore.

18.2
a) Planet menaxhuese operacionale duhet të jenë në harmoni me cilindo plan menaxhues
afatgjatë në fuqi për zonën e pyllit publik të përfshirë nga plani operacional.
b) Nëse nuk është në fuqi asnjë plan menaxhues afatgjatë për zonën e mbuluar prej planit
operacional menaxhues, Agjencia pyjore mund të miratojë vetëm plane menaxhuese
operacionale që ajo i shpall se janë konsekuente me synimet, standardet dhe menaxhimin e
pyjeve në nenin 3 të këtij ligji.

18.3
a) Agjencia pyjore do të mbajë (ose aranzhojë që të tjerët të mbajnë) evidencën për veprimet e
ndërrmara sipas secilit plan menaxhues operacional.
b) Evidenca (regjistrat) për secilin vit kalendarik duhet të kompletohen deri në fund të muajit mars
të vitit vijues.
c) Mbajtësit e evidencës (regjistrave) sipas kësaj pike do t’i vënë në dispozicion për publikun
shënimet kur ato të kërkohen.



Neni 19

Aktivitetet për përmirësimin e pyllit

19.1 Përveç në raste emergjente të kërcënimit të jetës ose pronës, askush nuk mund të
ndërmarrë aktivitete të përmirësimit në pyjet publike, nëse aktivitet nuk janë konsistente me
planet valide operacionale të menaxhimit.

19.2 Agjencia Pyjore i kryen vetë aktivitetet e përmirësimit të pyllit në pyjet publike ose kontakton
që këto punë t’i bëjnë të tjerët.

19.3 Ministri do të lëshojë rregullore për hartimin e kontratave sipas këtij neni, në pajtim me ligjet
e aplikueshme mbi prokurimin e shërbimeve.

Neni 20

Prerja e drunjëve

20.1 Të gjithë personave të pa autorizuar u ndalohet mbajtja e mjeteve për prerjen e drunjëve në
pyjet publike.

20.2 Asnjë person s’mund të presë dru në pyjet publike, përveç nëse:
a) Personi ka licencën valide të lëshuar sipas këtij neni, dhe
b) Drunjët, sipas këtij ligji janë shënuar para prerjes.

20.3 Licenca për të prerë drunjë në një pyll publik është valide vetëm nëse prerja është në pëlqim
me planin menaxhues operacional valid që mbulon atë pyll.

20.4 Agjencia Pyjore lëshon licenca dhe shënon drunjë në një pyll publik sipas këtij neni.

20.5 Agjencia Pyjore do të inkasojë pagesa që paraqesin vlerën e drunjëve në këmbë dhe taksa
që shprehin koston për autoritetin për të lëshuar licenca dhe shënuar drunjtë.

20.6
a) Ministri do të lëshojë rregulla mbi pagesat, taksat dhe licencat që:
1. Cakton procedurën për dhënjen e licencave dhe caktimin e pagesave përmes ankandit publik,
ose forma të tjera të përshtatshme të procesit konkurrues.
2. Në rrethana tjera, vendos çmimet minimale për lloje dhe kualitete të drurit,
3. Të vendosë për shërbimet e lëshimit të licencave dhe shënimin e trungjeve, dhe
4. Të vendosë për standardet për grumbullimin dhe punën (veprimin) me pagesa,
përfshirë standardet për vlerësimin e kamatave nëse pagesa vonohet.
b) Ministria para propozimit të miratimit ose rishikimit të një rregulle sipas kësaj pike,do të
konsultohet me Agjencinë Pyjore dhe Bordin Pyjor Këshillëdhënës dhe t’ia ofrojë publikut
mundësinë e komentimit të projekt versionit të rregullës.
20.7 Agjencia Pyjore do të bartë pagesën (duke paraqitur shpenzimet e lëshimit të licencave dhe
dëmkosjes së drunjëve) në Ministrinë për Financa dhe Ekonomi për pagesë në Buxhetin e
Konsoliduar të Kosovës dhe do të bartë pagesën për vlerën e drunjëve në këmbë në Fondin për
ripërtëritjen e pyjeve.

Neni 21

Shfrytëzimi i produkteve pyjore jodrunore

21.1
a) Asnjë person s’mund të shfrytëzojë produktet pyjore jodrunore për qëllime komerciale prej
tokës nën administrim të Agjencisë Pyjore, pa licencë.
b) Ministri me rregullore vendosë kufirin e sasisë të produkteve jodrunore pyjore, dhe çfarëdo
shfrytëzimi mbi këto sasi në një vit kalendarik do të konsiderohet të jetë për qëllime
komerciale.

21.2 Agjencia pyjore lëshon licenca për shfrytëzimin e produkteve pyjore jodrunore në rast të
konkludimit se shfrytëzimi është në pajtim me shfrytëzimin e qëndrueshëm të pyllit.

21.3 Agjencia Pyjore autorizon njësitë e veta në Komuna për të lëshuar licenca sipas këtij neni
personave fizik dhe juridik.

21.4 Qeveria, me propozim të Ministrisë, me rregulla mund të vendosë taksat për licenca për
shfrytëzimin e produkteve jodrunore të tokave pyjore, bazuar mbi produktet specifike dhe sasitë e
shfrytëzuara, plus një pagesë për të mbuluar shpenzimet e lëshuarjes së licencës.

21.5
a) Në rastin e licencave të lëshuara nga Agjencia Pyjore, Agjencia Pyjore do të mbledhë taksa
prej mbajtësit të licencës dhe do t’i bart Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë një pjesë të
taksës që përfaqëson shpenzimet e lëshuarjes së licencës për t’i derdhur ato në Buxhetin e
Konsoliduar të Kosovës, ndërsa pjesa e mbetur e taksës (që përfaqëson çmimin e produkteve
pyjore jodrunore) Fondit për ripërtëritjen e Pyjeve.
b) Taksat nga licencat e lëshuara nga njësia e Agjencisë Pyjore, sipas këtij neni barten në
Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. Nga vlera e trungjeve në këmbë (licencave) 20% u dedikohet
buxheteve Komunale, proporcionalisht me vlerën e taksave që realizohen në Komunë.

Neni 22

Kafshët në pyll

22.1 Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural përmes autoritetit të caktuar nga Ministria,
me ligjet e veçanta do të rregullojë mbikëqyrjen e llojit dhe numrin e kafshëve të egra në pyje dhe
toka pyjore dhe do të menaxhoi aktivitetet e peshkimit dhe gjuetisë në pyjet publike.
22.2
a) Askush s’mund të mbledhë bari, të kullot kafshët shtëpiake në pyjet publike nën administrim të
Agjencisë Pyjore, pa leje prej Agjencisë Pyjore.
b) Agjencia Pyjore mund të lëshojë leje të tilla nëse aktiviteti është në përputhshmëri me
shfrytëzimin e qëndrueshëm të pyjeve.
c) Lejet sipas kësaj pike përcaktojnë kufizimet në kohë, lokacion, kohëzgjatje dhe në intensitetin e
aktivitetit.
22.3 Agjencia Pyjore vlerëson taksat për leje sipas kësaj pike.

22.4 Ministria nxjerr rregulla për qeverisje me lëshimin e lejeve dhe vlerësimin e taksave sipas
këtij neni.

Neni 23

Përcaktimet e shfrytëzimeve të kufizuara

23.1
a) Për menaxhim të qëndrueshëm të tokës nën administrim të Agjencisë Pyjore, Agjencia Pyjore
nxjerr rregulla që përcaktojnë zonat e shfrytëzimit të kufizuar.
b) Në një përcaktim të tillë, Agjencia Pyjore mund të kufizojë, ndalojë ose vendosë për kushtet e
shfrytëzimit të atij pylli.
c) Qëllimi për të bërë një përcaktim të tillë përfshin sa vijon:
1. Parandalimin e shfrytëzimit të resurseve që nuk ripërtrihen në mënyrë që të mos dëmtohen
resurset që mund të përtërihen,
2. Të mbrojë ujin, kafshët e egra ose resurset e tjera të ndieshme,
3. Të asistojë në ripërtëritjen ose ripyllzimin,
4. Të asistojë punën kërkimore dhe trajnimet pyjore,
5. Të zhvillojë tokën pyjore për aktivitete rekreative të ndërlidhura me pyllin. Ose
6. Të menaxhimit të pyllit sipas një marrëveshjeje kooperuese pyjore.
d) Me qëllim të aplikimit të Ligjit Penal dhe dispozitave të tjera ndëshkuese, përcaktimi i tokës
sipas kësaj pike do të konsiderohet pyll i mbrojtur.
Neni 24

Menaxhimi i tokave të tjera

Agjencia Pyjore mund të hyjë në marrëveshje me pjesët të tjera të Qeverisë për të asistuar në
administrimin ose menaxhimin e parqeve, dhe tokave të ngjashme kur shërbimet e Agjencisë
Pyjore mund të jenë të dobishme.

KAPITULLI VI

Transporti i trungjeve

Neni 25

Lejet e transportit

25.1 Asnjë person nuk ka të drejtë të transportojë jashtë dhe brenda Kosovës një sasi të
produkteve të papërpunuara të drurit më të madhe se sasia e specifikuar nga Ministria me
rregullore përpos në rastet kur:
a) Personi i cili posedon produktet e drurit ka leje prej Agjencisë Pyjore, dhe
b) Produktet e drurit mbajnë vulën e Agjencisë Pyjore.

25.2 Shitja dhe blerja e produkteve drunore të papërpunuara pa leje dhe dëmka përkatëse është
e ndaluar.

25.3
a) Agjencia Pyjore do të lëshojë leje dhe do të dëmkosë drunjët pas pagesës së taksës dhe
dëshmisë së prerjes legale të drunjëve.
b) Agjencia Pyjore do të përfshijë në leje kushtet, duke përfshirë limitet mbi mënyrën dhe orarin
(kohën) e transportit dhe kërkesat që drunjtë të mbajnë dëmkat përkatëse të identifikimit.
c) Agjencia Pyjore do t’i bartë taksat për leje në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.

25.4 Ministria do të nxjerrë rregulla sa i përket:
a) lëshimit të lejeve,
b) dëmkosjes së drunjëve,
c) caktimit të taksave për leje,
d) definimit të termit “produktet drunore”.

KAPITULLI VII

Mbrojtja dhe ripërtrirja e pyjeve

Neni 26

Mbrojtja nga zjarri

26.1 Asnjë person pa leje paraprake s’mund të ndezë zjarr të hapur në pyjet ose tokat pyjore.

26.2 Në kuptim të këtij neni, zjarri i hapur nuk përfshin një zjarr përbrenda një ndërtese ose
oxhaku, apo pajisjeve të tjera të dizajnuara për mbajtjen e sigurt të zjarrit.

26.3 Agjencia Pyjore lëshon leje për ndezjen e hapur të zjarreve, kur një veprim i tillë është në
përputhshmëri me shfrytëzimin e qëndrueshëm të pyllit.

26.4 Ministri do të nxjerrë rregulla me të cilat rregullon lëshimin e lejeve sipas këtij neni.

Neni 27

Autorizimet e Agjencisë Pyjore për mbrojtje dhe ripërtërirje

27.1
a) Me konstatim se gjendja në tokën private rrezikon dëmtimin e pyjeve në pronësi tjetër,
Agjencia Pyjore mund të urdhërojë pronarin t’i japë fund kësaj gjendjeje.
b) Autoriteti në këtë pikë përfshin autorizimin për të urdhëruar veprime për të zvogëluar
rrezikun ose kërcënimet prej zjarrit dhe shtazët bimëngrënëse.
c) Nëse një pronar dështon të respektojë një urdhër nën këtë pikë përbrenda një kohe të
arsyeshme, Agjencia Pyjore mund të hyjë në pronë, të ndërmarrë veprimet për t’i dhëne fund
gjendjes dhe t’ia faturojë pronarit koston e veprimit të tillë.

27.2
a) Me konstatim se gjendja në pyllin ose tokën pyjore private kërcënon të dëmtojë (dobësojë)
shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve pyjore, Agjencia Pyjore do të urdhërojë pronarin të
veprojë për të hequr rrezikun.
b) Autoriteti në këtë pikë përfshin autorizimin për të urdhëruar veprime për të mbrojtur tokën dhe
ujërat pyjore dhe autorizimin për të urdhëruar ripyllëzim.
c) Nëse një pronarë dështon të përmbushë urdhërin nën këtë pikë përbrenda kohës së
caktuar, Agjencia Pyjore do të hyjë në pronë, të veprojë për ti dhënë fund gjendjes, dhe mbulojë
shpenzimet nga pronari për një veprim të tillë.
27.3
a) Kur një person ndërmerr ose planifikon të ndërmerr veprime në pyjet publike që përkohësisht
mund të dëmtojnë resurset pyjore sipas administrimit të Agjencisë Pyjore, mund të lëshojë një
urdhëresë që pengon veprimet e tilla derisa personi,
1. Përgatit planin për ripërtëritjen e pyllit pasi që veprimi të jetë realizuar, dhe
2. Garanton realizimin e ripërtëritjes së pyllit përmes një kontrate ose mekanizmave të tjerë
financiarë të pranueshëm për Agjencinë Pyjore
b) Ministri nxjerr rregullore sa i përket madhësisë dhe natyrës së garancioneve financiare të
kërkuara sipas kësaj pike.

27.4
a) Agjencia pyjore mund të hyjë në cilëndo tokë dhe mund të marrë veprime të arsyeshme si
përgjegje rasteve emergjente që kërcënojnë jetërat ose pronën, siç janë zjarret e pyjeve,
rrëshqitja e tokës ose vërshimet.
b) Në pyjet private, Agjencia Pyjore mund të marrë veprime sipas kësaj pike edhe nëse veprimet
nuk janë të mbuluara me planet ekzistuese afatgjata menaxhuese ose planet menaxhuese
operacionale, sidoqoftë, sa më shpejt që është e mundur pas paraqitjes së emergjencës.
Agjencia Pyjore do të rishikojë planet ose të lëshojë planet e reja, siç është e domosdoshme të
mbulojë menaxhimin e pyjeve të prekura.

Neni 28

Kompensimi në rastin e dëmtimit të të drejtave për të gëzuar pyjet dhe

tokat

28.1
a) Nëse një dëmtim i paligjshëm i resurseve pyjore shkakton dëme me të cilat qytetarët ndihen të
rrezikuar në shëndet, në kualitet të ujit dhe në shkeljen e të drejtave për të përdorur pyjet ose
tokat pyjore, Agjencia Pyjore e Kosovës mund të kërkojë në Gjykatë për dëmshpërblim dhe
kompenzim përkatës.
b) Dëmshpërblimet e grumbulluara nën këtë pikë do të transferohen në Fondin për ripërtërirjen e
pyjeve.

28.2 Kur Gjykata merr kërkesën nga pronari i tokës për shkelje të paligjshme të pyllit ose tokës
pyjore private, gjyqi do të kompenzojë dëmet në vlerën sa vijon:
1. Vlerën e tregut të produkteve të humbura pyjore (të llogaritura në vlerën e tyre në vend, në
pyll),
2. Të gjitha humbjet ose humbjet e pritura për shkak se toka nuk është në gjendje të mbështesë
një shfrytëzim të arsyeshëm përveç shfrytëzimit të produkteve pyjore,
3. Të gjitha shpenzimet të ripyllëzimit,
4. Të gjitha shpenzimet tjera për ripërtëritjen e tokës në shfrytëzim të qëndrueshëm dhe
produktiv.

28.3 Personi që humb të drejtën e shfrytëzimit të resurseve pyjore për shkak të moszbatimit të
procedurës së përcaktuar në këtë ligj, nga ana e ndonjë organi qeveritar ose për shkak se
nëpunësi i Qeverisë është sjellur në kundërshtim me këtë ligj, mund të kërkoi nga Gjyqi që të
nxjerrë vendim për kompenzim dëmi.

KAPITULLI VIII

Zbatimi

Neni 29

Shërbimi i Mbrojtjes

29.1 Shërbimi i mbrojtjes së pyjeve organizohet dhe drejtohet nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës,
përmes njësive të Agjencisë Pyjore nëpër Komuna. Shërbimi i mbrojtjes së pyjeve përbëhet nga
rojet e pyjeve me një strukturë të brendshme të organizimit. Roja e pyjeve, gjatë ushtrimit të
detyrës ështi i pajisur me uniformë, legjitimacion zyrtar, armë zjarri, dhe rekuizita tjera të
domosdoshme për kryerjen efikase të detyrës. Rregullat më të plota mbi uniformën zyrtare,
kartën legjitimuese, armën e zjarrit, rekuizitat e tjera të domosdoshme si dhe kushtet kualifikative
të cilat duhet ti plotësojnë aplikantët për roje pylli, i cakton Ministria përkatëse për çështjet e
pylltarisë.

29.2 Roja e pyllit ka këto autorizime dhe kompetenca:
a) të legjitimojë personat të cilët i takon në pyll duke kryer veprime kundërligjore apo në bazë të
dyshimit për veprime të tilla,
b) të kontrollojë vendet e prerjes, përpunimit dhe deponimit të drunjëve si dhe kontrollin e trafikut
të drunjëve,
c) të ndalojë mjetet transportuese në rrugë pyjore e publike dhe të kontrollojë ngarkesat e tyre me
prodhime drunore,
d) në rast të shkaktimit të zjarrit, të ndërmarrë masat e nevojshme për alarmim dhe për fikjen e
zjarrit ,
e) bëjë konfiskimin e përkohshëm të drunjëve me prejardhje ilegale dhe për veprimet e
kundërligjshme e informon eprorin kompetent të shërbimit, si dhe
f) ndërmarrë masa dhe veprime të tjera në bazë të autorizimeve që dalin nga ligji dhe rregullat e
tjera.

29.3 Për kryerjen me sukses të detyrës, rojet e pyjeve do të bashkëpunojnë me organet e rendit
publik dhe inspekcionin e pylltarisë.

Inspekcioni pyjor

29.4 Për kryerjen e punëve të inspekcionit pyjor, Inspektori i pyjeve ka këto autorizime dhe
kompetenca:
a) mbikëqyrë të gjitha aktivitetet menaxhuese që kryhen në pyje, objektet e punës ,mjetet dhe të
gjitha vendet ku bëhet deponimi, përpunimi dhe qarkullimi i prodhimeve pyjore,
b) mbikëqyrë realizimin e planeve menaxhuese, projekteve dhe programeve të tjera si dhe
pajtueshmërinë reciproke të tyre.
c) kontrollon librat afariste dhe dokumentacionin tjetër me qëllim të verifikimit të zbatimit të ligjit
dhe dispozitave të tjera mbi pyjet,
d) kontrollon dokumentacionin e dëmkosjes dhe origjinës së prodhimeve pyjore,
e) kryen edhe punë të tjera nga fushveprimi i organit të inspekcionit.

29.5 Në rastet kur vërteton se është shkelur ligji apo rregullat të tjera, inspektori i pyjeve ndërmerr
këto masa:
a) ndalon prerjet e drunjëve të cilat nuk kryhen në pajtim me këtë ligj dhe dispozitave të nxjerra
prej tij,
b) urdhëron që të kryhen punët sipas planeve menaxhuese e në rastet kur moszbatimi i planit
menaxhues për pasojë do të shkaktonte dëme, ndërmerr masa përkatëse,
c) bënë konfiskimin e përkohshëm të drunjëve të prerë në mënyrë të kundërligjshme, mjetet me
të cilat janë kryer veprimet e tilla (spata,motosharra) dhe drunjët ilegal në qarkullim, si dhe
d) ndërmarrë masa në raste emergjente.

29.6 Autorizimet, kompetencat dhe procedurat e nxjerrjes së vendimeve të inspektorit të pyjeve
dhe bashkërëndimi i autorizimeve dhe kompetencave të inspektorëve pyjor qendror dhe lokal,
caktohen nga Ministria për çështjet e pylltarisë.

Neni 30

Kooperimi gjatë mbikëqyrjes dhe inspektimit
30.1 Të gjithë personat e përfshirë në aktivitetet pyjore do të bashkëpunojnë me rojet e pyllit
dhe inspektorët.

30.2 Personat në vijim do t’i vënë në dispozicion Agjencisë Pyjore shënimet financiare
sipaskërkesës së tyre:
a) Të gjithë personat të cilët kanë lidhur kontratë me Agjencinë Pyjore, për të bërë punë apo për
të blerë produkte pyjore sipas këtij ligji ,
b) Të gjithë personat që kanë deleguar autoritetin sipas këtij ligji, të mbledhin taksat ose pagesat.

KAPITULLI IX

Standardet, avancimi i pylltarisë

Neni 31

Standardet e produkteve dhe çertifikimi

31.1 Ministria do të nxjerrë rregulla për të garantuar origjinën dhe kualitetin e farërave,fidaneve
ose krasitjet për rigjenerimin e pyjeve.

31.2 Ministri lëshon udhëzime administrative :
a) Që caktojnë standardet për çertifikimin e origjinës, shkallës ose kualitetit të produkteve drunore
dhe produkteve të tjera pyjore, ose
b) Për të njohur standardet e tilla të caktuara nga të tjerët.

Neni 32

Standardet profesionale

32.1
a) Ministri do të caktojë rregulla konform standardeve për çertifikimin e personave sipas
kualifikimit që të shënojnë drunjtë para prerjes sipas këtij ligji.
b) Standardet nën këtë pikë mund të kërkojnë persona me nivele të caktuara të arsimimit,
përvojes, të jenë me karakter të mirë dhe të përcjellin kodin e sjelljes profesionale.
c) Rregullat nën të cilat kjo pikë mund të caktojë nivele të ndryshme të çertifikimit bazuar në
pronësi, lloj të pyllit ose rrethana tjera përkatëse me aftësitë e kërkuara për shënjimin e drunjëve.
d) Rregullat nën këtë pikë do të autorizojnë Agjencinë Pyjore që të lëshojë, ripërtërijë dhe anulojë
çertifikimet.
e) Rregullat nën këtë pikë mund të caktojnë taksa të arsyeshme për lëshuarjen ose përtërirjen e
certifikatave.

32.2 Nëse standardet e aplikueshme janë në fuqi sipas këtij neni, vetëm drunjët e shënuar nga
ana e personit të autorizuar në pajtim me këto standarde sipas këtij ligji do të konsiderohen si të
dëmkosura legalisht.

Neni 33

Avancimi i pylltarisë dhe përpunimit të produkteve drunore

33.1 Me qëllim të zhvillimit të menaxhimit më të mirë të pyjeve, Agjencia Pyjore mund të :
a) Udhëheqë ose sponsorojë pronarin e tokës dhe arsimimin e qytetarëve dhe trajnimin
profesional,
b) Kultivojë fidane dhe mirëmbajë fidanishtet,
c) Kryej dhe sponsorojë hulumtime pyjore, dhe
d) Ndërmarrë aktivitete të tjera të autorizuara nga Ministri.

33.2
a) Asnjë person nuk mund të përpunojë produkte drunore përveç nëse ai person posedon
licencë për përpunimin e produkteve drunore të lëshuar nga Agjencia Pyjore.
b) Ministria mund të nxjerrë rregulla mbi standardet dhe kushtet për lëshimin e licencave për
përpunimin e produkteve drunore,
c) Ministria nxjerr rregulla për definimin e termit “produkte drusore”.

KAPITULLI X

Transparenca

Neni 34

Zbulimi i interesave ekonomike

a) Për qëllim të kësaj pike “Zyrtarë pyjor” është:
1. Personat brenda Agjencisë Pyjore që lëshojnë licencat ose shënojnë drunjtë sipas këtij ligji,
2. Personat brenda Agjencisë Pyjore, që mbikëqyrin direkt ose indirekt ndonjë zyrtarë tjetër pyjor,
3. Anëtarët e Bordit të Fondit për ripërtërirjen e Pyjeve, dhe
4. Punonjësit e Ministrisë apo Agjencisë Pyjore që Ministria deklaron të jenë zyrtarë pyjorë, me
anë të rregullës.

Neni 35

Publikimi i dokumenteve qeveritare


a) Ministria obligohet t’i ofrojë publikut të gjitha dokumentet në posedim të vet që janë të
ndërlidhura me pyjet publike ose e përgjithshme të pyjeve në Kosovë .
b) Ministria, dhe çdo shërbim brenda Ministrisë, që mban dokumentet e mëposhtme që kanë të
bëjnë me pyjet do t’i ofrohen publikut në bazë të kërkesës :
1. Të gjitha rregullat dhe dokumentet tjera legale që përmbajnë rregulla të aplikueshme në pyje
ose çështje që kanë të bëjnë me pyjet përbrenda Ministrisë,
2. Të gjitha planet përfundimtare menaxhuese dhe planet operacionale,
3. Të gjitha inventarizimet përfundimtare pyjore.
c) Ministria mund të mos publikojë pjesët e dokumenteve, publikimi i të cilave mund të ndikojë në
fuqizimin e ligjit ose mbrojtjen e resurseve pyjore.

KAPITULLI XI

Sanksionet administrative
Neni 36

Gjobat

36.1 Përveç dëmeve të tjera që mund t’i nënshtrohen ligjit, gjyqi mund të dënojë dhe urdhërojë
personin që të paguaj gjobën deri në 25.000 euro për veprimet e poshtëshënuara në pyjet e
mbrojtura:
a) Dëme vegjetacionit ose tokës pyjore pa leje nga autoritetet kompetente, ose
b) Ndërtimi i paautorizuar i strukturave.

36.2 Përveç dëmeve të tjera që mund t’i nënshtrohen ligjit, gjyqi mund të dënoi dhe urdhëroi
personin që të paguaj gjobën deri në 15.000 euro për:
a) Dëme vegjetacionit ose tokës pyjore pa leje nga autoritetet kompetente,
b) Ndërtimi i pa autorizuar i strukturave në pyje ose toka pyjore,
c) Ndezja e paautorizuar e zjarreve të hapura në pyll,
d) Dështimi në përmbushjen e urdhëresave legale për mbrojtjen e pyjeve sipas këtij ligji,
e) Dështimi që të kryhet pyllëzimi ose ripyllëzimi i kërkuar sipas këtij ligji, rregullat ose planet e tij
apo urdhëresat e lëshuara sipas këtij ligji, ose
f) Përpunimi të drunjëve në mungesë të lejeve dhe shenjave të domosdoshme.

36.3 Përveç dëmeve të tjera që mund t’i nënshtrohen ligjit, gjykata mund të dënojë dhe
urdhërojë personin që të paguaj gjobën deri në 10.000 euro për:
a) Transporti ilegal i drunjëve të prerë,
b) Shitje apo blerje të drunjëve pa leje dhe shenja të domosdoshme , ose
c) Mospagesa e taksave dhe pagesave të tjera sipas këtij ligji, me kohë.

36.4 Përveç dëmeve të tjera që mund t’i nënshtrohen ligjit, gjykata mund të denojë dhe urdhërojë
personin që të paguajë gjobën deri në 5.000 euro për:
a) Lejimin e prerjes së drunjëve në tokën e pronarit privat para dëmkimit legal të drunjëve për
prerje,
b) Korrja e barit ose kullota apo dërgimi i kafshëve shtëpiake për të pirë ujë në pyjet publike pa
leje nga autoritetet kompetente, ose
c) Mbledhja dhe largimi i produkteve pyjore jodrunore për qëllime komerciale pa leje nga
autoritetet kompetente.

36.5 Përveç dëmeve të tjera që mund t’i nënshtrohen ligjit, gjykata mund të dënojë dhe urdhërojë
personin që të paguaj gjobën deri në 5.000 euro për:
a) Dështim për të përgaditur regjistrat komplete dhe të sakta financiare legalisht të kërkuara nga
inspektori sipas këtij ligji,
b) Pengimi i aktiviteteve të inspektorit, ose
c) Dëmtimi dhe shkatërrimi i shenjave të vijave kufitare të pyjeve ose shenjave informative të
vendosura nga Agjencia Pyjore në pyjet publike.

36.6 Përveç dëmeve të tjera që mund t’i nënshtrohen ligjit, gjyqi mund të dënojë dhe urdhërojë
prindin që të paguajë gjobën deri në 3.000 euro, nëse një fëmijë i mitur kryen një shkelje që është
e dënueshme sipas këtij ligji.

36.7 Përveç dëmeve tjera që mund t’i nënshtrohen ligjit, gjyqi mund të denojë dhe urdhërojë
personin që të paguajë gjobën deri në 2000 euro për çfarëdo shkelje të këtij ligji, rregullave ,
planeve të tij apo urdhëresave sipas këtij ligji të pambuluara nga pikat tjera të këtij neni.

KAPITULLI XII

Transicionet

Neni 37

Planet ekzistuese

Çdo plan afatgjatë menaxherial ose plan operacional vjetor menaxherial i adoptuar nga Agjencia
Pyjore, para se të hyj në fuqi ky ligj, do të vazhdojë të jetë në fuqi derisa t’i kalojë afati i
përdorimit, të ndryshohet apo të zëvendësohet.

Neni 38

Autoritetet e rezervuara të PSSP-së

Në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2002/9, Kapitulli 8 (II), të gjitha funksionet e Agjencisë
Pyjore që ndërlidhen me pyjet publike, përkohësisht do t’i nënshtrohen monitorimit dhe miratimit
nga PSSP-së.

Neni 39

Ligji mbi Pyjet i vitit 1987

39.1 Me hyrjen në fuqi të këtij ligji pushojnë së vepruari të gjitha aktet normative të kësaj lëmie.

39.2 Çfarëdo vlere e Fondit të zgjeruar të ripërtëritjes pyjore të Kosovës, të parapara me Ligjin
mbi Pyjet, i vitit 1987 barten në Fondin për ripërtëritjen e Pyjeve, të krijuara me këtë ligj.

Neni 40

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi pas nënshkrimit nga Kryetari i Kuvendit dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special
i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

UNMIK/RREG/2003/6
20.03.2003








Amandament




LIGJI NR. 2004/29


PËR NDRYSHIMET DHE PLOTËSIMET E LIGJIT NR.2003/3 PËR PYJET E KOSOVËS



Kuvendi i Kosovës,


Në bazë të Autoritetit të dhënë sipas Krerëve 9.1.26, 9.1.44 dhe 9.1.45 të Kornizës Kushtetuese
për Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë .

Duke pasur parasysh nevojën për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit nr.2003/3 për Pyjet e
Kosovës për krijimin e kushteve që ligji të gjej zbatueshmëri të plotë dhe duke pasur parasysh
ndryshimet me Kodin Penal të Kosovës,


Miraton :


LIGJIN PËR NDRYSHIMET DHE PLOTËSIMET E LIGJIT NR.2003/3 PËR PYJET E
KOSOVËS

Neni 1
Në Ligjin nr. 2003/3 për Pyjet e Kosovës të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës në nenin 36, pikat
36.1; 36.2; 36.3; 36.4; 36.5; dhe 36.7- fjalët “Përveç dëmeve të tjera që mund ti nënshtrohen ligjit,
gjyqi mund të dënoj dhe urdhërojë personin që të paguaj gjobën” fshihen dhe zëvendësohen me
fjalët: “Përveç kompensimit tjetër, i cili mund të jetë caktuar me ligj, gjykata mund të gjobisë
personin për kundërvajtje në pajtim me ligjin në fuqi”.



Neni 2

Në nenin 36.3 pika a) shtohet e re si vijon: “ a) Prerja apo dëmtimi i një apo më shumë trungjeve
në pyll me qëllim të vjedhjes apo përvetësimi i trungjeve të prera, kur sasia e druve të prera nuk i
kalon dy metra kub”

Pika a) e këti neni bëhet pika b); pika b) bëhet pika c) ndërsa pika c) bëhet pika d)



Neni 3

Në nenin 36, pika 36.6 fjalët: “Përveç dëmeve të tjera që mund ti nënshtrohen ligjit, gjyqi mund të
dënoj dhe urdhërojë prindin që të paguaj gjobën” fshihen dhe zëvendësohen me fjalët: “Përveç
kompensimit tjetër, i cili mund të jetë caktuar me ligj, gjykata mund të gjobisë personin për
kundërvajtje në pajtim me ligjin në fuqi”.



Neni 4

Në nenin 36 pas pikës 36.7 të shtohet pika e re 36.8 si vijon:

“ 36.8 Për kundërvajtjet nga neni 36 pikat 36.1/a; 36.2/a dhe f; 36.3/a, b dhe c dhe 36.4/c- prerja
e druve, qarkullimi, bartja, përpunimi i druve dhe prodhimeve pyjore jo drusore pa leje, shejim
paraprak, damkë dhe leje transporti, përveç dënimit mund të shqiptohet edhe masa mbrojtëse e
marrjes së sendeve që janë përdorë apo kanë qenë të destinuara për kryerjen e kundërvajtjes
ose janë siguruar me kryerjen e kundërvajtjes.

Sendet nga kjo pikë mund ti marrë përkohësisht nga kryesi i kundërvajtjes, roja e pyllit, inspektori
pyjor, policia dhe personat tjerë të autorizuar”.




Neni 5

Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i
Sekretarit të Përgjithshëm.


UNMIK/REG/2004/40
14.10.2004