LIGJI NR. 03/L-072 PËR ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 32 / 15 QERSHOR 2008

LIGJI NR. 03/L-072

PËR ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Në bazë të nenit 65(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Me qëllim të administrimit të zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike për Kuvendet e Komunave dhe
Kryetarët e Komunave dhe me qëllim të fuqizimit të qeverisjes lokale demokratike,

Miraton këtë


LIGJ PËR ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS


KREU I

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve për Kuvendet e Komunave dhe Kryetarët e
Komunave të Kosovës.


Neni 2
Përkufizimet

2.1.Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

“Kandidat i pavarur” do të thotë një kandidat për Anëtar të Kuvendit të Komunës, apo për Kryetar të
Komunës, i cili nuk i takon asnjë partie politike ose nisme qytetare dhe nuk konkurron në emër të ndonjë
subjekti tjetër politik;

“Kandidat” do të thotë një kandidat për Anëtar të Kuvendit të Komunës, apo për Kryetar të Komunës, i cili
garon në emër të një partie politike ose nismë qytetare;

“Koalicion” do të thotë marrëveshje e dy ose më shumë subjekteve politike;
“Komuna,” do të thotë njësi themelore e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës, e përbërë nga
qytetarët e komunitetet e një territori specifik siç është e përcaktuar me Ligjin mbi Numrin, Emrin dhe
Kufijtë komunal;

“KQZ” do të thotë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve;

“Kushtetutë” do të thotë Kushtetuta e Republikës së Kosovës;

“KZAP” do të thotë Komisioni zgjedhor për ankesa dhe parashtresa, organ i pavarur përgjegjës për
shqyrtimin e ankesave dhe parashtresave në lidhje me procesin zgjedhor;

“Mediat” do të thotë të gjitha televizionet dhe radiostacionet që transmetojnë në territorin e Kosovës dhe
të cilët janë të licencuara nga Komisioni i Pavarur për Mediave, duke përfshirë edhe mediat e shkruara;

“Nismë qytetare” do të thotë një grup i personave të cilët vullnetarisht bashkohen në bazë të ideve,
interesave ose pikëpamjeve të përbashkëta me qëllim të zgjedhjes së kandidatëve të tyre, mirëpo të cilët
nuk dëshirojnë të formojnë një parti politike;

2
“Organizatë joqeveritare” (OJQ) do të thotë çdo organizatë e regjistruar si organizatë joqeveritare, në
përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi;

“Parti politike” do të thotë një organizatë e individëve të cilët vullnetarisht bashkohen në bazë të ideve,
interesave ose pikëpamjeve të përbashkëta, me qëllim të ushtrimit të ndikimit dhe zgjedhjes së
përfaqësuesve të tyre në post publik nëse nuk është përkufizuar ndryshe sipas legjislacionit në fuqi;

“Regjistri Qendror Civil” do të thotë regjistri i qytetarëve të përhershëm të Kosovës, sipas Ligjit mbi
Shtetësinë dhe sipas këtij ligji;

“Subjekt i certifikuar politik” do të thotë një subjekt politik, d.m.th. parti politike, koalicion i partive
politike, nismë qytetare dhe kandidat i pavarur, që është i certifikuar nga KQZ-ja, në pajtim me këtë ligj
dhe rregullat e KQZ-së;

“Subjekt politik” do të thotë një parti politike, koalicion, nismë qytetare ose kandidat i pavarur;

“Zgjedhje lokale” do të thotë zgjedhjet e Kuvendeve të Komunave dhe Kryetarëve të Komunave;

2.2. Çfarëdo shprehje tjetër e përdorur në këtë ligj ka të njëjtin kuptim si në Ligjin për Zgjedhjet e
Përgjithshme në Republikën e Kosovës, përveç nëse konteksti kërkon ndryshe.



Neni 3
Parimet themelore

3.1 Mbajtja dhe administrimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe legjislacioni përkatës zgjedhor udhëhiqen
nga parimet në vazhdim:

- Zgjedhjet Komunale mbahen në bazë të votës së lirë, të përgjithshme, të barabartë, të drejtpërdrejtë dhe
të fshehtë në përputhje me rregullat e këtij ligji dhe rregullave të KQZ-së.
- Votuesit me të drejtë vote janë të barabartë në ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar dhe për të
hedhur numër të barabartë të votave në zgjedhjet e njëjta.

- Çdo qytetar i Kosovës ka të drejtë për të votuar dhe të zgjidhet pa diskriminim në bazë të racës, etnisë,
ngjyrës, gjuhës, gjinisë, besimit fetar apo bindjes politike, arsimit, përkatësisë sociale apo ndonjë kriteri
tjetër të ngjashëm në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

- Organet e administrimit të zgjedhjeve ndërmarrin aktivitete për edukimin e votuesve me qëllim të rritjes
së aftësive të votuesve për procedurat e votimit dhe mbrojtjes së të drejtave zgjedhore. Për këtë qëllim,
organet e administrimit të zgjedhjeve vejnë në dispozicion materialin në gjuhët e komuniteteve në ato zona
gjeografike ku ato komunitete gjenden dhe përmes mediave që veprojnë në gjuhët minoritare.

- Liria dhe fshehtësia e votës është e garantuar. Askush nuk ka të drejtë të pengoj ndonjë qytetar për të
votuar, ta detyroj atë të votoj në mënyrë të veçantë, të mbaj atë përgjegjës për votën, ose të kërkoj,
kundër dëshirës së tij/saj, që të zbuloj votën e tij/saj ose arsyet për mosvotim.

- Të gjitha subjektet politike janë të lira për të bërë fushatë dhe të bëjnë marketing zgjedhor në media,
përmes mbajtjes së ngjarjeve politike dhe duke botuar dhe shpërndarë materiale për fushatë në çfarëdo
mënyre ligjore në përputhje me rregullat e vendosura sipas legjislacionit të zbatueshëm.

- Subjektet politike kanë mundësi të barabartë për emisione në radio dhe televizion, fonde publike dhe
format të tjera të përkrahjes.

- Përdorimi i posteve publike, burimeve ose personelit të cilitdo institucioni në nivel qendror ose lokal me
qëllim të përkrahjes së subjektit politik në zgjedhje është rreptësishtë i ndaluar.

- Subjektet politike nuk mund të shfrytëzojnë nëpunësit civil që përdorin burimet ose personelin për
fushatë gjatë zgjedhjeve.

- Të gjitha subjektet politike dhe organet zgjedhore janë të obliguara që ti respektojnë kërkesat për kuotën
e gjinisë siç përcaktohet më tutje me këtë ligj.

3
- Të gjitha subjektet politike, përkrahësit e tyre dhe të gjitha institucionet tjera janë të obliguara të
respektojnë parimet themelore të përcaktuara në këtë nen dhe të ndërmarrin të gjitha masat për të
siguruar mbajtjen e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të mirë-informuara brenda klimës së tolerancës
demokratike, paqes dhe respektit për sundimin e ligjit.

3.2 Kryetari i Komunës dhe anëtarët e Kuvendit Komunal, nuk mund të jenë anëtarë të asnjë organi tjetër
të zgjedhur.

3.3 Të gjitha subjektet politike janë të lira për të mbajtur fushatë, në përputhje me rregullat dhe
legjislacionin e zbatueshëm, përfshirë Kreun VIII të Ligjit mbi Zgjedhjet e Përgjithshme.

3.4 Person i cili mban post publik, të zgjedhur ose emëruar nuk mund ta përdor atë post apo ndonjë nga
burimet e tij për qëllim të sigurimit të votave. Asnjë burim i ndonjë institucioni të administratës publike në
nivel qendror ose komunal apo ndonjë ndërmarrje në pronësi apo e kontrolluar nga autoritetet qendrore
ose lokale nuk mund të përdoret apo aplikohet në mbështetje të subjektit politik në zgjedhje.
3.5 Gjatë kohëzgjatjes së fushatës zgjedhore asnjë subjekt politik nuk mund të inkurajojë apo përfitojë nga
punëtorët publik duke përdorur postin e tij apo saj për të bërë fushatë për subjektin politik.



Neni 4
Data dhe shpallja e zgjedhjeve

4.1 Pas konsultimit me partitë politike, Kryetari i Kosovës cakton dhe shpall datën e zgjedhjeve lokale.

4.2 Zgjedhjet për organet vetëqeverisëse lokale mbahen ditën e diele për çdo katër (4) vite. Zgjedhjet nuk
mund të mbahen më herët se gjashtëdhjetë (60) ditë para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se
tridhjetë (30) ditë pas përfundimit të mandatit.

4.3 Sipas kompetencave të Presidentit të Kosovës të përcaktuara me Kushtetutë, vendimi i Kryetarit për të
caktuar datën e zgjedhjeve bëhet jo më vonë se katër (4) muaj dhe jo më herët se gjashtë (6) muaj, para
datës së zgjedhjeve.

4.4 Pas shpërbërjes së Kuvendit të Komunës ose shkarkimit të Kryetarit të Kuvendit, nëse nuk
parashtrohet ankesë në afat prej pesë (5) ditësh tek Gjykata Kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme lokale
shpallen nga Presidenti i Kosovës. Pas shpërbërjes së Kuvendit të Komunës zgjedhjet e parakohshme
shpallen jo më vonë se dhjetë (10) ditë pas shpërbërjes. Zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen
më herët se tridhjetë (30) ditë dhe jo më vonë se dyzetepesë (45) ditë pas shpërbërjes. Zgjedhjet e
parakohshme qeverisen përmes ligjeve të njëjta dhe rregullat e KQZ-së sikurse edhe zgjedhjet tjera,
përveç se KQZ-ja mund të ndryshojë afatet kohore në rast se kjo nevojitet për shkak të rrethanave.

4. 5 Vendimi për caktimin e zgjedhjeve bëhet publik në ‘Gazetën Zyrtare të Kosovës’.


Neni 5
Mandati i Kuvendeve të Komunave dhe i Kryetarëve të Komunave

5.1 Mandati i Kuvendeve të Komunave dhe Kryetarëve të Komunave, mbaron në të njëjtin muaj, në të
katërtin vit, pas datës së zgjedhjeve të rregullta, sipas nenit 37 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale.

5.2 Kuvendet e komunave dhe Kryetarët e Komunave, vazhdojnë funksionin e tyre deri në inaugurimin e
organeve të reja, përveç në rast se ato shpërbëhen në pajtim me Ligjin për vetëqeverisjen lokale.



Neni 6
Konfirmimi dhe certifikimi i rezultateve zgjedhore

KQZ-ja certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në pajtim me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme
Kreun XVI dhe rregullat e KQZ-së.
KREU II

SISTEMI ZGJEDHOR
4

Neni 7
Zgjedhjet për Kuvendet e Komunave

7.1. Secila komunë do të konsiderohet zonë e vetme zgjedhore. Secili Kuvend i Komunave zgjedhet në
mënyrë të drejtpërdrejtë përmes votave të votuesve të cilët janë të regjistruar në komunën ku mbahen
zgjedhjet për Kuvend të Komunës.

7.2 Subjekti politik paraqet listën e kandidatëve për certifikim për secilën komunë ku marr pjesë në
zgjedhje në bazë të procedurave të përcaktuara nga ky ligj, Ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregullat
e KQZ-së. Çdo listë e kandidateve përmban së paku 30% të kandidatëve të certifikuar nga gjinia tjetër.

7.3 Secili subjekt politik i certifikuar do të paraqitet në “listë të hapur” votimi për secilën komunë në të cilën
subjekti politik i certifikuar garon në zgjedhje..

7.4 Duke ushtruar të drejtën e tij/saj të votës, votuesi voton një (1) subjekt politik të certifikuar dhe mund të
votoj për një (1) kandidat nga lista e kandidatëve të këtij subjekti politik. Nëse në fletëvotim janë shënuar
më shumë se një (1) kandidat, vetëm vota për subjektin politik llogaritet.

7.5 Vota e hedhur për subjektin politik konsiderohet si votë për kandidatin e parë në listën e kandidatëve
të subjektit politik. KQZ-ja siguron që fletëvotimi nuk e lejon votuesin të votojë njëkohësisht për subjektin
politik dhe për kandidatin e parë në lisën e kandidatëve të këtij subjekti politik.



Neni 8
Shpërndarja e vendeve në Kuvendin e Komunës

8.1 Vendet për çdo Kuvend të Komunës ndahen si vijon:

a) numri i përgjithshëm i votave të vlefshme të fituara nga secili subjekt politik në komunë pjesëtohet me
1, 3, 5, 7, 9, 11, 13, 15, e kështu me radhë, derisa numri i pjesëtuesve të shfrytëzuar t’i përgjigjet numrit të
përgjithshëm të vendeve, që do t’i ndahen atij Kuvendi i komunës;

b) koeficientet që rezultojnë nga vargu i pjesëtimeve rregullohen në renditje zbritëse. Vendet iu ndahen
subjekteve politike sipas koeficienteve në mënyrë që vendi i parë i takon subjektit që e ka koeficientin më
të madh, vendi i dytë subjektit që e ka koeficientin e radhës më të madh, e kështu me radhë derisa të
ndahen të gjitha vendet në Kuvendin Komunës përkatës.
c) nëse një subjekti politik i ndahen vende që janë baraz me numrin e kandidatëve në listën e tij dhe ka
ende vende për të ndarë, atëherë pjesa e mbetur e koeficientit të atij subjekti nuk merret parasysh gjatë
ndarjes së vendeve të mbetura. Koeficientet pasues me renditje zbritëse përdoren derisa të ndahen të
gjitha vendet në Kuvendin e Komunës përkatës;

d) nëse ndodh barazimi për shkak se dy ose më shumë koeficiente janë të njëjtë, vendi ndahet me hedhje
të shortit nga kryesuesi i KQZ-së, në praninë e përfaqësuesve të autorizuar të subjekteve politike në fjalë.

8.2 Të gjitha votat e fituara nga kandidatët që janë në listën e kandidatëve të çdo subjekti politik,
numërohen ndaras. Listat me kandidatë rirenditen sipas mënyrës zbritëse në bazë të numrit të votave të
fituara për secilin kandidat.

8.3 Vendet që i ndahen subjektit politik sipas paragrafit 1 të këtij neni, u ndahen kandidatëve që gjenden
në listën e rirenditur sipas paragrafit 2 të këtij neni, duke filluar nga kandidati i parë në listën e rirenditur
sipas një renditje rreptësishtë zbritëse, deri në mbarimin e vendeve që i ndahen subjektit politik.

8.4 Nëse pas ndarjes së vendeve, të përcaktuara në paragrafin 3 të këtij neni, kandidatëve të gjinisë
pakicë nuk u janë ndarë së paku 30% nga numri i përgjithshëm i vendeve të subjektit politik, kandidati i
fundit i zgjedhur i gjinisë shumicë zëvendësohet nga një kandidat i përshtatshëm i gjinisë tjetër në listën e
rirenditur për kandidatë, derisa numri i përgjithshëm i vendeve të ndara për gjininë pakicë të jetë së paku
30%.



Neni 9
5
Zgjedhjet e Kryetarëve të Komunave

9.1 Për qellim të Zgjedhjeve për Kryetar Komune, secila komunë do të konsiderohet si një zonë e vetme
zgjedhore për një anëtar.

9.2 Kandidati për Kryetar të Komunës duhet të kualifikohet sipas nenit 30 të Ligjit për zgjedhjet e
përgjithshme dhe për së paku tre (3) vite duhet të ketë qenë banor i komunës në të cilën ai apo ajo është
duke garuar për t’u zgjedhur si Kryetar i Komunës.

9.3 Kandidati i subjektit të certifikuar politik për pozitë të Kryetarit të Komunës mund të certifikohet si
kandidat në zgjedhje tjera siç janë ato për Kuvend të Kosovës apo Kuvend të Komunës, por do të mbajë
vetëm një pozitë të zgjedhur. Nëse zgjidhet si Kryetar Komune, kandidati nuk do të këtë të drejtë të mbajë
vendin në Kuvendin e Kosovës apo Kuvendin e Komunës.

9.4 Secili Kryetar i Komunës zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit të cilët janë të regjistruar për të votuar në
komunën ku mbahen zgjedhjet për Kryetar të Komunës.

9.5 Kandidati zgjidhet Kryetar i Komunës nëse ai apo ajo fiton më shumë se 50%, plus një (1) votë të
numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë.

9.6 Nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50%, plus një (1) votë të numrit të përgjithshëm të
votave të vlefshme të hedhura në atë komunë, KQZ-ja organizon raundin e dytë të zgjedhjeve në mes të
dy kandidatëve të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme. Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet ditën
e diele katër (4) javë pas raundit të parë.

9.7 Kandidati i cili fiton shumicën e votave të në rrethin e dytë zgjidhet Kryetar i Komunës.


Neni 10
Zëvendësimi i anëtarëve të Kuvendit të Komunës

10.1 Mandati i anëtarit në Kuvendin e Komunës nuk mund të ndryshohet e as të ndërpritet para skadimit
të mandatit të Kuvendit të Komunës, përveç rasteve të përcaktuara me Ligjin për vetëqeverisje lokale.

10.2 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, njofton KQZ-në për vendin e lirë në Kuvendin e Komunës.

10.3 KQZ-ja plotëson vendin e lirë sipas kritereve të përcaktuara në vijim:

a) nga kandidati i radhës i kualifikuar të njëjtës gjini që gjendet në listën e rirenditur të kandidatëve të
njëjtit subjekt politik;

b) nga kandidati i radhës në listën e rirenditur të kandidatëve të së njëjtit subjekt politik, në rast se nuk ka
kandidat tjetër të gjinisë së njëjtë në listën e rirenditur të kandidatëve;

c) nga kandidati i radhës në listën e rirenditur të kandidatëve të subjektit politik i cili ka pasur koeficientin
më të lartë të votave menjëherë pas subjektit paraprak, në pajtim me formulën e përcaktuar në nenin 7.1
të këtij ligji në zgjedhjet e fundit, në rast se nuk mbetet ndonjë kandidat tjetër në listën e rirenditur të
kandidatëve të partisë politike paraprake;

d) nga kandidati i radhës në listën e rirenditur të kandidatëve të subjektit politik i cili ka pasur koeficientin
më të lartë të votave menjëherë pas subjektit paraprak, në pajtim me formulën e përcaktuar në nenin 7.1
të këtij ligji, në rast se anëtar është kandidat i pavarur.

10.4 Kuvendi i Komunës shpërbëhet sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara me Ligjin për
Vetëqeverisje Lokale.



Neni 11
Përfundimi i mandatit dhe shkarkimi i Kryetarit të Komunës

11.1 Mandati i kryetarit të Komunës përfundon në pajtim me Ligjin për vetëqeverisje lokale.

6
11.2 Kryetari mandati i të cilit përfundon në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni zëvendësohet përmes
mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në atë komunë. Mandati i Kryetarit të
porsazgjedhur përfundon në datën e njëjtë sikurse mandati i kryetarit që ai/ajo e zëvendëson.



KREU III

E DREJTA PËR TË VOTUAR, REGJISTRIMI DHE CERTIFIKIMI

Neni 12

12.1 Kreu II (Kualifikimi i votuesve, lista e votuesve dhe periudha e kundërshtimit dhe konfirmimit për listën
e votuesve), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në
Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me
anë të këtij ligji.

12.2 Votuesi ka të drejtë për të votuar vetëm në komunën ku ai apo ajo janë të regjistruar si qytetarë të
përhershëm, përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të ligjit.



Neni 13

Kreu III (Regjistrimi i partive politike dhe certifikimi i subjekteve politike), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur
me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë
për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji.



KREU IV

CERTIFIKIMI I KANDIDATËVE

Neni 14


Kreu IV (Certifikimi i kandidatëve), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për
zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç
nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji.



KREU V

KODI I MIRËSJELLJES PËR SUBJEKTET POLITIKE, MBËSHTETËSIT E TYRE DHE KANDIDATËT

Neni 15

Kreu V (Kodi i mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët), dhe çfarëdo dispozite
e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis
mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji.



KREU VI

SHPENZIMET PËR ZGJEDHJET LOKALE

Neni 16
Financimi i zgjedhjeve lokale

16.1 Zgjedhjet lokale financohen nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.
7

16.2 Fondet administrohen nga KQZ-ja në pajtim me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe
përgjegjësitë.

16.3. Kreu VI (kufizimet e shpenzimeve të fushatës dhe transparenca financiare), dhe çfarëdo dispozite e
ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis
mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji.



KREU VII

FUSHATA E ZGJEDHJEVE DHE NJOFTIMI PËR NGJARJET POLITIKE

Neni 17

Kreu VII (Fushata e zgjedhjeve dhe njoftimi për ngjarjet politike), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me
këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për
zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji.


KREU VIII

MEDIAT GJATË FUSHATËS SË ZGJEDHJEVE

Neni 18

Kreu VIII (Mediat gjatë fushatës së zgjedhjeve), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit
për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale
përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji.

KREU IX

VËZHGUESIT E ZGJEDHJEVE

Neni 19

Kreu IX (Vëzhguesit e zgjedhjeve), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për
zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç
nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji.



KREU X

KQZ-ja

Neni 20

Kreu X (KQZ-ja), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme
në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe
me anë të këtij ligji.



KREU XI

KOMISIONET KOMUNALE TË ZGJEDHJEVE

Neni 21

8
Kreu XI (Komisionet komunale të zgjedhjeve), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit
për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale
përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji.



KREU XII

KËSHILLAT E VENDVOTIMEVE

Neni 22

Kreu XII (Këshillat e vendvotimeve), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për
zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç
nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji.

KREU XIII

QENDRAT E VOTIMIT DHE VOTIMI

Neni 23

Kreu XIII (Qendrat e votimit dhe votimi), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për
zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç
nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji.


KREU XIV

VOTIMI JASHTË KOSOVËS

Neni 24

24.1 Votuesit të cilët përkohësisht jetojnë jashtë Kosovës kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet lokale në
pajtim me procedurat dhe datën e përcaktuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

24.2 Kreu XIV (Votimi jashtë Kosovës), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për
zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç
nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji.

KREU XV

VOTIMI I PERSONAVE ME NEVOJA TË VEÇANTA

Neni 25

Kreu XV (Votimi i personave me nevoja të veçanta), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e
Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale
përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji.


KREU XVI

PROCESI I NUMËRIMIT TË FLETËVOTIMEVE DHE SHPALLJA E REZULTATEVE TË ZGJEDHJEVE

Neni 26

Kreu XVI (Procesi i numërimit të fletëvotimeve dhe shpallja e rezultateve të zgjedhjeve), dhe çfarëdo
dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës,
mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji.



9
KREU XVII

INFORMIMI I VOTUESVE DHE MEDIA

Neni 27

Kreu XVII (Informimi i votuesve dhe media), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për
zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç
nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji.


KREU XVIII

KOMISIONI ZGJEDHOR PËR ANKESA DHE PARASHTRESA (KZAP)

Neni 28

Kreu XX (Komisioni zgjedhor për ankesa dhe parashtresa), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë
çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për
zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji.



KREU XIX

DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE DHE KALIMTARE

Neni 29
Zbatimi

29.1 KQZ-ja do të nxjerr legjislacion sekondar për zbatimin e këtij Ligji. Brenda nëntë (9) muajve që nga
hyrja në fuqi e këtij ligji, KQZ-ja do ti miratoj rregullat e referuara në këtë ligj;

29.2 KQZ-ja do të nxjerr rregulla tjera të cilat konsiderohen të nevojshme për zbatimin e këtij Ligji.

Neni 30
Shfuqizimi

Me hyrjen në fuqi, ky ligj ç’fuqizon tërë legjislacionin paraprak i cili rregullon zgjedhjet lokale, por nuk
ç’fuqizon Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme apo Ligjin për vetëqeverisjen lokale.



Neni 31
Hyrja në fuqi

Ky Ligj hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.


Ligji Nr. 03/ L-072
5 qershor 2008