1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 31 / 15 QERSHOR 2008
LIGJI NR. 03/L-087
PËR NDËRMARRJET PUBLIKE
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Me qëllim të themelimit të kornizës ligjore për rregullimin e ushtrimit të të drejtave pronësore në
ndërmarrjet publike;
Me qëllim të qeverisjes korporative të ndërmarrjeve në përputhje me parimet e njohura ndërkombëtare për
qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike; dhe
Për krijimin e strukturave efikase të raportimit dhe përgjegjësisë për të lejuar mbikëqyrjen e duhur të
aktiviteteve të ndërmarrjeve publike;
Miraton këtë
LIGJ PËR NDËRMARRJET PUBLIKE
KREU I
Dispozitat e Përgjithshme
Neni 1
Fushëveprimi
1.1 Ky ligj përcakton kornizën ligjore lidhur me pronësinë e Ndërmarrjeve Publike dhe qeverisjen e tyre
korporative në përputhje me parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve
publike.
1.2 Përveç kur shprehimisht është përcaktuar ndryshe në këtë ligj, dispozitat e ligjeve tjera të Kosovës
(duke përfshirë, por pa u kufizuar, vetëm në Ligjin për Shoqëritë Tregtare) të cilat i rregullojnë shoqëritë
aksionare si dhe drejtorët, menaxhmentin, aksionarët si dhe të drejtat dhe detyrimet e secilit nga të sipër
cekurit, do të aplikohen në tërësi ndaj NP-ve, drejtorëve, menaxhmentit dhe aksionarëve të tyre.
Neni 2
Përkufizimet dhe Referencat
2.1 Me qëllim të interpretimit dhe zbatimit të këtij ligji, termet dhe shprehjet në vijim - kurdo që përdoren
në këtë ligj - kanë kuptimin e përcaktuar më poshtë, përveç nëse konteksti në të cilin këto terme ose
shprehje përdoren, qartësisht ka kuptim tjetër:
“Filial” në lidhje me një NP, do të thotë dhe përfshin (i) çdo NP tjetër, (ii) çdo ndërmarrje e cila
kontrollohet ose është në pronësi prej 50% ose më shumë të NP-në në fjalë ose cilësdo NP tjetër, në
mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë; dhe (iii) çdo subjekt ose ndërmarrje e cila, në mënyrë të
drejtpërdrejtë ose të tërthortë, kontrollon një NP ose është pronare e 50% ose më shumë të aksioneve ose
interesave pronësore në një NP.
“Komisioni i Auditimit” ka kuptimin e përcaktuar në Nenin 24 të këtij ligji.
“Bordi i Drejtorëve” ka kuptimin e Bordit të Drejtorëve të NP-ve sikurse të përcaktuar me Ligjin për
Shoqëritë Tregtare.
2
“NP Qendrore” nënkupton dhe përfshin të gjitha NP të përshkruara në Nenin 3.1 të këtij ligji.
“Kontroll” në lidhje me një ndërmarrje do të thotë posedimi i shumicës së aksioneve votuese (ose
instrumentit përkatës) në atë ndërmarrje, ose mundësia për të ushtruar – qoftë në mënyrë të
drejtpërdrejtë, përmes personave tjerë ose me bashkëpunimin e personave të tjerë; qoftë vetë ose
bashkërisht me persona tjerë; dhe përmes votimit ose të drejtave kontraktuese, ose në ndonjë mënyrë
tjetër – ndikim mbizotërues mbi vendimet më të rëndësishme të cilat janë në kompetencë të mbledhjes së
aksionarëve (ose organit tjetër më të lartë vendimmarrës) të ndërmarrjes.
“Drejtor” ka kuptimin e çdo anëtari të Bordit të Drejtorëve të NP-ve.
“Interes Financiar” do të thotë çdo marrëdhënie, duke përfshirë, por pa u kufizuar në interesat pronësorë
të cilat mbahen nga personi përkatës ose cilitdo person i cili është i afërm i shkallës së katërt të këtij
personi (secila shkallë është numri i marrëdhënieve familjare – si martesa apo prindër – që e lidh një
person me tjetrin, e llogaritur duke u ngritur nga personi i parë e gjer tek paraardhësi i parë i përbashkët
dhe duke zbritur te personi i dytë; për shembull, dy vëllezër janë të afërm të shkallës së dytë, dhe dy
kushërinj të parë janë të afërm të shkallës së katërt).
“Qeveria” nënkupton Qeverinë e Republikës së Kosovës.
“Komisioni Qeveritar për Privatizim” ka kuptimin e përcaktuar në nenin 9.2 të këtij ligji.
“NP Lokale” nënkupton dhe përfshin të gjitha NP të përshkruara në nenin 3.2 të këtij ligji.
“Ministri” nënkupton Ministrin e Ekonomisë dhe Financave.
“Ministria” nënkupton Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.
“Komuna” ka kuptimin e përcaktuar në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.
“Komisioni Komunal i Aksionarëve” ka kuptimin e përcaktuar në nenin 5.2 të këtij ligji.
“Sekretari i Përhershëm” nënkupton Sekretarin e Përhershëm në Zyrën e Kryeministrit.
“Ndërmarrje Publike” ose “NP” është term i përgjithshëm që nënkupton dhe përfshin të gjitha
ndërmarrjet e përcaktuara në listat të cilat i janë bashkangjitur këtij ligji, duke përfshirë ndryshimet në këto
lista të cilat bëhen nga Qeveria në përputhje me nenin 3.3 të këtij ligji.
“Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP” ka kuptimin e përcaktuar në nenin 37 të këtij ligji..
“Komision Rekomandues” do të thotë një komision i themeluar nga Sekretari i Përhershëm i Zyrës së
Kryeministrit në përputhje me nenin 15.2 të këtij ligji.
“Transaksionet me Palët e Ndërlidhura” do të thotë çdo transaksion, të çfarëdo natyre, në të cilin një
NP përvetëson ose bart, në çfarëdo mënyre, mallra ose shërbime nga, ose për, cilindo person fizik ose
juridik i cili (secili është “Palë e Ndërlidhur”):
a) është filial i NP-së;
b) është aksionar i NP-së ose cilësdo nga filialet e saj i cili posedon më shumë se pesëmbëdhjetë përqind
(15%) të të drejtave të votimit;
c) gjatë tri (3) viteve të fundit ka qenë aksionari Kontrollues i NP-së;
d) ka qenë drejtor, zyrtar ose menaxher i lartë i NP-së ose cilësdo nga filialet e saj brenda pesë (5)
viteve të fundit;
e) është një bashkëpunëtor afarist i NP-së ose cilësdo nga filialet e saj, ose është një filial, drejtor, zyrtar
ose menaxher i lartë i kësaj sipërmarrje;
f) është një sipërmarrje në të cilën NP ose cilado nga filialet e saj është pjesëmarrës, ose është filial,
drejtor, zyrtar ose menaxher i lartë në këtë sipërmarrje;
3
g) është i afërm i shkallës së tretë ose më i afërt me cilindo nga personat fizik i cili kualifikohet në
kategoritë më sipër; ose
h) është shoqëri tregtare ose person tjetër juridik i cili kontrollohet ose ndikohet në masë të
konsiderueshme nga cilido person fizik ose juridik i cili kualifikohet në kategoritë më sipër.
“Autoritet Publik” do të thotë secilën nga vijueset: (i) çdo organ, autoritet ose agjenci publike e cila - në
bazë të një ligji ose akti tjetër themelor juridik - ushtron kompetenca ekzekutive, legjislative, rregullative,
administrative-publike ose gjyqësore, dhe përfshin (ii) çdo departament, pjesë ose nën-njësi të këtij organi
ose autoriteti publik.
“Komisioni i zgjedhur” ka kuptimin e komisionit të zgjedhur të Ministrave të paraparë me nenin 5.1 të
këtij ligji..
“Aksionar” nënkupton (i) për NP Qendrore, Republikën e Kosovës, dhe (ii) për NP Lokale, cilëndo
komunë që posedon aksione në të.
2.2 Përveç nëse konteksti qartësisht kërkon një interpretim tjetër, të gjitha referencat në këtë ligj ndaj
ligjeve, rregulloreve ose akteve të tjera nënligjore ose cilësdo dispozitë të caktuar të tyre duhet të
interpretohen për të përfshirë të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e tyre. Nëse ligji, rregullorja ose akti
nënligjor është shfuqizuar dhe zëvendësuar me akte të reja që rregullojnë fushën e njëjtë, referencat në
këtë ligj duhet të interpretohen për t’i përfshirë këto akte të reja dhe, sipas rastit, dispozitat gjegjëse në to.
2.3 Fjalët e cilësdo gjini të përdorura në këtë ligj nënkuptojnë edhe gjinitë e tjera dhe fjalët në numrin
njëjës nënkuptojnë edhe numrin shumës dhe anasjelltas.
Neni 3
Pronësia
3.1 Të gjitha ndërmarrjet e radhitura në Lisën 1 e cila i është bashkangjitur këtij ligji janë NP Qendrore. Të
gjitha NP Qendrore janë në pronësi të Republikës së Kosovës.
3.2 Të gjitha ndërmarrjet e radhitura në Listën 2 e cila i është bashkangjitur këtij ligji është NP Lokale. Të
gjitha NP-të Lokale janë në pronësi të komunës ose komunave të përcaktuara në Listën 2, dhe përqindja e
pronësisë së secilës komunë do të jetë siç është përcaktuar në Listën 2.
3.3 Varësisht nga kufizimi i përcaktuar në Nenin 3.4, Qeveria ka autorizimin dhe detyrimin për ndryshimin
e këtyre listave sipas nevojës për të shtuar dhe klasifikuar cilëndo ndërmarrje e cila në mënyrë të vlefshme
është konstatuar se është 50% ose më shumë në pronësi publike, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të
Republikës së Kosovës në tërësi dhe/ose një ose më shumë autoritete publike të Republikës së Kosovës
nëse kjo ndërmarrje tashmë nuk është përcaktuar në këto lista. Nëse një ndërmarrje e identifikuar në këtë
mënyrë ofron shërbime ose për më pak se tri (3) komuna ose në fushën e mbledhjes së mbeturinave ajo
ndërmarrje është NP Lokale, përndryshe do të jetë NP Qendrore. NP Lokale e identifikuar në këtë mënyrë
do të jetë në pronësi të komunës ose komunave në të cilat ajo ndërmarrje ofron shërbimet e saj në kohën
kur është identifikuar si NP Lokale. Nëse kjo NP Lokale ofron shërbime për më shumë se një komunë,
përqindja e pronësisë së secilës komunë do të jetë e barabartë me përqindjen e klientëve të regjistruar të
kësaj NP Lokale në atë komunë. Kjo përqindje do të përcaktohet nga Qeveria brenda tridhjetë (30) ditëve
pas identifikimit të saj në përputhje me të dhënat më të fundit zyrtare në dispozicion të NP-së Lokale mbi
vendndodhjen e klientëve të saj të regjistruar.
3.4 Një ndërmarrje nuk do të shtohet në këto lista nëse Ligji për Agjencinë Kosovare të Privatizimit e
vendos këtë ndërmarrje dhe/ose cilindo interes pronësor në të nën autoritetin administrativ të Agjencisë
Kosovare të Privatizimit, ose nëse kjo ndërmarrje ishte nën autoritetin administrativ të Agjencisë Kosovare
të Mirëbesimit si ndërmarrje në pronësi shoqërore.
Neni 4
4
Organizimi; Aksionet
4.1 Të gjitha NP do të organizohen si Shoqëri Aksionare në përputhje me ligjin në fuqi mbi shoqëritë
tregtare.
4.2 Nëse një NP nuk është e organizuar si Shoqëri Aksionare në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji,
pronari(ët) janë të detyruar ta kryejnë këtë organizim brenda njëqind e pesëdhjetë ditëve (150) ditëve pas
kësaj date. Nëse pronari(ët) nuk e kryejnë organizimin brenda afatit të sipër cekur, Ministri është i
autorizuar që ta kryejë organizimin në emër të tyre; në raste të këtilla Ministri do të jetë, në bazë të këtij
ligji, përfaqësuesi ligjor i pronarëve dhe është i autorizuar të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për
kryerjen e organizimit. Nëse NP është NP Lokale, Ministri e ushtron këtë kompetencë vetëm pas
konsultimit me Qeverinë dhe kryetarët e komunave përkatëse.
4.3 Të gjitha interesat pronësore në një NP do të përfaqësohen me aksione dhe të gjitha këto aksione
duhet të jenë të regjistruara.
4.4 Njësia e Politikave dhe Monitorimit të NP në Ministri është kujdestari i të gjitha certifikatave fizike të
cilat i përfaqësojnë aksionet në NP-të që janë në pronësi të Republikës së Kosovës ose një autoriteti
publik.
Neni 5
Ushtrimi i të Drejtave të Aksionarit
5.1 Qeveria ka kompetencën ekskluzive për ushtrimin e të drejtave të aksionarit të Republikës së
Kosovës në NP-të Qendrore. Qeveria do të vendos mbi këto çështje me shumicë të thjeshtë votash. Me
qëllim të përgatitjes së debatit në Qeveri, një komision i zgjedhur i Ministrave do të paraqesë propozime
ose vërejtje mbi këto çështje. Aktet nënligjore të cilat do të miratohet në përputhje ne Nenin 42 do t’i
përcaktojnë rregullat dhe procedurat e komisionit të zgjedhur. Komisioni i zgjedhur gjithnjë duhet të
përfshijë Ministrin e Ekonomisë dhe Financave; Ministria e Energjisë dhe Minierave; Ministrin e Tregtisë
dhe Industrisë; Ministrin e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit; dhe Ministrin e Mjedisit dhe
Planifikimit Hapësinor. Vendimet e Qeverisë do të zbatohen nga Ministri, i cili, për këtë qëllim, ka të drejtë
të veprojë në emër të Republikës së Kosovës dhe duhet të veprojë në përputhje me Ligjin për Shoqëritë
Tregtare.
5.2 Kur një komunë është aksionar në një NP Lokale, të drejtat e saj të aksionarit do të ushtrohet nga një
Komision Komunal i Aksionarëve, i cili përbëhet nga (i) një anëtar i emëruar nga Kryetari i Komunës dhe
(ii) dy anëtarë të tjerë të emëruar nga Kuvendi Komunal. Për këtë qëllim, Komisioni Komunal i
Aksionarëve ka të drejtë të veprojë në emër të Komunës përkatëse dhe duhet të veprojë në përputhje me
Ligjin për Shoqëritë Tregtare. Çdo Komision Komunal i Aksionarëve duhet, me shumicë të thjeshtë votash,
të vendosë se si do t’i ushtrojë të drejtat e aksionarit të komunës në një çështje të caktuar.
Neni 6
Miratimi dhe Zbulimi i Politikës së Pronësisë
6.1 Brenda nëntëdhjetë (90) ditëve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Qeveria do të përgatisë dhe nxjerrë një
politike të pronësisë e cila i paraqet objektivat e përgjithshme të Republikës së Kosovës në lidhje me
pronësinë e NP-ve Qendrore, duke përfshirë – nëse Qeveria dëshiron – udhëzimet e saj strategjike mbi
zhvillimin e veprimtarisë afariste të këtyre NP-ve, dhe rolin e saj në qeverisjen korporative të NP-ve
Qendrore. Kjo politikë e pronësisë duhet të jenë të përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe dispozitat tjera
të aplikueshme ligjore në Kosovë. Kjo politikë e pronësisë po ashtu duhet të përmbajë dispozita të
hollësishme mbi mënyrën e zbatimit të saj.
6.2 Brenda njëqind e njëzet (120) ditëve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Komisioni Komunal i Aksionarëve
i secilës komunë do të përgatisë dhe nxjerrë një politike të pronësisë e cila i paraqet objektivat e
përgjithshme të komunës në lidhje me pronësinë e NP-ve Lokale si dhe rolin e saj në qeverisjen
korporative të NP-ve Lokale. Kjo politikë e pronësisë duhet të jenë të përputhje me dispozitat e këtij ligji
dhe dispozitat tjera të aplikueshme ligjore në Kosovë. Kjo politikë e pronësisë po ashtu duhet të përmbajë
dispozita të hollësishme mbi mënyrën e zbatimit të saj. Nëse më shumë së një komunë posedon aksione
5
në një NP lokale, Komisionet përkatëse Komunale të Aksionarëve do të bashkëpunojnë për përgatitjen e
një politike të përbashkët të pronësisë. Në rast se marrëveshje nuk mund të arrihet në lidhje me një
element përmbajtjesor të politikës së përbashkët të pronësisë, çështja do të vendoset me shumicën e
votave të Komisioneve përkatëse Komunale të Aksionarëve.
Neni 7
Mbikëqyrja nga Aksionarët dhe Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP-ve
7.1 Aksionari(ët) e një NP do të ushtrojë mbikëqyrje të vazhdueshme dhe rigoroze të veprimtarisë së
Bordit të Drejtorëve dhe Komisioneve të Auditimit të NP-së në fjalë.
7.2 Nëse performanca e NP-së devijon nga caqet e përcaktuara në Planin e Biznesit të miratuar nga
Bordi i Drejtorëve për vitin përkatës financiar, Aksionari(ët) do të kërkojnë nga Bordi i Drejtorëve që të
përgatisë dhe t’u dorëzojë atyre një raport i cili i shpjegon arsyet për performancën e dobët, dhe
Aksionari(ët) do të marrin të gjitha masat e duhura korrigjuese.
7.3 Sido që të jetë, nëse një NP dështon në arritjen e caqeve të saj të performancës për dy vite financiare
radhazi, personi(at) përgjegjës për ushtrimin e të drejtave përkatëse të aksionarit është i detyruar që të
marrë parasysh shkarkimin dhe zëvendësimin e Bordit të Drejtorëve ose shumicës së anëtarëve të tij. Një
veprim i këtillë mund të ndërmerret edhe në mungesë të provave bindëse të neglizhencës nga Bordi ose
anëtarët përkatës të bordit, përveç nëse Aksionari(ët) konstatojnë se performanca e dobët ka ndodhur
kryesisht për shkak të rrethanave ose ngjarjeve negative të paparashikueshme. Personat përgjegjës për
ushtrimin e të drejtave përkatëse të Aksionarit do t’ia raportojnë çdo vendim të marrë në bazë të këtij Neni
7.3, dhe arsyet për marrjen e këtij vendimi: (i) Kuvendit, për NP-të Qendrore, ose (ii) Kuvendit përkatës
Komunal, për NP-të Lokale.
7.4 Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP do të shqyrtojë procesverbalet e cilës mbledhje të Bordeve
të Drejtorëve dhe Komisioneve të Auditimit të NP-ve si dhe të gjitha dokumentet e dorëzuara. Kurdo që
është e nevojshme, Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP do të kërkojë dorëzimin e të dhëna më
specifike dhe po ashtu mund të kërkojë takim me Bordin e Drejtorëve. Kurdo që këto procesverbale,
dokumente ose të dhëna shfaqin shqetësime lidhur me performancën e Bordit të Drejtorëve,
menaxhmentit të NP-së ose vetë NP-së, Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP-ve do ta njoftojë
Aksionarin(ët) përkatës mbi këto shqetësime.
7.5 Komunikimi ndërmjet Aksionarit(ëve) ose Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e NP-ve dhe Bordit të
Drejtorëve ose Komisionit të Auditimit të një NP-je rregullisht do të kanalizohet përmes kryesuesit të, sipas
rastit, Bordit të Drejtorëve ose Komisionit të Auditimit.
7.6 Detyrimi për mbikëqyrje i themeluar me këtë nen nuk do të ushtrohet në një mënyrë që ndërhyn, ose
ka për qëllim të ndërhyjë, me veprimtarinë ose pavarësinë e Bordit të Drejtorëve ose Komisionit të
Auditimit të një NP.
7.7 Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP-ve do t’i mbajë sekret dhe nuk do t’i bëjë publike të gjitha të
dhënat të cilat Bordi i Drejtorëve i përcakton si sekrete.
Neni 8
Raportimi para Publikut mbi Përformancën e Aksionarëve
8.1 Qeveria i përgjigjet Kuvendit për mënyrën në të cilën ajo, Ministri dhe Njësia për Politikat dhe
Monitorimin e NP i ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë të cilat u janë dhënë me këtë ligj. Qeveria do t’i
raportojë Kuvendit në bazë vjetore mbi performancën e këtyre autorizimeve dhe përgjegjësve si dhe mbi
arritjen e objektivave të përcaktuara në politikën e pronësisë të përcaktuar në nenin 6.1 të këtij ligji..
Qeveria do t’i sigurojë të dhëna kuantitative dhe të qëndrueshme publikut dhe Kuvendit mbi mënyrën e
menaxhimit të NP-ve Qendrore në interes të Republikës së Kosovës.
8.2 Çdo Komision Komunal i Aksionarëve i përgjigjet Kuvendit Komunal mbi mënyrën e ushtrimit të
kompetencave dhe përgjegjësive të cilat u janë dhënë me këtë ligj. Komisioni Komunal i Aksionarëve do t’i
raportojë Kuvendit Komunal në bazë vjetore mbi performancën e këtyre kompetencave dhe përgjegjësive,
si dhe mbi arritjen e objektivave të përcaktuara në politikën e pronësisë të përcaktuar në nenin 6.2 të këtij
6
ligji.. Komisioni Komunal i Aksionarëve do t’i sigurojë të dhëna kuantitative dhe të qëndrueshme publikut
dhe Kuvendit Komunal mbi mënyrën e menaxhimit të NP-së përkatëse Lokale në interes të Komunës ose
Komunave përkatëse.
Neni 9
Shitja e Aksioneve
9.1 Aksionet në një NP Qendrore mund të shiten lirisht nëse Qeveria miraton një vendim me shkrim me të
cilin autorizohet një Komision Qeveritar për Privatizim për të vazhduar me tenderimin dhe shitjen e
aksioneve, me kusht që ky vendim të miratohet me shumicë të thjeshtë votash nga Kuvendi i Kosovës.
Pas miratimit të këtij vendimi nga Qeveria dhe Kuvendi, Komisioni Qeveritar për Privatizim është i
autorizuar të kryejë një tender dhe t’i shesë aksionet në fjalë.
9.2 Secili Komision Qeveritar për Privatizim përbëhet nga pesë anëtarë: (i) Ministri i Ekonomisë dhe
Financave, i cili e kryeson komisionin, (ii) Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, (iii) ministri i ministrisë e cila ka
rolin udhëheqës të politik bërjes në sektorin në të cilin vepron NP Qendrore; dhe (iv) dy ministra të tjerë të
emëruar nga Qeveria. Qeveria është e detyruar të sigurojë që njëri nga ministrat në secilin Komision
Qeveritar për Privatizim të jetë nga një komunitet jo-shumicë.
9.3 Komisioni Qeveritar për Privatizim do të mbështetet nga një sekretari e cila do të themelohet për këtë
qëllim nga Ministri në kuadër të Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e NP të Ministrisë së Ekonomisë dhe
Financave; sekretaria do të përfshijë ose të përkrahet nga këshilltarë të jashtëm profesional të cilët
Komisioni Qeveritar i Privatizimit i konsideron të nevojshëm.
9.4 Tenderimi dhe shitja e aksioneve në një NP Qendrore do të realizohet nga Komisioni Qeveritar për
Privatizim me procedurë të hapur, transparente dhe konkurruese. Kushtet e kësaj procedurë do të
përgatiten nga komisioni përkatës për privatizim, i cili duhet – së paku – të sigurojë që tenderimi dhe shitja
e këtyre aksioneve të jetë në përputhje me kushtet procedurale të parapara në Ligjin për Procedurën e
Dhënies së Koncesioneve.
Neni 10
Financimi i Aksionarëve
10.1 Aksionari nuk ka asnjë detyrim për financimin e NP-së; dhe Aksionari nuk do ta financojë NP-në
përveç nëse shprehimisht autorizohet në bazë të një Ligji Vjetor për Ndarjet Buxhetore ose një ligji tjetër të
miratuar nga Kuvendi i Kosovës; në raste të këtilla, financimi duhet të bëhet në përputhje me dispozitat e
aplikueshme të atij ligji dhe të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
10.2 Pa paragjykuar paragrafin më sipër, shprehimisht përcaktohet se fitimet ose burimet tjera financiare
të një NP nuk do të transferohen, huazohen ose përndryshe të shfrytëzohen për subvencionimin ose
sigurimin e çfarëdo lloji tjetër të përkrahjes financiare ose kapitale për një NP tjetër.
Neni 11
Themelimi i Ndërmarrjeve të reja Publike
11.1 Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, çdo ndërmarrje e re publike mund të themelohet vetëm nëse kjo
autorizohet me një vendim të Qeverisë.
11.2 Përveç nëse shprehimisht përcaktohet ndryshe në ligjin e sipër cekur, ndërmarrja e re publike do
të jetë NP Qendrore.
KREU II
Kushtet për Veprimtarinë e Ndërmarrjeve Publike
7
Neni 12
Detyrimet e Përgjithshme të NP dhe Drejtorëve të saj
12.1 Ndërmarrja Publike e ushtron veprimtarinë me qëllim të rritjes afat-gjate të vlerës së ndërmarrjes dhe
aksionarëve.
12.2 Konform të drejtave dhe detyrimeve të tyre të themeluara me ligje të tjera, drejtorët e Ndërmarrjes
Publike duhet të veprojnë në përputhje me strategjitë afariste dhe financare të përshkruara në Planin e
miratuar të Biznesit të NP-së.
12.3 Pavarësisht nga të drejtat dhe detyrimet e aksionarëve të themeluara në ligje të tjera, drejtorët e
Ndërmarrjes Publike duhet të sigurojnë që të gjithë aksionarët e saj të trajtohen në mënyrë të barabartë.
12.4 Një drejtor është i detyruar që t’i kushtojë kohë të mjaftueshme ushtrimit të rregullt të detyrave të tij si
drejtor, duke përfshirë kohën e pjesëmarrjes dhe përgatitjes për mbledhjet e Bordit.
Neni 13
Kushtet e Barabarta Ligjore
13.1 Përveç nëse shprehimisht është përcaktuar ndryshe në këtë ligj, të gjitha NP si dhe zyrtarët dhe
drejtorët e tyre, pa asnjë përjashtim, i nënshtrohen ligjeve, rregulloreve dhe akteve nënligjore të cilat i
rregullojnë shoqëritë tregtare në pronësi private. Pavarësisht nga sa u tha më sipër, shprehimisht
përcaktohet se Oda e Veçantë e Gjykatës Supreme ka kompetencën ekskluzive për të gjitha procedurat e
paaftësisë paguese (insolvencës), likuidimit ose riorganizimit të një NP.
13.2 Pa e paragjykuar paragrafin më sipër, shprehimisht përcaktohet se NP i nënshtrohen plotësisht të
gjitha ligjeve të cilat themelojnë detyrime ose kushte të veçanta, duke përfshirë kushte rregullatore, për
pjesëmarrësit në industrinë ose sektorin në të cilin NP ushtron veprimtarinë e saj afariste.
13.3 Përveç nëse shprehimisht është përcaktuar ndryshe në këtë ligj, të gjitha NP po ashtu i
nënshtrohen dhe duhet të veprojnë në përputhje me të gjitha elementet e aplikueshme të ligjit të Kosovës
të cilat themelojnë dispozita për rregullimin e ndërmarrjeve publike.
Neni 14
Raportimi Financiar
14.1 NP duhet të veprojë në përputhje të plotë me të gjitha kushtet për raportim financiar dhe parimet e
kontabilitetit për shoqëritë aksionare të përcaktuara në ligjin për shoqëritë tregtare.
14.2 NP duhet të veprojë në përputhje të plotë me udhëzimet administrative të nxjerra nga Thesari për
përgatitjen e raporteve financiare të cilat kërkohen nga Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe
Përgjegjësitë.
14.3 Në përputhje parimet e kontabilitetit të përmendura në Nenin 14.1, llogaritë financiare të secilës NP
duhet ti identifikojnë në mënyrë të veçantë të gjitha shpenzimet e bëra dhe të ardhurat e mbledhura gjatë
ushtrimit të detyrimeve për shërbimin e publikut, nëse ka të tilla. Pas miratimit të deklaratave të saj vjetore
financiare, NP duhet të përgatisë dhe publikojë në një faqe në internet me qasje publike një deklaratë
gjithëpërfshirëse e cila e paraqet realizimin e qëllimeve të NP në relacion me caqet e përcaktuara në
Planin e Biznesit.
KREU III
Drejtorët e NP
8
Neni 15
Zgjedhja e Drejtorëve të NP Qendrore
15.1 Bordi i Drejtorëve të një NP Qendrore do të përbëhet nga pesë (5) ose shtatë (7) drejtorë. Numri i
drejtorëve të cilësdo NP të caktuar Qendrore do të mbetet i njëjtë me numrin e drejtorëve të NP-së në fjalë
në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji; me kusht që, nëse, në këtë datë, NP qendrore ka tetë (8) ose më
shumë drejtorë, atëherë numri i drejtorëve të saj do të jetë shtatë (7). Të gjithë drejtorët, përveç njërit, do
të zgjidhen nga Qeveria; dhe secili drejtor i zgjedhur në këtë mënyrë shërben me mandat prej tri (3) viteve.
Drejtori tjetër do të jetë KE i NP-së dhe zgjidhet nga Bordi i Drejtorëve të NP-së në përputhje me nenin 21
të këtij ligji. Gjatë zgjedhjes së drejtorëve të bordit të drejtorëve të një NP Qendrore, Qeveria mund të
zgjedhë vetëm personat të cilët i janë rekomanduar Qeverisë nga Komisioni përkatës Rekomandues i
themeluar në përputhje me paragrafin 2 të këtij neni. Gjatë zgjedhjes së drejtorëve, Qeveria duhet të
sigurojë që së paku dy (2) drejtorë të jenë ekspert, ose së paku të kenë njohuri adekuate, të kontabilitetit,
siç kërkohet nga neni 17.4 të këtij ligji..
15.2 Për çdo NP, Sekretari i Përhershëm do të emërojë një Komision Rekomandues prej shtatë (7)
personave që të identifikojë dhe rekomandojë Qeverisë kandidatët për pozitën e drejtorit në bordin e NP-
së përkatëse. Gjatë emërimit të anëtarëve të Komisionit Rekomandues, Sekretari i Përhershëm (i) duhet
të emërojë vetëm shërbyes të lartë civil ose ekspertë të jashtëm me kualifikime të larta dhe me përvojë
nga industria përkatëse, financa ose qeverisja korporative; (ii) nuk duhet të emërojë më shumë se një
person nga një autoritet publik ose institucion i caktuar, (iii) nëse një ministri ka rol udhëheqës të politik
bërjes në sektorin në të cilin NP ushtron veprimtarinë e saj, duhet të emërojë një person nga ajo ministri.
Nëse i posedon kualifikimet e nevojshme, një person mund të shërbejë në më shumë se një Komision
Rekomandues.
15.3 Sekretari i Përhershëm do të përgatisë dhe shpallë rregullat të cilat duhet të zbatohen nga secili
Komision Rekomandues, duke përfshirë rregullat për identifikimin dhe trajtimin e konfliktit të interesave si
dhe rregullat për metodologjinë e vlerësimit të cilat duhet të përdoren gjatë vlerësimit të kandidatëve.
15.4 Komisioni Rekomandues i rekomandon Qeverisë vetëm personat të cilët (i) i plotësojnë kushtet e
përcaktuara në paragrafët 1-3 të nenit 17 dhe (ii) kanë dhënë deklaratën në betim të kërkuar sipas nenit
17.5 të këtij ligji.. Çdo Komision Rekomandues gjithashtu duhet të sigurojë që një numër i përshtatshëm i
kandidatëve të jenë ekspert, ose së paku adekuate, në kontabilitet, për t’i lejuar Qeverisë dhe Ministrit që
të sigurojnë përputhjen me nenin 17.4 të këtij ligji..
15.5 Çdo Komision Rekomandues duhet të sigurojë që secili person i cili kërkon të merret parasysh për
një pozitë të drejtorit të marrë një rekomandim pozitiv ose negativ i cili (i) bazohet ekskluzivisht në
kualifikimet, meritën dhe përshtatshmërinë e tij profesionale, (ii) epet vetëm pas kryerjes së një kërkimi për
kandidatë të kualifikuar përmes një konkurrimi të hapur, transparent dhe të shpallur publikisht, dhe (iii)
epet vetëm pasi që secili anëtar i Komisionit Rekomandues të ketë dorëzuar një deklaratë nën betim në të
cilën: (A) identifikohen, për aq sa ka njohuri anëtari, çfarëdo marrëdhënie familjare, personale ose afariste
që anëtari në fjalë i ka me kandidatin përkatës, (B) identifikohet, për aq sa ka njohuri anëtari, çfarëdo
konflikti i interesave i cili mund të ketë ndikuar, ose mund të duket se ka ndikuar, në vendimin e anëtarit
dhe (C) konfirmohet se rekomandimi nuk është bazuar në çfarëdo mënyrë nga një marrëdhënie, konflikt i
interesave ose ndikim i jashtë, pavarësisht nëse është zbuluar apo jo në deklaratën nën betim.
15.6 Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve në Komisionin Rekomandues nga kandidatët për
drejtor do të jetë së paku tridhjetë (30) ditë kalendarike pas publikimit të shpalljes publike të kërkuar nga
neni 15.5 i këtij ligji.. Komisioni Rekomandues do t’i intervistojë dhe vlerësojë të gjithë kandidatët.
Komisioni Rekomandues nuk do t’i marrë parasysh aplikacionet e dorëzuara pas afatit të fundit të
përcaktuar në shpallje.
15.7 Kurdo që është e mundshme, Komisioni Rekomandues do t’i rekomandojë Qeverisë një numër të
kandidatëve të kualifikuar që është së paku pesë (5) më shumë se numri i pozitave për drejtor të zgjedhur
në Bordin e Drejtorëve. Komisioni Rekomandues do ti sigurojë Qeverisë vlerësimin me shkrim të secilit
kandidat të rekomanduar. Gjatë rekomandimit për Qeverinë, Komisioni Rekomandues duhet të marrë
parasysh nevojën e NP-së që të ketë një Bord të Drejtorëve të përbërë nga anëtarë me talente dhe
ekspertizë të kombinuar profesionale.
15.8 Nëse një anëtar i një Bordi të NP nuk është në gjendje që ta përfundojë mandatin e tij/saj,
pasardhësi do të zgjidhet nga Qeveria (i) nga lista e kandidatëve e cila e fundit i është propozuar nga
9
Komisioni Rekomandues ose, (ii) nëse asnjë kandidat i këtillë nuk është në dispozicion, në përputhje me
procedurën e përcaktuar më sipër.
15.9 Një drejtor ekzistues i një NP Qendrore mund të rekomandohet nga Komisioni përkatës
Rekomandues më shumë se një herë nëse ai nuk shkualifikohet për shkak të nenit 17.2(h) dhe nëse ai
nuk do të bëhet i shkualifikuar për shkak të nenit 17.2(h) gjatë mandatit përkatës.
15.10 Asnjë person nuk do të përpiqet, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të ndikojë në një Komision
Rekomandues gjatë ushtrimit të detyrave të tij për identifikimin dhe rekomandimin e kandidatëve.
15.11 Qeveria ka autorizimin dhe përgjegjësinë që të caktojë njërin nga drejtorët e zgjedhur të NP-së
Qendrore që të shërbejë si Kryesues i Bordit të Drejtorëve të NP-së përkatëse. Ministri ka autorizimin dhe
përgjegjësinë që të caktojë një drejtor për të shërbyer si ushtrues detyre i Kryesuesit deri në kohën e
caktimit të Kryesuesit nga Qeveria.
15.12 Asnjë anëtar i Bordit të Drejtorëve të NP-së, përveç anëtarit i cili është KE i NP-së nuk do të ketë
kompetenca ekzekutive. KE nuk mund të shërbejë si kryesues ose ushtrues i detyrës së kryesuesit në
Bordin e Drejtorëve.
15.13 Çdo person i cili konstatohet se me vetëdije ka dorëzuar një deklaratë të rrejshme ose mashtruese
nën betim sipas paragrafit 5 të këtij neni, ose i cili konstatohet se ka ndikuar ose është përpjekur të ndikojë
në një Komision Rekomandues në kundërshtim me paragrafin 10 të këtij neni, konsiderohet të ketë kryer
vepër penale dhe i nënshtrohet një gjobe prej 10,000 Euro. Nëse, personi në fjalë është shërbyes civil,
Qeveria menjëherë do ta largojë atë nga shërbimi civil; nëse personi në fjalë është zyrtar i zgjedhur politik,
Qeveria do t’ia raportojë shkeljen dhe emrin e zyrtarit Kuvendit.
Neni 16
Zgjedhja e Drejtorëve të NP Lokale
16.1 Bordi i Drejtorëve të një NP Lokale do të përbëhet nga pesë (5) drejtorë.
16.2 Katër (4) drejtorë zgjidhen në një mbledhje të aksionarëve në përputhje me Ligjin për Shoqëritë
Tregtare; dhe secili ka mandat prej tri (3) viteve. Komisioni Komunal i Aksionarëve e përfaqëson komunën
në këtë mbledhje dhe i ushtron të drejtat e votimit të komunës në përputhje me nenin 5.2 të këtij ligji.
Drejtori tjetër është KE i NP-së i cili zgjidhet nga Bordi i Drejtorëve të NP-së në përputhje me nenin 21 të
këtij ligji.
16.3 Nëse më shumë se një komunë posedon aksione në një NP Lokale: (i) secili Komision Komunal i
Aksionarëve ka të drejtë të zgjedhë një drejtor; dhe (ii) drejtorët e mbetur të cilët duhet të zgjidhen nga
aksionarët do të zgjidhen nga Komisionet përkatëse Komunale të Aksionarëve në përputhje me dispozitat
e Ligjit për Shoqëritë Tregtare të cilat rregullojnë zgjedhjen e drejtorëve të një shoqërie aksionare.
16.4 Gjatë zgjedhjes së drejtorëve, Komisioni(et) Komunale të Aksionarëve duhet të sigurojnë që së paku
dy (2) drejtorë të zgjedhur të jenë ekspert, ose së paku të kenë njohuri adekuate, të kontabilitetit, siç
kërkohet nga neni 17.4 të këtij ligji.
16.5 Asnjë person nuk mund të propozohet ose të zgjidhet për një pozitë të drejtorit nëse nuk i përbush
kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe të përshtatshmërisë profesionale të përcaktuara në paragrafët 1-3 të
nenit 17 të këtij ligji. dhe nëse nuk e ka bërë betimin me shkrim të kërkuar sipas nenit 17.5 të këtij ligji.
Secili Komision Komunal i Aksionarëve ka të drejtë të identifikojë dhe propozojë kandidatë të kualifikuar
për zgjedhe në Bordin e Drejtorëve të NP Lokale; me kusht që, të gjithë personat e propozuar në këtë
mënyrë ti përmbushin kushtet e sipër cekura të kualifikimit dhe përshtatshmërisë profesionale si dhe të
kenë dhënë deklaratën në betim.
16.6 Bordi i drejtorëve të një NP Lokale, menjëherë pas zgjedhje, do të zgjedhë njërin nga anëtarët e tij
për të shërbyer si kryesues. Përveç anëtarit i cili shërben si KE i NP-së Lokale, asnjë anëtar i Bordit të
Drejtorëve të një NP Lokale nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. KE nuk mund të shërbejë si kryesues
ose ushtrues detyre i kryesuesit të Bordit të Drejtorëve.
10
Neni 17
Kushtet e Kualifikimit dhe Përshtatshmërisë Profesionale
17.1 Një person ka të drejtë të shërbejë si drejtor vetëm nëse i plotëson të gjitha kushtet më poshtë si dhe
kushtet për pavarësi dhe përshtatshmëri profesionale të përcaktuara në paragrafët 2 dhe 3 të nenit 17 të
këtij ligji:
a) nuk është dënuar ose vendosur nga një gjykatë kompetente, përveç nëse ky dënim ose vendim më pas
është ndryshuar nga një gjykatë tjetër në bazë të ankesës, se ka kryer vepër penale ose civile vepër
penale apo civile që përfshin përgënjeshtrimin, prezantimin e rrejshëm, korrupsionin, vjedhje, pastrimin e
parave, përvetësimin, keqpërdorimin apo ndarjen e rrejshme të fondeve, ka qenë i përfshirë në mitosje
apo ryshfet sipas ligjeve apo rregulloreve ne fuqi në Kosovë apo ndonjë vend tjetër, apo sipas traktateve
ose konventave ndërkombëtare;
b) nuk është vendosur nga një gjykatë ose organ apo organizatë përgjegjëse për zbatimin e kodit etik apo
standardeve të sjelljes profesionale, përveç nëse ky dënim ose vendim më pas është ndryshuar nga një
gjykatë ose organ tjetër në bazë të ankesës (i) se është angazhuar në sjellje jo-profesionale, (ii) se ka
shkelur kodin etik apo standardet e sjelljes profesionale, (iii) se ka keq-përvetësuar apo ka keqpërdorur
paratë apo burimet publike, (iv) se keqpërdorur apo keq-përvetësuar informatat (të dhënat) e fituara gjatë
shërbimit si zyrtar publik apo shërbyes civil, ose (v) se ka keqpërdorur postin publik ose postin në
shërbimin civil për përfitime personale ose për përfitime apo përparësi të një të afërmi ose të njohuri; apo;
c) nuk ka bërë përgënjeshtrime materiale nën çfarëdo dëshmie nën betim apo betimi tjetër, ose
dokumenti të vulosur apo noterizuar; dhe
d) nuk është shpallur i falimentuar gjatë dhjetë (10) viteve të kaluara;
17.2 Të gjithë drejtorët përveç KE duhet të jenë të pavarur. Një person nuk konsiderohet i pavarur dhe
nuk kualifikohet për zgjedhje si drejtor në një NP nëse:
a) aktualisht është zyrtar ose menaxher i NP-së përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj, ose ka shërbyer si
zyrtar ose menaxher i NP-së përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj brenda pesë (5) viteve të kaluara;
b) aktualisht është punonjës i nivelit të lartë i NP-së përkatëse, ose ka shërbyer si punonjës i nivelit të lartë
në NP-në përkatëse brenda tri (3) viteve të kaluara;
c) aktualisht ka, ose gjatë tri viteve të kaluara ka pasur, çfarëdo marrëdhënie materiale afariste (përveç si
konsumator individual i shërbimeve të NP-së) me NP-në përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj, qoftë në
mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë;
d) është aksionar, drejtor, zyrtar ose punonjës i lartë në një shoqëri tregtare ose person tjetër juridik i cili
ka marrëdhënie materiale afariste me NP-në përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj;
e) pranon, ose ka pranuar brenda tri (3) viteve të kaluara, kompensim shtesë nga NP përkatëse ose cilado
nga filialet e saj (përveç honorarit të Drejtorit ose kompensimit stimulues të përcaktuar në nenin 20.1, ose
është anëtar në skemën pensionale të NP-së përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj;
f) mban drejtorësi të ndërsjellë ose ka lidhje të konsiderueshme me drejtorët e tjerë të NP-së përkatëse
përmes përfshirjes në shoqëri tjera tregtare ose organe;
g) përfaqëson në aksionar i cili posedon dhjetë përqind (10%) të aksioneve votuese në NP-në përkatëse;
h) ka shërbyes në Bordin e Drejtorëve të NP-së përkatëse më shumë se nëntë (9) vite nga data e
zgjedhjes së parë të tij/saj;
i) është i afërm i shkallës së tretë (siç është konstatuar në përputhje me përkufizimin e “Interesit Financiar”
në nenin 2 të këtij ligji) i cilitdo person që i takon cilësdo nga kategoritë më sipër përveç personit të
përcaktuar në pikën (b); ose
j) është ose (i) punonjës, zyrtar, drejtor ose aksionari, ose ka një Interes Financiar në, një shoqëri tregtare
të pa-listuar dhe që konkurron me Ndërmarrjen, ose (ii) menaxher i lartë, zyrtar, drejtor ose aksionar (i cili
posedon më shumë se dy përqind (2%) të të drejtave të votimit) i, ose ka një Interes të konsiderueshëm
Financiar në, cilëndo nga shoqëritë tregtare të listuara që konkurrojnë me Ndërmarrjen; dhe
11
k) është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i
zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti
politike;
l) ka çfarëdo konflikti të interesave që për nga natyra, do të shkaktonte që ky person të mos jetë në
gjendje që në mënyrë rutinore, me besnikëri, në mënyrë të pavarur dhe objektive t’i përmbushë detyrat e
tij fiduciare ndaj Aksionarëve dhe NP-së.
17.3 Çdo person i cili dëshiron të merret parasysh për një pozitë të drejtorit duhet që po ashtu t’i
përmbushe edhe kushtet e përshtatshmërisë profesionale në vijim:
a) duhet të jetë person që ka integritet të njohur, duke marrë parasysh, ndër tjera, çfarëdo shkelje
materiale të detyrave fiduciare që mund të ketë bërë ky person ndaj cilitdo person tjetër;
b) duhet ose (i) të ketë së paku pesë (5) vite përvojë – së paku në një nivel të lartë të menaxhmentit – në
fushën e administrimit të biznesit, financave korporative, financa, menaxhim i thesari, banka, konsulencë
në biznes ose industri ose nga një fushë tjetër e shkencës ose njohurisë e cila ka të bëjë me veprimtarinë
afariste të NP-së; ose (ii) për së paku pesë (5) vite, të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar, ose
anëtar i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarinë afariste të NP-së.
17.4 Çdo Bord i Drejtorëve i një NP duhet të ketë së paku dy (2) drejtorë të cilët janë ekspert, ose së paku
të kenë njohuri adekuate, në kontabilitet.
17.5 Çdo person i cili mban ose aplikon për një pozitë të drejtorit duhet të japë një deklaratë nën betim në
të cilën deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe ato të përshtatshmërisë
profesionale sipas paragrafëve 1-3 të këtij neni. Çdo përgënjeshtrim material – qoftë i qëllimshëm ose nga
neglizhenca – ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në
shkualifikimin e menjëhershëm dhe, nëse është e aplikueshme, largimin e personit.
17.6 Të gjithë drejtorët e NP do të kërkohen që, një herë në vit, të vijojnë një kurs të trajnimit në fushën e
qeverisjes korporative. Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP është përgjegjëse për organizimin e këtij
kursi dhe për të siguruar që secili Drejtor i NP-së t’i plotësojë kërkesat e paragrafit 6 të këtij neni. Nëse një
Drejtor nuk i plotëson këto kërkesa, Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP e njofton Qeverinë mbi këtë
dhe drejtori përkatës nuk do të ketë të drejtë për riemërim pas përfundimit të mandatit të tij/saj.
Neni 18
Mbikëqyrja nga Bordi i Drejtorëve
18.1 Bordi i Drejtorëve të NP-së do të ushtrojë mbikëqyrje të vazhdueshme dhe rigoroze, në veçanti, të
veprimtarisë së zyrtarëve të NP-së.
18.2 Nëse përformanca e NP-së devijon nga caqet e përcaktuara në Planin e Biznesit për vitin përkatës
financiar, Bordi i Drejtorëve do të kërkojë një raport nga KE i shpjegon arsyet për përformancën e dobët,
dhe do të marrë të gjitha masat e duhura korrigjuese.
18.3 Sido që të jetë, nëse NP dështon në arritjen e caqeve të saj të përformancës për dy vite financiare
radhazi, Bordi i Drejtorëve është i detyruar të marrë parasysh shkarkimin dhe zëvendësimin e KE-së. Ky
veprim mund të ndërmerret edhe në mungesë të provave bindëse të neglizhencës, përveç nëse Bordi i
Drejtorëve konstaton se përformanca e dobët ka ndodhur kryesisht për shkak të rrethanave ose ngjarjeve
negative të paparashikueshme. Bordi i Drejtorëve do t’ia raportojnë çdo vendim të marrë në bazë të këtij
Neni 18.3, dhe arsyet për marrjen e këtij vendimi: (i) Qeverisë, për NP-të Qendrore, ose (ii) Kuvendit(eve)
përkatës Komunal, për NP-të Lokale.
Neni 19
Zbatimi i Detyrave të Besuara (Fiduciare) të Drejtorëve
12
19.1 Kurdo që ka informata të besueshme se Bordi i Drejtorëve ose një drejtor individual i NP-së ka
vepruar në kundërshtim me detyrat e tyre fiduciare, Aksionari(ët) do të zhvillojnë një hetim të hollësishëm
dhe pa vonesë.
19.2 Nëse Aksionari(ët) konstatojnë se shkelja në fakt ka ndodhur, Aksionari(ët) (i) menjëherë do ta
shkarkojë dhe zëvendësojë drejtorin ose drejtorët përgjegjës dhe (ii) NP menjëherë duhet të kërkojë masa
ligjore kundër drejtorëve të cilët kanë bërë shkeljen kurdo që provat në dispozicion me arsye supozohet se
janë të mjaftueshme për ngritjen e suksesshme të një padie për kompensimin e dëmeve që i janë
shkaktuar NP-së nga shkelja; megjithatë, NP nuk është e detyruar që të paraqesë padi kundër
drejtorit(ëve) të cilët kanë bërë shkeljen nëse me arsye ka gjasa se shuma e kompensimit e cila mund të
fitohet do të jetë më e ulët se shpenzimet të cilat me arsye pritet se do t’i ketë NP-ja gjatë zhvillimit të
procedurës gjyqësore.
19.3 Nëse Aksionari(ët) kanë arsye për të besuar se ka mundësi që një drejtor të ketë bërë shkeljen e
detyrave fiduciare, ata menjëherë do ta shkarkojnë dhe zëvendësojnë drejtorin ose drejtorët të cilët me
arsye besohet se kanë bërë shkeljen e detyrave të tyre fiduciare, edhe në mungesë të provave të qarta,
pavarësisht nga rreziku që mund të paraqesë për NP-në ngritja e një padie nga ana e drejtorit/ëve të
shkarkuar.
Neni 20
Kompensimi i Drejtorëve të NP
20.1 Drejtorëve do t’u paguhet një honorar themelor, i cili përcaktohet në përputhje me Nenin 20.2, për
kohën e shpenzuar në mbledhjet e Bordit. Drejtorëve po ashtu do t’u paguhet një kompensim për
stimulimin e efektshmërisë në përputhje me deklaratën për politikën e kompensimin e cila përgatitet dhe
zbulohet nga Komisioni i Auditimit i Bordit të Drejtorëve në përputhje me paragrafin 4 të këtij neni.
20.2 Honorari themelor për drejtorët e NP do të përcaktohet (i) me një vendim me shkrim të Qeverisë së
Kosovës për NP Qendrore, dhe (ii) me një vendim të Komisionit(eve) përkatës Komunal të Aksionarëve,
për NP Lokale. Honorari themelor për drejtorët e një NP Lokale nuk do të jetë më i lartë se kompensimi i
caktuar nga Qeveria për drejtorët e një NP Qendrore. Nëse një NP Lokale është në pronësi të më shumë
se një komune, vendimi për shkallën e honorarit themelor të drejtorëve do të jetë subjekt i votimit nga
Komisionet Komunale të Aksionarëve, me ç’rast secili komision do të ketë të drejtë të hedhë numrin e
votave që është i barabartë me aksionet në pronësi të komunës përkatëse.
20.3 Shkalla e honorarit themelor do të caktohet në një nivel i cili pritet të tërheqë aplikacione nga
persona kompetent (i) të cilët i plotësojë kushtet e përcaktuara në paragrafët 1-4 të nenit 17 të këtij ligji,
dhe (ii) të cilët në masë të arsyeshme pritet se do t’i ushtrojnë në mënyrë profesionale dhe të
përgjegjshme detyrat e drejtorit të përcaktuara në këtë ligj dhe në Ligjin për Shoqëritë Tregtare.
20.4 Komisioni i Auditimit do të përgatisë dhe të zbulojë në mënyrë publike një deklaratë për politikën e
kompensimit për drejtorët dhe zyrtarët e NP-së.
20.5 Kjo deklaratë për politikën e kompensimit duhet, ndër tjera (i) të përcaktojë raportin ndërmjet
kompensimit, posaçërisht kompensimit për stimulimin e efektshmërisë, dhe përformancës si dhe duhet të
përfshijë standarde të matshme të cilat vënë theksin mbi interesat afatgjate të NP-së dhe jo ato
afatshkurtre; (ii)_të përfshijë pagesat (nëse ka), Të cilat do të bëhen në rast të ndërprerjes së kontratës së
një zyrtari; dhe kontratat e punësimit të të gjithë zyrtarëve duhet t’i pasqyrojë dhe përfshijnë dispozitat
përkatëse të kësaj politike të kompensimit, (iii) ta kufizojë kompensimin për stimulimin e përformancës
vjetore (nëse ka) e cila u paguhet drejtorëve, në një shumë e cila nuk është më e lartë se shuma e
përgjithshme vjetore e honorarit themelor të përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, dhe (iv) nëse në
kuadër të politikës së kompensimit po ashtu është paraparë kompensimi për stimulimin e përformancës së
KE-së në lidhje me ushtrimin e detyrave të tij si zyrtar, atëherë nuk duhet të lejojë që KE po ashtu të marrë
pjesë në kompensimin për stimulimin e përformancës e cila u paguhet drejtorëve.
20.6 NP është përgjegjëse për pagimin e të gjithë kompensimit për drejtorët e saj. Drejtorët e NP nuk
do të marrin asnjë kompensim ose përfitim tjetër nga NP.
KREU IV
13
Zyrtarëve e NP-ve
Neni 21
Zgjedhja dhe Emërimi i Zyrtarëve të NP
21.1 Zyrtarët e NP emërohen nga Bordi i Drejtorëve të NP. Zyrtarët shërbejnë për Bordin dhe Bordi
mundet në çdo kohë dhe me shumicë votash ta ndërpresë kontratën e tyre me ose pa deklarimin e arsyes.
Pavarësisht nga sa u tha më sipër, Komisioni i Auditimit ka kompetencën ekskluzive për emërimin dhe
shkarkimin e Zyrtarin për Auditim të Brendshëm, i cili shërben për Komisionin e Auditimit, i cili mundet, në
çdo kohë dhe me shumicë votash, ta ndërpresë kontratën e këtij zyrtari me ose pa deklarimin e arsyes. Ky
Nen 21.1 mbizotëron mbi çdo dispozitë kontraktuese të themeluar me kontratë ose ligj, dhe do të
pasqyrohet në Rregulloren e NP-së.
21.2 Rregulloret e miratuara nga Bordi i Drejtorëve sipas Neni 34, ndër tjera, do të përcaktojnë titullin,
detyrat dhe përgjegjësitë e cilit zyrtar të NP-së.
21.3 Secila NP do të ketë këta katër zyrtarë në vijim: (i) Kryeshefin Ekzekutiv, (ii) Zyrtarin Kryesor
Financiar dhe të Thesarit, (iii) Këshilltarin e Përgjithshëm/Sekretarit e Korporativ dhe (iv) një Zyrtar për
Auditim të Brendshëm. Nëse është e nevojshme për shkak të madhësisë dhe/ose llojllojshmërisë së
veprimtarive, NP mundet – nëse vendoset nga Bordi i Drejtorëve dhe përcaktohet në Rregullore – që po
ashtu të ketë një ose dy poste të Zëvendës Kryetarit.
21.4 Për përzgjedhjen së personave për emërim si zyrtarë të NP-së, Bordi i Drejtorëve duhet të kryejë një
procedurë të hapur, transparente dhe konkurruese e cila ka për qëllim që të gjitha emërimet të bëhet
ekskluzivisht në bazë të meritës. Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë që të gjithë personat e emëruar si
zyrtarë të jenë person me integritet të njohur të cilët (i) i plotësojë kushtet e kualifikimit sipas Nenit 17.1, (ii)
i plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2, pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l) dhe (iii) kanë përvojën e
nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë; me kusht që (i) Zyrtari Kryesor
Financiar dhe i Thesarit të posedojë diplomë universitare dhe përvojë të konsiderueshme profesionale nga
fusha e financave dhe/ose kontabilitetit; (ii) Këshilltari i Përgjithshëm / Sekretari i Korporatës të posedojë
diplomë universitare në ligj dhe përvojë të konsiderueshme profesionale nga fusha e qeverisjes
korporative ose të drejtës së shoqërive tregtare; dhe (iii) Zyrtari për Auditim të Brendshëm të jetë person
ekspert në kontabilitet,
Neni 22
Kompensimi i Zyrtarëve të NP
22.1 Kompensimi dhe përfitimet e zyrtarëve të NP do të përcaktohen nga Bordi i Drejtorëve të NP-së
në përputhje me deklaratën për politikën e kompensimit të NP-së të përgatitur dhe të zbuluar nga
Komisioni i Auditimit sipas nenit 20.4 të këtij ligji.
22.2 Shkalla e kompensimit dhe përfitimet e zyrtarëve të NP do të caktohet në një nivel i cili pritet të
tërheqë aplikacione nga persona kompetent të cilët në masë të arsyeshme pritet se do ti ushtrojnë në
mënyrë profesionale, të përgjegjshme dhe me orar të plotë detyrat e pozitës përkatëse. Nivele të
ndryshme të kompensimit dhe përfitimeve mund të përcaktohen për secilën pozitë të zyrtarit brenda
secilës NP të caktuar. Gjatë përcaktimit të nivelit të kompensimit dhe përfitimeve për një pozitë të zyrtarit
të NP, do të merren parasysh detyruar e pozitës përkatësi si dhe madhësia, natyra dhe kompleksiteti i
veprimtarisë së NP-së përkatëse.
22.3 NP është përgjegjësi për pagimin e kompensimit dhe sigurimin e përfitimeve tjera për zyrtarët e
saj.
Neni 23
Zbatimi i Detyrave Fiduciare të Zyrtarëve
14
23.1 Kurdo që ka informata të besueshme se cilido nga zyrtarët (duke përjashtuar Zyrtarin e Auditimit
të Brendshëm, i cili i nënshtrohet ekskluzivisht autoritetit të Komisionit të Auditimit) ka vepruar në
kundërshtim me detyrat e tyre fiduciare, Bordi i Drejtorëve do të zhvillojnë një hetim të hollësishëm dhe pa
vonesë.
23.2 Nëse Bordi i Drejtorëve konstaton se një zyrtar ka bërë shkeljen e cilësdo nga detyrat e tij
fiduciare, Bordi i Drejtorëve (i) menjëherë do ta shkarkojë dhe zëvendësojë këtë zyrtar, dhe (ii) NP është e
detyruar që menjëherë do të kërkojë marrjen e masave ligjore kundër këtij zyrtari, kurdo që provat në
dispozicion me arsye konsiderohet se janë të mjaftueshme për ngritjen e suksesshme të një padie për
kompensimin e dëmeve që i janë shkaktuar NP-së nga shkelja; megjithatë, NP nuk është e detyruar që të
paraqesë padi kundër zyrtarit në fjalë nëse me arsye ka gjasa se shuma e kompensimit e cila mund të
fitohet do të jetë më e ulët se shpenzimet të cilat me arsye pritet se do t’i ketë NP-ja gjatë zhvillimit të
procedurës gjyqësore.
KREU V
Komisioni i Auditimit
Neni 24
Komisioni i Auditimit
24.1 Çdo Komision i Auditimit do të përbëhet nga tre (3) drejtorë të zgjedhur. Komisioni i Auditimit
caktohet nga Aksionari(ët). Së paku dy (2) anëtarë të caktuar në këtë mënyrë duhet të jenë drejtorë të cilët
janë ekspert, ose së paku kanë njohuri adekuate në kontabilitet. Anëtari i tretë do të jetë një drejtor tjetër,
përveç KE-së ose kryesuesit.
24.2 Komisioni i auditimit do të vërtetojë nëse veprimtaria dhe punët e NP-së janë duke u ushtruar në
mënyrë të ligjshme, të përgjegjshme, dhe ekskluzivisht në interes të Aksionarit(ëve).
24.3 Komisioni i Auditimit do ta caktojë kryesuesit e vet.
Neni 25
Funksionet dhe Kompetencat e Komisionit të Auditimit
25.1 Kompetencat e Komisionit të Auditimit janë ekskluzive.
25.2 Komisioni i Auditimit, me përgjegjësi kolektive:
a) do t’i përmbahet Statutit dhe Rregulloreve të NP-së;
b) do t’i shqyrtojë planet afat-gjate strategjike, të investimeve dhe financiare të NP-së – së bashku me
çfarëdo ndryshim plotësime të tyre – si dhe planin vjetor të biznesit dhe buxhetin vjetor para miratimit të
tyre nga Bordi i Drejtorëve në tërësi, si dhe t’i sigurojë këtij të fundit të gjitha vërejtjet ose kundërshtimet të
cilat i konsideron të nevojshme;
c) para miratimit nga Bordi i Drejtorëve (i) do të shqyrtojë pasqyrën vjetore të bilancit si dhe deklaratën e
fitimeve dhe humbjeve të NP-së si dhe cilat do deklarata tjera financiare që kërkohen me ligj, si dhe
raportin vjetor mbi menaxhimin, politikën afariste dhe financiare dhe gjendjen industriale të NP-së; dhe (ii)
do t’i dorëzojë Bordit të Drejtorëve një raport mbi përshtatshmërinë, saktësinë, vërtetësinë dhe përputhjen
me ligjin të këtyre dokumenteve;
d) rregullisht do të shqyrtojë gjendjen financiare të NP-së dhe kushtet e saj të planifikuara financiare, si
dhe do t’i sigurojë Bordit të Drejtorëve çfarëdo vërejtje ose sugjerime të cilat i konsideron të nevojshme;
e) rregullisht do të verifikojë përshtatshmërinë dhe funksionimin e rregullt të kontrolleve të brendshme
(duke përfshirë ato financiare), si dhe t’i sigurojë Bordit të Drejtorëve çfarëdo vërejtje ose sugjerime të cilat
i konsideron të nevojshme;
15
f) rregullisht do të verifikojë përshtatshmërinë dhe funksionimin e rregullt të sistemeve dhe procedurave të
cilat kanë për qëllim që të sigurojnë se librat dhe dokumentacioni i NP-së, duke përfshirë dokumentacionin
financiar, mbahen në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe me ligjin, dhe që projekt-deklaratat
vjetore financiare të përgatiten në mënyrë të rregullt, dhe t’i sigurojë Bordit të Drejtorëve çfarëdo vërejtje
ose sugjerime të cilat i konsideron të nevojshme;
g) rregullisht do të verifikojë përshtatshmërinë dhe funksionimin e rregullt të sistemeve dhe procedurave të
cilat kanë për qëllim të garantojnë zbatimin nga NP të të gjitha ligjeve të aplikueshme në Kosovë gjatë
ushtrimit të veprimtarisë dhe punëve të saj, dhe t’i sigurojë Bordit të Drejtorëve çfarëdo vërejtje ose
sugjerime të cilat i konsideron të nevojshme;
h) do të emërojë, shkarkojë dhe zëvendësojë Zyrtarin e Auditimit të Brendshëm si dhe të përcaktojë
kompensimin dhe përfitimet e tij/saj, përcaktim ky që duhet të pasqyrohet në deklaratën e politikës së
kompensimit të kërkuar sipas Nenit 20.4;
i) do të sigurojë që zyra e auditimit të brendshëm të organizohet dhe të pajiset me personel në mënyrë të
rregullt dhe adekuate, dhe rregullisht do të verifikojë përshtatshmërinë dhe funskionimin e rregullt të kësaj
zyre si dhe do të ushtrojë mbikëqyrje të vazhdueshme dhe rigoroze mbi Zyrtarin e Auditimit të Brendshëm
dhe zyrën e auditimit të brendshëm;
j) do t’i shqyrtojë të gjitha Transaksionet me Palët e Ndërlidhura, t’i autorizojë ato të cilat janë të
arsyeshme dhe kushtet e të cilave janë të drejta për NP-në ose, nëse aplikohen kufizimet e përcaktuara
në Nenin 36.1, ta këshillojë Aksionarin(ët) mbi arsyeshmërinë dhe drejtësinë e tyre;
k) do t’i mbajë sekret në mënyrë rigoroze të gjitha raportet jo-anonime të cilat paraqiten nga një punonjës
dhe që kanë të bëjnë me pohime për keq bërje nga një drejtor, zyrtar ose punonjës tjetër i NP-së; do të
mbrojë identitetin e cilitdo person i cili mund t’i nënshtrohet ndëshkimit si rezultat i paraqitjes së një raporti
të kësaj natyre; dhe – gjatë mbrojtjes së çfarëdo informatave përkatëse sekrete – shkurtimisht ta informojë
punonjësin i cili ka paraqitur raportin e lartë përmendur mbi përfundimet e hetimit i cili është iniciuar si
rezultat i paraqitjes së raportit nga ana e tij; dhe
l) kur është e nevojshme, do t’i propozojë Bordit të Drejtorëve masa të cilat mund të jenë të nevojshme për
zbatimin e detyrave fiduciare të Zyrtarit për Auditim të Brendshëm.
Neni 26
Kompetencat e Komisionit të Auditimit
Komisioni i Auditimit është i autorizuar që:
a) t’a udhëzojë Zyrtarin për Auditim të Brendshëm që të kryejë detyra dhe veprime të cilat janë në kuadër
të kompetencave të Komisionit të Auditimit;
b) të marrë çfarëdo informata lidhur me veprimtarinë dhe punët e NP-së nga cilido zyrtar ose punonjës i
NP-së;
c) të kërkojë këshilla nga profesionistë të pavarur, të prokuruar në përputhje me Ligjin për Prokurimin
Publik, kurdo që një çështje me arsye kërkon pavarësinë e këtyre këshilltarëve nga zyrtarët ose
menaxherët e lartë të NP-së;
d) të kërkojë mbajtjen e një mbledhje të Bordit të Drejtorëve, dhe të tregojë agjendën e kësaj mbledhje;
e) t’ua parashtrojë çfarëdo çështje që ka të bëjë me NP-në gjykatave ose organeve kompetente për
zbatimin e ligjit;
f) të mbajë sekret nga Bordi i Drejtorëve çfarëdo informata lidhur me aktivitetet e tij për të cilat me arsye
nevojitet mbajtja e sekretit deri në përmbylljen e atij aktiviteti.
Neni 27
16
Mbledhjet
Rregulloret do të përcaktojnë procedurat e Komisionit të Auditimit në një mënyrë që siguron pavarësinë e
Komisionit si dhe ushtrimin efikas dhe me kohë të funksioneve dhe kompetencave të cilat i janë dhënë me
këtë ligj.
KREU VI
Dispozitat e tjera
Neni 28
Vlerësimi i Efektshmërisë së Bordit të Drejtorëve
28.1 Bordi i Drejtorëve të NP po ashtu në bazë vjetore do të bëjë një vlerësim sistematik të
përformancës së vet. Kryesuesi është kryesisht përgjegjës për të siguruar kryerjen e rregullt dhe me kohë
të vlerësimit. Vlerësimi do të analizojë përformancën përgjithshme të bordit si dhe efektshmërinë dhe
kontributin e anëtarëve individual të bordit. Vlerësimi po ashtu, ndër tjera, do të vlerësojë llojllojshmërinë e
aftësive dhe përvojës si dhe kualifikimet tjera profesionale me qëllim të vlerësimit të efektshmërisë së
Bordit në tërësi dhe komisioneve të tij. Gjatë kryerjes së këtij vlerësimi, bordi mund të kërkojë këshilla nga
ekspertë të jashtëm dhe të pavarur si dhe nga përfaqësuesit e Aksionarit(ëve).
28.2 Bordi duhet të sigurojë që rezultatet e vlerësimit të realizuar sipas paragrafit 1 të këtij neni të
përmblidhen në një raport me shkrim i cili i dërgohet (i) Ministrit dhe Qeverisë së Kosovës për NP
Qendrore, dhe (ii) anëtarëve të Komisionit(eve) Komunal të Aksionarëve për NP Lokale.
28.3 Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP, në bazë vjetorë, do të vlerësojë efektshmërinë e
drejtorëve të secilës NP. Të gjithë zyrtarët dhe drejtorët e NP-së përkatëse duhet të bashkëpunojnë
plotësisht me Njësinë për Politikat dhe Monitorimin e NP gjatë kryerjes së këtij vlerësimi. Në përputhje me
Ligjin për Prokurim Publik, Njësia për Monitorimin e NP mund të angazhojë një ose më shumë këshilltarë
profesional ose kompani të këshillimit për të ndihmuar në kryerjen e këtij vlerësimi. Njësia për Politikat dhe
Monitorimin e NP-ve do ta publikojë këtë vlerësim vjetor në faqen e saj në internet.
Neni 29
Raportet mbi Përmbushjen e Nevojave të Klientëve
Nën përgjegjësinë e KE-së, NP rregullisht do të testojë kënaqësinë e konsumatorëve me shërbimet të cilat
i ofron. Ndërmarrja do të miratojë procedurat përkatëse dhe do të nxjerrë një raport të thjeshtë i cili
paraqet nivelin e kënaqësisë së konsumatore si dhe vërejtjet e KE-së lidhur me çdo ndryshim të këtij
niveli. Ky raport i dorëzohet (i) Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e NP-ve, e cila e publikon atë në
faqen e saj në internet dhe (ii) sipas rastit, Qeverisë ose Komisionit(eve) përkatës Komunal të
Aksionarëve.
Neni 30
Plani i Biznesit
30.1 Deri me 31 tetor të çdo viti kalendarik, zyrtarët e secilës NP duhet të përgatisin Planin e Biznesit
për vitin e ardhshëm kalendarik. Ky plan duhet që së pari ti dorëzohet për miratim Bordit të Drejtorëve.
Pas miratimit, Plani Afarist i dorëzohet, për qëllime të informimit vetëm, sipas rastit, Ministrit dhe Qeverisë
ose Komisionit(eve) përkatëse Komunale të Aksionarëve. Plani Afarist duhet të analizojë së paku, si vijon:
a) një përshkrim të synimeve afariste dhe financiare të cilat synohen të arrihen nga NP si dhe orarin për
realizimin e tyre;
b) mënyrat e zgjedhura për arritjen e këtyre synimeve;
c) përcaktimin e shpenzimeve të përgjithshme për ushtrimin e veprimtarisë si dhe mënyrës për financimin
e shpenzimeve;
d) veprimet të cilat duhet të ndërmerren për arritjen e synimeve; dhe
17
e) detyrimet e NP karshi konsumatorëve dhe publikut.
30.2 Të gjitha Planet e Biznesit janë dokumente publike. Megjithatë, nëse NP ushtron veprimtarinë një
një treg i cili aktualisht karakterizohet me konkurrencë të lartë ose që me arsye pritet se do të
karakterizohet me konkurrencë të lartë gjatë 24 muajve të ardhshëm, të gjitha të dhënat në Planin e
Biznesit të cilat, nëse do të bëheshin publike, me arsye pritet se do të ndikojnë negativisht në pozitën
konkurruese të NP-së në treg, do të mbahen të fshehta dhe nuk do të bëhen publike. Në raste të këtilla,
NP duhet të përgatisë versionin publik të Planit të Biznesit i cili nuk i përmban të dhënat e lartpërmendura.
Neni 31
Raportet Vjetore dhe Tremujore
31.1 Brenda 30 ditëve pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik, zyrtarët e NP-së do të përgatisin dhe
dorëzojnë në Bordin e Drejtorëve një raport për tremujorin e sapo përfunduar (“tremujori përkatës”) i cili
përmban si vijon:
a) një pasqyrë të strukturës organizative të NP, duke përfshirë të gjitha ndryshimet e konsiderueshme që
janë bërë gjatë tremujorit përkatës;
b) një shqyrtim të përformancës afariste dhe financiare gjatë tremujorit përkatës;
c) një përmbledhje të të gjitha procedurave gjyqësore ose të arbitrazhit të pambaruar ose të kërcënuara,
ose që mund të përfshijnë NP-në;
d) një përshkrim të procedurave gjyqësore ose të arbitrazhit të cila NP pritet t’i iniciojë gjatë tremujorit
aktual;
e) transaksionet e konsiderueshme që përfshijnë NP ose njësitë e saj ndihmëse; dhe
f) sugjerime dhe propozime për ndryshime të cila me arsye pritet që ta rrisin përformancën e NP-së.
31.2 Brenda 30 ditëve pas pranimit të raportit tremujor, Bordi i Drejtorëve të NP do ta shqyrtojë,
ndryshojë dhe siç e sheh të arsyeshme ta miratojë dhe dorëzojë, secilin raport të këtillë tremujor, sipas
rastit, Ministrit dhe Qeverisë ose Komisionit(eve) Komunal të Aksionarëve.
31.3 Brenda 45 ditëve pas përfundimit të çdo viti kalendarik, Zyrtarët e NP-së, në përputhje me Nenin
14.1, do të përgatisin dhe dorëzojnë Bordit të Drejtorëve të NP-së, një raport vjetor për vitin kalendarik të
sapo përfunduar, në të cilin përshkruhen veprimet e marra, rezultatet financiare të arritura si dhe
efektshmeria e përgjithshme në realizimin e caqeve të vendosura në Planin e Biznesit. Brenda 30 ditëve
pas pranimit të raportit vjetor, Bordi i Drejtorëve të NP do ta shqyrtojë, ndryshojë dhe siç e sheh të
arsyeshme ta miratojë dhe dorëzojë, secilin raport të këtillë vjetor (i) Njësisë për Politikat dhe Monitorimin
e NP-ve, e cila e publikon atë në faqen e saj zyrtare në internet dhe (ii), sipas rastit, Qeverisë ose
Komisionit(eve) Komunal të Aksionarëve. Bordi i NP-së po ashtu do ti publikojë raportet vjetore në një
faqe në internet me qasje publike e cila mbahet nga NP.
31.4 Bordi i Drejtorëve të NP do t’u përgjigjet menjëherë dhe plotësisht të gjitha kërkesave për
informata mbi NP që parashtrohet nga personi ose organi i cili ushtron të drejtat e Aksionarit në NP-në
përkatëse (Ministri ose Komisioni Komunal i Aksionarëve, sipas rastit).
31.5 Kushtet për raportim të themeluara në këtë nen i plotësojnë kushtet e tjera të përcaktuara në ligjin
e Kosovës.
Neni 32
Deklarata e Konsoliduar Vjetore Financiare për të gjitha NP-të
Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP do të përgatisë dhe publikojë në faqen e saj në internet një
deklaratë të konsoliduar vjetore financiare për të gjitha NP-të.
18
Neni 33
Auditimi i Jashtëm i NP
33.1 Çdo NP do t’i nënshtrohet një auditimi të jashtëm vjetor dhe objektiv nga një auditor i pavarur,
kompetent dhe i kualifikuar.
33.2 Auditori duhet t’i sigurojë Bordit dhe Aksionarëve një vlerësim të certifikuar profesional mbi faktin
nëse deklaratat financiare të NP-së e paraqesin në mënyrë të drejtë, në përputhje me rregullat dhe
parimet e kontabilitetit të përmendura në Nenin 14.1, gjendjen financiare dhe përformancën e NP-së në të
gjitha aspektet materiale. Auditori po ashtu duhet të sigurojë një opinionin lidhur me mënyrën në të cilën
janë përgatitur dhe prezantuar deklaratat financiare të NP-së. Auditori ka detyrime fiduciare ndaj NP-së
dhe Aksionarit(ëve) të NP-së për të ushtruar kujdes të shtuar profesional gjatë kryerjes së autorizimit të
jashtëm dhe përgatitjes së vlerësimit dhe opinionit të kërkuar sipas këtij Neni 33.2.
33.3 Zyrtari i Prokurimit i NP-së do të prokurojë shërbimet e një auditori për kryerjen e auditimit të
jashtëm në përputhje me kushtet e përcaktuara në Ligjin për Prokurim Publik dhe me nenin 33. Kontrata
përkatëse do të ketë kohëzgjatje prej tri (3) viteve.
33.4 Komisioni i Auditimit të NP-së do ta ndihmojë Zyrtarin e Prokurimit të NP-së gjatë përgatitjes së
kritereve të përshtatshmërisë profesionale të cilat do të përdoren gjatë ushtrimit të këtij prokurimi. Këto
kritere duhet të sigurojnë pavarësinë dhe kompetencën e auditorit të prokuruar për ofrimin e shërbimeve të
auditimit të jashtëm. Komisioni i Auditimit po ashtu do t’i përgatisë dispozitat e kontratës përkatëse që
kanë të bëjnë me fushëveprimin dhe planin e auditimit të jashtëm.
33.5 Asnjë person nuk ka të drejtë të dorëzojë tender për një kontratë për ofrimin e shërbimeve të
auditimit për një NP nëse dhënia e kontratës në fjalë do të shkaktonte ose kërkonte nga personi në fjalë
që të ofrojë shërbime të auditimit për NP-në përkatëse për më shumë se tri vite në një periudhë gjashtë
vjeçare. Auditori të cilit i është dhënë një kontratë nga një NP për kryerjen e një auditimi të jashtëm në atë
NP nuk ka të drejtë pas përfundimit të asaj kontrate të punësohet ose angazhohet nga NP për një
periudhë dy (2) vjeçare.
33.6 Një auditor i cili ka ofruar shërbime që nuk kanë të bëjnë me auditimit për cilëndo NP brenda
dymbëdhjetë (12) muajve para afatit të fundit për dorëzimin e tenderëve, nuk ka të drejtë të dorëzojë
tender në një prokurim të ushtruar nga një NP për shërbime të auditimit të jashtëm.
33.7 Nëse një auditor ka një kontratë ekzistuese me një NP ofrimin e shërbimeve të auditimi të
jashtëm, ky auditor, gjatë kohëzgjatjes së kontratës nuk do të ofrojë shërbime që nuk kanë të bëjnë me
auditivin për atë NP ose cilëndo NP tjetër; çdo kontratë e cila epet nga një NP për shërbime të auditimit të
jashtëm duhet të përmbajë një dispozitë e cila e vendos këtë kufizim.
33.8 Të gjithë drejtorët, zyrtarët, punonjësit dhe kontraktorët e NP duhet të bashkëpunojnë plotësisht
me auditorin gjatë kryerjes së auditimit të jashtëm.
33.9 Çdo drejtor dhe zyrtar i një NP është përgjegjës për të siguruar që NP t’i përmbushë kushtet për
auditim të jashtëm të themeluara në këtë nen. Nëse një drejtor ose zyrtar nuk i ndërmerr të gjitha masat e
nevojshme brenda kompetencave të tij/saj për të siguruar përputhjen e NP me këtë kusht, kjo do të
konsiderohet arsye e mjaftueshme ligjore për largimin e tij të menjëhershëm nga (i) Aksionarët, në rastin e
drejtorit ose (ii) Bordi, në rastin e zyrtarit.
Neni 34
Rregulloret
34.1 Të gjitha NP do të përgatisin dhe vejnë në fuqi rregulloret të cilat kërkohen sipas Ligjit për
Shoqëritë Tregtare. Miratimi, ndryshimi dhe plotësime si dhe shfuqizimi i Rregulloreve të NP është
kompetencë ekskluzive e Aksionarit(ëve) të NP-së; megjithatë, Aksionari(ët) e NP-së duhet të sigurojë që
rregulloret të jenë në përputhje me këtë ligj dhe modelet e rregulloreve të shpallura nga Ministri sipas
paragrafit 4 të këtij neni.
19
34.2 Një kopje e plotë dhe aktuale e të gjitha rregulloreve të NP-së do të publikohet dhe mbahet në një
faqe në internet me qasje publike e cila mbahet nga NP-ja.
34.3 Dispozitat e rregulloreve të NP-së duhet të jenë në përputhje me kushtet e përcaktuara në ligjin e
Kosovës. Përveç kësaj, rregulloret e NP-së gjithashtu duhet të përmbajnë dispozita të cilat përshkruajnë
në mënyrë të hollësishme:
a) titujt, detyrat dhe kompetencat e secilit Zyrtar të NP-së;
b) politikat e NP-së për rekrutimin e menaxhmentit si dhe vlerësimin e efektshmërisë në përputhje me
standardet e drejtësisë dhe transparencës;
c) procedurat e NP-së për monitorimin dhe kontrollimin e konfliktit të interesave;
d) politikën e NP-së lidhur me Transaksionet me Palët e Ndërlidhura, dhe procedurat e raportimit dhe
miratimit të këtyre transaksioneve;
e) procedurat e NP-së për shpalljen publike të informatave materiale mbi (i) NP-në ( duke përfshirë
informatat mbi transaksionet e konsiderueshme, gjendjen financiare si dhe vendimet e rëndësishme të
Bordit), dhe (ii) aktivitetet ekonomike të “të brendshmëve”; dhe
f) rregullat mbi transaksionet ndërmjet/me njësitë ndihmëse të NP-së; procedurat e NP-së për monitorimin
e këtyre transaksioneve dhe për të siguruar zbulimin e tyre para Bordit të Drejtorëve dhe organit ose
organeve të cilat ushtrojë të drejtat e aksionarit në NP (Qeveria ose Komisioni(et) Komunal i Aksionarëve).
34.4 Ministria është e autorizuar dhe ka detyrimin për të shpallur një grup të modeleve të rregulloreve
për shfrytëzim nga NP-të, dhe secila NP duhet të sigurojë që rregulloret e saj të jenë në përputhje me këto
modele. Ministria duhet të sigurojë që modelet e rregulloreve të jenë në përputhje me këtë ligj dhe ligjet e
tjera të aplikueshme të Kosovës si dhe ti pasqyrojnë standardet e pranuara ndërkombëtare të qeverisjes
korporative dhe ndërmarrjeve publike. Ministria po ashtu duhet të marrë parasysh modelet e rregulloreve
të NP të miratuara paraprakisht nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit.
Neni 35
Kodi i Etikës
35.1 Të gjitha NP duhet të përgatisin, miratojnë dhe zbatojnë një kod të detyrueshëm të etikës dhe
qeverisjes korporative.
35.2 Kodi i etikës dhe qeverisjes korporative (i) e zoton NP-në për zbatimin e standardeve më të larta
të mirësjelljes dhe praktikave afariste; dhe (ii) duhet të jetë mjaft i hollësishëm në mënyrë që të ofrojë
udhëzime të qarta mbi sjelljen që pritet nga drejtorët, zyrtarët, punonjësit dhe konsulentët profesional të
NP-së; dhe (iii) të krijojë një program për mbrojtjen e personave të cilët zbulojnë para publikut fakte për
keq bërje (aktivitete të paligjshme) brenda ndërmarrjes.
35.3 Çdo drejtor dhe zyrtar i NP-së duhet të nënshkruajë një zotim me shkrim për respektimin e kodit të
etikës dhe qeverisjes korporative si dhe për marrjen e të gjitha masave të arsyeshme për të siguruar
zbatimin e këtij kodi nga NP dhe të gjithë personat e punësuar ose të angazhuar profesionalisht nga NP.
35.4 Ministria është e autorizuar dhe ka detyrimin për të shpallur një model të kodit të etikës dhe
qeverisjes korporative për shfrytëzim nga NP-të, dhe secila NP duhet të sigurojë që kodi i saj të jenë në
përputhje me këtë model. Ministria duhet të sigurojë që modeli i kodit të etikës të jenë në përputhje me
këtë ligj dhe ligjet e tjera të aplikueshme të Kosovës si dhe ti pasqyrojnë standardet e pranuara
ndërkombëtare për kodet e etikës dhe qeverisjes korporative. Ministria po ashtu duhet të marrë parasysh
modelin e kodit për qeverisje korporative për NP të miratuar paraprakisht nga Agjencia Kosovare e
Mirëbesimit.
Neni 36
Konflikti i Interesave
20
36.1 Drejtorët dhe zyrtarët e një NP nuk mund të hyjnë në marrëveshje me atë NP, përveç nëse ajo
marrëveshje së pari miratohet nga Aksionarët. Ky kufizim nuk aplikohet për kontratat e punësimit të
Zyrtarëve, për të cilat kërkohet vetëm miratimi i Bordit të Drejtorëve.
36.2 Drejtorët dhe zyrtarët e një NP do t’i zbulojnë plotësisht me shkrim para Bordit të Drejtorëve të NP-
së çfarëdo interesa personale të çfarëdo natyre të cilat mund t’i kenë në lidhje me një aksion ose një
vendim afarist i cili do të merret nga NP; në veçanti, ata duhet që gjithmonë t’i zbulojnë të gjitha Interesat
Financiar të cilat mund t’i kenë në (i) konkurruesit afarist; (ii) kreditorët; (iii) furnizuesit e mallrave ose
shërbimeve; ose (iv) konsumatorët afarist, të NP-së.
36.3 Zbulimi i konfliktit të interesave i përmendur në nenin më sipër duhet të bëhet nga çdo individ në
kohën kur çështja përkatëse shfaqet ose në kohën kur individi merr pozitën përkatëse në NP.
36.4 Një zyrtar ose drejtor është absolutisht i ndaluar që të marrë pjesë ose të përpiqet të ndikojë – në
mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë – në çfarëdo mbledhje, diskutimi, negocimi, vendimi ose
propozim-veprimi të Bordit të Drejtorëve ose zyrtarëve të NP-së, kur mbledhja, diskutimi, negocimi,
vendimi ose propozim-vendimi i sipër cekur ka të bëjë me një çështje në të cilën zyrtari ose drejtori në fjalë
ka një interes personal (duke përfshirë një interes financiar) i cili mundet, qoftë edhe potencialisht, të bie
ndesh me interesat e NP-së.
36.5 Çdo vendim i cili miratohet nga Bordi i Drejtorëve ose nga Komisioni i Auditimit dhe i cili është
votuar ose ndikuar nga një zyrtar ose drejtor i cili vepron në kundërshtim me Nenin 36.4 është i
pavlefshëm dhe i pa zbatueshëm, dhe çdo aksionar ose drejtor mundet formalisht dhe me shkrim të
paraqesë kërkesë para Bordit të Drejtorëve ose Komisionit të Auditimit, sipas rastit, për zhvleftësimin
formal të këtij vendimi. Nëse Bordi i drejtorëve ose Komisioni i Auditimit, brenda tridhjetë (30) ditëve pas
dorëzimit të kërkesës, dështon ose refuzon të merr masa për zhvleftësimin e vendimit të lartë përmendur,
atëherë cilido aksionar ose drejtor në fjalë mund të dorëzojë kërkesë në gjykatën kompetente për nxjerrjen
e një vendimi gjyqësor i cili e deklaron vendimin e lartë përmendur të pavlefshëm dhe të pa zbatueshëm.
36.6 Zyrtarët duhet të abstenojnë nga marrja e çfarëdo veprimi lidhur me një çështje në të cilën kanë
një interes personal (duke përfshirë Interesat Financiare) i cili, qoftë edhe potencialisht, mund të bie ndesh
me interesat e NP-së, përveç nëse ky veprim merret për zbatimin e një vendimi aktualisht të vlefshëm të
miratuar paraprakisht nga Bordi i Drejtorëve ose Komisioni i Auditimit.
Neni 37
Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP-ve në Ministri
37.1 Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP-ve (“Njësia për NP”) do të themelohet nga Ministri në
kuadër të Ministrisë me qëllim të mbështetjes së Ministrit dhe Qeverisë në ushtrimin e përgjegjësive për
NP-të të cilat u janë dhënë atyre me këtë ligj. Udhëheqësi i Njësisë për NP do të emërohet nga Ministri.
37.2 Njësia për NP gjithashtu do të:
a) përgatisë dhe dorëzojë Ministrit, për transmetim në Qeveri, analiza dhe rekomandime lidhur me
çështjet e NP Qendrore që janë në kompetencën e Ministrit dhe/ose Qeverisë;
b) përgatisë dhe dorëzojë Ministrit propozim procedura për mbikëqyrjen e NP-ve Qendrore dhe
monitorimin e përputhjes së tyre me këtë ligj dhe ligjet e tjera të rëndësishme; dhe
c) mbledhë të dhënat përkatëse mbi NP-të dhe ofron përkrahje, sipas nevojës, për Departamentin e
Buxhetit lidhur me të gjitha aspektet e BKK-së që ndërlidhen me NP-të.
37.3 Njësia për NP do të krijojë një faqe në internet në të cilën duhet të publikojë deklaratën e
konsoliduar financiare vjetore për të gjitha NP-të e cila kërkohet nga Neni 32.
37.4 Për secilën NP, Njësia për NP po ashtu do të publikojë:
a) të gjitha informatat, raportet, deklaratat financiare si dhe vlerësimet e kërkuara sipas këtij ligji për NP-
në ose Bordin e saj;
b) statutin dhe rregulloret e NP-së;
21
c) versionin publik të Planit të Biznesit të NP-së;
d) të gjitha vendimet ose veprimet e marra nga Qeveria, Ministri ose një Komision Komunal i Aksionarëve
sipas këtij ligji ose Ligjit për Shoqëritë Tregtare lidhur me NP-në ose Bordin e saj, duke përfshirë – por pa
u kufizuar: (a) të gjitha veprimet ose vendimet e marra për ushtrimin e të drejtave të aksionarit, dhe (b) të
gjitha veprimet ose vendimet e marra për zbatimin e detyrimeve fiduciare të Bordit të Drejtorëve si dhe
rezultatin e vendimeve ose veprimeve në fjalë, duke përfshirë një përshkrim të shkeljes së pretenduar,
mjetet e kërkuara juridike si dhe çfarëdo vendimi gjyqësor mbi rastin; sidoqoftë, asnjë informatë e këtillë
nuk do të publikohet nëse dhe përderisa e paragjykon kryerjen e një hetimit në vazhdim e sipër për
shkeljen e pretenduar;
e) kompensimin, dhe kushtet e kompensimit, për secilin drejtor dhe zyrtar të NP-së;
f) të gjitha të dhënat materiale mbi secilin Transaksion me një Palë të Ndërlidhur, si dhe një deklaratë –
nën përgjegjësinë kolektive të bordit të drejtorëve – mbi atë se nëse transaksioni në fjalë është bërë me
kushte të tregut;
g) të gjitha kontratat e prokurimit me vlerë të madhe, siç janë përkufizuar në Ligjin për Prokurim Publik;
h) të gjitha kontratat e prokurimit – pavarësisht nga vlera e tyre – të cilat janë lidhur pa shfrytëzimin e një
procedure konkurruese të tenderimit; dhe një deklaratë – nën përgjegjësinë kolektive të bordit të
drejtorëve – mbi atë se nëse secili nga këto transaksione janë bërë me kushte të tregut;
i) detyrimet për shërbime publike të cilat i janë dhënë NP-së me ligj;
j) të gjitha konfliktet e interesave të deklaruara nga drejtorët dhe zyrtarët;
k) listën e dhjetë furnizuesve më të mëdhenj të saj për nga vlera e furnizimeve;
l) numrin e punonjësve të saj, të ndarë në bazë të divizioneve, dhe një pasqyrë të ndryshimeve mujore.
37.5 Njësia për NP po ashtu do të publikojë të gjitha aktet nënligjore, modelet e kodeve dhe
rregulloreve të nxjerra në bazë të autorizimit të këtij ligji.
37.6 Njësia për NP duhet t’i mbajë në faqen e saj në internet të gjitha të dhënat e kërkuara sipas
paragrafëve 3-5 të këtij neni për një periudhë pesë (5) vjeçare.
37.7 Qeveria, Ministria, çdo NP dhe çdo Komision Komunal i Aksionarëve duhet që menjëherë ti
sigurojnë Njësisë për NP të gjitha të dhënat e përcaktuar në paragrafin 4 të këtij neni në kohën kur këto të
dhëna janë në posedim ose kontroll të tyre.
37.8 Të gjitha të dhënat e përshkruara në paragrafët 3-5 të këtij neni duhet të vendosen për qasje
publike dhe duhet të zbulohen në përputhje me Ligjin për Qasjen në Dokumentet Zyrtare. Ky paragraf nuk
do të interpretohet ose të zbatohet me qëllim të kufizimit të fushëveprimit të atij Ligji.
KREU VI
Dispozitat Përfundimtare dhe Kalimtare
Neni 38
Mbizotërimi i Këtij Ligji ndaj Ligjeve të Mëparshme
38.1 Ky ligj do t’i zëvendësojë dhe do të mbizotërojë ndaj të gjitha dispozitat në aktet legjislative ose
normative të cilat nuk janë në përputhje me të; megjithatë, nëse shfaqet konflikti ndërmjet këtij ligji dhe
neneve 21-30 të Ligjit për Radio Televizionin e Kosovës, këto nene të Ligjit për Radio Televizionin e
Kosovës do të mbizotërojnë.
22
38.2 Nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Ligji për Auditimin e Brendshëm nuk do të aplikohet për NP-
të.
Neni 39
Disponimi me Aksionet dhe Detyrimet e Mbajtura ose Paraprakisht të Marra Përsipër nga Shoqëritë
Holding
39.1 Të gjitha shoqëritë tregtare paraprakisht të krijuara (themeluara) nga Agjencia Kosovare e
Mirëbesimit që mbajnë aksione në një ose më shumë ndërmarrje publike (“Shoqëri Holding”) menjëherë
duhet ti bartin këto aksione në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave. Të gjitha aksionet në një NP Lokale
të cilat pranohet nga Ministria menjëherë do të barten nga Ministria në NP-në Lokale, e cila më pas ua
shpërndan aksionet komunës ose komunave përkatëse sipas Listës 2. Pas pranimit të të gjitha aksioneve
të NP-së nga një Shoqëri Holding, Ministri do të ketë kompetenca të plota ligjore dhe përgjegjësinë për të
marrë çfarëdo masa të nevojshme për shpërbërjen e Shoqërisë Holding.
39.2 Nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjitha borxhet dhe detyrimet e papaguara financiare të Shoqërisë
Holding do t’i barten dhe do të merren përsipër nga NP e cila njëkohësisht me inkorporimin e saj si shoqëri
aksionare sipas Rregullores së UNMIK-ut 2001/6, ka marrë pronësinë ose posedimin e të gjitha ose një
pjese të konsiderueshme të aseteve operative dhe të tjera të ndërmarrjes e cila fillimisht ka hyrë në këtë
borxhe ose detyrime; me kusht që nëse këto asete i janë bartur më shumë se një shoqërie aksionare,
atëherë secili shoqëri e këtillë do të jetë bashkërisht dhe individualisht përgjegjëse për borxhet dhe
detyrimet e pa përmbushura të ndërmarrjes e cila fillimisht i kishte krijuar këto borxhe ose detyrime, dhe
secila shoqëri e këtillë ka të drejtë të pranojë kontribute nga të tjerat nëse asaj i kërkohet që të paguajë
ose për ndryshe të përmbushë me shumë se pjesën e saj të këtyre borxheve ose detyrimeve (pjesa e saj
është e barabartë me përqindjen, e përcaktuar në bazë të vlerës, të aseteve të ndërmarrjes fillestare të
cilat i janë bartur kësaj shoqërie).
39.3 Republika e Kosovë do të ketë përgjegjësi të pakufizuar, si garantues, për pagimin e këtyre
borxheve ose detyrimeve të tjera financiare nëse, sipas ligjit të aplikueshëm në kohën e krijimit të borxhit
ose detyrimit: (i) themeluesit, pronarët, partnerët, poseduesit e interesave pronësore ose aksionarët, sipas
rastit, të personit juridik ose subjektit tjetër i cili ka krijuar këtë borxh ose detyrim – dhe i cili më vonë është
transformuar në Shoqërinë përkatëse Holding – ishin në mënyrë të pakufizuar përgjegjës për detyrimet e
këtij personi juridik ose subjekti; ose (ii) biznesi ose subjekti i cili ka krijuar borxhin ose detyrimin - dhe i cili
më vonë është transformuar në Shoqërinë përkatëse Holding – nuk ka gëzuar personalitet të ndarë juridik
nga themeluesit, pronarët, partnerët ose poseduesit e interesave pronësore, sipas rastit. Të gjitha këto
detyrime, borxhe dhe përgjegjësi të tjera do të vazhdojnë t’i nënshtrohet ligjeve të tyre përkatëse të
aplikueshme, dhe asgjë në këtë ligj nuk do të ndikojë negativisht në cilëndo të drejtë ose prerogativë të
kreditorëve përkatës të cilët kanë ekzistuar menjëherë para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji.
39.4 Nëse një person ose entitet parashtron një pretendim ose padi me të cilën kërkon nga NP-ja ose
Qeveria pagimin e një borxhi ose detyrimi financiar, NP-ja ose Qeveria, sipas rastit, kanë të drejtë të
shfrytëzojnë çdo mbrojtje juridike të cilat i kanë në dispozicion sipas ligjit të aplikueshëm ne lidhje me
vlefshmërinë ose afatshmërinë e paraqitjes së pretendimit ose padisë.
39.5 Pa paragjykuar sa u tha më sipër, asgjë në këtë nen nuk do të interpretohet për të ndikuar në
afatet e aplikueshme ligjore kohore mbi të drejtën e pretenduesit për paraqitjen e një padie në gjykatën
kompetentë për pagimin e një borxhi ose detyrimi të lartpërmendur.
Neni 40
Ndërmarrjet në të cilat pronësia publike është në pakicë
40.1 Nëse një ndërmarrje është ose bëhet më pak se pesëdhjetë përqind (50%) në pronësi, të
drejtpërdrejtë ose të tërthortë, të Republikës së Kosovës në tërësi dhe/ose të një ose më shumë
autoriteteve publike të Republikës së Kosovës; kjo ndërmarrje nuk është “NP” brenda kuptimit të këtij ligji
dhe çdo përmendje e një ndërmarrje të këtillë në listat që i janë bashkangjitur këtij ligji do të konsiderohet
si e fshirë nga këto lista dhe kjo përmendje nuk do të ketë fuqi ose zbatim të mëtutjeshëm.
40.2 Nëse Republika e Kosovës dhe/ose një ose më shumë autoritete publike të Republikës së
Kosovës kanë në pronësi, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, aksione ose interesa tjera pronësore në një
ndërmarrje e cila nuk është NP brenda kuptimit të këtij ligji, të drejtat përkatëse të aksionarit/pronësisë do
të vendosen në përputhje me Ligjin për Shoqëritë Tregtare dhe ligjet e tjera të aplikueshme të Republikës
së Kosovës.
23
40.3 Të drejtat e këtyre aksioneve ose interesave pronësore në pronësi publike në këtë ndërmarrje do
të ushtrohen nga autoriteti ose autoritetet përkatëse publike të përcaktuara në nenin 5 të këtij ligji. Ushtrimi
i këtyre të drejtave duhet të bëhet në përputhje me, mutatis mutandis, dispozitat e këtij ligji të cilat e
rregullojnë ushtrimin e të drejtave të aksionarëve. Nëse autoriteti përkatës publik ka të drejtë të propozojë
kandidatë për bordin e ndërmarrjes, propozimi i kandidatëve nga ky organ do të bëhet, mutatis mutandis,
në përputhje me dispozitat e aplikueshme të nenit 15 ose nenit 16 të këtij ligji..
40.4 Shitja ose propozimi për shitjen e këtyre aksioneve ose interesave pronësore në pronësi publike
rregullohet sipas nenit 9 të këtij ligji; sidoqoftë, nëse ekziston një marrëveshje me aksionarët ose pronarët
e tjerë e cila paraprakisht është lidhur për një shitje ose privatizim i cili është në përputhje me kushtet e
përcaktuara në nenin 9 të këtij ligji, dhe kjo marrëveshje përmban dispozita për rregullimin e shitjes së
këtyre aksioneve, atëherë ato dispozita mbizotërojnë në rast të konfliktit me nenin 9 të këtij ligji..
Neni 41
Ndalesa për Lënien Peng ose Vendosjen e Barrës mbi Aksioneve dhe Interesave në Pronësi
Publike
Aksionet ose interesat tjera pronësore të cilat janë në posedim ose pronësi të cilitdo autoritet publik në një
shoqëri tregtare ose ndërmarrje tjetër nuk mund të lihen peng, të hipotekohen, të vendoset barrë ose të
përdoren si siguri për pagimin ose përmbushjen e çfarëdo detyrimi financiar ose detyrimi tjetër.
Neni 42
Aktet Nënligjore
Qeveria është e autorizuar që të shpallë të gjitha aktet e nevojshme nënligjore për zbatimin dhe
respektimin e këtij ligji.
Neni 43
Bordet e Përkohshme të Drejtorëve
43.1 Qeveria është e autorizuar që të emërojë një Bord të Përkohshëm të Drejtorëve (“Bordi i
Përkohshëm i Drejtorëve”) për secilën NP për të shërbyer në cilësinë e Bordit të Drejtorëve të NP-së për
një periudhë gjashtë mujore duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
43.2 Qeveria do ta ushtrojë këtë autoritet sa më shpejtë që të jetë e mundshme pas hyrjes në fuqi të
këtij ligji.
43.3 Secili Bord i Përkohshëm i Drejtorëve do të përbëhet nga pesë (5) anëtarë dhe duhet të përfshijë
KE-në ose menaxherin e lartë të NP-së. Gjatë emërimit të drejtorëve të tjerë të një Bordi të Përkohshëm të
Drejtorëve, Qeveria do të bëjë përpjekje maksimale për të siguruar që këta drejtorë t’i plotësojnë kushtet e
përcaktuara në paragrafët 1 dhe 4 të nenit 17 të këtij ligji.
43.4 Mandati i secilit Bord të Përkohshëm të Drejtorëve do të skadojë, cilado që ndodh më herët (i)
mesnatën e ditës e cila rastis gjashtë (6) muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji ose (ii) ditën në të
cilën zgjidhet bordi i plotë i drejtorëve për NP-në përkatëse në përputhje me nenin 15 ose 16 të këtij ligji..
43.5 Çdo përpjekje për zgjatjen ose përtëritjen e mandatit të një Bordi të Përkohshëm të Drejtorëve
përtej afatit të përcaktuar në paragrafin 4 të këtij neni është e ndaluar, e pavlefshme dhe e pa
zbatueshme. Pas skadimit të mandatit të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Përcaktuar në paragrafin 4
të këtij neni, ky bord dhe drejtorët e tij pushojnë të kenë çfarëdo autorizimi të çfarëdo përshkrimi për të
vepruar në cilësinë e Bordit të Drejtorëve të NP-së.
Neni 44
Hyrja në Fuqi
Ky Ligj hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Ligji Nr. 03/ L-087
13 qershor 2008
24
Lista 1
Ndërmarrjet Publike Qendrore
1. Korporata Elektroenergjetike e Kosovës Sh.A (KEK);
2. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, Sh.A (KOSTT);
3. Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.A (PTK)
4. Hekurudhat e Kosovës Sh.A;
5. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Sh.A;
6. Kompania për Menaxhimin e Deponive Sh.A;
7. NPH Iber Lepenc Sh.A;
8. Radio Televizioni i Kosovës (RTK).
Kompanitë Rajonale të Ujitjes
1. Kompania e Ujitjes Drini i Bardhë Sh.A.
2. Kompania e Ujitjes Radoniqi-Dukagjini Sh.A
Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit
1. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina Sh.A, Prishtinë
2. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidrodrini Sh.A, Pejë
3. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor Sh.A, Prizren
4. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica Sh.A, Mitrovicë
5. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidromorava Sh.A, Gjilan
6. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi Sh.A, Gjakovë
Lista 2
Ndërmarrjet Publike Lokale
1. Ngrohtorja e Qytetit Termokos Sh.A, Prishtinë Prishtina 100%
2. Ngrohtorja e Qytetit Gjakova Sh.A, Gjakovë Gjakova 100%
3. Kompania Rajonale e Mbeturinave Çabrati Sh.A, Gjakovë Gjakova 100%
4. Kompania e Mbeturinave JKP Standard, Mitrovicë Mitrovica 100%
5. Kompania e Mbeturinave JKSP Zveçan, Zveçan Zveçan 100%
6. Kompania e Ujësjellësit dhe Mbeturinave Ibri, Zubin Potok Zubin Potoku 100%
7. Kompania e Ujësjellësit dhe Mbeturinave 24 Nëntori, Leposaviq Leposaviq 100%
8. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Bifurkacioni Sh.A, Ferizaj Ferizaj 85.3% Kaçanik 14.7%
9. Ndërmarrja Publike Banesore, Prishtinë Prishtina 100%
10. NP Tregu, Mitrovicë Mistrovica 100%
11. Kompania Rajonale e Mbeturinave Pastrimi Sh.A, Prishtinë
12. Kompania Rajonale e Mbeturinave Ambienti Sh.A, Pejë
13. Kompania Rajonale e Mbeturinave Pastërtia Sh.A, Ferizaj
25
14. Kompania Rajonale e Mbeturinave Eco-Regjioni Sh.A, Prizren
15. Kompania Rajonale e Mbeturinave Higjiena Sh.A, Gjilan
16. Kompania Rajonale e Mbeturinave Uniteti Sh.A, Mitrovicë