1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 30 / 15 QERSHOR 2008
LIGJI NR. 03/L-064
PËR FESTAT ZYRTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në bazë të nenit 65(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe me qëllim të përcaktimit të festave
zyrtare në Republikën e Kosovës,
Miraton këtë
LIGJ PËR FESTAT ZYRTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Neni 1
Qëllimi
Me këtë ligj përcaktohen festat zyrtare në Republikën e Kosovës.
Neni 2
Festat zyrtare në Republikën e Kosovës
2.1 Duke pasur parasysh respektimin e historisë, kulturës dhe të traditave, të popullit të Kosovës dhe të
shtetasve të saj, festa zyrtare në Republikën e Kosovës janë:
a) Viti i Ri-1 dhe 2 janari;
b) Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 Shkurti;
c) Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, 9 Prilli;
d) Dita Ndërkombëtare e Punës, 1 Maji;
e) Dita e Evropës, 9 Maji;
f) Bajrami i Madh, dita e parë;
g) Bajrami i Vogël, dita e parë;
h) Krishtlindjet Katolike, 25 dhjetor;
i) Krishtlindjet Ortodokse, 7 janar;
j) Pashkët Katolike, E hëna e Pashkëve;
k) Pashkët Ortodokse, E hëna e Pashkëve.
Neni 3
3.1 Ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji janë ditë të lira me pagesë për të gjithë
punëtorët e Kosovës, përveç kur është e rregulluar ndryshe me ligje tjera.
3.2 Një ditë pune gjatë festave zyrtare kompensohet me një ditë e gjysmë pushimi ose në kundërvlerë në
para.
2
Neni 4
Kur ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do
të jenë ditët pasardhëse të punës.
Neni 5
Komisioni Republikan i Festave
5.1 Qeveria e Republikës së Kosovës, themelon Komisionin Republikan të Festave, përbërja e të cilit
pasqyron diversitetin e shoqërisë kosovare.
5.2 Komisioni Republikan i Festave do të përgatitë rregullat dhe mënyrat e festimit të festave zyrtare si
dhe ditët memoriale.
5.3 Komisioni Republikan i Festave Zyrtare, më së largu gjer në fundin e muajit tetor të vitit vijues, nxjerr
Kalendarin e festave zyrtare dhe ditët memoriale, për vitin që vjen, duke u bazuar në këtë ligj.
5.4 Festat e reja zyrtare mund të përcaktohen me plotësimin dhe ndryshimin e këtij ligji.
5.5 “Ditët memoriale janë:
a) 28 Nëntori, dita e shqiptareve;
b) 12 Qershori, dita e paqes;
c) 6 Marsi, dita e Përkujtimit dhe e Respektit për Veteranet;
d) 23 Prilli, dita e turqve;
e) 8 Prilli, dita e romeve;
f) 15 Shkurti, dita e ashkalinjëve;
g) 28 Shtatori, dita e boshnjakeve;
h) 6 Maji, dita e goranëve.
Ditët tjera memoriale përcaktohen nga Qeveria e Republikës se Kosovës në konsultim me Presidentin e
Republikës së Kosovës, nga të cilat dy ditë në konsultim me komunitetin serb të Kosovës.
Neni 6
Qeveria e Republikës së Kosovës përcakton institucionet publike dhe ato private si dhe shërbimet e tjera
publike, që janë të obliguara të punojnë në ditët e festave zyrtare të Kosovës.
Neni 7
Kuvendet komunale mund të përcaktojnë ditët e komunave të tyre si dhe ditët memoriale të komunave në
harmoni me këtë ligj.
Neni 8
Qeveria e Republikës së Kosovës nxjerr aktet përkatëse nënligjore për zbatimin e këtij ligji.
3
Neni 9
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Ligji Nr. 03/l-064
23 Maj 2008