GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 01 KORRIK 2008
LIGJI NR. 02/L-88
PЁR TRASHËGIMINË KULTURORE
Kuvendi i Kosovës
Nё bazë tё Kreut 5.1 (e) dhe 9.1.26 (a) tё Kornizës Kushtetuese pёr Vetëqeverisje tё Përkohshme
nё Kosovë, (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 e datës 15 maj 2001),
Me qëllim të krijimit të infrastrukturës dhe rregullatives ligjore përkitazi me mbrojtjen, ruajtjen dhe
promovimin e trashёgimisё kulturore tё Kosovёs ,
Miraton:
LIGJIN PЁR TRASHËGIMINË KULTURORE
Neni 1
Dispozitat e përgjithshme
1.1. Objekt i këtij ligji janë vlerat e trashëgimisë kulturore, të krijuara gjatë shekujve, gjithashtu
mjetet legale dhe teknike për inventarizim, dokumentim, selektimi mbrojtje, konservim, restaurim,
administrim, prezantim dhe përhapje të këtyre thesareve në pajtim me kartat dhe konventat
ndërkombëtare, pavarësisht nga pronësia e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje. Vlera historike dhe
kulturore e kësaj trashëgimie është thesar i tërë popullit të Kosovës.
1.2. Ky ligj vendos marrëdhëniet midis pronarëve, poseduesve dhe shfrytëzuesve të trashëgimisë
kulturore, qofshin ata individë ose komunitete ose autoritete publike - përgjegjës për vlerësimin e
trashëgimisë kulturore. Kjo gjithashtu do të krijojë përgjegjësitë e personave privatë dhe
institucioneve publike në lidhje me trashëgiminë kulturore.
1.3. Trashëgimi kulturore në kuadër të këtij ligji përfshinë: trashëgiminë arkitekturale, arkeologjike,
të luajtshme dhe shpirtërore, pavarësisht nga koha e krijimit dhe ndërtimit, tipi i ndërtimit, përfituesit,
krijuesit ose implementuesit e punës. Shtrirja e ligjit duhet tё jetë e përkufizuar pёr çështjet qё
ndërlidhen nё mёnyrё specifike me trashёgiminё kulturore. Edhe trashëgimia kulturore qё
ndërlidhet ose derivon nga konfesionet fetare do tё jetë e qeverisur nga legjislacioni i cili rregullon
statusin e komuniteteve fetare nё Kosovë.
1.4. Qëllimi i këtij ligji është që të rregullojë legalisht fushën e trashëgimisë kulturore në lidhje me
ruajtjen, mbrojtjen, qasjen publike, komunikimin dhe pajisjen e burimeve të domosdoshme me
qëllim që trashëgimia të shijohet nga gjeneratat e tashme dhe të jetë e gatshme për gjeneratat e
ardhshme si një dokument historik dhe kulturor.
Neni 2
Definimi i nocioneve në kontekstin e ligjit
2.1 “Trashëgimi kulturore” përfshin trashëgiminë arkitekturale, trashëgiminë arkeologjike,
trashëgiminë e luajtshme dhe trashëgiminë shpirtërore.
2.2 “Trashëgimi arkitekturale” përbëhet nga:
a). Monumentet: Konstruktimet dhe strukturat e dalluara për nga vlerat historike, arkeologjike,
artistike shkencore me interes shoqëror ose teknike duke përfshirë elementet e luajtshme si
pjesë tё saj.
2
b). Ansamblet ose tërësia e ndërtesave: Grupet e ndërtesave urbane ose rurale të dalluara për
nga vlerat historike, arkeologjike, artistike, shkencore, me interes shoqëror ose teknik, në
ndërveprim me njësitë e caktuara topografike.
c). Fushat e konservimit arkitektural: Fushat që përmbajnë punë të kombinuara të dorës së njeriut
dhe natyrës, të dalluara nga vlerat historike, arkeologjike, artistike, shkencore, tё interesit
shoqëror dhe teknik.
2.3 “Trashëgimi arkeologjike” nënkupton ndërtimet, strukturat dhe grupet e ndërtesave,
vendbanimeve të zhvilluara, objektet e luajtshme, monumentet e llojeve të ndryshme dhe
përbërjeve të tyre, të gjetura në tokë ose nën ujë. Trashëgimi arkeologjike mund të jetë e mbrojtur
përmes një rezervati arkeologjik, ku të mbeturat qoftë të dukshme ose të fshehta (të padukshme)
në terren duhet të mbeten të paprekura.
2.4 “Pejsazhet kulturore” nënkupton një fushë, ashtu siç perceptohet nga njerëzit, karakteri i të
cilës është rezultat i veprimit dhe ndërveprimit të faktorëve natyrorë dhe/ose njerëzorë; një
komponentë esenciale e ambientit të njerëzve, një shprehje e diversitetit të trashëgimisë së
përbashkët të tyre kulturore e natyrore, dhe një krijues i identitetit të tyre.
2.5 “Trashëgimi e luajtshme” janë objektet që janë shprehje ose evidencë e kreativitetit njerëzor
ose e një zhvillimi natyror, të dalluara për nga vlerat historike, arkeologjike, artistike, tё rëndësisë
dhe tё interesit shkencor ose shpirtëror.
2.6 “Trashëgimi shpirtërore” përfshin format e shprehjes kulturore të traditave ose tё zakoneve
popullore, tё gjuhës, festave, riteve, valles, muzikës, kёngёs dhe shprehjes artistike.
2.7 “Inventarizim” është një veprimtari hulumtuese për regjistrimin paraprak dhe dokumentimin e
vlerave tё trashëgimisë kulturore.
2.8 “Dokumentim” është paraqitja e vlerave tipologjike dhe faktike, si dhe faktorëve me interes
sipas neneve 2.2, 2.3, 2.4 dhe 2.5 të këtij ligji përmes mjeteve grafike dhe fotografike, dhe të
dhënave të shkruara.
2.9 “Mbrojtja” është një nomenklaturë e masave të mbrojtjes të natyrës juridike me qëllim të
ruajtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore.
2.10 “Konservim” nënkupton krijimin e kushteve të përshtatshme dhe marrjen e masave paraprake
për ruajtjen e trashёgimisё kulturore, duke përfshirë edhe mirëmbajtjen.
2.11 “Restaurimi” nënkupton një veprimtari me qëllim të ruajtjes dhe ekspozimit të vlerave të
trashëgimisë kulturore.
2.12 “Administrimi” nënkupton mbikëqyrjen dhe menaxhimin e përdorimit të trashëgimisë
kulturore.
2.13 “Përhapja” nënkupton një veprimtari arsimore dhe rritëse të vetëdijesimit në lidhje me vlerat e
trashëgimisë kulturore.
2.14 “Dëmtimi” nënkupton cilindo dëmtim ndaj vlerave të trashëgimisë kulturore.
2.15 “Vlerësimi i trashëgimisë kulturore” nënkupton procesin e hulumtimit, studimit,
dokumentimit dhe përzgjedhjes për procesin e mbrojtjes, ruajtjes, restaurimit, administrimit dhe
përhapjes së vlerave të saj.
2.16 “Lista e trashëgimisë kulturore” përfshinë gjetjet në inventarin e trashëgimisë kulturore që
janë përzgjedhur për ruajtje dhe mbrojtje nga Institucioni kompetent për këtë ligj.
2.17 “Ministria” është Ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore.
2.18 “Ministri” është ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore.
3
2.19 “Institucioni kompetent” nënkupton një Institucion të përcaktuar me ligj për hulumtimin,
dokumentimin, përzgjedhjen dhe mbikëqyrjen e ruajtjes, konservimin, restaurimin, administrimin
dhe përhapjen e trashëgimisë kulturore.
2.20 “Perimetri i monumentit” është kufiri i hapёsirёs së mbrojtur e lidhur me trashëgiminë
kulturore të mbrojtur, që përcaktohet në një plan nga Institucioni kompetent.
2.21 “Zona e mbrojtur” nënkupton një hapёsirё të vendit siç është përcaktuar në nenin 2 të Ligjit
nr. 2003/14 për planifikim hapësinor, i cili është ambienti i perimetrit të trashëgimisë kulturore të
paluajtshme që mund të mbrohet nga ndonjë zhvillim ose veprimtari që mund të dëmtojë kuadrin e
dukshëm ose dëmtim tjetër të trashëgimisë kulturore.
2.22 “Sipërfaqe e mbrojtur” është një sipërfaqe që mund të përfshijë burime natyrore ose
ambientale të mbrojtura, ose trashëgimi kulturore të paluajtshme siç është përcaktuar në nenin 2 të
Ligjit nr. 2003/14 për planifikim hapësinor.
2.23 “Zonë e veçantë” është një hapёsirё e përcaktuar me planet hapësinore që kërkon një
organizim të veçantë, zhvillim, përdorim ose mbrojtje, siç është përcaktuar në nenin 12.2 të Ligjit nr.
2003/14 për planifikim hapësinor.
2.24 “Muzetë” janë institucione jo-profitabile dhe të hapura pёr publikun që tё hulumtojnë,
konservojnë, mbledhin, komunikojnë dhe ekspozojnë trashёgiminё e luajtshme për qëllime tё
studimit, tё edukimit dhe tё shijimit nё shërbim tё shoqёrisё dhe tё zhvillimit të saj.
Neni 3
II. Inventarizimi, dokumentimi dhe mbrojtja e përkohshme
e trashëgimisë kulturore
3.1. Identifikimi i trashëgimisë kulturore bëhet nga mënyra e inventarizimit dhe implementimit nga
ana e Institucionit kompetent, nё pajtim me ligjin.
3.2. Inventarizimi dhe dokumentimi përmbajnë grafikën paraprake, paraqitjen pamore dhe
përshkrues të të dhënave themelore të trashëgimisë kulturore: emrat e pronarit, poseduesin ose
shfrytëzuesin, dhe referencat për lokacionin, paraqitjen pamore, tipin dhe datën në pajtim me një
akt nënligjor të bazuar në këtë ligj.
3.3. Ministria krijon bazёn e tё dhënave (data-base) pёr trashёgiminё kulturore tё standardizuar dhe
tё centralizuar nё tё dy format, tё shkruar dhe elektronike. Qasja nё këto tё dhëna lejohet përmes
një rrjeti institucional.
3.4. Zyrtarit profesional nga Institucioni kompetent i jepet e drejta për të verifikuar vlerën dhe
gjendjen e trashëgimisë kulturore gjatë procesit të inventarizimit dhe vlerësimit, pas 7 ditësh të
njoftimit të pronarit.
3.5. Bazuar në kritere të caktuara përmes një akti nënligjor dhe në pajtim me nenin 3.2, Institucioni
kompetent përzgjedh nga inventarizimi i trashëgimisë kulturore gjetjet dhe objektet për t’u dhёnё nё
mbrojtje të përkohshme në kuadër tё Listës sё trashëgimisë kulturore.
3.6. Objektet e përfshira në Listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme duhet të
jenë nën mbrojtje të përkohshme për një vit. E drejta për kompensim për ndonjë humbje financiare
bartet në gjykatë nëse objekti nuk është nën mbrojtje të përhershme pas një viti. Kompensimi i tillë
vlerësohet nga një komision i pavarur që themelohet nga Këshilli i Kosovës për trashëgimi
kulturore.
3.7. Trashëgimia kulturore nën mbrojtjen e përkohshme, në pajtim me këtë ligj, ka atribute të njëjta
me trashëgiminë kulturore nën mbrojtje të përhershme, siç është përcaktuar në nenin 4.
3.8. Dhënia e lejes (lejimi) për ndërtim ose veprimtari tjera që mund të ndikojnë në vlerat ose
ndryshojnë tërësinë ose strukturën e objektit të trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme
bëhet vetëm me miratimin me shkrim të Institucionit kompetent.
4
Neni 4
Mbrojtja dhe masat legale
4.1. Asetet e trashëgimisë kulturore të propozuar nga Institucioni kompetent, personat juridikë ose
fizikë për mbrojtje të përhershme grumbullohen në pajtim me kriteret e vendosura nga një akt
nënligjor, i bazuar në këtë ligj.
4.2. Asetet e trashëgimisë kulturore siç është përcaktuar në nenin 2 të këtij ligji të propozuar për
mbrojtje nga persona juridikë ose fizikë kalojnë një vlerësim nga Institucioni kompetent në pajtim
me nenin 4.1 të këtij ligji.
4.3. Asetet e trashëgimisë kulturore të propozuar për mbrojtje të përhershme do ti paraqiten Këshillit
të Kosovës për trashëgimi kulturore për rishikim, adaptim ose refuzim.
4.4 Vendimi për përfshirjen e objekteve nё listën e trashёgimisё kulturore nёn mbrojtje tё
përhershme tё përcaktuar nga Këshilli i Kosovës pёr trashëgimi kulturore, nënshkruhet nga ministri
me ç’rast hyn nё fuqi mbrojtja e përhershme e tyre me kёtё ligj. Lista e trashёgimisё kulturore do tё
jetë e hapur për publikun.
4.5. Miratimi i vendimeve pёr objektet nga ana e ministrit për t’u përfshirë në Listën e trashëgimisë
kulturore nën mbrojtjen e përhershme në pajtim me nenin 4.4 bëhet të paktën 15 ditë pas datës së
pranimit të tyre në Ministri.
4.6. Objektet e trashëgimisë kulturore të përfshira në Listën e trashëgimisë, nën mbrojtje të
përkohshme ose të përhershme, regjistrohen nё Agjencionin kadastral dhe gjeodet tё Kosovës, nё
tё dy nivelet qendror dhe lokal.
4.7. Njoftimi për përfshirjen e një objekti në Listën e trashëgimisë kulturore do të bëhet me anë të
shpalljes nё Gazetën zyrtare brenda 28 ditësh me njoftim me shkrim për pronarin.
Këshilli i Kosovës për trashëgimi kulturore
4.8. Këshilli i Kosovës për trashëgimi kulturore, ёshtё organ i cili krijohet nga Kuvendi i Kosovës, i
cili përcakton edhe objektin e veprimtarisë sё tij nё fushën e trashëgimisë kulturore. Ai pёrbёhet
nga 7 anёtarё, tё cilët zgjidhen pёr njё mandat tri (3) vjeçar nga Kuvendi i Kosovës, duke
respektuar përbërjen etnike nё Kosovë. Kuvendi i Kosovës, miraton buxhetin e Këshillit tё Kosovës
për trashëgimi kulturore Mënyra e organizimit dhe funksionimit te Këshillit tё Kosovës për
trashëgimi kulturore do tё rregullohet me njё akt tё brendshëm tё miratuar prej tij.
4.9. Këshilli i Kosovës për trashëgimi kulturore do tё identifikojë masat e domosdoshme tё
mbështetjes financiare pёr trashëgimi Kulturore për secilin vit nga Kuvendi i Kosovës nё pajtim me
kёtё ligj. Këshilli i Kosovës për trashëgimi kulturore, nё ushtrimin e veprimtarisë sё tij bashkëpunon
me Institucionet kompetente qё veprojnë nё fushën e trashёgimisё kulturore.
Obligimet e personave juridik dhe fizik për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore
4.10. Secili person juridik dhe fizik ka për detyrë që të kujdeset për mbrojtjen e tërësisë së
trashëgimisë kulturore nëse ai/ajo është pronar, posedues ose shfrytëzues i kësaj trashëgimie
kulturore.
5
4.11. Cilido person fizik apo juridik që dëmton trashëgiminë kulturore, pavarësisht nga
marrëdhëniet e tyre pronësore me të, dënohet ose sanksionohet nё bazë të Kodit të Përkohshëm
Penal të Kosovës, Ligjit për kundërvajtje dhe në pajtim me nenin 11 të këtij ligji.
Inspektorët e trashëgimisë kulturore
4.12. Inspektorët e caktuar nga Ministria, në pajtim me një akt nënligjor bazuar në këtë ligj,
vlerësojnë kushtet dhe gjendjen e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe ndërmarrin masat e
duhura për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
4.13. Pronari, poseduesi ose shfrytëzuesi i trashëgimisë kulturore të mbrojtur është i obliguar të
mos pengojë inspektimin që kryhet sipas nenit 4.12.
Konservimi dhe restaurimi i trashëgimisë kulturore
4.14. Cilado ndërhyrje qё ndikon nё tërësinë ose vlerat e trashëgimisë kulturore kërkon leje të
shkruar nga Institucioni kompetent.
4.15. Institucioni kompetent urdhëron ndaljen e menjëhershme për një periudhë të pacaktuar
kohore të çdo lloj pune të paautorizuar në trashëgiminë kulturore.
4.16. Veprimet konservuese dhe restauruese në lidhje me trashëgiminë kulturore bëhen nga
Institucioni kompetent dhe personat juridikë dhe fizikë, të licencuar nga Ministria, në pajtim me një
akt nënligjor të bazuar në këtë ligj. Puna e bërë me licencë mbikëqyret nga Institucioni kompetent.
4.17. Projektet konservuese dhe restauruese të trashëgimisë kulturore zbatohen vetëm pas
aprovimit të shkruar për to nga Institucioni kompetent.
4.18. Ndërhyrjet konservuese dhe restauruese bëhen në pajtim me aktin nënligjor në pajtueshmëri
me nenin 4.17 të këtij ligji.
4.19. Procesi i ndërhyrjeve konservuese dhe restauruese bëhet nën mbikëqyrjen e Institucionit
kompetent.
4.20. Institucioni kompetent ndalon punën konservuese dhe restauruese nëse identifikon parregullsi
gjatë zbatimit të tyre dhe derisa kushtet e nevojshme të plotësohen për përmbyllje të punëve të tilla.
Shitja dhe kalimi apo vendosja e të drejtave pronësore nën kontrollin dhe pushtetin e institucionit
kompetent i trashëgimisë kulturore
4.21. Trashëgimia kulturore mund të shitet, trashëgohet ose dhurohet vetëm brenda territorit të
Kosovës dhe në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi me të cilin drejtohen çështjet pronësore.
Ministria ka përparësi për të blerë trashëgiminë kulturore sipas çmimit të tregut, që do të vlerësohet
nga një komision i pavarur që krijohet nga Këshilli i Kosovës për trashëgimi kulturore.
4.22. Të drejtat pronësore Trashëgimia kulturore e mbrojtur mund të kalojë dhe vendoset në të
drejta pronësore nën kontrollin dhe pushtetin e institucionit kompetent në pajtim me legjislacionin
relevant ku ka rrezik të identifikuar të dëmtimit të qëllimshëm ose shkatërrimit të trashëgimisë
kulturore ose ku është ndërmarrë veprim i pamjaftueshëm nga pronari, poseduesi ose shfrytëzuesi
për të mbrojtur kushtet dhe gjendjen e ruajtjes së trahëgimisë kulturore. Kompensimi i paguhet
pronarit në bazë të vlerës në treg të pronës dhe reflektimit të kushteve të pronës. Niveli i
kompensimit përcaktohet nga një komision i pavarur i themeluar nga Këshilli i Kosovës për
trashëgimi kulturore.
4.23. Trashëgimia kulturore e mbrojtur që ёshtё nё pronësi private dhe qё përfiton nga fondet
publike pёr punë rreth konservimit dhe restaurimit, sipas nenit 5 tё këtij ligji ёshtё subjekt i kёrkesёs
6
pёr qasje publike pёr njё periudhë kohore afat i arsyeshëm e cila do tё përcaktohet me akt
nënligjor.
Neni 5
Financimi dhe masat fiskale për trashëgiminë kulturore
5.1. Fondet për hulumtimin, dokumentimin, përzgjedhjen, mbrojtjen, konservimin, restaurimin,
administrimin, prezantimin dhe përhapjen e trashëgimisë kulturore sigurohen nga Buxheti i
Konsoliduar i Kosovës dhe përmes burimeve financiare të autoriteteve lokale dhe ndonjë burimi tjetër
vendor dhe ndërkombëtar qoftë ai donacion ose sponzorim.
5.2. Buxheti i Konsoliduar i Kosovës mbi trashëgiminë kulturore përdoret për mbulimin e veprimeve
në lidhje me trashëgiminë kulturore në pajtueshmëri me nenin 4 të këtij Ligji. Këshilli i Kosovës për
trashëgimi kulturore vlerëson projektet e propozuara të parashtruara nga institucionet e fushave
përkatëse, ndërsa Ministria është përgjegjëse për aprovimin dhe implementimin e këtyre projekteve
në baza proporcionale nga buxheti i saj.
5.3. Trashëgimia kulturore nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme lirohet nga tatimi mbi
pronën, në pajtim me këtë ligj.
5.4. Çdo investim me qëllim konservimi dhe restaurimi në trashëgiminë kulturore të mbrojtur, nga
personat juridikë ose fizikë, shumat e të cilave janë të konfirmuara dhe aprovuara nga Institucioni
kompetent, lirohet nga detyrimi për tatimin në të hyra deri në vlerën e shumës së investuar nëse kjo
nuk ёshtё rregulluar ndryshe me ndonjë legjislacion tjeter nё fuqi.
5.5. Trashëgimia kulturore nё pronësi private që është e lejuar për publikun, sipas nenit 4.23 të këtij
ligji, lirohet nga tatimi mbi trashëgimi.
Neni 6
III. Trashëgimi arkitekturale
6.1. Trashëgimi arkitekturale është pjesë e trashëgimisë të paluajtshme. Ajo përbëhet nga
monumentet, ansamblet (tërësitë) dhe hapësirat arkitekturale konservuese. Trashëgimi arkitektural
daton prej para-historisë deri në kohën e tashme.
6.2. Inventarizimi, dokumentimi dhe mbrojtja e trashëgimisë arkitekturale rregullohet sipas nenit 3
dhe 4 të këtij Ligji. Vlerësimi profesional dhe shkencor për vlerat e saj shënohet në Listën e
trashëgimisë kulturore.
6.3. Monumentet arkitekturale ruhen në të gjitha elementet e tyre përbërëse, tiparet arkitekturale
dhe teknike. Hapësira e mbrojtjes së monumentit përfshin secilin ndërtim ose strukturë të vlerës së
pranuar brenda perimetrit të monumentit, dhe përcaktohet në një plan të Institucionit kompetent.
6.4. Monumentet arkitekturale nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme kanë një zonë tё
mbrojtjes, që është 50 metra nga perimetri i monumentit. Kjo zonë e mbrojtjes mund të zgjerohet
ose ngushtohet dhe përcaktohet në planin e Institucionit kompetent dhe në planet hapësinore
relevante në pajtueshmëri me nenin 2 të Ligjit nr. 2003/14 për planifikim hapësinor.
6.5. Ansamblet (tërësitë) dhe hapësirat e konservuara arkitekturale nën mbrojtje mund të jenë në
ambiente rurale ose urbane. Ndërtesat e përfshira në ansamble dhe hapësira të tilla janë të
mbrojtura nga jashtë, dhe përcaktohen si sipërfaqe të mbrojtura në pajtueshmëri me nenin 2 të
Ligjit nr. 2003/14 për planifikim hapësinor, dhe mund të klasifikohet si zonë e veçantë në
pajtueshmëri me nenin 12 të Ligjit nr. 2003/14 për planifikim hapësinor.
6.6. Politikat për ruajtjen, menaxhimin dhe shtimin e fushave të konservuara arkitekturale
përcaktohen së bashku nga Institucioni kompetent dhe autoritetet qendrore dhe lokale për
planifikim hapësinor.
6.7. Çdo punë për modifikim ose demolim të një monumenti arkitektural ose ndonjë veprim
konservues ose restaurues që mund të ndikojë nё vlerat atribuese të monumentit, kërkon pëlqimin
me shkrim të Institucionit kompetent.
7
6.8. Çdo punë për modifikim ose demolim ose ndonjë veprim konservues apo restaurues për
mbulesën e jashtme të ndërtesave të përfshira në asamble ose zona konservuese arkitekturale
kërkon pëlqim me shkrim nga Institucioni kompetent.
6.9. Aplikimi për leje për ndërtimin e ndërtesave ose krijimtari tjetër brenda zonës së mbrojtur të një
monumenti arkitektural, ose brenda një hapësire konservuese arkitekturale, ose që ndikon nё
mjedisin e një asambleje, paraqitet për shqyrtim në Institucionin kompetent. Institucioni kompetent
ka veto mbi dhënien e një lejeje të tillë. Nëse Institucioni kompetent nuk përgjigjet brenda 15 ditëve
në lidhje me aplikimin për ndërtimin e ndërtesave ose zhvillimeve tjera, leja mund të përcaktohet
nga autoriteti relevant për planifikim dhe ndërtim.
6.10. Trashëgimi arkitekturale nën mbrojtje shenjёzohet qartë me një shenjë të dukshme. Vendosja
e materialeve reklamuese në monumentet arkitekturale, ndërtesat e asambleve ose brenda
hapësirave konservuese arkitekturale bëhet me leje të shkruar nga Institucioni kompetent.
6.11. Ndalohet lëvizja apo zhvendosja e pjesshme ose komplete e ndonjë pjese të trashëgimisë së
mbrojtur arkitekturale nën mbrojtje të përkohshme apo të përhershme.
6.12. Monumentet arkitekturale ose ndërtesat brenda asambleve që janë në një gjendje të keqe të
riparimit ose janë në rrezik të dëmtimit domethënës bëhen objekt i një procedure riparuese urgjente
ose emergjente. Institucioni kompetent i dërgon pronarit një njoftim të shkruar në afat shtatë ditësh
me qëllim të hyrjes në objekt për të ndërmarrë një punë të tillë. Aty ku gjendja e pronës ka rënë për
shkak të dështimit të pronarit që të kryejë detyrën e tij/saj për t’u kujdesur sipas nenit 4.10, atëherë
kosto e punëve të tilla kompensohet nga pronari. Kjo procedurë lë vend për ankesë në rastet e
kushteve të varfërisë financiare.
6.13. Të drejtat pronësore Një monument arkitektural mund të kalojnë dhe të vendosën nën
kontrollin dhe pushtetin e institucionit kompetent në rastet ku ka pasur dështim të konservimit të
monumentit sipas dispozitave të nenit 4.10, pas dhënies së një njoftimi të shkruar që përmban
orarin e specifikuar të punëve brenda 90 ditësh. Kompensimi vlerësohet sipas nenit 4.22 të këtij
ligji.
6.14. Përdorimi me qëllim përfitimi ekonomik dhe kulturor i trashëgimisë arkitekturale autorizohet
me leje të shkruar nga Institucioni kompetent, në rastet ku vlerat e trashëgimisë arkitekturale janë
të mbrojtura.
Neni 7
IV. Trashëgimi arkeologjike
Tipet e trashëgimisë kulturore janë:
7.1. “Trashëgimi arkeologjike” përbëhet nga objektet e paluajtshme dhe të luajtshme siç janë
përcaktuar në nenin 2.3 të këtij ligji.
7.2. “Objektet arkeologjike të paluajtshme” janë monumentet, vendbanimet, strukturat e ndërtuara
nga dora e njeriut dhe kompozicion stratigrafike.
7.3. “Objektet arkeologjike të luajtshme” janë gjetjet gjatë gërmimeve arkeologjike, të gjetura rastësisht,
të cilat janë pasqyrim ose evidencë e kreativitetit njerëzor.
Masat paraprake dhe shpëtuese
7.4. Kur një aplikim për leje për të ndërtuar një ndërtesë ose krijimtari tjetër në trashëgiminë e ditur
arkeologjike pranohet në autoritetin lokal të planifikimit dhe ndërtimit, ai aplikim parashtrohet
menjëherë për shqyrtim në Institucionin kompetent. Aplikuesi nuk mund të marrë lejen për të filluar
punën, para se të bëhet një marrëveshje me Institucionin kompetent për të ndërmarrë një studim
vlerësues të trashëgimisë arkeologjjike. Sasia e kostos që paraqitet nga aplikuesi për këtë qëllim
përcaktohet nga një formulë e dhënë në aktin nënligjor të bazuar në këtë ligj.
8
7.5. Institucioni kompetent njofton autoritetin lokal për planifikim dhe ndërtim nëse aplikuesit mund
t’i jepet leja në lidhje me nenin 7.4, brenda periudhës 20 ditëshe, dhe mund ta bëjë këtë në mënyrë
të drejtpërdrejt se ku krijimtaria duhet të vendoset. Nëse Institucioni kompetent nuk bën një njoftim
të tillë brenda 20 ditësh, leja është e vetëkuptuar.
7.6. Gjatë punëve ndërtuese, nëse bëhet ndonjë zbulim arkeologjik zbuluesi ose investitori duhet të
informojë Institucionin kompetent menjëherë, por jo më vonë se sa në ditën pasuese nga koha e
zbulimit. Institucioni kompetent ka tё drejtë që menjëherë të ndalë punët ndërtimore të filluara dhe
tё ndërmarrë një studim vlerësues dhe shpëtues arkeologjik në vend për një kohë të kufizuar që
duhet të përcaktohet nga një akt nënligjor të bazuar në këtë ligj. Punët krijuese (ndërtuese) mund të
rifillojnë vetëm pas lejes me shkrim nga Institucioni kompetent.
7.7. Të gjeturat arkeologjike të bëra të ditura dhe me interes për arkeologjinë e Kosovës
shpërblehen financiarisht, pas aprovimit nga Institucioni kompetent. Niveli i shpërblimit do të
përcaktohet nga një komision i pavarur i themeluar nga Këshilli i Kosovës për trashëgimi kulturore.
7.8. Zbulimet e rastësishme arkeologjike njoftohen brenda tri ditësh në Institucionin kompetent.
7.9. Të gjitha të gjeturat arkeologjike dhe ato të zhgroposura nga gërmimet arkeologjike janë pronë
e Kosovës.
7.10. Autoriteteve pёrgjegjёse për ndonjë punë publike u kërkohet që t’i binden dispozitës së nenit
7.4 dhe 7.9 plotësisht.
Rezervatet arkeologjike
7.11. Rezervatet arkeologjike janë hapësirat e një rëndësie të veçantë për arkeologjinë të cilat
ruhen për gjeneratat e ardhshme dhe përcaktohen në një plan nga Institucioni kompetent.
Rezervatet e tilla klasifikohen si zona tё veçanta në pajtim me nenin 12 të Ligjit nr. 2003/14 për
planifikim hapësinor.
7.12. Bazuar në informatat që përmban lista e inventarit, Institucioni kompetent përcakton
rezervatet arkeologjike dhe i vendos ato nën hapësira të tilla nën mbrojtje të përkohshme në pajtim
me nenin 3 të këtij ligji me qëllim që të përfshihet në procedurën për mbrojtje të përhershme.
7.13. Shpëtimi arkeologjik do të bëhet vetëm në rezervatet arkeologjike nga Institucioni kompetent.
Veprimtari të tilla mund të ndodhin vetëm në rrethana përjashtuese të lidhura me fatkeqësi natyrore
ose kërcënime tjera të larta.
7.14. Nuk lejohet asnjë veprimtari qё shkakton dëmtim të ndonjë rezervati arkeologjik pa lejen e
shkruar nga Institucioni kompetent.
Zonat dhe hapësirat e mbrojtura
7.15. Zonat e mbrojtjes përcaktohen rreth vendeve të ditura të trashëgimisë arkeologjike.
7.16. Radiusi (kufiri) i zonës sё mbrojtur është 100 metra nga perimetri i vendit të trashëgimisë së
mbrojtur arkeologjike. Kjo zonë e mbrojtjes mund të zgjerohet ose të ngushtohet dhe kjo
përcaktohet në një plan të Institucionit kompetent dhe në pajtueshmëri me nenin 2 të Ligjit nr.
2003/14 për planifikimin hapësinor.
7.17. Çdo aplikim për leje që të ndërtohen ndërtesa ose bëhet krijimtari tjetër brenda Zonës sё
mbrojtur të një vendi të trashëgimisë arkeologjike paraqitet për shqyrtim në Institucionin kompetent.
Institucioni kompetent ka veton mbi dhënien e një leje të tillë. Nëse Institucioni kompetent nuk
përgjigjet brenda 20 ditësh, leja mund të përcaktohet nga autoriteti relevant i planifikimit dhe
ndërtimit.
7.18. Lejohet ndërhyrja në tokë brenda zonës sё mbrojtur në kuptimin e veprimtarive bujqësore me
leje të shkruar nga Institucioni kompetent.
9
7.19. Sipërfaqet e rëndësisë potenciale të trashëgimisë arkeologjike përcaktohen gjatë procesit të
inventarizimit, në pajtim me nenin 3 të këtij ligji dhe përcaktohen si sipërfaqe të mbrojtura në pajtim
me nenin 2 të Ligjit nr. 2003/14 për planifikimin hapësinor. Aplikimi për ndërtim apo krijimtari tjetër
në hapësira të tilla përcaktohet në pajtim me dispozitat e nenit 7.4 të këtij ligji.
Procedurat për gërmim arkeologjik
7.20. Gërmimet arkeologjike mund të bëhen vetëm me lejen e shkruar të Institucionit kompetent.
Vendimi lidhur me këtë leje jepet brenda 30 ditëve nga data e kërkesës.
7.21. Institucionet ose personat fizikë apo juridikë mund të lejohen të bëjnë gërmime arkeologjike
vetëm me licencë sipas kritereve të standardeve profesionale dhe mbikëqyrjes që përcaktohet në
aktin nënligjor të bazuar në këtë ligj.
7.22. I licencuari për gërmim arkeologjik paraqet një raport të gërmimit para Institucionit
kompetent, përfshirë materialet fotografike, skicat, vizatimet, planet, materialet topografike,
materialet kartografike dhe materiale tjera shkencore e profesionale të përdorura gjatë gërmimit, si
dhe ndonjë zbulim arkeologjik, brenda një viti të fillimit të gërmimit arkeologjik.
7.23. Kriteret mbi dokumentimin dhe regjistrimin e hulumtimeve arkeologjike dhe zbulimeve të gjetura
gjatë gërmimeve arkeologjike specifikohen nga një akt nënligjor nga ky ligj.
7.24. E drejta e publikimit të hulumtimit arkeologjik i takon poseduesit të licencës për gërmimin
arkeologjik për katër vjet. Pas kësaj kohe, e drejta për publikim është e hapur për arkeologët tjerë
të licencuar.
Të drejtat dhe obligimet
7.25. Trashëgimi arkeologjike e gjetur ose ekzistuese brenda hapësirës së Kosovës është pronë e
Kosovës.
7.26. Kompensimi bëhet për humbjen e tokës punuese bujqësore ose pronës tjetër ku janë bërë
zbulimet dhe ato ruhen në vend (in situ). Kompensimi vlerësohet nga një komision i pavarur, i
themeluar nga Institucioni kompetent në pajtueshmëri me këtë ligj.
7.27. Pronari ose shfrytëzuesi i tokës me rëndësi potenciale arkeologjike gjatë punës ose
përdorimit nuk lejohet të dëmtojë tërësinë e trashëgimisë arkeologjike nën tokë ose nën ujë. Pronari
ose shfrytëzuesi i tokës me rëndësi potenciale arkeologjike ka kufizime në përdorim dhe të drejta.
Shpronësimi dhe kompensimi
7.28. Ish-pronari ose shfrytëzuesi i tokës në të cilën është gjetur trashëgimi arkeologjike dhe që
është shpronësuar sipas nenit 4.22 ka të drejtën për kompensim të arsyeshëm në para ose
shkëmbim të tokës. Kompensimi ose shkëmbimi i drejtë i tokës përcaktohet nga një komision i
pavarur i themeluar nga Këshilli i Kosovës për trashëgimi kulturore.
Këshillat dhe udhëzimet profesionale
7.29. Institucioni kompetent për trashëgimi arkeologjike është i obliguar që të sigurojë këshillime
administrative dhe procedurale mbi çështjet lidhur me trashëgiminë arkeologjike.
7.30. Ministria siguron fonde vjetore për shpëtim arkeologjik.
10
Qasja publike
7.31. Trashëgimi arkeologjike mund të jetë subjekt i kërkesave të qasjes publike në pajtim me nenin
4.23 të këtij ligji.
7.32. Të gjeturat e bëra nga hulumtimet arkeologjike prezantohen dhe sigurohen për publikun
përmes ekspozitave dhe publikimeve.
Neni 8
V. Peizazhi kulturor
Peizazhi kulturor përcaktohet si zonë e veçantë në pajtim me nenin 12 të Ligjit nr. 2003/14 për
planifikimin hapësinor.
Neni 9
VI. Trashëgimi e luajtshme
9.1. Trashëgimi e luajtshme sikurse është përcaktuar në nenin 2.5 përbëhet nga:
- objektet ose pjesët e objekteve të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike ose zbulime të
rastësishme,
- dorëshkrimet, dokumentet fetare ose civile, librat, publikimet me rëndësi historike, shkencore
ose artistike,
- objektet etnografike,
- objektet, pjesët integrale të koleksioneve të përhershme të muzeve dhe galerive,
- objektet e lidhura me kulte fetare,
- objektet e lidhura me ngjarje të rëndësishme historike dhe jetës së personaliteteve historike,
- veprat artistike të të gjitha llojeve dhe zhanreve siç janë vizatimet, pikturat, skulpturat etj.
- botimet origjinale, posterët dhe fotografitë,
- punët e artit të aplikuar të bëra nga materialet si xhami, qeramika, metali, druri, pëlhura dhe letra
etj.
- punët antologjike të artit të aplikuar të dizajnit dhe objekteve moderne në prodhimet rendore të
rëndësisë së veçantë artistike ose historike,
- orendi të vjetra,
- tapiceri, veshje dhe instrumente muzikore,
- objektet e karakterit historik në lidhje me zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë,
- objektet tjera të rëndësisë historike, artistike, shkencore ose kulturore,
- objektet numizmatike, medalionët dhe koleksionet filatelike,
- dokumentet e arkivit, përfshirë këtu edhe regjistrimet e filmit, fotos dhe video-materialet.
9.2. Inventarizimi, dokumenti dhe mbrojtja e trashëgimisë së luajtshme rregullohet sipas nenin 3
dhe 4 të ligjit aktual.
9.3. Procedurat për vlerësimin e trashëgimisë së luajtshme implementohen nga Institucioni
kompetent sipas aktit nënligjor të bazuar në këtë ligj.
Koleksionet publike
9.4. Koleksionet publike të trashëgimisë së luajtshme janë objektet nën pronësi të institucioneve
publike të Kosovës. Koleksionet publike janë nën mbrojtje në pajtim me këtë ligj.
9.5. Sipas këtij ligji, objektet e luajtshme, pjesët përbërëse të trashëgimisë kulturore, komplekset
historike, ndërtesat fetare janë nën mbrojtje dhe ato nuk mund të lëvizen nga konteksti natyror i
vendit, ku janë të vendosura, pa lejen e shkruar nga Institucioni kompetent.
9.6. Trashëgimia e luajtshme e përcaktuar sipas nenit 9.1 që është më e vjetër se 100 vjet
vendoset automatikisht nën mbrojtje.
11
9.7. Edhe trashëgimia e luajtshme që daton para vitit 1453 është pronë publike e Kosovës.
9.8. Të gjitha objektet ose pjesët e objekteve të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike ose
zbulimeve të rastësishme janë pronë e Kosovës sipas nenit 7.10.
9.9. Muzetë, siç janë përcaktuar në nenin 2.24, janë Institucione kompetente për menaxhimin e
koleksioneve publike të trashëgimisë së luajtshme.
9.10. Veprimtarit bazike të muzeve publike, bazuar në këtë ligj, rregullohen me Ligjin për
Institucionet e kulturës.
9.11. Dhurimi i trashëgimisë së luajtshme nga personat fizikë apo juridikë për të shtuar koleksionet
publike ka lehtësim të taksës mbi dhurata të tilla. Niveli i lehtësimit të taksës rregullohet nga
legjislacioni pёrkatёs fiskal.
Masat konservuese të mbrojtjes dhe ruajtja
e trashëgimisë së luajtshme kulturore
9.12. Institucioni kompetent ndërmerr masat pёr konservimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë
së luajtshme nën mbrojtje në pajtim me aktin nënligjor të bazuar në këtë ligj, i cili do të përcaktojë
kriteret dhe pajisjet e domosdoshme për mbrojtjen dhe ruajtjen e tij, dhe masat e domosdoshme
preventive dhe siguruese sa i përket dëmtimit, dekompozimit, shkatërrimit ose humbjes.
9.13. Konservimi dhe restaurimi i objekteve të trashëgimisë së luajtshme bëhet në laboratore nga
personat e licencuar në pajtim me nenin 4.16.
9.14. Koleksioneve publike të trashëgimisë së luajtshme që janë në ekspozim publik u sigurohet
hapësira nga Ministria për prezantimin, arkivimin, ruajtjen dhe mbrojtjen adekuate tё tyre.
9.15. Ministria është përgjegjëse për krijimin e kushteve optimale për mbrojtjen e objekteve të
trashëgimisë së luajtshme që mbahen në institucione publike me qëllim që të mbrohen nga vjedhja,
plaçkitja, tjetërsimi ilegal dhe ndonjë akt tjetër ilegal, përfshirë këtu përvetësimin, dëmtimin dhe
shkatërrimin.
9.16. Koleksionet publike të trashëgimisë së luajtshme janë të hapura për publik përmes
ekspozitave të përhershme ose të përkohshme, publikimeve dhe mekanizmave tjerë të
përshtatshëm.
Koleksionet private
9.17. Koleksionet private të objekteve të trashëgimisë së luajtshme regjistrohen në Listën e
trashëgimisë kulturore në pajtim me nenin 4 të këtij ligji.
9.18. Pronari privat i një objekt të përcaktuar si trashëgimi e luajtshme është i detyruar për
përkujdesje të mbrojtjes së tërësisë së një objekti të tillë në pajtim me nenin 4.10 të këtij ligji.
Çfarëdo dëmtimi, shkatërrimi, humbje ose vjedhje e një objekti të tillë raportohet në Institucionin
kompetent brenda tri ditësh.
9.19. Nëse pronari i një objekti të trashëgimisë së luajtshme dështon të kryejë detyrën e tij/saj për
t’u përkujdesur sipas nenit 4.10 të këtij ligji, Institucioni kompetent i dërgon një njoftim të shkruar me
afat shtatë ditësh me qëllim të ndërmarrjes së masave të domosdoshme siguruese dhe mbrojtëse.
Shuma e kostos për një punë të tillë kompensohet nga pronari. Kjo procedurë ka mundësinë e
ankesës në rastet e varfërisë financiare.
9.20. Të drejtat pronësore Objekti i trashëgimisë së luajtshme mund të kalojnë dhe të vendosen
nën kontrollin dhe pushtetin e institucionit kompetent nëse është i kërcënuar nga dëmtimi apo
shkatërrimi ose nëse pronari ka dështuar të ndërmerr masat e domosdoshme për sigurimin dhe
ruajtjen e tij në pajtim me nenin 4.22.
Kufizimet legale mbi ekspozimin
12
9.21. Siguria e objekteve të trashëgimisë së luajtshme nën pronësi private gjatë ekspozimit
garantohet nga organizatori i ekspozitës sa i përket sigurimit, dëmtimit, shkatërrimit, vjedhjes ose
humbjes sipas kritereve që përcaktohen nga një akt nënligjor i bazuar në këtë ligj. Kompensimi
vlerësohet sipas nenin 4.22 të këtij ligji.
9.22. Pronari privat i objekteve të trashëgimisë së luajtshme ka përparësi në të drejtën për të
kërkuar vlerësim profesional të vlerave të tyre.
Qarkullimi i trashëgimisë së luajtshme
9.23. Objekti i trashëgimisë së luajtshme nën mbrojtje mund të qarkullojë përkohësisht jashtë
Kosovës në rrethana të kufizuara për qëllime të konservimit, restaurimit dhe ekspozimit, me leje të
shkruar nga Ministri në pajtim me aktin nënligjor të bazuar në këtë ligj, akt ky që vendos kriteret për
garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së një objekti të tillë.
9.24. Blerësi i një objekti të trashëgimisë së luajtshme që është blerë në besim, por është vënë në
shitje me mashtrim, kompensohet për humbjen e objektit pas kthimit të tij tek pronari i vёrtetё.
Blerësit dhe dilerët të cilët me dije shesin ose tregtojnë me objekte të vjedhura të trashëgimisë së
luajtshme i nënshtrohen masave penale në pajtim me të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.
9.25. Objekti i trashëgimisë së luajtshme i konfiskuar nga autoritetet legale kompetente, pronari i së
cilës nuk mund të identifikohet, paraqitet në Institucionin kompetent.
9.26. Personat fizikë dhe juridikë që merren me shitjen e objekteve të trashëgimisë së luajtshme
duhet të jenë të licencuar nga Ministria në pajtim me një akt nënligjor të bazuar në këtë ligj, që
lidhet me regjistrimin të objekteve që i kanë ata dhe shitjes së pandershme të tyre.
Tjetërsimi
9.27. Objektet e trashëgimisë së luajtshme me pronësi publike nuk mund të tjetërsohen, shiten ose
dhurohen.
9.28. Shkëmbimi i objekteve në koleksionet publike mund të bëhet vetëm brenda muzeve publike
në Kosovë dhe me miratimin e ministrit.
Importi dhe eksporti
9.29. Nëse është përcaktuar se një objekt i trashëgimisë së luajtshme është në një vend tjetër dhe
anasjelltas, atëherë importi, eksporti ose kthimi i tij bëhet në pajtim me një marrëveshje bilaterale.
9.30. Qeveria e Kosovës kërkon, pa kufizim kohor, kthimin e objekteve të trashëgimisë së
luajtshme që është marrë jashtë Kosovës pa miratim zyrtar.
9.31. Objektet e trashëgimisë së luajtshme të Kosovës nuk mund të eksportohen pa lejen e shkruar
të ministrit.
Neni 10
VII. Trashëgimi kulturore shpirtërore
10.1. Trashëgimi kulturore shpirtërore përfshin format e shprehjes kulturore të traditave popullore,
zakonet, gjuhën, festat, ritet, vallet, muzikën, këngët dhe zejet artistike.
10.2. Trashëgimi kulturore shpirtërore është një pjesë integrale e trashëgimisë kulturore të civilizimit
në përgjithësi. Kjo është një ndërveprim shpirtëror, korrespodencë e duhur dhe e pakalueshme dhe
komunikim.
13
10.3. Trashëgimi kulturore shpirtërore në forma të ndryshme të dokumentimit dhe tё regjistrimeve
mbrohet, ruhet dhe promovohet në pajtim me këtë ligj dhe parimet ndërkombëtare, standardet dhe
praktikat gjyqësore.
Neni 11
VIII. Sanksionet
Mosbindja ndaj dispozitave të këtij ligji në lidhje me autorizimin e veprimtarive do të gjobitet nga
gjykata kompetente me minimum prej 1.000 (një mijë) Euro dhe maksimum prej 500.000 (pesë qind
mijë) Euro për secilin veprim të paautorizuar.
Neni 12
IX. Dispozitat përfundimtare
12.1. Ky Ligj shfuqizon Ligjin mbi mbrojtjen e monumenteve të kulturës së Kosovës (Gazeta zyrtare
e KSAK Nr. 19/77).
12.2. Ministria është përgjegjëse për zbatimin e termit “Institucioni kompetent”, sa i përket këtij ligji,
nëse nuk është specifikuar ndryshe në ligj.
12.3. Ministria duhet të përcaktohet, bazuar në këtë ligj, që të lëshojë aktet nënligjore mbi
hulumtimin, inventarizimin, dokumentimin, përzgjedhjen, mbrojtjen, konservimin, restaurimin,
administrimin dhe përhapjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.
12.4. Shkalla nё bazë tё sё cilës ky ligj do tё jetë i aplikueshëm pёr trashёgiminё fetare-kulturore do
tё jetë subjekt i legjislacionit ose marrëveshjeve tё mëvonshme ndёrkombёtare sanksionuese.
12.5. Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga
Pёrfaqёsuesi Special i Sekretarit tё Pёrgjithshёm.
UNMIK/REG/2006/52
06.11.2006