GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 28 / 04 QERSHOR 2008
LIGJI NR. 03/L-040
PËR VETËQEVERISJEN LOKALE
Në mbështetje të Kapitullit IV neni 65 pika 1, nenit 81 pika 1, Kapitulli X neni 123 pika 1 si dhe neni 124 të
Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke e njohur nevojën për ta sjellur vendimmarrjen më afër
qytetarëve për të promovuar qeverisje të mirë dhe kushte të jetesës për të gjithë qytetarët e Republikës
së Kosovës, duke i kushtuar kujdes përkatës nevojave të posaçme dhe brengave të komuniteteve jo
shumicë në Republikën e Kosovës;
Duke i pasur parasysh parimet e vetëqeverisjes lokale të Kartës evropiane të vetëqeverisjes lokale dhe
protokollet e saj;
Duke e marrë parasysh Konventën kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe Kartën evropiane për
gjuhët rajonale apo të pakicave dhe Konventën mbi bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet komuniteteve
territoriale apo autoriteteve dhe protokolleve të saj;
Me qëllim të themelimit të një sistemi të qëndrueshëm të vetëqeverisjes lokale dhe të përmirësimit të
efikasitetit të shërbimeve publike në Republikën e Kosovës;
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJIN PËR VETËQEVERISJEN LOKALE
KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj themelon bazën ligjore për një sistem të qëndrueshëm të vetëqeverisjes lokale në Republikën e
Kosovës.
Neni 2
Fushëveprimi
2.1 Ky ligj përkufizon statusin ligjor të komunave, kompetencat dhe parimet e përgjithshme të financave
komunale organizimin dhe funksionimin e organeve komunale, marrëdhëniet brenda komunale dhe
bashkëpunimin ndërkomunal, duke përfshirë bashkëpunimin ndërkufitar dhe marrëdhëniet ndërmjet
komunave dhe pushtetit qendror.
2.2 Qyteti i Prishtinës, si kryeqytet i Republikës së Kosovës, do të qeveriset përmes një ligji të ri për
Qytetin e Prishtinës. Ligji mbi vetëqeverisjen lokale do të zbatohet për Qytetin e Prishtinës, përveç nëse
parashihet ndryshe në ligjin për Qytetin e Prishtinës.
2.3 Legjislacion i posaçëm mund të miratohet për t’u dhënë status dhe kompetenca të posaçme qyteteve
të tjera.
2
Neni 3
Përkufizimet
Çdo herë kur në këtë Ligj përdoren, termat vijuese kanë kuptimin e përcaktuar më poshtë, përveç rasteve
kur konteksti ku paraqitet termi i tillë tregon qartë se ka kuptim tjetër:
-“Kartë”- do të thotë Karta evropiane mbi vetëqeverisjen lokale, e miratuar nga Këshilli i Evropës më 15
tetor 1985.
-“Komunitet” -do të thotë grup komuniteti që i përkasin një grupi të njëjtë etnik, fetar apo gjuhësor.
-“Qeveria”- do të thotë Qeveria e Republikës së Kosovës.;
-“Qytetar” -ka kuptimin e paraqitur në [nenin 10 të Ligjit aktual mbi Shtetësinë];
-“Vetëqeverisje lokale”- do të thotë e drejta dhe aftësia e autoriteteve lokale, të themeluara sipas këtij
Ligji dhe në kuadër të kufizimeve të tij, që të rregullojnë dhe të menaxhojnë një pjesë substanciale të
çështjeve publike nën përgjegjësinë e tyre dhe në interes të popullatës vendore.
-“Komunë”- do të thotë njësia themelore e vetëqeverisjes lokale në Kosovë, e përbërë nga qytetarët e
komuniteteve në një territor të caktuar të përcaktuar me ligj, siç parashihet në Ligjin mbi numrin, emrat
dhe kufijtë administrativë të komunave, nr ______/2007;
-“Kuvendi i Komunës”- është organi më i lartë i komunës që përbëhet prej anëtarëve të tij të zgjedhur.
-“Kryetari”- është organi më i lartë ekzekutiv i komunës që zgjidhet përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta.
-“Parimi i subsidiaritetit”- do të thotë që çështjet publike realizohen, sa më shumë që të jetë e mundur,
në interes të qytetarëve nga niveli më i ulët i qeverisë që është në gjendje të ofrojë shërbime efikase;
- “Kompetencat vetanake”- do të thotë kompetencat që u jepen komunave me kushtetutë apo me ligj
për të cilat ato janë plotësisht përgjegjëse për sa i përket interesit lokal, apo në përputhje me ligjin.
-“Kompetencat e deleguara”- do të thotë kompetencat e qeverisë qendrore dhe të institucioneve të tjera
qendrore ekzekutimi i të cilave përkohësisht i caktohet me ligj komunave;
-“Kompetencat e zgjeruara”- do të thotë kompetencat që u jepen me ligj një komune, apo një numri
komunash;
-“Rishikimi administrativ”- është e drejta dhe kompetenca e institucioneve të qeverisë qendrore për ta
rishikuar ligjshmërinë e autoriteteve lokale në fushën e kompetencave të zgjeruara dhe ligjshmërinë dhe
përshtatshmërinë e aktiviteteve të tyre në fushën e kompetencave të deleguara.
-“Organi mbikqyrës”- do të thotë ministria përgjegjëse për qeverisjen lokale dhe/ose institucionet e tjera
të Qeverisë së Republikës së Kosovës. në fushat e tyre përkatëse të përgjegjësisë;
“Mbikëqyrja e ligjshmërisë”- do të thotë rishikimi i realizuar nga organi mbikqyrës për t’u siguruar se
aktet komunale janë nxjerrë në pajtim me dispozitat e zbatueshme ligjore dhe se organi që i ka nxjerrë
nuk ka vepruar në tejkalim të mandatit të tij të miratuar ligjor;
-“Mbikqyrja e përshtatshmërisë”- do të thotë rishikimi i bërë nga organi mbikqyrës për t’u siguruar se
kompetencat e deleguara janë ekzekutuar në përputhje me rregullat, kriteret dhe standardet e përcaktuar
nga qeveria qendrore dhe për t’u siguruar se masat e marra nga komuna kanë qenë përkatëse për
arritjen e objektivave dhe rezultateve të përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës;
- “Votim i shumicës”- do të thotë votim për të cilin kërkohet miratimi i më shumë se gjysmës së
anëtarëve të pranishëm dhe votim në mbledhjen në të cilën shqyrtohet propozimi. Ky është një
mekanizëm përmes të cilit duhet të merren vendimet e kuvendit të komunës;
3
-“Shumica prej dy të tretave (2/3)”- do të thotë votimi që kërkon miratimin e 2/3 e të gjithë anëtarëve të
kuvendit të komunës..
-“Ministria”- është thotë ministria përgjegjëse për qeverisjen lokale, nëse konteksti qartazi nuk
nënkuptohet ndryshe;
- “Statuti i komunës”- është akti kryesor ligjor që miratohet nga komuna dhe në pajtim me legjislacionin
e qeverisë qendrore që rregullon organizimin e brendshëm të komunës;
-“Rregullorja e punës”- është akt që miratohet nga kuvendi i komunës që parashikon rregullat e rendit
dhe të mirësjelljes.
-“Rregullore komunale”- është akt që miratohet nga numri i kërkuar i anëtarëve të kuvendit të komunës
që rregullon një lëmi të caktuar të kompetencave të tij;
-“UNMIK”- i referohet Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
KREU II
KOMUNA
Neni 4
Të përgjithshme
4.1 Komuna është njësi themelore e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës, e përbërë nga një
komunitet i qytetarëve në një territor të caktuar, të përcaktuar me ligj, e cila ushtron tërë pushtetin i cili
nuk është i rezervuar shprehimisht për institucionet qendrore.
4.2 Të gjitha organet e komunës kujdesen që qytetarët e komunës t’i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë
pa dallim race, etnie, ngjyre, gjinie, gjuhe, religjioni, mendimi politik apo mendimi tjetër, preardhjeje
kombëtare apo sociale, pa dallim prone, lindje apo ndonjë statusi tjetër me qëllim që ata të gëzojnë të
drejta dhe mundësi të barabarta në shërbimet komunale të të gjitha niveleve.
4.3 Komunat i zbatojnë politikat dhe praktikat e tyre për të mbështetur bashkëjetesën dhe paqen
ndërmjet qytetarëve të tyre dhe për të krijuar kushte të përshtatshme që u mundësojnë të gjithë
komuniteteve për t’i shprehur, ruajtur, zhvilluar identitetet e tyre etnike, kulturore, fetare dhe gjuhësore.
4.4 Të gjitha autoritetet komunale u përgjigjen qytetarëve të komunës në format e përcaktuara me ligj.
4.5 Qytetarët e komunës kanë të drejtë që të marrin pjesë në aktivitetet e komunës, siç përshkruhet me
ligj.
4.6 Komunat kanë të drejtë të lidhin marrëveshje me fshatrat, lagjet apo vendbanimet brenda territorit të
tyre për t’u ofruar më afër shërbime qytetarëve, në pajtim me nenin 35 të këtij ligji dhe statuteve të tyre.
Neni 5
Statusi ligjor i komunës
Komuna është person juridik. Si person juridik, çdo komunë ka kompetenca, në mes tjerash, që:
a) të padisë dhe të paditet në gjykata;
b) të posedojë, dhe të menaxhojë pasurinë;
c) mund të jetë pronare apo bashkëpronare e ndonjë kompanie që është në interes të komunës në
raport me qytetarët;
d) të lidhë kontrata;
e) të punësojë stafin; dhe
4
f) të angazhohet në aktivitete të tjera që janë të domosdoshme për realizimin e përgjegjësive të saj.
Neni 6
Emrat dhe Kufijtë
Komunat kanë emrat dhe kufijtë e tyre, siç përshkruhet në Ligjin për Kufijtë administrativ të Komunave
dhe mund të ndryshohen vetëm në përputhje me atë ligj.
Neni 7
Simbolet
7.1 Komunat kanë të drejtë të përdorin simbolet e tyre, ndërmjet tjerash, stemat, vulat, emblemat dhe
flamujt komunal.
7.2 Komunat përdorin vulën që përfshin shenjën dhe emrin e komunës.
7.3 Simbolet e komunës miratohen dhe ndryshohen nga kuvendi i komunës në pajtim me dispozitat
kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës dhe nuk u përngjajnë simboleve të shteteve të tjera
apo komunave në Republikën e Kosovës apo jashtë saj.
7.4 Simbolet e komunave mund të miratohen, apo ndryshohen me dy të tretën (2/3) e votimit të kuvendit
të komunës, pas konsultimit publik gjithëpërfshirës.
Neni 8
Qytetarët e Komunës
Qytetar i komunës është çdo person i cili është qytetar i përhershëm i Republikës së Kosovës që jeton në
komunën përkatëse.
Neni 9
Gjuhët
9.1 Përdorimi i gjuhëve në komunë rregullohet në pajtim me ligjin në fuqi për përdorimin e gjuhëve.
9.2 Kuvendi i komunës miraton rregullore të detajuara komunale për përdorimin e gjuhëve brenda
territorit të tij, siç përcaktohet në ligjin e zbatueshëm për përdorimin e gjuhëve.
Neni 10
Organet komunale
Organet komunale janë kuvendi i komunës dhe kryetari:
Neni 11
Aktet e organeve komunale
Kuvendi i komunës dhe kryetari kanë të drejtë të miratojnë akte dhe të ndëmarrin masa për zbatimin e
tyre brenda fushës së kompetncave të tyre. Të gjitha aktet komunale duhet të jenë në përputhje me
sistemin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës.
5
Neni 12
Aktet e kuvendit të komunës
12.1 Kuvendi i komunës mund të miratojë akte brenda fushës së kompetencave të tij.
12.2 Aktet e kuvendit të komunës vlejnë në territorin e komunës që ka miratuar aktin. Këto akte
përfshijnë:
a) statutin e komunës;
b) rregulloren e punës;
c) rregulloret komunale; dhe
d) çdo akt tjetër të nevojshëm apo të duhur për funksionim efikas të komunës.
12.3 Statuti i komunës miratohet dhe mund të ndryshohet me, së paku, votim të dy të tretës së anëtarëve
të kuvendit të komunës.
12.4 Rregullorja e punës miratohet dhe ndryshohet, kur të jetë e nevojshme, me votimin e shumicës së
anëtarëve të kuvendit të komunës.
Neni 13
Aktet e kryetarit të komunës
Kryetari i komunës ka të drejtë të nxjerrë urdhëresa dhe vendime brenda fushës së kompetencave të tij.
Neni 14
Pasuria e komunës
14.1 Komunat kanë të drejtë të posedojnë dhe menaxhojnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
14.2 Komunat kanë të drejtë të shesin dhe japin me qira pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme sipas
ligjit, me përjashtim të shitjes së tokës e cila rregullohet me ligj të posaçëm.
14.3 Komunat mbajnë dhe udhëheqin regjistrin e pronës së luajtshme dhe të paluajtshme që e kanë në
shfrytëzim dhe posedim.
KREU III
KOMPETENCA KOMUNALE
Neni 15
Parimi i subsidiaritetit
Komunat i ushtrojnë kompetencat e tyre sipas parimit të subsidiaritetit.
Neni 16
Kompetencat komunale
Komunat i ushtrojnë kompetencat vetanake, të deleguara dhe të zgjeruara në përputhje me ligjin.
6
Neni 17
Kompetencat vetanake
Komunat kanë kompetenca të plota dhe eksluzive, për sa i përket interesit lokal, duke i respektuar
standardet e përcaktuar në legjislacionin e zbatueshëm, në fushat që vijojnë:
a) zhvillimin lokal ekonomik;
b) planifikimin urban dhe rural;
c) shfrytëzimin e tokës dhe zhvillimin;
d) zbatimin e rregulloreve të ndërtimit dhe standardeve për kontrollimin e ndërtimit;
e) mbrojtjen e mjedisit lokal;
f) ofrimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve publike dhe shërbimeve komunale, përfshirë furnizimin
me ujë, kanalizimin dhe drenazhin, trajtimin e ujërave të zeza, menaxhimin e mbeturinave,
rrugëve lokale, transportit lokal dhe skemave të nxehjes lokale;
g) përgjigje ndaj rasteve emergjente lokale;
h) ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin dhe
licencimin e institucioneve edukative, punësimin, pagesën e rrogave dhe trainimin e instruktorëve
dhe administratorëve të arsimit;
i) promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut
j) ofrimin e përkujdesit publik primar shëndetësor;
k) ofrimin e shërbimeve familjare dhe shërbimeve të tjera të mirëqenies sociale, siç është përkujdesi
për të cenueshmit, strehimin familjar, përkujdesin fëmijnor, përkujdesin për të moshuarit, duke
përfshirë regjistrimin dhe licencimin e këtyre qendrave përkujdesëse, punësimin, pagesën e
rrogave dhe trainimin e profesionistëve të mirëqenies sociale;
l) banimin publik;
m) shëndetësinë publike;
n) licencimin e shërbimeve publike dhe objekteve, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me argëtimin,
aktivitete kulturore dhe të lira, ushqimin, strehimin, tregjet, shitësit në rrugë, transportimin lokal
publik dhe taksitë;
o) emërimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike;
p) ofrimin dhe mirëmbajtjen e parqeve dhe hapësirës publike;
q) turizmit;
r) aktivitetet kulturore dhe të lira;
s) çdo çështje që nuk është përjashtuar shprehimisht nga kompetenca e tyre, apo që nuk i është
parcaktuar një autoriteti tjetër;
Neni 18
Kompetencat e deleguara
18.1 Autoritetet qendrore në Republikën e Kosovës u delegojnë përgjegjësi komunave, në pajtim me
ligjin, për kompetencat vijuese:
a) shënimet kadastrale;
b) regjistrimin civil;
c) regjistrimin e votuesëve;
d) regjistrimin e biznesit dhe licencimin;
e) distribuimin e pagesave të ndihmës sociale (me përjashtim të pensioneve);
f) mbrotja e pyjeve që ndodhen në territorin e komunës në kuadër të autorizimeve të deleguara nga
autoriteti qendror, duke përfshirë edhe dhënien e licencave për prerjen e drunjve në bazë të
rregullave të miratuara nga Qeveria;
18.2 Autoritetet qendrore në Republikën e Kosovës mund t’u delegojnë kompetenca shtesë komunave,
nëse është e nevojshme, në pajtim me ligjin.
18.3 Kompetencat e deleguara duhet, në të gjtha rastet, të shoqërohen me financim të nevojshëm në
përputhje me objektivat, standardet dhe kërkesat e përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
7
Neni19
Kompetencat e zgjeruara komunale
19.1 Disa komuna, për të cilat jepet shpjegim më poshtë, kanë kompetencat e tyre të zgjeruara vetanake
në fushën e shëndetësisë, edukimit dhe do të kenë të drejtë për të marrë pjesë në zgjedhjen e
komandantëve të stacioneve policore, siç përcaktohet në nenet që vijojnë.
19.2 Autoritetet qëndrore në Republikën e Kosovës monitorojnë ushtrimin e kompetencave të zgjeruara
në pajtim me legjislacionin qendror, që parasheh qasje të barabartë në shërbimet publike; standarde
minimale sasiore dhe cilësore në ofrimin e shërbimeve publike; kualifikime minimale të personelit dhe
trainimit të tyre, parimet e përgjithshme për licencim dhe akreditim të ofruesëve të shërbimeve publike.
19.3 Komunat që ushtrojnë kompetenca të zgjeruara komunale mund të bashkëpunojnë me çdo komunë
në ofrimin e shërbimeve të tilla.
Neni 20
Kompetencat e zgjeruara në përkujdesin dytësor shëndetësor
Komuna e Mitrovicës së Veriut, Graçanicës dhe Shtërpcës kanë kompetenca për ofrimin e përkujdesit
dytësor shëndetësor, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e instutucioneve të përkujdesit
shëndetësor, punësimin, pagesën e rrogave dhe trainimin e personelit dhe administratorëve të
përkujdesit shëndetësor.
Neni 21
Kompetenca të zgjeruara në shkollimin universitar
Komuna e Mitrovicës së Veriut ka kompetencë për shkollim të lartë, duke përfshirë regjistrimin dhe
licencimin e institucioneve shkollore, punësimin, pagesën e rrogave dhe trajnimin e instruktorëve dhe
administratorëve arsimor.
Neni 22
Kompetencat e zgjeruara në fushën e kulturës
22.1 Të gjitha komunat, në të cilat komuniteti serb është shumicë, kanë kompetenca për të ushtruar
përgjegjësitë për çështjet kulturore, duke përfshirë mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore
dhe religjioze serbe dhe të tjerëve, brenda territorit komunal, si dhe për mbështetjen e komunitetve lokale
religjioze, në pajtim me ligjin në zbatim.
22.2. Komunat mund të bashkëpunojnë me çdo komunë tjetër në çështjet kulturore.
Neni 23
Të drejta të zgjeruara për pjesëmarrje në zgjedhjen e komandantëve të stacioneve policore lokale
Komunat, në të cilat komuniteti serb është shumicë, kanë kompetenca për të ushtruar të drejta të
zgjeruara për pjesëmarrje në zgjedhjen e komandantit lokal, sipas ligjit për policinë.
8
KREU IV
FINANCAT KOMUNALE
Neni 24
Parimet themelore të financave komunale
24.1 Komunat kanë buxhetet dhe financat e tyre për financimin e kompetencave të tyre.
24.2 Buxheti komunal përbëhet prej të hyrave vetanake; granteve nga Qeveria e Republikës së Kosovës;
donacioneve dhe të hyrave të tjera.
24.3 Buxheti dhe financat komunale rregullohet me Ligjin për financat lokale.
24.4 Kërkesat thelbësore për menaxhimin publik financiar dhe përgjegjshmëri, të përcaktuara në
legjislacionin qendror, zbatohen për të gjitha komunat.
Neni 25
Shërbimet komunale që ofrohen nga ndërmarrjet komunale
25.1 Në rastet ku shërbimet komunale ofrohen nga ndërmarrjet komunale, ato ndërmarrje duhet t’ia
dorëzojnë buxhetet e tyre kuvendit të komunës për miratim. Propozimet buxhetore duhet të përfshijnë
strukturën e propozuar të tarifës për ofrimin e shërbimeve dhe duhet të dorëzohen para datës 15 nëntor
të vitit të ardhshëm fiskal.
25.2 Në rastet kur një ndërmarrje ofron shërbime publike komunale për më shumë se një komunë,
komunat themelojnë bord të përbashkët menaxhues për mbikëqyrje të aktiviteteve të ndërmarrjes.
Neni 26
Auditimi i brendshëm
26.1 Komunat kanë obligim ligjor për të bërë auditim të brendshëm, së paku një herë në vit.
26.2 Komunat kanë të drejtë për të themeluar një shërbim autonom të auditimit në komunë, apo për të
siguruar auditim të brendshëm nga një firmë e akredituar e auditimit në përputhje me legjislacionin e
zbatueshëm në Republikën e Kosovës.
Neni 27
Auditimi i jashtëm
27.1 Autoriteti qendror autonom bën auditimin e jashtëm të çdo komune në baza vjetore, në pajtim me
ligjin në zbatim të Auditorit gjeneral të Republikës së Kosovës.
27.2 Të gjitha raportet e auditorit dhe përgjigjet e autoriteteve lokale bëhen publike.
KREU V
BASHKËPUNIMI NDËRKOMUNAL DHE ARANZHMANET BRENDA KOMUNALE
9
Neni 28
Bashkëpunimi ndërmjet komunave të Republikës së Kosovës
Komunat kanë të drejtë të bashkëpunojnë dhe krijojnë partneritete me komunat tjera të Republikës së
Kosovës, brenda fushës së kompetencave të tyre, për kryerjen e funksioneve me interes të përbashkët
në pajtim me parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe në pajtim me ligjin. .
Neni 29
Partneritetet komunale
29.1 Përgjegjësitë komunale në fushën e kompetencave të tyre vetanake dhe të zgjeruara, me
përjashtim të atyre të shënuara në nenin 40.2 të këtij ligji, mund të ushtrohen përmes partneriteteve
komunale.
29.2 Aktivitetet e partneriteteve financohen përmes buxheteve komunale të komunave pjesëmarrëse.
29.3 Parteneritetet komunale mund t’i ndërmarrin të gjtha masat e nevojshme për jetësimin dhe ushtrimin
e bashkëpunimit funksional përmes, ndërmjet tjerash, themelimit të një organi vendimmarrës, të përbërë
nga përfaqësuesit e emëruar nga kuvendet e komunave pjesëmarrëse, punësimit dhe shkarkimit të
personelit administrativ dhe këshilldhënës dhe vendimeve mbi nevojat për financim dhe nevojave të tjera
operacionale të partneritetit.
29.4 Vendimet për partneritet u nënshtrohen mbikëqyrjes së ligjshmërisë në pajtim me dispozitat e nenit
79 të këtij ligji.
Neni 30
Bashkëpunimi ndërkufitar i komunave
30.1 Komunat kanë të drejtë të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me organe të huaja të vetëqeverisjes
lokale në të gjitha fushat e kompetencave vetanake komunale dhe kompetencave të zgjeruara, me
përjashtim të atyre në paragrafit 2 të nenit 40 të këtij ligji.
30.2.Komunat kanë të drejtë të bashkëpunojnë, brenda kompetencave të tyre, me komunat dhe
institucionet, përfshirë agjencitë qeveritare të Republikës së Serbisë. Bashkëpunimi i tillë do të ketë
formën e ofrimit të asistencës financiare dhe teknike nga ana e institucioneve të Serbisë, duke përfshirë
personelin e specializuar dhe pajimet, në zbatimin e kompetencave komunale.
30.3 Komunat duhet ta njoftojnë ministrinë përgjegjëse për qeverisje lokale për çdo synim të
bashkëpunimit ndërkufitar. Njoftimi përfshinë draft marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet komunave
dhe partnerëve të propozuar.
30.4 Draft marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet komunave do të përmbajë elementet në vijim:
a) emrat e komunave që lidhin marrëveshjen;
b) datën e synuar të marrëveshjes;
c) fushat e parashikuara dhe objektivat e bashkëpunimit;
d) modalitetet për ofrimin e stafit dhe pajisjeve, nivelin e financimit, e mekanizmat e financimit dhe
marrëveshjen procedurale, në pajtim me kërkesat e menaxhimit publik financiar, që zbatohen për
të gjitha komunat.
30.5 Pas shqyrtimit të draft marrëveshjes, ministria përgjegjëse për qeverisje lokale mund të kërkojë
ndryshime të draft marrëveshjes për bashkëpunim, nëse konsideron se ka shkelje të ligjit dhe nuk mund
të rregullohet ndryshe, ministria mund ta suspendojë bashkëpunimin e synuar.
30.6 Komuna mund ta kundërshtojë një veprim të tillë të ministrisë në Gjykatën e Qarkut, kompetent për
territorin e komunës.
10
30.7 Partneritetet ndërmjet komunave të Republikës së Kosovës do të kenë të drejtë për marrëdhënie të
drejtpërdrejta me institucionet e Republikës së Serbisë vetëm deri në masën e nevojshme për zbatimin
praktik të aktiviteteve të partneritetit.
Neni 31
Të drejtat e komunave për të formuar asociacione
Për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tyre të përbashkëta, komunat formojnë dhe marrin pjesë në
asociacionet që funksionojnë, në pajtim me ligjin.
Neni 32
Asociacionet e komunave të Republikës së Kosovës
32.1 Komunat individuale mund t’i bashkohen asociacioneve përfaqësuese të organeve vetëqeverisëse
lokale të Republikës së Kosovës.
32.2 Aktet inkorporuese dhe dokumentet financiare të asociacioneve të tilla duhet të bëhen publike.
Komunat pjesëmarrëse duhet ta bëjnë publik informacionin për aktivitetetin e komunave të tilla si dhe
kontributet e tyre buxhetore që u jepen asociacioneve.
32.3 Asociacionet e tilla mund t’u ofrojnë anëtarëve të tyre një numër shërbimesh, duke përfshirë
trainimin, ngritjen e kapaciteteve, ndihmën teknike dhe hulumtim në kompetencat komunale dhe
rekomandimet politike, në pajtim me ligjin.
Neni 33
Asociacionet ndërkombëtare të autoritetve lokale
Asociacionet e komunave të Republikës së Kosovës mund të bashkëpunojnë me asociacionet
ndërkombëtare të autoriteteve lokale.
Neni 34
Fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane
34.1 Çdo komunë mund të bëjë marrëveshje me fshatra, vendbanime dhe lagje urbane brenda territorit
të vet për të siguruar përmbushjen e të gjitha nevojave të të gjithë qytetarëve të komunës.
34.2 Me aprovimin e komunës, fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane, vetë apo në mënyrë të
kombinuar, mund të kryejnë aktivitete që bëjnë pjesë në përgjegjësitë dhe në kompetencat e komunës.
Në këtë rast, komunat ofrojnë burime të mjaftueshme për fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane.
34.3 Ministria përgjegjëse për qeverisje lokale lëshon udhëzime për marrëveshjet ndërmjet komunës dhe
fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve.
34.4 Statuti dhe rregulloret lokale komunale e përcaktojnë formën e bashkëpunimit ndërmjet komunës
dhe fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane dhe fushën e punës dhe organizimin e fshatrave,
vendbanimeve dhe lagjeve urbane. Të gjitha fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane e respektojnë ligjin
në fuqi gjatë kryerjes së aktiviteteve sipas marrëveshjes me komunën.
11
KREU VI
KUVENDI I KOMUNËS
Neni 35
Kuvendi i Komunës
35.1 Kuvendi i komunës është organi më i lartë në komunë dhe zgjedhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga
qytetarët në pajtim me Ligjin mbi zgjedhjet lokale.
35.2 Të gjithë qytetarët e komunës mund të kandidohen në kuvendin e komunës, me kusht që ata t’i
plotësojnë kushtet e parapara në Ligjin mbi zgjedhjet lokale.
35.3 Mandati i çdo anëtari të kuvendit të komunës verifikohet nga komisioni për verifikimin e mandateve
që themelohet nga kuvendi i komunës, para nënshkrimit të mandatit nga secili këshilltar.
35.4 Të gjithë anëtarët e kuvendit të komunës duhet ta nënshkruajnë betimin solemn si në vijim:
“Betohem (ose deklaroj solemnisht) se do t’i kryej me nder, me besnikëri, pa anime e me ndërgjegje dhe
sipas ligjit detyrat dhe do t’i ushtroj autorizimet e mia si këshilltar i kuvendit të komunës së
_________________, në mënyrë që të sigurohen kushte për jetë të qetë për të gjithë”.
35.5 Anëtarët e kuvendit të komunës, të cilët nuk e nënshkruajnë betimin ose mandatin në pajtim me
paragrafët 3 dhe 4 të këtij neni brenda një muaji pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, pushojnë së
qeni anëtarë.
Neni 36
Numri dhe zgjedhja e anëtarëve të kuvendit
36.1 Numri i anëtarëve në kuvendin e komunës të një komune duhet të jetë proporcional, varësisht nga
numri i qytetarëve në komunë.
a) nëse komuna i ka deri në 10.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 15 anëtarëve;
b) nëse komuna i ka prej 10.001 deri 20.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 19 anëtarëve;
c) nëse komuna i ka prej 20.001 deri 30.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 21 anëtarëve;
d) nëse komuna i ka prej 30.001 deri 50.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 27 anëtarëve;
e) nëse komuna i ka prej 50.001 deri 70.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 31 anëtarëve;
f) nëse komuna i ka prej 70.001 deri 100.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 35
anëtarëve;
g) nëse komuna i ka më shumë se 100.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 41 anëtarëve.
36.2 Kuvendi i komunës së Prishtinës përbëhet prej 51 anëtarëve.
Neni 37
Mandati
37.1 Mandati i anëtarëve të kuvendit të komunës është katër vite.
37.2 Anëtari i kuvendit të komunës pushon të jetë anëtar:
a) me rastin e përfundimit të mandatit të tij;
b) nëse ai/ajo ndërron vendbanimin ku është zgjedhur;
c) nëse anëtari ia paraqet kryetarit të komunës dorëheqjen me shkrim nga posti i tij;
d) nëse anëtari ka qenë i dënuar për ndonjë vepër penale dhe është lëshuar urdhëri për burgim për
gjashtë ose më shumë muaj;
e) nëse anëtari nuk merr pjesë tre (3) muaj rresht në mbledhjet e kuvendit të komunës pa arsye;
12
f) nëse ligji në fuqi, apo ndonjë ligj tjetër i zbatueshëm skualifikon apo e konsideron të
papërzgjedhshëm.
37.3 Anëtari i kuvendit të komunës në të njejtën kohë nuk mund të jetë deputet i Kuvendit të Republikës
së Kosovës.
Neni 38
Konfliktet e interesit
38.1 Anëtari i kuvendit të komunës apo anëtari i komitetit nuk mund të jetë pjesëmarrës në marrjen e
vendimeve dhe në procedurat administrative që kanë të bëjnë me cilëndo çështje në të cilën ai ose ajo,
apo ndonjë anëtar i afërt i familjes së tij apo saj, ka interes personal apo material.
38.2 Çdo anëtar duhet t’i shfaqë të gjitha konfliktet e interesit që lindin në çdonjërën prej mbledhjeve në të
cilën është prezent. Çdo këshilltar mund të ofrojë informacione për interesat e anëtarit tjetër.
38.3 Para mbledhjes së parë të kuvendit të komunës, anëtarët e kuvendit duhet t’i regjistrojnë deklaratat
e plota dhe të hapura rreth interesave të tyre financiare në një regjistër publik të cilin e mbanë shefi i
administratës dhe personelit. Anëtarët duhet të shënojnë çdo ndërrim të gjendjes së tyre financiare posa
ato të ndodhin.
38.4 Statuti dhe Rregullorja e punës përcaktojnë masat që masat për përjashtimin e anëtarëve nga
procesi i marrjes së vendimeve dhe nga procedurat administrative, aty ku kanë konflikt të interesit.
Neni 39
Të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të kuvendit të komunës
39.1 Të gjithë anëtarët e kuvendit të komunës kanë të drejta dhe mundësi të barabarta të marrin pjesë
plotësisht në punimet e kuvendit. Kuvendi i komunës siguron që këto të drejta dhe mundësi të
parashikohen në Statutin dhe në rregulloren e tij të punës.
39.2 Anëtari i kuvendit të komunës ka të drejtë të kërkojë informacione lidhur me çështjet komunale nga
kryetari, apo nga zëvendëskryesuesi i komitetit. Kërkesa shqyrtohet në pajtim me procedurat që do të
përcaktohen në Statut dhe Rregulloren e punës.
39.3 Anëtari i kuvendit të komunës mund të dorëzojë vërejtje me shkrim, të cilat i bashkangjiten
procesverbalit.
39.4 Anëtari i kuvendit të komunës mund t’iu drejtohet të pranishmëve në cilindo komision të kuvendit të
komunës anëtar i të cilit nuk është, por nuk mund të votojë. Ai apo ajo mund t’i propozojë kryesuesit të
komitetit që të diskutohet ndonjë çështje që është përgjegjësi e komitetit.
39.5 Anëtari i kuvendit të komunës mund të kërkojë nga kryetari informacione që janë të nevojshme për
punën e tij si këshilltar. Nëse nuk është i kënaqur me përgjigjen, ai apo ajo mund ta ngrisë çështjen në
kuvendin e komunës.
39.6 Anëtari i kuvendit të komunës lejohet të mungojë nga vendi i punës për periudha kohore që janë të
domosdoshme për kryerjen punëve të kuvendit .
39.7 Kuvendi i komunës, në pajtim me Statutin e komunës dhe me udhëzimet e nxjerra nga qeveria
qendrore, mund t’iu ofrojë kompensim anëtarëve të kuvendit për punën e tyre në kuvendin e komunës.
39.8 Anëtarët e kuvendit të komunës detyrohen të marrin pjesë në të gjitha mbledhjet e kuvendit, të
thirrura në mënyrë të duhur në komisionet ku ata janë anëtarë, përveç rasteve kur ekzistojnë arsye të
justifikueshme për mungesën e tyre.
13
Neni 40
Funksionimi i kuvendit të komunës
40.1 Kuvendi i komunës funksionon në bazë të këtij ligji, Statutit dhe akteve të tjera nënligjore.
40.2 Kuvendi i komunës nuk i delegon përgjegjësitë e tij lidhur me marrjen e vendimeve për:
a) statutin dhe Rregulloren e punës, rregulloret komunale dhe miratimin, ndryshimin dhe shfuqizimin
e tyre,
b) miratimin e buxhetit dhe planeve investuese;
c) miratimin e çështjeve të tjera financiare, të cilat janë të rezervuara për kuvendin sipas statutit apo
rregullores së punës;
d) planin vjetor të punës dhe raportin vjetor;
e) themelimin e komisioneve të kërkuara sipas këtij Ligji;
f) zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të komunës;
g) niveli i tarifave dhe ngarkesave;
h) krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekoratave dhe titujve të nderit të komunës, në pajtim me
ligjin në fuqi;
i) emërimin dhe riemërimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike;
j) arritjen e marrëveshjeve ndërkomunale dhe brenda komunale;
k) marrjen e vendimeve për t’u bashkuar me asociacione përfaqësuese të komunave të Republikës
së Kosovës; dhe
l) përgjegjësive të tjera që kërkohen me ligj.
40.3 Për marrjen e vendimeve, kuvendi i komunës mund t’ia delegojë pushtetin e tij komitetit të
kuvendit të komunës, apo kryetarit të komunës. Kuvendi i komunës mund të tërheqë delegimin në çdo
kohë.
Neni 41
Kryesuesi i kuvendit të komunës
41.1 Kuvendi i komunës e zgjedh kryesuesin e kuvendit të komunës nga radhët e anëtarëve.
41.2 Kryesyesi i kuvendit të komunës zgjedhet për një mandat të njëjtë sikurse anëtarët e kuvendit;
41.3 Votimi në të gjitha zgjedhjet për kryesues të kuvendit të komunës është me vota të fshehta.
41.4 Për t’u zgjedhur në votimin e parë, kandidati duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të
numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur.
41.5 Në rast se në votimin e parë asnjëri prej kandidatëve nuk e siguron shumicën e kërkuar, atëherë dy
kandidatët me numrin më të madh të votave shkojnë në votimin e dytë. Kandidati që merr më shumë se
gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur do të zgjedhet kryesues i kuvendit të
komunës.
Neni 42
Mbledhja inauguruese
42.1 Kuvendi i komunës e mban mbledhjen inauguruese brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e
certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.
42.2 Mbledhja inauguruese e kuvendit të komunës thirret nga kryetari (aty ku është zgjedhur) brenda
pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.
42.3 Nëse kryesuesi i Kuvendit të Komunës nuk e thërret mbledhjen sipas detyrës në paragrafin 2 të këtij
neni, mbledhja inauguruese e kuvendit të komunës mund të thirret nga anëtari më i vjetër i zgjedhur i
14
kuvedit komunal, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga data kur kryetari është dashur të thirrë
mbledhjen inauguruese të kuvendit të komunës.
42.4 Nëse anëtari më i vjetër i kuvendit nuk e thërret mbledhjen sipas detyrës së tij në paragrafin 3 të
këtij neni, mbledhja inauguruese e kuvendit të komunës mund të caktohet me iniciativë të shumicës së
anëtarëve të zgjedhur të kuvendit të komunës;
42.5 Mbledhjet e kuvendit të komunës që mbahen para zgjedhjes së kryesuesit të kuvendit të komunës
kryesohen nga anëtari më i moshuar i kuvendit të komunës që është i pranishëm në mbledhje.
Neni 43
Mbledhjet e kuvendit të komunës
43.1 Kryesuesi i kuvendit të komunës thërret dhe kryeson mbledhjet e kuvendit të komunës.
43.2 Kuvendi i Komunës mban së paku dhjetë seanca në vit, pesë prej të cilave duhet të mbahen gjatë
gjashtë muajve të parë të vitit, siç përcaktohet me Rregulloren e Punës.
43.3 Të gjithë anëtarët e kuvendit të komunës duhet të njoftohen paraprakisht me shkrim, ashtu siç
kërkohet, shtatë (7) ditë pune para mbajtjes së mbledhjes. Në njoftimin e tillë shkruhet:
a) data e mbajtjes së mbledhjes;
b) koha e mbajtjes së mbledhjes;
c) vendi i mbajtjes së mbledhjes;
d) rendi i ditës për mbledhje; dhe
e) materialet e mbledhjes.
f) të dhëna të tjera që mund të përcaktohen me Statut ose Rregullore të Punës.
43.4 Njoftimi dhe materialet e mbledhjes duhet të respektojnë Ligjin mbi Gjuhët. I njëjti njoftim duhet t’i
shpallet publikut.
43.5 Njoftimi nga paragrafët 3 dhe 4 të këtij neni duhet gjithashtu t’i dërgohet ministrisë përgjegjëse për
qeverisje lokale.
Neni 44
Takimet e jashtëzakonshme të kuvendit të komunës
44.1 Takimi i jashtëzakonshëm i kuvendit të komunës caktohet me kërkesën e bërë me shkrim nga, më
së paku, një e treta e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të kuvendit të komunës, apo me kërkesë të
kryetarit.
44.2 E drejta për të thirrur një takim të jashtëzakonshëm gjithashtu përfshin të drejtën për caktimin e
rendit të ditës për takimin e caktuar.
44.3. Pikat e caktuara në rendin e ditës për mbledhjet e jashtëzakonshme, nuk mund të ndryshohen gjatë
mbledhjes.
44.4 Takimi i jashtëzakonshëm i kuvendit të komunës nuk mbahet nëse të gjithë anëtarët e kuvendit të
komunës dhe publiku nuk janë njoftuar me shkrim, siç kërkohet me rregulloret e punës, së paku tri (3) ditë
pune para datës së mbajtjes së takimit.
15
44.5 Procedurat e njëjta që kërkohen për njoftimin dhe çështjet e tjera që zbatohen për mbledhjet e
rregullta, zbatohen për mbledhjet e jashtëzakonshme gjithashtu.
44.6 Procedurat e lartpërmendura nuk zbatohen për takimet që thirren për shkak të rrethanave urgjente.
Neni 45
Takimet e hapura
45.1 Takimet e kuvendit të komunës dhe të gjitha komisioneve të tij janë të hapura për opinion.
Anëtarëve të publikut u lejohet pjesëmarrja në takime të kuvendit të komunës, ashtu siç është paraparë
në Rregulloren e punës.
45.2 Njoftimi për takimin e kuvendit të komunës bëhet publik.
45.3 Kuvendi i komunës, apo komiteti, me votën e shumicës, mund të vendosë për përjashtimin e
opinionit nga i tërë takimi, apo nga një pjesë e tij, në rastet kur:
a) mendohet se mbajtja e një takimi të hapur mund të shpie deri te një çrregullim publik apo dhunë;
b) takimi i hapur kërcënon të zbulojë informacione [dhe dokumente], të cilat janë të klasifikuara si të
besueshëm sipas Ligjit mbi qasjen në dokumentet zyrtare;
c) kërcënon të zbulojë informacione të ndjeshme personale apo komerciale; ose
d) informacione lidhur më procedurat gjyqësore të tanishme apo të ardhshme.
45.4 Në rastet e tilla, kuvendi i komunës njofton për vendimin e marrë.
45.5 Kuvendi i komunës mund të rregullojë me Statut, mund të themelojë rregulla dhe procedura për
mbajtjen e seancave të mbyllura.
Neni 46
Kuorumi
46.1 Kuorumi për të gjitha takimet e kuvendit të komunës dhe komiteteve të tij është së paku gjysma e
numrit të anëtarëve të Kuvendeve Komunale.
46.2 Kuorumi duhet të verifikohet para çdo vendimi të marrë.
Neni 47
Rendi i ditës
47.1 Rendi i ditës për takimin e kuvendit të komunës caktohet nga kryesuesi i kuvendit të komunës në
marrëveshje me Kryetarin e Komunës.
47.2 Anëtari i kuvendit të komunës mund të kërkojë shtimin e një pikë në rendin e ditës gjatë seancës
së rregullt të kuvendit të komunës, nëse çështja që kërkohet të përfshihet në rend të ditës është çështje
urgjente me rëndësi publike.
47.3 Kërkesa e tillë mund të miratohet apo refuzohet me votën e shumicës.
47.4 Rregullorja e punës së kuvendit të komunës parasheh dispozita tjera për përgatitjen, miratimin dhe
ndryshimin e rendit të ditës.
16
Neni 48
Votimi
48.1 Në të gjitha takimet e kuvendit të komunës dhe komitetet e tij, çdo person, përfshirë edhe
kryesuesin, ka nga një votë, por kryesuesi ka një votë shtesë nëse votimi është i barabartë për ose
kundër një propozimi.
48.2 Nëse ndryshe nuk parashihet shprehimisht në këtë ligj, vendimet e kuvendit të komunës aprovohen
me shumicën e anëtarëve që janë të pranishëm dhe votojnë.
48.3 Abstenimet regjistrohen me qëllim të themelimit të kuorumit, por nuk merren parasysh në rezultatet
e votimit.
Neni 49
Procesverbali
Procesverbalet mbahen në pajtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve nga të gjitha takimet e kuvendit të
komunës dhe komisionet e tij dhe aprovohen në takimin e ardhshëm .
Neni 50
Shpërndarja e kuvendit jofunksionues të komunës
50.1 Nëse kuvendi i komunës dështon në kryerjen e funksionit të detyrueshëm sipas standardeve të
përcaktuara me ligj, apo nëse bëhet jofunksionuese dhe kështu rrezikon ushtrimin e të drejtave themelore
të qytetarëve, ministria përgjegjëse për qeverisje lokale njofton komunën për dështimin dhe kërkon që të
ndërmerren masa të duhura në mënyrë që të sigurohet kryerje e qetë e funksionit komunal.
50.2 Kuvendi i Komunës konsiderohet jo funksionuse nëse:
a) nuk e zgjedh kryesuesin, tridhjetë (30) ditë pas themelimit;
b) nuk miraton statutin e saj brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh pas themelimit;
c) nuk miraton buxhetin sipas afatit të paraparë me ligjin përkatës; ose
d) nuk mban mbledhje për një periudhë më të gjatë se gashtë (6) muaj;
50.3 Ministria përgjegjëse për qeverisje lokale e njofton Qeverinë e Republikës së Kosovës për
mosfunksionimin e komunës. Qeveria mund ta shpërndajë kuvendin e komunës jofunksionues.
50.4 Zgjedhjet e reja për kuvendin e komunës mbahen në pajtim me ligjin për zgjedhjet komunale.
Neni 51
Komitetet e përhershme
51.1 Kuvendet komunale themelojnë Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Komitetin për Komunitete si
komitete të përhershme.
51.2 Kuvendi i komunës themelon komitete të tjera për të cilat konsideron se janë të nevojshme për
kryerjen e përgjegjësive të tyre.
51.3 Nëse nuk parashihet ndryshe me ligj, komitetet reflektojnë përbërjen e kuvendit të komunës.
17
Neni 52
Komiteti për politikë dhe financa
52.1 Komiteti për politikë dhe financa kryesohet nga kryesuesi i kuvendit të komunës dhe përbërja e tij
duhet të reflektojë përfaqësimin e entiteve politike në kuvendi i komunës.
52.2 Komiteti për politikë dhe financa është përgjegjës për shqyrtimin e të gjitha politikave, dokumenteve
fiskale dhe financiare, planeve dhe iniciativave, duke përfshirë dokumentet e planifikimin strategjik,
Kornizën vjetore buxhetore afatmesme, planin vjetor të prokurimit, rregulloren vjetore për tatimet, tarifat
dhe pagesat, planin vjetor të punës për auditimin e brendshëm, buxhetin vjetor afatmesëm dhe çdo
ndryshim të buxhetit gjatë vitit fiskal si dhe për marrjen e raporteve nga kryetari dhe dorëzimin e
rekomandimeve në kuvendin e komunës.
Neni 53
Komiteti i komuniteteve
53.1 Komiteti për komunitete përfshinë në radhët e veta shumicen e thjeshtë nga anëtarët e kuvendit të
komunës, anëtarët tjerë janë përfaqësuesit e komuniteteve. Çdo komunitet që jeton në komunë
përfaqësohet nga, së paku një përfaqësues në komitetin për komunitete. Përfaqësuesit e komuniteteve
joshumicë në komunë e përbëjnë shumicën e anëtarëve të komitetit të komuniteteve.
53.2 Komiteti i komuniteteve është përgjegjës për shqyrtimin e përputhshmërisë së autoriteteve
komunale me ligjin në zbatim dhe për shqyrtimin e të gjitha politikave komunale, praktikave dhe
aktiviteteve për t’u siguruar se të drejtat dhe interesat e komuniteteve respektohen plotësisht. Komiteti
gjithashtu i rekomandon kuvendit të komunës masat që duhet të ndërmirren për të siguruar jetësimin e
dispozitave që kanë të bëjnë me nevojën e komuniteteve për t’u avancuar, shprehur, mbrojtur dhe
zhvilluar identitetin e tyre etnik, kulturor, fetar dhe gjuhësor, si dhe për të siguruar mbrojtje adekuate të të
drejtave të komuniteteve brenda komunës.
Neni 54
Zëvendëskryesuesi i komuniteteve
54.1 Në komunat ku së paku 10% e qytetarëve i takojnë komuniteteve joshumicë, posti i
zëvendëskryesuesit të kuvendit të komunës për komunitete rezervohet për përfaqësuesin e këtyre
komuniteteve.
54.2 Postin e zëvendëskryesuesit të kuvendit të komunës për komunitete e mban kandidati përfaqësues i
popullatës jo shumicë, që ka marrë më shumë vota në listën e hapur të kandidatëve për zgjedhje në
kuvendin e komunës.
Neni 55
Detyrat e zëvendëskryesuesit të Kuvendit të komunës për komunitete
55.1 Zëvendëskryesuesi i kuvendit të komunës për komunitete i komunës promovon dialog ndërkomunal
dhe shërben si pikë qendrore zyrtare për adresimin e brengave dhe interesave të komuniteteve
joshumicë në mbledhjet e kuvendit.
18
55.2 Zëvendëskryesuesi i kuvendit të komunës për komunitete është përgjegjës për shqyrtimin e
ankesave të komuniteteve apo pjesëtarëve të tyre, në mënyrë që aktet apo vendimet e kuvendit të
komunës të mos i shkelin të drejtat e garantuara kushtetuese të tyre.
55.3 Zëvendëskryesuesi i kuvendit të komunës për komunitete, aktet apo vendimet e tilla ia paraqet
kuvendit të komunës për rishqyrtim.
55.4 Në rast se kuvendi i komunës nuk e shqyrton aktin apo vendimin, ose zëvendëskryesuesi i Kuvendit
të komunës konsideron se rezultati, pas rishqyrtimit, ende paraqet shkelje të të drejtave të garantuara
kushtetuese, ai mund ta parashtrojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese e cila mund të vendosë për
pranimin e çështjes për shqyrtim.
KREU VII
UDHËHEQËSIA KOMUNALE/EKZEKUTIVI
Neni 56
Zgjedhja e kryetarit të komunës
56.1 Kryetari i komunës zgjedhet me zgjedhje të drejtpërdrejtë në pajtim me ligjin mbi zgjedhjet lokale.
56.2 Kryetari i komunës zgjidhet për një periudhe katër vjeçare.
56.3 Mandati i kryetarit të komunës përfundon;
a) kur ta kryejë mandatin e tij;
b) nëse vdes;
c) nëse jep dorëheqje;
d) nëse ndërron vendbanimin në komunë tjetër;
e) nëse nuk paraqitet në punë për më shumë se 1 muaj pa arsye;
f) nëse shkarkohet nga detyra në pajtim me këtë ligj;
g) në rast të vendimit përfundimtar të gjyqit që e privon kryetarin e komunës nga cilësia juridike; dhe
h) në rast të dënimit për vepër penale me një urdhër për burgim për gjashtë (6) muaj ose më tepër.
Neni 57
Betimi
57.1 Me rastin e zgjedhjes, kryetari e jep betimin ose deklaratën solemne para anëtarëve të kuvendit të
komunës. Teksti i betimit është si në vijim:
“Betohem (ose deklaroj solemnisht) që do t’i kryej detyrat e mia dhe do t’i ushtroj kompetencat e mia si
kryetar i komunës së … me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me
ligjin, në mënyrë që t’i siguroj kushtet për një jetë të qetë për të gjithë.”
57.2 Kryetari që dështon ta japë betimin brenda një (1) muaji nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve e
humbet mandatin.
Neni 58
Përgjegjësitë e kryetarit
Kryetari i komunës i zbaton përgjegjësitë në vijim:
a) përfaqëson komunën dhe vepron në emër të saj;
19
b) udhëheq ekzekutivin e komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyr administrimin financiar të
komunës;
c) ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite kuvendit të komunës apo
komiteteve të tij;
d) ekzekuton aktet e kuvendit të komunës;
e) emëron apo shkarkon zëvendësit e tij/saj;
f) emëron dhe shkarkon anëtarët e tij të cilët i ndihmojnë atij në kryerjen e detyrave;
g) organizon punën dhe drejton politikën e komunës;
h) propozon rregullore apo akte të tjera për miratim në kuvendin e komunës;
i) propozon zhvillimin komunal, planet rregullative dhe investuese, propozon buxhetin vjetor për
miratim në kuvendin e komunës dhe e ekzekuton buxhetin e miratuar;
j) raporton para kuvendit të komunës për situatën ekonomiko-financiare të komunës dhe për
zbatimin e planeve investuese të komunës, së paku njëherë në gjashtë muaj apo kurdoherë që
kërkohet nga kuvendi i komunës; dhe
k) mund të kërkojë që kuvendi i komunës ta shqyrtojë një akt komunal para hyrjes në fuqi, kur
konsideron se akti cënon legjislacionin në zbatim dhe/apo interesin e komuniteteve.
l) do të konsultojë nënkryetarin për komunitete për çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin jo
shumicë; dhe
m) Aktivitetet tjera që i caktohen me statut.
Neni 59
Konfliktet e interesit
59.1 Menjëherë pas zgjedhjes së tyre, kryetarët e komunave ndërpresin çdo kontratë apo lidhje që
kanë, e cila mund ta vë në pikëpyetje aftësinë e tyre për kryerjen e përgjegjësive të tyre në mënyrë të
drejtë dhe të paanshme.
59.2 Kryetari i komunës përjashtohet nga procedurat vendimmarrëse dhe administrative që kanë të
bëjnë me ndonjë çështje, në të cilën ai, apo ndonjë anëtar i afërm i familjes së tij, ka interes personal apo
financiar.
59.3 Nga kryetari i komunës kërkohet t’i paraqesë konfliktet e interesit sapo të paraqiten ato.
59.4 Kryetari i komunës mundet vullnetarisht ta përjashtojë veten nga vendimmarrja dhe procedurat
administrative, nëse konsideron që mund të ketë konflikt të interesit. Kryetari i komunës shënon çdo
ndryshim në gjendjen financiare menjëherë pasi që ai të paraqitet.
59.5 Statuti parasheh masat që duhet të ndërmirren për të përjashtuar kryetarin nga procedurat e
vendimmarrjes dhe administrative në rastet kur ka konflikt të interesit.
Neni 60
Nënkryetari i Komunës
60.1 Në çdo komunë, Kryetari i Komunës ka një nënkryetar.
60.2 Nënkryetari emërohet nga kryetari për të njëjtin mandat dhe shkarkohet nga Kryetari.
60.3 Me kërkesë të kryetarit, Nënkryetari i ndihmon kryetarit në ushtrimin e funksioneve ekzekutive të
përditshme dhe vepron në emër të Kryetarit në mungesë të tij.
60.4 Kur posti i nënkryetarit mbetet i lirë, kryetari emëron nënkryetarin e ri, jo më vonë se tridhjetë ditë
pas paraqitjes së postit të lirë.
60.5 Neni 60 për konfliktet e interesit të kryetarit zbatohet mutatis mutandis për nënkryetarin.
20
Neni 61
Nënkryetari i Komunës për Komunitete
61.1 Komunat ku të paktën 10% e qytetarëve i përkasin komuniteteve jo shumicë do të kenë një
nënkryetar për komunitete.
61.2 Nënkryetari për Komunitete do të emërohet për mandat të njëjtë si të kryetari.
61.3 Emërimi dhe shkarkimi i Nënkryetarit për Komuniteteve propozohet nga Kryetari i Komunës dhe
duhet të miratohet nga shumica e anëtarëve të Kuvendit të Komunës që janë të pranishëm dhe votojnë si
dhe shumica e anëtarëve të Kuvendit të Komunës që janë të pranishëm dhe votojnë të cilët i përkasin
komuniteteve jo shumicë.
61.4 Nënkryetari për komunitete do t’i ndihmojë kryetarit dhe do të ofrojë këshilla dhe udhëzime për
kryetarin lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin pakicë.
61.5 Kur posti i nënkryetarit për komunitete mbetet i lirë, kryetari propozon nënkryetarin e ri, jo më vonë
se tridhjetë ditë pas paraqitjes së postit të lirë sipas procedureave të paragrafit 3 të këtij neni.
61.6 Neni 59 i këtij ligji për konfliktet e interesit të kryetarit zbatohet mutatis mutandis për nënkryetarin
për komunitete.
Neni 62
Drejtorët Komunalë
62.1 Administrata komunale organizohet në drejtorate.
62.2 Çdo drejtorat komunal menaxhohet nga drejtori i cili emërohet dhe shkarkohet nga kryetari.
62.3 Drejtorët menaxhojnë dhe udhëheqin drejtoratin e tyre në përputhje me udhëzimet strategjike dhe
politike të Kryetarit dhe në pajtim me ligjet dhe rregulloret komunale në fuqi.
62.4 Drejtorët i raportojnë rregullisht kryetarit për çështjet që janë nën përgjegjësinë tyre dhe i ofrojnë atij
të gjitha informatat dhe raportet e nevojshme për procesin e vendimmarrjes.
Neni 63
Konflikti i interesit për drejtorët
63.1 Drejtorët përjashtohet nga marrja e vendimeve dhe nga procedurat administrative që kanë të bëjnë
me çfarëdo çështjesh për të cilën ai apo ndonjë anëtar i ngushtë i familjes së tij ka ndonjë interes
personal ose financiar.
63.2 Nga drejtorët kërkohet që të paraqesin me shkrim çdo konflikt interesash menjëherë pasi shfaqen.
63.3 Statuti dhe Rregullorja e punës përfshijnë masat të cilat merren për të përjashtuar drejtorët nga
vendimmarrja dhe procedurat administrative ku ata kanë ndeshje interesash.
21
Neni 64
Shkarkimi
64.1 Kryetari i komunës mund të suspendohet me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës brenda
afatit prej 30 ditëve, nëse kryetari ka cenuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi;
64.2. Nëse konsideron se janë plotësuar kushtet për suspendimin nga detyra të kryetarit të komunës,
ministria përgjegjëse për pushtet lokal do t’i rekomandojë Qeverisë së Republikës së Kosovës
suspendimin e atij kryetari. Qeveria e Republikës së Kosovës (brenda 30 ditëve) mund të suspendojë me
vendim kryetarin e komunës dhe t’i dorëzojë lëndën gjykatës kushtetuese.
64.3 Nëse gjykata kushtetuese e përkrah vendimin. Qeveria mund shkarkojë nga detyra kryetarin.
KREU VIII
ADMINISTRATA KOMUNALE
Neni 65
Shërbimi civil komunal
65.1 Shërbimi civil komunal përfshin të gjithë personat e punësuar nga autoriteti komunal, rroga e të
cilëve paguhet nga buxheti i Republikës së Kosovës, përveç:
a) kryetarit, nënkryetarit/ve dhe drejtorëve komunal;
b) kryesuesit, zëvendëkryesuesit/ve dhe të gjithë anëtarëve të kuvendit të komunës;
65.2 Drejtorët komunal, drejtorët e institucioneve dhe ndërmarrjeve nën autoritetin e komunës dhe
nëpunësit civil të administratës së komunës nuk mund të jenë anëtar të kuvendit të Republikës së
Kosovës apo kuvendit të komunës të komunës ku ata punojnë.
65.3 Zgjedhjet për kuvendin e komunës nuk përbëjnë shkak për rishqyrtimin e emërimeve të shërbyesve
civil.
Neni 66
Administrata komunale dhe udhëheqësi i personelit
66.1 Administrata komunale organizohet në drejtorate. Çdo drejtorat komunal menaxhohet nga drejtori.
Drejtorët komunalë emërohen dhe shkarkohen nga kryetari.
66.2 Administrata komunale ka udhëheqësin e personelit.
66.3 Kryetari shpall, rekruton dhe largon udhëheqësin e personelit në pajtim me ligjin e aplikueshëm për
shërbim civil.
66.4 Nëse posti i udhëheqësit të personelit mbetet i zbrazët, kryetari i komunës emëron një anëtar të
lartë të shërbimit civil komunal në cilësinë e kryesit të detyrës së udhëheqësit të personelit.
66.5 Brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh, kryetari rekruton udhëheqësin e personelit në pajtim me nenin
65.2.
Neni 67
Konfliktet e interesit
Nëpunësi i administratës komunale përjashtohet nga vendimmarrja dhe procedurat administrative lidhur
me ndonjë çështje në të cilën ai apo ajo, ose ndonjë anëtar i afërm i familjes së tij, ka interes personal
ose financiar.
22
KREU IX
DEMOKRACIA E DREJTPËRDREJTË DHE MEKANIZMAT E PJESËMARRJES SË QYTETARËVE
Neni 68
Informimi publik dhe konsultimi
68.1 Çdo komunë mban periodikisht, së paku dy herë në vit, takime publike në të cilat mund të marrë
pjesë secili person apo organizatë me interes në komunë. Data dhe vendi i takimit publikohet së paku dy
javë përpara. Njëra nga mbledhjet mbahet gjatë gjashtë muajve të parë të vitit.
68.2 Në takime të tilla përfaqësuesit komunal informojnë pjesëmarrësit për aktivitetet e komunës, kurse
pjesëmarrësit mund të shtrojnë pyetje dhe të japin propozime për përfaqësuesit e zgjedhur komunal.
68.3 Përveç takimeve publike të cekura më lartë, komunat janë të obliguara t’i informojnë qytetarët e
komunës për çfarëdo planesh apo programesh të rëndësishme me interes publik, siç rregullohet me
statutin e komunës.
68.4 Kuvendi i komunës miraton rregulloren komunale që promovon transparencë të organeve
legjislative, ekzekutive dhe administrative të komunës, duke e rritur pjesëmarrjen e opinionit në marrjen e
vendimeve në nivel lokal dhe duke lehtësuar qasjen publike në dokumentet zyrtare të komunës. Ministria
përgjegjëse për qeverisjen lokale mund të nxjerrë udhëzime administrative për transparencë komunale.
68.5 Çdo person mund të kontrollojë çfarëdo dokumenti që mbahet nga komuna, përveç nëse zbulimi i
tillë nuk është i ndaluar sipas Ligjit mbi qasjen në dokumentet zyrtare.
Neni 69
E drejta e peticionit
Çdo person apo organizatë me interes në komunë ka të drejtën e prezantimit të peticionit në kuvendin e
komunës për çfarëdo çështje lidhur më përgjegjësitë dhe kompetencat e komunës. Kuvendi i komunës
shqyrton peticionin në pajtim më statutin dhe rregulloren e punës.
Neni 70
Iniciativa e qytetarëve
70.1 Qytetarët mund të marrin iniciativë për të propozuar rregullore, brenda kompetencave të komunës,
për miratim nga kuvendi apo me votën e qytetarëve, në pajtim me ligjin në zbatim.
70.2 Propozuesit ia dorëzojnë draftin e rregullores së propozuar kryesuesit të kuvendit të komunës.
70.3 Draft rregullorja e propozuar duhet të nënshkruhet nga 15% e votuesëve të regjistruar për t’u
shqyrtuar nga kuvendi i komunës.
70.4 Kuvendi i komunës është i obliguar ta shqyrtojë rregulloren e propozuar brenda 60 ditësh pas
pranimit.
Neni 71
23
Referendumi
71.1 Qytetarët e Komunës mund të kërkojnë që rregullorja e kuvendit të komunës e miratuar nga kuvendi
i komunës, t’i nënshtrohet referendumit.
71.2 Kërkesa duhet t’i dorëzohet kryesuesit të kuvendit të komunës, brenda 30 ditësh nga data e
miratimit të rregullores e cila duhet të nënshkruhet nga 10% e votuesëve të regjistruar.
71.3 Kuvendi i komunës duhet ta shqyrtojë kërkesën brenda 30 ditësh pas pranimit të peticionit, në
pajtim me ligjin në fuqi.
Neni 72
Largimi i kryetarit
72.1 Qytetarët e komunës mund të ndërmarrin iniciativë për largimin e kryetarit të komunës.
72.2 Kërkesa e tillë duhet të nënshkruhet nga njëzet (20) përqind e votuesëve të regjistruar dhe i
dorëzohet kryesuesit të kuvendit të komunës, i cili e paraqet çështjen në institucionin përkatës për
administrimin e votimit.
72.3 Nëse shumica e votuesëve të regjistruar votojnë për largimin e kryetarit, zgjedhjet e reja për kryetar
duhet të bëhen në pajtim me Ligjin mbi zgjedhjet.
Neni 73
Komitetet konsultative
73.1 Kuvendi i komunës themelon komitete këshillëdhënëse sektoriale me qëllim të pjesëmarrjes së
qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.
73.2 Anëtarësi e komiteteve përbëhet nga qytetarët dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare.
73.3 Komitetet konsultative mund të dorëzojnë propozime, bëjnë hulumtime dhe ofrojnë mendime për
iniciativat e kuvendit të komunës, në pajtim me statutin e komunës.
KREU X
MARRËDHËNIET NDËRMJET QEVERISË QENDRORE DHE LOKALE
Neni 74
Objektivat e shqyrtimit administrativ
Shqyrtimi administrativ i komunave ka objektivat vijues:
a) të forcojë aftësinë e organeve të vetëqeverisjes lokale në përmbushjen e përgjegjësive të tyre
përmes këshillimit, mbështetjes dhe ndihmës;
b) të sigurojë ligjshmëri të aktiviteteve të organeve të vetëqeverisjes lokale;
c) të sigurojë që të drejtat dhe interesat e qytetarëve të respektohen.
Neni 75
24
Parimet themelore të shqyrtimit administrativ
75.1 Shqyrtimi administrativ i komunave ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin.
75.2 Nuk mund të ushtrohet ndonjë shqyrtim paraprak nëse nuk parashihet ndryshe me këtë ligj.
75.3 Shqyrtimi administrativ duhet të ketë sa më pak, që të jetë e mundur, ndikim në interesat e
vetëqeverisjes lokale dhe nuk duhet të kufizojë të drejtën e autoriteteve lokale në menaxhimin e çështjeve
publike që bien në fushën e autoritetit të tyre, në pajtim me këtë ligj.
75.4 Intervenimi i autoritetit mbikëqyrës duhet të jetë proporcional me rëndësinë e interesave të cilat
synon t’i mbrojë.
Neni 76
Autoritet mbikëqyrëse
76.1 Ministria pëgjegjëse për qeverisje lokale është autoriteti mbikëqyrës, nëse përgjegjësia për
mbikëqyrjen e komunave nuk i jepet me ligj ministrisë përgjegjëse apo institucionit që ka të bëjë me lëmi
të posaçme.
76.2 Shqyrtimi i kompetencave të deleguara ushtrohet nga organi i qeverisë qendrore që i ka deleguar
ato.
Neni 77
Përgjegjësitë e ndërsjella dhe procesi i shqyrtimit administrativ
77.1 Autoritetet komunale dhe mbikëqyrëse obligohen për të bashkëpunuar me njëri tjetrin në procesin e
shqyrtimit.
77.2 Të gjitha masat e shqyrtimit ndërmerren nga autoritetet mbikëqyrëse në bazë të akteve përkatëse
administrative. Aktet e tilla ofrojnë bazën ligjore dhe shpjegojnë arsyet e zbatimit të masës së një
mbikëqyrjeje të caktuar.
Neni 78
Të drejtat e autoritetit mbikëqyrës për të qenë të informuar
78.1 Autoriteti mbikëqyrës ka të drejtë të marrë dhe sigurojë informata të plota për të gjitha çështjet,
përfshirë të drejtën për t’i vizituar zyrat komunale dhe objektet komunale dhe të drejtën për të kërkuar
qasje në dokumentet komunale. Kryetari i komunës është përgjegjës për t’ia vënë në dispozicion
informacionet autoritetit mbikëqyrës.
78.2 Gjatë vizitave të tilla, përfaqësuesit e autoritetit mbikëqyrës nuk i japin udhëzime të drejtëpërdrejta
stafit të organeve lokale vetëqeverisëse. Çdo kërkesë për dokumente i adresohet organit të qeverisjes
lokale dhe shpërndarja e dokumenteve sigurohet nga kryetari i komunës në pajtim me paragrafin 1 të
nenit 77 të këtij ligji.
78.3 Ministria përgjegjëse për qeverisje lokale ka të drejtën për të qenë e informuar rregullisht nga
komunat në fushat në të cilat ministria nuk është autoritet mbikëqyrës.
Neni 79
Llojet e shqyrtimit
25
79.1 Shqyrtimi i funksionimit të komunave në fushën e kompetencave vetanake dhe të zgjeruara
kufizohet në shqyrtimin e ligjshmërisë.
79.2 Shqyrtimi administrativ i funksionimit të komunave në fushën e kompetencave të deleguara i
nënshtrohet mbikëqyrjes së ligjshmërisë dhe përshtatshmërisë së veprimeve.
Neni 80
Shqyrtimi i rregullt i ligjshmërisë
80.1 Kryetari i komunës i dërgon autoritetit mbikëqyrës listën e të gjitha akteve të miratuara nga kryetari
dhe kuvendi në muajin paraprak, deri më datën 10 të çdo muaji.
80.2 Autoriteti mbikëqyrës ka të drejtë të mbikëqyrë çdo akt i cili nuk është kontrolluar sipas procedurave
të shqyrtimit të detyrueshëm, brenda 30 ditësh pas pranimit të listës së përmendur në paragrafin 1 të këtij
neni.
Neni 81
Shqyrtimi i detyrueshëm i ligjshmërisë
81.1 Aktet në vijim i nënshtrohen procedurës së shqyrtimit të detyrueshëm të ligjshmërisë:
a) aktet e përgjithshme të miratuara nga kuvendet komunale;
b) vendimet lidhur me aktivitetet e përbashkëta të partneriteteve për bashkëpunim;
c) aktet e miratuara brenda kornizës së implementimit të kompetencave të deleguara.
81.2 Të gjitha komunat obligohen që t’ia dorëzojnë aktet e përmendura autoritetit mbikëqyrës brenda 7
ditësh nga dita e nxjerrjes së tyre.
81.3 Autoriteti mbikëqyrës vërteton pranimin e aktit të qeverisë lokale përmes regjistrimit në zyrën e
protokollit të autoritetit mbikëqyrës.
81.4 Autoriteti mbikëqyrës obligohet që të japë mendimin e tij për ligjshmërinë e çdo akti të regjistruar,
brenda 15 ditësh nga pranimi i tij, në pajtim me procedurat e përmendura më lartë.
Neni 82
Procedura për shqyrtimin e ligjshmërisë
82.1 Nëse autoriteti mbikëqyrës konsideron se një vendim apo një akt i komunës nuk është në përputhje
më kushtetutën dhe ligjet, ai mund të kërkojë që komuna ta rishqyrtojë vendimin apo aktin e tillë. Kërkesa
duhet të përmbajë arsyet e supozuara të shkeljes së kushtetutës apo ligjit dhe nuk suspendon
ekzekutimin e vendimit komunal apo akteve të tjera.
82.2 Organi i njësisë së vetëqeverisjes lokale i përgjigjet kërkesës për rishqyrtim, brenda 30 ditësh nga
data e pranimit të kërkesës.
82.3 Nëse komuna pranon kërkesën për rishqyrtim, ajo mund të suspendojë ekzekutimin e vendimit të
kontestuar apo aktit deri në shqyrtimin e saj nga autoritetet lokale.
82.4 Nëse komuna nuk përgjigjet brenda afatit apo refuzon kërkesën, apo mbështet vendimin apo aktin e
kontestuar, autoriteti mbikëqyrës mund ta kundërshtojë aktin në fjalë në Gjykaten e Qarkut që është
kompetent për territorin e komunës, brenda 30 ditësh pas dështimit për t’iu përgjigjur njoftimit për
refuzimin apo mbështetjen e vendimit apo aktit të kontestuar.
26
82.5 Gjykata e Qarkut mund të urdhërojë, si masë të përkohshme, suspendimin e zbatimit të vendimit
apo aktit të kontestuar apo akteve të tjera të përkohshme në pajtim me ligjin në zbatim.
Neni 83
Kërkesa për konsultim paraprak
83.1 Para nxjerrjes së një akti, organi komunal mund të kërkojë konsultim me autoritetin mbikëqyrës.
83.2 Kërkesa për konsultime paraprake përmban draftin e aktit që synohet të nxirret dhe çështjen e
posaçme për të cilën kërkohet këshilla e autoritetit mbikëqyrës për sa i përket ligjshmërisë dhe/ose
arsyeshmërisë së aktit në fjalë.
83.3 Autoriteti mbikëqyrës obligohet të përgjigjet me shkrim brenda 30 ditësh pas pranimit të kërkesës.
Neni 84
Shqyrtimi i përshtatshmërisë
84.1 Autoriteti mbikëqyrës përgjegjës për ushtrimin e mbikëqyrjes së kompetencave të deleguara ka të
drejtë të kërkojë, brenda 30 ditëve nga data e pranimit të kopjes së aktit, që organi i vetqeverisjes lokale
ta modifikojë apo shfuqizojë aktin e kontestuar në bazë të shqyrtimit të përshtatshmërisë.
84.2 Nëse organi komunal nuk vepron sipas kërkesës, organi mbikëqyrës përgjegjës për ushtrimin e
mbikëqyrjes së përshtatshmërisë mund ta modifikojë, zëvendësojë aktin, apo suspendojë ekzekutimin e
vendimit komunal apo akteve të tjera.
84.3. Autoriteti mbikëqyrës informon organin komunal për vendimin e marrë, brenda 5 ditësh nga data e
miratimit të vendimit.
Neni 85
Ankesat e qytetarëve
Ankesat e qytetarëve kundër një akti administrativ të organeve komunave shqyrtohen sipas ligjit për
proceduren administrative.
Neni 86
Publiciteti i shqyrtimit administrativ
86.1 Ministria përgjegjëse për qeverisje lokale i dorëzon Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së
Kosovës raportin vjetor të aktiviteteve të saj lidhur me mbikëqyrjen e komunave në vitin paraprak deri në
fund të muajit mars të çdo viti.
86.2 Raporti duhet t’i vihet në dispozicion publikut
KREU XI
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 87
Shfuqizimi i legjislacionit paraprak
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, i tërë legjislacioni paraprak i Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale shfuqizohet.
27
Neni 88
Përafrimi i legjislacionit
Jo më vonë se gjashtë (6) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, i tërë legjislacioni paraprak dhe rregullat
duhet të harmonizohen me dispozitat e këtij ligji.
Neni 89
Aktet nënligjore
Të gjitha aktet nënligjore që kërkohen me këtë ligj do të nxirren, jo më vonë se gjashtë muaj pas hyrjes
në fuqi të këtij ligji.
Neni 90
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë ( 15 ) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës
Me datën: 20.02.2008