LIGJI NR. 03/L-049 PËR FINANCAT E PUSHETIT LOKAL

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 27 / 03 QERSHOR 2008

LIGJI NR. 03/L-049


PËR FINANCAT E PUSHETIT LOKAL


Në mbështetje të Kapitullit IV neni 65 pika 1 si dhe Kapitullit X neni 124 pika 5 të Kushtetutës së
Republikës së Kosovës, duke njohur nevojën për përcaktimin e burimeve financiare të cilat janë në
dispozicion të komunave në Kosovë, duke përfshirë të hyrat vetanake komunale, grantet dhe burimet e
tjera financiare të nevojshme për ushtrimin e kompetencave komunale,

Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Miraton:


LIGJIN PËR FINANCAT E PUSHETIT LOKAL



PËRMBAJTJA

PJESA I Dispozitat e përgjithshme

Neni 1 Përkufizimet
Neni 2 Pavarësia Financiare e Komunave
Neni 3 Kufizimet në Pavarësinë Financiare të Komunave
Neni 4 Kompetencat Vetanake
Neni 5 Kompetencat e Deleguara
Neni 6 Kompetencat e Shtuara


PJESA II Burimet Financiare Komunale

KREU I Të Përgjithshme

Neni 7 Burimet Financiare Komunale
Neni 8 Kategoritë e të Hyrave Vetanake


KREU II Taksat Komunale

Neni 9 Taksa në Pronën e Paluajtshme
Neni 10 Taksa për Lejen për Ushtrimin e Veprimtarisë Afariste
Neni 11 Taksa për Lejen për Shërbime Profesionale
Neni 12 Taksa për Automjetet Motorike
Neni 13 Taksat Administrative Komunale
Neni 14 Taksat për Lejet për Ndërtimin dhe Rrënimin e Ndërtesave dhe Strukturave të Tjera
Neni 15 Taksat tjera Komunale
Neni 16 Taksat për Lëshimin e Certifikatave dhe Dokumenteve Zyrtare

KREU III Taksat, Rentat, Gjobat, Bashkë pagesat dhe të hyrat e Tjera
Vetanake Komunale

Neni 17 Tarifat Rregullative për Zhvillimin ose Ruajtjen e Infrastrukturës
Neni 18 Gjobat në Trafik
2
Neni 19 Gjobat për Shkeljen e Rregulloreve Komunale
Neni 20 Të hyrat nga qiradhënia
Neni 21 Bashkë pagesat për Arsim dhe Shëndetësi
Neni 22 Të hyrat e tjera vetanake

PJESA III Gratet Operative dhe për Barazim


Neni 23 Grantet Operative
Neni 24 Granti i Përgjithshëm
Neni 25 Grantet Specifike për Arsim dhe Shëndetësi

PJESA IV Grantet dhe Transferet e Tjera

Neni 26 Transferet për Kompetencat e Deleguara
Neni 27 Grantet për Kompetencat e Shtuara
Neni 28 Autorizimi për Shpenzim dhe Monitorimi
Neni 29 Grantet e Jashtëzakonshme

PJESA V Huamarrja Komunale dhe Zotimet


Neni 30 Huamarrja Komunale dhe Zotimet Afat-Gjate


PJESA VI Dispozitat Institucionale dhe Komisioni i Granteve

Neni 31 Dispozitat mbi Grantet Operative
Neni 32 Komisioni i Granteve: Anëtarësia, Organizimi, Takimet
Neni 33 Komisioni i Granteve: Përgjegjësitë


PJESA VII Dispozitat Kalimtare dhe Përfundimtare

Neni 34 Grantet Minimale për VF 2009
Neni 35 Shfrytëzimi i të dhënave të reja mbi popullsinë
Neni 36 Zbatimi, Aktet Nënligjore
Neni 37 Hyrja në Fuqi





PJESA I
Dispozitat e Përgjithshme


Neni 1
Përkufizimet

1.1 Me qëllim të interpretimit dhe zbatimit të këtij ligji – termet dhe shprehjet në vijim – kurdo që
përdoren në këtë ligj - kanë kuptimin e përcaktuar më poshtë, përveç nëse konteksti në të cilin këto terme
ose shprehje përdoren, qartësisht ka kuptim tjetër:

-“Ndarje Buxhetore”- do të thotë identifikimi i shumës maksimale të përcaktuar në një Ligj për Ndarjet
Buxhetore të miratuar nga Kuvendi i Kosovës e cila mund të vihet në dispozicion për shpenzim nga një
organizatë buxhetore gjatë vitit fiskal për shpenzim në një program të caktuar ose kategori tjetër
3
shpenzimi ose për bartje nga një organizatë buxhetore te një autoritet publik ose ndërmarrje publike në
formë të grantit.

-“Kuvendi”- do të thotë Kuvendi i Republikës së Kosovës.

-“Karta Evropiane”- do të thotë Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale të miratuar nga Këshilli i
Evropës me 15 Tetor 1985.

-“Zyrtari Kryesor Financiar” ose “ZKF”- ka kuptimin e përcaktuar në LMFPP.

-“Kompetencat e deleguara”- do të thotë kompetencat komunale të përcaktuara në Nenin 18 të LVQL.

-“Kompetencat e shtuara”- do të thotë kompetencat komunale të përcaktuara në nenin 19 të LVQL.

-“Taksë”- do të thotë një shumë fikse e cila paguhet për pranimin e një privilegji, leje, dokumenti ose
shërbimi profesional.Taksat zbatohen për licenca, leje, dokumentet, shërbime të caktuara ose nevoja të
tjera për përmbushjen e të cilave nuk ka shumë ndryshim në masën e përpjekjeve, kohën ose materialet
e nevojshme.

-“Gjobë”- do të thotë një pagesë e cila duhet të bëhet në rast të shkeljes së një ligji, rregulle ose
rregullore komunale. Në përgjithësi, gjobat shqiptohen me qëllim të dënimit të një shkelje dhe duhet të
shqiptohen në përputhje me shumat e përcaktuara në skemat fikse të cilat zbatohen për shkeljet e
legjislacionit komunal.

-“Viti fiskal”- do të thotë periudhën prej 1 Janarit të një viti deri më 31 Dhjetor të të njëjtit vit;

-“Rregullat KMF”- nënkupton Rregullat e Kontrollit dhe Menaxhimit Financiar dhe ka kuptimin e
përcaktuar në LMFPP.

-“Grant i Përgjithshëm”- do të thotë një shumë e cila i ndahet një komune dhe e cila mund të përdoret
nga komuna për çfarëdo qëllimi që ndërlidhet me kompetencat e saj.

-“Qeveria”- nënkupton Qeverinë e Republikës së Kosovës.

-“Komisioni i Granteve” - ka kuptimin dhe funksionet e përcaktuara në nenet 33 dhe 32 të këtij ligji;

-“Regjistri i Bizneseve të Kosovës”- nënkupton Regjistrin e Kosovës për Shoqëritë Tregtare dhe Emrat
Tregtar.

-“Buxheti i Konsoliduar i Kosovës” ose “BKK”- do të thotë buxhetin gjithë përfshirës të Kosovës për
të gjitha organizatat buxhetore.

-“Fondi i Konsoliduar i Kosovës” ose “FKK”- nënkupton fondin i cili fillimisht është themeluar në
përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 1999/16, (me ndryshim-plotësime), ose llogaritë apo grupin e
konsoliduar të llogarive të përcaktuar më hollësisht në Regjistrin Kontabël të Thesarit me qëllim të
depozitimit ose pagimit të parave publike, si dhe interesit të mbledhur.

-“LMFPP”- nënkupton Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

-LVQL”- nënkupton Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.

-“Vetëqeverisja Lokale”- ka kuptimin e përcaktuar në LVQL.

-“Kryetari i Komunës”- ka kuptimin e përcaktuar në LVQL.

“KAMSH” ose “Korniza Afat Mesme e Shpenzimeve”- ka kuptimin e përcaktuar në LMFPP.

-“Kuvendi Komunal”- ka kuptimin e përcaktuar në LVQL.
4

-“Kompetencat Komunale”- do të thotë kompetencat komunale të përcaktuara në nenin 16 të LVQL.

-“Kompetencat Vetanake”- do të thotë kompetencat komunale të përcaktuara në nenin 17 të LVQL.

-“Rregullore Komunale”- ka kuptimin e përcaktuar në LVQL.

-“Komuna”- ka kuptimin e përcaktuar në LVQL.

-“Prona komunale”- nënkupton pronën, duke përfshirë pronën e paluajtshme, e cila është ligjërisht në
pronësinë ose ligjërisht nën administrimin e komunës.
-“Llogari zyrtare bankare”- ka kuptimin e përcaktuar në LMFPP.

-“Grant Operativ”- është term i përgjithshëm i cili përfshin një Grant të Përgjithshëm, një Grant Specifik
për Arsim dhe një Grant Specifik për Shëndetësi.

-“Të hyrat vetanake”- do të thotë të gjitha shumat e parave publike të cilat janë shqiptuar dhe janë
mbledhur në mënyrë të ligjshme nga komuna nga burimet e përcaktuara në Nenin 8 të këtij ligji.

-“Person”- do të thotë një person fizik ose një ndërmarrje.

-“Ndërmarrje publike”- ka kuptimin e përcaktuar në LMFPP.

-“Rregullorja e Punës”- ka kuptimin e përcaktuar në LVQL.

-“Grant Specifik për Arsim”- do të thotë një shumë e cila i ndahet një komune dhe e cila mund të
përdoret nga komuna vetëm për arsim.

-“Grant Specifik për Shëndetësi”- do të thotë një shumë e cila i ndahet një komune dhe e cila mund të
përdoret nga komuna vetëm për shëndetësi.

-“LLVTH” ose “Llogaria e Vetme e Thesarit”- ka kuptimin e përcaktuar në LMFPP.

-“Ndërmarrje”- do të thotë çdo organ, themelatë, institucion, shoqatë, ndërmarrje, shoqëri tregtare,
person juridik, ose organizatë tjetër; dhe

-“UNMIK”- nënkupton Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.


1.2 Referencat në këtë ligj ndaj ligjeve ose rregulloreve të tjera duhet të interpretohen për të përfshirë
të gjitha ndryshimet dhe plotësimet ose legjislacionin pasues të tyre.



Neni 2
Pavarësia Financiare e Komunave

2.1 Në përputhje me politikat ekonomike kombëtare dhe duke pasur parasysh qëndrueshmërinë
fiskale të komunave dhe Qeverisë, Komunat e Kosovës kanë të drejtë të kenë burime të mjaftueshme
financiare me të cilat mund të disponojnë lirshëm gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre komunale në
përputhje me ligjet e zbatueshme të Kosovës.

2.2 Burimet financiare komunale do të jenë të barasvlershme me kompetencat komunale të
përcaktuara në Kushtetutë dhe në LVQL.

2.3 Për të mirë të popullsisë së komunës, Kuvendi komunal dhe zyrtarët ekzekutiv kanë të drejtën
dhe autorizimin që në mënyrë të pavarur t’i rregullojnë dhe menaxhojnë burimet financiare të cilat rrjedhin
nga të hyrat vetanake komunale ose të cilat i janë ndarë komunës në formë të grantit të përgjithshëm.
5




Neni 3
Kufizimet në Pavarësinë Financiare të Komunave

Me përjashtim të tatimit në pronën e paluajtshme brenda kufijve të saj, komuna nuk është e autorizuar që
të caktojë, vjelë ose mbledhë çfarëdo detyrime ose taksa të tjera. Kjo ndalesë vlen (mirëpo nuk kufizohet)
për detyrimet doganore dhe detyrimet e tjera, tatimin në të ardhurat e personave, tatimin në vlerën e
shtuar, akcizën, tatimin në kapital si dhe të gjitha detyrimet e tjera të cilat kanë ndikim të barasvlershëm
me detyrimet dhe taksat e sipërpërmendura; megjithatë, kjo ndalesë nuk zbatohet kur komuna vepron për
ushtrimin ose përmbushjen e një funksioni ose përgjegjësie e cila i është deleguar në mënyrë formale
dhe të ligjshme nga Qeveria.


Neni 4
Kompetencat Vetanake

Parimi i pavarësisë financiare të komunave do zbatohet kundrejt financimit dhe zbatimit të kompetencave
vetanake komunale; megjithatë, financimi dhe ushtrimi i këtyre kompetencave duhet të bëhet në të mirë
të popullsisë së komunës dhe në përputhje me standardet dhe kushtet e aplikueshme për këto
kompetenca të përcaktuara me ligj.

Neni 5
Kompetencat e Deleguara

Kur Qeveria i delegon një kompetencë një ose më shumë komunave, këto komuna, aq sa është e
mundshme, mund ta përshtatin ushtrimin e këtyre kompetencave me kushtet lokale. Komuna duhet t’i
ofrojë shërbimet të cilat rrjedhin nga një kompetencë e deleguar në mënyrë të hapur dhe të barabartë.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Qeveria dhe Kuvendi duhet të sigurojnë që në BKK komunave t’u
ofrohen fondet e nevojshme për ushtrimin e kompetencave të deleguara; këto fonde duhet të jenë në një
nivel të mjaftueshëm për mbulimin e shpenzimeve të arsyeshme të komunës të bëra në lidhje me
ushtrimin e këtyre kompetencave.

Neni 6
Kompetencat e Shtuara

Kur një ligj u jep kompetenca të shtuara vetanake një grupi të caktuar të komunave (kompetencat e
“shtuara” vetanake), këto kompetenca të shtuara duhet të trajtohen në mënyrë të njëjtë me kompetencat
e tjera vetanake. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Qeveria dhe Kuvendi duhet të sigurojnë që në
BKK, komunave përkatëse t’u ndahen fondet e nevojshme për ushtrimin e këtyre kompetencave. Nëse në
kuadër të një kompetence të shtuar parashihet ofrimi i një shërbimi publik, fondet e ndara për komunën
duhet të jenë të mjaftueshme për t’i lejuar komunës ofrimin e këtyre shërbimeve në përputhje me
standardet minimale të cilësisë dhe sasisë, të cilat janë përcaktuar në rregullat përkatëse të autoritetit
qendror publik i cili është përgjegjës për ofrimin e këtyre shërbimeve në Kosovë; dhe, këto fonde duhet të
ndahen në një nivel të mjaftueshëm për mbulimin e shpenzimeve të arsyeshme të komunës të bëra gjatë
ushtrimit të këtyre kompetencave.


PJESA II
Burimet Financiare Komunale


KREU I
Të Përgjithshme


6
Neni 7
Burimet Financiare Komunale

7.1 Burimet financiare të një komune përbëhen nga (i) të hyrat vetanake të komunës të përcaktuara
në Nenin 8 të këtij ligji, (ii) grantet operative, (ii) grantet për kompetencat e shtuara, (iv) transferet për
kompetencat e deleguara, (v) grantet e jashtëzakonshme, (vi) ndihma financiare nga Republika e
Serbisë, dhe (vii) të hyrat nga huamarrjet e komunës.

7.2 Komunat duhet t’i zbatojnë dispozitat e aplikueshme të LMFPP gjatë disponimit me këto burime
financiare.

Neni 8
Kategoritë e të Hyrave Vetanake

Të gjitha të hyrat e mbledhura ose të pranuara nga komuna në bazë të autorizimit të një ligji nga burimet
në vijim, janë të hyra vetanake të komunës:

a) taksat komunale, gjobat, tarifat e shfrytëzimit, pagesat e tjera për shërbimet publike të ofruara
nga komuna si dhe detyrimet rregullatore dhe gjobat e autorizuara në bazë të këtij ligji;
b) qiratë në pronat e paluajtshme të cilat ndodhen në komunë dhe të cilat janë nën administrimin
ose në pronësi të komunës;
c) të hyrat nga shitja e pasurive komunale;
d) të hyrat nga ndërmarrjet të cilat janë plotësisht ose pjesërisht në pronësi të komunës;
e) bashkëpagesat nga konsumatorët e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore të cilat ofrohen nga
komuna;
f) të hyrat e realizuara nga cilado agjenci, departament ose organizatë e komunës si rezultat i
ofrimit të çfarëdo malli ose shërbimi;
g) interesi në depozitat komunale, nëse ekziston;
h) grantet dhe/ose donacionet nga qeveritë e huaja (përveç ndihmës financiare nga Republika e
Serbisë) ose nga organizatat e jashtme, duke përfshirë organizatat qeveritare dhe jo-
qeveritare si dhe institucionet ndërkombëtare dhe multinacionale.
i) të gjitha kategoritë e tjera të të hyrave të cilat janë përcaktuar si të hyra vetanake komunale në
bazë të një ligji të Republikës së Kosovës.


KREU II
Taksat dhe Tarifat Komunale

Neni 9
Taksa në Pronën e Paluajtshme

Komuna është e autorizuar që të mbledhë tatimin në pronat e paluajtshme të cilat ndodhen brenda kufijve
të saj në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2003/29.


Neni 10
Taksa për Lejen për Ushtrimin e Veprimtarisë Afariste

10.1 Përmes një rregulloreje komunale, komuna mund të kërkojë nga shoqëritë tregtare (bizneset) të
cilat tashmë janë të regjistruara në Regjistrin e Bizneseve të Kosovës që të marrin leje për ushtrimin e
veprimtarisë afariste në lokalet të cilat ndodhen brenda komunës (“leja për ushtrimin e veprimtarisë
afaristet”). Lejet për shoqëritë tregtare të cilat ofrojnë shërbime profesionale nga lokalet të cilat ndodhen
brenda komunës rregullohen në bazë të nenit 11 të këtij ligji dhe jo në bazë të këtij neni.

10.2 Përmes një rregulloreje komunale, komuna mund të përcaktojë një taksë vjetore e cila duhet të
paguhet nga shoqëritë e regjistruara tregtare për marrjen ose mbajtjen e lejes për ushtrimin e
veprimtarisë afariste. Rregullorja e sipërpërmendur mund të vendosë një skemë tarifore e cila përcakton
taksa të ndryshme për kategoritë e ndryshme të veprimtarive afariste. Të gjitha taksat për marrjen e lejes
7
për ushtrimin e veprimtarisë afariste duhet të caktohen vetëm në bazë të rregullave të përcaktuara në
rregulloren komunale. Skema tarifore dhe rregullat nuk duhet të përcaktojnë taksa të ndryshme për
shoqëritë tregtare të cilat ushtrojnë veprimtari të njëjtë ose të ngjashme afariste.

10.3 Rregullorja e sipërpërmendur komunale mund të përcaktojë taksa të ndryshme për marrjen e
lejes për ushtrimin e veprimtarisë në bazë të:

a) kategorisë së veprimtarisë afariste, si p.sh. shitja me pakicë, përpunimi i ushqimit, zejtari, hotelieri
dhe shërbime hoteliere (restorante), aktivitete bankare dhe shërbime financiare, sigurime dhe
veprimtari tjera afariste.
b) llojit të lokalit në të cilin ushtrohet veprimtaria afariste, si p.sh., dyqanet, tezgat ose kioskat.
c) shitjes së pijeve që përmbajnë alkool.

10.4 Rregullorja e sipërpërmendur komunale nuk mund të përcaktojë taksa të ndryshme për marrjen e
lejes për ushtrimin e veprimtarisë afariste në bazë të:

a) numrit të punëtorëve të shoqërisë përkatëse tregtare;
b) vëllimit të veprimtarisë afariste të shoqërisë tregtare, qoftë përmes qarkullimit, prodhimtarisë ose
cilitdo tregues tjetër të ngjashëm;
c) përmasave të hapësirës e cila përdoret nga shoqëria tregtare;
d) lokacionit në të cilin ushtrohet veprimtaria afariste; dhe
e) të hyrave, përfitimeve ose qarkullimit me para të gatshme të shoqërisë tregtare.

10.5 Taksa për lejen e ushtrimit të veprimtarisë afariste caktohet për secilin lokacion ku ushtrohet një
veprimtari afariste brenda kufijve të komunës. Nëse një shoqëri tregtare ushtron veprimtarinë afariste në
më shumë se një lokacion në një komunë, atëherë një leje për ushtrimin e veprimtarisë mund të kërkohet
për secilin lokacion të këtillë.

10.6 Para dhënies së lejes për ushtrimin e veprimtarisë afariste për një shoqëri tregtare, Komuna
duhet të kërkojë prova të shkruara për të vërtetuar nëse kjo shoqëri tregtare është e regjistruar në
Regjistrin e Bizneseve të Kosovës.

10.7 Rregulloret komunale do të kërkojnë që lejet për ushtrimin e veprimtarisë afariste të ekspozohen
publikisht në lokacionin për të cilin është dhënë leja.

10.8 Komuna nuk do t’i lejojë asnjë personi ose ndërmarrje e cila nuk është e regjistruar në Regjistrin
e Bizneseve të Kosovës që të ushtrojë veprimtari afariste brenda komunës, përveç kur personi ose
ndërmarrja dëshmon se në bazë të Ligjin për Shoqëritë Tregtare ata janë të liruar nga ky regjistrim.




Neni 11
Taksa për Lejen për Shërbime Profesionale

11.1 Përmes një rregulloreje komunale, komuna mund të kërkojë nga shoqëritë tregtare të cilat
tashmë janë të regjistruara në Regjistrin e Bizneseve të Kosovës dhe të cilat ofrojnë shërbime
profesionale në lokalet të cilat ndodhen brenda komunës, që të marrin një leje për ushtrimin e shërbimeve
profesionale (“leja për shërbime profesionale”).

11.2 Përmes një rregulloreje komunale, komuna gjithashtu mund të caktojë një taksë vjetore e cila
duhet të paguhet për marrjen ose mbajtjen e lejes së sipërpërmendur. Rregullorja e sipërpërmendur
mund të vendosë një skemë tarifore e cila përcakton taksat e ndryshme për kategoritë e ndryshme të
shërbimeve profesionale. Të gjitha taksat për marrjen e lejes për shërbime profesionale duhet të
caktohen vetëm në bazë të rregullave të përcaktuara në rregulloren komunale.

11.3 Leja për shërbime profesionale për kontabilistë, avokatë, mjek, stomatolog dhe profesione të tjera
do të lëshohet vetëm pasi që aplikuesi të paraqesë prova të shkruara mbi licencën dhe/ose certifikatën
8
zyrtare për ushtrimin e veprimtarisë në përputhje me kushtet e aplikueshme ligjore të përcaktuara ose në
bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës.

11.4 Lëshimi i lejes për shërbime profesionale nga komuna nuk përbën gjykim nga komuna lidhur me
përshtatshmërinë e poseduesit të lejes për ushtrimin e profesionit përkatës.


Neni 12
Taksa për Automjetet Motorike

12.1 Komuna ka të drejtë që të kërkojë nga personat fizik të cilët janë banorë të komunës përkatëse si
dhe nga shoqëritë tregtare dhe ndërmarrjet e tjera selia e të cilave në Kosovë ndodhet në komunën
përkatëse që të paguajnë një taksë vjetore për automjete motorike (taksa për automjete motorike) për
secilin automjet i cili është në pronësi të banorit, shoqërisë tregtare ose ndërmarrjes së sipërpërmendur.

12.2 Komuna nuk do të vendosë taksën për automjetet motorike të cilat janë në pronësi të personave
fizik që nuk janë banorë të komunës ose shoqëritë tregtare ose ndërmarrjet selia e të cilave në Kosovë
nuk është e vendosur në atë komunë.

12.3 Nëse komuna vendos që të caktojë këtë taksë për automjete motorike, kuvendi komunal do të
nxjerrë një rregullore për këtë qëllim. Taksa për automjetet motorike përcaktohet në bazë të fuqisë
motorike të automjetit motorik dhe/ose llojit të automjetit (motoçikletë, automobil për udhëtarë, kamion
ose autobus).

12.4 Përmes një rregulloreje, kuvendi komunal mund të bëjë përjashtimin nga kjo taksë ose reduktimin
e taksës për automjetet të cilat përdoren (i) nga shërbimet emergjente, (ii) për transportimin e personave
me aftësi të kufizuara, dhe (iii) për qëllime të tjera domethënëse shoqërore ose publike.

Neni 13
Taksat Administrative Komunale

13.1 Përmes një rregulloreje, komuna mund të vendosë një skemë tarifore për taksat të cilat caktohen
për shërbimet të cilat u ofrohen personave nga komuna.

13.2 Asnjë taksë e këtillë administrative komuna nuk mund të përcaktohet në një nivel i cili e tejkalon
koston për ofrimin e këtyre shërbimeve, duke përfshirë koston e punës dhe koston për shfrytëzimin e
materialeve dhe pajisjeve.

13.3 Taksat administrative komunale janë të veçanta nga taksat për lëshimin e licencave, lejeve,
dokumenteve.

Neni 14
Taksat për Lejet për Ndërtimin dhe Rrënimin e Ndërtesave dhe Strukturave të Tjera

14.1 Përmes një rregulloreje, komuna mundet (i) të kërkojë nga një person i cili dëshiron të bëjë
ndërtimin ose rrënimin e një ndërtese ose strukture tjetër brenda komunës që të marrë leje për këtë
qëllim, dhe (ii) të përcaktojë një skemë tarifore për këto leje e cila vendos taksa të ndryshme në bazë të
sipërfaqes në të cilën ndodhet ose në të cilën do të ndërtohet ndërtesa ose struktura.

14.2 Shpenzimet për aktivitetet e inspektimit ose të mbikëqyrjes të cilat komuna duhet t’i ushtrojë në
bazë të ligjit ose rregullores në lidhje me aktivitetet e ndërtimit ose të rrënimit, mund të ngarkohen në
formë të taksës për shërbime administrative komunale sipas Nenit 13.



Neni 15
Taksat tjera Komunale

9
Komuna mund të përcaktojë dhe të vjelë taksa në aktivitete të tjera, duke përfshirë si vijon:

a) parkimin e automjeteve në pronën komunale, duke përfshirë trotuaret dhe rrugët;
b) shfrytëzimin e pronës komunale për rekreacion, duke përfshirë kampingun;
c) për gjueti ose peshkim brenda kufijve të komunës dhe në pronën e komunës;
d) për marketing ose ekspozita të tjera në pronën e komunës;
e) për ceremonitë ose funksionet e tjera të cilat ushtrohen nga zyrtarët komunal; p.sh. për kurorëzime;
dhe
f) taksa të tjera komunale të cilat përcaktohen me anë të legjislacionit komunal.




Neni 16
Taksat për Lëshimin e Certifikatave dhe Dokumenteve Zyrtare

16.1 Përmes një rregulloreje, komuna mund vendosë taksa të cilat zbatohen për lëshimin e (i)
certifikatave ose dokumenteve të tjera të lindjes, siç janë certifikatat e kurorëzimit, lindjes, shkurorëzimit,
gjendjes ekonomike dhe sociale dhe certifikata tjera të ngjashme, dhe (ii) kopje të këtyre certifikatave dhe
dokumenteve tjera origjinale, duke përfshirë kopje të dokumenteve zyrtare të cilat duhet të vihen në
dispozicion të publikut sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

16.2 Asnjë taksë e këtillë nuk mund të përcaktohet në një nivel i cili e tejkalon koston për sigurimin e
certifikatës ose kopjes përkatëse.



KREU III
Taksat, Rentat, Gjobat, Bashkë pagesat dhe të hyrat e Tjera Vetanake Komunale



Neni 17
Tarifat Rregullative për Zhvillimin ose Ruajtjen e Infrastrukturës

17.1 Përmes një rregulloreje, komuna mund të vendosë tarifa të cilat caktohen me qëllim të
kompensimit të shpenzimeve të komunës për ndërtimin, përmirësimin, zgjerimin ose riparimin e
infrastrukturës komunale, nëse këto masa bëhen të nevojshme si pasojë e drejtpërdrejtë e (i) ndërtimit të
ndërtesave të reja ose (ii) zgjerimit ose rehabilitimit të konsiderueshëm të ndërtesave ekzistuese.

17.2 Nëse ndërtimi, zgjerimi ose rehabilitimi i sipërpërmendur shkakton rritjen e numrit të njësive
banuese në komunë, komuna mundet, përmes një rregulloreje, të vendosë tarifa të cilat duhet të paguhen
për shkak të ndikimit që ka kjo rritje e popullsisë në shërbimet arsimore, shëndetësore dhe shërbimet e
tjera të cilat ofrohen nga komuna.

Neni 18
Gjobat në Trafik

18.1 Përmes një rregulloreje, komuna do të vendosë rregullat të trafikut dhe të përcaktojë gjobat të
cilat shqiptohen në rast të shkeljes së këtyre rregullave. Të gjitha rregullat komunale të trafikut duhet të
jenë në përputhshmëri me rregullat e përcaktuara në ligjet e Republikës së Kosovës.

18.2 Gjobat e shqiptuara për shkeljet në trafik brenda territorit të komunës janë të hyra vetanake të
komunës. Transferet do të bëhen në përputhje me LMFPP dhe do të përfshijnë pagesat të cilat bëhen
përmes Shërbimit Policor të Kosovës dhe gjykatave si rezultat i vendimeve gjyqësore.


Neni 19
10
Gjobat për Shkeljen e Rregulloreve Komunale

19.1 Komunat mund të shqiptojnë gjoba dhe masa të tjera për shkeljet e rregulloreve komunale të
miratuara nga kuvendi komunal. Shuma specifike e këtyre gjobave dhe/ose ashpërsia e masave
detyrimore duhet të jetë proporcionale me seriozitetin e shkeljes dhe në kuadër të tyre duhet të
përfshihen edhe shpenzimet e nevojshme ligjore, juridike dhe administrative për mbledhjen e gjobës
dhe/ose zbatimin e masës.

19.2 Përmes një rregullore, komuna do të shqiptojë gjoba për personat privat të cilët pengojnë ose
kufizojnë, ose tentojnë të pengojnë ose kufizojnë, qasjen e publikun në pronën komunale, përmes
ndërtimit ose vendosjes së pa autorizuar të barrierave, pengesave ose shenjave të përkohshme ose të
përhershme.


Neni 20
Të hyrat nga qiradhënia

20.1 Komunat kanë të drejtë të vendosin dhe mbledhin qiranë për shfrytëzimin e pronës komunale nga
ndërmarrjet ose personat fizik.

20.2 Përveç sikur që është përcaktuar në paragrafin 6 të këtij neni vlera e qirasë për shfrytëzimin e
pronës komunale është vlera e tregut.

20.3 Vlera e qirasë për shfrytëzimin e pronës së paluajtshme komunale është vlera e tregut e cila
bazohet në (i) madhësia e ndërtesës ose tokës e matur me metër katror ose ndonjë matje tjetër e
sipërfaqes, (ii) vendndodhja dhe lloji i ndërtesës ose tokës, dhe (iii) qëllimi i shfrytëzimit, qoftë për
ushtrimin e aktiviteteve afariste, tregtisë, banimit, bujqësisë ose punëve profesionale.

20.4 Komunat mund të vendosin dhe mbledhin qiranë nga shoqëritë tregtare të cilat shfrytëzojnë
pronën e komunës për ushtrimin e aktiviteteve të tyre, duke përfshirë – mirëpo pa u kufizuar – kioskat,
tavolinat për shitje dhe restorantet të cilat janë të vendosura ose bëjnë shfrytëzimin e trotuareve, rrugëve,
lehtësirave (komoditeteve) publike, tokës komunale ose pronave të tjera komunale.

20.5 Vlera e qirasë nuk përcaktohet në bazë të të ardhurave ose shitjes së shoqërisë tregtare e cila
bën shfrytëzimin e pronës komunale.

20.6 Komuna mund të përcaktojë një vlerë të qirasë e cila është më të ulët se ajo e tregut nëse
shfrytëzimi i propozuar i pronës komunale në mënyrë të qartë i shërben një qëllimi domethënës shoqëror
ose publik i cili është përcaktuar si i këtillë sipas një rregullore të miratuar nga kuvendi komunal.



Neni 21
Bashkë pagesat për Arsim dhe Shëndetësi

21.1 Të gjitha bashkë pagesat, tarifat dhe taksat për shërbimet komunale shëndetësore konsiderohen
si të hyra vetanake të komunës; megjithatë, këto shuma gjithashtu janë të hyra të dedikuara të
institucionit përkatës shëndetësor. Fjalia e mësipërme zbatohet në mënyrë të pavarur nga dispozitat e
tjera të këtij ligji të cilat e rregullojnë shfrytëzimin e të hyrave vetanake. Trajtimi, kontabiliteti, raportimi,
monitorimi dhe verifikimi i këtyre bashkë pagesave, tarifave dhe taksave do të bëhet në përputhje me
LMFPP.

21.2 Të gjitha bashkë pagesat, tarifat, taksat dhe pagesat për shkollim në shërbimet komunale
arsimore konsiderohen si të hyra vetanake të komunës; megjithatë, këto shuma gjithashtu janë të hyra të
dedikuara të institucionit përkatës arsimor. Fjalia e mësipërme zbatohet në mënyrë të pavarur nga
dispozitat e tjera të këtij ligji të cilat e rregullojnë shfrytëzimin e të hyrave vetanake. Trajtimi, kontabiliteti,
raportimi, monitorimi dhe verifikimi i këtyre bashkë pagesave, tarifave dhe taksave do të bëhet në
përputhje me LMFPP.
11


Neni 22
Të hyrat e tjera vetanake

Të hyrat vetanake të autorizuara në bazë të këtij ligji nuk janë gjithëpërfshirëse. Komunat mund të vjelin
dhe mbledhin të hyra të tjera të cilat u lejohen në bazë të një ligji ose në bazë të marrëveshjes me
autoritetet qendrore.




PJESA III
Grantet Operative dhe Barazimi

Neni 23
Grantet Operative

23.1 Komunat pranojnë Grante Operative nga BKK. Grantet Operative janë: (i) Grantet e
Përgjithshme, (ii) Grantet Specifike për Arsim dhe (iii) Grantet Specifike për Shëndetësi. Grantet duhet të
bazohen në kritere të drejta, transparente dhe objektive duke ju dhënë kështu komunave pavarësi më të
madhe në alokimin dhe shpenzimin e këtyre granteve.

Neni 24
Granti i Përgjithshëm

24.1 Komunat kanë të drejtë të pranojnë një Grant të Përgjithshëm të cilin mund ta shfrytëzojnë për
ushtrimin e kompetencave të tyre komunale në përputhje me ligjet e zbatueshme në Kosovë. Granti i
Përgjithshëm (i) mundëson një shkallë të arsyeshme të stabilitetit në të hyrat komunale, (ii) ofron një mjet
adekuat për vendosjen e barazisë ndërmjet komunave, (iii) duhet të marrë parasysh mundësinë e
banorëve të secilës komunë për të pasur qasje në shërbimet publike, dhe (iv) mundëson alokimin
adekuat të burimeve për komunitetet pakicë në komunat përkatëse.

24.2 Shuma e Grantit të Përgjithshëm është dhjetë përqind (10%) e të hyrave totale të buxhetuara të
qeverisë qendrore, duke përjashtuar (i) të hyrat nga shitja e pasurive, (ii) të hyrat e tjera të
jashtëzakonshme, (iii) të hyrat e dedikuara, dhe (iv) të hyrat nga huamarrja.

24.3 Me qëllim të nivelizimit të kapacitetit të ulët të të hyrave vetanake të komunave më të vogla, nga
totali i Grantit të Përgjithshëm, secila komunë do të pranojë një shumë të përgjithshme (paushallë) prej
140,000 € në vit, minus 1€ për kokë banori, ose 0€ për komunat me popullsi të barabartë ose më të
madhe se 140,000.

24.4 Pjesa e mbetur e Grantit të Përgjithshëm u alokohet komunave në përpjesëtim me: (i) numrin e
popullsinë, (ii) numrin e popullsisë pakicë, (iii) nëse shumica e popullsisë përbëhet nga pakica kombëtare;
dhe (iv) madhësia gjeografike.

24.5 Popullsia llogaritet me tetëdhjetë e nëntë përqind (89%); numri i popullsisë pakicë me tre përqind
(3%); komunat, shumica e popullsisë së të cilave përbëhet nga pakicat kombëtare me dy përqind (2%);
dhe përmasat gjeografike me gjashtë përqind (6%).

24.6 Të dhënat mbi popullsinë, madhësinë gjeografike dhe pakicat të cilat duhet të shfrytëzohen për
llogaritjen e përqindjeve janë paraqitur në Shtojcën 1 të këtij ligji.



Neni 25
Grantet Specifike për Arsim dhe Shëndetësi

12
25.1 Komunat do të pranojnë një Grant Specifik për Arsim dhe një Grant Specifik për Shëndetësi.
Përcaktimi i shumës së këtyre granteve bazohet në një qasje të hapur të financimit.

25.2 Granti Specifik për Arsim përdoret për financimin e kostos së ofrimit të nivelit të standardit
minimal të arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm.

25.3 Granti Specifik për Shëndetësi përdoret për financimin e kostos së ofrimit të nivelit të standardit
minimal të shëndetësisë publike primare.

25.4 Granti Specifik për Arsim përcaktohet dhe u alokohet komunave në përputhje me formulën e
përcaktuar nga Komisioni i Granteve. Kjo formulë bazohet në numrin e regjistruar të nxënësve dhe
standardet të siguruara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kjo formulë kryesisht
bazohet në numrin e normalizuar të mësimdhënësve dhe regjistrimin. Formula gjithashtu do të marrë
parasysh programin mësimor kombëtar, arsimin për nevoja të veçanta, shpenzimet operative që nuk
përfshijnë pagat, normat e madhësisë së klasave dhe lokacioni. Nxënësve minoritar do t’u kushtohet
rëndësi e veçantë.

25.5 Granti Specifik për Shëndetësi do të përcaktohet dhe do t’u alokohet komunave në përputhje me
formulën e përcaktuar nga Komisioni i Granteve. Kjo formulë do të bazohet në popullsinë e normalizuar
dhe standardet e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë. Normalizimi merr parasysh moshën dhe
strukturën gjinore të popullsisë së regjistruar te ofruesit e shëndetësisë primare si dhe numrin e
personave të moshuar dhe personave me nevoja të veçanta shëndetësore.



PJESA IV
Grantet dhe Transferet e Tjera

Neni 26
Transferet për Kompetencat e Deleguara

Kur kompetencat Qeveritare u delegohen komunave, komunat përkatëse do të pranojnë financim nga
BKK përmes transfereve nga ministritë përkatëse për ushtrimin e këtyre funksioneve. Ky financim është i
veçantë nga Grantet Operative dhe duhet të bëhen në përputhje me kushtet e përcaktuara në nenin 5 të
këtij ligji.

Neni 27
Grantet për Kompetencat e Shtuara

Kur kompetencat vetanake të komunave shtohen në bazë të ligjit, komunat përkatëse do të pranojnë
grante nga BKK për financimin e ushtrimit të këtyre kompetencave të shtuara. Këto grante janë të
veçanta nga Grantet Operative dhe epen në përputhje me kushtet e përcaktuara në nenin 6 të këtij ligji.
Komuna është e detyruar t’i shpenzojë këto grante vetëm për çështjet të cilat në mënyrë të qartë dhe të
drejtpërdrejtë ndërlidhen me kompetencat e shtuara.

Neni 28
Autorizimi për Shpenzim dhe Monitorimi

28.1 Autorizimi për shpenzimin e mjeteve të transferuara për kompetencat e deleguara dhe për grantet
e dhëna për kompetencat e shtuara i takon komunës pranuese, e cila duhet të veprojnë në përputhje me
dispozitat e aplikueshme të LMFPP gjatë ushtrimit të këtij autorizimi.

28.2 Ministritë përgjegjëse për fushën përkatëse të cilës i takojnë kompetencat e deleguara ose të
shtuara do bëjnë monitorimin dhe do të sigurojnë që (i) këto kompetenca të ushtrohen në përputhje me
ligjet, aktet nënligjore dhe standardet përkatëse, dhe (ii) masat e marra nga komuna për ushtrimin e
këtyre kompetencave të jenë të duhura. Ministritë përkatëse do t’i sigurojnë një raport vjetor të monitorimit
Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal mbi këto çështje.

13


Neni 29
Grantet e Jashtëzakonshme

Në rast se një fatkeqësi natyrore ose një kryengritje civile, lufta kundër terrorizmit ka ndikim serioz në një
komunë, Qeveria duhet t’i ndajë një grant të jashtëzakonshëm komunës me qëllim të lehtësimit të
pjesshëm ose të plotë të barrës që vendos kjo ndodhi në buxhetin e komunës.

PJESA V
Huamarrja Komunale dhe Zotimet

Neni 30
Huamarrja Komunale dhe Zotimet Afatgjate

30.1 Deri në kohën e miratimit të legjislacionit mbi huamarrjen dhe borxhin kombëtar, huamarrja nga
komunat rregullohet në bazë të këtij neni.

30.2 Komunat do të kenë qasje në financim të borxhit për investime kapitale në përputhje me kushtet e
përcaktuara në këtë nen.

30.3 Në bazë të kërkesës nga kryetari i komunës e cila është miratuar nga kuvendi komunal, Ministri i
Ekonomisë dhe Financave mund të autorizojë huamarrjen nga komuna. Kërkesa duhet të përmbajë
dispozita të cilat trajtojnë çështjet në vijim:

a) që nuk është kontraktuar borxh ndërkombëtar;
b) huamarrja do të lejohet vetëm nga tregu kombëtar i kapitalit dhe pa ekspozim ndaj riskut nga
këmbimet e huaja;
c) të hyrat nga huamarrja do të përdoren për projekte të posaçme të investimit kapital të cilat janë
paraparë në KAMSH dhe janë autorizuar në BKK;
d) projektet e investimit kapital duhet t’i jenë nënshtruar një rishikimi të suksesshëm të planeve të
investimit dhe planeve kapitale nga Komisioni i Granteve;
e) kushtet e propozuara të huamarrjes duhet të jenë shqyrtuar dhe miratuar si të krahasueshme me
kushtet e tregut nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave;
f) e ashtuquajtura “periudha e pritjes” e cila aplikohet për marrëveshjet për huazim, me anë të të
cilës shlyerja e borxhit pezullohet ose lehtësohet për një periudhë fillestare, është e ndaluar;
g) të gjitha huamarrjet e propozuara duhet të jenë të mbuluara plotësisht me kolateral me prona të
paluajtshme në pronësi të komunës. Prona e paluajtshme e cila përdoret si kolateral duhet të jetë
në pronësi të komunës dhe të jetë e lirë nga të gjitha pretendimet e tjera pronësore apo
pengesat.
h) përcaktimi i vlerës së pronës së paluajtshme e cila vihet peng si kolateral (sikur që është
përshkruar në pikën g) më sipër duhet të jetë miratuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave.
i) shërbimi i përgjithshëm vjetor i borxhit, duke përfshirë kamatën dhe pagesat themelore për
shlyerjen e borxhit të papaguar të komunës dhe e cila duhet të përfshijë shumën e huamarrjes së
re të propozuar, nuk duhet të tejkalojë pesëmbëdhjetë përqind (15%) të totalit të të hyrave
vetanake të komunës nga viti i kaluar fiskal.
j) shuma e përgjithshme e borxhit të papaguar të komunës, duke përfshirë huamarrjen e propozuar,
nuk duhet të tejkalojë pesëdhjetë përqind (50%) të të hyrave vetanake komunale që nga vitit i
shkuar fiskal; dhe
k) pasi që komuna të ketë lidhur marrëveshjen për huamarrje, kopje të të gjitha dokumenteve duhet
t’i dërgohen Ministrit të Ekonomisë dhe Financave.

30.4 Me propozimin e Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Qeveria është e autorizuar që të
suspendojë zbatimin e paragrafit 1 të këtij neni për shkak të konsideratave makroekonomike për një
periudhë e cila nuk i tejkalon katër vite.

30.5 Kontratat e qirasë dhe të gjitha aranzhimet e ngjashme financiare të cilat paguhen me këste gjatë
një periudhë kohore duhet të miratohen paraprakisht nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave. Kosto
14
vjetore e këtyre aranzhimeve financiare trajtohet si borxh dhe shprehimisht i nënshtrohet kufizimeve të
përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni si dhe trajtohet si shërbim i borxhit për qëllime të pikave (i) dhe
(j) të atij neni.

30.6 Kufizimet e parapara në LMFPP për dhënien e granteve, dhuratave, donacioneve ose
subvencioneve për cilindo person ose ndërmarrje zbatohen për komunat.

PJESA VI
Dispozitat Institucionale dhe Komisioni i Granteve


Neni 31
Dispozitat mbi Grantet Operative

31.1 Gjatë përgatitjes së propozim Ligjit Vjetor për Ndarjet Buxhetore për vitin e ardhshëm fiskal,
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, në propozim-ndarjet buxhetore për komunat, duhet të përcaktojë
shumat të cilat rekomandohet t’u ndahen komunave si Grante Operative. Gjatë propozimit të shumës së
këtyre granteve, Ministri do të përdorë formulën e përcaktuar në këtë ligj.

31.2 Një grant i përgjithshëm mund të shfrytëzohet nga komuna për çfarëdo qëllimi që ndërlidhet me
ushtrimin e kompetencave komunale. Pavarësisht nga e mësipërmja, Ministri i Ekonomisë dhe Financave
mund të nxjerrë udhëzime të përgjithshme për shpenzimet aktuale dhe kapitale të cilat duhet të zbatohen
nga komunat.

31.3 Nëse gjatë bashkërendimit përfundimtar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave të buxhetit për
një vit të caktuar fiskal konstatohet se të hyrat faktike i tejkalojnë të hyrat e buxhetuara për më shumë se
pesë përqind (5%), atëherë shuma e të hyrave tepricë do t’u ndahet komunave në mënyrë të njëjtë si ajo
që është përcaktuar në paragrafin 2 të nenit 24 të këtij ligji. Ministri i Ekonomisë dhe Financave pastaj do
(i) të rregullojë nivelet e Granteve të Përgjithshme për secilën komunë në përputhje me formulën e
përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 24 të këtij ligji, dhe (ii) të iniciojë procesin e zakonshëm të buxhetimit
dhe ndarjeve buxhetore në përputhje me LMFPP.


Neni 32
Komisioni i Granteve: Anëtarësia, Organizimi, Takimet

32.1 Komisioni i Granteve themelohet në bazë të këtij ligji dhe ka përbërjen në vijim: (i) Kryeministri
ose përfaqësuesi i tij, (ii) Ministri i Ekonomisë dhe Financave, (iii) Ministri i Pushtetit Lokal, (iv) një ministër
tjetër i caktuar nga Qeveria, (v) Kryesuesi i Komisionit për Buxhet të Kuvendit, dhe (vi) katër kryetarë të
komunave, njëri ndër të cilët duhet të jetë kryetari i një komune minoritare. Kryetarët e komunave
zgjedhën përmes shortit sikur që është paraparë në paragrafin 2 të këtij neni.

32.2 Zgjedhja e kryetarëve të komunave bëhet përmes dy shorteve të veçanta, të cilat mbahen në
bazë vjetore nga Komisioni i Granteve në një takim të hapur. Përveç sikur që është përcaktuar në
paragrafin 3 të këtij neni, Komisioni i Granteve i mban këto shorte në mbledhjen e tij të fundit të secilit vit
kalendarik. Në njërin short përfshihen vetëm emrat e komunave shumicë ndërsa në tjetrën vetëm emrat e
komunave pakicë. Emrat e tri komunave zgjedhën në shortin e parë dhe emri i një komune pakicë
zgjidhet në shortin e dytë. Emrat e komunave të cilat janë të përfaqësuara në Komisionin e Granteve
gjatë kësaj kohë nuk përfshihen në cilindo short i cili mbahet për zgjedhjen e kryetarëve të komunave të
cilët do të shërbejnë në Komisionin e Granteve gjatë vitit të ardhshëm. Kryetarët e komunave të
zgjedhura do të shërbejnë në Komisionin e Granteve gjatë vitit të ardhshëm kalendarik.

32.3 Mandati i Komisionit të Granteve i cili ekziston në kohën e shpalljes së këtij ligji skadon në
mesnatën e ditës së 30 kalendarike pas shpalljes së këtij ligji. Gjatë kësaj periudhe 30 ditore, Komisioni
ekzistues i Granteve do të mbajë shortet e përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni në një takim të hapur
për zgjedhjen e kryetarëve të komunave të cilët do të shërbejnë në Komisionin e ri të Granteve. Nëse
Komisioni ekzistues i Granteve dështon t’i mbajë këto shorte gjatë periudhës së sipërpërmendur 30
ditore, atëherë Qeveria menjëherë do t’i mbajë shortet. Kryetarët e komunave të cilët zgjidhen në këto
15
shorte do të shërbejnë në Komisionin e Granteve deri në fund të vitit kalendarik në të cilin ata janë
zgjedhur. Pasardhësit e tyre zgjedhën sipas paragrafit 2 të këtij neni.

32.4 Komisioni i granteve mban takime të rregullta të cilat thirren nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave,
së paku një herë në çdo tremujor kalendarik. Takimet e tjera mund të thirren së bashku nga dy anëtarë,
me kusht që të gjitha këto takime të jo të rregullta të thirren së paku shtatë ditë para mbajtjes së tyre.
Takimi i Komisionit të Granteve mund të mbahet ose të vazhdohet në mënyrë të vlefshme vetëm nëse
gjashtë ose më shumë anëtarë janë të pranishëm dhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave ose
Kryeministri është ndër të pranishmit. Nëse Kryeministri është personalisht i pranishëm, ai e kryeson
takimin e Komisionit të Granteve, e nëse jo, atëherë takimin e kryeson Ministri i Ekonomisë dhe
Financave.

32.5 Ministri do të sigurojë një sekretariat të përhershëm për përkrahjen e Komisionit të Granteve.
Fondet e nevojshme për punën e Komisionit të Granteve do të sigurohen nga buxheti i Ministrisë së
Ekonomisë dhe Financave. Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të kryejë, ose të aranzhojë kryerjen, e
të gjitha veprimtarive të ekspertizës dhe/ose administrative-teknike ose analizave të cilat në mënyrë të
arsyeshme nevojiten nga Komisioni i Granteve.

32.6 Kuorumi prej së paku gjashtë anëtarëve nevojitet në mënyrë që një çështje të hedhet në votim.
Nëse Komisioni i Granteve nuk mund të vendosë mbi një çështje të caktuar me shumicë votash, kjo
çështje do të vendoset nga Kryeministri ose nëse Kryeministri nuk është personalisht i pranishëm në
takim -Ministri i Ekonomisë dhe Financave.

32.7 Të gjitha vendimet dhe rekomandimet e miratuara nga Komisioni i Granteve publikohen në faqen
e internetit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Komisioni i Granteve, mundet, me shumicë votash,
të dakordohet që t’i mbajë diskutimet mbi një çështje të caktuar në mënyrë konfidenciale.

Neni 33
Komisioni i Granteve: Përgjegjësitë

Komisioni i Granteve i cili është themeluar në bazë të këtij ligji ka këto përgjegjësi:

a) të bëjë shqyrtimin e formulës për ndarjen e granteve të përcaktuar në këtë ligj 2 vite pas shpalljes
së këtij ligji dhe pastaj së paku çdo tri (3) vite, si dhe t’i rekomandojë Qeverisë propozim
ndryshime dhe plotësime për këtë formulë, e cila më pas i’a përcjell Kuvendit rekomandimet e
Komisionit të granteve së bashku me pëlqimin e Qeverisë ose arsyet për refuzimin e
rekomandimeve nga Qeveria;
b) në bazë vjetore të përcaktojë formulës për ndarjen e Grantit Specifik për Arsim dhe Grantit
Specifik për Shëndetësi në përputhje me parimet e parashtruara në nenin 25 të këtij ligji;
c) deri më 31 Mars të çdo viti kalendarik, të përgatisë dhe t’i dorëzojë Qeverisë një raport për vitin e
shkuar kalendarik në të cilin bëhet vlerësimi i përshtatshmërisë së sistemit financiar;
d) të bëjë shqyrtimin e ankesave nga komunat lidhur me zbatimin e kësaj formule, duke përfshirë
financimin e kompetencave të deleguara ose të shtuara, si dhe t’i rekomandojë Qeverisë
propozim-masa në këtë drejtim;
e) të përgatisë rekomandime për alokimin e shumave plotësuese (shtesë) ato komuna të cilave i’u
janë dhënë kompetenca të shtuara sipas neneve 19 deri 22 të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale,
për t’u mundësuar këtyre komunave ushtrimin e rregullt të kompetencave të tyre të shtuara;
f) të bëjë monitorimin e zbatimit të nenit 34 të këtij ligji dhe të përgatisë rekomandime për arritjen e
qëllimeve të atij neni;
g) të monitorojë miratimin e të dhënave pas regjistrimit të popullsisë si dhe zbatimin e klauzolës së
mos dëmtimit, në përputhje me nenin 35 të këtij ligji, si dhe të përgatisë rekomandimet për arritjen
e qëllimit të atij neni;
h) të bëjë shqyrtimin e propozim shpenzimeve kapitale të buxhetuara për komunat nga organizatat
buxhetoere të Qeverisë së Kosovës, të cilat i dorëzohen Komisionit nga Ministri i Ekonomisë dhe
Financave, si dhe të përgatisë rekomandime për Qeverinë lidhur me këtë;
i) të bëjë shqyrtimin e kërkesave nga komunat për financim shtesë për përmbushjen e nevojave të
jashtëzakonshme, si dhe t’i rekomandojë Qeverisë masa në këtë drejtim; dhe
16
j) të mbështesë Ministrin e Ekonomisë dhe Financave dhe Ministrin e Pushtetit Lokal si dhe
autoritetet e tjera publike në sigurimin e zbatimit të këtij ligji.

PJESA VII
Dispozitat Kalimtare dhe Përfundimtare

Neni 34
Grantet Minimale për VF 2009

Nëse gjatë vitit të parë të zbatimit të sistemit të granteve të themeluar në bazë të këtij ligji, shuma e
përgjithshme e Granteve Operative për një komunë, e llogaritur në bazë të këtij ligji, është më e ulët se
shuma e përgjithshme e granteve të vitit të kaluar, atëherë shuma e përgjithshme e këtyre Granteve
Operative do të jetë e barabartë me shumën e përgjithshme të të gjitha granteve të pranuara nga komuna
gjatë vitit të kaluar fiskal, vetëm për komunën përkatëse dhe vetëm për vitin e parë të zbatimit të sistemit
të ri.

Neni 35
Shfrytëzimi i të dhënave të reja mbi popullsinë

35.1 Qeveria, pas rekomandimit nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave dhe Ministri i Pushtetit Lokal
dhe me pëlqimin e PCN, mundet, gjatë vitit kalendarik 2008, të bëjë ndryshimin e Shtojcës 1 sikur që
mund të jetë e nevojshme për përfshirjen e të dhënave të reja ose të ndryshuara mbi popullsinë.

35.2 Pas kësaj, nëse është e nevojshme për shkak të të dhënave të reja të cilat rrjedhin nga një
regjistrim i ri i popullsisë, Qeveria do të bëjë ndryshimin e Shtojcës 1 për t’i inkorporuar të dhënat nga ky
regjistrim. Nëse të dhënat nga regjistrimi i popullsisë publikohen pas fillimit të një cikli të përgatitjes së
buxhetit, Ministri i Ekonomisë dhe Financave mundet, mirëpo nuk është i detyruar, që t’i marrë parasysh
këto të dhëna të reja gjatë atij cikli të përgatitjes së buxhetit.

35.3 Nëse shfrytëzimi i të dhënave të reja nga regjistrimi i popullsisë shkakton që shuma e një Granti
Operativ për një komunë caktuar të jetë më e ulët se sa shuma për këtë grant e ndarë në vitin e kaluar,
atëherë shuma e këtij granti do të jetë e barabartë me shumën e grantit të pranuara nga komuna
përkatëse gjatë vitit të kaluar fiskal. Fondet e nevojshme për zbatimin e këtij paragrafi do të paguhen nga
fondet plotësuese të BKK dhe jo nga shumat e nevojshme për financimin e Granteve Operative.


Neni 36
Zbatimi, Aktet Nënligjore

Ministria e Ekonomisë dhe Financave, në konsultim me Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe sipas nevojës me
Ministritë e tjera, mund të nxjerrë aktet e nevojshme nënligjore për zbatimin e efektshëm të këtij ligji.


Neni 37
Hyrja në Fuqi

37.1 Ky ligj e shfuqizon Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave Nr. 2007/2
mbi të Hyrat Vetanake të Komunave.

37.2 Ky Ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë ( 15 ) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.


Miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës

Me datën : 13.03.2008


17




Shtojca I: Të dhënat për ndarjen e Granteve të Përgjithshme
Madhësia
gjeografike
Komunitetet
pakicë
Komunat
pakicë
Popullsia (km2) Në Komunë Në Kosovë
1 Deçan 40,400 297 294
2 Dragash 35,000 430 12,935
3 Ferizaj 111,000 345 3,367
4 Fushë Kosovë 33,682 83 3,730
5 Gjakovë 115,000 587 6,013
6 Gjilan 100,348 392 4,058
7 Gllogovc 60,000 276 0
8 Hani i Elezi (Kaçanik) 10,000 83 0
9 Istog 44,000 454 2,646
10 Junik (Deçan) 9,600 74 0
11 Kaçanik 33,000 211 4
12 Kamenicë 49,581 424 4,670
13 Klinë 44,000 309 1,863
14 Leposaviq 19,000 539 510 19,000
15 Lipjan 69,115 338 4,952
16 Malishevë 52,000 306 28
17 Mamusha (Prizren) 6,000 32 0 6,000
18 Mitrovicë (Jug) 90,000 331 0
19 Novo Bërdë 9,899 204 2,785 9,899
20 Obiliq 26,000 105 3,360
21 Pejë 115,000 603 12,650
22 Podujevë 117,000 633 735
23 Prishtinë 388,561 514 4,961
24 Prizren 214,963 603 30,077
25 Rahovec 63,000 278 1,953
26 Shtërpcë 11,000 248 3,438 11,000
27 Shtime 28,000 134 560
28 Skënderaj 56,000 374 366
29 Suharekë 80,000 361 471
30 Viti 46,458 270 293
31 Vushtrri 75,000 345 2,615
32 Zubin Potok 15,000 333 800 15,000
33 Zveçan 16,000 123 600 16,000
34 Graçanicë 18,642 131 2,670 18,642
35 Kllokot 4,542 23 1,205 4,542
36 Mitrovica e Veriut 20,000 5 1,990 20,000
37 Partesh 5,217 29 0 5,217
38 Ranillug 4,955 69 0 4,955
Gjithsej 2,236,000 10,901 116599 130,255