1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 27 / 03 QERSHOR 2008
LIGJI NR. 03/L-048
PËR MENAXHIMIN E FINANCAVE PUBLIKE DHE PËRGJEGJËSITË
Në mbështetje të Kapitullit IV neni 65 pika 1, Kapitulli IX neni 120 të Kushtetutës së Republikës së
Kosovës, me qëllim të përmirësimit të shpenzimeve buxhetore, kapitale dhe operative, menaxhimit
financiar, kontabilitetit, përgjegjësive buxhetore dhe sistemit të raportimit financiar për autoritetet publike
dhe ndërmarrjet publike në Kosovë, si dhe për përshkrimin e kompetencave dhe detyrave të Ministrit të
Ekonomisë dhe Financave dhe autoriteteve të tjera publike rreth këtyre çështjeve,
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJIN PËR MENAXHIMIN E FINANCAVE PUBLIKE DHE PËRGJEGJËSITË
PËRMBAJTJA
PJESA I Dispozitat e përgjithshme
Neni 1 Përkufizimet
Neni 2 Paratë publike
Neni 3 Ekzekutimi i kërkesave dhe detyrimeve
PJESA II Zyrtarët dhe Institucionet e Menaxhimit të Financave Publike
KREU I Zyrtarët dhe Institucionet në Ministri
Neni 4 Departamenti i Thesarit
Neni 5 Departamenti i Buxhetit
Neni 6 Departamentet dhe njësitë e tjera
Neni 7 Menaxheri i investimeve
Neni 8 Autorizimi për investimin e parave publike
Neni 9 Investimi i FKK
KREU II Zyrtarët Financiar të Organizatës Buxhetore, Agjencisë Autonome Ekzekutive dhe
Ndërmarrjes Publike
Neni 10 Zyrtari Kryesor Administrativ
Neni 11 Auditori i Brendshëm
Neni 12 Zyrtari Kryesor Financiar
Neni 13 Zyrtari i Prokurimit
Neni 14 Zyrtari Certifikues
Neni 15 Punësimi ose angazhimi i Zyrtarëve Financiar
PJESA III Mbledhja dhe ruajtja e parave publike
2
Neni 16 Pranimi i parave publike
Neni 17 Shpenzimi i parave publike
Neni 18 Llogaritë në Fondin e Konsoliduar të Kosovës
PJESA IV Përgatitja dhe Përmbajtja e Propozim-Buxhetit Vjetor të
Konsoliduar të Kosovës
Neni 19 Përgatitja e Kornizës Afat Mesme të Shpenzimeve
Neni 20 Përgatitja dhe rishqyrtimi i propozim-buxheteve dhe kërkesave për ndarje
buxhetore
Neni 21 Përgatitja dhe Dorëzimi i Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës
Neni 22 Dorëzimi në Kuvend i Propozim Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe
Propozim Ligjit për Ndarje Buxhetore
Neni 23 Prioriteti i projekteve kapitale
Neni 24 Ndarjet buxhetore në mungesë të një Ligji për Ndarjet Buxhetore
PJESA V Ligjet e rishqyrtuara dhe të plotësuara të ndarjeve buxhetore dhe
buxhetet
Neni 25 Ligjet e rishqyrtuara të ndarjeve buxhetore dhe buxheteve
Neni 26 Propozimi i Ligjeve të Reja ose Ndryshimi dhe Plotësimi i Ligjeve
PJESA VI Rregullat për ndarjet buxhetore
Neni 27 Skadimi i ndarjeve buxhetore në fund të viti fiskal
Neni 28 Tarifat dhe detyrimet bankare
Neni 29 Shpenzimet e paparashikuara
Neni 30 Rregullimi i ndarjeve buxhetore të organizatës buxhetore
Neni 31 Rregullimi i ndarjeve buxhetore në rast të ndryshimit të përgjegjësive
Neni 32 Transferet me mallra dhe shërbime ndërmjet organizatave buxhetore
Neni 33 Prokurimi dhe pagimi në emër të një organizate buxhetore
PJESA VII Zotimet, fondet e alokuara, fondet e zotuara, fondet e obliguara
dhe shpenzimet
Neni 34 Kontratat që vendosin përgjegjësi për bërjen e pagesave në vitin aktual fiskal apo në vitet e
ardhshme fiskale
Neni 35 Fondet e alokuara
Neni 36 Reduktimi i fondeve të alokuara
Neni 37 Fondet e zotuara
Neni 38 Pagimi, Prioritetet
Neni 39 Pagimi i Faturave dhe kërkesave për pagim nga njësitë e përcaktuara
Neni 40 Pagimi i vendimeve të prera gjyqësore
Neni 41 Kompensimi i shpenzimeve
PJESA VIII Raportimi, kontabiliteti dhe auditimi
KREU I Dokumentet dhe raportimi
Neni 42 Publikimi i ligjit mbi ndarjet buxhetore dhe publikimi i buxhetit
Neni 43 Buxhetimi dhe regjistrat e kontabël në Thesar
Neni 44 Regjistrat kontabël të organizatës buxhetore
Neni 45 Raportet tremujore buxhetore
3
Neni 46 Raporti përfundimtar mbi buxhetin
KREU II Auditimi i jashtëm
Neni 47 Auditimi nga Auditori i Përgjithshëm
Neni 48 Auditimi nga jashtë i Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës
PJESA IX Kufizimet në Huamarrje, Garantime, Huadhënie, Kapitalizim,
Grante, Donacione dhe Subvencione
Neni 49 Kufizimet e Përgjithshme
Neni 50 Përjashtimet e Veçanta
Neni 51 Përjashtimet e Përgjithshme
Neni 52 Ministri i Financave në cilësinë e Agjentit të Vetëm të Autorizuar
Neni 53 Kufizimet në Grante, Donacione dhe Subvencione
Neni 54 Kontratat e Ortakërisë Publiko-Private
PJESA X Përgjegjësia e Ndërmarrjeve Autonome Publike
Neni 55 Grantet për Ndërmarrjet Autonome Publike
Neni 56 Njoftimi mbi Ngjarjet e Rëndësishme
PJESA XI Komunat
KREU I Dispozitat e Përgjithshme
Neni 57 Zbatimi i këtij ligji në komuna
Neni 58 Të ardhurat komunale
Neni 59 Ndihma financiare nga Republika e Serbisë
KREU II Përgatitja e Propozim Buxhetit dhe Kërkesës për Ndarje Buxhetore
nga Komuna
Neni 60 Përgatitja dhe rishqyrtimi i propozim-buxheteve dhe kërkesave për ndarje
buxhetore nga ZKF dhe Kryetari i Komunës
Neni 61 Shqyrtimi i Buxhetit Komunal nga Kuvendi Komunal
Neni 62 Mos dorëzimi me kohë i propozim-buxhetit dhe kërkesës për ndarje
buxhetore nga komuna
PJESA XII Agjencitë e Pavarura
Neni 63 Zbatimi i këtij ligji për Agjencitë e Pavarura dhe Gjykatat
Neni 64 Të Ardhurat e Agjencive të Pavarura dhe Gjykatave
Neni 65 Procesi i buxhetimit për agjencitë e pavarura dhe gjykatat duhet të jetë i lirë
nga ndikimet politike dhe afariste
Neni 66 Agjencitë e pavarura me agjencitë e përcaktuara të të hyrave
4
PJESA XIII Procedurat Gjyqësore dhe të Arbitrazhit që përfshijnë një
Autoritet Publik
Neni 67 Procedurat e ardhshme gjyqësore ose të arbitrazhit
Neni 68 Rastet e Pazgjidhura në Gjykatë
Neni 69 Dëmet e lejueshme
Neni 70 Konflikti ndërmjet kësaj Pjese XIII dhe akteve tjera ligjore
Neni 71 Njoftimi i gjykatave, autoriteteve publike dhe Odës së Avokatëve
Neni 72 Ndarjet plotësuese buxhetore
PJESA IV Dispozitat penale dhe çështjet përfundimtare
Neni 73 Mos Depozitimi i Parave Publike në Fondin e Konsoliduar të Kosovës
Neni 74 Mbledhjet e Paligjshme
Neni 75 Mospërputhja e një organizate buxhetore me këtë ligj
Neni 76 Ndikimi i paligjshëm
Neni 77 Shkeljet nga zyrtarët publik apo shërbyesit civil
Neni 78 Suspendimi i zyrtarit publik dhe shërbyesit civil
Neni 79 Shkeljet nga personat e tjerë
Neni 80 Ndalimi i kompensimit shtesë
Neni 80 Hyrja në fuqi/Shfuqizimi i legjislacionit paraprak/Zbatueshmëria
PJESA I
Dispozitat e përgjithshme
Neni 1
Përkufizimet
1.1 Me qëllim të interpretimit dhe zbatimit të këtij ligji – termet dhe shprehjet në vijim – kurdo që përdoren
në këtë ligj - kanë kuptimin e përcaktuar më poshtë, përveç nëse konteksti në të cilin këto terme ose
shprehje përdoren, qartësisht ka kuptim tjetër::
-“Fondet e alokuara”- ka kuptimin e përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 35 të këtij ligji;
-“Ndarje Buxhetore”- do të thotë shuma maksimale e përcaktuar në një Ligj për Ndarjet Buxhetore e cila
mund të vihet në dispozicion për shpenzim nga një organizate buxhetore gjatë vitit fiskal për shpenzim në
një program të caktuar ose kategori tjetër shpenzimi ose për bartje nga një organizatë buxhetore te një
autoritet publik ose ndërmarrje publike në formë të grantit.
-“Ligji mbi Ndarjet Buxhetore”- nënkupton ligjin i cili miratohet nga Kuvendi me të cilin autorizohen
organizatat buxhetore për shpenzimin ose bartjen e fondeve publike, deri në një kufi të caktuar dhe për
qëllime të caktuara, gjatë vitit fiskal.
-“Kuvendi”- do të thotë Kuvendi i Republikës së Kosovës.
-“Auditori i Përgjithshëm”- nënkupton Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës të emëruar në bazë të
Rregullores së UNMIK-ut 2002/18.
-“Investimet e Autorizuara”- do të thotë letrat me vlerë ose llogaritë deponuese të përcaktuara
shprehimisht në paragrafin 1 të nenit 9 të këtij ligji.
-“Agjenci Autonome Ekzekutive”- do të thotë një autoritet publik i cili (i) nuk është vetë organizatë
buxhetore por është pjesë e një organizate buxhetore, dhe (ii) shprehimisht kërkohet sipas një akti
themelor juridik që të veprojë në mënyrë autonome ose me autonomi substanciale nga organizata
buxhetore pjesë e së cilës është.
5
-“AQBK”- do të thotë Autoritetin Qendror Bankar të Kosovës të themeluar në bazë të Rregullores së
UNMIK-ut 2006/47 si dhe cilindo institucion pasues.
-“Komisioni për Buxhet”- do të thotë Komisioni për Buxhet i Kuvendit.
-“Departamenti i Buxhetit”- do të thotë departamentin e themeluar në bazë të nenit 5 të këtij ligji;
-“Organizatë Buxhetore”- do të thotë një autoritet ose ndërmarrje publike e cila drejtpërdrejtë pranon
një ndarje buxhetore sipas Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore, ndarje buxhetore kjo që nuk është pjesë e një
ndarje tjetër të përgjithshme buxhetore e cila i është bërë një autoriteti ose ndërmarrje tjetër publike.
-“Zyrtari Certifikues”- nënkupton individin në një organizatë buxhetore, agjenci autonome ekzekutive
ose ndërmarrje publike i cili është punësuar në bazë të nenit 14 të këtij ligji.
-“Zyrtari Kryesor Administrativ” ose “ZKA”- do të thotë (i) për komunën, kryetarin e komunës, dhe (ii)
për organizatat e tjera buxhetore: (a) Sekretarin e Përhershëm, (b) nëse organizata nuk ka Sekretar të
Përhershëm, atëherë Kryeshefin Ekzekutiv, ose (c) nëse organizata nuk ka as Sekretar të Përhershëm
dhe as Kryeshef Ekzekutiv, atëherë personin e autorizuar për administrimin e përditshëm të organizatës
dhe personelit. Për agjencitë autonome ekzekutive, ZKA është drejtori ose udhëheqësi i asaj agjencie
dhe jo ZKA i organizatën buxhetore pjesë e së cilës është agjencia. Për ndërmarrjet publike, ky term
nënkupton Kryeshefin Ekzekutiv, drejtorin menaxhues ose personin e autorizuar për administrimin e
përditshëm të veprimtarisë dhe personelit.
-“Zyrtari Kryesor Financiar”- nënkupton, personin brenda organizatës buxhetore, agjencisë autonome
ekzekutive ose ndërmarrjes publike i cili është punësuar në këtë pozitë sipas nenit 12 të këtij ligji.
-“Shërbyes Civil”- ka kuptimin e përcaktuar në Rregulloren e UNMIK-ut 2001/36 të 22 Dhjetorit 2001, ‘’
mbi Shërbimin Civil në Kosovë”
-“Detyrim Kontingjent”- do të thotë një detyrim i cili materializohet vetëm pas ndodhjes së disa
ngjarjeve të caktuara në të ardhmen.
-“Të ardhurat e dedikuara”- do të thotë paratë publike që rrjedhin nga një burim i caktuar i të ardhurave
dhe që me ligj ose Rregullore të UNMIK-ut kërkohet që të alokohen për një organizatë të caktuar
buxhetore dhe/ose për një qëllim të caktuar; megjithatë “të ardhurat e jashtëzakonshme” nuk
konsiderohen si të ardhura të dedikuara.
-“Të ardhurat e jashtëzakonshme”- janë të gjitha të ardhurat e një organizatë buxhetore ose autoriteti
publik të cilat i atribuohen një veprimi të vetëm të një organizate buxhetore ose autoriteti publik ose një
ngjarje tjetër të vetme e cila ndodh më rrallë se një herë në vit, siç mund të jetë shitja e një aseti, lëshimi i
një licence, dhënia e një kontrate për koncesion, ose një rritje e përkohshme në çmimin e një burimi
natyror ose malli.
-“Njësitë e përcaktuara”- nënkupton njësitë e përcaktuara në Listën A të këtij ligji, përveç nëse një
entitet i tillë nuk privatizohet plotësisht.
-“Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit”- nënkupton personin e përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 4 të këtij
ligji;
-“SFQ”- do të thotë Statistikat Financiare Qeveritare.
-“Zyrtari Financiar”- nënkupton dhe përfshin Zyrtarin Kryesor Administrativ, Auditorin e Brendshëm,
Zyrtarin Kryesor Financiar, Zyrtarin e Prokurimit dhe Zyrtarin e Certifikimit.
-“Viti fiskal”- do të thotë periudhën prej 1 Janarit të një viti deri më 31 Dhjetor të të njëjtit vit;
6
-“Grant i përgjithshëm operativ”- do të thotë një shumë e cila i ndahet një komune dhe e cila mund të
shfrytëzohet nga komuna për çfarëdo qëllimi që ndërlidhet me kompetencat e saj komunale.
-“Qeveria ”- nënkupton Qeverinë e Republikës së Kosovës.
-“Komisioni i Granteve”- ka kuptimin e përcaktuar në Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal.
-“Udhëheqësi i Organizatës Buxhetore”- nënkupton individin i cili mban pozitën më të lartë në një
organizatë buxhetore;
-“PCN”- do të thotë Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar ose, në mungesë të tij, Kuvendi.
-“FNK”- do të thotë Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve.
-“Menaxher i Investimeve”- do të thotë çdo Menaxher të jashtëm të Investimeve të angazhuar nga
Thesari në përputhje me nenin 7-të këtij ligji.
-“Agjenci e pavarur”- do të thotë një autoritet publik i cili me Kushtetutë ose me një ligj se rregullore të
UNMIK-ut është përcaktuar si institucion i pavarur, organ i pavarur, agjenci e pavarur, agjenci e pavarur
rregullatore ose agjenci e pavarur ekzekutive.
-“Buxheti i Konsoliduar i Kosovës”- do të thotë buxhetin gjithëpërfshirës të Kosovës për të gjitha
organizatat buxhetore.
-“Fondi i Konsoliduar i Kosovës”- nënkupton fondin i cili fillimisht është themeluar në përputhje me
Rregulloren e UNMIK-ut 1999/16, (me ndryshim-plotësime), ose llogaritë apo grupin e konsoliduar të
llogarive të cilat janë përcaktuar më hollësisht në Regjistrin Llogaritar të Thesarit me qëllim të depozitimit
ose pagimit të parave publike, si dhe interesin e mbledhur; me kusht që ky term të mos përfshijë ndonjë
grant apo donacion nga një organizatë ndërkombëtare apo qeveri e huaj, kur granti ose donacioni është
objekt i kushtëzimit për mos përfshirje në Fondin e Konsoliduar të Kosovës;
-“LFPL”- nënkupton Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal.
-“Ministria”- nënkupton Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.
-“Ministri”- nënkupton Ministrin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.
-“Komuna”- do të thotë njësinë territoriale të vetëqeverisjes lokale në Kosovë e cila vepron në bazë
autoritetit të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale, ose cilitdo akt pasues legjislativ, dhe cilëndo njësi pasuese e
vetëqeverisjes lokale në Kosovë;
-“Kompetencat komunale”- do të thotë kompetencat të cilat u janë dhënë komunave sipas legjislacionit
të aplikueshëm themelor mbi vetëqeverisjen lokale.
-“Departament Komunal”- do të thotë çdo departament në kuadër të administratës komunale.
-“Të Ardhurat Vetanake Komunale”- ka kuptimin e përcaktuar në LFPL.
-“Llogari zyrtare bankare”- do të thotë një llogari ose nën llogari bankare të krijuar nga Drejtori i
Përgjithshëm i Thesarit në kuadër të XHVT, me qëllim të pranimit ose trajtimin e depozitave të parave
publike.
-“Person”- do të thotë një person fizik ose një ndërmarrje;
-“Rregullat e KMF”- ka kuptimin e përcaktuar në paragrafët 3 dhe 4 të nenit 6 të këtij ligji.
-“Komisioni Këshillëdhënës i KMF”- do të thotë një komision i cili përbëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i
Departamentit të Buxhetit, Kryesuesi i Bordit për Standardet e Kontabilitetit, Ministri i Pushtetit Lokal ose
7
përfaqësuesi i tij/saj, Auditori i Përgjithshëm ose përfaqësuesi i tij/saj, Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit si
dhe Udhëheqësi i Zyrës Ligjore të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.
-“Autoritet Publik”- do të thotë secilën nga vijueset: (i) një organ, autoritet apo agjenci publike e cila në
bazë të një ligji ose Rregulloreje të UNMIK-ut ushtron kompetenca ekzekutive, legjislative, rregullative,
administrative-publike apo gjyqësore, dhe përfshin (ii) departamentet apo pjesët ose nën njësitë e këtij
organi apo autoriteti publik;
-“Kontratat e Ortakërisë Publiko-Private”- do të thotë një kontratë për koncesion, sikur që është
përkufizuar në Ligjin për Procedurën e Dhënies së Koncesioneve, duke përfshirë të gjitha dokumentet
përcjellëse, nën-marrëveshjet dhe marrëveshjet anësore, për të cilën kërkohet përkrahje implicite ose
eksplicite buxhetore. Termi “përkrahje buxhetore” do të thotë një përkrahje publike financiare ose
ekonomike nga një autoritet publik në formë të një garancioni, një nxitje krediti, një kontribut të
drejtpërdrejtë ose subvencion, një zotim financiar ose një pranim i një përgjegjësie kontingjente.
-“NJOPP”- do të thotë Njësia për Ortakëritë Publiko-Private të themeluar në kuadër të Ministrisë së
Ekonomisë dhe Financave.
-“Ndërmarrje Publike”- do të thotë (i) një njësi të përcaktuar dhe (ii) të gjithë ndërmarrjet e tjera që (a)
janë në pronësi publike ose janë themeluar me fonde publike ose sipas ligjit publik, dhe (b) nuk janë
autoritete publike ose pjesë të autoriteteve publike.
-“Ndërmarrje Autonome Publike”- do të thotë (i) të gjitha njësitë e përcaktuara, dhe (ii) të gjitha
ndërmarrjet tjera publike që ushtrojë veprimtarinë e tyre me autonomi substanciale. Për qëllime të këtij
neni “autonomi substanciale” konsiderohet kur ndërmarrja nuk i nënshtrohet menaxhimit të drejtpërdrejtë
nga një autoritet publik; sidoqoftë, nëse menaxhmenti i ndërmarrjes publike është vetëm nën mbikëqyrje
të autoritetit publik, atëherë kjo mbikëqyrje nuk konsiderohet si menaxhim i drejtpërdrejtë i ndërmarrjes
publike nga autoriteti publik.
-“Ndërmarrjet e Kontrolluara Publike”- nënkupton të gjitha ndërmarrjet që nuk janë “ndërmarrje
autonome publike”
-“Paratë Publike”- ka kuptimin e përcaktuar në nenin 2 të këtij ligji.
-“I emëruar i lartë publik”- ka kuptimin e përcaktuar në Rregulloren e UNMIK-ut 2001/36 të 22 Dhjetorit
2001, “mbi Shërbimin Civil të Kosovës”
-“Thesari”- nënkupton Departamentin e Thesarit në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të
përcaktuar në nenin 4 të këtij ligji.
-“Llogaria e Vetme e Thesarit”- ose “LLVTH” do të thotë sistemin i cili përbëhet nga të gjitha llogaritë
dhe nën-llogaritë të cilat mbahen në emër të Thesarit në AQBK ose në një bankë komerciale.
-“Ndërmarrje”- do të thotë çdo organ, themelatë, institucion, shoqatë, ndërmarrje, shoqëri tregtare,
person juridik, ose organizatë tjetër.
1.2 “Deklarata financiare” e cila kërkohet sipas këtij ligji duhet të jetë në përputhje në baza të parave të
gatshme me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit në Sektorin Publik të FNK-së dhe duhet të
përfshijë: (i) një Deklaratë të Konsoliduar të të Hyrave dhe Pagesave në Para të Gatshme, (ii) një
Deklaratë për Krahasimin e Shumave të Pranuara dhe të Shpenzuara të Buxhetuara dhe atyre Faktike,
(iii) Shënimet në Deklaratat Financiare, (iv) një Deklaratë të Aseteve në Para të Gatshme dhe Balancin e
Fondeve, (v) një Deklaratë të Faturave (Detyrimeve) të papaguara, (vi) Një Deklaratë të Avanceve dhe
Huave të Pa Arsyetuara, dhe (vii) një Deklaratë për Zbulimin e Aseteve Jo-Financiare dhe Detyrimeve
Kontingjente. Thesari është i autorizuar që të nxjerrë udhëzime të veçanta mbi kriteret të cilat duhet të
plotësohen gjatë përgatitjes së deklaratave financiare të kërkuara në bazë të këtij ligji; dhe Thesari duhet
të bëjë ndryshimin e Doracakut të Kontabilitetit për t’i pasqyruar këto udhëzime.
8
1.3 Referencat në këtë ligj ndaj ligjeve ose rregulloreve të tjera duhet të interpretohen për të përfshirë të
gjitha ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve ose rregulloreve të këtilla ose legjislacionin pasues të tyre.
Neni 2
Paratë publike
2.1 Në këtë ligj, “paratë publike” do të thotë paratë ose pasurinë financiare të cilat pranohen, janë nën
përkujdesjen, mbahen në mirëbesim ose janë nën kontrollin e një (i) organizatë buxhetore, autoriteti
publik ose ndërmarrje të kontrolluar publike, ose (ii) personi për ose në emër të cilësdo nga të sipër
cekurat. Termi “para ose mjete financiare” i përmendur më sipër përfshin, por nuk kufizohet, paratë e
gatshme, monedhat, barasvlerë të parave të gatshme, çeqe, note, bonde, instrumente financiare me
likuiditet të lartë dhe pasuri të luajtshme financiare me likuiditet të lartë (sikur që janë gurët e çmuar ose
gjysmë të çmuar ose shufrat e metaleve të çmuara).
2.2 Paratë publike përfshijnë, por nuk kufizohen në:
a) taksa, tarifa, detyrime ose tarifa për shfrytëzim;
b) interesa, dividenda ose pagesa tjera;
c) të ardhurat nga shitja, qiradhënia ose qiramarrja e çfarëdo prone;
d) tarifat rregullative, tarifat e licencimit si dhe tarifat dhe taksat e ngjashme;
e) pagesat, tarifat dhe taksat për ofrimin e shërbimeve, furnizimin e mallrave ose kryerjen e punëve;
f) të ardhurat e pranuara ose te cilat janë realizuar drejtpërdrejtë ose në mënyrë të tërthortë nga
dhënia e lejeve ose nga shitja e cilësdo të drejtë mbi një burim publik, duke përfshirë - por pa u
kufizuar në - të drejtën ndaj brezit frekuencor, të drejtën e shfrytëzimit të tokës, të drejtat për
eksplorimin ose eksploatimin e pasurive natyrore ose të drejtat e shfrytëzimit, si dhe të drejtat
mbi pronën intelektuale;
g) rentat;
h) depozitat e sigurimit dhe të kushtëzimit;
i) gjobat, kompensimet e dëmit nga paditë civile, dhe të ardhurat nga sigurimi; dhe
j) grantet dhe donacionet nga organizatat ndërkombëtare, Qeveritë e huaja ose cilido burim tjetër.
2.3 Të gjitha paratë publike duhet të depozitohen në Fondin e Konsoliduar të Kosovës në pajtim me
Rregullat e KMF dhe paratë publike mund të shfrytëzohen ose shpenzohen vetëm pasi që të jenë ndarë
në mënyrë të rregullt sipas këtij ligji.
2.4 Të gjitha transaksionet me fonde brenda FKK duhet të bëhen përmes LLVTH.
2.5 Paragrafi 3 i këtij neni duhet të respektohet rreptësisht nga të gjithë personat, organizatat buxhetore,
autoritetet publike dhe ndërmarrjet publike. Në rast të konfliktit ndërmjet paragrafit 3 të këtij neni dhe një
dispozite të një ligji, rregullore, ose akti tjetër ligjor ose nën-ligjor, paragrafi 3 i këtij neni mbisundon;
megjithatë, mjetet nga ndihma financiare për një komunë nga Republika e Serbisë mund të depozitohet
në një bankë komerciale sikur që është përcaktuar në LFPL.
2.6 Përjashtimisht, nëse një dispozitë e një ligji ose rregullore të UNMIK-ut krijon ose autorizon krijimin e
një fondi të veçantë ose ndonjë fondi për qëllim të caktuar për çfarëdo artikulli të parasë publike, ky fond
duhet të krijohet në formë të llogarisë së ndarë ose nën-llogarisë në kuadër të Fondit të Konsoliduar të
Kosovës, dhe paratë publike të cilat mbahen në këtë llogari i nënshtrohen plotësisht paragrafit 3 të këtij
neni. Dispozitat në aktet ligjore ose nën-ligjore, përveç një ligji ose Rregullore të UNMIK-ut, që krijojnë
ose autorizojnë krijimin e një fondi të këtillë janë të paligjshme, nule dhe nuk prodhojnë efekte juridike.
2.7 Si një përjashtim i kufizuar i paragrafit 3 të këtij neni për ato artikuj të parasë publike në të cilat
paguesi ose dërguesi posedon të drejtën e kthimit (sikur që janë depozitat e sigurisë dhe ato të
kushtëzimit) Thesari do të përgatisë rregulla të veçanta - në pajtim me kërkesat e tjera të zbatueshme
ligjore – për trajtimin dhe kthimin e këtyre artikujve të parasë publike.
9
2.8 Pavarësisht nga dispozitat kundërthënëse në këtë nen, shprehimisht përcaktohet se paratë dhe
pasuria financiare që mbahet në mirëbesim nga AKM-ja ose TKPK sipas një ligji ose Rregullore të
UNMIK-ut nuk janë “para publike.”
Neni 3
Ekzekutimi i kërkesave dhe detyrimeve
Të gjitha autoritetet publike, organizatat buxhetore dhe ndërmarrjet publike, gjatë ushtrimit të një aktiviteti
ose pranimit të një detyrimi që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë përfshin ose ndikon në
shfrytëzimin e parave ose burimeve publike, duhet të veprojnë në përputhje të plotë me dispozitat e këtij
ligji. Asnjë detyrim që është rezultat i një dokumenti, marrëveshje apo aranzhimi nuk zbatohet nëse
dokumenti, marrëveshja ose aranzhimi i këtillë që themelon apo rezulton në lindjen e këtij detyrimi është
përpiluar, pranuar apo lidhur në një mënyrë që nuk i përmbush kushtet e përcaktuara në dispozitat e këtij
ligji.
PJESA II
Zyrtarët dhe Institucionet për Menaxhimin e Financave Publike
KREU I
Zyrtarët dhe Institucionet në Ministri
Neni 4
Departamenti i Thesarit
4.1 Departamenti i Thesarit (“Thesari”) themelohet në kuadër të Ministrisë për Ekonomi dhe Financa dhe
është përgjegjës për menaxhimin e Fondit të Konsoliduar të Kosovës si dhe për përmbushjen e të gjitha
përgjegjësive të cilat i janë dhënë në bazë të këtij ligji.
4.2 Thesari vepron me autonomi substanciale dhe është përgjegjës për organizimin dhe personelin e vet,
duke përfshirë punësimin e Zyrtarëve të vet Financiar. Pavarësisht nga e mësipërmja, Drejtori i
Përgjithshëm i Thesarit:
a) duhet të sigurojë që politikat administrative, operacionale dhe ato të personelit të Thesarit jenë në
përputhje me politikat të cilat janë në fuqi në Ministri,
b) do të koordinojë me ZKA-në e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për të siguruar që raportet
dhe dërgesat administrative, që kërkohen nga Ministria në lidhje me aktivitetet e Thesarit, duke
përfshirë edhe raportet vjetore, të jenë të kompletuara; dhe
c) mund të lidhë një marrëveshje me ZKA të Ministrisë lidhur me ndarjen e shërbimeve të ZKF,
Zyrtarit të Prokurimit, Auditorit të Brendshëm dhe/ose Zyrtarit Certifikues të Ministrisë; dhe
4.3 Thesari duhet të përgatisë raporte të hollësishme tremujore në lidhje me veprimtarinë e tij për
Ministrin. Thesari po ashtu duhet që menjëherë të përgjigjet në cilëndo kërkese specifike të Ministrit lidhur
me informata për ndonjë çështje që ka të bëjnë me fushëveprimin e tij.
4.4 Do të konsiderohet si shkelje e këtij ligji nëse cilido person ushtron ose tenton të ushtrojë ndikim
politik ose administrativ ose ndikim tjetër në Thesarit ose në personelin ose në personelin udhëheqës të
tij; me kusht që kjo ndalesë nuk do vlejë për komunikatat ose përpjekjet e bëra me qëllim të nxitjes së
zbatimit të këtij ligji ose një ligji tjetër nga ana e Thesarit.
4.5 Thesari udhëhiqet nga Drejtori i Përgjithshëm. Ministri është i autorizuar që ta emërojë Drejtorin e
Përgjithshëm, pas marrjes së pëlqimit me shkrim nga PCN. Që të dytë, edhe Ministri dhe PCN duhet që
së pari të sigurojnë që personi përkatës (i) të ketë përvojë të konsiderueshme në veprimtari bankare
dhe/ose të pagesave financiare dhe (ii) të mos jetë dënuar për vepër penale, (iii) të mos ushtrojë ndonjë
10
post udhëheqës ose post tjetër domethënës në ndonjë parti politike, dhe (iv) të posedojë karakter të
përshtatshëm moral dhe përvojë profesionale.
4.6 Mandati i Drejtorit të Përgjithshëm është pesë vjet. Drejtori i Përgjithshëm mund të ri-emërohet për një
ose më shumë mandate pesë vjeçare shtesë. Ministri mundet, pas pëlqimit me shkrim të PCN, ta
shkarkojë Drejtorin e Përgjithshëm nga ky post para skadimit të mandatit pesë vjeçar, vetëm nëse ka
arsye të mira dhe të justifikueshme, të cilat mund të përfshijnë cilëndo nga të mëposhtmet:
a) drejtori i Përgjithshëm në mënyrë të vazhdueshme tregon se atij/asaj i mungon kompetenca e
domosdoshme për të administruar në mënyrë profesionale me Thesarin dhe veprimtarinë e tij;
b) drejtori i Përgjithshëm ka dështuar në ushtrimin e kujdesit të arsyeshëm profesional për të
siguruar që veprimet e tij/saj dhe veprimet e personelit të Thesarit janë në përputhje dhe të
autorizuara me ligj;
c) drejtori i Përgjithshëm në mënyrë të vazhdueshme ka dështuar që ti përmbushë detyrimet e tij/saj
sipas pikave a) dhe/ose b) të paragrafit 2 të këtij neni; ose
d) drejtori i Përgjithshëm është angazhuar në vepra të cilat përfshijnë konflikt të interesave; ose
e) drejtori i Përgjithshëm ka lejuar që personeli i Thesarit të angazhohet në një vepër për të cilën
Drejtori i Përgjithshëm ka qenë në dijeni se përfshin konflikt të interesave, ose për cilën Drejtori i
Përgjithshëm, përmes ushtrimit të përkujdesjes të arsyeshme menaxheriale, është dashur të dijë
se përfshin konflikt të interesave.
4.7 Nëse Ministri, pas pranimit të pëlqimit nga PCN, e ushtron të drejtën e tij/saj për shkarkimin e Drejtorit
të Përgjithshëm, Ministri duhet t’i dorëzojë Drejtorit të Përgjithshëm një deklaratë me shkrim në të cilën
duhet të theksohen arsyet e shkarkimit së bashku me një kopje të pëlqimit të PCN për shkarkimin. Nëse
personi i shkarkuar konsideron se shkarkimi nuk ka bazë të arsyetueshme juridike, ky person mund t’i
drejtohet gjykatës kompetente me qëllim të shqyrtimit të këtij rasti; dhe gjykata është e autorizuar që të
marrë çfarëdo masa të cilat i konsideron të ligjshme dhe adekuate.
4.8 Drejtori i Përgjithshëm (i) nuk do të angazhohet në aktivitete politike dhe duhet të jetë i paanshëm në
të gjitha çështjet politike, (ii) është i emëruar i lartë publik; megjithatë, rregullat për emërimin dhe largimin
e tij janë ato që janë përcaktuara me këtë Nen 4.
4.9 Drejtori i Përgjithshëm është i detyruar që në bazë vjetore, t’i dorëzojë Ministrit, Kuvendit, Qeverisë,
komunave dhe PCN një raport vjetor mbi te gjitha çështjet që ndërlidhen me veprimtarinë e Thesarit si
dhe zbatimin e Rregullave KMF dhe Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës. Ky raport duhet të përmbajë një
dispozitë (i) në të cilën përshkruhen problemet kryesore në veprimtarinë e Thesarit, zbatimin e Rregullave
KMF dhe Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës, dhe (ii) në të cilën Drejtori i Përgjithshëm jep rekomandime
për zgjidhjet e mundshme të këtyre problemeve.
4.10 Përveç raportit vjetor të përcaktuar në paragrafin 9 të këtij neni, Drejtori i Përgjithshëm, kurdo që has
në probleme të konsiderueshme të cilat ndikojnë në veprimtarinë e Thesarit, menjëherë duhet t’i raportojë
personave dhe institucioneve të përcaktuara në paragrafin 9 të këtij neni.
Neni 5
Departamenti i Buxhetit
5.1 Në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave themelohet Departamenti i Buxhetit.
Departamenti i Buxhetit udhëhiqet nga Drejtori i Përgjithshëm i cili është i emëruar i lartë publik.
Departamenti i Buxhetit përbëhet nga dy njësi të veçanta: (i) njësia e buxhetit qendror, dhe (ii) njësia e
buxhetit komunal. Secila nga këto njësi udhëhiqen nga një i emëruar i lartë publik.
5.2 Përveç nëse përcaktohet ndryshe nga Ministri, njësia e buxhetit qendror pranë Departamentit të
Buxhetit është e autorizuar dhe përgjegjëse për (i) përgatitjen e Propozim Buxhetit të Konsoliduar të
Kosovës, (ii) përgatitjen e Kornizës Afat Mesme të Shpenzimeve, (iii) zbatimin e Buxhetit të Konsoliduar
të Kosovës, (iv) vlerësimin e kërkesave për ndryshimin e ndarjeve buxhetore, dhe (v) ushtrimin e të gjitha
përgjegjësive të tjera të cilat i janë dhënë Departamentit të Buxhetit me këtë ligj.
11
5.3 Përveç nëse përcaktohet ndryshe nga Ministri, njësia e buxhetit komunal pranë Departamentit të
Buxhetit është e autorizuar dhe përgjegjëse për (i) përmbushjen e detyrimeve të tyre buxhetore të cilat u
janë ngarkuar atyre në bazë të këtij ligji, dhe (ii) ushtrimin e të gjitha përgjegjësive të tjera të cilat i janë
dhënë Departamentit të Buxhetit me këtë ligj.
Neni 6
Departamentet dhe njësitë e tjera
6.1 Në kuadër të Ministrisë për Ekonomi dhe Financa të themelohet Departamenti i Politikave Ekonomike.
Departamenti i politikave ekonomike është përgjegjës për përpilimin e parashikimeve makroekonomike
dhe fiskale si dhe përcaktimin e parametrave të përgjithshëm të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe
politikat afatmesme buxhetore. Departamenti i Politikave Ekonomike po ashtu mundet të bëjë analiza për
rrezikun fiskal si dhe planifikojë skenarë nën programe të mëdha ta parashikimit.
6.2 Njësia Qendrore e Harmonizimit për Auditimin e Brendshëm (NJQH për Auditim të Brendshëm) do të
themelohet në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave në pajtim me Ligjin për Auditimin e
Brendshëm. Po ashtu, Ministria do të ketë Njësinë e saj të Auditimit të Brendshëm ose Auditorin e
Brendshëm, e cila është e ndarë dhe e veçantë nga NJQH për Auditimin e Brendshëm, sipas nenit 11 të
këtij ligji dhe Ligjit për Auditimin e Brendshëm.
6.3 Ministria do të themelojë Njësinë Qendrore për Harmonizimin e Kontrollit Financiar (NJQH për
kontrollin financiar) e cila do të përgatisë dhe do t’i sigurojë Ministrit një propozim-përmbledhje të
hollësishme të Rregullave për Kontrollin dhe Menaxhimin Financiar (“Rregullat KMF”) të cilat e themelojnë
një sistem të rregullave për kontrollin dhe menaxhimin financiar për sektorin publik si dhe operimin e
Sistemit të Menaxhimit Financiar dhe Kontabilitetit. Rregullat KMF, ndër tjera, do të parashtrojnë në
hollësi rregullat dhe procedurat e detyrueshme të cilat duhet të respektohen nga autoritetet publike,
personat ose ndërmarrjet gjatë pranimit, trajtimit, bartjes, shpenzimit ose shkarkimit të parave publike.
Rregullat KMF duhet të jenë në përputhje me (i) parimet e kontrollit të brendshëm të financiar publik të
themeluara nga KE, (ii) standardet ndërkombëtar të kontabilitetit në sektorin publik të FNK-së, dhe (iii)
dispozitat e këtij ligji, Ligjit për Prokurim Publik si dhe të gjitha ligjeve të tjera në Kosovë të cilët i
rregullojnë këto çështje.
6.4 Rregullat KMF shpallen nga Ministri, ai/ajo është i autorizuar që para shpalljes së tyre të modifikojë
draft-Rregullat KMF të pranuara nga NJQH për Kontrollin Financiar ashtu si Ministri e konsideron të
nevojshme për të siguruar përputhshmërinë me pikat e paragrafit 3 të këtij neni,
6.5 NJQH për Kontrollin Financiar në mënyrë rregullon kërkon këshilla dhe komente nga Komisioni
Këshillëdhënës i KMF në lidhje me përpilimin dhe zbatimin e Rregullave KMF si dhe në lidhje me çfarëdo
propozim-modifikimi të tyre. NJQH për Kontrollin Financiar është e autorizuar dhe përgjegjëse për
trajnimin si dhe këshillimin dhe ofrimin e ndihmës së vazhdueshme për të gjithë personat përkatës në
lidhje me përmbajtjen dhe zbatimin e rregullt të Rregullave KMF.
6.6 Ministria ka autorizimin dhe përgjegjësinë për trajnimin, këshillimin dhe dhënien e ndihmës së
vazhdueshme për të gjithë personat përkatës në lidhje me përmbajtjen dhe zbatimin e rregullt të
Rregullave KMF.
6.7 Në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave themelohet Njësia për Ortakërinë Publiko-
Private (NJOPP). NJOPP është njësi këshillëdhënëse e cila shërben si qendër e ekspertizës dhe është
përgjegjëse për vlerësimin dhe këshillimin dhe përkrahjen e Ministrit dhe autoriteteve të tjera
kontraktuese lidhur me Kontratat e propozuara të Ortakërisë Publiko-Private si dhe për ushtrimin e të
gjitha funksioneve të tjera të dhëna me ligj.
6.8 Ministri është i autorizuar që të themelojë departamente ose njësi të tjera në kuadër të Ministrisë, si
dhe që t’i ndajë përgjegjësitë ndërmjet departamenteve dhe njësive të Ministrisë, ashtu siç është e
arsyeshme për të ndihmuar Ministrinë në përmbushjen e detyrave dhe ushtrimin e funksioneve të cilat i
12
janë dhënë asaj sipas këtij ligji ose një ligji tjetër; me kusht që, përgjegjësitë dhe funksionet të cilat i janë
dhënë Thesarit sipas këtij ligji nuk mund të ndahen.
Neni 7
Menaxheri i investimeve
7.1 Ministri mund t’ia bartë përgjegjësinë për bërjen dhe menaxhimin e Investimeve të Autorizuara (i)
AQBK-së, (ii) shërbyesve profesional civil të punësuar nga thesari për këtë qëllim, ose (iii) një menaxheri
të jashtëm të investimeve të angazhuar për këtë qëllim. Cilido person ose institucion i këtillë (i) duhet t’i
bëjë dhe t’i menaxhojë Investimet e Autorizuara në përputhje të plotë me nenet 8 dhe 9 të këtij ligji dhe (ii)
i nënshtrohet drejtimit dhe kontrollimit nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit. Kur Ministri vendos
të angazhojë një Menaxher të Jashtëm të Investimeve, atëherë zbatohen paragrafët 2 dhe 4 të këtij neni.
7.2 Nëse Ministri vendos që të angazhojë një Menaxher të Jashtëm të Investimeve, procesi i tenderimit
për Menaxherin e Investimeve duhet të jetë në përputhje të plotë me Ligjin për Prokurim Publik. Vetëm
subjektet në vijim kanë të drejtë të paraqesin tender (i) një bankë e klasifikuar AA nga një agjenci e
mirënjohur ndërkombëtare e klasifikimit, (ii) një bankë e investimeve me klasifikim të ngjashëm, dhe (iii)
një kompani për menaxhim financiar e cila posedon një klasifikim të ngjashëm ose e cila demonstron
kualifikime të ngjashme. Nga çdo tenderues do të kërkohet të paraqesë një konfirmim me shkrim që
pranimi i pozitës së Menaxherit për Investime nuk do të krijojë asnjë konflikt interesi.
7.3 Zyrtari i Prokurimit i Thesarit duhet të sigurojë që në kushtet e kontratës me Menaxherin e
Investimeve (i) të përcaktohen në hollësi çështja e kompensimit; (ii) të detyrohet Menaxheri i Investimeve
që të përfshijë së paku (3) shërbyes civil të Thesarit në aktivitetet e Menaxherit të Investimeve si dhe t’u
ofrojë këtyre shërbyesve civil trajnim të vazhdueshëm profesional në fushën e menaxhimit të investimeve;
dhe (iii) t’i lejohet Thesarit që ta ndërpresë kontratën, me apo pa arsye, tridhjetë (30) ditë pas
paralajmërimit më shkrim.
7.4 Nëse në çdo kohë, Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit konstaton se Thesari ka shërbyes civil të trajnuar
të cilët janë në gjendje që të kryejnë shërbimet për menaxhimin e investimeve, Drejtori i Përgjithshëm i
Thesarit mund t’ua caktojë përgjegjësinë për menaxhimin e investimeve këtyre shërbyesve civil në vend
të angazhimit të një menaxheri të jashtëm të investimeve sipas dispozitave të mësipërme të këtij neni. Në
këto raste, Ministria e ushtron të drejtën e saj për ndërprerjen e kontratës për menaxhimin e investimeve
në pajtim me kushtet e kësaj kontrate.
Neni 8
Autorizimi për Investimin e Parave Publike
Thesari ka autorizimin dhe përgjegjësinë ekskluzive për investimin e parave publike. Pavarësisht nga kjo,
Ministri (i) përcakton kushtet për investimin e parave publike dhe aktivitetet e investimeve të Thesarit, dhe
(ii) përgatit politikën për investimin e parave publike. Kjo politikë e investimeve trajton rreziqet të cilat
ndërlidhen me kundër palët dhe shtetet e caktuara dhe duhet të përfshijë dispozita për themelimin e një
komisioni të investimeve.
Neni 9
Investimi i FKK
9.1 Fondet nga FKK mund të investohen vetëm në një ose më shumë Investime të Autorizuara, dhe
duhet të bëhen ekskluzivisht në si vijon:
a) një llogari ekzistuese interesi në AQBK;
b) një depozitë me afat kohor në AQBK;
c) një fond tregtar nëse (a) fondi i nënshtrohet rregullave dhe rregulloreve të Komisionit të SHBA-së
për Letra me Vlerë dhe Këmbime ose të një Institucioni Mbikëqyrës të BE-së, dhe (b) portofoli i
fondit përbëhet vetëm nga letra me vlerë të emërtuara në Euro;
13
d) një bond ose një sigurim tjetër për borxhin i cili është lëshuar ose është garantuar nga Shtetet e
Bashkuara ose një shtet anëtar i BE-së dhe i cili është klasifikuar së paku me “A” nga një agjenci
e mirënjohur ndërkombëtare e klasifikimit;
e) një depozitë në cilëndo bankë komerciale në Kosovë e cila është e siguruar me depozit të
sigurimit në AQBK nëse (i) kjo bankë është klasifikuar me së paku “A” ose (ii) shumica e
aksionarëve të saj janë klasifikuar së paku me “A”;
f) një depozitë në cilëndo bankë të huaj e cila është e organizuar në përputhje me ligjet e një shteti
anëtar të BE-së dhe e cila është klasifikuar së paku me “A” nga një agjenci e mirënjohur
ndërkombëtare e klasifikimit; dhe/ose
g) një marrëveshje të ri-blerjes në bazë të së cilës letrat e blera me vlerë përbëhen vetëm nga
bonde ose letra të tjera me vlerë të përcaktuara në pikën (iii) më sipër dhe të cilat mbahen nga
një palë e tretë kujdestare.
9.2 Data e maturimit për një Investim të Autorizuar nuk mund të jetë më vonë se koha kur paratë publike
të investuara pritet se do të nevojiten për të financuar një ndarje buxhetore.
9.3 Secili Investim i Autorizuar duhet të mbahet në një llogari të veçantë të mirëbesimit ose në bazë të një
marrëveshje kujdestarie me një palë të tretë në emër ose në të mirë të Ministrisë.
9.4 Së paku dhjetë për qind (10%) e parave të investuara publike duhet të investohen në një ose më
shumë Investime të Autorizuara me likuiditet të lartë, që do të thotë një Investim i Autorizuar i cili mund të
likuidohet në bazë të kërkesës dhe pa dënim ose i cili ka afat të maturimit i cili nuk është më shumë se
shtatë (7) vite.
9.5 Të gjitha fondet, duke përfshirë shumën kapitale dhe interesin e mbledhur, të pranuara nga likuidimi i
një investimi të parave publike do të depozitohen në Fondin e Konsoliduar të Kosovës.
9.6 Interesi tjetër i mbledhur nga një investim i parave publike do të depozitohet në Fondin e Konsoliduar
të Kosovës, përveç nëse në kushtet e investimit themelor është përcaktuar se interesi do t’i shtohet
investimit themelor.
KREU II
Zyrtarët Financiar të Organizatës Buxhetore, Agjencisë Autonome Ekzekutive dhe Ndërmarrjes
Publike
Neni 10
Zyrtari Kryesor Administrativ
10.1 Zyrtari Kryesor Administrativ ka përgjegjësinë kryesore ligjore për të siguruar që organizata
buxhetore, agjencia autonome ekzekutive ose ndërmarrja publike dhe personeli i saj të jenë në
përputhshmëri të plotë si dhe të respektojnë dispozitat e zbatueshme të këtij ligji dhe Rregullat KMF.
10.2 Zyrtari Kryesor Administrativ, ndër tjera, është shprehimisht përgjegjës për:
a) vendosjen e kontrollit të brendshëm në organizatën buxhetore, agjencinë autonome ekzekutive
ose ndërmarrjen publike sipas Rregullave KMF;
b) delegimin e funksioneve për mbledhjen dhe shpenzimin e parave publike në pajtim me
Rregullave KMF;
c) vendosjen e një kornize për vlerësimin dhe menaxhimin e përformanses së personelit të
organizatës buxhetore të cilëve u janë deleguar funksionet e tilla;
d) vendosjen dhe zbatimin e masave të brendshme disiplinore për tu zbatuar në raste kur personeli
nuk i ushtron funksionet e deleguara në mënyrë adekuate apo të rregullt; dhe
e) njoftimin e Auditorit të Përgjithshëm për të gjitha rastet ku me arsye dyshohet se ka pasur shkelje
– nga një person ose ndërmarrje – të këtij ligji, Rregullave KMF ose ndonjë ligji tjetër.
14
10.3 Pavarësisht nga dispozitat e mësipërme, asnjë dispozitë e këtij neni nuk mund të interpretohet ose
zbatohet në një mënyrë që e autorizon Zyrtarin Kryesor Administrativ që të ndërhyjë gjatë ushtrimit të
detyrave të ligjshme të zyrtarëve financiar të cilat u janë dhënë këtyre të fundit sipas këtij ligji, Rregullave
KMF ose ndonjë ligji tjetër.
Neni 11
Auditori i Brendshëm
11.1 Të gjitha organizatat buxhetore, agjencitë autonome ekzekutive dhe ndërmarrjet publike duhet t’i
përmbushin të gjitha kushtet e përcaktuara në Ligjin për Auditimin e Brendshëm, duke përfshirë dispozitat
të cilat kërkojnë themelimin e Njësisë së Auditimit të Brendshëm ose prokurimin e shërbimeve të një
Auditori të Brendshëm.
11.2 Pavarësisht nga e sipër cekura, (i) ZKA i një ndërmarrje të kontrolluar publike mund të lidhë
marrëveshje me ZKA-në e organizatës kontrolluese buxhetore për ndarjen e shërbimeve të një Auditori të
vetëm të Brendshëm, dhe (ii) ZKA i një agjencie autonome ekzekutive mund të lidhë marrëveshje me
ZKA-në e organizatës buxhetore pjesë e së cilës është agjencia, për ndarjen e shërbimeve të një Auditori
të vetëm të Brendshëm.
11.3 Kërkesat e përcaktuara në Ligjin për Auditimin e Brendshëm nga këtu e tutje vlejnë edhe për
agjencitë autonome ekzekutive. Agjencitë autonome ekzekutive duhet të përmbushin këto kushte njëlloj
sikurse edhe organizatat e tjera buxhetore.
11.4 Nëse Auditori i Brendshëm është punonjës i organizatës buxhetore apo agjencisë autonome
ekzekutive, ai/ajo ka statusin e shërbyesit civil.
11.5 Çdo Auditor i Brendshëm që vepron në kuadër të Njësisë së Auditimit të Brendshëm apo që ofron
shërbime të auditimit të brendshëm konsiderohet “zyrtar financiar” i organizatës përkatëse buxhetore,
agjencisë autonome ekzekutive apo ndërmarrjes publike.
Neni 12
Zyrtari Kryesor Financiar
12.1 Çdo organizatë buxhetore, agjenci autonome ekzekutive dhe ndërmarrje publike duhet ta ketë
Zyrtarin Kryesor Financiar.
12.2 Pavarësisht nga e sipër cekura, (i) ZKA i një ndërmarrje të kontrolluar publike mund të lidhë
marrëveshje me ZKA-në e organizatës kontrolluese buxhetore për ndarjen e shërbimeve të një ZKF të
vetëm, dhe (ii) ZKA i një agjencie autonome ekzekutive mund të lidhë marrëveshje me ZKA-në e
organizatës buxhetore pjesë e së cilës është agjencia, për ndarjen e shërbimeve të një ZKF të vetëm.
12.3 Përveç në rastin e Zyrtarit Kryesor Financiar të ndërmarrjes publike, ZKF ka statusin e shërbyesit
civil.
12.4 Çdo ZKF është përgjegjës për veprimtarinë e rregullt dhe të ligjshme financiare të organizatës
përkatëse buxhetore, agjencisë autonome ekzekutive ose ndërmarrjes publike.
12.5 Për organizatën buxhetore ose agjencinë autonome ekzekutive, ZKF është i autorizuar dhe
përgjegjës për: (i) përgatitjen e propozim-buxhetit dhe kërkesës për ndarje buxhetore të organizatës
përkatëse buxhetore apo agjencisë autonome ekzekutive; (ii) të sigurojë që të gjitha transaksionet të
regjistrohen në Regjistrin e Kontabilitetit të Thesarit; (iii) të sigurojë që të gjitha faturat e rregullta të
pranuara nga organizata buxhetore të dorëzohen menjëherë për pagim përmes sistemit të thesarit; (iv)
mbikëqyrjen e të gjitha aspekteve të raportimit buxhetor nga ana e organizatës buxhetore; dhe (v)
15
ushtrimin e te gjitha funksioneve qe i janë dhënë ZKF-së sipas Rregullave KMF. Të gjitha detyrat e ZKF-
së duhet të jenë në përputhje të plotë me Rregullat KMF.
Neni 13
Zyrtari i Prokurimit
13.1 Çdo organizatë buxhetore, agjenci autonome ekzekutive dhe ndërmarrje publike duhet të ketë një
Zyrtar të Prokurimit, i cili është përgjegjës për ushtrimin e aktiviteteve të prokurimit të organizatës
buxhetore në përputhje me Ligjin për Prokurim Publik.
13.2 Një person mund të shërbejë në cilësinë e Zyrtarit të Prokurimit vetëm nëse posedon një “Certifikatë
Profesionale të Prokurimit” aktuale dhe të vlefshme të lëshuar sipas Ligjit për Prokurim Publik.
13.3 Pavarësisht nga e sipër cekura, (i) ZKA i një ndërmarrje të kontrolluar publike mund të lidhë
marrëveshje me ZKA-në e organizatës kontrolluese buxhetore për ndarjen e shërbimeve të Zyrtarit të
Prokurimit të organizatës buxhetore, dhe (ii) ZKA i një agjencie autonome ekzekutive mund të lidhë
marrëveshje me ZKA-në e organizatës buxhetore pjesë e së cilës është agjencia, për ndarjen e
shërbimeve të Zyrtarit të Prokurimit të organizatës buxhetore.
13.4 Përveç në rastin e Zyrtarit të Prokurimit të ndërmarrjes publike, Zyrtari i Prokurimit mban statusin e
shërbyesit civil.
Neni 14
Zyrtari Certifikues
14.1 Çdo organizatë buxhetore, agjenci autonome ekzekutive dhe ndërmarrje publike duhet të ketë
Zyrtarin Certifikues. Zyrtari Certifikues emërohet dhe i raporton Zyrtarit Kryesor Administrativ.
14.2 Pavarësisht nga e sipër cekura, (i) ZKA i një ndërmarrje të kontrolluar publike mund të lidhë
marrëveshje me ZKA-në e organizatës kontrolluese buxhetore për ndarjen e shërbimeve të një Zyrtari të
vetëm Certifikues, dhe (ii) ZKA i një agjencie autonome ekzekutive mund të lidhë marrëveshje me ZKA-në
e organizatës buxhetore pjesë e së cilës është agjencia, për ndarjen e shërbimeve të një Zyrtari të vetëm
Certifikues.
14.3 Përveç në rastin e Zyrtarit Certifikues të ndërmarrjes publike, Zyrtari Certifikues mban statusin e
shërbyesit civil.
14.4 Zyrtari Certifikues është përgjegjës që a) të sigurojë që kushtet e zbatueshme të një kontrate publike
të jenë përmbushur para bërjes ose autorizimit të pagesave sipas kontratës, b) të sigurojë që shpenzimi i
parave publike sipas një kontrate publike të bëhet në pajtim me Rregullat e KMF. Zyrtari Certifikues po
ashtu ushtron të gjitha detyrat të cilat i janë caktuar atij/asaj sipas Rregullave KMF.
14.5 Zyrtari Certifikues duhet që të identifikojë dhe menjëherë t’i raportojë me shkrim Zyrtarit Kryesor
Administrativ, ZKF dhe cilitdo zyrtar tjetër të rangut të lartë në organizatën buxhetore, agjencinë
autonome publike ose ndërmarrjen publike mbi të gjitha rastet e mos-respektimit të këtij ligji. Rastet e
mos-respektimit të Ligjit mbi Prokurimin Publik gjithashtu duhet t’i raportohen Auditorit të Përgjithshëm.
Zyrtari Certifikues mban shënime gjithëpërfshirëse me shkrim mbi të gjitha rastet e mos-respektimit të
ligjit për së paku shtatë (7) vite.
Neni 15
Punësimi ose Angazhimi i Zyrtarëve Financiar
16
15.1 Në rast se një pozitë për Zyrtar Financiar lirohet, ajo duhet të plotësohet brenda nëntëdhjetë (90)
ditëve.
15.2 Asnjë person nuk mund të mbajë më shumë se një pozitë të Zyrtarit Financiar në një organizatë
buxhetore.
PJESA III
Mbledhja dhe ruajtja e parave publike
Neni 16
Pranimi i parave publike
16.1 Asnjë autoritet publik, person ose ndërmarrje nuk do të pranojë para publike, përveç nëse
autorizohet shprehimisht në bazë të një ligji ose Rregullore të UNMIK-ut ose me shkrim nga Drejtori i
Përgjithshëm i Thesarit.
16.2 Të gjitha të ardhurat e një autoriteti publik ose ndërmarrje të kontrolluar publike depozitohen në një
llogari zyrtare bankare në pajtim me Rregullat KMF; megjithatë, mjetet nga ndihma financiare për një
komunë nga Republika e Serbisë mund të depozitohet në një bankë komerciale sikur që është përcaktuar
në LFPL.
16.3 Të gjitha paratë publike (përfshirë këtu edhe ato para që pas pranimit shndërrohen në para publike)
menjëherë depozitohen në një llogari zyrtare bankare të krijuar ose të përcaktuar nga Thesari. Depozitimi
i parave publike bëhet në pajtim me Rregullat KMF.
Neni 17
Shpenzimi i parave publike
17.1 Paratë publike do të përdoren vetëm për qëllime të miratuara publike. Asnjë autoritet publik,
organizatë buxhetore, person apo ndërmarrje nuk mund të devijojnë, keq zbatojnë, ekspozojnë apo të
përdorin në mënyrë të pa rregullt paratë publike.
17.2 Shpenzimi i parave publike mund të bëhet vetëm nga fondet e ndara dhe të alokuara dhe vetëm në
përputhje me procesin i cili është themeluar nga Rregullat KMF sipas paragrafit 2 të nenit 38 të këtij ligji.
Neni 18
Llogaritë në Fondin e Konsoliduar të Kosovës
18.1 Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit është i autorizuar që të krijojë dhe mbajë llogaritë dhe nën-llogaritë
për fondet brenda Fondit të Konsoliduar të Kosovës siç e sheh të arsyeshme për zbatimin e dispozitave
të këtij ligji. Nën-llogari të veçanta do të krijohen për të ardhurat vetanake të secilës komunë. Të gjitha
llogaritë dhe nën-llogaritë e sipër cekura do të jenë pjesë e LLVTH. Të gjitha pagesat dhe shpenzimet e
parave publike duhet të bëhen përmes LLVTH.
18.2 Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit i krijon llogaritë dhe nën-llogaritë të cilat e përbëjnë LLVTH në
AQBK ose, nëse Drejtori i Përgjithshëm nuk është në gjendje që ta bëjë këtë, në një bankë e cila
përzgjidhet përmes një procesi të tenderimit i cili duhet të ushtrohet në pajtim me Ligjin për Prokurim
Publik; me kusht që vetëm bankat të cilat i përmbushin kriteret e përcaktuara në pikën (e) ose (f) të
paragrafit 1 të nenit 9 të këtij ligji të kenë të drejtë të paraqesin tender.
18.3 Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit është shprehimisht i autorizuar që të krijojë dhe mbajë llogari në
mirëbesim për trajtimin e parave publike të cilat do të mbahen në mirëbesim.
17
18.4 Marrëdhënia ndërmjet AQBK-së dhe Thesarit do të elaborohet në një marrëveshje ndër-
institucionale ne të cilën përcaktohen përgjegjësitë e AQBK në lidhje me administrimin e LLVTH si dhe
menaxhimin e FKK-së.
PJESA IV
Përgatitja dhe Përmbajtja e Propozim-Buxhetit Vjetor të Konsoliduar të Kosovës
Neni 19
Përgatitja e Kornizës Afat Mesme të Shpenzimeve
19.1 Sa më shpejt që të jetë praktike gjatë vitit fiskal 2008, dhe jo më vonë se deri me 30 prill duke filluar
nga viti fiskal 2009, Qeveria duhet t’ia dorëzojë Kuvendit Kornizën Afat Mesme të Shpenzimeve (KAMSH)
për vitin e ardhshëm fiskal si dhe vlerësimet për dy vitet e ardhshme fiskale (“Periudha Buxhetore e
KAMSH”). KAMSH përmban:
a) parashikime makro ekonomike dhe fiskale për Periudhën Buxhetore të KAMSH, të cilat përfshijnë
treguesit kryesor ekonomik si inflacioni, BPV dhe kurset e këmbimit;
b) një analizë të tendencave për alokimin e burimeve financiare dhe një analizë të shpenzimeve
buxhetore sipas kategorive kryesore ekonomike;
c) parashikime të borxhit vendor për Periudhën Buxhetore të KAMSH;
d) një vlerësim të burimeve të nevojshme për kthimin e borxheve të brendshme dhe të jashtme gjatë
Periudhës Buxhetore të KAMSH;
e) një analizë të tendencave të investimeve kapitale të cilat financohen nga buxheti si dhe një
vlerësim të volumit të tyre për Periudhën Buxhetore të KAMSH;
f) një rishikim të politikës së pagave për Periudhën Buxhetore të KAMSH;
g) një analizë të tendencave të punësimit dhe përpjesëtimi i pagave në sektorin buxhetor si dhe një
vlerësim të ndikimit të një politike për reformimin e pagave;
h) një propozim për përshtatjen e politikës së përpjesëtimit të pagave me kornizën makro-fiskale të
përcaktuar në KAMSH me qëllim të sigurimit të përkrahjes përkatëse financiare;
i) tavanet e vlerësuara të shpenzimit për secilën organizatë buxhetore e cila nuk është komunë ose
agjenci e pavarur me të ardhura të dedikuara;
j) nivelet e vlerësuara të granteve për secilën komunë, të llogaritura sipas formulës së përcaktuar
në LFPL;
k) çfarëdo informata të tjera të cilat Ministri dëshiron t’i përfshijë.
19.2 Ministri do ta azhurnojë KAMSH-in para dorëzimit së bashku me BKK-në deri në datën e përcaktuar
në paragrafit 1 të nenit 22 të këtij ligji.
Neni 20
Përgatitja dhe rishqyrtimi i propozim-buxheteve dhe kërkesave për ndarje buxhetore
20.1 Në përputhje me paragrafin 3 të këtij neni, Ministri është i autorizuar dhe përgjegjës që të nxjerrë
qarkore buxhetore për cilëndo ose të gjitha organizatat buxhetore, me të cilat sigurohen udhëzime për
përgatitjen e Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës.
20.2 Në ose para datës së caktuar në paragrafin 3 të këtij neni, Ministri duhet t’u dërgojë Zyrtarëve
Kryesor Financiar të të gjitha organizatave buxhetore një ose më shumë qarkore buxhetore më të cilat
sigurohen informata dhe udhëzime mbi (i) tavanet e shpenzimeve, të përcaktuar në KAMSH, për
organizatën përkatëse buxhetore për vitin e ardhshëm fiskal dhe vlerësimet jo të detyrueshme për dy vitet
e ardhshme fiskale, (ii) për komunën, nivelin e granteve të përcaktuar në KAMSH dhe të llogaritur në
bazë të LFPL, dhe (iii) metodologjinë dhe formularët të cilët duhet shfrytëzuar nga organizata buxhetore
18
gjatë përgatitjes së propozim-buxhetit dhe kërkesës së saj për ndarje buxhetore për vitin e ardhshëm
fiskal;. Qarkoret buxhetore duhet të përfshijnë:
a) procedurat që duhet të përdoret nga organizata buxhetore gjatë përgatitjes së propozim-buxhetit
dhe kërkesës së saj për ndarje buxhetore;
b) informatat që duhet të parashtrohen në propozim-buxhet dhe në kërkesën për ndarje buxhetore;
c) detaje mbi formatin në të cilin duhet të përgatitet propozim-buxheti dhe kërkesa për ndarje
buxhetore;
d) datën deri në të cilën organizata buxhetore duhet të përfundojë dhe dorëzojë në Ministri
propozim-buxhetin dhe kërkesën për ndarje buxhetore sipas paragrafit 3 të këtij neni, dhe;
e) udhëzime ose informata të tjera të cilat Ministri i konsideron të nevojshme.
20.3 Ministri duhet të nxjerrë qarkoren(t) buxhetore të paraparë me paragrafin 2 të këtij neni, deri me
30 Prill të vitit aktual fiskal. Data në të cilën komunat duhet t’i përfundojnë dhe dorëzojnë propozim-
buxhetet dhe kërkesat e tyre për ndarje buxhetore është 30 Shtatori i atij viti. Për organizatat buxhetore të
cilat nuk janë komuna, afati i fundit kohor për dorëzimin e këtyre dokumente është afati i përcaktuar në
qarkoren buxhetore.
20.4 Secila organizatë buxhetore është përgjegjëse që të përgatisë dhe t’i dorëzoje Ministrit,
propozim-buxhetin dhe kërkesën e saj për ndarje buxhetore në pajtim me (i) tavanin e zbatueshëm të
shpenzimeve, nëse ka të këtillë; (ii) informatat dhe udhëzimet në qarkoren(et) buxhetore; dhe (iii) në
rastin e komunës, shumat e aplikueshme të granteve të llogaritura me formulën e përcaktuar në Ligjin për
Financat e Pushtetit Lokal.
20.5 As Ministri dhe as Qeveria nuk duhet të bëjnë ndryshimin e një propozim-buxheti ose kërkese për
ndarje buxhetore të dorëzuar nga një komunë nëse dokumenti i përmbush kushtet e përcaktuara në
paragrafin 4 të këtij neni, dhe është miratuar nga kuvendi komunal. Nëse një propozim-buxhet ose
kërkesë për ndarje buxhetore e dorëzuar nga një komunë nuk i përmbush kushtet e përcaktuara në
paragrafin 4 të këtij neni, Ministri ia kthen këto dokumente kryetarit dhe kuvendit të komunës përkatëse
së bashku me një shpjegim të mangësive të cilat duhet të përmirësohen. Nëse, deri në datën e
përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni komuna nuk e ka dorëzuar propozim-buxhetin dhe kërkesën për
ndarje buxhetore të cilat janë në përputhje me këto kushte, atëherë zbatohen dispozitat e nenit 62 të këtij
ligji.
20.6 Nëse deri në datën e përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni një agjenci e pavarur nuk e dorëzon
me kohë propozim-buxhetin dhe kërkesën për ndarje buxhetore, atëherë zbatohen dispozitat e paragrafit
4 të nenit 65 të këtij ligji..
20.7 Për propozim-buxhetet dhe kërkesat për përvetësime të dorëzuara nga organizatat buxhetore të
cilat nuk janë agjenci të pavarura dhe komuna, pas skadimit të afatit kohor të përcaktuar në paragrafin 3
të këtij neni, Departamenti i Buxhetit duhet (i) të marrë të gjitha masat, të cilat mund të jenë të nevojshme
për t’i sjellë këto dokumente në përputhje me kushtet e paragrafit 4 të këtij neni dhe (ii) t’ia dorëzojë këto
dokumente Ministrit, së bashku me rekomandimet e Departamentit të Buxhetit.
20.8 Para datës së përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 22 të këtij ligji, Ministri duhet të përgatisë dhe t’i
dorëzojë Qeverisë (i) propozim-Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës për vitin e ardhshëm fiskal si dhe
vlerësime jo të detyrueshme për secilin nga dy (2) vitet e ardhshme fiskale, (ii) Propozim Ligjin për
Ndarjet Buxhetore për vitin e ardhshëm fiskal, dhe (iii) KAMSH-in e azhurnuar.
20.9 Propozim Ligji për Ndarje Buxhetore i parashtron ndarjet buxhetore për të gjitha organizatat
buxhetore dhe përfshin:
a) në rast të ndarjeve buxhetore për një organizatë buxhetore, klasifikimin e secilin shpenzim të
këtillë në pajtim me metodologjinë e aplikueshme të klasifikimit; duke përfshirë shpenzimet e
përgjithshme faktike gjatë vitit të kaluar fiskal, si dhe vlerësimin e shpenzimeve të përgjithshme
faktike për vitin aktual fiskal;
b) në rast se ndarje buxhetore bëhet për pagimin e një borxhi të lejuar në bazë të këtij ligji, shumën
(nëse ka të tillë) të ndarë:
19
(i) për pagimin e interesit, ose ngarkesave të ngjashme me interesin në borxh;
(ii) për pagimin e shumës kryesore të borxhit;
(iii) për pagimin e dënimeve ose shumave të tjera që ngarkohen për pagesë të vonshme,
nëse ka të tilla; dhe
(iv) për pagimin e çfarëdo shume tjetër në lidhje me borxhin, nëse ka të tillë;
c) në rast të shpenzimeve të pa parashikuara, një ndarje të propozuar buxhetore që nuk tejkalon pesë
për qind (5%) të shpenzimeve të përgjithshme.
Neni 21
Përgatitja dhe Dorëzimi i Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës
21.1 Të dhënat financiare si faturat, shpenzimet dhe financimi si dhe dokumentacioni tjetër i paraqitet
në propozim-Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës duhet të jetë gjithëpërfshirës, transparent dhe në
përputhje me Sistemin e Klasifikimit në Bazën e Parave të Gatshme (cash basis) të SFQ i cili publikohet
kohë pas kohe nga FMN. Para datës së përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, Ministri duhet të
përgatisë dhe t’i dorëzojë Qeverisë një propozim-Buxhet të Konsoliduar të Kosovës i cila paraqet të
dhënat në vijim:
a) një mbishikim të rrethanave ekonomike në të cilat është përgatitur buxheti dhe rekomandimet për
një strategji afat-shkurte dhe afat-mesme fiskale;
b) një shpjegim të supozimeve kyçe ekonomike që janë përdorur gjatë përgatitjes së buxhetit;
c) një deklaratë mbi synimet dhe prioritetet e Qeverisë gjatë përgatitjes së buxhetit;
d) vlerësime dhe parashikime për vitin e ardhshëm fiskal dhe së paku dy vitet pasuese, në lidhje
me:
(i) të ardhurat e përgjithshme të organizatave, duke përfshirë të ardhurat e dedikuara dhe të
ardhurat e parashikuara nga tarifat e shfrytëzimit, dhe burimin e të gjitha këtyre të
ardhurave;
(ii) shpenzimet e përgjithshme, sipas kategorisë ekonomike, funksionale dhe/ose
programore;
(iii) deficitin e përgjithshëm buxhetor ose cakun e suficitit;
(iv) vlerësimet e shpenzimeve të pritura në vitet e ardhshme fiskale për pagimin e blerjeve
kapitale të cilat janë bërë gjatë viteve të kaluara fiskale ose që propozohet të bëhen
gjatë vitit të ardhshëm fiskal;
(v) arkëtimet e ardhshme të cilat priten nga grantet e zotuara nga qeveritë e huaja ose
organizatat ndërkombëtare në formë të përkrahjes së përgjithshme buxhetore; dhe
(vi) një shpjegim të ndryshimeve materiale ndërmjet vlerësimeve dhe parashikimeve të sipër
cekura me vlerësimet dhe parashikimeve e parashtruara në KAMSH-in e fundit të
publikuar;
e) numrin e miratuar të punonjësve të përkohshëm dhe të përhershëm të organizatave buxhetore të
cilët do të paguhen nga ndarjet buxhetore gjatë vitit të ardhshëm fiskal;
f) nëse gjatë një viti fiskal parashihet një deficit buxhetor, një përshkrim të hollësishëm të:
(i) metodës së propozuar për financimin e deficitit;
(ii) huamarrjet e pritura, duke përfshirë hollësi mbi burimet e mundshme të huamarrjes si
dhe kushtet e mundshme lidhur me shfrytëzimin dhe kthimin e huas; dhe
(iii) një përshkrim të pasojave që do të ketë financimi i deficitit në shpenzimet publike gjatë
viteve pasuese fiskale;
g) parashikime të hollësishme të të gjitha arkëtimeve që priten nga njësitë e përcaktuara gjatë vitit të
ardhshëm fiskal; dhe
h) deklarata e misionit dhe plani i ekzekutimit që përfshin:
20
(i) një përkufizim të misionit të secilës organizatë buxhetore;
(ii) një listë të qëllimeve që mund të maten, që shfrytëzohen për të vlerësuar suksesin e një
organizate buxhetore rreth përmbushjes së misionit të saj;
i) një program kapital i cili përfshin një plan shumë vjeçar për investime kapitale në Kosovë i cili
identifikon dhe përfshinte nevojat më prioritare dhe propozim – projekte kapitale për vitin e
ardhshëm fiskal dhe vlerësime të ndikimit financiar të projekteve të tilla në vitet e ardhshme;
j) vlerësime të çfarëdo shume monetare që pritet të sigurohet nga organizatat ndërkombëtare ose
qeveritë e huaja në të mirë të Kosovës që nuk do të përfshihen në Fondin e Konsoliduar të
Kosovës; dhe
k) informata mbi suficitet buxhetore, investimet detyrimet që përfshijnë:
(i) detajet e strategjisë së investimeve të Kosovës për paratë publike që do të investohen
gjatë vitit të ardhshëm fiskal;
(ii) hollësitë e çdo huamarrje ose garancioni ekzistues nga organizatat buxhetore dhe çdo
huamarrje ose garancion që organizatat buxhetore propozojnë për vitin e ardhshëm
fiskal;
(iii) hollësitë e shumës së vlerësuar të detyrimeve të paparashikuara të organizatave
buxhetore, duke identifikuar ato që kanë potencial të konsiderueshëm që t’i japin
shkas ngritjes së detyrimeve ekzistuese gjatë vitit të ardhshëm fiskal;
(iv) vlerësime të hollësishme të borxheve shumë-vjeçare; dhe
l) për secilin nga tri vitet e ardhshme fiskale, koston e vlerësuar neto, në kushtet e të hyrave të
kufizuara, të secilës dispozitë në një ligj ose Rregullore të UNMIK-ut e cila përcakton një
përjashtim, reduktim ose koncesion tatimor; dhe
m) çfarëdo të dhëna ose vështrime të tjera të cilat Ministri dëshiron t’i përfshijë.
Neni 22
Dorëzimi në Kuvend i Propozim Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe Propozim Ligjit për
Ndarje Buxhetore
22.1 Pas miratimit të propozim Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe Propozim Ligjit për Ndarje
Buxhetore, Qeveria ia dorëzon këto dokumente Kuvendit jo më vonë se më 31 tetor të atij viti fiskal.
22.2 Ministria ka të drejtë që të paralajmërohet në mënyrë adekuate dhe të marrë pjesë në cilindo
dëgjim i cili mbahet nga një komision i Kuvendit lidhur me cilindo aspekt të propozim Buxhetit të
Konsoliduar të Kosovës ose Ligjit të Propozuar për Ndarjet Buxhetore.
Neni 23
Prioriteti i projekteve kapitale
Pas miratimit nga Kuvendi të një projekti kapital, Ministria dhe Kuvendi duhet të t’ia kushtojnë prioritetin
më të lartë sigurimit të fondeve si dhe ndarjes buxhetore të nevojshme për financimin e rregullt dhe me
kohë të projektit kapital gjatë përgatitjes dhe miratimit të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe Ligjit të
Ndarjeve Buxhetore për vitin aktual dhe vitet e ardhshme.
Neni 24
Ndarjet buxhetore në mungesë të një Ligji për Ndarjet Buxhetore
24.1 Varësisht nga paragrafin 2 i këtij neni nëse një Ligj për Ndarjet Buxhetore për një vit të caktuar fiskal
nuk miratohet nga Kuvendi dhe nuk shpallet në mënyrë të rregullt nga personi i autorizuar për këtë
shpallje para fillimit të vitit përkatës fiskal, ligji mbi ndarjet buxhetore i cili ka qenë në fuqi vitin e
mëparshëm do të trajtohet sikurse:
21
a) nëse zgjedhjet e përgjithshme për deputetët e kuvendit janë mbajtur më pak se katër (4) muaj
para fillimit të vitit përkatës fiskal: (i) thuajse është zgjatur për të mbuluar dy (2) muajt e parë të
vitit të tillë fiskal; dhe (ii) thuajse siguron një ndarje buxhetore për çdo organizatë buxhetore,
që është i barabartë me gjashtëmbëdhjetë dhe dy të tretat e përqindjes (16.67 %) të ndarjes
buxhetore të siguruar për organizatën e tillë buxhetore nga ligji i ndarjeve buxhetore, ose
b) nëse nuk ka pasur zgjedhje të tilla brenda afatit kohor (i) thuajse është zgjatur për të mbuluar
muajin e parë të vitit të tillë fiskal; dhe (ii) thuajse siguron një ndarje buxhetore për çdo
organizatë buxhetore, që është i barabartë me (8.33 %) të ndarjes buxhetore të siguruar për
organizatën e tillë buxhetore nga ligji i ndarjeve buxhetore.
24.2 Vetëm Kuvendi, me anë të një vendimi, mund të autorizojë zgjatjen e Ligjit për Ndarjet Buxhetore
të vitit të kaluar fiskal. Ligji për Ndarjet Buxhetore i vitit të kaluar fiskal, në asnjë rast, nuk mund të zgjatet
për më shumë se tre (3) muaj të vitit të ardhshëm fiskal.
24.3 Nëse zgjatja e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni ose në një vendim të Kuvendit të miratuar
në përputhje me paragrafin 2 të këtij neni ka skaduar dhe Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore ende nuk është
miratuar, atëherë asnjë organizatë buxhetore ose autoritet tjetër publik nuk mund të autorizojë asnjë
shpenzim ose pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore. Megjithatë, Ministria dhe Thesari
janë të autorizuara që të bëjnë pagesa për larjen e një borxhi publik i cili është marrë në mënyrë të
ligjshme sipas Pjesës IX të këtij ligji, në kohën kur ato pagesa maturohen.
24.4 Çdo ndarje buxhetore e autorizuar nga paragrafi 1 i këtij neni do të pushojë së zbatuari në datën
kur një Ligj i ri mbi Ndarjet Buxhetore hyn në fuqi; dhe të gjitha shpenzimet e bëra nën autoritetin e
ndarjeve buxhetore të autorizuara nga paragrafi 1 i këtij neni, do të trajtohen si shpenzime të bëra nën
autoritetin e ndarjeve buxhetore të autorizuara nga Ligji i ri mbi Ndarjet Buxhetore.
PJESA V
Ligjet e rishqyrtuara dhe të plotësuara të ndarjeve buxhetore dhe buxhetet
Neni 25
Ligjet e rishqyrtuara të ndarjeve buxhetore dhe buxheteve
25.1 Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të përgatisë propozim ndryshim-plotësime për Buxhetin e
Konsoliduar të Kosovës dhe për ligjin për ndarjet buxhetore, përveç dispozitave të tyre që ndërlidhen me
agjencitë e pavarura, të cilat janë në fuqi, nëse ai/ajo ka mjaft arsye për të besuar se:
a) të ardhurat se shpenzimet për vitin fiskal, do të jenë materialisht më të ulëta apo më të larta se
ato që parashihen në buxhet ose në ligjin për ndarjet buxhetore; megjithatë, një rast i vetëm i të
ardhurave të jashtëzakonshme nuk është arsyetim i mjaftueshëm në mënyrë që Ministri të thirret
në këtë dispozitë; ose
b) Kuvendi me siguri do të ndryshojë apo anulojë një ligj ekzistues, apo do të miratojë një ligj të ri,
dhe veprimet e tilla pritet që të ngritin apo të reduktojnë arkëtimet apo shpenzimet për vitin
aktual fiskal.
25.2 Gjatë përgatitjes së propozim-ndryshimeve dhe plotësimeve, Ministri duhet të konsultohet me
organizatat buxhetore që ndikohen nga plotësim-ndryshimet në fjalë. Ministri pastaj ia dorëzon propozim-
ndryshimet dhe plotësimet Qeverisë së bashku me KAMSH-in e azhurnuar. Pas kësaj, procesi i miratimit
të tyre është esencialisht i njëjtë me procesin e paraparë në paragrafin 8 të nenit 20 dhe nenin 22 të këtij
ligji; me kusht datat specifike të përmendura në këto nene të mos përfillen, si dhe nëse propozim-
ndryshimet dhe plotësimet zbatohen vetëm për pjesën e mbetur të vitit fiskal, atëherë në propozim-
ndryshime dhe plotësime duhet të theksohet ky fakt.
22
Neni 26
Propozimi i Ligjeve të Reja ose Ndryshimi dhe Plotësimi i Ligjeve
26.1 Kurdo që Qeveria merr parasysh t’i propozojë Kuvendit miratimin e një ligji të ri ose ndryshimin dhe
plotësimin e një ligji ekzistues, Qeveria duhet që së pari të kërkojë nga Ministri shqyrtimin e legjislacionit
të propozuar dhe dorëzimin në Qeveri të një Deklarate mbi Ndikimin Buxhetor në të cilën bëhet një
vlerësim detal i ndikimit që mund të ketë legjislacioni i propozuar në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës
dhe ekonominë Kosovare. Departamenti i Buxhetit, në bashkëpunim me Departamentin e Politikave
Ekonomike e shqyrtojnë këtë deklaratë dhe paraqesin para Qeverisë opinionin e tyre të pavarur lidhur me
këto çështje. Nëse propozim ligji ose ndryshim plotësimet u bartin komunave përgjegjësi të reja, Ministria
e Pushtetit Lokal po ashtu duhet t’i paraqesë Qeverisë opinionin e saj pas konsultimit me komunat. Nëse
Qeveria e miraton legjislacionin e tillë dhe e dorëzon në Kuvend për shqyrtim, Qeveria duhet që
deklaratën e sipër cekur ta dorëzojë në Kuvend.
26.2 Kur, Qeveria është duke hartuar një projektligj për ta dorëzuar në Kuvend dhe ky projektligj kërkon
shpenzimin e parave publike në vitin fiskal në të cilin projektligji i tillë hyn në fuqi, Ministri përgatit dhe i
dorëzon Qeverisë, për procedim në Kuvend, një raport që tregon burimin ose burimet për financimin e
projektligjit.
PJESA VI
Rregullat për ndarjet buxhetore
Neni 27
Skadimi i ndarjeve buxhetore në fund të viti fiskal
Të gjitha ndarjet buxhetore për vitin fiskal do të skadojnë në mesnatën e 31 Dhjetorit; megjithatë, ndarjet
buxhetore të cilat ndërlidhen me të ardhurat vetanake të pashpenzuara të një komune do të vazhdojnë
për komunën përkatëse në vitin e ardhshëm fiskal.
Neni 28
Tarifat dhe detyrimet bankare
Të gjitha tarifat dhe detyrimet bankare të imponuara në lidhje me mirëmbajtjen ose përdorimin e llogarive
zyrtare të Fondit të Konsoliduar të Kosovës apo menaxhimin e investimeve të organizatave buxhetore, do
të paguhen nga ndarjet buxhetore të Ministrisë për Ekonomi dhe Financa.
Neni 29
Shpenzimet e paparashikuara
29.1 Varësisht nga paragrafi 3 i këtij neni nëse ndodh një rast për të cilin nevojiten shpenzime urgjente
ose të paparashikuara, organizata përkatëse buxhetore mund të aplikojë pranë Ministrit për fonde shtesë.
Në aplikacion duhet (i) të shpjegohen rrethanat të cilat kanë shkaktuar nevojën për fonde shtesë, (ii) të
shpjegohen arsyet pse këto rrethana nuk kanë mundur të parashikohen, (iii) të identifikohen propozim-
shfrytëzimet e fondeve të kërkuara, (iv) të shpjegohet se si këto shfrytëzime i kontribuojnë përmbushjes
së misionit, qëllimeve dhe objektivave të organizatës buxhetore, dhe (v) të identifikohen cilat ndarje të
tjera buxhetore të organizatës buxhetore mund të reduktohen me qëllim të përmbushjes së kërkesës për
fonde të paparashikuara, si dhe pasojat të cilat rezultojnë nga ky reduktim i ndarjeve të tjera buxhetore.
29.2 Pas pranimit të aplikacionit, Departamenti i Buxhetit e shqyrton atë dhe ia paraqet rekomandimet
Ministrit.
23
29.3 Ministri mund të autorizojë shpenzime nga ndarjet buxhetore të paparashikuara vetëm pas marrjes
së miratimit paraprak me shkrim nga Qeveria.
Neni 30
Rregullimi i ndarjeve buxhetore të organizatës buxhetore
30.1 Një organizatë buxhetore mundet, pa marrjen e miratimit paraprak nga Ministri, të transferojë deri në
pesë për qind (5%) të një ndarje buxhetore në një ndarje tjetër të asaj organizate buxhetore gjatë vitit
fiskal; megjithatë, këto transfere nuk mund të bëhen në ndarjen buxhetore për paga dhe mëditje pa
miratimin paraprak të Ministrit dhe, sipas rastit, Qeverisë ose Kuvendit, sipas paragrafëve 3 dhe 4 të këtij
neni.
30.2 Ministri, nëse merr një arsyetim të vlefshëm nga udhëheqësi i një organizate buxhetore, mund të
autorizoj transferimin e një pjese të një ndarje të organizatës buxhetore në një ndarje tjetër të organizatës
së njëjtë; me kusht që, vlera e shumës së transferuar të mos jetë më e madhe se pesëmbëdhjetë përqind
(15%) e ndarjes së ndikuar negativisht.
30.3 Nëse udhëheqësi i organizatës buxhetore, kërkon nga Ministri që të autorizojë transferimin e një
shume që është më e madhe se pesëmbëdhjetë përqind 15 %, por më e vogël se njëzet e pesë përqind
25 % e ndarjes së ndikuar negativisht, atëherë Ministri mund të autorizoj një transfer të këtillë vetëm pas
marrjes së miratimin me shkrim nga Qeveria.
30.4 Nëse udhëheqësi i organizatës buxhetore kërkon nga Ministri që të autorizojë transferimin e një
shume të barabartë me njëzet e pesë 25% apo më shumë, të ndarjes së ndikuar negativisht, Ministri
mund të autorizojë transferimin e këtillë vetëm pas marrjes së miratimin me shkrim nga Kuvendi.
30.5 Pavarësisht nga dispozitat e tjera të këtij neni, kryetari i komunës, pas marrjes së miratimit nga
kuvendi komunal, mund të bëjë bartjen e një shume në një ndarje buxhetore të komunës në një ndarje
tjetër buxhetore të komunës; me kusht që:
a) asnjë shumë e këtillë të mos bartet nga komuna nga një ndarje specifike operative pa miratimin e
Ministrit dhe – sipas rastit – Qeverisë ose Kuvendit, sipas paragrafëve 3 dhe 4 të këtij neni;
b) asnjë shumë e këtillë të mos bartet në një ndarje buxhetore për paga dhe mëditje pa miratimin e
Ministrit dhe – sipas rastit – Qeverisë dhe Kuvendit, sipas paragrafëve 3 dhe 4 të këtij neni; dhe
c) kryetari i komunës menjëherë duhet t’i dërgojë një njoftim me shkrim Drejtorit të Përgjithshëm të
Departamentit të Buxhetit lidhur me çfarëdo bartje të bërë sipas këtij paragrafi.
Neni 31
Rregullimi i ndarjeve buxhetore në rast të ndryshimit të përgjegjësive
31.1 Kur ndarja buxhetore ndërlidhet me një përgjegjësi të caktuar të një organizate buxhetore, dhe
kur kjo përgjegjësi bartet ose delegohet në mënyrë të ligjshme në ndonjë organizatë tjetër buxhetore,
Ministri duhet të transferojë, siç kërkohet nga rrethanat, të gjitha apo një pjesë të ndarjeve të tilla
buxhetore nga organizata e parë buxhetore në organizatën tjetër.
31.2 Sidoqoftë, Ministri nuk duhet të bëjë transferimin e cilësdo pjesë të një ndarje buxhetore nëse
bartja ose delegimi i përgjegjësisë përkatëse nuk autorizohet shprehimisht me ligj ose Rregullore të
UNMIK-ut.
Neni 32
Transferet me mallra dhe shërbime ndërmjet organizatave buxhetore
24
32.1 Kur një organizatë buxhetore merr mallra ose shërbime nga një organizatë tjetër buxhetore
atëherë, organizata buxhetore e cila i siguron këto mallra ose shërbime duhet të kërkoj nga organizata
buxhetore e cila i merr mallrat dhe shërbimet që të paguaj për mallrat në bazë të kthimit të kostos.
32.2 Nëse pagesa bëhet sipas paragrafit 1 të këtij neni, atëherë arkëtimet automatikisht shndërrohen
në të ardhura të dedikuara të organizatës buxhetore e cila i ka siguruar mallrat ose shërbimet.
Neni 33
Prokurimi dhe pagimi në emër të një organizate buxhetore
33.1 Kur një organizatë buxhetore aranzhon prokurimin e mallrave apo shërbimeve që do të sigurohen,
ose që janë siguruar, në të mirë të ndonjë organizate tjetër buxhetore, organizata buxhetore e cila
aranzhon këtë prokurim do t’i paraqesë Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit (i) një njoftim për shpenzimin
e deleguar duke treguar organizatën buxhetore në emër të të cilit është bërë prokurimi dhe (ii) pëlqimin
me shkrim të ZKA të organizatës buxhetore për të cilën është bërë prokurimi.
33.2 Kur pagesa bëhet në bazë të njoftimit për shpenzimin e deleguar, siç përshkruhet në paragrafin 1 të
këtij neni, shuma e paguar do të konsiderohet si pagesë prej fondeve të ndara të organizatës buxhetore
për të cilën është bërë prokurimi.
PJESA VII
Zotimet, fondet e alokuara, fondet e zotuara, fondet e obliguara dhe shpenzimet
Neni 34
Kontratat që vendosin përgjegjësi për bërjen e pagesave në vitin aktual fiskal apo në vitet e
ardhshme fiskale
34.1 Zyrtari Kryesor Financiar i një organizate buxhetore do të informoj Drejtorin e Përgjithshëm të
Thesarit (i) për çdo kontratë të lidhur nga organizate buxhetore dhe për çfarëdo ndryshimi të ndonjë
kontrate aktuale, nëse kontrata e tillë e obligon organizatë buxhetore që të bëjë pagesa gjatë vitit fiskal
aktual apo gjatë viteve të ardhshme fiskale, dhe (ii) për të gjitha obligimet jashtë-kontraktuese për pagesë
të organizatës buxhetore sipas paragrafit 3 të këtij neni.
34.2 Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit do të mbajë shënime mbi obligim pagesat kontraktuese dhe jashtë-
kontraktuese të çdo organizate buxhetore.
34.3 Obligimi jashtë-kontraktues për pagesë, është obligimi për pagesë që kërkohet të përmbushet nga
organizate buxhetore gjatë viteve të ardhshme, nëse programet ekzistuese dhe nën-njësitë
(administrative dhe funksionale) të organizatës buxhetore do të vazhdohen të financohen për ato vite të
ardhshme në të njëjtin nivel dhe të njëjtën shtrirje, sikur për vitin aktual fiskal.
Neni 35
Fondet e alokuara
35.1 Brenda tridhjetë (30) ditëve pas miratimit të një Ligji për Ndarjet Buxhetore nga Kuvendi, të gjitha
organizatat buxhetore duhet të përgatisin dhe t’i dorëzojnë Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit një
propozim-plan për alokime i cili përcakton nevojat e arsyeshme të organizatave përkatëse buxhetore për
alokime gjatë vitit përkatës fiskal. Çdo plan i këtillë duhet të jenë në përputhje të plotë me ndarjet e
përcaktuara në Ligjin për Ndarjet Buxhetore.
35.2 Kur është bërë ndarja, Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit do ti sigurojë organizatës përkatëse
buxhetore autoritetin për të bërë shpenzime nën atë ndarje:
25
a) alokimit, në bazë tremujore, të fondeve nga Fondi i Konsoliduar i Kosovës, të cilat do të
shpenzohen nën atë ndarje buxhetore; këto fonde bëhen “fonde të alokuara” nga ajo ndarje
buxhetore; dhe
b) ndërsa shuma e fondeve të alokuara për një ndarje buxhetore ndryshon, t’i sigurojë organizatës
përkatëse buxhetore, sipas nevojës, një njoftim në të cilin përcaktohet niveli fondeve që janë
alokuar për shpenzim nga ndarja përkatëse.
35.3 Në raste të caktuara, kur nevojitet në bazë të rrethanave ekonomike, Drejtori i Përgjithshëm i
Thesarit mund ta autorizojë një organizatë buxhetore që t’i bëjë disa shpenzime në baza më të
përshpejtuara se sa ato që janë paraparë në pikën a) të paragrafit 2 të këtij neni.
35.4 Derisa fonde shtesë vihen në dispozicion për shpenzim në kuadër të ndarjes buxhetore, Drejtori i
Përgjithshëm i Thesarit do të bëjë ndryshime proporcionale në nivelin e fondeve të alokuara në ndarjen
buxhetore dhe do të njoftojë organizatën buxhetore për ndryshimet e tilla.
35.4 Përveç nëse ndryshohet më herët nga Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit, njoftimi për alokimin e
fondeve mbetet në fuqi deri fund të vitit fiskal.
Neni 36
Reduktimi i fondeve të alokuara
36.1 Përveç sikur që është përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, Ministri mundet ta urdhërojë
Drejtorin e Përgjithshëm të Thesarit që të bëjë reduktimin e nivelit të fondeve të alokuara nga një ndarje
buxhetore e cila është autorizuar sipas një Ligji për Ndarjet Buxhetore nëse:
a) Ministri konstaton se ky reduktim është bërë i nevojshëm për shkak të (i) një tronditje
makroekonomike e cila rezulton në zvogëlimin e të ardhurave të mbledhura, (ii) një fatkeqësie
natyrore ose (iii) pezullimit ose anulimit nga Qeveria të programit ose projektit për të cilin vlen
alokimi, dhe
b) Ministri pranon një autorizim me shkrim nga Qeveria me anë të të cilit miratohet reduktimi i
propozuar.
36.2 Reduktimet e këtilla nuk mund të bëhen për fondet e alokuara nga të ardhurat vetanake të
komunës.
Neni 37
Fondet e zotuara
Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit do të përcaktojë një pjesë të fondeve, apo të gjitha fondet e alokuara në
një organizatë buxhetore si fonde të zotuara kur fondet në fjalë jenë të nevojshme për përmbushjen e një
obligimi nga viti aktual fiskal, respektivisht për pagimin e ndonjë obligimi kontraktues siç përshkruhet në
paragrafin 1 të nenit 34 të këtij ligji.
Neni 38
Pagimi, Prioritetet
38.1 Nuk do të lejohen kurrfarë mjetesh nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës për bërjen e pagesave kur
nuk ekziston një njoftim aktual për alokimin e fondeve me anë të të cilit autorizohet përdorimi i të hollave
për bërjen e pagesave të tilla.
38.2 Procesi i cili do të ndiqet për bërjen e pagesave të autorizuara nga njoftimi për alokimin e fondeve,
do të vendoset nga Rregullat KMF.
26
38.3 Në rast të mungesave mujore të parave të gatshme për shkak të një rënie të paparashikuar të të
ardhurave, Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit me miratimin e Ministrit duhet t’i bëjnë pagesat në bazë të
prioriteteve në vijim:
a) pagimi i borxheve të marra në mënyrë të ligjshme në përputhje me Pjesën IX të këtij ligji;
b) shumat të cilat duhet të paguhen menjëherë për përmbushjen e një urdhri të prerë dhe pa të
drejtë ankese ose një gjykim të nxjerrë nga një gjykatë sipas nenin 40 të këtij ligji;
c) pagat dhe mëditjet për të gjitha organizatat buxhetore dhe ndihmën sociale që duhet paguar
sipas ligjit;
d) detyrimet e pakontestueshme dhe të cilat duhet të paguhen menjëherë për mallra dhe shërbime
për të gjitha organizatat buxhetore;
e) transferet dhe grantet për komunat; dhe
f) shpenzimet kapitale.
Neni 39
Pagimi i Faturave dhe kërkesave për pagim nga njësitë e përcaktuara
39.1 ZKF i organizatës buxhetore është përgjegjës për të siguruar që çdo faturë e vlefshme dhe
kërkesë për pagim për mallra dhe shërbimet e furnizuara dhe/ose punët e realizuara për organizatën
buxhetore të paguhen brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike pas pranimit të faturës ose kërkesës për
pagim nga organizata përkatëse buxhetore.
39.2 Kur një person ka lëshuar një faturë ose kërkesë për pagim për një organizatë buxhetore dhe
shuma në fjalë nuk është paguar për një periudhë më të gjatë kohore se gjashtëdhjetë (60) ditë, personi
në fjalë mundet ta dorëzojë një kopje të faturës ose kërkesës për pagim në Thesar. Pas pranimit të
kopjes së faturës ose kërkesës për pagim, Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit, brenda tridhjetë (30) ditëve
të ardhshme, do të bëjë një hetim në organizatën buxhetore për të vërtetuar nëse (i) fatura ose kërkesa
për pagim është e vlefshme dhe se mallrat dhe shërbimet janë furnizuar ose punët janë realizuar, dhe (ii)
shuma përkatëse nuk është paguar nga organizata buxhetore për një periudhë me të gjatë kohore se
gjashtëdhjetë (60) ditë. Nëse rezultati i hetimit del të jetë pozitiv, Thesari do e paguan shumën në fjalë pa
pasur nevojë të marrë miratimin paraprak të organizatës përkatëse buxhetore. Në raste të këtilla, Thesari
është i autorizuar që ekzekutojë një njoftim për bartjen e shpenzimit pa miratimin paraprak të organizatës
përkatëse buxhetore.
Neni 40
Pagimi i vendimeve të prera gjyqësore
40.1 Kur një gjykatë nxjerr urdhër ose vendim me të cilin kërkohet nga një autoritet publik që të
paguajë çfarëdo lloji të kompensimit monetar ndaj një personi dhe urdhri ose vendimi nuk i nënshtrohet të
drejtës së ankesës nga autoriteti publik ose autoriteti publik nuk e ka ushtruar këtë të drejtë me kohë,
gjykata menjëherë i dërgon një kopje të urdhrit ose vendimit Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë.
Përmbarimi dhe pagimi sipas urdhrit ose vendimit të sipër cekur duhet të bëhet shprehimisht sipas
paragrafit 3 të këtij neni dhe, sipas rastit të paragrafit 4 të këtij neni.
40.2 Pa paragjykuar fushëveprimin e përgjithshëm të nenit të mësipërm, shprehimisht përcaktohet se
(i) të gjitha pagesat për përmbarimin e vendimeve ose urdhrave gjyqësore duhet të bëhen përmes LLVTH
dhe (ii) as AQBK, ndonjë bankë dhe as ndonjë autoritet publik ose person (përveç Ministrisë, kur ajo
vepron për përmbushjen e kërkesave të këtij neni nuk janë të autorizuar dhe nuk kanë të drejtën apo
detyrimin për marrjen e çfarëdo masave për përmbarimin e vendimeve apo urdhrave të sipër cekur. Ky
ndalesë vlen, mirëpo nuk kufizohet vetëm në, masat të cilat përfshijnë ngrirjen ose vënien e pengut në një
llogari ose bërjen apo urdhërimin e pagesës së cilësdo shumë për përmbarimin e vendimit ose urdhrit.
40.3 Pas pranimit të vendimit të plotfuqishëm ose urdhrit të formës së prerë, Ministria është e autorizuar
dhe ka përgjegjësinë që menjëherë të marrë çfarëdo masa të nevojshme për pagimin e vendimit ose
urdhrit nga ndarjet buxhetore në dispozicion; me kusht që nëse vendimi i plotfuqishëm është nxjerrë
27
kundër një komune, vetëm përvetësimet e komunës mund të shfrytëzohen për përmbarimin e këtij
vendimi.
40.4 Nëse Ministri konstaton se në vitin aktual fiskal nuk ka ndarje buxhetore të mjaftueshme për
përmbarimin e urdhrit ose vendimit, Ministri mund ta shtyjë pagimin e plotë ose të pjesshëm të atij urdhri
ose vendimit:
a) në vitin e ardhshëm fiskal, nëse shuma e shtyrë është e barabartë ose më vogël se dy (2) milion
Euro;
b) në dy vitet e ardhshme fiskale nëse shuma e shtyrë është më shumë se dy (2) milion Euro
mirëpo më pak ose e barabartë me pesë (5) milion Euro; në raste të tilla, një e dyta e shumës së
shtyrë duhet të paguhet në secilin vit fiskal, së bashku me interesin i cili mund të jetë mbledhur në
kohën e pagesës;
c) në tri vitet e ardhshme fiskale, nëse shuma e shtyrë është më shumë se pesë (5) milion Euro
mirëpo e barabartë ose më e vogël se nëntë (9) milion Euro; në raste të tilla, një e treta e shumës
së shtyrë duhet të paguhet në secilin vit fiskal, së bashku me interesin i cili mund të jetë mbledhur
në kohën e pagesës; ose
d) në katër vitet e ardhshme fiskale, nëse shuma e shtyrë është më shumë se nëntë (9) milion Euro;
në raste të tilla, një e katërta e shumës së shtyrë duhet të paguhet në secilin vit fiskal, së bashku
me interesin i cili mund të jetë mbledhur në kohën e pagesës;
40.5 Shumat e shtyra në përputhje me paragrafin 4 të këtij neni i nënshtrohen një shkalle të interesit e
cila është e barabartë me shkallën LIBOR e cila ishte e vlefshme në ditën kur vendimi ose urdhri kishte
marrë formën e prerë, plus një për qind (1%).
40.6 Shumat e shtyra si dhe çfarëdo interesi i mbledhur paguhen në përputhje me paragrafët 4 dhe 5 të
këtij neni, nga ndarjet buxhetore të autoritetit përkatës publik (ose, sipas rastit, organizatën buxhetore
pjesë e së cilës është autoriteti publik) në Ligjin përkatës Vjetor për Ndarje Buxhetore. Ministri duhet të
sigurojë që në propozim-buxhetet dhe ndarjet buxhetore të autoritetit përkatës publik (ose, sipas rastit,
organizatës buxhetore pjesë e së cilës është autoriteti publik) t’u kushtohet prioritet pagimit të shumave të
shtyra si dhe interesit të mbledhur në përputhje me pikën b), paragrafi 3 i nenit 38 të këtij ligji.
40.7 Pas miratimit të Ligjit për Ndarjet Buxhetore në të cilin parashihet pagimi i shumës për përmbarimin
e një vendimi të plotfuqishëm ose urdhri të prerë të gjykatës, Thesari nuk ka nevojë që të marrë miratimin
paraprak të organizatës përkatëse buxhetore për bërjen e pagesës/ave; Thesari është i autorizuar që të
ekzekutojë njoftimin për bartjen e shpenzimit sipas nevojës për bërjen e pagesës/ave.
Neni 41
Kompensimi i shpenzimeve
41.1 Nëse gjatë vitit fiskal organizata buxhetore pranon një kompensim (kthim parash) për një shumë që
është paguar nën autoritetin e ndarjes buxhetore për vitin e njëjtë fiskal, shpenzimi fillestar do të
reduktohet nga shuma e kompensuar.
41.2 Nëse, gjatë vitit fiskal organizata buxhetore pranon një kompensimin për një shumë e cila më parë
është paguar nën autoritetin e ndarjes buxhetore për vitin e kaluar fiskal, kompensimi do të trajtohet
thjeshtë si të ardhura.
PJESA VIII
Raportimi, kontabiliteti dhe auditimi
KREU I
28
Dokumentet dhe raportimi
Neni 42
Publikimi i ligjit mbi ndarjet buxhetore dhe publikimi i buxhetit
Brenda tridhjetë (30) ditëve pas miratimit nga Kuvendi dhe shpalljes nga PSSP-ja të Buxhetit vjetor të
Konsoliduar të Kosovës dhe ligjit vjetor mbi ndarjet buxhetore, Ministri do përgatisë dhe publikojë në
Gazetën Zyrtare të Kosovës dhe në faqen ne internet të Ministrisë buxhetin si dhe dokumentet e tjera
shpjeguese në formë gjithëpërfshirëse dhe të kuptueshme nga publiku, në gjuhët zyrtare që përdoren për
dokumentet e Qeverisë.
Neni 43
Buxhetimi dhe regjistrat kontabël në Thesar
43.1 Ministri do të themelojë një sistem për klasifikim buxhetor si dhe një diagram të llogarive me qëllim
të:
a) mundësimit të përgatitjes strategjike dhe efektive si dhe ekzekutimit të KAMSH dhe buxheteve
vjetore,
b) lehtësimit të kontrollimit të shpenzimeve nga organizatat buxhetore;
c) mundësimit të kryerjes së analizave të zotimeve dhe shpenzimeve nga organizatat buxhetore,
sipas kategorisë funksionale kategorisë ekonomike, në një mënyrë që i përmbush nevojat e
Kosovës për raportim të brendshëm dhe të jashtëm dhe që bazohet në standardet e aplikueshme
të miratuara nga FNK; dhe
d) mundësimit të kryerjes së analizave të tjera të cilat Ministri i konsideron të nevojshme.
43.2 Diagrami i llogarive duhet të jetë në përputhje me SFQ. Sistemi i klasifikimit mund të ndryshohet për
t’i përmbushur nevojat e caktuara të Qeverisë për informacion. Nëse ka çfarëdo ndryshimi ndërmjet
sistemit të klasifikimit dhe diagramit të llogarive, Departamenti i Buxhetit duhet të përgatisë një tabelë urë
lidhëse.
43.3 Ministri do të mbajë në minimum, regjistrat kontabël për secilën organizatë buxhetore që tregon
informatat e përgjithshme për secilën prej kategorive më poshtë:
a) arkëtimet e organizatës buxhetore;
b) detyrimet e papaguara të organizatës buxhetore;
c) pasuritë e organizatës buxhetore;
d) ndarjet buxhetore,
e) rregullimet e ndarjeve buxhetore;
f) ndarjet buxhetore që janë vënë në dispozicion për organizatën buxhetore për shpenzim me anë
të njoftimeve për fondet e alokuara;
g) shtrirjet në të cilat fondet e alokuara të organizatës buxhetore janë shënuar si fonde të zotuara;
dhe
h) shpenzimet faktike të bëra.
Neni 44
Regjistrat kontabël të organizatës buxhetore
44.1 Zyrtari Kryesor Financiar i organizatës buxhetore, do të regjistrojë të gjitha transakcionet dhe do të
mbaj regjistrat kontabël në përputhje me Rregullat KMF, si dhe të sigurojë kopjet e regjistrave kontabël
për Ministrin e Financave dhe Ekonomisë.
44.2 Zyrtari Kryesor Financiar i një organizate buxhetore dhe Zyrtari Kryesor Administrativ, tridhjetë (30)
ditë pas përfundimit të çdo viti fiskal, do ti sigurojë Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit (i) deklaratat e pa-
audituara financiare të organizatës buxhetore për vitin përkatës fiskal dhe (ii) një konfirmim me shkrim se
këto deklarata financiare të organizatës buxhetore për vitin fiskal në fjalë, janë një pasqyrim i vërtetë dhe i
drejtë i financave dhe transakcioneve financiare të organizatës buxhetore për vitin përkatës fiskal.
29
44.3 Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit, brenda nëntëdhjetë (90) ditëve pas mbylljes së çdo viti fiskal do të
(i) bashkërendojë deklaratat financiare sipas paragrafit 2 të këtij neni me llogaritë fiskale dhe balancet e
parave të gatshme, dhe (ii) do t’i sigurojë Auditorit të Përgjithshëm deklaratat financiare të të gjitha
organizatave buxhetore për auditim.
44.4 Çdo organizatë buxhetore poashtu duhet t’i dorëzojë Ministrit një raport vjetor për vitin e kaluar
fiskal. Ky raport duhet të dorëzohet brenda një muaji pas pranimit nga organizata buxhetore të
deklaratave të saj financiare të audituara për vitin përkats fiskal. Ky raport duhet të përfshijë:
a) një raportim mbi veprimtarinë e organizatës buxhetore, duke përfshirë një Deklaratë të
Rezultateve në të cilën identifikohen arritjet (rezultatet) kundrejt planit të veprimit i cili është
dorëzuar në Kuvend sipas pikës h), paragrafi 1 i nenit 21 të këtij ligji; dhe
b) deklaratat e audituara financiare për vitin fiskal që paraqesin:
(i) ndarjet buxhetore të bëra për organizatën buxhetore për vitin fiskal;
(ii) detajet reale të shpenzimeve kapitale dhe operative të organizatës buxhetore për vitin
fiskal; dhe
(iii) numrin e shërbyesve civil të përhershëm dhe të përkohshëm në fillim dhe në fund të viti
fiskal; dhe
44.5 Organizata buxhetore do ti mbajë regjistrat kontabël dhe financiar për së paku 7 vite pas vitit fiskal
për të cilin ato vlejnë.
44.6 Ministri do t’i dorëzojë Kuvendit dhe Qeverisë një raport të konsoliduar mbi secilën organizatë
buxhetore brenda tridhjetë (30) ditëve pasi që ky raport t’i jetë dorëzuar Ministrit nga organizata përkatëse
buxhetore..
Neni 45
Raportet tremujore buxhetore
45.1 Ministri do të përgatitë dhe Qeveria do të shqyrtojë raportet tremujore që mbulojnë vitin fiskal për
çdo çerek viti të përfunduar. Raportet e tilla do t’i parashtrohen Kuvendit brenda tridhjetë (30) ditëve nga
mbarimi i çdo çerek viti dhe të publikohen nga Ministri.
45.2 Raportet tremujore të dorëzuara sipas paragrafit 1 të këtij neni përfshijnë (i) raportin mbi
arkëtimet dhe shpenzimet që përmban të dhënat e përcaktuara me pikën b) paragrafi 2 i nenit 46 të këtij
ligji, (ii) të dhënat mbi investimet dhe detyrimet që përmbajnë të dhënat e përcaktuara me pikën c)
paragrafi 2 i nenit 46 të këtij ligji, dhe (iii) një deklaratë nga Ministri mbi atë se a janë të mjaftueshme apo
jo arkëtimet aktuale për të financuar ndarjet buxhetore të përcaktuara në ligjin mbi ndarjet buxhetore.
45.3 Nëse, në raportin tremujor, Ministri tregon se nuk ka fonde të mjaftueshme aktuale ose të
ardhshme për financimin e ndarjeve buxhetore të përcaktuara me Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore, Ministri
duhet që menjëherë të konsultohet me Drejtorin e Përgjithshëm të Thesarit dhe Drejtorin e Përgjithshëm
të Departamentit të Buxhetit mbi këtë çështje dhe të përgatisë një propozim për reduktimin e fondeve te
alokuara. Para se propozimi në fjalë të zbatohet, Ministri duhet të kërkojë dhe të marrë miratimin e
Qeverisë sipas nenit 36.
45.4 Kryetari i komunës duhet të përgatitë dhe t’i dorëzojë kuvendit komunal raporte tremujore të cilat
mbulojnë vitin fiskal deri në fund të tremujorit i cili sapo ka përfunduar. Këto raporte duhet t’i dorëzohen
kuvendit komunal dhe një kopje duhet t’i dorëzohet ministrit brenda tridhjetë (30) ditëve pas përfundimit të
çdo tremujori dhe më pas duhet të publikohen nga kryetari i komunës në faqen e internetit të komunës.
Çdo raport i këtillë duhet të paraqesë informatat e përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni së bashku me
një përmbledhje të statusit të të gjitha projekteve kapitale të shpenzimit.
Neni 46
30
Raporti përfundimtar mbi buxhetin
46.1 Jo më vonë se me 31 Mars të çdo viti kalendarik, Ministri do të përgatitë dhe dorëzojë Qeverisë, për
miratim dhe dorëzim në Kuvend, një raport përfundimtar përmbledhës të buxhetit për vitin e kaluar fiskal
dhe dy vitet paraprake fiskale, i cili përfshin:
a) një raport mbi të ardhurat dhe shpenzimet, i cili paraqet të dhëna krahasimore për këto vite lidhur
me:
(i) një mbishikim të të ardhurave dhe shpenzimeve faktike;
(ii) një mbishikim të ndonjë deficiti ose suficiti buxhetor si dhe mënyra se si është financuar
deficit ose si është investuar suficiti;
(iii) të ardhurat faktike, të identifikuara sipas llojit, të organizatave buxhetore të krahasuara
me parashikimet përkatëse në cilat janë përfshirë në buxhet;
(iv) shpenzimet faktike në lidhje me secilën kategori të shpenzimit krahasuar me (1) ndarjen
buxhetore për atë kategori, dhe (2) shpenzimin faktik për atë kategori gjatë vitit të
kaluar kalendarik;
(v) të ardhurat e defikuara faktike të pranuara, të identifikuara sipas llojit, dhe shpenzimet
faktike, sipas klasifikimit, nga ndarjet buxhetore për të ardhurat e dedikuara; dhe
(vi) numri faktik i punonjësve të përhershëm dhe të përkohshëm të organizatave buxhetore
krahasuar me numrat e autorizuar në buxhet;
(vii) pagesat faktike të interesit ose shumave në natyrën e interesit në borxh, sikur që është
paraparë ne nenet 50 dhe 51 të këtij ligji si dhe për pagimin e shumës kapitale të
borxhit;
(viii) detale mbi të gjithë pranuesit e granteve publike të bëra gjatë vitit fiskal si dhe
shumat te cilat ata i kanë pranuar;
(ix) detale të shpenzimeve nga ndarjet buxhetore për shpenzime të jashtëzakonshme, të
përshkruara në nenin 29 të këtij ligji; dhe
(x) detale mbi të gjitha rregullimet të cilat janë bërë në ndarje buxhetore, në përputhje me
nenet 30 dhe 31 të këtij ligji.
(b) informata mbi investimet dhe detyrimet, duke përfshirë:
(i) detale lidhur me investimet e parave publike të cilat janë kryer gjatë vitit fiskal;
(ii) detale mbi ndonjë detyrim të përshkruar në nenet 50 ose 51 të këtij ligji;
(iii) një llogaritje të plotë të aseteve të cilat mbahen nga organizatat buxhetore në fund të vitit
fiskal; dhe
(iv) një vlerësim të të gjitha detyrimeve kontigjente, duke përfshirë një vlerësim të riskut të
këtyre detyrimeve kontigjente.
46.2 Kryetari i komunës duhet të përgatitë dhe t’i dorëzojë kuvendit komunal një raport përfundimtar
përmbledhës buxhetor i cili përmban të dhënat e përcaktuara në nenin 46.1, sikur që aplikohen ato për
komunën përkatëse.
KREU II
Auditimi i jashtëm
Neni 47
Auditimi nga Auditori i Përgjithshëm
47.1 Auditori i Përgjithshëm do të përgatisë dhe t’i dorëzojë Kuvendit një raport mbi deklaratat financiare
të organizatave buxhetore dhe ndërmarrjeve publike për vitin e kaluar fiskal. Nëse organizata buxhetore
është komunë, raporti po ashtu duhet t’i sigurohet kuvendit komunal. Ky raport do të parashtrojë opinionet
e Auditorit të Përgjithshëm mbi atë se nëse deklaratat financiare të organizatave të këtilla buxhetore japin
31
një pasqyrë të vërtetë dhe të drejtë të financave të këtyre organizatave buxhetore dhe ndërmarrjeve
publike.
47.2 Auditori i Përgjithshëm do të ketë qasje të pakufizuar në të gjitha informatat dhe shpjegimet që për
mendimin e tij/saj janë të nevojshme me qëllimin të ekzekutimit të auditimit financiar.
47.3 Auditori i Përgjithshëm do të paraqesë një raport në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni deri më
31 Korrik në vijim të vitit fiskal me të cilin ndërlidhet raporti.
47.4 Kopjet e raportit të Auditorit të Përgjithshëm do të vihen në dispozicion të publikut.
Neni 48
Auditimi nga jashtë i Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës
Asnjë dispozitë e këtij ligji nuk e pengon ose ndikon dhe nuk mund të interpretohet për të penguar ose
ndikuar në autoritetin e Auditorit të Përgjithshëm për të audituar ose për të bërë aranzhimin e auditimit të
jashtëm të cilësdo organizatë buxhetore, autoritet publik ose ndërmarrje publike në çdo kohë.
PJESA IX
Kufizimet në Huamarrje, Garantime, Huadhënie, Kapitalizim, Grante dhe Subvencione
Neni 49
Kufizimet e Përgjithshme
49.1 Përveç në rastet e përcaktuara në nenet 50-54 të këtij ligji, asnjë organizatë buxhetore, autoritet
publik ose ndërmarrje e kontrolluar publike nuk duhet të bëjë një marrëveshje të çfarëdo lloji në të cilën
përfshihet huazimi i parave, zgjatja e një huadhënie ose vendosja e një kredie.
49.2 Përveç në rastet e përcaktuara në nenet 50-54 të këtij ligji, asnjë organizatë buxhetore, autoritet
publik ose ndërmarrje e kontrolluar publike, (i) nuk mund të lëshojë asnjë instrument, siç mund të jetë
ndonjë obligacion (instrument detyrimi) apo letër-vlerë huamarrje kundrejt besueshmërisë (premtim i pa-
garantuar pagese) duke vendosur kështu një obligim borxhi në organizatën buxhetore, autoritetin publik
ose ndërmarrjen e kontrolluar publike, (ii) nuk do të garantojë apo sigurojë efektshmërinë apo ri-pagimin e
një borxhi apo obligimi të çfarëdo organizate buxhetore, autoriteti publik, ndërmarrje ose person, ose, (iii)
të merret me çfarëdo aktiviteti huadhënës.
49.3 Përveç nëse autorizohet shprehimisht me një ligj të nxjerrë nga Kuvendi, asnjë organizatë
buxhetore, autoritet publik ose ndërmarrje e kontrolluar publike nuk mund të themelojë, kapitalizojë,
marrë ose shfrytëzojë para publike ose çfarëdo fonde ose asete publike për të themeluar, kapitalizuar ose
marrë, drejtpërdrejtë ose tërthorazi një ndërmarrje ose një interes në një ndërmarrje. Ky kufizim nuk mund
të interpretohet për të kufizuar autoritetin e Qeverisë për të marrë nga AKM aksionet në njësitë e
përcaktuara në Listën A.
49.4 Aktet e bëra, marrëveshjet ose instrumentet e ekzekutuara të borxhit, nga cilado organizatë
buxhetore, autoritet publik ose ndërmarrje e kontrolluar publike dhe që është në kundërshtim me
kufizimet e përcaktuara në këtë nen janë të pavlefshme dhe të pa zbatueshme, përveç siç thuhet në
mënyrë specifike sipas neneve 50-54 të këtij ligji.
Neni 50
Përjashtimet e Veçanta
50.1 Kufizimet e përcaktuara në paragrafët 1 dhe 2 të nenit 49 të këtij ligji nuk zbatohen për:
a) marrëveshjet e lidhura sipas Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare Financiare;
32
b) një instrument të borxhit ose sigurim të borxhit të nxjerrë nga Qeveria e Kosovës nëse Kuvendi
shprehimisht e ka paraparë nxjerrjen e këtij instrumenti ose sigurimi në Buxhetin e Konsoliduar të
Kosovës;
c) një marrëveshje për huamarrje të lidhur nga Qeveria e Kosovës, e cila mundëson huamarrjen e
parave nga Qeveria e Kosovës, nëse Kuvendi shprehimisht e ka paraparë këtë huamarrje në
Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.
50.2 Kufizimet e përcaktuara në paragrafët 1 dhe 2 të nenit 49 të këtij ligji nuk zbatohen për shumat që
i ofrohen një njësie të përcaktuar nga një organizatë buxhetore në formë të ndihmës financiare në bazë të
autorizimit të një Ligji Vjetor për Ndarjet Buxhetore. Përveç nëse në ligjin përkatës për ndarjet buxhetore
kjo ndihmë është karakterizuar si “grant” - të gjitha këto shuma nuk do të trajtohen si grant ose donacion;
por si hua për njësinë e përcaktuar. Kjo hua prodhon efektin e pengut të prioritetit më të lartë në të mirë të
Qeverisë dhe që mund të përmbarohet nga Qeveria ndaj pasurisë së njësisë së përcaktuar, duke
përfshirë asetet e marra pas dhënies së huas.
50.3 Pavarësisht kufizimeve të paragrafit 2 të nenit 49 të këtij ligji, Ministri, pas marrjes së miratimit
nga Qeveria e Kosovës, mund të ekzekutojë një garancion.
Neni 51
Përjashtimet e Përgjithshme
Qeveria mundet, me qëllim të huazimit ose garantimit për ri-pagim të parave të cilat nevojiten për
përmbushjen e një qëllimi legjitim publik, të marrë hua ose të bëj një marrëveshje garantimi me (i) një
institucion ndërkombëtar financiar të saktësuar në Listën B të këtij ligji; ose (ii) me ndonjë institucion tjetër
financiar, nëse lënda primare e një marrëveshje të tillë përfshin zgjatjen e një huamarrjeje apo themelimin
e një mjeti kreditues të garantuar ose të siguruar nga një institucion ndërkombëtar financiar i përcaktuar
në Listën B. Qëllimi i marrëveshjes së propozuar dhe shuma e cila propozohet në huazohet ose të
garantohet duhet të përcaktohet shprehimisht në Buxhetin e miratuar të Konsoliduar të Kosovës.
Neni 52
Ministri i Financave në cilësinë e Agjentit të Vetëm të Autorizuar
Ministri vepron në cilësinë e agjentit të Qeverisë për të gjitha aktivitetet huamarrëse të Qeverisë. Ministri
është përgjegjës për kryerjen e të gjitha negociatave dhe lidhjen e të gjitha marrëveshjeve apo
aranzhimeve të huamarrjes dhe në bazë të këtij ligji autorizohet si agjenci i vetëm i Qeverisë për këtë
qëllim.. Ministri është shprehimisht i autorizuar që:
a) ta përfaqësojë Qeverinë gjatë ushtrimit të aktiviteteve të saj të huamarrjes ose garantimit;
b) të kryejë të gjitha negociatat me palët huazuese dhe palët e treta në emër të Qeverisë;
c) të ekzekutojë të gjitha dokumentet e huazimit ose garantimit në cilësinë e agjentit të autorizuar të
Qeverisë; dhe
d) të mbajë origjinalin e marrëveshjes dhe të gjitha dokumentet tjera përcjellëse.
Neni 53
Kufizimet në Grante, Donacione dhe Subvencione
53.1 Asnjë organizatë buxhetore ose autoritet publik nuk mund të japin një grant, donacion ose
subvencion për një person ose ndërmarrje, përveç dhe deri në masën e lejuar shprehimisht nga një ligj
mbi ndarjet buxhetore.
33
53.2 Nëse në një ligj për përvetësime autorizohet një organizatë buxhetore ose autoritet publik që të japë
një grant, donacion ose subvencion për një ose më shumë persona dhe/ose ndërmarrje, atëherë kjo
organizatë buxhetore ose ky autoritet publik duhet t’i përmbushin të gjitha kushtet e përcaktuara në Ligjin
përkatës të Ndarjeve Buxhetore si dhe rregullat e nxjerra nga Ministri sipas paragrafit 3 të këtij neni gjatë
dhënies së grantit, donacionit ose subvencionit.
53.3 Ministri është shprehimisht i autorizuar që të nxjerrë rregullat të cilat duhet të respektohen nga
organizatat buxhetore ose autoritetet publike gjatë përzgjedhjes së pranuesit ose pranuesve si dhe
përcaktimit të shumës ose shumave të cilat do të epen në formë të grantit, donacionit ose subvencionit.
Këto rregulla duhet të sigurojnë që procesi të ketë për qëllim arritjen e synimeve të Kuvendit kur i njëjti e
ka autorizuar grantin, donacionin ose subvencionin përkatës në ligjin përkatës për ndarjet buxhetore.
Neni 54
Kontratat e Ortakërisë Publiko-Private
54.1 Pavarësisht nga kufizimet e përcaktuara në paragrafët 1 dhe 2 të nenit 49 të këtij ligji, organizata
buxhetore ose autoriteti publik mund të hap tender dhe të japë një kontrate të ortakërisë publiko-private
nëse;
a) projekti dhe kushtet e tenderit përkatës, para publikimit, janë miratuar paraprakisht nga Ministri;
b) tenderimi dhe dhënia e kësaj kontrate janë në përputhje materiale me dispozitat e aplikueshme
të Ligjit mbi Procedurën për Dhënien e Koncesioneve dhe Ligjit për Prokurim Publik.
c) kontrata kryesore si dhe të gjitha nën-marrëveshjet apo marrëveshjet anësore kanë kohëzgjatje
që është e arsyeshme duke marrë parasysh madhësinë dhe lëndën e kontratës ose
marrëveshjes;
d) procesi i tenderimit dhe dhënies së kontratës janë në përputhje me të gjitha rregullat për
ortakëritë publiko-private të nxjerra nga BE ose një autoritet ekzekutiv i BE-së; dhe
e) kontrata përfundimtare e ortakërisë publiko-privatë është miratuar nga Qeveria dhe është
nënshkruar nga Ministri dhe personi ose personat përgjegjës të autorizuar për nënshkrim në
organizatën buxhetore.
54.2 Para tenderimit të një Kontrate të Ortakërisë Publiko-Private, organizata buxhetore ose autoriteti
publik duhet që së pari të përgatisë dhe dorëzojë Ministrit një kërkesë formale lidhur me përkrahjen e
nevojshme buxhetore, e cila përfshin (i) një përshkrim të hollësishëm të llojit, shumës së propozuar dhe
kohëzgjatjes së përkrahjes së kërkuar buxhetore (ii) një përshkrim gjithëpërfshirës dhe të hollësishëm të
projektit duke përfshirë edhe matricën e rrezikut të projektit, (iii) një hulumtim të hollësishëm të fizibilitetit
financiar, (iv) një draft të kontratës kryesore të propozuar dhe (v) çfarëdo dokumenti tjetër që kërkohet
nga Ministri.
54.3 Pas pranimit të informatave të kërkuara, Ministri ia përcjell kërkesën dhe dokumentet e tjera
NJOPP, e cila menjëherë kryen një rishikim teknik të tyre. NJOPP ia paraqet Ministrit opinionin e saj
profesional lidhur me arsyeshmërinë e kërkesës për përkrahje buxhetore brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve
pas fillimit të rishikimit të sipër cekur. Në këtë opinion, NJOPP duhet të përfshijë edhe një analizë të riskut
të të gjitha detyrimeve kontingjente të cilat ndërlidhen me kërkesën e sipër cekur.
54.4 Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas pranimit të opinionit të NJOPP, Ministri e refuzon ose e
miraton kërkesën me shkrim. Ministri mund ta miratojë përkrahjen e kërkuar buxhetore plotësisht ose
pjesërisht. Ministri po ashtu mund të kushtëzojë miratimin e tij. Të gjitha miratimet e Ministrit duhet të
ratifikohen nga Qeveria para se të hyjnë në fuqi.
54.5 Nëse Qeveria e ratifikon vendimin e Ministrit, (i) Ministri duhet që menjëherë të zbulojë në tërësi
para publikut dhe Kuvendit të gjitha aspektet materiale të përkrahjes buxhetore e cila është dhënë ose do
të jepen për një Kontratë Ortakërie Publiko-Private dhe (ii) autoriteti kontraktues mund ta vazhdojë
procesin e tenderimit; megjithatë, pas përfundimit të këtij procesi, për dhënien e kontratës nevojitet
miratimi i Qeverisë.
34
PJESA X
Përgjegjësia e Ndërmarrjeve Autonome Publike
Neni 55
Grantet për Ndërmarrjet Autonome Publike
Organizata buxhetore mund të sigurojë një grant për një ndërmarrje autonome publike vetëm nëse një
ndarje buxhetore për organizatën përkatëse buxhetore shprehimisht dhe në mënyrë të saktë e autorizon
një grant të tillë, dhe, në raste të tilla, organizata buxhetore do të sigurojë që çfarëdo kushti i vendosur
nga ndarja buxhetore në një grant të tillë të respektohet plotësisht.
Neni 56
Njoftimi mbi Ngjarjet e Rëndësishme
Nëse një ndërmarrje autonome publike propozon të ndërmarrë cilindo nga veprimet në vijim, ndërmarrja
autonome publike duhet që së pari ti sigurojnë Ministrit një raport me shkrim i cili përmban informata të
hollësishme mbi veprimin e propozuar:
a) themelimin ose marrjen pjesë në themelimin e një personi juridik, kompanie, ortakërie, trusti,
sipërmarrje të përbashkët afariste pa personalitet juridik, ose çfarëdo shoqërie tregtare ose jo-
tregtare ose shoqate;
b) të kërkojë, ekspozojë apo të modifikoj karakterin apo përmasat e shtrirjes së çfarëdo interesi të
mbajtur nga një organizatë apo shoqatë e përmendur në pikën (a);
c) përvetësimin apo rregullimin e çfarëdo pasurie operative apo të rëndësishme;
d) shuarjen, zgjerimin apo modifikimin e veprimtarive,
e) ushtrimin e interesave pronësore ndaj cilësdo prej organizatave apo shoqatave të përmendura në
pikën (a), më lartë, për të nxitur një organizatë të tillë që të ndërmarrë veprimet e saktësuara nën
pikat (a)-(d) më lartë; dhe
f) angazhimin në çfarëdo aktiviteti huamarrës ose huadhënës.
PJESA XI
Komunat
KREU I
Dispozitat e Përgjithshme
Neni 57
Zbatimi i këtij ligji në komuna
Të gjitha dispozitat e këtij ligji zbatohen për komunat njëlloj si për organizatat e tjera buxhetore, përveç (i)
nëse shprehimisht është përcaktuar ndryshe në këtë Pjesë XI ose në një dispozitë tjetër të këtij ligji, ose
(ii) nëse zbatimi i dispozitës për një komunë bie ndesh me LFPL.
Neni 58
Të ardhurat komunale
35
58.1 Përveç për përkrahjen financiare për një komunë e cila epet nga Republika e Serbisë, të gjitha
paratë ose të ardhurat e mbledhura ose pranuara nga një komunë, pavarësisht nëse kualifikohen si “të
ardhura vetanake komunale” duhet të depozitohen menjëherë në llogarinë përkatëse zyrtare bankare.
Përkrahja financiare e dhënë nga Republika e Serbisë duhet që menjëherë të depozitohet në (i) një
llogari zyrtare bankare ose (ii) në një llogari në një bankë komerciale në përputhje me kushtet e
përcaktuara në LFPL.
58.2 Pas depozitimit në një llogari zyrtare bankare, komuna duhet ta regjistrojë depozitën në Regjistrin
Kontabël të Thesarit në përputhje me Rregullat KMF, në regjistër duhet të përcaktohet (i) shuma e
përgjithshme të depozituar, (ii) një klasifikim i fondeve të depozituara sipas burimit, dhe (iii) të gjitha
informatat e tjera që kërkohen sipas Rregullave KMF. Të gjitha të ardhurat e depozituara në llogarinë
zyrtare bankare të komunës duhet të transferohen në llogarinë përkatëse në Fondin e Konsoliduar të
Kosovës në mënyrën dhe brenda afatit të përcaktuar në Rregullat e KMF.
58.3 Të gjitha shumat e depozituara dhe që hyjnë në përkufizimin e “të ardhurave vetanake komunale”
janë të ardhura të dedikuara të komunës përkatëse. Këto të ardhura i ndahen komunës përkatëse në
pajtim me propozim-buxhetin dhe kërkesën e saj për ndarje buxhetore.
Neni 59
Ndihma Financiare nga Republika e Serbisë
59.1 Komunat kanë të drejtë që të pranojnë ndihmë financiare nga Republika e Serbisë.
59.2 Të gjitha ndihmat financiare për një komunë nga Republika e Serbisë (i) janë të ardhura të
dedikuara të asaj komune dhe (ii) do të shfrytëzohen nga komuna vetëm për qëllime që ndërlidhen
drejtpërdrejt me ushtrimin e kompetencave të saj komunale.
59.3 Komuna duhet të sigurojë që të gjitha këto ndihma financiare të depozitohen (i) në një llogari zyrtare
bankare në pajtim me kërkesat e përcaktuara në LMFPP ose (ii) në një llogari në një bankë komerciale e
cila është certifikuar nga AQBK. Nëse një ndihmë financiare depozitohet në një bankë komerciale,
komuna duhet ta regjistrojë atë depozit në Regjistrin Kontabël të Thesarit në përputhje me Rregullat KMF,
ku duhet të përcaktohet (i) shuma e përgjithshme e depozituar, (ii) burimi i fondeve të depozituara, dhe
(iii) të gjitha të dhënat e tjera që kërkohen sipas Rregullave KMF.
59.4 Nëse ndihma financiare depozitohet në një llogari zyrtare bankare, atëherë kjo ndihmë do t’i
përvetësohet komunës në pajtim me propozim-buxhetin dhe kërkesën e saj për ndarje buxhetore nëse
këto dokumente përcaktojnë se kjo ndihmë financiare do të shfrytëzohet nga komuna vetëm për qëllime
që ndërlidhen drejtpërdrejt me ushtrimin e kompetencave të saj komunale.
59.5 Nëse ndihma financiare depozitohet në një llogari në një bankë komerciale, komuna mund t’i
shfrytëzojë lirshëm këto mjete për çfarëdo qëllimi i cili ndërlidhet drejtpërdrejtë me ushtrimin e
kompetencave të saj komunale. Sidoqoftë, të gjitha shpenzimet nga kjo ndihmë financiare duhet të
raportohen menjëherë nga komuna në Thesar sipas Rregullave KMF.
59.6 Të gjitha këto ndihma financiare janë të përjashtuara nga taksat, tarifat, detyrimet ose shumat e
ngjashme të cilat parashihen me ligj ose te cilat kërkohet të shqiptohen ose mblidhen nga një autoritet
publik.
59.7 Kjo ndihmë financiare nuk merret parasysh, në asnjë mënyrë, nga Ministri i Ekonomisë dhe
Financave, Komisioni i Granteve ose Kuvendi gjatë përcaktimit të shumës për një Grant ose një ndarje
buxhetore për komunën përkatëse.
KREU II
36
Përgatitja e Propozim Buxhetit dhe Kërkesës për Ndarje Buxhetore nga Komuna
Neni 60
Përgatitja dhe rishqyrtimi i propozim-buxheteve dhe kërkesave për ndarje buxhetore
nga ZKF dhe Kryetari i Komunës
60.1 ZKF i komunës duhet, me ose para 1 Korrikut të vitit aktual kalendarik, t’i dërgojë kryesuesit të
secilit departament komunal të komunës një qarkore buxhetore komunale e cila përmban informata dhe
udhëzime mbi (i) tavanet e shpenzimeve të aplikueshme për departamentin përkatës për vitin e
ardhshëm fiskal si dhe vlerësime mbi këto tavane për dy (2) vitet e ardhshme fiskale, dhe (ii)
metodologjinë dhe formularët që duhet të shfrytëzohen nga departamenti përkatës gjatë përgatitjes së
propozim-buxhetit dhe kërkesës për ndarje buxhetore për vitin e ardhshëm fiskal. Qarkorja buxhetore
duhet të përfshijë:
a) procedurat që duhet përdorur nga departamenti gjatë përgatitjes së propozim buxhetit dhe
kërkesës për ndarje buxhetore;
b) të dhënat të cilat duhet të parashtrohen në propozim-buxhet dhe në kërkesën për ndarje
buxhetore;
c) detale mbi formatin në të cilin duhet të përgatitet propozim-buxheti dhe kërkesa për ndarje
buxhetore; dhe
d) afatin e fundit deri në të cilin departamenti duhet të përfundojë dhe t’i dorëzojë ZKF-së propozim-
buxhetin dhe kërkesën për ndarje buxhetore.
60.2 Pasi skadimit të afatit kohor të përcaktuar në qarkoren e brendshme buxhetore, ZKF duhet (i) të
shqyrtojë propozim-buxhetet dhe kërkesat për ndarje buxhetore të cilat janë dorëzuara nga
departamentet komunale, dhe (ii) të mbajë takime me secilin departament me qëllim të shqyrtimit dhe
kuptimit të propozim-buxhetit dhe të departamenteve përkatëse si dhe për të bërë përpjekje për zgjidhjen
e çështjeve dhe shqetësime që kanë të bëjnë me propozim-buxhetin, veçanërisht sa ka të bëjë me
përputhshmërinë e propozim-buxhetit me Tavanet e Brendshme Komunale të Shpenzimeve dhe qarkoren
buxhetore komunale.
60.3 Pas mbajtjes së takimeve të parapara në paragrafin 2 të këtij neni, ZKF duhet të përgatisë dhe t’i
dorëzojë Kryetarit të Komunës Buxhetin e propozuar Komunal për vitin e ardhshëm fiskal dhe vlerësime
për dy (2) vitet e ardhshme fiskale. Këto dokumente duhet të dorëzohen në formën e cila është në pajtim
me qarkoren buxhetore të nxjerrë nga Ministri. ZKF duhet që njëkohësisht t’u shpërndajë departamenteve
komunale të komunës propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm fiskal.
Neni 61
Shqyrtimi i Buxhetit Komunal nga Kuvendi Komunal
61.1 Pas miratimit të propozim-Buxhetit Komunal nga Kryetari i Komunës, Kryetari i Komunës, deri me
1 Shtator të vitit përkatës fiskal, duhet t’ia dorëzojë këto dokumente Kuvendit Komunal. Të dhënat
financiare si faturat, shpenzimet dhe financimi si dhe dokumentacioni tjetër i paraqitet në propozim-
Buxhetin Komunal duhet të jetë gjithë përfshirës, transparent dhe në përputhje me Sistemin e Klasifikimit
në bazën e parave të gatshme të SFQ i cili publikohet kohë pas kohe nga FMN. Propozim-Buxheti
Komunal duhet të përfshijë:
a) parashikime dhe supozime ekonomike dhe buxhetore;
b) vlerësime të përgjithshme të të ardhurave nga të gjitha burimet, duke përfshirë (i) grantet, në
përputhje me shumat e këshilluara në qarkoren(t) buxhetore të nxjerra nga Ministri, (ii) ndihmën
nga burimet jashtë Kosovës, dhe (iii) të ardhurat e parashikuara vetanake të komunës;
c) një cak të përgjithshëm të shpenzimeve në të gjitha kategoritë ekonomike të shpenzimit;
d) vlerësime të përkrahjes së pritur nga donatorët; dhe
e) çfarëdo të dhëna të tjera me rëndësi materiale për buxhetin të cilat ZKF e konsideron të
arsyeshme për t’u përfshirë.
37
61.2 Pas pranimit të propozim-buxhetit, Kuvendi Komunal do të mbajë dëgjime publike në përputhje
me aktet a aplikueshme ligjore të komunës. Pas këtyre dëgjimeve, Kuvendi Komunal, deri në datën e
përcaktuar në paragrafin 3 të nenit 20 të këtij ligji, duhet të shqyrtojë, ndryshojë siç e sheh të nevojshme
ose të arsyeshme si dhe të miratojë dhe t’ia dorëzojë Ministrit propozim-buxhetin Komunal.
61.3 Buxheti i miratuar Komunal duhet të jetë në përputhje me kushtet e përcaktuara në nenin 20 të
këtij ligji dhe udhëzimet e dhëna në qarkoret buxhetore të nxjerra nga Ministri.
Neni 62
Mos dorëzimi me kohë i propozim-buxhetit dhe kërkesës për ndarje buxhetore nga komuna
62.1 Nëse kryetari i komunës dështon që t’ia dorëzojë Kuvendit Komunal propozim-buxhetin dhe
kërkesën për ndarje buxhetore deri me 1 Shtator të vitit aktual fiskal sipas paragrafit 1 të nenit 61 të këtij
ligji:
a) Ministri menjëherë bën emërimin e një administratori financiar komunal për komunën në fjalë dhe pas
këtij emërimi, të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë të cilat i janë dhënë kryetarit të komunës sipas këtij ligji
ose LFPL shndërrohen në të drejta dhe përgjegjësi të administratorit financiar komunal; dhe
b) Kryetari i komunës i nënshtrohet procedurave të përcaktuara në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.
62.2 Nëse kuvendi komunal dështon që me kohë të bëjë miratimin dhe dorëzimit te Ministri të
propozim-buxhetit komunal dhe kërkesës për ndarje buxhetore të cilat janë në pajtim me kushtet e
përcaktuara në këtë ligj deri në datën e përcaktuar në paragrafin 3 të nenit 20 të këtij ligji, Ministri është i
autorizuar që të përgatitë propozim-buxhetin dhe kërkesën për ndarje buxhetore për këtë komunë të cilat
bazohen, mirëpo nuk janë më të mëdha se, buxheti dhe ndarjet buxhetore të komunës për vitin ekzistues
fiskal.
62.3 Nëse – pas datës së përcaktuar në paragrafin 3 të nenit 20 të këtij ligji, mirëpo para se Kuvendi të
ketë bërë miratimin e BKK-së dhe Ligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin e ardhshëm fiskal – kuvendi
komunal miraton dhe i dorëzon Ministrit propozim-buxhetin komunal dhe kërkesën për ndarje buxhetore,
Ministri duhet që menjëherë t’ia dorëzojë këto dokumente Qeverisë e cila menjëherë i’a dorëzon këto
dokumente Kuvendit. Kuvendi mundet, mirëpo nuk është i detyruar, që t’i marrë parasysh këto
dokumente gjatë finalizimit dhe miratimit të BKK dhe Ligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin e ardhshëm
fiskal.
62.4 Nëse – pasi që Kuvendi ta miratojë BKK-në dhe Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin e ardhshëm
fiskal – kuvendi komunal miraton dhe i dorëzon Ministrit propozim-buxhetin komunal dhe kërkesën për
ndarje buxhetore, Ministri duhet që menjëherë t’ia dorëzojë këto dokumente Qeverisë e cila menjëherë i’a
dorëzon këto dokumente Kuvendit. Kuvendi mundet, mirëpo nuk është i detyruar, që ta ndryshojë BKK-në
dhe Ligjin për Ndarjet Buxhetore për t’i pasqyruar dokumentet e dorëzuara.
62.5 Nëse kuvendi komunal dështon që ta miratojë dhe t’ia dorëzojë Ministrit propozim-buxhetin dhe
kërkesën për ndarje buxhetore deri me 1 Mars, atëherë asnjë shpenzim nuk duhet të bëhet nga ose në
emër të komunës në fjalë deri në kohën kur kuvendi komunal ta miratojë dhe t’ia dorëzojë Ministrit këto
dokumente. Pas miratimit dhe dorëzimit të këtyre dokumenteve te Ministri nga kuvendi komunal, këto
dokumente i nënshtrohen procedurës së paraparë në paragrafin 4 të nenit 62 të këtij ligji.
PJESA XII
Financimi i Agjencive të Pavarura dhe Gjykatave
Neni 63
Zbatimi i këtij ligji për Agjencitë e Pavarura dhe Gjykatat
38
63.1 Përveç nëse shprehimisht është përcaktuar ndryshe në këtë Pjesë, të gjitha dispozitat e këtij ligji
zbatohen për agjencitë e pavarura dhe gjykatat, njëlloj si edhe për organizatat e tjera buxhetore.
63.2 Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) është i autorizuar dhe ka përgjegjësinë që të veprojë në
cilësinë e përfaqësuesit të të gjitha gjykatave të Kosovës në lidhje me përgatitjen dhe dorëzimin e
propozim-buxheteve dhe kërkesave të tyre për ndarje buxhetore, në përputhje me këtë ligj.
63.3 Në rast të konfliktit ndërmjet dispozitave të kësaj Pjese dhe dispozitave të një ligji tjetër ose
Rregullore të UNMIK-ut, dispozitat e kësaj Pjese mbisundojnë.
Neni 64
Të Ardhurat e Agjencive të Pavarura dhe Gjykatave
64.1 Të gjitha paratë ose të ardhurat e mbledhura ose të pranuara nga një agjenci e pavarur ose një
gjykatë janë para publike dhe duhet që menjëherë të depozitohen në llogarinë përkatëse zyrtare bankare
të krijuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit. Agjencia ose gjykata përkatëse, pas bërjes së depozitit,
duhet që menjëherë të dërgojë në Thesar një njoftim me shkrim, në formën e përcaktuar në Rregullat
KMF, ku paraqet (i) shuma e përgjithshme të depozituar, (ii) një klasifikim sipas burimit të fondeve të
depozituara, dhe (iii) të gjitha informatat e tjera të cilat kërkohen sipas Rregullave KMF.
64.2 Nëse një ligj ose Rregullore e UNMIK-ut përcakton se fondet e mbledhura ose të pranuara nga një
agjenci e pavarur ose një gjykatë duhet të shfrytëzohen ekskluzivisht nga ajo agjenci e pavarur ose
gjykatë, atëherë ato fonde janë të ardhura të dedikuara të asaj agjencie te pavarur ose gjykate. Në raste
të këtilla, Thesari do të krijojë një llogari ose nën-llogari të veçantë në Fondin e Konsoliduar të Kosovës
për ato fonde të dedikuara.
Neni 65
Procesi i buxhetimit për agjencitë e pavarura dhe gjykatat duhet të jetë i lirë nga ndikimet politike
dhe afariste
65.1 Asnjë organizatë buxhetore, autoritet publik, person ose ndërmarrje nuk duhet të shfrytëzojë ose
të tentojë të shfrytëzojë procesin e buxhetimit ose atë të ndarjes buxhetore të një agjencie të pavarur ose
një gjykate në një mënyrë që ka për qëllim ushtrimin e ndikimit politik, personal ose komercial në
agjencinë e pavarur ose gjykatën.
65.2 Në rastin e agjencisë së pavarur rregullatore, asnjë autoritet publik, person ose ndërmarrje mbi të
cilin ushtron pushtet agjencia në fjalë nuk mund të marrë pjesë ose të tentojë të ndikojë, drejtpërdrejt ose
tërthorazi në procesin e buxhetimit ose atë të ndarjes buxhetore për agjencinë në fjalë. Kjo ndalesë po
ashtu vlen dhe duhet të respektohet plotësisht nga të gjitha autoritetet publike ose zyrtarët të cilët kanë
rol udhëheqës, rol në politikë bërje ose rol tjetër në industrinë ose fushën e rregulluar nga agjencia.
65.3 Në rastin e një gjykate, asnjë autoritet publik, person ose ndërmarrje – përveç KGJK-së,
Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe Kuvendit – nuk do të marrë pjesë ose të tentojë të ndikojë,
drejtpërdrejt apo tërthorazi, në procesin e buxhetimit ose atë të ndarjes buxhetore për gjykatën në fjalë.
Neni 66
Agjencitë e Pavarura me të hyra të përcaktuara
66.1 Gjatë procesit të buxhetimit për një agjenci të pavarur me të hyra të përcaktuara, as Ministri dhe
as Qeveria nuk janë të autorizuara që të bëjnë ndryshimin e propozim-buxhetit ose kërkesës për ndarje
buxhetore të një agjencie të pavarur ose gjykatave, nëse ky dokument është dorëzuar deri në datën e
përcaktuar në qarkoren buxhetore dhe në përputhje me formën e kërkuar në qarkore. Nëse dokument
nuk i është dorëzuar Ministrit deri në datën e përcaktuar, Ministri është i autorizuar që të përgatisë
39
propozim-buxhetin dhe kërkesën për ndarje buxhetore për agjencinë përkatëse të pavarur të cilat duhet
të bazohet, mirëpo të mos jenë më shumë, se buxheti dhe kërkesa për ndarje buxhetore për vitin aktual
fiskal.
66.2 Ministri dhe Qeveria duhet të sigurojnë që të gjitha këto propozim-buxhete dhe kërkesa për
ndarje që i referohen paragrafin 1 të këtij neni, (i) të inkorporohen, pa ndryshime, në propozim-BKK-në
dhe propozim-Ligjin për Ndarjet Buxhetore, dhe (ii) t’i dorëzohen Kuvendit. Megjithatë, Ministri mundet, në
një dokument të veçantë, po ashtu t’i dorëzojë Kuvendit komente lidhur me cilindo propozim-buxhet apo
kërkesë të këtillë për ndarje buxhetore.
PJESA XIII
Procedurat Gjyqësore dhe të Arbitrazhit që përfshijnë një Autoritet Publik
Neni 67
Procedurat e ardhshme gjyqësore ose të arbitrazhit
67.1 Nëse, në cilëndo kohë pas hyrjes në fuqi të kësaj Pjese XIII, një person ose organizatë paraqet
në gjykatë ose tribunal të arbitrazhit një ankesë ose kërkesë kundër një autoriteti publik me anë të së
cilës kërkohet kompensim monetar ose kompensim tjetër nga autoriteti publik, apo një ankesë ose
kërkesë me të cilën pretendohet një e drejtë në ose mbi pronën e cila është në pronësi ose posedim të
një autoriteti publik ose nën administrimin e një autoriteti publik, personi ose organizata në fjalë
(“parashtruesi i ankesës”) duhet t’i sigurojë një kopje të kësaj ankese ose kërkese autoritetit përkatës
publik, Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Financave.
67.2 Kjo ankesë ose kërkesë nuk do të konsiderohet nga asnjë gjykatë ose tribunal i arbitrazhit se
është paraqitur në mënyrë të rregullt dhe me kohë, përveç nëse dhe përderisa parashtruesi i ankesës t’i
ketë përmbushur në tërësi kërkesat e paragrafit 1 të këtij neni. Kjo ankesë ose kërkesë, nga pikëpamja
juridike, do të konsiderohet se është paraqitur vetëm në datën kur kërkesat e paragrafit 1 të këtij neni të
jenë përmbushur plotësisht; dhe çfarëdo afate kohore statutore do të vazhdojë të zbatohet përderisa këto
kërkesa të jenë përmbushur. Gjykata ose tribunali i arbitrazhit nuk do të caktojë, urdhërojë, iniciojë ose
ushtrojë asnjë procedurë e cila ndërlidhet me ankesën ose kërkesën përderisa parashtruesi i ankesës të
këtë dorëzuar në gjykatë ose tribunal të arbitrazhit prova të arsyeshme mbi përmbushjen e kërkesave të
sipër cekura.
67.3 Nëse autoritet përkatës publik është Qeveria, Ministria e Drejtësisë ka të drejtën, autorizimin dhe
detyrimin që ta përfaqësojë Qeverinë në procedurat përkatëse.
67.4 Nëse autoritet përkatës publik nuk është Qeveria, Ministria e Drejtësisë ka të drejtën dhe
autorizimin që të marrë pjesë në procedurat përkatëse si avokat publik dhe, sipas nevojës, si avokat i
interesave shoqërore dhe në këtë cilësi do të ketë drejtën dhe autorizimin për të marrë pjesë plotësisht në
të gjitha procedurat gjyqësore ose procedura të arbitrazhit të cilat kanë të bëjnë me ankesën ose
kërkesën e sipër cekur, duke përfshirë të drejtën që të paraqesë prova dhe argumente juridike kundër
ankesës ose kërkesës. Ministria e Drejtësisë gjithashtu është e detyruar që të sigurojë që autoriteti
përkatës publik të përfaqësohet në mënyrë të rregullt dhe kompetente nga ana e avokatëve të tij gjatë
gjithë kësaj procedure. Ministria e Drejtësisë ka të drejtën dhe autorizimin që të marrë përsipër
përfaqësimin e autoritetit publik nëse (i) kjo kërkohet nga autoriteti publik; ose (ii) nëse Ministria e
Drejtësisë përcakton, se autoriteti përkatës publik nuk është duke u përfaqësuar në mënyrë të rregullt ose
kompetente.
67.5 Në rastin kur Ministria e Drejtësisë e merr përsipër që ta përfaqësojë autoritetin publik në
përputhje me paragrafin 4 të këtij neni, gjykata ose tribunali i arbitrazhit duhet ta lejojnë vetëm atë që ta
përfaqësojë autoritetin publik në procedurat përkatëse. Gjithashtu, të gjithë zyrtarët, shërbyesit civil,
punonjësit dhe kontraktuesit e autoritetit përkatës publik janë shprehimisht të detyruar që të
bashkëpunojnë plotësisht me Ministrinë e Drejtësisë dhe menjëherë t’i plotësojnë të gjitha kërkesat e saj
40
për dokumente apo informata. Mosbashkëpunimi, nga pikëpamja juridike, është bazë e mjaftueshme që
një gjykatë kompetente, me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë, të urdhërojë përjashtimin ose largimin e
zyrtarit, shërbyesit civil, punonjësit ose kontraktuesit përkatës. Gjykata duhet t’i ofrojë zyrtarit, shërbyesit
civil, punonjësit ose kontraktuesit një mundësi të arsyeshme që ta kontestojë bazën faktike të kërkesës
për përjashtim ose largim.
67.6 Nëse, në cilëndo kohë gjatë ose pas pjesëmarrjes në procedurë, Ministria e Drejtësisë ka arsye
të besojë se palët apo gjykata ose tribunali i arbitrazhit (ose cilido zyrtar, punonjës ose përfaqësues i tyre)
janë duke u përfshirë ose mund të jenë përfshirë në vepra të paligjshme, joprofesionale ose jo etike të
cilat kanë pasur ndikim negativ në përfaqësimin e autoritetit publik ose përndryshe kanë paragjykuar
paratë publike, pronën në pronësi publike ose shoqërore, burimet ose të drejtat ose detyrimet e një
autoriteti publik, Ministria e Drejtësisë ka autorizim të plotë që të hetojë këtë çështje si dhe të kërkojë nga
cilido person ose autoritet publik (duke përfshirë, mirëpo pa u kufizuar, nga gjykata ose tribunali i
arbitrazhit, palët, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Auditori i Përgjithshëm) që të bashkëpunojnë
dhe/ose ndihmojnë në kryerjen e këtij hetimi.
67.7 Nëse hetimi i përmendur në paragrafin 6 të këtij neni, zbulon prova të sjelljes së paligjshme,
joprofesionale ose jo etike, Ministria e Drejtësisë e dërgon çështjen te Prokurori Publik dhe/ose, nëse
është e nevojshme, te autoriteti publik ose organi përgjegjës për zbatimin e standardeve të rregullave të
mirësjelljes në gjyqësor, shërbim civil ose nga organi përgjegjës për zbatimin e standardeve profesionale.
Nëse kjo çështje i dërgohet Prokurorit Publik, ai/ajo do të ndjek penalisht të gjithë personat dhe
organizatat deri në masën e lejuar sipas ligjeve të zbatueshme penale në Kosovë. Nëse çështja i
dërgohet një autoriteti publik apo organi tjetër përgjegjës për zbatimin e standardeve të mirësjelljes në
gjyqësor, shërbim civil ose standardeve për mirësjelljes profesionale, atëherë ky autoritet publik ose
organ do të kryejë një hetim dhe një dëgjim të plotë mbi çështjen; nëse vërtetohet se sjellja jo etike ose
joprofesionale ka ndodhur, autoriteti publik ose organi do të ndërmarrë masat më të ashpra të mundshme
disiplinore për të dënuar shkeljen e këtyre standardeve.
67.8 Nëse Ministri i Drejtësisë konstaton se sjellja e këtillë i ka shkaktuar dëm parasë publike, pronës
apo burimeve publike ose shoqërore apo të drejtave ose detyrimeve të një autoriteti publik, përveç
masave të përcaktuara në paragrafin 7 të këtij neni, Ministria e Drejtësisë mund të paraqesë padi civile
për dëme ndaj personave përgjegjës dhe nëse është e zbatueshme rikthimin e pronës përkatëse.
Neni 68
Rastet e Pazgjidhura në Gjykatë
68.1 Nëse, në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, ka raste të pazgjidhura në gjykatë, që bazohen në
një ankesë ose kërkesë të përshkruar në paragrafin 1 të nenit 67 të këtij ligji, dhe Ministria e Drejtësisë
nuk është pjesëmarrëse në këtë rast: (i) rasti, për nga pikëpamja juridike, automatikisht pezullohet, dhe
(ii) cilido autoritet publik ose gjykatë e cila ishte e përfshirë në rastin e pazgjidhur ose një rast të
mëhershëm i cili ndërlidhet me këtë çështje, menjëherë duhet ta njoftojë Ministrin dhe Ministrinë e
Drejtësisë mbi rastin dhe duhet t’u sigurojë këtyre ministrive një kopje të plotë të lëndës. Pezullimi
vazhdon deri në skadimin e një afati prej 180 ditësh i cili fillon në datën kur kopja e lëndës gjyqësore i
është dorëzuar të dy ministrive. Një procedurë gjyqësore konsiderohet “e pazgjidhur” nëse nuk ka
rezultuar në nxjerrjen e një vendimi të prerë (kundër të cilit nuk mund të ushtrohet ankesa).
68.2 Deri në skadimin e afatit së pezullimit të përcaktuar më sipër: (i) gjykata dhe palët nuk mund të
ndërmarrin, dhe nuk do të ndërmarrin, kurrfarë masa në lidhje me rastin e pazgjidhur; duke përfshirë
paraqitjen e provave, paraqitjen e shkresave dhe/ose marrjen apo nxjerrjen e një vendimi, urdhri apo
përfundimi, dhe (ii) të gjitha periudhat dhe afatet kohore (duke përfshirë afatet për paraqitjen e ankesave)
të cilat ndërlidhen në çfarëdo mënyre me këtë rast si dhe të gjitha urdhrat ose vendimet e nxjerra në
lidhje me këtë procedurë do të pezullohen.
68.3 Si përjashtim nga paragrafi 2 të këtij neni, Ministria e Drejtësisë, gjatë periudhës kur një rast
është i pezulluar mund të ndërhyjë në këtë rast dhe ka të drejtat dhe autorizimet e përcaktuara në
paragrafët 3,4 dhe 5 të nenit 67 të këtij ligji. Pas skadimit të afatit të pezullimit, gjykata do të rifillojë
41
procedurën përkatëse; megjithatë, gjykata do të mbajë vetëm ato dëgjime dhe do të nxjerrë ato vendime
dhe urdhra (duke përfshirë nëse është e nevojshme revokimin apo ndryshimin e vendimit apo urdhrit
paraprak të nxjerrë nga gjykata) që janë të nevojshme për zgjidhjen e drejtë të rastit duke marrë parasysh
provat, argumentet juridike dhe parashtresat e paraqitura nga Ministria e Drejtësisë.
68.4 Nëse, në cilëndo kohë Ministria e Drejtësisë ka arsye të besojë se palët dhe/ose gjykata (apo
cilido zyrtar, punonjës apo përfaqësues i tyre) janë duke u përfshirë ose mund të jenë përfshirë në vepra
të paligjshme, joprofesionale ose jo etike të cilat kanë pasur ndikim negativ në përfaqësimin juridik të
autoritetit publik ose përndryshe kanë paragjykuar paratë publike, pronën në pronësi publike ose
shoqërore, burimet ose të drejtat ose detyrimet e një autoriteti publik, Ministria e Drejtësisë ka të drejtat
dhe detyrimet e përcaktuara në paragrafët 6, 7 dhe 8 të nenit 67 të këtij ligji.
Neni 69
Dëmet e lejueshme
Gjykata kompetente është e autorizuar që ta urdhërojë një autoritet publik ose organizatë buxhetore që të
paguajë kompensim monetar vetëm për dëme të drejtpërdrejta ekonomike të cilat janë vërtetuar nga
gjykata në bazë të provave.
Neni 70
Konflikti ndërmjet kësaj Pjese XIII dhe akteve tjera ligjore
Kjo Pjesë do të mbisundojë mbi të gjitha dispozitat kundërthënëse në një ligj tjetër apo Rregullore të
UNMIK-ut, përveç nëse ai ligj apo rregullore shprehimisht përcakton se ato dispozita kundërthënëse do të
mbisundojnë mbi një apo më shumë dispozita të kësaj Pjese.
Neni 71
Njoftimi i gjykatave, autoriteteve publike dhe Odës së Avokatëve
Menjëherë pas datës së hyrjes në fuqi të kësaj Pjese, Ministria e Drejtësisë do t’u dërgojë një njoftim të
veçantë të gjitha gjykatave, IGJK-së, KGJK-së, Odës së Avokatëve dhe zyrave ligjore të të gjitha
organizatave buxhetore dhe autoriteteve publike, me të cilin këto organe njoftohen lidhur me dispozitat e
kësaj Pjese. Pas pranimit të njoftimit, IGJK, KGJK dhe gjykatat duhet të sigurojnë që një kopje e njoftimit
t’u dërgohet të gjithë gjykatësve në Kosovë. Pas pranimit të njoftimit, Oda e Avokatëve duhet të sigurojë
që një kopje e njoftimit t’u dërgohet të gjithë avokatëve në Kosovë.
Neni 72
Ndarjet plotësuese buxhetore
Nëse në kohën e hyrjes në fuqi të kësaj Pjese, Ligji Vjetor për Ndarjet Buxhetore i cili është në fuqi gjatë
atij viti nuk i ofron Ministrisë së Drejtësisë mjete të mjaftueshme për ushtrimin e përgjegjësive të cilat i
janë dhënë asaj me nenet 67 dhe 68 të këtij ligji, Ministri i Ekonomisë dhe Financave (i) menjëherë do të
konsultohet me Ministrin e Drejtësisë lidhur me financimin e nevojshëm, dhe (ii) i dorëzon Qeverisë për
miratim dhe dorëzim në Kuvend një propozim-ndryshim plotësim të ligjit aktual për Ndarjet Buxhetore për
t’i dhënë Ministrisë së drejtësisë një ndarje plotësuese buxhetore e cila me arsye pritet se do t’i lejojë
Ministrisë së Drejtësisë që t’i ushtrojë këto përgjegjësi.
PJESA XIV
Dispozitat penale dhe çështjet përfundimtare
42
Neni 73
Mos-Depozitimi i Parave Publike në Fondin e Konsoliduar të Kosovës
73.1 Nëse organizata buxhetore, autoriteti publik ose ndërmarrja e kontrolluar publike nuk i depoziton
me shpejtësi paratë publike në Fondin e konsoliduar të Kosovës, ose sa ka të bëjë me përkrahjen
financiare të pranuar nga një komunë nga Republika e Serbisë, në një llogari komerciale bankare siç
lejohet nga LFPL, Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit duhet të bëjë një vlerësim të shumave të cilat nuk janë
depozituar dhe t’ia dërgojë vlerësimin Ministrit, i cili më pas i’a përcjell këtë vlerësim Auditorit të
Përgjithshëm.
73.2 Auditori i Përgjithshëm menjëherë e heton çështjen dhe, nëse e konsideron të nevojshme ose të
arsyeshme, ia përcjell rastin zyrtarëve përkatës për zbatimin e ligjit
Neni 74
Mbledhjet e Paligjshme
Nëse me një vendim të plotfuqishëm ose urdhër të një gjykate është konstatuar se paratë, të ardhurat
apo shumat janë ngarkuar, mbledhur ose pranuar pa autorizim të ligjshëm, Drejtori i Përgjithshëm i
Thesarit, pasi që t’i jetë siguruar ky vendim i plotfuqishëm ose urdhër, duhet menjëherë t’i veçojë këto
fonde të cilat gjinden në Fondin e Konsoliduar të Kosovës dhe duhet t’i mbajë këto fonde në një llogari të
veçantë të mirëbesimit. Fondet në llogarinë e mirëbesimit trajtohen sipas urdhrit të gjykatës.
Neni 75
Mos përputhja me këtë ligj
Përveç çështjeve të rregulluara me nenin 62 dhe paragrafin 4 të nenit 65 të këtij ligji, nëse Ministri
konstaton se një organizatë buxhetore nuk u është përmbajtur në bazë të rregullt kushteve dhe
procedurave sipas këtij ligji, ai duhet të nxjerrë një konstatim me shkrim dhe t'i dërgojë një kopje të këtij
konstatimi organizatës buxhetore, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryesuesit të Komisionit për Buxhet të
Kuvendit dhe Auditorit të Përgjithshëm. Nëse organizata buxhetore është komunë, Ministri duhet që t'i
dërgojë një kopje të këtij konstatimi gjithashtu kuvendit përkatës komunal. Nëse organizata buxhetore nuk
është komunë, Ministri duhet që t‘ua dorëzojë një kopje të konstatimit gjithashtu edhe anëtarëve të
Qeverisë. Auditori i Përgjithshëm, pas pranimit të konstatimit, do të kryejë një hetim të çështjes.
Neni 76
Ndikimi i paligjshëm
76.1 Do të konsiderohet vepër penale, për çdo person apo ndërmarrje që të sigurojë, të ofrojë, kërkojë,
pranojë çfarëdo gjëje me vlerë për dobi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, të një të punësuari apo ish të
punësuari të autoritetit publik apo të ndonjë zyrtari publik apo të një ish zyrtari publik, plotësisht apo
pjesërisht, me qëllim të influencimit në një vendim që ndikon në mbledhjen, disponimin, shfrytëzimin ose
shpenzimin e çfarëdo paraje publike .
76.2 Gjithashtu do të konsiderohet vepër penale për çdo person apo ndërmarrje që të ndërmarrë çfarëdo
veprimi me qëllim të frikësimit, të shtrëngimit, të dëmtimit apo të nxitjes (fizike, financiare apo tjetër) ndaj
çfarëdo personi apo ndërmarrësi tjetër plotësisht apo pjesërisht, me qëllim të ndikimit në një vendim që
ndikon në mbledhjen, disponimin, shfrytëzimin ose shpenzimin e çfarëdo paraje publike.
76.3 Çdo person apo ndërmarrje që dënohet për ndonjërën nga veprat penale të saktësuara në
paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni do të paguaj dënimin prej 10,000 deri në 500,000 Euro, gjykata përkatëse
do të përdorë diskrecionin e arsyeshëm me rastin e përcaktimit të shumave të sakta të dënimeve të tilla,
duke marrë parasysh karakterin e saktë të veprës së tillë (përkatëse). Çdo person apo ndërmarrje e
dënuar, gjithashtu, ndalohet që për një periudhë prej më së paku pesë (5) viteve (i) të angazhohet në
43
cilësinë e shërbyesit civil, zyrtarit ose konsulentit nga një autoritet publik, dhe (ii) të kryejë çfarëdo
aktiviteti afarist ose të lidhë çfarëdo kontrate me një autoritet publik, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose
të tërthortë. Nëse personi në fjalë është zyrtar publik ose nëpunës i një autoriteti publik, ai ose ajo do të
përjashtohet dhe do ti ndalohet mbajtja e një posti publik, punësimi në një post në shërbimin civil si dhe
mbajtja e një posti në një ndërmarrje publike për një periudhë prej dhjetë (10) viteve.
76.4 Çdo person i dënuar për ndonjërën nga veprat penale të saktësuara në paragrafin 2 të këtij neni do
të burgoset me kohëzgjatje prej një viti apo me dyfishin e kohëzgjatjes së barabartë me kohëzgjatjen e
cila është e zbatueshme sipas ligjeve të përgjithshme penale dhe rregulloreve në Kosovë për një vepër të
tillë penale. Dënimi që është më afatgjatë do të zbatohet.
76.5 Kur një vepër penale e saktësuar në paragrafët 1 ose 2 të këtij neni supozohet se është kryer nga
ose në emër të një ndërmarrje, personi fizik ose personat e përfshirë në ngjarjen e cila ka shkaktuar një
kundërvajtje të tillë, gjithashtu, do të ndiqen penalisht. Gjithashtu, çdo drejtor, menaxher i lartë ose zyrtar
ekzekutiv i një ndërmarrje të tillë, i cili ka ditur apo është dashur të dijë ngjarjet që kanë paraprirë
kundërvajtjen e tillë, gjithashtu, do jetë përgjegjës penalisht nëse në kohën kur ky person ka ditur ose
është dashur të dijë për këto ngjarje, ky person nuk ka marrë masa të menjëhershme dhe serioze për ta
parandaluar shkeljen ose për t’a raportuar atë para Ministrit të Punëve të Brendshme ose Prokurorit
Publik.
Neni 77
Shkeljet nga zyrtarët publik apo shërbyesit civil
77.1 Nëse ndonjë zyrtar publik ose shërbyes civil me qëllim dështon, apo më shumë se një herë dështon
me neglizhencë, t’u bindet një apo me tepër herë obligimeve dhe kërkesave të vendosura nga ky ligj apo
një akt normativ ose urdhër të vlefshëm që është lëshuar nën autoritetin e këtij ligji, zyrtari publik ose
shërbyesi civil do të përjashtohet dhe do t’i ndalohet punësimi në shërbimet publike për një periudhë së
paku tre (3) trevjeçare.
77.2 Nëse një zyrtar publik ose shërbyes civil me qëllim dështon t’i përmbushë një apo më shumë
detyrime të themeluara me këtë ligj apo me një akt nën lidhor ose urdhër të vlefshëm të nxjerrë në bazë
të këtij ligji, ky person është subjekt i një gjobe administrative deri në 10,000 Euro. Nëse një dështim i tillë
i qëllimshëm i shkakton dëme një organizate buxhetore ose humbje të parave publike, zyrtari publik apo
shërbyesi civil po ashtu është përgjegjës për të gjitha dëmtimet apo humbjet e tilla. Nëse, në bazë të
ligjeve dhe rregulloreve të përgjithshme penale të Kosovës, sjellja e këtillë konsiderohet vepër penale,
personi në fjalë po ashtu është subjekt i ndjekjes penale sipas këtyre ligjeve dhe rregulloreve.
77.3 Nëse një zyrtar publik apo shërbyes civil, me neglizhencë flagrante, dështon që të përmbushë një
detyrim të vendosur nga ky ligj apo nga një akt nënligjor ose urdhër i nxjerrë në mënyrë të vlefshme në
bazë të këtij ligji, dhe ky dështim i shkakton dëme një autoriteti publik ose humbje të parave publike,
zyrtari publik ose shërbyesi civil është përgjegjës për dëmtimet dhe humbjet e këtilla.
Neni 78
Suspendimi i zyrtarit publik dhe shërbyesve civil
Nëse një zyrtar publik apo shërbyes civil bëhet subjekt i një procedure gjyqësore ku janë shfaqur
dyshimet se zyrtari apo shërbyesi i tillë ka qenë i përfshirë në një ngjarje të paligjshme, siç është
përshkruar në nenin 76 të këtij ligji ose ka dështuar me qëllim apo për shkak të neglizhencës t’u bindet
një apo disa obligimeve apo kërkesave të përcaktuara sipas këtij ligji apo sipas një akti apo urdhri
plotësues normativ të nxjerrë në mënyrë të vlefshme nën autoritetin e këtij ligji, gjykata mund të nxjerrë
një urdhër me të cilin e suspendon një person të tillë nga pozita e tij/saj, me pagesë, deri në kohën kur
gjykata të mbajë një seancë të plotë dhe të drejtë lidhur me dyshimet dhe të marrë vendim.
Neni 79
Shkeljet nga personat e tjerë
Nëse një person tjetër përveç zyrtarëve publik apo shërbyesve civil bën shkeljen e dispozitave të këtij
ligjit apo të një akti ose rregullore normative, të nxjerrë në mënyrë të vlefshme në bazë të këtij ligji, ky
person është fajtor për vepër penale dhe duhet të paguajë një gjobë nga 10,000 deri në 500,000 Euro,
44
gjykata përkatëse do të përdorë diskrecionin e arsyeshëm me rastin e përcaktimit të shumës së saktë të
gjobës, marrë parasysh karakterin e saktë të veprës penale. Nëse shkelja e sipër cekur i shkakton dëme
një organizate buxhetore ose humbje të parave publike, personi në fjalë po ashtu është përgjegjës për të
gjitha dëmtimet dhe humbjet e tilla. Nëse kjo shkelje përfshin vepra të cilat konsiderohen vepra penale
sipas ligjeve dhe rregulloreve të përgjithshme penale të Kosovës, personi në fjalë po ashtu do të jetë
subjekt i ndjekjes penale sipas ligjeve dhe rregulloreve në fjalë.
Neni 80
Ndalimi i Kompensimit Shtesë
Nëse një punonjës, shërbyes civil ose zyrtar i një autoriteti publik ose organizatë buxhetore, sipas një akti
të Qeverisë, kërkohet që të shërbejë në një komision, bord ose organ apo autoritet tjetër publik, ky
punonjës, shërbyes civil ose zyrtar nuk ka të drejtë të pranojë, dhe nuk do të pranojë, kurrfarë
kompensimi shtesë për këtë shërbim. Shërbimi konsiderohet pjesë e detyrave të obligueshme të postit të
cilin e mban punonjësi, shërbyesi civil ose zyrtari i sipër cekur.
Neni 81
Hyrja në fuqi/Shfuqizimi i legjislacionit paraprak/Zbatueshmëria
81.1 Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen si vijon: (i) Ligji Nr. 2003/2, (ii) Rregullorja e
UNMIK-ut 2003/17 e 12 Majit 2003 për shpalljen e këtij ligji, dhe (iii) të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e
të sipër cekurave.
81.2 Dispozitat e këtij ligj të cilat themelojnë kushte dhe procedura të buxhetimit dhe për ndarjet
buxhetore nuk zbatohen për AQBK-në.
81.3 Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës
Me datën : 13.03.2008
Lista A
Njësitë e përcaktuara
Secila nga njësitë në vijim është “njësi e përcaktuar” me nënkuptimin e kësaj fjale (i/e përcaktuar) në
mënyrën se si fjala e lartpërmendur përdoret në këtë ligj.
1) Posta dhe Telekomi i Kosovës
2) Autoriteti i Energjisë Elektrike të Kosovës
3) Autoriteti i Aeroportit të Prishtinës
4) Hekurudhat e Kosovës
5) KOSTT
Lista B
Institucionet ndërkombëtare finaciare
Në vijim gjinden institucionet ndërkombëtare financiare të cilat janë të përmendura në nenin paragrafin 1
të nenit 46 të këtij ligji:
1) Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe anëtarët e tjerë të Bankës Botërore
2) Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
3) Fondi Monetar Ndërkombëtar
4) Banka Islamike për Zhvillim
5) Agjensionet zyrtare për përkrahjen (financimin) e eksportimit
45
6) Institucionet zyrtare financiare bilaterale të vendeve të jashtme ose të Bashkimit Evropian.
7) Banka Evropiane e Investimeve