LIGJI NR. 02/L-74 PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 24 / 01 MAJ 2008

LIGJI NR. 02/L-74


PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM


Kuvendi i Kosovës,

Në bazë të Kreut 5.1(b) dhe 9.1.26 (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme
në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 e datës 15 maj 2001).

Duke ditur se funksionimi i ligjshëm dhe efikas i veprimtarive të administratës publike, sistemeve
dhe procedurave të menaxhimit dhe kontrollit në veçanti ato që kanë të bëjnë me çështjet
buxhetore, financiare, fiskale dhe të prokurimit, kërkon vendosjen e një sistemi institucional për
ekzekutimin e rregullt të auditimeve të brendshme në subjektet e sektorit publik.

Me qëllim të vendosjes së datimeve një sistemi të institucionalizuar si dhe autorizimin e
personave përgjegjës për zbatimin e rregullt të atë brendshme në njësitë e sektorit publik, me
qëllim të kontrollimit të veprimtarive të tyre të brendshme, procedurave dhe sistemeve për të
përcaktuar efikasitetin si dhe respektimin e ligjeve dhe rregulloreve të zbatueshme.

Gjithashtu, me qëllim të autorizimit të personave të tillë për identifikimin dhe regjistrimin e të gjitha
parregullsive, mangësive dhe paligjshmërie në veprimtarinë, procedurat dhe sistemet e
subjekteve të sektorit publik si dhe paraqitjen e problemeve së bashku me rekomandime para
zyrtarëve dhe menaxherëve të lartë të subjekteve përkatëse të sektorit publik, dhe kur është e
nevojshme para zyrtarëve të tjerë të caktuar;

Miraton:

LIGJIN PËR AUDITIMIN BRENDSHËM

KREU I.
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi

1.1. Qëllimi i këtij ligji është vendosja e një efikasiteti më të madh operacional, një disipline më të
madhe fiskale si dhe respektim të rregullave nga njësitë e sektorit publik, duke kërkuar që
veprimtaritë, shënimet si dhe sistemet e menaxhimit dhe kontrollit të të gjitha subjekteve të
sektorit publik ti nënshtrohen auditimit të brendshëm sistematik dhe gjithëpërfshirës.


1.2. Qëllimi i këtij ligji është që po ashtu të sigurojë që auditimet e brendshme të kryhen me qëllim
të ngritjes së efikasitetit të punës të subjekteve të sektorit publik në mënyrë që të ngritët niveli i
shërbimeve që u ofrohen shfrytëzuesve, përfituesve si dhe qytetarëve të Kosovës.

1.3. Në këtë drejtim, ligji themelon një sistem institucional për të siguruar funksionin adekuat të
auditimeve të brendshme.


Neni 2
Përkufizimet

2.1. Me qëllim të interpretimit dhe zbatimit të këtij ligji, secila nga shprehjet më poshtë, do të kenë
kuptimin e përshkruar në vijim, përveç nëse konteksti kërkon ndryshe:

“Zyrtari Kryesor Administrativ” ose “ZKA”, në rastin e organizatave buxhetore, nënkupton; (i)
Sekretarin Permanent, (ii) në organizata ku nuk ka Sekretar Permanent, atëherë Kryeshefin
2
Ekzekutiv, ose (iii) nëse organizata nuk ka Sekretar Permanent dhe Kryeshef Ekzekutiv, atëherë
personin e autorizuar për administrimin e përditshëm të organizatës dhe personelit si dhe
financave. Në rastin e ndërmarrjeve autonome publike që nuk janë organizata buxhetore, ky term
nënkupton Kryeshefin Ekzekutiv, drejtorin menaxhues ose personin e autorizuar për
administrimin e përditshëm të veprimtarive, personelit dhe financave.

“Organizatë Buxhetore’’,do të thotë një autoritet ose ndërmarrje publike që drejtpërdrejtë pranon
një përvetësim buxhetor sipas Ligjit për përvetësimet (ndarjet) buxhetore, përvetësim ky që nuk
është pjesë e një përvetësimi tjetër të përgjithshëm që i akordohet një autoriteti ose ndërmarrje
tjetër publike.

“Autoritet Publik”,do të thotë secilën nga autoritetet vijuese: (i) një autoritetet qendror, rajonal,
komunal apo lokal, organ publik, ministri, departament, autoritetet publik ose autoritet tjetër që në
bazë të një ligji ose Rregulloreje të UNMIK-ut, ushtron kompetenca ekzekutive, legjislative,
rregullative, administrative-publike apo gjyqësore, (ii) cilëndo pjesë ose nën-njësi të te
lartpërmendurave;

“Ndërmarrje Publike”, nënkupton (i) njësitë e përcaktuara në Listën A të Ligjit për menaxhimin e
financave publike dhe përgjegjësitë, dhe (ii) të gjitha ndërmarrjet e tjera që, (a) janë në pronësi
publike ose janë themeluar me fonde publike ose sipas ligjit publik, dhe (b) nuk janë autoritete
publike ose pjesë të autoriteteve publike.

“Ndërmarrje Autonome Publike”, do të thotë; (i) të gjitha njësitë e përcaktuara të paraqitura në
Listën A të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, dhe (ii) të gjitha
ndërmarrjet tjera publike që operojnë në mënyrë autonome dhe që nuk i nënshtrohen kontrollit të
drejtpërdrejtë nga një autoritet publik edhe nëse ato i nënshtrohen mbikëqyrjes së menaxhimit
ose rregullimit nga ana e një autoriteti publik.

“Ndërmarrjet e Kontrolluara Publike”,nënkupton të gjitha ndërmarrjet që nuk janë “ndërmarrje
autonome publike”

“Subjekt i sektorit publik”,është term i përgjithshëm që nënkupton dhe përfshin të gjitha
autoritetet publike dhe ndërmarrjet publike në Kosovë.

“Rregullat financiare”,do të thotë rregullat financiare të nxjerra sipas Ligjit për menaxhimin e
financave publike dhe përgjegjësitë.

“KBFP”,nënkupton kontrollin e brendshëm financiar publik.

“Rregullat e KBFP”, do të thotë rregullat e KBFP-së të nxjerra sipas Ligjit për menaxhimin e
financave publike dhe përgjegjësitë.

“Komision i Auditimit” ,nënkupton Komisionin e Auditivit të paraparë në nenin 5.

“Njësia Qendrore për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm” ose “NJQH”, do të thotë;
Njësinë Qendrore për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm në kuadër të Ministrisë së
Ekonomisë dhe Financave, të themeluar sipas nenit 6 të këtij ligji.

“Njësia e Auditimit të Brendshëm” ose “NJAB”, do të thotë; Njësinë e Auditivit të Brendshëm të
një organizate buxhetore ose një ndërmarrje autonome publike, të themeluar sipas nenit 9 të këtij
ligji.

“Auditori i Brendshëm”, do të thotë personin që posedon licencë aktuale dhe të vlefshme, duke
përfshirë licencat e përkohshme që nxirren sipas këtij ligji.

“Auditori Përgjithshëm”,do të thotë auditori i përgjithshëm si institucion i themeluar me
Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2002/18 mbi themelimin e Zyrës së Revizionit të Përgjithshëm të
Kosovës dhe të Zyrës së Revizionit në Kosovë .Në këtë ligji,në të gjitha rastet kur “Revizor i
Përgjithshëm”, kjo do të thotë”Revizioni i Përgjithshëm.

3
“Instituti i Auditorëve të Brendshëm”, do të thotë shoqata ndërkombëtare profesionale e
auditorëve të brendshëm;

“Auditim i Brendshëm”,është një aktivitet i sigurimit të pa varur dhe objektiv si dhe
këshillëdhënës që kanë për të shtojnë vlerën e një organizate dhe të përmirësojë veprimtarinë e
saj. Ky proces i ndihmon organizatës të përmbushë objektivat e veta duke sjellë një qasje
sistematike dhe të disiplinuar për të vlerësuar dhe përmirësuar efektivitetin e menaxhimit të
rrezikut ,kontrollit dhe proceseve të qeverisjes.

“Ministër”,do të thotë Ministrin e Ekonomisë dhe Financave.

2.2. Referencat në këtë ligj për ligje ose rregullore të tjera duhet të interpretohen dhe të përfshijnë
edhe legjislacionin pasues të tyre.


Neni 3
Parimet

Të gjitha Njësitë e Auditimi të Brendshëm dhe Auditorët e Brendshëm duhet të bëjnë çuditet e
brendshme sipas parimeve në vijim:

(a) Ligjshmëri.- Secila Njësi e Auditimit të Brendshëm dhe secili Auditor i Brendshëm duhet të
ushtrojë auditivet në pajtim të plotë me ligjin, rregullat, standardet dhe praktikat e
zbatueshme, duke përfshirë, por pa u kufizuar në ato të parapara në nenin 9.8 të këtij ligji.

(b) Integriteti - Secila Njësi e Auditimit të Brendshëm dhe secili Auditor i Brendshëm duhet të
ushtrojë auditivet në mënyrë profesionale dhe sipas të gjitha kushteve të zbatueshme
ligjore. Auditorët e Brendshëm duhet që të evitojnë konfliktin e interesave dhe nuk duhet të
lejojnë që çështjet personale të çfarëdo lloji të ndikojnë në auditivin e brendshëm që ai/ajo
është duke ushtruar.

(c) Paanësia - Secila Njësi e Auditimit të Brendshëm dhe secili Auditor i Brendshëm duhet të
veprojnë me nivelin më të lartë të profesionalizmit gjatë mbledhjes, vlerësimit dhe
transmetimit të të dhënave mbi aktivitetin ose procesin që është nën auditim. Ata duhet të
bëjnë vlerësime të balancuara të te gjitha rrethanave përkatëse dhe nuk duhet të lejojnë që
aktiviteti, qëndrimet ose përfundimet e tyre të ndikohen në çfarëdo mënyre nga interesat e
tyre personale apo interesat e ndonjë personi tjetër.

(d) Fshehtësia - Secila Njësi e Auditimit të Brendshëm dhe secili Auditor i Brendshëm duhet të
respektojnë vlerat dhe pronësinë e informatave që i pranojnë dhe nuk i zbulojnë informatat
para cilitdo person, përveç nëse kërkohet në mënyrë specifike sipas këtij ligji.

(e) Kompetenca - Secila Njësi e Auditimit të Brendshëm dhe secili Auditor i Brendshëm duhet
të posedojnë dhe përdorin diturinë, aftësinë dhe përvojën e nevojshme për zbatimin
profesional të auditivit të brendshëm.

(f) ”Pavarësi”- Auditorët e brendshëm duhet të raportojnë të një nivel brenda organizatës që i
mundëson auditivit të brendshëm aktivitetet për të plotësuar përgjegjësitë e veta.


Neni 4
Ushtrimi dhe qëllimi i auditimeve të brendshme

4.1. Secili subjekt i sektorit publik duhet të sigurojë që veprimtaritë, shënimet si dhe sistemet e saj
të menaxhimit dhe kontrollit ti nënshtrohen sistematikisht, së paku një herë në vit, një auditimit të
brendshëm gjithëpërfshirës, në pajtim me dispozitat e këtij ligji nga:

(a) Një Njësi e Auditivit të Brendshëm, që sipas nenit 9.1 është e autorizuar të bëjë aludimin
e subjektit në fjalë, nëse njësia e tillë ekziston; ose

4
(b) Në rast se Njësia e Auditimit të Brendshëm nuk është themeluar, atëherë nga një auditor i
brendshëm i angazhuar sipas nenit 8.

4.2. Auditimet e tilla bëhen me qëllim të përcaktimit të nivelit të pajtueshmërisë me Ligjin për
menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, KBFP dhe rregullat e KBFP-së, Ligjin për
prokurim publik, legjislacionin për shërbimin civil si dhe ligjet, rregulloret dhe aktet e tjera nën-
ligjore të larmisë fiskale dhe buxhetore.

4.3. Auditivet e tilla kryhet për të vlerësuar ekonomicitetin dhe efikasitetin e sistemeve të
menaxhimit dhe të kontrollit të subjektit të audituar si dhe me qëllim të ngritjes së vlerës së
njësive të sektorit publik në mënyrë që të ngritën shërbimet që u ofrohen shfrytëzuesve dhe
përfituesve si dhe popullit të Kosovës.

4.4. Auditimet duhet të bëhen në pajtim me rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet ,kodi i etikës
dhe standardet profesionale të përgatitura nga NJQH dhe të shpallura nga ministri sipas nenit
6.4.

4.5. Njësia e Auditivit të Brendshëm ose Auditori i Brendshëm që kryen një auditim të caktuar,
duhet që menjëherë t’i sigurojë të gjithë anëtarëve të komisionit përkatës të auditimit raporte me
shkrim në lidhje me;

(a) identifikimin dhe përshkrimin e të gjitha shkeljeve dhe rasteve të mosrespektimit të këtij ligji
dhe akteve nën-ligjore të parapara në nenin 4.2, si dhe të rekomandojë masa, duke
përfshirë ato disiplinore që duhet të ndërmerren për eliminimin dhe mos-përsëritjen e
shkeljeve si dhe rasteve të mosrespektimit;

(b) identifikimin dhe përshkrimin e mangësive substanciale në sistemin e menaxhimit dhe
kontrollit të subjektit të audituar si dhe rekomandimin e masave që duhet të ndërmerren për
përmirësimin e sistemeve në fjalë;

(c) bërjen e rekomandimeve të tjera për përmirësimin e veprimtarive dhe/ose efikasitetit të
subjektit të audituar, me qëllim të ngritjes së vlerës së subjektit si dhe shërbimeve që
ofrohen nga ai subjekt në të mirë të shfrytëzuesve si dhe popullit të Kosovës;

(d) vlerësimin e masave të ndërmarra nga subjekti përkatës i sektorit publik për zbatimin e
rekomandimeve të bëra sipas pikave (a), (b) dhe (c), më lartë, veçanërisht në lidhje me
përcaktimin e (i) përmasave të zbatimit të rekomandimeve dhe (ii) përmirësimet e bëra si
rezultat i zbatimit të rekomandimeve.

4.6. Komisioni përkatës i auditimit dhe Njësia e Auditimit të Brendshëm apo Auditori i Brendshëm
duhet, për së paku shtatë (7) vite, të mbajnë raportet e parapara në nenin 4.5 si dhe shënime
gjithëpërfshirëse me shkrim mbi të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me raportet si dhe të gjitha
masat e ndërmarrja nga Komisioni i Auditimit si përgjegjës ndaj raporteve në fjalë. Auditori i
Përgjithshëm si dhe autoritetet e tjera publik që ushtrojë funksione hetuese ose kontrolluese
duhet të kenë qasje të plotë dhe të menjëhershme në të gjitha raportet dhe shënimet sipas
kërkesës.

4.7. Njësia e Auditimit të Brendshëm ose Auditori i Brendshëm përgjegjës për kryerjen e auditimit
duhet që po ashtu të përgatisë dhe t’u dorëzojë anëtarëve të Komisionit të Auditimit planet e
parapara sipas nenit 5.2.


KREU II.
INSTITUCIONET E AUDITIMIT TË BRENDSHËM

1. Komisionet e auditimit

Neni 5
Komisionet e auditimit

5
5.1. Në kuadër të çdo organizate buxhetore dhe ndërmarrje autonome publike duhet të
themelohet Komisioni i Auditimit që përbëhet nga një përfaqësuesi i zyrës të cilës ZKA i përgjigjet
drejtpërdrejtë dhe së paku tre anëtarë të udhëheqësish së organizatës buxhetore apo
ndërmarrjes autonome publike. Kryesuesi i Komisionit të Auditimit do të jetë e një anëtari i cili nuk
ka përgjegjësi administrative në atë organizatën buxhetore apo marrëveshje publike autonome.
Komisioni i Auditimit i organizatës buxhetore ose ndërmarrjes autonome publike shërben si
Komision i Auditimit për:

1) organizatën buxhetore apo ndërmarrjen autonome publike,
2) komponentët, nën-njësitë si dhe degët e tyre, dhe
3) cilëndo ndërmarrje të kontrolluar publike ose subjekt të sektorit publik nën kontrollin e tyre.

5.2. Njësia përkatëse e Auditimit të Brendshëm apo auditori i brendshëm duhet të përgatisin dhe
dorëzojnë Komisionit të Auditimit për shqyrtim dhe miratim të një plani strategjik trevjeçar në
bazë të një vlerësimi të rreziqeve. Në bazë të planit të miratuar trevjeçar, Njësia e Auditimit të
Brendshëm ose auditori i brendshëm, deri me 31 tetor të çdo viti kalendarik duhet të përgatisë
dhe dorëzojë anëtarëve të komisionit përkatës për auditim planin vjetor për auditimin e
brendshëm për vitin e ardhshëm kalendarik.

5.3. NJQH, është e autorizuar që të marrë dhe shqyrtojë të gjitha planet e tilla si dhe të bëjë
rekomandime të arsyeshme për ndryshim.

5.4. Me përfundimin e auditimit të brendshëm si dhe pranimit të raporteve të parapara në pikat
(a), (b) dhe (c) të nenit 4.5, Komisioni i Auditimit është i autorizuar dhe ka përgjegjësinë që:

(a) të sigurojë që menaxhmenti dhe personeli i subjektit përkatës të sektorit publik të
ndërmarrin masa për zbatimin e rekomandimeve të bëra nga Njësia e Auditimit të
Brendshëm ose Auditori i Brendshëm;

(b) të kërkojë ose të lejojë Njësinë e Auditimit të Brendshëm ose Auditorin e Brendshëm që të
bëjë vlerësimin sipas pikës (d) të nenit 4.5; dhe

(c) të raportojë të gjitha rastet e dyshuara për shkelje para autoriteteve ose institucioneve
përkatëse ose të interesuara.

5.5. Komisioni i Auditimit dhe secili nga anëtarët e tij duhet të ndërmarrin të gjitha masat e
nevojshme:

(a) për të siguruar pavarësinë e Njësisë së Auditimit të Brendshëm apo auditorit të brendshëm;
dhe

(b) që menjëherë të ndërmerren masa në rast të shkaktimit të pengesave nga cilido person në
punën e Njësisë së Auditimit të Brendshëm ose Auditorit të Brendshëm për kryerjen e një
auditimi të brendshëm sipas këtij ligji; masat në fjalë përfshijnë suspendimin, largimin ose
masa të tjera disiplinore ndaj personit ose personave në fjalë.


2. Njësia Qendrore për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm

Neni 6
Njësia Qendrore për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm

6.1. Në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave themelohet Njësia Qendrore për
Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm (NJQH). NJQH, ka statusin e departamentit të veçantë
në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

6.2. NJQH, administrohet nga drejtori që është shërbyes i lartë civil i emëruar sipas legjislacionit
përkatës për emërimin e shërbyesve të lartë civil.

6
6.3. Personeli i NJQH-ës, janë shërbyes civil dhe punësohen nga Ministria pas konsultimit dhe
lejes së drejtorit. Personeli i NJQH-ës i raporton drejtorit në lidhje me ushtrimin e aktiviteteve të
tyre profesionale dhe administrative.

6.4. NJQH-ja, duhet të përgatisë në pajtim me këtë ligj dhe ligjet, rregullat si dhe aktet normative
të parapara në nenin 4.2 dhe t’i dorëzojë Ministrit për miratim dhe shpallje, rregullat, politikat,
doracakët, udhëzimet kodet e etikes dhe standardet profesionale për ushtrimin e auditimeve të
brendshme nga Auditorët e Brendshëm dhe Njësitë e Auditimit të Brendshëm. Të gjitha rregullat,
politikat, doracakët, udhëzimet, kodet e etikes dhe standardet e tilla duhet të jenë në pajtim të
plotë dhe të pasqyrojnë standardet e Institutit të auditorëve të brendshëm si dhe praktikave të
mira të Unionit Evropian. Ministri nuk i shpall rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet kodet e
etikes apo standardet e auditimit të brendshëm pa u konsultuar së pari me NJQH.

6.5. NJQH, bën vlerësimin vjetor të punës së të gjithë Auditorëve të Brendshëm dhe Njësive të
Auditimit të Brendshëm.

6.6. NJQH,ofron asistencë profesionale për Njësitë e Auditimit të Brendshëm dhe Auditorët e
Brendshëm në të gjitha aspektet e auditimit, planet e punës, praktikat e mira evropiane në
auditimin e brendshëm, si dhe cilësinë dhe funksionimin adekuat të sistemit të auditimit të
brendshëm.


6.7. Jo më vonë se 1 janar 2008, Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe NJQH duhet të
aranzhojnë dhe institucionalizojnë një sistem rigoroz të trajnimit profesional si dhe testimit rigoroz,
objektiv dhe anonim para dhe pas përfundimit të trajnimit për të gjithë personat që dëshirojnë të
bëhen Auditorë të Brendshëm. Ministria dhe NJQH duhet të sigurojnë që trajnimi dhe testimi i tillë
të bëhet nga ekspertë profesional dhe të kualifikuar për auditim të brendshëm që ketë kualifikim
profesional të kontabilitetit apo auditivit, njohur ndërkombëtarisht..

6.8. NJQH, .lëshon licencën për auditor të brendshëm nëse ekspertët e auditimit të brendshëm
sipas nenit 6.7 kanë dhënë rekomandim me shkrim me të cilin dëshmohet se personi përkatës ka
kryer me sukses trajnimin dhe testimin dhe që sipas mendimit të ekspertëve ka treguar etikën
profesionale, disiplinën dhe integritetin që kërkohet nga një auditor i brendshëm. NJQH, nuk
është e autorizuar të japë licencë për cilindo person në mungesë të rekomandimit të
lartpërmendur me shkrim nga ekspertët e auditimit të brendshëm.

6.9. Jo më vonë se 31 dhjetor 2008, Ministria e Ekonomisë dhe Financave si dhe NJQH duhet të
vendosin një sistem për arsimim të detyrueshëm profesional të personave që janë licencuar si
auditorë të brendshëm sipas nenit 6.8.

6.10. NJQH - në konsultim dhe me lejen e Ministrit është e autorizuar të revokojë licencën e
Auditorit të Brendshëm që:

1. i shkel kushtet apo dispozitat e këtij ligji,
2. nuk tregon kompetencë të mjaftueshme ose nuk u përmbahet parimeve të parapara në
nenin 3; ose
3. nuk e përmbush kushtin e paraparë ne nenin 6.9 për arsimim të vazhdueshëm për auditorë
të brendshëm. Në raste të tilla, nëse personi i tillë është anëtar i Njësisë së Auditimit të
Brendshëm, organizata përkatëse buxhetore ose ndërmarrja autonome publike duhet që
menjëherë të largojë personin të cilit i është revokuar licenca nga njësia e Auditimit të
Brendshëm. Personi në fjalë ka të drejtën e ankimit ndaj vendimit të tillë sipas ligjit për
procedurën administrative.


Neni 7
Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të NJQH

7.1. Drejtori i NJQH duhet:

(a) Ti raportojë rregullisht së paku çdo tre muaj Ministrit të Ekonomisë dhe Financave dhe
Bordit në lidhje me të gjitha aktivitetet e NJQH-s; dhe
7

(b)Të përgatisë dhe dorëzojë Ministrit raportin vjetor formal me shkrim për funksionimin e
sistemit të auditimit të brendshëm. Ministria e shqyrton raportin në fjalë dhe pastaj e
dorëzon raportin, së bashku me komentet e ministrit, në Qeveri, Kuvend dhe tek Auditori i
Përgjithshëm.



7.2. Që nga data 30 qershor 2008, asnjë person nuk mund të shërbejë si drejtor ose anëtar i
personelit profesional të NJQH nëse ai/ajo nuk ka përfunduar në tërësi trajnimin dhe testimin e
paraparë ne nenin 6.7 si dhe kushtet e licencimit sipas nenit 6.8. Të gjithë personat në NJQH-ës
që në atë datë nuk i kanë përmbushur kushtet e përmendura më lart, nga pikëpamja juridike, më
nuk janë të kualifikuar që të shërbejnë si drejtor ose personel profesional i NJQH-së, dhe të gjithë
personat e tillë duhet që menjëherë dhe përgjithmonë të largohen nga NJQH nga organi përkatës
që është i autorizuar për largimin e personit në fjalë.

7.3. Deri më 30 qershor 2008, as drejtori dhe as personeli profesional i NJQH-ës nuk është e
nevojshme që të kenë përmbushur kushtet e parapara në nenin 6.7 dhe 6.8; me kusht që, Drejtori
dhe personeli profesional i NJQH-ës të kërkohen që, sapo të jetë e mundshme pas hyrjes në fuqi
të këtij ligji të fillojnë trajnimin dhe testimin në fjalë si dhe të tregojnë karakteristikat e tyre
profesionale të nevojshme për marrjen e licencës. Nëse, sipas mendimit të ekspertëve të
auditimit të brendshëm sipas nenit 6.7 dhe 6.8 ose , drejtori dhe personeli profesional nuk i kanë
përmbushur kushtet e nevojshme sipas dispozitave të përmendura në fjalinë e parë të këtij neni
7.3, ata duhet që të njoftojë organin përkatës të autorizuar për largimin ose pushimin e
përhershëm të personit përkatës nga NJQH.

Neni 8
Prokurimi i shërbimeve të auditimit të brendshëm

8.1. Nëse organizata buxhetore ose ndërmarrja autonome publike, për çfarëdo arsye, nuk e ka
themeluar Njësinë për Auditimin e Brendshëm, NJQH është e autorizuar të kërkojë dhe duhet të
kërkojë që organizata buxhetore ose ndërmarrja autonome publike ti nënshtrohet auditimit të
brendshëm nga një Auditor i Brendshëm i prokuruar nga organizata buxhetore ose ndërmarrja
autonome publike sipas Neni 8. Organizata përkatëse buxhetore ose ndërmarrja autonome
publike duhet që menjëherë të plotësojë kërkesat e NJQH-ve dhe Auditori i Brendshëm i
prokuruar sipas këtij neni i ka të drejtat dhe përgjegjësitë e njëjta me ato që u epen Njësive të
Auditimit të Brendshëm sipas këtij ligji.

8.2. Nëse organizata buxhetore ose ndërmarrja autonome publike nuk i përmbush kushtet e
parapara në nenin 8.1, NJQH-ja duhet të njoftojë ministrin në lidhje me këtë dhe Ministri duhet të
kërkojë nga auditori i përgjithshëm që menjëherë të bëjë auditimin e jashtëm të organizatës
buxhetore ose ndërmarrjes autonome publike. Po ashtu, personat në organizatën buxhetore ose
ndërmarrjen autonome publike që janë përgjegjës për mos përmbushjen e kushteve të parapara
në nenin 8.1 duhet që menjëherë ti nënshtrohen procedurës së largimit ose pushimin me ç’rast
dështimi për pajtim me nenin 8.1 është bazë e mjaftueshme për lugimin ose pushimin e tyre.

8.3. Shpenzimet e auditimit të brendshëm barten nga organizata buxhetore ose ndërmarrja
autonome publike.

8.4. Organizata buxhetore ose ndërmarrja autonome publike duhet që të përmbushin të gjitha
kërkesat e Ligjit për Prokurimin Publik gjatë përzgjedhjes së Auditorëve të Brendshëm, me kusht
që,

1. të shfrytëzohen vetëm procedurat e kufizuara të prokurimit si dhe një kopje e njoftimit të
kontratës ti dërgohet të gjithë Auditorëve të Brendshëm të licencuar nga NJQH që nuk janë
pjesë e një njësie të Auditimit të Brendshëm në kuadër të ndonjë organizatë buxhetore apo
ndërmarrje autonome publike,

2, kriteret e përshtatshmërisë profesionale që duhet shfrytëzuar në prokurimin e tillë të
vendosen nga NJQH-ja dhe

8
3. vlera e kontratës vendoset pas konsultimit dhe dhënies së pëlqimit nga NJQH, me kusht që
vlera e tillë të jetë vlerë absolute,

4. që është e barabartë me kohën dhe përpjekjet që me arsye mendohet se janë të nevojshme
për kryerjen profesionale të auditimit të brendshëm, dhe
5. që me arsye pritet se do të tërheqë një numër tenderëve nga Auditorët e Brendshëm.



3. Njësitë e Auditimit të Brendshëm

Neni 9
Themelimi i Njësive për Auditim të Brendshëm

9.1. Çdo organizatë buxhetore dhe ndërmarrje autonome publike duhet të themelojnë dhe
mbajnë Njësinë e Auditimit të Brendshëm.

9.2. Njësia e Auditimit të Brendshëm, është e autorizuar dhe ka përgjegjësinë që të ndërmarr
auditime të rregullta të:

(i) organizatës përkatëse buxhetore apo ndërmarrjes autonome publike,
(ii) komponentëve, nën-njësive dhe degëve të te lartpërmendurave, dhe
(iii) cilësdo ndërmarrje të kontrolluar publike nën kontrollin e të lartpërmendurave.

9.3. Të gjitha Njësitë e Auditimit të Brendshëm duhet të respektojnë nenin 4 dhe dispozitat e tjera
të këtij ligji. Të gjitha njësitë e Auditimit të Brendshëm duhet që po ashtu të respektojnë
doracakët, udhëzimet dhe standardet profesionale të nxjerra nga Ministri sipas nenit 6.4 të këtij
ligji.

9.4. Çdo njësi e Auditimit të Brendshëm duhet të ketë së paku një Auditor. Organizata buxhetore
ose ndërmarrja publike autonome duhet të sigurojnë, pas konsultimit me NJQH-në, që Njësia e
Auditimit të Brendshëm të ketë burime të mjaftueshme për ushtrimin e përgjegjësive të caktuara
me këtë ligj.

9.5. Nëse madhësia ose veprimtaritë e organizatës buxhetore ose ndërmarrjes autonome publike
janë të asaj natyre që detyrat e njësisë së Auditimit të Brendshëm mund të ushtrohen nga një
Auditor i vetëm, asgjë në këtë ligj nuk mund të interpretohet për të kërkuar që njësia e Auditimit të
Brendshëm të ketë më shumë se një Auditor. Nëse Njësisë së Auditimit të Brendshëm i nevojitet
vetëm një Auditor, atëherë personi në fjalë shërben si drejtori i Njësisë së Auditimit të
Brendshëm, në pajtim me nenin 13.

9.6. Përveç në ndërmarrjet autonome publike, të gjithë Auditorët e Brendshëm brenda njësisë së
Auditimit të Brendshëm kanë statusin e shërbyesit civil.

9.7. Të gjithë personat duhet që të bashkëpunojnë plotësisht dhe në mënyrë të rregullt me
njësinë e Auditimit të Brendshëm si dhe të lejojnë qasje në të gjitha sistemet dhe dokumentet
sipas kërkesës. Të gjithë personat duhet të respektojnë pavarësinë dhe autonominë e Auditorit të
Brendshëm dhe Njësisë së Auditimit të Brendshëm.



9.8. Secila njësi për auditim të brendshëm dhe secili auditor i brendshëm duhet ti ushtrojë
aktivitetet e saj në pajtim me:

(i) këtë ligj dhe ligjet e tjera të zbatueshme në Kosovë, veçanërisht ato të lëmisë buxhetore,
financiare, fiskale dhe të prokurimit;
(ii) rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet, kodet e etikes dhe standardet profesionale të
nxjerra nga ministri sipas nenit 6.4 të këtij ligji.



9


Neni 10
Përjashtime nga detyrimi për themelimin e Njësisë së Auditimit të Brendshëm

10.1. Pavarësisht nga Neni 9.1, NJQH me pëlqimin e ministrit mund të përjashtojë një organizatë
buxhetore ose ndërmarrje autonome publike nga përmbushja e kushteve të parapara në nenin
9.1 nëse përjashtimi i tillë arsyetohet me:

(i) numër të pamjaftueshëm të Auditorëve të Brendshëm për t’i lejuar organizatës buxhetore që
të përmbush kushtet e parapara në nenin 9.1; ose

(ii) madhësia, buxheti ose rrethanat e tjera specifike për organizatën buxhetore ose
ndërmarrjen autonome publike janë të tilla sa që, nga perspektiva e ekonomicitetit është e
paarsyeshme që të kërkohet nga organizata buxhetore ose ndërmarrja autonome publike
që të themelojë Njësinë e Auditimit të Brendshëm.

10.2. NJQH duhet të përgatisë dhe dorëzojë Ministrit për shqyrtim, miratim dhe shpallje një
përmbledhje të kritereve transparente, mos-diskriminuese dhe racionale që duhet shfrytëzuar
gjatë mundësimit të përjashtimeve të parapara me nenin 10.1.

10.3. Përjashtimet e dhëna sipas nenit 10 1.1 vlejnë për 24 muaj. NJQH-j,a me pëlqimin e
ministrit mund të bëjë një përjashtim të ri sipas nenit 10.1, nëse kushtet e parapara në nenin 10.1
arsyetojnë vazhdimin e përjashtimit.

10.4. NJQH me pëlqimin e Ministrit mund të revokojë një përjashtim të bërë sipas nenit 10.1 në
çdo kohë, kur rrethanat që kanë arsyetuar përjashtimin e tillë nuk ekzistojnë më.

10.5. Organizatat Buxhetore ose ndërmarrjet autonome publike që kanë marrë përjashtimin sipas
nenit 10.1 duhet që të përmbushin kushtet e auditimit të brendshëm sipas këtij ligji duke blerë
shërbimet e një auditori të brendshëm sipas nenit 8.1, me qëllim tё kryerjes sё çfarëdo auditimi
tё brendshëm qё kërkohet.


Neni 11
Të drejtat e Auditorëve të Brendshëm dhe Njësive për Auditim të Brendshëm

Auditori i Brendshëm ose Njësia për Auditim të Brendshëm që bëjnë një auditim të ligjshëm sipas
këtij ligji, janë të autorizuar dhe kanë përgjegjësinë që:

(a) të bëjë auditime të brendshme në pajtim me rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet,kodi
etikë dhe standardet profesionale të nxjerra nga Ministria sipas Nenit 6.4 të këtij ligji;

(b) të marrë, shqyrtojë dhe shfrytëzojë pa kufizim të gjitha të dhënat teknike, ekonomike dhe
financiare dhe të tjera, si dhe informatat e dokumentet në posedim ose kontroll të subjektit
të sektorit publik nën auditim;


(c) të kopjojë të dhënat, informatat apo dokumentet e tilla për qëllime të auditimit të brendshëm
si dhe të sigurojë që kopjet në fjalë të jenë ose origjinale ose të certifikuara. Dokumentet
origjinale duhet ti kthehen subjektit të sektorit publik nga i cili janë marrë pas shfrytëzimit;

(d) të kërkojë nga cilido zyrtar, punonjës, këshilltar ose kontraktues i subjektit të sektorit publik
nën auditim që të ofrojë dëshmi fizike, shënime dhe dëshmi gojore ose informata të tjera
mbi çështjet që kanë të bëjnë me auditimin ose mbi aktivitetet që janë nën auditim;

(e) të ketë qasje pa pengesë në stabilimentet e subjektit të sektorit publik nën auditim, dhe të
verifikojë dhe vlerësojë vlerat materiale dhe monetare të subjektit të sektorit publik në
pajtim me rregullat dhe legjislacionin;

(f) të rekomandojë masat që duhet të ndërmerren nga subjekti përkatës sipas Nnit 4.5;
10

(g) të marrë informata të certifikuara nga Thesari, Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës dhe
cilado organizatë publike apo private në lidhje me xhirollogaritë aktuale apo të mbyllura dhe
transaksionet dhe që përfshijnë subjektet nën auditim mbi të cilin Njësia për Auditim të
Brendshëm ka kompetenca sipas nenit 9.1; dhe

(h) që menjëherë të raportojë të gjitha pengesat, refuzimet apo hezitimet nga cilido person
para Komisionit të Auditimit. Komisioni përkatës i auditimit duhet të hetojë rastin, dhe nëse
konstatohet, Komisioni i Auditimit ndërmerr masat e parapara me nenin 5.5.



Neni 12
Ndalesat

12.1. Asnjë person nuk mund të kryejë aktivitete të auditimit të brendshëm ose të ofrojë shërbime
të auditimit të brendshëm për një subjekt të sektorit publik nëse ai/ajo nuk posedon licencë
aktuale dhe të vlefshme të lëshuar në pajtim me këtë ligj.

12.2. Asnjë person nuk mund të marrë licencë për auditim të brendshëm nëse ai/ajo:

(a) ka punuar ose ka kryer në tri (3) vitet e fundit ndonjë pozitë ose funksion në një parti
politike;

(b) në pesë (5) vitet e fundit është dënuar për një vepër penale;

(c) është konstatuar nga një gjykatë kompetente se ka krye vepër penale ose kundërvajtje që
përfshin mashtrimin, keqinterpretimin, korrupsion, pastrim parash, përvetësim, keq
përdorim ose keq përvetësim të fondeve, mit ose ryshfet sipas ligjeve ose rregulloreve të
zbatueshme në Kosovë ose në ndonjë vend apo juridiksion tjetër, ose sipas konventave
apo traktateve ndërkombëtare;

(d) është konstatuar se ndonjëherë ka qenë i përfshirë në sjellje joprofesionale nga ndonjë
gjykatë, organ ose organizatë përgjegjëse për zbatimin e standardeve të sjelljes
profesionale; ose

(e) ka bërë ndonjëherë paraqitje të shtrembëruar nën betim ose në ndonjë dokument të
vulosur, të noterizuar ose zyrtar.

12.3. Asnjë person nuk mund të kryejë aktivitete të auditimit të brendshëm ose të ofrojë shërbime
të auditimit të brendshëm për një subjekt të sektorit publik nëse ai/ajo aktualisht mban pozitë ose
kryen punë për një subjekt të sektorit publik përveç subjektit që rregullisht dhe ligjërisht ofron
shërbime profesionale dhe të pavarura të auditimit.


Neni 13
Drejtorët e Njësive për Auditim të Brendshëm

13.1. Secila Njësi për Auditim të Brendshëm në kuadër të një organizate buxhetore apo
ndërmarrje autonome publike duhet të ketë drejtorin e saj. Secili drejtor i tillë duhet të jetë
njëkohësisht Auditor i Brendshëm. Ai/ajo emërohet nga organizata buxhetore apo ndërmarrja
autonome publike,sidoqoftë, emërimi në fjalë nuk hynë në fuqi pa pëlqimin me shkrim të NJQH-
së, pëlqim ky që nuk duhet të vonohet pa arsye.

13.2. Drejtori i një Njësie për Auditim të Brendshëm është përgjegjës për:

(a) Menaxhimin dhe mbikëqyrjen e personelit dhe veprimtarive të Njësisë për Auditim të
Brendshëm;

(b) Përzgjedhjen, në bazë konkurruese dhe pas konsultimit me NJQH sipas nenit 9.4, të
Auditorëve të Brendshëm shtesë që janë të nevojshëm për Njësinë e Auditimit të
11
Brendshëm. Përzgjedhja e tillë bëhen në bazë të një liste të Auditorëve të Brendshëm e
siguruar nga NJQH. Përzgjedhja e tillë duhet që po ashtu të jetë në pajtim me ligjet e tjera
të zbatueshme në Kosovë, duke përfshirë, përveç në rastin e ndërmarrjeve autonome
publike, legjislacionin për shërbimin civil;

(c) Sigurojë shfrytëzimin produktiv, ekonomik dhe efikas të burimeve të Njësisë për Auditim të
Brendshëm;
(d) Sigurojë zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve,
rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve të përcaktuar në Nnin 9.8;

(e) Sigurojë përgatitjen dhe dorëzimin me kohë të planeve të përcaktuara në Ne
nenin 5.2;

(f) Organizojë, kryejë dhe mbikëqyrë ushtrimin e të gjitha aktiviteteve të auditimit të brendshëm
të ndërmarra nga NJAB, si dhe dorëzimin e rezultateve të auditimit para komisionit të
auditimit të organizatës buxhetore apo ndërmarrjes autonome publike;

(g) Përgatisë dhe dorëzojë raporte tremujore dhe vjetore mbi të gjitha aktivitetet e auditimit të
NJAB-ës tek Komisioni i Auditimit i organizatës buxhetore apo ndërmarrjes autonome
publike.

13.3. Për shkak të nivelit të lartë të kompetencës që kërkohet nga Drejtori i Njësisë për Auditim të
Brendshëm, ai/ajo ka rrogën e njëjtë me atë të një Sekretari Permanent.


Neni 14
Përgjegjësitë e ZKA-sё në Auditimin e Brendshëm

Secili ZKA i një organizate buxhetore apo ndërmarrje autonome publike:

(a) duhet të sigurojë që NJAB-ja ose Auditori i Brendshëm ka burime të mjaftueshme
njerëzore, financiare dhe të tjera për ushtrimin efikas të detyrave dhe përgjegjësive të saj;

(b) të sigurojë ndërmarrjen e masave të shpejta dhe efektive për zbatimin e rekomandimeve të
bëra nga Njësia e Auditimit të Brendshëm, Auditori i Brendshëm, Komisioni i Auditimit dhe
NJQH;

(c) duhet të eliminojë parregullsitë e zbuluara gjatë auditimit si dhe zbatimin e masave për të
parandaluar parregullsitë e tilla në të ardhmen;

(d) është përgjegjës për të siguruar që organizata buxhetore apo ndërmarrja autonome publike
i përmbush të gjitha kushtet e parapara në këtë ligj; dhe

(e) është përgjegjës për të siguruar që të gjithë shërbyesit civil dhe personat e punësuar apo të
angazhuar nga organizata buxhetore, ndërmarrja autonome-publike apo ndonjë njësi tjetër
e cekur në Ne`nin 9.1:

(i) ti mundësojnë NJAB-ës ose Auditorit të Brendshëm qasje të lirë në të gjitha
dokumentet, shënimet, zyrat dhe stabilimentet që janë të nevojshme për ushtrimin e
detyrave dhe përgjegjësive të NJAB-së ose auditorit të brendshëm; dhe

(ii) ndërmarrin masa aktive për të asistuar dhe për të lehtësuar punën e NJAB-së ose
auditorit të brendshëm në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.



Neni 15
Rekrutimi, kualifikimi dhe trajnimi i auditorëve të brendshëm

Personat që dëshirojnë të certifikohen si auditorë të brendshëm, duhet:

12
(a) të posedojnë në minimum, (i) diplomë universiteti në administratë publike, financa publike,
kontabilitet apo juridik; ose (ii) licencë ose certifikatë të vlefshme për auditim të brendshëm
të lëshuar nga një juridiksion jashtë Kosovës, në pajtim me standardet e Institutit të
auditorëve të brendshëm.

(b) ti përmbushin kushtet e tjera të arsyeshme të vendosure nga NJQH, me këshillën dhe
pëlqimin e ekspertëve të auditimit të brendshëm sipas Nenit 6.7, për të siguruar
kompetencën, ndershmërinë, integritetin dhe objektivitetin e kandidatit.

(c) të kenë përfunduar me sukses trajnimin, testimin dhe licencimin sipas Nnit 6.7 dhe 6.8 të
këtij ligji; dhe

(d) të mos jenë të papranueshëm për shkak të arsyeve të cekura në Nenin 12.2.







Neni 16
Konflikti i Interesave

16.1. Secili auditor i brendshëm duhet që menjëherë të njoftojë Komisionin e Auditimit dhe NJQH
me shkrim mbi konfliktet potenciale të interesit që mund të shfaqen si rezultat i auditimit.

16.2. Konflikti i interesave ekziston nëse auditimit përfshin apo ka të bëjë me:

(a) subjekti i sektorit publik në të cilin Auditori i Brendshëm ka qenë i punësuar ose i
angazhuar në çfarëdo kapaciteti tjetër përveç si Auditor i Brendshëm sipas këtij ligji, në tri
vitet e fundit;

(b) subjekti i sektorit publik në tri vitet e fundit ka pasur në menaxhment apo ndër zyrtarët e
lartë politik, një person me të cilin Auditori i Brendshëm:

(i) ka pasur marrëdhënie afariste apo marrëdhënie të tjera substanciale në tri vitet e fundit,
ose
(ii) ka marrëdhënie familjare deri në brezin e tretë siç përcaktohet në legjislacionin për
Shërbimin Civil; ose

(c) një subjekt i sektorit publik në të cilën apo me të cilën, cilido nga personat në vijim ka pasur
marrëdhënie afariste në tri vitet e fundit.

(i) Auditori i Brendshëm,

(ii) një person me të cilin Auditori i Brendshëm ka pasur marrëdhënie afariste apo
marrëdhënie të tjera substanciale në tri vitet e fundit,

(iii) cilido person me të cilin auditori i brendshëm ka marrëdhënie familjare deri në brezin e
tretë siç përcaktohet në legjislacionin për shërbimin civil.

16.3. Gjatë përgatitjes së rregullave dhe standardeve profesionale të cekura në nenin 6.4, NJQH-
ja mundet, nëse është në pajtim me standardet e Institutit të Auditorëve të Brendshëm dhe
praktikat e Unionit Evropian, të specifikojë në rregullat dhe standardet e tilla edhe situatat e tjera
që përbëjnë konflikt interesash.

16.4. Auditoret e Brendshëm me konflikt interesash nuk mund të marrin pjesë, të diskutojnë ose
të përpiqen të ndikojnë në çfarëdo mënyre në ushtrimin e auditimit.

16.5. Nëse një person pranon informata se një auditim i brendshëm është ose ishte kryer nga një
auditor i brendshëm me konflikt interesi, NJQH duhet të informohet menjëherë dhe NJQH duhet
13
të hetojë rastin dhe nëse konstatohet, të bëhet suspendimi i licencës së auditorit përkatës dhe
angazhimi i një auditori të ri nga ana e organizatës buxhetore ose ndërmarrjes autonome publike
për rifillimin e auditimit të brendshëm sipas Nenit 8 auditimi fillestar zhvleftësohet, por të gjitha
dokumentet e zhvilluara gjatë atij t duhet të merren nga Komisioni i Auditimit dhe NJQH si fakte
në rast seauditimi auditori paraprak ka treguar neglizhencë ose keqpërdorime të qëllimta.



KREU III.
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 17
Marrëdhënia me Auditimin e Jashtëm

NJQH duhet të bashkëpunojnë me Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës:

(a) për të zhvilluar një marrëdhënie reciproke të mirëkuptimit ndërmjet tyre;
(b) për të evituar dyfishimin e punës në auditim;
(c) për shkëmbimin adekuat të informatave; dhe


Neni 18
Çështjet e përkohshme

Kërkesa e Nenit 12.1 do të zbatohet dy vite pasi që ligji të hyjë në fuqi. Cilido drejtor apo auditor i
brendshëm në atë datë ,nëse më herët nuk ka plotësuar kërkesat e nenit 6.7 dhe kërkesat
për licencim të Nenit 6.8 për shkak të ligjit, nuk do të ketë të drejtë më të shërbejë si drejtor apo
si auditorë i brendshëm , dhe të gjithë personat e tillë menjëherë do të largohen nga Njësia e
auditivit të brendshëm përmes organit të duhur që ka fuqi për të larguar apo hequr nga detyra
personin në fjalë..


Neni 19
Marrëdhënia me ligjet e tjera

Në rast të konfliktit ndërmjet këtij ligji dhe dispozitave të legjislacionit paraprak në lidhje me
auditimin e brendshëm të subjekteve të sektorit publik, atëherë ky ligj mbizotëron.




Neni 20
Hyrja në fuqi

Ky ligj hynë në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi
Special i Sekretarit te Përgjithshëm.



UNMIK/REG/2007/19
06.06.2007