LIGJI NR. 2004/7 PËR ODËN EKONOMIKE TË KOSOVËS

GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË
KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 17 / 01 TETOR 2007

Ligji Nr. 2004 / 7

PËR ODËN EKONOMIKE TË KOSOVËS


Kuvendi i Kosovës,

Duke marrë parasysh Rregulloren e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të
Bashkuara në Kosovë, nr. 1999/1, të 25 korrikut 1999, të ndryshuar, mbi Autoritetin e
Administratës së Përkohshme në Kosovë, Rregulloren e UNMIK-ut nr. 1999/24 të 12 dhjetorit
1999, të ndryshuar mbi ligjin në fuqi në Kosovë, Rregulloren e UNMIK-ut, nr. 2001/9 të 15 majit
2001, “mbi Kornizën Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohshme në Kosovë”, veçanërisht
Kreu 5.1(a), 5.7, 9.1.1, 9.1.26 (a), 9.3.3 dhe Rregulloren e UNMIK-ut, nr. 2001/19, të 13 shtatorit
2001, mbi Degën Ekzekutive të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë,
veçanërisht nenet 1.6;

Me qëllim të koordinimit dhe të realizimit të synimeve dhe të interesave të përbashkëta në
përparimin e veprimtarisë afariste të anëtarëve dhe zhvillimit më të përshpejtuar harmonik të
vendit

Miraton :

LIGJIN PËR ODËN EKONOMIKE TË KOSOVËS

I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1

Me këtë Ligj rregullohet themelimi, anëtarësia, selia, statusi, qëllimi, organet mjetet për punë,
ndërprerja e punës, roli dhe fushëveprimi i Odës Ekonomike të Kosovës ( në tekstin e mëtejshëm
”OEK”-ja).

Neni 2

2.1. Në OEK në pajtim më këtë ligj anëtarësimi i personave fizik dhe juridik që ushtrojnë
veprimtari ekonomike në Kosovë apo që kanë selinë e vet në Kosovë është vullnetar. Në OEK
mund të bashkohen edhe organizata tjera të subjekteve ekonomike dhe organizatat në lëmine e
shkencës, shoqatat profesionale dhe shoqatat tjera të cilat me aktivitetin e vet e përparojnë
afarizmin e subjekteve ekonomike.

2.2. Anëtarësimi në OEK rrjedhë nga dita e nënshkrimit të kontratës.

Neni 3

OEK-ja është organizatë profesionale jofitimprurëse dhe subjekt juridik i pavarur. Selia e OEK-së
është në Prishtinë.
Neni 4

OEK-ja përfaqëson interesat e bizneseve të bashkuar në të, në raport me të gjitha subjektet e
organizuara në shoqëri, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në dialogun social, ushtron dhe kryen
edhe shërbime konsultuese e profesionale për anëtarësinë e vetë, me qëllim të arritjes së
përparimit të veprimtarisë afariste të anëtarëve dhe harmonizimin e interesave të tyre.

Neni 5

OEK-ja me qëllim të përfaqësimit të interesave të subjekteve të anëtarësuar në të, bën elaborimin
dhe analizimin e ecurive ekonomike, si dhe merr iniciativa për ndryshime dhe plotësime në
sistemin ekonomik e financiar, si dhe për nxjerrjen e ligjeve të reja me qëllim të arritjes së
2
objektivave të zhvillimit më të përshpejtuar dhe harmonik të vendit e në interes të anëtarëve të
OEK-së.

Neni 6

OEK-ja punon në drejtim të lidhmërisë së ekonomisë së vendit me ekonomitë e vendeve të rajonit
dhe më gjerë, si dhe prezantimin e interesave të anëtarëve të saj në këto rajone me forma të
ndryshme të veprimit të përcaktuar me ligj dhe me kontratë (marrëveshje).


Neni 7

Anëtarët e anëtarësuar në OEK kanë të drejta, përgjegjësi dhe obligime të barabarta në pajtim
me ligjin dhe statutin e OEK.

Neni 8

8.1. Detyrat kryesore të OEK-së për realizimin e qëllimeve të saj janë:

a). Përfaqësimi i interesave të harmonizuara të anëtarësisë në tërësi me iniciativa të reja;

b). Bashkëpunimi me organet e pushtetit në formulimin e strategjisë së zhvillimit të përgjithshëm
ekonomik, zhvillimit rajonal, struktural dhe politikës adekuate industriale, përmirësimin e
infrastrukturës ekonomike dhe në lëmin e politikës ekonomike mbrojtëse;

c). Pjesëmarrja në dialogun ekonomik dhe social bashkë me asociacionet e tjera afariste,
shoqatat e interesit, sindikatat etj;

d). Zhvillimi dhe kryerja e shërbimeve të sistemit integral të afarizmit dhe të informacionit lidhur me
bazat e të dhënave vendase dhe të jashtme, sidomos në lëmin e kërkesës dhe ofertës të
formave të ndryshme të bashkëpunimit ekonomik dhe karakteristikave ekonomike të
përgjithshme e të veçanta të tregut të Kosovës dhe vendeve të jashtme;

e). Promovimi i tregtisë së jashtme me anë të organizimit të kontakteve afariste në mes të
partnerëve vendas dhe të atyre të huaj, paraqitjes së përbashkët në panaire, prezantimit të
bizneseve, delegacioneve tregtare të brendshme dhe të jashtme, me marrjen e
propozimeve për investime të përbashkëta, të kompanive etj;

f). Pjesëmarrja në procesin permanent të inovacioneve dhe përmirësimin e cilësisë së
produkteve, e të shërbimeve dhe në promovimin e standardeve teknike evropiane për
ambientin dhe programet ekologjike;
g). Dhënia e këshillave për zhvillim, veçanërisht lidhur me kriteret për fitimin e boniteteve
financiare, mjeteve nga buxheti dhe burimet e tjera, në përgatitjen e programeve investive në
biznes dhe konsultimet rreth ristrukturimit dhe rinovimit të bizneseve;

h). Ndihma profesionale dhe konsultimet rreth zgjidhjes së çështjeve të afarizmit vijues siç është
sigurimi i mjeteve qarkulluese, përdorimi racional i energjisë, racionalizimi i
shpenzimeve të xhiros, furnizimi me lëndë të parë, mënjanimi i pengesave afariste, ndihma
për hartimin e programeve të ristrukturimit dhe të zhvillimit të kompanive të caktuara;

i). Ndihma për hartimin e programeve të zhvillimit dhe të investimeve, sidomos për
bizneset e vogla dhe të mesme;

j). Ndihmon ndërmarrjet në kërkesat për dhënien e dokumenteve tregtare, sidomos
certifikatave për origjinën e mallit, dhe dokumenteve të tjera, në përputhje me ligjet në fuqi;

k). Angazhimi për zgjidhjen e kontesteve ekonomike përmes arbitrazhit të përhershëm;

l). Bashkëpunimi me institucionet e tjera në përcaktimin e nevojave për trajnime profesionale për
komunitetin e biznesit si dhe trajnimeve të vazhdueshme për subjektet e anëtarësuara në
Odë;
3

m). Pjesëmarrja në sistemin permanent në trajnimet e të punësuarve bëhet në harmoni e
me statutin dhe dispozitat tjera të veçanta të odës.

8.2. Shërbimet e përcaktuara në nenin 8 (j) dhe (k) mund të ofrohen edhe nga shoqatat tjera.


Neni 9

OEK-ja bashkëpunon me odat ekonomike jashtë dhe me organizatat e me shoqatat e huaja
ekonomike.


Neni 10

10.1. Puna e OEK-së është publike. Mënyra e informimit të opinionit publik përcaktohet në
Statutin e OEK-së.

10.2. Organizimi, veprimi dhe financimi duhet bërë me transparencë dhe në pajtim me Ligjin për
qasje në dokumentet zyrtare.


II. ORGANET DHE STRUKTURA INFORMATIVE

Neni 11

11.1. Anëtarët e OEK-së organizohen, varësisht nga veprimtaria e tyre kryesore, sipas parimit
degësor në shoqatat e degëve, kurse varësisht nga selia, në njësi rajonale.

11.2. Shoqatat e degëve dhe njësitë rajonale janë forma të decentralizuara të punës, të
organizimit të brendshëm dhe të procesit të marrjes së vendimeve në OEK.

11.3. Shoqatat e degëve dhe njësitë rajonale janë trupa zgjedhorë për zgjedhjen e këshillave të
tyre dhe të përfaqësuesve të vet në Kuvendin e Odës.
11.4. Organet e qeverisjes së OEK-së janë:

- Kuvendi,
- Këshilli drejtues
- Kryetari
- Këshilli mbikëqyrës.

Neni 12

Kuvendi i OEK-së përbëhet nga përfaqësuesit e anëtarëve në pajtim me rregullat për procedurën
e zgjedhjeve, që janë përcaktuar në këtë ligj dhe në Statutin e OEK-së.


Neni 13

Parimet themelore të zgjedhjes së këshillave të shoqatave të degëve dhe njësive rajonale, si
edhe të përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e OEK-së janë këto:

1. Secili anëtar ka të drejtë aktive dhe pasive të zgjedhjes;

2. Të paktën dhjetë anëtarë të organizuar në shoqatat e degëve dhe në njësitë rajonale
mund të propozojnë listën e kandidatëve për zgjedhjen e përfaqësuesve në Kuvend;

3. Numri i vendeve përfaqësuese në Kuvend për përfaqësuesit e shoqatës së caktuar të
degës dhe të njësive rajonale përcaktohet në përputhje më statutin në atë mënyrë që
përbërja e Kuvendit të pasqyrojë strukturën proporcionale ekonomike të degëve dhe
të rajoneve, duke marrë parasysh edhe madhësinë e biznesit ekonomik, posaçërisht
4
përfaqësimin e bizneseve të vogla dhe atyre të mesme;

4. Secili anëtar i OEK-së ka një votë dhe një numër të caktuar votash shtesë në
përpjesëtim me strukturën e kapitalit dhe me numrin e punonjësve;


Neni 14

14.1. Në Kuvend do të zgjidhen kandidatët që marrin më shumë vota.

14.2. Anëtarë të Kuvendit mund të zgjidhen edhe përfaqësuesit e anëtarëve kolektivë, dhe
zgjedhja e këtyre anëtarëve behet në pajtim më procedurën e zgjedhjes.


Neni 15

15.1 Anëtarët e Kuvendit e të Këshillit drejtues të Odës Ekonomike zgjidhen me mandate katër
vjeçar me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat. Ky mandat vlen për të gjithë personat e
zgjedhur nga Kuvendi i Odës.

15.2 Personat që zgjedhën, apo që emërohen në Odë, nuk mund të jenë ata ndaj të cilëve është
duke u zhvilluar procedura për vepër penale, apo të cilët kanë qenë të dënuar për vepër penale,
apo për ndonjë vepër të kriminalitetit ekonomik.

15.3 Kriteret më të hollësishme do të përcaktohen me statut, ku në mes të tjerash, do të
sigurohet që të gjitha kategoritë profesionale të jenë përfaqësuara në mënyrë të duhur, dhe që
asnjë kategori e vetme nuk do të mbajë pozitë dominante.

15.4. OEK-u periodikisht publikon raporte lidhur me veprimtarinë e saj, së paku një herë në
gjashtë muaj.
Neni 16

Dispozita më të hollësishme për procedurën e zgjedhjes do të përcaktohen me Statutin e OEK-së.


Neni 17

Kuvendi i OEK-së ka këto kompetenca:

a). Miraton Statutin e OEK-së, ndryshimet dhe plotësimet e tij;
b). Zgjedh Kryetarin e OEK-së;
c). Zgjedh Këshillin drejtues të OEK-së;
d). Zgjedh sekretarin e përgjithshëm të OEK;
e). Harton dhe miraton programin afatmesëm dhe afatgjatë të punës, programin
financiar dhe raportet për realizimin e tyre;
f). Përcakton përqindjen e kuotës së anëtarësisë dhe vendos për shpërndarjen e mjeteve
financiare për nevojat e punës të OEK-së në nivel qendror, si dhe në shkallë
shoqatash të degëve dhe njësish rajonale;
g). Emëron kryetarin dhe arbitrit e arbitrazhit të përhershëm, dhe anëtarin e Këshillit të Nderit;
h). Aprovon rregullat për punën e arbitrazhit të përhershëm dhe të Këshillit të Nderit;
i). Vendos për çështje të tjera në pajtim me Ligjin dhe Statutin e OEK-së.


Neni 18

Këshilli drejtues i OEK-së ka këto kompetenca:

a). Shqyrton dhe miraton projektin e materialeve dhe të vendimeve për Kuvendin e OEK-së;
b). Merr vendime për realizimin e programeve të punës dhe zbatimin e vendimeve të tjera të
Kuvendit;
c). Emëron përfaqësuesit e Odës në institucionet, në të cilat OEK-ja delegon
5
përfaqësuesit e saj sipas dispozitave të veçanta;
d). Emëron këshilla të përhershme dhe këshilla të përkohshme;
e). Miraton aktet e përgjithshme të OEK-së, të cilat nuk janë në kompetenca të Kuvendit;
f). Vendos për hapjen e përfaqësive ekonomike në botë;
g). Merr vendime për çështje të tjera në pajtim me Statutin e OEK-së.


Neni 19

Kryetari i OEK-së ka këto kompetenca:

a). Drejton dhe përfaqëson OEK-në,
b). Kryeson mbledhjet e Këshillit Drejtues të OEK-së dhe i propozon atij vendime nga
kompetenca e Këshillit Drejtues;
c). I propozon Kuvendit zgjedhjen e Këshillit Drejtues dhe propozon zgjedhjen e
sekretarit të përgjithshëm;
d). Merr vendime për çështje të menaxhimit dhe çështje rreth financave dhe organizimit
të OEK-së, në pajtim më aktet e OEK-së dhe me vendimet e Kuvendit e të Këshillit
Drejtues të OEK-së,
e). Ushtron punë të tjera në përputhje me Statutin e OEK-së,
f). Në kuadër të autorizimit që ka, Kryetari është përgjegjës për ligjshmërinë e punës së OEK-
së.

Neni 20

20.1. Kuvendi i OEK-së zgjedh Këshillin mbikëqyrës të OEK-së nga radhët e përfaqësuesve të
anëtarëve, që nuk janë anëtarë të Kuvendit, përkatësisht të Këshillit Drejtues të OEK-së.

20.2. Këshilli mbikëqyrës kontrollon veprimtarinë financiare dhe materiale të OEK-së.


Neni 21

21.1. Shoqatat e degëve, duke ua përshtatur shërbimet nevojave specifike të degëve të veçanta
ekonomike, kontribuojnë në zhvillimin e degës, përparimin e punës dhe aktivitetit ekonomik të
anëtarëve dhe në këtë mënyrë ndihmojnë aftësinë konkurruese të tyre në tregjet e brendshme
dhe ato të jashtme.

21.2. Detyrat e shoqatave të degëve dhe të organeve të tyre rregullohen më hollësisht në Statutin
e OEK-së.

Neni 22

22.1. Njësitë rajonale, duke ua përshtatur shërbimet e veta nevojave specifike të territoreve dhe
të rajoneve të veçanta, kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të rajoneve dhe kryejnë shërbime të
sistemit tërësor të njësive rajonale, sidomos për bizneset e vogla dhe ato të mesme drejtpërdrejt
ose duke angazhuar seksione të veçanta profesionale në nivel qendror.

22.2. Detyrat e njësive rajonale dhe të organeve të tyre përcaktohen më saktësisht në Statutin e
OEK-së.


Neni 23

Krahas formave parësore të organizimit brenda OEK-së, sipas kësaj pjese anëtarët, për të
shprehur interesat e ndryshme, mund të organizohen në një apo më shumë grupe degësh të
specializuara dhe shoqatash të interesit në pajtim me Statutin e Odës.




6



III. STATUTI I OEK-së

Neni 24

Statuti i OEK-së rregullon më saktësisht çështjet lidhur me detyrat e OEK-së në nivel qendror,
degësor dhe rajonal, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë, organet e OEK-së dhe kompetencat e
tyre, përbërjen dhe mënyrën e marrjes së vendimeve të organeve të OEK-së, themelimin dhe
punën e shoqatave të degëve, njësive rajonale dhe formave të tjera të punës dhe organet e tjera,
bashkëpunimin me odat, organizatat dhe asociacionet e tjera, Arbitrazhin e përhershëm dhe
Këshillin e Nderit, aktet e përgjithshme, karakterin publik të punës, sekretarin e përgjithshëm,
shërbimin profesional, veprimtarinë financiare dhe procedurën e zgjedhjeve.


IV. KËSHILLI I NDERIT DHE ARBITRAZHI I PËRHERSHËM

Neni 25

25.1. OEK-ja ka Këshillin e Nderit. Këshilli i Nderit kujdeset për zhvillimin, realizimin dhe ruajtjen e
zakoneve të mira afariste.

25.2. Këshilli i Nderit vendos:

a). Për shkeljet e Statutit, dokumenteve të tjera dhe vendimeve të organeve të Odës në
pajtim me Statutin e Odës.

25.3. Këshilli i Nderit vendos për dënime administrative jo-monetare, masa disiplinore, përcakton
përgjegjësinë dhe publikon të dhënat për vendimet në pajtim me Kartën.


Neni 26

OEK-ja ka Arbitrazhin e përhershëm kompetent për zgjidhjen e kontesteve të biznesit në mes
anëtarëve të OE-së dhe në mes anëtarëve dhe personave të tjerë juridik ose fizikë.



Neni 27

Përbërja, organizimi, kompetencat dhe procedura e Këshillit të Nderit dhe e Arbitrazhit të
Përhershëm rregullohen më hollësisht me Statutin dhe aktet e tjera të përgjithshme të Odës.


V. MJETET PËR PUNËN E OEK-së

Neni 28

28.1. Mjetet për punën e OEK-së realizohen nga kontributet e anëtarëve, arkëtimi i shërbimeve
dhe nga burimet e tjera në pajtim me Statutin e OEK-së.

28.2. Shuma e kontributit të anëtarëve dhe kushtet e pagimit caktohen me vendim të Kuvendit të
OEK-së në pajtim me ligjin.

28.3 Për çdo vit OEK-ja harton dhe miraton planin dhe raportin financiar.

28.4. Për realizimin e detyrave të caktuara dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, për të cilat
janë të interesuar një numër më i madh i anëtarëve të OEK-së në shoqatën e degës ose në
njësinë rajonale, anëtarët mund të mbledhin mjete plotësuese dhe të krijojnë fonde të destinuara,
në pajtim me Statutin e Odës.
7

28.5. Raportin financiar vjetor të OEK-së e kontrollon auditori i pavarur.



VI. SHËRBIMI PROFESIONAL I ODËS EKONOMIKE TË KOSOVËS

Neni 29

Funksionet profesionale, administrative, teknike dhe funksionet e tjera për nevoja të OEK-së i
kryen Shërbimi profesional i OEK-së në pajtim me Statutin dhe me aktet e tjera të OEK-së.


Neni 30

OEK-ja ka sekretarin e përgjithshëm, i cili mund ta përfaqësojë OEK-në në rast të mungesës së
Kryetarit, me autorizimin e kryetarit, drejton dhe organizon punën e shërbimit profesional dhe
kryen punë të tjera në pajtim me aktet e përgjithshëm të OEK-së.


VII. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 31

31.1. Oda Ekonomike e Kosovës që ekziston në ditën e miratimit të këtij ligji konsiderohet si Odë
që deri në organizimin e ri mund të funksionojë sipas këtij ligji.

31.2. OEK-ja është e obliguar që ti mbajë zgjedhjet, të harmonizojë organizimin, statutin, aktet e
përgjithshme dhe punën e vetë me këtë ligj, jo më vonë se tre muaj pas hyrjes së këtij ligji në
fuqi.


Neni 32

Ndërprerja e punës së Odës mund të bëhet me ligj të veçantë.


Neni 33

Ditën kur ky ligj hyn në fuqi, shfuqizohet ligji mbi bashkimin në Odën Ekonomike të Kosovës të
publikuar në Gazetën zyrtare të Kosovës nr. 41/79 dhe 20/84.


Neni 34

Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit në Kuvendin e Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i
Sekretarit të Përgjithshëm.




02.06.2005
UNMIK/REG/2005/30