LIGJI NR. 2004/18 PËR TREGTINË E BRENDSHME

GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË
KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 17 / 01 TETOR 2007

Ligji Nr. 2004/ 18

PËR TREGTINË E BRENDSHME

Kuvendi i Kosovës,

Duke u bazuar në Rregulloren nr. 2001/9 të dt. 15 maj 2001 mbi Kornizën Kushtetuese për
Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, veçanërisht Kreu 5.1. (ç), 5.7, 9.1.1 dhe 9.1.26 (a)
dhe

Me qëllim të promovimit të zhvillimit të një ekonomie të shëndoshë të tregut të lirë të brendshëm
në Kosovë.

Nxjerr ligjin vijues:

LIGJI PËR TREGTINË E BRENDSHME


PJESA E PARË
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1

Me këtë ligj rregullohen kushtet për ushtrimin e veprimtarisë së tregtisë në tregun e brendshëm,
tregtia me shumicë, tregtia me pakicë, ankandi, ndërmjetësimi në tregti, praktikat kufizuese dhe
masat mbrojtëse për ushtrimin e veprimtarisë tregtare, konkurrencën e pandershme, masat
mbikëqyrëse, masat administrative dispozitat ndëshkuese dhe dispozitat përfundimtare.


Definicionet dhe kuptimi i termave

Neni 2

Secili prej termave në vijim, kudo që përdoret në këtë ligj, do të ketë kuptimin e dhënë, përveç
nëse konteksti brenda të cilit një term i tillë paraqitet nënkupton qartë diçka tjetër:

“Praktikë mashtruese tregtare” nënkupton shkatërrimin e çfarëdo prove materiale me qëllim të
mashtrimit të konsumatorëve në lidhje me blerjen ose shitjen e mallrave në tregun e brendshëm.

“Person fizik” nënkupton individin dhe personin fizik si pronar i ndërmarrjes së regjistruar si
biznes individual.

“Person juridik” nënkupton shoqërinë aksionere, partneritetet (shoqëritë me përgjegjësi të
kufizuar dhe komandite), kompaninë e huaj ndërmarrjen shoqërore dhe ndërmarrjen publike.

“Ministër” nënkupton Ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

“Ministri” nënkupton Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë të themeluar në pajtim me Rregulloren
e UNMIK-ut.nr. 2001/19

“Shitës apo furnizues” nënkupton çdo person fizik apo juridik, i cili në kontratat e rregulluara
nga ky Ligj vepron për qëllime që lidhen me tregtinë, biznesin apo profesionin e tij, publik apo
privat.

“Prodhues” nënkupton prodhuesin e mallrave për konsumatorët, importuesin e mallrave për
konsumatorët në territorin e Kosovës ose çdo person tjetër që synon të jetë prodhues duke
vendosur emrin, markën tregtare ose ndonjë shenjë tjetër të tij dalluese në mallrat për konsum.

2
“Transaksione komerciale” nënkupton transaksionet mes sipërmarrësve ose mes
sipërmarrësve dhe autoriteve publike, të cilat bëjnë shpërndarjen e mallrave ose kryerjen e
shërbimeve kundrejt pagesës (shpërblimit)

“Tregtar” nënkupton çdo person fizik apo juridik, i cili për transaksionin në fjalë vepron brenda
cilësisë së tij tregtare ose profesionale dhe kushdo që vepron në emër apo për llogari të një
tregtari.

“Konsumator” nënkupton çdo person fizik apo juridik, i cili në kontratat e rregulluara nga ky Ligj
vepron për qëllime të ndryshme nga tregtia, biznesi apo profesioni i tij;

“Produkt” nënkupton çdo mall apo shërbim përfshi pasurinë e paluajtshme;

“Praktika komerciale (tregtare)” nënkupton çdo veprim, mosveprim, sjellje ose përfaqësim,
komunikim tregtar, përfshi reklamimin dhe marketingun nga tregtari që lidhen direkt me
promovimin, shitjen ose furnizimin e produkteve tek konsumatorët;

“Çrregullim material i sjelljes ekonomike të konsumatorëve” nënkupton përdorimin e një
praktike tregtare për të keq ndikuar dukshëm mbi aftësinë e konsumatorëve për të marrë një
vendim të informuar duke i çuar konsumatorët drejt marrjes së një vendimi për një transaksion që
në kushte të tjera nuk do ta kishin marrë.

”Kodi i sjelljes” nënkupton çdo marrëveshje që definon sjelljen e tregtarëve, të cilët marrin
përsipër t’i nënshtrohen kodit në raport me një apo më shumë praktika tregtare ose sektorë të
biznesit.

”Pronar i kodit” nënkupton çdo entitet, përfshi tregtarin apo grup tregtarësh që janë përgjegjës
për formulimin dhe rishikimin e kodit të sjelljes dhe/ose për monitorimin e pajtueshmërisë me
kodin nga ana e atyre që kanë marrë përsipër ta respektojnë atë.

“Kujdes profesional” nënkupton masat e aftësive dhe kujdesit të veçantë të treguar nga tregtari
në proporcion me kërkesat e praktikave normale të tregut për konsumatorët në fushën e tij të
aktivitetit në tregun e brendshëm.

“Ftesë për blerje” nënkupton një komunikim tregtar, i cili tregon karakteristikat kryesore të
produktit dhe çmimin sipas një mënyre të përshtatshme të komunikimit tregtar dhe i lejon
konsumatorëve të bëjnë blerjen.

”Influenca e padrejtë” nënkupton shfrytëzimin e një pozicioni pushteti për ushtruar presion, pa
përdorur forcë fizike, në një mënyrë të tillë që kufizon dukshëm aftësinë e konsumatorit për të
marrë një vendim të bazuar në informata.


Neni 3

3.1. Tregu i brendshëm në Kosovë është unik dhe rregullohet me ligjet e Kosovës.

3.2 Të gjithë perosnat që ushtrojnë veprimtari komerciale trajtohen pa dallime, diskriminime ose
privilegje dhe në pajtim me dispozitat e këtij ligji.


Neni 4

Tregtari ushtron të gjitha aktivitetet e lejuara nga ligji.


Neni 5

5.1. Ndalohet konkurrenca jolojale nga ana e tregtarëve sipas nenit 31.

3
5.2. Organet qëndrore dhe lokale, me aktet e tyre nuk mund që me veprimin e tyre të kufizojnë të
drejtën e pjesëmarrjes në treg, të ndalojnë konkurrencën e lirë në treg ose të krijojnë pozitë të
pabarabartë në treg për tregtarë dhe konsumatorë të caktuar, përveçse në rastet e parashikuara
me ligj.


PJESA E DYTË
USHTRIMI I AKTIVITETIT TREGTAR

Neni 6

Tregtari mund të ushtrojë të gjitha llojet e veprimtarisë tregtare për të për të cilat është i
regjistruar, nëse nuk është përcaktuar ndryshe me ligjet apo dispozitat e tjera të aplikueshme.


Neni 7

Para regjistrimit, tregtari mund të ushtrojë ato aktivitete tregtare që janë të nevojshme për efekt të
regjistrimit.


Neni 8

8.1. Pa paragjykuar nenin 3.2, ky ligj mbulon aktivitetet e mëposhtme:

a. ndërrmarjet publike dhe iniciativat civile që shesin mallra të caktuar me qëllim
përmbushjen e detyrave të tyre në pajtim me aktet e tyre (statutet),

b. personat fizikë dhe juridikë që janë të regjistruar për ushtrimin e veprimtarisë prodhuese,
kur prodhimet e tyre i plasojnë në treg,

c. ndërmarrjet publike, iniciativat qytetare të cilat për realizimin e detyrave të tyre, në
përputhje me aktet e tyre (me statutin e tyre), shesin mallin e caktuar,

d. personat fizik, të cilët merren me prodhimtari bujqësore, kur prodhimet e tyre i plasojnë
në treg,

e. personat fizik të cilët në bazë të kontratës me tregtarin e regjistruar, pa themelimin e
marrëdhënies së punës, ushtrojnë tregtinë me pakicë për llogari të tregtarit.

8.2. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përcakton me udhëzim administrativ aktivitetet e
mbuluara nga neni 8.1.


Tregtia me shumicë
Neni 9

Shitësi me shumicë është një ndërmjetës në zinxhirin shpërndarës që blen produktin në sasi të
madhe nga prodhuesi dhe ia shet në masë më të vogël shpërndarësit apo shitësit me pakicë.


Neni 10

10.1. Tregtia me shumicë ushtrohet në objekte të veçanta ose depo për shitjen me shumicë, në
tregje për shitje me shumicë, lokacione të tjera që i plotësojnë kushtet e paparapra dhe në tranzit.

10.2. Me tregtinë me shumicë në tranzit nënkuptohet blerja dhe shitja e mallit pa u vendosur dhe
mbajtur në depo të shitjes me shumicë.



4
Neni 11

11.1. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë rregullon me Udhëzim për Administrativ ushtrimin e
veprimtarisë së tregtisë me shumicë në objekte të veçanta apo depo.

11.2. Udhëzimi Administrativ sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të përcaktojë kushtet e
posaçme për objektet dhe depot, si dhe kushtet për deponimin e mallrave për të siguruar
mbrojtjes e jetës, shëndetit dhe mjedisit.


Neni 12

12.1. Tregtia me shumicë mund të kryhet edhe në bursa të mallit, panaire, ekspozita dhe
ankande.

12.2. Themelimi dhe veprimtaria e bursave, panaireve dhe formave të ngjashme rregullohet me
ligj të posaçëm.

Tregtia me pakicë
Neni 13

Tregtia me pakicë nënkupton blerjen e mallit nga tregtari me shumicë, me qëllim të shitjes së tij
tek konsumatori i fundit.


Neni 14

Tregtia me pakicë ushtrohet në objektet tregtare (në tekstin e mëtejmë: shitore) dhe jashtë tyre,
nëse për një mënyrë të tillë të shitjes janë plotësuar kushtet e caktuara.


Neni 15

15.1. Shitje e mallit jashtë shitoreve konsiderohet shitja në tregjet me pakicë, përfshi shitjen
përmes postës, në stendë, kioskë, në objektet blerëse, përmes automatit, përmes masmediave
dhe shitja në lëvizje (shitësit rrugor).

15.2. Shitja e mallit jashtë shitores si shitje e rastit në: panaire, ekspozita, manifestime dhe të
ngjashme, konsiderohet gjithashtu shitje me pakicë.

15.3. Shitja e mallit jashtë tregut: në stenda, kioska, automate, shitja në lëvizje ose shitja e rastit
duhet të kryhet në vendet paraprakisht të përcaktuara nga autoritetet përkatëse.


Neni 16

16.1. Vetëm ata tregtarë që kanë një licencë të vlefshme mund të ushtrojnë veprimtari tregtare si
dhe të sheshin prodhime.

16.2. Personat fizik, të cilët merren me prodhimtari bujqësore, prodhimet e tyre mund t’i shesin
lirisht në pajtim me dispozitat e posaçme, duke mos patur nevojë të regjistrohen.

16.3. Inspektori i tregut mund t’ua ndalojë tregtimin personave fizikë dhe juridikë pas dhënies së
njoftimit të nevojshëm.


Ankandet

Neni 17

17.1. Ankandi është formë e veçantë e ushtrimit të tregtisë me shumicë dhe pakicë.
5

17.2. Ankandi është shitja e organizuar e mallit ofertuesit të ofertës më të lartë në bazë të
ankandit të shpallur publik në vend dhe kohë të caktuar.

17.3. Ankandet mund të jenë të përhershme dhe të përkohshme.

17.4. Kushtet për organizimin e ankandit, regjistrimin e mallit që shitet në ankande, mënyrën e
afarizmit dhe procedurën e shitjes përmes ankandit e përcakton me udhëzime të nxjerra
administrative, Ministri i Industrisë dhe Tregtisë.


Ndërmjetësimi në tregti

Neni 18

18.1. Për qëllime të këtij ligji ”agjent tregtar” nënkupton një ndërmjetës të vetëpunësuar, i cili ka
autoritet të vazhdueshëm për të negociuar shitjen ose blerjen e mallrave për llogari të një personi
tjetër i quajtur më poshtë “urdhërdhënësi”, apo të negociojë dhe përfundojë transaksione të tilla
në llogari dhe emër të urdhërdhënësit .

18.2. Agjenti tregtar në kuptim të këtij ligji nuk nënkupton në mënyrë të veçantë:

a. personin që në cilësinë e tij si zyrtar, ka fuqinë të marrë angazhime të detyrueshme për
një shoqëri apo shoqatë,

b. ortakun, i cili është ligjërisht i autorizuar të marrë angazhime të detyrueshme për ortakët
e tij,

c. marrësin, marrësin dhe menaxherin, likuidatorin apo administruesin e besuar në
procedurat e falimentimit.


Neni 19

Ky ligj nuk aplikohet për:

a. agjentët tregtar aktivitetet e të cilëve janë pa pagesë,
b. agjentët tregtar kur veprojnë në bursë apo në treg.

Të drejtat dhe detyrimet

Neni 20

20.1. Gjatë kryerjes së aktiviteteve një agjent tregtar duhet të kujdeset për interesat e
urdhërdhënësit të tij dhe të veprojë me devotshmëri dhe mirëbesim.

20.2. Veçanërisht një agjent tregtar duhet:

a. të bëjë përpjekjet e duhura për të negociuar dhe kur është e nevojshme të përfundojë
transaksionet sipas instruksioneve që ka marrë;

b. t’i komunikojë urdhërdhënësit të gjithë informacionin e nevojshëm për të cilin ka dijeni;

c. të përmbush instruksionet e arsyeshme që ka marrë nga principali i tij.


Neni 21

21.1. Në marrëdhëniet e tij me agjentin tregtar, urdhërdhënësi duhet të veprojë me devotshmëri
dhe mirëbesim

6
21.2. Urdhërdhënësi veçanërisht duhet:

a. t’i sigurojë agjentit tregtar dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me mallrat në fjalë;

b. të sigurojë për agjentin e tij tregtar informacionin e nevojshëm për kryerjen e kontratës së
agjencisë dhe në veçanti të njoftojë agjentin tregtar brenda një kohe të arsyeshme kur
parashikon që volumi i transaksioneve tregtare do të ulet dukshëm në krahasim me atë
që normalisht ka pritur agjenti.

21.3.Urdhërdhënësi për më tepër duhet të informojë agjentin tregtar brenda një kohe të
arsyeshme për pranimin, refuzimin dhe mosekszekutimin nga ana e tij të një transaksioni tregtar
që agjenti tregtar e ka kryer për urdhërdhënësin.


Neni 22

Palët nuk mund të shmangen nga dispozitat e nenit 20 dhe 21.


Neni 23

23.1. Në mungesë të ndonjë marrëveshjeje mbi këtë çështje midis palëve, një agjent tregtar ka të
drejtën e shpërblimit që agjentët tregtarë të caktuar për mallrat që janë objekti i kontratës së
agjencisë përfitojnë zakonisht në vendin ku ai kryen aktivitetet e tij. Nëse nuk ka ndonjë praktikë
të tillë zakonore, agjenti tregtar ka të drejtën për një shpërblim të arsyeshëm duke marrë në
konsideratë të gjitha aspektet e transaksionit.

23.2. Çdo shpërblim, i cili ndryshon brenda vlerës së transaksioneve të biznesit konsiderohet si
komision në kuptim të këtij ligji.

23.3. Nenet 18 deri në 23 nuk zbatohen nëse agjenti tregtar nuk shpërblehet tërësisht apo
pjesërisht me komision.


Neni 24

24.1. Agjenti tregtar ka të drejtën të mbajë komisionin për transaksionet komerciale të
përfunduara gjatë periudhës së rregulluar nga kontrata e agjencisë:

a. nëse transaksioni ka përfunduar si rezultat i veprimit të tij; ose
b. nëse transaksioni është përfunduar me një palë të tretë, të cilin më parë e ka fituar si
klient për transaksionet e ngjashme.

24.2. Agjenti tregtar ka gjithashtu të drejtën të mbajë komisionin për transaksionet komerciale të
përfunduara gjatë periudhës së rregulluar nga kontrata e agjencisë:

a. -ose kur i është besuar një zonë gjeografike ose një grup klientësh,
b. -ose kur ka një të drejtë ekskluzive për një zonë gjeografike ose një grup klientësh dhe
kur transaksioni është kryer me klientin që i përket kësaj zone apo grupi.


Neni 25

Agjenti tregtar ka të drejtën të mbajë komisionin për transaksionet komerciale të përfunduara pas
mbarimit të kontratës së agjencisë:

a. nëse transaksioni i atribuohet kryesisht përpjekjeve të agjentit tregtar gjatë periudhës së
mbuluar nga kontrata e agjencisë dhe

b. nëse transaksioni është kryer brenda një periudhe të arsyeshme pasi ajo kontratë ka
përfunduar; ose
7

c. nëse në pajtim me kushtet e nenit 24, urdhëri i palës së tretë ka mbërritur tek
urdhërdhënësi ose tek agjenti kryesor para përfundimit të kontratës.


Neni 26

Agjenti tregtar nuk ka të drejtën e komisionit sipas nenit 24, nëse ai komision është i pagueshëm
sipas nenit 25 për agjentin e mëparshëm tregtar, përveçse nëse që për shkak të rrethanave është
e arsyeshme që komisioni të ndahet midis agjentëve komercialë.


Neni 27

27.1. Komisioni duhet të bëhet i pagueshëm sa më shpejt dhe në masën që kushtet e
mëposhtme ekzistojnë:

a. urdhërdhënësi ka kryer transaksionin; ose

b. urdhërdhënësi sipas marrëveshjes me palën e tretë duhet ta ketë kryer transaksionin;
ose

c. pala e tretë e ka kryer transaksionin.

27.2. Komisioni duhet të bëhet i pagueshëm më së largu kur pala e tretë e ka kryer ose duhet ta
kishte kryer pjesën e saj të transaksionit, nëse urdhërdhënësi e ka kryer pjesën e tij të
transaksionit ashtu siç duhej.

27.3. Komisioni duhet të paguhet jo më vonë sesa dita e fundit e muajit që vjen pas tremujorit në
të cilin ai është bërë i pagueshëm.

27.4. Marrëveshjet për heqje dorë nga paragrafët 2 dhe 3 në dëm të agjentit tregtar nuk janë të
lejueshme.


Neni 28

28.1. E drejta e komisionit mund të shuhet vetëm nëse dhe në masën që:

a. është vendosur që kontrata mes palës së tretë dhe principalit nuk do të
ekzekutohet, dhe

b. kjo situatë ka ndodhur për shkak të një arsyeje për të cilën nuk ka faj principali.

28.2. Çdo komision që agjenti tregtar ka marrë më parë rimbursohet nëse e drejta mbi të ka
pushuar.

28.3. Marrëveshjet për heqje dorë nga paragrafi 1 në dëm të agjentit tregtar nuk janë të
lejueshme.



Shitjet në distancë

Neni 29

29.1. Për qëllime të këtij ligji “kontratë në distancë” nënkupton çdo kontratë për mallra apo
shërbime që lidhet mes furnizuesit dhe konsumatorit sipas një skeme të organizuar për shitjen
apo kryerjen e shërbimeve në distancë, e drejtuar nga furnizuesi, i cili për qëllimin e kontratës
përdor eksluzivisht një apo disa mjete të komunikimit në distancë deri dhe përfshi momentin kur
kontrata është përfunduar.
8

29.2. “Mjete të komunikimit në distancë” nënkuptojnë çdo mjet, i cili pa prezencën fizike të
njëkohshme të furnizuesit dhe konsumatorit mund të përdoret për përfundimin e një kontrate mes
këtyre palëve.

29.3. ‘Operator i mjeteve të komunikimit’ nënkupton çdo person fizik apo juridik, publik apo privat,
tregtia, biznesi apo profesioni, i të cilit përfshin vënien në dispozicion të furnizuesve të një apo më
shumë mjeteve të komunikimit në distancë


Përjashtime

Neni 30

Kjo pjesë e ligjit nuk aplikohet për kontratat:

a. që kanë lidhje me shërbimet financiare;

b. të përfunduara me anë të makinave automatike të shitjes, ose objekte të automatizuara
komerciale;

c. të përfunduara me anë të operatorëve të telekomunikacionit në telefonat në kabinat
publike;

d. të përfunduar për ndërtimin dhe shitjen e pasurisë së paluajtshme ose në lidhje me të
drejtat mbi pasurinë e paluajtshme, përveç qirasë;

e. të përfunduara me ankand;

f. kontrata për furnizimin e ushqimeve, pijeve ose të mallrave të tjera për konsum të
përditshëm, të dërguara në shtëpinë e konsumatorit, në residencën apo vendin e punës
me anë të personit të ngarkuar për shpërndarjen;

g. kontatat për sigurimin e akomodimit, transportit, ushqimit apo të shërbimeve të kohës së
lirë, ku furnizuesi merr përsipër kur lidhet kontrata që t’i ofrojë shërbimet në një datë
specifike ose brenda një kohe specifike.


Kufizimet në përdorimin e mjeteve të komunikimit në distancë

Neni 31

Për përdorimin nga ana e furnizuesit të mjeteve të mëposhtme nevojitet konsensusi paraprak i
konsumatorit:

a. sistemi automatik i thirrjes (telefonimit) pa ndërhyrjen e njeriut (makina automatike e
thirrjeve),

b. paisja për dërgimin e faksit.

Shitja në derë (tek porta)

Neni 32

32.1. Ky ligj aplikohet për kontratat sipas të cilave një tregtar furnizon mallra ose shërbime tek
konsumatori dhe të cilat realizohen gjatë një eksursioni të organizuar nga tregtari larg lokalit të tij
të biznesit, ose gjatë një vizite të tregtarit:

a. në shtëpinë e konsumatorit ose të ndonjë konsumatori tjetër;
b. në vendin e punës së konsumatorit; kur vizita nuk ndodh për shkak të kërkesës së
shprehur të konsumatorit.
9

32.2. Ky ligj aplikohet edhe për kontratat e furnizimit të mallrave dhe shërbimeve përveç atyre
për të cilat konsumatori ka kërkuar vizitën e tregtarit, me kusht që kur ai ka kërkuar vizitën,
konsumatori nuk e dinte, ose nuk mund ta dinte në kushte të arsyeshme që furnizimi i këtyre
mallrave e shërbimeve të tjera ishte pjesë e aktivitetit tregtar ose profesional të tregtarit.

32.3. Ky ligj aplikohet për kontratat në lidhje me të cilat është bërë një ofertë nga konsumatori
sipas kushteve të përshkruara në paragrafët 1 ose 2 megjithëse konsumatori nuk ishte i detyruar
nga ajo ofertë përpara pranimit të saj nga tregtari.

32.4. Ky ligj aplikohet për ofertat kontraktuale të bëra nga konsumatori sipas kushteve të
ngjashme me ato të përshkruara në paragrafët 1 ose 2 ku konsumatori është i detyruar nga oferta
e tij.


Neni 33

Në rast të transaksioneve brenda fushës së veprimit të nenit 32, tregtarëve do t’u kërkohet t’iu
japin konsumatorëve njoftim me shkrim për të drejtën e tyre të anulimit brenda periudhës së
parashikuar në nenin 34, së bashku me emrin dhe adresën e personit, kundër të cilit kjo e drejtë
mund të ushtrohet. Ky njoftim përmban datën dhe përcakton detajet që mundësojnë identifikimin
e kontratës dhe i jepet konsumatorit:

a. në rastin e nenit 32.1 në kohën përfundimit të kontratës;
b. në rastin e nenit 32.3 jo më vonë sesa koha e përfundimit të kontratës;
c. në rastin e nenit 32.1 dhe 32.4 kur bëhet oferta nga konsumatori.


Neni 34

34.1. Konsumatori ka të drejtë të tërheqë efektet e angazhimit të tij duke dërguar një njoftim
brenda një kohe jo më të vogël se 7 ditë nga marrja nga konsumatori e lajmërimit të përmendur
në nenin 4 në pajtim me procedurën e përshkruar në ligj. Është i mjaftueshëm fakti që lajmërimi
të dërgohet para mbarimit të kësaj periudhe.

34.2. Dhënia e njoftimit ka efektin e lirimit të konsumatorit nga çdo obligim sipas kontratës së
anuluar.

Neni 35

Konsumatori nuk mund të heqë dorë nga të drejtat që i takojnë me këtë ligj

Neni 36

Nëse konsumatori ushtron të drejtën e tij të heqjes dorë, efektet ligjore të dorëheqjes rregullohen
nga ligjet e vendit, sidomos ato në lidhje me rimbursimin e pagesave për mallrat dhe shërbimet e
siguruara dhe kthimin e mallrave të marra.

Neni 37

Ky ligj nuk i ndalon dispozitat e tjera që të adaptojnë apo krijojnë dispozita më të favorshme për
mbrojtjen e konsumatorëve në fushën që ai mbulon.


Kushtet për ushtrimin e veprimtarisë tregtare

Neni 38

38.1. Për ushtrimin e veprimtarisë tregtare Ministria e Tregtisë dhe Industrisë rregullon me
Udhëzim Administrativ:

10
a. kushtet minimale teknike, të cilat duhet të përmbushin lokalet afariste, paisjet dhe
mjetetet me ndihmën e të cilave ushtrohet veprimtaria tregtare si dhe kushte të tjera,
varësisht nga forma dhe mënyra e ushtrimit të veprimtarisë tregtare,

b. kushtet e përgjithshme shëndetësore dhe sanitare, të cilat duhet t’i përmbushë lokali
afarist ku kryhet tregtia, kushtet që duhen plotësuar nëse tregtia kryhet jashtë dhe
standardet e higjenës që duhen plotësuar nga personeli që kryen aktivitet tregtar.

38.2. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë rregullon me Udhëzim Administrativ ato produkte që
mund të shiten vetëm në vende të caktuara dhe/ose informacionin e detajuar që duhet të kenë
për vendin dhe datën e prodhimit, datën e fundit në të cilën duhen konsumuar dhe detajet në
lidhje me përmbajtjen dhe peshën.

38.3. Lejën e punës pas plotësimit të kushteve nga neni 38.1 e lëshon organi kompetent
komunal.

38.4. Leja e punës është e përhershme.

38.5. Tarifat e taksës për leje pune janë unike në tërë Kosovën dhe paraqesin të hyra në
Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.

38.6. Nëse përkundër plotësimit të kushteve, pronarit nuk i lëshohet leja nga organi kompetent
komunal, Inspektori i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë mund të urdhërojë dhënien e lejes për
punë.

38.7. Në rast kur edhe pas urdhërit të Inspektorit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë nuk
lëshohet leja epunës, ky i fundit lëshon lejen e vlefshme të punës.

38.8. Ankesa në urdhërin e Inspektoratit nuk e ndalon ekzekutimin.

Neni 39

39.1. Personat, të cilët kryejnë punë të caktuara në tregti duhet t’i plotësojnë kushtet minimale
profesionale për kryerjen e tyre.

39.2. Kushtete minimale sipas paragrafit 1 të këtij neni dhe përgaditjen shkollore e përcakton
Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.


Neni 40

Orarin e punës, përcaktimin e orarit ditor dhe javor të shitoreve dhe objekteve të tjera, orarin e
punës gjatë ditëve të festave dhe fundjavës, për të cilat shitësi detyrohet të punojë, orarin e
punës për tregje, panaire dhe ekspozitat e karakterit lokal dhe formave të tjera të ushtrimit të
veprimtarisë tregtare e përcakton administrata locale në pajtim me dispozitat që i nxjerr Ministri i
Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.


Neni 41

41.1. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare, tregtari me shumicë, është i detyruar që në çdo
objekt të shitjes apo në depo të mbajë evidencë lidhur me regjistrimin, blerjen, shitjen, çmimet,
ndërmjetësimin tregtar, çertifikatën e regjistrimit dhe lejen për punë.

41.2. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare, tregtari me pakicë është i obliguar që në çdo shitore
në vend të caktuar të mbajë evidencë lidhur me regjistrimin, blerjen, shitjen, çmimet,
ndërmjetësimin tregtar, çertifikatën dhe lejet për punë.

41.3. Ministri rregullon me Udhëzim Administrativ formën, përmbajtjen dhe mënyrën e evidencën
e librave (të kontabilitetit) të biznesit dhe hedhjen e të dhënave në bazë ditore, si dhe regjistrimet
(apo inventarin vjetori) të aseteve dhe borxheve të biznesit.
11



Kufizimet për ushtrimin e veprimtarisë tregtare

Neni 42

42.1. Qeveria me akt të veçantë, përkohësisht, mund të kufizojë ushtrimin e veprimtarisë tregtare
në rastet:

a. e fatkeqësive elementare dhe natyrore, kur ndodh apo mund të ndodhin çrregullime në
treg, çrregullime në furnizimin e popullatës ose çrregullime në rajon, të cilat rrezikojnë
shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve,

b. e çrregullimeve të konsiderueshme në tregun e brendshëm si mungesa e mallrave
reprodukuese për prodhimtari, përpunim dhe për sigurimim e jetës së qytetarëve,


c. kur rrezikohet furnizimi me lëndë së parë apo materiali me rëndësi strategjike.

42.2. Qeveria përcakton kufizimet e ushtrimit të veprimtarisë së tregtisë nga paragrafi 1 i këtij neni
vetëm nëse çrregullimet nuk mund të evitohen me masa të tjera ose nevojat nuk mund të
përmbushen nga rezervat e mallit, importi ose me masa tjera të politikës ekonomike.

Neni 43

Në rastet nga neni 40 i këtij Ligji, Qeveria mund të përcaktojë:

a. kufizimin e tregtisë ose kufizimin e mallrave të caktuara ose kushtet e veçanta për tregti
me mallra të caktuara,

b. kufizimin e eksportit të mallrave të caktuar ose kushtet e veçanta për eksport për mallra
të caktuara,

c. t’i ndalojë tregtarit shitjen e mallit të caktuar,

d. obligimin e tregtarit për furnizim dhe shitje të llojit dhe sasisë së caktuar të mallit si dhe
shitjen e mallit konsumtorëve të caktuar sipas renditjes së përcaktuar të prioritetit,

e. obligimin e disa tregtarëve për ruajtjen e llojit dhe sasisë së caktuar të mallrave.


Konkurrenca jolojale

Neni 44

44.1. Me konkurrencë jolojale nënkuptohen veprimet e tregtarëve me të cilat në konkurrencën e
tregut cënohet praktika e mirë afariste. Në transaksionet me natyrë komerciale, industriale apo
bujqësore të gjitha aktet që lidhen me konkurrencën, por që janë në konflikt me praktikat e mira
tregtare janë të ndaluara.

44.2. Konkurrenca jolojale sipas nenit 42 është e ndaluar.


Neni 45

Në konkurrencë jolojale sipas nenit 42 nënkuptohet veçanërisht:

a. reklamimi, shpallja ose oferta e mallit dhe shërbimeve duke përdorur të dhëna ose
shprehje të cilat ndikojnë padrejtësisht mbi biznesin e një tregtari tjetër, duke shfrytëzuar
emrin e tregtarit tjetër ose prodhimet apo shërbimeve të tij,
12

b. reklamimi, shpallja ose oferta e mallit dhe shërbimeve me të cilat fyhet ose nënçmohet
tregtari tjetër në baza nacionale, racore, politike dhe fetare,

c. ofrimi i të dhënave apo përhapja e thashethemeve për tregtarin tjetër, nëse ato të dhëna
dëmtojnë ose mund të sjellin dëm imazhit ose afarizmit të tregtarit tjetër, përveç rasteve
kur informacioni është i vertetë,

d. shitja e mallit me shenja dhe të dhëna, të cilat krijojnë ose mund të krijojnë konfuzion
lidhur me prejardhjen, prodhimtarinë, sasinë, cilësinë ose karakteristikat e tjera të mallit,

e. fshehja e mangësive ose gabimeve të mallit dhe shërbimeve ose shkaktimi i hutive të
tjera tek konsumatorët,

f. veprimet e tregtarit të drejtuara në ndërprerjen e marrëdhënieve afariste në mes
tregtarëve të tjerë, ose pamundësimi apo vështirësimi i marrëdhënieve afariste midis
tregtarëve,

g. mospërmbushja e paarsyeshme ose ndëprerja e kontratës me tregtarë të caktuar me
qëllim që të lidhet kontratë e njëjtë ose më e favorshme me tregtarin tjetër,

h. kontrata e eksportit të mallit dhe shërbimeve me çmim më të ulët, në kohën kur tregtari
tjetër e ka lidhur kontratën për të njëjtin mall dhe shërbim me çmim më të lartë dhe me
këtë rast i krijohet dëm këtij tregtari,

i. përdorimi i paautorizuar i emrit, firmës, markës ose shenjave tjera të tregtarit tjetër,

j. bërja publike e deklaratave jo të sakta në lidhje me cilësinë, origjinën, mjetet e prodhimit,
çmimet e mallit, burimin e furnizimit, rekomandimin (reklamimin) e mallrave, arsyeja e
shitjes ose sasia e mallit, të cilat mund të krijojnë përshtypje të rremë të një oferte të
favorshme për konsumatorët,

k. dhënia ose premtimi i dhuratave, përfitimit material ose përfitimeve të tjera për tregtarin
tjetër, punëtorin e tij ose personin i cili punon për tregtarin, nëse dhënësit i jepet një
përparësi kundrejt tregtarëve të tjerë,

l. përdorimi i paautorizuar i shërbimeve të agjentit tregtar, përfaqësuesit tregtar, ose
përfaqëuesit të tregtarit tjetër,

m. përvetësimi i blerësit të mallit ose shfrytëzuesit të shërbimeve duke dhënë ose premtuar
shpërblime ose përfitime tjera materiale të cilat sipas vlerës së tyre tejkalojnë vlerën reale
të mallrave dhe shërbimeve,

n. përvetësimi kundërligjor i fshehtësirave afariste të tregtarit tjetër nga ana e një tregtari,
punëtorëve, apo personave që trajnohen nga ky tregtar, me qëllim të përfitimit të një
avantazhi nga tregtari tjetër ose çdo keqpërdorim i fshehtësisë së besuar afariste të
tregtarit tjetër.


Neni 46

46.1. Ky ligj aplikohet për praktikat e padrejta tregtare sipas definimit të mëposhtëm në nenin 47,
para dhe pas transaksionit tregtar në raport me ndonjë produkt.

46.2. Ky ligj nuk paragjykon rregullat për vlefshmërinë, formimin dhe efektet e kontratës.

46.3. Ky ligj nuk paragjykon përcaktimin e llojeve të dëmeve që mund të vijnë nga praktikat e
padrejta tregtare dhe përcaktimi sasior i tyre.



13
Praktikat e padrejta tregtare

Neni 47

47.1. Praktikat e padrejta tregtare janë të ndaluara.

47.2. Një praktikë tregtare do të konsiderohet si e pandershme nëse është në kundërshtim me
kërkesat e kujdesit profesional dhe materialisht çrregullon ose ka mundësi të çrregulloj sjelljen
ekonomike në lidhje me produktin që mbërrin apo që i është adresuar konsumatorit mesatar, apo
anëtarit mesatar të një grupi, në rast se praktika tregtare i drejtohet veçanërisht një grupi
konsumatorësh.

47.3. Në veçanti, praktikat tregtare quhen të padrejta nëse janë keq drejtuese ose agresive sipas
definicioneve të dhëna më poshtë në ligj.


Veprimet keq drejtuese

Neni 48

48.1. Një praktikë tregtare konsiderohet keq drejtuese, nëse në ndonjë mënyrë, përfshi
prezantimin, shkakton ose ka mundësi t’i shkaktojë konsumatorit mesatat marrjen e një vendimi
për një transaksion që ai nuk do ta kish marrë në kushte të tjera, sepse e mashtron apo ka
mundësi ta mashtrojë në lidhje me:

a. karakteristikat kryesore të produktit si gjindshmëria e tij, benefitet, risqet, ekzekutimi,
përbërja, aksesorët, asistanca e konsumatorit pas blerjes dhe trajtimi i ankesave, metoda
dhe data e prodhimit ose furnizimit, shpërndarja, përmbushja e qëllimit ose rezultatet dhe
karakteristikat materiale të testeve ose provave të kryera mbi produktin;

b. ndonjë deklaratë ose simbol në lidhje me sponsorizimin direkt apo indirekt ose aprovimin
e tregtarit ose produktit;

c. çmimi ose mënyra e llogaritjes së çmimit ose ekzistenca e avantazheve specifike në
çmim (nevoja për një shërbim, pjesë, zëvendësim apo riparim);

d. natyra, atributet dhe të drejtat e tregtarit ose agjentit të tij si identiteti i tij dhe asetet,
kualifikimet e tij, statusi, aprovimi, shoqërëzimi apo lidhja, pronësia e të drejtave
industriale, tregtare ose intelektuale ose titujt dhe vlerësimet e tij;

e. pretendime për produktin që tregtari nuk mund t’i mbështes;

f. të drejtat e konsumatorit ose rreziqet qe ai mund të ndesh.

48.2. Një praktikë komerciale nuk do të konsiderohet si keqdrejtuese nëse, në kontekstin faktik,
duke marrë në konsideratë të gjitha karakteristikat dhe kushtet, e drejton ose ka mundësi ta
drejtojë konsumatorin mesatar të marrë në vendim për një transaksion që nuk do ta kishte marrë
në kushte të tjera dhe përfshin:

a. çdo marketing të produktit përfshi reklamimin e krahasuar, i cili krijon konfuzion me
ndonjë produkt, markë tregtare, emër tregtar dhe shenja të tjera të dallueshme të një
konkurrenti;

b. mospajtimi nga ana e tregtarit me angazhimet e kodit të sjelljes që tregtari ka pranuar të
respektojë nëse:

i angazhimi është i qendrueshëm dhe është në gjendje për t’u verifikuar,

ii informacioni që kategorizon tregtarët mbi të cilët aplikohet kodi dhe përmbajtja e
kodit janë publike;

14
iii mospajtueshmëri me një angazhim të dhënë një autoriteti publik për të ndaluar
praktikën e konkurrencës së padrejtë sipas këtij ligji.


Mosveprime keq drejtuese

Neni 49

49.1. Një praktikë komerciale konsiderohet si keq drejtuese nëse në kuptimin faktik, duke marrë
parasysh karakteristikat dhe rrethanat e saj, nuk jep informacionin që një konsumator mesatar ka
konkretisht nevojë për të marrë një vendim të mbështetur në informata në lidhje me një
transaksion, prandaj shkaton ose ka mundësi t’i shkaktojë konsumatorit mesatar marrjen e një
vendimi për një transaksion që nuk do ta kishte marrë në kushte të tjera.

49.2. Konsiderohet si keqdrejtues ai mosveprim kur tregtari fsheh ose e jep informacionin në një
mënyrë të paqartë, jo interligjente, të pakuptueshme ose jo në kohën e duhur ose nuk arriin të
identifikojë qëllimin e praktikës tregtare.

49.3. Për praktikat tregtare para transaksionit tregtar një mosveprim keqndikues mund të ndodh
vetën nëse tregtari bën një ftesë për blerje. Në rastin e ftesës për blerje, informacioni i
mëposhtëm konsiderohet si material, nëse kjo nuk është që më parë e kuptueshme nga
konteksti:

a. karakteristikat kryesore të produktit;

b. emri komercial i tregtarit dhe kur është e aplikueshme, emri komercial i tregtarit në emër
të të cilit ai është duke vepruar;

c. çmimin përfshi tatimet dhe taksat, si dhe nëse është e përshtatshme, ngarkesat shtesë,
pagesat për furnizim apo transport ose nëse këto pagesa nuk mund të llogariten paraprakisht
në mënyrë të arsyeshme, faktin që pagesa shtesë mund të kërkohen;

d. rregullimet në lidhje me pagesën, furnizimin, kryerjen e detyrimit dhe politikat e trajtimit të
ankesave, nëse ato ndryshojnë nga kërkesat e kujdesit profesional;

e. për produktet dhe transaksionet që përfshijnë të drejtën e tërheqjes ose anullimit të kësaj
të drejte.


Praktikat agresive tregtare

Neni 50

50.1. Një praktikë tregtare konsiderohet agresive nëse në kontekstin konkret, duke marrë
parasysh gjithë karakteristikat dhe rrethanat, me anë të presionit, forcës, influencës së padrejtë,
cenon dukshëm ose ka mundësi të cenojë dukshëm lirinë e zgjedhjes ose sjelljes të një
konsumatori mesatar në lidhje me produktin dhe si rrjedhim e drejton atë, ose ka mundësi ta
drejtojë në marrjen e një vendimi për një transaksion që nuk do ta kishte marrë në kushte të tjera.

50.2. Në përcaktimin nëse një praktikë tregtare përdor presionin, forcën apo influencën e
padrejtë, merret në konsideratë:

a. koha, natyra ose këmbëngulja;

b. përdorimi i kërcënimeve ose gjuhës apo sjelljes abuzive;

c. përdorimi nga ana e tregtarit e çdo fatkeqësie specifike apo rrethane të rëndë që cenon
gjykimin e konsumatorit, për të cilin tregtari ka dijeni, për të influencuar vendimin e
konsumatorit në lidhje me produktin;

15
d. çdo barrierë jashtë kontraktuale e madhe ose disproporcionale e vendosur nga tregtari
në rast se konsumatori dëshiron të ekzekutojë të drejtat e tij sipas kontratës, përfshi të
drejtat për të mbaruar kontratën apo për të zgjedhur një produkt apo tregtar tjetër.

e. çdo kërcënim për të kryer ndonjë veprim që nuk mund të kryehet ligjërisht.

Neni 51

51.1. Dëmi i shkaktuar me anë të veprimeve të ndaluara të konkurrencës jolojale, praktikave të
padrejta tregtare dhe praktikave keqdrejtuese kompensohet në procedurë gjyqësore.

51.2. Padinë sipas paragrafit 1 të këtij neni mund ta ngrejë tregtari i dëmtuar, Oda Ekonomike
dhe format tjera të bashkimeve të tregtarëve.

51.3. E drejta në padi nga paragrafi 1 i këtij neni, parashkruhet në afat prej një viti nga dita kur
paditësi është njoftuar për veprën dhe kryesin, e më së voni tri vite nga dita e kryerjes së veprës.



PJESA E TRETË
MBIKQYRJA DHE MASAT ADMINISTRATIVE

Neni 52

Mbikëqyrjen në implementimin e dispozitave të këtij ligji e ushtron Inspektoriati Qendror,
inspeksionet e tjera dhe shërbimet doganore në pajtueshmëri me autorizimet e përcaktuara me
ligje të veçanta.


Neni 53

53.1. Nëse inspektori i autorizuar konstaton se aktiviteti tregtar nuk ishte i regjistruar ose nuk
kishte leje pune, ai/ajo mund të ndalojë përkohësisht ushtrimin e veprimtarisë tregtare deri në
eliminimin e këtyre parregullsive:

53.2. Ankesa kundër vendimit nuk e ndalon ekzekutimin e tij


Neni 54

54.1. Nëse inspektori gjatë inspektimit zbulon parregullsi, kurse tregtia me shumicë e mallit të
caktuar nuk ushtrohet në objekte përkatëse apo depo, ose malli i caktuar blihet në kundërshtim
me kushtet e përcaktuara, me vendim, mund të ndalojë përkohësisht ushtrimin e veprimtarisë
tregtare deri në eleminimin e parregullsive.

54.2. Ankesa në vendim nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.


Neni 55

55.1. Nëse inspektori gjatë inspektimit konstaton se:

a. objektet e shitjes nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara minimale teknike dhe kushtet e
tjera,

b. nuk janë përmbushur kushtet për shitje jashtë objektit,

c. nuk janë përmbushur kushtet e veçanta të pajisjes së shitores,

d. nuk janë përmbushur kushtet e veçanta për mënyrën e shitjes së mallit,

16
e. tregtari nuk mban evidencë për blerjen dhe shitjen, çmimin e mallit dhe shërbimeve,
sipas mënyrës së përcaktuar,

55.2. Me vendim tregtarit mund t’i ndalohet përkohësisht ushtrimi i veprimtarisë tregtare, deri në
eliminimin e parregullsive të përcaktuara me inspektim,

55.3. Ankesa kundër vendimit nuk e ndalon ekzekutimin e tij.


Neni 56

56.1. Nëse inspektori i autorizuar konstaton se nga shitja e mallit të caktuar mund të shkaktohet
dëm, rrezikim i shëndetit, jetës dhe mjedisit, me vendim mund të shqiptojë masën e ndalesës së
shitjes së mallit të caktuar.

56.2. Ankesa në vendim nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.


Neni 57

57.1. Nëse inspektori i autorizuar gjatë inspektimit konstaton që personi nuk i plotëson kushtet e
përcaktuara me nenin 38 ose tregtari nuk respekton orarin e përcaktuar të punës neni 40, me
vendim:

a. I ndalon vazhdimin e punës personit pa kualifikim përkatës profesional,
b. I ndalon tregtarit afarizmin në kundërshtim me orarin e përcaktuar të punës.

57.2. Ankesa kundër vendimit nuk e ndalon ekzekutimin e tij.


Neni 58

58.1. Ankesa kunder vendimit të Inspektorit komunal sipas neneve 53, 54, 55, 56, 57 dhe 59 të
këtij Ligji i drejtohet Inspektoratit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në afat prej 15 ditësh nga
data e marrjes së vendimit nga inspektori.

58.2.Vendimi i Inspektoratit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë jepet brenda 60 ditëve nga
data kur është pranuar ankesa, dhe i njejti mund të apelohet pranë gjykatës përkatëse.


Sanksione administrative

Neni 59

59.1. Gjobitet në shumë prej 5.000 euro deri në 15.000 euro personi fizik apo juridik që:

a). nuk i respekton kufizimet e vëna mbi ushtrimin e veprimtarive tregtare në nenet 42 dhe
43.

b). ushtron praktika të padrejta tregtare sipas neneve 47, 48, 49 dhe 50.

59.2. Për veprimet nga paragrafi 1, i këtij neni, gjobitet për shkelje edhe personi përgjegjës me
gjobë në shumë prej 500 deri në 1.500 €.


Neni 60

60.1.Gjobitet në shumë prej 3.000 € deri në 9.000 € personi fizik apo juridik që:

a. ushtron veprimtari tregtare për të cilat nuk është regjistruar sipas nenit 6,

17
b. ushtron tregtinë me shumicë nën rrethana të paautorizuara sipas nenit 10,

c. ushtron tregtinë me pakicë nën rrethana të paautorizuara sipas neneve 14 dhe 15,

d. ushtron veprimtari tregtare pa leje të vlefshme apo në kundërshtim me nenin 16,

e. zhvillon një ankand nën kushte që bien ndesh me kushtet e parashtruara në nenin 17,

f. zhvillon veprimtari tregtare që nuk i përmbushin kushtet minimale teknike apo
sanitare dhe shëndetësore, të cilat përcaktohen sipas nenit 38.1,

g. i shkelë rregullat e caktuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë sipas nenit 38.2,

h. ushtron afarizëm të caktuar tregtar pa i përmbushur kushtet minimale profesionale
apo kualifikimet arsimore sipas nenit 39.1,

i. nuk i mbanë librat dhe evidencën sipas nenit 41.

60.2. Për veprimet nga paragrafi1 i këtij neni, gjobitet edhe personi përgjegjës me gjobë prej 300
deri 900 €.

Neni 61

61.1. gjobitet me gjobë prej 2.000 deri 6.000 € personi fizik dhe juridik, nëse shet mallra në
ambient të hapur dhe nuk është i regjistruar, respektivisht nuk ka leje për ushtrimin e veprimtarisë
së tregtisë ose për shitjen e mallrave, të cilët sipas dispozitave të veçanta nuk mund të shiten në
ambient të hapur.

61.2. Gjobitet prej 5.000 deri 15.000 € për shkelje personi fizik ose juridik, i cili administron me
ambientin e hapur nëse lejon shitjen e mallrave në këtë ambient pas paralajmërimit të inspektorit.

61.3. Gjobitet me gjobë prej 1.000 deri 3.000 € personi fizik dhe juridik, nëse angazhon në punë
punëtorë në shitje në kundershtim me nenin 39.1

61.4. Gjobitet me gjobë prej 1.000 deri 3.000 € personi fizik dhe juridik, nëse gjatë afarizmit nuk i
përmbahet orarit të përcaktuar të punës neni 40.1.

61.5. Për veprimet nga paragrafi 1 deri 4 i këtij neni gjobitet edhe personi përgjegjës me gjobë
prej 200 deri 600 €.


Neni 62

Të gjitha pagesat që rrjedhin nga aplikimi i dispozitave ndëshkuese të këtij ligji derdhen në
Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.


Dispozitat përfundimtare

Neni 63

Aktet nga neni 8.2, 11.2, 14.1, 17.4, 38.1, 38.2, 39.2, 40 dhe 41.3 nxirren në afat prej një
muaji nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji.


Neni 64

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen dispozitat e ligjeve të zbatueshme që rregullojnë
fushën e tregtisë së brendshme.


18
Neni 65

Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit në Kuvendin e Kosovës dhe shpalljes nga PSSP-ja.

20.10.2004
UNMIK/REG/2004/43