GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË
KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 15 / 01 GUSHT 2007
Ligji Nr.2004/4
PËR SHËNDETËSI
Kuvendi i Kosovës,
Në bazë të kompetencave të dhëna Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisëse në Kosovë
nga Administrata e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara Misioni në Kosovë (UNMIK) me
Rregulloren Nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001,”Mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e
Përkohshme në Kosovë”;
Duke u mbështetur në Aneksin VI të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2002/5 mbi themelimin e
Ministrisë së Shëndetësisë;
Duke e patur parasysh Strategjinë shëndetësore të Kosovës, shkurt 2001;
Me qëllim të vënjes së bazës ligjore për rregullimin, përparimin dhe përmirësimin e gjendjes
shëndetësorëe me pikësynim kujdesin e shëndetit të banorëve të Kosovës,
miraton si vijon:
LIGJI PËR SHËNDETËSI
Kapitulli I
PËRKUFIZIMET
Neni 1
Për qëllimet e këtij Ligji termet si vijojnë kanë këto kuptime:
a). Banor i Kosovës: banor i përhershëm i Kosovës apo personi i cili plotëson kushtet
juridike për t’u regjistruar si banor i përhershëm i Kosovës.
b).Pacienti: personi i cili i shfrytëzon shërbimet shëndetësore;
c).Punëtori shëndetësor: profesionisti shëndetësor, nga neni 86 i këtij ligji i cili është i
licencuar për ushtrimin e pavarur të veprimtarisë shëndetësore;
d).Kujdesi shëndetësor:masat dhe veprimet qё ndёrmerren nga Institucionet shёndetёsore,
punёtorёt shёndetёsorё dhe banorët tё cilat kanё pёr qёllim pёrparimin e pёrgjithshёm tё
mirёqenjes fizike, mendore dhe sociale tё banorëve;
e).Veprimtaria shëndetësore: të gjitha veprimtaritё që kanë për qëllim:
-Përparimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe të lëndimeve, mjekimin,
diagnostikimin, shërimin dhe rehabilitimin shëndetësor të banorëve;
-Sigurimin e produkteve dhe pajisjeve mjekësore;
-Shërbimet e transportit të banorëve për qëllime mjekësore me automjete sanitare;
-Shërbimet gjinekologjike obstetrike; procedurat e veçanta me qëllim të shumimit
njerëzor, sterilizimin e indukuar, si dhe
-Hulumtimet mjekësore të kryera në njerëz;
f).Institucioni shëndetësor: institucioni i themeluar nga personi juridik dhe fizik, pa marrë
parasysh formën e pronësisë dhe organi mbikëqyrës, që është i autorizuar të ofrojë shërbime
të kujdesit shëndetësor me licencën e punës, të lëshuar nga autoriteti shëndetësor;
g).Fshehtësia profesionale: ruajtja e të dhënave për gjendjen shëndetësore të pacientit, nga
personat e paautorizuar;
2
h).Anëtarë i ngushtë i familjes: partneri bashkëshortorë, prindërit, fëmijët, fëmiu i partnerit
bashkëshortorë, vëllau, motra, njerka ose njerku;
i).Autoriteti shëndetësor: organi kompetent i Ministrisë së Shëndetësisë dhe i Drejtorisë
Komunale për Shëndetësi;
j).Emergjenca:ndryshimi i përnjëhershëm i gjendjes shëndetësore, që në rast mungese
shërbimi të shpejtë shëndetësor, rrezikon jetën, dëmton seriozisht ose në mënyrë të
përhershme shëndetin e banorit;
k).Trajtimi mjekësor: procedura fizike, kimike, biologjike ose psikologjike që shërben për
parandalimin, diagnostikimin, mjekimin, shërimin, rehabilitimin dhe qëllimet e tjera që
rezultojnë ose mund të rezultojnë me ndryshime në organizmin e pacientit dhe banorëve;
l).Dokumentacioni shëndetësor: dorëshkrimet, shënimet ose të dhënat tjera, pa marrë
parasysh faktin se kush ose në çfarë mёnyre i mbledh, në të cilat ka qasje punëtori
shëndetësor gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore, që përmbajnë të dhëna për identitetin
personal të banorit;
m).Specializim: kualifikimi profesional i fituar gjatë edukimit specialistik pas diplomimit në
kuadër të nivelit parësor, dytësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor, të kryer në Kosovë,
ose jashtë Kosovës të njohur dhe të nostrifikuar nga organi kompetent i Ministrisë së
Shëndetësisë të Kosovës;
n).Gjendje e jashtëzakonshme: çdo lloj ngjarje e papritur që rrezikon jetën, integritetin fizik
dhe shëndetin e banorëve ose funksionimin e institucioneve shëndetësore, duke i dëmtuar
ato deri në nivel të dallimit të madh ndërmjet nevojave për kujdesin shëndetësor dhe
mundësive në dispozicion;
o).Themeluesi: Kuvendi i Kosovës,Qeveria e Kosovës, Kuvendi i Komunës, si dhe personat
fizikë dhe juridikë, vendorë dhe ndërkombëtarë të cilët kanë të drejtë të themelojnë
institucionin shëndetësor në pajtim me këtë ligj;
p).Shërbimi profesional: organizim administrativ dhe profesional i institucioneve
shëndetësore publike dhe private, në të gjitha nivelet e të kujdesit shëndetësorë;
q).Shtёpia pёr integrim nё bashkёsi: institucion shëndetësor që ofron kujdes shëndetësorë
të bazuar në bashkësi për të sëmurët kronik psikiatrik, gjatë 24 orëve;
r).Lista esenciale: lista e produkteve mjekёsore dhe materialet harxhuese sanitare qё blehen
për nevojat e të gjitha niveleve të kujdesit shëndetësor nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës;
s).Institucioni shëndetësor humanitar: institucioni shëndetësor i themeluar nga organizata
joqeveritare dhe joprofitabile me seli në Kosovë që është e autorizuar për veprimtari
shëndetësore;
t).Sterilizimi artificial: procedura mjekësore që ka për qёllim humbjen e aftësisë së lindjes
ose aftësisë së mbarësimit;
u).Klonimi i njeriut : metodё e prodhimit tё pasardhёsve tё njeriut nё mёnyrё tё
panatyrshme;
v).Instituti:institucioni ku pёrveç veprimtarisё shёndetёsore zbatohet edhe veprimtaria
arsimore, edukuese dhe shkencore;
w).Mjekësia familjare:formё themelore e ofrimit tё shёrbimeve gjithpёrfshirёse shёndetёsore,
nё nivelin parёsor tё kujdesit shёndetёsorё, pёr individёt dhe familjet e tyre.
Kapitulli II
DISPOZITAT THEMELORE
Neni 2
3
Me këtë ligj përcaktohet sistemi i kujdesit, i veprimtarisë dhe i financimit shëndetësor në
Kosovë.
Neni 3
Kujdesi shëndetësor në Kosovë zbatohet në nivel parësor, dytësor dhe tretësor.
Neni 4
Kujdesi shëndetësor sigurohet me ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve shëndetësore
dhe të punëtorëve shëndetësorë.
Neni 5
Kujdesi shëndetësorë sigurohet me organizimin dhe zbatimin e veprimtarisë shëndetësore në
institucionet shëndetësore të sektorit publik, privat dhe miks.
Neni 6
6.1.Veprimtaria shëndetësore organizohet me qëllim të sigurimit të kujdesit të përshtatshëm
dhe të suksesshëm shëndetësor për banorët, në kushte normale dhe në rrethana dhe
gjendje të jashtëzakonshme.
6.2.Veprimtaria shëndetësore siguron kujdesin shëndetësor për banorët nëpërmjet zbatimit
të masave dhe të metodave bashkëkohore të shkencës së mjekësisë dhe të shkencave të
lidhura me të, si dhe nëpërmjet ndjekjes së vazhdueshme të rezultateve të tyre.
Neni 7
7.1.Të gjithë banorët dhe të gjitha komunitetet e Kosovës duhet të kenë qasje në sistemin e
kujdesit shëndetësor.
7.2.Sigurimi shëndetësor realizohet në formë sigurimi shëndetësor themelor, e privat, dhe
zbatohet në formë sigurimi të detyrueshëm dhe vullnetar në agjencione të sigurimeve
shëndetësore dhe në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Neni 8
Veprimtaria shëndetësore është veprimtari me interes të veçantë shoqëror.
Neni 9
Sistemi shëndetësor siguron dhe zbaton sistemin unik informativ shëndetësor.
Neni 10
Veprimtaria shëndetësore i nënshtrohet mbikëqyrjes ligjore dhe profesionale që e siguron
Ministria e Shëndetësisë.
Neni 11
11.1.Institucionet shëndetësore, personat juridikë dhe banorët e Kosovës në kuadër të të
drejtave dhe detyrimeve të tyre kujdesen për sigurimin dhe përparimin e kushteve për
zbatimin e kujdesit shëndetësor të banorëve.
11.2. Banorët kanë të drejtë dhe detyrim që t’u përmbahen masave të kujdesit shëndetësor
dhe të marrin pjesë në zbatimin e tyre.
Kapitulli III
PARIMET E KUJDESIT SHËNDETËSORË
Neni 12
4
12.1.Kujdesi shëndetësor zbatohet duke u udhëhequr nga parimet vijuese:
a) Barazia;
b) Cilësia;
c) Ndershmëria dhe përgjegjësia;
d) Gjithëpërfshirja dhe jo diskriminimi;
e) Financimi i qёndrueshёm;
f) Financimi kosto-efektiv;
g) Bashkëfinancimi.
12.2.Barazia:
a). Trajtimi korrekt i banorëve bazuar në ligj dhe rrespektimi i plotë i të drejtave dhe i
lirive themelore të njeriut, të përcaktuara me konventa ndërkombëtare;
b). Sigurimi i qasjes së plotë të kujdesit shëndetësor në të gjitha nivelet dhe për të gjithë
banorët, duke siguruar për personat me aftësi të kufizuara, një qasje të lehtë fizike të
kujdesit shëndetësor;
c). Shpërndarja e drejtë e burimeve të kujdesit shëndetësor duke u bazuar në gjendjen
ekonomike dhe sociale të banorëve.
12.3.Cilësia: aplikimi i standardeve ndërkombëtare në procesin e organizimit dhe zhvillimit të
burimeve të kujdesit shëndetësor në punë, trajnim dhe edukim, licencim, udhëzime etike dhe
në mbrojtje të shfrytëzuesve të shërbimeve.
12.4.Ndershmëria dhe përgjegjësia: Përdorimi i ndershëm dhe me përgjegjësi i mjeteve
financiare publike, si dhe ushtrimi transparent i kompetencave gjatë zbatimit të kujdesit
shëndetësor.
12.5.Gjithëpërfshirja dhe jo diskriminimi: Kujdes shëndetësor i barabartë për të gjithë banorët
duke siguruar standardet gjatë përmbushjes së kërkesave në të gjitha nivelet e kujdesit
shëndetsor, si dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor pa diskriminim në bazë të gjinisë, kombit,
racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, bindjeve politike gjendjes sociale, statusit pronësor, shkallës së
aftësive fizike dhe mendore, statusit familjar dhe moshës.
12.6.Financimi i qёndrueshёm: Parandalimi i rrezikut financiar për banorët gjatë shfrytëzimit
të shërbimeve shëndetësore dhe sigurimi i financimit të qëndrueshëm të kujdesit
shëndetësor.
12.7.Financimi/kosto-efektiv:
a).Mbështetje financiare me sigurim të modalitetit të kombinuar përmes buxhetit të Kosovës
dhe buxheteve të komunave, pagesave të banorëve dhe punëdhënësve në Fondin e
sigurimeve shëndetësore dhe agjensionet e tjera të sigurimeve, duke u bazuar në
parimin e reciprocitetit dhe solidaritetit, si dhe pagesave të drejtëpërdrejta të banorëve
gjatë shfrytëzimit të kujdesit shëndetësor;
b).Shfrytëzimi racional dhe efikas i burimeve, mbikëqyrja, dhe kontraktimi i shërbimeve si
model themelor i marëdhënieve financiare.
12.8.Bashkëfinancimi: Parandalimi i shfrytёzimit tё panevojshёm tё shёrbimeve shёndetёsore
dhe pёrkrahja e sistemit tё referimit.
Neni 13
Institucionet e Kosovës, personat juridikë, banorët, institucionet shëndetësore, punëtorët
shëndetësorë, në kuadër të të drejtave dhe detyrimeve të tyre marrin masat e nevojshme për
sigurimin dhe zbatimin e parimeve të kujdesit shëndetësor.
Neni 14
5
Kuvendi i Kosovёs nё propozim tё Qeverisё miraton politika zhvillimore nё shёndetёsi.
Neni 15
Qeveria e Kosovës, merr të gjitha masat të përcaktuara me ligj për sigurimin dhe ekzekutimin
e veprimeve të duhura me qëllim zbatimi dhe mbrojtjeje të të drejtave të banorëve si
shfrytëzues të kujdesit shëndetësor.
Neni 16
Qeveria udhëheqë dhe zbaton politikat e kujdesit shëndetësorë përmes Ministrisë së
Shëndetësisë.
Neni 17
17.1.Ministria e Shëndetësisë, harton dhe zbaton politikat e kujdesit shëndetësor përmes
krijimit të kushteve sistemore, si vijon:
a) Krijimit të politikës dhe zbatimit të ligjeve të një sistemi jodiskriminues dhe të
përgjegjshëm për kujdesin shëndetësor;
b) Koordinimit të aktiviteteve në sektorin e shëndetësisë për të promovuar zhvillimin
koherent të politikës shëndetësore;
c) Vendosjes së normave dhe standardeve, si dhe nxjerrjes së udhëzimeve
administrative për sektorin e shëndetësisë, duke i respektuar standardet relevante
ndërkombëtare;
d) Mbikëqyrjes së zbatimit të këtyre standardeve, përfshirë edhe inspektimin dhe
shërbimet e tjera, sipas nevojës;
e) Ndjekjes së situatës, dhe zbatimit të masave adekuate për parandalimin, identifikimin
dhe kontrollimin e problemeve në lëmin e shëndetësisë;
f) Menaxhimit të shfrytëzimit dhe zhvillimit të infrastrukturës që ndërlidhet me kujdesin
shëndetësor, nën përgjegjësinë e kësaj Ministrie;
g) Përkrahjes së pjesëmarrjes, iniciativave dhe zhvillimit të aktiviteteve të banorëve që
ndërlidhen me shëndetin;
h) Pjesëmarrjes në zhvillimin dhe zbatimin e fushatës për informim publik dhe projektet e
tjera promovuese, me qëllim të rritjes së shkallës së vetëdijes publike dhe
pajtueshmërisë me standardet shëndetësore;
i) Përkrahjes së zhvillimit të arsimimit shëndetësor me qëllim të ngritjes së njohurive në
lëmin e shëndetësisë;
j) Mbikëqyrjes së shërbimeve të kontrollit të cilësisë së ushqimit dhe të lëndëve të para
bujqësore me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve, në bashkëpunim me Ministrinë, që
rregullon sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe të zhvillimit rural.
17.2.Ministria e Shëndetësisë, sipas nevojës mund të formojë komisione dhe këshilla
profesionale për çështje dhe lëmi të caktuara.
17.3.Përbërja dhe detyrat e komisioneve dhe këshillave profesionale përcaktohen me vendim
të Ministrit.
Neni 18
18.1.Komunat sigurojnë zbatimin e kujdesit shëndetësor parësor duke i dhënë përparësi
zbatimit të masave parandaluese nëpërmjet zbatimit të konceptit të mjekësisë familjare.
6
18.2.Në komunat ku zbatimi i kujdesit parësor shëndetësor nuk zhvillohet në pajtim me
normat dhe standardet e përcaktuara, Ministria e Shëndetësisë merr masa e duhura për
sigurimin e nivelit të domosdoshëm të kujdesit parësor shëndetësor.
Kapitulli IV
TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E BANORËVE
Neni 19
19.1.Çdo banor:
a) Duhet të ruajë dhe të përparojë shëndetin personal dhe kolektiv;
b) Duhet të rrespektojë të drejtën e tjetrit që është e lidhur me ruajtjen dhe përparimin
e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve si dhe me rehabilitimin pas tyre;
c) Ka të drejtë të sigurojë informata të cilat i mundësojnë ngritjen e aftësive për
përparimin dhe përmirësimin e shëndetit, si dhe për të marrë vendime lidhur me
çështjet që kanë të bëjnë me shëndetin e tij, në bazë të të dhënave adekuate;
d) Ka të drejtë që të sigurojë informata lidhur me veçoritë e shërbimeve shëndetësore
nga ofruesit e shërbimeve shëndetësore, qasjen ndaj tyre, mënyrën e shfrytëzimit,
si dhe mbi të drejtat e banorëve sa i përket kujdesit shëndetësor, dhe mënyrës se
si ato mund të realizohen;
e) Ka të drejtë përdorimi të gjuhës së tij ose të gjuhës së shenjave;
f) Ka të drejtë në sigurimin e ruajtjes së fshehtësisë profesionale nga ana e
punëtorit shëndetësor;
g) Është i detyruar që në hapësirat e institucioneve publike t’u shmanget
mënyrave të sjelljes dhe të aktiviteteve për të cilat, në bazë të të dhënave
shkencore, dihet mirë se janë të rrezikshme për shëndetin e të tjerëve;
h) Është i detyruar të ofrojë ndihmë, brenda mundësive të tij, dhe të njoftojë
ofruesin kompetent të shërbimeve shëndetësore në rast se zbulon një gjendje të
emergjencës, ose në rast ka dijeni për këtë;
i) Është i detyruar të mbështesë sistemin financiar të kujdesit shëndetësor pranë
institucionit përkatës, në pajtim me Ligjin.
19.2.Çështjet lidhur me trajtimin dhe ose hospitalizimin e dhunshëm të pacientëve rregullohen
me akt të veçantë ligjor.
Pjesëmarrja e banorëve në procesin e zbatimit
të shërbimeve shëndetësore
Neni 20
20.1. Banorët, në mënyrë të organizuar, nëpërmjet shoqatave ose individëve të emëruar, marrin
pjesë aktive në krijimin e kushteve më të favorshme për zbatimin e veprimtarisë shëndetësore
dhe realizimin e të drejtave të tyre në kuadër të kësaj veprimtarie.
20.2.Realizimi i kësaj pjesëmarrjeje bëhet në pajtim me ligjin dhe aktet përcjellëse nënligjore.
Neni 21
Të drejtat dhe detyrimet e banorëve sa i përket kujdesit shëndetësor rregullohen me akt të
veçantë ligjor.
7
Kapitulli V
KUJDESI SHËNDETËSOR
Neni 22
22.1.Kujdesi shëndetësor nga neni 23 i këtij Ligji sigurohet falas në institucionet publike
shёndetёsore për grupe të posaçme të popullatës si vijon:
a) Fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 15 vjeçare;
b) Nxënësit dhe studentët deri në fund të shkollimit të rregullt;
c) Banorët mbi moshën 65 vjeçare;
d) Anëtarët e familjes së ngushtë të atyre që kanë vdekur si pasojë e konfliktit të
armatosur në Kosovë dhe invalidët e luftës e anëtarët e familjes së ngushtë të tyre dhe
shfrytëzuesit e skemave sociale për ndihmë të përgjithshme sociale dhe anëtarët e
familjes së ngushtë të tyre;
22.2. Format e kujdesit shëndetësor që sigurohen dhe zbatohen, falas nё institucionet publike
shёndetёsore janë si vijon:
a) Kujdesi shëndetësor parandalues:
i. zbulimi i hershëm i sëmundjeve ngjitëse dhe zbatimi i detyrueshëm i imunizimit,
ii. sigurimi i kushteve për grumbullimin e gjakut dhe krijimin e rezervave të gjakut,
iii. zbulimi i hershëm dhe trajtimi adekuat i sëmundjeve që shkaktojnë zvogëlimin e
aftësive fizike dhe mendore,
iv. masat e tjera nga nenet 34 deri 37 të këtij Ligji;
b) Kujdesi shëndetësor riprodhues, që përfshin kujdesin shёndetёsor gjatё shtatzёnisё,
lindjes dhe lehonisё, si dhe metodat e planifikimit tё familjes pёrveç ndёrprerjes sё
dhunshme tё shtatzёnisё;
c) Kujdesi shëndetësor për pacientët të cilët lëngojnë nga sëmundjet, çrregullimet dhe
lëndimet të cilat e rrezikojnë seriozisht ose e vështirësojnë jetën e tyre, të cilat do të
rregullohen me akt të veçantë nënligjor;
d) Kujdesi shëndetësor rehabilitues i integruar në tri nivelet e kujdesit shëndetësor për
sëmundjet dhe lëndimet e përcaktuara me akt të veçantë nënligjor;
e) Kujdesi shëndetësor në kushte spitalore për banorin në stadin terminal duhet të
ofrohet në shtëpinë e banorin nga ana e qendrës së mjekësisë familjare.
Neni 23
Kujdesi shëndetësor nga neni 22 i këtij ligji zbatohet nëpërmjet:
a) Përparimit të mënyrës së shëndoshë të jetesës, edukimit të organizuar shëndetësor,
me qëllim të ngritjes së kulturës shëndetësore të banorëve;
b) Përmirësimit të kushteve jetësore dhe të punës së banorëve;
c) Zbulimit të hershëm dhe trajtimit me kohë të sëmundjeve ngjitëse duke evituar
rrethanat të cilat kanë mundësuar shfaqjen e epidemive;
d) Zbulimit të hershëm dhe trajtimit me kohë të sëmundjeve akute dhe kronike;
e) Parandalimi dhe zbulimi i hershëm i sëmundjeve malinje;
f) Parandalimit dhe trajtimit me kohë të lëndimeve në punë dhe të sëmundjeve
profesionale;
8
g) Parandalimit dhe trajtimit të sëmundjeve të vartësisë dhe infeksionit me HIV;
h) Sigurimit të furnizimit me barna esenciale, ndihmesa orto-protetike, ndihmesa
protetike-stomatologjike si dhe mjete të tjera ndihmëse mjekësore, të përcaktuara në
regjistrin zyrtar;
i) Rehabilitimit dhe resocializimit të sëmurëve kronikë mendorë në bashkësi;
j) Sigurimit të kushteve të duhura për fillimin e shëndoshë të jetesës dhe zhvillimin
e shëndoshë të fëmijëve, rinjëve, shtatëzënave dhe lehonave;
k) Ndërmarrjen e masave për eleminimin e pasojave shëndetësore të shkaktuara
nga fatkeqësitë elementare dhe nga gjendjet e tjera të jashtëzakonshme;
l) Organizimi i shërbimit emergjent;
m) Zbatimit të sistemit unik informativ në shëndetësi;
n) Organizimit dhe zbatimit të mbikëqyrjes profesionale dhe juridike;
o) Zbatimit të aktiviteteve në grumbullimin vullnetar të gjakut;
p) Ndërmarrjes së masave në lidhje me mbrojtjen nga rrezatimet radioaktive;
q) Zhvillimit të burimeve institucionale dhe njerëzore në shëndetësi;
r) Parandalimin e anomalive kongjinitale;
s) Ndërmarrjes së masave të tjera për përparimin e gjendjes shëndetësore të banorëve.
Neni 24
24.1.Institucionet shëndetësore që janë në marrëdhënie kontraktuese me Fondin e
sigurimeve shëndetësore nga neni 57.1.c, sigurojnë barnat nga lista esenciale.
24.2.Listën esenciale të barnave e përcakton Fondi i sigurimeve shëndetësore me propozim
të Ministrisë së Shëndetësisë.
24.3.Barnat në çdo nivel të kujdesit shëndetësor duhet të përshkruhen me emërtime
ndërkombëtare të pambrojtura. Përjashtim bëjnë preparatet e kombinuara dhe preparatet me
lirim të ngadalshëm të substancës aktive, të cilat përshkruhen me emra të mbrojtur nga
fabrika farmaceutike.
24.4.Barnat nga lista esenciale pёrshkruhen nё recetё vetёm nga ana e mjekut tё shёrbimit tё
mjekёsisё familjare.
24.5.Barnat në barnatore jipen vetëm nga ana e farmacistit.
24.6.Çështjet lidhur me narkotikët dhe substancat psikotrope rregullohen me Ligj të
veçantë dhe Ligjin për Produkte Mjekësore dhe Paisje Mjekësore.
24.7.Çështjet lidhur me derivatet e gjakut dhe të plazmës së njeriut rregullohen me Ligjin për
Produkte Mjekësore dhe Paisje Mjekësore dhe me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga
Ministria e Shëndetësisë
Standardet e kujdesit shëndetësor
Neni 25
25.1.Në zbatimin e kujdesit shëndetësor institucionet shëndetësore, punëtorët shëndetësorë,
personat juridikë dhe banorët brenda të drejtave dhe detyrimeve të tyre duhet të ndërmarrin
masat e nevojshme për sigurimin e standardeve cilësore dhe sasiore të kujdesit shëndetësor.
9
25.2.Standardet cilësore të kujdesit shëndetësor janë:
a) Përparimi i mënyrës së shëndoshë të jetesës;
b) Përmirësimi i shëndetit në përgjithësi;
c) Përparimi i shëndetit të fëmijëve, të rinjve dhe të të moshuarve;
d) Përparimi i shëndetit riprodhues
e) Përparimi i shëndetit mendor;
f) Parandalimi i sëmundjeve ngjitëse dhe i sëmundjeve jongjitëse kronike;
g) Rehabilitimi psikofizik i banorëve;
h) Zhvillimi i burimeve njerëzore dhe institucionale;
i) Përmirësimi i shëndetit të personave me aftësi të kufizuara;
j) Zbulimi i hershëm i sëmundjeve malinje dhe parandalimi i tyre;
25.3.Standardet sasiore të kujdesit shëndetësor janë:
a) Rritja e mesatares së jetëgjatësisë;
b) Zvogëlimi i vdekshmërisë të foshnjeve dhe të nënave;
c) Zvogëlimi i sëmundshmërisë së përgjithshme dhe asaj specifike;
d) Zvogëlimi i shkallës së traumave;
e)Zvogëlimi i mungesave nga puna për shkak të sëmundjeve ose të lëndimeve.
25.4. Sistemi i menaxhimit tё cilёsisё sё kujdesit shёndetёsor pёrcaktohet me akt nёnligjor tё
nxjerrё nga Ministria e Shёndetёsisё.
Kapitulli VI
ORGANIZIMI DHE ZBATIMI I KUJDESIT SHËNDETËSOR
Neni 26
Kujdesi shëndetësor i banorëve sigurohet në kuadër të sistemit unik, të lidhur të veprimtarisë
shëndetësore, nëpërmjet zbatimit të masave parandaluese, mjekuese, shëruese dhe
rehabilituese shëndetësore.
Neni 27
27.1.Kujdesi shëndetësor organizohet në nivelin:
a) Parësor,
b) Dytësor dhe
c) Tretësor.
27.2.Ndarja e aktiviteteve ndërmjet niveleve të kujdesit shëndetësor realizohet në pajtim me
strategjinë shëndetësore dhe politikat e bazuara në burimet ekzistuese.
27.3.Kujdesi shëndetësor nga paragrafi 27.1 i këtij neni sigurohet gjatë 24 orëve, pa
ndërprerje, duke organizuar punën në ndërrime dhe në sistemin e kujdestarive.
27.4.Në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor zbatohet aftësimi i vazhdueshëm profesional.
27.5.Në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor sigurohen barnat nga lista esenciale dhe
mjetet e tjera ndihmëse mjekësore, të evidentuara në regjistrin zyrtar.
Kujdesi parësor shëndetësor
Neni 28
28.1.Komunat janë përgjegjëse për sigurimin e ofrimit të kujdesit parësor shëndetësor si dhe
ndjekjen e gjendjes shëndetësore të banorëve në territorin e tyre.
28.2.Komunat, në ofrimin e kujdesit parësor shëndetësor, zbatojnë me përparësi masat
parandaluese të kujdesit shëndetësor.
10
28.3.Kujdesi parësor shëndetësor zbatohet përmes shërbimeve të mjekësisë familjare.
28.4.Kujdesi parësor shëndetësor përfshin:
a) Përparimin, parandalimin, mjekimin, shërimin dhe rehabilitimin që kanë të
bëjnë me sëmundjet, çrregullimet dhe me lëndimet;
b) Edukimin shëndetësor, imunizimin dhe vaksinimin;
c) Përcaktimin e diagnozës fillestare dhe kujdesin elementar shëndetësor përfshirë
edhe ndërhyrjet e vogla kirurgjike;
d) Promovimin e shëndetit oral dhe kujdesin themelor stomatologjik;
e) Kujdesin për shëndetin mendor të bazuar në bashkësi;
f) Rehabilitimin e bazuar në bashkësi;
g) Sigurimin e ujit dhe ushqimit cilësor.
Neni 29
29.1.Kujdesi parësor shëndetësor sigurohet dhe zbatohet nga ekipi i mjekësisë familjare i
përbërë nga punëtorët shëndetësorë si vijon:
a) doktori i mjekësisë;
b) doktori i stomatologjisë;
c) specialisti i mjekësisë familjare;
d) magjistri i farmacisë;
e) pediatri;
f) gjinekologu-obstetër;
g) specialisti i biokimisë klinike;
h) infermierët, mamitë si dhe fizioterapeutët dhe teknikët mjekësor nga neni 86.
29.2.Punëtorët në kujdesin parësor shëndetësor bashkëpunojnë me punëtorët shëndetësorë
në nivelin dytësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor në mënyrë të përcaktuar me akt të
veçantë nënligjor.
29.3.Standardet e organizimit dhe të funksionimit të shërbimit të mjekësisë familjare në
komuna përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujdesi dytësor shëndetësor
Neni 30
30.1.Kujdesi dytësor shëndetësor përfshin:
a) Kujdesin shëndetësor jashtë spitalor: diagnostik, terapeutik dhe rehabilitues;
b) Kujdesin shëndetësor spitalor gjatë 24 orëve: diagnostik, terapeutik dhe rehabilitues;
c) Edukimin shëndetësor të pacientëve;
d) Përkrahjen profesionale për nivelin e kujdesit parësor shëndetësor;
30.2.Organizimi, funksionimi dhe veprimtaria e shërbimeve të kujdesit dytësor shëndetësor
jashtë spitalor dhe spitalor përcaktohen me akte të veçanta nën-ligjore të nxjerra nga Ministria
e Shëndetësisë.
Kujdesi tretësor shëndetësor
Neni 31
31.1.Kujdesi tretёsor shёndetёsor pёrfshin shёrbimet specialistike qё ofrohen nё institucionet
shёndetёsore tё autorizuara nga Ministria e Shёndetёsisё ku zhvillohet procesi mёsimor
universitar, puna kёrkimore-shkencore dhe edukimi specialistik pasdiplomik.
11
31.2.Organizimi dhe funksionimi i institucioneve tё kujdesit tretёsor shёndetёsor pёrcaktohet
me akt nёnligjor tё nxjerrё nga Ministria e Shёndetёsisё dhe Ministria e Arsimit, Shkencёs
dhe Teknologjisё.
31.3.Shfrytëzimi i shërbimeve të kujdesit tretësor shëndetësor të cilat nuk mund të sigurohen
brenda sistemit të shëndetësisë së Kosovës sigurohen dhe rregullohen me akt nënligjor të
nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë.
Neni 32
Kujdesin parësor, dytësor dhe tretësor shëndetësor, me aktivitete trajnuese dhe arsimore e
pёrkrahin institucionet shёndetёsore nga neni 31.1 i kёtij Ligji.
Format e veçanta të kujdesit shëndetësor
Sektori farmaceutik
Neni 33
Furnizimi, depoimi, shpërndarja dhe disperzimi i barnave nga lista esenciale dhe mjeteve të
tjera ndihmëse mjekësore të evidentuara në rregistrin zyrtar rregullohet me akt të veçantë
nënligjor.
Shëndetësia publike
Neni 34
Shëndetësia publike është prioritet i lartë i veprimtarisë shëndetësore dhe aktivitet i
organizuar i shoqërisë në tërësi, që ka për qëllim përmirësimin e gjendjes shëndetësore të
popullatës përmes përparimit të shëndetit dhe mënyrës së shëndoshë të jetesës, edukimit
shëndetësorë marrjes së masave kundër epidemive si dhe parandalimit të sëmundjeve, të
çrregullimeve, dhe të lëndimeve.
Neni 35
Organizimi dhe zbatimi i imunizimit si një ndër masat themelore të kujdesit ndaj shëndetit
publik, përcaktohen në akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë.
Neni 36
Rregullat e veprimtarisë së shëndetësisë publike, përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga
Qeveria e Kosovës, në propozim të Ministrisë të Shëndetësisë.
Mjekësia e punës
Neni 37
37.1.Kujdesi specifik shëndetësor për punëtorë përfshin shërbimet që krijojnë dhe sigurojnë
kushtet optimale në mjedisin e punës me qëllim të ruajtjes së shëndetit fizik dhe mendor të të
punësuarve.
37.2.Themelimi, organizimi dhe veprimtaria e Shërbimit profesional të mjekësisë së punës
përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë.
Mjekësia e sportit
Neni 38
38.1.Mjekësia e sportit është formë e organizimit të kujdesit shëndetësor që veprimtarinë e
saj e zbaton nëpërmjet përkujdesjes për gjendjen shëndetësore të sportistëve aktivë si dhe të
banorëve, të cilët merren në mënyrë rekreative me sport.
12
38.2.Kujdesi specifik shëndetësor në lëmin e mjekësisë së sportit zbatohet në kuadër të
Shërbimit të mjekësisë së sportit.
38.3.Themelimi, organizimi dhe veprimtaria e Shërbimit të mjekësisë së sportit përcaktohen
me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë.
Trajtimi shëndetësor jokonvencional
Neni 39
39.1. Ndalohet trajtimi dhe reklamimi i trajtimit shёndetёsor jokonvencional, qё nё bazё tё
vlerёsimit nga institucioni pёrkatёs nga neni 31.1 nuk ёshtё i bazuar nё faktet e shkencёs sё
mjekёsisё bashkёkohore.
39.2.Fusha e trajtimeve, kushtet dhe mënyra e përdorimit të metodave jokonvencionale
terapeutike përcaktohen në akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kapitulli VII
THEMELIMI DHE ORGANIZIMI I INSTITUCIONEVE SHËNDETËSORE
Plani i rrjetit të institucioneve publike shëndetësore dhe
themelimi i institucionit shëndetësor
Neni 40
40.1.Veprimtarinë e kujdesit shëndetësor e zbatojnë institucionet shëndetësore.
40.2.Me qëllim të sigurimit të kujdesit shëndetësor për banorët në territorin e Kosovës,
institucionet shëndetësore mund t’i themelojnë:
a) Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës, Ministria e Shёndetёsisё, Kuvendi i
Komunës, dhe personat juridikë vendorë në pajtim me këtë Ligj dhe Planin e rrjetit të
institucioneve publike shëndetësore;
b) Personat fizikë dhe juridikë, vendorë dhe të huaj, në pajtim me këtë Ligj dhe
rregullativën për veprimtarinë private në shëndetësi.
40.3. Rregullativёn ligjore nga paragrafi paraprak e miraton Kuvendi i Kosovёs.
Neni 41
Me përcaktimet e Planit të rrjetit të institucioneve publike shëndetësore përfshihen
institucionet publike shëndetësore me veprimtarinë e të cilave sigurohet realizimi i të gjitha të
drejtave të banorëve të përcaktuara me ligj si dhe kujdesi shëndetësor i siguruar në nenet 22
dhe 23 të këtij ligji.
Neni 42
Plani përmban numrin dhe kapacitetin e institucioneve shëndetësore, të harmonizuara me
standarde dhe emërtime.
Neni 43
Përpilimi i Planit të rrjetit të institucioneve publike shëndetësore nga neni 40 paragrafi 40.2
pika (a) bazohet në rrespektim të:
a) Gjendjes shëndetësore, moshës, gjinisë dhe pozitës sociale të banorëve;
b) Kushteve dhe mundësive në ofrimin e kujdesit shëndetësor;
13
c) Kushteve ekonomike;
d) Kushteve teknologjike-mjekësore;
e) Distancës dhe konfiguracionit gjeografik;
f) Strukturës dhe përbërjes së institucioneve shëndetësore;
g) Organizimit të sigurimit shëndetësor;
Neni 44
Aktin e themelimit të institucionit shëndetësor nga neni 43 e nxjerr Ministria e Shëndetësisë.
Neni 45
Institucioni shëndetësor mund të themelohet në bazë të të gjitha formave të pronësisë në
pajtim me këtë Ligj, Planin e rrjetit të institucioneve publike shëndetësore dhe Ligjin pёr
veprimtarinë private në kujdesin shëndetësor.
Neni 46
Veprimtaria private shëndetësore nuk lejohet në këto lëmi:
a) Frytnimi artificial, në rastet kur dhuruesi është person i panjohur për çiftin;
b) Përcaktimi i atësisë;
c) Grumbullimi i gjakut dhe derivateve të tij;
d) Marrja, ruajtja, transporti dhe transplantimi i indeve dhe organeve njerëzore
përveç se në raste të autotransplantimit;
e) Mjekësia ligjore;
f) Shërbimet e morgut;
g) Veprimtaritё nga lёmi i shёndetёsisё publike tё pёrcaktuara me aktin nёnligjor nga neni
36 i kёtij Ligji.
Fillimi i punës të institucionit shëndetësor
Neni 47
47.1.Institucioni shëndetësor nuk mund të fillojë veprimtarinë e tij derisa organi përgjegjës
nga neni 72 i këtij Ligji të nxjerrë vendimin mbi përmbushjen e kushteve për fillimin e punës.
47.2.Vendimin nga paragrafi 47.1 i këtij neni për institucionin shëndetësor të themeluar në
nivelin e kujdesit dytësor dhe tretësor shëndetësor e nxjerr Ministria e Shëndetësisë, ndërsa
për institucionin shëndetësor të themeluar në nivelin e kujdesit parësor shëndetësor e nxjerr
Kuvendi komunal në pajtim me nenin 72 të këtij Ligji.
Neni 48
Dispozitat e Nenit 47.1 të këtij Ligji aplikohen edhe në rastet e ndërrimit të veprimtarisë së
institucionit shëndetësor.
Kapitulli VIII
UDHËHEQJA DHE MBIKËQYRJA NË INSTITUCIONET
SHËNDETËSORE
Neni 49
49.1.Institucionin shëndetësor e udhëheq Drejtori.
14
49.2.Mënyra e zgjedhjes, e shkarkimit dhe mandati i Drejtorit të institucionit shëndetësor
sigurohet në pajtim me rregullativën ligjore për shërbimin civil.
49.3.Institucioni shëndetësor mbikëqyret nga Këshilli mbikëqyrës.
49.4.Mënyra e zgjedhjes, e shkarkimit dhe mandati i Këshillit mbikëqyrës të institucionit
shëndetësor sigurohet në pajtim me aktet nënligjore të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë.
Neni 50
50.1.Aktet nënligjore të institucionit shëndetësor janë Statuti ose aktet e tjera të përgjithshme.
50.2.Statuti është Akt i përgjithshëm me të cilin institucioni shëndetësor përcakton
organizimin, mënyrën e udhëheqjes dhe të vendosjes, si edhe çështjet e tjera të lidhura me
zbatimin e kujdesit shëndetësor, si dhe punët e afarizmit, në pajtim me ligjin.
50.3.Statuti aprovohet nga themeluesi me propozim të institucionit shëndetësor.
Kapitulli IX
KUSHTET DHE PROCEDURAT PËR ZBATIMIN E KUJDESIT SHËNDETËSOR
Neni 51
Kujdesi shëndetësor zbatohet në institucionin shëndetësor, në vend të punës, në banesë të
banorit dhe në vende të tjera, kudo ku ai ka nevojë për kujdes shëndetësor.
Neni 52
52.1.Kujdesi shëndetësor në institucionin shëndetësor zbatohet sipas kushteve dhe
procedurave të caktuara me këtë Ligj, si dhe me aktet e përgjithshme të institucionin
shëndetësor.
52.2.Kujdesi shëndetësor në format e tjera të zbatimit, ushtrohet sipas kushteve dhe
procedurave të përcaktuara për institucion shëndetësor.
Neni 53
53.1.Në rastet kur institucioni shëndetësor nuk ka mundësi të sigurojë kujdesin shëndetësor
nga fushëveprimi i tij, banorëve duhet të udhëzohet në institucionet shëndetësore përkatëse,
shoqëruar me dokumentacionin relevant mjekësor, duke e respektuar sistemin e referimit.
53.2.Gjatë kohës së grevës, institucioni shëndetësor duhet të ofrojë minimumin e shërbimeve
të kujdesit shëndetësor të përcaktuar me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e
Shëndetësisë.
Neni 54
54.1.Punëtori shëndetësor brenda mundësive, dijes dhe përgjegjësive të tij duhet të ofrojë
ndihmën profesionale gjithmonë dhe në çdo vend.
54.2. Punёtori shёndetёsor i cili e ndihmon personin nё vendin e fatkeqёsisё nuk mund tё
ndiqet nё mёnyrё gjyqёsore pёr shёrbimin e mangёt profesional për shkak të mungesës së
mjeteve të nevojshme për ndihmë.
Neni 55
Rregullat lidhur me të dhënat e procedurës së trajtimit të banorit, si dhe me fshehtësinë
profesionale, përcaktohen me rregullativën ligjore të cilën e nxjerr Qeveria e Kosovës me
propozim të Ministrisë së Shëndetësisë.
15
Kapitulli X
POLITIKAT ZHVILLIMORE DHE FINANCIMI I KUJDESIT SHËNDETËSOR
Politikat zhvillimore
Neni 56
56.1.Realizimi i detyrave dhe detyrimeve lidhur me organizimin dhe drejtimin e kujdesit
shëndetësor sigurohet nëpërmjet aktiviteteve zhvillimore dhe financimit të kujdesit
shëndetësor, të siguruara nga Qeveria e Kosovës, komunat, të punësuarit dhe punëdhënësit,
personat juridikë, banorët dhe institucionet shëndetësore.
56.2.Zbatimi i politikave zhvillimore në shëndetësi sigurohet nëpërmjet planeve:
a) Operative;
b) Afat-mesme, dhe
c) Strategjike.
56.3.Qëllimet operative përcaktohen në planin operativ të masave dhe të aktiviteteve të
domosdoshme për realizimin e planit afat-mesëm dhe planit strategjik, ku përfshihen së paku:
a) Kujdesi shëndetësor;
b) Organizimi institucional;
c) Burimet njerëzore;
d) Financimi i kujdesit shëndetësor.
56.4.Qëllimet afat-mesme përcaktohen me planin afat-mesëm të kujdesit shëndetësorë, për
periudhën pesëvjeqare, në kuadër të cilit përfshihen së paku:
a) Struktura e sistemit të kujdesit shëndetësor;
b) Organizimi dhe udhëheqja;
c) Burimet njerëzore;
d) Financimi i kujdesit shëndetësorë.
56.5.Qëllimet strategjike përcaktohen me planin strategjik të kujdesit shëndetësorë, për
periudhën dhjetë vjeçare, në kuadër të cilit përfshihen së paku:
a) Vlerësimi i nevojave dhe i mundësive materiale për kujdesin shëndetësor;
b) Plani i rrjetit të institucioneve shëndetësore;
c) Plani i arsimimit dhe aftësimit profesional të punëtorëve shëndetësorë;
d) Mjetet financiare për shpenzimet e kujdesit shëndetësor;
e) Mjetet financiare për investime kapitale në kujdesin shëndetësor.
56.6.Planin strategjik të zhvillimit, në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësorë, e miraton
Kuvendi i Kosovës.
56.7. Planin afatmesёm tё zhvillimit nё tё gjitha nivelet e kujdesit shёndetёsor e miraton
Qeveria e Kosovёs.
56.8.Planin operativ të zhvillimit të kujdesit parësorë shëndetësorë, e miraton Kuvendi i
komunës, në pajtim me planin afat mesëm të miratuar nga Qeveria e Kosovës.
56.9.Planin operativ tё zhvillimit tё kujdesit dytёsor dhe tretёsor shёndetёsor e miraton Qeveria
e Kosovёs.
56.10.Procedurën rreth përgatitjes së planeve strategjike, afatmesme dhe operative për të
gjitha nivelet e sistemit shëndetësor e siguron Ministria e Shëndetësisë.
56.11.Institucioni shëndetësor nxjerr programin vjetor të kujdesit shëndetësor me të cilin
përcakton:
a) Masat, aktivitetet dhe rezultatet e pritura të kujdesit shëndetësor;
b) Planin e punës;
c) Organizimin dhe udhëheqjen;
16
d) Burimet njerëzore;
e) Planin financiar.
Financimi i kujdesit shëndetësor
Neni 57
57.1.Niveli themelor i kujdesit shëndetësor për të gjithë banorët garantohet nga burimet
vijuese:
a) Buxheti Qëndror i Qeverisë së Kosovës;
b) Buxheti i Komunave;
c) Fondi i sigurimeve shëndetësore;
d) Bashkëpagesat nga shfrytëzuesit e shërbimeve shëndetësore;
e) Tatimet e veçanta të aprovuara nga Qeveria;
f) Dhuratat dhe trashëgimitë e dhuruara nga banorët individual;
g) Donacionet në formë të parave të gatshme ose të ngjashme;
h) Të ardhurat nga aktivitetet e autorizuara;
i) Të ardhurat nga sigurimet vendore dhe tё jashtme të cilat realizohen nga shërbimet
e specializuara të sigurimeve të përcaktuara me ligjet e tjera relevante.
57.2.Kujdesi shëndetësor mund të sigurohet në institucionet e licencuara ose të lejuara të
kujdesit shëndetësor, në pajtim me këtë ligj, të cilat mund të jenë të financuara edhe nga:
a) Organizatat e themeluara në bazë të ligjit, të cilat ofrojnë skema të sigurimeve private
shëndetësore, nëpërmjet kontributeve vullnetare;
b) Pagesat e drejtëpërdrejta të banorëve të cilët kanë zgjedhur që të trajtohen si
pacientë privat, duke paguar nga mjetet vetanake çmimin e plotë të kujdesit
shëndetësor.
57.3.Organizatat e sigurimeve të përshkruara në nenin 57.1 pika c) dhe 57.2 pika a)
themelohen dhe organizohen, në pajtim me ligjin për sigurime shëndetësore.
Neni 58
58.1.Format e sigurimeve shëndetësore të banorëve dhe të gjitha komuniteteve të Kosovës
janë:
a) Sigurimi shëndetësor themelor;
b) Sigurimi shëndetësor privat.
58.2.Sigurimi shëndetësor themelor është sigurim i detyrueshëm për të gjithë banorët në
marrëdhënie formale të punës, si dhe për personat fizikë dhe personat juridikë, në pajtim me
këtë ligj.
58.3.Sigurimi privat shëndetësor është sigurim vullnetar i banorëve që sigurohet nga vetë ata
dhe/ose nga punëdhënësit në organizata të themeluara në bazë të ligjit nga neni 57.3.
Sigurimi themelor shëndetësor
Neni 59
59.1.Vëllimi i të drejtave nga Sigurimi themelor shëndetësor lidhur me kujdesin shëndetësor
nga neni 22 i këtij ligji, përcaktohet çdo vit me pako të programit të veçantë, të cilën e nxjerr
Qeveria e Kosovës.
59.2.Niveli dhe vëllimi i kujdesit shëndetësor themelor, me të drejta dhe detyrime për të gjithë
banorët, do të sigurohet dhe garantohet në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore (në tekstin e
mëtejshëm Fondi).
17
59.3.Në Fond, për të gjithë banorët skema e sigurimeve themelore shëndetësore do të
bazohet në parimet e barazisë, reciprocitetit dhe solidaritetit.
59.4.Fondi themelohet si institucion publik i pavarur me status juridik, të drejta dhe përgjegjësi
të caktuara me ligjin për Sigurimet Shëndetësore të Kosovës.
Sigurimi privat shëndetësor
Neni 60
Sigurimi privat shëndetësor themelohet në bazë të kontratës individuale ndërmjet banorit,
organizatës dhe institucioneve të sigurimeve shëndetësore të autorizuara në bazë të ligjit.
Sigurimi i mjeteve për punë të institucioneve shëndetësore
Neni 61
61.1.Institucionet shëndetësore mund të financohen nga:
a) Buxheti i Kosovës;
b) Buxheti i Komunave;
c) Fondi i sigurimeve shëndetësore;
d) Institucionet private të sigurimeve shëndetësore;
e) Bashkëpagesat e banorëve;
f) Grantet për punë shkencore hulumtuese;
g) Dhuratat në formë të hollave të gatshme dhe të ngjashme;
h) Donacionet dhe trashëgimitë;
i) Të ardhurat nga taksat speciale të përcaktuara nga Qeveria;
j) Të ardhurat nga sistemet e tjera të sigurimeve vendore dhe tё jashtme.
61.2.Institucionet shëndetësore dhe personat e tjerë juridikë dhe fizikë, të cilët ushtrojnë
veprimtari shëndetësore, sigurojnë mjete për punë duke zbatuar programin e kujdesit
shëndetësor në bazë të:
a) Llojeve, vëllimit dhe cilësisë së shërbimeve që vlerësohen sipas çmimit të
shërbimeve;
b) Numrit të banorëve në territorin që mbulohet me shërbime të kujdesit shëndetësor;
ose
c) Numrit të banorëve të udhëzuar në institucionet shëndetësore.
61.3.Institucionet shëndetësore dhe organizatat që marrin fonde publike për zbatimin e
kujdesit shëndetësor, janë të detyruara të mbajnë llogaritë dhe evidencat në mënyrën e
përcaktuar me ligj dhe të sigurojnë informata të nevojshme për organet relevante.
Kapitulli XI
SISTEMI INFORMATIV SHËNDETËSOR
Neni 62
Veprimtaria shëndetësore siguron dhe zbaton sistemin informativ unik dhe të integruar.
Neni 63
Institucionet shëndetësore, si dhe personat përgjegjës juridikë dhe fizikë janë të detyruar të
mbledhin të dhënat shëndetësore dhe t’i raportojnë ato në mënyrë periodike në Institutin e
Shёndetёsisё Publike të Kosovës, në pajtim me dispozitat e aktit nënligjor nga neni 68.
Neni 64
18
Evidenca shëndetësore zbatohet nëpërmjet grumbullimit dhe evidentimit të të dhënave në
dokumentacionin shëndetësor që mund të jetë:
a) Institucional – që mbetet në institucionin që zbaton kujdesin shëndetësor;
b) Personal – që mbetet në pronësi të banorit.
Neni 65
Normat dhe standardet brenda sistemit unik informativ shëndetësor i përcakton Ministria e
Shëndetësisë në bazë të propozimit të Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Neni 66
Punëtori dhe institucioni shëndetësor raporton për shërbimet e tij, me kërkesë të organit
përgjegjës, duke mos cënuar të drejtat e pacientit dhe duke siguruar fshehtësinë profesionale,
përveç në rastet e rregulluara me ligjin përkatës.
Neni 67
67.1.Secili punëtor shëndetësor, me nënshkrimin e tij, mban përgjegjësi për saktësinë e të
dhënave të regjistruara në dokumentacionin dhe në evidencën shëndetësore.
67.2.Mbikëqyrjen e zbatimit të detyrimeve në lëmin e sistemit unik informativ shëndetësor e
realizon Ministria e Shëndetësisë.
Neni 68
Llojet, përmbajtja dhe mënyra e udhëheqjes së evidencave, grumbullimi, përpunimi dhe
shfrytëzimi i të dhënave të grumbulluara, si dhe mënyra e raportimit brenda sistemit unik
informativ shëndetësor rregullohen me akt nënligjor që e nxjerrë Qeveria e Kosovës, në
propozim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Kapitulli XII
SHËRBIMI SHËNDETËSOR
Neni 69
Veprimtaria shëndetësore nga neni 1 (e) organizohet në kuadër të institucioneve
shëndetësore nëpërmjet shërbimeve profesionale shëndetësore.
Institucionet shëndetësore
Neni 70
Institucionet shëndetësore zbatojnë veprimtarinë shëndetësore në pajtim me rregullativën e
brendshme shëndetësore.
Neni 71
Standardet dhe normat që duhet t’i plotësojë institucioni shëndetësor sa i përket aspekteve të
kuadrit, pajisjes, si dhe kushteve hapësinore dhe ndërtimore të objekteve në të cilat zhvillohet
veprimtaria shëndetësore, i përcakton Ministria e Shëndetësisë me akt nënligjor.
Neni 72
19
Licencimin dhe akreditimin e institucioneve shëndetësore e bën Ministria e Shëndetësisë në
bazë të rregullativës ligjore nga neni 40.3
Neni 73
Fillimi i punës së institucionit shëndetësor, pa marrë parasysh llojin e pronësisë, bëhet në
momentin kur me aktin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë vërtetohet ekzistimi i kushteve
teknike dhe profesionale për fillimin e punës dhe kur në bazë të kësaj, institucioni përkatës
licencohet për ushtrimin e veprimtarisë nga organi i autorizuar me nenin 72.
Llojet e institucioneve publike shëndetësore
Neni 74
74.1.Institucionet shëndetësore organizohen si institucione të nivelit parësor, dytësor dhe
tretësor të kujdesit shëndetësor.
74.2.Institucionet e nivelit parësor të kujdesit shëndetësor janë:
a) Qendra kryesore e mjekësisë familjare;
b) Qendra e mjekësisë familjare;
c) Ambulanca shëndetësore;
d) Qendra e mjekësisë urgjente, në Komunat me më tepër se 150.000 banorë;
e) Barnatorja;
f) Qendra e Rehabilitimit.
74.3.Institucionet e nivelit dytësor të kujdesit shëndetësor janë:
a) Spitali;
b) Qendra diagnostike – terapeutike;
c) Qendra e shëndetit oral dhe kujdesit dental;
d) Qendra e shëndetit mendor;
e) Shtëpia pёr integrim nё bashkёsi;
f) Qendra speciale rehabilituese;
74.4.Institucionet e nivelit tretësor të kujdesit shëndetësor janë institucionet e përcaktuara në
nenin 31.1.
Neni 75
Qendra Klinike Universitare e Kosovës riorganizohet në pajtim me aktin nënligjor të nxjerrë
nga Ministria e Shëndetësisë dhe nenin 122 të këtij ligji.
Neni 76
Organizimi i brendshem dhe veprimtaria e institucioneve shëndetësore në të gjitha nivelet
përcaktohen me akte nënligjore të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe me aktin
themelues të institucionit shëndetësor.
Neni 77
Institucionet shëndetësore në pronësi private organizohen në pajtim me këtë ligj dhe
rregullativën ligjore për zbatimin e veprimtarisë private në kujdesin shëndetësor nga neni
40.3.
Qendra referente
Neni 78
78.1.Qendër referente është institucioni shëndetësor ose pjesa e tij që plotëson standardet
dhe normat e niveleve më të larta për realizimin e formave të specializuara të kujdesit
shëndetësor.
20
78.2.Kushtet që duhet t’i plotësojë institucioni shëndetësor për t’u emëruar si qendër referente
dhe mënyra e emërimit përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë.
Shërbimet profesionale shëndetësore
Neni 79
79.1.Me qëllim të sigurimit të kujdesit të integruar shëndetësor si dhe me qëllim të zbatimit të
detyrave me rëndësi të veçantë për sistemin e kujdesit shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë
nëpërmjet aktit të veçantë nënligjor, do të organizojë Shërbimet profesionale shëndetësore.
79.2.Parim themelor i organizimit të shërbimeve profesionale shëndetësore është integrimi i
funksioneve në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor.
79.3.Shërbimet profesionale shëndetësore bazohen në rekomandimet e Komiteteve
profesionale të themeluara nga Ministria e Shëndetësisë.
79.4.Organizimi dhe veprimtaria e Komiteteve profesionale përcaktohen me akt nënligjor të
nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë.
Neni 80
80.1.Në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë organizohet dhe funksionon Inspektorati
Sanitar si organi më i lartë i kontrollit sanitar.
80.2.Punët, organizimi, autorizimet, detyrat, dhe kompetencat e Inspektoratit Sanitar
përcaktohen me akt ligjor të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Kujdesi shëndetësor në institucionet e përkujdesit social
Neni 81
Masat e kujdesit shëndetësor në institucionet e përkujdesit social i përcaktojnë me akt
nënligjor, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale.
Institucionet shëndetësore humanitare dhe format e tjera të organizimit
të shoqërisë civile në lëmin e shëndetësisë
Neni 82
Shërbimet e kujdesit shëndetësor në institucionet shëndetësore humanitare dhe në format e
tjera të organizimit të shoqërisë civile në lëmin e shëndetësisë, përcaktohen me akt nënligjor
të nxjerr nga Ministria e Shëndetësisë.
Dispozitat në lidhje me të vdekurin dhe obduksionin
Neni 83
83.1.Për çdo person të vdekur konstatohet koha dhe shkaku i vdekjes, nëpërmjet ekzaminimit
të kryer nga ana e mjekut.
83.2.Konstatimi i shkakut të vdekjes së personit i cili ka vdekur në institucionin shëndetësor
është përgjegjësi e atij institucioni shëndetësor.
83.3.Shkaku i vdekjes së personit, i cili ka vdekur jashtë institucionit shëndetësor duhet të
konstatohet brenda afatit prej 12 orësh pas marrjes së informatës për vdekjen.
83.4.Nëse vdekja është shkaktuar nga sëmundja ngjitëse, duhet të informohet inspektorati
sanitar.
83.5.Nëse vdekja është shkaktuar në mënyrë të dhunshme, duhet të informohet organi
përkatës ligjor.
21
83.6.Shkaku i vdekjes konstatohet në bazë të dokumentacionit mjekësor, obduksionit dhe
autopsisё klinike.
Neni 84
84.1.Obduksioni është i detyrueshëm nëse:
a) Shkaku i vdekjes së banorit i cili ka vdekur në institucion shëndetësor, nuk është i
qartë;
b) Banori ka vdekur në institucionin shëndetësor, të tipit spitalor, brenda 72 orëve nga
pranimi;
c) Këtë e kërkon mjeku familjar i cili e ka mjekuar banorin para vdekjes;
d) Kërkohet nga organi kompetent ligjor për shkaqe sanitare ose me kërkesë të
gjykatësit hetues;
e) Këtë e kërkon anëtari i ngushtë i familjes ose përfaqësuesi i tij ligjor.
84.2.Shpenzimet e obduksionit i bartë personi juridik ose fizik i detyruar me këtë ligj që të
paguajë shpenzimet e mjekimit të banorit, para vdekjes.
84.3.Shpenzimet e obduksionit me kërkesë të organeve ligjore barten në barrë të buxhetit të
komunës, banor i të cilës ka qenë banorit, para vdekjes.
84.4.Rregullat lidhur me procedurat për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe shёrbimet e
morgut përcaktohen me akt nënligjor, të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë.
Dispozitat për mbrojtjen nga rrezatimi radioaktiv dhe nga substancat kimike
Neni 85
Organizimi dhe veprimtaria e shërbimit për mbrojtjen nga efektet e dëmshme të rrezatimit
radioaktiv dhe nga substancat kimike, si dhe përgjegjësitë lidhur me këtë çështje përcaktohen
me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kapitulli XIII
PUNËTORËT SHËNDETËSORË
Neni 86
Kujdesin shëndetësor e zbatojnë punëtorët shëndetësorë të profileve dhe niveleve
profesionale vijuese:
a) Doktor i mjekësisë, mjek në specializim, mjek specialist;
b) Doktor i stomatologjisë, stomatolog në specializim, stomatolog specialist;
c) Magjistër i farmacisë, farmacist në specializim, farmacist specialist;
d) Fizioterapeut, fizioterapeut i diplomuar;
e) Infermiere, infermiere e diplomuar;
f) Mami, mami e diplomuar;
g) Psikolog klinik;
h) Teknikët mjekësorë, të përcaktuar në regjistrin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.
Neni 87
Pas përfundimit të nivelit shkollor përkatës, kuadri shëndetësor duhet të kryejë praktikën e
detyruar profesionale.
22
Neni 88
Pas përfundimit të praktikës së detyruar profesionale, praktikanti i nënshtrohet provimit
profesional.
Neni 89
Praktika e detyruar profesionale dhe provimi profesional për të gjitha kategoritë e kuadrove
shëndetësorë, zbatohen në pajtim me aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë.
Licencimi i punëtorëve shëndetësorë
Neni 90
Pas përfundimit të suksesshëm të provimit profesional kuadri shëndetësor duhet të regjistrohet
dhe të licencohet pranë Këshillit të Përgjithshëm Profesional nga neni 100.
Neni 91
Kujdesin shëndetësor të qytetarëve në çdo nivel dhe profil të shërbimit shëndetësor mund ta
zbatojn në mënyrë të pavarur vetëm punëtori shëndetësor i cili është i regjistruar dhe i
licencuar në pajtim me këtë Ligj.
Specializimet
Neni 92
92.1.Pas regjistrimit dhe licencimit, punëtori shëndetësor me kualifikim universitar ka të drejtë
që të aftësohet më tutje në lëmi të ndryshme të kujdesit shëndetësor nëpërmjet specializimit.
92.2.Ministria e Shëndetësisë me propozim të Këshillit të Përgjithshëm Profesional, nxjerr
Planin afatmesëm të specializimeve duke u bazuar në planin e kuadrove shëndetësorë.
92.3.Njohjen dhe/ ose nostrifikimin e diplomave të specializimit e bën Ministria e
Shëndetësisë nëpërmjet organeve të Këshillit të Përgjithshëm Profesional, të përcaktuar me
akt nënligjor.
92.4.Specializimet e punëtorëve shëndetësorë realizohen në pajtim me aktin nënligjor të
nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë
Neni 93
Specializimet mund të organizohen edhe për shtetas të huaj në bazë të aktit nënligjor të
nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë.
Edukimi i vazhdueshëm profesional
Neni 94
94.1.Punëtorët shëndetësorë janë të detyruar që të aftësohen në mënyrë të vazhdueshme në
pikëpamjen profesionale qëllim të ruajtjes dhe ngritjes së cilësisë së kujdesit shëndetësor.
94.2.Institucionet shëndetësore, në të gjitha nivelet dhe të gjitha format e financimit, janë të
detyruara që të mundësojnë aftësimin e vazhdueshëm profesional të punëtorëve të tyre
shëndetësorë.
Neni 95
Punëtorët shëndetësorë janë të detyruar që çdo 5 (pesë) vjet t’i nënshtrohen procedurës së
ri-licencimit duke respektuar standardet dhe normat e përcaktuara nga Këshilli i Përgjithshëm
Profesional, në pajtim me aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë.
23
Neni 96
Punëtorët shëndetësorë mund të ushtrojnë veprimtari të pavarur shëndetësore në
institucionet e licencuara shёndetёsore nëse janë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm
Profesional, dhe nëse janë të licencuar për veprimtari të caktuar shëndetësore.
Detyrimet gjatë grevës
Neni 97
97.1.Punëtorët shëndetësorë kanë të drejtën e grevës në pajtim me ligjin.
97.2.Gjatë grevës, në institucionet shëndetësore duhet të sigurojnë zbatimin e vazhdueshëm
të kujdesit shëndetësor në mënyrën e paraparë me këtë Ligj dhe aktin nënligjor të nxjerrë nga
Ministria e Shëndetësisë.
Kapitulli XIV
VEPRIMTARIA PRIVATE SHËNDETËSORE
Neni 98
98.1.Punëtori shëndetësor nga neni 96 mund të jetë themelues i vetёm njё institucioni privat
shёndetёsor .
98.2.Punëtori shëndetësor nga neni 86 i punësuar në orar të plotë të punës në institucionin
publik shëndetësor mund të zbatojë veprimtari private në kujdesin shëndetësor, vetëm pas
orarit të rregulltë të punës.
98.3.Institucioni publik shëndetësor, pas përfundimit të orarit të rregullt të punës, me qëllim
zbatimi të veprimtarisë private në kujdesin shëndetësor, mund të japë me qera hapësirat dhe
pajisjet e tij, në pajtim me aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë.
Neni 99
Veprimtaria private në kujdesin shëndetësor organizohet dhe përcaktohet në bazë të
rregullativës ligjore të miratuar nga Kuvendi i Kosovës .
Kapitulli XV
KËSHILLI I PËRGJITHSHËM PROFESIONAL
Neni 100
100.1.Këshilli i Përgjithshëm Profesional (në tekstin e mëtejmë Këshilli i Përgjithshëm) do të
jetë përgjegjës për:
a) regjistrimin dhe licencimin e profesionistëve të kujdesit shëndetësor;
b) respektimin e normave etike dhe disiplinore, standardeve profesionale në
zbatimin e aktiviteteve të kujdesit shëndetësor, si dhe për
c) edukimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve shëndetësorë.
100.2.Përbërja dhe organizimi i Këshillit të Përgjithshëm Profesional rregullohet me akt
nënligjor të nxjerrë nga organet përkatëse.
Kapitulli XVI
MBIKËQYRJA PROFESIONALE
24
Neni 101
101.1.Mbikëqyrja profesionale siguron zbatimin e normave etike, profesionale, si dhe të
standardeve bashkëkohore në shëndetësi.
101.2.Veprimtaria profesionale e institucioneve shëndetësore dhe e punëtorëve
shëndetësorë, pa marrë parasysh mënyrën e financimit dhe llojin e pronësisë, i nënshtrohet
mbikëqyrjes profesionale, të brendshme dhe të jashtme.
Mbikëqyrja e jashtme profesionale – inspektorati shëndetësor
Neni 102
102.1.Mbikëqyrja e jashtme profesionale zbatohet nga ana e inspektoratit shëndetësor.
102.2. Inspektorati shëndetësor është organ administrativ i Ministrisë së Shëndetësisë.
102.3.Tё drejtat, detyrat, pёrgjegjёsitё dhe organizimi i inspektoratit shёndetёsor pёr
ushtrimin e mbikëqyrjes sё zbatimit tё kёtij ligji dhe ligjeve tjera nga lёmi i shёndetёsisё
rregullohen me Ligjin mbi Inspektoratin shёndetёsor.
Mbikëqyrja e brendshme profesionale
Neni 103
Mbikëqyrjen e brendshme profesionale, e organizon dhe e siguron përgjegjësi i institucionit
shëndetësor duke u bazuar në rregullativën e tij ligjore.
Neni 104
Mbikëqyrjen e brendshme dhe të jashtme profesionale nuk mund ta zbatojnë punëtorët
shëndetësorë që kanë kualifikime më të ulëta se sa punëtori që është subjekt i mbikëqyrjes.
Neni 105
Mbikëqyrjen profesionale në institucionet nga neni 81 dhe 82 e siguron Ministria e
Shëndetësisë.
Kapitulli XVII
HULUMTIMET KLINIKE NË NJERËZ
Neni 106
Çështjet lidhur me hulumtimet klinike në njerëz rregullohen me ligj të veçantë.
Kapitulli XVIII
NDËRPRERJA E SHTATËZËNISË DHE STERILIZIMI ARTIFICIAL
Neni 107
107.1.Ndërprerja e shtatëzanisë për shkaqe të planifikimit të familjes nuk lejohet pas javës së
dhjetë, përveç në rastet e përcaktuara me paragrafin 107.2 të këtij neni.
107.2. Ndёrprerja e shtatzёnisё pas javёs sё dhjetё lejohet vetёm nё rast të shkaqeve serioze
shёndetёsore tё nёnёs dhe/ose tё frytit, ose kur shtatzёnia ёshtё rezultat i dhunimit ose
incestit tё vёrtetuar nga organet e autorizuara me ligj.
107.3.Shkaqet mjekësore nga paragrafi 107.2 i këtij neni duhet të përcaktohen nga komisioni
tre anëtarësh i mjekëve specialistë të përbërë nga dy gjinekolog-obstetër dhe një psikiatër.
Neni 108
25
Çështjet lidhur me ndërprerjen e shtatëzanisë rregullohen me ligj të veçantë.
Sterilizimi Artificial
Neni 109
109.1. Sterilizimi artificial mund tё kryhet te personat e tё dy gjinive me kёrkesё tё tyre, ose
me rekomandim tё mjekёve ekspertë nё rastet kur rrezikohet shёndeti i tyre.
109.2.Në rastin kur nuk mund të sigurohet pëlqimi nga paragrafi 109.1 i këtij neni, zbatohen
dispozitat e nenit 21 të këtij ligji.
Kapitulli XIX
TRANSPLANTIMI I ORGANEVE, I INDEVE DHE KLONIMI
Neni 110
110.1.Transplantimi i organeve dhe i indeve bëhet vetëm në institucionin shëndetësor të
autorizuar për këtë qëllim nga Ministria e Shëndetësisë.
110.2.Është i ndaluar reklamimi i përdorimit të organeve dhe të indeve të njeriut për çfarëdo
qëllimi qoftë.
110.3.Dispozitat lidhur me largimin ose transplantimin e organeve dhe/ose indeve,
përcaktohen me ligj tё veçantё.
Neni 111
Ndalohet klonimi i njerёzve.
Kapitulli XX
KUJDESI SHËNDETËSOR GJATË GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME
Neni 112
112.1.Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, sigurimi i kujdesit shëndetësor zbatohet në pajtim
me aktin nënligjor të nxjerrë nga Qeveria e Kosovës.
112.2.Ministria e Shëndetësisë siguron që dispozitat ligjore të kujdesit shëndetësor të cilat
duhet të vihen në fuqi në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, të jenë të gatshme për
shpallje.
112.3.Në aktivitetet e kujdesit shëndetësor në rastin e gjendjes së jashtëzakonshme
përfshihen:
a) Zbatimi i dispozitave ligjore që janë në fuqi;
b) Transformimi i sistemit të sigurimit të kujdesit shëndetësor në masën e nevojshme;
c) Koordinimi i aktiviteteve të Ministrisë së Shëndetësisë me sektorin e shëndetësisë së
Trupave Mbrojtëse të Kosovës;
d) Zbatimi i ndryshimeve në sistemin e udhëzimit dhe të udhëheqjes me qëllim të
eliminimit të gjendjes së jashtëzakonshme;
e) Sigurimi i shërbimit të kujdesit shëndetësor për banorët;
f) Veprimi i institucioneve të përkohshme shëndetësore dhe
g) Aktivizimi i kapaciteteve plotësuese dhe i rezervave.
26
112.4.Ngjarja cilësohet si gjendje e jashtëzakonshme me vendim të Ministrit të Shëndetësisë
me propozim të Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Neni 113
Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, të drejtat e banorëve të përkufizuara në këtë ligj dhe në
aktet përcjellëse nënligjore vlejnë deri në masën që nuk e rrezikojnë efikasitetin e masave të
ndërmarra për tejkalimin e gjendjes së jashtëzakonshme, por që rrespektojnë në tërësi
dinjitetin e banorit.
Neni 114
114.1.Është detyrë e Qeverisë që të sigurojë dhe të financojë zbatimin e kujdesit shëndetësor
gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
114.2.Detyrimi i Qeverisë është organizimi dhe kryerja e aktiviteteve të përgatitjes për
realizimin e kujdesit shëndetësor në rrethana të gjendjes së jashtëzakonshme.
114.3.Aktivitetet përgatitore të Qeverisë për sigurimin e kujdesit shëndetësor në rast të
gjendjes së jashtëzakonshme përfshijnë:
a) Sigurimin e aktiviteteve planifikuese;
b) Përcaktimin e strukturave të udhëheqjes;
c) Përkufizimin e detyrimit të bashkëpunimit midis autoriteteve sektoriale dhe atyre
komunale;
d) Zhvillimin e rregullativës ligjore dhe administrative;
e) Sigurimin e stoqeve për realizimin e kujdesit shëndetësor në kuadër të rezervave të
Kosovës për shëndetësi;
f) Përtrirjen e rezervave të Kosovës për shëndetësi deri në masën e nevojshme;
g) Sigurimin e ushtrimeve të kujdesit shëndetësor për rastin e gjendjes së
jashtëzakonshme.
Neni 115
Udhëheqësit e institucioneve të autorizuara të kujdesit shëndetësor, të emëruar nga Ministria
e Shëndetësisë janë të detyruar të zhvillojnë plane për gjendjet e jashtëzakonshme. Kushtet
formale të këtyre planeve përcaktohen nga Ministria e Shëndetësisë në akt nënligjor.
Kapitulli XXI
DISPOZITAT QË RREGULLOJNË MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE
Neni 116
116.1.Sigurimi i kujdesit shëndetësor në institucionet publike të kujdesit shëndetësor për
banorët jo kosovar të cilët banojnë në territorin e Kosovës bëhet në bazë të marrëveshjes së
nënshkruar ndërkombëtare ose në bazë të parimit të reciprocitetit.
116.2.Në mungesë të marrëveshjes së nënshkruar ndërkombëtare ose bazës për zbatimin e
parimit të reciprocitetit, banorët jo kosovarë mund të sigurojnë kujdesin shëndetësor në
teritorin e Kosovës, në bazë të dispozitave të këtij ligji.
27
116.3.Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ndërkombëtare ose me rastin e zbatimit të
parimit të reciprocitetit për banorët jo kosovarë, duhet të batohen dispozitat e këtij Ligji që i
referohen kompensimit.
116.4. Banorëve jo kosovarë, të cilëve u duhet kujdesi emergjent shëndetësor në territorin e
Kosovës, ky kujdes duhet t’i sigurohet pa vonesë, me të njejtat kushte si banorëve kosovar.
116.5.Nxjerrja e gjakut, e organit ose e indit nga trupi i banorëve jo kosovarë ose
transplantimi i organeve/indeve të nxjerra nga trupi i banorëve kosovarë në trupat e
banorëve jo kosovarë duhet të bëhet në përputhje me legjislacionin që i referohet banorëve
kosovarë, në pajtim me konventat ndërkombëtare.
116.6.Në rast vdekjeje të banorëve jo-kosovar, i cili ndodhet në territorin e Kosovës, shkaku
dhe rrethanat e vdekjes duhet të konstatohen me obduksion, në institucionin e autorizuar
shëndetësor.
116.7.Në rast vdekjeje të banorit jo-kosovar duhet të njoftohet pa vonesë përfaqësuesi zyrtar
i shtetit përkatës.
Neni 117
Në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, që ndodh jashtë Kosovës, pjesëmarrja në ofrimin e
shërbimeve të kujdesit shëndetësor ose në forma të tjera të bashkëpunimit ndërkombëtar në
lëmin e shëndetësisë, realizohet në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare ose në bazë të
parimit të reciprocitetit.
Kapitulli XXII
DISPOZITAT DISIPLINORE
Neni 118
118.1.Institucionit shëndetësor, ose një pjese të tij i përcaktohet masa e vërejtjes me shkrim,
në rastet kur konstatohet:
a) Shkelje thelbësore e kodit të etikës mjekësore;
b) Shkelje thelbësore e normave nga aspekti i sigurisë teknike dhe mjekësore;
c) Lëshim gjatë mjekimit dhe mos zbatim i masave të kujdesit shëndetësor;
d) Mos sigurim i kushteve për zbatim të kujdesit shëndetësorë dhe
e) Marrëdhënie jo korrekte me banorët.
118.2.Në rastet, kur përkundër vërejtjes me shkrim institucioni shëndetësor nuk i eviton
lëshimet në punë brenda afatit tё pёrcaktuar, institucionit dhe Drejtorit të institucionit u
shqiptohet masa disiplinore në bazë të aktit nënligjor nga neni 119.1.
118.3.Në rast se në institucionin shëndetësor edhe më tutje konstatohen parregullësitë nga
paragrafi 118.1 i këtij neni, institucionit privat dhe miks shëndetësor ose një pjese të tij i
shqiptohet masa e ndalimit të ushtrimit të punës ndërsa në institucionin publik shëndetësor
ndërmirret masa e vendosjes së administrimit të drejtëpërdrejtë nga ana e themeluesit.
118.4.Masat nga paragrafi 118.3 i këtij neni, mund t’i propozojnë punëdhënësi, Këshilli i
Përgjithshëm Profesional, inspekcioni përkatës, dhe themeluesi.
118.5.Vendimin për ndërprerje të punës e nxjerrë Ministria e Shëndetësisë.
Kapitulli XXIII
DISPOZITAT NDESHKIMORE
Neni 119
119.1.Nё pajtim me kёtё ligj me gjobё prej 2.000 deri nё 8.000 € dënohet pёr kundёrvajtje
institucioni shёndetёsor nё rastet kur:
28
a) Nuk siguron kujdesin shëndetësor të banorëve nga neni 22 i këtij ligji;
b) Nuk udhëzon banorin në institucionet e tjera të kujdesit shëndetësor sipas
nenit 53.1 të këtij ligji;
c) Nuk siguron minimumin e kujdesit shëndetësor gjatë grevës, sipas nenit 53.2 të
këtij ligji;
d) Ushtron veprimtarinë shëndetësore pa përmbushur kushtet sipas nenit 46 të
këtij ligji;
e) Nuk siguron evidencat dhe dokumentacionin mjekësor, si dhe nuk i përcjellë
ato në pajtim me dispozitat e nenit 64 të këtij ligji;
f) Nuk siguron obduksionin e të vdekurit sipas nenit 84 të këtij ligji;
g) Nuk harmonizon organizimin dhe aktet normative me këtë ligj, sipas nenit 121;
h) Nuk i siguron kushtet pёr mbikëqyrje profesionale, ose e pengon organin e
autorizuar nё kryerjen e mbikëqyrjes profesionale.
119.2.Personi pёrgjegjёs nё institucionin shёndetёsor nga paragrafi 119.1 dënohet pёr
kundёrvajtje me gjobё prej 500 deri nё 1.500 €.
119.3.Punёtori shёndetёsor dёnohet me gjobё prej 500 deri nё 1.000 € nё rastet e
kundёrvajtjeve, kur:
a) Nuk siguron kujdesin shëndetësor, sipas nenit 22 të këtij ligji;
b) Ndërmerr trajtim pa leje të banorit apo të personit të autorizuar nga ai, duke shkelur
dispozitat e aktit ligjor nga neni 21 i këtij ligji pёrveç nё rastet emergjente kur vihet nё
rrezik jeta e tyre;
c) Nuk siguron dokumentacionin e punës dhe evidencat përkatëse të punës, sipas nenit
64 të këtij ligji;
d) Ushtron kujdesin shëndetësor duke mos iu përmbajtur parimeve etike dhe
profesionale;
e) Përcakton çmimin e shërbimit shëndetësor jashtë çmimores të përcaktuar.
119.4. Mjetet e mbledhura nga gjobat derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.
Neni 120
120.1. Banori ose organi i autorizuar mund të fillojë procedurën civile ose penale kundër
institucionit shëndetësor ose/dhe punëtorit shëndetësor në rastet kur:
a) Procedura diagnostike ose terapeutike ndërmirret pa pëlqimin e banorit ose personit
të autorizuar nga ai në kundërshtim me dispozitat e nenit 19.2 dhe nenit 21 të këtij ligji
me pёrjashtim tё rasteve emergjente kur vihet nё rrezik jeta e tij;
b) Shkaktohet vdekje ose paaftësi e pёrhershme e pacientit si pasojë e lëshimeve
profesionale dhe organizative;
c) Shkelen dispozitat në lidhje me ndërprerjen e shtatëzënisë nga neni 119 dhe neni 120 i
këtij ligji.
120.2.Dispozitat e procedurës penale zbatohen edhe në rastin kur personi i cili nuk është
punëtor shëndetësor, ofron kujdes shëndetësor.
Kapitulli XXIV
DISPOZITAT KALIMTARE
29
Neni 121
121.1.Institucionet shëndetësore, personat e tjerë juridikë dhe fizikë të cilët në pajtim me këtë
ligj ushtrojnë veprimtari shëndetësore duhet të harmonizojnë organizimin, punën dhe aktet e
përgjithshme me dispozitat e këtij ligji në afat prej 6 muajsh nga dita e hyrjes në fuqi.
121.2.Deri në nxjerrjen e akteve të përgjithshme në bazë të paragrafit 121.1 të këtij neni do të
aplikohen aktet në fuqi, nëse nuk janë në kundërshtim me këtë ligj.
Neni 122
Riorganizimi i Qendrës Klinike Universitare, në pajtim me këtë ligj përfundon me 31.12.2004.
Neni 123
Deri në themelimin dhe fillimin e veprimtarisë së Fondit të Sigurimeve Shëndetësore,
Agjensioni Komisionar për kujdesin shëndetësor do t’i zhvillojë dhe zbatojë proceset
kontraktuese ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe ofruesve të kujdesit shëndetësor.
Neni 124
124.1.Deri në themelimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore financimi i kujdesit themelor
shëndetësor e siguron Ministria e Shëndetësisë.
124.2.Fondi i Sigurimeve Shëndetësore fillon së funksionuari më 1 janar 2005.
Neni 125
125.1.Këshilli i Përgjithshëm Profesional fillon së funksionuari më 1 janar 2005.
125.2.Deri në funksionimin e Këshillit të Përgjithshëm Profesional zbatimin e detyrave dhe
kompetencave të tij e siguron Ministria e Shëndetësisë.
Neni 126
Me qёllim tё zbatimit tё kёtij Ligji, Kuvendi i Kosovёs, Qeveria e Kosovёs dhe Ministria e
Shёndetёsisё do tё nxjerrin aktet ligjore dhe nёnligjore tё pёrcaktuara me kёtё ligj.
Neni 127
Deri në nxjerrjen e akteve ligjore dhe nënligjore nga neni 126 mbeten në fuqi aktet nënligjore
që janë në fuqi dhe që nuk janë në kundërshtim me këtë ligj.
Neni 128
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji pushon së aplikuari Ligji mbi sigurimin shëndetësorë dhe format
e detyrueshme të mbrojtjes shëndetësore të popullatës fletorja zyrtare KSAK No.34/70 dhe
Ligji për mbrojtjen shëndetësore dhe shërbimin shëndetësor të Kosovës fletorja zyrtare No.1,
16 Janar, 1987, Viti XLII.
Neni 129
Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe në ditën e shpalljes nga
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm.
20.08.2004
UNMIK/REG/2004/31