1 
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË 
KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 15 / 01 GUSHT 2007 
 
 
LIGJI  Nr. 2003 / 15 
 
PËR SKEMËN E NDIHMËS SOCIALE NË KOSOVË 
 
 
Kuvendi i Kosovës, 
 
 
Në përputhje me autorizimin që i është dhënë nga Misioni i Administratës së Përkohshme të 
Kombeve të Bashkuara  në Kosovë me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/9 të datës 15 maj 
2001 dhe me Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme. 
 
Duke marrë parasysh Shtojcën VII pjesën (xi) të Misionit të Administratës së Përkohshme të 
Kombeve të Bashkuara në Kosovë- Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/19 të datës 13 shtator 
2001 për Vetëqeverisjen e Përkohshme të Institucioneve.  
 
Me qëllim që të sigurohet rrjeti i sigurisë sociale në kuadrin e gjerë të mbrojtjes sociale në 
Kosovë dhe të lehtësohet varfëria me anë të ndihmave sociale për të varfrit dhe familjet 
nevojtare, 
 
Miraton: 
Neni 1 
 
Me këtë ligj rregullohet skema e ndihmës sociale me qëllim të mbrojtjes dhe përkujdesit të 
familjeve të rrezikuara në aspektin social. 
 
 
Neni 2 
Përkufizimet 
Sipas këtij ligji: 
 
2.1. “Familja”përbëhet prej atyre personave nevojat e të cilëve merren parasysh me  
       rastin e vendosjes së përzgjedhshmërisë dhe shumës së ndihmës sociale, dhe  
       përkufizohet si një bashkësi që përbëhet prej paraqitësit të kërkesës ose marrësi 
       të ndihmës dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të familjes, të cilët janë në bashkësi  
       familjare: bashkëshorti/ja e tij /saj ose partnerët që jetojnë bashkë, prindërit dhe  
       fëmijët, përfshirë fëmijët e birësuar (bijëzuar) fëmijët në strehim familjar apo  
       fëmijët e njërit partner. Prandaj, familja mund të përbëhet nga paraqitësi i  
       kërkesës ose marrësit të ndihmës dhe një, dy, tre a më shumë anëtarëve që  
       jetojnë në një bashkësi familjare. Individi pa asnjë anëtar tjetër të familjes në  
       bashkësinë familjare, sipas këtij ligji, konsiderohet një familje.     
 
2.2. Anëtarët e familjes të cilët janë : 
 
i. në moshën gjashtëdhjetë e pesë(65) vjeç ose më të vjetër  
apo 
 
ii. personat me aftësi të kufizuara, kur marrin ndonjë beneficion nga ndonjë 
skemë e ardhme e pensionit për aftësi të kufizuar, e financuar nga Buxheti i 
Konsoliduar i Kosovës, me të drejtë individuale,  
apo 
 
iii. që paguhen sipas Rregullores 2000/66, e cila drejton skemën “Beneficionet 
për invalidët e luftës dhe të afërmit e atyre që kanë vdekur si pasojë e 
konfliktit të armatosur në Kosovë “ do të përfshihen në përkufizimin e familjes, 
të parashtruar në nenin 2 pika 1. 
 
 
       Por, anëtarët e tillë – megjithëse janë të përfshirë në përkufizimin e familjes –  
       nuk do të mirren parasysh kur të llogaritet madhësia e familjes e cila përcakton  
       shumën e ndihmës sociale që duhet dhënë një familjeje. Përjashtim të vetëm do  
 2 
       të bëjnë anëtarët e familjes të cilët marrin pagesë sipas Rregullores 2000/66 , e  
       cila drejton skemën “Beneficionet për invalidët e luftës dhe të afërmeve të atyre  
       që kanë vdekur si pasojë e konfliktit të armatosur në Kosovë”. Në rastet e tilla,  
       anëtarët e familjes të cilët marrin pagesa sipas Rregullores 2000/66 do të  
       llogariten si anëtarë të familjes kur të përcaktohet madhësia e familjes për pagesat e 
ndihmës sociale.  
 
2.3. “Pension i aftësisë së kufizuar” nënkupton çdo pagesë të sigurisë sociale  që u  
        bëhet personave të cilët konsiderohen me aftësi të kufizuara sipas legjislacionit  
        të miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe i cili drejton skemën e tillë të pagesave. 
 
2.4. “Bashkësia familjare” përkufizohet si një grup individësh që jetojnë bashkë nën  
       një kulm dhe që bashkarisht ndajnë shpenzimet e jetesës. Sipas këtij ligji,  
       bashkësia familjare mund të përfshijë personat që nuk janë anëtarë të familjes . 
 
2.5. “Jetimi” përkufizohet si fëmijë, të dy prindërit e të cilit kanë vdekur, ose që  
        është lindur nga një prindër i vetëm (vetushqyes) që ka vdekur. 
 
2.6.“Prindi vetushqyes” përkufizohet si prind apo kujdestar ligjor i fëmijës deri në  
        moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, që jeton me fëmijën dhe është përgjegjës i  
        vetëm ligjor dhe financiar i fëmijës.  
 
2.7. “Person i/e varur” përkufizohet si individ i cili i takon njërit prej grupeve që vijojnë: 
 
i. Personat që janë mbi moshën tetëmbëdhjetë(18) vjeç dhe të cilët kanë të  
   meta të rënda dhe aftësi përherë të kufizuara që e bëjnë atë të paaftë për të    
   punuar për punë shpërblyese. 
 
ii. Personat që janë gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeç apo më të moshuar; 
 
iii. Kujdestarët e përhershëm të personave me aftësi përherë të kufizuara apo     
     të personave në moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeç ose më të vjetër 
     të cilëve u nevojitet kujdes i përhershëm, apo fëmija nën moshën 5 vjeçe. 
 
iv. Personat deri në, moshën katërmbëdhjetë (14) vjeç; 
 
v. Personat ndërmjet moshave pesëmbëdhjetë (15)dhe tetëmbëdhjetë (18) dhe  
    të cilët janë në shkollim të rregullt të mesëm; 
 
vi. Prindërit vetushqyes me, së paku, një fëmijë nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeç. 
 
Sipas këtij ligji, personat që i takojnë çfarëdo grupi të shënuar në nën-paragrafët (i) deri 
në (vi) më lartë, konsiderohen të paaftë për punë të shpërblyeshme. 
 
2.8. “Komisioni Mjekësor” nënkupton një grup ekspertësh mjekësor i formuar ose i  
       miratuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale  me qëllim të përcaktimit  
       të gjendjes shëndetësore , duke përfshirë shkallën e gjendjes shëndetësore  të  
       çdo personi apo anëtari të familjes i cili është i përfshirë me këtë ligj. 
 
2.9. Një person do të konsiderohet se është me të meta të rënda dhe aftësi përherë të  
       kufizuara nëse është mbi moshën tetëmbëdhjetë vjeç dhe nën moshën 65 vjeç   
       dhe është me aftësi të kufizuara fizike apo mendore  dhe është i paaftë për punë  
       shpërblyese. Aftësia përherë e kufizuar dhe e meta e rëndë fizike dhe mendore   
       përkufizohet aftësia përherë e kufizuar fizike dhe mendore në shkallë jo më pak  
       se 80%, siç është aftësia e kufizuar që e bën personin të paaftë për punë në kohën  
       kur ai paraqet kërkesën  dhe për një periudhë vijuese  prej jo më pak se dy vite.  
 
2.10.“Verifikimi i gjendjes materiale” siç referohet në Udhëzimin Administrativ  që e  
         shoqëron këtë Ligj i referohet verifikimit të të hyrave të llogaritshme dhe të pa- 
         llogaritshme dhe të mirave materiale të llogaritshme dhe të pallogaritshme.     
         Verifikimi i gjendjes shërben për vlerësimin e kritereve financiare, siç parashihet  
         në nenin 5, për llogaritjen e shumës neto të ndihmës sociale që duhet të paguhet. 
 
 2.11. ”Ministria “ do të thotë Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale” 
 
 3 
  
Neni 3 
Skema e ndihmës sociale 
 
3.1. Skema e ndihmës sociale ofron ndihmë financiare familjeve të përzgjedhshme  në  
      përputhje me kriteret e parapara në këtë ligj dhe në bazë të mjeteve të ndara për  
      këtë qëllim nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. 
  
3.2. Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (në tekstin e mëtejmë“Ministria”)   i  
      ka caktuar Qendrat për Punë Sociale (në tekstin e mëtejmë: organet përkatëse) për  
      ta administruar skemën e ndihmës sociale. Ministria mund të caktojë edhe organe  
      të tjera për administrimin e skemës sociale, si edhe  të miratojë dispozita ligjore  
      për administrimin e  drejtpërdrejtë të saj. 
 
Neni 4 
Kriteret jo-financiare për ndihmë sociale 
     
4.1. Për të përfituar ndihmën sociale, të gjithë anëtarët e familjes duhet të jenë banorë  
      të përhershëm në Kosovë dhe t’i plotësojnë kushtet për klasifikim në njërën prej  
      kategorive vijuese: 
 
(a) Kategoria e parë 
 
Familja në të cilën të gjithë anëtarët e familjes janë të varur sipas përkufizimit të dhënë në 
nenin 2 pikën 7  të këtij ligji dhe asnjëri prej tyre nuk është i punësuar. 
 
(b) Kategoria e dytë  
 
Familja me një anëtar të familjes të aftë për punë dhe:  
 
(i) me të paktën një fëmijë nën moshën pesë (5) vjeç   
                 apo 
(ii) që kanë në përkujdesje të përhershme një jetim nën moshën 
pesëmbëdhjetë (15) vjeç , 
 
      Të gjithë anëtarët e familjes për përfshirje në kategorinë e dytë ose duhet të jenë të  
      varur sipas përkufizimit të nenit 2.7 të këtij ligji, ose duhet të jenë të regjistruar si  
      të papunësuar në Zyrat e Punësimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.   
 
 
4.2. Personat që kanë mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç dhe që kanë mbaruar 
shkollimin e mesëm do të konsiderohen si të aftë për punë dhe në gjendje për të punuar 
edhe nëse vazhdojnë shkollimin e rregullt në universitet ose në ndonjë  
program trajnues. 
  
4.3. Personat që: 
 
a) banojnë, ose  
 
b) janë në institucione të tipit të mbyllur, si:  institucionet psikiatrike, shtëpitë e 
pleqve, institucionet religjioze, shkollat rezidenciale dhe burgjet,  
 
       nuk mund të përfitojnë ndihma sociale sipas këtij ligji.. 
 
                                                            
Neni 5 
                                               Kriteret financiare për ndihmë sociale 
           
   
 
5.1. Përveç kërkesave të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji, organet përkatëse  
      shqyrtojnë edhe kushtet shtesë ,të parashikuara në nenin 5,   për të fituar të drejtën  
      e ndihmës sociale. 
 
5.2. Për të fituar të drejtën në ndihmë sociale, kërkuesi ose marrësi duhet t’i  
 4 
      përmbushë kërkesat financiare të përzgjedhshmërisë. Kërkuesi ose marrësi  i  
      përmbushin kërkesat financiare të përzgjedhshmërisë vetëm kur ata i përmbushin  
      këto kushte: 
 
a). Ai apo ajo ka mjete që llogariten  nën kufizimin e lejuar. Këto kufizime të  
     mjeteve do të saktësohen në një Udhëzim Administrativ (në tekstin e  
     mëtejmë “ Udhëzim” ) që do ta lëshojë Ministria.   
dhe 
 
             b).Nëse ai apo ajo ka të hyra të përgjithshme që llogariten të jenë (pas  
                 zbritjeve të duhura) nën shkallën standarde të përgjithshme mujore për atë  
                 familje, të saktësuara në nenin 9 pikën 1.  
 
5.3. Të mirat materiale mund të jenë të llogaritshme ose të pallogaritshme për  
      përcaktimin e për zgjedhshmërisë financiare. Të mirat materiale të llogaritshme  
      janë të gjitha ato të mira që merren parasysh për përcaktimin e për zgjedhshmërisë 
     financiare. Të mirat materiale të pallogaritshme janë të gjitha të mirat  që bëjnë  
      përjashtim dhe nuk merren parasysh për përcaktimin e për zgjedhshmërisë  
      financiare. Të gjitha të mirat materiale konsiderohen si të llogaritshme  nëse nuk  
      përkufizohen si të pallogaritshme.  
 
      Të mirat materiale të llogaritshme janë sendet me vlerë që përfshijnë, por nuk  
      përkufizohen vetëm në : pagesat e përgjithshme nga sistemi i Pensioneve Individuale   
      të Kursimit që u jepen pjesëmarrësve ose përfituesve -siç parashihet në Rregulloren  
      2001/35, pagesa të tjera të përgjithshme, bizneset private apo familjare, prona, disa  
      lloje të caktuara të pasurisë së patundshme, toka, dhe automjetet funksionale që  
      mund të krijojnë të ardhura. Udhëzimi do t’i saktësojë llojet e të mirave materiale të  
      llogaritshme dhe të pallogaritshme dhe principet e vlerësimit  të të mirave materiale    
      Në muajin në të cilin merren pagesat e përgjithshme, ato do të trajtohen si të hyra të  
      llogaritshme. Për muajt vijues këto pagesa të përgjithshme do të trajtohen si të mira  
      materiale të llogaritshme.   
 
5.4. Zotërimi apo qasja përfituese e disa llojeve të caktuara të të mirave materiale   
      mund ta diskualifikojnë familjen nga ndihma sociale. Këto të mira materiale do të  
      përkufizohen në Udhëzim .  
 
5.5. Të mirat e pallogaritshme materiale përfshijnë, por nuk përkufizohen vetëm në  
      to: kursimet e anëtarëve të familjes në llogaritë individuale të sistemit të   
      Kursimeve Pensionale Individuale të Detyrueshme të Kosovës (siç përcaktohet  
      me nenin 2  pikën 3 të Rregullores 2001/35 ); prona e shfrytëzuar si vendbanim  
      kryesor  i familjes; automjeti i shfrytëzuar vetëm nga familja për qëllime shtëpiake  
      dhe që nuk shfrytëzohet për të krijuar të ardhura; toka nën përkufizimin e  
      përcaktuar në Udhëzim. Udhëzimi do ta saktësojë sasinë e tokës që do të  
      konsiderohet si e pallogaritshme.  
 
5.6. Të hyrat mund të jenë të llogaritshme dhe të pallogaritshme në përcaktimin e  
      përzgjedhshmërisë financiare apo në llogaritjen e shumës së ndihmës sociale. Të  
      hyrat e llogaritshme janë të gjitha të hyrat që merren parasysh në përcaktimin e  
      përzgjedhshmërisë financiare. Të hyrat e pallogaritshme janë të gjitha të hyrat  që  
      bëjnë përjashtim nga vlerësimi i përzgjedhshmërisë financiare. Të gjitha të hyrat   
      do të konsiderohen si të hyra të llogaritshme nëse nuk përkufizohen si të hyra të  
      pallogaritshme.  
 
5.7. Të hyrat e llogaritshme përfshijnë, por nuk përkufizohen vetëm në këto: të hyrat  
       e fituara dhe të pafituara, të hyrat e pranuara në mall, qiraja, dërgesat e  parave ,  
       beneficionet që u janë dhënë anëtarëve të familjes sipas Rregullores 2000/66, e  
       cila administron “Beneficionet për invalidët e luftës dhe të afërmit e atyre të cilët  
       kanë vdekur si pasojë e konfliktit të armatosur në Kosovë” , pensionet e sistemit  
       të Pensioneve Individuale të Kursimit dhe Pensioneve Plotësuese Individuale ose  
       të Punëdhënësve, siç është paraparë me Rregulloren 2001/35, pensionet që  
       mirren nga jashtë, disa pagesa të përgjithshme, dhe lloje të ndryshme të të hyrave,    
       siç do të saktësohen në Udhëzim . 
 
      Të mirat materiale të pallogaritshme përfshijnë: Pensionin Themelor (siç përkufizohet  
      në Rregulloren 2001/35 dhe në Ligjin mbi Metodologjinë e përcaktimit të Pensionit 
 5 
      themelor në Kosovë ), Pensionin e Aftësisë së Kufizuar (siç përkufizohet në nenin 2  
      pikën 3 të këtij Ligji ). disa pagesa të përgjithshme, pagesat e njëhershme që u  
      jepen familjeve që fitojnë të drejtën në ndihmë sociale, siç përcaktohet në këtë Ligj,  
      prodhimi shtëpiak për konsum familjar, disa lloje të caktuara të kredive dhe ndihmave  
      financiare dhe lloje të tjera të të hyrave, siç saktësohen në Udhëzim.   
 
5.8. Udhëzimi mund të saktësojë llojet e zbritjeve që do të zbatohen prej të hyrave  
      të llogaritshme apo të pallogaritshme. 
 
5.9. Subjekt i nenit 5.5, nëse vlera e të mirave materiale të llogaritshme familjare   
       është nën kufizimin (limitin) e testit të të mirave materiale mujore (siç përcaktohet  
       në Udhëzim) dhe nëse të hyrat e llogaritshme mujore të familjes (pas zbritjeve  
       përkatëse) janë nën normën standarde  mujore (siç përcaktohet në nenin 9.1.)   
       atëherë familja është e përzgjedhshme nga aspekti financiar për ndihmë sociale.                           
        
Neni 6 
Kërkesat për ndihmë sociale 
 
6.1. Familjet që konsiderojnë se janë rast social sipas nenit 4.1 (a) dhe/ose  4.1.(b)  
      parashtrojnë kërkesë me shkrim për ndihmë sociale organit përkatës. Në të njëjtën  
      kohë, familja nuk mund të parashtrojë kërkesë përkatësisht të shfrytëzojë ndihmë  
      nga më shumë se një organ. Familja mund të marrë ndihmë sociale në të njëjtën  
      kohë vetëm nga një organ përkatës. 
 
6.2. Familjet që paraqesin kërkesat e tyre në bazë të një anëtari apo më shumë   
      anëtarëve me aftësi përherë të kufizuara, duhet të paraqesin edhe certifikatën e  
      komisionit mjekësor për gjendjen shëndetësore të tyre. Procedura për konstatimin  
      e shkallës dhe të llojit të aftësisë së kufizuar nga komisioni mjekësor përcaktohet  
      me Udhëzim të cilin e lëshon Ministria. 
 
6.3. Procedura për paraqitjen e kërkesave për ndihmën sociale rregullohet me një  
      Udhëzim administrativ të cilin e lëshon Ministria. 
 
Neni  7 
  Periudha e shfrytëzimit të ndihmës sociale 
 
7.1. Familja që ka fituar të drejtën e ndihmës sociale në përputhje me nenin 4, pika 1(a)  
      do të marrë ndihmë sociale deri në gjashtë muaj, me kusht që t’i plotësojë kriteret  
      e parashikuara gjatë kësaj periudhe. Pas kalimit të periudhës së lartpërmendur,  
      familja duhet të bëjë kërkesë të re për vazhdimin e të drejtës për ndihmë sociale. 
 
7.2. Familja që ka fituar të drejtën e ndihmës sociale në pajtim me nenin 4.1 (b) do të  
      marrë ndihmë sociale deri në gjashtë(6) muaj, me kusht që t’i përmbushë kriteret  
      e parashikuara gjatë kësaj periudhe dhe të ndërmarrë veprime të nevojshme për  
      punësim, sipas kërkesës së organeve përkatëse. Organet përkatëse kërkojnë nga  
      ata dëshmi mbi orvajtjet e tyre për të gjetur punë dhe shpeshtësia e këtyre  
      dëshmive përcaktohet në Udhëzim të cilin e lëshon Ministria. Pas mbarimit të  
      periudhës së përmendur më sipër, familja paraqet kërkesë të re për ndihmë sociale. 
  
Neni 8 
Detyra për të informuar  
 
8.1. Organi  përkatës ka për detyrë që ta informojë me shkrim secilin kërkues të  
      ndihmës sociale për rezultatin e kërkesës në afatin prej katërdhjetë e pesë (45)  
      ditësh nga dita e dorëzimit të kërkesës së tij të kompletuar tek organi përkatës.  
 
8.2. Familja që merr ndihmë sociale duhet ta informojë menjëherë organin përkatës  
      për çdo ndryshim të rrethanave, të cilat mund të ndikojnë në të drejtën e tyre për   
      ndihmë sociale.  
 
8.3. Ministria dhe organi përkatës mund të autorizojë nëpunës për të bërë verifikime   
      të rastit ose verifikime sistematike të familjeve që marrin ndihmë sociale, në  
      mënyrë që të vërtetohen faktet e paraqitura në kërkesat e tyre. Për verifikime të tilla  
      kërkuesi i ndihmës nuk duhet të paralajmërohet, në qoftë se ato bëhen gjatë ditës. 
 
 6 
8.4. Nëpunësve të autorizuar sipas nenit 8.3 u jepet autorizimi për verifikim të  
      kërkesave, dhe nëse kërkohet, duhet ta dëshmojnë identitetin e tyre dhe të  
      veprojnë vetëm brenda autorizimeve të përcaktuara. 
 
Neni 9 
Llogaritja e pagesave mujore të ndihmave sociale 
 
9.1. Shkalla e standardeve mujore për ndihmë sociale përcakohet sipas numrit të anëtarëve 
të familjes dhe numrit të pikave sipas anëtarit siç është në tabelë. 
 
 
Numri i anëtarëve të familjes Shkalla standarde mujore nr. i pikëve 
Familja me një (1) anëtar      35 
Familja me dy (2) anëtarë      50 
Familja me tre (3) anëtarë       55 
Familja me katër (4) anëtarë      60 
Familja me pesë (5) anëtarë      65 
Familja me gjashtë (6) anëtarë      70 
Familja me shtatë (7) e më tepër anëtarë      75 
 
Lartësinë e vlerës së pikës në evro e përcakton Ministria për Ekonomi dhe Financa në 
bashkëpunim me Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale. 
 
9.2. Shuma e ndihmës sociale mujore që duhet t’i paguhet familjes së përzgjedhshme  
      është ’C’, ku:  
                          C=A-B 
dhe ku: 
“A” është Shkalla standarde mujore bruto e ndihmës sociale  që i jipet familjes me aq 
anëtarë, dhe 
 
“B” është e hyrë neto mujore e llogaritshme  e familjes së përzgjedhshme, pasi të jenë 
bërë zbritjet e lejueshme. 
 
Në rastet kur Shkalla standarde mujore bruto është e barabartë me të hyrat e 
llogaritshme mujore neto atëherë familja fiton të drejtën në ndihmë sociale, përveç në 
rastet siç përcaktohet në nenin 9 pikën 3 dhe në nenin 12. 
 
Në rastet kur Shkalla standarde mujore bruto është më e lartë se të hyrat mujore neto të 
llogaritshme atëherë familja fiton të drejtën në pagesë minimale prej 10 Eurosh në muaj. 
 
9.3. Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Financave dhe e  
      Ekonomisë, në përputhje me Ligjin mbi Menaxhmentin Publik Financiar dhe  
      Kontabilitet  dhe në bazë të buxhetit të përgjithshëm të propozuar, të cekur në   
      nenin 13, përfshijnë  pagesa (momentale)të njëhershme që u jepen familjeve kur  
      të gjithë anëtarët e  familjes janë të përkufizuar sipas nenit 2 pikës 2. dhe , vetëm  
      për këtë arsye, ata do të ishin marrë parasysh për pagesa në përputhje me nenin  
      9 pikën 2. Procedurat për këto pagesa do të përkufizohen në një Udhëzim të cilin e  
      lëshon Ministria.     
 
9.4. Familjet që fitojnë të drejtën sipas ligjit ekzistues, do t’i marrin pagesat në  
      mënyrë retroaktive prej muajit kur i është dorëzuar kërkesa e kompletuar   
      autoritetit përkatës.  
 
Neni 10 
Gjobat për dëshmi të rreme dhe obstruksione 
 
10.1. Çdo person që me vetëdije deklaron të dhëna të pavërteta ose paraqet dokumente  
        të pasakta për të përfituar ndihmën sociale sipas ligjit të tashëm, apo që nuk e  
        informon organin përkatës për çdo ndryshim të rrethanave, të cilat mund të  
        ndikojnë në të drejtën e tyre për ndihmë sociale, është i obliguar ta kthejë  
        shumën e parave të marrë padrejtësisht. Personi i tillë do të paguajë shumën  
        tjetër e cila është e barabartë me shumën mujore të ndihmës sociale për një  
        familje. Procedurat për kthimin e parave do të përcaktohen në një Udhëzim  të  
        cilin e lëshon Ministria . 
 
 7 
10.2. Çdo person që pengon qëllimisht përpjekjet e ligjshme të organit përkatës për t’i  
        verifikuar faktet e paraqitura në kërkesë, i refuzohet kërkesa për ndihmë sociale.  
 
Neni 11 
 Shqyrtimi i ankesave 
 
11.1. Kërkuesi i ndihmës që mendon se vendimi zyrtar i organit përkatës është i  
        padrejtë, mund t’i parashtrojë ankesë me shkrim drejtorit të organit përkatës, tek  
        i cili ka bërë kërkesën për ndihmë sociale. Ankesat behën jo më vonë se  
        katërmbëdhjetë (14) ditë pas marrjes të vendimit. Organi përkatës shqyrton   
        ankesën dhe njofton me shkrim ankuesin jo më vonë se njëzet e një (21) ditë   
        pas marrjes së ankesës.  
 
11.2. Kërkuesi i ndihmës që nuk është i kënaqur me vendimin e organit përkatës  
        sipas nenit 11.1, mund t’i paraqesë ankesë me shkrim Komisionit të ankesave,  
        i cili vepron nën autorizimin e Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale .  
        Ankesat  dorëzohen jo më vonë se katërmbëdhjetë (14) ditë nga dita e vendimit  
        të marrë sipas nenit 11.1. Komisioni i ankesave duhet ta shqyrtojë ankesën dhe   
        ta njoftojë me shkrim parashtruesin e ankesës për vendimin e marrë jo më vonë  
        se njëzet e një (21) ditë pas marrjes së ankesës. 
 
11.3. Kërkuesi i pakënaqur me vendimin e Komisionit mjekësor (pas shqyrtimit të  
        gjendjes mjekësore të anëtarit të familjes që deklaron se është me aftësi përherë  
        të kufizuara) ose me vendimin e Komisionit për ankesa, siç parashihet në nenin  
        11 pikën 2, ka të drejtë që të parashtrojë ankesë në gjyqin kompetent. 
 
Neni 12 
Nevojat e jashtëzakonshme 
 
12.1. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale mund të marrë vendim për të përmbushur  
        ad - hoc nevoja momentale të veçanta që nuk janë parashikuar me këtë ligj. Në  
        vështrim të këtij ligji konsiderohet e veçantë një nevojë momentale dhe e  
        njëhershme por jo e vazhdueshme. Po qe se një nevojë e njëjtë është paraqitur ose  
        mund të paraqitet brenda 12 muajsh, ajo nevojë nuk mbështetet sipas këtij neni.  
        Organet gjegjëse vlerësojnë dhe administrojnë dhënien e një mbështetjeje të tillë.  
        Procedura për përkrahjen e nevojave të veçanta do të rregullohet me Udhëzim  
        administrativ të Ministrisë. Familja ose individi mund të kërkojë këtë ndihmë  
        pavarësisht a është shfrytëzuese apo jo si ndihmë sociale. Familja (individi) mund të  
        kërkojë përmbushjen e nevojave të veçanta vetëm prej një organi në përputhje me  
        nenin 9. Familja ose individi nuk mund të kërkojë në të njëjtën kohë ndihmë  
        materiale për një nevojë të njëjtë prej më shumë se një organi. Vetëm një anëtar i  
        familjes mund të kërkojë ndihmë në çdo kohë. 
 
12.2. Buxheti për skemën e ndihmë sociale, i cekur në nenin 13 do të përfshijë pagesa  
        të veçanta për nevoja të jashtëzakonshme. 
     
 
Neni 13 
Administrimi dhe financimi i Skemës 
 
13.1. Sipas këtij ligji, Skema e ndihmës sociale  administrohet nga Ministria e Punës      
        Dhe e Mirëqenies Sociale. Qeveria brenda 60 ditëve, pas sugjerimeve të Ministrisë  
        së Financave dhe Ekonomisë dhe të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale,  
        lëshon një a më shumë Udhëzime administrative që përmbajnë rregulla të cilat  
        duhet të përmbushen nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në    
        administrimin e skemës së ndihmës sociale që është themeluar sipas këtij ligji.  
        Këto Udhëzime administrative duhet të jenë në përputhje me këtë Ligj dhe me  
        Ligjin mbi Menaxhimin Financiar Publik dhe Kontabilitet. 
 
13.2. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Financave dhe  
        Ekonomisë, në përputhje me Ligjin mbi Menaxhimin Financiar Publik dhe  
        Kontabilitet, përcaktojnë buxhetin vjetor për skemën e ndihmës sociale. 
 
13.3. Ministria e Financave dhe e Ekonomisë i vërteton Qeverisë së Kosovës, për  
        çdo vit, jo më vonë se më 1 dhjetor, se shuma e mjaftueshme e buxhetit  i është  
 8 
        ndarë, për vitin vijues për pagesat e ndihmës sociale në Shkallën standarde  
        mujore bruto. Nëse Ministria e Financave dhe e Ekonomisë nuk mund të  
        vërtetojë se ka fond të mjaftueshëm për pagesat e ndihmës sociale në Shkallën  
        standarde mujore bruto, ajo (Ministria) duhet t’i paraqesë Qeverisë për miratim,  
        një propozim të arsyetuar të një shume të tjetër buxhetore, e cila, megjithatë,   
        nuk duhet të jetë më e ulët se shuma e vitit aktual. 
 
 
13.4. Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, bashkërisht me Ministrinë e Punës dhe  
        Mirëqenies Sociale, vërtetojnë për çdo vit shkallët standarde bruto për ndihmë  
        sociale, në bazë të të dhënave në dispozicion të përfituesve të mundshëm dhe  
        mundësive të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës.           
 
Neni  14 
Fshehtësia e informatës personale 
 
Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale dhe organet përkatëse nuk duhet t’ia 
tregojnë informatat e mbledhura të përfituesve të skemës asnjë organizate ose organi, 
përveç rasteve kur kjo bëhet me qëllim zbulimi të mashtrimit ose korrupsionit. Në rastet 
e jashtëzakonshme, informata mund t’u tregohet organeve publike për të mundësuar 
ndihma financiare, ndihma të tjera, pagesat e beneficioneve në mallra që u jepen 
anëtarëve të një familjeje. Këto kërkesa mund të merren parasysh kur ekziston  bazë  
specifike  statutare  për një ndihmë financiare të posaçme, ndihmë tjetër, pagesë ose 
përfitim në mallra , kur këto nuk janë në kundërshtim me synimin e skemës së ndihmës 
sociale dhe  kur efekti i këtyre nuk ndikon në diskualifikimin e familjes nga e drejta për 
ndihmë sociale .     
 
Neni 15 
Zbatimi 
 
Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale mund të lëshojë Udhëzime administrative  
për zbatimin e këtij ligji. Këto udhëzime administrative duhet të jenë në përputhje me 
këtë Ligj  dhe me Ligjin mbi Menaxhimin Publik Financiar dhe Kontabilitet dhe në 
përputhje me çdo urdhëresë administrative të Qeverisë.  
 
 
Neni 16 
                                                             Ligji në fuqi 
 
Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji shfuqizohet çdo Ligj tjetër që rregullon këtë materie. 
 
 
Neni 17 
Hyrja në fuqi 
 
          Ky ligj hyn në fuqi 4 muaj pas miratimit në Kuvendin e Kosovës dhe pas     
          shpalljes nga PSSP-ja. 
    
                                            
    18.08.2003 
    UNMIK/REG/2003/28