GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË
KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 9 / 01 SHKURT 2007
Ligji Nr.02/L-8
PËR VERËRAT
Kuvendi i Kosovës
Duke u bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/9 të dt. 15 maj 2001 për Kornizën
Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, Kreu 9.1.26 (a) dhe 5.1. (j)
Më qëllim të rregullimit të prodhimit dhe qarkullimit të rrushit për prodhimin e verës,
prodhimit dhe qarkullimit të verës dhe produkteve të tjera nga përpunimi i rrushit dhe
verës:
Miraton:
LIGJIN PËR VERËRAT
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Me këtë ligj rregullohet prodhimi dhe qarkullimi i rrushit për prodhimin e verës,
prodhimi dhe kushtet e vënies në qarkullim të verës dhe produkteve të tjera të përpunimit
të rrushit dhe verës, mbrojtja e verës së prodhuar në rajonin e caktuar gjeografik i cili
dallohet me kushtet e veçanta klimatike, tokësore dhe kushteve tjera.
Përkufizimet
Neni 2
Termat që përdoren në këtë ligj kanë domethenjen si vijon:
1) Vera: prodhimi i fituar ekskluzivisht nga fermentimi alkoolik i tërësishëm apo i
pjesërishëm i rrushit të freskët, të bluar, të pabluar apo mushtit të rrushit.
2) Vera Kosovare: vera e prodhuar në Kosovë që ekskluzivisht rrjedhë nga varietetet e
hardhive të klasifikuara për prodhim të verës. Fortësia minimale natyrore alkoolike është
7,5 % vol. ndërsa fortësia aktuale alkoolike nuk është më e vogël se 8,5 % vol.
Përmbajtja e përgjithshme e aciditetit e shprehur si acid tartarik nuk është më e vogël se
3,5 gram/litër ose 46,6 mill ekuivalenta /litër.
3) Rrushi i freskët: fruti i hardhisë që përdoret për të prodhuar verën, teknologjikisht i
pjekur dhe pak i terur, që mund të bluhet apo shtypet me pajisje normale në bodrume të
verës dhe të cilat në mënyrë spontane mund të prodhojnë fermentim alkoolik.
4) Mushti i rrushit: prodhim i lëngët i fituar në mënyrë natyrore apo me procese fizike
nga rrushi i freskët. Fortësia aktuale alkoolike në njësi vëllimore nuk duhet të jetë më
shumë se 1%.
2
5) Mushti i rrushit në fermentim: prodhimi i fituar nga fermentimi i mushtit të rrushit
dhe me fortësi aktuale alkoolike në njësi vëllimore jo më shumë se 1% mirëpo jo më pak
se tri të pestat e fortësisë së përgjithshme alkoolike.
6) Mushti i koncentruar i rrushit: mushti i rrushit i pakaramelizuar që fitohet nga
dehidrimi i pjesërishëm i mushtit te rrushit me një metodë të autorizuar e ndryshme nga
ngrohja e drejtëpërdrejtë në atë mënyrë që vlera e paraqitur në refraktometër në
temperaturë prej 20° C të mos jetë më e vogël se 50,9 %. Mushti i koncentruar i rrushit
duhet ekskluzivisht të rrjedhë nga rrushi i klasifikuar për prodhim të verës në Kosovë.
Fortësia alkoolike në njësi vëllimore e mushtit të koncentruar të rrushit duhet të jetë jo
më shumë se 1% vol.
7) Mushti i rrushit të rafinuar dhe koncentruar: prodhimi i lëngshëm i pakaramelizuar
i cili fitohet nga dehidrimi i pjesërishëm i mushtit të rrushit i realizuar përmes një metode
të autorizuar e ndryshme nga ngrohja e drejtëpërdrejtë në mënyrë që vlera e paraqitur në
refraktometër në temperaturë prej 20°C të mos jetë më pak se 61,7 %. Kjo i është
nënshtruar përpunimit të autorizuar për deacidim dhe eliminim të përbërësve tjerë të
ndryshëm nga sheqeri. Fortësia alkoolike në njësi vëllimore të mushtit të koncentruar të
rrushit duhet të jetë jo më shumë se 1%.
8) Lëngu i rrushit: prodhimi i lëngët i pafermentuar por i fermentueshëm i fituar nga
përpunimi përkatës që si i tillë është i gatshëm për konsumim. Mund të fitohet nga rrushi
i freskët, mushti i rrushit apo nga rikonstituimi i mushtit të koncentruar të rrushit apo
lëngut të koncentruar të rrushit. Fortësia alkoolike në njësi vëllimore e lëngut të rrushit
lejohet të jetë jo më shumë se 1%.
9) Lëngu i koncentruar i rrushit : lëngu i pakaramelizuar i rrushit i fituar nga dehidrimi
i pjesërishëm i lëngut të rrushit i realizuar përmes një metode të autorizuar e ndryshme
nga ngrohja e drejtëpërdrejtë në mënyrë që vlera e paraqitur në refraktometër në një
temperaturë prej 20° C të mos jetë më e vogël se 50,9 %.
Fortësia alkoolike në njësi vëllimore e lëngut të koncentruar të rrushit lejohet të jetë jo
më shumë se 1%.
10) Vera e re në fermentim e sipër: vera në të cilën fermentimi alkoolik nuk ka
përfunduar dhe që nuk është ndarë akoma nga fundërrina.
11) Vera shkumbore: prodhimi i cili përfitohet nga fermentimi i parë apo i dytë alkoolik
i rrushit të freskët, mushtit të rrushit apo verës, e cila, posa të hapet paketimi, liron
dioksid karboni që ekskluzivisht rrjedh nga fermentimi dhe që ka një shtypje të madhe
për shkak të dioksidit të karbonit në tretësirë, prej jo më pak se 3 bar në temperaturë 20°
C në paketim të mbyllur.
12) Vera shkumbore e gazuar: prodhimi i cili fitohet nga vera dhe kur të hapet paketimi
liron dioksid karboni që rrjedhë tërësisht apo pjesërisht nga një shtesë e atij gazi dhe që
ka një shtypje të madhe për shkak të dioksidit të karbonit në tretësirë, prej jo më pak se 3
bar në temperature 20° C në kontenjera të mbyllur.
13) Vera gjysmë shkumbore: prodhimi i cili fitohet nga vera me fortësi aktuale
alkoolike së paku 9% vol; me fortësi të përgjithshme alkoolike në vëllim prej së paku 7%
vol. dhe shtypje të madhe për shkak të dioksidit të karbonit endogjen në tretësirë prej jo
më pak se 1 bar dhe jo më shumë se 2,5 bar në temperaturë prej 20° C në kontenjera të
mbyllur. Vendoset në paketim prej më së shumti 60 litrave.
3
14) Vera e gazuar gjysmë shkumbore: prodhimi i cili fitohet nga vera me fortësi
aktuale alkoolike prej së paku 7%, me fortësi përgjithshme alkoolike prej së paku 9%
vol; dhe shtypje të madhe prej së paku 1 bar dhe jo më shumë se 2,5 bar në temperaturë
prej 20° C në paketim të mbyllur për shkak dioksidit të karbonit në tretësirë që është
shtuar tërësisht apo pjesërisht. Vendoset në paketim prej më së shumti 60 litrave.
15) Uthulla e verës: uthulla, e cila fitohet ekskluzivisht nga fermentimi acetik i verës dhe
ka aciditetin e përgjithshëm prej së paku 60 gram/litër e shprehur si acid acetik.
16) Vera liker: prodhimi që ka një fortësi aktuale alkoolike në njësi vëllimore prej së
paku 15% dhe jo më shumë se 22% dhe një fortësi të përgjithshme alkoolike në njësi
vëllimore prej së paku 17,5%. Fitohet nga mushti i rrushit në fermentim ose vera apo
kombinimi i tyre me shtesa individuale apo në kombinim me alkoolin neutral me
prejardhje nga vera dhe verës apo destilati i rrushit të tharë me fortësi aktuale alkoolike
prej së paku 52% vol. dhe jo më shumë se 86%. Mund të shtohet mushti i koncentruar i
rrushit.
17) Fundërrina e verës: mbetja e grumbulluar pas fermentimit në enë dhe që përmban
verë apo musht të rrushit, gjatë ruajtjes apo pas trajtimit të autorizuar dhe mbetja e fituar
nga filtrimi apo centrifugimi i këtyre prodhimeve.
18) Bërsia e rrushit: masa nga bluarja e rrushit të freskët, e fermentuar apo e pa fermentuar.
19) Cipura e rrushit: Prodhimi i fituar nga fermentimi i bërsisë së rrushit të papërpunuar e
tretur në ujë apo duke kulluar bërësin e rrushit të fermentuar me ujë.
20) Vera e dedikuar për destilim: prodhimi i cili ka një fortësi aktuale alkoolike në
njësi vëllimore prej së paku 18% dhe jo më shumë se 24%, fitohet ekskluzivisht si shtesë
në verë dhe që nuk përmban sheqer të tepërt të një prodhimi të parafinuar që rrjedh nga
destilimi i verës dhe që ka fuqi aktuale alkoolike maksimale prej 86% në njësi vëllimore
dhe acididet maksimal avullues prej 1,5 gram/litër, e shprehur si acid acetic.
21) Verë cilësore: verë e prodhuar në zonat vreshtare, të një rajoni të specifikuar për
prodhimin e verës cilësore.
22). Verë rajonale: verë e prodhuar në zonat për kultivim të hardhisë për verë rajonale.
23). Ministria është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
(24). Person: është çdo subjekt fizik ose juridik.
(25). Paketimi: është vënia dhe mbyllja e verës dhe produkteve tjera në shishe,
kontenjera, fuçi të drurit ose material tjetër me qëllim të deponimit, ruajtjes dhe mbrojtjes
së vetive fizike, kimike dhe organoleptike të tyre.
(26) Mbushësi është personi që realizon mbushjen apo që e ka realizuar në emër të tyre.
27) Mbushja do të thotë vendosja e prodhimit përkatës për qëllime komerciale në
paketim me një kapacitet që nuk tejkalon 60 litra.
Prejardhja gjeografike
Neni 3
4
3.1. Prejardhja gjeografike e verës dhe prodhimeve tjera caktohet sipas territorit
gjeografik në të cilin prodhohet rrushi dhe ku vera e prodhimet tjera kanë fituar
karakteristika përkatëse si rrjedhojë e kushteve natyrore apo aktiviteteve njerëzore.
3.2. Prejardhja gjeografike e verës përcaktohet sipas:
a) një lokaliteti të vogël apo disa lokalitetve;
b) një zone administrative lokale apo pjese të saj;
c) një nën rajoni vreshtar apo pjesëve të tij;
d) një rajoni ;
e) një “rajoni specifik”
3.3. Përcaktimi i prejardhjes gjeografike është e drejtë kolektive dhe mund të shfrytëzohet
për verën dhe prodhimet tjera të cilat janë të regjistruara në Regjistrin e Kultivuesve të
Rrushit dhe Verës, duke siguruar që rrushi, vera dhe prodhimet tjera janë prodhuar në
territorin përkatës dhe i plotësojnë kriteret e përcaktuara.
3.4. Për këtë qëllim, emërtimet gjeografike të verërave, territoret dhe rajonet vreshtare
dhe produket e verës përcaktohen me anë të instrumenteve juridike plotësuese të cilat i
nxjerrë Ministria.
Autoritetet kompetente
Neni 4
4.1. Ministria drejtpërdrejtë apo nëpërmjet trupave të saj (Institucioneve të autorizuara):
a) mbanë regjistrin e vreshtave;
b) mbajnë Regjistrin e Kultivuesve të Rrushit dhe Verës;
c) përcakton varietetet e rekomanduara dhe të lejuara të hardhisë dhe
nënshartesave të saj;
d) përcjellë pjekjen e rrushit dhe përcakton kohën e vjeljes;
e) kufizon rendimentet maksimale të rrushit për hektarë, varësisht prej
varietetit dhe destinimit;
f) vlerëson dhe përcakton verën dhe prodhimet e tjera.
4.2. Nëpërmjet institucioneve të autorizuara profesionale, administrative, promovuese
dhe analitike në vreshtari dhe prodhim të verës, të përcaktuara me këtë ligj dhe aktet
nënligjore të nxjerrura në pajtim me këtë ligj do të bëjë:
a) arsimimin, trajnimin si dhe ofrimin e njohurive për kultivuesit e rrushit dhe
prodhuesit e verës për çështjet teknologjike, ekonomike, ekologjike dhe fushat
tjera të rëndësishme për zhvillimin e vreshtarisë dhe prodhimit të verës;
b) përzgjedhjen e hardhive;
c) rritjen e sigurisë së furnizimit të mjaftueshëm të materialit bazë për hardhi;
d) Përcjelljen e teknologjive të përcaktuara dhe metodave për prodhimin e rrushit
dhe verës;
e) vlerësimin e rrushit dhe verës dhe klasifikimin e verës dhe prodhimeve tjera sipas
cilësive të tyre (analizave laboratorike dhe vlerësimeve organoleptike);
f) lëshimin e çertifikatave për vlerësimin e verës dhe prodhimeve tjera.
4.3. Komunat mbajnë regjistrin kadastral të ngastrave ekzistuese dhe ngastrave të
mundshme të vreshtarisë në territore të klasifikuara për vreshtari. Një kopje të regjistrave
kadastral të ngastrave vreshtare si dhe ndryshimet e mëvonshme që bëhen në to, Komuna
duhet t’ia dërgoi Ministrisë.
5
KAPITULLI II
PRODHIMI I RRUSHIT DHE VERËS
Prodhimi
Neni 5
5.1. Prodhimi i verës nënkupton të gjitha aktivitetet e ndërmarrura në vreshtë duke
përfshirë vjeljen, përpunimin dhe ripërpunimin e rrushit dhe të gjitha aktivitetet në
proceset enologjike.
5.2. Vera dhe prodhimet tjera mund të prodhohen vetëm nga personat që janë të
regjistruar në regjistrin e kultivuesve të rrushit dhe prodhuesëve të verës.
5.3. Kultivuesit e rrushit janë persona juridik apo fizik që kultivojnë rrushin për prodhim
të verës apo prodhime tjera dhe të cilët:
a) posedojnë, marrin me qira apo mbajnë (shfrytëzojnë) në ndonjë mënyrë tjetër
vreshtë prej së paku 0,05 ha në territorin e Kosovës ose vreshtë më të vogël se
0,05 ha, nëse rrushi, vera apo prodhimet tjera vëhen në treg;
b) kanë banim të përhershëm në Kosovë dhe posedojnë apo marrin me qira vreshtë
në rajone kufitare rreth Kosovës, duke siguruar që e transferojnë rrushin, verën
dhe prodhimet tjera në Kosovë.
5.4. Prodhuesit e verës dhe të prodhimeve tjera janë persona që prodhojnë verën apo
produktet tjera nga rrushi të cilin e kultivojnë vetë apo nga rrushi i blerë.
5.5. Përpunuesit e verës dhe prodhimeve tjera janë persona të cilët përpunojnë verën apo
prodhime tjera vetanake apo të blera në prodhime të reja.
Regjistri i kultivuesve të rrushit dhe prodhuesëve të verës
Neni 6
6.1. Ministria mbanë shënime mbi personat të cilët kultivojnë rrushin, prodhojnë dhe
përpunojnë verën apo prodhime tjera.
6.2. Prodhuesit apo përpunuesit e rrushit, verës apo prodhimeve të tjera duhet të
regjistrohen në Ministri.
0
6.3. Regjistri duhet të përmbajnë këto të dhëna:
a) për prodhuesit apo përpunuesit: emri, mbiemri dhe adresa, numri personal i
personit fizik, emri selia dhe numri i regjistrit të biznesit të personit juridik apo
një ndërmarrësi të pavarur;
b) për vreshta: njësia kadastrale, komuna kadastrale dhe numri kadastral i ngastrës,
rradhitja kadastrale dhe sipërfaqja neto dhe bruto e ngastrës;
c) për hardhi: numri dhe dendësia e hardhive, varietetet, nënshartesat dhe viti i mbjelljes;
6
d) për rendimentet: sasitë e rrushit për varietet, sasitë e verës dhe prodhimeve tjera
vetanake;
e) për furnizim: sasia e rrushit, mushtit apo verës e çdo lloji të blerë, sasia e
prodhimeve tjera të blera sipas llojit dhe origjinës.
6.4. Prodhuesi apo përpunuesi i rrushit, verës apo prodhimeve tjera i cili veç ushtron këtë
veprimtari, duhet të aplikojë për t'u regjistruar në regjistër. Prodhuesi apo përpunuesi i
rrushit, verës apo prodhimeve tjera i cili kërkon të fillojë me këtë veprimtari, duhet të
aplikojë paraprakisht për t'u regjistruar në regjistër. Aplikacioni duhet të bëhet sipas
mënyrës dhe afatit të përcaktuar dhe t'i bashkangjitet dokumentacioni i kërkuar sipas aktit
nënligjor të nxjerrur nga Ministria.
Regjistri i vreshtave
Neni 7
7.1. Për hartimin e regjistrit të vreshtave, Ministria përveç regjistrit qëndror shfrytëzon
edhe burime tjera të të dhënave, të cilat ofrojnë shënime mbi vreshtat ekzistuese dhe ato
të mundshme. Regjistri i vreshtave mbahet së bashku me regjistrin kadastral.
7.2. Vetëm sipërfaqet e përshtatshme për kutivimin e vreshtave mund të regjistrohen si
vreshta të mundshme. Sipërfaqe e përshtatshme vreshtare është një sipërfaqe e tokës në të
cilën rrushi i kultivuar për qëllim të prodhimit të verës do të rezultojë në rendimente
optimale cilësore dhe sasiore dhe do të jetë më fitimprurëse se sa kultivimi i çfarëdo
kulture tjetër bujqësore.
7.3. Për krijimin dhe mbajtjen e regjistrit të vreshtave, Ministria do të shfrytëzojë të
dhënat në vijim:
a) për prodhuesit: nga regjistri qendror i kultivuesve të rrushit dhe verës dhe atë: për
persona fizik emri, mbiemri, selia dhe numri personal nga regjistri qendror i
qytetarëve ndësa për persona juridik emri, adresa, shifra e veprimtarisë dhe
shënime tjera nga regjistri i zyrës për regjistrimin e bizneseve. Gjithashtu është e
lejueshme të konsultohet regjistri i njësive territoriale dhe të dhënat e numrit të
shtëpive në mënyrë që të mirren shënimet e nevojshme.
b) për pozitën e vreshtave shënimet mbi regjistrin kadastral, planet topografike,
hartat dhe baza e të dhënave e cila merret nga komunat.
7.4. Mbajtësit apo pronarët e të dhënave duhet të sigurojnë shënime për Ministrinë pa
kompenzim, pëveç në rastet e shpenzimeve direkte për kopje shtesë.
Rrushi
Neni 8
8.1. Rrushi për prodhimin e verës mund të kultivohet vetëm në vendet e regjistruara të
vreshtarisë, duke shfrytëzuar vetëm varietetet e rekomanduara dhe të autorizuara të
rrushit siç është përcaktuar për njësinë territoriale përkatëse vreshtare.
8.2. Rrushi për qëllim të prodhimit të verës duhet të kultivohet me teknologji përkatëse
për kategorinë cilësore të përcaktuar të verës.
7
8.3. Në prodhimin e rrushit dhe verës, përpunimi i rrushit, lëngu i rrushit, mushtit dhe
verës duhet të ruaj dhe zhvillojë të gjitha karakteristikat natyrale cilësore të rrushit, duke
rezultuar në verën e përshtatshme për konsumim.
8.4. Ndalohet prodhimi i verës nga rrushi, lëngu i rrushit apo mushti i importuar. Kjo
dispozitë nuk aplikohet për rrushin e prodhuar nga kultivuesit e rrushit në ngastrat të cilat
i posedojnë dhe që janë në rajone kufitare me Kosovën, duke siguruar që ata e
transferojnë në Kosovë në pajtueshmëri me këtë Ligj dhe me aktet nënligjore të nxjerrura
sipas tij.
8.5. Vjelja e rrushit me qëllim të prodhimit të verës me cilësi të lartë duhet të regjistrohet
paraprakisht në institucionin e autorizuar nga Ministria. Para vjeljes institucioni i
autorizuar kontrollon sasinë dhe cilësinë e rrushit me qëllim të prodhimit të verës së
cilësisë së lartë.
8.6. Përjashtimisht lejohet importimi i mushtit të koncentruar të rrushit, i destinuar vetëm
për fisnikërimin e verës cilësore sipas kushteve dhe procedurave të përcaktuara me akt të
veçantë nënligjor.
Klasifikimi i varieteteve të hardhisë
Neni 9
9.1. Të gjitha llojet e klasifikuara duhet t’i takojnë llojeve Vitis vinifera apo që vijnë nga
kryqëzimi i këtyre llojeve apo llojeve tjera genus vitis. Klasifikimi i varieteteve të
hardhisë për prodhimin e verës rregullohet me Udhëzim Administrativ i cili implementon
këtë ligj.
9.2. Vetëm ato varietete të hardhisë, të cilat paraqiten në klasifikim mund të mbjellen,
rimbjellen apo shartohen brenda territorit të Kosovës për qëllim të prodhimit të verës.
9.3. Zonat e mbjellura me varietet të hardhive me qëllim të prodhimit të verës dhe që nuk
janë të përfshira në klasifikim do të shkulen me përjashtim të rasteve ku prodhimi ka për
qëllim ekskluzivisht konsumimin nga familjet prodhuese të verës.
9.4. Kur varietetet shlyhen nga klasifikimi shkulja do të bëhet brenda 15 viteve nga dita e
shlyrjes së tyre.
Vera
Neni 10
10.1. Pavarësisht nga dispozitat e kapitullit VII prodhimi i rrushit, verës dhe prodhimet
tjera të rrushit apo verës duhet të realizohet duke shfrytëzuar vetëm proceset e
përcaktuara teknologjike dhe substancat enologike të lejuara.
10.2. Përmirësimi i mushtit, verës, ëmbëlsimi i verës, lëngut të rrushit apo mushtit nuk
është e lejuar përderisa institucioni i autorizuar të mos ketë dhënë lejen e kërkuar për
sheqerosjen e bërsisë apo mushtit. Institucioni i autorizuar mund të lëshojë lejen nëse
koha në vitin përkatës është në mënyrë ekstreme e pafavorshme për rritjen dhe zhvillimin
e hardhisë, duke pasur parasysh njësitë territoriale të vreshtarisë dhe cilësinë e paraparë të
verës si dhe llojin e rrushit. Ndalohet lëshimi i lejes për ëmbëlsim nëse lëngu i rrushit dhe
mushti janë dedikuar për prodhim të verës së cilësisë së lartë.
8
10.3. Leja e referuar në paragrafin e lartëpërmendur aplikohet për të gjithë prodhuesit e
rrushit dhe verës të llojit përkatës në njësinë përkatëse territoriale të vreshtarisë, lëshohet
në procedurës zyrtare dhe një kopje i dërgohet inspeksionit përkatës.
Përzierja e rrushit, lëngut të rrushit, mushtit dhe verës
Neni 11
11.1. Përzierja e rrushit, lëngut të rrushit, mushtit apo verës së cilësisë dhe kategorisë së
veçantë për vitet dhe ngjyrën e ndryshme të rrushit është e lejuar brenda kufinjve të
caktuar me këtë Ligj dhe aktet nënligjore të bazuara në të.
11.2. Ndalohet përzierja e verës Kosovare dhe atyre të huaja.
KAPITULLI III
PRODHIMI I VERËRAVE CILËSORE
Neni 12
Dispozitat e këtij Ligji dhe akteve nënligjore me të cilat zbatohet ky ligj, që kanë të bëjnë
me prodhimin e verërave cilësore duhet të bazohen në faktorët në vijim:
a) Kufizimi i zonës prodhuese (rajonit të specifikuar);
b) Klasifikimi i varieteteve të hardhisë të përshtatshme për verëra cilësore;
c) Përshtatja e kultivimit dhe metodave të prodhimit të verës;
d) Përcaktimi i fortësisë minimale natyrale alkoolike;
e) Përcaktimi i rendimentit maksimal për hektar;
f) Analizimi dhe vlerësimi i karakteristikave organoleptike.
Rajoni i specifikuar
Neni 13
13.1. “Rajoni i specifikuar” do të thotë territor për prodhimin e verës apo kombinim i
territoreve për prodhim të verës me karakteristika të veçanta cilësore, emri i të cilës
përdoret për të përcaktuar cilësinë e verës.
13.2. Çdo rajon i specifikuar duhet të kufizohet saktësisht, sa të jetë e mundur në bazë të
vreshtave të caktuara apo ngastrave. Kufizimi i tillë duhet të ketë parasysh faktorët të
cilët ndikojnë në cilësinë e verës së prodhuar në ato rajone, siç janë tipi i tokës, klima dhe
gjendja e vreshtave të caktuara apo ngastrave.
13.3. Emri gjeografik, që përcakton një rajon të specifikuar, duhet të jetë mjaft preciz dhe
ngusht i lidhur me zonën e prodhimit.
13.4. Rajonet e specifikuara në Kosovë do të përcaktohen me akt nënligjor i cili nxirret
sipas këtij Ligji.
Rendimenti
Neni 14
9
14.1. Rendimentet maksimale për hektarë për verën cilësore dhe kategoritë tjera me
prejardhje nga Kosova do të përcaktohen me akt nënligjor.
14.2. Shfrytëzimi i prejardhjes gjeografike është i ndaluar për tërë vjeljen, nëse
rendimentet e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, tejkalohen.
Testimi i verës
Neni 15
15.1. Për verërat cilësore prodhuesit janë të obliguar të kryejnë testet analitike dhe
organoleptike në institucionin e autorizuar nga Ministria. Marrja e mostrave për test bëhet
nga inspektoret përkatës.
15.2. Testi organoleptik ka të bëjë me ngjyrën, kthjelltësinë, erën dhe shijen.
15.3. Testi analitik mundëson përcaktimin e faktorëve që kanë të bëjnë me reagimin e
verës gjatë testit mikrobiologjik dhe analizave fizike dhe kimike.
15.4. Kufijtë e epërm dhe të poshtëm për këta faktorë përcaktohen me akt nënligjor.
KAPITULLI IV
NJESITË TERRITORIALE TË VRESHTARISË
Ndarjet e njësive territoriale
Neni 16
16.1. Duke e marrur parasysh rrethanat ekologjike si relievin, klimën, tokën, faktorët
agrobiologjik dhe shkencorë, komponentet parimore organoleptike të verërave dhe
aspektet historike tradicionale të vreshtarise, territori vreshtar i Kosovës do të ndahet në
njësitë territoriale si në vijim: rajonet, nënrajonet, zonat dhe lokalitetet vreshtare.
16.2. Nënrajoni i vreshtarisë është territori themelor i përcaktuar gjeografikisht, me
kushte të ngjajshme klimatike dhe tokësore, varietete të caktuara të kultivimit të hardhive
dhe faktorë tjerë të ngjashëm agrobiologjik të cilët së bashku mundësojnë prodhimin e
rrushit dhe verërave të cilat përmbajnë komponente organoleptike që janë karakteristike
për nënrajonin e vreshtarisë.
16.3. Njësitë territoriale të vreshtarisë më të vogla se nënrajonet e vreshtarisë janë zonat e
vreshtarisë, dhe lokalitetet e vreshtarisë. Këto janë pjesë të përcaktuara gjeografikisht me
kushte të ngjashme klimatike, tokësore, të lartësisë, dhe faktoreve tjerë të mjedisit ku
kultivohen varietetet specifike të hardhive të cilat së bashku mundësojnë prodhimin e
rrushit dhe verës të ndryshme për nga cilësia dhe komponentet organoleptike nga rrushi
dhe vera e prodhuar në njësitë tjera të vreshtarisë të rajonit të njejtë vreshtar. Nënrajonet,
zonat dhe lokalitetet vreshtare do të caktohen me Akt nënligjor.
Përzgjedhja e hardhive
Neni 17
10
Në zona të caktuara të vreshtarisë lejohet mbjellja e hardhisë së rrushit dhe prodhimi i
verës vetëm nga varietet e përcaktuara.
KAPITULLI V
KLASIFIKIMI DHE VLERËSIMI
Kategoritë e verërave
Neni 18
18.1. Sipas këtij ligji verërat janë:
a) Vera e qetë,
b) vera shkumbore,
c) vera shkumbore e gazuar,
d) vera gjysmë shkumbore,
e) vera gjysmë shkumbore e gazuar
f) verërat aromatike,
g) verërat liker,
h) verërat tjera të veçanta.
18.2. Sipas ngjyrës verërat klasifikohen në verëra të bardha, roze dhe të kuqe.
18.3. Sipas përmbajtjes së sheqerit verërat klasifikohen në:
a) verërat e qeta: të thata, gjysmë të thata, gjysmë të ëmbla dhe ëmbla;
b) shkumbore, shkumbore e gazuar, gjysmë shkumbore dhe gjysmë e shkumbore e
gazuar kalsifikohen si: shumë të thata, të thata, gjysmë të thata, gjysmë të ëmbla
dhe të ëmbla.
18.4. Kriteret për ndarjen e verërave sipas përmbajtjes së sheqerit:
a) e thatë: vera që përmban më së shumti 4 gram/litër sheqer reduktues të
pafermentuar,
b) gjysëm e thatë: vera që përmban më tepër se 4 gram/litër por që nuk tejkalon 12
gram/litër sheqer redukues të pa fermentuar,
c) gjysëm e ëmbël: vera që përmban më tepër se 12 por që nuk tejkalon 45 gram/litër
sheqer redukues të pa fermentuar,
d) e ëmbël: vera që përmban sheqer redukues të pafermentuar më së paku 45
gram/litër.
18.5. Duke i pasur parasysh dispozitat e Kapitullit III, klasifikimi i verës në klasë cilësore
varet nga cilësia e arritur e rrushit, rendimentit për hektar, që nuk duhet të tejkalojë
kufijtë e përcaktuar paraprakisht, përmbajtjen e sheqerit, përmbajtjen natyrale alkoolike
dhe përbërësit tjerë si dhe komponentat organoleptike të verës, ndahen si në vijim:
a). Verëra tryeze :
• verë tryeze,
• verëra tryeze me prejardhje gjeografike.
11
b). verërat cilësore me prejardhje gjeografike të çertifikuara dhe të mbrojtura
• verë cilësore,
• verë kulminante, e cila është klasifikuar sipas pjekurisë së rrushit dhe metodës
së vjeljes apo vjetërsisë së verës.
c). Verërat shkumbore:
• verërat shkumbore të tryezës,
• verërat rajonale shkumbore,
• verërat cilësore shkumbore .
d). Verërat gjysmë shkumbore:
• Verërat gjysmë shkumbore të tryezës,
• Verërat cilësore gjysmë shkumbore
Vlerësimi i verës cilësore
Neni 19
19.1. Duke i pasur parasysh dispozitat e kapitullit III, vera cilësore dhe mushti i
përshtatshëm për verëra cilësore, të destinuara për treg duhet të vlerësohen duke zbatuar
procedurën e përcaktuar, para se të plasohen në treg. Vera cilësore e destinuar për treg
nuk duhet të ndryshohet pasi të jetë vlerësuar zyrtarisht. Nëse vera cilësore ka ndryshuar
për çfarëdo arsye pas vlerësimit, duhet të bëhet vlerësim i ri para se të plasohet në treg.
19.2. Verërat e importuara duhet ti nënshtrohen vlerësimit.
19.3. Verërat e importuara vlerësohen për të përcaktuar pajtueshmërinë me dokumentet
përcjellëse dhe certifikatën e lëshuar nga vendi i eksportuesit dhe përshtatshmërinë e tyre
për plasim në tregun e Kosovës.
19.4. Ankesa në vlerësim mund të paraqitet brenda tetë ditëve nga dita e marrjes së
vlerësimit, në Ministri. Rezultatet e vlerësimit të dytë janë përfundimtare dhe vendime
administrative.
Etiketa e kontrollimit
Neni 20
20.1. Etiketa e verës cilësore që vëhet në treg duhet të përmbajë edhe etiketën e veçantë
për kontrollë të cilësisë.
20.2. Institucioni i autorizuar lëshon etiketën e kontrollit të cilësisë për sasinë e verës të
cilën e ka dorëzuar prodhuesi për vlerësim dhe e cila është vlerësuar pozitivisht.
20.3. Institucioni i autorizuar mban shënimet e përcaktuara për etiketën e kontrollit të lëshuar.
12
Komisioni shijues (degustues)-testues
Neni 21
21.1. Vlerësimi organoleptik i cilësisë së verës realizohet nga komisioni prej më së paku
pesë anëtarësh, që përfaqësojnë kultivuesit e rrushit, prodhuesit e verës, konsumatorët
dhe ekspertët nga lëmi i vreshtarisë dhe prodhimi i verës.
21.2. Në rast të kërkesës për vlerësim tjetër plotësues, anëtarët e komisionit të parë nuk
mund të marrin pjesë në vlerësimin e dytë. Vlerësimi i dytë bëhet nga një komision prej
nëntë anëtarëve.
21.3. Shijuesit për vlerësim organoleptik të verës dhe mushtit emërohen nga Ministri.
21.4. Para emërimit, shijuesi duhet të kontrollohet për aftësitë e tij të shijimit, dhe të njoh
enologjinë dhe rregullat mbi vreshtarinë dhe prodhimin e verës.
21.5. Nëse shijuesi është prodhues apo punëtor i një subjekti që prodhon verë apo musht,
vlerësimi i tij nuk merret parasysh kur vera apo mushti i vlerësuar janë prodhime të tija
vetanake apo janë të prodhuara nga subjekti në të cilën ai punon.
KAPITULLI VI
ETIKETIMI
Neni 22
22.1. Etiketimi do të thotë të gjitha përshkrimet dhe referencat tjera, simbolet, ilustrimet
apo shenjat të cilat shërbejnë për të dalluar prodhimin që paraqitet në paketim, duke
përfshirë mbylljen, apo shenjat në paketim.
22.2. Të dhënat obligative të etiketës, përveç numrit të kontigjentit, duhet të shenohen në
fushën e njejtë vizuale në paketim dhe të jenë të lexueshme, me shkronja të pashlyeshme,
të mëdhaja që dallohen nga të tjerat.
22.3. Para plasimit të prodhimit në treg të gjitha paketimet duhet të jenë të etiketuara.
Etiketimi duhet të jetë në pajtim me dispozitat e këtij ligji apo akt nënligjor që nxirret
sipas këtij ligji.
Neni 23
23.1. Të dhënat e paraqitura në etiketë duhet të jenë të sakta dhe të mos e çorientojnë
konsumatorin.
23.2. Këto të dhëna duhet të pasqyrojnë karakteristikat e verës dhe prodhimeve tjera si:
përbërjen, përmbajtjen alkoolike, ngjyrën, cilësinë, llojin e rrushit dhe vitin e vjeljes, të
dhënat e personave të cilët kanë qenë të përfshirë në prodhim apo qarkullim e në veçanti
të dhënat për mbushësin e shisheve.
Të dhënat e obligueshme
Neni 24
13
Të dhënat e obligueshme për verën e tryezës, verën e tryezës me karakteristika
gjeografike dhe verërat cilësore janë:
a) emri tregtar;
b) prejardhja gjeografike
c) vëllimi ;
d) fortësia aktuale alkoolike në njësi vëllimore;
e) tipi i verës;
f) emri i personit dhe adresa e mbushësit të shisheve e për paketimet me vëllim prej
më së shumti 60 litra, distributori.
g) numri i vlerësimit vetëm për verëra cilësore.
Të dhënat jo obligative
Neni 25
25.1. Të dhënat joobligative për verën e tryezës, verën për tryeza me karakteristika
gjeografike dhe verërat cilësore janë:
a) emri dhe adresa e personave të cilët kanë marrur pjesë në marketing;
b) lloji i prodhimit;
c) ngjyra përkatëse.
25.2. Të dhënat joobligative për verërat për tryeza me karakteristika gjeografike dhe
verërat cilësore janë:
a) viti i vjeljes;
b) emri i një apo më shumë varieteteve;
c) shpërblimi apo medaljet e fituara në gara;
d) të dhënat për lëndën e parë, mjetet apo metodat e shfrytëzuara për prodhimin e
produktit;
e) të dhënat tjera tradicionale;
f) të dhënat se vera është mbushur në pronë.
25.3. Të dhënat joobligative për verërat cilësore:
a) Të dhënat për zonën gjeografike më të vogël apo më të madhe se sa rajoni i
specifikuar;
b) Të dhënat që mbushja është bërë në rajon të specifikuar.
25.4. Etiketimi mund të plotësohet me karakteristika tjera, duke siguruar që janë të sakta
dhe nuk çorientojnë konsumatorin.
Gjuhët
Neni 26
26.1. Të dhënat në etiketë duhet të paraqitet në gjuhën në të cilën konsumatori e kupton lehtë.
26.2. Pavarësisht nga pika 1 e këtij neni karakteristikat gjeografike dhe nocionet
tradicionale mund të paraqiten vetëm në gjuhët zyrtare në Kosovë, në përputhje me ligjin
në fuqi.
14
Emri i produktit
Neni 27
27.1. Emri i produktit në etiketë nuk duhet të përmbajë asnjë fjalë, pjesë të fjalës, shenjë
apo ilustrim që mund të shkaktojë konfuzion apo çorientojë konsumatorin.
27.2. Etiketa nuk mund të ketë emrin e produktit i cili përmban fjalë, pjesë të fjalëve,
shenja apo ilustrime, me informata të pavërteta veçanërisht në lidhje me prejardhjen
gjeografike, llojin e verës, vitin e vjeljes apo referencën për cilësi kulminante.
Përmbajtja alkoolike
Neni 28
28.1. Fortësia aktuale alkoolike në njësi vëllimore duhet të shënohet në njësi apo gjysmë
njësi përqindjeje. Fortësia e paraqitur nuk mund të dallon për më shumë se 0,5 % vol. nga
ajo e paraqitur në analizë.
28.2. Shifra duhet të jetë “% vol.” dhe mund të paraprihet nga “fortësia aktuale
alkoolike”, “alkooli aktual” apo “alk.”.
28.3. Fortësia aktuale alkoolike shënohet në etiketë me shifra prej më së paku 5 mm të
larta nëse vëllimi formal është mbi 100 cl, më së paku 3 mm të larta nëse vëllimi është
barazi apo më pak se 100 cl por më e madhe se 20 cl dhe 2 mm lartësi nëse vëllimi është
1deri 20 cl .
Mbushësi, paketuesi
Neni 29
29.1. Shënimi për mbushësin duhet të plotësohet me fjalët “mbushësi” apo “ e mbushi”.
Në rast të mbushjes kontraktuese, shënimi për mbushësin duhet të plotësohet me fjalët
“mbushësi” apo kur mbushja bëhet në emër të palës së tretë duhet të plotësohet me fjalët
“e mbushur për … nga …”.
29.2. Për paketimet e ndryshme nga shishet, fjalët “paketuesi” dhe “e paketoi”
zëvendësojnë fjalët “mbushësi” dhe “e mbushi”.
29.3. Vera dhe prodhimet tjera që u referohet ky ligj dhe Udhëzimet Administrative që
nxirren sipas tij nuk duhet mbyllur me mbyllës plumbi me bazë plumbi apo materialet
tjera që janë të dëmshme për shëndetin e njeriut.
Treguesit e aktiviteteve
Neni 30
30.1. Shënimet për mbushësin, distributorin apo personin e përfshirë në marketing duhet
të shoqërohet nga një e dhënë që tregon mbi aktivitetin e tij duke shfrytëzuar shprehjet si
“kultivues i rrushit”, “e vjelur nga”, “tregtari”, “shpërndan” apo shprehje të ngjashme.
30.2. Këto veçori joobligative mund të shfrytëzohen vetëm me marrëveshjen e personit të
interesuar.
15
30.3. Kriteret për vënien e shenimeve në etiketë për vitin e vjeljes, varietetet e hardhive,
medaljet e fituara dhe emrat tradicional, do të rregullohen me akt nënligjor.
Prejardhja gjeografike
Neni 31
31.1. Prejardhja gjeografike mund të vendoset vetëm në verërat e kategorive të caktuara
të prodhuara në territorin e rajonit të caktuar vreshtar dhe posedojnë karakteristika
specifike të asaj njësie territoriale të vreshtarisë,
31.2. Vetëm emrat e përcaktuar të njësisë teritoriale të vreshtarisë mund të përdoren për
emërtimin e prejardhjes gjeografike të verërave.
31.3. Emri i rajonit të vreshtarisë është përdorur për emërimin e verës rajonale; emri i
zonës së vreshtarisë apo njësive më të vogla vreshtare është përdorur për përcaktimin e
verërave cilësore.
31.4. Emërimi i verës me cilësi të caktuar me emrin e njësisë teritoriale të vreshtarisë
parandalon përdorimin e emrit të njejtë për përcaktimin e verërave me klasë të cilësisë
tjetër.
31.5. Përcaktimi i prejardhjes gjeografike duhet të jetë komponenta më e rëndësishme e
etiketës.
31.6. Nëse emri i biznesit të ndonjë ndërrmarrjeje të përfshirë në marketingun e verërave,
përmban referenca gjeografike, atëherë ky emër duhet të vendoset në etiketë vetëm në
shkronja më pak të dukshme dhe në atë mënyrë që të mos ketë lajthitje sa i përket
prejardhjes gjeografike të verës.
31.7. Nëse shenja tregtare e verës aludon në term gjeografik të qartë apo të
nënkuptueshëm atëherë ajo shenjë mund të përdoret vetëm nëse vera është prodhuar në
territor të referuar në mënyrë të qartë apo të nënkuptueshem nga shenja tregtare.
31.8. Në rast të emrave të njejtë gjeografik, të dy territoreve gjeografike duhet të
definohen në mënyrë mjaft të saktë , që të pamundësohet lajthitja sa i përket prejardhjes
gjeografike.
KAPITULLI VII
PRAKTIKAT DHE PROCESET ENOLOGJIKE
Neni 32
32.1. Praktikat dhe proceset onelogjike nga ky Ligj dhe akteve nënligjore përdoren për
qëllime të sigurimit të procesit përkatës të prodhimit të verës, ruajtjës dhe ngritjës së
cilësisë së prodhimeve.
16
32.2. Vetëm rrushi i cili i takon varieteteve të caktuara me akt nënligjor, mund të përdoret
për prodhimin e verës për tryeza, verës rajonale, verës cilësore dhe prodhimeve tjera..
32.3. Vera e bardhë nuk duhet të përzihet me verën e kuqe.
32.4. Lënda e parë për prodhimin e verës që nuk ka prejardhje nga Kosova nuk mund ti
nënshtrohen procesit të fermentimit brenda teritorit të Kosovës apo ti shtohen verës së
Kosovës përveç rasteve të lejuara me këtë ligj dhe në rastet kur përdoret si shtojcë me
lëndën e parë nga Kosova për prodhimin e verës. Përzierja e verës kosovare me verën e
cila nuk ka prejardhje nga Kosova është e ndaluar në teritorin e Kosovës.
32.5. Vera dhe prodhimet tjera të verës të prodhuara në Kosovë apo të importuara, të cilat
nuk u janë nënshtruar praktikave enologjike të autorizuara, që nuk janë të njohura apo
kanë cilësi të dobët dhe nuk janë në pajtueshmëri me këtë ligj apo akte nënligjore nuk
mund të ofrohen apo ekspozohen për konsumim të drejtëpërdrejtë nga konsumatorët.
Përmbajta e Dioksid Sulfurit
Neni 33
33.1. Përmbajtja e përgjithshme e Dioksid Sulfurit të verës për tryeza, verës rajonale dhe
verës cilësore, në plasimin e tyre në treg për konsumim, nuk mund të kalon më shumë se
160 mg/lit. për verën e kuqe dhe 210 mg/lit. për verën e bardhë dhe roze.
33.2. Pavarësisht nga paragrafi 1, maksimumi i përmbajtjës së Dioksid Sulfurit nuk mund
të kalon më shumë së 210 mg/lit. për verën e kuqe dhe jo më shumë se 260 mg/lit. për
verën e bardhë dhe roze, sa i përket verërave me përmbajtje të tepërt të sheqerit, të
shprehur si sheqer redukues, jo më pak se 5 gram / litër.
33.3. Për verërat kulminante me përmbajtje të tepërt të sheqerit si dhe prodhimeve tjera,
limitet përcaktohen me akt nënligjor.
Përmbajtja e acideve avulluese
Neni 34
34.1. Përmbajtja maksimale e acideve avulluese nuk mund të kalon më shumë se 18 ml/
ekuivalent për një litër për mushtin e rrushit në fermentim, 18 ml/ekuivalent për litër për
verën e bardhë dhe roze, 20 ml/ekuivalent për verën e kuqe.
34.2. Për verërat e caktuara, posaçërisht verërat kulminante, të cilat janë pjekur maturuar
gjatë një periudhe së paku dy vjeçare, ose janë prodhuar sipas metodave speciale, si dhe
verërat me fortësi alkoolike prej së paku 13 % vol., me përjashtim të atyre nga paragrafi
1, përcaktohen me akt nënligjor.
Kufinjtë e përforcimit
Neni 35
35.1. Kur kushtet klimatike e bejnë të nevojshme, institucioni i autorizuar nga Ministria
mund të lejon rritjen e fortësisë natyrore alkoolike të rrushit të freskët, mushtit të rrushit
në fermentim dhe verës së re në fermentim e sipër.
17
35.2. Rritja e fortësisë natyrore alkoolike në njësi vëllimore mund të mos lejohet për
prodhimet e specifikuara në paragrafin 1 përveç nëse minimumi i fortësisë natyrore
alkoolike është nën 7,5 % vol.
35.3. Rritja e fortësisë natyrore alkoolike nuk mund të tejkalon 2 % vol.
35.4. Rritja e fortësisë natyrore alkoolike e shprehur në njësi vëllimore mund të ketë efekt
vetëm sa i përket rrushit të freskët, mushtit të rrushit në fermentim dhe verës së re e cila
ende gjindet në proces të fermentimit, me ëmbëlsimin, mushtit të koncentruar të rrushit
apo mushtit të rrushit të rafinuar dhe koncentruar, ose pjesërisht të koncentruar.
35.5. Në asnjë rast, proceset e lartëpërmendura nuk duhet të ndikojnë në rritjen e fortësisë
të përgjithshme alkoolike më shumë se 13.5% vol.
Rritja apo zvoglimi i aciditetit
Neni 36
36.1. Rrushi i freskët, mushti i rrushit, mushti i rrushit në fermentim dhe vera mund t’iu
nënshtrohen acidimit dhe deacidimit.
36.2. Acidimi i prodhimeve të tilla, të ndryshme nga vera, mund të kryhet vetëm deri në
shkallën prej 1,5 gr/lit. shprehur si acid tartaric, apo 20 ml/ekuivalent për litër. Acidimi i
verës mund të kryhet vetëm deri në shkallën prej 2,5 gr/lit. shprehur si acid tartaric, apo
33 ml/ekuivalent për litër.
36.3. Deacidimi i verës mund të kryhet vetëm deri në shkallën prej 1,0 gr/lit shprehur si
acid tartaric apo 13,3 ml/ ekuivalent për litër.
36.4. Mushti i rrushit i destinuar për koncentrim, mund pjesërisht të deacidohet.
36.5. Acidimi dhe deacidimi i verës mund të kryhet vetëm nga subjektet të cilat
prodhojnë verë dhe ku është vjelur rrushi i cili përdoret për prodhimin e verës në fjalë;
Kushtet tjera
Neni 37
37.1. Pasurimi, acidimi, deacidimi dhe ëmbëlsimi duhet të lajmërohen në Ministri. Kjo
vlenë edhe për sasitë e përdorura të: saharozës, mushtit të koncentruar të rrushit apo
mushtit të rrushit të koncentruar dhe të rafinuar dhe kjo bëhet nga prodhuesit, mbushësit,
përpunuesit, tregtarët me shumicë në të njejtën kohë dhe vend si për mushtin e rrushit dhe
mushtin e rrushit në fermentim apo verëra.
37.2. Pasurimi, acidimi, deacidimi dhe ëmbëlsimi duhet të regjistrohen dhe lëshohen
dokumente përkatëse të cilat tregojnë se produktet i janë nënshtruar procesit dhe mund të
vehen në qarkullim.
37.3. Pasurimi dhe ëmbëlsimi, i zvogëluar si pasojë e kushteve të veçanta klimatike,
mund të bëhen vetëm para datës 1 janar dhe vetëm për prodhimet e rrushit të vjelur para
kësaj date.
KAPITULLI VIII
18
SHITJA
Neni 38
38.1. Ndalohet vënia në qarkullim dhe shitja e:
a) Verës së prodhuar nga hibridet klasike dhe prodhimet tjera të cilat përmbajnë
alkool nga rrushi i tillë,
b) Verës së prishur apo të dëmtuar,
c) Verës me cilësi zyrtarisht të pavlerësuar,
d) Verës me karakteristika apo prejardhje gjeografike e cila nuk korrespondon me
atë që është deklaruar dhe
e) Verës e cila është përzierje e verërave Kosovare dhe të huaja.
38.2. Prodhuesit e verës si dhe të tjerët të angazhuar në shitjen e verërave janë të obliguar
të shënojnë në mënyrë të dukshme paketimet me verë të prishur si dhe mënjeherë të
raportojnë sasinë e verës së tillë autoriteteve kompetente gjegjësisht inspektoreve
përkatës.
Mbushja dhe etiketimi
Neni 39
39.1. Verërat mund t’iu ofrohen konsumatorëve vetëm nëse janë legalisht të mbushura
dhe të etiketuara. Verërat janë legalisht të mbushura dhe të etiketuara nëse janë të
paketuara dhe të etiketuara në mënyrë të përcaktuar me këtë ligj dhe akt nënligjor.
39.2. Përjashtimisht nga paragrafi 1, mund t’iu ofrohen konsumatorëve verërat:
a) nga prodhuesit e regjistruar të rrushit apo verërave, nëse ata ofrojnë verërat ose
mushtin nga prodhimtaria e tyre në bodrumet e tyre ose afër tyre si dhe janë të
licencuara nga institucioni i autorizuar për një aktivitet të tillë.
39.3. Vera dhe prodhimet tjera të mbushura dhe etiketuara në mënyrë legale mund të
tregtohet nga personat e autorizuar dhe ndërmarrësit e pavarur të regjistruar për këtë
aktivitet, nëse plotësojnë kushtet e përcaktuara dhe kanë leje për kryerjen e aktivitetit të
tillë.
Dokumentet përcjellëse
Neni 40
40.1. Prodhimet nga ky ligj, mund të vehen në qarkullim brenda Kosovës si dhe të
eksportohen vetëm nëse posedojnë dokument përcjellës të kontrollit zyrtar.
40.2. Sasia e verës së mbushur dhe etiketuar në mënyrë legale e cila lejohet të
transportohet pa dokument shoqërues nuk duhet të kalon mbi 20 litra, përveç në rastet e
transportimit të verës vetanake të prodhuar nga bodrumet deri në vendbanimin e
përhershëm të prodhuesit.
40.3. Personat apo grupe njerëzish të cilët janë pronar të prodhimeve nga ky ligj për
ushtrimin e tregtisë, posaqërisht prodhuesit, mbushësit dhe përpunuesit apo tregtarët janë
të obliguar të mbajnë regjistrin e brendshëm dhe të jashtëm për këto prodhime.
19
40.4. Regjistri duhet të pasqyrojë të dhënat e nevojshme lidhur me cilësinë, sasinë si dhe
prejardhjen gjeografike të mushtit dhe verërave në bodrume. Gjithashtu, duhet të mbahen
të dhënat lidhur me verën për qëllim të konzumit privat.
40.5. Rregullat lidhur me dokumentet shoqëruese dhe regjistrat të brendshëm dhe të
jashtëm pëcaktohen me akt nënligjor.
Zonat përpunuese të verës cilësore
Neni 41
41.1. Vera cilësore mund të prodhohet vetëm me përpunimim e rrushit në musht të rrushit dhe
me përpunimin e mushtit, duke fituar verën brenda rajonit përkatës ku rrushi është vjelur.
41.2. Pavarësisht nga pargrafi 1, Ministria me kërkesën e prodhuesit të rrushit apo verës,
mund të lëshon leje të veçantë, për sasinë e caktuar të verës, për prodhimin e verës
cilësore në zonën e afërt me rajonin në të cilin rrushi është rritur nëse:
a) objektivisht është e pamundur prodhimi apo paketimi i verës nëpër bodrume të
verës brenda rajonit të caktuar në të cilin është rritur rrushi, apo,
b) kultivuesi i rrushit kultivon rrushin ne dy apo më shumë rajone të caktuara.
Afati kohor
Neni 42
Verërat cilësore mund të plasohen në treg pas 15 dhjetorit të vitit kur rrushi është vjelur.
Verërat kulminante dhe të veçanta mund të plasohen në treg pas 31 janarit të vitit vijues.
Importi
Neni 43
43.1. Verërat dhe prodhimet e tjera, të importuara me qëllim shitjeje në Kosovë, sa i
përket cilësisë dhe etiketimit duhet të përputhen më këtë ligj si dhe Aktet nënligjore të
nxjerrura sipas tij dhe duhet të shoqërohen me çertifikatë të vendit eksportues përfshirë
edhe vlerësimin analitik nga institucioni i autorizuar i vendit eksportues. Nëse ndonjë
prodhim i posaqëm nuk trajtohet nga ligjet dhe aktet nënligjore të Kosovës, ai duhet të
jetë në pajtim me rregulloret në fuqi të vendit eksportues.
43.2. Vera e importuar me shumicë duhet të mbushet para se të tregtohet deri te
konzumuesi përfundimtar.
43.3. Çertifikata e vendit eksportues apo vlerësimi analitik i institucionit të autorizuar të
vendit eksportues, duhet të përmbajë: emrin e vendit eksportues, përcaktimin eventual të
prejardhjes gjeografike, shënimet lidhur me cilësinë, shënimet analitike dhe organoleptike.
43.4. Çdo dërgesë e verërave të importuara përveç verës së mbushur në shishe deri në
sasinë të cilën një individ mund të importoj pa doganë në pajtueshmëri më rregullat
doganore, duhet të mostrohet zyrtarisht nga Inspektori përkatës i cili i dorëzon mostrat
Institutit të autorizuar, përveç nëse vendoset ndryshe me anë të ndonjë marrëveshje
20
ndërkombëtare. Instituti i autorizuar vlerëson verërat e importuara brenda katër ditëve pas
pranimit të mostrave, përveç në raste kur ndryshe është përcaktuar me marrëveshje
ndërkombëtare.
43.5. Importuesi nuk duhet të fillon shitjen komerciale të verërave të importuara në vend
para marrjes së vlerësimit.
43.6. Nëse rezultatet e vlerësimit të verërave të kryera nga instituti i autorizuar nuk janë
në përputhshmëri me cilësinë ose prejardhjen gjeogafike të shtypura në çertifikatë të
vendit eksportues, importuesi mund të zgjedh të:
a) Kthen verërat, ose
b) Pajisë verën me çertifikatë të duhur dhe vlerësim analitik nga vendi eksportues,
ose
c) Përdor verërat për prodhimin e prodhimeve tjera duke siguruar përmbushjen e
kushteve të kërkuara.
43.7. Nëse gjatë vlerësimit verifikohet se cilësia e verës nuk përmbush kriteret e
përcaktuara me këtë ligj dhe aktet nënligjore të Kosovës, importuesi mund të:
a) Kthen verën, ose
b) Përdorë verën për prodhimin e prodhimeve tjera duke siguruar përmbushjen e
kushteve të kërkuara apo lejon që në mënyrë të sigurtë të asgjësohen.
Vlerësimi i verës së importuar i nënshtrohet procedurave të përcaktuara me këtë
ligj dhe aktet nënligjore në fuqi të nxjerrura sipas tij për verën e prodhuar në
Kosovë.
43.8. Rregullat për importin e verës do të përcaktohen me një akt nënligjor.
Eksporti
Neni 44
44.1. Verërat e dedikuara për eksport duhet të përbushin të gjitha kriteriumet e
specifikuara në këtë ligj dhe aktet nënligjore të nxjerrura sipas tij, si dhe të gjitha
kriteriumet e imponuara nga ligji i vendit importues.
44.2. Çdo porosi e verës për eksport duhet të shoqërohet me çertifikatë me anë të së cilës
institucioni i autorizuar konfirmon cilësinë dhe prejardhjen e dëshmuar gjeografike.
44.3. Pavarësisht nga paragrafi i mëparshëm, sasitë e vogla të verës së njejtë deri në 100
litra, ose të gjitha së bashku jo më shumë se 500 litra, me qëllim të prezentimit, mund te
eksportohen pa u vlerësuar fare.
44.4. Vera cilësore duhet të eksportohet legalisht e mbushur dhe e etiketuar.
KAPITULLI IX
INSPEKTIMI
Inspektorët
Neni 45
21
45.1. Mbikëqyrja dhe implementimi i dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të
nxjerrura sipas tij, do të kryhet nga shërbimi i inspekcionit përkatës i Ministrisë.
45.2. Inspektori përkatës përveç kushteve të përcaktuara me ligjin mbi inspekcionin dhe
këtë ligj dhe aktet nënligjore të nxjerrura sipas këtij ligji duhet të ketë përgaditje
përkatëse, përvojë pune dhe të jetë i trajnuar në lëmin e prodhimit të verërave.
Autorizimet
Neni 46
46.1. Inspektorët janë të autorizuar të kontrollojnë:
a) vreshtat;
b) hapësirat për përpunim si bodrumet e verës apo stacionet mbushëse etj;
c) depot të përdorura për magazinimin e rrushit, verës apo prodhimeve tjera;
d) objektet ku rrushi, vera, mushti, prodhimet tjera dhe substancat enologjike të
dedikuara për treg, prodhohen, përpunohen apo magazinohen;
e) importimin, deponitë doganore në prezencë të doganierit;
f) hapësirat, në të cilat shiten rrushi, vera mushti dhe prodhimet tjera dhe mjetet
transportuese;
g) pajisjet për prodhim, përpunim, ruajtje, mbushje dhe magazinim të rrushit,
mushtit, verës dhe prodhimeve tjera;
h) rrushin, verën dhe prodhimet tjera në hapësirat prodhuese, automjetet
transportuese dhe vendet ku ato shiten;
i) substancat enologjike;
j) etiketat;
k) dokumentet shoqëruese dhe të dhënat e bodrumit të verës;
l) regjistrin e kultivuesëve të rrushit dhe verës si dhe regjistri i vreshtave;
m) dokumentet tjera rreth rrushit, verës dhe prodhimeve tjera të mbajtura nga
prodhuesit, përpunuesit, furnizuesit e ushqimeve dhe tregtarët.
46.2. Inspektorët janë të autorizuar të marrin masat në vijim:
a) urdhërojnë shkuljen e të gjitha cungjeve të hardhive në ngastën e mbjellur me
varietete jo të përcaktuara;
b) ndalojnë përkohësisht shitjen e verës dhe prodhimeve tjera deri sa të merret
vlerësimi, nëse ka dyshime se vera apo prodhimet tjera nuk plotësojnë kriteriumet
e përcaktuara;
c) ndalojnë shitjen e verës dhe prodhimeve tjera të cilat nuk përmbushin kriteriumet
e përcaktuara në këtë ligj, dhe aktet nënligjore të nxjerrura sipas tij apo sipas
marrëveshjeve ndërkombëtare;
22
d) konfiskojnë verën apo prodhimet tjera të prishura, të falsifikuara apo me të meta
dhe urdhërojnë shkatërrimin e tyre;
e) urdhërojnë riklasifikimin e verës në kategori me cilësi më të ultë, nëse vera nuk
përmbush kriteriumet e përcaktuara nga ky ligj apo nëse vera është përzier në
bodrume të verës në kundërshtim me dispozitat për mbrojtjen e prejardhjes
gjeografike;
f) ndalojnë shitjen e verës e cila është plasuar në treg e shoqëruar me dokumente të
cilat nuk korrespondojnë me karakteristikat aktuale të verës;
g) ndalojnë shitjen e verës dhe prodhimeve tjera të etiketuara në mënyrë të pautorizuar;
h) caktojnë afat kohor për rithemelimin e statusit legal të verës dhe prodhimeve tjera;
i) ndalojnë vazhdimin e aktivitetit të mëtutjeshëm, nëse hapësirat punuese ose
pajisjet e prodhuesit, përpunuesit të rrushit dhe verës nuk i plotësojnë kushtet e
përcaktuara dhe nëse tregtari, ambalazhuesi ose ruajtësi nuk punojnë në
pajtueshmëri me kriteriumet e përcaktuara nga ky ligj dhe aktet nënligjore;
j) ndalojnë importin dhe eksportin e verës ose prodhimeve që nuk janë në pajtueshmëri
me kriteriumet e përcaktuara nga ky ligj dhe aktet nënligjore të nxjerrura sipas tij;
k) propozojnë fillimin e procedurës kundërvajtëse për shkelje të ligjit;
l) merr mostra në rast të dyshimit se vera, mushti apo prodhimet tjera nuk
përmbushin kriteret sipas këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerrura sipas tij, të
cilat i dërgon për analiza në institucionin e autorizuar.
46.3. Prodhuesit, përpunuesit, mbushësit paketuesit, tregtaret dhe hotelieret, sa i përket
dispozitave të këtij ligji janë të obliguar të lehtësojnë punën e inspektorit dhe t’i sigurojnë
të gjitha të dhënat dhe informatat e nevojshme sa i përket punës së tyre.
Analizat e mostrave
Neni 47
47.1. Pronari i produkteve përkatësisht pajisjeve nga të cilët janë marrë mostrat duhet të
siguron ambalazhin dhe të paguan çmimin e analizës nëse vërehet se prodhimet apo
pajisjet nga të cilat janë marrë mostrat nuk përmbushin kriteriumet e përcaktuara.
47.2. Nëse rezultatet e analizës tregojnë se mostrat përmbushin kriteriumet e përcaktuara
shpenzimet e analizave i paguan organi, inspektori i të cilit ka dërguar mostrat për analizë
dhe vlerësim.
KAPITULLI X
DISPOZITAT NDËSHKUESE
Ndëshkimet
Neni 48
23
48.1. Personat fizikë dhe juridik do të dënohen për kundërvajtje me denim me gjobë në
shumë prej 500 deri 30.000 Euro për shkeljen e dispozitave të këtij ligji ose akteve
nënligjore të nxjerrura sipas tij për:
a) prodhimin e rrushit ose verës, përpunimin e verës dhe prodhimeve tjera, ruajtjen
apo mbushjen nga personat që nuk janë të regjistruar ose nuk ofrojnë të dhëna për
regjistrim në mënyrë të përcaktuar dhe brenda afatit kohor të caktuar;
b) prodhimin e verës ose prodhimeve tjera nëse nuk janë përmbushur të gjitha
kushtet e përcaktuara;
c) shitjen e verës të prodhuar nga rrushi i cili në kohën e vjeljes nuk ka arritur sasinë
e kërkuar të sheqerit;
d) përpunimin e rrushit më teknologji joadekuate;
e) prodhimi i verës nga rrushi, lëngu apo mushti i importuar në kundërshtim me
legjislacionin në fuqi;
f) prodhimi i rrushit, verës apo prodhimeve tjera duke përdorur metoda apo
substanca enologjike ilegale;
g) përzierja e rrushit, lëngut, mushtit ose verës në mënyrë ilegale;
h) kultivimi i vreshtave të cilat nuk janë klasifikuar në zonën e posaçme për vreshtari;
i) marketingu ose shitja e verës me cilësi të pavlerësuar;
j) etiketimi apo shitja e verës ose prodhimeve tjera në kundershtim me këtë ligj dhe
aktet nënligjore;
k) marketingu apo shitja e verës dhe prodhimeve tjera të ndaluara të tregtohen;
l) mos magazinimin e verës së prishur në kontejner të ndarë, të shënuar në mënyrë
që të dallohet ose mos raportimi inspektorit përkatës;
m) shitjen, transportimin ose magazinimin e verës në mënyrë e cila nuk ruan
karakteristikat fiziko-kimike dhe organileptike të verës;
n) transportimin i më shumë se 20 litrave verë ilegalisht të mbushur dhe etiketuar
ose të pashoqëruar nga dokumentet e përcaktuara;
o) dërgimi apo pranimi i verës pa dokumente të kërkuara;
p) mosmbajtjen e të dhënave të përcaktuara të bodrumeve të verës;
q) marketingun apo shitja e verës para afatit kohor të përcaktuar;
r) shitjen e verës së importuar e cila nuk është vlerësuar ashtu siç është kërkuar nga
ky ligj dhe Akteve nënligjore të nxjerrura sipas tij;
s) mosrespektimin e urdhërave dhe vendimeve të inspektorit; dhe
t) pengimin e inspektorit në marrjen e mostrave dhe kryrjen e kontrollit.
48.2. Personi përgjegjës i personit juridik do të gjobitën prej 500 deri 2.000 Euro për
kundërvajtjet e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni.
24
Neni 49
Mjetet financiare nga dënimet me gjoba derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.
KAPITULLI XI
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PERFUNDIMTARE
Dispozitat kalimtare
Neni 50
50.1. Prodhuesit e rrushit, verës apo prodhimeve tjera duhet të regjistrohen jo më vonë se
6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
50.2. Regjistri i vreshtave ekzistuese dhe vreshtave të mundshme duhet te kryhet jo më
vonë së 1 vit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
50.3. Vera e prodhuar nga rrushi i rritur në vreshtat të cilat kanë ekzistuar në kohën kur
ky ligj hyn në fuqi në pozicionet e paklasifikuara të vreshtarisë ose njësive të posaçme
vreshtare , mund të shitet deri në përfundim të pjellorisë së vreshtave, por jo më shumë se
5 vite pasi ky ligj të hyj në fuqi dhe vera e tillë pavarësisht nga cilësia dedikohet vetëm si
verë pa karakteristika gjeografike dhe pas skadimit të afatit kohor, do të ndalohet tregtimi
i verës së tillë.
Neni 51
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji do të shfuqizohen dispozitat e ligjeve të cilat janë në
kundërshtim me këtë.
Hyrja në fuqi
Neni 52
Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi
Special i Sekretarit të Përgjithshëm.
Ligji Nr. 02/L-8
23 shkurt 2005