LIGJI NR. 2002/1 MBI METODOLOGJINË E CAKTIMIT TË LARTËSISË SË PENSIONIT BAZË NË KOSOVË DHE CAKTIMIN E DATËS PËR SIGURIMIN E PENSIONEVE BAZË

Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006


7

Ligji nr. 2002/1


MBI METODOLOGJINË E CAKTIMIT TË LARTËSISË SË PENSIONIT BAZË NË KOSOVË DHE
CAKTIMIN E DATËS PËR SIGURIMIN E PENSIONEVE BAZË


Kuvendi i Kosovës,


Në pajtim me autorizimin që i është dhënë atij me Rregulloren nr. 2001/9 të Misionit të
Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) të datës 15 maj
2001 mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme dhe Rregulloren e UNMIK-
ut nr. 2001/35 të datës 22 dhjetor 2001 mbi pensionet në Kosovë,

Duke marrë parasysh Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/35 mbi pensionet në Kosovë, e në
veçanti nenin 4.2 mbi Metodologjinë e caktimit të lartësisë së pensioneve bazë dhe nenin
32.1 për caktimin e fillimit të pagesës së pensioneve bazë,

Në përputhje me nenet 9.1.34-45 të Rregullores së UNMIK-ut nr.2001/9 të datës 15 maj 2001
të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme,

Me qëllim të vendosjes së metodologjisë për caktimin e lartësisë së pensioneve bazë dhe
caktimin e datës për fillimin e pagimit të pensioneve bazë,

Me këtë miraton Ligjin vijues:


Neni 1
Data e fillimit të sigurimit të pensioneve bazë


Pensionet bazë do të fillojnë të paguhen që nga data 1 korrik 2002.

Personat që gëzojnë të drejtën e pensionit dhe të cilët paraqiten në Administratën
Pensionale të Kosovës deri më 31 tetor 2002, do t’i marrin pensionet e tyre duke filluar nga
data 1 korrik 2002.

Personat që kanë të drejtën e pensionit dhe të cilët paraqiten në Administratën Pensionale
të Kosovës deri më 31 tetor 2002, do t’i marrin pensionet e tyre duke filluar nga muaji kur
është bërë kërkesa.

Neni 2
Norma e pensionit bazë

Për vitin 2002 norma e pensionit bazë është 28 euro në muaj, ndërsa për vitet që pasojnë
norma e pensionit bazë do të caktohet çdo vit në pajtim me paragrafët e mëposhtëm.

Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006


8
Pensioni bazë do të mbështetet në vlerën e kalorisë minimale të shportës ushqimore siç
është definuar në paragrafin III të mëposhtëm. Më qëllim të caktimit të një ndihme
pensional bazë për vitin vijues, Ministria e Ekonomisë dhe e Financave do të përgatisë një
vlerësim vjetor të shpenzimeve mesatare mujore në treg të shportës ushqimore me kalori
minimale.

Shporta ushqimore me kalori minimale përfshin nevojat ditore prej 2.100 kalori në ditë për
një person. Kjo përfshin artikujt ushqimorë dhe vlerat referuese të përcaktuara nga Ministria
e Ekonomisë dhe Financave në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe strukturat për
konsumim të nevojave bazë në Kosovë, në konsultim me autoritetet tjera përkatëse të
Kosovës.

Ministria e Ekonomisë dhe e Financave lypset që t’i garantojë Qeverisë së Kosovës jo më
vonë se deri më 1 dhjetor të çdo viti se është ndarë një shumë e mjaftueshme në projekt-
buxhet për vitin vijues për t’i paguar pensionet në nivelin e caktuar. Nëse Ministria nuk
mund të garantojë se ekzistojnë fonde të mjaftueshme për të paguar pensionet në shumën e
dakorduar, Qeverisë i paraqet për miratim një propozim të arysetuar për një shkallë të re
buxhetore brenda kufizimeve buxhetore, i cili megjithatë nuk mund të jetë më i ulët se
lartësia e vitit aktual. Shkalla e ndihmës pensionale nuk mund do të korrigjohet gjatë vitit.

Neni 3
Autoriteti i ministrisë për ekonomi dhe financa dhe i ministrisë së punës dhe e
mirëqenies sociale

Ministria për Ekonomi dhe Financa dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale mund të
lëshojnë vendime, udhëzime dministrative dhe rregulla për çfarëdo çështjesh që kanë të
bëjnë me funksionet që u atribuohen atyre sipas këtij ligji dhe Rregullores së UNMIK-ut nr.
2001/35.

Neni 4
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi më 26 korrik 2002.

UNMIK/REG/2002/1
26.07.2002