LIGJI NR. 2004/32 LIGJI PËR FAMILJEN I KOSOVËS

GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË
KOSOVË / PRISHTINË :VITI I / NR. 4 / 01 SHTATOR 2006

Ligji Nr. 2004/32


LIGJI PËR FAMILJEN I KOSOVËS

PJESA E PARË
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

I. PARIMET


Neni 1.

Fushëveprimi i rregullativës


Ky Ligj rregullon fejesën, martesën, marrëdhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, adoptimin
(birësim), kujdestarinë, mbrojtjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore, marrëdhëniet
pasurore në familje dhe procedurat e posaçme të gjykatës përkitazi me kontestet lidhur me
marrëdhëniet familjare.

Neni 2.

Familja

(1) Familja është bashkësi vitale e prindërve dhe fëmijëve të tyre si dhe personave tjerë në
gjini.
(2) Familja është bërthamë natyrore dhe themelore e shoqërisë dhe si e tillë gëzon të drejtën
në mbrojtje.

Neni 3.

Parimet mbi rregullimin e marrëdhënieve familjare

Rregullimi i marrëdhënieve familjare bazohet në parimet:
1. Barazinë ndërmjet burrit dhe gruas, respektit dhe ndihmës së ndërsjellët ndërmjet tyre
dhe anëtarëve të familjes;
2. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe përgjegjësia e të dy prindërve për rritjen dhe
edukimin e fëmijëve të tyre, ku fëmijë nënkupton personin nën moshën 18 vjeçare;
3. Prindërit dhe fëmijët detyrohen në ndihmë dhe konsideratë të ndërsjellët gjatë tërë jetës
së tyre;
4. Fëmijët e prindërve të cilët nuk kanë qenë të martuar në kohën e lindjes së tyre gëzojnë
të drejtat e njëjta dhe kanë detyrime të njëjta sikurse fëmijët e lindur nga prindërit të
cilët kanë qenë të martuar në kohën e lindjes së tyre.

Neni 4.

Të gjithë personat gëzojnë trajtim të barabartë të të drejtave dhe detyrimeve të parapara me
këtë Ligj. Nuk do të ketë diskriminim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndaj asnjë personi apo
personave në bazë të gjinisë, moshës, gjendje martesore, gjuhës, paaftësisë mendore apo
fizike, orientimit seksual, përkatësisë apo bindjeve politike, prejardhjes etnike, kombësisë,
religjionit apo besimit, racës, prejardhjes shoqërore, pasurisë, lindjes apo gjendjes tjetër.

II. MBROJTJA E TË DREJTAVE


Neni 5.

Mbrojtja sociale

(1) Fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe ata me çrregullime mentale ose fizike të
diagnostifikuara, si dhe prindërit të cilët nuk janë të aftë të krijojnë kushtet e domosdoshme
jetësore për vete dhe për fëmijët e tyre, janë nën përkrahjen e veçantë financiare dhe
shoqërore;
(2) Bashkësia shoqërore përkujdeset për personat e moshuar në rastet kur ata nuk janë në
gjendje të sigurojnë kushtet jetësore dhe kur nuk kanë persona tjerë në gjini të cilët sipas ligjit
janë të detyruar të kujdesen për ta.

Neni 6.

Mbrojta Institucionale e të drejtave

(1) Punët e mbrojtjes dhe të ndihmës familjare do t’i ushtron organi kompetent i
administratës komunale i cili është kompetent për punët e mbrojtjes sociale.
(2) Organi i Kujdestarisë është një organ komunal administrativ kompetent për çështje
sociale. Ai përbëhet nga një grup i ekspertëve me përvojë profesionale në fushën e veçantë
të përgjegjësisë.
(3) Organi i Kujdestarisë mundet gjithashtu të jetë organ (grup i ekspertëve siç është cekur
më lart) i veçantë i institucionit social i themeluar nga Kuvendi Komunal për të kryer detyrat e
tilla.
(4) Organi i Kujdestarisë pjesëmarrës në procedurë është i autorizuar të bëjë propozime për
mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të fëmijëve, të paraqes fakte të cilat nuk janë përfshirë,
të propozojë administrimin e provave të domosdoshme, të ushtrojë mjetet juridike dhe të
ndërmerr veprime tjera gjyqësore. Gjykata është e obliguar të ftojë në gjyq Organin e
Kujdestarisë pjesëmarrës në procedurë në të gjitha seancat gjyqësore dhe t’i dorëzojë atij të
gjitha vendimet.

Neni 7.

Forma e mbrojtjes

(1) Për realizimin e të drejtave nga marrëdhëniet familjare, nënës dhe fëmijës u sigurohet
mbrojtje e posaçme me mjete të mirëqenies sociale.
(2) Fëmijëve pa kujdes prindëror u sigurohet mbrojtja e posaçme përmes formave të
mbrojtjes siç janë kujdestaria, strehimi familjar, strehimi rezidencial dhe adoptimi.

Neni 8.

Mbështetja

(1) Gjatë zbatimit të këtij Ligji, personat juridik dhe fizik të cilët ofrojnë ndihmë profesionale ose
zgjidhin kontestet ndërmjet anëtarëve të familjes do të bashkëpunojnë reciprokisht.
(2) Në këtë Ligj, përveç rasteve kur konteksti e kërkon ndryshe:
(a) njëjësi përfshin shumësin dhe shumësi njëjësin dhe
(b) “ai” përfshin “ajo” dhe “atij” përfshin “asaj”.

PJESA E DYTË
FEJESA DHE MARTESA

I. FEJESA


Neni 9.

Fejesa

Fejesa është premtim reciprok i dy personave me gjini të kundërta për t’u martuar në të
ardhmen.

Neni 10.

Jo paditshmëria për premtimin e gjobës

(1) Askush nuk mund të paraqes padi për lidhjen e martesës nga fakti që ai ka qenë i fejuar.
(2) Është i pavlefshëm premtimi i gjobës nëse lidhja e martesës nuk do të realizohet.

Neni 11.

Përgjegjësia për të shpërblyer dëmin në rastin e heqjes dorë

(1) Nëse personi i fejuar heq dorë nga fejesa, ai është i detyruar të paguajë për çdo dëm të
shkaktuar të fejuarit tjetër ose prindërve të të fejuarit tjetër apo personave tjerë të cilët kanë
vepruar në emër të tyre. I fejuari është përgjegjës për çdo shpenzim apo detyrim të investuar
në pritje të martesës. Ai është po ashtu përgjegjës për shpenzimet apo detyrimet që i fejuari
tjetër i ka bërë në pritje të martesës, pra ato të cilat ndikojnë në punësimin apo pasurinë e tij.
(2) Përgjegjësia për dëmet është e kufizuar deri në shkallën që shpenzimet apo detyrimet
janë të arsyeshme në bazë të rrethanave.
(3) Nuk ka përgjegjësi nëse ka pasur arsye të fortë për revokim.
(4) Sipas rregullave për fejesën, kufizimi kohor për çfarëdo padie është dy vjet.


Neni 12.

Përgjegjësia e të fejuarit tjetër për revokim

Nëse i fejuari është përgjegjës për revokimin e tjetrit për shkak të arsyes së rëndësishme, ai
është përgjegjës për çdo dëm të përcaktuar me këtë Ligj.

Neni 13.

Kthimi i dhuratave

Nëse fejesa nuk përfundon me martesë, secili i fejuar mund të kërkojë nga tjetri kthimin e
dhuratave të cilat i ka dhënë me rastin e fejesës. Në këtë rast duhet të zbatohen rregullat për
pasurimin pa bazë sipas Ligjit për Detyrimet të Kosovës. Në rast se njëri nga të fejuarit vdes e
drejta për të kërkuar shpërblimin e dëmit nuk do të ekzekutohet.


II. MARTESA


1. Parimet


Neni 14.

Martesa

(1) Martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht në mes të dy personave të sekseve të
ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku me qëllim të
krijimit të familjes.
(2) Mashkulli dhe femra kanë të drejtë të lidhin martesë dhe të formojnë familje pa ndonjë
kufizim në bazë të racës, kombësisë apo religjionit, si dhe janë të barabartë gjatë lidhjes së
martesës, vazhdimit të martesës dhe zgjidhjes së saj.

Neni 15.

Aftësia për martesë

(1) Aftësia për të lidhur martesë fitohet me anë të aftësisë për të vepruar.
(2) Mosha madhore fitohet me të mbushur 18 vjet.
(3) Aftësia e plotë për të vepruar fitohet me arritjen e moshës madhore dhe me lidhjen e
martesës para arritjes së kësaj moshe.


2. Kushtet për martesë



Neni 16.

Kushtet për lidhjen e martesës

(1) Personi i cili nuk ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeçare nuk mund të lidhë martesë.
(2) Për shkaqe të arsyeshme dhe sipas kërkesës së tij, gjykata kompetente mund t’i lejojë
martesën personit të mitur më të vjetër se gjashtëmbëdhjetë vjet, nëse konstaton se personi i
tillë ka arritur pjekurinë e nevojshme fizike dhe psikike për të ushtruar të drejtat e veta
martesore dhe për të përmbushur detyrimet martesore.
(3) Para se të marrë vendimin, gjykata do të kërkojë mendimin e Organit të Kujdestarisë, do
ta dëgjojë të miturin dhe prindërit përkatësisht kujdestarin e tij. Gjykata gjithashtu do të
dëgjojë personin me të cilin i mituri ka për qëllim të lidhë martesë, mendimin e institucionit
përkatës shëndetësor dhe do të hetojë rrethanat tjera të rëndësishme për vendimin.

Neni 17.

Çertifikata për martesë – E drejta e shtetasve të huaj

(1) Personat me shtetësi të huaj duhet të sjellin çertifikatën për martesë të ofruar nga
autoritetet e vendit të vet e që dëshmon të drejtën e tyre për martesë sipas rregullave të këtij
ligji, se nuk ka ndalesa dhe pengesa për martesë.
(2) Çertifikata bëhet e pavlefshme nëse martesa nuk lidhet gjashtë muaj pas lëshimit të
çertifikatës. Nëse çertifikata cakton afat më të shkurtë kohor, ky afat do të aplikohet.


3. Ndalesat dhe pengesat martesore


Neni 18.

Vullneti i lirë

Martesa nuk do të jetë e plotfuqishme, nëse pëlqimi është arritur përmes shtrëngimit,
kërcënimit ose lajthimit, apo të ndonjë mungese tjetër të vullnetit të lirë nga ana e
bashkëshortëve të ardhshëm.


Neni 19.

Martesa e mëparshme

Askush nuk mund të lidhë martesë të re, përderisa martesa e parë nuk pushon juridikisht.


Neni 20.

Aftësia për të vepruar


(1) Personi i cili ka qenë i privuar nga zotësia e tij/saj juridike me vendim të gjykatës nuk do të
lidhë martesë.
(2) Pavarësisht nga paragrafi (1) i këtij neni, përjashtimisht, gjykata mund të lejojë personin e
tillë që të martohet me kërkesë. Në raste të tilla, gjykata mund të kërkojë mendimin e prindit,
të mbikëqyrësit ose të kujdestarit të personit dhe të organit të kujdestarisë (Qendrës
Komunale për Punë Sociale).


Neni 21.

Gjinia e gjakut

(1) Nuk mund të lidhin martesë personat në gjini të gjakut në vijë të drejtë, ose në vijë të
tërthortë siç janë vëllau dhe motra prej një ati dhe një nëne, motra dhe vëllau prej atit ose
nënës, xhaxhai dhe mbesa, daja dhe mbesa, tezja dhe nipi, as fëmijët e vëllezërve dhe
motrave të një ati dhe nëne dhe fëmijët e vëllezërve dhe të motrave prej atit ose nënës;
(2) Kjo do të zbatohet edhe për vëllezërit dhe motrat prej një ati ose nënës, si dhe nëse
marrëdhënia e tillë ka pushuar së ekzistuari për shkak të adoptimit.
(3) Gjinia e gjakut e bashkësisë jashtëmartesore është pengesë për martesë sikurse edhe
ajo martesore.


Neni 22.

Adoptimi

(1) Adoptimi është pengesë martesore.
(2) Gjinia e themeluar me adoptim është pengesë për martesë sikurse edhe gjinia e gjakut.


Neni 23.

Krushqia

(1) Nuk mund të lidhin martesë personat në gjini krushqie; vjehrri dhe e reja, dhëndri dhe
vjehrra, njerka dhe thjeshtëri, njerku dhe thjeshtra, pa marrë parasysh faktin se a ka pushuar
martesa lidhja e së cilës ka sjellë këtë marrëdhënie.
(2) Për shkaqe të arsyeshme, gjykata kompetente mund të lejojë lidhjen e martesës midis
personave në gjini të krushqisë, pasi të ketë marrë mendimin e Organit të Kujdestarisë.


Neni 24.

Kujdestaria

(1) Martesa midis kujdestarit dhe personit nën kujdestari është e ndaluar gjatë kohës së
kujdestarisë.
(2) Për shkaqe të arsyeshme, gjykata kompetente mund të lejojë martesën midis personave
siç është përcaktuar në nenin 23 të këtij Ligji, nëse ka marrë mendimin nga Organi i
Kujdestarisë.
(3) Kujdestaria pushon pas martesës midis këtyre personave, ndërsa martesa vazhdon të
mbetet në fuqi.

4. Kërkesa për lidhjen e martesës


Neni 25.

Kërkesa për lidhjen e martesës

(1) Personat që dëshirojnë të lidhin martesë duhet të paraqesin kërkesë pranë ofiqarit të
kuvendit komunal.
(2) Kërkesës për lidhjen e martesës duhet t’i bashkëngjitet çertifikata e lindjes dhe sipas
nevojës edhe dokumente të tjera në bazë të kërkesës së ofiqarit;
(3) Për datën e lidhjes së martesës vendos ofiqari në marrëveshje me personat që
dëshirojnë të lidhin martesën.

Neni 26.

Informatat e ndërsjella

Pas parashtrimit të kërkesës për lidhjen e martesës, ofiqari do t’u rekomandojë personave që
dëshirojnë të lidhin martesë që deri në datën e lidhjes së martesës, që në mënyrë të
ndërsjellët të informohen lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, të vizitojnë konsulentin
familjar për të siguruar mendimin profesional përkitazi me zhvillimin e marrëdhënieve
harmonike martesore dhe familjare, të njihen me mundësitë dhe përparësitë e planifikimit të
familjes, si dhe të pajtohen lidhur me mbiemrin e ardhshëm.

5. Procedura për lidhjen e martesës


Neni 27.

Vendi për lidhjen e martesës

(1) Lidhja e martesës bëhet në mënyrë solemne në lokalet posaçërisht të caktuara për këtë
qëllim.
(2) Lidhja e martesës mund të bëhet edhe në lokale tjera, nëse kjo kërkohet nga
bashkëshortët e ardhshëm dhe nëse kërkesa e tyre bëhet për shkaqe të arsyeshme.

Neni 28.

Procedura para ofiqarit (nëpunësit të gjendjes civile)

(1) Për të lidhur martesë është e nevojshme që dy persona të gjinisë së kundërt, në prani të
të tjerëve, të shprehin në mënyrë të lirë vullnetin dhe pajtimin e tyre për martesë përpara
ofiqarit.
(2) Deklarata duhet të jetë e pakushtëzuar dhe e menjëhershme.
(3) Palët pjesëmarrëse gjatë lidhjes së martesës janë bashkëshortët, dy dëshmitarë dhe ofiqari.
(4) Secili person me aftësi për të vepruar mund të jetë dëshmitar gjatë lidhjes së martesës.

Neni 29.

Pajtimi i ofiqarit

Ofiqari është i detyruar të lejojë procedurën për lidhjen e martesës nëse nuk ekzistojnë
pengesa dhe ndalesa. Ofiqari është i detyruar të refuzojë bashkëpunimin në procedurën e
martesës nëse ekziston ndonjë pengesë apo ndalesë. Ofiqari nuk ka të drejtë të refuzojë
bashkëpunimin nëse nuk ekzistojnë pengesa apo ndalesa.

Neni 30.

Lidhja e martesës

Lidhja e martesës fillon me raportin e paraqitur nga ofiqari, duke treguar prezencën e
bashkëshortëve të ardhshëm dhe mosekzistimin e pengesave dhe ndalesave martesore të
parapara me këtë Ligj. Kjo konstatohet në bazë të dokumenteve të parashtruara dhe
deklaratave të bashkëshortëve të ardhshëm, si dhe deklaratave të dëshmitarëve.

Neni 31.

Lidhja e martesës

(1) Në rast se ofiqari konstaton mosekzistimin e pengesave dhe ndalesave për lidhjen e
martesës, ai i njofton bashkëshortët e ardhshëm mbi dispozitat e këtij Ligji përkitazi me të
drejtat dhe detyrimet e tyre edhe gjithashtu ua lexon këto dispozita.
(2) Ofiqari duhet t’i pyes bashkëshortët e ardhshëm veç e veç nëse pajtohen të martohen me
njeri-tjetrin.
(3) Pasi t’i ketë siguruar deklaratat mbi pajtimin për hyrje në martesë, ofiqari e shpall
martesën të lidhur.


6. Refuzimi për lidhjen e martesës


Neni 32.

Refuzimi për lidhjen e martesës


Në qoftë se ofiqari konstaton ekzistimin e çfarëdo pengese apo ndalese martesore, ai i
komunikon gojarisht parashtruesve të kërkesës se nuk mund të lidhin martesë dhe harton
procesverbalin lidhur me këtë.

Neni 33.

Procedura administrative

(1) Nëse personat që kanë paraqitur fletëparaqitjen për lidhjen e martesës nuk pajtohen me
komunikimin verbal siç është përcaktuar në nenin 32 të këtij Ligji, ata mund të kërkojnë nga
ofiqari që të nxjerrë aktvendim për refuzimin e fletëparaqitjes për lidhjen e martesës.
(2) Paraqitja e ankesës kundër aktvendimit nga paragrafi 1 i këtij neni mund të bëhet brenda
8 ditëve nga dita e njoftimit mbi moslejimin për lidhjen e martesës nga organet kompetente.
Sipas kërkesës nga paragrafi 2 i këtij neni, organi kompetent është i detyruar që në
procedurën administrative të nxjerrë vendim në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të
kërkesës.

Neni 34.

Pjesëmarrja

Në rast se në datën e lidhjes së martesës nusja, dhëndëri apo që të dy nuk paraqiten dhe
mungesën e tyre nuk e arsyetojnë, kërkesa për lidhjen e martesës do të konsiderohet se
është tërhequr.

Neni 35.

Libri amzë i kurorëzimit

(1) Ofiqari e regjistron lidhjen e martesës në Librin amzë të kurorëzuarve dhe i njëjti libër
nënshkruhet nga bashkëshortët, dy dëshmitarët dhe ofiqari.
(2) Menjëherë pas lidhjes së martesës, bashkëshortëve u lëshohet çertifikata nga Libri amzë
i të kurorëzuarve.


7. Rregullativa për martesën religjioze


Neni 36.

Preliminaret (Çështjet paraprake)

Personat që dëshirojnë të lidhin martesë në pajtim me rregullat fetare (religjioze) nuk mund ta
bëjnë një gjë të tillë, përderisa ata nuk e dëshmojnë lidhjen e martesës ligjore me çertifikatë
të lëshuar nga regjistri i ofiqarit.

Neni 37.

Dokumentacioni

(1) Zyrtari nga bashkësia religjioze, përpara të cilit është lidhur martesa sipas rregullave
fetare, i dërgon ofiqarit dokumentin e nënshkruar nga bashkëshortët, dëshmitarët dhe nga
përfaqësuesi i bashkësisë fetare, duke e dokumentuar me këtë lidhjen e martesës.
(2) Dokumenti i paraparë në paragrafin 1 të këtij neni do t’i dërgohet ofiqarit brenda afatit prej
pesë ditësh nga dita e lidhjes së martesës.

Neni 38.

Regjistrimi

(1) Ofiqari është i detyruar që të regjistrojë martesën e lidhur në mënyrë religjioze brenda tri
ditësh pas pranimit të dokumentit të paraparë në këtë Ligj.
(2) Menjëherë pas regjistrimit të martesës religjioze në librin amëz të të kurorëzuarve, ofiqari
do të lëshojë çertifikatën e martesës fetare (religjioze).

8. Bashkësia faktike (Bashkësia jashtëmartesore)


Neni 39.

Përkufizimi

(1) Bashkësia faktike (Bashkësia jashtëmartesore) konsiderohet marrëdhënia faktike midis
burrit dhe gruas që jetojnë në çifte, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët që paraqet një
karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie.
(2) Bashkësia faktike (Bashkësia jashtëmartesore) është e barabartë me statusin martesor
nga aspekti i të drejtave dhe detyrimeve për përkujdesje, mbështetje financiare reciproke,
dhe të drejtat pasurore ashtu siç është specifikuar në këtë ligj.
(3) Bashkësia faktike nuk e jep efektin nga paragrafi 2 i këtij neni nëse në kohën e formimit të
saj kanë ekzistuar këto pengesa martesore: martesa ekzistuese, gjinia e gjakut në shkallën e
ndaluar nga ky ligj, gjinia adoptuese, sëmundja psikike dhe paaftësia për të gjykuar, përveç
nëse ndonjë pengesë ka pushuar ndërkohë.

Neni 40.

Kërkesat

Njerëzit konsiderohet se jetojnë në bashkësi faktike (bashkësi jashtëmartesore) nëse ata:
1. Kanë të drejtë të martohen, por nuk kanë lidhur martesë ligjore;
2. Kanë bashkëjetuar haptazi sikur një çift bashkëshortor.

Neni 41.

Përfitimet

Në bashkësi faktike (bashkësi jashtëmartesore), bashkëshortët detyrohen ndaj njëri tjetrit për
respekt të njëjtë, mirëkuptim të dyanshëm dhe ndihmë sikur në bazë të martesës ligjore.

{mospagebreak title=TË DREJTAT DHE DETYRIMET E BASHKËSHORTËVE}
III. TË DREJTAT DHE DETYRIMET E BASHKËSHORTËVE


Neni 42.

Bashkëjetesa martesore

(1) Bashkëshortët në martesë janë të barabartë, në të gjitha marrëdhëniet personale dhe
pronësore.
(2) Martesa lidhet për tërë kohëzgjatjen e jetës.
(3) Bashkëshortët janë të detyruar të jenë besnik ndaj njëri tjetrit dhe në mënyrë reciproke ta
ndihmojnë, respektojnë dhe mbështesin financiarisht njeri tjetrin, posaçërisht në rastet kur njëri
prej tyre nuk ka bazë të mjaftueshme materiale për jetesë.
(4) Bashkëshortët do të zhvillojnë dhe shprehin ndjenjën e solidaritetit reciprok, si dhe
solidaritetin ndaj fëmijëve të tyre të lindur në martesë apo të adoptuar.

Neni 43.

Mbiemri martesor

(1) Bashkëshortët duhet të caktojnë mbiemrin e tyre të përbashkët.
(2) Me rastin e lidhjes së martesës, bashkëshortët me marrëveshje mund të vendosin:
1. që secili ta mbajë mbiemrin e vet;
2. që i përbashkët të jetë mbiemri i njërit prej bashkëshortëve;
3. që t’ia bashkëngjisin mbiemrin e vet mbiemrit të njërit prej bashkëshortëve.
(3) Kombinimi i mbiemrit nuk do të jetë i mundur, nëse mbiemrat e bashkëshortëve tanimë
përbëhen nga mbiemri i dyfishtë. Në rast të tillë vetëm njeri nga mbiemrat mund të
kombinohet me emrin e bashkëshortit tjetër dhe të bëhet mbiemër martesor.
(4) Në rast se bashkëshortët nuk vendosin lidhur me mbiemrin martesor, secili prej tyre
mban mbiemrin e vet.

Neni 44.

Vendbanimi, Ekonomia familjare, Profesioni

(1) Bashkëshortët vendosin për vendin e banimit me marrëveshje.
(2) Bashkëshortët vendosin për udhëheqjen e ekonomisë së përbashkët familjare me
marrëveshje.
(3) Në rast se njëri nga bashkëshortët është përgjegjës për mirëmbajtjen e shtëpisë, ai
udhëheq shtëpinë në përgjegjësinë vetanake.
(4) Që të dy bashkëshortët kontribuojnë në mirëmbajtjen e familjes në proporcion me aftësitë
e tyre individuale.
(5) Secili bashkëshort është i pavarur në zgjedhjen e punës dhe profesionit.


IV. MARRËDHËNIET PASURORE TË BASHKËSHORTËVE

Neni 45.

Parimet themelore

Në bazë të institucionit ligjor të “Pronësia e përbashkët e pronës së fituar më vonë” pasuria e
bashkëshortëve mund të jetë pasuri e veçantë ose e përbashkët.

Neni 46.

Pasuria e veçantë e bashkëshortëve


(1) Pasuria e cila i ka takuar bashkëshortit në çastin e lidhjes së martesës do të mbetet
pasuri e veçantë e tij;
(2) Pasuria e veçantë është gjithashtu edhe pasuria e fituar gjatë kohëzgjatjes së martesës
përmes trashëgimit, dhurimit apo ndonjë forme tjetër ligjore të fitimit të pasurisë;
(3) Pasuria që i takon bashkëshortit duke u bazuar në proporcionin e pasurisë së përbashkët
është gjithashtu pasuri e veçantë;
(4) Një prodhim arti, punë intelektuale apo pronë intelektuale konsiderohet pasuri e ndarë e
bashkëshortit/ës që e ka krijuar;
(5) Secili bashkëshort në mënyrë të pavarur e administron dhe e posedon pasurinë e vet të
veçantë gjatë gjithë kohës së martesës.

1. Pasuria e përbashkët e bashkëshortëve


Neni 47.

Pasuria e përbashkët


(1) Pasuri e përbashkët e bashkëshortëve është pasuria e fituar me punë gjatë vazhdimit të
martesës, si edhe të hyrat që rrjedhin nga pasuria e tillë;
(2) Pasuria e përbashkët mund të përfshijë gjithashtu të drejtat sendore dhe të detyrimeve;
(3) Pasuria e bashkëshortëve e fituar bashkërisht përmes lojërave të fatit konsiderohet
pasuri e përbashkët.
(4) Bashkëshortët janë pronarë të përbashkët në pjesë të barabarta të pasurisë së
përbashkët nëse ndryshe nuk janë marrë vesh;

Neni 48.

Zbatimi


Ligjet në fuqi me të cilët rregullohen të drejtat dhe detyrimet në pasuri të patundshme do të
zbatohen për pasurinë e përbashkët, përveç rasteve kur me këtë Ligj parashihet ndryshe.

Neni 49.

Administrimi i pasurisë së përbashkët


Pasurinë e përbashkët bashkëshortore gjatë martesës bashkëshortët e administrojnë dhe e
disponojnë bashkërisht dhe me marrëveshje.

Neni 50.

Pasuria e paluajtshme


(1) Të drejtat e bashkëshortëve për sendet e paluajtshme, të cilat janë pasuri e tyre e
përbashkët, ashtu siç parashihet në nenin 47 të këtij Ligji, regjistrohen në Regjistrin publik të
pasurive të paluajtshme në emër të të dy bashkëshortëve, si pasuri e përbashkët në pjesë të
papërcaktuara.
(2) Kur vetëm njëri prej bashkëshortëve regjistrohet si bartës i së drejtës pronësore për
pasurinë e përbashkët në regjistrin e të drejtave në pasuri të patundshme, do të konsiderohet
se regjistrimi është bërë në emër të dy bashkëshortëve. Pasuria nuk mund të tjetërsohet pa
pëlqimin e të dy bashkëshortëve, ashtu siç është përcaktuar me ligjin në fuqi.
(3) Në rastet kur që të dy bashkëshortët janë të regjistruar në Regjistrin publik të
paluajtshmërive si pronarë të përbashkët në pjesë të caktuara, konsiderohet se ata në këtë
mënyrë e kanë bërë pjesëtimin e pasurisë së përbashkët.

Neni 51.

Marrëveshjet kontraktuese për posedim dhe administrim


(1) Bashkëshortët mund të kontraktojnë që administrimi dhe disponimi i pasurisë së
përbashkët, në tërësi ose pjesë të saj, të bëhet nga njëri prej bashkëshortëve.
(2) Kontrata mund të kufizohet edhe vetëm në administrim ose vetëm disponim . Kur nuk
është kontraktuar ndryshe, administrimi përfshin edhe posedimin në kuadër të aktiviteteve të
rregullta.
(3) Kontrata po ashtu mund t’i referohet të gjitha akteve të veçanta të administrimit të rregullt
ose akteve të veçanta të përcaktuara.

2. Pjesëtimi i pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve


Neni 52.

Parimet


Asnjëri nga bashkëshortët nuk mund që në mënyrë arbitrare të privohet nga pasuria e tij.

Neni 53.

Pjesëtimi me marrëveshje



(1) Bashkëshortët, në çdo kohë, mund të pjesëtojnë pasurinë e tyre të përbashkët me
marrëveshje.
(2) Pjesëtimi i pasurisë së përbashkët mund të bëhet kur bashkëshortët caktojnë ose
kërkojnë t’u caktohen pjesët e tyre në pasurinë e përbashkët dhe kështu bëhen pronarë në
pjesë të caktuara.
(3) Marrëveshja nga paragrafi 1 dhe 2 e këtij neni duhet të bëhet medoemos me shkrim në
pajtim me kërkesat formale, të përcaktuara me ligjin në fuqi mbi pasurinë për arritjen e
marrëveshjeve të tilla.

Neni 54.

Vlerësimi i pasurisë së përbashkët në rast të mosmarrëveshjes


(1) Nëse nuk arrihet marrëveshja në kohën kur pjesa e secilit prej bashkëshortëve i takon
pasurisë së përbashkët, ajo duhet të vendoset nga gjykata. Vendimi duhet të bazohet në
kontributin e bashkëshortëve, përmes vlerësimit të të gjitha rrethanave dhe jo duke marrë
parasysh vetëm të ardhurat personale dhe të hyrat e tjera të secilit bashkëshort, por edhe
ndihmën e njërit prej bashkëshortëve të ofruar bashkëshortit tjetër, si kujdesin për fëmijët,
udhëheqjen e punëve të shtëpisë, përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e pasurisë si dhe çfarëdo
forme tjetër të punës dhe të bashkëpunimit lidhur me administrimin, mirëmbajtjen dhe shtimin
e pasurisë së përbashkët.
(2) Gjykata kompetente vendos po ashtu në rast të mosmarrëveshjes lidhur me pjesët e
pasurisë së bashkëshortëve të paraparë sipas këtij neni.

Neni 55.

Përcaktimi i pjesëve


(1) Pjesa e pasurisë së bashkëshortëve përcaktohet duke përdorur kriteret e njëjta ashtu siç
janë përcaktuar në nenin 54 (1).
(2) Pjesa më e madhe e pasurisë së bashkëshortit në një send apo në të drejtën e caktuar,
mund të përcaktohet nga gjykata vetëm nëse ai send ose e drejtë ekonomikisht është e
pavarur në krahasim me sendet dhe të drejtat e tjera në pasurinë e përbashkët, dhe
bashkëshorti për fitimin e atij sendi apo të drejte ka marrë pjesë me të hyrat nga pasuria e tij
e veçantë.
(3) Bashkëshorti, i cili pas pushimit të bashkësisë martesore, përmes investimit, rrit vlerën e
sendeve të pasurisë së përbashkët, ka të drejtën të kërkojë nga bashkëshorti tjetër
kompensimin nëse investimet kanë qenë të domosdoshme dhe të dobishme. Kompensimi do
të jetë në proporcion me pjesën e tij në atë send.
(4) Bashkëshorti tjetër mund të lirohet nga detyrimi i tillë nëse pranon pjesën më të madhe
së pjesës të atij sendi në proporcion me investimet e bëra.

Neni 56.

Afatet dhe subjektet


(1) Ndarja e pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve mund të kërkohet gjatë martesës
dhe pas pushimit të saj.
(2) Të drejtën që të kërkojnë pjesëtimin e pasurisë së përbashkët janë: bashkëshortët,
trashëgimtarët e bashkëshortit të vdekur ose të bashkëshortit të shpallur të vdekur, si dhe
kreditori i njërit prej bashkëshortëve, nëse kërkesa e kreditorit nuk mund të realizohet nga
pasuria e pjesëtuar e atij bashkëshorti.

Neni 57.

Përgjegjësitë dhe detyrat


(1) Bashkëshortët janë përgjegjës për detyrimet e tyre personale që rezultojnë nga pasuria e
pjesëtuar dhe detyrimet e tyre që rezultojnë nga pjesa e tyre në pasurinë e përbashkët.
(2) Të dy bashkëshortët janë të ngarkuar me detyrimet e përbashkëta dhe individuale
përmes pasurisë së tyre të përbashkët dhe të pjesëtuar, për detyrimet që njëri nga
bashkëshortët duhet të përmbushë kundrejt personave të tretë si dhe detyrimet që duhet të
përmbushen nga të dy bashkëshortët.
(3) Bashkëshorti, i cili përmes pasurisë së tij të veçantë e ka përmbushur detyrimin solidar,
ka të drejtë të kërkojë që bashkëshorti tjetër t’ia shpërblejë pjesën e detyrimit që e ka
përmbushur.

3. Marrëdhëniet pronësore të bashkëshortëve jashtëmartesor


Neni 58.

Parimet


(1) Pasuria e fituar përmes punës së përbashkët të burrit dhe të gruas në marrëdhëniet
jashtëmartesore (partneritet pa bashkëjetesë) konsiderohet pasuri e tyre e përbashkët.
(2) Pasuria e fituar gjatë bashkësisë faktike (bashkësisë jashtëmartesore) dhe e cila pasuri i
nënshtrohet ndarjes ose pjesëtimit konsiderohet pasuri e përbashkët. Dispozitat e këtij Ligji
lidhur me ndarjen e pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve të një martese ligjërisht të
regjistruar zbatohen në mënyrë analoge për marrëdhëniet pronësore të personave në
bashkësi faktike (bashkësi jashtëmartesore).

PJESA E TRETË
SHUARJA E MARTESËS

I. PARIMET


Neni 59.

Parimet e përgjithshme


Gjykata dhe çdo person i interesuar për shuarje të martesës do t’i ketë parasysh parimet e
mëposhtme të përgjithshme.
1. institucioni i martesës duhet të ruhet;
2. bashkëshortët në martesë e cila mund të jetë shkëputur duhet të inkurajohen ti marrin të
gjitha hapat e zbatueshëm përmes këshillimit për martesë, procedurave të pajtimit të
parashikuara në këtë ligj, ose tjera për ta ruajtur martesën.
3. martesa e cila në mënyrë të pakthyeshme është shkëputur duhet të shuhet:
a. me një minimum të shqetësimit për palët dhe fëmijët e prekur,
b. të zgjidhet në atë mënyrë që të promovojnë sa më mirë marrëdhënie të vazhdueshme
mes palëve dhe fëmijëve të prekur si është e mundur në rrethanat, dhe
c. pa shpenzime të paarsyeshme të përfshira në lidhje me procedurat që duhet
ndjekur në sjelljen e martesës në një përfundim, dhe
4. Se çdo rrezik për të keqe ose dhunë ndaj bashkëshortëve dhe fëmijëve duhet të
shmanget.

Neni 60.

Mënyrat e shuarjes së martesës


(1) Martesa shuhet me vdekjen e bashkëshortit, shpalljen e bashkëshortit të zhdukur të
vdekur, anulimit dhe shkurorëzimit.
(2) Martesa zgjidhet vetëm pas parashtrimit të padis dhe me vendim të gjykatës përmes
anulimit (martesa e pavlefshme) ose zgjidhjes (shkurorëzimit)..
(3) Anulimi ose shkurorëzimi prodhojnë efekte juridike kur aktgjykimi i gjykatës për anulimin
ose shkurorëzimin e martesës marrin formën e prerë.
(4) Kur bashkëshorti i zhdukur shpallet i vdekur, martesa zgjidhet në ditën kur vdekja e
bashkëshortit të zhdukur arrihet me aktvendimin e formës së prerë.

Neni 61.

Nuk kërkohet veprim ligjor zyrtar



Për ta shuar një bashkësi faktike apo një bashkësi jashtëmartesore nuk kërkohet veprim ligjor
zyrtar.

II. ANULIMI I MARTESËS


Neni 62.

Kolizioni i martesës


(1) Martesa e lidhur në kohën e ekzistimit të martesës së mëparshme të njërit nga
bashkëshortët është nule.
(2) Martesa e re e lidhur në kohën e ekzistimit të martesës së mëparshme të njërit nga
bashkëshortët nuk do të anulohet, nëse martesa e mëparshme është zgjidhur ndërkohë.
(3) Kur të dy martesat zgjidhen njëkohësisht për shkak të vdekjes së bashkëshortit i cili ka
hyrë në martesë të re duke qenë i martuar me person tjetër, martesa e re do të anulohet,
përveç në rastet kur martesa e re ka zgjatur për disa vite, dhe kur bashkëshorti nga martesa
e mëparshme nuk ka ndërmarrë veprime për të rithemeluar bashkësi martesore dhe
bashkëjetesë.

Neni 63.

Frika, dhuna, kërcënimi


Martesa do të anulohet nëse bashkëshorti e ka dhënë pëlqimin me anë të frikës, dhunës ose
kërcënimit serioz.

Neni 64.

Mungesat formale


Martesa mund të anulohet nëse kërkesat formale për martesë të parapara në nenet 14-25
dhe 28 të këtij ligji nuk janë plotësuar. Respektivisht nëse:
(1) bashkëshorti nuk ka aftësi për të vepruar për shkak të sëmundjes psikike të
diagnostifikuar apo shkaqeve tjera,
(2) martesa është e lidhur në mes të personave në gjini gjaku, ose personave në gjini të
adoptimit apo në gjini të krushqisë.

Neni 65.

Lajthimi dhe mashtrimi


(1) Martesa mund të anulohet nëse është lidhur në lajthim për sa i përket identitetit të
bashkëshortit;
(2) Martesa e lidhur me mashtrim të paramenduar për faktet të cilat po të njiheshin me kohë
do ta ndalonin bashkëshortin tjetër ta lidhte këtë martesë dhe që tani e bëjnë jetën e
përbashkët të padurueshme do të anulohet.

Neni 66.

Mungesa e qëllimit


(1) Martesa e lidhur pa qëllim të bashkëjetesës në mes bashkëshortëve është nule.
(2) Martesa është e pavlefshme kur bashkëshortët me anë të martesës në të vërtetë nuk kanë
qenë të interesuar të krijojnë bashkëjetesë, por të fshehin disa veprime juridike ose fillimisht
dëshirojnë të arrijnë qëllime tjera (siç janë trashëgimi ligjor, pensioni familjar, ikja nga
përgjegjësia penale, dhe keqpërdorimi i çfarëdo të drejte tjetër).
(3) Martesa e tillë nuk do të anulohet nëse më vonë vendoset të krijohet bashkëjetesa.

Neni 67.

E drejta për të parashtruar padi


(1) Personat që kanë të drejtë të parashtrojnë padi për anulimin e martesës për shkaqet e
parapara në këtë Ligj janë bashkëshortët, prokurori publik dhe të gjithë personat tjerë të cilët
kanë interes të drejtpërdrejtë juridik për anulimin e martesës.
(2) Kur shkaqet e parapara në këtë Ligji shuhen, e drejta për të parashtruar padi për
anulimin e martesës i takon vetëm bashkëshortit i cili ka pësuar sëmundje psiqike apo për
shkaqe tjera ka qenë i paaftë për të vepruar. Padia duhet të parashtrohet brenda një viti nga
data kur shkaqet e lartpërmendura shuhen.

III. SHKURORËZIMI


Neni 68.

Shkurorëzimi


(1) Martesa mund të zgjidhet me shkurorëzim vetëm në bazë të vendimit të gjykatës
(2) Njëri apo të dy bashkëshortët me marrëveshje të dyanshme mund të kërkojnë
shkurorëzim duke parashtruar padi në gjykatën kompetente.
(3) E drejta për ngritjen e padis për shkurorëzim nuk mund të kalohet te trashëgimtarët, por
trashëgimtarët e paditësit mund të vazhdojnë procedurën e filluar për të verifikuar bazën e
padisë.
(4) Nëse njëri nga bashkëshortët paraqet padi për shkurorëzim, kurse bashkëshorti tjetër më
së voni deri në përfundimin e seancës kryesore gjyqësore, deklaron shprehimisht se nuk e
kundërshton bazueshmërinë e kërkesëpadisë, do të konsiderohet se bashkëshortët kanë
paraqitur propozimin për shkurorëzim me marrëveshje.

Neni 69.

Shkaqet për shkurorëzim


(1) Bashkëshorti mund të kërkojë shkurorëzim kur marrëdhëniet martesore janë çrregulluar
seriozisht ose në mënyrë të vazhdueshme, ose kur për shkaqe të tjera është zgjidhur në
mënyrë të pa kthyeshme.
(2) Shkaqet e shkurorëzimit janë mes tjerash: jeta e padurueshme e bashkëshortëve, shkelja
e besnikërisë bashkëshortore, veprat penale kundër jetës së bashkëshortit, keqtrajtimi serioz,
lënia qëllimkeqe dhe e paarsyeshme, sëmundja psikike e pashërueshme dhe paaftësia e
vazhduar për të vepruar, ndërprerja e paarsyeshme e jetës faktike për më shumë se një vit
dhe shkurorëzimi me marrëveshje të dyanshme.


IV. MBROJTJA E FËMIJËVE DHE BASHKËSHORTËVE


Neni 70.

Parimet e mbrojtjes


(1) Bashkëshortët nuk do të parashtrojnë padi për shkurorëzim gjatë shtatzënisë së gruas
dhe derisa fëmija i tyre i përbashkët t’i këtë mbushur një vit.
(2) Së bashku me propozimin për shkurorëzim me marrëveshje të dyanshme, bashkëshortët
janë të detyruar të parashtrojnë marrëveshjen me shkrim për përkujdesje, edukim dhe
ushqim të fëmijëve të tyre të përbashkët si dhe propozimin me shkrim mbi atë se si kontaktet
personale mes fëmiut dhe të dy prindërve do të garantohen në të ardhmen.
(3) Leja për shkurorëzim mund të mos jepet ose mund të shtyhet edhe pse martesa ka
dështuar vetëm në raste të veçanta nëse dhe përderisa ruajtja e martesës bëhet për arsye
specifike, të domosdoshme për interesin e fëmijës.

Neni 71.

Mbajtja e domosdoshme e bashkëshortit


(1) Gjatë procedurave të kontesteve martesore, gjykata me vendim duke u bazuar në padi,
mund të caktojë masa të përkohshme për sigurimin e mbajtjes financiare për bashkëshortin
dhe vendosjen e tij.
(2) Ankesa kundër vendimit nga paragrafi 1 i këtij neni nuk e ndal ekzekutimin e vendimit.

V. PROCEDURA NË KONTESTET MARTESORE


1. Çështjet paraprake

Neni 72.

Kompetenca


Në kontestet martesore kompetencën territoriale përveç gjykatës me kompetencë të
përgjithshme territoriale e ka edhe gjykata në territorin e të cilës bashkëshortët kanë pasur
vendbanimin e fundit të përbashkët.

Neni 73.

Kolegji i gjykatës


Procedurën në kontestet martesore në shkallën e parë e zhvillon dhe i merr vendimet kolegji i
përbërë prej një gjyqtari dhe dy gjyqtarëve porotë, kurse në shkallën e dytë kolegji prej tre
gjyqtarëve.

Neni 74.

E drejta e kujdestarit


Kujdestari mund të parashtrojë padi për shkurorëzim në emër të bashkëshortit i cili vuan nga
sëmundjet psikike të diagnostifikuara, ose në emër të personit të paaftë për të vepruar vetëm
me pëlqimin e mëparshëm të Organit të Kujdestarisë.

Neni 75.

Përjashtimi i Publikut


Publiku përjashtohet nga procedurat e kontestit martesor.

2. Përpjekjet për Pajtim


Neni 76.

Parimet


(1) Aktgjykimi për shkurorëzim duhet të merret pas një periudhe të përpjekjeve për pajtim të
zhvilluara nga gjykata në seanca të veçanta përveç kur:
1. një nga bashkëshortët është i paaftë për të vepruar
2. kur një apo të dy bashkëshortët jetojnë jashtë vendit
3. kur nuk dihet vendbanimi i njërit nga bashkëshortët
(2) Periudha e pajtimit do t‘u mundësojë bashkëshortëve një periudhë për të shqyrtuar dhe
vlerësuar vendimin e tyre duke marrë parasysh të gjitha rrethanat dhe pasojat.

Neni 77.

Procedurat e pajtimit


(1) Në kontestin e shkurorëzimit gjykata është e detyruar të tentojë të arrijë pajtimin formal.
(2) Aktgjykimi për shkurorëzim u dërgohet palëve vetëm pas përfundimit të procedurës dhe
vetëm nëse pajtimi nuk ka pasur sukses.

Neni 78.

Seanca e pajtimit


Kur gjykata udhëheq procedurën e pajtimit të bashkëshortëve, ajo do të caktojë seanca të
veçanta në përpjekje për të arritur pajtimin përderisa konstaton se gjasat për arritjen e pajtimit
akoma ekzistojnë.

Neni 79.

Pjesëmarrja, tërheqja e lutjes


(1) Në seancën për përpjekjen që të arrihet pajtimi ftohen të dy bashkëshortët për të marrë
pjesë personalisht;
(2) Nëse njëri ose që të dy bashkëshortët edhe pse janë ftuar në mënyrë të rregullt,
mungojnë nga seanca për përpjekjen që të arrihet pajtimi, dhe asnjëri prej tyre nuk e
arsyetojnë mungesën gjykata, do të çmojë se a do të caktojë seancën e re për përpjekjen e
arritjes së pajtimit ose do të konsiderojë se pajtimi ka dështuar;
(3) Kur njëri apo të dy bashkëshortët të cilët me propozimin e përbashkët kanë filluar
procedurën për shkurorëzim me marrëveshje nuk paraqiten në seancën për përpjekje që të
arrihet pajtimi, dhe mungesa e tyre nuk arsyetohet, do të konsiderohet se kanë tërhequr
propozimin.

Neni 80.

Kompetenca lëndore e Organit të Kujdestarisë në procedurën e pajtimit


(1) nëse bashkëshortët kanë një apo më shumë fëmijë të përbashkët të mitur, procedura e
pajtimit zhvillohet para Organit të Kujdestarisë duke zbatuar metodat e punës sociale,
metodat tjera profesionale dhe duke shfrytëzuar shërbimet e këshillimores për martesë dhe
familje si dhe institucioneve tjera profesionale,
(2) procedurat duhet të mbështeten nga parimet e vullnetit të mirë dhe bashkëveprimit
(3) në raste të tjera, procedurën e pajtimit të bashkëshortëve e zbaton gjykata nëse kryetari i
kolegjit gjyqësor nuk e çmon se do të ishte e arsyeshme që procedura e pajtimit t’i kalojë
Organit të Kujdestarisë.
(4) Në shkresën me të cilën procedura e pajtimit i kalon organit të kujdestarisë do të
shënohen emrat dhe adresat e bashkëshortëve, data e fillimit të procedurës për shkurorëzim
si dhe shkaqet kryesore për të cilat kërkohet shkurorëzimi. Nëse në martesë ka fëmijë të
mitur do të shënohen edhe të dhënat për fëmijët.

Neni 81.

Kompetenca Territoriale Ligjore


(1) Për procedurën e pajtimit, përveç Organit të Kujdestarisë në territorin e të cilit ndodhet
vendbanimi ose vendqëndrimi i të paditurit, është kompetent edhe Organi i Kujdestarisë në
territorin e të cilit bashkëshortët kanë pasur vendbanimin e fundit të përbashkët;
(2) Kur procedura fillon me propozimin për shkurorëzim me marrëveshje të dyanshme,
kompetent për procedurën e pajtimit të bashkëshortëve është Organi i Kujdestarisë në
territorin e të cilit e ka vendbanimin ose vendqëndrimin njëri prej bashkëshortëve si dhe
Organi i Kujdestarisë në territorin e të cilit bashkëshortët e kanë pasur vendbanimin e fundit
të përbashkët.

Neni 82.

Mbrojtja e Fëmijëve në procedurën e pajtimit


Në procedurën e pajtimit, Organi i Kujdestarisë konstaton se në çfarë kushte për jetë dhe
zhvillim ndodhen fëmijët e përbashkët të bashkëshortëve dhe ndërmerr të gjitha masat e
nevojshme që të sigurojë edukimin, sigurinë dhe mbajtjen financiare, duke u përpjekur që të
arrijë marrëveshje ndërmjet bashkëshortëve në mënyrë që të mbrojë interesat e fëmijëve.

Neni 83.

Afati në procedurën e pajtimit pranë Organit të Kujdestarisë


(1) Procedura e pajtimit pranë Organit të Kujdestarisë nuk mund të zgjasë më shumë se tre
muaj, por mund të vazhdohet, nëse bashkëshortët pajtohen që të vazhdojnë një procedurë të
këtillë pas përfundimit të këtij afati.
(2) Organi i Kujdestarisë është i detyruar pa vonesë të dërgojë në gjykatë raportin më shkrim
lidhur me rezultatin e procedurës së pajtimit.

3. Procedurat e Gjykatës


Neni 84.

Hetimet \ kërkimet e gjykatës


(1) Kur procedura ka filluar me propozimin e bashkëshortëve për shkurorëzim me anë të
marrëveshjes së dyanshme, faktet në të cilat është mbështetur propozimi nuk hetohen ,
sidoqoftë gjykata mund të vendosë që të zhvillohet procedura e provave, sikurse sipas
padisë për shkurorëzim, nëse në procedurën e pajtimit çmon se për arsye fundamentale
fëmijët e përbashkët të mitur kërkojnë që të ruhet martesa.
(2) Nëse bashkëshortët kanë fëmijë të përbashkët gjykata mund t’i hetojë faktet dhe ta
zbatojë procedurën e provave rreth pjesës së propozimit të bashkëshortëve që ka të bëjë me
ruajtjen, edukimin dhe mbajtjen financiare të fëmijëve, nëse bindet se propozimi i prindërve
lidhur me këto çështje nuk ofron garanci të nevojshme se interesat e fëmijëve të tyre të mitur
ose të paaftë me këtë marrëveshje do të mbrohen në masë të duhur.

Neni 85.

Përcaktimi i fakteve, në të cilat mbështetet kërkesa


(1) Faktet në të cilat pala e mbështet kërkesën e vet në kontestet martesore gjykata mund t’i
konsiderojë si të kontestueshme edhe atëherë kur ato fakte janë të pa kontestueshme
ndërmjet palëve.
(2) Në kontestet martesore nuk mund të nxirret aktgjykim për shkak të mungesës ose
aktgjykimit në bazë të pranimit.

Neni 86.

Tërheqja e padisë


(1) Në kontestet për shkurorëzim paditësi mund ta tërheqë padinë deri në përfundimin e
seancës kryesore gjyqësore pa pajtimin e të paditurit, kurse me pajtimin e të paditurit derisa
procedura nuk ka përfunduar në formë të prerë.
(2) Propozimin e përbashkët për shkurorëzim me marrëveshje bashkëshortët mund ta tërheqin
derisa aktgjykimi mbi shkurorëzimin të marrë formën e prerë. Do të konsiderohet se është tërhequr
propozimi edhe kur nga propozimi heq dorë njëri bashkëshort.

Neni 87.

Kufizimi i ankesës


Aktgjykimi me të cilin zgjidhet martesa sipas propozimit të përbashkët të bashkëshortëve për
shkurorëzim me marrëveshje të përbashkët mund të goditet vetëm për shkak:
1. Të shkeljes thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore ose
2. Për arsye se propozimi është dhënë në lajthim ose nën ndikimin e shtrëngimit,
ose të mashtrimit.

Neni 88.

Nuk lejohen mjetet e jashtëzakonshme juridike


Nëse martesa është zgjidhur ose është anuluar me aktgjykimin e formës së prerë, vendimi
për shkurorëzimin, përkatësisht për anulimin e martesës nuk mund të goditet me mjete të
jashtëzakonshme juridike.

4. Marrëdhëniet Pasurore pas Shkurorëzimit


Neni 89.

Pjesëtimi i pasurisë së përbashkët


Pjesëtimi i pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve mund të kërkohet gjatë martesës dhe
pas mbarimit të saj me shkurorëzim.

Neni 90.

Udhëzime të pjesëtimit


(1) Me rastin e pjesëtimit të pasurisë së përbashkët, borxhi i pasurisë së përbashkët do të
llogaritet në pjesën e secilit bashkëshort.
(2) Kur bëhet pjesëtimi i pasurisë me kërkesë të njërit prej bashkëshortëve të një martese
ligjërisht të regjistruar, duhet kushtuar vëmendje për të siguruar që pjesa e tij/saj përfshin ato
sende të pasurisë së përbashkët, të cilët i shërbejnë zanatit apo profesionit të tij/saj.
(3) Nëse vlera e sendeve nga paragrafi 2 i këtij neni është jo proporcionalisht e madhe në
krahasim me vlerën e pasurisë së përgjithshme të përbashkët, do të bëhet pjesëtimi edhe i
atyre sendeve, përveç nëse bashkëshorti të cilit këto pjesë duhet t’i takojnë nuk ia siguron
bashkëshortit tjetër pagimin përkatës në para apo vlerën përkatëse ose të përafërt ose nuk ia
cedon bashkëshortit tjetër sipas pëlqimit të tij sendet e tjera me vlerë përkatëse ose të
përafërt. Për këto kompensime qëllimi kërkohet të miratohet nga të dy bashkëshortët.
(4) Kur pjesëtimi fillohet me kërkesën e njërit bashkëshort, atij do t’i dorëzohen ato sende të
pasurisë së përbashkët që i shërbejnë ekskluzivisht përdorimit të tij personal.


Neni 91.

Pagimi në para


Në rast se pjesa e njërit bashkëshort në pasurinë e përbashkët është jo proporcionalisht më e
vogël se pjesa e bashkëshortit tjetër, gjykata, me kërkesën e njërit nga bashkëshortët, duke
pasur parasysh të gjitha rrethanat dhe vlerën e pasurisë së tij atij bashkëshorti mund t’ia
caktojë shpërblimin në të holla sipas vlerës së pjesës së tij.


Neni 92.

Sendet e luajtshme


(1) Secili prej bashkëshortëve mund të kërkojë që sendet e luajtshme në pasurinë e
përbashkët t’i ndahen në emër të pjesës në pasurinë e përbashkët bashkëshortit tjetër i cili
ato sende i ka ndalur pas ndërprerjes së bashkësisë së jetës dhe ka qenë në posedim të tyre
të qetë të pandërprerë së paku 3 vjet.
(2) Në zbatim të paragrafit 1 i këtij neni bashkëshorti tjetër mund të kërkojë t’i ofrohet pjesa
përkatëse nga sendet tjera të luajtshme dhe nëse vlera e këtyre sendeve nuk është e
mjaftueshme ka të drejtë që dallimi t’i paguhet në të holla.

Neni 93.

Mbrojtja e pasurisë së fëmijëve


(1) Bashkëshortit që i besohen fëmijët e përbashkët për ruajtje dhe edukim përveç pjesës së tij, i
jepen edhe sendet që i shërbejnë vetëm fëmijëve ose që janë të destinuara vetëm për përdorimin
e tyre të drejtpërdrejtë, përveç nëse vlera e tyre është jo proporcionalisht e madhe në krahasim
me vlerën e pasurisë së përgjithshme të përbashkët.
(2) Me këtë rast veprohet në të njëjtën mënyrë sikurse edhe në dispozitat e nenit 91 të këtij
Ligji.

Neni 94.

E drejta e parablerjes


Kur pjesa e bashkëshortit nga pasuria e përbashkët përcaktohet në formë të prerë,
bashkëshorti tjetër ka të drejtën e parablerjes së asaj pjese.

Neni 95.

Vendimi gjyqësor mbi mosmarrëveshjet


(1) Nëse bashkëshorti në procedurën e shkurorëzimit nuk pajtohet mbi atë se kujt duhet t’i
jepet e drejta që të jetojë në të ardhmen në banesën nga martesa ose për ndarjen e pajisjeve
të shfrytëzuara bashkërisht dhe gjërave të tjera që i takojnë shtëpisë, vendimi duhet të nxjerrët
nga gjykata në kërkesë të njërit apo të dy bashkëshortëve.
(2) Gjykata do të vendosë duke pasur parasysh çdo rast individual, e në veçanti rastet kur
vendimi prek mirëqenien e fëmijëve dhe pozitën sociale të bashkëshortëve.


VI. TË NDRYSHME


Neni 96.

Mbiemri


(1) Bashkëshorti i cili në rastin e martesës e ka ndryshuar mbiemrin, pas zgjidhjes së
martesës mund të marrë mbiemrin e mëparshëm.
(2) Deklarata për marrjen e mbiemrit të mëparshëm duhet të jepet brenda afatit prej gjashtë
muajve pas zgjidhjes së martesës.
(3) Deklarata i paraqitet ofiqarit i cili mban regjistrin amë të të martuarve për vendin në të
cilin është lidhur martesa sipas vendbanimit të deklaratë dhënësit.

Neni 97.

Kufizimet e përgjegjësisë


Bashkëshorti tjetër nuk është përgjegjës për detyrimet që njëri nga bashkëshortët i ka pasur para
lidhjes së martesës, si dhe për detyrimet personale që i pranon gjatë martesës.

Neni 98.

Trashëgimi


Nëse martesa zgjidhet apo anulohet me vendim të gjykatës, bashkëshorti humb të drejtën
për trashëgim ligjor për shkak të martesës së mëparshme.

PJESA E KATËRT
MARRËDHËNIET NDËRMJET PRINDËRVE DHE FËMIJËVE

I. ATËSIA DHE AMËSIA


1. Atësia


Neni 99.

Parimi


(1) At i fëmijës së lindur në martesë, do të konsiderohet burri i nënës së fëmijës nëse fëmija
është lindur gjatë martesës ose brenda afatit prej 300 ditësh pas mbarimit së martesës.
(2) Nëse fëmija është lindur në martesën e mëvonshme të nënës së vet pas kalimit të afatit
prej 270 ditësh e deri në afatin prej 300 ditësh pas zgjidhjes së martesës së saj të mëparshme,
at do të konsiderohet burri i nënës nga martesa e mëparshme, përveç nëse burri i nënës nga
martesa e mëvonshme me pëlqimin e saj e pranon fëmijën për të vetin.

Neni 100.

Fëmijët e lindur në martesë


(1) Konsiderohet se fëmija ka lindur në martesë nëse prindërit e tij janë të martuar në kohën
e lindjes së fëmijës.
(2) Nëse prindërit e fëmijës të lindur jashtë martesës kanë pasur qëllimin që ta lidhin
martesën dhe në këtë gjë kanë qenë të penguar me vdekjen e njërit prej tyre ose me ndonjë
pengesë martesore që ka lindur pas zënies së fëmijës, në bazë të kërkesës së njërit prind të
fëmijës, gjykata në procedurë jashtëkontestimore do të shpallë se fëmija ka lindur në
martesë.
(3) Nëse asnjëri prej prindërve nuk është i gjallë ose prindit të gjallë i është hequr aftësia për të
vepruar apo i është hequr e drejta prindore, procedurën pranë gjykatës për shpalljen se fëmija i
mitur ka lindur në martesë mund ta inicojë Organi i Kujdestarisë.
(4) Nën kushtet nga paragrafi 2 i këtij neni kërkesa për shpalljen e fëmijës martesor mund të
parashtrohet gjithashtu edhe në kontestin për vërtetimin e atësisë, nëse atësia nuk është
vërtetuar më parë me pranimin ose me vendimin e gjykatës.

Neni 101.

Fëmijët e lindur jashtë martesës


At i fëmijës, i cili nuk ka lindur në martesë, as brenda afatit prej 300 ditësh pas zgjidhjes së
martesës, konsiderohet burri i cili e pranon për të vetin ose atësia e të cilit është vërtetuar me
vendimin e gjykatës.

Neni 102.

E drejta për njohjen e atësisë


Atësia mund t’i njihet mashkullit i cili ka aftësi të veprimit dhe i cili ka arritur moshën 16 vjeçare,
si dhe personit i cili pjesërisht ka qenë i zhveshur nga aftësia për të vepruar, nëse është në
gjendje të kuptojë përmbajtjen e deklaratës për njohjen e atësisë.

Neni 103.

Parimet mbi njohjen e atësisë


(1) Personi i cili e konsideron vetën at të fëmiut mund të pranojë atësinë në procesverbal
para ofiqarit.
(2) Atësia mund të njihet para Organit të Kujdestarisë, gjykatës apo organit tjetër të
autorizuar me ligj. Këto organe janë të detyruara që pa vonesë të dërgojnë procesverbalin e
vërtetuar tek ofiqari kompetent, i cili duhet të regjistrojë fëmiun në regjistrin e të lindurve.
(3) Atësia gjithashtu mund të njihet edhe me testament.
(4) Deklarata për njohjen e atësisë nuk mund të jepet përmes përfaqësuesit me prokurë.

Neni 104.

Procedurat e gjykatës


(1) Nëna e fëmijës së lindur jashtë martesës, në paraqitjen e lindjes së fëmijës mund ta shënojë
personin të cilin e konsideron atë të fëmijës së vet. Ajo mund të ofrojë deklaratë me gojë që do të
shënohet në procesverbal te ofiqari ose te organi i autorizuar për përpilimin e dokumenteve publike,
në dokumentin e vërtetuar ose në testament.
(2) Nëse nëna në paraqitjen e lindjes së fëmijës nuk e ka shënuar personin që e konsideron at të
fëmijës, ofiqari do ta udhëzojë për të drejtën e saj që ta bëjë këtë gjë.
(3) Kur e merr deklaratën e nënës për identitetin e atit të fëmijës së saj, ofiqari do ta ftojë personin
e shënuar të deklarohet për atësinë e vet drejtpërdrejt para ofiqarit ose të ofrojë dokumentin e
vërtetuar brenda afatit prej 30 ditësh. Letërthirrja për një person të këtillë medoemos i dorëzohet
personalisht dhe sipas mënyrës me të cilën sigurohet fshehtësia.
(4) Për veprimet që i ndërmerr dhe për deklaratat me gojë të nënës së fëmijës dhe të personit për
të cilin nëna pohon se është atë i fëmijës, ofiqari do të përpilojë procesverbalin.
(5) Nëse personi i ftuar deklaron se nuk është atë i fëmijës ose brenda afatit prej 30 ditësh nuk
deklarohet për atësinë e fëmijës, ofiqari lidhur me këtë gjë do ta informojë nënën e fëmijës.
(6) Nëse personi i ftuar deklaron në procesverbal para ofiqarit se konsideron veten atë të fëmijës,
dhe kjo është e regjistruar në procesverbal ose në dokumentin e verifikuar, ofiqari zyrtarisht do ta
regjistrojë si atë të fëmijës, në regjistrin amë të të lindurve dhe për regjistrimin duhet të informojë
nënën e fëmijës.

Neni 105.

Njohja e atësisë para lindjes dhe pas vdekjes së fëmijës


(1) Deklarata për njohjen e atësisë mund të jepet edhe para lindjes së fëmijës. Deklarata e
tillë prodhon efektin juridik me kusht që fëmija të lindet i gjallë.
(2) Pas vdekjes së fëmijës atësia mund të vërtetohet vetëm me vendimin e gjykatës me
kërkesën e personave të autorizuar, nëse për këtë gjë kanë interes juridik.

Neni 106.

Pëlqimi i nënës


(1) Njohja e atësisë prodhon efekt juridik dhe regjistrohet në librin amë të të lindurve vetëm
nëse me njohjen pajtohet nëna e fëmijës.
(2) Deklaratën mbi pëlqimin për njohjen e atësisë mund ta japë nëna sipas rregullave të
përcaktuara me nenin 103 të këtij Ligji për njohjen e atësisë.
(3) Ofiqari ka për detyrë ta ftojë nënën e fëmijës që brenda afatit prej 30 ditësh të deklarohet
për njohjen e atësisë nëse ajo nuk e ka paraqitur më parë personin e njëjtë si at të fëmijës.

Neni 107.

Pëlqimi i fëmijës


(1) Nëse fëmija është më i vjetër se 16 vjeç është i nevojshëm edhe pëlqimi i tij për njohjen e
atësisë. Ky pëlqim jepet sipas mënyrës së rregulluar me nenin 109 të këtij Ligji.
(2) Nëse fëmija pavarësisht nga kjo moshë, është i paaftë për të gjykuar në mënyrë të
vazhdueshme, ose nëna nuk është më e gjallë, apo ka vendqëndrimin e panjohur ose është
shpallur e vdekur apo plotësisht i është hequr aftësia për të vepruar, deklaratën mbi pëlqimin
për njohjen e atësisë e jep kujdestari i fëmijës me lejen e Organit të Kujdestarisë.

Neni 108.

Procedura gjyqësore për mospajtimin


(1) Nëse nëna e fëmijës ose fëmija që është më i vjetër se 16 vjeç, ose kujdestari i fëmijës
kur nevojitet pëlqimi i tij, nuk pajtohen për njohjen e atësisë, ose nuk deklarohen lidhur me
këtë gjë brenda afatit prej 30 ditësh, pasi të marrin në dijeni njohjen, personi i cili e ka njohur
fëmijën për të vetin mund t’ia paraqesë padinë gjykatës për vërtetim se ai është at i fëmijës.
(2) Padia mund të paraqitet brenda afatit prej tri vjetësh pas marrjes së njoftimit për
mospajtimin e nënës, përkatësisht të fëmijës. Nëse në ndërkohë është vërtetuar atësia e
personit tjetër, padia nuk mund të paraqitet pas kalimit të afatit për kundërshtimin e atësisë
atij personi.

Neni 109.

Efekti juridik i deklaratës së njohjes


(1) Deklarata për njohjen e atësisë, si dhe deklaratat e nënës dhe të fëmijës, si dhe pëlqimi
për njohjen e atësisë, nuk mund të revokohen.
(2) Personi i cili ka dhënë deklaratën për njohjen e atësisë, mund të kërkojë anulimin e
deklaratës nëse ajo është dhënë me shtrëngim, për shkak të mashtrimit ose në lajthim.
(3) Padia për anulimin e deklaratës mund të paraqitet brenda afatit prej gjashtë muajsh nga
data kur shtrëngimi është bërë i ditur, apo gabimi është vërejtur.

Neni 110.

Fëmijët jashtëmartesor


(1) Padinë për vërtetimin e atësisë së fëmijës së lindur jashtë martesës, përveç personit i cili
e konsideron vetën at të fëmijës mund ta paraqesin fëmija dhe nëna e fëmijës.
(2) Fëmija i lindur jashtë martesës mund të paraqet padinë për vërtetimin e atësisë në çdo
kohë.
(3) Nëse fëmija është i mitur ose nuk e ka aftësinë për të vepruar, padinë në emër të tij
mund të paraqet nëna. Nëse nëna nuk është e gjallë ose i është hequr aftësia për të vepruar,
përkatësisht nga kujdesi prindëror dhe kur nëna ka vendqëndrimin e panjohur, padinë mund
të paraqet kujdestari me lejen e Organit të Kujdestarisë.
(4) Nëna mund të paraqet padinë për vërtetimin e atësisë derisa të ketë të drejtën të ushtrojë
të drejtën prindërore.

Neni 111.

Veprimi sipas detyrës zyrtare


(1) Nëse nëna ka shënuar personin e caktuar si at të fëmijës së vet, kurse brenda një viti nga
dita e lindjes së fëmijës nuk e fillon procedurën për vërtetimin e atësisë, organi i kujdestarisë
sipas detyrës zyrtare mund të fillojë procedurën në emër të fëmijës. Me atë rast fëmijës i
caktohet kujdestari i posaçëm për zhvillimin e procedurës.
(2) Organi i kujdestarisë nuk do të fillojë procedurën për vërtetimin e atësisë sipas detyrës
zyrtare nëse nëna për shkaqe të arsyeshme kundërshton këtë gjë.

2. Amësia


Neni 112.

Vërtetimi i amësisë


Dispozitat e këtij ligji për vërtetimin e atësisë gjithashtu zbatohen edhe me rastin e vërtetimit
të amësisë.

3. Kundërshtimi i atësisë dhe i amësisë


Neni 113.

Kundërshtimi i atësisë nga burri


(1) Burri mund të kundërshtojë atësinë e fëmijës të cilin e ka lindur gruaja e tij gjatë martesës
ose para kalimit të 300 ditëve nga zgjidhja e martesës, nëse konsideron se nuk është at i
fëmijës.
(2) Padia për kundërshtimin e atësisë mund të paraqitet brenda afatit prej gjashtë muajsh
nga dita e marrjes në dijeni të faktit që vë në dyshim atësinë e tij. Kërkesa nuk mund të
dërgohet më vonë se afati prej 10 vjetësh nga lindja e fëmijës.
(3) Nëse burrit të nënës së fëmijës i është hequr plotësisht aftësia për të vepruar, padinë për
kundërshtimin e atësisë së tij mund ta ngritë kujdestari i tij me lejen e Organit të Kujdestarisë.

Neni 114.

Kundërshtimi i atësisë nga Nëna


(1) Nëna mund të kundërshtojë se është at i fëmijës së saj personi i cili, sipas paragrafit (1)
të nenit 99 të këtij Ligji, konsiderohet at i fëmijës.
(2) Padia për kundërshtimin e atësisë nga nëna duhet të paraqitet brenda afatit prej gjashtë
muajsh nga lindja e fëmijës.

Neni 115.

Kundërshtimi i atësisë me iniciativën e fëmijës


(1) Fëmija mund të kundërshtojë atësinë e personit i cili me këtë ligj konsiderohet si at i tij.
(2) Fëmija mund të paraqesë padinë për kundërshtimin e atësisë. Nëse fëmija është i mitur
ose nuk ka aftësi për të vepruar, padinë në emër të tij mund ta paraqet nëna, e nëse nëna
nuk është e gjallë ose ka vendqëndrimin e panjohur, apo i është hequr aftësia për të vepruar
ose i është hequr e drejta prindore, padinë mund ta paraqet kujdestari me lejen e organit të
kujdestarisë.
(3) E drejta e padisë së fëmijës nuk parashkruhet.

Neni 116.

Kundërshtimi i atësisë nga personi i tretë për fëmijën jashtëmartesor


(1) Personi që e konsideron veten at i fëmijës së lindur jashtë martesës, mund të kërkojë
pavlefshmërinë e atësisë së personit tjetër i cili atë fëmijë e ka pranuar si të vetin, me kusht
që me po atë padi të kërkojë që të vërtetohet atësia e tij.
(2) Padia mund të paraqitet brenda afatit prej një viti nga regjistrimi i atësisë së kundërshtuar
në regjistrin amë të të lindurve.

Neni 117.

Kundërshtimi i atësisë nga personi i tretë për fëmijën e lindur në martesë


(1) Personi që e konsideron vetën at i fëmijës të lindur në martesë mund t’ia kundërshtojë
atësinë personit i cili, sipas këtij ligji, konsiderohet at i fëmijës.
(2) Kjo vlen vetëm në rastet kur personi ka jetuar në bashkësi me nënën e fëmijës në kohën
e zënies së fëmijës, me kusht që me po atë padi të kërkojë që të vërtetohet atësia e tij.
(3) Padia për kundërshtimin e atësisë në rastin nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të paraqitet
brenda afatit prej një viti nga lindja e fëmijës.

Neni 118.

Kundërshtimi i amësisë


(1) Gruaja, e cila është regjistruar në regjistrin amë të të lindurve si nënë e fëmijës, mund ta
kundërshtojë amësinë e vet nëse konsideron se nuk është nënë e fëmijës.
(2) Padia për kundërshtimin e amësisë mund të paraqitet brenda afatit prej gjashtë muajsh
nga marrja në dijeni e faktit se nuk është nënë e fëmijës, e më së voni brenda afatit pre 7
vjetësh nga lindja e fëmijës.

Neni 119.

Kundërshtimi i amësisë nga personi i tretë


(1) Gruaja e cila e konsideron vetën nënë e fëmijës mund t’ia kundërshtojë amësinë gruas
tjetër e cila në regjistrin amë të të lindurve është regjistruar si nënë e atij fëmije, me kusht që
me po atë padi të kërkojë që të vërtetohet amësia e saj.
(2) Padia e këtillë do të paraqitet brenda afatit prej gjashtë muajsh nga marrja në dijeni se
ajo është nënë e atij fëmije, e më së voni brenda afatit prej 7 vjetësh nga lindja e fëmijës.

Neni 120.

Kundërshtimi i amësisë me iniciativën e fëmijës


(1) Fëmija mund t’a kundërshtojë amësinë e gruas e cila është regjistruar në regjistrin amë
të të lindurve si nënë e tij.
(2) Deri në moshën madhore të fëmijës, si dhe në rastin kur fëmijës i është hequr aftësia për
të vepruar, Organi i Kujdestarisë apo kujdestari në emër të Organit të Kujdestarisë mund të
paraqet këtë padi në emër të tij.
(3) E drejta e padisë së fëmijës për kundërshtimin e amësisë nuk parashkruhet.

Neni 121.

Trashëgimi i të drejtave


(1) E drejta për padi për kundërshtimin e atësisë, si dhe e drejta për padi për kundërshtimin
e amësisë nuk kalon në trashëgimtarët e personave të autorizuar, sidoqoftë trashëgimtarët
mund të vazhdojnë procedurën e filluar nëse për këtë gjë kanë interes juridik.
(2) Përjashtimisht nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, trashëgimtarët e personit që,
sipas këtij ligji, konsiderohet at i fëmijës mund të paraqesin padinë për kundërshtimin e
atësisë nëse ai person nuk ka qenë i njoftuar as për zënien e nënës as për lindjen e fëmijës,
e as në kohën e zënies së fëmijës nuk ka jetuar në bashkësi me nënën e fëmijës.

Neni 122.

Përjashtimi


Pas vdekjes së fëmijës nuk lejohet kundërshtimi i atësisë dhe i amësisë.

4. Dispozita të posaçme për atësinë dhe amësinë e fëmijëve të zënë me asistencë
mjekësore


Neni 123.

Parimi


Nuk lejohet përcaktimi ose kundërshtimi i atësisë ose amësisë i fëmijës i cili është zënë me
asistencë mjekësore dhe me pëlqimin e donatorit.

Neni 124.

Përjashtimet


(1) Përjashtimisht, burri i nënës mund të kundërshtojë atësinë e fëmijës së lindur në kohën e
martesës ose pas 300 ditëve nga mbarimi i martesës, nëse fëmija është zënë me mbarsim
artificial me farën e personit të tretë pa pëlqimin me shkrim të burrit.
(2) Gruaja, e cila ka lindur fëmijën e zënë me qelizën vezore të një gruaje tjetër, ka të drejtë
të kundërshtojë amësinë nëse mbarsja është bërë me asistencë mjekësore dhe pa pëlqim
me shkrim të saj.
(3) Gruaja, me qelizën vezë të të cilës është zënë fëmija pa pëlqimin me shkrim të saj, ka të
drejtë të kundërshtojë amësinë e gruas e cila e ka lindur fëmijën, nëse në të njëjtën kohë
kërkon verifikimin e amësisë së saj.
(4) Padia për kundërshtimin e atësisë ose amësisë mund të parashtrohet brenda gjashtë
muajve nga data kur është informuar lidhur me zënien nga Paragrafi (1), (2) dhe (3) të këtij
neni. Kjo nuk do të bëhet pasi që fëmija ka arritur moshën shtatë vjeç.
(5) Nëse personat nga Paragrafi (1), (2) dhe (3) të këtij neni, mësojnë për zënien para lindjes
së fëmijës, do të parashtrojnë padi për kundërshtimin e atësisë ose amësisë brenda gjashtë
muajve nga lindja e fëmijës.

II. MBROJTJA E FËMIJËVE DHE PËRGJEGJËSIA PRINDËRORE


1. Mbrojtja e Fëmijëve


Neni 125.

Parimet për mbrojtjen e fëmijëve


(1) Çdo fëmijë ka të drejtën e pamohueshme për të jetuar.
(2) Fëmijët kanë të drejtë të rriten në familje me prindër. Fëmijët që nuk jetojnë bashkë me të
dy prindërit kanë të drejtë t’i takojnë rregullisht prindërit me të cilët nuk jetojnë;
(3) Fëmijët me të meta të diagnostifikuara mendore ose fizike kanë të drejtë për kujdes të
posaçëm, për një jetë të përshtatshme, në kushte të jetës që garantojnë dinjitetin e tyre dhe
lehtësojnë pjesëmarrjen e tij aktive në jetën shoqërore.
(4) Fëmijët kanë të drejtën e shkollimit fillore falas, të marrjes së informimit për profesione të
ndryshme si dhe për shkollat që ekzistojnë.
(5) Fëmijët gëzojnë të drejtën e mbrojtjes nga shfrytëzimi ekonomik, eksploatimit të fëmijëve,
trafikimit dhe eksploatimit seksual dhe nga kryerja e çdo pune që paraqet rrezik ose që cenon
edukimin ose dëmton shëndetin e tyre.
(6) Fëmijët duhet të mbrohen nga keqtrajtimi dhe dhunimi seksual.
(7) Fëmijët duhet mbrojtur nga përdorimi i paligjshëm i drogave dhe substancave psikotrope
dhe nuk duhet lejuar që fëmijët të përdoren për prodhimin dhe trafikimin e paligjshëm të
këtyre lëndëve.


Neni 126.

Banimi i përbashkët dhe i ndarë


(1) Fëmijët e mitur kanë të drejtë të jetojnë me prindërit e tyre.
(2) Fëmijët e mitur mund të jetojnë ndaras nga prindërit e tyre vetëm kur këtë gjë e kërkojnë
interesat e përbashkëta të fëmijëve dhe të prindërve.

Neni 127.

Kthimi i fëmijës në banim të përbashkët me prindërit


Prindërit mund të kërkojnë kthimin e fëmijës së tyre të mitur, kur fëmija nuk jeton me ata ose
mbahet pa të drejtë nga persona tjerë.


2. Përgjegjësia Prindërore


Neni 128.

Parimet


(1) Përgjegjësia prindërore rezulton fillimisht nga e drejta për kujdes prindëror
(2) Fëmija është nën përgjegjësi prindërore deri në moshën madhore.
(3) Prindërit janë të detyruar të sigurojnë në çdo kohë që parimet e përcaktuara në nenin 125
të këtij Ligji përdoren për mbrojtjen e fëmijëve të tyre të mitur.
(4) Përgjegjësia prindërore përfshin të drejtat dhe detyrat që kanë për qëllim të sigurojnë
mirëqenien emocionale, sociale dhe materiale të fëmijës, duke u kujdesur për të, duke
mbajtur raporte vetjake me të, duke i siguruar atij mirërritjen, edukimin, arsimimin,
përfaqësimin ligjor dhe administrimin e pasurisë.
(5) Duke i zbatuar këto parime, prindërit duhet t’i kenë në konsiderim aftësitë, prirjet dhe
dëshirat e fëmijëve të tyre.


Neni 129.

Kontributi personal dhe shfrytëzimi i shërbimeve publike


Për të realizuar kujdesin prindëror dhe për të zbatuar parimet e nenit 128 të këtij Ligji
prindërit janë të detyruar personalisht të japin kontributin e tyre si dhe të shfrytëzojnë
shërbimet e institucioneve shoqërore nëse është e nevojshme.


3. Mbiemri i Fëmijës


Neni 130.

Përcaktimi i Mbiemrit të Fëmijës


(1) Fëmijës ia caktojnë mbiemrin prindërit me marrëveshje.
(2) Fëmija e merr mbiemrin sipas mbiemrit të njërit ose të të dy prindërve.
(3) Fëmijëve të përbashkët prindërit nuk mund t’ua caktojnë mbiemra të ndryshëm.
(4) Kur prindërit nuk mund të arrijnë marrëveshjen për mbiemrin e fëmijës, mbiemri
përcaktohet nga Organi i Kujdestarisë, në pajtim me dispozitat e paragrafit 2 të këtij neni,
pasi t’i dëgjojë të dy prindërit.

Neni 131.

Përjashtimet


(1) Nëse njëri prind nuk është i gjallë, ose nuk ka mundësi që t’i ushtrojë të drejtat dhe
detyrat prindërore, ose është i panjohur, mbiemrin e fëmijës e cakton prindi tjetër.
(2) Nëse prindërit e fëmijës nuk janë të gjallë ose nuk janë të aftë që të ushtrojnë kujdesin
prindëror ose janë të panjohur, mbiemrin e fëmijës e cakton organi i kujdestarisë.

Neni 132.

Mbiemri i fëmijës pas ndryshimit në statusin e familjes


(1) Fëmijës së mitur të cilit i është caktuar mbiemri pas ndërrimit të statusit familjar me njohjen
e atësisë, me lidhjen e martesës ndërmjet prindërve, me vërtetimin e atësisë ose të amësisë,
përkatësisht me kundërshtimin e atësisë ose të amësisë, mund t’i caktohet mbiemri i ri, brenda
afatit prej dy muajsh pas ndërrimit të statusit të familjes.
(2) Nëse mbiemri i ri i caktohet fëmijës me të vjetër se dhjetë vjeç, është i nevojshëm edhe
pëlqimi i tij.
(3) Deklarata për caktimin e mbiemrit i paraqitet ofiqarit i cili mban regjistrin amë të të
lindurve për fëmijën, ose ofiqarit sipas vendbanimit të deklaratë dhënësit.

4. Përfaqësimi dhe administrimi me pasurinë e fëmijës


Neni 133.

Përfaqësimi


(1) Prindërit kanë të drejtë dhe detyrë ligjore t’i përfaqësojnë fëmijët e tyre të mitur.
(2) Të gjitha dërgimet dhe deklaratat që duhet t’i bëhen fëmijës, mund t’i dërgohen njërit ose
tjetrit prind, e nëse prindërit nuk jetojnë së bashku, prindit me të cilin jeton fëmija.

Neni 134.

Administrimi i Pasurisë


Pasurinë e fëmijës deri në moshën madhore të tij e administrojnë në dobi të fëmijës prindërit
e tij.

5. Disponimi i të ardhurave të Fëmijës


Neni 135.

Parimi


(1) Prindërit, të ardhurat nga pasuria e fëmijës së tyre mund t’i disponojnë, në radhë të parë:
për ushqimin, edukimin dhe arsimimin e tij, si dhe për nevojat e domosdoshme të bashkësisë
familjare, nëse nuk kanë mjete të mjaftueshme.
(2) Prindërit me lejen e Organit kompetent të Kujdestarisë mund ta tjetërsojnë ose ta
ngarkojnë pasurinë e fëmijës vetëm për mbajtje, kujdes dhe edukim.

Neni 136.

Punët juridike, marrëdhëniet e punës


(1) Fëmija i cili ka mbushur 14 vjet mund të ndërmerr veprime juridike, por për
plotfuqishmërinë e këtyre veprimeve, me përjashtim të veprimeve me rëndësi më të vogël,
nevojitet leja e prindërve të tij, përkatësisht leja e organit të kujdestarisë për veprimet juridike
nëse me ligj nuk është caktuar ndryshe.
(2) Fëmija që ka mbushur 15 vjet, me pëlqim të përfaqësuesit të tij statutor në mënyrë të
pavarur mund të themelojë marrëdhënien e punës dhe të disponojë me të ardhurat e veta
personale dhe me pasurinë që e ka fituar me punën e vet, por është i detyruar që nga këto të
hyra të kontribuojë për ushqimin, edukimin dhe arsimimin e vet.

6. Ushtrimi i kujdesit prindëror


Neni 137.

Përkufizimi i kujdesit prindëror, ushtrimi nga prindërit


(1) Kujdesi prindëror përfshin të gjitha të drejtat dhe detyrat e kujdesit të përcaktuara më
këtë ligj.
(2) Kujdesin prindëror e ushtrojnë prindërit bashkërisht dhe me marrëveshje.
(3) Nëse njëri nga prindërit ka vdekur ose është shpallur i vdekur,ose nuk i është dhënë
kujdesi prindëror ose i është marrë ajo, kujdesi prindëror i takon prindit tjetër. E njëjta do të
aplikohet nëse për shkak të rrethanave tjera njëri prind nuk është i aftë për ushtrimin e
kujdesit prindëror.

Neni 138.

Ushtrimi i kujdesit nga Organi i Kujdestarisë


Organi i Kujdestarisë vendos në emër të interesave të fëmijës vetëm me kërkesën e njërit
ose të dy prindërve, me kërkesën e personit të tretë, në rastet kur kujdesi fëmijës është nën
mbikëqyrjen e tij ose me vendimin e gjykatës.

Neni 139.

Ushtrimi i kujdesit në rastin e ndarjes së prindërve


(1) Nëse prindërit jetojnë ndaras , kujdesin prindëror e ushtron prindi me të cilin jeton fëmija
nëse me këtë pajtohet prindi tjetër.
(2) Nëse në rastin e jetës së ndarë prindërit nuk merren vesh se me cilin prej tyre do të jetojë
fëmija, vendimin lidhur me këtë gjë e merr gjykata kompetente, nëse me këtë ligj nuk është
caktuar ndryshe.
(3) Në rastet kur prindërit jetojnë të ndarë, janë të shkurorëzuar ose martesa e tyre është e
anuluar me vendim të gjykatës ose të organit tjetër kompetent, dhe fëmija i është besuar për
ruajtje dhe edukim njërit prind, kujdesin prindëror e ushtron prindi të cilit i është besuar
fëmija.
(4) Gjatë kohës së ekzekutimit të masës gjyqësore, kujdesin prindëror e ushtron prindi të cilit
me aktvendim i është urdhëruar të zbatojë masën.

Neni 140.

Vendimi i gjykatës për ushtrimin e të drejtave dhe detyrave prindërore


(1) Kur gjykata kompetente në kontestin martesor e merr aktgjykimin me të cilin zgjidhet ose
anulohet martesa me atë aktgjykim gjykata do të vendosë për ruajtjen dhe edukimin e
fëmijëve të mitur.
(2) Nëse prindërit nuk janë marrë vesh për rastin e cekur në paragrafin (1) ose nëse
marrëveshja e tyre nuk u përgjigjet interesave të fëmijëve, gjykata, pasi të marrë mendimin
dhe propozimin e Organit të Kujdestarisë dhe të hetojë të gjitha rrethanat, do të vendosë: që
të gjithë fëmijët të mbeten për ruajtje dhe edukim te njëri prind, që disa të mbesin te nëna,
kurse disa tek i ati, që të gjithë ose disa fëmijë t’i besohen ndonjë personi të tretë.
(3) Nëse prindi i cili ushtron kujdesin prindëror pengon kontaktet personale të fëmijës me
prindin tjetër, gjykata me aktgjykim do të rregullojë edhe mënyrën e mbajtjes së kontakteve
personale të fëmijës me prind, i cili nuk e ushtron kujdesin prindëror, nëse vlerësimi i të gjitha
rrethanave të rastit tregon se kjo është e domosdoshme për mbrojtjen e fëmijës.
(4) Gjykata, me kërkesën e njërit prind ose të Organit të Kujdestarisë, do të ndryshojë
vendimin mbi kujdestarinë, nëse këtë gjë e kërkojnë rrethanat e ndryshuara.
(5) Mendimi i fëmijës, i cili është i aftë të japë pikëpamjet e tij/saj, do të merret parasysh nga
gjykata në çdo procedurë që i përket atij. Mendimit të tij do t’i jepet pesha e duhur në pajtim
me moshën dhe aftësinë e tij për të kuptuar.

Neni 141.

Çështje të rëndësisë thelbësore për zhvillimin e fëmijës


(1) Të dy prindërit do të vendosin me marrëveshje për çështjet e rëndësisë thelbësore për
zhvillimin e fëmijës, edhe në rastet kur duke u bazuar në marrëveshjen e tyre ose vendimin e
Organit të Kujdestarisë ose vendimin e gjykatës vetëm njëri nga ata ushtron kujdesin
prindëror.
(2) Ku prindi i cili nuk ushtron kujdesin prindëror nuk pajtohet me ndonjë masë ose veprim të
prindit tjetër në ushtrimin e kujdesit prindëror në çështjet e rëndësishme ai mund të informojë
gjykatën kompetente i cili është i obliguar të vendosë se a është masa apo veprimi i tillë në
favor të interesave të fëmijës.

7. Besimi i fëmijës


Neni 142.

Besimi i përkohshëm nga prindërit palës së tretë


(1) Kur këtë e kërkojnë interesat e fëmijës, prindi ose prindërit munden përkohësisht t’ia
besojnë fëmijën palës së tretë për kujdes dhe edukim, nëse ky person i plotëson kushtet e
kujdestarit.
(2) Nëse prindërit ose prindi i cili e ushtron kujdesin prindëror shkojnë përkohësisht në vend
tjetër të banimit brenda apo jashtë Kosovës, ata ose ai mund t’ia besojnë fëmijën për kujdes
dhe edukim vetëm personit i cili i plotëson kushtet e kujdestarit.

Neni 143.

Besimi i fëmijës njërit prind ose personit të tretë


(1) Në rast të vdekjes së prindit i cili e ka ushtruar vetë kujdesin prindëror sipas vendimit të
gjykatës ose sipas vendimit të Organit të Kujdestarisë ose sipas marrëveshjes me prind
tjetër, si dhe në rast kur ai prind e humb aftësinë për të vepruar ose e braktisë fëmijën, prindi
tjetër ka të drejtë të kërkojë që personi te i cili ndodhet fëmija t’ia dorëzojë fëmijën për ruajtje
dhe edukim.
(2) Në rast të kontestit ndërmjet prindërve dhe personit të tretë, gjykata kompetente mund të
vendosë që fëmija t’i besohet për ruajtje dhe edukim personit te i cili ndodhet fëmija, ndonjë
personi ose institucioni tjetër, nëse në bazë të mendimit dhe propozimit të marrë nga Organi i
Kujdestarisë, pasi t’i hetojë të gjitha rrethanat, konstaton se interesat e fëmijës e kërkojnë një
gjë të tillë.

Neni 144.

Shqyrtimet e gjykatës


(1) Gjykata ose Organi i Kujdestarisë, i cili e merr vendimin mbi besimin e fëmijës për ruajtje
dhe edukim, ka për detyrë që në mënyrë të përshtatshme t’i hetojë të gjitha rrethanat që janë
me rëndësi për zhvillimin e drejtë psikik dhe fizik dhe për edukimin e fëmijës.
(2) Në rast se fëmiu është me moshë mbi 10 vjeç, gjykata do të marrë parasysh posaçërisht
nevojat emocionale dhe dëshirat e fëmijës. Nëse e mendon të nevojshme, gjykata do të merr
parasysh mendimin e ekspertëve.

Neni 145.

Kontaktet personale


(1) Nëse fëmija jeton vetëm me njërin prind ose me personin e tretë ose në institucion,
prindërit do të merren vesh për mënyrën e mbajtjes së kontakteve personale me fëmijën. Në
rast të kontestit, vendimin lidhur me këtë gjë e merr gjykata kompetente.
(2) Gjykata kompetente përsëri mund të rregullojë mënyrën e mbajtjes së kontakteve
personale të prindërve me fëmijët, nëse këtë gjë e kërkojnë rrethanat e ndryshuara.

III. MBIKËQYRJA NDAJ KUJDESIT PRINDËROR

Neni 146.

Mbikëqyrja nga Organi i Kujdestarisë


Organi i Kujdestarisë ushtron mbikëqyrjen e përgjithshme dhe të vazhdueshme ndaj ushtrimit
të të drejtave dhe detyrave prindërore.

Neni 147.

Masat urgjente të Organit të Kujdestarisë


(1) Nëse Organi i Kujdestarisë mëson për rrezikun ekzistues për fëmiun për shkak të
abuzimit të të drejtës prindërore ose çfarëdo rreziku për fëmijën nga neglizhenca serioze e
detyrave prindërore, është i detyruar që urgjentisht të ndërmerr masa për mbrojtjen e
personalitetit, të drejtave dhe interesave të fëmijës.
(2) Ofiqari ka për detyrë që të lajmërojë Organin e Kujdestarisë për lindjen e fëmijës, njëri
ose të dy prindërit e të cilit janë të panjohur, si dhe për marrjen e masave të domosdoshme
për mbrojtjen e tij.

Neni 148.

Marrja e fëmijës nga kujdesi i prindërve


(1) Fëmija nuk do të largohet nga kujdesi i prindit/prindërve të tij/saj ose të kujdestarit të tij
ligjor pa lejen e tyre apo pa urdhër të gjykatës.
(2) Përjashtimisht, kur organi i kujdestarisë ka arsye të bazuar për të besuar se ekziston rrezik
serioz i drejtpërdrejtë për shëndetin, sigurinë apo mirëqenien e fëmijës, organi i kujdestarisë
mund të hyjë në cilin do vend dhe të largojë fëmijën në një vend të sigurt, ku ai/ajo do të ketë
përkujdesje për një periudhë që nuk kalon 72 orë.
(3) Para se të skadojë afati prej 72 orëve, organi i kujdestarisë rastin duhet ta paraqesë në
gjykatën kompetente, e cila vendos për kujdestarinë e fëmijës. Nëse e kërkojnë rrethanat,
gjykata mund të jep urdhër për vlerësim për një periudhë 21 ditësh, për të mundësuar hetime
të mëtutjeshme dhe vlerësime, deri në të cilën kohë çështja duhet të paraqet në gjykatë për
shqyrtim të mëtejmë.
(4) Me këtë marrje të fëmijës nuk pushojnë të drejtat e tjera që u takojnë prindërve, as detyrat
e tyre ndaj fëmijës.

IV. PRIVIMI NGA KUJDESI PRINDËROR


Neni 149.

Privimi nga Kujdesi


(1) Prindërit të cilët e keqpërdorin ushtrimin e të drejtës prindërore ose në mënyrë serioze e
neglizhojnë ushtrimin e të drejtës prindërore, privohen nga Kujdesi.
(2) Prindi mund të privohet nga kujdesi për të gjithë fëmijët, e nëse këtë gjë e kërkojnë
rrethanat e posaçme, ata privohen nga kujdesi vetëm ndaj njërit fëmijë.
(3) Vendimin mbi privimin e prindërve nga kujdesi prindëror e merr gjykata kompetente në
procedurë jashtëkontestimore pasi të ketë marrë mendimin nga Organi i Kujdestarisë dhe
pasi të ketë hetuar të gjitha rrethanat relevante lidhur me rastin individual.

Neni 150.

Procedura


(1) Vendimi për privimin e kujdesit prindëror mund të inicohet nga prindi tjetër, Organi i
Kujdestarisë ose Gjykata.
(2) Organi i Kujdestarisë është i detyruar të fillojë procedurën për privimin e kujdesit
prindëror nëse mëson për ekzistimin e shkaqeve të ofruara në këtë Ligj.

Neni 151.

Rikthimi i kujdesit prindëror


(1) Kur arsyet që kanë shkaktuar privimin e kujdesit prindëror pushojnë të ekzistojnë, prindit
ose prindërve me vendim të gjykatës u kthehet kujdesi prindëror.
(2) Kërkesa për rikthimin e kujdesit prindëror mund të parashtrohet nga prindi dhe Organi i
Kujdestarisë.
(3) Në kontestet martesore dhe kontestet lidhur me marrëdhëniet mes prindërve dhe
fëmijëve, gjykata që merret me këto çështje mundet ex officio të merr vendim për kthimin e
kujdesit prindëror, nëse konkludon se janë plotësuar kushtet për këtë.

V. ZGJATJA KOHORE E KUJDESIT PRINDËROR


Neni 152.

Parimi


Kujdesi prindëror mund të zgjatet edhe pas moshës madhore të fëmijës nëse ai për shkak të
sëmundjes psikike të diagnostifikuar, zhvillimit psikik të ngecur ose të të metave fizike apo
për shkaqe të tjera mjekësore nuk është i aftë që të kujdeset vetë për personalitetin, të drejtat
dhe interesat e veta.

Neni 153.

Procedura


(1) Vendimin për zgjatjen e kujdesit prindëror e merr gjykata kompetente në procedurën
jashtëkontestimore me kërkesën e prindërve ose të Organit të Kujdestarisë.
(2) Propozimi për zgjatjen e kujdesit prindëror paraqitet para së të mbushë fëmija moshën
madhore, sidoqoftë gjykata mund ta zgjasë kujdesin prindëror edhe në rastin kur kërkesa nuk
është paraqitur me kohë, nëse në kohën e arritjes së moshës madhore kanë ekzistuar
shkaqet për zgjatjen e kujdesit prindëror.
(3) Në vendimin për zgjatjen e kujdesit prindëror gjykata do të specifikojë se personi ndaj të
cilit është zgjatur kujdesi prindëror është barazuar në të miturin e ri apo më të vjetër se 14
vjet.


Neni 154.

Pushimi i zgjatjes kohore


Kur pushojnë shkaqet për shkak të të cilave është zgjatur kujdesi prindëror ndaj personit
madhor, gjykata, me kërkesën e atij personi, të prindërve ose të organit të kujdestarisë, do të
marrë vendimin mbi pushimin e kujdesit prindëror.


Neni 155.

Shënimet


Vendimi mbi zgjatjen ose përfundimin e kujdesit të zgjatur prindëror do të shënohet në
regjistrin amë të të lindurve, e nëse ai person ka pasuri të paluajtshme edhe në regjistrat
publike për evidencën e pasurisë së paluajtshme.

{mospagebreak title=FORMAT E VEÇANTA TË MBROJTJES SË FËMIJËVE PA KUJDES
PRINDËROR}
PJESA E PESTË
FORMAT E VEÇANTA TË MBROJTJES SË FËMIJËVE PA KUJDES PRINDËROR


I. DISPOZITAT E PËRBASHKËTA



Neni 156.

Fëmijët pa kujdes prindëror


(1) Fëmijë pa kujdes prindëror konsiderohet fëmija prindërit e të cilit nuk janë gjallë, prindërit
e të cilit janë të panjohur ose janë zhdukur;
(2) Fëmijë pa kujdesin prindëror është edhe fëmija prindërit e të cilit për çfarëdo arsye, në
mënyrë të përkohshme ose të përhershme nuk i kryejnë detyrat e tyre prindërore ose
kujdesin prindëror.


Neni 157.

Parimet e ruajtjes së fëmijës


(1) Fëmija pa kujdesin prindëror gëzon mbrojtje të posaçme shoqërore.
(2) Format themelore të mbrojtjes juridike dhe familjare të fëmijëve pa kujdesin prindëror në
kuptim të këtij ligji janë: kujdestaria, strehimi familjar, strehimi rezidencial dhe adoptimi.


Neni 158.

Zbatimi i mbrojtjes


Vendimi mbi zbatimin e cilësdo formë të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror merret pas
shqyrtimit të hollësishëm të secilit rast individualisht. Organi kompetent do të nxjerrë
përfundim për formën e mbrojtjes së familjes për fëmijën që i plotëson kërkesat e fëmijës në
masën më të madhe.


Neni 159.

Kompensimi për humbjen e kujdesit prindëror


Mbrojtja e fëmijëve pa kujdes prindëror, në pajtim me nevojat e këtyre fëmijëve realizohet
përmes sigurimit të kushteve për zhvillim të tillë të fëmijëve, të cilat do të kompensojnë në
mënyrën më të mirë humbjen e prindërve ose kujdesit prindëror.

II. ADOPTIMI



1. Ndërmjetësimi i adoptimit


Neni 160.

Ndërmjetësimi i adoptimit


(1) Qëllimi i ndërmjetësimit të adoptimit është të arrijë vendosjen e fëmiut (të adoptuarit) nën
kujdestari të personit i cili dëshiron të marrë fëmiun nën përkujdesjen dhe përgjegjësinë e tij
(adoptuesi).
(2) Ndërmjetësimi i adoptimit gjithashtu nënkupton realizimin dhe administrimin e të dhënave
lidhur me fëmijën i cili do të vendoset, si dhe të dhënat për prindërit e ardhshëm të cilët
dëshirojnë të adoptojnë fëmiun edhe nëse fëmija nuk ka lindur në kohën kur njoftimi është
dhënë.


Neni 161.

Autoriteti kompetent për adoptim


(1) Procedura e adoptimit është në kompetencë të gjykatës. Gjykata mund të kërkojë
këshilla nga organi i kujdestarisë gjatë marrjes së vendimit mbi adoptim.
(2) Organi i Kujdestarisë do të caktojë vetëm personel të trajnuar posaçërisht i cili do të jetë i
përshtatshëm për detyrën, kjo për shkak të veçorive personale si dhe i cili do të ketë përvojë
profesionale të punës me fëmijë.


Neni 162.

Konfidencialiteti dhe mbrojtja e të dhënave


(1) Gjykata kompetente dhe organi i kujdestarisë janë përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave
dhe privatësinë e informacioneve, të mbledhura gjatë procesit të adoptimit.
(2) Vendimi mbi adoptimin u dorëzohet vetëm palëve të cilat marrin pjesë në procedurën e
adoptimit në pajtim me ligjin.



2. Parimet e Adoptimit


Neni 163.

Lejueshmëria e adoptimit


(1) Adoptimi i fëmijës është i lejuar nëse i shërben mirërritjes së fëmijës dhe nëse pritet që
mes prindit adoptues dhe fëmijës do të krijohet marrëdhënia prind-fëmijë.
(2) Personi i cili është kyçur në veprime të paligjshme, ose në veprime që janë në
kundërshtim me moralin, në marrjen ose prurjen e fëmijës për qëllim të adoptimit apo i cili e
ka autorizuar ose i ka dhënë shpërblim personit të tretë për ta bërë këtë mund vetëm ta
adoptojë fëmijën nëse kjo është e domosdoshme për mirërritjen e fëmijës.


Neni 164.

Personat që mund të adaptojnë


(1) Bashkëshortët mund ta adoptojnë fëmijën vetëm bashkërisht;
(2) Personi i pamartuar mundet t’a adoptojë fëmijën vetëm.


Neni 165.

Përjashtimi nga kërkesat martesore


(1) Përjashtimisht vetëm njëri nga bashkëshortët mund ta adoptojë fëmijën, por kjo kërkon
edhe pëlqimin e bashkëshortit tjetër.
(2) Ai mundet gjithashtu të adoptojë fëmijën vetëm, nëse bashkëshorti tjetër nuk mund të
adoptojë fëmijën për shkak të paaftësisë për të vepruar apo për shkak se ai ende nuk ka
mbushur moshën 21 vjeç.
(3) Me kërkesën e palës adoptuese dhe me pëlqimin e personave të cilët kanë marrë pjesë
në procedurën e adoptimit, bashkëshorti tjetër mund të përfshihet më vonë në adoptim nëse i
plotëson kushtet e parashikuara me ligj.

Neni 166.

Periudha provuese


(1) Adoptimi, si rregull nuk do të themelohet derisa adoptuesi të kujdeset për fëmijën për një
kohë të arsyeshme të përcaktuar nga gjykata por që nuk kalon periudhën tre (3) muajsh.
(2) Periudha provuese do të inicohet, mbikëqyret dhe vlerësohet vazhdimisht nga Organi i
Kujdestarisë që gjykatës i siguron raport sipas nevojës.
(3) Gjykata merr vendim në fund të gjykimit. Mirëpo, gjykata mund të vazhdojë gjykimin për
një periudhë shtesë deri në tre muaj nëse në mes të palëve ka mospajtime ose për shkak të
rrethanave të tjera të arsyeshme, të cilat i janë vënë në dijeni nga organi i kujdestarisë ose
nga ekspertët për fëmijë të përfshirë në procedure.

Neni 167.

Të drejtat dhe detyrimet


Adoptimi, mes palës adoptuese dhe të adoptuarit themelon të njëjtat të drejta dhe detyrime
që ekzistojnë mes prindërve dhe fëmijëve.


3. Pëlqimi për adoptim


Neni 168.

Pëlqimi i fëmijës


(1) Për adoptim kërkohet pëlqimi i fëmijës. Pëlqimi për fëmijën me paaftësi për të vepruar
ose që është më i ri se 14 vjet, mund të jepet vetëm nga përfaqësuesi i tij ligjor përkatësisht
kujdestari i të adoptuarit.;
(2) Në të kundërtën, fëmija mund ta jap vetë pëlqimin;
(3) Në rast se shtetësia e prindit adoptues dallon nga ajo e fëmijës, Organi i Kujdestarisë
duhet ta miratojë procedurën.

Neni 169.

Pëlqimi i Prindërve


(1) Për adoptimin e fëmijës kërkohet pëlqimi i prindërve;
(2) Pëlqimi nuk mund të jepet para se ti ketë mbushur fëmija tetë javë;
(3) Nuk kërkohet pëlqim nga bashkëshorti i cili me vendim të gjykatës e ka humbur
kujdestarinë ose e ka humbur aftësinë për të vepruar, ose vendbanimi i të cilit nuk dihet për
më shumë se një vit.
(4) Është valid edhe kur personi që e jep pëlqimin nuk i din personat e caktuar adoptues.

Neni 170.

Hetimet


Në rast se i adoptuari e ka të gjallë vetëm njërin prind, gjykata do t’i drejtohet anëtarëve të afërt
të familjes të prindit të vdekur të të miturit për të dhënat që do të ishin të rëndësishme për
vendimin për adoptim. Sidoqoftë nuk kërkohet pëlqimi.

Neni 171.

Zëvendësimi i pëlqimit të njërit prind


(1) Organi i Kujdestarisë me kërkesën e fëmijës, do të zëvendësojë pëlqimin e njërit prind,
nëse ky i fundit vazhdimisht dhe në masë të madhe i cenon detyrat e tij ndaj fëmijës ose me
sjelljen e tij ka demonstruar indiferencë ndaj fëmijës, dhe nëse adoptimi nuk bëhet, kjo do të
shkaktonte humbje të konsiderueshme për fëmijën.
(2) Pëlqimi po ashtu mund të zëvendësohet me vendim të gjykatës nëse cenimi i detyrave,
edhe pse jo i vazhdueshëm, është po ashtu i madh dhe parashihet që fëmija nuk mund ti
besohet më tutje prindit për kujdes në mënyrë të përhershme.
(3) Pëlqimi do të zëvendësohet kur është e qartë se njëri prind e ka braktisur fëmijën për më
shumë se gjashtë muaj dhe nuk dihet vendqëndrimi i tij;
(4) Pëlqimi i njërit nga prindërit mund të zëvendësohet nëse ai është vazhdimisht i paaftë për
të siguruar kujdes të nevojshëm për mirërritjen e fëmijës për shkak të sëmundjes së rëndë
psikike të diagnostifikuar apo paaftësisë së rëndë psikike dhe emocionale të diagnostifikuar
dhe nëse fëmija nuk mundet pa adoptim të rritet në familje nëse adoptimi nuk themelohet dhe
si rezultat i kësaj zhvillimi i tij do të dëmtohej seriozisht.

Neni 172.

Deklarata e pëlqimit


(1) Pëlqimi duhet t’i deklarohet gjykatës dhe bëhet i plotfuqishëm në kohën e dorëzimit.
(2) Pëlqimi nuk mund të bëhet me kusht dhe me përcaktimin e kohës e as nuk mund të
bëhet nga përfaqësuesi. Ai është i parevokueshëm për aq sa pëlqimi nuk është dhënë me
lajthim apo me shtrëngim ose mashtrim.
(3) Nëse personi që jep pëlqimin është me aftësi të kufizuar të veprimit, pëlqimi i tij nuk
kërkon miratimin e përfaqësuesit të tij ligjor.
(4) Pëlqimi do të bëhet i jo plotfuqishëm nëse kërkesa është tërhequr ose adoptimi është
refuzuar.
(5) Pëlqimi i prindit do të bëhet i joplotfuqishëm nëse fëmija nuk adoptohet brenda tri viteve
nga data kur pëlqimi bëhet efektiv.

Neni 173.

Pavlefshmëria e adoptimit


Një adoptim është i pavlefshëm nëse gjatë procedurës së dhënies së adoptimit të këtillë, shihet
qartë se kushtet nga nenet 160-162, 166, 169 dhe 172 nuk janë plotësuar.

4. I adoptuari


Neni 174.

Vetëm Fëmija i Mitur


Mund të adoptohet vetëm fëmija i mitur.

5. Adoptuesi


Neni 175.

Parimi


Palë adoptuese mund të jetë vetëm personi që e ka aftësinë për të vepruar dhe që i ka
cilësitë personale të nevojshme për ushtrimin e suksesshëm të të drejtave dhe detyrimeve
prindërore.

Neni 176.

Mosha minimale


(1) Prindi i ardhshëm adoptues duhet ta ketë arritur moshën 21 vjeçare.
(2) Nëse bashkëshortët kanë ndërmend të adoptojnë fëmijë, njëri nga bashkëshortët duhet
ta ketë arritur moshën 25 vjeç dhe bashkëshorti tjetër duhet ta ketë arritur moshën 21 vjeç.

Neni 177.

Marrëdhëniet ndër personale


(1) Nuk mund të adoptohet personi në gjini në vijën e drejtë, as vëllau dhe motra.
(2) Kujdestari nuk mund ta adoptojë të kujdesurin e vet përderisa organi kompetent të mos e
shkarkojë nga detyra e kujdestarit.

Neni 178.

Përgjegjësia ligjore e adoptuesit


Nuk mund të adoptojnë personat e poshtë shënuar:
1. Personi të cilit me vendim gjyqësor i është hequr kujdesi prindëror;
2. Personi për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se do t’i keqpërdorë të drejtat e
adoptuesit që rezultojnë në të keq të të adoptuarit ose se e kërkon adoptimin për
përfitime materiale.
3. Personi që lëngon nga ndonjë sëmundje psikike të diagnostifikuar ose ka ngecur në
pikëpamje psikike, si edhe personi që lëngon nga sëmundja e cila mund ta vërë në rrezik
shëndetin dhe jetën e të adoptuarit.

Neni 179.

Banimi i përhershëm


(1) Adoptues mund të jetë vetëm banori i përhershëm.
(2) Përjashtimisht, shtetasi / banori i huaj mund të jetë palë adoptuese nëse fëmija nuk
mund të adoptohet ose të birësohet në Kosovë dhe / ose ekzistojnë arsye të bazuara për
veprimin e tillë nëse fëmija ka nevoja të veçanta dhe ka nevojë për trajtim të specializuar, që
nuk mund t’i ofrohet në Kosovë.
(3) Për adoptimin e fëmijës nga shtetasi i huaj nevojitet pëlqimi paraprak nga organi
administrativ, kompetent për punët e politikës sociale.

6. Procedura e adoptimit


Neni 180.

Vendimi i gjykatës, Kërkesa


(1) Adoptimit themelohet para gjykatës pas kërkesës nga prindërit adoptues.
(2) Kërkesa nuk mund ti nënshtrohet kushtit ose afatit kohor dhe nuk mund të bëhet nga
përfaqësuesi.

Neni 181.

Kompetenca territoriale dhe përjashtimi i publikut


(1) Adoptimi themelohet para gjykatës sipas vendbanimit ku aplikuesit e kanë pasur
vendbanimin e fundit të përbashkët si dhe para gjykatës sipas vendbanimit të të adoptuarit.
(2) Në procedurën e adoptimit përjashtohet publiku.

Neni 182.

Procedura për inicimin e kërkesës për adoptim


(1) Personi i cili dëshiron të adoptojë, së bashku me prindërit e të miturit i cili do të adoptohet,
mund të prezantojnë një kërkesë për adoptim pranë gjykatës.
(2) Kërkesës duhet t’i bashkëngjitet pëlqimi i shkruar të prindërve natyror të fëmijës,
çertifikatën e lindjes së fëmijës dhe dokumentet tjera relevante për të prezantuar dëshmi për
mirërritjen e ardhshme të fëmijës respektivisht informatat për adoptuesin dhe të adoptuarin si
dhe për kushtet e adoptimit.
(3) Gjykata ka të drejtë të mbledhë të dhëna dhe dëshmi të tjera nga organi i kujdestarisë,
nga shërbimet shoqërore dhe nga ekspert të tjerë në lëmin e përkujdesjes së fëmijës mbi
kushtet e adoptimit.
(4) Fëmija i përcaktuar pa përkujdesje prindërore nga organi kompetent mund të adoptohet
nga persona të cilët kërkojnë të adoptojnë dhe të cilët janë regjistruar tek organi përkatës i cili
është i autorizuar për të iniciuar procedurën.

Neni 183.

Këshilla ligjore dhe asistenca


(1) Gjykata për ndërmjetësimin e adoptimit duhet të administrojë të gjitha kërkesat për
adoptim dhe t’u ndihmojë të gjitha palëve në të gjitha fazat e procedurës.
(2) Gjykata ka për detyrë të njoftojë në mënyrë adekuate të adoptuarin dhe adoptuesin për
qëllimet ligjore, edukative dhe morale si dhe pasojat e adoptimit.
(3) Gjykata do ta informojë të adoptuarin për natyrën juridike, të drejtat dhe detyrat e ardhshme
si dhe do të jap konsultime dhe ndihmë relevante në këtë drejtim.

Neni 184.

Hetimet dhe përgatitjet


(1) Për të marrë vendim për përshtatshmërinë e adoptuesit dhe të adoptuarit, gjykata duhet
të marrë parasysh të gjitha mendimet e arsyetuara të sociologut psikologëve, mjekut, dhe të
ekspertëve tjerë.
(2) Gjatë kohës së procedurës së mbledhjes së të dhënave dhe të provave për kushtet për
themelimin e adoptimit, organi i kujdestarisë drejtpërdrejt ose përmes shërbimit përkatës
profesional social, siguron përgatitjen e domosdoshme të prindërve të të adoptuarit, të
adoptuesit, përkatësisht të kujdestarit ligjor të të adoptuarit.

Neni 185.

Refuzimi i kërkesës për adoptim


(1) Nëse gjykata në bazë të provave të siguruara dhe të bashkangjitura dhe mendimit të marrë
sipas detyrës zyrtare nga neni vijues dhe çmuarjes së të gjitha rrethanave të tjera të konstatuara
në procedurën e cila i paraprinë themelimit të adoptimit, kushtet e përcaktuara me këtë ligj për
adoptim ose se adoptimi nuk është i dobishëm për të adoptuarin, do të marrë aktvendimin për
refuzimin e kërkesës për adoptim.
(2) Kundër aktvendimit për refuzimin e kërkesës për adoptim mund të ushtrohet ankesë
brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e marrjes së aktvendimit.

Neni 186.

Miratimi i kërkesës për adoptim


(1) Nëse gjykata konstaton se janë plotësuar kushtet për adoptim të parapara me këtë Ligj
do të themelojë adoptimin.
(2) Për themelimin e adoptimit nevojitet prania e adoptuesit, e bashkëshortit të tij, e
prindërve, përkatësisht e kujdestarit të të adoptuarit, si dhe prania e të adoptuarit nëse është
më i vjetër se 10 vjet, me përjashtim kur deri në këtë moshë ka qenë në kujdes juridik, ruajtje
dhe edukim te personi i cili dëshiron që ta adoptojë.
(3) Deklarata e pëlqimit e palëve pjesëmarrëse duhet të shënohet në procesverbalin e
procedurës.
(4) Më përfundimin e procedurës së adoptimit duhet të nënshkruhet procesverbali nga palët
dhe duhet t’u lexohet personave prezentë.

Neni 187.

Procesverbali


(1) Për themelimin e adoptimit mbahet procesverbali i veçantë.
(2) Procesverbali i themelimit të adoptimit përmban të dhënat për të gjitha veprimet e marra,
për të gjitha informatat e mbledhura nga gjykata dhe për deklaratat dhe marrëveshjet e të
adoptuarit dhe prindërve si dhe shpalljen përfundimtare të adoptimit.
(3) Procesverbali mbi themelimin e adoptimit përmban mbiemrin e të adoptuarit sipas
mbiemrit të palës adoptuese. Çdo ndryshim i emrit të parë, respektivisht shtim i emrit të parë
duhet gjithashtu të shënohet.
(4) Procesverbali për themelimin e adoptimit ofron të dhëna për prindërit e të adoptuarit si
dhe të dhëna për palën adoptuese.
(5) Procesverbali duhet të nënshkruhet nga të gjithë personat të cilët kanë qenë të involvuar
në procesin e adoptimit, si dhe nga përfaqësuesi i gjykatës i cili e ka zhvilluar procedurën.
(6) Gjykata është e detyruar të mbajë të gjitha shënimet dhe t’i ruajë dokumentet për
personat e adoptuar dhe procesin e adoptimit.

Neni 188.

Regjistrimi


Gjykata kompetente ia dërgon menjëherë procesverbalin për themelimin e adoptimit organit
kompetent për regjistrim në librin amëz të të lindurve, palës dhe Organit të Kujdestarisë. Pala
adoptuese regjistrohet si prind i të adoptuarit.

Neni 189.

Nuk ka themelim të adoptimit pas vdekjes së fëmijës


Nuk mund të ketë themelim të adoptimit pas vdekjes së fëmijës.

7. Efekti ligjor i adoptimit


Neni 190.

Efekti ligjor


(1) Nëse fëmija adoptohet nga bashkëshortët ose nëse bashkëshorti e adopton fëmijën e
bashkëshortit tjetër, ai fëmijë e fiton statusin ligjor të fëmijës së përbashkët të
bashkëshortëve.
(2) Në raste tjera, fëmija e fiton statusin ligjor të fëmijës të prindit adoptues.
(3) Në të gjitha rastet nga paragrafi (1) i këtij neni, bashkëshortët kanë të drejtë në kujdes të
përbashkët prindëror, në rastet nga paragrafi (2) i këtij neni prindi adoptues ka të drejtë në
kujdes prindëror.

Neni 191.

Shuarja e marrëdhënieve të fëmijës me të afërmit dhe kërkesat


(1) Me përfundimin e adoptimit, marrëdhënia ligjore mes fëmijës dhe pasardhësve të tij dhe të
kushërinjve të tij shuhet së bashku me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga kjo.
(2) Kërkesat e fëmijës të cilat janë bërë para adoptimit veçanërisht ato që kanë të bëjnë me
anuitetet, pensionin për bonjak dhe pagesat tjera periodike që korrespondojnë, nuk do të
preken me adoptim, kjo nuk do të zbatohet për kërkesat për mbajtje.

Neni 192.

Vazhdimi i marrëdhënies me të kushërinjtë


(1) Nëse prindërit adoptues janë kushërinj të shkallës së dytë ose të tretë të fëmijës në vijë
të gjakut ose nga martesa, do të ndërprehet vetëm marrëdhënia mes fëmijës dhe
pasardhësve të tij në njërën anë dhe prindërve të tij në anën tjetër, juridikisht përfundojnë së
bashku me të drejtat dhe detyrimet që dalin nga kjo.
(2) Nëse bashkëshorti e adopton fëmijën e bashkëshortit tjetër, marrëdhënia nuk shuhet
juridikisht në raport me kushërinjtë e prindit fillestar nëse ky prind e ka pasur kujdesin
prindëror dhe ka vdekur.


8. Mbiemri i fëmijës


Neni 193.

Mbiemri i fëmijës


1) Fëmija e merr mbiemrin e personit adoptues sikur të ishte mbiemri i tij.
2) Nëse çifti i martuar adopton fëmijë ose nëse njëri nga bashkëshortët e adopton fëmijën e
bashkëshortit tjetër dhe bashkëshortët nuk kanë mbiemër të përbashkët të martesës, ata
duhet të përcaktojnë mbiemrin e lindjes së fëmijës duke bërë deklaratë në gjykatë para se të
shqiptohet adoptimi.
3) Gjykata mundet gjatë shqiptimit të adoptimit:
1. Të ndryshojë emrin e parë të fëmijës ose të shtojë një apo më shumë emra të parë
nëse kjo është në interes të mirërritjes së fëmijës;
2. Familja e re, me pëlqim të fëmijës vendos ti jap mbiemrin e ri para ose pas mbiemrit
të mëparshëm, nëse kjo është në interes të mirërritjes së fëmijës.
4) Kur i adoptuari është më i vjetër së dhjetë vjet, pëlqimi i tij kërkohet për ndryshimin e
mbiemrit dhe çdo ndryshim të emrit.


9. Ndalimi i zbulimit dhe hetimeve


Neni 194.

Parimet


(1) Të dhënat për adoptimin dhe rrethanat e tij nuk duhet të zbulohen ose hetohen pa
pëlqimin e adoptuesit dhe fëmijës përveç nëse këtë e kërkojnë arsye të veçanta të interesit
publik.
(2) Në moshën madhore i adoptuari ka të drejtë në qasje në të gjitha informatat lidhur me
adoptimin e tij dhe me kërkesë të tij do ti ofrohen informata personale për prindërit e tij
biologjik.


10. Shuarja e adoptimit


Neni 195.

Parimi


Marrëdhënia e adoptimit mundet të shuhet vetëm në bazë të rregullave të neneve të
mëposhtëm 196 deri 200.

Neni 196.

Anulimi i adoptimit


(1) Gjykata mundet të anulojë marrëdhënien e adoptimit në bazë të kërkesës, nëse kjo ka
qenë e themeluar pa kërkesë të adoptuesit, pa pëlqimin e fëmijës ose prindit.
(2) Kërkesa të cilës i mungon pëlqimi i nevojshëm është e pavlefshme vetëm nëse
deklaruesi:
1. në kohën e deklarimit ka qenë në gjendje të pavetëdijshme ose të çmendurisë së
përkohshme, nëse kërkuesi ka qenë juridikisht jo kompetent për të kryer punë juridike,
ose nëse fëmija më i ri se 14 vjet ose i paaftë për të vepruar e ka dhënë personalisht
pëlqimin e tij dhe të vendimit të bërë për këtë arsye;
2. ka dështuar të kuptojë procedurat e adoptimit ose edhe pse ai ka qenë në dijeni për
këtë, nuk ka pasur për qëllim të kërkojë adoptim ose të shpreh pëlqimin e tij për
procedurat e adoptimit;
3. ka bërë gabim lidhur me identitetin e fëmijës ose fëmija që adoptohet ka bërë gabim
lidhur me identitetin e adoptuesit;
4. është shtyrë të bëjë deklaratë në mashtrim lidhur me rrethanat materiale;
5. padrejtësisht me kërcënim është shtyrë të bëjë deklaratë.
(3) Anulimi mund të mos bëhet nëse deklaruesi e ka ratifikuar kërkesën ose pëlqimin pas
shuarjes së metave të përmendura në paragrafin (2) të këtij neni.
(4) Padia për anulim mund të paraqitet brenda afatit prej gjashtë muajsh nga dita kur është
marrë në dijeni shkaku i anulimit e më së voni brenda prej një viti nga data e themelimit të
adoptimit.

Neni 197.

Nuk ka shuarje për shkak të mungesës së pëlqimit


Marrëdhënia e adoptimit nuk mund të shuhet, nëse mirëqenia e fëmijës do të dëmtohej
qenësisht, përveç nëse interesat predominante të adoptuesit e kërkojnë shuarjen.

Neni 198.

Shuarja ex officio


(1) Gjatë moshës së miturisë së fëmijës, Gjykata kompetente mund të shuajë marrëdhënien
e adoptimit me procedurë të vetën, nëse për çfarëdo arsye kjo bëhet e nevojshme për
mirëqenien e fëmijës.
(2) Nëse fëmija është adoptuar nga qifti i martuar, marrëdhënia e adoptimit mes fëmijës dhe
vetëm njërit nga bashkëshortët po ashtu mund të mbarohet.
(3) Marrëdhënia e adoptimit mund të shuhet vetëm nëse:
1. nëse në rastin nën paragrafin (2) bashkëshorti tjetër ose prindi biologjik është i
pajtimit të marrë përsipër kujdesin dhe rritjen e fëmijës dhe nëse ushtrimi i kujdesit
prindëror nga ai nuk do të ishte në kundërshtim me mirëqenien e fëmijës ose
2. nëse shuarja do të lejonte adoptim të ri të fëmijës.

Neni 199.

Pasojat e shuarjes


(1) Shuarja ka efekt vetëm për të ardhmen. Nëse Gjykata e shuan marrëdhënien e adoptimit
me aplikimin e adoptuesit pas vdekjes së tij ose me aplikimin e fëmijës pas vdekjes, kjo ka
efekt të njëjtë si shuarje e marrëdhënies së adoptimit para vdekjes.
(2) Me shuarjen e adoptimit , marrëdhënia e fëmijës dhe pasardhësve të tij me kushërinjtë e
mëparshëm bazuar në adoptim ndërprehet së bashku me të drejtat dhe detyrat e krijuara.
(3) Në të njëjtën kohë marrëdhënia mes fëmijës dhe pasardhësve të tij dhe kushërinjtë
natyral së bashku me të drejtat dhe detyrat që dalin nga kjo ripërtërihen me përjashtim të
autoritetit prindëror i cili varet vetëm nga e drejta për kujdes;
(4) Gjykata do t’ia kthejë kujdesin prindëror prindërve biologjik, nëse dhe përderisa kjo nuk
është në kundërshtim me mirëqenien e fëmijës; në të kundërtën do të emërojë një kujdestar.
(5) Nëse prindërit adoptues janë qift i martuar dhe shuarja prek vetëm të drejtat e njërit
bashkëshort, efektet e cekura në paragrafin (2) rezultojnë vetëm në mes fëmijës dhe
pasardhësve të tij në njërën anë dhe bashkëshortit të këtij të fundit dhe kushërinjve të tij në
anën tjetër; efektet nën paragrafin (3) nuk rezultojnë.

Neni 200.

Pasojat në mbiemër


(1) Me shuarjen e adoptimit, fëmija humb të drejtën të bartë mbiemrin e adoptuesit si
mbiemër të tij.
(2) Gjykata kompetente mundet me kërkesë të fëmijës, të vendosë që fëmija të mbajë
mbiemrin që e ka fituar përmes adoptimit, nëse fëmija ka interes të arsyetuar që ta bartë këtë
mbiemër.

11. Të drejtat dhe detyrimet e palës së adoptuar dhe adoptuesit


Neni 201.

Krijimi dhe përfundimi i marrëdhënieve familjare


(1) Me adoptim krijohen marrëdhënie familjare ndërmjet adoptuesit dhe personave në gjini
në njërën anë, dhe ndërmjet të adoptuarit dhe pasardhësve të tij në anën tjetër, me të gjitha
të drejtat dhe detyrimet.
(2) Me themelimin e adoptimit shuhen të drejtat dhe detyrimet e të adoptuarit ndaj prindërve
të tij dhe personave në gjini të tjerë në familje si dhe të drejtat dhe detyrimet e prindërve dhe
familjes ndaj tij.

Neni 202.

Nuk mund të ketë dëshmi të amësisë dhe të atësisë pas adoptimit


Pas adoptimit nuk lejohet vërtetimi i amësisë ose atësisë së fëmijës së adoptuar.

III. VENDOSJA E ORGANIZUAR NË FAMILJE


Neni 203.

Parimet


(1) Vendosja e fëmijës në familje është formë e organizuar shoqërore e përkujdesjes së
fëmijëve në familjen tjetër.
(2) Fëmijët pa prindër ose pa kujdesin prindëror dhe fëmijët zhvillimi i të cilëve është
penguar nga rrethanat në familjen e tyre, vendosen në familjen tjetër për t’ua siguruar kushtet
e domosdoshme për zhvillimin, edukimin dhe aftësimin e tyre për jetë dhe për punë të
pavarur.
(3) Në familjen tjetër mund të vendosën fëmijët e lënë pasdore në edukimin, si dhe fëmijët
me zhvillim të penguar.
(4) Gjendja materiale e prindërve nuk mund të jetë arsye për vendosje në familjen tjetër.
Familja, fillimisht do të përkrahet me të gjitha mjetet e ndihmës sociale.
(5) Të drejtat dhe detyrat e prindërve dhe kujdestarit të fëmijës në përputhje të dispozitave të
kësaj pjese të ligjit, kufizohen për kohëzgjatjen e vendosjes në familje.

Neni 204.

Vendosja


(1) Fëmijëve pa prindër dhe fëmijëve pa kujdesin prindëror u garantohet vendosja në familje
deri sa të mos aftësohen për jetë dhe punë të pavarur.
(2) Vendosja e fëmijës është e mundshme në familjen që i ka të dy prindërit ose njërin prind.
(3) Vendosja është e përcaktuar me pëlqim paraprak të prindërve biologjik të fëmijës dhe si
rregull vendosja do të zgjasë për aq sa do të vazhdonin rrethanat të cilat e kanë shkaktuar
atë.
(4) Pas vendosjes së fëmijës në familjen tjetër, Organi i Kujdestarisë ndërmerr menjëherë të
gjitha masat e domosdoshme që të adresojë dhe në të ardhmen të mënjanojë të gjitha
rrethanat të cilat e kanë bërë të domosdoshme vendosjen në familje përkujdesëse.

Neni 205.

Të drejtat e prindërve përkujdesës


(1) Vendosja në familje bëhet në familjen e cila mund t’i përmbushë me sukses detyrimet
prindërore, posaçërisht në pikëpamje të kujdesit, të edukimit, të arsimimit dhe të aftësimit të
drejtë të fëmijës për jetë të pavarur.
(2) Vendosja e fëmijës në familje do të bëhet vetëm në familjen në të cilën prindi ose
prindërit të cilit i besohet fëmija i plotëson të gjitha kushtet e parashikuara me këtë ligj për
fëmijë dhe përgjegjësinë prindore.



Neni 206.

Vendosja e fëmijëve me nevoja te veçanta, të lënë pas dore dhe atyre me aftësi të kufizuar


Zgjedhja e familjes në të cilën vendoset fëmija me nevoja të veçanta, të lënë pasdore, apo fëmija
me aftësi të kufizuar, bëhet me propozim të grupit profesional të caktuar nga Organi i
Kujdestarisë, i cili duhet të përbëhet nga punëtorët social, pedagogët, psikologët dhe mjekët si
dhe nga ekspertët tjerë, të zgjedhur varësisht nga shkaqet që kërkojnë vendosjen e fëmijës në
familje.


Neni 207.

Kompetenca Ligjore, Dokumentimi


(1) Organi i Kujdestarisë i komunës në territorin e së cilës fëmija ka vendbanimin apo
vendqëndrimin, merr vendim për vendosjen e fëmijës në familje.
(2) Para marrjes së vendimit për vendosjen në familje, Organi i Kujdestarisë nga paragrafi 1 i
këtij neni siguron dokumentacionin e plotë mbi të gjitha të dhënat me rëndësi për marrjen e
vendimit për vendosjen e fëmijës në familje, si dhe për familjen në të cilën vendoset fëmija.

Neni 208.

Kontrata me shkrim, E drejta në Vizitë, Shpërblimi


(1) Në bazë të vendimit për vendosjen e fëmijës në familje, Organi i Kujdestarisë lidhë
kontratën me shkrim me njërin prej prindërve të familjes në të cilën do të vendoset fëmija.
(2) Familja në të cilën është vendosur fëmija ka për detyrë që t’i bëjë të mundur vizitat e
prindërve të fëmijës, përveç kur Organi i Kujdestarisë cakton ndryshe për interes dhe
mirëqenie të fëmijës.
(3) Familja në të cilën fëmija është vendosur ka të drejtë në shpërblim.


Neni 209.

Përfundimi i vendosjes


(1) Vendosja në familje pushon:
1. Me marrëveshjen e palëve kontraktuese,
2. Me heqjen dore nga kontrata,
3. Me arritjen e moshës madhore të fëmijës, përkatësisht me aftësimin e tij për jetë të
pavarur ose kur fëmija martohet para kësaj moshe.
4. Me adoptimin e fëmijës,
5. Me vdekjen e fëmijës ose me vdekjen e anëtarit të familjes i cili ka lidhur kontratën
për vendosjen në familje.
(2) Në rast të vdekjes së njërit nga prindërit e familjes nga paragrafi 1 i këtij neni, kontrata
për vendosjen në familje mbetet në fuqi nëse prindi tjetër, brenda afatit prej një muaji e
njofton Organin kompetent të Kujdestarisë për vazhdimin e vendosjes së fëmijës në familje
dhe nëse disponon me garancionin se familja në të ardhmen do t’i plotësojë kushtet e
përcaktuara me këtë ligj.

Neni 210.

Shuarja e Kontratës


(1) Familja në të cilën është vendosur fëmija mund të heqë dorë nga kontrata brenda afatit
të parashikuar në kontratë.
(2) Organi i Kujdestarisë mund ta renoncojë kontratën për vendosje në familje vetëm në
rastin kur rrethanat e ndryshuara në familjen e fëmijës tregojnë se nuk ka nevojë të
mëtutjeshme për të vazhduar vendosjen.

Neni 211.

Heqja dorë nga kontrata


(1) Nëse familja në të cilën është vendosur fëmija pushon të plotësojë ndonjërin prej
kushteve nga neni 205 i këtij ligji, përkatësisht nëse nuk është realizuar qëllimi i vendosjes,
Organi i Kujdestarisë mund të vendosë për heqjen dorë nga kontrata për vendosjen në
familje.
(2) Me vendimin nga paragrafi 1 i këtij neni caktohet dita e pushimit të vendosjes së fëmijës.
(3) Organi i Kujdestarisë i cili ka marrë vendimin për zgjidhjen e kontratës për vendosjen në
familje e siguron ruajtjen, kujdesin dhe shkollimin e mëtejshëm të fëmijës.

Neni 212.

Mbikëqyrja


(1) Organi i Kujdestarisë mbikëqyr zhvillimin e fëmijës, siguron se mbrojtja, kujdesi dhe
edukimi i fëmijës bëhet në përputhje me dispozitat e këtij ligji si dhe me dispozitat e kontratës
për vendosjen e fëmijës.
(2) Organi kompetent i Kujdestarisë i kushton vëmendje të posaçme zhvillimit të fëmijës
lidhur me qëllimet të cilat kanë shkaktuar vendosjen e fëmijës në familje.
(3) Organi i Kujdestarisë ka obligim të informojë familjen në të cilën është vendosur fëmija
për arsye (mangësitë në sigurimin e kujdesit, mbrojtjen dhe edukimin e fëmijës) që kanë
shkaktuar vendosjen e fëmijës. Ky duhet të japë propozime për mënjanimin e këtyre fakteve
në të ardhmen, dhe të marrë masa sociale të rregullta dhe me kohë të cilat janë parashikuar
në këtë ligj.

Neni 213.

Detyrimet e familjes përkujdesëse për të informuar


Familja përkujdesëse ka për detyrë ta njoftojë organin kompetent të mbikëqyrjes për çështjet
që kanë të bëjnë me gjendjen shëndetësore, edukimin si dhe të gjitha rrethanat që janë me
rëndësi për zhvillimin e fëmijës.

Neni 214.

Informatat reciproke të organeve kompetente


(1) Nëse vendosjen në familje e ka caktuar një organ, kurse mbikëqyrjen e ushtron organi
tjetër, organi i cili e ushtron mbikëqyrjen ka për detyrë që për zhvillimin e fëmijës ta informojë
organin që ka caktuar vendosjen në familje.
(2) Nëse organi mbikëqyrës nga paragrafi 1 i këtij neni nxjerr përfundim se është shkaktuar
ndonjë nga kushtet e përcaktuara në nenet 209-211 për zgjidhjen e kontratës, lidhur me këtë
gjë pa vonesë e njofton organin që ka caktuar vendosjen në familje.


PJESA E GJASHTË
KUJDESTARIA

I. VENDOSJA DHE QËLLIMI I KUJDESTARISË


Neni 215.

Parimet e kujdestarisë për të miturit dhe të rriturit


(1) Fëmijët e mitur vendosen në kujdestari dhe gëzojnë mbrojtje të veçantë nga institucionet
publike
1. kur prindërit e tyre janë në pamundësi për të ushtruar kujdesjen prindërore,
2. për shkak se të dy prindërit kanë vdekur ose nuk njihen, janë shpallur të zhdukur, u është
hequr kujdesi prindëror ose kanë humbur aftësinë për të vepruar,
3. apo për çdo shkak tjetër i cili me vendim të gjykatës jep arsye për vendosje në të mirë
të mirëqenies së fëmijës.
(2) Qëllimi i kujdestarisë ndaj personave të moshës madhore është mbrojtja e personalitetit
të tyre dhe do të manifestohet në radhë të parë me kujdesin personal, aftësim për jetë të
pavarur dhe me mjekim.
(3) Kujdestaria ka për qëllim gjithashtu sigurimin e të drejtave pasurore dhe të të drejtave të
tjera dhe interesave të personave nën kujdesje.

II. KUJDESTARIA NDAJ TË MITURVE


Neni 216.

Kompetencat dhe qëllimet e kujdestarisë për të miturit


(1) Organi i kujdestarisë e vë nën kujdestari personin e mitur i cili nuk është nën kujdesin
prindëror.
(2) Kujdestari i personit të mitur ka për detyrë që të kujdeset me mirëbesim për personalitetin
e të miturit, posaçërisht për shëndetin e të miturit, edukimin e arsimimin e tij dhe për
zhvillimin e aftësisë për të bërë jetë të pavarur.

Neni 217.

Aftësia për të vepruar, përdorimi i të ardhurave


(1) I mituri nën kujdestari që nuk ka mbushur 14 vjet, nuk mund të ushtrojë vetë punët
juridike, me përjashtim të veprimeve më rëndësi të vogël. Për veprimet të cilat nuk mund t’i
ushtroj vetë është e nevojshme leja e kujdestarit të tij për ti bërë këto veprime të vlefshme,
kurse për veprimet të cilat kujdestari nuk mund t’i ndërmarr vet është e nevojshme leja e
Organit të Kujdestarisë.
(2) I mituri nën kujdestari që e themelon marrëdhënien e punës, mund t’i disponojë vetë të
ardhurat e tij personale dhe pasurinë që e ka fituar me punën e tij. Përveç kësaj ai ka për detyrë
që të kontribuojë për ushqimin e tij, edukimin dhe arsimimin në nivel të arsyeshëm.

Neni 218.

E drejta e ankesës


I mituri që ka mbushur 14 vjet ka të drejtë të ushtrojë ankesë kundër vendimit të Kujdestarit,
të Organit të Kujdestarisë dhe kundër organeve të tjera të cilat mohojnë lejen e nevojshme
për plotfuqishmërinë e cilitdo veprim juridik nga ana e tij.

Neni 219.

Kompetenca e kujdestarit


Kujdestari mund të ndërmarrë veprimet e poshtëshënuara vetëm me lejen paraprake të
Organit të Kujdestarisë:
1. t’ia besojë të miturin shtëpisë së bonjakëve ose ndonjë organizate tjetër për fëmijë dhe
të mitur për ruajtje, edukim dhe arsimim, t’ia besojë të miturin ndonjë personi për
edukim, mirërritje dhe kujdes ose që ta vendosë të miturin për një kohë të gjatë për
mjekim në institucionin shëndetësor;
2. të iniciojë ndërrimin e shkollës;
3. të vendosë për zgjedhjen e profesionit ose ushtrimin e profesionit të të miturit;
4. të marrë edhe masat e tjera të rëndësishme, lidhur me personalitetin dhe interesat e të
miturit.

Neni 220.

Informacionet nga Organi i Kujdestarisë


(1) Qendra sociale së cilës i është besuar i mituri ose institucioni në të cilin është dërguar, si
dhe personi të cilit i është besuar për ruajtje dhe edukim apo institucioni shëndetësor në të
cilin është vendosur për mjekim, kanë për detyrë ta informojnë kujdestarin dhe Organin e
Kujdestarisë për të gjitha çështjet e rëndësishme për jetën, shëndetin, edukimin dhe
arsimimin të të kujdesurit, si dhe lëshimin e mundshëm nga institucionet dhe të
vendqëndrimit të tij të ri.
(2) Personat dhe institucionet nga paragrafi 1 i këtij neni kanë për detyrë që para lëshimit të
të kujdesurit të mitur ta informojnë me kohë lidhur me këtë gjë Organin e Kujdestarisë, në
mënyrë që të mund t’i ndërmarrë me kohë masat për mbajtjen dhe sigurimin e të miturit.

Neni 221.

Përfundimi i kujdestarisë


Kujdestaria ndaj të miturit pushon:
1. Me arritjen e moshës madhore të tyre;
2. Me lidhjen e martesës para mbushjes së moshës madhore;
3. Me adoptim
4. Me kthimin e kujdesit prindëror te prindërit e tij.

Neni 222.

Pasuria e kujdestarit dhe raportet


(1) Në rast të pushimit të kujdestarisë, Organi i Kujdestarisë kërkon nga kujdestari që brenda
afatit të caktuar të përgatisë raportin për punën e vet dhe të shpërndaj pasurinë e të
kujdesurit dhe t’ia dorëzojë personit në kujdestari për administrim, respektivisht te prindit ose
adoptuesi.
(2) Dorëzimi i pasurisë bëhet në praninë e kujdestarit, personit nën kujdestari, përkatësisht
të prindit ose adoptuesit dhe të përfaqësuesit të Organit të Kujdestarisë.

III. KUJDESTARIA NDAJ PERSONAVE TË CILËVE U ËSHTË HEQUR AFTËSIA PËR TË
VEPRUAR OSE TË CILËT NUK E KANË AFTËSINË E PLOTË PËR TË VEPRUAR


Neni 223.

Heqja e plotë apo e pjesshme e aftësisë së veprimit


(1) Personit të moshës madhore që nuk është i aftë për të gjykuar normalisht (sëmundja
psikike e diagnostifikuar, ngecja psikike ose ndonjë shkak të ngjashëm) dhe për këtë arsye
nuk është në gjendje të kujdeset vetë për të drejtat dhe interesat e tij, duhet t’i hiqet aftësia
për të vepruar.
(2) Personit të moshës madhore që me veprimet e veta ashpërsisht i rrezikon të drejtat dhe
interesat e tij ose të drejtat dhe interesat e personave të tjerë për shkak të sëmundjes psikike
të diagnostifikuar, të ngecjes psikike apo keqpërdorimit të alkoolit ose të mjeteve narkotike, të
paaftësisë nga pleqëria duhet pjesërisht ti hiqet aftësia për të vepruar.
(3) Vendimin mbi heqjen e aftësisë për të vepruar ose për të kufizuar aftësinë juridike e merr
gjykata kompetente në procedurën jashtëkontestimore.

Neni 224.

Procedurat


(1) Personat të cilëve me vendimin e gjykatës pjesërisht ose plotësisht u është hequr aftësia
e tyre për të vepruar, vëhen nën kujdestari të Organit të Kujdestarisë.
(2) Gjykata brenda afatit dhjetë ditor duhet të përcjellë vendimin tek Organi kompetent i
kujdestarisë i cili brenda 30 ditësh nga dita e nxjerrjes së vendimit duhet të sigurojë
kujdestarinë.

Neni 225.

Detyrimet e Kujdestarit


(1) Kujdestari i personit të cilit i është hequr aftësia për të vepruar ka për detyrë të kujdeset
për personalitetin e tij, dhe në veçanti për kushtet e vendosjes së tij.
(2) Kujdestari posaçërisht do të kujdeset për gjendjen e veçantë të personit nën kujdesjen e
tij me shqyrtim të veçantë të shkaqeve për të cilat personit i janë hequr ose kufizuar të drejtat.
Kujdestari do t’i mundësojë personit nën kujdesin e tij të jetojë jetë të pavarur dhe me dinjitet
për aq sa është e mundur.
(3) Nëse kujdestari konkludon se rrethanat tregojnë nevojën për të rikthyer aftësinë për të
vepruar përkatësisht në rast të nevojës, ndryshimin e vendimit të mëparshëm, ai ka për
detyrë të informojë Organin e Kujdestarisë pa vonesë.

Neni 226.

Analogji me rregullat për kujdesin për të miturit


(1) Kujdestari i personit që i është hequr plotësisht aftësia për të vepruar ka detyrat dhe të
drejtat e kujdestarit të personit të mitur që nuk ka mbushur 14 vjet.
(2) Kujdestari i personit të cilit pjesërisht i është hequr aftësia për të vepruar (kufizime të
aftësisë juridike) ka detyrat e kujdestarit personit të mitur që ka mbushur 14 vjet. Nën
rrethana të caktuara Organi i Kujdestarisë do të lejojë të gjitha punët juridike të cilat mund të
ndërmerren nga personi me aftësi të plotë për të vepruar.

Neni 227.

Masat e përkohshme


(1) Gjykata pranë së cilës ka filluar procedura për heqjen e aftësisë për të vepruar ka për
detyrë që lidhur me këtë gjë ta informojë menjëherë Organin e Kujdestarisë, i cili, kur është e
nevojshme, atij personi do t’ia caktojë kujdestarin e përkohshëm.
(2) Ndaj të drejtave dhe detyrave të kujdestarit të përkohshëm nga paragrafi 1 i këtij neni
zbatohen dispozitat për kujdestarinë ndaj të miturve që kanë mbushur 14 vjet, por organi i
kujdestarisë, kur është e nevojshme një gjë e tillë, ndaj tij mund ta zgjerojë zbatimin e
dispozitave për kujdestarinë ndaj të miturve që nuk kanë mbushur 14 vjet.
(3) Detyrat e kujdestarit të përkohshëm pushojnë kur caktohet kujdestari i përhershëm ose
me vendimin e gjykatës me të cilin mohohet privimi i aftësisë për të vepruar.

Neni 228.

Mbikëqyrja


(1) Organi i Kujdestarisë ka për detyrë të bëjë mbikëqyrje të përhershme të kushteve të jetës
të personit të privuar nga aftësia për të vepruar, kushtet e tij mjekësore dhe në veçanti
kushtet që shkaktojnë humbjen ose kufizimin e aftësisë së tij për të vepruar. Organi i
Kujdestarisë merr raporte të rregullta nga kujdestari ose nga institucioni ku është vendosur
personi, respektivisht institucioni shëndetësor ku personi nën kujdestari trajtohet ose është
vendosur për trajtim.
(2) Në përputhje me detyrën e tij zyrtare, Organi i Kujdestarisë fillon të gjitha procedimet e
nevojshme gjyqësore për t’ia rikthyer aftësinë për të vepruar personit nën kujdestari, nëse
nxjerr përfundim se ndryshimi i kushteve e kërkon këtë.

IV. KUJDESTARËT PËR RASTE TË VEÇANTA


Neni 229.

Kujdestaria për shkak të Pasurisë së paqartë


(1) Organi i Kujdestarisë ka të drejtë të emërojë kujdestar për raste të veçanta (kujdestari
special) në emër të pasurisë së supozuar të personit në rastet kur pronari i pasurisë është i
panjohur dhe kur personi i tillë nuk ka përfaqësues statutor dhe kur kujdestaria është e
paevitueshme për të mbrojtur interesat ligjore të pronarit.
(2) Kujdestari mund të caktohet ndaj personit të cekur në paragrafin 1 të këtij neni nga
gjykata nën kushtet e cekura me ligj. Gjykata dhe kujdestari kanë për detyrë të njoftojnë
Organin kompetent të Kujdestarisë për këtë çështje pa vonesë.
(3) Organi i Kujdestarisë mund t’i ushtrojë të drejtat e cekura në paragrafin 1 dhe 2 të këtij
neni në mënyrë të drejtpërdrejtë.
(4) Kjo e drejtë pushon në çastin kur personi në emër të të cilit është themeluar kujdestaria
e veçantë, kërkon dhe dëshmon të drejtat dhe identitetin e tij pranë Organit të Kujdestarisë.

Neni 230.

Kujdestaria e veçantë për vlerësimin e kontesteve


(1) Kujdestari për raste të veçanta do të emërohet për fëmijën në rastet kur edhe pse
prindërit e ushtrojnë kujdesin prindëror, mes tyre dhe fëmijës ekziston kontest, pra për punë
juridike të dukshme që kanë të bëjnë me pasurinë e fëmijës.
(2) Personit nën kujdestari mund t’i caktohet përkohësisht kujdestari special për kontestet e
rënda mes tij dhe kujdestarit.
(3) Prindërit, palët adoptuese, kujdestarët, kushërinjtë dhe fqinjët janë të detyruar të njoftojnë
Organin e Kujdestarisë kur të vihen në dijeni për çështjet ose rastet e cekura në paragrafët 1
dhe 2 të këtij neni.

Neni 231.

Dispozitat e përgjithshme


(1) Me rastin e emërimit të kujdestarit për rastet e veçanta, Organi i Kujdestarisë do të
caktojë vëllimin, detyrimet dhe të drejtat e kujdestarit të veçantë, duke pasur parasysh
rrethanat e secilit rast individual.
(2) Dispozitat mbi të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e kujdestarit të cekura në paragrafin
2 dhe 3 të nenit 215 zbatohen me analogji edhe ndaj kujdestarit të veçantë.
(3) Kujdestari i veçantë ka për detyrë t’i paraqet raporte të rregullta për punën vet Organit të
Kujdestarisë.

V. KOMPETENCA LIGJORE NË PUNËT E KUJDESTARISË


Neni 232.

Kompetenca ligjore


Punët e kujdestarisë të përcaktuara me këtë Ligj i kryen dhe i realizon Organi i Kujdestarisë
nga neni 6 i këtij Ligji.

Neni 233.

Praktikat më të mira


(1) Për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e personit nën kujdestari, Organi i Kujdestarisë i
ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të realizuar qëllimin e kujdestarisë në mënyrën më
të mirë.
(2) Organi i Kujdestarisë gjatë përgatitjes, realizimit dhe zbatimit të vendimeve dhe masave
të veta , do t’i shfrytëzojë të gjitha format e përshtatshme të mbrojtjes speciale, metodat e
punës sociale dhe punëve tjera profesionale që do të thotë shërbimet e organizatave sociale
si dhe institucioneve shëndetësore dhe edukative.

Neni 234.

Përgjegjësia e Organit të Kujdestarisë


(1) Organi i Kujdestarisë siguron se të gjitha të drejtat dhe interesat e personit nën kujdestari
janë të garantuara në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
(2) Organi i Kujdestarisë siguron gjithashtu format tjera të mbrojtjes të siguruara me ligj për
të ndihmuar të miturit dhe personat e moshës madhore.
(3) Organi i Kujdestarisë zbaton masat edukative dhe masat tjera të përcaktuara nga gjykata.
Ky organ i ndërmerr dhe i mbikëqyr të gjitha aktivitetet nën kompetencën e tij.

Neni 235.

Kujdestari


Kujdestarit si një person i caktuar posaçërisht, i besohen të gjitha të drejtat dhe detyrimet e
domosdoshme për të realizuar këtë qëllim.

VI. KUJDESTARI


1. Përcaktimi i Kujdestarit


Neni 236.

Kujdestari


(1) Personit nën kujdesje Organi i Kujdestarisë ia cakton kujdestarin.
(2) Si kujdestar mund të jetë çdo person i cili i ka cilësitë personale dhe aftësitë e nevojshme
për përmbushjen e detyrave të kujdestarit dhe i cili më parë jep pëlqimin që të bëhet
kujdestar.
(3) Kujdestari në radhë të parë caktohet nga mesi i personave në familjen e personit nën
kujdestari. Organi i Kujdestarisë do të vendosë nëse kjo gjë është në interes të të kujdesurit.

Neni 237.

Përjashtimet nga e drejta për kujdestari


Nuk mund të jetë kujdestar:
1. Personi i cili paraprakisht ka humbur të drejtën ligjore ose prindore të kujdestarisë me
vendim të gjykatës;
2. Personi i cili pjesërisht apo plotësisht ka humbur aftësinë për të vepruar;
3. Interesat e të cilit janë në konflikt të dukshëm me interesat e personit që do të vendoset
nën kujdestari;
4. Personi, veçoritë personale ose interesat materiale të të cilit mund të jenë në konflikt
me interesat e kujdestarit dhe kur dyshohet se marrëdhënia me personin nën
kujdestari ose me prindërit natyral mund të shkaktojë konflikt.

Neni 238.

Detyrimi për të pranuar kujdestarinë dhe përjashtimet


(1) Personat në gjini të gjakut me personin që do të vendoset nën kujdestari në vijë të drejtë
dhe pasardhësit në vijë të drejtë, vëllezërit dhe motrat e babait apo nënës të personit nën
kujdestari, janë të detyruar me ligj që të pranojnë detyrën e kujdestarit nëse ata pajtohen me
nevojat për kujdestari në bazë të dispozitave të këtij ligji.
(2) Personat në gjini gjaku nuk janë të detyruar të pranojnë detyrën e kujdestarit nëse:
1. nuk kanë mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare;
2. nëse për shkak të sëmundjes, të metave trupore ose për shkak të natyrës së profesionit ose
të shërbimit ata nuk janë mjaft të aftë për të përmbushur këtë detyrë;
3. nëse ata tashmë kanë detyrën e kujdestarit ose nëse ata tashmë kujdesen për dy ose
më shumë fëmijë të huaj;
4. nëna e cila konsiderohet për këtë detyrë ka fëmijën më të ri se shtatë vjeç dhe për këtë
arsye refuzon detyrën;
5. personi i cili tashmë kujdeset për tre ose më shumë fëmijë të tij të mitur.

Neni 239.

Shqyrtimi i Kërkesës


Me rastin e caktimit të kujdestarisë, Organi i Kujdestarisë do të merr parasysh kërkesën e
personit nën kujdestari, nëse ai është në gjendje të shpreh interesin e tij. Dëshirat e të
afërmve do të merren gjithashtu parasysh nëse kjo është në interes të personit i cili do të
vendoset nën kujdestari.

Neni 240.

Kujdesi i ushtruar drejtpërdrejt nga Organi i Kujdestarisë


(1) Nëse kjo është në interes të personit i cili do të vëhet nën kujdestari, Organi i
Kujdestarisë mund të vendosë që të mos caktojë kujdestar, por që detyrat e kujdestarit t’i
përmbushë drejtpërdrejt. Me aktvendimin mbi ushtrimin e drejtpërdrejtë të punëve të
kujdestarit përfaqësuesi i Organit të Kujdestarisë është i caktuar që të drejtojë detyrat në
emër të kujdestarit.
(2) Detyrat e kujdestarit të cilat kërkojnë autorizimin nga Organi i Kujdestarisë apo
pjesëmarrja e organit në cilëndo mënyrë tjetër, në mënyrë që të vërtetohet vendimi, mund të
drejtohet nga përfaqësuesi i Organit të Kujdestarisë vetëm nëse ky person e ka autorizimin
administrativ të Organit të Kujdestarisë. Ai do të veprojë në përputhje me çfarëdo urdhërese
nga ana e Organit të Kujdestarisë dhe të veproj në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

Neni 241.

Kujdesi i më shumë se një personi


Personi i njëjtë me anë të marrëveshjes mund të emërohet si kujdestar i më shumë se një
personi, nëse kjo nuk është në kundërshtim me interesat e personave nën kujdestari.

2. Kujdestaria


Neni 242.

Delegimi i detyrimeve


Nëse Organi i Kujdestarisë përgjithësisht e merr rolin e kujdestarit ose kryen detyrat speciale
të kujdestarit drejtpërdrejt, është i autorizuar t’ia besojë detyrat e caktuara profesionistëve
tjerë të cilët mund të veprojnë në emër të tij dhe nën mbikëqyrje të tij.

Neni 243.

Besimi


(1) Organi i Kujdestarisë i cili vendos për emërimin e kujdestarit i definon detyrat e kujdestarit
dhe fushën e veprimit.
(2) Para marrjes së vendimit nga paragrafi 1 i këtij neni, Organi i Kujdestarisë e informon
kujdestarin për rëndësinë e kujdestarisë, të drejtat dhe detyrimet dhe siguron të gjitha informatat
tjera të rëndësishme të nevojshme për kryerjen e detyrave të kujdestarit.

Neni 244.

Detyrat e Kujdestarit


(1) Kujdestari posaçërisht është i detyruar që të kujdeset me mirëbesim për personalitetin, dhe të
drejtat dhe interesat e të kujdesurit, dhe ta administrojë pasurinë e tij me kujdes si dhe ta
informojë Organin e Kujdestarisë për drejtimin e kujdestarisë.
(2) Kujdestari posaçërisht është i detyruar, me ndihmën e Organit të Kujdestarisë, të
shfrytëzojë të gjitha mjetet e domosdoshme të ndihmës sociale me qëllim që të sigurohen të
gjitha kërkesat materiale të nevojshme për zbatimin e masave të caktuara të kujdestarisë.

Neni 245.

Inventari i pasurisë


(1) Nëse i kujdesuri ka pasuri bazë, Organi i Kujdestarisë është i obliguar t’ia bashkangjesë
raportit të tij të punës një inventar dhe raportin e vlerësimit për këtë pasuri. E njëjta vlen edhe
për personin i cili i kryen detyrat e kujdestarit në emër të Organit të Kujdestarisë.
(2) Inventari i pasurisë duhet të ofrojë të dhënat e mëposhtme:
1. Të dhënat për personin nën kujdestari
2. Të dhënat për kujdestarin, respektivisht personin i cili vepron si kujdestar në emër të
Organit të Kujdestarisë për të administruar pasurinë e personit nën kujdestari
3. Të dhënat për personin i cili i mban sendet e pasurisë në emër të të kujdesurit.
(3) Nëse Organi i Kujdestarisë kur kjo është juridikisht e lejuar, ka filluar procedurën e
kujdestarisë, mund të bëjë inventarin dhe vlerësimin e pasurisë së personit nën kujdestari
dhe të ndërmerr masat e nevojshme që të mbrohet pasuria edhe para marrjes së vendimit
përfundimtar mbi vënien nën kujdesje.

3. Përfaqësimi


Neni 246.

Përfaqësimi


(1) Kujdestari sipas ligjit e përfaqëson personin nën kujdestari (përfaqësuesi ligjor).
(2) Nëse detyrimet e kujdestarit ushtrohen drejtpërdrejtë nga Organi i Kujdestarisë apo nëse
kujdestari ka autorizim të kufizuar, Organi i Kujdestarisë përfaqëson personin nën kujdestari
përmes njërit nga përfaqësuesit apo ndonjë personi profesional të autorizuar.
(3) Personi i cili në emër të organit të kujdestarisë përfaqëson të kujdesurin mund t’i
ndërmarrë veprimet dhe masat e cekura nga neni 248 i këtij ligji, vetëm me lejen paraprake të
Organit të Kujdestarisë.

Neni 247.

Ndalimi i përfaqësimit


Kujdestari nuk mund të përfaqësojë personin nën kujdestari në punët e mëposhtme juridike:
1. Në punët juridike mes personit nën kujdestari dhe bashkëshortit të tij, partnerit (në
bashkëjetesë nga raportet jashtëmartesore apo nga bashkësia faktike) ose njërit nga të
afërmit e tij në vijë të drejtë, përveç nëse punët juridike janë të kufizuara në
përmbushjen e ndonjë detyrimi.
2. Në punët juridike të cilat përfshijnë transferin ose barrën nga e drejta e pengut,
hipotekës ose dorëzani, nëse kjo nënkupton një kërkesë të siguruar të të miturit ndaj
kujdestarit.
3. Në punët juridike të cilat përfshijnë heqjen apo zvogëlimin e të drejtave të siguruara të
cekura më lart apo të cilat shkaktojnë detyrimin e personit nën kujdestari në një
dispozitë të këtillë.
4. Në kërkesat juridike në mes të personave të cekur në paragrafin 1 si dhe në kërkesat
juridike të një çështjeje të caktuar në paragrafin 2 dhe 3 të këtij neni.


Neni 248.

Kërkesa e lejes për punët juridike


(1) Kujdestari kërkon lejen e Organit të Kujdestarisë:
1. për të hyrë në punë juridike, me të cilat personi nën kujdestari është i detyruar në
disponim të pasurisë në tërësi ose të trashëgimisë, ose trashëgimisë së ardhshme
ose pjesës së një trashëgimie të tij të ardhshme.
2. Për heqjen dorë të personit të nga trashëgimia në tërësi apo pjesërisht
3. Për kontratën e cila përkrah shitjen e firmës si tërësi ose kontratën e cila përkrah
themelimin e kompanisë së bashku me personat e tjerë;
4. Për kontratën e lizingut të paluajtshmërive apo ndërmarrjeve komerciale,
5. Për rentë apo leizing apo kontrata tjera me të cilat personi i bindet detyrimeve të tij të
rregullta, nëse kësaj kontrate i kalon koha prej një viti pasi që personi e arrin moshën
madhore.
6. Të një kontrate të stazhit të punës, nëse kjo kontratë e obligon personin në më
shumë se një vit,
7. Për raporte kontraktuale të punës, nëse ato e detyrojnë personin në më shumë se një
vit,
8. Për pranimin e parave në kredinë e personit nën kujdestari,
9. Për përvetësimin e dëftesës së borxhit ose dëftesës së borxhit nga detyrimi apo të
hyrjes në angazhim të ndërrimit apo të ndonjë letre tjetër e cila mund të bartët me
nënshkrim,
10. Për marrje nga obligimi financiar apo të një nënshkrimi,
11. Për garantim të dhënies së kompetencës me prokurës,
12. Për të hyrë në një marrëveshje miqësore apo një marrëveshje të arbitrazhit, përveç
nëse sendi diskutabil mund të vlerësohet dhe nuk tejkalon 200 Euro. Ose përveç nëse
marrëveshja korrespondon saktësisht me propozim të gjykatës.
(2) Nëse kujdestari ka hyrë në punë juridike pa lejen e Organit të Kujdestarisë, validiteti i
punës juridike varet nga miratimi i mëvonshëm nga Organi i Kujdestarisë.


Neni 249.

Kërkesat për leje


Leja mund t’i jepet vetëm kujdestarit personalisht.

Neni 250.

Kërkesa për veprimet që duhet të ndërmerren


(1) Kujdestari, prokurori publik, komuna në territorin e së cilës personi nën kujdestari ka
vendbanimin ose vendqëndrimin, personi i afërt në gjini i të kujdesurit, organizatat
humanitare ose personat e tretë të pa përfshirë, mund të bëjnë kërkesë apo propozim për
çdo çështje para Organit të Kujdestarisë për të ndërmarrë veprimet dhe masat e nevojshme
të kujdestarisë për të mbrojtur interesat e personit nën kujdestari.
(2) Kundër aktvendimit të Organit të Kujdestarisë më të cilin refuzohet ndërmarrja e
veprimeve dhe masave të kujdestarisë, paraqitësi i kërkesës nga paragrafi 1 i këtij neni mund
t’i parashtron ankesë organit të shkallës së dytë brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e
marrjes së vendimit.


Neni 251.

Punët juridike në mes të kujdestarit dhe personit nën kujdestari


Kujdestari mund të kryej punë juridike me personin nën kujdestari vetëm nëse Organi i
Kujdestarisë konstaton se ajo është në interes të personit nën kujdestari.


4. Raporti i Punës dhe Vlerësimi


Neni 252.

Raporti i rregullt për Punën


(1) Në fillim të çdo viti, kujdestari duhet t’i paraqet raport Organit të Kujdestarisë dhe të japë
arsyetim për punën e tij gjatë vitit të kaluar. Raportet mujore duhet të jepen me kërkesë të Organit
të Kujdestarisë si dhe një raport final që e ndërprenë kujdestarinë e tij.
(2) Raporti i kujdestarit duhet të dëshmojë punën dhe kujdesin e tij për personalitetin e
personit nën kujdestari e në veçanti kushtet e vendosjes dhe për aq sa është zbatuar për
shëndetin, edukimin, arsimimin si dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësishme për
personalitetin e personit nën kujdestari.
(3) Raporti duhet të përmbajë gjithashtu informacionet për të gjitha çështjet pronësore.


Neni 253.

Shqyrtimi i Raportit të Punës


Organi i Kujdestarisë ka për detyrë të shqyrtojë me ndërgjegje të gjitha raportet për punën e
kujdestarit, si dhe nëse është e nevojshme, të ndërmarrë të gjitha masat për të mbrojtur
interesat e personit nën kujdestari.


Neni 254.

Vërejtjet mbi punën e kujdestarit


(1) Personi nën kujdestari mund të jap vërejtje për punën e kujdestarit, mirëpo vërejtjet
gjithashtu mund të bëhen nga të afërmit e tij si dhe nga personat e tretë.
(2) Vërejtjet për punën e kujdestarit do t’i dërgohen Organit të Kujdestarisë për të vendosur
lidhur me çështjet e kujdestarisë
(3) Në rast se Organi i Kujdestarisë i përmbush detyrimet në mënyrë të drejtpërdrejtë,
vërejtjet mbi punën e Organit të Kujdestarisë i dërgohen gjykatës së shkallës së dytë për të
vendosur për çështjet e kujdestarisë.


Neni 255.

Kontrollimi i vërejtjeve


(1) Organi i Kujdestarisë kontrollon vërejtjet dhe në rast se vërejtja gjen bazë për ndërhyrje,
ndërmerren hapat e nevojshëm.
(2) Në rast se Organi i Kujdestarisë përmbush detyrimet në mënyrë të drejpërdrejt dhe
gjykata e shkallës së dytë vjen në përfundim se vërejtjet janë të bazuara ai i jap udhëzime
Organit të Kujdestarisë për t’i ndërmarrë të gjithë hapat e domosdoshëm. Organi i
Kujdestarisë pas udhëzimeve do të vendosë se cilat masa ti ndërmarrë dhe e informon
organin e instancës së dytë për këtë gjë.
5. Shpërblimi për shpenzimet dhe dëmet


Neni 256.

Shpërblimi


(1) Kujdestari i përmbush detyrat e tij pa shpërblim, mirëpo Organi i Kujdestarisë mund t’i jap
shpërblim kujdestarit i cili përkushtohet në masë të madhe detyrës së dhënë.
(2) Kujdestari ka të drejtë për kompensimin e shpenzimeve të arsyeshme të bëra gjatë
kryerjes së punëve të kujdestarit.

Neni 257.

Përgjegjësia për dëmet


Kujdestari ka për detyrë t’ia shpërblejë dëmin personit nën kujdestari, të cilin ia ka shkaktuar
me refuzimin e pabazë që të pranojë detyrën e kujdestarit, me lëshimin e paarsyeshëm që
me kohë të përmbushë detyrën e kujdestarit, nga sjellja neglizhente, nga shkelje rregullave të
këtij ligji apo me braktisje arbitrare të përgjegjësive të tija.

Neni 258.

Detyrimi për të mbajtur, kërkesa për shpërblim të shpenzimeve


(1) Në rast të sjelljes së parregullt të kujdestarit, Organi i Kujdestarisë ka për detyrë të
ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbajtur përfaqësimin e të drejtave të personit
nën kujdestari.
(2) Sa i përket shpërblimit për dëmet, Organi Kujdestarisë duhet të siguroj menjëherë
shpërblimin për të gjitha dëmet ndaj personit nën kujdestari dhe duhet t’i jap kujdestarit një
afat të kufizuar kohor për kthimin e shumës.
(3) Në rast se shpërblimi i shpenzimeve nuk është siguruar brenda afatit kohor Organi i
Kujdestarisë drejtpërdrejt apo nëpërmjet kujdestarit të caktuar në këtë rast, parashtron padi
në gjykatën kompetente lidhur me përgjegjësinë e kujdestarit.

6. Shkarkimi dhe Lirimi


Neni 259.

Shkarkimi i kujdestarit


(1) Organi i Kujdestarisë pa vonesë duhet të shkarkoj kujdestarin nëse ai vjen në përfundim
se kujdestari ka keqpërdorur autorizimet e tij apo ka kërcënuar interesat e personit nën
kujdestari.
(2) E njëjta aplikohet në rastet të cilat kujdestari për ndonjë arsye ka humbur të drejtën për të
qenë kujdestar.
(3) Organi i Kujdestarisë do të shkarkojë kujdestarin më së voni brenda afatit 30 ditësh nëse
ai gjen se kujdestari ka qenë neglizhent në përmbushjen e obligimeve të tija ose konsideron
se do të jetë me dobi për personin nën kujdestari që të caktohet një kujdestar tjetër.
(4) Kur vepron Organi i Kujdestarisë nën autorizimet e dala nga Paragrafi (1) dhe (2) të këtij
neni, ai është i detyruar t’i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme që të mbaj përfaqësimin e të
drejtave deri në caktimin e kujdestarit të ri.

Neni 260.

Lirimi i Kujdestarit nga detyrimet


(1) Organi i Kujdestarisë duhet të lirojë kujdestarin nga detyrimet me kërkesën e tij jo më
vonë se tre muaj nga dita kur kujdestari ka bërë kërkesë.
(2) I afërmi i personit nën kujdestari i cili është në linjë të drejtë të gjakut, vëllau ose motra
nga babai apo nëna të cilët shërbejnë si kujdestar duhet të lirohet nga obligimet me kërkesën
e tij vetëm nëse për këtë nuk ka rregulla në bazë të së cilave kërkesa mund të refuzohet.
(3) Kur veprimet e Organit të Kujdestarisë janë në përputhje me nenin 259 ose 260 dhe
paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni, ai është i obliguar të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme
për të mbrojtur, siguruar dhe ruajtur të gjitha të drejtat dhe interesat e personit nën kujdestari.
Ai duhet të zgjedhë dhe të caktojë kujdestarin e ri sa më shpejt që të jetë mundur.

Neni 261.

Çështjet pronësore pas shkarkimit ose lirimit nga detyrimet


(1) Nëse personi nën kujdestari ka pasuri, Organi i Kujdestarisë ndërmerr të gjitha masat e
nevojshme për të vërtetuar pushtetin e menjëhershëm në pronën me qëllim të vlerësimit të
inventarit dhe të pronës.
(2) Tërë pasuria nën kujdestari sa më shpejt që të jetë e mundur do t’i lihen në besim
kujdestarit të ri apo të personit i cili në emër të Organit të Kujdestarisë ushtron detyrat e
kujdestarit.
(3) Inventari, vlerësimi dhe dorëzimi i pronës së personit nën kujdestari do të bëhet nga një
komision i caktuar nga Organi i Kujdestarisë. Procedimet do të mbahen në prezencë dhe
pjesëmarrje të kujdestarit të shkarkuar ose të liruar, kujdestari i ri respektivisht personi i cili
në emër të Organit të Kujdestarisë drejtpërdrejt i ushtron detyrat e kujdestarit dhe personi
nën kujdestari në rastin kur ai psiqikisht është i aftë për ta kuptuar çështjen.

VII. PUSHTETET DHE PROCEDURA


Neni 262.

Kompetenca Territoriale


(1) Kompetenca territoriale e organit i cili në përputhje me dispozitat e këtij Ligji përkujdeset
dhe kryen detyrat dhe punën e kujdestarisë, caktohet sipas vendbanimit (vendi ku jeton i
regjistruar) e nëse ai nuk ekziston atëherë sipas vendqëndrimit (vendi ku nuk jeton si i
regjistruar) ë personit nën kujdestari.
(2) Kompetenca territoriale nga Paragrafi 1 i këtij neni caktohet në momentin kur janë arritur
kushtet për vendosje nën kujdestari.

Neni 263.

Ndërrimi i vendbanimit


(1) Nëse ndërrohet vendbanimi, përkatësisht nëse ndërrohet vendqëndrimi i personit nën
kujdestari, kompetenca territoriale e Organit të Kujdestarisë ndryshon në përputhje me
ndërrimet.
(2) Organit i ri kompetent i Kujdestarisë duhet të vendosë nëse kujdestari i ri do të caktohet
dhe nëse masat e vendosura nga organi i mëparshëm kompetent ndërrojnë ose mbesin.

Neni 264.

Detyrimet zyrtare dhe rregulli për procedurën e shkurtër


(1) Procedura për vënien nën kujdestari fillon dhe do të zhvillohet sipas detyrës zyrtare.
(2) Procedura nga paragrafi 1 i këtij neni është urgjente.

Neni 265.

Organet që duhet informuar


Organi i Kujdestarisë do të informohet si çështje obligimi nga organet e cekura më poshtë
për nevojën e personit që të jetë nën kujdestari apo në formë tjetër të mbrojtjes së
nevojshme, respektivisht për mbarimin e kujdestarisë:
1. ofiqari,
2. organet e judikaturës dhe organet e administratës, nëse gjatë kryerjes së detyrës merr
dijeni për rastin e këtillë;
3. personat në gjini, anëtarët e familjes dhe personat e tretë të papërfshirë.

Neni 266.

Procedura


(1) Kur organi i kujdestarisë merr në dijeni se ndonjë person duhet vihet nën kujdestari,
menjëherë i merr masat e nevojshme për mbrojtjen e personalitetit, të pasurisë, të të drejtave
dhe të interesave të personit të tillë dhe fillon procedurën për vënien e tij nën kujdestari, që
do të thotë se cakton kujdestarin, cakton detyrat e tij dhe vëllimin e autorizimeve të tij,
përkatësisht merr vendimin që të përmbushë detyrën e kujdestarit drejtpërdrejt.
(2) Pas caktimit, Organi i Kujdestarisë do t’ia caktojë menjëherë detyrimet e veta kujdestarit.
(3) Në procedurën e dorëzimit, duhet të marrin pjesë personat e poshtëshënuar:
1. kujdestari,
2. personi nën kujdestari, në rast se është në gjendje që të kuptojë çështjen në fjalë,
3. anëtarët e familjes me të cilët jeton personi nën kujdestari
(4) Përfaqësuesi i Organit të Kujdestarisë gojarisht informon të gjithë personat për detyrimet
dhe kompetencat e kujdestarit dhe personin nën kujdestari si dhe për qëllimet dhe aspiratat e
kujdestarit.
(5) Me dorëzimin dokumentacionit për pasurinë e cila duhet të administrohet nga kujdestari
në përputhje me dispozitat e këtij Ligji, detyrimet e kujdestarit në lidhje me këtë bëhen
juridikisht efektive.
(6) Organi i Kujdestarisë mund të caktojë kujdestarin e përkohshëm deri sa vendimi nuk
merret.

Neni 267.

Me rëndësi


Me rastin e vendosjes për formën adekuate të kujdestarisë, Organi i Kujdestarisë duhet të
marrë parasysh të gjithë interesat e personit nën kujdestari dhe t’i përcaktojë të gjitha
metodat bashkëkohore profesionale të punës dhe mbrojtjes shoqërore, si dhe t’i marrë
parasysh të gjitha mundësitë materiale dhe në para.

Neni 268.

Regjistrimi


(1) Akti për vënien e personit nën kujdestari, si dhe akti për pushimin e kujdestarisë, duhet të
dërgohet në regjistrin kompetent brenda afatit 15 ditor pas së cilit ai bëhet juridikisht efektiv.
Efekti ligjor arrihet kur të nxirren vendimet.
(2) Nëse personi ka pasuri të paluajtshme, akti nga paragrafi 1 i këtij neni i dërgohet edhe
organit kompetent brenda afatit të njëjtë për regjistrimin e këtij fakti në regjistrat publik në
evidencë të pasurive të paluajtshme.

Neni 269.

Prova e shkruar


Organi i Kujdestarisë ka për detyrë të mbledhë dhe të mbaj dëshmitë e shkruara lidhur me
procedurat, e në veçanti për kujdestarinë ndaj të miturve, kujdestarisë ndaj personave të
moshës madhore si dhe të kujdestarisë për rastet e veçanta.

Neni 270.

Shpenzimet


(1) Shpenzimet për zbatimin e masave të caktuara që merren me interes të personit të cilit i
sigurohet mbrojtja sipas dispozitave të këtij ligji paguhen në pajtim me prioritetin nga:
1. Nga të hyrat e personit që i jepet mbrojtja;
2. Nga mjetet e fituara prej prindërve dhe personave të tjerë të cilët kanë për detyrë të
sigurojnë mbajtjen financiare për personin i cili është i mbrojtur;
3. Nga mjetet e fituara në bazë të mbrojtjes sociale dhe formave tjera të mbrojtjes sociale.
(2) Mjetet e realizuara në bazë të mbrojtjes sociale do të shfrytëzohen nën udhëzimin e
kujdestarit për të ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme në interes të personit të cilit i
jepet forma e caktuar e mbrojtjes në bazë të dispozitave të këtij Ligji.;
(3) Kjo gjithashtu do të aplikohet kur ky person ka sasi të mjaftueshme të mjeteve por
kërkesa e bërë te ata të cilët kanë për detyrë të sigurojnë mbrojtjen shkakton vështirësitë në
kushtet e mbrojtjes në mënyrë që ato rrezikojnë jetën e tij, shëndetin apo edukimin e rregullt.
(4) Organi i Kujdestarisë ka të drejtë të kërkoj shpenzimet e bëra nga Paragrafi 2 dhe 3 të këtij
neni kundër personit nevojat e të cilit janë plotësuar, respektivisht të vazhdojë kërkesën e tij në
drejtim të atyre të cilët kanë për detyrim të sigurojnë mbrojtjen.


PJESA E SHTATË
MARRËDHËNIET PASURORE TË ANËTARËVE TË BASHKËSISË FAMILJARE

Neni 271.

Bashkësia Familjare


Bashkësia familjare përfshin bashkëshortët dhe familjen e tyre të ngushtë, që në këtë Ligj
përfshijnë fëmijët dhe prindërit e bashkëshortëve. Personat tjerë të afërm të familjes si dhe
personat të cilët kryesisht janë të varur ekonomikisht dhe të cilët jetojnë në shtëpi të
përbashkët me bashkëshortët, mund të konsiderohen anëtarë të bashkësisë familjare për
qëllimet e këtij ligji.

Neni 272.

Përvetësimi i Pronës


Tërë pasuria e fituar gjatë kohëzgjatjes së këtij bashkimi konsiderohet të jetë pasuri e
përbashkët e të gjithë anëtarëve të cilët kanë marrë pjesë në fitimin e saj.

Neni 273.

Administrimi i Pasurisë


(1) Pasurinë e përbashkët anëtarët e bashkësisë familjare e administrojnë dhe e disponojnë
bashkërisht dhe me marrëveshje të ndërsjellët.
(2) Të miturit të cilët janë anëtarë të bashkësisë familjare dhe të cilat i kanë mbushur 15 vjet,
marrin pjesë në administrim dhe kanë të drejta të barabarta lidhur me disponimin e pasurisë
së përbashkët.
(3) Administrimi i pasurisë së përbashkët me marrëveshje të ndërsjellët të të gjithë anëtarëve
mund t’i besohet një apo më shumë anëtarëve të bashkësisë familjare.
(4) Secili anëtar i bashkësisë familjare mund të kërkojë që vendimi mbi besimin e administrimit
të pasurisë së përbashkët të revokohet. Nëse anëtarët e tjerë të bashkësisë familjare nuk
pajtohen, vendimi merret ex-officio në procedurë jashtëkontestimore.

Neni 274.

Pasuria e Paluajtshme


(1) Të drejtat e anëtarëve të bashkësisë familjare në lidhje me sendet e paluajtshme
regjistrohen në regjistrat publik për vërtetimin e pronësisë (Regjistri i Tokës). Regjistrimi
bëhet në emër të të gjithë anëtarëve të bashkësisë familjare të cilët më punën e tyre kanë
marrë pjesë në fitimin e pjesëve të pacaktuara.
(2) Nëse në ato regjistra është regjistruar si pronar një anëtar i bashkësisë familjare në
cilësinë e pronarit (pronar i vetëm), gjer sa nuk ndryshohet me anë të një propozimit të
përbashkët të të gjithë anëtarëve të tjerë të bashkësisë familjare, faktet që kanë të bëjnë me
të drejtën e pasurisë së përbashkët nuk ndryshojnë në statusin juridik të pronësisë së
përbashkët..
(3) Kontrata me të cilën anëtari i bashkësisë familjare, i cili është regjistruar si pronar i
vetëm në regjistrat publik e tjetërson apo ngarkon paluajtshmërinë e fituar brenda bashkësisë
familjare, anëtarët tjerë të bashkësisë familjare mund ta godasin këtë veprim. Kjo mund të
jetë e mundshme vetëm nëse në kohën e lidhjes së kontratës regjistri përmban fakte mbi të
drejtën e pronësisë së përbashkët apo nëse në kohën e lidhjes së kontratës me palën e tretë
pronari i vetëm e ka bërë publike padyshim se pronësia është nën bashkësinë familjare.
(4) Tjetërsimi i paautorizuar i sendit të paluajtshëm mund përndryshe të atakohet vetëm
nëse marrësi ka qenë me keqbesim.
(5) Nëse anëtari i bashkësisë familjare në mënyrë të paautorizuar e tjetërson pasurinë e
fituar bashkërisht në bashkësinë familjare, anëtarët e tjerë të bashkësisë familjare kanë të
drejtë të kërkojnë nga gjykata kompetente një vlerësim të pjesës së tyre dhe vendimin për
shpërblim me para.

Neni 275.

Analogjia


Nëse ligji nuk parasheh ndryshe, marrëdhëniet pronësore ndërmjet anëtarëve të bashkësisë
familjare në këtë ligj do të aplikohen në analogji lidhur me udhëheqjen e marrëdhënieve
pasurore në mes të bashkëshortëve.

Neni 276.

Marrëveshjet Kontraktuese dhe dokumentimi


(1) Anëtarët e bashkësisë familjare me kontratë mund t’i rregullojnë marrëdhëniet reciproke
pasurore.
(2) Kontrata nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të bëhet me shkrim, të numërojë të gjithë
anëtarët e bashkësisë familjare me mënyrën e pjesëmarrjes së tyre dhe duhet të vërtetohet
nga gjyqtari.
(3) Me rastin e vërtetimit, gjyqtari do ta lexojë kontratën dhe do të informojë palët
kontraktuese për pasojat e kontratës.
(4) Nëse në lidhjen e kontratës marrin pjesë anëtarët e mitur, gjykata, para se ta bëjë
vërtetimin e kontratës, do të kërkojë mendimin e Organit të Kujdestarisë.

Neni 277.

Rregullat e përgjithshme mbi të drejtat pronësore


Në marrëdhëniet pasurore ndërmjet anëtarëve të familjes, të cilat nuk janë rregulluar me këtë
ligj, zbatohen rregullat e përgjithshme të së drejtës pasurore.

PJESA E TETË
MBAJTJA FINANCIARE

I. PARIMET


Neni 278.

Parimi


(1) Mbajtja financiare në kuptimin e këtij Ligji nënkupton detyrimin financiar dhe material.
(2) Të afërmit në vijë të drejtë janë të detyruar të sigurojnë mbajtje financiare reciprok.

Neni 279.

Gjendja e nevojshme (skamja)


Vetëm personat të cilët financiarisht nuk munden të mbajnë vetën janë të pranueshëm për
mbajtje financiare.

Neni 280.

Aftësia e shërbimit


(1) Personat të cilët duke marrë parasysh të gjitha detyrimet personale nuk janë në gjendje
të sigurojnë mbajtje financiare pa rrezikuar mjetet e tyre financiare të arsyeshme nuk janë të
detyruar të sigurojnë mbajtje financiare.
(2) Prindërit të cilët biejnë në paragrafin 1 janë të detyruar të sigurojnë mbajtje financiare në
mënyrë të arsyeshme për fëmiun e tyre të mitur dhe të pa martuar. Kjo gjithashtu vlen për
fëmijët në moshën në mes 18 dhe 26 vjeç përderisa ata jetojnë në shtëpinë e prindërve të tyre
apo njërit prind dhe janë ende në shkollim të përgjithshëm.
(3) Detyrimi i cekur në paragrafin 2 nuk është i zbatueshëm nëse është ndonjë i afërm tjetër i
cili është i detyruar të sigurojë mbajtje financiare. Ai gjithashtu nuk do të zbatohet nëse
mbështetja e fëmiut mund të merret nga pasuria e fëmiut.

Neni 281.

Detyrimet për njoftim të ndërsjellë për gjendjen financiare


(1) Të afërmit në vijë të drejtë janë të detyruar, në bazë të kërkesës t’i paraqesin njëri tjetrit
të hyrat dhe gjendjen financiare.
(2) Në bazë të kërkesës, personi i cili është i detyruar të jap mbajtje, do të paraqesë dëshmi me
shkrim dhe dokumente për të dëshmuar të ardhurat e tij dhe gjendjen financiare.


Neni 282.

Radha e personave të detyruar


(1) Bashkëshorti është fillimisht i detyruar t’i jap mbajtje financiare bashkëshortit tjetër.
(2) Në rast se detyrimi për mbajtje financiare ekziston ndërmjet disa të afërmve, së pari
kanë detyrim pasardhësit e pastaj të afërmit e vijës paraardhëse.
(3) Detyrimi për dhënien e mbajtjes financiare për personat në gjini të gjakut caktohet sipas
radhës me të cilën mund të thirren në trashëgimi.
(4) Ndërmjet disa të të afërmve të cilët janë në marrëdhënie të natyrës së njëjtë, të gjithë
këta kanë detyrime në proporcion me mundësitë e tyre financiare. Personi i cili drejtpërdrejt
përkujdeset për fëmiun në kujdesin e tij shtëpiak e përmbushë pjesën e tij duke siguruar
kujdesin dhe shkollimin.


Neni 283.

Ndryshimi i radhës së detyrimit


(1) Deri sa i afërmi nuk është i detyruar të jap mbajtje financiare, detyrimi kalon në të afërmit
e radhës në bazë të radhës së pastajme të detyrimit
(2) Përgjegjësia e bashkëshortit për t’i dhënë mbajtje financiare bashkëshortit të tij kalon në
të afërmit e personit që ka nevojë vetëm në rastet e pamundësisë financiare siç është cekur
ne nenin 280 (1).


Neni 284.

Rregulla e ndarjes së detyrimit të më shumë personave për dhënien e mbajtjes financiare


Në rast se më shumë se një person ka nevojë dhe personi që ka detyrim të sigurojë mbajtje
financiare për të gjithë nuk është në gjendje të ofrojë mbajtje të plotë nën arsyet e cekura në
nenin 280, detyrimi ndahet mes të gjithë të afërmve që janë të detyruar derisa mbajtja
financiare të jetë garantuar plotësisht.


Neni 285.

Shtrirja e mbajtjes


(1) Shtrirja e mbajtjes duhet të jetë adekuate me kushtet nën të cilat ka jetuar personi që ka të
drejtë në mbajtje. Në rast se personi ka jetuar në kushte të rënda, mbajtja duhet të sigurojë së
paku minimumin që nevojitet për të mbajtur një jetë të rëndomtë dinjitoze.
(2) Mbajtja përfshin të gjitha kërkesat e domosdoshme për jetë, duke përfshirë të gjitha
shpenzimet e domosdoshme për trajnim dhe shkollim për të fituar profesion.


Neni 286.

Forma e mbajtjes


(1) Mbajtja në radhë të parë duhet të jetë në para.
(2) Personi i detyruar të ofrojë mbajtje në të holla mund të kërkojë leje nga Organi i
Kujdestarisë që t’i lejohet të ofrojë mbajtje në ndonjë formë tjetër nëse situata e veçantë e
kërkon këtë.
(3) Mbajtja duhet të jepet në paradhënie për çdo muaj.


Neni 287.

Mos heqja dorë nga mbajtja


Personi i cili ka të drejtë në mbajtje nuk mund të heq dorë nga e drejta e tij për mbajtje në të
ardhmen.


Neni 288.

Përfundimi i të drejtës për mbajtje financiare


(1) E drejta e mbajtjes ndërmjet dy personave përfundon nëse ndonjëri nga ata vdes.
(2) Kjo nuk do të zbatohet për detyrimet e prindit ndaj fëmiut. Në këtë rast detyrimet e tij
kalojnë tek trashëgimtari ligjor.

II. MBAJTJA FINANCIARE DHE USHQIMI (ALIMENTACIONI)


1. Mbajtja Financiare e Fëmijëve


Neni 289.

Zbatimi i parimeve


Parimet e përgjithshme të përgjegjësisë së prindërve të parashikuara me këtë Ligj do të
aplikohen në rast se nuk është rregulluar ndryshe në nenet vijuese.

Neni 290.

Mbajtja financiare


(1) Prindërit janë të detyruar të ofrojnë mbajtje financiare për fëmijët e tyre të mitur.
(2) Nëse fëmiu nuk e ka përfunduar shkollimin deri në moshën madhore, prindërit kanë
detyrim të ofrojnë mbështetjen e nevojshme për të siguruar shkollimin, respektivisht edukimin
në fakultet deri sa fëmiu të arrin moshën 26 vjeç.

Neni 291.

Mbajtja e fëmiut të mitur në rastet e veçanta


Nëse fëmiu i moshës madhore nuk është në gjendje të punojë për shkak të sëmundjes, të
metave fizike dhe mentale, dhe i cili nuk ka sasi të mjaftueshme të mjeteve financiare për
shpenzimet e tij financiare, prindërit kanë për detyrim të sigurojnë ndihmën financiare deri sa
një situatë e tillë të mbarojë.

Neni 292.

Detyrimi i fëmiut


Nga mosha 15 vjeçare e tutje, fëmiu i cili fiton të ardhura me punën e tij, është i detyruar që
financiarisht të kontribuoj për mbajtjen e tij dhe nëse e kërkon nevoja edhe për kontribut të
arsyeshëm për mbajtjen e familjes me të cilën jeton.

Neni 293.

Mos shuarja e detyrimeve me humbjen e kujdesit prindëror


Prindit të cilit i është hequr kujdesi prindëror nuk lirohet nga detyrat për t’i mbajtur fëmijët e
tij.

Neni 294.

Detyrimet e femijëve ndaj prindërve të vet


(1) Fëmijët kanë për detyrim të japin mbajtje financiare për prindërit e tyre nëse ata nuk nuk
janë të aftë për punë dhe nuk kanë të ardhura minimale për të jetuar.
(2) Përjashtimit, gjykata mund të refuzojë kërkesën për mbajtje financiare, nëse prindit iu ka
hequr kujdesi prindëror ose nuk ka ofruar mbajtje financiare për fëmijën përkundër
mundësive financiare.
(3) Përjashtimi i cekur në paragrafin (2) të këtij neni do të zbatohet nëse gjykata pas
vërtetimit të të gjitha rrethanave të rastit konkludon se detyrimi i fëmiut do të paraqiste një
padrejtësi të hapur ndaj fëmiut.

Neni 295.

Detyrimet e njerkut/ës ndaj thjeshtërit/ës


(1) Njerku dhe njerka kanë për detyrim të ofrojnë mbajtje financiare për thjeshtërit e tyre
nëse ata nuk kanë të afërm të tjerë të cilët në përputhje me këtë ligj kanë për detyrim të
sigurojnë mbajtje financiare apo kanë vetëm të afërm të cilët janë financiarisht të paaftë.
(2) Detyrimi i njerkës apo njerkut vazhdon edhe pas vdekjes së partnerit të tyre i cili ka qenë
prind natyror i fëmiut, nëse thjeshtri/ra dhe njerku apo njerka bashkëjetojnë para vdekjes së
njërit bashkëshort.
(3) Kjo nuk do të aplikohet nëse martesa ndërmjet prindit dhe njerkës apo njerkut të fëmiut
është anuluar.

Neni 296.

Detyrimet e thjeshtërit/ës ndaj njerkut/ës


Thjeshtëri/ra kanë për detyrim të ofrojnë mbajtje financiare për njerkun dhe njerkën në
përputhje me nenin 294 nëse këta kanë ofruar mbajtje financiare dhe kujdes për një kohë të
arsyeshme. Nëse njerku apo njerka kanë fëmijë të tyre, atëherë këto detyrime ndahen me
fëmijët tjerë.

2. Mbajtja martesore (Ushqimia)


Neni 297.

Definicioni i ushqimisë


Ushqimia është mbajtje financiare e bashkëshortëve apo ish-bashkëshortëve.

Neni 298.

E drejta e bashkëshortëve në ushqimi


(1) Bashkëshorti i cili nuk ka mjete të mjaftueshme për mbajtje financiare, i cili nuk është i
aftë të punojë ose që për arsye tjera nuk mund të punësohet, ka të drejtë në mbajtje
financiare nga bashkëshorti tjetër në proporcion me mundësitë e tij financiare.
(2) Gjykata duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit mund të refuzojë kërkesën për
ushqimi, nëse ushqimia është kërkuar nga bashkëshorti me keqbesim ose nëse ai e ka
braktisur bashkëshortin pa ndonjë arsye të bazuar.

Neni 299.

Ushqimia për kujdesin e fëmiut


Bashkëshorti i ndarë mund të kërkojë ushqiminë nga bashkëshorti tjetër përderisa ai do të
kujdeset dhe e mban fëmiun e përbashkët dhe për këtë arsye i bëhet e pamundur të punoj.

Neni 300.

Ushqimia për shkak të moshës


Bashkëshorti i ndarë mund të bëjë kërkesë për ushqimi ndaj bashkëshortit tjetër që nga
momenti i:
1. shkurorëzimit
2. mbarimit të kujdesit dhe mbajtjes së fëmiut të përbashkët
3. përfundimit të kushteve të parashikuara në nenin 301 dhe 302 të këtij ligji ai nuk mund
të pranohet në marrëdhënie të punës për shkak të moshës së tij.

Neni 301.

Ushqimia për shkak të sëmundjes apo paaftësisë


Bashkëshorti i shkurorëzuar mund të bëjë kërkesë për ushqimi nga bashkëshorti tjetër nëse
dhe që nga momenti i shkurorëzimit, mbarimit të kujdesit dhe mbajtjes së fëmiut të
përbashkët dhe përfundimit të kushteve të parashikuara në nenin 302 të këtij ligji ai nuk mund
të pranohet në marrëdhënie të punës për shkak të sëmundjes, paaftësisë apo të metave të
tija psikike apo mentale.

Neni 302.

Ushqimia për shkak të papunësisë, kërkesa për ndryshim


(1) Për aq sa ushqimia nuk mund të sigurohet nën dispozitat e parashikuara në nenet 299-
301, bashkëshorti i shkurorëzuar mund të kërkojë ushqimi nëse dhe për aq sa ai nuk është
në gjendje të gjejë punësim pas momentit të shkurorëzimit.
(2) Në rast se të hyrat nga punësimi nuk i plotësojnë nevojat dhe ai nuk ka të drejtë për
ushqimi nga nenet 298-301, ai ka të drejtë të kërkojë ndryshimin si ushqimi për të arritur
mbajtje financiare.

Neni 303.

Punësimi i përshtatshëm


(1) Nga bashkëshorti i shkurorëzuar mund të kërkohet që të angazhohet në punë të
përshtatshme.
(2) Punësimi është i përshtatshëm nëse ai është në përputhje me arsimimin, aftësitë dhe
shëndetin e bashkëshortit të shkurorëzuar dhe ai përshtatet nivelit të jetesës. Kjo varet nga
kohëzgjatja e martesës dhe koha që bashkëshorti i shkurorëzuar ka qenë i angazhuar në
përkujdesje dhe arsimim të fëmiut të përbashkët.
(3) Bashkëshorti i shkurorëzuar duhet të angazhohet për arsimimin e mëtejshëm apo
rikualifikimin, nëse kjo është e mundur dhe e domosdoshme për të gjetur punë.

Neni 304.

Nevojshmëria


Bashkëshorti i shkurorëzuar nuk mund të kërkojë ushqiminë për derisa ai është në gjendje të
mbaj vetën nga të ardhurat apo nga pasuria e tij.


Neni 305.

Shtrirja e ushqimisë


Vëllimi i ushqimisë varet nga standardi jetësor në martesë. Mbajtja e gjendjes së jetesës kërkon
gjithashtu shpenzime për sigurim të përshtatshëm shëndetësor dhe shpenzimet për arsimim të
mëtejmë apo rikualifikim në përputhje me nenin 306 paragrafi (3).


Neni 306.

Kufizimi apo shuarja e detyrimit


(1) Kërkesëpadia për ushqimi duhet të kufizohet apo të refuzohet. Kjo varet nga ajo se deri
në çfarë mase kërkesa është e paarsyeshme.
(2) Kërkesëpadia do të jetë e paarsyeshëm nëse:
1. Periudha e kohëzgjatjes së martesës apo periudha për të cilën është ofruar mbajtja për
fëmijën e përbashkët ka qenë shumë e shkurt dhe për faktin e martesës ose mbajtjes
për çka kërkohet ushqimia;
2. Paditësi është fajtor për krim apo sulm të rëndë të paramenduar kundër bashkëshortit
tjetër;
3. Paditësi me qëllim shkakton nevojshmërinë e tij.

Neni 307.

Mundësia për të dhënë ushqimi


(1) Personat të cilët duke marrë parasysh të gjitha detyrimet tjera nuk janë në gjendje të
japin ushqimi pa rrezikuar mbajtjen e tyre të arsyeshme, nuk janë të detyruar të japin
mbajtjen.
(2) Detyrimi mbetet për aq sa ata janë në gjendje të sigurojnë ushqimi.

Neni 308.

Detyrimi për njoftim të ndërsjellët për gjendjen financiare


(1) Bashkëshortët e shkurorëzuar janë të detyruar t’i paraqesin njëri tjetrit të hyrat dhe
gjendjen financiare sipas kërkesës.
(2) Në bazë të kërkesës do të ofrohen prova me shkrim dhe dokumente tjera në mënyrë që
të provohen për të hyrat dhe gjendjen financiare.

Neni 309.

Rregulla e radhës së detyrimit të ushqimisë


(1) Detyrimin për ushqimi së pari e mban bashkëshorti i shkurorëzuar.
(2) Nëse dhe deri sa bashkëshorti i shkurorëzuar nuk ofron alimentacion të mjaftueshëm,
detyrimi kalon njëjtë sikur mbajtja financiare, në të afërmit e të paditurit sipas radhës së
trashëgimisë.

Neni 310.

Forma e ushqimisë


(1) Ushqimia së pari duhet të bëhet në të holla
(2) Personi që ka detyrim të jap ushqimi mund të kërkoj leje nga Organi i Kujdestarisë ose
Gjykata që të jetë i lejuar të jap mbajtje në ndonjë formë tjetër nëse situata e veçantë e
kërkon një gjë të tillë.
(3) Të hollat duhet të ipen për çdo muaj në paradhënie.
(4) Në vend të pagesës mujore kërkuesi mund të kërkojë për një shumë satisfaksioni nëse
ka baza të arsyeshme dhe kjo pjesë e shumës nuk do të rezultojë në një ngarkesë të pa
ndershme te personi i cili është i detyruar të siguroj ushqimi.

Neni 311.

Ujdia


Bashkëshortët mund të lidhin ujdi për alimentacion pranë Gjykatës në të cilën zhvillohet
procedura për ushqimi.
Neni 312.

Shuarja e të drejtës së ushqimisë


E drejta e bashkëshortit të shkurorëzuar për alimentacion pushon kur kushtet nga nenet 298-
302 të këtij ligji nuk zbatohen më, kur koha për të cilën gjykata ka përcaktuar alimentacionin
kalon, kur bashkëshorti i shkurorëzuar i cili gëzon këtë të drejtë ri–martohet ose hyn në
bashkësi jashtëmartesore (bashkësi faktike) ose vdes.

Neni 313.

Vazhdimi i të drejtave


(1) Detyrimi për ushqimi nuk shuhet me vdekjen e personit të detyruar por kalon tek
trashëgimtarët ligjor. Në këtë rast të gjitha kufizimet në vlerën e alimentacionit pushojnë dhe
shuma përcaktohet sërish, varësisht nga aftësitë financiare të trashëguesit.
(2) Kjo gjithashtu zbatohet për kërkesën për alimentacion për muajin kur pretenduesi lidhë
një martesë të re ose vdes.

Neni 314.

Rishfaqja e të drejtës për të pranuar ushqimi


Në rastin kur një person i cili ka të drejtë për ushqimi lidhë martesë të re dhe kjo më vonë
zgjidhet me shkurorëzim, dhe nëse ai kujdeset për fëmijën e përbashkët nga martesa e parë
ka të drejtë të paraqesë kërkesë për ushqimi ndaj bashkëshortit të mëparshëm.

Neni 315.

Procedurat gjyqësore


(1) Bashkëshorti ka të drejtë të kërkojë që në të njëjtin proces gjyqësor në të cilin zgjidhet
martesa, gjykata të vendosë edhe lidhur me alimentacionin.
(2) Bashkëshorti i cili nuk ka kërkuar alimentacion nga bashkëshorti tjetër në kontestin e
shkurorëzimit, për shkak të bazës së arsyeshme mund të paraqes një kërkesë të këtillë në
një kontest të ndarë gjyqësor brenda afatit prej 2 vitesh dhe vetëm nëse plotësohen kushtet
e mëposhtme:
1. Nëse kushtet për dhënien e ushqimisë kanë ekzistuar para shkurorëzimit dhe kanë
vazhduar deri në mbylljen e seancës gjyqësore në kontestin për ushqim ose
2. nëse brenda këtij afati është shkaktuar paaftësia për punë, si pasojë e lëndimit trupor
ose shëndetit të dëmtuar nga koha para shkurorëzimit.

Neni 316.

Ushqimia në rastet e anulimit të papritur të martesës


Në rast se martesa është anuluar, bashkëshorti i cili në kohën e lidhjes së martesës nuk i ka
ditur arsyet e pavlefshmërisë së saj, mund t’i kërkojë bashkëshortit tjetër që ta sigurojë
ushqimi nën kushtet në të cilat bashkëshorti i shkurorëzuar duhet të plotësojë kërkesën për
ushqimi.


3. Dispozitat e veçanta për mbrojtjen e fëmijëve të prindërve të pamartuar.


Neni 317.

Detyrimet e babait të pamartuar


(1) Babai i fëmiut është i detyruar të jap mbajtje financiare gjatë intervalit kohorë prej 6
javësh para lindjes së fëmiut dhe tetë javësh pas lindjes së fëmiut.
(2) Kjo është e lidhur gjithashtu me të gjitha shpenzimet e shtatzënisë dhe lindjes së fëmiut.
(3) Për deri sa nëna nuk mund të siguroj marrëdhënie të punës për shkak të sëmundjes së
shkaktuar nga shtatzënia apo nga lindja, detyrimi për të siguruar mbajtje financiare për
fëmiun dhe ushqimi për gruan mund të zgjatet..
(4) E njëjta do të aplikohet nëse nëna nuk mund të punojë për shkak të kujdesit dhe
mirërritjes së fëmijës.
(5) Kjo do të aplikohet gjithashtu në rastet kur fëmiu ka lindur i vdekur apo ka vdekur pas
lindjes apo gjatë paaftësisë së fëmiut të shkaktuar me lindje.

Neni 318.

Kufizimet


(1) Detyrimet për të siguruar shpërblimin fillojnë 4 javë para lindjes dhe përfundojnë tre vite
pas lindjes së tij.
(2) Kufizimi tre vjeçar mund të shtrihet nëse pikërisht mendohet për nevojën që të sigurohen
kushtet jetësore të gruas dhe fëmiut.

Neni 319.

Rregullat e përgjithshme për detyrimet e mbajtjes ndërmjet të afërmve


(1) Të gjitha dispozitat nga detyrimi i mbajtjes ndërmjet të të afërmve do të zbatohen po
ashtu edhe për fëmijët nga prindërit e pamartuar.
(2) Detyrimin për ushqimi në radhë të parë e ka babai e pastaj të afërmit tjerë.

Neni 320.

Detyrimet e nënës së pamartuar


Nëse babai është i detyruar për kujdesin dhe edukimin e fëmiut ai mund të kërkojë mbajtje
financiare të cekur në nenin 317 paragrafi 4.

Neni 321.

Refuzimi i kërkesës


Gjykata mund të refuzojë kërkesën për ushqimi vetëm nëse kërkuesi është fajtor për fyerje të
rëndë të paramenduar kundër partnerit.

Neni 322.

Pavlefshmëria e refuzimit


Nuk mund të hiqet dorë nga e drejta për ushqimi në mes të partnerëve të pamartuar.


III. PROCEDURAT


1. Parimet dhe procedurat e mbajtjes dhe ushqimisë

Neni 323.

Kompetenca territoriale


Në kontestet për ushqimi, fëmiu përkatësisht përfaqësuesi i tij ligjor mund të paraqet padi në
gjykatën me kompetencë të përgjithshme territoriale ose në gjykatën në territorin e të cilës
paditësi e ka vendbanimin ose vendqëndrimin.

Neni 324.

Kolegji gjyqësor


Procedura për kontestin e ushqimisë në instancën e parë gjyqësore drejtohet dhe vendoset
nga kolegji gjyqësor i përbërë nga një gjyqtar dhe dy gjyqtarë porotë, kurse në instancën e
dytë gjykata përbëhet nga kolegji prej tre gjyqtarësh.

Neni 325.

Vendimi ex-officio


(1) Në çdo rast që të jetë e mundshme, vendimet për mbrojtjen dhe mbajtjen e fëmijëve në
kontestet martesore do të jenë ex-offitio (ne bazë të detyrës zyrtare),
(2) Gjykata duhet të pranojë një marrëveshje të prindërve për mbajtjen financiare në
përputhje me këtë ligj vetëm nëse marrëveshja është në përputhje me dispozitat e këtij ligji
mbi çështjet për mbajtjen financiare.
(3) Gjykata vendos ex – officio për mbajtjen financiare të fëmiut vetëm nëse është vërtetuar
se i padituri është baba i fëmiut, respektivisht është e vërtetuar se e paditura është nëna e
fëmiut.

Neni 326.

Përfshirja e Organit të Kujdestarisë


(1) Organi i Kujdestarisë në emër të fëmiut të mitur mund të inicojë dhe të përfaqësojë
procesin gjyqësor.
(2) Ai gjithashtu mund të inicojë procesin gjyqësor për rritjen e alimentacionit nëse prindi i cili
ka kujdestarinë për fëmiun nuk ushtron një të drejtë të tillë për shkaqe të paarsyeshme.
(3) Nëse prindi nuk kërkon zbatimin e vendimit me të cilin gjykata ka vendosur për
alimentacion, Organi i Kujdestarisë në emër të fëmiut të mitur mund të kërkojë përmbarimin e
vendimit të formës së prerë në Procedurën e Përmbarimit.

Neni 327.

Masat e përkohshme ex-officio për mbajtjen e fëmijës


(1) Në kontestet për mbajtje financiare të fëmijëve, në kontestet për kujdestarinë dhe në
kontestet ku mbajtja financiare e fëmijës vendoset ex officio, gjykata përcakton ex officio
masa të përkohshme për mbajtje financiare nëse të dy prindërit nuk kontribuojnë efektivisht
ne mbajtjen financiare të fëmijës.
(2) Nëse prindi i cili mbi bazë të vendimit të gjykatës është i detyruar të ofrojë shumën e
përcaktuar për mbajtje financiare, nuk i kryen detyrimet e tij rregullisht, Organi i Kujdestarisë në
bazë të kërkesës së prindit tjetër apo si pjesë e detyrës së tij zyrtare ndërmerr të gjitha masat e
domosdoshme për t’i ofruar fëmijës mbajtje financiare të përkohshme në përputhje me
dispozitat mbi mbrojtjen sociale të fëmijëve.
(3) Masa duhet të zgjasë për aq sa prindi nuk i përmbush detyrimet e tija.
(4) Ndaj këtij prindi do të inicohet zbatimi i masave nëse kjo është e domosdoshme.

Neni 328.

Masat e përkohshme për mbajtjen e fëmijëve


(1) Në kontestet për alimentacion apo mbajtje financiare të fëmijëve të moshës madhore,
gjykata mund të përcaktojë masa të përkohshme për alimentacionin e tyre ose mbajtjen
financiare vetëm me kërkesën e paditësit.
(2) Zbatimi i masave mund të inicohet sipas kërkesës së paditësit.

Neni 329.

Inkurajimi i marrëveshjes jashtë gjyqësore


Organi i Kujdestarisë është i detyruar që të inkurajojë fëmijët dhe prindërit që të lidhin
marrëveshje jashtë gjyqësore.

Neni 330.

Parimet e përcaktimit të mbajtjes dhe alimentacionit


(1) Detyrimi për të dhënë mbajtje financiare ose alimentacion përcaktohet në proporcion me të
gjitha mjetet e të paditurit dhe brenda kufijve të nevojave të paditësit.
(2) Gjykata duhet të ketë parasysh gjendjen financiare të të paditurit, aftësinë për të punuar,
mundësinë faktike për punësim, kushtet shëndetësore, nevojat personale, detyrimet ligjore
dhe të gjitha kushtet tjera relevante.
(3) Kur alimentacioni kërkohet për fëmiun, gjykata merr parasysh moshën e fëmiut dhe të
gjitha nevojat për edukim dhe arsimimin.

Neni 331.

Përshtatja e vendimeve për mbajtje


(1) gjykata me kërkesën e paditësve apo personave të detyruar mund të ndryshoj vendimin
ashtu që të ndërprej të shtoj, të zvogëlojë mbajtjen financiare ose alimentacionin i cili është
përcaktuar me anë të vendimit të mëparshëm gjyqësor nëse rrethanat mbi të cilat është
bazuar vendimi kanë ndryshuar.
(2) Kushtet të cilat mund të ndryshojnë janë nevoja personale dhe rritje e shpenzimeve të
jetesës në anë të kërkuesit si dhe statusit financiar të të pandehurit në anën tjetër.

Neni 332.

Zgjerimi i padisë


(1) Kur gjykata vjen në përfundim se prindërit vetëm apo së bashku nuk mund të përmbushin
nevojat e alimentacionit të fëmiut të mitur për shumën e cila konsiderohet e nevojshme nga
gjykata, Organi i Kujdestarisë do të informohet për këtë aspekt.
(2) Në një rast të këtillë, Organi i Kujdestarisë mund të zgjerojë padinë në procesin gjyqësor
për mbajtjen financiare dhe përfshin persona të tjerë të cilët në përputhje me ligjin janë të
detyruar të sigurojnë mbajtjen financiare.
(3) Vendimi për përfshirjen e këtyre personave është i pakontestueshëm.
(4) Përfaqësuesi ligjor i fëmijës së mitur ka të drejtë të kërkojë një zgjerim të padisë nën
kushtet e përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni.
(5) Nëse në procedurën e mëtejme, gjykata vjen në përfundim se të afërmit të tjerë
gjithashtu nuk kanë mjete për të plotësuar nevojat e fëmijës, Organi i Kujdestarisë do t’i merr
të gjitha masat e domosdoshme për të siguruar nevojat e alimentacionit të fëmijës në
përputhje me dispozitat mbi mbrojtjen sociale e posaçërisht ato të cekura në nenet 316-327.


Neni 333.

Zbatimi i Vendimit gjyqësor


(1) Vendimi për të shtuar mbajtjen financiare ose ushqimi në kërkesën e personit që ka të
drejtë apo në bazë të propozimit të Organit të Kujdestarisë nxirret nga gjykata kompetente.
Bazuar në vendimin në procedurën e zbatimit në përputhje me rregullat mbi lëshimin e
zbatimit të vendimit i bazuar në vendimin ekzekutiv të gjykatës dhe të informacionit të organit
kompetent të çështjeve statistikore.
(2) Nëse i detyruari i ushqimisë kundërshton vendimin në vijim të paragrafit 1 të këtij neni, në
shenjë të kundërshtimit se të hyrat e tija nuk kanë rritje në proporcion me rritjen e
shpenzimeve të jetesës apo të kushteve tjera që kanë ndodhur të cilat nuk ndihmojnë rritjes e
mbajtjes financiare apo ushqimi, gjykata do të udhëzojë personin e tillë që të inicojë çështjen
gjyqësore brenda afatit kohor të urdhëruar për të shfuqizuar zbatimin si të papranueshëm.
(3) Gjer sa zbatimi i çështjes gjyqësore të bëhet final, zbatimi i vendimit për të paguar
shumën e vlerësuar për mbajtje financiare apo ushqimi do të zgjasë por gjykata mund të
vendosë që të mos vazhdojë zbatimin nëse ajo mendon se debitori nuk do të dëmtohet nga
një veprim i tillë.


Neni 334.

Bashkëpunimi në zbatim


Punëdhënësi i personit ndaj të cilit vendimi gjyqësor për ushqimi apo mbajtje financiare është
bërë i zbatueshëm, është i detyruar të bashkëpunojë me autoritetin për të ofruar zvogëlimin e
detyrueshëm të kontributit të ushqimisë nga paga e personit ose fitimi.


Neni 335.

Përjashtimi i publikut


Në mënyrë që të garantohet mbrojtja e të drejtave personale të prindërve dhe fëmijëve, publiku
përjashtohet nga i tërë procesi gjyqësor për mbajtje financiare dhe ushqimi.

Neni 336.

Revizioni


Revizioni është i lejuar në të gjitha kontestet për mbajtje financiare dhe ushqimi.


2. Parimet dhe procedurat e kontesteve në marrëdhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve


Neni 337.

Kompetenca Territoriale


Në konteste për vërtetim apo kundërshtim të atësisë apo të amësisë, fëmija respektivisht
përfaqësuesi i tij ligjor mund të paraqesë padinë edhe para gjykatës me kompetencë
territoriale të përgjithshme apo në gjykatën në territorin e së cilës personi ka vendbanimin
apo vendqëndrimin.

Neni 338.

Kolegji Gjyqësor


Procedura gjyqësore ndërmjet prindërve dhe në mes të prindërve dhe fëmijëve në shkallën e
parë do të drejtohet dhe vendoset nga kolegji i përbërë nga një gjyqtar dhe dy porotë, ndërsa
në Gjykatën e shkallës së dytë kolegji do të përbëhet nga tre gjyqtarë.

Neni 339.

Palët pjesëmarrëse


(1) Në kontestet për vërtetim të atësisë, janë personat atësia e të cilëve vërtetohet fëmija
dhe nëna e fëmijës.
(2) Në kontestet për kundërshtim të atësisë së personit i cili në përputhje me ligjin është
menduar të jetë ati i fëmijës, palë në procedurë gjyqësore: personi që kundërshton atësinë,
fëmija dhe nëna e fëmijës.
(3) Në kontestet ku personi i cili ka menduar se është baba i fëmijës, kundërshtimi i atësisë
së personit i cili e ka njohur fëmijën si të tijin, palët në këtë kontest janë: personi i cili refuzon
të njohë dhe pranojë atësinë, personi atësia e të cilit është kundërshtuar, fëmija dhe nëna e
fëmijës.

Neni 340.

Procedurat e Përgjithshme Gjyqësore mbi vërtetimin e Atësisë dhe Amësisë


(1) Në kontestet nga marrëdhëniet familjare ndërmjet prindërve dhe fëmijës së mitur dhe
procedura për verifikim të refuzimit të atësisë apo amësisë, vetëm në rastin e fëmijës së
mitur, gjykata mundë gjithashtu të merr parasysh faktet të cilat nuk janë marrë parasysh nga
palët.
(2) Në një kontest të tillë nuk mund të ketë vendim të shpallur për shkak të mungesës apo
mos lejimit.
(3) Në kontestet nga vërtetimi apo refuzimi i atësisë ose amësisë, marrëveshja gjyqësore
nuk është e lejuar.
(4) Nëse në procedurën gjyqësore për vërtetimin e atësisë apo amësisë i padituri e njeh
atësinë e tij respektivisht amësinë, procedura do të suspendohet dhe gjykata menjëherë do
të dërgojë një kopje të çertifikuar të protokolit së bashku me deklaratën për njohjen e atësisë
respektivisht amësisë te zyrtari kompetent për regjistrimin e fëmijës në librin amëz.

Neni 341.

Sigurimi i pjesëmarrjes së domosdoshme, Refuzimi i kërkesës


(1) Nëse me padinë për vërtetimin, përkatësisht për kundërshtimin e atësisë si paditës dhe
të paditur nuk janë përfshirë të gjithë personat nga neni 339 të këtij ligji, gjykata do ta ftojë
paditësin që ta zgjerojë me persona të tjerë. Ata persona nuk mund t’i bëjnë kundërshtim
zgjerimit të padisë.
(2) Nëse në kontestin për kundërshtimin e atësisë paditësi brenda afatit që e ka caktuar
gjykata nuk e zgjeron padinë me personat, të cilët nuk janë përfshirë në padi ose nëse këta
persona brenda afatit të njëjtë nuk i bashkohen padisë si paditës të rinj, padia do të hudhet
poshtë.
(3) Nëse në kontestin për vërtetimin e atësisë paditësi brenda afatit që e ka caktuar gjykata
nuk e zgjeron padinë me personat të cilët nuk janë përfshirë në padi, ose nëse ata persona
brenda afatit të njëjtë nuk i bashkohen padisë si paditës të rinj, gjykata lidhur me këtë gjë do
të njoftojë Organin e Kujdestarisë dhe do të ia caktojë afatin brenda të cilit mund ta zgjerojë
padinë me personat që nuk janë përfshirë në padi.
(4) Nëse nuk ka palë tjetër pjesëmarrëse në procesin gjyqësor brenda afatit të dhënë,
kërkesa do të refuzohet.

Neni 342.

Përfshirja e Organit të Kujdestarisë


(1) Për kontestet nga marrëdhëniet familjare ndërmjet prindërve dhe fëmijëve të mitur gjykata do
ta njoftojë Organin e Kujdestarisë, nëse konstaton se përfaqësuesi ligjorë nuk tregon kujdes të
duhur në përfaqësim qoftë për shkak të mosdijes ose të pakujdesisë.
(2) Organi i Kujdestarisë ka të drejtë të marrë pjesë në kontestin e atillë gjithmonë kur çmon se
këtë gjë e kërkojnë interesat e arsyeshme të fëmijës që është palë në kontest.
(3) Si pjesëmarrës në procedurë, Organi i Kujdestarisë është i autorizuar që të jep
propozime për mbrojtjen e të drejtave dhe të interesave të fëmijëve, që t’i paraqet edhe faktet
të cilat nuk i kanë theksuar palët dhe të propozojë që të mblidhen provat e nevojshme, të
ushtrojë mjete juridike dhe të ndërmerr veprime tjera kontestimore.
(4) Gjykata është e detyruar të ftojë Organin e Kujdestarisë pjesëmarrës në procedurë në të
gjitha seancat dhe të dërgojë të gjitha vendimet e saja te ky organ.

Neni 343.

Mbrojtja e Fëmijëve me anë të Kujdestarit të veçantë


(1) Nëse fëmija dhe prindi i cili sipas Ligjit e përfaqëson fëmijën së bashku e paraqesin
padinë për vërtetimin ose kundërshtimin e padisë, përkatësisht nëse janë të paditur me padi
të njëjtë ai prind do ta përfaqësojë fëmijën edhe në kontest por Organi i Kujdestarisë mund t’i
caktojë fëmijës kujdestarin e veçantë nëse ndërmjet prindit dhe fëmijës në atë kontest
ekzistojnë interesa të kundërta..
(2) Nëse fëmija dhe prindi i cili është përfaqësues ligjor i fëmiut, kanë interesa të kundërta
dhe janë palë të kundërta në procedurë si të paditur dhe paditës, Organi i Kujdestarisë do të
emërojë kujdestarin e veçantë për këtë fëmijë.

Neni 344.

Masa ex officio të përkohshme për mbrojtjen e fëmijëve


(1) Në procedurat për kujdestarinë, gjykata ex officio mund të caktojë masa të përkohshme
për mbrojtjen, edukimin dhe vendosjen e fëmijës.
(2) Masat e përkohshme mund të zbatohen pavarësisht nga vendimi i marrë në kontestin
themelor ose natyra e procesit themelor nëse kjo konsiderohet e domosdoshme.
(3) Kundërshtimi ndaj vendimit mbi masat e përkohshme nuk e ndal ekzekutimin e vendimit.

Neni 345.

Përjashtimi i Publikut


Në kontestet për vërtetim apo kundërshtim të atësisë dhe në kontestin për kujdestari të
personit të mitur, publiku është i përjashtuar nga procesi gjyqësor me qëllim të sigurimit të
mbrojtjes për fëmijën.

Neni 346.

Procedura e Kontestit të përbashkët


Palët të cilat bashkërisht inicojnë kontestin për refuzimin ose vërtetimin e atësisë apo amësisë,
respektivisht të cilat janë paditës në procesin gjyqësor të njëjtë, konsiderohen sikur të ishin një
palë kontestuese, kështu që nëse ndërgjyqësit pengojnë ndonjërin nga veprimet kontestuese,
efektet e veprimit të kontestueshëm të ndërmarra nga pala tjetër ndërgjyqëse shtrihen mbi
palën e cila nuk ka ndërmarrë një veprim të tillë.


Neni 347.

Shpenzimet


Gjykata vendos sipas diskrecionit të saj mbi shpenzimet e procedurës.


Neni 348.

Masat ex officio në shkallë të parë


(1) Në procedurën ankimore për vërtetimin e atësisë apo amësisë dhe në kontestin mbi
mbrojtjen, edukimin apo mbajtjen financiare të fëmijës të mitur, Gjykata e Shkallës së Dytë do
të ndërmarrë ex officio vendimin në interes të fëmijës së mitur kurdoherë që kjo të jetë e
mundur.
(2) Në rast të kontestit nën Paragrafin (1), Gjykata e Shkallës së Dytë do të kontrollojë edhe
pjesët e vendimit të cilat nuk janë kundërshtuar me ankesë.


IV. DISPOZITAT E PROCEDURËS CIVILE


Neni 349.

Zbatimi i Ligjit mbi Kontestet Gjyqësore


Në kontestet martesore dhe ndërmjet anëtarëve të familjes zbatohen dispozitat e Ligjit të
Procedurës Kontestimore nëse ky ligj nuk parashikon ndryshe.

Neni 350.

Zbatimi i Ligjit të Procedurës Jashtë Kontestimore


Në çështjet juridike për të cilat me këtë Ligj është rregulluar se do të zgjidhen në procedurën
jashtë kontestimore, do të zbatohen dispozitat e Ligjit të Procedurës jashtë kontestimore.

V. PROCEDURA E PËRMBARIMIT


Neni 351.

Kompetenca Territoriale


(1) Lidhur me vendimin për përmbarimin e vendimit të gjykatës me të cilin urdhërohet
dorëzimi i fëmijës prindit ose personit tjetër, të cilit i është besuar fëmija në ruajtje dhe
shkollim, kompetente është gjykata e cila e ka kompetencën e përgjithshme territoriale për
palën që kërkon përmbarimin, si dhe gjykata në territorin e të cilës gjendet fëmija.
(2) Gjykata në territorin e së cilës është fëmija ka juridiksion territorial për tu kujdesur për
zbatimin e përmbarimit.

Neni 352.

Procedurat Zbatuese


(1) Me rastin e zbatimit të përmbarimit të dhunshëm gjykata kujdeset për karakterin e
ngutshëm të procedurës dhe për nevojën që në masën maksimale të mbrohet personaliteti i
fëmijës.
(2) Gjykata pasi t’i çmojë të gjitha rrethanat e rastit vendos a thua përmbarimi do të zbatohet
me caktimin e gjobave kundër personit te i cili ndodhet fëmija ose me marrjen e fëmijës prej
atij personi.
(3) Nëse qëllimi i përmbarimit nuk mund të arrihet me caktimin e vendimit për gjobat,
përmbarimi do të zbatohet me marrjen e fëmijës prej personit te i cili ndodhet fëmija dhe me
dorëzimin e fëmijës prindit, përkatësisht personit tjetër të cilit i është besuar fëmija dhe me
dorëzimin e fëmijës prindit përkatësisht personit tjetër të cilit i është besuar ai për ruajtje dhe
edukim.
(4) Në procedurën e përmbarimit gjykata do ta kërkojë ndihmën e organit të kujdestarisë.


VI. DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE


Neni 353.

Procedura e Ligjit të familjes


Rregullat e procedurës për gjykatat, Organin e Kujdestarisë, organet tjera dhe personat e
autorizuar siç janë cekur në këtë ligj rregullohen me ligjin e aplikueshëm, deri në nxjerrjen e
ligjit të ri që rregullon këtë materie.

Neni 354.

Dispozitat Kalimtare


(1)Çështjet që janë në procedim e sipër për gjykim do të përfundojnë sipas ligjeve që kanë
qenë ne fuqi.
(2) Afatet e përcaktuara më këtë ligj për paraqitjen e padisë do të zbatohen në të gjitha ato
raste te të cilat nuk kanë kaluar afatet sipas dispozitave të këtij ligji.

Neni 355.

Hyrja në Fuqi


Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi
Special i Sekretarit të Përgjithshëm.


Më 16 shkurt 2006
UNMIK/REG/2006/7