MARRËVESHJE FINANCIARE PËR IPA 2019, PJESA E PARË, NË MES TË KOSOVËS DHE BASHKIMIT EUROPIAN



IP

1


MARRËVESHJE FINANCIARE
KUSHTET E VEÇANTA


Komisioni Evropian, në tekstin në vazhdim referuar si “Komisioni”, që vepron në emër të Bashkimit
Evropian, në tekstin në vazhdim referuar si “Unioni”,

Nga njëra anë, dhe

Kosova*, në tekstin ne vazhdim referuar si “Përfituesi i IPA II”, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit
Evropian,

Në anën tjetër,
Janë pajtuar si në vijim:
Neni 1 - Programi
(1) Unioni pajtohet që të financojë dhe përfituesi i IPA II pajtohet që të pranojë financimin e Programit në
vijim:

Programi Vjetor i Veprimit për Kosovë për vitin 2019 – pjesa I
Numri i Angazhimit Global (CRIS): 2019 / 041 707

Ky Program financohet nga buxheti i Unionit në bazë të aktit themelor si në vijim:
Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit, IPA II.1

(2) Kostoja e përgjithshme e përllogaritur e këtij Programi është EUR 38,000,000.00, dhe kontributi
maksimal i Unionit në këtë Program është EUR 38,000,000.00.

(3) Programi zbatohet në përputhje me përshkrimin e dhënë në Shtojcën I, që është detajuar më tutje në
dokumentet e Veprimit që duhet të dakordohen me shkëmbimin e letrave ndërmjet Komisionit dhe
Përfituesit të IPA II.

Neni 2 – Periudha e ekzekutimit dhe periudha e zbatimit operacional
(1) Periudha e ekzekutimit të kësaj Marrëveshjeje Financiare, siç përcaktohet në Nenin 12 të Shtojcës II
(Kushtet e Përgjithshme) është vendosur të jetë 12 vite, nga data e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje
Financiare.

(2) Kohëzgjatja e periudhës së zbatimit operacional, siç përcaktohet në Nenin 12 të Shtojcës II (Kushtet e
Përgjithshme) është vendosur të jetë 6 vite, nga data e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje Financiare.

Neni 3 – Adresat dhe Komunikimet

* Ky përcaktim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin, dhe është në përputhje me RKSKB 1244/1999 dhe
me Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
1 Rregullorja (BE) Nr. 231/2014 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 11 mars 2014, për krijimin e një
Instrumenti të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA II), GZ L 77, 15.03.2014, fq. 11.


IP

2


Të gjitha komunikimet në lidhje me zbatimin e kësaj Marrëveshjeje Financiare duhet të jenë me shkrim,
duhet t'i referohen shprehimisht këtij Programi, siç identifikohet në Nenin 1(1), si dhe duhet të dërgohen në
adresat e mëposhtme:

(1) Për Komisionin
Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR)
Drejtoria D
Rue de la Loi 15
Komisioni Evropian
B-1049 Bruksel, Belgjikë
NEAR-D3@ec.europa.eu

(2) Për Përfituesin e IPA II
Ministria e Integrimit Evropian
Ndërtesa e Qeverisë, Kati 9, Zyra 905.910
Rruga Nënë Tereza,10000 Prishtinë, Kosovë
E-mail: mei@rks-gov.net

Neni 4 – Pika kontaktuese OLAF
Pika kontaktuese e Përfituesit të IPA II, që ka kompetencat e duhura për të bashkëpunuar drejtpërdrejt me
Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), dhe që të lehtësojë aktivitetet operacionale të OLAF-it është:
Znj. Dhurata Hoxha
Ministre e Integrimit Evropian
Koordinator Kombëtar i IPA (NIPAC)
Prishtinë
E-mail: dhurata.hoxha@rks-gov.net

Neni 5 – Marrëveshja Kornizë
Programi duhet të zbatohet në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes Kornizë, ndërmjet Komisionit
Evropian dhe Kosovës, mbi aranzhimet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në
kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA II), e cila ka hyrë në fuqi më datë 16 prill
2015 (në tekstin në vijim referuar si "Marrëveshja Kornizë"). Kjo Marrëveshje Financiare plotëson
dispozitat e Marrëveshjes Kornizë. Në rast të konfliktit midis dispozitave të kësaj Marrëveshjeje Financimi,
nga njëra anë, dhe dispozitave të Marrëveshjes Kornizë, nga ana tjetër, kjo e fundit duhet të ketë përparësi.
Neni 6 - Shtojcat
(1) Kjo Marrëveshje Financiare përbëhet nga:
(a) Këto Kushte të Veçanta;
(b) Shtojca I: Programi Vjetor i Veprimit, që detajon objektivat, rezultatet e pritura, aktivitetet,
përshkrimin e detyrave të besuara të zbatimit buxhetor dhe buxhetin e këtij Programi;
(c) Shtojca II: Kushtet e Përgjithshme;
(d) Shtojca III: Modeli i Raportit Vjetor mbi zbatimin e Asistencës IPA II, sipas Nenit 58 të
Marrëveshjes Kornizë;

IP

3


(2) Në rast të konfliktit midis dispozitave të Shtojcave, nga njëra anë, dhe dispozitave të këtyre Kushteve të
Veçanta, nga ana tjetër, kjo e fundit duhet të ketë përparësi. Në rast të konfliktit midis dispozitave të
Shtojcës I, nga njëra anë, dhe dispozitave të Shtojcës II, nga ana tjetër, kjo e fundit duhet të ketë
përparësi.

Neni 7 – Hyrja në fuqi
Kjo Marrëveshje Financiare hynë në fuqi në datën kur Komisioni merr njoftimin nga Përfituesi i IPA II, që
konfirmon përfundimin e procedurave të brendshme të Përfituesit të IPA II, të nevojshme për hyrjen në fuqi
të saj. Komisioni informon Përfituesin e IPA II për datën e pranimit të këtij njoftimi. Kjo Marrëveshje
Financimi nuk hyn në fuqi nëse njoftimi i tillë nuk pranohet nga Komisioni deri më datë 31 dhjetor 2020.

Kjo Marrëveshje Financiare është përpiluar në dy kopje në gjuhën Angleze, ku njëra kopje i dorëzohet
Komisionit dhe kopja tjetër Përfituesit të IPA II.
Për Përfituesin e IPA II: Për Komisionin:



Znj. Dhurata Hoxha
Ministre e Integrimit Evropian
Ministria e Integrimit Evropian
10000 Prishtinë, Kosovë
Znj. Genoveva Ruiz Calavera
Drejtoreshë D – Ballkani Perëndimor
DP për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit
Komisioni Evropian
B-1049 Bruksel, Belgjikë




IP

4



SHTOJCA 1

Programi Vjetor i Veprimit
Ky dokument përbenë Programin Vjetor të Veprimit në kuptimin e Nenit 110(2) të
Rregullores (BE, Euratom) 2018/1046

TITULLI I PROGRAMIT TË VEPRIMIT:
PROGRAMI VJETOR I VEPRIMIT PËR KOSOVËN* PËR VITIN 2019 – PJESA I

1 IDENTIFIKIMI
Përfituesi Kosova
Akti themelorë:
Referencat e Angazhimit
CRIS/ABAC dhe linja(-t)
buxhetore:

Kostoja e përgjithshme:
Kontributi i BE-së:

Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA-II)
2019 / 041 707 / EUR 38 000 000 milion
22.02 01 02

EUR 38 000 000
EUR 38 000 000

Metoda e zbatimit Menaxhimi direkt nga Komisioni Evropian

Data përfundimtare për lidhjen e
Marrëveshjes(-ve) Financiare me
vendet përfituese te IPA II

31 dhjetor 2020
Data përfundimtare për
kontraktim, duke përfshirë
miratimin e marrëveshjeve për
kontribut/delegimi

3 vjet pas datës së lidhjes së Marrëveshjes për Financim.

Periudha indikative e zbatimit
operacional
6 vjet pas datës së lidhjes së Marrëveshjes për Financim.


*Ky përcaktim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin, dhe është në përputhje me RKSKB 1244/1999 dhe
me Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

IP

5


Data përfundimtare për zbatimin
e Marrëveshjes Financiare
(data kur ky program duhet të
dorëzohet dhe mbyllet)
12 vjet pas datës së lidhjes së Marrëveshjes për Financim.

IP

6


2 PËRSHKRIMI I PROGRAMIT TË VEPRIMIT
2.1 SEKTORËT E PËRZGJEDHUR SIPAS KËTIJ PROGRAMI TË VEPRIMIT
 Arsyeshmëria për përzgjedhjen e sektorëve të veçantë sipas këtij programi:
Në kuadër të Programit të Veprimit për Kosovën për vitin 2019, Pjesa I, do të mbështeten sektorët
si në vijim: mjedisi, veprimi i klimës dhe energjia.
Veprimi i propozuar për mjedisin, veprimin e klimës dhe energjinë synon të kontribuojë në
pajtueshmërinë e Kosovës me legjislacionin kombëtar dhe planin për reduktimin e emetimeve, si
dhe me Acquis për mjedisin, përkatësisht Direktivën e Impianteve të Mëdha Djegëse dhe
Direktivën e Emetimeve Industriale, siç kërkohet nga Traktati i Komunitetit të Energjisë për
reduktimin e emetimeve (grimcat e pluhurit dhe të NOx) në Termocentralin Kosova B.
 Vështrim i përgjithshëm i veprimeve të kaluara dhe në vazhdim e sipër të përfituesve të BE-së,
donatorëve të tjerë dhe/ose të IPA II në sektorët përkatës:
Veprimi bazohet në Asistencën e kaluar të BE-së të realizuar përmes Programeve IPA I dhe IPA II
2014-2017: gjatë hartimit të veprimit në fjalë janë marrë parasysh mësimet e nxjerra nga
vlerësimet e kaluara dhe auditimet, si dhe plotësueshmëria me veprimet e financuara nga donatorët
tjerë.
Mbështetja e mëparshme e financuar nga BE-ja ka kontribuar në zhvillimin institucional dhe
promovimin e reformave në (nën)sektorin e energjisë, duke përfshirë zhvillimin e kornizës
rregullatore të tregut të energjisë, harmonizimin e kuadrit ligjor me Acquis, planifikimin strategjik
në efikasitetin e energjisë dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë. Një ndihmë e konsiderueshme
është ofruar për termocentralin Kosova B, me anë të Instrumentit të Ndihmës Komunitare për
Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilizim (CARDS), nga viti 2000 deri në 2006, duke arritur vlerën e
përgjithshme prej EUR 177.5 milionë. Investimi ka përfshirë riparimet emergjente, kontrollin e
përgjithshëm, pjesët rezervë, riparimin e dëmeve nga zjarri, riparimin e filtrave, etj. Instrumenti IPA
I ka vazhduar me mbështetjen e procesit të hartimit të politikave, duke përfshirë legjislacionin për
transpozimin e Direktivës së BE-së mbi Shërbimet Energjetike (2006/32) dhe për zbatimin e masave të
efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike (67 shkolla dhe 3 spitale). Mbështetja e sektorit të energjisë
është siguruar nga institucionet e Kosovës, Banka Botërore, USAID, Kreditanstalt für
Wiederaufbau (KfW) dhe nga donatorët tjerë që kanë mbështetur zhvillimin e sektorit të energjisë
në zbatimin e projekteve për funksionimin e ndërmarrjeve energjetike për zhvillimin e
legjislacionit të sektorit të energjisë, dokumenteve strategjike dhe programeve të zbatimit, për
zbatimin e studimeve dhe projekteve konkrete për transmision, shpërndarje dhe dekomisionim, për
zbatimin e projektit të kogjenerimit Kosova B - Termokos, për përgatitjen e paketës së projektit të
termocentralit "Kosova e Re", për realizimin e linjës 400 kV në mes të Kosovës dhe Shqipërisë,
për zbatimin e projekteve mjedisore në lokacionet e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK),
etj.
Lista e Veprimeve të parapara sipas Sektorëve/Prioriteteve të përzgjedhura:
Sektori/Prioriteti/Veprimi Menaxhimi direkt
Menaxhimi indirekt
Me subjektin e
besuar
Me Përfituesin e IPA
II
Mjedisi, veprimi i klimës dhe energjia
Veprimi 1 "Mbështetja e
BE-së për Kosovën për
pastrimin e ajrit – Faza 2"
EUR 38 000 000 n/a n/a

IP

7


TOTALI EUR 38,000,000 n/a n/a

2.2 PËRSHKRIMI DHE ZBATIMI I VEPRIMEVE
Ndihma e paraparë për Programin Vjetor të Veprimit për Kosovën për vitin 2019, Pjesa I, konsiderohet të
jetë në përputhje me kushtet dhe procedurat e përcaktuara me masat kufizuese të miratuara në pajtim
me Nenin 215 të TFBE-së2.
SEKTORI
Mjedisi, veprimi i klimës dhe energjia EUR 38,000,000
Veprimi 1 Mbështetja e BE-së për Kosovën për
pastrimin e ajrit – Faza 2
Menaxhimi direkt
(1) Përshkrimi i Veprimit, objektivat, rezultatet e pritura dhe treguesit kryesore të performancës
 Përshkrimi i veprimit dhe objektivave
Objektivi kryesor i këtij veprimi është që të mbështesë aspektet mjedisore të sektorit të energjisë, duke
zvogëluar ndikimin mjedisor të termocentralit më të madh në Kosovë - i njohur si Kosova B. Veprimi do të
synojë reduktimin e ndotjes së ajrit duke zëvendësuar/rehabilituar komponentët mjedisorë të njërës prej
dy njësive të TC Kosova B (filtrat e pluhurit, sistemi i brendshëm i transportit të hirit dhe pajisjet për
reduktimin e emetimeve të oksideve të azotit (NOx). Prandaj, veprimi do të mbështesë Kosovën në
përputhjen me planin legjislativ për reduktimin e emetimeve dhe me Acquis për mjedisin, respektivisht
Direktivën për Impiantet e Mëdha të Djegies (LCP) dhe Direktivën e Emetimeve Industriale (IE), siç
kërkohet nga Traktati i Komunitetit të Energjisë për reduktimin e emetimeve. Ky veprim do të plotësojë
veprimet e mëparshme në kuadrin e IPA 2018, që përfshin zëvendësimin/rehabilitimin e komponentëve
mjedisorë të njësisë së parë të termocentralit (TC) Kosova B.
Rezultatet e pritura të këtij veprimi përfshijnë:
 Reduktimin e emetimeve të pluhurit.
 Reduktimin e emetimit te oksideve te azotit (NOx).
Treguesit kryesorë përfshijnë:
Pajtueshmërinë me Direktivat e LCP dhe IE për matjen e:
 Emetimeve të pluhurit: < 20 mg/Nm3, dhe
 Emetimet e NOx: < 200 mg/Nm3)


(2) Supozimet dhe kushtet
Kosova është anëtare e Komunitetit të Energjisë, dhe duke filluar nga data 01 janar 2018 zbatohen të
gjitha rregulloret ndërkombëtare që lidhen me nivelet e emetimit.

2 https://eeas.europa.eu/headquarters/headquarters-homepage/8442/consolidated-list-sanctions_en

IP

8



Parakushtet që duhet të përmbushen përfshijnë:

 Kosova ka konfirmuar që termocentrali Kosova B do të mbetet nën pronësinë publike për një
periudhë prej së paku 10 vjetësh (letër ref. nga Qeveria e Kosovës, e datës 20/10/2017);
 KEK-u duhet të përgatit një planifikim të detajuar të të gjitha aktiviteteve që duhet të kryhen në
lokacion, për të shmangur dyfishimin e aktiviteteve që do të shkaktonin vonesa dhe implikime të
tjera kontraktuale;
 Kostot për vonesat dhe ankesat e mundshme për shkak të ndërhyrjes në punët e financuara nga
BE nga punimet/Kontraktuesit tjera të mundshme të ekzekutuara/menaxhuara direkt nga KEK-u
do të barten nga KEK-u;
 Duhet të krijohet një ekip koordinimi i TC KEK-Kosova B, që të takohet rregullisht dhe që në
mënyrë aktive të ndjekë të gjitha aktivitetet e planifikuara për t'u zbatuar në kuadër të këtij
veprimi.
Dështimi për të respektuar kërkesat e lartpërmendura mund të çojë në rikuperimin e fondeve në kuadër
të këtij programi dhe/ose ri-alokimin e fondeve të ardhshme.

Supozimet e mëposhtme merren parasysh:
 Përzgjedhja e teknologjisë së besueshme dhe zbatimi, mbikëqyrja dhe verifikimi në mënyrë të
duhur dhe në kohë i punimeve.
 Përfundimi me kohë i punimeve në përputhje me specifikimet teknike.
(3) Modalitetet e zbatimit:
(3)(b) Menaxhimi direkt (qasja e projektit)
Prokurimi:

 Ndërrimi i filtrave të pluhurit (Precipituesit Elektrostatik/PES) në të dy njësitë gjeneruese të
termocentralit (TC) Kosova B, duke përfshirë sistemin e brendshëm të transportit të hirit;
 Ndërtimi i objekteve të de-azotimit (De-NOx) në të dy njësitë gjeneruese të termocentralit (TC)
Kosova B.

Për përzgjedhjen e kontraktuesit të punimeve, përpara miratimit të këtij vendimi, pas një procedure të
para-kualifikimit do të lansohet një procedurë ndërkombëtare e kufizuar e tenderimit, sipas një klauzolë
pezulluese. Procedura e tenderimit do të përfshijë punimet e financuara nga IPA 2018 lidhur me njërën
prej dy njësive të termocentralit Kosova B, dhe punimet e paraqitura në këtë veprim lidhur me njësinë e
dytë të financuar nga IPA 2019.
Përdorimi i klauzolës pezulluese është i justifikuar, sepse thirrja për tenderim do të lansohet para
nënshkrimit të dy marrëveshjeve financiare.

Zarfi buxhetor i rezervuar për prokurimin e këtij veprimi të IPA 2019 është EUR 38 milion.

IP

9



(4) Fusha e përshtatshmërisë gjeografike për prokurim dhe grante

Për sa i përket vendit të themelimit për pjesëmarrje në procedurat e prokurimit dhe dhënies së
granteve dhe për sa i përket origjinës së furnizimeve të blera, siç është përcaktuar në aktin
themelorë dhe të përcaktuara në dokumentet përkatëse kontraktuale, do të zbatohet pranueshmëria
gjeografike.

3 BUXHETI

3.1 TABELA INDIKATIVE E BUXHETIT – PROGRAMI VJETOR I VEPRIMIT PËR KOSOVËN


Menaxhimi
direkt Kontributi i
përgjithshëm i
BE-së (EUR)
Përfituesit e
kontributit të
IPA-II ose të
palëve tjera
te treta
(EUR)
Totali (EUR)

Kontributi i
BE-së (EUR)
Objektivi
2
05: Energjia
EUR
38,000,000
EUR
38,000,000
/ EUR
38,000,000
Veprimi 1: Mbështetja
e BE-së për Kosovën
për pastrimin e ajrit –
Faza 2
EUR
38,000,000
EUR
38,000,000
/ EUR
38,000,000
Vlerësimi i veprimeve
TOTALI EUR
38,000,000
EUR
38,000,000
/ EUR
38,000,000



4 ARANZHIMET PËR MONITORIMIN E PERFORMANCËS
Si pjesë e kornizës së matjes së performancës, Komisioni do të monitorojë dhe vlerësojë progresin
drejt arritjes së objektivave specifike të përcaktuara në Rregulloren IPA II në bazë të treguesve të
matshëm të paracaktuar, të qartë dhe transparent. Raportet e progresit të referuara në Nenin 4 të
Rregullores së IPA II do të merren si pikë referimi gjatë vlerësimit të rezultateve të asistencës së
IPA II.
Komisioni do të mbledhë të dhëna të performancës (treguesit e procesit, produkteve dhe
rezultateve) nga të gjitha burimet, të cilat do të mblidhen dhe analizohen me qëllim të përcjelljes

IP

10


së progresit kundrejt objektivave dhe standardeve të përcaktuara për secilën prej veprimeve të këtij
programi, si dhe Dokumentin Indikativ të Strategjisë.
Në kontekstin specifik të menaxhimit indirekt nga përfituesit IPA II, Koordinatorët Kombëtar të
IPA-s (KKAPA-të) do të mbledhin informata mbi performancën e veprimeve dhe programeve
(treguesit e procesit, produktit dhe rezultateve), si dhe koordinojnë mbledhjen dhe prodhimin e
treguesve që vijnë nga burimet kombëtare.
Progresi i përgjithshëm do të monitorohet përmes mjeteve të mëposhtme: a) Sistemi i Monitorimit
të Orientuar në Rezultat (ROM); b) Monitorimi vetanak i përfituesve të IPA II; c) vetë-monitorimi
i kryer nga Delegacionet e BE-së; d) monitorimi i përbashkët nga Komisioni Evropian (DG
NEAR) dhe Përfituesit IPA II, ku pajtueshmëria, koherenca, efektiviteti, efikasiteti dhe koordinimi
gjatë zbatimit të asistencës financiare do të monitorohen rregullisht nga një Komitet i Monitorimi
të IPA II, i mbështetur nga Komitetet e Monitorimit Sektorial , i cili do të sigurojë një proces
monitorimi në nivel sektori.
5 VLERËSIMI

Duke marrë parasysh rëndësinë e veprimit, për këtë veprim ose komponentët e tij mund të kryhet
një vlerësim afatmesëm, përfundimtar ose ex-post nëpërmjet konsulentëve të pavarur, nëpërmjet
një misioni të përbashkët ose nëpërmjet një partneri zbatues. Do të kryhet për qëllime të
llogaridhënies dhe të të mësuarit në nivele të ndryshme (duke përfshirë rishikimin e politikave),
duke marrë parasysh sidomos faktin se gjetjet e tij mund të informojnë përgatitjen e aktiviteteve të
reja në të njëjtët sektorë.
Në rast se nuk është paraparë një vlerësim, gjatë zbatimit Komisioni mund të vendosë që të kryej
një vlerësim të tillë për shkaqe të arsyeshme, qoftë me vendimin e vet ose me iniciativën e
partnerit.
Raportet e vlerësimit do të ndahen me përfituesin e IPA II dhe me akterët tjerë kryesorë. Partneri
zbatues dhe Komisioni analizojnë konkluzionet dhe rekomandimet e vlerësimeve dhe, kur është e
përshtatshme, në marrëveshje me përfituesin e IPA II, vendosin së bashku për veprimet përcjellëse
që duhet të ndërmerren dhe për çdo rregullim të nevojshëm, duke përfshirë, nëse tregohet, për
riorientimin e projektit.



IP

11


SHTOJCA II – KUSHTET E PËRGJITHSHME

Përmbajtja
SHTOJCA II – KUSHTET E PËRGJITHSHME ................................................................................. 1
Pjesa Një: Dispozitat e Përgjithshme ....................................................................................................... 2
Neni 1 – Periudha e zbatimit, periudha e zbatimit operativ dhe afati kontraktues ........................................ 2
Neni 2 – Përfituesit e IPA II dhe detyrat e tyre të përbashkëta .................................................................... 2
Neni 3 – Kërkesat e raportimit .................................................................................................................... 3
Neni 4 – Vizibiliteti dhe Komunikimi ........................................................................................................ 3
Neni 5 – Të drejtat e pronësisë intelektuale ................................................................................................ 3
Neni 6 – Pranueshmëria e shpenzimeve ..................................................................................................... 3
Pjesa Dy: Dispozitat e Zbatueshme për Menaxhimin Indirekt nga Përfituesit e IPA II ..................... 4
Neni 7 – Parimet e përgjithshme ................................................................................................................. 4
Neni 8 – Prokurimi dhe procedurat për dhënien e granteve ........................................................................ 4
Neni 8a – Detyrimi për të informuar, sanksionet administrative, dhe dështimi për të vepruar .. 6
Neni 9 – Kontrollet Ex-ante mbi grantet dhe procedurat e prokurimit dhe kontrollet ex post mbi
kontratat dhe grantet që do të kryhen nga Komisioni .................................................................6
Neni 10 – Llogaritë bankare, sistemet e kontabilitetit dhe shpenzimet e pranueshme ................................ 7
Neni 11 –Dispozitat për pagesat e bëra nga Komisioni për përfituesin e IPA II, i cili është Autoriteti
Kontraktues ....................................................................................................................................... 8
Neni 12 – Ndërprerja e pagesave ................................................................................................................ 9
Neni 13 – Kthimi i fondeve ......................................................................................................................... 9
Pjesa Tre: Dispozitat Përfundimtare .................................................................................................... 10
Neni 14 – Konsultimet në mes të përfituesve të IPA II dhe Komisionit ................................................... 10
Neni 15 – Ndryshimi i kësaj Marrëveshje për Financim ........................................................................... 10
Neni 16 – Pezullimi i kësaj Marrëveshje për Financim ............................................................................ 10
Neni 17 – Ndërprerja e kësaj Marrëveshje për Financim ......................................................................... 11
Neni 18 – Marrëveshjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ..................................................................... 12

IP

12






Pjesa Një: Dispozitat e Përgjithshme

Neni 1 – Periudha e ekzekutimit, periudha zbatimit operativ dhe afati kontraktues

(1) Periudha e ekzekutimit është periudha gjatë së cilës zbatohet Marrëveshja për Financim dhe
përfshin periudhën e zbatimit operues, si dhe fazën e mbylljes. Kohëzgjatja e periudhës së
ekzekutimit është përcaktuar në Nenin 2(1) të Kushteve të veçanta dhe fillon me hyrjen në fuqi të
kësaj Marrëveshje për Financim.
(2) Periudha e zbatimit operues është periudha në të cilën përfundohen të gjitha aktivitetet operuese
të mbuluara nga kontratat e prokurimit dhe të granteve. Kohëzgjatja e kësaj periudhe është
përcaktuar në Nenin 2(2) të Kushteve të veçanta, dhe duhet të filloj me hyrjen në fuqi të kësaj
Marrëveshje për Financim;
(3) Periudhat e ekzekutimit dhe zbatimit
operues do të respektohen nga Autoriteti Kontaktues pasi që të përfundojnë dhe të zbatojnë
kontratat e prokurimit dhe të granteve në kuadër të kësaj Marrëveshje për Financim.
(4) Shpenzimet lidhur me operacionet e këtij Programi të Veprimit duhet të jenë të pranueshme për
financim nga BE-ja vetëm nëse ato janë shkaktuar gjatë periudhës për zbatimin operues.
(5) Kontratat e prokurimit dhe granteve duhet të lidhen më së paku brenda tri viteve nga hyrja në fuqi
e kësaj Marrëveshje për Financim, përveç nëse:
(a) ndryshohen kontratat tashmë të lidhura;

(b) kontratat individuale të prokurimit lidhen pas ndërprerjes së parakohshme të kontratës ekzistuese
të prokurimit;
(c) kontratat lidhur me auditimin dhe vlerësimin, të cilat mund të nënshkruhen pas zbatimit operues;
(d) ndryshimi i subjektit të ngarkuar me detyra të besuara.
(6) Kontrata e prokurimit dhe granteve e cila nuk ka ofruar ndonjë rritje të pagës brenda dy viteve që
nga data e nënshkrimit të saj, do të ndërpritet automatikisht dhe financimi i tij nuk do të
vazhdohet.

Neni 2 – Përfituesit e IPA II dhe detyrat e tyre të përbashkëta

(1) Siç parashikohet në Nenin 76(3) të Marrëveshjeve përkatëse Kornizë, përfituesit e IPA II do të
bashkëpunojnë ngushtë dhe do të përmbushin bashkërisht në veçanti funksionet e mëtejshme
dhe do të marrin përgjegjësitë në vijim:
(a) të përgatisin programin për bashkëpunim ndërkufitar në përputhje me Nenin 68 të
Marrëveshjeve përkatëse Kornizë, apo rishikimin e tyre;
(b) të sigurohet pjesëmarrja në takimet e Komitetit të Përbashkët Monitorues (KPM) dhe në
takimet e tjera bilaterale;
(c) të emërohet përfaqësuesi(-t) e tyre në KPM;
(d) të ngritët Sekretariati i Përbashkët Teknik (SPT) dhe të garantohet që ka stafin e nevojshëm
(e) të përgatiten dhe të zbatohen vendimet strategjike të KPM-së;
(f) të mbështesë punën e KPM-së dhe të pajisë atë me informacionin e kërkuar për realizimin e
detyrave të veta, në veçanti të dhënat që lidhen me progresin e programit operues në arritjen e
qëllimeve dhe objektivave sipas prioritetit tematik siç është përcaktuar në programin për
bashkëpunim ndërkufitar;
(g) të krijohet një sistem për grumbullimin e informacioneve të besueshme mbi zbatimin e
programit për bashkëpunim ndërkufitar;
(h) të hartohen raportet vjetore dhe finale të zbatimit siç është referuar në Nenin 80 të
Marrëveshjeve përkatëse Kornizë në përputhje me Nenin 3;
(i) të përgatitet dhe zbatohet plani koherent për komunikim dhe vizibilitet;
(j) të hartohet plani vjetor i punës për Sekretariatin e Përbashkët Teknik, i cili duhet të miratohet
nga KPM.

IP

13





Neni 3 – Kërkesat e raportimit

(1) Për qëllime të kërkesave për raportim të përcaktuara në Nenin 80(1) të Marrëveshjes Kornizë,
strukturat operative do të përdorin modelin e parashikuar në Shtojcën III të kësaj Marrëveshje
për Financim.
(2) Për qëllime të kërkesave të përgjithshme të raportimit tek Komisioni të përcaktuar në Nenin 58
të Marrëveshjes Kornizë dhe kërkesat e veçanta të raportimit nën menaxhim indirekt të
përcaktuar në Nenet 59(1) të Marrëveshjeve përkatëse Kornizë për raportin vjetor në zbatimin e
asistencës IPA II, KKIPA do të përdor modelin e dhënë në Shtojcën IIIA në këtë Marrëveshje
për Financim.
(3) Për qëllime të kërkesave të veçanta të raportimit të përcaktuara në pikën (a) të Nenit 59(2) të
Marrëveshjes Kornizë mbi raportet vjetore apo deklaratat financiare, ZAK në përfituesin e IPA
II, i cili është Autoriteti Kontraktues, do të përdor modelet e parashikuara në Shtojcën IV të
kësaj Marrëveshje për Financim.
(4) Për qëllime të Nenit 59(4) të Marrëveshjes Kornizë, KKIPA në përfituesin e IPA II, i cili është
Autoriteti Kontraktues, do të dorëzojë raportin final në zbatimin e asistencës IPA II të këtij
Programi të Veprimit tek Komisioni jo më vonë se katër muaj pas disbursimit të fundit për
kontraktuesit apo përfituesit e tij të granteve.
(5) Për qëllime të Nenit 59(6) të Marrëveshjes Kornizë, ZAK në përfituesin e IPA II, i cili është
Autoriteti Kontraktues, duhet të siguroj një kopje të të dhënave të mbajtur në sistemin kontabël
në formë elektronike sipas Nenit 10(5) deri më 15 janar të vitit vijues financiar. Kjo duhet të
mbështetet nga një raport i nënshkruar dhe i pa-audituar i përmbledhjes financiare në përputhje
me pikën (c) të Shtojcës IV.

Neni 4 – Vizibiliteti dhe Komunikimi

(1) Siç është paraparë në Nenin 24(1), 76(3)(k) dhe Nenin 78(8)(f) të Marrëveshjeve përkatëse
Kornizë, përfituesit e IPA II do të përgatisin një plan koherent me aktivitetet për vizibilitetin dhe
komunikimin që do të dorëzohen tek Komisioni për një marrëveshje brenda 6 muajve nga hyrja në
fuqi e kësaj Marrëveshje për Financim.
(2) Këto aktivitete të vizibilitetit dhe komunikimit duhet të jenë në përputhje me Doracakun e
Komunikimit dhe vizibilitetit për veprimet e jashtme të BE-së të krijuar dhe publikuar nga Komisioni,
në fuqi në kohën e aktiviteteve.

Neni 5 – Te drejtat e pronësisë intelektuale

(1) Kontratat e financuara sipas kësaj Marrëveshje për Financim do të sigurojnë se përfituesit e IPA II
fitojnë të gjitha të drejtat e nevojshme të pronësisë intelektuale në lidhje me teknologjinë informative,
studimet, hartimet, planet, publiciteti dhe materialet e tjera të bëra për qëllime të planifikimit, zbatimit,
monitorimit dhe vlerësimit.

(2) Përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, duhet të garantojë se Komisioni, ose ndonjëri
apo personi i autorizuar nga Komisioni dhe përfituesi tjetër i IPA II do të kenë qasje dhe të drejtë në
përdorimin e materialit të tillë. Komisioni do të përdorë materialin e tillë vetëm për qëllime të veta.

Neni 6 – Pranueshmëria e shpenzimeve

(1) Shpenzimet në vijim nuk do të jenë të pranueshme për financim sipas kësaj Marrëveshjeje për
Financim:

(a) borxhet dhe pagesat e shërbimeve të borxhit (kamata);

(b) provizionet për humbje apo detyrimet e mundshme në të ardhmen;

IP

14





(c) shpenzimet e deklaruara nga përfituesi(t) dhe të financuara nga ndonjë program apo veprim tjetër i
punës duke pranuar grante të Unionit;

(d) humbjet nga këmbimi valutor;

(e) kreditë ndaj palëve të treta;

(f) gjobat, gjobat financiare dhe shpenzimet nga proceset gjyqësore.


(2) Blerja e tokës me ndërtime dhe pa ndërtime në vlerë deri 10 % të totalit të shpenzimeve të
pranueshme për aktivitetin në fjalë duhet të jetë e pranueshme për financim sipas asistencës së
IPA II për bashkëpunim ndërkufitar, nëse është e arsyetuar nga natyra e veprimit dhe nëse
është paraparë në Shtojcën I.



Pjesa Dy: Dispozitat e zbatueshme në menaxhimin indirekt nga
përfituesi IPA II
Neni 7 – Parimet e përgjithshme

(1) Qëllimi i Pjesës Dy është që të përcaktojë rregullat për zbatimin e Programit të Veprimit nën
menaxhimin indirekt dhe në veçanti rregullat në lidhje me detyrat e besuara për zbatimin e buxhetit siç
është përshkruar në Shtojcën I dhe të përkufizohen të drejtat dhe obligimet e përfituesit të IPA II, i cili
është Autoritet Kontraktues, respektivisht Komisioni në kryerjen e këtyre detyrave.
(2) Siç është paraparë në pikën (b) të Nenit 76(3) të Marrëveshjeve përkatëse Kornizë, përfituesit e
IPA II duhet që bashkërisht të përgatisin marrëveshjen dhe të sigurojnë zbatimin e saj.
(3) Përfituesi i IPA II, i cili nuk është Autoriteti Kontraktues, do të bashkëpunoj me përfituesin e
IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, për të siguruar se janë plotësuar detyrat në vijim:
(a) Kryen veprimet vijuese dhe menaxhimin e veprimeve, siç është paraparë në pikën (b) të
Nenit 76(4) të Marrëveshjes Kornizë;
(b) Verifikimet në përputhje me Nenin 76(5) të Marrëveshjes Kornizë;
(c) Mbrojtja e interesit financiar të Unionit siç është paraparë ne Nenin 51 të Marrëveshjes
Kornizë.

Neni 8 – Procedurat e prokurimit dhe të dhënies së granteve

(1) Detyrat e referuara në Nenin 7(3) do të kryhen nga përfituesi i IPA II, i cili është Autoritet
Kontraktues, në përputhje me procedurat dhe dokumentet standarde të përcaktuara dhe të publikuara nga
Komisioni për dhënien e kontratave të prokurimit dhe kontratave të granteve në veprimet e jashtme, të
aplikueshme në kohën e fillimit të procedurës në fjalë (PRAG), si dhe në përputhje me standardet e
kërkuara të vizibilitetit dhe komunikimit të referuara në Nenin 4(2).
(2) Në përputhje me Nenin 18(2) të Marrëveshjes Kornizë, Komisioni do t’i ofrojë përfituesit të
IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, udhëzime të mëtejshme për përshtatjen e procedurës dhe
dokumentit standard të përcaktuar dhe të publikuar nga Komisioni për dhënien e kontratave të prokurimit
dhe të granteve në veprimet e jashtme në rastet e veçanta të bashkëpunimit ndër-kufitar.
(3) Përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, do të kryej procedurat për dhënien e
kontratave të prokurimit dhe granteve, të lidhë kontratat që dalin nga aty dhe duhet të sigurojë se të gjitha
dokumentet relevante për gjurmët e auditimit janë në gjuhën e kësaj Marrëveshje të Financimit.
(4) Përfituesit e IPA II duhet të bashkëpunojnë ngushtë në themelimin e komisioneve për vlerësim
siç është paraparë në pikën (a) të Nenit 76(4) të Marrëveshjes përkatëse Kornizë.

(5) Përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, do të mbajë të gjitha dokumentet relevante

IP

15


mbështetëse kontraktuale dhe financiare nga data e hyrjes në fuqi e kësaj Marrëveshje për Financim, apo
nga një datë e mëhershme në rast se procedura e prokurimit, thirrja për propozim apo procedura për
dhënie të drejtpërdrejtë të grantit është lëshuar para hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje për Financim.

(a) Për procedurat e prokurimit në veçanti:

a) Njoftim i parashikimit me dëshmi të publikimit të njoftimit të prokurimit dhe të ndonjë
korrigjimi;

b) Caktimi i panelit për listën e ngushtë;

c) Raporti i listës së ngushtë (përfshirë edhe shtojcat) dhe aplikacionet;

d) Dëshmitë e publikimit të listës së ngushtë;

e) Dokumentet për kandidatët që nuk janë në listën e ngushtë;

f) Ftesat për tenderim apo ekuivalente;

g) Dosja e tenderit, përfshirë shtojcat, sqarimet, procesverbalet e takimeve, dëshmitë e
publikimit;
h) Emërimi i komisionit për vlerësim;

i) Raporti për hapjen e tenderit, përfshirë edhe shtojcat;

j) Raporti i vlerësimit/negocimit, përfshirë edhe shtojcat dhe ofertat e pranuara;3

k) Njoftimet;

l) Shkresat përcjellëse për dorëzimin e kontratës;

m) Njoftimet për kandidatët e pasuksesshëm;

n) Njoftimet për dhënie/anulime, përfshirë edhe dëshmitë e publikimit;

o) Kontratat e nënshkruara, amendamentet, shtojcat e kontratës, raportet e zbatimit, dhe
korrespodencat relevante;

(b) Për thirrjet për propozime dhe në veçanti dhënien e drejtpërdrejt të granteve

a) Emërimi i komisionit të vlerësimit;

b) Raportet e hapura dhe administrative përfshirë shtojcat dhe aplikacionet e pranuara;4

c) Letrat për kandidatët e suksesshëm dhe të pasuksesshëm pas vlerësimit të konceptit

d) Koncept dokumenti për vlerësim;

e) Raporti i vlerësimit të zbatimit të plotë apo raportit të negocimit me shtojcat relevante;

f) Kontrolli i lejueshëm dhe dokumentet mbështetëse;
g) Njoftimet për kandidatët e suksesshëm dhe të pasuksesshëm me listën rezervë të
aprovuar pas aplikimit të plotë të vlerësimit;

h) Shkresat përcjellëse për dorëzimin e kontratës së granteve;

i) Njoftimi për dhënie/anulim më dëshmitë për publikim;

j) Kontratat e nënshkruara, amendamentet, shtojcat e kontratës dhe korrespodencat relevante.


3 Eliminimi i tenderëve të pasuksesshëm pesë vite pas mbylljes së procedurës së prokurimit.
4 Eliminimi i aplikacioneve të pasuksesshme tre vite pas mbylljes së procedurës së granteve.

IP

16


Përveç kësaj, dokumentet financiare dhe kontraktuale të referuara në paragrafin 5(a) dhe (b) të këtij
Neni, duhet të plotësohen nga të gjitha dokumentet mbështetëse përkatëse siç kërkohet me procedurat e
përmendura në seksionin 1 të këtij Neni, si dhe të gjithë dokumentacionin përkatës në lidhje me pagesat,
rikthimet dhe shpenzimet operative, për shembull raportet e kontrollit të projektit dhe kontrollit në
terren, pranimin e furnizimeve dhe punimeve, garancitë, raportet e inxhinierëve mbikëqyrës.
Të gjitha dokumentet relevante financiare dhe kontraktuale duhet të mbahen për të njëjtën kohëzgjatje,
në përputhje me nenin 49 të Marrëveshjes Kornizë.


Neni 8a – Detyrimi për të informuar, sanksionet administrative, dhe dështimi për të vepruar

(1) Përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues do të informojë menjëherë Komisionin, kur
një kandidat, ofertues, aplikant është në situatën e përjashtimit nga pjesëmarrja në procedurat e
prokurimit dhe dhënies së granteve, ka bërë parregullsi dhe mashtrime, ose ka bërë shkelje të rënda
të detyrimeve të tija kontrakuale.

(2) Përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, do të merr parasysh informatat sa i përket
sistemit të Komisionit të 'Zbulimit të hershëm dhe të përjashtimit' (EDES) gjatë dhënies së
kontratave të prokurimit dhe granteve. Qasja në informata mund të ofrohet përmes pikës (pikave)
ndërlidhëse ose përmes konsultimeve duke përdorur pikat e mëposhtme: (Komisionin Evropian,
Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit, Zyrtarin për Kontabilitet në Komision, BRE2-13/505, B-
1049 Bruksel, Belgjikë dhe përmes e-mail adresës BUDG-C01-EXCL-DB@ec.europa.eu dhe
përmes adresës së Komisionit të identifikuar në Nenin 3 të Kushteve të Veçanta.

(3) Nëse përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, është në dijeni sa i përket një situate të
përjashtimit në zbatimin e detyrave të përshkruara në Shtojcën I, përfituesi i IPA II, i cili është
Autoriteti Kontraktues vendos për përjashtimin një operatori ekonomik ose një aplikuesi për grant
nga procedurat e prokurimit dhe dhënies së granteve. Gjithashtu, përfituesi i IPA II, i cili është
Autoriteti Kontraktues mundet të shqiptojë dënime financiare proporcionale me vlerën e kontratës
në fjalë. Përjashtimet dhe/ose dënimet financiare shqiptohen pas një procedure kundërshtuese që
siguron të drejtën për mbrojtje për personin në fjalë. Përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti
Kontraktues njofton Komisionin në përputhje me paragrafin 1 të këtij Neni.

(4) Në përputhje me paragrafin 3, dështim në veprim konsiderohet kur përfituesi i IPA II, i cili është
Autoriteti Kontraktues nuk bën përjashtime dhe/ose nuk shqipton dënime mbi operatorin ekonomik
ose aplikuesin për grant.

(5) Në rast të dështimin për veprim, përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues jep arsye tek
Komisioni sa i përket dështimit të tij. Komisioni ka të drejtë të përjashtojë një operator ekonomik
ose aplikues për grant nga procedurat e ardhshme të dhënies së granteve të financuara nga BE-ja,
dhe/ose shqipton dënime për operatorët ekonomik ose aplikuesit për grante ndërmjet 2% dhe 10%
të vlerës totale të kontratës në fjalë.

Neni 9 - Kontrollet Ex-ante mbi grantet dhe procedurat e prokurimit dhe kontrollet ex post mbi
kontratat dhe grantet që do të kryhen nga Komisioni

(1) Komisioni mund të kryej kontrolle ex ante në tenderimin e kontratave, lansimin e thirrjeve për
propozime dhe dhënien e kontratave dhe granteve për fazat e prokurimit apo dhënien e granteve në
vijim:
(a) miratimi i njoftimit të kontratës për prokurim, programet e punës me thirrjet për propozim dhe
rregullimit të ndonjë gabimi;
(b) miratimi i dosjeve të tenderit dhe udhëzimet për aplikuesit për grante;
(c) miratimi i përbërjes së Komisionit Vlerësues;
(d) miratimi i raportit vlerësues dhe dhënia e vendimeve5
(e) miratimi i dosjes së kontratës dhe shtojca e kontratës.


5 Për kontratat e shërbimit, këta hapa përfshijnë kontrollimet ex ante lidhur me aprovimin e listës së ngushtë

IP

17


(2) Komisioni do të vendosë në lidhje me kontrollet ex ante:
(a) të kryejë kontrollet ex ante në të gjitha dosjet, apo
(b) të kryejë kontrollet ex ante në përzgjedhjen e dosjeve të tilla, apo
(c) të përjashtoj krejtësisht kontrollet ex ante .

(3) Nëse Komisioni vendos që të kryejë kontrolle ex ante në përputhje me paragrafin 2, pikat ( a) ose (b)
të këtij Neni, duhet që të informojë përfituesin e IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, mbi dosjet
e përzgjedhura për kontrollet ex ante. Ky përfitues i IPA II duhet të ofroj të gjithë dokumentacionin
dhe informacionin e nevojshëm për Komisionin pasi të jetë informuar se është përzgjedhur një dosje
për kontroll ex ante, më së voni në kohën e dorëzimit të njoftimit të kontratës ose programit të punës
për publikim.

(4) Komisioni mund të vendosë për të kryer kontrolle ex post, duke përfshirë auditimet dhe kontrollet në
terren, në çdo kohë për ndonjë kontratë ose grant të dhënë nga përfituesi i IPA II, i cili është
Autoriteti Kontraktues, e që del nga kjo marrëveshje për financim. Ky përfitues IPA II duhet të vë në
dispozicion gjithë dokumentacionin dhe informatat e nevojshme për Komisionin pasi të jetë
informuar se është përzgjedhur një dosje për kontroll ex post. Komisioni mund të autorizojë një
person ose një subjekt për realizimin e kontrolleve ex post në emër të tij.


Neni 10 – Llogaritë bankare, sistemet kontabël dhe shpenzimet e pranueshme

(1) Pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje për Financim, Fondi Kombëtar dhe struktura
operative e përfituesit të IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, për Programin e Veprimit
duhet të hapin të paktën një llogari bankare në Euro. Bilanci i përgjithshëm bankar për
Programin e Veprimit do të jetë shuma e bilanceve në të gjitha llogaritë bankare të Programit
të Veprimit të mbajtura nga Fondi Kombëtar dhe në të gjitha strukturat operative pjesëmarrëse
të përfituesit të IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues.

(2) Përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, duhet t’i përgatisë dhe dorëzojë planet e
parashikuara për disbursim tek Komisioni për kohëzgjatjen e periudhës së zbatimit të
Programit të Veprimit. Këto parashikime duhet të përditësohen për raportin vjetor financiar të
përmendur në Nenin 3(2) dhe për çdo kërkesë për fonde. Parashikimet do të bazohen në një
analizë të dokumentuar të detajuar (duke përfshirë kontraktimin e planifikuar dhe orarin e
pagesës për kontratë për dymbëdhjetë muajt vijues), e cila do të jetë në dispozicion të
Komisionit nëse e kërkon një gjë të tillë.

(3) Plani fillestar i parashikimit të disbursimit duhet të përmbajë parashikimet përmbledhëse
vjetore të disbursimit për gjithë periudhën e zbatimit dhe parashikimet mujore të disbursimit
për dymbëdhjetë muajt e parë të Programit të Veprimit. Planet e mëvonshme duhet të
përmbajnë parashikime përmbledhëse vjetore të disbursimit për bilancin e periudhës së
zbatimit të Programit të Veprimit dhe parashikimet mujore të disbursimit për katërmbëdhjetë
muajt në vijim.

(4) Përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, është i detyruar që të krijojë dhe të
mirëmbajë një sistem të kontabilitetit në përputhje me Nenin 2(3)(b) të Shtojcës së
Marrëveshjes Kornizë e cila do të mban së paku informatat lidhur me kontratat e menaxhuara
sipas Programit të Veprimit të cilat janë treguar në Shtojcën V.

(5) Shpenzimet e pranueshme në sistemin e kontabilitetit sipas pikës 4 të këtij Neni, mund të jenë
shkaktuar, paguar dhe pranuar si dhe të korrespondojnë me shpenzimet aktuale me
dokumentacion mbështetës dhe do të përdoren kur është e përshtatshme për të pastruar para-
financimin e paguar nga përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, sipas
kontratave lokale.

(6) Shpenzimet e pranueshme në sistemin e kontabilitetit do të përdoren nga Komisioni për
pranimin e tij të përkohshëm të shpenzimeve gjatë zbatimit të Programit të Veprimit (duke
përfshirë pastrimin e para-financimit të paguar tek përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti
Kontraktues), procesi i miratimit për pagesat, pastrimi përfundimtar i procedurës së llogarive
në fund të Programit të Veprimit, ushtrimi vjetor i shlyerjeve të detyrimeve dhe çdo

IP

18


implementim tjetër i menaxhimit dhe rishikimet e tjera të performancës.

(7) Përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, duhet t`ia ofrojë Komisionit raportet në
vijim:

(a) Raportin për shlyerje të detyrimeve – siç përcaktohet në
Nenin 3(5);
(b) Raportet vjetore siç përcaktohen në paragrafët (2) deri (4)
të Nenit 3;
(c) Kërkesat për raportet e fondeve, siç është referuar në
Nenin 11.

Neni 11 - Dispozitat për pagesat e bëra nga Komisioni për përfituesin e IPA II, i cili është
Autoriteti Kontraktues

(1) Përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, duhet të paraqesë parashikimin e vet fillestar
të disbursimit për Programin e Veprimit, i përgatitur në përputhje me Nenin 10(2), me kërkesën e
parë për pagesë para- financimit. Pagesa e parë e para - financimit do të jetë për 100% e
disbursimeve të parashikuara për vitin e parë të planit të parashikimit të disbursimit.

(2) Përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, duhet të paraqesë kërkesat e vazhdueshme të
pagesës të para-financimit kur bilanci i përgjithshëm bankar për Programin e Veprimit bie nën
parashikimin e disbursimeve për pesë muajt e ardhshëm të Programit të Veprimit.

(3) Çdo kërkesë shtesë për para-financim do të mbështetet nga dokumentet në vijim:
(a) një deklaratë me përmbledhjen e të gjitha disbursimeve të bëra për Programin e Veprimit;
(b) Bilancet bankare për Programin e Veprimit në datën e fundit të
kërkesës;
(c) Një parashikim të disbursimeve për Programin e Veprimit për katërmbëdhjetë muajt në
vijim në datën e fundit të kërkesës në përputhje me Shtojcën IV pikën (d).

(4) Përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, mund të kërkojë për çdo para-financim të
mëvonshëm shumën e përgjithshme të parashikimeve të disbursimeve për katërmbëdhjetë muaj
pas datës së ndërprerjes së kërkesës, pa bilancet e përmendura në seksionin 3 (b) të këtij Neni,
datës së ndërprerjes së kërkesës për fondet e rritura me çdo shumë të financuar nga përfituesi i
IPA II sipas paragrafit 5 të këtij Neni dhe të pa rimbursuara ende.

Komisioni rezervon të drejtën për të reduktuar çdo pagesë të para- financimit në vijim nëse totalet e
bilanceve bankare të mbajtura nga përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, në bazë të
këtij programi dhe në të gjitha programet e tjera të IPA I apo IPA II të menaxhuara nga përfituesi i
IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, tejkalon parashikimin e disbursimit për katërmbëdhjetë
muajt e ardhshëm.

(5) Kur pagesa është reduktuar sipas paragrafit 4 të këtij Neni, përfituesi i IPA II, i cili është
Autoriteti Kontraktues, duhet të financojë programin nga burimet e veta deri në shumën e
reduktimit. Përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, mund pastaj të kërkojë
rimbursimin e atij financimi, si pjesë e kërkesës së ardhshme për fondet siç përcaktohen në
paragrafin 4 të këtij Neni.

(6) Komisioni ka të drejtë të rikuperojë bilancet e tepërta bankare të cilat kanë mbetur të papërdorura
për më shumë se dymbëdhjetë muaj. Para se të ushtrojë këtë të drejtë, Komisioni do të ftojë
Përfituesin e IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, për të dhënë arsyet e vonesës në
disbursimin e fondeve dhe demonstrojnë nevojën e vazhdueshme për atë brenda dy muajve në
vijim.

(7) Interesi i gjeneruar nga para- financimi i bilanceve bankare të Programit të Veprimit nuk duhet të
jetë me vonesë.

(8) Duke ndjekur Nenin 33 (4) të Marrëveshjes Kornizë, në qoftë se ndërprerja e afatit kohor për
kërkesën për pagesë tejkalon dy muaj, përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, mund
të kërkojë një vendim nga Komisioni nëse ndërprerja e afatit do të vazhdojë.

(9) Deklarata financiare përfundimtare e referuar në Nenin 37(2) të Marrëveshjes Kornizë do të
dorëzohet nga ZAK jo më vonë se 16 muaj pas përfundimit të periudhës së zbatimit operativ.

IP

19



Neni 12 - Ndërprerja e pagesave

(1) Pa paragjykim për pezullimin ose përfundimin e kësaj Marrëveshjeje për Financim sipas Neneve
16 dhe 17, përveç Nenit 39 të Marrëveshjes Kornizë, Komisioni mund të ndërpresë pagesat
pjesërisht ose plotësisht, në qoftë se:
(a) Komisioni ka vendosur, ose ka shqetësime serioze se përfituesi i IPA II, i cili është
Autoriteti Kontraktues, ka bërë gabime të konsiderueshme, parregullsi ose mashtrim që
vë në pikëpyetje ligjshmërinë ose rregullsinë e transaksioneve në fjalë të caktuara në
implementimin e Programit të Veprimit, ose ka dështuar të përmbushë detyrimet e tij
sipas kësaj Marrëveshjeje për Financim;
(b) Komisioni ka vendosur se, ose nëse ka shqetësime serioze, nëse përfituesi i IPA II, i cili
është Autoriteti Kontraktues, ka kryer gabime sistemike ose të përsëritura ose parregullsi,
mashtrime apo shkelje të detyrimeve të kësaj ose Marrëveshjeve tjera të Financimit, me
kusht që ato gabime, parregullsi, mashtrime ose shkelje të detyrimeve të kenë një ndikim
material në zbatimin e kësaj Marrëveshjeje për Financim apo të vënë në dyshim
besueshmërinë e sistemit të kontrollit të brendshëm të përfituesit të IPA II ose
ligjshmërinë dhe rregullsinë e shpenzimeve themelore;

Neni 13 - Rikthimi i fondeve

(1) Përveç rasteve të përmendura në Nenin 41 të Marrëveshjes Kornizë, Komisioni mund të rikthej
fondet nga përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, siç parashikohet në rregulloren
financiare, veçanërisht në rast se:
(a) Komisioni konstaton se objektivat e Programit të Veprimit të përcaktuara në Shtojcën I nuk
janë arritur;
(b) Shpenzimeve të pa pranueshme;
(c) Shpenzimet e shkaktuara janë si rezultat i gabimeve, parregullsive, mashtrimeve apo
shkeljeve të detyrimeve në zbatimin e Programit të Veprimit, në mënyrë të veçantë në
procedurën e prokurimit dhe dhënies së grantit.
(2) Në përputhje me ligjin kombëtar, përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, do të rikthej
kontributin e Unionit të paguar për përfituesin e IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, nga
marrësit që ishin në cilëndo nga situatat e caktuara në paragrafin 1 pikat b) ose c) të këtij Neni ose të
referuara në Nenin 41 të Marrëveshjes Kornizë. Fakti se përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti
Kontraktues, nuk do të ketë sukses në kthimin e të gjithë ose një pjese të fondeve nuk do të pengojë
Komisionin të rimarrë fondet nga përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues.

(3) Përfituesi i IPA II, i cili nuk është Autoriteti Kontraktues, do të bëjë çmos që të mbështes përfituesin
e IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, në rikthim kur përfituesi është themeluar në territorin e tij.
Marrëveshja për rikthimin e fondeve duhet të përcaktohet në marrëveshjen dypalëshe që do të lidhet
në përputhje me Nenin 69 të Marrëveshjeve përkatëse Kornizë.
(4) Shumat e paguara në mënyrë jo të rregullt apo të rikthyera nga përfituesi i IPA II, i cili është
Autoriteti Kontraktues, shumat nga garancitë financiare, të performancës dhe para-financimit të
depozituara në bazë të prokurimit dhe procedurave të dhënies së grantit, shumat nga gjobat e
vendosura nga Përfituesi i IPA II, i cili nuk është Autoriteti Kontraktues, për kandidatët, ofertuesit,
aplikantët, kontraktuesit ose përfituesit e granteve, për përfituesin e IPA II, i cili nuk është Autoriteti
Kontraktues, do të ripërdoren për Programin e Veprimit, ose t’i kthehen Komisionit.
20
Aneksi IIIA Model Raporti Vjetor


Pjesa tre: Dispozitat përfundimtare

Neni 14 - Konsultimi ndërmjet përfituesve të IPA II dhe Komisionit

(1) Përfituesit e IPA II dhe Komisioni duhet të konsultohen me njëri-tjetrin para se ta dërgojnë më
tej ndonjë mosmarrëveshje që lidhet me zbatimin ose interpretimin e kësaj Marrëveshjeje për
Financim në përputhje me Nenin 18 të këtyre Kushteve të Përgjithshme.

(2) Në rastet kur Komisioni njoftohet për problemet në kryerjen e procedurave që kanë të bëjnë me
zbatimin e kësaj Marrëveshjeje për Financim, ai do të krijojë të gjitha kontaktet e nevojshme me
përfituesit e IPA II për të përmirësuar situatën dhe do të ndërmarr çfarëdo hapa që janë të
nevojshëm.

(3) Konsultimi mund të dërgoj deri tek ndryshimi, pezullimi, ose ndërprerja e kësaj Marrëveshjeje
për Financim.

(4) Komisioni duhet rregullisht të informoj përfituesit e IPA II për implementimin e aktiviteteve të
përshkruara në Shtojcën I që nuk bien në Pjesën e Dytë të këtyre Kushteve të Përgjithshme.

Neni 15 - Ndryshimi i kësaj Marrëveshjeje për Financim

(1) Çdo ndryshim i kësaj Marrëveshjeje për Financim do të bëhet me shkrim, duke përfshirë
shkëmbimin e letrave.

(2) Nëse përfituesi i IPA II kërkon një ndryshim, kërkesa duhet të paraqitet bashkërisht tek
Komisioni të paktën gjashtë muaj para se ndryshimi synohet të hyjë në fuqi.

(3) Komisioni mund të ndryshojë Dokumentet Model në Shtojcën III, IIIA, IV dhe V pa pasur
nevojë për një ndryshim të kësaj Marrëveshjeje për Financim. Përfituesit e IPA II do të informohen
me shkrim për çdo ndryshim të tillë dhe hyrjes së tij në fuqi.

Neni 16 - Pezullimi i kësaj Marrëveshjeje për Financim

(1) Zbatimi i kësaj Marrëveshjeje për Financim mund të pezullohet në rastet si në vijim:

a) Nëse ndonjë përfitues i IPA II shkelë ndonjë detyrim nga kjo Marrëveshjeje për Financim.

b) Nëse përfituesi i IPA II , i cili është Autoriteti Kontraktues, shkelë ndonjë detyrim të
përcaktuar me procedurat dhe dokumentet standarde të përmendura në Nenin 18(2) të Marrëveshjes
përkatëse Kornizë pa paragjykim të dispozitave në Nenin 8(2).
c) Nëse përfituesi i IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, nuk i plotëson kërkesat për t`ia
besuar detyrat e zbatimit të buxhetit.
d) Nëse përfituesit e IPA II nuk përmbushin bashkërisht funksionet dhe përgjegjësitë e
përmendura në Nenin 2 (1) dhe kur është e aplikueshme në menaxhimin indirekt, Neni 7 (3).
e) Nëse ndonjë përfitues i IPA II vendos të pezullojë ose të pushojë e procesin e anëtarësimit
në BE.

f) Nëse ndonjë përfitues i IPA II shkel ndonjë detyrim në lidhje me respektimin e të drejtave
të njeriut, parimet demokratike dhe sundimin e ligjit, si dhe në raste të rënda të korrupsionit.
g) Në rastet e “forcës madhore” të definuar si më poshtë. “Forca madhore” do të thotë çfarëdo
21
Aneksi IIIA Model Raporti Vjetor


situate e paparashikueshme dhe e jashtëzakonshme ose ngjarje jashtë kontrollit të palëve e cila pengon
njërën prej tyre nga përmbushja e ndonjë detyrimi të tyre, jo i atribueshëm ndaj gabimit apo
pakujdesisë nga ana tyre (ose ana e kontraktuesve, agjentëve dhe punonjësve të tyre) dhe që
dëshmohet të jetë e pakapërcyeshme me gjithë përpjekjet e tyre. Prishjet e pajisjeve ose

materialit ose vonesat në ri-funksionalizimin e tyre, kontestet me punëtorët, grevat ose
vështirësitë financiare nuk mund të përdoren si forcë madhore. Një palë nuk mund të
mbahet
përgjegjëse për shkelje të detyrimeve të saj nëse është penguar nga përmbushja e
obligimeve të saj nga një rast i forcës madhore. Pala e përballur me forcën madhore duhet të
informojë pa vonesë palën tjetër duke deklaruar për natyrën, kohëzgjatjen e mundshme dhe
efektet e parashikueshme të problemit dhe të marr çdo masë për të minimizuar dëmin e
mundshëm.
Asnjëra nga palët nuk duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljet e detyrimeve të veta sipas
kësaj Marrëveshjeje për Financim nëse pengohet për t’i përmbushur ato nga forca
madhore, me kusht që ajo merr masa për të minimizuar ndonjë dëm të mundshëm.
(2) Komisioni mund të pezulloj këtë Marrëveshje për Financim pa njoftim paraprak.

(3) Komisioni mund të marr ndonjë masë të duhur parandaluese para se të ndodh pezullimi.

(4) Kur njoftohet për pezullim, pasojat për prokurimin në vazhdim e sipër dhe kontratat për grante
dhe marrëveshjet për delegim dhe për kontratat e tilla, marrëveshjet për delegim që do të
nënshkruhen duhet të paraqiten.

(5) Pezullimi i kësaj Marrëveshjeje për Financim është pa paragjykim ndaj ndërprerjes së kësaj
Marrëveshje për Financim nga Komisioni, në përputhje me Nenin 17.

(6) Palët do të rifillojnë zbatimin e Marrëveshjes për Financim sapo kushtet të lejojnë, me
miratimin paraprak me shkrim nga Komisioni. Kjo është pa paragjykim ndaj çdo ndryshimi të kësaj
Marrëveshjeje për Financim që mund të jenë të nevojshme për të përshtatur Programin e Veprimit
për kushtet e reja zbatuese, duke përfshirë, nëse është e mundur, zgjatjen e periudhës së zbatimit, ose
ndërprerjen e kësaj Marrëveshjeje për Financim në përputhje me Nenin 17.

Neni 17 - Ndërprerja e kësaj Marrëveshjeje për Financim

(1) Në qoftë se çështjet që çuan në pezullimin e kësaj Marrëveshje për Financim nuk janë zgjidhur
brenda një periudhe maksimale prej 180 ditëve, secila palë mund ta ndërpresë Marrëveshjen për
Financim me një njoftim paraprak prej 30 dite.

(2) Kjo Marrëveshje për Financim do të ndërpritet automatikisht, në qoftë se brenda një periudhe
prej dy viteve nga nënshkrimi i saj:

(a) nuk ka çuar deri tek asnjë pagesë;

(b) nuk është nënshkruar asnjë kontratë zbatuese ose marrëveshje për delegim.

(3) Kur të njoftohet për ndërprerjen, duhet të tregohen pasojat për prokurimin në vazhdim e sipër
dhe kontratat për grante, si dhe kontratat dhe grantet e tilla që duhet të nënshkruhen.

(4) Ndërprerja e kësaj Marrëveshje për Financim nuk përjashton mundësinë që Komisioni të kryej
përmirësime financiare në pajtim me Nenet 43 dhe 44 të Marrëveshjes Kornizë

22
Aneksi IIIA Model Raporti Vjetor


Neni 18 - Marrëveshjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

(1) Çdo mosmarrëveshje në lidhje me Marrëveshjen për Financim, të cilat nuk mund të zgjidhen
brenda një periudhe gjashtëmujore nga konsultimet midis palëve të parashikuara në Nenin 14, mund
të zgjidhen nga arbitrazhi me anë të një kërkese nga njëra palë.

2) Secila palë do të caktojë një arbitër brenda 30 ditëve nga data e kërkesës për arbitrazh. Nëse kjo
nuk arrihet, secila palë mund t'i kërkojë Sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës së Përhershme të
Arbitrazhit (Hagë) të caktojë një arbitër të dytë. Të dy arbitrit nga ana e tyre do të caktojnë një
arbitër të tretë brenda 30 ditëve. Nëse kjo nuk arrihet, secila palë mund t'i kërkojë Sekretarit të
Përgjithshëm të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit të caktojë arbitrin e tretë.
3) Përveç nëse arbitrit vendosin ndryshe, duhet të aplikohet procedura e parashikuar në
Rregullat Opsionale për Arbitrazh të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit që lidhen me
Organizatat Ndërkombëtare dhe Shtetet. Vendimi i Arbitrazhit duhet të merret nga shumica
brenda një periudhe prej tre muajve.

4) Secila palë detyrohet që të ndërmarrë masat e nevojshme për zbatimin e vendimeve të arbitrave.
23
Aneksi IIIA Model Raporti Vjetor


Periudha e mbuluar nga raporti:
01/01/20XX-31/12/20XX
Raporti është lëshuar më: XX/XX/20XX


Raporti vjetor për Zbatimin e asistencës IPA II nën menaxhimin direkt dhe indirekt nga
[vendi] i dorëzuar nga Koordinatori Kombëtar i IPA-s
I. Përmbledhje ekzekutive
1. Reference në objektivat e Dokumenteve Strategjike të Vendit dhe një përmbledhje e
shkurtër e sfidave në sektorë
2. Përfshirja në programim
3. Marrëdhëniet me Komisionin Evropian.
4. Problemet e hasura në përmbushjen e kushteve të nevojshme për zbatimin dhe
garantimin e qëndrueshmërisë, masat përkatëse të ndërmarra/planifikuara,
rekomandimet për veprime të mëtejshme.
5. Çështjet përkatëse që rrjedhin nga pjesëmarrja e përfituesit IPA II në Komisionin
monitorues IPA dhe në komisionet sektoriale monitoruese (duke përfshire Komitetin
e përbashkët të monitorimit për BNK), nëse ekziston ndonjë.
6. Përfshirja në aktivitetet shumë-shtetërore dhe çështjet tjera të ndërlidhura.
7. Aktivitetet për monitorim dhe vlerësim, mësimet kryesore të nxjerra dhe veprimet
pasuese nga rekomandimet
8. Komunikimi dhe aktivitetet e vizibilitetit.
9. Koordinimi i donatorëve.

Në rast të menaxhimit indirekt, përmbledhja ekzekutive duhet të përfshijë gjithashtu edhe:
10. Zbatimin e përgjithshëm të asistencës IPA nën menaxhimin indirekt (maks. një faqe).
11. Problemet kryesore horizontale të hasura në zbatimin e asistencës IPA dhe masat e
nevojshme të ndërmarra/planifikuara (maks. gjysmë faqe).
12. Rekomandimet për veprime të mëtejme (maks. gjysmë faqe).
13. Auditimet – gjetjet kryesore dhe rekomandimet dhe veprimet e ndërmarra korrigjuese.
24
Aneksi IIIA Model Raporti Vjetor


II. Informacione për secilin sektor-
Titulli i sektorit6: [Transporti]
Pjesa narrative: përmbledhja sipas sektorit, duke përfshirë informacionin në vijim:
1. Përfshirjen në programim

2. Pasqyra e rezultateve në zhvendosje drejt një qasje sektoriale plotësisht të kualifikuar
(p.sh. objektivat e arritura sipas udhërrëfyesit të Sektorit në dokumentin e planifikimit
sektorial).

3. Koordinimi me instrumentet dhe/apo donatorët e tjerë/IFN në kuadër të sektorit

4. Ndikimi i veprimeve të IPA II në kuadër të sektorit për zhvillimin e kapaciteteve
përkatëse kombëtare administrative në sektorë, planifikim dhe buxhetim strategjik.

Nën menaxhim indirekt duhet të përfshihet edhe informacioni në vijim:

5. Struktura vepruese ekzistuese dhe ndryshimet e ndërlidhura, nëse janë relevante:
[Ministria e Transportit]

6. Informacioni për zbatimin e programeve në sektor

7. Arritjet kryesore në sektor

8. Problemet e rëndësishme të hasura gjatë zbatimit të detyrave të besuara p.sh. vonesat
në kontraktim, dhe masat pasuese të ndërmarra/planifikuara.

9. Rekomandimet për veprime të mëtejme

10. Aktivitetet e zbatuara monitoruese dhe vlerësuese, auditimet- gjetjet kryesore dhe
mësimet e nxjerra, rekomandimet, veprimet pasuese dhe korrigjuese të ndërmarra

Titulli i sektorit: Bashkëpunimi Ndërkufitar7
1. Përfshirja në programim sipas rastit.

2. Progresi i bërë në zbatimin e programit BNK dhe në veçanti në arritjen e objektivave
të veçanta sipas prioritetit tematik (duke përfshirë elementet kualitative dhe
kuantitative që tregojnë progresin lidhur me objektivat)
3. Përmbledhja e problemeve të hasura gjatë zbatimit të programit BNK dhe çdo veprim
korrektues i ndërmarrë, si dhe rekomandimet për masa korrigjuese të mëtejshme.


6 Sipas sektorit në Dokumentet indikative strategjike.
7 Për Bashkëpunimin Ndërkufitar kërkohet raportim specifik.
25
Aneksi IIIA Model Raporti Vjetor


4. Monitorimi, duke përfshirë marrëveshjen për grumbullimin e të dhënave dhe
aktivitetet e vlerësimit aty ku ka.

5. Aktivitetet e komunikimit dhe vizibilitetit.

6. Koordinimi me vendin partner.

Nën menaxhim indirekt duhet të përfshihet edhe informacioni në vijim:

1. Strukturat Vepruese ekzistuese dhe ndryshimet e ndërlidhura, nëse janë relevante.

2. Problemet e rëndësishme të hasura gjatë zbatimit të detyrave të besuara p.sh. vonesat
në kontraktim, dhe masat pasuese të ndërmarra/planifikuara.

3. Rekomandimet për veprime të mëtejme

4. Auditimet e zbatuara – të gjeturat kryesore dhe rekomandimet dhe masat e ndërmarra
korrigjuese
Aneksi IIIA Model Raporti Vjetor


II a. Treguesit e performancës për sektorin [p.sh Transportit] duke përfshirë menaxhimin direkt dhe indirekt :
Treguesit8 sipas programit
Referenca e
marrëveshjes/programit
të financimit 9
Treguesi për
sektorin
[Transporti]
Burimi Baza Pika referuese
(2017)
Objektivi (2020) Vlera (201410)
2014 programi i vendit Reduktimi i kohës
mesatare të
udhëtimit për
udhëtarët ndërmjet
qendrave të mëdha
urbane me metoda të
transportit

2014-20xx programi
shumëvjeçar
Kostot e reduktuara
të transportit për
njësi dalëse



8 Këto kryesisht duhet të jenë rezultatet (outcome), si dhe treguesit e përzgjedhur relevant dales (output)
9 Duhet të jetë në përputhje me mënyrën e programimit ( vjetor, shumë vjetor me apo pa zotime të ndara) dhe me raportin e ZShA-së
10 Të përshtatet numri i kolonave për të gjitha vitet prej vitit 2014 deri tek viti i periudhës raportuese. Vlerat duhet të jenë kumulative.
Aneksi IIIA Model Raporti Vjetor



II b. Pasqyrë në nivel të veprimit për sektorë [p.sh. Transporti]
Referenca e
marrëveshjes/prog
ramit të financimit

Veprimi Gjendja
aktuale/Progresi
për veprim të
caktuar (p.sh. TeR
në përgatitjen e
tenderit të lancuar,
të kontraktuar në
zbatim e sipër, të
përfunduar)
Arritjet kryesore
dhe vlerësimi i tyre
Problemet
kryesore të hasura
gjatë zbatimit të
detyrave të
besuara dhe masat
e
ndërmarra/planifi
kuara për t’i
tejkaluar ato
Zhvillimet që
ndikojnë në zbatim
në të ardhmen.
Rekomandimet për
masat e mëtejme
korrigjuese
[programi i vendit
2014]
Elektrifikimi i vijës
hekurudhore nga
xxx deri në kufi me
xxx
p.sh. Kontrata e
shërbimit për
përgatitjen e TeR
për kontratën e
realizimit të punëve
të nënshkruar dhe
në zbatim e sipër,
tenderi për
kontratën e
realizimit punëve që
do të do të lancohet
në tremujorin e dytë
2015
p.sh. Kontrata e
shërbimit për
përgatitjen e TeR
për kontratën e
realizimit të punëve
është vonuar pasi që
procedura për
negocim ka
dështuar dhe është
dashur të ri-
lancohet
p.sh. ndryshimi i
ligjit vendor, si
radhitja me, dhe
zbatimi i pakos së
katërt për
Hekurudhë

Aneksi IIIA Model Raporti Vjetor

28

Nën menaxhim indirekt duhet të sigurohen edhe anekset në vijim:

Aneksi 1
Pasqyra e funksionimit të sistemit të menaxhimit dhe kontrollit (duke përfshirë ndryshimet në
strukturën institucionale) (maks. një faqe).

Aktivitetet e transparencës, vizibilitetit, informimit dhe komunikimit në përputhje me
Marrëveshjen kornizë (maks. një faqe).
Aneksi 2
Tregimet e suksesit (N.B. ky seksion mund të përdoret për raportin vjetor të asistencës
financiare të përgatitur nga Komisioni Evropian)
Aneksi 3
Plani vjetor i prokurimit
Aneksi në vijim duhet të sigurohet edhe për menaxhimin direkt edhe indirekt:
Aneksi 4
Udhërrëfyesi për qasje sektoriale – të arriturat (duke theksuar nëse objektivat e planifikuara
janë apo nuk janë përmbushur)