LIGJI NR. 06/L-105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
1
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
LIGJI NR. 06/L -105
PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj vendos dhe rregullon sistemin e Tatimit në të Ardhurat e Korporatave, në territorin e
Republikës së Kosovës.
Neni 2
Fushëveprimi
Dispozitat e këtij ligji janë të obligueshme për Administratën Tatimore të Kosovës (tash e tutje
ATK) dhe për të gjithë personat në fushëveprimin e këtij ligji.
Neni 3
Përkufizimet
1. Për qëllime të këtij ligji përkufizimet në vijim kanë këtë kuptim:
1.1. Pasuri kapitale – përfshinë:
1.1.1. pasuri e prekshme apo e paprekshme që kushton më shumë se një mijë
(1,000) Euro me afat të përdorimit më të gjatë se një (1) vit;
1.1.2. pasuria, vlera e së cilës është deri në njëmijë (1,000) Euro, e cila nuk
mund të funksionojë si e vetme, trajtohet si pasuri kapitale, nëse vlera e tërësisë
kalon mbi njëmijë (1,000) Euro.
1.2. Entitet - Korporatë ose organizatë tjetër afariste që e ka statusin e personit juridik,
organizatë afariste që vepron me mjetet në pronësi publike dhe shoqërore, organizatë
joqeveritare e regjistruar sipas legjislacionit mbi regjistrimin dhe veprimin e organizatave
joqeveritare në Kosovë dhe njësia e përhershme e personit jo rezident;
1.3. Korporatë – person juridik, i cili ka një identitet që është i ndarë dhe dallon nga
anëtarët, pronarët dhe aksionarët. Një shoqëri tregtare, kapitali i së cilës është i ndarë
në numër të specifikuar të aksioneve të së njëjtës vlerë nominale. Aksionarët nuk janë
të detyruar për obligimet e korporatës. Një korporatë mundet të jetë qoftë kompani
aksionare apo kompani me përgjegjësi të kufizuar, e cila është treguar në diagramin e
vet të ekonomisë apo emrin e kompanisë;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
2
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
1.4. Dividendë - shpërndarje e bërë nga një kompani për një aksionar, si vijon:
1.4.1. në para të gatshme ose aksione në bazë të pjesës së interesit të
aksionarit në kompani, dhe
1.4.2. pronë tjetër, pos parave të gatshme ose e aksioneve, përveç nëse
shpërndarja bëhet si rezultat i likuidimit.
1.5. Aktivitet ekonomik - çdo aktivitet i prodhuesve, tregtarëve ose personave që
furnizojnë mallra ose shërbime, duke përfshirë aktivitetet e minierave dhe ato bujqësore,
si dhe aktivitetet e profesioneve. Eksploatimi në baza të vazhdueshme i pasurive të
prekshme dhe paprekshme me qëllim të sigurimit të të ardhurave në veçanti duhet të
konsiderohet si një aktivitet ekonomik;
1.6. Pasqyrë financiare - pasqyrat financiare të përgatitura në përputhje me
legjislacionin përkatës për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim;
1.7. E ardhura me burim në Kosovë - e ardhura bruto që krijohet në Kosovë;
1.8. E ardhura nga burimi i jashtëm – e ardhura bruto që nuk është e ardhur me
burim në Kosovë;
1.9. E ardhura bruto - të ardhurat e fituara ose të akumuluara, përfshirë mes tjerash,
të ardhurat nga veprimtaritë e prodhimit, tregtisë, financave, investimeve, veprimtarisë
profesionale ose veprimtarive të tjera ekonomike;
1.10. Pronë e prekshme – paratë e gatshme, pajisje, makineri, uzinë, pronë – çdo gjë
që ka ekzistencë afatgjate fizike apo është përvetësuar për shfrytëzim në operimet e
biznesit dhe jo për shitje për klientët. Në bilancin e gjendjes të biznesit, pasuritë e tilla
përgjithësisht janë të listuara nën kapitullin “Uzina dhe pajisja” apo “Uzina, prona dhe
pajisja”;
1.11. Pronë e paprekshme - patentat, të drejtat e autorit, licencat, të drejtat ekskluzive
dhe prona tjetër që përbëhet vetëm nga të drejtat, por që nuk ka formë fizike;
1.12. Vlerë e hapur e tregut - nënkupton shumën e plotë që duhet ta paguaj konsumatori
në shkallën e njëjtë të tregut në të cilin ndodh furnizimi i mallrave ose shërbimeve, nën
kushtet e konkurrencës së barabartë, për furnizuesin nën mbizotërimin e tregut brenda
Kosovës ku është bërë furnizimi, në mënyrë që të marr mallrat ose shërbimet në fjalë
në atë moment. Kur nuk mund të sigurohet krahasimi për furnizimin e mallrave dhe
shërbimeve, vlera e hapur e tregut nënkupton, si në vijim:
1.12.1. në lidhje me mallrat, një shumë që nuk është më e vogël se çmimi i
blerjes së mallrave ose të mallrave të ngjashme, ose në mungesë të çmimit të
blerjes, çmimi i kostos i përcaktuar në kohën e furnizimit;
1.12.2. në lidhje me shërbimet, një shumë që nuk është më e vogël se kostoja
e plotë e personit të tatueshëm që e ofron atë shërbim.
1.13. Rezident - nënkupton:
1.13.1. një person fizik i cili ka një vendqëndrim kryesor në Kosovë ose fizikisht
është i pranishëm në Kosovë mbi njëqind e tetëdhjetë e tre (183) ditë në çdo
periudhë kohore dymbëdhjetë (12) mujore; apo
1.13.2. një entitet, ndërmarrje afariste personale, ortakëri, apo shoqëri e
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
3
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
personave e cila është themeluar në Kosovë.
1.14. Jo rezident - çdo person ose entitet që nuk është rezident i Kosovës;
1.15. Njësia e përhershme - nënkupton personin jo rezident, i cili bëhet subjekt i
tatuarjes për Tatim në të Ardhura të Korporatave në Kosovë, ashtu siç është e
përshkruar në nenin 30 të këtij ligji;

1.16. Person - përfshin:
1.16.1. Person fizik –konsiderohet:
1.16.1.1. personi fizik jo afarist (që nuk ka të regjistruar aktivitet
biznesi); dhe

1.16.1.2. personi fizik afarist (që ka të regjistruar biznes në bazë të
legjislacionit në fuqi dhe që zhvillon aktivitet të rregullt biznesor).
1.16.2. Person juridik - shoqëri tregtare e themeluar sipas legjislacionit përkatës
për Shoqëritë Tregtare, person tjetër i themeluar sipas këtij legjislacioni, i cili
ushtron veprimtari fitimprurëse në Republikën e Kosovës, si dhe person tjetër i
themeluar ose i njohur si i tillë me ligj të veçantë;
1.16.3 Ortakëri –përfshinë:
1.16.3.1. një ortakëri të përgjithshme, ortakëri të kufizuar apo përmes
marrëveshjeve të ngjashme që nuk është person juridik dhe që në
mënyrë proporcionale ndanë pjesët e kapitalit, të të ardhurave dhe
humbjes në mes të ortakëve; dhe
1.16.3.2. një grupim apo shoqëri të personave, përfshirë konsorciumet,
por duke i përjashtuar ortakëritë, të themeluara për një qëllim të
përbashkët të një aktiviteti ekonomik të veçantë. Shoqëria përbëhet
prej dy apo më shumë individë, kompani, organizata, apo qeveri,
apo çdo kombinim i këtyre entiteteve me qëllim të pjesëmarrjes në
një aktivitet të përbashkët apo grupim i burimeve të tyre për arritjen
e një qëllimi të përbashkët. Secili pjesëmarrës mban statusin juridik
të vetin të ndarë dhe kontrolli i shoqërisë mbi secilin pjesëmarrës
është përgjithësisht i kufizuar në aktivitetet që përfshin përpjekjen e
përbashkët, në veçanti ndarjen e fitimeve. Shoqëria themelohet nga
një kontratë, e cila përcakton të drejtat dhe obligimet e secilit anëtar.
1.17. Autoritet publik - autoriteti qendror, lokal, organ publik, apo ndonjë autoritet tjetër
që ushtron pushtet publik ekzekutiv, ligjvënës, rregullator, administrativ ose pushtet
gjyqësor;
1.18. Personat e lidhur - persona me lidhje të veçanta që mund të ndikojnë materialisht
në rezultatet ekonomike të transaksioneve ndërmjet tyre. Personat konsiderohen se
kanë lidhje të veçantë nëse:
1.18.1. janë zyrtarë ose drejtorë të bizneseve të njëri - tjetrit;
1.18.2. janë partnerë të ligjshëm në biznes;
1.18.3. kanë lidhje punëdhënës- punëmarrës;
1.18.4. një person që mban ose kontrollon pesëdhjetë për qind (50%) a më
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
4
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
shumë të aksioneve ose të drejtën e votës në personin tjetër juridik;
1.18.5. njëri prej tyre drejtpërsëdrejti ose tërthorazi e kontrollon tjetrin;
1.18.6. që të dy drejtpërsëdrejti ose tërthorazi kontrollohen nga një person i
tretë;
1.18.7. kur personat janë të afërm të radhës së parë, të dytë dhe të tretë, të
specifikuar sipas Ligjit mbi Trashëgiminë të Kosovës;
1.18.8. kur personat janë anëtar të grupit të njëjtë të kompanisë shumëkombëshe,
që nënkupton që secila kompani mëmë, degë dhe nëndegë janë të lidhura me
të tjerat.
1.19. Periudha tatimore - viti kalendarik ose çdo periudhë tjetër e raportimit e paraparë
me këtë ligj;
1.20. Pasuria e patundshme - për qëllime tatimore, e tërë toka dhe ndërtesat
apo strukturat nën dhe mbi sipërfaqen tokësore dhe të lidhura me tokën, përfshirë
pasurinë që është shtesë (ndihmëse) në pasurinë e patundshme; të drejtat në të cilat
aplikohen dispozitat e ligjit të përgjithshëm që respekton pasurinë tokësore; uzufruktin
e pasurisë së patundshme; dhe të drejtat në pagesat e ndryshueshme dhe të fiksuara
si konsideratë për punimin apo të drejtën për të punuar, vendburimin minerar, burimet
dhe rezervat tjera natyrore;
1.21. E drejta pronësore - pagesa e çdo lloji të pranuar si një konsideratë për
shfrytëzimin apo të drejtën e shfrytëzimit, të çdo të drejte të autorit të punës letrare,
artistike apo shkencore, përfshirë filmat kinematografik, dhe patentat, emrin tregtar,
dizajn apo plan modelin, formulë apo proces sekret, apo për informatat që lidhen me
përvojën industriale, komerciale apo shkencore;
1.22. Furnizues - për aspekte të lizingut financiar është personi i cili në bazë të kontratës
së furnizimit që lidh me qiradhënësin për pasurinë e përzgjedhur nga qiramarrësi në
përputhje me përcaktimet e qiramarrësit dhe me kushtet e miratuara prej tij, me anë
të së cilës qiradhënësi fiton të drejtën e pronësisë mbi atë pasuri, i shet qiradhënësit
pasurinë që i jepet me qira qiramarrësit;
1.23. Bashkësitë fetare - të parapara me Ligjin për Lirinë Fetare në Kosovë;
1.24. Lizingu operues – çdo lizing që nuk është lizing financiar;
1.25. Lizing financiar – një lizing që transferon në mënyrë substanciale të gjitha
rreziqet dhe shpërblimet e rastit për pronësinë e një artikulli të pasurisë. Titulli mundet
ose nuk mundet të transferohet në fund të lizingut;
1.26. Nën-kontraktor - çdo person që kryen një pjesë të një projekti tërësor që
është marrë nga kontraktori kryesor. Nënkontraktori është drejtpërdrejt i angazhuar
në ekzekutimin dhe realizimin e projektit tërësor dhe vepron në interes të kontraktorit
kryesor. Periudha e kaluar nga nënkontraktori që punon në një projekt gjithëpërfshirës
konsiderohet si kohë e kaluar nga kontraktori kryesor në projekt;
1.27. Kontraktori kryesor/ Kontraktor – çdo biznes, qoftë organizatë apo individ, i cili
është pajtuar të kryejë operimet nën çdo dokument juridik detyrues i nënshkruar nga
përfituesi, qoftë duke i bërë operimet vetë apo duke angazhuar dikë tjetër për ata;
1.28. Provizione teknike - shumat e përcaktuara në bazë të metodave aktuare, të cilat
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
5
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
mbahen nga siguruesi për të mbuluar përgjegjësitë që rrjedhin nga kontratat e sigurimit
të jo-jetës;
1.29. Provizione matematike - shumat e përcaktuara në bazë të metodave aktuare,
të cilat mbahen nga siguruesi për të mbuluar përgjegjësitë që rrjedhin nga kontratat e
sigurimit të jetës;
1.30. Provizionet për humbjet e pritura nga kreditë – shpenzimet e krijuara për
humbjet e pritura nga kreditë, të përcaktuara me legjislacionin në fuqi;
1.31. Transferimi i çmimit - nënkupton përcaktimin e çmimit të mallrave dhe shërbimeve
të shitura në mes të personave të lidhur në mes veti brenda një grupi të ndërmarrjes
shumëkombëshe;
1.32. Transaksion i kontrolluar - nënkupton çdo transaksion midis personave të lidhur;
1.33. Ministër - Ministri i Financave;
1.34. Konsiderata - çdo veprim ose akt i heqjes dorë në lidhje me furnizimin e mallrave
ose shërbimeve, dhe/apo duhet të përfshijë çdo shumë që është e pagueshme ose
mallrat apo shërbimet e pranuara nëpërmes të transaksionit barter.
Neni 4
Tatimpaguesit
1. Sipas këtij ligji tatimpagues janë personat e mëposhtëm:
1.1. Korporata apo ndonjë ndërmarrje tjetër afariste që ka statusin e personit juridik
sipas ligjit në fuqi në Kosovë;
1.2. shoqëria tregtare që vepron me pasuri në pronësi shoqërore ose publike;
1.3. organizata e regjistruar si organizatë jo qeveritare sipas legjislacionit përkatës që
rregullon regjistrimin dhe funksionimin e Organizatave jo qeveritare (OJQ) në Kosovë;
1.4. personi jo rezident me njësi të përhershme në Kosovë, duke iu nënshtruar paragrafit
2 të nenit 5 të këtij ligji.
Neni 5
Objekti i tatimit
1. Objekti i tatimit për tatimpaguesin rezident janë të ardhurat e tatueshme me burim në
Kosovë dhe jashtë Kosovës.
2. Objekti i tatimit për tatimpaguesin jo rezident janë të ardhurat e tatueshme me burim në
Kosovë.
Neni 6
Të ardhurat e tatueshme
1. Të ardhurat e tatueshme për një periudhë të tatueshme është ndryshimi ndërmjet të ardhurave
bruto të pranuara ose të krijuara gjatë periudhës tatimore dhe zbritjeve të lejueshme sipas
këtij ligji.
2. Nga paragrafi 1 i këtij neni përjashtohen:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
6
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
2.1. të ardhurat e tatueshme nga projektet dhe kontratat afatgjate të ndërtimit;
2.2. të ardhurat e tatueshme nga lizingjet operuese dhe lizingjet financiare;
2.3. të ardhurat bruto nga interesi, që përfshijnë:
2.3.1 interesin nga huat e dhëna për personat apo entitetet;
2.3.2. interesin nga flet obligacionet ose letrat tjera me vlerë të lëshuara nga
organizatat afariste;
2.3.3. interesin nga llogaritë (e kursimeve) të cilat sjellin interes, e që mbahen
në banka dhe në institucione të tjera financiare.
3. Për tatimpaguesin i cili nuk tatohet në të ardhura reale, të ardhura të tatueshme konsiderohen
të ardhurat bruto.
4. Të ardhurat bruto nga interesi sipas nënparagrafit 2.3 të këtij neni nuk përfshijnë interesin
nga mjetet e Fondit të Kursimeve Pensionale në Kosovë apo nga cilido fond tjetër pensional i
përkufizuar sipas legjislacionit përkatës mbi kursimet pensionale në Kosovë.
5. Mënyra e raportimit të të ardhurave të tatueshme sipas nënparagrafëve 2.1, 2.2 dhe 2.3 të
këtij neni rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
Neni 7
Shkallët e tatimit
Tatimi në të ardhurat e korporatave është dhjetë përqind (10%) e të ardhurave të tatueshme.
KAPITULLI II
TË ARDHURAT E LIRUARA
Neni 8
Të ardhurat e liruara
1. Të ardhurat si në vijim lirohen nga tatimi në të ardhurat e korporatave:
1.1. përveç rasteve të parapara me nenin 34 të këtij ligji, të ardhurat e organizatave
të regjistruara sipas legjislacionit për regjistrimin dhe funksionimin e organizatave si
organizata joqeveritare që kanë fituar dhe mbajtur statusin e përfituesit publik, me
kusht që të ardhurat të shfrytëzohen vetëm për qëllime të përfitimit publik;
1.2. të ardhurat e Bankës Qendrore të Kosovës dhe të institucioneve financiare
qeveritare ndërkombëtare të lejuara dhe të autorizuara për të vepruar në Kosovë;

1.3. interesi nga instrumente financiare i lëshuar apo garantuar nga Autoriteti Publik i
Kosovës, i paguar për tatimpaguesin rezident apo jo rezident;
1.4. të ardhurat e Bashkësive fetare sipas Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë;
1.5. të ardhurat e kontraktorëve primar ose nën-kontraktorëve, përveç personave
vendor, që janë krijuar nga kontratat për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve të
Kombeve të Bashkuara, agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara, KFOR-it
dhe Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, me kusht që ata drejtpërdrejt të
jenë të angazhuar në projekte dhe programe të organizatave të cekura më lartë;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
7
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
1.6. të ardhurat e kontraktorëve primar ose nën-kontraktorëve, përveç personave
vendor, që janë krijuar nga kontratat me qeveritë e huaja, organet e tyre dhe Agjencitë,
Bashkimin Evropian, Agjencitë e Specializuara të Bashkimit Evropian, Bankës Botërore,
Fondit Monetar Ndërkombëtarë dhe organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare për
furnizimin e mallrave dhe shërbimeve në mbështetje të projekteve dhe programeve për
Kosovën;
1.7. të ardhurat e përfituara nga grantet, subvencionet dhe donacionet, në harmoni me
rregullat dhe kushtet e përfitimit;
1.8. dividenta e paguar apo pranuar për personin rezident dhe jorezident.
2. Organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga
Ministri.
3. Pushimet tatimore dhe lehtësirat e tjera të veçanta për bizneset që paraqesin projekte dhe
investime të reja, përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
KAPITULLI III
SHPENZIMET
Neni 9
Shpenzimet e palejueshme
1. Gjatë përcaktimit të të ardhurave të tatueshme, nuk lejohet zbritje për:
1.1. shpenzimet e përvetësimit dhe përmirësimit të tokës;
1.2. koston e përmirësimit, renovimit dhe rikonstruksionit të mjeteve të cilat janë
kapitalizuar dhe zhvlerësuar, nuk do të njihen shpenzim i periudhës, por do të trajtohen
në përputhje me nenin 19 të këtij ligji;
1.3. gjobat, ndëshkimet dhe interesi që shqiptohen nga ndonjë autoritet publik dhe,
shpenzimet që lidhet me ato;
1.4. tatimin në të ardhura i paguar ose i lindur për periudhën tatimore aktuale ose të
mëparshme dhe çdo interes ose ndëshkim i krijuar për pagesë me vonesë të tij;
1.5. tatimi mbi vlerën e shtuar, për të cilin tatimpaguesi kërkon zbritje ose kreditim për
tatimin e zbritshëm në bazë të legjislacionit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar;
1.6. humbjen tatimore nga transaksionet ndërmjet personave të lidhur, me përjashtim
të rasteve kur është në përputhje me vlerën e hapur të tregut;
1.7. kontributet pensionale mbi shumën maksimale të lejuar sipas legjislacionit përkatës
për pensionet në Kosovë;
1.8. shpenzimet për dhurata, përveç atyre që janë me emër dhe logo të biznesit, të cilat
janë pjesë e shpenzimeve të përfaqësimit;
1.9. humbjet në peshë specifike apo substancë, dëmtimet, mbetjet, tepricat, shkatërrimet
apo thyerjet gjatë prodhimit, transportit, magazinimit dhe ekspozimit, përtej normave të
përcaktuara me akte të veçanta ligjore dhe nënligjore;
1.10. përfitimet në natyrë në formë të shujtës dhe transportit, përveç rasteve kur
organizohet nga biznesi;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
8
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
1.11. shpenzimet për qiratë e banesave, të cilat shërbejnë për akomodimin dhe fjetjen
e punonjësve rezident dhe jorezident, pavarësisht nga kushtet e kontratës së punësimit
apo shërbimit;
1.12. shpenzimet e mbuluara nga grantet, subvencionet dhe donacionet, në harmoni
me rregullat dhe kushtet e përfitimit të tyre;
1.13. shpenzimet për dëfrim dhe rekreacion, përveç nëse kanë ndodhur në lidhje me
afarizmin e tatimpaguesit që ofron aktivitetet për dëfrim dhe rekreacion.
Neni 10
Shpenzimet e lejueshme
1. Në varësi të kufizimeve të këtij ligji, në përcaktimin e të ardhurave të tatueshme, tatimpaguesit
i lejohet zbritje nga të ardhurat bruto të paguara ose të bëra vetëm gjatë periudhës tatimore në
tërësi dhe ekskluzivisht përkitazi me veprimtarinë e tij ekonomike, përfshirë primet për sigurim
shëndetësor, të paguara në interes të punëtorit dhe ato të varura që duhet të përfshihen në
polisën e të punësuarit.
2. Shpenzimet edukativo-arsimore të paguara nga një punëdhënës në një institucion edukativo-
arsimor për një të punësuar, janë të lejueshme në tërësi në vitin në të cilin shpenzimet e tilla
janë paguar, me kusht që:
2.1. shpenzimet edukativo-arsimore të jenë paguar drejtpërdrejtë në institucionin
edukativo-arsimor;
2.2. institucioni edukativo-arsimor është i pranuar me legjislacion përkatës në fuqi në
Kosovë;
2.3. edukim-arsimimi lidhet me pozitën e të punësuarit dhe nuk e kualifikon atë të
punësuar për punë në një profesion tjetër; dhe
2.4. i punësuari mbetet në punësim te punëdhënësi pas përfundimit të edukimit-
arsimimit, për të cilin shpenzimet janë paguar nga punëdhënësi për një periudhë kohore
të specifikuar me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
3. Shpenzimet e trajnimit të paguara nga një punëdhënës për një të punësuar, që lidhen me
punën, lejohen në tërësi në vitin në të cilin shpenzimet e tilla të trajnimit kanë ndodhur.
4. Nëse një tatimpagues, ndryshe nga një tatimpagues i angazhuar në afarizëm për dhënie
me qira të pasurisë së luajtshme apo të paluajtshme, zgjedh të mos mbajë regjistrime të
shpenzimeve aktuale të paguara apo të lindura në aktivitetin e qirasë, tatimpaguesit të tillë i
lejohet një zbritje nga të ardhurat bruto nga qiraja në një shumë të barabartë me dhjetë përqind
(10%) të qirave të pranuara me qëllim të mbulimit të shpenzimeve të riparimit, arkëtimit të
pagesave dhe të shpenzimeve tjera të paguara apo të krijuara gjatë realizimit të qirasë.
5. Nuk do të lejohet zbritje për çdo shpenzim të rrjedhë bazuar në një obligim të mbajtjes
në burim, përveç nëse shpenzimet e tilla të jenë paguar në ose para 31 marsit të periudhës
pasuese tatimore. Çdo shpenzim i palejuar nga ky paragraf është i zbritshëm në periudhën
tatimore në të cilën në të vërtetë është paguar.
6. Ministri nxjerr akt nënligjor për shpenzimet e dokumentuara të cilat rrjedhin nga vlerësimet
dhe rivlerësimet doganore.
7. Shpenzimet, përfshirë shpenzimet e zhvlerësimit që lidhen me lizingjet operuese dhe lizingjet
financiare, raportohen në mënyrën e përcaktuar me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
9
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
8. Nuk lejohet si zbritje për shpenzimet përveç atyre shpenzimeve të dokumentuara në mënyrën
e kërkuar me akt nënligjor të nxjerr nga Ministri.
Neni 11
Zbritjet e lejuara për aktivitetet me interes publik
1. Kontributet e dhëna, nga tatimpaguesit që mbajnë libra dhe regjistrime sipas paragrafit 5
të nenit 35 të këtij ligji, në formë të donacionit dhe sponsorizimeve për qëllime humanitare,
shëndetësore, edukativo-arsimore, fetare, shkencore, kulturore, mbrojtje të ambientit dhe për
qëllime sportive sipas këtij ligji konsiderohen si kontribute të dhëna për interes publik dhe lejohen
si shpenzime deri në maksimumin prej dhjetë përqind (10%) të të ardhurave të tatueshme të
llogaritura përpara se të jetë zbritur ky kontribut:
1.1. Kontributet e dhëna nga tatimpaguesit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,
llogariten sipas Ligjit Nr. 05/L -090 për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe
Sportit.
2. Një kontribut i lejueshëm sipas paragrafit 1 të këtij neni, duhet t’i bëhet:
2.1. një organizate të regjistruar sipas legjislacionit përkatës në fuqi mbi themelimin
dhe funksionimin e organizatave joqeveritare që ka pranuar dhe mbajtur statusin e
beneficuar publik;
2.2. çdo organizate tjetër që në mënyrë të drejtpërdrejtë kryen aktivitete me interes
publik, siç janë:
2.2.1. institucionet shëndetësore;
2.2.2. institucionet edukativo-arsimore;
2.2.3. organizatat për mbrojtjen e mjedisit;

2.2.4. institucionet fetare;
2.2.5. institucionet që përkujdesen për persona me nevoja të veçanta apo për
persona të moshuar;
2.2.6. jetimoret; dhe
2.2.7. institucionet në përkrahje të shkencës, kulturës, sportit apo të arteve.
3. Zbritja e lejueshme nuk përfshinë kontributin nga i cili direkt apo indirekt përfitojnë donatorët
ose personat e afërm me donatorin.
4. Secili tatimpagues që kërkon zbritje të lejueshme duhet t’i paraqesë ATK-së dëftesën e
pagesës për një zbritje të tillë.
5. Përveç zbritjes së lejuar sipas paragrafit 1 të këtij neni, tatimpaguesit që do të kontribuojnë
në fusha të caktuara, do të kenë një lejim special deri në dhjetë përqind (10%) nëse parashihen
me ligje të veçanta në Kosovë.
6. Për zbatimin e këtij neni Ministri nxjerr akt nënligjor.
Neni 12
Shpenzimet e përfaqësimit, reklamës dhe promocionit ekonomik
1. Në shpenzimet e përfaqësimit përfshihen shpenzimet me karakter të përgjithshëm që një
person afarist bënë për prezantimin e tij në marrëdhënie me partnerët apo institucionet e tjera,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
10
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
si: organizimi i takimeve, prezantimi i projekteve të reja, përurimi i linjave apo prodhimeve të
reja, qerasjet dhe pritje-përcjelljet që lidhen me aktivitetin e biznesit.
2. Shpenzimet e përfaqësimit janë të kufizuara në një përqind (1%) të të ardhurave bruto vjetore.
3. Shpenzimet e reklamës dhe promocionit të cilat bëhen përmes formave të ndryshme të
informimit, siç janë: televizioni, radio, gazeta, revista, reklama e drejtpërdrejtë, interneti,
posterat, afishet, billbordat, reklamat tranzite e të tjera të ngjashme, janë shpenzime tërësisht
të zbritshme për qëllime tatimore.
Neni 13
Shpenzimet e Borxhit të keq
1. Një borxh i keq konsiderohet shpenzim nëse i plotëson kushtet vijuese:
1.1 pagesa nuk është marrë plotësisht apo pjesërisht dhe është shpallur si i pa
mbledhshëm duke iniciuar procedurat në organet gjyqësore;
1.2. borxhit i kanë kaluar së paku gjashtë (6) muaj nga afati i obligimit për pagesë;
1.3. shuma që korrespondon me borxhin më herët është përfshirë në evidenca kontabël
si e ardhur;
1.4. nuk ka kontest mbi vlefshmërinë juridike të borxhit;
1.5. ka evidencë të mjaftueshme se janë bërë përpjekje substanciale për të vjelë
borxhin, përfshirë çdo veprim të aplikueshëm për të maksimalizuar mbledhjen e borxhit
sikurse janë:
1.5.1. tatimpaguesi ka balancuar çdo borxh të pakontestueshëm kundrejt
borxhit të keq;
1.5.2. korrespodenca dhe kontaktet në përpjekje për të vjelë borxhin;
1.5.3. kërkesa është dorëzuar mbi mjetet e falimentimit/likuidimit, nëse është e
aplikueshme dhe shuma që merret është përcaktuar në mënyrë të arsyeshme
nga administratori, përmbaruesi, si dhe deri në shkallën sa janë marrë nga
falimentimi, janë aplikuar në borxhin e pashlyer.
1.6. tatimpaguesi lëshon një faturë për shumën e paarkëtuar ku shkruhen fjalët “Borxh
i keq”, si dhe numri i faturës, me të cilën lidhet ky borxh, faturë, e cila i shërben shitësit
për të zvogëluar të ardhurën dhe blerësit për të zvogëluar shpenzimin (koston);
1.7 Për shumën deri në pesëqind (500) Euro euro të trajtuar si borxh të keq nuk kërkohet
inicimi i procedurave në organet gjyqësore.
2. Zbritjet e borxhit të keq janë të kufizuara në pjesën e pambuluar të borxhit. Çdo borxh i keq
i zbritur si një shpenzim dhe pastaj është mbledhur, përfshihet në të ardhurat e tatimpaguesit
në kohën e mbledhjes.

3. Shuma e paarkëtuar nuk konsiderohet borxh i keq nëse:
3.1. transaksionet me të njëjtin borxhli janë përsëritur pas shpalljes së borxhit të keq,
me përjashtim të shërbimeve publike;
3.2. borxhi i keq është ndërmjet palëve të lidhura;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
11
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
3.3. nuk ka evidencë të mjaftueshme se janë bërë përpjekje substanciale për të mbledhur
borxhin, përfshirë çdo veprim të aplikueshëm për të maksimalizuar mbledhjen e borxhit;
3.4. procedurat për ta shpallur borxh të keq nuk janë iniciuar brenda njëzet e katër (24)
muajve nga data e obligimit për pagesë.
4. Ministri nxjerr akt nënligjor për të përshkruar kërkesat për zbritjen e borxhit të keq sikur që
është paraparë me këtë nen.
Neni 14
Provizionet për humbjet e pritura nga kreditë dhe provizionet teknike dhe matematike
1. Provizionet për humbjet e pritura nuk lejohen si shpenzime të zbritshme në përcaktimin e të
ardhurave të tatueshme, përveç rasteve të parapara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni.
2. Bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare të licencuara nga
BQK, për përcaktimin e të ardhurave të tatueshme, kanë të drejtë që të njohin shpenzime të
zbritshme provizionet për humbjet e pritura nga kreditë deri në tetëdhjetë (80%) përqind të
shumës së përcaktuar me akt nënligjor të nxjerr nga BQK.
3. Institucionet Financiare të Sigurimeve dhe Risigurimeve, të licencuara nga BQK, në
përcaktimin e të ardhurave të tatueshme, kanë të drejtë që t’iu njihen shpenzimet e zbritshme,
provizionet për rezervat teknike dhe matematike, deri në tetëdhjetë përqind (80%) të shumës
së përcaktuar me Ligjin për Sigurimet dhe aktet nënligjore të nxjerra nga BQK.
4. Pas njohjes së provizioneve sipas paragrafit 2 të këtij neni, çdo shumë e zvogëluar nga
mbledhja e kredive të provizionuara, përfshihet në të ardhura të tatueshme, ndërsa çdo shumë
e rritur në provizione deri në shumat e lejueshme, njihet shpenzim i zbritshëm.
5. Pas njohjes së provizioneve teknike dhe matematike sipas paragrafit 3 të këtij neni, çdo
shumë e zvogëluar nga provizionet, përfshihet në të ardhura të tatueshme, ndërsa çdo shumë
e rritur në provizione deri në shumat e lejueshme, njihet shpenzim i zbritshëm.
6. Në rast se BQK kërkon korrigjim të provizioneve të deklaruara sipas paragrafit 2 dhe 3 të këtij
neni, ndryshimet e tilla duhet të rregullohen në deklaratë tatimore.
7. Ministri nxjerr akt nënligjor për zbatimin e këtij neni.
Neni 15
Pagesat për personat e lidhur
1. Kompensimi ose pagat e paguara për personin e lidhur lejohen si shpenzime në shumën e
barabartë me vlerën e hapur të tregut.
2. Interesi, qiraja dhe shpenzimet tjera që i paguhen personave të lidhur lejohen si shpenzime
në shumën e barabartë me vlerën e hapur të tregut.
Neni 16
Zhvlerësimi
1. Shpenzimet për pronën e prekshme, përveç shpenzimeve për tokën, veprat artistike dhe
pronën tjetër e cila nuk konsumohet që i posedon tatimpaguesi dhe që shfrytëzohen për
aktivitete ekonomike të tatimpaguesit, kompensohen me kalimin e kohës përmes zbritjeve të
zhvlerësimit në mënyrën e përcaktuar me këtë nen.
2. Shpenzimet për përmirësimin e pronave me qira të cilat përdoren për aktivitete ekonomike të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
12
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
tatimpaguesit, kompensohen përmes zbritjeve të zhvlerësimit të llogaritura me metodën lineare
për periudhën e kohëzgjatjes së qirasë.
3. E gjithë prona e prekshme e tatimpaguesit që i nënshtrohet zhvlerësimit sipas këtij neni,
klasifikohet në njërën prej kategorive vijuese:
3.1. Kategoria 1 - ndërtesat dhe strukturat tjera ndërtimore;
3.2. Kategoria 2 - automobilat dhe kamionët e lehtë, mjetet e rënda për transport, pajisjet
për bartje të dheut, buldozerët, gërmuesit e dheut dhe mjetet tjera të rënda, kompjuterët,
pjesët shtesë për kompjuterë dhe pajisjet tjera për përpunimin e të dhënave, mobilet
dhe pajisjet për zyra, instrumentet, gjërat e ndryshme dhe pajisjet tjera shtesë, dhe
bagëtitë e shfrytëzuara për prodhim ose për mbarështim;
3.3. Kategoria 3 - uzinat dhe makineria; inventari i hekurudhës dhe lokomotivat që
shfrytëzohen për transportin hekurudhor; aeroplanët; anijet, bimët shumë vjeçare dhe
bimët e shfrytëzuara për vreshtari ose për prodhimin e frutave; dhe të gjitha asetet e
prekshme që nuk janë përfshirë në kategorinë 1 apo kategorinë 2 të këtij paragrafi.
4. Shuma e lejuar si zbritje për zhvlerësim në periudhën tatimore përcaktohet duke aplikuar
përqindjet e mëposhtme në mënyrë individuale të pronës së prekshme individuale, sipas
metodës lineare në fund të periudhës tatimore sipas kategorisë së cilës i përkasin asetet:
4.1. Kategoria 1- pesë përqind (5%);
4.2. Kategoria 2- njëzet përqind (20%); dhe
4.3. Kategoria 3- dhjetë përqind (10%).
5. Një pasuri për aspekte zhvlerësimi merret parasysh kur vihet për herë të parë në përdorim.
6. Shuma fillestare që zhvlerësohet është çmimi i blerjes apo, në mungesë të çmimit të blerjes,
çmimi i kostos. Shuma fillestare përfshinë:
6.1. detyrimet tatimore, ngarkesat, taksat dhe kamatat që i ngarkohen kësaj pasurie
para se të vihet në shërbim pasuria;
6.2. shpenzimet e rastit sikurse janë provizioni, paketimi, transporti dhe shpenzimet e
sigurimit të ngarkuara nga furnizuesi.
7. Blerja e një pasurie për çmimin deri në njëmijë (1,000) Euro lejohet si shpenzim rrjedhës, me
përjashtim kur pasuria funksionon si pjesë e një tërësie dhe vlera e tërësisë kalon mbi njëmijë
(1,000) Euro dhe afati i jetëgjatësisë është mbi një (1) vit.
Neni 17
Zhvlerësimi i aktiveve biologjike
1. Zhvlerësimi i aktiveve biologjike është i lejuar vetëm nëse janë përdorë gjatë rrjedhës së
aktiviteteve ekonomike të entitetit bujqësor.
2. Zhvlerësimi i aktiveve biologjike sipas paragrafit 1 të këtij neni, rregullohet me akt nënligjor
të nxjerrë nga Ministri.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
13
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
Neni 18
Zbritjet e posaçme për pasuritë e reja
1. Nëse një tatimpagues blen linjat prodhuese për uzina dhe makineri, inventar të hekurudhës
dhe lokomotiva që shfrytëzohen për transportin hekurudhor, aeroplanë, anije, mjetet e rënda
për transport, pajisjet për bartje të dheut, buldozerët, gërmuesit e dheut dhe mjetet tjera të rënda
për qëllimet e aktiviteteve ekonomike të tatimpaguesit, përveç zbritjes normale të zhvlerësimit
të lejueshëm, lejohet një zbritje e veçantë prej dhjetë për qind të çmimit të përvetësimit të
pasurisë në vitin në të cilin pasuria është vënë për herë të parë në shërbim.
2. Zbritja lejohet vetëm nëse pasuria është e re ose është vënë për herë të parë në përdorim në
Kosovë. Zbritja nuk lejohet nëse pasuria është bartur nga një biznes ekzistues ose një biznes i
mëparshëm në Kosovë apo jashtë Kosovës.
3. Zbritjet tjera të posaçme mund të jepen vetëm nëse parashihen me ligj të veçantë.
4. Zbritja sipas paragrafit 1 të këtij neni nuk lejohet për personat të cilët përfitojnë sipas nenit 8,
pargrafit 3 të këtij ligji.
Neni 19
Riparimet dhe përmirësimet
1. Në rast të ndonjë aseti të zhvlerësueshëm, shumat e shpenzuara për riparime apo për
përmirësime, përjashtuar riparimet e mirëmbajtjes së zakonshme, kapitalizohen dhe shtohen
në bazën e asetit nëse riparimet apo përmirësimet tejkalojnë jetën e përdorimit të asetit për së
paku një (1) vit dhe shuma e riparimit apo përmirësimit është më e madhe se njëmijë (1,000)
Euro për atë aset. Nëse riparimi apo përmirësimi është njëmijë (1,000) Euro apo më pak për
ndonjë aset, shuma e riparimit apo përmirësimit është shpenzim në vitin që është paguar apo
ka ndodhur.
2. Nëse riparimet apo përmirësimet plotësojnë kriterin për kapitalizim sipas paragrafit 1 të këtij
neni, shuma kapitalizohet dhe shtohet në vlerën kontabël të mbetur të asetit kapital. Vlera e re
kontabël e asetit përdoret si bazë për zhvlerësimin e asetit. Aseti zhvlerësohet në përputhje me
rregullat e kategorisë së aplikueshme.
3. Ministri nxjerr akt nënligjor për zbatimin e këtij neni.
Neni 20
Amortizimi
1. Shpenzimet për mjetet e paprekshme, të cilat kanë afat të kufizuar përdorimi, përfshirë
patentet, të drejtat e autorit, licencat për vizatime apo modele, kontratat dhe të drejtat ekskluzive,
zbriten në formë të detyrimeve të amortizimit.
2. Metoda e amortizimit është metoda e shlyerjes lineare dhe lejimi bazohet në afatin e përdorimit
të pasurisë të përcaktuar në marrëveshjen ligjore mbi përvetësimin dhe përdorimin e pasurisë
së paprekshme.
3. Në rastet kur afati i përdorimit nuk është i përcaktuar, shpenzimet e amortizimit lejohen deri
në njëzet (20) vite.
Neni 21
Shpenzimet kërkimore dhe zhvillimore
1. Shpenzimet për kërkim dhe zhvillim lidhur me rezervat natyrore të mineraleve dhe të
resurseve të tjera natyrore, si dhe kamatat që u ngarkohen, i shtohen llogarisë kapitale dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
14
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
amortizohen sipas këtij neni.
2. Shuma e lejuar si zbritje për amortizim përkitazi me shpenzimet kërkimore dhe zhvillimore,
e cekur në paragrafin 1 të këtij neni, për periudhën tatimore, përcaktohet duke shumëzuar
bilancin në llogarinë kapitale me një thyesë:
2.1. numëruesi i së cilës paraqet njësitë e nxjerra prej rezervave natyrore gjatë vitit, dhe
2.2. emëruesi i së cilës paraqet shumën e njësive të përgjithshme të parapara për t’u
nxjerrë nga rezervat natyrore gjatë jetëgjatësisë së pasurisë.
3. Njësitë e përgjithshme të parapara për nxjerrje, të referuara në paragrafin 2 të këtij neni,
përcaktohen në përputhje me udhëzimet lidhur me vlerësimet e tilla që përshkruhen me akt
nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
KAPITULLI IV
FITIMET DHE HUMBJET NË KAPITAL, HUMBJET NË BIZNES
Neni 22
Fitimet dhe humbjet në kapital

1. Fitimet kapitale nënkuptojnë të ardhurën, të cilën tatimpaguesi e realizon përmes shitjes apo
formave tjera të tjetërsimit të pasurive kapitale duke përfshirë pasurinë e tundshme, patundshme
dhe letrat me vlerë.
2. Shuma e fitimit kapital paraqet dallimin pozitiv të çmimit të shitjes së pasurisë kapitale dhe të
çmimit të pasurisë siç është përcaktuar në paragrafin 5 të këtij neni.
3. Çmimi i shitjes së një pasurie kapitale është shuma e çdo paraje të pranuar, plus çdo
kompensim tjetër i pranuar, si konsideratë për atë shitje.
4. Nëse palët janë persona të lidhur dhe çmimi i shitjes është më i vogël se vlera e hapur e
tregut, atëherë, për qëllim të këtij neni, çmimi i shitjes do të rregullohet në vlerën e hapur të
tregut në mënyrën e përshkruar me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
5. Kostoja e pasurisë kapitale është shuma, të cilën tatimpaguesi e ka paguar për përvetësimin
e pasurisë, e rritur për koston e përmirësimeve dhe e zvogëluar nga zhvlerësimi dhe shpenzimet
tjera që lejohen me këtë ligj.
6. Fitimet kapitale pranohen si të ardhura biznesi dhe humbjet kapitale si humbje biznesi, nëse
nuk parashihet ndryshe me këtë ligj.
7. Humbja kapitale nënkupton humbjen që e pëson tatimpaguesi nga shitja apo ndonjë formë
tjetër e tjetërsimit të pasurisë kapitale, përfshirë pasurinë e tundshme, patundshme dhe letrat
me vlerë.
8. Shuma e humbjes në kapital paraqet dallimin negativ në mes të çmimit të shitjes së pasurisë
kapitale sipas paragrafit 3 apo 4 të këtij neni dhe kostos së pasurisë kapitale siç është përcaktuar
në paragrafin 5 të këtij neni.
9. Humbjet kapitale trajtohen sikurse humbje të zakonshme nga veprimtaritë ekonomike.
Dispozitat e nenit 24 të këtij ligji aplikohen për humbjet e përshkruara në këtë paragraf.
10. Të ardhurat bruto nga fitimet kapitale nuk përfshijnë fitimet kapitale të realizuara nga shitja
e pasurisë së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës apo ndonjë fondi tjetër pensional të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
15
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
përkufizuar me legjislacionin mbi pensionet në Kosovë.

11. Një fitim kapital nuk pranohet në shndërrimin e pavullnetshëm të pasurisë deri në shkallën
sa konsiderata e pranuar nga shndërrimi që përbëhet qoftë nga pasuria e të njëjtit karakter ose
natyre, apo nga para që janë investuar në pasuri të të njëjtit karakter apo natyre përbrenda një
periudhe zëvendësuese prej dy (2) vjetëve.
12. Nëse një shitje e një aseti kapital përfshinë një marrëveshje me këste që zgjatë më shumë
se periudha tatimore në të cilën shitja është finalizuar, ku të gjitha dokumentet e aplikueshme
janë nënshkruar nga të gjitha palët dhe marrëveshja e shitjes është ligjërisht e zbatueshme,
çdo fitim duhet të raportohet në bazë lineare gjatë ekzistencës së marrëveshjes me këste
dhe shumës së fitimit që i atribuohet çdo periudhe tatimore duhet të raportohet në deklaratën
tatimore si e ardhur në atë periudhë tatimore. Dispozitat tjera që lidhen me shitjet me këste
rregullohen me akt nënligjor të nxjerr nga Ministri.
Neni 23
Shndërrimi jo i vullnetshëm
1. Fitimi kapital nuk pranohet në rast të ndërrimit pa dashje të pronës nëse konsiderata është
marrë nga ndërrimi që përbëhet nga prona e karakterit apo natyrës së njëjtë ose nga paratë që
janë investuar në pronën e natyrës apo të karakterit të njëjtë brenda periudhës dy (2) vjeçare
të zëvendësimit.
2. Fitimi kapital sipas paragrafit 1 të këtij neni përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga
Ministri.
Neni 24
Humbjet Tatimore
1. Humbja tatimore është ndryshimi negativ ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve të lejuara
të përcaktuara me këtë ligj.
2. Shuma e humbjes tatimore e përcaktuar sipas këtij neni, bartet deri në katër (4) periudha të
njëpasnjëshme tatimore dhe është e disponueshme si zbritje ndaj çfarëdo të ardhure për ato
vite.
3. Shuma e bartur që merret parasysh për çfarëdo periudhe tatimore pas vitit të humbjes
tatimore, është shuma e përgjithshme e humbjes e zvogëluar për shumën e grumbulluar që
është lejuar më parë si zbritje.
4. Nëse tatimpaguesi ka pasur humbje tatimore më gjatë se një (1) vit, ky nen zbatohet për
humbjet që janë krijuar sipas radhës.
5. Përveç sikurse është paraparë në nenin 27 të këtij ligji, dispozitat e këtij neni janë të lejueshme
vetëm për biznesin i cili ka krijuar humbje. Nëse biznesi ndryshon llojin e organizatës biznesore
apo ka ndryshim të pronësisë për më shumë se pesëdhjetë përqind (50%), bartja nuk do të jetë
më e zbatueshme.
6. Ministri nxjerrë akt nënligjor për të rregulluar dispozitat e bartjes së humbjes që lidhen me
ndryshimin e llojit të organizatës biznesore apo ndryshimit të pronësisë, si dhe çdo dispozitë
tjetër të bartjes së humbjes të nevojshëm për zbatimin e këtij neni.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
16
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
KAPITULLI V
LIKUIDIMET DHE RIORGANIZIMET
Neni 25
Shpërndarja e pronës
1. Kompania që shpërndan pronën, përveç aksioneve të një aksionari, duke pasur parasysh
interesin e aksionarit, njeh fitimin ose humbjen sikur ajo pronë t’i ishte shitur aksionarit në vlerën
e hapur të tregut.
2. Vlera e pronës së shpërndarë për aksionarin vlerësohet sipas vlerës së hapur të tregut të
asaj prone.
3. Në rast të shpërndarjes së dividendëve të aksioneve që nuk ndërrojnë hisen e pjesëmarrjes
së fituesit, kompania nuk e njeh fitimin as humbjen dhe kështu aksionari nuk realizon të ardhura.
Neni 26
Likuidimi
1. Në rast të likuidimit të një kompanie në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi në Kosovë,
kompania merr parasysh humbjen apo fitimin sikur ta kishte shitur pronën që është shpërndarë
gjatë likuidimit sipas vlerës së hapur të tregut.
2. Përveç nëse është paraparë ndryshe në këtë ligj, pranuesit e pronës së shpërndarë gjatë
likuidimit trajtohen sikur ta kishin këmbyer interesin e vlerës së mbetur në kompaninë e likuiduar
për shumën që është e barabartë me vlerën e hapur të tregut të asaj prone.
3. Në rast të likuidimit të një filiali ku prona e filialit i shpërndahet një filiali amë, filiali amë nuk
pranon kurrfarë humbjesh apo fitimesh.
Neni 27
Riorganizimi
1. Transferimi i pronës në pajtim me planin e shkruar për riorganizimin e tatimpaguesit qoftë për
shkak të bankrotimit, bashkimit, përvetësimit, ndarjes, këmbimit të aksioneve, apo të ndonjë
arsyeje tjetër, që e miraton ATK, nuk i nënshtrohet tatimeve sipas këtij ligji.
2. Në rast të riorganizimit, vlera e pronës sipas librave të mbajtura nga tatimpaguesi i riorganizuar,
përcaktohet në bazë të vlerës së përvetësimit të asaj prone me rastin e riorganizimit.
3. Gjatë riorganizimit, shpërndarja e drejtë e vlerës së interesit të mbetur për aksionarin, nuk
paraqet të ardhur të tatueshme për aksionarin.
4. Përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe me ndonjë akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri,
tatimpaguesi përvetësues trashëgon dhe zëvendëson tatimpaguesin dorëzues përkitazi me
inventarin, shumën e humbjes së bartur, konton e dividendës dhe të gjitha zërat tjerë. Bartjet e
humbjeve janë të lejueshme te tatimpaguesi përvetësues vetëm nëse janë të parashikuara me
planin e riorganizimit dhe të aprovuara nga ATK, në përputhje me rregullat e parapara me aktin
nënligjor sipas këtij paragrafi të këtij neni.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
17
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
KAPITULLI VI
TRANSFERIMI I ÇMIMEVE, SHMANGIA E TATIMIT TË DYFISHTË
Neni 28
Transferimi i çmimeve
1. Tatimpaguesi që është subjekt i tatimit në të ardhurat e korporatave dhe i cili merr pjesë në
një apo më shumë transaksione të kontrolluara, përcakton fitimin e tatueshëm në përputhje me
vlerën e hapur të tregut për transferim të çmimit.
2. Vlera e hapur e tregut për qëllim të transferimit të çmimit-parimi i tregut - nënkupton parimin
kur kushtet janë krijuar apo vendosur në mes të dy ndërmarrjeve në marrëdhëniet e tyre tregtare
apo financiare, të cilat dallojnë nga ato të cilat do të krijoheshin në mes të ndërmarrjeve të
pavarura, ku çdo fitim nën ato kushte, që do të lindte në njërën nga ndërmarrjet, për shkak
të atyre kushteve, nuk kanë lindur, mund të përfshihen në fitimet e asaj ndërmarrjeje dhe në
përputhje me to të tatimohen.
3. Për përcaktimin e transferimit të çmimit shfrytëzohen:
3.1. metodat tradicionale të transaksionit, si në vijim:
3.1.1. metoda e çmimit të krahasueshëm të pakontrolluar;
3.1.2. metoda e çmimit të rishitjes; dhe
3.1.3. metoda kosto plus.
3.2. tatimpaguesi mundet në rrethana të caktuara të zbatojë metodat tradicionale të
fitimit, si në vijim:
3.2.1. metoda e marzhit neto të transaksionit, dhe
3.2.2. metoda e ndarjes së fitimit.
4. Për qëllime të këtij neni, vlera e hapur e tregut përcaktohet sipas metodës më të përshtatshme
krahasuese, e cila përzgjidhet duke marrë parasysh kriteret e mëposhtme:
4.1 përparësitë dhe dobësitë përkatëse të metodave të njohura të transferimit të çmimit;
4.2 përshtatshmërinë e një metode të njohur të transferimit të çmimit në funksion
të natyrës së transaksionit të kontrolluar, e cila përcaktohet veçanërisht përmes një
analize të funksioneve të kryera nga çdo tatimpagues në transaksionin e rregulluar,
duke marrë në konsideratë asetet e përdorura dhe risqet e marra përsipër;
4.3 disponueshmërinë e informacionit të besueshëm të nevojshëm për zbatimin e
metodës së zgjedhur të transferimit të çmimit dhe/ose metodave të tjera; dhe
4.4 shkallën e krahasueshmërisë midis transaksioneve të kontrolluara dhe të
pakontrolluara, duke përfshirë besueshmërinë e rregullimeve të krahasueshmërisë,
nëse ka, që mund të kërkohen për të eliminuar diferencat midis tyre.

5. Të gjithë tatimpaguesit të cilët kanë transaksione të kontrolluara janë të obliguar që të
përgatisin dokumentacionin për transferimin e çmimit. Dokumentacioni për transferimin e çmimit
dorëzohet vetëm me kërkesë të ATK-së.
6. Rregullimet përkatëse - kur në kushtet e transaksioneve të kontrolluara bëhet një rregullim
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
18
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
nga organi tatimor i një vendi tjetër dhe ky rregullim rezulton në tatuarjen e fitimeve në atë vend,
për të cilat tatimpaguesi është tatuar tashmë në Kosovë, dhe vendi që propozon rregullimin
ka një marrëveshje me Kosovën për eliminimin e tatimit të dyfishtë, atëherë në këto kushte
ATK, pas dorëzimit të një kërkese nga tatimpaguesi kosovar, kontrollon përputhshmërinë e atij
rregullimi me vlerën e hapur të tregut.
7. Ministri nxjerrë akt nënligjor për zbatimin e këtij neni.
Neni 29
Shmangia e tatimeve të dyfishta
1. Tatimpaguesi rezident në Kosovë që përfiton të ardhura nga aktivitetet afariste jashtë
Kosovës dhe i cili paguan tatimin në të ardhura në shtete tjera, sipas këtij ligji i lejohet një kredi
tatimore për tatimin në të ardhura të paguar në shtetin tjetër që i atribuohet të ardhurave që
krijohen në shtetin tjetër.
2. Krediti tatimor i lejuar sipas paragrafit 1 të këtij neni, lejohet si zbritje nga tatimi mbi të ardhurat
e rezidentit të Kosovës, në një shumë të barabartë me tatimin mbi të ardhurat e paguara jashtë
Kosovës. Megjithatë, kjo zbritje nuk do të kalojë pjesën e tatimit të Kosovës, të llogaritur para
zbritjes së dhënë, që i atribuohet të ardhurave të tatuara jashtë Kosovës.
3. Çdo marrëveshje e zbatueshme ndërkombëtare për eliminimin e tatimit të dyfishtë në të
ardhura, ka epërsi në raport me dispozitat e këtij ligji.
Neni 30
Njësia e Përhershme
1. Për qëllime të këtij ligji, termi “njësi e përhershme” do të thotë një vend fiks biznesi, nëpërmjet
të cilit ushtrohet tërësisht ose pjesërisht biznesi i një ndërmarrjeje në Kosovë për më shumë se
gjashtë (6) muaj brenda çdo periudhe dymbëdhjetë (12) mujore.
2. Termi “njësia e përhershme” në veçanti përfshin:
2.1. një vend menaxhimi;
2.2. një degë;
2.3. një zyrë;
2.4. një fabrikë;
2.5. një punëtori;
2.6. një minierë; dhe
2.7. një burim të naftës dhe gazit, gurore ose vend tjetër të shfrytëzimit të burimeve
natyrore.
3. Njësia e përhershme, gjithashtu përfshinë:
3.1 një vend ndërtimi, ndërtimin, montimin ose projekt instalimin, ose aktivitetet
mbikëqyrëse në lidhje me këtë, por vetëm nëse ndërtimi, projekti ose aktiviteti i tillë zgjat
më shumë se njëqind e tetëdhjetë e tri (183) ditë brenda çdo periudhe dymbëdhjetë (12)
mujore. Në përllogaritjen e periudhës njëqind e tetëdhjetë e tri (183) ditë, llogaritet dita
kur ka filluar puna e tillë (realisht, aktualisht), duke përfshirë edhe aktivitetet përgatitore;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
19
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
3.2. ofrimin e shërbimeve, duke përfshirë shërbime konsultuese, të kryera në Kosovë
nga personi jo rezident përmes punëtorëve ose personelit tjetër, nëse aktivitetet e tilla
vazhdojnë për një periudhë gjithsej më shumë se nëntëdhjetë (90) ditë brenda çdo
periudhe dymbëdhjetë (12) mujore të njëpasnjëshme. Në përllogaritjen e periudhës
nëntëdhjetë (90) ditë, llogaritet dita kur (realisht, aktualisht) kanë filluar aktivitetet e tilla,
ofrimin e shërbimeve në Kosovë nga një individ, por vetëm nëse ai individ qëndron
në Kosovë për një periudhë gjithsej më shumë se njëqind e tetëdhjetë e tri (183) ditë
brenda çdo periudhe dymbëdhjetë (12) mujore;
3.3 çdo pasuri e paluajtshme që ndodhet në Kosovë dhe posedohet nga një person jo
rezident.
4. Pavarësisht nga dispozitat e mësipërme të këtij neni, termi “njësi e përhershme” nuk përfshinë:
4.1. përdorimin e ambienteve vetëm për qëllime magazinimi, ekspozimi ose
shpërndarjeje të mallrave që i përkasin ndërmarrjes;
4.2. mbajtjen e një stoku mallrash që i përkasin ndërmarrjes vetëm për qëllime
magazinimi, ekspozimi ose shpërndarjeje;
4.3. mbajtjen e një gjendje mallrash që i përkasin ndërmarrjes vetëm për qëllim të
përpunimit nga një ndërmarrje tjetër;
4.4. mbajtjen e një vendi fiks biznesi vetëm për qëllim të blerjes së mallrave ose të
mbledhjes së informacioneve për ndërmarrjen;
4.5 mbajtjen e një vendi të caktuar biznesi vetëm për qëllime të reklamimit, për ofrimin
e informatave, për kërkime shkencore apo aktivitete të ngjashme që kanë një karakter
përgatitor ose ndihmës për ndërmarrjen;
4.6 një projekt instalimi ose grumbullimi e ushtruar nga një ndërmarrje e një Shteti
Kontraktues në Shtetin tjetër Kontraktues në lidhje me shpërndarjen e makinerive apo
pajisjeve të prodhuara nga kjo ndërmarrje;
4.7 mbajtjen e një vendi fiks biznesi vetëm për çdo kombinim të aktiviteteve
të përmendura në nën paragrafët 4.1 deri 4.6 të këtij neni, me kusht që aktiviteti i
përgjithshëm i vendit fiks të biznesit që rezulton nga ky kombinim, të jetë i një karakteri
përgatitor ose ndihmës.
5. Paragrafi 4 i këtij neni nuk aplikohet për një vend fiks të biznesit, në Kosovë, i cili është
shfrytëzuar ose mirëmbajtur nga një person jo rezident nëse i njëjti person ose personat të
lidhur me të zhvillojnë aktivitet biznesor në të njëjtin vend ose në një vend tjetër në Kosovë, dhe:
5.1 ai vend ose vendi tjetër krijon njësi të përhershme për personin jo rezident ose të
personave të lidhur me të, sipas dispozitave të këtij neni, ose
5.2 aktiviteti i përgjithshëm rezulton nga kombinimi i aktiviteteve të zhvilluara nga
dy personat e lidhur në të njëjtin vend në Kosovë, ose nga personi jo rezident ose
personave të lidhur në dy vende në Kosovë, e që nuk janë të karakterit të aktiviteteve
përgatitore ose ndihmëse, e që sigurojnë që aktivitetet biznesore të zhvilluara nga dy
personat jo rezident në vendin e njëjtë në Kosovë, ose nga i njëjti person jo rezident
ose personave të lidhur në dy vende në Kosovë, përbëjnë funksione plotësuese që
janë pjesë e veprimtarisë biznesore koherente.
6. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafëve 1, 2 dhe 3 të këtij neni, kur një person i ndryshëm nga
një agjent me status të pavarur për të cilin zbatohet paragrafi 7 të këtij neni, vepron në Kosovë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
20
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
në emër të një personi jo rezident dhe rregullisht ushtron autoritet për të lidhur kontrata në emër
të atij personi jo rezident, personi jo rezident konsiderohet të ketë një njësi të përhershme në
Kosovë në lidhje me çdo aktivitet që ai person ndërmerr për personin jo rezident, përveç kur
aktivitetet e atij personi janë të kufizuara në ato që përmenden në paragrafin 4 të këtij neni, të
cilat, nëse ushtrohen nëpërmjet një vendi fiks biznesi, nuk do ta bënin këtë vend fiks biznesi
njësi të përhershme sipas dispozitave të paragrafit 4 të këtij neni.
7. Personi jo rezident nuk konsiderohet të ketë njësi të përhershme në Kosovë vetëm pse
zhvillon biznesin në Kosovë nëpërmjet një ndërmjetësi, agjenti komisionar të përgjithshëm ose
çdo agjenti tjetër me status të pavarur, me kusht që ata persona të veprojnë në rrjedhën e
zakonshme të biznesit të tyre.
8. Fakti që personi jo rezident, kontrollon ose kontrollohet nga një kompani, e cila është rezidente
e Kosovës ose që zhvillon biznes në Kosovë (qoftë nëpërmjet një njësie të përhershme ose
ndryshe), nuk përbën në vetvete arsye të mjaftueshme për ta konsideruar njërën kompani njësi
e përhershme të kompanisë tjetër.
KAPITULLI VII
MBAJTJA NË BURIM E TATIMEVE
Neni 31
Tatimi i mbajtur në burim në paga, pensione, interesi, të drejtat pronësore, qiratë, fitoret
në lotari dhe lojërat e fatit
1. Secili punëdhënës është përgjegjës të mbajë në burim tatimin nga pagat e tatueshme të
paguara punëtorëve të tij, duke përfshirë pagesat për personat fizik jo afarist, për shërbimet
profesionale, teknike, të menaxhimit, financiare, pagesat për kontratat mbi vepër, pagesat për
shfaqje të aktorëve, muzikantëve, sportistëve, agjentëve të varur, gjatë çdo periudhe të listë
pagesës për të cilën të ardhurat e tyre janë paguar:

1.1. punëdhënësi kryesor i një të punësuari, mbanë një shumë për periudhën e duhur
sipas listë pagesave, në përputhje me shkallët e parapara në legjislacionin përkatës
për Tatimin në të Ardhurat Personale;
1.2. punëdhënësi i cili nuk është punëdhënës kryesor i të punësuarit, mban në burim
një shumë të barabartë me dhjetë përqind (10%) të pagave të tatueshme për secilën
periudhë tatimore;
1.3. pensionet e paguara nga apo për interes të Fondit të Kursimeve Pensionale
të Kosovës apo nga një fond i autorizuar plotësues i pensioneve i rregulluar me
legjislacionin mbi kontributet pensionale, i nënshtrohen mbajtjes së tatimit në burim
nga paguesi i pensioneve, të tilla në shkallët e parapara në legjislacionin përkatës për
Tatimin në të Ardhurat Personale;
1.4. secili punëdhënës që kërkohet të mbajë në burim sipas këtij neni, dorëzon
pasqyrën e tatimit të mbajtur në burim dhe e transferon shumën e tatimit të mbajtur në
burim në llogari të caktuar nga ATK, në një bankë, apo institucion financiar, të licencuar
nga Banka Qendrore e Kosovës (tash e tutje BQK) brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve
pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me aktin nënligjor të nxjerrë
nga Ministri.
2. Tatimpaguesit që paguajnë interes nga kreditë e marra duke përfshirë huazimet me përjashtim
siç është paraparë në paragrafin 4 të këtij neni, apo të drejta pronësore personave rezidentë
dhe jo rezidentë, mbajnë në burim tatimin në shkallën dhjetë përqind (10%) në kohën e pagesës
apo kreditimit dhe transferojnë tatimin e mbajtur në burim në një llogari të përcaktuar nga ATK,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
21
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
në një bankë ose institucion financiar të licencuar nga BQK. Tatimi i mbajtur në burim paguhet
në bankë, apo institucion financiar deri në ditën e pesëmbëdhjetë (15) të muajit që pason
muajin në të cilin llogaria është kredituar apo pagesa është bërë.
3. Çdo tatimpagues që paguan qira mban tatimin në burim nëntë përqind (9%) në kohën e
pagesës apo të kreditimit dhe transferon tatimin e mbajtur në një llogari të caktuar nga ATK, në
bankë ose institucion financiar të licencuar nga BQK. Tatimi i mbajtur në burim duhet të paguhet
në bankë apo institucion financiar deri në ditën e pesëmbëdhjetë (15) të muajit që pason muajin
në të cilin pagesa është bërë apo është kredituar, me përjashtim në rastet kur të ardhurat e
qiradhënësit janë të liruara nga tatimi.
4. Interesi në kreditë e dhëna nga institucionet financiare të licencuara nga BQK për klientët e
tyre në kursin normal të biznesit të tyre dhe interesi në instrumentet financiare të lëshuara ose
të garantuara nga Autoriteti Publik i Kosovës, nuk duhet t’i nënshtrohet mbajtjes së tatimit në
burim.
5. Secili tatimpagues që kërkohet të mbajë tatimin në burim sipas këtij neni, para datës 1 mars
të vitit vijues që pason periudhën tatimore, i siguron pranuesit të të ardhurave, një certifikatë
të tatimit të mbajtur në burim në formën e specifikuar me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
6. Tatimi i mbajtur në burim për kategoritë tjera që nuk janë të përfshira në këtë nen, trajtohen
në përputhje me legjislacioinon përkatës për Tatimin në të Ardhurat Personale.
7. Çdo tatimpagues i cili i paguan personit rezident dhe jorezident, për fitoren në lotari apo lojëra
të fatit, është i obliguar të mbajë tatimin në burim prej dhjetë (10) për qind, në kohën e pagesës
apo kreditimit.
Neni 32
Mbajtja e Tatimit në Burim për Kategori të Veçanta
1. Çdo tatimpagues që bënë pagesa për personat fizik jo-afarist, bujqit, fermerët, grumbulluesit
e materialeve recikluese, frutave të malit, bimëve mjekuese dhe të ngjashme me to, është
i obliguar të mbajë tatimin në burim në shkallën prej një përqind (1%) në bruto pagesë, në
momentin e pagesës.
2. Secili tatimpagues, që kërkohet të mbajë tatimin në burim sipas paragrafit 1 të këtij neni,
dorëzon pasqyrën e tatimit të mbajtur në burim dhe e transferon shumën e tatimit të mbajtur
në burim në llogarinë e caktuar nga ATK, në një bankë, apo institucion financiar, të licencuar
nga BQK brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në
përputhje me aktin nënligjor të nxjerr nga Ministri.
3. Secili tatimpagues që kërkohet të mbajë tatimin në burim sipas paragrafit 1 të këtij neni,
para datës 1 mars të vitit vijues të periudhës tatimore, i siguron secilit person fizik jo afarist
nga i cili është mbajtur tatimi në burim, një certifikatë të tatimit të mbajtur në burim në formën e
specifikuar me aktin nën ligjor të nxjerr nga Ministri.
Neni 33
Mbajtja në burim në pagesa të caktuara për jo-rezidentët
1. Të ardhurat që i atribuohen një jo-rezidenti në Kosovë si një zbavitës, sikurse është teatri,
figurat e lëvizshme, artistë radioje apo televizioni, ose një këngëtar apo muzikant, ose si një
sportist, nga aktivitetet e tija apo saja të ushtruara në Kosovë, i nënshtrohet mbajtjes në burim
nga paguesi i atyre të ardhurave, qoftë të paguara drejtpërdrejtë apo tërthorazi jo rezidentit.
2. Të ardhurat, përveç të ardhurave të përshkruara në paragrafin 1 të këtij neni, të realizuara
nga marrëveshjet apo kontratat, qofshin me shkrim apo me gojë, me personat apo entitetet e
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
22
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
Kosovës nga një person apo entitet jo-rezident nga shërbimet e kryera në Kosovë, i nënshtrohen
mbajtjes në burim nga paguesi i atyre të ardhurave, përderisa personi apo entiteti jo-rezident
nuk ka njësi të përhershme në Kosovë.

3. Pavarësisht nga dispozitat tjera në këtë ligj, shuma e mbajtjes në burim sipas paragrafit 1
dhe 2 të këtij neni, është pesë (5%) e kompensimit bruto. Secili pagues dorëzon një pasqyrë të
mbajtjes në burim dhe transferon shumën e tatimit të mbajtur në burim në një llogari të caktuar
nga ATK, në një bankë apo institucion financiar të licencuar nga BQK brenda pesëmbëdhjetë
(15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me aktin nënligjor të
nxjerrë nga Ministri.
4. Mbajtja në burim sipas këtij neni konsiderohet të jetë tatim përfundimtar dhe pranuesit e
të ardhurave të tilla që i nënshtrohen mbajtjes në burim nuk dorëzojnë deklaratë në ATK,
pavarësisht dispozitave të nenit 37 të këtij ligji.
5. Secili pagues i cili mban në burim sipas këtij neni gjatë një periudhe tatimore, me kërkesë
të pranuesit të të ardhurave, para datës 1 mars të vitit vijues që pason periudhën tatimore,
i siguron pranuesit të të ardhurave një certifikatë të tatimit të mbajtur në burim në formën e
specifikuar me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.

6. Çdo tatimpagues i cili mban në burim tatimin sipas këtij neni gjatë një periudhe tatimore
dorëzon në ATK një pasqyrë barazimi vjetore në formë dhe format të specifikuar nga ATK para
datës 1 mars të vitit që pason periudhën tatimore. Çdo tatimpagues duhet të përfshijë një kopje
të të gjitha certifikatave të mbajtjes në burim, që kërkohen me paragrafin 5 të këtij neni, me
pasqyrën vjetore të barazimit të dorëzuar në ATK.
7. Ministri nxjerr akt nënligjor që përcakton personat apo entitetet të jenë pagues sipas këtij neni
dhe të gjitha aktivitetet tjera të kërkuara për zbatimin e këtij neni.
KAPITULLI VIII
DISPOZITAT E VEÇANTA
Neni 34
Trajtimi i të ardhurave komerciale të organizatave joqeveritare
1. Organizatës joqeveritare, e cila ndërmerr aktivitete komerciale ose aktivitete të tjera që nuk
janë të lidhura me qëllimin e saj publik, i caktohet tatimi në të ardhura në shkallë prej dhjetë
përqind (10%) për të ardhurën nga një aktivitet i tillë biznesi, të zvogëluar nga cilado zbritje, e
cila është drejtpërdrejt e lidhur me kryerjen e biznesit të tillë dhe e cila është e lejuar me këtë
ligj.
2. ATK ka autoritet të kontrolloj çdo OJQ për të përcaktuar respektimin e rregullave me të cilat
punojnë OJQ-të. Në rastet kur konstatohet që fitimet e OJQ-së e tejkalojnë nivelin e arsyeshëm
të fitimeve të një organizate që është krijuar si organizate jofitimprurëse, ATK ka autoritet të
trajtoj fitimet e tepërta në pajtueshmëri me dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni.
3. Çdo OJQ që angazhohet në aktivitetet e liruara nga tatimi sipas nën-paragrafit 1.1 të nenit
8, të këtij ligji dhe në aktivitetet tjera komerciale, duhet të mbajë shënimet dhe regjistrimet e
veçanta për aktivitetin e përfitimit publik dhe për aktivitetet tjera komerciale.
4. Ministri nxjerr akt nënligjor me të cilin parasheh kuptimin e termit “fitim i tepruar” sipas këtij
neni.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
23
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
KAPITULLI IX
DISPOZITAT ADMINISTRATIVE
Neni 35
Kërkesa për Libra dhe Regjistrime
1. Tatimpaguesi me të ardhura vjetore bruto, nga veprimtaritë afariste për periudhë tatimore
mbi tridhjetë mijë (30,000.00) Euro, mban libra dhe regjistrime të identifikuara në paragrafin 5
të këtij neni.
2. Tatimpaguesi me të ardhura vjetore bruto, nga aktivitetet afariste për periudhë tatimore,
deri në tridhjetë mijë (30,000.00) Euro mund të zgjedh të përgatis librat dhe regjistrimet të
identifikuara në paragrafin 5 të këtij neni.

3. Tatimpaguesi, sipas paragrafit 1 të këtij neni dhe ai i cili zgjedh të përgatisë librat dhe regjistrimet
e identifikuara në paragrafin 5 të këtij neni, kërkohet të përgatisë librat dhe regjistrimet e tilla
për periudhën tatimore në të cilën zgjedhja është bërë dhe për së paku tri (3) periudha tatimore
pasuese:
3.1. tatimpaguesi që dëshiron të zgjedhë opsionin e përshkruar në paragrafin 5 të këtij
neni dorëzon një formular për aplikim në ATK para datës 1 mars të periudhës tatimore
në të cilin tatimpaguesi dëshiron të bëjë zgjedhjen dhe se zgjedhja është bërë;
3.2. për tatimpaguesin e ri, deklarata e parë tremujore e dorëzuar do të jetë informatë
për ATK-në se zgjedhja sipas paragrafit 5 të këtij neni është bërë.
4. Tatimpaguesi sipas paragrafit 1 të këtij neni, si dhe tatimpaguesi i cili ka zgjedhë të mbajë
libra dhe regjistrime sipas paragrafit 5 të këtij neni, mund të kthehet të mbajë librat dhe
regjistrimet sipas nenit 36 të këtij ligji, vetëm atëherë kur të ketë kaluar periudha prej tre (3) vite
pas periudhës në të cilën zgjedhja është bërë me kusht që në periudhën e fundit të ardhurat e
tij janë nën limitin prej tridhjetë mijë euro (30,000.00) Euro:
4.1 tatimpaguesi i cili me të drejtë kërkon për të kthyer opsionin sipas paragrafit 4 të këtij
neni, duhet të dorëzojë një kërkesë për miratim në ATK në përputhje me dispozitat e
aplikueshme të Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat dhe të marrë miratimin
nga ATK para mbajtjes së librave dhe regjistrimeve në përputhje me nenin 36 të këtij
ligji. Miratimi duhet të merret para datës 1 mars të vitit për të cilin tatimpaguesi kërkon
miratim.
5. Librat dhe regjistrimet të kërkuara sipas këtij neni, të mbajtura në përputhje me Ligjin për
Administratën Tatimore dhe Procedurat, janë si në vijim:
5.1. një libër të shitjes në të cilin regjistrohen të gjitha shitjet dhe kthimet;
5.2. një libër të blerjes në të cilin regjistrohen të gjitha blerjet dhe kthimet;
5.3. një ditar arke që regjistron të gjitha hyrjet dhe daljet në para të gatshme;
5.4. një llogari kapitale, nëse është e aplikueshme, që përmban bilancin e hapjes,
shtimet në kapital, shpenzimet që do të kapitalizohen, shkalla e zhvlerësimit, shuma e
zhvlerësimit, të gatshmet dhe bilanci mbyllës; dhe
5.5. pasqyrat financiare dhe bilancet e gjendjeve siç kërkohen për vendosjen e pikës
filluese për llogaritjen e deklarimit vjetor të tatimit në të ardhurat e korporatave.

6. Përmbajtja e librave dhe regjistrimeve të kërkuara me këtë nen dhe çdo libër dhe regjistrim i
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
24
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
kërkuar, përfshirë ato të mbajtura në format elektronik, përkufizohen me akt nënligjor të nxjerrë
nga Ministri.
Neni 36
Kërkesat për Libra dhe Regjistrime për bizneset e vogla
1. Tatimpaguesi me të ardhura vjetore bruto deri në tridhjetë mijë euro (30,000.00) Euro, i cili
nuk zgjedh të përgatisë librat dhe regjistrimet që kërkohen sipas paragrafit 5 të nenit 35 të këtij
ligji, mban librat dhe regjistrimet vijuese minimale:
1.1. një libër të shitjes në të cilin regjistrohen të gjitha shitjet dhe kthimet;
1.2. një libër të blerjes në të cilin regjistrohen të gjitha blerjet dhe kthimet; dhe
1.3. një ditar arke që regjistron të gjitha hyrjet dhe daljet në para të gatshme.
2. Përmbajtja e librave dhe regjistrimeve të kërkuara me këtë paragraf dhe çdo libër dhe
regjistrim i kërkuar, përfshirë ato të mbajtura në format elektronik, përkufizohen me akt nënligjor
të nxjerrë nga Ministri.
Neni 37
Deklarimi i tatimeve
1. Tatimpaguesi, nga i cili kërkohet apo ai i cili zgjedh t’i nënshtrohet tatuarjes në bazë të
të ardhurave reale, është i obliguar të përgatis dhe deklaroj të ardhurat, duke përshtatur për
qëllime tatimore, të ardhurat dhe shpenzimet e raportuara.
2. Tatimpaguesi dorëzon në ATK deklaratën deri më 31 mars të vitit pasues të periudhës
tatimore.
3. Deklarimi bëhet në formularin e paraparë nga ATK dhe baza tatimore do të jetë fitimi i
paraqitur në pasqyrat financiare të përpiluara në përputhje me standardet e kontabilitetit, i rritur
apo zvogëluar në përputhje me dispozitat e përcaktuara të këtij ligji.
4. Tatimpaguesi, së bashku me deklaratën tatimore, dorëzon në ATK pasqyrat financiare të
përpiluara në përputhje me Standardet e Kontabilitetit dhe legjislacionit përkatës në fuqi.
5. Përjashtimisht nga paragrafi 2 i këtij neni, në rast të mbylljes së aktivitetit ekonomik, deklarata
vjetore e tatimit dorëzohet në periudhën kur kërkohet çregjistrimi i biznesit.
6. Për zbatimin e këtij neni, Ministri nxjerr akt nënligjor.
Neni 38
Pagesat e tatimit
1. Sipas këtij ligji, secili tatimpagues çdo tre (3) muaj bënë pagesat e tatimit paradhënie në
llogarinë e caktuar nga ATK, në bankën apo institucionin financiar të licencuar nga BQK deri më
datat 15 prill, 15 korrik, 15 tetor dhe 15 janar, për tremujorin kalendarik që u paraprin menjëherë
këtyre datave.
2. Shuma e secilës pagesë tremujore paradhënie është si në vijim:
2.1. tatimpaguesi me të ardhura bruto vjetore deri më tridhjetë mijë euro (30,000.00€), i
cili nuk kërkohet ose nuk ka zgjedhur për të dorëzuar deklaratën vjetore sipas nenit 37
të këtij ligji duhet të bëjë pagesat si në vijim për tremujor:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
25
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
2.1.1. tre përqind (3%) të të ardhurave bruto të pranuara nga tregtia, transporti,
bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme komerciale të çdo tremujori, por jo më
pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë (37.5) Euro për tremujor;
2.1.2 nëntë përqind (9%) të të ardhurave bruto të pranuara, nga shërbimet,
veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo
tremujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë (37.5) Euro për tremujor;

2.1.3. dhjetë përqind (10%) të të ardhurave neto të qirasë për tremujor, të
zvogëluara nga çdo shumë e tatimit të mbajtur në burim gjatë atij tremujori në
pajtim me paragrafin 3 të nenit 31 të këtij ligji;
2.1.4. nëse një tatimpagues i përshkruar në nënparagrafin 2.1. të këtij neni nuk
ka të ardhura në një periudhë tremujore, nuk kërkohet pagesë por tatimpaguesi
duhet të dorëzojë deklaratën e këstit tremujor për periudhën kur nuk ka obligim
tatimor.
2.2. tatimpaguesit sipas nenit 37, paragrafit 1 të këtij ligji, bëjnë pagesat tremujore si
në vijim:
2.2.1. një të katërtën (1/4) e detyrimit të përgjithshëm tatimor për periudhën
tatimore në vijim bazuar në të ardhurën e tatueshme të vlerësuar dhe të
zvogëluar nga cilado shumë e mbajtur në burim gjatë tremujorit që lidhen me
ato të ardhura në përputhje me këtë ligj, apo

2.2.2. për periudhën e dytë dhe periudhat vijuese tatimore për të cilat
tatimpaguesi bënë pagesën sipas këtij paragrafi, së paku një të katërtën
(1/4) e njëqind e dhjetë përqind (110%) të detyrimit të përgjithshëm tatimor të
periudhës paraprake për periudhën aktuale të zvogëluar nga cilado shumë e
mbajtur në burim gjatë tremujorit që lidhen me ato të ardhura në përputhje me
këtë ligj.
3. Tatimpaguesi i cili ka tejkaluar qarkullimin bruto mbi tridhjetë mijë euro (30,000.00€) është
i obliguar që të raportojë të ardhurat dhe të bëjë pagesat në pajtueshmëri me paragrafin 1 të
nenit 35 të këtij ligji dhe nën-paragrafin 2.2 të këtij neni, për periudhën tatimore në të cilën bruto
qarkullimi tejkalon tridhjetë mijë (30,000.00) Euro dhe se paku për tri (3) periudha tatimore
vijuese.
4. Tatimpaguesi i cili bënë pagesën tremujore paradhënie në pajtim me nën-paragrafin 2.2 të
këtij neni, do të bëjë një deklaratë me rregullime përfundimtare të tatimeve dhe paguan shumën
e duhur deri më 31 mars të vitit pas periudhës tatimore.
5. Shuma për rregullimin përfundimtar është shuma e përgjithshme e tatimit për periudhën
tatimore e caktuar në përputhje me këtë ligj, e zbritur për:
5.1. shumat e mbajtura të tatimit në burim nga të tjerët dhe të paguara në ATK në
përputhje me këtë ligj dhe Ligjin për Tatimin në të Ardhurat Personale;
5.2. shumat e paguara në këste tremujore;
5.3. krediti i jashtëm tatimor i lejuar sipas këtij ligji.
6. Nëse shumat e paguara, apo kredituara sipas paragrafit 5 të këtij neni janë më të mëdha se
shuma e përgjithshme e tatimit e caktuar në përputhje me këtë ligj, tatimpaguesi ka të drejtën e:
6.1. rimbursimit të shumës së tepërt të tatimeve të paguara; apo
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
26
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
6.2. me kërkesën e tatimpaguesit ka të drejtën e bartjes si paradhënie për vitin vijues
si dhe për shlyerjen e detyrimeve tatimore në cilindo lloj tatimi dhe kontribut pensional.
7. Nëse pagesa paradhënie nuk është bërë me kohë apo është bërë në shumën që është
më pak se ajo e kërkuar, ATK aplikon një ndëshkim në një shumë të barabartë me shkallën e
interesit që është në fuqi në kohën kur pagesa paradhënie ka qenë obligative për t’u bërë. Nuk
do të ketë shtesa tjera në tatim, për pagesat paradhënie me vonesë apo të pamjaftueshme.
Nëse pagesat ose pagesat e korrigjuara të kësteve tremujore bëhen në datën apo para datës
së duhur dhe deklarata me rregullime përfundimtare ose deklarata përfundimtare me rregullime
të korrigjuara është bërë siç parashihet me paragrafin 4 të këtij neni, atëherë nuk kërkohet
interes apo ndëshkim për pagesë të pamjaftueshme, nëse:
7.1. dallimi ndërmjet shumës së duhur për çdo këst dhe shumës së paguar në çdo këst
nuk tejkalon njezetë përqind (20%) të shumës së duhur, apo
7.2. pas periudhës së parë tatimore të tatimpaguesit, shuma e paguar në çdo këst
është së paku dhjetë përqind (10%) më shumë se një e katërta (1/4) e detyrimit tatimor
në deklaratën tatimore për periudhën tatimore paraprake:
7.2.1. nëse ATK kryen një kontroll të ndonjë viti dhe bënë një rregullim të
tatimit të atij viti mbi njezetë përqind (20%), lirimi nga ndëshkimi i paraparë
në nënparagrafin 7.2. të këtij neni, nuk aplikohet në kërkesat për pagesë
paradhënie për periudhën tatimore pasuese.
7.3. për periudhën e parë të afarizmit, tatimpaguesi nuk penalizohet nëse shuma e
pagesave paradhënie tremujore përfshirë këstin e katërt tremujor, është tetëdhjetë
përqind (80%) apo më shumë e tatimit përfundimtar obligativ për atë periudhë tatimore;
7.4. tatimpaguesi që ka pasur humbje në deklaratën e tatimit në të ardhurat e
korporatave të vitit paraprak nuk ka të drejtë të përdorë dispozitat e nën-nënparagrafit
2.2.2 të këtij neni në kryerjen e pagesave paradhënie për vitin aktual. Tatimpaguesi i
tillë duhet të kryejë pagesat paradhënie në përputhje me dispozitat e nën-nënparagrafit
2.2.1. të këtij neni;
7.5. ndëshkimi që ngarkohet sipas këtij neni aplikohet vetëm në shumën e nënpaguar
nga data obligative e kësteve paradhënie deri në datën e përshkruar në paragrafin 4 të
këtij neni për të bërë rregullimin përfundimtar për periudhën tatimore.
8. Ministri nxjerr akt nënligjor për zbatimin e këtij neni.
KAPITULLI X
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE
Neni 39
Aktet nënligjore për zbatimin e ligjit
1. Ministri nxjerr akt nënligjor të kërkuar dhe referuar me këtë ligj, brenda periudhës prej gjashtë
(6) muaj, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
2. Përjashtim nga paragrafi 1 i këtij neni, afati prej gjashtë (6) muaj nuk aplikohet për nxjerrjen
e aktit nënligjor të përcaktuar në nenin 8, paragrafin 3 të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
27
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
Neni 40
Dispozitat shfuqizuese
1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e
Korporatave, miratuar nga Kuvendi me datë 22 korrik 2015 dhe publikuar në Gazetën Zyrtare
të Republikës së Kosovës, Nr. 24, më 18 gusht 2015.
2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, dispozitat e Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të
Ardhurat e Korporatave, vazhdojnë të zbatohen nga ATK-ja në shqyrtimin e çështjeve tatimore
që i takojnë periudhave përkatëse.
Neni 41
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 06/L-105
27 qershor 2019
Shpallur me dekretin Nr. DL-147-2019, datë 12.07.2019 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 19 KORRIK 2019, PRISHTINË
28
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE