LIGJI NR. 06/L-155 PËR NDALIMIN E LOJËRAVE TË FATIT

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 24 PRILL 2019, PRISHTINË
19
LIGJI NR. 06/L -155 PËR NDALIMIN E LOJËRAVE TË FATIT
LIGJI NR. 06/L -155
PËR NDALIMIN E LOJËRAVE TË FATIT
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR NDALIMIN E LOJËRAVE TË FATIT
Neni 1
Qëllimi
Me këtë ligj ndalohen dhe mbyllen të gjitha lojërat e fatit në tërë territorin e Republikës së
Kosovës.
Neni 2
Shfuqizimi
Me këtë ligj shfuqizohet Ligji nr. 04/L-080 për Lojërat e Fatit dhe aktet nënligjore që janë nxjerrë
për zbatimin e tij.
Neni 3
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në “Gazetën Zyrtare” të Republikës
së Kosovës.
Ligji Nr. 06/L-155
28 mars 2019
Ligji shpallet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 80
paragrafi 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.