GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 26 MARS 2019, PRISHTINË
1
LIGJI NR. 06/L-073 PËR STATUSIN E PUNËTORËVE TË ARSIMIT SHQIP TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NGA VITI SHKOLLOR 1990/91 DERI NË VITIN SHKOLLOR 1998/99
LIGJI NR. 06/L-073
PËR STATUSIN E PUNËTORËVE TË ARSIMIT SHQIP TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS 
NGA VITI SHKOLLOR 1990/91 DERI NË VITIN SHKOLLOR 1998/99
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR STATUSIN E PUNËTORËVE TË ARSIMIT SHQIP TË REPUBLIKËS SË 
KOSOVËS NGA VITI SHKOLLOR 1990/91 DERI NË VITIN SHKOLLOR 1998/99
Neni 1
Qëllimi 
Qëllimi i këtij Ligji është njohja e përvojës se punës dhe përcaktimi i të drejtave në kompensim 
shtesë mbi pensionin që realizon të përfituesit, për punëtorët e arsimit shqip të Republikës së 
Kosovës që punuan nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.
Neni 2
Fushëveprimi
1. Fushëveprim i këtij Ligji është përcaktimi i të drejtave në kompensim shtesë për punëtorët 
e arsimit shqip të Republikës së Kosovës që punuan nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin 
shkollor 1998/99.
2. Ky ligj nuk zbatohet ndaj të gjithë punonjësve që kanë kontribuar gjatë kësaj periudhe dhe 
janë financuar jashtë sistemit të Republikës së Kosovës.
Neni 3
Përkufizimet
1. Mësimdhënës - mësues i mësimit parashkollor edukator, mësues i mësimit klasor (klasa e 
I-IV i shkollës fillore), arsimtar i mësimit lëndor i shkollës fillore (klasa e V-VIII e shkollës fillore), 
arsimtar-profesor i shkollës së mesme, profesor i shkollës së lartë dhe profesor universiteti;
2. Bashkëpunëtorët profesional të institucionit arsimor - shkollës - pedagogu, psikologu, 
bibliotekari, mjeku, tekniku - motra medicinale dhe punëtori social;
3. Punëtorët administrativ të institucionit arsimor-sekretari, arkëtari, shefi i kontabilitetit, 
referenti dhe administratori-daktilografi;
4. Punëtorët teknik të institucionit arsimor - shtëpiaku, shërbëtori, rojtari;
5. Institucion parashkollor - çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve;
6. Shkollë fillore - institucion arsimor për shkollimin e obliguar tetëvjeçar (klasa I-VIII);
7. Shkollë e mesme - institucion arsimor për shkollimin e mesëm të përgjithshëm, artistik dhe 
profesional;
8.  Shkollë e lartë - institucion arsimor për shkollimin e lartë, kryesisht dyvjeçar;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 26 MARS 2019, PRISHTINË
2
LIGJI NR. 06/L-073 PËR STATUSIN E PUNËTORËVE TË ARSIMIT SHQIP TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NGA VITI SHKOLLOR 1990/91 DERI NË VITIN SHKOLLOR 1998/99
9. Universitet - institucion arsimor - shkencor i arsimit të lartë dhe hulumtime shkencore në 
kuadër të cilit veprojnë fakultetet në të cilat shkollimi për gjeneratë zgjat prej katër (4) deri në 
gjashtë (6) vite;
10. Drejtori dhe zëvendës drejtori/ndihmësdrejtori i shkollës - udhëheqës dhe menaxhues 
të shkollës;
11.  Inspektor i arsimit - person me autorizim të posaçëm që mbikëqyrë realizimin e ligjshmërisë 
dhe të akteve nënligjore në institucionet arsimore;
12.  Enti Pedagogjik Komunal - institucion arsimor, i cili jep udhëzime profesionale dhe 
mbikëqyrë realizimin kualitativ dhe kuantitativ të planeve dhe programeve mësimore. Prej 
1 shtatorit të vitit 1995, entet komunale pedagogjike reformohen në sektorë për mbikëqyrje 
profesionale të Këshillit komunal për arsim;
13.  Këshilltar pedagogjik-arsimor - personi që hospiton në orë mësimore dhe që merret 
me udhëzimet dhe mbikëqyrjen e realizimit të planit dhe programit për shkallët e caktuara të 
arsimit, përkatësisht për lëndët e caktuara mësimore;
14.  Këshilli komunal i arsimit - sekretariatet komunale të arsimit prej 10 korrikut të vitit 1995, 
janë shndërruar në Këshilla komunale të arsimit;
15. Këshilli i Financimit - organ shtetëror për financimin e veprimtarisë arsimore;
16. Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës - institucioni më i lartë shtetëror për politikën 
arsimore në Republikën e Kosovës;
17. Përvoja e punës - periudha e punës në institucionet arsimore dhe shkencore prej vitit 
shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99; 
18. Shtëpia-shkollë - shtëpia private dhe objektet e tjera, në të cilën është mbajtur procesi 
mësimor dhe menaxhimi i punëve arsimore dhe shkencore;
19. Pronari i shtëpisë-shkollë - personi që ka lëshuar shtëpinë/objektin për organizimin e 
procesit mësimor;
20. Komisioni - komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të punëtorëve të arsimit 
shqip të Republikës së Kosovës, që punuan nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 
1998/99.
Neni 4
Përfituesit e kompensimit shtesë
1. Personi i pensionuar i cili ka punuar në arsimin shqip të Republikës së Kosovës nga viti 
shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, gëzon një kompensim shtesë për kontributin e 
dhënë.
2. Përfituesit e kompensimit shtesë janë:
2.1. mësimdhënësit; 
2.2. bashkëpunëtorët profesional;
2.3. drejtori dhe zëvendësdrejtori i shkollës; 
2.4. personeli administrativ; 
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 26 MARS 2019, PRISHTINË
3
LIGJI NR. 06/L-073 PËR STATUSIN E PUNËTORËVE TË ARSIMIT SHQIP TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NGA VITI SHKOLLOR 1990/91 DERI NË VITIN SHKOLLOR 1998/99
2.5. personeli teknik i shkollave;
2.6. të punësuarit në arsimin e lartë sipas sistemit të arsimit shqip.
Neni 5
Kategoritë e përfituesve të kompensimit shtesë
1. Përfituesit e kompensimit shtesë kategorizohen bazuar në vitet e punës së tyre nga viti 
shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, ku për çdo vit pune, mbi pensionin që realizojnë, 
përfitojnë shumën e përqindjes të pagës bazë në arsimin fillor të Republikës së Kosovës, si në 
vijim:
1.1. një (1) vit pune 3.46%;
1.2. dy (2) vite pune 5.19%;
1.3. tre (3) vite pune 6.91%;
1.4. katër (4) vite pune 8.64%;
1.5. pesë (5) vite pune 10.37%;
1.6. gjashtë (6) vite pune 12.10%;
1.7. shtatë (7) vite pune 13.83%;
1.8. tetë (8) vite pune 15.56%;
1.9. nëntë (9) vite pune 17.28%.
Neni 6
Shtëpitë shkolla
1. MASHT me akt nënligjor përcakton procedurat për njohjen dhe vlerësimin e kontributit për 
pronarët e shtëpive shkolla dhe objekteve tjera.
Neni 7
Parashtrimi i kërkesës për realizimin e të drejtës në kompensim shtesë
MASHT në bashkëpunim me MPMS dhe MF, hartojnë akt nënligjor i cili përcakton kushtet dhe 
kriteret për realizimin e të drejtës në kompensim shtesë.
Neni 8
Afati për realizimin e të drejtës në kompensim shtesë
1. Të drejtat për realizimin e kompensimit shtesë për kategoritë e përcaktuara me këtë ligj, 
realizohen nga dita e pensionimit.
2. Afati për realizimin e kompensimit shtesë për kategoritë e përcaktuara në këtë ligj, realizohet 
pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 26 MARS 2019, PRISHTINË
4
LIGJI NR. 06/L-073 PËR STATUSIN E PUNËTORËVE TË ARSIMIT SHQIP TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NGA VITI SHKOLLOR 1990/91 DERI NË VITIN SHKOLLOR 1998/99
Neni 9
Parashtrimi i kërkesës për kompensim shtesë
1. Kërkesën për kompensim shtesë për kategoritë e përcaktuara me këtë ligj, mund ta parashtroj 
përfituesi apo personi i autorizuar nga ai, ose bashkëshorti/ja pas vdekjes së përfituesit.
2. Për realizimin e së drejtës në kompensim shtesë, sipas dispozitave të këtij ligji, aplikuesi e 
paraqet kërkesën në Zyrën Rajonale të Departamentit për pension pranë MPMS.
3. Bashkëshorti/ja, pas vdekjes së përfituesit, është i/e obliguar të informojë me shkrim 
administratën pensionale të Kosovës për çdo ndryshim të rrethanave të cilat ndikojnë në fitimin 
e të drejtës për marrjen e kompensimit shtesë.
4. Administrata pensionale e Kosovës, si njësi administrative brenda Ministrisë së Punës dhe 
Mirëqenies Sociale, menaxhon dhe administron pagesën e kompensimit shtesë sipas këtij ligji.
Neni 10
Aktet nënligjore 
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë brenda gjashtë (6) muajsh nga hyrja në fuqi e 
këtij ligji nxjerr aktet nënligjore për zbatimin e tij. 
Neni 11
Hyrja në fuqi
Ky Ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës 
së Kosovës.
Ligji Nr. 06/L-073
28 shkurt 2019 
Shpallur me dekretin Nr. DL-77-2019, datë 14.03.2019 nga Presidenti i Republikës së 
Kosovës Hashim Thaçi