MARRËVESHJE NË MES TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË TAJLANDËS HEQJEN RECIPROKE TË VIZAVE PËR MBAJTËSIT E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE DHE ZYRTARE




MARRËVESHJE
NË MES TË
QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
DHE
QEVERISË SË MBRETËRISË SË TAJLANDËS
HEQJEN RECIPROKE TË VIZAVE PËR MBAJTËSIT E
PASAPORTAVE DIPLOMATIKE DHE ZYRTARE


Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Tajlandës (më tej referohen si
“Palët”);

Duke dëshiruar të promovojnë zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimin
dypalësh në mes të dy shteteve;

Duke shprehur gatishmërinë e tyre për të hequr vizat e shtetasve të të dyja shteteve të cilët
posedojnë pasaporta diplomatike, zyrtare për të hyrë në territorin e njëra tjetrës;

Duke e marrë parasysh Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike të vitit 1961 dhe Konventën
e Vjenës për Marrëdhënie Konsullore të vitit 1963;

Pajtohen si në vijim:


















Neni 1
Qëllimi

Kjo Marrëveshje përcakton kornizën ligjore për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave
diplomatike apo zyrtare.


Neni 2
Bashkëpunimi

1. Mbajtësit e pasaportave diplomatike apo zyrtare të Mbretërisë së Tajlandës nuk kanë nevojë
të marrin viza për të hyrë, dalë, të kalojnë transit dhe të qëndrojnë në Republikën e Kosovës për
një periudhë jo më të gjatë se nëntëdhjetë (90) nga data e hyrjes së tyre, me kusht që ata të mos
punësohen, çoftë vetëpunësim apo ndonjë aktivitet tjetër privat në Republikën e Kosovës.
2. Mbajtësit e pasaportave diplomatike apo zyrtare të Republikës së Kosovës nuk kanë nevojë
të marrin viza për të hyrë, dalë, të kalojnë transit dhe të qëndrojnë në Mbretërinë e Tajlandës
për një periudhë jo më të gjatë se nëntëdhjetë (90) nga data e hyrjes së tyre, me kusht që ata të
mos punësohen, çoftë vetëpunësim apo ndonjë aktivitet tjetër privat në Mbretërinë e Tajlandës.


Neni 3
Përjashtimi për Anëtarët e Misionit Diplomatik apo Postit Konsullor

1. Mbajtësit e pasaportave diplomatike apo zyrtare të Mbretërisë së Tajlandës të cilët janë
pjesëtarë të misionit diplomatik apo postit konsullor të Mbretërisë së Tajlandës ose të cilët janë
përfaqësues të Mbretërisë së Tajlandës në një organizatë ndërkombëtare në Republikën e
Kosovës, si dhe anëtarët e familjes së tyre që kanë pasaportë diplomatike apo zyrtare të
Mbretërisë së Tajlandës mund të hyjnë, të qëndrojnë dhe të dalin nga Republika e Kosovës pa
marrë vizë për një periudhë jo më të gjatë se nëntëdhjetë (90) ditë. Periudha e tillë, me kërkesë
të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Tajlandës apo Ambasadës së Mbretërisë së
Tajlandës të akredituar në Republikën e Kosovës mund të zgjatet deri në fund të detyrës së tyre.

2. Mbajtësit e pasaportave diplomatike apo zyrtare të Republikës së Kosovës të cilët janë
pjesëtarë të misionit diplomatik apo postit konsullor të Republikës së Kosovës ose të cilët janë
përfaqësues të Republikës së Kosovës në një organizatë ndërkombëtare në Mbretërisë e
Tajlandës, si dhe anëtarët e familjes së tyre që kanë pasaportë diplomatike apo zyrtare të
Republikës së Kosovës mund të hyjnë, të qëndrojnë dhe të dalin nga Mbretëria e Tajlandës pa
marrë vizë për një periudhë jo më të gjatë se nëntëdhjetë (90) ditë. Periudha e tillë, me kërkesë
të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës apo Ambasadës së Republikës së
Kosovës të akredituar në Mbretërinë e Tajlandës mund të zgjatet deri në fund të detyrës së tyre.

Neni 4
Këmbimi i Mostrave

1. Të dyja Palët, nëpërmjet kanaleve diplomatike ia dorëzojnë njëra tjetrës mostrat e
pasaportave të tyre diplomatike apo zyrtare së paku tridhjetë (30) para hyrjes në fuqi të kësaj
Marrëveshje.

2. Në rast të ndonjë ndryshimi të bërë në pasaportat e lëshuar nga secila Palë, ajo ia përcjellë
mostrat e pasaportës së re, së paku tridhjetë (30) ditë para prezantimit zyrtar të tyre.

Neni 5
Njoftimi për Ndryshimet në lidhje me Ligjet dhe Rregulloret

Nëse ndonjëra nga Palët bënë ndryshme në ligjet dhe rregulloret e saj që e rregullojnë hyrjen,
udhëtimin dhe qëndrimin e të huajve apo rregulloreve që kanë të bëjnë me pasaportat
diplomatike ose zyrtare, e njofton Palën tjetër menjëherë për ndryshimet e tilla.

Neni 6
Hyrja në Territor

1. Shtetasit e secilës Palë mund të hyjnë në territorin e Palës tjetër vetëm nëpërmjet pikave
kufitare të caktuara për trafikun e udhëtarëve ndërkombëtarë.

2. Shtetasit e secilës Palë të cilët kanë pasaporta sipas përcaktimit në nenin 1 i respektojnë
rregullat dhe rregulloret në fuqi në territorin e Palës tjetër përgjatë qëndrimit të tyre.

Neni 7
E Drejta për Refuzim

Të dyja Palët e gëzojnë të drejtën për të refuzuar hyrjen apo për të ndërprerë qëndrimin e
ndonjë shtetasi të Palës tjetër i cili posedon pasaportë diplomatike apo zyrtare mbi bazën e
rendit publike, shëndetit publik apo sigurisë kombëtare.

Neni 8
Humbja apo Dëmtimi i Pasaportave

Në rast se një shtetas i ndonjërës palë e humbë apo i dëmtohet pasaporta diplomatike ose
zyrtare në territorin e Palës tjetër dhe misioni diplomatik apo posti konsullor përkatës e lëshon
një pasaportë të re për shtetasin e vet, misioni diplomatik apo posti konsullor i përmendur e
njofton me kohë autoritetin relevant të shtetit pritës.

Neni 9
Pajtueshmëria me ONAC

Të dyja Palët e shprehin gatishmërinë e tyre për të garantuar nivelin më të lartë të mbrojtjes së
pasaportave dhe të dokumenteve të udhëtimit kundër falsifikimit. Ata i kontrollojnë për
respektimin e standardeve minimale të sigurisë për dokumente të udhëtimit të lexueshme me
anë të aparatit të rekomanduar nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ONAC).


Neni 10
Konventat Ndërkombëtare

Kjo Marrëveshje nuk ndikon në të drejtat dhe detyrimet e të dyja Palëve që dalin nga konventat
dhe marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat qoftë njëra apo të dyja janë palë.




Neni 11
Zgjidhja e Kontesteve

Çfarëdo dallimi në mes të dyja palëve i cili rrjedhë nga interpretimi apo zbatimi i kësaj
marrëveshje zgjidhet me anë të konsultimeve dhe negociatave në mes tyre nëpërmjet kanaleve
diplomatike.

Neni 12
Ndërprerja dhe Pezullimi

1. Për çfarëdo ndryshimi të kësaj Marrëveshje, duhet të pajtohen të dyja palët dhe bëhet me anë
të këmbimit të notës zyrtare nëpërmjet kanaleve diplomatike.


2. Secila Palë mund të pezullojë përkohësisht zbatimin e kësaj Marrëveshje, në tërësi apo në
pjesë të caktuara për arsye të sigurisë kombëtare, rendit publik apo shëndetit publik. Pezullimi i
tillë, si dhe vazhdimi i zbatimit të Marrëveshjes i komunikohet palës tjetër menjëherë
nëpërmjet kanaleve diplomatike.

3. Ndryshimi hyn në fuqi në pajtim me procedurën e njëjtë ligjore të nevojshme për hyrjen në
fuqi të kësaj Marrëveshje, sipas përshkrimit në nenin 13.

Neni 13
Hyrja në fuqi

Kjo Marrëveshje hyn në fuqi gjashtëdhjetë (60) ditë nga data e pranimit të njoftimit të fundit
nga të dyja Palët me anë të së cilit njoftojnë për përfundimin e procedurave të brendshme të
nevojshme për hyrjen në fuqi të saj. Kjo Marrëveshje mbetet në fuqi për një periudhë të
pacaktuar, derisa njëra Palë të mos e njoftojë Palën tjetër me shkrim nëpërmjet kanaleve
diplomatike për qëllimin e saj për ta ndërprerë atë. Ndërprerja e tillë hyn në fuqi tridhjetë (30)
ditë nga data e njoftimit zyrtar për ndërprerje.

Nënshkruar në____________, më _______ 2018, në dy kopje origjinale në gjuhën angleze.






PËR QEVERINË E PËR QEVERINË E
REPUBLIKËS SË KOSOVËS MBRETËRISË SË TAJLANDËS

Behgjet PACOLLI Virasakdi FUTRAKUL
Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme
Ministri i Punëve të Jashtme

_______________________________ _______________________________
/nënshkrimi/ /nënshkrimi/