LIGJI NR. 06/L-113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË
31
LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
LIGJI NR. 06/L -113
PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË
AGJENCIVE TË PAVARURA
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE
TË AGJENCIVE TË PAVARURA
KAPITULLI I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi dhe fushëveprimi
1. Ky ligj përcakton rregullat për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të administratës
shtetërore dhe të agjencive të pavarura të themeluara nga Kuvendi i Kosovës.
2. Qëllimi i këtij ligji është të krijojë një kuadër ligjor për themelimin, organizimin, funksionimin,
përgjegjshmërinë dhe performancën e institucioneve të administratës shtetërore dhe të
agjencive të pavarura.
Neni 2
Përkufizimet
1. Fjalët apo shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:
1.1. funksion i hartimit të politikave - është përgatitja e politikave publike, hartimin i
akteve ligjore, miratimi i akteve nënligjore dhe përcaktimi i standardeve të detyrueshme.
1.2. funksioni i dhënies së shërbimeve publike - është veprimtaria e ofrimit të
shërbimeve apo e prodhimit të të mirave materiale, të përcaktuara me ligj si shërbime
publike, për të cilat Qeveria apo një komunë ka detyrimin ligjor t’i ofrojë apo të sigurojë
për qytetarët e Republikës së Kosovës, siç janë shërbimi shëndetësor publik, arsimi
publik, furnizimi me ujë, pastrimi i ujërave të ndotura, mbledhja e mbeturinave apo
shërbime të tjera në fushën e kulturës, rinisë, artit, përkujdesjes shoqërore, etj.
1.3. funksion i zbatimit të politikave - është zbatimi i legjislacionit, politikave dhe
dhënia e shërbimeve publike.

1.4. funksion i brendshëm mbështetës - përfshin menaxhimin e burimeve njerëzore,
menaxhimin financiar, menaxhimin e përgjithshëm (të pronave, të pasurisë, teknologjisë
informative, logjistikës), auditim, si dhe të funksioneve të tjera të ngjashme mbështetëse,
që bëjnë të mundur funksionimin normal të institucioneve.
1.5. funksion administrativ - janë funksionet sipas nënparagrafëve 1.1, 1.2, 1.3 dhe
1.4 të paragrafit 1 të këtij neni së bashku, si dhe çdo funksion tjetër administrativ në
zbatimin e procedurave administrative.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË
32
LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
Neni 3
Parimi i ligjshmërisë
Administrata publike ushtron veprimtarinë e saj në bazë të Kushtetutës, ligjit dhe legjislacionit
të zbatueshëm në Republikën e Kosovës.
Neni 4
Parimi i profesionalizimit dhe neutralitetit politik
Administrata publike i shërben interesit publik dhe qytetarëve me profesionalizëm dhe neutralitet
politik në vendimmarrje.
Neni 5
Parimi i transparencës
Administrata publike ushtron veprimtarinë në mënyrë transparente dhe duke informuar publikun
për veprimtarinë e saj.
Neni 6
Parimi i bashkëpunimit ndërinstitucional
Institucionet e administratës publike shkëmbejnë informacion dhe bashkëpunojnë në ushtrimin
e funksioneve të tyre.
Neni 7
Parimi i mundësive të barabarta
Komunitetet dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuara, si dhe pjesëtarët e dy gjinive,
kanë mundësi të barabarta për pjesëmarrje dhe përfaqësim në institucionet e administratës
publike në nivelin qendror dhe lokal, në pajtim me ligjin.
KAPITULLI II
ADMINISTRATA SHTETËRORE
NËNKAPITULLI 1
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME PËR ADMINISTRATËN SHTETËRORE
Neni 8
Administrata shtetërore
1. Administrata shtetërore, është aparati organizativ dhe profesional i Qeverisë, që i shërben
interesit publik nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të politikave.
2. Administrata shtetërore përbëhet nga struktura hierarkie të organizuara, nën drejtimin,
kontrollin dhe mbikëqyrjen e Qeverisë.
3. Administrata shtetërore ka personalitet juridik unik.
Neni 9
Organizimi i administratës shtetërore
1. Administrata shtetërore përbëhet nga Zyra e Kryeministrit, sistemet ministrore dhe agjencitë
rregullatore.
2. Sistemi ministror përbëhet nga:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË
33
LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
2.1. ministria;
2.2. agjencia ekzekutive, dhe
2.3. administrata e shërbimeve publike.
3. Përjashtimisht, në varësinë e Kryeministrit mund të themelohen agjenci ekzekutive për
mbulimin e funksioneve të koordinimit qeveritar apo të natyrës horizontale.
Neni 10
Përgjegjësia për administratën shtetërore
1. Ministri është përgjegjës para Qeverisë dhe Kuvendit për veprimtarinë e të gjithë sistemit
ministror në fushën e përgjegjësisë shtetërore të përcaktuar me legjislacionin përkatës.
2. Ministri (në vijim: ministri përgjegjës) drejton dhe kontrollon veprimtarinë e sistemit ministror
dhe mbikëqyr veprimtarinë e agjencive në fushën përkatëse të përgjegjësisë shtetërore, në
pajtim me këtë ligj.
3. Funksionimi i sistemit të përgjegjësisë të ministrit për performancën e sistemit ministror
përcaktohet në pajtim me legjislacionin për funksionimin e Qeverisë.
4. Dispozitat e paragrafëve 1, 2 dhe 3 të këtij neni zbatohen edhe për Zyrën e Kryeministrit
lidhur me agjencitë ekzekutive në varësi të tij.
5. Fusha e përgjegjësisë shtetërore për çdo ministri, përcaktohet me ligj.
NËNKAPITULLI 2
ORGANIZIMI I SISTEMIT MINISTROR
Neni 11
Ministria
1. Ministria është përgjegjëse për hartimin e politikave publike, për drejtimin, koordinimin,
kontrollin dhe mbikëqyrjen e të gjithë sistemit ministror brenda fushës përkatëse të përgjegjësisë.
2. Ministria është përgjegjëse për të gjitha funksionet administrative në fushën përkatëse të
përgjegjësisë, përveç nëse nuk u janë deleguar institucioneve të tjera të administratës shtetërore
sipas ligjit.
3. Organizimi i ministrisë përfshin ministrinë dhe degët e saj.
Neni 12
Agjencia Ekzekutive
1. Agjencia Ekzekutive themelohet për të kryer funksionet administrative brenda fushës së
përgjegjësisë shtetërore të një ministrie apo Zyrës së Kryeministrit, si në vijim:
1.1. zbatimin e ligjit, duke zgjidhur çështje individuale dhe duke kryer veprime
administrative sipas Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative;
1.2. mbledhjen e tatimeve, taksave, detyrimeve doganore, kontributeve apo detyrimeve
të tjera dhe menaxhimin e tyre për qëllimin për të cilin janë krijuar;
1.3. mbrojtjen e sigurisë publike nëpërmjet ushtrimit të autorizimeve policore, dhënien e
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË
34
LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
lejeve, licencave, autorizimeve dhe miratimeve për veprimtari ekonomike specifike dhe
kryerjen e inspektimeve;
1.4. mbledhjen, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave dhe informacionit për Qeverinë;
1.5. ushtrimin e përbashkët të funksioneve të brendshme mbështetëse.
2. Agjencia Ekzekutive themelohet me ligj.
Neni 13
Administrata e shërbimeve publike
1. Administrata e shërbimeve publike është përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve drejtpërdrejtë
për qytetarët, në pajtim me ligjin.
2.Administrata e Shërbimit Publik organizohet si një njësi e Shërbimit Publik apo si një institucion
i Shërbimit Publik.
3. Njësia e Shërbimit Publik apo institucioni i Shërbimit Publik themelohet, organizohet,
funksionon dhe shuhet sipas ligjeve të veçanta sektoriale, që rregullojnë atë shërbim publik.
4. Veprimtaria e njësisë së Shërbimit Publik drejtohet dhe bashkërendohet nga ministria apo një
agjenci ekzekutive përgjegjëse.
Neni 14
Agjencia Rregullatore
1. Agjencia Rregullatore bënë rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së operatorëve të një
tregu të caktuar me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe sigurimit të konkurrencës së lirë.
2. Agjencia Rregullatore themelohet me ligj.
NËNKAPITULLI 3
ORGANIZIMI I BRENDSHËM I ADMINISTRATËS SHTETËRORE
Neni 15
Organizimi i brendshëm i ministrisë
1. Ministria drejtohet nga ministri dhe organizohet në këto nivele:
1.1. sekretari i përgjithshëm;
1.2. departamentet, dhe
1.3. divizionet.
2. Njësitë administrative, të parashikuara në nënparagrafët 1.2. dhe 1.3 të paragrafit 1 të këtij
neni, organizohen në madhësi të përshtatshme në bazë të funksionit dhe kompleksit përkatës.
Si rregull, çdo nëpunës civil apo nëpunës administrativ dhe mbështetës është pjesë e një njësie
administrative.
3. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe për organizimin e Zyrës së Kryeministrit, përveç nëse
përcaktohet ndryshe me ligj të veçantë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË
35
LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
Neni 16
Zëvendësministri
Zëvendësministri ndihmon ministrin dhe është pjesë e hierarkisë administrative dhe zëvendëson
ministrin në rastet e mungesës së tij të përkohshme apo për përgjegjësitë e deleguara
shprehimisht nga ministri.
Neni 17
Kabineti ministror
Ministri dhe zëvendësministri/at mbështeten nga një kabinet i përbashkët ministror. Kabineti
nuk është pjesë e strukturës hierarkike të ministrisë. Nëpunësit e kabinetit nuk ushtrojnë asnjë
kompetencë drejtuese ose administrative mbi personelin e sistemit ministror.
Neni 18
Sekretari i Përgjithshëm
1. Sekretari i Përgjithshëm është nëpunësi më i lartë civil i ministrisë, përgjegjës për drejtimin e
të gjithë veprimtarisë administrativo-profesionale të sistemit ministror.
2. Sekretari i Përgjithshëm i raporton dhe i përgjigjet drejtpërdrejt ministrit dhe ushtron detyrën
nën drejtimin dhe udhëzimet e ministrit.
3. Sekretari i Përgjithshëm ka këto përgjegjësi kryesore:
3.1. mbështet ministrin në punën e tij;
3.2. siguron koordinimin e hartimit të politikave në ministrinë përkatëse;
3.3. siguron zbatimin dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit, të politikave dhe të
vendimeve të ministrit;
3.4. siguron drejtimin, koordinimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen e të gjithë sistemit
ministror;
3.5. siguron bashkëpunimin me ministri të tjera dhe institucionet, si dhe me agjencitë
e pavarura;
3.6. vendos për administrimin e burimeve financiare, materiale dhe njerëzore, të
sistemit ministror, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
3.7. çdo përgjegjësi tjetër, që i caktohet me ligj apo të deleguar shprehimisht nga
ministri.
4. Sekretari i Përgjithshëm mbështetet nga stafi profesional dhe mbështetës.
5. Sekretari i Përgjithshëm, në rast mungese, zëvendësohet nga drejtori i një prej departamenteve
të ministrisë, i caktuar me shkrim nga vetë Sekretari. Në rast pamundësie shëndetësore, drejtori
i departamentit që zëvendëson Sekretarin e Përgjithshëm caktohet me shkrim nga ministri.
6. Sekretari i Përgjithshëm mund t’u delegojë detyrat e përcaktuara në paragrafin 3 të këtij neni
drejtuesve të departamenteve apo divizioneve të ministrisë . Në këtë rast, ai mbetet përgjegjës
për mbikëqyrjen e detyrave të deleguara.
7. Sekretari i Përgjithshëm krijon një regjistër, në të cilin përcaktohen aktet e delegimit, detyrat
dhe fusha e delegimit, personit të cilit i është deleguar dhe periudha e delegimit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË
36
LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
Neni 19
Departamenti
1. Departamenti përfshin së paku dy divizione me funksione të ndërlidhura.
2. Departamenti drejtohet nga drejtori i departamentit, i cili i raporton dhe i përgjigjet Sekretarit
të Përgjithshëm.
3. Drejtori i departamentit është përgjegjës për përcaktimin e objektivave të divizioneve
përbërëse, monitorimin e veprimtarisë së tyre dhe për sigurimin e koordinimit ndërmjet tyre.
4. Drejtori i departamentit, në rast të mungesës, zëvendësohet nga udhëheqësi i divizionit,
i caktuar me shkrim nga vetë drejtori apo, në rast pamundësie shëndetësore, caktohet me
shkrim nga Sekretari i Përgjithshëm.
Neni 20
Divizioni
1. Divizioni është struktura themelore e organizimit të një ministrie dhe është ekskluzivisht
përgjegjës për fushën e caktuar të përgjegjësisë brenda ministrisë.
2. Divizioni udhëhiqet nga udhëheqësi i divizionit. Udhëheqësi i divizionit i raporton drejtpërdrejt
drejtorit të departamentit, pjesë e të cilit është divizioni, përveç kur përcaktohet ndryshe me
këtë ligj.
3. Udhëheqësi i divizionit, në rast të mungesës, zëvendësohet nga nëpunësi civil i nivelit më
të lartë i të njëjtit divizion. Në rast se ka më shumë se një nëpunës civil të të njëjtit nivel, ai
zëvendësohet nga nëpunësi civil i nivelit më të lartë, që ka përvojë më të gjatë në Shërbimin
Civil. Në rast pamundësie shëndetësore të udhëheqësit të divizionit, zëvendësimi caktohet nga
drejtori i departamentit.
Neni 21
Organizimi i strukturave përgjegjëse për funksionet e brendshme administrative të
ministrisë
1. Shërbimet e teknologjisë së informacionit, mirëmbajtja, logjistika dhe shërbimet e tjera të
ngjashme (në vijim : shërbimi i menaxhimit të përgjithshëm) kryhen të gjitha së bashku nga një
njësi administrative, që i raporton drejtpërdrejt Sekretarit të Përgjithshëm.
2. Shërbimet e lidhura me planifikimin, zbatimin, kontabilitetin dhe raportimin financiar (në vijim:
shërbimi i menaxhimit financiar) kryhen të gjitha së bashku nga një njësi administrative, që i
raporton drejtpërdrejt Sekretarit të Përgjithshëm. Udhëheqësi i kësaj njësie është njëkohësisht
zyrtar kryesor financiar, i cili menaxhon financat publike në përputhje me ligjin.
3. Funksionet e auditimit të brendshëm kryhen nga një njësi administrative, që i raporton
ministrit.
4. Njësitë e parashikuara në paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni organizohen si departament apo
divizion, në varësi të madhësisë dhe kompleksit të detyrave përkatëse.
5. Kriteret për organizimin e funksioneve si në paragrafët 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni rregullohen
me akt nënligjor në pajtim me këtë ligj dhe ligjet e veçanta, propozuar nga ministria përgjegjëse
për administratën publike dhe të aprovuar nga Qeveria.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË
37
LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
Neni 22
Drejtimi i Agjencisë Ekzekutive
1. Agjencia Ekzekutive drejtohet nga drejtori ekzekutiv.
2. Drejtori ekzekutiv i Agjencisë është nëpunës civil i kategorisë së lartë drejtuese sipas ligjit
për zyrtarët publikë.
3. Drejtori ekzekutiv për performancën dhe veprimtarinë e Agjencisë, i përgjigjet ministrit dhe
informon Sekretarin e Përgjithshëm.
4. Në rastet e agjencive të mëdha dhe me veprimtari komplekse, në ligjin e themelimit të
agjencisë mund të përcaktohet që drejtori ekzekutiv të mbështetet nga jo më shumë se (2) dy
zëvendësdrejtorë. Zëvendësdrejtori është nëpunës civil i kategorisë së lartë drejtuese sipas
ligjit për zyrtarët publikë.
Neni 23
Funksionet e drejtorit të Agjencisë Ekzekutive
1. Drejtori ekzekutiv drejton dhe përfaqëson Agjencinë dhe në mënyrë të veçantë është
përgjegjës për :
1.1. propozimin e planit dhe raportit vjetor të performancës të Agjencisë;
1.2. menaxhimin e burimeve njerëzore të Agjencisë në pajtim me ligjin për zyrtarët
publikë;
1.3. ekzekutimin e buxhetit dhe miratimin e pagesave sipas legjislacionit për menaxhimin
e financave publike;
1.4. lidhjen e kontratave në emër dhe për llogari të institucionit, në pajtim me ligjin;
1.5. menaxhimin e pronës shtetërore, që i është besuar Agjencisë për administrim.
1.6. çdo përgjegjësi tjetër që i caktohet me ligj.
2. Drejtori ekzekutiv mund t’ua delegojë detyrat e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni
drejtuesve të njësive administrative të institucionit. Në këtë rast, ai mbetet përgjegjës për
mbikëqyrjen e detyrave të deleguara.
3. Drejtori ekzekutiv krijon një regjistër, në të cilin përcaktohen aktet e delegimit, detyrat dhe
fusha e delegimit, personit të cilit i është deleguar dhe periudha e vlefshmërisë të delegimit.
Neni 24
Udhëheqja e Agjencisë Rregullatore
1. Agjencia Rregullatore udhëhiqet nga drejtori apo përjashtimisht, sipas ligjit të themelimit, nga
një organ drejtues kolegjial.
2. Drejtori apo anëtari i organit drejtues kolegjial i një agjencie rregullatore emërohet nga
Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozim të ministrit përgjegjës dhe përzgjidhet sipas
procedurave për përzgjedhjen e nivelit të lartë drejtues të shërbimit civil, në pajtim me ligjin.
3. Në pajtim me ligjin e veçant, drejtori apo anëtari i organit drejtues kolegjial i Agjencisë
Rregullatore mund të emërohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, sipas detyrës zyrtare
apo me propozim të Qeverisë të Republikës së Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË
38
LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
4. Drejtori apo anëtari i organit drejtues kolegjial i një agjencie rregullatore emërohet në detyrë
për një mandat katër (4) vjeçar me mundësi rizgjedhje edhe për një mandat.
5. Në çdo rast, drejtori apo organi drejtues kolegjial i Agjencisë Rregullatore i përgjigjet,
për performancën dhe veprimtarinë e Agjencisë, Qeverisë së Kosovës nëpërmjet ministrit
përgjegjës.

6. Mandati i drejtorit apo anëtarit të organit drejtues kolegjial të Agjencisë Rregullatore përfundon
para afatit, vetëm për një nga këto shkaqe:

6.1. mosparaqitjen, brenda afatit, në Qeveri të Planit Vjetor të Performancës apo
Raportit Vjetor të Performancës;
6.2. mosmiratimin nga Qeveria të Raportit Vjetor të Performancës për dy (2) vjet radhazi;
6.3. shkelje të rënda të ligjit;
6.4. mungesë e rëndë e integritetit apo veprime në konflikt interesi me detyrën zyrtare.
6.5. kufizimit apo heqjes së zotësisë për të vepruar, me vendim të formës së prerë;
6.6. dënimit me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
6.7. me arritjen e moshës së pensionimit.
7. Përfundimi i parakohshëm i mandatit është kompetencë e Qeverisë, në bazë të propozimit të
ministrit përgjegjës. Në rastin e parashikuar në paragrafin 3 të këtij neni, vendimi për përfundimin
e parakohshëm të mandatit është në kompetencë të Kuvendit, sipas detyrës zyrtare apo
përkatësisht në bazë të propozimit të Qeverisë të Republikës së Kosovës.
Neni 25
Funksionet e drejtorit /organit drejtues të Agjencisë Rregullatore

1. Drejtori apo organi drejtues i Agjencisë Rregullatore është përgjegjës për marrjen e vendimeve
me karakter rregullator në kompetencën e Agjencisë Rregullatore.
2. Neni 23 i këtij ligji zbatohet edhe për funksionet e drejtorit apo organit drejtues kolegjial të
Agjencisë Rregullatore.
Neni 26
Organizimi i brendshëm i agjencive
1. Agjencia Ekzekutive dhe ajo Rregullatore organizohet si një apo disa departamente në bazë
të fushëveprimtarisë. Niveli i organizimit përcaktohet në pajtim me këtë ligj.
2. Rregullat për organizimin e brendshëm të ministrive, sipas nënparagrafëve 1.2, 1.3 dhe
paragrafit 2 të nenit 15, si dhe neneve 19 deri 21 të këtij ligji, zbatohen për organizimin e
brendshëm të Agjencisë Ekzekutive dhe Agjencisë Rregullatore, në përputhje me nivelin e
organizimit, përcaktuar sipas paragrafit 1 të këtij neni.
3. Shërbimet e përgjithshme të menaxhimit , menaxhimit financiar, menaxhimit të burimeve
njerëzore dhe të auditimit të brendshëm në agjencitë ekzekutive, me një numër punonjësish
më të vogël se pesëdhjetë (50), kryhen nga njësia përgjegjëse administrative e ministrisë
përgjegjëse.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË
39
LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
4. Në rastin e agjencive ekzekutive të mëdha dhe me veprimtari komplekse, si dhe agjencive
rregullatore, njësitë administrative që kryejnë shërbimet e përcaktuara në paragrafin 3 të këtij
neni, krijohen brenda agjencisë dhe i raportojnë drejtpërdrejt drejtorit apo organit drejtues
kolegjial të agjencisë rregullatore.
Neni 27
Organizimi i degëve lokale
1. Dega lokale është struktura administrative, si pjesë e një ministrie ose një agjencie ekzekutive,
e cila themelohet për të ushtruar më mirë detyra administrative në territorin e një ose më shumë
komunave, në pajtim me këtë ligj.
2. Varësisht nga madhësia dhe kompleksi i veprimtarisë, degët lokale të ministrive ose të
agjencive ekzekutive organizohen si departamente apo divizione.
3. Drejtori apo udhëheqësi i degës lokale drejton degën përkatëse, raporton dhe i përgjigjet
udhëheqësit drejtpërdrejt.
4. Shërbimet e përgjithshme, funksionet e menaxhimit financiar dhe ato të auditimit të
brendshëm për degët lokale, kryhen nga njësitë përgjegjëse administrative të ministrisë ose
Agjencisë Ekzekutive, pjesë e së cilës është dega.
5. Ministritë apo agjencitë ekzekutive mund të kenë degë të përbashkëta lokale, të cilat mund të
kryejnë detyra administrative për një apo disa ministri apo agjenci ekzekutive. Në këtë rast, dega
lokale krijohet me miratimin e Qeverisë apo në bazë të marrëveshjes së ministrave përgjegjës
dhe të autorizimit nga Qeveria.
Neni 28
Rregullorja për organizimin e brendshëm
1. Rregullorja për organizimin e brendshëm të institucioneve të administratës shtetërore
përbëhet nga:
1.1. struktura funksionale;
1.2. organogrami i detajuar i institucionit, që përfshin edhe klasën e secilës pozitë të
punës dhe grupin e çdo pozite të kategorisë profesionale në pajtim me dispozitat për
klasifikimin në Shërbimin Civil sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë ;
1.3. misionin dhe përshkrimin e punës të çdo njësie të brendshme administrative.
2. Rregullorja për organizimin e brendshëm të ministrive dhe të agjencive ekzekutive përfshin
edhe degët lokale, të cilat janë pjesë e tyre.
3. Organizimi i brendshëm i ministrive dhe agjencive ekzekutive miratohet me akt nënligjor nga
Kryeministri, në bazë të propozimit të ministrit përgjegjës dhe miratimit paraprak të ministrit
përgjegjës për administratën publike dhe opinionit të ministrit përgjegjës për financat.
4. Organizimi i brendshëm i Agjencisë Rregullatore miratohet nga drejtori apo organi kolegjial i
Agjencisë, pas mendimit paraprak të ministrit përgjegjës për administratën publike dhe ministrit
përgjegjës për financat.
5. Paragrafi 3 i këtij neni zbatohet për agjencitë ekzekutive dhe degët lokale në varësi të Zyrës
së Kryeministrit dhe i përshtatet organizimit të brendshëm të Zyrës së Kryeministrit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË
40
LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
6. Qeveria e Kosovës, sipas propozimit të ministrit përgjegjës për administratën publike, miraton
Rregulloren për standardet të organizimit të brendshëm të institucioneve të administratës
shtetërore, procedurat e detajuara për përgatitjen, propozimin, konsultimin dhe miratimin e
organizimit të brendshëm, si dhe përmbajtjen e memorandumit shpjegues të propozimit.
NËNKAPITULLI 4
MBIKËQYRJA E ADMINISTRATËS SHTETËRORE
Neni 29
Drejtimi dhe mbikëqyrja
1. Drejtimi dhe mbikëqyrja e Agjencisë Ekzekutive dhe agjencive rregullatore realizohet
nëpërmjet:
1.1. sistemit të menaxhimit të performancës, dhe
1.2. instrumenteve specifike të drejtimit dhe mbikëqyrjes.
2. Çdo ministër ushtron, drejtimin dhe mbikëqyrjen e performancës dhe veprimtarisë të agjencive
ekzekutive të sistemit ministror. Në rastin e agjencive ekzekutive në vartësi të Kryeministrit,
drejtimi dhe mbikëqyrja ushtrohen nga Zyra e Kryeministrit.
3. Mbikëqyrja e performancës dhe veprimtarisë të agjencive rregullatore është përgjegjësi
e Qeverisë së Kosovës, e cila ushtrohet nëpërmjet ministrit përgjegjës, që vepron si njësi
përgjegjëse sipas këtij neni.
Neni 30
Sistemi i menaxhimit të performancës
1. Çdo agjenci ekzekutive dhe agjenci rregullatore harton dhe propozon çdo vit planin vjetor të
performancës (në “Plani i Performancës”) së saj.
2. Plani i performancës, sipas paragrafit 1 të këtij neni, përfshin:
2.1. kuadrin logjik, që përcakton objektivat, produktet dhe rezultatet specifike për t’u
arritur, të kombinuar me treguesit e performancës, indikatorët dhe detyrat përkatëse,
si dhe
2.2. pjesën financiare, që specifikon buxhetin e agjencisë dhe shpërndarjen e tij sipas
rezultateve specifike për t’u arritur.
3. Plani i performancës dakordohet ndërmjet agjencisë dhe Njësisë Përgjegjëse deri më 30
nëntor të vitit paraardhës. Në rast të mungesës së dakordimit, plani vjetor i performancës
miratohet nga ministri për agjencitë ekzekutive dhe nga Qeveria e Kosovës për agjencitë
rregullatore, jo më vonë se 31 dhjetori i vitit paraardhës.
4. Çdo agjenci i paraqet Njësisë Përgjegjëse raportin vjetor të performancës (“Raporti i
Performancës”) brenda datës 31 mars të vitit të pasardhës. Raporti i performancës përfshin
informacion të detajuar për arritjen e objektivave, produkteve dhe rezultateve të përcaktuara në
planin e performancës.
5. Njësia Përgjegjëse, bazuar në raportin e performancës, fillon një proces dialogu institucional
me agjencinë për rezultatet e performancës të vitit të kaluar. Dialogu përfshin vlerësimin nga
njësia përgjegjëse e rezultateve të arritura nga agjencia. Dialogu mbi performancën përfundon
brenda tridhjetë (30) ditëve nga paraqitja e Raportit të Performancës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË
41
LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
6. Bazuar në rezultatet e dialogut të performancës, sipas paragrafit 5 të këtij neni, Njësia
Përgjegjëse përgatit Deklaratën e performancës vjetore të agjencisë, që miratohet nga ministri
për agjencitë ekzekutive dhe nga Qeveria e Kosovës për agjencitë ekzekutive rregullatore.
Deklarata e performancës përfshin miratimin apo mosmiratimin e raportit të performancës dhe
një vlerësim të performancës dhe fushat specifike, në të cilat është e nevojshme të ndryshojë
performanca e agjencisë.
7. Plani i performancës, raporti i performancës dhe deklarata e performancës, publikohen në
ueb faqen e ministrisë dhe të agjencisë përkatëse brenda një afati një (1) javor nga paraqitja,
përkatësisht miratimi i tyre.
8. Qeveria e Kosovës, me propozim të Ministrisë së Administratës Publike dhe të Ministrisë së
Financave, me akt nënligjor, miraton rregullat e hollësishme për hartimin dhe formatin e planit
të performancës, të raportit të performancës dhe të deklaratës së performancës.
Neni 31
Instrumentet specifike të mbikëqyrjes dhe drejtimit të agjencive ekzekutive
1. Për ushtrimin e mbikëqyrjes të një agjencie ekzekutive, Njësia Përgjegjëse ka të drejtë:
1.1. të kërkojë informacion dhe dokumente lidhur me punën e agjencisë;
1.2. të ndërmarrë inspektime lidhur me ligjshmërinë, efektivitetin dhe efiçiencën e
punës të agjencisë dhe të nxjerrë urdhra të detyrueshëm për korrektimin e veprimeve
bazuar në rezultatet e inspektimit;
1.3. të nxjerrë udhëzime të detyrueshme lidhur me zbatimin e objektivave të përcaktuar
në planin vjetor të performancës.
2. Njësia Përgjegjëse nuk mund të japë urdhër apo udhëzime lidhur me procedurat administrative
për çështje të caktuara konkrete dhe individuale në kompetencë të Agjencisë Ekzekutive.
3. Përveçse kur parashikohet shprehimisht ndryshe me ligj, Njësia Përgjegjëse është, gjithashtu,
“organi epror” në procedurën e ankesës administrative ndaj akteve të Agjencisë Ekzekutive,
sipas Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative.
Neni 32
Instrumentet specifike të mbikëqyrjes të agjencive rregullatore
1. Për ushtrimin e mbikëqyrjes të një agjencie rregullatore, Njësia Përgjegjëse ka të drejtë:
1.1. të kërkojë informacion dhe dokumente lidhur me punën e agjencisë;
1.2. të ndërmarrë inspektime lidhur me ligjshmërinë, efektivitetin dhe eficiencën e
punës së agjencisë.
2. Njësia Përgjegjëse nuk mund të japë urdhra apo udhëzime lidhur me procedurat administrative
për çështje të caktuara konkrete dhe individuale në kompetencë të agjencisë rregullatore.
3. Përveçse kur parashikohet shprehimisht ndryshe me ligj, ndaj vendimeve/akteve të Agjencisë
Rregullatore në ushtrimin e funksioneve të saj rregullatore, mund të ngrihet drejtpërdrejt kontest
administrativ në gjykatën kompetente për çështjet administrative.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË
42
LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
NËNKAPITULLI 5
DELEGIMI I DETYRAVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE
Neni 33
Delegimi i Detyrave
1. Administrata shtetërore mund të delegojë ushtrimin e detyrave të caktuara për realizimin
e funksioneve administrative sipas këtij ligji, personave fizikë apo juridikë fitimprurës dhe jo-
fitimprurës.
2. Delegimi mund të bëhet vetëm për fushat e përcaktuara shprehimisht nga legjislacioni në fuqi
për partneritetin publik privat apo nga legjislacioni tjetër i veçantë.
3. Delegimi kryhet vetëm sipas procedurave konkurruese të parashikuara në pajtim me
legjislacionin në fuqi.
Neni 34
Kushtet e delegimit
1. Një detyrë administrative mund të delegohet në qoftë se plotësohen këto kushte:
1.1. realizimi i detyrës nga palët e treta ka arsyeshmëri ekonomike;
1.2. ngrit cilësinë e shërbimit publik, që kryhet nëpërmjet delegimit;
1.3. nuk do të cenonte interesat publike apo të drejtat dhe interesat e ligjshme të
personave, ndaj të cilëve ekziston detyrimi për Shërbimin Publik;
1.4. nuk do të cenojë kryerjen e vazhdueshme dhe efektive të Shërbimit Publik të
deleguar;
1.5. autoriteti delegues ka kapacitet të mjaftueshëm për të monitoruar dhe mbikëqyrur
zbatimin e detyrave të deleguara.
2. Delegimi nuk përfshin transferimin e përgjegjësisë për detyrat e deleguara.
Neni 35
Mbikëqyrja e detyrave të deleguara
1. Për çdo detyrë të deleguar, institucioni delegues miraton objektivat e punës dhe treguesit e
performancës, si dhe cakton në administratën e tij një njësi përgjegjëse për detyrën e deleguar.
2. Njësia Përgjegjëse, në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni, është përgjegjëse për :
2.1. hartimin dhe vendosjen e një sistemi të administrimit të performancës;
2.2. hartimin dhe vendosjen e një sistemi treguesish për matjen e performancës;
2.3. mbikëqyrjen dhe monitorimin e performancës.
3. Njësia përgjegjëse përgatit dhe i paraqet titullarit të institucionit të paktën një raport vjetor apo
raporte të tjera sipas kërkesës për performancën në funksionin e deleguar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË
43
LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
NËNKAPITULLI 6
BASHKËPUNIMI NË ADMINISTRATËN SHTETËRORE
Neni 36
Bashkëpunimi
1. Institucionet e administratës shtetërore bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, duke përfshirë këto
segmente:
1.1. sigurojnë të dhëna, informacione dhe ndihmën e nevojshme për kryerjen e
funksioneve të tyre;
1.2. krijojnë grupe të përbashkëta pune për hartimin e strategjive, politikave, studimeve
ose projekt akteve të veçanta për administrimin e zbatimit të projekteve të Qeverisë;
1.3. krijojnë njësi të përbashkëta për të kryer detyra administrative, të cilat për nga
natyra e tyre kërkojnë pjesëmarrjen e disa institucioneve apo të lidhin marrëveshje për
shërbime.
2. Grupet e përbashkëta të punës themelohen me pajtimin e ministrive të përfshira. Vendimi
merret nga ministria që kërkon themelimin e grupit punues. Kur nuk arrihet një marrëveshje
nga ministrat e përfshirë, grupet e përbashkëta të punës krijohen me vendim të Kryeministrit.
Vendimi për krijimin e grupit të punës duhet të përcaktojë :
2.1. çështjen që duhet të analizohet nga grupi;
2.2. produktin e punës së grupit, si: raportin ose projektstrategjinë, programin ose
propozimin legjislativ;
2.3. afatin për realizimin e produktit, dhe
2.4. institucionin përgjegjës për ndihmë teknike të grupit.
3. Grupet e përbashkëta të punës përbëhen nga zyrtarët publikë të sistemit ministror. Në to
mund të përfshihen edhe ekspertë të jashtëm.
4. Në rastet kur një detyrë e veçantë ka të bëjë me dy (2) ose më shumë ministri, grupi i punës
kryesohet nga një përfaqësues i ministrisë, së cilës i përkasin detyrat kryesore, ministritë e tjera
duhet të bashkëpunojnë në mënyrë të rregullt.
5. Kryeministri mund të autorizojë një ministër për të administruar ose koordinuar punën e dy
ose më shumë institucioneve për hartimin e politikave ose për të administruar zbatimin e një
projekti qeveritar, që u përket fushave të përgjegjësisë shtetërore.
6. Procedurat e bashkëpunimit për secilën nga format e parashikuara në paragrafin 2 të
këtij neni përcaktohen me akt nënligjor të Qeverisë, me propozim të ministrit përgjegjës për
administratën publike.
Neni 37
Marrëveshjet e shërbimit
1. Marrëveshja e shërbimit mund të bëhet për të rritur efikasitetin e kryerjes të shërbimeve të
menaxhimit të përgjithshëm, menaxhimit financiar, menaxhimit të burimeve njerëzore dhe të
auditimit të brendshëm për institucionet e administratës shtetërore.
2. Marrëveshja e shërbimit mund të bazohet në njërën nga skemat në vijim:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË
44
LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
2.1. ministria amë iu ofron shërbime mbështetëse administratave të agjencive;
2.2. një agjenci iu ofron shërbime mbështetëse agjencive të tjera pas miratimit të
ministrive të tyre amë.
3. Marrëveshja e shërbimit lidhet nga së paku dy institucione të administratës shtetërore.
4. Marrëveshja e shërbimit përcakton:
4.1.institucionet e administratës shtetërore të përfshira në bashkëpunim;
4.2. listën për secilin shërbim, duke përfshirë këtu përgjegjësitë e secilës palë dhe
mekanizmin për financimin e ofrimit të shërbimit.
KAPITULLI III
AGJENCITË E PAVARURA
NËNKAPITULLI 1
THEMELIMI DHE STATUSI I AGJENCIVE TË PAVARURA
Neni 38
Themelimi i agjencive të pavarura
1. Agjencitë e pavarura themelohen me ligj në bazë të nenit 142 të Kushtetutës.
2. Një agjenci e pavarur mund të themelohet, sipas paragrafit 1 të këtij neni, për të kryer
kompetenca, që plotësojnë së bashku këto kushte:
2.1. nuk janë pjesë e kompetencave të pushtetit ekzekutiv të Qeverisë sipas Kushtetutës,
dhe
2.2. i shërbejnë Kuvendit për ushtrimin e mbikëqyrjes/kontrollit parlamentar të specializuar
të ligjshmërisë dhe integritetit në fusha të caktuara të veprimtarisë administrative.
3. Ligji për themelimin e një agjencie të pavarur rregullon organizimin, funksionimin dhe
kompetencat e agjencisë së pavarur.
Neni 39
Iniciativa ligjore për themelimin e një agjencie të pavarur
1. Propozimi i një projektligji për themelimin e një agjencie të pavarur ushtrohet sipas Kushtetutës.
2. Propozuesi, së bashku me projektligjin dhe deklaratat e tjera shoqëruese të kërkuara sipas
ligjit, duhet të paraqesë në Kuvend edhe deklaratën, që arsyeton plotësimin e kushteve të
përcaktuara në paragrafët 1 dhe 3 të nenit 48 të këtij ligji dhe opinionin e Auditorit të Përgjithshëm.
3. Në rastin kur propozimi i projektligjit nuk paraqitet nga Qeveria, Kuvendi kërkon detyrimisht
edhe mendimin e Qeverisë.
4. Kapitulli IV i këtij ligji zbatohet duke u përshtatur me përmbajtjen e projektligjit dhe të
memorandumit shpjegues.
5.Kuvendi nuk merr në shqyrtim asnjë propozim, përveç nëse parashikohet ndryshe në
Kushtetutë, që nuk është në pajtim me paragrafët 2 deri 4 të këtij neni.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË
45
LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
Neni 40
Pavarësia dhe statusi i agjencive të pavarura
1. Agjencitë e pavarura gëzojnë pavarësi në ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të tyre
funksionale, organizative dhe në administrimin financiar në pajtim me ligjin.
2. Agjencitë e pavarura gëzojnë personalitet juridik.
NËNKAPITULLI 2
UDHËHEQJA DHE ORGANIZIMI I BRENDSHËM I AGJENCIVE TË PAVARURA
Neni 41
Udhëheqja dhe organizimi i agjencisë së pavarur
1. Agjencia e pavarur drejtohet nga titullari apo nga një organ drejtues kolegjial në pajtim me
ligjin e themelimit.
2. Titullari apo organi drejtues kolegjial i agjencisë së pavarur mbështetet nga administrata e
institucionit përkatës.
3. Dispozitat për organizimin e ministrisë të parapara në nenet 15, 18, 19, 20 dhe 21 të këtij ligji
zbatohen dhe përshtaten edhe për organizimin e administratës të agjencisë së pavarur.
4. Titullari apo organi drejtues kolegjial i agjencisë së pavarur mund të mbështetet në punën e
tij nga asistenti administrativ dhe vozitësi.
Neni 42
Organizimi i brendshëm i agjencive të pavarura
1. Rregullorja e organizimit të brendshëm të agjencive të pavarura përfshin:
1.1. strukturën funksionale;
1.2. organogramin të detajuar të institucionit, që përfshin edhe klasën e secilës pozitë
të punës dhe grupin e çdo pozite të kategorisë profesionale në pajtim me dispozitat për
klasifikimin në Shërbimin Civil sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë.
1.3. misionin dhe përshkrimin e detyrave të punës të çdo departamenti apo divizioni.
2. Rregullorja përfshin administratën e agjencisë.
3. Rregullorja e organizimit të brendshëm të një agjencie të pavarur miratohet nga titullari apo
nga organi kolegjial drejtues.
4. Para miratimit të rregullores, organi miratues detyrohet të kërkojë mendimin këshillimor të
ministrit përgjegjës për administratën publike, ministrit përgjegjës për financa dhe të Auditorit
të Përgjithshëm. Ministri dhe Auditori i Përgjithshëm japin mendimin brenda një afati prej
pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga paraqitja e kërkesës.
5. Rregullorja për organizimin e brendshëm të agjencisë së pavarur publikohet në faqen e saj
zyrtare në gjuhët zyrtare, më së voni pesëmbëdhjetë (15) ditë pas miratimit të saj.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË
46
LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
NËNKAPITULLI 3
RAPORTIMI, MBIKËQYRJA DHE TRANSPARENCA E AGJENCIVE TË PAVARURA
Neni 43
Mbikëqyrja dhe performanca e agjencive të pavarura
1. Përveç kur parashihet ndryshe me ligj, agjencitë e pavarura i përgjigjen Kuvendit të Kosovës.
2. Veprimtaria e agjencisë së pavarur mbikëqyret në mënyrë të përhershme nga një komisioni i
Kuvendit, që e mbulon fushën e përgjegjësisë përkatëse (në vijim: komisioni përgjegjës).
3. Çdo agjenci e pavarur harton dhe i propozon komisionit përgjegjës planin vjetor të
performancës për vitin e ardhshëm deri më 30 nëntor. Dispozitat e nenit 30 të këtij ligji për
përmbajtjen e planit vjetor të performancës zbatohen edhe në këtë rast.
4. Plani vjetor i performancës miratohet në bazë të një procesi-dialogu nga komisioni përgjegjës
deri më datën 31 dhjetor.
5. Çdo agjenci i paraqet komisionit përgjegjës raportin vjetor të performancës deri më datën
31 mars të vitit të pasardhës. Raporti vjetor i performancës përfshin informacion të detajuar
për arritjen e objektivave, produkteve dhe rezultateve të përcaktuara në planin vjetor të
performancës.
6. Përveç raportit vjetor sipas paragrafit 5 të këtij neni, agjencia paraqet, gjithashtu, raporte për
periudha më afatshkurtra apo raporte për çështje të posaçme, nëse kërkohet nga komisioni
përgjegjës.
7. Raporti vjetor i performancës shqyrtohet nga komisioni përgjegjës në dialog me agjencinë
përkatëse. Komisioni përgjegjës, bazuar në rezultatet e mbikëqyrjes së përhershme dhe
në shqyrtimin e raportit të paraqitur, përgatit një raport vlerësimi të performancës dhe një
projektrezolutë, që përfshin vlerësimin e punës të agjencisë.
8. Përmbledhja e raportit të performancës të agjencisë prezantohet në mbledhjen e Kuvendit
nga titullari i tij apo përfaqësuesi i organit drejtues kolegjial. Në të njëjtën mbledhje prezantohet
edhe raporti i vlerësimit të performancës të komisionit përgjegjës.
9. Pas prezantimit në mbledhjen e Kuvendit, raporti i vlerësimit të performancës dhe
projektrezoluta e hartuar nga komisioni përgjegjës votohen.
10. Plani vjetor i performancës, raporti vjetor i performancës, si dhe raporti i vlerësimit të
performancës dhe rezoluta e miratuar nga Kuvendi, bëhen publike nga administrata e Kuvendit,
nëpërmjet mjeteve të përshtatshme.
Neni 44
Transparenca e agjencive të pavarura
1. Çdo agjenci e pavarur detyrohet që çdo vit, deri më datën 31 mars të vitit pasardhës, të
prezantojë raportin e saj vjetor të performancës në një dëgjim publik me shoqërinë civile dhe
publikun e gjerë.
2. Në dëgjimin publik marrin pjesë anëtarë të komisionit përgjegjës të Kuvendit.
3. Çdo agjenci e pavarur detyrohet të publikojë, në ueb faqen e tyre zyrtare, Planin Vjetor të
performancës, Raportin Vjetor të performancës, Raportin e Vlerësimit të performancës dhe
Rezolutën e Kuvendit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË
47
LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
Neni 45
Detyrimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimit reciprok të informacionit
1. Çdo institucion, organ apo autoritet tjetër, që ushtron pushtet legjitim në Republikën e
Kosovës, është i detyruar të bashkëpunojë dhe t’u përgjigjet kërkesave të agjencive të pavarura
gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre ligjore, në pajtim me ligjin.
2. Në ushtrimin e autorizimeve të tyre ligjore, institucionet e administratës shtetërore dhe
agjencitë e pavarura janë të obliguara të shkëmbejnë informacionin e nevojshëm në kuadër të
veprimtarisë së tyre.
NËNKAPITULLI 4
EMËRIMI DHE LIRIMI I TITULLARIT APO ANËTARIT TË ORGANIT DREJTUES TË
AGJENCISË SË PAVARUR
Neni 46
Kushtet dhe procedura për emërimin e titullarit apo anëtarit të organit drejtues
1. Kushtet për emërimin e titullarit apo anëtarit të organit drejtues të një agjencie të pavarur,
përcaktohen me ligjin e themelimit të agjencisë.
2. Procedura e zgjedhjes, miratimit apo dhënies së pëlqimit për titullarin dhe anëtarin e organit
drejtues përcaktohet me ligjin e themelimit dhe Rregulloren e Kuvendit.
Neni 47
Procedura e shkarkimit të titullarit dhe anëtarit të organit drejtues
Procedura e shkarkimit të titullarit dhe anëtarit të organit drejtues përcaktohet me ligjin e
themelimit dhe Rregulloren e Kuvendit.
KAPITULLI IV
KRIJIMI, BASHKIMI DHE SHUARJA E AGJENCIVE
Neni 48
Krijimi i një agjencie të re
1. Ligji që themelon një agjenci ekzekutive apo rregullatore (ne vijim: Agjenci ) duhet të përfshijë
të paktën këto dispozita:
1.1. emrin;
1.2. statusin e agjencisë (nëse është agjenci ekzekutive, rregullatore apo e pavarur);
1.3. funksionet dhe kompetencat e agjencisë;
1.4. dispozitat për organin drejtues të agjencisë dhe mbikëqyrjen e performancës të
veprimtarisë së saj, nëse janë të ndryshme nga dispozitat e përcaktuara me këtë ligj;
1.5. afatin për emërimin e organit drejtues të agjencisë.
2. Ligji që themelon një agjenci përcakton edhe:
2.1. ministrinë përgjegjëse, nën varësinë dhe/apo mbikëqyrjen e së cilës themelohet
dhe funksionon agjencia apo të përcaktojë se agjencia ekzekutive funksionon nën
përgjegjësinë e Kryeministrit, dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË
48
LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
2.2. degët lokale si dhe funksionet administrative dhe kompetencat e tyre.
3. Memorandumi shpjegues, që shoqëron projektligjin për themelimin, duhet të përmbajë të
paktën këto informacione:
3.1. specifikimin e funksioneve shtetërore në fjalë dhe arsyet thelbësore për propozimin
e ndryshimit, si dhe arsyetimin për vazhdimin e ndërhyrjes publike në këtë fushë (testi
i interesit publik);
3.2. vlerësimin e performancës të formës aktuale institucionale për kryerjen e funksionit
në fjalë;
3.3. analizën e formave institucionale në dispozicion për ushtrimin e funksioneve
përkatëse, që çon në përzgjedhjen e llojit të propozuar të institucionit (testi i opsioneve
për kryerjen e funksioneve);
3.4. sqarimin dhe arsyetimin për ndryshimet e propozuara për organizimin e organit
drejtues dhe mbikëqyrjen e performancës/veprimtarisë të institucionit, nëse janë të
ndryshme nga ato të përcaktuara me këtë ligj;
3.5. projektbuxhetin për vitin e parë buxhetor, duke përfshirë këtu specifikimin e kostove
operative lidhur me themelimin e institucionit;
3.6. projektplanin e performancës vjetore të organit të ri;
3.7. kufijtë e numrit të punonjësve për vitin e parë buxhetor.
Neni 49
Bashkimi i agjencive ekzistuese
1. Nëse ligji i themelimit të një agjencie përcakton krijimin e një agjencie të re si pasojë e
shkrirjes me bashkim apo shuarje e së paku dy (2) agjencive ekzistuese, përveç sa parashikohet
në paragrafët 1 dhe 2 të neni 48 të këtij ligji, duhet të përmbajë edhe dispozita për:
1.1. përcaktimin e të gjitha agjencive që bashkohen/shuhen;
1.2. datën e bashkimit/shuarjes, dhe
1.3. rregullimin e pasojave juridike për zyrtarët, pronën në administrim, kontratat,
detyrimet ndaj palëve të treta dhe procedurat administrative në vazhdim të agjencive
që bashkohen/shuhen.
2. Rregullimi i pasojave juridike sipas nënparagrafit 1.3 të paragrafit 1 të këtij neni duhet të
sigurojnë vazhdimësinë e veprimtarisë dhe respektimin e interesave të zyrtarëve ekzistues dhe
palëve të tjera të përfshira.
3. Memorandumi shpjegues, që shoqëron projektligjin për themelimin, përveç sa parashikohet
në paragrafin 3 të nenit 48 të këtij ligji, duhet të përmbajë edhe planin e tranzicionit, që përmban
një listë të detyrave dhe afatin për të gjitha aktivitetet e natyrës organizative të nevojshme për
të përfunduar procesin e riorganizimit.
Neni 50
Shuarja e një agjencie
1. Shuarja e një agjencie përfshin likuidimin e agjencisë dhe tërheqjen nga funksionet që ajo ka
kryer ose transferimin e të gjitha funksioneve ose pjesë të këtyre funksioneve tek institucione
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË
49
LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
ekzistuese, qoftë një agjencie tjetër apo një ministrie.
2. Ligji mbi shuarjen e një agjencie duhet të përcaktojë:
2.1. emrin e agjencisë që shuhet;
2.2. funksionet dhe kompetencat e agjencisë së shuar, që nuk kryhen nga një institucion
shtetëror;
2.3. funksionet dhe kompetencat e agjencisë së shuar, që janë bartur te institucionet
ekzistuese dhe përcaktimin e këtyre institucioneve;
2.4. datën e shuarjes, dhe
2.5. rregullimin e pasojave juridike për zyrtarët, pronën në administrim, kontratat,
detyrimet ndaj palëve të treta dhe procedurat administrative në vazhdim të agjencive
që bashkohen/shuhen sipas paragrafit 2 të nenit 49 të këtij ligji.
3. Memorandumi shpjegues, që shoqëron projektligjin për themelimin, përveç sa parashikohet
në pikën 3 të nenit 48 të këtij ligji, duhet të përmbajë edhe planin e tranzicionit, që përmban një
listë të detyrave dhe afatin për të gjitha aktivitetet e natyrës organizative të nevojshme për të
përfunduar procesin e riorganizimit.
Neni 51
Metodologjia
Ministri i ministrisë përgjegjëse për administratën publike miraton metodologjinë për përgatitjen
e propozimit për krijimin, bashkimin dhe shuarjen e agjencive.
KAPITULLI V
STATUSI I AGJENCIVE AKTUALE
Neni 52
Statusi i agjencive aktuale
Përcaktimi i statusit të agjencive ekzekutive, të pavarura dhe agjenci rregullatore, në shtojcën
nr.1, rregullohen me ligje të veçanta.
KAPITULLI VI
DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 53
Dispozitat kalimtare dhe aktet nënligjore
1. Ligjet e veçanta, që rregullojnë agjencitë ekzekutive, rregullatore dhe të pavarura të
përcaktuara në shtojcën e këtij ligji, do të harmonizohen me këtë ligj, deri me 31 dhjetor 2021.
2. Deri në harmonizimin e ligjeve të veçanta, sipas paragrafit 1 të këtij neni, ky ligj do të zbatohet
për agjencitë ekzekutive, rregullatore dhe të pavarura, të përcaktuara në anekset përkatëse të
tij, për çdo çështje, që nuk është rregulluar në mënyrë të plotë (shteruese) nga ligji i veçantë,
që rregullon statusin e agjencisë përkatëse.
3. Qeveria e Republikës të Kosovës miraton Planin e Veprimit për Racionalizimin e Agjencive,
përgatitë dhe propozon harmonizimin e ligjeve të veçanta me këtë ligj sipas paragrafit 1 të këtij
neni.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË
50
LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
4. Ministria përgjegjëse për administratë publike është përgjegjëse për modernizimin e
vazhdueshëm të administratës shtetërore.
Neni 54
Shfuqizime
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji i Administratës Shtetërore nr. 03/L-189 i
Republikës së Kosovës dhe çdo dispozitë tjetër në kundërshtim me këtë ligj.
Neni 55
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi tridhjetë (30) ditë pas publikimit në “Gazetën Zyrtare” të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 06/L-113
2 shkurt 2019
Ligji shpallet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 80
paragrafi 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË
51
LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
Shtojca 1: Lista e Agjencive
1 Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale
2 Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
3 Agjencia për Ndihmë Juridik Falas
4 Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale
5 Agjencia për Krahasim dhe Verifikim të Pronës
6 Agjencia Kosovare e Privatizimit
7 Autioriteti i Aviacionit Civil
8 Trusti i Kursimeve Pensionale i Kosovës
9 Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë
10 Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore
11 Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
12 Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës
13 Agjencia e Kosovës për Standardizim
14 Drejtoria e Akreditimit e Kosovës
15 Agjencia e Kosovës për Akreditim
16 Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve
17 Agjencia për Pronësi Industriale
18 Avokatura Shtetërore
19 Inspektorati i Shëndetësisë
20 Agjencia Qendrore e Prokurimit
21 Instituti i Kosovës për Administratë Publike
22 Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë
23 Agjencia për Barazi Gjinore
24 Agjencia e Metrologjisë e Kosovës
25 Njësia e Inteligjencës Financiare
26 Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare
27 Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar
28 Agjencia e Financimit Shëndetësor
29 Agjencia për Pajisje dhe Produke Mjekësore
30 Shërbimi Gjeologjik i Kosovës
31 Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë
32 Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë
33 Inspektorati i Tregut
34 Agjencia e Statistikave e Kosovës
35 Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë
36 Doganat e Kosovës
37 Administrata Tatimore e Kosovës
38 Thesari
39 Shërbimi Korrektues i Kosovës
40 Shërbimi Sprovues i Kosovës
41 Agjencia e Menaxhimit Emergjent
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË
52
LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
42 Agjencia e Kosovës për Forenzikë
43 Akademia e Kosovës për Siguri Publike
44 Agjencia Kadastrale e Kosovës
45 Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës
46 Agjencia e Punësimit
47 Inspektorati i Punës
48 Agjencia për Shoqërinë e Informacionit
49 Instituti i Mjekësisë Ligjore
50 Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
51 Agjencia Pyjore e Kosovës
52 Agjencia për Shërbimet e Navigimit Ajror
53 Agjencia e Regjistrimit Civil
54 Sekretariati i Këshillit të Sigurisë së Kosovës
55 Inspektorati Policor i Kosovës
56 Policia e Kosovës
57 Autoriteti Rregullator i Hekurudhave
58 Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit
59 Zyra e Rregullatorit për Energji
60 Autoriteti Rregullator për Komunikime Elektronike dhe Postare
61 Autoriteti Kosovar i Konkurrencës
62 Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik
63 Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
64 Agjencia Kundër Korrupsionit
65 Organi Shqyrtues i Prokurimit